LIGJI NR. 06/L-038 PËR SHËRBIMET POSTARE

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 17 JANAR 2019, PRISHTINË
3
LIGJI NR. 06/L-038 PËR SHËRBIMET POSTARE
LIGJI NR. 06/L-038
PËR SHËRBIMET POSTARE
Kuvendi i Republikës së Kosovës;
Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Miraton:
LIGJ PËR SHËRBIMET POSTARE
KAPITULLI I
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
1. Qëllimi i këtij ligji është vendosja e rregullave për sigurimin e ofrimit të shërbimit postar dhe
shërbimit universal postar në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, përcaktimi i kushteve
për qasje në rrjetin postar, nxitja e konkurrencës së lirë, përcaktimi i parimeve për tarifat, sigurimi
i transparencës së llogarive të ofrimit të shërbimit universal postar, përcaktimi i standardeve për
shërbimin universal postar dhe vendosja e një sistemi për të siguruar pajtueshmërinë me këto
standarde.
2. Ky ligj është pjesërisht në përputhshmëri me Direktivën 97/67/KE të Parlamentit Evropian
dhe të Këshillit, datë 15 dhjetor 1997, për rregullat e përbashkëta për zhvillimin e tregut të
brendshëm të shërbimit postar të Komunitetit dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit, e
ndryshuar me Direktivën 2002/39/KE të Parlamentit Evropian dhe Këshillit, datë 10 qershor
2002, dhe Direktivën 2008/6/KE të Parlamentit dhe Këshillit Evropian datë 20 shkurt 2008.
Neni 2
Fushëveprimi
1. Ky ligj zbatohet nga të gjithë ofruesit e shërbimeve postare vendore si dhe për shërbimet
ndërkombëtare, nëse kjo nuk është e rregulluar ndryshe me aktet e UPU-së.
2. Me këtë ligj përcaktohen detyrat dhe kompetencat e Autoritetit në fushën e shërbimeve
postare, përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e ofruesve dhe shfrytëzuesve të shërbimeve
postare, si dhe rregullimi i çështjeve tjera që ndërlidhen me shërbimet postare.
Neni 3
Përkufizimet
1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim:
1.1. Dërgesë postare – një dërgesë e adresuar në formën e saj përfundimtare që
dërgohet nga ofruesi i shërbimit postar. Përveç dërgesave të korrespondencës së
letrave, dërgesa postare do të quhen dhe librat, katalogët, gazetat, revistat dhe pakot
postare që përmbajnë mallra me ose pa vlerë tregtare;
1.2. Dërgesë e thjeshtë – dërgesa postare që me rastin e pranimit nuk lëshohet dëshmi
mbi pranimin e saj;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 17 JANAR 2019, PRISHTINË
4
LIGJI NR. 06/L-038 PËR SHËRBIMET POSTARE
1.3. Dërgesa e regjistruar – dërgesë postare që regjistrohet nga ofruesi i shërbimit
postar kundrejt një pagese fikse për të garantuar dorëzimin e dërgesës postare dhe
dëmshpërblimin në rast të humbjes, grabitjes apo vjedhjes;
1.4. Dërgesa të korrespondencës – komunikimi me shkrim mbi çdo lloj dërgese fizike
që do të bartët dhe dërgohet në adresën e treguar nga dërguesi mbi vetë dërgesën
ose në ambalazhin e tij. Librat, katalogët, gazetat dhe shkrimet periodike nuk do të
konsiderohen si dërgesa të korrespondencës;
1.5. Shërbimi korrier - shërbimi derë më derë, pranimi i dërgesës në adresën e
dërguesit dhe dorëzimi i saj në adresë të marrësit pa ndërprerë aktivitetin me ndonjë
veprim tjetër;
1.6. Pako postare – dërgesa postare që përmban mall ose artikull, me ose pa vlerë
komerciale;
1.7. Dërgesa e siguruar – shërbimi i sigurimit të dërgesës postare deri në vlerën e
deklaruar nga dërguesi në rast humbjeje, vjedhjeje ose dëmtimi;
1.8. Dërgesë postare me pagesë me rastin e dorëzimit (kundërpagesë) – dërgesa
postare e cila dorëzohet tek personi i adresuar kundrejt një pagese për ofruesin e
shërbimit postar në vlerën (shumën) e saktësuar nga dërguesi;
1.9. Dërgesë postare me shumicë – dërgesat postare të pranuara nga ofruesi i
shërbimit postar, në numër të madh (me shumicë) të cilat dorëzohen nga një person
fizik ose person juridik për dorëzim tek një numër i konsiderueshëm i personave të
adresuar;
1.10. Ofruesi i shërbimit postar – personi fizik ose juridik që ofron një ose më shumë
shërbime postare;
1.11. Ofruesi i shërbimit universal – ofruesin e shërbimeve postare i cili ofron
shërbimin universal postar sipas dispozitave të këtij ligji;
1.12. Shërbime postare – shërbimet me pagesë që përfshijnë pranimin, përpunimin,
transportin dhe shpërndarjen e dërgesave postare në rrjetin postar kombëtar dhe
ndërkombëtare; Shërbimet postare nuk përfshijnë:
1.12.1. dërgimin e një dërgese tek marrësi nga vetë-dërguesi;
1.12.2. dërgimin e një dërgese në rastet kur i adresuari dhe dërguesi janë i
njëjti person dhe dërgimi nuk është realizuar nga ofruesi i shërbimit postar;
1.12.3. dërgimin e një dërgese që nuk është adresuar me një shënim të plotë
të emrit të të adresuarit, por vetëm me një adresë të pjesshme, të tilla si zona
postare, vendi, rruga (me reklamat pa adresë, postë direkte dhe dërgesa të
tjera);
1.12.4. transportin si një shërbim i pavarur.
1.13. Shërbim universal postar – një minimum të përcaktuar shërbimesh, të një
cilësie të caktuar, me çmime të përballueshme, i mundshëm përherë, në të gjitha pikat,
për të gjithë shfrytëzuesit në territorin e Republikës e Kosovës;
1.14. Shërbime të veçanta – shërbimin e regjistrimit të dërgesës, të sigurimit të vlerës
së dërgesës, lajmërim-marrjen, postën ajrore, shërbimin ekspres, pagesën në çastin e
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 17 JANAR 2019, PRISHTINË
5
LIGJI NR. 06/L-038 PËR SHËRBIMET POSTARE
dorëzimit, për dërgesat e thyeshme dhe delikate, si dhe ato për t’iu dorëzuar vetëm të
adresuarit;
1.15. Pikë e qasjes – objektet fizike, përfshirë kutitë postare të letrave të ofruara për
publikun, në zyrat e ofruesit të shërbimit postar apo në vende publike apo në mjediset
e biznesit për pranimin e dërgesave postare me qëllim të dorëzimit tek marrësi;
1.16. Rrjet postar - është sistemi i organizimit dhe resurset e të gjitha llojeve të
përdorura nga ofruesit e shërbimit universal për qëllimet e caktuara e në veçanti për:
1.16.1. pranimin, përpunimin e dërgesave postare që mbulohen nga obligimi i
ofrimit të shërbimit universal postar, nga pikat e qasjes në tërë territorin;
1.16.2. trajtimin dhe bartjen e tyre nga pikat e qasjes në rrjetin postar deri tek
pikat e shpërndarjes/dorëzimit;
1.16.3. shpërndarja i dërgesave në adresat e shënuara në dërgesë.
1.17. Grumbullimi – veprimi i pranimit të dërgesave postare të depozituara/ dorëzuara
në pikat e qasjes;
1.18. Shpërndarja – procesi nga përpunimi në qendrat e shpërndarjes për shpërndarje/
dorëzim të dërgesave postare për/në adresat e tyre;
1.19 Pranimi – veprimi me të cilin ofruesi i shërbimit postar pranon dërgesat postare
me qëllim shpërndarjen e tyre në destinacion;

1.20. Përpunimi i dërgesave – tërësia e veprimeve të kryera pas pranimit të dërgesave,
duke përfshirë kategorizimin, sortimin deri tek dorëzimi i dërgesave postare tek personi
i adresuar përmes rrjetit postar, duke përfshirë dorëzimin personal me konfirmim të
pranimit;
1.21. Dorëzimi –procesi i dorëzimit të dërgesave postare tek i adresuar ose personi i
autorizuar, vendosjen e dërgesës në kuti private postare, ose dorëzimin e dërgesës në
ambientet e punës së personit të adresuar;
1.22. Dërgues – personi fizik ose juridik, i cili dërgon dërgesën postare, që është
bartës i të drejtave mbi dërgesën deri tek dorëzimi i saj i rregullt;
1.23. Marrësi – personi fizik ose juridik, tek i cili është adresuar dërgesa postare e cila
duhet ti dorëzohet sipas porosisë së dërguesit;
1.24. Shfrytëzues –çdo person fizik ose juridik që përdor shërbime postare si dërgues
apo marrës.
1.25. Shpërndarës – është personi i ngarkuar për të dorëzuar dërgesat postare në
përputhje me ligjin.
1.26. Postë ndërkombëtare – posta nga, ose drejt një shteti tjetër.

1.27. Agjent postar – person fizik ose juridik, të autorizuar për kryerjen e shërbimeve
postare nga një operator i shërbimeve postare;
1.28. Detyrime terminale – është pagesa ndaj ofruesit të shërbimeve universale për
shpërndarjen e dërgesave postare hyrëse ndërkombëtare nga një shtet tjetër;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 17 JANAR 2019, PRISHTINË
6
LIGJI NR. 06/L-038 PËR SHËRBIMET POSTARE
1.29. Kushtet themelore – kushtet e përgjithshme jo ekonomike, që nxisin caktimin
e kushteve shtesë në ofrimin e shërbimeve postare sipas legjislacionit në fuqi, në
lidhje me konfidencialitetin e korrespondencës, sigurinë e rrjetit si dhe me transportin e
mallrave të rrezikshme, respektimin e kritereve dhe kushteve të punësimit, mbrojtjen e
të dhënave personale dhe privatësisë, dhe mbrojtjen e mjedisit;
1.30. Kuti postare – kuti postare në të cilën shfrytëzuesi i shërbimeve universale mund
të dorëzojë dërgesat postare në mënyrë që operatori i shërbimit universal t’ia dërgoj
marrësit.
1.31. Kuti shtëpiake postare – kuti postare shtëpiake e cila përdorët për dorëzimin
e dërgesave postare marrësit, dhe është e vendosur në hyrje të objekteve shtëpiake,
afariste dhe banesore;
1.32. Ministria – Ministria përgjegjëse për sektorin postar;
1.33. Ministri – Ministrin përgjegjës për sektorin postar;
1.34. Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare – (tutje:
Autoriteti) është organi rregullator i cili mbikëqyrë dhe zbaton kornizën ligjore të
përcaktuar në këtë ligj dhe legjislacionin në fuqi për komunikimet elektronike;

1.35. Autorizim – është çdo leje në formën e një Autorizimi të Përgjithshëm ose
Autorizimit Individual që përcakton të drejtat dhe detyrimet specifike në sektorin postar,
me anë të së cilës ofruesit të shërbimeve postare u lejohen të ofrojnë shërbime postare
dhe kur është e aplikueshme të ndërtojnë dhe/ose operojnë rrjetet e tyre për ofrimin e
këtyre shërbimeve postare siç përcaktohet në këtë ligj;
1.36. Autorizim i Përgjithshëm – autorizim i lëshuar nga Autoriteti me anë të të cilit
një ofruesi të shërbimit postar i jepen të drejta për ofrimin e shërbimeve postare përveç
shërbimeve universale dhe te rezervuara;
1.37. Autorizim Individual – autorizim i lëshuar nga Autoriteti me anë të të cilit një
ofruesi të shërbimit postar i jepen të drejta te ofrimit te shërbimit universal, te rezervuara
dhe shërbimeve tjera postare;
1.38. Akte të UPU- së – aktet ndërkombëtare të nxjerra nga Unioni Postar Universal;
1.39 Pulla postare - letër me vlerë që shërben për caktimin e tarifës së shërbimeve
postare që kryejnë zyrat postare për pranimin, transportimin dhe dorëzimin e dërgesave
të ndryshme brenda dhe jashtë Republikës së Kosovës .
1.40. Blloku filatelik - produkti filatelik, që në tërësinë e një dizajni mund të ketë, një
apo më shumë pulla postare.
Neni 4
Parimet e përgjithshme
1. Ofrimi dhe sigurimi i shërbimeve postare bëhet në tërë territorin e Republikës së Kosovës nga
personat fizik dhe juridikë mbi bazën e parimeve të ligjshmërisë, mos diskriminimit, objektivitetit
dhe transparencës.
2. Ofrimi i shërbimeve postare duhet të garantojë fshehtësinë e korrespodencës dhe mbrojtjen
e të dhënave personale, vazhdimësinë e ofrimit të shërbimeve universale postare, mbrojtjen e
interesave të shfrytëzuesve dhe sigurimin e trajtimit të barabartë të tyre sipas legjislacionit në
fuqi.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 17 JANAR 2019, PRISHTINË
7
LIGJI NR. 06/L-038 PËR SHËRBIMET POSTARE
KAPITULLI II
ORGANET KOMPETENTE NË FUSHËN E SHËRBIMEVE POSTARE DHE KOMPETENCAT
E TYRE
Neni 5
Organet kompetente
1. Organet kompetente në fushën e shërbimeve postare janë Qeveria, Ministria dhe Autoriteti.

2. Qeveria miraton strategjinë kombëtare për zhvillimin e sektorit të shërbimeve postare, të
hartuar nga Ministria.
Neni 6
Kompetencat e Ministrisë në fushën e shërbimeve postare
1.Ministria ka këto kompetenca:

1.1. harton dhe paraqet për miratim në Qeveri strategjinë kombëtare të zhvillimit të
sektorit të shërbimeve postare në Republikën e Kosovës;
1.2. koordinon dhe mbikëqyrë zbatimin e politikave dhe strategjive kombëtare të
Qeverisë në sektorin e shërbimeve postare;
1.3. harton dhe miraton aktet nënligjore të përcaktuara me këtë ligj;
1.4. harton dhe miraton aktet për nxjerrjen, tërheqjen, lëshimin në qarkullim të pullave
postare;
1.5. në situatat emergjente, krijon kushte që sigurojnë ofrimin e shërbimit universal
postar;
1.6. përcakton dendësinë e pikave te qasjes në rrjetin postar për ofrimin e shërbimit
universal postar;
1.7. merr masat që ofruesit e shërbimeve postare të zbatojnë detyrimet që kanë të
bëjnë me mbrojtjen e interesave të vendit, të sigurisë publike, si dhe ofrimin e shërbimit
në rastet e jashtëzakonshme;
1.8. përfaqëson Republikën e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, si dhe harton
e nënshkruan marrëveshje ndërkombëtare dypalëshe dhe shumëpalëshe në fushën
e shërbimeve postare në emër të Republikës së Kosovës, brenda fushëveprimit të
kompetencave të saj;
1.9. koordinon zbatimin e detyrimeve për fushën e shërbimeve postare që rrjedhin nga
traktatet dhe/ose marrëveshjet ndërkombëtare, ku aderon Republika e Kosovës.
Neni 7
Kompetencat e Autoritetit në fushën e shërbimeve postare
1. Autoriteti është organ rregullator i pavarur përgjegjës për rregullimin dhe mbikëqyrjen e
tregut të shërbimeve postare në Republikën e Kosovës. Autoriteti është person juridik, publik,
jofitimprurës, i cili e zhvillon veprimtarinë në përputhje me legjislacionin në fuqi. Autoriteti është
i pavarur në punën dhe në marrjen e vendimeve brenda kompetencave të tij.
2. Për përmbushjen e detyrave në fushën e shërbimeve postare, Autoriteti ka kompetencat dhe
përgjegjësitë në vijim:
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 17 JANAR 2019, PRISHTINË
8
LIGJI NR. 06/L-038 PËR SHËRBIMET POSTARE
2.1. harton dhe miraton rregulloret në zbatim të këtij ligji;
2.2. lëshon dhe tërheq autorizimet, të dhëna në bazë të këtij ligji dhe akteve nënligjore;
2.3. përcakton ofruesin e shërbimit universal postar sipas kushteve të përcaktuara me
këtë ligj dhe mbikëqyrë përmbushjen e detyrimeve të shërbimit universal postar;
2.4 mbikëqyrë, monitoron dhe inspekton veprimtaritë e ofruesve të shërbimeve postare,
dhe merr masa administrative, në rast të shkeljeve të dispozitave këtij ligji dhe të akteve
të nxjerra në zbatim të tij;
2.5 mbikëqyrë respektimin e kërkesave ligjore për tarifat e shërbimeve postare dhe
merr masat e nevojshme rregullatore në zbatim të këtij ligji;
2.6. harton, kontrollon dhe mbikëqyrë standardet dhe kushtet teknike për ofrimin
e shërbimit postar dhe shërbimit universal postar në përputhje me rekomandimet e
organizatave ndërkombëtare;
2.7. nxit konkurrencën e lirë ndërmjet ofruesve të shërbimeve postare, për të garantuar
transparencën dhe mos diskriminimin;
2.8. mbledhë dhe përpunon të dhëna statistikore dhe financiare nga ofruesit e
shërbimeve postare, në përmbushje të detyrave rregullatore, duke garantuar ruajtjen e
sekretit për informacionin e dhënë;
2.9. harton dhe miraton kushtet dhe termat e përgjithshëm të ofrimit të shërbimit
universal postar;
2.10. rregullon dhe miraton tarifat e shërbimit universal postar dhe shërbimeve të tjera
specifike, të përcaktuara me këtë ligj;
2.11. zgjidh mosmarrëveshjet midis ofruesve të shërbimit postar;
2.12. mbron të drejtat e shfrytëzuesve të shërbimeve postare dhe zgjidhë
mosmarrëveshjet ndërmjet shfrytëzuesve dhe ofruesve të shërbimeve postare;
2.13. bashkëpunon me organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e
rregullimit të shërbimeve postare;
2.14. përfaqëson Republikën e Kosovës në organizatat ndërkombëtare rregullatore të
shërbimeve postare.
Neni 8
Konsultimi publik
Autoriteti, gjatë procesit të hartimit të akteve nënligjore, të cilat kanë ndikim të ndjeshëm në
tregun e shërbimeve postare, duhet të marrë dhe të vlerësojë mendimin e palëve të interesit,
nëpërmjet konsultimit publik, sipas procedurave të përcaktuara nga Autoriteti.
Neni 9
Raportimi i Autoritetit për shërbime postare
1. Autoriteti, është përgjegjës për punën e tij dhe i raporton Kuvendit të Republikës së Kosovës.
2. Autoriteti, informon gjatë vitit Ministrinë për realizimin e objektivave zhvillimore të sektorit
postar.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 17 JANAR 2019, PRISHTINË
9
LIGJI NR. 06/L-038 PËR SHËRBIMET POSTARE
KAPITULLI III
SHËRBIMI UNIVERSAL POSTAR
Neni 10
Ofrimi i shërbimeve universale postare
1. Çdo shfrytëzues në Republikën e Kosovës, gëzon të drejtën e shërbimit universal postar,
duke përfshirë ofrimin e vazhdueshëm të shërbimit universal postar, me cilësi dhe çmime të
përballueshme në të gjitha pikat e qasjes, brenda territorit të Republikës së Kosovës.
2. Shërbimi universal postar përfshin kërkesat minimale të mëposhtme:
2.1. pranimin, përpunimin, transportin dhe shpërndarjen e dërgesave postare që
peshojnë deri në dy (2) kg;
2.2. pranimin, përpunimin, transportin dhe shpërndarjen e pakove postare që peshojnë
deri në dhjetë (10) kg;
2.3. shërbimet e veçanta për dërgesat postare të regjistruara dhe dërgesat postare të
siguruara;
2.4. pranimin, përpunimin, transportin dhe shpërndarjen e dërgesave postare, për
personat e verbër (sekogrameve), deri në shtatë (7) kilogram, pa pagesë.
3. Autoriteti mund të rrisë kufirin e peshës së shërbimit universal për pakot postare, të përcaktuar
në paragrafin 2.2. të këtij neni, deri në njëzet (20) kilogram dhe mund të vendos rregulla të
veçanta për shpërndarjen e këtyre pakove “derë më derë”.

4. Pavarësisht nga kufiri i peshës për pakot postare, i përcaktuar sipas këtij neni, ofruesi i
shërbimit universal postar duhet të sigurojë që dërgesat postare, të pranuara nga vendet e tjera
dhe që peshojnë deri në njëzet (20) kg, të shpërndahen në të gjithë territorin e Republikës së
Kosovës.
5. Përmasat minimale dhe maksimale për dërgesat postare, sipas këtij neni, duhet të jenë në
përputhje me aktet relevante të UPU-së.
6. Shërbimi universal postar mbulon shërbimet postare brenda vendit, si dhe ato ndërkombëtare.
7. Ofruesi i shërbimit universal është i obliguar të sigurojë shërbimin universal për çdo
shfrytëzues, me përjashtim të rrethanave ose kushteve gjeografike, të cilat konsiderohen të
jashtëzakonshme, të paktën pesë (5) ditë në javë, duke ofruar minimalisht:
7.1. pranimin e dërgesave postare;
7.2. shpërndarjen e dërgesave postare në adrese ose në ambientet e çdo personi fizik
apo juridik.
8. Dendësia e pikave të qasjes për ofrimin e shërbimit universal postar përcaktohet me Vendim
të Ministrit duke marrë në konsideratë nevojat e shfrytëzuesve. Para miratimit të vendimit për
përcaktimin e dendësisë së pikave të qasjes Ministria konsultohet me grupet e interesit dhe
Autoritetin. Dokumenti i miratuar publikohet në faqen zyrtare të Ministrisë dhe Autoritetit.
Neni 11
Sigurimi i ofrimit të shërbimit universal postar
Për sigurimin e ofrimit të shërbimit universal postar, Autoriteti cakton një ofrues të shërbimit
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 17 JANAR 2019, PRISHTINË
10
LIGJI NR. 06/L-038 PËR SHËRBIMET POSTARE
universal postar, për të garantuar ofrimin e shërbimit universal postar në tërë territorin e
Republikës së Kosovës.
Neni 12
Kërkesat themelore për ofrimin e shërbimit universal postar
1. Ofruesi i shërbimit universal postar duhet të përmbushë kërkesat:
1.1. të ofrojë shërbimin universal postar në përputhje me kriteret themelore;
1.2. t’u ofrojë shërbim të njëjtë të gjithë shfrytëzuesve në kushte të barabarta;
1.3. të ofrojë shërbimin postar pa asnjë formë diskriminimi;
1.4. të sigurojë që shërbimi të ofrohet ne kontinuitet, me përjashtim të rasteve të forcës
madhore;
1.5. të sigurojë që shërbimi të zhvillohet në përputhje me kushtet teknike, ekonomike e
sociale dhe nevojat e shfrytëzuesve.
2. Ofruesi i shërbimit universal postar duhet të publikojë informacion të detajuar dhe të
përditësuar, në lidhje me elemente të veçanta dhe cilësinë e shërbimit universal postar të
ofruar. Informacioni i publikuar përfshin termet dhe kushtet e përgjithshme të ofrimit të shërbimit
universal, kushtet për qasje në rrjetin postar, tarifat për ofrimin e shërbimit dhe cilësinë e ofruar
të shërbimeve.
3. Informacioni mbi termet dhe kushtet e përgjithshme dhe tarifat duhet të publikohet, të paktën
tridhjetë (30) dite përpara hyrjes në fuqi të tyre. Informacioni publikohet në faqen zyrtare të
ofruesit të shërbimit dhe në të gjitha pikat e qasjes të shërbimit postar.
4. Detyrimet dhe të dhënat e ofruesit të shërbimit universal postar publikohen në ueb faqen e
Autoritetit dhe në pikat e qasjes të ofruesit të shërbimit universal postar, sipas legjislacionit në
fuqi për të drejtën e informimit.
5. Autoriteti kryen inspektimin e pavarur të sigurimit të cilësisë nga ofruesi i shërbimit universal
postar, të paktën një herë në vit. Rezultatet e inspektimit publikohen në ueb faqen zyrtare të
Autoritetit.
Neni 13
Shërbimet e rezervuara postare
1. Për të siguruar ofrimin dhe mirëmbajtjen e shërbimeve universale postare, pranimi, transporti
dhe dorëzimi i dërgesave postare vendore dhe ndërkombëtare janë të rezervuara për ofruesin
e shërbimit universal postar në pajtim me kufizimet e peshës dhe çmimeve.
2. Shërbimet e rezervuara postare përfshijnë:

2.1. pranimin, transportin dhe dorëzimin e dërgesave të thjeshta me peshë deri në
njëqind (100) gram për trafikun e brendshëm dhe ndërkombëtar;
2.2. vendosjen e kutive postare në hapësirat publike, zbrazjen dhe mirëmbajtën e tyre.
3. Shërbimet nga nën paragrafi 2.1. të këtij neni nuk konsiderohen shërbime të rezervuara nëse
ato kryhen me tarifë së paku tre (3) herë më të lartë se çmimi bazë.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 17 JANAR 2019, PRISHTINË
11
LIGJI NR. 06/L-038 PËR SHËRBIMET POSTARE
KAPITULLI IV
FINANCIMI I SHËRBIMIT UNIVERSAL
Neni 14
Kompensimi për sigurimin e shërbimit universal postar
1. Sigurimi i shërbimit universal postar mund të kompensohet vetëm në mënyrat dhe në rastet
e përcaktuara në këtë ligj dhe në bazë të procedurave të përcaktuara në legjislacionin në fuqi.
2. Nëse ofrimi i shërbimit universal postar shkakton kosto neto shtesë që mund të përbëjnë
ngarkesë të padrejtë për ofruesin e shërbimit universal postar dhe nuk mund ta mbuloje ketë
kosto nga shërbimet tjera postare dhe shërbimet tjera biznesore, atëherë ofruesi i shërbimit
universal postar mund të kërkojë kompensim për mbulimin e kostos neto shtesë për ofrimin e
shërbimit universal postar.
3. Kompensimi për sigurimin e shërbimit universal postar bëhet nga buxheti i Republikës
Kosovës pas verifikimit dhe konfirmimit paraprak nga Autoriteti se ofrimi i këtyre shërbimeve ka
shkaktuar koston neto të pretenduar, që përbën ngarkesë të padrejtë për ofruesin e shërbimit
universal postar.
Neni 15
Llogaritja e kostove neto të shërbimit universal postar
1. Autoriteti me akt të veçantë miraton rregullat për mënyrën e llogaritjes së kostos neto, si dhe
të përfitimeve të patrupëzuara, që duhen mbajtur parasysh në llogaritjen e kostove të sigurimit
të shërbimit universal postar.
2. Ofruesit e shërbimit universal postar janë të detyruar t’i mbajnë të ndara llogaritë për kostot e
sigurimit të shërbimit universal postar. Llogaritë financiare të ofruesit të shërbimit universal postar
auditohen nga ekspertë kontabël të pavarur dhe publikohen, në përputhje me legjislacionin në
fuqi.
3. Ofruesi i shërbimit universal postar, i cili pretendon të drejtën e kompensimit për sigurimin
e shërbimit universal postar, duhet të paraqesë në Autoritet pretendimin, së bashku me
informacionin për kostot reale, të dhënat e përdorura për llogaritjen e kostove neto aktuale të
shërbimit universal postar dhe pasqyrat financiare.
4. Autoriteti kryen kontrollin dhe verifikimin e informacionit të paraqitur. Në përfundim të verifikimit
Autoriteti:
4.1. konfirmon llogaritjen e kostove reale (neto) për sigurimin e shërbimit universal
postar; ose
4.2. kërkon kryerjen e korrigjimeve përkatëse, nëse vëren se llogaritjet nuk janë të
sakta.
5. Autoriteti, në vlerësim, merr parasysh edhe kostot e sigurimit të shërbimit universal postar,
të paraqitura nga ofruesi në procesin e përzgjedhjes, sipas paragrafit 4, të nenit 11 të këtij ligji.

6. Autoriteti vlerëson diferencat në kosto vetëm në rastet kur kushtet kanë ndryshuar, nga koha
e dhënies së autorizimit të ofruesit të shërbimit universal postar, dhe dëshmon, në mënyrë
bindëse, objektive dhe transparente këto diferenca. Autoriteti publikon rezultatet e llogaritjes
së kostove dhe të ekspertizës së kryer për informacionin e paraqitur nga ofruesi i shërbimit
universal postar.
7. Autoriteti, bazuar në llogaritjet, i përcakton ofruesit të shërbimit universal postar të drejtën
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 17 JANAR 2019, PRISHTINË
12
LIGJI NR. 06/L-038 PËR SHËRBIMET POSTARE
e kompensimit për shërbimet universale postare, si dhe përcakton nivelin e kompensimit mbi
bazën e kostos neto. Në çdo rast, kompensimi kryhet vetëm pas miratimit nga Komisioni i
Ndihmës Shtetërore, sipas procedurave të përcaktuara në legjislacionin në fuqi për ndihmën
shtetërore.
KAPITULLI V
KUSHTET PËR OFRIMIN E SHËRBIMEVE POSTARE
Neni 16
Ofrimi i shërbimeve postare
1. Çdo person fizik ose juridik mund të ofrojë shërbime postare në Republikën e Kosovës, në
përputhje me dispozitat e këtij ligji.
2. Ofrimi i shërbimeve postare në Republikën e Kosovës bëhet sipas autorizimit të lëshuar nga
Autoriteti.
3. Autorizimi për të ofruar shërbime postare në Republikën e Kosovës bëhet:
3.1 përmes autorizimit të përgjithshëm, me njoftim, kur ofrimi i shërbimeve postare nuk
bën pjesë në shërbimin universal postar;
3.2. përmes autorizimit individual për ofrimin e shërbimit universal postar, për rastet e
përcaktuara në nenin 11 të këtij ligji.
4. Autorizimi për ofrimin e shërbimeve postare i jep të drejtë subjektit të autorizuar, të negociojë
për qasje në rrjetin postar me ofruesin e shërbimit universal, në përputhje me këtë ligj.
5. Ofruesi i shërbimit postar, mund të përfitoj nga veprimtaria e një bashkëpunuesi apo agjenti
postar për kryerjen e shërbimeve që i janë besuar atij. Ofruesi i shërbimit postar përcakton
kushtet dhe mënyrën e marrëveshjes me agjentin postar, dhe për këtë e informon Autoritetin.
Neni 17
Qasja në rrjetin postar
1. Qasja në rrjetin postar përfshin:
1.1. sistemin e kodit postar;
1.2. sistemin e adresave;
1.3. kutitë postare;
1.4. kutitë postare shtëpiake;
1.5. informacionin mbi ndryshimin e adresave;
1.6. shërbimin e ri drejtimit dhe kthimit tek dërguesi.
2. Për mbrojtjen e interesit të shfrytëzuesit dhe për të nxitur konkurrencën efektive, bazuar në
rrethanat specifike të vendit dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi, Autoriteti, kur është e
nevojshme, me vendim të veçantë përcakton masat për të siguruar që kushtet e qasjes në rrjetin
postar, të jenë transparente, proporcionale dhe jo-diskriminuese. Para marrjes së vendimit për
qasje Autoriteti kryen konsultim publik me grupet e interesit.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 17 JANAR 2019, PRISHTINË
13
LIGJI NR. 06/L-038 PËR SHËRBIMET POSTARE
Neni 18
Shërbimet korrier
1. Operatori postar që ofron shërbime korrierë duhet të sigurojë që dërgesa postare të pranohet
nga dërguesi, të bartet dhe të dorëzohet tek i adresuari, duke ia dhënë dërgesën pranuesit
personalisht pas nënshkrimit.
2. Operatori postar që ofron shërbime korrierë duhet të sigurojë përputhshmërinë e shërbimeve
korrierë me të gjitha këto aktivitete si :

2.1 pranimi i dërgesës postare nga dërguesi në vendin e tij apo saj, për të cilin dërguesi
nënshkruan një dokument të plotësuar përcjellës të dërgesës postare;
2.2 dorëzimi i dërgesës postare tek i adresuari, pas nënshkrimit nga pranuesi;
2.3 konfirmimi i dorëzimit për dërguesin me kërkesën e tij;
2.4 sigurimi i dorëzimit të dërgesës postare brenda afatit të garantuar;
2.5 shënimi i emrit të operatorit postar në dërgesë postare ose dokumentin përcjellës.
3. Operatori postar që ofron shërbime korrierë duhet të përmbushë të gjitha kërkesat dhe
ndalesat që specifikohen me standardet ndërkombëtare për shërbime postare të cilat janë
obligative, në lidhje me paketimin, adresimin dhe përmbajtjen e dërgesave postare.
4. Operatori postar duhet të ruaj dokumentet përcjellëse të dërgesave postare të përcaktuara
në paragrafin e 1 të këtij neni për dy (2) vite radhazi.
Neni 19
Mënyrat e pagesës për shërbimet postare
1. Shërbimet postare paguhen:
1.1. me para në dorë, direkt në sportelin e ofruesit të shërbimit;
1.2. përmes bankës, në llogarinë bankare të ofruesit të shërbimit, mbështetur në një
kontratë shërbimi ndërmjet ofruesit dhe shfrytëzuesit të shërbimit;
1.3. me mjete të tjera të ligjshme.
2. Pagesat e shërbimit postar, për çdo dërgesë postare, duhet etiketuar në dërgesën postare
me:
2.1. pulla të vlefshme postare, të vëna në qarkullim nga operatori publik postar;
2.2. makina frankimi, makina printimi të shenjave të pagesave;
2.3. shenja të tjera, që tregojnë se shërbimi postar është paguar.
3. Pagesat kryhen sipas tarifave të shërbimeve, që duhet të vihen në dispozicion të shfrytëzuesve
të shërbimeve postare në një vend të dukshëm dhe lehtësisht të qasshëm në ambientet e
ushtrimit të aktivitetit të ofruesit të shërbimit postar.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 17 JANAR 2019, PRISHTINË
14
LIGJI NR. 06/L-038 PËR SHËRBIMET POSTARE
Neni 20
Njoftimi për autorizimin e përgjithshëm
1. Çdo person fizik ose juridik, i cili, për qëllime fitimi, shpreh interes të ofrojë shërbime postare,
duhet të njoftojë Autoritetin, përpara fillimit të ofrimit të shërbimit postar.
2. Njoftimi bëhet me shkrim, sipas rregullave të miratuara nga Autoriteti, dhe duhet të përmbajë
së paku informacionet në vijim:
2.1. emrin dhe adresën e ofruesit;
2.2. të dhënat e regjistrimit ligjor të personit fizik ose juridik;
2.3. personat e kontaktit të personit fizik ose juridik;
2.4. përshkrimin e shkurtër të shërbimit dhe rrjetit postar;
2.5. datën kur është parashikuar fillimi i ofrimit ose і ndryshimit të veprimtarisë;
2.6. tarifat e parashikuara për ofrimin e shërbimeve postare;
2.7. deklarimin e zonës së ofrimit të shërbimeve postare.

3. Njoftimi shoqërohet me deklaratën se:
3.1 informacioni është i saktë;
3.2 personi fizik ose juridik do të zbatojë detyrimet ligjore.
4. Ofruesi i shërbimit është i detyruar të raportojë në Autoritet të gjitha ndryshimet në informacionin
e paraqitur gjatë njoftimit, brenda tridhjetë (30) ditëve nga ndodhja e tyre.
5. Autoriteti regjistron ofruesin e shërbimit brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga data e marrjes
së njoftimit, në bazën elektronike të të dhënave, dhe i konfirmon atij me shkrim lëshimin e
autorizimit.
6. Brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga data e marrjes së një njoftimi jo të plotë në
dokumentacion, sipas kërkesave në paragrafët 2 dhe 3, të këtij neni, Autoriteti informon
personin fizik ose juridik për nevojën e plotësimit të informacionit të munguar. Nëse personi
fizik ose juridik nuk e plotëson informacionin e munguar, brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve,
Autoriteti informon personin fizik ose juridik se nuk do ta regjistrojë atë. Personi fizik ose juridik
ka të drejtë të ankohet tek Autoriteti.
7. Nëse Autoriteti nuk konfirmon me shkrim, brenda afatit të përcaktuar në paragrafin 5 të këtij
neni, ose nuk informon personin fizik ose juridik për plotësimin e informacionit të munguar sipas
paragrafit 6 të këtij neni, njoftimi vlerësohet i plotë dhe regjistrimi quhet i kryer.
8. Autoriteti, me akt të veçantë, përcakton, formën dhe përmbajtjen e kërkesës për njoftim, si
dhe dokumentacionin mbështetës. Ky dokument publikohet në faqen zyrtare të Autoritetit dhe
është lehtësisht i qasshëm nga publiku.
9. Autoriteti administron një regjistër të përditësuar, bazë të dhënash, për ofruesit e shërbimeve
postare, të cilët janë të autorizuar, sipas dispozitave të këtij neni. Baza e të dhënave përmban
informacionin e përcaktuar në paragrafin 2 nën-paragrafët 2.1., 2.2., 2.3., 2.5., 2.7. të këtij neni,
dhe është e hapur për publikun.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 17 JANAR 2019, PRISHTINË
15
LIGJI NR. 06/L-038 PËR SHËRBIMET POSTARE
10. Autoriteti çregjistron një ofrues nga regjistri i autorizimit të përgjithshëm në rastet kur:
10.1. ofruesi i shërbimeve postare paraqet një njoftim për ndërprerjen e veprimtarisë së
tij dhe / ose ofrimin e shërbimit postar;
10.2. autoriteti konstaton që ofruesi i shërbimeve postare ka ndërprerë veprimtarinë e
tij dhe/ose ofrimin e shërbimit postar;
10.3. ofruesi i shërbimit postar ka ndërruar jetë;
10.4. ekziston një urdhër gjyqësor efektiv për të likuiduar ofruesin e shërbimit postar
për shkak të falimentimit të tij kur është subjekt juridik ose organizatë tjetër;
10.5. autoriteti konstaton që ofruesi i shërbimeve postare ka paraqitur të dhëna të rreme
për shkak të të cilave personi nuk mund të futet në listën e ofruesve të shërbimeve
postare;
10.6. ofruesi i shërbimit postar nuk ka dorëzuar raporte për ofrimin e shërbimit postar
tek Autoriteti brenda një (1) viti;
10.7. ofruesi i shërbimit postar nuk është i listuar në regjistrin e Agjencisë së Regjistrimit
të Bizneseve të Kosovës ose nuk është gjetur në adresën e tij brenda një (1) viti.
11. Para heqjes së ofruesit të shërbimit postar nga lista e ofruesve të shërbimeve postare në
përputhje me dispozitat e nënparagrafeve 5, 6 dhe 7 të paragrafit 10 të këtij neni, Autoriteti do
ta paralajmërojë ofruesin e shërbimit postar për mundësinë e heqjes nga lista e ofruesve të
shërbimeve postare dhe të lejojnë ofruesin, brenda afatit kohor të përcaktuar nga Autoriteti, i
cili në asnjë rast nuk do të jetë më i shkurtër se tridhjetë (30) ditë kalendarike, të paraqesë të
dhënat e kërkuara të rishikuara ose raportin për shërbimin postar të ofruar.
12. Autoriteti duhet të njoftojë ofruesin e shërbimeve postare për heqjen nga lista e ofruesve të
shërbimeve postare dhe t’ia paraqesë arsyet për largimin nga lista e ofruesve të shërbimeve
postare, si dhe t’ia bëjë me dije që personat që ofrojnë shërbime postare dhe që nuk e njoftojnë
Autoritetin do të mbahen përgjegjës në përputhje me procedurën e përcaktuar sipas ligjit.
Neni 21
Kushtet themelore për ofrimin e shërbimeve postare
1. Autorizimi për ofrimin e shërbimit postar përmban kërkesat për plotësimin e kushteve
themelore në lidhje me:
1.1. konfidencialitetin e korrespondencës;
1.2. sigurinë e rrjetit, sa i përket transportit të mallrave të rrezikshme;
1.3. respektimin e kritereve dhe kushteve të punësimit;
1.4. skemave të sigurimit social të përcaktuara me ligj;
1.5. kontratat kolektive;
1.6. mbrojtjen e të dhënave personale dhe privatësisë;
1.7. mbrojtjen e mjedisit dhe planifikimin hapësinor;
1.8. detyrimet, në rastin e situatave të jashtëzakonshme.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 17 JANAR 2019, PRISHTINË
16
LIGJI NR. 06/L-038 PËR SHËRBIMET POSTARE
2. Autoriteti me akt të veçantë miraton rregullat për dhënien e Autorizimit të përgjithshëm.
Neni 22
Ndryshimi i autorizimit të përgjithshëm
1. Autoriteti me vendim ndryshon të drejtat, kushtet dhe procedurat për autorizimin e përgjithshëm
në raste objektivisht të justifikuara dhe, në mënyrë proporcionale, pas kryerjes së një konsultimi
publik. Me raste objektivisht të justifikuara nënkuptohen:
1.1. ndryshimi i fakteve, në bazë të të cilave janë përcaktuar të drejtat, kushtet dhe
procedurat në autorizimin e përgjithshëm;
1.2. përmbushja e angazhimeve, që burojnë nga anëtarësimi i Republikës së Kosovës
në organizatat ndërkombëtare;
1.3. nevoja e mbrojtjes dhe sigurisë së shtetit;
1.4. nevoja e mbrojtjes së interesit publik.
Neni 23
Autorizimi individual për ofrimin e shërbimit universal postar
1. Autoriteti me vendim të veçantë përcakton ofruesin e shërbimit universal postar, pas
përfundimit të procedurave të përcaktuara në aktin e veçantë të miratuar nga Autoriteti.
2.Autorizimi individual lëshohet për një periudhë prej pesë (5) deri pesëmbëdhjetë (15) vite me
mundësi të ripërtëritjes.
3. Transferimi i autorizimit individual tek një person tjetër fizik apo juridik nuk është i lejueshëm.
4. Autorizimi individual duhet të përmbajë, në veçanti:
4.1. kushtet, të drejtat dhe detyrimet e ofruesit të shërbimit universal;
4.2. të dhënat mbi ofruesin e shërbimit universal postar;
4.3. periudhën e vlefshmërisë së autorizimit individual;
4.4. të drejtat dhe detyrimet e veçanta, për t’u përmbushur nga ofruesi i shërbimit
universal postar, gjatë ofrimit të shërbimeve universale postare për: rrjetin postar; pikat
e qasjes; cilësinë e gjurmimit të dërgesave postare, përfshirë kërkesa për sistemin e
informacionit për ndjekjen e dërgesave postare.
5. Mbajtësi i autorizimit individual është i detyruar të raportojë të gjitha ndryshimet statusore tek
Autoriteti, brenda tridhjetë (30) ditëve nga dita e ndryshimit të tyre.
Neni 24
Ndryshimi i autorizimit individual
1. Autoriteti, me vendim mund të ndryshojë autorizimin individual pas propozimit të mbajtësit të
autorizimit.
2. Autoriteti me vendim ka të drejtë të ndryshojë autorizimin individual, nëse kjo është e
nevojshme për të garantuar efektivitetin e ofrimit të shërbimeve universale postare.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 17 JANAR 2019, PRISHTINË
17
LIGJI NR. 06/L-038 PËR SHËRBIMET POSTARE
Neni 25
Revokimi i autorizimit individual
1. Autorizimi individual mund të revokohet me iniciativë të Autoritetit ose me kërkesë të mbajtësit
të autorizimit individual.
2. Autoriteti, revokon autorizimin individual, me kërkesë të mbajtësit të tij, vetëm në rastet kur
ky i fundit i ka përmbushur të gjitha detyrimet që rrjedhin nga ky ligj dhe aktet tjera nënligjore.

3. Autoriteti mund të revokojë vlefshmërinë e një autorizimi individual nëse:
3.1. mbajtësi i autorizimit individual nuk i plotëson më kushtet e përcaktuara në këtë ligj;
3.2. mbajtësi ka dorëzuar të dhëna të pasakta në procedurën e përzgjedhjes, të cilat
kanë një ndikim në caktimin e tij;
3.3. mbajtësi i autorizimit individual dështon në ofrimin e shërbimeve që janë subjekt i
vendimit, brenda një (1) viti nga hyrja në fuqi e vendimit, përveç nëse është përcaktuar
ndryshe në vendim;
3.4. mbajtësi i autorizimit individual nuk ka përmbushur detyrimet e tij, pavarësisht disa
paralajmërimeve;

3.5. në rastet e shkeljeve të dispozitave të këtij ligji ose shkeljeve të përsëritura, të
konstatuara gjatë inspektimit dhe mbikëqyrjes së implementimit të detyrimeve të
përcaktuara në autorizim, nëse këto shkelje nuk janë eliminuar me masa më të buta në
procedurën e kontrollit;
3.6. mbajtësi i autorizimit individual, pavarësisht paralajmërimit, nuk merr masa për të
parandaluar ndërhyrjet në konfidencialitetin e dërgesave postare.

4. Nëse ofrimi i shërbimeve universale postare rrezikohet, Autoriteti mund të revokojë
vlefshmërinë e autorizimit individual, vetëm nëse ka caktuar me vendim një ofrues tjetër të
shërbimit universal postar.
Neni 26
Procedura për revokimin e autorizimit individual
1. Me hyrjen në fuqi të vendimit për fillimin e procedurës së revokimit të autorizimit individual,
Autoriteti është i detyruar të njoftojë mbajtësin e autorizimit individual menjëherë, duke
parashtruar arsyet për fillimin e procedurës.
2. Autoriteti, përpara se të revokojë vlefshmërinë e autorizimit individual, kërkon me shkrim
nga mbajtësi i autorizimit individual që të ndalojë kryerjen e shkeljeve të konstatuara gjatë
procedurës së inspektimit në afat prej tridhjetë (30) ditësh, brenda të cilit këto shkelje duhet të
eliminohen. Nëse mbajtësi i autorizimit individual vazhdon të kryejë shkelje edhe pas skadimit
të afatit kohor të përcaktuar, Autoriteti revokon autorizimin individual.
3. Vlefshmëria e autorizimit individual mund të revokohet pjesërisht ose plotësisht, bazuar në
parimin e proporcionalitetit.
4. Revokimi i vlefshmërisë së autorizimit individual hyn në fuqi në ditën në të cilën vendimi që
revokon vlefshmërinë e autorizimit individual bëhet përfundimtar.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 17 JANAR 2019, PRISHTINË
18
LIGJI NR. 06/L-038 PËR SHËRBIMET POSTARE
Neni 27
Përfundimi i vlefshmërisë së autorizimit individual
1. Autorizimi individual përfundon:
1.1. kur periudha kohore për të cilën është lëshuar skadon;
1.2. nëse mbajtësi i autorizimit individual nuk ekziston më;
1.3. me revokimin e vlefshmërisë së autorizimit individual, në përputhje me nenin 26 të
këtij ligji.
2. Në rastin e përcaktuar në nënparagrafin 1.2. të këtij neni, Autoriteti nxjerr vendim ku
përcaktohet se vlefshmëria e autorizimit individual ka përfunduar.

Neni 28
Pagesat për mbikëqyrjen e tregut të shërbimit postar
1. Ofruesit e shërbimit postar janë të detyruar të paguajnë pranë Autoritetit, pagesën vjetore për
mbikëqyrjen e tregut të shërbimeve postare.
2. Pagesa vjetore nuk duhet të jetë më shumë se zero pikë pesë përqind (0.5%) e të ardhurave
vjetore të vitit të mëparshëm kalendarik, të siguruara vetëm nga shërbimet postare. Metoda për
llogaritjen dhe vendosjen e pagesës përcaktohet nga Autoriteti duke u bazuar në shpenzimet
operative për përmbushjen e obligimeve që dalin nga ky ligj.
3. Pagesa vjetore për mbikëqyrjen e tregut të shërbimit postar nuk duhet të deformojë
konkurrencën apo të krijojë pengesa për hyrjen në treg të ofruesve të rinj të shërbimit postar.
4. Ofruesit e shërbimeve postare janë të obliguar të mbajnë llogari të ndara për të ardhurat
nga shërbimet postare, duke evidentuar këto të ardhura si të veçanta në pasqyrat financiare të
audituara, të ndara nga të ardhurat nga shërbimet e tjera, jo të lidhura me shërbimet postare.
5. Ofruesit e shërbimeve postare dorëzojnë në Autoritet një kopje të pasqyrave financiare të
audituara të vitit paraprak, deri më datë 31 mars të vitit vijues kalendarik.
KAPITULLI VI
PARIMET PËR TARIFAT DHE TRANSPARENCA E LLOGARIVE
Neni 29
Tarifat për ofrimin e shërbimit universal postar
1. Tarifat për shërbimin universal postar duhet të përmbushin këto parime:

1.1. të jenë të përballueshme për të gjithë shfrytëzuesit në tërë territorin e Republikës
së Kosovës.
1.2. të jenë të orientuara drejt kostos dhe të sigurojnë nxitje për ofrimin efikas të
shërbimit universal postar;
1.3. të jenë të njëjta për shërbime të njëjta në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës;
1.4. të jenë transparente dhe jo diskriminuese.
2. Aplikimi i një tarife të njëjtë, nuk e përjashton të drejtën e ofruesit të shërbimeve universale
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 17 JANAR 2019, PRISHTINË
19
LIGJI NR. 06/L-038 PËR SHËRBIMET POSTARE
postare për të lidhur kontrata individuale për tarifat me shfrytëzuesit, për pranimin e dërgesave
me shumicë.

3. Në rastin e aplikimit të tarifave të veçanta, në lidhje me shërbimet për bizneset, për pranimin
e dërgesave postare me shumicë ose për grumbulluesit e postës nga përdorues të ndryshëm,
ofruesit e shërbimit universal postar janë të detyruar të zbatojnë parimin e transparencës dhe
jo diskriminimit. Aplikimi i tarifave të veçanta nuk duhet të ndikojë në rritjen e kostos neto të
shërbimit universal postar, sipas nenit 15 të këtij ligji.
4. Tarifat dhe kushtet shoqëruese për shërbimet, sipas paragrafit 3, të këtij neni, aplikohen në
mënyrë të barabartë për palët e treta/përdorues të ndryshëm dhe midis palëve të treta dhe
ofruesit të shërbimit universal postar për ofrimin e shërbimeve ekuivalente. Këto tarifa janë
të vlefshme si për përdoruesit individualë ashtu dhe për ndërmarrjet e vogla e të mesme, në
kushte të ngjashme.
Neni 30
Rregullimi i tarifave të shërbimit universal postar
1. Autoriteti, me vendim të veçantë përcakton tarifat për shërbimet universale postare, kur
konstaton se ato nuk janë në përputhje me kërkesat e këtij ligji.
2. Autoriteti zbaton rregullimin e tarifave nëpërmjet:
2.1. përcaktimit të nivelit minimal ose maksimal të tarifave;
2.2. korrigjimit të ecurisë së tarifave, duke përcaktuar kushte të tilla, si:
2.2.1. kufirin maksimal të normës së ndryshimit të tarifës brenda një periudhe
të caktuar kohe;
2.2.2. raportin maksimal të rritjes së tarifës, që imponohet nga rritja e çmimeve
të elementeve përbërëse, brenda një periudhe kohe të caktuar;
2.2.3. procedura që do të përdoret për përcaktimin ose llogaritjen e tarifës, e
cila mundëson realizimin e një fitimi të arsyeshëm.
3. Përcaktimin e një periudhe kohore, në asnjë rast më të gjatë se dymbëdhjetë (12 ) muaj,
gjatë së cilës ndalohet ngritja e tarifave mbi nivelin aktual të tyre në treg.
4. Në rregullimin e tarifës për shërbimin universal postar Autoriteti, vlerëson edhe të dhënat më
të fundit për:
4.1. tarifat e vendeve të rajonit me zhvillim të ngjashëm me Republikën e Kosovës;
4.2. raportet ndërmjet tarifave të shumicës dhe pakicës;
4.3. praktikën më të mirë të vendeve të BE-së.
5. Metodat e rregullimit të tarifave mund të jenë të kombinuara.
Neni 31
Tarifat për ofrimin e shërbimeve ndërkombëtare
1. Me qëllim sigurimin e shërbimit universal postar për postën ndërkombëtare, ofruesi i shërbimit
universal postar ka të drejtë të lidhë marrëveshje për shpërndarjen e dërgesave postare
ndërkombëtare për detyrimet terminale reciproke, duke respektuar parimet e mëposhtme:
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 17 JANAR 2019, PRISHTINË
20
LIGJI NR. 06/L-038 PËR SHËRBIMET POSTARE
1.1. detyrimet terminale të reflektojnë koston për përpunimin dhe shpërndarjen e
dërgesave postare hyrëse ndërkombëtare;
1.2. niveli i pagesës të jetë i lidhur me cilësinë e shërbimit të ofruar;
1.3. detyrimet terminale të jenë transparente dhe jo diskriminuese.
2. Dispozitat sipas paragrafit 1 të këtij neni, mund të realizohen me marrëveshje të përkohshme,
të nevojshme për të shmangur ndërprerjen e realizimit të shërbimit postar ndërkombëtare ose
kushtet ekonomike jo të favorshme midis ofruesve të origjinës dhe marrësve të dërgesave
postare. Në çdo rast, numri i këtyre marrëveshjeve duhet të kufizohet në minimumin e nevojshëm
për realizimin e shërbimit.
3. Në përcaktimin e detyrimeve terminale operatori i caktuar për shërbimet universale postare
zbaton rregullat e miratuara nga aktet e UPU-së.

Neni 32
Ndarja e llogarive
1. Ofruesit e shërbimeve postare, që ushtrojnë një ose disa aktivitete të tjera biznesi, të
ndryshme nga shërbimi postar i ofruar, duhet të zbatojnë ndarje të llogarive, për të evidentuar
të ardhurat që vijnë nga shërbimet postare si të ndara nga të ardhurat që vijnë nga aktivitete të
tjera të biznesit.
2. Ofruesit e shërbimit universal postar duhet të mbajnë llogari të ndara, brenda sistemit të
tyre të kontabilitetit, për të dalluar, në mënyrë të qartë, shërbimet dhe produktet që janë pjesë
e shërbimit universal postar dhe ato që nuk janë pjesë e këtij shërbimi, me qëllim llogaritjen e
kostove neto të shërbimit universal postar.
3. Ofruesi i shërbimit universal duhet të ofrojë Autoritetit informacion të detajuar mbi sistemet e
llogaritjes së kostove që ai zbaton.
4. Autoriteti, me akt të veçantë, miraton rregullat për mënyrën e përcaktimit dhe evidentimit të
kostove të ofruesve të shërbimit universal postar.
Neni 33
Termat dhe kushtet e përgjithshme të ofrimit të shërbimeve postare
1. Ofruesit e shërbimeve postare hartojnë kushtet e përgjithshme dhe termat e ofrimit të
shërbimeve postare, të cilat, në veçanti, përmbajnë:
1.1. emrin dhe vendin e ofruesit të shërbimit;
1.2. listën e shërbimeve të ofruara nga ofruesi i shërbimit;
1.3. zonën ku ofrohen shërbimet postare;
1.4. mënyrat dhe kushtet për shërbimet postare dhe ato të veçanta;
1.5. kushtet për dërgesat postare;
1.6. mënyrat dhe kushtet e pagesës për shërbimet postare;
1.7. përgjegjësitë e ofruesit të shërbimit dhe kompensimin e dëmit;
1.8. procedurat për zgjidhjen e ankesave.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 17 JANAR 2019, PRISHTINË
21
LIGJI NR. 06/L-038 PËR SHËRBIMET POSTARE
2. Termat dhe kushtet e përgjithshme, të hartuara nga ofruesi i shërbimit, i dërgohen Autoritetit
për shqyrtim tridhjetë (30) ditë para aplikimit të tyre. Autoriteti, tridhjetë (30) ditë nga marrja e
njoftimit, ka të drejtë të kërkojë ndryshime në termat dhe kushtet e përgjithshme, të paraqitura
nga ofruesi i shërbimit, nëse konstaton shkelje të dispozitave të këtij ligji dhe akteve nënligjore
në zbatim të tij.
3. Termat dhe kushtet e përgjithshme publikohen në faqen zyrtare të internetit të ofruesit të
shërbimit postar, si dhe në ambientet ku ushtron veprimtarinë e tij të biznesit për veprime të
drejtpërdrejta me përdoruesit e shërbimeve postare, të paktën pesëmbëdhjetë (15) ditë para
hyrjes së tyre në fuqi.
4. Nëse Autoriteti nuk shprehet për kushtet e përgjithshme dhe termat, brenda afateve të
parashikuara në këtë nen, atëherë ato konsiderohen të miratuara në heshtje.
KAPITULLI VII
CILËSIA E SHËRBIMEVE
Neni 34
Cilësia e shërbimit
1. Autoriteti, me akt të veçantë miraton rregullat për përcaktimin e kritereve për cilësinë
e shërbimit universal postar, për të garantuar ofrimin e shërbimit me cilësi të mirë, sipas
standardeve ndërkombëtare.
2. Ofruesit e shërbimit universal postar janë të detyruar, të paktën një herë në vit, të publikojnë
informacion për cilësinë e shërbimit universal postar.
3. Cilësia e shërbimit përfshin, në veçanti, kërkesa për kohën e shpërndarjes së dërgesave
postare, sistemin e informimit për gjurmimin e dërgesave postare, rregullsinë dhe besueshmërinë
e shërbimeve vendore dhe ndërkombëtare.
4. Në rast të mosrespektimit të cilësisë së shërbimit nga ofruesi i shërbimit universal postar,
Autoriteti njofton ofruesin e shërbimit, duke i vendosur afat për përmbushjen e detyrimeve.
Në rast të konstatimit të shkeljeve të përsëritura, Autoriteti merr masa të përcaktuara sipas
dispozitave të këtij ligji.
5. Ofrimi i shërbimeve universale postare bëhet në përputhje me standardet ndërkombëtare për
shërbimet postare, të përcaktuara nga UPU-ja.
Neni 35
E drejta e ankesës
1. Çdo shfrytëzues i shërbimeve postare ka të drejtë të ankohet apo të kërkojë sqarime tek
ofruesi i shërbimit postar, në rast se vëren shkelje në përmbushjen e termave dhe kushteve
të përgjithshme të ofrimit të shërbimit postar, të tarifave të ofruara si dhe cilësisë së ofruar të
shërbimit postar.
2. Shfrytëzuesi i shërbimit postar mund të paraqesë ankese me shkrim brenda tridhjetë (30)
ditëve:
2.1 lidhur me ofrimin e shërbimit postar, nëse ankesa i referohet cilësisë së shërbimit
të ofruar;
2.2 lidhur me marrjen e faturës për shërbimin e ofruar, nëse ankesa i referohet shumës
së faturuar për shërbimin e ofruar.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 17 JANAR 2019, PRISHTINË
22
LIGJI NR. 06/L-038 PËR SHËRBIMET POSTARE
3. Pas marrjes së ankesës, ofruesi i shërbimit postar duhet të verifikojë ankesën e bazuar në
paragrafin 2, të këtij neni, dhe pas verifikimit, të kthejë një përgjigje jo më vonë se tridhjetë (30)
ditëve, pas marrjes së ankesës nga shfrytëzuesi i shërbimit postar.
4. Nëse shfrytëzuesi nuk pajtohet me përgjigjen me shkrim të ofruesit të shërbimit postar,
atëherë shfrytëzuesi mund të vazhdoj brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve procedurën e zgjidhjes
së mosmarrëveshjeve te Autoriteti.
5. Çdo ofrues i shërbimit postar është i detyruar të publikojë, në ueb faqen zyrtare të tij dhe në
zyrat postare, rregullat për pranimin, trajtimin dhe zgjidhjen e ankesave të shfrytëzuesit, sipas
këtij ligji dhe legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e konsumatorit.
Neni 36
Detyrimi për të dhënë informacion
1. Ofruesit e shërbimeve postare, i japin Autoritetit, me kërkesë të tij, çdo informacion të
nevojshëm për të përmbushur detyrimet e tij funksionale, sipas këtij ligji.
2. Informacioni i kërkuar nga Autoriteti do të jetë proporcional me përmbushjen e detyrave funksionale.
3. Ofruesit e shërbimeve postare duhet të paraqesin informacionet e përmendura në paragrafin
1 të këtij neni, brenda afatit kohor dhe në masën e detajeve të kërkuara.
4. Nëse informacioni është vlerësuar si konfidencial, Autoriteti e siguron atë në përputhje me
legjislacionin në fuqi për sekretin afarist të biznesit. Nëse informacioni është vlerësuar se nuk
është konfidencial, Autoriteti e publikon ose e vë në dispozicion të publikut, sipas kërkesës së
tij, kur kjo është e nevojshme për të krijuar një treg të hapur dhe konkurrues.
5. Autoriteti publikon raporte mbi situatën e tregut të shërbimeve postare, duke përfshirë të
dhëna statistikore, financiare dhe të dhëna të tjera të parashikuara në këtë ligj.
KAPITULLI VIII
PRANIMI DHE SHPËRNDARJA E DËRGESAVE POSTARE
Neni 37
Pranimi i dërgesave postare
1. Pranimi i një dërgese ose marrja përsipër e një shërbimi bëhet përmes lidhjes së kontratës
ndërmjet ofruesit të shërbimit postar dhe shfrytëzuesit.
2. Vendosja e një dërgese në një kuti postare të instaluar nga ofruesi i shërbimit është e
barasvlershme me pranimin e kësaj dërgese.
3. Pranimi i një dërgese të regjistruar, të pranuar në përputhje me shërbimet e veçanta, letra
dhe pakove të postuara dhe me vlerë të deklaruar, quhet i realizuar kur dërgesa merret në
dorëzim nga ofruesi i shërbimeve, i cili, në të njëjtën kohë, i jep shfrytëzuesit të shërbimit një
dokument pranimi të dërgesës postare.
4. Ofruesi i shërbimit postar mund të pranojë dërgesat postare me vlerë të deklaruar, sipas
përcaktimeve në kushtet e përgjithshme për ofrimin e shërbimeve të veçanta. Në trafikun
ndërkombëtar, vlera e deklaruar e dërgesës postare nuk mund të kalojë kufirin e përcaktuar
nga vendi i mbërritjes.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 17 JANAR 2019, PRISHTINË
23
LIGJI NR. 06/L-038 PËR SHËRBIMET POSTARE
Neni 38
Paketimi i dërgesave postare
1. Dërguesi është i obliguar të paketojë dërgesën për të mbrojtur përmbajtjen e saj, dërgesat
tjera, pajisjet dhe punëtorët që merren me përpunimin e dërgesave.
2. Dërguesi është përgjegjës për paketimin dhe ambalazhimin e brendshëm të dërgesave
postare.
3. Ofruesi i shërbimit postar është i detyruar që dërgesën postare ta bartë dhe dorëzojë në
gjendjen në të cilën e ka pranuar.
4. Kushtet dhe metoda e paketimit te dërgesave postare rregullohen sipas termave dhe
kushteve të përgjithshme të shërbimit postar.
Neni 39
Shpërndarja dhe dorëzimi i dërgesave postare
1. Dërgesat postare shpërndahen dhe dorëzohen në njërën nga këto adresa të marrësit:
1.1. në vendbanimin e tij;
1.2. në ambientet e punës ose të biznesit;
1.3. në kutinë shtëpiake postare, të vendosur në ambientet përkatëse.
2. Dërgesat e thjeshta postare mund të dorëzohen edhe në kuti shtëpiake postare.
3. Dërgesat e regjistruara dhe me vlerë të deklaruar dorëzohen në adresën e marrësit. Nëse
kjo nuk është e mundur, një dërgesë postare e regjistruar dhe me vlerë të deklaruar i dorëzohet
një anëtari me moshë madhore të familjes, në vendbanimin e tij, ose personit të autorizuar në
ambientin e punës ose te një person i autorizuar nga marrësi.
4. Nëse dorëzimi i dërgesave postare nuk është i mundur, sipas paragrafit 3 të këtij neni, për
shkak të mungesës së tyre, shpërndarësi lëshon një njoftim në adresën e parashikuar në
paragrafin 1 të këtij neni, duke specifikuar vendin e marrjes dhe afatin kohor, në të cilin këto
dërgesa postare mund të tërhiqen.
5. Nëse marrësi i dërgesave postare nuk arrin të marrë dërgesën postare brenda afatit kohor
të specifikuar në njoftimin referuar paragrafit 3 të këtij neni, dërgesa postare do të kthehet tek
dërguesi jashtë vendit, sipas dispozitave të akteve të UPU-së.
6. Nëse marrësi ose personat e referuar në paragrafin 3, të këtij neni, refuzojnë të pranojnë një
dërgesë postare të regjistruar dhe me vlerë të deklaruar, shpërndarësi shënon mbi dërgesën
postare datën dhe arsyen e refuzimit dhe i’a kthen prapa dërguesit të dërgesës postare.
7. Në rast se një dërgesë postare nuk mund të dorëzohet tek marrësi dhe në rast se dërguesi
nuk mund të identifikohet, ofruesi i shërbimit postar lëshon një shënim zyrtar mbi dërgesën
postare. Kjo dërgesë ruhet për një periudhë një (1) vjeçare nga data në të cilën vendoset
shënimi zyrtar.
8. Nëse marrësi është analfabet ose nuk mund të firmosë dëftesën e dorëzimit, shpërndarësi
shënon emrin e marrësit, duke përfshirë një shënim ku specifikohet arsyeja e mos firmosjes nga
ana e marrësit në dëftesën e dorëzimit.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 17 JANAR 2019, PRISHTINË
24
LIGJI NR. 06/L-038 PËR SHËRBIMET POSTARE
Neni 40
Shpërndarja e dërgesave postare të pa adresuara
1. Shfrytëzuesi i shërbimeve postare mund të ndalojë shpërndarjen e dërgesave të pa adresuara,
reklamave, mesazheve të tjera publicitare dhe materialeve tjera të marketingut nëpërmjet kutive
shtëpiake postare të tyre duke vendosur një etiketë ndalimi.
2. Ofruesit e shërbimeve postare mund t’i përdorin kutitë shtëpiake postare për marketing
të drejtpërdrejtë të produkteve apo shërbimeve të ngjashme, por janë të detyruar t’u japin
shfrytëzuesve të tyre mundësinë që, në çdo kohë, në mënyrë të thjeshtë dhe pa pagesë, të
kenë mundësi të ndalojnë përdorimin, për qëllime marketingu, të kutive të tyre postare.
3. Çdo ofrues i shërbimeve, që ofron dërgesa postare të pa-adresuara, me qëllime marketingu,
mban një regjistër përjashtimesh, ku regjistrohen personat, të cilët nuk kanë dëshirë të marrin
komunikime tregtare të pa kërkuara. Ofruesit e shërbimeve janë të detyruar të kontrollojnë
rregullisht dhe të respektojnë regjistrin e përjashtimeve.
Neni 41
Kutitë shtëpiake postare
1. Pronari apo administratori i një shtëpie, njësie të banesave apo lokaleve afariste, duhet të
siguroj instalimin, etiketimin dhe mirëmbajtjen e kutisë shtëpiake postare në hyrje të shtëpisë,
ndërtesës ose lokalit afarist. Shfrytëzuesi i shërbimeve postare të një shtëpie, njësie të banesave
apo lokaleve afariste siguron që kutia postare, rregullisht, të zbrazet.
2. Kutitë shtëpiake postare në ndërtesa shumëkatëshe shënohen me emrin e familjes apo
numrin e apartamentit, ose emrin apo numrin e kompanisë. Ato instalohen në katin e parë dhe
duhet të kenë qasje të lirë.
3. Nëse personat e përmendur në paragrafin 1 të këtij neni, nuk arrijnë të përmbushin detyrimet
e tyre, ofruesi i shërbimit postar i njofton ata me shkrim dhe i fton për të korrigjuar shkeljen,
brenda një afati të caktuar kohor.
4. Nëse personat e përmendur në paragrafin 1 të këtij neni, nuk arrijnë të korrigjojnë këto
shkelje brenda afatit të caktuar, ofruesi i shërbimit universal postar nuk i shpërndan dërgesat
postare dhe e njofton Autoritetin.
5. Kutitë postare duhet të dizajnohen dhe instalohen në mënyrë të tillë që të mundësojnë
shpërndarje të sigurt dhe privatësi të dërgesave postare.
6. Në rastet e ndërtimit të ndërtesave të reja për qëllime biznesi ose të ndërtesave të banimit,
sipërmarrësit ndërtues obligohen të ndërtojnë infrastrukturën për rrjetin postar, duke instaluar
kutitë postare.
KAPITULLI IX
PULLAT POSTARE
Neni 42
Prodhimi dhe emetimi i pullave postare
1. Operatori publik postar ka të drejtën për prodhimin, emetimin, vënien në qarkullim dhe
tërheqjen nga qarkullimi të pullave postare në Republikën e Kosovës.
2. Ministri me vendim të veçantë formon Komisionin për Pullë Postare. Komisioni për
Pullë Postare është përgjegjës për caktimin e programit të tematik vjetor, të emisioneve të
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 17 JANAR 2019, PRISHTINË
25
LIGJI NR. 06/L-038 PËR SHËRBIMET POSTARE
jashtëzakonshme, përzgjedhjen e dizajnëve dhe miratimin e mostrës së parë. Komisioni për
Pulla postare përbëhet nga shtatë (7) anëtar, njëri nga anëtarët caktohet kryesues. Anëtarët e
Komisionit për Pulla Postare duhet të jenë nga Ministria, Posta e Kosovës, ekspert nga kultura,
arti, historia, arkeologjia, shkenca e biologjisë dhe gjeografisë.
3. Ministria me Udhëzim Administrativ përcakton kushtet dhe mënyrën e nxjerrjes, përdorimit
dhe tregtimit të pullave postare në pajtim me kërkesat e përcaktuara në aktet e UPU-së.
Neni 43
Pullat postare të pavlefshme
1. Pulla postare të pavlefshme konsiderohen pullat postare:
1.1. të prodhuara dhe emetuara në kundërshtim me këtë ligj;
1.2. të dëmtuara, në të cilat vlera nominale e treguar në numra, në shkronja dhe shënimi
që tregon autoritetin lëshues nuk është më i dukshëm;
1.3. të përdorura për pagesën e shërbimeve postare;
1.4. që nuk janë emetuar nga Operatori Publik Postar.
1.5. vlefshmëria e të cilave ka skaduar.
2. Nëse në një dërgesë postare vendoset një pullë postare e pavlefshme, shërbimi postar
konsiderohet i papaguar.
KAPITULLI X
PËRMBAJTJA E DËRGESAVE POSTARE DHE PËRGJEGJËSIA NGA DËMTIMET
Neni 44
Ndalesat në lidhje me përmbajtjen e dërgesave postare
1. Ndalohet dërgimi i dërgesave apo artikujve që brenda dërgesave postare përmbajnë:
1.1. narkotikë dhe substanca psikotrope, përveç nëse dërguesi ose marrësi është
person i autorizuar ligjërisht për të tregtuar substanca të tilla;
1.2. substanca të rrezikshme plasëse, djegëse, radioaktive apo të tjera;
1.3. kafshë të gjalla, përveç nëse me aktet e UPU nuk është parashikuar ndryshe;
1.4. dërgesa, importimi dhe qarkullimi të cilave është i ndaluar në vendin e destinacionit;
1.5. artikuj që janë të rrezikshëm për personelin e punësuar nga ofruesi i shërbimit
postar;
1.6. substanca ose artikuj të tjerë, dërgimi i të cilave është i ndaluar me legjislacionin
në fuqi.
2. Pavarësisht nga nënparagrafët 1.2 dhe 1.3 të këtij neni, substanca të rrezikshme të cilat
shkëmbehen ndërmjet institucioneve kompetente, mund të barten në dërgesat postare në
mënyrë dhe sipas kushteve të përcaktuara me ligj.
3. Pavarësisht nga nënparagrafi 1.3 i këtij neni, dërgesave postare, dërgesave postare të
siguruara, lejohen të përmbajë bletët, shushunjat dhe krimbat e mëndafshit.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 17 JANAR 2019, PRISHTINË
26
LIGJI NR. 06/L-038 PËR SHËRBIMET POSTARE
4. Ofruesit e shërbimeve postare kërkohet të dorëzojë një dërgesë postare që përmbajnë
substanca ose artikuj sipas nënparagrafëve 1.1 dhe 1.2 të këtij neni, duke respektuar natyrën
dhe nivelin e rrezikut të tyre, të organeve kompetente shtetërore, bartësit e publikut, autorizimet
apo ofruesit e shërbimeve komunale publike.
Neni 45
Përgjegjësia për dëmet e shkaktuara
1. Ofruesi i shërbimit postar është përgjegjës për dëmet e shkaktuara gjatë transportimit të
dërgesave postare të regjistruara, siguruara dhe të pakove postare, për shkak të:
1.1. humbjes, dëmtimit apo vjedhjes së dërgesës;
1.2. tejkalimit të afatit kohor për transportin dhe shpërndarjen e dërgesave;
1.3. shërbimeve postare të pakryera ose të kryera në mënyrë jo të plotë dhe korrekte.

2. Me përjashtim të rasteve të parashikuara në paragrafin 1 të këtij neni, ofruesi i shërbimit
postar nuk është përgjegjës për dëmet e shkaktuara nëse provon se:
2.1. transporti i dërgesave postare është kryer në përputhje me kushtet e parapara;
2.2. dëmtimi ka ndodhur për shkak të forcës madhore;
2.3. dëmtimi është shkaktuar për faj ose neglizhencë të dërguesit ose si rezultat i
natyrës së përmbajtjes së dërgesës postare;
2.4. dëmtimi është shkaktuar sepse dërgesa postare i është dorëzuar organeve
shtetërore kompetente, zotëruesve të autoritetit publik ose ofruesve të shërbimeve
publike, të përcaktuar në këtë ligj;
2.5. shfrytëzuesit e shërbimeve postare janë siguruar me përmbajtjen e dërgesës
postare me mashtrim, për një shumë që e tejkalon vlerën aktuale të përmbajtjes;
2.6. shfrytëzuesi i shërbimeve postare nuk ka bërë reklamim brenda afatit të caktuar;
2.7. dëmtimi ka ndodhur për shkak të veprimeve të ligjshme të organeve kompetente.
3. Dispozitat sipas nënparagrafit 2.2. të këtij neni nuk përjashton të drejtën e dërguesit për
rimbursimin e detyrimeve të paguara, si dhe të masës së dëmshpërblimit, siç parashikohet në
legjislacionin në fuqi.
Neni 46
Reklamacionet
1. Shfrytëzuesi i shërbimit postar mund të paraqesë ankesë me shkrim ofruesit të shërbimit
postar në rast të humbjes së dërgesave postare, tejkalimit të afatit të bartjes - transportit dhe
shpërndarjen e dërgesave postare, ose në rastet kur shërbimi postar nuk është realizuar fare,
ose nuk është realizuar në mënyrë të plotë, në afat brenda tre (3) muajve nga dita e depozitimit
të dërgesës postare në trafik kombëtar, apo brenda gjashtë (6) muajve në trafikun ndërkombëtar.
2. Në rast të dëmtimit apo përmbajtjes të reduktuar të dërgesës postare, marrësi ose personi
tjetër i autorizuar duhet të paraqesë reklamacion menjëherë pas dorëzimit të dërgesave postare.
3. Përjashtim nga paragrafi 2 i këtij neni, reklamacioni për shkak të dëmtimit apo përmbajtjes
së reduktuar të dërgesës postare, mund të paraqitet pas dorëzimit të dërgesës postare vetëm
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 17 JANAR 2019, PRISHTINË
27
LIGJI NR. 06/L-038 PËR SHËRBIMET POSTARE
nëse marrësi parashtron dëshmi se dëmtimi apo përmbajtja e reduktuar e dërgesës postare
nuk kanë ndodhur pas dorëzimit të dërgesës
4. Operatori i shërbimit postar duhet të paraqesë përgjigje me shkrim për shërbimin postar
brenda tridhjetë (30) ditëve nga dita e marrjes së reklamacionit në trafik kombëtar, ose brenda
gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e pranimit të reklamacionit në trafikun ndërkombëtar.
5. Në përgjigjen me shkrim të ofruesit të shërbimit postar, shfrytëzuesi i shërbimeve postare ka
të drejtë të paraqesë ankesë komisionit për ankesat e konsumatorëve në ofruesin e shërbimit
postar brenda tridhjetë (30) ditëve nga marrja e përgjigjes me shkrim. Komisioni për ankesat
e konsumatorëve të shërbimeve postare është i detyruar të paraqesë përgjigje me shkrim për
shërbime postare brenda tridhjetë (30) ditëve nga marrja e ankesës së tij.

6. Ofruesi i shërbimit postar si pjesë e termave dhe kushteve të përgjithshme të ofrimit të
shërbimeve postare, duhet të publikojë procedurat për zgjidhjen e ankesave (reklamacioneve)
të shfrytëzuesve të shërbimeve postare lidhur me ofrimin e shërbimeve postare. Procedura për
paraqitjen e ankesave dhe zgjidhjen e tyre, duhet të jenë në përputhje me dispozitat e këtij ligji,
të jenë transparente, objektive, jo diskriminuese, të thjeshta dhe të disponueshme për publikun
dhe të gjithë shfrytëzuesit e shërbimeve postare në një çmim të volitshme.
Neni 47
Dëmshpërblimet dhe forma e kompensimit
1. Dërguesi ose personi i autorizuar mund të paraqesë ofruesit të shërbimit postar kërkesën për
kompensim brenda tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të njoftimit mbi zgjidhjen e ankesës/
reklamacionit përkatësisht pranimit të njoftimit për pranimin e fajësisë, i paraparë me nenin
45 paragrafi 1, apo në bazë të Vendimit të Autoritetit, nëse kontesti është zgjidhur në favor të
shfrytëzuesve të shërbimeve postare.
2. Ofruesi i Shërbimit postar është i detyruar që dërguesit ose një personi tjetër të autorizuar për
të paguar kompensimin e dëmit për dërgesat në trafikun kombëtar për:
2.1. humbje apo dëmtim të plotë;
2.1.1. dërgesa të regjistruara në pesë fshin e shumës tarifës së paguar për
shërbimet postare,
2.1.2. dërgesat me vlerë të deklaruar - në sasinë e vlerës së deklaruar dhe
taksën postare;
2.2. dëmtim i pjesshëm apo reduktimit të përmbajtjes:
2.2.1. dërgesat e regjistruara - shumën që korrespondon me vlerën reale të
dërgesës se dëmtuar ose përmbajtjen reduktuar, së paku pesë fshin e shumës
tarifës së paguar për shërbimet postare;
2.2.2. dërgesat me vlerë të deklaruar - në shumën që korrespondon me vlerën
reale të përmbajtjes së dëmtuar ose të reduktuara të dërgesës dhe më së tepri
deri në vlerën e shënuar;
2.3. për tejkalim të afatit kohor për shpërndarjen e dërgesave - në trefishin e shumës
tarifës së paguar për shërbimet postare.
3. Kur shërbimi postar nuk është kryer, ofruesi i shërbimit postar është i detyruar të kthejë
tarifën e pagur për shërbimin postar.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 17 JANAR 2019, PRISHTINË
28
LIGJI NR. 06/L-038 PËR SHËRBIMET POSTARE
4. Në rastet e përmendura në paragrafin 2 të këtij neni, ofruesi i shërbimit postar duhet, përveç
kompensimit të kthejë edhe shumën e tarifës së paguar për reklamimin e dërgesës dhe tarifën
për shërbimin postar.
5. Në rast se ofruesi i shërbimit postar nuk paguan dërguesit ose një personi tjetër të autorizuar
dëmin brenda tridhjete (30) ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës sipas paragrafit 1 të këtij
neni, procedura e kompensimit mund inicohet ne gjykatën kompetente.
6. Nëse dërgesa e humbur ose një pjesë e saj është gjetur pas pagesës së kompensimit, ofruesi
i shërbimit postar është i detyruar të informojë dërguesin apo një person tjetër të autorizuar.

7. Nëse dërguesi ose ndonjë person tjetër i autorizuar kërkon dorëzimin e dërgesës së gjetur,
detyrohet për të kthyer shumën e kompensuar, në të kundërtën ofruesi i shërbimit postar ka të
drejtë për të shkatërruar dërgesën, ose për të shitur përmbajtjen e saj.
8. Për dëmshpërblimet në trafikun ndërkombëtar do të aplikohen dispozitat e akteve të UPU-së.
9. Ofruesi i Shërbimit postar përmes termave dhe kushteve të përgjithshme të ofrimit të shërbimit
postar përcakton procedurat e kompensimit të dëmeve për dërgesat postare dhe shërbimet që
nuk përfshihen në dispozitat e këtij neni dhe të nenit 33 të këtij ligji.
KAPITULLI XI
SIGURIMI I SHËRBIMIT POSTAR NË SITUATA TË VEÇANTA
Neni 48
Ofrimi i shërbimit në raste të jashtëzakonshme
1. Ofruesi i shërbimit universal harton një plan veprimi për sigurimin e ofrimit të shërbimeve
në rastin e situatave të jashtëzakonshme, të cilin ia paraqet Ministrit dhe Autoriteti. Në kuptim
të këtij ligji, me situatë të jashtëzakonshme kuptojmë dëmtimet e rënda të rrjetit, fatkeqësitë
natyrore, gjendjen e emergjencës ose gjendjen e luftës.
2. Ministria, në bashkëpunim me institucionet tjera, për trajtimin e situatave të jashtëzakonshme
i propozon Qeverisë masat që duhet të ndërmerren sipas paragrafit 1 të këtij neni.
Neni 49
Ofrimi i shërbimeve postare gjatë grevave
1. Gjatë grevave ofruesi i shërbimit postar duhet të sigurojë funksionimin e shërbimit postar për:
1.1. dërgesat postare që përdoren në procedurat gjyqësore, procedurat administrative
dhe procedurat e krijuara në lidhje me një shkelje si dhe dërgesat postare të regjistruara
për mbrojtjen dhe nevojat e shpëtimit;
1.2. dërgesat e regjistruara dhe me vlerë të deklaruar që janë marrë përpara fillimit të
grevës.
2. Me përfundimin e grevës, ofruesi i shërbimit postar siguron shpërndarjen e menjëhershme të
të gjitha dërgesave postare që janë pranuar para grevës.
3. Ofruesi i shërbimit postar merr masa që dërgesa postare, të pranuara dhe depozituara gjatë
grevës, të mos shkatërrohen, dëmtohen apo humbin dhe që ato të dërgohen në destinacion jo
më vonë se dy (2) ditë pas përfundimit të grevës.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 17 JANAR 2019, PRISHTINË
29
LIGJI NR. 06/L-038 PËR SHËRBIMET POSTARE
KAPITULLI XII
ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE
Neni 50
Zgjidhja e mosmarrëveshjeve ndërmjet shfrytëzuesve dhe ofruesit të shërbimit postar
1. Autoriteti zgjidh mosmarrëveshjet ndërmjet ofruesve të shërbimeve postare dhe shfrytëzuesve,
kur mosmarrëveshjet e tilla kanë të bëjnë me të drejtat dhe detyrimet e përcaktuara në këtë ligj
dhe aktet nënligjore në zbatim të këtij ligji.
2. Nëse një mosmarrëveshje ndërmjet shfrytëzuesit të shërbimit postar dhe ofruesit të shërbimit
postar nuk mund të zgjidhet nëpërmjet procedurave të ankesave (reklamacionit), shfrytëzuesi
brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga marrja e përgjigjes me shkrim nga ofruesi i shërbimit
postar, mund të kërkojë me shkrim nga Autoriteti të zgjidhë mosmarrëveshjen.
3. Autoriteti merr vendim për zgjidhjen e mosmarrëveshjes jo me vone se tridhjetë (30) ditë
nga data e pranimit te kërkesës, përveç në rastet kur nevojitet kohë më e gjatë për shkak të
kompleksitetit të çështjes, në përputhje me procedurat e miratuara nga Autoriteti .

4. Vendimi i Autoritetit është i detyrueshëm për palët dhe mbetet në fuqi edhe nëse hapet
konflikti administrativ në gjykatën kompetente, përveç në rastet kur gjykata vendos ndryshe në
pajtim me procedurat e përcaktuara me ligj.

5. Vendimi i Autoritetit është dokument me fuqi ekzekutive. Nëse vendimi nuk ekzekutohet
vullnetarisht, atëherë ky vendim mund të ekzekutohet në mënyrë detyruese në pajtim me
procedurën e përshkruar në ligjet përkatëse në fuqi.
Neni 51
Zgjidhja e mosmarrëveshjeve ndërmjet ofruesve të shërbimit postar
1.Autoriteti zgjidh mosmarrëveshjet ndërmjet ofruesve të shërbimit postar në çështjet që lidhen
me zbatimin e këtij ligji dhe të akteve të nxjerra në zbatim të këtij ligji.
2. Zgjidhja e mosmarrëveshjes ndërmjet ofruesve të shërbimit postar mund të iniciohet nga vet
Autoriteti ose me kërkesën me shkrim të së paku njërit ofrues të shërbimit postar, në përputhje
me procedurat e miratuara nga Autoriteti.
3. Kur të pranohet një kërkesë për zgjidhje të mosmarrëveshjes, aplikohen dispozitat përkatëse
të legjislacionit në fuqi.
4. Autoriteti merr vendim për zgjidhjen e mosmarrëveshjes jo me vone se tridhjetë (30) ditë
nga data e pranimit te kërkesës, përveç në rastet kur nevojitet kohë më e gjatë për shkak të
kompleksitetit të çështjes objekt shqyrtimi.

5. Autoriteti zgjidhë mosmarrëveshjen në përputhje me parimet dhe objektivat e këtij ligji, si dhe
në përputhje me parimet e efikasitetit të kostos, bashkëpunimit, konkurrencës, gatishmërisë
dhe barazisë procedurale të palëve të referuara në dispozitat përkatëse të legjislacionit në fuqi.
6. Vendimi i Autoritetit është i detyrueshëm për palët dhe mbetet në fuqi edhe nëse hapet
konflikti administrativ në gjykatën kompetente, përveç në rastet kur gjykata vendos ndryshe në
pajtim me procedurat e përcaktuara me ligj.

7. Vendimi i Autoritetit është dokument me fuqi ekzekutive. Nëse vendimi nuk ekzekutohet
vullnetarisht, atëherë ky vendim mund të ekzekutohet në mënyrë detyruese në pajtim me
procedurën e përshkruar në ligjet përkatëse në fuqi.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 17 JANAR 2019, PRISHTINË
30
LIGJI NR. 06/L-038 PËR SHËRBIMET POSTARE
8. Vendimet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të lëshuara nga Autoriteti duhet të jetë publike
deri në masën që nuk cenojnë konfidencialitetin e informatave dhe privatësinë e personave
fizik.

KAPITULLI XIII
ÇËSHTJET DOGANORE
Neni 52
Detyrimet në doganë për dërgesat postare
1. Dërgesat postare që përmbajnë mallra i nënshtrohen formaliteteve dhe kontrolleve të
nevojshme doganore dhe mund të jenë subjekt i tarifës doganore, tatimeve apo taksave të tjera
që paguhen në import apo eksport, apo mund të jenë subjekt i përjashtimit nga këto pagesa,
sipas legjislacionit në fuqi.
2. Ofruesi i shërbimit postar është i detyruar të publikoje informacionin për shfrytëzuesit
paraprakisht dhe në mënyrë të qartë për taksat/tarifat që duhet të paguajnë, si dhe lidhur me
ndalimet e kufizimet për importimin/eksportin e dërgesave postare që përmbajnë mallra.
Neni 53
Deklarimi në doganë
1. Plotësimi dhe depozitimi i deklaratës doganore është përgjegjësi e deklaruesit. Ofruesi i
shërbimit, në qoftë se nuk është deklarues, nuk mban përgjegjësi për deklarimin doganor.
2. Ofruesit e shërbimit duhet të ndërmarrin të gjithë hapat e nevojshëm për të informuar
shfrytëzuesit për përmbushjen e formaliteteve doganore dhe, në mënyrë specifike, për
plotësimin korrekt të deklaratës doganore për të lehtësuar procedurat e zhdoganimit.
3. Ofruesit e shërbimit marrin masa për të shpejtuar procedurat e zhdoganimit për kolitë e
postës ajrore.
Neni 54
Rastet e anulimit të detyrimit doganor
1. Autoritetet doganore, në bazë të aplikimit nga deklaruesi, anulojnë apo bëjnë të pavlefshme
një deklaratë doganore, sipas dispozitave ligjore në fuqi për çështje doganore, për mallrat
postare, kur ato janë:
1.1. të kthyera te dërguesi;
1.2. të ridërguara në një shtet të tretë;
1.3. të braktisura nga deklaruesi;
1.4. të humbura në shërbimin e postës, ose të shkatërruara, për arsye të dëmtimit të
plotë të përmbajtjes dhe, në këtë rast, kundrejt plotësimit të deklarimit doganor për
shkatërrimin.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 17 JANAR 2019, PRISHTINË
31
LIGJI NR. 06/L-038 PËR SHËRBIMET POSTARE
KAPITULLI XIV
MBIKËQYRJA E PAJTUESHMËRISË ME KËTË LIGJ
Neni 55
Procedura për mbikëqyrje të pajtueshmërisë
1. Kur Autoriteti gjen që një ofrues i shërbimit postar nuk vepron në përputhje me këtë ligj dhe
aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të këtij ligji, fillimisht duhet të njoftojë ofruesin për këto
të gjetura dhe t’ia japë një mundësi për arsyetimin, ose për rregullim të çfarëdo parregullsie
brenda afatit:
1.1. tridhjetë (30) ditor, pas dërgimit të njoftimit;
1.2. më të shkurtë kohor, nëse ndërmarrësi pajtohet, apo Autoriteti e përcakton në rast
të parregullsive të përsëritura;
1.3. më të gjatë kohor, nëse Autoriteti konsideron se natyra e parregullsisë kërkon afat
më të gjatë kohor për rregullim.

2. Nëse ofruesi i shërbimeve në fjalë nuk i rregullon parregullsitë brenda afatit kohor të
përshkruar në paragrafin 1. të këtij neni, Autoriteti duhet të ndërmarrë masa proporcionale me
qëllim të sigurimit të pajtueshmërisë, përfshirë këtu edhe sanksionet ekonomike të specifikuara
në nenin 58 të këtij ligji.
Neni 56
Inspektimi i ofruesve të shërbimit postar
1. Inspektimi i veprimtarisë së çdo ofruesi të shërbimit postar realizohet nga zyrtarët e autorizuar
nga Autoriteti, të cilët janë të pajisur me dokument të posaçëm identifikimi.
2. Zyrtaret e Autoritetit kryejnë inspektim në ambientet ku ofruesi i shërbimit postar zhvillon
aktivitetin dhe veprimtarinë, edhe pa e njoftuar paraprakisht, me qëllim për të verifikuar zbatimin
e dispozitave të këtij ligji dhe akteve tjera nënligjore.
3. Ofruesit e shërbimit postar janë të detyruar t’i lejojnë zyrtarëve të Autoritetit të kryejnë
inspektimin në ambientet ku ofrohet shërbimi postar, si dhe t’u ofrojnë atyre të gjitha të dhënat
dhe dokumentacionin e kërkuar prej tyre.
4. Zyrtarët e Autoritetit gjatë procesit të kontrollit dhe inspektimit mbajnë procesverbal, me
ç’rast në përfundim të procesit të kontrollit dhe inspektimit një kopje i dorëzojnë subjektit të
kontrolluar/inspektuar.
Neni 57
Kompetencat dhe autorizimet e zyrtarëve të Autoritetit
1. Gjatë inspektimit, zyrtarët e Autoritetit, pas prezantimit të dokumentit të lëshuar nga Autoriteti,
që vërteton autorizimin dhe funksionet e tyre dhe me qëllim të mbikëqyrjes së pajtueshmërisë
me këtë Ligj, kanë të drejtë që në emër të Autoritetit të:
1.1. kërkojnë dhe kontrollojnë dokumentet e identifikimit (kartë identiteti, pasaportë, etj)
në bazë të së cilës konstatohet identiteti i personave të kontrolluar, dhe personat e tjerë
të pranishëm gjatë kryerjes së kontrollit dhe inspektimit;
1.2. kenë qasje, të hyjnë dhe kontrollojnë të gjithë hapësirën afariste, ndërtesat ose
objektet të cilat përdorin mjete teknike dhe pajisje;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 17 JANAR 2019, PRISHTINË
32
LIGJI NR. 06/L-038 PËR SHËRBIMET POSTARE
1.3. të kontrollojnë dokumentacionin e subjektit, pajisje dhe gjëra të tjera që të sigurojë
informacione të mjaftueshme lidhur me personin ose subjektin e mbikëqyrur dhe
kontrolluar;
1.4. marrin deklarata nga personat përgjegjës me qëllim të marrjes së provave dhe
fakteve që nuk mund të konstatohen drejtpërdrejtë, si dhe interviston personat e tjerë
të pranishëm gjatë procesit të kryerjes së kontrollit dhe inspektimit;
1.5. kërkojnë me shkrim nga personi i kontrolluar të dhënat e sakta dhe informacione të
plotë lidhur me dokumentacionin e nevojshëm për zbatimin e kontrollit dhe inspektimit;
1.6. urdhërojnë heqjen e parregullsive, mangësive ose parregullsive të konstatuara
gjatë procesit të kontrollit dhe inspektimit, dhe/ose të bëjë harmonizimin e shërbimeve
postare me dispozitat e këtij ligji dhe akteve të nxjerra në zbatim të tij;
1.7. kërkojnë me shkrim nga personi i mbikëqyrur një raport për masat dhe veprimet që
janë urdhëruar nga procesi i kontrollit dhe inspektimit;
1.8. ndalojnë, përkohësisht ofrimin e shërbimeve postare që janë kryer ose ofruar pa
autorizim ose leje të veçantë.
2. Zyrtarët e Autoritetit kur konstatojnë se një ofrues i shërbimeve postare ose çdo person tjetër
fizik apo juridik, që ushtron veprimtari në fushën e shërbimeve postare, ka shkelur këtë ligj dhe
aktet e miratuara në zbatim të tij, ata i propozojnë Bordit të Autoritetit :
2.1. të shqiptojë gjobën sipas nenit 58 të këtij ligji, dhe të kërkojnë marrjen e masave
për korrigjimin e shkeljes, duke vendosur një afat kohor për realizimin e saj;
2.2. pezullimin e autorizimit për ofrimin e shërbimit postar përderisa ofruesi i shërbimit
postar të korrigjojë këtë shkelje;
2.3. tërheqjen e autorizimit, në rast të shkeljeve të përsëritura.
3. Objektet afariste në këtë nen konsiderohen të gjitha objektet banesore dhe afariste dhe
lokalet tjera në të cilat personi i kontrolluar dhe inspektuar kryen aktivitete postare.
4. Zyrtarët e Autoritetit janë të obliguar që informacionet, të dhënat e marra nga personat e
kontrolluar dhe inspektimit dhe atyre të pranishëm ti trajtojnë në mënyrë konfidenciale dhe në
përputhje me kushtet e përcaktuara për ruajtjen e tyre.
Neni 58
Shqiptimi i gjobave
1. Nëse ofruesit e shërbimeve postare dështojnë të jenë në pajtim me dispozitat e këtij ligji dhe
akteve nënligjore të nxjerra në zbatim të këtij ligji, Autoriteti me vendim të veçantë ka të drejtë
të shqiptojë gjoba.
2. Kriteret për caktimin e llojit dhe masës së dënimit përcaktohen sipas legjislacionit përkatës
për kundërvajtje.
3. Shkeljet e mëposhtme, kur nuk përbëjnë vepër penale, ndërsa përbëjnë kundërvajtje në
shërbimet postare dënohen me gjobë si më poshtë:
3.1. nga pesëqind (500) Euro deri në njëzet mijë (20,000) Euro për shkeljet e kryera
nga një person juridik, i cili:
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 17 JANAR 2019, PRISHTINË
33
LIGJI NR. 06/L-038 PËR SHËRBIMET POSTARE
3.1.1. nuk ka ofruar shërbimin universal postar vendor dhe ndërkombëtar, në
përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe akteve nënligjore në zbatim të tij;
3.1.2. nuk ka arritur cilësinë e ofrimit të shërbimit universal postar, të përcaktuar
sipas nenit 34 të këtij ligji, brenda dymbëdhjetë (12) muajve;
3.1.3. dështon të ofrojë shërbimin universal postar në mënyrë të përhershme,
të rregullt, pa pengesa dhe në kushte të barabarta për të gjithë shfrytëzuesit e
shërbimit universal postar;
3.1.4. dështon të ofrojë shërbimin universal postar, të paktën pesë (5) ditë në
javë, për çdo shfrytëzues të shërbimit postar;
3.1.5. nuk ka respektuar të drejtat dhe detyrimet e specifikuara në nenin 13 të
këtij ligji;
3.1.6. nuk ka zbatuar detyrimet e Autoritetit për rregullimin e tarifave, në
përputhje me këtë ligj;
3.1.7. nuk ka zbatuar detyrimet në mbajtjen e llogarive të ndara, në përputhje
me nenin 32 të këtij ligji;
3.1.8. ofron shërbime postare pa autorizim nga Autoriteti.
3.2 nga tridhjetë (30.00) deri në dy mijë (2,000.00) Euro, për të gjitha shkeljet e kryera
nga një person fizik dhe nga personi përgjegjës i personit juridik;
3.3. nga dyqind (200) Euro deri në katër mijë (4,000) Euro, për shkeljet e kryera nga një
person fizik ose juridik, i cili:
3.3.1. nuk publikon termat dhe kushtet e ofrimit të shërbimit postare dhe qasje
në rrjetin postar në mënyrë transparente, jo diskriminuese, në përputhje me
dispozitat e këtij ligji;
3.3.2. nuk kryen detyrimet dhe pagesat ndaj Autoritetit, ashtu siç është
parashikuar në nenin 28 të këtij ligji.
4. Pagesat e gjobave që mblidhen nga Autoriteti derdhen në Buxhetin e Republikës së Kosovës.
5. Kundër vendimit të Autoriteti për shqiptimin e gjobës , pala e pakënaqur ka të drejtë të hap
konflikt administrativ në gjykatën kompetente.
KAPITULLI XV
DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE
Neni 59
Dispozitat kalimtare
1. Të gjitha aktet nënligjore të nxjerra nga Ministria dhe Autoriteti, në zbatim të Ligjit nr. 03/L-173
për shërbime postare, mbeten në fuqi deri në nxjerrjen e akteve të reja në përputhje me këtë
ligj.
2. Të gjitha licencat e lëshuara sipas ligjit nr. 03/L-173 për shërbime postare, mbeten në fuqi
dhe janë të vlefshme deri në ndryshimin e tyre, në përputhje me dispozitat e këtij ligji.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 17 JANAR 2019, PRISHTINË
34
LIGJI NR. 06/L-038 PËR SHËRBIMET POSTARE
3. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, Autoriteti, i jep ofruesit publik të shërbimeve postare, autorizimin
individual, si ofrues i shërbimit universal postar, me afat pesë (5) vjeçar në përputhje me këtë
ligj.
4. Ofruesi publik i shërbimeve postare, vazhdon të ushtrojë të drejtën për ofrimin e shërbimeve
postare të rezervuara deri më datë 31.12.2021.

Neni 60
Aktet nënligjore
Ministria dhe Autoriteti, brenda dymbëdhjetë (12) muajsh pas hyrjes në fuqi të këtij ligji nxjerrin
aktet nënligjore të përcaktuara me këtë ligj.
Neni 61
Shfuqizimi
Me hyrjen në fuqi të këtij ligji shfuqizohet Ligji nr. 03/L-173 për Shërbime Postare (GZ/ Nr.
69/2010).
Neni 62
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së
Kosovës.
Ligji Nr. 06/L -038
21 dhjetor 2018
Shpallur me dekretin Nr. DL-02-2019, datë 08.01.2019 nga Presidenti i Republikës së
Kosovës Hashim Thaçi