GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
1
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
KODI NR. 06/L-074
KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Kuvendi i Republikës së Kosovës;
Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Miraton:
KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
PJESA E PËRGJITHSHME
KAPITULLI I
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
Neni 1
Bazat dhe kufijtë e sanksioneve penale
1. Veprat penale dhe sanksionet penale parashihen vetëm për ato sjellje me të cilat cenohen
apo dëmtohen në atë masë liritë dhe të drejtat e njeriut si dhe të drejtat tjera dhe vlerat shoqërore
të garantuara dhe të mbrojtura me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me të drejtën
ndërkombëtare, mbrojtja e të cilave nuk do të mund të realizohej pa sanksione penale të shtetit
ligjor.
2. Parashikimi i veprave penale si dhe llojet e masave dhe lartësia e sanksioneve penale
për kryesit e veprave penale bazohen në domosdoshmërinë e sanksionit penalo juridik dhe
proporcionalitetit të shkallës dhe natyrës së rrezikshmërisë për liritë dhe të drejtat e njeriut dhe
të vlerave shoqërore.
Neni 2
Parimi i ligjshmërisë
1. Veprat penale, sanksionet penale dhe masat e trajtimit të detyrueshëm përcaktohen vetëm
me ligj.
2. Askujt nuk mund t’i shqiptohet sanksioni penal ose masa e trajtimit të detyrueshëm për një
vepër nëse para kryerjes së saj nuk është përcaktuar me ligj si vepër penale dhe nuk është
paraparë sanksioni penal ose masa e trajtimit të detyrueshëm për atë vepër.
3. Përkufizimi i një vepre penale duhet të përcaktohet në mënyrë të saktë dhe nuk lejohet
interpretimi sipas analogjisë. Në rast paqartësie, përkufizimi i veprës penale interpretohet në
favor të personit ndaj të cilit zhvillohet procedura penale.
Neni 3
Zbatimi i ligjit më të favorshëm
1. Ndaj kryesit zbatohet ligji që ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
2
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
2. Në rast se ligji në fuqi ndryshon para shqiptimit të vendimit të formës së prerë, atëherë ndaj
kryesit zbatohet ligji që është më i favorshëm.
3. Nëse ligji i ri nuk e inkriminon veprën, por kryesi është dënuar me aktgjykim të formës së
prerë në pajtim me ligjin e mëparshëm, sanksioni penal nuk fillon të ekzekutohet ose ndërpritet
në rast se ka filluar.
4. Një ligj i cili shprehimisht ka qenë në fuqi vetëm për një kohë të caktuar, zbatohet për ato
vepra penale që janë kryer gjatë kohës kur ai ligj ka qenë në fuqi edhe në rastin kur nuk është
më në fuqi, përveç nëse vetë ligji shprehimisht përcakton ndryshe.
Neni 4
Sanksionet penale dhe masat e trajtimit të detyrueshëm
1. Sanksionet penale janë:
1.1. dënimet kryesore;
1.2. dënimet alternative;
1.3. dënimet plotësuese; dhe
1.4. vërejtja gjyqësore.
2. Masat e trajtimit të detyrueshëm, të cilat mund t’i shqiptohen kryesit që nuk është penalisht i
përgjegjshëm ose është i varur nga droga, ose nga alkooli, janë:
2.1. trajtimi i detyrueshëm psikiatrik me ndalim në institucionin e kujdesit shëndetësor;
2.2. trajtimi i detyrueshëm psikiatrik në liri; dhe
2.3. trajtimi me rehabilitim të detyrueshëm të personave të varur nga droga apo alkooli.
Neni 5
Kufizimet në ekzekutimin e sanksioneve penale dhe masave të trajtimit të detyrueshëm
Me ekzekutimin e sanksionit penal ose masës së trajtimit të detyrueshëm, kryesit të veprës
penale mund ti kufizohen të drejtat e caktuara vetëm deri në atë masë e cila i përgjigjet
natyrës apo përmbajtjes së sanksionit ose masës dhe vetëm në mënyrën me të cilën sigurohet
respektimi i dinjitetit njerëzor të tij apo saj, në pajtim me kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.
Neni 6
Zbatimi i pjesës së përgjithshme të këtij Kodi
Dispozitat e pjesës së përgjithshme të këtij Kodi zbatohen për të gjitha veprat penale të
përcaktuara me ligjet e Republikës së Kosovës.
KAPITULLI II
VEPRAT PENALE DHE PËRGJEGJËSIA PENALE
Neni 7
Vepra penale
Vepra penale është vepër e kundërligjshme e cila është e përcaktuar me ligj si vepër penale,
tiparet e së cilës janë të përcaktuara me ligj dhe për të cilën me ligj është përcaktuar sanksioni
penal ose masa e trajtimit të detyrueshëm.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
3
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Neni 8
Mënyra e kryerjes së veprës penale
1. Vepra penale mund të kryhet me veprim ose me mosveprim.
2. Vepra penale kryhet me mosveprim vetëm kur kryesi nuk e ndërmerr veprimin të cilin ka qenë
i obliguar ta ndërmerr.
Neni 9
Koha e kryerjes së veprës penale
Vepra penale kryhet në kohën kur kryesi ka vepruar apo ka qenë i detyruar të veprojë pa marrë
parasysh kohën kur është shkaktuar pasoja.
Neni 10
Vendi i kryerjes së veprës penale
1. Vepra penale kryhet në vendin ku kryesi ka vepruar apo ka qenë i detyruar të veprojë ashtu
si dhe në vendin ku është shkaktuar pasoja.
2. Vepra penale është përgatitur ose është tentuar në vendin ku kryesi ka vepruar si dhe në
vendin ku kryesi ka dashur që të shkaktohet pasoja.
Neni 11
Vepra e rëndësisë së vogël
Nuk përbën vepër penale ajo vepër e cila edhe pse përmban tiparet e veprës penale të
përcaktuar me ligj, paraqet vepër të rëndësisë së vogël. Vepra është e rëndësisë së vogël
kur rrezikshmëria e saj është e parëndësishme për shkak të natyrës ose peshës së veprës;
mungesës ose pasojave të dëmshme të parëndësishme; rrethanave në të cilat është kryer
vepra; shkallës së ulët të përgjegjësisë penale të kryesit; ose rrethanave personale të kryesit.
Neni 12
Mbrojtja e nevojshme
1. Vepra e kryer në mbrojtje të nevojshme nuk është vepër penale.
2. Mbrojtja e nevojshme është mbrojtja e cila është e domosdoshme për të zmbrapsur sulmin
e kundërligjshëm, real dhe të atëçastshëm ndaj vetes ose personit tjetër me kusht që karakteri
i mbrojtjes të jetë në proporcion me shkallën e rrezikut që paraqet sulmi.
3. Disproporcioni ndërmjet sulmit dhe zmbrapsjes së sulmit konsiderohet tejkalim i kufijve të
mbrojtjes së nevojshme.
4. Kryesi i cili i tejkalon kufijtë e mbrojtjes së nevojshme mund të dënohet më lehtë. Nëse kryesi
tejkalon kufijtë për shkak të tronditjes së fortë apo frikës së shkaktuar nga sulmi, ai mund të
lirohet nga dënimi.
Neni 13
Nevoja ekstreme
1. Vepra e kryer në kushtet e nevojës ekstreme nuk është vepër penale.
2. Nevoja ekstreme ekziston nëse personi e kryen veprën për të zmbrapsur prej vetes ose tjetrit
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
4
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
rrezikun e atëçastshëm e të paprovokuar, i cili nuk mund të evitohet në mënyrë tjetër, me kusht
që e keqja e shkaktuar të mos jetë më e madhe se e keqja që është kanosur.
3. Kur kryesi e shkakton rrezikun nga pakujdesia apo i tejkalon kufijtë e nevojës ekstreme,
dënohet më butë. Kur kryesi i tejkalon kufijtë në rrethana veçanërisht lehtësuese, ai mund të
lirohet nga dënimi.
4. Nuk ekziston nevoja ekstreme nëse kryesi ka qenë i obliguar me ligj që t’i ekspozohet
rrezikut.
Neni 14
Dhuna ose kanosja
1. Vepra e kryer nën ndikimin e dhunës së papërballueshme ose kanosjes së papërballueshme
nuk është vepër penale vetëm nëse personi menjëherë pas pushimit të rrezikut e lajmëron
shtrëngimin dhe veprën e kundërligjshme tek organet kompetente.
2. Nëse vepra penale është kryer nën ndikimin e dhunës së përballueshme apo kanosjes së
përballueshme, dënimi mund të zbutet vetëm nëse personi menjëherë pas pushimit të rrezikut
e lajmëron shtrëngimin dhe veprën e kundërligjshme tek organet kompetente.
3. Kushdo që përdor dhunën ose kanosjen sipas paragrafit 1. dhe 2. të këtij neni konsiderohet
kryes i veprës penale.
Neni 15
Veprat e kryera nën shtrëngim
1. Vepra e kryer nën shtrëngim nuk është vepër penale.
2. Vepra kryhet nën shtrëngim kur personi i ballafaquar me dhunën e pashmangshme apo
kanosjen e dhunës që nuk mund të shmanget e që rrezikon jetën, trupin ose lirinë, kryen vepër të
kundërligjshme për të mënjanuar rrezikun nga vetja ose personi tjetër. Vepra do të konsiderohet
se është kryer nën shtrëngim vetëm nëse personi menjëherë pas pushimit të rrezikut e lajmëron
shtrëngimin dhe veprën e kundërligjshme tek organet kompetente.
3. Vepra nuk kryhet nën shtrëngim nëse dhe deri në masën që nga kryesi mund të pritet në
rrethanat e shkaktuara që të pranojë rrezikun, në veçanti nëse ai ka shkaktuar rrezikun ose
nëse ka qenë i detyruar ligjërisht që të ballafaqohet me një dhunë të tillë të atëçastshme apo
me kërcënim të dhunës. Në rrethana të tilla dënimi mund të zbutet.
Neni 16
Urdhrat nga lartë
1. Kur vepra penale është kryer nga një person në bazë të një urdhri qeveritar ose të një eprori,
qoftë ushtarak ose civil, kryesi nuk lirohet nga përgjegjësia penale, përveç kur:
1.1. personi ka qenë i detyruar ligjërisht që t’i bindet urdhrit të tillë;
1.2. personi nuk e ka ditur se urdhri i tillë ka qenë i paligjshëm; dhe
1.3. urdhri i tillë nuk ishte në mënyrë të dukshme i paligjshëm.
2. Urdhrat për të kryer gjenocid, krime lufte apo krime kundër njerëzimit janë të paligjshëm në
të gjitha rrethanat.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
5
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Neni 17
Përgjegjësia penale
1. Kryesi i veprës penale është penalisht përgjegjës nëse është mendërisht i aftë dhe veprën
penale e ka kryer me dashje apo nga pakujdesia.
2. Një person është penalisht përgjegjës për veprën penale të kryer nga pakujdesia vetëm nëse
këtë shprehimisht e përcakton ligji.
3. Personi nuk është penalisht përgjegjës nëse në kohën e kryerjes së veprës penale është nën
moshën katërmbëdhjetë (14) vjet.
Neni 18
Paaftësia mendore dhe aftësia e zvogëluar mendore
1. Personi i cili ka kryer vepër penale konsiderohet i paaftë mendërisht nëse në kohën e kryerjes
së veprës penale lëngonte nga një sëmundje mendore e përkohshme ose e përhershme, nëse
kishte çrregullim mendor apo ngecje në zhvillimin mendor që e ka prekur funksionimin e tij/saj
mendor dhe si pasojë e kësaj, nuk ka qenë në gjendje të kuptojë natyrën dhe rëndësinë apo
pasojën e veprimeve ose mosveprimeve të tij/saj ose nuk ka qenë në gjendje t’i kontrollojë
veprimet ose mosveprimet e tij/saj apo të kuptojë se kryen vepër penale.
2. Personi i cili ka kryer vepër penale konsiderohet se ka aftësi të zvogëluar mendore nëse në
kohën e kryerjes së veprës penale aftësia e tij/saj për të kuptuar natyrën dhe rëndësinë apo
pasojën e veprimeve ose mosveprimeve të tij/saj ka qenë esencialisht e zvogëluar për shkaqet
e cekura në paragrafin 1. të këtij neni. Personi i tillë konsiderohet penalisht përgjegjës, por këto
rrethana merren parasysh nga gjykata kur vendos për kohëzgjatjen dhe llojin e sanksionit ose
masës së trajtimit të detyrueshëm.
Neni 19
Kryerja e veprës penale në gjendje të dehur
Personi është penalisht përgjegjës nëse duke përdorur alkool, narkotik apo me ndonjë mënyrë
tjetër e sjell veten në një gjendje të tillë që nuk mund të kuptoj rëndësinë e veprimit apo të
mosveprimit të vet ose të kontrollojë sjelljen e vet, nëse para se të ketë sjellë veten në gjendje
të tillë, veprimet ose mosveprimet e tij/saj kanë qenë të përfshira në dashjen apo pakujdesinë
e tij/saj në lidhje me veprën penale dhe ligji parasheh përgjegjësi penale për kryerjen e kësaj
vepre penale nga pakujdesia.
Neni 20
Lidhja shkakore
Personi nuk është penalisht përgjegjës kur midis veprimit ose mosveprimit të tij dhe pasojës
mungon lidhja shkakore.
Neni 21
Dashja
1. Vepra penale mund të kryhet me dashje direkte ose eventuale.
2. Personi vepron me dashje direkte kur është i vetëdijshëm për veprën e vet dhe e dëshiron
kryerjen e saj.
3. Personi vepron me dashje eventuale kur është i vetëdijshëm se pasoja e ndaluar mund të
shkaktohet si rezultat i veprimit ose i mosveprimit të tij dhe ai pranon shkaktimin e saj.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
6
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Neni 22
Dijenia, dashja, pakujdesia ose qëllimi
Dijenia, dashja, pakujdesia ose qëllimi i kërkuar si element i veprës penale mund të nxirret nga
rrethanat faktike.
Neni 23
Pakujdesia
1. Vepra penale mund të kryhet me pakujdesi të vetëdijshme apo të pavetëdijshme.
2. Personi vepron me pakujdesi të vetëdijshme kur është i vetëdijshëm se pasoja e ndaluar
mund të shkaktohet si rezultat i veprimit ose të mosveprimit të tij, por me mendjelehtësi mendon
se ajo nuk do të shkaktohet apo se ai do të mund ta parandalojë shkaktimin e saj.
3. Personi vepron me pakujdesi të pavetëdijshme kur nuk është i vetëdijshëm se pasoja e
ndaluar mund të shkaktohet si rezultat i veprimit ose mosveprimit të tij edhe pse në rrethanat
dhe sipas vetive të tij personale ka mund të ishte apo do duhej të ishte i vetëdijshëm për këtë
mundësi.
Neni 24
Përgjegjësia për pasojat më të rënda
Nëse kryerja e një vepre penale shkakton pasoja të cilat e tejkalojnë qëllimin e kryesit dhe për
këtë ligji përcakton një dënim më të rëndë, dënimi më i rëndë mund të shqiptohet në rast se
pasoja i atribuohet pakujdesisë së kryesit.
Neni 25
Lajthimi faktik
1. Personi nuk është penalisht përgjegjës nëse në kohën e kryerjes së veprës penale nuk ka
qenë i vetëdijshëm për ndonjë nga tiparet e asaj vepre ose gabimisht ka menduar se ekzistojnë
rrethanat, të cilat faktikisht po të ekzistonin, kjo vepër do të ishte e lejuar.
2. Personi i cili për shkak të pakujdesisë ka qenë në lajthim është penalisht përgjegjës për
veprën penale të kryer nga pakujdesia nëse ligji në mënyrë specifike parashikon përgjegjësinë
penale për kryerjen e veprës së tillë nga pakujdesia.
Neni 26
Lajthimi juridik
1. Personi i cili për shkaqe të arsyeshme nuk e ka ditur ose nuk ka mundur ta dijë se vepra
është e ndaluar nuk është penalisht përgjegjës.
2. Nëse lajthimi ka qenë i evitueshëm, personi është penalisht përgjegjës por dënimi mund të
zbutet.
3. Lajthimi juridik është i evitueshëm nëse çdo person ka mundur lehtësisht që ta dijë se vepra
është e kundërligjshme ose nëse kryesi duke marrë parasysh profesionin, thirrjen ose detyrën
e tij ka qenë i obliguar ta dijë se vepra është e kundërligjshme.
Neni 27
Përgatitja e veprës penale
1. Kushdo që me dashje përgatit kryerjen e veprës penale do të dënohet vetëm nëse parashihet
shprehimisht me ligj.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
7
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
2. Kur ligji parasheh dënimin për përgatitjen e veprës penale të caktuar, përgatitja e veprës
penale përfshin furnizimin me mjete ose aftësimin e mjeteve për kryerjen e veprës penale;
mënjanimin e pengesave për kryerjen e veprës penale; marrëveshjen, planifikimin ose
organizimin me personin tjetër për kryerjen e veprës penale si dhe veprimet tjera me të cilat
krijohen kushtet për kryerjen e drejtpërdrejt të veprës penale por të cilat nuk përbëjnë veprimin
e kryerjes.
Neni 28
Tentativa
1. Kushdo që me dashje ndërmerr veprime për kryerjen e veprës penale por vepra nuk është
kryer ose elementet e veprës penale nuk janë realizuar, konsiderohet se ka tentuar të kryejë
vepër penale.
2. Tentativa për të kryer vepër penale për të cilën mund të shqiptohet dënimi me tre ose më
shumë vjet burgim dënohet. Tentativa për të kryer ndonjë vepër penale tjetër, dënohet vetëm
nëse shprehimisht parashihet me ligj.
3. Personi që tenton të kryejë vepër penale dënohet si të kishte kryer veprën penale, por dënimi
mund të zbutet.
Neni 29
Tentativa e papërshtatshme
Gjykata mund ta lirojë nga dënimi personin i cili tenton të kryejë vepër penale me mjet të
papërshtatshëm ose ndaj objektit të papërshtatshëm.
Neni 30
Heqja dorë vullnetare nga tentativa
1. Gjykata mund ta lirojë personin nga dënimi për tentativë të dënueshme të veprës penale
nëse personi i tillë heq dorë vullnetarisht nga kryerja e veprës penale të cilën e ka filluar,
ndonëse është i vetëdijshëm se në pajtim me të gjitha rrethanat ai mund të vazhdonte veprën
ose nëse pas kryerjes së një vepre të tillë parandalon shkaktimin e pasojave.
2. Në rastin e cekur në paragrafin 1. të këtij neni, kryesi dënohet për ato veprime të cilat përbëjnë
vepër tjetër të veçantë penale.
BASHKËPUNIMI NË KRYERJEN E VEPRËS PENALE
Neni 31
Bashkëkryerja
Nëse dy apo më shumë persona së bashku kryejnë veprën penale duke marrë pjesë në kryerjen
e veprës penale ose thelbësisht duke i kontribuar kryerjes së saj në ndonjë mënyrë tjetër, secili
prej tyre është përgjegjës dhe dënohet me dënimin e paraparë për vepër penale.
Neni 32
Shtytja
1. Kushdo që me dashje e shtytë personin tjetër të kryejë vepër penale dënohet sikurse ta
kishte kryer vet atë vepër penale nëse vepra penale është kryer.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
8
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
2. Kushdo që me dashje shtytë personin tjetër të kryejë vepër penale dënohet sikurse ta kishte
kryer vet atë vepër penale nëse vepra penale është tentuar por nuk është kryer.
3. Kushdo që me dashje shtytë personin tjetër të kryejë vepër penale të dënueshme me së
paku pesë (5) vjet burgim dhe vepra penale as që është tentuar, shtytësi dënohet për tentativë.
Neni 33
Ndihma
1. Kushdo që me dashje ndihmon personin tjetër për kryerjen e veprës penale dënohet më
dënim më të butë sesa kryesi i veprës.
2. Ndihma për të kryer një vepër penale përfshin, por nuk kufizohet në: dhënien e këshillave ose
udhëzimeve se si të kryhet vepra penale; vënien në dispozicion të mjeteve për kryerjen e veprës
penale; krijimin e kushteve ose mënjanimin e pengesave për kryerjen e veprës penale; ose
premtimi paraprak se do të fshehë provat e kryerjes së veprës penale, kryesin apo identitetin e
kryesit, mjetet e përdorura për kryerjen e veprës penale ose përfitimet që rrjedhin nga kryerja e
veprës penale.
Neni 34
Bashkimi kriminal
1. Kushdo që shprehimisht apo në mënyrë të heshtur merret vesh me një apo me më shumë
persona për të kryer ose për të nxitur kryerjen e një vepre penale të dënueshme me së paku
pesë (5) vjet burgim dhe ndërmerr veprime përgatitore për realizimin e marrëveshjes së tillë,
dënohet me dënimin e paraparë për atë vepër penale.
2. Gjykata mund ta zbusë dënimin ose ta liroj nga dënimi personin i cili është penalisht përgjegjës
sipas paragrafit 1. të këtij neni nëse personi i tillë:
2.1. vullnetarisht heq dorë nga marrëveshja;
2.2. vullnetarisht ndërmerr veprime për parandalimin e ekzistencës së vazhdueshme të
bashkimit kriminal ose të kryerjes së veprës penale në pajtim me qëllimet e saj; ose
2.3. vullnetarisht ia zbulon policisë njohuritë e marrëveshjes në kohën kur vepra penale
e planifikuar ende mund të parandalohet.
Neni 35
Marrëveshja për të kryer vepër penale
1. Kushdo që merret vesh me një apo me më shumë persona për të kryer vepër penale dhe një
apo më shumë nga ata persona ndërmerr çfarëdo veprimi të rëndësishëm për kryerjen e veprës
penale dënohet me dënimin e paraparë për atë vepër penale.
2. Për qëllime të këtij neni, shprehja “veprim i rëndësishëm drejt kryerjes së veprës penale”
nuk duhet të jetë veprim penal por duhet të jetë hap i rëndësishëm përgatitor drejtë kryerjes së
veprës penale të cilën personat janë pajtuar që ta kryejnë.
Neni 36
Kufijtë e përgjegjësisë penale dhe ndëshkimi për bashkëpunim
1. Bashkëkryesi është penalisht përgjegjës brenda kufijve të dashjes apo të pakujdesisë së vet.
2. Personi i cili shtytë ose ndihmon në kryerjen e veprës penale është penalisht përgjegjës
brenda kufijve të dashjes së tij.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
9
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
3. Rrethanat personale, përfshirë marrëdhëniet dhe cilësitë të cilat mund të rezultojnë në
përjashtimin nga përgjegjësia penale, lirimin nga dënimi, ekzistimin e formave të rënda apo
të lehta të veprës penale ose që ndikojnë në përcaktimin e dënimit, mund të merren parasysh
vetëm ndaj personit për të cilin vlejnë. Nëse rrethanat personale të cilat ndërlidhen me kryesin
kanë ndikim në zbutjen ose ashpërsimin e dënimit dhe këto rrethana konstituojnë element të
veprës penale, bashkëkryesi, shtytësi ose ndihmësi është përgjegjës për dënimin e paraparë
për vepër penale kur ai ka ditur për këtë rrethanë, edhe nëse nuk ka pasur lidhshmëri me të.
Neni 37
Përgjegjësia penale e personave juridik
1. Personi juridik është përgjegjës për veprën penale të kryer nga personi përgjegjës, i cili
veprën e ka kryer duke vepruar në emër të personit juridik dhe për dobi apo interesin e tij ose
me atë vepër penale është shkaktuar dëm.
2. Përgjegjësia e një personi juridik nga paragrafi 1. i këtij neni ekziston nëse vepra penale e
personit përgjegjës është rezultat i:
2.1. një kompetence për të përfaqësuar personin juridik, një autoriteti për të marrë
vendime në emër të personit juridik ose një autoriteti për të ushtruar kontroll brenda
personit juridik; ose
2.2. mungesës së mbikëqyrjes ose kontrollit nga personi i përcaktuar në nënparagrafin
2.1 të këtij paragrafi, i cili ka bërë të mundur kryerjen e veprës penale në dobi të personit
juridik nga një person përgjegjës nën autoritetin e tij.
3. Sipas kushteve të parapara në paragrafin 1 dhe 2 të këtij neni, personi juridik po ashtu është
përgjegjës për veprën penale në rastin kur personi përgjegjës që ka kryer vepër penale nuk
dënohet për atë vepër penale.
4. Përgjegjësia penale e personit juridik nuk përjashton nga përgjegjësia penale një person
përgjegjës i cili ka kryer, organizuar, nxitur ose ndihmuar në kryerjen e të njëjtës vepër penale.
KAPITULLI III
DËNIMET
Neni 38
Qëllimi i dënimit
1. Qëllimet e dënimit janë:
1.1. të parandalojë kryesin nga kryerja e veprave penale në të ardhmen dhe të bëjë
rehabilitimin e tij;
1.2. të parandalojë personat e tjerë nga kryerja e veprave penale;
1.3. të bëjë kompensimin e viktimave ose të komunitetit për humbjet ose dëmet e
shkaktuara nga vepra penale; dhe
1.4. të shprehë gjykimin shoqëror për veprën penale, ngritjen e moralit dhe forcimin e
detyrimit për respektimin e ligjit.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
10
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Neni 39
Llojet e dënimeve
1. Llojet e dënimeve janë:
1.1. dënimet kryesore;
1.2. dënimet alternative; dhe
1.3. dënimet plotësuese.
DËNIMET KRYESORE
Neni 40
Dënimet kryesore
1. Llojet e dënimeve kryesore janë:
1.1. dënimi me burgim të përjetshëm;
1.2. dënimi me burgim dhe
1.3. dënimi me gjobë.
Neni 41
Dënimi me burgim të përjetshëm
1. Ligji mund të parasheh dënimin me burgim të përjetshëm për veprat më të rënda penale
të kryera në rrethana veçanërisht rënduese ose për vepra penale që kanë shkaktuar pasoja
shumë të rënda.
2. Ligji nuk mund të parasheh dënimin me burgim të përjetshëm si të vetmin dënim kryesor për
një vepër të veçantë penale.
3. Dënimi me burgim të përjetshëm nuk mund t’i shqiptohet personit i cili në kohën e kryerjes
së veprës penale nuk i ka mbushur njëzetenjë (21) vjet ose personit i cili në kohën e kryerjes së
veprës penale ka pasur aftësi esencialisht të zvogëluar mendore.
Neni 42
Dënimi me burgim
1. Dënimi me burgim nuk mund të shqiptohet në kohëzgjatje më pak se tridhjetë (30) ditë e as
më tepër se njëzet e pesë (25) vjet.
2. Për vepra penale për të cilat ligji parasheh dënim me burgim të përjetshëm, gjykata mund të
shqiptoj dënim me burgim deri në tridhjetë e pesë (35) vjet.
3. Dënimi me burgim shqiptohet në vite dhe në muaj të plotë, e në rastet kur dënimi është deri
në gjashtë (6) muaj, dënimi shqiptohet në ditë të plota.
Neni 43
Dënimi me gjobë
1. Dënimi me gjobë nuk mund të jetë më pak se njëqind (100) Euro evropiane (në tekstin e
mëtejmë “EURO”). Dënimi me gjobë nuk mund të tejkalojë njëzet e pesëmijë (25.000) Euro
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
11
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
ndërsa për veprat penale lidhur me terrorizëm, trafikim me njerëz, krim të organizuar ose veprat
penale të kryera me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore nuk mund të tejkalojë pesëqind mijë
(500.000) Euro.
2. Në aktgjykim caktohet afati i pagesës së dënimit me gjobë. Afati nuk mund të jetë më i
shkurtër se pesëmbëdhjetë (15) ditë e as më i gjatë se tre (3) muaj, mirëpo në rrethana të
arsyeshme gjykata mund të lejojë që dënimi me gjobë të paguhet me këste për një periudhë që
nuk tejkalon dy (2) vjet. Aktgjykimi po ashtu duhet të përcaktojë se kur duhet të paguhen këstet
dhe duhet të cek se mundësia e pagesës me këste do të revokohet nëse personi i dënuar nuk
e paguan këstin me kohë.
3. Nëse personi i dënuar nuk dëshiron ose nuk mund të paguajë gjobën, gjykata mund të
zëvendësojë dënimin me gjobë me dënim me burgim. Kur dënimi me gjobë zëvendësohet me
dënimin me burgim, njëzet (20) Euro gjobë llogaritet barabartë me një (1) ditë burgim. Dënimi
me burgim nuk mund të tejkalojë tre (3) vjet.
4. Nëse personi i dënuar nuk dëshiron ose nuk mund të paguajë gjobën në tërësi, gjykata do
ta zëvendësojë pjesën e mbetur të gjobës me dënim me burgim, siç parashihet në paragrafin
3. të këtij neni. Nëse personi i dënuar e paguan pjesën e mbetur të gjobës, ekzekutimi i dënimit
ndërpritet.
5. Nëse personi i dënuar nuk dëshiron ose nuk mund të paguajë gjobën, gjykata mundet, me
pëlqimin e personit të dënuar, në vend të shqiptimit të dënimit me burgim, ta zëvendësojë
dënimin me gjobë me urdhër për punë në dobi të përgjithshme. Urdhri për punë në dobi të
përgjithshme llogaritet ashtu që tetë (8) orë të punës në dobi të përgjithshme llogariten me
njëzet (20) Euro gjobë. Kohëzgjatja e punës në dobi të përgjithshme nuk mund të tejkalojë
dyqind e dyzet (240) orë pune.
6. Dënimi me gjobë nuk ekzekutohet pas vdekjes së personit të dënuar.
Neni 44
Zëvendësimi i dënimit me burgim me dënim me gjobë
1. Kur gjykata shqipton dënimin me burgim deri në gjashtë (6) muaj, gjykata njëkohësisht mund
të vendosë që dënimi me burgim të zëvendësohet me dënim me gjobë, me pëlqimin e personit
të dënuar.
2. Kur dënimi me burgim zëvendësohet me dënimin me gjobë, gjykata nuk kufizohet me shkallën
e përllogaritjes të përcaktuar në nenin 43 paragrafi 3.
Neni 45
Zëvendësimi i dënimit me burgim me urdhrin për punë në dobi të përgjithshme
1. Gjykata, me pëlqimin e personit të dënuar, mund të zëvendësojë dënimin me burgim deri në
gjashtë (6) muaj me urdhrin për punë në dobi të përgjithshme.
2. Nëse e shqipton urdhrin për punë në dobi të përgjithshme, gjykata e urdhëron personin e
dënuar të kryejë punë në dobi të përgjithshme pa pagesë për një periudhë të caktuar kohore
prej tridhjetë (30) deri në dyqind e dyzet (240) orë pune. Shërbimi sprovues vendos për llojin
e punës në dobi të përgjithshme që duhet kryer nga personi i dënuar, cakton organizatën e
veçantë për të cilën personi i dënuar do të kryejë punën në dobi të përgjithshme, vendos për
ditët e javës gjatë të cilave puna në dobi të përgjithshme duhet të kryhet dhe e mbikëqyrë
kryerjen e punës në dobi të përgjithshme.
3. Puna në dobi të përgjithshme duhet të kryhet brenda kohës së caktuar nga gjykata dhe kjo
kohë nuk mund të jetë me gjatë se një (1) vit.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
12
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
4. Nëse pas kalimit të kohës së caktuar personi i dënuar nuk e ka kryer punën në dobi të
përgjithshme ose e ka kryer vetëm pjesërisht punën e tillë në dobi të përgjithshme, gjykata
urdhëron dënimin me burgim. Një ditë burgim do të urdhërohet për çdo tetë (8) orë pune në dobi
të përgjithshme që nuk është kryer.
DËNIMET ALTERNATIVE
Neni 46
Dënimet alternative
1. Dënimet alternative janë:
1.1. dënimi me kusht;
1.2. gjysmëliria; dhe
1.3. urdhri për punë në dobi të përgjithshme.
2. Kur shqipton dënimin me kusht, gjykata po ashtu mund të shqiptojë:
2.1. urdhrin për trajtim të detyrueshëm rehabilitues; dhe
2.2. urdhrin për mbikëqyrje nga shërbimi sprovues.
Neni 47
Qëllimi i dënimit me kusht
Qëllimi i dënimit me kusht është që të mos zbatohet dënimi për vepra të lehta penale, kur
vlerësohet se tërheqja e vërejtjes me kërcënimin e dënimit është e nevojshme të ndalojë që
kryesi të mos kryejë vepër penale.
Neni 48
Dënimi me kusht
1. Gjykata mund t’ia shqiptojë kryesit dënimin me kusht në përputhje me dispozitat e këtij Kodi.
2. Me dënimin me kusht, gjykata ia cakton kryesit të veprës penale dënimin dhe në të njëjtën
kohë urdhëron që ky dënim të mos ekzekutohet nëse personi i dënuar nuk kryen vepër tjetër
penale për kohën e verifikimit të cilën e cakton gjykata. Koha e verifikimit nuk mund të jetë më
e shkurtër se një (1) vit dhe as më e gjatë se pesë (5) vjet.
3. Në dënimin me kusht, gjykata mund të caktojë që dënimi të ekzekutohet, nëse në afatin e
caktuar personi i dënuar nuk e kthen dobinë pasurore të fituar me kryerjen e veprës penale, nuk
e kompenson dëmin që e ka shkaktuar me vepër penale ose nuk i përmbush detyrimet e tjera
të parapara me dispozitat e këtij Kodi. Gjykata cakton afatin për përmbushjen e këtyre kushteve
në kuadër të kohës së verifikimit.
4. Kur gjykata shqipton dënimin me burgim ose dënimin me gjobë, gjykata mund të shqiptojë
dënimin me kusht për të dy këto dënime ose vetëm për dënimin me burgim.
Neni 49
Kushtet për shqiptimin e dënimit me kusht
1. Dënimi me kusht mund t’i shqiptohet kryesit të veprës penale për të cilën me ligj është
paraparë dënimi me burgim deri në pesë (5) vjet.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
13
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
2. Dënimi me kusht mund t’i shqiptohet kryesit të veprës penale për të cilën me ligj është
paraparë dënimi me burgim deri në dhjetë (10) vjet, nëse zbatohen dispozitat e zbutjes së
dënimit.
3. Dënimi me kusht mund t’i shqiptohet kryesit sipas paragrafit 1. dhe 2. të këtij neni nëse
gjykata shqipton dënimin me gjobë ose me burgim deri në dy (2) vjet, qoftë për një vepër penale
ose për disa vepra në bashkim.
4. Me rastin e marrjes së vendimit për shqiptimin e dënimit me kusht, gjykata merr posaçërisht
parasysh qëllimin e dënimit me kusht, sjelljen e mëparshme të kryesit, sjelljen e tij pas kryerjes
së veprës penale, shkallën e përgjegjësisë penale dhe rrethanat e tjera në të cilat është kryer
vepra penale.
5. Kur gjykata shqipton dënimin me burgim dhe dënimin me gjobë, gjykata mund të shqiptojë
dënimin me kusht për të dy këto dënime ose vetëm për dënimin me burgim.
Neni 50
Revokimi i dënimit me kusht për shkak të veprës së re penale
1. Gjykata e revokon dënimin me kusht nëse personi i dënuar gjatë kohës së verifikimit kryen
një apo më shumë vepra penale për të cilat është shqiptuar dënimi me burgim prej dy (2) apo
më tepër vjet.
2. Gjykata mund ta revokojë dënimin me kusht nëse personi i dënuar gjatë kohës së verifikimit
kryen një apo shumë vepra penale për të cilat është shqiptuar dënimi me burgim me më pak
se dy (2) vjet ose dënimi me gjobë, pasi t’i ketë vlerësuar të gjitha rrethanat të cilat u përkasin
veprave penale të kryera si dhe personit të dënuar dhe sidomos ngjashmëritë e veprave penale
të kryera, rëndësinë e tyre dhe motivet për kryerjen e veprave penale.
3. Kur revokon dënimin me kusht, gjykata shqipton dënimin unik për veprën penale të kryer më
parë edhe për veprën e re penale, në pajtim me nenin 76 të këtij Kodi dhe trajton dënimin e
revokuar me kusht si të përcaktuar.
4. Nëse gjykata nuk e revokon dënimin me kusht, mund ta shqiptojë dënimin me kusht apo
dënimin me burgim ose dënimin me gjobë për veprën e re penale. Nëse gjykata shqipton
dënim me kusht për veprën e re penale, gjykata zbaton dispozitat e nenit 76 të këtij Kodi për ta
shqiptuar dënimin e bashkuar me kusht për veprën penale të kryer më parë dhe për veprën e re
penale dhe po ashtu e cakton një periudhë të bashkuar të verifikimit e cila nuk mund të jetë më
pak se një (1) vit e as më shumë se pesë (5) vjet, duke filluar prej ditës kur vendimi për dënimin
bëhet i plotfuqishëm. Nëse gjykata shqipton dënim me burgim për veprën e re penale, periudha
kohore që kalohet në mbajtjen e dënimit me burgim nuk hiqet nga koha e verifikimit e vendosur
me dënimin me kusht për veprën penale të kryer më parë.
Neni 51
Revokimi i dënimit me kusht për shkak të veprës penale të kryer më parë
Gjykata e revokon dënimin me kusht nëse pas shqiptimit të dënimit me kusht, me aktgjykim
të plotfuqishëm konstaton se personi i dënuar ka kryer një vepër penale tjetër para se të jetë
dënuar me kusht dhe nëse gjykata vlerëson se nuk do të kishte bazë për shqiptimin e dënimit
me kusht po të dihej për atë vepër penale. Në rastin e këtillë zbatohen dispozitat e paragrafit 3.
të nenit 50 të këtij Kodi.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
14
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Neni 52
Revokimi i dënimit me kusht për shkak të mos përmbushjes së kushteve
Nëse dënimi me kusht është kushtëzuar me përmbushjen e një apo më shumë kushteve të
paraparë me paragrafin 3 të nenit 48 dhe nenin 56 të këtij Kodi dhe personi i dënuar nuk
përmbush kushtin apo kushtet brenda afatit të caktuar nga gjykata, gjykata mund ta vazhdojë
afatin e përmbushjes së kushtit brenda afatit të verifikimit apo mund ta revokojë dënimin
me kusht dhe ta ekzekutojë dënimin i cili është caktuar me dënimin me kusht. Nëse gjykata
konstaton se personi i dënuar nuk ka mund ta përmbushë kushtin për shkaqe të arsyeshme,
gjykata e heq përmbushjen e atij kushti ose e zëvendëson atë me një kusht tjetër përkatës të
paraparë me ligj.
Neni 53
Afatet për revokimin e dënimit me kusht
1. Dënimi me kusht mund të revokohet gjatë kohës së verifikimit. Nëse personi i dënuar gjatë
kësaj kohe kryen vepër penale për të cilën kërkohet revokimi i dënimit me kusht gjatë kohës
së verifikimit, mirëpo kjo është konstatuar me aktgjykim të plotfuqishëm vetëm pas skadimit të
kohës së verifikimit, dënimi me kusht mund të revokohet jo më vonë se një (1) vit nga skadimi i
kohës së verifikimit.
2. Nëse personi i dënuar brenda afatit të caktuar nga gjykata nuk e përmbush kushtin e
shqiptuar nga gjykata siç parashihet në paragrafin 3 të nenit 48 dhe nenin 56 të këtij Kodi,
gjykata mund të revokojë dënimin me kusht jo më vonë se një (1) vit nga skadimi i kohës për
përmbushjen e detyrimit.
Neni 54
Dënimi me kusht me urdhër për trajtim të detyrueshëm rehabilitues
1. Gjykata mund të shqiptojë dënim me kusht me urdhër për trajtim të detyrueshëm rehabilitues
në rast se personi i dënuar e ka shkelur ligjin për herë të parë dhe është i varur nga droga ose
alkooli, nëse gjykata, pas shqyrtimit të raportit të shërbimit sprovues, konsideron se faktori
kryesor që ka motivuar kryerjen e veprës penale është i lidhur me varësinë e tij nga droga
ose alkooli dhe se trajtimi i suksesshëm do ta zvogëlonte rrezikun për kryerjen e veprës së re
penale. Gjykata cakton periudhën gjatë së cilës programi për trajtim të detyrueshëm duhet të
fillojë dhe të përfundojë. Periudha e trajtimit të detyrueshëm nuk mund të jetë më pak se tre (3)
muaj apo më tepër se dymbëdhjetë (12) muaj.
2. Programi i trajtimit rehabilitues mbikëqyret nga shërbimi sprovues.
3. Dënimi konsiderohet se është mbajtur me kryerjen e suksesshme të programit të trajtimit
rehabilitues siç kërkohet nga shërbimi sprovues.
4. Nëse personi i dënuar largohet nga programi i trajtimit rehabilitues, nuk mban kontaktin me
shërbimin sprovues ose nuk i përmbush detyrimet lidhur me urdhrin për trajtim, gjykata mund
të zëvendësojë detyrimin e mëparshëm me një tjetër, ta shtyj kohëzgjatjen e urdhrit për trajtim
ose ta revokojë dënimin me kusht dhe të urdhërojë ekzekutimin e dënimit të caktuar në dënimin
me kusht.
Neni 55
Dënimi me kusht me urdhër për mbikëqyrje nga shërbimi sprovues
1. Gjykata mund të shqiptojë dënimin me kusht me urdhër për mbikëqyrje nga shërbimi sprovues
nëse konsideron se integrimi i të dënuarit në shoqëri ose përmbushja e kushteve të shqiptuara
nga gjykata arrihet më mirë përmes mbikëqyrjes nga ana e shërbimit sprovues.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
15
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
2. Kur shqipton dënimin me kusht me urdhër për mbikëqyrje nga shërbimi sprovues, gjykata e
urdhëron personin e dënuar që të mbajë kontaktin me shërbimin sprovues. Gjykata, po ashtu
mund të shqiptojë një apo më shumë nga kushtet e parapara me paragrafin 3. të nenit 48 ose
nenin 56 të këtij Kodi. Kohëzgjatja e një kushti të shqiptuar nuk mund të jetë më pak se gjashtë
(6) muaj e as më shumë se tre (3) vjet.
3. Me rastin e zgjedhjes midis detyrimeve të parapara me nenin 56 të këtij Kodi, gjykata në
veçanti merr parasysh moshën e personit të dënuar; gjendjen e tij të përgjithshme shëndetësore
dhe mendore; mënyrën e jetesës dhe nevojat e tij, veçanërisht nevojat në lidhje me familjen,
shkollën dhe punën; motivet për kryerjen e veprës penale; sjelljen e tij pas kryerjes së veprës
penale; sjelljen e tij të kaluar; rrethanat e tij personale dhe ato në lidhje me familjen; dhe
rrethanat tjera që janë të rëndësishme për zgjedhjen e llojit dhe kohëzgjatjes së mbikëqyrjes.
4. Nëse personi i dënuar nuk mban kontaktin me shërbimin sprovues ose nuk e përmbush
detyrimin e paraparë me nenin 56 të këtij Kodi siç është urdhëruar nga gjykata, gjykata mund
ta zëvendësojë detyrimin e mëparshëm me një tjetër, ta shtyjë kohëzgjatjen e mbikëqyrjes në
kuadër të kohës së verifikimit ose ta revokojë dënimin me kusht.
Neni 56
Llojet e detyrimeve të caktuara në dënimin me kusht
1. Dënimi me kusht mund të përfshijë edhe urdhrin për të përmbushur një apo më shumë nga
detyrimet e mëposhtme:
1.1. mjekimi ose rehabilitimi në entin e kujdesit shëndetësor;
1.2. nënshtrimi në programin e trajtimit mjekësor ose të rehabilitimit;
1.3. vizita te psikologu ose te këshilluesit e tjerë dhe veprimi në pajtim me rekomandimet
e tyre;
1.4. aftësimi profesional në një profesion të caktuar;
1.5. kryerja e aktiviteteve punuese;
1.6. shfrytëzimi i pagës dhe i të ardhurave apo pasurisë tjetër për përmbushjen e
detyrimeve familjare;
1.7. mos ndërrimi i vendbanimit pa informuar shërbimin sprovues;
1.8. heqja dorë nga përdorimi i alkoolit apo i drogës;
1.9. heqja dorë nga frekuentimi i vendeve apo lokaleve të caktuara;
1.10. heqja dorë nga shoqërimi ose kontaktimi me persona të caktuar;
1.11. heqja dorë nga mbajtja e çfarëdo lloji të armëve;
1.12. të kompensojë ose dëmshpërblejë viktimën e veprës penale;
1.13. të kthejë dobinë pasurore të fituar me kryerjen e veprës penale;
1.14. të mos posedojë apo përdor kompjuterin ose të mos qaset në internet siç kërkohet
nga gjykata ose
1.15. të ofrojë raporte financiare siç kërkohet nga gjykata.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
16
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Neni 57
Dënimi me urdhër për punë në dobi të përgjithshme
1. Gjykata mund t’ia shqiptojë personit të dënuar dënimin me urdhër për punë në dobi të
përgjithshme nëse kryesit i shqipton dënim me gjobë deri në dymijepesëqind (2.500) Euro
ose me burgim deri në një (1) vit. Puna në dobi të përgjithshme mund të caktohet vetëm me
pëlqimin e personit të dënuar.
2. Nëse e shqipton dënimin me urdhër për punë në dobi të përgjithshme, gjykata e urdhëron
personin e dënuar të kryejë pa pagesë, punë në dobi të përgjithshme për një periudhë të caktuar
prej tridhjetë (30) deri në dyqind e dyzet (240) orë pune. Shërbimi sprovues vendos për llojin
e punës në dobi të përgjithshme që duhet të kryhet nga personi i dënuar, cakton organizatën
e veçantë për të cilën personi i dënuar do të kryejë punën në dobi të përgjithshme, vendos
për ditët e javës gjatë të cilave puna në dobi të përgjithshme duhet të kryhet dhe mbikëqyrë
kryerjen e punës në dobi të përgjithshme.
3. Puna në dobi të përgjithshme kryhet brenda një periudhe kohore të përcaktuar nga gjykata,
e cila nuk e tejkalon një (1) vit.
4. Nëse e shqipton dënimin me urdhër për punë në dobi të përgjithshme, gjykata, po ashtu, e
urdhëron personin e dënuar të mbajë kontaktin me shërbimin sprovues ose mund të urdhëroj
kryerjen e një apo më shumë prej detyrimeve të parapara me paragrafin 3. të nenit 48 ose me
nenin 56 të këtij Kodi. Kohëzgjatja e detyrimit të paraparë me nenin 56 nuk duhet të jetë më
e shkurtë se gjashtë (6) muaj ose më e gjatë se sa tri (3) vjet. Neni 55 paragrafi 3. i këtij Kodi
zbatohet përshtatshmërisht për detyrimin e urdhëruar me këtë paragraf.
5. Nëse personi i dënuar nuk e kryen punën në dobi të përgjithshme, ose e kryen pjesërisht
gjykata mund ta shtyjë kohëzgjatjen e mbikëqyrjes brenda kohës së verifikimit ose ta revokojë
dënimin.
6. Nëse pas kalimit të kohës së caktuar personi i dënuar nuk e ka kryer punën në dobi të
përgjithshme ose e ka kryer vetëm pjesërisht punën e tillë në dobi të përgjithshme, gjykata
urdhëron dënimin me burgim. Një (1) ditë burgim do të urdhërohet për çdo tetë (8) orë pune në
dobi të përgjithshme që nuk është kryer.
Neni 58
Gjysmëliria
1. Kur shqipton dënimin me burgim deri në një (1) vit, gjykata mund të urdhërojë ekzekutimin e
dënimit në gjysmëliri për shkak të detyrimeve të personit të dënuar lidhur me punën, arsimimin
ose aftësimin profesional, përgjegjësitë esenciale familjare apo nevojën për trajtim mjekësor
ose rehabilitues.
2. Gjatë vuajtjes së dënimit në gjysmëliri, personi i dënuar detyrohet të kthehet në burg pas
kryerjes së detyrimeve jashtë burgut brenda kohës së caktuar nga gjykata.
3. Kur personi i dënuar nuk i përmbush detyrimet nga paragrafi 1. i këtij neni, gjykata e revokon
urdhrin për ekzekutimin e dënimit në gjysmëliri dhe urdhëron mbajtjen e dënimit të mbetur në
burg.
4. Kur gjykata urdhëron ekzekutimin e dënimit në gjysmëliri, ajo po ashtu mund të shqiptojë një
apo më shumë nga kushtet e përcaktuara me nenet paragrafin 3. të nenit 48 ose nenin 56 të
këtij Kodi.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
17
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
DËNIMET PLOTËSUESE
Neni 59
Dënimet plotësuese
1. Dënimi plotësues mund të shqiptohet së bashku me dënimin kryesor ose alternativ.
2. Dënimet plotësuese janë:
2.1. heqja e të drejtës për t’u zgjedhur;
2.2. urdhri për kompensimin e humbjes apo dëmit;
2.3. ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik;
2.4. ndalimi i ushtrimit të profesionit, i veprimtarisë ose detyrës;
2.5. ndalimi i drejtimit të automjetit;
2.6. marrja e lejes së vozitjes;
2.7. urdhri për publikimin e aktgjykimit dhe
2.8. dëbimi i të huajit nga territori i Republikës së Kosovës.
3. Dënimi plotësues me ndalimin e drejtimit të automjetit mund të shqiptohet së bashku me
dënimin me kusht, me vërejtjen gjyqësore ose me lirimin nga dënimi.
Neni 60
Heqja e të drejtës për t’u zgjedhur
Gjykata ia heq kryesit të veprës penale të drejtën për tu zgjedhur prej një (1) deri në katër
(4) vjet, nëse ai person, me qëllim që të zgjidhet, kryen ndonjë nga veprat penale kundër të
drejtave të votimit ose vepër tjetër penale për të cilën është paraparë dënimi me së paku dy (2)
vjet burgim.
Neni 61
Urdhri për kompensimin e humbjes apo dëmit
1. Kur gjykata dënon personin i cili është shpallur fajtor për çfarëdo vepre penale që përfshin
vjedhjen, humbjen, dëmtimin apo shkatërrimin e pasurisë, gjykata do të urdhërojë kryesin që të
bëjë dëmshpërblimin e viktimës së veprës penale.
2. Dëmshpërblimi përfshin vlerën e shpenzimeve që janë të barabarta me vlerën e çfarëdo
pasurie të vjedhur, humbur, dëmtuar apo shkatërruar. Dëmshpërblimi do të urdhërohet gjithashtu
edhe për çfarëdo humbje të të ardhurave të cilat viktima i përjeton si rezultat i veprës penale
dhe procedurave hetimore dhe gjyqësore lidhur me atë vepër.
Neni 62
Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik
1. Gjykata ia ndalon kryesit ushtrimin e funksioneve në administratën publike ose në shërbimin
publik prej një (1) deri në pesë (5) vjet pas mbajtjes së dënimit me burgim, nëse personi i tillë
ka keqpërdorur këto funksione dhe është dënuar me burgim.
2. Gjykata mund t’ia ndalojë kryesit ushtrimin e funksioneve në administratën publike ose
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
18
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
në shërbimin publik prej një (1) deri në tre (3) vjet, nëse personi i tillë i ka keqpërdorur këto
funksione dhe është dënuar me gjobë ose me dënim me kusht.
3. Gjykata ia ndalon një personi zyrtar ushtrimin e funksionit në administratë publike apo
funksioneve të shërbimeve publike prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet pas mbajtjes së dënimit
me burgim, nëse personi është dënuar për ndonjë nga veprat që përfshihen në Kapitullin XXXIII
të këtij Kodi
4. Gjykata ia ndalon një personi zyrtar ushtrimin e funksionit në administratë publike apo në
shërbime publike prej një (1) deri në pesë (5) vjet, nëse i njëjti është dënuar për dhunë në
familje, sipas nenit 248 të këtij Kodi.
4.1 Kur personi zyrtar dënohet me burgim efektiv, ndalesa e tillë ekzekutohet vetëm
pas mbajtjes së dënimit me burgim. Për dënimin me kusht apo me gjobë, ndalesa
në ushtrimin e funksionit në administratë publike apo në shërbime publike fillon të
zbatohet në momentin që aktgjykimi merr formën e prerë.
Neni 63
Ndalimi i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës
1. Gjykata mund t’ia ndalojë kryesit të veprës penale ushtrimin e profesionit të caktuar,
veprimtarisë së pavarur, detyrës menaxhuese apo administrative ose detyrave që janë të lidhura
me sistemimin, menaxhimin apo shfrytëzimin e pasurisë në pronësi publike apo mbrojtjen e
pasurisë së tillë, nëse ai person e ka keqpërdoruar pozitën e tij, veprimtarinë apo detyrën
me qëllim të kryerjes së veprës penale ose nëse ka arsye të pritet që ushtrimi i profesionit,
veprimtarisë apo detyrës së tillë nga ai mund të keqpërdoret për kryerjen e veprës penale.
2. Gjykata e cakton kohëzgjatjen e dënimit të caktuar sipas paragrafit 1. të këtij neni, i cili nuk
mund të jetë më i shkurtër se një (1) vit e as më i gjatë se pesë (5) vjet, duke llogaritur nga
dita kur vendimi merr formën e prerë. Koha e mbajtur në burg ose në institucionin e kujdesit
shëndetësor nuk llogaritet në kohëzgjatje të këtij dënimi.
3. Kur shqipton dënimin me kusht, gjykata mund të vendosë që ky dënim me kusht të
revokohet nëse kryesi nuk e respekton ndalesën e ushtrimit të profesionit, veprimtarisë apo
detyrës.
4. Gjykata ia ndalon një personi zyrtar ushtrimin e profesionit, aktivitetit të pavarur, të detyrës
menaxhuese apo administrative prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet, nëse personi është dënuar
për ndonjë nga veprat në Kapitullin XXXIII të këtij Kodi.
5. Gjykata ia shqipton kryesit të veprës penale nga neni 165 apo Kapitulli XX i këtij Kodi të kryer
ndaj fëmijës, ndalimin e ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës që përfshin kontaktin
e rregullt me fëmijë. Gjykata mund ta shqiptoj këtë dënim në kohëzgjatje të përjetshme, i
cili i nënshtrohet shqyrtimit periodik gjyqësor nga gjykata pas skadimit të dhjetë (10) vjetëve
nga fillimi i ekzekutimit të masës së shqiptuar. Gjykata mund ta ndalojë ekzekutimin e saj me
propozim të personit të dënuar nëse ka vërtetuar se arsyet për ndalimin nuk ekzistojnë më.
Personi i dënuar mund të paraqes përsëri propozimin e tij apo të saj, por jo më herët se një (1)
vit pas shqyrtimit të mëparshëm.
Neni 64
Ndalimi i drejtimit të automjetit
1. Kryesit të veprës penale, i cili rrezikon sigurinë në trafikun publik, gjykata mund t’ia ndalojë
drejtimin e automjetit të llojit apo të kategorisë së caktuar.
2. Gjykata cakton kohëzgjatjen e dënimit të urdhëruar sipas paragrafit 1. të këtij neni, kohëzgjatja
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
19
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
e të cilit nuk mund të jetë më e shkurtë se një (1) vit e as më e gjatë se pesë (5) vjet, duke
llogaritur nga dita kur vendimi merr formën e prerë. Koha e kaluar në burg apo në institucionin
e kujdesit shëndetësor nuk llogaritet në kohëzgjatjen e këtij dënimi.
3. Kur shqipton dënimin me kusht, gjykata mund të vendosë që dënimi i tillë të revokohet
nëse kryesi e shkel ndalesën e drejtimit të automjetit. Ky paragraf nuk zbatohet nëse paraqiten
rrethana të jashtëzakonshme të cilat kërkojnë nga kryesi që të drejtojë automjetin.
4. Nëse dënimi nga paragrafi 1. i këtij neni i është shqiptuar personit i cili ka leje të huaj për
drejtimin e automjetit, ky dënim do të konsistojë në ndalimin për përdorimin e lejes së huaj në
territorin e Republikës së Kosovës.
Neni 65
Marrja e lejes së vozitjes
1. Kryesit të veprës penale që e rrezikon sigurinë në trafikun publik, gjykata mund t’ia marrë
lejen e vozitjes për llojin apo kategorinë e caktuar të automjetit dhe mund t’ia ndalojë kryesit
marrjen e lejes së re gjatë periudhës prej një (1) deri në pesë (5) vjet. Nëse kryesi nuk ka leje
të vozitjes, gjykata ia ndalon kryesit marrjen e lejes së vozitjes brenda afatit prej një (1) deri në
pesë (5) vjet.
2. Gjykata mund të shqiptojë dënimin nga paragrafi 1. i këtij neni nëse kryesi ka kryer vepër
penale duke shkaktuar lëndim të rëndë trupor apo vdekjen e personit ose nëse gjykata konstaton
se pjesëmarrja e mëtejshme e kryesit në trafikun publik është e rrezikshme për sigurinë e
trafikut publik për shkak të paaftësisë së tij për drejtimin e sigurt të automjetit.
3. Leja e vozitjes merret me vendim të formës së prerë të gjykatës. Koha e mbajtur në burg apo
në institucionin e kujdesit shëndetësor nuk llogaritet në kohëzgjatjen e këtij dënimi.
4. Pas skadimit të afatit të caktuar nga gjykata, kryesi mund ta marrë lejen e re të vozitjes sipas
kushteve të përgjithshme të parapara për marrjen e lejes përkatëse të vozitjes.
Neni 66
Urdhri për publikimin e aktgjykimeve
1. Gjykata mund të urdhërojë publikimin e aktgjykimit kur çmon se publikimi është në interes të
përgjithshëm, të të dëmtuarit ose të personave të tjerë.
2. Urdhri për publikimin e aktgjykimit kërkon që aktgjykimi të publikohet, tërësisht ose pjesërisht,
në gazetë apo të transmetohet në radio ose televizion. Publikimi bëhet me shpenzimet e të
dënuarit.
3. Data dhe kohëzgjatja e publikimit caktohen nga gjykata.
4. Gazeta, radiostacioni ose stacioni televiziv e publikojnë aktgjykimin të cilin ua ka dërguar
gjykata.
5. Publikimi i aktgjykimit nuk urdhërohet nëse publikimi i tillë e rrezikon fshehtësinë zyrtare,
privatësinë e personave apo moralin e shoqërisë.
Neni 67
Dëbimi i të huajve nga territori i Republikës së Kosovës
1. Gjykata mund të urdhërojë dëbimin e të huajit nga territori i Republikës së Kosovës në
kohëzgjatje prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
20
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
2. Kur gjykata vendos për shqiptimin e dënimit nga paragrafi 1. i këtij neni dhe kohëzgjatjen
e këtij dënimi, gjykata merr parasysh llojin dhe peshën e veprës penale, motivet e kryerjes së
veprës penale dhe lidhjen e kryesit me Republikën e Kosovës.
3. Dënimi nga paragrafi 1. i këtij neni nuk shqiptohet nëse ekzekutimi i dënimit është në
kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.
4. Kohëzgjatja e dëbimit llogaritet nga dita kur vendimi gjyqësor merr formën e prerë. Koha e
mbajtur në burg ose në institucionin e kujdesit shëndetësor nuk llogaritet në kohëzgjatjen e këtij
dënimi.
Neni 68
Ekzekutimi i dënimeve plotësuese
1. Në pajtim me paragrafin 2. të këtij neni, ekzekutimi i dënimeve plotësuese të parapara në
nenin 59 të këtij Kodi fillon së bashku me ekzekutimin e dënimit kryesor ose të dënimit alternativ.
2. Ekzekutimi i dënimeve plotësuese nga nën-paragrafët 2.1; 2.2; 2.3; 2.4; 2.5; dhe 2.8 të
paragrafit 2. të nenit 59 të këtij Kodi fillon pas mbajtjes së dënimit me burgim. Gjatë kohës së
mbajtjes së dënimit me burgim, personi i dënuar nuk mund t’i gëzojë të drejtat e kufizuara nga
dënimet plotësuese.
MATJA E DËNIMIT
Neni 69
Rregullat e përgjithshme për matjen e dënimit
1. Kur cakton dënimin për vepër penale, gjykata duhet të ketë parasysh minimumin dhe
maksimumin e dënimit të paraparë për atë vepër penale. Gjykata pastaj duhet të merr parasysh
qëllimin e dënimit, parimet e përcaktuara në këtë kapitull dhe rrethanat lehtësuese dhe rënduese
lidhur me veprën penale të caktuar ose me dënimin.
2. Dënimi duhet të jetë në proporcion me peshën e veprës dhe me sjelljen dhe rrethanat e
kryesit.
3. Me rastin e caktimit të dënimit, gjykata merr parasysh por nuk kufizohet në rrethanat e
mëposhtme:
3.1. shkallën e përgjegjësisë penale;
3.2. motivet për kryerjen e veprës;
3.3. intensitetin e rrezikimit apo të dëmtimit të vlerës së mbrojtur;
3.4. rrethanat në të cilat është kryer vepra;
3.5. sjelljen e mëparshme të kryesit;
3.6. pranimin e fajit dhe
3.7. rrethanat personale të kryesit dhe sjelljen e tij pas kryerjes së veprës penale.
4. Kur cakton dënimin për recidivistin, gjykata posaçërisht merr parasysh nëse kryesi më parë
ka kryer vepër penale të njëjtë sikurse veprën e re, nëse të dy veprat janë kryer për të njëjtat
motive dhe kohën e kaluar nga shqiptimi i dënimit të mëparshëm apo nga dënimi i mbajtur ose
i falur.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
21
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
5. Me rastin e caktimit të dënimit me gjobë, gjykata merr parasysh edhe gjendjen pasurore të
kryesit dhe posaçërisht merr parasysh shumën e të ardhurave personale, të ardhurat e tjera,
pasurinë dhe detyrimet e tij. Gjykata nuk cakton gjobë në lartësinë që është mbi mundësitë e
kryesit.
Neni 70
Rregullat e përgjithshme për zbutjen ose ashpërsimin e dënimit
1. Kryesit të veprës penale i shqiptohet dënimi i paraparë për veprën e kryer penale, ndërsa
dënimi më i butë ose më i rëndë mund të shqiptohet vetëm në pajtim me kushtet e parapara me
këtë Kod.
2. Me rastin e caktimit të dënimit, gjykata merr parasysh por nuk kufizohet në rrethanat e
mëposhtme rënduese:
2.1. shkallën e lartë të pjesëmarrjes së personit të dënuar në veprën penale;
2.2. shkallën e lartë të dashjes nga ana e personi të dënuar,
2.3. prezencën e dhunës ose kanosjes me dhunë në kryerjen e veprës penale;
2.4. nëse vepra penale është kryer në mënyrë posaçërisht mizore;
2.5. nëse vepra penale përfshin disa viktima;
2.6. nëse viktima e veprës penale ka qenë posaçërisht e pambrojtur apo e ndjeshme;
2.7. mosha e viktimës, nëse është i ri apo i moshuar;
2.8. shkallën e dëmit të shkaktuar nga personi i dënuar, përfshirë vdekjen, lëndimin e
përhershëm, transmetimin e sëmundjes tek viktima apo çfarëdo dëmi tjetër të shkaktuar
viktimës ose familjes së tij;
2.9. çfarëdo keqpërdorimi të pushtetit ose pozitës zyrtare nga personi i dënuar në
kryerjen e veprës penale;
2.10. dëshmi të shkeljes së besimit nga ana e personit të dënuar;
2.11. nëse vepra penale është kryer si pjesë e veprimtarisë së grupit të organizuar
kriminal;
2.12. nëse vepra penale është akt i urrejtjes, që nënkupton cilëndo vepër penale të
kryer ndaj personit, grupit të personave, ose pronës, motivuar në bazë të racës, ngjyrës,
gjinisë, identitetit gjinor, gjuhës, fesë, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me
ndonjë komunitet, pronë, gjendjes ekonomike, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së
kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal, ose për shkak të afërsisë me personat me
karakteristikat e lartpërmendura,, përveç nëse ndonjë nga këto karakteristika përbën
element të veprës penale;
2.13. ndonjë dënim penal të mëparshëm të personit të dënuar; dhe/ose
2.14. nëse vepra penale kryhet brenda marrëdhënies familjare.
3. Me rastin e caktimit të dënimit, gjykata merr parasysh por nuk kufizohet në rrethanat e
mëposhtme lehtësuese:
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
22
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
3.1. rrethanat të cilat për pak nuk arrijnë të jenë bazë për përjashtimin e përgjegjësisë
penale, si për shembull, aftësia e zvogëluar mendore;
3.2. dëshmia për provokim nga ana e viktimës;
3.3. rrethanat personale dhe karakteri i personit të dënuar;
3.4. dëshmia që personi i dënuar ka luajtur rol relativisht të vogël në veprën penale;
3.5. fakti që personi i dënuar ka marrë pjesë në veprën penale jo si kryes kryesor por
përmes ndihmës, inkurajimit ose duke ndihmuar tjetrin në ndonjë mënyrë tjetër;
3.6. mosha e personit të dënuar, i ri apo i moshuar;
3.7. dëshmia që personi i dënuar ka bërë restituimin apo kompensimin e viktimës;
3.8. bashkëpunimi i përgjithshëm i personit të dënuar me gjykatën, përfshirë dorëzimin
vullnetar;
3.9. bashkëpunimin vullnetar të personit të dënuar në hetimin ose ndjekjen penale;
3.10. pranimin e fajit;
3.11. keqardhjen e shfaqur nga personi i dënuar;
3.12. sjelljen e personit të dënuar pas konfliktit;
3.13. në rastet kur personi është i dënuar për veprën penale të marrjes së pengjeve,
rrëmbimit apo privimit të kundërligjshëm nga liria ose siç përcaktohet në nenet 169,
191 ose 193 të këtij Kodi, kontributi në mënyrë efektive për lëshimin ose për ta sjellë
të gjallë personin e rrëmbyer, marrë apo ndalur ose dhënia vullnetare e informatave që
kontribuojnë në identifikimin e përgjegjësve të tjerë për vepër penale; dhe/apo
3.14. në lidhje me veprat penale të terrorizmit të përcaktuara në këtë Kod, fakti që
kryesi i veprës penale heq dorë nga veprimtaria terroriste para se të ketë pasoja të
rënda prej saj dhe i ofron policisë, prokurorëve ose autoriteteve gjyqësore informata të
cilat ato nuk do të kishin mundësi t’i siguronin; ndihmon në parandalimin ose zbutjen e
efekteve të veprës penale; identifikon me detaje të mjaftueshme për të lejuar arrestimin
ose ndjekjen penale të ndonjë terroristi apo grupi terrorist; gjen prova apo parandalon
vepra të tjera terroriste.
Neni 71
Zbutja e dënimeve
1. Gjykata mund të shqiptojë dënim nën kufirin e paraparë me ligj apo të shqiptojë lloj më të
butë të dënimit:
1.1. kur ligji parasheh që dënimi i kryesit mund të zbutet apo të zvogëlohet;
1.2. kur gjykata konstaton se ekzistojnë rrethana posaçërisht lehtësuese të cilat
tregojnë se qëllimi i dënimit mund të arrihet edhe me shqiptimin e dënimit më të butë;
ose
1.3. në rastet kur kryesi pranon fajësinë ose ka arritur marrëveshje për pranimin e
fajësisë
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
23
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Neni 72
Kufijtë e zbutjes së dënimeve
1. Kur ekzistojnë kushtet për zbutjen e dënimit nga neni 71 i këtij Kodi, gjykata mund të zbusë
dënimin brenda kufijve në vijim:
1.1. nëse për veprën penale është paraparë si masë më e ulët dënimi me burgim prej
së paku dhjetë (10) vjet, dënimi mund të zbutet deri në pesë (5) vjet burgim;
1.2. nëse për veprën penale është paraparë si masë më e ulët dënimi me burgim prej
së paku pesë (5) vjet, dënimi mund të zbutet deri në tre (3) vjet burgim;
1.3. nëse për veprën penale është paraparë si masë më e ulët dënimi me burgim prej
së paku tre (3) vjet, dënimi mund të zbutet deri në një (1) vit burgim;
1.4. nëse për veprën penale është paraparë si masë më e ulët dënimi me burgim prej
dy (2) vjet, dënimi mund të zbutet deri në gjashtë (6) muaj burgim;
1.5. nëse për veprën penale është paraparë si masë më e ulët dënimi me burgim prej
një (1) viti, dënimi mund të zbutet deri në tre (3) muaj burgim;
1.6. nëse për veprën penale është paraparë si masë më e ulët dënimi me burgim me
më pak se një (1) vit, dënimi mund të zbutet deri në tridhjetë (30) ditë burgim;
1.7. nëse për veprën penale nuk është paraparë masa më e ulët e dënimit, atëherë
mund të shqiptohet dënimi me gjobë në vend të dënimit me burgim;
1.8. nëse për veprën penale nuk është paraparë shuma më e ulët e gjobës, gjoba
mund të zbutet deri në njëqind (100) Euro.
2. Me rastin e vendosjes së shkallës së zbutjes së dënimit sipas paragrafit 1. të këtij neni,
gjykata në veçanti merr parasysh shkallën më të ulët dhe më të lartë të dënimit të paraparë për
vepër penale.
Neni 73
Lirimi nga dënimi
1. Gjykata mund ta lirojë nga dënimi, kryesin e veprës penale vetëm kur kjo shprehimisht
parashihet me ligj.
2. Kur gjykata është e autorizuar me ligj që kryesin e veprës penale ta lirojë nga dënimi, ajo
mund t’ia zbusë dënimin pa marrë parasysh kufizimet e parapara për zbutjen e dënimit.
Neni 74
Bazat e posaçme të lirimit nga dënimi për vepra penale të kryera nga pakujdesia
1. Gjykata mund ta lirojë nga dënimi kryesin e veprës penale të kryer nga pakujdesia në rastet
e mëposhtme:
1.1. nëse pasojat e asaj vepre penale e godasin kryesin aq rëndë sa që dënimi është i
panevojshëm për realizimin e qëllimit të tij; ose
1.2. nëse kryesi menjëherë pas kryerjes së veprës penale ka bërë përpjekje për evitimin
ose zvogëlimin e pasojave të asaj vepre dhe nëse në tërësi apo në një masë të madhe
e ka kompensuar dëmin e shkaktuar me atë vepër.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
24
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Neni 75
Ashpërsimi i dënimit për recidivizëm të shumëfishtë
1. Për veprën penale të kryer me dashje, për të cilën është paraparë dënimi me burgim, gjykata
mund të shqiptojë dënim më të rëndë nga sa është paraparë me ligj në rastet në vijim:
1.1. nëse kryesi është dënuar më parë dy (2) apo më shumë herë me burgim prej së
paku një (1) vit për vepra penale të kryera me dashje dhe
1.2. nëse nga dita e lirimit të kryesit ose e përfundimit të dënimit të mëparshëm deri në
kryerjen e veprës së re penale kanë kaluar më pak se pesë (5) vjet.
2. Gjykata mund t’i shqiptojë dënim më të rëndë recidivistit duke shtuar jo më shumë se gjysmën
e maksimumit të dënimit.
3. Me rastin e vlerësimit për shqiptimin e dënimit më të rëndë, gjykata posaçërisht merr
parasysh pranimin e fajit, ngjashmërinë e veprave penale të kryera, motivet nga të cilat janë
kryer, rrethanat në të cilat janë kryer si dhe nevojën për shqiptimin e dënimit të tillë për ta
realizuar qëllimin e dënimit.
4. Ky nen nuk zbatohet për dënim me burgim të përjetshëm.
Neni 76
Dënimi për bashkim të veprave penale
1. Nëse kryesi me një apo me më shumë veprime kryen disa vepra penale për të cilat gjykohet
në të njëjtën kohë, gjykata së pari shpall dënime për secilën nga këto vepra, e pastaj për të
gjitha këto vepra e shqipton dënimin unik.
2. Gjykata shqipton dënimin unik sipas këtyre rregullave:
2.1. nëse për ndonjërën prej veprave penale gjykata ka shqiptuar dënimin me burgim
të përjetshëm, atëherë e shqipton vetëm këtë dënim;
2.2. nëse për secilën prej veprave penale gjykata ka shqiptuar dënimin me burgim,
dënimi unik duhet të jetë më i madh se çdo dënim i veçantë, por dënimi unik nuk mund
ta arrijë shumën e të gjitha dënimeve të përcaktuara dhe as të tejkalojë periudhën prej
njëzet e pesë (25) vjetësh;
2.3. nëse gjykata e ka shqiptuar dënimin me burgim deri në tri (3) vjet për secilën nga
veprat penale, dënimi unik me burgim nuk mund të jetë më i lartë se tetë (8) vjet;
2.4. nëse gjykata ka shqiptuar dënime me gjobë për secilën nga veprat penale, dënimi
unik me gjobë është shuma e dënimeve të shqiptuara por nuk mund të tejkalojë shumën
prej njëzet e pesë mijë (25.000) Euro, përkatësisht pesëqind mijë (500.000) Euro kur
një apo shumë vepra penale janë kryer me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore;
2.5. nëse gjykata për disa vepra penale ka shqiptuar dënime me burgim, ndërsa për
vepra të tjera ka shqiptuar dënimin me gjobë, gjykata shqipton dënim unik me burgim
dhe me gjobë, në pajtim me nën-paragrafët 2.1. deri 2.4. të këtij paragrafi.
3. Gjykata shqipton dënimin plotësues nëse është shqiptuar së paku për një nga veprat penale
të parapara në nën-paragrafin 2.4. të paragrafit 2. të këtij neni.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
25
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Neni 77
Dënimi për veprat penale në vazhdim
1. Vepra penale në vazhdim përbëhet nga disa vepra të njëjta ose të ngjashme të kryera në
lidhshmëri kohore nga i njëjti kryes, dhe të cilat paraqesin tërësi për shkak të ekzistimit të së
paku dy prej kushteve në vijim:
1.1. viktimës së njëjtë të veprës penale;
1.2. objekti i njëjtë i veprës;
1.3. shfrytëzimi i situatës apo marrëdhënies së njëjtë kohore;
1.4. vendi apo hapësira e njëjtë e kryerjes së veprës penale; ose
1.5. dashja e njëjtë e kryesit.
2. Veprat penale të kryera kundër personit mund të konsiderohen si vepër penale në vazhdim
vetëm nëse janë kryer kundër të njëjtit person.
3. Veprat penale në vazhdim, të cilat për shkak të natyrës së tyre nuk mund të bashkohen në
një vepër, nuk konsiderohen vepra penale në vazhdim.
4. Nëse vepra penale në vazhdim përfshin forma të rënda dhe të lehta të të njëjtës vepër,
konsiderohet se vepra penale në vazhdim është kryer në formën e rëndë.
5. Nëse vepra penale në vazhdim përfshin veprat penale element i të cilave është shuma në
para, vepra penale në vazhdim do të përcaktohet nga shuma e tërësishme e realizuar me të
gjitha veprat e veçanta.
6. Vepra penale e cila nuk është përfshirë në veprën penale në vazhdim në aktgjykimin e
plotfuqishëm të gjykatës, por është zbuluar më vonë, paraqet vepër penale të veçantë.
Neni 78
Llogaritja e dënimit të personave të dënuar
1. Nëse personi i dënuar gjykohet për vepër penale të kryer para se të ketë filluar mbajtjen e
dënimit të shqiptuar me një dënim të mëparshëm, apo për vepër penale të kryer gjatë kohës së
mbajtjes së dënimit me burgim, gjykata shqipton dënimin unik për të gjitha veprat penale (neni
76 i këtij Kodi), duke marrë parasysh dënimin e shqiptuar më parë. Dënimi ose pjesa e dënimit
të cilin personi i dënuar e ka mbajtur llogaritet në dënimin e shqiptuar unik.
2. Për vepër penale të kryer gjatë kohës së mbajtjes së dënimit me burgim, gjykata ia cakton
dënimin kryesit pavarësisht nga dënimi i shqiptuar më parë nëse zbatimi i dispozitave të nenit
76 të këtij Kodi nuk do ta arrinte qëllimin e dënimit, duke marrë parasysh kohëzgjatjen e pjesës
së pa mbajtur të dënimit të shqiptuar më parë.
Neni 79
Llogaritja e paraburgimit dhe e dënimit të mëparshëm
1. Koha e kaluar në paraburgim, arrest shtëpiak si dhe çdo periudhë e heqjes së lirisë lidhur
me veprën penale llogariten në dënimin e shqiptuar me burgim, burgim për të mitur, në masën
edukative institucionale dhe dënimin me gjobë.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
26
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
2. Dënimi me burgim ose me gjobë të cilin personi i dënuar e ka mbajtur, përkatësisht e ka
paguar për kundërvajtje apo për delikt ekonomik, përfshihet në dënimin e shqiptuar për vepër
penale, elementet e së cilës përfshijnë edhe elementet e kundërvajtjes apo të deliktit ekonomik.
3. Masa mbrojtëse e cila është shqiptuar për kundërvajtje ose për delikt ekonomik përfshihet
në dënimin plotësues për vepër penale, elementet e së cilës i përfshijnë edhe elementet e
kundërvajtjes apo të deliktit ekonomik.
4. Një (1) ditë paraburgim, një (1) ditë heqje lirie, një (1) ditë burgim, dhe njëzet (20) Euro të
dënimit me gjobë barazohen për qëllime të llogaritjes sipas këtij neni.
Neni 80
Llogaritja e paraburgimit dhe e dënimeve të mbajtura në juridiksione të tjera
Paraburgimi, heqja e lirisë gjatë procedurës së transferimit të personit në një juridiksion tjetër
dhe pjesa e dënimit të cilin e ka mbajtur kryesi sipas aktgjykimit të gjykatës së huaj do t’i
llogaritet në dënimin e shqiptuar nga gjykata në Kosovë për të njëjtën vepër, e nëse dënimi
i shqiptuar jashtë Kosovës nuk është i llojit të njëjtë, llogaritja do të bëhet sipas vlerësimit të
gjykatës.
KAPITULLI IV
VËREJTJA GJYQËSORE
Neni 81
Qëllimi i vërejtjes gjyqësore
Qëllimi i vërejtjes gjyqësore është që t’i jepet kryesit qortimi kur, duke pasur parasysh të gjitha
rrethanat në lidhje me veprën dhe kryesin, vërejtja gjyqësore është e mjaftueshme për të arritur
qëllimin e dënimit.
Neni 82
Vërejtja gjyqësore
1. Me vërejtje gjyqësore kryesit i bëhet me dije se ka kryer një vepër të dëmshme dhe të
rrezikshme, që përbën vepër penale dhe nëse kryen prapë vepër të tillë, gjykata do të shqiptojë
sanksion më të rëndë penal.
2. Vërejtja gjyqësore mund të shqiptohet për vepra penale për të cilat është paraparë dënimi
me burgim deri në një (1) vit ose dënimi me gjobë, në rastet kur veprat e tilla janë kryer në
rrethana lehtësuese të cilat i bëjnë veprat penale veçanërisht të lehta.
3. Vërejtja gjyqësore mund të shqiptohet edhe për vepra penale të caktuara për të cilat është
paraparë dënimi deri në tri (3) vjet, sipas kushteve të përcaktuara me ligj.
4. Gjykata mund të shqiptojë vërejtjen e gjykatës për më shumë se një vepër penale të kryer
në bashkim, nëse për çdonjërën nga këto vepra ekzistojnë kushtet nga paragrafi 2. ose 3. i këtij
neni.
5. Me rastin e vendosjes për shqiptimin e vërejtjes gjyqësore, gjykata veçanërisht merr parasysh
qëllimin e vërejtjes gjyqësore, sjelljen e kryesit në të kaluarën, sjelljen e tij pas kryerjes së
veprës penale, shkallën e përgjegjësisë penale, rrethanat e tjera në të cilat është kryer vepra
penale dhe pjesëmarrjen vullnetare të kryesit në programin e trajtimit.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
27
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
KAPITULLI V
MASAT E TRAJTIMIT TË DETYRUESHËM
Neni 83
Parimet e përgjithshme
1. Kryesi me çrregullim mendor ose personi i cili është duke u trajtuar si i tillë, do të trajtohet me
humanizëm dhe me respekt për dinjitetin e qenësishëm të njeriut.
2. Standardet ndërkombëtare të zbatueshme për personat me çrregullim mendor zbatohen
për kryesin me çrregullim mendor për aq sa është e mundur, me ndryshime dhe përjashtime të
kufizuara vetëm për aq sa janë të nevojshme sipas rrethanave.
3. Masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik nuk urdhërohet kur nuk është në proporcion me
peshën e veprave të kryera, veprave që priten të kryhen nga kryesi dhe shkallën e rrezikut që
paraqet kryesi.
Neni 84
Masat e zbatueshme dhe sanksionet penale
1. Masat e trajtimit të detyrueshëm të cilat mund ti shqiptohen kryesit i cili nuk është penalisht
përgjegjës, ka aftësi esencialisht të zvogëluar mendore apo është i varur nga droga ose alkooli
janë:
1.1. trajtimi i detyrueshëm psikiatrik me ndalim në institucionin e kujdesit shëndetësor;
1.2. trajtimi i detyrueshëm psikiatrik në liri; dhe
1.3. trajtimi me anë të rehabilitimit të detyrueshëm të personave të varur nga droga ose
alkooli.
2. Sanksioni penal, në pajtim me këtë Kod, mund t’i shqiptohet edhe kryesit i cili ka kryer vepër
penale në gjendje të aftësisë së zvogëluar mendore, nëse ekzistojnë shkaqe për shqiptimin e
sanksionit të tillë.
Neni 85
Trajtimi i detyrueshëm psikiatrik me ndalim në institucionin e kujdesit shëndetësor
1. Gjykata mund t’i shqiptojë masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik me ndalim në institucionin
e kujdesit shëndetësor kryesit i cili ka kryer vepër penale në gjendje të paaftësisë mendore ose
aftësisë esencialisht të zvogëluar mendore, nëse konstaton se:
1.1. kryesi ka kryer vepër penale për të cilën atij ose asaj mund ti shqiptohet dënimi me
një (1) ose më shumë vite burgim;
1.2. ekziston rrezik serioz se kryesi do të kryejë vepër tjetër penale;
1.3. trajtimi i detyrueshëm psikiatrik me ndalim është i nevojshëm për të shmangur
kryerjen e veprës tjetër penale;
1.4. trajtimi i detyrueshëm psikiatrik me ndalim është i nevojshëm për të shmangur
rrezikun serioz.
2. Gjykata do ta pushojë masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik të paraparë në paragrafin
1. të këtij neni pasi të ketë vërtetuar se ka pushuar nevoja për trajtim në institucionin e kujdesit
shëndetësor.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
28
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
3. Kryesit i cili ka kryer vepër penale në gjendje të aftësisë esencialisht të zvogëluar mendore
dhe i cili është dënuar me burgim, koha e kaluar në institucionin e kujdesit shëndetësor do
t’i llogaritet në kohën e dënimit të shqiptuar për trajtim të detyrueshëm psikiatrik. Nëse koha
e mbajtur në ndalim për trajtim të detyrueshëm psikiatrik është më e shkurtër se dënimi me
burgim, gjykata mund të urdhërojë që kryesi të dërgohet në burgim për të mbajtur pjesën e
mbetur të dënimit ose gjykata mund të urdhërojë lirimin me kusht.
4. Me rastin e vendosjes për lirimin me kusht sipas paragrafit 3. të këtij neni, gjykata përveç
kushteve të përcaktuara në nenin 90 të këtij Kodi, veçanërisht do të merr parasysh suksesin e
trajtimit të detyrueshëm të kryesit, gjendjen e tij shëndetësore, kohën e kaluar në institucionin
shëndetësor dhe kohëzgjatjen e dënimit që nuk është mbajtur.
Neni 86
Trajtimi i detyrueshëm psikiatrik në liri
1. Gjykata mund t’i shqiptojë masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri kryesit i cili ka
kryer vepër penale në gjendje të paaftësisë mendore ose aftësisë esencialisht të zvogëluar
mendore, nëse konstaton se:
1.1. ekziston rrezik serioz se kryesi do të kryejë vepër penale;
1.2. trajtimi i detyrueshëm psikiatrik në liri është i nevojshëm për të shmangur kryerjen
e veprës tjetër penal; dhe
1.3. trajtimi i detyrueshëm psikiatrik në liri është i mjaftueshëm për të shmangur rrezikun
serioz.
2. Masat e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri nga paragrafi 1. i këtij neni mund t’i shqiptohen
kryesit ndaj të cilit është shqiptuar masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik me ndalim në
institucionin e kujdesit shëndetësor, kur gjykata vërteton se ndalimi në institucionin e kujdesit
shëndetësor nuk është më i nevojshëm dhe se masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri
mjafton për të adresuar situatat e përcaktuara në nën-paragrafët 1.1. deri 1.3. të paragrafit 1. të
këtij neni.
3. Varësisht nga kushtet e përcaktuara në paragrafin 1. të këtij neni, gjykata mund t’i shqiptojë
trajtimin e detyrueshëm psikiatrik në liri kryesit me aftësi esencialisht të zvogëluar mendore dhe
i cili është në liri me kusht, siç është paraparë në nenin 90 të këtij Kodi.
4. Trajtimi i detyrueshëm psikiatrik në liri nuk mund të tejkalojë tre (3) vjet nëse i është shqiptuar
kryesit me aftësi esencialisht të zvogëluar mendore.
5. Gjykata mund të shqiptojë trajtimin e detyrueshëm psikiatrik me ndalim në institucionin e
kujdesit shëndetësor:
5.1. kur kryesi nuk i nënshtrohet trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri siç përcaktohet
në paragrafët 1. deri 3. të këtij neni;
5.2. kur kryesi braktis trajtimin e detyrueshëm psikiatrik në liri; ose
5.3. kur përkundër trajtimit të detyrueshëm psikiatrik me ndalim në institucionin e
kujdesit shëndetësor, ka rrezik serioz se kryesi prapë do të kryejë vepër penale.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
29
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Neni 87
Trajtimi me anë të rehabilitimit të detyrueshëm i personave të varur nga droga ose
alkooli
1. Gjykata mund t’i urdhërojë masën e trajtimit me rehabilitim të detyrueshëm në institucionin
e kujdesit shëndetësor kryesit i cili ka kryer veprën penale nën ndikimin e drogës apo alkoolit,
nëse plotësohen të dy kushtet e mëposhtme:
1.1. gjykata ka shqiptuar dënim, vërejtje gjyqësore ose kryesin e ka liruar nga dënimi;
dhe
1.2. gjykata konstaton se faktori kryesor që e ka motivuar kryerjen e veprës penale
ishte varësia e kryesit nga alkooli apo droga dhe nëse ka gjasa për mjekimin e tij të
suksesshëm.
2. Nëse shqiptohet masa nga paragrafi 1. i këtij neni, krahas dënimit me gjobë, vërejtjes së
gjyqësore apo lirimit nga dënimi, gjykata mund të vendosë, me pëlqimin e të dënuarit, që masa
e tillë të ekzekutohet në liri. Nëse kryesi pa shkak të arsyeshëm nuk i nënshtrohet trajtimit në
liri ose arbitrarisht e braktis trajtimin, gjykata mund të urdhërojë që trajtimi të ekzekutohet në
institucionin e kujdesit shëndetësor.
3. Nëse masa nga paragrafi 1. i këtij neni është shqiptuar krahas dënimit me gjobë, vërejtjes
gjyqësore apo lirimit nga dënimi, trajtimi nuk mund të zgjasë më tepër se dy (2) vjet.
4. Nëse masa nga paragrafi 1. i këtij neni është shqiptuar krahas dënimit me burgim, ajo mund
të zgjasë derisa të kryhet dënimi. Koha e kaluar në institucionin e kujdesit shëndetësor do të
llogaritet në dënimin e shqiptuar.
5. Gjykata duhet të shqyrtojë ekzekutimin e kësaj mase çdo dy (2) muaj për të vendosur nëse
është e nevojshme të vazhdohet masa.
KAPITULLI VI
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME PËR EKZEKUTIMIN E DËNIMEVE DHE LIRIMI ME
KUSHT
Neni 88
Ekzekutimi i dënimit me burgim dhe me burgim të përjetshëm
1. Dënimi me burgim apo me burgim të përjetshëm mbahet në objekte të mbyllura, gjysmë të
mbyllura apo objekte të hapura korrektuese ose në njësi të objekteve korrektuese.
2. Dënimi me burgim të përjetshëm fillon në objektet e mbyllura korrektuese ose në njësi të
objekteve korrektuese.
3. Gjatë ekzekutimit të një dënimi, personi i dënuar nuk duhet t’i nënshtrohet trajtimit apo dënimit
çnjerëzor ose poshtërues, përfshirë mundime të panevojshme mendore dhe fizike apo privimin
nga trajtimi adekuat mjekësor ose nevojat tjera elementare.
Neni 89
Kufizimet në kufizimin e të drejtave të personave të dënuar
1. Të drejtat e personit të dënuar gjithmonë duhet të respektohen gjatë ekzekutimit të dënimit.
2. Të drejtat e personit të dënuar mund të kufizohen vetëm aq sa është e nevojshme dhe në
përputhje me ligjin dhe standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
30
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Neni 90
Lirimi me kusht
1. Personi i dënuar mund të lirohet me kusht në përputhje me këtë Kod dhe me Ligjin për
Ekzekutimin e Sanksioneve Penale. Kur merret vendimi për lirimin me kusht, duhet të merret
parasysh sjellja e personit të dënuar gjatë mbajtjes së dënimit.
2. Personi i dënuar për vepër penale për të cilën është paraparë dënim me të paktën pesë
(5) vjet burgim, mund të lirohet me kusht pasi të ketë mbajtur dy të tretat (2/3) e dënimit të
shqiptuar. Për vepra tjera penale, personi i dënuar mund të lirohet me kusht pasi të ketë mbajtur
gjysmën e dënimit të shqiptuar.
3. Personi i dënuar me burgim të përjetshëm mund të lirohet me kusht pasi të ketë mbajtur
tridhjetë (30) vjet nga dënimi me burgim i shqiptuar. Periudha minimale e mbikëqyrjes nga ana
e shërbimit sprovues do të jetë së paku pesë (5) vjet.
4. Lirimi me kusht vendoset nga Paneli për Lirim me Kusht i themeluar në pajtim me Ligjin për
Ekzekutimin e Sanksioneve Penale.
Neni 91
Revokimi i lirimit me kusht
1. Gjykata e revokon lirimin me kusht nëse personi i dënuar gjatë lirimit me kusht kryen një apo
më shumë vepra penale për të cilat është shqiptuar dënimi më burgim me më tepër se një (1)
vit.
2. Gjykata mund ta revokojë lirimin me kusht nëse personi i dënuar gjatë lirimit me kusht kryen
një apo më shumë vepra penale për të cilat është shqiptuar dënimi me burgim deri në një (1) vit.
Me rastin e vlerësimit se a duhet revokuar lirimin me kusht, gjykata posaçërisht merr parasysh
ngjashmërinë e veprave penale të kryera, motivet për kryerjen e veprave penale dhe rrethanat
e tjera të cilat tregojnë arsyeshmërinë e revokimit të lirimit me kusht.
3. Kur gjykata e revokon lirimin me kusht, ajo e shqipton dënimin në bazë të dispozitave nga
neni 76 dhe paragrafi 2. i nenit 78 të këtij Kodi, duke e konsideruar dënimin e mëparshëm
të shqiptuar si të përcaktuar. Pjesa e dënimit të shqiptuar më parë, të cilin personi i dënuar
e ka mbajtur në bazë të dënimit të mëparshëm, do t’i llogaritet në dënimin e ri, ndërsa koha
gjatë lirimit me kusht nuk llogaritet. Aktgjykimi gjyqësor duhet të cek se lirimi me kusht është
revokuar. Gjykata i dërgon kopjen e aktgjykimit Panelit për Lirim me Kusht.
4. Dispozitat nga paragrafët 1. deri 3. të këtij neni zbatohen edhe kur personi i liruar me kusht
dënohet për veprën penale të kryer para lirimit me kusht.
5. Nëse personi i dënuar i cili është liruar me kusht dënohet me jo më shumë se një (1) vit
burgim dhe nëse gjykata nuk e urdhëron revokimin e lirimit me kusht, lirimi me kusht vazhdohet
për aq kohë sa personi i dënuar ka kaluar në mbajtjen e dënimit të tillë me burgim.
KAPITULLI VII
KONFISKIMI I INSTRUMENTALITETIT DHE DOBISË PASURORE TË VEPRAVE PENALE
Neni 92
Konfiskimi i mjeteve dhe dobisë pasurore të veprave penale
1. Pasuria ose mjeti që është përfituar me vepër penale konfiskohet sipas dispozitave të Kodit
të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
31
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
2. Kur konfiskimi nuk është i mundur në pajtim me paragrafin 1 të këtij neni, Gjykata urdhëron
kryesin e veprës për të paguar një shumë të barasvlershme ose Gjykata do të konfiskojë çdo
pasuri të të pandehurit me vlerë të barasvlefshme siç është përcaktuar në Kodin e Procedurës
Penale të Republikës së Kosovës.
KAPITULLI VIII
PASOJAT JURIDIKE TË DËNIMIT
Neni 93
Pasojat juridike të dënimit
1. Pasojat juridike të dënimit mund të parashihen vetëm me ligj.
2. Pasojat juridike të dënimit nuk krijohen kur kryesit i shqiptohet gjoba apo vërejtja gjyqësore.
3. Dënimet për disa vepra penale të caktuara mund të kenë si pasojë shuarjen apo humbjen e
të drejtave të caktuara ose ndalimin e fitimit të të drejtave të caktuara.
Neni 94
Fillimi dhe kohëzgjatja e pasojave juridike të dënimit
1. Pasojat juridike të dënimit fillojnë në ditën kur aktgjykimi bëhet i plotfuqishëm.
2. Pasojat juridike të dënimit të cilat kanë të bëjnë me ndalimin e fitimit të disa të drejtave të
caktuara nuk mund të zgjasin më tepër se dhjetë (10) vjet nga dita kur dënimi është mbajtur,
falur ose kur është bërë parashkrimi, nëse ligji nuk parasheh kohëzgjatje më të shkurtër për
pasoja juridike të caktuara.
3. Kur dënimi shlyhet atëherë pushojnë pasojat juridike të dënimit.
KAPITULLI IX
REHABILITIMI DHE ZBULIMI I TË DHËNAVE NGA DOSJA PENALE
Neni 95
Pozita juridike e personave të dënuar pas mbajtjes së dënimit, lirimit ose parashkrimit
të dënimit
1. Pas mbajtjes së dënimit me burgim, dënimit me kusht, faljes, amnistisë ose parashkrimit të
dënimit, personi i dënuar i cili ka bërë dëmshpërblimin i gëzon dhe i fiton të gjitha të drejtat e
përcaktuara me Kushtetutë dhe me ligj, përveç nëse parashihet ndryshe me këtë Kod.
2. Ky nen gjithashtu zbatohet për personin e dënuar i cili është liruar me kusht.
Neni 96
Rehabilitimi ligjor
1. Me rehabilitimin ligjor dënimi shlyhet nga evidenca e personit të dënuar, siç parashihet në
paragrafin 2. të këtij neni dhe personi i tillë nuk konsiderohet i dënuar.
2. Dënimi shlyhet nga evidenca e personit të dënuar pas skadimit të periudhave kohore vijuese,
duke vepruar sipas ligjit, nëse personi i dënuar brenda afateve vijuese nuk kryen ndonjë vepër
të re penale:
2.1. një (1) vit nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit në rastin e lirimit nga dënimi;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
32
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
2.2. një (1) vit nga dita e skadimit të periudhës së verifikimit në rastin e dënimitme
kusht;
2.3. një (1) vit nga dita e mbajtjes së dënimit, parashkrimit ose përfundimit me falje ose
me ndryshim në ligj në rast të dënimit me gjysmëliri;
2.4. tre (3) vjet pas mbajtjes së dënimit, parashkrimit ose përfundimit me falje ose me
ndryshim të ligjit në rastin e dënimit me burgim deri në një (1) vit, ose dënimit plotësues;
2.5. pesë (5) vjet nga dita e mbajtjes së dënimit, parashkrimit ose përfundimit me falje
ose me ndryshim të ligjit në rastin e dënimit me burgim prej një (1) deri në tre (3) vjet;
2.6. tetë (8) vjet nga dita e mbajtjes së dënimit, parashkrimit ose përfundimit me falje
ose me ndryshim të ligjit në rastin e dënimit me burgim prej tre (3) deri në pesë (5) vjet;
2.7. dhjetë (10) vjet nga dita e mbajtjes së dënimit, parashkrimit ose përfundimit me
falje ose me ndryshim të ligjit në rastin e dënimit me burgim prej pesë (5) deri në dhjetë
(10) vjet;
2.8. pesëmbëdhjetë (15) vjet nga dita e mbajtjes së dënimit, parashkrimit ose përfundimit
me falje ose me ndryshim të ligjit në rastin e dënimit me burgim prej dhjetë (10) deri në
pesëmbëdhjetë (15) vjet.
3. Dënimi me burgim mbi pesëmbëdhjetë (15) vjet ose me burgim të përjetshëm nuk mund të
shlyhet.
4. Dënimi nuk mund të shlyhet gjatë kohëzgjatjes së dënimeve plotësuese dhe masave të
trajtimit të detyrueshëm.
Neni 97
Rehabilitimi gjyqësor
Gjykata, me kërkesën e personit të dënuar, mund të vendosë që dënimi t’i shlyhet nga evidenca
e personit të dënuar dhe ai person konsiderohet i padënuar nëse ka kaluar gjysma e afatit
përkatës të paraparë me paragrafin 2. të nenit 96 të këtij Kodi dhe nëse personi i dënuar gjatë
kësaj kohe nuk ka kryer vepër të re penale. Me rastin e vendosjes për shlyerjen e dënimit të
parashkruar ose përfunduar me falje ose me ndryshim të Kodit Penal, gjykata merr parasysh
sjelljen e personit të dënuar pas mbajtjes së dënimit, natyrën e veprës penale dhe rrethanat
e tjera të cilat mund të jenë të rëndësishme për vlerësimin e përshtatshmërisë së shlyerjes së
dënimit.
Neni 98
Përmbajtja dhe zbulimi i të dhënave nga dosja penale
1. Në dosje penale përfshihen të dhënat në vijim: të dhënat personale mbi kryesin e veprës
penale; të dhënat mbi dënimin, vërejtjen gjyqësore, masën e trajtimit të detyrueshëm ose lirimin
e kryesit nga dënimi i shqiptuar; ndryshimet në të dhënat mbi dënimet që janë futur në dosjen
penale; dhe të dhënat mbi dënimet e mbajtura si dhe mbi shlyerjen e dënimeve të gabueshme.
2. Të dhënat nga dosja penale mund të zbulohen vetëm në lidhje me dënimet të cilat nuk janë
shlyer dhe mund t’i zbulohen gjykatës, prokurorisë dhe policisë lidhur me procedurën penale të
zhvilluar kundër personit i cili më parë ka qenë i dënuar; organeve kompetente përgjegjëse për
ekzekutimin e sanksioneve penale; dhe organeve kompetente që marrin pjesë në procedurën
e dhënies së faljes apo shlyerjen e dënimeve.
3. Të dhënat nga dosja penale, në bazë të kërkesës së arsyetuar, mund t’u zbulohen organeve
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
33
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
publike nëse dënimet plotësuese ose masat e trajtimit të detyrueshëm janë ende në fuqi në
kohën e paraqitjes së kërkesës.
4. Në rastet kur është shlyer dënimi, të dhënat lidhur me atë dënim mund t’i zbulohen vetëm
gjykatës, prokurorisë dhe policisë lidhur me procedurën penale e cila zhvillohet kundër personit
të cilit i është shlyer dënimi i mëparshëm.
5. Çdo personi, me kërkesën e tij, mund t’i jepen të dhëna për dosjen e tij penale kur këto të dhëna
i nevojiten, përveç nëse kjo do të rrezikonte sigurinë kombëtare apo sigurinë e përgjithshme
ose do të rrezikonte parandalimin, hetimin, zbulimin dhe ndjekjen e veprave penale.
KAPITULLI X
PARASHKRIMI
Neni 99
Parashkrimi i ndjekjes penale
1. Përveç nëse shprehimisht parashihet ndryshe me këtë Kod, ndjekja penale nuk mund të
ndërmerret nëse kanë kaluar afatet e mëposhtme:
1.1. tridhjetë (30) vjet nga kryerja e veprës penale të dënueshme me burgim të
përjetshëm;
1.2. njëzetë (20) vjet nga kryerja e veprës penale të dënueshme me më shumë se
dhjetë (10) vjet burgim;
1.3. pesëmbëdhjetë (15) vjet nga kryerja e veprës penale të dënueshme me më shumë
se pesë (5) vjet burgim;
1.4. dhjetë (10) vjet nga kryerja e veprës penale të dënueshme me më shumë se tre (3)
vjet burgim;
1.5. gjashtë (6) vjet nga kryerja e veprës penale të dënueshme me më shumë se një
(1) vit burgim; dhe
1.6. katër (4) vjet nga kryerja e veprës penale të dënueshme deri në një (1) vit burgim
ose me dënim me gjobë.
2. Kur ligji parasheh më shumë se një dënim për një vepër penale, afati i parashkrimit caktohet
sipas dënimit më të rëndë.
Neni 100
Fillimi dhe ndërprerja e parashkrimit të ndjekjes penale
1. Afati i parashkrimit të ndjekjes penale fillon nga dita kur është kryer vepra penale. Nëse
ndonjë pasojë që përbën element të veprës penale shfaqet më vonë, afati i parashkrimit fillon
të rrjedh nga ajo kohë.
2. Në rast se vepra penale është kryer kundër personit nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjet,
afati i parashkrimit fillon të rrjedh nga dita kur viktima të ketë mbushur tetëmbëdhjetë (18) vjet.
3. Afati i parashkrimit nuk rrjedh për kohën gjatë të cilës ndjekja nuk mund të fillohet apo të
vazhdohet sipas ligjit, përfshirë, por pa u kufizuar në rrethanat e mëposhtme:
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
34
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
3.1. kur kryesi është jashtë Republikës së Kosovës dhe kjo shkakton vonesa në
procedurë;
3.2. kur kryesi kërkohet me urdhër arrest;
3.3. kur pritet për një kërkesë ligjore ndërkombëtare për të marrë informacion ose prova
para një vendi ose autoriteti të huaj; ose
3.4. gjatë kohës sa zgjatë procedura për pranimin e fajësisë.
4. Afati i parashkrimit nuk ndërpritet nëse vepra nuk ndiqet për shkak të mungesës së kërkesës
apo autorizimit për të bërë ndjekjen ose për shkak të mungesës së kërkesës nga ana e shtetit
të huaj për të bërë ndjekjen.
5. Afati i parashkrimit ndërpritet me çdo veprim procedural i cili ndërmerret për qëllime të
ndjekjes penale të veprës penale të kryer.
6. Afati i parashkrimit po ashtu ndërpritet kur kryesi para skadimit të afatit të parashkrimit kryen
një vepër tjetër penale me peshë të njëjtë ose më të rëndë se sa vepra penale e mëparshme.
7. Pas çdo ndërprerje fillon të rrjedhë afati i ri i parashkrimit.
8. Ndjekja penale ndalohet në çdo rast kur të ketë kaluar dyfishi i kohës së afatit të parashkrimit.
Neni 101
Parashkrimi i ekzekutimit të dënimeve
1. Përveç nëse parashihet ndryshe me këtë Kod, dënimi i shqiptuar nuk mund të ekzekutohet
pasi të kenë kaluar:
1.1. tridhjetë (30) vjet nga dënimi me burgim të përjetshëm;
1.2. njëzetë (20) vjet nga dënimi me mbi dhjetë (10) vjet burgim;
1.3. pesëmbëdhjetë (15) vjet nga dënimi me mbi pesë (5) vjet burgim;
1.4. dhjetë (10) vjet nga dënimi me mbi tri (3) vjet burgim;
1.5. gjashtë (6) vjet nga dënimi me mbi një (1) vit burgim; dhe
1.6. katër (4) vjet nga dënimi me burgim deri në një (1) vit apo dënimi me gjobë.
2. Parashkrimi i ekzekutimit të dënimeve ndërpritet kur personi i dënuar nuk paraqitet ose nuk
dorëzohet për mbajtjen e dënimit me burgim.
Neni 102
Parashkrimi i ekzekutimit të dënimeve plotësuese dhe masave të trajtimit të
detyrueshëm
1. Ndalohet ekzekutimi i dënimeve të tjera plotësuese kur të kenë kaluar pesë (5) vjet nga dita
e plotfuqishmërisë së aktgjykimit me të cilin shqiptohet ky dënim.
2. Ndalohet ekzekutimi i masës së trajtimit të detyrueshëm kur të kenë kaluar tre (3) vjet nga
dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit me të cilin shqiptohet kjo masë.
3. Parashkrimi i ekzekutimit të dënimeve plotësuese dhe masave të trajtimit të detyrueshëm
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
35
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
ndërpritet kur personi nuk i përmbahet urdhrave të gjykatës lidhur me dënimet plotësuese dhe
masat e trajtimit të detyrueshëm.
Neni 103
Fillimi dhe ndërprerja e afateve të parashkrimit të ekzekutimit të dënimit
1. Afati i parashkrimit të ekzekutimit të dënimit fillon të rrjedhë nga dita kur aktgjykimi merr
formën e prerë, e në rast se dënimi alternativ është revokuar, parashkrimi fillon nga dita kur
vendimi mbi revokimin merr formën e prerë.
2. Afati i parashkrimit nuk rrjedh gjatë kohës kur sipas ligjit ekzekutimi i dënimit nuk mund të
fillohet.
3. Nëse dënimi zbutet me falje apo me vendim të gjykatës sipas mjetit të jashtëzakonshëm
juridik, koha e fillimit të parashkrimit caktohet sipas dënimit të ri, derisa llogaritja e parashkrimit
bëhet sipas dënimit fillestar.
4. Afati i parashkrimit ndërpritet me çdo veprim të filluar nga organi kompetent me qëllim të
ekzekutimit të dënimit.
5. Pas çdo ndërprerjeje fillon të rrjedhë afati i ri i parashkrimit.
6. Ekzekutimi i dënimit ndalohet në çdo rast kur të ketë kaluar dyfishi i kohës së afatit të
parashkrimit.
7. Dispozitat nga paragrafët 2. deri 5. të këtij neni po ashtu zbatohen për parashkrimin e
ekzekutimit të dënimeve plotësuese dhe masave të trajtimit të detyrueshëm.
Neni 104
Moszbatueshmëria e parashkrimit për veprat penale kundër të drejtës ndërkombëtare
dhe vrasjes së rëndë
1. Asnjë afat i parashkrimit nuk zbatohet për veprat penale të gjenocidit, krimeve të luftës,
krimeve kundër njerëzimit, ose për vepra tjera penale të cilat sipas të drejtës ndërkombëtare
nuk parashkruhen.
2. Vepra penale e vrasjes së rëndë nuk parashkruhet.
KAPITULLI XI
AMNISTIA DHE FALJA
Neni 105
Amnistia dhe Falja
1. Personat të cilët janë përfshirë me amnisti ndaj tyre ndalet procedura penale, falën në tërësi
ose nga një pjesë e ekzekutimit të dënimit, dënimi i shqiptuar u zëvendësohet me dënim më të
butë, u abrogohet dënimi me kusht, u jepet rehabilitimi i parakohshëm ose u abrogohet pasoja
e caktuar juridike e dënimit.
2. Me falje personit të caktuar me emër u jepet lirimi i plot ose i pjesërishëm nga ekzekutimi i
dënimit, zëvendësimi i dënimit me një dënim më të butë apo dënimi me kusht ose shlyerja e
dënimit.
3. Kryesi nuk mund të falet për çfarëdo dënimi për të cilin Paneli për Lirim me Kusht i ka
refuzuar lirimin me kusht.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
36
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Neni 106
Efekti i Amnistisë dhe faljes në personat e tretë
Me dhënien e Amnistisë dhe faljes nuk preken të drejtat të personit të tretë, të cilat bazohen në
dënimin apo aktgjykimin.
KAPITULLI XII
ZBATIMI I LEGJISLACIONIT PENAL TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS SIPAS VENDIT TË
KRYERJES SË VEPRËS PENALE
Neni 107
Zbatimi i legjislacionit penal të Republikës së Kosovës në territorin e Republikës së
Kosovës
1. Legjislacioni penal i Republikës së Kosovës zbatohet për secilin person i cili kryen vepër
penale tërësisht ose pjesërisht në territorin e Republikës së Kosovës.
2. Legjislacioni penal i Republikës së Kosovës zbatohet ndaj secilit person i cili kryen vepër
penale në çfarëdo mjeti të transportit ajror ose ujor i cili është i regjistruar në Republikën e
Kosovës, pavarësisht nga vendi ku ndodhet mjeti i transportit ajror ose ujor në kohën kur kryhet
vepra penale.
Neni 108
Zbatimi i legjislacionit penal të Republikës së Kosovës për veprat penale të caktuara që
janë kryer jashtë territorit të Republikës së Kosovës
1. Legjislacioni penal i Republikës së Kosovës zbatohet ndaj çdo personi i cili kryen veprat
penale në vijim jashtë territorit të Republikës së Kosovës:
1.1. veprat penale të parapara në nenet 142-147, 151-154, 158, 159, 160-163, 165,
167-169, 232, 234, 267-274, 287, 288, 296-298, 324 dhe 325 të këtij Kodi; dhe
1.2. veprat penale të cilat në bazë të marrëveshjes ndërkombëtare e cila e detyron
Republikën e Kosovës, duhet të ndiqen edhe pse janë kryer jashtë vendit.
2. Legjislacioni penal i Republikës së Kosovës zbatohen ndaj çdo shtetasi të Republikës
së Kosovës dhe që kryen vepër penale të paraparë në nenet 309-310 dhe nenet 421-424
jashtë territorit të Republikës së Kosovës pavarësisht nëse veprimi në fjalë është gjithashtu i
dënueshëm në vendin e kryerjes së tij.
3. Legjislacioni penal i Republikës së Kosovës zbatohet ndaj cilitdo person që kryen vepër
penale nga nenet 129-139 të këtij Kodi jashtë territorit të Republikës së Kosovës, ku vepra e
tillë paraqet tërësisht ose pjesërisht rrezik për sigurinë e Republikës së Kosovës ose popullsinë
e saj.
4. Përveç siç parashihet në paragrafin 2 të këtij neni, Legjislacioni Penal i Republikës së
Kosovës zbatohet ndaj çdo shtetasi të Republikës së Kosovës që kryen vepër penale jashtë
territorit të Republikës së Kosovës dhe nëse kjo vepër po ashtu është e dënueshme në vendin
ku është kryer.
5. Paragrafi 1. i këtij neni zbatohet po ashtu ndaj cilitdo person i cili pas kryerjes së veprës
penale bëhet banor i Republikës së Kosovës.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
37
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Neni 109
Zbatimi i legjislacionit penal të Republikës së Kosovës ndaj personave të huaj të cilët
kryejnë vepra penale jashtë territorit të Republikës së Kosovës
1. Legjislacioni penal i Republikës së Kosovës zbatohet ndaj cilitdo person të huaj nëse:
1.1. personi i tillë ka kryer vepër penale jashtë territorit të Republikës së Kosovës
kundër shtetasit të Kosovës, madje edhe atëherë kur vepra e tillë penale nuk është
cekur në nenin 108 të këtij Kodi;
1.2. kjo vepër penale është po ashtu e dënueshme në vendin ku është kryer; dhe
1.3. kryesi është gjendur në territorin e Kosovës ose është transferuar në Kosovë.
Neni 110
Kushtet e posaçme për ndjekje të veprave penale të kryera jashtë territorit të
Republikës së Kosovës
1. Në rastet e parapara me nenin 107 të këtij Kodi, nëse procedura penale është filluar por
nuk është përfunduar në një juridiksion tjetër, procedura penale në Republikën e Kosovës do të
fillohet vetëm me miratimin e Kryeprokurorit të Shtetit të Republikës së Kosovës.
2. Në rastet e parapara me nenin 108 dhe 109 të këtij Kodi, procedura penale nuk do të fillohet
nëse:
2.1. kryesi në tërësi e ka mbajtur dënimin e shqiptuar në një juridiksion tjetër;
2.2. kryesi në një juridiksion tjetër është liruar me aktgjykim të plotfuqishëm apo është
liruar nga dënimi ose dënimi është parashkruar; dhe
2.3. procedura penale për veprën penale të kryer në një juridiksion tjetër mund të
fillohet vetëm sipas kërkesës së të dëmtuarit dhe një kërkesë e tillë nuk është paraqitur.
3. Procedura penale sipas nenit 111 mund të fillohet në Kosovë vetëm me autorizimin e
Kryeprokurorit të Shtetit të Kosovës.
4. Në rastet e parapara në nenin 107, ndjekja penale e personit të huaj mund t’i transferohet
juridiksionit të huaj sipas kushteve të reciprocitetit.
Neni 111
Dispozitat e posaçme për fëmijët
Ky Kod zbatohet për personat nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjet vetëm nëse me Kodin e
Drejtësisë për të Mitur nuk përcaktohet ndryshe.
Neni 112
Dispozitat e posaçme për personat juridikë
Veprat penale për të cilat personi juridik mund të jetë penalisht përgjegjës, përgjegjësia penale e
personit juridik, sanksionet penale të cilat mund të zbatohen ndaj personit juridik dhe dispozitat
e posaçme që rregullojnë procedurën penale të zbatueshme ndaj personit juridik parashihen
me ligj të veçantë.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
38
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
KAPITULLI XIII
DOMETHËNIA E SHPREHJEVE NË KODIN PENAL
Neni 113
Përkufizimet
Për qëllim të këtij Kodi, shprehjet e mëposhtme kanë këto kuptime:
1. Person - personi juridik dhe personin fizik;
2. Person zyrtar - nënkupton:
2.1. personi i cili në organin shtetëror kryen punët zyrtare;
2.2. personi i zgjedhur, i emëruar ose i caktuar në organin shtetëror, në organin e
pushtetit lokal ose personi që përherë ose përkohësisht kryen detyrat zyrtare ose
funksionet zyrtare në ato organe;
2.3. personi në institucion, ndërmarrje ose në ndonjë subjekt tjetër, të cilit i janë besuar
kryerja e autorizimeve publike, që vendos për të drejtat, obligimet ose interesat e
personave fizik apo juridik ose për interesin publik;
2.4. person zyrtar konsiderohet edhe personi të cilit i është besuar kryerja faktike e
detyrave të caktuara zyrtare apo punëve;
2.5. person ushtarak përpos kur janë në pyetje dispozitat e Kreut XXXIII (Veprat penale
kundër detyrave zyrtare) të këtij Kodi.
3. Zyrtar i huaj publik apo person i huaj zyrtar - nënkupton:
3.1. cilido person që mban detyrë legjislative, ekzekutive, administrative apo gjyqësore
në shtetin e huaj, qoftë i emëruar apo i zgjedhur;
3.2. cilido arbitër që ushtron funksione sipas ligjit kombëtar mbi arbitrimin e shtetit të
huaj;
3.3. cilido person që ushtron funksion publik për shtetin e huaj, përfshirë për agjencinë
publike ose ndërmarrjen publike;
3.4. cilido zyrtar, punonjës apo përfaqësues i organizatës ndërkombëtare publike dhe
organeve të tyre;
3.5. cilido anëtar i asamblesë parlamentare ndërkombëtare; dhe
3.6. cilido gjyqtar, prokuror apo zyrtar i gjykatës apo tribunalit ndërkombëtar juridiksioni
i të cilit është i njohur nga Republika e Kosovës.
4. Person nën mbrojtje ndërkombëtare ose person i mbrojtur ndërkombëtarisht -
nënkupton:
4.1. shefi i shtetit, përfshirë cilindo anëtar të organit kolektiv i cili ushtron funksionin e
shefit të shtetit sipas kushtetutës së atij shteti;
4.2. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, çdoherë kur ata gjenden me detyrë
jashtë shtetit të tyre, si dhe anëtarët e familjeve të tyre;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
39
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
4.3. çdo zyrtar i lartë ose përfaqësues i lartë i shtetit ose zyrtari i lartë apo përfaqësuesi
tjetër i organizatës ndërkombëtare, i cili në kohën dhe në vendin kur ndaj tij, ndaj
lokaleve zyrtare, banesës apo zyrës private ose mjetit transportues i cili ka shenja
dalluese është kryer vepër penale, sipas të drejtës ndërkombëtare ka të drejtë në
mbrojtje të veçantë nga sulmi ndaj jetës, lirisë dhe dinjitetit të tij.
4.4. Person nën mbrojtje ndërkombëtare përfshinë edhe anëtarët shoqërues të familjes.
5. Person përgjegjës - personi fizik në kuadër të personit juridik, të cilit i janë besuar detyra të
caktuara, ose i cili është i autorizuar për të vepruar në emër të personit juridik si dhe ekziston
bazueshmёria e lartë se është i autorizuar të veproj në emër të personit juridik.
6. Person juridik - subjekti juridik i vendit apo i huaj, i cili sipas legjislacionit të Kosovës nё fuqi
konsiderohet si person juridik.
7. Organizatë biznesi - person fizik apo juridik ose grup personash që merren me veprimtari
ekonomike, siç përcaktohet dhe rregullohet me Ligjin për Shoqëritë Tregtare.
8. Dokument - çdo dokument apo send tjetër i përshtatshëm ose i caktuar që shërben si provë
e ndonjë fakti përkatës për marrëdhëniet juridike.
9. Para - monedhë metalike dhe e letrës, e cila në bazë të ligjit është në qarkullim në Republikën
e Kosovës ose në ndonjë juridiksion tjetër.
10. Shenja me vlerë - përfshin edhe shenjat e huaja me vlerë.
11. Send i luajtshëm - përfshin edhe energjinë e prodhuar apo të grumbulluar për ndriçim,
ngrohje, qarkullim si dhe impulset telefonike dhe impulset tjera.
12. Grup njerëzish – tre (3) ose më shumë persona.
13. Grup kriminal i organizuar - bashkim i strukturuar, që ekziston për një kohë të caktuar,
i tre apo më shumë personave për kryerjen e veprave të caktuara penale, që vepron në
bashkëpunim me qëllim të kryerjes së një apo më shumë veprave të rënda penale për përfitim
të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të dobisë financiare apo dobisë tjetër pasurore.
14. Bashkim i strukturuar - bashkim i cili nuk është formuar rastësisht për kryerjen e
menjëhershme të veprës penale, por nuk është e nevojshme që anëtarët e këtij bashkimi të
kenë role formalisht të përcaktuara, vazhdimësi të anëtarësisë së tyre apo strukturë të ndërtuar.
15. Forcë - përfshin edhe zbatimin e hipnozës ose të mjeteve të tjera dehëse me qëllim të
vënies së personit kundër dëshirës së vet në gjendje të pavetëdijshme apo të paaftësohet për
rezistencë.
16. Mjet motorik - çdo mjet transportues i pajisur me motor për përdorim në transportin rrugor,
ujor ose ajror.
17. KFOR - prania ndërkombëtare e sigurisë e vendosur në territorin e Republikës së Kosovës
në pajtim me Rezolutën 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit që përbëhet nga Pakti i Organizatës
së Veriatlantikut NATO, duke përfshirë shtetet e saj anëtare, organet e saj ndihmëse, shtabet e
saj ushtarake dhe elementet ose njësitet kombëtare si dhe vendet kontribuuese që nuk janë në
NATO.
18. Policia - Policia e Republikës së Kosovës siç përcaktohet me ligj.
19. Dogana - Doganat e Republikës së Kosovës përgjegjëse për zbatimin e legjislacionit
doganor.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
40
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
20. Policia e EULEX-it – Zyrtari policor i EULEX-it siç përcaktohet me ligj.
21. Shtetas i Republikës së Kosovës - personi i cili sipas Kushtetutës dhe Ligjit për Shtetësinë
konsiderohet i tillë.
22. Fëmijë - person i cili nuk i ka mbushur tetëmbëdhjetë (18) vjet.
23. I mitur - personi i cili është ndërmjet moshës katërmbëdhjetë (14) dhe tetëmbëdhjetë (18)
vjet.
24. Madhor - personi i cili i ka mbushur tetëmbëdhjetë (18) vjet.
25. Marrëdhënie familjare - marrëdhënie në mes të personave:
25.1. që janë të fejuar apo kanë qenë të fejuar ose janë të martuar ose kanë qenë
të martuar ose që janë në bashkësi jashtëmartesore apo kanë qenë në bashkësi
jashtëmartesore ose bashkëjetojnë në ekonomi të përbashkët ose kanë bashkëjetuar
në ekonomi të përbashkët;
25.2. përdorin një shtëpi të përbashkët dhe janë në lidhje gjaku, martese, adoptimi,
krushqie apo janë në lidhje kujdestarie, duke përfshirë prindërit, gjyshërit, fëmijët,
nipat dhe mbesat nga vajza dhe djali, vëllezërit dhe motrat, hallat dhe tezet, dajët dhe
axhallarët, mbesat dhe nipërit nga vëllai dhe motra, kushërinjtë; ose
25.3. janë prindër të një fëmije të përbashkët.
26. Anëtar i familjes - prindi, prindi adoptues, fëmija, fëmija i adoptuar, vëllai ose motra,
bashkëshorti ose bashkëshortja, i afërmi i gjakut që jeton në të njëjtën shtëpi ose personi me të
cilin kryesi jeton në bashkësi jashtëmartesore.
27. Bashkësi jashtëmartesore - marrëdhënie siç përcaktohet me Ligjin për Familje.
28. Territor i Republikës së Kosovës - sipërfaqet tokësore dhe sipërfaqet ujore brenda kufijve
dhe vijës kufitare si dhe hapësirën ajrore mbi Kosovë.
29. Vijë kufitare e Republikës së Kosovës - vijë e cila ndan territorin e Republikës së Kosovës
nga territoret e shteteve fqinje.
30. Kufiri shtetëror - kufiri tokësor, ujor dhe ajror përfshirë aeroportet të cilat zhvillojnë
komunikacion ndërkombëtar.
31. Dëm - çdo humbje deri në pesëmijë (5.000) EUR.
32. Dëm i konsiderueshëm - ose humbje e konsiderueshme - nënkupton çdo humbje prej
më shumë se pesëmijë (5.000) EUR deri në pesëmbëdhjetëmijë (15.000) EUR.
33. Dëm i madh, dëm substancial, ose humbje substanciale - humbje prej më shumë se
pesëmbëdhjetëmijë (15.000) EURO deri në pesëdhjetëmijë (50.000) EURO.
34. Dëm në shkallë të madhe, shkatërrim në shkallë të madhe ose humbje në shkallë të
madhe - çdo humbje prej më shumë se pesëdhjetëmijë (50.000) EURO.
35. Mjet i rrezikshëm - çdo send i punuar apo i përdorur për t’i shkaktuar lëndim trupor personit
ose për të kanosur personin me shkaktim të lëndimit.
36. Dobi pasurore - çfarëdo pasurie e cila fitohet drejtpërdrejtë ose tërthorazi nga vepra penale.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
41
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Pasuria e cila fitohet tërthorazi nga vepra penale përfshinë pasurinë në të cilën pastaj është
konvertuar, transformuar apo përzier çfarëdo pasurie drejtpërdrejtë e fituar nga vepra penale,
si dhe të ardhurat, kapitalin apo dobitë tjera ekonomike të fituara ose realizuara për pasurinë e
tillë në çfarëdo kohe që prej kryerjes së veprës penale.
37. Vegël narkotike - çdo pajisje, produkt apo material i çfarëdo lloji i cili kryesisht ka për qëllim
ose është i krijuar për përdorim në fabrikimin, përzierjen, konvertimin, fshehjen, prodhimin,
përpunimin, përgatitjen, injektimin, gëlltitjen, thithjen ose futjen në ndonjë mënyrë tjetër të
narkotikëve në trupin e njeriut. Kjo përfshinë, por nuk kufizohet në sende siç janë tubat e metalit,
drurit, xhamit, gurit, plastikës apo qeramikës, me apo pa filter, filterë permanent, filterë të
hashishit ose enë metalike me vrima; tuba të ujit; nagjile të marihuanës; letra për mbështjelljen
e cigareve, ose vegla për ndarjen e kokainës.
38. Përgatitja e veprës penale - furnizimi ose aftësimi i mjeteve kryesit për kryerjen e veprës
penale, heqja e pengesave për kryerjen e veprës penale, marrëveshja, planifikimi ose organizimi
me persona tjerë për të kryer vepër penale ose ndonjë veprimtari tjetër që krijon kushte për
kryerjen e drejtpërdrejtë të veprës penale, por që nuk përbën vet veprën penale.
39. Viktimë e ndjeshme - është viktima e veprës penale e cila është fëmijë, person me aftësi
të kufizuara fizike apo mendore, person me aftësi të zvogëluar, grua shtatzënë, i/e moshuar ose
person marrëdhënia apo varësia e të cilit ndaj kryesit e bën atë veçanërisht të ndjeshëm ndaj
viktimizimit të përsëritur, frikësimit të përsëritur apo hakmarrjes së përsëritur.
40. Armë - çdo send ose vegël e punuar me qëllim që nën presionin e gazrave, të cilat lirohen
gjatë djegies së materieve shpërthyese, elektrike, gazrave nën presion ose energjisë tjetër
potenciale, hedhë predha në formë të një plumbi të vetëm, grumbulli prej saçmash, gazi, lëngu,
shigjete ose përbërësish të tjerë, që krijohet dhe përdoret për të shkaktuar lëndime trupore
ose dëm fizik, qoftë edhe psikologjik, si dhe secili send tjetër, qëllimi kryesor i të cilit është
kryerja e sulmit fizik ndaj integritetit fizik të njerëzve ose ndaj pasurisë. Armë po ashtu përfshinë
municionin, pjesët dhe përbërësit e armëve, si dhe armët nukleare, biologjike dhe kimike.
Këto në vijim janë armë:
40.1. armët e zjarrit;
40.2. armët e koleksionit;
40.3. armët pneumatike (ajrore);
40.4. armët që përdoren për shpërndarjen e gazit irritues;
40.5. armët shpërthyese;
40.6. armët me shigjeta;
40.7. armët e ftohta;
40.8. armët për sinjalizim akustik dhe të dritës;
40.9. armët elektroshok;
40.10. armët me rrymë.
Këto në vijim nuk konsiderohen armë për qëllime të këtij Kodi;
40.11. armët për qëllime industriale;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
42
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
40.12. armët dekorative;
40.13. imitimi i armëve;
40.14. armët e zjarrit të bëra të papërdorshme (deaktivizuara) në mënyrë permanente
me aplikimin e procedurave teknike që garantohen nga organi kompetent ose që njihen
nga organi kompetent;
40.15. fuzhnjat për peshkim nën ujë.
KAPITULLI XIV
VEPRAT PENALE KUNDËR RENDIT KUSHTETUES DHE SIGURISË SË REPUBLIKËS SË
KOSOVËS
Neni 114
Sulmi kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës
1. Kushdo që me përdorim të dhunës apo me kanosje të dhunës tenton që ta ndryshojë rendin
kushtetues të Republikës së Kosovës apo të përmbysë institucionet më të larta të Republikës
së Kosovës, dënohet me jo më pak se pesë (5) vjet burgim.
2. Kushdo që me përdorim të dhunës apo me kanosje të dhunës tenton që të pengojë vendosjen
e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës apo me përdorim të dhunës ose kanosjes së
dhunës implementon rendin e huaj juridik në ndonjë pjesë të Republikës së Kosovës, dënohet
me jo më pak se pesë (5) vjet burgim.
3. Kushdo që me përdorim të dhunës ose me kanosje të dhunës tenton të rrezikojë pavarësinë
e Kosovës, sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, tërësinë territoriale dhe karakterin
demokratik të shtetit, dënohet jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim.
Neni 115
Kryengritja e armatosur
1. Kushdo që merr pjesë në kryengritje të armatosur e cila është e drejtuar kundër rendit
kushtetues, sigurisë apo integritetit territorial të Republikës së Kosovës, dënohet me jo më pak
se pesë (5) vjet burgim.
2. Organizatori i kryengritjes së armatosur nga paragrafi 1 i këtij neni, dënohet me jo më pak se
dhjetë (10) vjet burgim.
Neni 116
Pranimi i kapitullimit dhe okupimit
Shtetasi i Republikës së Kosovës që nënshkruan apo pranon kapitullimin ose miraton okupimin
e Republikës së Kosovës apo të ndonjë pjese të saj, dënohet me burgim së paku dhjetë (10)
vjet ose me burgim të përjetshëm.
Neni 117
Tradhtia ndaj vendit
1. Shtetasi i Republikës së Kosovës që në cilësinë e Presidentit të Republikës, Kryeministrit
apo Ministrit të Punëve të Jashtme, nënshkruan pranimin e okupimit apo aktin e kapitullimit të
shtetit dënohet me burgim së paku pesëmbëdhjetë (15) vjet ose me burgim të përjetshëm.
2. Shtetasi i Republikës së Kosovës që në cilësinë e Presidentit të shtetit, Kryeministrit apo
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
43
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Ministrit të Punëve të Jashtme, nënshkruan marrëveshje ndërkombëtare ose ndonjë akt me të
cilin pjesë të territorit të Republikës së Kosovës jepen apo lihen nën sovranitetin e ndonjë shteti
tjetër, dënohen me burgim së paku pesëmbëdhjetë (15) vjet ose me burgim të përjetshëm.
3 Shtetasi i Republikës së Kosovës që në cilësinë e Presidentit të Republikës së Kosovës,
Kryeministrit apo Ministrit të Punëve të Jashtme, braktisë vendin gjatë kohës së luftës ose
gjendjes së jashtëzakonshme duke lënë forcat e armatosura pa sistem të komandimit dënohet
me burgim së paku pesëmbëdhjetë (15) vjet ose me burgim të përjetshëm.
Neni 118
Rrezikimi i tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës
Kushdo që me përdorim të dhunës apo me kanosje të dhunës tenton që ta shkëpus një pjesë
të territorit të Republikës së Kosovës apo që ndonjë pjesë të territorit të saj t’ia bashkojë ndonjë
shteti tjetër, dënohet me jo më pak se pesë (5) vjet burgim.
Neni 119
Vrasja e përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës
1. Kushdo që me qëllim të rrezikimit të rendit kushtetues apo sigurisë së Republikës së Kosovës,
privon nga jeta një nga personat e mëposhtëm, dënohet me burgim së paku dhjetë (10) vjet ose
me burgim të përjetshëm.
1.1. Presidentin e Republikës së Kosovës;
1.2. Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës;
1.3. Kryeministrin e Republikës së Kosovës;
1.4. Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës;
1.5. Kryetarin e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës ose
1.6. Kryeprokurorin e Shtetit të Republikës së Kosovës.
Neni 120
Rrëmbimi i përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës
Kushdo që me qëllim të rrezikimit të rendit kushtetues apo të sigurisë së Republikës së Kosovës,
rrëmben një apo më shumë nga personat e saktësuar në nenin 119 të këtij Kodi, dënohet me
jo më pak se pesë (5) vjet burgim.
Neni 121
Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës
Kushdo që me qëllim të rrezikimit të rendit kushtetues apo sigurisë së Republikës së Kosovës,
me përdorim të dhunës apo me kanosje të dhunës, pengon një apo më shumë nga personat
e saktësuar në nenin 119 të këtij Kodi në ushtrimin e detyrave zyrtare apo i detyron të kryejnë
apo të mos kryejnë ndonjë veprim nga fushëveprimi i detyrave të tyre, dënohet me burgim prej
tre (3) deri në dhjetë (10) vjet.
Neni 122
Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve
publike
Kushdo që me qëllim të rrezikimit të rendit kushtetues apo sigurisë së Republikës së Kosovës,
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
44
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
djeg ose në çfarëdo mënyre tjetër shkatërron apo dëmton zonën industriale, bujqësore ose
ndonjë zonë tjetër ekonomike, sistemin e trafikut, lidhjet e telekomunikimeve, pajisjet publike të
ujit, ngrohjes, gazit apo energjisë, pendat, depot, apo ndonjë ndërtesë tjetër të rëndësishme për
sigurinë, furnizimin e qytetarëve, ekonominë apo funksionimin e shërbimeve publike, dënohet
me jo më pak se tre (3) vjet burgim.
Neni 123
Sabotimi
Kushdo që me qëllim të rrezikimit të rendit kushtetues apo të sigurisë së Republikës së Kosovës,
nuk e kryen në mënyrë të ndërgjegjshme detyrën zyrtare apo kushdo që gjatë ushtrimit të
detyrës zyrtare dëmton mjetet e prodhimit; shkakton shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve
ose ndërtesave; shkakton shkatërrimin apo dëmtimin në sasi të mëdha të produkteve, mallrave
apo materialeve; ose shkakton ndërprerje në procesin e prodhimit dhe vlera e dëmeve apo
shkatërrimit tejkalon pesëdhjetëmijë (50.000) Euro, dënohet me jo më pak se tre (3) vjet burgim.
Neni 124
Spiunazhi
1. Kushdo që sekretin shtetëror ia komunikon, ia dorëzon apo ia bënë të arritshme shtetit të
huaj, organizatës së huaj apo personit që u shërben atyre, dënohet me burgim prej pesë (5) deri
në dymbëdhjetë (12) vjet burgim.
2. Kushdo që për shtetin apo organizatën e huaj krijon shërbimin informativ në Republikën e
Kosovës apo drejton shërbimin e tillë, dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim.
3. Kushdo që hyn në shërbimin informativ të huaj, mbledh të dhëna për të apo në ndonjë mënyrë
tjetër e ndihmon punën e shërbimit të tillë, dënohet me jo më pak se pesë (5) vjet burgim.
4. Kushdo që mbledh të dhëna apo dokumente të klasifikuara me qëllim që t’ia komunikojë
dhe dorëzojë shtetit të huaj, organizatës së huaj apo personit që u shërben atyre, dënohet me
burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet.
5. Nëse kryerja e veprës penale nga paragrafët 1., 2., 3. ose 4. i këtij neni ka shkaktuar pasoja
të rënda për sigurinë ose fuqinë ekonomike apo ushtarake të shtetit, kryesi dënohet me burgim
jo më pak se dhjetë (10) vjet.
6. Nëse vepra penale e saktësuar në paragrafin 1., 2., 3. ose 4. të këtij neni kryhet gjatë kohës
së luftës, rrezikut të pashmangshëm për luftë, konfliktit të armatosur apo zbulimi i sekretit
shtetëror ka të bëjë me sigurinë e Republikës së Kosovës, kryesi dënohet me jo më pak se
dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.
7. Për qëllime të këtij kapitulli, “sekret shtetëror” nënkupton të dhënat apo dokumentet
ushtarake, ekonomike apo zyrtare të cilat janë shpallur si informata të klasifikuara me ligj apo
me dispozita ose vendime tjera të organit kompetent të nxjerra në pajtim me ligjin.
Neni 125
Zbulimi i informacioneve të klasifikuara dhe mos ruajtja e informacioneve të
klasifikuara
Kushdo që zbulon ose nuk ruan informacionin e klasifikuar dënohet sipas Ligjit për klasifikimin
e informacioneve dhe verifikimin e sigurisë.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
45
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Neni 126
Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës
1. Kryesi i veprave penale nga nenet 113-127 të këtij Kodi dënohet me jo më pak se dhjetë
(10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm, nëse kryerja e veprës:
1.1. rezulton në vdekjen e një apo më shumë personave;
1.2. rrezikon jetën e një apo më shumë personave;
1.3. vepra përcillet me dhunë të rëndë ose shkatërrim në shkallë të madhe; ose
1.4. vepra ka rrezikuar sigurinë ekonomike dhe ushtarake të Republikës së Kosovës.
2. Nëse me rastin e kryerjes së veprës penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryesi me dashje ka
privuar nga jeta një apo më shumë persona, kryesi dënohet me burgim së paku dhjetë (10) vjet
ose me burgim të përjetshëm.
3. Kushdo që kryen vepër penale nga paragrafi 1. i këtij neni gjatë kohës së luftës, rrezikut
të pashmangshëm për luftë, konfliktit të armatosur apo gjatë gjendjes së jashtëzakonshme,
dënohet me burgim se paku dhjetë (10) vjet ose me burgim të përjetshëm.
Neni 127
Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese
1. Kushdo që formon një grup apo ndonjë bashkim tjetër të personave për kryerjen e veprave
penale nga nenet 114-127 të këtij Kodi, dënohet me dënimin e paraparë për atë vepër penale.
2. Kushdo që merr pjesë apo bëhet anëtar i grupit apo bashkimit nga paragrafi 1. i këtij neni,
dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet.
3. Anëtari i grupit apo bashkimit, që e lajmëron grupin para kryerjes së veprës penale nga
paragrafi 1. i këtij neni, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet ose mund të lirohet nga dënimi.
Neni 128
Përkufizimet për dispozitat e terrorizmit në nenet 114-139
Për qëllime të neneve 114-139 të këtij Kodi:
1. Terrorizëm, veprim terrorist apo vepër terroriste - nënkupton kryerja e një ose më shumë
veprave penale të mëposhtme me qëllim të frikësimit serioz të popullsisë, të detyrimit të padrejtë
të një organi publik, qeverisë apo organizatës ndërkombëtare për të kryer ose për të mos
kryer ndonjë veprim, apo që seriozisht të destabilizojë ose të shkatërrojë strukturat themelore
politike, kushtetuese, ekonomike apo shoqërore të Republikës së Kosovës, të një shteti tjetër
apo të një organizate ndërkombëtare:
1.1. vrasja apo vrasja e rëndë në shkelje të nenit 172 dhe 173 të këtij Kodi;
1.2. shtytja apo ndihma në vetëvrasje në shkelje të nenit 177 të këtij Kodi;
1.3. sulmi, sulmi me lëndim të lehtë trupor dhe sulmi me lëndim të rëndë trupor në
shkelje të neneve 184-186 të këtij Kodi;
1.4. veprat penale kundër integritetit seksual në shkelje të neneve 227-229, 231-232
ose 234 të këtij Kodi;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
46
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
1.5. marrja e pengjeve, rrëmbimi ose privimi i kundërligjshëm nga liria në shkelje të
neneve 169, 191 ose 193 të këtij Kodi;
1.6. ndotja e ujit të pijshëm ose e produkteve ushqimore; ndotja ose shkatërrimi i
mjedisit në shkelje të neneve 264 dhe Kapitullit XXVI të këtij Kodi;
1.7. shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm; zjarr vënia apo djegia ose shpërthimi nga
pakujdesia ose përdorimi i eksplozivëve ose mjeteve të tjera vdekjeprurëse në shkelje
të neneve 322 ose 356 të këtij Kodi;
1.8. shkatërrimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike apo rrezikimi i trafikut publik
në shkelje të neneve 122, 357, 370 ose 372 të këtij Kodi;
1.9. furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi ose shitja e paautorizuar e armëve,
eksplozivit materialeve radioaktive ose armëve nukleare, biologjike ose kimike në
shkelje të neneve 170, 361 ose 364-369 të këtij Kodi;
1.10. përvetësimi i paautorizuar, mbajtja në pronësi, kontroll, posedim ose përdorimi i
armëve, eksplozivit materialeve radioaktive ose armëve nukleare, biologjike ose kimike,
ose hulumtimet për ose ndërtimi i armëve biologjike ose kimike në shkelje të neneve
170, 361 ose 364-369 të këtij Kodi;
1.11. rrezikimi i personave të mbrojtur ndërkombëtarisht në shkelje të nenit 167 të këtij
Kodi;
1.12. rrezikimi i personelit të Kombeve të Bashkuara dhe i personelit në marrëdhënie
me to në shkelje të nenit 168 të këtij Kodi;
1.13. rrëmbimi i fluturakes ose marrja e kundërligjshme e fluturakes në shkelje të nenit
158 të këtij Kodi, ose rrëmbimi i mjeteve tjera të transportit publik apo të transportit të
mallrave;
1.14. rrezikimi i sigurisë së aviacionit civil në shkelje të nenit 159 të këtij Kodi;
1.15. rrëmbimi i anijeve ose rrezikimi i sigurisë së lundrimit detar në shkelje të nenit 160
të këtij Kodi;
1.16. rrezikimi i sigurisë së platformave fikse të vendosura në pragun kontinental në
shkelje të nenit 161 të këtij Kodi;
1.17. përvetësimi, përdorimi, prodhimi, posedimi, transferimi, ndryshimi, asgjësimi,
shpërndarja ose dëmtimi i paautorizuar i materialeve nukleare apo radioaktive në
shkelje të nenit 170 të këtij Kodi;
1.18. kanosja për përdorimin apo vjedhjen ose grabitjen e materialeve nukleare apo
përdorimin e materialeve radioaktive në shkelje të nenit 171 të këtij Kodi;
1.19. kanosja për kryerjen e ndonjërës prej veprave të saktësuara në nën-paragrafët
1.1 deri në 1.18 të këtij paragrafi.
2. Shprehja Fonde - përfshin pasurinë e çfarëdo lloji, qoftë e prekshme ose e paprekshme, e
luajtshme ose e paluajtshme, sido që të jetë fituar, dhe dokumentet apo instrumentet ligjore
në çfarëdo forme, përfshirë formën elektronike ose digjitale, të dëshmuarit e pronësisë ose të
interesit në pasuritë e tilla, përfshirë por pa u kufizuar në, kreditë bankare, çeqet e udhëtarëve,
çeqet bankare, urdhërpagesat, aksionet, letrat me vlerë, detyrimet, çeqet letër kreditë dhe çdo
mjet tjetër financiar.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
47
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
3. Shprehja Burime Financiare - përfshin, por nuk kufizohet në, dhënien me qira, objektet
e trezorëve, dokumentacionin ose identifikimin e rrejshëm, shërbimet financiare, pajisjet,
personelin, armët, mjetet e transportit, pajisjet e komunikimeve dhe pasurinë tjetër fizike, përveç
medikamenteve të domosdoshme.
4. Shprehja Grup Terrorist - nënkupton grupin e strukturuar prej më shumë se dy (2) personave,
që ekziston për një periudhe kohore dhe i cili vepron në bashkëpunim për kryerjen e terrorizmit.
5. Shprehja Grup i Strukturuar - nënkupton një grup i cili nuk është formuar rastësisht
për kryerjen e menjëhershme të një vepre dhe i cili nuk ka nevojë të ketë role formalisht të
përcaktuara për anëtarët e tij, vazhdimësinë e anëtarësisë ose strukturë të ndërtuar.
6. Terrorist - nënkupton çdo person fizik i cili: (i) kryen veprim terrorist me çfarëdo mjeti,
drejtpërdrejt ose tërthorazi; (ii) organizon apo drejton të tjerët për të kryer veprime terroriste;
ose (iii) kontribuon në kryerjen e veprimeve terroriste nga një grup personash që veprojnë me
një qëllim të përbashkët, ku kontributi bëhet me dashje dhe me qëllim të avancimit të veprimit
terrorist ose me njohjen e qëllimit të grupit për të kryer një veprim terrorist.
Neni 129
Kryerja e veprës terroriste
1. Kushdo që kryen një vepër terroriste dënohet me jo më pak se pesë (5) vjet burgim.
2. Kur vepra nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me lëndime të rënda trupore të një apo më
shumë personave, kryesi dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim.
3. Kur vepra nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekje të një apo më shumë personave,
kryesi dënohet me burgim së paku pesëmbëdhjetë (15) vjet ose me burgim të përjetshëm.
Neni 130
Ndihma në kryerjen e terrorizmit
1. Kur vepra nga neni 377 ose 378 i këtij Kodi kryhet në lidhje me terrorizmin, kryesi dënohet
me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.
2. Kur vepra nga neni 380 i këtij Kodi kryhet në lidhje me terrorizmin, kryesi dënohet me burgim
prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet.
3. Kushdo që e ndihmon kryesin apo bashkëpjesëmarrësin pas kryerjes së një vepre terroriste,
duke i siguruar fonde ose burime të tjera materiale personit apo personave të tillë për çfarëdo
qëllimi, dënohet me burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet.
Neni 131
Lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit
1. Kushdo që, në çfarëdo mënyre, të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, ofron, kërkon, mbledh ose
fsheh, organizon, përgatit, vë në dispozicion fonde apo mjete të tjera materiale ose drejton
të tjerët për këto veprime, me dashje se do të përdoren, dijeni apo bazë të arsyeshme për
të besuar se do të përdoren, tërësisht ose pjesërisht, për apo nga një individ terrorist, grup
terrorist, apo për të kryer apo për të kontribuar për kryerjen e veprës terroriste, dënohet me
gjobë deri në pesëqind mijë (500.000) euro dhe me burgim prej pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë
(15) vjet.
2. Që një vepër të përbëjë vepër penale sipas paragrafit 1 të këtij neni, nuk është e nevojshme
që një veprim terrorist të ndodh ose nëse fondet janë përdorur në të vërtetë për të kryer një
veprim të tillë terrorist.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
48
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Neni 132
Rekrutimi për terrorizëm
Kushdo që i bën thirrje personit tjetër për të kryer ose për të marrë pjesë në kryerjen e veprës
terroriste ose për të marrë pjesë në aktivitetet e një terroristi apo grupi terrorist, dënohet me
burgim prej pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet.
Neni 133
Trajnimi për terrorizëm
1. Kushdo që ofron ose pranon trajnim për terrorizëm, dënohet me burgim prej pesë (5) deri në
pesëmbëdhjetë (15) vjet.
2. Për qëllime të këtij neni, shprehja “trajnim për terrorizëm” nënkupton trajnimin ose udhëzimin,
përfshirë ofrimin ose pranimin e njohurive ose aftësive praktike, për prodhimin ose përdorimin e
mjeteve shpërthyese, armëve të zjarrit ose armëve tjera apo substancave kimike, bakteriologjike,
nukleare apo substancave të tjera të dëmshme apo helmuese për njerëzit, pronën apo mjedisin,
ose me metoda apo teknika tjera specifike, me qëllim që të kryejë apo të kontribuojë në kryerjen
e veprës terroriste, duke ditur se shkathtësitë e mësuara apo të marra kanë për synim që të
përdoren për këtë qëllim.
Neni 134
Shtytja për kryerjen e veprave terroriste
Kushdo që shpërndan, ose në ndonjë mënyrë tjetër mundëson me çdo mjet, mesazhin për
publikun, me qëllim që të shtytë kryerjen e aktit terrorist, kur sjellja e tillë pavarësisht nëse
avokon drejtpërdrejtë ose jo aktet terroriste, shkakton rrezikun që një ose më shumë vepra të
tilla të kryhen, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet.
Neni 135
Fshehja ose moslajmërimi i terroristëve apo grupeve terroriste
1. Kushdo që fsheh ekzistimin e një terroristi apo grupi terrorist ose të anëtarëve të tij, e pengon
zbulimin ose kapjen e grupit terrorist ose të anëtarëve të tij, dënohet me burgim prej tre (3) deri
në dhjetë (10) vjet.
2. Nëse vepra nga neni 377 ose 378 i këtij Kodi kryhet në lidhje me terrorizmin, kryesi dënohet
me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.
3. Nëse vepra nga neni 380 i këtij Kodi kryhet në lidhje me terrorizmin, kryesi dënohet me
burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet.
Neni 136
Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist
1. Kushdo që krijon, organizon ose drejton një grup terrorist dënohet me gjobë deri në pesëqind
mijë (500.000) Euro dhe me burgim prej dhjetë (10) deri në njëzet (20) vjet.
2. Kushdo që merr pjesë në veprimtaritë e grupit terrorist dënohet me burgim prej pesë (5) deri
në dhjetë (10) vjet.
Neni 137
Udhëtimi për qëllime të terrorizmit
1. Kushdo që udhëton për në apo prej territorit të Republikës së Kosovës me qëllim për të kryer,
kontribuar apo marrë pjesë në kryerjen e një vepre terroriste apo me qëllim për të marrë pjesë
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
49
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
në aktivitetet e një terroristi apo grupi terrorist apo me qëllim të ofrimit apo pranimit të trajnimit
për terrorizëm dënohet me burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vite.
2. Kushdo që në çfarëdo mënyrë ndihmon siç parashihet kryerja e veprës penale në këtë nen
dhe siç përcaktohet në nenin 33 të këtij Kodi, organizon apo lehtëson udhëtimin e ndonjë
personi me dijeni se udhëtimi është për qëllimet e parapara në paragrafin 1 të këtij neni dënohet
me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vite.
Neni 138
Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe
sigurisë së Republikës së Kosovës
1. Kushdo që përgatit kryerjen e veprave penale nga nenet 128-137 të këtij Kodi, dënohet me
burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet.
2. Për qëllime të këtij neni, shprehja “përgatitje e veprës penale” përfshin furnizimin apo
aftësimin e mjeteve kryesve për kryerjen e veprës penale, eliminimin e pengesave për kryerjen
e veprës penale, marrëveshjen, planifikimin apo organizimin me personat e tjerë për kryerjen
e veprës penale, si dhe çfarëdo veprime tjera që krijojnë kushte për kryerjen e drejtpërdrejtë të
veprës penale, por të cilat nuk e përbëjnë vet veprën penale.
3. Kushdo që dërgon apo bartë në apo jashtë territorit të Republikës së Kosovës armë, eksploziv,
helme, pajisje, municion apo material tjetër për kryerjen e një apo më shumë veprave penale
nga ky kapitull, dënohet me burgim prej pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet.
4. Kushdo që me qëllim të kryerjes së një apo më shumë veprave terroriste nga ky Kapitull,
dërgon apo bartë grupe te armatosura, pajisje ose burime tjera materiale në ose jashtë
Republikës së Kosovës, dënohet me burgim prej dhjetë (10) deri në njëzet (20) vjet.
Neni 139
Parëndësia e kryerjes së veprës terroriste dhe lidhja me veprat penale terroriste
Që një vepër të përbëjë vepër penale sipas neneve 128-138 të këtij Kapitulli, nuk është e
nevojshme që vepra terroriste të jetë kryer dhe as nuk është e nevojshme, për sa u përket
veprave penale të përcaktuara në nenet 132, 133, 134 dhe 137 të këtij Kapitulli, për të krijuar
një lidhje me një vepër tjetër penale në këtë Kod.
Neni 140
Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare
1. Kushdo që kalon kufirin apo vijën kufitare të Republikës së Kosovës në cilindo vend përveç
në kufirin apo vendkalimet e autorizuara kufitare, dënohet me dyqind e pesëdhjetë (250) Euro
gjobë ose me burgim deri në gjashtë (6) muaj.
2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga kryesi i cili është i shoqëruar nga
një fëmijë ose ndonjë person tjetër, kryesi dënohet me gjobë deri në dymijë e pesëqind (2.500)
Euro ose me burgim deri në një (1) vit.
3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet në një apo më shumë nga rrethanat e
mëposhtme, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet nëse:
3.1. kryesi ka qenë më parë i dënuar për vepër penale nga ky nen;
3.2. gjatë kohës së kapjes, kryesi ikë, përpiqet të ikë ose në ndonjë mënyrë tjetër i
reziston kapjes nga policia ose KFOR-i;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
50
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
3.3. kalimi është bërë ndërmjet orës 08:00 në mbrëmje deri në orën 06:00 në mëngjes
gjatë periudhës prej 1 prillit deri më 30 shtator, ose ndërmjet orës 06:00 në mbrëmje
deri në orën 06:00 në mëngjes gjatë periudhës prej 1 tetorit deri më 31 mars; ose
3.4. kryesi posedon armë, municion ose rroba ushtarake, furnizime apo pajisje.
4. Tentativa për të kryer vepër penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni është e dënueshme.
5. Personi nuk është penalisht përgjegjës sipas këtij neni për kalimin në një pikë kufitare të
paautorizuar të kufirit shtetëror nëse kalimi ka ndodhur në një vendkalim i cili është hapur
përkohësisht nga Komandanti i KFOR-it.
6. Kurrfarë procedure penale që përfshin veprën nga ky nen nuk mund të fillohet apo të vazhdohet
kundër asnjë refugjati në mirëbesim ose kundër personit të zhvendosur brenda vendit, që vjen
nga territori ku jeta apo trupi i tij ose liritë apo të drejtat themelore janë të rrezikuara, me kusht
që ai t’i jetë paraqitur policisë apo KFOR-it brenda një kohe të arsyeshme dhe të tregojë arsye
bindëse për kalimin e vendkalimit apo pikës kufitare të paautorizuar.
Neni 141
Nxitja e përçarjes dhe mos durimit
1. Kushdo që nxit ose përhap publikisht urrejtje, përçarje dhe mos durim midis grupeve
kombëtare, racore, fetare, etnike e të tjera, apo bazuar në orientimin seksual, identitetin gjinor
dhe karakteristikat e tjera personale, në mënyrën e cila mund të prishë rendin publik dënohet
me gjobë ose me burgim deri në pesë (5) vjet.
2. Kushdo që në mënyrë sistematike ose duke keqpërdorur pozitën apo autorizimet e tij kryen
veprën nga paragrafi 1. i këtij neni ose shkakton trazira, dhunë ose pasoja të tjera të rënda me
kryerjen e veprës së tillë, dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.
3. Kushdo që kryen veprën penale nga paragrafi 1. i këtij neni përmes shtrëngimit, rrezikimit të
sigurisë, përqeshjes së simboleve kombëtare, racore, etnike apo fetare, duke dëmtuar pasurinë
e personit tjetër ose duke përdhosur monumentet apo varrezat, dënohet me burgim prej një (1)
deri në tetë (8) vjet.
4. Kushdo që në mënyrë sistematike ose duke keqpërdorur pozitën apo autorizimet e tij kryen
veprën penale nga paragrafi 3. i këtij neni ose shkakton trazira, dhunë ose pasoja të tjera të
rënda me kryerjen e veprës së tillë, dënohet me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet.
KAPITULLI XV
VEPRAT PENALE KUNDËR NJERËZIMIT DHE VLERAVE TË MBROJTURA ME TË
DREJTËN NDËRKOMBËTARE
Neni 142
Gjenocidi
1. Kushdo që me qëllim të asgjësimit të tërësishëm apo të pjesërishëm të ndonjë grupi kombëtar,
etnik, racor apo fetar kryen një ose më shumë nga veprimet e mëposhtme, do të dënohet me
burgim së paku pesëmbëdhjetë (15) vjet ose me burgim të përjetshëm:
1.1. vrasjen e anëtarëve të grupit;
1.2. shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore apo mendore të anëtarëve të grupit;
1.3. vënien e qëllimshme të grupit në kushte të tilla të jetës të cilat shpijnë në shfarosje
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
51
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
të plotë apo të pjesërishme fizike;
1.4. vënien e masave të cilat kanë për qëllim që të pengojnë lindjet brenda grupit;
1.5. transferimin me dhunë të fëmijëve të grupit në një grup tjetër.
Neni 143
Krimet kundër njerëzimit
1. Kushdo që kryen një ose më shumë nga veprat e mëposhtme, duke ditur se vepra e tillë
është pjesë e një sulmi të gjerë apo sistematik të drejtuar kundër popullsisë civile, dënohet me
burgim së paku pesëmbëdhjetë (15) vjet ose me burgim të përjetshëm:
1.1. vrasje;
1.2. shfarosje;
1.3. skllavërim;
1.4. deportim ose përzënie me dhunë të popullsisë;
1.5. burgosje ose privime të tjera të rënda të lirisë fizike në kundërshtim me rregullat
themelore të së drejtës ndërkombëtare;
1.6. torturë;
1.7. dhunim, skllavëri seksuale, prostitucion të detyruar, shtatzëni me dhunë, sterilizim
të detyruar ose çfarëdo forme tjetër po aq të rëndë të dhunës seksuale;
1.8. persekutim të një grupi ose kolektivi të identifikuar për arsye politike, racore,
kombëtare, etnike, kulturore, fetare, gjinore apo në ndonjë baze tjetër e cila është
botërisht e njohur si e palejueshme sipas të drejtës ndërkombëtare, në lidhje me veprat
nga ky nen dhe nenet 142 dhe 144-147 të këtij Kodi;
1.9. zhdukja e detyruar e personave;
1.10. krimin e aparteidit; ose
1.11. vepra të tjera çnjerëzore të karakterit të ngjashëm që qëllimisht shkaktojnë vuajtje
të mëdha, lëndime të rënda të trupit ose të shëndetit fizik apo mendor.
2. Për qëllime të këtij neni:
2.1. Shprehja sulm i drejtuar kundër cilësdo popullsi civile- nënkupton një mënyrë
veprimi që përfshin kryerjen e shumëfishtë të veprave të parapara në paragrafin 1
të këtij neni kundër cilësdo popullsi civile, në pajtim apo në përkrahje të një politike
shtetërore apo të organizuar për të kryer një sulm të tillë.
2.2. Shprehja shfarosje - përfshin shkaktimin me qëllim të kushteve jetësore, ndër të
tjera, privimin e qasjes në ushqim dhe barëra, si pasojë e të cilave llogaritet se do të
sjellin zhdukjen e një pjese të popullsisë.
2.3. Shprehja skllavërim - nënkupton ushtrimin e një kompetence ose e të gjitha
kompetencave që lidhen me të drejtën e pronësisë mbi një person, duke përfshirë
ushtrimin e një kompetence të tillë në trafikimin e njerëzve, veçanërisht të grave dhe të
fëmijëve.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
52
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
2.4. Shprehja depërtim apo transferim me dhunë i popullsisë - nënkupton zhvendosje
të personave të caktuar me anë të dëbimit apo të akteve të tjera shtrënguese nga
zona ku ata banojnë në mënyrë të ligjshme, pa arsye të cilat lejohen sipas të drejtës
ndërkombëtare.
2.5. Shprehja torturë - nënkupton shkaktimin e qëllimshëm të dhembjes apo vuajtjes së
rëndë fizike apo mendore mbi një person i cili është në ndalim ose është nën kontrollin
e kryesit; përjashtimisht, tortura nuk përfshin dhembjen apo vuajtjen karakteristike apo
të pandarë që rezulton vetëm nga sanksionet e ligjshme.
2.6. Shprehja shtatzëni e detyruar - nënkupton mbyllje e paligjshme e gruas së lënë
shtatzënë me dhunë, me qëllim që të ndikojë në përbërjen etnike të ndonjë popullsie
ose duke kryer shkelje të tjera të rënda të së drejtës ndërkombëtare.
2.7. Shprehja persekutim - nënkupton privim i rëndë dhe me dashje nga të drejtat
themelore për shkak të identitetit të grupit apo kolektivitetit në kundërshtim me të
drejtën ndërkombëtare.
2.8. Shprehja krim i aparteidit - nënkupton akte çnjerëzore që kanë karakter të
ngjashëm me ato të parapara në paragrafin 1. të këtij neni, të kryera në kontekstin e
një regjimi të institucionalizuar të shtypjes dhe sundimit sistematik nga një grup racorë
mbi një grup tjetër racorë ose grupe të tjera dhe që kryhen me qëllim të mbajtjes së atij
regjimi.
2.9. Shprehja zhdukja e detyruar e personave - nënkupton arrestim, paraburgim
ose rrëmbim i personave nga, ose me autorizimin, përkrahjen apo pajtimin e shtetit
apo organizatës politike, shoqëruar me refuzimin e atij autoriteti ose organizate për të
pranuar atë privim të lirisë apo për të dhënë informata mbi fatin apo vendndodhjen e
atyre personave, me qëllim që këta persona të mos gëzojnë mbrojte juridike për një
periudhë të zgjatur kohore.
2.10. Shprehja gjini - i referohet të dy gjinive, mashkullit dhe femrës, brenda kontekstit
të shoqërisë.
Neni 144
Krimet e luftës në shkelje të rëndë të konventave të Gjenevës
1. Kushdo që shkel rëndë Konventat e Gjenevës të 12 gushtit 1949, dënohet me:
1.1. burgim prej së paku dhjetë (10) vjet ose me burgim të përjetshëm, për veprat nga
nënparagrafët 2.4., 2.5., 2.6., 2.7. ose 8. të paragrafit 2. të këtij neni; ose
1.2. burgim prej së paku pesëmbëdhjetë (15) vjet ose me burgim të përjetshëm, për
veprat nga nën-paragrafët 2.1, 2.2 ose 2.3 të paragrafit 2. të këtij neni.
2. Shkelje e rëndë e Konventave të Gjenevës të 12 gushtit 1949 do të thotë një apo më
shumë prej veprimeve vijuese të kryera gjatë kohës së luftës apo konfliktit të armatosur
kundër personave ose pasurisë që janë të mbrojtura me dispozitat përkatëse të Konventave të
Gjenevës:
2.1. vrasja me qëllim;
2.2. tortura ose trajtimi çnjerëzor, duke përfshirë eksperimentet biologjike;
2.3. shkaktimi i qëllimshëm i vuajtjeve të mëdha ose i dëmtimeve të rënda trupore apo
shëndetësore, dhunimi dhe ngacmimi seksual;
2.4. shkatërrimi masiv dhe përvetësimi i pasurisë i pajustifikueshëm nga nevojat
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
53
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
ushtarake dhe i kryer në mënyrë të kundërligjshme dhe të qëllimshme;
2.5. detyrimi i robit të luftës ose personit tjetër të mbrojtur për të shërbyer në forcat e
armikut;
2.6. privimi i qëllimshëm i robit të luftës ose personit tjetër të mbrojtur nga e drejta për
gjykim të drejtë dhe të rregullt;
2.7. deportimi i kundërligjshëm apo transferimi ose mbyllja e kundërligjshme dhe
2.8. marrja e pengjeve.
Neni 145
Krimet e luftës në shkelje të rëndë të ligjeve dhe zakoneve që zbatohen në konfliktin e
armatosur ndërkombëtar
1. Kushdo që shkel rëndë ligjet dhe zakonet që zbatohen në konfliktet e armatosura
ndërkombëtare, brenda kornizës së përcaktuar të së drejtës ndërkombëtare, dënohet me:
1.1. burgim prej së paku pesë (5) vjet ose me burgim të përjetshëm, për veprat nga nën
paragrafët 2.9, 2.13, 2.14, 2.15, 2.16, 2.26, 2.29, 2.30 ose 2.31 të paragrafit 2. të këtij
neni; ose
1.2. burgim prej së paku dhjetë (10) vjet ose me burgim të përjetshëm, për veprat nga
nënparagrafët 2.1, 2.2, 2.3, 2.4, 2.5, 2.6, 2.7, 2.8, 2.10, 2.11, 2.12, 2.17, 2.18, 2.19,
2.20, 2.21, 2.22, 2.23, 2.24, 2.25, 2.27 ose 2.28 të paragrafit 2. të këtij neni.
2. Shkelja e rëndë e ligjeve dhe e zakoneve që zbatohen për konfliktet e armatosura
ndërkombëtare, brenda kornizës së përcaktuar të së drejtës ndërkombëtare, nënkupton një
ose më shumë nga veprimet vijuese:
2.1. sulmet e drejtuara me qëllim kundër popullsisë civile ose ndaj individëve të veçantë
civilë që nuk marrin pjesë drejtpërdrejt në konflikt;
2.2. sulmet e drejtuara me qëllim kundër objekteve civile që nuk janë objektiva ushtarake;
2.3. sulmet e drejtuara me qëllim kundër personelit, instalimeve, materialeve, njësive
ose automjeteve të përfshira në misionet e ndihmës humanitare ose paqeruajtëse
në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara, për aq kohë sa gëzojnë të drejtën
për mbrojtjen e atyre civilëve ose objekteve civile sipas të drejtës ndërkombëtare për
konfliktet e armatosura;
2.4. fillimi i sulmit të qëllimshëm, duke ditur se sulmi i tillë do të shkaktojë humbje
aksidentale të jetës ose plagosje të civilëve, dëme të objekteve civile, dëme të gjëra,
afatgjate dhe të rënda ndaj mjedisit natyror, që do të ishte haptazi tejkalim sa i përket
përparësisë së gjithëmbarshme konkrete dhe të drejtpërdrejtë të parashikuar ushtarake;
2.5. sulmi ose bombardimi me çfarëdo mjete i qyteteve, fshatrave, vendbanimeve ose
ndërtesave që janë të pambrojtura dhe të cilat nuk janë objektiva ushtarake;
2.6. vrasja ose plagosja e luftëtarit i cili është dorëzuar në mëshirë pasi ka dorëzuar
armët ose që nuk ka më mjete mbrojtëse;
2.7. përdorimi i papërshtatshëm i flamurit të armëpushimit, i flamurit apo i shenjave
dhe i uniformave ushtarake të armikut apo të Kombeve të Bashkuara ose i emblemave
dalluese të Konventave të Gjenevës, që kanë si pasojë vdekjen ose plagosjet e rënda;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
54
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
2.8. transferimi i drejtpërdrejt ose i tërthortë nga forcat pushtuese i pjesëve të popullatës
së vet civile në territorin që e pushton, ose deportimi apo transferimi i tërësishëm apo i
pjesërishëm i popullatës së territorit të pushtuar brenda ose jashtë këtij territori;
2.9. drejtimi me qëllim i sulmeve kundër ndërtesave fetare, shkollore, artistike, shkencore,
me qëllime bamirëse, monumenteve historike, spitaleve dhe vendeve ku janë mbledhur
të sëmurët dhe të plagosurit, me kusht që të mos jenë objektiva ushtarake;
2.10. nënshtrimi i personave nën autoritetin e një pale kundërshtare ndaj të cilëve
kryhen gjymtime fizike ose eksperimente të ndryshme mjekësore apo shkencore, të
cilat nuk arsyetohen në aspektin e trajtimit mjekësor, dental apo spitalor të personit
përkatës dhe nuk janë në dobi të tij, e që shkaktojnë vdekje apo rrezik serioz ndaj
shëndetit të një apo shumë personave të tillë;
2.11. vrasja apo plagosja dinake e individëve që i përkasin vendit apo ushtrisë armike;
2.12. deklarimi se nuk do të ketë mëshirë;
2.13. shkatërrimi apo marrja e pasurisë së armikut, përveç rasteve kur kjo kërkohet
domosdoshmërisht për nevojat e luftës;
2.14. deklarimi se abrogohen, suspendohen apo nuk pranohen nga gjykata të drejtat
dhe veprimet e pjesëtarëve të kombit që është palë e armikut;
2.15. detyrimi i qytetarëve të palës armike për të marrë pjesë në operacionet e luftës
të drejtuara kundër vendit të tyre, madje edhe nëse kanë qenë në shërbimin e palës
kundërshtare para fillimit të luftës;
2.16. plaçkitja e një qyteti ose e një vendi, qoftë edhe kur merret me anë të sulmit;
2.17. përdorimi i helmeve ose i armëve helmuese;
2.18. përdorimi i gazrave asfiksuese, helmuese ose i llojeve të tjera të gazrave dhe i të
gjitha analogeve të lëngshme, materialeve ose mjeteve;
2.19. përdorimi i plumbave që përhapen apo rrafshohen lehtë në trupin e njeriut, siç
janë plumbat me mbulesë të fortë që nuk e mbulojnë plotësisht bërthamën ose janë të
çarë me prerje;
2.20. përdorimi i armëve, projektilave, materialeve dhe metodave të luftimit të një natyre
të tillë që shkaktojnë plagosje të tepërta apo vuajtje të panevojshme ose të cilat nuk
bëjnë dallim në shkaktimin e këtyre vuajtjeve, në shkelje me të drejtën ndërkombëtare
për konfliktet e armatosura, duke përfshirë këtu armët kimike, armët biologjike, copëzat
e padetektueshme, armët verbuese laserike ose minat mashtruese të përkufizuara në
Protokollin II të Konventës mbi ndalimin ose kufizimin e disa armëve konvencionale të
cilat konsiderohen se janë jashtëzakonisht dëmtuese ose kanë efekte pa i zgjedhur
caqet, të datës 10 tetor 1980;
2.21. kryerja e akteve fyese ndaj dinjitetit personal, veçanërisht trajtimi nënçmues dhe
poshtërues;
2.22. kryerja e dhunimeve, skllavëria seksuale, prostitucioni i detyruar, shtatzënia e
dhunshme, steriliteti i detyruar ose ndonjë formë tjetër e dhunës seksuale, e cila përbën
gjithashtu shkelje të rëndë të Konventave së Gjenevës;
2.23. përdorimi i qëllimshëm i pranisë së civilëve ose i personave të tjerë që gëzojnë
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
55
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
mbrojtje me qëllim të mbajtjes së disa pikave, zonave apo forcave ushtarake të
mbrojtura nga operacionet ushtarake;
2.24. drejtimi me qëllim i sulmeve kundër ndërtesave, materialeve, njësive mjekësore
dhe transportit, personelit fetar dhe personelit që përdorin shenjën dalluese të
Konventave të Gjenevës në pajtim me të drejtën ndërkombëtare;
2.25.vënia me qëllim e popullsisë civile në gjendje të urisë si metodë lufte, duke privuar
ata nga mjetet e domosdoshme për ekzistencën e tyre, duke përfshirë këtu edhe
pengimin e qëllimshëm të furnizimeve të paraparë me Konventat e Gjenevës;
2.26. rekrutimi apo mobilizimi i fëmijëve nën moshën pesëmbëdhjetë (15) vjet në forcat
e armatosura kombëtare ose duke i përdorur ata të marrin pjesë aktivisht në armiqësi;
2.27. drejtimi me qëllim i sulmeve kundër punimeve ose instalimeve që përmbajnë
forca të rrezikshme duke e ditur se sulmi i tillë do të shkaktojë humbje të tepërta të
jetës, lëndime të civilëve ose dëmtime të objekteve civile;
2.28. drejtimi me qëllim i sulmeve pa dallim, kur sulmi i tillë nuk drejtohet në një objektiv
specifik ushtarak, shfrytëzon metoda apo mjete të luftës të cilat nuk mund të drejtohen
në objekte specifike ushtarake ose metoda apo mjete të luftës efekti i të cilave nuk
mund të kufizohet ashtu siç kërkohet me Protokollin I të Konventave të Gjenevës të
datës 12 gusht 1949 dhe që, për pasojë, është i një natyre të tillë që godet objektivat
ushtarake dhe civile ose objektet civile pa dallim;
2.29. skllavëria dhe tregtia me robërit;
2.30. shqiptimi i dënimeve kolektive;
2.31. ushtrimi i trysnisë mbi popullsinë e një territori të pushtuar për të ndërruar
kombësinë ose për të dhënë betimin për forcat armike.
Neni 146
Krimet e luftës në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët të konventave të Gjenevës
1. Kushdo që shkel rëndë nenin 3, që është i përbashkët për katër Konventat e Gjenevës të
datës 12 gusht 1949, dënohet me burgim së paku pesë (5) vjet ose me burgim të përjetshëm.
2. Shkelje e rëndë e nenit 3, të përbashkët për të katër Konventat e Gjenevës të 12 Gushtit
1949, do të thotë një ose më shumë nga veprat e mëposhtme të kryera në kontekstin e një
konflikti të armatosur jo të një karakteri ndërkombëtar kundër personave që nuk marrin pjesë
aktive në armiqësi, duke përfshirë edhe pjesëtarët e forcave të armatosura që i kanë dorëzuar
armët dhe që nuk janë në gjendje të luftojnë për shkak të sëmundjes, plagëve, ndalimit ose për
ndonjë shkak tjetër:
2.1. dhuna ndaj jetës dhe personit, në veçanti vrasja e çdo lloji, gjymtimi, trajtimi mizor
dhe tortura;
2.2. kryerja e akteve fyese ndaj dinjitetit të personit, në veçanti poshtërimi dhe trajtimi
nënçmues;
2.3. marrja e pengjeve;
2.4. shqiptimi i dënimeve dhe kryerja e ekzekutimeve pa aktgjykime paraprake
të shpallura nga një gjykatë e rregullt që ofron të gjitha garancitë gjyqësore të cilat
përgjithësisht njihen si të domosdoshme.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
56
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
3. Ky nen zbatohet për konfliktet e armatosura që nuk janë të karakterit ndërkombëtar dhe nuk
zbatohet për situatat e çrregullimeve dhe tensioneve të brendshme, siç janë trazirat, veprat
sporadike dhe të izoluara të dhunës ose vepra të tjera të natyrës së ngjashme.
Neni 147
Krimet e luftës në shkelje të rëndë të ligjeve dhe zakoneve që zbatohen në konfliktet e
armatosura që nuk janë të karakterit ndërkombëtar
1. Kushdo që shkel rëndë ligjet dhe zakonet që zbatohen në konfliktet e armatosura që nuk
janë të karakterit ndërkombëtar, brenda kornizës së përcaktuar të së drejtës ndërkombëtare,
dënohet me:
1.1. burgim prej së paku pesë (5) vjet ose me burgim të përjetshëm, për veprat penale
nga nën paragrafët 2.4, 2.5, 2.7, 2.12, 2.23 ose 2.24 të paragrafit 2. të këtij neni; ose
1.2. burgim prej së paku dhjetë (10) vjet ose me burgim të përjetshëm, për veprat
penale nga nën paragrafët 2.1, 2.2, 2.3, 2.6, 2.8, 2.9, 2.10, 2.11, 2.13, 2.14, 2.15,
2.16, 2.17, 2.18, 2.19, 2.20, 2.21 ose 2.22 të paragrafit 2. të këtij neni.
2. Shkelja e rëndë e ligjeve dhe e zakoneve që zbatohen për konfliktet e armatosura që nuk
janë të karakterit ndërkombëtar, brenda kornizës së përcaktuar të së drejtës ndërkombëtare,
nënkupton një ose më shumë nga veprimet vijuese:
2.1. sulmet e drejtuara me qëllim kundër popullsisë civile ose ndaj individëve të veçantë
civilë që nuk marrin pjesë drejtpërdrejt në konflikt;
2.2. drejtimi me qëllim i sulmeve kundër ndërtesave, materialeve, njësive mjekësore dhe
transportit, personelit fetar dhe personelit që përdorin shenjën dalluese të Konventave
të Gjenevës në pajtim me të drejtën ndërkombëtare;
2.3. sulmet e drejtuara me qëllim kundër personelit, instalimeve, materialeve, njësive
ose automjeteve të përfshira në misionet e ndihmës humanitare ose paqeruajtëse në
përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara, për aq kohë sa gëzojnë të drejtën
për mbrojtjen e atyre civilëve ose objekteve civile sipas të drejtës ndërkombëtare për
konfliktet e armatosura;
2.4. drejtimi me qëllim i sulmeve kundër ndërtesave fetare, shkollore, artistike,
shkencore, me qëllime bamirëse, monumenteve historike, spitaleve dhe vendeve
ku janë mbledhur të sëmurët dhe të plagosurit, me kusht që të mos jenë objektiva
ushtarake;
2.5. plaçkitja e një qyteti ose e një vendi, qoftë edhe kur merret me anë të sulmit;
2.6. kryerja e dhunimeve, skllavëria seksuale, prostitucioni i detyruar, shtatzënia e
dhunshme, steriliteti i detyruar ose ndonjë formë tjetër e dhunës seksuale, e cila përbën
gjithashtu shkelje të rëndë të nenit 3, të përbashkët për të katër Konventat e Gjenevës;
2.7. rekrutimi apo mobilizimi i fëmijëve nën moshën pesëmbëdhjetë vjet në forcat e
armatosura kombëtare ose duke i përdorur ata të marrin pjesë aktivisht në armiqësi;
2.8. urdhërimi për zhvendosjen e popullatës civile për shkaqe që lidhen me konfliktin,
përveç kur kjo kërkohet për shkak të sigurisë së civilëve të përfshirë ose për shkaqe
imperative ushtarake;
2.9. vrasja ose plagosja dinake e luftëtarit kundërshtar;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
57
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
2.10. deklarimi se nuk do të ketë mëshirë;
2.11. nënshtrimi i personave nën autoritetin e një pale kundërshtare ndaj të cilëve
kryhen gjymtime fizike ose eksperimente të ndryshme mjekësore apo shkencore, të
cilat nuk arsyetohen në aspektin e trajtimit mjekësor, dental apo spitalor ndaj personit
përkatës dhe nuk janë në dobi të tij, e që shkaktojnë vdekje apo rrezik serioz ndaj
shëndetit të një apo shumë personave të tillë;
2.12. shkatërrimi apo marrja e pasurisë së armikut, përveç rasteve kur kjo kërkohet
domosdoshmërisht për nevojat e luftës;
2.13. sulmi ose bombardimi me çfarëdo mjete i qyteteve, fshatrave, vendbanimeve ose
ndërtesave që janë të pambrojtura dhe të cilat nuk janë objektiva ushtarake;
2.14. sulmet e drejtuara me qëllim kundër objekteve civile që nuk janë objektiva
ushtarake;
2.15. fillimi i sulmit të qëllimshëm, duke ditur se sulmi i tillë do të shkaktojë humbje
aksidentale të jetës ose plagosje të civilëve, dëme të objekteve civile, dëme të gjëra,
afatgjate dhe të rënda ndaj mjedisit natyror, që do të ishte haptazi tejkalim sa i përket
përparësisë së gjithëmbarshme konkrete dhe të drejtpërdrejtë të parashikuar ushtarake;
2.16. drejtimi me qëllim i sulmeve pa dallim kur sulmi i tillë nuk drejtohet në një objektiv
specifik ushtarak, shfrytëzon metoda apo mjete të luftës të cilat nuk mund të drejtohen
në objekte specifike ushtarake ose metoda apo mjete të luftës efekti i të cilave nuk
mund të kufizohet dhe që, për pasojë, është i një natyre të tillë që godet objektivat
ushtarake dhe civile ose objektet civile pa dallim;
2.17. përdorimi i qëllimshëm i prezencës së civilëve ose i personave të tjerë që
gëzojnë mbrojtje me qëllim të mbajtjes së disa pikave, zonave apo forcave ushtarake
të mbrojtura nga operacionet ushtarake;
2.18. vënia me qëllim e popullsisë civile në gjendje të urisë si metodë lufte, duke
privuar ata nga mjetet e domosdoshme për ekzistencën e tyre, duke përfshirë këtu
edhe pengimin e qëllimshëm të furnizimeve të parapara me Konventat e Gjenevës;
2.19. përdorimi i helmeve ose i armëve helmuese;
2.20. përdorimi i gazrave asfiksuese, helmuese ose i llojeve të tjera të gazrave dhe i të
gjitha analogeve të lëngshme, materialeve ose mjeteve;
2.21. përdorimi i plumbave që përhapen apo rrafshohen lehtë në trupin e njeriut, siç
janë plumbat me mbulesë të fortë që nuk e mbulojnë plotësisht bërthamën ose janë të
çarë me prerje;
2.22. përdorimi i armëve, projektilave, materialeve dhe metodave të luftimit të një natyre
të tillë që shkaktojnë plagosje të tepërta apo vuajtje të panevojshme ose të cilat nuk
bëjnë dallim në shkaktimin e këtyre vuajtjeve, në shkelje me të drejtën ndërkombëtare
për konfliktet e armatosura, duke përfshirë këtu armët kimike, armët biologjike, copëzat
e padetektueshme, armët verbuese laserike ose minat mashtruese të përkufizuara në
Protokollin II të Konventës mbi ndalimin ose kufizimin e disa armëve konvencionale të
cilat konsiderohen se janë jashtëzakonisht dëmtuese ose kanë efekte pa i zgjedhur
caqet, të datës 10 tetor 1980;
2.23. skllavëria dhe tregtia me robërit;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
58
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
2.24. shqiptimi i dënimeve kolektive.
3. Ky nen zbatohet për konfliktet e armatosura që nuk kanë karakter ndërkombëtar dhe nuk
zbatohet për situatat e trazirave dhe të tensioneve të brendshme, siç janë trazirat, veprat
sporadike dhe të izoluara të dhunës ose aktet e tjera të natyrës së ngjashme. Dispozitat e
këtij neni vlejnë për konfliktet e armatosura që ndodhin në territorin e një shteti kur ekziston
një konflikt i armatosur i zgjatur midis organeve të pushtetit dhe grupeve të organizuara të
armatosura ose midis grupeve të tilla.
Neni 148
Sulmet në konfliktet e armatosura që nuk kanë karakter ndërkombëtar kundër
instalimeve që përmbajnë forca të rrezikshme
Kushdo që në shkelje të ligjeve dhe zakoneve që zbatohen në konfliktet e armatosura që
nuk kanë karakter ndërkombëtar, me qëllim kryen sulm kundër punimeve ose instalimeve që
përmbajnë forca të rrezikshme, me dijeninë se një sulm i tillë do të shkaktojë humbje të mëdha
jetësh, lëndime për civilët ose dëme në objektet civile, dënohet me burgim së paku dhjetë (10)
vjet ose me burgim të përjetshëm.
Neni 149
Rekrutimi ose regjistrimi i fëmijëve në konfliktin e armatosur
1. Kushdo që rekruton ose regjistron personat midis moshës pesëmbëdhjetë (15) dhe
tetëmbëdhjetë (18) vjet në forcat e armatosura ose në grupe apo i shfrytëzon ata për pjesëmarrje
aktive në armiqësitë në një konflikt të armatosur të një karakteri ndërkombëtar ose në ndonjë
konflikt të armatosur që nuk ka karakter ndërkombëtar, dënohet me burgim prej një (1) deri në
dhjetë (10) vjet.
2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni kryhet ndaj personit nën moshën pesëmbëdhjetë
(15) vjet, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet.
Neni 150
Përdorimi i mjeteve ose i metodave të ndaluara të luftimit
1. Kushdo që gjatë luftës apo konfliktit të armatosur përdorë armë, projektila dhe materiale e
metoda të luftimit të cilat nuk parashihen me nën-paragrafin 2.20 të nenit 145 ose me nën-
paragrafin 2.22 të nenit 147 të këtij Kodi dhe që janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare
për konfliktet e armatosura, dënohet me jo më pak se pesë (5) vjet burgim.
2. Nëse vepra nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekjen e një ose më shumë personave,
kryesi dënohet me burgim së paku dhjetë (10) vjet ose me burgim të përjetshëm.
Neni 151
Shtyrja e paarsyeshme e riatdhesimit të robërve të luftës ose e civilëve
Kushdo që në shkelje të rregullave të së drejtës ndërkombëtare, urdhëron apo shqipton shtyrjen
e paarsyeshme të riatdhesimit të robërve të luftës apo të civilëve pas përfundimit të luftës ose të
konfliktit të armatosur, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.
Neni 152
Përvetësimi i kundërligjshëm i sendeve nga të vrarët ose të plagosurit në fushëbetejë
1. Kushdo që urdhëron përvetësimin e kundërligjshëm të sendeve nga të vrarët apo të plagosurit
në fushëbetejë apo që kryen përvetësimin e tillë, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri
në pesë (5) vjet.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
59
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
2. Kur vepra nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet në mënyrë barbare, kryesi dënohet me burgim
prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet.
Neni 153
Rrezikimi i negociatorëve
Kushdo që në shkelje të së drejtës ndërkombëtare, gjatë kohës së luftës apo të konfliktit të
armatosur e fyen, e keqtrajton ose e ndalon negociatorin apo përcjelljen e tij ose ua pengon
kthimin apo në ndonjë mënyrë tjetër e cenon paprekshmërinë e tyre, dënohet me burgim prej
(6) gjashtë muaj deri në pesë (5) vjet.
Neni 154
Organizimi i grupeve për kryerjen e gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve
të luftës
1. Kushdo që organizon një grup me qëllim të kryerjes së ndonjë prej veprave penale nga nenet
142-150 të këtij Kodi, dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet.
2. Kushdo që bëhet anëtar i grupit nga paragrafi 1. i këtij neni, dënohet me burgim prej një (1)
deri në pesë (5) vjet.
3. Anëtari i grupit nga paragrafi 1. i këtij neni që e paraqet grupin para se të ketë kryer vepër
penale, dënohet me burgim deri në tri (3) vjet ose mund të lirohet nga dënimi.
Neni 155
Përgjegjësia e komandantëve dhe përgjegjësve të tjerë
1. Komandanti ushtarak ose personi i cili në mënyrë efektive vepron si komandant ushtarak
është penalisht përgjegjës për veprat penale të përcaktuara në nenet 142-150 të këtij Kodi të
kryera nga forcat nën komandën dhe kontrollin e tij efektiv ose nën autoritetin dhe kontrollin
efektiv si rezultat i dështimit të tij për të ushtruar kontrollin e duhur mbi forcat e tilla, ku:
1.1. ai komandant ushtarak apo person ose e ka ditur ose për shkak të rrethanave të
asaj kohe është dashur të dijë se ato forca po kryenin ose ishin përgatitur të kryenin
vepra penale të tilla; dhe
1.2. ai komandant ushtarak ose person nuk i ka ndërmarrë të gjitha masat e arsyeshme
dhe të nevojshme brenda kompetencave të tij për të parandaluar ose për të ndalur
kryerjen e tyre apo për të dorëzuar çështjen te organet kompetente për hetim dhe
ndjekje.
2. Në lidhje me marrëdhëniet e eprorëve dhe të vartësve të tyre që nuk janë përshkruar në
paragrafin 1 të këtij neni, eprori është penalisht përgjegjës për veprat penale të cekura në nenet
142-153 të këtij Kodi, të kryera nga vartësit nën autoritetin dhe kontrollin efektiv të tij si rezultat
i dështimit të tij për të ushtruar kontrollin e duhur mbi vartësit e tillë, ku:
2.1. eprori e ka ditur ose me vetëdije nuk e ka përfillur informatën e cila ka treguar qartë
se vartësit e tij po kryenin ose ishin përgatitur të kryenin vepra penale të tilla.
2.2. krimet kanë pasur të bëjnë me veprimet që kanë qenë brenda përgjegjësisë dhe
kontrollit efektiv të eprorit; dhe
2.3. eprori nuk i ka ndërmarrë të gjitha masat e arsyeshme dhe të nevojshme brenda
kompetencave të tij për të parandaluar ose për të ndalur kryerjen e tyre apo për të
dorëzuar çështjen te organet kompetente për hetim dhe ndjekje.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
60
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Neni 156
Shtytja për luftë agresive ose konflikt të armatosur
Kushdo që në mënyrë publike, në tubim ose me anë të shkrimeve, xhirimeve audiovizuele ose
në ndonjë mënyrë tjetër thërret ose nxit për luftë agresive apo konflikt të armatosur, dënohet me
burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet.
Neni 157
Keqpërdorimi i emblemave ndërkombëtare
Kushdo që keqpërdor ose mban pa autorizim flamurin apo emblemën e Kombeve të Bashkuara,
të Kryqit të Kuq ose të Shoqërisë së Hënës së Kuqe apo simbolet që korrespondojnë me to
apo ndonjë tjetër emblemë ndërkombëtare që njihet si mbrojtje e objekteve të caktuara nga
operacionet ushtarake, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet.
Neni 158
Rrëmbimi i fluturakes
1. Kushdo që në kundërshtim me Konventën mbi ndalimin e rrëmbimit të kundërligjshëm të
fluturakes të datës 16 dhjetor 1970, në fluturake përvetëson apo kontrollon në mënyrë të
kundërligjshme fluturaken me dhunë ose me kanosje apo në ndonjë mënyrë tjetër të frikësimit,
dënohet me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet.
2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë
personave ose me shkatërrimin e fluturakes, kryesi dënohet me jo më pak se pesë (5) vjet
burgim.
3. Kushdo që me dashje privon nga jeta personin tjetër me kryerjen e veprës penale nga paragrafi
1. i këtij neni, dënohet me burgim së paku dhjetë (10) vjet ose me burgim të përjetshëm.
Neni 159
Rrezikimi i sigurisë së aviacionit civil
1. Kushdo që në shkelje të Konventës mbi ndalimin e akteve të kundërligjshme kundër sigurisë
së aviacionit civil të datës 23 shtator 1971 dhe Protokollit të saj të datës 24 shkurt 1988, kryen
një akt që rrezikon sigurinë e aviacionit civil dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10)
vjet.
2. Akt i rrezikimit të sigurisë së aviacionit civil nënkupton një ose më shumë nga veprat në vijim:
2.1. kryerja e një akti të dhunës kundër personit në fluturake nëse ajo vepër ka gjasë të
rrezikojë sigurinë e fluturakes;
2.2. shkatërrimi i fluturakes në funksionim e sipër ose shkaktimi i dëmit që e bën
fluturaken e tillë të paaftë për fluturim apo që ka gjasë të rrezikojë sigurinë e saj gjatë
fluturimit;
2.3. vendosja ose mundësimi i vendosjes në fluturaken e cila është në funksion e
sipër, në çfarëdo mënyre, të ndonjë mjeti apo substance që ka gjasë për ta shkatërruar
fluturaken ose për t’i shkaktuar dëm që e bën atë të paaftë për fluturim ose i shkakton
dëm që ka gjasë të rrezikojë sigurinë e saj gjatë fluturimit;
2.4. shkatërrimi ose dëmtimi i pajisjeve të navigimit ajror ose ndërhyja në operimin e
tyre nëse cilido nga aktet e tilla ka gjasë të rrezikojë sigurinë e fluturakes gjatë fluturimit;
2.5. kumtimi i informatës për të cilin kryesi e di se është e rrejshme, me çka rrezikon
sigurinë e fluturakes gjatë fluturimit;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
61
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
2.6. kryeja duke përdorur çfarëdo pajisje, substance ose arme apo në çfarëdo mënyre
tjetër, e një akti të dhunës kundër personit në aeroportin në shërbim të aviacionit civil
ndërkombëtar, që shkakton ose ka gjasë të shkaktojë lëndime të rënda ose vdekje;
2.7. shkatërrimi ose dëmtimi i rëndë duke përdorur çfarëdo pajisje, substance ose
arme apo në çfarëdo mënyre tjetër, i pajisjeve të aeroportit që i shërben aviacionit civil
ndërkombëtar ose fluturakes së vendosur aty që nuk është në shërbim, ose ndërprerja
e shërbimeve të aeroportit, nëse akti i tillë rrezikon ose ka gjasë të rrezikojë sigurinë
në atë aeroport.
3. Kushdo që e drejton fluturaken në një mënyrë jo të rregullt ose nuk i kryen detyrat ose nuk
bën mbikëqyrjen në lidhje me sigurinë e aviacionit civil, dënohet me burgim prej një (1) deri në
dhjetë (10) vjet.
4. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 3. i këtij neni rezulton me vdekjen e një ose më shumë
personave ose me shkatërrimin e fluturakes, kryesi dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet
burgim.
5. Kushdo që me qëllim e privon nga jeta personin tjetër me kryerjen e veprës penale nga
paragrafi 1. ose 3. i këtij neni, dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim
të përjetshëm.
6. Kushdo që nga pakujdesia kryen veprën penale nga paragrafi 1. ose 3. i këtij neni, dënohet
me burgim deri në pesë (5) vjet.
7. Kur vepra penale nga paragrafi 6. i këtij neni rezulton me vdekjen e një ose më shumë
personave ose me shkatërrimin e fluturakes, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë
(8) vjet.
Neni 160
Rrezikimi i sigurisë së lundrimit detar
1. Kushdo që në shkelje të Konventës mbi ndalimin e akteve të kundërligjshme kundër sigurisë
së lundrimit detar të datës 10 mars 1988 dhe Protokollit të saj të datës 14 tetor 2005 kryen një
akt të rrezikimit të sigurisë së lundrimit detar, dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10)
vjet.
2. Akti i rrezikimit të sigurisë së lundrimit detar nënkupton një ose më shumë nga veprat e
mëposhtme:
2.1. pushtimi i anijes ose ushtrimi i kontrollit mbi të me dhunë apo me kanosje ose me
ndonjë formë tjetër të frikësimit;
2.2. kryerja e një akti të dhunës kundër personit në anije nëse ajo vepër ka gjasë të
rrezikojë lundrimin e sigurt të anijes;
2.3. shkatërrimi i anijes ose shkaktimi i dëmit anijes ose ngarkesës së saj që ka gjasë
të rrezikojë lundrimin e sigurt të anijes;
2.4. vendosja ose mundësimi i vendosjes në anije në çfarëdo mënyre, të ndonjë mjeti
apo substance që ka gjasë për ta shkatërruar atë anije ose për t’i shkaktuar dëm anijes
apo ngarkesës së saj që rrezikon ose ka gjasë të rrezikojë lundrimin e sigurt të anijes;
2.5. shkatërrimi ose dëmtimi i rëndë i pajisjeve të navigimit detar apo ndërhyrja e rëndë
në operimin e tyre, nëse një akt i tillë ka gjasë të rrezikojë lundrimin e sigurt të anijes;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
62
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
2.6. komunikimi i informatës për të cilin kryesi e di se është e rrejshme, me çka rrezikon
lundrimin e sigurt të anijes.
2.7 kanosja, me ose pa kushte, me qëllim detyrimin e një personi të kryejë apo të mos
kryejë ndonjë veprim, për të kryer ndonjë nga veprat e parapara në nën-paragrafët 2.2,
2.3 dhe 2.5 të këtij paragrafi, nëse kjo kanosje ka gjasë të rrezikojë lundrimin e sigurt të
anijes në fjalë;
2.8. përdorimi kundër anijes apo në anije ose shpërthimi nga një anije i ndonjë materiali
shpërthyes, radioaktiv ose armë të shkatërrimit në masë, në një mënyrë që shkakton
ose ka gjasë të shkaktojë vdekje, lëndim të rëndë ose dëmtim;
2.9. shkarkimi nga një anije, i naftës, gazit natyror të lëngshëm ose ndonjë substance
tjetër të rrezikshme ose të dëmshme, gjë e cila nuk është e mbuluar nga nën-paragrafi
2.8 i këtij paragrafi, në sasi ose përqendrim të tillë që shkakton ose mund të shkaktojë
vdekje, lëndim të rëndë ose dëmtim;
2.10. përdorimi i një anije në një mënyrë që shkakton vdekje, lëndim të rëndë ose
dëmtim;
2.11. kanosja, me ose pa kushte, siç parashikohet në legjislacionin kombëtar, për
të kryer një vepër penale të përcaktuar në nën-paragrafët 2.8, 2.9 apo 2.10 të këtij
paragrafi;
2.12. transporti në bordin e një anijeje me:
2.12.1.çfarëdo materiali eksploziv ose radioaktiv, duke ditur se është menduar
të përdoret për të shkaktuar, ose të kanosë për të shkaktuar, me ose pa
kushte, siç parashikohet në ligj, vdekje, lëndim të rëndë ose dëmtim me qëllim
frikësimin e një popullsie, ose duke detyruar një qeveri ose një organizatë
ndërkombëtare për të kryer ose për të mos kryer ndonjë veprim;
2.12.2.çfarëdo arme të shkatërrimit në masë;
2.12.3. çfarëdo materiali burimor, material special të zbërthyeshëm, ose
pajisje apo material të projektuar ose të përgatitur posaçërisht për përpunimin,
përdorimin ose prodhimin e materialit special të zbërthyeshëm, duke ditur
se është menduar të përdoret në një aktivitet të shpërthimit bërthamor ose
në ndonjë aktivitet tjetër bërthamor që nuk është nën mbrojtje në përputhje
me marrëveshjen gjithëpërfshirëse të masave mbrojtëse të Agjencisë
Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA);
2.12.4.çfarëdo pajisjeje, materialesh, softueri apo teknologji të ngjashme
që kontribuon në mënyrë të konsiderueshme në projektimin, prodhimin ose
furnizimin e një arme të shkatërrimit në masë, me qëllim që të përdoret për atë
qëllim; ose
2.13. transporti i një personi tjetër në bordin e një anijeje duke e ditur se personi ka
kryer një veprim që përbën një vepër penale të përcaktuar në nën-paragrafët 2.1 deri
në 2.12 të këtij paragrafi ose një vepër penale të parashikuar në nenet 131,138, 158,
159, 161, 167 deri 171 ose 356, paragrafi 4 të këtij Kodi, dhe ka për qëllim ta ndihmojë
atë person për të shmangur ndjekjen penale.
3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekjen e një ose më shumë
personave ose me shkatërrimin e anijes, kryesi dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet
burgim.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
63
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
4. Kushdo që me qëllim e privon nga jeta personin tjetër me kryerjen e veprës penale nga
paragrafi 1. i këtij neni, dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të
përjetshëm.
5. Kushdo që nga pakujdesia kryen veprën penale nga paragrafi 1. i këtij neni dënohet me
burgim deri në pesë (5) vjet.
6. Kur vepra penale nga paragrafi 5. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë
personave ose me shkatërrimin e anijes, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8)
vjet.
Neni 161
Rrezikimi i sigurisë së platformave fikse të vendosura në pragun kontinental
1. Kushdo që në shkelje të Protokollit mbi ndalimin e akteve të kundërligjshme ndaj sigurisë
së platformave fikse të vendosura në pragun kontinental të 10 marsit 1988 dhe Protokollit të tij
shtesë të datës 14 tetor 2005 kryen një akt me të cilën rrezikon sigurinë e platformave fikse të
vendosura në pragun kontinental, dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet.
2. Akti i rrezikimit të sigurisë së platformave fikse të vendosura në pragun kontinental nënkupton
një ose më shumë nga veprat në vijim:
2.1. pushtimi ose ushtrimi i kontrollit mbi platformat fikse me dhunë apo me kanosje
ose me ndonjë formë tjetër të frikësimit;
2.2. kryerja e një akti të dhunës kundër personit në platformën fikse nëse ai akt ka
gjasë të rrezikojë sigurinë e saj;
2.3. shkatërrimi i platformës fikse ose shkaktimi i dëmit i cili ka gjasë të rrezikojë sigurinë
e saj;
2.4. vendosja ose mundësimi i vendosjes në platformën fikse në çfarëdo mënyre, të
ndonjë mjeti apo substance që ka gjasë për të shkatërruar atë platformë fikse ose që
ka gjasë të rrezikojë sigurinë e saj.
2.5. kanosja, me ose pa kushte, siç parashikohet me ligj, që ka për qëllim detyrimin e
një personi fizik ose juridik që të kryejë apo të mos kryejë ndonjë veprim, për të kryer
ndonjë nga veprat e parapara në nën-paragrafët 2.2 dhe 2.3 të këtij paragrafi, nëse kjo
kanosje ka të ngjarë të rrezikojë sigurinë e platformës fikse;
2.6. përdorimi kundër ose në një platformë fikse ose shkarkimi nga një platformë fikse
i çdo materiali shpërthyes, radioaktiv ose arme e shkatërrimit në masë në një mënyrë
që shkakton ose ka të ngjarë të shkaktojë vdekjen, dëmtimin e rëndë ose dëmtimin;
2.7. shkarkimi nga një platformë fikse i naftës, gazit natyror të lëngshëm ose substancave
të tjera të rrezikshme ose të dëmshme, të cilat nuk mbulohen nga nën-paragrafi 2.6
i këtij paragrafi, në sasi ose përqendrim të tillë që shkakton ose mund të shkaktojë
vdekjen, dëmtimin e rëndë ose dëmtimin;
2.8. kanosja, me ose pa kushte, siç parashihet me ligj, të kryejë një vepër penale të
përcaktuar në nën-paragrafin 2.6 ose 2.7 të këtij paragrafi; ose
2.9. plagosja ose vrasja e ndonjë personi në lidhje me kryerjen e ndonjë prej veprave
penale të përcaktuara në nën-paragrafët 2.1 deri në 2.8 të këtij paragrafi.
3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekjen e një ose më shumë
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
64
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
personave apo me shkatërrimin e platformës fikse, kryesi dënohet me jo më pak se dhjetë (10)
vjet burgim.
4. Kushdo që me qëllim e privon nga jeta personin tjetër me kryerjen e veprës penale nga
paragrafi 1. i këtij neni, dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të
përjetshëm.
5. Kushdo që me qëllim të detyrimit të personit fizik ose juridik për të kryer ose për të mos
kryer ndonjë veprim, kanoset se do të kryejë vepër penale nga nën-paragrafët 2.2 ose 2.3 të
paragrafit 2. të këtij neni, dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.
6. Për qëllime të këtij neni, shprehja “platformë fikse” - nënkupton ishull artificial, instalim ose
godinë përherë e ngjitur për fundin e detit me qëllim të hulumtimit apo të shfrytëzimit të pasurive
ose për qëllime të tjera ekonomike.
Neni 162
Piratëria
1. Anëtari i ekuipazhit ose udhëtari i anijes ose fluturakes, përveç anijes apo fluturakes ushtarake
apo publike, i cili duke shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare dhe me qëllim që vetes ose
personit tjetër t’i sjell dobi pasurore apo dobi jopasurore apo për të plagosur rëndë personin
tjetër, kryen dhunë të kundërligjshme ndaj anijes apo fluturakes tjetër ose kundër personit ose
sendit në anije apo në fluturake në det të hapur apo në territorin i cili nuk është nën juridiksion
të ndonjë shteti, dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet.
2. Veprimi i kryer nga anëtari i ekuipazhit të anijes ose fluturakes ushtarake ose publike, i cili
është rebeluar dhe ka uzurpuar autoritetet e anijes ose të fluturakes përbën vepër penale sipas
paragrafit 1. të këtij neni.
Neni 163
Skllavëria, kushtet e ngjashme me skllavërinë dhe puna e detyruar
1. Kushdo që në shkelje të së drejtës ndërkombëtare, mban, ruan, vendos, blen apo shet një
person tjetër në skllavëri, në kushte të ngjashme me skllavërinë, robëri ose në punë të detyruar,
që përfshin por nuk kufizohet në mbajtjen e personit në pronësi, mohimin e fryteve të punës së
tij, shtrëngimin e personit për të punuar ose mohimin e lirisë së një personi për të ndryshuar
statusin e tij apo të kushteve të punës, dënohet me gjobë dhe me burgim prej dy (2) deri në
dhjetë (10) vjet.
2. Kushdo që në shkelje të së drejtës ndërkombëtare, përfshirë Konventën Evropiane për të
Drejtat e Njeriut, me qëllim të kryerjes së veprave nga paragrafi 1. i këtij neni shtyt një person
tjetër të heqë dorë nga liria e tij ose ndërmjetëson në shitjen apo blerjen e një personi tjetër,
dënohet me dënimin e paraparë në paragrafin 1. të këtij neni.
3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet kundër personit me të cilin kryesi
është në marrëdhënie familjare, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet.
4. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet ndaj fëmijës, kryesi dënohet me
burgim prej tre (3) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet.
5. Kur vepra nga ky nen kryhet nga personi zyrtar me keqpërdorimin e detyrës së tij, kryesi
dënohet me burgim prej pesë (5) deri në dymbëdhjetë (12) vjet për veprën nga paragrafët 1.-3.;
ose me burgim prej pesë (5) deri në njëzet (20) vjet për veprën nga paragrafi 4. i këtij neni.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
65
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Neni 164
Kontrabandimi me migrantë
1. Kushdo që merret me kontrabandim të migrantëve dënohet me gjobë dhe me burgim prej dy
(2) deri dhjetë (10) vjet.
2. Kushdo që me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të dobisë financiare
apo dobisë tjetër pasurore, prodhon, furnizon, siguron ose posedon dokument të rrejshëm të
udhëtimit ose të identifikimit me qëllim të mundësimit të kontrabandimit me migrantë, dënohet
me gjobë deri në pesëqind mijë euro (500.000) dhe me burgim deri në pesë (5) vjet.
3. Kushdo që i mundëson personit i cili nuk është shtetas i Republikës së Kosovës të qëndrojë
në Republikën e Kosovës ose personit i cili nuk është shtetas apo banor i përhershëm për
të qëndruar në shtetin në fjalë, pa i përfillur kushtet e domosdoshme ligjore për qëndrim, me
mjetet nga paragrafi 2. i këtij neni ose me çfarëdo mjetesh tjera të paligjshme, dënohet me
gjobë dhe me burgim deri në një (1) vit.
4. Tentativa për të kryer veprën penale nga paragrafi 3. i këtij neni është e dënueshme.
5. Kushdo që organizon ose drejton personat e tjerë për të kryer vepër penale nga paragrafi 1.
ose 2 i këtij neni dënohet me gjobë deri në pesëqind mijë (500.000) Euro dhe me burgim prej
shtatë (7) deri në njëzet (20) vjet, ose me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet për veprën
penale nga paragrafi 3. i këtij neni.
6. Kur vepra penale nga paragrafi 1., 2. ose 3. i këtij neni kryhet nga kryesi i cili vepron si anëtar
i grupit ose në një mënyrë që rrezikon ose ka gjasë të rrezikojë jetërat apo sigurinë e migrantëve
përkatës ose që përfshin trajtimin çnjerëzor apo poshtërues, duke përfshirë eksploatimin e
migrantëve të tillë, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim jo më pak se pesë (5) vjet.
7. Nëse vepra penale nga paragrafi 1., 2. ose 3. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më
shumë personave, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim së paku dhjetë (10) vjet ose me
burgim të përjetshëm.
8. Për qëllime të këtij neni:
8.1. Shprehja “kontrabandim me migrantë” nënkupton çdo veprim me qëllim
të përfitimit të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të një dobie financiare ose të një dobie
tjetër pasurore nga hyrja e paligjshme e personit në Republikën e Kosovës, i cili nuk
është shtetas i Republikës së Kosovës ose i një personi qoftë shtetas i Republikës
së Kosovës apo shtetas i huaj në shtetin në të cilin personi i tillë nuk është banor i
përhershëm ose shtetas i atij shteti.
8.2. Shprehja “hyrje e paligjshme” nënkupton kalimin e kufirit ose vijës kufitare të
Republikës së Kosovës pa i përfillur kushtet e domosdoshme për hyrje të ligjshme
në Republikën e Kosovës ose kalim i kufijve të ndonjë shteti pa i përfillur kushtet e
domosdoshme për hyrjen e ligjshme në atë shtet.
8.3. Shprehja “dokument i rrejshëm i udhëtimit ose i identifikimit” nënkupton
çfarëdo dokumenti i udhëtimit ose i identifikimit:
8.3.1. që është falsifikuar ose ndryshuar në ndonjë mënyrë të caktuar nga
cilido person përveç nga personi ose organi i autorizuar në bazë të ligjit për të
prodhuar ose lëshuar dokument udhëtimi ose identifikimi;
8.3.2. që është lëshuar ose është siguruar në mënyrë jo të duhur përmes
keqinterpretimit, korrupsionit, trysnisë apo në ndonjë mënyre tjetër të
kundërligjshme; ose
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
66
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
8.3.3. që shfrytëzohet nga personi i cili nuk është mbajtësi i tij i vërtetë.
9. Personi nuk është penalisht përgjegjës sipas këtij neni nëse ai është migrant që është objekt
i veprës penale nga ky nen.
10. Kushdo që abuzon me regjimin e liberalizimit të vizave me shtetet anëtare të BE-së ose me
Marrëveshjen e Shengenit dënohet si më poshtë:
10.1. personi i cili rekruton, nxit, organizon, strehon ose bart persona në shtetet anëtare
të Bashkimit Evropian, ose në ato të Marrëveshjes Schengen, me qëllim të realizimit
dhe të përfitimit ekonomik, social ose të të drejtave të tjera, që janë në kundërshtim
me të drejtën e Bashkimit Evropian dhe me rregullat e shteteve anëtare të Bashkimit
Evropian, të Marrëveshjes Schengen dhe të së drejtës ndërkombëtare, dënohet së
paku me katër (4) vjet burgim;
10.2. nëse personi vepron në kundërshtim me nënparagrafin 10.1 dhe/ose ka qene në
dijeni se me bartjen do të realizohen përfitime ose ndonjë të drejte nga nënparagrafi 10.1,
në kundërshtim me të drejtën e Bashkimit Evropian dhe me rregullat e shteteve anëtare
të Bashkimit Evropian, të Marrëveshjes Schengen dhe me të drejtën ndërkombëtare,
dënohet prej një (1) deri në pesë (5) vjet burgim;
10.3. nëse vepra është kryer për përfitime personale, kryesi do të dënohet për veprën,
sipas nënparagrafit 10.1, me burgim, së paku tetë (8) vjet, ndërsa për veprën e kryer,
sipas nënparagrafit 10.2, do të dënohet së paku me katër (4) vjet burgim;
10.4. nëse vepra është kryer nga personi juridik, do të dënohet me gjobë deri në
pesëqind mijë euro (500.000);
10.5. pajisjet dhe mjetet transportuese të përdorura për kryerjen e kësaj vepre do të
konfiskohen.
10.6. ky paragraf fillon të zbatohet në momentin kur Këshilli i Bashkimit Evropian merr
vendim për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Neni 165
Trafikimi me njerëz
1. Kushdo që merr pjesë në trafikimin e njerëzve dënohet me gjobë dhe me burgim prej pesë
(5) deri në dymbëdhjetë (12) vjet.
2. Kur vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni kryhet në një perimetër prej treqind e pesëdhjetë
(350) metrash nga shkolla apo mjedisi tjetër i cili përdoret nga fëmijët ose kur vepra kryhet ndaj
personit nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjet, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej
pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet.
3. Kushdo që organizon një grup personash për të kryer vepër nga paragrafi 1. i këtij neni
dënohet me gjobë deri në pesëqind mijë (500.000) Euro dhe me burgim prej shtatë (7) deri në
njëzet (20) vjet.
4. Nëse vepra penale nga ky nen kryhet nga personi zyrtar me keqpërdorimin e pozitës apo
autorizimeve të tij, kryesi dënohet me:
4.1. gjobë dhe burgim prej pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet për vepër penale
nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni;
4.2. gjobë dhe burgim së paku dhjetë (10) vjet për vepër penale nga paragrafi 3. i këtij
neni.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
67
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
5. Nëse vepra penale nga paragrafi 1.-4. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë
personave, kryesi dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.
6. Për qëllime të këtij neni dhe nenit 166 të këtij kodi:
6.1. shprehja “trafikim me njerëz” nënkupton rekrutim, transportim, transferim, strehim
ose pranim i personave me anë të kanosjes ose të përdorimit të forcës apo me forma
të tjera të shtrëngimit, rrëmbimit, mashtrimit, lajthimit, keqpërdorimit të pushtetit apo
të keqpërdorimit të një pozite të ndjeshme ose me anë të dhënies ose marrjes së
pagesave apo përfitimeve për të arritur pëlqimin e personit që ka kontroll mbi personin
tjetër, me qëllim të shfrytëzimit.
6.2. shprehja ”shfrytëzim” ashtu siç është përdorur në nën-paragrafin 6.1. të këtij
paragrafi, përfshin, por nuk kufizohet në, shfrytëzimin e prostitucionit të tjerëve,
pornografisë ose formave tjera të shfrytëzimit seksual, lëmoshës, shërbimeve ose
punës së detyruar, skllavërisë ose veprimeve të ngjashme me skllavërinë, robërisë ose
heqjes së organeve apo qelizave.
6.3. pëlqimi i viktimës së trafikimit me njerëz për qëllime shfrytëzimi nuk merret parasysh
kur cilado prej mjeteve të përcaktuara më lart në nën-paragrafin 6.1 të këtij neni është
përdorur kundër viktimës së tillë.
6.4. rekrutimi, transportimi, transferimi, strehimi ose pranimi i fëmijës me qëllim të
shfrytëzimit konsiderohet “trafikim me njerëz”, madje edhe nëse kjo nuk përfshin
asnjërën nga mjetet e përcaktuara më lartë në nën-paragrafin 6.1 të këtij neni.
Neni 166
Fshehja e dokumenteve të identifikimit të viktimave të skllavërisë ose trafikimit me
njerëz
1. Kushdo që fsheh, mban, heq, dëmton ose shkatërron dokumentet personale të identifikimit
apo pasaportën e personit për të cilin e din se është viktimë e veprës penale të paraparë në
nenin 163 dhe 165 të këtij Kodi, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet.
2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga personi zyrtar me keqpërdorimin e
pozitës apo autorizimeve të tij, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në shtatë (7) vjet.
Neni 167
Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare
1. Kushdo që me qëllim e privon nga jeta personin nën mbrojtje ndërkombëtare, dënohet me jo
më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.
2. Kushdo që kryen rrëmbimin ose sulmin mbi personin ose mbi lirinë e personit nën mbrojtje
ndërkombëtare, dënohet me burgim prej tre (3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet.
3. Kushdo që kryen një sulm të dhunshëm mbi objektet zyrtare, vendbanimin privat ose në
mjetet e transportit të një personi nën mbrojtje ndërkombëtare, kur akti i tillë ka gjasë të rrezikojë
personin ose lirinë e tij, dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet.
4. Kushdo që bën kanosje serioze se do të kryejë vepër penale nga paragrafi 1., 2. ose 3. i këtij
neni, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet.
5. Kushdo që organizon ose urdhëron personin të kryejë vepër penale nga paragrafi 1., 2. ose
3 . i këtij neni, dënohet me burgim prej tre (3) deri në pesë (5) vjet.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
68
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
6. Nëse vepra penale nga paragrafi 2. ose 3. i këtij neni rezulton me vdekjen e një ose më
shumë personave, kryesi dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim.
7. Për qëllime të këtij neni, shprehja “person nën mbrojtje ndërkombëtare” ka të njëjtin kuptim
siç përkufizohet në nenin 113 të këtij Kodi.
Neni 168
Rrezikimi i personelit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe i personelit në
marrëdhënie me to
1. Kushdo që me qëllim e privon nga jeta personelin e Kombeve të Bashkuara ose personelin
në marrëdhënie me to, dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të
përjetshëm.
2. Kushdo që kryen rrëmbimin apo sulmin mbi personin ose lirinë e personelit të Kombeve të
Bashkuara apo mbi personelin në marrëdhënie me to, dënohet me burgim prej tre (3) deri në
dymbëdhjetë (12) vjet.
3. Kushdo që kryen një sulm të dhunshëm mbi objektet zyrtare, vendbanimin privat apo mjetet
e transportit të Kombeve të Bashkuara apo personelin në marrëdhënie me to, kur sulmi i tillë
ka gjasë të rrezikojë personin ose lirinë e tij, dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10)
vjet.
4. Kushdo që bën kanosje serioze se do të kryejë vepër penale nga paragrafi 1., 2. ose 3. i këtij
neni, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet.
5. Kur vepra penale nga paragrafi 2. ose 3. i këtij neni rezulton me vdekjen e një ose më shumë
personave, kryesi dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim.
6. Për qëllime të këtij neni, shprehjet në vijim kanë këtë kuptim:
6.1. Shprehja “Personel i Kombeve të Bashkuara” nënkupton:
6.1.1. persona të angazhuar dhe të vendosur nga Sekretari i Përgjithshëm i
Kombeve të Bashkuara si pjesëtarë të komponentës ushtarake, policore ose
civile të operacionit të Kombeve të Bashkuara; ose
6.1.2. zyrtarë të tjerë dhe ekspertë të misionit të Kombeve të Bashkuara apo
agjencive të specializuara të saj ose të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë
Atomike të cilët janë të pranishëm në cilësi zyrtare në zonën ku zhvillohet
operacioni i Kombeve të Bashkuara.
6.2. Shprehja “Personel në marrëdhënie me to” nënkupton:
6.2.1. persona të caktuar nga Qeveria ose nga një organizatë ndërqeveritare
me marrëveshjen e organit kompetent të Kombeve të Bashkuara;
6.2.2. persona të angazhuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të
Bashkuara ose nga një agjenci e specializuar apo nga Agjencia Ndërkombëtare
e Energjisë Atomike; ose
6.2.3. persona të vendosur nga një organizatë humanitare joqeveritare ose
agjenci sipas një marrëveshjeje me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të
Bashkuara ose me një agjenci të specializuar apo me Agjencinë Ndërkombëtare
të Energjisë Atomike për kryerjen e aktiviteteve në mbështetje të përmbushjes
së mandatit të operacionit të Kombeve të Bashkuara.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
69
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
6.3. Shprehja “Operacion i Kombeve të Bashkuara” nënkupton operacionin e
themeluar nga organi kompetent i Kombeve të Bashkuara në pajtim me Kartën e
Kombeve të Bashkuara dhe i udhëhequr nga autoriteti dhe kontrolli i Kombeve të
Bashkuara:
6.3.1. kur operacioni ka për qëllim mbajtjen dhe rivendosjen e paqes dhe
sigurisë ndërkombëtare; ose
6.3.2. nëse Këshilli i Sigurimit ose Asambleja e Përgjithshme ka deklaruar për
qëllimet e Konventës mbi Sigurinë e Personelit të Kombeve të Bashkuara dhe
të Personelit në Marrëdhënie me to të datës 9 dhjetor 1994 se ekziston rreziku
i jashtëzakonshëm për sigurinë e personelit që merr pjesë në operacion.
Neni 169
Marrja e pengjeve
1. Kushdo që në kundërshtim me Konventën ndërkombëtare kundër marrjes së pengjeve të
datës 17 dhjetorit 1979, merr peng dhe kanos se do ta vrasë, do ta plagosë ose se do të vazhdojë
ta mbajë personin e tillë me qëllim që ta detyrojë shtetin apo organizatën ndërkombëtare, një
person apo grup personash për të kryer apo për të mos kryer një vepër si kusht eksplicit apo
implicit për lirimin e personit të marrë peng, dënohet me jo më pak se tre (3) vjet burgim.
2. Kushdo që me qëllim e privon nga jeta personin e zënë peng me kryerjen e veprës penale
nga paragrafi 1. i këtij neni, dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të
përjetshëm.
3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekjen e personit të zënë peng,
kryesi dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim.
Neni 170
Përvetësimi, pranimi, shfrytëzimi, prodhimi, posedimi, transferi, ndryshimi, asgjësimi,
shpërndarja ose dëmtimi i paautorizuar i materialeve nukleare apo radioaktive
1. Kushdo që në kundërshtim me Konventën për Mbrojtjen Fizike të Materialeve Bërthamore
të datës 3 Mars 1980 me ndryshimet e datës 8 korrik 2005, pa autorizim pranon, posedon,
shfrytëzon, transferon, ndryshon, asgjëson ose shpërndan material nuklear dhe shkakton ose
ka gjasë të shkaktojë vdekjen apo lëndimin e rëndë të ndonjë personi ose dëm të madh pasuror
ose mjedisor, dënohet me jo më pak se pesë (5) vjet burgim.
2. Kushdo që, në kundërshtim me Konventën Ndërkombëtare për Shtytjen e Veprave të
Terrorizmit Bërthamor të datës 13 prill 2005, me qëllim të shkaktimit të vdekjes, lëndimit të rëndë
trupor ose dëmit të madh pasuror ose mjedisor, prodhon një pajisje ose posedon materiale ose
një pajisje radioaktive dënohet me burgim jo më pak se pesë (5) vjet.
3. Kushdo që, me qëllim të shkaktimit të vdekjes, lëndimit të rëndë trupor ose dëmtimit të madh
pasuror ose mjedisor ose me qëllim që ta detyrojë një person, një organizatë ndërkombëtare
ose një shtet për të kryer apo për të mos kryer një vepër, përdor materiale ose pajisje radioaktive,
përdor ose dëmton një strukturë nukleare në një mënyrë që lëshon ose rrezikon lëshimin e
materialit radioaktiv dënohet me burgim jo më pak se tetë (8) vjet.
4. Kur vepra penale nga paragrafi 1 deri në 3 të këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më
shumë personave ose me dëm të madh material, kryesi dënohet me jo më pak se dhjetë (10)
vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.
5. Kushdo që kryen vepër penale nga paragrafi 1 ose 4 i këtij neni nga pakujdesia, dënohet me
burgim deri në shtatë (7) vjet në rast se kryen vepër penale nga paragrafi 1 dhe me jo më pak
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
70
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
se tre (3) vjet burgim për veprën penale nga paragrafi 4 i këtij neni.
6. Kushdo që kryen:
6.1. vjedhje ose grabitje të materialit nuklear;
6.2. përvetësim të materialit nuklear;
6.3. një veprimi që përbën transportimin, dërgimin ose zhvendosjen e materialit nuklear
në ose jashtë një shteti, pa autoritet të ligjshëm
6.4. një veprim të drejtuar kundër një impianti nuklear ose një veprim që ndërhyn në
operimin e një impianti nuklear, nëse kryesi shkakton qëllimisht ose nëse është në
dijeni se akti mund të shkaktojë vdekje ose plagosje të rëndë të një personi ose dëm të
madh ndaj pronës ose mjedisit nga ekspozimi ndaj rrezatimit ose çlirimit të substancave
radioaktive, përveç nëse akti ndërmerret në përputhje me ligjin kombëtar të shtetit palë,
në territorin në të cilin ndodhet impianti nuklear; ose
6.5.një veprim që përbën kërkim të materialit nuklear me anë të përdorimit të forcës apo
kanosjes së rëndë ose me ndonjë formë tjetër të frikësimit, dënohet me jo më pak se
pesë (5) vjet burgim.
Neni 171
Kanosja për përdorimin ose kryerjen e vjedhjes apo të grabitjes së materialit nuklear
ose radioaktiv
1. Kushdo që kanos se do të përdor material nuklear për shkaktimin e vdekjes ose lëndimit
të rëndë të ndonjë personi ose për të shkaktuar dëm substancial pasuror, ose mjedisor ose
të kryejë veprën penale të paraparë në nenin 170, paragrafi 6, nënparagrafi 6.4. të këtij Kodi,
dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.
2. Kushdo që me qëllim të detyrimit të një personi, organizate ndërkombëtare ose shteti për të
kryer ose për të mos kryer një vepër, kanos të kryejë vjedhje ose grabitje të materialit nuklear
ose veprën penale të paraparë në nenin 170, paragrafi 6, nënparagrafi 6.4. të këtij Kodi, dënohet
me burgim prej pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet.
3. Kushdo që kanos të kryejë veprën penale të paraparë në nenin 170, paragrafi 3 të këtij Kodi
ose kërkon materiale radioaktive, një pajisje ose një strukturë nukleare me kanosje të rëndë
ose me forcë, dënohet me burgim prej pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet.
4. Nëse vepra penale nga paragrafët 1 deri në 3 të këtij neni rezulton me vdekjen e një ose më
shumë personave ose me dëm të madh material, kryesi dënohet me jo më pak se dhjetë (10)
vjet burgim.
KAPITULLI XVI
VEPRAT PENALE KUNDËR JETËS DHE TRUPIT
Neni 172
Vrasja
Kushdo që e privon personin tjetër nga jeta dënohet me jo më pak se pesë (5) vjet burgim.
Neni 173
Vrasja e rëndë
1. Me dënim me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm dënohet
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
71
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
personi i cili:
1.1. privon nga jeta fëmijën;
1.2. privon nga jeta femrën shtatzënë;
1.3. privon nga jeta anëtarin e familjes;
1.4. privon nga jeta personin tjetër në mënyrë mizore apo dinake;
1.5. privon nga jeta personin tjetër dhe me atë rast me dashje e vë në rrezik jetën e një
ose më shumë personave tjerë;
1.6. privon nga jeta personin tjetër me qëllim të fitimit të dobisë pasurore;
1.7. privon nga jeta personin tjetër me qëllim të kryerjes apo të fshehjes së ndonjë
vepre tjetër penale, ose për të ndaluar personin nga dhënia e dëshmisë ose sigurimi në
ndonjë mënyrë tjetër të informatave për policinë apo në procedurë penale;
1.8. privon nga jeta personin tjetër nga hakmarrja e paskrupullt apo nga motive të tjera
të ulëta, përfshirë hakmarrjen për dhënien e dëshmisë ose sigurimin në ndonjë mënyrë
tjetër të informatave për policinë apo në procedurë penale;
1.9. privon nga jeta personin tjetër zyrtar gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose në lidhje
me detyrën zyrtare;
1.10. privon nga jeta personin tjetër motivuar në bazë të kombësisë, gjuhës, besimit fetar
ose mungesës së besimit fetar, ngjyrës së lëkurës, gjinisë, identitetit gjinor, orientimit
seksual, ose për shkak të afërsisë me persona me njërën nga këto karakteristika të
mbrojtura;
1.11. me dashje kryen dy apo më shumë vrasje, përveç veprave të cilat janë paraparë
në nenin 174 dhe 176 të këtij Kodi;
1.12. privon nga jeta personin tjetër dhe më parë ka qenë i dënuar për vrasje, përveç
veprave të cilat janë të parapara në nenin 174 dhe 176 të këtij Kodi; ose
1.13. Veprimet përgatitore për cilindo nën-paragraf të paragrafit 1 të këtij neni do të
dënohen.
Neni 174
Vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Kushdo që personin tjetër e privon nga jeta në gjendje të tronditjes së fortë mendore, të
shkaktuar pa fajin e tij nga sulmi, keqtrajtimi apo fyerja e rëndë nga ana e personit të vrarë,
dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet.
Neni 175
Vrasja nga pakujdesia
Kushdo që e privon nga jeta personin tjetër nga pakujdesia, dënohet me burgim prej gjashtë (6)
muaj deri në pesë (5) vjet.
Neni 176
Vrasja e foshnjës gjatë lindjes
Nëna që e privon nga jeta foshnjën e vet gjatë lindjes apo menjëherë pas lindjes, derisa te ajo
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
72
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
vazhdon çrregullimi i shkaktuar nga lindja, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3)
vjet.
Neni 177
Shtytja në vetëvrasje dhe ndihma në vetëvrasje
1. Kushdo që shtytë ose ndihmon personin tjetër për të bërë vetëvrasje dhe vetëvrasja kryhet,
dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet.
2. Kushdo që kryen vepër penale nga paragrafi 1. i këtij neni ndaj të miturit ose ndaj personit
aftësia e të cilit për të kuptuar peshën e veprës së vet ose për t’i kontrolluar sjelljet e veta ka
qenë esencialisht e zvogëluar, dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet.
3. Kushdo që kryen vepër penale nga paragrafi 1. i këtij neni ndaj personit nën moshën
katërmbëdhjetë (14) vjet ose ndaj personit i cili nuk ka qenë i aftë për të kuptuar peshën e
veprës së tij ose për të kontrolluar sjelljet e tij dënohet në pajtim me nenin 172 të këtij Kodi.
4. Kushdo që mizorisht ose në mënyrë çnjerëzore trajton personin tjetër i cili ndodhet në pozitë
varësie dhe me këtë e shtytë personin e tillë që të bëjë vetëvrasje, dënohet me burgim prej
gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. Për qëllime të këtij paragrafi, shprehja “person në pozitë
varësie” nënkupton personin i cili është nën mbikëqyrjen, gradën, kontrollin apo kujdesin e
personit i cili ka vepruar në mënyrë mizore ose çnjerëzore.
5. Nëse si rezultat i veprës penale nga paragrafi 1. deri 4. i këtij neni vetëm është tentuar
vetëvrasja, dënimi mund të zbutet.
Neni 178
Ndërprerja e palejuar e shtatzënësisë
1. Kushdo që në kundërshtim me ligjin për ndërprerjen e shtatzënësisë dhe me pëlqimin e
gruas shtatzënë, ndërpret shtatzëninë, fillon ta kryej ndërprerjen e shtatzënisë ose i ndihmon që
ta ndërpres shtatzëninë, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet.
2. Kushdo që e ndërprenë ose fillon ta ndërpresë shtatzëninë pa pëlqimin e gruas shtatzënë,
dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.
3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor, me
dëmtim të rëndë të shëndetit ose me vdekje të gruas shtatzënë, kryesi dënohet me:
3.1. burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet për veprën penale nga paragrafi 1. i këtij
neni; ose
3.2. burgim prej pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet për veprën penale nga
paragrafi 2. i këtij neni.
Neni 179
Sterilizimi i detyruar
1.Kushdo që për arsye jo mjekësore, heq ose paaftëson në çfarëdo mënyre organet riprodhuese
të një personi pa pëlqimin e atij personi dhe kjo çon në sterilizim, dënohet me burgim prej një
(1) deri në tetë (8) vjet.
2.Kur vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni rezulton me lëndime të rënda trupore, dëmtime
serioze për shëndetin ose vdekjen e personit, kryesi i veprës penale dënohet me burgim prej
pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
73
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Neni 180
Gjymtimi i organeve gjenitale femërore
1. Kushdo që pa arsye mjekësore, heq plotësisht ose pjesërisht ose i ndryshon në mënyrë të
përhershme organet e jashtme gjenitale femërore, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj
deri ne pesë (5) vjet.
2. Kushdo që nxit ose ndihmon femrën që t’i nënshtrohet procedurave nga paragrafi 1. i këtij
Neni, dënohet me burgim deri në tri (3) vjet.
3. Kushdo që kryen veprën penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij Neni ndaj viktimës së ndjeshme,
dënohet me burgim nga një (1) deri në tetë (8) vjet.
4. Kur vepra penale nga paragrafët 1. ose 2. të këtij neni rezulton me vdekjen e viktimës, kryesi
dënohet me burgim prej pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet.
Neni 181
Kanosja
1. Kushdo që seriozisht e kanos personin tjetër me fjalë, vepra apo gjeste se do t’i shkaktoj
ndonjë të keqe me qëllim të frikësimit ose të shkaktimit të ankthit te personi i tillë, dënohet me
gjobë ose me burgim deri në gjashtë (6) muaj.
2. Kushdo që seriozisht i kanoset personit tjetër me fjalë, vepra apo gjeste se do ta privojë
nga jeta ose se do t’i shkaktojë lëndim të rëndë trupor, se do ta rrëmbejë ose privojë nga liria
ndonjë person tjetër ose se do ta dëmtojë me armë zjarri, me shpërthim ose me mjete të tjera
të rrezikshme, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit.
3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet ndaj personit zyrtar në lidhje me
punën apo me pozitën e tij ose ndaj disa personave ose kur vepra kryhet nga kryesi i cili vepron
si anëtar i grupit, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.
4. Kushdo që kryen vepër penale nga ky nen ndaj viktimës së ndjeshme ose me përdorim të
armës, mjetit të rrezikshëm ose ndonjë sendi tjetër me të cilin mund të shkaktohet lëndimi trupor
ose dëmtimi i rëndë për shëndetin, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet.
Neni 182
Ngacmimi
1. Kushdo që përfshihet në një sjellje të vëmendjes së vazhdueshme dhe të padëshirueshme
ose komunikon me qëllim të ngacmimit, frikësimit, lëndimit, dëmtimit të pasurisë apo vrasjes
së personit tjetër ose fëmijëve të tij, familjes, të afërmve apo kafshëve shtëpiake ose kushdo
që vë tjetrin nën vëzhgim me qëllim të ngacmimit, frikësimit, lëndimit, dëmtimit të pasurisë apo
vrasjes së personit tjetër ose fëmijëve të tij, familjes, të afërmve apo kafshëve shtëpiake; dhe
gjatë këtyre veprimeve vë atë person nën frikë të arsyeshme nga vdekja, lëndimi i rëndë trupor,
dëmtimi i rëndë i pasurisë ose nën shqetësim të madh emocional, dënohet me gjobë ose me
burgim deri në tre (3) vjet.
2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet ndaj një personi me të cilin kryesi ka
qenë apo është në marrëdhënie familjare ose ndaj një ish anëtari apo anëtari aktual të familjes,
kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.
3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet me armë, mjet të rrezikshëm
apo ndonjë send tjetër që mund të shkaktojë lëndim të rëndë trupor ose dëmtim të rëndë të
shëndetit, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
74
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
4. Vëmendja apo komunikimi nga paragrafi 1. i këtij neni mund të përfshijë përcjelljen apo
qëndrimin në pritje; shfaqjen e vazhdueshme te shtëpia, shkolla, puna apo qendra rekreative;
përsëritjen e thirrjeve telefonike; dërgimin apo lënien e porosive; dërgimin e mesazheve
telefonike, letrave postare apo postës elektronike; ose lënien apo dërgimin e dhuratave të
padëshiruara apo të gjësendeve tjera.
Neni 183
Ngacmimi Seksual
1. Kushdo që ngacmon seksualisht personin tjetër, në veçanti personin i cili është i ndjeshëm
për shkak të moshës, sëmundjes, paaftësisë, varësisë, shtatzënisë, paaftësisë së rëndë fizike
apo mendore, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tri (3) vjet.
2. Ngacmimi seksual nënkupton cilëndo formë të sjelljes së padëshiruar verbale, joverbale ose
fizike të natyrës seksuale, me qëllim të cenimit të dinjitetit apo që cenon dinjitetin e personit,
dhe krijon një mjedis i cili është objektivisht frikësues, armiqësor, degradues ose poshtërues.
3. Kur vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni kryhet nga kryesi i cili është mësues, udhëheqës
fetar, profesionist i kujdesit shëndetësor, person të cilit i është besuar rritja ose kujdesi i personit
të tillë apo në ndonjë mënyrë tjetër ka pozitë të autoritetit mbi atë person, kryesi dënohet me
burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet.
4. Kur vepra penale nga paragrafi 1, 2 ose 3 i këtij neni kryhet me përdorim të armës, mjetit të
rrezikshëm ose ndonjë sendi tjetër që mund të shkaktojë lëndim të rëndë trupor apo dëmtim të
rëndë të shëndetit mendor apo fizik, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet.
5. Procedura penale për veprën penale nga paragrafi 1, 2 ose 3 i këtij neni fillohet sipas
propozimit.
Neni 184
Sulmi
1. Kushdo që me dashje përdor forcën ndaj personit tjetër, dënohet me gjobë ose me burgim
deri në një (1) vit.
2. Kur vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni është kryer me përdorimin e armës, mjetit të
rrezikshëm apo ndonjë sendi tjetër që mund të shkaktojë lëndim të rëndë trupor apo dëmtim të
rëndë të shëndetit, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet.
3. Kur vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni kryhet ndaj viktimës së ndjeshme ose është
e motivuar sipas kombësisë, gjuhës, besimit fetar ose mungesës së besimit fetar, ngjyrës së
lëkurës, gjinisë, identitetit gjinor, orientimit seksual, ose për shkak të afërsisë me persona me
njërën nga këto karakteristika të mbrojtura, kryesi dënohet me:
3.1. burgim deri në tre (3) vjet për veprën penale nga paragrafi 1 i këtij neni; ose
3.2. burgim prej një (1) deri në tre (3) vjet për veprën penale nga paragrafi 2 i këtij neni.
4. Gjykata mund t’i shqiptoj vërejtje gjyqësore kryesit nga ky nen, nëse kryesi provokohet nga
sjellja ç’njerëzore dhe e vrazhdë e të dëmtuarit.
Neni 185
Lëndimi i lehtë trupor
1. Kushdo që personit tjetër i shkakton lëndim të lehtë trupor, i cili rezulton në:
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
75
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
1.1. dëmtimin e përkohshëm ose dobësimin e një organi apo pjese të trupit të personit
tjetër;
1.2. zvogëlimin e përkohshëm të aftësisë së personit tjetër për të punuar;
1.3. shëmtimin e përkohshëm të personit tjetër; ose
1.4. dëmtimin e përkohshëm të shëndetit të personit tjetër, dënohet me gjobë ose me
burgim deri në tre (3) vjet.
2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet me armë, mjet të rrezikshëm apo me
ndonjë send tjetër që mund të shkaktojë lëndim të rëndë trupor ose dëmtim të rëndë të shëndetit,
kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.
3. Kur vepra penale nga ky nen kryhet ndaj viktimës së ndjeshme, ose është e motivuar sipas
kombësisë, gjuhës, besimit fetar ose mungesës së besimit fetar, ngjyrës së lëkurës, gjinisë,
identitetit gjinor, orientimit seksual, ose për shkak të afërsisë me persona me njërën nga këto
karakteristika të mbrojtura kryesi dënohet me:
3.1. burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet për veprën penale nga paragrafi 1.
i këtij neni; ose
3.2. burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet për veprën penale nga paragrafi 2. i këtij
neni.
4. Gjykata mund të shqiptojë vërejtjen gjyqësore ndaj kryesit të veprës nga paragrafi 1 i këtij
neni, nëse kryesi është provokuar nga sjellja ç’njerëzore apo e vrazhdë e të dëmtuarit.
Neni 186
Lëndimi i rëndë trupor
1. Kushdo që i shkakton lëndim të rëndë trupor personit tjetër ose e dëmton shëndetin e personit
tjetër deri në masën e tillë sa që mund të rezultojë me:
1.1. dobësimin e përkohshëm ose esencial të një pjese vitale të trupit të personit tjetër;
1.2. paaftësimin e përkohshëm, zvogëlimin e përkohshëm dhe esencial ose zvogëlimin
e përhershëm të aftësisë së personit tjetër për të punuar; ose
1.3. dëmtimin e përkohshëm dhe serioz të shëndetit të personit tjetër, dënohet me
burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.
2. Kushdo që shkakton lëndim trupor ose e dëmton shëndetin e personit tjetër dhe kjo rezulton
me:
2.1. rrezikim të jetës së personit tjetër;
2.2. paaftësimin ose dobësimin e përhershëm të një pjese vitale të trupit të personit
tjetër;
2.3. paaftësimin e përhershëm të aftësisë së personit tjetër për çfarëdo lloj pune;
2.4. shëmtimin e përhershëm të personit tjetër; ose
2.5. dëmtimin e përhershëm të shëndetit të personit tjetër, dënohet me burgim prej një
(1) deri në dhjetë (10) vjet.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
76
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
3. Kur vepra penale nga paragrafi 1 ose 2 i këtij neni është kryer me armë, mjet të rrezikshëm
apo me ndonjë send tjetër që mund të shkaktojë lëndim të rëndë trupor ose dëmtim të rëndë të
shëndetit, kryesi dënohet me:
3.1.burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet për veprën penale nga paragrafi 1 i këtij neni;
3.2.burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet për veprën penale nga paragrafi 2 i këtij
neni.
4. Kur vepra penale nga paragrafi 1, 2 ose 3 i këtij neni kryhet ndaj viktimës së ndjeshme, ose
është e motivuar sipas kombësisë, gjuhës, besimit fetar ose mungesës së besimit fetar, ngjyrës
së lëkurës, gjinisë, identiteti gjinor, orientimit seksual, ose për shkak të afërsisë me persona me
njërën nga këto karakteristika të mbrojtura, kryesi dënohet me:
4.1. burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet për veprën penale nga paragrafi 1. i këtij
neni;
4.2. burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet për veprën penale nga paragrafi 2. i
këtij neni; ose
4.3. burgim prej pesë (5) deri në dhjetë (10) vjet për veprën penale nga paragrafi 3. i
këtij neni.
5. Kur vepra penale nga paragrafi 1., 2., 3.ose 4. i këtij neni rezulton me vdekjen e personit
tjetër, kryesi dënohet me burgim prej pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet.
6. Nëse vepra penale nga paragrafi 1 ose 2 i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet
me:
6.1. burgim deri në tre (3) vjet për veprën penale nga paragrafi 1. i këtij neni; ose
6.2. burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet për veprën penale nga paragrafi
2. i këtij neni.
7. Nëse vepra penale nga paragrafi 1 ose 2 i këtij neni kryhet në gjendje të afektit mendor, i
vënë pa fajin e tij në gjendje të tronditjes së rëndë mendore të shkaktuar nga sulmi, keqtrajtimi
apo fyerja e rëndë nga ana e palës së dëmtuar, kryesi dënohet me:
7.1. burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet për veprën penale nga paragrafi 1
i këtij neni; ose
7.2. burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet për veprën penale nga paragrafi
2 i këtij neni.
Neni 187
Pjesëmarrja në rrahje
1. Kushdo që merr pjesë në rrahje, e cila rezulton me vdekje ose lëndim të rëndë trupor të
personit, për pjesëmarrje në rrahje dënohet me gjobë ose me burgim deri në tri (3) vjet.
2. Kushdo që në ndonjë rrahje ose grindje me qëllim të frikësimit apo kanosjes së personit,
rrok apo vringëllon armën, mjetin e rrezikshëm apo mjetin tjetër që është i përshtatshëm për të
shkaktuar lëndim të rëndë trupor ose për të dëmtuar rëndë shëndetin e personit, dënohet me
gjobë ose me burgim prej një (1) deri në tre (3) vjet.
3. Personi nuk është penalisht përgjegjës sipas paragrafit 1. i këtij neni nëse ka marrë pjesë në
rrahje pa fajin e tij ose thjesht për të mbrojtur veten apo për t’i ndarë pjesëmarrësit e tjerë në
rrahje.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
77
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
4. Arma, mjeti i rrezikshëm apo mjeti tjetër konfiskohen.
Neni 188
Mosdhënia e ndihmës
1. Kushdo që nuk i ofron ndihmë personit jeta e të cilit ndodhet në rrezik të drejtpërdrejtë, edhe
pse këtë ka mundur ta bëjë pa rrezik të madh për veten apo tjetrin, dënohet me burgim deri në
një (1) vit.
2. Kushdo që nuk i ofron ndihmë personit në gjendje apo në rrethana të rrezikut për jetë të
shkaktuara nga vetë kryesi, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet.
3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor ose me
dëmtim të rëndë të shëndetit të personit të rrezikuar, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) muaj
deri në tre (3) vjet.
4. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekjen e personit të rrezikuar,
kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.
Neni 189
Braktisja e personave të paaftë
1. Kushdo që e lë personin e paaftë që i është besuar të përkujdeset për të, pa ndihmë në
rrethana të rrezikshme për jetën apo për shëndetin, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet.
2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor ose me
dëmtim të rëndë të shëndetit të personit të cilit nuk i është dhënë ndihma, kryesi dënohet me
burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.
3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekjen e personit të cilit nuk i është
dhënë ndihma, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet burgim.
KAPITULLI XVII
VEPRAT PENALE KUNDËR LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT
Neni 190
Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës
1. Kushdo që për shkak të përkatësisë kombëtare apo etnike, racës, fesë, apo për shkak
që nuk i përket ndonjërës përkatësi, apo për shkak të bindjeve politike ose bindjeve të tjera,
gjinisë, invaliditetit, identitetit gjinor, orientimit seksual, gjuhës, arsimit, pozitës shoqërore,
prejardhjes sociale, gjendjes materiale, apo ndonjë karakteristike tjetër personale, tjetrit ia
mohon ose kufizon të drejtat e përcaktuara me Kushtetutë, ligj ose dispozita të tjera, akte të
tjera të përgjithshme ose marrëveshje të ratifikuara ndërkombëtare, apo i jep privilegje apo
favore bazuar në këto dallime, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet.
2. Kushdo që i mohon ose ia kufizon pjesëtarit të një bashkësie etnike, fetare ose gjuhësore
në Republikën e Kosovës të drejtën për shprehje të lirë të identitetit të tij ose për të gëzuar
autonominë e tij, dënohet me burgim deri në një (1) vit.
3. Kushdo që në kundërshtim me ligjin për përdorimin e gjuhës, ia mohon shtetasit të Republikës
së Kosovës të drejtën që lirshëm të përdor gjuhën ose shkrimin e tij, dënohet me gjobë ose me
burgim deri në një (1) vit.
4. Kur vepra penale nga paragrafi 1. dhe 2. i këtij neni kryhet nga personi zyrtar me keqpërdorim
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
78
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
të pozitës apo autorizimeve të tij, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë
(5) vjet.
5. Kur vepra penale nga paragrafi 3. i këtij neni kryhet nga personi zyrtar me keqpërdorim të
pozitës apo autorizimeve të tij, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3)
vjet.
Neni 191
Rrëmbimi
1. Kushdo që e merr apo e mban personin, me qëllim që mos ta liroj para se të nxjerr para, dobi
pasurore apo dobi tjera nga ai apo personi tjetër, ose me qëllim që ta detyroj atë apo personin
tjetër që të kryej ose mos të kryej një veprim ose të durojë diçka, dënohet me burgim prej një
(1) deri në dhjetë (10) vjet.
2. Kur vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni kryhet në një apo më shumë prej rrethanave në
vijim, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet:
2.1. kryesi i është kanosur personit të rrëmbyer me vrasje ose dëmtim të rëndë të
shëndetit;
2.2. kryesi ka kryer veprën duke vepruar si anëtar i grupit;
2.3. kryesi ka kryer veprën duke përdorur armën, mjetin e rrezikshëm apo sendin tjetër
që mund të shkaktojë lëndim të rëndë trupor ose dëmtim të rëndë të shëndetit;
2.4. kryesi ka kryer veprën kundër viktimës së ndjeshme.
3. Kur vepra nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet në një apo më shumë prej rrethanave në vijim,
kryesi dënohet me pesëmbëdhjetë (15) vjet burg ose dënim me burgim të përjetshëm.
3.1. kryesi ka kryer veprën duke vepruar si anëtar i grupit të organizuar;
3.2. kryesi i ka shkaktuar personit të rrëmbyer lëndim të rëndë trupor ose vdekje gjatë
kryerjes së veprës.
4. Për qëllime të paragrafit 1. te këtij neni, personi i cili merr ose mban fëmijën konsiderohet se
vepron pa pëlqimin e fëmijës.
5. Nëse kryesi në mënyrë vullnetare liron personin e rrëmbyer para se kërkesat për të cilat
është kryer rrëmbimi, të jenë përmbushur, dënimi mund të zbutet.
Neni 192
Shtrëngimi
1. Kushdo që e detyron personin tjetër me forcë apo kanosje serioze që të kryejë ose të mos
kryejë një veprim ose të pajtohet me një veprim, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një
(1) vit.
2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet në një apo më shumë prej rrethanave në
vijim, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në pesë (5) vjet:
2.1. kryesi i është kanosur personit të shtrënguar me vrasje ose dëmtim të rëndë të
shëndetit;
2.2. kryesi ka kryer veprën duke vepruar si anëtar i grupit;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
79
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
2.3. kryesi ka kryer veprën duke përdorur armën, mjetin e rrezikshëm apo sendin
tjetër që mund të shkaktojë lëndim të rëndë trupor ose dëmtim të rëndë të shëndetit;
2.4. kryesi ka kryer veprën ndaj viktimës së ndjeshme.
3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet në një apo më shumë prej rrethanave në
vijim, kryesi dënohet me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet:
3.1. kryesi ka kryer veprën duke vepruar si anëtar i grupit të organizuar;
3.2. kryesi ka shkaktuar lëndim të rëndë trupor ose vdekjen gjatë kryerjes së veprës.
Neni 193
Privimi i kundërligjshëm i lirisë
1. Kushdo që personin tjetër në mënyrë të kundërligjshme e burgos, e mban të mbyllur ose në
ndonjë mënyrë tjetër e privon nga liria, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet.
2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet në një apo më shumë prej rrethanave
në vijim, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet:
2.1. kur vepra kryhet ndaj viktimës së ndjeshme;
2.2. kur vepra kryhet në mënyrë mizore;
2.3. kur privimi i kundërligjshëm i lirisë zgjatë më tepër se pesëmbëdhjetë (15) ditë;
2.4. kur vepra penale rezulton me dëmtim të rëndë të shëndetit të personit të mbajtur
në mënyrë të kundërligjshme ose në rrethana tjera të rënda;
2.5. kur vepra kryhet nga kryesi i cili vepron si anëtar i grupit.
3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. dhe 2. i këtij neni kryhet nga personi zyrtar duke keqpërdorur
detyrën apo autorizimet e tij, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. Nëse
kjo vepër kryhet me përdorim të armës, mjetit të rrezikshëm apo ndonjë sendi tjetër që mund të
shkaktojë lëndim të rëndë trupor ose dëmtim të rëndë të shëndetit, kryesi dënohet me burgim
prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet.
4. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet me përdorim të armës, mjetit të
rrezikshëm apo ndonjë sendi tjetër që mund të shkaktojë lëndim të rëndë trupor ose dëmtim të
rëndë të shëndetit, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.
5. Kur vepra penale nga paragrafët 1. deri 4. të këtij neni rezulton me vdekjen e personit të
privuar nga liria në mënyrë të kundërligjshme, kryesi dënohet me jo më pak se pesë (5) vjet
burgim.
Neni 194
Marrja e deklaratave me anë të shtrëngimit
1. Personi zyrtar, i cili duke keqpërdorë detyrën apo autorizimet e tij, e përdorë forcën apo
kanosjen serioze ose mjete apo mënyra të tjera të ndaluara me qëllim të detyrimit të të dyshuarit,
të pandehurit, dëshmitarit, ekspertit apo personit tjetër për të dhënë ndonjë deklaratë, dënohet
me burgim prej tre (3) muaj deri në pesë (5) vjet.
2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet me përdorimin e dhunës së rëndë
ose nëse të dyshuarit, të pandehurit, dëshmitarit, ekspertit apo personit tjetër i janë shkaktuar
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
80
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
pasoja të rënda në procedurën penale si rezultat i deklaratës së marrë nga ai me shtrëngim,
kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet.
Neni 195
Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike
1. Personi zyrtar, i cili duke keqpërdorur detyrën apo autorizimet e tij e keqtrajton, frikëson ose
fyen rëndë dinjitetin e personit tjetër, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet.
2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet ndaj fëmijës, kryesi dënohet me burgim
prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.
Neni 196
Tortura
1. Personi zyrtar ose personi i cili duke vepruar nën ndikimin ose me pëlqimin apo pranimin
e heshtur të personit zyrtar kryen aktin e torturës, dënohet me burgim prej një (1) deri në
pesëmbëdhjetë (15) vjet.
2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet ndaj fëmijës, kryesi dënohet me burgim
prej tre (3) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet.
3. Për qëllime të këtij neni, akt i torturës nënkupton kryerjen ose moskryerjen e një akti me
anë të të cilit me dashje personit i shkaktohet dhembja ose vuajtja e rëndë, qoftë fizike ose
mendore, me qëllim të marrjes së informatës apo deklaratës nga personi i tillë ose nga personi i
tretë, ose me qëllim të dënimin të personit të tillë për një vepër të cilën ai ose personi i tretë e ka
kryer ose dyshohet se e ka kryer, ose për frikësimin apo shtrëngimin e personit ose të personit
të tretë për arsye që kanë të bëjnë me diskriminim të çfarëdo lloji. Akti i torturës nuk përfshin
asnjë veprim ose mosveprim që rrjedh vetëm nga aktet e pashmangshme apo karakteristike të
sanksioneve të ligjshme.
Neni 197
Cenimi i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve
1. Kushdo që pa autorizim apo në mënyrë të kundërligjshme hyn në banesë ose në objektin
e mbyllur të personit tjetër apo nuk largohet nga objektet e tilla sipas kërkesës së personit të
autorizuar, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet.
2. Tentativa për të kryer veprën penale nga paragrafi 1. i këtij neni është e dënueshme.
3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga personi zyrtar në keqpërdorim të
pozitës apo autorizimeve të tij, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5)
vjet.
4. Kur vepra penale nga paragrafi 1 .ose 2. i këtij neni kryhet me përdorim të armës, mjetit të
rrezikshëm apo sendit tjetër që mund të shkaktojë lëndim të rëndë trupor ose dëmtim të rëndë
të shëndetit, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet.
5. Për qëllime të këtij neni, objektet përfshijnë, por nuk kufizohen në banesën dhe kopshtin
rrethues, biznesin, zyrën, dhomën e hotelit apo dhomën e marrë me qira.
Neni 198
Kontrollimi i kundërligjshëm
1. Personi zyrtar i cili me keqpërdorim të pozitës apo autorizimeve të tij bën kontrollim të
kundërligjshëm të banesës, objekteve apo personit, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri
në (3) tre vjet.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
81
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
2. Për qëllime të këtij neni, objektet përfshijnë, por nuk kufizohen në banesën dhe kopshtin
rrethues, biznesin, zyrën, dhomën e hotelit apo dhomën e marrë me qira.
Neni 199
Cenimi i fshehtësisë së korrespondencës dhe i bazave të të dhënave kompjuterike
1. Kushdo që pa autorizim e hap letrën, telegramin, faksimilin apo ndonjë dokument tjetër të
mbyllur ose dërgesë apo komunikim elektronik të personit tjetër, ose në ndonjë mënyrë tjetër e
cenon fshehtësinë e materialeve të tilla apo pa autorizim mban, fsheh, asgjëson ose i dorëzon
personit tjetër letrën, telegramin, faksimilin, komunikimin elektronik apo ndonjë dokument tjetër
të mbyllur ose dërgesë të personit tjetër, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në gjashtë (6)
muaj.
2. Kushdo që pa autorizim ndërhyn në bazën e të dhënave kompjuterike të personit tjetër ose
ato të dhëna i shfrytëzon apo ia vë në dispozicion personit tjetër, dënohet me gjobë dhe me
burgim deri në një (1) vjet.
3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose .2 të këtij neni kryhet me qëllim të përfitimit të dobisë
pasurore për vete ose për personin tjetër apo për t’i shkaktuar dëm personit tjetër, kryesi
dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre (3) vjet.
4. Kur vepra penale nga paragrafi 1., 2. ose 3. i këtij neni kryhet nga personi zyrtar në
keqpërdorim të pozitës apo autorizimeve të tij, për veprën penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij
neni kryesi dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet, ndërsa për veprën penale
nga paragrafi 3 i këtij neni kryesi dënohet me burgim prej një (1) vjet deri në pesë (5) vjet.
Neni 200
Zbulimi i paautorizuar i informacionit konfidencial
1. Avokati, mbrojtësi, mjeku apo personi tjetër i cili pa autorizim zbulon informacionin
konfidencial për të cilin është vënë në dijeni gjatë ushtrimit të profesionit të vet dhe që është
ligjërisht i detyruar ta mbajë në fshehtësi, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit.
2. Personi nuk është penalisht përgjegjës sipas paragrafit 1. të këtij neni nëse e ka zbuluar
informacionin konfidencial për interes publik nëse interesi i tillë peshon më shumë se mos
zbulimi i informatës së fshehtë.
3. Procedura penale për veprën penale nga paragrafi 1. i këtij neni fillohet sipas propozimit.
4. “Interes publik” nënkupton që mirëqenia e përgjithshme e publikut mbipeshon interesin
individual. Zbulimi i informacionit konfidencial është në interes publik nëse ka të bëjë me
planifikimin, përgatitjen ose kryerjen e veprave penale kundër rendit kushtetues ose integritetit
territorial të Republikës së Kosovës, ose vepra tjera penale që i shkaktojnë personit tjetër
lëndim të rëndë trupor ose vdekjen.
Neni 201
Përgjimi i paautorizuar
1. Kushdo që pa autorizim, përgjon bisedën apo deklaratën ose i mundëson personit tjetër të
jetë në dijeni për bisedën apo deklaratën e cila është përgjuar pa autorizim, dënohet me burgim
prej një (1) deri në tre (3) vjet.
2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga personi zyrtar në keqpërdorim të
pozitës apo autorizimeve të tij, kryesi dënohet me burgim prej dy (2) vjet deri në pesë (5) vjet.
3. Pajisjet e përdorura për kryerjen e veprës penale nga paragrafi 1. i këtij neni konfiskohen.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
82
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Neni 202
Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara
1. Kushdo që pa autorizim fotografon, filmon, incizon me video ose në ndonjë mënyrë tjetër
incizon personin tjetër në banesën e tij personale ose në ndonjë vend tjetër ku personi ka pritje
të arsyeshme për privatësi dhe në këtë mënyrë thelbësisht cenon privatësinë e tjetrit, dënohet
me gjobë ose me burgim prej një (1) deri në tre (3) vjet.
2. Kushdo që pa autorizim ia kalon, shfaq apo i jep qasje personit të tretë në fotografinë, filmin,
videokasetën apo ndonjë incizim tjetër të marrë në shkelje të paragrafit të këtij neni, dënohet
me burgim prej një (1) deri në tre (3) vjet.
3. Kur vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni kryhet nga personi zyrtar në keqpërdorim të
pozitës apo autorizimeve të tij, kryesi dënohet me burgim prej dy (2) vjet deri në pesë (5) vjet.
4. Nuk ka përgjegjësi penale, nëse fotografimi ose incizimi bëhet me qëllim të zbulimit të veprës
penale dhe të kryesit të veprës penale ose për t’i paraqitur si dëshmi në polici, prokurori ose në
gjykatë dhe nëse fotografitë dhe incizimet i dorëzohen këtyre organeve.
5. Pajisjet e përdorura për kryerjen e veprës penale nga paragrafi 1. i këtij neni konfiskohen.
Neni 203
Shkelja e urdhrave për masat e fshehura ose teknike të vëzhgimit ose hetimit
1. Zyrtari policor i autorizuar i cili zbaton një urdhër gjyqësor ose prokurorial për masat e
fshehura ose teknike të vëzhgimit ose hetimit në shkelje të ligjit, dënohet me burgim prej tre (3)
muaj deri në tre (3) vjet.
2. Kushdo që zbulon informatën që do të dëmtojë efikasitetin e zbatimit të një urdhri për masat
e fshehura ose teknike të vëzhgimit ose hetimit, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri
në tre (3) vjet.
3. Personi përgjegjës për operimin e telekomunikimeve, rrjetave kompjuterike ose shërbimeve
postare apo punonjësi i një institucioni financiar i cili nuk ndërmerr veprimet e duhura për të
lehtësuar zbatimin e urdhrit për përgjimin e telekomunikimeve, për përgjimin e komunikimeve
me anë të rrjetit kompjuterik, kontrollin e dërgesave postare, regjistrimin e thirrjeve telefonike
ose zbulimin e të dhënave financiare, dënohet me gjobë ose me burgim prej tre (3) muaj deri
në (3) tre vjet.
Neni 204
Parandalimi ose pengimi i tubimit publik
1. Kushdo që me përdorimin e mashtrimit ose në ndonjë mënyrë tjetër parandalon ose pengon
caktimin apo mbajtjen e tubimit publik në të cilin personat kanë të drejtë sipas ligjit, dënohet me
gjobë ose me burgim deri në një (1) vit.
2. Kur veprën penale nga paragrafi 1. i këtij neni e kryen personi zyrtar në keqpërdorim të
pozitës apo autorizimeve të tij, kryesi dënohet me burgim deri në dy (2) vjet.
Neni 205
Cenimi i së drejtës për ushtrimin e mjetit juridik
1. Kushdo që në mënyrë të kundërligjshme pengon personin tjetër që të shfrytëzoj të drejtën e
tij për paraqitjen e lutjes, kallëzimit penal, padisë, ankesës, kundërshtimit apo të ndonjë mjeti
tjetër juridik, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
83
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
2. Kur vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni kryhet nga personi zyrtar në keqpërdorim të
pozitës apo autorizimeve të tij, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet.
Neni 206
Parandalimi i shtypjes ose i shpërndarjes së materialeve të shtypura dhe emetimit të
programeve
1. Kushdo që në mënyrë të kundërligjshme parandalon shtypjen, incizimin, shitjen, shpërndarjen
apo emetimin e librave, revistave, gazetave, audio dhe video kasetave, programeve të radios
dhe televizionit, ose materialeve tjera të shtypura apo të incizuara, dënohet me gjobë ose me
burgim deri në një (1) vit.
2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga personi zyrtar në keqpërdorim të
pozitës apo autorizimeve të tij, kryesi dënohet me burgim deri në tre (3) vjet.
KAPITULLI XVIII
VEPRAT PENALE KUNDËR TË DREJTAVE TË VOTIMIT
Neni 207
Cenimi i së drejtës për të kandiduar
1. Kushdo që në mënyrë të kundërligjshme parandalon ose pengon ndonjë person nga kandidimi
në zgjedhje, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit.
2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet me përdorim të forcës apo kanosjes
serioze, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet.
Neni 208
Kanosja e kandidatit
1. Kushdo që në mënyrë të kundërligjshme detyron ndonjë kandidat që të tërheq kandidaturën
e tij, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit.
2. Kushdo që në mënyrë të kundërligjshme parandalon ose pengon ndonjë kandidat nga
ushtrimi i ndonjë veprimtarie gjatë fushatës elektorale, dënohet me gjobë ose me burgim deri
në një (1) vit.
3. Kushdo që kryen vepër penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni me përdorim të forcës apo
kanosjes serioze, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet.
Neni 209
Parandalimi i ushtrimit të së drejtës për të votuar
1. Kushdo që gjatë ushtrimit të detyrave të besuara lidhur me zgjedhjet, në mënyrë të
kundërligjshme dhe me qëllim të pengimit të personit tjetër nga ushtrimi i së drejtës së tij për të
votuar, nuk e regjistron personin e tillë në listën e regjistrimit të votuesve ose e heq personin e
tillë nga lista e regjistrimit te votuesve, dënohet me burgim prej një (1) viti deri në tre (3) vjet.
2. Kushdo që gjatë votimit ose referendumit, në mënyrë të kundërligjshme parandalon, pengon
ose ndikon në përcaktimin e lirë të votuesit ose në ndonjë mënyrë tjetër pengon personin tjetër
në ushtrimin e së drejtës së tij për të votuar, dënohet me burgim deri në një (1) vit.
3. Kushdo që kryen vepër penale nga paragrafët 1. dhe 2. i këtij neni me përdorim të forcës apo
kanosjes serioze, dënohet me burgim prej një (1) vjet deri në pesë (5) vjet.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
84
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Neni 210
Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve
Kushdo që me përdorim të forcës apo kanosjes serioze, ose me keqpërdorim të varësisë
ekonomike dhe profesionale të votuesit ndikon ose detyron votuesin në Republikën e Kosovës
që të votojë në mënyrë të caktuar ose të mos votojë në zgjedhje, dënohet me një (1) deri në
pesë (5) vjet burg.
Neni 211
Keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve
Çdo person zyrtar të cilit i janë besuar detyra lidhur me zgjedhjet, keqpërdor pozitën, detyrën
apo autoritetin e tij duke urdhëruar, këshilluar ose kryer ndonjë vepër të kundërligjshme me
qëllim të ndryshimit apo ndikimit të listës së regjistrimit të votuesve ose votimit të cilitdo person
ose në ndonjë mënyrë tjetër vepron me qëllim që të ndryshojë, ndikojë ose pengojë ndonjë
person nga ushtrimi i të drejtës së tij për të votuar, për të mos votuar, për të hedhur një votë
të pavlefshme ose për të votuar në favor apo kundër një personi ose propozimi të caktuar,
dënohet me gjobë dhe me burgim prej dy (2) deri në pesë (5) vjet.
Neni 212
Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin
1. Kushdo që premton, ofron ose jep ndonjë përfitim ose dhuratë të pamerituar ndonjë personi,
me qëllim që të ndikojë atë person për të votuar, për të mos votuar, për të votuar në favor
apo kundër një personi apo propozimi të caktuar ose për të hedhur një votë të pavlefshme në
zgjedhje apo në referendum, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet.
2. Kushdo që kërkon ose pranon ndonjë përfitim ose dhuratë të pamerituar për vete ose për
ndonjë person tjetër, ose pranon ofertën apo premtimin për përfitim apo dhuratë të tillë, për të
votuar ose për të mos votuar, për të votuar në favor apo kundër një personi apo propozimi të
caktuar ose për të hedhur një votë të pavlefshme në zgjedhje apo në referendum, dënohet me
burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet.
3. Kushdo që shërben si ndërmjetësues dhe shkel paragrafin 1. ose 2. të këtij neni, dënohet me
burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet.
4. Nëse vepra penale nga paragrafët 1. deri 3. të këtij neni kryhet nga anëtari i Komisionit
Zgjedhor ose ndonjë person tjetër gjatë ushtrimit të detyrave zyrtare në lidhje me votimin, kryesi
dënohet me burgim prej tre (3) deri në pesë (5) vjet.
5. Dhurata apo përfitimi i pranuar apo i ofruar në kundërshtim me këtë nen konfiskohet
Neni 213
Keqpërdorimi i të drejtës së votimit
1. Kushdo që kryen një ose më shumë nga veprat në vijim, dënohet me burgim prej gjashtë (6)
muaj deri në tre (3) vjet:
1.1. voton ose tenton të voton në emër të personit tjetër;
1.2. voton ose tenton të voton edhe pse ka votuar një herë; ose
1.3. shfrytëzon më shumë se një listë votimi.
2. Anëtari i Komisionit Zgjedhor i cili i mundëson tjetrit të kryej ose të tentojë të kryej veprën
penale nga paragrafi 1. i këtij neni dënohet me burgim prej tre (3) deri në pesë (5) vjet.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
85
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Neni 214
Pengimi i procesit të votimit
1. Kushdo që në mënyrë të kundërligjshme pengon ose ndërprenë procesin e votimit, dënohet
me burgim prej një (1) deri në dy (2) vjet.
2. Kushdo që me përdorim të forcës apo kanosjes serioze, pengon votimin me nxitje të prishjes
së rendit publik në qendrën e votimit, që rezulton me ndërprerje në procesin e votimit, dënohet
me burgim prej një (1) vjet deri në tre (3) vjet.
Neni 215
Cenimi i fshehtësisë së votimit
1. Kushdo që në zgjedhje ose në referendum cenon fshehtësinë e votimit, dënohet me burgim
deri në gjashtë (6) muaj.
2. Kushdo që me përdorim të forcës apo kanosjes serioze, ose në ndonjë mënyrë tjetër të
kundërligjshme kërkon nga personi që të tregojë si ka votuar, dënohet me burgim deri në një
(1) vit.
3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet nga anëtari i Komisionit Zgjedhor
ose ndonjë person tjetër në keqpërdorim të detyrave, pozitës apo autorizimeve të tij në zgjedhje
ose në votim, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet.
Neni 216
Falsifikimi i rezultateve të votimit
1. Kushdo që shton, heq apo fshin votat apo nënshkrimet, regjistron në mënyrë të pasaktë
votën apo rezultatet e zgjedhjeve në dokumentet zgjedhore, ose publikon votën apo rezultatet
e zgjedhjeve apo të votimit që nuk i përgjigjen votimit të vërtetë, ose në ndonjë mënyrë tjetër
falsifikon votën apo rezultatet e zgjedhjeve, dënohet me burgim prej një (1) deri në tre (3) vjet.
2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga anëtari i Komisionit Zgjedhor ose
ndonjë person tjetër në keqpërdorim të detyrave, pozitës apo autorizimeve të tij lidhur me
zgjedhjet, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në pesë (5) vjet.
Neni 217
Asgjësimi i dokumenteve të votimit
1. Kushdo që asgjëson, fsheh, dëmton apo merr fletën e votimit ose ndonjë tjetër send apo
dokument lidhur me zgjedhjet ose referendumin, dënohet me burgim prej një (1) deri në tre (3)
vjet.
2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga anëtari i Komisionit Zgjedhor ose
ndonjë person tjetër në keqpërdorim të detyrave, pozitës apo autorizimeve të tij lidhur me
zgjedhjet, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në pesë (5) vjet.
KAPITULLI XIX
VEPRAT PENALE KUNDËR TË DREJTAVE NË MARRËDHËNIET E PUNËS
Neni 218
Cenimi i të drejtave në marrëdhëniet e punës
Kushdo që me vetëdije nuk e zbaton ligjin apo kontratën kolektive për punësimin apo ndërprerjen
e marrëdhënies së punës; pagat apo të ardhurat e tjera; kohëzgjatjen e orarit të punës; punën
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
86
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
jashtë orarit apo punën me ndërrime; pushimin apo mungesën nga puna; ose mbrojtjen e grave,
fëmijëve apo personave me aftësi të kufizuara dhe kësisoj punëtorit ia mohon apo ia kufizon të
drejtat që i takojnë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit.
Neni 219
Cenimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë
1. Kushdo që ia mohon apo kufizon personave tjerë të drejtën në punësim në kushte të njëjta,
ashtu siç është përcaktuar me ligj, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy (2) vjet.
2. Kushdo që nuk vepron në pajtim me legjislacionin mbi të drejtat e personave të papunësuar
dhe me këtë ia mohon apo ia kufizon të drejtat që iu takojnë atyre, dënohet me dënimin nga
paragrafi 1. i këtij neni.
Neni 220
Cenimi i të drejtës në menaxhim
1. Kushdo që në mënyrë të kundërligjshme pengon apo ndalon trupin drejtues në vendimmarrje
ose anëtarit të trupit drejtues ia bën të pamundshëm ushtrimin e të drejtës së tij për të marrë
pjesë në vendimmarrje në atë trup, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit.
2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga personi zyrtar ose personi
përgjegjës në keqpërdorim të pozitës apo autorizimeve të tij, kryesi dënohet me burgim deri në
(2) dy vjet.
3. Kushdo që kryen vepër penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni me përdorim të forcës apo
kanosjes serioze, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.
Neni 221
Cenimi i të drejtës në grevë
1. Kushdo që me përdorim të forcës apo kanosjes serioze ose në ndonjë mënyrë tjetër të
kundërligjshme, parandalon ose pengon punëtorin nga organizimi, pjesëmarrja apo ushtrimi
në ndonjë mënyrë tjetër i çfarëdo të drejte ligjore për grevë në pajtim me ligjin dhe për të marrë
pjesë në grevë, apo në ndonjë mënyrë tjetër për të ushtruar të drejtën në grevë, dënohet me
gjobë ose me burgim deri në dy (2) vjet.
2. Punëdhënësi ose personi përgjegjës i cili e largon nga puna të punësuarin për shkak të
pjesëmarrjes së tij në grevën e organizuar në pajtim me ligjin ose i cili merr masa tjera me të
cilat cenohen të drejtat e punëtorit nga marrëdhënia e punës, dënohet me gjobë ose me burgim
deri në dy (2) vjet.
Neni 222
Keqpërdorimi i të drejtës në grevë
1. Kushdo që ne kundërshtim me ligjin organizon ose udhëheq grevën edhe nëse nuk ka
elemente të ndonjë vepre tjetër penale dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit.
2. Kushdo që në kundërshtim me ligjin, organizon ose udhëheq grevën e cila shkakton dëm në
shkallë të madhe, humbje në shkallë të madhe ose rrezikon jetën apo shëndetin e personave
dhe nëse nuk ka elemente të ndonjë vepre penale tjetër, dënohet me gjobë ose me burgim deri
në tre (3) vjet.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
87
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Neni 223
Cenimi i të drejtave nga sigurimi social
Kushdo që me vetëdije nuk e zbaton ligjin apo kontratën kolektive nga lëmi i sigurimit shëndetësor,
pensional apo invalidor apo nga ndonjë formë tjetër e sigurimit social dhe me këtë ia mohon apo
ia kufizon të drejtat që i takojnë punëtorit, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit.
Neni 224
Keqpërdorimi i të drejtave nga sigurimi social
Kushdo që duke u shtirur ose duke i shkaktuar vetes sëmundje apo paaftësim për punë ose në
ndonjë mënyre tjetër të kundërligjshme arrin që të sigurojë ndonjë të drejtë nga sigurimi social
ose pensioni shtetëror, që nuk i takon sipas ligjit, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre
(3) vjet.
KAPITULLI XX
VEPRAT PENALE KUNDËR INTEGRITETIT SEKSUAL
Neni 225
Përkufizimet lidhur me veprat penale kundër integritetit seksual
Për qëllime të këtij kapitulli shprehjet në vijim kanë këtë kuptim:
1. Shprehja “pëlqim” nënkupton:
1.1. pajtim i vullnetshëm i personit i cili ka arritur moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet
për të kryer aktin seksual.
1.2. marrëveshja vullnetare e dy personave të cilët kanë arritur moshën katërmbëdhjetë
(14) vjet dhe ku dallimi në moshën e tyre nuk tejkalon dy (2) vjet, për të kryer aktin
seksual në fjalë.
2. Nuk ekziston pëlqimi nëse:
2.1. personi i tillë me fjalë ose me sjellje shpreh mungesë të pajtimit për të kryer aktin
ose për ta vazhduar atë;
2.2. pajtimi është shprehur me fjalë ose me sjelljen e një personi tjetër dhe jo të viktimës;
2.3. pajtimi i viktimës është marrë me mashtrim, frikësim ose me kërcënim, nëse
mënyrat e tilla nuk përfshijnë përdorimin e forcës, kanosjes serioze ose shfrytëzimin
siç është paraparë në nenin 227 paragrafi 3. të këtij Kodi; ose
2.4. personi i tillë është i paaftë për të dhënë pajtimin për aktivitet seksual për shkak
të aftësisë së zvogëluar mendore apo fizike ose dehjes me alkool, drogë apo me
substanca tjera.
3. Asnjë veprim nga paragrafi 1 dhe 2 i këtij neni nuk duhet të interpretohet si kufizim i rrethanave
në të cilat nuk ekziston pëlqimi.
4. Shprehja “akt seksual” nënkupton penetrim sado i vogël i organit seksual ose i objektit për
qëllime seksuale në cilëndo pjesë të trupit të personit ose penetrim sado i vogël në hapjen
anale, orale apo gjenitale të personit me ndonjë send për qëllim seksual ose me cilëndo pjesë
tjetër të trupit, ose me cilëndo pjesë të kafshës.
5. Shprehja “detyrim i personit tjetër në kryerjen e aktit seksual” nënkupton kryerjen e aktit
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
88
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
seksual mbi personin tjetër nga kryesi ose cytja e personit tjetër në kryerjen e aktit seksual
me kryesin apo me personin e tretë ose cytja e personit të tretë për kryerjen e aktit seksual në
personin tjetër.
6. Shprehja “pjesë intime” nënkupton gjinjtë e një femre, penisi, vagina dhe/apo anusi.
7. Shprehja “prekje” nënkupton kontakt direkt ose indirekt, pa penetrim, midis trupit të personit
me cilëndo pjesë të trupit të personit tjetër apo me ndonjë send.
8. Shprehja “pornografi me fëmijët” nënkupton çfarëdo pamje vizuele apo shfaqje ose pasqyrim
vizuel, duke përfshirë çdo fotografi, film, video, pamje apo imazh ose fotografi e krijuar me
kompjuter, qoftë nëse është krijuar në mënyre elektronike, mekanike apo me mjete tjera, që
paraqet ose pasqyron:
8.1. gjenitalet (vagina, penisi ose anusi) apo zonën e ashtit mbivetor të një fëmije,
kryesisht për qëllime seksuale;
8.2. një fëmijë të vërtetë i cili është përfshirë në një sjellje seksualisht eksplicite të
vërtetë apo të simuluar;
8.3. një person i cili duket të jetë fëmijë i vërtetë i përfshirë në një sjellje seksualisht
eksplicite të vërtetë apo të simuluar; ose
8.4. pamje realiste të një fëmije joekzistues të përfshirë në një sjellje seksualisht
eksplicite të vërtetë apo të simuluar.
9. Shprehja “prostitucion” nënkupton ofrimin ose dhënien e shërbimeve seksuale në këmbim të
të hollave, mallrave ose shërbimeve, përfshirë, por pa u kufizuar në kryerjen e një obligimi për
të paguar ose ofrimin e mallrave apo shërbimeve, përfshirë shërbimet seksuale falas apo me
zbritje. Nuk është me rëndësi nëse pagesa, mallrat apo shërbimet i janë dhënë apo premtuar
personit të përfshirë në shërbime seksuale apo personit të tretë.
10. Qëllim seksual nënkupton çdo veprim i bërë për qëllimet e kënaqësisë seksuale të një
personi.
Neni 226
Lajthimi në fakt lidhur me moshën e viktimës
1. Për qëllime të këtij Kapitulli, lajthimi lidhur me moshën e viktimës e cila është nën moshën
gjashtëmbëdhjetë (16) vjet nuk është lajthim në fakt sipas nenit 25 të këtij Kodi, nëse kryesi me
vetëdije ka qenë i pakujdesshëm në vënien e vetës në lajthim të tillë.
2. Kryesi nuk është penalisht përgjegjës për shkak të lajthimit në fakt nga neni 25 i këtij Kodi
nëse për arsye të justifikueshme nuk e ka ditur dhe nuk ka mundur ta dijë se viktima ka qenë
nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet.
Neni 227
Dhunimi
1. Kushdo që detyron personin tjetër për të kryer akt seksual pa pëlqimin e personit të tillë,
dënohet me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet.
2. Kushdo që detyron personin tjetër për të kryer akt seksual duke e kanosur me zbulimin e një
fakti që do të dëmtonte rëndë nderin ose reputacionin e personit të tillë apo të personit të lidhur
ngushtë me personin e tillë, dënohet me burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
89
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
3. Kushdo që detyron personin tjetër për të kryer akt seksual në një ose më shumë nga rrethanat
në vijim, dënohet me burgim prej pesë (5) deri në dhjetë (10) vjet:
3.1. me kanosje serioze ose me kanosje për përdorim të dhunës;
3.2. me kanosje të rrezikimit të atëçastshëm të jetës ose trupit të personit të tillë apo të
personit tjetër; ose
3.3. duke shfrytëzuar situatën në të cilën personi është i pambrojtur dhe ku siguria e
tij është në rrezik.
4. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet në një ose më shumë nga rrethanat
në vijim, kryesi dënohet me burgim prej pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet:
4.1. veprës i ka paraprirë, ajo është shoqëruar ose përcjellur nga tortura apo trajtimi
çnjerëzor;
4.2. kryesi e përdor forcën;
4.3. kryesi shkakton lëndime të rënda trupore ose çrregullim të rëndë për shëndetin
mendor apo fizik të personit;
4.4. kryesi përdor ose kanos se do të përdor armë apo mjet të rrezikshëm;
4.5. kryesi me dashje shkakton dehjen e personit me anë të alkoolit, drogës apo
substancave tjera;
4.6. vepra është kryer bashkërisht nga më shumë se një person;
4.7. kryesi e di që personi është posaçërisht i ndjeshëm për shkak të moshës, aftësive
të kufizuara mendore apo fizike, çrregullimit apo paaftësisë fizike apo mendore, ose
shtatzënisë;
4.8. viktima është ndërmjet moshës gjashtëmbëdhjetë (16) dhe tetëmbëdhjetë (18)
vjet;
4.9. kryesi është prindi, prindi adoptues, prindi birësues, njerku apo njerka, gjyshi
ose gjyshja, daja apo axha, tezja apo halla, vëllai ose motra e personit ose kryesi
është në marrëdhënie familjare me viktimën ;
4.10. kryesi është mësimdhënës, udhëheqës fetar, profesionist i kujdesit shëndetësor,
person të cilit i është besuar rritja apo kujdesi për personin e tillë ose që në ndonjë
mënyrë tjetër ka autoritet ndaj personit:
4.10.1. duke keqpërdorur kontrollin e tij mbi gjendjen financiare, familjare,
shoqërore, shëndetësore, të punësimit, shkollimit, fetare ose rrethanave tjera të
personit të tillë apo të personit të tretë;
4.10.2. kur viktima mbahet në burg, paraburgim, qendër disiplinore, në një
institucion të edukimit apo institucion edukativo-korrektues, është pacient në
spital, qendër të shëndetit mendor apo rehabilitimit, banor i shtëpisë së kujdesit
apo strehimores, ose mbahet apo është i mbyllur në çfarëdo vendi tjetër me
urdhër të gjykatës apo prokurorisë ose sipas ligjit; ose
4.10.3. duke keqpërdorur pozitën ose autoritetin e tij mbi viktimën dhe e cila i
është besuar kryesit për rritjen, edukimin apo kujdesin.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
90
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
5. Kur vepra nga paragrafi 1, 2, 3 ose 4 i këtij neni rezulton me vdekjen e viktimës, kryesi
dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.
6. Kur vepra nga paragrafi 1 ose 2 i këtij neni kryhet ndaj personit nën moshën gjashtëmbëdhjetë
(16) vjet, kryesi dënohet me burgim prej pesë (5) deri në njëzetë (20) vjet.
7. Kur vepra nga paragrafi 1 ose 2 i këtij neni kryhet ndaj personit nën moshën katërmbëdhjetë
(14) vjet, kryesi dënohet me burgim prej së paku dhjetë (10) vjet.
8. Kur vepra nga paragrafi 6 ose 7 i këtij neni kryhet nën një ose më shumë nga rrethanat
e parapara në paragrafin 3 ose 4 të këtij neni, kryesi dënohet me burgim prej së paku
pesëmbëdhjetë (15) vjet.
9. Kur vepra nga paragrafi 6 ose 7 i këtij neni rezulton në vdekjen e viktimës, kryesi dënohet me
burgim prej së paku njëzet (20) vjet ose me burgim të përjetshëm.
Neni 228
Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit
1. Kushdo që shfrytëzon ose mundëson shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit dënohet
me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.
2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet ndaj personit nën moshën tetëmbëdhjetë
(18) vjet, kryesi dënohet me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet.
3. Kur vepra penale nga ky nen kryhet nga personi zyrtar në keqpërdorim të pozitës apo
autorizimeve të tij, kryesi dënohet me burgim prej dy (2) deri në shtatë (7) vjet për veprën
penale nga paragrafi 1. ose me burgim prej pesë (5) deri në dymbëdhjetë (12) vjet për veprën
penale nga paragrafi 2. i këtij neni.
4. Nëse vepra penale nga paragrafi 1, 2 ose 3 i këtij neni kryhet ndaj personit i cili është
i posaçërisht i ndjeshëm për shkak të moshës, aftësisë së zvogëluar mendore ose fizike,
çrregullimeve apo paaftësive mendore ose fizike ose shtatzënisë, kryesi dënohet me burgim
prej pesë (5) deri në njëzetë (20) vjet.
5. Nëse vepra penale nga paragrafi 1, 2, 3 ose 4 i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më
shumë personave, kryesi dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të
përjetshëm.
6. Nëse vepra penale nga paragrafi 1, 2, 3 ose 4 i këtij neni kryhet ndaj personit nën moshën
gjashtëmbëdhjetë (16), kryesi dënohet me burgim prej pesë (5) deri në njëzetë (20) vjet.
7. Nëse vepra penale nga paragrafi 1, 2, 3 ose 4 i këtij neni kryhet ndaj personit nën moshën
katërmbëdhjetë (14) vjet, kryesi dënohet me burgim prej së paku dhjetë (10) vjet.
8. Nëse vepra penale nga paragrafi 6 i këtij neni rezulton me vdekjen e viktimës, kryesi dënohet
me burgim prej së paku pesëmbëdhjetë (15) vjet ose me burgim të përjetshëm.
9. Për qëllime të këtij neni, nuk është e rëndësishme nëse kryesi e ka ditur se personi është
viktimë e trafikimit, përveç nëse për arsye të justifikueshme, kryesi nuk e ka ditur dhe nuk ka
mundur ta dijë se personi është viktimë e trafikimit.
10. Për qëllime të këtij neni, shprehja “viktimë e trafikimit” nënkupton personin i cili është
trafikuar sipas dispozitave të nenit 165 të këtij Kodi.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
91
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Neni 229
Sulmi seksual
1. Kushdo që prek personin tjetër me qëllim seksual ose e cyt personin e tillë të prekë kryesin
apo personin tjetër për qëllim seksual, pa pëlqimin e personit të tillë, dënohet me gjobë ose me
burgim deri në një (1) vjet.
2. Kushdo që prek personin tjetër me qëllim seksual ose e cyt personin tjetër të prekë kryesin
apo personin e tretë për qëllim seksual në një ose më shumë prej rrethanave në vijim, dënohet
me burgim prej një (1) deri në shtatë (7) vjet:
2.1. me kanosje serioze ose me kanosje për përdorim të dhunës;
2.2. me kanosje të rrezikimit të atëçastshëm të jetës ose trupit të personit të tillë apo të
personit tjetër; ose
2.3. duke shfrytëzuar situatën në të cilën personi i tillë është i pambrojtur dhe ku siguria
e tij është në rrezik.
3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet në një ose më shumë nga rrethanat
në vijim, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet:
3.1. veprës i ka paraprirë, ajo është shoqëruar ose përcjellur nga tortura apo trajtimi
çnjerëzor;
3.2. kryesi e përdor forcën;
3.3. kryesi shkakton lëndime të rënda trupore ose çrregullim të rëndë për shëndetin
mendor apo fizik të personit ose viktima tenton të bëjë vetëvrasje pas veprës penale;
3.4. kryesi përdor ose kanos se do të përdor armë apo mjet të rrezikshëm;
3.5. kryesi me dashje shkakton dehjen e personit me anë të alkoolit, drogës apo
substancave tjera;
3.6. vepra është kryer bashkërisht nga më shumë se një person;
3.7. kryesi e di që personi është posaçërisht i ndjeshëm për shkak të moshës, aftësive të
kufizuara mendore apo fizike, çrregullimit fizik apo mendor, paaftësisë ose shtatzënisë;
3.8. viktima është ndërmjet moshës gjashtëmbëdhjetë (16) dhe tetëmbëdhjetë (18)vjet;
3.9. kryesi është prindi, prindi adoptues, prindi birësues, njerku apo njerka, gjyshi ose
gjyshja, daja apo axha, tezja apo halla, vëllai ose motra e personit ose kryesi është
në marrëdhënie familjare me viktimën;
3.10. kryesi është mësimdhënës, udhëheqës fetar, profesionist i kujdesit shëndetësor,
person të cilit i është besuar rritja apo kujdesi për personin e tillë ose që në ndonjë
mënyrë tjetër ka autoritet ndaj personit:
3.10.1. duke keqpërdorur kontrollin e tij mbi gjendjen financiare, familjare,
shoqërore, shëndetësore, të punësimit, shkollimit, fetare ose rrethanave tjera të
personit të tillë apo të personit të tretë;
3.10.2. kur viktima mbahet në burg, paraburgim, qendër disiplinore, në një
institucion të edukimit apo institucion edukativo-korrektues, është pacient në
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
92
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
spital, qendër të shëndetit mendor apo rehabilitimit, banor i shtëpisë së kujdesit
apo strehimores, ose mbahet apo është i mbyllur në çfarëdo vendi tjetër me urdhër
të gjykatës apo prokurorisë ose sipas ligjit; ose
3.10.3. duke keqpërdorur pozitën ose autoritetin e tij mbi viktimën dhe e cila i
është besuar kryesit për rritjen, edukimin apo kujdesin
4. Kur vepra penale nga paragrafi 1 ose 2 i këtij neni rezulton me vdekje të viktimës, kryesi
dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.
5. Nëse vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni kryhet ndaj personit nën moshën
gjashtëmbëdhjetë (16) vjet, kryesi dënohet me burgim prej pesë (5) deri në dhjetë (10) vjet.
6. Nëse vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni kryhet ndaj personit nën moshën katërmbëdhjetë
(14) vjet, kryesi dënohet me burgim prej dhjetë (10) deri në njëzet (20) vjet.
7. Nëse vepra penale nga paragrafi 5 ose 6 i këtij neni kryhet nën një ose më shumë nga
rrethanat e parapara në paragrafin 2 ose 3 të këtij neni, kryesi dënohet me burgim prej së paku
pesëmbëdhjetë (15) vjet.
8. Nëse vepra penale nga paragrafi 5 ose 6 i këtij neni rezulton në vdekjen e viktimës, kryesi
dënohet me burgim prej së paku prej pesëmbëdhjetë (15) vjet burgim ose me burgim të
përjetshëm.
Neni 230
Degradimi i integritetit seksual
1. Kushdo që cyt personin tjetër të ekspozojë pjesët intime të trupit të personit të tillë, të
masturbojë ose të kryej ndonjë akt tjetër që degradon integritetin seksual të personit të tillë, pa
pëlqimin e personit të tillë, dënohet me gjobë ose me burgim prej tre (3) muaj deri në një (1) vit.
2. Kushdo që cyt personin tjetër të ekspozojë pjesët intime të trupit të personit të tillë, të
masturbojë ose të kryejë ndonjë akt tjetër që degradon integritetin seksual të personit të tillë, në
një apo më shumë nga rrethanat në vijim, dënohet me burgim një (1) deri në tre (3) vjet:
2.1. me kanosje serioze ose me kanosje për përdorim të dhunës;
2.2. me kanosje të rrezikimit të atëçastshëm të jetës ose trupit të personit të tillë apo të
personit tjetër; ose
2.3. duke shfrytëzuar situatën në të cilën personi është i pambrojtur dhe ku siguria e tij
është në rrezik.
3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet në një ose më shumë nga rrethanat
në vijim, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet:
3.1. veprës i ka paraprirë, ajo është shoqëruar ose përcjellur nga tortura apo trajtimi
çnjerëzor;
3.2. kryesi e përdor forcën;
3.3. kryesi shkakton lëndime të rënda trupore ose çrregullim të rëndë për shëndetin
mendor apo fizik të personit ose viktima tenton të bëjë vetëvrasje pas veprës penale;
3.4. kryesi përdor ose kanos se do të përdor armë apo mjet të rrezikshëm;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
93
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
3.5. kryesi me dashje shkakton dehjen e personit me anë të alkoolit, drogës apo
substancave tjera;
3.6. vepra është kryer bashkërisht nga më shumë se një person;
3.7. kryesi e di që personi është posaçërisht i ndjeshëm për shkak të moshës,
çrregullimit apo paaftësisë fizike apo mendore, ose shtatzënisë;
3.8. viktima është ndërmjet moshës gjashtëmbëdhjetë (16) dhe tetëmbëdhjetë (18)
vjet;
3.9. kryesi është prindi, prindi adoptues, prindi birësues, njerku apo njerka, gjyshi ose
gjyshja, daja apo axha, tezja apo halla, vëllai ose motra e personit ose kryesi është në
marrëdhënie familjare me viktimën;
3.10. kryesi është mësimdhënës, udhëheqës fetar, profesionist i kujdesit shëndetësor,
person të cilit i është besuar rritja apo kujdesi për personin e tillë ose që në ndonjë
mënyrë tjetër ka autoritet ndaj personit:
3.10.1. duke keqpërdorur kontrollin e tij mbi gjendjen financiare, familjare,
shoqërore, shëndetësore, të punësimit, shkollimit, fetare ose rrethanave tjera të
personit të tillë apo të personit të tretë;
3.10.2. kur viktima mbahet në burg, paraburgim, qendër disiplinore, në një
institucion të edukimit apo institucion edukativo-korrektues, është pacient në spital,
qendër të shëndetit mendor apo rehabilitimit, banor i shtëpisë së kujdesit apo
strehimores, ose mbahet apo është i mbyllur në çfarëdo vendi tjetër me urdhër të
gjykatës apo prokurorisë ose sipas ligjit; ose
3.10.3. duke keqpërdorur pozitën ose autoritetin e tij mbi viktimën dhe e cila i është
besuar kryesit për rritjen, edukimin apo kujdesin.
4. Nëse vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni kryhet ndaj personit nën moshën
gjashtëmbëdhjetë (16) vjet, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet.
5. Nëse vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni kryhet ndaj personit nën moshën katërmbëdhjetë
(14) vjet, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në tetë (8) vjet.
6. Nëse vepra penale nga paragrafi 4 ose 5 i këtij neni kryhet nën një ose më shumë nga
rrethanat e parapara në paragrafin 2 ose 3 të këtij neni, kryesi dënohet me burgim prej së paku
pesëmbëdhjetë (15) vjet.
7. Nëse vepra penale nga paragrafi 5 ose 6 i këtij neni rezulton në vdekjen e viktimës, kryesi
dënohet me burgim prej së paku pesëmbëdhjetë (15) vjet ose me burgim të përjetshëm.
8. Tentativa për të kryer vepër penale nga paragrafi 1. i këtij neni është e dënueshme.
Neni 231
Ofrimi i materialit pornografik personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet
1. Kushdo që shet, ofron të shesë, shfaq ose në mënyrë tjetër i siguron personit nën moshën
gjashtëmbëdhjetë (16) vjet fotografi, material audiovizuel apo sende të tjera me përmbajtje
pornografike ose e lejon personin e tillë të shoh një shfaqje të gjallë me përmbajtje pornografike
apo me dashje e sjell personin e tillë në një shfaqje të tillë, dënohet me gjobë dhe me burgim
prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
94
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
2. Materiali pornografik sipas paragrafit 1. të këtij neni konfiskohet.
Neni 232
Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi
1. Kushdo që prodhon pornografi me fëmijët ose përdor apo përfshin fëmijën për krijimin ose
për prodhimin e shfaqjeve të gjalla, dënohet me burgim prej pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë
(15) vjet.
2. Kushdo që shet, shpërndan, promovon, shfaq, transmeton, ofron ose e vë në dispozicion
pornografinë për fëmijë, dënohet me burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet.
3. Kushdo që siguron për vetveten apo personin tjetër ose posedon pornografi me fëmijë,
dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet.
4. Tentativa për të kryer vepër penale nga ky nen është e dënueshme.
5. Për qëllime të këtij neni, shprehja “shfaqje e gjallë” nënkupton ekspozimin aktual, përfshirë
me anë të mjeteve të informimit dhe teknologjisë së komunikimit, të:
5.1. një fëmije të përfshirë në sjellje seksualisht eksplicite, qoftë të vërtetë apo të
simuluar; ose
5.2. organeve gjenitale të një fëmije për qëllime kryesisht seksuale.
Neni 233
Nxitja e akteve seksuale me premtim të rrejshëm të martesës
Kushdo që premton rrejshëm martesën në mënyrë që të nxisë personin i cili është në mes të
moshës gjashtëmbëdhjetë (16) dhe tetëmbëdhjetë (18) vjet që të përfshihet në një akt seksual,
dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet.
Neni 234
Mundësimi ose detyrimi në prostitucion
1. Kushdo që rekruton, organizon, ndihmon, mban, fsheh ose kontrollon personin tjetër për
qëllime të prostitucionit, dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në katër
(4) vjet.
2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet brenda perimetrit prej treqind e pesëdhjetë
(350) metrash nga shkolla ose mjedisi tjetër i cili përdoret nga fëmijët, kryesi dënohet me gjobë
dhe me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet.
3. Kur vepra penale nga paragrafi 1, 2. ose 3 i këtij neni kryhet kundër personit të moshës mes
gjashtëmbëdhjetë (16) dhe tetëmbëdhjetë (18) vjet, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim
prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet.
4. Kur vepra nga paragrafi 1., 2. ose 3. kryhet kundër personit nën moshën gjashtëmbëdhjetë
(16) vjet, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej pesë (5) deri në njëzetë (20) vjet.
5. Kur vepra penale nga paragrafi 1., 2. ose 3. i këtij neni kryhet kundër personit nën moshën
katërmbëdhjetë (14) vjet, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej jo më pak se dhjetë (10)
vjet.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
95
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Neni 235
Ofrimi i lokaleve për prostitucion
1. Kushdo që me dijeni ofron lokalin, qoftë si pronar i lokalit, qiradhënës, qiramarrës, shfrytëzues
ose person përgjegjës, personit tjetër për qëllim të prostitucionit ose mundësimit të prostitucionit,
dënohet me gjobë dhe me burgim deri në katër (4) vjet.
2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet brenda perimetrit prej treqind e pesëdhjetë
(350) metrash nga shkolla ose mjedisi tjetër i cili përdoret nga fëmijët, kryesi dënohet me gjobë
dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.
3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. të këtij neni kryhet për qëllime të prostitucionit ose
mundësimit të prostitucionit të një apo më shumë personave që janë midis moshës moshës
gjashtëmbëdhjetë (16) dhe tetëmbëdhjetë (18) vjet, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim
prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet.
4. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet për qëllime të prostitucionit ose
mundësimit të prostitucionit të një ose më shumë personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë
(16) vjet, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej pesë (5) deri në njëzet (20) vjet.
5. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet për qëllime të prostitucionit ose
mundësimit të prostitucionit të një ose më shumë personave nën moshën katërmbëdhjetë (14)
vjet, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej jo më pak se dhjetë (10) vjet.
6. Për qëllime të këtij neni shprehja “mundësim i prostitucionit” përfshin por nuk kufizohet në
rekrutimin, organizimin, ndihmën, kontrollimin, mbajtjen ose fshehjen e personit tjetër për qëllim
të prostitucionit.
Neni 236
Marrëdhëniet seksuale brenda familjes
1. Kushdo që kryen akt seksual me paraardhës ose pasardhës të familjes i cili ka mbushur
moshën tetëmbëdhjetë (18) vjet ose me vëlla apo motër që ka mbushur moshën tetëmbëdhjetë
(18) vjet, dënohet me gjobë ose me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet.
2. Kur prindi, prindi adoptues, prindi birësues, njerku ose njerka, gjyshi apo gjyshja, daja apo
axha, tezja ose halla, kryen akt seksual me fëmijën e tij, me fëmijën e birësuar, me thjeshtrin e
tij, me nipin ose me mbesën e vajzës apo të djalit, me nipin ose me mbesën e motrave apo të
vëllezërve, mes moshave gjashtëmbëdhjetë (16) dhe tetëmbëdhjetë (18) vjet, dënohet me jo
më pak se (3) tre vjet burgim.
3. Kur prindi, prindi adoptues, prindi birësues, njerku ose njerka, gjyshi apo gjyshja, daja apo
axha, tezja ose halla, kryen akt seksual me fëmijën e tij, me fëmijën e birësuar, me thjeshtrin e
tij, me nipin ose me mbesën e vajzës apo të djalit, me nipin ose me mbesën e motrave apo të
vëllezërve, që është në mes të moshës katërmbëdhjetë (14) dhe gjashtëmbëdhjetë (16) vjet,
dënohet me jo më pak se pesë (5) vjet burgim.
4. Kur prindi, prindi adoptues, prindi birësues, njerku ose njerka, gjyshi apo gjyshja, daja apo
axha, tezja ose halla, kryen akt seksual me fëmijën e tij, me fëmijën e birësuar, me thjeshtrin
e tij, me nipin ose me mbesën e vajzës apo të djalit, me nipin ose me mbesën e motrave apo
të vëllezërve, nën moshën katërmbëdhjetë (14) vjet, dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet
burgim.
5. Kur vëllai apo motra më e madhe kryen akt seksual me vëllanë apo motrën, me vëllanë ose
motrën e adoptuar, me vëllanë apo motrën e birësuar, që është midis moshës gjashtëmbëdhjetë
(16) dhe tetëmbëdhjetë (18) vjet, motra apo vëllai më i madh dënohet me dënimin nga paragrafi
2. i këtij neni.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
96
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
6. Kur vëllai apo motra më e madhe kryen akt seksual me vëllanë apo motrën, me vëllanë
ose motrën e adoptuar, me vëllanë apo motrën e birësuar, që është në mes të moshës
katërmbëdhjetë (14) dhe gjashtëmbëdhjetë (16) vjet, motra apo vëllai më i madh dënohet me
dënimin nga paragrafi 3. i këtij neni.
7. Kur vëllai apo motra më e madhe kryen akt seksual me vëllanë apo motrën, me vëllanë ose
motrën e adoptuar, me vëllanë apo motrën e birësuar, që është nën moshën katërmbëdhjetë
(14) vjet, motra apo vëllai më i madh dënohet me dënimin nga paragrafi 4. i këtij neni.
KAPITULLI XXI
VEPRAT PENALE KUNDËR MARTESËS DHE FAMILJES
Neni 237
Bigamia
1. Kushdo që lidh martesë tjetër derisa është i martuar, dënohet me burgim deri në një (1) vit.
2. Kushdo që lidh martesë me personin për të cilin e di se është i martuar, dënohet me dënimin
nga paragrafi 1. i këtij neni.
3. Nëse pas kryerjes së veprës penale nga ky nen, martesa e mëparshme nuk është më e
vlefshme, është prishur ose është ndërprerë, ndjekja penale për veprën nga ky nen nuk fillohet,
e nëse ndjekja është filluar duhet të ndërpritet.
Neni 238
Mundësimi i lidhjes së martesës së kundërligjshme
Personi i autorizuar zyrtar para të cilit lidhet martesa, i cili në keqpërdorim të pozitës apo
autorizimeve të tij lejon lidhjen e martesës, ndonëse është në dijeni për pengesat ligjore të cilat
e ndalojnë martesën, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet.
Neni 239
Martesa e detyruar
1. Kushdo që e detyron personin tjetër të lidh martesë ose lidh martesë me personin për të cilin
e di se është detyruar të hyj në martesë, dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.
2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet kundër fëmijës, kryesi dënohet me
burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet.
3. Kur vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni kryhet nga prindi, prindi adoptues, kujdestari
apo ndonjë person tjetër që ushtron autoritet prindëror ndaj personit në mes të moshës
gjashtëmbëdhjetë (16) dhe tetëmbëdhjetë (18) vjet, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri
në dhjetë (10) vjet.
4. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga prindi, prindi adoptues, kujdestari
apo ndonjë person tjetër që ushtron autoritet prindëror ndaj personit në mes të moshës
katërmbëdhjetë (14) dhe gjashtëmbëdhjetë (16) vjet, kryesi dënohet me burgim prej pesë (5)
deri në dhjetë (10) vjet.
5. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga prindi, prindi adoptues, kujdestari
apo personi tjetër që ushtron autoritet prindëror ndaj personit nën moshën katërmbëdhjetë (14)
vjet, kryesi dënohet me burgim së paku pesëmbëdhjetë (15) vjet.
6. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore,
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË
97
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim së paku pesë (5) vjet. Kur vepra penale nga paragrafi
2, 3, 4 ose 5 i këtij neni kryhet me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, kryesi dënohet me
gjobë dhe me burgim së paku pesëmbëdhjetë (15) vjet.
Neni 240
Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet
1. Personi madhor i cili bashkëjeton në një bashkësi jashtëmartesore me personin në mes të
moshës katërmbëdhjetë (14) dhe gjashtëmbëdhjetë (16) vjet, dënohet me burgim prej pesë (5)
deri në njëzet (20) vjet.
2. Prindi, prindi adoptues, kujdestari apo ndonjë person tjetër që ushtron autoritet prindëror, që
i lejon ose e shtyn personin në mes të moshës katërmbëdhjetë (14) dhe gjashtëmbëdhjetë (16)
vjet që të bashkëjetojë në një bashkësi jashtëmartesore me personin tjetër, dënohet me burgim
prej (5) deri në njëzet (20) vjet
3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet ndaj personit nën moshën
katërmbëdhjetë (14) vjet, kryesi dënohet me së paku dhjetë (10) vjet burgim.
4. Kur vepra penale nga paragrafi 1, 2 ose 3 i këtij neni kryhet me qëllim të përfitimit të dobisë
pasurore, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim së paku pesëmbëdhjetë (15) vjet.
Neni 241
Ndryshimi i statusit familjar të fëmijës
Kushdo që e zëvendëson një fëmijë me një tjetër ose në ndonjë mënyrë tjetër ndryshon statusin
familjar të fëmijës, përveç siç lejohet me ligj, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre
(3) vjet.
Neni 242
Marrja apo mbajtja e kundërligjshme e fëmijës
1. Kushdo që në mënyrë të kundërligjshme e merr, mban ose rrëmben fëmijën nga prindi,
prindi adoptues, kujdestari apo personi tjetër i cili ushtron të drejtën prindërore mbi fëmijën, ose
merr, mban ose rrëmben fëmijën nga enti të cilit i është besuar fëmija ose pengon ekzekutimin
e vendimit të detyrueshëm të organit kompetent mbi dhënien e fëmijës në besim të personit ose
entit tjetër, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet.
2. Kur kryesi i veprës penale nga paragrafi 1. i këtij neni është prindi, prindi adoptues, kujdestari
apo personi tjetër i cili ushtron të drejtën prindërore mbi fëmijën ndaj të cilit organi kompetent ka
shqiptuar vendim të detyrueshëm me të cilin i janë mohuar personit të tillë të drejtat prindërore
apo të kujdestarisë për fëmijën apo kur organi kompetent ka shqiptuar vendim të detyrueshëm
me të cilin edukimi dhe mbikëqyrja e fëmijës i besohet prindit tjetër apo personit tjetër, kryesi
dënohet me burgim deri në një (1) vit.
3. Kushdo që kryen veprën penale nga paragraf