LIGJI NR. 06/L-123 PËR FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 04 JANAR 2019, PRISHTINË
7
LIGJI Nr. 06/L-123 PËR FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS
LIGJI NR. 06/L-123
PËR FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS
Kuvendi i Republikës së Kosovës;
Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Miraton:
LIGJ PËR FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj përcakton kompetencat, organizimin dhe funksionimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Neni 2
Fushëveprimi
Ky ligj zbatohet për Forcën e Sigurisë së Kosovës, përfshirë pjesëtarët aktivë, rezervë, kadetët,
rekrutët dhe personelin civil të saj.
Neni 3
Perkufizimet
1. Për zbatim të këtij ligji, shprehjet dhe termet e përdorura nё kёtё ligj kanë kuptimet si në
vijim:
1.1. FSK - Forca e Sigurisë së Kosovës;
1.2. Kuvend - Kuvendi i Republikës së Kosovës;
1.3. Kushtetuta - Kushtetuta e Republikës së Kosovës;
1.4. President - Presidenti i Republikës së Kosovës;
1.5. Qeveria - Qeveria e Republikës së Kosovës;
1.6. Kryeministri - Kryeministri i Republikës së Kosovës;
1.7. Ministri - Ministri i Mbrojtjes;

1.8. Ministria/MM - Ministria e Mbrojtjes ;
1.9. KOMFSK - Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës;
1.10. Personeli i FSK - së përfshinë pjesëtarët aktivë, rezervë, si dhe personelin civil të
FSK- së;
1.11. Pjesëtar i FSK-së - është shtetasi i Republikes së Kosovës që shërben në
Forcën e Sigurisë së Kosovës, nën betimin ushtarak dhe mban uniformën me simbolet
përkatëse;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 04 JANAR 2019, PRISHTINË
8
LIGJI Nr. 06/L-123 PËR FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS
1.12. Pjesëtar aktiv i FSK-së - është shtetasi i Republikës së Kosovës, puna primare
e të cilit është në komponentin aktiv të FSK-së, si oficer, nënoficer apo ushtar;
1.13. Pjesëtar rezervë i FSK-së - është shtetasi i Republikës së Kosovës, puna dytësore
e të cilit është shërbimi në komponentin rezervë të FSK-së, si oficer, nënoficer, ushtar
rezervë. Gjatë kohës kur angazhohet në shërbim, pjesëtari rezervë është pjesëtar aktiv
i FSK-së;
1.14. Personeli civil në FSK - janë punonjësit civilë që punojnë në FSK sipas ligjit të
punës apo ligjit për shërbimin civil;
1.15. Përdorimi i forcës - përfshin por nuk kufizohet vetëm në përdorimin e llojeve të
veçanta të armëve të zjarrit, sistemeve të armëve, pajisjeve dhe mjeteve në dispozicion,
pa përjashtuar edhe përdorimin e forcës fizike;
1.16. Shtabi i Përgjithshëm - përbënë nivelin me të lartë të strukturës organizative në
Forcën e Sigurisë dhe udhëhiqet nga Komandanti i FSK-së;
1.17. Forcë për detyrë – nënkupton një strukturë të përkohshme të formuar me qëllim
të realizimit të një detyrës specifike;
1.18. Koncepti i nënoficerëve të FSK-së- është dokumenti bazik që përcakton
zhvillimin e nënoficerëve në FSK.
Neni 4
Kompetencat dhe detyrat
1. Forca e Sigurisë së Kosovës mbron sovranitetin dhe integritetin territorial, qytetarët, pronën
dhe interesat e Republikës së Kosovës.
2. Forca e Sigurisë së Kosovës është forcë ushtarake multietnike, profesionale, e armatosur
dhe e autorizuar për të shërbyer në vend dhe jashtë vendit, në pajtim me komptencat e dhëna
kushtetuese dhe ligjore.
3. Detyrat e përgjithshme të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë:
3.1. Mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës;
3.2. Mbështetja ushtarake autoriteteve civile;
3.3. Pjesëmarrja në operacionet ndërkombëtare.
Neni 5
Parimet e FSK
1. Forca e Sigurisë së Kosovës pasqyron shumëllojshmërinë etnike të popullit të Republikës
së Kosovës dhe rekrutohet nga shtetasit e Republikës së Kosovës.
2. Forca e Sigurisë së Kosovës është e bazuar në parimet si në vijim:
2.1. Forcë e përqendruar në mbrojtje të vendit;
2.2. Forcë model i përkushtimit vullnetar ndaj vendit;
2.3. Forcë e cila i nënshtrohet kontrollit civil demokratik;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 04 JANAR 2019, PRISHTINË
9
LIGJI Nr. 06/L-123 PËR FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS
2.4. Forcë e cila u përgjigjet zyrtarëve të zgjedhur në mënyrë demokratike;
2.5. Forcë vullnetare;
2.6. Forcë profesionale;
2.7. Forcë gjithëpërfshirëse dhe shumetnike;
2.8. Forcë e ndërtuar sipas standardeve të ndërveprueshme me NATO.
Neni 6
Paanshmëria politike
1. Forca e Sigurisë së Kosovës është e paanshme dhe nuk mund të përdoret për veprimtari
politike partiake.

2. Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës për shkak të detyrës ose shërbimit të tyre nuk
mund:
2.1. të jenë anëtarë të partive politike, organizatave ose shoqatave me karakter politik;
2.2. të marrin pjesë në veprimtaritë politike që organizohen prej tyre e as nuk mund të
shfaqin shenja të përkrahjes së cilësdo prej tyre, dhe
2.3. të hyjnë në grevë.
3. Ky nen nuk e mohon realizimin e të drejtës së pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës
për të votuar.
Neni 7
Armatimi
FSK do të jetë e pajisur me armë dhe sisteme të armatimit, në përputhje me nevojat e FSK-
së, për përmbushjen e kompetencave dhe detyrave të saj.
Neni 8
Ligji i aplikueshëm
1. Të gjithë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës u nënshtrohen ligjeve të aplikueshme
në Kosovë.
2. Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës ushtrojnë autorizimet e tyre dhe kryejnë detyrat
në mënyrë të ligjshme, të bazuara në Kushtetutë, në këtë ligj dhe legjislacionin në fuqi si dhe në
Kodin e Mirësjelljes dhe Kodin Disiplinor.
3. Gjatë shërbimit jashtë kufijve territorial të Republikës së Kosovës, pjesëtarët e Forcës së
Sigurisë së Kosovës u nënshtrohen ligjeve të Republikës së Kosovës dhe marrëveshjeve
ndërkombëtare.
Neni 9
Simbolet
1. Simbolet e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë: flamuri, himni, stema e FSK-së dhe emblemat
e njësive të FSK-së.
2. Flamuri dhe himni i Republikës së Kosovës janë edhe flamuri dhe himni i Forcës së Sigurisë
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 04 JANAR 2019, PRISHTINË
10
LIGJI Nr. 06/L-123 PËR FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS
së Kosovës.
3. Flamuri i Republikës së Kosovës, stema e FSK-së dhe emblema e njësisë përkatëse të FSK-
së barten nga të gjithë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës,
4. Komandanti i FSK-së, përmes ministrit, propozon përmasat dhe dukjen e stemës, emblemave
të njësive dhe dukjen e gradave të FSK-së për miratim nga Presidenti.
5. Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së dhe njësitë e FSK-së përdorin edhe flamujt dallues me
emblemat e tyre përkatëse.
6. Pjestaret e FSK-se gjate opercioneve nderkombetare bartin edhe embleme të autorizuara
nga organizatat nderkombetare.
7. Askush nuk ka të drejtë të përdorë stemën e FSK-së dhe emblemat e njësive të saj, pa
autorizim me shkrim të ministrit.
8. Dukja, përmasat dhe përdorimi i simboleve dhe gradave të FSK-së përcaktohet me akt të
veçantë nënligjor të nxjerrë nga ministri.
9. Dita e Forcës së Sigurisë së Kosovës ëshë data 27 Nëntor.
Neni 10
Përdorimi i forcës
1. Forca e Sigurisë së Kosovës është e autorizuar ta përdorë forcën, armët e zjarrit, mjetet dhe
pajisjet që i ka në përdorim me qëllim të përmbushjes të kompetencave dhe detyrave të dhëna
kushtetuese dhe ligjore.
2. Pjesëtari i FSK-së në kohë paqe mund të përdor forcën duke përfshirë forcën vdekjeprurëse
vetëm:
2.1. për të mbrojtur veten, jetën e forcave vetanake dhe forcave mike;
2.2. të pengojë sulmet ndaj personave, objekteve, mjeteve dhe pajisjeve të tjera;
2.3. të pengojë një sulm të drejtpërdrejtë që rrezikon jetën e tij apo që paraqet rrezik për
institucionin dhe shtetin e Republikes se Kosoves.
3. Përdorimi i forcës, duke përfshirë forcën vdekjeprurëse, përfshin përdorimin e të gjitha
armëve, sistemeve të armëve dhe mjeteve për ndalimin e detyruar të transportit dhe mjete tjera
ne perdorim dhe dispozcion nga FSK. Parimi i proporcionalitetit të përdorimit të forcës zbatohet
vazhdimisht në lidhje me forcën që përdoret nga FSK.
4. Përdorimi i forcës, duke përfshirë forcën vdekjeprurëse lejohet nëse rreziku nuk mund të
shmanget me mjete të tjera. Forca e përorur duhet t ëjetë në proporcion me rrezikun dhe në
përputheje me sistemin juridik të Republikës së Kosovës ose legjislacionin ndërkombëtar.
5. Pjesëtari i FSK, i cili kryen shërbimin e sigurisë fizike mund të përdorë forcën vetëm sipas
urdhrit dhe nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të eprorit të tyre, përveç në rastin e një sulmi ose
force ekstreme.
6. Në misione jashtë vendit përdorimi i forcës bëhet sipas rregullave të angazhimit të miratuara
nga Kuvendi i Kosovës, në zbatim të misionit të caktuar në përputhje me legjislacionin e
brendshëm dhe atë ndërkombëtar.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 04 JANAR 2019, PRISHTINË
11
LIGJI Nr. 06/L-123 PËR FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS
Neni 11
Mobilizimi
1. Mobilizimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës bëhet në kohë paqeje dhe në rastet e shpalljes
së gjendjes së jashtëzakonshme.

2. Mobilizimi në kohë paqeje bëhet me urdhër të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës,
sipas planifikimit dhe kërkesave operacionale.
3. Në rastet e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, mobilizimi i FSK-së bëhet me urdhër
të Presidentit.
4. Në gjendje të jashtëzakonshme dhe situata të vecanta, Forca e Sigurisë së Kosovës ka
autorizim t’i përdorë astetet shtetërore dhe private në përmbushje te kompetencave dhe
detyrave kushtetuese dhe ligjore.
Neni 12
Rezervat për qëndrueshmëri operacionale

1. Forca e Sigurisë së Kosovës do të ketë rezerva për qëndrueshmëri operacionale.
2. Përcaktimi dhe përdorimi i rezervave për qëndrueshmëri operacionale bëhet sipas aktit të
veçantë nënligjor të nxjerrë nga Ministri.
Neni 13
Standardizimi
1. Standardizimi në Forcën e Sigurisë së Kosovës bëhet në tri fusha: administrativ, operacional
dhe material.

2. Përcaktimi i standardizimit sipas paragrafit 1, të këtij neni, bëhet me akt të veçantë nënligjor
të nxjerrë nga Ministri.
Neni 14
Kontrolli dhe mbikëqyrja civile demokratike
1. Forca e Sigurisë së Kosovës i nënshtrohet kontrollit civil demokratik, sundimit të ligjit dhe
obligimeve ndërkombëtare.
2. Kuvendi i Republikës se Kosovës, Presidenti i Republikës se Kosovës, Kryeministri i
Republikës së Kosovës dhe Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës përbëjnë zinxhirin e
kontrollit civil dhe mbikëqyrjes demokratike të FSK-së, siç është përcaktuar me Kushtetutë, me
këtë ligj dhe me ligjet tjera përkatëse.
Neni 15
Kuvendi
1. Kuvendi i Republikës së Kosovës, ka kompetencë:
1.1. të ushtrojë kontroll demokratik parlamentar mbi Forcën e Sigurisë së Kosovës;
1.2. të mbikëqyrë dhe hetoj të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me organizimin,
financimin, personelin, pajisjet dhe dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës ne
operacione jashtë vendit;
1.3. të miratojë buxhetin vjetor dhe planin afatëgjatë dhjetë (10) vjecar të Forcës së
Sigurisë së Kosovës;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 04 JANAR 2019, PRISHTINË
12
LIGJI Nr. 06/L-123 PËR FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS
1.4. të miratoj dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në operacione nderkombtare;
1.5. të miratojë programe të veçanta financiare për mbështetje të Forcës së Sigurisë së
Kosovës, sipas propozimit të Qeverisë;
1.6. të miratoj rregullat e angazhimit për dërgimin e FSK-së në operacione
ndërkombëtare.
2. Në kuadër të Kuvendit funksionon Komisioni përkatës parlamentar për çështjet e mbrojtjes
dhe sigurisë si organ mbikëqyrës, me kompetencë që:
2.1. sipas nevojës të kërkojë raport nga Ministri dhe Komandanti i Forcës së Sigurisë
së Kosovës. I njëjti raport i dërgohet Presidentit dhe Kryeinistrit;
2.2. sipas nevojës të kërkojë praninë e Ministrit dhe Komandantit të Forcës së Sigurisë
së Kosovës në takimet e tyre dhe t’iu përgjigjen pyetjeve të Komisionit.
2.3. të shqyrtojë projektbuxhetin e Forcës së Sigurisë së Kosovës para dorëzimit të tij
për miratim në Kuvendin e Kosovës;
2.4. sipas nevojës të kërkoj raport për të gjiha donacionet e FSK-së të pranuara nga
patnerët bilateral.
Neni 16
Presidenti
1. Presidenti është Komandant Suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
2. Në rastet e gjendjes së jashtëzakonshme, Presidenti ka kompetenca të urdhërojë mobilizimin
e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
3. Në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet tjera përkatëse, Presidenti ka kompetencë që:
3.1. të emërojë, të gradojë, të shkarkojë dhe të lirojë Komandantin e Forcës së Sigurisë
së Kosovës, pas rekomandimit nga Kryeministiri;
3.2. të bëjë gradimet, emërimet, ndryshimet, shkarkimet dhe lirimet nga detyra në
gradën e Gjeneralit sipas rekomandimit të përbashkët të Komandantit të FSK dhe
Ministrit;
3.3. të miratoi dukjen e stemës së FSK, dukjen e emblemave të njësive, të gradave dhe
uniformave të FSK-së;
3.4. të ndajë dekorata, medalje dhe mirënjohje.
4. Në zbatim të paragrafit 3, nënparagrafi 3.1; 3.2; dhe 3.3, Presidenti vendos brenda tridhjetë
(30) ditëve kalendarike nga dita e paraqitjes së propozimeve.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 04 JANAR 2019, PRISHTINË
13
LIGJI Nr. 06/L-123 PËR FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS
Neni 17
Kryeministri
1. Kryeministri ka kompetencë:
1.1. mbikëqyrë dhe të ushtrojë kontroll mbi Forcën e Sigurisë së Kosovës;
1.2. sipas propozimit të Ministrit, t’i rekomandojë Presidentit, emërimin, gradimin,
shkarkimin dhe lirimin nga detyra të Komandantit të FSK-së;
1.3. të përcaktojë dhe të modifikojë strukturën e FSK-së, sipas rishikimit strategjik të
sektorit të sigurisë, në konsultim me Presidentin dhe e cila i nënshtrohet konfirmimit
nga ana e Kuvendit;
1.4. të përcaktojë minimumin e përfaqësimit të të gjitha komuniteteve brenda Forcës
së Sigurisë së Kosovës, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë.
Neni 18
Qeveria
1. Qeveria e Republikës së Kosovës ka kompetencë që:
1.1. të propozojë programe të veçanta financiare për mbështetje të Forcës së Sigurisë
së Kosovës, sipas rekomandimit të përbashket të Ministrit dhe KOMFSK,
1.2. të inicoj dhe miratoj Rishikimin Strategjik të Mbrojtjes bazuar në ndryshimin e
ambinetin të brendshem dhe të jashtem të sigurisë dhe rekomandimeve të perbashketa
të Minisrtit të Mbrojtjes dhe KOMFSK.
1.3. të miratoj Strategjinë e Mbrojtjes sipas rekomandimeve të Ministrit të Mbrojtjes.
1.4. të miratojë planin e vendosjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës në kohë paqeje
sipas propozimit të perbashket të Ministrit dhe KOMFSK;
Neni 19
Këshilli i Sigurisë
1. Këshilli i Sigurisë, në bashkëpunim me Presidentin dhe Qeverinë, përgatitë, strategjinë e
sigurisë për Republikën e Kosovës. Këshilli ka rol këshillues në të gjitha çështjet që kanë të
bëjnë me sigurinë.
2. Gjatë shqyrtimit të çështjeve që kanë të bëjnëme sigurinë, Këshilli i Sigurisë së Kosovës
mund të kërkojë mbështetjen e personelit të FSK-së, sipas nevojës. Bashkëpunimi mes Forcës
së Sigurisë dhe Këshillit të Sigurisë, bëhet në pajtim me dispozitat e ligjit përkatës për Këshillin
e Sigurisë.
Neni 20
Ministri i Mbrojtjes
1. Ministri ёshtё autoriteti më i lartë i drejtimit politik të ministrisë dhe ushtron kontroll dhe
mbikëqyrje civile demokratike dhe administrim të përgjithshëm mbi FSK- në.
2. Kompetencat e Ministrit janë të përcaktuara ne ligjin përkatës të Ministrisë së Mbrojtjes dhe
legjislacionin tjeter në fuqi.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 04 JANAR 2019, PRISHTINË
14
LIGJI Nr. 06/L-123 PËR FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS
Neni 21
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës
1. Komandanti i FSK-së është autoriteti më i lartë ushtarak në gradë dhe detyrë. Grada me e
lartë e Komandanti i FSK-së mund të jetë grada e Gjenerallejtënantit.
2. Ministri, i propozon Kryeministrit një kandidat, për t’u emëruar Komandant i FSK-së nga
Presidenti. Kandidati për Komandant të FSK-së duhet të ketë mbajtur gradën e Gjeneralmajorit
së paku dymbëdhjetë (12) muaj
3. Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës bën betimin para Presidentit.
4. Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës i përgjigjet Ministrit në kohë paqeje
5. Komandanti i FSK-së ushtron komandë të plotë mbi Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe
komponentin e saj rezervë dhe është përgjegjës:
5.1. për drejtimin, stërvitjen, mbikëqyrjen dhe aktivitetet e Forcës së Sigurisë së
Kosovës;
5.2. për dorëzimin e raportit vjetor tek Komisioni përkatës parlamentar dhe t’u përgjigjet
personalisht pyetjeve të Komisionit kur të kërkohet një gjë e tillë;
5.3. për mbikëqyrjen dhe sigurimin e ekzekutimit të të gjithë urdhrave të ligjshëm sipas
udhëzimeve të Ministrit dhe Presidentit;
5.4. t’i propozojë Ministrit strukturën e Forcës së Sigurisë së Kosovës;
5.5. për planifikimin, përgatitjen dhe drejtimin e fondeve të Forcës së Sigurisë së
Kosovës;
5.6. të nxjerrë urdhra dhe të miratojë dokumente që kanë të bëjnë me organizimin dhe
funksionimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës;
5.7. të veprojë si këshilltar kryesor i Presidentit, Kryeministrit dhe Këshillit të Sigurisë
së Kosovës, anëtar i të cilit është edhe ai, mbi çështjet që kanë të bëjnë me Forcën e
Sigurisë së Kosovës;
5.8. të sigurojë gatishmërinë operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të
miratojë të gjitha planet operacionale;
5.9. të rekomandojë ministrit gradimin e personelit në gjitha gradat e Gjeneralëve;
5.10. të përfaqësoje Kosovën në çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë në nivel ndërkombëtar;
5.11. të përgatitë planet operacionale për gjendjen e jashtezakonshme dhe t’i dërgojë
për miratim nga Presidenti.
6. Komandanti i FSK-së është autoritet për emërime, gradime dhe shkarkime të të gjitha
gradave, sipas propozimeve të bordeve përkatëse, përveç gradës së Gjeneralëve.
7. Komandanti i FSK-së emërohet me një mandat pesë (5) vjeçar, pa të drejtë riemërimi.
Mandati i Komandantit të FSK-së fillon ditën e përfundimit të mandatit të Komandantit paraprak.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 04 JANAR 2019, PRISHTINË
15
LIGJI Nr. 06/L-123 PËR FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS
8. Mandati i Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës mund të përfundon para afatit të
percaktuar pesë (5) vjeqar në rast të:
8.1. vdekjes
8.2. dorëheqjes;
8.3. shkarkimit;
8.4. paaftësisë shëndetësore;
9. Shkarkimi i Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës bëhet në rastet e shkelje sё
Kushtetutës ose për shkelje të rënda të ligjit gjatë ushtrimit të detyrës dhe kryerjen e akteve
dhe sjelljeve që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e Komandantit të FSK-së. Dispozitat
për përfundimin e mandatit dhe shkarkimit përshtatshmërist zbatohen edhe për gradat e
gjeneralëve.
10. Komandanti i FSK ushtron edhe përgjegjësi tjera të përcaktuara me legjislacionin në fuqi.
Neni 22
Statusi i Forcës së Sigurisë së Kosovës
1. FSK funksionon nën autoritetin dhe mbikëqyrjen e Ministrit dhe nën komandën dhe kontrollin
e KOMFSK-së.
2. Forca e Sigurisë së Kosovës është person juridik.
Neni 23
Organizimi dhe struktura e Forcës së Sigurisë së Kosovës
1. FSK vepron në tërë territorin e Republikës së Kosovës nëpërmjet zinxhirit të unifikuar
komandues.
2. FSK përbëhet nga personeli profesional aktiv, rezervë, kadetë, rekrutë dhe personeli civil.
3. FSK përbëhet nga një komponentë aktive prej jo më shumë se pesë mijë (5000) pjesëtarë
dhe nga një komponentë rezervë prej jo më shumë se tre mijë (3000) pjesëtarë.
4. Përjashtimisht nga paragrafi 3 i këtij neni, Forca e Sigurisë së Kosovës mund të rishikoj
strukturën dhe numrin e komponentëve të saj, bazuar në rishikimin strategjik të mbrojtjes.
5. FSK përbëhet nga Shtabi i Përgjithshëm, Komandat: Komanda e Forcës Tokësore; Komanda
e Gardës Kombëtare; Komanda e Logjistikës dhe Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes.
6. Në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës funksionon Qendra e Studimeve Universitare e
akredituar nga autoritetet kompetente të Republikës së Kosovës.
7. Funksionimi i brendeshem i FSK-së përfshirë edhe tabelen organizative të personelit dhe
pajisjeve përcaktohet nga Komandanti i FSK-së në pajtim me këtë ligj.
8. Komandanti i FSK-së, sipas nevojave dhe kërkesave operacionale, ka autoritet që të krijoj
forca për detyrë.
9. Komponenti rezervë i FSK-se rregullohet me ligj të veçantë.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 04 JANAR 2019, PRISHTINË
16
LIGJI Nr. 06/L-123 PËR FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS
Neni 24
Shtabi i Përgjithshëm i Forcës së Sigurisë së Kosovës
1. Shtabi i Përgjithshëm përbënë strukturën organizative më të lartë ushtarake në Forcën e
Sigurisë së Kosovës.
2. Shtabi i Përgjithshëm planifikon, koordinon dhe bashkërendon veprime për të ofruar forca të
gatshme për përmbushjen e misionit kushtetues dhe ligjor.
3. Në gjendje të jashtëzakonshme, Shtabi i Përgjithshëm vepron si Shtab për Komandantin
Suprem.
Neni 25
Struktura e gradave
1. Të gjithë pjesëtarët e Forcë së Sigurisë së Kosovës bartin grada dhe kategorizohen në
oficer, nënoficer dhe ushtar.
2. Gradat e oficerëve në Forcën e Sigurisë së Kosovës janë:
2.1. OF1* Nëntoger,
2.2. OF1 Toger,
2.3. OF2 Kapiten,
2.4. OF3 Major,
2.5. OF4 Nënkolonel,
2.6. OF5 Kolonel,
2.7. OF6 Gjeneral brigade,
2.8. OF7 Gjeneralmajor, dhe
2.9. OF8 Gjenerallejtënant;
3. Gradat e ushtarëve dhe nënoficerëve në Forcën e Sigurisë së Kosovës janë:
3.1. OR2 Ushtar,
3.2. OR3 Ushtar i Klasit të Parë,
3.3. OR4 Tetar ose Specialist,
3.4. OR5 Rreshter,
3.5. OR6 Rreshter Shtabor,
3.6. OR7 Rreshter i Klasit të Parë,
3.7. OR8 Rreshter i Parë ose Rreshter Master,
3.8. OR9 Rreshter Major, Rreshter Major i Komandës ose Rreshter Major i FSK-së.

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 04 JANAR 2019, PRISHTINË
17
LIGJI Nr. 06/L-123 PËR FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS
4. Rekrutët në FSK kategorizohen si OR1 (rekrutë) deri në periudhën e betimit.
5. Plotësimi i gradave të reja të parapara në paragrafin 3 të këtij neni, do të plotësohen sipas
funksionit dhe konceptit të nënoficerit në FSK
Neni 26
Uniformat
1. Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës propozon dukjen e uniformave të FSK-së për
miratim nga Presidenti.
2. Bartja e uniformave dhe dukja personale e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës,
përcaktohet me akt të veçantë nënligjor të nxjerrë nga Ministri.
Neni 27
Nxjerrja e akteve nënligjore
1. Aktet nënligjore të parapara me këtë ligj nxirren në afat prej më së largu një (1) vit nga hyrja
në fuqi e këtij ligji.
2. Aktet nënligjore që janë në fuqi vazhdojnë të zbatohen, deri në nxjerrjen e akteve të reja
nënligjore, me kusht që të mos jenë në kundërshtim me këtë ligj.
Neni 28
Mandati tranzitor i Komandantit të FSK
Mandati i aktual Komandantit të FSK-së, përfundon pesë (5) vjet pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Neni 29
Dispozitat kalimtare
Të gjitha ndryshimet e parapara me këtë ligj do të bëhen konform fazave të përcaktuara
në rekomandimet e rishikimit strategjik të sektorit të sigurisë dhe të detajuara në planin
gjithëpërfshirës të tranzicionit.
Neni 30
Shfuqizimi
1. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shfuqizohen:
1.1. Ligji nr. 03/L-046 për Forcën e Sigurisë së Kosovës (Gazeta Zyrtare, nr. 27 / 03
qershor 2008);
1.2. Ligji nr. 03/L-108 për Ndryshimin e Ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës nr.
03/L-046, të datës 15.06.2008 (Gazeta Zyrtare, nr. 42 / 25 nëntor 2008);
1.3. Neni 20 (Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 03/L-046 për Forcën e Sigurisë
së Kosovës) të Ligjit nr. 04/L-115 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të
bëjnë me përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës (Gazeta
Zyrtare / nr. 25 / 07 shtator 2012).
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 04 JANAR 2019, PRISHTINË
18
LIGJI Nr. 06/L-123 PËR FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS
Neni 31
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së
Kosovës.
Ligji Nr. 06/L-123
14 dhjetor 2018
Shpallur me dekretin Nr. DL-067-2018, datë 28.12.2018 nga Presidenti i Republikës së
Kosovës Hashim Thaçi