LIGJI NR. 06/L-122 PËR MINISTRINË E MBROJTJES

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 04 JANAR 2019, PRISHTINË
1
LIGJI Nr. 06/L-122 PËR MINISTRINË E MBROJTJES
LIGJI NR. 06/L-122
PËR MINISTRINË E MBROJTJES
Kuvendi i Republikës së Kosovës;
Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Miraton:
LIGJ PËR MINISTRINË E MBROJTJES
Neni 1
Qëllimi
Më këtë ligj bëhet riorganizimi dhe kalimi i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës në
Ministri të Mbrojtjes në kuadër të Qeverisë së Republikës së Kosovës me qëllim të administrimit,
mbikëqyrjes dhe kontrollit civil demokratik mbi Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe udhëhiqet
nga Ministri i Mbrojtjes.
Neni 2
Fushëveprimi
Ky ligj zbatohet për Ministrinë e Mbrojtjes, përfshirë strukturën dhe autoritetet brenda Ministrisë
Neni 3
Përkufizimet
1. Për zbatim të këtij ligji, shprehjet dhe termet e përdorura nëkëtë ligj kanë kuptimet si vijon:
1.1. Ministria - Ministria e Mbrojtjes;
1.2. FSK- Forca e Sigurisë së Kosovës;
1.3. Kushtetuta - Kushtetuta e Republikës së Kosovës;
1.4. Presidenti- Presidenti i Republikës së Kosovës;
1.5. Qeveria - Qeveria e Republikës së Kosovës;
1.6. Kryeministri - Kryeministri i Republikës së Kosovës;
1.7. Ministri - Ministri i Mbrojtjes;
1.8. KOMFSK -Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës;
1.9. Plani i vendosjes- Plani i vend lokacioneve/kazermave të FSK-së.
Neni 4
Ministria e Mbrojtjes
1. Ministria e Mbrojtjes është organ i administratës shtetërore i përbërë nga nëpunësit civilë dhe
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 04 JANAR 2019, PRISHTINË
2
LIGJI Nr. 06/L-122 PËR MINISTRINË E MBROJTJES
nga personeli ushtarak i FSK-së. Nëpunësit civilë të punësuar në Ministri dhe në FSK, përveç të
emëruarave politikë, janë pjesë e shërbimit civil të Republikës së Kosovës dhe ruajnë parimin
e ekuivalencës në shërbim dhe paga me gradat ushtarake, ne pajtim me legjislacionin ne fuqi.
2. Ministria ka strukturën e saj, të organizuar në drejtori, departamente, sektorë, njësi dhe zyra
që sigurojnë funksionalizimin dhe përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të saj.
3. Ministria harton dhe zbaton politikat e përgjithshme shtetërore të mbrojtjes në nivelin
strategjik, si dhe ushtron funksionet e kompetencat e saj, në përputhje me Kushtetutën dhe
legjislacionin në fuqi.
4. Organizimi i brendshëm dhe sistematizimi i vendeve të punës në Ministri, përcaktohet me akt
të veçantë nënligjor, duke marrë parasysh këtë ligj dhe legjislacionin në fuqi.
Neni 5
Kompetencat e Ministrisë
1. Ministria është kompetente për:
1.1. hartimin e dokumenteve strategjike të mbrojtjes;
1.2. hartimin e projektligjeve dhe akteve nënligjore nga fushëveprimi i Ministrisë së
Mbrojtjes dhe FSK-së;
1.3. zhvillimin, bashkërendimin dhe hartimin e politikave për integrim dhe anëtarësim në
strukturat ndërkombëtare të mbrojtjes dhe sigurisë, në bashkëpunim me institucionet
përkatëse të Republikës së Kosovës;
1.4. hartimin e politikave për zhvillimin, modernizimin dhe standardizimin e FSK-së;
1.5. hartimin e politikave për edukimin dhe trajnimin për gjithë personelin e Ministrisë të
Mbrojtjes dhe FSK-së;
1.6. hartimin e programeve të bashkëpunimit me institucionet shtetërore në çështjet e
mbrojtjes dhe sigurisë;
1.7. hartimin e politikave, sistemit, planeve dhe strategjive për menaxhimin e burimeve
njerëzore të personelit ushtarak dhe civil në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-së;
1.8. planifikimin, programimin, buxhetimin dhe ekzekutimin e projekteve për nevojat e
mbrojtjes;
1.9. bashkëpunimin me institucionet kompetente për përfaqësimin gjyqësor në mbrojtje
të interesave të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së;
1.10. mbikëqyrjen dhe menaxhimin e të gjitha veprimtarive të inteligjencës dhe
informacioneve të klasifikuara në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë;
1.11. zhvillimin e politikave, planeve dhe programeve në fushën e bashkëpunimit
civilo-ushtarak;
1.12. mbikëqyrjen dhe inspektimin e FSK-së;
1.13. menaxhimin e infrastrukturës dhe pajisjeve, të cilat i janë ndarë Ministrisë së
Mbrojtjes dhe FSK-së;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 04 JANAR 2019, PRISHTINË
3
LIGJI Nr. 06/L-122 PËR MINISTRINË E MBROJTJES
1.14. zhvillimin e politikave, planeve dhe programeve për logjistikë dhe infrastrukturë;
1.15. zhvillimin e politikave, planeve dhe programeve për menaxhimin, mirëmbajtjen
dhe organizimin e sistemeve të komunikimit;
1.16. zhvillimin dhe monitorimin e politikave, planeve dhe programeve mjekësore dhe
përkujdesjes shëndetësore për personelin e Ministrisë se Mbrojtjes dhe FSK-së;
1.17. zhvillimin e politikave, planeve dhe programeve lidhur me marrëdhëniet me
publikun dhe protokollin;
1.18. hartimin e politikave për të drejtat e njeriut, barazi gjinore dhe çështje të
komuniteteve, në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së;
1.19. kryen edhe detyra të tjera, të përcaktuara me ligj dhe akte tjera nënligjore në fuqi
Neni 6
Ministri i Mbrojtjes
1. Ministri i Mbrojtjes:
1.1. përfaqëson Republikën e Kosovës në nivel ndërkombëtar në çështjet e mbrojtjes;
1.2. me propozim të KOMFSK miraton drejtimin e fondeve për FSK-në dhe obligon
ekzekutimin e procedurave për shpenzimin e buxhetit të mbrojtjes;
1.3. propozon buxhetin e MM-se dhe FSK-së dhe mbikëqyr shypenzimet nga buxheti
i miratuar;
1.4. i rekomandon Kryeministrit, në bashkëpunim me KOMFSK, programet e veçanta
në fushën e mbrojtjes që kërkojnë mbështetje financiare;
1.5. inicion dhe propozon të gjitha dokumentet e nevojshme të politikave, planet
afatgjata të zhvillimit lidhur me Forcën e Sigurisë së Kosovës për t’u shqyrtuar nga
Qeveria dhe Këshilli i Sigurisë së Kosovësë
1.6. i propozon Kryeministrit, për miratim nga Presidenti, emërimin, gradimin,
shkarkimin dhe lirimin nga detyra të Komandant të Forcës së Sigurisë së Kosovës;
1.7. i propozon Kryeministrit planin e vendosjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës në
kohë paqeje;
1.8. i propozon Kryeministrit strukturën organizative të Forcës së Sigurisë së Kosovës;
1.9. inspekton FSK-në, përmes inspektorit gjeneral të FSK-së.
2. Ministri, në konsultim me Kryeminsitrin, sipas rekomandimit të Komandantit të Forcës së
Sigurisë së Kosovës, i propozon Presidentit:
2.1. emërimet, gradimet, shkarkimet dhe lirimet në gradën e Gjeneralit, përveç, grades
Gjenerallejtënant.
2.2. stemën e Forcës së Sigurisë së Kosovës, emblemat e njësive, dukjen e gradave
dhe uniformave të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 04 JANAR 2019, PRISHTINË
4
LIGJI Nr. 06/L-122 PËR MINISTRINË E MBROJTJES
3. Ministri, në koordinim me KOMFSK, propozon emërimet dhe tërheqjen e atasheve ushtarakë
pranë përfaqësive diplomatike të Republikës së Kosovës;
4. Ministri, ushtron edhe përgjegjësi tjera të përcaktuara me legjislacionin në fuqi.
Neni 7
Zyrtari Kryesor Administrativ
1. Zyrtari Kryesor Administrativ i MM është Sekretari i Përgjithshëm si udhëheqësi më i lartë
administrativ i Ministrisë dhe i raporton drejtpërdrejt Ministrit.
2. Sekretari i Përgjithshëm, në veçanti ka këto përgjegjësi dhe kompetenca:
2.1. menaxhon nëpunësit civilë dhe të uniformuar të Ministrisë dhe të Forcës së Sigurisë
së Kosovës që punojnë brenda Minsitrisë së Mbrojtjes;
2.2. menaxhon financat dhe burimet tjera të ministries dhe FSK-së, si dhe siguron
ekzekutimin e procedurave administrative për menaxhimin e buxhetit të MM-së dhe
FSK-së;
2.3. kryen edhe detyra të tjera të përcaktuara me legjislacionin në fuqi.
Neni 8
Nxjerrja e akteve nënligjore
1. Aktet nënligjore të parapara me këtë ligj nxirren në afat prej më së largu një (1) vit nga hyrja
në fuqi e këtij ligji.
2. Aktet nënligjore që janë në fuqi vazhdojnë të zbatohen, deri në nxjerrjen e akteve të reja
nënligjore, me kusht që të mos jenë në kundërshtim me këtë ligj.
Neni 9
Dispozitat e kalimtare
Të gjitha ndryshimet e parapara me këtë ligj do të bëhen konform fazave të përcaktuara
në rekomandimet e rishikimit strategjik të sektorit të sigurisë dhe të detajuara në planin
gjithëpërfshirës të tranzicionit.
Neni 10
Shfuqizimi
1. Me hyrjen në fuqi të ketij ligji, shfuqizohen:
1.1. Ligji Nr. 03/L-045 për Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (Gazeta Zyrtare,
nr. 26/ 02 qershor 2008);
1.2. Ligji nr. 03/L-107 për Ndryshimin e Ligjit për Ministrinë e Forcës së Sigurisë së
Kosovës nr. 03/L- 045, (gazeta zyrtare / nr. 42 / 25 nëntor 2008);
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 04 JANAR 2019, PRISHTINË
5
LIGJI Nr. 06/L-122 PËR MINISTRINË E MBROJTJES
Neni 11
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së
Kosovës.
Ligji Nr. 06/L-122
14 dhjetor 2018
Shpallur me dekretin Nr. DL-066-2018, datë 28.12.2018 nga Presidenti i Republikës së
Kosovës Hashim Thaçi