LIGJI NR. 06/L-008 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 2004/26 PËR TRASHËGIMINË NË KOSOVË

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 22 / 18 DHJETOR 2018, PRISHTINË
41
LIGJI Nr. 06/L-008 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 2004/26 PËR TRASHËGIMINË NË KOSOVË
LIGJI Nr. 06/L-008
PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 2004/26 PËR TRASHËGIMINË NË
KOSOVË
Kuvendi i Republikës së Kosovës,
Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Miraton:
LIGJ PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 2004/26 PËR TRASHËGIMINË
NË KOSOVË
Neni 1
Në Ligjin nr. 2004/26 për Trashëgiminë në Kosovë (në tekstin e mëtejmë ligji), në nenin 1
paragrafit 1.3. të ligjit, pas fjalës “ Gjykata”, shtohet fjala “ apo noteri”.
Neni 2
Në tërë tekstin e ligjit, përjashtimisht neneve 1, paragrafi 1.3., neni 3 dhe 112, varësisht nga
konteksti i fjalisë, pas fjalëve:
1.1. “Gjykata” shtohen fjalët “ apo noteri”;
1.2. “gjyqtari” shtohen fjalët “ apo noteri” ;
1.3. Gjyqësor shtohen fjalët “ apo noterial”;
1.4. “gjykatës” shtohen fjalët “ apo noterit”.
Neni 3
Në nenin 12 të ligjit, pas paragrafit 2. shtohet paragrafi i ri si vijon:
“12.3. nëse bashkëshorti pasjetues nuk ka objekt për banim ai mban të drejtën e tij të
përdorë objektin banesor- martesor, në të cilin ka jetuar gjatë martesës, deri në vdekjen
ose rimartesën e tij. Nëse objekti banesor shitet apo në ndonjë formë tjetër tjetërsohet,
bashkëshortit pasjetues i sigurohet objekti i domosdoshëm i banimit.
Neni 4
Neni 28, paragrafi 1. të ligjit pika a. ndryshohet si në vijim:
“a. bashkëshorti jashtëmartesor deri në momentin e vdekjes së trashëgimlënësit ka
zgjatur të paktën pesë (5) vjet, e nëse nga kjo marrëdhënie kanë lindur fëmijë – të paktën
tri ( 3) vjet dhe”
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 22 / 18 DHJETOR 2018, PRISHTINË
42
LIGJI Nr. 06/L-008 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 2004/26 PËR TRASHËGIMINË NË KOSOVË
Neni 5
Në nenin 76 paragrafi 1. i ligjit pas fjalës “gjykatës” fshihet fjala “kompetente”.
Neni 6
Në nenin 78 paragrafi 1. i ligjit pas fjalës “gjykatës” fshihet fjala “kompetente”.
Neni 7
Në nenin 106 paragrafi 1. të ligjit pas fjalës “gjykatës” fshihet fjala “trashëgimore”.
Neni 8
Në nenin 128 paragrafi 2. i ligjit pas fjalës “gjykata” fshihet fjala “trashëgimore”.
Neni 9
1. Në nenin 130 paragrafi 1. i ligjit pas fjalës “gjykatës” shtohen fjalët “apo noterit”.
2. Në nenin 130 paragrafi 3. të ligjit ndryshohet si në vijim:
130.3. Në qoftë se pasardhësit janë të mitur për këtë heqje dorë, nevojitet leja e organit
të kujdestarisë.
Neni 10
Neni 138 fshihet.
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së
Kosovës.
Ligji Nr. 06/L-008
23 nëntor 2018
Shpallur me dekretin Nr. DL-064-2018, datë 13.12. 2018 nga Presidenti i Republikës së
Kosovës Hashim Thaçi