LIGJI NR. 06/L-054 PËR GJYKATAT

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 22 / 18 DHJETOR 2018, PRISHTINË
1
LIGJI Nr. 06/L - 054 PËR GJYKATAT
LIGJI Nr. 06/L - 054
PËR GJYKATAT
Kuvendi i Republikës së Kosovës;
Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Miraton:
LIGJ PËR GJYKATAT
KAPITULLI I
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj rregullon organizimin, funksionimin dhe juridiksionin e gjykatave në Republikën e
Kosovës.
Neni 2
Përkufizimet
1.Shprehjet e përdorura në ketë ligj kanë këto kuptime:
1.1. Gjykata Themelore - gjykatë e shkallës së parë, me seli në shtatë qendra rajonale
gjeografike e cila funksionon sipas dispozitave të këtij ligji;
1.2. Dega - nën-ndarja gjeografike e një Gjykate Themelore;
1.3. Gjykata e Apelit - gjykata e shkallës së dytë, e cila funksionon sipas dispozitave
të këtij ligji;
1.4. Departament - nën-komponentë e gjykatës e cila funksionon sipas dispozitave të
këtij ligji me qëllim të caktimit të lëndëve sipas natyrës së tyre në mënyrë që të rritet
efikasiteti i gjykatës;
1.5. Divizion - nën-komponentë i Departamentit të një gjykate e themeluar me qëllim të
caktimit të lëndëve sipas natyrës së tyre me në mënyrë që të rritet efikasiteti i gjykatës;
1.6. Këshilli Gjyqësor i Kosovës - institucioni i pavarur siç parashihet me Nenin 108
të Kushtetutës së Republikës së Kosovës;
1.7. Kryetar i Gjykatës - gjyqtari përgjegjës për menaxhimin e gjykatës dhe sigurimin
e funksionimit efikas të saj, ashtu siç është paraparë me këtë ligj;
1.8. Gjyqtari Mbikëqyrës - gjyqtari në krye të degës të Gjykatës Themelore, i cili për
veprimet e asaj dege i përgjigjet Kryetarit të Gjykatës Themelore.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 22 / 18 DHJETOR 2018, PRISHTINË
2
LIGJI Nr. 06/L - 054 PËR GJYKATAT
KAPITULLI II
PARIMET E PËRGJITHSHME TË SISTEMIT GJYQËSOR
Neni 3
Ushtrimi i Pushtetit Gjyqësor
1. Pushteti gjyqësor në Republikën e Kosovës ushtrohet nga gjykatat e themeluara me këtë ligj.
2. Pushteti gjyqësor në Republikën e Kosovës është unik, i pavarur, i drejtë, apolitik, i paanshëm
dhe siguron qasje të barabartë në gjykata.
Neni 4
Pavarësia dhe paanshmëria e Gjykatave
1. Gjykatat e themeluara me këtë ligj gjykojnë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së
Kosovës dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës.
2. Gjyqtarët gjatë ushtrimit të funksionit dhe marrjes së vendimeve janë të pavarur, të paanshëm,
të pandikuar në çfarëdo mënyre nga asnjë person fizik apo juridik, përfshirë edhe organet
publike.
Neni 5
Përbërja e Gjyqësorit
1. Përbërja e gjyqësorit pasqyron shumëllojshmërinë etnike të Republikës së Kosovës, në
pajtim me Kushtetutën dhe parimet e njohura ndërkombëtarisht për barazi gjinore.
2. Përbërja e gjyqësorit pasqyron përbërjen etnike të juridiksionit territorial të secilës gjykatë.
Neni 6
Vendimet e Gjykatës
1. Vendimet e gjykatës hartohen në formë të shkruar, në përputhje me ligjin.
2. Vendimet e gjykatës janë të detyrueshme për të gjithë personat fizik dhe juridik.
3. Gjykatat publikojnë të gjitha aktgjykimet në faqen e tyre zyrtare të internetit, në afat prej
gjashtëdhjetë (60) ditësh nga data e nxjerrjes së aktgjykimit në pajtim me legjislacionin në fuqi.
Këshilli nxjerr akte nënligjore për zbatimin e këtij neni.
Neni 7
Qasja në Gjykata
1. Gjykatat trajtojnë të gjithë personat në mënyrë të barabartë, askush nuk mund të diskriminohet
në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes
kombëtare apo shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, gjendjes
sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal.
2. Çdo person ka qasje të barabartë në gjykata dhe askujt nuk i mohohet e drejta në gjykim të
drejtë në përputhje me procedurën e rregullt ligjore ose të drejtë në mbrojtje të barabartë me
ligj. Çdo person fizik apo juridik ka të drejtë në gjykim të drejtë dhe brenda afatit të arsyeshëm
kohor.
3. Çdo person ka të drejtë t’í drejtohet gjykatës për të kërkuar mbrojtjen dhe zbatimin e të
drejtave të tij të ligjshme. Çdo person ka të drejtë të përdor mjetet juridike kundër një vendimi
gjyqësor apo administrativ që cenon të drejtën apo interesat e tij në mënyrën e caktuar me ligj.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 22 / 18 DHJETOR 2018, PRISHTINË
3
LIGJI Nr. 06/L - 054 PËR GJYKATAT
4. Të gjitha seancat gjyqësore do të jenë të hapura për publikun përpos nëse ligji e përcakton
ndryshe.
5. Të gjitha gjykatat duhet të funksionojnë në mënyrë të shpejtë dhe efikase për të siguruar
zgjidhjen e shpejtë të lëndëve.
KAPITULLI III
STRUKTURA ORGANIZATIVE DHE KOMPETENCAT E GJYKATAVE
Neni 8
Struktura organizative
1. Sistemi i gjykatave i Republikës së Kosovës përbëhet nga: Gjykatat Themelore, Gjykata e
Apelit dhe Gjykata Supreme.
2. Degët themelohen brenda territorit të një Gjykate Themelore. Themelimi i degëve të reja,apo
i departamenteve të cilat nuk janë përcaktuar në këtë ligj, apo bashkimi i degëve, bëhet vetëm
me ligj.
Neni 9
Gjykatat Themelore
1. Gjykatat Themelore janë gjykata të shkallës së parë në territorin e Republikës së
Kosovës.
2. Shtatë (7) Gjykata Themelore janë si në vijim:
2.1. Gjykata Themelore e Prishtinës me seli në Prishtinë vepron për territorin e
Komunës së Prishtinës, Fushë Kosovës, Obiliqit, Lipjanit, Podujevës, Gllogovcit dhe
të Graçanicës;
2.2. Gjykata Themelore e Gjilanit me seli në Gjilan vepron për territorin e Komunës së
Gjilanit, Kamenices, Novobërdës, Ranillugut, Parteshit, Vitisë, Kllokotit dhe Vërbocit;
2.3. Gjykata Themelore e Prizrenit me seli në Prizren vepron për territorin e Komunës
së Prizrenit, Dragashit, Suharekës dhe Mamushës;
2.4. Gjykata Themelore në Gjakovë me seli në Gjakovë vepron për territorin e Komunës
së Gjakovës, Malishevës, dhe Rahovecit;
2.5. Gjykata Themelore e Pejës me seli në Pejë vepron për territorin e Komunës së
Pejës, Deçanit, Junikut, Istogut dhe Klinës;
2.6. Gjykata Themelore e Ferizajit me seli në Ferizaj vepron për territorin e Komunës
së Ferizajit, Kaçanikut, Shtimes, Shtërpcës dhe Hanit të Elezit;
2.7. Gjykata Themelore e Mitrovicës me seli në Mitrovicë vepron për territorin e
Komunës së Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut,
Zveçanit, Skenderajit dhe Vushtrrisë.
Neni 10
Degët e Gjykatave Themelore
1. Përveç selisë kryesore, secila Gjykatë Themelore ka degët e veta sipas këtij ligji ose të
themeluara me këtë ligj.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 22 / 18 DHJETOR 2018, PRISHTINË
4
LIGJI Nr. 06/L - 054 PËR GJYKATAT
2. Gjykata Themelore e Prishtinës ka këto degë:
2.1. dega në Podujevë për komunën e Podujevës;
2.2. dega në Graçanicë për komunën e Graçanicës;
2.3. dega në Lipjan për komunën e Lipjanit;
2.4. dega në Gllogovc për komunën e Gllogovcit.
2.5. dega në Fushë Kosovë për komunën e Fushë Kosovës dhe komunën e Obiliqit;
3. Gjykata Themelore e Gjilanit ka këto degë:
3.1. dega në Kamenicë, për komunën e Kamenicës dhe komunën e Ranillugut;
3.2. dega në Viti, për komunën e Vitisë dhe komunën e Kllokotit;
3.3. dega Novobërdës për komunën e Novobërdës.
4. Gjykata Themelore e Prizrenit ka këto degë:
4.1. dega në Dragash për komunën e Dragashit;
4.2. dega në Suharekës për komunën e Suharekës.
5. Gjykata Themelore e Mitrovicës ka këto degë:
5.1. dega në Leposaviq për komunën e Leposaviq;
5.2. dega në Vushtrri për komunën e Vushtrrisë;
5.3. dega në Zubin Potok për komunën e Zubin Potok-ut;
5.4. dega në Skenderaj për komunën e Skenderajt.
6. Gjykata Themelore e Gjakovës ka këto degë:
6.1. dega në Malishevë për komunën e Malishevës;
6.2. dega në Rahovec për komunën e Rahovecit.
7. Gjykata Themelore e Pejës ka këto degë:
7.1. dega në Istog për komunën e Istogut;
7.2. dega në Klinë për komunën e Klinës;
7.3. dega në Deçan për komunën e Deçanit
7.4. dega në Junik për Komunën e Junikut.
8. Gjykata Themelore e Ferizajit ka këto degë:
8.1. dega në Kaçanik, për komunën Kaçanikut;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 22 / 18 DHJETOR 2018, PRISHTINË
5
LIGJI Nr. 06/L - 054 PËR GJYKATAT
8.2. dega në Han të Elezit, për komunën e Hanit të Elezit;
8.3. dega në Shtërpcë për komunën e Shtërpcës;
8.4. dega në Shtime për Komunën e Shtimes;
9. Në qoftë se në territorin e një komune nuk ekziston ndonjë degë, atëherë lëndët nga kjo
komunë do të bien nën juridiksionin e selisë kryesore të Gjykatës Themelore.
Neni 11
Themelimi i degës se Gjykatës Themelore
1. Nëse në njërën nga komunat e themeluara, në pajtim me Ligjin për Kufijtë Administrativ të
Komunave, nuk ka degë, dhe vlerësohet se ka nevojë të themelohet dega, komuna me vendim
të Kuvendit Komunal, mund të paraqesë kërkesë në Këshill për themelimin e degës.
2. Këshilli shqyrton kërkesat e tilla, dhe pas vlerësimit të ngarkesës me lëndë si dhe rrethanave
të tjera, e shqyrton arsyeshmërinë e kërkesës dhe vendos. Këshilli e procedon propozimin,
varësisht nga natyra e kërkesës së komunës sipas ligjit.
3. Nëse Këshilli e aprovon kërkesën sipas paragrafit 1 të këtij neni, për themelim të degës së
re, Këshilli i rekomandon Ministrisë së Drejtësisë, që të ndërmarrë masat e nevojshme për të
propozuar ndryshimin dhe plotësimin e këtij ligji.
4. Rrethanat që duhet marrë parasysh gjatë zbatimit të këtij neni përfshijnë, por nuk kufizohen
në përmirësimin e qasjes në drejtësi, numrin e popullsisë, pozita gjeografike si dhe faktorët tjerë
relevantë.
Neni 12
Jurisdikcioni i Gjykatës Themelore sipas Lëndës
1. Gjykatat Themelore janë kompetente për të gjykuar në shkallë të parë të gjitha çështjet,
përpos nëse me ligj parashihet ndryshe.
2. Gjykatat themelore janë kompetente për të dhënë ndihmë juridike ndërkombëtare dhe për të
vendosur për pranimin e vendimeve të gjykatave të huaja.
3. Çështjet ekonomike janë kompetencë ekskluzive të Gjykatës Themelore të Prishtinës.
4. Çështjet administrative janë kompetencë ekskluzive e Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Neni 13
Organizimi i Brendshëm i Gjykatës Themelore
1. Departamentet në vijim veprojnë brenda gjykatave themelore, me qëllim të ndarjes së
çështjeve sipas natyrës së tyre:
1.1. Në kuadër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, vepron Departamenti Special
për Lëndët në Kompetencë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, me
kompetencë për tërë territorin e Republikës së Kosovës.
1.2. Departamenti për Çështjet Ekonomike, që vepron në Gjykatën Themelore në
Prishtinë, me juridiksion për gjithë territorin e Republikës së Kosovës ;
1.3. Departamenti për Çështjet Administrative që vepron në Gjykatën Themelore në
Prishtinë, me juridiksion për gjithë territorin e Republikës së Kosovës
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 22 / 18 DHJETOR 2018, PRISHTINË
6
LIGJI Nr. 06/L - 054 PËR GJYKATAT
1.4. Departamenti për Krimet e Rënda, që vepron në selinë e secilës Gjykatë Themelore;
1.5. Departamenti i Përgjithshëm, që vepron në selinë e secilës gjykatë themelore, si
dhe në secilën degë të Gjykatës Themelore.
1.6. Departamenti për të Mitur, që vepron në kuadër të secilës gjykatë themelore.
2. Secila gjykatë themelore, e ka kryetarin e Gjykatës, i cili është përgjegjës për menaxhimin
dhe punën e Gjykatës Themelore. Secila degë e Gjykatës Themelore, ka Gjyqtar Mbikëqyrës,
që i përgjigjet kryetarit të Gjykatës Themelore përkatëse për punën e degës.
3. Caktimi i lëndëve në departamente përkatëse, brenda gjykatës, bëhet në pajtim me
Rregulloren e Këshillit, sipas kompetencës së departamenteve.
4. Themelimi i departamenteve të reja dhe ndryshimi i kompetencës lëndore të departamenteve
ekzistuese bëhet me ligj.
5. Në kuadër të Departamentit për Çështje Ekonomike të Gjykatës Themelore të Prishtinës,
funksionon Divizioni për Kontestet në lidhje me investitorët e huaj, me juridiksion për tërë
territorin e Kosovës.
Neni 14
Kompetencat dhe Përgjegjësitë e Kryetarit dhe nënkryetarit të Gjykatës
1. Kryetari i Gjykatës Themelore dhe i Gjykatës së Apelit, është përgjegjës për administrimin
ditor të gjykatës, në përputhje me rregullat dhe procedurat e përcaktuara nga Këshilli. Kryetari
i Gjykatës organizon dhe bashkërendon funksionimin e gjykatës; mbikëqyrë veprimtaritë
financiare të gjykatës; dhe ndërmerr veprime të cekura me rregullat, procedurat apo urdhëresat
e nxjerra nga Këshilli.
2. Kryetari i gjykatës ka këto përgjegjësi:
2.1. Autorizon dhe inicion procedurat për punësimin, disiplinimin dhe shkarkimin e
personelit jogjyqësor, në përputhje me rregulloret e zbatueshme për personelin.
2.2. Kryetari i gjykatës ka autoritet të përgjithshëm administrativ për menaxhimin e
gjykatës si dhe siguron administrim efikas dhe efektiv të drejtësisë nga të gjitha degët,
departamentet dhe divizionet e gjykatës.
2.3. Kryetari i gjykatës, në bashkëpunim me gjyqtarët e gjykatës, zhvillon planin vjetor
për menaxhimin e lëndëve dhe cakton lëndët tek departamentet dhe gjyqtarët, në atë
mënyrë që të sigurojë zgjidhjen efikase të lëndëve.
2.4. Kryetari i gjykatës në baza vjetore i dërgon Këshillit një raport mbi suksesin e
zbatimit të planit të mëparshëm vjetor për menaxhimin e lëndëve.
2.5. Kryetari i gjykatës i dërgon Këshillit raport tremujor me shkrim, që adreson punën e
gjykatës, identifikon çfarëdo probleme me të cilat ballafaqohet gjykata, si dhe propozon
hapa riparues për të adresuar problemet e identifikuara.
2.6. Kryetari i gjykatës, në bazë të rregullave dhe urdhëresave të Këshillit, do të
ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, për të siguruar menaxhim efektiv dhe efikas të
gjykatës dhe të burimeve të saj, si dhe gjykimin e lëndëve brenda kohës së arsyeshme.
2.7. Kryetari i gjykatës është përgjegjës për të siguruar se gjykata dhe procedurat para
gjykatës janë të hapura dhe transparente për publikun.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 22 / 18 DHJETOR 2018, PRISHTINË
7
LIGJI Nr. 06/L - 054 PËR GJYKATAT
2.8. Pas shqyrtimit dhe pranimit nga Këshilli, planet dhe raportet tremujore dhe vjetore
mbi menaxhimin e lëndëve do të bëhen publike.
2.9. Kryetari i gjykatës është përgjegjës për të siguruar qasjen e publikut në gjykata,
përfshirë qasjen e personave nga komunitetet që nuk janë shumicë në Kosovë.
2.10. Kryetari i gjykatës thërret takim vjetor të të gjithë gjyqtarëve për këshillim mbi
Administrimin e Drejtësisë në atë gjykatë; për të analizuar organizimin e gjykatës; për
të shqyrtuar dhe propozuar ndryshime në procedura dhe praktika; për të ekzaminuar
punën e arritur nga gjykata; si dhe për të adresuar çfarëdo problemi të administratës,
me të cilin ballafaqohet gjykata. Kryetari i gjykatës brenda nëntëdhjetë (90) ditësh i
dërgon Këshillit një raport mbi rezultatet e takimit vjetor të gjyqtarëve.
2.11. Kryetari i gjykatës kryen edhe punë tjera të përcaktuara me ligj dhe me Rregullore
të Këshillit. Kryetari për punën e tij i raporton Këshillit.
2.12. Kryetari i gjykatës mund të delegojë kompetenca të caktuara.
3. Kryetari i gjykatës, në konsultim me Këshillin Gjyqësor të Kosovës, cakton nënkryetarin e
gjykatës nga radhët e gjyqtarëve të gjykatës përkatëse. Mandati i nënkryetarit të gjykatës është
i njëjtë me mandatin e kryetarit përkatës.
4. Nënkryetari i gjykatës ushtron detyrat e kryetarit të gjykatës në mungesë të tij, apo kur
kryetari e ka të pamundshëm ushtrimin e detyrave të tij. Nënkryetari ushtron detyra tjera të cilat
i delegohen me shkrim nga kryetari i gjykatës.
Neni 15
Gjyqtari mbikëqyrës
1. Gjyqtari mbikëqyrës emërohet nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, në konsultim me kryetarin e
gjykatës përkatëse.
2. Gjyqtari mbikëqyrës drejton dhe mbikëqyrë veprimtarinë, organizimin dhe aktivitetet e
administratës gjyqësore të degës.
3. Gjyqtari mbikëqyrës ka autoritet të përgjithshëm administrativ mbi gjithë personelin
gjyqësorë dhe jogjyqësorë brenda degës. Gjyqtari mbikëqyrës brenda degës zbaton rregullat dhe
urdhëresat e Këshillit si dhe urdhëresat e kryetarit të Gjykatës Themelore. Gjyqtari mbikëqyrës i
raporton kryetarit të gjykatës në baza tremujore, mbi nevojat dhe veprimet e degës.
4. Gjyqtari mbikëqyrës me shkrim mund t’ia delegojë përgjegjësitë specifike administrative
ndihmësadministratorit të degës.
5. Në mungesë të gjyqtarit mbikëqyrës, kryetari i gjykatës cakton një gjyqtar për të ushtruar
përkohësisht detyrën e gjyqtarit mbikëqyrës.
Neni 16
Departamenti për Çështje Ekonomike i Gjykatës Themelore të Prishtinës
1. Departamenti për Çështje Ekonomike i Gjykatës Themelore të Prishtinës është kompetent
për çështjet në vijim:
1.1. kontestet ndërmjet shoqërive tregtare vendore dhe të huaja lidhur me çështjet e
tyre të ndërsjella afariste, përfshirë edhe kontestet gjyqësore që burojnë nga Ligji për
Shoqëritë Tregtare;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 22 / 18 DHJETOR 2018, PRISHTINË
8
LIGJI Nr. 06/L - 054 PËR GJYKATAT
1.2. riorganizim, falimentim dhe shuarjen e shoqërive tregtare, nëse me ligj nuk
përcaktohet ndryshe;
1.3. kontestet lidhur me pengimin e posedimit, me përjashtim të pronës së paluajtshme,
ndërmjet palëve të cekura në nën-paragrafi 1.1 të këtij paragrafi;
1.4. kontestet lidhur me cenimin e konkurrencës, keqpërdorim apo monopolizim dhe
pozitën dominuese në treg si dhe marrëveshjet monopoliste përfshirë edhe vlerësimin
e kundërligjshmërisë;
1.5. mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe të drejtave të pronësisë industriale, përfshirë
markat tregtare, patentat, dizajnin industrial, fshehtësitë tregtare dhe format e tjera të
pronësisë industriale të parapara me legjislacionin përkatës;
1.6. kontestet midis kompanive të aviacionit, për të cilat zbatohet Ligji mbi Kompanitë e
Aviacionit, duke përjashtuar kontestet lidhur me të drejtat e udhëtarëve;
1.7. çështje të tjera të parapara me ligj.
2. Të gjitha çështjet në Departamentin për Çështje Ekonomike të Gjykatës Themelore gjykohen
nga një (1) gjyqtar profesionist, përpos nëse me ligj nuk parashihet ndryshe.
3. Në kuadër të Departamentit për Çështje Ekonomike të Gjykatës Themelore të Prishtinës funksionon
Divizioni për kontestet lidhur me investitorët e huaj, me juridiksion për tërë territorin e Kosovës.
Neni 17
Departamenti për Çështje Administrative i Gjykatës Themelore të Prishtinës
1. Departamenti për Çështje Administrative i Gjykatës Themelore të Prishtinës, gjykon dhe
vendos në konfliktet administrative sipas padive kundër akteve administrative përfundimtare
dhe për çështjet e tjera të përcaktuara me ligj.
2. Të gjitha çështjet në Departamentin për Çështje Administrative të Gjykatës Themelore
gjykohen nga një (1) gjyqtar profesionist, përpos nëse me ligj parashihet ndryshe.
3. Në kuadër të Departamentit për Çështje Administrative të Gjykatës Themelore të Prishtinës,
funksionon Divizioni Fiskal, në lidhje me paditë e ushtruara kundër akteve përfundimtare
administrative, në çështjet që kanë të bëjnë me çështjet doganore dhe tatimore, tatimi mbi
pronën e paluajtshme dhe çdo tatim ose kontribut tjetër të aplikuar në Republikën e Kosovës
Neni18
Departamenti Special për lëndët në kompetencë të Prokurorisë Speciale të Republikës
së Kosovës
1. Departamenti Special në kuadër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka kompetencë të
shqyrtojë lëndët të cilat bien në kompetencë të PSRK-së, në pajtim me Ligjin për Prokurorinë
Speciale të Republikës së Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjet pasuese.
2. Të gjitha çështjet në Departamentin Special për lëndët në kompetencë të PSRK-së gjykohen
nga trupi gjykues prej tre (3) gjyqtarëve profesionistë, nga të cilët njëri duhet të jetë kryesues i
trupit gjykues.
Neni 19
Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore
1. Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore i gjykon veprat penale të dënueshme
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 22 / 18 DHJETOR 2018, PRISHTINË
9
LIGJI Nr. 06/L - 054 PËR GJYKATAT
mbi dhjetë (10) vite, si dhe veprat penale që konsiderohen krime të rënda sipas Kodit Penal apo
Kodit të Procedurës Penale.
2. Të gjitha çështjet në Departamentin për Krime të Renda të Gjykatës Themelore gjykohen
nga trupi gjykues prej tre (3) gjyqtarëve profesionist, nga të cilët njëri duhet të jetë kryesues i
trupit gjykues.
Neni 20
Departamenti i Përgjithshëm i Gjykatës Themelore
1. Departamenti i Përgjithshëm i Gjykatës Themelore gjykon në shkallë të parë të gjitha çështjet,
përveç nëse kjo është në kompetencë e një Departamenti tjetër të Gjykatës Themelore.
2. Të gjitha lëndët e paraqitura pranë Departamentit të Përgjithshëm të Gjykatës Themelore do
të gjykohen nga një (1) gjyqtar profesional, përveç nëse me ligj nuk parashihet ndryshe.
Neni 21
Gjykata e Apelit
1. Gjykata e Apelit vepron si gjykatë e shkallës së dytë, me juridiksion territorial në gjithë
Republikën e Kosovës.
2. Selia e Gjykatës së Apelit është në Prishtinë.
Neni 22
Kompetencat e Gjykatës së Apelit
1.Gjykata e Apelit është kompetente të shqyrtojë:
1.1. të gjitha ankesat e ushtruara kundër vendimeve të Gjykatave Themelore;
1.2. të vendos për konfliktin e juridiksionit ndërmjet Gjykatave Themelore;
1.3. çështjet tjera të parapara me ligj.
Neni 23
Shqyrtimi i lëndëve në Gjykatën e Apelit
Gjykata e Apelit shqyrton dhe gjykon lëndët në kolegj prej tre (3) gjyqtarëve profesionist, përveç
nëse me ligj parashihet ndryshe.
Neni 24
Organizimi i Brendshëm i Gjykatës së Apelit
1. Gjykata e Apelit organizohet në departamentet si në vijim:
1.1. departamenti i Përgjithshëm;
1.2. departamenti për Krime të Rënda;
1.3. departamenti special për lëndët në kompetencë të Prokurorisë Speciale të
Republikës së Kosovës
1.4. departamenti për Çështje Ekonomike;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 22 / 18 DHJETOR 2018, PRISHTINË
10
LIGJI Nr. 06/L - 054 PËR GJYKATAT
1.5. departamenti për Çështje Administrative;
1.6. departamenti për të Mitur.
Neni 25
Gjykata Supreme
1. Gjykata Supreme e Kosovës është instanca më e lartë gjyqësore në Kosovë dhe ka juridiksion
në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
2. Gjykata Supreme përfshin kolegjin e apelit të Agjencionit Kosovar të Pronës si dhe Dhomën
e Posaçme të Gjykatës Supreme, gjyqtarët e së cilës janë pjesë e Gjykatës Supreme.
3. Përbërja e Gjykatës Supreme pasqyron përbërjen etnike të popullatës së Kosovës. Së paku
pesëmbëdhjetë përqind (15%) të Gjyqtarëve të Gjykatës Supreme, por asnjëherë më pak se tre
(3) gjyqtarë vijnë nga radhët e komunitetit që nuk është shumicë në Kosovë.
4. Selia e Gjykatës Supreme është në Prishtinë.
5. Gjykata Supreme ka Kryetarin siç parashihet në nenin 103 të Kushtetutës së Republikës së
Kosovës.
6. Gjykata Supreme shqyrton dhe gjykon lëndët në kolegj me nga tre (3) gjyqtarë profesionist,
me përjashtim kur me ligj parashihet një numër më i madh i gjyqtarëve.
7. Kryetari i Gjykatës Supreme ka këto përgjegjësi:
7.1. është përgjegjës për menaxhimin dhe punët e Gjykatës Supreme;
7.2. sipas nevojës, cakton gjyqtarët për të siguruar gjykimin efikas të lëndëve;
7.3. sigurohet që secila lëndë e paraqitur në Gjykatën Supreme caktohet tek një kolegj
adekuat i gjyqtarëve dhe cakton gjyqtarin kryesues të atij kolegji;
7.4. Kryetari po ashtu mund të kryej edhe punë të tjera të përcaktuara me ligj.
Neni 26
Kompetencat e Gjykatës Supreme
1.Gjykata Supreme është kompetente të vendosë lidhur me:
1.1. kërkesën për mjetet e jashtëzakonshme juridike kundër vendimeve të formës së
prerë të gjykatave të Republikës së Kosovës, siç është paraparë me ligj;
1.2. revizionin kundër vendimeve të shkallës së dytë të gjykatave në çështjet
kontestimore, siç është paraparë me ligj;
1.3. gjykata Supreme vendos në shkallë të tretë për ankesat e lejuara me ligj;
1.4. përcakton qëndrimet parimore, nxjerr mendime juridike dhe udhëzues për zbatimin
unik të ligjeve nga gjykatat në territorin e Kosovës;
1.5. lëndët e Agjencisë Kosovare të Pronave, siç parashihet me ligj;
1.6. në Dhomën e Posaçme, lëndët e Agjencisë Kosovare të Privatizimit ose të
Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit, siç parashihet me ligj;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 22 / 18 DHJETOR 2018, PRISHTINË
11
LIGJI Nr. 06/L - 054 PËR GJYKATAT
1.7. çështje të tjera të parapara me ligj.
Neni 27
Seanca e përgjithshme e Gjykatës Supreme
1.Gjykata Supreme mund të thërrasë një Seancë të përgjithshme të të gjithë gjyqtarëve të
saj për nxjerrjen e qëndrimeve parimore, mendimeve juridike dhe udhëzuesveqë promovojnë
zbatimin unik të ligjeve.
2. Gjykata Supreme përcakton me rregulloret e nevojshme punimet e Seancave të përgjithshme
të gjykatës.
Neni 28
Rregulloret për Organizimin e Brendshëm të Gjykatave
Këshilli Gjyqësor i Kosovës miraton rregullore për organizimin e brendshëm të gjykatave,
përveç nëse parashihet ndryshe me këtë ligj.
Neni 29
Administratori i Gjykatës
1. Administratori i gjykatës zgjidhet dhe shkarkohet në pajtim me Ligjin për Shërbimin Civiltë
Kosovës, në një proces të hapur dhe konkurrues, pas shpalljes publike të pozitës.
2. Administratori i përgjigjet kryetarit të gjykatës. Përgjegjësitë dhe detyrat e administratorit të
gjykatës përcaktohen me rregullore të Këshillit.
3. Administratori i gjykatës menaxhon dhe mbikëqyrë funksionet administrative të gjykatës në
mënyrë autonome, në bashkëpunim me kryetarin e gjykatës dhe në koordinim me sekretariatin
e Këshillit. Administratori i gjykatës mbikëqyrë:
3.1. hartimin e raporteve të gjykatës, duke përfshirë raportet statistikore dhe të sigurojë
që të njëjtat të jenë të sakta dhe të përgatiten me kohë;
3.2. regjistrimin dhe arkivimin e dosjeve të gjykatës dhe lëndëve të mbyllura;
3.3. mirëmbajtjen e dosjeve të gjykatës në formë të plotë dhe të saktë;
3.4. sigurinë e gjykatës;
3.5. stafin administrativ të gjykatës;
3.6. zbatimin e rregulloreve për personelin gjyqësorë;
3.7. mirëmbajtjen e saktë të financave;
3.8. zbatimin e rregulloreve të Këshillit dhe procedurat e themeluara nga Këshilli;
3.9. Administratori cakton, sipas nevojës, stafin administrativ në detyra të caktuara për
të siguruar veprimin efektiv dhe efikas të gjykatës;
3.10. Administratori siguron qasjen e publikut në regjistrat e gjykatës dhe informacionin
që mund të zbulohet për publikun, në pajtim me ligjet në fuqi; dhe
3.11. ndërmerr detyra dhe përgjegjësi të tjera, siç mund të caktohen nga kryetari i
gjykatës apo gjyqtari mbikëqyrës.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 22 / 18 DHJETOR 2018, PRISHTINË
12
LIGJI Nr. 06/L - 054 PËR GJYKATAT
KAPITULLI IV
KUALIFIKIMET, TË DREJTAT DHE DETYRIMET E GJYQTARËVE
Neni 30
Kushtet për emërimin e gjyqtarëve
1. Kandidatët për t’u emëruar gjyqtar, siç parashihet në nenin 104 dhe nenin 108 të Kushtetutës
së Republikës së Kosovës, duhet plotësuar kushtet e përgjithshme si në vijim:
1.1. të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
1.2. të ketë diplomën e Fakultetit Juridik të vlefshëm në Kosovë.
1.3. të ketë të kryer provimin e Jurisprudencës të pranuar sipas ligjit të aplikueshëm në
Kosovë.
1.4. të ketë reputacion të lartë profesional dhe integritet personal;
1.5. të mos jenë dënuar për vepër penale me përjashtim të veprave penale të kryera
nga pakujdesia
1.6. të ketë së paku tre (3) vite përvojë në fushën juridike, dhe
1.7. të ketë kaluar provimin për gjyqtar, në pajtim me kushtet dhe procedurat e
përcaktuara me rregullore të veçantë të miratuar nga Këshilli.
2. Për qëllime të këtij neni përvoja në fushën juridike përfshin përvojën, duke mos u kufizuar, në
çështjet juridike në institucionet dhe organizatat vendore dhe ndërkombëtare.
Neni 31
Trajnimi fillestar
1. Pas emërimit nga Presidenti i Kosovës, gjyqtarët, do t’i nënshtrohen trajnimit fillestar, i cili
do të organizohet nga Akademia e Drejtësisë. Trajnimi fillestar do të zgjasë dymbëdhjetë (12)
muaj, në pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi.
2. Gjatë trajnimit fillestar, gjyqtarëve mund t’u caktohen raste nën mbikëqyrjen e mentorit.
3. Gjyqtarët e emëruar do të vlerësohen pas rezultateve të trajnimit fillestar, në përputhje me
dispozitat relevante të këtij ligji. Periudha e trajnimit fillestar do të vazhdohet për ata gjyqtarë
që dështojnë të përfundojnë në mënyrë adekuate trajnimin fillestar, siç është përcaktuar nga
Akademia e Drejtësisë.
Neni 32
Kushtet e veçanta për gjyqtarë
1. Përveç kualifikimeve minimale, të gjithë kandidatët për emërim për gjyqtarë, me qëllim të
emërimit apo avancimit në gjykata, duhet të kenë kualifikimet si në vijim:
1.1. për të ushtruar funksionin e gjyqtarit në Departamentin për Krime të Rënda apo
për të Mitur në Gjykatën Themelore, kandidati duhet të ketë së paku tre (3) vite përvojë
si gjyqtar në lëmin penal;
1.2. për të ushtruar funksionin e gjyqtarit në Departamentin e Çështjeve Administrative
ose Departamentin e Çështjeve Ekonomike të Gjykatës Themelore, gjyqtari duhet të
ketë së paku gjashtë (6) vite përvojë në fushën juridike, duke përfshirë edhe përvojën
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 22 / 18 DHJETOR 2018, PRISHTINË
13
LIGJI Nr. 06/L - 054 PËR GJYKATAT
në çështjet administrative dhe ekonomike;
1.3. për të ushtruar funksionin e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit, gjyqtari duhet të ketë së
paku pesë (5) vite përvojë si gjyqtar;
1.4. për të ushtruar funksionin e gjyqtarit në Gjykatën Supreme, gjyqtari duhet të ketë
së paku tetë (8) vite përvojë si gjyqtar;
1.5 për të ushtruar funksionin e gjyqtarit në Departamentin Special për lëndët në
kompetencë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, kandidati duhet t’i
plotësoj kushtet për të punuar si gjyqtar në Departamentin për Krime të rënda si dhe të
ketë vlerësim pozitiv të performancës.
Neni 33
Gjyqtarët porotë
1. Gjyqtarët porotë do të shërbejnë vetëm kur kërkohet me ligj. Kushtet dhe procedurat për
rekrutimin e gjyqtareve porotë rregullohen me akt nënligjor të miratuar nga Këshilli Gjyqësor i
Kosovës.
2. Për t’u emëruar gjyqtar porotë duhet të përmbushen kualifikimet si në vijim:
2.1. të jenë shtetas dhe banorë të Kosovës;
2.2. të këtë moshën më se paku njëzetepesë (25) vjeç;
2.3. të kenë përfunduar me sukses trajnimin e kërkuar sipas rregullores së KGJK-së;
2.4. të mos jenë dënuar për vepër penale me përjashtim të veprave penale të kryera
nga pakujdesia;
2.5. të kenë reputacion të lartë moral në shoqëri dhe integritet personal.
3. Gjyqtarët porotë do të shpërblehen për shërbimet e tyre sipas planit të kompensimit i cili
përcaktohet nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.
Neni 34
Përfundimi i mandatit
1. Mandati i gjyqtarit përfundon me:
1.1. dorëheqje;
1.2. shkarkim;
1.3. vdekje;
1.4. pensionim;
1.5. kur nuk riemërohet me mandat të përhershëm.
Neni 35
Paga dhe kompensimi gjyqësor
1. Gjatë mandatit të tyre në detyrë gjyqtarët do të pranojnë pagat si në vijim:
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 22 / 18 DHJETOR 2018, PRISHTINË
14
LIGJI Nr. 06/L - 054 PËR GJYKATAT
1.1. kryetari i Gjykatës Supreme do të pranoj një pagë jo më pak se ajo e Kryeministrit
të Republikës së Kosovës;
1.2. gjyqtari i Gjykatës Supreme do të pranoj pagën në shkallë prej nëntëdhjetë përqind
(90%) të pagës së Kryetarit të Gjykatës Supreme;
1.3. kryetari i Gjykatës së Apelit do të pranoj një pagë ekuivalente me atë të gjyqtarëve
të Gjykatës Supreme të Kosovës;
1.4. të gjithë gjyqtarët e Gjykatës së Apelit do të pranojnë një pagë ekuivalente prej
nëntëdhjetë përqind (90%) të Kryetarit të Gjykatës së Apelit;
1.5. kryetari i Gjykatës Themelore do të pranoj një pagë ekuivalente me atë të gjyqtarit
të Gjykatës së Apelit;
1.6. gjyqtari mbikëqyrës i një dege të Gjykatës themelore do të pranoj një pagë
ekuivalente me nëntëdhjetepesë përqind (95%) të Kryetarit të Gjykatës Themelore;
1.7. të gjithë gjyqtarët e Gjykatës Themelore do të pranojnë një pagë ekuivalente prej
tetëdhjetë përqind (80%) të Kryetarit të Gjykatës Themelore
2.Paga e një gjyqtari nuk do të zvogëlohet gjatë mandatit në të cilin gjyqtari është emëruar,
përveç sanksionimit disiplinor të vendosur nën autoritetin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
3.Gjyqtarët gëzojnë të drejtën e pushimit vjetor në pajtim me Ligjin e Punës.
Neni 36
Mbrojtja
Gjyqtarët kanë të drejtë që nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës të kërkojnë masa të veçanta
mbrojtëse për veten dhe për familjet e tyre atëherë kur kërcënimi ndaj jetës së tyre, apo jetës
së një anëtari të familjes, vjen nga apo është rezultati i përgjegjësive të tyre gjyqësore.
Neni 37
Imuniteti
Gjyqtarët dhe gjyqtarët porotë gëzojnë të drejtën e imunitetit siç parashikohet me Kushtetutë.
Neni 38
Veprimtaritë profesionale
1. Gjyqtaret me aprovimin paraprak të Këshillit, kanë të drejtë të marrin pjesë në organizata
profesionale, takime shkencore, të cilat promovojnë pavarësinë dhe mbrojtjen e interesave
profesionale të gjyqtarëve.
2. Gjyqtarët me aprovimin e Kryetarëve të Gjykatave dhe Kryetarët me aprovim të Këshillit,
vetëm jashtë orarit të punës, mund të marrin pjesë në veprimtari të cilat janë në përputhje me
Kodin e Etikes dhe Sjelljen profesionale të gjyqtarëve.
3. Në pajtim me dispozitat e Kodit të Etikës dhe sjelljes profesionale të gjyqtarëve, gjyqtarët mund
të angazhohen në shkrime profesionale dhe shkencore, por nuk mund të botojnë përmbajtjen
relevante të dosjeve gjyqësore gjatë apo pas përfundimit të funksionit gjyqësor, përveç nëse kjo
lejohet shprehimisht me ligj apo akt nënligjor, të lëshuar nga Këshilli.
4. Gjyqtaret, për aktivitetet e parapara në këtë nen pranojnë shpërblim, i cili nuk mund të tejkalojë
vlerën prej njëzetepesë (25%) për qind të pagës bazë, dhe për këtë shpërblim Gjyqtaret e
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 22 / 18 DHJETOR 2018, PRISHTINË
15
LIGJI Nr. 06/L - 054 PËR GJYKATAT
njoftojnë Kryetarin e Gjykatës kurse Kryetaret e Gjykatave e njoftojnë Këshillin.
Neni 39
Bashkëpunëtorët profesional, praktikantët, përkthyesit, interpretët dhe ekspertët
gjyqësor
1. Këshilli Gjyqësor i Kosovës me akt nënligjor përcakton procedurën e përzgjedhjes dhe
emërimit, kriteret, të drejtat dhe detyrimet për bashkëpunëtor profesional.
2. Çdo gjyqtar duhet të ketë së paku nga një bashkëpunëtor profesional, që i shërben
ekskluzivisht gjyqtarit në fjalë.
3. Këshilli Gjyqësor i Kosovës me akt nënligjor përcakton procedurat e certifikimit dhe emërimit,
kushtet, të drejtat dhe detyrimet për përkthyes, interpret dhe ekspertë gjyqësor, si dhe lartësinë
e shpërblimit për punën e tyre.
Neni 40
Detyrat e gjyqtarëve
1. Gjyqtarët veprojnë në mënyrë objektive, të paanshme dhe të pavarur në pajtim me parimet
e përcaktuara në Kodin e Etikës Profesionale të Gjyqtarëve.
2. Gjatë ushtrimit të detyrave të tyre, gjyqtarët demonstrojnë disponueshmërinë, respektin për
palët dhe dëshmitarëve si dhe vigjilencë në ruajtjen e shkallës më të lartë të kompetencës.
3. Gjatë ushtrimit të funksioneve gjyqësore, gjyqtarët mbrojnë konfidencialitetin e çdo
informacioni jopublik.
4. Gjyqtarët nuk komentojnë në media përmbajtjen, provat dhe vendimet e cilësdo lëndë.
Gjyqtarët nuk përfshihen në çfarëdo komunikimi ex-parte me askënd lidhur me lëndët.
5. Gjyqtarët duhet të përfshihen në arsimimin e vazhdueshëm ligjor në përputhje me rregulloret
e miratuara nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.
Neni 41
Ndalesat mbi Sjelljen e Gjyqtarëve
1. Gjyqtarët nuk kryejnë asnjë detyrë apo shërbim që mundet të perceptohet si ndërhyrje në
pavarësinë dhe paanshmërinë e tyre, apo që përndryshe nuk është në përputhje me detyrat e
një gjyqtari, apo dispozite të Kodit të Etikës Profesionale për Gjyqtarë në Kosovë.
2. Gjyqtarët nuk janë pjesëtarë të një subjekti politik dhe as nuk mund të marrinë pjesë në
çfarëdo lloj veprimtarie politike. Gjyqtari nuk do të kandidojë, mbajë, as ushtrojë ndonjë
funksion politik.
KAPITULLI V
DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE
Neni 42
Caktimi i gjyqtarëve në Departamentin Special për Lëndët në Kompetencë, në
kompetencë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe zgjidhja e lëndëve
të pakryera
1. Këshilli Gjyqësor i Kosovës, më së largu gjashtë muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji, do të
përzgjedh gjyqtarët të cilët do të shërbejnë në Departamentin Special për lëndët në kompetencë
të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, përkatësisht në Departamentin për lëndët
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 22 / 18 DHJETOR 2018, PRISHTINË
16
LIGJI Nr. 06/L - 054 PËR GJYKATAT
në kompetencë të PSRK-së, në kuadër të Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe Gjykatës së
Apelit, në pajtim me dispozitat e ligjit në fuqi.
2. Këshilli Gjyqësor i Kosovës, duhet gjithashtu të ndërmarrë të gjitha masat për të funksionalizuar
Departamentin Special në kuadër të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe asaj të Apelit, duke
përfshirë rekrutimin e stafit mbështetës si dhe bashkëpunëtorëve profesionalë
3. Gjyqtarët që caktohen të punojnë në Departamentin Special në Gjykatën Themelore
në Prishtinë dhe në Departamentin për Lëndët në Kompetencë të Prokurorisë Speciale të
Republikës së Kosovës, në Gjykatën e Apelit, mund të angazhohen në trupe gjykuese për
gjykimin e lëndëve në kuadër të Departamentit për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në
Prishtinë, respektivisht në Gjykatën e Apelit.
4. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, lëndët e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës,
për të cilat ende nuk është mbajtur shqyrtimi fillestar, do të transferohen për shqyrtim në
Departamentin Special për Lëndët në Kompetencë të Prokurorisë Speciale të Republikës së
Kosovës. Lëndët për të cilat është mbajtur shqyrtimi fillestar, do të vazhdojnë të shqyrtohen në
gjykatat përkatëse, deri në përfundimin e tyre.
5. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, lëndët e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës,
që janë në Gjykatën e Apelit, do të vazhdojnë të shqyrtohen nga kolegji përkatës, i cili e ka
lëndën në shqyrtim në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Lëndët e Prokurorisë Speciale
të Republikës së Kosovës që pranohen në Gjykatën e Apelit pas hyrjes në fuqi të këtij ligji,
do të shqyrtohen nga Departamenti për Lëndët në Kompetencë të Prokurorisë Speciale të
Republikës së Kosovës.
Neni 43
Nxjerrja e akteve nënligjore
Rregulloret e përcaktuara në këtë ligj do të nxirren në afat prej një (1) viti, pas hyrjes në fuqi të
këtij ligji.
Neni 44
Shfuqizimi i Ligjeve të Tjera
1. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shfuqizohen:
1.1. Ligji nr. 03/L-199 për Gjykatat;
1.2. Ligji nr. 05/L-032 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-199 për Gjykatat;
1.3. Ligji nr. 04/L-171 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-199 për gjykatat;
1.4. Ligji nr. 04/l-115 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me
përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, neni 10
1.5. Neni 215 paragrafi 2 i Kodit nr. 04/L-123 i Procedurës Penale;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 22 / 18 DHJETOR 2018, PRISHTINË
17
LIGJI Nr. 06/L - 054 PËR GJYKATAT
Neni 45
Hyrja në fuqi
Ky ligji hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës
së Kosovës.
Ligji Nr. 06/L -054
23 nëntor 2018
Shpallur me dekretin Nr. DL-059-2018, datë 13.12.2018 nga Presidenti i Republikës së
Kosovës Hashim Thaçi