GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 05 DHJETOR 2018, PRISHTINË
1
LIGJI Nr. 06/L -079 PËR EFIÇIENCË TË ENERGJISË
LIGJI Nr. 06/L -079
PËR EFIÇIENCË TË ENERGJISË
Kuvendi i Republikës së Kosovës;
Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Miraton:
LIGJ PËR EFIÇIENCË TË ENERGJISË
KREU I
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
1. Ky ligj përcakton kornizën ligjore të domosdoshme për promovimin dhe përmirësimin
e efiçiencës së energjisë në Republikën e Kosovës, me qëllim të përcaktimit të caqeve të
efiçiencës së energjisë dhe arritjen e këtyre caqeve në zbatim të planeve të veprimit për
efiçiencë të energjisë, zhvillimin e tregut të shërbimeve energjetike dhe masat tjera të efiçiencës
së energjisë.
2. Ky ligj rregullon aktivitetet që kanë për qëllim zvogëlimin e intensitetit energjetik në ekonominë
shtetërore dhe që i kontribuojnë zvogëlimit të ndikimit negativ në mjedis të aktiviteteve që
ndërlidhen me sektorin e energjisë.
3. Ky ligj transpozon Direktivën 2012/27/BE të datës 25 tetor 2012 për efiçiencën e energjisë,
duke ndryshuar Direktivat 2009/125/KE dhe 2010/30/ BE dhe duke shfuqizuar Direktivat 2004/8/
EC dhe 2006/32 /BE.
4. Ky ligj siguron gjithashtu bazën ligjore për transpozimin e legjislacionit që ndërlidhet me
kornizën e etiketimit të performancës energjetike për produktet e ndërlidhura me energjinë.
Neni 2
Fushëveprimi
Ky ligj zbatohet nga të gjitha autoritetet publike dhe sektori privat, përfshirë ofruesit e shërbimeve
të energjisë dhe mbulon tërë zinxhirin e energjisë, përfshirë burimet primare, prodhimin,
depozitimin, transportimin, shpërndarjen, furnizimin dhe konsumin final të energjisë.
Neni 3
Përkufizimet
1.Termat e përdorura në këtë ligj kanë këto kuptime:
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 05 DHJETOR 2018, PRISHTINË
2
LIGJI Nr. 06/L -079 PËR EFIÇIENCË TË ENERGJISË
1.1. Agregator - do të thotë një ofrues i shërbimit të kërkesës që kombinon ngarkesa
të shumta të konsumit afatshkurtër për shitjen ose ofertën në tregjet e organizuara të
energjisë.
1.2. Institucionet qeveritare të nivelit qendror-nënkupton të gjitha institucionet
shtetërore që ushtrojnë kompetenca qeveritare dhe administrative, sipas Ligjit për
Administratën Shtetërore të Republikës së Kosovës. Presidenca, Kuvendi, institucionet
që raportojnë në Kuvend, kompanitë shtetërore që kryejnë veprimtari ekonomike ose
të cilat operojnë në mënyrë të pavarur, nuk konsiderohen si institucione qeveritare të
nivelit qendror për qëllime të këtij ligji.
1.3. Bashkëprodhimi- nënkupton procesin e prodhimit të njëkohshëm të energjisë
elektrike dhe termike nga një burim energjetik gjatë të njëjtit proces teknologjik.
1.4. Bashkëprodhimi me efiçiencë të lartë- është bashkëprodhim që plotëson kriteret
e definuara në aktin nënligjor sipas paragrafit 1.2 të nenit 42 të këtij ligji.
1.5. Energjia – nënkupton çdo formë të prodhuar të energjisë (energjia elektrike,
energjia termike ose gazi natyror, apo çfarëdo forme tjetër të energjisë) me qëllim të
furnizimit ose të shitjes.
1.6. Auditimi i energjisë – është procedurë sistemike e realizuar nga një auditor i
energjisë, qëllimi i së cilës është sigurimi i informatave të domosdoshme lidhur me profilin
e konsumit të energjisë nga një ndërtesë apo grup ndërtesash, një veprimtari, instalim
industrial apo komercial, apo një shërbim privat apo publik, me të cilin identifikohen dhe
kuantifikohen mundësitë e kursimit kosto-efektiv të energjisë dhe raportohen rezultatet.
1.7. Auditor i energjisë – është personi fizik apo juridik i licencuar për kryerjen e
auditimeve të energjisë në pajtim me nenin 12 të këtij ligji.
1.8. Shpërndarësi i energjisë – është personi fizik apo juridik, përfshirë operatorët e
sistemit të shpërndarjes, përgjegjës për transportimin e energjisë me qëllim të dërgimit
të saj të konsumatorët fundorë apo stacionet e shpërndarjes të cilat i shesin energji
konsumatorëve fundorë;
1.9. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes - person fizik ose juridik, përgjegjës për
operimin, mirëmbajtjen dhe sipas nevojës zhvillimin e sistemit të shpërndarjes në një
zonë të caktuar, si dhe ku është e mundur interkonektorët e tij me sistemet tjera, si dhe
për sigurimin e aftësisë afatgjatë të sistemit për të mbuluar kërkesat e arsyeshme për
shpërndarjen e energjisë;
1.10. Efiçienca e energjisë - raport mes performansës, shërbimit, produktit, apo
energjisë së fituar dhe energjisë së shpenzuar për këtë qëllim;
1.11. Përmirësimi i efiçiencës së energjisë – do të thotë shtimi i efiçiencës së energjisë
si rezultat i ndryshimeve teknologjike, ekonomike dhe/ose në mënyrën e sjelljes.
1.12. Sistemi i menaxhimit të energjisë – do të thotë një grup elementesh të
ndërlidhura apo ndërvepruese që përcakton cakun e efiçiencës së energjisë dhe
strategjinë për arritjen e cakut të tillë.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 05 DHJETOR 2018, PRISHTINË
3
LIGJI Nr. 06/L -079 PËR EFIÇIENCË TË ENERGJISË
1.13. Kontrata e performancës së energjisë- është kontratë mes një përfituesi dhe
një ofruesi të shërbimeve energjetike, me të cilën propozohen një apo më shumë
masa për ngritjen e efiçiencës së energjisë, e monitoruar dhe kontrolluar përgjatë tërë
kohëzgjatjes së kontratës, me ç’rast investimet (aktivitetet, furnizimet apo shërbimet)
për masat e tilla paguhen në proporcion me nivelin e ngritjes së efiçiencës së energjisë,
për të cilën është arritur marrëveshja në kontratë apo me kriteret tjera të realizimit të
kontratës, siç mund të jenë kursimet financiare.
1.14. Kursimi i energjisë – sasia e energjisë së kursyer, e përcaktuar duke matur dhe
ose parashikuar konsumin para dhe pas realizimit të një apo më shumë masave për
ngritje të efiçiencës së energjisë, në kontekst të normalizimit të kushteve të jashtme që
ndikojnë në konsumin e energjisë.
1.15. Shërbim energjetik - do të thotë përfitimi fizik, dobia apo malli i nxjerr nga një
kombinim i energjisë me teknologji me efiçiencë të energjisë apo me veprim, që mund
të përfshijë operacione, mirëmbajtje dhe kontroll të domosdoshëm për realizimin e
shërbimit, që ofrohet në bazë të kontratës dhe në rrethana normale është dëshmuar
të rezultojë në përmirësime të verifikueshme dhe të matshme apo të vlerësueshme të
efiçiencës së energjisë apo kursime primare të energjisë.
1.16. Kompania për shërbime energjetike (ESCO) – është person fizik apo juridik që
ofron shërbime energjetike apo masa tjera të përmirësimit të efiçiencës së energjisë në
stabilimentet apo objektet e konsumatorit fundor, me qëllim të përmirësimit të efiçiencës
së energjisë në stabilimentet e tilla, me çka merr përsipër një pjesë të rrezikut financiar
për kryerjen e shërbimeve të ofruara.
1.17. Ofrues i shërbimeve të energjisë - do të thotë personi fizik apo juridik që realizon
shërbime të energjisë apo masa të tjera për përmirësim të efiçiencës së energjisë në
objektin apo centralin përfundimtar të konsumatorit
1.18. Kontratë për furnizim me energji - do të thotë një kontratë ndërmjet një përfituesi
dhe një ofruesi të shërbimit të energjisë që përshkruan një apo më shumë masa për
përmirësimin e efiçiencës së furnizimit me energji duke ofruar shërbime siç janë
ngrohja, ftohja, ajri i kompresuar apo energjia elektrike, apo forma të tjera të energjisë,
duke përfshirë financimin, dizajnimin, inxhinierinë, planifikimin, ndërtimin, operimin dhe
mirëmbajtjen e objekteve të prodhimit të energjisë.
1.19. Konsumator fundor – nënkupton personn fizik apo juridik që blen energji për
përdorim vetanak.
1.20. Konsumi fundor i energjisë – do të thotë tërë energjia e furnizuar për industri,
transport, amvisëri, shërbime dhe bujqësi. Kjo nuk përfshin energjinë e liferuar në
sektorin e prodhimit të energjisë dhe te vetë industritë energjetike.
1.21. Matësit inteligjentë-janë mjete elektronike për matje të konsumit të energjisë,
duke ofruar më shumë informata se pajisjet konvencionale të matjes, dhe të cilat mund
të transmetojnë apo pranojnë informata duke përdorur forma të komunikimit elektronik.
1.22. Agjencia e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë - organ qendror i administratës
shtetërore (në tekstin e mëtejmë AKEE), e cila vepron në kuadër të ministrisë përgjegjëse
për sektorin e energjisë.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 05 DHJETOR 2018, PRISHTINË
4
LIGJI Nr. 06/L -079 PËR EFIÇIENCË TË ENERGJISË
1.23. Ndërmarrjet e mëdha – janë ndërmarrje që punësojnë dyqind e pesëdhjetë (250)
apo më shumë persona, siç përcaktohet në Ligjin për Investimet e Huaja.
1.24. Njësia mikro e bashkëprodhimit -nënkupton njësinë e bashkëprodhimit me një
kapacitet maksimal më të ulët se 50 kw.
1.25. Ministria – është Ministria përgjegjëse për sektorin e energjisë;
1.26. Ministër - do të thotë Ministri i ministrisë përgjegjëse për sektorin e energjisë.
1.27. Kodi i Matjes - një përmbledhje e rregullave teknike dhe procedurave që
përcaktojnë mënyrën e leximit të matësve, llogaritjen e energjisë së përdorur dhe
faturimin në sektorin e energjisë.
1.28. Plani Kombëtar i Veprimit për Efiçiencë të Energjisë/PKVEE-siç përkufizohet
në nenin 5 të këtij ligji.
1.29. Palë e obliguar – është shpërndarësi i energjisë apo kompania e shitjes së
energjisë me pakicë, që obligohet të veprojë në pajtim me nenin 10 të këtij Ligji.
1.30. Masë politike – do të thotë instrumenti rregullativ, financiar, fiskal, vullnetar apo
për ofrim të informatave, i krijuar dhe zbatuar në Kosovë me qëllim të krijimit të një
kornize përkrahëse, kërkesë apo masë stimuluese për akterët e tregut, për të ofruar dhe
blerë shërbime energjetike dhe për të kryer masa tjera për përmirësimin e efiçiencës
së energjisë;
1.31. Konsumi primar i energjisë – është konsumi bruto i energjisë, duke përjashtuar
përdorimin për nevoja joenergjike;
1.32. Furnizues i energjisë me pakicë – është personi fizik apo juridik i regjistruar
në Republikën e Kosovës si organizatë afariste e cila u shet energji konsumatorëve
fundorë;
1.33. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (në tekstin e mëtejmë NVM) – janë
ndërmarrje që punësojnë përkatësisht deri dyzet e nëntë (49) dhe dyqind e dyzet e
nëntë (249) persona, sipas Ligjit për Investimet e Huaja.
1.34. Zona e gjithmbarshme e shfrytëzueshme -do të thotë sipërfaqja e ndërtesës
apo një pjese të ndërtesës për klimatizimin, ngrohjen dhe ftohjen e së cilës shfrytëzohet
energjia.
1.35. Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE në tekstin e mëtejmë
Fondi) – është entitet i pavarur, dhe i qëndrueshëm i përkufizuar si në nenin 24 dhe 25
të këtij ligji;
1.36. Bordi i Drejtorëve – është organ kryesor qeverisës i FKEE, përgjegjës për
mbikëqyrjen e përgjithshme të FKEE në pajtim me dispozitat e këtij ligji.
1.37. Fondet – janë të gjitha burimet financiare që i ndahen FKEE nga Qeveria e
Kosovës, Institucionet Financiare Ndërkombëtare apo donatorët tjerë, me qëllim
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 05 DHJETOR 2018, PRISHTINË
5
LIGJI Nr. 06/L -079 PËR EFIÇIENCË TË ENERGJISË
të përkrahjes së investimeve në efiçiencë të energjisë, duke siguruar njëkohësisht
qëndrueshmërinë afatgjatë të tij, në bazë të këtij ligji.
1.38. Kapitali – janë burimet financiare të FKEE, përfshirë të gjitha shumat në
dispozicion të depozitave të FKEE për të përkrahur investimet në EE, si dhe shumat e
burimeve financiare të investuara të cilat duhet t’i kthehen Fondit nga përfituesit.
1.39. Qarkullues – është investimi i sërishëm i kapitalit të kthyer në Fond nga përfituesit
që kanë realizuar investimet në efiçiencë të energjisë në bazë të financimit nga Fondi.
1.40. Investimet e pranueshme – janë investimet të cilat i plotësojnë kriteret e
pranueshmërisë dhe politikave investuese, siç specifikohen në këtë ligj dhe në
rregulloret e brendshme të Fondit.
1.41. Marrëveshje Ndërkombëtare e Financimit – janë marrëveshje, pa marrë
parasysh formën ligjore të tyre, të nënshkruara mes një donatori apo Institucioni
Financiar Ndërkombëtar dhe Republikës së Kosovës, që specifikojnë përdorimin e
fondeve të ofruara nga donatori, llojet e investimeve të pranueshme dhe kushtet dhe
konditat tjera që asocohen me fondet e donatorëve.
1.42. Marrëveshje për Shërbime Energjetike – janë marrëveshje ligjore e nënshkruar
mes FKEE dhe një subjekti publik që i mundësojnë FKEE të ofrojë shërbime të plota
përfshirë financimin për zbatimin e projekteve të efiçiencës së energjisë dhe t’i rikthejë
investimet nga subjekti publik, bazuar në kursimet e parashikuara të kostos së energjisë
kundrejt energjisë bazë, para investimit.
1.43. Entitete publike – janë institucionet e qeveritare të nivelit qendror dhe autoritetet
lokale që mund të pranojnë përkrahje për investime nga FKEE, në bazë të Marrëveshjeve
për Shërbime Energjetike apo të përfitojnë nga instrumentet tjera financiare relevante
të themeluara nga FKEE.
1.44. Konsumatori familjar – është çdo person apo grup personash që ka në pronësi
dhe ose posedim prona të destinuara për banim, apo që kanë të drejtë të pranojnë
përkrahje nga FKEE për investime në efiçiencë të energjisë.
1.45. Energjia bazë – është konsumi mesatar i energjisë dhe kostot e energjisë për
një periudhë adekuate prej së paku dy (2) viteve para zbatimit të investimit, siç llogaritet
përmes Auditimit të Energjisë. Energjia bazë normalizohet duke përdorur variabla që
ndikojnë në konsumin e energjisë, siç janë niveli i komfortit termal, ndriçimi, ventilimi
dhe nivelet e tjera të komforit siç përcaktohet me rregullat dhe rregulloret në fuqi, kushtet
mesatare klimatike në lokacion dhe variabla të tjerë relevantë. Normalizimi i energjisë
bazë do të bëhet sipas praktikave të mira inxhinierike dhe në përputhje me standardet
përkatëse ndërkombëtare për menaxhimin e energjisë dhe auditimin e energjisë.
1.46. Kursimet e parapara të kostos së energjisë – kursimi i energjisë dhe kostove
që pritet të realizohet nga investimi në efiçiencë të energjisë, i kalkuluar nën të njëjtat
kushte që janë shfrytëzuar për të përcaktuar energjinë bazë.
1.47.Financimi/grant/llojtjetër/marrëveshja - çdo lloj tjetër i marrëveshjes ligjore mes
FKEE dhe përfituesve që i mundëson FKEE t’i ofrojë përkrahje financiare të kombinuar
apo jo me grante dhe ose asistencë teknike për implementimin e investimeve në fushën
e efiçiencës së energjisë.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 05 DHJETOR 2018, PRISHTINË
6
LIGJI Nr. 06/L -079 PËR EFIÇIENCË TË ENERGJISË
1.48. Skema obliguese për efiçiencë të energjisë – është skema për efiçiencë të
energjisë siç përcaktohet në nenin 10 të këtij ligji.
1.49. Energji termike – energjia për ngrohjen/ftohjen e hapësirave, ngrohjen e ujit
sanitar dhe ujit industrial, që transmetohet dhe shpërndahet përmes ujit, avullit, ose
gazrave, e përfituar nga stabilimentet e energjisë termike, duke përdorur lëndët djegëse,
burimet gjeotermale, energjinë solare, energjinë termike të pashfrytëzuar, me të cilën
furnizohen konsumatorët përmes sistemeve qendrore të energjisë termike.
1.50. Produkt i lidhur me energjinë ose produkt - do të thotë një mall ose sistem
me ndikim në konsumin e energjisë gjatë përdorimit, që vendoset në treg ose futet në
shërbim, duke përfshirë pjesët me ndikim në konsumin e energjisë gjatë përdorimit të
cilat vendosen në treg ose futen në shërbim për konsumatorë dhe që janë të destinuara
që të inkorporohen në produkte.
1.51. Fletëinformacioni i produktit (ose fisha e produktit) - do të thotë një dokument
standard që përmban informacion lidhur me një produkt, në formë të shtypur ose
elektronike.
1.52. Burime të tjera thelbësore - do të thotë ujë, kimikate ose substanca të tjera të
konsumuara nga një produkt gjatë përdorimit normal.
1.53. Tregtar - do të thotë një shitës me pakicë ose një person tjetër fizik ose juridik
që ofron për shitje, angazhon, ose angazhon blerjen, ose që ekspozon produkte për
konsumatorë ose instalues në kuadër të një veprimtarie tregtare, qoftë me pagesë ose
pa pagesë.
1.54. Furnizues (i produktit të lidhur me energji) - do të thotë prodhues, përfaqësues
i autorizuar i një prodhuesi, ose importues, që vendosë një produkt në tregun e
Republikës së Kosovës.
1.55. Vendosja në treg - do të thotë vënia në dispozicion për herë të parë e një produkti
në tregun e Republikës së Kosovës.
1. 56. Futja në shërbim - do të thotë përdorimi i parë i një produkti sipas qëllimit të tij
të synuar në tregun e Republikën e Kosovës.
1.57. Grup i produkteve - do të thotë një grup i produkteve të cilat e kanë funksionalitetin
kryesorë të njëjtë.
1.58. Etiketë - do të thotë një diagram grafik, qoftë në formë të shtypur apo elektronike,
duke përfshirë një shkallëzim të mbyllur që përdorë vetëm shkronja, ku çdo shkronjë
paraqet një klasë dhe secila klasë korrespondon me kursimin e energjisë, me ngjyra
të ndryshme, me qëllim që t’i informojë konsumatorët për efiçiencën e energjisë dhe
konsumin e energjisë.
1.59. Dokumentacion teknik - do të thotë dokumentacion i mjaftueshëm për t’iu
mundësuar autoriteteve të mbikëqyrjes së tregut të vlerësojnë saktësinë e etiketës dhe
të fletëinformacionit të një produkti, duke përfshirë raportet e testimeve ose dëshmitë
e ngjashme teknike.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 05 DHJETOR 2018, PRISHTINË
7
LIGJI Nr. 06/L -079 PËR EFIÇIENCË TË ENERGJISË
1.60. Vënia në dispozicion në treg - do të thotë furnizimi i një produkti për shpërndarje
apo përdorim në tregun e Republikës së Kosovës në kuadër të një veprimtarie tregtare,
qoftë me pagesë apo pa pagesë.
KREU II
POLITIKAT E EFIÇIENCËS SË ENERGJISË
Neni 4
Objektivat nacionale caqet dhe masat politike në fushën e efiçiencës së energjisë
1. Ministria përcakton cakun kombëtar të efiçiencës së energjisë për konsumin final të energjisë
që nuk kalon 1556 Ktoe në vitin 2020.
2. Objektivat në fushën e efiçiencës së energjisë janë si në vijim:
2.1. largimi i barrierave për promovimin e efiçiencës së energjisë;
2.2. vënia në funksion e teknologjive me efiçiencë të lartë të energjisë, e sistemeve
moderne të matjes dhe kontrollit, dhe sistemeve për menaxhimin e energjisë;
2.3. aplikimi i metodave moderne të menaxhimit të energjisë;
2.4. promovimi i përdorimit të pajisjeve dhe makinerisë efiçiente, si dhe burimeve të
ripërtërishme të energjisë.
2.5. promovimi i mekanizmave dhe instrumenteve financiare dhe ofrimi i masave
stimuluese financiare dhe fiskale në përputhje me këtë ligj
2.6. mobilizimi i investimeve në renovim të ndërtesave.
2.7. bashkëpunimi mes konsumatorëve fundorë të energjisë, prodhuesve, furnizuesve
të energjisë me pakicë, shpërndarësve të energjisë dhe institucioneve e autoriteteve
publike, me qëllim të arritjes së objektivave kombëtare të politikave për efiçiencën eë
energjisë.
2.8. sigurimi i auditimeve energjetike të cilësisë së lartë, sistemeve të menaxhimit të
energjisë dhe shërbimeve energjetike në treg.
2.9. edukimi dhe ngritja e vetëdijes së konsumatorëve të energjisë mbi rëndësinë dhe
përfitimet nga zbatimi i masave për ngritje të efiçiencës së energjisë;
2.10. promovimi i hulumtimeve themelore dhe aplikative në fushën e efiçiencës së
energjisë.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 05 DHJETOR 2018, PRISHTINË
8
LIGJI Nr. 06/L -079 PËR EFIÇIENCË TË ENERGJISË
Neni 5
Plani Kombëtar i Veprimit për Efiçiencë të Energjisë dhe Raporti Vjetor i Progresit
1. Plani Kombëtar i Veprimit për Efiçiencë të Energjisë (PKVEE) përcakton dhe përshkruan
veprimet për arritjen e objektivave të politikës shtetërore në fushën e efiçiencës së energjisë,
duke përfshirë skemën e detyrimeve të efiçiencës së energjisë, masat e politikave të efiçiencës së
energjisë, kursimet e energjisë të arritura ose të parashikuara për t’u arritur në nivel të furnizimit,
transmetimit, shpërndarjes dhe konsumit final të energjisë, me qëllim që të përmbushen caqet
kombëtare të efiçiencës së energjisë.
2. Duke filluar nga data 30 prill 2019 për çdo tri (3) vite në vijim, AKEE në bashkëpunim me palët
e tjera përgjegjëse, rishikon PKVEE të cilin ia dërgon Ministrisë për shqyrtim dhe procedim të
mëtejmë te Qeveria e Kosovës për miratim. Plani përfshin caqet tre (3) vjeçare të EE.
3. Pas miratimit nga Qeveria, PKVEE publikohet në web-faqen zyrtare të Ministrisë dhe i
dërgohet Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë jo më vonë se deri më 30 prill të vitit përkatës.
4. PKVEE i rishikuar përfshin edhe raportin e progresit për planin paraprak tre (3) vjeçar të EE,
duke përfshirë plotësimin e caqeve të këtij plani.
5. PKVEE përfshin një vlerësim dhe, sipas nevojës, barrierat rregullative dhe jorregullative për
efiçiencë të energjisë, si dhe të parasheh masat për largimin e tyre, përfshirë masat që ofrojnë
stimulim, shfuqizojnë apo ndryshojnë dispozita ligjore apo rregullative, miratojnë udhëzime dhe
ose thjeshtësojnë procedura administrative.
6. Ministria nxjerr akt nënligjor për përcaktimin e kornizës së përgjithshme për PKVEE duke
përfshirë edhe kërkesat e raportimit.
7. Në baza vjetore, deri më 30 qershor të çdo viti, AKEE përgatit raportin e progresit mbi
përparimin në raportimin e caqeve vjetore të efiçiencës së energjisë, në pajtim me aktin nënligjor
të përcaktuar në paragrafi 1.13 të nenit 42 të këtij ligji. Platforma e monitorimit dhe verifikimit
(PMV) do të përdoret, kur është e mundur, në llogaritjen e kursimeve të energjisë dhe raportimit
mbi masat e PKVEE. Raporti i dorëzohet Qeverisë dhe Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë.
8. Në mënyrë që të krahasohen kursimet e energjisë dhe të kryhet konvertimi në një njësi
krahasuese, faktorët e konvertimit do të definohen në aktin nënligjor siç përcaktohet në paragrafi
1.5 të nenit 42 të këtij ligji.
9. Çdo vit, deri më 30 Prill, të gjitha palët përgjegjëse sipas PKVEE janë të obliguara të
raportojnë te AKEE për zbatimin e aktiviteteve të tyre të parapara në PKVEE.
Neni 6
Planet Komunale të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë, zbatimi dhe raportimi
1. Duke filluar nga 28 shkurt i vitit 2019, për çdo tri (3) vite, komunat përgatisin dhe dorëzojnë
në AKEE draft-planet komunale të veprimit për efiçiencë të energjisë, të cilat do të përfshijnë
politikat e propozuara të efiçiencës së energjisë dhe masat për përmirësimin e efiçiencës së
energjisë, të cilat mbulojnë të gjithë sektorët që funksionojnë në nivel komunal.
2. Para miratimit të Planit Komunal të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë nga Kuvendi Komunal,
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 05 DHJETOR 2018, PRISHTINË
9
LIGJI Nr. 06/L -079 PËR EFIÇIENCË TË ENERGJISË
AKEE do të vlerësojë përputhshmërinë e tij me politikat kombëtare të efiçiencës së energjisë,
caqet dhe planet përkatëse dhe ta japë opinionin me rekomandime, brenda gjashtëdhjetë (60)
ditësh nga data e parashtrimit të draft-planit sipas paragrafit 1 të këtij neni. Miratimi i Planeve
Komunale të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë nga Kuvendi Komunal duhet të bëhet para
datës 31 mars të vitit përkatës dhe i njëjti duhet të mbulojë tri (3) vitet në vijim.
3. Plani, veç tjerash, parashikon krijimin dhe funksionimin e sistemeve komunale të menaxhimit
të energjisë dhe monitorimit, sipas rastit, sistemeve individuale të menaxhimit të energjisë,
duke përfshirë auditimin e energjisë për ndërtesat që konsumojnë energji të mëdha dhe ose
kompanitë komunale, si dhe për renovimin e ndërtesave publike për të përmbushur standardet
minimale të performancës së energjisë të përcaktuara me Ligjin për Performancën e Energjisë
në Ndërtesa, dhe masat e tjera të efiçiencës së energjisë të ndërmarra në objektet nën kontrollin
e komunave.
4. Me qëllim të zbatimit të sistemit komunal të menaxhimit të energjisë, komunat funksionalizojnë
zyrat komunale të energjisë me personel të kualifikuar për menaxhimin e energjisë në përputhje
me legjislacionin në fuqi.
5. Çdo vit dhe jo më vonë se data 30 prill, Kuvendi Komunal miraton dhe ia dorëzon AKEE
raportin e progresit për zbatimin e Planit Komunal të Veprimit për Efiçiencën e Energjisë për
vitin paraprak. Komunat duhet të përdorin platformën e veçantë të softuerit dhe ose faqen e të
dhënave për raportim. Platforma e Monitorimit dhe Verifikimit sigurohet nga AKEE.
6. Brenda gjashtëdhjetë (60) ditësh nga pranimi i raportit, sipas paragrafit 5 të këtij neni, AKEE
vlerëson progresin e arritur, vlerëson nevojat dhe propozon masat përmirësuese apo të tjera
për zbatimin e PKVEE në nivel lokal. Në bazë të vërejtjeve të AKEE, Komunat ndryshojnë,
nëse kërkohet, Planin Komunal të Veprimit për periudhën e mbetur për zbatim, jo më vonë se
deri më 30 Nëntor të vitit përkatës.
7. Ministria nxjerr një model për përcaktimin e formës dhe përmbajtjes së Planit Komunal të
Veprimit për Efiçiencë të Energjisë dhe formën dhe përmbajtjen e Raportit të Progresit për
Zbatimin e Planit Komunal të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë, jo më vonë se gjashtë (6) muaj
pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.
8. Komunat monitorojnë rregullisht zbatimin e planit dhe arritjen e caqeve të kursimit të
energjisë. Për këtë qëllim, komunat duhet të krijojnë dhe menaxhojnë një sistem informacioni
për mbledhjen e të dhënave për konsumin e energjisë në ndërtesat komunale dhe monitorojnë
kursimet e realizuara nga zbatimi i masave në ndërtesat publike, duke përdorur platformën e
bazuar në faqen zyrtare elektronike për raportim, Platforma e Monitorimit dhe Verifikimit (MVP).
9. Komunat do të promovojnë në nivel lokal politikat kombëtare për efiçiencë të energjisë, dhe
do t’i informojnë qytetarët mbi përfitimet nga masat për ngritje të efiçiencës së energjisë dhe
mënyrën e realizimit të tyre.
10. Komunat, si dhe institucionet tjera publike në nivel lokal dhe qendror, shfrytëzojnë, kurdo që
kjo është e mundshme, kompanitë e shërbimeve energjetike dhe kontraktimin e performancës
energjetike për renovime dhe implementim të planeve për të përmirësuar efiçiencën e energjisë
në aspektin afatgjatë.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 05 DHJETOR 2018, PRISHTINË
10
LIGJI Nr. 06/L -079 PËR EFIÇIENCË TË ENERGJISË
KREU III
EFIÇIENCA NË PËRDORIMIN E ENERGJISË
Neni 7
Strategjia për rinovimin e ndërtesave
1. Ministria, e mbështetur nga AKEE dhe në bashkëpunim me ministritë e linjës përgjegjëse
për ndërtime dhe apo administrim të ndërtesave, zhvillon Strategjinë afatgjate për mobilizimin
e investimeve për rinovime të ndërtesave të banimit dhe atyre komerciale, publike dhe private.
Ministria dorëzon Draftin e Strategjisë në Qeveri për aprovim jo më vonë se gjashtë (6) muaj
pas hyrjes në fuqi të këtij ligji,si dokument të veçantë. Strategjia duhet të përfshijë si në vijim:
1.1. një pasqyrë të stokut të ndërtesave në nivel vendi bazuar në të dhënat statistikore
dhe ose një mostër, sipas nevojës, të kategorive të ndërtesave;
1.2. identifikimi i qasjeve kost-efektive për rinovimet që lidhen me llojin e ndërtesave
dhe zonën klimatike;
1.3. politikat dhe masat për stimulimin e rinovimeve të thella kost-efektive të ndërtesave
duke përfshirë rinovimet e thella në faza;
1.4. një perspektivë të ardhshme që jep udhëzim të investimeve të individëve, industrisë
së ndërtimit dhe institucioneve financiare;
1.5. një vlerësim të bazuar në dëshmi të kursimeve të pritshme të energjisë dhe
përfitimeve më të gjera.
2. Strategjia do të marrë parasysh caqet e efiçiencës së energjisë sipas Planit Kombëtar të
Veprimit për Efiçiencë të Energjisë, si dhe aspektet sociale që mund të kontribuojnë në zbutjen
e varfërisë energjetike.
3. Pas miratimit nga Qeveria, Strategjia publikohet në faqen zyrtare të Ministrisë. Strategjia do
të përditësohet çdo tri (3) vite dhe do të dorëzohet në Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë.
Neni 8
Renovimi i ndërtesave publike
1. Për ta demonstruar rolin shembullor të organeve publike në performancën energjetike
të ndërtesave, Qeveria e Republikës së Kosovës rinovon një përqind (1%) të sipërfaqes
totale të kateve të ndërtesave me ngrohje dhe ose me ftohje në pronësi dhe shfrytëzim nga
institucionet qeveritare të nivelit qendror, çdo vit, për të përmbushur së paku kërkesat minimale
për performancën e energjisë në pajtim me Ligjin për Përformancën e Energjisë në ndërtesa.
2. Shkalla e renovimit prej një përqind (1%) do të llogaritet nga data 1 dhjetor 2017 dhe llogaritet
në sipërfaqen e përgjithshme të ndërtesave me sipërfaqe të përgjithshme të shfrytëzueshme mbi
pesëqind metër katror (500 m2) që në 1 janar të çdo viti, nuk i përmbushin kërkesat kombëtare
të performancës minimale të energjisë sipas Ligjit mbi Performancën e Energjisë në ndërtesa.
Ky prag duhet të ulet në dyqind e pesëdhjetë (250 m2) nga 1 janari 2019 .
3. Gjatë zbatimit të masave për renovimin gjithëpërfshirës të ndërtesave të qeverisë qendrore
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 05 DHJETOR 2018, PRISHTINË
11
LIGJI Nr. 06/L -079 PËR EFIÇIENCË TË ENERGJISË
në përputhje me paragrafin 1 të këtij neni, duhet të merret parasysh ndërtesa në tërësi, duke
përfshirë mbulojën, pajisjet, funksionimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesës.
4. Kërkesat e përcaktuara në paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni nuk zbatohen për kategoritë
vijuese të ndërtesave:
4.1. ndërtesat që janë pjesë e trashëgimisë kulturore kombëtare dhe nëse përmbushja
e kërkesave minimale të performancës së energjisë do të ndryshonte karakterin ose
paraqitjen e tyre në mënyrë të papranueshme;
4.2. ndërtesat në pronësi të forcave të armatosura ose qeverisë qendrore dhe që i
shërbejnë qëllimeve të mbrojtjes kombëtare, përveç banesave individuale të banimit
ose ndërtesave të zyrave për forcat e armatosura dhe stafin tjetër të punësuar nga
autoritetet kombëtare të mbrojtjes;
4.3. ndërtesat që përdoren si objektet e kultit dhe ato për aktivitete fetare.
5. Nëse gjatë një viti ndërtesat e renovuara të sipas paragrafit 1 dhe 2 të këtij neni tejkalojnë
shkallën prej një përqind (1%), kjo mund të llogaritet drejt normës vjetore të renovimit të cilësdo
nga tri (3) vitet e mëparshme ose pasardhëse.
6. Ndërtesat e reja të shfrytëzuara dhe në pronësi si zëvendësime për objekte specifike të
qeverisë qendrore të demoluara në cilindo nga dy (2) vitet e mëparshme, ose ndërtesat që janë
shitur, demoluar ose larguar nga përdorimi në cilindo nga dy vitet e mëparshme si pasojë e
përdorimit më intensiv të ndërtesave të tjera mund të llogariten drejt normës vjetore të renovimit.
7. Deri më 31 Korrik 2019, AKEE, në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse për menaxhimin
e ndërtesave publike, përgatit dhe do të bëjë publik një inventar të ndërtesave të institucioneve
qeveritare të nivelit qendror nga paragrafi 2 i këtij neni duke mos përfshirë ndërtesat nga
paragrafi 4 i këtij neni. Ky inventar duhet të përmbajë së paku të dhënat si në vijim:
7.1. sipërfaqen e dyshemesë në m2; dhe
7.2. performancën e energjisë të çdo ndërtese ose të dhënat përkatëse të energjisë.
8. Ministria, e mbështetur nga AKEE dhe FKEE, përgatit dhe dorëzon për miratim në Qeveri,
akte nënligjore për Planin tre (3) vjeçar të renovimit për ndërtesat e qeverisë qendrore që do të
përcaktojnë së paku:
8.1. listën e ndërtesave në pronësi dhe të shfrytëzuara nga qeveria qendrore që do të
renovohen çdo vit, masat kryesore të efiçiencës së energjisë dhe kostot e parashikuara
të investimeve.
8.2. aranzhimet e zbatimit për renovimin e ndërtesave duke përfshirë mundësinë për të
transferuar këtë përgjegjësi tek FKEE.
8.3. burimet dhe metodat e financimit të investimeve përfshirë përgatitjen e projekteve,
tenderimin, zbatimin e furnizimeve dhe punëve, si dhe verifikimin pas zbatimit.
8.4. mënyrën raportimit tek AKEE mbi progresin e zbatimit të planit të renovimit.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 05 DHJETOR 2018, PRISHTINË
12
LIGJI Nr. 06/L -079 PËR EFIÇIENCË TË ENERGJISË
9. AKEE është përgjegjëse për krijimin dhe administrimin e një skeme për arritjen e kërkesave
minimale të performancës së energjisë në ndërtesat e renovuara.
10. Çdo vit, deri më 31 Maj, në bashkëpunim me FKEE, sipas nevojës, AKEE përgatit dhe
dorëzon në Ministri raportin që përfshin informata mbi ndryshimet e nevojshme në planin tre (3)
vjeçar të renovimit të ndërtesave të institucioneve të qeverisë qendrore, nëse kërkohet, numrin e
kontratave të përfunduara gjatë vitit të kaluar, shkallën vjetore e renovimit të ndërtesave, masat
e efiçiencës së energjisë dhe shpenzimet e përgjithshme të realizuara, rezultatet e verifikimit
dhe kursimet e energjisë të arritura gjatë vitit të kaluar, si dhe informacione të tjera relevante.
Raporti do të publikohet në faqet zyrtare të Ministrisë.
11.Qeveria e Kosovës do të inkurajojë organet e tjera publike që nuk i përkasin institucioneve
qeveritare të nivelit qendror siç përcaktohet në paragrafi 1.2 të nenin 3 të këtij ligji, duke
përfshirë organet rajonale dhe lokale, si dhe organet e tjera të qeverisura nga e drejta publike,
që të zbatojnë planet e renovimit të ndërtesave në pronësi dhe shfrytëzim nga to, duke ndjekur
rolin ekzemplar të ndërtesave të institucioneve qeveritare të nivelit qendror të përcaktuar në
paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni.
Neni 9
Blerja nga organet publike
1. Autoritetet dhe organet e administratës qendrore dhe lokale, si dhe të gjitha autoritetet ose
subjektet tjera publike që zbatojnë Ligjin për Prokurimin Publik dhe ose FKEE, do të blejnë
vetëm produkte, shërbime dhe ndërtesa me performancë të lartë të efiçiencës së energjisë, në
pajtim me Udhëzimin Administrativ sipas paragrafit 1.3 të nenit nenit 42 të këtij ligji.
2. Paragrafi 1 i këtij neni aplikohet edhe për personat juridikë privatë në rast të kontraktimit të
prokurimeve të punimeve, furnizimeve ose shërbimeve të financuara dhe ose të subvencionuara
me së paku 50% nga fondet publike ose me mbështetje financiare të FKEE.
3. Detyrimi i përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni zbatohet për kontratat e forcave të
armatosura vetëm në atë masë që zbatimi i tij nuk shkakton konflikt me natyrën dhe qëllimin
parësor të veprimtarisë së forcave të armatosura.
4. Gjatë tenderimit të kontratave të shërbimeve me përmbajtje të konsiderueshme të energjisë,
autoritetet dhe organet e cekura në paragrafin 1 të këtij neni do të vlerësojnë mundësinë e
lidhjes së kontratave afatgjata të performancës së energjisë që sigurojnë kursime afatgjata të
energjisë.
5. Pa paragjykuar paragrafin 1 të këtij neni, gjatë blerjes së pakove të produkteve të mbuluara
në tërësi nga një akt i deleguar i miratuar në kuadër të legjislacionit mbi etiketimin e energjisë të
produkteve që lidhen me energjinë, efiçienca e përgjithshme e energjisë duhet të ketë prioritet
mbi efiçiencën e energjisë së produkteve individuale brenda asaj pakoje, duke blerë pakon e
produktit që përputhet me kriterin që i përket klasës më të lartë të efiçiencës së energjisë.
Neni 10
Skema obligative për efiçiencë të energjisë
1. Ministria krijon Skemën Obligative për Efiçiencë të Energjisë që ka për qëllim arritjen e cakut
kumulativ të kursimit të energjisë siç përcaktohet në paragrafët 3, 4 dhe 5 të këtij neni. Caku do
të arrihet me kombinim të zbatimit të Masave Alternative siç përcaktohet në paragrafët 6, 7 dhe
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 05 DHJETOR 2018, PRISHTINË
13
LIGJI Nr. 06/L -079 PËR EFIÇIENCË TË ENERGJISË
8 të këtij neni dhe duke imponuar detyrime të kursimeve të energjisë ndaj palëve të detyruara.
2. Operatorët e Sistemit të Energjisë Elektrike dhe/apo energjisë termike ose kompanitë e shitjes
me pakicë të energjisë dhe ose shpërndarësit e lëndës djegëse të lëngshme të energjisë për
shitësit me pakicë dhe ose që furnizojnë drejtpërdrejti lëndë djegëse për konsumatorët fundorë
që veprojnë në territorin e Republikës së Kosovës sipas legjislacionit përkatës, konsiderohen
Palë të Detyruara të skemës së detyrimeve të efiçiencës së energjisë. Nga radhët e atyre
Palëve të Detyruara, Qeveria do të përcaktojë ata që do të kontribuojnë në arritjen e objektivave
të detyrimeve të efiçiencës së energjisë në përputhje me paragrafin 9 të këtij neni.
3. Kursimet kumulative të energjisë sipas skemës së detyrimit të energjisë do të jenë në nivel
ekuivalent me arritjen e kursimeve të reja çdo vit që korrespondojnë me periudhën nga 1 janar
2017 deri më 31 dhjetor 2020 prej zero pikë shtatë përqind (0.7%) të shitjeve vjetore të energjisë
për konsumatorët fundorë të të gjitha formave të energjisë në vëllim, mesatarisht për periudhën
më të fundit tre (3) vjeçare para 1 janarit 2016. Shitja e energjisë, sipas vëllimit, që përdoret në
transport përjashtohet nga kjo llogaritje.
4. AKEE, përcakton kursimet kumulative të energjisë që duhet të arrihen që korrespondojnë
me periudhën kohore të cekur në paragrafin 3 të këtij neni. Gjatë llogaritjeve të kursimeve
kumulative të energjisë të cekura në paragrafin 3 të këtij neni, AKEE do të:
4.1 përdor vlerat e përqindjes prej zero pikë pesë përqind (0,5%) për vitet 2017 dhe
2018 dhe zero pikë shtatë përqind (0.7%) për vitet 2019 dhe 2020;
4.2 lejon që kursimet e energjisë të arritura në sektorët e prodhimit, shpërndarjes dhe
transmetimit të energjisë, përfshirë infrastrukturën efiçiente të sistemit të ngrohjes dhe
ftohjes qendrore, si rezultat i zbatimit të kërkesave të përcaktuara në paragrafi 3 të
nenit 19 dhe nenit 20 të ketij ligji të llogariten në masën e kursimeve të energjisë të
kërkuara sipas paragrafit 3 të këtij neni ;
4.3 lejon që kursimet e energjisë që rezultojnë nga veprimet individuale të reja të
zbatuara nga 31 dhjetori 2008 e që vazhdojnë të kenë ndikim në vitin 2020 dhe që
mund të maten dhe verifikohen, të llogariten në masën e kursimeve të energjisë të
kërkuara sipas paragrafit 3 të këtij neni.
5. Zbatimi i paragrafit 3 nuk rezulton me një zbritje prej më tepër se njëzet e pesë përqind (25%)
të sasisë së kursimit të energjisë sipas paragrafit 3 të këtij neni Ministria njofton Sekretariatin e
Komunitetit të Energjisë lidhur me paragrafin 3, jo më vonë se 31 korrik 2018 përfshirë elementët
e listuar në paragrafin 3 të këtij neni, që janë zbatuar dhe llogaritjen që tregon ndikimin e tyre
në sasinë e kursimeve të energjisë të referuara në paragrafin 3 të këtij neni.
6. Si alternativë e imponimit të të skemave obligative për efiçiencë të energjisë ndaj palëve
të obliguara, Ministria zgjedh të merr masa të tjera të politikave për përmbushjen e pjesëshme
të kursimeve të energjisë te konsumatorët fundorë, me kusht që këto masa të politikave
përmbushin kriteret sipas paragrafit 7 dhe 8 të këtij neni. Shuma vjetore e kursimeve të reja të
energjisë të arritura nëpërmjet kësaj qasjeje do të jetë ekuivalente ose do të korrespondojë me
përqindjen e sasisë së kursimeve të reja të energjisë sipas paragrafëve 3, 4 dhe 5 të këtij neni
AKEE propozon masat e politikave sipas këtij neni, ndërsa Ministria përgjegjëse për sektorin
e energjisë, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Tregtisë
dhe Industrisë, dorëzon listën e masave te Qeveria për miratim. Masat e politikave mund të
përfshijnë, mes tjerash, masat vijuese të politikave ose kombinime të tyre:
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 05 DHJETOR 2018, PRISHTINË
14
LIGJI Nr. 06/L -079 PËR EFIÇIENCË TË ENERGJISË
6.1. taksat e energjisë ose të CO2 që kanë efekt të reduktimit të konsumit të energjisë
nga përdorimi final.
6.2 skemat dhe instrumentet e financimit ose stimulimet fiskale që çojnë në aplikimin
e teknologjisë ose teknikave efiçiente të energjisë dhe kanë efekt të zvogëlimit të
konsumit të energjisë në përdorimin fundor.
6.3 rregulloret ose marrëveshjet vullnetare që çojnë në aplikimin e teknologjisë ose
teknikave efiçiente të energjisë dhe kanë efekt të zvogëlimit të konsumit të energjisë
në përdorimin fundor.
6.4 standardet dhe normat që kanë për qëllim përmirësimin e efiçiencës së energjisë të
produkteve dhe shërbimeve, duke përfshirë ndërtesat dhe automjetet, përveç në rastet
kur ato janë të detyrueshme dhe të zbatueshme në Kosovë.
6.5 skemat e etiketimit të energjisë, me përjashtim të atyre që janë të detyrueshme dhe
të zbatueshme në Kosovë.
6.6. trajnim dhe edukim, duke përfshirë programuesit këshillues për energji, që çojnë
në aplikimin e teknologjisë ose teknikave efiçiente të energjisë dhe kanë efekt të
zvogëlimit të konsumit të energjisë në përdorimin fundor.
6.7. masat e tjera të politikave.
7. Ministria do të njoftojë Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë mbi masat e politikave që do
t’i miratojë, sipas kornizës së parashikuar në paragrafin 1.5 të nenit 42 të këtij ligji dhe duke
treguar se si do të arrihet shuma e kërkuar e kursimeve. Sekretariati i Komunitetit të Energjisë
mund të bëjë sugjerime për ndryshime gjatë tre (3) muajve pas njoftimit.
8. Kriteret për masat e politikave të ndërmarra në përputhje me nënparagrafin 6.2. i paragrafit 6
të këtij neni përfshijnë si në vijim:
8.1 masat e politikave përcaktojnë së paku dy (2) periudha të ndërmjetme deri më 31
Dhjetor 2020 dhe çojnë në arritjen e cakut;
8.2 përkufizohet përgjegjësia e secilës palë të besuar, palës pjesëmarrëse ose autoritetit
publik zbatues, cilado që është relevante;
8.3 sasia e kursimeve të energjisë që kërkohet ose që duhet të arrihet me masën e
politikave shprehet qoftë në konsumin përfundimtar qoftë atë primar të energjisë.
8.4. kursimet e energjisë llogariten duke përdorur metodat dhe parimet e parashikuara
në paragrafin 1.5 të nenit 42 të këtij ligji.
8.5. një raport vjetor i kursimeve të energjisë që janë arritur do të sigurohet nga palët
pjesëmarrëse, përveç nëse nuk është e mundur dhe i njëjti do të bëhet publik.
8.6. sigurohet monitorimi i rezultateve dhe parashikohen masat e duhura nëse progresi
nuk është i kënaqshëm.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 05 DHJETOR 2018, PRISHTINË
15
LIGJI Nr. 06/L -079 PËR EFIÇIENCË TË ENERGJISË
8.7. është vendosur një sistem kontrolli që përfshin gjithashtu verifikimin e pavarur të
përqindjes së duhur statistikore të masave për përmirësimin e efiçiencës së energjisë.
dhe;
8.8. të dhënat mbi trendet vjetore të kursimeve të energjisë publikohen çdo vit.
9. Ministria siguron se kur ka mbivendosje të ndikimit të masave të politikave apo vendimeve
individuale, nuk bëhet numërimi i dyfishtë i kursimeve të energjisë.
10. AKEE do të zhvillojë një plan tre (3) vjeçar të zbatimit të skemës së detyrimeve dhe ia
dorëzon atë Ministrisë. Plani mund të rishikohet çdo vit sipas nevojës. AKEE do të administrojë
Skemën Obligative të Efiçiencës së Energjisë, do të vendos sistem kontrolli, raportimi, matjeje
dhe verifikimi dhe do te raportojë në Ministri.
11. Ministria përgjegjëse për sektorin e energjisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave
dhe Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë do të jetë përgjegjëse për funksionimin e duhur të
Skemës së Detyrimeve të Efiçiencës së Energjisë.
12. Në bazë të propozimit të Ministrisë, Qeveria do të aprovojë legjislacionin sekondar që
përkufizon së paku:
12.1. përqindjen e cakut kumulativ që do të arrihet përmes masave alternative dhe
përqindjes që do të alokohet për palët e detyruara;
12.2. listën e palëve të detyruara së bashku me cakun kumulativ të alokuar për çdo
palë të detyruar.
12.3. përzgjedhja e palëve të detyruara do të bazohet në kritere transparente dhe
jodiskriminuese duke përfshirë vëllimin e energjisë së trajtuar nga të gjitha palët e
detyruara.
12.4. detyrimet e palëve të detyruara në lidhje me raportimin dhe lehtësimin e kontrollit,
matjes dhe verifikimit nga AKEE.
12.5. procedurat sipas të cilave një palë e detyruar mund të blejë pjesërisht ose
plotësisht detyrimin e saj duke transferuar tek FKEE shumën korresponduese me një
normë të sheshtë për Ktoe të përcaktuar nga Qeveria.
12.6. mënyrën e kontrollit, matjes, verifikimit dhe raportimit nga AKEE.
12.7. veprimet dhe procedurat që do të ndërmerren nga Ministritë përgjegjëse për të
siguruar se Palët e Detyruara kompensojnë FKEE për kursimet e paarritura të energjisë.
13. Nëse ndryshojnë rrethanat, Ministria përgjegjëse për energji mund të ndryshojë Planin e
përcaktuar në paragrafin 10 të këtij neni.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 05 DHJETOR 2018, PRISHTINË
16
LIGJI Nr. 06/L -079 PËR EFIÇIENCË TË ENERGJISË
Neni 11
Auditimet e Energjisë dhe Sistemet e Menaxhimit të Energjisë
1. AKEE, bazuar në PKVEE, zhvillon programe informimi mbi përfitimet që sjellë menaxhimi i
energjisë dhe inkurajon NVM-të që t’i nënshtrohen auditimeve të energjisë dhe zbatimit pasues
të rekomandimeve nga këto auditime. Në bazë të kritereve transparente dhe jodiskriminuese
dhe pa paragjykuar Ligjin për Ndihmën Shtetërore, Qeveria e Kosovës, përmes AKEE ose
FKEE nga PKVEE, mund të krijojë skema mbështetëse për NVM-të, përfshirë nëse kanë
lidhur marrëveshje vullnetare, për mbulimin e kostove të auditimit të energjisë që do të
kryhen nga auditorët e pavarur të regjistruar në regjistrin e auditorëve të AKEE-së, dhe të
zbatimit të rekomandimeve kost-efektive nga auditimet e energjisë, nëse zbatohen masat e
propozuara si dhe për t’i zbatuar sistemet e menaxhimit të energjisë duke ndjekur parimet e
standardeve ndërkombëtare për menaxhimin e energjisë deri në masën që kjo është teknikisht
e realizueshme, dhe kost-efektive.
2. Ndërmarrjet që nuk janë NVM janë subjekt i një auditimi të energjisë të kryer në mënyrë
të pavarur dhe kost-efektive nga auditori i regjistruar i energjisë ose ekipi i auditorëve, sipas
nevojës, deri më 5 nëntor 2018 dhe së paku çdo tri (3) vite nga data e auditimit paraprak të
energjisë. Auditimi i energjisë duhet t’i plotësojë kriteret minimale në bazë të paragrafit 2.12 të
nenit 12 të këtij ligji.
3. Qeveria e Kosovës do t’i inkurajojë ndërmarrjet e cekura në paragrafin 2 të këtij neni që
të krijojnë një sistem të menaxhimit të energjisë dhe/ose mjedisit të certifikuar nga një organ
i pavarur sipas standardeve përkatëse evropiane ose ndërkombëtare. Në këtë rast, këto
ndërmarrje përjashtohen nga kërkesat e paragrafit 2 të këtij neni, me kusht që sistemi i
menaxhimit në fjalë përfshin një auditim të energjisë në bazë të kritereve minimale të bazuara
në paragrafin 2.12 të nenit 12 të këtij ligji.
4.Ndërmarrjet e cekura në paragrafin 2 të këtij neni dhe që nuk kanë krijuar një sistem të
certifikuar të menaxhimit të energjisë dhe/ose mjedisor sipas paragrafit 3 të këtij neni, duhet t’i
zbatojnë detyrimet e mëposhtme:
4.1. të caktojnë një menaxher të energjisë me kualifikime të duhura teknike në fushën
e energjisë;
4.2. të krijojnë një strukturë të përshtatshme organizative për menaxhimin e energjisë
në biznes dhe objekte;
4.3. të zhvillojnë dhe operojnë një sistem për monitorimin e konsumit të energjisë
brenda bizneseve dhe ose objekteve;
4.4. raporti përfundimtar për AKEE lidhur me auditimet e kryera të energjisë, konsumin
e energjisë, masat e efiçiencës së energjisë të zbatuara dhe kursimet e arritura të
energjisë vitin paraprak, do të dorëzohet më së voni deri më 31 Mars të çdo viti.
5. Ministria, me akt nënligjor, publikon listën e parë të ndërmarrjeve nga paragrafi 2 i këtij neni
dhe përcakton kërkesat minimale që duhet të përmbushen nga këto ndërmarrje në lidhje me
procedurat e menaxhimit të energjisë dhe kërkesat e raportimit. Kjo listë rishikohet çdo vit deri
më 31 Maj.
6. Auditimi i energjisë i përcaktuar si në paragrafët 2 ose 3 të këtij neni mund të jetë si raport
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 05 DHJETOR 2018, PRISHTINË
17
LIGJI Nr. 06/L -079 PËR EFIÇIENCË TË ENERGJISË
i veçantë ose si pjesë e një vlerësimi më të gjerë mjedisor. Aty ku është e mundur, auditimi i
energjisë duhet të përfshijë si një pjesë të veçantë një vlerësim të fizibilitetit teknik dhe ekonomik
të lidhjes me një rrjet ekzistues ose të planifikuar të ngrohjes ose ftohjes.
7. Pa paragjykuar Ligjin për Ndihmën Shtetërore, Qeveria e Kosovës, përmes AKEE ose FKEE,
mund të zbatojë skema nxitëse dhe mbështetëse për ndërmarrjet në paragrafin 2 të këtij neni
për zbatimin e rekomandimeve nga auditimet energjetike dhe masat e ngjashme.
8. AKEE dhe ose autoritetet kompetente, varësisht nga madhësia dhe natyra e investimeve
në efiçiencë të energjisë, mund të kërkojnë auditime të detyrueshme të energjisë nga auditorë
i regjistruar të energjisë në bazë të kritereve minimale të përcaktuara në paragrafin 4. të
nenit 12 të këtij ligji, në rast të projekteve të efiçiencës së energjisë në sektorin publik apo
privat të financuara tërësisht ose pjesërisht nga buxheti i shtetit ose buxhetet e autoriteteve të
administratës publike lokale ose FKEE.
Neni 12
Auditorët e Energjisë dhe Auditimi i Energjisë
1. Auditimi i energjisë kryhet nga auditor i pavarur i energjisë ose një ekip auditorësh, të
regjistruar në një regjistër elektronik të përditësuar rregullisht të AKEE-së.
2. AKEE është përgjegjëse për menaxhimin e tërë skemës së auditimit të energjisë, që do të
përcaktohet përmes legjislacionit sekondar për auditorët e energjisë dhe auditimin e energjisë,
që do të miratohet nga ministri, dhe do të rregullojë së paku si në vijim:
2.1. kërkesat e trajnimit për kualifikim dhe/ose certifikim ose akreditim të auditorëve të
energjisë, duke përfshirë kërkesat dhe mënyrën e mbajtjes së provimeve përfundimtare.
2.2. metodën dhe procedurat për krijimin dhe mirëmbajtjen e një regjistri elektronik të
auditimeve të energjisë dhe auditorëve të energjisë.
2.3. kërkesat dhe procedurat për regjistrimin e auditorëve të kualifikuar të energjisë në
regjistrin elektronik të AKEE-së.
2.4. kodi i mirësjelljes i auditorëve të energjisë.
2.5. detyrimet e auditorëve lidhur me raportimin në AKEE.
2.6. metodat dhe procedurat për kontrollin e cilësisë së raporteve të auditimit të
energjisë dhe auditorëve të energjisë, bazuar në kontrollin e një mostre të raporteve të
auditimit të energjisë që ata e realizojnë.
2.7. arsyet dhe procedurat për heqjen nga regjistri i auditorëve për shkak të performancës
së dobët dhe/ose shkeljes së kodit të mirësjelljes.
3. Auditimet e energjisë duhet të jenë të cilësisë së lartë, kosto-efektive dhe të kryhen në
mënyrë të pavarur nga auditorë të energjisë të kualifikuar dhe të regjistruar që angazhohen për
këtë qëllim ose i përkasin personelit të brendshëm, me kusht që të jenë auditorë të regjistruar
të energjisë.
4. Me qëllim të garantimit të cilësisë së lartë të auditimeve të energjisë dhe sistemeve të
menaxhimit të energjisë, Ministria përcakton kritere minimale transparente dhe jodiskriminuese
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 05 DHJETOR 2018, PRISHTINË
18
LIGJI Nr. 06/L -079 PËR EFIÇIENCË TË ENERGJISË
për auditime të energjisë, në bazë të aktit nënligjor sipas paragrafit 1.6 të nenit 42 të këtij ligji,
mbi modelet, udhëzimet dhe dokumentet tjera të nxjerra nga AKEE si dhe kërkesat specifike të
cilat mund të nxirren nga institucionet që financojnë/përkrahin investimet relevante në efiçiencë
të energjisë.
5. Auditimet e energjisë nuk do të përfshijnë dispozita që pengojnë gjetjet e auditimit pas
transferimit te një ofrues i shërbimeve të energjisë, me kusht që klienti/konsumatori të mos ketë
vërejtje për këtë.
Neni 13
Disponueshmëria e Menaxhimit të Energjisë dhe skemat tjera të kualifikimit, akreditimit
dhe të certifikimit
1. AKEE mund të miratojë dhe përkufizojë përmes PKVEE masa që nxisin disponueshmërinë e
skemave të certifikimit për Sistemet e Menaxhimit të Energjisë. Mund të promovohen skema të
tjera të kualifikimit, akreditimit dhe certifikimit, duke përfshirë trajnimet për ofruesit e shërbimeve,
menaxherët e energjisë, instaluesit e elementeve të ndërtimit të energjisë dhe aktorët e tjerë
të tregut të energjisë për t’i rritur kapacitetet, vënë në dispozicion shërbime të besueshme për
konsumatorët dhe për të kontribuar në përmbushjen e objektivave kombëtare të efiçiencës së
energjisë.
2. Skemat e përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni bëhen të disponueshme për publikun ,
duke përfshirë masat e duhura për rritjen e vetëdijësimit.
Neni 14
Informatat dhe trajnimet
1. AKEE do të marrë veprime të duhura për të promovuar dhe lehtësuar përdorimin efçient
të energjisë nga konsumatorë të vegjël të energjisë, përfshirë konsumatorët familjarë. Këto
mund të përfshijnë ofrimin e informatave lidhur me stimulimet fiskale në dispozicion, qasjen e
mundshme në financa, grante apo subvencione, projektet ekzemplare, mënyrat dhe mjetet për
arritjen e ndryshimeve kost-efektive dhe të lehta në përdorimin e energjisë dhe informata të
tjera relevante.
2. AKEE do të ndërmarrë veprime të duhura për të siguruar që informatat mbi mekanizmat e
disponueshëm të efiçiencës së energjisë dhe kornizat financiare dhe ligjore janë transparente
dhe se shpërndahen përgjithësisht te të gjithë aktorët relevantë të tregut, siç janë konsumatorët,
ofruesit e shërbimeve energjetike, ndërtuesit, arkitektët, inxhinierët, auditorët mjedisorë dhe të
energjisë, instaluesit e elementeve të ndërtimit, siç kërkohet.
3. AKEE do të ndërmarrë veprime të duhura për të siguruar informata për bankat dhe institucionet
e tjera financiare mbi mundësitë e pjesëmarrjes, përfshirë partneritetet publike-private në masat
e financimit të efiçiencës së energjisë.
4. AKEE, në bashkëpunim me palët e interesit, operatorët e tregut dhe autoritetet e administratës
publike lokale, do të ndërmarrë veprime ndërgjegjësimi dhe, sipas nevojës, trajnime për
qytetarët mbi përparësitë dhe aspektet praktike të ndërmarrjes së masave të efiçiencës.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 05 DHJETOR 2018, PRISHTINË
19
LIGJI Nr. 06/L -079 PËR EFIÇIENCË TË ENERGJISË
Neni 15
Shërbimet e energjisë
1. Shërbimet e energjisë do të kryhen nga instalues të pajisjeve të kompanive të specializuara të
shërbimit të energjisë (ESCO), kompani të ndërtimit, kompani të ngrohjes, auditorët, vlerësuesit
e ndërtesave të regjistruara në ministrinë përgjegjëse për regjistrimin e bizneseve, ose çdo
anëtar të Bashkimit Evropian ose cilado palë e Komunitetit të Energjisë.
2. Kompanitë e specializuara në shërbimet e energjisë (ESCO), në rast të kontraktimit të zbatimit
të masave të efiçiencës së energjisë, do të përfshijnë në kontratat e tyre, së paku:
2.1. vendosjen e qartë të gjendjes referuese, para investimit në bazë të të cilës do të
maten dhe verifikohen kursimet e energjisë.
2.2. listën e qartë dhe transparente të masave të efiçiencës që duhet të realizohen ose
rezultatet e efiçiencës që do të arrihen.
2.3. kursimet e garantuara që do të arrihen duke realizuar masat e kontratës.
2.4. kohëzgjatjen dhe fazat e kontratës, afatet dhe periudha e njoftimit.
2.5. listën e qartë dhe transparente të detyrimeve të secilës palë kontraktuese.
2.6. datë(at) e referencës për të vendosur kursimet e arritura.
2.7. listën e qartë dhe transparente të hapave që duhet kryer për të zbatuar një masë
ose pako masash dhe, sipas nevojës, shpenzimet përkatëse.
2.8. detyrimin për të zbatuar në tërësi masat në kontratë dhe dokumentimin e të gjitha
ndryshimeve të bëra gjatë projektit.
2.9. rregulloret që specifikojnë përfshirjen e kërkesave ekuivalente në çdo nënkontraktim
me palët e treta.
2.10. paraqitjen e qartë dhe transparente të implikimeve financiare të projektit dhe
shpërndarjen e pjesëmarrjes së të dy palëve në kursimet e arritura monetare siç është
kompensimi i ofruesit të shërbimit.
2.11. dispozita të qarta dhe transparente për matjen dhe verifikimin e kursimeve të
garantuara, kontrollet e cilësisë dhe garancitë.
2.12. dispozitat që qartësojnë procedurën për të trajtuar ndryshimin e kushteve të
kornizës që ndikojnë në përmbajtjen dhe rezultatin e kontratës, ndryshimin e çmimeve
të energjisë, intensitetin e përdorimit të një instalimi.
2.13. informata të hollësishme mbi detyrimet e secilës palë kontraktuese dhe ndëshkimet
për shkeljen e tyre.
3. AKEE do të publikojë në faqen e saj të internetit:
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 05 DHJETOR 2018, PRISHTINË
20
LIGJI Nr. 06/L -079 PËR EFIÇIENCË TË ENERGJISË
3.1. praktikat më të mira për kontraktimin e performancës së energjisë, udhëzimet,
kontratat model përfshirë klauzolat që duhet të përfshihen në kontrata të tilla për të
garantuar kursimet e energjisë dhe të drejtat e konsumatorëve fundorë;
3.2. listën e ofruesve të regjistruar të shërbimeve të energjisë, që duhet të përditësohet
rregullisht;
3.3. çdo instrument financiar në dispozicion, stimulimet, grantet dhe kreditë për të
mbështetur projektet e shërbimit të efiçiencës së energjisë.
4. AKEE do të sigurojë një shqyrtim cilësor në kuadër të PKVEE lidhur me zhvillimin aktual dhe
të ardhshëm të tregut të shërbimeve energjetike.
5. Ministria, me mbështetje të AKEE, do të identifikojë barrierat rregullative dhe jorregullative
që pengojnë kontraktimin e performancës së energjisë dhe modeleve të tjera të shërbimeve
të efiçiencës së energjisë, si për sektorin publik ashtu dhe atë privat. Ministria do t’i propozojë
Qeverisë së Kosovës miratimin e nevojshëm të akteve nënligjore me qëllim të heqjes së këtyre
barrierave dhe të mundësojë kontraktimin e performancës së energjisë, si në sektorin privat
ashtu edhe në atë publik.
6. Operatorët e sistemit të transmetimit, shpërndarësit e energjisë dhe furnizuesit e energjisë
me pakicë, janë të detyruar të përmbahen nga çdo aktivitet që mund të pengojë kërkesën dhe
ofrimin e shërbimeve energjetike ose masave të tjera të përmirësimit të efiçiencës së energjisë,
ose pengojnë zhvillimin e tregjeve për shërbime apo masa të tilla, duke përfshirë mbylljen e
tregut për konkurrentët ose abuzimin e pozitave dominuese.
Neni 16
Matja
1. Konsumi i konsumatorëve fundorë që përdorin energji elektrike, gaz natyror ose energji
termike duhet të matet me njehsorë individualë që reflektojnë saktë konsumin aktual të
energjisë dhe japin informata mbi kohën aktuale të përdorimit, për aq sa është teknikisht e
realizueshme, financiarisht e arsyeshme dhe proporcionale me kursimet e energjisë. Njehsorët
e tillë gjithmonë do të instalohen në çmime konkurruese kur:
1.1. matësi ekzistues zëvendësohet;
1.2. bëhet një lidhje e re në një ndërtesë të re ose në ndërtesë që i nënshtrohet rinovimit
të madh siç përcaktohet në Ligjin për Performancën e Energjisë në ndërtesa.
2. Në rast kur matja bëhet përmes matësit inteligjent dhe kur vendoset matësi inteligjent,
konsumatorët fundorë informohen për kohën aktuale të përdorimit dhe objektivat dhe përfitimet
e efiçiencës së energjisë, veçanërisht në lidhje me potencialin e plotë lidhur me menaxhimin e
leximit të njehsorëve dhe monitorimin e konsumit të energjisë.
3. Me kërkesë të konsumatorit fundor që konsumon energjinë elektrike, operatorët e njehsorit
duhet të sigurojnë që njehsori mund të llogarisë energjinë elektrike të vendosur në rrjet nga
objekti i konsumatorëve fundorë dhe të vihet në dispozicion të tyre në format lehtësisht të
kuptueshëm.
4. Nëse energjia termike në formë të ngrohjes dhe ftohjes ose uji i nxehtë furnizohet për një
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 05 DHJETOR 2018, PRISHTINË
21
LIGJI Nr. 06/L -079 PËR EFIÇIENCË TË ENERGJISË
ndërtesë nga një rrjet i energjisë termike ose nga një burim qendror që i shërben ndërtesave të
shumëfishta, njehsori i ngrohjes apo i ujit të ngrohtë do të instalohet në pikën e shkëmbimit të
ngrohjes ose pikën e dërgesës.
5. Në ndërtesa me shumë apartamente dhe shumëqëllimëshe me burim qendror të ngrohjes/
ftohjes ose të furnizuara nga rrjeti i ngrohjes qendrore ose nga një burim qendror që i shërben
ndërtesave të shumëfishta, njehsorët individualë të konsumit, përfshirë njehsimin me alokues
të kostos së ngrohjes, do të instalohen në pajtim me Ligjin për Energjinë Termike. Rregullat
për shpërndarjen e kostos së konsumit të ujit të nxehtë në ndërtesat e tilla, të miratuara nga
Zyra e Rregullatorit për Energji, sigurojnë transparencë dhe saktësi të kontabilitetit për konsum
individual.
6. Nëse përdorimi i matësve individualë nuk është teknikisht ose financiarisht i zbatueshëm,
shpërndarësit individualë të kostos së ngrohjes do të përdoren për matjen e konsumit të
ngrohjes në çdo radiator, përveç nëse dëshmohet se instalimi i tillë nuk do të ishte kosto-efikas.
Në ato raste mund të merren në konsideratë metoda alternative kosto-efikase për matjen e
konsumit të nxehtësisë.
7. Prokurimi, instalimi, operimi, mirëmbajtja dhe zëvendësimi i njehsorëve të tillë do të kryhet në
përputhje me Kodin e Matjes, siç kërkohet me Ligjin për Energjinë, Ligjin për Energjinë Elektrike
dhe Ligjin për Energjinë Termike.
Neni 17
Informatat e faturimit
1. Konsumatorët fundorë, të cilët nuk kanë njehsorë të mençur, duhet të marrin informata të
faturimit që janë të sakta dhe të bazuara në konsumin aktual, sipas udhëzimit administrativ të
përcaktuar në paragrafin 1.7 të nenit 42 të këtij ligji, për të gjithë sektorët e mbuluar me këtë ligj,
duke përfshirë shpërndarësit e energjisë, operatorët e sistemit të shpërndarjes dhe kompanitë
e shitjes me pakicë të energjisë, nëse kjo është teknikisht e mundshme dhe ekonomikisht
e arsyeshme. Ky detyrim mund të përmbushet nga një sistem i vetëleximit të rregullt nga
konsumatorët fundorë ku ata i komunikojnë leximet nga matësi njehsori i tyre tek furnizuesi i
energjisë. Faturimi mund të bazohet në konsumin e vlerësuar, ose në normë të sheshtë, vetëm
nëse konsumatori fundor nuk ka siguruar lexim të matësit njehsorit për një interval të caktuar
faturimi.
2. Konsumatorët fundorë do të kenë mundësinë për qasje të lehtë përmes internetit ose
interfejsit të njehsorit në informata plotësuese mbi konsumin historik duke lejuar kontrolle të
detajuara vetanake. Konsumi i tillë historik përfshin:
2.1. të dhëna kumulative për së paku tri (3) vitet e mëparshme që korrespondojnë me
intervalet për të cilat janë prodhuar informatat e vazhdueshme të faturimit; dhe
2.2 të dhëna të hollësishme ditore, javore, mujore dhe vjetore sipas kohës së përdorimit
për periudhën e së paku njëzet e katër (24) muajve të mëparshëm ose periudhën që
nga fillimi i kontratës së furnizimit, nëse kjo është më e shkurtër.
3. Pavarësisht asaj nëse njehsorët e mençur ekzistojnë apo jo, nëse faturimi i energjisë dhe
konsumi historik i konsumatorëve fundorë është në dispozicion, me kërkesë të konsumatorit
fundor, informatat e tilla do të vihen në dispozicion të ofertuesit të shërbimit të energjisë të caktuar
nga konsumatori fundor. Konsumatorëve fundorë u ofrohet mundësia e informimit elektronik
lidhur me faturimin dhe faturat që i marrin, të kenë shpjegime të qarta dhe të kuptueshme se si
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 05 DHJETOR 2018, PRISHTINË
22
LIGJI Nr. 06/L -079 PËR EFIÇIENCË TË ENERGJISË
janë nxjerrë faturat e tilla si dhe llogari gjithëpërfshirëse të kostove aktuale të energjisë, bazuar
në nënparagrafin 1.7 të nenit 42 të këtij ligji.
4. Furnizuesit e energjisë duhet t’u ofrojnë konsumatorëve të tyre aranzhime fleksibile për
pagesat aktuale dhe sipas kërkesës, do t’u sigurojnë konsumatorëve informata të sakta dhe në
kohë dhe vlerësime mbi energjinë që konsumojnë.
Neni 18
Kostoja e qasjes në informatat e matjes dhe faturimit
1. Konsumatorët e fundit do t’i marrin të gjitha informatat e tyre të faturave dhe faturimit për
konsumimin e energjisë dhe do të kenë qasje në të dhënat e tyre të konsumit në mënyrë
adekuate dhe pa pagesë.
2. Shpërndarja e kostove të informatave mbi faturimin për konsumin individual të ngrohjes dhe
ftohjes në ndërtesa me shumë njësi banimi dhe me shumë qëllime duhet të kryhet në baza
jofitimprurëse. Në rast se kjo detyrë i delegohet një pale të tretë, siç është furnizuesi lokal i
shërbimeve të energjisë, kostot që rrjedhin nga matja, ndarja dhe llogaritja e konsumit aktual
individual në ndërtesa të tilla mund të konsiderohen të bartura përmes kostove të ngarkuara te
konsumatorët fundorë në masën që këto kosto janë të arsyeshme dhe të bazuara në Rregullat
e Çmimeve të Energjisë Termike të miratuara nga Zyra e Rregullatorit për Energji.
KREU IV
EFIÇIENCA E ENERGJISË NË FURNIZIMIN E ENERGJISË
Neni 19
Promovimi i efiçiencës në ngrohje dhe ftohje
1. Me qëllim të promovimit të efiçiencës së energjisë në ngrohje dhe ftohje, duke përfshirë
bashkëprodhimin me efiçiencë të lartë, Ministria bën vlerësimin gjithëpërfshirës të potencialit
për aplikimin e bashkëprodhimit me efiçiencë të lartë, si dhe të efiçiencës së ngrohjes dhe
ftohjes deri më 30 Nëntor 2018. Elementet dhe kërkesat e vlerësimit të tillë përcaktohen në
bazë të aktit nënligjor sipas paragrafit 1.8 të nenit 42 të këtij ligji.
2. Vlerësimi sipas paragrafit 1 të këtij neni duhet të bazohet në analizën e kostove dhe benefiteve
dhe duhet të marrë parasysh kushtet klimatike, fizibilitetin ekonomik dhe përshtatshmërinë
teknike ashtu që të identifikojë zgjidhje efiçiente për të përmbushur nevojat për ngrohje dhe
ftohje. Ministria përgjegjëse për energji do të përgatit dhe harton metodologji për analizën e
kostove dhe benefiteve që përputhet me kërkesat e aktit nënligjor sipas paragrafit 1.9 të nenit
42 të këtij ligji, brenda 3 muajve pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.
3. Nëse vlerësimi i cekur në paragrafin 1 të këtij neni dhe analizat e cekura në paragrafin 2 të
këtij neni identifikojnë një potencial në aplikimin e ngrohjes dhe ftohjes me efiçiencë të lartë dhe
ose ftohjes efiçiente, përfitimet e të cilave tejkalojnë shpenzimet, Ministria i propozon Qeverisë
marrjen e masave adekuate, sipas nevojës, për mbështetjen dhe zhvillimin e infrastrukturës
së ngrohjes dhe ftohjes qendrore efiçiente, të bashkëprodhimit kogjenerimit me efiçiencë
të lartë nga djegia nxehtësia e biomasës dhe burime të tjera të mbeturinave dhe burimet e
ripërtëritshme të energjisë. Për këtë qëllim, Ministria do të bashkëpunojë ngushtë me autoritetet
komunale përgjegjëse për çështjen e efiçiencës.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 05 DHJETOR 2018, PRISHTINË
23
LIGJI Nr. 06/L -079 PËR EFIÇIENCË TË ENERGJISË
4. Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, investitorët dhe ose operatorët e instalimeve, në përputhje
me paragrafin 2 të këtij neni, duhet të kryejnë analizën kosto-efektive të nivelit të instalimit, sa
herë që ka:
4.1. plan për stabilimente të reja për prodhimin e energjisë termike, centralet e reja të
energjisë termike me fuqi hyrëse termike mbi 20 MW, për të vlerësuar kost-benefitin e
funksionimit të centralit si central me efiçiencë të lartë të bashkëprodhimit;
4.2. rinovim substancial të termocentraleve ekzistuese me kontribut të përgjithshëm të
energjisë prej mbi 20 MW, për të vlerësuar kost-benefitin e konvertimit të tij në central
bashkëprodhimi me efiçiencë të lartë;
4.3. plan për ndërtimin e një centrali industrial me kontribut total të energjisë termike
mbi 20 MW, i cili gjeneron nxehtësi që humbet me temperaturë të përdorshme ose
nëse centrali i tillë i nënshtrohet një rinovimi të konsiderueshëm, për të vlerësuar kost-
benefitin e përdorimit së energjisë së humbur për të plotësuar kërkesat ekonomikisht të
arsyeshme, përfshirë zbatimin e bashkëprodhimit dhe lidhjes në largësi të instalimit në
rrjetin e ngrohjes dhe ftohjes;
4.4. plan për ndërtimin e një rrjeti të ri të ngrohjes dhe ftohjes nga distanca, ose kur në
rrjetin ekzistues të ngrohjes dhe ftohjes, ekziston një plan për ndërtimin e gjeneratorit
të ri të energjisë me një input të fuqisë termike prej mbi 20 MW ose instalimi i tillë
ekzistues është planifikuar për rinovim substancial për të vlerësuar kost-benefitin e
përdorimit të ngrohjes të humbur nga instalimet industriale fqinje.
5. Dispozitat e paragrafit 4 të këtij neni nuk zbatohen për:
5.1. termocentralet me ngarkesë të pikut dhe centralet rezervë të cilat do të operojnë
nën njëmijë e pesëqind (1500) orë në vit si një mesatare periodike për një periudhë
prej pesë (5) vitesh, bazuar në procedurën e monitorimit të caktuar nga Ministria, për të
siguruar që ky kriteri i përjashtimit është plotësuar;
5.2. instalimet e vendosura afër një lokacioni të deponisë gjeologjike të dioksidit të
karbonit.
6. Zyra e Rregullatorit për Energji siguron që Rregullorja për Procedurën e Autorizimit për
ndërtimin e kapaciteteve të reja të prodhimit përmban kriteret e autorizimit që marrin parasysh:
6.1. rezultatin e vlerësimit gjithëpërfshirës të përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni;
6.2. rezultatin e analizës së kostos-benefitit të cekur në paragrafin 2 të këtij neni, dhe
6.3. kërkesat e paragrafit 4 të këtij neni.
7. Certifikimi i origjinës së energjisë elektrike të prodhuar nga bashkëprodhimi me efiçiencë të
lartë garantohet sipas kritereve objektive, transparente dhe jodiskriminuese sipas aktit nënligjor
të paragrafit 1.10 të nenin 42 të këtij ligji.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 05 DHJETOR 2018, PRISHTINË
24
LIGJI Nr. 06/L -079 PËR EFIÇIENCË TË ENERGJISË
Neni 20
Transformimi, transmetimi dhe shpërndarja e energjisë
1. Zyra e Rregullatorit për Energji duhet kushtojë vëmendje të duhur masave të efiçiencës së
energjisë në lidhje me infrastrukturën e gazit dhe energjisë elektrike. Gjatë zhvillimit të tarifave
dhe rregulloreve të rrjetit, Zyra e Rregullatorit për Energji do të marrë parasysh kostot dhe
përfitimet e secilës masë dhe do të ofrojë stimuj për operatorët e rrjetit në lidhje me masat për
përmirësimin e efiçiencës së energjisë në kontekstin e vendosjes së vazhdueshme të rrjeteve
të mençura.
2. Zyra e Rregullatorit për Energji siguron që kodet e rrjetit elektrik dhe tarifat e rrjetit përmbushin
kriteret e bazuara në aktin nënligjorë siç përcakohet në paragrafin 1.11 të nenit 42 të këtij ligji.
3. Operatori i Sistemit të Transmetimit siguron jo më vonë se 31 dhjetor 2018, që :
3.1. është ndërmarrë vlerësimi për potencialet e efiçiencës së energjisë të infrastrukturës
së gazit dhe energjisë elektrike, në veçanti në lidhje me transmetimin, shpërndarjen,
menaxhimin e ngarkesës dhe interoperabilitetion dhe lidhjen me instalimet e prodhimit
të energjisë, duke përfshirë edhe qasjen për prodhuesit e vegjël; dhe
3.2. janë identifikuar masat konkrete dhe investimet për futjen e përmirësimeve kosto-
efektive të efiçiencës së energjisë në infrastrukturën e rrjetit, me afat kohor për futjen
e tyre.
4. Zyra e Rregullatorit për Energji siguron që operatorët e rrjetit stimulohen për të përmirësuar
efiçiencën në hartimin dhe operimin e infrastrukturës dhe se tarifat u mundësojnë furnizuesve të
përmirësojnë pjesëmarrjen e konsumatorëve në efiçiencën e sistemit, duke përfshirë përgjigjen
e kërkesës, varësisht nga rrethanat kombëtare. Gjithashtu, ajo siguron që operatorët e sistemit
të transmetimit dhe operatorët e sistemit të shpërndarjes ofrojnë qasje prioritare ose të garantuar
në rrjetin e energjisë elektrike nga bashkëprodhimi me efiçiencë të lartë dhe dispeçim prioritare
të energjisë elektrike nga bashkëprodhimi me efiçiencë të lartë, për sa kohë që lejon operimi i
sigurt i sistemit kombëtar të energjisë elektrike.
5. Zyra e Rregullatorit për Energji miraton dhe publikon rregullat që rregullojnë renditjen
e prioriteteve të ndryshme të qasjes dhe dispeçimit të prioriteteve për llojet e ndryshme të
energjisë së ripërtëritshme dhe bashkëprodhimit me efiçiencë të lartë dhe veçanërisht lehtëson
lidhjen me sistemin e rrjetit të energjisë elektrike të prodhuar nga bashkëprodhimi me efiçiencë
të lartë nga njësitë e vogla dhe mikro të bashkëprodhimit.
6. Kur kjo është teknikisht dhe ekonomikisht e mundshme, operatorët e bashkëprodhimit me
efiçiencë të lartë mund të ofrojnë shërbime balancimi dhe shërbime të tjera operacionale në
nivelin e operatorëve të sistemit të transmetimit ose operatorëve të sistemit të shpërndarjes.
Operatorët e sistemit të transmetimit dhe operatorët e sistemit të shpërndarjes duhet të sigurojnë
që këto shërbime janë pjesë e procesit të tenderimit të shërbimeve, në mënyrë transparente
dhe jodiskriminuese.
7. Kur është e përshtatshme, operatorët e sistemit të transmetimit dhe shpërndarjes duhet të
inkurajojnë që bashkëprodhimi me efiçiencë të lartë të vendoset pranë zonave të kërkesës
duke zvogëluar ngarkesën e lidhjes dhe përdorimit të sistemit.
8. Prodhuesit e energjisë elektrike nga bashkëprodhimi me efiçiencë të lartë që dëshirojnë të
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 05 DHJETOR 2018, PRISHTINË
25
LIGJI Nr. 06/L -079 PËR EFIÇIENCË TË ENERGJISË
lidhen me rrjet kanë të drejtë të bëjnë një thirrje për tender për punimet e kyçjes.
9. Zyra e Rregullatorit për Energji inkurajon burimet e anës së kërkesës, siç është reagimi
ndaj kërkesës, që të marrin pjesë së bashku me anën e ofertës në tregjet me shumicë dhe
pakicë. Ajo siguron që operatorët e sistemit të transmetimit dhe shpërndarjes, në përmbushjen
e kërkesave për balancim dhe shërbime ndihmëse, trajtojnë ofruesit e përgjigjeve të kërkesës,
duke përfshirë agregatorët, në mënyrë jodiskriminuese, në bazë të aftësive të tyre teknike.
10. Varësisht nga kufizimet e brendshme teknike në menaxhimin e rrjeteve, Zyra e Rregullatorit
për Energji promovon qasjen dhe pjesëmarrjen e përgjigjes së kërkesës në tregjet e balancimit,
rezervat dhe shërbimet e tjera të sistemit, ndër të tjera duke kërkuar operatorë të sistemit
të transmetimit dhe shpërndarjes në bashkëpunim të ngushtë me ofruesit e shërbimeve të
kërkesës dhe konsumatorët , për të përcaktuar modalitetet teknike për pjesëmarrjen në këto
tregje në bazë të kërkesave teknike dhe aftësive të përgjigjes së kërkesës, duke përfshirë
pjesëmarrjen e agregateve.
KREU V
ETIKETIMI I ENERGJISË
Neni 21
Etiketimi i Energjisë
1. Në bazë të propozimit të Ministrisë përgjegjëse për energji dhe Ministrisë përgjegjëse për
tregti, Qeveria e Kosovës miraton akte nënligjore që përcaktojnë një kornizë që zbatohet për
produkte të lidhura me energji të vendosura në treg ose të futura në shërbim në territorin e
Republikës së Kosovës. Aktet nënligjore duhet të përcaktojnë etiketimin e atyre produkteve dhe
sigurimin e informacionit standard lidhur me efiçiencën e energjisë, konsumin e energjisë dhe të
burimeve tjera nga produkti gjatë përdorimit dhe informata plotësuese lidhur me produktet, dhe
në këtë mënyrë t’iu mundësojnë konsumatorëve të zgjedhin produkte më efiçiente në mënyrë
që të zvogëlojnë konsumin e tyre të energjisë.
2. Në mënyrë që të plotësohen aktet nënligjore sipas paragrafit 1 të këtij neni, Ministria
përgjegjëse për energji përcakton kërkesat e hollësishme që kanë të bëjnë me etiketat dhe
informacionin për produkte specifike të cilat duhet të jenë në përputhje me këtë ligj.
3. Furnizuesi i produkteve që mbulohen me këtë nen duhet:
3.1. të sigurojë që produktet të cilat janë vendosur në treg janë shoqëruara, për çdo
njësi individuale, pa pagesë, me etiketa të sakta të shtypura dhe me fletëinformacion
të produktit në përputhje me kërkesat e theksuara në paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni.
3.2. të sigurojë saktësinë e etiketave dhe fletëinformacionit të produktit që e ofron dhe të
hartojë dokumentacion teknik të mjaftueshëm për të mundësuar vlerësimin e saktësisë.
3.3. të veprojë në përputhje me të gjitha kërkesat specifike, siç do të përcaktohen në
aktet nënligjore sipas paragrafit 1 të këtij neni.
4. Tregtari i produktit:
4.1. do të shfaqë etiketën e siguruar nga furnizuesi në mënyrë të dukshme, duke
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 05 DHJETOR 2018, PRISHTINË
26
LIGJI Nr. 06/L -079 PËR EFIÇIENCË TË ENERGJISË
përfshirë atë për shitjet në distancë nëpërmjet interneti, por pa u kufizuar vetëm në
internet dhe telemarketing.
4.2. do të vë në dispozicion për konsumatorë fletëinformacionin e produktit duke
përfshirë, sipas kërkesës, edhe në formë fizike në pikën e shitjes.
4.3. do të veprojë në përputhje me të gjitha kërkesat specifike siç do të përcaktohen në
aktet nënligjore sipas paragrafit 1 të këtij neni.
5. Furnizuesi dhe tregtari bashkëpunojë me autoritetin e mbikëqyrjes së tregut dhe marrin masa
të menjëhershme për të korrigjuar çdo rast të mos përputhjes me kërkesat e përcaktuara në
aktet nënligjore sipas paragrafit 1 të këtij neni dhe me kërkesat sipas paragrafit 2 të këtij neni,
që bien nën përgjegjësinë e tyre, me nismën e tyre ose kur një gjë e tillë kërkohet nga autoriteti
i mbikëqyrjes së tregut
6. Ministria përgjegjëse për tregti duhet të jetë autoriteti i mbikëqyrjes së tregut për të siguruar
zbatimin e dispozitave të këtij neni.
7. Aktet nënligjore të theksuara në paragrafin 1 të këtij neni përcakton në hollësi si në vijim:
7.1. çdo kërkesë specifike lidhur me detyrimet e furnizuesve dhe tregtarëve, nëse është
e nevojshme;
7.2. mënyrën e realizimit të aktiviteteve edukative dhe/ose promovuese dhe informuese,
siç mund të kërkohen;
7.3. kërkesat për raportim në lidhje me etiketimin e energjisë;
7.4. mënyrën e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimin e informacionit për
mbikëqyrjen dhe kontrollin e tregut;
7.5. procedurat në nivel kombëtar për trajtimin e produkteve që paraqesin rrezik për
mospajtueshmëri me këtë ligj;
7.6. mënyrën për të ruajtur bashkëpunimin ndërkombëtar lidhur me produktet që
konstatohet se nuk janë në pajtueshmëri;
7.7. mënyrën e përcaktimit të kërkesave të theksuara në paragrafin 2 të këtij neni;
7.8. dispozita tjera, siç kërkohet.
8. Ministria e Financave, në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, harton një
udhëzim administrativ mbi lehtësirat financiare për produktet me efiçiencë të lartë të energjisë.
KREU VI
AGJENCIA E KOSOVËS PËR EFIÇIENCË TË ENERGJISË
Neni 22
Agjencia e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë
1.Agjencia e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë është organi qendror i administratës shtetërore
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 05 DHJETOR 2018, PRISHTINË
27
LIGJI Nr. 06/L -079 PËR EFIÇIENCË TË ENERGJISË
përgjegjës për zhvillimin dhe zbatimin e politikave të efiçiencës së energjisë.
2. AKEE financohet nga buxheti i Republikës së Kosovës, në përputhje me legjislacionin në
fuqi.
3.Selia e AKEE është në Prishtinë.
Neni 23
Detyrat dhe përgjegjësitë e AKEE
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e AKEE janë:
1.1. kryerja ose kontraktimi i analizave, dhe rekomandimi i politikave për promovimin
e efiçiencës së energjisë;
1.2. hartimi i Planit Kombëtar të Veprimit për Efiçiencën e Energjisë;
1.3 Propozon akte nënligjore për zbatimin e këtij ligji;
1.4. harton manuale, udhëzime, rregulla teknike për efiçiencë të energjisë në pajtim me
legjislacionin në fuqi;
1.5 grumbullimi i të dhënave nga institucionet relevante publike për rezultatet e testimit
dhe matjes në pajtim me standardet kombëtare të efiçiencës së energjisë sipas
legjislacionit në fuqi;
1.6 vlerësimi teknik i projekteve të efiçiencës së energjisë të financuara nga FKEE,
nëse kërkohet në pajtim me paragrafin 2 të nenit 37 të këtij ligji;
1.7. zhvillimi dhe koordinimi i programeve të ngritjes së kapaciteteve me institucionet
relevante;
1.8. funksionimi dhe mirëmbajtja e bazës së të dhënave për efiçiencën e energjisë;
1.9. vlerësimi i përputhshmërisë së Planeve Komunale për Efiçiencë të Energjisë me
Planin Kombëtar të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë dhe ofrimi i rekomandimeve për
përmirësim, për autoritetet komunale, aty ku është e nevojshme;
1.10. zhvillimi i sistemit të monitorimit të implementimit të Planit të Kosovës për
efiçiencën e energjisë dhe përmbushjes së caqeve kombëtare indikative për kursim të
energjisë;
1.11. hartimi i Raportit të Progresit për zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për
Efiçiencën e Energjisë dhe raportit vjetor mbi progresin e arritur në drejtim të caqeve
kombëtare të efiçiencës së energjisë;
1.12. mbështetja e komunave në çështjet që kanë të bëjnë me planifikimin dhe
promovimin e efiçiencës së energjisë dhe zbatimin e programeve të ndryshme për
efiçiencë të energjisë në nivel komunal;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 05 DHJETOR 2018, PRISHTINË
28
LIGJI Nr. 06/L -079 PËR EFIÇIENCË TË ENERGJISË
1.13. koordinimi i zbatimit të programeve për të promovuar efiçiencën e energjisë, për
skemat e detyrueshme për efiçiencë të energjisë dhe skemat e stimulimit financiar në
bashkëpunim me të gjitha strukturat në kuadër të Ministrisë dhe institucioneve të tjera
përkatëse;
1.14. mbështetja e përfshirjes së palëve të interesit në zbatimin e masave për rritjen e
efiçiencës së energjisë;
1.15. nxitja e efiçiencës së energjisë përmes fushatave të ndërgjegjësimit publik në
nivel kombëtar, duke përfshirë disponueshmërinë e stimujve dhe skemave të tjera
financiare të lidhura me to;
1.16. përgatitja dhe përditësimi i faqes zyrtare të AKEE;
1.17. ngritja dhe menaxhimi i skemës së auditimit të energjisë, si dhe menaxhimi i
energjisë dhe skemave të tjera të certifikimit sipas këtij ligji, duke përfshirë trajnimin e
auditorëve, regjistrin e auditimeve të energjisë dhe auditorët e energjisë dhe kontrollin
e cilësisë sipas nenit 12 të këtij ligji;
1.18. themelimi dhe menaxhimi i skemave të matjes dhe monitorimit të masave të
efiçiencës së energjisë duke përfshirë ato që i referohen nenit 8 të rinovimeve të
ndërtesave publike dhe nenit 10 të këtij ligji mbi skemat e efiçiencës së energjisë;
1.19. Monitorimi i zbatimit të auditimeve të energjisë dhe sistemeve të menaxhimit të
energjisë në objektet e konsumit të energjisë sipas nenit 11 të këtij ligji;
1.20. Themelimi dhe mirëmbajtja e një sistemi të qëndrueshëm të monitorimit, verifikimit
dhe raportimit për aktivitetet e efiçiencës së energjisë në vend, si dhe;
1.21. aktivitetet e tjera të përcaktuara me këtë ligj si dhe ligjin për performancën
energjetike të ndërtesave dhe ligjet tjera të lidhura me efiçiencë të energjisë.
2. Organizimi struktura dhe funksionalizimi i brendshëm i AKEE, rregullohet me Rregullore për
organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës për AKEE.
KREU VII
FONDI I EFICIENCËS SE ENERGJISË DHE PARIMET E TJERA TË FUNKSIONIMIT
Neni 24
Themelimi dhe i Fondit për Efiçiencë të Energjisë
Fondi i Kosovës për Efiçiencës së Energjisë themelohet me këtë ligj si entitet i pavarur, autonom
dhe i qëndrueshëm, për të mundësuar që Qeveria e Kosovës të arrijë objektivat politike të
saj për efiçiencën e energjisë përmes promovimit, mbështetjes dhe ose zbatimit të masave
të efiçiencës së energjisë si dhe tërheqjes dhe menaxhimit të burimeve financiare për të
financuar dhe zbatuar projektet e investimeve në fushën e efiçiencës së energjisë në mënyrë
të qëndrueshme.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 05 DHJETOR 2018, PRISHTINË
29
LIGJI Nr. 06/L -079 PËR EFIÇIENCË TË ENERGJISË
Neni 25
Themelimi dhe baza juridike e FKEE
1. Themeluesi i Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë është Republika e Kosovës,
përmes këtij ligji.
2. Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë themelohet me këtë ligj si subjekt i pavarur
autonom juridik në shërbim të interesit publik, me personalitet të plotë juridik dhe identitet ligjor
që është i veçantë dhe i dallueshëm nga Bordi i Drejtorëve dhe Ekzekutivi i FKEE.
3. Pa u kufizuar si në vijim, FKEE, ka të drejtë të kontraktojë, padisë dhe të paditet në emër të
vet, aseteve të veta, investimeve në projektet e efiçiencës së energjisë dhe të pranojë çfarëdo
kthimi të investimeve, pranojë dhe lëshojë grante dhe donacione, hua dhe instrumente të tjera
financiare për t’i arritur objektivat e saj siç parashihet me këtë ligj.
4. FKEE ka autonomi të plotë operacionale dhe administrative dhe funksionon jashtë kornizës
së strukturave qeveritare të Kosovës dhe Shërbimit Civil të Kosovës dhe nuk konsiderohet si
organizatë buxhetore në kuptim të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë
dhe Ligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës.
5. Të gjitha të hyrat që FKEE i siguron nga donacionet, kthimet në investime, tarifat dhe pagesat
e tjera të pranuara apo ngarkuara në përputhje me këtë ligj dhe ligjet në fuqi, qeverisen me
dispozitat e këtij ligji, dhe aktet nënligjore për FKEE të miratuara nga Qeveria e Kosovësë dhe
Rregulloret e brendshme në fuqi për përkufizimin e rregullave dhe procedurave operacionale të
FKEE. Në rast të mospërputhjeve me ligjet tjera në fuqi në lidhje me buxhetin dhe shpenzimet
e FKEE, mbizotëron ky ligj.
6. FKEE është përgjegjës për palët e treta me kapital të vet.
7. FKEE ka të drejtë të ketë llogari bankare në bankat e themeluara në Kosovë.
8. FKEE operon në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Neni 26
Përshtatshmëria dhe pajtueshmëria
1. FKEE nuk financon investime që mund të lidhen me aktivitete të paligjshme ose ndonjë
aktivitet tjetër që ndalohet nga legjislacioni në fuqi.Të gjitha instrumentet financiare të
mbështetura nga FKEE duhet të jenë në përputhje me standardet e aplikueshme financiare,
sociale, shëndetësore dhe mjedisore.
2. Të gjitha investimet e mbështetura nga FKEE duhet të jenë plotësisht në përputhje me
rregullat dhe kushtet e instrumenteve financiare përkatëse të përcaktuara nga FKEE.
3. FKEE do të përmbahet rreptësisht dhe do të ndërmarrë masa që parandalojnë dhe luftojnë
praktikat mashtruese dhe korruptive.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 05 DHJETOR 2018, PRISHTINË
30
LIGJI Nr. 06/L -079 PËR EFIÇIENCË TË ENERGJISË
Neni 27
Bordi i Drejtorëve
1. Organet e FKEE janë Bordi i Drejtorëve dhe Drejtori Menaxhues.
2. Bordi i Drejtorëve të FKEE është organi kryesor i qeverisjes së FKEE, përgjegjës për
mbikëqyrjen e përgjithshme të FKEE në përputhje me mandatin e tij të parashikuar me këtë ligj
edhe aktet nënligjore mbi FKEE-në.
3. Bordi i Drejtorëve përbëhet nga shtatë (7) anëtarë si në vijim:
3.1. një (1) përfaqësues i emëruar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, si anëtar me të
drejtë vote;
3.2. një (1) përfaqësues i emëruar nga Ministria e Financave, si anëtar me të drejtë
vote;
3.3. një (1) përfaqësues i emëruar nga Ministria e Administratës Publike, si anëtar me
të drejtë vote;
3.4. një (1) përfaqësues i emëruar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës si anëtar
me të drejtë vote;
3.5. Drejtori Menaxhues i FKEE si anëtar me të drejtë vote;
3.6. dy (2) anëtarë të pavarur të emëruar nga dy donatorët kryesorë në përputhje me
kriteret dhe kërkesat e përcaktuara në këtë ligj dhe aktet nënligjore dhe rregulloret e
brendshme të FKEE, si anëtarë pa të drejtë vote.
4. Rregulloret e Brendshme të FKEE përcaktojnë mekanizmin për zgjedhjen e Anëtarëve të
Pavarur të Bordit në rast se donatorët nuk do të jenë më të përfshirë në FKEE:
5. Anëtarët e Bordit të Drejtorëve emërohen me mandat tre (3) vjeçar. Pas skadimit të mandatit të
Anëtarëve të Bordit, anëtarët ekzistues vazhdojnë të shërbejnë si ushtrues detyre të anëtarëve
të bordit deri në zgjedhjen pasuese të anëtarëve dhe themelimit të Bordit të ri.
6. Çdo vendim i Bordit të Drejtorëve merret me shumicën e thjeshtë të votave të anëtarëve të
Bordit.
7. Anëtarët e Bordit të Drejtorëve duhet të jenë individë që kanë integritet të dalluar, arsimim
adekuat dhe së paku pesë (5) vite përvojë profesionale, veçanërisht relevante për aktivitetet e
FKEE si financa, ekonomi, inxhinieri apo disiplina të ngjashme.
8. Asnjë Anëtar i Bordit të Drejtorëve nuk do të jetë zyrtar i zgjedhur, i emëruar politik ose person
që ka mbajtur pozitë të zgjedhur ose udhëheqëse në cilëndo parti politike në çdo kohë gjatë
njëzet e katër (24) muajve të mëparshëm.
9. Anëtarët e Bordit të Drejtorëve mund të jenë nëpunës civilë përveç dy (2) anëtarëve të
pavarur të Bordit të Drejtorëve dhe Drejtorit Menaxhues, të cilët nuk mund të mbajnë pozita të
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 05 DHJETOR 2018, PRISHTINË
31
LIGJI Nr. 06/L -079 PËR EFIÇIENCË TË ENERGJISË
nëpunësit civil.
10. Anëtarët e Bordit të Drejtorëve mund të rizgjidhen më së shumti edhe për një mandat tjetër
në vazhdim.
11. Në mbledhjen e parë, anëtarët e zgjedhur të Bordit të parë të Drejtorëve, zgjedhin Kryesuesin
nga radhët e anëtarëve të tij. Deri kur Bordi i Drejtorëve të emërojë Kryesuesin për të shërbyer
në Bordin e Drejtorëve, anëtari më i vjetër i Bordit do të shërbejë si ushtrues detyre i Kryesuesit.
12. Kryesuesi duhet të thërras, kryesojë dhe sigurojë mbarëvajtjen e rregullt të mbledhjeve të
Bordit të Drejtorëve.
13. Anëtarët e Bordit të Drejtorëve nuk kanë konflikte të interesit dhe ushtrojnë funksionet e veta
në mënyrë të pavarur dhe vetëm në interesin më të mirë të FKEE, si dhe në mënyrë profesionale
dhe kolegiale. Anëtarët e Bordit pritet të sjellin ekspertizën dhe njohuritë e specializuara në
Bordin e Drejtorëve por në asnjë mënyrë nuk ushtrojnë votën e tyre sipas udhëzimeve apo
interesit të ndonjë pale apo grupi interesi. Të gjithë anëtarët mbajnë standardet më të larta
të etikës dhe profesionalizmit gjatë tërë mandatit të tyre. Në rastin e jashtëzakonshëm që një
anëtar i bordit të drejtorëve mund të ketë arsye personale ose të tjera që mund të perceptohen
si konflikt interesi për çështje që kanë të bëjnë me një vendim të veçantë, ai do ta paraqesë
rastin e tillë tek bordi i drejtorëve që mund të vendosë për përjashtimin e tij ose saj nga kjo
procedurë e veçantë vendimmarrëse
14. Anëtarët e Bordit të Drejtorëve apo punonjësit e FKEE nuk duhet të lejojnë dhe të pranojnë
asnjë përpjekje për të ndërhyrë apo ndikuar në vendimet e tyre gjatë realizimit të detyrave të
tyre nga palët e treta dhe janë të obliguar ta informojnë Bordin lidhur me përpjekjet e tilla.
15. Anëtarët e Bordit të Drejtorëve, Komitetet e Bordit të Drejtorëve, këshilltarët dhe ekspertët
do të ruajnë konfidencialitetin e informatave që i sigurojnë gjatë realizimit të detyrave të tyre.
16. Anëtarët e Bordit të Drejtorëve, me përjashtim të Drejtorit Menaxhues të FKEE-së, marrin
kompensim nga FKEE për pjesëmarrje në mbledhjet e Bordit në pajtim me Rregulloret e
Brendshme dhe buxhetin e FKEE.
17. Në rastin e jashtëzakonshëm që një anëtar i Bordit të Drejtorëve mund të ketë interes
personal ose konflikt interesi për çështje që kanë të bëjnë me një vendim të veçantë, ai ose ajo
do të zbulojë një rast të tillë dhe do të përjashtohet nga kjo vendim-marrje e veçantë.
Neni 28
Kompetencat e Bordit të Drejtorëve
1. Bordi i Drejtorëve:
1.1. emëron dhe shkarkon Drejtorin Menaxhues të FKEE bazuar në kriteret e
përcaktuara në Rregulloren e Brendshme;
1.2. autorizon Drejtorin Menaxhues për të nënshkruar dhe ekzekutuar Marrëveshje;
1.3. vendos për blerjen, mbajtjen dhe menaxhimin e pronës së FKEE;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 05 DHJETOR 2018, PRISHTINË
32
LIGJI Nr. 06/L -079 PËR EFIÇIENCË TË ENERGJISË
1.4. miraton dhe ndryshon Rregulloren e Brendshme siç parashihet në paragrafin 4 dhe
5 të nenit 42 këtij ligji;
1.5. miraton planin trevjeçar (3) të zhvillimit të biznesit të FKEE, planet vjetore të lidhura
me treguesit e performancës që lidhen me këto plane, shqyrton progresin e arritjes
së treguesve të performancës së paku në baza tremujore, dhe në rast të devijimeve
negative urdhëron veprime korrigjuese;
1.6. miraton buxhetin vjetor, raportin vjetor dhe pasqyrat vjetore financiare;
1.7. miraton depozitat e fondeve të FKEE në bankat e Kosovës;
1.8. vendos mbi pranueshmërinë e përfituesve të FKEE dhe kriteret e pranueshmërisë
për investimet që mund të mbështeten nga FKEE;
1.9. merr vendime për përcaktimin e nivelit të tarifave, pagesave dhe ngarkesave sipas
këtij ligji;
1.10. miraton emërimin e auditorëve të jashtëm të FKEE;
1.11. miraton numrin e përgjithshëm të stafit dhe kompensimin e tyre sipas
rekomandimeve të Drejtorit Menaxhues të FKEE;
1.12. kompetenca dhe përgjegjësi të tjera të parapara me këtë ligj dhe të përcaktuara
në Rregulloren e Brendshme të FKEE;
1.13. bën rekomandime për ndryshimin e plotësimin e këtij ligji bazuar në përvojën
operacionale në aplikimin e tij.
Neni 29
Shkarkimi i anëtarëve të Bordit të Drejtorëve
1. Anëtari i Bordit të Drejtorëve shkarkohet nga pozita në bazë dhe sipas dispozitave të këtij
Ligji, nëse:
1.1. është i papërshtatshëm apo ka humbur pranueshmërinë për të shërbyer në Bordin
e Drejtorëve sipas kërkesave në nenin 27 të këtij ligji;
1.2. është dënuar për vepër penale me vendim të plotfuqishëm të gjykatës me burgim
për gjashtë (6) muaj apo më shumë;
1.3. është debitor apo është përfshirë si debitor në procedurë falimentimi apo i
falimentuar;
1.4. për shkak të sjelljes të keqe personale, është diskualifikuar apo suspenduar nga
një autoritet kompetent nga ushtrimi i profesionit;
1.5. nuk është në gjendje të ushtrojë funksionet e një mandati të tillë për shkak
tëpaaftësisë mendore apo fizike që ka zgjatur për më shumë se gjashtë (6) muaj;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 05 DHJETOR 2018, PRISHTINË
33
LIGJI Nr. 06/L -079 PËR EFIÇIENCË TË ENERGJISË
1.6. ka munguar në tri (3) mbledhje të njëpasnjëshme të Bordit të Drejtorëve pa arsyetim
të qëndrueshëm.;
2. Anëtari i Bordit të Drejtorëve shkarkohet nga detyra nëse është angazhuar në aktivitete që
nuk përputhen me standardet dhe integritetin, në shkelje të Kodit të Etikës së FKEE apo janë
të pahijshme për një anëtar të Bordit të Drejtorëve.
3. Procedura dhe procesi i vendimmarrjes për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve
duhet të zhvillohet siç specifikohet me Rregulloret e brendshme të FKEE.
4. Çdo anëtar i Bordit ka të drejtë të ofrojë dorëheqje nga pozita e tij me njoftim paraprak prej së
paku një muaji. Në rast të dorëheqjes, anëtari i Bordit të Drejtorëve njofton Bordin e Drejtorëve
duke e theksuar datën efektive të dorëheqjes së tij.
Neni 30
Mbledhjet e Bordit të Drejtorëve
1. Mbledhjet e Bordit të Drejtorëve kryesohen nga Kryesuesi, apo në mungesën e tij, i emëruari
nga Kryesuesi.
2. Bordi i Drejtorëve mblidhet për aq herë sa nevojitet për veprimtarinë e FKEE-së, por jo më
pak se katër (4) herë në vit.
3. Mbledhjet e Bordit të Drejtorëve thirren dhe njoftohen për të gjithë Anëtarët e Bordit nga
Kryesuesi, i cili vendos rendin e ditës sipas propozimit të Drejtorit Menaxhues të FKEE.
4. Mbledhjet mund të thirren edhe me kërkesë të shkruar të dy (2) anëtarëve të Bordit të
Drejtorëve.
5. Mbledhjet e Bordit të Drejtorëve thirren duke komunikuar kohën, vendin dhe rendin e ditës të
mbledhjes dhe dokumentacionin e duhur që do të diskutohet tek të gjithë anëtarët e Bordit të
Drejtorëve së paku dhjetë (10) ditë pune para datës së caktuar për mbledhje; në raste urgjente,
mbledhjet mund të thirren brenda një afati më të shkurtër.
6. Secili anëtar i Bordit të Drejtorëve ka një votë. Në rast të votave të barabarta, vota e Kryesuesit
do të jetë vendimtare.
7. Kuorumi për mbajtjen e mbledhjes dhe marrjen e vendimeve në secilën mbledhje të Bordit
të Drejtorëve arrihet me katër (4) anëtarë të Bordit të Drejtorëve, ku së paku njëri prej të cilëve
është Kryesuesi apo i/e emëruari i Kryesuesit.
8. Përveç rasteve të përcaktuara me këtë ligj, vendimet e Bordit të Drejtorëve merren me
shumicë të thjeshtë të anëtarëve të pranishëm votues. Megjithatë, mbledhjet dhe votimet me
telekonferencë janë të lejuara, por çdo vit mbahen së paku dy mbledhje të Bordit të Drejtorëve
me prani personale.
9. Në përputhje me kriterin e kuorumit si më lart, asnjë akt apo procedim i Bordit të Drejtorëve nuk
shfuqizohet për shkak të ekzistimit të një apo më shumë vendeve të lira në Bordin e Drejtorëve.
10. Bordi i Drejtorëve mund të ftojë persona si vëzhgues dhe ekspertë në seancat publike
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 05 DHJETOR 2018, PRISHTINË
34
LIGJI Nr. 06/L -079 PËR EFIÇIENCË TË ENERGJISË
të Bordit, të cilët nuk do të kenë qasje në informata konfidenciale. Vëzhgues të tillë mund të
jenë përfaqësues të donatorëve, institucioneve financiare ndërkombëtare, shoqatave, odave
ekonomike, grupeve të grave e pakicave, dhe bota akademike. Të ftuarit dhe ekspertët nuk
kanë të drejtë votimi por mund të kërkojnë dhe të ftohen nga Kryesuesi për t’iu drejtuar Bordit
të Drejtorëve.
11. Bordi i Drejtorëve do të themelojë Komitetet e Auditimit dhe Menaxhimit të Riskut. Komitete
të tjera shtesë mund të themelohen nga Bordi i Drejtorëve.
Neni 31
Drejtori Menaxhues
1. Drejtori Menaxhues i FKEE-së do të jetë edhe Zyrtari Kryesor Ekzekutiv i FKEE-së me orar të
plotë, përgjegjës për tërë menaxhimin dhe vendimet operacionale të FKEE. Drejtori Menaxhues
i FKEE-së emërohet nga Bordi i Drejtorëve për një mandat trevjeçar (3), me mundësi të
riemërimit bazuar në performancën dhe vlerësimin.
2. Drejtori Menaxhues i FKEE duhet të ketë titull universitar në ekonomi, administrim biznesi,
inxhinieri apo disiplina të ngjashme që ndërlidhen me veprimtarinë e FKEE. Drejtori Menaxhues
i FKEE duhet të ketë së paku pesë (5) vite përvojë pune menaxheriale në financa dhe/ose
menaxhment. Ai/ajo duhet ta njohë rrjedhshëm gjuhët zyrtare dhe angleze.
3. Rregullat dhe procedurat e kualifikimit dhe procedurat dhe kriteret e përzgjedhjes së Drejtorit
Menaxhues të Fondit do të përcaktohen me Rregulloret e Brendshme të FKEE.
4. Drejtori Menaxhues merr të gjitha vendimet menaxheriale dhe operative për FKEE dhe është
përgjegjës për:
4.1. përfaqësim dhe menaxhim të punëve të FKEE-së dhe zbatimin e vendimeve e
politikave të Bordit të Drejtorëve;
4.2. ofrim të rekomandimeve për Bordin e Drejtorëve në lidhje me përmirësimin e
operacioneve të FKEE-së dhe përputhshmërinë me këtë ligj dhe legjislacionin në fuqi;
4.3. përgatitje dhe propozim të planit afarist zhvillimor, planeve vjetore dhe planeve
financiare, përfshirë nivelin e pagesave dhe ngarkesave, dhe dorëzim të pasqyrave
financiare vjetore për miratim;
4.4. hartim dhe dorëzim të politikave investuese për miratim;
4.5. prezantim të të gjitha veprimeve, rregullave, urdhrave e udhëzimeve të propozuara
për miratim nga Bordi i Drejtorëve;
4.6. ofrim të rekomandimeve në lidhje me emërimin e auditorit të jashtëm të FKEE-së;
4.7. angazhim të personelit në pajtim me këtë ligj;
4.8. kryerje të veprimtarive tjera në përputhje me këtë ligj dhe rregulloret e brendshme
të FKEE.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 05 DHJETOR 2018, PRISHTINË
35
LIGJI Nr. 06/L -079 PËR EFIÇIENCË TË ENERGJISË
4.9. monitorim të progresit të veprimtarisë së FKEE dhe përgatitje të raporteve tremujore
të progresit për Bordin e Drejtorëve, duke pasqyruar qartë nivelin e të arriturave dhe
indikatorët e performancës, arsyet për devijime negative të mundshme nga caqet e
planifikuara dhe propozim të veprimeve përkatëse për tejkalim të situatës, në pajtim të
plotë me dispozitat e këtij Ligji dhe Rregulloret e Brendshme të Fondit .
5. Drejtori Menaxhues merr kompensim të, caktuar nga Bordi i Drejtorëve sipas rekomandimit
të Kryesuesit, nga FKEE-ja në formë të pagës. Kjo pagë duhet të jetë kompensim i arsyeshëm
bazuar në buxhetin e FKEE dhe standardet e tij të qeverisjes korporative.
Neni 32
Shkarkimi i Drejtorit Menaxhues
1. Bordi i Drejtorëve mund ta shkarkojë Drejtorin Menaxhues në çdo kohë para skadimit të
mandatit të tij në bazë të këtij Ligji, nëse ai apo ajo:
1.1. është i papërshtatshëm apo ka humbur pranueshmërinë për të shërbyer si Drejtor
Menaxhues sipas kërkesave në nenin 31 të këtij ligji;
1.2. është dënuar për vepër penale me vendim të plotfuqishëm të gjykatës me burgim
për gjashtë (6) muaj apo më shumë;
1.3. është vetë debitor apo është përfshirë si debitor në procedurë falimentimi apo
insolvence.
1.4. për shkak të një sjellje të keqe personale, është diskualifikuar apo suspenduar nga
një autoritet kompetent nga ushtrimi i profesionit;
1.5. nuk është në gjendje të ushtrojë funksionet e një mandati të tillë për shkak të
ndonjë paaftësie mendore apo trupore që ka zgjatur për më shumë se gjashtë (6) muaj;
1.6. sistematikisht mungon nga puna, pa arsye të justifikueshme të paraqitur para
Kryesuesit të Bordit të Drejtorëve;
1.7. FKEE dështon në arritjen e indikatorëve të performancës të përcaktuar në planet
vjetore, për arsye që bien nën përgjegjësinë e Drejtorit Menaxhues.
2. Drejtori Menaxhues shkarkohet nga detyra nëse është angazhuar në aktivitete që nuk
përputhen me standardet dhe integritetin, në shkelje të Kodit të Etikës së FKEE apo janë të
pahijshme për Drejtorin Menaxhues.
3. Procedura dhe procesi i vendimmarrjes për shkarkimin e Drejtorit Menaxhues duhet të
zhvillohet siç specifikohet me Rregulloret e brendshme të FKEE.
4. Drejtori Menaxhues ka të drejtë të jep dorëheqje nga pozita e tij me njoftim paraprak prej së
paku një (1) muaji.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 05 DHJETOR 2018, PRISHTINË
36
LIGJI Nr. 06/L -079 PËR EFIÇIENCË TË ENERGJISË
Neni 33
Parimet funksionale
1. FKEE do të funksionojë në pajtim me ligjet e Republikës së Kosovës dhe, varësisht nga burimi
i fondeve, në pajtim me rregullat dhe kushtet e marrëveshjeve ndërkombëtare të financimit në
rast se FKEE shfrytëzon fonde të tilla.
2. Funksionimi i FKEE do të bazohet në parimet themelore në vijim:
2.1. transparenca e plotë gjatë funksionimit, përfshirë transparencën ndaj publikut;
2.2. transparenca në prokurim dhe menaxhim të burimeve financiare;
2.3. respektimi i plotë i parimeve të llogaridhënies dhe raportimit financiar;
2.4. mosdiskriminimi, paanësia dhe mundësitë e barabarta për të gjithë parashtruesit
e kërkesave;
2.5. promovimi i partneritetit dhe bashkëpunimit për arritjen e objektivave me sektorin
privat, partnerët ndërkombëtarë, institucionet shtetërore të nivelit qendror dhe lokal të
Kosovës.
3. Të gjitha investimet e FKEE duhet të bazohen në meritat teknike të projektit dhe aplikuesit
të tij.
4. Fondi do të operojë në baza tre (3) vjeçare dhe njëvjeçare programore. Aktivitetet e FKEE
do të jenë në përputhje me PKVEE, programet e zbatimit të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe
veprimet e tjera të caktuara në FKEE sipas dispozitave të këtij ligji.
5. FKEE do të veprojë në bazë të qëndrueshme me tarifa apo burime të mjaftueshme për të
mbuluar kostot administrative dhe operative të tij.
6. Dokumentet qeverisëse që përbëjnë bazën ligjore për operacionet e Fondit janë ky ligj
dhe rregulloret e brendshme që përcaktojnë rregullat dhe procedurat e operimit të FKEE të
aprovuara nga Bordi i Drejtorëve. Rregulloret e brendshme do të përbëhen nga:
6.1. rregulloret që qeverisin parimet dhe modalitetet funksionale të fondit.
6.2 thirrjet e hapura për propozime për përfituesit e përshtatshëm të cilët mund të
kërkojnë që të përfitojnë nga instrumentet financiare dhe programet e fondit.
7. Stafi i fondit do të respektojë në plotëni dhe do të veprojë në pajtim me Parimet Funksionale
dhe Kodin e Etikës që do të miratohet nga Bordi i Drejtorëve.
Neni 34
Komponentët qarkullues dhe joqarkullues
1. Për të siguruar qëndrueshmëri, FKEE, në parim, do të funksionojë si mekanizëm qarkullues
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 05 DHJETOR 2018, PRISHTINË
37
LIGJI Nr. 06/L -079 PËR EFIÇIENCË TË ENERGJISË
i përkufizuar në paragrafin 1.39 të nenit 3 të këtij ligji.
2. FKEE do të mbajë paralelisht një komponent joqarkullues për të ofruar grante, garanci
të pjesshme dhe instrumente tjera financiare të paripërtëritshme, që mund të shfrytëzohen
edhe për kthim të fondeve që FKEE i ofrohen nga institucionet financuese me kushte kthimi.
Pavarësisht burimit apo burimeve të financimit, buxheti i përgjithshëm i FKEE për komponentin
joqarkullues do të jetë i mjaftueshëm për të mbuluar të gjitha shpenzimet administrative dhe
operative në lidhje me këtë komponent.
3. Alokimi i fondeve në komponentin qarkullues apo joqarkulles do të specifikohet në marrëveshjet
relevante para transferimit të fondeve në FKEE.
4. Edhe komponenti qarkullues edhe ai joqarkullues i fondit do të monitorohen ndaras, duke
përdorur sisteme të ndara monitorimi dhe kontabiliteti.
5.Transferimi i fondeve nga komponenti joqarkullues në komponentin qarkullues ose nga
komponenti qarkullues në atë joqarkullues mund të bëhet me vendim të Bordit të Drejtorëve, duke i
justifikuar plotësisht arsyet për një vendim të tillë dhe me miratim paraprak të Ministrisë përgjegjëse
për sektorin e energjisë dhe Ministrisë së Financave, si dhe miratimin paraprak të donatorit ose të
institucionit ndërkombëtar financiar i cili ka ofruar fondet përkatëse, nëse aplikohet.
Neni 35
Tipet e instrumenteve të financimit
1. FKEE, në bazë të Vendimit të Bordit të Drejtorëve pasi të ketë siguruar pëlqimin e Ministrisë
së Zhvillimit Ekonomik dhe Ministrisë së Financave mund të zhvillojë dhe ofrojë Instrumente
Financiare të ndryshme nën komponentët qarkullues dhe joqarkullues që promovojnë investime
në fushën e efiçiencës së energjisë, përfshirë integrimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë
në mjedise të ndërtuara, siç janë sistemet termike solare, ftohjen dhe ngrohjen gjeotermike,
aplikimin e biomasës, dhe të ngjashme.
2.Çdo Instrument Financiar do të dizajnohet dhe implementohet duke respektuar në tërësi
legjislacionin lokal të zbatueshëm dhe Marrëveshjet Financiare Ndërkombëtare, në rast se janë
të aplikueshme.
3. Në çdo rast, FKEE dhe përfituesit do të nënshkruajnë marrëveshje me të cilat definohen të
drejtat dhe obligimet e palëve.
4. Instrumentet financiare dhe marrëveshjet e ndërlidhura mund të përfshijnë, mes tjerash:
4.1. Marrëveshjet për Shërbime Energjetike për projekte që do të implementohen në
tërësi përmes fondit, siç definohet në nenin 37 të këtij ligji.
4.2. llojet e tjera të marrëveshjeve, të kombinuara apo jo me grante për projektet që
do të financohen nga FKEE për konsumator të kualifikuar rezidentë dhe mundësisht
përfitues të tjerë.
4.3 Instrumentet e tjera të financimit dhe marrëveshjet që synojnë konsumatorët e
sektorit publik dhe/apo privat të energjisë për mbështetje dhe/apo zbatim të masave të
EE të caktuara për FKEE për të arkivuar caqet e efiçiencës së energjisë të përcaktuara
me ligjin për efiçiencën e energjisë.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 05 DHJETOR 2018, PRISHTINË
38
LIGJI Nr. 06/L -079 PËR EFIÇIENCË TË ENERGJISË
5. FKEE do të mbajë llogari të ndara për çdo produkt.
Neni 36
Kushtet e përgjithshme për implementim të Projekteve të përkrahura nga FKEE
1. FKEE do të monitorojë për së afërmi implementimin e marrëveshjes me përfituesit për të
siguruar plotësimin e të gjitha kushteve të përcaktuara në Kontratë në mënyrë transparente
dhe profesionale.
2. Procedurat e vlerësimit dhe përbërja e komiteteve të vlerësimit për tenderë të realizuar nga
Fondi apo nga përfituesit e Fondit do të përshkruhen në Thirrjen për Propozime. Komitetet e
vlerësimit të tenderëve do të përfshijnë detyrimisht një ekspert të specializuar të pavarur që ka
ekspertizën e duhur relevante për projektin që po shqyrtohet, i cili do të vërtetojë se tenderi i
plotëson kushtet minimale teknike dhe specifikacionet e përcaktuara në Thirrjen për Propozime
dhe/ose Dokumentet e Tenderit.
3. Fondi do të kryejë pagesat vetëm pasi të jenë plotësuar kushtet dhe do të aplikojë ndëshkime
vetëm në rast të mospajtueshmërisë me marrëveshjet relevante.
Neni 37
Marrëveshjet për Shërbime Energjetike
1. Marrëveshjet e Shërbimit të Energjisë do të jenë instrumenti kryesor i FKEE për zbatimin e
investimeve të efiçiencës së energjisë në Subjektet Publike në kuadër të komponentit qarkullues.
2. Marrëveshja për Shërbime Energjetike nënshkruhet mes FKEE dhe entitetit publik, me çka
FKEE i mundësohet t’i investojë fondet e veta në projekte të efiçiencës së energjisë dhe ta
kthejë investimin nga entiteti publik në bazë të kursimeve të parapara sa i përket kostos së
energjisë.
3. Marrëveshja për Shërbime Energjetike do të implementohet si në vijim:
3.1. FKEE do të lëshojë një Ftesë për Shprehje të Interesit që përcakton të gjitha afatet
dhe kushtet e Marrëveshjes së Shërbimit të Energjisë duke përfshirë, mes tjerash,
kriteret e pranueshmërisë, kërkesat minimale teknike dhe të tjera, dokumentacionin që
duhet të dorëzohet nga aplikuesi, metodologjitë dhe supozimet kyçe për llogaritjen e
energjisë bazë dhe kursimet e parashikuara të energjisë, format e aplikimit,
3.2. Në bazë të parimit “shërbehet i pari që pranohet”, FKEE do të përcaktojë projektet
e pranueshme, të realizueshme dhe me kosto efektive të EE bazuar në kriteret e
përcaktuara në Ftesën për Shprehje të Interesit.
3.3 Për çdo projekt të pranueshëm, masat e EE do të përcaktohen në hollësi dhe do
të llogaritet energjia bazë dhe kursimet e parashikiuara të kostove të energjisë nga
investimi.
3.4. Për projektet e përzgjedhura përfundimisht, FKEE do të nënshkruajë Marrëveshje
për Shërbime Energjetike me entitetin publik. Kjo kontratë do të përfshijë, mes tjerash:
3.4.1. vlerën e investimit nga FKEE.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 05 DHJETOR 2018, PRISHTINË
39
LIGJI Nr. 06/L -079 PËR EFIÇIENCË TË ENERGJISË
3.4.2. kursimet e projektuara të energjisë dhe afatin e kthimit të investimit.
3.4.3. dispozita të qarta të shpagimit kompensimit të investimit tek FKEE.
3.4.4. periudhën e shpagimit kompensimit të investimit tek FKEE, numrin e
kësteve dhe shumat e shpagimit, sipas marrëveshjes me pranuesin e investimit.
3.4.5. numrin e kësteve, që bazohet në kursimet e projektuara të energjisë, sipas
përcaktimit në kontratën e nënshkruar me FKEE, për një periudhë jo më të gjatë
se pesëmbëdhjetë (15) vite, në këste tremujore apo tjera të ngjashme; periudha
e shpagimit dhe/ose shuma e kësteve mund të përshtatet ndaj ndryshimeve të
mundshme të çmimit të energjisë, me kusht që shuma e gjithmbarshme të
shpaguhet përgjatë periudhës jo më të gjatë se pesëmbëdhjetë (15) vite.
4. FKEE do të jetë përgjegjës për organizimin e përgatitjes së specifikacioneve teknike,
dizajnimin e projektit dhe dokumentacionit tjetër të ndërlidhur të projektit, prokurimin e punimeve
dhe shërbimeve dhe nënshkrimin e të gjitha kontratave me operatorë ekonomikë.
5. Përmbyllja përfundimtare e punimeve dhe shërbimeve do të certifikohet na një komision
i pranimit, përbërja e së cilit do të përcaktohet në Thirrjen për Propozime dhe/ose në
dokumentacionin e tenderimit.
6. Certifikimi i përmbylljes përfundimtare të projektit konsiderohet vërtetim i kursimeve të
projektuara të energjisë dhe institucioni përfitues do ta kthejë investimin e kapitalit tek FKEE,
përfshirë të gjitha shërbimet për të cilat është arritur marrëveshja.
7. Marrëveshja e Shërbimit të Energjisë nuk do të konsiderohet si borxh publik sipas ligjit për
borxhin publik.
Neni 38
Burimet e financimit të FKEE
1. Burimet e financimit të FKEE-së përfshijnë:
1.1. kapitali fillestar i Fondit që mundëson themelimin dhe vitet e para të veprimit deri në
kohën që Fondi arrin vetë-qëndrueshmëri të plotë. Kapitali fillestar mund të përdoret për
të mbuluar shpenzimet e operimit dhe do të ruhet në kuadër të Ministrisë përgjegjëse
për financa. Kapitali fillestar mund të sigurohet ose nga Buxheti i Shtetit ose ndihma e
donatorëve ose nga kombinimi i të dy burimeve.
1.2. kontributet e kapitalit nga Qeveria e Kosovës apo donatorët në formë granti apo
subvencioni.
1.3. kontributet në natyrë nga Qeveria e Kosovës, siç janë ofrimi i zyrave apo të
ngjashme.
1.4. kapitali qarkullues i investuar në formë të Marrëveshjes për Kursim të Energjisë/
MKE apo produkteve tjera.
1.5. të hyrat nga investimet në formë të gjobave, pagesave dhe interesit.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 05 DHJETOR 2018, PRISHTINË
40
LIGJI Nr. 06/L -079 PËR EFIÇIENCË TË ENERGJISË
1.6. të hyrat nga interesi i kapitalit dhe aseteve të deponuara.
1.7. kontributet kapitale që dalin nga burime të tjera të përcaktuara me dispozitat e këtij
ligji, siç është Skema obligative e Efiçiencës së Energjisë.
1.8. huatë.
Neni 39
Tarifat
1. FKEE do të ngarkojë tarifa për të siguruar qëndrueshmërinë e tij, si në komponentin qarkullues
ashtu dhe në atë joqarkullues.
2. Niveli i taksave bazohet në parimin se funksionimi, menaxhimi dhe administrimi i FKEE
udhëhiqet nga racionaliteti, efiçienca dhe shfrytëzimi efektiv i burimeve administrative dhe të
tjera, dhe në të njëjtën kohë sigurimi i operimit të qëndrueshëm.
Neni 40
Raportimi financiar dhe auditimi
1. FKEE do të mbajë llogaritë dhe regjistrat në pajtim me Standardet Ndërkombëtare të
Raportimit Financiar (SNRF) për të pasqyruar funksionalitetin e vet dhe gjendjen financiare.
2. Viti financiar i FKEE fillon në ditën e parë të janarit dhe përfundon në ditën e fundit të dhjetorit.
3. FKEE përgatit pasqyrat vjetore financiare në pajtim me Standardet Ndërkombëtare të
Raportimit Financiar (SNRF). Pasqyrat financiare të FKEE-së auditohen dhe publikohen jo më
vonë se 30 qershor për vitin paraprak.
4. Llogaritë, librat dhe pasqyrat financiare të FKEE-së auditohen nga një auditor i jashtëm i
pavarur nga lista e aprovuar e auditorëve ligjor dhe firmave audituese të Këshillit Kosovar për
Raportim Financiar dhe i emëruar nga Bordi i Drejtorëve. I njëjti auditor i jashtëm apo firmë
auditimi nuk mund të angazhohet për më shumë se tri (3) vjet të njëpasnjëshme.
5. FKEE duhet t’ja dorëzoj pasqyrat e audituara financiare Bordit të Drejtorëve për aprovim.
6. Drejtori Menaxhues është përgjegjës që Bordit të Drejtorëve t’i dorëzohen pasqyrat e
audituara financiare të FKEE së paku pesëmbëdhjetë (15) ditë para finalizimit dhe aprovimit të
tyre.
7. FKEE duhet të publikojë raportin vjetor dhe pasqyrat e audituara financiare në faqen e vet
në internet.
8. Raporti vjetor do të përfshijë, mes tjerash, të gjitha informatat relevante mbi aktivitetet dhe
objektivat e arritura gjatë vitit të raportimit, listën e projekteve, burimet financiare të investuara,
të kthyera dhe në dispozicion.
9. FKEE raportet vjetore ia dërgon Qeverisë së Republikës së Kosovës, jo më vonë se deri më
31 mars të vitit vijues për vitin paraprak fiskal.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 05 DHJETOR 2018, PRISHTINË
41
LIGJI Nr. 06/L -079 PËR EFIÇIENCË TË ENERGJISË
10. Si entitet publik, FKEE gjithashtu i nënshtrohet auditimeve nga Auditori i Përgjithshëm i
Republikës së Kosovës.
KREU VIII
DISPOZITAT NDËSHKUESE
Neni 41
Sanksioni kundërvajtës me gjobë
1. Inspektori për energji për shkeljet e konstatuara me këtë ligj shqipton gjobë për kundërvajtje.
2. Për shkeljen e nenit 11 dhe 12 të këtij ligji ndëshkohet me gjobë për kundërvajtje, si në vijim:
2.1. personi fizik dhe personi përgjegjës i personit juridik prej tridhjetë (30) euro deri
dymijë (2000) euro;
2.2. personi fizik që ushtron biznes individual prej dyqind (200) euro deri në pesëmijë
(5000) euro;
2.3. personin juridik prej pesëqind (500) euro deri në njëzetmijë (20.000) euro.
3. Në vendimin për kundërvajtje përcaktohet afati i pagesës së gjobës prej pesëmbëdhjetë (15)
deri në nëntëdhjetë (90) ditë.
4. Në rastin e pagimit të gjobës në afatin e përcaktuar më urdhrin kundërvajtës, i dënuari lirohet
nga pagimi pesëdhjetë përqind (50%) nga shuma e gjobës së shqyrtuar.
5. Nëse kryesi pjesërisht ose në tërësi nuk e paguan gjobën në afatin e përcaktuar, Inspektorati
duhet të fillojë procedurën gjyqësore në gjykatën kompetente.
6. Pas pagesës së gjobës, duhet që një kopje e pagesës t’i dorëzohet inspektorit për energji.
7. Operatorët e sistemit të transmetimit, shpërndarësit e energjisë, si dhe furnizuesit e energjisë
me pakicë që pengojnë zhvillimin e tregut të shërbimeve të energjisë, duke përfshirë bllokimin
e qasjes në tregun e shërbimeve të energjisë për Konkurrentët dhe duke ushtruar abuzimin
e pozitës dominuese, sanksionohen në përputhje me Ligji i Konkurrencës nga Komisioni i
Konkurrencës.
8. Kundër vendimit të inspektorit për energji, pala e pakënaqur në afat prej tetë (8) ditësh nga
dita e pranimit të vendimit, mund ti parashtrojë ankesë Inspektoratit për Energji, i cili në afat prej
tridhjetë (30) ditësh nga dita e pranimit të ankesës vendos sipas ankesës. Ankesa e parashtruar
kundër vendimit të inspektorit për energji nuk e shtynë ekzekutimin e këtij vendimi.
9. Kundër vendimit të Inspektoratit për Energji sipas ankesës pala e pakënaqur ka të drejtë
që të ngritë kontest administrativ në pajtim me ligjin në fuqi mbi procedurën e përgjithshme
administrative.
10. Për sa i përket zbatimit të Skemës obligative të efiçiencës së energjisë, dispozitat e veçanta
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 05 DHJETOR 2018, PRISHTINË
42
LIGJI Nr. 06/L -079 PËR EFIÇIENCË TË ENERGJISË
të nenit 10 të këtij ligji do të jenë të aplikueshme, në vend të dispozitave të këtij neni
KREU IX
DISPOZITA KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE
Neni 42
Aktet nënligjore
1. Ministria nxjerr aktet nënligjore me qëllim të zbatimit të këtij ligji, si në vijim:
1.1. Udhëzim Administrativ për llogaritjen e energjisë elektrike nga bashkëprodhimi .
1.2. Udhëzim Administrativ për Metodologjinë për përcaktimin e efiçiencës nga procesi
i bashkëprodhimit.
1.3. Udhëzim Administrativ lidhur me kërkesat për efiçencën e energjisë për blerjen e
produkteve, shërbimeve dhe ndërtesave nga institucionet e nivelit qendror.
1.4. Udhëzim Administrativ për Përmbajtjen e energjisë së lëndëve djegëse të
përcaktuara për përdorim fundor.
1.5. Udhëzim Administrativ për metodat dhe parimet e përbashkëta për llogaritjen e
ndikimit të efiçiencës së energjisë.
1.6. Rregullore për kriteret minimale për auditimet e energjisë përfshirë ato të kryera si
pjesë e sistemeve të menaxhimit të energjisë.
1.7. Rregullore për kërkesat minimale për faturimin dhe informacionin e faturimit
bazuar në konsumin aktual .
1.8. Udhëzim Administrativ për potencialin e efiçiencës në ngrohje dhe ftohje.
1.9. Udhëzim Administrativ për kushtet e përgjithshme për analizën e kosto-përfitimit.
1.10. Udhëzim Administrativ për Certifikatë/Garancinë e origjinës për energjinë elektrike
të prodhuar nga bashkëprodhimi me efiçiencë të lartë
1.11. Udhëzim Administrativ për kriteret e efiçiencës së energjisë për rregullimin e
rrjetit të energjisë dhe për tarifat e rrjetit të energjisë elektrike.
1.12. Udhëzim Administrativ për kërkesat e efiçencës së energjisë për operatorët e
sistemit të bartjes dhe operatorët e sistemit të shpërndarjes.
1.13.Udhëzues për mënyrën e raportimit për raportet vjetore dhe për progresin e Planit
Kombëtar të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë.
2. Përveç paragrafit 1 të këtij neni, Qeveria, Ministria, Zyra e Rregullatorit për Energji ose
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 05 DHJETOR 2018, PRISHTINË
43
LIGJI Nr. 06/L -079 PËR EFIÇIENCË TË ENERGJISË
institucione të tjera relevante mund të nxjerrin akte të tjera nënligjore, sipas nevojës për
zbatimin e dispozitave të këtij ligji.
3. Qeveria e Kosovës, me propozim të Ministrisë, brenda tre (3) muajsh nga data e hyrjes në
fuqi të këtij ligji, do të ndërmarrë të gjitha procedurat e domosdoshme për të themeluar Bordin
e Drejtorëve të FKEE, në pajtim me nenin 25 dhe 27 të këtij ligji.
4. Me qëllim të zbatimit të dispozitave të këtij ligji në lidhje me Fondin e Kosovës për Efiçiencën
e Energjisë, Bordi i Drejtorëve të FKEE-it harton rregulloret e brendshme të parapara me këtë
ligj, brenda gjashtë (6) muajve, nga data e funksionimit të Bordit të Drejtorëve.Bordi i Drejtorëve
lëshon së paku Rregulloret e Brendshme në vijim:
4.1. Parimet e Përgjithshme dhe Kodi i Etikës i FKEE.
4.2. Rregullorja për organizimin e brendshëm të FKEE.
4.3. Rregullorja për rregullat e brendshme të punës së FKEE.
4.4. Plani i zhvillimit të biznesit të FKEE që mbulon periudhën tre (3) vjeçare.
4.5. Rregullorja për përgatitjen e buxhetit vjetor.
4.6. Standardet dhe procedurat e brendshme të kontabilitetit.
4.7. Rregullorja për pagesën e stafit të FKEE.
4.8. Rregullorja për procedurën dhe kriteret e punësimit të stafit FKEE.
4.9. Rregullorja për përgatitjen dhe shpalljen e thirrjeve për propozime.
4.10. Rregulloret e tjera sipas nevojës në përputhje me këtë ligj.
5. Përveç rregulloreve të brendshme të parashikuara në paragrafin 4 të këtij neni, Bordi i
Drejtorëve shpall thirrje për propozime për produkte specifike të fondit.
Neni 43
Dispozitat përfundimtare
1. Qeveria e Kosovës, përmes Ministrisë, brenda gjashtë (6) muajve nga data e hyrjes në
fuqi të këtij ligji, nxjerr të gjithë aktet nënligjore të parashikuara nga ky ligj, përveç nëse është
përcaktuar ndryshe në këtë ligj.
2. Qeveria e Kosovës, përmes Ministrisë, brenda tre (3) muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij
ligji, do të ndërmarrë të gjitha procedurat e nevojshme për të themeluar Bordin e Drejtorëve të
FKEE në përputhje me nenin 27 të këtij ligji.
3. Ky ligj shfuqizon Ligjin Nr. 04/L-016 për Efiçiencën e Energjisë .
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 05 DHJETOR 2018, PRISHTINË
44
LIGJI Nr. 06/L -079 PËR EFIÇIENCË TË ENERGJISË
4. Me kusht që mos të jenë në kundërshtim me këtë ligj dhe deri në nxjerrjen e akteve të reja
nënligjore për zbatimin e duhur të këtij ligji, aktet nënligjore të zbatueshme do të vazhdojnë të
mbesin në fuqi.
Neni 44
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së
Kosovës.
Ligji Nr. 06/L -079
07 nëntor 2018
Shpallur me dekretin Nr. DL-056-2018, datë 23.11.2018 nga Presidenti i Republikës së
Kosovës Hashim Thaçi