LIGJI NR. 06/L-035 PËR VEPRIMTARITË HIDROMETEOROLOGJIKE

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 19 / 13 NËNTOR 2018, PRISHTINË
1
LIGJI Nr. 06/L -035 PËR VEPRIMTARITË HIDROMETEOROLOGJIKE
LIGJI Nr. 06/L -035
PËR VEPRIMTARITË HIDROMETEOROLOGJIKE
Kuvendi i Republikës së Kosovës;
Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Miraton:
LIGJ PËR VEPRIMTARITË HIDROMETEOROLOGJIKE
KAPITULLI I
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj ka për qëllim të përcaktojë mënyrën e kryerjes së veprimtarive hidrometeorologjike,
sistemin e paralajmërimit të hershëm, ekspertizën, produktet dhe shërbimet që ofrohen nga
këto veprimtari, për të mbështetur me informacione, institucionet qëndrore lokale dhe publikun
si dhe institucionet ndërkombëtare e rajonale.
Neni 2
Fushëveprimi
1. Veprimtari hidrometeorologjike në kuptim të këtij ligji, konsiderohen:
1.1. aktivitetet e monitorimeve hidrometeorologjike përfshirë: ajrin, ujin dhe tokën si dhe
mënyrën e kryerjes së tyre;
1.2. parashikimin e motit dhe parashikimin hidrologjik;
1.3. sistemin e paralajmërimit të hershëm për katastrofat natyrore hidrometeorologjike;
1.4. arkivin e informacionit me të dhënat e krijuara dhe mbrojtjen e sistemit të
informacionit hidrometeorologjik;
1.5. bashkëpunimin ndër-institucional, rajonal e ndërkombëtar, si dhe
1.6. çështje të tjera me rëndësi për aktivitetet hidrometeorologjike në Republikën e
Kosovës.
Neni 3
Përkufizimet
1. Shprehjet e përdorura në këtë Ligj kanë këto kuptime:
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 19 / 13 NËNTOR 2018, PRISHTINË
2
LIGJI Nr. 06/L -035 PËR VEPRIMTARITË HIDROMETEOROLOGJIKE
1.1. Proceset atmosferike dhe hidrologjike - nënkuptojnë ndryshimet cilësore dhe
sasiore të parametrave të atmosferës dhe gjendjes së ujit, të cilat ndodhin vazhdimisht
në kohë dhe hapësirë për shkak të ndikimit të faktorëve natyrorë dhe antropogjenë;
1.2. Moti - paraqet gjendjen fizike të atmosferës në territor të caktuar, në kohën e
dhënë, e karakterizuar nga një kombinim i caktuar i elementeve meteorologjike;
1.3. Klima - paraqet gjendjen mesatare fizike të atmosferës me ndryshimet e saja
statistikore në kohë dhe hapësirë për periudhë shumëvjeçare;
1.4. Parashikimi i klimës - nënkupton sigurimin e informatave dhe të dhënave në
lidhje me gjendjen dhe tendencat e klimës në të ardhmen, ndryshimet e elementeve
klimatike nga muaji, sezoni, viti në krahasim me vlerën mesatare gjatë viteve;
1.5. Parashikimi hidrometeorologjik - është proces i përpunimit hapësinor kohor të
të dhënave dhe produkteve, të dedikuara për parashikimin e gjendjes së ardhshme të
atmosferës, ujërave ose tokës;
1.6. Paralajmërim hidrometeorologjik - është dhënie e informatave dhe të dhënave
në lidhje me rreziqet e mundshme hidrometeorologjike që mund të ndikojë ose të
shkaktojë dëme në njerëz, prona dhe në mjedis;
1.7. Sistem hidrometeorologjik - është sistemi unik integral, që përbëhet prej:
rrjetit hidrometeorologjik monitorues, sistemit informativ telekomunikues, sistemit të
parashikimit dhe paralajmërimit të hershëm të fatkeqësive hidrometeorologjike dhe
katastrofave nga ndotjet aksidentale të ajrit, ujit dhe tokës, i cili është pjesë përbërëse
e sistemit hidrometeorologjik;
1.8. Rrjeti shtetëror i stacioneve hidrometeorologjike - është tërësia e stacioneve
meteorologjike dhe hidrologjike dhe stacioneve për matjen e cilësisë së ajrit dhe ujit,
të shpërndara në hapësirën, me qëllim të matjeve, vrojtimeve dhe grumbullimin e të
dhënave;
1.9. Stacioni - është një vendndodhje me strukturë dhe objekte adekuate, instrumente
sipas standardeve te OBM për realizimin e programit për monitorim, apo matje dhe
vrojtime hidrometeorologjike, përfshirë programin e monitorimit të cilësisë së ajrit dhe
ujit kur ajo është e përcaktuar me rregullore të veçanta;
1.10. Monitorimi dhe hulumtimi sistematik i motit dhe klimës - është grup i
aktiviteteve të cilat kryhen në kuadër të sistemit hidrometeorologjik si dhe programeve
hulumtuese dhe zhvillimore;
1.11. Matjet dhe monitorimi i cilësisë së ajrit, ujit dhe tokës - janë matje instrumentale
sistematike dhe përcaktime fiziko kimike të prezencës së ndotësve të dëmshëm në
ajër, ujë dhe tokë duke përfshirë dhe përcaktimin e përmbajtjes së reshjeve;
1.12. Matjet dhe testimet (analizat) e ajrit, ujit dhe tokës në rastin e një aksidenti, i cili
është ndotje e rastit - është një aktivitet me rritjen e numrit të matjeve dhe përcaktimeve
në vendet ku ndotja e ajrit, ujit dhe tokës ka ndodhur për shkak të një aksidenti i cili shkakton
ndotje të rastit;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 19 / 13 NËNTOR 2018, PRISHTINË
3
LIGJI Nr. 06/L -035 PËR VEPRIMTARITË HIDROMETEOROLOGJIKE
1.13. Të dhënat - janë vlera sasiore të elementeve dhe dukurive të marra nga matjet,
monitorimet si dhe përpunimi i tyre në stacionet e rrjeteve shtetërore hidrometeorologjike,
përfshirë dhe të dhënat e cilësisë se ajrit, ujit dhe dheut të fituara nga analiza e tyre
fiziko-kimike;
1.14. Modifikimi i motit - është një grup i masave, aktiviteteve dhe detyrave të cilat
realizohen me ndikim të qëllimshëm artificial në proceset atmosferike, me qëllim të
mbrojtjes nga breshëri dhe zvogëlimi i efektit të dëmshëm të mjegullës dhe fenomeneve
të tjera atmosferike, apo stimulimi i efekteve të dobishme të këtyre proceseve sidomos
stimulimin e reshjeve;
1.15. Kushtet atmosferike - janë një grup i vlerave sasiore dhe cilësore të parametrave
atmosferike në një moment të caktuar kohe ose interval kohor, të përpunuara dhe
prezentuara në një mënyrë që siguron një vlerësim objektiv të këtij komponenti të mjedisit;
1.16. Fatkeqësitë (katastrofat) me origjinë hidrologjike dhe meteorologjike -
janë fatkeqësi natyrore meteorologjike dhe hidrologjike apo ngjarje të lidhura me to,
ku madhësia dhe intensiteti në një shkallë të madhe kërcënon shëndetin dhe jetën e
njerëzve, të mirat materiale dhe mjedisin;
1.17. Fatkeqësitë natyrore hidrologjike dhe meteorologjike - janë forma të
proceseve atmosferike dhe hidrologjike që qojnë në mote ekstreme, në fenomenet
(dukuritë) klimatike dhe hidrologjike si dhe fatkeqësitë në shkallë të madhe të cilat
mund të kërcënojnë shëndetin e njeriut dhe të shkaktojnë dëme në përmasa të mëdha
(të rënda);
1.18. Informacioni shtetëror hidrometeorologjik - është produkt hidrometeorologjik i
nxjerrë nga të dhënat e monitorimit në rrjetet shtetërore të stacioneve hidrometeorologjike,
të cilin e publikon dhe e shpërndan Instituti Shtetëror Hidrometeorologjik (IHMK);
1.19. Produkti - është analiza, paralajmërimi, parashikimi, studimi apo rezultati tjetër i
nxjerrë nga shfrytëzimi i të dhënave;
1.20. Informacioni mbi klimën - është një analiza, parashikimi, paralajmërimi, raport mbi
klimën dhe projeksionet e ndryshimeve klimatike apo ndonjë informacion tjetër në lidhje me
ndryshimet ekzistuese dhe ato të pritshme të klimës dhe parametrave klimatik;
1.21. Informacioni hidrometeorologjik - është raport meteorologjik dhe hidrologjik,
analizë, parashikim, paralajmërim dhe çdo informacion tjetër në lidhje me kushtet
klimatike dhe hidrologjike ekzistuese ose të pritshme;
1.22. Ofrimi i sigurisë (kushteve) meteorologjike ndaj trafikut ajror në hapësirën
ajrore të Republikës së Kosovës - janë shërbime të aviacionit ku përfshijnë vëzhgimin
meteorologjik në stacionin/et meteorologjik/e aeronautik/e, sigurimi i të dhënave
meteorologjike nga vëzhgimi satelitor, bërja e hartave të parashikimit për planifikim të
fluturimeve dhe dokumentacionit meteorologjik ajror për fluturim, përfshirë parashikimin
e motit për aerodrome, hapsirën ajrore gjegjëse të ulët dhe të lartë, përpunimi
i informacioneve klimatologjike aeronautike, mirëmbajtja dhe zhvillimi i sistemit
telekomunikativ për shkëmbimin e të dhënave dhe informacioneve meteorologjike,
mbledhja, përpunimi dhe arkivimi i të dhënave, shpërndarja e të dhënave dhe
informacioneve meteorologjike përdoruesve, vlefshmëria teknike e instrumenteve dhe
pajisjeve në stacionin/et meteorologjike aeronautike;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 19 / 13 NËNTOR 2018, PRISHTINË
4
LIGJI Nr. 06/L -035 PËR VEPRIMTARITË HIDROMETEOROLOGJIKE
1.23. Aerodrom - do të thotë një zonë e caktuar mbi tokë ose ujë (duke përfshirë të
gjitha ndërtesat, instalimet dhe pajisjet) të cilat përdoren plotësisht apo pjesërisht për
arritjen, ngritjen dhe lëvizjen sipërfaqësore të avionëve; termi “aerodrom” përfshin, por
nuk kufizohet, të gjitha aeroportet, fushat ajrore dhe/ose fushat e planerimit;
1.24. Hapësira ajrore e ulët – nënkupton hapësirën nga sipërfaqja e tokës deri në
nivelin e fluturimit FL205 (20500 feet ose 6248.4 m);
1.25. Hapësira ajrore e lartë - nënkupton hapësirën mbi nivelin e fluturimit FL205
(20500 feet ose 6248.4 m) e më lartë;
1.26. Siguria hidrometeorologjike - është një grup i aktiviteteve, masave dhe detyrave
në mbledhjen, përpunimin, analizën, parashikimin dhe shpërndarjen e të dhënave dhe
informacioneve mbi gjendjen hidrometeorologjike aktuale dhe të pritshme me rëndësi
për sigurinë e jetës së njerëzve dhe të mirave materiale;
1.27. Agrometeorologjia - është studimi i bashkëveprimit ndërmjet parametrave
(variablave) meteorologjike dhe hidrologjike në njërën anë dhe aktiviteteve bujqësore
dhe pyjore nga ana tjetër;
1.28. Stacion agrometeorologjik - është stacioni meteorologjik në të cilin merren të
dhënat nga monitorimi (vëzhgimi) meteorologjik për përdorim në agrometeorologji;
1.29. Stacion meteorologjik aeronautik - është stacioni meteorologjik në të cilin
merren të dhënat nga monitorimi (vëzhgimi) meteorologjik për përdorim për qëllime
aeronautike (ulje dhe ngritje të fluturakeve);
1.30. MMPH- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor;
1.31. AMMK-Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës;
1.32. AME-Agjencia e Menaxhimit Emergjent;
1.33. OBM-Organizata Botërore e Meteorologjisë.
Neni 4
Parimet bazë të veprimtarisë hidrometeorologjike
1. Veprimtaria hidrometeorologjike bazohet në këto parime:
1.1. Parimi i integritetit– nënkupton se atmosfera, hidrosfera, litosfera dhe klima në
planetin Tokë së bashku janë një sistem global-planetar, me procese të pandashme
që ndodhin brenda dhe midis tyre, të cilat kërkojnë integritet global dhe lidhje tekniko-
teknologjike në monitorimet hidrometeorologjike shtetërore, telekomunikacionit
dhe sistemeve të analizave dhe parashikimit me qëllim të operimit dhe shkëmbimit
ndërkombëtar të të dhënave dhe informacionit hidrometeorologjik, të dhënat e cilësisë
së ajrit, ujit dhe tokës, si dhe të dhënat mbi fatkeqësitë dhe katastrofat meteorologjike
dhe hidrologjike, incidentet teknologjke si dhe incidentet me ndikim ndërkufitar;
1.2. Parimi i parandalimit- nënkupton krijimin e një sistemi funksional të paralajmërimit
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 19 / 13 NËNTOR 2018, PRISHTINË
5
LIGJI Nr. 06/L -035 PËR VEPRIMTARITË HIDROMETEOROLOGJIKE
të hershëm të fatkeqësive dhe katastrofave meteorologjike dhe hidrologjike si dhe rritja
e ndotësve në ajër, ujë dhe tokë në raste të incidenteve, në mënyrë që të sigurojë
kujdesin e parandalimit dhe zbutjen e efekteve të dëmshme të tyre;
1.3. Parimi i vazhdimësisë - nënkupton organizimin dhe mënyrën e kryrjes se
aktiviteteve hidrometeorologike që duhet të jetë e projektuar (konceptuar) në atë
mënyrë që të sigurojë monitorim afatgjatë sistematik, të plotë dhe të pandërprerë
(vazhdueshëm) përcjelljen dhe parashikimin e motit, klimës si dhe cilësisë së ajrit,
ujit dhe tokës, po ashtu paralajmërimin e hershëm të fatkeqësive dhe katastrofave
hidrometeorologjike dhe;
1.4. Parimi i besueshmerisë - nënkupton se aktivitetet dhe metodat për monitorimin-
analizimin dhe parashikimin e motit, klimës, cilësisë së ajrit, ujit dhe tokës dhe
shpërndarja e të dhënave dhe informacionit bazuar në njohuritë shkencore me të reja,
metodat shkencore me të mira në dispozicion me teknikat matëse dhe teknologjike,
në mënyrë që informacioni dhe të dhënat zyrtare hidrometeorologjike, të ajrit, të ujit
dhe tokës të reflektojnë besueshmëri mbi fenomenet dhe proceset atmosferike dhe
hidrologjike;
1.5. Parimi i standardizimit dhe krahasueshmerisë ndërkombëtare - nënkupton
se të dhënat zyrtare hidrometeorologjike si dhe të dhënat për cilësinë e ajrit, ujit dhe
tokës janë rezultat i matjeve dhe monitorimit me metodat që janë në pajtueshmëri me
standardet ndërkombëtare në mënyrë që të arrihet krahasuesmëria e tyre;
1.6. Parimi i transparencës - nënkupton se të dhënat zyrtare hidrometeorologjike,
informacionet si dhe të dhënat për cilësinë e ajrit, ujit dhe tokës janë publike dhe në
dispozicion për përdoruesit në pajtim me legjislacionin në fuqi.
KAPITULLI II
ORGANIZIMI DHE MËNYRA E KRYRJES SË VEPRIMTARIVE HIDROMETEOROLOGJIKE
SI DHE VEPRIMTARITË TJERA ME INTERES PËR REPUBLIKËN E KOSOVËS
Neni 5
Institucionet që kryejnë Veprimtari Hidrometeorologjike
Institucioni shtetëror kompetent për kryerjen e veprimtarisë hidrometeorologjike me interes për
Republikën e Kosovës është Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Neni 6
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës
1. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (në vazhdim IHMK) posedon llogon e tij dhe është
Institucion shtetëror, shkencorë dhe profesional në fushën e meteorologjisë, hidrologjisë,
klimës, ajrit, ujit dhe tokës i cili vepron në kuadër të MMPH, dhe ka për detyrë të kryej aktivitetet
e mëposhtme:
1.1. Planifikimin, ndërtimin, pajisjen, mirëmbajtjen dhe zhvillimin e sistemeve apo
rrjeteve shtetërore të stacioneve meteorologjike, hidrologjike, cilësisë së ajrit dhe
ujërave;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 19 / 13 NËNTOR 2018, PRISHTINË
6
LIGJI Nr. 06/L -035 PËR VEPRIMTARITË HIDROMETEOROLOGJIKE
1.2. Matjet dhe vrojtimet sistematike të elementeve dhe dukurive hidrologjike,
meteorologjike, përmes sistemit të rrjetit shtetërorë hidrologjik dhe meteorologjik
përfshirë dhe sistemin e vrojtimeve radarike, sistemet e monitorimit të ajrit, ujit dhe
dheut;
1.3. Zhvillimin, vendosjen dhe funksionimin e sistemeve kompjuterike dhe
telekomunikacionit për mbledhjen, përpunimin, shkëmbimin dhe shpërndarjen e të
dhënave dhe informacionit për motin real dhe të parashikuar, për klimën dhe hidrologjinë
si dhe të dhënat për cilësinë e ajrit, ujit dhe tokës;
1.4. Zhvillimin dhe përditësimin e arkivës së të dhënave meteorologjike dhe hidrologjike,
duke përfshirë dhe cilësinë e ajrit dhe ujit, nga grumbullimi, kontrolli (validimi) përpunimi,
publikimi dhe arkivimi i të dhënave;
1.5. Mbështetja me paralajmërimet dhe raportimet tek institucionet kompetente qendrore
dhe lokale në rastet e paraqitjes së fatkeqësive meteorologjike dhe hidrologjike me
rëndësi për mbrojtjen nga vërshimet dhe përmbytjet, fenomenit të akullit dhe fatkeqësive
dhe katastrofave tjera meteo dhe hidrologjike, ndryshimet e cilësisë së ajrit, ujërave
dhe tokës lidhur me avaritë dhe ndotjet e tjera të paraqitura;
1.6. Monitorimi dhe analiza e ndryshimit të gjendjes së motit, klimës, burimeve ujore
dhe regjimit të ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore, rrezatimit diellor, energjisë
potenciale të diellit, erës dhe ujit;
1.7. Zhvillimin dhe përdorimin e modeleve të ndryshme për parashikimin e motit,
ndryshimit të klimës, depozitimit dhe shpërndarjes (transportit) së ndotësve në
atmosferë përfshirë ndotësit në ajër, ujë dhe tokë;
1.8. Testimi dhe kalibrimi i instrumenteve matëse që përdoren në fushën e meteorologjisë,
hidrologjisë, monitorimit të ajrit dhe instrumenteve laboratorike në konformitet me
legjislacionin vendor dhe atë ndërkombëtarë;
1.9. Zhvillimi i sistemit meteorologjik ne parandalimin (luftimin) e breshrit dhe mënyrat
e tjera të modifikimeve (veprimeve artificiale) të motit si dhe studimi i metodave të
veprimeve artificiale mbi motin dhe klimën;
1.10. Aktivitetet ndërkufitare hidrometeorologjike dhe rreth cilësisë se ajrit dhe ujit
për qëllime të menaxhimit të ujit dhe mjedisit bazuar në kërkesat e institucioneve
përgjegjëse;
1.11. Trajnimin e stafit dhe zhvillimin profesional në fushën e aktiviteteve meteorologjike
dhe hidrologjike, sipas kritereve të përshkruara nga Organizata Botërore e
Meteorologjisë;
1.12. Bashkëpunimi kombëtar dhe ndërkombëtar në fushën e meteorologjisë dhe
hidrologjisë duke forcuar standardet dhe parimet e konventave ndërkombëtare në
fushën e hidrometeorologjisë, monitorimit dhe hulumtimit për ndryshimet klimatike dhe
cilësisë së ajrit, ujit dhe të tokës;
1.13. Punët e tjera hidrometeorologjike për të cilat janë përcaktuar me ligj se janë me
interes për Kosovën.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 19 / 13 NËNTOR 2018, PRISHTINË
7
LIGJI Nr. 06/L -035 PËR VEPRIMTARITË HIDROMETEOROLOGJIKE
2. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) duhet të përfaqësojë shtetin në fushën
e meteorologjisë dhe hidrologjisë, dhe duhet të kryej funksionet e institucionit shtetëror
hidrometeorologjik në organizata ndërkombëtare të meteorologjisë dhe hidrologjisë.
3. Përveç çështjeve të referuara në paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni, IHMK ofron shërbime të
veçanta profesionale sipas kërkesave duke u bazuar në Rregulloren Nr.01/2015 për Shërbimet
e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës dhe Institucioneve të saja.
4. Aktivitetet që lidhen me këta sektorë, kryhen brenda selisë së IHMK si dhe jashtë saj në
stacionet e rrjeteve shtetërore të monitorimit hidrometeorologjik përfshirë dhe ato të ajrit dhe
ujit.
5. Prona që IHMK shfrytëzon për kryerjen e aktiviteteve të saja, në bazë të legjislacionit në fuqi
janë pronë e Republikës së Kosovës.
Neni 7
Meteorologjia e aviacionit
1. Shërbimet meteorologjike me interes për aviacionin e Republikës së Kosovës i kryen Agjencia
për Shërbimet e Navigacionit Ajror (ASHNA) e themeluar me Ligjin Nr. 04/L-250 për Agjencinë
e Shërbimeve të Navigacionit Ajror dhe e certifikuar nga Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC-ja) për
ofrimin e shërbimeve të navigacionit ajror brenda Republikës së Kosovës duke përfshirë edhe
shërbimet meteorologjike aeronautike.
2. Të dhënat dhe raportimet meteorologjike nga shërbimet meteorologjike aeronautike duhet të
jenë pjesë e Sistemit Informativ Hidrometeorologjik.
3. IHMK do të bashkëpunojë me ofruesin e shërbimit meteorologjik të trafikut ajror, në përputhje
me funksionet e parashikuara në këtë ligj dhe me marrëveshjen e bashkëpunimit me ofruesin e
shërbimit meteorologjik të trafikut ajror.
Neni 8
Shërbimet tjera të veçanta hidrologjike dhe meteorologjike
1.Aktivitetet tjera hidrologjike dhe meteorologjike janë:
1.1. IHMK do të kryej shërbime dhe të japë ekspertizë për qëllime të veçanta që kanë
lidhje me klimën, përmbytjet, parashikimin operacional meteorologjik dhe hidrologjik
në shkallë rajonale dhe vendi për subjekte publike dhe private me rëndësi të veçantë
si dhe institucionet qendrore dhe lokale, universitetet, qendrat kërkimore, korporatat
elektroenergjetike, kompanitë e sigurimeve, operator i turizmit dhe institucione
evropiane dhe ndërkombëtare;
1.2. aktivitetet meteorologjike, klimatologjike dhe hidrologjike për nevojat e planifikimit
dhe dizajnimit në fushën e planifikimit urban, konstruksionit, industrisë, energjetikës,
turizmit, trafikut, menaxhimit ujor, mbrojtjes mjedisore, dhe kompanive të sigurimeve si
dhe aktereve tjerë të interesuar;
1.3. aktivitetet e zhvillimit dhe kalibrimit të modeleve numerike atmosferike dhe
hidrologjike, duke përfshirë kualitetin e ajrit, ujit dhe tokës;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 19 / 13 NËNTOR 2018, PRISHTINË
8
LIGJI Nr. 06/L -035 PËR VEPRIMTARITË HIDROMETEOROLOGJIKE
1.4. aktivitetet e matjeve meteorologjike dhe hidrologjike dhe observimi në rrjetet
shtesë të stacioneve meteorologjike dhe hidrologjike dhe monitorimin e kualitetit të
ajrit, ujit dhe tokës;
1.5. veprimtaritë e tjera meteorologjike dhe hidrologjike, ndaras nga aktivitetet e
referuara në nenin 6 të këtij ligji.
2. Veprimtaritë e referuara në paragrafin 1 të këtij neni duhet të kryhen në pajtim me këtë ligj
dhe me Rregulloret e veçanta që dalin nga ky ligj.
Neni 9
Kryerja e veprimtarive hidrometeorologjike dhe veprimtarive tjera
1. Veprimtaritë nga neni 6 dhe 8 i këtij ligji janë me interes shtetëror dhe i kryen instituti
hidrometeorologjik i Kosovës- IHMK.
2. Veprimtaritë e tjera meteorologjike dhe hidrologjike të përcaktuara në nenin 8 të këtij ligji
përveç IHMK-së i kryejnë edhe personat juridik dhe fizik për nevojat e veta, me përjashtim të
parashikimit dhe saktësimit të motit për Republikën e Kosovës. Parashikimi zyrtar i motit dhe
paralajmërimi i hershëm i fatkeqësive të mundshme natyrore me origjinë hidrometeorologjike
për Republikën e Kosovës jepet nga IHMK dhe janë ekskluzivitet i IHMK-së.
3. Personat juridik dhe fizik nga paragrafi 2 i këtij neni, rezultatet e fituara nga monitorimi
detyrohen që në afat prej tridhjetë (30) ditësh t’ia dorëzojnë IHMK-së, pa kompensim, për
përpunim të mëtejmë dhe arkivim në bazën e të dhënave.
4. Subjektet nga paragrafi 2 i këtij neni duhet të marrin autorizim nga ministri i MMPH, për
kryerjen e veprimtarive hidrometeorologjike.
5. IHMK përcakton kriteret e kryerjes së aktivitetit, standardet për pajisjet matëse meteorologjike
dhe hidrologjike dhe kualifikimin e personelit të përmendura në paragrafin 1 të këtij neni.
6. Kushtet e dhënies së autorizimit për kryerje të veprimtarisë hidrometeorologjike referuar
nenit 8, do të rregullohen me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministria.
7. Ministri i MMPH formon komisionin për vlerësimin e përmbushjes së kushteve për dhënie të
autorizimit dhe me propozim të komisionit, ministri lëshon vendimin për dhënie të autorizimit
subjektit nga paragrafi 2 të këtij neni, për kryerje të veprimtarive nga neni 8 i këtij ligji.
8. Vendimi nga paragrafi 6 i këtij neni ka vlefshmëri për katër (4) vite, duke filluar nga dita e
lëshimit të tij.
9. Kundër vendimit me të cilin refuzohet kërkesa për lëshimin e autorizimit nga paragrafi 4 i këtij
neni, mund të paraqitet ankesa në ministri, në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e
pranimit të vendimit.
10. Në rastet e domosdoshme, aktivitetet e referuara në paragrafin 2 të këtij neni, kryhen nga
IHMK, për të cilat IHMK kërkon kompenzim financiar.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 19 / 13 NËNTOR 2018, PRISHTINË
9
LIGJI Nr. 06/L -035 PËR VEPRIMTARITË HIDROMETEOROLOGJIKE
Neni 10
Mjetet financiare
Të gjitha aktivitetet që dalin për implementimin e këtij ligji, mjetet sigurohen nga ndarjet
buxhetore të MMPH-se dhe donatorët e mundshëm. Aktivitetet e caktuara nga IHMK, sidomos
ato të zhvillimit dhe hulumtimit, trajnimit të personelit dhe aktiviteteve të zhvillimit profesional,
financohen nga donatorët e mundshëm dhe ndarjet buxhetore të MMPH.
Neni 11
Tarifa për ofrimin e shërbimeve profesionale
1. Për shërbimet profesionale si dhe për veprimtaritë tjera meteorologjike dhe hidrologjike të
përcaktuara në nenin 6 dhe nenin 8 të këtij ligji, në rastin kur IHMK i ofron këto shërbime, ato
do të paguhen. Shuma e tarifës përcaktohet me Rregullore të veçantë.
2. Fondet e mbledhura nga shërbimet e referuara në paragrafin 1 të këtij neni derdhën në
buxhetin e qeverisë dhe shuma e kompensimit do të përcaktohet nga Qeveria.
Neni 12
Sistemi i informimit hidrometeorologjik
1. Për menaxhim me të dhëna hidrometeorologjike në territorin e Republikës së Kosovës, IHMK
vendos sistemin informativ hidrometeorologjik.
2. Sistemi informativ nga paragrafi 1 i këtij neni, përfshinë bazën e informatave, të dhënave dhe
produkteve gjithëpërfshirëse hidrometeorologjike, të sakta dhe të kapshme për opinionin.
3. Sistemi informativ nga paragrafi 1 i këtij neni, përfshinë: grumbullimin, kontrollimin dhe
vlerësimin, përpunimin, sistematizimin, arkivimin, këmbimin, dorëzimin, shfrytëzimin dhe
publikimin e informatave hidrometeorologjike, të dhënave dhe produkteve të fituara nga rrjeti
shtetëror hidrometeorologjik në publikime përkatëse shumëvjeçare, vjetore dhe mujore, si dhe
informatave, të dhënave dhe produkteve të fituara nga ana e personave fizik dhe juridik.
4. IHMK siguron funksionimin dhe zhvillimin e sistemit të udhëheqjes me cilësinë e matjeve,
mirëmbajtjen dhe kalibrimin e instrumenteve, duke përfshirë kontrollin e të dhënave dhe
produkteve , në pajtim me standardet dhe dispozitat ndërkombëtare.
5. Sistemi Informativ Hidrometeorologjik i referuar në paragrafin 1 të këtij neni është në
shërbim të mbrojtjes dhe shpëtimit të popullatës, pronës dhe aseteve kulturore dhe mjedisore
nga fatkeqësitë dhe aksidentet e tjera dhe i përket sistemit informativ të veprimtarisë
hidrometeorologjike në pajtim me legjislacionin në fuqi.
Neni 13
Sistemi i paralajmërimit të hershëm për ngjarjet e jashtëzakonshme
hidrometeorologjike
1. IHMK formon sistemin e monitorimit meteorologjik dhe hidrologjik, sistemin kompjuterik
– telekomunikativ dhe sistemin analitik – parashikues, siguron funksionimin e përhershëm
të sistemit meteorologjik dhe hidrologjik, përcjelljen dhe parashikimin e gjendjes së motit,
klimës, paralajmërimin e hershëm të fatkeqësive dhe katastrofave natyrore meteorologjike dhe
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 19 / 13 NËNTOR 2018, PRISHTINË
10
LIGJI Nr. 06/L -035 PËR VEPRIMTARITË HIDROMETEOROLOGJIKE
hidrologjike që në tërësi përbëjnë sistemin e paralajmërimit të hershëm hidrometeorologjik.
2. IHMK, përmes mediave dhe web faqes së saj, informon publikun mbi gjendjen e motit, klimës
dhe ujit.
3. IHMK lëshon njoftimet, lajmërimet dhe paralajmërimet mbi fatkeqësitë natyrore të katastrofave
meteorologjike dhe hidrologjike, si dhe për rastet e tejkalimit të kufirit të ndotjes së ajrit, ujit dhe
tokave për lokacione të caktuara duke informuar institucionet relevante.

KAPITULLI III
SISTEMI SHTETËROR I MONITORIMIT (VËZHGIMIT) HIDROMETEOROLOGJIK NË
REPUBLIKËN E KOSOVËS
Neni 14
Rrjeti shtetëror i stacioneve meteorologjike dhe hidrologjike
1. Për qëllime të monitorimit sistematik dhe hulumtimeve mbi gjendjen dhe ndryshimin e motit,
klimës dhe ujit, parashikimin dhe paralajmërimin e hershëm të fatkeqësive meteorologjike dhe
hidrologjike si dhe hulumtimin e ndryshimeve klimatike në territorin e Republikës së Kosovës,
themelohet sistemi i monitorimit shtetëror për meteorologji dhe hidrologji, përfshirë dhe sistemin
e monitorimit të cilësisë së ajrit, ujit dhe tokës i cili synohet te jetë pjesë përbërëse e sistemit
evropian dhe global të monitorimit.
2. Sistemin e monitorimit shtetëror për hidro-meteorologji nga paragrafi 1 i këtij neni e përbëjnë:
2.1. rrjetet shtetërore të stacioneve meteorologjike, hidrologjike përfshirë dhe stacionet
e monitorimit të cilësisë së ajrit dhe ujit;
2.2. rrjetet shtesë të stacioneve meteorologjike, hidrologjike, përfshirë dhe stacionet e
monitorimit të cilësisë së ajrit, ujit dhe tokës, si dhe
2.3. laboratorët testues dhe kalibrues.
Neni 15
Rrjetet shtesë të stacioneve meteorologjike dhe hidrologjike
1. Rrjetet shtesë të stacioneve hidrologjike dhe meteorologjike janë tërësia e një ose më shumë
stacioneve meteorologjike dhe hidrologjike të ngritura nga pushteti qendror, lokal, kompanitë
publike, institucionet, si dhe persona tjerë juridik ose ndërmarrësit.
2. Njësitë e qeverisjes lokale, kompanitë publike dhe institucionet, si dhe subjektet dhe
sipërmarrësit e tjerë ligjor, sipas nevojave të tyre të veçanta dhe me shpenzimet e tyre, mund
të krijojnë rrjetin shtesë të stacioneve meteorologjike dhe hidrologjike.
3. Rrjeti shtesë i stacioneve për monitorimin e cilësisë së ajrit përcaktohet me Ligjin për mbrojtjen
e ajrit nga ndotja.
4. Rrjetet shtesë të stacioneve meteorologjike, hidrologjike dhe të cilësisë së ajrit mund të
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 19 / 13 NËNTOR 2018, PRISHTINË
11
LIGJI Nr. 06/L -035 PËR VEPRIMTARITË HIDROMETEOROLOGJIKE
vendosen në qoftë se janë përmbush kushtet në lidhje me lokacionin e stacioneve meteorologjike
dhe hidrologjike, programin monitorues, vrojtues dhe mënyrës së raportimit të stacioneve
brenda këtyre rrjeteve.
5. Në stacionet referar paragrafit 2 të këtij neni kryhen matjet dhe vrojtimet meteorologjike
dhe hidrologjike dhe bëhen kontrollimi i validitetit teknik te instrumenteve dhe pajisjeve matëse
meteorologjike dhe hidrologjike ne mënyrë të rregullt si ne sistemin shtetëror vrojtues për
meteorologji dhe hidrologji.
6. Pronarët e stacioneve të rrjetit shtesë meteorologjik dhe hidrologjik janë të obliguar të
paguajnë kompensim të përshtatshëm për kontrollin teknik të instrumenteve dhe pajisjeve
meteorologjike dhe hidrologjike.
7. IHMK do të përcaktojë kushtet e përmendura në paragrafin 4 të këtij neni, që i referohet
rrjeteve shtesë të stacioneve meteorologjike dhe hidrologjike me përjashtim të stacioneve të
cilësisë së ajrit të referuar paragrafit 3 të këtij neni.
Neni 16
Laboratorët shtetërorë testues dhe kalibrues
1. Laboratorët shtetërorë testues dhe kalibrues të cilët janë nën menaxhimin e IHMK-së, në
pajtim me legjislacionin në fuqi përfshijnë:
1.1. laboratorin shtetëror për matjet dhe analizat (testet) laboratorike të ndotësve në
ajër, ajërsediment dhe reshjet;
1.2. laboratorin shtetëror për matjen dhe analizat (testet) laboratorike për kontrollin e
cilësisë së ujërave sipërfaqësore, nëntokësore dhe ujërave të shkarkimeve industriale
dhe urbane;
1.3. laboratorin shtetëror për analizat (testet) laboratorike për kontrollin e cilësisë së
tokës;
1.4. laboratorin shtetëror për kontrollën teknike të validitetit (kalibrimin) e instrumenteve
dhe pajisjeve matëse për monitorimin e ajrit.
2. Laboratorët e përmendura në paragrafin 1 të këtij neni duhet të jenë të akredituar nga një
trupë akredituese kompetent, në përputhje me standardet e duhura.
Neni 17
Lokacionet e stacioneve meteorologjike dhe hidrologjike të rrjetit shtetëror
1. Për të marrë informacion të besueshëm mbi gjendjen e motit, klimës, ujit dhe ajrit përcaktohen
lokacionet e stacioneve meteorologjike dhe hidrologjike të rrjetit shtetëror dhe zona mbrojtëse
rreth stacionit.
2. Në përputhje me standardet ndërkombëtare, IHMK vendos kufizime në lidhje me ndërtimet
e reja dhe rindërtimin e objekteve ekzistuese dhe punëve të tjera në zonën mbrojtëse rreth
stacionit, të cilat mund të prishin proceset natyrore atmosferike dhe hidrologjike.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 19 / 13 NËNTOR 2018, PRISHTINË
12
LIGJI Nr. 06/L -035 PËR VEPRIMTARITË HIDROMETEOROLOGJIKE
3. E drejta e përdorimit të parcelave që janë pronë shoqërore dhe ato private, për qëllimet e
kalimit dhe transportit në stacionet meteorologjike ose hidrologjike te rrjetit shtetëror, nënkupton
se pronarët gjegjësisht shfrytëzuesit e tokës janë të obliguar tu lejojnë kalimin nëpër tokë
personave të autorizuar për kryerjen e veprimtarisë hidrometeorologjike në pajtim me ligjin në
fuqi.
4. MMPH me propozim të IHMK-së, përcakton lokacionet e stacioneve meteorologjike dhe
hidrologjike te rrjetit shtetëror të përmendur në paragrafin 1 të këtij neni, zonën e mbrojtur të
rrethinës se këtyre stacioneve, si dhe llojin e kufizimeve të përmendur në paragrafin 2 të këtij
neni.
5. Para dorëzimit të propozimit nga paragrafi 4 i këtij neni që lidhet me lokacionet e stacioneve
hidrologjike te rrjetit shtetëror, Instituti i ofron opinionet ministrisë, për çështjet e ujit dhe atyre
mjedisore.
6. Personat juridikë, fizikë dhe ndërmarrësit janë të obliguar qe për kryerjen e punëve
ndërtimore, rikonstruimi i objekteve dhe punëve të tjera në objektet hidrometeorologjike dhe në
zonat e mbrojtura të stacioneve të rrjetit shtetëror, meteorologjike, hidrologjike, stacionet për
monitorimin e cilësisë së ajrit dhe ujit, të sigurojë pëlqimin (miratimin) nga IHMK për përmbushjen
e kërkesave të përcaktuara në aktin nënligjor referuar paragrafit 4 të këtij neni.
7. Dispozitat e ligjit që rregullojnë procedurën e përgjithshme administrative do të zbatohet
në procedurën e dhënies së miratimit (pëlqimit) të referuar në paragrafin 6 të këtij neni, në
mënyrën e përcaktuar.
Neni 18
Regjistri
1. IHMK mban regjistrin e stacioneve të rrjetit meteorologjik dhe hidrologjik si dhe rrjeteve të
tjera të stacioneve meteorologjike dhe hidrologjike, në të cilin jepen informacionet standarde të
stacioneve “metadatat” e stacioneve.
2. Regjistri mbahet në formë të librit të regjistrimit, po ashtu në formë elektronike që të mund
të jetë i lidhur me regjistrat e tjerë dhe bazat e të dhënave që udhëhiqen nga institucioni.
3. Hyrja në regjistër e stacioneve të rrjetit të përmendur në paragrafin 1 të këtij neni, kryhet në
bazë të kërkesës të cilën pronari i stacionit është i detyruar të paraqes në IHMK.
4. Hyrja ne regjistër paraqitet bazuar ne vendimin e IHMK-së.
5. Të dhëna zyrtare meteorologjike dhe hidrologjike janë vetëm ato të dhëna të përfituara në
stacionet e regjistruara në regjistër.
6. IHMK përcakton përmbajtjen dhe mënyrën e mbajtjes së regjistrit, si dhe mënyrën e hyrjes
në regjistër.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 19 / 13 NËNTOR 2018, PRISHTINË
13
LIGJI Nr. 06/L -035 PËR VEPRIMTARITË HIDROMETEOROLOGJIKE
KAPTULLI IV
ZHVILLIMI I AKTIVITETEVE KËRKIMORE METEOROLOGJIKE DHE HIDROLOGJIKE SI
DHE BASHKËPUNIMI NDËRKOMBËTAR
Neni 19
Programi i zhvillimit të veprimtarisë kërkimore meteorologjike dhe hidrologjike
1. Aktivitetet meteorologjike dhe hidrologjike të përmendura në nenin 6 dhe 8 të këtij ligji, do të
kryhen bazuar në strategjinë e zhvillimet meteorologjike dhe hidrologjike, dhe në programin e
aktiviteteve kërkimore si dhe planin e punës së IHMK-së.
2. Programi afatgjatë zhvillimor dhe programi i aktiviteteve kërkimore te meteorologjisë dhe
hidrologjisë të përmendura ne nenin 19, paragrafi 1 i këtij ligji përmban:
2.1. strategjinë e zhvillimit të aktiviteteve meteorologjike dhe hidrologjike në Republikën
e Kosovës për një periudhë prej dhjetë (10) vitesh, dhe
2.2. programin afatgjatë të aktiviteteve hidrometeorologjike të Institutit Hidrometeorologjik
të Kosovës.
3. Programi i përmendur në paragrafin 1 të këtij neni do të miratohet nga Qeveria, me propozim
të MMPH, për periudhën prej dhjetë (10) vitesh, dhe do të publikohet në “Gazetën Zyrtare të
Republikës së Kosovës”.
4. Për zbatimin e programit afatgjatë zhvillimor IHMK harton programin operativ të aktiviteteve
meteorologjike dhe hidrologjike.
5. Programi operativ i aktiviteteve meteorologjike dhe hidrologjike përmban objektivat dhe
detyrat e aktiviteteve hidrometeorologjike.
Neni 20
Kërkimet shkencore në fushën e meteorologjisë dhe hidrologjisë jashtë IHMK-së
Aktivitetet themelore të kërkimit shkencor në fushën e hidrologjisë dhe meteorologji, duke
përfshirë zhvillimin e modeleve numerike të atmosferës dhe hidrologjisë si dhe kërkimet në
fushën e ndryshimit të motit, që nuk kryhen nga IHMK por nga institucione të tjera kërkimore si
nga akademia e shkencës dhe universiteti, këto institucione duhet ta kryejnë aktivitetin e tyre
në bashkëpunim me IHMK në përputhje me legjislacionin ne fuqi.
Neni 21
Ndryshimet klimatike dhe hulumtimi i ndotjes se ajrit dhe ujit
Aktivitetet e kërkimeve shkencore multidisiplinare të ndryshimeve klimatike dhe ndikimi i ndotjes
së ajrit dhe ujit, duke përfshirë ndotjet ndërkufitare, në burime të ujit, degradimin e tokës, dhe
aktivitetet e tjera, duhet të kryhen në bashkëpunim me IHMK-në.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 19 / 13 NËNTOR 2018, PRISHTINË
14
LIGJI Nr. 06/L -035 PËR VEPRIMTARITË HIDROMETEOROLOGJIKE
Neni 22
Parandalimi i breshërit
Aktivitetet e themelimit, operimit dhe zhvillimit të sistemeve teknike dhe teknologjike modifikuese
të motit, si dhe kërkimi dhe zhvillimi i metodave dhe mënyrave tjera të modifikimit të motit për
qëllim të parandalimit të breshërit duhet të realizohen në pajtim me rregullimin legjislativ.
Neni 23
Bashkëpunimi ndërkombëtar
1. IHMK do të bashkëpunojnë me organizatat ndërkombëtare meteorologjike dhe hidrologjike
në përputhje me dispozitat ligjore dhe marrëveshjet përkatëse ndërkombëtare, do të kryejë
funksionet e qendres shtetërore (kombëtare) meteorologjike, klimës dhe hidrologjisë në
organizatat ndërkombëtare, sistemet e informacionit hidrometeorologjik, programin zhvillimor
dhe kërkimor hidrologjik dhe meteorologjik, kryesisht në organizatat e tjera ndërkombëtare në
Evropë dhe në OBM.
2. IHMK do të bëjë të mundur lidhjen me sistemet e informacionit ndërkombëtar për monitorimin
dhe kërkimin në fushën e meteorologjisë dhe hidrologjisë, në fushën e ndryshimeve klimatike,
monitorimit të cilësisë së ajrit, ujit dhe tokës si dhe do të kryej shkëmbimin e informacionit nga
këto fusha në përputhje me detyrimet ndërkombëtare.
KAPITULLI V
KRIJIMI I INFORMACIONIT METEOROLOGJIK DHE HIDROLOGJIK DHE MBROJTJA E
TIJ
Neni 24
Krijimi i të dhënave meteorologjike dhe hidrologjike dhe arkivimi (fondi) i informacionit
1. IHMK krijon, ruan dhe mirëmban të dhënat zyrtare meteorologjike dhe hidrologjike dhe arkivat
e informacionit, duke përfshirë të dhënat e cilësisë se ajrit, ujit dhe tokës.
2. Arkivimi dhe ruajtja e të dhënave dhe informacionit hidrologjik dhe meteorologjik dhe prodhimit
të informatave shtesë brenda arkivës meteorologjike dhe hidrologjike të informacionit do të
kryhet në përputhje me rregullat për pronat arkivore dhe me rregullat në bazë të këtij ligji.
3. IHMK-se do të përcaktojë përmbajtjen, mënyrën e kryerjes dhe ruajtjen e arkivës së të
dhënave të përmendura në paragrafin 1 të këtij neni, si dhe metodat e kontrollit të cilësisë dhe
verifikimin e besueshmërisë së të dhënave dhe mënyrën e publikimit dhe përdorimit të tyre.
Neni 25
Transparenca e të dhënave meteorologjike dhe hidrologjike
Të dhënat dhe informacioni mbi motin, klimën, gjendjen e ujit dhe cilësinë e ajrit, ujit, dhe tokës,
të siguruara nga IHMK me anë të sistemit shtetëror të stacioneve meteorologjike, hidrologjike
dhe stacioneve monitoruese të ajrit dhe ujit, do të jenë publike në formë të raporteve/buletineve
periodike dhe vjetarëve, si dhe në formë të informimit në kohë reale për stacionet që janë të
pasuruar me transfer automatik të të dhënave.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 19 / 13 NËNTOR 2018, PRISHTINË
15
LIGJI Nr. 06/L -035 PËR VEPRIMTARITË HIDROMETEOROLOGJIKE
Neni 26
Shkëmbimi internacional dhe publikimi i të dhënave meteorologjike dhe hidrologjike
1. Të dhënat publike të përmendura në nenin 27 të këtij ligji, IHMK do të përfshijë në shkëmbimin
e të dhënave ndërkombëtare dhe t’i shpallë në raportet periodike dhe vjetore, në përputhje me
ligjin dhe rregulloret e miratuara në bazë të tij.
2. Të dhënat e përmendura në paragrafin 1 të këtij neni të marra në rrjetet shtetërore të
stacioneve meteorologjike dhe hidrologjike si raporte periodike dhe vjetore duhet të dorëzohen
autoritetit kompetent për aktivitetet për mbrojtjen e mjedisit, organit kompetent për mbrojtjen
dhe shpëtimin në situata të jashtëzakonshme, në përputhje me ligjin.
Neni 27
Disponueshmëria e të dhënave meteorologjike dhe hidrologjike
Të dhënat dhe informacionet në dispozicion të IHMK-së, përveç të dhënave dhe informacionit
referuar në nenin 8 të këtij ligji, do të jenë në dispozicion për publikun, në përputhje me ligjin që
rregullon qasjen ndaj informacionit të rëndësisë publike.
Neni 28
Lëshimi i informacionit të përgjithshëm meteorologjik dhe hidrologjik
1. IHMK do të nxjerrë informacionin e përgjithshëm me qëllim të gjendjes dhe parashikimit të
motit, klimës, ajrit, ujit dhe tokës si dhe do të japë ato me anë të mediave në formën e njoftimeve
dhe nëpërmjet rrjeteve të trafikut elektronik ose postës në forma te tekstit, në formë të shkruar,
tabelë, grafikë, lista etj.
2. Me kërkesë të përdoruesve IHMK mund të nxjerrë informata shtesë operacionale referuar në
paragrafin 1 të këtij neni.
3. Personat juridik dhe fizik që kanë marrë informacionin shtesë të përmendur në paragrafin 2 të
këtij neni janë të detyruar të paguajnë tarifën adekuate përveç informatave që janë me interes
për publikun.
4. Asetet e prekshme, si dhe të drejtat e pronës intelektuale të krijuar, të cilat janë rezultat
i ofrimit të shërbimit nga IHMK, të përmendur në paragrafin 2 të këtij neni, si dhe nenit 6,
paragrafi 4, neni 13 paragrafi 3 dhe neni 15, paragrafi 5 i këtij ligji duhet të jenë në pronësi të
Republikës së Kosovës në përputhje me të drejtat e autorit, rregullimin e ligjit dhe të pronës
intelektuale, përveç nëse është përcaktuar ndryshe me kontratë të veçantë.
Neni 29
Infrastruktura e të dhënave kombëtare meteorologjike dhe hidrologjike
1. IHMK është subjekti i Infrastrukturës së të Dhënave Hapësinore Shtetërore, në përputhje me
ligjin që rregullon topografinë shtetërore dhe kadastrin, dhe është i detyruar që, në përputhje
me Direktivën e Bashkimit Evropian 2007/02 BE të Parlamentit Evropian të dt. 14.03.2007,
që përcakton Infrastrukturën e Informacionit Hapësinor në Komunitetin Evropian- INSPIRE
dhe standardet e tjera për të siguruar krijimin dhe ruajtjen e grupeve të të dhënave digjitale
hapësinore të shërbimit meteorologjik dhe hidrologjik, si dhe përshkrimet e të dhënave
hapësinore për grupet e shërbimeve (metadata).
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 19 / 13 NËNTOR 2018, PRISHTINË
16
LIGJI Nr. 06/L -035 PËR VEPRIMTARITË HIDROMETEOROLOGJIKE
2. Përdorimi i grupeve dhe shërbimeve të të dhënave hapësinore meteorologjike dhe hidrologjike
nga subjektet e tjera do të kryhet në përputhje me ligjin që rregullon topografinë shtetërore dhe
kadastrin, këtë ligj dhe rregulloret e miratuara në bazë të tij.
Neni 30
Marrja dhe dhënia e informacionit te jashtëzakonshëm dhe paralajmërimi meteorologjik
dhe hidrologjik
1. IHMK është përgjegjëse për marrjen dhe dhënien e informacionit të jashtëzakonshëm
meteorologjik dhe hidrologjik dhe për të paralajmëruar në periudhën para, gjatë dhe menjëherë
pas ndërprerjes së fatkeqësisë katastrofale natyrore meteorologjike dhe hidrologjike dhe
aksidentet bërthamore.
2. IHMK jep paralajmërime dhe informacione të referuara në paragrafin 1 të këtij neni, tek
MMPH, autoritetet kompetente për situata të jashtëzakonshme dhe autoriteti kompetent të
bujqësisë, pylltarisë dhe çështjeve të përpunimit dhe menaxhimit të ujit, si dhe mediat dhe
autoritetet e tjera të interesuara, në përputhje me këtë ligj.
3. Autoritetet dhe personat juridik të përcaktuara në nenin 15, paragrafi 1 të këtij ligji janë të
detyruar të dërgojnë në IHMK të dhënat në dispozicion dhe të dhënat e mbledhura në rrjetin
shtesë të stacioneve meteorologjike dhe hidrologjike, në periudhën para, gjatë dhe menjëherë
pas ndërprerjes së fatkeqësisë natyrore meteorologjike dhe hidrologjike, katastrofave dhe
aksidenteve bërthamore, në pajtim me legjislacionin në fuqi.
4. Të dhënat e mbledhura të përmendura në paragrafin 3 të këtij neni, IHMK duhet t’i dorëzoj
tek autoritetet kompetente.
5. IHMK i dorëzon AMMK/MMPH maksimum gjashtëdhjetë (60) ditë pas përfundimit të
ndikimit të fatkeqësive natyrore meteorologjike dhe hidrologjike një raport nga monitorimi gjatë
kohëzgjatjes së fatkeqësive.
6. IHMK përcakton mënyrën e lëshimit dhe dhënien e informacionit meteorologjik dhe hidrologjik
dhe paralajmërimin e përmendur në paragrafin 1 dhe 2 të këtij neni.
Neni 31
Mbrojtja e të dhënave
1. IHMK është e obliguar për të mbrojtur sistemin e informacionit Hidrometeorologjik, veçanërisht
për marrjen e masave për mbrojtje të sistemit kompjuterik të telekomunikacionit, informacionit
dhe arkivën e të dhënave shtetërore hidrologjike dhe meteorologjike.
2. Referuar në paragrafin 1 të këtij neni, ndalohet qasja në kompjuter të sistemit të
telekomunikacionit, pa miratimin e IHMK-së.
3. IHMK do të përcaktojë masat e marra me qëllim të mbrojtjes së sistemit të informacionit
hidrometeorologjik të përmendur në paragrafin 1 të këtij neni, si dhe mënyrën e dhënies së
aprovimit për qasje në sistemin e referuar në paragrafin 2 të këtij neni.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 19 / 13 NËNTOR 2018, PRISHTINË
17
LIGJI Nr. 06/L -035 PËR VEPRIMTARITË HIDROMETEOROLOGJIKE
Neni 32
E drejta e pronësisë për të dhënat meteorologjike dhe hidrologjike
1. Të dhënat dhe informacioni i marrë nga arkiva shtetërore për motin, klimën, gjendjes së ujit
dhe cilësinë e ajrit dhe ujit, përdoruesi nuk mund të shesë apo të nënshkruaj palës së tretë,
vetëm me pëlqimin e IHMK-së.
2. Nëse të dhënat dhe informacionet e publikuara hidrometeorologjike janë përdorur, është e
detyrueshme për të cituar burimin e tyre.
KAPTULLI VI
KONTROLLI PROFESIONAL DHE TEKNIK
Neni 33
Kontrolli profesional dhe teknik
Kontrolli profesional dhe teknik gjatë kryerjes se aktiviteteve hidrometeorologjike rregullohet
përmes aktit nënligjor të nxjerrrë nga MMPH.
KAPITULLI VII
MBIKËQYRJA
Neni 34
1. Mbikëqyrjen e zbatimit të dispozitave të ligjit dhe rregulloreve të miratuara në bazë të këtij
ligji, do të bëhet nga MMPH.
2. Mbikëqyrja e kryerjes së aktiviteteve nga fusha meteorologjia e aviacionit që është ofrimi i
shërbimeve të aviacionit meteorologjik të përmendura në nenin 7 të këtij ligji, do të kryhet nga
Autoriteti i Aviacionit Civil kompetent për aktivitetet e aviacionit civil, në pajtim me legjislacionin
në fuqi.
Neni 35
Mbikëqyrja inspektive
Mbikëqyrja inspektive kryhet nga MMPH në bashkëveprim me IHMK, nëpërmjet aktiviteteve
inspektive mënyra e së cilës do të rregullohet përmes një akti nënligjor të nxjerrë nga MMPH.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 19 / 13 NËNTOR 2018, PRISHTINË
18
LIGJI Nr. 06/L -035 PËR VEPRIMTARITË HIDROMETEOROLOGJIKE
KAPTULLI VIII
DISPOZITAT NDËSHKUESE
Neni 36
1. Më gjobë prej pesëqind (500) euro deri në dhjetëmijë (10.000) euro dënohet për kundërvajtje
personi juridik, nëse:
1.1. kryen aktivitete ekonomike ose aktivitet ndërtimor në zonën e mbrojtur të stacioneve
meteorologjike dhe hidrologjike të rrjetit shtetëror pa miratimin e IHMK/MMPH (neni 17
paragrafi 2);
1.2. kryen veprimtari hidrometeorologjike pa autorizim nga Ministri i MMPH-së (neni 9
paragrafi 4);
1.3. Rezultatet e fituara nga monitorimi hidrometeorologjik nuk i dorëzon në IHMK, pa
kompensim, për përpunim të mëtejmë dhe arkivim në databazën hidrometeorologjike
(neni 9 paragrafi 3).
2. Për shkeljet nga paragrafi 1 i këtij neni, dënohet edhe personi përgjegjës i personit juridik me
gjobë prej tridhjetë (30.00) euro deri në pesëqind (500.00) Euro.
3. Për shkelje nga paragrafit 1 të këtij neni, dënohet personi fizik i cili kryen biznes individual,
me gjobë prej dyqind e pesëdhjetë (250.00) euro deri në pesëmijë (5000.00) euro.
4. Për shkeljet nga paragrafi 1, nënparagrafi 1.1, 1.2, 1.3 të këtij neni dënohet edhe personi fizik
me gjobë prej pesëdhjetë (50.00) euro deri në njëmijë (1000.00) Euro.
KAPTULLI IX
DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE
Neni 37
Nxjerrja e akteve nënligjore
1. Ministria nxjerr aktet nënligjore për zbatimin e këtij ligji brenda afatit, prej tetëmbëdhjetë (18)
muaj.
2. Gjerë në nxjerrjen e akteve nënligjore sipas këtij ligji, zbatohen aktet nënligjore ekzistuese
në pjesët ku nuk janë në kundërshtim me këtë ligj.
Neni 38
Dispozitat Shfuqizuese
Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shfuqizohet Ligji nr. 02/L-79 për Veprimtaritë Hidrometeorologjike.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 19 / 13 NËNTOR 2018, PRISHTINË
19
LIGJI Nr. 06/L -035 PËR VEPRIMTARITË HIDROMETEOROLOGJIKE
Neni 39
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së
Kosovës.
Ligji Nr. 06/L -035
15 tetor 2018
Shpallur me dekretin Nr. DL-046-2018, datë 05.11.2018 nga Presidenti i Republikës së
Kosovës Hashim Thaçi