LIGJI Nr. 06/L-069 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr. 05/L-088 PËR RREGULLAT E TRAFIKUT RRUGOR

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 11 TETOR 2018, PRISHTINË
1
LIGJI Nr. 06/L-069 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr. 05/L-088 PËR RREGULLAT E TRAFIKUT RRUGOR
LIGJI Nr. 06/L-069
PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr. 05/L-088 PËR RREGULLAT E
TRAFIKUT RRUGOR
Kuvendi i Republikës së Kosovës;
Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Miraton:
LIGJ PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr. 05/L-088 PËR RREGULLAT E
TRAFIKUT RRUGOR
Neni 1
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit nr. 05/L-088 për Rregullat e trafikut rrugor.
Neni 2
Në tërë tekstin e ligjit bazik gjoba“ prej njëqind (100) deri në treqind (300) ”zëvendësohet me
gjobën“ njëqind e pesëdhjetë (150) euro”.
Neni 3
Në tërë tekstin ligjit bazik gjoba “dyqind (200) deri në gjashtëqind (600)” zëvendësohet me
gjobën “ treqind (300) euro”.
Neni 4
Në tërë tekstin e ligjit bazik gjoba “treqind (300) deri në nëntëqind (900)” zëvendësohet me
gjobën “ pesëqind (500) euro”.
Neni 5
Në nenin 14 paragrafin 4. të ligjit bazik, fjalët “deri në tremijë (3,000)” zëvendësohet me fjalët “
deri në dymijë (2,000) euro”.
Neni 6
Në neni 50 paragrafin 5. të ligjit bazik, fjalët “shtatëdhjetë (70) deri në dyqind e dhjetë (210)
”zëvendësohet me fjalët“ njëqind e pesëdhjetë (150) euro”.
Neni 7
1. Neni 55 i Ligjit bazik, paragrafët 2., dhe 3. ndryshohen si në vijim:
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 11 TETOR 2018, PRISHTINË
2
LIGJI Nr. 06/L-069 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr. 05/L-088 PËR RREGULLAT E TRAFIKUT RRUGOR
1.1. në paragrafin 2. fshihet fjala “ së paku”;
1.2. në paragrafin 3. fshihen fjalët “deri në dymbëdhjetë (12) muaj”.
Neni 8
Në nenin 56, në paragrafët 4. dhe 5. të ligjit bazik fjala “ brenda” zëvendësohet me fjalën
“jashtë”.
Neni 9
Në nenin 69 paragrafin 2. të ligjit bazik, numri “1.5” zëvendësohet me numrin “ një (1)”.
Neni 10
Në nenin 72 paragrafin 2. të ligjit bazik, fshihen fjalët “ deri në gjashtë (6)”.
Neni 11
Në nenin 73 paragrafi 3. të ligjit bazik, fshihen fjalët “ deri në gjashtë (6)”.
Neni 12
Në nenin 92 paragrafin 7. të ligjit bazik, fjalët “njëqind e pesëdhjetë (150) deri në katërqind e
pesëdhjetë (450)”, zëvendësohet me fjalën “ dyqind (200) euro”.
Neni 13
Në nenin 154 paragrafin 3. të ligjit bazik, fshihet fjala “deri në gjashtë (6)”.
Neni 14
Në nenin 157 paragrafin 7. të ligjit bazik, fshihet fjala “ së paku”.
Neni 15
Në nenin 188 paragrafin 6. të ligjit bazik, fshihet fjala “ deri gjashtë (6)”.
Neni 16
Në nenin 210 paragrafin 3. të ligjit bazik, fshihet fjala “së paku”.
Neni 17
Në nenin 211 paragrafin 7. të ligjit bazik, fshihen fjalët “ deri në gjashtë (6)”.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 11 TETOR 2018, PRISHTINË
3
LIGJI Nr. 06/L-069 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr. 05/L-088 PËR RREGULLAT E TRAFIKUT RRUGOR
Neni 18
Në nenin 216 paragrafin 7. të ligjit bazik, fshihet fjala“ së paku”.
Neni 19
Në nenin 231 paragrafin 6. të ligjit bazik, fshihet fjala “ose 5”.
Neni 20
1. Neni 233 i Ligjit bazik, paragrafët 3.,4.,5.,6. dhe 7. ndryshohen si në vijim:
1.1. në paragrafin 3., fshihen fjalët “ deri gjashtë (6) ”;
1.2. në paragrafin 4., fjalët “njëqind e pesëdhjetë (150) deri në katërqind e pesëdhjetë
(450)”, zëvendësohen me fjalët “ dyqind (200) euro” dhe fshihen fjalët “ deri në
dymbëdhjetë (12)”;

1.3. në paragrafin 5., fshihen fjalët “ deri në tetëmbëdhjetë (18)”;

1.4. në paragrafin 6., fshihen fjalët “ deri në dy (2)”;
1.5. në paragrafin 7, numri “1,50” zëvendësohet me “0.50”.
Neni 21
Në nenin 235, paragrafi 4. të ligjit bazik, fshihen fjalët “ deri në gjashtë (6)”.
Neni 22
Në nenin 245, paragrafi 11. të ligjit bazik fshihet fjala “së paku”.
Neni 23
1. Neni 249, paragrafët 2. dhe 3. të ligjit bazik ndryshohen si në vijim:
1.1. teksti i paragrafit 2., zëvendësohet me tekstin: “pikët negative dhe masën mbrojtëse
ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik, i shqipton organi kundërvajtës dhe
gjykata, sipas kompetencave ligjore për shqyrtimin e kundërvajtjes”;
1.2. teksti i paragrafit 3., zëvendësohet me tekstin: “Ministria e Punëve të Brendshme
në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës, Ministrinë e Drejtësisë, Këshillin
Gjyqësor të Kosovës dhe Gjykatat, do të koordinojnë veprimet e ndërsjella sipas akteve
nënligjore që parashihen të nxjerrën me këtë ligj, sa i përket kundërvajtjeve, pikëve
negative, masave mbrojtëse, aksidenteve dhe çështjeve tjera lidhur me to”.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 11 TETOR 2018, PRISHTINË
4
LIGJI Nr. 06/L-069 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr. 05/L-088 PËR RREGULLAT E TRAFIKUT RRUGOR
Neni 24
Në nenin 250, paragrafi 4. të ligjit bazik, “dyqind (200) deri në njëmijë e gjashtëqind (1,600)”
zëvendësohet me fjalët “ treqind (300) euro”.
Neni 25
1. Neni 255, paragrafët 6. dhe 7. të ligjit bazik ndryshohen si në vijim:
1.1. në paragrafin 6. numri “tetë (8) zëvendësohet me numrin “pesëmbëdhjetë (15)”;
1.2. në paragrafin 7. fjalët “paragrafi 5.” zëvendësohen me fjalët “paragrafi 6.” dhe numri
“tetë (8) zëvendësohet me numrin “pesëmbëdhjetë (15)”.
Neni 26
Teksti i nenit 259 të ligjit bazik, zëvendësohet me tekstin “Polici i cili e rregullon dhe e mbikëqyrë
trafikun rrugor, në vendin e shkaktimit të kundërvajtjes shqipton gjobë me të holla deri në
pesëqind (500) euro për personin fizik dhe njëmijë (1,000) euro për personin juridik, duke
përfshirë edhe shqiptimin e masës mbrojtëse dhe pikët negative. Kundërvajtjet më gjobë të
parapara mbi këtë shumë duke përfshirë edhe shqiptimin e masës mbrojtëse dhe pikët negative
procedohen në gjykatën kompetente.”
Neni 27
Hyrja në Fuqi
Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së
Kosovës.
Ligji Nr. 06/L-069
14 shtator 2018
Shpallur me dekretin Nr. DL-037-2018, datë 04.10.2018 nga Presidenti i Republikës së
Kosovës Hashim Thaçi