GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 20 GUSHT 2018, PRISHTINË
49
LIGJI Nr. 06/L-009 PËR NDËRMJETËSIM
LIGJI Nr. 06/L-009
PËR NDËRMJETËSIM
Kuvendi i Republikës së Kosovës,
Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Miraton:
LIGJ PËR NDËRMJETËSIM
KAPITULLI I
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
1. Ky ligj rregullon mënyrën, funksionimin, procedurën dhe organizimin e ndërmjetësimit, të
drejtat, detyrat dhe përgjegjësitë e ndërmjetësuesve me qëllim të lehtësimit të qasjes në zgjidhjen
alternative të mosmarrëveshjeve dhe kontesteve si dhe të promovon zgjidhjen miqësore të tyre.
2. Ky ligj është ne pajtueshmëri me Direktivën 2008/52/KE të Parlamentit Evropian dhe Këshillit
të datës 21 maj 2008 në Disa Aspekte të Ndërmjetësimit në Çështje Civile dhe Komerciale.
Neni 2
Fushëveprimi
1. Dispozitat e këtij ligji zbatohen në procedurën e ndërmjetësimit në marrëdhëniet kontestuese
të subjekteve të së drejtës në raportet juridiko-pasurore, tregtare, familjare, të punës, rastet
tjera të kontesteve nga e drejta pronësore, siç janë të drejtat që kanë të bëjnë me fitimin e të
drejtave pronësore përmes marrëdhënieve kontraktuale apo të fituara përmes trashëgimisë,
procedurat e falimentimit, raporte të tjera civile, administrative dhe penale, në të cilat palët lirisht
mund të disponojnë vullnetin e tyre të lirë, në rast se me ligj të veçantë nuk është paraparë
përgjegjësia ekskluzive e gjykatës, prokurorisë apo e një organi tjetër kompetent.
2. Ndërmjetësimi në fushën penale zbatohet në rastet ku parashihet dënimi me gjobë dhe
dënimi me burgim deri në tri (3) vjet, përveç rasteve të parapara në paragrafin 3. të këtij neni.
3. Ndërmjetësimi dhe procedura e ndërmjetësimit nuk zbatohet për rastet që kanë të bëjnë me
dhunën në familje, në pajtim me Ligjin kundër Dhunës në Familje ose për çdo mosmarrëveshje
për të cilat është paraparë përgjegjësia ekskluzive e gjykatës apo ndonjë organi tjetër kompetent.
Neni 3
Përkufizimet
1. Për qëllimet e këtij ligji shprehjet e përdorura kanë këtë kuptim:
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 20 GUSHT 2018, PRISHTINË
50
LIGJI Nr. 06/L-009 PËR NDËRMJETËSIM
1.1. Ndërmjetësimi - nënkupton procedurën jashtëgjyqësore për zgjidhjen e kontesteve
dhe mosmarrëveshjeve ndërmjet subjekteve të së drejtës në pajtim me kushtet e
parashikuara në këtë ligj;
1.2. Ndërmjetësimi i detyrueshëm-nënkupton procedurën e ndërmjetësimit të iniciuar
nga gjyqtari kompetent i cili obligon palët ta provojnë procedurën e ndërmjetësimit, siç
është paraparë me këtë ligj;
1.3. Referent për ndërmjetësim- nënkupton zyrtarin e gjykatës apo atë të prokurorisë
themelore. Zyrtarin e gjykatës që administron me rastet e referuara për ndërmjetësim
nga gjykata dhe organet administrative, si dhe zyrtarin e prokurorisë që administron me
rastet e referuara nga prokuroria. Referenti për ndërmjetësim mundet t’ i asistojë palët
me rastet e vetë inicimit;
1.4. Ndërmjetësuesi, është personi i tretë, i paanshëm, i licencuar nga Ministria e
Drejtësisë, i cili është përzgjedh të ndërmjetësojë në mes palëve me qëllim të zgjidhjes
së mosmarrëveshjeve, në pajtim me parimet e ndërmjetësimit;
1.5. Dokument përmbarues (Titulli përmbarimor) nënkupton dokumentin siç është
përcaktuar me Ligjin për Procedurën Përmbarimore;
1.6. Marrëveshja e ndërmjetësimit, është marrëveshje e arritur me shkrim e
nënshkruar nga palët dhe ndërmjetësuesi për zgjidhjen e kontestit ndërmjet palëve
në procedurën e ndërmjetësimit. Pa marrë parasysh mënyrën e referimit të rastit
marrëveshja e ndërmjetësimit ka fuqinë e titullit ekzekutiv - përmbarues dhe është i
detyrueshëm për palët;
1.7. Oda e Ndërmjetësuesve, është person juridik i pavarur jofitimprurës, që vepron
në pajtim me këtë ligj dhe statutin e saj të miratuar nga Kuvendi i Përgjithshëm i Odës
së Ndërmjetësueseve dhe të aprovuar nga Ministria e Drejtësisë;
1.8. Hapësirë pune, zyrë apo ambient i përshtatshëm për zhvillimin e seancave të
ndërmjetësimit sipas parimeve të ndërmjetësimit, e cila do të jetë në kuadër të gjykatës,
prokurorisë apo lokacion tjetër të caktuar nga Oda e Ndërmjetësuesve, duke marrë në
konsideratë vullnetin e palëve;
1.9. Regjistri, është regjistri i ndërmjetësuesve të Licencuar nga Ministria e Drejtësisë.
KAPITULLI II
PARIMET E NDËRMJETËSIMIT
Neni 4
Shprehja e vullnetit
Procedura e ndërmjetësimit zhvillohet me vullnetin e lirë të palëve, i shprehur gojarisht dhe me
shkrim, në pajtim me Ligjin.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 20 GUSHT 2018, PRISHTINË
51
LIGJI Nr. 06/L-009 PËR NDËRMJETËSIM
Neni 5
Barazia e palëve në procedurë
Në procedurën e ndërmjetësimit palët janë të barabarta dhe kanë të drejta dhe detyrime në
pajtim me ligjin.
Neni 6
Paanshmëria dhe pavarësia
Ndërmjetësuesi gjatë zhvillimit të procedurës së ndërmjetësimit është plotësisht i pavarur dhe
i paanshëm.
Neni 7
Privatësia dhe konfidencialiteti
1. Në procedurën e ndërmjetësimit duhet të përjashtohet publiku.
2. Procedura e ndërmjetësimit është e natyrës konfidenciale. Deklaratat dhe të gjitha
informacionet tjera lidhur me procedurën e ndërmjetësimit nuk mund të përdoren si dëshmi në
ndonjë procedurë tjetër, pa miratimin e palëve.
3. Ndërmjetësuesi, palët dhe përfaqësuesit e tyre janë të obliguar që ta ruajnë konfidencialitetin
e procedurës së ndërmjetësimit, përveç nëse palët pajtohen ndryshe.
4. Marrëveshja e ndërmjetësimit me pëlqimin e palëve mund të bëhet publike në pajtim me
ligjin.
KAPITULLI III
PROCEDURA
Neni 8
Inicimi i Procedurës së Ndërmjetësimit
1. Procedura e ndërmjetësimit mund të iniciohet nga palët, gjykata, prokuroria apo organi
kompetent administrativ sipas legjislacionit në fuqi.
2. Nëse rasti gjendet në gjykatë, prokurori apo në organin kompetent administrativ dhe palët
pajtohen për të shkuar në ndërmjetësim, gjykata, prokuroria apo organi kompetent administrativ
informon dhe udhëzon palët në procedurë të ndërmjetësimit.
3. Nëse njëra palë i kërkon palës tjetër fillimin e procedurës së ndërmjetësimit dhe kjo e fundit
nuk i përgjigjet ftesës në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga data e pranimit të kërkesës
për ndërmjetësim, konsiderohet si mospranim për fillimin e procedurës së ndërmjetësimit.
4. Këshilli Gjyqësor i Kosovës, nxjerr akt nënligjor me të cilin përcaktohet procedura e referimit
të rasteve nga gjykata sipas paragrafit 1. të këtij neni.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 20 GUSHT 2018, PRISHTINË
52
LIGJI Nr. 06/L-009 PËR NDËRMJETËSIM
5. Këshilli Prokurorial i Kosovës, nxjerr akt nënligjor me të cilin përcaktohet procedura e referimit
të rasteve nga prokuroria sipas paragrafit 1. të këtij neni.
6. Ministria e Drejtësisë, nxjerr akt nënligjor me të cilin përcaktohet procedura e vet inicimit të
rasteve dhe rastet e referimit nga organi administrativ sipas paragrafit 1. të këtij neni.
7. Në bazë të këtij ligji pranohet marrëveshja në mes palëve për fillimin e procedurës së
ndërmjetësimit, në çdo fazë të zhvillimit të procedurës në gjykatë kompetente, apo në një organ
tjetër kompetent.
Neni 9
Ndërmjetësimi i detyrueshëm
1. Kur palët parashtrojnë kërkesëpadi në gjykatë, për kontestet nga marrëdhëniet familjare
lidhur me rastet nga alimentacioni, kujdestaria, kontaktet, mbajtja e fëmijës dhe ndarjen e
pronës së përbashkët martesore, gjyqtari në seancën përgatitore dhe pas shqyrtimit paraprak
të padisë, duhet të informojë dhe obligojë palët në procedurën e ndërmjetësimit.
2. Kur palët parashtrojnë kërkesëpadi në gjykatë, për kontestet pronësore që kanë të bëjnë me
të drejtat dhe detyrimet nga të drejtat e servituteve, dhe kompensimi i pronës së shpronësuar,
gjyqtari në seancën përgatitore dhe pas shqyrtimit paraprak të kërkesëpadisë, detyrohet të
informojë dhe udhëzojë palët në procedurën e ndërmjetësimit.
3. Në rrethana të tilla, palët duhet të takohen me ndërmjetësuesin dhe kanë tridhjetë (30) ditë
kohë për të provuar fillimin e ndërmjetësimit, duke filluar nga dita kur gjyqtari i obligon palët të
provojnë ndërmjetësimin.
4. Palët mund të mos vazhdojnë me procedurën e ndërmjetësimit dhe mund të kthehen në
procedurën gjyqësore, jo më gjatë se tridhjetë (30) ditë.
5. Para se të kthehet rasti në procedurë gjyqësore, palët duhet të prezantojnë dëshmi të shkruar,
të nënshkruar nga palët dhe ndërmjetësuesi, se palët e kanë provuar ndërmjetësimin.
6. Ndërmjetësimi i detyrueshëm nuk ua mohon të drejtën e qasjes në gjykatë apo në procedurën
e arbitrazhit, nëse nuk arrihet marrëveshje në procedurë të ndërmjetësimit, lënda dërgohet
prapë në gjykatë apo në arbitrazh.
7. Palët nuk janë të obliguara të arrijnë marrëveshje përmes ndërmjetësimit, pa vullnetin e tyre
të lirë.
8. Afatet tjera shtesë për ndërmjetësimin janë në pajtueshmëri me nenin 16 të këtij Ligji.
Neni 10
Përzgjedhja e ndërmjetësuesit
1. Në bazë të marrëveshjes së palëve në procedurën e ndërmjetësimit, palët duhet të zgjedhin
vullnetarisht ndërmjetësuesin nga regjistri i ndërmjetësuesve të licencuar nga Ministria e
Drejtësisë.
2. Në rastet e ndërmjetësimit të inicuara nga gjykata, prokuroria ose organi kompetent
administrativ, referenti për ndërmjetësim do ta kontaktoj menjëherë ndërmjetësuesin e
përzgjedhur nga palët. Ndërmjetësuesi i përzgjedhur duhet të konfirmoj disponueshmërinë dhe
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 20 GUSHT 2018, PRISHTINË
53
LIGJI Nr. 06/L-009 PËR NDËRMJETËSIM
pranimin e lëndës brenda afatit prej tri (3) ditëve. Nëse ndërmjetësuesi i përzgjedhur nuk e
konfirmon thirrjen për të ndërmjetësuar brenda këtij afati, Referenti për ndërmjetësim do ta
kontaktojë ndërmjetësuesin tjetër.
3. Nëse ndërmjetësuesi tjetër nuk e konfirmon thirrjen për të ndërmjetësuar brenda afatit prej
tri (3) ditësh nga dita e thirrjes, Referenti për ndërmjetësim do të informojë palët dhe do t’ua
prezantoj palëve listën me emrat e ndërmjetësuesve tjerë.
4. Nëse ndërmjetësuesi nuk mund të përzgjidhet si në paragrafët 2. dhe 3. të këtij neni, atëherë
referenti për ndërmjetësim do të bëjë përzgjedhjen e ndërmjetësuesit sipas radhës së rajonit që
mbulon gjykata apo prokuroria.
5. Në rastet kur palët pajtohen që të angazhojnë bashkëndërmjetësues në procesin e
ndërmjetësimit, bashkëndërmjetësuesi propozohet nga ndërmjetësuesi i përzgjedhur nga palët
me pajtimin paraprak të tyre.
6. Procedura për përzgjedhjen e bashkëndërmjetësuesit është e njëjtë sikur përzgjedhja e
ndërmjetësuesit
Neni 11
Pëlqimi për fillimin e procedurës së ndërmjetësimit
1. Para se të fillojë procedura e ndërmjetësimit, ndërmjetësuesi është i obliguar t’i informojë
palët për parimet, rregullat, shpenzimet e procedurës dhe efektet juridike të marrëveshjes.
2. Procedura e ndërmjetësimit për të gjitha rastet e parapara në dispozitat e këtij ligji fillon
në momentin kur palët nënshkruajnë marrëveshjen për ndërmjetësim me shkrim për fillimin e
procedurës së ndërmjetësimit.
3. Marrëveshja nga paragrafi 2. i këtij neni përmban të dhëna si në vijim:
3.1. palët në procedurë dhe përfaqësuesit e tyre;
3.2 . objektin e ndërmjetësimit;
3.3. deklaratën e pranimit të ndërmjetësimit; si dhe
3.4. shpenzimet e procedurës së ndërmjetësimit dhe tarifën e ndërmjetësuesit.
4. Në procedurë të ndërmjetësimit, personi fizik duhet të jetë i pranishëm personalisht, përmes
teknologjisë apo përfaqësimit me pëlqim të palëve, ndërsa personin juridik e përfaqëson personi
i autorizuar.
Neni 12
Zhvillimi i procedurës së ndërmjetësimit
1. Në rast se palët pajtohen ta zgjidhin mosmarrëveshjen e tyre përmes ndërmjetësimit, referenti
për ndërmjetësim e informon organin iniciues, duke ia dorëzuar një kopje të marrëveshjes së
nënshkruar për fillimin e procedurës së ndërmjetësimit, me ç’ rast organi iniciues do të pezullojë
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 20 GUSHT 2018, PRISHTINË
54
LIGJI Nr. 06/L-009 PËR NDËRMJETËSIM
procedurën, deri sa të kalojë afati i ndërmjetësimit.
2. Palët në procedurë janë të lira të vendosin për zhvillimin e procedurës së ndërmjetësimit.
3. Palët janë të obliguara që gjatë procedurës së ndërmjetësimit, të prezantojnë në mënyrë sa
më reale dhe të vërtetë rrethanat e rastit kontestues.
4. Procedura e ndërmjetësimit zhvillohet nga një ndërmjetësues i vetëm, përveç në rastet kur
palët pajtohen të kenë edhe një bashkëndërmjetësues.
5. Pas nënshkrimit të marrëveshjes për fillimin e procedurës së ndërmjetësimit, ndërmjetësuesi
në pajtim me palët, do të caktoj kohën dhe vendin e zhvillimit të procedurës së ndërmjetësimit.
6. Në qoftë se ndërmjetësuesi vlerëson se do të ishte në dobi të procedurës së ndërmjetësimit,
ai mund të zhvillojë takime të ndara me qëllim të gjetjes së alternativave për zgjidhjen e
mosmarrëveshjes, por jo edhe vetë zgjidhjen.
7. Përveç palëve, përfaqësuesve të tyre dhe ndërmjetësuesit, në procedurën e ndërmjetësimit
mund të marrë pjesë edhe pala e tretë, pas pëlqimit paraprak të palëve në procedurë.
8. Pala e tretë që merr pjesë në procedurën e ndërmjetësimit është e detyruar ta respektoj
parimin e fshehtësisë së procedurës.
Neni 13
Efekti i ndërmjetësimit në kufizimin dhe në periudhën e parashkrimit
1. Në rastet e ndërmjetësimit të referuara nga gjykata, prokuroria apo organi kompetent
administrativ, gjykata, prokuroria apo organi kompetent administrativ do të siguroj që palët të
cilët zgjedhin ndërmjetësimin në një përpjekje për të zgjidhur një mosmarrëveshje nuk do të
jenë të penguar të iniciojnë dhe vazhdojnë procedurën gjyqësore ose arbitrazhin në lidhje me
këtë mosmarrëveshje me skadimin e kufizimit ose në periudhën e parashkrimit gjatë procesit
të ndërmjetësimit.
Neni 14
Marrëveshja për zgjedhjen e ndërmjetësuar
1. Marrëveshja për zgjedhjen e ndërmjetësuar varet ekskluzivisht nga vullneti i palëve.
2. Ndërmjetësuesi duhet të ndihmoj palët dhe të jetë i përkushtuar për arritjen e marrëveshjes.
3. Pasi që palët të kenë arritur marrëveshjen, ndërmjetësuesi përpilon me shkrim marrëveshjen
e ndërmjetësimit, të cilën duhet ta nënshkruajnë palët dhe ndërmjetësuesi.
4. Marrëveshja është obligative vetëm për palët që janë në mosmarrëveshje dhe vetëm për
objektin e marrëveshjes.
5. Marrëveshja duhet të jetë në pajtim me Ligjin për Marrëdhëniet e Detyrimeve dhe e
përshtatshme për përmbarim.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 20 GUSHT 2018, PRISHTINË
55
LIGJI Nr. 06/L-009 PËR NDËRMJETËSIM
Neni 15
Efekti juridik i marrëveshjes së ndërmjetësimit
1. Nëse lënda është referuar nga gjykata, marrëveshja e arritur me shkrim i dërgohet gjykatës,
e cila pas aprovimit, e ka fuqinë e dokumentit përmbarues sipas ligjit përkatës për procedurën
përmbarimore.
2. Nëse lënda është referuar nga prokuroria, marrëveshja e arritur me shkrim i dërgohet
prokurorisë, e cila pas aprovimit nga kryeprokurori ka fuqinë e vendimit të formës së prerë.
3. Nëse lënda është referuar nga organi kompetent administrativ, marrëveshja e arritur me
shkrim duhet t’i dërgohet organit kompetent administrativ, e cila pas aprovimit nga udhëheqësi
i organit administrativ, e ka fuqinë e dokument përmbarues.
4. Nëse Ndërmjetësimi fillon me vetëinicimin e palëve, marrëveshja e arritur me shkrim
e nënshkruar nga palët dhe ndërmjetësuesi, e cila përmban klauzolën (vërtetimin) mbi
plotfuqishmërinë dhe ekzekutueshmerinë e marrëveshjes, ka fuqinë e dokumentit përmbarues
në përputhje me ligjin përkatës për procedurën përmbarimore.
Neni 16
Kohëzgjatja e Procedurës
1. Nëse rasti është referuar nga gjykata apo prokuroria, ose organi tjetër kompetent, apo në
rastet me vetëinicim, palët duhet të arrijnë marrëveshje brenda nëntëdhjetë (90) ditëve nga dita
e nënshkrimit të marrëveshjes mes palëve për të filluar procedurën e ndërmjetësimit.
2. Nëse palët nuk mund të arrijnë marrëveshje për zgjedhjen e ndërmjetësuar si në paragrafin
1. të këtij neni, atëherë ato përmes ndërmjetësuesit apo bashkëndërmjetësueve të kontestit
në ndërmjetësim mund t’i drejtohen organit kompetent që ka aprovuar referimin e kontestit në
ndërmjetësim për të zgjatur afatin për një afat shtesë dhe përfundimtar prej tridhjetë (30) ditëve.
Organi kompetent mund ta aprovoj një afat të tillë shtesë nëse afati nuk shkakton pasoja ligjore
në humbjen e së drejtës ose fitimi i të drejtave për njërën palë me kalimin e kohës.
3. Në rastet kur palët në kontestin me vet inicim nuk kanë arritur të zgjidhin mosmarrëveshjen
brenda afatit nëntëdhjetë (90) ditor, ato bashkërisht me ndërmjetësuesin mund të nënshkruajnë
marrëveshje për një afat shtesë prej tridhjetë (30) ditësh me kusht që ndërmjetësuesi i çështjes
kujdeset se një vazhdim i tillë i afatit nuk sjellë pasoja ligjore në humbjen e së drejtës ose fitimin
e të drejtave për njërën palë me kalimin e kohës.
Neni 17
Përfundimi dhe ndërprerja e procedurës
1. Procedura e ndërmjetësimit përfundon me:
1.1.arritjen e marrëveshjes në mes të palëve;
1.2.tërheqjen e cilësdo palë, në çfarëdo kohe gjatë zhvillimit të procedurës, duke
deklaruar se nuk ka interes për vazhdimin e procedurës së ndërmjetësimit;
1.3. konfirmim të ndërmjetësuesit, pas konsultimit me palët kur vlerësohet se vazhdimi
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 20 GUSHT 2018, PRISHTINË
56
LIGJI Nr. 06/L-009 PËR NDËRMJETËSIM
i procedurës nuk është i arsyeshëm;
1.4. kalimin e afatit ligjor për arritjen e marrëveshjes.
2. Pas përfundimit të procedurës së ndërmjetësimit, ndërmjetësuesi përmes Referentit për
ndërmjetësim është i detyruar ta njoftoj gjykatën, prokurorinë apo organin tjetër kompetent me
shkrim lidhur me përfundimin e procedurës së ndërmjetësimit në çdo rast kur pranë gjykatës,
prokurorisë apo organit tjetër kompetent ekziston dosja e lëndës për të cilin është zhvilluar
ndërmjetësimi.
3. Pas përfundimit të procedurës së ndërmjetësimit, në rastet me vetinicim, palët duhet të
veprojnë sikur në nenin 16, paragrafin 3. të këtij ligji.
4. Ndërmjetësuesi dhe palët mund ta ndërpresin procedurën e ndërmjetësimit nëse gjatë
zhvillimit të procedurës ekzistojnë apo shfaqen arsye që e vënë në pyetje paanshmërinë e tij.
5. Gjykata ose prokuroria mund ta anuloj marrëveshjen e arritur me ndërmjetësim, kur
konstaton se është lidhur në kundërshtim me ligjin në fuqi dhe kur nuk pasqyrohet vullneti i
palëve në ndërmjetësim.
Neni 18
Konflikti i interesit
1. Ndërmjetësuesi gjatë gjithë procedurës duhet të kujdeset në atë formë që nëse beson se
pozita e tij ose ndonjë rrethanë e njohur nga ai e vënë në pikëpyetje paanësinë e tij, i njëjti duhet
t’i deklaroj ato rrethana dhe të ndërmarrë veprimet me anë të së cilave i shmanget konfliktit të
interesit të mundshëm.
2. Në rast se paraqitet konflikt i interesit, ndërmjetësuesi duhet të ndërpres procedurën e
ndërmjetësimit dhe të kërkoj që procedura e ndërmjetësimit të vazhdoj me ndonjë ndërmjetësues
tjetër, përveç nëse palët, pasi të janë informuar për ekzistimin e rrethanave të tilla, janë pajtuar
shprehimisht me shkrim që ai ndërmjetësues të zhvillojë procedurën e ndërmjetësimit.
3. Ndërmjetësuesi nuk mund të angazhohet për asnjërën palë në të njëjtën mosmarrëveshje apo
kontest ku ai ka ndërmjetësuar, qoftë gjatë apo pas përfundimit të procedurës së ndërmjetësimit.
Neni 19
Shpenzimet e procedurës dhe tarifa për ndërmjetësues
1. Shpenzimet e procedurës së ndërmjetësimit do të paguhen proporcionalisht nga palët,
përveç nëse janë marrë vesh ndryshe.
2. Tarifa për ndërmjetësuesin do të rregullohet me akt nënligjor, të cilin e nxjerr Ministria e
Drejtësisë dhe do të jenë ekuivalente apo të përafërta me tarifat e shërbimeve që afrohen në
kuadër të profesioneve të tjera të lira.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 20 GUSHT 2018, PRISHTINË
57
LIGJI Nr. 06/L-009 PËR NDËRMJETËSIM
Neni 20
Aftësimi profesional
1.Ministria e Drejtësisë është përgjegjëse për përcaktimin e politikave zhvillimore lidhur me
fushën e ndërmjetësimit, mbikëqyrjen dhe shqiptimin e masave disiplinore që rrjedhin nga Kodi
i Mirësjelljes.
2.Ndërmjetësuesit janë të obliguar që t’i ndjekin në mënyrë të vazhdueshme trajnimet për t’u
pasuruar me njohuri të reja për ushtrimin e ndërmjetësimit në pajtim me legjislacionin në fuqi,
aktet e përgjithshme dhe programin e trajnimeve të përgatitura nga Ministria e Drejtësisë.
3.Ministria e Drejtësisë angazhohet në organizimin e kampanjave të ndryshme me qëllim të
informimit të publikut për mundësitë e shfrytëzimit të ndërmjetësimit, si dhe në promovimin e
procesit të ndërmjetësimit.
KAPITULLI IV
ODA NDERMJETËSUESVE, NDËRMJETËSUESI DHE REGJISTRI
Neni 21
Oda e Ndërmjetësuesve
1. Oda e Ndërmjetësuesve është person juridik i pavarur jofitimprurës, që vepron në pajtim me
këtë ligj dhe statutin e saj të miratuar nga Kuvendi i Përgjithshëm i Odës së Ndërmjetësueseve
dhe të aprovuar nga Ministria e Drejtësisë.
2. Mënyra e organizimit dhe funksionimit rregullohet me akt të brendshëm të Odës.
Neni 22
Kushtet e kërkuara për ndërmjetësuesit, certifikimi dhe licencimi i tyre
1. Ndërmjetësues mund të jetë çdo person i cili i plotëson kushtet:
1.1. të ketë diplomë universitare;
1.2. të ketë zotësi të veprimit;
1.3.të ketë kaluar me sukses trajnimin për ndërmjetësim, përfshirë edhe zgjidhjen e
rasteve praktike në kuadër të trajnimit dhe nën mbikëqyrjen e një ndërmjetësuesi të
licencuar.
2. Personit i cili është i suksesshëm në kryerjen e trajnimit për ndërmjetësues do t’i lëshohet një
certifikatë, e cila shërben si bazë për hyrjen në regjistrin e ndërmjetësuesve.
3. Certifikimin e ndërmjetësuesve e bënë Ministri i Drejtësisë.
4. Ministria e Drejtësisë licencon ndërmjetësuesit të cilët i përmbushin kushtet si vijon:
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 20 GUSHT 2018, PRISHTINË
58
LIGJI Nr. 06/L-009 PËR NDËRMJETËSIM
4.1.të jetë certifikuar si ndërmjetësues;
4.2.të mos jetë i dënuar për vepër penale;
4.3.të ketë reputacion të lartë profesional dhe integritet moral.
5. Ministria e Drejtësisë pezullon apo revokon licencën e ndërmjetësuesit, në përputhje me këtë
ligj.
6. Licenca ndërmjetësuesit i revokohet:
6.1. nëse ndaj tij është iniciuar procedura penale, përkatësisht, i cili me aktgjykim të
formës së prerë është dënuar për vepër penale;
6.2. për shkelje të rëndë të Kodit të Etikës.
7. Vendimi i Ministrit nga paragrafët 4. dhe 5. i këtij neni është përfundimtar në procedurë
administrative.
8. Trajnimet për ndërmjetësues i organizon Ministria e Drejtësisë.
Neni 23
Regjistri i ndërmjetësuesve
1. Ministria e Drejtësisë dhe Oda e Ndërmjetësuesve mban regjistrin publik të ndërmjetësuesve
të licencuar.
2. Regjistri përmban të gjitha të dhënat personale për secilin ndërmjetësues si dhe natyra e
rasteve të cilat i kanë ndërmjetësuar.
3. Kopjet e regjistrit të ndërmjetësuesve shpërndahen në gjykata, prokurori dhe në institucione
të tjera kompetente varësisht nga ndryshimet.
4. Ministria e Drejtësisë fshinë nga regjistri emrin e secilit ndërmjetësues, pasi të jetë marrë
vendimi i formës së prerë nga Ministri në pajtim në pajtim me këtë nen.
5. Ndërmjetësuesi fshihet nga lista në rast të:
5.1. kërkesës së tij;
5.2. vdekjes;
5.3. revokimit të licencës;
5.4. humbjes së aftësisë së veprimit;
5.5. ushtrimit të ndonjë detyre apo funksioni, i cili është në kundërshtim me
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 20 GUSHT 2018, PRISHTINË
59
LIGJI Nr. 06/L-009 PËR NDËRMJETËSIM
ndërmjetësimin apo me ligjin në fuqi.
KAPITULLI V
TË DREJTAT DHE DETYRIMET
Neni 24
Të drejtat dhe detyrimet e ndërmjetësuesve dhe palëve
Të drejtat dhe detyrimet e ndërmjetësuesit në njërën anë dhe palëve në anën tjetër specifikohen
para fillimit të procedurës së ndërmjetësimit. Ndërmjetësuesi dhe palët pajtohen për të drejtat
dhe detyrimet të cilave duhet tu përmbahen deri në përfundim të procedurës, në pajtim me ligjin
në fuqi dhe normat e moralit.
Neni 25
Njohja e ndërmjetësuesve të huaj
1. Shtetasi i huaj mund të shërbej si ndërmjetësues në Kosovë në raste individuale dhe sipas
kushtit të reciprocitetit, pas marrjes së pëlqimit paraprak nga Ministria e Drejtësisë.
2. Reciprociteti supozohet se ekziston, përderisa njëra palë në procedurë e kundërshton
ndërmjetësuesin e huaj për mungesë të reciprocitetit. Në raste të tilla pala kundërshtuese ka
barrën e provës për mungesë të reciprocitetit me vendin e origjinës.
3. Procedura për njohjen e kualifikimeve të ndërmjetësit të huaj nga ana e Ministrisë së
Drejtësisë, do të rregullohet me akt nënligjor.
Neni 26
Dispozitat ndëshkimore
Ndërmjetësuesi, i cili gjatë ushtrimit të detyrës së tij zbulon në mënyrë të kundërligjshme
sekretin zyrtar apo në çfarëdo forme keqpërdorë detyrën zyrtare, përgjigjet sipas Kodit Penal
të Republikës së Kosovës.
KAPITULLI VI
DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE
Neni 27
1. Gjashtë (6) muaj pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, Ministria e Drejtësisë nxjerr aktet nënligjore
për:
1.1. trajnimin dhe certifikimin e ndërmjetësuesve;
1.2. licencimin e ndërmjetësuesve;
1.3. mbikëqyrjen, përgjegjësinë dhe procedurën disiplinore të ndërmjetësuesve;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 20 GUSHT 2018, PRISHTINË
60
LIGJI Nr. 06/L-009 PËR NDËRMJETËSIM
1.4. regjistrin e ndërmjetësuesve;
1.5. Kodin e Mirësjelljes së Ndërmjetësuesve.
2. Deri në nxjerrjen e akteve nënligjore të reja vlejnë aktet ekzistuese nënligjore.
3. Procedura e ndërmjetësimit për të mitur dhe arbitrazhit tregtar rregullohet me ligje të veçanta.
Neni 28
Shfuqizimi
Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shfuqizohet Ligji Nr. 03/L-057 për ndërmjetësim
Neni 29
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së
Kosovës.
Ligji Nr. 06/L-009
23 korrik 2018
Shpallur me dekretin Nr. DL-032-2018, datë 08.08.2018 nga Presidenti i Republikës së
Kosovës Hashim Thaçi