LIGJI NR. 06/L-080 PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KOSOVËS DHE BASHKIMIT EVROPIAN MBI PJESËMARRJEN E KOSOVËS NË PROGRAMIN E UNIONIT “KONKURRENCA E NDËRMARRJEVE DHE NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME (COSME) (2014-2020)”

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 10 GUSHT 2018, PRISHTINË
49
LIGJI Nr. 06/L-080 PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KOSOVËS DHE BASHKIMIT EVROPIAN MBI PJESËMARRJEN E KOSOVËS NË
PROGRAMIN E UNIONIT “KONKURRENCA E NDËRMARRJEVE DHE NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME (COSME) (2014-2020)”
LIGJI Nr. 06/L-080
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KOSOVËS DHE BASHKIMIT
EVROPIAN MBI PJESËMARRJEN E KOSOVËS NË PROGRAMIN E UNIONIT
“KONKURRENCA E NDËRMARRJEVE DHE NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË
MESME (COSME) (2014-2020)”
Kuvendi i Republikës së Kosovës,
Në mbështetje të neneve 18 dhe 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Miraton
LIGJ PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KOSOVËS DHE BASHKIMIT
EVROPIAN MBI PJESËMARRJEN E KOSOVËS NË PROGRAMIN E UNIONIT
“KONKURRENCA E NDËRMARRJEVE DHE NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË
MESME (COSME) (2014-2020)”
Neni 1
Qëllimi
Ky Ligj ka për qëllim të ratifikojë marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi
pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Unionit “Konkurrenca e ndërmarrjeve dhe ndërmarrjeve
të vogla dhe të mesme (COSME) (2014-2020)”.
Neni 2
Ratifikimi i Marrëveshjes
Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës
në Programin e Unionit “Konkurrenca e ndërmarrjeve dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme
(COSME) (2014-2020)”, e lidhur me datën 19 dhjetor 2017.
Neni 3
Dokumentet e bashkëngjitura
Bashkëngjitur me këtë Ligj është Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi
pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Unionit “Konkurrenca e ndërmarrjeve dhe ndërmarrjeve
të vogla dhe të mesme (COSME) (2014-2020)”.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 10 GUSHT 2018, PRISHTINË
50
LIGJI Nr. 06/L-080 PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KOSOVËS DHE BASHKIMIT EVROPIAN MBI PJESËMARRJEN E KOSOVËS NË
PROGRAMIN E UNIONIT “KONKURRENCA E NDËRMARRJEVE DHE NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME (COSME) (2014-2020)”
Neni 4
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së
Kosovës.
Ligji Nr. 06/L-080
23 korrik 2018
Shpallur me dekretin Nr. DL-029-2018, datë 08.08.2018 nga Presidenti i Republikës së
Kosovës Hashim Thaçi
______________________
Shtojca e ligjit Nr. 06/L -080, “Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në
Programin e Unionit “Konkurrenca e ndërmarrjeve dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (COSME) (2014-2020)”,
bashkëngjitur me ligj është publikuar ne web faqen e Gazetës Zyrtare (gzk.rks-gov.net )