LIGJI NR. 06/L-046 PËR INSPEKTORATIN E ARSIMIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 10 GUSHT 2018, PRISHTINË
19
LIGJI Nr. 06/L -046 PËR INSPEKTORATIN E ARSIMIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS
LIGJI Nr. 06/L -046
PËR INSPEKTORATIN E ARSIMIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS
Kuvendi i Republikës së Kosovës;
Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Miraton:
LIGJ PËR INSPEKTORATIN E ARSIMIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj përcakton kompetencat, përgjegjësitë dhe organizimin e Inspektoratit të Arsimit në
Republikën e Kosovës.
Neni 2
Fushëveprimi
Ky ligj trajton mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të aplikueshëm në të gjitha institucionet që
ofrojnë shërbime edukative, arsimore dhe aftësuese.
Neni 3
Përkufizimet
1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë kuptimin si vijon:

1.1. Inspektim administrativ – veprim i kryerjes së një inspektimi lidhur me funksionimin
administrativ dhe ligjor të institucioneve arsimore siç përcaktohet në këtë ligj;
1.2. Kritere të pranimit – kritere zyrtare për pranimin e nxënësve dhe të studentëve në
institucionet arsimore të të gjitha niveleve;
1.3. Drejtor – udhëheqësi i një institucioni arsimor;
1.4.Inspektim arsimor – secila formë e kontrollit e kryer nga inspektorët arsimorë;
1.5. Inspektorati i Arsimit – organi ekzekutiv qendror i MASHT-it;
1.6. Institucioni arsimor – përfshin çdo institucion edukativ, arsimor dhe aftësues, i cili
ofron shërbime arsimore në nivelet SNKA 0-6;
1.7. Vlerësim i jashtëm i nxënësve – provime shtetërore të cilat janë përgatitur,
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 10 GUSHT 2018, PRISHTINË
20
LIGJI Nr. 06/L -046 PËR INSPEKTORATIN E ARSIMIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS
administruar dhe vlerësuar në pajtim me standardet e përcaktuara nga organi i
autorizuar përtej nivelit të shkollës;
1.8. Vlerësim i jashtëm i shkollës – kontrolli i planifikuar, sistematik i standardeve në
fushat e cilësisë të përcaktuara nga MASHT, i cili kryhet në intervale të rregullta nga
inspektorët e arsimit në bazë të kritereve dhe treguesve të përcaktuara me Kornizën
për sigurimin e cilësisë;
1.9. Ekspert i jashtëm – ekspert profesional/pedagogjik në një apo më shumë fusha
kurrikulare, i cili i këshillon inspektorët në inspektim pedagogjik dhe i cili nuk duhet të
jetë i punësuar i shkollës që inspektohet;
1.10. Drejtor i përgjithshëm – shërbyesi civil i rangut më të lartë në Inspektoratin e
Arsimit;
1.11. Zyrtar në Inspektoratin e Arsimit – shërbyesi civil në Inspektoratin e Arsimit;
1.12.Këshilli drejtues – organ përgjegjës për qeverisjen e një institucioni arsimor ose
institucioni të trajnimit, me funksionet e përcaktuara me ligj;
1.13. Ekipi inspektues – ekipi i inspektorëve dhe ekspertëve të tjerë të jashtëm që
kryen inspektime në institucione arsimore;
1.14. Inspektor i arsimit – person zyrtar i Ministrisë, i cili ka mandat për inspektim,
mbikëqyrje dhe monitorim të cilësisë së arsimit në të gjitha nivelet dhe në gjuhët që
zhvillohet arsimi në Kosovë;
1.15. Vlerësim i brendshëm – kontrolli i planifikuar, sistematik i standardeve në fushat
e cilësisë të përcaktuara nga MASHT, i cili kryhet nga shkolla në intervale të rregullta,
duke u bazuar në kritere dhe tregues siç përshkruhet në Kornizën e sigurimit të cilësisë;
1.16. SNKA – Standardi Ndërkombëtar i Klasifikimit të Arsimit, i miratuar nga UNESCO
në Konferencën e përgjithshme, në sesionin e saj të 29-të, në nëntor të vitit 1997, me
ndryshimet e mëvonshme;
1.17. Materiale mësimore dhe mjete të konkretizimit – tekstet shkollore, softueri
kompjuterik, e tjera, që përdoren në klasë;
1.18. Licencimi – procesi i lëshimit të lejeve për ushtrimin e punës së mësimdhënësit
dhe detyrave të tjera në shkollë;
1.19. Vlerësimi – i referohet proceseve që përdoren për të grumbulluar, analizuar dhe
vlerësuar dëshmitë e arritjeve individuale në mësimdhënie, praktikë profesionale të
udhëheqjes së institucionit arsimor dhe arritjes së pritshmërive nga institucioni arsimor.
1.20. Performanca – Tërësia e punës dhe rezultateve të punës së mësimdhënësve,
drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve dhe inctitucioneve arsimore, në kuadër të
kompetencave për mësimdhënës, standardeve të praktikës profesionale për drejtorë të
shkollave dhe kriterëve të cilësisë së shkollës.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 10 GUSHT 2018, PRISHTINË
21
LIGJI Nr. 06/L -046 PËR INSPEKTORATIN E ARSIMIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS
1.21. Ministria – Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë si autoritet qeveritar
kompetent, përgjegjësitë e të cilit përfshijnë arsimin, shkencën dhe teknologjinë;
1.22. Inspektim pedagogjik – veprim i kryerjes së një inspektimi lidhur me cilësinë
pedagogjike në institucionet e arsimit parauniversitar siç përcaktohet në këtë Ligj;
1.23. Staf profesional i institucionit arsimor – pedagogët, psikologët, punëtorët
social dhe bashkëpunëtorët profesional;
1.24. Fushat e cilësisë së institucionit arsimor - Segmentet kryesore të veprimtarisë
së institucionit/shkollës që do të shërbejnë si pika referuese për vlerësimin e
performancës së institucioneve arsimore në Kosovë, duke siguruar koherencë në mes
të procesit të vetëvlerësimit dhe të vlerësimit të jashtëm të shkollës;
1.25. Korniza për sigurimin e cilësisë – politikë arsimore që përcakton kriteret e
cilësisë së performancës së institucionit arsimor, procedurat e zbatimit, nivelet dhe
shkallet e cilësisë.
1.26. Tregues i cilësisë – tregon nëse është përmbushur një aspekt i caktuar i
performancës së një mësimdhënësi apo i një institucioni arsimor;
1.27. Ri-inspektim (ose inspektimi pasues) – inspektimi i një institucioni arsimor pas
një inspektimi të përgjithshëm ose tematik për të kontrolluar nëse janë zbatuar masat
dhe nëse i kanë sjellë rezultatet e dëshiruara;
1.28. Standarde – tregues të matshëm të suksesit, të përkufizuara në formë të kritereve
cilësore apo sasiore, të cilat pritet të arrihen nga kandidatët në mënyrë që ata t’i fitojnë
kualifikimet;
1.29. Koordinator i cilësisë – person mbështetës për sigurim të cilësisë.
1.30. Paneli i Artë – Komision i Inspektoratit të Arsimit, i cili merret me shqyrtimin e
ankesave në shkallë të dytë në procesin e vlerësimit të performancës së mësimdhënësve.
Neni 4
Statusi ligjor
1. Inspektorati i Arsimit është organ ekzekutiv qendror për sigurimin e cilësisë, në varësi të
drejtpërdrejtë të ministrit të MASHT-it.
2. Selia qendrore e Inspektoratit te arsimit është në Prishtine dhe ka sektorët e vetë në: Prishtinë,
Prizren, Ferizaj, Mitrovicë, Pejë, Gjilan, Gjakovë.
3. Inspektorati i Arsimit ka logon e vet, vulën katrore dhe të rrumbullakët.
4. Logo dhe teksti i vulave rregullohet përmes aktit nënligjor.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 10 GUSHT 2018, PRISHTINË
22
LIGJI Nr. 06/L -046 PËR INSPEKTORATIN E ARSIMIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS
Neni 5
Funksionet e Inspektoratit të Arsimit
1. Inspektorati i Arsimit kryen këto funskione:
1.1. Funksionin vlerësues – vlerëson cilësinë e shërbimit të institucioneve arsimore.
1.2.Funksionin kontrollues – kontrollon pajtueshmërinë e veprimtarisë së institucioneve
arsimore me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.
1.3. Funksionin këshillues – këshillon drejtuesit dhe punonjësit e institucioneve
arsimore.
1.4. Funksionin informues/raportues – informon ministrin, DKA-të dhe institucionet
arsimore për gjetjet e inspektimit si dhe i publikon ato në baza vjetore.
1.5. Funksioni mbështetës për promovimin e praktikave të suksesshme të institucioneve
arsimore dhe zhvillimin e politikave arsimore.
2. Detyrat për kryerjen e këtyre funksioneve përcaktohen me akt nënligjor.
Neni 6
Organizimi i Inspektoratit të Arsimit
Organizimi dhe funksionimi i brendshëm i Inspektoratit të Arsimit rregullohet me akt nënligjor
sipas detyrave dhe funksioneve të këtij organi.
Neni 7
Detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit të përgjithshëm
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit të përgjithshëm të Inspektoratit të Arsimit janë:
1.1.Planifikon, organizon, mbikëqyrë dhe udhëheq punën e Inspektoratit të Arsimit.
1.2.Kontrollon, inspekton dhe nxjerr vendime për çështjet kontestuese në institucionet
arsimore.
1.3.Inicon ngritjen e procedurave adekuate administrative, civile, penale, në mbrojtje të
ligjshmërisë dhe rregullsisë në funksionimin e institucioneve arsimore.
1.4.Për punën e vet, i përgjigjet Ministrit të Arsimit.
Neni 8
Llojet e Inspektimit
1. Ekzistojnë gjashtë (6) lloje të inspektimit në arsim:
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 10 GUSHT 2018, PRISHTINË
23
LIGJI Nr. 06/L -046 PËR INSPEKTORATIN E ARSIMIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS
1.1.Inspektimi i përgjithshëm;
1.2. Inspektimi tematik;
1.3. Inspektimi emergjent;
1.4. Ri-inspektimi;
1.5. Inspektimi i cilësisë së punës dhe vlerësimi i performancës së mësimdhënësve për
procesin e licencimit.

1.6. Inspektimi i cilësisë së punës dhe vlerësimi i performancës së drejtorit dhe
zëvendësdrejtorit.
2. Inspektimi i përgjithshëm:
2.1.Inspektimi i përgjithshëm është inspektim i planifikuar që përfshin të gjitha aspektet
e cilësisë së institucioneve arsimore;
2.2. Intervalet e inspektimeve të përgjithshme përcaktohen me akt nënligjor të MASHT-
it;
2.3. Inspektimet e përgjithshme duhet të paralajmërohen DKA-të dhe shkollat të paktën
pesë (5) ditë pune më herët;
2.4. Inspektimi i përgjithshëm përfshin:
2.4.1.Inspektimin administrativ: Kontrollimi i pajtueshmërisë së punës së të
gjitha institucioneve arsimore në Kosovë me legjislacionin e aplikueshëm,
në intervale të rregullta kohore të përcaktuara nga MASHT, nga inspektorët
administrativë. Inspektimi administrativ organizohet në të gjitha nivelet e arsimit;
2.4.2.Inspektimi pedagogjik: Vlerësimi i jashtëm i performancës së institucioneve
arsimore të arsimit parauniversitar. Inspektimi pedagogjik organizohet sipas
niveleve të institucioneve arsimore:
2.4.2.1.Institucionet parashkollore;
2.4.2.2.Institucionet e arsimit parafillor, fillor dhe të mesëm të ultë;
2.4.2.3.Institucionet e arsimit të mesëm të lartë dhe SNKA 4.
3. Inspektimi tematik:
3.1.MASHT, DKA-të, organet udhëheqëse dhe drejtuese të institucioneve arsimore,
mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit mund të kërkojnë inspektime tematike për
çështje specifike të natyrës administrative ose pedagogjike, në pajtueshmëri me këtë
ligj;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 10 GUSHT 2018, PRISHTINË
24
LIGJI Nr. 06/L -046 PËR INSPEKTORATIN E ARSIMIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS
3.2.Inspektorati i Arsimit, planifikon dhe realizon inspektime tematike, të pa
paralajmëruara.
4. Inspektimi emergjent:
4.1.Inspektimi emergjent është një lloj i inspektimit administrativ që ndërmerret në raste
të situatave të papritura që rrezikojnë funksionimin e mirë të institucioneve arsimore.

4.2.Inspektorati i Arsimit obligohet të adresojë probleme të tilla menjëherë për të
vendosur nëse problemi i hasur është në fushëveprimin e tij, ose, nëse një organ tjetër
është përgjegjës, të kontaktojë organin përkatës.
5. Ri-inspektimi - inspektim kontrollues në institucionin arsimor të inspektuar më parë me qëllim
të verifikimit se sa janë zbatuar dhe realizuar rekomandimet e dhëna nga ekipi inspektues.
6. Inspktimi i cilësisë së punës dhe vlerësimi i përformancës së mësimdhënësve për procesin e
licencimit - Vlerësimi individual i mësimdhënësve për nivelin e përmbushjes së standardeve të
përformancës për rilicencim apo avancim në karrierë.
7. Inspektimi i cilësisë së punës dhe vlerësimi i përformancës së drejtorit dhe zëvendësdrejtorit
- Vlerësimi i performancës së drejtorit dhe të zëvendësdrejtorit të institucionit arsimor
parauniversitar i referohet standardeve të praktikës profesionale për drejtorë të shkollës,
përkatësisht nivelit të përmbushjes së tyre për vazhdimin e kontratës së punës.
Neni 9
Personeli i Inspektoratit të Arsimit
1.Të punësuarit në Inspektoratin e Arsimit janë shërbyes civil. Për punën e tyre i pergjigjen
udhëheqësve të sektorëve përkatës dhe drejtorit të përgjithshëm.
2. Inspektorët e arsimit zgjedhën në pajtim me procedurat e Ligjit për Shërbimit Civil. Përveq
kushteve të parapara me Ligjin për Shërbimin Civil, kandidatët duhet ti plotësojnë edhe këto
kritere:
2.1. të kenë së paku titull master (300 ECTS);
2.2. të kenë të paktën pesë (5) vjet përvojë pune në arsim.
2.3. të mos ketë ushtruar funksione politike në tre (3) vitet e fundit,
3. Kandidatet për Inspektor administrativ, pedagogjik si dhe vlerësim të përfomancës duhet t’i
plotësojnë këto kritere:
3.1.të kenë titull master të fushës përkatëse (300 ECTS),
3.2.të kenë të paktën pesë (5) vjet përvojë pune në fushën përkatëse,
3.3.Inspektorët për vlerësimin e performancës së mësimdhënësve, drejtorëve dhe
zëvendësdrejtorëve duhet të kenë së paku dhjetë (10) vite pervojë pune në arsim.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 10 GUSHT 2018, PRISHTINË
25
LIGJI Nr. 06/L -046 PËR INSPEKTORATIN E ARSIMIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS
Neni 10
Detyrat e inspektorit administrativ
1. Inspektori administrativ është përgjegjës për të mbikëqyrë dhe vlerësuar nëse institucionet
arsimore zbatojnë legjislacionin në fuqi.
2. Detyrat e përgjithshme të inspektorit administrativ të ndërlidhura me të gjitha institucionet
arsimore janë:
2.1.kontrollon nëse nxënësit dhe studentët e pranuar në institucionet arsimore i
plotësojnë kriteret e pranimit siç parashihet me aktet ligjore;
2.2.kontrollon nëse regjistrat, certifikatat dhe dokumentacioni tjetër i institucionit arsimor
për nxënësit dhe studentët është në pajtueshmëri me legjislacionin;
2.3.shqyrton ankesat lidhur me masat disiplinore kundër nxënësve dhe studentëve,
pasi të jenë shfrytëzuar të gjitha mjetet ligjore për ankesë brenda institucionit arsimor
dhe në rastin e institucioneve të arsimit parauniversitar, në nivel të DKA-së;
2.4.shqyrton ankesat e nxënësve, të prindërve dhe të studentëve lidhur me të gjitha
llojet e diskriminimit.
2.5.Realizon aspekte tjera të inspektimit administrativ siç përcaktohet me legjislacion.
3. Detyrat specifike të inspektorit administrativ të ndërlidhura me institucionet arsimore të
nivelit SNKA 0-4 janë:
3.1. kontrollon personelin udhëheqës, profesional dhe administrativ nëse i kanë
kualifikimet e nevojshme dhe licencat për punësim;
3.2. kontrollon saktësinë e të dhënave për numrat e nxënësve sipas nivelit dhe klasës,
saktësinë e dokumenteve shkollore;
3.3. vlerëson funksionimin e këshillit drejtues të institucionit;
3.4. shqyrton ankesat e nxënësve dhe të prindërve në rastet e dhunës ndaj fëmijëve,
pasi të jenë shfrytëzuar të gjitha mjetet ligjore brenda institucionit dhe në nivel të DKA-
së;
3.5. vlerëson shkeljet e mundshme ligjore që qojnë në përsëritjen e klasës në institucionet
arsimore të nivelit SNKA 2-4, në bazë të ankesës nga nxënësit apo prindërit e tyre, pasi
të jenë shfrytëzuar të gjitha mjetet ligjore për ankesë, brenda institucionit arsimor dhe
në nivelin e DKA-së.
Neni 11
Detyrat e inspektorit pedagogjik
1. Inspektori pedagogjik është përgjegjës për kontrollin e cilësisë dhe vlerësimin e jashtëm në
institucionet arsimore të nivelit SNKA 0-4.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 10 GUSHT 2018, PRISHTINË
26
LIGJI Nr. 06/L -046 PËR INSPEKTORATIN E ARSIMIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS
2. Detyrat e përgjithshme për sigurimin e cilësisë të inspektorit pedagogjik janë:
2.1. të vlerësojë përparimin dhe cilësinë e zbatimit të kurrikulës në të gjitha fushat
lëndore;
2.2. të vlerësojë aspektin pedagogjik të mësimdhënies dhe të vlerësimit;
2.3.të vlerësoj cilësinë dhe realizimin e Planit Individual të Arsimit (PIA) për fëmijët me
aftësi të kufizuara;
2.4. të vlerësojë materialet dhe mjetet e konkretizimit për mësimdhënie dhe të nxënë
dhe përdorimi i tyre i përshtatshëm;
2.5. të kontrollojë dhe të vlerësojë funksionimin e këshillave të prindërve, këshillave të
nxënësve, këshillave të mësimdhënësve dhe organeve të tjera profesionale;
2.6. të rekomandojë masa për përmirësim, duke përfshirë trajnimin për mësimdhënës,
ndryshimet në qasjet pedagogjike, organizimin e ndryshëm të orëve, orët plotësuese
në lëndë të caktuara;
2.7. të realizojë aspekte të tjera të inspektimit pedagogjik siç parashihet me legjislacion.
3. Vlerësimi i jashtëm për sigurimin e cilësisë: Synimi i vlerësimit të jashtëm të institucioneve
arsimore në arsimin parauniversitar është të garantojë që institucionet arsimore në Kosovë
punojnë sipas standardeve të cilësisë të përcaktuara nga MASHT. Vlerësimi i jashtëm do të
udhëhiqet nga parimet në vijim:
3.1. bazë për vlerësimin e jashtëm janë fushat e cilësisë dhe treguesit e cilësisë të
përcaktuara në Kornizën e Sigurimit të Cilësisë të miratuar nga MASHT, e po ashtu,
edhe planet zhvillimore të shkollave të miratuara nga këshillat drejtues të shkollave;
3.2. udhëzimet për procedurën e vlerësimit të jashtëm jepen nga MASHT;
3.3. diskutimi i rezultateve të vlerësimit të jashtëm me koordinatorin për sigurim të
cilësisë në shkollë, DKA, MASHT, sipas nevojës;
3.4. krahasimi dhe diskutimi i rezultateve të vlerësimit të jashtëm me rezultatet e
vlerësimit të brendshëm obligativ të shkollave me drejtorët e shkollave, koordinatorët e
cilësisë dhe personat tjerë përgjegjës për sigurimin e cilësisë në shkolla dhe DKA-të;
3.5. kontrollimi i cilësisë dhe përshtatshmërisë së metodave të vlerësimit të brendshëm;
3.6. vlerësimi i zbatimit dhe i suksesit të masave të ndërmarra pas vlerësimit të
brendshëm;
3.7. vlerësimi i efektshmërisë së menaxhimit të shkollës nga stafi menaxhues i saj;
3.8. kontrollimi i komunikimit dhe bashkëpunimit në mes të menaxhmentit të shkollës, këshillit
drejtues të shkollës, prindërve, nxënësve, stafit të shkollës, komunitetit dhe DKA-së;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 10 GUSHT 2018, PRISHTINË
27
LIGJI Nr. 06/L -046 PËR INSPEKTORATIN E ARSIMIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS
3.9. kontrollimi dhe vlerësimi i masave të planifikuara nga shkollat dhe DKA-të, e që
kanë të bëjnë me përputhjen e rezultateve të vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm
për të siguruar validitetin e metodave të vlerësimit të brendshëm;
3.10. krahasimi dhe diskutimi i rezultateve të vlerësimeve (provimeve) të jashtme të
nxënësve me rezultate të vlerësimeve të brendshme;
3.11. për qëllime të vlerësimit të jashtëm, në ekipin e inspektimit mund të përfshihen,
përkohësisht dhe për një detyrë të përcaktuar qartë, ekspertë të jashtëm. Ata shërbejnë
si ekspertë këshillues për inspektorët përgjegjës;
3.12. procedurat tjera, si dhe përmbajtja e vlerësimit të jashtëm dhe roli i veçantë i
inspektorit pedagogjik do të përkufizohen në detaje me akt nënligjor.
Neni 12
Vlerësimi i performancës së mësimdhënësit, drejtorit dhe zëvendësdrejtorit
1. Inspektori i arsimit duhet që vlerësimin e performancës së mësimdhënësit, drejtorit dhe
zëvendësdrejtorit ta realizoj në përputhje me legjislacionin në fuqi.
2. Inspektori i arsimit mbledhë të dhëna nga të gjithë komponentët e sistemit të vlerësimit të
performancës dhe përcakton nivelin e performancës.
3. Mbikëqyrë aspektet teknike dhe profesionale të procesit, si përpilimin e orarit të vlerësimit,
realizimin e monitorimit në orën mësimore dhe bën vlerësimin e planit dhe përgatitjes së njësive
mësimore.
4. Përgatit raport përfundimtar të vlerësimit të përformanvës së mësimdhënësit dhe rekomandon
përtrirje të licencës, avansim në karrierë apo revokim të licencës së mësimdhënësve.
5. Përgatit raport përfundimtar të vlerësimit të përformancës së drejtorit dhe zëvendësdrejtorit
dhe rekomandon DKA-në për vazhdim, mos vazhdim apo ndërprerje të kontratës.
6. Mbikëqyrë procesin e licencimit të mësimdhënësit, drejtorit dhe zëvendësdrejtorit në të gjitha
fazat e tij.
7. Licencimi dhe vlerësimi i performancës së mësimdhënësit, drejtorit dhe zëvendësdrejtorit
rregullohet me akt nënligjor.
Neni 13
Vendimet e inspektorit të arsimit
1. Inspektori i arsimit merr vendime si në vijim:
1.1. të anulojë regjistrimin e nxënësve dhe të studentëve nëse ata nuk i plotësojnë
kërkesat për pranim të përcaktuara me legjislacionin e aplikueshëm;
1.2. të urdhërojë korrigjimin, plotësimin dhe zëvendësimin e regjistrave, certifikatave
dhe dokumentacionin tjetër të institucionit arsimor për nxënësit dhe studentët për shkak
të mospajtueshmërisë me ligjin;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 10 GUSHT 2018, PRISHTINË
28
LIGJI Nr. 06/L -046 PËR INSPEKTORATIN E ARSIMIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS
1.3. të anulojnë dëftesat për përfundimin e klasës, dëftesat për përfundimin e nivelit të
arsimit dhe diplomat e fituara në kundërshtim me ligjin e aplikueshëm;
1.4. të konfirmojë, anulojë apo ndryshojë masat disiplinore kundër nxënësve dhe
studentëve;
1.5. të iniciojë masat disiplinore dhe ligjore kundër drejtorëve të shkollave,
zëvendësdrejtorëve, stafit profesional dhe mësimdhënësve të tyre, në rastet e
keqpërdorimit të detyrës zyrtare ose shkeljes së ligjeve të aplikueshme;
1.6. të urdhërojë kualifikimin e mëtejmë apo të iniciojë procedurat për shkarkim apo
riemërim të drejtorëve, zëvendësdrejtorëve, stafit profesional dhe mësimdhënësve që
nuk posedojnë kualifikimet e nevojshme për punësim në pozitat aktuale si dhe ata që
nuk kanë treguar performancë të duhur duke respektuar aktet tjera ligjore në fuqi;
1.7. të propozoj masat që duhet ndërmarr bazuar në rezultatet e vlerësimit të
performancës së mësimdhënësve, të përcaktuara me aktet përkatëse nënligjore;
1.8. të urdhërojë rivlerësimin e nxënësve në rastet e shkeljeve ligjore të ndërlidhura
me vlerësimin përfundimtar që ka rezultuar me përsëritjen e klasës në institucionet
arsimore të nivelit SNKA 2-4;
1.9. të ndërpres punën e institucioneve arsimore që janë të pa licencuara, institucioneve
që nuk i plotësojnë standardet dhe kriteret e parapara me ligj.
1.10. të urdhërojë shkollën të nxjerrë apo zbatojë rregullore nga fushëveprimi i autoritetit
të saj;
1.11. të urdhërojë ndërprerjen e shfrytëzimit të materialeve dhe mjeteve të konkretizimit
për mësimdhënie dhe të nxënë, nëse ato nuk janë të përshtatshme për moshën e
fëmijëve, për kontekstin shoqëror apo për zbatimin e kurrikulumit,
1.12. të merr vendime tjera në rastet e përcaktuara me ligj dhe me udhëzime
administrative.
2.Inspektori i arsimit ndërpret dhe ndalon:
2.1. punën e personit juridik dhe fizik që ushtron veprimtari arsimore (edukative,
arsimore dhe aftësuese ) pa licencë pune nga MASHT.
2.2. punën e institucionit arsimor, personit juridik dhe fizik që ushtron veprimtari arsimore
në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.
2.3. Përcaktimet e rasteve tjera për ndërprerje dhe ndalim, rregullohen me akt nënligjor.
Neni 14
Rezultati i procesit të inspektimit
1. Për të gjitha inspektimet hartohet procesverbali në të cilin konstatohet gjendja faktike dhe
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 10 GUSHT 2018, PRISHTINË
29
LIGJI Nr. 06/L -046 PËR INSPEKTORATIN E ARSIMIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS
propozohen masat e afatizuara për mënjanimin e lëshimeve.
2. Pas përfundimit të inspektimit administrativ hartohet raporti për të gjeturat e inspektimit i cili
përmbanë: përshkrimin e të gjeturave, konstatimet, rekomandimet e afatizuara për zbatimin e
masave të sugjeruara dhe kohën e riinspektimit:
2.1. Raporti i dorëzohet institucionit të inspektuar, në rastin e inspektimit te institucioneve
të arsimit parauniversitar raporti i dorëzohet edhe DKA-së përgjegjëse ndërsa ne rastin
e inspektimit te institucioneve te arsimit te lartë raporti i dorëzohet edhe Rektoratit.
2.2. nëse institucioni arsimor, publik, publiko-privat, privat, fetar, personi juridik dhe fizik,
nuk i mënjanon lëshimet dhe parregullsitë në afatin e caktuar në bazë të rekomandimit,
inspektori i arsimit do të marrë vendim për inicimin e procedurës adekuate sipas
shkallës së cënimit të ligjit;
2.3. në rastin e inspektimit emergjent nxirret vendim brenda ditës.
2.4. Inspektori i arsimit është i obliguar ta përcjellë zbatimin e rekomandimit apo
vendimit.
3. Raporti për inspektimin pedagogjik përbëhet nga raporti fillestar dhe raporti përfundimtar:
3.1. Raporti fillestar me gjetje dërgohet për komente tek institucioni i inspektuar dhe
DKA-ja përgjegjëse, jo më vonë se dy javë pas inspektimit.
3.2. Raporti përfundimtar duhet të përmbajë të gjeturat e inspektimit pedagogjik,
përgjigjjet/reflektimet e shkollës dhe DKA-së, këshillat dhe rekomandimet përfundimtare
të inspektoratit arsimor dhe datën e një inspektimi pasues.
3.3. Raporti i vlerësimit të jashtëm do t’i prezentohet shkollës dhe DKA-së në një
diskutim përmbyllës.
4. Raporti për vlerësimin e performancës së mësimdhënësve përmban të dhënat për rezultatet
individuale të mësimdhënësve të cilat vendosen në databazën e licencimit nga inspektorët
pedagogjikë.
5. Raporti për vlerësimin e performancës për drejtor dhe zëvendësdrejtor përmban të dhëna
për rezultatet individuale te vlerësimit të cilat raportohen në bazën e të dhënave të sistemit të
licencimit dhe në DKA për vazhdim, mos vazhdim apo ndërprerje të kontratës.
Neni 15
Konfidencialiteti
Të gjitha informatat nga inspektimi do të trajtohen në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të
dhënave personale.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 10 GUSHT 2018, PRISHTINË
30
LIGJI Nr. 06/L -046 PËR INSPEKTORATIN E ARSIMIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS
Neni 16
Komisionet e ankesave
1. Drejtori i Inspektoratit për shqyrtim të ankesave nga fushëveprimtaria e Inspektoratit të
Arsimit themelon komisione për:
1.1. Shqyrtimin e ankesave dhe kërkesave në shkallë të dytë;
1.2.Vlerësimin e performancës së mësimdhënësve – “Paneli i artë”.
Neni 17
Komisioni për shqyrtim të ankesave dhe kërkesave
1. Komisioni për shqyrtim të ankesave përbëhet prej tre (3) anëtarëve dhe atë dy anëtarë të
përhershëm njëri nga ta kryetar dhe një anëtarë caktohet nga rasti në rast.
2. Anëtari i tretë nuk mund të caktohet ekzaminuesi i lëndës;
Neni 18
Paneli i Artë
1. Komisioni “Paneli i Artë”, merret me shqyrtimin e ankesave në shkallë të dytë në procesin e
vlerësimit të performancës së mësimdhënësve.
2. Komisioni “Paneli i Artë” përbëhet nga tre (3) anëtarë, dy anëtarë të përhershëm njëri nga ta
kryetar dhe një anëtarë caktohet nga rasti në rast.
3. Mënyra e organizimit dhe funksionimit të “Panelit të Artë” përcaktohen me akt nënligjor të
nxjerr nga MASHT.
Neni 19
Afati i ankesës
Afati për parashtrimin e ankesës është tridhjetë (30) ditë.
Neni 20
Keqperdorimi i detyrës zyrtare
1. Krahas përgjegjësive të parapara me legjislacionin për shërbimin civil, inspektori i arsimit
është përgjegjës, nëse:
1.1.zbulon informata ose dokumente konfidenciale nga inspektimi;
1.2.nuk merr masa për të adresuar parregullsitë dhe shkeljet ligjore, të evidentuara
gjatë inspektimit të institucioneve arsimore;
1.3.nuk i informon organet kompetente për parregullsitë e evidentuara;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 10 GUSHT 2018, PRISHTINË
31
LIGJI Nr. 06/L -046 PËR INSPEKTORATIN E ARSIMIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS
1.4.tejkalon ose keqpërdorë autorizimet e përcaktuara me legjislacionin e aplikueshëm.
1.5.nuk paraqet fletëparaqitje për ngritjen e procedurës disiplinore, apo të procedurës
penale, në rast se ka konstatuar shkelje të ligjshmërisë.
Neni 21
Zhvillimi profesional
1. Inspektori i arsimit ka për detyrë zhvillimin e vazhdueshëm profesional, në përputhje me
kërkesat profesionale të vendit të tij të punës.
2. Kërkesat profesionale të inspektorit të arsimit për vendin e punës, përcaktohen nga drejtori
i përgjithshëm i Inspektoratit të Arsimit.
3. Inspektorati i Arsimit dhe inspektorët e saj bashkëpunojnë me Organizatat Qeveritare
dhe Organizatat Joqeveritare brenda dhe jashtë vendit, për të zhvilluar projekte që lidhen me
funksionet e Inspektoratit të Arsimit dhe zhvillimin profesional.
Neni 22
Dokumentet profesionale dhe praktike të inspektimit
1.Për qëllime të inspektimit të përgjithshëm, administrativ dhe pedagogjik, si dhe të vlerësimit
të performancës së mësimdhënësve, drejtorëve dhe zëvëndësdrejtorëve përgatiten dokumente
të unifikuara, që përfshijnë:
1.1. Formularët për njoftimin për inspektim të institucioneve arsimore, sipas nevojës,
DKA-ve, duke përfshirë një listë dokumentesh që duhet të përgatiten për inspektim nga
institucionet e inspektuara;
1.2. Instrumentet standarde të zhvilluara për vlerësimin e performancës së
mësimdhënësve për procesin e licencimit;
1.3. Kornizën për vlerësim me fusha të përcaktuara të cilësisë së shkollës;
1.4. Manualin operacional;
1.5. Formularët e raportimit;
1.6. Formularët e vendimeve;
2. Inspektimet realizohen në mënyrë individuale apo ekipore varësisht nga lloji i inspektimit.
3. Inspektimet kryhen nga inspektorët e arsimit apo ekipe inspektuese, të cilat përbëhen nga
udhëheqësi operativ i cili është inspektor i arsimit, së paku një inspektor tjetër dhe, sipas
nevojës, ekspertë të jashtëm, sipas fushave të caktuara të inspektimit. Anëtarët e tjerë të një
ekipi inspektues mund të jenë inspektorët e fushave të tjera që nuk mbulohen nga ky Ligj, si dhe
përfaqësues të DKA-së dhe komunitetit.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 10 GUSHT 2018, PRISHTINË
32
LIGJI Nr. 06/L -046 PËR INSPEKTORATIN E ARSIMIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS
4. Institucionet dhe autoritetet arsimore komunale obligohen të bashkëpunojnë me inspektorët
e autorizuar arsimorë, të ofrojnë tërë dokumentacionin e nevojshëm, kushte për punë në
institucion dhe do të sigurojnë praninë e personelit të autorizuar gjatë inspektimit.
Neni 23
Parimet
1. Parimet themelore të Inspektoratit të Arsimit janë:
1.1. Ndershmëria dhe integriteti;
1.2. Ligjshmëria;
1.3. Profesionalizmi;
1.4. Objektiviteti dhe paanshmëria;
1.5. Llogaridhënia dhe përgjegjësia.
2. Në të gjitha veprimtaritë e tij Inspektorati i Arsimit vendos në radhë të parë interesin e
nxënësve dhe të studentëve.
3. Përfundimet e inspektorëve nxirren vetëm:
3.1. nëpërmjet vëzhgimeve të drejtpërdrejta të veprimtarisë së institucioneve dhe
individëve;
3.2. mbi bazën e të dhënave të siguruara nga inspektimet;
3.3. pasi është grumbulluar material i duhur dhe i mjaftueshëm, që bën të mundur një
vlerësim të saktë, të qartë, bindës dhe të besueshëm;
3.4. pasi janë analizuar të dhënat me korrektësi.
4. Inspektori i arsimit dhe institucioni arsimor vendosin marrëdhënie pune të bazuar në
profesionalizëm dhe mirëkuptim.
5. Inspektori i arsimit nuk inspekton institucionin ku ka konflikt interesi sipas legjislacionit në
fuqi.
Neni 24
Sanksioni kundërvajtës me gjobë
1. Sanksioni kundërvajtës me gjobë, mund të parashihet në shumë të përcaktuar ose në shumë
të caktuar.
2. Me ligj sanksioni kundërvajtës me gjobë mund të parashihet në shumë të përcaktuar dhe atë:
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 10 GUSHT 2018, PRISHTINË
33
LIGJI Nr. 06/L -046 PËR INSPEKTORATIN E ARSIMIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS
2.1. në rast se është konstatuar shkelja nga paragrafi 1.3 i nenit 13 të këtij ligji, personi
fizik dënohet në shumë prej njëmijë (1,000) deri në tremijë (3,000) euro, kurse personi
juridik në shumë prej pesëmijë (5,000) deri në pesëmbëdhjetëmijë (15,000) euro.
2.2. në rast se është konstatuar shkelja nga paragrafi 1.9 i nenit 13 të këtij ligji, personi
fizik dënohet në shumë prej njëmijë (1,000) deri në tremijë (3,000) euro, kurse personi
juridik në shumë prej dhjetëmijë (10,000) deri në tridhjetëmijë (30,000) euro.
2.3. në rast se është konstatuar shkelja nga paragrafi 1.1 i nenit 13 të këtij ligji, personi
fizik dënohet në shumë prej dyqind (200) deri në gjashtëqind (600) euro, kurse personi
juridik në shumë prej dymijë (2,000) deri në gjashtëmijë (6,000) euro.
2.4. në rast se është konstatuar shkelja nga paragrafët 1.4; 1.5; 1.6; 1.7; 1.8; 1.10; 1.11
dhe 1.12 të nenit 13 të këtij ligji, personi fizik dënohet në shumë prej dyqind (200) deri
në gjashtëqind (600) euro, kurse personi juridik në shumë prej njëmijë (1,000) deri në
tremijë (3,000) euro.
2.5. në rast se është konstatuar shkelja nga paragrafi 4 i nenit 19 të këtij ligji, personi
fizik dënohet me gjobë prej pesëqind (500) deri në njëmijëepesëqind (1,500) euro kurse
personi juridik dymijë (2,000) deri në gjashtëmijë (6,000) euro.
2.6. në rast se është konstatuar shkelja nga paragrafi 2.6 i nenit 10 të këtij ligji, personi
fizik dënohet me gjobë prej pesëdhjetë (50) deri në njëqindepesëdhjetë (150) euro.
3.Për shkeljet tjera të cilat nuk janë paraparë me këtë ligj, zbatohen dispozitat ligjore në fuqi.
Neni 25
Mbyllja e institucionit arsimor
Inspekorati i arsimit e mbyllë institucionin arsimor i cili vepron në kundërshtim me vendimin e
akreditimit dhe licencën që e posedon.
Neni 26
Pagesa shtesë
1. Inspektorit të Arsimit i njihet e drejta e marrjes së pagës shtesë mbi pagën bazë në emër të
rrezikshmërisë për kushtet specifike të punës.
2. Shtesat sipas paragrafit 1 të këtij neni do të bëhen sipas dispozitave të Ligjit për shërbimin
civil dhe Ligjit për pagat e nëpunësve civil.
Neni 27
Aktet nënligjore
1. Ministria brenda gjashtë (6) muajsh nga hyrja në fuqi e këtij ligji, nxjerr aktet nënligjore të
parapara me këtë ligj.
2. Akten nënligjore në fuqi do të zbatohen deri në afatin i nxjerrjes së akteve nënligjore të
përcaktuara me këtë ligj, nëse nuk janë në kundërshtim me këtë ligj.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 10 GUSHT 2018, PRISHTINË
34
LIGJI Nr. 06/L -046 PËR INSPEKTORATIN E ARSIMIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS
Neni 28
Shfuqizimi
1. Ky ligj shfuqizon:
1.1.Ligjin nr. 2004/37 për Inspeksionin e Arsimit në Kosovë (Gazeta zyrtare e
Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë, nr. 13, 1 qershor 2007),
dhe
1.2.çdo dispozitë të legjislacionit që bie në kundërshtim me këtë ligj, e që ka të bëjë me
inspeksionin e arsimit.
Neni 29
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së
Kosovës.
Ligji Nr. 06/L -046
23 korrik 2018
Shpallur me dekretin Nr. DL-027-2018, datë 08.08.2018 nga Presidenti i Republikës së
Kosovës Hashim Thaçi