GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 10 / 06 QERSHOR 2018, PRISHTINË
1
LIGJI Nr. 06/L-012 PËR KRYEQYTETIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS, PRISHTINËN
LIGJI Nr. 06/L-012
PËR KRYEQYTETIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS, PRISHTINËN
Kuvendi i Republikës së Kosovës,
Në mbështetje të nenit 65 (1) dhe nenit 13(2) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Miraton:
LIGJ PËR KRYEQYTETIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS, PRISHTINËN
Neni 1
Qëllimi
Më këtë ligj rregullohet organizimi dhe funksionimi i Kryeqytetit të Republikës së Kosovës, i cili
ka status të veçantë juridik sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Neni 2
Fushëveprimi
1. Ky ligj vlen për Kryeqytetin e Republikës së Kosovës.
2. Territori i Kryeqytetit është i njëjtë me territorin e Komunës së Prishtinës të përcaktuar me
Ligjin përkatës për caktimin e Kufijve Administrativ të Komunave.
3. Ligji për Vetëqeverisje Lokale aplikohet edhe për Kryeqytetin, përveç nëse përcaktohet
ndryshe me këtë ligj.
Neni 3
Përkufizimet
1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim:
1.1. Kryeqytet - nënkupton Kryeqytetin e Republikës së Kosovës – Prishtinën;
1.2. Organet e Kryeqytetit - nënkupton Kuvendin dhe Kryetarin e Kryeqytetit;
1.3. Kryesuesi i Kuvendit - nënkupton Kryesuesin e Kuvendit të përcaktuar me Ligjin
përkatës për Vetëqeverisje Lokale;
1.4. Kryetari i Kryeqytetit - nënkupton Kryetarin e Komunës të përcaktuar me Ligjin
përkatës për Vetëqeverisje Lokale;
1.5. Kuvendi i Kryeqytetit - nënkupton Kuvendin e Komunës të përcaktuar më Ligjin
përkatës për Vetëqeverisje Lokale;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 10 / 06 QERSHOR 2018, PRISHTINË
2
LIGJI Nr. 06/L-012 PËR KRYEQYTETIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS, PRISHTINËN
1.6. Këshilli i Kryeqytetit për Siguri në Bashkësi - nënkupton Këshillin Komunal për
Siguri në Bashkësi;
1.7. Dekoncentrimi - nënkupton bartjen e ofrimit të shërbimeve administrative në
lokalitetet tjera brenda territorit të kryeqytetit.
Neni 4
Kryeqyteti i Republikës së Kosovës
1. Kryeqyteti i Republikës së Kosovës është Prishtina.
2. Kryeqyteti historik i Republikës së Kosovës është Prizreni.
Neni 5
Statusi
1. Kryeqyteti ka statusin e personit juridik.
2. Kryeqyteti është njësi e vetëqeverisjes lokale me status dhe organizim të veçantë, i cili
ushtron kompetenca brenda territorit të tij.
Neni 6
Simbolet
Kryeqyteti ka stemën, vulën, emblemën dhe flamurin e vet në pajtim me legjislacionin për
vetëqeverisje lokale dhe ligjet tjera përkatëse.
Neni 7
Kompetencat e Kryeqytetit
1. Kryeqyteti, përveç kompetencave të përcaktuara në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, ushtron
edhe këto kompetenca:
1.1. Sigurinë publike:
1.1.1. Policia themelon Drejtorinë e Policisë për Kryeqytetin, organizimi dhe
funksionimi i së cilës rregullohet me Ligjin për Policinë, e cila do të ketë
kompetencë vetëm në territorin e Kryeqytetit;
1.1.2. Kryetari i Kryeqytetit pas aprovimit nga Kuvendi i Kryeqytetit i propozon
Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, minimumin dy (2) kandidatë për Drejtorë
të Drejtorisë së Policisë për Kryeqytetin;
1.1.3. Kuvendi i Kryeqytetit ushtron mbikëqyrjen e politikave lokale të sigurisë
të cilat bien në kompetencë të Kryeqytetit;
1.1.4. Kuvendi i Kryeqytetit ka të drejtën të kërkoj nga drejtori i policisë së
Kryeqytetit të informoj lidhur me gjendjen e sigurisë;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 10 / 06 QERSHOR 2018, PRISHTINË
3
LIGJI Nr. 06/L-012 PËR KRYEQYTETIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS, PRISHTINËN
1.1.5. me kërkesën e Kryetarit të Kryeqytetit, Policia e Kosovës në pajtim më
ligjin për policinë, themelon njësite të veçanta duke u bazuar në nevojat e
Kryeqytetit;
1.1.6. Këshilli i Kryeqytetit për Siguri në Bashkësi, është organ këshillëdhënës
përgjegjës për koordinimin ndërinstitucional lidhur me çështjet e sigurisë në
Kryeqytet, detyrat dhe përgjegjësitë e të cilit janë të përcaktuara më akte
nënligjore.
1.2. Mbrojtja shëndetësore:
1.2.1. Kryeqyteti ka kompetenca për ofrimin e përkujdesit dytësor shëndetësor;
1.2.2. Kryeqyteti themelon spitalin e përgjithshëm të Kryeqytetit, funksionimi
dhe organizimi i të cilit rregullohet me legjislacionin përkatës në fuqi.
1.3. Shërbimet publike:
1.3.1. Kryeqyteti sipas nevojës themelon dhe menaxhon ndërmarrje publike
lokale që shërbejnë vetëm për territorin e Kryeqytetit;
1.3.2. themelimi i ndërmarrjes së re publike lokale në Kryeqytet bëhet me
propozim të Kryetarit të Kryeqytetit, i shoqëruar me planin e biznesit dhe
analizën financiare dhe miratohet nga Kuvendi i Kryeqytetit;
1.3.3. procedurat për themelimin e ndërmarrjes publike lokale të Kryeqytetit
nuk kërkojnë marrjen e pëlqimit nga Qeveria;
1.3.4. vendimi për themelimin e ndërmarrjeve publike lokale merret me dy të
tretat (2/3) e votave të anëtarëve të Kuvendit të Kryeqytetit.
Neni 8
Mbikëqyrja nga autoritetet qendrore
Kryeqyteti i nënshtrohet mbikëqyrjes nga autoritetet qendrore të Republikës së Kosovës në
pajtim me legjislacionin për vetëqeverisje lokale.
Neni 9
Organet e Kryeqytetit
1. Organet e Kryeqytetit janë:
1.1. Kuvendi i Kryeqytetit, dhe
1.2. Kryetari i Kryeqytetit.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 10 / 06 QERSHOR 2018, PRISHTINË
4
LIGJI Nr. 06/L-012 PËR KRYEQYTETIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS, PRISHTINËN
Neni 10
Kuvendi i Kryeqytetit
Kuvendi i Kryeqytetit është organi më i lartë i Kryeqytetit. Anëtarët e Kuvendit të Kryeqytetit
zgjedhën drejtpërdrejt nga qytetarët, sipas legjislacionit përkatës në fuqi.
Neni 11
Organizimi i Kuvendit
1. Numri i anëtarëve në Kuvendin e Kryeqytetit përcaktohet sipas Ligjit përkatës për Vetëqeverisje
Lokale.
2. Kuvendi i Kryeqytetit zgjedh Kryetarin dhe Nënkryetarin e Kuvendit nga radhët e anëtarëve
të Kuvendit.
3. Mandati i Kryetarit dhe Nënkryetarit të Kuvendit është i njëjtë me mandatin e anëtarëve të
Kuvendit.
4. Procedura e zgjedhjes dhe shkarkimit të Kryetarit dhe Nënkryetarit të Kuvendit bëhet në
përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi.
5. Në mungesë të Kryetarit të Kuvendit, Nënkryetari i Kuvendit udhëheq mbledhjet e Kuvendit
dhe Komitetit për Politikë dhe Financa.
6. Për çështje tjera lidhur më kompetencat, organizimin dhe funksionimin e Kuvendit të
Kryeqytetit vlejnë dispozitat e Ligjit përkatës për Vetëqeverisje Lokale.
Neni 12
Komitetet e Kuvendit
1. Kuvendi i Kryeqytetit themelon Komitetin për Politikë dhe Financa, Komitetin për Komunitete
dhe komitete të tjera sipas nevojës si komitete të përhershme.
2. Emërtimi, numri i anëtarëve dhe përgjegjësitë e komiteteve të përhershme përcaktohen me
Statutin e Kryeqytetit.
3. Kuvendi themelon edhe komitete të tjera të përkohshme sipas nevojës që ka Kryeqyteti.
4. Kuvendi themelon komitete konsultative më qëllim të përfshirjes së qytetarëve në procesin
e vendimmarrjes.
Neni 13
Shërbimi i Kuvendit
1. Kuvendi i Kryeqytetit ka shërbimin profesional me status të nëpunësit civil i cili përbëhet nga:
1.1. shefi i shërbimit të Kuvendit;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 10 / 06 QERSHOR 2018, PRISHTINË
5
LIGJI Nr. 06/L-012 PËR KRYEQYTETIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS, PRISHTINËN
1.2. zyrtari ligjor;
1.3. Procesmbajtësi.
Neni 14
Kryetari i Kryeqytetit
1. Kryetari i Kryeqytetit zgjidhet në zgjedhjet e drejtpërdrejta. Dispozitat e Ligjit për Zgjedhjet
Lokale zbatohen përshtatshmërisht për zgjedhjen e Kryetarit të Kryeqytetit.
2. Dispozitat e Ligjit për vetëqeverisje lokale për kompetencat e Kryetarit të Komunës, vlejnë
edhe për Kryetarin e Kryeqytetit, përveç nëse përcaktohet ndryshe me këtë ligj.
Neni 15
Nënkryetarët e Kryeqytetit dhe stafi mbështetës
1. Kryetari i Kryeqytetit ka dy(2) nënkryetarë të cilët e ndihmojnë Kryetarin në ushtrimin e
kompetencave të tij, të cilët i emëron dhe i shkarkon Kryetari.
2. Kryetari me vendim përcakton detyrat dhe përgjegjësitë e nënkryetarëve.
3. Kryetari mund të emëroj deri në pesë (5) këshilltarë, të cilët e këshillojnë në ushtrimin e
detyrave dhe përgjegjësive të tij, të cilët i emëron dhe i shkarkon Kryetari.
4. Në kuadër të stafit administrativ të Kryetarit bëjnë pjesë: shefi i kabinetit, asistenti administrativ
dhe zyrtari i logjistikës.
5. Të punësuarit në kabinetin e kryetarit nuk janë nëpunës civil dhe u pushon mandati me
përfundimin e mandatit të Kryetarit, nëse kjo marrëdhënie e punës nuk ndërpritet më herët.
Neni 16
Administrata e Kryeqytetit
1. Administrata e Kryeqytetit është e organizuar në drejtori. Drejtoritë udhëhiqen nga drejtorët
që emërohen dhe shkarkohen nga Kryetari i Kryeqytetit.
2. Drejtorët kryejnë detyrat e tyre dhe menaxhojnë me drejtoritë e Kryeqytetit sipas dispozitave
të Ligjit përkatës për Vetëqeverisje Lokale.
3. Kryeqyteti sipas nevojës bënë dekoncentrimin në ofrimin e shërbimeve administrative në tërë
territorin e Kryeqytetit.
Neni 17
Bashkëpunimi ndërmjet Kryeqytetit dhe Autoriteteve Qendrore
1. Kryeqyteti është seli ku autoritetet qendrore të Republikës së Kosovës dhe përfa që sitë
diplomatike i ushtrojnë veprimtarinë e tyre shtetërore dhe diplomatike.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 10 / 06 QERSHOR 2018, PRISHTINË
6
LIGJI Nr. 06/L-012 PËR KRYEQYTETIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS, PRISHTINËN
2. Kryeqyteti ofron mbështetje për autoritetet qendrore të Republikës së Kosovës dhe përfaqësitë
diplomatike për funksionimin dhe ushtrimin e përgjegjësive të tyre.
3. Kryeqyteti, autoritetet qendrore dhe ato diplomatike janë të obliguara të njoftojnë njëra tjetrën
për ngjarjet publike të cilat organizohen në Kryeqytet.
4. Autoritetet qendrore të Republikës së Kosovës e përkrahin kryeqytetin në ushtri min e
funksioneve dhe veprimtarive të tij.
5. Kryeqyteti ofron kushte për organizimin e veprimtarive të ndryshme publike në pajtim me
ligjet në fuqi, interesat e qytetarëve dhe interesat e auto ri te teve shtetërore të Republikës së
Kosovës.
Neni 18
Prona e Kryeqytetit
1. Prona e luajtshme dhe e paluajtshme që është në pronësi të Komunës së Prishtinës me
hyrjen në fuqi të këtij ligji, regjistrohet në pronësi të Kryeqytetit.
2. Organet kompetente kadastrale bëjnë korrigjimin e të dhënave kadastrale dhe pronësore
sipas detyrës zyrtare për të bartur pronësinë prej Komunës së Prishtinës në emër të Kryeqytetit.
3. Kryeqyteti ka të drejtë të lidhë marrëveshje me Qeverinë lidhur me çështjet e pronësisë dhe/
ose menaxhimit të pronës të interesit të dyanshëm në kuadër të kompetencave të kryeqytetit
ose qeverisë qendrore dhe sipas ligjeve të Republikës së Kosovës.
Neni 19
Financimi i Kryeqytetit
1. Kryeqytetit të Republikës së Kosovës i jepet një grant shtesë në lartësinë jo më pak se
gjashtë përqind (6%) e grantit të përgjithshëm të komunave, të përcaktuar në Ligjin për Financat
e Pushtetit Lokal, nga buxheti i Kosovës për secilin vit fiskal. Kjo ndarje merr si referencë vetëm
vlerën e grantit të përgjithshëm të komunave dhe nuk merret nga ky grant, por nga ndarjet e
tjera të buxhetit qendror.
2. Shpenzimet për kryerjen e kompetencave shtesë të kryeqytetit të parapara me këtë ligj
parashihen në ndarjet e rregullta buxhetore të përcaktuara nga buxheti qendror.
3. Investimet e mëdha publike të kryeqytetit të cilat janë të karakterit nacional, gjejnë përkrahje
të veçantë në ndarjet buxhetore për investimet kapitale nga ana e nivelit qendror.
4. Komisioni i granteve duhet të shqyrtoj në mënyrë të veçantë grantin për Kryeqytetin sipas
paragrafit 1. të këtij neni.
5. Shëndetësia dytësore trajtohet në kuadër të grantit të shëndetësisë nuk mbulohet nga granti
shtesë për Kryeqytetin.
6. Kryeqyteti obligohet të dorëzoj planifikimin për grantin për Kryeqytetin për kompetencat
shtesë çdo vit fiskal sipas afateve të përcaktuara nga Ministria e Financave.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 10 / 06 QERSHOR 2018, PRISHTINË
7
LIGJI Nr. 06/L-012 PËR KRYEQYTETIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS, PRISHTINËN
7. Burimet e financimit të Kryeqytetit mbesin të njëjta me ato që janë të përcaktuara me Ligjin
për Financat e Pushtetit Lokal, përfshirë edhe grantin shtesë për kryeqytetin sipas paragrafit 1.
të këtij neni.
8. Kryeqyteti cakton taksë shtesë për kryeqytetin.
Neni 20
Dispozitat Kalimtare
Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, të gjitha aktet normative të komunës së Prishtinës, dhe ligjet tjera
duhet të harmonizohen me këtë ligj në afatin prej 1 (një) viti.
Neni 21
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së
Kosovës.
Ligji Nr. 06/L-012
17 maj 2018
Shpallur me dekretin Nr. DL-022-2018, datë 04.06.2018 nga Presidenti i Republikës së
Kosovës Hashim Thaçi