LIGJI NR. 06/L-016 PËR SHOQËRITË TREGTARE

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
1
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
LIGJI Nr. 06/L -016
PËR SHOQËRITË TREGTARE
Kuvendi i Republikës së Kosovës;
Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Miraton:
LIGJ PËR SHOQËRITË TREGTARE
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
2
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
PËRMBAJTJA
PJESA E PARË
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
Neni 1 Qëllimi
Neni 2 Fushëveprimi
Neni 3 Përkufizimet
Neni 4 Veprimtaria Ekonomike
Neni 5 Llojet e Shoqërive Tregtare në Kosovë
Neni 6 Qëllimet e Ligjshme

PJESA E DYTË
AGJENCIA E REGJISTRIMIT TË BIZNESEVE TË KOSOVËS DHE REGJISTRIMI

Kapitulli I Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë

Neni 7 Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë
Neni 8 Organizimi i ARBK
Neni 9 Funksionet dhe Kompetencat e ARBK
Neni 10 Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës
Neni 11 Nëpunësit e ARBK-së
Neni 12 Nëpunësit e Qendrave të Regjistrimit në Komuna
Neni 13 Buxheti
Neni 14 Taksa për Shërbime
Kapitulli II Regjistri i Shoqërive Tregtare dhe Natyra e Regjistrimit

Neni 15 Regjistri i Shoqërive Tregtare
Neni 16 Të Dhënat që Regjistrohen
Neni 17 Mënyra dhe Procedura e Regjistrimit
Neni 18 Shërbimet e Regjistrimit Elektronik
Neni 19 Numri Unik Identifikues
Neni 20 Natyra e Regjistrimit
Neni 21 Korrigjimi i Gabimeve
Neni 22 Publikimi i Ekstraktit të Regjistrit në Faqen Zyrtare të Internetit të ARBK-së

Kapitulli III Detyrimi për Regjistrim, Përfaqësuesi i Autorizuar

Neni 23 Detyrimi për Regjistrim
Neni 24 Përfaqësuesi i Autorizuar
Neni 25 Personi Kompetent për Pranimin e Dokumenteve
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
3
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
Kapitulli IV Emri Zyrtar i Shoqërisë Tregtare dhe Emri Tregtar

Neni 26 Emri Zyrtar i Shoqërisë Tregtare
Neni 27 Emri Tregtar
Neni 28 Procedura për Regjistrimin e Emrit Zyrtar dhe Emrit Tregtar
Neni 29 Përparësia e Markës Tregtare ndaj Emrit Zyrtar dhe Emrit Tregtar

Kapitulli V Regjistrimi Fillestar i Shoqërive Tregtare
Neni 30 Regjistrimi Fillestar i Biznesit Individual
Neni 31 Regjistrimi Fillestar i Ortakërisë së Përgjithshme
Neni 32 Regjistrimi Fillestar i Ortakërisë së Kufizuar
Neni 33 Regjistrimi Fillestar i Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar
Neni 34 Regjistrimi Fillestar i një Shoqërie Aksionare

Kapitulli VI Regjistrimi Fillestar i Subjekteve të Tjera

Neni 35 Regjistrimi Fillestar i Degës së Shoqërisë së Huaj Tregtare
Neni 36 Regjistrimi i Zyrës së Përfaqësisë të Shoqërisë së Huaj Tregtare

Kapitulli VII Ndryshimi i të Dhënave në Regjistër

Neni 37 Ndryshimi dhe Plotësimi i të Dhënave të Biznesit Individual
Neni 38 Ndryshimi dhe Plotësimi i të Dhënave të Marrëveshjes së Ortakërisë së
Përgjithshme
Neni 39 Ndryshimi dhe Plotësimi i të Dhënave të Marrëveshjes së Ortakërisë së
Kufizuar
Neni 40 Ndryshimi i të Dhënave të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar
Neni 41 Ndryshimi dhe Plotësimi i të Dhënave, Statutit të Shoqërisë Aksionare
Neni 42 Ndryshimi dhe Plotësimi i të Dhënave për Degën e Shoqërisë së Huaj
Tregtare
Neni 43 Ndryshimi dhe Plotësimi i të Dhënave për Ndërmarrjet Publike, Ndërmarrjet
Shoqërore dhe Format Tjera të Organizimit të Krijuara me Ligje të Veçanta
Neni 44 Aplikimi për Regjistrim të Bashkimit dhe Ndarjes së Korporatave
Kapitulli VIII Çregjistrimi i Shoqërisë Tregtare në ARBK dhe Procedura Ankimore
Neni 45 Çregjistrimi
Neni 46 Të dhënat e Shoqërive Tregtare të Çregjistruara
Neni 47 Procedura Ankimore

PJESA E TRETË
BIZNESI INDIVIDUAL

Neni 48 Përgjegjësia e Pakufizuar, nuk është Person Juridik

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
4
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
PJESA E KATËRT
ORTAKËRIA E PËRGJITHSHME

Neni 49 Natyra e Ortakërisë së Përgjithshme
Neni 50 Marrëveshja e Ortakërisë së Përgjithshme
Neni 51 Natyra e Kuotës në Ortakërinë e Përgjithshme
Neni 52 Numri i Ortakëve të Përgjithshëm
Neni 53 Parimi i Përgjegjësisë
Neni 54 Llojet e Kontributeve
Neni 55 Fitimet, humbjet, alokimet dhe shpërndarja e dividendit
Neni 56 Përgjegjësia për Humbjet
Neni 57 Autorizimi i Ortakut të Përgjithshëm për të Vepruar në Emër të Ortakërisë së
Përgjithshme
Neni 58 Qeverisja dhe Menaxhimi
Neni 59 Të Drejtat dhe Detyrimet Reciproke të Ortakëve të Përgjithshëm
Neni 60 E Drejta e Padisë për Shkelje të Marrëveshjes së Ortakërisë së Përgjithshme
Neni 61 Pasuria e Ortakërisë së Përgjithshme
Neni 62 Tërheqja e një Ortaku të Përgjithshëm
Neni 63 Shpërbërja e Ortakërisë së Përgjithshme
PJESA E PESTË
ORTAKËRIA E KUFIZUAR
Neni 64 Natyra e Ortakërisë së Kufizuar
Neni 65 Marrëveshja e Ortakërisë së Kufizuar
Neni 66 Të dhënat që Ortakëria e Kufizuar duhet ti ruajë dhe ti bëjë të disponueshme
Neni 67 Kontributet e Ortakëve të Kufizuar
Neni 68 Kufizimi në përgjegjësinë e Ortakëve të Kufizuar
Neni 69 Bartja e Kuotës në Ortakërinë e Kufizuar
Neni 70 Pranimi i Ortakëve Tjerë të Përgjithshëm
Neni 71 Fitimet dhe Humbjet
Neni 72 Tërheqja e Ortakut të Kufizuar
Neni 73 Shpërbërja dhe Përmbyllja e Veprimtarisë Ekonomike
Neni 74 Shkaqet e Shpërbërjes dhe Përmbylljes së Veprimtarisë Ekonomike
PJESA E GJASHTË
SHOQËRIA ME PËRGJEGJËSI TË KUFIZUAR
Kapitulli I Dispozitat e Përgjithshme
Neni 75 Natyra e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar dhe e Aksionit
Neni 76 Parimi i Përgjegjësisë
Neni 77 Përgjegjësia për Veprimet e Themeluesve Para Regjistrimit
Neni 78 Të Drejtat dhe Detyrimet e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar
Neni 79 Kohëzgjatja
Neni 80 Aksionarët e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
5
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
Kapitulli II Statuti dhe Memorandumi i Inkorporimit
Neni 81 Statuti i Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar
Neni 82 Memorandumi i Inkorporimit
Kapitulli III Ruajtja e Dokumentacionit nga Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar
Neni 83 Ruajtja e Dokumentacionit nga Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar
Neni 84 Qasja e Aksionarëve në Dokumentacionin e Shoqërisë me Përgjegjësi të
Kufizuar

Kapitulli IV Kontributet e Aksionarëve
Neni 85 Forma e Kontributeve
Neni 86 Përgjegjësia për Kontributet e Dakorduara
Neni 87 Dënimet për Shkak të Mos-pagesës së Kontributeve të Dakorduara
Kapitulli V Shpërndarja e Dividendëve tek Aksionarët
Neni 88 Shpërndarja e Dividendëve tek Aksionarët
Neni 89 Kufizimet gjatë shpërndarjes së dividendëve
Neni 90 Përgjegjësia Personale për Shpërndarjet e Ndaluara të Dividendëve
Kapitulli VI Bashkë-Pronësia dhe Bartja e Aksioneve
Neni 91 Bashkë-Pronësia e një Aksioni
Neni 92 Bartja e Aksioneve
Neni 93 Dispozitat Fakultative për Kufizimin e Bartjes
Neni 94 Dispozita Fakultative për të kërkuar Ofertën e Parë të Shoqërisë me
Përgjegjësi të Kufizuar
Neni 95 Kushtet për Zotërimin e Aksionit nga Pranuesi
Neni 96 Të Drejtat dhe Detyrimet Tjera të Bartësit dhe Pranuesit të Aksionit
Neni 97 Bartja e ndaluar është e pavlefshme
Neni 98 Blerja e Aksioneve të Veta nga Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar

Kapitulli VII Përfundimi i Pronësisë mbi Aksionin

Neni 99 Përfundimi i Pronësisë mbi Aksionin
Neni 100 Tërheqja ose Përjashtimi i një Aksionari
Neni 101 Efektet e tërheqjes ose përjashtimit

Kapitulli VIII Qeverisja dhe menaxhimi
Neni 102 Kuvendi i Aksionarëve
Neni 103 Mbledhjet e Kuvendit të Aksionarëve
Neni 104 Aktivitetet pa mbajtjen e kuvendit
Neni 105 Të Drejtat e Votimit
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
6
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
Neni 106 Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar me një Aksionar
Neni 107 Drejtorët Menaxhues
Neni 108 Emërimi dhe Shkarkimi i Drejtorëve Menaxhues
Neni 109 Autorizimi i Drejtorit Menaxhues për të Vepruar në Emër të Shoqërisë me
Përgjegjësi të Kufizuar
Neni 110 Detyrimi për Mbajtjen e Librave dhe Arkivës dhe Sigurimi i Qasjes
Neni 111 Personat e Ngarkuar me Detyra

Kapitulli IX Shpërbërja e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar dhe Vendimi për
Inicimin e Procedurës së Falimentimit
Neni 112 Shkaqet e Shpërbërjes Vullnetare ose Inicimit të Procedurës së Falimentimit
Neni 113 Vazhdimi i Veprimtarisë Ekonomike pas Inicimit të Shpërbërjes Vullnetare
Neni 114 Njoftimi i Shpërbërjes Vullnetare
Neni 115 Shpërndarja e Aseteve të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar gjatë
Shpërbërjes Vullnetare
Neni 116 Revokimi i Njoftimit për Shpërbërje Vullnetare
Neni 117 Ekzekutimi i Kërkesave të Kreditorëve Ndaj Shoqërisë me Përgjegjësi të
Kufizuar që i është Nënshtruar Shpërbërjes Vullnetare

PJESA E SHTATË
SHOQËRIA AKSIONARE

Kapitulli I Dispozitat e Përgjithshme

Neni 118 Natyra e Shoqërisë Aksionare dhe Aksionit
Neni 119 Kapitali Themeltar
Neni 120 Parimi i Përgjegjësisë
Neni 121 Përgjegjësitë e Themeluesve për Veprimet Para Regjistrimit
Neni 122 Kompetencat
Neni 123 Kohëzgjatja
Neni 124 Aksionarët
Neni 125 Autorizimi i Themeluesve Përfundon pas Regjistrimit
Neni 126 Kufizimet në Mundësitë e Shoqërisë Aksionare për t’u Parapaguar ose për të
Punuar me Aksionet e Veta
Neni 127 Mungesa e Mbrojtjes Ultra Vires
Kapitulli II Statuti, Memorandumi i Inkorporimit dhe Rregulloret
Neni 128 Statuti
Neni 129 Memorandumi i Inkorporimit
Neni 130 Rregulloret
Neni 131 Mbledhja Organizative e Shoqërisë Aksionare
Kapitulli III Aksionet dhe Letrat me Vlerë
Neni 132 Aksionet e Thjeshta dhe të Privilegjuara, Vlera Nominale, Mungesa e aksionit
në Prurësin
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
7
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
Neni 133 Aksionet e Autorizuara dhe të Emetuara
Neni 134 Lista e Aksionarëve
Neni 135 Qasja e Aksionarëve në Dokumentacion
Neni 136 Aksionet e Certifikuara dhe të Pa-Certifikuara
Neni 137 Të Drejtat e Pronarëve të Aksioneve të Thjeshta
Neni 138 Të Drejtat e Pronarëve të Aksioneve të Privilegjuara
Neni 139 Letrat me Vlerë përveç Aksioneve, Letrat me Vlerë që mund të Konvertohen
në Aksione dhe Mundësitë për Blerjen e Aksioneve
Neni 140 Pagesa për Aksione dhe Letra me Vlerë
Neni 141 Pagesat e Pjesërishme për Aksione
Neni 142 Përgjegjësitë e Pronarëve të Aksioneve të Paguara Pjesërisht
Neni 143 E Drejta e Përparësisë në Aksionet e Reja
Neni 144 Kufizimet në Transferimin e Aksioneve
Kapitulli IV Kapitali Themeltar
Neni 145 Shuma, Parapagimi dhe Pagimi; Raporti me Vlerën Nominale
Neni 146 Rritja e Kapitalit Themeltar
Neni 147 Zvogëlimi i Kapitalit Themeltar
Neni 148 Ndarja e Aksioneve, Rigrupimi i Aksioneve (revers-splits) dhe Anulimet që nuk
e ndryshojnë Kapitalin Themeltar
Neni 149 Riblerja ose Tërheqja e Aksioneve
Kapitulli V Shpërndarjet
Neni 150 Dividendët
Neni 151 Procedurat për Autorizimin e Dividendeve
Neni 152 Blerja e Aksioneve të Veta nga Shoqëria Aksionare
Neni 153 Procedura për Blerjen e Aksioneve të Veta
Neni 154 Procedurat për Blerjen e Aksioneve Pro Rata nga të gjithë Aksionarët
Neni 155 Statusi i Aksioneve të Riblera
Neni 156 Kufizimet në Pagimin e Dividendave dhe Pagesat për Blerjen e Aksioneve të
Veta
Neni 157 Përgjegjësia Personale e Aksionarëve dhe Drejtorëve për Pagimin e
Dividendave të Ndaluara
Neni 158 Shoqëria nuk duhet të Financojë Blerjen e Letrave të Veta me Vlerë

Kapitulli VI Bordi i Drejtorëve dhe Zyrtarët
Neni 159 Bordi i Drejtorëve
Neni 160 Kualifikimet e Drejtorëve
Neni 161 Kompensimi dhe Huatë për Drejtorët
Neni 162 Autoriteti dhe Kompetencat e Bordit të Drejtorëve
Neni 163 Numri i Drejtorëve
Neni 164 Zgjedhja dhe Mandati i Drejtorëve
Neni 165 Votimi Kumulativ për Drejtorët
Neni 166 Dorëheqja e Drejtorëve
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
8
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
Neni 167 Shkarkimi i Drejtorëve
Neni 168 Pavarësia e Drejtorëve
Neni 169 Plotësimi i Vendeve të Zbrazëta në Bordin e Drejtorëve
Neni 170 Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve
Neni 171 Mbledhjet dhe Njoftimi për Mbledhjet
Neni 172 Kuorumi dhe Votimi për Aktivitetet e Bordit
Neni 173 Veprimet e Bordit pa Mbajtjen e Mbledhjes
Neni 174 Komisionet e Bordit
Neni 175 Udhëzimet e Qeverisjes Korporative dhe Raporti për Aksionarët e një
Shoqërie Aksionare
Neni 176 Procesverbali nga Mbledhjet e Bordit
Neni 177 Drejtorët Menaxhues
Neni 178 Kompensimi i Drejtorëve Menaxhues
Kapitulli VII Aksionarët dhe Kuvendet e Aksionarëve
Neni 179 Kuvendi Vjetor i Aksionarëve
Neni 180 Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Aksionarëve
Neni 181 Kuvendi i Aksionarëve sipas Urdhrit të Gjykatës
Neni 182 Kompetenca e Kuvendit të Aksionarëve
Neni 183 Njoftimi për Kuvendin e Aksionarëve
Neni 184 Kuvendi ose Pjesëmarrja me Komunikim Elektronik ose Telefonik
Neni 185 Heqja dorë nga Njoftimi
Neni 186 Rendi i Ditës për Kuvend
Neni 187 Caktimi i Datës për Kuvend
Neni 188 Drejtimi i Kuvendit
Neni 189 Disponueshmëria e Listës së Aksionarëve për Kuvendin
Neni 190 Votimi Personal ose Përmes Përfaqësuesit
Neni 191 Kuorumi dhe Votat e Nevojshme për Marrjen e Vendimeve në Kuvend
Neni 192 Të Drejtat e Votimit të Aksioneve
Neni 193 Të Drejtat e Votimit të Aksionarëve të Caktuar
Neni 194 Procesverbali i Kuvendit
Neni 195 Pavlefshmëria dhe Kontestimi i Vendimeve të Kuvendit të Aksionarëve
Kapitulli VIII Ndryshimi i Statutit
Neni 196 Ndryshimi i Statutit
Neni 197 Ndryshimi i Statutit nga Bordi i Drejtorëve
Neni 198 Ndryshimi i Statutit nga Bordi dhe Aksionarët
Neni 199 Votimi Grupor
Neni 200 Regjistrimi dhe Hyrja në Fuqi e një Ndryshimi dhe Plotësimi
Kapitulli IX Programet për Pronësinë e Aksioneve nga Punonjësit
Neni 201 Programet për Pronësinë e Aksioneve nga Punonjësit
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
9
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
Kapitulli X Transaksionet e Mëdha
Neni 202 Përkufizimi i Transaksioneve të Mëdha
Neni 203 Procedurat për Transaksionet e Mëdha

Kapitulli XI E Drejta e Aksionarit për Refuzim dhe Përcaktim të Vlerës
Neni 204 E Drejta e Aksionarit për Refuzimin e Pranimit të Pagesës
Neni 205 Përcaktimi i Vlerës
Kapitulli XII Kontrollimi i Aksioneve të Shoqërisë Aksionare
Neni 206 Kontrollimi i Bllok Aksioneve
Neni 207 Oferta Aksionarëve për Blerjen e Aksioneve të Shoqërisë Aksionare
Neni 208 Zbulimi i Blerjes së Mundshme të Kontrollit të Bllokut
Neni 209 Pasojat e Mospërputhshmërisë
Kapitulli XIII Shpërbërja e Shoqërisë Aksionare dhe Vendimi për Inicimin e
Procedurës së Falimentimit
Neni 210 Shkaqet e Shpërbërjes Vullnetare ose Inicimit të Procedurës së Falimentimit
Neni 211 Vazhdimi i Veprimtarisë Ekonomike pas Inicimit të Shpërbërjes Vullnetare
Neni 212 Njoftimi i Shpërbërjes Vullnetare
Neni 213 Prioritetet në Shpërndarjen e Aseteve gjatë Shpërbërjes Vullnetare
Neni 214 Revokimi i Njoftimit për Shpërbërje Vullnetare
Neni 215 Ekzekutimi i Kërkesave të Kreditorëve Ndaj Shoqërisë Aksionare që i është
Nënshtruar Shpërbërjes Vullnetare
PJESA E TETË
BASHKIMI DHE NDARJA E KORPORATAVE
Kapitulli I Bashkimi i Shoqërive me Përgjegjësi të Kufizuar
Neni 216 Bashkimi i Shoqërive me Përgjegjësi të Kufizuar
Neni 217 Përmbajtja e Planit të Bashkimit
Neni 218 Kushtet për miratimin e Planit të Bashkimit
Neni 219 Regjistrimi dhe Data në të cilën Bashkimi hyn në fuqi
Neni 220 Pasojat e Bashkimit
Kapitulli II Bashkimi i Shoqërive Aksionare
Neni 221 Përkufizimi i Bashkimit
Neni 222 Procedurat e Bashkimit
Neni 223 Mendimi i Pavarur Financiar
Neni 224 Përmbajtja e obligueshme e Planit të Bashkimit
Neni 225 Regjistrimi dhe Hyrja në Fuqi e Bashkimit
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
10
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
Neni 226 Pasojat e Bashkimit
Neni 227 Anulimi i Bashkimit
Neni 228 Bashkimi i Shoqërisë Aksionare me Shoqërinë me Përgjegjësi të Kufizuar
Kapitulli III Bashkimet ndërkufitare të Korporatave
Neni 229 Bashkimi ndërkufitar
Neni 230 Marrëveshja e Bashkimit në Bashkim Ndërkufitar
Neni 231 Plani i Bashkimit në Bashkimin Ndërkufitar
Neni 232 Auditimi i Bashkimit Ndërkufitar
Neni 233 Vendimi i bashkimit në rastin e Bashkimit Ndërkufitar
Neni 234 Norma e këmbimit të aksioneve në rastin e Bashkimit Ndërkufitar
Neni 235 Kompensimi në rastin e bashkimit ndërkufitar
Neni 236 Mbrojtja e kreditorëve në rastin e bashkimit ndërkufitar
Neni 237 Regjistrimi i Bashkimit Ndërkufitar
Kapitulli IV Ndarja e Korporatave
Neni 238 Metodat e ndarjes
Neni 239 Marrëveshja e ndarjes
Neni 240 Raporti i ndarjes
Neni 241 Auditimi
Neni 242 Vendimi për ndarje
Neni 243 Përgatitja e Kuvendit të Aksionarëve
Neni 244 Kuvendi i Përgjithshëm
Neni 245 Kontestimi i Vendimit të Ndarjes dhe Kompensimi i Dëmeve
Neni 246 Bartja e Aksioneve në Rast të Ndarjes
Neni 247 Valorizimi i Aseteve që Transferohen
Neni 248 Aplikimi për regjistrimin e ndarjes në ARBK
Neni 249 Emri zyrtar i Korporatës Pranuese
Neni 250 Efekti i ndarjes
Neni 251 Përgjegjësia për Detyrime të Korporatave që Ndahen dhe Kompensimi për
Dëmet e Shkaktuara nga Ndarja
Neni 252 Ndarja Nëpërmjet të Cilës Krijohet Korporatë e Re
PJESA E NËNTË
SHËNDËRRIMI I NDËRMARRJEVE AFARISTE
Neni 253 Shndërrimi i Autorizuar
Neni 254 Miratimi i shndërrimit
Neni 255 Përmbajtja e Planit të Shndërimit
Neni 256 Regjistrimi dhe Koha Efektive e një Shndërrimi
Neni 257 Efekti i Një Shndërrimi
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
11
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
PJESA E DHJETË
DETYRIMI PËR BESNIKËRI, KONFLIKTI I INTERESIT DHE PADITË PËR ORTAKËRI DHE
KORPORATA
Neni 258 Detyrimi për Besnikëri dhe Përgjegjshmëri
Neni 259 Transaksionet që Përfshijnë Konfliktin e Interesit
Neni 260 Miratimi i Transaksioneve me Konflikt Interesi
Neni 261 Detyrimi për të Paraqitur Konfliktin e Interesit
Neni 262 Vlerësimi i Pavarur i Transaksioneve me Konflikt Interesi
Neni 263 Qasja në dokumentacionin që ndërlidhet me kontratat ose transaksionet me
konflikt interesi
Neni 264 Paditë e Drejtpërdrejta
Neni 265 Paditë Derivative
PJESA E NJËMBËDHJETË
DISPOZITAT KALIMTARE E PËRFUNDIMTARE
Neni 266 Dispozitat kalimtare
Neni 267 Aktet nënligjore të zbatueshme deri në nxjerrjen e akteve të reja nënligjore
Neni 268 Nxjerrja e akteve nën-ligjore
Neni 269 Shfuqizimi i ligjeve të mëhershme
Neni 270 Hyrja në Fuqi
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
12
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
LIGJI PËR SHOQËRITË TREGTARE
PJESA E PARË
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
1. Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i:
1.1. llojeve të shoqërive tregtare përmes së cilave mund të zhvillohen veprimtaritë
ekonomike në Kosovë;
1.2. subjekteve të tjera që kërkohet të regjistrohen në Agjencinë për Regjistrimin e
Bizneseve të Kosovës;
1.3. organizimit, kompetencave dhe funksioneve të Agjencisë për Regjistrimin e
Bizneseve të Kosovës;
1.4. kërkesave, kushteve dhe procedurave të regjistrimit dhe çregjistrimit, për secilin lloj
të shoqërive tregtare;
1.5. organizimit të shoqërive tregtare; dhe
1.6. të drejtave dhe detyrimeve të aksionarëve, Përfaqësuesve të Autorizuar, pronarëve,
drejtorëve, menaxherëve, dhe palëve të treta në lidhje me Shoqëritë Tregtare.
2. Ky ligj është pjesërisht në përputhje me:
2.1. Direktivën 2009/101/EC të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, të datës 16
shtator 2009 për bashkërendimin e masave mbrojtëse të cilat kërkohen, për mbrojtjen
e interesave të anëtarëve dhe palëve të treta, nga shtetet anëtare të kompanive në
kuadër të kuptimit të paragrafit të dytë të nenit 48 të Traktatit, me pikëpamjen që këto
masa mbrojtëse të bëhen të barasvlershme;
2.2. Direktivën e njëmbëdhjetë të Këshillit 89/666/EEC, të datës 21 dhjetor 1989 lidhur
me kërkesat për zbulim sa i përket degëve të hapura në një Shtet Anëtar nga lloje të
caktuara kompanish të rregulluara me ligj të një Shteti tjetër;
2.3. Direktivën 2011/35 / EU të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, të datës 5 prill të
vitit 2011 në lidhje me bashkimet e shoqërive publike me përgjegjësi të kufizuar;
2.4. Direktivën e gjashtë të Këshillit 82/891/EEC, të datës 17 dhjetor 1982, bazuar
në nenin 54 (3) (g) të Traktatit, sa i përket ndarjes së shoqërive tregtare publike me
përgjegjësi të kufizuar, këtu e tutje direktiva 82/891/EEC;
2.5. Direktivën 2005/56/EC të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, të datës 26 tetor
2005 për bashkimet ndërkufitare të shoqërive tregtare me përgjegjësi të kufizuar;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
13
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
2.6. Direktivën 2012/17/EU të Parlamentit dhe të Këshillit, të datës 13 qershor 2012, për
ndryshim dhe plotësimin e Direktivës së Këshillit 89/666/EEC dhe Direktivave 2005/56/
EC dhe 2009/101/EC të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit sa i përket ndërlidhjes së
regjistrave qendror, komercial dhe të shoqërive tregtare.
2.7. Direktivën 2012/30/EU të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, të datës 25 tetor
2012, për bashkërendimin e masave mbrojtëse të cilat kërkohen, për mbrojtjen e
interesave të anëtarëve dhe të tjerëve, nga Shtetet Anëtare të kompanive në kuadër
të kuptimit të paragrafit të dytë të nenit 54 të Traktatit për Funksionimin e Bashkimit
Evropian, sa i përket formimit të shoqërive tregtare me përgjegjësi të kufizuar dhe
mirëmbajtjen dhe ndryshimin e kapitalit të tyre, me pikëpamjen që këto masa mbrojtëse
të bëhen të barasvlershme;
Neni 2
Fushëveprimi
1. Ky ligj zbatohet për të gjitha shoqëritë tregtare dhe subjektet tjera të përcaktuara në këtë ligj.
2. Rregullat për lëshimin e lejeve, licencave ose formave të tjera të lejimit, rregullimi i aktiviteteve
në të cilat angazhohet shoqëria tregtare pas regjistrimit, kontabiliteti, raportimi financiar, tatimet
si dhe praktikat e punës dhe punësimit të shoqërive tregtare nuk janë në fushëveprim të
këtij ligji – përveç shkëmbimit të të dhënave ndërmjet sistemeve elektronike të institucioneve
përgjegjëse për këto fusha në ARBK, duke përfshirë institucionet përgjegjëse për administratën
tatimore dhe raportimin financiar.
Neni 3
Përkufizimet
1. Secila nga termet dhe shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë kuptimin e përcaktuar më
poshtë, përveç nëse konteksti në të cilin këto terme paraqiten, kanë kuptim tjetër:
1.1. Aksioni - nënkupton një letër me vlerë e cila paraqet të drejtë pronësore në një
Korporatë e cila i jep pronarit të aksionit të drejtat e përcaktuara me këtë ligj.
1.2. Aksionarë - nënkupton personin fizik ose juridik dhe/ose Shoqërinë Tregtare që
mund të disponojë me të drejtat që janë të përfaqësuara në Aksion.
1.3. Anëtar i familjes - përfshin:
1.3.1. bashkëshortin/en, prindin, vëllaun, motrën, fëmiun apo nipin/mbesën
1.3.2. vëllaun, motrën, prindin apo bashkëshortin e cilitdo prej pikës së sipërme.
1.4. Autoritet publik - do të thotë
1.4.1. çdo autoritet ekzekutiv qeveritar, organ publik, ministri, departament,
agjenci, komunë ose autoritete të tjera që ushtrojnë kompetenca ekzekutive,
legjislative, rregullative, administrative ose gjyqësore në Kosovë;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
14
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
1.4.2. çdo ndërmarrje, organizatë ose ent që ushtron cilëndo nga kompetencat
e lartpërmendura konform një akti ligjor ose nën-ligjor ose delegimit të
kompetencave në fjalë nga një autoritet tjetër publik; dhe
1.4.3. çdo zyrtar, shërbyes civil, punonjës ose agjent i ndonjërës nga të lartë
përmendurat.
1.5. Degë e Shoqërisë së Huaj Tregtare - nënkupton subjektin e regjistruar në Kosovë
për ushtrimin e veprimtarisë së ligjshme ekonomike nga një Shoqëri e Huaj Tregtare e
themeluar sipas një ligji të një juridiksioni jashtë Kosovës.
1.6 . Ditë -nënkupton ditë kalendarike.
1.7. Gjykata - për të gjitha çështjet të cilave baza juridike iu buron nga ky ligj, do
të thotë Departamenti për Çështjet Ekonomike i Gjykatës Themelore të Prishtinës,
përfshirë cilën do gjykatë ose department pasues të ketij departamenti, përveq nëse
është përcaktuar ndryshe me këtë ligj ose ndonjë ligj tjetër.

1.8. Kontributi - do të thotë një shumë ose vlerë që personi fizik ose juridik dhe/ose
Shoqëria Tregtare i paguan ose i jep një ortakërie ose një Korporate, në këmbim të një
kuote në Ortakërinë e Përgjithshme ose Ortakërinë e Kufizuar ose një Aksioni në një
Korporatë .
1.9. Korporatë - do të thotë një Shoqëri Aksionare ose Shoqëri me Përgjegjësi të
Kufizuar të regjistruar në Kosovë.
1.10. Kuotë - nënkupton interesin pronësor të një Ortaku në një Ortakëri të Përgjithshme
ose Ortakëri të Kufizuar.
1.11. Lejim - nënkupton të gjitha format e lejeve dhe licencave të përcaktuara në ligjin
në fuqi për sistemin e lejeve dhe licencave.
1.12. Ministri - do të thotë Ministri i ministrisë përgjegjëse për regjistrimin e shoqërive
tregtare.
1.13. Ministria - do të thotë Ministria përgjegjëse për regjistrimin e shoqërive
tregtare.
1.14. Ortakëri - do të thotë Ortakëri e Përgjithshme ose Ortakëri e Kufizuar e regjistruar
në Kosovë.
1.15. Person - nënkupton vetëm personin fizik.
1.16. Përfaqësues i Autorizuar - ka kuptimin e përcaktuar në nenin 24 të këtij ligji.
1.17. Përfaqësuesi me Prokurë - ka kuptimin e përcaktuar në Nenin 24 të këtij ligji.
1.18. Person Juridik - sipas këtij ligji është Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar dhe
Shoqëria Aksionare, apo një person tjetër juridik i themeluar sipas ligjeve te aplikueshme
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
15
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
të Kosovës apo të një shteti të huaj.
1.19. Përfaqësuesi i Autorizuar në Procedurë të Falimentimit - nënkupton
përfaqësuesin e pasurisë falimentuese i cili:
1.19.1 në procedurë të likuidimit është Administratori i falimentimit;
1.19.2. në procedurë të riorganizimit është debitori kur vepron si debitori në
posedim;
1.19.3. administratori i falimentimit në rastet kur emërohet nga gjykata në
procedurë të riorganizimit.
1.20 PPAP - nënkupton Programet për Pronësinë e Aksioneve nga Punonjësit.
1.21. Regjistri - do të thotë Regjistri i Shoqërive Tregtare dhe Emrave Tregtarë të
Kosovës.
1.22. Shoqëri Tregtare - është term i përgjithshëm që do të thotë dhe përfshin çfarëdo
lloji të shoqërisë tregtare të themeluar në Kosovë sipas këtij ligji apo të një ligji tjetër siç
është përcaktuar në nenin 5 paragrafi 3 i këtij ligji, duke përfshirë bizneset individuale,
ortakëritë e përgjithshme, ortakëritë e kufizuara, shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar
dhe shoqëritë aksionare.
1.23. Shpërndarje - do të thotë shpërndarja e dividendëve dhe cilado bartje e të
hollave ose pasurisë tjetër materiale apo jo-materiale, nga një Ortakëri ose Korporatë
në cilindo ortak ose aksionarë të saj, për shkak të statusit të tyre si ortak, ose aksionar.
1.24.Veprimtaria Ekonomike - do të thotë çdo lloj aktiviteti i rregullt ose i përsëritur i
cili përfshin ofrimin, sigurimin ose prodhimin e mallrave, shërbimeve, pronës dhe/ose
punëve për një person ose Shoqëri Tregtare, në këmbim ose në pritje të çfarëdo lloj
pagese ose kompensimi; me kusht që punëtori i cili kryen shërbime për punëdhënësin
e tij të mos konsiderohet se ushtron veprimtari ekonomike përderisa shërbimet e tilla të
kompensohen sipas kontratës së punëtorit me punëdhënësin.
Neni 4
Veprimtaria Ekonomike
Veprimtaria Ekonomike në Kosovë mund të ushtrohet vetëm nga Shoqëritë Tregtare të
regjistruara në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve, përveç nëse është përcaktuar shprehimisht
ndryshe me ligj.
Neni 5
Llojet e Shoqërive Tregtare në Kosovë
1. Një Shoqëri Tregtare mund të themelohet në Kosovë si Biznes Individual, Ortakëri e
Përgjithshme, Ortakëri e Kufizuar, Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar ose Shoqëri aksionare.
2. Përveç formave themelore të organizimit të Shoqërive Tregtare të përcaktuara në paragrafin
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
16
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
1 të këtij neni, në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve regjistrohen edhe Dega e Shoqërisë
së Huaj Tregtare në Kosovë, Zyra e Përfaqësisë së Shoqërisë së Huaj Tregtare në Kosovë,
ndërmarrjet publike sipas ligjit në fuqi për ndërmarrjet publike dhe ndërmarrjet shoqërore nën
administrimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
3. Me ligj të veçantë mund të përcaktohen edhe forma të tjera të organizimit të Shoqërive Tregtare
ose subjekte të tjera që kërkohet të regjistrohen në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve.
Forma e organizimit si dhe të drejtat dhe detyrimet e të gjitha palëve në këto shoqëri tregtare
ose subjekte të tjera rregullohen në ligjin përcaktës më të cilin krijohet Shoqëria Tregtare ose
subjekti përkatës. Dispozitat e ligji të vecantë që rregullojnë këto shoqëri tregtare ose subjekte
të tjera, duke përfshirë dispozitat e ligjit në fuqi për ndërmarrjet publike, kanë përparësi ndaj
dispozitave të këtij ligji.
Neni 6
Qëllimet e Ligjshme
1. Shoqëria Tregtare mund të themelohet dhe regjistrohet për çfarëdo qëllimi dhe mund të
kryejë çfarëdo Veprimtarie Ekonomike që nuk është e ndaluar me legjislacionin në fuqi.
2. Çdo person nga mosha tetëmbëdhjetë (18) vjeçare, Shoqëri Tregtare ose grup i përbërë nga
një ose më shumë persona nga mosha tetëmbëdhjetë (18) vjeçare dhe/ose Shoqëri Tregtare
mund të themelojë dhe regjistrojë një Shoqëri Tregtare.
3. Nëse Shoqëria Tregtare themelohet dhe regjistrohet për ushtrimin e një Veprimtarie
Ekonomike për të cilën nevojitet një Lejim sipas një ligji tjetër, regjistrimi i kësaj Shoqërie
Tregtare në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve nuk konsiderohet si autorizim për të ushtruar
atë Veprimtari Ekonomike. Shoqëria Tregtare është vetë përgjegjëse që pas regjistrimit,
të identifikojë, aplikojë dhe të marrë Lejimin nga Autoriteti Publik përkatës para fillimit të
Veprimtarisë Ekonomike përkatëse.
PJESA E DYTË
AGJENCIA E REGJISTRIMIT TË BIZNESEVE TË KOSOVËS DHE REGJISTRIMI
KAPITULLI I
AGJENCIA E REGJISTRIMIT TË BIZNESEVE NË KOSOVË
Neni 7
Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë
1. Agjencia e Regjistrimit të Biznesevetë Kosovës (në tekstin e mëtejmë“ARBK”) funksionon si
organ qendror i administratës shtetërore në kuadër të Ministrisë.
2. ARBK e ka selinë në Prishtinë.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
17
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
Neni 8
Organizimi i ARBK
1. ARBK ka juridiksion në tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe është institucioni i vetëm
që ofron shërbim për publikun përmes sportelit të saj qendror dhe qendrave të regjistrimit në
komuna me të cilat lidhë marrëveshje bashkëpunimi.
2. ARBK ofron shërbim në komuna përmes qendrave të regjistrimit në komuna në përputhje
me dispozitat e këtij ligji. Ministria lidh marrëveshje bashkëpunimi me komunat përkatëse,
në të cilën përcaktohen kushtet dhe kriteret e ofrimit të shërbimit dhe treguesit kryesor të
performancës, kualifikimet dhe kriteret e posaçme profesionale të nëpunësve në qendrat e
regjistrimit në komuna si dhe trajnimet e detyrueshme për nëpunësit e sporteleve në komuna.
3. Shpenzimet për mirëmbajtjen dhe menaxhimin e qendrave të regjistrimit në komuna barten
nga komuna.
Neni 9
Funksionet dhe Kompetencat e ARBK
1. ARBK bën regjistrimin e Shoqërive Tregtare dhe Emrave Tregtarë, si dhe është e autorizuar
për kryerjen e funksioneve të tjera të përcaktuara me këtë Ligj apo funksioneve që i janë caktuar
ARBK me ligje të tjera.
2. ARBK përgatit dhe publikon formularët, autorizimet dhe procedurat e nevojshme me qëllim
të lehtësimit të regjistrimit të Shoqërive Tregtare. Formularët dhe procedurat miratohen nga
Drejtori i Përgjithshëm i ARBK në përputhje me dispozitat e këtij ligji.
3. ARBK harton dhe publikon në faqen e vet zyrtare të internetit, si dhe ti vë në dispozicion në
të gjitha qendrat e regjistrimit të bizneseve, modelet e Marrëveshjeve të Ortakërisë, Statutit dhe
Marrëveshje e Inkorporimit për Korporata, të cilat mund t’i përdorin Shoqëritë Tregtare, por pa
qenë të obliguar t’i përdorin, gjatë regjistrimit të tyre në ARBK.
4. Të gjithë formularët, modelet dhe procedurat e përcaktuara në paragrafin 2 dhe 3 të këtij neni
publikohen në formë elektronike dhe janë në dispozicion falas në internet dhe në formë fizike
në ARBK.
5. Formularët e përgatitur nga ARBK duhet të përmbajnë të dhënat e detyrueshme të përcaktuara
në mënyrë të veçantë për secilin lloj të Shoqërive Tregtare sipas këtij ligji. Formularët mund të
përmbajnë edhe një pjesë të veçantë në të cilën Përfaqësuesi i Autorizuar ose Përfaqësuesi me
Prokurë i Shoqërisë Tregtare mund të deklarojë të dhëna të tjera plotësuese, por të cilat nuk e
kufizojnë Shoqërinë Tregtare në ushtrimin e veprimtarive të saj të ligjshme.
6. ARBK përgatit dhe publikon, në faqen e vet zyrtare, raportet e matjes së performancës,
të cilët reflektojnë efektivitetin e shërbimeve të regjistrimit të bizneseve që ofrohen nga Zyra
qendrore e ARBK-së dhe qendrat komunale të regjistrimit të bizneseve. Raportet e tilla duhen
të përgatiten dhe publikohen në baza tremujore dhe vjetore.
7. Ministri nxjerr Kodin e Qeverisjes Korporative, së bashku me dispozitat për monitorimin dhe
zbatimin e këtij kodi. Kodi i Qeverisjes Korporative miratohet në formë të udhëzuesit dhe nuk
përbën akt ligjor.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
18
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
Neni 10
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës
1. Veprimtaria e ARBK drejtohet nga Drejtori i Përgjithshëm i cili duhet të plotësojë kërkesat e
përgjithshme dhe të posaçme që janë përcaktuar në legjislacionin e aplikueshëm për nëpunësit
civil.
2. Drejtori i Përgjithshëm është përgjegjës për administrimin e ARBK, duke përfshirë menaxhimin
e burimeve njerëzore.
3. Drejtori i Përgjithshëm përfaqëson ARBK në marrëdhëniet me palët e treta.
4. Drejtori i Përgjithshëm i ARBK ushtron kompetenca drejtuese dhe nxjerr vendime dhe
udhëzime të tjera të detyrueshme për rregullimin e procesit të regjistrimit të Shoqërive Tregtare
për qendrat e regjistrimit në pajtim të plotë me këtë ligj. Shprehimisht përcaktohet se vendimet
dhe udhëzimet e nxjerra nga Drejtori i Përgjithshëm i ARBK sipas këtij ligji nuk do të vendosin
kërkesa, kushte ose kufizime që nuk janë përcaktuar shprehimisht me këtë ligj.
5. Drejtori i Përgjithshëm i ARBK i raporton Ministrit me shkrim për menaxhimin administrativ,
financiar dhe cilësinë e kryerjes së shërbimeve sa herë që i kërkohet, por jo më pak se një herë
në vit.
Neni 11
Nëpunësit e ARBK-së
Nëpunësit e ARBK-së janë nëpunës civil dhe ndaj tyre zbatohen dispozitat e legjislacionit për
shërbimin civil të Republikës së Kosovës.
Neni 12
Nëpunësit e Qendrave të Regjistrimit në Komuna
Nëpunësit e qendrave të regjistrimit në komuna janë nëpunës civil të komunës.
Neni 13
Buxheti
ARBK financohet nga Buxheti i Republikës së Kosovës.
Neni 14
Taksa për Shërbime
1. ARBK realizon të ardhura nga ofrimi i shërbimeve në mbështetje të funksioneve të përcaktuara
në këtë ligj ose në ligjet e tjera në fuqi.
2. Shoqëritë Tregtare me rastin e hapjes dhe çregjistrimit të tyre nuk paguajnë taksë për
shërbime.
3. Taksat për shërbimet e tjera përcaktohen me akt nënligjor të miratuar nga Ministri brenda
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
19
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
gjashtë (6) muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Deri në miratimin e aktit nënligjor të përcaktuar
në këtë paragraf vazhdojnë të aplikohen taksat e aplikueshme në kohën e hyrjes në fuqi të këtij
ligji.
4. Gjatë përcaktimit të taksave, Ministri duhet të sigurojë që këto taksa të bazohen në parimin e
mbulimit të shpenzimeve administrative dhe të mos vendosin barrë të tepruar dhe të shkaktojnë
pengesa në regjistrimin e shoqërive tregtare apo ndryshimin në regjistrim. Të gjitha taksat
duhet të bazohen vetëm në llojin e dokumentit të parashtruar dhe nuk do të bazohen kurrsesi
në vlerën, qarkullimin apo kapitalin e Shoqërisë Tregtare.
5. Të gjitha taksat e miratuara sipas paragrafit 3 të këtij neni shpallen në çdo qendër të regjistrimit
në formë fizike dhe në faqen e internetit të ARBK.
KAPITULLI II
REGJISTRI I SHOQËRIVE TREGTARE DHE NATYRA E REGJISTRIMIT
Neni 15
Regjistri i Shoqërive Tregtare
1. Regjistri është një bazë të dhënash unike, e ndarë në dosje të veçanta fizike dhe elektronike
për secilën Shoqëri Tregtare dhe subjekt tjetër që ka detyrimin e regjistrimit, siç është përcaktuar
në këtë ligj.
2. Regjistri mbahet në format fizik dhe elektronik. Të gjitha të dhënat, aplikimet dhe dokumentet
shoqëruese, të paraqitura në format shkresor apo në format elektronik, sipas këtij ligji do
të regjistrohen nga ARBK në format fizik dhe elektronik në dosjen e Shoqërisë Tregtare në
Regjistër.
3. Të gjitha të dhënat, aplikimet dhe dokumentet shoqëruese të paraqitura nga aplikantët në
format elektronik, sipas këtij ligji, ruhen dhe arkivohen nga ARBK në format fizik dhe në format
elektronik;
4. Regjistrimi, përpunimi dhe ruajtja e të dhënave, të njoftuara dhe të depozituara në Regjistër,
kryhen nëpërmjet sistemit elektronik por duhet të jenë të arkivuara edhe në forme fizike.
5. Regjistri i Shoqërive Tregtare është regjistër fizik dhe elektronik i cili mirëmbahet nga ARBK
në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës për ruajtjen dhe
mirëmbajtjen e regjistrave publik dhe sigurimin e integritetit të të dhënave.
6. ARBK obligohet që të bashkëpunojë rregullisht me organet e tjera të administratës shtetërore
për të siguruar përditësimin e rregullt të informatave të përfshira në Regjistër dhe të gjitha
organet e administratës shtetërore janë të obliguara t’i dorëzojnë ARBK-së informatat që
nevojiten për përditësimin e regjistrit, në pajtim me ligjin në fuqi.
Neni 16
Të Dhënat që Regjistrohen
1. Regjistri duhet të përmbajë të dhëna, që i përkasin regjistrimit dhe çregjistrimit së Shoqërive
Tregtare dhe subjekteve të tjera, çdo ndryshim në status dhe organizim të Shoqërisë Tregtare
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
20
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
ose subjektit tjetër si dhe të dhëna të tjera të parashikuara në legjislacionin në fuqi.
2. Vetëm të dhënat e kërkuara me këtë ligj, ligje të tjera në fuqi, apo akte nënligjore të miratuara
në pajtim me këtë ligj apo ligje të tjera në fuqi, futen në Regjistër.
Neni 17
Mënyra dhe Procedura e Regjistrimit
1. Regjistrimi fillestar, regjistrimet e tjera dhe ndryshimi dhe plotësimi i të dhënave ekzistuese
në Regjistër bëhet me aplikim në cilëndo qendre të regjistrimit të ARBK, në të gjithë territorin e
Republikës së Kosovës, pavarësisht vendit të ushtrimit të Veprimtarisë Ekonomike, vendbanimit
apo selisë së aplikantit ose në mënyrë elektronike sipas nenit 18 të këtij ligji.
2. ARBK bën regjistrimin fillestar, regjistrimet dhe ndryshimet tjera të të dhënave ekzistuese
në Regjistër sipas aplikimit të Shoqërisë Tregtare, në bazë të vendimit të gjykatës apo me
ndonjë bazë tjetër të përcaktuar me ligj. ARBK-ja nuk ka të drejtë të refuzojë regjistrimin fillestar,
regjistrimet tjera dhe ndryshimin dhe plotësimin në e të dhënave ekzistuese nëse dorëzohen të
gjitha dokumentet që kërkohen me ligj dhe nëse ato janë në përputhje me kërkesat e këtij ligji
apo ligjeve të tjera në fuqi.
3. Aplikimi nga Shoqëria Tregtare duhet të përcillet me dokumente që përbëjnë bazën
për regjistrim në Regjistër. Dokumenti i dorëzuar në ARBK duhet të përmbajë informatat e
përcaktuara me këtë ligj dhe ligje të tjera në fuqi.
4. Pas dorëzimit të aplikimit për regjistrimin fillestar, regjistrimet e tjera dhe ndryshimet në të
dhënat ekzistuese në Regjistër, ARBK-ja shënon në aplikim datën dhe kohën e saktë të pranimit
të aplikimit, si dhe duhet të krijojë një listë të dokumenteve që i janë bashkëngjitur aplikimit, si
dhe të shënojë numrin e faqeve në secilin dokument. Shënimi i tillë nënshkruhet nga zyrtari që
pranon aplikimin.
5. ARBK-ja bën regjistrimin në Regjistër dhe publikon informatat dhe dokumentet në pajtim me
nenin 22 të këtij Ligji jo më vonë se dy (2) ditë pune pas pranimit të aplikimit.
6. Menjëherë pas pranimit nga ARBK-ja të aplikimit për regjistrim apo çregjistrim apo për
ndryshimin e të dhënave në Regjistër, si dhe pas pranimit të çfarëdo dokumenti tjetër, ARBK-ja
i dorëzon Përfaqësuesit të Autorizuar ose Përfaqësuesit me Prokurë një vërtetim me shkrim që
përmban kohën dhe datën e saktë të pranimit të aplikimit apo dokumenteve të tjera.
7. Nëse aplikimi për regjistrim, çregjistrim apo ndryshim të të dhënave në Regjistër nuk
përmbush kërkesat e këtij ligji apo ndonjë ligji tjetër në fuqi, si dhe për shkak të kësaj mos
përmbushjeje, nuk mund të regjistrohet brenda dy (2) ditësh pune nga data e pranimit, ARBK-ja
njofton Përfaqësuesin e Autorizuar ose Përfaqësuesin me Prokurë për këtë fakt, në pajtim me
legjislacionin në fuqi, si dhe cakton një afat jo më të gjatë se dhjetë (10) ditë pune për korrigjimin
e mangësisë(ve). Nëse këto mangësi nuk korrigjohen deri në fund të afatit, ARBK-ja mund të
refuzojë përmbylljen e aplikimit.
8. Çdo Shoqëri Tregtare është e obliguar të përditësojë të dhënat e regjistruara në Regjistër,
si dhe të sigurojë saktësinë e tyre të përhershme dhe përputhshmërinë e tyre me kërkesat e
këtij ligji. Ndryshimi i të dhënave nga ato të regjistruara duhet të paraqitet në ARBK brenda
pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga data kur ka ndodhur ndryshimi përkatës.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
21
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
9. Aplikimi për ndryshim të informatave në regjistër duhet të dorëzohet menjëherë në ARBK
nëse të dhënat e regjistruara në Regjistër ndryshojnë, duke përfshirë rastin e emërimit, heqjes
apo ndryshimit të së drejtës së përfaqësimit të një drejtori menaxhues apo anëtari Bordi të
Korporatës, emërimin e Përfaqësuesit të Autorizuar në Procedurë Falimentimi, apo fillimin e
shpërbërjes vullnetare të Korporatës në pajtim me këtë ligj.
10. Përfaqësuesi i Autorizuar ose Përfaqësuesi me Prokurë mund të dorëzojë dokumentet
e regjistrimit në ARBK në gjuhën shqipe, serbe ose angleze. Është e drejtë ekskluzive e
Përfaqësuesit të Autorizuar ose Përfaqësuesit me Prokurë të zgjedhë gjuhën, ndërsa ARBK-
ja është e obliguar të pranojë dokumentet e regjistrimit të dorëzuara në cilëndo prej këtyre tri
gjuhëve. Nëse dokumenti origjinal është përgatitur në gjuhë tjetër nga gjuhët e përmendura më
lart, dokumentit të tillë duhet t’i bashkëngjitet përkthimi nga një përkthyes i autorizuar në cilëndo
prej këtyre tri gjuhëve.
11. Përfaqësuesi i Autorizuar ose Përfaqësuesi me Prokurë mund të tërheqë aplikimin para se
të bëhet regjistrimi në Regjistër.
12. Aplikimet dhe dokumentet e dorëzuara në ARBK, duke përfshirë aplikimet për bartjen e
historikut nga një formë e Shoqërisë Tregtare në tjetrën, përpunohen në pajtim me procedurën
për regjistrim të përcaktuar nga Ministria, përmes një akti nënligjor të miratuar në pajtim me
këtë ligj.
13. Nëse një ligj i veçantë kërkon regjistrimin në ARBK sipas paragrafit 2 të këtij neni, procedura
e regjistrimit në ARBK duhet të specifikohet me atë ligj të veçantë, apo ndonjë akt nënligjor të
miratuar në pajtim me atë ligj të veçantë. Ato akte nënligjore duhen hartuar në bashkëpunim me
Ministrinë dhe ARBK-në.
Neni 18
Shërbimet e Regjistrimit Elektronik
1. Me qëllim të lehtësimit të procedurave të regjistrimit të Shoqërive Tregtare dhe ofrimit të
shërbimeve të tjera të ndërlidhura me regjistrimin, ARBK është e autorizuar që të iniciojë
regjistrimin elektronik të Shoqërive Tregtare dhe të ofrojë shërbime tjera të regjistrimit elektronik.
2. Veprimet e regjistrimit elektronik dhe shërbimet tjera të regjistrimit kryhen nëpërmjet mjeteve
elektronike që garantojnë autenticitetin e origjinës dhe pacenueshmërinë e përmbajtjes së
dokumenteve në format elektronik.
3. Ministria me akt nënligjor përcakton kushtet, afatet dhe procedurat për regjistrimin e Shoqërive
Tregtare dhe ofrimin e shërbimeve të tjera të regjistrimit elektronik nga ARBK sipas këtij ligji.
Neni 19
Numri Unik Identifikues
1. Me rastin e regjistrimit fillestar, Shoqërisë Tregtare ose subjekti tjetër i përcaktuar në nenin 23
të këtij ligji i lëshohet Numri Unik Identifikues i cili shërben njëkohësisht si numër për identifikimin
e Shoqërisë Tregtare për qëllime të regjistrimit dhe për qëllime tatimore, si dhe për qëllime të
tjera të përcaktuara në aktin nënligjor të miratuar nga Qeveria sipas paragrafit 2 të këtij neni.
2. Brenda gjashtë (6) muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, Ministria në bashkëpunim me
Ministrinë e Financave do të hartojë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës do të miratojë një
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
22
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
akt nënligjor me të cilin përcaktohen kërkesat, kushtet dhe procedurat për krijimin e Numrit Unik
Identifikues.
3. Brenda një (1) viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të gjitha autoritetet publike veprimtaria e të
cilave ndikohet nga krijimi i numrit unik identifikues obligohen që të hartojnë dhe dorëzojnë për
miratim në Qeverinë e Republikës së Kosovës ndryshimet dhe plotësimet e nevojshme në ligjet
ose aktet nënligjore përkatëse.
Neni 20
Natyra e Regjistrimit
1. Regjistrimi fillestar, regjistrimet e tjera dhe ndryshimi apo plotësimi i të dhënave në Regjistër
si dhe çregjistrimi në ARBK kanë efektin juridik të përcaktuar me këtë ligj.
2. Informatat dhe dokumentet e regjistruara dhe të publikuara në pajtim me nenin 22 të këtij ligji
konsiderohen si të sakta ndaj një pale të tretë, përveç nëse pala e tretë ka njohuri ose është
dashur të dijë që regjistrimi apo dokumenti nuk është i saktë. Regjistrimi konsiderohet të mos
vlejë në lidhje me transaksionet që lidhen para ditës së gjashtëmbëdhjetë (16) pas regjistrimit
në Regjistër, nëse një palë e tretë dëshmon se pala e tretë nuk ka pasur njohuri e as nuk është
dashur të ketë njohuri për përmbajtjen e regjistrimit.
3. Nëse informatat që duhen regjistruar në Regjistër nuk janë regjistruar në Regjistër, informatat
e tilla do të kenë efekt juridik mbi palët e treta vetëm nëse ato palë të treta kanë pasur njohuri
ose është dashur të kenë njohuri për informatat e tilla.
Neni 21
Korrigjimi i Gabimeve
1. ARBK mund t’i korrigjojë gabimet e saj në çdo kohë. Në këtë rast, ajo duhet:
1.1. t’ia bashkëngjesë dokumentit të regjistruar një shënim që tregon natyrën, datën,
kohën dhe arsyet e korrigjimit; dhe
1.2. menjëherë t’ia dorëzojë Shoqërisë Tregtare përkatëse shënimin e sipër cekur.
2. Një Shoqëri Tregtare mund t’i korrigjojë gabimet e saj në çdo kohë me paraqitjen e kërkesës
gjegjëse në ARBK.
3. Nëse ARBK-ja ka informata në lidhje me pasaktësinë e një të dhëne të regjistruar apo që një
e dhënë mungon, ARBK bën kërkimet e duhura.
4. Pas vërtetimit që të dhënat në Regjistër janë të pasakta apo mungojnë, ARBK-ja njofton
Shoqërinë Tregtare në aplikimin e së cilës duhet bërë regjistrimi. Nëse nuk ka kundërshtim ndaj
regjistrimit apo korrigjimit të informatave brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh pas atij njoftimi,
ARBK-ja bën regjistrimin apo korrigjon të dhënat. Pas pranimit të kundërshtimit, ARBK-ja
vendos nëse ai kundërshtim ka bazë.
5. Autoritetet Publike, noterët dhe përmbaruesit privatë janë të obliguar të njoftojnë ARBK-në
mbi informatat e pasakta në Regjistër, apo mbi çfarëdo lloj informate që nuk është dorëzuar në
Regjistër, për të cilën kanë fituar njohuri.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
23
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
6. Nëse dorëzohen informata të pasakta në ARBK, Shoqëria Tregtare dhe Përfaqësuesi i
Autorizuar ose Përfaqësuesi me Prokuorë që kanë dorëzuar dokumentet në ARBK mbajnë
përgjegjësi për dëmet që mund të jenë shkaktuar me keqdashje.
Neni 22
Publikimi i Ekstraktit të Regjistrit në Faqen Zyrtare të Internetit të ARBK -së
1. Për secilën Shoqëri Tregtare të regjistruar, ARBK publikon në faqen e saj zyrtare në internet
të dhënat dhe dokumentet në vijim, ose çfarëdo ndryshimi të këtyre të dhënave, në kohën e
përfundimit të regjistrimit në pajtim me nenin 17 të këtij ligji:
1.1. emrin zyrtar dhe Numrin Unik Identifikues të Shoqërisë Tregtare;
1.2. të gjithë emrat tregtar të Shoqërisë Tregtare;
1.3. llojin e Shoqërisë Tregtare;
1.4. adresën e Shoqërisë Tregtare;
1.5. emrin dhe adresën e secilit themelues;
1.6. listën e aksionarëve të Korporatave të mbajtura në pajtim me nenin 83 dhe nenin
134 të këtij ligji, emrat dhe adresat e ortakëve të ortakërive të përgjithshme dhe atyre
të kufizuara;
1.7. emrat e Përfaqësuesve të Autorizuar si dhe një shpjegim nëse ata mund ta
përfaqësojnë Shoqërinë Tregtare individualisht apo bashkërisht, si dhe, nëse është e
aplikueshme, emrin dhe adresën e personit përgjegjës për pranimin e dokumenteve
sipas nenit 25 të këtij ligji;
1.8. kohëzgjatjen e Shoqërisë Tregtare, nëse nuk është e përhershme; dhe
1.9. kapitalin themeltar për Shoqëritë Aksionare.
1.10. emrat e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve për Korporatat;
1.11. teksti i plotë i Marrëveshjes së Ortakërisë për Ortakëri, Statutit dhe Memorandumi
i Inkorporimit i një Shoqërie me Përgjegjësi të kufizuar apo Shoqërie Aksionare, në
version përfundimtar të dorëzuar në ARBK;
1.12. inicimin i shpërbërjes vullnetare të Korporatës në pajtim me këtë ligj ose inicimin
e procedurës së falimentimit të Shoqërisë Tregtare në pajtim me ligjin në fuqi për
falimentimin;
1.13. shpalljen si të pavlefshme të Shoqërisë Tregtare nga gjykatat;
1.14. emërimin e Përfaqësuesit të Autorizuar në Procedurë Falimentimi, detajet në
lidhje me ta si dhe kompetencat përkatëse të tyre, përveç nëse kompetencat e tilla
rrjedhin shprehimisht dhe ekskluzivisht nga ligji;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
24
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
1.15. përfundimi apo likuidimi i Shoqërisë Tregtare.
2. Për çdo degë të regjistruar të Shoqërisë së Huaj Tregtare, ARBK publikon në faqen zyrtare të
internetit të dhënat dhe dokumentet si në vijim, apo ndryshimet në të dhënat e tilla, në kohën e
përfundimit të regjistrimit fillestar të Degës së Shoqërisë së Huaj Tregtare apo ndonjë regjistrimi
tjetër:
2.1. emri zyrtar i Degës së Shoqërisë së Huaj Tregtare;
2.2. vendi dhe adresa e Degës së Shoqërisë së Huaj Tregtare;
2.3. regjistri në të cilin është regjistruar Shoqëria e Huaj Tregtare si dhe numrin e
regjistrimit, nëse regjistrimi në regjistër parashihet me legjislacion të një vendi të huaj;
2.4. forma ligjore e Shoqërisë së Huaj Tregtare;
2.5. vendi nën ligjin e të cilit Shoqëria e Huaj Tregtare operon në vendin e huaj;
2.6. shuma e kapitalit të aksioneve të Shoqërisë së Huaj Tregtare nëse kjo është
shënuar në regjistrin e vendit të Shoqërisë së Huaj Tregtare;
2.7. data e miratimit të Statutit të Shoqërisë së Huaj Tregtare si dhe të ndryshimeve
në Statut, nëse këto janë shënuar në regjistrin e vendit të Shoqërisë së Huaj Tregtare;
2.8. emrat e Përfaqësuesve të Autorizuar dhe informatat nëse disa ose të gjithë
Përfaqësuesit e Autorizuar do të përfaqësojnë Shoqërinë Tregtare bashkërisht, si dhe
nëse është e aplikueshme, emrin dhe adresën e personit kompetent për pranimin e
dokumenteve sipas nenit 25 të këtij ligji;
2.9. fillimi dhe fundi i vitit financiar të Shoqërisë së Huaj Tregtare si dhe nëse Shoqëria
e Huaj Tregtare duhet të publikojë raportin vjetor.
3. Informatat dhe dokumentet e përcaktuara në paragrafin 1 dhe 2 të këtij neni mund të përdoren
nga Shoqëria Tregtare ndaj palëve të treta vetëm pasi të jenë publikuar në pajtim me paragrafin
1 të këtij neni, përveç nëse Shoqëria Tregtare dëshmon se palët e treta kanë pasur njohuri.
Megjithatë, sa i përket transaksioneve që bëhen para ditës së gjashtëmbëdhjetë (16) pas
publikimit, dokumentet dhe informatat nuk mund të përdoren ndaj palëve të treta që dëshmojnë
se ka qenë e pamundur që ata të kenë pasur njohuri për këtë.
4. ARBK-ja krijon dhe lejon mundësinë e shtypjes së versionit të ekstraktit drejtpërdrejt nga
faqja e saj e internetit, duke paraqitur kohën dhe datën e saktë të shtypjes që mund të përdoret
nga Shoqëritë Tregtare gjatë ndërveprimit me autoritetet publike. Autoritetet Publike bëjnë
verifikimin e këtyre të dhënave duke i’u referuar të dhënave të publikuara nga ARBK në faqen
e saj në internet.
5. Marrëveshja e Ortakërisë, Memorandumi i Inkorporimit dhe Statuti i një Korporate
konsiderohen të jenë të vlefshme pas regjistrimit dhe publikimit të tyre në Regjistër, edhe nëse
Marrëveshja e Ortakërisë, Memorandumi i Inkorporimit apo Statuti janë lidhur në rrethana që e
bëjnë atë të pavlefshme. Marrëveshja e Ortakërisë, Memorandumi i Inkorporimit ose Statuti nuk
mund të shfuqizohen pas regjistrimit dhe publikimit të tyre në Regjistër.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
25
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
KAPITULLI III
DETYRIMI PËR REGJISTRIM, PËRFAQËSUESI I AUTORIZUAR
Neni 23
Detyrimi për Regjistrim
1. Shoqëritë Tregtare vijuese janë të detyruara të regjistrohen në Regjistër janë:
1.1. Bizneset Individuale;

1.2. Ortakëritë e Përgjithshme;
1.3. Ortakëritë e Kufizuara;
1.4. Shoqëritë me Përgjegjësi të Kufizuar;
1.5. Shoqëritë Aksionare.
2. Në Regjistër gjithashtu regjistrohen edhe subjektet në vijim:
2.1 Degët e Shoqërive të Huaja Tregtare;
2.2 Zyrat e Përfaqësisë të Shoqërive të Huaja Tregtare;
2.3. Ndërmarrjet Publike sipas ligjit në fuqi për ndërmarrjet publike;
2.4. Ndërmarrjet Shoqërore nën administrimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit;
dhe
2.5.Çfarëdo subjekti tjetër që me ligj të veçantë kërkohet të regjistrohet në ARBK;
3. Regjistrimi i Ndërmarrjeve Publike dhe Ndërmarrjeve Shoqërore bëhet në pajtim me
dispozitat përkatëse të Pjesës së Dytë të këtij ligji për formën përkatëse të organizimit.
4. Shoqëritë me Përgjegjësi të Kufizuara dhe Shoqëritë Aksionare fitojnë zotësinë e tyre si
persona juridik pas regjistrimit të tyre në Regjistër.
Neni 24
Përfaqësuesi i Autorizuar
1. Çdo Shoqëri Tregtare duhet të ketë së paku një Përfaqësues të Autorizuar.
2. Përfaqësuesi i Autorizuar ose Përfaqësuesi me Prokurë mund të përfaqësojë Shoqërinë
Tregtare në të gjitha transaksionet, duke përfshirë shërbimet e regjistrimit në ARBK, përveç
nëse Marrëveshja e Ortakërisë apo Statuti parashohin që disa apo të gjithë Përfaqësuesit e
Autorizuar përfaqësojnë bashkërisht Shoqërinë Tregtare. Përfaqësimi i përbashkët vlen ndaj
palëve të treta vetëm nëse është regjistruar dhe publikuar nga ARBK-ja sipas nenit 22 të këtij
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
26
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
ligji. Kufizimet të tjera mbi të drejtat e përfaqësimit nuk mund të regjistrohen nga ARBK-ja dhe
janë të pavlefshme ndaj palëve të treta.
3. Përfaqësues të Autorizuar të Shoqërive Tregtare janë:
3.1. për Bizneset Individuale, pronari i Biznesit Individual;
3.2. për Ortakëritë, Ortakët e Përgjithshëm;
3.3 për Korporata, Drejtorët Menaxhues;
3.4. për degët dhe zyrat e përfaqësisë të shoqërive të huaja tregtare, përfaqësuesit e
autorizuar të emëruar nga Shoqëria e Huaj tregtare.
3.5. Ortakëritë dhe Korporatat mund të kenë edhe përfaqësues të tjerë të autorizuar
përveç atyre të përmendur në këtë dispozitë, nëse ashtu parashihet me Marrëveshje
të Ortakërisë ose Statut.
4. Për Ndërmarrjet Publike dhe Ndërmarrjet Shoqërore, Përfaqësuesi i Autorizuar emërohet në
pajtim me legjislacionin e aplikueshëm.
5. Për të regjistruar një Përfaqësues të Autorizuar në ARBK, Shoqëria Tregtare duhet të dorëzojë
në ARBK aplikimin për regjistrim. Vendimi i organit kompetent për të emëruar Përfaqësuesin e
Autorizuar i bashkëngjitet aplikimit për regjistrim. Për të regjistruar Përfaqësuesin e Autorizuar,
kërkohet pëlqimi i tij apo saj me shkrim. Organi kompetent i Shoqërisë Tregtare për emërimin e
Përfaqësuesit të Autorizuar mundet që në çdo kohë, pa marrë parasysh arsyen, të ndërpresë
autorizimet e Përfaqësuesit të Autorizuar si dhe të bëjë ndryshimet përkatëse në Regjistër. Në
rast të dorëheqjes nga Personi i Autorizuar nga kjo pozitë, Personi i Autorizuar mund të kërkojë
nga ARBK për të bërë ndryshimet përkatëse në Regjister, nëse dorëzon në ARBK dokumentin
e dorëheqjes dhe dëshminë që ka njoftuar organin kompetent të Shoqërisë Tregtare për
dorëheqjen.
6. Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në Marrëveshjen e Ortakërisë apo Statutin ose
Memorandumin e Inkorporimit të Korporatës, organet kompetente për emërimin e Përfaqësuesve
të Autorizuar dhe Përfaqësuesve me Prokurë sipas paragrafit 3 dhe paragrafit 7 të këtij neni
janë:
6.1. për Biznesin Individual, pronari i Biznesit Individual;

6.2. për Ortakëritë, të gjithë Ortakët e Përgjithshëm;
6.3. për Korporata, të gjithë themeluesit e Korporatës, Bordi i Drejtorëve ose aksionarët;

6.4. për Ndërmarrjet Publike, në pajtim me legjislacionin në fuqi për ndërmarrjet publike;
6.5. për Ndërmarrjet në Pronësi Shoqërore, sipas legjislacionit të aplikueshëm për
privatizimin;
6.6. për degët dhe zyrat e përfaqësisë të shoqërive të huaja tregtare, sipas dokumenteve
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
27
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
për qeverisje të brendshme dhe ligjit të vendit të themelimit të Shoqërisë së Huaj
Tregtare;
6.7. për Shoqëritë Tregtare në procedurë të falimentimit, Përfaqësuesi i Autorizuar në
Procedurë të Falimentimit.
7. Përveç Përfaqësuesit të Autorizuar sipas paragrafit 2 dhe 3 të këtij neni, Shoqëria Tregtare
gjithashtu mund të autorizojë një ose më shumë persona fizik si Përfaqësues me Prokurë
për kryerjen e detyrave të caktuara të përfaqësimit, duke përfshirë përfaqësimin e Shoqërisë
Tregtare para ARBK apo autoriteteve të tjera publike. Të drejtat dhe detyrimet e Përfaqësuesit
me Prokurë përcaktohen në aktin e autorizimit që lëshohet nga Shoqëria Tregtare për
Përfaqësuesin me Prokuorë, në të cilin përcaktohen të drejtat, detyrimet si dhe kufizimet e
Përfaqësusit me Prokurë. Emri i Përfaqësuesit me Prokurë nuk regjistrohet dhe nuk figuron në
regjistrin e ARBK.
Neni 25
Personi Kompetent për Pranimin e Dokumenteve
Shoqëria Tregtare, Dega apo Zyra e Përfaqësisë e Shoqërisë së Huaj Tregtare, përveç adresës
së saj, mund të dorëzojë në ARBK, adresën e një personi tjetër në Kosovë, e cila mund të
shfrytëzohet për dorëzimin tek ai person të dokumenteve zyrtare dhe gjyqësore dhe deklaratave
të qëllimit, të cilat i adresohen Shoqërisë Tregtare.
KAPITULLI IV
EMRI ZYRTAR I SHOQËRISË TREGTARE DHE EMRI TREGTAR
Neni 26
Emri Zyrtar i Shoqërisë Tregtare
1. Emri Zyrtar i Biznesit Individual është Emri dhe Mbiemri i ligjshëm i pronarit dhe fjalët “Biznes
Individual” ose shkurtesën “B.I.”.
2. Emri Zyrtar i Ortakërisë së Përgjithshme duhet të përfshijë fjalët “Ortakëri e Përgjithshme”
ose shkurtesën “O.P.”.
3. Emri Zyrtar i Ortakërisë së Kufizuar duhet të përfshijë fjalët “Ortakëri e Kufizuar” ose
shkurtesën “O.K.”.
4. Emri Zyrtar i Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar duhet të përfshijë fjalët “Shoqëri me
Përgjegjësi të Kufizuar” ose shkurtesën “SH.P.K”.
5. Emri Zyrtar i Shoqërisë Aksionare duhet të përfshijë fjalët “Shoqëria Aksionare” ose shkurtesën
“SH.A.”.
6. Emri Zyrtar i Degës së Shoqërisë së Huaj Tregtare në Kosovë duhet të përfshijë emrin e
plotë të Shoqërisë së Huaj Tregtare me prapashtesën “Dega në Kosovë” ose shkurtesën “D.K”.
7. Emri Zyrtar i Zyrës së Përfaqësisë së Shoqërisë së Huaj Tregtare në Kosovë duhet të
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
28
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
përfshijë emrin e plotë të Shoqërisë së Huaj Tregtare me prapashtesën “Zyra e Përfaqësisë në
Kosovë” ose shkurtesën “Z.P.K”.
8. Të gjithë këta emra zyrtarë ose shkurtesa duhet të jenë në gjuhën Shqipe, Serbe ose Angleze
apo çfarëdo gjuhë tjetër zyrtare të Kosovës. Fjalët ose shkurtesat e parapara me sipër nuk
merren parasysh kur duhet të përcaktohet dallueshmëria e emrit zyrtar nga një emër zyrtar
tjetër i regjistruar paraprakisht. Fjalët dhe shkurtesat e parapara më sipër duhet të përfshihen
në fund të emrit zyrtar të Shoqërisë Tregtare.
9. Shoqëria Tregtare mund të shfrytëzojë një emër zyrtar të regjistruar paraprakisht nga një
Shoqëri tjetër Tregtare nëse dorëzon dokumente që demonstrojnë se:
9.1. ajo është bashkuar me atë Shoqëri Tregtare;
9.2. është themeluar pas riorganizimit të Shoqërisë tjetër Tregtare; ose
9.3. ka fituar me marrëveshje ose sipas ligjit të drejtën për shfrytëzimin e emrit zyrtar.
Neni 27
Emri Tregtar
1. Gjatë ose pas regjistrimit në ARBK, një Shoqëri Tregtare, duke përfshirë Bizneset Individuale
mund të dorëzojnë aplikacion në ARBK për shfrytëzimin e një Emri Tregtar që është i ndryshëm
nga Emri Zyrtar i Shoqërisë Tregtare.
2. Shoqëritë Tregtare mund të regjistrojnë një ose më shumë Emra Tregtarë.
Neni 28
Procedura për Regjistrimin e Emrit Zyrtar dhe Emrit Tregtar
1. ARBK mund të refuzojë regjistrimin e emrave zyrtar ose tregtar të cilët janë në kundërshtim
më frymën e Kushtetutës, ligjit ose moralin publik.
2. Ministria nxjerr akt nënligjor për të përcaktuar më tutje procedurat e hollësishme në lidhje me
Emrin Zyrtar të Shoqërive Tregtare dhe Emrin Tregtar, duke përfshirë rastet kur mund të bëhet
refuzimi sipas paragrafit 1 më lartë. Ky akt nënligjor duhet të jetë në përputhje me dispozitat e
këtij ligji dhe ligjit për markat tregtare, si dhe legjislacionin e aplikueshëm për pronën intelektuale.
Neni 29
Përparësia e Markës Tregtare ndaj Emrit Zyrtar dhe Emrit Tregtar
1. Emri zyrtar dhe Emri Tregtar i Shoqërive Tregtare të regjistruara nga ARBK-ja sipas këtij ligji i
nënshtrohen markave tregtare të regjistruara sipas ligjit në fuqi për markat tregtare, si dhe ligjet
tjera të zbatueshme për pronën intelektuale.
2. Të gjitha konfliktet eventuale lidhur me regjistrimin ose shfrytëzimin e një Emri Zyrtar ose
Emri Tregtar që përmban ose është shumë i ngjashëm me një markë tregtare, duhet të zgjidhet
në pajtim me ligjin në fuqi për markat tregtare dhe ligjet tjera në fuqi për pronësinë intelektuale.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
29
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
KAPITULLI V
REGJISTRIMI FILLESTAR I SHOQËRIVE TREGTARE
Neni 30
Regjistrimi Fillestar i Biznesit Individual
Për regjistrimin e Biznesit Individual, Pronari i Biznesit Individual apo Përfaqësuesi i Autorizuar
ose Përfaqësuesi me Prokurë duhet të plotësojë dhe dorëzojë në ARBK formularin e përgatitur
nga ARBK për këtë qëllim, si dhe një kopje të dokumentit personal të identifikimit të Pronarit apo
Përfaqësuesit të Autorizuar ose Përfaqësuesi me Prokurë.
Neni 31
Regjistrimi Fillestar i Ortakërisë së Përgjithshme
1. Për regjistrimin e Ortakërisë së Përgjithshme, Përfaqësuesi i Autorizuar ose Përfaqësuesi me
Prokurë duhet të plotësojë dhe dorëzojë në ARBK:
1.1. formularin e përgatitur nga ARBK për këtë qëllim, duke përfshirë të dhënat vijuese:
1.1.1. emrin e Përfaqësuesit(ve) të Autorizuar të emëruar nga Ortakët e
Përgjithshëm sipas nenit 24 të këtij ligji, si dhe nëse është e aplikueshme,
emrin dhe adresën e personit kompetent për pranimin e dokumenteve sipas
nenit 25 të këtij ligji;
1.1.2.Informata nëse Ortakët e Përgjithshëm dhe Përfaqësuesit e Autorizuar
ose Përfaqësuesit me Prokurë janë të autorizuar për të përfaqësuar Ortakërinë
e Përgjithshme vetëm apo duhet të veprojnë bashkërisht.
1.2. kopjen e dokumentit personal të identifikimit të Përfaqësuesit të Autorizuar; dhe
1.3.“Marrëveshjen e Ortakërisë së Përgjithshme” të nënshkruar nga të gjithë Ortakët e
Përgjithshëm që përmban:
1.3.1. emrin zyrtar të Ortakërisë së Përgjithshme;
1.3.2. emrin tregtar të Ortakërisë së Përgjithshme, nëse kërkohet nga
Përfaqësuesi i Autorizuar ose Përfaqësuesi me Prokurë;
1.3.3. adresën e Ortakërisë së Përgjithshme në Kosovë;
1.3.4. veprimtarinë e ligjshme ekonomike, që mjafton të përshkruhet si
“veprimtari e ligjshme ekonomike”;
1.3.5.emrin dhe adresën e secilit ortak të përgjithshëm. Nëse ortaku i
përgjithshëm është person fizik, emrin e tij të plotë si dhe adresën e banimit
të përhershëm, e cila mund të jetë brenda ose jashtë Kosovës; nëse ortaku
I përgjithshëm është Shoqëri Tregtare, emrin e saj zyrtar si dhe adresën në
Kosovë; nëse ortaku i përgjithshëm është shoqëri e huaj tregtare, emrin zyrtar
dhe adresën e vendit kryesor ku ushtrohet Veprimtaria Ekonomike jashtë
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
30
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
Kosovës;
1.3.6. një dispozitë në të cilën përcaktohet pajtimi i të gjithë Ortakëve të
Përgjithshëm për t’u emëruar në Marrëveshjen e Ortakërisë së Përgjithshme si
ortak të përgjithshëm;
1.3.7.dispozita që rregullojnë qeverisjen ose menaxhimin e Ortakërisë së
Përgjithshme;
1.3.8.dispozita të cilat përcaktojnë dhe specifikojnë kontributet në kapitalin e
Ortakërisë së Përgjithshme për secilin ortak të përgjithshëm;
1.3.9.dispozitat që rregullojnë shpërbërjen vullnetare të Ortakërisë së
Përgjithshme;
1.3.10. dispozita që rregullojnë të gjitha çështjet e tjera të cilat Ortakët
e Përgjithshëm dëshirojnë ti përfshijnë në Marrëveshjen e Ortakërisë së
Përgjithshme.
2. Pavarësisht nga dispozitat e tjera të këtij ligji, shprehimisht përcaktohet se Marrëveshja e
Ortakërisë së Përgjithshme nuk mund të:
2.1. eliminojë ose zvogëlojë të drejtat dhe detyrimet e parapara në nenin 59 të këtij ligji;
ose
2.2. t’i kufizojë apo pengojë në çfarëdo mënyre, të drejtat e një kreditori ose një pale
të tretë kundrejt Ortakërisë së Përgjithshme ose një ortaku të përgjithshëm. Të gjitha
dispozitat e marrëveshjes së Ortakërisë së Përgjithshme që shkelin këtë paragraf janë
të pavlefshme dhe të pa zbatueshme.
Neni 32
Regjistrimi Fillestar i Ortakërisë së Kufizuar
1. Për regjistrimin e Ortakërisë së Kufizuar, Përfaqësuesi i Autorizuarose Përfaqësuesi me
Prokurë duhet të plotësojë dhe dorëzojë në ARBK:
1.1. formularin e përgatitur nga ARBK për këtë qëllim, duke përfshirë të dhënat vijuese:
1.1.1. emri i Përfaqësuesit të Autorizuar të emëruar nga Ortakët e Përgjithshëm
sipas nenit 24 të këtij ligji, si dhe nëse është e aplikueshme, emri dhe adresa
e personit kompetent për pranimin e dokumenteve sipas nenit 25 të këtij ligji;
1.1.2. Informata nëse Ortakët e Përgjithshëm dhe Përfaqësuesit e Autorizuar
janë të autorizuar për të përfaqësuar Ortakërinë e Kufizuar vetëm apo duhet të
veprojnë bashkërisht.
1.2. kopjen e dokumentit personal të identifikimit të Përfaqësuesit të Autorizuar; dhe
1.3. “Marrëveshjen e Ortakërisë së Kufizuar” që përmban:
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
31
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
1.3.1. emrin zyrtar të Ortakërisë së Kufizuar;
1.3.2. emrin tregtar të Ortakërisë së Kufizuar, nëse kërkohet nga Përfaqësuesi
i Autorizuar ose Përfaqësuesi me Prokurë;
1.3.3. adresën e Ortakërisë së Kufizuar në Kosovë;
1.3.4. veprimtarinë e ligjshme ekonomike , që mjafton të përshkruhet si
“veprimtari e ligjshme ekonomike”;
1.3.5. emrin dhe adresën e ortakut të përgjithshëm të Ortakërisë së Kufizuar
ose, nëse Ortakëria e Kufizuar ka më shumë se një ortak të përgjithshëm,
atëherë emrin dhe adresën e secilit ortak të përgjithshëm. Nëse ortaku
i përgjithshëm është person fizik, atëherë duhet të sigurohet emri i plotë i tij
dhe adresa e vendbanimit të përhershëm, që mund të jetë brenda ose jashtë
Kosovës; nëse ortaku i përgjithshëm është Shoqëri Tregtare, emrin zyrtar dhe
adresën në Kosovë; nëse ortaku i përgjithshëm është shoqëri e huaj tregtare,
emrin zyrtar dhe adresën e vendit kryesor ku ushtrohet Veprimtaria Ekonomike
e saj jashtë Kosovës;
1.3.6.një dispozitë në të cilën përcaktohet pajtimi i të gjithë ortakëve të
përgjithshëm për t’u emëruar në Marrëveshjen e Ortakërisë së Kufizuar si ortak
të përgjithshëm;
1.3.7. dispozita që rregullojnë qeverisjen ose menaxhimin e Ortakërisë së
Kufizuar dhe Veprimtarisë Ekonomike të saj;
1.3.8. dispozita të cilat përcaktojnë dhe specifikojnë kontributet në kapitalin e
Ortakërisë së Kufizuar për secilin ortak;
1.3.9. dispozitat që rregullojnë shpërbërjen vullnetare të Ortakërisë së Kufizuar;
dhe
1.3.10. dispozita që rregullojnë të gjitha çështjet e tjera të cilat Ortakët
dëshirojnë ti përfshijnë në Marrëveshjen e Ortakërisë së Kufizuar.
2. Pavarësisht nga dispozitat e tjera të këtij ligji, shprehimisht përcaktohet se Marrëveshja e
Ortakërisë së Kufizuar nuk mund të:
2.1. eliminojë ose zvogëlojë të drejtat dhe detyrimet e parapara në nenin 59 të këtij ligji
që aplikohen në mënyrë analoge edhe për Ortakëritë e Kufizuara; ose
2.2. t’i kufizojë apo pengojë në çfarëdo mënyre, të drejtat e një kreditori ose një pale të
tretë kundrejt Ortakërisë së Kufizuar ose një ortaku të përgjithshëm. Të gjitha dispozitat
e marrëveshjes së Ortakërisë së Kufizuar që shkelin këtë paragraf janë të pavlefshme
dhe të pa zbatueshme.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
32
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
Neni 33
Regjistrimi Fillestar i Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar
1. Për regjistrimin e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar, Përfaqësuesi i Autorizuarose
Përfaqësuesi me Prokurë duhet të plotësojë dhe dorëzojë në ARBK:
1.1. formularin e përgatitur nga ARBK për këtë qëllim, duke përfshirë të dhënat vijuese:
1.1.1. emrat dhe adresat e Aksionarëve dhe Aksioneve të tyre në Shoqëri me
Përgjegjësi të Kufizuar;
1.1.2. emrat dhe adresat e Drejtorëve Menaxhues dhe Përfaqësuesve të tjerë
të Autorizuarose Përfaqësuesve me Prokurë sipas nenit 24 të këtij ligji, si dhe
informatat nëse Drejtorët Menaxhues dhe Përfaqësuesit e tjerë të Autorizuar
ose Përfaqësuesit me Prokurë janë të autorizuar të përfaqësojnë Shoqërinë me
Përgjegjësi të Kufizuar vetëm apo duhet të veprojnë bashkërisht, si dhe nëse
është e aplikueshme, emri dhe adresa e personit kompetent për pranimin e
dokumenteve sipas nenit 25 të këtij ligji;
1.1.3. emrat dhe adresat e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve, nëse Shoqëria me
Përgjegjësi të Kufizuar ka Bord të Drejtorëve.
1.2. kopjen e dokumentit personal të identifikimit të Përfaqësuesit të Autorizuar;
1.3. Statutin e Shoqërisë më Përgjegjësi të Kufizuar që përmban:
1.3.1. emrin zyrtar të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar;
1.3.2. emrin tregtar të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar, nëse kërkohet nga
Përfaqësuesi i Autorizuar ose Përfaqësuesi me Prokurë;
1.3.3. adresa e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar;
1.3.4. veprimtarinë e ligjshme ekonomike, që mjafton të përshkruhet si “veprimtari
e ligjshme ekonomike”;
1.3.5. numri i Drejtorëve Menaxhues të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar;
1.3.6. data e fundit, nëse ajo ekziston, e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar e
cila i nënshtrohet shpërbërjes vullnetare;
1.3.7. do të ketë kategori të ndryshme të aksionarëve me të drejta në ndryshme
të votimit, preferenca të ndryshme rreth shpërbërjes vullnetare së Shoqërisë
me Përgjegjësi të Kufizuar, ose të drejta apo kërkesa të tjera rreth çështjeve të
ndryshme;
1.3.8. të drejtat specifike që i bashkëngjiten një aksioni, apo të një Aksionari,
ndërsa kur të drejtat specifike që i bashkëngjiten një aksioni janë të përcaktuara
dhe janë lëshuar aksione të kategorive të ndryshme, Statuti duhet të specifikojë
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
33
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
përcaktimin e kategorive të ndryshme të aksioneve dhe të drejtat specifike që i
bashkëngjiten kategorisë së aksioneve;
1.3.9. nëse ka Bord të Drejtorëve, numri i anëtarëve të tij, që mund të shprehet
si numër specifik ose si numër maksimal dhe minimal, si dhe nëse është e
nevojshme, edhe përcaktimi për të drejtën e përfaqësimit të Drejtorët Menaxhues;
1.3.10. në rast të pamundësisë për marrjen e një vendimi mbi një çështje nga
aksionarët, Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar i lejon një aksionari të caktuar
që të u’a shesë aksionet e tij një ose më shumë aksionarëve të tjerë në bazë të
kushteve të dakorduara paraprakisht.
1.4 Marrveshje e Inkorporimit, nënshkruar nga themeluesit, që përcakton:
1.4.1.emri zyrtar, dhe emri tregtar nëse ka, si dhe adresa e Shoqërisë me
Përgjegjësi të Kufizuar që themelohet;
1.4.2. emrat dhe vendbanimet apo adresat e themeluesve, nëse themeluesi
është person fizik, emri dhe adresa e plotë e banimit të përhershëm duhet
përfshirë, e që mund të jenë brenda apo jashtë Kosovës; nëse themeluesi është
Shoqëri Tregtare, emri zyrtar dhe adresa në Kosovë; nëse themeluesi është
Shoqëri e Huaj Tregtare, emri zyrtar dhe adresa e vendit kryesor ku ushtrohet
Veprimtaria Ekonomike jashtë Kosovës;
1.4.3. numri i aksioneve, si dhe ndarja e tyre ndërmjet themeluesve;
1.4.4. shumë që duhet paguar për aksionet dhe procedura, koha dhe vendi i
pagesës;
1.4.5. nëse aksioni paguhet me kontribut jo-monetar, njësia e kontributit jo-
monetar dhe metoda e vlerësimit të tij;
1.4.6. informatat mbi Drejtorët Menaxhues si dhe nëse formohet Bordi i
Drejtorëve, mbi anëtarët e tij;
1.4.7. kostot e parapara të themelimit dhe procedura për pagesën e tyre;
1.5. Pas përfundimit të Marveshjës së Inkorporimit, themeluesit gjithashtu duhet të
miratojnë Statutin e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar si shtojcë e Marrveshjës të
Inkorporimit.
1.6. Nëse Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar ka vetëm një themelues, Marrveshja e
Inkorporimit do të zëvendësohet me Aktin e Themelimit nënshkruar nga themeluesi.
2. Statuti i Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar mund të përcaktojë edhe kushte të tjera që
nuk janë në kundërshtim me ligjin. Nëse një dispozitë e Statutit është në kundërshtim me një
dispozitë ligjore, dispozita e ligjit zbatohet.
3. Pavarësisht nga dispozitat e tjera të këtij ligji, shprehimisht përcaktohet se Statuti i Shoqërisë
me Përgjegjësi të Kufizuar nuk mund të përfshijnë dispozita:
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
34
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
3.1. që kufizojnë të drejtat e një aksionari në informacion ose qasje sipas nenit 83 dhe
84 të këtij ligji;
3.2. që eliminojnë ose zvogëlojnë të drejtat dhe detyrimet e përcaktuara në Pjesën e
Dhjetë të këtij ligji;
3.3. që eliminojnë ose zvogëlojnë:
3.3.1. kufizimet lidhur me shpërndarjet e dividendëve për aksionarët sipas
nenit 89 të këtij ligji; ose
3.3.2. përgjegjësinë personale për shkeljen e kufizimeve të parapara në nenin
90 të këtij ligji;
3.4. që në çfarëdo mënyrë i kufizojnë të drejtat, sipas këtij ligji, të kreditorëve ose
palëve të tjera të treta.
Neni 34
Regjistrimi Fillestar i një Shoqërie Aksionare
1. Për regjistrimin e Shoqërisë Aksionare, Përfaqësuesi i Autorizuarose Përfaqësuesi me
Prokurë duhet të plotësojë dhe dorëzojë në ARBK:
1.1. formularin e përgatitur nga ARBK për këtë qëllim, duke përfshirë të dhënat vijuese:
1.1.1. emrat dhe adresat e Aksionarëve dhe Aksionet e tyre në Shoqëri
Aksionare;
1.1.2. emrat dhe adresa te Drejtorë Menaxhues dhe Përfaqësuesit e tjerë të
Autorizuar ose Përfaqësuesit me Prokurë sipas nenit 24 të këtij ligji, si dhe
informatat nëse Drejtorët Menaxhues dhe Përfaqësuesit e tjerë të Autorizuar
janë të autorizuar të përfaqësojnë Shoqërinë Aksionare të vetëm apo duhet
të veprojnë bashkërisht, si dhe nëse është e aplikueshme, emri dhe adresa
e personit kompetent për pranimin e dokumenteve sipas nenit 25 të këtij ligji;
1.1.3. emrat dhe adresat e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve;
1.1.4. shuma e Kapitalit Themeltar të Shoqërisë Aksionare.
1.2. kopjen e dokumentit personal të identifikimit të Përfaqësuesit të Autorizuar;
1.3. Statutin e Shoqërisë Aksionare;
1.4. Marrveshjen e Inkorporimit.
2. Statuti i Shoqërisë Aksionare i dorëzuar sipas paragrafit 1 nën paragrafi 1.3 i këtij neni duhet
të përmbajë:
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
35
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
2.1. emrin zyrtar të shoqërisë aksionare;
2.2. emrin tregtar të shoqërisë aksionare, nëse kërkohet nga Përfaqësuesi i Autorizuar
ose Përfaqësuesi me Prokurë;
2.3. adresën e shoqërisë aksionare;
2.4. veprimtarinë e ligjshme ekonomike, që mjafton të përshkruhet si “veprimtari e
ligjshme ekonomike”;
2.5. numri i anëtarëve të Bordit të Drejtorëve dhe Drejtorëve Menaxhues të Shoqërisë
Aksionare;
2.5.1 numri i anëtarëve të Bordit të drejtorëve të shoqërisë aksionare duhet të
përmbajë edhe kuoten prej dyzet përqind (40%) pjesëmarrje të grave në Bord;
2.5.2 zbatimi i kësaj kuote duhet të filloj jo më vonë se gjashtë (6) muaj pas
miratimit të Ligjit;
2.5.3. pas dy (2) viteve të zbatimit të ligjit, kuota gjinore fillon aplikimin e saj në
pesëdhjetë përqind (50%).
2.5.4 sanksionet për mospërfillje të kësaj kuote, do të përcaktohen me akte
nënligjore të cilat burojnë nga ky ligj.
2.6. për aksionet e thjeshta të Shoqërisë Aksionare:
2.6.1. vlerën nominale sipas secilit aksion për aksionet e thjeshta të Shoqërisë
Aksionare;
2.6.2. numrin e aksioneve nga aksionet e thjeshta të cilat do të emetohen në
kohën e regjistrimit të Shoqërisë Aksionare;
2.6.3. numrin maksimal të aksioneve nga aksionet e thjeshta të cilat Shoqëria
Aksionare është e autorizuar t’i emetojë.
2.7. nëse janë autorizuar një ose më shumë kategori të aksioneve të privilegjuara,
atëherë një përshkrim për secilën kategori, i cili paraqet:
2.7.1. vlerën nominale sipas aksionit të secilës kategori;
2.7.2. dividendët, të drejtën e votimit dhe të drejtat e tjera që ndërlidhen me atë
kategori;
2.7.3. numrin e aksioneve të kategorisë në fjalë që do të emetohen në kohën e
regjistrimit të Shoqërisë Aksionare;
2.7.4. numrin maksimal të aksioneve të kategorisë në fjalë që Shoqëria Aksionare
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
36
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
është e autorizuar ti emetojë.
2.8. shumën e kapitalit themeltar të Shoqërisë Aksionare;
2.9. nëse është e zbatueshme:
2.9.1. numrin dhe llojin e secilit aksion i cili do të emetohet për kompensim jo-
monetar, në kohën e regjistrimit të Shoqërisë Aksionare;
2.9.2. një përshkrim të natyrës së kompensimit të tillë jo-monetar; dhe
2.9.3. emrin dhe adresën e secilit person ose Shoqëri Tregtare që ofron këtë
kompensim;
2.9.4. kohëzgjatjen e Shoqërisë Aksionare, përveç kur kjo është e pakufizuar.
3. Përveç kërkesave të detyrueshme të përcaktuara në paragrafin 2 të këtij neni, statuti i
Shoqërisë Aksionare po ashtu mund të përfshijë edhe një ose më shumë dispozita që:
3.1. u sigurojnë aksionarëve të drejtën ekskluzive për të përgatitur, ndryshuar dhe/ose
shfuqizuar rregulloret e Shoqërisë Aksionare;
3.2. i sigurojnë Bordit të Drejtorëve të drejtën për të vendosur nëse Shoqëria Aksionare
do të emetojë aksionet e lejuara por të pa-emetuara dhe afatet për këtë;
3.3. e autorizojnë Bordin e Drejtorëve për deklarimin dhe pagimin e dividendëve, duke
marrë parasysh kufizimet e përcaktuara në nenin 156 të këtij ligji;
3.4. e zhvleftësojnë njërën nga kërkesat specifike të këtij ligji, që kërkon miratimin e një
çështje me dy të tretat (2/3) e aksioneve me të drejtë vote, nëse dispozita përkatëse
e statutit parasheh se çështja duhet të vendoset me një përqindje më të madhe se
pesëdhjetë (50%) të aksioneve me të drejtë vote;
3.5. vendosin çfarëdo kërkese tjetër të veçantë të votimit;
3.6. vendosin kushte ose kërkesa në lidhje me përmbajtjen e rregullave të Shoqërisë
Aksionare.
3.7. rregullojnë kohën, vendet dhe procedurat për Kuvendin e Aksionarëve dhe
mbledhjet e Bordit të Drejtorëve;
3.8. rregullojnë të drejtat dhe procedurat që duhen respektuar nga Shoqëria Aksionare
gjatë votimit të Aksionarëve në Kuvend, apo gjatë votimit të Drejtorëve në mbledhje;
3.9. përcaktojnë format e certifikatave të Aksionit.
4. Marrveshja e Inkorporimit i Shoqërisë Aksionare, i dorëzuar sipas paragrafit 1, nën-paragrafit
1.4 të këtij neni, nënshkruar nga themeluesit, duhet të përmbajë:
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
37
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
4.1. emri zyrtar, dhe Emri Tregtar nëse ka, si dhe adresa e Shoqërisë Aksionare që
themelohet;
4.2. emri dhe adresa e secilit themelues të Shoqërisë Aksionare; nëse themeluesi është
person fizik, emri i plotë dhe adresa e banimit të përhershëm duhen shënuar, që mund
të jetë brenda apo jashtë Kosovës; nëse themeluesi është Shoqëri Tregtare, emri zyrtar
dhe adresa në Kosovë; nëse Themeluesi është Shoqëri e Huaj Tregtare, emri zyrtar
dhe adresa e vendit kryesor ku ushtrohet Veprimtaria Ekonomike jashtë Kosovës;
4.3. shuma e Kapitalit Themeltar të Shoqërisë Aksionare;
4.4. numri i aksioneve, si dhe ndarja e tyre mes themeluesve, si dhe me lëshimin e më
shumë se një kategorie aksionesh, denominimin e tyre dhe të drejtat që i bashkëngjiten
aksioneve;
4.5. shuma që duhet paguar për aksione si dhe procedura, koha dhe vendi i pagesës;
4.6. nëse aksioni paguhet me kontribut jo-monetar, njësia e kontributit jo-monetar dhe
metoda e vlerësimit të saj;
4.7. emri dhe adresa e Drejtorëve Menaxhues fillestarë dhe anëtarëve të Bordit të
Drejtorëve;
4.8. shuma, apo një vlerësim i shumës, së të gjitha shpenzimeve të pagueshme nga
Shoqëria Aksionare ose që mund t’i ngarkohen asaj për arsye të punës së kryer për
regjistrimit dhe themelimit të saj;
4.9. nëse është e aplikueshme, përshkrimi i ndonjë përparësie të posaçme që i
është dhënë ndonjë Personi apo Shoqërie Tregtare që është angazhuar në punë për
regjistrimin dhe themelimin e Shoqërisë Aksionare.
5. Pas përfundimit të Marrveshjës eë Inkorporimit, themeluesit gjithashtu duhet të miratojnë
Statutin e Shoqërisë Aksionare si shtojcë e Marrveshjës të Inkorporimit.
6. Nëse Shoqëria Aksionare ka një themelues, Marrveshja e Inkorporimit duhet të zëvendësohet
me një Akt Themelimi të nënshkruar nga themeluesi.
KAPITULLI VI
REGJISTRIMI FILLESTAR I SUBJEKTEVE TË TJERA
Neni 35
Regjistrimi Fillestar i Degës së Shoqërisë së Huaj Tregtar
1. Shoqëria e Huaj Tregtare mund të angazhohet në Veprimtari Ekonomike në Kosovë përmes
regjistrimit të një Dege të Shoqërisë së Huaj Tregtare.
2. Për regjistrimin e degës në Kosovë, Përfaqësuesi i Autorizuarose Përfaqësuesi me Prokurë
i Shoqërisë së Huaj Tregtare duhet të dorëzojë në ARBK:
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
38
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
2.1. formularin e përgatitur nga ARBK për këtë qëllim, që përmban emrat e
Përfaqësuesve të Autorizuar sipas nenit 24 të këtij ligji, të cilët janë të autorizuar të
përfaqësojnë Degën e Shoqërisë së Huaj Tregtare në transaksione me palë të treta
dhe në procedura ligjore dhe informata nëse Përfaqësuesit e tillë të Autorizuar janë të
autorizuar të përfaqësojnë Degën e Shoqërisë së Huaj Tregtare vetëm apo duhet të
veprojnë bashkërisht, si dhe nëse është e aplikueshme, emri dhe adresa e personit
kompetent për pranimin e dokumenteve sipas nenit 25 të këtij ligji;
2.2. kopjen e dokumentit personal të identifikimit të Përfaqësuesit të Autorizuar ose
Përfaqësuesi me Prokurë;
2.3. Certifikatën e regjistrimit të Shoqërisë së Huaj Tregtare në vendin e origjinës ose
dokumentin ekuivalent që dëshmon regjistrimin, në origjinal apo e noterizuar, që duhet
të jetë jo më e vjetër se tre (3) muaj nga data e lëshimit dhe që provon themelimin e
rregullt të shoqërisë së huaj tregtare në vendin e origjinës. Nëse sipas legjislacionit
në fuqi në vendin e origjinës të Shoqërisë së Huaj Tregtare ekziston mundësia e
shtypjes së certifikatës së regjistrimit ose dokumentit ekuivalent nga regjistri elektronik
i shoqërive tregtare të vendit të origjinës, atëherë ajo kopje konsiderohet kopje zyrtare
dhe kërkesa për noterizim nuk është e aplikueshme. Nëse certifikata ose ekstrakti nuk
janë në gjuhën shqipe, serbe apo angleze, ajo duhet të përkthehet në njërën nga këto
tri gjuhë dhe përkthimi duhet të jetë nga përkthyesi i autorizuar. Verifikimi i certifikatës
së regjistrimit ose dokumentit ekuivalent bëhet nga ARBK duke iu referuar regjistrit
elektronik të shoqërive tregtare në vendin e origjinës të Shoqërisë së Huaj Tregtare;
2.4.Vendimin për Krijimin e Degës së Shoqërisë së Huaj Tregtare në Kosovë.
3. Vendimi për Krijimin e Degës së Shoqërisë së Huaj Tregtare në Kosovë duhet të përfshijë:
3.1. emrin zyrtar të Shoqërisë së Huaj Tregtare;
3.2 regjistri në të cilin është regjistruar Shoqëria e Huaj Tregtare dhe numri i regjistrimit
nëse regjistrimi në regjistër parashihet me ligjin e vendit amë;
3.3 adresën në Kosovë;
3.4. veprimtarinë e ligjshme ekonomike, që mjafton të përshkruhet si “veprimtari e
ligjshme ekonomike”;
3.5. emrin dhe adresën, që mund të jetë brenda ose jashtë Kosovës, të secilit nga
drejtuesit, duke përfshirë, nëse është e zbatueshme, të gjithë ortakët e përgjithshëm,
menaxherët e lartë, drejtorët, dhe/ose aksionarët që kanë pesë (5%) ose më shumë
nga aksione direkte ose të votimit në Shoqërinë e Huaj Tregtare;
3.6 emrat dhe adresat e Përfaqësuesve të Autorizuar si dhe informata nëse Përfaqësuesit
e Autorizuar janë të autorizuar të përfaqësojnë Degën e Shoqërisë së Huaj Tregtare
vetëm apo nëse duhet të veprojnë bashkërisht;
3.7. një deklaratë me të cilën Shoqëria e Huaj Tregtare pajtohet që në adresën e
përcaktuar në nën-paragrafin 3.3 të paragrafit 3 të këtij neni të mbajë, libra dhe të dhëna
të ndara financiare që kanë të bëjnë me Veprimtarinë Ekonomike të saj në Kosovë;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
39
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
3.8. të gjitha informatat tjera që shoqëria e huaj tregtare është e obliguar t’i paraqesë
sipas ligjit.
4. Asgjë në këtë nen ose në një dokument të paraqitur në regjistër nuk duhet të interpretohet
ose të zbatohen në një mënyre e cila e pengon të drejtën e Shoqërisë së Huaj Tregtare, e drejtë
kjo e cila është themeluar në bazë të një kontrate të lidhur me një palë të tretë:
4.1 që ajo kontratë të rregullohet dhe interpretohet në bazë të ligjit të një juridiksionit të
huaj; dhe/ose
4.2 që të gjitha pretendimet të cilat dalin nga ajo kontratë të vendosen nga një gjykatë
e huaj ose përmes një procedure të arbitrazhit të kryer brenda ose jashtë Kosovës.
5. Të gjitha Shoqëritë e Huaja Tregtare që ushtrojnë Veprimtari Ekonomike në Kosovë përmes
degës, duhet të mbajnë në adresën e tyre në Kosovë, librat dhe të dhënat të ndara financiare
që kanë të bëjnë me Veprimtarinë Ekonomike të tyre në Kosovë.
6. Dega e Shoqërisë së Huaj Tregtare nuk është person juridik i ndarë ose i veçantë nga
Shoqëria e Huaj Tregtare që e ka themeluar atë.
7. Shoqëria e Huaj Tregtare është e obliguar të emërojë Përfaqësues të Autorizuar apo disa
Përfaqësues të Autorizuar të Degës, që duhen regjistruar në ARBK. Shoqëria e Huaj Tregtare
në çdo kohë mund të anulojë të drejtat që i janë dhënë Përfaqësuesit të Autorizuar.
8. Përfaqësuesi i Autorizuar i Degës së Shoqërisë së Huaj Tregtare mund të përfaqësojë
Shoqërinë e Huaj Tregtare në të gjitha marrëdhëniet e saj me palë të treta. Në rast të emërimit
të disa Përfaqësuesve të Autorizuar, secili prej tyre mund të përfaqësojë Shoqërinë e Huaj
Tregtare në të gjitha transaksionet përveç nëse Shoqëria e Huaj Tregtare ka vendosur që të
gjithë apo vetëm disa prej tyre mund të përfaqësojnë bashkërisht Shoqërinë e Huaj Tregtare.
Përfaqësimi i përbashkët vlen në lidhje me palët e treta vetëm nëse regjistrohet në Regjistër
dhe publikohet nga ARBK.
9. Kufizimet të tjera të drejtës së përfaqësimit të Shoqërisë së Huaj Tregtare përveç atyre që
janë përcaktuar me paragrafin 8 të këtij neni nuk janë të vlefshme ndaj palëve të treta.
Neni 36
Regjistrimi i Zyrës së Përfaqësisë të Shoqërisë së Huaj Tregtare
1. Shoqëria e Huaj Tregtare mund të krijojë Zyrë të Përfaqësisë në Kosovë përmes regjistrimit
të saj në ARBK.
2. Zyra e Përfaqësisë nuk mund të angazhohet në Veprimtari Ekonomike në Kosovë dhe
mund të regjistrohet vetëm për kryerjen e hulumtimeve të tregut, angazhimin në aktivitete të
marketingut dhe promocionale si dhe përfaqësimin e Shoqërisë së Huaj Tregtare.
3. Zyra e Përfaqësisë nuk është person juridik dhe konsiderohet pjesë e Shoqërisë së Huaj
Tregtare.
4. Kërkesat, kushtet dhe procedurat për regjistrimin fillestar dhe ndryshimin e mëpasshëm të
të dhënave për Zyra të Përfaqësisë të Shoqërive të Huaja Tregtare si dhe rregullimi i zyrave
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
40
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
ekzistuese të përfaqësive përcaktohen me akt nënligjor që miratohet nga Qeveria.
KAPITULLI VII
NDRYSHIMI I TË DHËNAVE NË REGJISTËR
Neni 37
Ndryshimi dhe Plotësimi i të Dhënave të Biznesit Individual
1. Nëse ka ndryshime në të dhënat të cilat janë regjistruar në ARBK për Biznesin Individual
ose nëse Pronari dëshiron që ti ndryshojë këto të dhëna, Pronari ose Përfaqësuesi me Prokurë
duhet të plotësojë formularin ose formularët përkatës të përgatitur nga ARBK për këtë qëllim.
2.Ndryshimet dhe plotësimet në dokumentet dhe informatat e përmendura nënën-paragrafin 1
të nenit 22 të këtij ligji mund të përdoren nga Biznesi Individual ndaj palëve të treta vetëm pas
publikimit të tyre në pajtim me nenin 22 të këtij ligji, përveç nëse Biznesi Individual dëshmon që
palët e treta kanë pasur njohuri për këtë.
Neni 38
Ndryshimi dhe Plotësimi i të Dhënave të Marrëveshjes së Ortakërisë së Përgjithshme
1. Nëse ka ndryshime në të dhënat e regjistruara ose në Marrëveshjen e Ortakërisë së
Përgjithshme të dorëzuar në ARBK, ose nëse Ortakët e Përgjithshëm dëshirojnë të ndryshojnë
të dhënat e regjistruara ose Marrëveshjen, Përfaqësuesi i Autorizuarose Përfaqësuesi me
Prokurë duhet të plotësojë dhe dorëzojë në ARBK formularin ose formularët përkatës të
përgatitur nga ARBK për këtë qëllim.
2. Formularit ose formularëve përkatës i bashkëngjitet një kopje e vendimit e miratuar nga Ortakët
e Përgjithshëm për ndryshimin dhe plotësimin e të dhënave ose Marrëveshjes së Ortakërisë së
Përgjithshme si dhe, nëse ndryshimet janë bërë në Marrëveshjen e Ortakërisë së Përgjithshme,
atëherë teksti i plotë i Marrëveshjes së Ortakërisë së Përgjithshme, me ndryshime.
3. Vendimi i Ortakëve të Përgjithshëm përmban:
3.1. emrin zyrtar të Ortakërisë së Përgjithshme dhe numrin unik të identifikimit;
3.2. emrin tregtar të Ortakërisë së Përgjithshme, nëse ka;
3.3. tekstin e secilit ndryshim dhe plotësim;
3.4. datën e miratimit të secilit ndryshim dhe plotësim nga ortakët e përgjithshëm;
3.5. një dispozitë në të cilën deklarohet se ndryshimi ose plotësimi është miratuar nga
ortakët e përgjithshëm në pajtim me:
3.5.1. këtë ligj; dhe
3.5.2.Marrëveshjen e Ortakërisë së Përgjithshme.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
41
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
4. Ndryshimet dhe plotësimet hyjnë në fuqi menjëherë pas regjistrimit të formularit ose
formularëve përkatës dhe dokumenteve të nevojshme të bashkangjitura dhe publikimit të këtyre
ndryshimeve.
5. Ndryshimet në dokumentet dhe informatat e përmendura nënën-paragrafin 1 të nenit 22 të
këtij ligji mund të përdoren nga Ortakëria e Përgjithshme ndaj palëve të treta vetëm pas zbulimit
të tyre në pajtim me nenin 22 të këtij ligji, përveç nëse Ortakëria e Përgjithshme provon që palët
e treta kanë pasur njohuri për këtë.
Neni 39
Ndryshimi dhe Plotësimi i të Dhënave të Marrëveshjes së Ortakërisë së Kufizuar
1. Nëse ka ndryshime në të dhënat e regjistruara ose në Marrëveshjen e Ortakërisë së Kufizuar
të dorëzuar në ARBK, ose nëse Ortakët dëshirojnë t’i ndryshojnë të dhënat ose Marrëveshjen
e Ortakërisë së Kufizuar, Përfaqësuesi i Autorizuarose Përfaqësuesi me Prokurë duhet të
dorëzojë në ARBK formularin ose formularët përkatës të përgatitur nga ARBK për këtë qëllim.
2. Formularit ose formularëve përkatës i bashkëngjitet një kopje e vendimit të miratuar nga
Ortakët për ndryshimin dhe plotësimin e të dhënave ose Marrëveshjes së Ortakërisë së Kufizuar
si dhe nëse ndryshimet janë bërë në Marrëveshjen e Ortakërisë së Përgjithshme, atëherë teksti
i plotë i Marrëveshjes së Ortakërisë së Kufizuar, me ndryshime.
3. Vendimi i Ortakëve përmban:
3.1 emrin zyrtar të Ortakërisë së Kufizuar dhe numrin unik të identifikimit;
3.2 emrin tregtar të Ortakërisë së Kufizuar, nëse ka;
3.3 tekstin e secilit ndryshim dhe plotësim të miratuar;
3.4 datën e miratimit të secilit ndryshim dhe plotësim nga Ortakët;
3.5 një dispozitë në të cilën deklarohet se ndryshimet janë miratuar në mënyrë të
rregullt dhe në pajtim me:
3.5.1 këtë ligj, dhe
3.5.2 Marrëveshjen e Ortakërisë së Kufizuar.
4. Ndryshimet dhe plotësimet hyjnë në fuqi pas regjistrimit të formularit ose formularëve përkatës
dhe dokumenteve të bashkangjitura dhe publikimit të këtyre ndryshimeve.
5. Ndryshimet në dokumentet dhe informatat e përmendura nënën-paragrafin 1 të nenit 22 të
këtij ligji mund të përdoren nga Ortakëria e Kufizuar ndaj palëve të treta vetëm pas publikimit
në pajtim me nenin 22 të këtij ligji, përveç nëse Ortakëria e Kufizuar dëshmon që palët e treta
kanë pasur njohuri për të.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
42
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
Neni 40
Ndryshimi i të dhënave të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar

1. Nëse ka ndryshime në të dhënat e regjistruara, apo në Statutin e Shoqërisë me Përgjegjësi
të Kufizuar të dorëzuar në ARBK, ose nëse aksionarët dëshirojnë ti ndryshojnë të dhënat e
regjistruara, apo Statutin e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar, Përfaqësuesi i Autorizuarose
Përfaqësuesi me Prokurë duhet të dorëzojë në ARBK formularin ose formularët përkatës të
përgatitur nga ARBK për këtë qëllim.
2. Formularit ose formularëve përkatës i bashkëngjitet një kopje e vendimit të miratuar nga
aksionarët për ndryshimin dhe plotësimin e të dhënave ose Statutit të Shoqërisë me Përgjegjësi
të Kufizuar si dhe nëse ndryshimet janë bërë në Statutin e Shoqërisë me Përgjegjësi të
Kufizuar, atëherë bashkëngjitet teksti i plotë i Statutit të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar,
me ndryshime.
3. Aplikacioni për ndryshim dhe plotësim do të përmbajë:
3.1. emrin zyrtar të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar dhe numrin unik të identifikimit;
3.2. emrin tregtar të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar, nëse ka;
3.3. nëse Statuti ndryshohet, tekstin e plotë të Statutit të ndryshuar;
3.4. nëse emërohen Drejtorë të rinj Menaxhues apo anëtarë të rinj të Bordit të Drejtorëve
apo emërohet Përfaqësuesi i ri i Autorizuar, emrat dhe adresat e personave të emëruar
dhe informata nëse ata janë të autorizuar të përfaqësojnë Shoqërinë me Përgjegjësi të
Kufizuar vetëm apo duhet të veprojnë bashkërisht;
3.5. nëse kërkohet vendimi i Aksionarëve për ndryshim, datën e miratimit të secilit
ndryshim dhe plotësim nga aksionarët.
4. Pavarësisht efektit juridik të listës së Aksionarëve të mbajtur nga Shoqëria me Përgjegjësi
të Kufizuar në pajtim me nenin 83 të këtij ligji si dhe vlefshmërinë e marrëveshjes së bartjes së
aksioneve, Drejtorët Menaxhues, menjëherë pas ndryshimit të listës së Aksionarëve, duhet të
ndryshojnë edhe të dhënat në lidhje me Aksionarë te regjistruar në ARBK.
5. Nëse të gjitha aksionet në një Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar i përkasin një aksionari të
vetëm, ose nëse përveç një aksionari të vetëm, aksionet e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar
janë në pronësi vetëm të vetë Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar, Drejtorët Menaxhues
menjëherë duhet t’i dorëzojnë njoftimin përkatës ARBK-së. Njoftimi duhet të përmbajë emrin
apo emrin zyrtar, adresën dhe numrin e identifikimit personal apo Numrin Unik të Identifikimit të
aksionarit të vetëm. Njoftimi duhet të publikohet sipas nenit 22 të këtij ligji. Drejtorët Menaxhues
mbajnë bashkërisht dhe ndaras përgjegjësi për dëmet që shkaktohen nga shkelja e këtij obligimi
për njoftim.
Neni 41
Ndryshimi dhe Plotësimi i të Dhënave, Statutit të Shoqërisë Aksionare
1. Nëse ka ndryshime në të dhënat e regjistruara, apo në Statutin e Shoqërisë Aksionare, ose
nëse aksionarët me të drejtë vote dëshirojnë ta ndryshojnë të dhënat, apo Statutin e Shoqërisë
Aksionare, Përfaqësuesi i Autorizuarose Përfaqësuesi me Prokurë duhet të plotësojë dhe
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
43
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
dorëzojë në ARBK formularin ose formularët përkatës të përgatitur nga ARBK për këtë qëllim.
2. Formularit ose formularëve përkatës i bashkëngjitet një kopje e vendimit e miratuar nga
Aksionarët votues për ndryshimin dhe plotësimin e të dhënave ose ndryshimin dhe plotësimin
e Statutit të Shoqërisë Aksionare dhe nëse ka ndryshime në Statutin e Shoqërisë Aksionare
atëherë duhet të bashkangjitet teksti i plotë i Statutit të Shoqërisë Aksionare, me ndryshimet e
tij.
3. Aplikacioni për regjistrimin e ndryshimeve përmban:
3.1.emrin zyrtar të Shoqërisë Aksionare dhe numrin unik të identifikimit;
3.2. emrin tregtar të Shoqërisë Aksionare, nëse është e aplikueshme;
3.3. nëse ndryshohet Statuti, teksti i plotë i Statutit të ndryshuar;
3.4. nëse emërohen Drejtorë të rinj Menaxhues apo anëtarë të rinj të Bordit të Drejtorëve
apo emërohet Përfaqësuesi i ri i Autorizuar, emrat dhe adresat e personave të emëruar
dhe informata nëse ata janë të autorizuar të përfaqësojnë Shoqërinë Aksionare vetëm
apo duhet të veprojnë bashkërisht;
3.5. nëse kërkohet vendimi i Aksionarëve për ndryshime, data e miratimit të secilit
ndryshim e plotësim nga Aksionarët.
4. Pavarësisht efektit juridik të listës së Aksionarëve të mbajtur nga Shoqëria Aksionare në
pajtim me nenin 134 të këtij ligji si dhe vlefshmërisë së marrëveshjes së bartjes së aksioneve,
Drejtorët Menaxhues menjëherë pas ndryshimit të listës së Aksionarëve duhet të ndryshojnë
edhe të dhënat në lidhje me Aksionarët e regjistruar në ARBK.
5. Nëse të gjitha aksionet në një Shoqëri Aksionare i përkasin një aksionari të vetëm, ose nëse
përveç një aksionari të vetëm, aksionet e Shoqërisë Aksionare janë në pronësi vetëm të vetë
Shoqërisë Aksionare, Përfaqësuesi i Autorizuarose Përfaqësuesi me Prokurë menjëherë duhet
t’i dorëzojnë njoftimin përkatës ARBK-së. Njoftimi duhet të përmbajë emrin apo emrin zyrtar,
adresën dhe numrin e identifikimit personal apo Numrin Unik të Identifikimit të aksionarit të
vetëm. Njoftimi duhet të publikohet sipas nenit 22 të këtij ligji. Përfaqësuesit e Autorizuarmbajnë
bashkërisht dhe ndaras përgjegjësi për dëmet që shkaktohen nga shkelja e këtij obligimi për
njoftim.
Neni 42
Ndryshimi dhe Plotësimi i të Dhënave për Degën e Shoqërisë së Huaj Tregtare
1. Nëse ka ndryshime në të dhënat e paraqitura në ARBK për regjistrimin e Degës së Shoqërisë
së Huaj Tregtare, Përfaqësuesi i Autorizuarose Përfaqësuesi me Prokurë duhet të dorëzojë në
ARBK formularin ose formularët përkatës të përgatitur nga ARBK për këtë qëllim.
2. Formularit ose formularëve përkatës i bashkëngjitet një kopje e vendimit të miratuar nga
organet përkatëse të Shoqërisë së Huaj Tregtare që do të përmbajë:
2.1. emrin e degës së Shoqërisë së Huaj Tregtare dhe numrin e regjistrimit;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
44
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
2.2. regjistrin në të cilin është shënuar Shoqëria e Huaj Tregtare, si dhe numrin e
regjistrimit nëse shënimi në regjistër është paraparë më ligjin e vendit amë;
2.3. tekstin e secilit ndryshim dhe plotësim;
2.4. datën e miratimit ose autorizimit të secilit ndryshim dhe plotësim;
2.5. një dispozitë në të cilën deklarohet se ndryshimet janë miratuar ose autorizuar
në mënyrë të rregullt dhe në pajtim me dokumentet e qeverisjes së brendshme si dhe
ligjeve të vendit të themelimit;
2.6 nëse emërohet Përfaqësuesi i ri i Autorizuar, emri dhe adresa e Përfaqësuesit të
Autorizuar, si dhe në rast të më shumë se një Përfaqësuesi të Autorizuar, informatat
nëse ata janë të autorizuar të përfaqësojnë Shoqërinë e Huaj Tregtare si të vetëm apo
duhet të veprojnë bashkërisht.
3. Përfaqësuesi i Autorizuarose Përfaqësuesi me Prokurë duhet t’i bashkëngjisë formularit ose
formularëve përkatës tekstin me ndryshime dhe plotësime të çfarëdo dokumenti që kërkohet të
ndryshohet.
Neni 43
Ndryshimi dhe Plotësimi i të Dhënave për Ndërmarrjet Publike, Ndërmarrjet Shoqërore
dhe Format Tjera të Organizimit të Krijuara me Ligje të Veçanta
1. Procedura dhe përmbajtja e dokumentacionit të nevojshëm për ndryshimin e të dhënave të
regjistruara të Ndërmarrjeve Publike dhe Ndërmarrjeve Shoqërore është e njëjtë me procedurën
dhe përmbajtjen e përcaktuar në nenin 40 dhe 41 të këtij ligji.
2. Procedura dhe përmbajtja e dokumentacionit të nevojshëm për ndryshimin e të dhënave të
regjistruara për format tjera të organizimit të krijuara me ligje të veçanta do të përcaktohet në
ato ligje të veçanta ose aktet nënligjore të miratuara sipas atyre ligjeve të veçanta.
Neni 44
Aplikimi për Regjistrim të Bashkimit dhe Ndarjes së Korporatave
1. Nëse dy ose më shumë Korporata dëshirojnë të bashkohen, secila Korporatë duhet të
dorëzojë në ARBK pas përmbushjes së procedurave nga Pjesa Tetë e këtij ligji:
1.1.marrëveshjen e bashkimit;
1.2.planin për bashkim, siç është paraparë në Pjesën Tetë të këtij ligji; dhe
1.3. statutin e Korporatës së mbetur ose Korporatës së re e cila krijohet me bashkim.
2. Bashkimi hyn në fuqi në datën kur planet dhe statuti regjistrohen dhe publikohen nga ARBK-
ja.
3. Aplikimi për regjistrimin e ndarjes së kryer sipas këtij ligji duhet të ketë përmbajtjen dhe të
dorëzohet në pajtim me nenin 248 të këtij ligji.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
45
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
4. Asgjë në këtë nen ose në këtë ligj nuk mund të interpretohet ose të zbatohet në një mënyrë
që e ndryshon ose pengon ndonjë dispozitë ose kërkesë të paraparë në ndonjë ligj tjetër që
kufizon, ndalon ose rregullon bashkimet apo ndarjet.Është përgjegjësi ligjore e Korporatave
përkatëse për të siguruar që këto dispozita dhe kërkesa të përmbushen plotësisht para dorëzimit
në ARBK të dokumentevetë përcaktuara në paragrafin 1 ose 3 të këtij neni.
5. ARBK nuk është e autorizuar që të refuzojë regjistrimin e një bashkimi apo ndarjeje që është
bërë në bazë të dispozitave ose kërkesave që dalin nga një ligj tjetër; përveç nëse ARBK
shprehimisht urdhërohet që ta refuzojë regjistrimin e një bashkimi apo ndarjeje nga gjykata ose
një autoritet kompetent publik që është përgjegjës për zbatimin e dispozitave ose kërkesave të tilla.
KAPITULLI VIII
ÇREGJISTRIMI I SHOQËRISË TREGTARE NË ARBK DHE PROCEDURA ANKIMORE
Neni 45
Çregjistrimi
1. Çregjistrimi i Biznesit Individual bëhet përmes plotësimit të formularit ose formularëve
përkatës të përgatitur nga ARBK për këtë qëllim, të cilit duhet ti bashkëngjiten si vijon:
1.1.Kopja e dokumentit të identifikimit të Përfaqësuesit të Autorizuar ose Përfaqësuesi
me Prokurë;
1.2. Vërtetimi nga autoriteti përkatës tatimor për pagimin e të gjitha borxheve tatimore
të mbetura.
2. Çregjistrimi i Ortakërisë së Përgjithshme bëhet përmes plotësimit të formularit ose formularëve
përkatës të përgatitur nga ARBK për këtë qëllim, të cilit duhet t’i bashkëngjiten si vijon:
2.1. Kopja e dokumentit të identifikimit të Përfaqësuesit të Autorizuar ose Përfaqësuesi
me Prokurë;
2.2.Vendimit për çregjistrimin e Ortakërisë së Përgjithshme të miratuar në pajtim me
Marrëveshjen e Ortakërisë së Përgjithshme ose sipas legjislacionit në fuqi;
2.3. Vërtetimi nga autoriteti përkatës tatimor për pagimin e të gjitha borxheve tatimore
të mbetura.
3. Çregjistrimi i Ortakërisë së Kufizuar bëhet përmes plotësimit të formularin ose formularëve
përkatës të përgatitur nga ARBK për këtë qëllim, të cilit duhet ti bashkëngjiten si vijon:
3.1. Kopja e dokumentit të identifikimit të Përfaqësuesit të Autorizuar ose Përfaqësuesi
me Prokurë;
3.2. Vendimin për çregjistrimin e Ortakërisë së Kufizuar të miratuar në pajtim
Marrëveshjen e Ortakërisë së Kufizuar ose sipas legjislacionit në fuqi;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
46
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
3.3 Vërtetimi nga autoriteti përkatës tatimor për pagimin e të gjitha borxheve tatimore
të mbetura.
4. Çregjistrimi i Korporatës kryhet përmes plotësimit të formularit ose formularëve përkatës të
përgatitur nga ARBK për këtë qëllim, të cilit duhet ti bashkëngjiten si vijon:
4.1. Kopja e dokumentit të identifikimit të Përfaqësuesit të Autorizuar ose Përfaqësuesi
me Prokurë;
4.2.Vendimit për çregjistrimin e Korporatës të miratuar në pajtim me Statutin,
Marrëveshjen dhe/ose Rregulloret e saj pas përmbylljes së procedurave të shpërbërjes
vullnetare ose falimentimit sipas këtij ligji ose ligjit në fuqi për falimentimin;
4.3. Vërtetimi nga autoriteti përkatës tatimor për pagimin e të gjitha borxheve tatimore
të mbetura.
4.4. Vërtetimi nga gjykata kompetente së shoqëria tregtare nuk është në procedurë
gjyqësore;
5. Çregjistrimi i Degës ose Zyrën e Përfaqësisë së Degës së Shoqërisë së Huaj Tregtare
ose Zyrës së Përfaqësisë kryhet përmes plotësimit të formularit ose formularëve përkatës të
përgatitur nga ARBK për këtë qëllim, të cilit duhet ti bashkëngjiten si vijon:
5.1. Kopja e dokumentit të identifikimit të Përfaqësuesit të Autorizuar ose Përfaqësuesi
me Prokurë;
5.2. Vendimi për çregjistrimin e Degës ose Zyrës së Përfaqësisë të Shoqërisë së Huaj
Tregtare të miratuar në pajtim me dokumentet e brendshme të qeverisjes të Shoqërisë
së Huaj Tregtare ose sipas legjislacionit në fuqi;
5.3. Vërtetimi nga autoriteti përkatës tatimor për pagimin e të gjitha borxheve tatimore
të mbetura, nëse është e aplikueshme.
5.4. Vërtetimi nga gjykata kompetente së shoqëria tregtare nuk është në procedurë
gjyqësore;
6. Procedurat e çregjistrimit të Shoqërive Tregtare dhe subjekteve të tjera që kërkohet të
regjistrohen në ARBK mund të përcaktohen më hollësisht nëpërmjet një akti nënligjor të miratuar
nga Ministri sipas këtij ligji.
7. Me përfundimin e procedurave të parapara për çregjistrimin e Shoqërisë Tregtare apo
subjekteve të tjera që kërkohet të regjistrohen në ARBK, ARBK i lëshon palës apo palëve një
Vendim për Çregjistrim.
Neni 46
Të dhënat e Shoqërive Tregtare të Çregjistruara
Të dhënat e Shoqërive Tregtare të çregjistruara mbahen në Regjistër, duke vënë shënimin “i
çregjistruar” si dhe datën e çregjistrimit. Këto të dhëna ruhen nga ARBK në format elektronik
dhe do të jenë gjithmonë publike.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
47
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
Neni 47
Procedura Ankimore
1. Çdo person i cili konsideron se ARBK ose një zyrtar i punësuar në të, nuk është duke i
përmbushur kushtet e parapara në këtë ligj, duke përfshirë mos respektimin e neneve përkatëse
për natyrën administrative të regjistrimit, mund të parashtrojë ankesë brenda tridhjetë (30)
ditëve në shkallë të parë administrative te Drejtori i Përgjithshëm të ARBK i cili vendos për
ankesën në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga data e pranimit të saj.
2. Nëse Drejtori i Përgjithshëm nuk e shqyrton ankesën në shkallën e parë apo me vendim
refuzon këtë ankesë brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve, atëherë parashtruesi i ankesës në
afat prej tridhjetë (30) ditëve, nga dita e pranimit të vendimit mund të parashtrojë ankesë në
Komisionin për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve që themelohet me vendim
të Ministrit.
3. Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve në kuadër të Ministrisë
është i autorizuar dhe është përgjegjës për shqyrtimin dhe vendosjen e ankesës në shkallë të
dytë administrative brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga pranimi i saj.
4. Nëse Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve aprovon
ankesën e parashtruesit të ankesës në shkallë të dytë administrative, ai do të kërkojë nga
Drejtori i Përgjithshëm i ARBK që të ndërmarrë veprimet përkatëse për korrigjimin e shkeljes
administrative.
5. Nëse Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve refuzon ankesën
e palës apo nuk përgjigjet në ankesë në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dorëzimi i
ankesës, parashtruesi i ankesës mund t’i drejtohet gjykatës kompetente sipas ligjit në fuqi për
konfliktin administrativ.
6. Për të gjitha çështjet lidhur me ankesat administrative që nuk janë të rregulluara në këtë ligj,
aplikohen dispozitat përkatëse të ligjit në fuqi për procedurën administrative.
PJESA E TRETË
BIZNESI INDIVIDUAL
Neni 48
Përgjegjësia e Pakufizuar, nuk është Person Juridik
1. Një person mund të ketë vetëm një Biznes Individual. Personi i cili është pronar i një Biznesi
Individual, ka përgjegjësi të pakufizuar personale për të gjitha borxhet dhe detyrimet tjera të
shkaktuara, ose të imponuara nga një ligj ose kontratë, në një Biznes Individual. Kjo përgjegjësi
është e pa-kufizuar dhe përfshin tërë pronën dhe asetet e çfarëdo lloji që janë në pronësi të
drejtpërdrejtë ose të tërthortë të këtij Personi, pavarësisht nga fakti se nëse prona ose asetet e
tilla shfrytëzohen për qëllime afariste, personale apo shtëpiake, përveç pronës ose aseteve të
përcaktuara në ligjin në fuqi për procedurën përmbarimore, dhe kur:
1.1.kontrata e cila e ka krijuar këtë përgjegjësi shprehimisht e përjashton nga
përgjegjësia pronën ose asetet;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
48
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
1.2. personi ose shoqëria tregtare që ka pretendime është pajtuar që këto asetet ose
prona të mos i nënshtrohen pretendimeve të tij.
2. Prona ose asetet konsiderohen se janë në pronësi të tërthortë të një personi që është pronar
i Biznesit Individual nëse:
2.1. ky person ka mundësi që të kontrollojë shfrytëzimin dhe disponimin e këtyre
pronave ose aseteve; dhe
2.2. ka dëshmi të mjaftueshme për të konkluduar se një person ose Shoqëri tjetër
Tregtare është emëruar formalisht si pronar kryesor me qëllim të mbrojtjes së pronës
ose aseteve nga përgjegjësia e pronarit të biznesit individual.
3. Biznesi Individual nuk është person juridik. Pavarësisht nga kjo, ai mund të lidhë kontratë, të
ketë pronë, të ushtrojë padi dhe të jetë i paditur, në emrin e Biznesit Individual apo të pronarit.
4. Biznesi Individual mund të ushtrojë veprimtarinë ekonomike në një ose më shumë lokacione.
PJESA E KATËRT
ORTAKËRIA E PËRGJITHSHME
Neni 49
Natyra e Ortakërisë së Përgjithshme
1. Ortakëria e Përgjithshme është Shoqëri Tregtare e cila themelohet përmes regjistrimit në
ARBK sipas këtij ligji.
2. Ortakët e Përgjithshëm të Ortakërisë së Përgjithshme janë personat fizik ose juridik dhe/
ose Shoqëritë Tregtare të përcaktuara në Marrëveshjen e Ortakërisë së Përgjithshme.
3. Ortakëria e Përgjithshme nuk është person juridik. Pavarësisht nga kjo, ajo mund të lidhë
kontratë, të ketë pronë, të ushtrojë padi dhe të jetë e paditur, në emrin e saj.
Neni 50
Marrëveshja e Ortakërisë së Përgjithshme
1. Marrëveshja e Ortakërisë së Përgjithshme ka përmbajtjen e përcaktuar në nenin 31 të këtij
ligji.
2. Përveç siç është përcaktuar në nenin 31 të këtij ligji, Ortakët e Përgjithshëm në Marrëveshjen
e Ortakërisë së Përgjithshme mund të përfshijnë ose ndryshojnë cilëndo nga dispozitat e kësaj
Pjese të cilat i rregullojnë marrëdhëniet ndërmjet vetë Ortakëve të Përgjithshëm. Në rast të
konfliktit ndërmjet dispozitave të Pjesës sëKatërt të këtij ligji dhe një dispozite të Marrëveshjes
së Ortakërisë së Përgjithshme që rregullon marrëdhëniet mes Ortakëve të Përgjithshëm,
dispozitat e Marrëveshjes së Ortakërisë së Përgjithshme kanë përparësi.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
49
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
Neni 51
Natyra e Kuotës në Ortakërinë e Përgjithshme
1. Kuota e një ortaku të përgjithshëm në Ortakërinë e Përgjithshme:
1.1 përfshin të drejtën e ndarjes së fitimit dhe shpërndarjes se dividendit, si dhe të
drejtat e tjera të ortakut të përgjithshëm, dhe
1.2 përfshin të drejtat dhe detyrimet e ortakut të përgjithshëm, të përcaktuara të gjitha
në këtë pjesë.
Neni 52
Numri i Ortakëve të Përgjithshëm
Ortakëria e Përgjithshme mund të ketë dy ose më shumë persona fizik ose juridik dhe/ose
Shoqëri Tregtare si Ortak të Përgjithshëm, përveç nëse është përcaktuar ndryshe me ligj të
veçantë.
Neni 53
Parimi i Përgjegjësisë
1. Ortakët e Përgjithshëm janë individualisht dhe kolektivisht përgjegjës për të gjitha borxhet
dhe detyrimet tjera kontraktuese ose ligjore të Ortakërisë së Përgjithshme. Kjo përgjegjësi
është e pakufizuar dhe përfshin të gjithë pasurinë dhe asetet e çfarëdo lloji që janë në pronësi
të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të një Ortaku të Përgjithshëm, përveç pasurisë ose aseteve të
përcaktuara në ligjin në fuqi për procedurën përmbarimore, dhe kur
1.1. kontrata e cila e ka krijuar këtë përgjegjësi shprehimisht e përjashton nga
përgjegjësia pronën ose asetet;
1.2. personi ose Shoqëria Tregtare që ka pretendime është pajtuar që këto asetet ose
prona të mos i nënshtrohen pretendimeve të tij.
2. Personi fizik ose juridik dhe/ose Shoqëria Tregtare, duke përfshirë Shoqërinë Tregtare, që
pranohet si ortak i përgjithshëm në një Ortakëri të Përgjithshme ekzistuese, merr mbi vete
përgjegjësi individuale dhe kolektive për të gjitha borxhet dhe detyrimet e Ortakërisë së
Përgjithshme, duke përfshire edhe detyrimet paraprake, në të njëjtën shkallë sikurse ortakët e
përgjithshëm ekzistues.
3. Nëse një marrëveshje ndërmjet ortakëve të përgjithshëm përmban dispozita që janë në
kundërshtim me paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni, këto dispozita nuk ndikojnë në të drejtat e
një pale të tretë, përveç nëse pala e tretë shprehimisht pajtohet ndryshe. Sidoqoftë, Marrëveshja
e Ortakërisë së Përgjithshme dhe dispozitat në fjalë, janë të vlefshme dhe zbatohen për të
gjithë ortakët e përgjithshë.
4. Prona ose asetet konsiderohet se janë në pronësi të tërthortë të një ortaku të përgjithshëm
nëse:
4.1. ortaku i përgjithshëm ka mundësi të kontrollojë shfrytëzimin ose të disponojë me
këtë pronë ose këto asete; dhe
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
50
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
4.2. ka arsye të mjaftueshme për të konkluduar se një person ose organizatë tjetër
është emëruar formalisht si ortak i përgjithshëm, me qëllim të mbrojtjes së pronës ose
aseteve nga përgjegjësia e ortakut të përgjithshëm.
Neni 54
Llojet e Kontributeve
1. Kontributi i ortakut të përgjithshëm në Ortakëri të Përgjithshme mund të bëhet:
1.1. në të holla ose pasuri tjetër, punë ose shërbime që tashmë janë kryer ose siguruar
për Ortakërinë e Përgjithshme; ose
1.2. në formë të detyrimit ligjor për ofrimin e të hollave, pasurisë apo për kryerjen
e punëve ose shërbimeve për Ortakërinë e Përgjithshme në të ardhmen. Vlera e
kontributeve jo-monetare përcaktohet nga ortakët e përgjithshëm në përputhje me
dispozitat përkatëse të Marrëveshjes së Ortakërisë së Përgjithshme.
Neni 55
Fitimet, humbjet, alokimet dhe shpërndarja e dividendit
1. Përveç nëse përcaktohet ndryshe në Marrëveshjen e Ortakërisë së Përgjithshme, të gjithë
ortakët e përgjithshëm kanë të drejtë në një ndarje të barabartë të të gjitha fitimeve, humbjeve,
alokimeve dhe shpërndarjeve të dividendëve të Ortakërisë së Përgjithshme.
2. Përveç nëse përcaktohet ndryshe në marrëveshjen e Ortakërisë së Përgjithshme, brenda
afatit prej tridhjetë (30) ditësh nga përfundimi i çdo viti kalendarik, Ortakëria e Përgjithshme
duhet që të llogarisë dhe regjistrojë të gjitha fitimet apo humbjet e bëra në atë vit, dhe të bëjë
ndarjen e përqindjeve të fitimeve ose humbjeve në llogaritë e ortakëve të përgjithshëm.
Neni 56
Përgjegjësia për Humbjet
1. Çdo ortak i përgjithshëm i Ortakërisë së Përgjithshme duhet të japë kontributin e tij për mbulimin
e barabartë të humbjeve që rrjedhin nga Veprimtaria Ekonomike e Ortakërisë së Përgjithshme,
përveç nëse është përcaktuar ndryshe në Marrëveshjen e Ortakërisë së Përgjithshme.
2. Të gjithë ortakët e përgjithshëm duhet të bëjnë kontribute të barabarta për të mbuluar
humbjet,menjëherë pasi që ato të bëhen të ditura për ta, përveç nëse është përcaktuar ndryshe
në Marrëveshjen e Ortakërisë së Përgjithshme.
3. Pas shpërbërjes së Ortakërisë së Përgjithshme, të gjithë ortakët e përgjithshëm duhet të
japin kontribute të barabarta për përmbushjen e kërkesave të palëve të treta dhe për mbulimin
e humbjeve të tjera.
Neni 57
Autorizimi i Ortakut të Përgjithshëm për të vepruar në emër të Ortakërisë së
Përgjithshme
1. Të gjitha veprimet e një ortaku të përgjithshëm që bëhen me qëllim të ushtrimit të Veprimtarisë
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
51
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
Ekonomike të zakonshme të Ortakërisë së Përgjithshme e detyrojnë Ortakërinë e Përgjithshme
dhe ortakët e tjerë të përgjithshëm. Sidoqoftë, ky rregull nuk do të zbatohet nëse:
1.1. ortaku i përgjithshëm përkatës nuk është i autorizuar që të veprojë në emër të
Ortakërisë së Përgjithshme për atë çështje të caktuar; dhe
1.2. personi ose organizata me të cilin ortaku i përgjithshëm ka zhvilluar atë Veprimtari
Ekonomike ka qenë në dijeni se ortakut të përgjithshëm përkatës i mungon autorizimi i
nevojshëm.
2. Të gjitha veprimet e një ortaku të përgjithshëm që nuk bëhen me qëllim të ushtrimit të
Veprimtarisë Ekonomike të zakonshme të Ortakërisë së Përgjithshme, nuk do ta detyrojë
Ortakërinë e Përgjithshme ose ortakët tjerë, përveç nëse ky veprim është shprehimisht i
autorizuar nga ortakët e tjerë të përgjithshëm.
3. Marrëveshja e Ortakërisë së Përgjithshme mund të përcaktojë që Ortakëria e Përgjithshme
përfaqësohet nga të gjithë apo disa prej ortakëve bashkërisht. Ortakët mund të autorizojnë
njërin apo disa ortakë mes vete për të kryer një transaksion apo akt të caktuar. Çdo ortak që jep
autorizimin mund të anulojë atë autorizim. Përfaqësimi i përbashkët vlen ndaj palëve të treta
vetëm nëse është shënuar në Regjistër dhe publikuar nga ARBK-ja.
Neni 58
Qeverisja dhe Menaxhimi
1. Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në Marrëveshjen e Ortakërisë së Përgjithshme, të
drejtat e ortakëve të përgjithshëm në votim dhe menaxhim të Ortakërisë së Përgjithshme janë
të barabarta.
2. Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në Marrëveshjen e Ortakërisë së Përgjithshme,
vendimet e Ortakërisë së Përgjithshme merren me shumicë të thjeshtë të votave.
3. Pavarësisht nga paragrafi 2 i këtij neni, për veprimet në vijim kërkohet vota unanime e të
gjithë ortakëve të përgjithshëm:
3.1.miratimi i ndryshimeve dhe plotësimeve në Marrëveshjen e Ortakërisë Përgjithshme;
3.2. shpërndarjet e dividendëve;
3.3.pranimi i një Ortaku të Përgjithshëm të ri; dhe
3.4.vendimi për shpërbërjen dhe çregjistrimin e Ortakërisë së Përgjithshme ose vendimin
për inicimin e procedurave sipas ligjit të aplikueshëm për falimentimin e Ortakërisë
së Përgjithshme, shitjen e një pjese substanciale të aseteve të saj ose ndryshimin e
natyrës së Veprimtarisë Ekonomike.
4. Në marrëveshjen e Ortakërisë së Përgjithshme mund të krijohen kategori të ndryshme të
Ortakëve të Përgjithshëm, mund t’u epen të drejta të ndryshme të votimit dhe menaxhimit të
Ortakërisë së Përgjithshme, mund ti mohohet cilitdo ortak e drejtën e votimit në cilëndo çështje
ose në të gjitha çështjet, dhe mund të kërkohen forma tjera të shumicës përveç shumicës së
thjeshtë ose unanime për vendosjen e një çështje.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
52
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
5. Votimi i ortakëve mund të bëhet me çfarëdo metode e cila ju siguron të gjithë ortakëve njoftim
të arsyeshëm mbi votimin dhe mbi çështjen për të cilën votohet.
6. Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në Marrëveshjen e Ortakërisë së Përgjithshme, ortaku
i përgjithshëm mund ta bartë kuotën e tij, duke përfshirë të drejtën për pjesëmarrje në fitimet
dhe shpërndarjet e dividendëve të Ortakërisë së Përgjithshme, një ortaku tjetër të përgjithshëm
ose trashëgimtarëve të tij/saj pas vdekjes. Në të gjitha rastet e tjera, ortaku i përgjithshëm nuk
mund ta bartë kuotën e tij pa pëlqimin e të gjithë ortakëve tjerë.
Neni 59
Të Drejtat dhe Detyrimet Reciproke të Ortakëve të Përgjithshëm
1. Çdo ortak i përgjithshëm është i detyruar ndaj çdo ortaku tjetër të përgjithshëm qëtë shkëmbejë
të dhënat financiare lidhur me Veprimtarinë Ekonomike të Ortakërisë së Përgjithshme.
2. Përveç nëse është dakorduar ndryshe me ortakët e tjerë, ortaku i përgjithshëm që jep
dorëheqje ose largohet nga Ortakëria e Përgjithshme, mbetet përgjegjës para palëve të treta
për të gjitha borxhet dhe detyrimet e Ortakërisë së Përgjithshme që janë bërë ose janë krijuar
para datës së tërheqjes ose largimit të tij nga Ortakëria e Përgjithshme. Përgjegjësia ndërmjet
vetë ortakëve do të zgjidhet në bazë të Marrëveshjes mbi Ortakërinë e Përgjithshme.
3. Ortakëria e Përgjithshme duhet ta kompensojë ortakun e përgjithshëm për pagesat e bëra
dhe përgjegjësinë e ndërmarrë, nëse pagesat dhe përgjegjësia e tillë është bërë nga ortaku i
përgjithshëm:
3.1. gjatë ushtrimit apo avancimit të Veprimtarisë Ekonomike të zakonshme të
Ortakërisë së Përgjithshme; ose
3.2. për mbrojtjen e Veprimtarisë Ekonomike ose pasurisë së Ortakërisë së Përgjithshme.
Neni 60
E Drejta e Padisë për Shkelje të Marrëveshjes së Ortakërisë së Përgjithshme
1. Ortakëria e Përgjithshme mund të padit një Ortak të Përgjithshëm për shkeljen e Marrëveshjes
së Ortakërisë së Përgjithshme ose për shkeljen e detyrimeve ndaj Ortakërisë së Përgjithshme
të cilat i kanë shkaktuar dëm ortakërisë së përgjithshme. Ortaku i Përgjithshëm mund ta padisë
Ortakërinë e Përgjithshme ose një ortak tjetër për përmbarimin e të drejtave të tij që dalin nga
Marrëveshja e Ortakërisë së Përgjithshme ose nga ky ligj.
2. Bazat për ngritjen e padisë në rastet e transaksioneve me konflikt interesit janë përcaktuar
në Pjesën e Dhjetë të këtij ligji.
Neni 61
Pasuria e Ortakërisë së Përgjithshme
1. Pasuria e Ortakërisë së Përgjithshme përfshin paratë e gatshme ose pasurinë tjetër që:
1.1. është dhënë si kontribut nga një ortak i përgjithshëm në Ortakërinë e Përgjithshme;

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
53
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
1.2. pasurinë që është fituar nga asetet ekzistuese të Ortakërisë së Përgjithshme ose
si rezultat i ushtrimit të Veprimtarisë Ekonomike; dhe
1.3. pasurinë e fituar në emër të Ortakërisë së Përgjithshme ose në emrin e njërit nga
ortakët e përgjithshëm për përfitime të Ortakërisë së Përgjithshme.
2. Ortaku i përgjithshëm nuk është bashkëpronar i pasurisë së Ortakërisë së Përgjithshme.
Neni 62
Tërheqja e një Ortaku të Përgjithshëm
1. Ortaku i përgjithshëm mund të tërhiqet nga Ortakëria e Përgjithshme në çdo kohë duke
dorëzuar një njoftim me shkrim për të gjithë Ortakët e Përgjithshëm të tjerë, por nëse tërheqja
shkelë Marrëveshjen e Ortakërisë së Përgjithshme, Ortakëria e Përgjithshme mund të kërkojë
kompensim nga ortaku i përgjithshëm për shkelje të marrëveshjes.
2. Ortaku i përgjithshëm që tërhiqet nga Ortakëria e Përgjithshme pa bërë shkeljen e
Marrëveshjes së Ortakërisë së Përgjithshme ka të drejtë në fitime, sipas Marrëveshjes së
Ortakërisë së Përgjithshme. Përveç nëse Marrëveshja e Ortakërisë së Përgjithshme përcakton
ndryshe, ortaku i përgjithshëm i cili tërhiqet ka të drejtë në tërheqjen e kuotës së tij në
Ortakërinë e Përgjithshme brenda afatit prej nëntëdhjetë (90) ditësh nga tërheqja. Ky detyrim
është një detyrim që ka Ortakëria e Përgjithshme ndaj ortakut të përgjithshëm i cili tërhiqet; dhe
ortakët e tjerë të përgjithshëm janë bashkërisht dhe personalisht përgjegjës për përmbushjen e
këtij detyrimi, njëlloj sikurse edhe me detyrimet e tjera të Ortakërisë së Përgjithshme.
3. Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në Marrëveshjen e Ortakërisë së Përgjithshme,
Ortaku i Përgjithshëm konsiderohet sipas veprimit të ligjit se është tërhequr nga Ortakëria e
Përgjithshme nëse:

3.1. ortaku i përgjithshëm nuk paguan me kohë kontributin e tij ndaj Ortakërisë së
Përgjithshme;
3.2. ortaku i përgjithshëm i informon ortakët tjetër të përgjithshëm me shkrim se ai
është tërhequr nga Ortakëria e Përgjithshme;
3.3. ortaku i përgjithshëm kërkon vullnetarisht mbrojtje formale juridike nga kreditorët e
tij, ose me vendim të gjykatës është shpallur insolvent për t’i shlyer borxhet sipas ligjit
në fuqi për falimentimin; ose
3.4. një ortak i përgjithshëm që është Shoqëri Tregtare ose person fizik ose juridik
përfundon së ekzistuari.
Neni 63
Shpërbërja e Ortakërisë së Përgjithshme
1. Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në Marrëveshjen e Ortakërisë së Përgjithshme,
Ortakëria e Përgjithshme shpërbëhet:
1.1. pas skadimit të afatit të caktuar për ekzistimin e Ortakërisë së Përgjithshme, nëse
afati është përcaktuar në Marrëveshjen e Ortakërisë së Përgjithshme;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
54
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
1.2. me vendim të të gjithë Ortakëve të Përgjithshëm;
1.3. pas vdekjes së njërit prej Ortakëve të Përgjithshëm;
1.4. Shpërbërjes Vullnetare ose falimentimit të njërit Ortak të Përgjithshëm që
është Shoqëri Tregtare ose person juridik;
1.5. pas tërheqjes ose përjashtimit të cilitdo Ortak të Përgjithshëm;
1.6. me vendim të gjykatës;
1.7. në rastet e tjera të përcaktuara në Marrëveshjen e Ortakërisë së Përgjithshme;
2. Shpërbërja e Ortakërisë së Përgjithshme kërkon shpërndarjen e fitimeve dhe pronës, nëse
ka të këtilla, tek Ortakët e Përgjithshëm.
3. Shpërbërja e Ortakërisë së Përgjithshme nuk i shuan kërkesat e kreditorëve kundër Ortakëve
të Përgjithshëm, dhe as që i shuan pretendimet e një Ortaku të Përgjithshëm ndaj një Ortaku
tjetër të Përgjithshëm. Pas shpërbërjes së Ortakërisë së Përgjithshme, të gjithë ortakët e
përgjithshëm duhet ti përmbushin kushtet e parapara në paragrafin 3 të nenit 56 të këtij ligji.
4. Nëse Ortakëria e Përgjithshme duhet të shpërbëhet për shkaqet e përmendura në nën-
paragrafin 1.3 ose 1.4 të paragrafit 1 të këtij neni, e tërë prona e Ortakërisë së Përgjithshme
i nënshtrohet procedurave ligjore të parapara me ligj, me qëllim të përcaktimit të mënyrës së
shpërndarjes së pronës së ortakut të vdekur ose shpërbërë vullnetarisht apo të falimentuar; me
kusht që, ortakët e përgjithshëm të mbetur në Ortakërinë e Përgjithshme të kenë të drejtë të
lidhin marrëveshje me gjykatën ose Përfaqësuesin e Autorizuar në Procedurë të Falimentimit
ne lidhje me:
4.1. formimin e Ortakërisë së re të Përgjithshme; dhe
4.2. disponimin me kuotën e ortakut të vdekur, të shpërbërë vullnetarisht apo të falimentuar
në Ortakërinë e Përgjithshme.
PJESA E PESTË
ORTAKËRIA E KUFIZUAR
Neni 64
Natyra e Ortakërisë së Kufizuar
1. Ortakëria e Kufizuar është Shoqëri Tregtare që përbëhet nga:
1.1. së paku një ortak i përgjithshëm; dhe
1.2. së paku një ortak i kufizuar.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
55
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
2. Ortakëria e Kufizuar nuk është person juridik. Pavarësisht nga kjo, ajo mund të lidhë kontratë,
të posedojë pronë, të ushtrojë padi dhe të jetë e paditur në emrin e saj.
3. Cilido person fizik ose juridik dhe/ose Shoqëri Tregtare mund të jetë ortak i përgjithshëm ose
i kufizuar i Ortakërisë së Kufizuar.
4. Ortaku i Përgjithshëm në Ortakërinë e Kufizuar është individualisht dhe kolektivisht me
Ortakët tjerë të Përgjithshëm, përgjegjës për të gjitha borxhet dhe detyrimet e Ortakërisë së
Kufizuar.
5. Ortaku i Përgjithshëm në Ortakërinë e Kufizuar është individualisht dhe kolektivisht përgjegjës
me Ortakët tjerë të Përgjithshëm për të siguruar respektimin nga Ortakëria e Kufizuar të të
gjitha detyrimeve që burojnë nga ligjet e zbatueshme në Kosovë, duke përfshirë këtë ligj.
6. Ortaku i Kufizuar nuk është përgjegjës për borxhet ose detyrimet e tjera të Ortakërisë së
Kufizuar përveç siç është përcaktuar në nenin 68 të këtij ligji.
7. Dispozitat e Pjesës së Katërt të këtij ligji që rregullojnë Ortakërinë e Përgjithshme do të
zbatohen në mënyrë analoge edhe për Ortakërinë e Kufizuar, përveç nëse shprehimisht është
përcaktuar ndryshe në një dispozitë të Pjesës së Pestë të këtij ligji.
Neni 65
Marrëveshja e Ortakërisë së Kufizuar
1. Çdo Ortakëri e Kufizuar duhet të ketë Marrëveshjen e Ortakërisë së Kufizuar me përmbajtjen
e përcaktuar në nenin 32 të këtij ligji.
2. Secili Ortak në Ortakërinë e Kufizuar është i detyruar që ta zbatojë Marrëveshjen e Ortakërisë
së Përgjithshme në të duhet të theksojë se a e ka nënshkruar atë si Ortak i Përgjithshëm apo
Ortak i Kufizuar.
Neni 66
Të Dhënat që Ortakëria e Kufizuar Duhet ti Ruajë dhe ti Bëjë të Disponueshme

1. Të gjitha Ortakëritë e Kufizuara duhet në çdo kohë, të mbajnë në adresën ose në vendin
e ushtrimit të Veprimtarisë Ekonomike kryesore:
1.1. një kopje të Marrëveshjes së Ortakërisë së Kufizuar, me të gjitha ndryshimet dhe
plotësimet e saj të cilat janë regjistruar në ARBK;
1.2. një listë në të cilët evidentohen:
1.2.1. emrat dhe adresat e secilit ortak, duke theksuar në secilin rast se a është
ortak i përgjithshëm apo i kufizuar,
1.2.2. datën kur është bërë ortak; dhe
1.2.3. një përshkrim të vlerës monetare, pronës ose artikujve tjerë me vlerë që ortaku
në fjalë ka kontribuar ose është i detyruar ti kontribuojë në Ortakërinë e Kufizuar.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
56
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
1.3. një listë të të gjitha bartjeve, pengjeve dhe fletëngarkesave të ngarkuara në Kuota
të Ortakërisë së Kufizuar ose të lejuara nga një ortak;
1.4. kopje të dokumenteve financiare, si vijon:
1.4.1. pasqyrat financiare;
1.4.2. deklarata për të hyrat;
1.4.3. deklarata tjera financiare; dhe
1.4.4. fletëparaqitjet tatimore të Ortakërisë së Kufizuar.
1.5. Këto kërkesa zbatohen për dokumentet që kanë të bëjnë me vitin vijues, por vetëm
deri në atë masë sa këto dokumente janë përgatitur.
1.6. Këto kërkesa po ashtu zbatohen për të gjitha dokumentet që kanë të bëjnë me
secilin nga tri (3) vitet e kaluara; nëse Ortakëria e Kufizuar është themeluar më pak
se tri (3) vite më parë, atëherë këto kërkesa zbatohen për të gjitha dokumentet e tilla.
2. Secila Ortakëri e Kufizuar duhet që t’i vendosë këto të dhëna në dispozicion për secilin ortak
dhe secilit ish-ortak për periudhën në të cilën ai ishte ortak, për inspektim dhe kopjim gjatë orarit
të zakonshëm të punës.
3. Nëse Ortakëria e Kufizuar refuzon t’i lejojë një ortaku ose ish-ortaku që të marrë apo të
inspektojë këto të dhëna, ose nëse nuk përgjigjet pas kërkesës më shkrim brenda pesë (5)
ditëve pasi që kërkesa i është dorëzuar Ortakërisë së Kufizuar, ortaku që ka paraqitur kërkesën
mund ti drejtohet gjykatës dhe të kërkoj nga ajo që të nxjerrë vendim për të pasur qasje në
dokumentacion. Gjykata është e autorizuar të vendosë nëse paraqitësi i kërkesës ka të drejtë
në këtë qasje si dhe është e autorizuar që të urdhërojë Ortakërinë e Kufizuar që ta sigurojë këtë
informatë.
4. Asnjëra nga dispozitat e këtij neni nuk i paragjykon të drejtat shtesë të Ortakut ose ish Ortakut
për qasje në dokumentacionin e Ortakërisë së Kufizuar në rastet e transaksioneve me konflikt
interesi sipas Pjesës së Dhjetë të këtij ligji
Neni 67
Kontributet e Ortakëve të Kufizuar

1. Secili ortak i kufizuar duhet të paguaj ose të dorëzojë në tërësi kontributin e tij në kohën e
regjistrimit të Marrëveshjes të Ortakërisë së Kufizuar.
2. Ortaku i përgjithshëm është i autorizuar të paraqesë padi në emër të Ortakërisë së Kufizuar dhe
ortakëve të saj, për ta detyruar një ortak të kufizuar që të paguajë ose dorëzojë kontributin e tij.
3. Ortaku i kufizuar i cili nuk e ka paguar ose dorëzuar kontributin e tij deri në datën e regjistrimit
të Marrëveshjes të Ortakërisë së Kufizuar, i bart të gjitha shpenzimet që ka bërë Ortakëria e
Kufizuar apo ortakët e saj të përgjithshëm ose të kufizuar duke përfshirë edhe kompensimin për
avokat, të bëra nga Ortakëria e Kufizuar ose ndonjë ortak i përgjithshëm ose i kufizuar gjatë
kryerjes së këtij detyrimi.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
57
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
Neni 68
Kufizimi në përgjegjësinë e Ortakëve të Kufizuar

1. Asnjë person ose organizatë, përveç një ortaku të përgjithshëm, nuk është e autorizuar të
veprojnë në emër të Ortakërisë së Kufizuar ose të krijojë detyrime për të.
2. Shprehimisht përcaktohet se ortaku i kufizuar nuk është i autorizuar të veprojë në emër të
Ortakërisë së Kufizuar ose të krijojë detyrime për të. Asnjë kreditor nuk duhet të mbështetet në
veprimet ose paraqitjet e një ortaku të kufizuar me qëllim të detyrimit të Ortakërisë së Kufizuar.
3. Nëse një ose më shumë ortak të kufizuar, bëjnë një transaksion në të cilin ortakët e kufizuar
përpiqen, pa autorizim, të krijojnë detyrime për Ortakërinë e Kufizuar, atëherë transaksioni
dhe detyrimi përkatës nuk zbatohet ndaj Ortakërisë së Kufizuar, përveç nëse ky transaksion
formalisht me shkrim vërtetohet nga një ortak i përgjithshëm në emër të Ortakërisë së Kufizuar.
4. Nëse transaksioni nuk vërtetohet nga një ortak i përgjithshëm, atëherë ortakët përkatës të
kufizuar janë personalisht përgjegjës ndaj palës tjetër për këtë transaksion, dhe pala tjetër nuk ka
kurrfarë të drejtash apo pretendimesh ndaj Ortakërisë së Kufizuar si rezultat i këtij transaksioni;
me kusht që, pala tjetër ta ketë të drejtën të kërkojë kompensim nga ose të kërkojë përmbarimin
nga Ortakëria e Kufizuar nëse një ortak i përgjithshëm me qëllim ose nga neglizhenca ka bërë
paraqitje të cilat kanë ndikuar që pala tjetër me arsye të besojë se ortaku i kufizuar ose ortakët
e kufizuar kanë pasur autorizim për të vepruar në emër të Ortakërisë së Kufizuar në lidhje me
transaksionin në fjalë.
5. Ortakut të kufizuar i ndalohet pjesëmarrja në kontrollimin ose menaxhimin e Veprimtarisë
Ekonomike ose aktiviteteve të Ortakërisë së Kufizuar. Megjithatë, shprehimisht përcaktohet se
aktivitetet në vijim nuk përbëjnë shkelje të ndalesës së sipër cekur nëse:
5.1. është punëtor ose kontraktues i Ortakërisë së Kufizuar ose një ortaku të
përgjithshëm;
5.2. është ortak, pronar, menaxher, aksionar, drejtor ose zyrtarë i një ortaku të
përgjithshëm i cili është Shoqëri Tregtare ose person juridik;
5.3. voton për miratimin e një ndryshimi ose plotësimi të Marrëveshjes së Ortakërisë së
Kufizuar, kur ortaku i kufizuar ka të drejtë vote për miratimin e këtyre ndryshimeve dhe
plotësimeve;
5.4. voton për shpërbërjen ose jo të Ortakërisë së Kufizuar, kur ortaku i kufizuar ka të
drejtë vote mbi këtë çështje, ose
5.5. ndërmerr masa për zbatimin ose mbrojtjen e të drejtave të ortakëve të
kufizuar.
6. Ortaku i kufizuar nuk është përgjegjës për borxhet dhe detyrimet tjera të Ortakërisë së
Kufizuar. Sidoqoftë, nëse ortaku i kufizuar i shkel ndalesat e paragrafit 5 të këtij neni duke marrë
pjesë në kontrollin ose menaxhimin e Veprimtarisë Ekonomike ose aktiviteteve të Ortakërisë
së Kufizuar, ortaku i kufizuar do të jetë përgjegjës për të gjitha borxhet dhe detyrimet tjera të
Ortakërisë së Kufizuar në shkallë të njëjtë sikurse ortakët e përgjithshëm.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
58
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
Neni 69
Bartja e Kuotës në Ortakërinë e Kufizuar
1. Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në Marrëveshjen e Ortakërisë së Kufizuar, ortaku i
kufizuar mundtë bartë Kuotën e tij në Ortakërinë e Kufizuar pas miratimit të të gjithë ortakëve
të përgjithshëm. Bartja e Kuotës në Ortakërinë e Kufizuar përfshin edhe bartjen e të gjitha të
drejtave dhe detyrimeve të ortakut të kufizuar.
2. Nëse kërkohet në bazë të një urdhri të gjykatës, ortakët e përgjithshëm të Ortakërisë së
Kufizuar duhet të bëjnë bartjen e Kuotës së ortakut të kufizuar në Ortakërinë e Kufizuar tek një
person fizik ose juridik dhe/ose Shoqëri Tregtare.
3. Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në Marrëveshjen e Ortakërisë së Kufizuar, me
vdekjen e ortakut të kufizuar, i cili është person fizik, Kuota e tij në Ortakërinë e Kufizuar kalon te
trashëgimtarët e tij/saj ligjor. Në rast të shpërbërjes së një ortaku të kufizuar i cili është Shoqëri
Tregtare, Kuota e ortakut në fjalë në Ortakërinë e Kufizuar bartet në përputhje me ligjin sipas të
cilit bëhet shpërbërja e organizatës së tillë.
Neni 70
Pranimi i Ortakëve Tjerë të Përgjithshëm
1. Ortakëria e Kufizuar mund të pranojë Ortakë të Përgjithshëm shtesë:
1.1. në bazë të kushteve dhe procedurave të përcaktuara në Marrëveshjen e Ortakërisë
së Kufizuar; ose
1.2. nëse kushtet dhe procedurat përkatëse nuk janë përcaktuar në Marrëveshjen e
Ortakërisë së Kufizuar, pas pëlqimit me shkrim të të gjithë ortakëve të përgjithshëm dhe
të kufizuar.
Neni 71
Fitimet dhe Humbjet

Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në Marrëveshjen e Ortakërisë së Kufizuar, fitimet do
të shpërndahet dhe humbjet do të ndahen njëlloj ndërmjet ortakëve të përgjithshëm dhe të
kufizuar, në bazë të vlerës së kontributeve të tyre përkatëse.
Neni 72
Tërheqja e Ortakut të Kufizuar
1. Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në Marrëveshjen e Ortakërisë së Kufizuar, ortaku i
kufizuar mund të tërhiqet nga Ortakëria e Kufizuar pas dorëzimit të një njoftimi me shkrim të
gjithë ortakëve të përgjithshëm brenda një afati prej jo më pak se nëntëdhjetë (90) ditësh para
kohës së tërheqjes. E drejta e ortakut të kufizuar në shpërndarje të dividendëve pas tërheqjes,
është njëjtë me të drejtën e një ortaku të përgjithshëm të ortakërisë së përgjithshme, siç është
përcaktuar në nenin 62 të këtij ligji.
2. Tërheqja e një ortaku të kufizuar nuk kërkon shpërbërjen e Ortakërisë së Kufizuar, përveç
nëse si rezultat i tërheqjes, Ortakëria e Kufizuar mbetet pa ortakë të kufizuar.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
59
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
Neni 73
Shpërbërja dhe Përmbyllja e Veprimtarisë Ekonomike
1. Ortakëria e Kufizuar mund të vazhdojë veprimtarinë përderisa së paku një ortak i përgjithshëm
dhe një ortak i kufizuar mbeten në Ortakërinë e Kufizuar. Përveç nëse është përcaktuar ndryshe
në Marrëveshjen e Ortakërisë së Kufizuar, ortaku i kufizuar nuk është i autorizuar ta bëjë
shpërbërjen e Ortakërisë së Kufizuar.
2. Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në Marrëveshjen e Ortakërisë së Kufizuar, gjatë
shpërndarjes së aseteve të Ortakërisë së Kufizuar, neto asetet e Ortakërisë së Kufizuar u
shpërndahet në mënyrë të barabartë ortakëve të kufizuar dhe atyre të përgjithshëm.
3. Shpërbërja e Ortakërisë së Kufizuar nuk i shuan pretendimet e kreditorëve kundër ortakëve
të përgjithshëm në Ortakërinë e Kufizuar, dhe as që i shuan pretendimet e një ortaku të
përgjithshëm ndaj një ortaku tjetër të përgjithshëm në Ortakërinë e Kufizuar. Pas shpërbërjes
së Ortakërisë së Kufizuar, të gjithë ortakët e përgjithshëm duhet ti përmbushin kushtet e
përcaktuara në paragrafin 3 të nenit 56 të këtij ligji.
Neni 74
Shkaqet e Shpërbërjes dhe Përmbylljes së Veprimtarisë Ekonomike

1. Ortakëria e Kufizuar e ndërprenë Veprimtarinë Ekonomike dhe duhet të shpërbëhet, për këto
shkaqe:
1.1. pas skadimit të afatit të Ortakërisë së Kufizuar, nëse afati është përcaktuar në
Marrëveshjen e Ortakërisë së Kufizuar;
1.2. pas tërheqjes së të gjithë Ortakëve të Përgjithshëm, ose Ortakëve të Kufizuar;
1.3. pas vdekjes së Ortakut të vetëm të Përgjithshëm, përveç nëse është përcaktuar
ndryshe në Marrëveshjen e Ortakërisë së Kufizuar;
1.4. pas një vendimi të Ortakëve për shpërbërjen e Ortakërisë së Kufizuar, në përputhje
me Marrëveshjen e Ortakërisë së Kufizuar;
1.5. me vendim të gjykatës, duke përfshirë shpërbërjen pas përmbylljes së procedurës
së falimentimit ndaj Ortakërisë së Kufizuar;
1.6. në rastet tjera të përcaktuara në Marrëveshjen e Ortakërisë së Kufizuar.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
60
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
PJESA E GJASHTË
SHOQËRIA ME PËRGJEGJËSI TË KUFIZUAR
KAPITULLI I
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
Neni 75
Natyra e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar dhe e Aksionit
1. Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar është person juridik e cila është juridikisht e ndarë
nga aksionarët. Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar ështe vetvetiu bartëse e te drejtave dhe
obligimeve.
2. Aksionet në Shoqërinë me Përgjegjësi të Kufizuar janë njësitë në bazë të të cilave bëhet ndarja
e pronësisë në Shoqërinë me Përgjegjësi të Kufizuar.
3. Një aksion në Shoqërinë me Përgjegjësi të Kufizuar është pronë personale e aksionarit dhe
mund të bartet pjesërisht ose në tërësi, varësisht nga kufizimet e parapara në këtë ligj dhe
kufizimet e tjera të përcaktuara në Statut.
4. Në Statutin e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar mund, por nuk është e detyrueshme,
të parashihet që aksionet të dëshmohen përmes certifikatave të lëshuara nga Shoqëria me
Përgjegjësi të Kufizuar.
Neni 76
Parimi i Përgjegjësisë

1. Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar është përgjegjëse për të gjitha borxhet e saj dhe
detyrimet tjera metë gjitha asetet e saj.
2. Një aksionar i Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar nuk është përgjegjës për borxhet ose
detyrimet e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar vetëm për arsye se është aksionar.
Neni 77
Përgjegjësia për Veprimet e Themeluesve Para Regjistrimit
1. Nëse një ose më shumë themelues dhe/ose persona të tjerë kryejnë veprim në emër të
Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar para regjistrimit të saj, duke përfshirë, por pa u kufizuar në
hapjen e xhirollogarive bankare, blerjen apo dhënien me qira të pronës, apo lidhjen e kontratave
apo krijimin e detyrimeve të tjera, personat që ndërmarrin veprimet e tilla janë personalisht
dhe bashkërisht përgjegjës për kërkesat dhe detyrimet që lindin si rezultat i këtyre veprimeve,
përveç nëse është arritur marrëveshje tjetër me palët e treta.
2. Pas regjistrimit në ARBK, Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar mund të marrë
përsipër përgjegjësinë për këto kërkesa dhe detyrime. Në raste të këtilla, Shoqëria me
Përgjegjësi të Kufizuar është e vetmja palë përgjegjëse për kërkesat dhe detyrimet.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
61
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
Neni 78
Të Drejtat dhe Detyrimet e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar
1. Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar ka të drejtat dhe detyrimet në vijim për ushtrimin e
Veprimtarisë Ekonomike të saj, duke përfshirë, por pa u kufizuar:
1.1.të ushtrojë padi ose të jetë e paditur;
1.2. të lidh kontrata, të huazojë para dhe të marrë borxhe apo të krijojë detyrime të tjera;
1.3. të fitojë, posedojë, të japë me qira, të lërë peng ose hipotekë, ose në mënyrë tjetër
të disponojë ose të punojë me pasurinë e saj;
1.4. të fitojë, posedojë, japë me qira, të vejë peng, votojë, shesë ose në mënyrë tjetër të
disponojë me Aksionin ose Kuotën në një Shoqëri tjetër Tregtare, përveç Biznesit
Individual; dhe
1.5. të zgjedhë ose emërojë menaxherët, punonjësit dhe agjentët e Shoqërisë me
Përgjegjësi të Kufizuar dhe të përcaktojë detyrat dhe kompensimin e tyre.
Neni 79
Kohëzgjatja
Kohëzgjatja e Shoqërisë më Përgjegjësi të Kufizuar është e pakufizuar, përveç nëse parashihet
ndryshe në Statutin e saj.
Neni 80
Aksionarët e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar
1. Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar mund të ketë për aksionarë një ose më shumë persona
fizik ose juridik dhe/ose Shoqëri Tregtare. Organizat joqeveritare nuk mund të jenë aksionar në
Shoqëritë me Përgjegjësi të Kufizuara.
2. Drejtori(ët) Menaxhues mbajnë një listë të Aksionarëve që përmban emrat, adresat dhe
vlerën nominale të aksioneve të tyre, ose përqindjen e aksioneve të mbajtura si dhe datën në
të cilën janë bërë aksionarë.
KAPITULLI II
STATUTI DHE MEMORANDUMI I INKORPORIMIT
Neni 81
Statuti i Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar
1. Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar themelohet vetëm pas regjistrimit të statutit me
përmbajtjen e përcaktuar në nenin 33 të këtij ligji.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
62
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
2. Statuti është dokumenti konstituiv i Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar dhe ka përmbajtjen
e përcaktuar në nenin 33 të këtij ligji.
Neni 82
Memorandumi i Inkorporimit
1. Çdo Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar duhet po ashtu të ketë Memorandumin e Inkorporimit.
2. Memorandumi i Inkorporimit është dokumenti themelues i Shoqërisë me Përgjegjësi të
Kufizuar, me përmbajtjen e përcaktuar në nenin 33 të këtij ligji.
KAPITULLI III
RUAJTJA E DOKUMENTACIONIT NGA SHOQËRIA ME PËRGJEGJËSI TË KUFIZUAR
Neni 83
Ruajtja e Dokumentacionit nga Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar
1. Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar në çdo kohë duhet të mbajë në adresën e regjistruar, si
vijon:
1.1. një kopje të Statutit, duke përfshirë ndryshimet dhe plotësimet eventuale të statutit
që janë regjistruar në ARBK;
1.2. një listë të Aksionarëve, e cila duhet të përmbajë emrat dhe adresat si dhe vlerën
nominale të aksioneve apo përqindjen e aksioneve të mbajtura, si dhe datën në të cilën
ata janë bërë aksionar;
1.3. nëse ka Aksione me më shumë se një Aksionar, një listë të emrave dhe adresave
të të gjithë bashkë-pronarëve dhe dokumentet të cilat e emërojnë përfaqësuesin e
përbashkët të bashkë-pronarëve, nëse këta të fundit kanë përfaqësues ose nëse duhet
ta kenë atë sipas nenit 91 të këtij ligji. Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar mund ta
kombinojë këtë listë me listën e theksuar në nën-paragrafin 1.2 të paragrafit 1 të këtij
neni.
1.4. një listë të emrave dhe adresave të të gjithë Menaxherëve Drejtues dhe nëse
është e aplikueshme, anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të Shoqërisë me Përgjegjësi të
Kufizuar;
1.5. një listë të të gjitha bartjeve dhe pengjeve apo barrave të tjera që i përkasin një
Aksioni të bërë ose të lejuar nga një aksionar; dhe
1.6. kopjet e të gjitha dokumenteve financiare në vijim:
1.6.1. pasqyrat financiare;
1.6.2. deklaratat tatimore;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
63
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
1.6.3. deklarata tjera financiare; dhe
1.6.4. kur auditimi është i obligueshem sipas legjislacionit në fuqi, ose kur
auditimi behët në mënyrë vullnetare.
1.6.5. Dokumentet e listuara në nenin 83, pika 1.6, mund të mbahen edhe në
adresën e personit ose subjektit përgjegjës për çështjet financiare dhe/ose të
kontabilitetit të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar.
1.7 Këto kërkesa zbatohen për dokumentet që kanë të bëjnë me vitin aktual. Këto
kërkesa po ashtu zbatohen për të gjitha dokumentet që kanë të bëjnë me secilin nga
tri (3) vitet e kaluara kalendarike; nëse Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar është
themeluar më pak se tri (3) vite më parë, atëherë këto kërkesa zbatohen për të gjitha
dokumentet gjatë periudhës së ekzistimit të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar.
2. Drejtori(ët) Menaxhues të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar mbajnë një listë të përditësuar
të Aksionarëve të saj, e cila:
2.1. përmban emrin dhe adresën e secilit Aksionar aktual dhe vlerën nominale të
Aksioneve që aktualisht mbahen nga Aksionarët; si dhe
2.2. ofron informata të tjera për Aksionarët të cilat sipas këtij ligji duhen regjistruar në
listë. Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar duhet të regjistrojë menjëherë informatat në
këtë listë.
3. Nëse Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar i ka lëshuar një Aksion një Aksionari, atëherë
Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar duhet që menjëherë të regjistrojë informatat e tij në këtë
listë.
4. Nëse Aksionari ka pranuar një Aksion nga një Aksionar tjetër, Shoqëria me Përgjegjësi
të Kufizuar duhet të regjistrojë informatat e duhura jo më vonë se tri (3) ditë pas pranimit të
njoftimit të bartjes së atij Aksioni dhe identitetin e bartësit dhe pranuesit. Ndryshimet në listën e
Aksionarëve duhen bërë në bazë të një deklarate të nënshkruar nga bartësi e cila thekson se
bartësi e ka bartur Aksionin tek pranuesi.
5. Nëse Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar dështon apo refuzon të regjistrojë informatat e
obligueshme për Aksionarin brenda afatit të përcaktuar kohor, personi fizik apo juridik në fjalë
dhe/apo Shoqëria Tregtare mund të parashtrojë padi në gjykatën kompetente për të obliguar
Shoqërinë me Përgjegjësi të Kufizuar që të regjistrojë këto informata dhe që formalisht të njohë
statusin e personit fizik apo juridik dhe/apo Shoqërisë Tregtare si Aksionar. Pas dorëzimit të
padisë nga personi fizik apo juridik dhe/apo Shoqëria Tregtare që kërkon statusin e Aksionarit,
ose pas padisë së Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar, Gjykata kompetente është e autorizuar
dhe kompetente që të:
5.1. përcaktojë pronarin e vërtetë të Aksionit dhe të përcaktojë datën në të cilën pronari
është dashur të regjistrohet në listën e Aksionarëve;
5.2. urdhërojë Shoqërinë me Përgjegjësi të Kufizuar të regjistrojë informatat e Aksionarit
në listën e Aksionarëve; dhe
5.3. kompensojë dëmet që gjykata i konsideron të përshtatshme; nëse gjykata vendos
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
64
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
në favor të pranuesit, kompensimi mund të përfshijë kompensimin për dëmet që
Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuari i ka shkaktuar pranuesit si pasojë e refuzimit të
saj për të regjistruar menjëherë informatat e pranuesit në listën e Aksionarëve, duke
përfshirë dëmet e shkaktuara si pasojë e pamundësisë së pranuesit për të votuar apo
për të pranuar dividendat apo për të transferuar aksionin.
6. Transferi i Aksionit konsiderohet të ketë efekt dhe Aksionari konsiderohet të ketë ndërruar
në lidhje me Shoqërinë me Përgjegjësi të Kufizuar pas njoftimit të Shoqërisë me Përgjegjësi të
Kufizuar për transferimin e aksionit dhe vërtetimit të transferimit të Aksionit.
Neni 84
Qasja e Aksionarëve në Dokumentacionin e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar
1. Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar duhet të vendosë në dispozicion të secilit Aksionar dhe
ish Aksionar, për periudhën sa ai/ajo ka qenë aksionar, tërë dokumentacionin e përcaktuar në
nenin 83 të këtij ligji për inspektim dhe kopjim gjatë orarit të rregullt të punës.
2. Nëse Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar refuzon të lejojë qasjen e një Aksionari ose
ish Aksionari, për periudhën sa ai ka qenë aksionar, në dokumentacionin e Shoqërisë me
Përgjegjësi të Kufizuar sipas nenit 83 të këtij ligji, ose nuk përgjigjet në kërkesën e aksionarit
në fjalë brenda pesë (5) ditëve nga data e dorëzimit të kërkesës, aksionari ose ish-aksionari
ka të drejtë të paraqesë kërkesë pranë gjykatës kompetente për ta urdhëruar Shoqërinë me
Përgjegjësi të Kufizuar që të lejojë qasjen në dokumentacion.
3. Gjykata kompetente vendos nëse pala kërkuese ka te drejtë në qasjen e kërkuar si dhe ta
detyrojë Shoqërinë me Përgjegjësi të Kufizuar për ta lejuar qasjen. Gjykata mund t’ia refuzojë
Aksionarit lejimin e qasjes në informatat apo dokumentet vetëm nëse ka bazë për të supozuar
se kjo qasje mund t’i shkaktojë dëm të konsiderueshëm interesave të Shoqërisë me Përgjegjësi
të Kufizuar.
4. Dispozitat e këtij neni dhe nenit 83 të këtij ligji nuk i paragjykojnë të drejtat shtesë të Aksionarit
ose ish-Aksionarit për qasje në dokumentacionin e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar në
rastet e transaksioneve me konflikt interesi sipas Pjesës së Dhjetë të këtij ligji.
KAPITULLI IV
KONTRIBUTET E AKSIONARËVE
Neni 85
Forma e Kontributeve
1. Kontributi i një aksionari në Shoqërinë me Përgjegjësi të Kufizuar në shkëmbim me një
Aksion, mund të bëhet në:
1.1. të holla;
1.2. pronë tjetër, materiale ose jo-materiale;
1.3. me punë ose shërbime të ekzekutuara;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
65
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
2. Premtimi për kryerjen e punëve ose shërbimeve në të ardhmen nuk kualifikohet si kontribut i
vlefshëm dhe nuk kompensohet me aksione.
3. Vlera e kontributeve jo-monetare përcaktohet:
3.1 në pajtim me dispozitat e aplikueshme të Statutit të Shoqërisë me Përgjegjësi të
Kufizuar; ose
3.2 nëse Statuti i Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar nuk përmban dispozita për
vlerësimin e kontributeve jo-monetare, sipas marrëveshjes unanime të të gjithë
Aksionarëve.
Neni 86
Përgjegjësia për Kontributet e Dakorduara
Aksionari është i detyruar që Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar t’ia paguajë të gjitha kontributet
me afat, sipas Statutit apo Marrëveshjes së Inkorporimit të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar
apo sipas ndonjë marrëveshje tjetër të Aksionarëve. Ky detyrim nuk mund të arsyetohet për
shkak të vdekjes, paaftësimit, ose paaftësisë tjetër për pagim të Aksionarit.
Neni 87
Dënimet për Shkak të Mos-pagesës së Kontributeve të Dakorduara
1. Memorandumi i Inkorporimit i Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar mund të përcaktojë
dënime dhe pasoja të tjera për Aksionarët të cilët nuk paguajnë kontributin e dakorduar. Këto
dënime të cilat përcaktohen në Memorandumin e Inkorporimit të Shoqërisë më Përgjegjësi të
Kufizuar, mund të përfshijnë, por nuk kufizohen në, si vijon:
1.1. zvogëlimin proporcional të Aksionit të Aksionarit në Shoqërinë me Përgjegjësi të
Kufizuar;
1.2. subordinimin e të drejtës së Aksionarit në pjesën e tij gjatë shpërndarjeve të
dividendëve për aksionarët e tjerë që kanë dhënë kontributet e tyre,
1.3. shitjen e detyruar të Aksioneve të Aksionarit në Shoqërinë me Përgjegjësi të
Kufizuar,
1.4. humbjen e Aksionit të Aksionarit në Shoqërinë me Përgjegjësi të Kufizuar; ose
1.5. përcaktimit, në bazë të një vlerësimi profesional ose formule, të vlerës së cilësdo
pjesë të Aksionit të Aksionarit që është paguar, dhe shitjen e detyruar të asaj pjese
në vlerën e përcaktuar.

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
66
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
KAPITULLI V
SHPËRNDARJA E DIVIDENDËVE TEK AKSIONARËT
Neni 88
Shpërndarja e Dividendëve tek Aksionarët
1. Dividendët mund t’i paguhen Aksionarëve nga fitimi neto ose nga fitimi i ruajtur nga vitet e
kaluara, prej të cilit janë zbritur humbjet nga vitet e kaluara, në bazë të raportit vjetor të miratuar.
2. Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar, mund ta bëjë shpërndarjen e dividendëve për Aksionarët
e saj në çdo kohë me miratimin unanim të aksionarëve ose me metodë tjetër votimi që kërkon
numër më të vogël të votave, siç parashihet në Statutin e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar
sipas nenit105 të këtij ligji.
3. Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në Statutin e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar,
çdo shpërndarje e dividendëve për Aksionarët, duhet të jetë e barabartë për të gjithë.
4. Kur Aksionari fiton të drejtën për marrjen e dividendit, ai bëhet kreditor i pa siguruar i Shoqërisë
me Përgjegjësi të Kufizuar në raport me dividendin.
5. Afati për shpërndarjen e dividendave për Aksionarët nuk mund të jetë më shumë se
nëntëdhjetë (90) ditë nga data e njoftimit për shpërndarjen.
6. Së paku gjysma e fitimeve të periudhës financiare, nga të cilat zbriten shumat që nuk mund
të shpërndahen sipas Statutit, shpërndahet si dividendë, nëse kërkesa me këtë bazë i bëhet
Kuvendit të përgjithshëm të Aksionarëve nga Aksionarët me së paku një të dhjetën (1/10) e të
gjitha Aksioneve para se të merret vendimi për përdorimin e fitimeve.
Neni 89
Kufizimet gjatë shpërndarjes së dividendëve
1. Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar nuk do ta bëjë shpërndarjen e dividendëve për Aksionarët
nëse si rezultat i shpërndarjes, pasuria e përgjithshme e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar
do të jetë më e vogël se sa detyrimet e përgjithshme ose nëse Shoqëria me Përgjegjësi të
Kufizuar nuk do të jetë e aftë për pagimin e borxheve ose detyrimeve të tjera të cilat maturohen
gjatë Veprimtarisë të saj të rregullt Ekonomike.
2. Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar që dëshiron të bëjë një shpërndarje të dividendëve,
duhet së pari të vendosë se kjo shpërndarje nuk është e ndaluar sipas paragrafit 1 të këtij neni.
Ky vendim duhet të bazohet në pasqyrat financiare të përgatitura në pajtim me ligjet në fuqi që
përcaktojnë standardet dhe parimet e kontabilitetit që janë të vlefshme në ato rrethana. Në rast
të vlerësimit të pasurisë jo-monetare, vendimi duhet të bazohet në një vlerësim të drejtë dhe të
pavarur që është i vlefshëm nën ato rrethana.
Neni 90
Përgjegjësia Personale për Shpërndarjet e Ndaluara të Dividendëve
1. Një aksionar që pranon një shpërndarje të ndaluar të dividendëve sipas paragrafit 1 të nenit
89 të këtij ligji dhe i cili ka qenë në dijeni ose është dashur të ketë qenë në dijeni në atë kohë se
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
67
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
shpërndarja ka qenë në kundërshtim me neni 89 të këtij ligji, është personalisht përgjegjës ndaj
Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar për kthimin e shumës së marrë të shpërndarjes.
2. Një Aksionar, menaxher ose një person tjetër që bën shpërndarjen e ndaluar të dividendëve,
dhe i cili në atë kohë ka qenë në dijeni se shpërndarja është bërë në kundërshtim me nenin89
të këtij ligji, është personalisht përgjegjës ndaj Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar për kthimin
e shumës së marrë të të gjitha shpërndarjeve të tilla.
3. Nëse më shumë se një aksionar dhe/ose persona mbajnë përgjegjësi për kthimin e një
shpërndarje sipas paragrafit 1 dhe/ose 2 të këtij neni, atëherë përgjegjësia është përbashkët
dhe individuale.
KAPITULLI VI
BASHKË-PRONËSIA DHE BARTJA E AKSIONEVE
Neni 91
Bashkë-Pronësia e një Aksioni
1. Një aksion mund të jetë në pronësi të më shumë se një aksionari.
2. Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në Statutin e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar,
të gjithë bashkë-pronarët e një aksioni i ushtrojë të drejtat e tyre të votimit dhe të drejtat e tjera
në Shoqërinë me Përgjegjësi të Kufizuar përmes një përfaqësuesi të vetëm të përbashkët,
mirëpo ata janë përgjegjës bashkërisht dhe individualisht për të gjitha detyrimet që rrjedhin nga
Aksioni.
3. Kur aksioni është në pronësi të më shumë se një personi, secili bashkë-pronar duhet t’i
dorëzojë Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar emrin dhe adresën e tij, për ruajtje në arkivën e
Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar.
4. Kur bashkë-pronarët kanë ose duhet ta kenë një përfaqësues të përbashkët, të gjithë
bashkë-pronarët duhet të nënshkruajnë një deklaratë me shkrim për “caktimin e përfaqësuesit
të përbashkët” dhe të i’a dorëzojnë atë Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar, e cila duhet
ta ruajë deklaratën në adresën e regjistruar siç është përcaktuar në nenin 83 të këtij ligji.
Të gjitha njoftimet që i dërgohen përfaqësuesit nga ana e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar
konsiderohet se u janë dërguar të gjithë bashkë-pronarëve. Nëse bashkë-pronarët nuk e
nënshkruajnë deklaratën e paraparë në këtë nen, njoftimi që i dërgohet një bashkë-pronari
konsiderohet se u është dërguar të gjithë bashkë-pronarëve.
Neni 92
Bartja e Aksioneve
1. Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në Statutin e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar,
çdo Aksionar mund të bëjë bartjen e aksionit të tij, plotësisht ose pjesërisht përmes shitjes,
pengut, dhurimit, trashëgimisë ose ndonjë forme tjetër të bartjes; me kusht që, ky paragraf të
mos interpretohet ose zbatohet në një mënyrë që ka për qëllim pengimin e veprimit të një ligji i
cili rregullon transaksionet e letrave me vlerë.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
68
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
2. Statuti i Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar mund të vendosë kufizime për bartjen aksioneve,
duke përfshirë, por pa u kufizuar, në kufizimet e përcaktuara në nenet 93 dhe 94 të këtij ligji.
3. Të drejtat dhe detyrimet e pranuesit të një Aksioni rregullohen sipas neneve 95 dhe 96 të
këtij ligji.
Neni 93
Dispozitat Fakultative për Kufizimin e Bartjes
1. Statuti i Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar mund të përfshijë një ose më shumë kufizime
për bartjen e Aksioneve të përcaktuara në paragrafin 2 të këtij neni ose kufizime të ngjashme.
Nëse këto kufizime përcaktohen në Statutin e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar, atëherë
dispozitat në bazë të të cilave përcaktohen këto kufizime ose kufizimet e ngjashme mund të
formulohen në çfarëdo mënyrë që është e pranueshme për aksionarët. Këto kufizime ose
kufizimet e ngjashme mbi bartjen nuk zbatohen nëse nuk janë përfshirë shprehimisht në Statutin
e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar.
2. Në Statutin e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar mund të përcaktohet që një Aksion nuk
mund të bartet apo të vihet peng vullnetarisht ose jo-vullnetarisht, përveç kur:
2.1. bartja është autorizuar me shkrim nga të gjithë Aksionarët e Shoqërisë me
Përgjegjësi të Kufizuar;
2.2. bartja i bëhet Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar ose një Aksionari tjetër
ekzistues;
2.3. bartja i bëhet bashkëshortit/es, prindit, trashëgimtarëve linear ose bashkëshortit/es
të trashëgimtarëve linear, vëllezërve ose motrave;
2.4. bartja i bëhet një përfaqësuesi ligjor të Aksionarit, pas vdekjes së Aksionarit, ose
pas shpërbërjes së Aksionarit kur është Shoqëri Tregtare apo person juridik;
2.5. bartja i bëhet një Përfaqësuesi të Autorizuar në Procedurë të Falimentimit;
2.6. bartja bëhet në rast të ekzistimit të pengu në aksion si sigurim për huan ose detyrim
tjetër të aksionarit, nëse marrëveshja e pengut:
2.6.1. shprehimisht përcakton se pengmarrësi nuk ka të drejtë votimi ose
menaxhimi të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar ose kompetenca të tjera
që rrjedhin nga pengu;
2.6.2. përfshin pajtimin me shkrim të pengmarrësit se ai do ti nënshtrohet
Statutit të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar nëse bëhet pronar i aksionit të
vënë peng; dhe
2.6.3. nëse është miratuar nga të gjithë Aksionarët tjerë;
2.7. bartja bëhet në pajtim me dispozitat e Statutit të Shoqërisë me Përgjegjësi të
Kufizuar e cila përfshin dispozitat e përcaktuara ose të lejuara sipas nenit 94 të këtij
ligji; ose
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
69
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
2.8. bartja bëhet në rast të bashkimit, sipas Pjesës Tetë të këtij ligji.
Neni 94
Dispozita Fakultative për të kërkuar Ofertën e Parë të Shoqërisë me Përgjegjësi të
Kufizuar
1. Statuti i Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar mund të përfshijë përmbajtjen e paragrafit2
të këtij neni me formulimin e saktë të paragrafit 2 të këtij neni ose me çfarëdo ndryshimi të
dëshiruar. Këto dispozita zbatohen vetëm nëse janë përfshirë shprehimisht në Statutin e
Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar.
2. Një aksionar i cili dëshiron të bëjë bartjen e Aksionit të tij tek një person fizik ose juridik dhe/
ose Shoqëri Tregtare, mund ta bëjë këtë bartje në mënyrën e përcaktuar më poshtë; me kusht
që, kufizimet e parapara të mos zbatohen nëse bartja përjashtohet nga kufizimet sipas një
dispozitë tjetër të Statutit të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar:
2.1. Aksionari së pari duhet të marrë një ofertë të pa-revokueshme, në mirëbesim dhe
me shkrim për blerjen e aksionit që përcakton emrin e ofertuesit, adresën, çmimin e
ofruar si dhe çfarëdo pagese ose kushte tjera të ofertës;
2.2. Aksionari përkatës më pas ia dorëzon Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar ofertën
e palës së tretë, dhe me këtë, Aksionari i ofron Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar
shitjen, me çmimin dhe kushtet e cekura në ofertë. Brenda tri (3) ditëve nga pranimi i
ofertës, Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar duhet t’u dërgojë të gjithë aksionarëve një
njoftim me shkrim ku:
2.2.1. informohen të gjithë Aksionarët në lidhje me ofertën;
2.2.2. Thirret Kuvendi i Aksionarëve, i cili mund të mbahet brenda afatit prej
pesëmbëdhjetë (15) ditëve por jo më shumë se tridhjetë (30) ditë nga dërgimi
i njoftimit;
2.2.3. informohen të gjithë Aksionarët se Kuvendi i Aksionarëve thirret për të
vendosur nëse Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar do të blejë Aksionin e
Aksionarit që dëshiron ta shesë atë, me kushtet e parapara në ofertën e palës
së tretë
2.2.4. Vendimi për blerjen e aksionit duhet të miratohet me shumicën e votave
të të gjitha Aksioneve me të drejtë vote, pa përfshirë këtu aksionarin shitës.
Për këtë qëllim, votimi bëhet në mënyrë të njëjtë sikurse edhe për veprimet e
tjera të aksionarëve.
2.3. Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar duhet t’i dorëzojë Aksionarit përkatës një njoftim
me shkrim për pranimin e saj brenda dyzet(40) ditëve nga pranimi i ofertës ose oferta
konsiderohet se është refuzuar. Nëse Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar dëshiron, ajo
mund të bëjë një kundër-ofertë brenda afatit të paraparë prej dyzet (40) ditësh. Në këtë
rast, aksionari gjegjës duhet t’i dorëzojë Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar një njoftim
me shkrim për pranimin e saj brenda tri (3) ditëve pas marrjes së kundër-ofertës ose
kundër-oferta konsiderohet së është refuzuar. Nëse Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar
e pranon ofertën e parë ose aksionari përkatës e pranon kundër-ofertën, shitja do të
bëhet brenda tri (3) ditëve nga pranimi;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
70
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
2.4. nëse oferta e aksionarit për Shoqërinë me Përgjegjësi të Kufizuar refuzohet nga kjo
e fundit, aksionari në fjalë, brenda tridhjetë (30) ditëve pasi që Shoqëria me Përgjegjësi
të Kufizuar e refuzon ose konsiderohet se e ka refuzuar ofertën, do të pranojë ofertën e
palës së tretë me kushtet e njëjta sikurse oferta e refuzuar nga Shoqëria me Përgjegjësi
të Kufizuar;
2.5. Nëse Aksionari nuk e përmbush detyrimin e tij për shitje, sipas nën-paragrafit 2.4
të paragrafit 2 të këtij neni, Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar mundet, në afat prej
nëntëdhjetë (90) ditësh nga mos-përmbushja e këtillë, të anulojë Aksionin përkatës nëse
Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar i dërgon Aksionarit një shumë parash që është
e barabartë me vlerën e Aksionit të pranuar nga blerësi i pavarur ose në pajtim me
një formulë të dakorduar paraprakisht dhe të përcaktuar në Statutin e Shoqërisë me
Përgjegjësi të Kufizuar.
Neni 95
Kushtet për Zotërimin e Aksionit nga Pranuesi
1. Pranuesi mund ta zotërojë Aksionin dhe të bëhet pronar i tij vetëm nëse të gjithë
Aksionarët pajtohen me këtë zotërim, përveç nëse është përcaktuar ndryshe në Statutin e
Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar; dhe
2.Nëse plotësohen kushtet nga ky nen, pranuesi i bartjes i fiton të gjitha të drejtat e Aksionarit
pas pranimit të aksionit.
Neni 96
Të Drejtat dhe Detyrimet Tjera të Bartësit dhe Pranuesit të Aksionit
1. Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në Statutin e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar,
pranuesi i një aksioni është përgjegjës për të gjitha detyrimet e bartësit duke përfshirë dhënien e
kontributeve sipas nenit 86 dhe kthimin e shpërndarjeve të dividendëve të ndaluara sipas nenit
90 të këtij ligji; me kusht që, pranuesi i bartjes të mos jetë përgjegjës për detyrimet e bartësit:
1.1. për të cilat pranuesi nuk ka pasur njohuri në kohën kur është bërë aksionar; dhe
1.2. për të cilat pranuesi nuk do të kishte mundur të informohet edhe pas shqyrtimit të
hollësishëm të Statutit të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar.
2. Pas bartjes, dhe përveç nëse është përcaktuar ndryshe në Statutin e Shoqërisë me Përgjegjësi
të Kufizuar bartësi i aksionit ende mbetet përgjegjës për detyrimet e tij sipas nenit 86 dhe 90 të
këtij ligji para bartjes. Bartësi vazhdon të jetë përgjegjës për detyrimet e tij para bartjes, derisa
këto detyrime të përmbushen.
3. Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në Statutin e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar,
aksionari bartës pushon së qeni aksionar dhe t’i gëzojë të drejtat e aksionarit në kohën e kryerjes
së bartjes, përveç në rastin kur aksioni është objekt i pengut, me ç’rast bartësi nuk pushon së
qeni aksionar derisa pengmarrësi ose një palë e tretë nuk bëhet pronar i aksionit.
4. Nëse një Aksionar vdes ose shpërbëhet, përfaqësuesi ligjor ose administratori i pasurisë së
aksionarit mund të ushtrojë të gjitha të drejtat dhe kompetencat e aksionarit për administrimin
e pasurisë.

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
71
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
5. Një aksionar i cili vullnetarisht bën bartjen ose propozon bartjen e një aksioni në mënyrën
e lejuar me këtë ligji dhe në përputhje me Statutin e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar, duhet
që paraprakisht ta njoftojë Shoqërinë me Përgjegjësi të Kufizuar mbi këtë bartje. Shoqëria me
Përgjegjësi të Kufizuar nuk ka nevoje të miratojë bartjen para pranimit të njoftimit për bartje,
por ajo duhet të miratojë menjëherë të gjitha bartjet e rregullta për të cilat është dorëzuar
njoftimi dhe është regjistruar në arkivin e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar.
Neni 97
Bartja e ndaluar është e pavlefshme
Çdo bartje ose përpjekje për bartjen e një aksioni që bëhet në kundërshtim me një kufizim
ose ndalesë të përcaktuar në këtë ligj ose në Statutin e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar,
ose në një ligj i cili rregullon transaksionet në letra me vlerë, është nule, e pavlefshme dhe e
pazbatueshme.
Neni 98
Blerja e Aksioneve të Veta nga Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar
1. Përveç nëse Marrëveshja e Inkorporimit e kufizon të drejtën e saj për blerjen e aksioneve të
papaguara, Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar mund të blejë pjesërisht ose plotësisht, në çdo
kohë, një ose më shumë nga Aksionet e saj të papaguara.
2. Megjithatë, Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar nuk mund të blejë Aksionet e saj të papaguara
nëse për shkak të kësaj blerje, asetet e përgjithshme të saj do të reduktohen deri në atë shkallë
sa vlera e tyre e përgjithshme është më të ulët se shuma e përgjithshme e borxheve dhe
detyrimeve të saj ose nëse Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar nuk do të jetë në gjendje që
t’i paguajë borxhet dhe detyrimet e tjera të cilat maturohen gjatë ushtrimit të veprimtarisë së
zakonshme ekonomike.
3. Para se të blejë aksionet e saj të papaguara, Shoqëria me përgjegjësi të Kufizuar së pari
duhet të vendosë më shkrim se blerja nuk është e ndalur sipas paragrafit 2 të këtij neni. Ky
vendim duhet të bazohet në pasqyrat financiare të përgatitura në pajtim me ligjet në fuqi që
përcaktojnë standardet dhe parimet e kontabilitetit, dhe në rast të vlerësimit të aseteve jo-
monetare, në bazë të një vlerësimi të pavarur.
4. Nëse Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar blen ose mban ndonjë aksion të saj, ajo mund ta
anulojë aksionin. Nëse Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar nuk e anulon këtë aksion, ajo duhet
ta mbajë atë në thesarin e saj.
5. Aksionet që mbahen në thesarin e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar:
5.1. nuk kanë kurrfarë te drejte të votës;
5.2. nuk numërohen për çfarëdo qëllimi, duke përfshirë gjatë përcaktimit të kuorumit
ose përcaktimit të numrit të aksioneve të papaguara ose Aksioneve me të drejtë vote;
dhe
5.3. nuk kanë të drejtë, dhe nuk marrin pjesë në shpërndarjet e dividendëve të Shoqërisë
me Përgjegjësi të Kufizuar.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
72
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
KAPITULLI VII
PËRFUNDIMI I PRONËSISË MBI AKSIONIN
Neni 99
Përfundimi i Pronësisë mbi Aksionin
1. Një person fizik ose juridik dhe/ose Shoqëri Tregtare përfundon të jetë Aksionar në Shoqërinë
me Përgjegjësi të Kufizuar:
1.1. në rast të vdekjes ose shuarjes së personit fizik ose juridik dhe/ose Shoqërisë
Tregtare;
1.2. në rast të tërheqjes vullnetare të personit fizik ose juridik dhe/ose Shoqërisë
Tregtare;
1.3. në rast të përjashtimit të personit fizik ose juridik dhe/ose Shoqërisë Tregtare;
1.4. siç përcaktohet në ligjin në fuqi për falimentimin;
1.5. në rast se personi fizik ose juridik ose Shoqëria Tregtare nuk mban më aksione në
Shoqërinë me Përgjegjësi të Kufizuar; ose
1.6. në rastet tjera të përcaktuara në Statutin e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar
të cilat kërkojnë përfundimin e pronësisë së personit fizik ose juridik dhe/ose Shoqërisë
Tregtare.
Neni 100
Tërheqja ose Përjashtimi i një Aksionari
1. Aksionari mund të tërhiqet nga Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar në çdo kohë pas
dorëzimit Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar dhe të gjithë aksionarëve të tjerë të një
njoftimi me shkrim; me kusht që, nëse tërheqja e shkel Statutin e Shoqërisë me Përgjegjësi të
Kufizuar, Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar mund të kërkojë dëmshpërblim nga aksionari i
cili tërhiqet, për shkelje të Statutit të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar.
2. Statuti i Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar mundet:
2.1. të përcaktojë kushtet për tërheqjen ose përjashtimin e një Aksionari;
2.2. të përcaktojë procedurën e aplikueshme për tërheqje ose përjashtim; dhe
2.3. të përcaktojë pasojat të cilat janë rezultat i tërheqjes ose përjashtimit, duke përfshirë
përgjegjësinë për dënime ose dëmshpërblim nëse tërheqja është bërë në kundërshtim
me Statutin e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar.
3. Në Statutin e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar mund të parashihet se një Aksionar nuk
mund të tërhiqet ose ta bartë aksionin e tij.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
73
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
4. Pavarësisht nga çdo gjë në këtë ligj ose në Statutin e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar
në të kundërtën, gjykata mund të nxjerrë një vendim se:
4.1. aksionari në fjalë mund të tërhiqet ose se tërheqja e tij ka qenë e ligjshme nëse:
4.1.1. Aksionari paraqet padi në gjykatë për nxjerrjen e këtij vendimi; dhe
4.1.2. Aksionari paraqet fakte bindëse se atij i janë shkaktuar dëme substanciale
si pasojë e veprimeve dëmshme të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar ose
aksionarëve të tjerë. “Veprimet e dëmshme” përfshijnë shkeljet e këtij ligji,
Statutit së Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar ose të drejtave të Aksionarit
përkatës. Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar ka të drejtë ta kontestojë padinë
e Aksionarit në fjalë në Gjykatë.
4.2. Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar mund ta përjashtojë një Aksionar ose të
argumentojë se përjashtimi ka qenë i arsyeshëm nëse:
4.2.1. Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar paraqet kërkesë në gjykatë për një
vendim të tillë; dhe
4.2.2. Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar paraqet fakte bindëse se Shoqëria
me Përgjegjësi të Kufizuar ose një aksionar tjetër është duke u dëmtuar ose
tashme është dëmtuar nga veprimet e dëmshme të aksionarit. “Veprimet
e dëmshme” përfshijnë shkeljet e qëllimshme ose të përsëritura të këtij ligji,
Statutit të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar ose të drejtave të një aksionari
tjetër ose nëse veprimet e tilla pengojnë në masë substanciale aftësinë e
Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar për vazhdimin e veprimtarisë ekonomike
ose marrëdhënies me aksionarin gjegjës, Aksionari gjegjës ka të drejtë ta
kontestojë kërkesën e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar në Gjykatë.
Neni 101
Efektet e tërheqjes ose përjashtimit
1. Pas tërheqjes, përjashtimit ose përfundimit të pronësisë për çfarëdo arsye tjetër, personi
fizik ose juridik dhe/ose Shoqëria Tregtare pushon të ketë të drejtat e Aksionarit, duke përfshirë
por pa u kufizuar në të drejtën e pjesëmarrjes në qeverisjen ose menaxhimin e Veprimtarisë
Ekonomike të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar.
2. Varësisht nga paragrafi 3 i këtij neni, kur personi fizik ose juridik dhe/ose Shoqëria Tregtare
përfundon së qeni aksionar, ky person fizik juridik ose kjo Shoqëri Tregtare brenda nëntëdhjetë
(90) ditësh nga përfundimi ka të drejtë të pranojë:
2.1. çfarëdo pagese ose shpërndarje e dividendëve për të cilën person fizik ose juridik
dhe/ose Shoqëri Tregtare ka të drejtë pjesëmarrje sipas Statutit së Shoqërisë me
Përgjegjësi të Kufizuar; dhe
2.2. nëse nuk është e përcaktuar në Statutin e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar,
vlerën e drejtë të Aksionarit në shumën e përcaktuar në datën e përfundimit të pronësisë.
nga data kur personi fizik ose juridik dhe/ose Shoqëria Tregtare nuk ishte më Aksionar.
Nëse personi fizik ose juridik dhe/ose Shoqëria Tregtare është tërhequr në mënyrë të
kundërligjshme ose është përjashtuar, shumat që Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar i’a
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
74
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
ka borxh zvogëlohet në masën e nevojshme për kompensimin e dëmeve të shkaktuara
si pasojë e tërheqjes ose përjashtimit, duke përfshirë dëmet e shkaktuar nga veprimet
për të cilat personi fizik ose juridik dhe/ose Shoqëria Tregtare është përjashtuar.
3. E drejta për marrjen e vlerës së drejtë të aksionarit të specifikuar në paragrafin 2 të këtij neni
nuk zbatohet për aksionet që:
3.1. i janë bartur një personi fizik ose juridik dhe/ose Shoqërie Tregtare me marrëveshje,
ose
3.2. i janë bartur një pasardhësi, trashëgimtari, administratori ose përfaqësuesi ligjor
si rezultat i vdekjes së aksionarit ose shpërbërjes, nëse është Shoqëri Tregtare apo
person juridik, dhe pasardhësi, trashëgimtari, administratori ose përfaqësuesi i tillë ligjor
ushtron një të drejtë sipas Statutit të Shoqërisë Tregtare ose ligjit të zbatueshëm për tu
bërë Aksionar.
4. Gjatë përcaktimit të vlerës së drejtë të një aksioni, personi(at) ose organizata që bën
përcaktimin e tillë duhen, përveç tjerash, të marrin parasysh:
4.1. vlerën e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar si veprimtari e pandërprerë
ekonomike, duke përfshirë edhe perspektivën e saj në të ardhmen;
4.2. çfarëdo marrëveshje ndërmjet aksionarëve duke përfshirë Statutin e Shoqërisë me
Përgjegjësi të Kufizuar që përcaktojnë çmimin ose formulën për përcaktimin e çmimit
për aksionet;
4.3. rekomandimet e një vlerësuesi, nëse një i tillë është angazhuar; dhe
4.4. cilido kufizime ligjor mbi vlerën e tregut ose bartjen e aksionit. Në rast të kontestit,
vlera e drejtë e aksionit përcaktohet nga gjykata kompetente.
5. Nëse Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar dhe aksionari paraprak nuk pajtohen në lidhje me
vlerën e drejtë të aksionit ose shumën e dëmeve, nëse ka të tilla, të parapara në paragrafin 2 të
këtij neni, ata munden me marrëveshje ta paraqesin çështjen në arbitrazh. Çështja paraqitet në
arbitrazh edhe nëse një gjë e tillë kërkohet nga Statuti i Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar.
Nëse marrëveshja për paraqitjen në arbitrazh nuk ekziston, atëherë secila palë ka të drejtë për
paraqitjen e rastit në gjykatë, me ç’rast gjykata është kompetente dhe është e autorizuar që të
vendosë mbi rastin.

KAPITULLI VIII
QEVERISJA DHE MENAXHIMI
Neni 102
Kuvendi i Aksionarëve
1. Kuvendi i Aksionarëve është organi më i lartë vendimmarrës i Shoqërisë me Përgjegjësi të
Kufizuar.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
75
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
2. Kuvendi i Aksionarëve ka kompetencat në vijim:
2.1 ndryshimin dhe plotësimi e Statutit të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar;
2.2. zvogëlimin ose lirimin nga detyrimi të një pronari për pagimin e plotë të kontributeve
të dakorduara sipas nenit 86 të këtij ligji;
2.3. autorizimin e shpërndarjeve, duke përfshirë blerjen ose riblerjen e një aksioni të një
aksionari nga Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar;
2.4. zvogëlimin ose lirimin nga detyrimi të një aksionari për kthimin e shpërndarjeve ose
shumave të tjera që i janë paguar atij në kundërshtim me nenin 90 të këtij ligji;
2.5. lëshimin e aksioneve të reja, bartjen e aksioneve, apo pranimin e aksionareve të
rinj;
2.6. vendimin për shpërbërjen e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar ose dërgim në
procedurë të falimentimit;
2.7. vendimin për bashkimin e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar sipas Pjesës Tetë
të këtij ligji;
2.8. shitjen, qiradhënien, pengun, hipotekën ose bartjet tjera ose disponimi me
pesëdhjetë e një (51%) ose më shumë të vlerës së përgjithshme të aseteve të Shoqërisë
me Përgjegjësi të Kufizuar;
2.9. vendimin për të zgjedhur apo shkarkuar personin apo personat që mbajnë pozitën
e Drejtorit Menaxhues;
2.10 vendimin për të zgjedhur apo shkarkuar anëtarët e Bordit të Drejtorëve, nëse
Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar ka Bord Menaxhues sipas Statutit të Shoqërisë
me Përgjegjësi të Kufizuar;
2.11. kompetenca të tjera të përcaktuara me ligj, në Statutin e Shoqërisë me Përgjegjësi
të Kufizuar.
3. Me lëshimin e aksioneve të reja, Aksionari ka të drejtë përparësie ashtu siç përcaktohet me
nenin 149 të këtij ligji, përveç nëse Aksionarët unanimisht vendosin ndryshe.
4.Kuvendi i Aksionarëve mund të miratojë edhe vendime për çështje nën kompetencën
e Drejtorit(ëve) Menaxhues apo Bordit të Drejtorëve. Në rastin e tillë, Aksionarët mbajnë
përgjegjësi në të njëjtën mënyrë si Drejtori(ët) Menaxhues ose Bordi i Drejtorëve.
5. Vendimi i Aksionarëve është i pavlefshëm nëse shkel një dispozitë ligji të vendosur për
mbrojtjen e kreditorëve të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar ose për shkak të ndonjë interesi
tjetër publik, ose nëse është në kundërshtim me moralin, ose nëse procedura për thirrjen e
Kuvendit të Aksionarëve që ka marrë vendimin ose nëse vendim-marrja është bërë ka pasur
me shkelje materiale. Vendimi është i pavlefshëm edhe në raste të tjera të përcaktuara me ligj.
Pavlefshmëria e vendimit të tillë mund të kërkohet në procedurë gjyqësore me parashtrim të
padisë ose prapësimit.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
76
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
6. Pavlefshmëria e vendimit nuk mund të pretendohet nëse është bërë regjistrimi në Regjistër
në bazë të vendimit dhe kanë kaluar dy vjet nga data e atij regjistrimi.
7. Në bazë të padisë së parashtruar ndaj Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar, gjykata mund
të revokojë vendimin e Aksionarëve që është në kundërshtim me ligjin, ose Statutin e Shoqërisë
me Përgjegjësi të Kufizuar. Periudha e parashkrimit për padi është tre (3) muaj pas datës së
miratimit të vendimit të Aksionarëve.
8. Revokimi i vendimit nuk mund të kërkohet nëse Aksionarët kanë miratuar vendimin me
vendim të ri, ndërsa padia e përcaktuar në paragrafin 7 të këtij neni nuk është parashtruar
kundër vendimit të ri brenda afatit të përcaktuar me paragrafin 7 të këtij neni.
9. Revokimi i vendimit të Aksionarëve mund të kërkohet nga Drejtori(ët) Menaxhues apo Bordi
i Drejtorëvesi dhe nga një Aksionar që nuk ka marrë pjesë në miratimin e vendimit nëse, me
zbatimin e vendimit do të kryhej një kundërvajtje apo vepër penale, ose nëse zbatimi i vendimit
qartësisht do të shkaktonte detyrimin për kompensimim të dëmeve. Aksionari që ka marrë pjesë
në miratimin e vendimit mund të kërkojë revokimin e vendimit vetëm nëse kundërshtimi i atij
Aksionari ndaj vendimit është shënuar në procesverbal.
10. Nëse parashtrohet padia, gjykata nuk e shqyrton çështjen para skadimit të afatit të
përcaktuar me paragrafin 7 të këtij neni. Paditë e ndryshme të parashtruara për revokimin e të
njëjtit vendim bashkohen dhe shqyrtohen në një procedurë.
11. Aktgjykimi gjyqësor për revokimin e vendimit të Aksionarëve vlen për të gjithë Aksionarët
dhe Drejtorin(ët) Menaxhues dhe Bordin e Drejtorëve , pa marrë parasysh nëse ata kanë marrë
pjesë në procedurën gjyqësore apo jo.
12. Nëse është bërë regjistrimi në Regjistër në bazë të vendimit të revokuar, gjykata i dorëzon
kopjen e aktgjykimit ARBK-së për ndryshim të atij regjistrimi.
Neni 103
Mbledhjet e Kuvendit të Aksionarëve
1.Mbledhja e përgjithshme e Kuvendit të Aksionarëve thirret së paku një(1) herë në vit përmes një
njoftimi me shkrim ose, nëse parashikohet në Statutin e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar,
me njoftim nëpërmjet postës elektronike. Njoftimi me shkrim apo me mesazh elektronik duhet
të përmbajë vendin, datën, orën e mbledhjes së përgjithshme dhe rendin e ditës e t’u dërgohet
të gjithë aksionarëve, jo më pak se tridhjetë (30) ditë para datës së parashikuar për mbledhjen
e përgjithshme të Kuvendit të Aksionarëve.
2. Mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendi të Aksionarëve mund të thirret sipas nevojës nga
Drejtori Menaxhues i Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar, ose kur Shoqëria me Përgjegjësi
të Kufizuar ka themeluar Bordin e Drejtorëvenga Kryetari i Bordit të Drejtorëve. Mbledhja e
Jashtëzakonshme gjithashtu mund të thirret nëse kërkohet nga bartësit e së paku dhjetë përqind
(10%) të të gjitha votave që kanë të drejtë të hidhen për një çështje në mbledhjen e propozuar
nënshkruajnë, e vendosin datën dhe i dorëzojë Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar një kërkesë
me shkrim për mbajtjen e një mbledhje. Në kërkesën për mbledhje ata duhet ta theksojnë
emrin dhe adresën e tyre si dhe numrin e aksioneve të cilat i mbajnë, qëllimin ose qëllimet
për të cilat duhet mbajtur mbledhja, dhe rendin e ditës së mbledhjes. Njoftimi për Mbledhjen e
Jashtëzakonshme duhet të bëhet me shkrim ose, nëse parashikohet në Statutin e Shoqërisë
me Përgjegjësi të Kufizuar, me njoftim përmes postës elektronike. Njoftimi me shkrim apo me
mesazh elektronik duhet të përmbajë vendin, datën, orën e mbledhjes së jashtëzakonshëm
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
77
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
edhe rendin e ditës e t’u dërgohet të gjithë aksionarëve, jo më pak se shtatë (7) ditë para datës
së parashikuar për mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Aksionarëve.
3. Nëse kërkesat e ligjit apo Statutit shkelen materialisht me thirrjen e Kuvendit të Aksionarëve,
Kuvendi i Aksionarëve nuk ka të drejtë të miratojë vendime, përveç nëse të gjithë Aksionarët
marrin pjesë apo janë të përfaqësuar në Kuvendin e Aksionarëve. Vendimet e miratuara në
takimin e tillë janë të pavlefshme përveç nëse Aksionarët në lidhje me të cilët procedura e
thirrjes së mbledhjes është shkelur pajtohen me vendimet.
4. Aksionari ose Aksionarët në Shoqërinë me Përgjegjësi të Kufizuar të cilët individualisht ose
së bashku mbajnë së paku pesë përqind (5%) të të gjitha votave kanë të drejtë të paraqesin
kërkesë me shkrim për përfshirjen e një ose më shumë çështjeve në rendin e ditës në kuvendin
e Aksionarëve.
Neni 104
Aktivitetet pa mbajtjen e kuvendit
1. Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në Statutin e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar,
cilido veprim për te cilin nevojitet votimi i pronarëve mund të bëhet pa mbajtjen e një kuvendi të
aksionarëve, nëse:
1.1. secili Aksionar njoftohet me shkrim për çështjen; dhe
1.2. secili aksionar ka në dispozicion së paku tri (3) ditë pune pas pranimit të njoftimit për
të paraqitur votën e tij me shkrim mbi këtë çështje ose Aksionari pajtohet me shkrim për
njoftim më të shkurtër ose periudhë për vendim.
Neni 105
Të Drejtat e Votimit
1. Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në Statutin e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar:
1.1. të gjitha të drejtat e votimit të Aksionarëve në Kuvendin e Aksionarëve janë të
barabarta; dhe
1.2. përveç siç është përcaktuar në paragrafin 2 dhe 3 të këtij neni dhe përveç nëse
është përcaktuar ndryshe në Statutin e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar, të gjitha
vendimet merren me shumicën e thjeshtë të votave.
2. Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në Statutin e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar
ose në Pjesën e Dhjetë të këtij ligji, për vendosjen e çështjeve të përcaktuara në nën-paragrafët
2.1 deri 2.8 të nenit 102 të këtij ligji kërkohet vota unanime e të gjithë Aksionarëve në Kuvendin
e Aksionarëve.
3.Shprehimisht përcaktohet se nëse në Statutin e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar
përcaktohet një shumicë tjetër e votave nga shumica unanime e kërkuar në paragrafin 2 të këtij
neni për vendosjen e çështjeve të përcaktuara në nën-paragrafët 2.1 deri 2.8 të nenit 102 të
këtij ligji, atëherë Statuti i Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar detyrimisht duhet të përmbajë
dispozita të cilat nuk e lejojnë:
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
78
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
3.1. vendosjen e çështjeve në fjalë me një metodë që kërkon më pak se votën pohuese
të shumicës së thjeshtë të Aksioneve të papaguara të Shoqërisë me Përgjegjësi të
Kufizuar;
3.2. miratimin e një ndryshimi në Statutin e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar që i
rrit detyrimet e një Aksionari për dhënien e kontributeve ose i eliminon apo zvogëlon
të drejtat e tij; përveç nëse secili Aksionar i ndikuar voton me shkrim në favor të një
ndryshimi të këtillë.
Neni 106
Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar me një Aksionar
Në rastet kur Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar ka vetëm një aksionar, të gjitha kompetencat
e Kuvendit të Aksionarëve ushtrohen nga aksionari i vetëm, i cili të gjitha vendimet për ushtrimin
e këtyre kompetencave i nxjerr me shkrim dhe i regjistron në një regjistër të vendimeve.
Neni 107
Drejtorët Menaxhues
1. Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar menaxhohet nga së paku një drejtor menaxhues.
2. Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar mund të krijojë një Bord të Drejtorëve nëse kjo është e
rregulluar me Statutin e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar. Nëse Shoqëria me Përgjegjësi të
Kufizuar krijon Bordin e drejtorëve autorizimet e tij, numrin e anëtarëve, mënyrën e zgjedhjes,
kohëzgjatjen e qëndrimit në detyrë si dhe mënyrën e votimit në Bord do ta përcaktojë Statuti i
Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar. Dispozitat në lidhje me Bordin e Drejtorëve të Shoqërisë
Aksionare aplikohen respektivisht.
3. Nëse Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar është e paaftë për pagesa, dhe paaftësia e
pagesave, për shkak të gjendjes ekonomike të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar, nuk është
e përkohshme, Drejtori(ët) Menaxhues ose Bordi i Drejtorëve menjëherë pasi të kenë marrë
njohuri për paaftësinë e pagesave do t’i njoftojnë Aksionarët.
4. Pasi Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar të jetë e paaftë për pagesa, Drejtori(ët) Menaxhues
ose anëtarët e Bordit të Drejtorëve nuk mund të bëjnë më pagesa në emër të Shoqërisë me
Përgjegjësi të Kufizuar, përveç në rastin kur kryerja e pagesave në gjendjen e paaftësisë së
pagesës përputhet me procedurën e kujdesit dhe vëmendjes së domosdoshme. Drejtori(ët)
Menaxhues bashkërisht kompensojnë Shoqërinë me Përgjegjësi të Kufizuar për pagesat e bëra
nga Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar pasi paaftësia e pagesës është bërë evidente, pagesa
këto të cilat në rrethanat në fjalë, nuk janë bërë me kujdesin e vëmendjen e duhur.
Neni 108
Emërimi dhe Shkarkimi i Drejtorëve Menaxhues
1. Aksionarët e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar, ose Bordi i Drejtorëve, do të përcaktojnë
personin ose personat e caktuar për të shërbyer si drejtorë menaxhues. Personi/at në fjalë kanë
kompetencat e përcaktuara në nenin 109 të këtij ligji. Kur ka më shumë se një drejtor menaxhues,
Aksionarët ose Bordi i Drejtorëve mund të përcaktojnë tituj, detyra dhe autorizime të ndryshme
për secilin prej tyre. Drejtori menaxhues mund të caktohet, largohet ose zëvendësohet vetëm
në bazë të votës së Aksionarëve ose të Bordit të Drejtorëve. Drejtori menaxhues nuk ka nevojë
të jetë Aksionar. Drejtori menaxhues duhet të jetë person fizik.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
79
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
2. Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në Statutin e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar,
drejtori i zgjedhur menaxhues vazhdon të mbetet në këtë detyrë përderisa të shkarkohet ose
zëvendësohet me votën e Aksionarëve, ose derisa të japë dorëheqje, cilado që ndodh më herët.
3. Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në Statutin e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar,
drejtori menaxhues shkarkohet me votën e aksionarëve ose Bordit të Drejtorëve. Aksionarët
apo Bordi i Drejtorëve nuk kanë nevojë të deklarojnë arsyen për shkarkimin e tij, dhe personi i
shkarkuar nuk ka të drejtë të kërkojë nga Aksionarët ose Bordi i Drejtorëve arsyen për shkarkimin
e tij/saj.
4. Paga dhe kompensimi i Drejtorëve Menaxhues ose Personave të Ngarkuar sipas këtij neni
përcaktohen nga Aksionarët apo Bordi i Drejtorëve, si dhe duhet të paraqiten në kuadër të
raporteve vjetore të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar që dorëzohen sipas ligjit në fuqi për
raportim financiar.
5. Me krijimin e procedurës për pagat dhe kompensimin e Drejtorëve Menaxhues dhe shumave
të tarifave dhe benefiteve të tjera, si dhe lidhjen e kontratave me Drejtorët Menaxhues,
Aksionarët ose Bordi i Drejtorëve duhet të sigurojnë që shuma totale e pagesave të bëra nga
Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar tek Drejtorët Menaxhues është në proporcion të arsyeshëm
me detyrimet e anëtarëve të Drejtorëve Menaxhues dhe gjendjes ekonomike të Shoqërisë me
Përgjegjësi të Kufizuar.
6. Nëse gjendja ekonomike e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar në masë të konsiderueshme
përkeqësohet, dhe pagesat e mëtutjeshme për Drejtorët Menaxhues si paga e kompensime të
vendosura apo të miratuara me Drejtorët Menaxhues, apo lejimi i mëtutjeshëm i benefiteve
të tjera për Drejtorët Menaxhues do të ishte tejet e padrejtë për Shoqërinë me Përgjegjësi të
Kufizuar, atëherë Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar mundet që me vendim të Aksionarëve të
ulë pagat dhe kompensimet.
Neni 109
Autorizimi i Drejtorit Menaxhues për të Vepruar në Emër të Shoqërisë me Përgjegjësi të
Kufizuar
1. Secili drejtor menaxhues është i autorizuar që ta përfaqësojë Shoqërinë me Përgjegjësi
të Kufizuar si Përfaqësues i Autorizuar gjatë ushtrimit të Veprimtarisë së saj Ekonomike,
duke përfshirë edhe autorizimin:
1.1. për udhëheqjen e Veprimtarisë së zakonshme Ekonomike të Shoqërisë me
Përgjegjësi të Kufizuar; dhe
1.2. për nënshkrimin e marrëveshjeve ose dokumenteve tjera të nevojshme për
ushtrimin e Veprimtarisë Ekonomike në emër të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar
nëse ky nënshkrim ndërlidhet në masë të arsyeshme me ushtrimin e Veprimtarisë
së zakonshme Ekonomike të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar. Cilido prej atyre
veprime të drejtorëve menaxhues e obligojnë Shoqërinë me Përgjegjësi të Kufizuar,
përveç nëse Statuti i Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar përcakton që disa ose të
gjithë Drejtorët Menaxhues do të përfaqësojnë bashkërisht Shoqërinë me Përgjegjësi
të Kufizuar. Përfaqësimi i përbashkët vlen ndaj palëve të treta vetëm nëse publikohet
nga ARBK-ja sipas nenit 22 të këtij ligji.
2. Me kryerjen e transaksioneve në emër të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar, sa i përket
Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar, drejtorët menaxhues janë të obliguar të zbatojnë kufizimet
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
80
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
e përcaktuara me Statutin e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar apo vendosur me votën e
Aksionarëve apo Bordit të Drejtorëve. Kufizimi i të drejtës së përfaqësimit nuk vlen ndaj palëve
të treta.
3. Cilido person, përfshirë drejtorin menaxhues, i cili me dijeni pretenedon se vepron në emër
të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar në shkelje të detyrimeve të përcaktuara në paragrafin
2 të këtij neni, është personalisht përgjegjës për të gjitha dëmet që i janë shkaktuar Shoqërisë
me Përgjegjësi të Kufizuar nga këto veprime.
Neni 110
Detyrimi për Mbajtjen e Librave dhe Arkivës dhe Sigurimi i Qasjes
1.Drejtorët menaxhues të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar janë të detyruar që:
1.1. të përgatisin dhe mbajnë librat dhe arkivën e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar
në pajtim me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi;

1.2. të përgatisin pasqyrat financiare vjetore si dhe raportin për menaxhimin e Shoqërisë
me Përgjegjësi të Kufizuar dhe këto t’ua prezantojnë Aksionarëve në fund të çdo viti
financiar të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar;
1.3. gjatë orarit të punës, t’u ofrojnë të gjithë Aksionarëve të Shoqërisë me Përgjegjësi
të Kufizuar qasje në arkivën, librat dhe raportet e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar
me qëllim të shqyrtimit dhe/ose kopjimit nga Aksionarët;
1.4. Për Shoqëritë me Përgjegjësi të Kufizuar që arrijnë kufijtë e përcaktuar me ligjin
në fuqi për raportimin financiar, sigurojnë se pasqyra vjetore financiare përmban një
deklaratë nga një auditor i jashtëm i angazhuar nga Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar
që vlerëson gjendjen financiare të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar. Për më tepër,
Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar duhet të mbajë raport nga zyrtarët lidhur me
veprimtarinë e tyre, si dhe të gjitha çështjet tjera që kërkohen me Statutin e Shoqërisë
me Përgjegjësi të Kufizuar, ose këtë ligj dhe ligjet e tjera në fuqi. Pasqyra vjetore
financiare nënshkruhet nga Drejtori Menaxhues ose Kryesuesi i Bordit Menaxhues dhe
u shpërndahet të gjithë drejtorëve menaxhues, zyrtarëve dhe Aksionarëve.
Neni 111
Personat e Ngarkuar me Detyra
Të gjithë personat të cilët sipas autorizimit nga Aksionarët ose Bordi i Drejtorëve ushtrojnë ndonjë
kompetencë e cila me këtë ligj, me Statut ose me Marrëveshje të Inkorporimit është paraparë
që të ushtrohet nga Drejtori Menaxhues kanë të njëjtat të drejta, detyrime dhe përgjegjësi të
besnikërisë, përgjegjshmërisë, mos-konkurrencës dhe të deklarimit të konfliktit të interesit siç
është përcaktuar në nenet 258,259,260,261,262 dhe 263 të këtij ligji.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
81
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
KAPITULLI IX
SHPËRBËRJA E SHOQËRISË ME PËRGJEGJËSI TË KUFIZUAR DHE VENDIMI PËR
INICIMIN E PROCEDURËS SË FALIMENTIMIT
Neni 112
Shkaqet e Shpërbërjes Vullnetare ose Inicimit të Procedurës së Falimentimit
1. Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar do të shpërbëhet, dhe Veprimtaria e saj Ekonomike do
të përmbyllet, në rast të:
1.1. skadimit të kohëzgjatjes nëse është përcaktuar me Statut, rrethanave tjera të
përcaktuara në Statuti ne Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar që mund të shkaktojë
shpërbërjen ose përfundimin e ekzistencës; ose
1.2. vendimit të Kuvendit të Aksionarëve ose Aksionarit të Vetëm të Shoqërisë me
Përgjegjësi të Kufizuar për shpërbërjen vullnetare të Shoqërisë me Përgjegjësi të
Kufizuar.
2. Kuvendi i Aksionarëve ose Aksionari i Vetëm miraton inicimin e procedurës sipas ligjit për
falimentimin ose një ligji tjetër të aplikueshëm.
3. Nëse shpërbërja e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar bëhet sipas nën-paragrafëve 1.1
ose 1.2 të paragrafit 1 të këtij neni, Veprimtaria Ekonomike e Shoqërisë me Përgjegjësi të
Kufizuar përmbyllet dhe asetet shpërndahen sipas këtij Kapitulli.
4. Inicimi i Shpërbërjes Vullnetare ose procedurës së falimentimit sipas ligjit për falimentimin
nga Kuvendi i Aksionarëve bëhet përmes votimit unanim, përveç nëse është përcaktuar ndryshe
në Statutin e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar.
Neni 113
Vazhdimi i Veprimtarisë Ekonomike pas Inicimit të Shpërbërjes Vullnetare
1. Pas shfaqjes së rrethanave ose vendimit për shpërbërje vullnetare sipas nën-paragrafëve
1.1 ose 1.2 të paragrafit 1 të nenit 112 të këtij ligji, Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar vazhdon
ekzistencën njëlloj si më parë, por nuk mund të ushtrojë Veprimtari Ekonomike përveç atyre të
nevojshme për shpërbërjen vullnetare dhe përmbylljen e veprimtarisë, të cilat përfshijnë:
1.1. mbledhjen e të hollave ose aseteve që palë të ndryshme i’a kanë borxh Shoqërisë
me Përgjegjësi të Kufizar;
1.2. pagimin ose aranzhimin për plotësimin e kërkesave të kreditorëve;
1.3 shitjen pas përmbushjes së kërkesave të nenit 114 të këtij ligji, të aseteve jo-
monetare të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar; dhe
1.4. shpërndarjen e aseteve të mbetura pas shitjes dhe përmbushjes së kërkesave
të kreditorëve. Këto aktivitete ushtrohen nga drejtorët menaxhues të Shoqërisë me
Përgjegjësi të Kufizuar, përveç nëse Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar emëron një
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
82
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
profesionist të kualifikuar, qoftë person fizik ose juridik, për ushtrimin e këtyre aktiviteteve
të cilët paguhen nga asetet monetare të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar dhe
pagesa e të cilëve trajtohet si shpenzim administrativ sipas përcaktimeve në ligjin në
fuqi për falimentimin.
Neni 114
Njoftimi i Shpërbërjes Vullnetare
1. Jo më vonë se pesë (5) ditë pune nga shfaqja e rrethanave ose vendimit për shpërbërje
vullnetare, Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar duhet të dorëzojë në ARBK “Njoftimin për
Shpërbërjen Vullnetare”. Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar nuk duhet të shesë ose shpërndajë
cilëndo nga asetet e saj së paku tridhjetë (30) ditë pas ditës së dorëzimit të njoftimit në ARBK.
Shitjet ose shpërndarjet e hershme mund të deklarohen të pavlefshme dhe nule nga gjykata në
bazë të kërkesës së një kreditori të papaguar.

2. Njoftimi i Shpërbërjes Vullnetare përcakton, në njërën nga gjuhët zyrtare:
2.1. se Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar ka vendosur ta përmbyllë veprimtarinë e
saj ekonomike dhe t’i shpërndarje asetet e saj;
2.2. datën e shfaqjes së rrethanave ose vendimit për shpërbërje vullnetare;
2.3. adresën për paraqitjen e kërkesave të kreditorëve;
2.4. datën ose datat në të cilat Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar planifikon ta fillojë
shitjen dhe shpërndarjen e aseteve siç përcaktohet në këtë ligj, data këto që mund të
caktohen jo më pak se tridhjetë (30) ditë, por jo më shumë se nëntëdhjetë (90) ditë nga
koha e dorëzimit të Njoftimit për Shpërbërjen Vullnetare në ARBK; dhe
2.5. kohën dhe vendin në të cilën do të bëhet shitja ose shpërndarja e aseteve të
Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar.
3. Brenda tri (3) ditëve të punës pas dorëzimit në ARBK të Njoftimit për Shpërbërje Vullnetare,
Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar duhet të u’a dërgojë një kopje të këtij njoftimi të gjithë
aksionarëve dhe kreditorëve të njohur të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar dhe shoqëria
i lejon secilit kreditor të siguruar që të marrë në posedim asetet në të cilat kreditori ka interes
të siguruar. Nëse Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar posedon asete në të cilat një kreditor i
siguruar ka interes të siguruar, Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar i’a dorëzon asetet palës së
siguruar. Kreditori i siguruar e shet ose disponon me asetet sipas ligjeve të aplikueshëm. Nëse
shitja ose disponimi me pasurinë prodhon tepricë të hyrash, kreditori i siguruar duhet t’ia kthejë
këtë tepricë Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar. “Teprica e të hyrave” nënkupton tepricën e
cila e ka kaluar:
3.1. shumën e nevojshme për pagimin e borxheve të siguruara; dhe
3.2. shumat e tjera që kreditori lejohet me ligj ti mbajë si kamata dhe/ose kompensim
për shpenzimet e bëra gjatë marrjes në posedim ose shitjes apo disponimit me pasurinë
në fjalë.
4. Brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh pas shfaqjes së rrethanave ose vendimit për shpërbërje
vullnetare, Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar duhet:
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
83
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
4.1. të kompletojë një pasqyrë të librave dhe arkivës;
4.2. të përpilojë një inventar të të gjitha aseteve dhe një listë të të gjitha borxheve të
njohura të saj; dhe
4.3. të vej inventarin dhe listën e lartë përmendur në dispozicion për inspektim
dhe shqyrtim nga publiku së paku tetë orë në ditë gjatë pesë (5) ditëve të punës
menjëherë pas datës së përcaktuar në Njoftimin për Shpërbërjen e Shoqërisë për
shitjen e aseteve të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar. Përveç nëse në ndonjë ligji
në fuqi kërkohet shitja publike dhe/ose ndonjë metodë e caktuar e shitjes, shitja mund
të bëhet në mënyrë publike ose private dhe mund të bëhet në të gjitha mënyrat që janë
të arsyeshme nga aspekti afarist.
5. Jo më shumë se tridhjetë (30) ditë nga dorëzimi në ARBK të Njoftimit për Shpërbërjen
Vullnetare Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar duhet të publikojë në një gazetë me tirazh të
madh në Kosovë, në gjuhët zyrtare të Kosovës, një shpallje në madhësi jo më të vogël se një
e teta e faqes që paraqet:
5.1. emrin zyrtar të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar dhe Emrat Tregtar të
shfrytëzuar nga Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar;
5.2. Numrin Unik të Regjistrimit pas krijimit të tij;
5.3. informata në lidhje me vendin dhe kohën ku do të bëhet shitja publike e aseteve
dhe/ose informata në lidhje me vendin dhe kohën e shitjes private të cilitdo aset të
Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar;
5.4. informata në lidhje me kohën dhe vendin ku dhe kur do të vihet në dispozicion për
shqyrtim nga publiku inventari i aseteve të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar dhe
lista e borxheve; dhe
5.5.informata në lidhje me procedurat të cilat duhet të zhvillohen nga kreditorët ose
palët e interesuara për paraqitjen e kërkesave me afatin e fundit për paraqitjen e tyre.
6. Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar nuk mund ta shtyjë datën e shitjes publike e cila është
shpallur sipas paragrafit 5 të këtij neni.
7. Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar nuk duhet të paguajë kërkesat që nuk janë të përfshira
në listën e borxheve. Shoqëria me Përgjegjësitë Kufizuar duhet të vlerësojë vlefshmërinë e të
gjitha kërkesave para përfshirjes së kërkesave në listën e borxheve. Paraqitësit e kërkesave
të cilët mendojnë se kërkesa e tyre është dëmtuar për shkak të refuzimit të Shoqërisë me
Përgjegjësi të Kufizuar për ta përfshirë kërkesën në listën e borxheve mund ta kontestojnë këtë
refuzim në gjykatë.
Neni 115
Shpërndarja e Aseteve të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar gjatë Shpërbërjes
Vullnetare
Gjatë shpërbërjes vullnetare, asetet e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar do të paguhen dhe/
ose shpërndahen sipas prioriteteve të përcaktuara në ligjin në fuqi për falimentim.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
84
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
Neni 116
Revokimi i Njoftimit për Shpërbërje Vullnetare
1. Përfaqësuesi i Autorizuarose Përfaqësuesi me Prokurë mund ta revokojë Njoftimin e
Shpërbërjes Vullnetare brenda afatit prej nëntëdhjetë (90) ditësh nga dita e dorëzimit të Njoftimit
për Shpërbërjen Vullnetare.
2. Ky revokim duhet të autorizohet në të njëjtën mënyrë sikurse edhe Njoftimi për Shpërbërje
Vullnetare.
3. Për hyrjen në fuqi të këtij revokimi, një përfaqësues i autorizuar ose Përfaqësuesi me
Prokurë duhet të nënshkruajë dhe të dorëzojë në ARBK Njoftimin për Revokimin e Shpërbërjes
Vullnetare.
4. Njoftimi për Revokim e Shpërbërjes Vullnetare përfshin:
4.1. emrin zyrtar dhe emrin tregtar të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar dhe Numrin
Unik të Identifikimit;
4.2. datën e hyrjes në fuqi të Njoftimit për Shpërbërje Vullnetare që tani po revokohet;
4.3. datën kur është autorizuar revokimi; dhe
4.4. një deklaratë që identifikon personin ose personat që e kanë autorizuar revokimin
dhe parashtron autorizimin dhe bazën juridike për ndërmarrjen e veprimeve nga këta
persona.
5. Njoftimi për Revokimin e Shpërbërjes Vullnetare hyn në fuqi në datën e dorëzimit në ARBK
dhe prodhon pasoja juridike vetëm në rastet kur nuk janë ndërmarre veprime në lidhje me shitjen
e aseteve dhe pagesën e kërkesave të kreditorëve pas dorëzimit të Njoftimit për Shpërbërjen
Vullnetare.
Neni 117
Ekzekutimi i Kërkesave të Kreditorëve Ndaj Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar që i
është Nënshtruar Shpërbërjes Vullnetare
1.Kërkesat e kreditorëve ndaj një Shoqërie me Përgjegjësi të Kufizuar që i është nënshtruar
shpërbërjes vullnetare mund të ekzekutohen:
1.1. ndaj Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar, deri në atë masë sa asetet e saj nuk i
janë shpërndarë aksionarëve; ose
1.2. nëse të gjitha asetet u janë shpërndarë Aksionarë gjatë procedurës së shpërbërjes
vullnetare, ndaj cilitdo Aksionar, deri në shumën e aksioneve të tij pro-rata ose aseteve
që i janë shpërndarë atij gjatë shpërbërjes vullnetare, cilado të jetë më e vogël. Detyrimet
e përgjithshme të Aksionarit për të gjitha kërkesat e kreditorëve sipas këtij neni, nuk
mund ta tejkalojnë shumën e përgjithshme të aseteve të Shoqërisë me Përgjegjësi të
Kufizuar që i janë shpërndarë atij.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
85
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
PJESA E SHTATË
SHOQËRIA AKSIONARE
KAPITULLI I
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
Neni 118
Natyra e Shoqërisë Aksionare dhe Aksionit
1. Shoqëria Aksionare është person juridik në pronësi të Aksionarëve të saj por është juridikisht
e ndarë dhe e veçantë nga aksionarët. Aksionari i një Shoqërie Aksionare nuk është bashkë-
pronar dhe nuk ka interes të transferueshëm në pronën ose asetet e Shoqërisë Aksionare. Një
Shoqëri Aksionare mund të ketë vetëm një aksionar.
2. Aksionet në Shoqërinë Aksionare janë njësitë në bazë të së cilave ndahen interesat pronësore
në Shoqërinë Aksionare.
3. Aksioni në Shoqërinë Aksionare është pronë e Aksionarit.
4. Varësisht nga paragrafët 5 dhe 6 të këtij neni aksioni mund të bartet lirisht, pjesërisht ose
plotësisht, nga një aksionar tek cilido person fizik ose juridik dhe/ose Shoqëri Tregtare.
5. Pavarësisht nga paragrafi 4 i të këtij neni, statuti mund të përcaktojë kufizime në bartje,
duke përfshirë por pa u kufizuar, në një ndalesë absolute për bartjen e aksioneve, kufizime
në kërkimin e miratimit të drejtorëve ose aksionarëve për bartjen dhe të drejtat me të cilat
garantojnë se kur një aksionar bart aksionet e tij/saj atëherë edhe të tjerët kanë të drejtën ose
detyrimin për ta bërë këtë. Çdo bartje e cila është në kundërshtim me këto rregulla është nulë
apo e pavlefshme dhe nuk ka efekt ndaj Shoqërisë Aksionare.
6. Asgjë në këtë nen ose në këtë ligj nuk mund të interpretohet ose të zbatohet në një mënyrë
që dëmton zbatimin e kërkesave të përcaktuara në një ligj tjetër të Kosovës i cili rregullon
transaksionet e letrave me vlerë.
Neni 119
Kapitali Themeltar
1. Kapitali themeltar fillestar i Shoqërisë Aksionare duhet të jetë më së paku në shumën prej
dhjetë mijë (10.000) Euro ose në ndonjë shumë tjetër më të madhe nëse kjo kërkohet në bazë
të nenit 145 të këtij ligji.
2. Kapitali themeltar fillestar duhet ti paguhet Shoqërisë Aksionare sipas kushteve të përcaktuara
në nenin 145 të këtij ligji.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
86
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
Neni 120
Parimi i Përgjegjësisë
1. Shoqëria Aksionare është përgjegjëse për të gjitha borxhet dhe detyrimet e tjera me tërë
asetet dhe pasurinë e saj.
2. Asnjë person fizik ose juridik dhe/ose Shoqëri Tregtare nuk është përgjegjëse për detyrimet
e Shoqërisë Aksionare vetëm për shkak se është Aksionar në Shoqërinë Aksionare.
3. Një Aksionar në një Shoqërie Aksionare nuk është përgjegjës për detyrimet e Shoqërisë
Aksionare vetëm për arsye se është aksionar. Megjithatë, një aksionar mund të jetë përgjegjës
për detyrimet e Shoqërisë Aksionare, nëse aksionari pa të drejtë abuzon me Shoqërinë Aksionare
për qëllime mashtruese ose të paligjshme ose trajton pasurinë e Shoqërisë Aksionare sikurse
asetet e veta personale sikurse Shoqëria Aksionare të mos ekzistonte.
Neni 121
Përgjegjësitë e Themeluesve për Veprimet Para Regjistrimit
1. Nëse një ose më shumë themelues dhe/ose persona tjerë ndërmarrin veprim në emër të
Shoqërisë Aksionare para regjistrimit, duke përfshirë por pa u kufizuar në, hapjen e xhirollogarive
bankare, blerjen dhe dhënien me qera të pronës, lidhjen e kontratave ose ndërmarrjen e
detyrimeve të tjera, këta persona të cilët ndërmarrin këto veprime janë bashkërisht dhe
personalisht përgjegjës për kërkesat dhe detyrimet që lindin si rezultat i këtyre veprimeve,
përveç nëse është arritur marrëveshje tjetër me palët e treta.
2. Pas regjistrimit në ARBK, Shoqëria Aksionare mund të marrë përsipër përgjegjësinë për këto
kërkesa dhe detyrime. Në raste të tilla, Shoqëria Aksionare është e vetmja palë përgjegjëse për
pretendimet dhe detyrimet.
Neni 122
Kompetencat
1. Shoqëria Aksionare ka kompetencë të nevojshme për ta ushtruar veprimtarinë e saj që
përfshin, por nuk kufizohet vetëm në kompetencat:
1.1. për të ushtruar padi ose për të qenë e paditur;
1.2. për të lidhur kontrata, të huazojë të para dhe të marrë borxhe dhe detyrime tjera;
1.3. të fitojë, posedojë, të japë me qira, të vejë peng ose hipotekë, ose në mënyrë tjetër
të disponojë me ose të punojë me asetet ose pasurinë e saj;
1.4. të fitojë, posedojë, japë me qira, të vejë peng, votojë, shesë ose në mënyrë tjetër të
disponojë me aksionin, kutoën ose interesat e tjera pronësore në një Shoqëri Tregtare
or organizatë tjetër; dhe
1.5. të caktojë, emërojë ose angazhojë zyrtarët, punëtorët dhe agjentët e Shoqërisë
Aksionare dhe të përcaktojë detyrat dhe kompensimet e tyre.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
87
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
Neni 123
Kohëzgjatja
1. Kohëzgjatja e Shoqërisë Aksionare është e pakufizuar, përveç nëse është përcaktuar ndryshe
në Statut.
2. Nëse kohëzgjatja e shoqërisë aksionare zgjatet, ARBK duhet të njoftohet dhe kjo duhet të
publikohet nga ana e ARBK në Regjistër.
Neni 124
Aksionarët
1. Shoqëria Aksionare mund të ketë një ose më shumë persona fizik ose juridik dhe/ose Shoqëri
Tregtare si aksionarë.
2. Organizat joqeveritare nuk mund të jenë aksionarë në shoqëri aksionare.
Neni 125
Autorizimi i Themeluesve Përfundon pas Regjistrimit
Pas regjistrimit të një Shoqërie Aksionare dhe pasi që ajo të bëhet person juridik, të gjithë
personat fizik ose juridik dhe/ose Shoqëritë Tregtare që ishin themelues të Shoqërisë Aksionare
nuk kanë më autorizim për menaxhimin ose qeverisjen e saj. Megjithatë, nëse themeluesi
përkatës është person fizik që pas regjistrimit të Shoqërisë Aksionare mban një pozitë tjetër në
Shoqërinë Aksionare ky person ka autorizimin që vjen nga ajo pozitë.
Neni 126
Kufizimet në Mundësitë e Shoqërisë Aksionare për t’u Parapaguar ose për të Punuar
me Aksionet e Veta
1. Përveç kur lejohet shprehimisht me një dispozitë të këtij ligji, një Shoqëri Aksionare nuk mund
të parapaguajë ose të blejë aksionet e veta të emetuara ose të pa-emetuara.
2. Nëse personi fizik ose juridik dhe/ose Shoqëria Tregtare parapaguan ose blen aksionet e një
Shoqërie Aksionare në emër të kësaj Shoqërisë Aksionare:
2.1. interesi i Shoqërisë Aksionare në këtë transaksion si dhe për aksionet përkatëse
është i pavlefshëm nga aspekti juridik;
2.2. Shoqëria Aksionare nuk është përgjegjëse për pagimin e aksioneve dhe ka të
drejtë në ri-kthimin e të gjitha parave ose aseteve të cilat janë dhënë si pagesë për
këto Aksione; dhe
2.3. personi fizik ose juridik dhe/ose Shoqëria Tregtare që bën parapagimin ose blerjen
konsiderohet, nga aspekti juridik, se janë parapaguar ose e kanë kryer blerjen në emër
të tyre, dhe ky person ose kjo Shoqëri Tregtare është përgjegjëse për pagimin e këtyre
Aksioneve.
3. Themeluesit ose në rast të rritjes së kapitalit parapagues, drejtorët, do të jenë po ashtu
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
88
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
personalisht përgjegjës për të paguar aksionet e parapaguara në shkelje të këtij neni, përveç
nëse ata e vërtetojnë se asnjë faj nuk mund të t’iu ngarkohet atyre personalisht.
Neni 127
Mungesa e Mbrojtjes Ultra Vires
Shoqërisë Aksionare nuk i lejohet që ta mohojë ose t’i shmanget përgjegjësisë se saj për një
veprim të saj, në bazë të argumentit se ky veprim nuk ka qenënë kuadër të qëllimit afarist të
Shoqërisë Aksionare të përcaktuar në Statut.
KAPITULLI II
STATUTI, MEMORANDUMI I INKORPORIMIT DHE RREGULLORET
Neni 128
Statuti
Shoqëria Aksionare themelohet vetëm pas regjistrimit të statutit të saj, e cila aprovohet nga
themeluesit së bashku me Memorandum të Inkorporimit, në pajtim me nenin 34 të këtij ligji.
Statuti është dokumenti konstituiv i Shoqërisë Aksionare. Ndryshimet dhe plotësimet në statut
nuk kanë efekt juridik derisa të miratohen nga aksionarët dhe të publikohen nga ARBK sipas
nenit 22 këtij ligji.
Neni 129
Memorandumi i Inkorporimit
1. Shoqëria Aksionare themelohet me Memorandum të Inkorporimit të nënshkruar nga
themeluesit. Memorandumi i Inkorporimit është dokumenti themelues i Shoqërisë Aksionare,
me përmbajtjen e përcaktuar në nenin 34 të këtij ligji.
2. Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Inkorporimit dhe para regjistrimit të Shoqërisë Aksionare
në ARBK, themeluesit përdorin emrin zyrtar të propozuar, si dhe Emrin Tregtar nëse ka, të
Shoqërisë Aksionare bashkë me shtojcën “në themelim”.
Neni 130
Rregulloret
1. Shoqëria Aksionare mund të ketë rregullore të cilat përmbajnë dispozita për menaxhimin
dhe funksionimin e Shoqërisë Aksionare, nëse përcaktohet kështu me Statutin e Shoqërisë
Aksionare.
2. Dispozitat e Rregulloreve të cilat janë në kundërshtim me dispozitat e ligjeve të aplikueshme
apo Statutit të Shoqërisë Aksionare, në dëm të të drejtave të aksionarëve janë të pavlefshme
përveç nëse parashihet ndryshe me ligjet e aplikueshme. Në rast të konfliktit ndërmjet statutit
dhe rregulloreve të Shoqërisë Aksionare, statuti mbizotëron.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
89
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
Neni 131
Mbledhja Organizative e Shoqërisë Aksionare
Menjëherë pas regjistrimit të Shoqërisë Aksionare, drejtorët fillestar të emëruar në Statut duhet të
mbajnë një mbledhje organizative për ta kompletuar organizimin e Shoqërisë Aksionare përmes
zgjedhjes së zyrtarëve fillestar si dhe ushtrimin e veprimtarive përkatëse nën autorizimin e tyre.
KAPITULLI III
AKSIONET DHE LETRAT ME VLERË
Neni 132
Aksionet e Thjeshta dhe të Privilegjuara, Vlera Nominale, Mungesa e aksionit në
Prurësin
1. Shoqëria Aksionare mund të emetojë dy lloje të aksioneve, aksione të thjeshta dhe aksione
të privilegjuara. Shoqëria Aksionare duhet të ketë medoemos aksione të thjeshta dhe duhet të
emetojë së paku një aksion të thjeshtë. Aksionet e privilegjuara të Shoqërisë Aksionare mund
të ndahen në dy ose më shumë kategori me të drejta dhe privilegje të ndryshme.
2. Aksionet e të gjitha llojeve dhe kategorive duhet të kenë vlerën e theksuar nominale. Nëse
aksioni ka vlerën e theksuar nominale atëherë kjo vlerë duhet të jetë më së paku një (1) Euro
cent. Vlera e theksuar nominale e një aksionit të thjeshtë ose të privilegjuar, mund të jetë më e
madhe se një (1) Euro cent.
3. Çdo aksion nga aksionet e thjeshta duhet të ketë vlerën e njëjtë nominale si aksionet e tjera
të thjeshta. Çdo aksion nga kategori e caktuar e aksioneve të privilegjuara duhet të ketë vlerën
e njëjtë nominale si aksionet e tjerë të të njëjtës kategori.
4. Aksionet e thjeshta të Shoqërisë Aksionare nuk mund të konvertohen në aksione të
privilegjuara ose në letra me vlerë. Sidoqoftë, aksionet e privilegjuara mund të konvertohen,
nëse lejohet sipas statutit të Shoqërisë Aksionare, në aksione të thjeshta ose në aksioneve të
kategorive të tjera të aksioneve të privilegjuara të Shoqërisë Aksionare.
5. Shoqëria Aksionare nuk është e autorizuar që të emetojë, dhe nuk do të emetojë, aksione
në prurësin ose letra me vlerë në prurësin. Të gjitha aksionet ose letrat me vlerë të emetuara
në kundërshtim me këtë nen, si dhe të gjitha të drejtat apo pretendimet qe rrjedhin si pasojë e
këtyre aksioneve ose letrave me vlerë do të jenë nule, të pavlefshme dhe të pa-zbatueshme.
Neni 133
Aksionet e Autorizuara dhe të Emetuara
1. Statuti i Shoqërisë Aksionare përcakton numrin e saktë të aksioneve të thjeshta të autorizuara
të Shoqërisë Aksionare dhe numrin e saktë të autorizuar të aksioneve të privilegjuara të
Shoqërisë Aksionare, nëse ka aksione të privilegjuara. Nëse është autorizuar më shumë se
një kategori e aksioneve të privilegjuara, statuti duhet të përcaktojë numrin e saktë të secilës
kategori të autorizuar.
2. Numri i aksioneve të autorizuara të çfarëdo lloji ose kategorie mund të ndryshohet vetëm me
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
90
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
miratimin dhe regjistrimin e një ndryshimi apo plotësimi të Statutit në përputhje me kërkesat e
zbatueshme të këtij ligji.
3. Shoqëria Aksionare mund të emetojë vetëm aksionet e autorizuara nga statuti i saj.
4. Shoqëria Aksionare mund të emetojë çfarëdo numri të aksioneve të çfarëdo lloji ose kategorie
të aksioneve të autorizuara me statut, deri në numrin maksimal që është përcaktuar me statut
për këtë lloj ose kategori.
5. Vendimi për emetimin e aksioneve të autorizuara si dhe përcaktimi i numrit, kohës dhe
kushteve të tjera të emetimit, mund të bëhet vetëm nga aksionarët e Shoqërisë Aksionare,
përveç nëse me statut, rregullore ose vendim të aksionarëve ky autorizim bartet në Bordin e
Drejtorëve, dhe vetëm deri në shkallën e lejuar me statut, rregullore ose vendim.
Neni 134
Lista e Aksionarëve
1. Bordi i Drejtorëve i Shoqërisë Aksionare, ose me vendim të Bordit të Drejtorëve, Drejtori(ët)
Menaxhues duhet të mbajnë listën e përditësuar të aksionarëve që:
1.1. i përmban emrin dhe adresën e secilit aksionar aktual si dhe numrin dhe llojin e
aksioneve me të cilat aktualisht disponojnë; dhe
1.2. përmban informacionin tjetër që sipas këtij ligji duhet të shënohet në këtë listë.
Shoqëria Aksionare menjëherë duhet t’i regjistrojë këto informata të aksionarëve në
këtë listë.
2. Nëse Shoqëria Aksionare i ka emetuar aksione një aksionari, atëherë Shoqëria Aksionare
duhet që menjëherë t’i regjistrojë informatat e Aksionarit në këtë listë.
3. Nëse aksionari ka pranuar aksione nga një aksionar tjetër, Shoqëria Aksionare duhet t’i
regjistrojë informatat përkatëse jo më pak se tri (3) ditë pas pranimit të njoftimit për bartjen
e këtij aksioni si dhe identitetin e bartësit dhe pranuesit. Nëse aksionet e përfshira në bartje
janë të certifikuara, atëherë dorëzimi në Shoqërinë Aksionare i certifikatave të aksioneve që
mbajnë nënshkrimin e bartësit së bashku me një deklarate për bartjen e aksioneve të tilla deri
te transferuesi, konsiderohet njoftim i mjaftueshëm. Nëse aksionet e përfshira në bartje nuk
janë të certifikuara, atëherë dorëzimi në Shoqëri Aksionare i një deklarate të nënshkruar nga
bartësi ku theksohet se bartësi e ka bërë bartjen e aksioneve te pranuesi, konsiderohet njoftim
i mjaftueshëm.
4. Nëse brenda afatit të caktuar, Shoqëria Aksionare dështon ose refuzon t’i regjistrojë informatat
e kërkuara të aksionarëve në listën e aksionarëve, personi fizik ose juridik dhe/ose Shoqëria
Tregtare mund të paraqesë padi në gjykatë për ta detyruar Shoqërinë Aksionare që të bëjë
regjistrimin e këtyre informatave si dhe ta njohë formalisht statusin e personit fizik ose juridik
dhe/ose Shoqërisë Tregtare si aksionar. Gjykata, pas dorëzimit të kërkesës nga personi fizik
ose juridik dhe/ose Shoqëria Tregtare që kërkon statusin e aksionarit, ose pas kërkesës së
Shoqërisë Aksionare, është kompetente dhe e autorizuar që:
4.1 ta përcaktojë pronarin e vërtetë të aksionit dhe ta caktojë ditën në të cilën këtij
pronari është dashur të regjistrohen në listën e aksionarëve;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
91
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
4.2 ta urdhërojë Shoqërinë Aksionare që t’i regjistrojë të dhënat e këtij pronari në listën
e aksionarëve; dhe
4.3 t’ia kompensojë dëmin të cilin Gjykata e konsideron si të përshtatshëm; nëse
gjykata vendos në favor të pranuesit, kompensimin e dëmit që Shoqëria Aksionare
i’a ka shkaktuar pranuesit si pasojë e refuzimit për regjistrimin e menjëhershëm të
informatave të pranuesit në listën e aksionarëve, duke përfshirë edhe dëmet të cilat
janë shkaktuar si pasojë e pamundësisë së pranuesit për të votuar ose të pranuar
dividente ose për të bartur aksione.
5. Bartja e Aksionit konsiderohet e vlefshme dhe Aksionari konsiderohet të jetë ndërruar në
lidhje me Shoqërinë Aksionare pas njoftimit të Shoqërisë Aksionare për transferimin e Aksionit
dhe vërtetimit të transferimit të Aksionit.
Neni 135
Qasja e Aksionarëve në Dokumentacion
1. Të gjithë aksionarët kanë të drejtë të kenë qasje dhe kopjojnë me shpenzimet e veta, gjatë
orarit të rregullt të punës në vendin kryesor të Shoqërisë Aksionare, secilin nga dokumentet e
mëposhtme:
1.1. statutin e Shoqërisë Aksionare dhe të gjitha ndryshimet dhe plotësimet e tij që
aktualisht është në fuqi;
1.2. rregulloret e Shoqërisë Aksionare dhe të gjitha ndryshimet dhe plotësimet e tyre që
aktualisht janë në fuqi;
1.3. procesverbalet e të gjitha Kuvendeve të Aksionarëve dhe të dhënat e të gjitha
veprimeve të ndërmarra nga aksionarët pa mbajtjen e Kuvendit për tre (3) vitet e fundit;
1.4.të gjitha komunikimet e shkruara për aksionarët për tre (3) vitet e fundit;
1.5. të gjitha deklaratat financiare të dorëzuara në çdo ministri të Qeverisë apo të
siguruara për aksionarët në lidhje me një kuvend aksionarësh në tre (3) vitet e fundit;
1.6. një listë të emrave dhe adresave të të gjithë anëtarëve të Bordit të Drejtorëve,
Drejtorit(ëve) Menaxhues, si dhe zyrtarëve të tjerë;
1.7. një listë të të gjithë aksionarëve të Shoqërisë Aksionare; dhe
1.8. të gjitha dokumentet e paraqitura në ARBK gjatë tri (3) viteve të fundit.
2. E drejta për qasje në dokumentet e përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni, nuk i paragjykon
të drejtat shtesë që mund ti kenë aksionarët në dispozita tjera të këtij ligji.
3. Për ushtrimin e të drejtës sipas paragrafit 1 të këtij neni, aksionari duhet së pari t’i dorëzojë
Shoqërisë Aksionare një kërkesë ma shkrim për shqyrtimin e dokumenteve të sipër cekura.
Nëse aksionari është Shoqëri Tregtare ose person juridik, atëherë duhet të paraqesë në
kërkesë emrin ose emrat e personave të autorizuar për shqyrtimin e dokumenteve në emër të
Shoqërisë Tregtare.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
92
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
4. Nëse Shoqëria Aksionare dështon ose refuzon të lejojë shqyrtimin e dokumenteve brenda
pesë (5) ditëve pas pranimit të kërkesës, aksionari mund paraqesë padi në gjykatë për të
detyruar Shoqërinë Aksionare që ta lejojë këtë rishikim. Gjykata është kompetente dhe ka
autorizimin e nevojshëm për të nxjerrë një vendim për këtë qëllim.
Neni 136
Aksionet e Certifikuara dhe të Pa-Certifikuara
1. Aksioni apo aksionet e Shoqërisë Aksionare mund të jenë të certifikuara me certifikatë për
aksionin apo të pa-certifikuara.
2. Nëse aksioni ose aksionet janë të certifikuara, certifikata e aksionit duhet të përmbajë:
2.1. emrin e personit fizik ose juridik dhe/ose Shoqërisë Tregtare për të cilin është
nxjerrë
certifikata;
2.2. numrin e aksioneve të përfaqësuara në certifikatë dhe numrin progresiv të
certifikatës;
2.3. llojin e aksioneve, të thjeshta ose të privilegjuara, të përfaqësuara në certifikatë;
2.4. nëse aksionet përkatëse janë të një kategorie të caktuar të aksioneve të privilegjuara,
atëherë duhet të theksohet kategoria përkatëse; dhe
2.5. nëse aksionet përkatëse janë aksione të privilegjuara të një kategorie të caktuar,
atëherë një deklaratë që shpjegon të drejtat, duke përfshirë të drejtat e votimit, si dhe
privilegjet e aksioneve të tilla siç janë paraqitur në statutin e Shoqërisë Aksionare.
3. Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në statutin e Shoqërisë Aksionare, Bordi i Drejtorëve
mund të vendosë që disa ose të gjitha aksionet e certifikuara të shndërrohen në aksione të pa
certifikuara.
4. Aksionet e certifikuara dhe të pa-certifikuara të të njëjtit lloj dhe kategori kanë të drejta identike.
Neni 137
Të Drejtat e Pronarëve të Aksioneve të Thjeshta
1. Përveç nëse shprehimisht është kufizuar në një dispozitë tjetër të këtij ligji, pronari i një
aksioni të thjeshtë të Shoqërisë Aksionare i ka të drejtat e njëjta me pronarët e tjerë të aksioneve
të thjeshta, duke përfshirë, por pa u kufizuar:
1.1. Të drejtën për t’u njoftuar dhe për të marrë pjesë në një kuvend të aksionarëve.
E drejta për të marrë pjesë përfshin të drejtën për t’u bërë pyetje drejtorëve dhe
zyrtarëve të Shoqërisë Aksionare, të cilët kanë për detyrë t’u japin përgjigje pyetjeve të
parashtruara;
1.2. të drejtën për hedhjen e një vote për çdo aksion të thjeshtë dhe mbi të gjitha
çështjet e votuara në atë kuvend;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
93
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
1.3. të drejtën për pranimin e një dividenti të barabartë për secilin aksion të thjeshtë te
cilin e mban;
1.4. pas shpërbërjes vullnetare ose falimentimit të Shoqërisë Aksionare, të drejtën për
pranimin e shpërndarjeve të barabarta për secilin aksion të thjeshtë të cilin e mban; dhe
1.5. të drejta tjera të përcaktuara në këtë ligji, në statut ose rregullore të Shoqërisë
Aksionare.
Neni 138
Të Drejtat e Pronarëve të Aksioneve të Privilegjuara
1. Të gjitha të drejtat dhe privilegjet e secilës kategori të aksioneve të privilegjuara të Shoqërisë
Aksionare duhet të përcaktohen në tërësi në statutin e Shoqërisë Aksionare. Këto të drejta dhe
privilegje mund të përfshijnë:
1.1. një përparësi ndaj pronarëve të aksioneve të thjeshta në lidhje me dividendat;
1.2. një përparësi në shpërndarje gjatë shpërbërjes vullnetare të Shoqërisë Aksionare;
1.3. të drejta të veçanta të votimit apo pa të drejta të votimit;
1.4. të drejtën për konvertimin e këtyre aksioneve në aksione të thjeshta ose në një
kategori tjetër të aksioneve të privilegjuara të Shoqërisë Aksionare;
1.5. të drejtën për të kërkuar nga Shoqëria Aksionare kompensimin e aksioneve nëse
kushtet dhe konditat e të drejtës së tillë për kërkimin e kompensimit; dhe
1.6. të drejta dhe përparësi të tjera të cilat nuk janë të ndaluara me këtë ligj.
2. Aksionari që mban aksione të një kategorie të aksioneve të privilegjuara të emetuara dhe
papaguara të Shoqërisë Aksionare ka të drejtat dhe privilegjet e njëjta si aksionarët e tjerë që
mbajnë aksione të kategorisë së tillë.
3. Aksionarët që mbajnë aksione të privilegjuara kanë të drejtë të hedhin një votë dhe vetëm një
votë për çdo aksion në kuvendet e aksionarëve për çdo çështje që kërkon votim në grup. Në
statutin e Shoqërisë Aksionare mund të parashihet që pronarët e aksioneve të privilegjuara të
kenë të drejtën e votës së bashku me aksionarët e zakonshëm për të gjitha çështjet në qoftë se
këto aksione të privilegjuara janë të konvertueshme në aksione të zakonshme, ose dividendët
për aksione të tilla të preferuara janë grumbulluar dhe nuk janë paguar për periudhën kohore
të përcaktuar në statut.
4. Pronarët e aksioneve të privilegjuara do të kenë të drejtë të marrin pjesë në një kuvend të
aksionarëve, por jo të drejtën për të votuar, përveç siç përcaktohet në paragrafin 3 të këtij neni.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
94
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
Neni 139
Letrat me Vlerë përveç Aksioneve, Letrat me Vlerë që mund të Konvertohen në Aksione
dhe Mundësitë për Blerjen e Aksioneve
1. Varësisht nga paragrafi 2 i këtij neni si dhe ndalesat apo kufizimet e përcaktuara në statutin
e Shoqërisë Aksionare, Shoqëria Aksionare mund të krijojë dhe emetojë letra të tjera me vlerë
përveç aksioneve:
1.1.bonde;
1.2. letra me vlerë të konvertueshme në aksione; dhe
1.3. mundësinë për blerjen e aksioneve. Mundësia për blerjen enjë aksioni është letër
me vlerë që i jep pronarit të drejtën për blerjen e një numri të caktuar të një lloji apo
kategorie të aksioneve me një çmim të caktuar brenda një afati të caktuar kohor.
2. Letrat me vlerë të konvertueshme në aksione si dhe mundësia për blerjen e aksioneve nuk
mund të emetohen nëse numri i autorizuar i aksioneve përkatëse, siç përcaktohet në statutin e
Shoqërisë Aksionare, nuk është i mjaftueshëm për të mbuluar:
2.1. emetimin e ardhshëm të aksioneve të tjera të atij lloji;
2.2. emetimin e aksioneve të tjera sipas letrave të tjera me vlerë apo mundësive të
blerjes tashmë të emetuara; dhe
2.3. të gjitha aksionet e tjera të cilat tashmë janë emetuar.
3. Kurdo që Shoqëria Aksionare emeton letra me vlerë të konvertueshme në aksione ose
mundësi për blerjen e aksioneve, Shoqëri Aksionare duhet ta regjistrojë në listën e aksionarëve
emrin dhe adresën e secilit pronar të letrës me vlerë apo mundësisë për blerje si dhe numrin
e aksioneve të autorizuara për të cilat Shoqëria Aksionare duhet të respektojë të drejtën e
pronarit për konvertim. Deri në skadimin e afatit të vlefshmërisë së këtyre të drejtave, Shoqëria
Aksionare duhet të mbajë në thesarin e saj, atë numër të aksioneve të autorizuara për sigurimin
e të drejtave të këtilla.
4. Vendimi për emetimin e letrave me vlerë ose mundësisë për blerje të përcaktuar në këtë nen,
duhet të jetë në përputhje me kërkesat e paragrafit 5 të nenit 133 të këtij ligji.
Neni 140
Pagesa për Aksione dhe Letra me Vlerë
1. Përveç se në relacion me skemën e aksioneve të punonjësve, një Shoqëri Aksionare nuk
duhet të emetojë ose shesë aksionet ose letrat e saj me vlerë, përveç në një transaksion ku
Shoqëria Aksionare menjëherë merr:
1.1. pagesën e plotë sipas çmimit të parapaguar; ose
1.2. pagesën e pjesërishme sipas nenit 141 të këtij ligji.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
95
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
2. Përveç nëse parashihet ndryshe në Skemën e Aksioneve të Punonjësve të miratuar sipas
këtij ligji, çmimi parapagues mund të paguhet me para të gatshme ose me pronë tjetër materiale
ose jo-materiale ose të drejta me vlerë.
3. Nëse pagesa bëhet në forma të tjera përveç parave, aksionari i ardhshëm i Shoqërisë
Aksionare është i detyruar qe të angazhojë një vlerësues të jashtëm, të pavarur dhe të autorizuar
i cili do të mbledh dhe dorëzoj para Bordit të Drejtorëve një raport për vlerësimin e drejt dhe të
arsyeshëm të vlerës së pasurisë së ofruar në formë pagese si dhe një mendim formal se kjo
vlerë është e mjaftueshme për të mbuluar çmimin blerës të aksionit ose letrës me vlerë e cila
do të emetohet ose shitet. Raporti do të përmbaj së paku:
3.1. një përshkrim të pasurisë ose të drejtave që ofrohen si pagesë;
3.2. një përshkrim të metodës së vlerësimit e cila është përdorur nga vlerësuesi; dhe
3.3. një deklaratë nga vlerësuesi se shuma e arritur përmes kësaj metode është më së
paku e barabartë me çmimin parapagues.
4. Ky raport duhet të sigurohet dhe të miratohet nga Bordi i Drejtorëve para se aksionet të mund
të emetohen.
5. Përveç nëse parashihet ndryshe në Skemën e Aksioneve të Punonjësve të miratuar sipas
këtij ligji, një Shoqëri Aksionare nuk mund të pranojë punë ose shërbime, qoftë të kryera apo
që duhet të kryhen, si kompensim të pjesshëm ose të plotë për një aksion ose letër me vlerë.
Neni 141
Pagesat e Pjesërishme për Aksione
1. Brenda tridhjetë (30) ditëve të para pas regjistrimit fillestar në ARBK, Shoqëria Aksionare
mund të emetojë të gjitha aksionet apo një pjesë të tyre në këmbim me një kompensim të
pjesshëm, por vetëm nëse ka marrëveshje midis aksionarëve dhe Shoqërisë Aksionare që
parasheh:
1.1. ndonjë apo të gjitha pagesat për aksione të tilla duhet të bëhen në para të gatshme
dhe jo ndryshe;
1.2. jo më pak se njëzet e pesë përqind (25%) për vlerën nominale të aksioneve duhet
të paguhet brenda tridhjetë (30) ditëve pas regjistrimit fillestar të Shoqërisë Aksionare;
dhe
1.3. bilanci i papaguar duhet të paguhet në një datë e cila nuk mund të jetë më shumë
se dy (2) vite nga dita e regjistrimit fillestar të Shoqërisë Aksionare në ARBK.
2. Përveç në rast të aksioneve të emetuara sipas Skemës së Aksioneve të Punonjësve të
miratuar në pajtim më këtë ligj, aksionet e lëshuara në kursin e rritur në kapital themelor duhet
të paguhen në tërësi dhe nuk mund të emetohen si aksione pjesërisht të paguara.
3. Në lidhje me aksionet e paguara pjesërisht, të dhënat në vijim duhet të regjistrohen në
regjistrin e aksionarëve të Shoqërisë Aksionare dhe nëse aksioni i tillë është certifikuar, në
certifikatën e aksionit, nëse ka të tillë:
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
96
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
3.1.shuma e përgjithshme e çmimit të aksionit;
3.2. shumën e paguar në kohën e emetimit; dhe
3.3. të gjitha shumat që janë paguar nga koha e emitimit dhe koha e pagesës.
4. Të drejtat e votimit dhe të drejtat e tjera të aksionit të paguar pjesërisht, duke përfshirë
të drejtat në dividente dhe shpërndarje, duhet të reduktohen në masën e nevojshme për të
pasqyruar shumën e cila nuk është paguar për aksionin.
5. Pa paragjykuar aplikimin e përgjithshëm të paragrafit 4 të këtij neni, në rast se Shoqëria
Aksionare shpall një divident për një lloj apo kategori të caktuar të aksioneve, Shoqëria
Aksionare duhet që njëkohësisht të shpallë divident edhe për aksionet e atij lloji apo kategori
që nuk janë paguar plotësisht, por dividenti i pagueshëm për këtë lloj të aksioneve duhet të
reduktohet në masën e nevojshme për të pasqyruar shumën e cila ende nuk është paguar për
atë aksion. Në raste të tilla Shoqëria Aksionare ka të drejtën që:
5.1. të paguajë dividentin për aksionarin në fjalë; ose
5.2. të bëjë shpërndarjen e dividentit duke ia ndalur shumën e pa-paguar të aksionit
Neni 142
Përgjegjësitë e Pronarëve të Aksioneve të Paguara Pjesërisht
1. Secili pronar/debitor i aksionit të paguar pjesërisht është personalisht përgjegjës ndaj
Shoqërisë Aksionare për bilancin e mbetur.
2. Nëse pronari/debitori i aksioneve të paguara pjesërisht dështon që menjëherë të paguaj
ndonjë këst të maturuar sipas marrëveshjes me shkrim të paraparë në paragrafin 1 të neni
141 të këtij ligji, Shoqëria Aksionare mundet të deklaroj marrjen e aksioneve në tërësi apo
pjesërisht, përveç nëse kjo ndikon negativisht në një person i cili ka blerë disa aksione ose të
gjitha aksionet pa qenë në dijeni për statusin e tyre si aksione pjesërisht të paguara dhe/ose
menjëherë të kërkojë pagimin e bilancit të mbetur përmes paraqitjes së padisë në gjykatë kundër
aksionarit për shumën e mbetur. “shuma e mbetur” përfshin:
2.1. kamatën në shumën e mbetur, duke përfshirë ndonjë kamatë të maturuar e
cila nuk është paguar, të cilën pronari/debitori ka dështuar ta paguaj, si shkallë e
llogaritur nga Banka Qendrore e Kosovës dhe e publikuar; dhe
2.2. të gjitha shpenzimet e arsyeshme që janë bërë nga Shoqëria Aksionare gjatë
përgatitjes, dorëzimit dhe procedurës kontestimore ose gjatë shitjes.
3. Personi fizik ose juridik dhe/ose Shoqëria Tregtare që ka blerë aksionin e paguar pjesërisht
është personalisht dhe bashkërisht përgjegjës së bashku me pronarin/debitorin e aksioneve për
shumën e papaguar. Nëse blerësi nuk ka qenë në dijeni mbi këtë fakt, aksionari/debitori mbetet
pala e vetme plotësisht përgjegjëse për shumën e papaguar.
4. Pengmarrësi i aksioneve të paguara pjesërisht, nuk është përgjegjës si rezultat i statusit të
tij si pengmarrës. Sidoqoftë, nëse pengmarrësi bën blerjen e aksioneve të paguara pjesërisht,
normat e parapara në paragrafin 3 të këtij neni merren parasysh gjatë përcaktimit të përgjegjësisë
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
97
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
së pengmarrësit për shumën e papaguar.
Neni 143
E Drejta e Përparësisë në Aksionet e Reja
1. Sipas këtij neni, dhe përveç në relacion me Skemën e Aksioneve të Punonjësve, aksionarët
e Shoqërisë Aksionare kanë të drejtën e përparësisë për blerjen e aksioneve të reja të të njëjtit
lloj – ose nëse është e aplikueshme të të njëjtës kategori, kurdo që Shoqëria Aksionare emeton
aksione të reja të llojit përkatës.
2. E drejta e përparësisë së një aksionari sipas paragrafit 1 të këtij neni nuk është e pakufizuar.
Kjo e drejtë mund të ushtrohet nga aksionari vetëm në lidhje me atë përqindje të aksioneve të
reja që është e barabartë me përqindjen aktuale të pronësisë së aksionarit në aksionet tashmë
të emetuara dhe ato të papaguara të të njëjtit lloj dhe kategori. Aksionari mund ta shfrytëzojë të
drejtën e përparësisë pjesërisht ose plotësisht.
3. E drejta e përparësisë e përcaktuar në këtë nen nuk mund të kufizohet ose revokohet me
statut, megjithatë kjo e drejtë mund të kufizohet ose të revokohet në bazë të një vendimi të
aksionarëve i cili është miratuar me së paku dy të tretat (2/3) e votave të aksionarëve të të njëjtit
lloj dhe kategori të aksioneve. Ky votim duhet të bëhet pas paraqitjes së një raporti nga drejtorët
ku përcaktohen:
3.1. arsyet për kufizimin ose për revokimin e së drejtës së përparësisë; dhe
3.2. arsyetimi i përdorur nga Bordi i Drejtorëve për përcaktimin e çmimit të aksioneve që
do të emetohen. Ky raport duhet të përgatitet nga një vlerësues i pavarur.
4. E drejta e përparësisë e themeluar sipas këtij neni zbatohet vetëm për aksionarët ekzistues
që mbajnë aksione të regjistruara në listën e aksionarëve të Shoqërisë Aksionare. Shprehimisht
përcaktohet se pronësia ndaj një mundësie për blerjen e një aksioni ose letre me vlerë e cila
konvertohet në aksion nuk jep shkas për çfarë do të drejtë të përparësisë e cila është krijuar
sipas këtij neni.
5. Kur propozohet një emetim i ri, Shoqëria Aksionare paraprakisht do t’u dorëzojë të gjithë
aksionarëve një njoftim për emetimin e propozuar të aksioneve, të cilët duhet të përfshihet në
minimum:
5.1. numrin e aksioneve që do të emetohen;
5.2. çmimin e propozuar ose metodën e përcaktimit të çmimit; dhe
5.3. periudhën dhe procedurat e ushtrimit të drejtave të përparësisë, me kusht që kjo
periudhë të mos jetë më pak se njëzetenjë (21) ditë. Të gjitha rregullat dhe procedurat
me të cilat rregullohet ushtrimi i të drejtave të përparësisë duhet të jenë të barabarta për
të gjithë aksionarët të cilët i kanë këto të drejta.
6. Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në statutin e Shoqërisë Aksionare, rregullat mbi të
drejtat e përparësisë nuk do të aplikohen për sa vijon:
6.1. emetimi i aksioneve të privilegjuara, përveç aksioneve të privilegjuara të cilat mund
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
98
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
të konvertohen në aksione të thjeshta ose që e kanë të drejtën për blerjen e aksioneve
të thjeshta;
6.2. cilado aksione të autorizuara në statutin e Shoqërisë Aksionare që janë emetuar
brenda gjashtë (6) muajve pas regjistrimit fillestar të Shoqërisë Aksionare;
6.3. cilado aksione të emetuara në relacion me Skemën e Aksioneve të Punëtorëve të
miratuar sipas kërkesave të këtij ligji; dhe
6.4. aksionet e emetuara në relacion me Skemën e Aksioneve të Punëtorëve të miratuar
sipas kërkesave të këtij ligji.
7. Aksionet që i nënshtrohen të drejtës së përparësisë dhe që nuk janë blerë nga aksionarët
ekzistues sipas kësaj të drejte, mund t’i emetohen cilitdo person pas një periudhe një (1) vjeçare
pasi që këto aksione u janë ofruar aksionarëve ekzistues sipas këtij neni. Bordi i Drejtorëve
të Shoqërisë Aksionare do të përcaktojë çmimin emetues që nuk duhet të jetë më i ulët se
nëntëdhjetë përqind (90%) e çmimit që paraprakisht është caktuar për ushtrimin e të drejtave të
përparësisë. Nëse Bordi i Drejtorëve dëshiron të emetojë aksione për një çmim më të ulët apo
të emetojë aksione pas skadimit të periudhës një (1) vjeçare, atëherë e drejta e përparësisë e
përcaktuar në këtë nen zbatohet plotësisht.
Neni 144
Kufizimet në Transferimin e Aksioneve
Korporata mund të vendosë kufizime për transferimin e aksioneve të Korporatës duke përfshirë
kufizime të llojit të referuara në nenet 88, 89, 90 të këtij ligji. Çdo kufizim i tillë duhet të përcaktohet
në statutin e Korporatës.
KAPITULLI IV
KAPITALI THEMELTAR
Neni 145
Shuma, Parapagimi dhe Pagimi; Raporti me Vlerën Nominale
1. Kapitali themeltar paraqet shumën minimale që është në dispozicion për përmbushjen e
kërkesave të kreditorëve.
2. Kapitali Themeltar fillestar i një Shoqërie Aksionare është, cilado që është më e madhe:
2.1. dhjetë mijë (10,000) Euro; ose
2.2. shuma e përgjithshme e vlerës nominale të të gjitha aksioneve, të emetuara nga
Shoqëria Aksionare në kohën e regjistrimit fillestar në ARBK.
3. Nëse me ligj të veçantë përcaktohet ose shprehimisht lejohet një autoritet publik që të
përcaktojë një kapital më të madh themeltar për banka, institucione financiare apo institucione
të sigurimeve atëherë dispozitat e ligjit të veçantë mbizotërojnë.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
99
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
4. Shoqëria Aksionare mund të emetojë aksione me vlerë më të madhe në vlera nominale,
me ç’rast shuma e tepërt nuk është kapital themeltar por do të jetë premium i aksionit i cili
regjistrohet nga Shoqëria Aksionare në llogarinë e premiumeve të Shoqërisë Aksionare.
Shoqëria Aksionare nuk mund të emetojë aksione vlera e të cilave është më e ulët se vlera
nominale.
5. Nuk mund të bëhet asnjë ofertë publike për aksionet e Shoqërisë Aksionare përderisa të mos
jetë paguar në tërësi kapitali themeltar. Asnjë aksionar nuk mund të lirohet nga detyrimi për të
paguar aksionin, përveç përmes procedurave dhe rregullave që kanë të bëjnë me zvogëlimin
e kapitalit.
Neni 146
Rritja e Kapitalit Themeltar
1 Shoqëria Aksionare mund ta rrisë kapitalin e saj themeltar përmes ndryshimit të statutit në
pajtim me këtë ligj. Shoqëria Aksionare mund ta rrisë kapitalin themeltar përmes:
1.1. ndryshimit të mëtejmë të statutit për rritjen e vlerës të caktuar nominale të aksioneve
të thjeshta dhe/ose një ose më shumë nga kategoritë e aksioneve të privilegjuara, nëse
ajo është e autorizuar të emetojë aksione të privilegjuara; ose
1.2. emetimit të aksioneve shtesë, në bazë të numrit maksimal të përcaktuar në statut,
për kompensim të ligjshëm dhe adekuat. Shoqëria Aksionare mund ta rritë kapitalin e
saj themeltar vetëm pasi që kapitali themeltar fillestar të jetë paguar në tërësi.
2. Vlera nominale e aksioneve të emetuara mund të rritet pa e bërë rritjen gjegjëse të kompensimit
nga aksionarët, nëse ka kapital të mjaftueshëm në llogarinë premisë të aksionit. Llogaria e
premisë së aksionit të Shoqërisë Aksionare pastaj reduktohet në mënyrë proporcionale me
rritjen e vlerës nominale të aksioneve përkatëse.
3. Varësisht nga kufizimet dhe kushtet e përcaktuara në statut, vendimet që kanë të bëjnë me
emetimin e aksioneve shtesë dhe/ose përcaktimi i numrit, kohës dhe kushteve të tjera të emetimit,
mund të bëhet vetëm nga aksionarët e Shoqërisë Aksionare, përveç dhe deri në shkallën sa me
statut shprehimisht ky autorizim lejohet që të ushtrohet nga Bordi i Drejtorëve. Nëse në statut
kërkohet që aksionarët së pari të miratojnë një vendim i cili e autorizon Bordin e Drejtorëve që
të emetojë aksione shtesë, atëherë autorizimi i dhënë në bazë të vendimit, sipas veprimit të
ligjit, skadon një vit nga data e miratimit të vendimit, përveç nëse në vendim përcaktohet një
kohë më e shkurtër për skadimin e këtij autorizimi. Ky autorizim mund të vazhdohet një ose më
shumë herë nga aksionarët. Kur ky autorizim bartet në Bordin e Drejtorëve sipas një vendimi të
aksionarëve, atëherë do të mbahet edhe një votimi ndarë nga të gjitha kategoritë e aksionarëve
të cilët preken nga emetimi.
4. Nëse aksionet plotësuese nuk janë parapaguar në tërësi, kapitali i aksioneve duhet të rritet
nga vlera e parapagimit të pranuar, por vetëm nëse shprehimisht është paraparë dhe lejuar në
kushtet emetimit.
5. Asnjë rritje e numrit të aksioneve të autorizuara ose e vlerës nominale të aksioneve të
autorizuara ose të emetuara nuk mund të bëhet pa ndryshimin dhe plotësimin e statutit të
Shoqërisë Aksionare që është miratuar në mënyrë të rregullt nga aksionarët. Ky ndryshim dhe
plotësim hyn në fuqi vetëm pas regjistrimit dhe publikimit nga ARBK sipas paragrafit 4 te nenit
41 dhe nenit 22 të këtij ligji.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
100
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
6. Nëse me ligj të veçantë i cili i rregullon bankat, institucionet financiare dhe/ose ato të sigurimeve
shprehimisht përcaktohen procedura dhe rregulla të tjera për ndryshimin e kapitalit themeltar
të këtyre institucioneve, atëherë për këto institucione zbatohen rregullat dhe procedurat e
përcaktuara në ligjin e veçantë.
7. Nenet 140–145 të këtij ligji do të aplikohen mutatis mutandis.
Neni 147
Zvogëlimi i Kapitalit Themeltar
1. Varësisht nga minimumi i përcaktuar në paragrafin 1 dhe 2 të nenit 145 të këtij ligji dhe, sipas
rastit, të paragrafit 3 të po atij neni, një Shoqëri Aksionare mund ta zvogëlojë kapitalin e saj
themeltar përmes ndryshimit dhe plotësimit të statutit të saj sipas këtij ligji. Shoqëria Aksionare
mund ta bëjë zvogëlimin me:
1.1. ndryshimin dhe plotësimin e statutit për të zvogëluar vlerën nominale të aksioneve
të saj të thjeshta dhe/ose një ose me shumë llojeve të aksioneve të saj të privilegjuara;
ose
1.2. përmes riblerjes dhe anulimit të aksioneve ose eliminimit të kapitalit themeltar i cili
është pasqyruar në këto aksione. Përveç në rastin e zvogëlimeve të cilat rrjedhin nga
skema e aksioneve të punonjësve, një zvogëlim i këtillë mund të bëhet vetëm:
1.2.1. nëse një gjë e tillë kërkohet me vendim të gjykatës që së pari duhet
të merr parasysh interesin e të gjithë aksionarëve duke përfshirë trajtimin e
ndryshëm të kategorive të aksionarëve si dhe interesave e kreditorëve dhe
aftësinë e pagesës së Shoqërisë Aksionare; ose
1.2.2. me dy të tretat (2/3) e aksionarëve me të drejtë vote e miratojnë
zvogëlimin. Do të ketë votim të ndarë për secilën kategori të aksionarëve të
prekur nga zvogëlimi.
2. Njoftimi për thirrjen e Kuvendit të Aksionarëve për të marrë vendimin e zvogëlimit të kapitalit
të Aksioneve duhet të përcaktojë së paku qëllimin e zvogëlimit të tillë dhe mënyrën në të cilën
duhet bërë kjo.
3. Një njoftim i hollësishëm për zvogëlimin e kapitalit themeltar do të publikohet dy herë brenda
një periudhe një javore e cila duhet të jetë më shumë se tridhjetë (30) ditë para hyrjes në fuqi
të zvogëlimit. Ky njoftim do të publikohet në të paktën një gazetë me tirazh të madh në Kosovë
me qëllim të njoftimit të kreditorëve pretendimet e të cilëve i kanë paraprirë zvogëlimit. Këta
kreditorë do të kenë së paku njëzetenjë(21) ditë që t’i drejtohen Shoqërisë Aksionare për të
kërkuar siguri shtesë ose të kërkojnë që Shoqëria Aksionare të mos bëjë zvogëlimin e kapitalit.
Nëse një kreditor mbetet i pakënaqur për shkak të zvogëlimit, atëherë ai/ajo mund t’i drejtohet
gjykatës për rimbursimin e borxhit të tij/saj gjykata mund të vendos që ky rimbursim nuk është
i nevojshëm nëse konstaton se:
3.1. Shoqëria Aksionare ka aftësi pagese; dhe
3.2. asetet e Shoqërisë Aksionare janë të mjaftueshme për ta përmbushur këtë borxh
dhe borxhet e tjera të Shoqërisë Aksionare nga rendi i barasvlefshëm i letrave me vlerë.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
101
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
4. Derisa gjykata nuk merr vendim në bazë të kërkesës së paraqitur në bazë të paragrafit 2 të
nenit 148 të këtij ligji, asnjë zvogëlim nuk do të hyjë në fuqi dhe asnjë shpërndarje e dividendëve
nuk do t’u bëhet aksionarëve.
5. Shoqëria Aksionare nuk mund ta anulojë detyrimin e aksionarëve për të paguar në tërësi
aksionet e paguara pjesërisht në lidhje me zvogëlimin e kapitalit themeltar, përveç nëse
Shoqëria Aksionare dëshiron të bëjë pagimin e kreditorëve, kërkesat e të cilëve i paraprijnë
vendimit për zbritjen e kapitalit themeltar.
6. Nëse vlera e pasurisë neto të Shoqërisë Aksionare pas vitit të dytë ose cilitdo vit pasues
financiar është më e vogël se kapitali themeltar i saj, Shoqëria Aksionare mund të ndërmarrë
masat adekuate për zvogëlimin e kapitalit themeltar, por jo nën minimumin e përcaktuar në
paragrafin 1 dhe 2 të nenit 145 të këtij ligji, ose nëse është e zbatueshme në paragrafin 3 të
po këtij neni. Nëse vlera e pasurisë neto, e vendosur në bazë të standardeve të zbatueshme
të kontabilitetit, është në cilëndo kohë me pak se minimumi i kapitalit themeltar sipas paragrafit
1 dhe 2 të nenit 145 të këtij ligji, ose nëse është e zbatueshme në paragrafin 3 të po këtij neni,
ose më pak se gjysma e kapitalit themeltar të Shoqërisë Aksionare në atë kohë, Shoqëria
Aksionare duhet ta thërras një kuvend të aksionarëve për ta shqyrtuar vendimin për shpërbërjen
e Shoqërisë Aksionare ose inicimin e procedurës së falimentimit sipas nenit 210 të këtij ligji,
përveç nëse mund të investohet kapital gjegjës i ri. Në çdo rast, Shoqëria Aksionare është
përgjegjëse për përmbushjen e kërkesave të kreditorëve sipas ligjit në fuqi për falimentimin.
7. Shoqëritë Aksionare nuk kanë nevojë t’i përcjellin procedurat e sipër përmendura për
zvogëlimin e kapitalit themeltar nëse qëllimi i zvogëlimit është mënjanimi i humbjeve të bëra
dhe kapitali i zvogëluar vihet në një rezervë e cila pas zvogëlimit nuk është më shumë se dhjetë
përqind (10%) e kapitalit të zvogëluar themeltar dhe kjo rezervë nuk u shpërndahet aksionarëve
në asnjë formë dhe nuk përdoret për t’i liruar aksionarët nga detyrimi i tyre për të bërë pagesën.
8. Zvogëlimi i kapitalit themeltar duhet të përcaktohet me një ndryshim dhe plotësim të statutit
të Shoqërisë Aksionare që është miratuar në mënyrë të rregullt nga aksionarët dhe hyn në fuqi
vetëm pas regjistrimit dhe publikimit të statutit të ndryshuar dhe plotësuar nga ARBK.
9. Dispozitat e paragrafëve 2 dhe 3 të këtij neni nuk vlejnë nëse rritja e kapitalit të aksionit së
paku deri në madhësinë aktuale të kapitalit të aksioneve vendoset njëkohësisht me zvogëlimin
e kapitalit të aksioneve. Aksionet që lëshohen njëkohësisht me zvogëlimin e kapitalit të aksionit
paguhen vetëm me para. Vendimi për rritjen ose uljen e kapitalit të aksioneve duhen regjistruar
dhe publikuar nga ARBK-ja.
Neni 148
Ndarja e Aksioneve, Rigrupimi i Aksioneve (reverse-splits) dhe Anulimet që nuk e
ndryshojnë Kapitalin Themeltar
1. Shoqëria Aksionare mund ta ndajë secilin aksion në kuadër të një lloji ose kategorie në dy
ose më shumë aksione të të njëjtit lloj ose kategori, dhe njëherit ta zvogëlojë vlerën nominale të
aksioneve të këtij lloji ose të kategorisë në mënyrë që kapitali themeltar i Shoqërisë Aksionare
të mbetet i pandryshuar. Ndarja e aksioneve në këtë mënyrë mund të bëhet vetëm nëse ndahen
të gjitha aksionet në kuadër të llojit ose kategorisë përkatëse.
2. Shoqëria Aksionare mund t’i kombinojë aksionet e një lloji ose kategorie në një numër më të
vogël të njësive të aksioneve të atij lloji ose kategorie, dhe njëkohësisht ta rritë vlerën nominale
të aksioneve të atij lloji ose kategorie në mënyrë që kapitali themeltar i Shoqërisë Aksionare
të mbetet i pandryshuar. Kombinimi i aksioneve në këtë mënyrë mund të bëhet vetëm nëse
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
102
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
kombinohen të gjitha aksionet në kuadër të llojit ose kategorisë përkatëse.
3. Shoqëria Aksionare mund të anulojë aksionet që janë ri-blerë nga ajo dhe njëkohësisht në
përputhje me rregullat për rritjen e kapitalit dhe pagesave, përfshirë nenin 141 të këtij ligji që
kërkon pagesën e plotë të vlerës nominale, të rritë vlerën nominale të aksioneve dhe të kërkojë
pagesën për vlerën e re nominale të aksioneve në mënyrë që kapitali themeltar i Shoqërisë
Aksionare të mbetet i pandryshuar.
4. Të gjitha veprimet e përcaktuara në këtë nen mund të bëhen vetëm pas ndryshimit dhe
plotësimit të statutit të Shoqërisë Aksionare, nëse është e nevojshme, dhe regjistrimit të këtyre
ndryshimeve dhe plotësimeve në ARBK.
5. Shoqëria Aksionare nuk mund të ndërmarrë veprime të përcaktuara në këtë nen, nëse këto
veprime i dobësojnë ose i cenojnë të drejtat e pronarëve të mundësive për blerjen e aksioneve të
llojit dhe kategorisë në fjalë, përveç nëse ekziston pëlqimi i pronarit të kësaj mundësie për blerje
të aksioneve. Po ashtu, për çdo veprim sipas këtij neni kërkohet pëlqimi i të paktën gjysmës
së votave të anëtarëve të kualifikuar nga kategoritë e prekura në Kuvendin e Aksionarëve
në të cilën kërkohet një kuorum prej më së paku pesëdhjetë përqind (50%) të aksionarëve
të kategorisë gjegjëse.
Neni 149
Riblerja ose Tërheqja e Aksioneve
1. Aksionet e thjeshta të Shoqërisë Aksionare nuk mund të riblehen. Aksionet e emetuara të
një kategorie të aksioneve të privilegjuara mund të riblehen nga Shoqëria Aksionare por vetëm
nëse:
1.1. në kushtet e kategorisë së caktuar të aksioneve të privilegjuara, që janë përcaktuar
në statut, përcaktohet shprehimisht se këto aksione mund të riblehen; dhe
1.2. aksionet që do të riblehen janë të paguara plotësisht.
2. Shoqëria Aksionare nuk mund të përdorë hua ose ndonjë lloj tjetër për financimin e borxhit për
të paguar aksionet e riblera. Shoqëria Aksionare i paguan këto aksione nga suficiti i saj kapital.
Riblerja është e ndaluar nëse do të ndikojë negativisht në kapitalin e deklaruar të Shoqërisë
Aksionare.
3. Të gjitha aksionet që janë riblerë nga Shoqëria Aksionare nuk kanë të drejta votimi, të drejta
në shpërndarje ose çfarëdo të drejta tjera. Këto aksionet menjëherë duhet të anulohen nga
Shoqëria Aksionare përveç nëse statuti shprehimisht i lejon Shoqërisë Aksionare që t’i mbajë
këto aksione në thesarin e saj.
4. Të gjitha aksionet e Shoqërisë Aksionare, pavarësisht se si janë blerë ose krijuar, të cilat
mbahen nga Shoqëria Aksionare në thesar ose në ndonjë vend tjetër, drejtpërdrejt ose
tërthorazi dhe përderisa mbahen nga Shoqëria Aksionare nuk kanë të drejtë votimi ose të drejtë
në pranimin e çfarëdo shpërndarjeje.
5. Asnjë person fizik ose juridik dhe/ose Shoqëri Tregtare, duke përfshirë vetë Shoqërinë
Aksionare, Bordin e saj të Drejtorëve, menaxherët ose punonjësit e tjerë nuk kanë të drejtë
ose autorizim të votojnë ose të përpiqen të votojnë, drejtpërdrejt ose tërthorazi me aksionet që
mbahen nga Shoqëria Aksionare në thesar ose kudo tjetër, drejtpërdrejt ose tërthorazi.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
103
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
6. Dispozitat e këtij neni janë të detyrueshme dhe i mbisundojnë dispozitat kundërthënëse në
statutin ose rregulloret e Shoqërisë Aksionare.
KAPITULLI V
SHPËRNDARJET
Neni 150
Dividendët
1.Bordi i Drejtorëve i Shoqërisë Aksionare, nëse është i autorizuar në bazë të statutit ose me
vendim të aksionarëve, mund të deklarojë dhe paguajë dividendë në aksionet e Shoqërisë
Aksionare. Në rast të një vendimi të tillë, dividenda duhet të paguhet në të gjitha aksionet e
emetuara të çfarëdo lloji ose kategorie, dhe në asnjë rrethanë nuk mund të deklarohet dhe
paguhet vetëm ndaj disa aksioneve. Bordi i Drejtorëve ka të drejtë të ndërmarrë këtë veprim
në çdo kohë.
2. Dividendët në aksionet e çfarëdo lloji ose kategorie duhet t’u paguhet pro rata të gjithë
pronarëve të këtij lloji ose kategorie të aksioneve.
3. Dividendi mund të paguhet në të holla ose pronë tjetër, duke përfshirë aksione ose letra tjera
me vlerë të Shoqërisë Aksionare ose emetuesve tjerë përveç nëse është përcaktuar ndryshe
në statutin e Shoqërisë Aksionare dhe me kusht që çdo rregull që i përket rritjes së kapitalit të
respektohet.
4. Dividenda që është e pagueshme në aksione të Shoqërisë Aksionare paguhet përmes
emetimit të aksioneve të tilla proporcionalisht për mbajtësit e asaj kategorie ose lloji që e pranon
dividendën.
5. Afati për pagesën e dividendave nuk mund të jetë më shumë se nëntëdhjetë (90) ditë
kalendarike nga data e njoftimit për shpërndarjen e dividendave.
Neni 151
Procedurat për Autorizimin e Dividendëve
1. Vendimi për autorizimin dhe pagimin e dividendeve mundet të bëhet vetëm nga aksionarët,
përveç nëse autorizimi për marrjen e vendimit në fjalë i është dhënë Bordit të Drejtorëve me
statutin e Shoqërisë Aksionare.
2. Secili vendim për autorizimin e dividendit duhet të precizojë shumën e dividendit, datën e
përcaktimit të aksionarëve që kanë të drejtë në marrjen e dividendit, datë kjo që duhet të jetë
pas datës së vendimit që autorizon dividendat dhe datën në të cilën dividenda duhet paguar,
dhe datën kur Shoqëria Aksionare duhet që t’i njoftojë personat që kanë të drejtë në pranimin e
këtyre dividendave mbi vendimin dhe çështjet e tjera të caktuara.
Neni 152
Blerja e Aksioneve të Veta nga Shoqëria Aksionare
1.Shoqëria Aksionare mund t’i blejë aksionet e veta ose letrat e tjera me vlerë të papaguara në
çdo kohë me pëlqimin e pronarëve të këtyre letrave me vlerë. Aksioni i blerë në këtë mënyrë
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
104
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
duhet të jetë i autorizuar por jo aksioni i pa-emetuar, përveç nëse statuti e ndalon riemetimin e
aksioneve të ri-blera atëherë numri i aksioneve të autorizuara duhet të reduktohet me numrin e
aksioneve të blera.
2. Vendimi i Shoqërisë Aksionare për blerjen e aksioneve të saj mund të merret vetëm nga
aksionarët sipas procedurës së përcaktuar në nenin 153 të këtij ligji.
3. Shoqëria Aksionare mund ta blejë një pjesë, por jo të gjitha, aksionet e thjeshta të emetuara.
Shoqëria Aksionare mund të blejë një pjesë ose të gjitha aksionet ose letrat e saj të tjera me
vlerë të emetuara.
4. Shoqëria Aksionare nuk mund të blejë aksionet e saj të emetuara nëse vlera e përgjithshme
nominale e aksioneve që do të blihen e tejkalon dhjetë përqind (10%) të kapitalit themeltar të
Shoqërisë Aksionare.
5. Shoqëria Aksionare mund të blejë vetëm ato aksione të saj të emetuara që janë paguar në
tërësi.
6. Shoqëria Aksionare mund t’i paguajë aksionet ose letrat e saj me vlerë me të holla, me letra
me vlerë ose me pasuri tjetër.
7. Procedurat dhe rregullat që kanë të bëjnë me blerjen e aksioneve të saj, nuk zbatohen për
aksionet e riblera:
7.1. nëse ato aksione do t’u ofrohen ekskluzivisht punonjësve në bazë të skemës të
aksioneve të punonjësve;
7.2. nëse aksionet e riblera janë humbur nga një aksionar për shkak të mospagimit të
aksioneve; ose
7.3. nëse aksionet e riblera janë aksione të paguara në tërësi që janë blerë nga
Shoqëria Aksionare në bazë të një vendimi të gjykatës që kërkon nga një aksionar që
të ia transferojë aksionet Shoqërisë Aksionare për shlyerjen e plotë ose të pjesshme të
një borxhi që aksionari ia ka Shoqërisë Aksionare.
8. Nëse blerja e përcaktuar në paragrafin 7 të këtij neni do të ndikojë në zvogëlimin e neto
aseteve të Shoqërisë Aksionare nën shumën e kapitalit të saj themeltar të publikuar plus çfarëdo
rezerva që nuk mund të shpërndahen, blerja mund të bëhet vetëm nëse zbatohen procedurat
për zbritjen e kapitalit.
9. Aksionet e blera sipas paragrafit 7 të këtij neni mbahen nga Shoqëria Aksionare në thesarin
e saj dhe nuk kanë të drejta votimi ose të drejta shpërndarjeje gjatë kohës sa mbahen nga
Shoqëria Aksionare.
10. Aksionet e blera sipas paragrafit 7 të këtij neni mund t’u emetohen punonjësve, në bazë
të skemës për aksionet e punonjësve, brenda një viti pas blerjes së tyre. Të gjitha aksionet e
këtilla që nuk emetohen brenda kësaj periudhe njëvjeçare, duhet të anulohen pas përfundimit
të procedurës për zbritjen e kapitalit.
11. Aksionet e blera sipas nën-paragrafit 7.2 ose 7.3 të paragrafit 7 të këtij neni mund të shiten
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
105
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
dhe të ri-emetohen brenda një viti pas blerjes së tyre, cilitdo person fizik ose juridik dhe/ose
Shoqëri Aksionare që paguan çmimin e plotë të këtyre aksioneve. Bordi i Drejtorëve është i
autorizuar të përcaktojë çmimin e shitjes së këtyre aksioneve, me kusht që mënyra e përcaktimit
të çmimit të shitjes, të jetë e drejtë dhe e arsyeshme si dhe e cila duhet zbuluar me shkrim:
11.1. për cilindo aksionar që e kërkon një gjë të këtillë, dhe
11.2. për të gjithë aksionarët në kuvendin e ardhshme të përgjithshëm të aksionarëve.
Të gjitha këto aksion që nuk shiten ose emetohen brenda periudhës së caktuar një (1)
vjeçare, duhet të anulohen pas përfundimit të procedurës për zbritjen e kapitalit.
Neni 153
Procedura për Blerjen e Aksioneve të Veta
1. Për blerjen e aksioneve të saj, Shoqëria Aksionare duhet të autorizohet me vendim të
aksionarëve që e miraton blerjen. Ky vendim duhet të miratohet me shumicën e votave të:
1.1. të gjitha aksionet që janë të përfaqësuara dhe që kanë të drejtë vote në kuvendin
e aksionarëve; dhe
1.2. të gjitha aksionet e llojit (eve) ose kategorisë (ve) që do të blihen e janë të
përfaqësuara dhe kanë të drejtë vote në kuvend, duke përjashtuar gjithmonë votat e
aksioneve që u përkasin aksionarëve aksionet e të cilëve do të blihen; me kusht
që ky përjashtim të mos vlejë nëse vendimi përfshin blerjen e aksioneve nga të gjithë
pronarët pro rata.
2. Vendimi duhet të precizojë numrin maksimal të aksioneve të cilat do të blihen, kohëzgjatjen e
periudhës për të cilën është dhënë autorizimi, e cila nuk duhet të jetë më shumë se tetëmbëdhjetë
(18) muaj si dhe çmimin minimal dhe maksimal të blerjes ose mënyrën e llogaritjes së çmimit
të blerjes dhe identitetin e aksionarëve nga të cilët do të blihen aksionet, përveç në rastin e
vendimit për blerjen e aksioneve nga të gjithë pronarët pro rata.
3. Nëse dy të tretat (2/3) e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve, formalisht vendosin, se blerja
është e nevojshme për mënjanimin e rrezikut serioz për dëmtimin e pashmangshëm të
Shoqërisë Aksionare dhe kur mbajtja e kuvendit të aksionarëve nuk është praktike para blerjes,
atëherë Bordi i Drejtorëve mund të vazhdojë blerjen pa miratimin e aksionarëve, me kusht
që në çdo rast të këtillë, Bordi i Drejtorëve do ta raportojë blerjen gjatë kuvendit të ardhshëm
vjetor të aksionarëve, si dhe të deklarojë arsyet për blerjen, numrin e aksioneve të blera, vlerën
nominale të aksioneve, përpjesëtimin e kapitalit themeltar që ato aksione e pasqyrojë, si dhe
kompensimin e paguar.
Neni 154
Procedurat për Blerjen e Aksioneve Pro Rata nga të gjithë Aksionarët
1. Nëse Shoqëria Aksionare ofron të blejë aksione nga të gjithë pronarët e aksioneve pro rata në
proporcion me numrin e aksioneve që i përkasin secilit aksionar që aksionari i ofron për shitje,
Shoqëria Aksionare do t’u dërgojë të gjithë këtyre pronarëve një njoftim në të cilin përcaktohet
numri i aksioneve që do të blihen, çmimi i blerjes ose mënyra për llogaritjen e çmimit të blerjes,
procedurat dhe data e pagimit, si dhe procedurat dhe afati kohor në të cilin të gjithë aksionarët
duhet t’i ofrojnë aksionet e tyre për shitje Shoqërisë Aksionare. Ky afat duhet të jetë së paku
tridhjetë (30) ditë nga dita e njoftimit për Shoqëritë Aksionare me më shumë se njëqind (100)
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
106
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
pronar të aksioneve të thjeshta.
2. Nëse numri i përgjithshëm i aksioneve të cilat i ofrohen për shitje Shoqërisë Aksionare e
tejkalon numrin e aksioneve të cilat Shoqëria Aksionare ka ofruar që t’i blejë, Shoqëria Aksionare,
me vendimin e Bordit të Drejtorëve, mund të blejë një numër më të madh të aksioneve, deri në
numrin e përgjithshëm të ofruar për shitje nga aksionarët.
3. Nëse numri i përgjithshëm i aksioneve të cilat i ofrohen për shitje Shoqërisë Aksionare e
tejkalon numrin e aksioneve që Shoqëria Aksionare do ti blejë, Shoqëria Aksionare do të blejë
aksione nga secili aksionar në proporcion me numrin e aksioneve të cilin aksionari ka ofruar
ta shesë, përveç kur është e nevojshme që të evitohet blerja e aksioneve të përgjysmuara (në
fraksione).
Neni 155
Statusi i Aksioneve të Riblera
1. Aksionet e ri-blera nga Shoqëria Aksionare janë në pronësi të Shoqërisë Aksionare dhe
mund t’u emetohen palëve të treta sipas këtij ligji, përveç dhe përderisa ato të jenë anuluar, dhe
numri i aksioneve të lejuara dhe kapitali themeltar të jenë zvogëluar respektivisht, përmes një
ndryshimi dhe plotësimi të statutit të Shoqërisë Aksionare.
2. Gjatë kohës sa këto aksione janë në pronësi të Shoqërisë Aksionare:
2.1. ato nuk kanë të drejtë vote dhe nuk do të numërohen me qëllim të arritjes së
kuorumit në kuvendin e aksionarëve;
2.2. nuk kanë të drejtë të pranojnë dividenda ose shpërndarje tjera ose të numërohen
gjatë llogaritjes së vlerës për secilin aksion të dividendave ose shpërndarjeve të
tjera në të cilat kanë të drejtë aksionarët.
3. Çdo aksion i blerë në kundërshtim me nenin 152 dhe 153 të këtij ligji brenda një viti pas
blerjes ose:
3.1 do të shitet; ose
3.2 do të anulohet, sipas cilës do procedurë të zbatueshme për zbritjen e kapitalit të
Shoqërisë Aksionare.
Neni 156
Kufizimet në Pagimin e Dividendëve dhe Pagesat për Blerjen e Aksioneve të Veta
1. Shoqëria Aksionare nuk mund të paguajë një dividendë në aksionet e thjeshta ose të
privilegjuara, dhe nuk mund të paguajë ndonjë shumë për blerjen e aksioneve të veta apo
mundësitë për blerjen e aksioneve ose letrave me vlerë të konvertueshme në aksione, ose të
bëjë çfarëdo shpërndarje të aksionarëve në cilësinë e tyre si aksionarë, nëse:
1.1.pas kryerjes së pagesës, asetet neto të Shoqërisë Aksionare janë më të vogla se
shuma e parapaguar dhe e paguar e kapitalit themeltar të Shoqërisë Aksionare, i cili për
këtë qëllim përfshin edhe shumat e paguara në llogarinë e premiumeve të Shoqërisë
Aksionare, nëse ka të tillë, plus çfarëdo rezerva që nuk mund t’iu shpërndahen
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
107
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
aksionarëve sipas ligjit ose statutit të Shoqërisë Aksionare; ose
1.2. Pas kryerjes së pagesës, asetet totale të Shoqërisë Aksionare janë më të vogla
se detyrimet e Shoqërisë Aksionare ose nuk është në gjendje për t’i paguar borxhet
ose detyrimet e tjera në afat përderisa ato maturohen gjatë ushtrimit të veprimtarisë së
zakonshme ekonomike të Shoqërisë Aksionare; ose
1.3. pagesa e tejkalon shumën e fitimeve të Shoqërisë Aksionare në vitin paraprak
fiskal plus përfitimet tjera të sjellura më parë dhe shumat e nxjerra nga rezervat që
janë në dispozicion për këtë qëllim, minus të gjitha humbjeve të sjellura më parë dhe
shumave të nxjerra nga rezervat sipas këtij ligji ose statutit të Shoqërisë Aksionare.
2. Vendimi për pagimin e dividendës sipas këtij neni duhet të bazohet në pasqyrat financiare
të përgatitura në pajtim me ligjet e zbatueshme mbi standardet e kontabilitetit dhe me parimet
e kontabilitetit që janë të arsyeshme sipas rrethanave dhe, në rast të vlerësimit të aseteve jo-
monetare, në një vlerësim të pavarur dhe të drejtë që është i arsyeshëm sipas rrethanave. Në
rast të dividendeve të përkohshme, duhet të përgatiten pasqyra të përkohshme financiare.
Neni 157
Përgjegjësia Personale e Aksionarëve dhe Drejtorëve për Pagimin e Dividendëve të
Ndaluara
1. Aksionari që pranon një dividendë të ndaluar dhe i cili në atë kohë ka qenë në njohuri se
dividenda ka qenë e ndaluar apo ka mundur të dijë në bazë të informacionit të kuptueshëm dhe
në dispozicion, është personalisht përgjegjës ndaj Shoqërisë Aksionare për kthimin e shumës
së dividendës.
2. Drejtorët e Shoqërisë Aksionare që kanë votuar ose e kanë lejuar dividendën e ndaluar janë
bashkërisht dhe personalisht përgjegjës ndaj Shoqërisë Aksionare për shumën e dividendës.
Neni 158
Shoqëria nuk duhet të Financojë Blerjen e Letrave të Veta me Vlerë
1. Një Shoqëri Aksionare nuk mund të jap hua ose çfarëdo lloj kredie, duke përfshirë pengun e
aksioneve të veta me të cilat disponon, ndonjë personi fizik ose juridik dhe/ose Shoqërie Tregtare
me qëllim të krijimit të mundësisë atij personi fizik ose juridik dhe/ose Shoqërie Tregtare për t’i
blerë ose përvetësuar, drejtpërdrejt ose tërthorazi, qoftë nga Shoqëria Aksionare ose një palë e
tretë, ndonjë aksion apo letër me vlerë të Shoqërisë aksionare.
2. Kjo ndalesë nuk do të zbatohet për transaksionet e lidhura nga bankat ose institucioneve
tjera financiare në vazhdën e veprimtarisë së tyre të zakonshme ekonomike, dhe as për
transaksionet që kanë të bëjnë me Skemën e Aksioneve të Punonjësve, me kusht që blerja të
mos rezultojë në atë që net asetet të bëhen më të vogla se sa kapitali themeltar plus rezervat
e pa-shpërndashme.
3. Shoqëria Aksionare nuk i pranon aksionet e veta si garanci për ndonjë detyrim që një person
ose Shoqëri Tregtare e ka ndaj Shoqërisë Aksionare.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
108
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
KAPITULLI VI
BORDI I DREJTORËVE DHE ZYRTARËT
Neni 159
Bordi i Drejtorëve
Çdo Shoqëri Aksionare duhet të ketë Bordin e Drejtorëve. Veprimtaria ekonomike e Shoqërisë
Aksionare menaxhohet nga Bordi i Drejtorëve ose sipas udhëzimeve të Bordit të Drejtorëve
sipas këtij Kapitulli.
Neni 160
Kualifikimet e Drejtorëve
Çdo drejtor duhet të jetë person fizik. Statuti i Shoqërisë Aksionare mund të përcaktojë
kushtet tjera për kualifikimin e drejtorit. Drejtori nuk është e detyrueshme që të jetë banor i
Kosovës, përveç nëse është përcaktuar ndryshe në statutin e Shoqërisë Aksionare. Nuk është
e nevojshme që Drejtori të jetë aksionar i Shoqërisë Aksionare, përveç nëse është përcaktuar
ndryshe në statutin e Shoqërisë Aksionare.
Neni 161
Kompensimi dhe Huatë për Drejtorët
1. Shoqëria Aksionare mund t’i paguajë pagën drejtorëve dhe t’i kompensojë shpenzimet e
arsyeshme që ata i bëjnë gjatë ushtrimit të detyrës së tyre si drejtor të Shoqërisë Aksionare.
Vendimi për pagë si dhe miratimi i shumës dhe kushteve kryesore mund të merret vetëm nga
aksionarët. Kjo duhet të bëhet për çdo vazhdim ose ndryshim të kushteve të drejtorëve.
2. Shoqëria Aksionare nuk mund t’i japë kredi ose hua një drejtori, me përjashtim të shumave
minimale në lidhje me Veprimtarinë Ekonomike të Shoqërisë Aksionare, përveç nëse parashihet
ndryshe me ligjin në fuqi.
3. Paga dhe kompensimi i Drejtorëve të Bordit dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të Shoqërisë
Aksionare duhet të zbulohet në kuadër të raporteve vjetore të Shoqërisë Aksionare që dorëzohen
sipas ligjit në fuqi për raportim financiar
Neni 162
Autoriteti dhe Kompetencat e Bordit të Drejtorëve
1. Kompetencat e Bordit të Drejtorëve përfshijnë marrjen e vendimeve mbi të gjitha çështjet
përveç vendimeve të cilat u janë rezervuar aksionarëve me ligj ose me statutin e Shoqërisë
Aksionare. Duke marrë parasysh rezervimet e lartpërmendura, çështjet në vijim që bien nën
fushëveprimin e Bordit të Drejtorëve:
1.1. miratimi i planeve gjithëpërfshirëse afariste strategjike të Shoqërisë Aksionare,
kontrollet e brendshme, auditimin, si dhe procedurat e menaxhimit të riskut;
1.2. thirrja e kuvendeve vjetore dhe të jashtëzakonshme të aksionarëve;
1.3. përgatitja e agjendës fillestare të kuvendit të aksionarëve;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
109
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
1.4. përcaktimi i datës për listën e aksionarëve që kanë të drejtë të marrin pjesë në
kuvendin e aksionarëve;
1.5. emetimi i aksioneve brenda kufizimeve të përcaktuara në statutin e Shoqërisë
Aksionare apo në vendimet e aksionarëve për secilin lloj dhe kategori të aksionit, kur
autorizimi në fjalë i është dhënë Bordit të Drejtorëve me statutin e Shoqërisë Aksionare
apo me vendim të aksionarëve;
1.6. emetimi i bondeve, mundësive për blerjen e aksioneve dhe letrave tjera me vlerë,
kur ajo kompetencë i është dhënë Bordit të Drejtorëve me Statut të Shoqërisë Aksionare
apo me vendim të Aksionarëve;
1.7. punësimi i zyrtarëve/menaxherëve të lartë të Shoqërisë Aksionare dhe miratimi i
kushteve të marrëveshjeve ndërmjet menaxhmentit të lartë dhe Shoqërisë Aksionare;
1.8. vendosja e kompensimit dhe kushtet tjera të marrëveshjes me auditorin e Shoqërisë
Aksionare;
1.9. përcaktimin e shumave dhe caktimin e datave të pagesës dhe procedurat për
pagesën e dividendave;
1.10. miratimi i raportit vjetor të Shoqërisë Aksionare, raportit të bilancit vjetor dhe
vlerësimeve vjetore të fitimeve dhe të humbjeve të cilat pastaj do të dorëzohen tek
aksionarët për miratim; dhe
1.11. Nëse Shoqëria Aksionare ka arritur kufijtëe përcaktuar me ligjin në fuqi për
raportimin financiar, Bordi i Drejtorëve angazhon auditor të jashtëm për të kryer
auditimin e jashtëm të deklaratës financiare vjetore si dhe të librave e regjistrave të
Shoqërisë Aksionare, si dhe raporti i auditimit i bashkëngjitet raportit vjetor të Shoqërisë
Aksionare; si dhe
1.12. vendosja e të gjitha çështjeve tjera të cilat kanë të bëjnë me kompetencën
ekskluzive të Bordit të Drejtorëve të përcaktuar në statutin e Shoqërisë Aksionare.
2. Çështjet që janë në kompetencën ekskluzive të Bordit të drejtorëve të Shoqërisë Aksionare
nuk mund të barten ose të vendosen nga personat tjerë ose organet tjera të Shoqërisë Aksionare.
Neni 163
Numri i Drejtorëve
Numri i anëtareve në Bordin e Drejtorëve të Shoqërisë Aksionare duhet të përcaktohet në
statutin e Shoqërisë Aksionare. Për një Shoqëri Aksionare me më pak se dhjetë (10) aksionarë,
Bordi i Drejtorëve duhet të ketë një (1) ose më shumë anëtarë. Për një Shoqëri Aksionare
me dhjetë (10) ose më shumë aksionarë Bordi i Drejtorëve duhet të ketë jo më pak se tre (3)
anëtarë.
Neni 164
Zgjedhja dhe Mandati i Drejtorëve
1. Varësisht nga paragrafi 2 i këtij neni të gjithë anëtarët e Bordit të Drejtorëve të Shoqërisë
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
110
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
Aksionare zgjedhen apo ri-zgjedhen nga aksionarët në kuvendin e tyre vjetor me një mandat tre
(3) vjeçar. Cilido ose të gjithë anëtarët e Bordit të Drejtorëve mund të zgjedhen nga aksionarët
në një kuvend të jashtëzakonshëm të caktuar për këtë qëllim.
2. Mandati i drejtorëve të parë të emëruar në statut fillestar skadon në kohën e mbajtjes së
kuvendit të parë të aksionarëve në të cilën zgjidhen drejtorët, përveç nëse është përcaktuar
ndryshe me statut ose menjë vendim të miratuar nga aksionarët.
3. Pavarësisht nga skadimi i mandatit të drejtorit, ai vazhdon me ushtrimin e detyrave të tij
përderisa të zgjidhet pasardhësi, në mënyrë që veprimtaria e Bordit të Drejtorëve të vazhdojë
pa pengesë.
4. Drejtori mund të ri-zgjidhet për një numër të pa kufizuar mandatesh.
5. Asnjë zyrtar, menaxher ose punonjës i Shoqërisë Aksionare nuk mundet njëkohësisht të
shërbejë ose të propozohet për drejtor të Shoqërisë Aksionare.
Neni 165
Votimi Kumulativ për Drejtorët
Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në statutin e Shoqërisë Aksionare, në të gjitha zgjedhjet
për drejtorët e Shoqërisë Aksionare, secili aksionar ka të drejtën e votës në bazë të numrit
të aksioneve në pronësi të tij për të gjithë personat që janë kandiduar për drejtor, ose t’i
mbledhë votat në fjalë dhe t’ia japë një kandidati aq vota sa edhe ka drejtorë që do të zgjidhen,
shumëzuar me aksionet në fjalë, ose të shpërndajë votat e tilla të mbledhura kumulative në
çfarëdo proporcioni ndërmjet numrit të kandidatëve.
Neni 166
Dorëheqja e Drejtorëve
Drejtori mund të jap dorëheqje në çdo kohë, përmes dërgimit të një njoftimi me shkrim Bordit
të Drejtorëve ose kryesuesit të tij. Dorëheqja hyn në fuqi kur dorëzohet njoftimi, përveç nëse
njoftimi përcakton ndonjë datë tjetër në të ardhmen. Vendi i zbrazët mund të plotësohet para
datës së hyrjes në fuqi të dorëheqjes, por pasardhësi nuk mund të marrë detyrën para datës
kur do të hyjë në fuqi dorëheqja.
Neni 167
Shkarkimi i Drejtorëve
1. Një ose më shumë drejtorë të Shoqërisë Aksionare mund të shkarkohen në kuvendin e
aksionarëve, me ose pa arsye të theksuar, me shumicë votash të aksioneve të cilat kanë pasur
të drejtë të votojnë përzgjedhjen e drejtorëve, përveç se:
1.1. asnjë drejtor nuk mund të shkarkohet në kuvendin e aksionarëve përveç nëse në
njoftimin për mbajtjen e kuvendit theksohet se njëri ndër qëllimet e këtij kuvendi është
edhe votimi për shkarkimin e këtijdrejtori; dhe
1.2. në rast se Shoqëria Aksionare ka votim kumulativ, nëse më pak se i tërë Bordi
i Drejtorëve duhet të shkarkohet, asnjë drejtor nuk mund të shkarkohet nëse votat
për shkarkimin e tij kanë qenë të mjaftueshme për ta zgjedhur atë në rast të votimit
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
111
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
komulativ për zgjedhjen e të tërë Bordit të Drejtorëve.
2. Shkarkimi i një drejtori, vetvetiu nuk e paragjykon ndonjë të drejtë për kompensim apo
kompensimin e dëmit pas shkarkimit, të cilën drejtori mund ta ketë në bazë të kontratës së tij
me Shoqërinë Aksionare apo sipas ligjin për punën. Sidoqoftë, zgjedhja ose pozita e një personi
si drejtor, vetvetiu, nuk krijon të drejta të këtilla.
Neni 168
Pavarësia e Drejtorëve
1. Në një Shoqëri Aksionare që ka njëqind (100) apo më shumë Aksionarë, anëtarët e familjes të
të punësuarve të Shoqërisë Aksionare nuk mund të përbëjnë shumicën në Bordin e Drejtorëve
të asaj Shoqërie Aksionare.
2. Në zgjedhjet e Drejtorëve të Shoqërisë Aksionare me dyqind e pesëdhjetë (250) apo më
shumë Aksionarë, Bordi i Drejtorëve i Shoqërisë Aksionare dhe çdo organ apo person që i
emëron kandidatë për Bordin e Drejtorëve që do të përbëjnë shumicën e anëtarëve të Bordit,
duhet t’i propozojë së paku tre (3) kandidatë që do të jenë drejtorë të pavarur.
3. Për qëllime të këtij ligji, një person nuk konsiderohet si “drejtor i pavarur” nëse, në cilëndo
kohë gjatë dy vjetëve para zgjedhjeve përkatëse:
3.1. ka qenë punonjës i Shoqërisë Aksionare; ose
3.2. ka pasur një anëtar të familjes që ka qenë punonjës i Shoqërisë Aksionare; ose
3.3. ky person dhe/ose një anëtar i familjes së personit, individualisht ose bashkërisht:
.
3.3.1. kanë bërë ose kanë marrë nga Shoqëria Aksionare pagesa me shumë të
përgjithshme mbi njëzet mijë (20.000) Euro; ose
3.3.2. kane qenë në pronësi të më shumë se tridhjetë përqind (30%) të
aksioneve ose interesave të tjera pronësore, drejtpërdrejt ose tërthorazi, të një
Shoqërie Tregtare që ka bërë ose ka marrë nga Shoqëria Aksionare, pagesa
në shumë të përgjithshme më të madhe se njëzet mijë (20.000) euro; ose
3.3.3. ka vepruar si ortak i përgjithshëm, menaxher, drejtor ose zyrtar në një
Shoqëri Tregtare që ka bërë ose ka marrë nga Shoqëria Aksionare pagesa në
shumë të përgjithshme më të madhe se njëzet mijë (20.000) euro; ose
3.3.4. ka pasur në pronësi tridhjetë përqind (30%) ose më shumë të aksioneve
të çdo klase ose lloji të Shoqërisë Aksionare.
Neni 169
Plotësimi i Vendeve të Zbrazëta në Bordin e Drejtorëve
Vendet e zbrazëta në Bordin e Drejtorëve duhet të plotësohen me zgjedhjen në kuvendin e
ardhshëm të aksionarëve në të cilën duhet të zgjidhen drejtorët. Statuti i ShoqërisëAksionare
mund të parasheh që Bordi i Drejtorëve të mund të zgjedhë dikë ta plotësojë këtë vend të
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
112
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
zbrazët deri në kuvendin e aksionarëve.
Neni 170
Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve
1. Bordi i Drejtorëve mund ta zgjedhë kryesuesin e tij me shumicë votash të të gjithë drejtorëve,
dhe Bordi i Drejtorëve mund të shkarkojë dhe zëvendësoje kryesuesin në çdo kohë me shumicë
votash.
2. Kryesuesi kryeson të gjitha mbledhjet e Bordit dhe kuvendet e aksionarëve dhe është
përgjegjës përmbajtjen e të gjitha procesverbaleve nga të gjitha mbledhjet e Bordit. Nëse
kryesuesi nuk është zgjedhur ose nuk është i pranishëm në mbledhjen e Bordit ose kuvendet
e aksionarëve, atëherë një drejtor i zgjedhur me shumicë votash të drejtorëve të pranishëm
shërben si kryesues i mbledhjes ose kuvendit në fjalë.
3. Në një Shoqëri Aksionare kryesuesi i Bordit të Drejtorëve nuk mund të jetë njëkohësisht edhe
Drejtor Menaxhues.
Neni 171
Mbledhjet dhe Njoftimi për Mbledhjet
1.Bordi i Drejtorëve:
1.1. mban një mbledhje të rregullt e cila njihet si mbledhje vjetore, menjëherë pas çdo
kuvend vjetore të aksionarëve. Mbledhjet e rregullta mbahen në kohën dhe vendin të
cilin e cakton Bordi në mbledhjen vjetore ose në një mbledhje tjetër të Bordit për të
cilën janë njoftuar të gjithë drejtorët. Njoftimi mbi mbledhjet e rregullta nuk ka nevojë të
dërgohet, përveç nëse këtë e kërkon Bordi i Drejtorëve.
1.2. mban së paku dy (2) mbledhje të Bordit në vit për Shoqëritë Aksionare.
2. Mbledhjet e jashtëzakonshme të Bordit të Drejtorëve mund të organizohen në çdo kohë nga
kryesuesi i Bordit, ose në rast se kryesuesi nuk e bën këtë, atëherë nga ndonjëri drejtor, përmes
dërgimit të kërkesës me shkrim nga cilido drejtorit drejtuar kryesuesit. Personi i cili e thërret
mbledhjen e jashtëzakonshme duhet të lajmërojë për vendin dhe kohën e mbledhjes.
3. Pjesëmarrja e një drejtori në cilëndo mbledhje përbën në vete heqjen dorë nga çdo njoftim i
kërkuar për atë mbledhje, përveç kur drejtori merr pjesë në mbledhje me qëllim të vetëm për ta
kundërshtuar diskutimin e pikave të mbledhjes, sepse mbledhja nuk është thirrur ose mbajtur
me rregull dhe e deklaron në fillim të mbledhjes.
Neni 172
Kuorumi dhe Votimi për Aktivitetet e Bordit
1. Shumica e numrit të përgjithshëm të drejtorëve të caktuar me statutin e Shoqërisë Aksionare
apo rregullore e përbën kuorumin për vendimmarrje përveç nëse me statut apo rregullore është
përcaktuar numër më i madh për kuorum.
2. Veprimet e ndërmarra nga shumica e drejtorëve të cilët janë të pranishëm në mbledhjen e
Bordit në të cilën ekziston kuorumi do të konsiderohen veprime të Bordit të Drejtorëve, përveç
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
113
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
nëse me statutin ose rregulloren kërkohet një numër më i madh i drejtorëve.
Neni 173
Veprimet e Bordit pa Mbajtjen e Mbledhjes
1. Përveç nëse me statut ose rregullore të Shoqërisë Aksionare kërkohet që një veprim i Bordit
të ndërmerret ekskluzivisht në mbledhje të Bordit të Drejtorëve, të gjitha veprimet të cilat mund
të ndërmerren në mbledhjet e Bordit të Drejtorëve mund tëvndërmerren edhe pa mbajtjen e
mbledhjes nëse të gjithë drejtorët me të drejtë vote për veprimin përkatës japin pëlqimin e tyre
me shkrim dhe të nënshkruar.
2. Pëlqimi me shkrim mund të jepet në dokumente të veçanta që nënshkruhen nga secili drejtor
dhe që përmbajnë një shpjegim të veprimit përkatës ose një dokument mund të ketë nënshkrimin
e dy ose më shumë drejtorëve. Të gjitha këto pëlqime duhet të vendosen në procesverbalin nga
mbledhja e Bordit të Drejtorëve të Shoqërisë Aksionare. Pëlqimi hyn në fuqi pasi nënshkrimit
nga të gjithë drejtorët, përveç nëse në pëlqim është caktuar një datë tjetër e hyrjes në fuqi.
Neni 174
Komisionet e Bordit
1. Statuti ose rregulloret mund të përcaktojnë, ose drejtorët mund të miratojnë një vendim që
themelon një ose më shumë komisione, që do të shqyrtojë, hulumtojë, rekomandojë ose të
marrë masa të tjera jo-obligative e që janë në kuadër të kompetencës së Bordit të Drejtorëve.
2. Këto komisione mund të përfshijnë vetëm anëtarët e Bordit të Drejtorëve, por komisioni është
i lirë të ftojë punëtorët e Shoqërisë Aksionare si dhe persona jashtë Shoqërisë Aksionare për
të marrë pjesë pa të drejtë vote. Përveç nëse statuti, rregulloret ose vendimi i Bordit kërkojnë
një numër më të madh, shumica e anëtarëve të komisionit e përbëjnë kuorumin dhe shumica
e kuorumit është e nevojshme për çdo rekomandim ose veprim tjetër të komisionit. Të gjitha
vendimet dhe veprimet e tjera të komisionit i nënshtrohen rishikimit, ndryshimit dhe miratimit me
jo më pak se dy të tretat (2/3) e anëtarëve të Bordit.
3. Bordi i Drejtorëve do të krijojë Komisionin e auditimit, i cili do të përbëhet sipas paragrafit
2 të këtij neni dhe do të shqyrtojë praktikat e kontabilitetit dhe ato financiare të Shoqërisë
Aksionare, integritetin e kontrolleve financiare dhe pasqyrave financiare, dhe përputhshmërinë
e tij me kërkesat ligjore, dhe do të jetë përgjegjës që të rekomandojë emërimin, kompensimin
dhe mbikëqyrjen e auditorit të jashtëm Shoqërisë Aksionare.
Neni 175
Udhëzimet e Qeverisjes Korporative dhe Raporti për Aksionarët e një Shoqëri
Aksionare
1 Statuti mund të përcaktojë që Bordi i Drejtorëve i Shoqërisë Aksionare harton dhe miraton
rregulla me shkrim të qeverisjes korporative që mbulojnë çështjet si standardet për kualifikimin
dhe pavarësinë e drejtorit, përgjegjësitë e drejtorëve duke përfshirë pjesëmarrjen në takime,
kujdesin në shqyrtimin e materialeve dhe rregullave të publikimit dhe shqyrtimit të konflikteve të
mundshme të interesit me Shoqërinë Aksionare, politikën e kompensimit të Drejtorit, planifikimin
e vazhdimësisë si për drejtorët ashtu edhe zyrtarët, si dhe çështje të tjera të qeverisjes
korporative që konsiderohen të përshtatshme. Udhëzimet e tilla do të jenë në përputhje me
udhëzimet e lëshuara kohë pas kohe nga autoritetet rregullative.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
114
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
2. Statuti gjithashtu mund të përcaktojë që në secilin kuvend vjetor të aksionarëve, Bordi i
Drejtorëve të Shoqërisë Aksionare do t’i raportojë kuvendit mbi respektimin e këtyre udhëzimeve
nga Shoqëria Aksionare dhe të shpjegojë shkallën, nëse ka, në të cilën ato kanë ndryshuar, ose
të arsyetojë çdo mosrespektim nga Shoqëria Aksionare të këtyre udhëzimeve.
Neni 176
Procesverbali nga Mbledhjet e Bordit
1. Procesverbali i secilës mbledhje të Bordit të Drejtorëve ose e cilitdo komision, duhet të
mbahet gjatë mbledhjes. Procesverbali formal me shkrim duhet të përgatitet jo më shumë se tri
(3) ditë pas mbledhjes. Procesverbali përfshin:
1.1. kohën dhe vendin e mbledhjes;
1.2. personat e pranishëm dhe agjendën e mbledhjes;
1.3. çështjet e hedhura në votim;
1.4. detajet e diskutimeve dhe arsyet e dhëna për çfarëdo vote negative ose abstenimi;
1.5. rezultatet e secilit votim, duke përfshirë emrin e secilit person që ka qenë i pranishëm
dhe ka pasur të drejtë vote dhe një indikacion të asaj se si ky person ka votuar; dhe
1.6. vendimet e miratuara në mbledhje.
2. Procesverbali formal me shkrim do të nënshkruhet nga drejtori që e ka kryesuar mbledhjen
dhe nga personi që ka shërbyer si sekretar në mbledhje.
Neni 177
Drejtorët Menaxhues
1. Bordi i Drejtorëve të Shoqërisë Aksionare emëron së paku një Drejtor Menaxhues të Shoqërisë
Aksionare i cili i raporton dhe është nën drejtimin të Bordit të Drejtorëve.
2. Drejtorët Menaxhues përfaqësojnë dhe menaxhojnë Shoqërinë Aksionare si dhe kanë
kompetenca dhe autorizime të tjera të përcaktuara në Statut. Bordi i Drejtorëve mund t’u
delegojë atyre, kompetenca dhe autorizime të tjera për ushtrimin e veprimtarisë së Shoqërisë
Aksionare, përveç çështjeve që shprehimisht janë të rezervuara për Bordin e Brejtorëve ose për
aksionarët sipas këtij ligji, rregulloreve ose statutit.
3. Nëse Shoqëria Aksionare ka vetëm një Drejtor Menaxhues, ai do të ketë edhe detyrimin për
regjistrimin e të dhënave dhe veprimeve në kuvendet e aksionarëve dhe mbledhjet e Bordit
të Drejtorëve në një libër që mbahet për këtë qëllim. Bordi, me zgjedhjen e vet, mund t’i japë
Drejtorit Menaxhues titullin “zyrtar kryesor ekzekutiv”, “president”, ose titull tjetër të ngjashëm.
4. Të gjithë Drejtorët Menaxhues mund ta përfaqësojnë Shoqërinë Aksionare në të gjitha
marrëdhëniet me palë të treta si Përfaqësues të Autorizuar. Nëse emërohen disa Drejtorë
Menaxhues, secili prej tyre mund të përfaqësojë Shoqërinë Aksionare në ndërmarrjen e të
gjitha transaksioneve, përveç nëse Bordi i Drejtorëve vendos që të gjithë ose disa Drejtorë
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
115
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
Menaxhues mund të përfaqësojnë Shoqërinë Aksionare bashkërisht. Përfaqësimi i përbashkët
vlen ndaj palëve të treta vetëm nëse është regjistruar në Regjistër dhe publikuar nga ARBK-ja.
5. Kufizimet tjera ndaj të drejtës së përfaqësimit të Drejtorëve Menaxhues për Shoqërinë
Aksionare përveç atyre që përcaktohen me paragrafin 4 të këtij neni janë të pavlefshme ndaj
palëve të treta. Drejtori Menaxhues nuk ka të drejtë të përfaqësojë Shoqërinë Aksionare në
kryerjen e transaksioneve për të cilat, sipas ligjit, Aksionarët ose Bordi i Drejtorëve duhet të
vendosin ndaras për emërimin e përfaqësuesve.
6. Çdo Drejtor Menaxhues mund të shkarkohet nga posti i tij në çdo kohë sipas diskrecionit të
Bordit të Drejtorëve, me ose pa ndonjë shkak të caktuar, mirëpo ky shkarkim nuk i paragjykon
të drejtat e zyrtarit që dalin nga kontrata e punës ose ligji në fuqi për punën.
7. Nëse Shoqëria Aksionare është e paaftë për pagesë dhe kjo paaftësi, për shkak të gjendjes
ekonomike të Shoqërisë Tregtare, nuk është e përkohshme, Drejtorët Menaxhues menjëherë
pasi të kenë marrë njohuri për paaftësinë për pagesë, duhet ta njoftojnë Bordin e Drejtorëve.
8. Pasi që Shoqëria Aksionare të jetë bërë insolvente, Drejtorët Menaxhues nuk mund të
bëjnë më pagesa në emër të Shoqërisë Aksionare, përveç në rastin kur pagesat në gjendjen
e insolvencës bëhen në përputhje me kërkesat e kujdesit dhe vëmendjes së duhur. Drejtorët
Menaxhues bashkërisht dhe individualisht kompensojnë Shoqërinë Aksionare për pagesat
që janë bërë nga Shoqëria Aksionare pasi që insolvenca e Shoqërisë Aksionare të jetë bërë
evidente, të cilat, në rrethanat në fjalë, nuk janë bërë me kujdesin dhe vëmendjen e duhur.
Neni 178
Kompensimi i Drejtorëve Menaxhues
1. Pagat dhe kompensimi i Drejtorëve Menaxhues përcaktohen nga Bordi i Drejtorëve si dhe
duhen paraqitur në raportet vjetore të Shoqërisë Aksionare të dorëzuar për raportim financiar
në pajtim me legjislacionin në fuqi.
2. Pas vendosjes së procedurës së pagave dhe kompensimit të Drejtorëve Menaxhues dhe
shumës së tarifave dhe benefiteve të tjera, si dhe lidhjes së kontratave me Drejtorët Menaxhues,
Bordi i Drejtorëve siguron që shuma totale e pagesave që bëhen nga Shoqëria Aksionare
tek Drejtorët Menaxhues janë në proporcionalisht të arsyeshme me detyrimet e Drejtorëve
Menaxhues dhe gjendjen ekonomike të Shoqërisë Aksionare.
3. Nëse gjendja ekonomike e Shoqërisë Aksionare përkeqësohet në masë të madhe dhe
pagesat e mëtutjeshme për Drejtorët Menaxhues të pagave dhe kompensimeve të vendosura
apo të miratuara me Drejtorët Menaxhues, apo lejimi i mëtutjeshëm i benefiteve të tjera për
Drejtorët Menaxhues do të ishte tejet e padrejtë për Shoqërinë Aksionare, Shoqëria Aksionare
mundet me vendim të Bordit të Drejtorëve të zvogëlojë pagat dhe kompensimet.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
116
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
KAPITULLI VII
AKSIONARËT DHE KUVENDET E AKSIONARËVE
Neni 179
Kuvendi Vjetor i Aksionarëve
1. Çdo Shoqëri Aksionare duhet të mbajë një kuvend vjetor të aksionarëve, e cila do të njihet si
kuvendi i saj vjetor.
2. Kuvendi vjetor i aksionarëve mbahet brenda tridhjetë (30) ditëve pasi Bordi të marrë raportin
e audituar financiar për secilin vit financiar, por jo më shumë se nëntëdhjetë (90) ditë pas
përfundimit të vitit financiar të Shoqërisë Aksionare. Me kusht që të jetë në pajtim me të
mësipërmen, statuti ose rregulloret mund të përcaktojnë datën dhe kohën e saktë, ose metodën
për përcaktimin e datës ose kohës së saktë, për mbajtjen e kuvendit vjetor, Bordi i Drejtorëve
është përgjegjës për të siguruar mbajtjen me kohë të kuvendit vjetor të aksionarëve.
3. Bordi i Drejtorëve duhet të sigurojë që aksionarëve t’u dërgohet deklarata e audituar financiare
e Shoqërisë Aksionare së paku tridhjetë (30) ditë para kuvendit vjetor.
4. Kuvendi vjetor i Aksionarëve i Shoqërisë Aksionare mbahet në vendin e caktuar në statutin
e Shoqërisë Aksionare ose rregulloret ose nëse nuk është përcaktuar në statut ose rregullore
atëherë në një vend që caktohet nga Bordi i Drejtorëve.
5. Moskonvokimi dhe mosmbajtja e kuvendit vjetor të aksionarëve nga Bordi i Drejtorëve në
kohën e përcaktuar me paragrafin 2 të këtij neni nuk ndikon në veprimtarinë e Shoqërisë
Aksionare. Megjithatë, mos mbajtja e kuvendit vjetor të aksionarëve menjëherë u jep
aksionarëve të drejtën, që mund të ushtrohet nga një ose më shumë aksionarë që mbajnë së
paku dhjetë përqind (10%) të votave me të drejtë vote në kuvendin vjetor, që të thërrasin dhe
mbajnë kuvendin vjetor të aksionarëve.
Neni 180
Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Aksionarëve
1. Shoqëria Aksionare e mban kuvendin e jashtëzakonshëm të aksionarëve:
1.1. me kërkesën e Bordit të Drejtorëve ose me kërkesën e një personi të autorizuar për
këtë qëllim në statutin e Shoqërisë Aksionare; ose
1.2. nëse pronarët e më së paku dhjetë përqind (10%) të të gjitha votave që kanë të
drejtë të hidhen për një çështje në kuvende propozuar nënshkruajnë, e vendosin datën
dhe i dorëzojë Shoqërisë Aksionare një kërkesë me shkrim përmbajtjen e një kuvendi.
Në kërkesën për kuvend ata duhet ta theksojnë emrin dhe adresën e tyre si dhe numrin
e aksioneve të cilat i mbajnë, qëllimin ose qëllimet për të cilat duhet mbajtur kuvendi,
dhe rendin e ditës së kuvendit.
2. Brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve pas pranimit të kërkesës nga Shoqëria Aksionare, Bordi
i Drejtorëve duhet ta miratojë vendimin për caktimin ose refuzimin e mbajtjes së kuvendit të
jashtëzakonshëm. Brenda pesë (5) ditëve pas miratimit të këtij vendimi, Bordi i drejtorëve duhet
t’u dërgojë njoftim për mbajtjen e kuvendit të jashtëzakonshëm personave që kanë paraqitur
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
117
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
kërkesën në adresën e shënuar në kërkesë, së bashku me një kopje të vendimit. Nëse kërkesa
për caktimin e kuvendit të jashtëzakonshëm refuzohet, atëherë vendimi i refuzimit duhet të
theksojë edhe arsyet për refuzimin e kuvendit të jashtëzakonshëm. Vendimi për refuzimin e
kuvendit të jashtëzakonshëm mund të miratohet vetëm nëse procedurat e përcaktuara në nën-
paragrafin 1.2, paragrafin 1 të këtij neni nuk janë përmbushur, ose nëse aksionarët që kanë
paraqitur kërkesën nuk e posedojnë numrin e mjaftueshëm të votave që kërkohen sipas këtij
paragrafi, ose nëse asnjëra nga çështjet e propozuara në kërkesë për mbledhje nuk është në
kompetencën e kuvendit të aksionarëve.
3. Përcaktimi i datës për përcaktimin e listës së aksionarëve që kanë të drejtë të kërkojnë
mbajtjen e një kuvendit të jashtëzakonshëm është data në të cilën aksionari i parë e ka
nënshkruar kërkesën.
4. Kuvendit i jashtëzakonshëm mbahet në vendin e përcaktuar në statutin e Shoqërisë
Aksionare ose, nëse nuk është caktuar në Statut, në një vend të cilin e cakton Bordi i Drejtorëve
të Shoqërisë Aksionare.
5. Vetëm çështjet që janë theksuar në kuadër të qëllimit ose qëllimeve të shënuara në njoftimin
për kuvend sipas paragrafit 1 të këtij neni mund të diskutohen në kuvendin e jashtëzakonshëm.
Neni 181
Kuvendi i Aksionarëve sipas Urdhrit të Gjykatës
1. Nëse kuvendi vjetor i aksionarëve nuk mbahet brenda gjashtë (6) muajve të parë pas
përfundimit të vitit financiar te Shoqërisë Aksionare, ose katërmbëdhjetë (14) muaj pas kuvendit
së fundit vjetor të aksionarëve ose dymbëdhjetë (12) muaj pas regjistrimit fillestar të Shoqërisë
Aksionare, gjykata kompetente mund të nxjerr vendim për mbajtjen e kuvendit pas kërkesës së
cilitdo drejtor ose cilitdo aksionar i cili ka të drejtë pjesëmarrje dhe vote në kuvendin në fjalë.
2. Nëse kuvendi i jashtëzakonshëm nuk mbahet brenda tridhjetë (30) ditëve pas dorëzimit të
kërkesës sipas nenit 180 të këtij ligji, ose datës së caktuar për mbajtjen e kuvendit sipas paragrafit
3 të këtij neni, gjykata mund të nxjerrë vendim për mbajtjen e kuvendit të jashtëzakonshëm pas
kërkesës së cilitdo aksionar që e ka nënshkruar kërkesën.
3. Gjykata mund të nxjerrë vendime të tjera përkatëse të nevojshme për arritjen e qëllimit
të kuvendit, duke përfshirë edhe vendimin për mbajtjen dhe emërimin e personave që do të
kryesojnë kuvendin nëse Bordi refuzon të bëjë këtë, ose vendime mbi vendin dhe kohën e
mbajtjes së kuvendit, caktimin e datës për përcaktimin e aksionarëve që kanë të drejtë vote,
ose të përcaktojë formularin dhe përmbajtjen e njoftimit të kuvendit.
Neni 182
Kompetenca e Kuvendit të Aksionarëve
1. Çështjet në vijim janë në kompetencën ekskluzive të aksionarëve dhe mund të vendosen
vetëm nga aksionarët:
1.1.ndryshimi dhe plotësimi i statutit ose rregulloreve të Shoqërisë Aksionare;
1.2. zgjedhja ose shkarkimin e drejtorëve;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
118
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
1.3. autorizimi për bashkim ose transaksionet e mëdha sipas Pjesës së Tetë të këtij ligji;
1.4. shpërbërjen vullnetare të Shoqërisë Aksionare ose inicimin e procedurës së
falimentimit sipas nenit 226 të këtij ligji;
1.5. emërimin dhe shkarkimin e auditorëve të pavarur të Shoqërisë Aksionare;
1.6. miratimin e pasqyrave financiare vjetore të Shoqërisë Aksionare te cilat duhet te
përgatiten ne pajtim me standardet ndërkombëtare te raportimit financiar (SNRF) dhe
te publikohen ne baza vjetore ne mediat masive; dhe
1.7. çështje të tjera të rezervuara për aksionarët sikurse është përcaktuar me këtë ligj
ose në statutin e Shoqërisë Aksionare, si dhe çështjet të cilat paraqiten për vendim në
kuvendin e aksionarëve nga Bordi i Drejtorëve të Shoqërisë Aksionare.
2. Çështjet të cilat janë në kompetencën ekskluzive të aksionarëve, siç është paraparë më
sipër, nuk mund të vendosen nga Bordi i Drejtorëve ose zyrtarët/menaxherët ose nga cilido
organ tjetër i Shoqërisë Aksionare. Dispozitat kundërthënëse në statut ose rregullore, si dhe
çfarëdo vendimi i marrë në bazë të këtyre dispozitave kundërthënëse nuk prodhon efekt juridik.
Neni 183
Njoftimi për Kuvendin e Aksionarëve
1. Varësisht nga neni 185 i këtij ligji njoftimi me shkrim për mbajtjen e kuvendit vjetor të aksionarëve
duhet të dorëzohet jo më pak se tridhjetë (30) ditë dhe jo më shumë se gjashtëdhjetë (60) ditë
para datës së mbajtjes së kuvendit vjetor, dhe njoftimi me shkrim mbi mbajtjen e kuvendit të
jashtëzakonshëm të aksionarëve duhet të dorëzohet jo më pak se njëzetenjë (21) ditë dhe
jo më shumë se tridhjetë (30) ditë para datës së mbajtjes së kuvendit të jashtëzakonshëm.
Njoftimi dërgohet nga ose me udhëzimin e kryesuesit të Bordit ose ndonjë anëtari tjetër të
Bordit të Drejtorëve i cili e ka thirrur kuvendin, dhe u dërgohet të gjithë aksionarëve me të drejtë
vote në kuvend.
2. Njoftimi për mbajtjen e kuvendit vjetor duhet të përmbajë datën, kohën dhe vendin e mbajtjes
së kuvendit, rendin e propozuar të ditës dhe një listë të çështjeve për të cilat duhet votohet
në kuvend duke përfshirë informatat e mjaftueshme për listën e kandidatëve të propozuar të
Shoqërisë Aksionare për emërim në Bordin e Drejtorëve në kuvend dhe të gjitha çështjet tjera
që duhet të përfshihen në njoftim në bazë të statutit të Shoqërisë Aksionare. Njoftimi gjithashtu
duhet të përfshijë raportin vjetor të Shoqërisë Aksionare, pasqyrën financiare, deklaratën e
fitimeve dhe humbjeve vjetore dhe ndonjë raport të auditorit, ose, nëse këto dokumente nuk
janë përfshirë atëherë një deklaratë mbi atë se si dhe kur do t’u dërgohen ose të vihen në
dispozicion të aksionarëve para kuvendit vjetor. Bordi i Drejtorëve është i obliguar që të sigurojë
që të gjitha këto dokumente ose t’u dërgohen ose të jenë në dispozicion të aksionarëve së paku
tridhjetë (30) ditë para kuvendit.
3. Njoftimi për mbajtjen e kuvendit të jashtëzakonshëm duhet të përmbajë datën, kohën dhe
vendin e kuvendit, një përshkrim të qëllimit të kuvendit, dhe rendin e ditës që është propozuar
nga paraqitësi i kërkesës për mbajtjen e kuvendit.
4. Përveç dërgimit të njoftimit aksionarëve të paraparë më sipër, Shoqëria Aksionare me njëqind
(100) apo më shumë Aksionarë, po ashtu duhet të publikojë një njoftim të ngjashëm së paku
njëzetenjë (21) ditë para datës e cila fillimisht është përcaktuar për mbajtjen e kuvendit, në
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
119
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
një gazetë me qarkullim të madh dhe në gjuhët zyrtare të Kosovës. Në këtë njoftim duhet të
përcaktohet koha, vendi dhe rendi i ditës së kuvendit. Ky njoftim nuk duhet të jetë më i vogël se
një e teta (1/8) e një faqe të shtypur.
5. Nëse kërkesat e ligjit apo Statutit të Shoqërisë Aksionare shkilen materialisht me thirrjen e
Kuvendit të Aksionarëve, Kuvendi i Aksionarëve nuk ka të drejtë të miratojë vendime, përveç
nëse të gjithë Aksionarët marrin pjesë apo përfaqësohen në mbledhje. Vendimet e marra në
mbledhjen e tillë janë nule përveç nëse Aksionarët, në lidhje me të cilët procedura e thirrjes së
mbledhjes është shkelur, pajtohen me ato vendime.
Neni 184
Kuvendi ose Pjesëmarrja me Komunikim Elektronik ose Telefonik
1. Statuti i Shoqërisë Aksionare mund të parashikojnë që aksionarët mund të marrin pjesë në
një kuvend të aksionarëve në mënyrë elektronike, telefonike apo mënyra të tjera të komunikimit
nga larg, ose që i tërë kuvendi i aksionarëve të zhvillohet me anë të komunikimit nga largësia.
2. Në çdo rast të tillë Shoqëria Aksionare do të sigurojë që:
2.1. Çdo person i cili konsiderohet të jetë i pranishëm në kuvend me komunikim nga
largësia të jetë në fakt një aksionar ose pronar i një autorizimi të vlefshëm;
2.2.Çdo person i tillë është në gjendje të marrë pjesë në kuvend dhe të votojë për të
gjitha çështjet e paraqitura para aksionarëve, duke përfshirë edhe një mundësi për të
lexuar ose të dëgjuar të gjitha punimet e kuvendit njëkohësisht me procedura të tilla;
dhe
2.3.Çdo deklaratë ose votë e çdo personi të tillë është e regjistruar në procesverbalin
e kuvendit.
3. Ministria mund të nxjerrë akt nënligjor për rregullimin më të detajuar të kuvendeve të tilla.
Neni 185
Heqja dorë nga Njoftimi
1. Kurdo që me këtë ligj ose me statutin e Shoqërisë Aksionare kërkohet dorëzimi i një njoftimi,
personi që ka të drejtë të pranojë njoftimin mund të heqë dorë nga e drejta e tij për të pranuar
njoftimin me nënshkrimin e një njoftimi për heqjen dorë nga kjo e drejtë.
2. Pjesëmarrja e aksionarit në kuvend përbën heqjen dorë nga të gjitha të drejtat që aksionari
mund t’i ketë për të bërë ose dorëzuar ankesë ose për të kundërshtuar në lidhje me mos-
dërgimin e njoftimit ose njoftimin e mangët për mbajtjen e kuvendit. Me kusht që e drejta e
aksionarit për t’u ankuar të jetë e vlefshme nëse në fillim të kuvendit aksionari e kundërshton
mbajtjen e kuvendit për shkak të mos-dërgimit të njoftimit përkatës për mbajtjen e saj.
3. Pjesëmarrja e aksionarit në kuvend përbën në vete heqjen dorë nga të gjitha të drejtat të cilat
aksionari mund t’i ketë për të bërë ose dorëzuar ankesë ose për të kundërshtuar në lidhje me
shqyrtimin e një çështjeje të caktuar në kuvend në bazë të asaj se në njoftimin për mbajtjen e
kuvendit nuk është shënuar që kjo çështje do të diskutohet. Me kusht që e drejta e aksionarit
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
120
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
për t’u ankuar ose për të kundërshtuar të jetë e vlefshme nëse gjatë kohës kur çështja fillon të
diskutohet në kuvendin e aksionarëve atëherë ai e kundërshton diskutimin e çështjes për shkak
të mos njoftimit përkatës në lidhje me këtë çështje.
Neni 186
Rendi i Ditës për Kuvend
1. Aksionari ose aksionarët të cilët mbajnë së paku pesë përqind (5%) të të gjitha aksioneve
të Shoqërisë Aksionare në mbledhjen vjetore kanë të drejtë të paraqesin çështje për rendin e
ditës për këtë mbledhje dhe gjithashtu kanë të drejtën e propozimit të kandidatëve për zgjedhje
në Bordin e Drejtorëve, ashtu që numri i kandidatëve të propozuar nuk mund ta kalojë numrin
e përgjithshëm të anëtarëve në Bord. Të gjitha propozimet e tilla duhet të bëhen me shkrim,
duhet të përfshijnë emrin dhe numrin e votave të secilit Aksionarë, duhet t’i dërgohen Shoqërisë
Aksionare në adresën e Bordit të vet të drejtorëve dhe në adresën e regjistruar të Shoqërisë
Aksionare, jo më shumë se katërmbëdhjetë (14) ditë para datës së caktuar për mbajtjen e
mbledhjes. Asnjë aksionar nuk mund të numërohet në më shumë se në një grup të aksionarëve
që mbajnë së paku pesë përqind (5%) të të gjitha aksioneve të Shoqërisë Aksionare për qëllime
të kësaj pike.
2. Nëse Bordi i Drejtorëve e pranon një propozim të këtillë më shumë se tri (3) ditë para datës në
të cilën do të dërgohet njoftimi për mbajtjen e kuvendit tek aksionarët, Bordi i Drejtorëve duhet
ta përfshijë këtë propozim në atë njoftim. Nëse Bordi i Drejtorëve e pranon një propozim pas
kësaj kohe, por megjithatë katërmbëdhjetë (14) ose më shumë ditë para mbajtjes se kuvendit,
Bordi i Drejtorëve duhet menjëherë t’ua dërgojë propozimin me postë të gjithë aksionarëve të
cilëve u është dërguar njoftimi për mbajtjen e kuvendit.
3. Një Shoqëri Aksionare mund të emërojë një ose më shumë persona për të numëruar votat
në mënyrë të paanshme dhe të bëjë një raport me shkrim për përcaktimet e tyre që do të
mbahen në procesverbalin e takimit. Një person i tillë nuk mund të jetë një zyrtar ose punonjës
i Shoqërisë Aksionare. Personat e tillë do të:
3.1. përcaktojnë numrin e aksioneve/ aksionarëve të pranishëm, personalisht ose me
prokurë dhe që kanë të drejtë vote në kuvend;
3.2. përcaktojnë vlefshmërinë e prokurave;
3.3.numërojnë të gjitha votat; dhe
3.4. përcaktojnë dhe shpallin rezultatin.
4. Gjatë kuvendit vjetor, vetëm çështjet që janë në fushëveprimin e njoftimit dhe të rendit të ditës
të dërguar paraprakisht, ose që janë në fushëveprimin e një propozimi që është pranuar nga
Bordi së paku katërmbëdhjetë (14) ditë para kuvendit, mund të votohen. Megjithatë, ky kufizim
nuk e pengon diskutimin e çështjeve të tjera.
5. Në kuvendin e jashtëzakonshëm, vetëm çështjet e përfshira në njoftimin dhe në rendin e
ditës të dërguar paraprakisht mund të votohen. Ky kufizim nuk do ta pengojë diskutimin e
çështjeve të tjera.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
121
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
Neni 187
Caktimi i Datës për Kuvend
1. Statuti i Shoqërisë Aksionare mund të vendosë mënyrën për caktimin e datës së mbledhjes
lidhur me përcaktimin e listës së aksionarëve që kanë të drejtë në marrjen e njoftimit për
mbajtjen e kuvendit, të kërkojnë mbajtjen e një kuvendit të jashtëzakonshëm, të votojnë, ose të
ndërmarrin ndonjë veprim tjetër.
2. Nëse statuti i Shoqërisë Aksionare nuk e cakton ose nuk përcakton mënyrën për vendosjen
e caktimit të datës për kuvend, Bordi i Drejtorëve mund ta caktojë një datë të ardhme si datë
për mbajtje të kuvendit. Nëse data e kuvendit nuk është vendosur në statut dhe as nga Bordi
i Drejtorëve për kuvendin vjetor, data e kuvendit është data në të cilën së pari është dërguar
njoftimi për mbajtjen e kuvendit ose që është përcaktuar nga neni 183 i këtij ligji. Nëse data e
kuvendit nuk është caktuar në statut ose nga Bordi i Drejtorëve për kuvendin e jashtëzakonshëm,
data e kuvendit do të jetë data në të cilën kërkesa e parë përmbajtjen e kuvendit së tillë është
nënshkruar nga një aksionar sipas nenit 180 të këtij ligji.
3. Data e kuvendit nuk duhet, në çfarëdo rrethanash, të jetë më shumë se tridhjetë (30) ditë
ose më pak se tri (3) ditë para mbajtjes së kuvendit ose veprimeve që kërkojnë miratimin e
aksionarëve.
Neni 188
Drejtimi i Kuvendit
1. Kryesuesi i Kuvendit zgjidhet dhe kryeson secilën kuvend. Kryesuesi emërohet:
1.1. siç është përcaktuar në statutin e Shoqërisë Aksionare; ose
1.2. nëse statuti nuk e parasheh zgjedhjen e kryesuesit, atëherë në bazë të një vendimi
të Bordit të Drejtorëve. Kryesuesi vendos lidhur me mënyrën e mbajtjes së kuvendit
dhe mund të vendosë rregulla dhe rregulloren e punës për mbajtjen e kuvendit, me
kusht që këto rregulla të mos i diskriminojnë ose të pengojnë të drejtën e pjesëmarrjes
së cilitdo aksionar.
2. Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në statut, votimi do të bëhet me cilëndo metodë të
zakonshme dhe të arsyeshme, siç e përcakton kryesuesi.
Neni 189
Disponueshmëria e Listës së Aksionarëve për Kuvendin
Jo më shumë se tri (3) ditë para mbajtjes së kuvendit, Shoqëria Aksionare duhet të vendos në
dispozicion për inspektim dhe kopjim nga secili aksionar, me shpenzimet e aksionarit listën e
të gjithë aksionarëve që kanë të drejtë vote në kuvend dhe të gjithë aksionarëve të cilëve u
është dërguar njoftimi për mbajtjen e kuvendit. Kjo listë duhet të jetë në dispozicion në adresën
e regjistruar të Shoqërisë Aksionare dhe duhet të jetë në dispozicion të aksionarëve gjatë
kuvendit.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
122
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
Neni 190
Votimi Personal ose Përmes Përfaqësuesit
1. Aksionari mund të votojë me aksionet e tij ose personalisht ose nëpërmjet përfaqësuesit,
sikurse është përcaktuar në paragrafin 3 të këtij neni.
2. Përveç kur zbatohet paragrafi 2 i nenit 192 të këtij ligji, aksionet të cilat mbahen nga një
Shoqëri Tregtare, apo person juridik, mund te votohen nga një përfaqësues i autorizuar i
personit juridik apo Shoqërisë Tregtare, ose përfaqësuesi i përcaktuar në mënyrë të rregullt
nga përfaqësuesi i autorizuar i asaj Shoqërie Tregtare, apo i atij personi juridik.
3. Aksionari mund ta emërojë një përfaqësues për të votuar në emër të aksioneve të tij pas
dorëzimit të një deklarate për caktimin e përfaqësuesit të nënshkruar nga aksionari, ose nëse
aksionari është Shoqëri Tregtare apo person juridik atëherë nga një përfaqësues i autorizuar
i asaj Shoqërie Tregtare apo personi juridik. Deklarata për caktimin e përfaqësuesit duhet të
përcaktojë shprehimisht se përfaqësuesi e ka te drejtën që të votojë me aksionet e aksionarit.
4. Kopja e nënshkruar e deklaratës për caktimin e përfaqësuesit duhet ti dërgohen përfaqësuesit
dhe sekretarit të Shoqërisë Aksionare ose zyrtarit tjetër përkatës të Shoqërisë Aksionare para
fillimit të kuvendit ose në fillim të kuvendit. Deklarata për caktimin e përfaqësuesit mund të
përmbajë kufizime në autorizimet e përfaqësuesit për të votuar në emër të aksionarit, por
pa u kufizuar në udhëzimet se si duhet të votohen aksionet në një kuvend të caktuar. Nëse
në deklaratën për caktimin e përfaqësuesit nuk janë paraparë këso kufizime ose udhëzime,
atëherë përfaqësuesi është i lirë për t’i votuar aksionet sipas vullnetit të tij/saj.
5. Anëtari i Bordit të Drejtorëve ose një zyrtar apo menaxher i lartë i Shoqërisë Aksionare nuk
mund të shërbejnë si përfaqësues i një aksionari i cili njëkohësisht është punonjës i Shoqërisë
Aksionare.
6. Deklarata për caktimin e përfaqësuesit skadon, cilado që është më herët:
6.1. në datën e skadimit të përcaktuar në deklaratë; ose
6.2. gjashtë (6) muaj pas datës së nënshkrimit të deklaratës; ose
6.3. në kohën e revokimit të deklaratës nga personi i cili e ka nënshkruar deklaratën
sipas paragrafit 7 të këtij neni.
7. Personi që ka nënshkruar deklaratën për caktimin e përfaqësuesit mund ta revokojë këtë
deklaratë në çdo kohë para fillimit të votimit në kuvendin e aksionare në dy mënyra, si vijon:
7.1 përmes dërgimit të një njoftimi me shkrim për revokim në sekretariatin e Shoqërisë
Aksionare ose te zyrtari përgjegjës i Shoqërisë Aksionare para fillimit të kuvendit; ose
7.2 përmes pjesëmarrjes në kuvendin përkatës dhe votimit personal.
8. Revokimi i deklaratës për caktimin e përfaqësuesit nuk e zhvleftëson votën e hedhur nga
përfaqësuesi para këtij revokimi, nëse kjo votë ka qenë e vlefshme në kohën e hedhjes.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
123
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
Neni 191
Kuorumi dhe Votat e Nevojshme për Marrjen e Vendimeve në Kuvend
1. Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në statutin e Shoqërisë Aksionare, shumica e votave
të aksioneve që kanë të drejtë vote në çështjen përkatëse, që përfaqësohen personalisht ose
përmes përfaqësuesit, përbëjnë kuorumin në kuvend.
2. Nëse kuorumi është arritur, votimi i shumicës së aksioneve që kanë të drejtë vote të
përfaqësuar në kuvend do të jetë akti dhe vendimi i kuvendit, përveç nëse kërkohet një numër
më i madh votash sipas këtij ligji ose statutit të Shoqërisë Aksionare.
3. Statuti i Shoqërisë Aksionare mund të përcaktojë kuorum më të madh ose kushte të tjera të
votimit nga ato të përcaktuara në këtë nen.
4. Një propozim për ndryshimin dhe plotësimin e statutit që ka për qëllim plotësimin, ndryshimin
ose heqjen e një kërkese të votimit duhet të miratohet nga aksionarët në pajtim me, cilëndo që
është me e madhe:
4.1. kuorumin dhe kërkesat e votimit të përcaktuara në statutin ekzistues; ose
4.2. kuorumin dhe kërkesat e votimit që do të hyjnë në fuqi pas miratimit, regjistrimit
dhe publikimit të ndryshimit dhe plotësimit.
5. Nëse statuti i Shoqërisë Aksionare ose ky ligj kërkojnë votimin e një lloji ose kategorie të
caktuar të aksioneve për një çështje të caktuar, vendimi për atë çështje merret kur votohet nga
ky grup votues. Rregullat në paragrafët 1 dhe 3 të këtij neni, do të aplikohen në relacion me
votat nga ai lloj i kategorisë, përveç nëse ajo votë nga kategoria apo lloji do të njihet si mbledhje
e veçantë edhe nëse e mbajtur në kuvendin apo forumin e njëjtësi kuvendi i plotë i aksionarëve.
6. Kuvendi i aksionarëve nuk është i vlefshëm nëse kuorumi nuk është arritur, personalisht ose
përmes përfaqësuesve. Për tu regjistruar si të pranishëm, secili aksionar ose përfaqësuesi i tij i
autorizuar duhet të dëshmojnë, dhe Shoqëria Aksionare duhet ta verifikojë, se aksionari është
regjistruar në mënyrë të rregullt në listën e aksionarëve në datën e mbajtjes së kuvendit.
7. Kuvendi i aksionarëve shtyhet nëse nuk është arritur kuorumi i kërkuar, brenda një afati të
arsyeshëm kohor pas caktimit të mbledhjes.
8. Nëse kuvendi i aksionarëve shtyhet për shkak të mungesës së kuorumit, Shoqëria Aksionare
duhet që brenda dy (2) javëve pas datës së shtyrjes së kuvendit, t’i thërrasë dhe t’i njoftojë mbi
kuvendin e ri të aksionarëve. Për kuvendin e ri, kuorumi është tridhjetë e tre përqind (33%) të
aksioneve me të drejtë vote të caktuar dhe vendimi do të jetë thjeshtë shumica përveç nëse
është përcaktuar ndryshe sipas këtij ligji ose me statutin e Shoqërisë Aksionare.
Neni 192
Të Drejtat e Votimit të Aksioneve
1. Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në statut ose në këtë ligj, çdo aksion i thjeshtë ose
aksion i privilegjuar duhet të ketë të drejtën e një vote për çdo çështje që votohet në një kuvend.
2. Aksionet nuk mund të votohen në një kuvend nëse janë në pronësi të drejtpërdrejtë ose të
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
124
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
tërthortë të Shoqërisë Aksionare ose të cilitdo person juridik apo Shoqëri Tregtare në të cilën
Shoqëria Aksionare ka aksione ose interesa të tjera që i japin të drejtën Shoqërisë Aksionare të
kontrollojë votimin nga aksionet e kësaj Shoqërie Tregtare.
Neni 193
Të Drejtat e Votimit të Aksionarëve të Caktuar
1. Aksionari, aksionet e të cilit janë venë si peng, ka të drejtë vote deri në kohën e bartjes së
aksioneve tek pengmarrësi, pas bartjes së aksioneve, pengmarrësi fiton të drejtën e votimit
për ato aksione. Megjithatë, nëse marrëveshja e pengut parasheh bartjen e menjëhershme
të të drejtës për votimin e aksioneve dhe kjo e drejte evidentohet në kuvendin përkatës të
aksionarëve, pengmarrësi do të ketë të drejtë që të votojë aksionet në kuvendin përkatës.
2. Aksionet të cilat mbahen në emër të një personi të vdekur, një personi të mitur ose ndonjë
personi tjetër i cili nuk ka aftësi të veprimit, mund të votohen nga përfaqësuesi ligjor i personit
në fjalë sipas ligjit, personalisht ose përmes përfaqësuesit të përcaktuar nga përfaqësuesi ligjor,
pa bërë bartjen e aksioneve në fjalë në emër të përfaqësuesit të tillë.
3. Aksionet që janë në kontroll të një pranuesi, Përfaqësuesi të Autorizuar në Procedurë të
Falimentimit ose personi të ngjashëm, mund të votohen nga personi në fjalë ose përfaqësuesi i
tij i autorizuar pa bërë bartjen e aksioneve në emër të personit të tillë, nëse autorizimi për këtë
është përcaktuar në vendimin e gjykatës.
Neni 194
Procesverbali i Kuvendit
1. Procesverbali i secilit kuvend të aksionarëve duhet të përgatitet menjëherë pas kuvendit dhe
duhet të nënshkruhet nga kryesuesi dhe sekretari i kuvendit i cili është përgjegjës për saktësinë
e procesverbalit. Procesverbali përfshin:
1.1. datën, kohën dhe vendin e mbajtjes së kuvendit;
1.2. rendin e ditës;
1.3. kuorumin;
1.4. fletëvotimet si dhe procedurat tjera të votimit;
1.5. numrin e votave të cilat i posedojnë aksionarët dhe përfaqësuesit e tyre në kuvend;
1.6. emrin e kryesuesit të kuvendit dhe secilit sekretar të kuvendit;
1.7. çështjet te cilat janë votuar dhe rezultatet e votimit;
1.8. një përmbledhje të fjalimeve dhe diskutimeve, duke përfshirë çfarëdo fjalimi lidhur
me ndonjë votë negative apo abstenim; dhe
1.9. listën e vendimeve të marra në kuvend.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
125
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
Neni 195
Pavlefshmëria dhe Kontestimi i Vendimeve të Kuvendit të Aksionarëve
1. Vendimi i Aksionarëve është i pavlefshëm nëse shkel një dispozitë ligji të vendosur për mbrojtjen
e kreditorëve të Shoqërisë Aksionare ose për shkak të ndonjë interesi tjetër publik, ose nëse
është në kundërshtim me moralin, ose nëse procedura për thirrjen e Kuvendit të Aksionarëve
që ka marrë vendimin ose nëse vendim-marrja është bërë me shkelje materiale. Vendimi është i
pavlefshëm edhe në raste të tjera të përcaktuara me ligj. Pavlefshmëria e vendimit të tillë mund
të kërkohet në procedurë gjyqësore me parashtrim të padisë ose prapësimit.
2. Pavlefshmëria e vendimit nuk mund të pretendohet nëse është bërë regjistrim në Regjistër
në bazë të vendimit dhe kanë kaluar dy (2) vjet nga data e atij regjistrimi.
3. Në bazë të padisë së parashtruar ndaj Shoqërisë Aksionare, gjykata mund të revokojë
vendimin e Aksionarëve që është në kundërshtim me ligjin, ose Statutin e Shoqërisë Aksionare.
Periudha e parashkrimit për padi është tre (3) muaj pas datës së miratimit të vendimit të
Aksionarëve.
4. Revokimi i vendimit nuk mund të kërkohet nëse Aksionarët e kanë aprovuar vendimin me
një vendim të ri dhe padia e përcaktuar në paragrafin 3 të këtij neni nuk është parashtruar ndaj
vendimit të ri brenda afatit të përcaktuar në paragrafin 3 të këtij neni.
5. Revokimi i vendimit të Aksionarëve mund të kërkohet nga Bordi i Drejtorëve ose Drejtori
Menaxhues si dhe nga një Aksionar që nuk ka marrë pjesë në miratimin e vendimit nëse, me
zbatimin e vendimit do të kryhej një kundërvajtje apo vepër penale, ose nëse zbatimi i vendimit
qartësisht do të shkaktonte detyrimin e kompensimit të dëmeve. Aksionari që ka marrë pjesë
në miratimin e vendimit mund të kërkojë revokimin e vendimit vetëm nëse kundërshtimi i atij
Aksionari ndaj vendimit është shënuar në procesverbal.
6. Nëse parashtrohet padia, gjykata nuk e shqyrton çështjen para skadimit të afatit të përcaktuar
me paragrafin 3 të këtij neni. Paditë e ndryshme të parashtruara për revokimin e të njëjtit vendim
bashkohen dhe shqyrtohen si një procedurë.
7. Aktgjykimi gjyqësor për revokimin e vendimit të Aksionarëve vlen për të gjithë Aksionarët dhe
Drejtorin(ët) Menaxhues dhe anëtarët e Bordit të Drejtorëve, pa marrë parasysh nëse ata kanë
marrë pjesë në procedurën gjyqësore apo jo.
8. Nëse është bërë regjistrimi në Regjistër në bazë të vendimit të revokuar, gjykata i dorëzon
një kopje të aktgjykimit ARBK-së për ndryshim të atij shënimi.
KAPITULLI VIII
NDRYSHIMI I STATUTIT
Neni 196
Ndryshimi i Statutit
Shoqëria Aksionare mund të bëjë ndryshimin e statutit të saj në çdo kohë, sipas neneve 197-
200 të këtij ligji.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
126
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
Neni 197
Ndryshimi i Statutit nga Bordi i Drejtorëve
1. Statuti i Shoqërisë Aksionare mund të ndryshohet me vendim të Bordit të Drejtorëve, pa
veprim të aksionarëve, nëse qëllimi i vetëm i këtij ndryshimi është që:
1.1. të krijojë dhe regjistrojë një statut të ndryshuar dhe të spastruar, që përfshin
ndryshimet dhe plotësimet të cilat janë miratuar nga aksionarët; dhe/ose
1.2. për të bërë përmirësime teknike, jo-materiale në statut.
2. Përveç siç është përcaktuar me paragrafin 1 të këtij neni, Bordi nuk është i autorizuar që
të bëjë ndryshimin dhe plotësimin e statutit që nuk është miratuar në mënyrë të rregullt nga
aksionarët në një kuvend të rregullt të aksionarëve.
Neni 198
Ndryshimi i Statutit nga Bordi dhe Aksionarët
1. Statuti i Shoqërisë Aksionare mund të ndryshohet nga Bordi i Drejtorëve dhe aksionarët si
vijon:
1.1. Bordi i Drejtorëve, ose aksionarët të cilët veprojnë sipas nenit 181 të këtij ligji
miraton një vendim me shkrim që përmban ndryshimin dhe plotësimet e propozuara
dhe që udhëzon që vendimi të dorëzohet në kuvendin vjetor ose të jashtëzakonshëm
të aksionarëve;
1.2. teksti i ndryshimit dhe plotësimit të propozuar duhet të përfshihet në njoftimin për
mbajtjen e kuvendit që u dërgohet aksionarëve të cilët kanë të drejtë pjesëmarrje në
kuvend; dhe
1.3. gjatë kuvendit, ndryshimi i propozuar miratohet në kuvendin e plotë të aksionarëve
vetëm pas votimit pohues të së paku dy të tretave (2/3) të aksioneve me të drejtë vote
apo llojit të aksioneve të caktuar të votojnë për ndryshim; me kusht që nëse në bazë të
statutit të Shoqërisë Aksionare kërkohet një votim i cili është më i madh se dy të tretat
(2/3) për miratimin e një ndryshimi ose plotësimi të statutit, atëherë kërkohet votimi
sipas metodës së përcaktuar në statut.
Neni 199
Votimi Grupor
1. Pronarët e cilitdo lloj ose kategori të aksioneve, kanë të drejtë në votim grupor për propozimin
për ndryshim të statutit, nëse statuti e lejon këtë, ose nëse ndryshimi do të:
1.1. zmadhojë ose zvogëlojë numrin e aksioneve të lejuara të atij lloji;
1.2. ndryshojë ndonjë të drejtë ose privilegje të aksioneve të atij lloji;
1.3. krijon të drejta të pronarëve të cilitdo lloj tjetër aksionesh për shkëmbimin ose
konvertimin e aksioneve të tyre në aksione të llojit dhe kategorisë që i ka grupi;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
127
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
1.4. ndryshojë aksionet në posedim të atij grupi në numra të ndryshëm të aksioneve
ose në aksione të llojit ose kategorisë tjetër;
1.5. krijojë një lloj ose kategori të re të aksioneve që ka të drejta ose privilegje më të
mëdha ose përafërsisht të njëjta me ato të atij grupi, ose i rritë të drejtat ose privilegjet
e ndonjë lloji ose kategorisë të aksioneve që ka të drejta më të mëdha ose përafërsisht
të njëjta me ato të atij grupi, ose i rritë të drejtat ose privilegjet e çfarëdo lloji ose
kategorisë të aksioneve që ka të drejta që i nënshtrohet atij grupi, nëse ngritja në fjalë
pastaj i bën aksionet e tilla përafërsisht të barabarta ose superiore ndaj aksioneve të
atij grupi;
1.6. kufizojë ose refuzojë të drejtat e përparësisë të aksioneve të grupit në fjalë;
1.7. kufizojë ose mohojë të drejtën e votës së atij grupi; ose
1.8. në ndonjë mënyrë tjetër i ndryshon të drejtat ose privilegjet e aksioneve që janë në
posedim të atij grupi, gjë kjo që ndikon negativisht në atë grup.
Neni 200
Regjistrimi dhe Hyrja në Fuqi e një Ndryshimi dhe Plotësimi
Pas miratimit të një ndryshimi ose plotësimi në statutin e Shoqërisë Aksionare, Shoqëria
Aksionare duhet të i’a dorëzojë ndryshimin ose plotësimin si dhe Statutin me ndryshime dhe
plotësime të inkorporuara në ARBK sipas Pjesës së Dytë të këtij ligji. Ndryshimi ose plotësimi
hyn në fuqi menjëherë pas publikimit nga ARBK sipas Pjesës së Dytë të këtij ligji.
KAPITULLI IX
PROGRAMET PËR PRONËSINË E AKSIONEVE NGA PUNONJËSIT
Neni 201
Programet për Pronësinë e Aksioneve nga Punonjësit
1. Programet për Pronësinë e Aksioneve nga Punonjësit janë programe të cilat miratohen nga
aksionarët për t’i inkurajuar punonjësit që të blejnë aksione në Shoqërinë Aksionare. PPAP
munden që po ashtu të lëshojnë mundësi për pjesëmarrësit në lidhje me aksionet që do të
emetohen në të ardhmen nga Shoqëria Aksionare.
2. Pavarësisht prej paragrafit 4 të nenit 145 të këtij ligji, PPAP-ja mund t’i lejojë pjesëmarrësit të
abonohen për aksione në normë të zbritur apo në përputhje me punën apo angazhimin e tyre.
3. Vetëm personat fizikë kanë të drejtë pjesëmarrje në PPAP. Në PPAP duhet të përcaktohet
kërkesa të arsyeshme të kualifikimit të cilat një person duhet ti plotësojë. Këto kërkesa, ndër
tjera, mund të jenë që personi të jenë në marrëdhënie pune me orar të plotë në Shoqërinë
Aksionare.
4. Për shkak të kërkesave të kufizuara të kualifikimit për PPAP, aksionet e blera në kuadër
të PPAP janë të përjashtuara nga disa dispozita të këtij ligji, sikurse është përcaktuar në ato
dispozita.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
128
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
5. PPAP hyn në fuqi vetëm nëse:
5.1. PPAP është miratuar në një kuvend të aksionarëve të thirrur në mënyrë të rregullt;
dhe
5.2. një dokument i cili përcakton të gjitha aspektet materiale të PPAP u është siguruar
aksionarëve së paku tridhjetë (30) ditë para kuvendit përkatës.
KAPITULLI X
TRANSAKSIONET E MËDHA
Neni 202
Përkufizimi i Transaksioneve të Mëdha
Për qëllime të nenit 203 të këtij ligji, “transaksion i madh” do të thotë një transaksion ose një
seri të ndërlidhur të transaksioneve ku përfshihet blerja apo përvetësimi, shitja, vënia peng,
apo hipotekimi i pronës, të drejtave pronësore apo të drejtave të tjera që kanë vlerë monetare
dhe vlera e të cilave në kohën e marrjes se vendimit për kryerjen e transaksionit nga shoqëria
përbën njëzet përqind (20%) apo më shumë të vlerës së përgjithshme të aseteve të Shoqërisë
Aksionare të llogaritura në bazë të bilancit të fundit të Shoqërisë Aksionare.
Neni 203
Procedurat për Transaksionet e Mëdha
1.Një Shoqëri Aksionare mund të ndërmarrë dhe t’i përfundojë transaksionet e mëdha si vijon:
1.1. Bordi i drejtorëve të Shoqërisë Aksionare duhet ta nxjerrë një vendim për miratimin
e transaksionit dhe të urdhërojë që transaksioni të dorëzohet për miratim në kuvendin
e aksionarëve, që mund të jetë kuvend vjetor ose i jashtëzakonshëm;
1.2. Njoftimi me shkrim për transaksionin, që cek qëllimin për mbajtjen e kuvendit dhe
që përfshin edhe një përmbledhje të planit të transaksionit si dhe rekomandimet e bordit
të drejtorëve mbi transaksionin, si dhe deklaratën mbi të drejtat e aksionarëve për të
hequr dorë dhe për vlerësim sipas nenit 204 të këtij ligji, i dërgohen secilës Shoqëri
Aksionare dhe aksionarëve që kanë të drejtë të marrin pjesë në Kuvendin e Shoqërisë
Aksionare;
1.3. Bordi i drejtorëve të Shoqërisë Aksionare është i obliguar të marrë një mendim
me shkrim për transaksionin nga një këshilltar financiar profesional dhe i pavarur.
Opinioni do të parashtrojë opinionet e këshilltarit financiar mbi kushtet e transaksionit
dhe gjithashtu do të sigurojë opinionin e këshilltarit financiar në lidhje me korrektësinë
e transaksionit. Mendimi i tillë do t’u dërgohet të gjithë aksionarëve me njoftimin e
kuvendit;
1.4. Në kuvendin e aksionarëve, transaksioni duhet të miratohet me votën pohuese të
së paku dy të tretave (2/3) të votave të aksionarëve që kanë të drejtë vote në transaksion
në këtë kuvend. Nëse ndonjë lloj ose kategori e aksioneve ka të drejtë në votim grupor,
atëherë amendamenti në fjalë miratohet me shumicën e votave të së paku dy të tretave
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
129
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
(2/3) të votave të aksioneve të secilit grup që kanë të drejtë në votim grupor dhe numrin
e përgjithshëm të votave të aksioneve që kanë të drejtë vote në transaksion. Votimi i
ndarë nga një grup votues në cilëndo Shoqëri Aksionare është i nevojshëm nëse një
gjë e tillë kërkohet me statutin e Shoqërisë Aksionare;
1.5. Statuti i Shoqërisë Aksionare mund të zëvendësojë kushtin për votim me dy të
tretat (2/3) në lidhje me atë Shoqëri Aksionare, duke specifikuar ndonjë numër më të
madh të votave, por jo më pak se dy të tretat (2/3) e votave të aksioneve që kanë të
drejtë vote në atë çështje dhe jo më pak se dy të tretat (2/3) e votave të secilit grup që
kanë të drejtë në votim grupor për ndryshimin.
KAPITULLI XI
E DREJTA E AKSIONARIT PËR REFUZIM DHE PËRCAKTIM TË VLERËS
Neni 204
E Drejta e Aksionarit për Refuzimin e Pranimit të Pagesës
1. Aksionari mund të kërkojë pagesën nga Shoqëria Aksionare në vlerë të plotë të aksioneve të
tij nëse në kuvendin e aksionarëve ai votoi kundër, ose nuk merr pjesë ose abstenon në votim
në kuvendin e aksionarëve, ose:
1.1.për ndryshimin e statutit të Shoqërisë Aksionare ka qenë e tillë dhe ka ndikuar
negativisht në të drejtat e tij sipas nenit 200 të këtij ligji ku ai ka pasur të drejtën e votës,
ose në kompletimin e një bashkimi sipas Pjesës së Tetë në të cilin ai ka pas të drejtë
vote, ose
1.2. përmbylljen e një bashkimi sipas Pjesës së Tetë apo një ndarje e përshkruar sipas
Pjesës së Tetë të këtij ligji e cila në të kundërtën ndikon në drejtat e tij në çështje të
ngjashme, për:
1.2.1. apo cili rezultat i tillë që është i arsyeshëm për të tërhequr nga Shoqëria
Aksionare; apo
1.2.2. nëse si pjesë e ndarjes, aksionet në Shoqëritë Aksionare të marra janë
të shpërndara te aksionarët nga Shoqëritë Aksionare të ndara ose ndryshe
atëherë në proporcion të aksionarëve të tillë me të drejtat e mëparshme në
kapitalin e Shoqërisë Aksionare të ndarë.
2. Aksionari që ka të drejtë në refuzimin dhe pranimin e pagesave sipas këtij neni nuk mund ta
kundërshtojë veprimin e sipër cekur të Shoqërisë Aksionare në gjykatë, përveç nëse ky veprim
është mashtrues ose paraqet shkelje të ligjit. Përveç këtyre rasteve, mjeti i vetëm juridik i tij/saj
është mënyra e përcaktuar në këtë nen. Për qëllime të këtij neni vlera e plotë llogaritet që nga
data e marrjes së vendimit në kuvend, dhe pa marrë parasysh ngritjet apo zbritjet në vlerë që
bazohen në pritjen për marrjen e veprimit. Ai/ajo duhet të jenë të caktuar të njoftohen për vlerën
relevante para marrjes së vendimit final në tërheqjen e tij/saj dhe nga njoftimi i tillë mund ta
ndryshoj mendjen dhe të vendos në mënyrë të pakthyeshme të pranoj veprimin dhe të qëndroj
në Shoqërinë Aksionare.
3. Nëse veprimi i cili krijon të drejtën sipas këtij neni dorëzohet për votim në kuvend, njoftimi
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
130
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
i kuvendit duhet të cekë se aksionarët kanë ose mund të kenë të drejtë në këto të drejta dhe
njoftimi duhet të përfshijë një kopje të këtij neni.
4. Nëse veprimi i cili krijon të drejtën sipas këtij neni paraqitet për votim në kuvendin e
aksionarëve, aksionari i cili dëshiron t’i mbrojë këto të drejta duhet t’i dorëzojë Shoqërisë
Aksionare, para marrjes së votës, një njoftim me shkrim lidhur me qëllimet e tij/saj, subjekt i
vlerësimit për pagesën e aksioneve të tij nëse ndërmerret veprimi i propozuar. Aksionari i cili
nuk e përmbush këtë kusht, ose i cili voton në favor të veprimit të propozuar, nuk ka të drejtë
pagese sipas këtij neni.
5. Nëse veprimi i cili krijon të drejtën sipas këtij neni autorizohet (lejohet) në kuvendin e
aksionarëve ,aksionari i cili ka për qëllim të kërkojë pagimin sipas këtij neni duhet t’i dorëzojë
Shoqërisë Aksionare, brenda tridhjetë (30) ditëve pas votimit në kuvend, një kërkesë me shkrim
për pagimin e aksioneve të tij së bashku me një deklaratë që përmban emrin, adresën si dhe
numrin e llojin e aksioneve për të cilat kërkohet pagesa. Nëse aksionet përfaqësohen përmes
certifikatave, aksionari duhet ti dorëzojë certifikatat në Shoqërinë Aksionare së bashku me
këtë kërkesë për pagim. Nëse aksionet nuk janë certifikuar, Shoqëria Aksionare ka të drejtë të
kufizojë bartjen e tyre përderisa pagesa të jetë bërë plotësisht. Përndryshe bartja do të hyj në
fuqi në datën e regjistrimit në listën e aksionarëve. Aksionari që nuk i përmbush kushtet nga
paragrafi 5 i këtij neni nuk ka të drejtë në pagesë sipas këtij neni.
6. Brenda tridhjetë (30) ditëve pas pranimit të kërkesës në fjalë, Shoqëria Aksionare duhet t’i
paguajë secilit kundërshtues që i ka përmbushur kushtet e këtij neni, shumën që Shoqëria
Aksionare beson se është e gjithë vlera e aksioneve të tij. Pagesa duhet të shoqërohet me
bilancin e përkohshëm dhe deklaratën e të hyrave.
7. Nëse kundërshtuesi mendon se shuma e paguar është më e vogël se vlera e plotë e
aksioneve të tij sipas këtij neni, ose nëse Shoqëria Aksionare nuk e bën pagesën përkatëse,
ai ka të drejtë, që gjatë periudhës tridhjetë (30) ditësh pas pagesës, të kërkojë vlerësimin e
shumës nga gjykata përmes dorëzimit të një kërkese në këtë gjykatë brenda periudhës së tillë
tridhjetë (30) ditësh. Gjykata ka juridiksion dhe është e autorizuar për të vendosur nëse shuma
e plotë në vlerë të aksioneve të tij është në pajtim me standardet e vendosura në këtë nen
dhe të urdhërojë Shoqërinë Aksionare për ta bërë pagesën. Gjykata gjithashtu ka juridiksion
dhe është e autorizuar që t’i angazhojë vlerësues dhe ekspert të tjerë për këtë qëllim, për
të përcaktuar se Shoqëria Aksionare ose ndonjë kundërshtues duhet t’i paguajnë taksat dhe
shpenzimet gjyqësore.
Neni 205
Përcaktimi i Vlerës
1. Për qëllime të nenit 204 të këtij ligji, vlera e plotë e pronës dhe të drejtave (duke përfshirë
aksionet dhe letrat me vlerë) është çmimi të cilit një shitës (që nuk është i detyruar të bëjë
shitjen) i informuar plotësisht për pronën dhe të drejtat e tilla do të ngarkonte për pronën apo
të drejtat e tilla, si dhe çmimin që një blerës (që nuk është i detyruar të bëjë blerjen) i informuar
plotësisht për pronën dhe të drejtat e tilla do të paguante për blerjen e tyre.
2. Përcaktimi i vlerës së plotë bëhet nga Bordi i Drejtorëve të Shoqërisë Aksionare përveç kur,
sipas statutit të Shoqërisë Aksionare ose këtij ligji, përcaktimi duhet të bëhet nga gjykata, një
vlerësues i pavarur, revizori, nga një person ose njësi tjetër. Nëse një ose më shumë anëtarë
të Bordit të Drejtorëve kanë interes personal në kryerjen e transaksionit, përcaktimi bëhet nga
anëtarët e Bordit të Drejtorëve që nuk kanë interesa personale. Anëtarët e Bordit që e bëjnë
përcaktimin e vlerës duhet të angazhojnë një vlerësues të pavarur ose auditor.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
131
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
3. Gjatë përcaktimit të vlerës së plotë të aksioneve ose letrave tjera me vlerë të Shoqërisë
Aksionare, çmimi blerës ose oferta dhe çmimi i kërkuar publikohet rregullisht në një bursë ose
diku tjetër, çmimi i blerjes ose oferta duhet të merren parasysh. Gjatë përcaktimit të vlerës
së tregut të aksioneve të Shoqërisë Aksionare nga kapitali i përbashkët, çmimi për të cilin
një blerës ka të dhëna të plota mbi vlerën e përgjithshme të të gjitha aksioneve të Shoqërisë
Aksionare nga kapitali i përbashkët, dhe të gjithë faktorët e tjerë të cilët personi ose personat që
e bëjnë përcaktimin i konsiderojnë të rëndësishme, mund të merren parasysh.
KAPITULLI XII
KONTROLLIMI I AKSIONEVE TË SHOQËRISË AKSIONARE
Neni 206
Kontrollimi i Bllok Aksioneve
1. Siç përdoret në këtë nen “personat e ndërlidhur” të një personi, do të thotë:
1.1. personat tjerë në të cilët personi posedon më shumë se pesëdhjetë përqind (50%)
të fuqisë votuese ose përndryshe ushtron ndikim kontrollues mbi ta;

1.2. anëtarët e familjes së personit; ose
1.3. personat që veprojnë së bashku me personin për blerjen ose ushtrimin e ndikimit
mbi një Shoqëri Aksionare sipas një marrëveshje me njëri tjetrin dhe personin.
2. Personi që ka për qëllim, vetëm apo së bashku me personat e ndërlidhur t’i blejë, duke marrë
parasysh numrin e aksioneve në posedim të tij dhe personave të tij të ndërlidhur, më shumë
se pesëdhjetë përqind (50%) të aksioneve të thjeshta (më tutje në tekst: kontrolli bllokut të
aksioneve) të Shoqërisë Aksionare me më shumë se njëqind (100) posedues të aksioneve nga
aksionet e thjeshta, duhet, jo më shumë se tridhjetë (30) ditë para datës së blerjes së një të
tretës së aksioneve t’i dërgojnë një njoftim me shkrim Shoqërisë Aksionare mbi qëllimin e tij për
blerjen e kontrollit të bllokut të aksioneve të tilla.
3. Shoqëria Aksionare në të cilën bëhet blerja e bllok aksioneve, nuk ka të drejtë që të ndërmarrë
masa të cilat e pengojnë blerjen e këtij blloku të kontrollit të aksioneve, përveç në rast kur
masat e tilla ndërmerren në kuvendin e aksionarëve, të miratuara me shumicën e votave të
poseduesve të aksioneve të thjeshta që marrin pjesë në kuvend, duke përjashtuar votat e
aksioneve të aksionarëve që kanë për qëllim blerjen e kontrollit të bllokut të aksioneve, dhe
duke përjashtuar votat e aksioneve që posedohen nga personat e bashkuar me personin që
dëshiron të bëjë blerjen e kontrollit të bllokut të aksioneve.
Neni 207
Oferta Aksionarëve për Blerjen e Aksioneve të Shoqërisë Aksionare
1. Personi që vetëm ose së bashku me personat e ndërlidhur bën blerjen kontrollit të bllokut
të aksioneve të një Shoqërie Aksionare me më shumë se njëqind (100) aksionarë që
posedojnë aksione të thjeshta, duhet, që brenda tridhjetë (30) ditëve nga data e blerjes së
këtyre aksioneve, t’i bëjë një ofertë të gjithë aksionarëve të Shoqërisë Aksionare për blerjen
e aksioneve të thjeshta që u përkasin atyre me një çmim jo më të vogël se çmimi maksimal
më të cilin Shoqëria Aksionare i ka blerë aksionet e saj gjatë periudhës së fundit gjashtë (6)
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
132
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
mujore para datës së blerjes së kontrollit të bllokut të aksioneve në fjalë, përveç në raste kur në
kuvendin e aksionarëve miratohet një vendim për heqjen e të drejtës së aksionarëve për shitjen
e aksioneve që u përkasin atyre sipas paragrafit 4 të nenit 204 të këtij ligji.
2. Njoftimi me shkrim mbi ofertën për blerjen e aksioneve i dërgohet të gjithë poseduesve të
aksioneve të thjeshta. Njoftimi duhet të përmbajë të dhënat mbi personin që e ka blerë kontrollin
të bllokut të aksioneve të Shoqërisë Aksionare dhe personat e ndërlidhur, duke përfshirë emrat,
adresën e banimit dhe të veprimtarisë afariste, numrin e aksioneve që u përkasin atyre, çmimin e
ofruar për aksionet, çmimin e paguar nga ta për aksionet të cilat ata i posedojnë, dhe periudhën
gjatë të cilës aksionarët e ofertuar mund të pranojnë ofertën për blerjen e aksioneve.
3. Aksionari mund të pranojë ofertën për blerjen e aksioneve brenda periudhës së paraparë në
ofertë, që nuk duhet të jetë më pak se tridhjetë (30) ditë nga data e dërgimit të ofertës të gjithë
aksionarëve.
4. Vendimi për heqjen dorë nga e drejta e aksionarëve për shitjen e aksioneve që u përkasin
atyre te një person që ka blerë ose dëshiron të blejë kontrollin e bllokut të aksioneve mund të
miratohet në kuvendin e aksionarëve me shumicën e votave të poseduesve të aksioneve të
thjeshta që janë pjesëmarrës në kuvend, duke përjashtuar votat e personit që dëshiron të bëjë
blerjen e kontrollit të bllokut të aksioneve dhe duke përjashtuar votat e aksioneve që posedohen
nga personat e ndërlidhur.
5. Blerja e kontrollit të bllokut të aksioneve dhe dërgimi i ofertës poseduesve të aksioneve të
thjeshta për blerjen e aksioneve të thjeshta që u përkasin atyre duhet të përfundohet brenda
njëqindenjëzet (120) ditëve nga data e dërgimit të njoftimit për blerjen e kontrollit të bllokut të
aksioneve.
Neni 208
Zbulimi i Blerjes së Mundshme të Kontrollit të Bllokut
Personi që vetëm ose së bashku me personat e ndërlidhur blen ose posedon më shumë se
pesëmbëdhjetë përqind (15%) të aksioneve të thjeshta të Shoqërisë Aksionare me më shumë
se njëqind (100) posedues të aksioneve të thjeshta, duhet, jo më shume pesëmbëdhjetë (15)
ditë nga data kur personi i tillë blen aksionet në fjalë, t’i dërgojë Shoqërisë Aksionare një njoftim
me shkrim, ku ceket emri i tij, emrat e personave të ndërlidhur, numri i aksioneve të Shoqërisë
Aksionare që u përkasin secilit prej tyre, dhe qëllimi i tij në lidhje me blerjen e një kontrolli të
bllokut të aksioneve.
Neni 209
Pasojat e Mospërputhshmërisë
Personi që vetëm ose së bashku me personat e ndërlidhur blen kontrollin e bllokut të aksioneve
pa zbatuar me kërkesat e nenit 206 të këtij ligji, së bashku me personat e tij të ndërlidhur, nuk
ka të drejtë vote në cilëndo prej aksioneve të thjeshta të Shoqërisë Aksionare që i përkasin atij
ose atyre, përveç nëse në kuvendin e aksionarëve nxirret një vendim që i jep atij ose personave
të ndërlidhur, të drejtën për të votuar për aksionet e thjeshta që u përkasin atyre.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
133
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
KAPITULLI XIII
SHPËRBËRJA E SHOQËRISË AKSIONARE DHE VENDIMI PËR INICIMIN E
PROCEDURËS SË FALIMENTIMIT
Neni 210
Shkaqet e Shpërbërjes Vullnetare ose Inicimit të Procedurës së Falimentimit
1. Shoqëria Aksionare do të shpërbëhet, dhe veprimtaria e saj ekonomike do të përmbyllet, në
rast të:
1.1. skadimit të kohëzgjatjes nëse është përcaktuar me Statut ose ndonjë rrethane tjetër
të përcaktuar në Statutin e Shoqërisë Aksionare që mund të shkaktojë shpërbërjen ose
përfundimin e ekzistencës;
1.2. vendimit të kuvendit të aksionarëve të Shoqërisë Aksionare për shpërbërjen
vullnetare të Shoqërisë Aksionare;
2. Kuvendi i Aksionarëve miraton inicimin e procedurës sipas ligjit për falimentimin ose një ligji
tjetër të aplikueshëm.
3. Nëse Shpërbërja e Shoqërisë Aksionare bëhet sipas nën-paragrafëve 1.1 ose 1.2 të paragrafit
1 të këtij neni, veprimtaria e Shoqërisë Aksionare përmbyllet dhe asetet shpërndahen sipas këtij
neni dhe nenit 211 të këtij ligji.
4. Bordi i Drejtorëve i Shoqërisë Aksionare apo kuvendi i aksionarëve duhet të propozojë
shpërbërjen vullnetare ose inicimin e procedurës së falimentimit dhe propozimin duhet ta dorëzojë
për miratim në kuvendin e aksionarëve në një mbledhje vjetore ose të jashtëzakonshme të
kuvendit të thirrur për këtë çështje. Propozimi për shpërbërjen vullnetare duhet të përmbajë një
plan që përfshin, ndër të tjera, procedurat të cilat duhet të ndiqen, orarin dhe periudhat kohore
për ndërmarrjen e aktiviteteve të shpërbërjes vullnetare, si dhe procedurat për shpërndarjen
ndaj aksionarëve të aseteve të mbetura të Shoqërisë Aksionare pas përmbushjes së kërkesave
të kreditorëve.
5. Njoftimi me shkrim së bashku me propozimin duhet t’u dërgohet të gjithë aksionarëve që
kanë të drejtë pjesëmarrje dhe vote në kuvend.
6. Propozimi miratohet me votën pohuese të së paku dy të tretave të aksioneve që kanë të
drejtë vote për propozimin për shpërbërje vullnetare ose inicimin e procedurës së falimentimit.
Propozimi konsiderohet i miratuar nëse në favor të tij votojnë të paktën dy të tretat e aksioneve
që kanë të drejtë vote në këtë propozim si dhe dy të tretat (2/3) e aksioneve në secilin grup të
aksioneve që ka të drejtë të votimit grupor për propozimin e shpërbërjes vullnetare ose inicimin
e procedurës së falimentimit.
7. Statuti i Shoqërisë Aksionare mund ta zëvendësojë votimin me dy të tretat (2/3) i cili kërkohet
sipas paragrafit 6 të këtij neni, duke përcaktuar çfarëdo metode të votimit që e tejkalon dy të
tretat (2/3) e votave të aksioneve që kanë të drejtë vote në çështje dhe jo më pak se dy të tretat
(2/3) e aksioneve të secilit grup votues që ka të drejtë në votim grupor mbi propozimin.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
134
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
Neni 211
Vazhdimi i Veprimtarisë Ekonomike pas Inicimit të Shpërbërjes Vullnetare
1. Pas shfaqjes së rrethanave ose vendimit për shpërbërje vullnetare sipas nën-paragrafëve
1.1 ose 1.2 të paragrafit 1 të nenit 210 të këtij ligji, Shoqëria Aksionare vazhdon ekzistencën
njëlloj si më parë, por nuk mund të ushtrojë veprimtari ekonomike përveç atyre të nevojshme
për shpërbërjen vullnetare dhe përmbylljen e veprimtarisë, të cilat përfshijnë
1.1. mbledhjen e të hollave ose aseteve që palë të ndryshme i’a kanë borxh Shoqërisë
Aksionare;
1.2. pagimin ose aranzhimin për plotësimin e kërkesave të kreditorëve;
1.3. shitjen pas përmbushjes së nën-paragrafit 1.2 të këtij neni, të aseteve jo-monetare
të Shoqërisë Aksionare; dhe
1.4. shpërndarjen e aseteve të mbetura pas shitjes dhe përmbushjes së kërkesave të
kreditorëve. Këto aktivitete ushtrohen nga drejtorët menaxhues të Shoqërisë Aksionare,
përveç nëse Shoqëria Aksionare emëron një profesionist të kualifikuar, coftë person
fizik ose juridik, për ushtrimin e këtyre aktiviteteve të cilët paguhen nga asetet monetare
të Shoqërisë Aksionare dhe pagesa e të cilëve trajtohet si shpenzim administrativ sipas
përcaktimeve në ligjin në fuqi për falimentimin.
Neni 212
Njoftimi i Shpërbërjes Vullnetare
1.Më së largu brenda pesë (5) ditëve të punës nga shfaqja e rrethanave ose vendimit për
shpërbërje vullnetare, Shoqëria Aksionare duhet të dorëzojë në ARBK “Njoftimin për Shpërbërjen
Vullnetare” sipas këtij neni. Shoqëria Aksionare nuk duhet të shesë ose shpërndajë cilëndo nga
asetet e saj së paku tridhjetë (30) ditë nga dorëzimi i njoftimit në ARBK. Shitjet ose shpërndarjet
e hershme mund të deklarohen të pavlefshme dhe nule nga gjykata në bazë të kërkesës së një
kreditori të papaguar.
2. Njoftimi i Shpërbërjes Vullnetare përcakton, në njërën nga gjuhët zyrtare:
2.1. se Shoqëria Aksionare ka vendosur ta përmbyllë veprimtarinë e saj ekonomike dhe
t’i shpërndajë asetet e saj;
2.2. datën e shfaqjes së rrethanave ose vendimit për shpërbërje vullnetare;
2.3. adresën për paraqitjen e kërkesave të kreditorëve;
2.4. datën ose datat në të cilat Shoqëria Aksionare planifikon ta fillojë shitjen dhe
shpërndarjen e aseteve siç përcaktohet në këtë ligj, data këto që mund të caktohen
jo më pak se tridhjetë (30) ditë, por jo më shumë se nëntëdhjetë (90) ditë nga koha e
dorëzimit të Njoftimit për Shpërbërjen Vullnetare në ARBK; dhe
2.5. kohën dhe vendin në të cilën do të bëhet shitja ose shpërndarja e aseteve të
Shoqërisë Aksionare.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
135
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
3.Brenda tri (3) ditëve të punës pas dorëzimit në ARBK të Njoftimit për Shpërbërje Vullnetare,
Shoqëria Aksionare duhet të u’a dërgojë një kopje të këtij njoftimi të gjithë aksionarëve dhe
kreditorëve të njohur të Shoqërisë Aksionare dhe Shoqëria Aksionare i lejon secilit kreditor të
siguruar që të marrë në posedim asetet në të cilat kreditori ka interes të siguruar. Nëse Shoqëria
Aksionare posedon asete në të cilat një kreditor i siguruar ka interes të siguruar, Shoqëria
Aksionare i’a dorëzon asetet palës së siguruar. Kreditori i siguruar e shet ose disponon me
asetet sipas ligjit të aplikueshëm. Nëse shitja ose disponimi me pasurinë prodhon tepricë të
hyrash, kreditori i siguruar duhet t’ia kthejë këtë tepricë Shoqërisë Aksionare. “Teprica e të
hyrave” nënkupton tepricën e cila e ka kaluar:
3.1. shumën e nevojshme për pagimin e borxheve të siguruara; dhe
3.2. shumat e tjera që kreditori lejohet me ligj ti mbajë si kamata dhe/ose kompensim
për shpenzimet e bëra gjatë marrjes në psedim ose shitjes apo disponimit me pasurinë
në fjalë.
4. Brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh pas shfaqjes së rrethanave ose vendimit për shpërbërje
vullnetar, Shoqëria Aksionare duhet:
4.1. të kompletojë një pasqyrë të librave dhe arkivës;
4.2. të përpilojë një inventar të të gjitha aseteve dhe një listë të të gjitha borxheve të
njohura të saj;
4.3. të vej inventarin dhe listën e lartë përmendur në dispozicion për inspektim dhe
shqyrtim nga publiku së paku tetë (8) orë në ditë gjatë pesë (5) ditëve të punës menjëherë
pas datës së përcaktuar në Njoftimin për Shpërbërjen e Shoqërisë Aksionare për shitjen
e aseteve të Shoqërisë Aksionare. Përveç nëse në ndonjë ligji në fuqi kërkohet shitja
publike dhe/ose ndonjë metodë e caktuar e shitjes, shitja mund të bëhet në mënyrë
publike ose private dhe mundtë bëhet në të gjitha mënyrat që janë të arsyeshme nga
aspekti afarist.
5. Jo më shumë se tridhjetë (30) ditë nga dorëzimi në ARBK i Njoftimit për Shpërbërjen Vullnetare,
Shoqëria Aksionare duhet të publikojë në një gazetë me tirazh të madh në Kosovë, në gjuhët
zyrtare të Kosovës, një shpallje në madhësi jo më të vogël se një e teta (1/8) e faqes që paraqet:
5.1. emrin zyrtar e Shoqërisë Aksionare dhe Emrat Tregtar të shfrytëzuar nga Shoqëria
Aksionare;
5.2. Numrin Unik Identifikues pas krijimit të tij;
5.3. informata në lidhje me vendin dhe kohën ku do të bëhet shitja publike e aseteve
dhe/ose informata në lidhje me vendin dhe kohën e shitjes private të cilitdo aset të
Shoqërisë Aksionare;
5.4. informata në lidhje me kohën dhe vendin ku dhe kur do të vihet në dispozicion për
shqyrtim nga publiku inventari i aseteve të Shoqërisë Aksionare dhe lista e borxheve,
dhe
5.5.informata në lidhje me procedurat të cilat duhet të zhvillohen nga kreditorët ose
palët e interesuara për paraqitjen e kërkesave me afatin e fundit për paraqitjen e tyre.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
136
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
6. Shoqëria Aksionare nuk mund ta shtyjë datën e shitjes publike e cila është shpallur sipas
paragrafit 5 të këtij neni.
7. Shoqëria Aksionare nuk duhet të paguajë kërkesat që nuk janë të përfshira në listën e
borxheve. Shoqëria Aksionare duhet të vlerësojë vlefshmërinë e të gjitha kërkesave para
përfshirjes së kërkesave në listën e borxheve. Paraqitësit e kërkesave të cilët mendojnë se
kërkesa e tyre është dëmtuar për shkak të refuzimit të Shoqërisë Aksionare për ta përfshirë
kërkesën në listën e borxheve mund ta kontestojnë këtë refuzim në gjykatë.
Neni 213
Prioritetet në Shpërndarjen e Aseteve gjatë Shpërbërjes Vullnetare
Gjatë shpërbërjes vullnetare, asetet e Shoqërisë Aksionare do të paguhen dhe/ose shpërndahen
sipas prioriteteve të përcaktuara në ligjin në fuqi për falimentim.
Neni 214
Revokimi i Njoftimit për Shpërbërje Vullnetare
1. Përfaqësuesi i Autorizuarose Përfaqësuesi me Prokurë mund ta revokojë Njoftimin e
Shpërbërjes Vullnetare brenda afatit prej nëntëdhjetë (90) ditësh nga dita e dorëzimit të Njoftimit
për Shpërbërjen Vullnetare.
2. Ky revokim duhet të autorizohet në të njëjtën mënyrë sikurse edhe Njoftimi për Shpërbërje
Vullnetare.
3. Për hyrjen në fuqi të këtij revokimi, një përfaqësues i autorizuar ose Përfaqësuesi me
Prokurë duhet të nënshkruajë dhe të dorëzojë në ARBK Njoftimin për Revokimin e Shpërbërjes
Vullnetare.
4. Njoftimi për Revokim e Shpërbërjes Vullnetare përfshin:
4.1. emrin zyrtar dhe emrin tregtar të Shoqërisë Aksionare dhe Numrin Unik të
Identifikimit,
4.2. datën e hyrjes në fuqi të Njoftimit për Shpërbërje Vullnetare që tani po revokohet;
4.3. datën kur është autorizuar revokimi;
4.4. një deklaratë që identifikon personin ose personat që e kanë autorizuar revokimin
dhe parashtron autorizimin dhe bazën juridike për ndërmarrjen e veprimeve nga këta
persona;
5. Njoftimi për Revokimin e Shpërbërjes Vullnetare hyn në fuqi në datën e dorëzimit në ARBK
dhe prodhon pasoja juridike vetëm në rastet kur nuk janë ndërmarre veprime në lidhje me shitjen
e aseteve dhe pagesën e kërkesave të kreditorëve pas dorëzimit të Njoftimit për Shpërbërjen
Vullnetare.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
137
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
Neni 215
Ekzekutimi i Kërkesave të Kreditorëve Ndaj Shoqërisë Aksionare që i është Nënshtruar
Shpërbërjes Vullnetare
1.Kërkesat e kreditorëve ndaj një Shoqërie Aksionare që i është nënshtruar shpërbërjes
vullnetare mund të ekzekutohen:
1.1. ndaj Shoqërisë Aksionare që i është nënshtruar shpërbërjes vullnetare, deri në atë
masë sa asetet e saj nuk i janë shpërndarë aksionarëve; ose
1.2. nëse të gjitha asetet u janë shpërndarë Aksionarëve gjatë procedurës së
shpërbërjes vullnetare, ndaj cilitdo Aksionar, deri në shumën e aksioneve të tij pro-
rata ose aseteve që i janë shpërndarë atij gjatë shpërbërjes vullnetare, cilado të jetë
më e vogël. Detyrimet e përgjithshme të Aksionarit për të gjitha kërkesat e kreditorëve
sipas këtij neni, nuk mund ta tejkalojnë shumën e përgjithshme të aseteve të Shoqërisë
Aksionare që i janë shpërndarë atij.
PJESA E TETË
BASHKIMI DHE NDARJA E KORPORATAVE
KAPITULLI I
BASHKIMI I SHOQËRIVE ME PËRGJEGJËSI TË KUFIZUAR
Neni 216
Bashkimi i Shoqërive me Përgjegjësi të Kufizuar
1. Një apo më shumë Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar mund të bashkohen në një Shoqëri
me Përgjegjësi të Kufizuar të themeluar sipas këtij ligji.
2. Për këtë qëllim, “bashkimi” do të thotë transaksion në të cilin një apo më shumë Shoqëri me
Përgjegjësi të Kufizuar:
2.1. bashkohen dhe bartin të gjitha asetet dhe detyrimet e tyre tek njëra prej tyre; ose
2.2. bashkohen dhe bartin të gjitha asetet dhe detyrimet e tyre në një Shoqëri të re me
Përgjegjësi të Kufizuar të themeluar në pajtim me këtë ligj, si dhe sipas kushteve të
përcaktuara në nenin 220 të këtij ligji.
3. Për t’u bashkuar, Drejtori(ët) menaxhues të cilët kanë të drejtë të përfaqësojnë Shoqërinë me
Përgjegjësi të Kufizuar lidhin Marrëveshje Bashkimi. Të drejtat dhe detyrimet sipas Marrëveshjes
së Bashkimit lindin pas miratimit të marrëveshjes në pajtim me procedurën e përcaktuar me
nenin 218 të këtij ligji.
4. Marrëveshja e bashkimit duhet të përmbajë:
4.1. Emrin zyrtar, si dhe Emrat Tregtarë, nëse ka, si dhe adresat e regjistruara të
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
138
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
Shoqërive me Përgjegjësi të Kufizuar;
4.2. marrëveshjen për bartjen e të gjitha aseteve të Shoqërisë me Përgjegjësi të
Kufizuar që përvetësohet tek Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar përvetësuese në
këmbim me bartjen e aksioneve të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar përvetësuese;
4.3. norma e këmbimit të aksioneve për Shoqëritë me Përgjegjësi të Kufizuar dhe
shumën e pagesave shtesë nëse bëhen pagesa shtesë;
4.4. kushtet dhe afatet e bartjes së aksioneve të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar
përvetësuese;
4.5 datën në të cilën aksionet e bartura krijojnë të drejtën në ndarjen e profitit në
Shoqërinë me Përgjegjësi të Kufizuar përvetësuese si dhe kushtet e posaçme që
ndikojnë në këtë të drejtë;
4.6. të drejtat të cilat Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar përvetësuese do t’i japë
Aksionarëve të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar që përvetësohet;
4.7. pasojat e bashkimit për punëtorët e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar që
përvetësohet;
4.8. data në të cilën transaksionet e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar që
përvetësohet do të konsiderohet të jetë marrë përsipër nga Shoqëria Përgjegjësi të
Kufizuar përvetësuese (data e bilancit të gjendjes së bashkimit);
4.9. kompensimi që i paguhet auditorit që auditon marrëveshjen e bashkimit,
këshilltarëve të tjerë dhe konsulentëve si dhe përparësitë që fitojnë, në lidhje me
bashkimin, Drejtorin(ët) Menaxhues ose Aksionarët me të drejtë përfaqësimi të
Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar.
5. Shuma e pagesave shtesë e përcaktuar me marrëveshjen e bashkimit që duhen paguar nga
Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar përvetësuese për Aksionarë te Shoqëri me Përgjegjësi
të Kufizuar që përvetësohet, të cilat nuk mund të tejkalojë një të dhjetën e shumës së vlerave
nominale apo vlerës së përgjithshme të aksioneve të këmbyera.
6. Nëse të gjitha aksionet e një Shoqërie me Përgjegjësi të Kufizuar që përvetësohet mbahen
nga Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar përvetësuese, marrëveshja e bashkimit nuk ka nevojë
të japë informatat e përcaktuara me paragrafin 4.2.- 4.4 të këtij neni.
Neni 217
Përmbajtja e Planit të Bashkimit
1. Plani i bashkimit përmban:
1.1. Emrin zyrtar, si dhe Emrat Tregtarë, nëse ka, si dhe adresat e regjistruara dhe
Numrin Unik të Identifikimit të secilës Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar që përfshihet
në bashkimin e propozuar;
1.2. Emrin zyrtar, si dhe Emrin Tregtar, nëse ka, si dhe adresën e regjistruar të Shoqërisë
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
139
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
me Përgjegjësi të Kufizuar, që propozohet të mbijetojë, brenda të cilës Shoqëritë tjera
me Përgjegjësi të Kufizuar bashkohen (fuzionohen);
1.3. kushtet materiale të bashkimit të propozuar,
1.4. për çdo Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar të bashkuar përveç Shoqërisë me
Përgjegjësi të Kufizuar përvetësuese: një përshkrim të hollësishëm të mënyrës dhe
bazës që propozohet të përdoret për konvertimin e Aksioneve të kësaj Shoqërie me
Përgjegjësi të Kufizuar në të cilën bashkohen, në:
1.4.1. para;
1.4.2. pasuri të tjera, si dhe/ose
1.4.3. Aksionet dhe/ose letrat me vlerë, borxhet dhe detyrimet tjera të Shoqërisë
me Përgjegjësi të Kufizuar që mbijeton ose të ndonjërit Aksionar të Shoqërisë
me Përgjegjësi të Kufizuar mbijuetuese;
1.5. i gjithë teksti i Statutit të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar ose Statutit të
Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar mbijetuese që do të krijohet pas këtij bashkimi.
2. Nëse Shoqëria Aksionare është palë në bashkim, atëherë duhen plotësuar edhe kërkesat e
përcaktuara me nenet 222-224 të këtij ligji.
Neni 218
Kushtet për miratimin e Planit të Bashkimit
1. Të drejtat dhe detyrimet krijohen nga marrëveshja e bashkimit nëse marrëveshja e bashkimit
miratohet së bashku me Planin e Bashkimit nga të gjitha Shoqëritë me Përgjegjësi të Kufizuar
në bashkim. Miratimi i Marrëveshjes së Bashkimit do të përfshijë aprovimin e draftit të kushteve
të bashkimit si dhe çfarëdo ndryshimi në Statutin e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar
përvetësuese që është i nevojshëm për bashkim.
2. Aksionarët duhet t’u jepet mundësia e shqyrtimit të Marrëveshjes së Bashkimit dhe Planit
të Bashkimit së paku dy (2) javë para vendosjes për miratimin e Marrëveshjes së Bashkimit
përveç nëse parashihet ndryshe me ligj. Aksionari mund të kërkojë kopjen e Marrëveshjes së
Bashkimit ose Planit të Bashkimit.
3. Në rastin e një Shoqërie me Përgjegjësi të Kufizuar që është palë e bashkimit, plani i bashkimit
duhet miratuar:
3.1. nga të gjithë Aksionarët e saj siç kërkohet nga paragrafi 2 i nenit 105 të këtij ligji,
ose
3.2. nga çfarëdo numër apo përqindje më e ulët e Aksionarëve të saj që kërkohet me
dispozitën e Statutit të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar, nëse ajo dispozitë është
në përputhje me paragrafin 3 të nenit 105 të këtij ligji.
4. Në rast të një Shoqërie Aksionare, plani i bashkimit duhet të miratohet sipas nenit 222 të këtij
ligji.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
140
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
Neni 219
Regjistrimi dhe Data në të cilën Bashkimi hyn në fuqi
1. Pas përfundimit të bashkimit, të gjitha palët në bashkim duhet të dorëzojnë marrëveshjen e
bashkimit dhe Planin e Bashkimit në ARBK në pajtim me nenin 44 të këtij ligji. ARBK regjistron
marrëveshjen e bashkimit dhe planin e bashkimit, nëse janë në përputhje me kërkesat e neneve
216 - 217 të këtij ligji. Marrëveshja e bashkimit dhe plani i bashkimit duhet të publikohet sipas
nenit 22 të këtij ligji.
2. Bashkimi hyn në fuqi menjëherë pas publikimit nga ARBK-ja në pajtim me paragrafin 2 të
nenit 44 dhe nenit 22 të këtij ligji.
3.Shoqëritë me Përgjegjësi të Kufizuar në bashkim janë rreptësisht të obliguara të sigurojnë,
para përfundimit të bashkimit, se të gjitha kushtet e aplikueshme ligjore janë përmbushur dhe
të sigurojnë të gjitha miratimet që kërkohen me ligje apo akte nënligjore.
4. Çdo Aksionar ose kreditor që beson se bashkimi ka shkelur të drejtat e tij/saj mund të kërkojë
nga Gjykata kompetente:
4.1. kompensimin për dëmet dhe/ose
4.2. nëse veçanërisht kërkohet me ligj, anulimi i bashkimit.
5. Regjistrimi i marrëveshjes së bashkimit nuk përbën vendim nga ARBK-ja që bashkimi i
përmbush çfarëdo kërkese apo dispozite të ligjeve të tjera. Çdo autoritet publik që ka arsye të
ligjshme të besojë që bashkimi shkel kërkesat e përcaktuara me ligj për të cilin autoriteti publik
është kryesisht përgjegjës për zbatimin e tij, mund të kërkojë në Gjykatën kompetente, në bazë
të atij ligji:
5.1. gjobë për Shoqëritë me Përgjegjësi të Kufizuar në bashkim apo Shoqëritë me
Përgjegjësi të Kufizuar mbijetuese, dhe/ose
5.2. shpalljen e bashkimit si të pavlefshëm.
6. Menjëherë pasi të jetë regjistruar bashkimi nga ARBK-ja, Korporata e mbijetuar duhet
të publikojë njoftimin e bashkimit për kreditorët e Shoqërive me Përgjegjësi të Kufizuar të
bashkuara në gazetë ditore kombëtare, duke i informuar ata për mundësinë e dorëzimit, brenda
gjashtë muajsh pas publikimit të njoftimit, të kërkesave të tyre në Shoqërinë me Përgjegjësi të
Kufizuar mbijetuese në mënyrë që ata të marrin letrën me vlerë.
7. Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar e mbijetuar duhet të sigurojë kërkesat e parashtruara
nga kreditorët e Shoqërive me Përgjegjësi të Kufizuar të bashkuara brenda gjashtë muajsh
pas publikimit të njoftimit të përcaktuar me paragrafin 6 të këtij neni nëse kreditorët nuk kanë
mundësi të kërkojnë përmbushjen e kërkesave të tyre dhe vërtetojnë se bashkimi mund të
rrezikojë realizimin e kërkesave të tyre.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
141
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
Neni 220
Pasojat e Bashkimit
1. Pas hyrjes së bashkimit në fuqi, sipas paragrafit 2 të nenit 121 të këtij ligji:
1.1. Shoqëritë me Përgjegjësi të Kufizuar që janë palë në bashkim do të transformohen
në një Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar të vetme që do të emërohet në planin e
bashkimit si Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar e mbijetuar, dhe ekzistenca ligjore e
ndarë e të gjitha Shoqërive me Përgjegjësi të Kufizuar të tjera –përveç Shoqërisë me
Përgjegjësi të Kufizuar së mbijetuar –do të përfundojë;
1.2. Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar e mbijetuar është përgjegjëse për të gjitha
detyrimet, të secilit lloj, të secilës Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar në bashkim;
1.3. Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar e mbijetuar do të kenë të gjitha të drejtat
dhe interesat në të gjitha asetet, të çfarëdo lloji, të secilës Shoqëri me Përgjegjësi të
Kufizuar në bashkim;
1.4. të gjitha kontestet dhe kërkesat ndaj cilësdo Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar
që ka qenë palë në bashkim, ekzistenca e të cilave është ndërprerë pas bashkimit,
do të vazhdojnë ndaj Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar të mbijetuar; Shoqëria me
Përgjegjësi të Kufizuar e mbijetuar – sipas ligjit – i zëvendëson të gjitha Shoqëritë e
tjera me Përgjegjësi të Kufizuar të bashkuara, ekzistenca e të cilave është përfunduar
nga bashkimi;
1.5. Statuti i Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar së mbijetuar do të jetë Statuti i
Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar së mbijetuar që është përcaktuar në planin e
bashkimit;
1.6. Aksionet e secilës Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar në bashkim të cilat kërkohen
me planin e bashkimit të konvertohen në Aksione dhe/ose letra me vlerë apo borxhe
apo detyrime të tjera të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar së mbijetuar duhen
konvertuar;
1.7. Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar në bashkim konsiderohet të jetë shpërbërë që
nga regjistrimi i bashkimit në ARBK. ARBK-ja duhet të shlyejë Shoqërinë me Përgjegjësi
të Kufizuar në bashkim nga Regjistri.
KAPITULLI II
BASHKIMI I SHOQËRIVE AKSIONARE
Neni 221
Përkufizimi i Bashkimit
1. Për qëllime të këtij ligji, “bashkim” do të thotë një transaksion në të cilin një Shoqëri Aksionare
në bashkim i transferon të gjitha asetet dhe përgjegjësitë e saj një Shoqëri tjetër Aksionare.
Shoqëria Aksionare përvetësuese mund të jetë një Shoqëri Aksionare ekzistuese ose një
Shoqëri Aksionare e re e cila është themeluar me qëllim të pranimit të këtyre aseteve dhe
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
142
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
përgjegjësive. Në transaksione të këtilla:
1.1. Shoqëria Aksionare në bashkim shpërbëhet;
1.2. vetëm Shoqëria Aksionare përfituese i mbijeton këtij transaksioni; dhe
1.3. aksionaret e Shoqërisë Aksionare në bashkim i dorëzojnë aksionet e tyre të
Shoqërisë Aksionare në bashkim dhe në këmbim marrin aksione apo interesa të tjera
pronësore në Shoqërinë Aksionare përvetësuese dhe/ose pagesa në para të gatshme.
Neni 222
Procedurat e Bashkimit
1. Dy ose me shumë Shoqëri Aksionare mund të ndërmarrin dhe përfundojnë një bashkim si
vijon:
1.1. Drejtorët Menaxhues të Shoqërive Aksionare lidhin Marrëveshjen e Bashkimit e
cila hyn në fuqi pas miratimit të marrëveshjes nga Aksionarët e Shoqërive Aksionare,
dhe do të përmbajë:
1.1.1. emri zyrtar, si dhe Emrat Tregtar nëse ka, si dhe adresa e regjistruar e
Shoqërive Aksionare;
1.1.2. marrëveshjen për bartjen e të gjitha aseteve të Shoqërive Aksionare që
përvetësohet te Shoqëria Aksionare përvetësuese në këmbim të bartjes së
aksioneve të Shoqërisë Aksionare përvetësuese;
1.1.3. norma e këmbimit të Aksioneve për Shoqëritë Aksionare dhe shuma e
pagesave shtesë nëse bëhen pagesa shtesë;
1.1.4. kushtet dhe afatet e bartjes së aksioneve të Shoqërisë Aksionare
përvetësuese;
1.1.5. datën në të cilën aksionet e bartura krijojnë të drejtën në ndarjen e profitit
në Shoqërinë Aksionare përvetësuese si dhe kushtet e posaçme që ndikojnë
në këtë të drejtë;
1.1.6. të drejtat të cilat Shoqëria Aksionare përvetësuese do t’i japë Aksionarëve
të Shoqërisë Aksionare që përvetësohet;
1.1.7. pasojat e bashkimit për punëtorët e Shoqërisë Aksionare që përvetësohet;
1.1.8. data në të cilën transaksionet e Shoqërisë Aksionare që përvetësohet
konsiderohet të jenë marrë përsipër nga Shoqëria Aksionare përvetësuese
(data e bilancit të gjendjes së bashkimit);
1.1.9. kompensimi që i paguhet auditorit që auditon marrëveshjen e bashkimit,
këshilltarëve të tjerë dhe konsulentëve si dhe përparësitë të cilat i jepen, në
lidhje me bashkimin, Drejtorëve dhe Bordit të Drejtorëve të Shoqërisë aksionare.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
143
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
1.2. Drejtorët dhe zyrtarët duhet të hartojnë, ndërsa Bordet e Drejtorëve të secilës
Shoqëri Aksionare të miratojnë planin e bashkimit, që përmbush kërkesat e nenit 224
të këtij ligji, si dhe urdhëron që plani t’i dorëzohet Kuvendit të Aksionarëve të secilës
Shoqëri Aksionare, që mund të bëhet në kuvendin vjetor ose në atë të jashtëzakonshëm.
1.3. secila Shoqëri Aksionare duhet t’i japë një njoftim me shkrim Aksionarëve të
cilët kanë të drejtë të votojnë për plan së paku një muaj para mbajtjes së kuvendit
të aksionarëve, duke theksuar se qëllimi i kuvendit është shqyrtimi i planit për bashkim.
Njoftimi duhet të përfshijë dokumentet në vijim të cilat do të jenë të gatshme për shqyrtim
dhe kopjim në adresën e regjistruar të secilës Shoqëri Aksionare:
1.3.1. një kopje së bashku me një shpjegim të planit të bashkimit i cili i përcakton
bazat juridike dhe ekonomike të bashkimit dhe çfarëdo norme të aplikueshme
të këmbimit të aksioneve;
1.3.2. një raport të detajuar me shkrim nga Bordi i Drejtorëve për planin, i cili
përcakton bazat juridike dhe ekonomike të planit dhe afatet e bashkimit dhe në
veçanti normën e këmbimit të aksioneve duke përfshirë çfarëdo rekomandimi
të bordit të drejtorëve, dhe arsyet për rekomandimin e tillë;
1.3.3. një kopje të një opinioni nga një këshilltar i pavarur financiar për bashkimin
sipas nenit 223 të këtij ligji;
1.3.4. raportet financiare vjetore të të gjitha Shoqërive Aksionare pjesëmarrëse
për tre (3) vitet e kaluara duke përfshirë çfarëdo raporti të auditorit;
1.3.5. nëse deklarata e fundit financiare përmban informata për një periudhë
e cila ka përfunduara më shumë se gjashtë (6) muaj para datës kur plani do
t’i dorëzohet kuvendit të aksionarëve, atëherë një marrëveshjeje e veçantë e
kontabilitetit e përgatitur nga një kontabilist ose auditor i licencuar në pajtim
me standardet e aplikueshme të kontabilitetit do të përgatitet dhe vendoset në
dispozicion për shqyrtim dhe kopjim në adresën e regjistruar të secilës Shoqëri
Aksionare. Kjo marrëveshjeje e veçantë e kontabilitetit duhet të pasqyrojnë
gjendjen financiare të secilës Shoqëri Aksionare jo më shumë se tre (3) muaj
para datës në të cilën plani i dorëzohet kuvendit të aksionarëve; me kusht që:
1.3.5.1. kërkesat e këtij nën-paragrafi nuk vlejnë për Shoqërinë
Aksionare të re e cila është krijuar si Shoqëri Aksionare mbijetuese në
bashkim; dhe
1.3.5.2. në rast të kësaj marrëveshjeje të veçantë të kontabilitetit,
nuk do të kërkohet asnjë inventarizim fizik shtesë i aseteve pasi që
pasqyra e fundit vjetore dhe vlerësimi në gjendjen e bilancit duhet
vetëm të përshtatet që të reflektojë të hyra në pasqyrën financiare,
përveç se zhvlerësimet e brendshme dhe dispozitat e kontabilitetit dhe
ndryshimet materiale të vlerës duhet të merren parasysh;
1.3.6. kopja e statutit të ri të propozuar dhe rregulloreve të Shoqërisë Aksionare
përvetësuse; dhe
1.3.7. një deklaratë mbi të drejtat e aksionarëve për të kundërshtuar bashkimin
si dhe vlerësimin e kërkuar sipas nenit 204 të këtij ligji;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
144
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
1.3.8. një kopje e marrëveshjes së bashkimit e lidhur sipas paragrafit 1.1 të
këtij neni.
1.4. në kuvendin e aksionarëve të secilës Shoqëri Aksionare, plani miratohet dhe
pranohet me votën pohuese të së paku dy të tretave (2/3) të votave të aksioneve që
kanë të drejtë vote për planin në kuvend, përveç nëse ndonjë lloj ose kategori e veçantë
e aksioneve ka të drejtë në votim grupor, bashkimi i propozuar miratohet vetëm nëse
bëhet me votimin e dy të tretave (2/3) të votave të aksioneve të secilit grup që ka
të drejtë votimi grupor; me kusht që, nëse Statuti i Shoqërisë Aksionare kërkon një
shumicë më të madhe se dy të tretat (2/3) për miratimin e bashkimit, atëherë shumica
e kërkuar sipas Statutit do të aplikohet.
1.5. votimi grupor në Shoqëri Aksionare është i nevojshëm nëse përcaktohet me statutin
e Shoqërisë Aksionare ose nëse plani përmban një dispozitë e cila, nëse përfshihet në
një ndryshim të propozuar të statutit të Shoqërisë Aksionare, do të kërkonte votimin e
ndarë të atij grupi sipas nenit 199 të këtij ligji;
1.6. miratimi dhe shpallja e planit nga kuvendi i aksionarëve, të secilës Shoqëri
Aksionare që është palë në bashkim, përveç Shoqërisë Aksionare të re që është
krijuar për të qenë Shoqëria Aksionare mbijetuese në bashkim, është e nevojshme për
përfundimin e bashkimit.
2. Asnjë aksion, para të gatshme ose kompensim tjetër nuk do të jepet në shkëmbim të ndonjë
aksioni në Shoqërinë Aksionare në bashkim të cilat mbahen ose nga Shoqëria Aksionare
përvetësuese ose nga Shoqëria Aksionare në bashkim ose nga një person ose Shoqëri Tregtare
e cila vepron në emër të Shoqërisë Aksionare përvetësuese ose të Shoqërisë Aksionare në
bashkim.
3. Bartësit e letrave me vlerë që nuk janë aksione, të cilat përmbajnë të drejta të posaçme,
duhet të përfitojnë të drejta në Shoqërinë Aksionare përvetësuese së paku në masë ekuivalente
me ato që kanë poseduar në Shoqërinë Aksionare që është përvetësuar, përveç nëse mbledhja
e asaj kategorie, siç përcaktohet më lart tek paragrafi 1 i këtij neni, miraton ndryshimin, ose ata
kanë të drejtë të riblejnë aksionet e tyre nga Shoqëria Aksionare sipas nenit 204 të këtij ligji.
4. Bashkimi duhet të publikohet të paktën tridhjetë (30) ditë përpara, dy herë brenda javës, në
të paktën një gazetë me tirazh të madh në Kosovë në mënyrë që të njoftohen të gjithë personat,
duke përfshirë kreditorët kërkesat e të cilëve i paraprijnë bashkimit të propozuar. Ky publikim
mund të bëhet nga cilado Shoqëri Aksionare pjesëmarrëse në emër të Shoqërive Aksionare të
tjera.
5. Kreditorët e përcaktuar në paragrafin 4 të këtij neni kanë të paktën njëzetenjë (21) ditë të
aplikojnë te Shoqëria Aksionare për letra shtesë me vlerë apo të kundërshtojnë pakësimin e
kapitalit apo ndikimin në letrat e tyre me vlerë. Nëse një kreditor vazhdon të jetë i pakënaqur
me ndikimin e bashkimit në kërkesat apo letrat e tij me vlerë, ai/ajo mund të kërkojë nga gjykata
kompensim të përshtatshëm për borxhin e tij brenda tridhjetë (30) ditëve nga data e publikimit
të njoftimit të parë për bashkimin. Gjykata mund të vendos që kompensimi i tillë nuk është
i nevojshëm nëse konsideron se asetet e Shoqërisë Aksionare përvetësuese do të jenë të
mjaftueshme për përmbushjen e kërkesave të kreditorit dhe borxheve të tjera të Shoqërisë
Aksionare me kategori ekuivalente të letrave me vlerë.
6. Paragrafët 1 deri 4 të këtij neni që kanë të bëjnë me mbajtjen e kuvendit për miratimin e
bashkimit dhe marrjen e opinionit nga një këshilltar i pavarur financiar sipas nenit 223 të këtij
ligji nuk janë të aplikueshme nëse:
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
145
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
6.1. të gjithë aksionarët pajtohen të heqin dorë nga këto kërkesa; apo
6.2. Shoqëria Aksionare përvetësuese veçse i posedon nëntëdhjetë përqind (90%) apo
më shumë të aksioneve në Shoqërinë Aksionare në bashkim, me kusht që në çdo rast:
6.2.1. aksionarët që posedojnë aksione me të drejtë vote prej pesë përqind
(5%) apo më shumë nga Shoqëria Aksionare përvetësuese kanë të drejtë që
të kërkojnë mbajtjen e kuvendit për miratimin e bashkimit; dhe
6.2.2. aksionarët minoritarë në Shoqërinë Aksionare në bashkim duhet:
6.2.2.1. të kenë të drejtën të pranojnë vlerën e drejtë dhe të drejta të
barasvlershme dhe kompensim në Shoqërinë Aksionare përvetësuese;
6.2.2.2. të kenë të drejtë të pranojnë njoftim mbi bashkimin dhe kushtet
e bashkimit;
6.2.2.3. të kenë të drejtë të kërkojnë nga gjykata që të nxjerr një
vendim mbi shumën dhe llojit e kompensimit, pas dorëzimit të një
ankese brenda tridhjetë (30) ditëve nga dita e publikimit të njoftimit për
bashkim; dhe
6.2.2.4. të kenë të drejtë të kërkojnë dhe të marrin opinionin e këshilltarit
të pavarur financiar.
7. Nëse ankesa është dorëzuar sipas nën-paragrafit 6.2.2.3 të këtij neni, gjykata mund të kërkojë
nga Shoqëria Aksionare përvetësuese që t’i paguajë shpenzimet ligjore dhe shpenzimet e tjera
të ankuesit nëse gjykata vendos se kërkesa është e bazuar.
8. Në pritje të vendimit nga gjykata sipas paragrafit 5 ose 6 të këtij neni, bashkimi nuk mund të
përfundoj dhe asnjë dokument për regjistrim ne lidhje me të nuk mund të paraqitet në ARBK.
Neni 223
Mendimi i Pavarur Financiar
1. Gjatë shqyrtimit të bashkimit, bordi i drejtorëve të Shoqërisë Aksionare është i obliguar që të
sigurojë një opinion me shkrim mbi bashkimin nga një këshilltar profesional i pavarur financiar.
2. Në opinionin sipas paragrafit 1 duhet të paraqitet opinioni i këshilltarit financiar mbi kushtet
e planit dhe bashkimin si dhe posaçërisht të përmbajë analizën e këshilltarit mbi planin e
bashkimit duke përfshirë edhe metodat për kompensimin e aksionarëve të Shoqërisë Aksionare
në bashkim. Opinioni po ashtu duhet të përmbajë qëndrimin e këshilltarit financiar në lidhje me
drejtësinë e bashkimit si dhe kompensimin i cili propozohet tu jepet aksionarëve të Shoqërisë
Aksionare në bashkim, ku duhet të identifikohen edhe vështirësitë e vlerësimit dhe dallimet
ndërmjet metodave të propozuara të vlerësimit si dhe mundësisht të përcaktohen metoda të
tjera më adekuate për vlerësim.
3. Ky mendim duhet t’u dërgohet të gjithë aksionarëve së bashku me njoftimin për mbajtjen e
kuvendit.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
146
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
4. Opinioni i përgatitur sipas këtij neni e zëvendëson raportin e përcaktuar në nenin 140 të këtij
ligji, i cili nuk ka nevojë të përgatitet për qëllime të bashkimit.
Neni 224
Përmbajtja e obligueshme e Planit të Bashkimit
1. Plani i bashkimit duhet të përmbajë:
1.1. llojin e Shoqërisë Aksionare, emrin zyrtar dhe emrin tregtar nëse ka si dhe adresën
e regjistruar të secilës Shoqëri Aksionare që është palë në bashkim dhe të Shoqërisë
Aksionare mbijetuese në të cilën të gjitha Shoqëritë Aksionare në bashkim planifikojnë
të shkrihen;
1.2. kushtet dhe rrethanat e bashkimit të propozuar, përfshirë një përmbledhje të ndonjë
afati ligjor të caktuar nga një ekspert i pavarur;
1.3. mënyrën dhe bazën e konvertimit të aksioneve të secilës Shoqëri Aksionare që
bashkohet, në para të gatshme ose pasuri tjetër, ose në aksione, letrat tjera me vlerë
ose borxhe ose detyrimeve tjera të Shoqërisë Aksionare mbijetuese ose të cilitdo
aksionar të Shoqërisë Aksionare mbijetuese, përfshirë detajet e raportit të këmbimit të
aksioneve, kriteret dhe afatet që kanë të bëjnë me ndarjen e aksioneve në Shoqërinë
Aksionare në bashkim dhe shuma e ndonjë pagese të gatshme dhe detajet e aksionit
dhe drejtës së aksionit që do të blihet, përfshirë ndonjë kategori të veçantë;
1.4. teksti i plotë i statutit dhe rregulloreve të Shoqërisë Aksionare mbijetuese që do të
jenë në fuqi menjëherë pas bashkimit;
1.5. datën në të cilën posedimi i aksioneve të pranuara me rastin e bashkimit u
mundëson poseduesve që të marrin pjesë në ndarjen e fitimeve të Shoqërisë Aksionare
të mbijetuar dhe të gjitha kushtet e veçanta që prekin këto të drejta;
1.6. data në të cilën transaksionet e secilës Shoqëri Aksionare tashmë jo-ekzistuese do
të trajtohet për qëllime të kontabilitetit, si ato të Shoqërisë Aksionare mbijetuese;
1.7. të drejtat që janë bartur nga Shoqëria Aksionare mbijetuese në poseduesit e
aksioneve të cilave u janë bashkangjitur të drejta të veçanta dhe poseduesve të letrave
me vlerë përveç aksioneve, ose masave të propozuara në lidhje me to;
1.8. të gjitha përparësitë e veçanta ose privilegjet që u janë dhënë këshilltarëve të
pavarur financiar ose drejtorëve apo zyrtarëve të cilësdo Shoqëri Aksionare në bashkim;
1.9. të gjitha dispozitat sipas të cilave mund të hiqet dorë nga bashkimi i propozuar para
përfundimit të tij;
1.10. ndonjë rast në asete dhe përgjegjësi që është midis datës së përpilimit të bashkimit
dhe datës së kuvendit të aksionarëve që vendos për bashkim; dhe
1.11. dispozita tjera lidhur me bashkimin, duke përfshirë por pa u kufizuar vetëm
në dispozitën të mundshme që pagesa nuk do të bëhet për ndonjë nga aksionet e
konvertuara përderisa ose pasi që bashkimi të hyjë në fuqi.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
147
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
Neni 225
Regjistrimi dhe Hyrja në Fuqi e Bashkimit
1. Me përfundimin e bashkimit, palët në bashkim duhet t’i regjistrojnë planin e bashkimit në
ARBK-së në pajtim me nenin 44 të këtij ligji. Bashkimi hyn në fuqi pas regjistrimit dhe publikimit
të tij nga ARBK-ja në pajtim me Pjesën e Dytë.
2. Menjëherë pasi të jetë regjistruar bashkimi nga ARBK-ja, Shoqëria Aksionare e mbijetuar
duhet të publikojë njoftimin për bashkim për kreditorët e Shoqërive Aksionare të bashkuara
në gazetë ditore kombëtare, duke i informuar ata për mundësinë e dorëzimit, brenda gjashtë
muajsh pas publikimit të njoftimit, të kërkesave të tyre ndaj Shoqërisë Aksionare të mbijetuar
ashtu që të marrin letrat me vlerë.
3. Shoqëria Aksionare e mbijetuar duhet të sigurojë kërkesat e parashtruara nga kreditorët
e Shoqërive Aksionare në bashkim brenda gjashtë (6) muajsh nga publikimi i njoftimit të
specifikuar tek paragrafi3 i këtij neni nëse kreditorët nuk kanë mundësi të kërkojnë realizimin e
kërkesave dhe vërtetojnë që bashkimi mund të rrezikojë realizimin e kërkesave.
Neni 226
Pasojat e Bashkimit
1. Pas hyrjes në fuqi të bashkimit:
1.1. Shoqëritë Aksionare që janë palë në bashkim përfshihen në një Shoqëri Aksionare
të vetme e cila do të jetë Shoqëria Aksionare mbijetuese e emëruar në plan, dhe ekzistimi
i Shoqërive Aksionare të tjera të veçanta përveç Shoqërisë Aksionare mbijetuese do të
përfundojë;
1.2. Shoqëria Aksionare përvetësuese do të marrë përsipër të gjitha asetet dhe
detyrimet e çfarëdo lloji të Shoqërive Aksionare të cilat kanë qenë palë në bashkim dhe
çfarëdo barre apo garancie tjetër që ka ezkistuar në lidhje me asetet e bartura nuk do
të ndikohet nga bashkimi;
1.3. të gjitha kontestet ose kërkesat tjera ndaj Shoqërive Aksionare në bashkim mund
të vazhdohen kundër Shoqërisë Aksionare përvetësuese, e cila zëvendëson në kontest
apo kërkesë Shoqërinë Aksionare ekzistenca e të cilës është përfunduar;
1.4. statuti dhe rregulloret e Shoqërisë Aksionare përvetësuese do të jenë ato të
përcaktuara në planin e bashkimit; dhe
1.5. aksionet e secilës Shoqëri Aksionare që ishte palë në bashkim që duhet të
konvertohen në aksione, letra me vlerë ose borxhe ose detyrime tjera të Shoqërisë
Aksionare përvetësuese do të konvertohen, dhe bartësit paraprak të këtyre aksioneve,
letrave me lerë ose borxheve i posedojnë vetëm të drejtat e përcaktuara në planin e
bashkimit.
Neni 227
Anulimi i Bashkimit
1. Bashkimi nuk mund të kundërshtohet nga ndokush si i pavlefshëm; me kusht që, nëse
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
148
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
një aksionar ose kreditor i Shoqërisë Aksionare përvetësuese ose asaj në bashkim mund të
paraqesë ankesë në gjykatë ku kontestohet vlefshmëria e bashkimit nëse kjo ankesë është
dorëzuar në gjykatë jo më vonë se gjashtë (6) muaj pas datës së regjistruar të bashkimit.
2. Gjykata mund të anulojë bashkimin nëse përcakton se një vendim mbi bashkimin i marrë në
kuvendin e aksionarëve nuk ka qenë i vlefshëm:
2.1.për shkak se është bazuar në informata të pavërteta të asaj natyre që po t’i dinin
aksionarët nuk do të votonin në mënyrën që kanë votuar, dhe pasojat e shkaktuara nga
këto informata të pavërtetave nuk mund të korrigjohen duke kërkuar nga palët përkatëse
që të paguajnë dëmet monetare për aksionarët, ose
2.2. ka pasur të bëjë me një shkelje të cilën gjykata përcakton se ka pasur ndikim të
ngjashëm negativ te aksionarët; ose
2.3 ka pasur të bëjë me një shkelje të papërmirësueshme të procedurës e cila ka ndikuar
negativisht te kreditorët e Shoqërisë Aksionare në bashkim ose asaj përvetësuese e cila
i ka mohuar një kreditori të drejtën të cilën e ka pasur për të ndërmarrë një veprim për
parandalimin e hyrjes në fuqi të bashkimit.
3. Çdo anulim sipas nenit paraprak, do të publikohet në gazetë dhe të regjistrohet në ARBK.
Neni 228
Bashkimi i Shoqërisë Aksionare me Shoqërinë me Përgjegjësi të Kufizuar
Një ose më shumë Shoqëri Aksionare mund të bashkohen në një ose më shumë Shoqëri me
Përgjegjësi të Kufizuar të organizuara sipas këtij ligji, me kusht që të gjitha kushtet e parapara
në nenet 221 deri 226 të këtij ligji, të plotësohen nga secila Shoqëri Aksionare dhe të gjitha
kushtet e parapara në nenet 216 deri 220 të këtij ligji të plotësohen nga secila Shoqëri me
Përgjegjësi të Kufizuar.
KAPITULLI III
BASHKIMET NDËRKUFITARE TË KORPORATAVE
Neni 229
Bashkimi Ndërkufitar
Korporata e regjistruar në Kosovë mund të bashkohet me një Korporatë tjetër të themeluar në
bazë të ligjit të një vendi të huaj me të cilin Republika e Kosovës ka marrëveshje ndërkombëtare
që përcakton të drejtën e tillë të bashkimit ndërkufitar të Korporatave, adresa e regjistruar
e të cilave, lokacioni i Bordit të Drejtorëve dhe Drejtorëve Menaxhues, apo vendi kryesor i
veprimtarisë së të cilave është në atë vend të huaj.
Neni 230
Marrëveshja e Bashkimit në Bashkim Ndërkufitar
1. Përveç dispozitave të nenit 216 apo nenit 222 të këtij ligji, marrëveshja e bashkimit duhet të përmbajë:
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
149
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
1.1. lloji i Korporatës që përvetësohet dhe Korporatës përvetësuese;
1.2. në rastin e të drejtës për pranimin e ndarjes së fitimit, specifikat për realizimin e të
drejtës së tillë;
1.3. informatat në lidhje me vlerësimin e aseteve që duhen transferuar tek Korporata
përvetësuese;
1.4. data e pasqyrave financiare të shfrytëzuara për përcaktimin e kushteve dhe afateve
për bashkim;
1.5. në rastet e përcaktuara me ligj, të dhënat në lidhje me pjesëmarrjen e punëtorëve
në menaxhimin e Korporatës.
2. Nëse të gjitha aksionet që krijojnë të drejta votimi të Korporatës që përvetësohet i përkasin
Korporatës përvetësuese, të dhënat e specifikuara në nën-paragrafët 1.1.1 – 1.1.4 të nenit 208
të këtij ligji si dhe nën-paragrafi1.2 i paragrafit 1 të këtij neni nuk kanë nevojë të përfshihen në
marrëveshjen e bashkimit.
3. Statuti i Korporatës përvetësuese duhet gjithashtu të bashkëngjitet me marrëveshjen e
bashkimit.
4. Shuma e pagesave shtesë të përcaktuara me marrëveshjen e bashkimit që duhen paguar
nga Korporata përvetësuese për Aksionarët e Korporatës që përvetësohet mund të tejkalojë
një të dhjetën (1/10) e shumës së vlerës nominale apo vlerës së përgjithshme të aksioneve të
Korporatës përvetësuese nëse lejohet me ligjin e shtetit të huaj për Korporatën përvetësuese
që merr pjesë në bashkimin ndërkufitar.
5. Paragrafët 2 dhe 3 të nenit 211 të këtij ligji vlejnë për publikimin e marrëveshjes së bashkimit.
Njoftimi i publikuar në gazetën ditore kombëtare duhet të përmbajë si vijon:
5.1. lloji, emri zyrtar dhe emri tregtar nëse ka, si dhe adresa e regjistruar e secilës
Korporatë në bashkim;
5.2. regjistri në të cilin është regjistruar bashkimi i secilës Korporatë dhe numri i regjistrimit
në regjistër;
5.3. referenca që marrëveshja e bashkimit përmban informata për mbrojtjen e Aksionarëve
minoritarë dhe kreditorëve.
Neni 231
Plani i Bashkimit në Bashkimin Ndërkufitar
1. Në rastin e bashkimit ndërkufitar, plani i bashkimit duhet të përcaktojë edhe ndikimin e
bashkimit mbi punëtorët dhe kreditorët e Shoqërisë Aksionare.
2. Plani gjithashtu duhet të përfshijë, si shtojcë, mendimin e përfaqësuesit të punëtorëve apo
sindikatës nëse mendimi i tillë është dhënë së paku një (1) muaj para mbledhjes apo kuvendit
të përgjithshëm që ka miratuar vendimin për bashkim.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
150
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
Neni 232
Auditimi i Bashkimit Ndërkufitar
1. Në rastin e bashkimit ndërkufitar, auditori duhet të auditojë marrëveshjen e bashkimit.
2. Për bashkimin ndërkufitar, mund të emërohen një apo më shumë auditorë për disa apo të
gjitha korporatat që përvetësohen. Auditori apo auditorët emërohen vetëm nga Gjykata ose me
lejen e gjykatës apo agjencisë administrative përkatëse të shtetit të huaj nën juridiksionin e të
cilit bie njëra prej korporatave që përvetësohet apo korporatës përvetësuese.
3. Në bazë të kërkesës së Korporatave në bashkim, gjykata kompetente e Kosovës emëron
auditorin apo auditorët e përcaktuar në paragrafin 2 të këtij neni që duhet të ketë(në) ekspertizën
dhe aftësitë e domosdoshme për auditimin e bashkimit ndërkufitar. Gjykata gjithashtu duhet të
përcaktojë procedurën si dhe shumën e kompensimit për auditorin apo auditorët që emëron.
Neni 233
Vendimi i Bashkimit në Rastin e Bashkimit Ndërkufitar
1. Së paku një (1) muaj para kuvendit të përgjithshëm që vendos për bashkimin, Aksionarëve
duhet t’i jepet mundësia për shqyrtimin e marrëveshjes së bashkimit, planin e bashkimit si
dhe mendimin e auditorit. Plani i bashkimit duhet të vihet në dispozicion të përfaqësuesit të
punëtorëve të Korporatës, ose në mungesë të tij/saj, në dispozicion të punëtorëve të Korporatës,
së paku një muaj para mbledhjes apo kuvendit të përgjithshëm që vendos për bashkimin.
2. Nëse të gjitha aksionet e Korporatës që përvetësohet që krijojnë të drejtë vote i përkasin
Korporatës përvetësuese mbledhja apo kuvendi i Aksionarëve të Korporatës që përvetësohet e
që vendos për bashkimin nuk ka nevojë të miratojë marrëveshjen e bashkimit.
3. Kuvendi i Aksionarëve të Korporatës që përvetësohet mund të caktojë si kusht për miratimin
e vendimit të bashkimit, që Korporata përvetësuese të miratojë shprehimisht procedurën e
pjesëmarrjes së punëtorëve të Korporatës përvetësuese në menaxhimin e Korporatës.
Neni 234
Norma e këmbimit të aksioneve në rastin e Bashkimit Ndërkufitar
Nëse, në bazë të ligjit të shtetit të huaj në juridiksionin e të cilit vepron Korporata që merr
pjesë në bashkim, Aksionarët nuk kanë të drejtë të kërkojnë kompensim, atëherë Aksionari
i Korporatës së regjistruar në Kosovë ka të drejtë të kërkojë kompensimin e tillë vetëm nëse
Korporata që merr pjesë në bashkim nën juridiksionin e shtetit të juaj njeh, në marrëveshjen e
bashkimit të saj, të drejtën e kërkimit të kompensimit të tillë.
Neni 235
Kompensimi në Rastin e Bashkimit Ndërkufitar
Nëse Korporata përvetësuese vepron nën juridiksionin e një shteti të huaj, Aksionari i Korporatës
që përvetësohet e regjistruar në Regjistrin e Kosovës, i cili nuk pajtohet me vendimin e
bashkimit, ka të drejtë, sipas procedurës, që të bartë aksionet e saj ose të kërkojë që Korporata
përvetësuese të marrë përsipër aksionin e këmbyer ose aksionet e Aksionarit me kompensim
monetar.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
151
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
Neni 236
Mbrojtja e Kreditorëve në Rastin e Bashkimit Ndërkufitar
1. Në rastin e bashkimit ndërkufitar të Korporatës që regjistrohet në Kosovë, kur Korporata
përvetësuese vepron nën juridiksionin e një shteti të huaj, kreditorët e Korporatës kanë të
drejtë, brenda dy (2) muajsh prej pranimit të njoftimit, që të parashtrojnë pretendimet e tyre për
të marrë sigurimin.
2. Vetëm kreditorët që nuk kanë mundësi të kërkojnë realizimin e kërkesave të tyre, dhe të cilët
sigurojnë prova që bashkimi ka gjasë të rrezikojë realizimin e kërkesave të tyre kanë të drejtë
të marrin sigurimin.
Neni 237
Regjistrimi i Bashkimit Ndërkufitar
1. Neni 44 i këtij ligji vlen për aplikimin e dorëzuar në ARBK nga Korporata përvetësuese apo
Korporata që përvetësohet, e regjistruar apo që do të regjistrohet në Regjistrin e Kosovës.
Përveç kësaj, Bordi i Drejtorëve dhe Drejtori(ët) Menaxhues duhet të konfirmojnë që kreditorët
e Korporatës të marrin sigurimin në pajtim me nenin 236 të këtij ligji.
2. Nëse një Korporatë e regjistruar në Kosovë merr pjesë në bashkim ndërkufitar si Korporata
që përvetësohet, ARBK-ja duhet të lëshojë certifikatë për Korporatën që vërteton se Korporata
që përvetësohet ka kryer aktet e nevojshme para bashkimit, si dhe që bashkimi është regjistruar
në ARBK. Certifikata duhet të përmbajë datën e regjistrimit si dhe gjithashtu ofron një referencë,
sipas nevojës, për procedurën gjyqësore të kryer për të kontrolluar normën e këmbimit.
3. Ministria, përmes një akti nënligjor të miratuar në pajtim me këtë ligj vendos procedurën për
përgatitjen dhe lëshimin e certifikatës për bashkimin ndërkufitar të specifikuar në paragrafin 2
të këtij neni.
4. Nëse një Korporatë e regjistruar në Kosovë merr pjesë në bashkimin ndërkufitar si Korporata
që përvetësohet, bëhet regjistrimi në Regjistër ku përcaktohet se bashkimi konsiderohet
të jetë bërë në pajtim me ligjin e shtetit të huaj nën juridiksionin e të cilit vepron Korporata
përvetësuese. Pas pranimit të njoftimit në lidhje me bashkimin që është bërë nga gjykata,
noteri apo ndonjë autoritet tjetër kompetent të shtetit të huaj nën juridiksionin e të cilit vepron
Korporata përvetësuese, ARBK bën regjistrimin në Regjistër në lidhje me datën në të cilën
është bërë bashkimi, në pajtim me njoftimin e marrë.
5. Pas kryerjes së veprimeve të specifikuara në paragrafin 4 të këtij neni, ARBK i dërgon të
gjitha dokumentet që janë dorëzuar asaj në lidhje me Korporatën që përvetësohet, me mjete
elektronike, tek gjykata, noteri apo ndonjë autoritet tjetër kompetent të shtetit të huaj nën
juridiksionin e të cilit vepron Korporata përvetësuese.
6. Nëse një Korporatë e regjistruar apo që do të regjistrohet në Kosovë merr pjesë në bashkimin
ndërkufitar si Korporata përvetësuese, Korporata që përvetësohet e që vepron nën juridiksionin
e shtetit të huaj duhet të dorëzojë në ARBK një certifikatë nga gjykata, noteri apo ndonjë
autoritet tjetër kompetent të shtetit të huaj përkatës, e cila vërteton që kriteret për bashkim
janë plotësuar si dhe që janë përmbyllur veprimet para bashkimit në lidhje me Korporatën
që përvetësohet, e që vepron nën juridiksionin e shtetit të tillë të huaj, si dhe të dorëzojë
marrëveshjen e bashkimit. Certifikata duhet të dorëzohet brenda gjashtë (6) muajsh pas lëshimit
të saj. Regjistrimi i bashkimit duhet të bëhet edhe nëse është evidente në bazë të certifikatës që
procedura gjyqësore për kontrollimin e normës së këmbimit të aksioneve është iniciuar në lidhje
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
152
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
me Korporatën që përvetësohet.
7. Nëse Korporata e regjistruar apo që do të regjistrohet në Kosovë merr pjesë në bashkim
ndërkufitar si Korporata përvetësuese, ARBK-ja menjëherë duhet të japë njoftimin për
regjistrimin e bashkimit për gjykatën, noterin apo autoritetin tjetër kompetent të shtetit të huaj
nën juridiksionin e të cilit vepron Korporata që përvetësohet.
8. Nëse kapitali i Aksioneve rritet gjatë procesit të bashkimit ndërkufitar, Bordi i Drejtorëve dhe
Drejtori(ët) Menaxhues të Korporatës përvetësuese duhet të dorëzojë kërkesë për regjistrimin
e rritjes së kapitalit të Aksioneve brenda një (1) viti pas miratimit të vendimit për rritjen e kapitalit
të Aksionit.
KAPITULLI IV
NDARJA E KORPORATAVE
Neni 238
Metodat e Ndarjes
1. Ndarja hyn në fuqi pa procedurë likuidimi, me anë të shpërndarjes apo pjesëtimit.
2. Me shpërndarje, Korporata që ndahet duhet të bartë asetet e veta tek Korporatat pranuese.
Korporata pranuese mund të jenë Korporatë ekzistuese apo e re. Me shpërndarje, Korporata
që ndahet konsiderohet të jetë e shpërbërë.
3. Me shpërndarje, Aksionarët e Korporatës që ndahet do të bëhen Aksionarë të Korporatës
pranuese.
4. Me pjesëtim, Korporata që ndahet duhet të transferojë një pjesë të aseteve të saj tek njëra
apo disa Korporata pranuese. Korporata pranuese mund të jetë Korporatë ekzistuese apo e re.
5. Me pjesëtim, Aksionarët e Korporatës që ndahet do të bëhen Aksionarë të Korporatës
pranuese, ose Korporata që ndahet do të bëhet Aksionar i vetëm.
6. Korporatat ekzistuese dhe të reja të regjistruara në ARBK mund të jenë njëkohësisht
Korporata pranuese.
Neni 239
Marrëveshja e Ndarjes
1. Për të bërë ndarjen, Drejtorët Menaxhues të Korporatave që marrin pjesë në ndarje lidhin
marrëveshjen e ndarjes. Të drejtat dhe detyrimet lindin nga marrëveshje e ndarjes pas miratimit
të marrëveshjes me vendim të ndarjes. Marrëveshja e ndarjes duhet të përcaktojë:
1.1. Emrin zyrtar, si dhe Emrin Tregtar, nëse ka, si dhe adresat e regjistruara të
Korporatave që marrin pjesë në ndarje;
1.2. me pjesëtim apo shpërndarje, shpërndarja dhe norma e këmbimit të aksioneve
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
153
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
të Korporatave që marrin pjesë në ndarje që do të transferohen tek Aksionarët e
Korporatës që ndahet, si dhe shumën e pagesave shtesë, nëse ka pagesa shtesë që
duhen bërë, për këmbimin e aksioneve për Aksionarët e Korporatës që ndahet;
1.3. me shpërndarje apo pjesëtim, kushtet dhe afatet e bartjes së aksioneve të
Korporatave pranuese për këmbimin e aksioneve me Aksionarët e Korporatës që
ndahet;
1.4. data në të cilën aksionet e bartura krijojnë të drejtën e në ndarjen e fitimit të
Korporatave pranuese si dhe kushtet e posaçme që ndikojnë në këtë të drejtë;
1.5. të drejtat që Korporatat pranuese do t’i japin Aksionarëve të Korporatës që
ndahet, duke përfshirë zotëruesit e aksioneve të preferuara dhe letrave me vlerë të
konvertueshme;
1.6. lista e aseteve që do të barten tek secila Korporatë pranuese dhe shpërndarja e
detyrimeve që i përkasin aseteve tek Korporatat që marrin pjesë në ndarje;
1.7. pasojat e ndarjes për punëtorët;
1.8. në rastin e shpërndarjes, data në të cilën transaksionet e Korporatës që ndahen
konsiderohen të jenë marrë përsipër ngas Korporata pranuese (data e bilancit të
gjendjes në ndarje);
1.9. kompensimi që i paguhet auditorit që auditon marrëveshjen e ndarjes si dhe
përfitimet që i jepen Drejtorit(ëve) Menaxhues dhe anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të
Korporatave që marrin pjesë në ndarje.
2. Shuma e pagesave shtesë e përcaktuar me marrëveshjen e ndarjes që duhen paguar nga
korporata pranuese për Aksionarët e Korporatës që ndahet, dhe e cila nuk mund të tejkalojë
një të dhjetën (1/10) e shumës së vlerës nominale apo vlerës së përgjithshme të aksioneve të
tyre të këmbyera.
3. Nëse marrëveshja e miratuar e ndarjes është e kushtëzuar dhe kushti nuk përmbushet
brenda pesë (5) vitesh pas lidhjes së marrëveshjes, Korporata mund të shkëpusë marrëveshjen
duke bërë njoftimin paraprak së paku gjashtë muaj përpara për atë shkëputje, përveç nëse
marrëveshja e ndarjes përcakton afat më të shkurtër për njoftimin paraprak.
Neni 240
Raporti i Ndarjes
1. Drejtorët Menaxhues të Korporatave që marrin pjesë në ndarje duhet të përgatisin një
raport me shkrim në të cilin shpjegohen dhe arsyetohen ligjërisht dhe ekonomikisht ndarja dhe
marrëveshja e ndarjes. Me shpërndarje apo pjesëtim ku aksionet këmbehen me Aksionarë te
Korporatës që ndahet, norma e këmbimit të Aksioneve, shpërndarja e Aksioneve të Korporatave
që marrin pjesë në ndarje mes Aksionarëve të Korporatës që ndahet, si dhe shumën e pagesave
shtesë, nëse ka pagesa shtesë për t’u bërë, duhen arsyetuar në raport. Vështirësitë në lidhje
me valorizimin duhen përshkruar ndaras në raport.
2. Raporti i ndarjes nuk ka nevojë të përgatitet në rastin e pjesëtimit me anë të këmbimit të
aksioneve me Korporatën që ndahet, ose nëse kjo është miratuar nga të gjithë Aksionarët e
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
154
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
Korporatave që marrin pjesë në ndarje.
3. Korporatat që marrin pjesë në ndarje mund të përgatisin raport të përbashkët të ndarjes.
4. Raporti i ndarjes nuk ka nevojë të përmbajë informata, publikimi i të cilave mund të shkaktojë
dëme të konsiderueshme ndaj Korporatës që merr pjesë në ndarje apo Korporatës që i përket
të njëjtit grup me atë Korporatë. Në rastin e tillë, arsyeja për mos dorëzim të informatave duhet
të përfshihet në raport.
Neni 241
Auditimi
1. Auditori duhet të auditojë marrëveshjen e ndarjes.
2. Auditori nuk ka nevojë të auditojë marrëveshjen e ndarjes në rastin e pjesëtimit me anë të
këmbimit të aksioneve me Korporatën që ndahet, ose nëse të gjithë Aksionarët e Korporatave
që marrin pjesë në ndarje pajtohen që auditori nuk ka nevojë të auditojë marrëveshjen e ndarjes.
3. Auditori duhet të emërohet nga Drejtori(ët) Menaxhues të Korporatës që merr pjesë në ndarje.
Një auditor mund të emërohet për disa ose për të gjitha Korporatat që marrin pjesë në ndarje.
4. Auditori duhet të përgatisë raport me shkrim në lidhje me rezultatet e auditimit të marrëveshjes
së ndarjes. Auditorët që auditojnë marrëveshjen e ndarjes mund të përgatisin raport të
përbashkët për Korporatat.
5. Raporti duhet të paraqesë nëse norma e këmbimit të Aksioneve dhe pagesat shtesë të
përmendura në marrëveshjen e ndarjes përbëjnë shpërblim të përshtatshëm për Aksionarët
e Korporatës që ndahet, si dhe nëse ndarja mund të shkaktojë dëmtimin e interesave të
kreditorëve të Korporatës.
6. Më tutje, raporti i auditorit duhet të përcaktojë metodën që është përdorur në përcaktimin e
normës së këmbimit të aksioneve që duhen transferuar tek Aksionarët e Korporatës që ndahet,
vështirësitë në lidhje me përcaktimin e normës së këmbimit, nëse metoda e përdorur është
e përshtatshme për përcaktimin e normës së këmbimit si dhe metodat tjera të përcaktimit të
normës së këmbimit. Nëse përdoren metoda të ndryshme në lidhje me përcaktimin e normës së
këmbimit, norma e këmbimit në secilën metodë dhe rëndësia e rezultateve të fituara në bazë të
secilës metodë të përcaktimit të normës së këmbimit duhen paraqitur në raport.
7. Auditori mban përgjegjësi, në të njëjtën mënyrë si me auditimin e raporti vjetor, për dëmet që
shkaktohen nga auditimi i pasaktë i marrëveshjes së ndarjes ndaj Korporatës, Aksionarëve të
saj apo kreditorëve.
8. Auditori ka të njëjtat të drejta dhe detyrime në auditimin e marrëveshjes së ndarjes me
auditimin e një raporti vjetor. Auditori gjithashtu ka të drejtë të marrë informatat e nevojshme
për auditim nga Korporatat tjera që i përkasin të njëjtit grup me Korporatat që marrin pjesë në
ndarje.
9. Raporti i auditorit nuk ka nevojë të përshkruajë informatat, publikimi i të cilave mund të
rezultojë në dëme të konsiderueshme ndaj Korporatës që merr pjesë në ndarje apo Korporatës
që i përket të njëjtit grup me atë Korporatë. Në rastin e tillë, arsyeja për dështimin e paraqitjes
së informatave duhet përshkruar në raport.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
155
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
Neni 242
Vendimi për Ndarje
1. Të drejtat dhe detyrimet lindin nga marrëveshja e ndarjes nëse marrëveshja e ndarjes
miratohet nga Kuvendet e Aksionarëve të të gjitha Korporatave që marrin pjesë në ndarje.
2. Aksionari mund të kërkojë një kopje të marrëveshjes apo vendimit të ndarjes.
3. Aksionarët duhet të kenë mundësinë që të shqyrtojnë marrëveshjen e ndarjes, raportin
për ndarjen dhe raportin e auditorit së paku dy (2) jave para se të vendosin për miratimin e
marrëveshjes së ndarjes përveç nëse parashihet ndryshe me ligj.
4. Të gjithë Aksionarë te Korporatës që ndahet duhet të jenë në favor të vendimit të ndarjes
nëse, në Korporatat që marrin pjesë në ndarje, aksionet duhen përcaktuar ndërmjet Aksionarëve
të Korporatës që ndahet në bazë të një raporti që nuk është i njëjtë me atë të Korporatës që
ndahet.
5. Drejtorët Menaxhues të një Korporate që merr pjesë në ndarje, para se të vendosin për
miratimin e marrëveshjes së ndarjes, duhet të njoftojnë Aksionarët për të gjitha ndryshimet
materiale në asete të Korporatës të cilat ndodhin gjatë periudhës ndërmjet lidhjes së
marrëveshjes së ndarjes si dhe vendimit për miratimin e marrëveshjes së ndarjes. Drejtorët
Menaxhues të Korporatës që merr pjesë në ndarje duhet të bëjnë njoftimin për ndryshimet e tilla
edhe Drejtorët Menaxhues apo Aksionarëve me të drejtë të përfaqësimit të Korporatave të tjera
që marrin pjesë në ndarje, të cilët do të njoftojnë Aksionarët e Korporatave përkatëse të tyre.
6. Detyrimet e specifikuara tek paragrafi 5 i këtij neni nuk kanë nevojë të përmbushen në rastin
e pjesëtimit me anë të këmbimit të aksioneve me Korporatën që ndahet, ose nëse kjo miratohet
nga të gjithë Aksionarët e Korporatave që marrin pjesë në ndarje.
Neni 243
Përgatitja e Kuvendit të Aksionarëve
1. Së paku një (1) muaj para se Kuvendi i Aksionarëve të vendosë për ndarjen, Drejtori(ët)
Menaxhues do të paraqesin pikat vijuese para Aksionarëve për shqyrtim në adresën e regjistruar
të Korporatës:
1.1. marrëveshjen e ndarjes;
1.2. tre raporte vjetore paraprake të Korporatave që marrin pjesë në ndarje;
1.3. raportet e ndarjes të Korporatave që marrin pjesë në ndarje;
1.4. raportet e auditorëve të Korporatave që marrin pjesë në ndarje.
2. Me kërkesë të një Aksionari, ai apo ajo duhet të marrë menjëherë, pa pagesë, kopjen e
plotë ose të pjesshme, në bazë të dëshirës së Aksionarit, të dokumenteve të specifikuara
në paragrafin 1 të këtij neni. Me pëlqimin e Aksionarit, kopja mund t’i dërgohet në adresën
elektronike të tij apo saj.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
156
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
3. Nëse raporti më i fundit vjetor të Korporatës që merr pjesë në ndarje është përgatitur për
vitin financiar që ka përfunduar më shumë se gjashtë (6) muaj para lidhjes së marrëveshjes
së ndarjes, bilanci i gjendjes (bilanci i ndërmjetëm i gjendjes) në përputhje me kërkesat e
vendosura për bilancin e gjendjes që përbën një pjesë të raportit vjetor duhet përgatitur jo më
herët se dita e parë e muajit të tretë që i paraprin lidhjes së marrëveshjes së ndarjes. Bilanci i
ndërmjetëm i gjendjes duhet të përgatitet me përdorimin e të njëjtave politika kontabiliteti dhe
prezantimi që janë përdorur në përgatitjen e bilancit të gjendjes që përbën pjesë të raportit
më të fundit vjetor. Bilanci i ndërmjetëm i gjendjes nuk ka nevojë të përgatitet nëse të gjithë
Aksionarët e Korporatave që marrin pjesë në ndarje pajtohen me këtë.
4. Së paku një muaj para mbajtjes së kuvendit të përgjithshëm për vendimin për ndarje,
Drejtori(ët) Menaxhues duhet të dorëzojnë marrëveshjen e ndarjes në ARBK, e cila pastaj duhet
ta publikojë atë në Regjistër ose ta publikojë në faqen e internetit të Korporatës. Pas publikimit
të marrëveshjes së ndarjes në faqen e internetit të Korporatës, ajo mbetet në dispozicion të
publikut pa pagesë deri në fund të Kuvendit të Aksionarëve.
Neni 244
Kuvendi i Përgjithshëm
1. Në Kuvendin e Aksionarëve, Drejtori(ët) Menaxhues duhet të shpjegojnë pasojat juridike dhe
ekonomike të ndarjes, duke përfshirë edhe këmbimin e aksioneve.
2. Në Kuvendin e Aksionarëve, Bordi i Drejtorëve duhet ta shfaqë mendimin e vet në lidhje me
ndarjen.
3. Në Kuvendin e Aksionarëve, Aksionarit, në rast kërkese, i jepen edhe informatat në lidhje me
rrethanat kryesore në lidhje me Korporatat e tjera që marrin pjesë në ndarje.
4. Vendimi për ndarjen miratohet nëse së paku dy të tretat (2/3) e votave të përfaqësuara në
Kuvendin e Aksionarëve japin aprovim, përveç nëse Statuti kërkon shumicë më të madhe.
5. Nëse Korporata ka disa kategori aksionesh, vendimi për ndarjen miratohet nëse, së paku dy
të tretat (2/3) e pronarëve të secilës kategori të aksioneve votojnë në favor të vendimit, si dhe
nëse Statuti nuk kërkon shumicë më të madhe.
6. Nëse Korporata pranuese nuk është Shoqëri Aksionare, pronarët e aksioneve të privilegjuara
dhe letrave me vlerë të konvertueshme të Shoqërisë Aksionare që ndahet duhet të marrin pjesë
në përcaktimin e përfaqësimit dhe në votim në të njëjtën bazë si Aksionarët.
7. Nëse të gjitha aksionet e Korporatës që ndahet mbahen nga Korporatat pranuese, miratimi i
marrëveshjes së ndarjes me anë të vendimit të ndarjes së Korporatës që ndahet nuk kërkohet
për ndarje.
Neni 245
Kontestimi i Vendimit të Ndarjes dhe Kompensimi i Dëmeve
1. Me kërkesë të një Aksionari apo Drejtori(ëve) Menaxhues apo një anëtari të Bordit të
Drejtorëve, gjykata mund të shpallë të pavlefshëm vendimin e ndarjes që është në kundërshtim
me ligjin apo Statutin, nëse kërkesa bëhet brenda një (1) muaji pas marrjes së vendimit.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
157
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
2. Vendimi i ndarjes së një Korporate që ndahet nuk mund të shpallet i pavlefshëm me bazën
që norma e këmbimit të Aksioneve është tejet e ulët.
3. Nëse norma e këmbimit të Aksioneve është tejet e ulët, Aksionari mund të kërkojë kompensim
nga Korporata pranuese.
4. Kamatë-vonesat duhen paguar mbi kompensimin e papaguar në shumën e caktuar me ligj
që nga regjistrimi i ndarjes në Regjistër. Fjalia paraprake nuk pengon e as kufizon parashtrimin
e kërkesave për kompensim dëmesh që tejkalojnë interesin e borxhit.
Neni 246
Bartja e Aksioneve në Rast të Ndarjes
Korporata pranuese më së pari transferon aksionet e veta në Korporatës pranuese tek
Aksionarët e Korporatës që ndahet në këmbim të aksioneve të tyre.
Neni 247
Valorizimi i Aseteve që Transferohen
Nëse Korporata pranuese është Korporatë, kapitali themeltar i të cilës do të rritet në lidhje me
ndarjen ose nëse një Korporatë e re do të themelohet pas ndarjes, procedura e përcaktuar për
valorizimin e kontributit jo-monetar të Korporatës duhet të përdoret për të vlerësuar nëse asetet
e transferuara nga Korporata që ndahet janë të mjaftueshme për rritjen e kapitalit të aksioneve
ose për kapitalin e aksioneve të Korporatës që themelohet. Dokumentet që vërtetojnë valorizimin
e aseteve duhen dorëzuar në ARBK së bashku me aplikimin për regjistrim të ndarjes.
Neni 248
Aplikimi për Regjistrimin e Ndarjes në ARBK
1. Drejtori(ët) Menaxhues të Korporatës që marrin pjesë në ndarje duhet të dorëzojnë aplikimin
për regjistrim të ndarjes në ARBK jo më herët se një (1) muaj pas miratimit të marrëveshjes së
ndarjes. Aplikimit i duhen bashkëngjitur këto:
1.1. kopja e marrëveshjes së ndarjes;
1.2. vendimi i ndarjes;
1.3. procesverbali i Kuvendit të Aksionarëve;
1.4. leja për ndarje, nëse kërkohet;
1.5. raporti i ndarjes ose marrëveshjet për të mos përgatitur një të tillë;
1.6. raporti i auditorit, nëse nevojitet, ose marrëveshjet për të mos përgatitur një të tillë;
1.7. në rastin e shpërndarjes, bilanci përfundimtar i gjendjes së Korporatës që ndahet
nëse Korporata që ndahet dorëzon kërkesën;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
158
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
1.8. bilanci i ndërmjetëm i gjendjes ose marrëveshjet për të mos përgatitur një të tillë.
2. ARBK duhet të regjistrojë shpërndarjen vetëm nëse bilanci përfundimtar i gjendjes së
Korporatës që ndahet përgatitet në një datë jo më herët se tetë (8) muaj para dorëzimit të
aplikimit për regjistrim të ndarjes. Bilanci përfundimtar i gjendjes përgatitet në pajtim me
kërkesat e vendosura për bilancin e gjendjes që përbën pjesë të raportit vjetor, ndërsa miratimi
i bilancit përfundimtar të gjendjes dhe kryerja e auditimit të tij rregullohet me dispozitat që
rregullojnë miratimin e raportit vjetor dhe kryerjen e auditimit. Bilanci përfundimtar i gjendjes
duhet të përgatitet me të njëjtat politika kontabiliteti e prezantimi që janë përdorur në përgatitjen
e bilancit të gjendjes që përbën pjesë të raportit më të fundit vjetor. Bilanci përfundimtar i
gjendjes duhet të përgatitet në ditën para bilancit të gjendjes së ndarjes.
3. Në aplikimin për regjistrim të ndarjes, Drejtori(ët) Menaxhues duhet të vërtetojnë që vendimi
për ndarjen nuk është i kontestuar.
Neni 249
Emri Zyrtar i Korporatës Pranuese
Në rastin e shpërndarjes, njëra Korporatë pranuese mund të vazhdojë aktivitetet me emrin
zyrtar të Korporatës që ndahet.
Neni 250
Efekti i Ndarjes
1. Të gjitha asetet e Korporatës që ndahet, ose në rastin e pjesëtimit, asetet e pjesëtuara, do
t’i barten Korporatave pranuese në pajtim me shpërndarjen e përcaktuar me marrëveshjen e
ndarjes pas regjistrimit të ndarjes në ARBK.
2. Në rastin e shpërndarjes, Korporata që ndahet konsiderohet të jetë e shpërbërë pas regjistrimit
të ndarjes në ARBK. ARBK-ja shlyen Korporatën që ndahet nga Regjistri.
3. Aksionarët e Korporatës që ndahet bëhen Aksionarë të Korporatave që marrin pjesë në
ndarje në pajtim me marrëveshjen e ndarjes pas regjistrimit të ndarjes në ARBK, përveç nëse
Korporata që ndahet, pas pjesëtimit, bëhet i vetmi Aksionar i Korporatës pranuese.
4. Me ndarje, aksionet e Aksionarëve të Korporatës që ndahet do të këmbehen me aksionet e
Korporatave pranuese. Të drejtat e palëve të treta në lidhje me aksionet e këmbyera mbeten të
vlefshme në lidhje me aksionet e Korporatës pranuese.
5. Aksionet e zotëruara nga Korporata pranuese ose nga vetë Korporata që ndahet, ose nga
personi që vepron në emër të tij apo saj, por në llogari të Korporatës, nuk këmbehen në ndarje,
si dhe bëhen të pavlefshme, përveç nëse Korporata që ndahet, pas pjesëtimit, bëhet Aksionari
i vetëm i Korporatës pranuese.
6. Asetet që nuk ndahen në shpërndarje do të ndahen ndërmjet Korporatave pranuese në
proporcion me aksionet e tyre në asetet e ndara.
7. Ndarja nuk mund të kontestohet pas regjistrimit të saj në ARBK.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
159
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
Neni 251
Përgjegjësia për Detyrime të Korporatave që Ndahen dhe Kompensimi për Dëmet e
Shkaktuara nga Ndarja
1. Korporatat që marrin pjesë në ndarje mbajnë përgjegjësi të përbashkët dhe individuale
për detyrimet e Korporatës që ndahet, të cilat lindin para regjistrimit të ndarjes në ARBK. Në
marrëdhëniet ndërmjet debitorëve, vetëm personat e ngarkuar me detyrime sipas marrëveshjes
së ndarjes janë persona të obliguar.
2. Korporata që merr pjesë në ndarje, ndaj të cilës nuk ka detyrime të ngarkuara në marrëveshjen
e ndarjes, është përgjegjëse për detyrimet e Korporatës që ndahet nëse data e caktuar për
përmbushjen e tyre arrin brenda pesë (5) vitesh pas regjistrimit të ndarjes në ARBK.
3. Menjëherë pasi të jetë regjistruar ndarja, Korporata që merr pjesë në ndarje publikon njoftimin
e ndarjes për kreditorët e Korporatave që ndahen në gazetë ditore kombëtare, duke i informuar
ata për mundësinë e dorëzimit, brenda gjashtë (6) muajsh nga publikimi i njoftimit, të kërkesave
të tyre për të marrë sigurimin.
4. Korporata që merr pjesë në ndarje duhet të sigurojë kërkesat e kreditorëve brenda gjashtë
(6) muajsh pas publikimit të njoftimit të specifikuar tek paragrafi 3 i këtij neni, nëse kreditorët nuk
kanë mundësi të kërkojnë realizimin e kërkesave dhe dëshmojnë që ndarja mund të rrezikojë
realizimin e kërkesave të tyre.
5. Drejtori(ët) Menaxhues dhe anëtarët e Bordit të Drejtorëve kanë përgjegjësi bashkërisht
dhe individualisht për Korporatën, Aksionarët dhe kreditorët e Korporatës për çdo dëm që
shkaktohet gabimisht nga ndarja.
Neni 252
Ndarja Nëpërmjet të Cilës Krijohet Korporatë e Re
1. Dispozitat në lidhje me Korporatat pranuese në këtë Kapitull vlejnë edhe për Korporatat që
themelohen.
2.Në themelimin e Korporatës së re, dispozitat e themelimit për Korporatat e tilla vlejnë, përveç
nëse parashihet ndryshe me dispozitat e këtij kapitulli. Themeluesi është Korporata që ndahet.
3. Në rastin e ndarjes ku themelohet Korporata e re, Drejtori(ët) Menaxhues të Korporatës
që ndahet duhet të hartojnë plan të ndarjes, i cili zëvendëson marrëveshjen e ndarjes. Plani i
ndarjes përcakton emrin zyrtar, Emrin Tregtar nëse ka, si dhe adresën e regjistruar të Korporatës
së re. Statuti Korporatës që themelohet, i cili duhet të aprovohet me vendim të ndarjes, duhet
t’i bashkëngjitet planit të ndarjes.
4. Drejtori(ët) Menaxhues dorëzojnë aplikimin për regjistrim të Korporatave të reja si dhe ndarjes
në ARBK.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
160
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
PJESA E NËNTË
SHNDËRRIMI I NDËRMARRJEVE AFARISTE
Neni 253
Shndërrimi i Autorizuar
1. Një Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar mund të shndërrohet në Shoqëri Aksionare, dhe një
Shoqëri Aksionare mund të shndërrohet në Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar, siç parashikohet
në Pjesën e Nëntë të këtij ligji. Një Biznes Individual, Ortakëri e Përgjithshme ose Oratkëri e
Kufizuar mund të shndërrohet në Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar ose Shoqëri Aksionare, siç
parashihet në Pjesën e Nëntë të këtij ligji.
2. Sipas përdorimit në Pjesën e Nëntë të këtij ligji, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
2.1. Korporatë në shndërrim - nënkupton një Korporatë që shndërron formën e tij
sipas Pjesës së Nëntë të këtij ligji; dhe
2.2.Korporatë e mbijetuar - nënkupton Korporatën që shfaqet menjëherë pas një
shndërrimi sipas Pjesës së Nëntë të këtij ligji.
Neni 254
Miratimi i Shndërrimit
1. Shndërrimi duhet të miratohet si më poshtë:
1.1. Nëse Korporata në Shndërrim është një Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar,
shndërrimi dhe plani i shndërrimit duhet të miratohen sipas paragrafit 2 të nenit 105të
këtij ligji; dhe
1.2. Nëse Korporata në Shndërrim është Shoqëri Aksionare, shndërrimi dhe plani i
shndërrimit duhet të miratohen ashtu siç përcaktohet në nenin 222 të këtij ligji, sikurse
shndërrimi të ishte bashkim. Për këtë qëllim, termi “plan i bashkimit “, siç përdoret në
nenin 222 të këtij ligji nënkupton planin për shndërrim.
Neni 255
Përmbajtja e Planit të Shndërrimit
1.Plani i shndërrimit duhet të përfshijë:
1.1.Emrin zyrtar, si dhe emrin tregtar nëse ka, si dhe adresën e regjistruar të Korporatës
në shndërrim dhe Korporatës së mbijetuar;
1.2. Emrin zyrtar dhe emrin tregtar, nëse ka, si dhe formën e Korporatës së mbijetuar;
1.3. Mënyrën dhe bazën e shndërrimit të aksioneve ose Kuotave të Korporatës në
shndërrim në aksione të Korporatës së mbijetuar;
1.4. Tekstin e plotë të statutit të Korporatës së mbijetuar që do të jetë në fuqi menjëherë
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
161
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
pas shndërrimit, dhe tekstin e plotë të Rregulloreve të Korporatës që do të jenë në fuqi
pas shndërrimit; dhe
1.5. afatet dhe kushtet e tjera të shndërrimit.
Neni 256
Regjistrimi dhe Koha Efektive e një Shndërrimi
1.Korporata që shndërrohet duhet të paraqesë planin e shndërrimit në ARBK në përputhje me
këtë ligj.
2.Shndërrimi hyn në fuqi pas regjistrimit nga ARBK-ja në përputhje me këtë ligj ose në ndonjë
datë të mëvonshme, jo më shumë se tridhjetë (30) ditë pas dorëzimit në ARBK, siç mund të
parashikohet në planin e shndërrimit .
Neni 257
Efekti i Një Shndërrimi
1.Në momentin kur një shndërrim hyn në fuqi, Korporata e mbijetuar:
1.1. duhet të organizohet sipas dispozitave të këtij ligji që rregullojnë Korporatën e
mbijetuar;
1.2. vazhdon të jetë subjekti i njëjtë dhe pa ndërprerje sikurse Korporata në shndërrim;
1.3. nuk mund ti nënshtrohet shpërbërjes vullnetare sipas këtij ligji.
2. Korporata e mbijetuar është përgjegjëse për të gjitha asetet dhe detyrimet e çfarëdo lloji, të
Korporatës në shndërrim si dhe:
2.1. Të gjitha kontestet dhe pretendimet kundër Korporatës në shndërrim mund të
vazhdohen kundër Korporatës së mbijetuar, e cila do të zëvendësojë në padi apo
pretendime Korporatën në shndërrim;
2.2.Statuti i Korporatës së mbijetuar është statuti i korporatës së mbijetuar i cili është
përcaktuar në planin e shndërrimit, dhe çdo rregullore ose dokumente të ngjashme të
Korporatës, të përfshira në këtë plan, do të jenë në fuqi për aksionarët e Korporatës së
mbijetuar;
2.3.Aksionet e Korporatës në shndërrim që duhet të shndërrohen në aksione ose
interesa të Korporatës së mbijetuar duhet të shndërrohen në këtë mënyrë, dhe ish-
mbajtësit e këtyre aksioneve kanë të drejtat e përcaktuara në planin e shndërrimit.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
162
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
PJESA E DHJETË
DETYRIMI PËR BESNIKËRI, KONFLIKT I I INTERESIT DHE PADITË PËR ORTAKËRI DHE
KORPORATA
Neni 258
Detyrimi për Besnikëri dhe Përgjegjshmëri
1. Gjatë ushtrimit të të drejtave, detyrave dhe përgjegjësive të tyre, Ortakët e Përgjithshëm
në një Ortakëri, Drejtori(ët) Menaxhues ose anëtarët e Bordit të Drejtorëve dhe Zyrtarët e një
Korporate si dhe Aksionarët në një Korporatë veprojnë me drejtësi, besnikëri dhe përgjegjësi
të plotë duke marrë parasysh interesat e Ortakërisë ose Korporatës dhe të Ortakëve ose
Aksionarëve të tjerë.
2. Detyrimi për besnikëri dhe përgjegjshmëri përfshin, por nuk kufizohet, në detyrimin për:
2.1. mos përdorimin e pronës së Ortakërisë ose Korporatës për nevojat e tij/saj
personale;
2.2. mos zbulimin e informacionit konfidencial të Ortakërisë apo Korporatës si dhe mos
përdorimin e informacionit konfidencial të Ortakërisë apo Korporatës për fitimin e tij
personal;
2.3. mos keqpërdorimin e pozitës së tij/saj në Ortakëri apo Korporatë me qëllim të
pasurimit personal në dëm të Ortakërisë apo Korporatës;
2.4. mos përvetësimin e mundësive afariste të Ortakërisë ose Korporatës;
2.5. mos konkurrimin afarist me Ortakërinë ose Korporatën
2.6. ti shërbejë vetëm interesave të Ortakërisë ose Korporatës në të gjitha transaksionet
në të cilat personi ka një interes personal.
3. Për qëllimet e paragrafit 2 të këtij neni, një person konsiderohet të jetë në konkurrencë me
Shoqërinë Tregtare, nëse ky person është Ortak i Përgjithshëm në një Ortakëri ose një Drejtor
Menaxhues, anëtar i Bordit të Drejtorëve, Zyrtar ose Aksionar Kontrollues në një Korporatë, e
cila është në konkurrencë afariste me Ortakërinë ose Korporatën.
4. Personat e përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni, gjatë ushtrimit të të drejtave, detyrimeve
ose përgjegjësive të tyre, përgjigjen ndaj Ortakërisë ose Korporatës për çdo veprim ose
mosveprim, që lidhet në mënyrë të arsyeshme me qëllimet e Ortakërisë ose Korporatës, me
përjashtim të rasteve kur, në bazë të hetimit dhe vlerësimit të informacioneve përkatëse, veprimi
ose mosveprimi është kryer në mirëbesim dhe pa neglizhencë.
5. Nëse personat e përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni, veprojnë në kundërshtim me
detyrimet dhe përgjegjësitë e tyre sipas këtij neni, janë të detyruar t’i dëmshpërblejnë Ortakërisë
ose Korporatës dëmet, që rrjedhin nga kryerja e shkeljes, si dhe ta kthejnë çdo fitim personal
që ata apo personat e lidhur me ta kanë realizuar nga këto veprime. Personat e përcaktuar në
paragrafin 1 të këtij neni kanë barrën e provës për të vërtetuar kryerjen e detyrave të tyre në
mënyrë të rregullt dhe sipas standardeve të kërkuara. Kur shkelja është kryer nga më shumë se
një person, ata përgjigjen ndaj Ortakërisë ose Korporatës në mënyrë solidare.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
163
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
6. Personi i cili merr një vendim afarist duke vepruar sipas detyrave të përcaktuara në këtë nen,
konsiderohet se i ka përmbushur detyrat sipas këtij neni nëse:
6.1. nuk ka një interes personal, financiar ose material siç përcaktohet në nenin 259 të
këtij ligji me rastin e marrjes së vendimit;
6.2. është plotësisht i informuar mbi këtë temë në masën e duhur sipas rrethanave dhe
nuk ka vepruar në mënyrë neglizhente.
Neni 259
Transaksionet që Përfshijnë Konfliktin e Interesit
1. Personat e përcaktuar në paragrafin 1 të nenit 258 të këtij ligji konsiderohet se kanë konflikt
interesi në një kontratë ose transaksion me Ortakërinë ose Korporatën nëse:
1.1. Ai/ajo ose ndonjë anëtar i familjes së tij është palë në aktin apo transaksionin ose
ka një interes personal, financiar ose material në aktin ose transaksionin; ose
1.2. Ai/ajo ka një marrëdhënie financiare apo familjare me një palë në aktin ose
transaksionin, ose me një person që ka një interes personal, financiar ose material
në aktin apo transaksionin, që mund të pritet që të ndikojë negativisht në gjykimin e
personit të tillë në Ortakëri apo Korporatë.
2. Për qëllimin e këtij neni, një “marrëdhënie financiare” përfshin të qenit në pozitë të drejtorit,
aksionarit kontrollues ose punonjësit të një pale apo personit të tillë, ose të qenit nën ndikimin
kontrollues të një pale apo personi.
3. Personat e interesuar të cilët zbulojnë një konflikt interesi sipas nenit 261 të këtij ligji të cilët
lidhin një kontratë ose transaksion në emër të Ortakërisë ose Korporatës nuk konsiderohet se e
kanë shkelur detyrën e besnikërisë nëse kontrata ose transaksioni është miratuar paraprakisht
në mirëbesim sipas nenit 260 të këtij ligji pas paraqitjes së faktit dhe me kusht që të gjitha faktet
materiale nga personi i interesuar në lidhje me interesat e tij janë lajmëruar apo dihen nga organi
që e miraton transaksionin dhe nëse organi miratues e miraton kontratën ose transaksionin me
mirëbesim.
4. Paraqitja dhe miratimi i një kontrate ose transaksioni me konflikt të interesit sipas nenit 260
dhe 261 të këtij ligji nuk e përjashton përgjegjësinë e personit të interesuar dhe mundësinë e
ngritjes së padisë pranë gjykatës kompetente sipas nenit 264 dhe 265 të këtij ligji ndaj personit
të interesuar nga ana e Ortakëve të një Ortakërie ose Aksionarëve në një Korporatë dhe të
kërkojnë kompensim për dëmet si dhe dorëzimin e fitimit të realizuar nga ky transaksion, nëse
transaksioni është miratuar duke u mbështetur në fakte që nuk janë dhënë në mirëbesim ose
nëse kontrata ose transaksioni i ka dhënë personit të interesuar një përparësi të padrejtë në dëm
të Ortakërisë ose Korporatës ose Ortakëve dhe Aksionarëve të tyre si rrjedhojë e veprimeve
neglizhente te tij/saj.
5. Përgjegjësia për dëmet e shkaktuara ndaj Ortakërisë apo Korporatës shtrihet edhe tek
organi miratues sipas nenit 260 të këtij ligji dhe anëtarët e organit miratues, në rastet kur organi
miratues ose anëtarët e tij kanë vepruar me keqbesim ose neglizhencë.
6. Kontrata ose transaksioni me konflikt interesit sipas këtij kapitulli mund të shfuqizohet nga
Ortakëria ose Korporata, por çdo shfuqizim i tillë duhet të bëhet pa paragjykim ndaj të drejtave
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
164
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
të një pale të tretë, të cilat janë fituar në mirëbesim dhe pa dijeni ose pjesëmarrje në shkelje.
7. Pa paragjykuar veprimet tjera të gjykatës kompetente pas pranimit të një padie sipas paragrafit
4të këtij neni, gjykata kompetente mund ta shfuqizojë një kontratë ose transaksion me konflikt
interesi sipas këtij kapitulli nëse vërtetohet se kontrata ose transaksioni është paragjykues
apo i dyshimtë ndaj Ortakërisë ose Korporatës dhe se transaksioni i ka dhënë të paditurit një
përparësi të padrejtë në dëm të Ortakërisë ose Korporatës ose Ortakëve dhe Aksionarëve të
tyre sipas paragrafit 4 të këtij neni. Në rast të vërtetimit nga gjykata kompetente të shkeljes sipas
këtij paragrafi, pala e interesuar obligohet që ti kthejë Ortakërisë ose Korporatës çfarëdo fitimi
të realizuar nga kontrata ose transaksioni dhe ta dëmshpërblejë Ortakërinë ose Korporatën për
çfarëdo humbje apo dëmtim të pësuar si rezultat i kontratës ose transaksionit.
Neni 260
Miratimi i Transaksioneve me Konflikt Interesi
1. Transaksionet ose kontratat e përshkruara në paragrafin 1 të nenit 259 të këtij ligji duhet të
miratohen me shumicën e votave të Ortakëve të Përgjithshëm të Ortakërisë apo me shumicën
e votave të anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të Korporatës.
2. Pavarësisht nga paragrafi 1 i këtij neni, një Korporatë me anë të Statutit mund të përcaktojë
miratimin e kontratave ose transaksioneve me konflikt interesi me shumicën e votave apo me
metodë tjetër të votimit të Aksionarëve të cilët nuk kanë një interes personal, financiar ose
material në kontratën ose transaksionin mbi te cilin votohet, por në asnjë rast Statuti nuk mund
të anashkalojë kërkesën e paragrafit 1 të këtij neni, që transaksioni të miratohet së paku nga
shumica e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të Korporatës.
3. Personat me konflikt interesi, të përcaktuar në paragrafin 1 të nenit 259 të këtij ligji, nuk mund
të marrin pjesë në votimin për miratimin e kontratës apo transaksionit me konflikt interesi sipas
këtij neni dhe nuk llogariten në kuorum.
Neni 261
Detyrimi për të Paraqitur Konfliktin e Interesit
1.Personate përcaktuar në paragrafin 1 të nenit 258 të këtij ligji do të njoftojë Ortakërinë
ose Korporatën sa herë që kanë një interes personal në një Shoqëri Tregtare që është në
konkurrencë me Ortakërinë ose Korporatën, ose në një kontratë ose transaksion ndaj të cilit
zbatohen neni 259 ose neni 261të këtij ligji. Ky njoftim duhet të bëhet në kohën kur personi
punësohet, zgjidhet ose emërohet në një pozitë sipas paragrafit 3 të nenit 258 të këtij ligji, ose
menjëherë në kohën kur ai vjen në dijeni të interesit financiar ose personal në një transaksion
me konflikt interesi sipas nenit 259 të këtij ligji. Po ashtu, njoftimi përkatës bëhet në kohën
kur një vendim ose transaksion përkatës është në diskutim nga drejtorët, zyrtarët, ortakët ose
aksionarët.
2. Zbulimi i konfliktit të interesit duhet të përfshijë të gjitha faktet materiale të natyrës së
konfliktit të interesit duke përfshirë, pozitën e personit dhe interesin pronësor në Ortakërinë
apo Korporatën përkatëse si dhe nëse është e aplikueshme, pozitën e personit dhe interesin
pronësor në Shoqërinë tjetër Tregtare të përfshirë dhe detaje rreth shumës së kontratës ose
transaksionit dhe detaje të tjera duke përfshirë, nëse është e zbatueshme, çfarëdo pasurie
ose shërbimi që do të blihet, shitet, shkëmbehet apo disponohet në një mënyrë tjetër si dhe
përfitimet potenciale nga kontrata ose transaksioni.
3. Në rastin e një Ortakërie njoftimi duhet të bëhet para Ortakëve të Ortakërisë.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
165
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
4. Në rastin e një Korporate, njoftimi i tillë duhet të bëhet para Bordit të Drejtorëve dhe çdo
veprim i Bordit të Drejtorëve që miraton ose ratifikon një transaksion të tillë do të raportohet nga
kryetari i Bordit të Drejtorëve para aksionarëve në kuvendin e radhës të aksionarëve, si dhe
do të raportohet në pasqyrat vjetore financiare të Korporatës që mbulojnë periudhën në fjalë.
5. Zbulimi i kontratës ose transaksionit me konflikt interesi në rastin e Korporatave gjithashtu
publikohet si pjese e raportimit vjetor financiar ne pajtim me standardet ndërkombëtare te
raportimit financiar (SNRF) sipas legjislacionit në fuqi për raportimin financiar dhe duhet të
përfshijë të gjitha faktet materiale të natyrës së konfliktit të interesit duke përfshirë, pozitën e
personit dhe interesin pronësor në Ortakërinë apo Korporatën përkatëse si dhe nëse është e
aplikueshme, pozitën e personit dhe interesin pronësor në Shoqërinë tjetër Tregtare të përfshirë
dhe detaje rreth kontratës ose transaksionit dhe detaje të tjera duke përfshirë, nëse është e
zbatueshme, çfarëdo pasurie ose shërbimi që do të blihet, shitet, shkëmbehet apo disponohet
në një mënyrë tjetër si dhe përfitimet potenciale nga kontrata ose transaksioni.
6. Në rastin e Korporatave, brenda shtatëdhjetë e dy (72) orëve nga përmbyllja e një transaksioni
me konflikt interesi me vlerë prej dhjetë përqind (10%) ose më shumë të të gjitha aseteve të
Korporatës, të gjitha faktet materiale lidhur me kontratën ose transaksionin me konflikt interesi
do të zbulohen plotësisht në uebfaqet e tyre dhe do të vendosen në dispozicion të publikut
në adresën e regjistruar. Ky zbulim duhet të përfshijë të gjitha faktet materiale të natyrës së
konfliktit të interesit duke përfshirë, pozitën e personit dhe interesin pronësor në Ortakërinë
apo Korporatën përkatëse si dhe nëse është e aplikueshme, pozitën e personit dhe interesin
pronësor në Shoqërinë tjetër Tregtare të përfshirë dhe detaje rreth kontratës ose transaksionit
dhe detaje të tjera duke përfshirë, nëse është e zbatueshme, çfarëdo pasurie ose shërbimi që
do të blihet, shitet, shkëmbehet apo disponohet në një mënyrë tjetër si dhe përfitimet potenciale
nga transaksioni.
Neni 262
Vlerësimi i Pavarur i Transaksioneve me Konflikt Interesi
Të paktën pesëmbëdhjetë (15) ditë para votimit të një kontrate ose transaksioni me konflikt
interesi me vlerë prej dhjetë përqind (10%) ose më shumë të të gjitha aseteve të Korporatës,
duhet të merret një vlerësim i shkruar i pavarur mbi kushtet kryesore të kontratës ose transaksionit
me konflikt të interesit nga një këshilltar i jashtëm dhe i pavarur financiar që gjithashtu duhet të
vlerësojë nëse kontrata ose transaksioni është në përputhje me kushtet e tregut.
Neni 263
Qasja ne Dokumentacionin qe Ndërlidhet me Kontratat ose Transaksionet me Konflikt
interesi
1. Te gjithë Ortakët apo Aksionarët, pavarësisht numrit të Kuotave apo Aksioneve që i mbajnë
në Ortakëri ose Korporatë, të cilët kanë për qëllim të dorëzojnë padi pranë gjykatës kompetente
sipas nenit 259 të këtij ligji kanë të drejtë të plotë të qasjes në dokumentacionin në posedim të
Ortakërisë ose Korporatës gjatë përgatitjes së padisë së tyre dhe para parashtrimit të padisë
në gjykatën kompetente.
2. Shpenzimet administrative që ndërlidhen me kopjimin, transportimin ose ruajtjen e këtij
dokumentacioni mbulohen nga vetë Ortakët ose Aksionarët që kanë për qëllim dorëzimin e
padisë.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
166
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
Neni 264
Paditë e Drejtpërdrejta
1. Një Ortak në një Ortakëri ose Aksionar në një Korporatë ka të drejtë të paraqesë padi në
gjykatën kompetente ose në institucionet alternative për zgjidhjen e kontesteve në emrin e
tij, kundër cilitdo personi të përcaktuar në nenin 258 të këtij ligji, për të kompensuar dëmet e
shkaktuara ndaj tij nga shkeljet e detyrave sipas këtij ligji apo ndonjë ligj tjetër në fuqi.
2. Padia mund të parashtrohet nga një person në emër të vet ose nga dy ose më shumë
persona, që veprojnë së bashku, në emrat e tyre.
Neni 265
Paditë Derivative
1. Aksionari në një Korporatë ka të drejtë të paraqesë padi në gjykatën kompetente ose në
institucionet alternative për zgjidhjen e kontesteve në emër të Korporatës kundër çdo personi
të përcaktuar në nenin 258 të këtij ligji për të kompensuar dëmet ndaj Korporatës të shkaktuara
nga shkelja e detyrimeve ndaj Korporatës sipas këtij ligji ose ndonjë ligj tjetër në fuqi.
2. Padia mund të parashtrohet sipas këtij neni, vetëm në rastet në të cilat:
2.1. Pretendohen dëmtime ose shkelje e detyrë ndaj vetë Korporatës;
2.2. Paditësi ka qenë Aksionar në kohën e veprimeve për të cilat bëhet padia, ose veprimeve
që e kanë fituar këtë status për shkak të transferimit të Aksioneve nga një person i cili ka
qenë Aksionar në kohën kur kanë ndodhur veprimet për të cilat bëhet padia;
2.3. Paditësi i ka kërkuar më parë me shkrim Korporatës për të paraqitur padinë dhe
kjo kërkesë është refuzuar nga Korporata ose Korporata nuk është përgjigjur brenda
tridhjetë (30) ditëve.
2.4. Në rastin e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar kërkesa duhet t’u drejtohet të
gjithë drejtorëve ose personave të tjerë të cilët kanë autoritetin për të paraqitur padinë,
dhe në një Shoqëri Aksionare kërkesa duhet t’i drejtohet Bordit të drejtorëve.
3.Kompensimi i dëmit që mund të rezulton nga një padi derivative është pronë e Korporatës, kurse
paditësit i cili ka paraqitur padinë i paguhen shpenzimet e tij të arsyeshme, duke përfshirë tarifat ligjore,
nga kompensimi i paguara nga të paditurit. Shuma e shpenzimeve të tilla duhet të miratohet nga gjykata.
PJESA E NJËMBËDHJETË
DISPOZITAT KALIMTARE E PËRFUNDIMTARE
Neni 266
Dispozitat kalimtare
1. Kërkesa për publikimin e Marrëveshjeve të Ortakërisë, Statuteve dhe Memorandumeve të
Inkorporimit nga ARBK-ja në pajtim me nenin 22, paragrafi 1, nën-paragrafi 1.11 të këtij ligji hyn
në fuqi brenda një (1) viti pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
167
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
2. Deri në miratimin e aktit nënligjor të përcaktuar në Nenin 17, paragrafi 12 të këtij ligji dhe
formularëve të regjistrimit sipas Nenit 9 të këtij ligji, vazhdojnë të aplikohen kërkesat dhe
formularët ekzistues sipas Ligjit Nr. 02/L-123 për Shoqëritë Tregtare dhe Ligjit Nr. 04/L-006 për
Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-123 për Shoqëritë Tregtare.
3. Të gjitha Shoqëritë Tregtare aktualisht të regjistruara në ARBK si dhe Shoqëritë Tregtare që
regjistrohen gjatë periudhës kalimtare të përcaktuar në paragrafin 2 të këtij neni obligohen të zbatojnë
kërkesat e këtij ligji brenda tre (3) vitesh miratimit të aktit nënligjor për procedurat e regjistrimit sipas
Nenit 17, paragrafi 12 të këtij ligji. ARBK-ja, në bashkëpunim me organet tjera të administratës
shtetërore, duhet të kontaktojnë të gjitha Shoqëritë Tregtare ekzistuese për të siguruar që të dhënat
e shënuara në regjistër të jenë të përditësuara. Të gjitha Shoqëritë Tregtare ekzistuese do të jenë
të obliguara të zbatojnë këtë kërkesë, ose në të kundërtën do të futen në një listë të Shoqërive
Tregtare pasive pas skadimit të periudhës tre (3) vjeçare të përcaktuar në këtë nen.
4. Gjatë periudhës tranzitore tre (3) vjeçare, ARBK obligohet të pajisë të gjitha Shoqëritë
Tregtare ekzistuese me numër unik.
Neni 267
Aktet nënligjore të zbatueshme deri në nxjerrjen e akteve të reja nënligjore
Me kusht që mos të jenë në kundërshtim me këtë ligj dhe deri në nxjerrjen e akteve të reja
nënligjore për zbatimin e duhur të këtij ligji, aktet nënligjore të zbatueshme do të vazhdojnë të
mbesin në fuqi si në vijim:Udhezimi Administrativ Nr-03/2015 për Përcaktimin e Taksave për
Shërbimet e Ofruara nga Agjencioni për Regjistrimin e Bizneseve.
Neni 268
Nxjerrja e akteve nën-ligjore
Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në dispozitën përkatëse më të cilën autorizohet nxjerrja
e një akti nënligjor, Qeveria/Ministria do të nxjerrin aktet nënligjore të përcaktuara me këtë Ligj
në afat kohor prej një (1) viti nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Neni 269
Shfuqizimi i ligjeve të mëhershme
Ky ligj shfuqizon Ligjin Nr. 02/L-123 për Shoqëritë Tregtare dhe Ligjin Nr. 04/L-006 për
Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-123 për Shoqëritë Tregtare.
Neni 270
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi ne ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.
Ligji Nr. 06/L -016
15 mars 2018
Ligji shpallet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, duke u bazuar në nenin 80
paragrafi 5 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 24 MAJ 2018, PRISHTINË
168
LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE