GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË
31
LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL
LIGJI NR. 06/L- 026
PËR AZIL
Kuvendi i Republikës së Kosovës,
Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Miraton:
LIGJ PËR AZIL
KAPITULLI I
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME DHE PARIMET THEMELORE
Neni 1
Qëllimi i ligjit
1. Ky ligj rregullon kushtet dhe procedurat për njohjen e statusit të refugjatit, mbrojtjes plotësuese,
mbrojtjes së përkohshme, statusin, të drejtat dhe detyrimet e aplikueseve, personave me
status refugjati, si dhe personave të cilëve iu është lejuar mbrojtja plotësuese dhe mbrojtja e
përkohshme.
2. Ky ligj ka për qëllim që të harmonizohet me:
2.1. Direktivën Nr. 2013/33/EU e Parlamentit dhe Këshillit Evropian e datës 26
qershor 2013 për Vendosjen e Standardeve të Pranimit të Aplikuesve për Mbrojtje
Ndërkombëtare;
2.2. Direktivën Nr.2013/32/EU Parlamentit dhe Këshillit Evropian e datës 26 qershor 2013
mbi Procedurat e Përbashkëta për Dhënien dhe Tërheqjen e Mbrojtjes Ndërkombëtare;
2.3. Direktivën Nr.2001/55/EC e Këshillit e datës 20 korrik 2001 mbi Standardet
Minimale për Dhënien e Mbrojtjes Ndërkombëtare në rast të Fluksit Masiv të Personave
të Zhvendosur dhe mbi Masat që Promovojnë një Balans të Përpjekjeve të Shteteve
Anëtare në Pranimin e Personave të Tillë dhe Bartjen e Pasojave nga kjo;
2.4. Direktivën Nr. 2011/95/EU e Parlamentit dhe Këshillit Evropian e datës 13 dhjetor
2011 mbi Standardet për Kualifikim të Shtetasve të Vendeve të Treta apo Personave
pa Shtetësi si Përfitues të Mbrojtjes Ndërkombëtare për një Status Unik për Refugjatët
apo për Persona të Përshtatshëm për Mbrojtje Ndërkombëtare si dhe për Përmbajtjen
e Mbrojtjes së Dhënë;
2.5. Direktiva Nr.2011/51 / BE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e 11 majit 2011 për
Ndryshimin e Direktivës së Këshillit 2003/109 / EC për Zgjerimin e Fushëveprimit të saj
për Përfituesit e Mbrojtjes Ndërkombëtare;
2.6. Direktiva Nr. 2003/86/EC e Këshillit të Bashkimit Evropian e datës 22 shtator 2003
mbi të Drejtën e Ribashkimit Familjar.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË
32
LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL
Neni 2
Fushëveprimi
Ky ligj do të zbatohet për të gjithë shtetasit e huaj dhe personat pa shtetësi të cilët kanë deklaruar
qëllimin për të aplikuar për mbrojtje ndërkombëtare në territorin e Republikës së Kosovës, duke
përfshirë kufirin në ujërat territoriale ose në zonat e transitit, për aq kohë sa atyre u lejohet të
qëndrojnë në territorin e Republikës së Kosovës si aplikues për mbrojtje ndërkombëtare, si
dhe për anëtarët e familjes, në qoftë se ata janë përfshirë në aplikacionin e tillë për mbrojtje
ndërkombëtare në përputhje me këtë ligj.
Neni 3
Përkufizimet
1. Shprehjet dhe shkurtesat e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim:
1.1. Ministria - Ministria e Punëve të Brendshme;
1.2. DSHAM - Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migrim në kuadër të MPB-së;
1.3. KKR - Komisioni Kombëtar për Refugjatë;
1.4. DMH - Drejtoria për Migrim dhe të Huaj në Policinë e Kosovës;
1.5. UNHCR - Komisariati i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë;
1.6. Aplikues - çdo shtetas i huaj, apo person pa shtetësi, i cili ka aplikuar për mbrojtje
ndërkombëtare dhe për të cilën ende nuk është marrë një vendim i formës së prerë;
1.7. Aplikacion për mbrojtje ndërkombëtare ose aplikacion - aplikimin për mbrojtje
të parashtruar nga shtetasi i një shteti të huaj apo person pa shtetësi, që mund të
kuptohet se kërkon status të refugjatit ose mbrojtje plotësuese, dhe që nuk kërkon
shprehimisht lloj tjetër të mbrojtjes jashtë fushëveprimit të këtij ligji, për të cilat mund të
parashtrohet aplikacion i veçantë;
1.8. Aplikacion i mëvonshëm - do të thotë një aplikacion tjetër për mbrojtje
ndërkombëtare e parashtruar pas vendimit përfundimtar mbi aplikacionin e mëparshëm,
duke përfshirë edhe rastet kur parashtruesi ka tërhequr qartas aplikacionin e tij dhe
rastet kur organi kompetent ka refuzuar aplikacionin pas tërheqjes së saj të nënkuptuar
në përputhje me ketë Ligj;
1.9. I huaji - çdo person fizik i cili nuk është shtetas i Republikës së Kosovës;
1.10. Shtetas i huaj - çdo person i cili nuk është shtetas i Republikës së Kosovës dhe
i cili ka shtetësi të huaj;
1.11. Person pa shtetësi - personi i cili nuk konsiderohet shtetas i asnjë shteti në
kuadër të fushëveprimit të ligjeve të tij;
1.12. Mbrojtje ndërkombëtare –refugjat siç është përcaktuar në nenin 3 nën-paragrafi
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË
33
LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL
1.18. dhe mbrojtjen plotësuese të referuar në nenin 3 nën-paragrafi 1.19. të këtij ligji;
1.13. Përfitues i mbrojtjes ndërkombëtare – personin të cilit i është njohur statusi i
refugjatit apo mbrojtjes plotësuese në pajtim me nën-paragrafin 1.18. të nenit 3 dhe
nën-paragrafit 1.19. të nenit 3 të këtij ligji;
1.14. Statusi i refugjatit - njohja e statusit të refugjatit për shtetasin e huaj apo personin
pa shtetësi nga Republika e Kosovës;
1.15. Statusi i mbrojtjes plotësuese - njohja e statusit të mbrojtjes plotësuese për
shtetasin e huaj apo personin pa shtetësi nga Republika e Kosovës;
1.16. Person i kualifikuar për mbrojtje plotësuese - shtetasi i huaj apo personi pa
shtetësi që përmbush kriteret sipas këtij neni;
1.17. Tërheqja e mbrojtjes ndërkombëtare - vendimin nga organi kompetent për
revokimin, ndërprerjen apo refuzimin e ripërtëritjes së statusit të refugjatit apo mbrojtjes
plotësuese në pajtim me këtë ligj;
1.18. Refugjat - personi i cili për shkak të frikës së bazuar mirë për të qenë i persekutuar
për arsye të racës, religjionit, kombësisë, bindjes politike apo përkatësisë së grupit
të caktuar shoqëror, është jashtë vendit të shtetësisë dhe nuk ka mundësi apo për
shkak të frikës së tillë nuk ka dëshirë të përfitojë mbrojtjen e atij vendi, apo personin pa
shtetësi i cili duke qenë jashtë vendit të banimit të mëparshëm të rregullt për arsye të
njëjta siç përmenden më lartë, nuk ka mundësi apo, për shkak të frikës së tillë nuk ka
dëshirë të kthehet në atë vend:
1.18.1. koncepti i racës në veçanti do të përfshijë konsideratën ndaj ngjyrës,
prejardhjes, apo përkatësisë së ndonjë grupi të veçantë etnik;
1.18.2. koncepti i religjionit në veçanti do të përfshijë mbajtjen e besimeve teiste,
jo-teiste dhe ateiste, pjesëmarrjen në apo abstenimin nga ritualet religjioze
në hapësira private apo publike, qoftë i vetëm apo në bashkësi me të tjerët,
aktet e tjera religjioze apo shprehjen e pikëpamjeve, ose format personale apo
kolektive të sjelljeve të bazuara në besimin religjioz apo të urdhëruara nga
çfarëdo besimi religjioz;
1.18.3. koncepti i kombësisë nuk do të kufizohet në shtetësi apo në mungesën
e saj, po në veçanti do të përfshijë përkatësinë në një grup të përcaktuar nga
identiteti kulturor, etnik apo linguistik, nga origjina gjeografike apo politike apo
nga marrëdhënia e grupit të tillë me popullatën e shtetit tjetër;
1.18.4. grupi do të konsiderohet të krijojë grupin e veçantë shoqëror kur në
veçanti:
1.18.4.1. pjesëtarët e atij grupi ndajnë një karakteristikë të lindur apo një
të kaluar të përbashkët që nuk mund të ndryshohet, ose ndajnë ndonjë
karakteristikë apo besim që është aq esencial për identitetin apo vetëdijen
sa që personi nuk duhet të detyrohet të heq dorë nga e njëjta; dhe
1.18.4.2. ai grup ka identitet të dalluar në vendin relevant, për shkak
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË
34
LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL
se i njëjti është i perceptuar si i ndryshëm nga shoqëria që e rrethon.
Varësisht nga rrethanat në vendin e origjinës, një grup i veçantë social
mund të përfshijë një grup të bazuar në karakteristikat e përbashkëta
të orientimit seksual. Orientimi seksual nuk mund të kuptohet që duhet
të përfshijë akte që konsiderohen të jenë kriminale në pajtim me ligjin
vendor të Republikës së Kosovës. Aspektet e lidhura me moshën,
përfshirë identitetin gjinor, duhet t’i jepet konsideratë e duhur me qëllim
të përcaktimit të anëtarësisë së grupit të veçantë social ose identifikimit
të një karakteristike të një grupi të tillë.
1.18.5. koncepti i pikëpamjes politike në veçanti do të përfshijë mbajtjen e
opinionit, mendimit apo besimit në çështjen që ka të bëjë me akterët potencial
të persekutimit të përmendur në nën-paragrafin 1.35. të këtij neni dhe me
politikat apo metodat e tyre, pavarësisht nëse opinioni, mendimi apo besimi i
tillë është shprehur nga aplikuesi;
1.18.6. gjatë vlerësimit nëse aplikuesi ka frikë të bazuar mirë nga të qenit i
persekutuar, është e parëndësishme nëse aplikuesi ka karakteristikat racore,
religjioze, kombëtare, sociale apo politike të cilat e provokojnë persekutimin, me
kusht që karakteristika e tillë i atribuohet aplikuesit nga akterët e persekutimit.
1.19. Mbrojtja plotësuese - është mbrojtje që i afrohet shtetasit të huaj apo personit pa
shtetësi edhe pse nuk i përmbush kriteret e përcaktimit të statusit të refugjatit, ka arsye
serioze dhe të bazuara të mendohet se në rast të kthimit të tij në vendin e origjinës apo
të prejardhjes, apo në rastin e personit pa shtetësi në vendin e tij apo të saj të banimit
të mëparshëm të rregullt, ai rrezikon realisht të përballet me cenime të rënda dhe nuk
ka mundësi apo për shkak të rrezikut të tillë nuk dëshiron të përfitojë nga mbrojtja e atij
vendi. Cenime të rënda konsiderohen:
1.19.1. dënimi me vdekje apo ekzekutimi;
1.19.2. tortura apo trajtimi ose dënimi çnjerëzor apo degradues i aplikuesit në
vendin e origjinës; apo
1.19.3. kërcënimi serioz dhe individual ndaj jetës së një civili apo personi për
shkak të dhunës pa dallim në situata të konfliktit të armatosur ndërkombëtar
apo të brendshëm.
1.20. Mbrojtja e përkohshme - mbrojtja e përkohshme dhe e menjëhershme sipas
një procedure të veçantë që i jepet personave të zhvendosur nga vendet e treta në
raste të flukseve masive dhe të menjëhershme të cilët nuk mund të kthehen në vendin
e origjinës, në veçanti nëse ekziston rreziku se sistemi i mbrojtjes ndërkombëtare do
ta ketë të pamundur të procedoj pa efekte të dëmshme për operimin efikas të tij, me
interes të personave në fjalë dhe personave tjerë të cilët kërkojnë mbrojtje;
1.21. Personat e zhvendosur - shtetasit e huaj apo personat pa shtetësi të cilët është
dashur ta lënë vendin ose rajonin e tyre të origjinës, ose janë larguar, në veçanti si
rezultat i një apeli nga organizatat ndërkombëtare, dhe nuk janë në gjendje për t’u
kthyer në kushte të sigurta dhe të qëndrueshme për shkak të gjendjes mbizotëruese në
atë vend, i cili mund të bie brenda fushës së nenit 1A të Konventës së Gjenevës apo
akteve tjera ndërkombëtare ose kombëtare për dhënien e mbrojtjes ndërkombëtare:
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË
35
LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL
1.21.1. personat që kanë ikur nga zonat e konfliktit të armatosur ose dhuna
endemike (rajonale);
1.21.2. personat në rrezik serioz, ose që kanë qenë viktima të shkeljeve
sistematike apo të përgjithësuar të të drejtave të njeriut.
1.22. Fluksi i madh – nënkupton arritjen në komunitet të një numri të madh të personave
të zhvendosur, të cilët vijnë nga një vend specifik ose rajon gjeografik specifik, pa
dallim, nëse arritja e tyre në Komunitet ka qenë spontane apo e ndihmuar;
1.23. Konventa e Gjenevës - Konventa e Gjenevës së 28 Korrikut të vitit 1951 në
lidhje me statusin e refugjatëve dhe protokollin e saj të vitit 1967 në lidhje me statusin
e refugjatëve;
1.24. Vendi i origjinës - vendi i shtetësisë së shtetasit të huaj apo vendi në të cilin
personi pa shtetësi kishte vendbanimin e fundit;
1.25. Anëtarë të familjes - përfshijnë ashtu siç ekzistonte familja në vendin e origjinës,
apo e krijuar gjatë largimit apo pas arritjes në vendin e azilit, anëtarët vijues të familjes
së aplikuesit, përfituesit të statusit të refugjatit apo mbrojtjes plotësuese të cilët
janë të pranishëm në Republikën e Kosovës, në raport me aplikacionin për mbrojtje
ndërkombëtare:
1.25.1. bashkëshorti/ja i/e aplikuesit përfituesit të statusit të refugjatit apo
mbrojtjes plotësuese apo partneri i tij/saj i/e pa martuar në marrëdhënie të
qëndrueshme, kur legjislacioni apo praktika e shtetit përkatës në fjalë i trajton
çiftet e pamartuara në mënyrë të krahasueshme me çiftet e martuara sipas
Ligjit për të Huaj;
1.25.2. fëmijët e mitur të çiftit të referuar në nën nën-paragrafin 1.25.1 të këtij
neni të aplikuesit dhe përfituesit të mbrojtjes ndërkombëtare me kusht që ata
të jenë të pamartuar dhe të varur, dhe pavarësisht nëse ata janë lindur në apo
jashtë martesës apo janë të adoptuar siç definohet në legjislacionin në fuqi;
1.25.3. babai, nëna ose ndonjë i rritur tjetër përgjegjës për aplikuesin, përfituesin
e mbrojtjes ndërkombëtare qoftë nga ligji apo nga praktika e Republikës së
Kosovës, kur ai aplikues ose përfitues është fëmijë i pamartuar.
1.26. Fëmijë - shtetasi i huaj apo personi pa shtetësi nën moshën tetëmbëdhjetë (18)
vjeçare;
1.27. Fëmijë i pashoqëruar/i ndarë - shtetasi i huaj apo personi pa shtetësi, nën
tetëmbëdhjetë (18) vjeç, i cili hyn në territorin e Republikës së Kosovës pa qenë i
shoqëruar nga prindi apo nga kujdestari primar sipas ligjit apo traditës zakonore, dhe
përderisa ai nuk është nën kujdesin efektiv të personit të tillë. Fëmija i pashoqëruar
përfshinë edhe fëmijën e lënë vetëm, pas hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës.
Fëmiu i ndarë jodomosdoshmërisht është i ndarë nga persona të afërm të tjerë;
1.28. Personat e cenueshëm – siç janë të miturit, të miturit e pashoqëruar, personat
me aftësi të kufizuar, personat e moshuar, gratë shtatzëna, prindër të vetëm me fëmijë
të mitur, viktima të trafikimit të qenieve njerëzore, persona me sëmundje të rënda,
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË
36
LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL
persona me çrregullime mendore dhe persona të cilët kanë qenë objekt i torturës,
përdhunimit apo ndonjë forme tjetër të dhunës psikologjike, fizike apo seksuale, siç
janë viktimat e gjymtimeve të organeve gjenitale femërore;
1.29. Aplikuesi me nevoja të veçanta procedurale dhe të pritjes - personi në pozitë
të cenueshme që ka nevojë për mbrojtje të veçantë në mënyrë që t’i gëzojë të drejtat
dhe t’i përmbush detyrimet e tij gjatë procedurës së përcaktimit të statusit mbrojtës në
pajtim me këtë ligj;
1.30. Leje qëndrimi – çdo dokument i lëshuar nga autoritetet e Republikës së Kosovës
që lejojnë qëndrimin e ligjshëm të të huajit në territor, me përjashtim të:
1.30.1. vizave;
1.30.2. lejeve të lëshuara në pritje të shqyrtimit të kërkesave për leje qëndrim
apo mbrojtje ndërkombëtare.
1.31. Përfaqësues ligjorë - përfaqësuesi të cilin e cakton Ligji apo organi shtetëror
për aplikuesin, i cili nuk ka zotësi për të vepruar dhe i cili vepron në emër dhe llogari të
aplikuesit për të gjithë procedurën e përcaktimit të statusit të mbrojtjes apo vetëm për
kryerjen e një veprimi të caktuar procedural, përveç rastit kur me ligj kërkohet që vet
pala personalisht të kryej një veprim të caktuar procedural;
1.32. Përfaqësues i autorizuar - përfaqësuesi i cili vepron në emër dhe për llogari të
aplikuesit për të gjithë procedurën e përcaktimit të statusit të mbrojtjes apo vetëm për
kryerjen e një veprimi të caktuar procedural, përveç rastit kur me ligj kërkohet që vet
pala personalisht të kryej një veprim të caktuar procedural;
1.33. Organi kompetent - Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migrim, Komisioni
Kombëtar për Refugjatë dhe gjykata kompetente në përputhje me Ligjin për Gjykatat
përveç nëse në dispozita të këtij ligji është përcaktuar ndryshe;
1.34. Aktet e persekutimit - aktet të cilat konsiderohen si përndjekje nga arsyet e
përcaktuara në nën-paragrafin 1.18. të këtij neni, përveç tjerash nënkuptojnë:
1.34.1. akt mjaftueshëm serioz për nga natyra ose përsëritja, ose veprimi i
cili paraqet shkelje serioze të të drejtave themelore të njeriut posaçërisht
të të drejtave të cilat nuk mund të kufizohen sipas nenit 15, paragrafin 2. të
Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore;
1.34.2. ose të jenë akumulim i masave të ndryshme, përfshirë shkeljet e të
drejtave të njeriut që janë aq të rënda sa që ndikojnë në individin në mënyrë të
ngjashme siç parashihet në nën nën-paragrafin 1.34.1. të këtij neni.
1.35. Aktet e persekutimit nga nën nën-paragrafi 1.35.1. i këtij neni përfshijnë:
1.35.1. dhunën fizike apo mendore duke përfshirë edhe dhunën seksuale;
1.35.2. masat ligjore, administrative, policore ose gjyqësore të cilat në vetvete
janë diskriminuese ose të cilat zbatohen në mënyrë diskriminuese;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË
37
LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL
1.35.3. përndjekjet gjyqësore ose dënimet gjyqësore të cilat janë jo
proporcionale ose diskriminuese;
1.35.4. kufizimin e ndihmës gjyqësore, që rezulton në një dënim diskriminues
dhe keqtrajtues;
1.35.5. përndjekjet ose dënimet gjyqësore që ndërlidhen me refuzimin e kryerjes
së obligimit ushtarak në rast të konflikteve, kur kryerja e shërbimeve ushtarake
do të përfshinte krime apo akte që bien në fushëveprimtarinë e arsyeve për
përjashtim siç është e përcaktuar në nenin 8 të këtij ligji;
1.35.6. veprimet të cilat për nga natyra në veçanti ndërlidhen me gjininë ose
fëmijët.
1.36. Akterët e persekutimit apo cenimit serioz:
1.36.1. akterët e persekutimit apo cenimit në kuptim të, nën-paragrafit 1.18. të
këtij neni përfshijnë:
1.36.1.1. shtetin;
1.36.1.2. palët apo organizatat të cilat kontrollojnë shtetin apo një pjesë
të konsiderueshme të territorit të shtetit;
1.36.1.3. akterët jo shtetëror nëse mund të dëshmohet se akterët në nën
nën-paragrafët 1.36.1.1. dhe 1.36.1.2. të këtij neni, përfshirë organizatat
ndërkombëtare, nuk kanë mundësi apo nuk kanë vullnet që të ofrojnë
mbrojtje nga persekutimi apo lëndimi serioz.
1.37. Akter mbrojtës - konsiderohet:
1.37.1. mbrojtja nga persekutimi në kuptim të nën-paragrafit 1.18. të këtij neni,
mund të sigurohet nga:
1.37.1.1. shteti;
1.37.1.2. palët apo organizatat, përfshirë organizatat ndërkombëtare të
cilat kontrollojnë shtetin apo një pjesë të konsiderueshme të territorit të
shtetit;
1.37.1.3. mbrojtja kundër persekutimit ose dëmtimit të rëndë duhet të jetë
efektive dhe jo e natyrës së përkohshme. Një mbrojtje e tillë përgjithësisht
jepet kur akterët e përcaktuar në nën nën-paragrafët 1.37.1.1. dhe
1.37.1.2. të këtij neni, ndërmarrin hapa të arsyeshëm të parandalojnë
nga persekutimi apo vuajtja nga dëmtimi i rëndë, inter alia, nga operimi
i një sistemi ligjor efektiv për hetimin, ndjekjen dhe dënimin e akteve që
përbëjnë persekutime ose dëmtime të rënda, dhe kur aplikuesi ka qasje
në një mbrojtje të tillë.
1.38. Kushtet e pranimit - të gjitha masat që Republika e Kosovës ndërmerr në favor
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË
38
LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL
të aplikuesit për mbrojtje ndërkombëtare në përputhje me këtë ligj;
1.39. Kushtet materiale të pranimit -kushtet e pranimit që përfshijnë strehimin,
ushqimin dhe veshmbathjet e dhëna në natyrë ose në formën e ndihmës financiare për
shpenzimet e përditshme;
1.40. Mbetet në shtet - qëndrimin në territor, duke përfshirë në kufi apo zonat e transitit,
të Republikës së Kosovës, ku ka parashtruar aplikacion ose është duke u shqyrtuar
aplikacioni për mbrojtje ndërkombëtare;
1.41. Qendra për Azil - çdo vend që përdoret për pranimin dhe akomodimin kolektiv të
aplikueseve për mbrojtje ndërkombëtare;
1.42. Ndalim – nënkupton ndalimi i një aplikuesi nga organi kompetent në një vend të
veçantë, ku aplikuesi është i privuar nga liria e lëvizjes;
1.43. vendimi përfundimtar ose i formës së prerë - do të thotë vendimi për dhënien
ose jo shtetasit të vendit të tretë ose personit pa shtetësi statusin e refugjatit ose
mbrojtjes plotësuese;
1.44. “BE”- Bashkimi Evropian;
1.45. ”EASO”- Zyra Mbështetëse Evropiane për Azil.
Neni 4
Mbrojtja e integritetit familjar
1. Në pajtim me këtë ligj, gjatë procedurës dhe pas përfundimit të shqyrtimit të aplikacionit,
organet kompetente duhet të ndërmarrin të gjitha masat me qëllim të ruajtjes së unitetit të
familjes.
2. Organi kompetent duhet të sigurohet se në rastet kur anëtarët e familjes së përfituesit të
mbrojtjes nuk kualifikohen individualisht për një mbrojtje të tillë, ata përfitojnë nga statuset
derivative (rrjedhëse) të refugjatit në pajtim me Ligjin për të Huaj.
3. Përjashtimisht nga paragrafët 1. dhe 2. të këtij neni, anëtarët e familjes të cilëve u është
revokuar, përfunduar ose refuzuar statusi i refugjatit ose ekzistojnë rrethana për përjashtim nga
statusi i refugjatit në pajtim me këtë ligj.
4. Përfitimet nga paragrafët 1. dhe 2. të këtij neni, mund të refuzohen, të zvogëlohen ose të
merren për arsye që ndërlidhen me sigurinë kombëtare ose rendin publik.
Neni 5
Ndalimi i dëbimit ose i kthimit (Non -refoulement)
1. Republika e Kosovës nuk duhet ta dëbojë ose ta kthejë aplikuesin, refugjatin, personin nën
mbrojtje plotësuese apo personin nën mbrojtje të përkohshme në asnjë mënyrë në kufijtë e
territoreve, ku do t’i kërcënohet jeta apo liria e tij për arsye të racës, religjionit, përkatësisë
kombëtare, anëtarësisë në një grup të caktuar shoqëror apo bindjeve të tij politike.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË
39
LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL
2. Përfitimet nga paragrafi 1. i këtij neni nuk do të mund të kërkohen nga një aplikues refugjat,
person me mbrojtje plotësuese apo person nën mbrojtje të përkohshme, për të cilin ka arsye
të forta të mendohet se ai paraqet rrezik për sigurinë e Republikës së Kosovës apo i cili duke
qenë i dënuar me vendim të formës së prerë për një krim veçanërisht të rëndë, paraqet rrezik
për sigurinë e Republikës së Kosovës.
3. Në rastet nga paragrafi 2. i këtij neni, leja e qëndrimit do të revokohet për një person, por nuk
do të kthehet, të dëbohet ose do të ekstradohet për shkaqet që rrjedhin nga e drejta për jetë dhe
ndalimi i torturës, trajtimi mizor, çnjerëzor, poshtërues ose ndëshkimi.
Neni 6
Nevoja e mbrojtjes ndërkombëtare që lind sur place
1. Frika e bazuar mirë për persekutim apo rreziku real i përjetimit të lëndimit serioz mund të
bazohet në ngjarjet të cilat kanë ndodhur që nga koha kur aplikuesi e ka lëshuar vendin e
origjinës.
2. Frika e bazuar mirë për persekutim apo rreziku real i përjetimit të cenimit serioz mund të
bazohet në aktivitetet në të cilat aplikuesi ishte angazhuar që nga koha e lëshimit të vendit të
origjinës, në veçanti kur konstatohet që aktivitetet në fjalë paraqesin shprehje dhe vazhdimësi
të bindjeve apo orientimeve që mbizotërojnë në vendin e origjinës.
Neni 7
Njohja e statusit të refugjatit
1. Republika e Kosovës, i jep statusin e refugjatit shtetasit të huaj apo personit pa shtetësi, me
kërkesën e tij, i cili i plotëson kriteret e refugjatit të përcaktuara në nenin 3 nën paragrafi 1.18.
të këtij ligji.
2. Ministria do t’i lëshojë përfituesit të statusit të refugjatit leje të qëndrimit sapo t’i njihet statusi,
e cila duhet të jetë e vlefshme së paku tre (3) vjet, me mundësi vazhdimi, përveç nëse arsyet
imponuese të sigurisë shtetërore apo të rendit publik kërkojnë ndryshe.
Neni 8
Përjashtimi nga statusi i refugjatit
1. E drejta për status të refugjatit nuk do t’i njihet një personi, për të cilin ka arsye serioze të
konsiderohet se ai/ajo:
1.1. ka kryer krime kundër paqes, krime lufte ose krime kundër njerëzimit siç përcaktohen
në instrumentet ndërkombëtare të hartuara për të paraparë dispozita për krime të tilla;
1.2. ka kryer krim serioz jo-politik jashtë Republikës së Kosovës para pranimit të tij apo
saj si refugjat në Republikën e Kosovës;
1.3. është fajtor për akte që janë në kundërshtim me qëllimet apo parimet e Kombeve
të Bashkuara, siç parashihet në preambulë dhe nenet 1 dhe 2 të Kartës së Kombeve
të Bashkuara.
2. Paragrafi 1. i këtij neni, zbatohet ndaj personave të cilët nxisin apo në mënyrë tjetër marrin
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË
40
LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL
pjesë në kryerjen e krimeve ose akteve të lartcekura.
3. Statusi i refugjatit nuk do t’iu lejohet personave të cilët tashmë gëzojnë ndihmën ose
mbrojtjen e organeve dhe agjencive të Kombeve të Bashkuara, përveç mbrojtjes ose ndihmës
së Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë. Kur një mbrojtje ose ndihmë
e tillë ka pushuar për çfarëdo arsye, pa u vendosur definitivisht pozita e këtyre personave
në pajtim me rezolutat relevante të miratuara nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të
Bashkuara, këta persona në bazë të fakteve (ipso facto) kanë të drejtë të përfitojnë nga ky ligj.
4. Statusi i refugjatit nuk do t’u njihet personave, të cilëve të drejtat dhe detyrimet u janë të
njohura nga Republika e Kosovës ngjashëm sikur shtetasve të Republikës së Kosovës.
Neni 9
Dhënia e mbrojtjes plotësuese
1. Republika e Kosovës ia ofron mbrojtjen plotësuese shtetasit, të huaj apo personit pa shtetësi
i cili nuk i përmbush kriteret e përcaktimit të statusit të refugjatit, por i plotëson kriteret e
përcaktuara në përkufizimin e mbrojtjes plotësuese të parapara në nenin 3, nën-paragrafi 1.19.
të këtij ligji.
2. Sa më parë që është e mundur pasi që statusi i tyre është njohur, Ministria do t’iu lëshojë
përfituesve të statusit të mbrojtjes plotësuese një leje banimi e cila duhet të jetë e vlefshme së
paku një (1) vit me mundësi vazhdimi, përveç nëse arsyet imponuese të sigurisë shtetërore apo
të rendit publik kërkojnë ndryshe.
Neni 10
Përjashtimi nga mbrojtja plotësuese
1. E drejta për mbrojtje plotësuese nuk do t’i njihet personit, për të cilin ka arsye serioze të
konsiderohet se:
1.1. ka kryer krime kundër paqes, krime lufte ose krime kundër njerëzimit në kuptim të
dispozitave ndërkombëtare që përcaktojnë këto krime;
1.2. ka kryer krime të rënda;
1.3. është fajtor për akte që janë në kundërshtim me qëllimet apo parimet e Kombeve
të Bashkuara, siç parashihet në preambulë dhe nenet 1 dhe 2 të Kartës së Kombeve
të Bashkuara;
1.4. paraqet rrezik për bashkësinë ose për sigurinë e Republikës së Kosovës.
2. Paragrafi 1. i këtij neni, zbatohet ndaj personave të cilët nxisin apo në mënyrë tjetër marrin
pjesë në kryerjen e krimeve ose akteve të përcaktuara në nën-paragrafët 1.1., 1.2. dhe 1.3. të
këtij neni.
3. Mbrojtja plotësuese nuk do t’i jepet një personi i cili ka kryer një apo më tepër vepra penale
para se të hyjë në Republikën e Kosovës jashtë fushëveprimtarisë së paragrafit 1. të këtij neni,
të cilat vepra penale do të ishin të dënueshme me burgim nëse do të kryheshin në Republikën e
Kosovës dhe nëse ai apo ajo e lëshon vendin e tij apo saj të origjinës, vetëm për t’iu shmangur
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË
41
LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL
sanksioneve që rezultojnë nga këto krime.
Neni 11
Hyrja në Republikën e Kosovës
Shtetasit e huaj apo personat pa shtetësi të cilët deklarojnë qëllimet e tyre për parashtrimin e
aplikacionit për mbrojtje ndërkombëtare në Republikën e Kosovës, do të trajtohen si aplikues
në pajtim me këtë ligj, pra do t’iu lejohet të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës.
Neni 12
Ndihma për aplikuesit
1. Aplikuesi mund të kërkojë mbrojtje ndërkombëtare në një gjuhë të cilën ai ose ajo e kupton.
2. Aplikuesi në një afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh që nga paraqitja e aplikacionit, do
të informohet në një gjuhë të cilën e kupton, ose në mënyrë të arsyeshme supozohet se e
kupton lidhur me procedurën për përcaktim të statusit të mbrojtjes, të drejtat dhe detyrimet
në procedurën e tillë, si dhe për të drejtën që të kontaktoj UNHCR-në dhe ndonjë organizatë
joqeveritare të cilat iu ofrojnë ndihmë aplikuesve.
3. Organet kompetente do të sigurojnë që informatat e referuara në paragrafin 2. të këtij neni të
jenë në formë të shkruar dhe në një gjuhë që aplikuesi e kupton apo supozohet në mënyrë të
arsyeshme se e kupton. Po të jetë e nevojshme, informacioni i tillë mund të jepet edhe gojarisht.
4. Aplikuesi ka të drejtë të zgjedhë një përfaqësues, i cili do ta ndihmojë dhe ta përfaqësojë atë
gjatë procedurës për përcaktimin e mbrojtjes ndërkombëtare, me shpenzime të aplikuesit.
5. Përfaqësuesi i aplikuesit si dhe përfaqësuesi i Zyrës së UNHCR-së, ka të drejtë të kontaktojnë
aplikuesin në çdo kohë dhe në secilën fazë të procedurës për përcaktimin e mbrojtjes
ndërkombëtare.
6. Aplikuesi ka të drejtë të flasë me përfaqësuesin e tij ose përfaqësuesin e UNHCR-së në çdo
kohë, si dhe të jetë i informuar për këtë të drejtë.
7. Përfaqësuesi gëzon qasje në informacion në dosjen e aplikuesit, siç i lejohet autoritetit
të përcaktuar për të shqyrtuar aplikacionin për mbrojtje ndërkombëtare, për aq sa është i
rëndësishëm informacioni për shqyrtimin e aplikacionit.
8. Përjashtimisht përfaqësuesi nuk do ta gëzojë të drejtën në dosjen e aplikuesit kur zbulimi
i informatave ose burimeve do të rrezikonte sigurinë kombëtare, sigurinë e organizatave apo
personit/personave që ofrojnë informacionin, sigurinë e personit/personave të cilëve u referohet
informacioni ose kur interesat e hetimeve në lidhje me shqyrtimin e aplikacionit nga organi
kompetent ose marrëdhëniet ndërkombëtare të Republikës së Kosovës do të rrezikoheshin. Në
këto raste, qasja në informata ose burime në fjalë do të jetë në dispozicion të organit kompetent
me përjashtim kur qasja e tillë është përjashtuar për shkak të sigurisë kombëtare.
9. Aplikuesit me aftësi të kufizuar mendore do t’i caktohet përfaqësues në rastet kur shpreh
qëllimin për të aplikuar për mbrojtje ndërkombëtare para fillimit të procedurës.
10. Vlerësimi sistematik i rrethanave personale të aplikuesve për të siguruar mbështetjen e
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË
42
LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL
nevojshme për aplikuesit me nevoja të veçanta procedurale dhe të pranimit, do të kryhet në
mënyrë të vazhdueshme nga zyrtarët përkatës të trajnuar në mënyrë të veçantë, gjatë gjithë
kohëzgjatjes së procedurës së përcaktimit të statusit të mbrojtjes.
11. Me anë të masave dhe garancive të veçanta procedurale dhe të pranimit, përkrahja e
duhur për aplikuesin me nevoja të veçanta procedurale dhe të pranimit, duhet të bazohet në
vlerësimin e cekur në paragrafin 10. të këtij neni. Zyrtari do ta sigurojë aplikuesin nga momenti
kur ai shpreh qëllimin për të aplikuar për mbrojtje ndërkombëtare gjerë në marrjen e vendimit
të formës së prerë, në mënyrë që ta ushtrojë të drejtën dhe obligimet që i referohen këtij ligji.
Neni 13
Procedurat e veçanta dhe garancitë e pritjes
1. Përmes procedurave të veçanta dhe garancive të pranimit, mbështetja e nevojshme për
aplikuesit do të kushtëzohet duke u bazuar në rrethanat e tyre personale në mes të tjerash:
të moshës, gjinisë, orientimit seksual, identitetit gjinor, aftësi të kufizuar, sëmundje serioze,
çrregullim mendor, ose si rezultat i torturës, përdhunimit apo formave të tjera të rënda të dhunës
psikologjike, fizike ose seksuale, në mënyrë që të ushtrojnë të drejtat dhe detyrimet e referuara
në këtë ligj.
2. Procedura e njohjes së rrethanave personale të aplikuesve siç është përmendur në paragrafin
1. të këtij neni, do të kryhet në mënyrë të vazhdueshme nga zyrtarët përkatës të trajnuar
posaçërisht, që nga momenti i shprehjes së qëllimit për të aplikuar për mbrojtje ndërkombëtare,
deri në marrjen e vendimit lidhur me aplikacionin.
3. Dispozitat e nenit 60 për procedurën e përshpejtuar nuk do të zbatohen për aplikuesit të cilët
kanë nevojë për garanci të veçanta procedurale, në veçanti viktimat e torturës, përdhunimit apo
formave të tjera të dhunës serioze psikologjike, dhunës fizike apo seksuale, në qoftë se sipas
kësaj procedure nuk mund të sigurohet mbështetje e duhur.
Neni 14
Gjuha e procedurës dhe e drejta për përkthyes
1. Në rastet kur aplikuesi nuk e kupton gjuhën në të cilën zhvillohet procedura, organi kompetent
i siguron shërbimet e përkthimit në një gjuhë në të cilën konsiderohet se e kupton. Përkthyesi
detyrohet të mbajë sekretin profesional.
2. Në raste të veçanta, nëse është e mundur aplikuesit do t’i sigurohet një përkthyes i të njëjtës
gjini.
3. Aplikuesi ka të drejtë të angazhojë një përkthyes sipas zgjedhjes të vet, me kusht që ky i
fundit të mos jetë aplikues.
Neni 15
Aplikueset femra
Aplikueset e gjinisë femërore kanë të drejtë të kërkojnë që procedurën e azilit për atë ta zhvillojë
zyrtarja e gjinisë së njëjtë. Kërkesa e saj do të aplikohet nëse mundësitë e institucionit përkatës
e lejojnë një gjë të tillë.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË
43
LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL
Neni 16
Fëmijët e pashoqëruar
1. Aplikuesit fëmijë të pashoqëruar do t’i caktohet zyrtari për shërbime sociale i caktuar nga
Qendra për Punë Sociale në kohën sa më të shkurtë të mundur, si përfaqësues i fëmijës së
pashoqëruar në mënyrë që të përfaqësojë ose ta ndihmojë fëmijën e pashoqëruar me qëllim të
shqyrtimit të aplikacionit për mbrojtje ndërkombëtare dhe që t’ia mundësojë atij përfitimet nga
të drejtat dhe të veprojë në pajtim me obligimet që ofrohen me këtë ligj.
2. Në asnjë rrethanë fëmija i pashoqëruar nuk mund të merret në pyetje pa qenë i shoqëruar
nga zyrtari për shërbimet sociale. Zyrtari për shërbime sociale do t’i kryej detyrat e tij apo saj në
pajtim me parimin e interesit më të mirë të fëmijës dhe do të ketë njohuritë e nevojshme për ta
bërë ketë. Zyrtari për shërbime sociale do të ndërrohet vetëm nëse kjo është e domosdoshme.
3. Organi kompetent duhet të marrë në konsideratë interesin më të mirë të fëmijës me rastin e
zbatimit të këtij neni.
4. Zyrtarit për shërbimet sociale për fëmijë, do t’i jepet mundësia për ta informuar fëmijën
e pashoqëruar për kuptimin dhe pasojat eventuale të intervistës personale dhe kur është e
nevojshme si të përgatitet për intervistë personale. Zyrtari për shërbimet sociale për fëmijë,
do të lejohet të marrë pjesë në intervistë dhe ka të drejtë të parashtrojë pyetje ose të paraqes
komente brenda kornizës së përcaktuar nga zyrtari intervistues.
5. Në rastet kur fëmija i pashoqëruar do të intervistohet lidhur me aplikacionin e tij për azil,
kjo intervistë do të zhvillohet nga personi i cili ka njohuri të domosdoshme lidhur me nevojat e
veçanta të fëmijës, dhe vendimi lidhur me aplikacionin për mbrojtje ndërkombëtare po ashtu
duhet të merret nga personi i cili i ka njohuritë e domosdoshme për nevojat e veçanta të fëmijës.
6. Pas njohjes së statusit të refugjatit, mbrojtjes plotësuese dhe mbrojtjes së përkohshme,
fëmijës së pashoqëruar i caktohet kujdestari për fëmijë.
7. Ministria është e obliguar të fillojë përpjekjet për të gjetur sa më shpejt prindërit apo të afërmit
e tjerë të ngushtë të fëmijës së pashoqëruar në bashkëpunim me organizatat relevante.
8. Ministria do të sigurohet që fëmija i pashoqëruar që nga momenti i hyrjes në territor deri në
momentin kur ata janë të obliguar ta lëshojnë vendin, të jenë të vendosur qoftë:
8.1. me të afërmit e rritur; apo
8.2. me ndonjë familje birësuese; apo
8.3. në qendra të specializuara për akomodim të fëmijëve; apo
8.4. në akomodim tjetër të përshtatshëm për fëmijët.
9. Fëmija i pashoqëruar aplikues nga mosha gjashtëmbëdhjetë (16) vjeç, mund të vendoset në
qendra akomodimi për aplikues të rritur, nëse është në interesin e tij, sipas këtij neni.
10. Në rastet kur mund të ketë kërcënim për jetën apo integritetin e të miturit apo të anëtarëve
të ngushtë të familjes së tij apo të saj, veçanërisht nëse ata kanë mbetur në vendin e origjinës,
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË
44
LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL
do të sigurohet kujdesi që mbledhja, përpunimi dhe qarkullimi i informatave përkitazi me ata
persona të bëhet mbi bazë konfidenciale.
11. Për aq sa është e mundur, vëllezërit e motrat duhet të mbahen bashkë, duke marrë në
konsideratë interesin më të mirë të fëmijëve në fjalë dhe, në veçanti, mosha e tij ose e saj dhe
shkalla e pjekurisë. Ndërrimet e vendqëndrimit të fëmijëve të pashoqëruar duhet të kufizohet
në minimum.
12. Me kërkesë të organit kompetent fëmijës së pashoqëruar mund t’i bëhet ekzaminim
mjekësor për të përcaktuar moshën e tij, brenda kornizës së ekzaminimit të aplikacionit për
mbrojtje ndërkombëtare, në rastet kur, pas deklaratave të përgjithshme apo indikacioneve tjera
relevante, organi kompetent ka dyshime lidhur me moshën e aplikuesit. Nëse, pas kësaj, organi
kompetent vazhdon të ketë dyshime lidhur me moshën e aplikuesit, ata do të konsiderojnë se
aplikuesi është i mitur.
13. Të gjitha ekzaminimet mjekësore do të kryhen duke respektuar në tërësi dinjitetin individual,
do të jenë ekzaminime sa më pak invazive dhe do të kryhen nga profesionistë të kualifikuar
mjekësorë, për të mundësuar për aq sa është e mundur arritjen deri në një rezultat të besueshëm.
14. Në rastet kur shfrytëzohen ekzaminimet mjekësore, organi kompetent do të sigurohet se:
14.1. fëmija i pashoqëruar do të informohet para shqyrtimit të aplikacionit, në një
gjuhë të cilën e kupton apo të cilën me arsye mund të konsiderohet se e kupton, për
mundësinë e përcaktimit të moshës së tij përmes ekzaminimit mjekësor. Kjo do të
përfshijë edhe informatat mbi metodën e ekzaminimit dhe pasojat e mundshme që
rrjedhin nga ekzaminimi mjekësor në kuptim të shqyrtimit të aplikacionit për mbrojtje
ndërkombëtare si dhe për pasojat e refuzimit të ekzaminimit mjekësor nga fëmija i
pashoqëruar;
14.2. fëmija i pashoqëruar dhe/ose përfaqësuesit e tyre do të japin pëlqim për kryerjen
e ekzaminimit mjekësor me qëllim të përcaktimit të moshës së fëmijës; dhe
14.3. vendimi për të refuzuar një aplikacion të parashtruar nga fëmija i pashoqëruar i
cili ka refuzuar ekzaminimin mjekësor nuk do të bazohet vetëm në refuzimin në fjalë;
14.4. fakti që një i fëmije i pashoqëruar ka refuzuar ekzaminimin mjekësor nuk do
ta pengojë autoritetin përcaktues në marrjen e vendimit mbi aplikacionin për mbrojtje
ndërkombëtare.
15. Në këtë kontekst, mendimi i fëmijës do të merret parasysh në pajtim me moshën dhe
shkallën e pjekurisë së tij apo të saj.
16. Ata që punojnë me fëmijët e pashoqëruar duhet të kenë marrë ose duhet të marrin trajnim
të përshtatshëm në lidhje me nevojat specifike të tyre, dhe duhet të respektojnë parimin e
konfidencialitetit, në lidhje me ndonjë informacion që ata mund të marrin gjatë punës së tyre.
Neni 17
Personat e cenueshëm
1. Qeveria do t’iu kushtojë vëmendje, trajtim dhe kujdes të veçantë personave të cenueshëm.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË
45
LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL
2. Nevojat e veçanta sipas këtij ligji do të përcaktohen në bazë të vlerësimit individual të secilit
aplikues, refugjat, person nën mbrojtjen plotësuese apo person nën mbrojtje të përkohshme.
3. Aplikuesit, refugjatët, personat me mbrojtje plotësuese apo personat me mbrojtje të
përkohshme me nevoja të veçanta, do të kenë trajtim të veçantë në pajtim me nevojat e
tyre specifike me rastin e akomodimit, ofrimit të kushteve të veçanta të pranimit, trajtimin e
nevojshëm mjekësor, dhe këshillimin e nevojshëm psikosocial.
4. Aplikuesit, refugjatët, personat me mbrojtje plotësuese apo personat me mbrojtje të
përkohshme të cilët kanë qenë objekt i torturës, përdhunimit apo akteve të tjera të rënda
të dhunës, do të marrin trajtimin e duhur për dëmin e shkaktuar nga akte të tilla, në veçanti
mundësinë për të pasur trajtimin apo kujdesin e duhur mjekësor dhe psikologjik.
5. Ata që punojnë me viktimat e torturës, përdhunimit apo akteve të tjera të rënda të dhunës
duhet të kenë marrë ose do të marrin trajnimin e duhur në lidhje me nevojat e tyre, dhe duhet
t’i përmbahen rregullave të konfidencialitetit në lidhje me ndonjë informacion që ata mund të
marrin gjatë punës së tyre.
Neni 18
Qëndrimi, liria e lëvizjes dhe mbajtja
1. Aplikuesit mund të lëvizin lirshëm në territorin e Republikës së Kosovës që nga momenti i
aplikimit për mbrojtje ndërkombëtare deri në momentin kur do të merret vendim i formës së
prerë.
2. Aplikuesit nuk do ta mbahen në Qendër të Mbajtjes vetëm për shkak se ai ose ajo ka aplikuar
për mbrojtje ndërkombëtare.
3. Aplikuesi nuk duhet të kërkojë leje për të kryer takimet me autoritetet ose gjykatat, kur
paraqitja e tij/ saj është e nevojshme.
4. DSHAM, mund ta ndalojë aplikuesin në Qendrën e Mbajtjes në rastet kur konsideron të
nevojshme dhe në bazë të një vlerësimi individual të secilit rast, dhe në qoftë se me masa të
tjera alternative më pak shtrënguese alternative nuk mund të arrihet qëllimi i kufizimit të lirisë së
lëvizjes, në rastet e mëposhtme:
4.1. për të përcaktuar ose verifikuar identitetin apo shtetësinë e tij/saj;
4.2. për të përcaktuar elementet në të cilat është bazuar aplikacioni për mbrojtje
ndërkombëtare, e që nuk do të mund të siguroheshin pa kufizimin e lirisë së lëvizjes,
sidomos kur ekziston rreziku i ikjes së aplikuesit;
4.3. kur është e nevojshme për mbrojtjen e sigurisë kombëtare ose sigurisë publike;
4.4. për të vendosur, në kontekst të procedurës, për të drejtën e aplikuesit për të hyrë
në territor;
4.5. kur ai ose ajo mbahet për qëllime të procedurës së kthimit, për të përgatitur kthimin
dhe/ose kryer procesin e largimit, dhe kur organi kompetent mund të dëshmojë në bazë
të kritereve objektive, përfshirë edhe faktin se parashtruesi ka pasur tashmë mundësinë
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË
46
LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL
për të filluar procedurën e mbrojtjes ndërkombëtare, se ka baza të arsyeshme për të
besuar se personi po aplikon për mbrojtje ndërkombëtare vetëm sa për ta shtyrë ose
penguar ekzekutimin e vendimit për kthim.
5. Masat tjera alternative të kufizimit të lirisë së lëvizjes së aplikueseve janë si në vijim:
5.1. ndalimi i lëvizjes nga Qendra për Azil;
5.2. ndalimi i lëvizjes jashtë hapësirës së caktuar;
5.3. paraqitja tek organi kompetent në kohën e caktuar;
5.4. dorëzimi i dokumenteve të udhëtimit, apo depozitimi i një garancioni financiar tek
organi kompetent.
6. Në pajtim me këtë nen, DSHAM-i do të merr vendim në formë të shkruar:
6.1. për masat alternative të kufizimit të lirisë së lëvizjes së aplikuesit;
6.2. për mbajtjen e aplikuesit në qendrën e mbajtjes; si dhe
6.3. kohëzgjatjen në proporcion me qëllimin e vendimit.
7. Aplikuesi mund të parashtrojë padi kundër vendimit në lidhje me masat e kufizimit të lirisë
së lëvizjes në Gjykatën Themelore, Departamenti për Çështje Administrative brenda shtatë
(7) ditëve të punës nga koha kur është marrë vendimi. Padia nuk do ta pezullojë ekzekutimin
e vendimit. Aplikuesi ka të drejtë ta kundërshtojë edhe vendimin e Gjykatës Themelore të
Departamentit për Çështje Administrative në Gjykatën e Apelit, sipas procedurës së përcaktuar
me ligj.
8. Personat në pozitë të cenueshme mund të ndalohen në Qendër të Mbajtjes për të Huaj,
nëse, në bazë të vlerësimit individual, është vlerësuar se një formë e tillë e akomodimit është
e përshtatshme me rrethanat dhe nevojat e aplikuesit, dhe veçanërisht për shëndetin e tij/saj.
9. Aplikuesit fëmijë mund të ndalohen në mbajtje vetëm si një masë e fundit dhe pasi është
përcaktuar se masat tjera alternative të kufizimit të lirisë së lëvizjes nuk mund të zbatohen në
mënyrë efektive. Ndalimi i tillë do të jetë për një periudhë sa më të shkurtër kohore dhe do të
bëhen të gjitha përpjekjet për lirimin e të miturve të ndaluar në mbajtje dhe vendosjen e tyre në
një akomodim të përshtatshëm për të mitur, nëse vlerësohet si interes i tij më i mirë.
10. Nëse sipas paragrafit 4. të këtij neni ekziston ndonjë kusht për ndalim DSHAM-i mund të
marrë vendim për ndalimin e aplikuesit deri në (tetë) 8 ditë. Aplikuesi mund të ndalohet për më
tepër se tetë (8) ditë vetëm në bazë të vendimit të Gjykatës Themelore.
11. Gjykata Themelore, brenda njëzet e katër (24) orëve, do të marrë një nga vendimet e
mëposhtme pasi që ta shqyrtojë propozimin për të ndaluar aplikuesin për më shumë se tetë (8)
ditë, do të dëgjohet mendimi i zyrtarit të DSHAM-it, mendimi i aplikuesit dhe të përfaqësuesit
të tij ose të saj (në qoftë se ka), duke i vlerësuar arsyet për aplikimin e masave kufizuese dhe
kushtet për ndalim:
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË
47
LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL
11.1. ta refuzojë ndalimin e aplikuesit;
11.2. ta ndalojë aplikuesin, duke e treguar periudhën kohore të ndalimit. Afati i ndalimit
nuk mund të jetë më i gjatë se dy (2) muaj dhe nuk mund ta kalojë periudhën kohore të
procedurës së azilit.
12. Nëse gjykata ka marrë vendim për ta refuzuar ndalimin e aplikuesit, ai ose ajo do të lirohet
pa ndonjë vonesë.
13. Nëse Gjykata Themelore vendos që të refuzojë vendimin për mbajtjen e aplikuesit, atëherë
organi kompetent menjëherë duhet ta lirojë aplikuesin. Aplikuesi mund të ndalohet përsëri,
vetëm në rrethana të reja të cilat e arsyetojnë mbajtjen.
14. Aplikuesi ose përfaqësuesi i tij ose saj, në çdo kohë mund të parashtrojë padi në Gjykatën
Themelore në lidhje me vlerësimin e nevojës për të vazhduar zbatimin e ndalimit ose zgjatje të
periudhës së ndalimit ose vendimit të marrë në përputhje me paragrafin 7. të këtij neni. Padia
nuk e pezullon ekzekutimin e vendimit në lidhje me ndalimin në qendrën e mbajtjes.
15. Gjykata Themelore në afat prej njëzetë e katër (24) orësh do të shqyrtojë padinë kundër
vendimit për zgjatjen e periudhës së ndalimit. Gjykata do të dëgjojë mendimin e policisë,
aplikuesit, dhe do ta vlerësojë masën e ndalimit në qendrën e mbajtjes dhe kushtet e ndalimit
dhe do të vendosë për padinë.
Neni 19
Informatat dhe këshillat në Qendrën e Mbajtjes dhe pikat e kalimit kufitar
1. Kur ka indikacione se shtetasit e vendeve të treta ose personat pa shtetësi që mbahen në
Qendrën e Mbajtjes së të Huajve ose janë të pranishëm në pikat e kalimit kufitar, duke përfshirë
zonat e transitit në kufijtë e Republikës së Kosovës, mund të parashtrojnë aplikimin për mbrojtje
ndërkombëtare, Republika e Kosovës u siguron atyre informata mbi mundësinë për ta bërë
këtë. Në vendet e referuara në këtë paragraf dhe pika të kalimit kufitar, organi kompetent
duhet të bëjë aranzhime të përkthimit, sipas nevojës, për ta lehtësuar qasjen në procedurat për
përcaktim të statusit të mbrojtjes.
2. Organi kompetent do të sigurohet që organizatat dhe personat që ofrojnë këshilla për
aplikuesit kanë qasje efektive tek aplikuesit e pranishëm në pikat e kalimit kufitar, duke përfshirë
zonat e transitit, në kufijtë. Organi kompetent mund të përcaktojë rregulla që mbulojnë praninë
e organizatave dhe personave të tillë në ato pika të kalimit kufitar dhe në veçanti që qasja
është subjekt i marrëveshjes me organin kompetent. Kufizimet në këto qasje mund të vendosen
vetëm nëse, sipas legjislacionit vendor, ato janë objektivisht të nevojshme për sigurinë, rendin
publik ose menaxhimin administrativ të pikave të kalimit në fjalë, me kusht që qasja në këtë
mënyrë nuk kufizohet rëndë ose nuk bëhet e pamundur.
Neni 20
Roli i UNHCR- së
1. Organet shtetërore do ta lejojnë UNHCR - në:
1.1. të ketë qasje tek aplikuesit, duke përfshirë edhe ata nën arrest, në aeroport, kufi
dhe në zona transiti;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË
48
LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL
1.2. të ketë qasje në informata, të aplikacioneve individuale për mbrojtje ndërkombëtare,
në zhvillimin e procedurave dhe në vendimet e marra duke siguruar që aplikuesi ka
shprehur pajtimin;
1.3. të paraqesë pikëpamjet e veta, si zbatim i përgjegjësive mbikëqyrëse sipas nenit
35 të Konventës së Gjenevës ndaj cilit do organ kompetent, lidhur me aplikacionet
individuale për mbrojtje ndërkombëtare në çdo fazë të procedurës.
2. Paragrafi 1. i këtij neni, do të zbatohet gjithashtu për organizatën e cila punon në emër
të UNHCR-së në territorin e Republikës së Kosovës sipas një marrëveshjeje me Qeverinë e
Kosovës.
Neni 21
Vendi i parë i azilit
1. Një vend mund të konsiderohet si vend i parë i aplikimit për mbrojtje ndërkombëtare për një
aplikues nëse:
1.1. ai/ajo në atë shtet është pranuar si refugjat dhe ai/ajo ende mund të përfitojë nga
mbrojtja e atij vendi; ose
1.2. ai/ajo në mënyrë tjetër gëzon mbrojtje të vazhdueshme në atë shtet, duke përfshirë
përfitimet nga parimi i moskthimit duke u siguruar që ai/ajo do të riatdhesohet në atë
shtet.
Neni 22
Shtetet e treta të sigurta
1. Republika e Kosovës mund të zbatojë konceptin e shtetit të tretë të sigurt vetëm pasi organi
kompetent të ketë konsideruar se personi që kërkon mbrojtje ndërkombëtare do të trajtohet në
shtetin e tretë në pajtim me parimet në vijim:
1.1. jeta dhe liria nuk kërcënohen në bazë të racës, fesë, kombësisë, përkatësisë në
një grup social të caktuar apo përfaqësimi i ndonjë qëndrimi politik;
1.2. nuk ka rrezik të dëmtimit të rëndë sipas përkufizimit të refugjatit dhe mbrojtjes
plotësuese;
1.3. respektohet parimi i moskthimit në pajtim me Konventën e Gjenevës;
1.4. respektohet ndalimi i largimit, në rast të shkeljes së të drejtave për liri nga tortura
dhe trajtimi mizor, çnjerëzor dhe denigrues sipas të drejtës ndërkombëtare; dhe
1.5. ekziston mundësia që të kërkohet statusi i refugjatit dhe, nëse personi konsiderohet
refugjat, përfiton mbrojtje në pajtim me Konventën e Gjenevës.
2. Fakti nëse janë plotësuar kushtet për të zbatuar konceptin e vendit të tretë të sigurt do të
vlerësohet për çdo aplikim ndaras, duke vlerësuar nëse një vend i plotëson kushtet e referuara
në paragrafin 1. të këtij neni dhe nëse ekziston një lidhje në mes të atij vendi dhe aplikuesit,
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË
49
LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL
në bazë të së cilës në mënyrë të arsyeshme mund të pritet që ai /ajo mund të kërkojë mbrojtje
ndërkombëtare atje, duke marrë parasysh të gjitha faktet dhe rrethanat e aplikimit të tij/saj.
Neni 23
Shtetet e treta të sigurta në Evropë
1. Shteti i tretë mund të konsiderohet shtet i tretë i sigurt vetëm nëse:
1.1. ka ratifikuar dhe respekton dispozitat e Konventës së Gjenevës pa kufizime
gjeografike;
1.2. ka të rregulluara me ligj procedurën e përcaktimit të statusit të mbrojtjes; dhe
1.3. ka ratifikuar Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore
të Njeriut dhe respekton dispozitat e saj, përfshirë standardet që kanë të bëjnë me
mjetet efektive juridike.
2. Në rastet kur një vendim zbatohet vetëm në bazë të këtij neni, organi kompetent, do të:
2.1. vlerësojë nëse janë plotësuar kushtet për zbatimin e konceptit të vendit të sigurt
për secilin aplikacion individualisht duke vlerësuar nëse një vend i ka plotësuar kushtet
sipas paragrafit 1. të këtij neni;
2.2. informojë me kohë aplikuesin për zbatimin e konceptit të vendit të sigurt të origjinës,
në mënyrë që t’i mundësohet atij/asaj për të kundërshtuar zbatimin e konceptit të vendit
të tretë të sigurt të origjinës në kontekst të natyrës dhe rrethanave të tij personale;
2.3. do t’i lëshojë aplikuesit të cilit i është refuzuar aplikacioni për mbrojtje ndërkombëtare
një dokument në gjuhën e shtetit të tretë të sigurt, sipas të cilit do të informohen
autoritetet relevante të shtetit përkatës se aplikacioni i tij nuk është shqyrtuar në thelb
në Republikën e Kosovës.
Neni 24
Shtetet e sigurta të origjinës
1. Një shtet i tretë i konsideruar shtet i sigurt i origjinës në pajtim me këtë ligj mund, pas shqyrtimit
individual të aplikacionit, të konsiderohet shtet i sigurt i origjinës për aplikuesin në veçanti nëse:
1.1. ai ose ajo ka shtetësinë e shtetit në fjalë;
1.2. ai ose ajo është person pa shtetësi dhe më parë ka qenë banor i shtetit në fjalë;
dhe
1.3. ai ose ajo nuk ka paraqitur kurrfarë baze serioze për ta konsideruar shtetin në fjalë
si shtet të pasigurt të origjinës për rrethanat e veçanta të tij/saj në kuptim të kualifikimeve
të tij/saj për të qenë përfitues i mbrojtjes ndërkombëtare sipas këtij ligji.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË
50
LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL
Neni 25
Përcaktimi i shteteve të treta si shtete të sigurta të origjinës
1. Qeveria e Kosovës do të marrë vendim me të cilin do të përcaktojë listën e vendeve të sigurta
të origjinës.
2. Qeveria e Kosovës do të rishqyrtojë rregullisht situatën në shtetet e përcaktuara si shtete të
sigurta të origjinës.
3. Vlerësimi nëse një shtet është shtet i sigurt i origjinës sipas këtij neni do të bazohet në
një sërë burimesh informacioni, përfshirë në veçanti informatat nga shtetet anëtare të BE-së,
EASO, UNHCR, Këshilli i Evropës dhe organizatat tjera relevante.
4. Gjatë zbatimit të konceptit të shtetit të sigurt të origjinës, aplikuesit do t’i lejohet e drejta e
ankimit kundër vendimit për refuzim të aplikacionit sipas konceptit të vendit të sigurt të origjinës
për rrethanat e tij personale.
KAPITULLI II
TË DREJTAT DHE DETYRIMET E APLIKUESVE, PERSONAVE ME STATUS REFUGJATI
DHE PERSONAVE NËN MBROJTJE PLOTËSUESE
Neni 26
Të drejtat e aplikuesëve
1. Aplikuesi ka të drejtë:
1.1. të qëndrojë në Republikën e Kosovës;
1.2. të ketë kushtet themelore të jetesës;
1.3. të ketë kujdesin shëndetësor;
1.4. të ketë ndihmën sociale themelore;
1.5. të ketë ndihmën ligjore pa pagesë;
1.6. në arsimim për aplikuesit fëmijë;
1.7. në lirinë e mendimit dhe besimit fetar;
1.8. për punësim dhe të drejtën në trajnime profesionale.
Neni 27
E drejta e aplikuesit për qëndrim
1. Aplikuesi ka të drejtë të qëndrojë në Republikën e Kosovës deri në marrjen e vendimit të
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË
51
LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL
formës së prerë.
2. Anëtarët e familjes të cilët kanë arritur në Republikën e Kosovës së bashku me aplikuesin,
kanë të drejtë të qëndrojnë në përputhje me paragrafin 1. të këtij neni.
3. Organi kompetent duhet të ndërmarrë masat e nevojshme që të mbajë aq sa është e mundur
unitetin familjarë, ashtu siç është brenda territorit të Republikës së Kosovës nëse aplikuesve iu
është ofruar strehim.
Neni 28
E drejta për kushte themelore të jetesës dhe kushte sociale
Aplikuesit kanë të drejtë në strehim, ushqim dhe veshmbathje të ofruara në formë mallrash ose
në formën e ndihmës financiare ose kuponëve, ose një kombinim i të triave, si dhe një ndihmë
financiare për shpenzime të përditshme.
Neni 29
Kujdesi shëndetësor
1. Aplikuesit kanë të drejtë në kujdes shëndetësor e cila përfshinë, kujdesin emergjent
shëndetësor dhe trajtimin thelbësor të sëmundjes dhe çrregullimeve të rënda mendore.
2. Aplikuesit të cilët i janë nënshtruar përdhunimit, torturës ose formave të tjera të rënda të
dhunës, si dhe aplikuesëve në pozitë të cenueshme, do t’iu afrohet trajtim i nevojshëm mjekësor
sipas nevojave specifike dhe pasojave të shkaktuara.
Neni 30
Ndihma juridike pa pagesë
1. Aplikuesit i afrohet ndihma juridike falas si në vijim:
1.1. informata lidhur me të drejtat dhe detyrimet e aplikuesëve;
1.2. ndihma në hartimin e ankesave, për vendimet që merren gjatë procedurës së
shqyrtimit të aplikacionit;
1.3. përfaqësimin në procedurë para organit kompetent, rreth vendimeve të marra gjatë
shqyrtimit të aplikacionit.
2. Ndihma sipas paragrafit 1. të këtij neni, do t’i afrohet aplikuesit i cili nuk ka mjete të mjaftueshme
apo gjëra me vlerë për t’i mbuluar shpenzimet përkatëse.
3. Ndihmën sipas paragrafit 1. të këtij neni, mund ta afrojnë: avokatët apo organizatat për
ndihmë të refugjatëve duke u bazuar në Ligjin për Ndihmë Juridike Falas.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË
52
LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL
Neni 31
E drejta në arsim të fëmijëve aplikues
1. Aplikuesit fëmijë kanë të drejtë në arsimin fillor dhe të mesëm sipas të njëjtave kushte me
qytetarët e Republikës së Kosovës.
2. Qasja në sistemin arsimor sipas paragrafit 1. të këtij neni nuk mund të shtyhet më shumë se
tre(3) muaj nga data në të cilën është paraqitur aplikimi për mbrojtje ndërkombëtare nga fëmija
apo në emër të fëmijëve.
Neni 32
E drejta e mendimit dhe besimit fetar dhe lirinë e fesë
Qeveria e Kosovës do t’iu garantojë aplikuesve të drejtën e ushtrimit dhe lirinë e fesë sipas
bindjeve të tyre.
Neni 33
E drejta për punësim dhe e drejta në trajnime profesionale
1. Aplikuesit kanë të drejtë të ushtrojnë aktivitet fitimprurës pas nëntë (9) muajve që nga dita
e aplikimit nëse DSHAM-i nuk ka marrë ende vendim të shkallës së parë dhe kjo vonesë nuk
mund t’i atribuohet aplikuesit.
2. Republika e Kosovës, për arsye të politikave të tregut të punës, mund t’i japë përparësi në
tregun e punës, shtetasve të saj.
3. Aplikuesit kanë të drejtë në trajnime profesionale pavarësisht nëse kanë qasje në tregun e
punës.
Neni 34
Detyrimet e aplikuesit
1. Aplikuesi është i detyruar:
1.1. gjatë gjithë kohës të veprojë në pajtim me legjislacionin përkatës të Republikës së
Kosovës, si dhe me masat e ndërmarra nga organet shtetërore;
1.2. të bashkëpunojë me DSHAM-në dhe organet e tjera relevante qeveritare;
1.3. t’i përgjigjet ftesave të organit kompetent dhe zyrave të tjera qeveritare dhe të
bashkëpunojë në çdo fazë të procedurës së azilit;
1.4. të dorëzojë dokumentet e udhëtimit, identitetit dhe prova të tjera që i ka në
dispozicion;
1.5. të njoftojë DSHAM-in dhe organet e tjera përkatëse të mbrojtjes ndërkombëtare
për çfarëdo ndryshimi të adresës brenda tri (3) ditësh;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË
53
LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL
1.6. të veprojë në pajtim me urdhrat që lëshohen nga organi kompetent dhe të gjitha
urdhrat e tjera qeveritare lidhur me kufizimet e lëvizjes;
1.7. të mos lëshojë territorin e Republikës së Kosovës pa lejen e organit kompetent
derisa të mos përfundohet procedura e azilit;
1.8. të bashkëpunojë me organin kompetent lidhur me marrjen e gjurmëve të gishtërinjve
dhe fotografisë;
1.9. organi kompetent mund të kontrollojë aplikuesin dhe gjësendet të cilat ai i ka.
Pa paragjykuar kontrollet e kryera për arsye sigurie, kontrollet e aplikuesit në kuadër
të këtij ligji, duhet të kryhen nga persona të gjinisë së njëjtë me respekt të plotë ndaj
parimeve të dinjitetit njerëzor dhe integritetit fizik dhe psikologjik;
1.10. organi kompetent mund ta fotografojë aplikuesin.
2. Organi kompetent mund të mbajë procesverbal lidhur me deklarimet e aplikuesit, nëse
paraprakisht ai është informuar për këtë.
Neni 35
Të drejtat e personit me status të refugjatit dhe personit me status të mbrojtjes
plotësuese
1. Personi me status refugjati dhe personi nën mbrojtje plotësuese ka të drejtat si në vijim:
1.1. të drejtën për qëndrim në Republikën e Kosovës për kohën sa zgjatë statusi i
refugjatit ose mbrojtja plotësuese;
1.2. ndihmën sociale elementare;
1.3. strehimin elementar;
1.4. kujdesin shëndetësor;
1.5. arsimim;
1.6. ndihmën për integrim në shoqëri;
1.7. të drejtën në lirinë e mendimit dhe besimit fetar;
1.8. të drejtën për punësim dhe të drejtën për trajnime profesionale;
1.9. bashkimin me familjarë, siç parashihet në këtë ligj;
1.10. të drejtën në qasje në gjykata dhe ndihmë juridike;
1.11. të drejtën për të poseduar pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË
54
LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL
2. Personi me status refugjati dhe personi me status të mbrojtjes plotësuese, gëzojnë të drejtat
nga paragrafi 1. i këtij neni, deri në nivelin e mbrojtjes të cilën e gëzojnë shtetasit e Republikës
së Kosovës.
3. Organi kompetent do të informojë personin me status të refugjatit apo personin me status
të mbrojtjes plotësuese në një afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh, që nga dita e njohjes së
statusit të refugjatit apo mbrojtjes plotësuese në një gjuhë të cilën ai ose ajo e kupton apo në
mënyrë të arsyeshme supozohet se e kupton, lidhur me të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga
njohja e statusit përkatës.
Neni 36
E drejta për qëndrim
Personi me status refugjati apo personi me status të mbrojtjes plotësuese ka të drejtë për
qëndrim në Republikën e Kosovës për aq kohë sa i është dhënë mbrojtja ndërkombëtare apo
mbrojtja plotësuese.
Neni 37
Mirëqenia sociale
Personi me status refugjati dhe personi me status te mbrojtjes plotësuese ka të drejtë në ndihmë
të domosdoshme sociale nën kushte të njëjta me shtetasit e Republikës së Kosovës.
Neni 38
Strehimi elementar
1. Personit me status refugjati apo personit me status të mbrojtjes plotësuese do t’i sigurohet
strehimi deri në dy (2) vjet, që nga dita e marrjes së vendimit për njohjen e mbrojtjes
ndërkombëtare apo mbrojtjes plotësuese.
2. Personi me status refugjati ose personi me status të mbrojtjes plotësuese do ta humb të
drejtën për akomodim nëse refuzon afrimin e strehimit elementar sipas paragrafit 1. të këtij neni.
3. Personi me status refugjati apo personi me status të mbrojtjes plotësuese i cili ka mjete të
veta për mbulimin e shpenzimeve lidhur me strehimin, nuk ka të drejtë të përfitojë nga paragrafi
1. i këtij neni.
Neni 39
Kujdesi shëndetësor
Personi me status refugjati apo personi me status të mbrojtjes plotësuese, ka të drejtën për
kujdesin shëndetësor në kushte të njëjta sikur edhe shtetasit e Republikës së Kosovës.
Neni 40
Arsimimi
Personi me status refugjati apo personi me status të mbrojtjes plotësuese ka të drejtë në arsim
fillor, të mesëm dhe të lartë nën kushte të njëjta sikurse edhe shtetasit e Republikës së Kosovës.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË
55
LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL
Neni 41
Integrimi në shoqëri
Me qëllim të integrimit në shoqërinë kosovare, personave me status refugjati dhe personave
me status të mbrojtjes plotësuese do t’iu mundësohet mësimi i historisë, gjuhës dhe kulturës në
Republikën e Kosovës.
Neni 42
Liria e mendimit dhe besimit fetar
Qeveria e Kosovës do t’i garantojë personit me status refugjati apo personit me status të
mbrojtjes plotësuese të drejtën e ushtrimit, lirinë e mendimit dhe besimit fetar sipas bindjeve të
tyre.
Neni 43
E drejta për punësim dhe e drejta në trajnime profesionale
1. Personi me status refugjati apo personi me status të mbrojtjes plotësuese ka të drejtë të
punojë në Republikën e Kosovës pa leje të punës për shtetasit e huaj.
2. Personi me status refugjati ose personi me status të mbrojtjes plotësuese, ka të drejtë në
trajnime profesionale, të praktikës për përvojë pune në të njëjtat kushte sikurse edhe shtetasit
kosovarë.
3. Qeveria e Kosovës do të bëjë përpjekje për të lehtësuar qasjen e plotë përfitueseve të
mbrojtjes ndërkombëtare në aktivitetet sipas paragrafit 2. të këtij neni.
Neni 44
Bashkimi familjar
Personi me status refugjati dhe personi me status të mbrojtjes plotësuese ka të drejtë për
bashkim familjar siç është parashikuar në nenin 3, nën-paragrafin 1.25. të këtij ligji dhe ligjit për
të huajt.
Neni 45
Ndihma juridike falas
1. Personit me status refugjati apo personit me status të mbrojtjes plotësuese i afrohet ndihma
juridike falas si në vijim:
1.1. informata lidhur me të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga njohja e statusit të
refugjatit apo statusi i mbrojtjes plotësuese;
1.2. ndihma në hartimin e ankesave dhe përfaqësimin para organit kompetent në rast
të ndërprerjes, anulimit apo revokimit të statusit të refugjatit apo statusit të mbrojtjes
plotësuese.
2. Ndihma sipas paragrafit 1. të këtij neni, do t’i afrohet personit me status të refugjatit dhe
status të mbrojtjes plotesuese i cili nuk ka mjete të mjaftueshme apo gjëra me vlerë për t’i
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË
56
LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL
mbuluar shpenzimet përkatëse.
3. Ndihmën sipas paragrafit 1 të këtij neni mund ta afrojnë avokatët apo organizatat për ndihmë
të refugjatëve.
Neni 46
E drejta që të ketë pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme
Personi me status refugjati apo personi me status të mbrojtjes plotësuese ka të drejtën e
posedimit të pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme në kushte të njëjta sikurse personat e
huaj.
Neni 47
Natyralizimi
Personi me status refugjati dhe personi me mbrojtje plotësuese ka të drejtë për natyralizim në
pajtim me Ligjin për Shtetësinë.
Neni 48
Detyrimet e personave me status refugjati dhe personave me status të mbrojtjes
plotësuese
1. Personi me status refugjati apo personi me status të mbrojtjes plotësuese është i detyruar:
1.1. ta respektojë kushtetutën, ligjet dhe aktet nënligjore të Republikës së Kosovës;
1.2. në afatin shtatë (7) ditësh ta njoftojë organin kompetent për ndryshimin e adresës.
KAPITULLI III
PROCEDURA E AZILIT
Neni 49
Organet kompetente vendimmarrëse
1. DSHAM-i është përgjegjëse për vendosje në shkallën e parë lidhur me aplikacionin për
mbrojtje ndërkombëtare.
2. Komisioni Kombëtar për Refugjatë është përgjegjës për shqyrtimin e ankesave të drejtuara
kundër vendimeve të shkallës së parë.
3. Gjykata kompetente në përputhje me Ligjin për Gjykatat, është përgjegjëse për shqyrtimin e
vendimeve administrative.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË
57
LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL
Neni 50
Parimet e procedurës së mbrojtjes ndërkombëtare
1. Procedura e mbrojtjes ndërkombëtare fillon kur shtetasi i huaj apo personi pa shtetësi paraqet
aplikacionin për mbrojtje ndërkombëtare.
2. Organi kompetent, gjatë shqyrtimit të aplikacionit për mbrojtje ndërkombëtare, së pari do
ta vlerësojë nëse aplikuesi kualifikohet si refugjat dhe nëse jo. Ta përcaktojë nëse ka të drejtë
për ndonjë lloj të mbrojtjes plotësuese dhe i mundëson aplikuesit t’i paraqesë, t’i shpjegojë dhe
t’i dëshmojë të gjitha faktet dhe rrethanat të cilat janë relevante për aplikacionin e tij/ saj për
mbrojtje ndërkombëtare.
3. Aplikuesi duhet plotësisht të bashkëpunojë në mënyrë aktive me organin kompetent gjatë
procedurës. Aplikuesi do të paraqesë dhe do të shpjegojë të gjitha faktet dhe rrethanat për të
cilat është në dijeni, me qëllim që ta ndihmojë organin kompetent në shqyrtimin e dëshmive
të cilat i ka në dispozicion aplikuesi. Ai/ ajo do të paraqesë të gjitha dokumentet përkatëse në
posedim të tij / saj që mund të jenë relevante për përcaktimin e mbrojtjes ndërkombëtare.
4. Organi kompetent shqyrton kontekstin e informacionit lidhur me situatën aktuale në vendin
prej të cilit ka ikur personi dhe përpiqet të verifikojë faktet dhe rrethanat e ndërlidhura me
aplikuesin në lidhje me çfarëdo dëshmie të ofruar nga ai/ajo. Organi kompetent mund të marrë
në konsideratë dëshmi shtesë që ka në dispozicion me qëllim të vendosjes për aplikacionin për
mbrojtje ndërkombëtare.
5. Vendimet e organit kompetent për ta njohur ose refuzuar aplikacionin për mbrojtje
ndërkombëtare nuk merren vetëm në bazë të dokumenteve formale dhe dëshmive tjera
të ngjashme. Vendimi merret duke u bazuar në vlerësimin e të gjitha dëshmive që janë në
dispozicion, përfshirë edhe deklaratat e aplikuesit.
6. Gjatë procedurës së mbrojtjes ndërkombëtare, organi kompetent do të bëjë të gjitha përpjekjet
për të siguruar që procedura të mos jetë e pafavorshme dhe për aq sa është e mundshme dhe
kur të jetë e nevojshme, aplikuesi të ndihmohet në paraqitjen e aplikacionit tij/saj. Zyrtarët
përgjegjës për intervistimin e aplikuesit janë përgjegjës të parandalojnë që mungesa e dijes dhe
e përvojës së aplikuesit të mos i dëmtojë të drejtat e tij.
Neni 51
Zbatimi i Ligjit për Procedurën e përgjitheshme administrative
Nëse nuk është e rregulluar ndryshe me këtë ligj, procedura e azilit do të jetë në përputhje me
Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative.
Neni 52
Shprehja e qëllimi për të aplikuar dhe parashtrimi i aplikacionit
1. Aplikimi bëhet në momentin e hyrjes në Republikën e Kosovës, në një pikë të kalimit kufitar,
në një stacion policor, në DSHAM apo në lokacion të caktuar nga organi kompetent në rast të
fluksit masiv.
2. Shtetasi i huaj apo personi pa shtetësi i cili ka shprehur qëllimin për të aplikuar për mbrojtje
ndërkombëtare, do të regjistrohet tek organi kompetent dhe është i obliguar që brenda
shtatëdhjetë e dy (72) orëve të lajmërohet tek organi kompetent.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË
58
LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL
3. Konfirmimi sipas paragrafit 2. të këtij neni shërben si dëshmi që shtetasi i huaj apo personi
pa shtetësi ka shprehur qëllimin për të aplikuar për mbrojtje ndërkombëtare dhe do t’i lejohet të
qëndrojë për periudhën prej shtatëdhjetë e dy (72) orësh.
4. Paragrafët 2. dhe 3. të këtij neni do të jenë të zbatueshëm vetëm në rast të fluksit masiv të
migrantve.
5. Organet kompetente sigurojnë se personi i cili ka bërë aplikim për mbrojtje ndërkombëtare ka
mundësi efektive që ta parashtrojë atë sa më shpejt të jetë e mundur.
6. Në rastet kur shtetasi i huaj apo personi pa shtetësi parashtron aplikacion për mbrojtje
ndërkombëtare tek organi kompetent, regjistrimi do të bëhet jo më vonë se tri (3) ditë pune pas
parashtrimit të aplikacionit.
7. Në rastet kur parashtrimi i aplikacionit është bërë tek autoritetet tjera të cilat mund të pranojnë
aplikacione të tilla, por nuk janë kompetente për regjistrimin sipas këtij ligji, organi kompetent
siguron që regjistrimi të bëhet jo më vonë se gjashtë (6) ditë pune pas parashtrimit të aplikacionit.
8. Personeli i organeve të tjera i cili mund të pranojë aplikacionet për mbrojtje ndërkombëtare,
pranon nivelin e duhur të trajnimeve që është adekuat për detyrat dhe përgjegjësitë e tyre dhe
udhëzimet për të informuar aplikuesit se ku dhe si duhet t’i parashtrojnë aplikimet për mbrojtje
ndërkombëtare.
9. Nëse parashtrohen aplikacione të shumta të njëkohshme për mbrojtje ndërkombëtare nga
një numër i madh i shtetasve të huaj apo personave pa shtetësi, e bëjnë shumë të vështirë në
praktikë respektimin e afatit të përcaktuar në paragrafin 7. të këtij neni, afati për regjistrim do të
zgjatet deri në dhjetë (10) ditë pune.
10. Organet nga paragrafi 1. i këtij neni, obligohen për ta ndihmuar aplikuesin të parashtroj
aplikacionin për mbrojtje ndërkombëtare sa më shpejt të jetë e mundur. Aplikacioni nuk do të
refuzohet ose përjashtohet nga shqyrtimi për të vetmen arsye se nuk është parashtruar sa më
shpejtë të jetë e mundur.
11. Organi kompetent i cili e pranon parashtrimin e aplikacionit sipas këtij neni, duhet që
me rastin e pranimit të aplikacionit ta plotësojë formularin fillestar duke përfshirë marrjen e
gjurmëve të gishtërinjëve, fotografisë, dëshmive të tjera që ndërlidhen me aplikimin për mbrojtje
ndërkombëtare dhe dokumenteve të udhëtimit.
12. Organi kompetent mund të inspektojë dhe t’i kontrollojë aplikuesit dhe gjërat e tyre në
dispozicion. Pa paragjykime, inspektimet mund të kryhen për arsye sigurie. Kontrollet/
inspektimet e aplikuesit në bazë të këtij ligji duhet të kryhet nga personat e gjinisë së njëjtë, me
respektim të plotë ndaj parimeve të dinjitetit njerëzor, fizik dhe integritetit psikologjik.
13. Pas plotësimit të formularit fillestar, DMH e cila e pranon kërkesën duhet që menjëherë ta
kontaktoj zyrtarin kompetent të azilit në kuadër të DSHAM-së dhe ta transferoj aplikuesin në
Qendrën për Azil.
14. Republika e Kosovës duhet të sigurojë që fëmijet do ketë të drejtën të parashtrojë aplikacion
për mbrojtje ndërkombëtare në emër të tij/saj, nëse ai ose ajo ka aftësi veprimi sipas ligjeve të
Republikës së Kosovës ose nëpërmjet prindërve të tij/saj, anëtarëve të tjerë moshës madhore
të familjes, apo një të rrituri që është përgjegjës për të.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË
59
LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL
Neni 53
Qendra për Azil
1. Qendra për Azil është në kuadër të DSHAM-it.
2. Funksionimi i qendrës dhe procedurat, rregullohen me akte nënligjore të miratuar nga
Ministria e Punëve të Brendshme.
Neni 54
Pranimi i aplikuesit në Qendër
1. Pas pranimit të aplikuesit në Qendër, zyrtari i Qendrës për Azil duhet ta informojë aplikuesin
lidhur me të drejtat dhe detyrimet si dhe procedurën e përcaktimit të statusit të mbrojtjes, duke
përfshirë mundësinë e përfitimit të ndihmës juridike pa pagesë dhe mundësinë e kontaktimit
me përfaqësuesit e UNHCR-së ose organizatat tjera, të cilat merren me mbrojtjen e të drejtave
të refugjatëve në një gjuhë të cilën e kupton ose që supozohet në mënyrë të arsyeshme që e
kupton.
2. Pas informimit të aplikuesit për të drejtat detyrimet dhe mënyrën e procedurës aplikuesi i
nënshtrohet ekzaminimit të nevojshëm mjekësor.
Neni 55
Akomodimi i aplikuesit
1. Aplikuesit mund të vendosen në Qendrën për Azil në ndonjë lokacion tjetër të përcaktuar nga
DSHAM-i ose diku tjetër sipas dëshirës së tyre.
2. Në rast të vendosjes së aplikuesit në një lokacion sipas zgjedhjes së tyre, shpenzimet e
akomodimit mbulohen nga vetë aplikuesi.
Neni 56
Pjesëmarrja e palëve të treta në procedurën e azilit
1. Procedura e azilit nuk do të jetë e hapur për publikun.
2. Individët e mëposhtëm mund të jenë prezentë në procedurën e azilit:
2.1. përfaqësuesi i autorizuar;
2.2. kujdestari ligjor për fëmijët e pashoqëruar;
2.3. kujdestari për persona me aftësi të zvogëluar mendore;
2.4. përfaqësuesi i UNHCR-së;
2.5. përkthyesi.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË
60
LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL
Neni 57
Intervista me aplikuesin
1. Aplikuesi do të intervistohet personalisht pa prezencën e anëtarëve të tjerë të familjes,
përveç kur organi kompetent konsideron të domosdoshme prezencën e anëtarëve të tjerë të
familjes për një shqyrtim të duhur. Intervistat personale mbi thelbin e aplikacionit për mbrojtje
ndërkombëtare kryhen nga zyrtarët përgjegjës për përcaktim të statusit të mbrojtjes.
2. Nëse një person ka parashtruar një aplikacion për mbrojtje ndërkombëtare në emër të
vartësve të tij, çdo vartësi të rritur do t’i jepet mundësia e intervistës personale.
3. DSHAM do ta intervistojë aplikuesin në kohën sa më të shkurtë të mundur. Nëse është e
nevojshme, aplikuesi do të intervistohet disa herë.
4. Aplikuesi është i obliguar të deklarojë të gjitha faktet dhe rrethanat që mbështesin aplikimet e
tij/ saj për mbrojtje ndërkombëtare, të deklarojë të vërtetën në të gjitha përgjigjet, të paraqes të
gjitha provat në dispozicion dhe të jep një shpjegim bindës dhe të besueshëm.
5. Organi kompetent do të marrë masat e duhura për të siguruar se intervistat personale
kryhen në kushte të cilat i lejojnë aplikuesit që t’i paraqesë arsyet për aplikim në mënyrë
gjithëpërfshirëse. Për këtë qëllim, organi kompetent do të:
5.1. sigurohet që personi i cili e kryen intervistën është kompetent për t’i marrë parasysh
rrethanat personale dhe të përgjithshme lidhur me aplikacionin, duke përfshirë
origjinën kulturore të parashtruesit, gjininë, orientimin seksual, identitetin gjinor apo
cenueshmërinë;
5.2. kur është e mundur, të sigurojë që intervista me aplikuesin të kryhet nga një
person i gjinisë së njëjtë, nëse aplikuesi e kërkon një gjë të tillë, përveç nëse organi
përgjegjës ka arsye të besojë se aplikimi i tillë është i bazuar në arsye të cilat nuk kanë
në lidhje vështirësitë e aplikuesit për t’i paraqitur arsyet e aplikimit të tij/saj në mënyrë
gjithëpërfshirëse;
5.3. zgjedhin një përkthyes i cili është në gjendje të sigurojë komunikim të duhur në
mes të aplikuesit dhe personit që zhvillon intervistën. Komunikimi do të zhvillohet në
gjuhën e zgjedhur nga aplikuesi, përveç nëse nuk ka një gjuhë tjetër të cilën ai e kupton
dhe në të cilën ai është në gjendje të komunikojë në mënyrë të qartë. Kur është e
mundur, organi kompetent siguron një përkthyes të gjinisë së njëjtë nëse aplikuesi e
kërkon këtë, përveç nëse organi përgjegjës ka arsye të besojë se aplikimi i tillë është i
bazuar në arsye të cilat nuk janë të lidhura me vështirësitë nga ana e aplikuesit për t’i
paraqitur arsyet e aplikimit të tij në mënyrë gjithëpërfshirëse;
5.4. sigurohet që zyrtari i cili kryen intervistën për substancën e aplikacionit për mbrojtje
ndërkombëtare nuk ka të veshur uniformë ushtarake, ose të zbatimit të ligjit;
5.5. sigurohet që intervistat me fëmijët kryhen në mënyrë të përshtatshme për fëmijë;
5.6. gjatë kryerjes së intervistave personale mbi substancën e aplikimit për mbrojtje
ndërkombëtare, organi përgjegjës sigurohet që aplikuesit t’i jepet mundësi e
mjaftueshme për t’i paraqitur elementet e nevojshme për ta mbështetur aplikacionin e
tij në përputhje me këtë ligj, në mënyrë sa më të plotë. Kjo përfshinë mundësinë për të
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË
61
LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL
dhënë shpjegime në lidhje me elementet që mund të mungojnë dhe/ose mospërputhjet
apo kontradiktat në deklaratat e aplikuesit;
5.7. aplikuesit dhe përfaqësuesit e tyre, apo këshilltarët tjerë, kanë qasje në raport dhe
kur është i zbatueshëm regjistrimi para vendimit nga organi kompetent.
6. Intervista me aplikuesin duhet të mbahet në kushte të cilat garantojnë fshehtësinë.
7. Organi kompetent mund të sigurojë regjistrim ose regjistrim audio vizual të intervistës
personale me kusht që ai / ajo të jetë i informuar paraprakisht lidhur me këtë.
8. Duhet të përpilohet raporti faktik për intervisën personale me aplikuesin dhe duhet të
nënshkruhet nga aplikuesi për ta konfirmuar vërtetësinë e tij, pasi që t’i komunikohet në gjuhën
që ai/ajo e kupton.
9. Kur aplikuesi refuzon të miratojë përmbajtjen e raportit, arsyet për këtë refuzim do të futen
në dosjen e aplikuesit. Refuzimi për të miratuar përmbajtjen e raportit nuk do ta ndalojë organin
kompetent që të merr vendim në lidhje me aplikacionin.
Neni 58
Ekzaminimi mjekësor
1. Nëse organi kompetent e konsideron si të rëndësishme vlerësimin e aplikacionit për mbrojtje
ndërkombëtare në pajtim me këtë ligj, organi kompetent, me pëlqimin e aplikuesit, bën aranzhime
për ekzaminim mjekësor të aplikuesit në lidhje me shenjat që mund të dëshmojnë persekutimin e
kaluar ose dëmtimin e rëndë. Nga ana tjetër, organi kompetent mund të përcaktojë që aplikuesi
t’i bëjë aranzhimet për ekzaminim të tillë mjekësor.
2.Ekzaminimet mjekësore të cekura në paragrafin 1. të këtij neni kryhen nga profesionistë të
kualifikuar mjekësorë dhe rezultatet e tyre i dorëzohen organit kompetent sa më shpejtë që
të jetë e mundur. Organi kometent mund t’i caktojë profesionistët mjekësorë të cilët mund të
kryejnë ekzaminime të tilla mjekësore. Refuzimi i aplikuesit për t’ju nënshtruar një ekzaminimi të
tillë mjekësor nuk parandalon organin kompetent në marrjen e një vendimi lidhur me aplikimin
për mbrojtje ndërkombëtare.
3.Nëse nuk kryhet ekzaminimi mjekësor, në përputhje me paragrafin 1. të këtij neni, organi
kompetent informon aplikuesin se ata, me iniciativën dhe shpenzimet e tyre, mund të bëjnë
aranzhime për një ekzaminim mjekësor për shenjat që mund të japin indikacione të persekutimit
të kaluar ose dëmtimeve të rënda.
4.Rezultatet e ekzaminimeve mjekësore të cekura në paragrafët 1. dhe 2. të këtij neni vlerësohen
nga organi përgjegjës së bashku me elementet e tjera të aplikacionit.
Neni 59
Vërtetimi i fakteve
1. DSHAM, sipas detyrës zyrtare vërteton të gjitha faktet relevante për marrjen e vendimit
dhe nëse e konsideron të domosdoshme, do të zhvillojë intervistë plotësuese të aplikuesit, të
shqyrtojë provat e nxjerra dhe nëse është e nevojshme të kërkojë edhe prova të tjera.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË
62
LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL
2. Në rastet kur DSHAM, ka nevojë për mendimin e ekspertit për të vërtetuar faktet e caktuara
për marrjen e vendimit lidhur me një aplikacion të azilit, organi kompetent është i autorizuar të
konsultojë një ekspert të asaj fushe. Eksperti udhëzohet lidhur me fshehtësinë e procedurës
dhe do të pajtohet me kushtet e fshehtësisë, siç përcaktohet me këtë ligj.
3. DSHAM mund të këshillohet me ekspertin në çështjet e dëshmive për përcaktimin e statusit
të mbrojtjes sipas kërkesës së aplikuesit, përfaqësuesit të tij ose të saj ose përfaqësuesit të
Zyrës së UNHCR-së, nëse e vlerëson se mendimi i tillë mund të jetë i rëndësishëm për të
vendosur për statusin lidhur me mbrojtjen.
4. Organi kompetent me rastin e shqyrtimit të aplikacionit do të sigurohet se vendimi është
marrë individualisht, objektivisht dhe në mënyrë të paanshme si dhe informata të sakta dhe
të përditësuara nga burime të ndryshme, siç janë EASO, UNHCR dhe organizata relevante
ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, mbi gjendjen e përgjithshme që mbizotëron në vendet e
origjinës së parashtruesve dhe, kur është e nevojshme, në vendet përmes së cilave ata kanë
kaluar në transit, dhe se këto informata janë vënë në dispozicion të personelit përgjegjës për
shqyrtimin e aplikacioneve dhe marrjen e vendimeve.
5. Zyrtarët përgjegjës për shqyrtimin e aplikacioneve dhe marrjen e vendimeve duhet t’i njohin
standardet relevante të aplikueshme dhe legjislacionit në fushën e refugjatëve.
6. Zyrtarët përgjegjës për shqyrtimin e aplikacioneve dhe marrjen e vendimeve kanë mundësi
që të kërkojnë këshilla, sipas nevojës, nga ekspertë për çështje të veçanta, siç janë çështjet
mjekësore, kulturore, fetare ose që lidhen me fëmijët apo gjininë.
7. Fakti që një aplikues tanimë ishte subjekt i persekutimit apo cenimit serioz ose i kërcënimit të
drejtpërdrejtë nga persekutimi apo cenimi i tillë është një tregues serioz i frikës së bazuar mirë
të aplikuesit për persekutim apo rrezik real nga të qenit subjekt i dëmtimit serioz, përveç nëse
ekzistojnë arsye të mira për të konsideruar se persekutimi apo dëmtimi i tillë serioz nuk do të
përsëritet.
8. Kur Republika e Kosovës zbaton parimin sipas së cilit është detyrë e aplikuesit që të bazojë
aplikimin për mbrojtje ndërkombëtare dhe kur aspektet e deklaratave të tij/saj nuk janë të
mbështetura nga dëshmitë dokumentuese apo të tjera, këto aspekte nuk do të ketë nevojë të
konfirmohen, nëse janë plotësuar kushtet vijuese:
8.1. aplikuesi ka bërë përpjekje të sinqerta për të bazuar aplikacionin e tij/saj;
8.2. të gjitha elementet relevante, që ishin në dispozicion të aplikuesit, ishin parashtruar
dhe ishte dhënë shpjegim i kënaqshëm përkitazi me mungesën e elementeve të tjera
relevante;
8.3. deklaratat e aplikuesit janë gjetur të jenë koherente e të besueshme dhe nuk
janë në kundërshtim me informacionet specifike dhe të përgjithshme në dispozicion,
relevante për rastin e aplikuesit;
8.4. aplikuesi ka aplikuar për mbrojtje ndërkombëtare në kohën më të hershme të
mundshme, përveç nëse ai/ajo mund të demonstrojë arsye të forta për mos aplikim me
kohë; dhe
8.5. besueshmëria e përgjithshme e aplikuesit është konstatuar.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË
63
LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL
Neni 60
Procedura e përshpejtuar
1. DSHAM-i mund të marrë vendim me procedurë të përshpejtuar në pajtim me parimet dhe
garancitë themelore në shkallë të parë, lidhur me rastet kur:
1.1. vendimi pozitiv është i bazuar në dëshmitë në dispozicion; apo
1.2. vendimi negativ merret sipas neneve 63 dhe 64 të këtij ligji.
2. Kundër vendimit të marrë në procedurë të përshpejtuar, aplikuesi ka të drejtë të ushtrojë
ankesë në Komisionit Kombëtar për Refugjatë në afat prej shtatë (7) ditëve.
3. Nën-paragrafi 1.2. i këtij neni, nuk do të vlejë në rastet kur aplikacioni është parashtruar nga
fëmija i pashoqëruar apo personi me aftësi të kufizuara mendore.
Neni 61
Vendimi i shkallës së parë
1. DSHAM-i merr vendim përmes të cilit:
1.1. e njeh statusin e refugjatit;
1.2. refuzon statusin e refugjatit dhe njeh statusin e mbrojtjes plotësuese;
1.3. refuzon aplikacionin për mbrojtje ndërkombëtare;
1.4. ndërprenë procedurën për përcaktim të statusit të mbrojtjes ndërkombëtare.
2. DSHAM-i do të marrë vendim në formë të shkruar dhe në rastet kur aplikacioni për mbrojtje
ndërkombëtare refuzohet, arsyet faktike dhe ligjore duhet të jenë cekur në vendimin përkatës,
si dhe informacionet lidhur me mundësinë e parashtrimit të ankesës.
Neni 62
Refuzimi i aplikacionit
1. DSHAM do të refuzojë aplikacionin në rastet kur:
1.1. aplikuesi nuk i përmbush kriteret e refugjatit siç është përcaktuar në përkufizimin
e refugjatit dhe të mbrojtjes plotësuese siç është paraparë në përkufizimin e mbrojtjes
plotësuese;
1.2. konsideron se aplikuesi nuk ka të drejtë për mbrojtje sipas neneve 8 dhe 10 të këtij
ligji;
1.3. aplikacioni është i pabazuar sipas nenit 63 të këtij ligji;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË
64
LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL
1.4. aplikacioni është i pa pranueshëm sipas nenit 64 të këtij ligji.
Neni 63
Aplikacioni i pabazuar
1. DSHAM-i do të refuzojë aplikacionin për mbrojtje ndërkombëtare i cili konsiderohet i pabazuar
në procedurë të përshpejtuar në pajtim me garancitë procedurale të përcaktuara në këtë ligj në
rastet kur:
1.1. aplikuesi, në momentin e parashtrimit të aplikacionit të tij apo saj dhe fakteve
përkatëse, ka ngritur vetëm çështje që nuk janë relevante për shqyrtimin nëse ai ose
ajo kualifikohet si përfitues i mbrojtjes ndërkombëtare në pajtim me këtë ligj;
1.2. aplikuesi vjen nga një shtet i sigurt i origjinës, brenda kuptimit të këtij ligji;
1.3. aplikuesi ka mashtruar organin kompetent duke paraqitur informata apo dokumente
të rrejshme, ose duke fshehur informata apo dokumente relevante që vërtetojnë
identitetin apo shtetësinë e tij ose saj, në rast se kjo do të kishte ndikim negativ në
vendim; ose
1.4. ka gjasa që, me qëllime të këqija, aplikuesi të ketë shkatërruar apo zhdukur
dokumentet e identitetit apo udhëtimit të cilat do të ndihmonin në përcaktimin e identitetit
apo shtetësisë së tij apo saj; ose
1.5. aplikuesi ka bërë deklarata jokonsistente dhe kundërthënëse, qartas të rrejshme
apo dukshëm të paqëndrueshme, të cilat bien ndesh me informatat e vërtetuara që
vijnë për shtetin e origjinës, duke bërë kësisoj pretendime qartë jo të bindshme në lidhje
me atë nëse ai ose ajo kualifikohet si përfitues i mbrojtjes ndërkombëtare, në kuptim
të këtij ligji;
1.6. aplikuesi ka paraqitur një aplikim tjetër për mbrojtje ndërkombëtare që nuk është e
pranueshme sipas nenit 64 të këtij ligji; ose
1.7. aplikuesi është duke paraqitur aplikacionin vetëm për të vonuar apo penguar një
vendim të mëhershëm që do të rezultonte me largimin e tij apo saj; ose
1.8. aplikuesi ka hyrë në territorin e Republikës së Kosovës në mënyrë të paligjshme
ose e ka shtyrë qëndrimin në Republikën e Kosovës në mënyrë të paligjshme dhe
pa arsye të qëndrueshme, ose nuk është paraqitur para organit kompetent ose nuk
ka aplikuar për mbrojtje ndërkombëtare sa më shpejtë që ka qenë e mundur, marrë
parasysh rrethanat e hyrjes së tij apo saj; ose
1.9. aplikuesi refuzon veprimin në pajtim me obligimet për të dhënë shenjat e gishtërinjve
sipas nenit 34 të këtij ligji;
1.10. aplikuesi mundet, për arsye serioze, të konsiderohet si rrezik për sigurinë publike
ose rendin publik në Republikën e Kosovës, ose aplikuesi është dëbuar me dhunë për
arsye serioze për sigurinë publike apo rendin publik, në bazë të legjislacionit kombëtar.
2. Organi kompetent do ta informojë aplikuesin me kohë për zbatimin e konceptit të vendit
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË
65
LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL
të sigurt të origjinës, në mënyrë që t’i mundësohet atij/asaj për të kundërshtuar zbatimin e
konceptit të vendit të sigurt të origjinës në kontekst të natyrës dhe rrethanave të tij personale në
kuptimin e kualifikimeve të tij/saj për të përfituar mbrojtjen ndërkombëtare sipas këtij ligji.
3. Dispozitat e nenit 60 të këtij ligji nuk do të zbatohen për aplikuesit në pozitë të cenueshme të
cilët kanë nevojë për garanci të veçanta procedurale, sidomos viktimat e torturës, përdhunimit
ose një formë tjetër e dhunës serioze psikologjike, fizike ose seksuale, në qoftë se garancitë e
veçanta/përkrahja e duhur nuk mund të sigurohet.
4. Aplikacionet e fëmijëve të pashoqëruar mund të shqyrtohen dhe vendimi të bazohet në arsyet
e përcaktura në nën-paragrafët 1.2., 1.6. dhe 1.10. të këtij neni.
Neni 64
Aplikacioni i papranueshëm
1. Aplikacioni nuk ka nevojë të shqyrtohet nëse kualifikohet për mbrojtje ndërkombëtare dhe
mund të konsiderohet i papranueshëm vetëm nëse:
1.1. shteti anëtar i BE-së i ka ofruar mbrojtje ndërkombëtare;
1.2. shteti që nuk është shtet anëtar i BE-së konsiderohet si shtet i parë i azilit për
aplikuesin, sipas këtij ligji;
1.3. shteti që nuk është shtet anëtar i BE-së, konsiderohet shtet i tretë i sigurt për
aplikuesin sipas këtij ligji;
1.4. aplikimi është aplikim pasues, ndërsa nuk ka kurrfarë elemente apo gjetje të reja
lidhur me shqyrtimin nëse parashtruesi i aplikimit kualifikohet si përfitues i mbrojtjes
ndërkombëtare në bazë të këtij ligji të cilat janë shfaqur apo janë paraqitur nga ana e
aplikuesit;
1.5. vartësi i aplikuesit paraqet aplikim, pasi që ai apo ajo në pajtim me këtë ligj, të ketë
dhënë pëlqimin që rasti i tij apo saj të jetë pjesë e një aplikacion të parashtruar në emrin
e tij apo saj, dhe nuk ka fakte që ndërlidhen me situatën e vartësit që justifikojnë një
kërkesë të posaçme.
2. Në rastet kur vendimi është i bazuar vetëm në konceptin e vendit të sigurt të origjinës, organi
kompetent do të sigurohet që:
2.1. aplikuesi do të informohet me kohë për zbatimin e konceptit të vendit të tretë të
sigurt të origjinës, në mënyrë që të mundësohet atij/asaj për të kundërshtuar zbatimin
e konceptit të vendit të tretë të sigurt të origjinës në kontekst të natyrës dhe rrethanave
të tij personale;
2.2. organi kompetent do t’i lëshojë aplikuesit të cilit i është refuzuar aplikacioni për
mbrojtje ndërkombëtare, një dokument në gjuhën e vendit të tretë të sigurt, sipas të cilit
do të informohen autoritetet relevante të vendit përkatës se aplikimi i tij është apo nuk
është shqyrtuar në thelb në Republikën e Kosovës;
2.3. në rastet kur vendi i tretë nuk ia lejon aplikuesit hyrjen në territorin e vet, organi
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË
66
LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL
kompetent do t’i sigurojë aplikuesit qasje në procedurë në pajtim me parimet bazë dhe
garancitë e parapara me këtë ligj.
Neni 65
Ndërprerja e procedurës
1. DSHAM do ta ndërpres procedurën për përcaktim të statusit të mbrojtjes në rastet kur
plotësohet njëri nga kushtet si në vijim:
1.1. aplikuesi e tërheq aplikacionin për mbrojtje ndërkombëtare;
1.2. kur aplikuesi largohet nga vendqëndrimi i fundit për më shumë se tri (3) ditë pa
e njoftuar organin kompetent përveç rasteve kur aplikuesi dëshmon brenda një kohe
të arsyeshme se largimi i tij/saj dhe moslajmërimi kanë ndodhur nga rrethanat jashtë
kontrollit të tij/saj.
2. Aplikuesi mund të kërkojë që të rihapet procedura për përcaktim të statusit të mbrojtjes.
Kërkesa për ta rihapur procedurën për përcaktim të statusit të mbrojtjes do ta ndalojë dëbimin e
aplikuesit nga Republika e Kosovës. Kërkesa për rihapjen e procedurës mund të bëhet vetëm
një (1)herë.
3. Aplikuesi ka të drejtë të aplikojë për rihapje të procedurës jo më vonë se nëntë (9) muaj nga
koha kur është marrë vendimi i formës së prerë për ndërprerjen e procedurës së përcaktimit të
statusit të mbrojtjes.
Neni 66
Riaplikimi për mbrojtje ndërkombëtare
1. Personi, aplikimi i të cilit është refuzuar, dhe vendimi ka marrë formë të prerë, mund të
parashtrojë aplikim të ri për mbrojtje ndërkombëtare.
2. Aplikacioni i ri sipas paragrafit 1. të këtij neni, do të shqyrtohet sipas një shqyrtimi paraprak
nëse aplikuesi paraqet fakte të reja lidhur me konstatimin nëse ai ka gjasa të mira të kualifikohet
për mbrojtje ndërkombëtare. Nëse gjatë shqyrtimit paraprak sipas këtij paragrafi, konstatohen
fakte të reja të cilat në masë të konsiderueshme ka gjasa që aplikuesi të kualifikohet për mbrojtje
ndërkombëtare, atëherë riaplikimi do të shqyrtohet sipas një shqyrtimi të rregullt.
3. Aplikacioni i cili është objekt e shqyrtimit paraprak në pajtim me paragrafin 2. të këtij neni do
të shqyrtohet në pajtim me garancitë procedurale të parapara në këtë ligj.
Neni 67
Kthimi i i aplikuesit të refuzuar
Nëse aplikacioni refuzohet apo ndërpritet me vendim të formës së prerë, DSHAM vendos, si
rregull të përgjithshëm, kthimin nga Kosova dhe urdhëron ekzekutimin e vendimit. DSHAM merr
parasysh parimin e unitetit të familjes.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË
67
LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL
Neni 68
Pushimi i statusit të refugjatit
1. Shtetasi i huaj apo personi pa shtetësi do të pushoj së qëndruari refugjat, nëse ai apo ajo:
1.1. në mënyrë vullnetare kthehet në mbrojtjen e vendit të shtetësisë; apo
1.2. duke humbur shtetësinë e tij ose saj në mënyrë vullnetare e rikërkon atë; apo
1.3. ka fituar një shtetësi të re dhe gëzon mbrojtjen e vendit të shtetësisë së tij ose saj
të re; apo
1.4. në mënyrë vullnetare rivendoset në vendin të cilin ai ose ajo e kishte lëshuar apo
jashtë të cilit mbetet me frikën e të qenit i/e persekutuar; apo
1.5. për shkak se rrethanat në lidhje me të cilat ai apo ajo ishte njohur si refugjatë kishin
pushuar së ekzistuari, nuk mundet me tutje të vazhdojë të refuzojë që të përfitojë nga
mbrojtja e vendit të shtetësisë; apo
1.6. duke qenë person i/e pa shtetësi, për shkak se rrethanat për të cilat ishte njohur
si refugjatë kishin pushuar së ekzistuari, ai ose ajo mund të kthehet në vendin e
mëparshëm të rregullt.
2. Me rastin e shqyrtimit të nën-paragrafëve 1.5. dhe 1.6. të paragrafit 1. të këtij neni, organi
kompetent do të ketë parasysh faktin nëse ndryshimi i rrethanave është i natyrës aq të
rëndësishme dhe jo të përkohshme, ashtu që frika e refugjatit për persekutim nuk mund të
konsiderohet më tutje si e mirë bazuar.
3. Nën-paragrafët 1.5. dhe 1.6. të paragrafit 1. të këtij neni nuk do të aplikohet për refugjatin i
cili mund të parashtrojë arsye bindëse që dalin nga persekutimi i mëparshëm për refuzimin e
përfitimit e tij apo saj nga mbrojtja e vendit të shtetësisë, apo duke qenë person pa shtetësi, të
vendbanimit të mëparshëm.
Neni 69
Revokimi, anulimi apo refuzimi i ripërtëritjes së statusit të refugjatit
1. Organi kompetent do ta revokojë, ose refuzojë ripërtëritjen e statusit të refugjatit në rastet
kur:
1.1. ai apo ajo ka pushuar të jetë refugjat në pajtim me nenin 68 të këtij ligji;
1.2. ai apo ajo ka qenë apo është përjashtuar nga të qenit refugjat në pajtim me nenin
8 të këtij ligji.
2. Organi kompetent do të anulojë ose do ta refuzojë ripërtëritjen e statusit të refugjatit në rastet
kur:
2.1. shtrembërimi apo mos prezantimi i fakteve nga ana e tij/saj, përfshirë përdorimin e
dokumenteve false, ka qenë vendimtar për njohjen e statusit të refugjatit;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË
68
LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL
2.2. ka bazë të arsyeshme që ai apo ajo të konsiderohen si të rrezikshëm për sigurinë
e Republikës së Kosovës;
2.3. ai apo ajo duke qenë i/e dënuar me aktgjykim të formës së prerë për ndonjë krim
veçanërisht serioz, paraqet rrezik për shoqërinë e Republikës së Kosovës.
3. Para se të revokohet, anulohet ose refuzohet të ripërtërihet statusi i refugjatit, organi
kompetent do të informojë aplikuesin me shkrim lidhur me arsyet e rishqyrtimit të statusit të
azilit, si dhe t’ia afrojë mundësinë për t’i paraqitur arsyet me gojë apo me shkrim se përse
statusi i tij nuk duhet të revokohet.
4. Personit të cilit i është revokuar statusi i refugjatit në bazë të nën-paragrafit 1.2. të paragrafit
1. të këtij neni, dhe i cili është prezent në Republikën e Kosovës do t’i garantohen të drejtat si në
vijim: e drejta për mos diskriminim, e drejta për liri fetare, qasja në gjykata, edukim, mos dënimi
për shkak të hyrjes apo qëndrimit ilegal, respektimin e parimit të moskthimit.
Neni 70
Pushimi i mbrojtjes plotësuese
1. Personat me mbrojtje plotësuese nuk konsiderohen si të tillë nga momenti kur rrethanat
që justifikonin dhënien e kësaj mbrojtje, pushojnë së ekzistuari ose kur këto rrethana kanë
ndryshuar në mënyrë të tillë që kjo mbrojtje nuk është më e nevojshme.
2. Me rastin e aplikimit të paragrafit 1. të këtij neni, organi kompetent do të marrë në konsideratë
faktin nëse ndryshimi i rrethanave është i rëndësisë së tillë dhe i natyrës jo të përkohshme,
ashtu që personi i cili gëzon mbrojtjen plotësuese nuk përballet më tutje me rrezik real të cenimit
serioz.
3. Mbrojtja plotësuese pushon edhe në qoftë se personi heq dorë nga mbrojtja plotësuese.
Neni 71
Revokimi, ndërprerja apo refuzimi i ripërtëritjes së mbrojtjes plotësuese
1. Organi kompetent do ta revokojë, ose refuzojë ripërtëritjen e mbrojtjes plotësuese në rastet
kur:
1.1. ai apo ajo ka pushuar të jetë përfitues i mbrojtjes plotësuese sipas nenit 70 të këtij
ligji;
1.2. ai apo ajo është dashur të përjashtohet apo është përjashtuar nga dhënia e statusit
të mbrojtjes plotësuese në pajtim me nenin 10 të këtij ligji;
1.3. shtrembërimi apo mos prezantimi i fakteve nga ana e tij/saj, përfshirë përdorimin e
dokumenteve false, ka qenë vendimtarë për dhënien e mbrojtjes plotësuese.
2. Para se të revokohet mbrojtja plotësuese organi kompetent do të informojë personin me
mbrojtje plotësuese me shkrim, lidhur me arsyet e rishqyrtimit të statusit të mbrojtjes plotësuese,
si dhe t’ia ofrojë mundësinë për të paraqitur arsyet me gojë apo me shkrim se përse statusi i tij
nuk duhet të revokohet.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË
69
LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL
Neni 72
Afatet e procedurës në shkallën e parë
1. Procedura për përcaktim të statusit të mbrojtjes në shkallë të parë si rregull zgjatë gjashtë (6)
muaj që nga dita e parashtrimit të aplikacionit.
2. Afati prej (6) muajve mund të zgjatet për një periudhë shtesë prej tre(3) muajve, por jo më
gjatë se nëntë muaj (9) në rastet kur:
2.1. kemi të bëjmë me çështje komplekse, faktike ose ligjore;
2.2. një numër i madh i shtetasve të huaj apo personave pa shtetësi kanë aplikuar
përnjëherë për mbrojtje ndërkombëtare, duke e bërë të vështirë në praktikë përfundimin
e procedurës brenda afatit gjashtëmujor (6);
2.3. kur vonesat nuk mund t’i atribuohen qartë dështimit të aplikuesit për të vepruar në
pajtueshmëri me obligimet e tij ose saj sipas këtij ligji.
3. Si përjashtim, organi kompetent në rrethana të justifikueshme, nuk do të tejkalojë afatet e
përcaktuara në këtë paragraf për më shumë se tre (3) muaj, kurdo që kjo është e nevojshme
për të siguruar shqyrtim adekuat dhe të plotë të aplikacionit.
4. Organi kompetent mund të shtyjë përfundimin e procedurave të shqyrtimit në rastet kur nga
organi kompetent nuk mund të pritet me arsye që të vendosë brenda afateve të përcaktuara në
paragrafët 1., 2. dhe 3. të këtij neni, për arsye të situatës së paqartë në shtetin e origjinës e cila
pritet të jetë e përkohshme. Në rast të tillë, organi kompetent do të:
4.1. shqyrtojë situatën në shtetin e origjinës së paku çdo gjashtë (6) muaj;
4.2. informojë aplikuesin së paku çdo gjashtë (6) muaj për arsyet e shtyrjes dhe afatet
kohore brenda së cilave pritet të nxirret vendimi për kërkesën e tij apo saj;
5. Në çdo rast, organi kompetent do të kryejë procedurën e shqyrtimit brenda afatit maksimal
kohor prej njëzet e një (21) muaj nga aplikimi.
6. Vendimet në mbështetje të nenit 60 të këtij ligji, duhet si rregull i përgjithshëm të merren
brenda tridhjetë (30) ditëve nga dita e paraqitjes së kërkesës.
KAPITULLI IV
PROCEDURA E ANKESËS
Neni 73
Ankesa
1. Aplikuesi, personi me status refugjati, personi nën mbrojtje plotësuese apo personi nën
mbrojtje të përkohshme ka të drejtë të parashtrojë ankesë kundër vendimit të DSHAM-së në
Komisionit Kombëtar për Refugjatë.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË
70
LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL
2. Ankesat kundër vendimit të shkallës së parë rregullohen sipas Ligjit për Procedurën e
Përgjithshme Administrative, përveç rasteve kur Ligji për Azil parashikon ndryshe.
3. Kundër vendimeve të shkallës së dytë aplikuesi ka të drejtë të paraqes padi në gjykatën
kompetente. Ankesa kundër vendimit të shkallës së parë dhe padia sipas këtij paragrafit e
pezullon ekzekutimin e vendimit.
Neni 74
Afatet për parashtrimin e ankesës
1. Afati për parashtrimin e ankesës kundër vendimit të shkallës së parë është pesëmbëdhjetë
(15) ditë që nga dita e njoftimit të vendimit përveç rasteve të përcaktuara ndryshe me këtë ligj.
2. Ankesa e transmetuar me fax, konsiderohet e vlefshme nëse dërgohet brenda afatit dhe
origjinali të dërgohet më pas.
Neni 75
Komisioni Kombëtar për Refugjatë
1. Qeveria e Kosovës themelon Komisionin Kombëtar për Refugjatë dhe anëtarët e tij, të cilët
shërbejnë gjatë një afati prej tre (3) vjetësh:
1.1. komisioni përbëhet nga kryetari, zëvendëskryetari dhe pesë anëtarë të rregullt;
1.2. kryetari, zëvendëskryetari dhe anëtarët e Komisionit emërohen nga radhët e
juristëve të diplomuar, të punësuar në organet shtetërore administrative dhe duhet të
kenë së paku pesë (5) vjet përvojë pune profesionale;
1.3. organi i shkallës së parë përjashtohet nga pjesëmarrja në Komisionin Kombëtar
për Refugjatë;
1.4. përfaqësuesi i UNHCR-së merr pjesë me cilësinë e vëzhguesit dhe ka të drejtë të
paraqesë komente në kontekst të vendimit final.
2. Komisioni është i pavarur në punën e tij.
3. Në parim, Komisioni vendos për rastet në këshill prej tre (3) anëtarësh, të kryesuar nga
kryetari ose zëvendëskryetari. Komisioni merr vendimet me shumicë të votave.
4. Qeveria nxjerr akt nënligjor për rregullimin e procedurës së Komisionit Kombëtar për
Refugjatë.
Neni 76
Arsyet e ankesës
1. Arsyet e ankesës janë si në vijim:
1.1. shkelja e dispozitave të drejtës procedurale;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË
71
LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL
1.2. shkelja e dispozitave të drejtës materiale;
1.3. konstatimi i gabuar dhe jo i plotë i gjendjes faktike;
1.4. fakte të reja të rëndësishme në mbështetje të kërkesës.
Neni 77
Rivendosja në afat
1. Nëse aplikuesi i cili për shkaqe të arsyeshme nuk mund të dorëzojë ankesën brenda afatit
ligjor, mund të kërkojë rivendosjen në afat të ankesës.
2. Kërkesa për rivendosje në afat paraqitet brenda dhjetë (10) ditëve nga dita e njoftimit për
vendimin e marrë në emër të tij.
3. Kërkesa për rivendosje në afat pezullon ekzekutimin e vendimit për dëbimin e aplikuesit nga
Republika e Kosovës.
Neni 78
Procedura në shkallën e dytë
1. Komisioni Kombëtar për Refugjatë vendos mbi bazën e provave të mbledhura gjatë
procedurës së azilit në shkallën e parë si dhe mbi bazën e provave të tjera të paraqitura nga
aplikuesi.
2. Në përfundim të shqyrtimit të ankesës, Komisioni vendos si në vijim:
2.1. miraton vendimin e shkallës së parë;
2.2. anulon vendimin e shkallës së parë dhe të njëjtin e kthen për rishqyrtim;
2.3. përmirëson mangësitë e konstatuara dhe merr vendim;
2.4. bën ndryshimin e vendimit të shkallës së parë mbi bazën e të njëjtave prova.
Neni 79
Afatet për shqyrtimin e ankesës
1. Si rregull i përgjithshëm, Komisioni vendos brenda tridhjetë (30) ditësh për shqyrtimin e
ankesës përveç rasteve të ankesave të paraqitura kundër vendimeve të marra në mbështetje
të neneve 63 dhe 64 të këtij ligji.
2. Në rastet kur ankesa është parashtruar kundër vendimeve të marra në mbështetje të neneve
63 dhe 64 të këtij ligji, atëherë afati për të vendosur lidhur me ankesën është pesëmbëdhjetë
(15) ditë që nga dita e parashtrimit të ankesës.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË
72
LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL
KAPITULLI V
DHËNIA E MBROJTJES SË PËRKOHSHME DHE STATUSI I PERSONAVE ME MBROJTJE
TË PËRKOHSHME
Neni 80
Vendimi i Qeverisë
1. Republika e Kosovës mund t’iu japë mbrojtjen e përkohshme shtetasve të huaj apo personave
pa shtetësi, të cilët vijnë në numër të madh nga vendet ku për arsye të luftës ose situatës së
ngjashme, dhunës së përgjithshme ose konfliktit të brendshëm, të drejtat fundamentale të njeriut
janë shkelur, me kusht që vendi i origjinës nuk dëshiron apo nuk ka mundësi për t’i mbrojtur.
2. Vendimin lidhur me nevojën e dhënies së mbrojtjes së përkohshme si dhe vendimin lidhur me
pushimin e arsyeve për dhënien e mbrojtjes do ta marrë Qeveria e Kosovës.
3. Vendimi lidhur me nevojën e dhënies së mbrojtjes së përkohshme do të përcaktojë, grupet
e personave për të cilët do të aplikohet dhënia e mbrojtjes së përkohshme, dhe datën për të
cilën mbrojtja do të ketë efekt si dhe vlerësimin lidhur me shkallën e lëvizjes së personave të
zhvendosur.
4. Vendimi lidhur me nevojën e dhënies së mbrojtjes së përkohshme sipas këtij neni, duhet të
merret duke pasur parasysh kapacitetet ekonomike, sigurinë kombëtare, mbrojtjen e rendit dhe
të qetësisë publike si dhe informatat përkatëse të dhëna nga UNHCR-ja dhe organizatat tjera
për ndihmë refugjatëve.
5. Mbrojtja e përkohshme nuk do ta paragjykojë njohjen e statusit të refugjatit sipas Konventës
së Gjenevës.
6. Republika e Kosovës do t’ia jep mbrojtjen e përkohshme duke i respektuar të drejtat e njeriut
dhe liritë fundamentale si dhe obligimin lidhur me parimin e moskthimit.
Neni 81
Organi kompetent për dhënien e mbrojtjes së përkohshme
1. Ministria është organi kompetent për dhënien e mbrojtjes së përkohshme.
2. Mbrojtja e përkohshme jepet në një afat prej një (1) viti.
3. Mbrojtja e përkohshme mund të vazhdohet për gjashtë (6) muaj shtesë nëse vazhdojnë
kushtet në vendin e prejardhjes së personit të mbrojtur të cilat përbënin bazë të vendimit për
dhënien e mbrojtjes. Mbrojtja e përkohshme mund të zgjatet për një periudhë maksimale prej
dy (2) vjetësh.
4. Ministria do t’iu sigurojë personave të cilët gëzojnë mbrojtjen e përkohshme një dokument në
gjuhën të cilën ai/ajo e kupton, ku dispozitat në lidhje me mbrojtjen e përkohshme dhe të cilat
janë të rëndësishme për ta janë të përcaktuara qartë.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË
73
LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL
Neni 82
Përjashtimi nga mbrojtja e përkohshme
1. E drejta për mbrojtje të përkohshme nuk do t’i njihet personit për të cilin ka arsye serioze të
konsiderohet se:
1.1. ka kryer krim kundër paqes, krim lufte apo krim kundër njerëzimit, siç përcaktohet
në instrumentet ndërkombëtare të hartuara për të paraparë dispozita për krime të tilla;
1.2. ka kryer një krim serioz jo-politik jashtë Republikës së Kosovës para pranimit të tij
apo saj në atë shtet anëtar si person që gëzon mbrojtje të përkohshme. Kjo vlen edhe
për pjesëmarrësit në krim dhe për nxitësit e tij;
1.3. është shpallur fajtor për akte që janë në kundërshtim me qëllimet dhe parimet e
Kombeve të Bashkuara;
1.4. Paraqet rrezik për bashkësinë ose për sigurinë e Republikës së Kosovës.
Neni 83
Parashtrimi i aplikacionit për mbrojtje ndërkombëtare
1. Personat nën mbrojtje të përkohshme kanë të drejtë të paraqesin aplikacion për mbrojtje
ndërkombëtare në çdo kohë.
2. Aplikacioni sipas paragrafit 1. të këtij neni do të shqyrtohet pas përfundimit të mbrojtjes së
përkohshme.
Neni 84
Përfundimi i mbrojtjes së përkohshme
1. Mbrojtja e përkohshme do të përfundojë në këto raste:
1.1. pas përfundimit të afatit për të cilin i është lejuar mbrojtja e përkohshme;
1.2. pas vendimit të Qeverisë lidhur me pushimin e arsyeve për dhënien e mbrojtjes së
përkohshme.
Neni 85
Kthimi
1. Republika e Kosovës do të ndërmarrë masat e nevojshme për t’ua bërë të mundur kthimin
vullnetarë personave nën mbrojtje plotësuese ose atyre të cilëve mbrojtja e përkohshme iu ka
përfunduar. Republika e Kosovës do të sigurohet se dispozitat që rregullojnë kthimin vullnetarë
të personave nën mbrojtje të përkohshme lehtësojnë kthimin e tyre duke respektuar dinjitetin
njerëzor. Republika e Kosovës do të sigurohet se vendimi lidhur me kthimin e këtyre personave
është marrë duke njohur plotësisht faktet.
2. Republika e Kosovës do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në mënyrë që kthimi
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË
74
LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL
me forcë i personave të cilëve afati i mbrojtjes së përkohshme iu ka përfunduar apo iu është
ndërprerë të jetë në pajtim me respektimin e dinjitetit njerëzor.
3. Republika e Kosovës do të sigurohet se vendimi lidhur me kthimin është marrë në bazë të
njohurive faktike.
4. Në rastet e kthimit me forcë, Republika e Kosovës duhet të marr në konsideratë ndonjë arsye
bindëse humanitare, e cila mund ta bëjë kthimin e pamundur ose të paarsyeshëm në raste të
veçanta.
5. Republika e Kosovës do të marrë masa të nevojshme në lidhje me kushtet e banimit të
personave të cilët kanë gëzuar mbrojtje të përkohshme dhe që nuk mund, duke pasur parasysh
gjendjen e tyre shëndetësore, në mënyrë të arsyeshme të pritet që të udhëtojnë. Këtu hyjnë
kategoria e personave të cilët vuajnë nga pasoja serioze negative, nëse trajtimi i tyre ndërpritet.
Ata nuk mund të dëbohen për aq kohë sa kjo situatë vazhdon.
6. Për aq kohë kur mbrojtja e përkohshme nuk ka përfunduar, Republika e Kosovës duhet që në
bazë të rrethanave që mbizotërojnë në vendin e origjinës, t’iu japë konsideratë më të favorshme
kërkesave nga personat të cilët kanë gëzuar mbrojtje të përkohshme dhe kanë ushtruar të
drejtën e tyre për një kthim vullnetarë në shtetin pritës.
Neni 86
Të drejtat dhe detyrimet e personave nën mbrojtjen e përkohshme
1. Personi nën mbrojtje të përkohshme, ka të drejtë:
1.1. të qëndrojë përkohësisht në Republikën e Kosovës në pajtim me kohëzgjatjen e
mbrojtjes së përkohshme;
1.2. të ketë kushte themelore për strehim dhe jetesë;
1.3. të ketë kujdesin shëndetësor;
1.4. të ketë të drejtën në bashkim familjar sipas këtij ligji;
1.5. të ketë të drejtën në arsimim;
1.6. të ketë qasje për këshillim dhe mbrojtje juridike;
1.7. të ketë të drejtën në lirinë e mendimit dhe besimit fetar;
1.8. të ketë të drejtën për të ushtruar aktivitet fitimprurës;
1.9. të ketë të drejtë në ndihmën e domosdoshme, në kuptimin e mirëqenies sociale.
2. Detyrimet e përcaktuara në nenin 48 të këtij ligji, vlejnë po ashtu për personat të cilëve iu
është dhënë mbrojtja e përkohshme.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË
75
LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL
Neni 87
E drejta në kujdesin shëndetësor
1. Personat nën mbrojtje të përkohshme kanë të drejtë në kujdes shëndetësor e cila përfshinë,
kujdesin emergjent shëndetësor dhe trajtimin e sëmundjes.
2. Personat nën mbrojtje të përkohshme të cilët i janë nënshtruar përdhunimit, torturës ose
formave të tjera të rënda të dhunës si dhe aplikuesve me nevoja të veçanta, do t’iu ofrohet
trajtim i nevojshëm mjekësor sipas nevojave specifike dhe pasojave të shkaktuara.
Neni 88
E drejta për kushte themelore të jetesës
1. Personat nën mbrojtje të përkohshme kanë të drejtë në kushte themelore të jetesës e cila
përfshinë por nuk kufizohet në: strehimin, ushqimin, veshmbathjet, pakot higjienike. Personave
nën mbrojtje të përkohshme me nevoja të veçanta do t’iu sigurohen standardet e jetesës në
pajtim me nevojat specifike të tyre.
2. Personat nën mbrojtje të përkohshme kanë të drejtë të përfitojnë nga ndihma sociale në
përputhje me Ligjin për Skemat Sociale.
Neni 89
E drejta në arsimim
Personat nën mbrojtje të përkohshme kanë të drejtë në arsim fillor dhe të mesëm nën kushte të
njëjta sikurse edhe shtetasit e Republikës së Kosovës.
Neni 90
E drejta për ribashkim familjar
Ribashkimi familjar me anëtarët e varur të familjes lejohet për personat të cilëve iu është dhënë
mbrojtja e përkohshme, për anëtarët e familjes, siç është përcaktuar në nenin 3 nën-paragrafi
1.25. të këtij ligji.
Neni 91
E drejta për punësim
1. Personat nën mbrojtje të përkohshme kanë të drejtë në punësim në Republikën e Kosovës
pa leje të punës për shtetasit e huaj.
2. Personat nën mbrojtje të përkohshme kanë të drejtë në trajnime profesionale, praktikë për
përvojë pune nën të njëjtat kushte sikurse edhe shtetasit kosovarë.
3. Kur personat të cilët gëzojnë mbrojtje të përkohshme janë të punësuar apo të vetëpunësuar,
në konsideratë duhet të merret përcaktimi i nivelit të ndihmës, varësisht nga mundësia për t’i
përmbushur nevojat e tyre.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË
76
LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL
Neni 92
E drejta në lirinë e mendimit dhe besimit fetar
Qeveria e Kosovës do t’iu garantojë personave nën mbrojtje të përkohshme të drejtën e ushtrimit
dhe lirisë së fesë sipas bindjeve të tyre.
Neni 93
Akomodimi i të huajve të cilëve iu është lejuar mbrojtja e përkohshme
Personave nën mbrojtje të përkohshme, do t’iu sigurohet akomodimi në pajtim me mundësitë
ekonomike të Republikës së Kosovës.
KAPITULLI VI
Neni 94
Lëshimi i dokumenteve
1. Ministria i lëshon aplikuesve dokumentet si në vijim:
1.1. vërtetimin për dorëzimin e aplikacionit për mbrojtje ndërkombëtare;
1.2. letërnjoftimin për aplikues;
1.3. fletudhëtimin për aplikues kur arsyet serioze humanitare kërkojnë praninë e tyre
në një shtet tjetër.
2. Personit me status refugjati, do t’i lëshohen dokumentet si në vijim:
2.1. leje e qëndrimit për refugjatë; dhe
2.2. dokumenti i udhëtimit për refugjatë.
3. Personave nën mbrojtje plotësuese dhe personave nën mbrojtje të përkohshme do t’iu
lëshohen dokumentet si në vijim:
3.1. leje e qëndrimit; dhe
3.2. fletëudhëtimi për të huaj.
4. Republika e Kosovës nëse është e nevojshme, siguron personat që do të pranohen në
territorin e saj për qellim të mbrojtjes se përkohshme, ju ofron të gjitha lehtësirat për marrjen
e vizave të nevojshme, duke përfshirë edhe vizat transite. Formalitetet duhet të zvogëlohen
në minimum për arsye të situatës emergjente. Procedurat për marrjen e vizave do të jenë pa
pagesë.
5. Dokumentet sipas paragrafëve 2. dhe 3. të këtij neni do të lëshohen në pajtim me Ligjin për të Huaj.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË
77
LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL
Neni 95
Letërnjoftimi për aplikues
1. Letërnjoftimi i aplikuesit shërben po ashtu si leje për qëndrim në Republikën e Kosovës deri
ne shqyrtimin e aplikacionit për mbrojtje ndërkombëtare në pajtim me nenin 18 të këtij ligji.
2. Letërnjoftimi iu lëshohet të gjithë anëtarëve të familjes së aplikuesit.
3. Letërnjoftimi sipas paragrafit 1. të këtij neni nuk është dëshmi e identitetit të aplikuesit.
Neni 96
Leje qëndrimi i personit me status të refugjatit, personit nën mbrojtje plotësuese dhe
personit nën mbrojtjen e përkohshme
1. Personit me status të refugjatit, personit nën mbrojtje plotësuese dhe personit nën mbrojtje
të përkohshme do t’i lëshohet leje qëndrimi.
2. Sipas paragrafit 1. të këtij neni, leje qëndrimi do t’iu lëshohet edhe përfituesve të ribashkimit
familjar.
Neni 97
Dokumentet e udhëtimit për personat me status refugjati
1. Dokumentet e udhëtimit do t’i lëshohen personit me status refugjati në pajtim me skemën e
Konventës së Gjenevës dhe standardeve Ndërkombëtare të Aviacionit Civil.
2. Kërkesa për dokumentet e udhëtimit duhet të parashtrohet personalisht nga personi me
status refugjati nëse ai ose ajo është në moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeçare dhe ka zotësinë e
veprimit, apo përmes përfaqësuesit të tij/saj.
3. Kur personi me status refugjati është më i ri se tetëmbëdhjetë (18) vjet, kërkesa duhet të
dorëzohet nga përfaqësuesi ligjor i tij/saj ose kujdestari.
4. DSHAM do të konfirmojë statusin e refugjatit për qëllimet e përfshira në këtë nen.
5. Në rast të tërheqjes të statusit të refugjatit nga personi do të kërkohet t’ia kthejë dokumentin
e udhëtimit DSHAM-së.
Neni 98
Dokumentet e udhëtimit për personin nën mbrojtje plotësuese dhe mbrojtje të
përkohshme
Ministria duhet t’iu lëshojë përfituesve të statusit të mbrojtjes plotësuese të cilët nuk janë në
gjendje të pajisen me pasaportë kombëtare, dokumente të cilat iu mundësojnë të udhëtojnë
jashtë shtetit, përveç nëse arsyet imponuese të sigurisë shtetërore apo publike kërkojnë
ndryshe.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË
78
LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL
Neni 99
Kthimi i dokumenteve
Dokumentet e përcaktuara në nenin 94, nën-paragrafët 1.2., 2.1., 2.2. dhe 3.1., të këtij ligji
i kthehen DSHAM-së pas përfundimit të procedurës, revokimit të statusit apo në rast të
zëvendësimit të tij për shkak të dëmtimit.
KAPITULLI VII
TRAJTIMI I TË DHËNAVE PERSONALE
Neni 100
Trajtimi i të dhënave personale
Në përputhje me përmbushjen e funksionit të tyre ligjor, DSHAM, organet që shqyrtojnë ankesat
dhe organizatat e tjera të ngarkuara me detyra në mbështetje të këtij ligji, mund të trajtojnë apo
të japin për trajtim të dhënat personale të një aplikuesi, të një personi për tu mbrojtur dhe të të
afërmeve të tyre, përfshirë edhe të dhëna të ndjeshme, të përcaktuara në Ligjin për Mbrojtjen
e të Dhënave Personale.
Neni 101
Komunikimi i të dhënave personale të shtetit të origjinës apo të prejardhjes
1. Të dhënat personale të aplikuesëve duhen të mbrohen sipas Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave
Personale.
2. Organi kompetent me rastin e shqyrtimit të aplikacioneve individuale nuk duhet të:
2.1. përhapë drejtpërdrejt informata tek akterët e pohuar të persekutimit ndaj aplikuesit
në lidhje me aplikimet për mbrojtje ndërkombëtare, ose për faktin që një aplikacion
është parashtruar;
2.2. sigurojë kurrfarë informacioni nga akterët e pohuar të persekutimit në mënyrën
që do të rezultonte se akterët e tillë do të informoheshin drejtpërdrejt për faktin se një
kërkesë është parashtruar nga aplikuesi në fjalë dhe do të rrezikonte integritetin fizik të
aplikuesit dhe të vartësve të tij/saj ose lirinë dhe sigurinë e anëtarëve të familjes së tij/
saj të cilët ende jetojnë në shtetin e origjinës.
3. DSHAM me rastin e organizimit të kthimit të aplikuesit mund të marrë kontakt me vendin e
origjinës apo të prejardhjes me qëllim që të gjejë dokumentet e udhëtimit të nevojshme për
ekzekutimin e vendimit, me kusht që cilësia e refugjatit nuk është njohur me vendim të formës
së prerë.
4. Me qëllim të ekzekutimit të vendimit të kthimit në vendin e origjinës apo të prejardhjes,
DSHAM me rastin e organizimit të kthimit, mund t’iu komunikojë autoriteteve të huaja të dhënat
e mëposhtme:
4.1. të dhënat personale (emrin, mbiemrin, datën dhe vendin e lindjes, gjininë, shtetësinë,
adresën e fundit të njohur në vendin e origjinës apo të prejardhjes) të personit në fjalë,
dhe nëse është e nevojshme të dhënat personale të të afërmve të tij;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË
79
LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL
4.2. të dhënat lidhur me pasaportën apo dokument tjetër identiteti;
4.3. gjurmët e gishtërinjve, fotografitë dhe të dhënat biometrike;
4.4. të dhënat lidhur me dokumente të tjera që mundësojnë identifikimin e personit;
4.5. të dhënat lidhur me gjendjen shëndetësore të personit, me kusht që kjo të jetë në
përputhje me interesin e tij;
4.6. çdo të dhënë tjetër të domosdoshme për të garantuar hyrjen e personit në shtetin
e destinuar dhe për të ruajtur sigurinë e personave që e shoqërojnë;
4.7. të dhënat lidhur me procedurat penale të hapura për aq sa kjo është e rëndësishme
për procedurën e kthimit të personit në fjalë, për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë publike
në vendin e origjinës apo të prejardhjes dhe për aq sa personi në fjalë nuk rrezikohet.
Neni 102
Bashkëpunimi me organet e ndjekjes penale
DSHAM iu transmeton autoriteteve kompetente të ndjekjes penale të gjitha të dhënat dhe
mjetet e provës për një aplikues i cili dyshohet se ka shkelur të drejtën ndërkombëtare publike,
veçanërisht nëse ka kryer krim kundër paqes, krim lufte apo krim kundër njerëzimit, duke marrë
pjesë në gjenocid apo duke praktikuar torturën.
Neni 103
Të dhënat biometrike
1. Organet kompetente mund të trajtojnë të dhënat biometrike të një aplikuesi apo të një personi
për t’u mbrojtur me qëllim që të përcaktojnë identitetin e tij.
2. Llojet e të dhënave biometrike që duhen të mblidhen dhe e drejta e qasjes, rregullohet me
Ligjin për Mbrojtjen e të dhënave personale.
Neni 104
Gjurmët e gishtërinjve dhe fotografitë
1. Merren gjurmët e gishtërinjve dhe fotografia e secilit aplikues dhe personit që do të mbrohet.
Qeveria e Kosovës përcakton si përjashtim nga këto rregulla fëmijët nën moshën dymbëdhjetë
(12) vjeçare.
2. Gjurmët e gishtërinjve dhe fotografia regjistrohen nga policia në bazën e të dhënave të
mbajtur nga DSHAM-i
3. Nëse policia konstaton se gjurmët e reja të gishtërinjve janë të njëjta me ato të regjistruara
paraprakisht, ajo informon DSHAM-në, duke shënuar të dhënat personale të personit (emri,
mbiemri, datëlindja, gjinia, numri i referencës, numri personal, shtetësia, dhe vendi në të cilin
ndodhet). Nëse bëhet fjalë për të dhënat e mbledhura nga policia, duhet të tregojë (me numër
kodi) datën, vendin dhe arsyen e marrjes së gjurmëve të gishtërinjve.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË
80
LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL
Neni 105
Përdorimi i këtyre të dhënave
1. DSHAM i përdor këto të dhëna me qëllim që:
1.1. të verifikojë identitetin e personit në fjalë;
1.2. të verifikojë nëse personi ka paraqitur një aplikacion për mbrojtje ndërkombëtare;
1.3. të verifikojë nëse ka të dhëna që konfirmojnë apo kundërshtojnë deklaratat e
personit;
1.4. të verifikojë nëse ekzistojnë të dhëna që vënë në dyshim mundësinë e personit për
të fituar statusin e refugjatit;
1.5. të lehtësojë bashkëpunimin ndërmjet DSHAM-së dhe policisë.
2. Komunikimi jashtë vendit i të dhënave personale të mbledhura në përputhje me paragrafin 4.
të nenit 101 të këtij ligji, pa pëlqimin e DSHAM-së është i ndaluar. Neni 6 i Ligjit për Mbrojtjen e
të dhënave personale zbatohet në mënyrë analoge.
Neni 106
Shkatërrimi i të dhënave
1. Të dhënat shkatërrohen:
1.1. nëse statusi i refugjatit i jepet personit;
1.2. dhjetë (10) vjet pas marrjes në formë të prerë të vendimit për refuzimin e aplikacionit,
pas heqjes dorë vullnetare nga aplikimi, apo pas ndërprerjes së procedurës së azilit;
1.3. dhjetë (10) vjet pas heqjes së mbrojtjes plotësuese për personat për t’u mbrojtur.
Neni 107
Mbajtja e statistikave
1. DSHAM administron bazën e të dhënave që lejon regjistrimin e aplikacioneve për mbrojtje
ndërkombëtare dhe të ankesave, dhe kontrollin e dosjeve.
2. Kjo bazë e dhënave mund të përmbajë të dhëna personale të ndjeshme, për aq sa kjo
nevojitet për kryerjen e detyrave të përcaktuara në ligj.
3. Të dhënat e gabuara duhet të korrigjohen.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË
81
LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL
KAPITULLI VIII
DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE
Neni 108
Afati për nxjerrjen e akteve nënligjore
1. Aktet nënligjore të cilat janë në fuqi do të zbatohen, me kusht që të mos jenë në kundërshtim
me këtë ligj, deri në miratimin e akteve nënligjore për zbatimin e këtij ligji.
2. Ministria e Punëve të Brendshme nxjerr aktet nënligjore të nevojshme për zbatimin e këtij ligji
në afat prej gjashtë (6) muajve nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij ligji.
3. Ministria në bashkëpunim me organet tjera mund të nxjerrë edhe akte tjera nënligjore për
zbatimin e këtij ligji.
Neni 109
Dispozitat kalimtare
Aplikacionet të cilat janë në prcedurë para hyrjes në fuqi të këtij ligji do të trajtohen sipas këtij
ligji.
Neni 110
Shfuqizimi
Me hyrjen në fuqi të këtij ligji shfuqizohet Ligji Nr. 04/L-217 për Azil.
Neni 111
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së
Kosovës.
Ligji Nr. 06/L- 026
30 mars 2018
Shpallur me dekretin Nr. DL-018-2018, datë 20.04.2018 nga Presidenti i Republikës së
Kosovës Hashim Thaçi