GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 6 / 3 MAJ 2018, PRISHTINË
21
LIGJI Nr. 06/L -036 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr. 04/L-219 PËR TË HUAJT
LIGJI Nr. 06/L -036
PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr. 04/L-219 PËR TË HUAJT
Kuvendi i Republikës së Kosovës;
Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Miraton:
LIGJ PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr. 04/L-219 PËR TË HUAJT
Neni 1
Qëllimi
1. Qëllimi i këtij ligji është ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit nr. 04/L-219 për të Huajt (Gazeta
Zyrtare nr. 35, e datës 5 shtator 2013), në tekstin e mëtejmë Ligji.
2. Ky ligj është në përputhje me:
2.1. Direktivën 2014/66/BE e Parlamentit Evropian dhe Këshillit mbi kushtet e hyrjes dhe
qëndrimit të shtetasve të vendeve të treta në suaza të transfereve brenda Korporatave;
2.2. Direktiva 2014/36/BE e Parlamentit Evropian dhe Këshillit mbi kushtet e hyrjes dhe
qëndrimit të shtetasve të vendeve të treta me qëllim të punësimit si punëtor sezonal;
2.3. Direktivën 2016/801 BE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e datës 11 maj
2016 mbi kushtet e hyrjes dhe qëndrimit të shtetaseve të vendeve të treta për qëllim
hulumtimi, studimi, trajnimi, shërbimi vullnetar, skema të shkëmbimit të nxënësve, apo
projekte arsimore si dhe au pairing;
2.4. Rregullore (BE) Nr. 610/2013 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit të datës 26
Qershor 2013 që ndryshon Rregulloren (KE) Nr. 562/2006 të Parlamentit Evropian
dhe të Këshillit që nxjerr Kodin e Bashkësisë mbi rregullat e me të cilat rregullohet
lëvizja e personave përtej kufijve (Kodi i Kufijve të Shengenit), Konventa mbi zbatimin
e Marrëveshjes së Shengenit, Rregulloret e Këshillit (KE), Nr. 1683/95 dhe (KE) Nr.
539/2001 dhe Rregulloret (KE) Nr. 767/2008 dhe (KE) Nr. 810/2009 të Parlamentit
Evropian dhe të Këshillit.
Neni 2
1. Neni 3, paragrafi 1, nënparagrafët 1.18, 1.19 dhe 1.25 të Ligjit bazik, riformulohen me tekstin
si në vijim:
1.18. APRK - Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës;
1.19. Punëtor sezonal - i huaji që banon në shtetin e të cilit ai/ajo është shtetas ose
në të cilin ai ose ajo ka një leje qëndrimi të përhershme jashtë Republikës së Kosovës
dhe qëndron në mënyrë të ligjshme dhe të përkohshme në territorin e Republikës së
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 6 / 3 MAJ 2018, PRISHTINË
22
LIGJI Nr. 06/L -036 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr. 04/L-219 PËR TË HUAJT
Kosovës, për të kryer një aktivitet që varet nga kalimi i sezonës, në bazë të një ose më
shumë kontratave të punës me afat, të lidhura direkt në mes të huajit dhe punëdhënësit
në Republikën e Kosovës;
1.25. Kthimi - Proces i kthimit mbrapa i një të huaji, qoftë në pajtim me një obligim
vullnetar apo të detyrueshëm për t’u kthyer në vendin e origjinës, ose në vendin transit
në pajtim me marrëveshjet ndërkombëtare ose vendit ku i huaji ka të drejtë të qëndrojë.
2. Neni 3, i Ligjit bazik, pas përkufizimit “sponsor” të nënparagrafit 1.29, shtohen edhe katër
përkufizime të reja si në vijim:
1.30. I transferuar brenda korporatave – i huaji që në kohën e aplikimit për leje
për qëndrim të përkohshëm, qëndron jashtë territorit të Republikës së Kosovës dhe
është deleguar përkohësisht për qëllime profesionale ose trajnuese nga një ndërmarrje
që gjendet jashtë territorit të Republikës së Kosovës dhe me të cilën i huaji është i
lidhur me një kontratë pune para dhe gjatë transferimit në ndonjë subjekt që i takon
ndërmarrjes apo të njëjtit grup të ndërmarrjeve, që gjendet në Republikën e Kosovës;
1.31. Menaxher - një person që ka pozitë të lartë, që kryesisht drejton menaxhimin e
subjektit pritës, duke pasur mbikëqyrje apo udhëheqje parimisht nga bordi i drejtorëve
apo nga aksionarët e biznesit ose ekuivalente, ajo pozitë përfshinë: drejtimin e subjektit
pritës apo një departament ose nëndivizion të subjektit pritës, mbikëqyrë dhe kontrollon
punën e punonjësve tjerë mbikëqyrës, punëtorëve profesional ose menaxhues, që ka
autoritet për të rekomanduar punësimin, largim apo veprime tjera me personel;
1.32. Specialist - person që punon brenda grupit apo ndërmarrjes, i cili ka njohuri të
specializuar thelbësore për fushat e aktiviteteve të subjektit pritës, për teknikat apo
për menaxhim. Në vlerësimin e njohurisë së tillë, nuk do të merren parasysh vetëm
njohuritë specifike për subjektin pritës, por gjithashtu nëse personi ka nivel të lartë të
kualifikimit, përfshirë përvojën adekuate profesionale, duke iu referuar llojit të punës
apo aktiviteteve që kërkojnë njohuri specifike teknike, duke përfshirë anëtarësimin e
mundshëm të një profesioni të akredituar;
1.33. Praktikant - personi me diplomë universitare ose është duke ndjekur studimet
që është transferuar në një subjekt pritës për zhvillim të karrierës apo për t’u trajnuar në
teknikat apo metodat e biznesit, dhe paguhet gjatë kohës së transferimit.
Neni 3
Neni 28, paragrafi 1, nënparagrafi 1.4, i Ligjit bazik, riformulohet me tekstin si në vijim:
1.4. Ka qëndruar nëntëdhjetë (90) ditë gjatë periudhës kohore prej njëqind e tetëdhjetë
(180) ditë në Republikën e Kosovës.
Neni 4
Neni 31, paragrafi 1 i ligjit bazik, riformulohet me tekstin si në vijim:
1. Të huajit mund t’i lejohet të hyjë në Republikën e Kosovës për qëndrimet që nuk i
kalojnë nëntëdhjetë (90) ditë brenda periudhës njëqind e tetëdhjetë (180) ditëve dhe
nëse ai ose ajo plotëson kushtet si në vijim:
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 6 / 3 MAJ 2018, PRISHTINË
23
LIGJI Nr. 06/L -036 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr. 04/L-219 PËR TË HUAJT
Neni 5
Neni 33, paragrafi 1, nën-paragrafi 1.4, i Ligjit bazik, riformulohet me tekstin si në vijim:
1.4. Ka konsumuar afatin prej nëntëdhjetë (90) ditëve të qëndrimit brenda njëqind e
tetëdhjetë (180) ditëve.
Neni 6
Neni 38, i Ligjit bazik, riformulohet me tekstin si në vijim:
1. Qëndrimi afatshkurtër nënkupton qëndrimin e një të huaji deri në nëntëdhjetë (90)
ditë brenda periudhës kohore prej njëqind e tetëdhjetë (180) ditë pa vizë ose me vizë
kur kjo kërkohet.
2. Qëndrimi afatshkurtër mund të jetë më i shkurt së nëntëdhjetë (90) ditë kur kjo
përcaktohet me vizë. Periudha e qëndrimit llogaritet prej ditës së parë të hyrjes në
Republikën e Kosovës.
3. I huaji i cili tashmë e ka shfrytëzuar afatin e qëndrimit prej nëntëdhjetë (90) ditë
brenda periudhës kohore prej njëqind e tetëdhjetë (180) ditë, mund të hyjë prapë dhe
të qëndrojë në Republikën e Kosovës pas kalimit të periudhës kohore prej njëqind e
tetëdhjetë (180) ditëve nga dita e hyrjes së parë.
Neni 7
1. Neni 41, paragrafi 1, nënparagrafi 1.4 i ligjit bazik, riformulohet me tekstin si në vijim:
1.4. Arsye humanitare, duke përfshirë refugjatët, personat nën mbrojtje plotësuese,
dhe personat me status të pa shtetësisë; viktimat e trafikimit me njerëz ose viktimave të
kontrabandës me migrant dhe të huajt të cilët kanë shprehur vullnet të bashkëpunimit
me autoritete kompetente.
2. Neni 41, paragrafi 4, i ligjit bazik, riformulohet me tekstin si në vijim:
4. Pavarësisht nga paragrafi 1 i këtij Neni, të huajit mund t’i jepet qëndrimi i përkohshëm
edhe për qëllime të tjera.
Neni 8
Neni 43, paragrafi 1, i ligjit bazik, riformulohet me tekstin si në vijim:
1. Kërkesën për lejeqëndrim të përkohshëm i huaji e parashtron personalisht, ndërsa
për fëmijët, fëmijët të pashoqëruar apo personave të ndjeshëm, kërkesa parashtrohet
nga prindërit, njëri prind me autorizim të prindit tjetër apo kujdestari ligjor.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 6 / 3 MAJ 2018, PRISHTINË
24
LIGJI Nr. 06/L -036 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr. 04/L-219 PËR TË HUAJT
Neni 9
Neni 45, paragrafi 1, i ligjit bazik, riformulohet me tekstin si në vijim:
1. Prindërit, njëri prind me autorizim të prindit tjetër apo kujdestari i fëmijës të lindur
në Republikën e Kosovës është i obliguar të parashtrojë kërkesë për lejeqëndrim të
përkohshëm për fëmijën, jo më vonë se nëntëdhjetë (90) ditë nga data e lindjes.
Neni 10
1. Neni 47, paragrafi 1, i Ligjit bazik, riformulohet me tekstin si në vijim:
1. Kërkesa për vazhdimin e lejes së qëndrimit të përkohshëm duhet të paraqitet brenda
tridhjetë (30) ditëve para skadimit të lejeqëndrimit të përkohshëm në DSHAM.
2. Neni 47, pas paragrafit 5, të Ligjit bazik, shtohen edhe dy paragrafe të reja me tekstin si në
vijim:
6. Të huajt, të cilët aplikojnë për vazhdim të leje qëndrimit të përkohshëm dhe nuk
e ndërrojnë qëllimin e aplikimit paraprak, parashtrojnë kërkesë për vazhdim të leje
qëndrimit të përkohshëm në DSHAM dhe duhet t’i paraqesin dokumentet si në vijim:
6.1. Dokument të vlefshëm udhëtimi;
6.2. Dëshmi që posedon mjete të mjaftueshme për jetesë;
6.3. Sigurim shëndetësor;
6.4. Dëshmi që nuk është i dënuar nga gjykata.
7. I huaji nga paragrafi 6, i këtij neni, nuk mund ta vazhdojë leje qëndrimin e përkohshëm
në qoftë se është i dënuar me aktgjykim të formës së prerë me dënim mbi një (1) vit burg.
Neni 11
1. Neni 48, paragrafi 1, nën-paragrafi 1.5, i Ligjit bazik, riformulohet me tekstin si në vijim:
1.5. Nuk ka ndalesë të hyrjes dhe qëndrimit në Republikën e Kosovës ose nuk
përfaqëson rrezik për imigrim të paligjshëm ose qëndrimit të paligjshëm në Republikën
e Kosovës.
2. Neni 48, pas paragrafit 1 shtohet një (1) nënparagraf i ri 1.7, me tekstin si në vijim:
1.7. I huaji, i përcaktuar sipas paragrafit 1.4 të nenit 7, të këtij Ligji, përjashtohet nga
kushtet e parapara në nenin 48, paragrafi 1, nënparagrafi 1.1, 1.2, 1.3 dhe 1.4 të ligjit
bazik.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 6 / 3 MAJ 2018, PRISHTINË
25
LIGJI Nr. 06/L -036 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr. 04/L-219 PËR TË HUAJT
Neni 12
1. Neni 49, pas nënparagrafit 1.4 të Ligjit bazik, shtohet një nënparagraf i ri 1.5, me tekstin si
në vijim:
1.5. Të huajit, të cilit i është dhënë statusi i personit pa shtetësi.
2. Neni 49, paragrafi 2, i Ligjit bazik, riformulohet me tekstin si në vijim:
2. Pavarësisht nga paragrafi 1, nënparagrafi 1.3 i këtij neni, anëtarit të ngushtë të
familjes së të huajit i cili qëndron në Republikën e Kosovës në bazë të lejeqëndrimit të
përkohshëm për punë të lëshuar për një (1) vit, mund t’i jepet lejeqëndrimi i përkohshëm
me qëllim të ribashkimit familjar, vetëm nëse i huaji kërkon bashkim familjar në
Republikën e Kosovës dhe nëse i ka të paktën dy (2) vjet të qëndrimit të përkohshëm.
Ky përjashtim nuk vlen për të transferuarit brenda korporatave, familjarët e të cilëve
kanë të drejtë aplikimi për leje qëndrimi të përkohshëm në të njëjtën kohë me sponsorin.
Neni 13
Neni 57, pas paragrafit 3 të Ligjit bazik shtohet paragrafi i ri me tekstin si në vijim:
4. Studenti i diplomuar në ndonjërën nga institucionet e arsimit të lartë në Republikën
e Kosovës, e që kërkon punësim, i vazhdohet kërkesa për lejeqendrim edhe për nëntë
(9) muaj. Kërkesa duhet të parashtrohet brenda tre (3) muajve nga dita e diplomimit të
tij.
Neni 14
Neni 58, pas paragrafit 3, të ligjit bazik shtohet paragrafi i ri 4, me tekstin si në vijim:
4. Hulumtuesit shkencorë që kanë marrëveshje me ndonjërën nga institucionet
e licencuara në Republikën e Kosovës, i vazhdohet kërkesa për lejeqendrim të
përkohshëm edhe për nëntë (9) muaj. Kërkesa duhet të parashtrohet brenda tridhjetë
(30) ditëve para skadimit të lejeqendrimit të tij.
Neni 15
Neni 59, Paragrafi 2, i Ligjit bazik, fshihet.
Neni 16
Neni 66, i Ligjit bazik riformulohet me tekstin si në vijim:
Neni 66
Refuzimi dhe revokimi i leje qëndrimit të përkohshëm
1. Kërkesa për lejeqëndrim të përkohshëm ose vazhdimin e lejeqëndrimit të përkohshëm
refuzohet kur:
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 6 / 3 MAJ 2018, PRISHTINË
26
LIGJI Nr. 06/L -036 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr. 04/L-219 PËR TË HUAJT
1.1. Kushtet për dhënien ose vazhdimin e lejeqëndrimit të përkohshëm
nuk janë plotësuar;
1.2. Nëse dokumentet e paraqitura janë siguruar me mashtrim, ose të
falsifikuara ose janë ndërruar.
2. Lejeqëndrimi i përkohshëm i revokohet të huajit nëse:
2.1. Pushojnë kushtet për dhënien e qëndrimit të përkohshëm sipas nenit 48
të ligjit bazik;
2.2. Qëndron jashtë territorit të Republikës së Kosovës për më shumë se
tridhjetë (30) ditë pandërprerë pa ndonjë arsye;
2.3. Nëse qëndrimi i tij në Republikën e Kosovës është në kundërshtim me
qëllimin e qëndrimit të përkohshëm;
2.4. Nëse dokumentet e paraqitura nga i huaji janë siguruar me mashtrim, ose
janë falsifikuar, ose janë ndërruar.
3. Vendimi sipas paragrafit 2, nënparagrafi 2.2 dhe 2.3 të këtij neni, mund të merret pa
një dëgjim paraprak të të huajit, përderisa paraprakisht ai ka qenë i njoftuar se ndaj tij
është duke u zhvilluar procedura për revokimin e qëndrimit të përkohshëm.
4. Kundër vendimit sipas paragrafëve 1 dhe 2 të këtij neni, mund të parashtrohet ankesë
në Komisionin e Ankesave.
5. Përjashtimisht nga paragrafi 2, nënparagrafi 2.2, të këtij neni, i huaji i cili qëndron
jashtë Republikës së Kosovës nëntëdhjetë (90) ditë për shkaqe të arsyeshme, qëndrimi
i përkohshëm nuk do t’i revokohet vetëm nëse e njofton DSHAM-në ose Policinë
Kufitare për arsyet e qëndrimit të tij jashtë vendit, jo më vonë se dhjetë (10) ditë nga
data e kthimit në Republikën e Kosovës. DSHAM nxjerr vendim duke marrë parasysh
informacionin e dhënë nga i huaji.
Neni 17
Pas nenit 66, të Ligjit bazik, shtohet neni 66 A, me tekstin si në vijim:
Neni 66 A
Personat e padëshiruar
1. Ministri i Punëve të Brendshme, për interesa të rëndësishme të shtetit, të rendit
kushtetues dhe atij juridik, të sigurisë shtetërore e të rendit publik, me vendim të
argumentuar shpall person të padëshiruar një të huaj nëse:
1.1. vepron ose propagandon kundër sovranitetit të Republikës së Kosovës,
sigurisë shtetërore, rendit kushtetues dhe rendit e sigurisë publike;
1.2. është anëtar i organizatave terroriste, ose përkrah e kryen veprime kundër
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 6 / 3 MAJ 2018, PRISHTINË
27
LIGJI Nr. 06/L -036 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr. 04/L-219 PËR TË HUAJT
shtetit ligjor;
1.3. përbën kërcënim për vendin, ose cenon marrëdhëniet e Republikës së
Kosovës me shtete të tjera;
1.4. ekzistojnë dyshime se do të hyjë ose do të qëndrojë në territorin e
Republikës së Kosovës, për të kryer një vepër penale apo veprime, që përbëjnë
kërcënim për Republikën e Kosovës;
1.5. është i përfshirë në krimin e organizuar, në trafikimin e qenieve njerëzore,
drogë, si dhe në çdo trafik tjetër të paligjshëm, sipas të dhënave të marra nga
institucionet përgjegjëse të sigurisë kombëtare.
2. I huaji shpallet “person i padëshiruar” për një periudhë jo më pak se pesë (5) vjet
nga data e shpalljes dhe i refuzohet hyrja ose qëndrimi në Republikën e Kosovës gjatë
kësaj periudhe.
3. Ministri i Punëve të Brendshme, me kërkesën e të huajit, mund të rishikojë kërkesën
për hyrje, vizë ose lejeqëndrim, në rast se i huaji i moshës madhore ka kryer njërin nga
aktet e përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni në moshë të mitur.
4. Procedura e shpalljes së të huajit person i padëshiruar rregullohet me Udhëzim
Administrativ, i cili nxjerrët nga Ministri i Punëve të Brendshme në bashkëpunim me
Ministrin e Punëve të Jashtme.
Neni 18
1. Neni 67, paragrafit 1, i ligjit bazik, riformulohet me tekstin si në vijim:
1. I huaji në Republikën e Kosovës mund të punojë në bazë të lejes së qëndrimit për
punë, ose në bazë të lejes së punës afatshkurtër për të huajt, përveç rasteve kur
parashikohet ndryshe në këtë ligj, me marrëveshje ndërkombëtare të njohura nga
Republika e Kosovës apo me Vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
2. Neni 67, paragrafi 3 nënparagrafi 3.2 dhe 3.3, i Ligjit bazik, riformulohet me tekstin si në vijim:
3.2. Me status të refugjatit, mbrojtje të përkohshme ose plotësuese dhe me status të
personave pa shtetësi;
3.3. Me qëndrim të përkohshëm me qëllim të ribashkimit familjar me shtetas të
Republikës së Kosovës, me të huaj me leje qëndrim të përhershëm, me të huaj me leje
qëndrim të përkohshëm pas një (1) viti, me të huaj me status të refugjatit, si dhe të huaj
të cilëve iu është aprovuar mbrojtja plotësuese ose mbrojtja e përkohshme dhe me një
të huaj që është i transferuar brenda-korporatës, si dhe të huajve me lejeqendrim të
përkohshëm me arsye studimi.
Neni 19
Nenit 71, nënparagrafi 1.4, i Ligjit bazik, fshihet në tërësi.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 6 / 3 MAJ 2018, PRISHTINË
28
LIGJI Nr. 06/L -036 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr. 04/L-219 PËR TË HUAJT
Neni 20
1. Neni 74, paragrafët 3 dhe 4, të Ligjit bazik, riformulohen me tekstin si në vijim:
3. Përjashtimisht nga paragrafi 2, i këtij neni, leje qëndrimi për punë, të huajit nga
neni 70, paragrafi 1, nënparagrafi 1.5, 1.6 dhe 1.13 të këtij ligji i lëshohet me afat
të vlefshmërisë prej dy (2) vitesh, nëse nuk është kërkuar periudha më e shkurtër e
lëshimit të leje qëndrimit për punë.
4. Shtetasi i huaj, të cilit i është lëshuar leje qëndrimi për punë për shkak të kryerjes së
punëve sezonale, mund të qëndrojë në Republikën e Kosovës më së gjati gjashtë (6)
muaj, në periudhën kohore prej dymbëdhjetë (12) muaj dhe patjetër duhet të qëndrojë
jashtë Republikës së Kosovës më së paku gjashtë (6) muaj, para se t’i bëhet përsëri e
mundur hyrja dhe qëndrimi me qëllim të punës.
2. Neni 74, pas paragrafit 5, të ligjit bazik, shtohet një paragraf i ri 6, me tekstin si në vijim:
6. Përjashtimisht nga paragrafi 1 i këtij neni, DSHAM merr vendim lidhur me kërkesën
për leje qëndrim për punë edhe pa konfirmimin e APRK-së, përderisa nuk është nxjerr
kuota vjetore e punësimit.
Neni 21
Neni 75, i Ligjit bazik, riformulohet me tekstin si në vijim:
1. Të huajit mund t’i refuzohet lëshimi i leje qëndrimit për punë në ato raste kur:
1.1. punëdhënësi shkel dispozitat e punës dhe dispozitat e mbrojtjes në punë,
sigurimit shëndetësor dhe pensional, shmangja nga tatimi ose në rastet kur i
huaji ose punëdhënësi nuk kanë paguar një gjobë me para;
1.2. ndërmarrja e punëdhënësit është duke u mbyllur apo është mbyllur në bazë
të legjislacionit përkatës në fuqi të falimentimit ose asnjë aktivitet ekonomik
nuk është duke u zhvilluar;
1.3. shtetasi i huaj nuk ka respektuar detyrimet që rrjedhin nga një vendim
paraprak për pranim si punëtor sezonal;
1.4. punëdhënësi ka qenë i sanksionuar në përputhje me ligjin në fuqi për punë
të padeklaruar dhe/ose punësim të paligjshëm;
1.5. i huaji nuk i është përmbajtur obligimeve që kanë dalë nga vendimi i
mëparshëm për punë;
1.6. ndërmarrja është themeluar për qëllim kryesor të lehtësimit të hyrjes së të
huajve;
1.7. është arritur maksimumi i qëndrimit i përcaktuar në nenin 74, paragrafi 4
të ligjit bazik.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 6 / 3 MAJ 2018, PRISHTINË
29
LIGJI Nr. 06/L -036 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr. 04/L-219 PËR TË HUAJT
2. Një i huaj është punëtor sezonal nëse ka qëndruar në Republikën e Kosovës për
gjashtë (6) muaj në një periudhë kohore prej dymbëdhjetë (12) muajsh.
Neni 22
1. Titulli i nenit 76, i Ligjit bazik, riformulohet me tekstin si në vijim:
“Leje pune afatshkurtër për të huaj”.
2. Neni 76, paragrafi 1, i Ligjit bazik, riformulohet me tekstin si në vijim:
1. Në bazë të lejes së punës afatshkurtër deri në nëntëdhjetë (90) dite brenda çdo
periudhe prej njëqindetetëdhjetë (180) ditëve brenda një (1) viti, mund të punojnë të
huajt si vijon.
3. Neni 76, i ligjit bazik, pas nënparagrafit 1.17, shtohet tre nënparagrafë të rinjë 1.18, 1.19,
1.20, me tekstin si në vijim:
1.18. Mjekë ose specialistë të fushave të ndryshme mjekësore;
1.19. Arsimtarët dhe ligjëruesit e institucioneve të jashtme kulturore, arsimore dhe
shkencore angazhimi i të cilëve është jo më shumë se nëntëdhjetë (90) ditë brenda
çdo periudhe prej njëqind e tetëdhjetë (180) ditësh brenda një (1) viti të pajisen me leje
të punës afatshkurtër për të huaj;
1.20. Anëtarët e bordeve dhe drejtorët ekzekutiv të përfaqësive të huaja, të cilët
angazhimi i tyre nuk është më shumë se nëntëdhjetë (90) ditë brenda çdo periudhe
prej njëqindetetëdhjetë (180) ditësh brenda një (1) viti të pajisen me leje të punës
afatshkurta për të huaj.
4. Neni 76, i ligjit bazik, pas nënparagrafit 3.4, shtohet një nënparagraf i ri me tekstin si në vijim:
3.5. Punëtorët sezonal, angazhimi i të cilëve është jo më shumë se nëntëdhjetë (90)
ditë brenda çdo periudhe prej njëqindetetëdhjetë (180) ditësh brenda një (1) viti, të cilët
janë të pakualifikuar nuk mund të pajisen me leje të punës afatshkurtër për të huaj.
5. Në tërë tekstin e ligjit bazik, termi “vërtetim për lajmërimin e punës”, të zëvendësohet me
termin “leje pune afatshkurtër për të huaj”.
Neni 23
Neni 78, pas paragrafit 2, të ligjit bazik, shtohet një paragraf i ri 3 me tekstin si në vijim:
3. Kohëzgjatja maksimale e një transferimi brenda korporatës do të jetë tre (3) vjet për
menaxherë dhe specialistë dhe një (1) vit për praktikantë.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 6 / 3 MAJ 2018, PRISHTINË
30
LIGJI Nr. 06/L -036 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr. 04/L-219 PËR TË HUAJT
Neni 24
1. Neni 81, paragrafi 1, nënparagrafi 1.4, i Ligjit bazik, riformulohet me tekstin si në vijim:
1.4. I huaji punon për punëdhënësin por nuk i është lëshuar lejëqëndrimi për punë
ose punëdhënësi ka qenë i sanksionuar në përputhje me ligjin në fuqi për punë të
padeklaruar dhe/ose punësim të paligjshëm.
2. Neni 81, paragrafi 1, të Ligjit bazik, pas nënparagrafit 1.11, shtohen edhe dy nënparagrafë
1.12 dhe 1.13, me tekstin si në vijim:
1.12. Subjekti pritës është themeluar për qëllim kryesor të lehtësimit të hyrjes së të
huajve, i cili nuk ushtron ndonjë aktivitet tjetër;
1.13. Ndërmarrja e punëdhënësit është duke u mbyllur apo është mbyllur në bazë të
ligjeve në fuqi të falimentimit ose asnjë aktivitet ekonomik nuk është duke u zhvilluar.
Neni 25
1. Neni 83, paragrafi 1, nënparagrafi 1.1, i Ligjit bazik, riformulohet me tekstin si në vijim:
1.1. Kushtet e punësimit, duke përfshirë moshën minimale për punë, dhe kushtet e
punës duke përfshirë pagën dhe largimin nga puna, orarin e punës, pushimi dhe festat,
si dhe sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës.
2. Neni 83, paragrafi 1, nënparagrafi 1.2, i Ligjit bazik, riformulohet me tekstin si në vijim:
1.2. Të drejtën në grevë dhe në ndërmarrjen e veprime industriale, në përputhje me
legjislacionin e aplikueshëm në Kosovë, dhe lirinë e asociimit, bashkimit dhe anëtarësimit
në një organizatë që përfaqëson punëtorët ose çdo organizatë, anëtarët e të cilëve janë
të angazhuar në një profesion të veçantë, përfshirë të drejtat dhe përfitimet e dhëna
nga organizata të tilla, përfshirë të drejtën për të negociuar dhe lidhur marrëveshje
kolektive, pa cenuar legjislacionin e Republikës së Kosovës që ka të bëjnë me politikat
publike dhe sigurinë publike.
3. Neni 83, pas nën-paragrafit 1.6, të Ligjit bazik shtohen dy nënparagrafë 1.7 dhe 1.8, me
tekstin si në vijim:
1.7. Pagesat e mbetura të bëhen nga ana e punëdhënësit, në lidhje me çdo pagesë të
pashlyer ndaj shtetasit të huaj;
1.8. Përfitimet tatimore, për aq sa punëtori sezonal konsiderohet të jetë rezident për
qëllime tatimore në Republikën e Kosovës.
Neni 26
Pas nenit 83, të Ligjit bazik, shtohet neni 83/A, me tekstin si në vijim:
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 6 / 3 MAJ 2018, PRISHTINË
31
LIGJI Nr. 06/L -036 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr. 04/L-219 PËR TË HUAJT
Neni 83/A
Zyrtarët e institucionit kompetent kanë të drejtë të kryejnë intervista me të huajin dhe
me ftuesin e tij/saj që të kërkojnë shpjegime dhe dokumente shtesë, që arsyetojnë
hyrjen dhe qëllimin e vizitës dhe vërtetësinë e informatave të ofruara nga i huaji, si dhe
të verifikojnë informatat e ofruara nga i huaji dhe ftuesi i tij/saj që të marrin vendim për
lëshimin ose vazhdimin e vizës, lejes së qëndrimit, lejes së punës ose autorizimin për
nevoja të punës.
Neni 27
Neni 84, paragrafi 1 i Ligjit bazik riformulohet me tekstin si në vijim:
1. Leje qëndrimi i përhershëm mund ti jepet të huajit i cili në kohën e parashtrimit
të kërkesës posedon leje qëndrim të përkohshëm pandërprerë prej pesë (5) vjetëve
në Republikën e Kosovës, përveç rasteve me martesë me shtetasin e Republikës së
Kosovës apo me të huajin me qëndrim të përhershëm, nevojitet tri (3) vite qëndrim të
pandërprerë.
Neni 28
Neni 85, i Ligjit bazik, pas paragrafit 2 shtohet paragraf i ri 3 me tekstin si në vijim:
3. Përjashtimisht nga paragrafi 1, nën paragrafi 1.1 dhe 1.2, si dhe paragrafit 2, të Ligjit
bazik, personave me mbrojtje ndërkombëtare nëse procedura e vendimmarrjes zgjat
më shumë se tetëmbëdhjetë (18) muaj, llogaritja e kohës bëhet nga data e kërkesës
për mbrojtje ndërkombëtare. Kurse, nëse procedura zgjat me pak se tetëmbëdhjetë
(18) muaj, llogaritja e kohës bëhet sa gjysma e procedurës.
Neni 29
1. Neni 86, paragrafi 1, nënparagrafi 1.1 dhe 1.2, i Ligjit bazik riformulohet me tekstin si në vijim:
1.1. I huaji, i cili deri në ditën e parashtrimit të kërkesës ka së paku pesë (5) vjet me
status të refugjatit dhe të mbrojtjes plotësuese sipas Ligjit për Azil;
1.2. Të huajit, të cilët kanë qëndruar në territorin e Republikës së Kosovës së paku
pesë (5) vjet pa ndërprerë dhe të cilët konstatohet se kanë lidhje të ngushta ekonomike
dhe familjare në Republikën e Kosovës. Qendrimi i tyre vërtetohet me dokumente që
dëshmojnë qëndrimin e tij të pandërprerë në territorin e Republikës së Kosovës.
2. Neni 86, pas paragrafit 1, shtohet paragrafi i ri 2, me tekstin si në vijim:
2. Procedura për dhënien e lejeqendrimit të përhershëm në rrethanat e jashtëzakonshme
rregullohet me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri i Punëve të Brendshme.
Neni 30
Neni 89, pas nënparagrafit 3.3 i ligjit bazik, i shtohet një nënparagraf i ri 3.4, me tekstin si në vijim:
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 6 / 3 MAJ 2018, PRISHTINË
32
LIGJI Nr. 06/L -036 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr. 04/L-219 PËR TË HUAJT
3.4. Të gjithë të huajt që e kanë gjuhë amtare njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës
së Kosovës.
Neni 31
1. Në tërë tekstin e ligjit bazik, termi “Urdhër”, zëvendësohet me termin “Vendim”.
2. Neni 94, paragrafi 1 i Ligjit bazik, riformulohet me tekstin si në vijim:
1. Policia e Kosovës nxjerr vendim për largimin e të huajve që qëndrojnë në mënyrë të
paligjshme në territorin e Republikës së Kosovës ose kur i huaji ka vuajtur një dënim
të dhënë nga gjykatat kompetente për një vepër penale, për të cilën Kodi Penal i
Republikës së Kosovës parashikon një dënim minimal një (1) vit me burgim.
3. Neni 94, i ligjit bazik, pas paragrafit 10, shtohen edhe tre paragrafë të ri 11, 12 dhe 13, me
tekstin si në vijim:
11. Përjashtimisht nga paragrafët 1 deri në 10, DSHAM nxjerr vendim për largim
vullnetar në raste si në vijim;
12. Refuzimi i kërkesës për leje qëndrim;
13. Revokimi i leje së qëndrimit.
Neni 32
Pas nenit 94, të ligjit bazik, shtohet neni 94/A, me tekstin si në vijim:
Neni 94/A
Kthimi i asistuar vullnetar
1. Kthimi i asistuar vullnetar është largimi i të huajit në shtetin e origjinës në bazë të
vendimit për kthim. Me qëllim të nxitjes së kthimit të asistuar vullnetar, policia mund të
shfuqizojë vendimin për largim ose të shfuqizojë ndalesën e hyrjes dhe qëndrimit.
2. Me qëllim të nxitjes se kthimit të asistuar vullnetar, Ministria mund të lidhë marrëveshje
apo të bashkëpunojë me organet kompetente të shteteve të tjera, organizatat
ndërkombëtare dhe me organizatat e shoqërisë civile.
3. Me qëllim të nxitjes se kthimit të asistuar vullnetar, DSHAM mund të sigurojë
dokumentet e udhëtimit dhe biletat e udhëtimit, si dhe të kryejë pagesat financiare.
Neni 33
Neni 95, i Ligjit bazik, riformulohet si në vijim:
I huaji ka të drejtë ankese kundër vendimit për largim vullnetar brenda tetë (8)
ditëve nga dita e pranimit të vendimit të largimit vullnetar në Komisionin e Ankesave.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 6 / 3 MAJ 2018, PRISHTINË
33
LIGJI Nr. 06/L -036 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr. 04/L-219 PËR TË HUAJT
Komisioni duhet ta zgjidhë çështjen brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga
dita e pranimit të ankesës. Ankesa kundër vendimit për largim vullnetar e pezullon
ekzekutimin e vendimit për largim vullnetar. Kundër vendimit të Komisionit të Ankesave,
i huaji mund të hapë konflikt administrativ në Gjykatën Themelore brenda tridhjetë (30)
ditëve nga marrja e vendimit. Inicimi i konfliktit administrativ nuk e pezullon ekzekutimin
e vendimit të largimit vullnetar.
Neni 34
Neni 97, pas paragrafit 1.5 të Ligjit bazik, shtohet paragrafi i ri 1.6 me tekstin si në vijim:
1.6. paraqet rrezik për rendin publik, sigurinë shtetërore apo shëndetin publik.
Neni 35
Pas nenit 97, të ligjit bazik, shtohet neni 97/A, me tekstin si në vijim:
Neni 97/A
Kategoria e të huajve që nuk iu lëshohet Vendim largimi
1. I huaji nuk dëbohet nëse e plotëson njërën nga kushtet e mëposhtme:
1.1. Është i pajisur me lejeqëndrim të përhershëm;
1.2. Ka lindur në Republikën e Kosovës;
1.3. Ka hyrë në Republikën e Kosovës si fëmijë i pashoqëruar dhe është pajisur
me lejeqëndrim të përhershëm;
1.4. Është i pajisur me leje të përkohshme qëndrimi dhe është martuar me një
të huaj, i cili ka leje të përhershme qëndrimi ose me një shtetas të Kosovës;
1.5. Ekziston dyshimi i bazuar se i huaji, në vendin e origjinës apo në një vend
tjetër, do të dënohet me vdekje, do t’i nënshtrohet torturës, trajtimit çnjerëzor e
degradues apo dënimeve për shkaqe diskriminuese;
1.6. Fëmija i pashoqëruar, nëse nga vendi i origjinës, një vend tjetër ose nga
institucione të tjera nuk garantohet ribashkimi familjar ose kujdesi i duhur
shëndetësor;
1.7. Është anëtar i familjes së të huajit, të cilit i njihet statusi i refugjatit në
Republikën e Kosovës;
1.8. Personi i cili ka parashtruar kërkesë apo personit të cilit i është njohur
statusi i personit pa shtetësi, si dhe pasardhësit të drejtpërdrejtë të personit që
i është njohur statusi i pa shtetësisë.
2. Përjashtimisht, i huaji mund të dëbohet edhe pse përmbushen kushtet e përmendura
në paragrafin 1 të këtij neni, në qoftë se qëndrimi i tij rrezikon rendin dhe sigurinë
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 6 / 3 MAJ 2018, PRISHTINË
34
LIGJI Nr. 06/L -036 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr. 04/L-219 PËR TË HUAJT
publike si dhe përbën kërcënim për sigurinë shtetërore.
Neni 36
Neni 98, i Ligjit bazik, riformulohet me tekstin si në vijim:
I huaji ka të drejtë ankese brenda tetë (8) ditëve, pas pranimit të vendimit të largimit me
forcë të Komisioni i Ankesave. Komisioni duhet ta zgjidhë çështjen brenda afatit prej
pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të ankesës. Ankesa kundër vendimit
lidhur me vendimin e largimit me forcë, e pezullon ekzekutimin e vendimit të largimit me
forcë, përjashtimisht rasteve qe paraqesin rrezik për rendin publik, sigurinë shtetërore
apo shëndetin publik. Kundër vendimit të Komisionit të Ankesave, i huaji mund të hapë
konflikt administrativ në Gjykatën Themelore brenda tridhjetë (30) ditëve pas pranimit
të vendimit. Inicimi i konfliktit administrativ nuk e pezullon ekzekutimin e vendimit te
largimit me forcë.
Neni 37
Neni 99, 100 dhe 101 i Ligjit bazik” fshihen.
Neni 38
1. Titulli i nenit 107, i Ligjit bazik, riformulohet me tekstin si në vijim:
“Qendra për Mbajtjen e të Huajve”
2. Neni 107, paragrafi 1 dhe 4, i Ligjit bazik, riformulohet me tekstin si në vijim:
1. Qendra për Mbajtjen e të Huajve duhet të ketë nivel të caktuar të sigurisë dhe kufizim
të lirisë në të cilin mund të mbahen vetëm të huajt të cilët janë subjekt i largimit me forcë
nga territori i Republikës së Kosovës.
4. Qendra për Mbajtjen e të Huajve është pjesë e strukturës organizative të DSHAM-së.
Neni 39
Pas paragrafit 4 të nenit 108 të Ligjit bazik shtohen dy paragrafe të reja 5 dhe 6, me tekstin si
në vijim:
5. Përjashtimisht nenit 107 dhe 108 të ligjit bazik, të huajve, të cilëve u është dhënë
vendim largimi me forcë dhe janë ndaluar në Qendrën për Mbajtjen e të Huajve, në rast
se i plotësojnë kushtet, të huajit për kthim vullnetar i revokohet vendim largimi me forcë
dhe i jepet vendim largimi vullnetar.
6. DSHAM, mund ta ndalojë aplikuesin në Qendrën e Mbajtjes në rastet kur konsideron
të nevojshme dhe në bazë të një vlerësimi individual të secilit rast, dhe në qoftë se me
masa të tjera alternative më pak shtrënguese alternative nuk mund të arrihet qëllimi i
kufizimit të lirisë së lëvizjes, sipas Ligjit për Azil.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 6 / 3 MAJ 2018, PRISHTINË
35
LIGJI Nr. 06/L -036 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr. 04/L-219 PËR TË HUAJT
Neni 40
Neni 109, i ligjit bazik, riformulohet si në vijim:
1. I huaji ka të drejtë të parashtrojë padi kundër vendimit për ndalim në Gjykatën
Themelore brenda afatit prej tridhjetëditëve (30) ditëve pas pranimit të vendimit për
ndalim ose zgjatjen e ndalimit. Padia nuk e pezullon ekzekutimin e vendimit.
2. Pala e pakënaqur me vendimin e Gjykatës mund të parashtrojë ankesë në Gjykatën
e Apelit. Ankesa kundër vendimit të Gjykatës Themelore nuk e pezullon ekzekutimin e
vendimit.
Neni 41
Neni 115, paragrafi 5, i ligjit bazik riformulohet si në vijim:
5. Sekuestrimi i mjeteve financiare sipas këtij neni bëhet nga DSHAM me qëllim të
mbulimit të shpenzimeve.
Neni 42
Pas nenit 119, të Ligjit bazik, shtohet nen i ri 119 A, me tekstin si në vijim:
Neni 119 A
Caktimi i Personelit për Migrim në Misionet Jashtë Vendi
1. Ministria e Punëve të Brendshme me pëlqimin e Ministrisë së Puneve të Jashtme
mund të caktoj personel për Migrim në misionet jashtë vendi.
2. Detyrat dhe përgjegjësit financiare për personelin për migrim të caktuar në misionet
jashtë vendit përcaktohen me Marrëveshje të Shkallës së Shërbimit të lidhur ndërmjet
të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, në pajtim
me legjislacionin përkatës në fuqi.
Neni 43
Neni 128, paragrafi 2 i ligjit bazik, riformulohet me tekstin si në vijim:
2.Nga Inspektorati i Punës me gjobë në shumë prej njëmijë (1.000) deri dymijë (2.000)
euro dënohet punëdhënësi si person fizik, me gjobë në shumën prej pesëmijë (5.000)
deri shtatëmijë (7.000) euro do të dënohet punëdhënësi si person juridik, ndërsa
personi përgjegjës i personit juridik dënohet me gjobë në shumën prej njëmijë (1.000)
deri në dymijë (2.000) euro, i cili:
Neni 44
Neni 129, paragrafi 1, i Ligjit bazik, riformulohet me tekstin si në vijim:
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 6 / 3 MAJ 2018, PRISHTINË
36
LIGJI Nr. 06/L -036 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr. 04/L-219 PËR TË HUAJT
1.Me gjobë prej njëqind (100) deri pesëqind (500) euro do të dënohet nga policia një i
huaj i cili:
Neni 45
Neni 130, paragrafi 1, i ligjit bazik, riformulohet me tekstin si në vijim:
1.Nga Inspektorati i Punës me gjobë në shumë prej njëmijë (1.000) deri dymijë (2.000)
euro do të shqiptohet nëse i huaji:
Neni 46
Neni 131, paragrafët 1, 2, 3 dhe 4, të Ligjit bazik, riformulohen me tekstin si në vijim:
1. Me gjobë në shumë prej njëmijë (1.000) deri dymijë (2.000) euro për çdo të huaj
të transportuar, do të dënohet nga policia transportuesi i të huajit të cilët nuk kanë
pasaportë të vlefshme ose dokument tjetër që përdoret për kalimin e kufirit, vizë të
vlefshme ose leje qëndrimi (neni 35 paragrafi 2. i këtij ligji).
2. Me gjobë në shumë prej njëmijë (1.000) deri dymijë (2.000) euro për çdo të huaj të
transportuar, do të dënohet nga policia transportuesi si person fizik i cili me shpenzimet
e veta nuk e ka dërguar (larguar) të huajin deri të vendkalimi i kufirit ose nga Republika
e Kosovës ose nuk i ka marrë përsipër shpenzimet për kthimin e të huajit (neni 35,
paragrafi 3., 4. dhe 5. i këtij ligji).
3. Me gjobë në shumën e njëmijë (1.000) deri dymijë (2.000) euro për çdo të huaji të
asistuar, do të dënohet nga policia personi fizik i cili ndihmon një të huaj në mënyrë
të paligjshme të kalojë kufirin, transit dhe qëndrimit të paligjshëm në Republikën e
Kosovës (neni 36 i këtij ligji).
4. Me gjobë në shumën prej pesëmijë (5.000) euro do të dënohet nga Policia një person
juridik në rastin e paragrafit 2 dhe 3 të këtij neni, me gjobë në shumën prej dymijë
(2.000) euro personi përgjegjës në personin juridik, për çdo të huaj të transportuar, apo
të ndihmuar.
Neni 47
Neni 132, paragrafët 1, 2, 3, 4, dhe 6 të Ligjit bazik, riformulohen me tekstin si në vijim:
1. Nga Inspektorati i Punës me gjobë në shumë prej tremijë (3.000) deri pesëmijë
(5.000) euro për çdo të huaji do të dënohet punëdhënësi - një person fizik i cili e ka
punësuar një të huaj ose e përdor punën e tij, dhe me gjobë në shumën prej dhjetëmijë
(10.000) deri në njëzetëmijë (20.000) euro për çdo të huaj do të dënohet punëdhënësi
- një person juridik i cili ka punësuar një të huaj ose e përdor punën e tij.
2. Nga Inspektorati i Punës me gjobë në shumë prej tremijë (3.000) deri pesëmijë
(5.000) euro për çdo të huaji do të dënohet punëdhënësi - personi fizik që punëson ose
përdor punën e të huajve që banojnë ilegalisht në Republikën e Kosovës, dhe me gjobë
në shumën prej dhjetëmijë (10.000) deri njëzetmijë (20.000) euro për çdo të huaj do të
dënohet punëdhënësi - një person juridik që punëson ose përdor punën e të huajve që
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 6 / 3 MAJ 2018, PRISHTINË
37
LIGJI Nr. 06/L -036 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr. 04/L-219 PËR TË HUAJT
banojnë ilegalisht në Republikën e Kosovës (neni 67, paragrafi 7. i këtij ligji).
3. Për shkeljet e referuara në paragrafin 1. të këtij neni, do të dënohet nga Inspektorati
i Punës me një gjobë prej njëmijë (1.000) deri dymijë (2.000) euro personi përgjegjës i
personit juridik.
4. Për shkeljet e referuara në paragrafin 2 të këtij neni me gjobë në shumën prej
njëmijë (1.000) deri dymijë (2.000) euro, do të dënohet nga Inspektorati i Punës personi
përgjegjës në personin juridik.
6. Nga Inspektorati i Punës me gjobë prej tremijë (3.000) deri në pesëmijë (5.000)
euro do të dënohet punëdhënësi-personi fizik, me një gjobë prej dhjetëmijë (10.000)
deri në njëzetmijë (20.000) euro do të dënohet punëdhënësi- personi juridik i cili nuk
ofron të dhëna apo pengon qasjen në hapësira të mbyllura apo të rrethuara të pronës
komerciale.
Neni 48
Neni 133, paragrafët 3 dhe 4, të Ligjit bazik, riformulohen me tekstin si në vijim:
3. Inspektorati i Punës me gjobë prej njëmijë (1.000) deri dymijë (2.000) euro do ta
dënoj çdo të huaji si marrës i shërbimit, nëse ai e di ose ka arsye për të ditur se për
punë e përdorë një punëtor të sistemuar i cili nuk është i punësuar ligjërisht nga një
punëdhënës i huaj (neni 77 i këtij ligji);
4. Inspektorati i Punës me gjobë prej njëmijë (1.000) deri dymijë (2.000) euro për çdo
të huaji për shkeljet e referuara në paragrafin 3. të këtij neni, do të dënohet përfituesi,
personi fizik dhe personi përgjegjës i personit juridik.
Neni 49
Neni 137 i ligjit bazik, paragrafi 1, nënparagrafi 1.2, bartet si paragraf i veçantë pas paragrafit 5,
si dhe riformulohet me tekstin si në vijim:
6. Përbërja, detyrat, përgjegjësitë dhe procedurat e vendimmarrjes së Komisionit të
Ankesave do të rregullohen me akt nënligjor, i cili miratohet në Qeveri, sipas paragrafit
4 të nenit 9 të këtij ligji.
Neni 50
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së
Kosovës.
Ligji Nr. 06/L -036
30 mars 2018
Shpallur me dekretin Nr. DL-019-2018, datë 20.04.2018 nga Presidenti i Republikës së
Kosovës Hashim Thaçi