LIGJI NR. 06/L- 032 PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË
23
LIGJI Nr. 06/L- 032 PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM
LIGJI Nr. 06/L- 032
PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM
Kuvendi i Republikës së Kosovës,
Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Miraton:
LIGJ PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM
KAPITULLI I
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
1. Me këtë Ligj rregullohet sistemi i kontabilitetit dhe i raportimit financiar i shoqërive tregtare,
kompetencat dhe përgjegjësitë e Këshillit të Kosovës për Raportim Financiar (KKRF), kërkesat
për auditim, kualifikimet për kontabilistë profesional, licencimi i auditorëve dhe firmave vendore
e të huaja të auditimit, si dhe organizatat profesionale të kontabilitetit.
2. Ky Ligj përafron legjislacionin kombëtar me direktivat e mëposhtme të Bashkimit Evropian:
2.1. Direktivën 2006/43/EC e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, e datës 17 maj
2006, për auditimet ligjore të pasqyrave vjetore financiare dhe pasqyrave financiare
të konsoliduara, që ndryshon Direktivat e Këshillit 78/660/EEC dhe 83/349/EEC dhe
shfuqizon Direktivën e Këshillit 84/253/EEC;
2.2. Direktivën 2008/30/EC e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, e datës 11 mars
2008, për ndryshimin e Direktivës 2006/43/EC për auditimet ligjore të pasqyrave
vjetore financiare dhe pasqyrave të konsoliduara, lidhur me kompetencat zbatuese
dhënë komisionit;
2.3. Direktivën 2013/34/EU e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, e datës 26 qershor
2013, për pasqyrat vjetore financiare, pasqyrat financiare të konsoliduara dhe raportet
përkatëse të llojeve të caktuara të ndërmarrjeve, që e ndryshon Direktivën 2006/43/EC
të Parlamentit Evropian dhe Këshillit dhe shfuqizon Direktivat 78/660/EEC dhe 83/349/
EEC;
2.4. Direktivën 2014/56/EU e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, e datës 16 prillit
2014, për ndryshimin e Direktivës 2006/43/EC për auditimet ligjore të pasqyrave vjetore
financiare dhe pasqyrave financiare të konsoliduara.
Neni 2
Fushëveprimi
1. Dispozitat e këtij Ligji janë të obliguara për të gjitha shoqëritë tregtare të regjistruara dhe të
cilat ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Republikën e Kosovës, sipas legjislacionit në fuqi.
2. Dispozitat e këtij Ligji nuk zbatohen për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës dhe të
gjitha organizatat e licencuara nga BQK-ja, sipas legjislacionit në fuqi.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË
24
LIGJI Nr. 06/L- 032 PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM
Neni 3
Përkufizimet
1. Shprehjet e përdorura në këtë Ligj kanë këtë kuptim:
1.1. Mbajtja e kontabilitetit - regjistrimi kronologjik në ditar dhe regjistrimi sistematik
në librat e kontabilitetit i të gjitha veprimeve dhe fakteve ekonomiko-financiare që i
përkasin një njësie ekonomike;
1.2. Sistem kontabël - strukturë e organizuar që përbëhet nga metodat manuale ose të
kompjuterizuara të kontabilitetit, procedura dhe kontrolle të dizajnuara që të mbledhin,
regjistrojnë, klasifikojnë, analizojnë, përmbledhin, interpretojnë dhe prezantojnë të
dhëna të sakta dhe në kohën e duhur për vendimmarrjet e menaxhmentit;
1.3. Raporti vjetor - raport i nxjerrë nga shoqëritë tregtare për periudhën vjetore që
përfshinë pasqyrat financiare për qëllime të përgjithshme, së bashku me opinionin e
auditorit kur është e aplikueshme;
1.4. Firmë auditimi - person juridik ose çfarëdo entiteti tjetër, pa marrë parasysh
formën ligjore, që është e licencuar, në përputhshmëri me dispozitat e këtij Ligj për të
kryer auditim ligjor;
1.5. Pasqyra financiare për qëllim të përgjithshëm (PFQP) – pasqyra e pozitës
financiare, pasqyra e të ardhurave, pasqyra e rrjedhës së parasë, pasqyra e ndryshimeve
në ekuitete, shënimet plotësuese dhe materialet sqaruese të pasqyrave financiare;
1.6. Shoqëri tregtare - çfarëdo lloji i shoqërisë tregtare e themeluar në Kosovë sipas
legjislacionit në fuqi për shoqëritë tregtare;
1.7. Shoqëri e huaj tregtare - shoqëri e huaj tregtare e përcaktuar sipas legjislacionin
në fuqi për shoqëritë tregtare;
1.8 Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit (SNK) nënkuptojnë Standardet
Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF) dhe interpretimet e ndërlidhura
të Komitetit për Interpretime të Standardeve (KIS), të Komitetit Ndërkombëtar të
Interpretimeve për Raportim Financiar (KNIRP), rishikimet e këtyre standardeve dhe
interpretimeve, si dhe standardet për të ardhmen dhe interpretimet e lëshuara dhe të
adoptuara nga Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit (BSNK), dhe të
aprovuara nga KKRF-ja;
1.9. Standardet Ndërkombëtare të Auditimit (SNA) - nënkuptojnë Standardet
Ndërkombëtare të Auditimit dhe udhëzimet përkatëse të Bordit të Standardeve
Ndërkombëtare të Auditimit dhe Sigurisë (BSNAS), dhe të aprovuar nga KKRF-ja;
1.10. Auditor ligjor - personi fizik i cili është licencuar në përputhshmëri me dispozitat
e këtij Ligji;
1.11. Partner kyç i auditimit - nënkupton:
1.11.1. auditorin ligjor të emëruar nga një firmë e auditimit për angazhim në
auditim, i cili është përgjegjës për kryerjen e auditimit në emër të firmës së
auditimit;
1.11.2. në rast të auditimeve në grup, të paktën një (1) auditor i emëruar nga
firma e auditimit si përgjegjës kryesor për kryerjen e auditimit në nivel të grupit,
ose një (1) auditor i emëruar nga firma e auditimit si përgjegjës kryesor për
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË
25
LIGJI Nr. 06/L- 032 PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM
kryerjen e auditimit në nivel të degëve; ose
1.11.3. auditorin ligjor i cili e nënshkruan raportin e auditimit.
1.12. Person - personi fizik ose personi juridik;
1.13. Shoqatë profesionale e kontabilitetit dhe auditimit - organizatë jofitimprurëse,
jo-qeveritare e kontabilitetit dhe auditimit e cila brenda periudhes tre (3) vjeçare nga
hyrja në fuqi e këtij Ligji bëhet anëtare monitoruese, ndërsa brenda pesë (5) vjetëve nga
hyrja në fuqi e këtij ligji bëhet anëtare me të drejta të plota e Federatës Ndërkombëtare
të Kontabilistëve (FNK), dhe i shërben interesit publik nëpërmjet zbatimit të Deklarimeve
për Obligimet e anëtarësimit në zhvillimin e profesionistëve të kontabilitetit dhe
auditimit, dhe e cila përcakton dhe zbaton standardet etike dhe profesionale të cilat
në vete ngërthejnë kërkesat fillestare dhe të vazhdueshme të arsimit profesional për
kontabilistë dhe auditorë. Për shoqatat e themeluara pas hyrjes në fuqi të këtij Ligji,
afatet vlejnë nga data e licencimit nga KKRF;
1.14. Subjektet me interes publik (SIP) – janë:
1.14.1. institucionet financiare, që i nënshtrohen licencimit nga Banka Qendrore
e Republikës së Kosovës (BQK) në bazë të legjislacionit të fuqi;
1.14.2. ndërmarrjet publike dhe shoqërore dhe shoqëritë tregtare që i plotësojnë
kriteret e për t’u klasifikuar si shoqërive të mëdha tregtare, në përputhje me
këtë Ligj;
1.14.3. subjektet letrat me vlerë të të cilave janë të lejuara për tregtim në një
treg të rregulluar në Republikën e Kosovës, sipas legjislacionit në fuqi.
1.15. Auditim ligjor - auditimi i pasqyrave vjetore financiare individuale ose të
pasqyrave vjetore financiare të konsoliduara që kryhet nga auditori ligjor apo firmë e
auditimit, të paraparë sipas dispozitave të këtij Ligji;
1.16. Autoriteti kompetent - autoriteti apo organizata e cila caktohet me ligj dhe
ngarkohet me mbikëqyrje të auditorëve ligjor dhe firmave të auditimit dhe funksionet
tjera në sistemin e raportimit korporativ financiar ose pjesë të tjera të veçanta;
1.17. Personi që nuk e ushtron profesionin - personi fizik i cili para përfshirjes në
qeverisje të sistemit për mbikëqyrje publike për auditim ligjor në Kosovë, nuk ka pasur
të drejtë vote në një firmë auditimi, nuk ka qenë anëtar i organit administrativ ose
drejtues i një firme auditimi dhe nuk ka qenë i punësuar apo i angazhuar në forma të
tjera në një firmë auditimi për tri (3) vitet e fundit;
1.18. Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Ndërmarrjet e Vogla
dhe të Mesme (SNRF-të për NVM-të) - standardet të publikuara nga BSNK-ja dhe të
miratuara nga KKRF-ja;
1.19. Auditori i grupit - auditor ligjor dhe firmat e auditimit që kryejnë auditimin e
pasqyrave financiare të konsoliduara;
1.20. Grupi - nënkupton subjektin afarist mëmë dhe të gjitha filialet e saj;
1.21. Firmat e ndërlidhura të auditimit - çdo firmë e auditimit, pavarësisht nga forma e
saj ligjore, e cila është e lidhur me një firmë të auditimit në formë të pronësisë, kontrollit
ose menaxhimit të përbashkët;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË
26
LIGJI Nr. 06/L- 032 PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM
1.22. Kompania mëmë - subjekti afarist i cili kontrollon një ose më shumë filiale;
1.23. Filiali - ndërmarrje afariste të kontrolluar nga kompania mëmë, përfshirë çdo
degë të një kompanie kryesore mëmë;
1.24. Kompanitë e ndërlidhura - një ose më shumë kompani brenda një grupi;
1.25. Kompanitë aksionare - kompania në të cilën një kompani tjetër ka një interes
pjesëmarrës së paku njëzetë përqind (20 %) dhe ka ndikim të konsiderueshëm mbi
politikat financiare dhe operative të të cilat kompania tjetër ushtron;
1.26. Deklaratat e Obligimeve të Anëtarësimit (DOA) - kërkesa e detyrueshme të
FNK-së ndaj anëtarëve të saj;
1.27. Qarkullimi neto - shumën e gjeneruar nga shitja e mallrave dhe ofrimin e
shërbimeve pas zbritjeve dhe kthimeve, duke përjashtuar tatimin mbi vlerën e shtuar
dhe taksat tjera të lidhura direkt me qarkullim; dhe
1.28. Pasqyrat financiare të konsoliduara - pasqyra vjetore financiare të një grupi
të ndërmarrësve, në të cilën ndërmarrësi i caktuar (kompania mëmë) gëzon të drejtën
për të menaxhuar politikat financiare dhe afariste të një ose më shumë ndërmarrësve
(filialeve), në mënyrën përmes së cilës nxjerr përfitime (kontrolle), derisa këto raporte
prezantohen si unike;
1.29. Rrjet – nënkupton:
1.29.1. struktura e cila synon në bashkëpunim dhe të cilës auditori ligjor apo
firma ligjore e auditimit i takon; dhe
1.29.2. struktura e cila synon ndarjen e fitimit, shpenzimeve apo pronësi të
përbashkët, kontrollin apo menaxhimin, politikat dhe procedurat e përbashkëta
të kontrollit të cilësisë, strategji të përbashkët të biznesit, shfrytëzimin e
përbashkët të emrit të firmës ose të pjesës së konsiderueshme të resurseve
profesionale.
1.30. Mjetet themelore – nënkupton mjetet të cilat janë të destinuara për përdorim të
vazhdueshëm të aktivitetit të biznesit;
1.31. Çmimi i blerjes – nënkupton çmimin e pagueshëm dhe çdo shpenzim i cili ndodh
gjatë blerjes, duke zbritur çdo zvogëlim të kostos të blerjes;
1.32. Kosto e prodhimit – nënkupton çmimin blerës të lëndës së parë, materialit
shpenzues, i cili është i lidhur drejtpërdrejtë me produktin e prodhuar, përfshirë këtu
shpenzimet e përgjithshme fikse dhe të ndryshueshme që përfshihen në mënyrë të
arsyeshme, dhe pa përfshirë shpenzimet e shpërndarjes;
1.33. Rregullimi i vlerës – nënkupton rregullimin për regjistrimin e ndryshimeve në
vlerat e aseteve në datën e pasqyrës së pozitës financiare;
1.34. Ekstrapolim – nënkupton përshtatjen proporcionale të njësisë matëse për një vit
të plotë financiar në rastet kur periudha e raportimit nuk përbën vit të plotë financiar;
1.35. Kontabilist i certifikuar – personi i kualifikuar si kontabilist i certifikuar nga një
shoqatë e licencuar nga KKRF, i cili është anëtar me status të rregullt në një shoqatë;
1.36. Deklarata e Pajtueshmërisë – është deklaratë e cila përcakton politikat e
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË
27
LIGJI Nr. 06/L- 032 PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM
ndërmarrjes, të cilat sipas opinionit të drejtorëve janë përmbushur krahas obligimeve
relevante të tyre;
1.37. Çmimet kontigjente - janë çmime të përcaktuara, bazuar në rezultatet e punës
së auditorit. Nënkupton që auditorët ligjorë apo firmat e auditimit ligjor nuk duhet të
krijojnë marrëdhënie kontraktuale me çmime kontigjente për auditim apo shërbime të
tjera të dhënies së sigurisë (assurance), pasi që marrëdhëniet e këtilla kontraktuale
prodhojnë situatë të konflikt të interesit.
KAPITULLI II
KONTABILITETI DHE RAPORTIMI FINANCIAR
Neni 4
Raportimi Financiar
1. Shoqëritë tregtare përgatisin pasqyrat financiare për qëllime të përgjithshme në pajtim me
dispozitat e këtij Ligji.
2. Shoqëritë tregtare që kryejnë aktivitetin e tyre me mjete shoqërore apo publike, përgatisin
pasqyra financiare për qëllime të përgjithshme në pajtim me dispozitat e këtij Ligji.
3. Shoqëritë tregtare me rastin e përgatitjes së pasqyrave financiare për qëllime të përgjithshme
zbatojnë SNK-të dhe SNRF-të, SNRF-të për NVM dhe aktet nënligjore të nxjerra nga KKRF-ja.
Neni 5
Klasifikimi i ndërmarrjeve
1. Shoqëritë tregtare të përcaktuara me këtë Ligj, për qëllime të këtij Ligji, klasifikohen si mikro-
ndërmarrje, ndërmarrje të vogla, ndërmarrje të mesme dhe ndërmarrje të mëdha, mbi bazën e
treguesve të përcaktuar në ditën e fundit të vitit të kaluar financiar, për qëllime të përgatitjes së
pasqyrave financiare për vitin aktual, sipas kritereve të mëposhtme:
1.1. pasqyra e pozitës financiare;
1.2. qarkullimi neto; dhe
1.3. numri mesatar i të punësuarve gjatë vitit financiar.
2. Mikro-ndërmarrjet janë ndërmarrje të cilat nuk tejkalojnë kufijtë e së paku dy(2) nga kriteret
e mëposhtme:
2.1. pasqyra e pozitës financiare prej treqind e pesëdhjetë mijë euro (350,000.00 €);
2.2. qarkullimi neto prej shtatë qind mijë euro (700,000.00 €) ; dhe
2.3. numri mesatar i të punësuarve gjatë vitit financiar: dhjetë (10).
3. Ndërmarrjet e vogla janë ndërmarrje të cilat nuk janë mikro-ndërmarrje, por nuk tejkalojnë më
shumë se dy(2) nga kriteret e mëposhtme:
3.1. pasqyra e pozitës financiare prej katër milion euro (4,000,000.00 €);
3.2. qarkullimi neto prej tetë milion euro (8,000,000.00 €); dhe
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË
28
LIGJI Nr. 06/L- 032 PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM
3.3. numri mesatar i të punësuarve gjatë vitit financiar: pesëdhjetë (50).
4. Ndërmarrjet e mesme janë ndërmarrje të cilat nuk janë as mikro-ndërmarrje e as ndërmarrje
të vogla, por nuk tejkalojnë dy (2) nga kriteret e mëposhtme:
4.1. pasqyra e pozitës financiare prej njëzet milion euro (20,000,000.00 €);
4.2. qarkullimi neto prej dyzet milion euro (40,000,000.00 €); dhe
4.3. numri mesatar i të punësuarve gjatë vitit financiar: dyqind e pesëdhjetë (250).
5. Ndërmarrjet e mëdha janë ato ndërmarrje të cilat në datat e bilancit të tyre të gjendjes
tejkalojnë të paktën dy(2) nga tre(3) kriteret e mëposhtme:
5.1. pasqyra e pozitës financiare prej njëzet milion euro (20,000,000.00 €);
5.2. qarkullimi neto prej dyzet milion euro (40,000,000.00 €); dhe
5.3. numri mesatar i të punësuarve gjatë vitit financiar: dyqind e pesëdhjetë (250).
6. Shoqëritë tregtare të sapo themeluara dhe shoqëritë tregtare me ndryshim të statusit ligjor
klasifikohen në përputhje me paragrafët 2., 3., 4. dhe 5. të këtij neni dhe në bazë të treguesve
për periudhën nga data e themelimit, ose ndryshimit të statusit ligjor deri në fund të vitit të parë
të afarizmit.
7. Për qëllime klasifikimi të paragrafit 6., shumat që ndërlidhen me kriteret e përcaktuara në
paragrafin 6, ekstrapolohen në baza vjetore.
8. Grupet e shoqërive tregtare për qëllime të këtij Ligji ndahen në ndërmarrje të vogla, ndërmarrje
të mesme dhe ndërmarrje të mëdha, në varësi të treguesve të përcaktuar në baza konsoliduese
të treguesve të përcaktuar në fund të vitit të kaluar financiar për qëllime të përgatitjes së
pasqyrave financiare të vitit aktual, sipas kritereve të mëposhtme:
8.1. pasqyra e pozitës financiare;
8.2. qarkullimi neto;
8.3. numri mesatar i të punësuarve gjatë vitit financiar.
9. Grupe të vogla janë grupe të përbëra nga shoqëritë tregtare mëmë dhe filialet e tyre që do
të përfshihen në konsolidim dhe që, në baza të konsolidimit, nuk i tejkalojnë kufijtë e të paktën
dy(2) nga tri (3) kriteret e mëposhtme në datën e bilancit të gjendjes për shoqërinë tregtare
mëmë:
9.1. pasqyra e pozitës financiare prej katër milion euro (4,000,000.00€);
9.2. qarkullimi neto prej tetë milion euro (8,000,000.00€);
9.3. numri mesatar i të punësuarve gjatë vitit financiar: pesëdhjetë (50).
10. Grupet e mesme janë grupe të cilat nuk janë grupe të vogla dhe të cilat përbëhen nga
shoqëritë tregtare mëmë dhe filialet e tyre që do të përfshihen në konsolidim dhe që, në baza të
konsolidimit, nuk i tejkalojnë kufijtë e të paktën dy (2) nga tre(3) kriteret e mëposhtme në datën
e bilancit të gjendjes për shoqërinë tregtare mëmë:
10.1. pasqyra e pozitës financiare prej njëzet milion euro (20,000,000.00€);
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË
29
LIGJI Nr. 06/L- 032 PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM
10.2. qarkullimi neto prej dyzet milion euro (40,000,000.00€);
10.3. numri mesatar i të punësuarve gjatë vitit financiar: dyqind e pesëdhjetë (250).
11. Grupe të mëdha janë grupe të përbëra nga shoqëritë tregtare mëmë dhe filialet e tyre që do
të përfshihen në konsolidim dhe që, në baza të konsolidimit, i tejkalojnë kufijtë e të paktën dy(2)
nga tri (3) kriteret e mëposhtme në datën e bilancit të gjendjes për shoqërinë tregtare mëmë:
11.1. pasqyra e pozitës financiare prej njëzet milion euro (20,000,000.00€);
11.2. qarkullimi neto prej dyzet milion euro (40,000,000.00 €);
11.3. numri mesatar i të punësuarve gjatë vitit financiar: dyqind e pesëdhjetë (250).
Neni 6
Përgatitja e dokumenteve të kontabilitetit
1. Dokumenti i kontabilitetit duhet të jetë autentik, në gjendje të rregullt dhe i përgatitur në atë
mënyrë që siguron mbikëqyrje me kohë. Personi i autorizuar për përfaqësim të ndërmarrësit
ose personit të autorizuar për përfaqësim me delegim të autoritetit garanton me nënshkrim të tij
në dokumentin e kontabilitetit se ky i fundit është autentik dhe në gjendje të rregullt.
2. Përjashtimisht nga paragrafi 1. i këtij neni, fatura që shërben si dokument i kontabilitetit dhe
që lëshohet nga ndërmarrësi nuk duhet të nënshkruhet, nëse është përpiluar sipas mënyrës
e cila është në pajtim me legjislacionin tatimor dhe përmban emrin dhe mbiemrin e personit
përgjegjës për lëshimin e saj.
3. Dokumenti i kontabilitetit duhet hartohet në atë mënyrë që t’i mundësojë personit teknik të
dallojë transaksionin përkatës.
4. Ndërmarrësi ose personi përgjegjës kontrollon saktësinë dhe integritetin e dokumentit të
kontabilitetit para vendosjes së informacioneve nga dokumenti i kontabilitetit në librat afariste.
Neni 7
Zbatimi i standardeve për përgatitjen e pasqyrave financiare për shoqëritë tregtare të
mëdha
1. Shoqëritë tregtare të mëdha në Kosovë sipas nenit 5, paragrafët 5. dhe 11., të këtij Ligji
zbatojnë SNK-të dhe SNRF-të si dhe interpretimet, rekomandimet dhe këshillimet e nevojshme
të nxjerra nga BSNK-ja, që aprovohen nga KKRF-ja. Pasqyrat financiare duhet të kenë të
bashkangjitur edhe:
1.1. opinionin e auditimit për pasqyrat financiare të dhënë nga një firmë e auditimit e
certifikuar nga KKRF-ja dhe regjistruar në Kosovë;
1.2. deklaratën e pajtueshmërisë të nënshkruar nga drejtori ekzekutiv dhe zyrtari
kryesor financiar, që pasqyrat financiare paraqesin pamje të drejtë dhe të vërtetë
të pozitës financiare, rezultateve të operacioneve, dhe rrjedhave të parasë; dhe që
pasqyrat financiare janë përgatitur në pajtim me Ligjin;
1.3. raportin e menaxhmentit, i cili duhet të përmbajë një vlerësim të drejtë të zhvillimit
dhe performancës së ndërmarrjes, si dhe pozitën e saj, përfshirë këtu edhe rreziqet
kryesore dhe pasiguritë që kanë të bëjnë me të. Vlerësimi duhet të jetë i balancuar dhe
gjithëpërfshirës në raport me zhvillimin dhe performancën e ndërmarrjes dhe pozitën e
saj, në bazë të kompleksitetit dhe madhësisë së ndërmarrjes. Me qëllim të informimit
të plotë në drejtim të zhvillimit, performancës dhe pozitës financiare së ndërmarrjes,
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË
30
LIGJI Nr. 06/L- 032 PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM
vlerësimi duhet të përfshijë, aty ku është e përshtatshme, treguesit financiar dhe jo-
financiar të performancës së kompanisë, përfshirë informacionet në lidhje me çështjet
e mjedisit dhe të punëtorëve. Aty ku është e përshtatshme, analiza duhet t’i referohet të
dhënave në pasqyrat financiare. Raporti i menaxhmentit duhet të përfshijë informacionin
e mëposhtëm:
1.3.1. zhvillimet e mundshme të ndërmarrjes në të ardhmen;
1.3.2. aktivitetet në fushën e kërkimit dhe zhvillimit;

1.3.3. publikimet e informacioneve për njësitë e ndërmarrjes; dhe
1.3.4. ekspozimin e ndërmarrjes ndaj rreziqeve të kreditimit, të çmimeve, të
likuiditetit dhe të rrjedhës së parasë.
1.4. Deklarata e qeverisjes koorporative, e cila duhet të jetë pjesë e veçantë e raportit
të menaxhmentit dhe duhet të përmbajë të paktën informacionet e mëposhtme:
1.4.1. të gjitha informacionet në lidhje me praktikat e qeverisjes korporative;
1.4.2. përshkrim të sistemeve të kontrollit të brendshëm dhe menaxhimin e
rrezikut në lidhje me procesin e raportimit financiar; dhe
1.4.3. përbërjen dhe funksionimin e organeve menaxheriale dhe mbikëqyrëse
dhe komitetet e tyre.
2. Pasqyrat financiare të përgatitura në përputhje me kërkesat e këtij neni nënshkruhen nga
drejtori ekzekutiv apo i përgjithshëm dhe nga drejtori financiar ose zyrtari kryesor financiar dhe/
apo nga kontabilisti i certifikuar.
3. Subjektet me interes publik në kuadër të strukturës së tyre të qeverisjes së korporatave
themelojnë komitetin e auditimit të përbërë me anëtarësi të pavarur të drejtorëve jo ekzekutiv,
ku njëri nga anëtarët e këtij komiteti duhet të ketë përvojë pune në kontabilitet dhe financa.
4. Komiteti i Auditimit i paraparë me paragrafin 3. të këtij neni mbikëqyr punën e auditorit
të brendshëm dhe auditimit të jashtëm; si dhe efikasitetin e funksionimit të kontrolleve të
brendshme të kompanisë lidhur me raportimin financiar.
5. Subjektet me interes publik duhet të kenë auditorin e brendshëm në kuadër të strukturës së
tyre të korporatave. Auditori i brendshëm nuk mund të kryej detyra të tjera në shoqërinë tregtare
dhe duhet të ketë përvojë pune së paku tri (3) vite në fushën e kontabilitetit apo të auditimit.

Neni 8
Zbatimi i standardeve për përgatitjen e pasqyrave financiare për shoqëritë tregtare të
mesme dhe të vogla
1. Shoqëritë tregtare sipas nenit 5, paragrafëve 3., 4., 9. dhe 10. përgatisin pasqyrat e tyre
financiare për qëllime të përgjithshme në përputhje me SNRF-të për NVM-të, sipas specifikave
si në vijim:
1.1. shoqëritë tregtare të cilat i plotësojnë kriteret e nenit 5, paragrafëve 3., 4., 9. dhe 10.
me qarkullim vjetor neto mbi katër milion euro (4,000,000.00 €), bashkëngjisin opinionin
e auditimit për pasqyrat financiare të dhënë nga një firmë e auditimit të regjistruar në
Kosovë;
1.2. shoqëritë tregtare të cilat i plotësojnë kriteret e nenit 5, paragrafëve 3., 4., 9. dhe
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË
31
LIGJI Nr. 06/L- 032 PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM
10. me qarkullim vjetor neto mbi katër milion euro (4,000,000.00 €), bashkëngjisin
deklaratën e pajtueshmërisë të nënshkruar nga Drejtori Ekzekutiv/Drejtori i Përgjithshëm
dhe zyrtari kryesor financiar që vërtetojnë se pasqyrat financiare paraqesin pamje të
drejtë dhe të vërtetë të pozitës financiare, rezultateve të operacioneve, rrjedhës së
parasë dhe që pasqyrat financiare janë përgatitur në pajtim me këtë Ligj;
1.3. shoqëritë tregtare të cilat i plotësojnë kriteret e nenit 5, paragrafëve 3., 4., 9. dhe
10. me qarkullim neto më pak ose të barabartë me katër milion euro (4,000,000.00
€) i bashkëngjisin pasqyrave financiare raportin e rishikimit të auditorit të pavarur në
përputhje me Standardet Ndërkombëtare për angazhimet në rishikim.
2. Pasqyrat financiare të përgatitura në përputhje me kërkesat e këtij neni nënshkruhen nga
Drejtori ekzekutiv apo i përgjithshëm, drejtori financiar ose zyrtari kryesor financiar i shoqërisë
tregtare, dhe/ose nga kontabilisti i certifikuar nga shoqata profesionale për ndërmarrjet e mesme
dhe për grupet e ndërmarrjeve të mesme.
Neni 9
Raportimi i mikro ndërmarrjeve
Raportimi i mikro-ndërmarrjeve, siç përcaktohet me nenin 5, paragrafi 2 të këtij Ligji rregullohet
me akte nënligjore nga KKRF-ja.
Neni 10
Auditimi i pasqyrave financiare
1. Të gjitha auditimet në Kosovë që përfshijnë të gjitha auditimet e kërkuara nga ky Ligj, dhe
auditimet e jashtme të pavarura të bizneseve të tjera për organizatat jo fitimprurëse, organizatat
tjera shoqërore apo publike dhe subjektet tjera të cilat janë të mandatuara me ligjet tjera të
aplikueshme në Kosovë, kryhen në pajtueshmëri me SNA-të dhe interpretimet relevante,
udhëzimet dhe deklaratat e BSNAS-së, të miratuara nga KKRF, dhe nga auditorët të cilët kanë
aprovim për të kryer auditime siç përcaktohet me këtë Ligj, si në vijim:
1.1. raporti i auditimit nënshkruhet nga auditori ligjor, ku firmoset edhe data e nënshkrimit.
Kur një firmë auditimi kryen auditimin, raporti i auditimit nënshkruhet të paktën nga
auditori ligjor që kryen auditimin në emër të firmës së auditimit;
1.2. raporti i auditimit hartohet në përputhje me SNA-të të shpallura nga BSNAS-ja. Kur
firma e auditimit auditon pasqyrat financiare të SIP-ve, firma duhet të:
1.2.1. shpreh opinion mbi atë:
1.2.1.1. nëse raporti i menaxhmentit është në përputhje me pasqyrat
financiare për të njëjtin vit financiar; dhe
1.2.1.2. nëse raporti i menaxhmentit është përgatitur në përputhje me
kërkesat ligjore në fuqi.
1.2.2. theksojë nëse, sipas njohurive dhe të kuptuarit e kompanisë dhe mjedisit
të saj, të fituar gjatë auditimit, keq deklarimet materiale janë identifikuar në
raportin e menaxhmentit dhe se zbulojnë indikacionet për një keq deklarim të
tillë; dhe
1.2.3. nën-paragrafi 1.2.1. i këtij neni aplikohet njëjtë për pasqyrat financiare të
konsoliduara dhe raportet e konsoliduara të menaxhmentit.
1.3. Raporti i auditimit për pasqyrat financiare të konsoliduara duhet të jetë në përputhje
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË
32
LIGJI Nr. 06/L- 032 PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM
me kërkesat e përcaktuara në nën-paragrafin 1.2.1. të këtij neni Kur raportohet për
pajtueshmërinë e raportit të menaxhmentit dhe pasqyrat financiare, siç kërkohet me nën
paragrafin 1.2.3. të këtij neni, auditori ligjor apo firma e auditimit merr parasysh pasqyrat
financiare të konsoliduara dhe raportin e menaxhmentit. Kur pasqyrat financiare vjetore
të ndërmarrjes mëmë i bashkëngjiten pasqyrave financiare të konsoliduara, raportet e
auditimit të kërkuara me këtë nen mund të kombinohen.
2. Shoqëritë tregtare në Kosovë sipas nenit 5, paragrafët 5., 10. dhe 11. të këtij Ligji emërojnë
një auditor apo një firmë të auditimit për angazhim fillestar të paktën për një vit. Angazhimi
mund të rinovohet. As angazhimi fillestar i një auditori ligjor apo firme të auditimit, e as ky
kombinim me ndonjë angazhim të përtërirë nuk duhet të tejkalojë kohëzgjatjen maksimale prej
dhjetë (10) vitesh.
3. Pas skadimit të kohëzgjatjes maksimale të angazhimeve të përmendura në paragrafin 2 të
këtij neni, auditori dhe firma e auditimit nuk do të ndërmarrë auditimin e përcaktuar me Ligj në
të njëjtën njësi ekonomike brenda katër (4) viteve të periudhës vijuese.
4. Firma e auditimit që kryen auditime të shoqërive tregtare në Kosovë, në bazë të nenit 5,
paragrafëve 5., 10. dhe 11., të këtij Ligji publikon një raport vjetor të transparencës jo më vonë
se katër (4) muaj pas përfundimit të çdo viti financiar. Ky raport i transparencës publikohet në
faqen e internetit të auditorit apo firmës së auditimit dhe mbetet në dispozicion në këtë faqe
interneti për të paktën pesë(5) vjet nga data e publikimit të tij në faqen e internetit.
5. Raporti vjetor i transparencës përfshin së paku:
5.1. përshkrimin e strukturës ligjore dhe pronësisë së firmës së auditimit;
5.2. aty ku auditori apo firma e auditimit është anëtar i ndonjë rrjeti, përfshin:
5.2.1. përshkrimin e rrjetit dhe rregullimet ligjore dhe strukturore në rrjet;
5.2.2. emrin e çdo auditori që vepron si ushtrues i vetëm i profesionit apo firmës
së auditimit, që është anëtare e rrjetit; dhe
5.2.3. qarkullimin e përgjithshëm të arritur nga auditorët të cilët veprojnë si
ushtrues të vetëm të profesionit dhe firmat e auditimit që janë anëtare të
rrjetit, që dalin nga auditimi i detyrueshëm me ligj për pasqyrat vjetore dhe të
konsoliduara financiare.
5.3. përshkrimin e strukturës qeverisëse të firmës së auditimit;
5.4. përshkrimin e sistemit të cilësisë së kontrollit të brendshëm të auditorit apo firmës
së auditimit dhe deklaratën nga organi administrativ apo menaxhues mbi efektivitetin
e funksionimit të tij;
5.5. indikacionin kur është kryer rishikimi i fundit i sigurimit të cilësisë;
5.6. listën e subjekteve me interes publik për të cilin auditori ligjor apo firma e auditimit
ka kryer auditime gjatë vitit financiar paraardhës;
5.7. deklaratën në lidhje me praktikat e pavarësisë së auditorit apo firmës së auditimit
e cila gjithashtu konfirmon se është kryer rishikimi i brendshëm i pajtueshmërisë dhe
pavarësisë;
5.8. deklaratën për politikën e ndjekur nga firma e auditimit në lidhje me edukimin e
vazhdueshëm të auditorëve;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË
33
LIGJI Nr. 06/L- 032 PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM
5.9. informacionet në lidhje me bazën për shpërblimin e partnerit në firmat e auditimit;
dhe
5.10. informacionet në lidhje me qarkullimin e përgjithshëm të auditorit apo firmës së
auditimit.
6. Të gjitha angazhimet e rishikimit ndërmerren nga auditorët ligjor në përputhje me standardet
ndërkombëtare të angazhimeve në rishikim të nxjerrë nga BSNAS-ja (Standardi Ndërkombëtar
Nr. 2400 për Angazhimet e Rishikimit).
7. Auditorët ligjor dhe firmat e auditimit obligohen të aplikojnë në mënyrë specifike Standardet
Ndërkombëtare të Kontrollit të Cilësisë 1 (SNKC 1) të miratuar nga KKRF-ja në lidhje me
shërbimet e auditimit dhe sigurimit në Kosovë.
8. Tarifat për ofrimin e auditimeve nuk do të jenë tarifa kontigjente.
9. Shoqëritë tregtare të cilat e kanë obligim auditimin ligjor emërojnë një firmë të auditimit apo
auditorin ligjor më së largu në tre (3) muajt e fundit para përfundimit të periudhës raportuese në
të cilën auditimi ligjor kërkohet në pajtim me këtë ligj.
10. Pasqyrat financiare vjetore ruhen në mënyrë të përhershme në formën e tyre origjinale.
Neni 11
Regjistrat kontabël dhe librat e llogarive
1. Regjistrat kontabël janë të obliguar të mbahen nga shoqëritë tregtare.
2. Regjistrat kontabël përfshijnë regjistra të hyrjeve fillestare kontabël dhe regjistra mbështetës,
siç janë kontrollet dhe regjistrat e transfereve të fondeve elektronike; faturave; kontratave; librave
kryesor dhe ato dytësor, shënimeve në ditar dhe rregullimeve tjera në pasqyrat financiare të
cilat nuk janë reflektuar tek hyrjet në ditar, dhe regjistrat si fletë pune që mbështesin alokimet e
kostos, llogaritjet, barazimet dhe shpalosjet. Regjistrat kontabël ruhen në sistemin e regjistrimit
të dyfishtë kontabël.
3. Librat e llogarisë përfshijnë regjistrat apo librat, ku regjistrohen të gjitha transaksionet e
subjektit. Librat kontabël përfshijnë regjistra dhe ditarë. Ditari është libër kontabël në të cilin
regjistrohen transaksionet në atë mënyrë se si kanë ndodhur.
4. Libri kryesor është regjistër kronologjik kontabël i cili përdoret për të mbajtur gjurmët e
transaksioneve financiare. Transaksionet kategorizohen dhe përmblidhen në llogaritë e Librit
Kryesor. Llogaria është regjistër i veçantë për secilin lloj të pasurisë, detyrimit, kapitalit, të
ardhurave dhe shpenzimeve dhe zërave jashtë bilancit të gjendjes. Llogaritë e librit përfshijnë
të gjitha llogaritë e planit kontabël të njësisë ekonomike.
5. Dokumentacioni përkatës për librin kryesor përbëhet nga:
5.1. regjistrat kontabël që arsyetohen me dëshmi mbështetëse, të dokumenteve në
formë të shtypur ose elektronike, që sigurojnë besueshmërinë e tyre;
5.2. dokumentacioni mbështetës që mbahet si dëshmi e dokumentuar gjatë gjithë
periudhës kohore, të përcaktuar me nenin 20 të këtij ligji;
5.3. dokumentacioni mbështetës që ofron dëshmi për regjistrat e kontabilitetit që
transaksionet janë legjitime, në formë elektronike apo në kopje fizike; dhe
5.4. Dokumenti mbështetës që tregon datën, palët e përfshira, shumën neto të tatimit,
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË
34
LIGJI Nr. 06/L- 032 PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM
taksat dhe përshkrimin e transaksionit.
Neni 12
Inventarizimi i pasurisë dhe detyrimeve
1. Shoqëritë tregtare që i nënshtrohen dispozitave të këtij Ligji, verifikojnë të paktën një (1) herë
në vit, ekzistencën dhe vlerësimin e pasurive, detyrimeve dhe kapitalit, nëpërmjet inventarizimit
të këtyre elementeve dhe dëshmive së tyre mbështetëse nëpërmjet procesit të inventarizimit.
2. Inventarizimi i pasurive dhe detyrimeve kryhet nën përgjegjësinë dhe sipas procedurave të
miratuara nga organi drejtues i shoqërive tregtare. Inventarizimi duhet të barazohet me librat
kontabël.
3. Nëse për shkak të rrethanave të ndryshme, gjendja fillestare (historike) e pasurisë nuk
posedon dokumente burimore ose inventari i pasurive është i panjohur, vlefshmëria e tyre për
qëllime të regjistrimit dhe qëllimeve tatimore vlerësohet nga vlerësues të licencuar vendor apo
të huaj të pasurive të patundshme për vlerësim dhe regjistrim të pasurive.
Neni 13
Gjuha, formati i datës dhe njësia monetare e regjistrave kontabël
1. Regjistrat kontabël mbahen në gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës të përcaktuar me
Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe njësia monetare e përdorur është Euro.
2. Dokumentet e shprehura në gjuhë dhe në njësi monetare të huaja, të pranuara ose të
dërguara për njësitë e huaja ekonomike, që nuk kanë seli të përhershme në Republikën e
Kosovës, vlerësohen në pajtim me përmbajtjen e paragrafit 1. të këtij neni.
3. Shoqëritë tregtare sipas këtij Ligji, mund të mbajnë regjistrat kontabël edhe në gjuhën angleze,
me kusht që pasqyrat financiare t’i përkthejnë në gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës.
Neni 14
Pasqyrat vjetore financiare
1. Shoqëritë tregtare përgatisin pasqyrat vjetore financiare në formatin, përmbajtjen dhe
mënyrën siç është përcaktuar me këtë Ligj dhe aktet nënligjore.
2. Me përjashtim të dispozitës së paragrafit 1. të këtij neni, shoqëritë tregtare, afarizmi i të
cilëve përcaktohet me legjislacionin ne fuqi dhe sipas të cilit organi i autorizuar për ushtrim
të mbikëqyrjes së afarizmit të tyre ka të përcaktuar përmbajtjen dhe strukturën e pasqyrave
financiare vjetore përmes depozitave, hartojnë pasqyrat vjetore financiare në përputhje me këtë
ligj dhe legjislacionin në fuqi.
3. Pasqyrat vjetore financiare përmbajnë:
3.1. pasqyrën e pozitës financiare në fund të periudhës;
3.2. pasqyrën e të ardhurave përmbledhëse për periudhën;
3.3. pasqyrën e rrjedhës së parasë për periudhën;
3.4. pasqyrën e ndryshimeve në ekuitet; dhe
3.5. Shënimet, të cilat përbëjnë një përmbledhje të politikave të rëndësishme kontabël
dhe shënime të tjera sqaruese.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË
35
LIGJI Nr. 06/L- 032 PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM
4. Struktura dhe përmbajta e pasqyrave vjetore financiare rregullohet me akt nënligjor të nxjerrë
nga Ministria e Financave, në bazë të propozimit të KKRF-së.
5. Pasqyrat financiare vjetore duhet të sigurojnë pamje objektive dhe të vërtetë të pozicionit
financiar, performancës financiare dhe rrjedhën e parave të shoqërisë tregtare.
6. Pasqyrat financiare vjetore hartohen për vitin afarist, e që është i njëjtë me vitin kalendarik.
7. Personi i autorizuar për të përfaqësuar kompaninë është përgjegjës për pasqyrat vjetore
financiare.
8. Pasqyrat vjetore financiare ruhen në arkivin burimor të shoqërisë tregtare.
9. Nëse auditori ligjor, në përputhje me rregullat të cilat e rregullojnë auditimin përmbahet nga
dhënia e opinionit, konsiderohet se obligimi i ndërmarrjeve të referuara në paragrafin 5. të këtij
neni nuk është zbatuar.
Neni 15
Konsolidimi i pasqyrave vjetore financiare
1. Ndërmarrësi i cili në grupin ndërmarrës përfaqëson kompaninë mëmë harton raporte vjetore
financiare të konsoliduara.
2. Kompania mëmë, sipas kuptimit të këtij Ligji, konsiderohet ndërmarrësi i cili përmbush të
paktën një (1) nga këto kushte:
2.1. ka shumicën e pronësisë së aksioneve ose të pjesës (aksioneve), që i jep të drejtën
e votimit për ndërmarrësit tjerë;
2.2. ka të drejtë të propozojë ose shkarkojë shumicën e anëtarëve të menaxhmentit
(Drejtori) ose bordit mbikëqyrës të ndërmarrësit tjetër;
2.3. ka të drejtën e ndikimit të rëndësishëm drejt ndërmarrësit tjetër sipas kontratës ose
ndonjë marrëdhënie tjetër juridike.
2.4. nëse shumica e anëtarëve të menaxhmentit ose bordit mbikëqyrës të ndërmarrësit
vartës, të cilët kanë ushtruar këtë funksion në vitin e fundit afarist dhe vazhdojnë
ta ushtrojnë, deri në hartimin e raportit vjetor financiar, janë caktuar vetëm për të
ekzekutuar të drejtën e votimit të kompanisë mëmë; ose
2.5. kanë aksione ose të drejtën e vendim-marrjes në kompaninë vartëse për të
mbikëqyrë të drejtën e votës në kompaninë vartëse.
3. Gjatë hartimit të pasqyrave vjetore financiare të konsoliduara zbatohen dispozitat nga
paragrafi 3. deri 8. të nenit 14 të këtij Ligji.
4. Pasqyrat vjetore financiare të konsoliduara nuk përfshijnë pasqyrat financiare të një filiale,
nëse nuk ka ndikim të rëndësishëm në këto pasqyra financiare dhe rezultatet e operacioneve
të kompanisë mëmë. Në këtë rast, në shënimet që shoqërojnë raportet financiare tregohen
shkaqet pse pozita financiare dhe rezultatet e operacioneve të një ndërmarrësi të caktuar nuk
janë të përfshira në raportet vjetore financiare të konsoliduara.
5. Kushtet dhe rregullat e detajuara të pasqyrave vjetore financiare të konsoliduara rregullohen
me SNRF-të të aprovuara nga KKRF.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË
36
LIGJI Nr. 06/L- 032 PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM
Neni 16
Viti kalendarik kontabël
1. Viti kalendarik kontabël fillon me datën 1 janar dhe përfundon me datën 31 dhjetor.
2. Përjashtimisht nga paragrafi 1. i këtij neni, raporti vjetor financiar përpilohet dhe dorëzohet
në rastet si në vijim:
2.1. në ditën e hapjes së procedurës të falimentimit; dhe
2.2. në ditën e ndërrimeve të detyrueshme sipas legjislacionit në fuqi.
Neni 17
Afatet kohore për dorëzim dhe publikimi i pasqyrave financiare
1. Pasqyrat financiare të shoqërive tregtare që auditohen në pajtim me SNA-të dhe në pajtim
me nenin 7, paragrafi 1., dhe nenin 8, paragrafi 1. të këtij Ligji, dorëzohen dhe publikohen në
KKRF dhe një kopje dorëzohet në ministrinë përkatëse për tregti dhe industri, jo më vonë se
më 30 prill të vitit vijues.
2. Pasqyrat financiare të konsoliduara që auditohen në pajtim me SNA-të dhe në pajtim me
nenin 10 paragrafi 1. të këtij Ligji, dorëzohen në KKRF jo më vonë se me datën 30 qershor të
vitit vijues.
Neni 18
Dorëzimi dhe publikimi i pasqyrave financiare
1. Shoqëritë tregtare në Kosovë sipas nenit 5, paragrafët 4., 5., 10. dhe 11. të këtij Ligji dorëzojnë
në KKRF për publikim pasqyrat vjetore financiare, përkatësisht pasqyrat vjetore financiare të
konsoliduara, raportin e menaxhmentit, raportin e konsoliduar të menaxhmentit dhe raportin e
auditimit të pasqyrave vjetore financiare, përkatësisht raportin e auditimit të pasqyrave vjetore
financiare të konsoliduara.
2. Shoqëritë tregtare në Kosovë sipas nenit 5, paragrafëve 2., 3., dhe 9. dorëzojnë në KKRF
pasqyrat vjetore financiare, respektivisht pasqyrave financiare të konsoliduara dhe raportin e
rishikimit të pasqyrave vjetore financiare të konsoliduara.
3. Shoqëritë tregtare në Kosovë sipas nenit 5, paragrafëve 4., 5., 10. dhe 11. të këtij Ligji, së
bashku me pasqyrat financiare të paraparë në paragrafin 1 të këtij neni, dorëzojnë në KKRF
vendimet për miratimin e pasqyrave vjetore financiare, përkatësisht pasqyrave financiare të
konsoliduara nga autoriteti kompetent, dhe vendimin mbi propozimin për shpërndarjen e fitimeve
ose humbjeve, nëse nuk janë pjesë përbërëse e pasqyrave financiare vjetore, përkatësisht
të pasqyrave vjetore financiare të konsoliduara ose raporteve vjetore përkatësisht raporteve
vjetore të konsoliduara.
4. Shoqëria tregtare, e cila gjatë vitit afarist nuk ka pasur aktivitet afarist dhe nuk ka regjistruar
asnjë të dhënë mbi pasuritë dhe detyrimet në librat kontabël, i dorëzon KKRF-së deklaratën për
pasivitet të vitit paraprak afarist deri më 31 mars të vitit në vijim.
5. Shoqëria tregtare dorëzon në KKRF raportet nga paragrafët 1. deri 3. të këtij neni, në kopje
fizike dhe elektronike.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË
37
LIGJI Nr. 06/L- 032 PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM
Neni 19
Informacioni financiar për qëllime statistikore dhe qëllime të tjera
1 Ndërmarrësit dhe personat e përcaktuar sipas nenit 5 të këtij Ligji i dorëzojnë Agjencisë së
Statistikave të Kosovës dhe KKRF-së, deri më 30 prill të këtij viti, pasqyrën e pozitës financiare,
llogaritë e fitimit dhe humbjeve si dhe informatat shtesë lidhur me vitin paraardhës kalendarik
për qëllime statistikore dhe qëllime të tjera.
2. Formati dhe përmbajtja e informacioneve shtesë të përmendura në paragrafin 1. të këtij neni
përcaktohet me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministria e Financave.
Neni 20
Mbyllja dhe ruajtja e dokumenteve
1. Librat kryesor kontabël duhet të mbyllen deri në fund të vitit afarist dhe të ruhen në kushte që
përcaktohen me dispozitat e këtij Ligji.
2. Nëse librat ruhen si regjistra elektronike, pas mbylljes në fund të vitit afarist, libri kryesor
mbrohet në mënyrë që mos të mund të bëhen ndryshime as tek to, e as te fletoret e punës,
dhe që në çdo kohë të jenë të gatshme për t’u shtypur në letër. Ai nënshkruhet me nënshkrimin
elektronik në përputhje me dispozitat që rregullojnë nënshkrimin elektronik ose duhet të jetë në
letër dhe e lidhur në atë mënyrë që nuk mund të ketë mundësi të bëhen ndryshime në ndonjë
pjesë të tij ose ndonjë faqe dhe nënshkruhet nga personi i autorizuar i cili përfaqëson shoqërinë
tregtare.
3. Ditari, libri kryesor dhe librat mbështetëse ruhen për të paktën dhjetë (10) vjet dhe kjo
periudhë fillon nga dita e fundit e vitit financiar.
4. Listat e pagave ruhen në afat të pacaktuar. Dokumentet kontabël në bazë të të cilave janë
mbajtur llogaritë ruhen për të paketën pesë (5) vjet. Blloqet e shitjes apo format ndihmëse dhe
dokumentacionet e ngjashme, dokumentet që lidhen me veprimtarinë e pagesave ruhen për të
paktën tre (3) vjet.
KAPITULLI III
KËSHILLI I KOSOVËS PËR RAPORTIM FINANCIAR
Neni 21
Përbërja
1. KKRF është organ i pavarur profesional dhe autoritet kompetent siç përcaktohet me dispozitat
e këtij Ligji, i përbërë nga shtatë (7) anëtarë, si në vijim:
1.1. një (1) anëtar nga BQK;
1.2. një (1) anëtar nga universitetet që ofrojnë arsimim të lartë në kontabilitet dhe
auditim;
1.3. një (1) anëtar nga Ministria e Financave;
1.4. një (1) anëtar nga shoqatat profesionale të kontabilitetit (shoqata) të licencuar nga
KKRF-ja; dhe
1.5. tre (3) anëtarë nga komuniteti i biznesit, që kanë njohuri dhe përvojë në financa
dhe administrim biznesi.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË
38
LIGJI Nr. 06/L- 032 PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM
2. Kryesuesi dhe anëtarët e KKRF-së propozohen nga institucionet përkatëse sipas paragrafit 1
të këtij neni dhe emërohen nga Qeveria e Republikës së Kosovës, për një mandat tre (3) vjeçar,
me të drejtë të ri emërimit edhe për një mandat tjetër.
3. Gjatë ushtrimit të mandatit në KKRF, anëtarët nuk mund të mbajnë funksione publike dhe të
jenë të emëruar politik.
4. Personat e emëruar në KKRF duhet t’i plotësojnë kriteret e mëposhtme të kualifikimit:
4.1. të kenë diplomë universitare në kontabilitet, financa, administrim të biznesit ose
juridik;
4.2. të kenë së paku tetë (8) vjet përvojë në fushën e kontabilitetit, financave dha
auditimit;
4.3. të kenë reputacion të mirë dhe aftësi profesionale përkatëse;
4.4. të mos jenë të dënuar për vepër penale me aktgjykim të formës së prerë më tepër
se gjashtë (6) muaj, për çështjet që lidhen me fushëveprimin e KKFR-së.

5. Qeveria e Republikës së Kosovës, me propozim të institucioneve sipas paragrafit 1. të këtij
neni, mund të shkarkojë anëtarët e KKRF-së për:
5.1. kur me aktgjykim të plotfuqishëm është dënuar për vepër penale më shumë se
gjashtë (6) muaj;
5.2. për performancë të dobët;
5.3. administrim ligjor, bankrotim apo likudim të detyrueshëm nga gjyqi apo autoriteti
kompetent të cilësdo kompani që është në pronësi apo menaxhohet në mënyrë të
drejtpërdrejtë apo të tërthortë nga ky anëtar; dhe
5.4. nëse është në lidhje martesore apo lidhje familjare deri në shkallën e dytë me një
(1) anëtar tjetër apo zyrtar të KKRF-së.
6. Në rast pushimi nga puna, në rast vdekje apo dorëheqje nga KKRF-ja, Qeveria e Republikës
së Kosovës emëron një anëtar të ri jo më vonë se gjashtëdhjetë (60) ditë, i cili do të shërbejë
për periudhën e mbetur në vend të anëtarit që e ka zëvendësuar.
7. KKRF-ja mban takime sipas nevojës. Mbledhjet e KKRF-së mbahen vetëm nëse së paku
pesë (5) anëtarë janë të pranishëm. Këshilli do të marrë vendim nëse votojnë shumica e
thjeshtë e anëtarëve që janë të pranishëm. Në rast të votave të barabarta, vota e Kryesuesit të
Këshillit është vendimtare.
8. KKRF-ja mbështetet nga një numër i mjaftueshëm i personelit për kryerjen e detyrave të tij
siç është specifikuar në nenet 22 dhe 23 të këtij ligji.
9. Çdo anëtar i KKRF-së merr kompensim për punën e bërë, lartësia e të cilit përcaktohet nga
Ministria i Financave.
10. KKRF-ja financohet nga Buxheti i Republikës së Kosovës dhe donacionet. Donacionet nuk
mund të jenë nga palët të cilat janë subjekt i këtij Ligji.
11. KKRF-ja nxjerr rregulloren e punës për punën dhe detyrat e veta.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË
39
LIGJI Nr. 06/L- 032 PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM
Neni 22
Funksionet dhe përgjegjësitë e KKRF-së
1. Funksionet e KKRF-së janë:
1.1. të mbikëqyrë zbatimin e këtij Ligji dhe akteve nënligjore që miratohen në bazë të
këtij Ligji, dhe të marr veprime mbi mbikëqyrjen e zbatimit dhe masa disiplinore për
moszbatim të duhur;
1.2. të aprovojë SNK-të në përputhje me SNK-të aprovuara nga BSNK-ja dhe
legjislacionit përkatës të BE-së;
1.3. të aprovojë, të mbikëqyrë dhe zbatojë standardet e auditimit në pajtim me SNA-të
dhe legjislacionit përkatës të BE-së;
1.4. të licencojë, të mbajë dhe të publikojë regjistrin e auditorëve, firmave audituese
dhe shoqatave;
1.5. të miratojë standardet e etikës profesionale, cilësinë e brendshme të firmave të
auditimit; dhe
1.6. të nostrifikojë certifikatat ndërkombëtare të auditorëve dhe kontabilistëve.
2. Regjistri i auditorëve dhe sipas nën-paragrafit 1.3. të këtij neni duhet të përmbajë informatat
si në vijim:
2.1. emrin, adresën dhe numrin e regjistrimit; dhe
2.2. nëse aplikohet, emrin, adresën, adresën e internetit dhe numrin e regjistrimit të
firmës së auditimit në të cilën është i punësuar auditori, ose me të cilin ai ose ajo janë
të lidhur si partnerë ose ndryshe.
3. Regjistri i firmave të auditimit sipas nën-paragrafit 1.3. të këtij neni duhet të përmbajë si më
poshtë:
3.1. emrin, adresën dhe numrin e regjistrimit;
3.2. formën juridike;
3.3. informatat kontaktuese, personin kryesor për kontakt dhe, sipas rastit, adresën e
faqes zyrtare të internetit;
3.4. emrin dhe numrin e regjistrimit të të gjithë auditorëve të punësuar ose të lidhur si
partnerë apo ndryshe me firmat e auditimit;
3.5. emrat dhe adresat e biznesit të të gjithë pronarëve dhe aksionarëve;
3.6. emrat dhe adresat e biznesit të të gjithë anëtarëve të organit administrativ apo
menaxhues;
3.7. nëse aplikohet, anëtarësinë e rrjetit dhe një listë me emra dhe adresa të firmave
anëtare dhe filialet apo indikacione për vendin ku ky informacion është publikisht në
dispozicion; dhe
3.8. çdo azhurnim i të dhënave të paraparë në këtë paragraf, brenda afatit pesëmbëdhjetë
(15) ditor me dokumentin përkatës të nënshkruara nga auditori ligjor ose përfaqësuesi
të firmës.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË
40
LIGJI Nr. 06/L- 032 PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM
4. Kandidatët që kanë tituj dhe kualifikime tjera kanë të drejtë në njohjen e këtyre titujve dhe
kualifikimeve në bazë të kërkesës për njohje në Kosovë. Secila shoqatë e licensuar nga KKRF
duhet që të ketë skemë të miratuar nga KKRF-ja, për njohjen e kualifikimeve dhe titujve tjerë
nga ato të ofruara nga shoqata në mënyrë që kandidatët e interesuar të mund të ushtrojnë të
drejtën e përshkruar në këtë paragraf.
5. Për kryerjen e funksioneve dhe përgjegjësive të veta sipas këtij Ligji, KKRF mbështetet nga
një Sekretariat Administrativ (Sekretariati) i përbërë prej udhëheqësve dhe nëpunësve të tjerë
administrativ. Udhëheqësi dhe nëpunësit e Sekretariatit i nënshtrohen legjislacionit përkatës
për shërbimin civil.
6. Sekretariati përgatit propozim buxhetin vjetor të KKRF-së, pas marrjes aprovimit paraprak
nga KKRF-ja, dhe i dërgon Ministrisë së Financave.
7. KKRF-ja obligohet që të prezantojë pasqyrat financiare për shoqëritë tregtare nëse një gjë e
tillë kërkohet nga Administrata Tatimore e Kosovës.
Neni 23
Komisionet e KKRF-së
1. Me qëllim të mbikëqyrjes së zbatimit të dispozitave të këtij Ligji, KKRF-ja themelon komisione
si në vijim:
1.1. komisioni për standardet e kontabilitetit dhe auditimit;
1.2. komisioni për licencim të auditorëve, firmave të auditimit dhe shoqatave;
1.3. komisioni për hetime dhe disiplinë.
2. KKRF-ja mund të themelojë edhe komisione tjera të përkohshme, sipas nevojës.
3. Anëtarët e këtyre komisioneve duhet të jenë të kualifikuar me njohuri profesionale të theksuar
në fushën që ndërlidhet me funksionet dhe qëllimet e komisioneve, dhe kompensohen për
punën e tyre, sipas vendimit të Ministrisë së Financave.
4. KKRF-ja mund të kërkojë ndihmë drejtpërdrejtë nga profesionistët me kualifikim të lartë në
fushën e auditimit, për t’u bërë anëtarë të komisioneve sipas paragrafit 1. të këtij neni, nëse këta
profesionistë për së paku tre (3) vite:
4.1. nuk janë të përfshirë në sistemin e monitorimit;
4.2. nuk kanë kryer ndonjë auditim ligjor;
4.3. nuk kanë asnjë të drejtë vote në firmat e auditimit;
4.4. nuk kanë qenë anëtar të organit administrativ apo menaxhues të auditimit; dhe
4.5. nuk janë të punësuar apo partner për cilëndo firmë të auditimit.
5. KKRF-ja rregullon me akt nënligjor përbërjen, kompetencat dhe funksionet e komisioneve të
paraparë në këtë nen.
Neni 24
Bordi për Mbikëqyrje Publike
1. KKRF-ja themelon Bordin për Mbikëqyrje Publike (Bordi), i cili funksionon si krah ekzekutiv i
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË
41
LIGJI Nr. 06/L- 032 PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM
KKRF-së. Bordi ka përgjegjësinë për mbikëqyrjen e:
1.1. arsimimit të vazhdueshëm;
1.2. sistemeve të sigurimit të cilësisë; dhe
1.3. sistemeve hetuese dhe administrative disiplinore.
2. Bordi përbëhet nga pesë(5) anëtarë. Dy(2) anëtarë do të jenë nga KKRF-ja, të cilët nuk janë
përfaqësues të shoqatës dhe BQK-së, dy anëtarë nga shoqatat, të cilët nuk janë anëtarë të
KKRF-së dhe një (1) anëtar i caktuar nga BQK-ja, i cili nuk është anëtar i KKRF-së. Kryetari
i Bordit emërohet nga KKRF-ja. Bordi i jap llogari KKRF-së duke raportuar rregullisht mbi
aktivitetet e veta.
3. Të gjithë auditorët ligjor dhe firmat e auditimit i nënshtrohen mbikëqyrjes publike.
4. Të gjitha inspektimet e kontrollit të cilësisë mbështeten nga testimet e përshtatshme të
dosjeve të auditimit, të cilat duhet të përmbajnë një vlerësim të përputhshmërisë me standardet
ndërkombëtare të auditimit dhe kërkesat mbi pavarësinë e auditorit, sasinë dhe cilësinë e
burimeve të shpenzuara për atë auditim, si dhe çmimin e auditimit. Inspektimet duhet të kenë
raportin me konkluzionet.
5. Bordi udhëhiqet nga shumica e mos ushtruesve të profesionit të cilët kanë njohuri në fushat
relevante me auditimin ligjor. Të nominuarit për anëtarët e bordit përzgjidhen në pajtim me një
procedurë të pavarur dhe transparente të përcaktuar me akt nënligjor nga KKRF-ja.
6. Bordi do të ketë përgjegjësi themelore për kontrollin e cilësisë së auditorëve dhe firmave të
auditimit dhe përgjegjësinë mbi hetimet dhe disiplinën.
7. Për të siguruar kapacitet të mjaftueshëm dhe kombinim të përshtatshëm të arsimit dhe
përvojës, Bordi do të punësojë rishikues të cilësisë me kualifikimet e mëposhtme:
7.1. të jetë auditor i certifikuar i cili nuk e ka ushtruar profesionin në tri (3) vitet e fundit;
7.2. së paku katër (4) vjet përvojë në auditim në një firmë të licencuar të auditimit;
7.3. aftësi e demonstruar për të vlerësuar gjykimet profesionale të bëra nga auditorët;
7.4. integritet dhe prapavijë të padiskutueshme etike; dhe
7.5. të mos ketë konflikt interesi.

8. Për të siguruar kapacitet të mjaftueshëm për çështje komplekse, Bordi mund të përcaktojë
se nevojitet angazhimi i ekspertëve të jashtëm, ku mund të përfshihen auditorët që e ushtrojnë
profesionin. Në këtë rast, ekspertëve nuk u lejohet të marrin ndonjë vendim dhe nuk duhet të
kenë konflikt të interesit me çështjen apo subjektin e trajtuar.
9. Bordi kryen rishikime të sigurimit të cilësisë të auditorëve dhe firmave të auditimit që kryejnë
auditime në bazë të një analize të rrezikut si dhe në rastin kur auditorët ligjor dhe firmat e
auditimit kryejnë auditime të shoqërive tregtare në Kosovë sipas nenit 5, paragrafëve 4., 5., 10.
dhe 11., të paktën çdo tre(3) vjet; dhe në raste të tjera të paktën çdo gjashtë (6) vjet.
10. Bordi ka përgjegjësitë e mëposhtme:
10.1. përgatitjen dhe propozimin e KKRF-së për miratim dhe ndryshim të metodologjive
të inspektimit, përfshirë inspektimin dhe përcjelljen e manualit, metodologjitë raportuese
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË
42
LIGJI Nr. 06/L- 032 PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM
dhe programet periodike të inspektimit;
10.2. përgatitjen dhe propozimin e KKRF-së për miratim dhe ndryshim të raporteve të
inspektimit dhe raporteve përcjellëse;
10.3. aprovimin dhe emërimin e inspektorëve për çdo inspektim; dhe
10.4. përgatitjen dhe propozimin e planit (6) gjashtëmujor dhe planit vjetor të inspektimit
për miratim nga KKRF.
11. Financimi i Bordit për Mbikëqyrje Publike sigurohet nga KKRF-ja dhe ky financim siguron
burime të mjaftueshme për ushtrimin efikas të funksioneve të Bordit.
12. Bordi publikon çdo vjet deri me 31 mars raportin mbi rezultatet e inspektimeve të cilësisë
për vitin paraprak.
Neni 25
Mbikëqyrja e Shoqatave të kontabilistëve dhe auditorëve ligjor
1. KKRF-ja kërkon nga shoqatat që të prezantojnë këto dokumente:
1.1. planin e aktiviteteve që përfshin përmbushjen e kërkesave që dalin nga ky Ligj dhe
nga obligimet lidhur me anëtarësinë në FNK;
1.2. kopje të kodit të etikës;
1.3. raportin e shoqatës që dëshmon programin për sigurimin e cilësisë dhe aktivitetet
e ndërmarra në këtë fushë gjatë vitit raportues;
1.4. raportin në lidhje me rezultatet e hetimeve të shoqatës përfshirë edhe procedurat
disiplinore; dhe
1.5. raport se si programi për kualitetin e shoqatës i plotëson kërkesat legjislacionit
përkatës.
Neni 26
Raportimi i KKRF-së
1. KKRF-ja çdo vit dhe deri më 30 qershor, duhet që t’i dorëzojë Qeverisë raport për:
1.1. performancën e KKRF-së dhe të komisioneve të tij;
1.2. arritjet e objektivave të caktuara për vitin e përfunduar fiskal.
2. KKRF publikon raportin vjetor të punës.
3. KKRF-ja publikon deklarata me shkrim për politikat, aktet nënligjore që rregullojnë zbatimin
e standardeve të kontabilitetit dhe të auditimit në Kosovë, standardeve profesionale dhe të
edukimit, kërkesat për pavarësinë e auditorit, përfshirë këtu edhe rishikimet e jashtme për siguri
të cilësisë dhe procedurat disiplinore.
4. KKRF-ja publikon udhëzues për shoqëritë tregtare për të zbatuar standarde të caktuara
(SNK dhe SNRF), të përshtatshme për shoqëritë tregtare.
5. Standardet e kontabilitetit dhe auditimit si dhe aktet nënligjore dhe dokumentet tjera të nxjerra
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË
43
LIGJI Nr. 06/L- 032 PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM
nga KKRF-ja, do të publikohen në faqen e internetit të KKRF-së, sipas legjislacionit në fuqi.
Neni 27
Ruajtja e fshehtësisë së të dhënave
1. KKFR-ja dhe i gjithë personeli duhet t’i ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme që të
parandalojnë përdorimin e paautorizuar dhe bërjen publike të të dhënave që atyre u janë dhënë
me mirëbesim.
2. Në lidhje me paragrafin 1 të këtij neni bërja publike e të dhënave lejohet nëse:
2.1. kërkohet me legjislacionin në fuqi në Kosovë;
2.2. bëhet me qëllim që t’i mundësojë një autoriteti apo një personi në një vend jashtë
Kosovës, të kryejë një funksion, detyrë që korrespondon me atë të KKRF-së; dhe
2.3. bëhet me qëllim që t’i mundësojë një shoqate të licencuar profesionale të
kontabilitetit dhe auditimit të ushtrojë funksionet e saj.
Neni 28
Parandalimi i konfliktit të interesave dhe keqpërdorimit të të dhënave
1. Anëtarët e KKRF-së duhet të informojnë me shkrim kryesuesin e KKRF-së, për çdo konflikt
të interesit apo përfitim financiar që kanë në një kompani e cila vepron në Kosovë apo në një
biznes në Kosovë, kur një(1) anëtar:
1.1. është pjesë e vendim-marrjes në lidhje me një çështje për KKRF-në apo komisionet
e tij; dhe
1.2. ka apo përfiton interesa financiare të drejtpërdrejta apo të tërthorta, të çfarëdo lloji
tjetër, që mund të jenë pengesë në zbatimin e funksioneve dhe detyrave në lidhje me
zgjidhjen e çështjes.
2. Kryesuesi i KKRF-së merr vendim për pjesëmarrjen e anëtarit në vendosjen e çështjes.
3. Kur Kryesuesi i KKRF-së ka konflikt interesi, atëherë Qeveria njoftohet me shkrim.
4. Në rastin kur një (1) anëtar është kryesues dhe ka një interes personal në një çështje të
personave të ndërlidhur, ai duhet të shpalos këtë, dhe ai nuk duhet të merr pjesë në zgjidhjen e
çështjes, përpos në rastin kur ekziston pëlqimi i të gjithëve që ai merr pjesë.
5. Personeli i Sekretariatit duhet të paraqesë me shkrim tek kryesuesi çdo interes direkt apo
indirekt financiar, apo çfarëdo interesi tjetër, në një çështje e cila kërkon vendim nga KKRF-ja
apo nga komisionet tjera, ashtu që të ndalojë pjesëmarrjen e tij/saj në hetimet që ndërlidhen
me atë çështje.
KAPITULLI IV
KUALIFIKIMET PËR KONTABILISTËT E CERTIFIKUAR
Neni 29
Kualifikimi
1. Personi i kualifikuar si kontabilist i certifikuar nga një shoqatë, i cila është anëtar me status të
rregullt pranë një shoqate të tillë, ka të drejtë të përdor titullin “kontabilist i certifikuar”.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË
44
LIGJI Nr. 06/L- 032 PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM
2. Një shoqatë mund të certifikojë një person si kontabilist të certifikuar vetëm nëse ai ka
përmbushur plotësisht kërkesat për kualifikim të përcaktuara në paragrafët 3. dhe 4. të këtij
neni.
3. Kandidatët të cilët aplikojnë për kontabilist të certifikuar duhet të kenë diplomë universiteti,
tri (3) vite përvojë pune në lëmin e kontabilitetit dhe të kenë kaluar programin e certifikimit për
këtë qëllim.
4. Arsimimi profesional për kontabilist të certifikuar duhet të jetë në pajtim me Standardet
Ndërkombëtare të Edukimit të FNK-së;
5. Për zbatim të paragrafit 1. të këtij neni, KKRF-ja nxjerr akt nënligjor.
KAPITULLI V
LICENCIMI I AUDITORËVE
Neni 30
Kushtet
1. Për t’u licencuar si auditorë ligjor nga KKRF-ja, kandidatët duhet të përmbushin kushte si në
vijim:
1.1. të kenë marrë pjesë në arsim profesional dhe të kenë kaluar provimet e parapara
me nenin 29, paragrafi 3 të këtij Ligji;
1.2. të kenë marr pjesë në arsimin profesional dhe kanë kaluar provimet për auditorë;
1.3. të kenë tri (3) vite përvojë pune nën mbikëqyrjen e një auditori ligjor ose të një firme
të auditimit;
1.4. të jenë anëtar të një shoqate në Kosovë;
1.5. të plotësojnë standardet më të larta të integritetit dhe kompetencës profesionale
dhe që kanë reputacion të mirë; dhe
1.6. të mos jenë dënuar për vepër penale me aktgjykim të formës së prerë në kuadër
të fushëveprimit të KKRF-së.
2. Në përputhje me nën-paragrafët 1.1. dhe 1.2. të paragrafit 1 të këtij neni, arsimimi profesional
për auditor të certifikuar duhet të jetë në pajtim me Standardet Ndërkombëtare të Edukimit të
FNK-së.
3. Testi i njohurive praktike përfshin së paku këto tema:
3.1. teoritë dhe parimet përgjithësisht të pranuara të kontabilitetit;
3.2. kërkesat ligjore dhe standardet në lidhje me përgatitjen e llogarive vjetore dhe ato
të konsoliduara;
3.3. standardet ndërkombëtare të kontabilitetit;
3.4. analiza financiare;
3.5. kontabiliteti menaxherial dhe i kostos;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË
45
LIGJI Nr. 06/L- 032 PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM
3.6. menaxhimi i rrezikut dhe kontrolli i brendshëm;
3.7. aftësitë në auditim dhe ato profesionale;
3.8. kërkesat ligjore dhe standardet profesionale në lidhje me auditimet dhe auditorët
ligjor;
3.9. standardet ndërkombëtare të auditimit; dhe
3.10. etika profesionale dhe pavarësia;
4. Testi përfshin të paktën lëndët e mëposhtme, për aq sa ato janë të rëndësishme në fushën
e auditimit:
4.1. ligjet mbi shoqëritë tregtare dhe qeverisjen korporative;
4.2. ligji mbi falimentimin dhe procedurat e ndërlidhura;
4.3. ligjet tatimore;
4.4. ligji komercial dhe civil;
4.5. ligji i Punës dhe Ligji i Sigurimeve shoqërore;
4.6. sistemet e Teknologjisë Informative;
4.7. ekonomia e përgjithshme financiare dhe ekonomia e afarizmit;
4.8. matematikë dhe statistikë; dhe
4.9. parimet kryesore të menaxhimit financiar.
5. KKRF-ja me akt nënligjor përcakton kushtet specifike të licencimit të auditorëve sipas këtij
Ligji.
6. KKRF-ja mund të licencojë auditorë të huaj që të ndërmarrin auditime në Kosovë, të cilët
duhet t’i plotësojnë kërkesat minimale të përcaktuara në paragrafin 1. të këtij neni.
7. KKRF-ja licencon firma vendore ose të huaja të auditimit nëse ato:
7.1. kanë zyrë në Kosovë;
7.2. themelojnë një shoqatë tregtare të regjistruar në Kosovë, e cila ka të paktën dy (2)
auditorë ligjor të licencuar sipas këtij ligji;
7.3. menaxhohen nga auditorë që janë anëtarë të një shoqate të licencuar profesionale
të kontabilistëve në Kosovë; dhe
7.4. së paku pesdhjetë e një perqind (51%) e pronësisë i takon auditorëve ligjor ose
firmave të auditimit të licencuara nga autoriteti kompetent në Kosovë.
8. KKRF-ja aprovon licencën e një firmë të huaj apo vendore të auditimit vetëm nëse është në
përputhshmëri me legjislacionin në fuqi mbi shoqëritë tregtare dhe biznesi është i regjistruar si:
8.1. biznes individual me auditorin si pronar;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË
46
LIGJI Nr. 06/L- 032 PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM
8.2. ortakëri e përgjithshme ose e kufizuar me të gjithë partnerët udhëheqës; ose
8.3. shoqëri me përgjegjësi të kufizuar ku shumica pesëdhjetë e një perqind (51%) e
të drejtave të votimit mbahet nga udhëheqësit që me statut të firmës u mundësohet
partnerëve kyç t’i drejtojnë politikat e tyre të përgjithshme apo ta ndryshojnë statutin e
saj.
9. Personat të cilët janë të licencuar nga KKRF-ja si auditorë të huaj, mund udhëheqin të një
firme audituese të regjistruar në Kosovë, nëse ata kanë së paku shumicën e të drejtave të
votimit në bordin menaxhues ose t’i mbajnë të drejtat e tilla që statuti i firmës iu mundëson atyre
t’i drejtojnë politikat e tyre të përgjithshme apo ta ndryshojnë statutin e saj.
10. KKRF-ja revokon licencën e një firme të huaj ose vendore të auditimit, ose auditorit i cili
është i licencuar në pajtueshmëri me këtë Ligj në çdo kohë, nëse firma e auditimit ose auditori
ligjor nuk do të jetë më anëtar i një shoqate në Kosovë, ose e shkel pavarësinë e auditorit ligjor,
etikën dhe kërkesat për sigurimin e cilësisë të përcaktuar nga KKRF-ja dhe më nuk i përmbush
kushtet e përcaktuara me këtë nen.
Neni 31
Përfundimi i autorizimit për auditorin ligjor
1. Autorizimi për auditorin ligjor do të përfundojë me:
1.1. humbjen e kapacitetit ligjor (pjesërisht ose plotësisht); ose
1.2. pezullim ose anulim me vendim të KKRF-së.
2. Në rastet e përmendura në paragrafin 1 këtij neni, përfundimi i autorizimit vjen sipas Ligjit
dhe KKRF-ja me njohurinë mbi faktet e mësipërme, pa vonesë merr vendim ku përcakton
ndërprerjen e autorizimit për ushtrimin e funksionit të auditorit ligjor.
Neni 32
Largimi i firmës së auditimit në rastin e subjektit me interes publik
1. Në rastin e auditimit ligjor të subjekteve me interes publik, largimi i firmës së auditimit mund
të iniciohet nga:
1.1. aksionarët ose anëtarët që përfaqësojnë pesë perqind (5%) ose më shumë të të
drejtave të votës, aksioneve apo kapitalin e subjektit të audituar;
1.2. bordi mbikëqyrës ose anëtarë jo-ekzekutivë të bordit me interes publik; dhe
1.3. KKRF-ja.
2. Propozimi për të larguar firmën e auditimit të përmendur në paragrafin 1. të këtij neni i
dërgohet gjykatës themelore kompetente sipas selisë së kompanisë me interes publik. Gjykata
themelore kompetente do të miratojë një propozim për largimin e firmës së auditimit, nëse
ekzistojnë shkaqet e arsyeshme.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË
47
LIGJI Nr. 06/L- 032 PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM
KAPITULLI VI
SHOQATAT PROFESIONALE TË KONTABILITETIT DHE AUDITIMIT DHE INSTITUCIONET
ARSIMORE
Neni 33
Statusi i shoqatave
1. Shoqatat licencohen nga KKRF-ja, me përmbushjen e këtyre kushteve:
1.1. KKRF-ja duhet të sigurohet se shoqata ka përmbushur të gjitha kërkesat sipas këtij
Ligji si dhe ka plotësuar të gjitha standardet, udhëzimet dhe rekomandimet e nxjerra
nga FNK-ja, për shoqatat anëtare të saj;
1.2. KKRF-ja duhet të sigurohet se anëtarët e çdo shoqate të veprojnë në pajtueshmëri
me kodin e mirësjelljes profesionale dhe me kodin e etikës së FNK-së.
2. Së paku një (1) herë në pesë (5) vite shoqatat angazhojnë një kontabilist profesional nga një
vend që ka arsim, provime dhe kualifikim profesional ose një shoqatë profesionale në fushën e
Kontabilitetit dhe Auditimit dhe kërkesë të përvojës ngjashëm me ato të përcaktuara me nenet
e këtij Ligji për të mbikëqyrur zbatimin e standardeve dhe procedurave siç përcaktohet me këtë
ligj.
3. Në rast të mos përmbushjes së kërkesës për anëtarësim në FNK sipas dispozitave të këtij
Ligji, shoqatës i revokohet licenca nga KKRF.
4. KKRF-ja obligohet të bashkëpunojë me institucionet arsimore në fushën e kontabilitetit dhe
auditimit.
Neni 34
Raporti mbi pagesat ndaj qeverive
1. Ndërmarrjet e mëdha dhe ndërmarrjet me interes publik që janë aktive në eksploatimin e
burimeve natyrore të tilla si minerale, naftë, gaz natyror, dru, ujë, rërë, zhavorr, gurë dhe burime
të tjera natyrore i nënshtrohen raportimit të veçantë.
2. Ndërmarrjet e tilla duhet të përgatisin dhe publikojnë një raport vjetor mbi pagesat ndaj
qeverive qendrore dhe lokale.
3. Raporti duhet të përmbajë çdo pagesë të vetme ose të përsëritur që në total është mbi
njëqind mijë euro (100,000.00 €), dhe duhet të përmbajë informacionet e mëposhtme:
3.1. shumën totale të pagesave të bëra ndaj qeverive qendrore dhe lokale;
3.2. shumën totale për çdo lloj të pagesës së specifikuar, si më poshtë:
3.2.1. pagesat për të drejtat e prodhimit;
3.2.2. tatimet dhe tarifat lidhur me eksploatimin e burimeve natyrore;
3.2.3. pagesat në këmbim të mallrave tjera për shfrytëzim të burimeve natyrore; dhe
3.2.4. raportimi duhet të jetë në vlerë dhe ku aplikohet edhe në sasi.
4. Ky raport është pjesë përbërëse e raportit të menaxhmentit.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË
48
LIGJI Nr. 06/L- 032 PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM
Neni 35
Regjistri i Pasqyrave Vjetore Financiare
1. Regjistri i Pasqyrave Vjetore Financiare është burim qendror i informacionit në lidhje me
pozitën financiare dhe performancën afariste të ndërmarrësve, dhe përmban informacion në
lidhje me pozitën financiare dhe performancën afariste.
2. Regjistri i Pasqyrave Vjetore Financiare mbahet në formë elektronike dhe qasja është e
mundshme përmes faqes së internetit.
3. Regjistri i Pasqyrave Vjetore Financiare tregon informacionin e mëposhtëm në faqen e
internetit për çdo ndërmarrës individual:
3.1. pasqyrat financiare vjetore;
3. 2. raportin vjetor;
3.3. raportin e auditimit dhe/apo raportin e rishikimit, kur është e përcaktuar me këtë
Ligj; dhe
3.4. informacione në lidhje me ndarjen e propozuar të fitimit ose kompensimin e
humbjes.
KAPITULLI VII
MASAT NDËSHKIMORE
Neni 36
Masat ndëshkimore
1. Në rast të konstatimit të shkeljes së dispozitave të këtij Ligji, përveç dispozitave të parapara
në paragrafin 3 të këtij neni, Komisioni për Hetim dhe Disiplinë (Komisioni) mund t’i shqiptojë
vërejtje apo qortim personit, shoqatës tregtare, përkatësisht shoqatës profesionale që është
përgjegjëse për shkeljen e Ligjit dhe të merr masa konkrete për të siguruar zbatimin e Ligjit.
2. Në rast të përsëritjes së shkeljeve sipas paragrafit 1. të këtij neni, shkeljet e tilla do të
konsiderohen kundërvajtje të lehta dhe do të shqiptohen gjobat në përputhje me limitet e
përcaktuara me Ligjin për Kundërvajtje.
3. Në rast të shkeljes së dispozitave të përcaktuara në këtë paragraf, Komisioni shqipton gjobat
si në vijim:
3.1. Ndërmarrjet e vogla, sipas nenit 5, paragrafi 3, të këtij Ligji ndëshkohen me gjobë
prej pesëqind euro (500,00 €), për dorëzim me vonesë të pasqyrave financiare, siç
përcaktohet me nenin 17 të këtij Ligji;
3.2. Ndërmarrjet e mesme, sipas nenit 5, paragrafi 4, të këtij Ligji ndëshkohen me
gjobë prej njëmijë e pesëqind euro (1,500.00 €) për dorëzim me vonesë të pasqyrave
financiare, siç përcaktohet me nenin 17 të këtij Ligji;
3.3. Ndërmarrjet e mëdha sipas nenit 5, paragrafi 5, të këtij Ligji ndëshkohen me gjobë
prej katër mijë e pesëqind euro (4,500.00 €), për dorëzim me vonesë të pasqyrave
financiare, siç përcaktohet me nenin 17 të këtij Ligji;
3.4. Ndërmarrjet sipas nenit 5, paragrafi 6. i këtij Ligji, ndëshkohen me gjobë prej
pesëqind euro (500,00 €), për dorëzim me vonesë të pasqyrave financiare, siç
përcaktohet me nenin 17 të këtij ligji;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË
49
LIGJI Nr. 06/L- 032 PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM
3.5. Ndërmarrjet ndëshkohet me gjobë prej njëmijë euro (1000,00 €) deri në njëzetmijë
euro (20,000.00 €), për mos dorëzim të pasqyrave financiare të përcaktuara në nenin
17 të këtij Ligji dhe/apo për:
3.5.1 për mos ruajtjen e regjistrave dhe librave kontabël sipas këtij Ligji; ose
3.5.2. për mos përputhjen e librit kontabël me inventarin e kryer të aseteve dhe
detyrimeve.
3.6. Ndërmarrjet ndëshkohet me gjobë prej pesëmijë euro (5,000.00 €) deri në
dhjetëmijë euro (10,000.00), për mos dorëzimin e pasqyrave financiare të audituara të
përcaktuara në nenin 17 të këtij Ligji;
3.7. Ndërmarrjet ndëshkohen me gjobë prej pesëqind euro (500,00 €) deri në pesëmijë
euro (5000,00 €) për mos zbatim të standardeve e kontabilitetit, dhe/apo të auditimit të
përcaktuara nga KKRF-ja;
3.8. Në rastet e përcaktuara në nën-paragrafët 3.5 dhe 3.6 të këtij neni, përveç
ndërmarrjes, ndëshkohet me gjobë prej dyqind euro (200.00 €) deri njëmijë euro
(1,000.00) personi përgjegjës për udhëheqjen e ndërmarrjes, përkatësisht të shoqatës
profesionale;
3.9. Shoqatat ndëshkohen me gjobë prej pesëmijë euro (5,000.00 €) deri tridhjetëmijë
euro (30,000.00 €) për licencimin e kontabilistëve dhe auditorëve në kundërshtim me
dispozitat e këtij Ligji, si dhe iniciohet procedura për marrjen e licencës;
3.10 Shoqatat dhe firmat e auditimit dhe auditorët ligjor ndëshkohen me gjobë nga
pesëqind euro (500.00 €) deri në pesëmijë euro (5,000.00 €), ndërsa auditorët ligjor
ndëshkohen me gjobë prej pesëdhjetë euro (50.00 €) deri në një mijë euro (1,000,00
€) për shkeljet si në vijim:
3.10.1. nëse nuk dorëzojnë me kohë të dhënat dhe informatat për të cilat janë
të obliguar;
3.10.2. nëse të punësuarve nuk i mundësohet pjesëmarrja aktive në aftësimin
profesional të vazhdueshëm që organizohen brenda shoqatave të licencuara;
dhe
3.10.3. nëse nuk e sigurojnë, ofrojnë dhe ruajnë dokumentacionin e punës në
përputhje me këtë ligj dhe aktet nënligjore.
3.11. Shoqatat dhe firmat e auditimit dhe auditorët ligjor ndëshkohen me gjobë nga
pesë mijë euro (5,000.00 €) deri në njëzetmijë euro (20,000.00 €), ndërsa auditorët
ligjor dhe/apo personat tjerë përgjegjës ndëshkohen me gjobë prej pesëqind euro
(500.00 €) deri në dy mijë euro (2,000,00 €) dhe/ose me marrje të përkohshme ose të
përhershme të licencës për shkeljet si në vijim:
3.11.1. nëse pa ndonjë arsye nuk ofrojnë të dhënat e nevojshme, informatat
apo nuk shprehin gatishmëri për bashkëpunim me Komisionin për Hetim dhe
Disiplinë;
3.11.2. nëse bëjnë shkelje të obligimeve lidhur me etikën profesionale;
3.11.3. nëse me punën dhe veprimet e bëra shkelet autoriteti i profesionistit të
auditorit;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË
50
LIGJI Nr. 06/L- 032 PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM
3.11.4. nëse kanë ofruar shërbime të cilat nuk janë të lejuar sipas legjislacionit
në fuqi;
3.11.5. nëse në procedurën e mbikëqyrjes së cilësisë së punës janë konstatuar
parregullsi, për të cilat është dhënë rekomandim për evitim, dhe parregullsitë
nuk janë evituar;

3.11.6. nëse është refuzuar rekomandimi për evitimin e parregullsive të
evidentuara gjatë procedurës së mbikëqyrjes dhe verifikimit të cilësisë së
punës;
3.11.7. nëse nuk janë paraqitur raportet për evitimin e parregullsive të
konstatuara;
3.11.8. nëse nuk zbatohen masat plotësuese të parashtruara nga mbikëqyrësi
në procedurën e verifikimit të punës;
3.11.9. nëse nuk veprohet në harmoni me rregullat e përcaktuara dhe të
miratuara për kryerjen e auditimit si kriteret e përcaktuara sasiore dhe cilësore
të potencialit njerëzor dhe mjeteve tjera për kryerjen e auditimit;
3.11.10. nëse punët e kontraktuara barten subjekteve tjera;
3.11.11. nëse me vendim gjyqësor të formës së prerë është konstatuar se
është lëshuar një informatë audituese në mënyrë të jashtëligjshme;
3.11.12. nëse nuk është përmbushur obligimi financiar brenda afatit të
përcaktuar në masën ndëshkuese;
3.11.13. nëse me vendim gjyqësor të formës së prerë është dëmtuar dinjiteti i
ushtrimit të punëve të auditimit; dhe
3.11.14. nëse punët e auditimit kryhen në mënyrë të papërgjegjshme, duke
mos respektuar dispozitat ligjore, kodeksin profesional, kodin e etikës dhe
rregullat e profesionit.
4. Për masat e shqiptuara sipas paragrafëve 1., 2. dhe të 3. të këtij neni, Komisioni në vendim
jep edhe arsyetimin e hollësishëm. Në shqiptimin e masave të parapara në paragrafët 1., 2.,
dhe 3. të këtij neni, Komisioni merr parasysh parimin e proporcionalitetit dhe parimet tjera
përkatëse.
5. Në rastin e pagimit të gjobës së shqiptuar sipas këtij neni brenda tri (3) ditëve nga data
e shqiptimit, subjekti i gjobitur lirohet nga pagimi i pesëdhjetë për qind (50%) të gjobës së
shqiptuar.
6. Pala e pakënaqur nga vendimi i Komisionit, mund të ushtrojë ankesë pranë KKRF-së brenda
afatit tridhjetë (30) ditësh, nga data e pranimit të vendimit. KKRF shqyrton vendimin brenda
afatit tridhjetë (30) ditësh, nga data e pranimit.
7. Pas përfundimit të procedurës ankimore në KKRF sipas paragrafit 5. të këtij neni, gjoba
duhet të paguhet brenda afatit tridhjetë (30) ditësh. Nëse një gjobë e shqiptuar sipas këtij neni
nuk paguhet brenda këtij afati, KKRF-ja inicion procedurën përmbarimore.
8. Të gjitha masat e shqiptuara sipas këtij neni publikohen dhe përditësohen, varësisht nga
procedurat ankimore, në faqen elektronike të KKRF-s, jo më larg se tri (3) ditë nga momenti i
shqiptimit.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË
51
LIGJI Nr. 06/L- 032 PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM
9. Të gjitha gjobat e mbledhura sipas këtij neni do të derdhen në Buxhetin e Republikës së
Kosovës.
KAPITULLI VIII
DISPOZITAT KALIMTARE DHE PERFUNDIMTARE
Neni 37
Dispozitat shfuqizuese
1. Ky Ligj shfuqizon Ligjin Nr. 04 / L-014 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim.
2. Me kusht që mos të jenë në kundërshtim me këtë ligj dhe deri në nxjerrjen e akteve të reja
nënligjore për zbatimin e këtij ligji, aktet nënligjore të zbatueshme do të vazhdojnë të mbesin
në fuqi.
Neni 38
Hyrja në fuqi
Ky Ligj hyn në fuqi më 1 janar të vitit 2019.

Ligji Nr. 06/L-032
30 mars 2018

Shpallur me dekretin Nr. DL-010-2018, datë 17.04.2018 nga Presidenti i Republikës së
Kosovës Hashim Thaçi
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË
52
LIGJI Nr. 06/L- 032 PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM