LIGJI NR. 06/L-025 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 03/L-225 PËR PROKURORIN E SHTETIT I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN NR. 05/L-034

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË
5
LIGJI Nr. 06/L -025 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr. 03/L-225 PËR
PROKURORIN E SHTETIT I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN Nr. 05/L-034
LIGJI Nr. 06/L -025
PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr. 03/L-225 PËR PROKURORIN E
SHTETIT I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN Nr. 05/L-034
Kuvendi i Republikës së Kosovës;
Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Miraton:
LIGJ PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 03/L-225 PËR PROKURORIN E
SHTETIT I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN NR. 05/L-034
Neni 1
Pas nenit 12/A të ligjit bazik, shtohet neni i ri 12/B, me tekstin si në vijim:
Neni 12/B
Për kryerjen e përgjegjësive të tyre, çdo prokurorë duhet të ketë së paku nga një
bashkëpunëtor profesional
Neni 2
Neni 20 i Ligjit bazik, nënparagrafët 4.1 dhe 4.3, riformulohen me tekstin si në vijim:
4.1. për të ushtruar funksionin e prokurorit në Departamentin për Krime të Rënda
apo në Departamentin për të Mitur në Prokurorinë Themelore, prokurori duhet të ketë
mandat të përhershëm si prokuror dhe vlerësim pozitiv të performancës;
4.3. për të ushtruar funksionin e prokurorit në Prokurorinë Speciale të Republikës
së Kosovës, prokurori duhet t’i plotësojë kushtet për të punuar si prokurorë në
Departamentin për Krime të Rënda, si dhe të ketë vlerësimin pozitiv të performancës.
Periudha e ushtrimit të funksionit të prokurorit në Prokuriorinë Speciale, të caktuar
sipas dispozitave të këtij Ligji, llogaritet si përvojë e prokurorit në Departamentin e
Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore.
Neni 3
Neni 25, i Ligjit bazik, riformulohet si vijon:
Neni 25
Veprimtaritë profesionale

1. Prokurori me aprovim paraprak të Kryeprokurorit të Prokurorisë, ndërsa Kryeprokurorët
e Prokurorive, me aprovimin paraprak të Këshillit, kanë të drejtë të marrin pjesë në
organizata profesionale, takime shkencore, të cilat promovojnë pavarësinë dhe
mbrojtjen e interesave profesionale të prokurorëve.

2. Prokurori me aprovimin e Kryeprokurorit të Prokurorisë dhe Kryeprokurorët e
Prokurorive me aprovim të Këshillit, vetëm jashtë orarit të punës, marrin pjesë në
veprimtari të cilat janë në përputhje me Kodin e Etikës dhe sjelljen profesionale të
prokurorëve.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË
6
LIGJI Nr. 06/L -025 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr. 03/L-225 PËR
PROKURORIN E SHTETIT I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN Nr. 05/L-034
3. Në pajtim me dispozitat e Kodit të Etikës dhe sjelljes profesionale të prokurorëve,
prokurorët mund të angazhohen në shkrime profesionale dhe shkencore, por nuk
mund të botojnë përmbajtjen relevante të dosjeve prokuroriale .gjatë apo pas
përfundimit të funksionit prokurorial, përveç nëse kjo lejohet shprehimisht me ligj apo
akt nënligjor, të lëshuar nga Këshilli.

4. Prokurorët dhe Kryeprokurorët, për aktivitetet e parapara në këtë nen pranojnë
shpërblim, i cili nuk mund të tejkalojë vlerën prej njëzetepesë (25%) për qind të
pagës bazë, dhe për këtë shpërblim prokurorët e njoftojnë Kryeprokurorin, kurse
Kryeprokurorët e njoftojnë Këshillin.
Neni 4
Neni 32/A i Ligjit bazik, paragrafi 2, fshihet
Neni 5
Pas nenint 32/A të ligjit bazik, shtohet nen i ri 32/B me tekstin si në vijim:
Neni 32/B
Emërtimi “Instituti Gjyqësor i Kosovës”, i përcaktuar në Ligjin nr. 03/L-225 për Prokurorin e Shtetit
si dhe Ligjin nr. 05/L-034 Për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr 03/L-225, zëvendësohet me
emërtimin “Akademia e Drejtësisë”.
Neni 6
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

Ligji Nr. 06/L -025
30 mars 2018
Shpallur me dekretin Nr. DL-007-2018, datë 17.04.2018 nga Presidenti i Republikës së
Kosovës Hashim Thaçi