GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 15 SHKURT 2018, PRISHTINË
1
LIGJI Nr. 06/L-019 PËR STANDARDIZIM
LIGJI Nr. 06/L-019
PËR STANDARDIZIM
Kuvendi i Republikës së Kosovës,
Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Miraton:
LIGJ PËR STANDARDIZIM
Neni 1
Qëllimi
1. Me këtë ligj përcaktohen rregullat dhe parimet për zhvillimin e aktiviteteve të standardizimit në
Republikën e Kosovës, si dhe organizimi dhe funksionimi i Agjencisë Kosovare të Standardizimit.
2. Ky ligj transpozon pjesërisht Rregulloren (BE) 1025/2012 të Parlamentit Evropian dhe të
Këshillit Evropian të datës 25 tetor 2012, e cila përcakton kërkesat për standardizim.
Neni 2
Fusha e zbatimit
1. Ky ligj zbatohet për standardet e hartuara, adoptuara dhe të miratuara nga Agjencia Kosovare
e Standardizimit për të gjithë sektorët e ekonomisë.
2. Ky ligj nuk zbatohet për standarde të hartuara, adoptuara dhe të miratuara nga shoqëri,
agjenci dhe/ose organizata tjera, apo specifikime të ndryshme për nevoja interne.
Neni 3
Përkufizimet
1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këto kuptime:
1.1. Standardizimi - aktivitet i përcaktimit të rregullave për përdorim të përbashkët
dhe të përsëritur, për probleme aktuale apo të tjera që mund të krijohen, që ka për
qëllim arritjen e një shkalle optimale të rregullit në një kontekst të caktuar. Standardizimi
është aktivitet, si rezultat i një konsensusi, i realizuar nga dhe për vetë palët e interesit,
bazuar në gjithë përfshirje dhe transparencë;
1.2. Agjencia Kosovare e Standardizimit - organi i vetëm i administratës shtetërore
për standardizim në Kosovë, në tekstin e mëtejmë AKS;
1.3. Organi Nacional i Standardizimit - organ i standardizimit në nivel shtetëror të një
shteti tjetër;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 15 SHKURT 2018, PRISHTINË
2
LIGJI Nr. 06/L-019 PËR STANDARDIZIM
1.4. Organizata Evropiane e Standardizimit - njëra nga organizatat: Komiteti
Evropian për Standardizim (CEN), Komiteti Evropian i Standardizimit për Elektroteknikë
(CENELEC), Instituti Evropian i Standardeve për Telekomunikacion (ETSI);
1.5. Organizata Ndërkombëtare e Standardizimit - njëra nga organizatat: Organizata
Ndërkombëtare për Standardizim (ISO), Komisioni Ndërkombëtar për Elektroteknikë
(IEC), Unioni Ndërkombëtar për Telekomunikacion (ITU);
1.6. OBT - Organizata Botërore e Tregtisë;
1.7. Logo e Agjencisë Kosovare të Standardizimit - logo e përdorur nga AKS për
identifikimin e saj siç është përcaktuar me ligjin përkatës për simbole shtetërore; dhe
1.8. Standard - dokument i hartuar me konsensus dhe i aprovuar nga një organ i
njohur standardizimi, i cili ofron, për përdorim të përbashkët dhe të përsëritur, rregulla,
udhëzime apo karakteristika për aktivitetet apo rezultatet e tyre, që kanë për qëllim
arritjen e një shkalle optimale rregulli në një kontekst të dhënë me të cilën pajtueshmëria
është vullnetare, dhe i cili është njëri nga këta si në vijim:
1.8.1. Standard ndërkombëtar - standard i adoptuar nga një organizatë
ndërkombëtare e standardizimit;
1.8.2. Standard evropian - standard i adoptuar nga një organizatë evropiane
e standardizimit;
1.8.3. Standard i harmonizuar evropian - standard evropian i adoptuar në
bazë të kërkesës së bërë nga Komisioni për zbatimin e legjislacionit të BE për
harmonizim;
1.8.4. Standard kosovar - standard i Republikës së Kosovës miratuar nga
Agjencia Kosovare e Standardizimit, në përputhje me kërkesat e këtij ligji dhe
i cili shënohet SK; dhe
1.8.5. Standard i harmonizuar kosovar - standard kosovar që miraton
standardin e harmonizuar evropian në përputhje me ligjin dhe rregullat e
standardizimit, i cili ofron prezumim të konformitetit për rregulloret përkatëse.
1.9. Dokument standardizimi - dokument i miratuar nga organizatat evropiane dhe
ndërkombëtare, dhe i miratuar nga AKS, si specifikimet teknike, raportet teknike,
manualet apo marrëveshjet e veçanta teknike, respektimi i të cilit është vullnetar;
1.10. Draft standard - dokument që përmban tekstin e specifikimeve teknike të
subjektit të dhënë, i cili konsiderohet për miratim në përputhje me procedurat relevante
të standardeve, dhe si i tillë ky dokument qëndron pas punës përgatitore dhe qarkullon
për koment dhe shqyrtim publik;
1.11. Specifikim teknik - dokument i cili përshkruan kërkesat teknike që duhet
përmbushur nga një produkt, proces, shërbim ose sistem dhe i cili deklaron një ose më
shumë nga këto:
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 15 SHKURT 2018, PRISHTINË
3
LIGJI Nr. 06/L-019 PËR STANDARDIZIM
1.11.1. karakteristikat e kërkuara të një produkti duke përfshirë nivelet e
cilësisë, performancës, ndërveprimit, mbrojtjes së ambientit, shëndetit,
sigurisë, dimensioneve, dhe duke përfshirë kërkesat e zbatuara të produktit në
lidhje me emrin nën të cilin shitet produkti, terminologjia, simbolet, testimi dhe
metodat e testimit, paketimi, shënjimi ose etiketimi dhe procedurat e vlerësimit
të konformitetit;
1.11.2. metodat dhe proceset e prodhimit të përdorura në produktet bujqësore,
produktet e destinuara për konsumim nga njerëzit dhe kafshët, dhe produktet
mjekësore, si dhe metodat dhe proceset e prodhimit të produkteve tjera, ku
këto kanë ndikim në karakteristikat e tyre;
1.11.3. karakteristikat e kërkuara të një shërbimi përfshirë nivelet e cilësisë,
performancës, ndërveprimit, mbrojtjes së ambientit, shëndetit, sigurisë dhe
duke përfshirë kërkesat e zbatuara tek ofruesi i informacionit që do të vihet në
dispozicion për pranuesin;
1.11.4. metodat dhe kriteret për vlerësimin e performancës së produkteve të
ndërtimit, duke vënë kushtet e harmonizuara për vënie në treg të produkteve të
ndërtimit në lidhje me karakteristikat themelore.
1.12. Specifikim teknik i TIK - specifikim teknik në fushën e teknologjisë informative
dhe të komunikimit;
1.13. Program i punës së standardizimit - program pune i AKS, i cili përmban
aktivitetet e standardizimit për një periudhë të caktuar kohore;
1.14. Këshill Profesional i Standardizimit – trup këshillëdhënës nga palët e interesit
(në tekstin e mëtejmë KPS);
1.15. Komitet Teknik - grup i ekspertëve që veprojnë në fusha të caktuara të
standardizimit (në tekstin e mëtejmë KT);
1.16. Kodi i Praktikës së Mirë - dokument udhëzues që rrjedh nga marrëveshjet
ndërkombëtare dedikuar trupave standardizuese (Kodi i Praktikës së Mirë i OBT për
standardizimin aneksi 3 i marrëveshjes OBT-Barrierat Teknike të Tregut (BTT);
1.17. Referim ndaj standardeve - referim i cili përcakton se njëra nga mënyrat, për
të përmbushur kërkesat përkatëse të një rregullore teknike është zbatimi i standardit
përkatës;
1.18. Palë e interesit - person juridik ose fizik që në mënyrë direkte ose indirekte
gjenden në një raport të caktuar me institucionin përkatës të standardizimit; dhe
1.19. Notifikimi - procesi i njoftimi të miratimit të standardeve nga Agjencia e
Standardizimit të Kosovës në Organizatën Botërore të Tregtisë.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 15 SHKURT 2018, PRISHTINË
4
LIGJI Nr. 06/L-019 PËR STANDARDIZIM
Neni 4
Objektivat e standardizimit
Standardizimi mund të ketë një apo më shumë objektiva për përshtatje të një produkti,
procesi apo shërbimi. Objektivat e tilla nuk kufizohen me kontrollin e diversitetit, përdorimit,
pajtueshmërisë, ndërkëmbimit, shëndetit, sigurisë, mbrojtjen e mjedisit, mbrojtjen e produktit,
marrëveshje të ndërsjella, performancën ekonomike dhe tregtinë.
Neni 5
Parimet e standardizimit kosovar
1. Zbatimi i standardeve kosovare bëhet në baza vullnetare, përveç nëse bëhet i obligueshëm
me kontratë, ligj ose më akt nënligjor.
2. Standardet kosovare janë të njëjta për të gjitha subjektet fizike dhe juridike, si vendore edhe
ato të huaja që ushtrojnë aktivitet ekonomik në Kosovë.
3. Konsensus nga palët e interesit për përmbajtjen e standardeve kosovare.
4. Parandalimi, që interesat individuale të mbizotërojnë ato të përgjithshme.
5. Transparenca në të gjitha fazat e aktivitetit të standardizimit, përmes publikimit dhe informimit
të publikut.
6. Aktiviteti i standardizimit kosovar është në harmoni me parimet e Kodit të Praktikës së Mirë
të OBT shtojca 3 e marrëveshjes së OBT për BTT.
Neni 6
Agjencia Kosovare e Standardizimit
1. AKS është organ i pavarur dhe i vetmi si i tillë i administratës shtetërore, përgjegjës për
standardizim në Republikën e Kosovës, i cili përfshinë zhvillimin, njohjen, adoptimin, miratimin
dhe publikimin e standardeve për të gjithë sektorët e ndërlidhur me dispozitat e këtij ligji, i cili
vepron në kuadër të ministrisë përkatëse për tregti dhe industri.
2. Struktura dhe organizimi i AKS së, siguron paanshmëri dhe objektivitet në marrjen e vendimit
për standardizim.
3. AKS udhëhiqet nga Drejtori i Përgjithshëm.
4. Ligji për Administratën Shtetërore të Republikës së Kosovës do të zbatohet për organizimin
dhe funksionimin e AKS-së, përveç nëse përcaktohet ndryshe me këtë ligj.
5. Organizimi dhe struktura e AKS së, rregullohet përmes aktit nënligjor, i propozuar nga
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 15 SHKURT 2018, PRISHTINË
5
LIGJI Nr. 06/L-019 PËR STANDARDIZIM
Neni 7
Funksionet dhe përgjegjësitë e Agjencisë Kosovare të Standardizimit
1. AKS është përgjegjëse për:
1.1. miratimin dhe mirëmbajtjen e standardeve kosovare dhe përditësimin e katalogut
të standardeve;
1.2. shqyrtimin, mirëmbajtjen dhe konfirmimin periodik të statusit të standardeve
kosovare në përputhje me rregullat dhe procedurat e standardizimit të miratuara nga
AKS;
1.3. zhvillimin dhe miratimin e rregullave dhe procedurave mbi aktivitetet e standardizimit,
në përputhje me parimet dhe rregullat evropiane dhe ndërkombëtare të standardizimit;
1.4. përgatitjen, miratimin dhe publikimin e programit të punës për standardizim në
përputhje me interesin e palëve;
1.5. hartimin, njohjen, adoptimin, miratimin, ndryshimin, shfuqizimin dhe publikimin e
standardeve kosovare dhe dokumenteve kosovare të standardizimit në përputhje me
parimet dhe rregullat evropiane dhe ndërkombëtare të standardizimit;
1.6. administrimin dhe mirëmbajtjen e bazës së të dhënave të standardeve;
1.7. administrimin dhe mirëmbajtjen e arkivit për standardet kosovare, evropiane dhe
ndërkombëtare, si dhe shitjen e tyre në përputhje me ligjet, rregullat dhe politikat e
zbatueshme të marrëveshjeve me organet e standardizimit;
1.8. ofrimin e shërbimeve të informimit për standardet dhe procedurat e standardizimit
për subjektet afariste që kryejnë aktivitet ekonomik brenda dhe jashtë vendit;
1.9. të vepruar si pikë referimi për çështjet e ndërlidhura me standardizimin që rezulton
nga marrëveshjet me organizatat evropiane dhe ndërkombëtare në lidhje me barrierat
teknike në tregti dhe kodin e praktikës së mirë për hartimin, miratimin dhe publikimin e
standardeve;
1.10. shkëmbimin e informacioneve dhe bashkëpunimin në fushën e standardizimit me
organet e huaja nacionale të standardizimit;
1.11. organizimin e trajnimeve dhe aktiviteteve tjera të ndërlidhura me standardizimin;
1.12. publikimin e buletinit dhe katalogut vjetor me standardet kosovare; dhe
1.13. inicimin e studimeve, publikimeve, përvojës, punës kërkimore dhe aktivitete të
tjera që kanë lidhje me standardizimin.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 15 SHKURT 2018, PRISHTINË
6
LIGJI Nr. 06/L-019 PËR STANDARDIZIM
Neni 8
Përfaqësimi
1. AKS, si organ i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë përfaqëson Republikën e Kosovës në
organizatat evropiane dhe ndërkombëtare të standardizimit: CEN; CENELEC; ETSI dhe ISO;
IEC; ITU, si dhe në organizatat tjera që kanë të bëjnë me standardet.
2. AKS, është autoritet shtetëror i Notifikimit dhe Pikë e Referimit në OBT për standarde siç
kërkohet me marrëveshjet relevante ndërkombëtare.
3. AKS, mund të ofrojë shërbime tjera plotësuese për të përkrahur përdorimin dhe zbatimin e
standardeve. Këto shërbime përfshijnë trajnime, informacione dhe certifikime.
Neni 9
Këshilli Profesional i Standardizimit
1. Këshilli Profesional i Standardizimit (KPS) është trup këshillëdhënës, i cili funksionon në
kuadër të AKS.
2. KPS trajton programet e punës, përbërjen dhe drejtimin e Komiteteve Teknike.
3. KPS përbëhet nga palët e interesit për standardizim.
4. Anëtarët e KPS-së propozohen nga AKS dhe emërohen me vendim të Ministrit të Ministrisë
së Tregtisë dhe Industrisë.
Neni 10
Komitetet teknike
1. Komitetet Teknike (KT) janë grupe ekspertësh të standardizimit që nuk bëjnë pjesë në
strukturat e brendshme të AKS, por që angazhohen në fusha të caktuara të standardizimit.
2. KT themelohen dhe shpërbëhen me propozim të KPS dhe miratim të Drejtorit të Përgjithshëm
të AKS.
3. Standardet në fushën e elektroteknikës janë përgjegjësi e Komitetit Elektroteknik që vepron
në kuadër të AKS.
4. Pjesëmarrja në KT është vullnetare dhe e hapur për të gjitha palët e interesit që përfaqësojnë
interesat përkatëse brenda fushëveprimit të standardizimit.
5. Autoritetet publike, përfshirë autoritetet për mbikëqyrjen e tregut, duhet të marrin pjesë
në aktivitetet e standardizimit që kanë për qëllim zhvillimin apo rishikimin e standardeve që
kërkohen për përkrahjen e politikave dhe praktikave të qeverisë.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 15 SHKURT 2018, PRISHTINË
7
LIGJI Nr. 06/L-019 PËR STANDARDIZIM
Neni 11
Anëtarësimi
1. Çdo person fizik apo juridik, që ushtron aktivitet ekonomik dhe interes në fushën e
standardizimit në Republikën e Kosovës, ka të drejtë të anëtarësohet në AKS.
2. Të drejtat, detyrat dhe obligimet e anëtarësimit caktohen me akte nënligjore ose rregulla të
brendshme të AKS.
Neni 12
Financimi
1. Të ardhurat buxhetore të AKS-së sigurohen nga:
1.1. Buxheti i Kosovës; dhe
1.2. pjesëmarrja në programe donatorësh, grande dhe/ose projekte që kanë për qëllim
financimin e AKS-së, qofshin këto evropiane, ndërkombëtare apo të çdo lloji tjetër.
Neni 13
Transparenca dhe gjithë përfshirja
1. Së paku një herë në vit brenda tremujorit të parë, AKS harton programin e saj të punës.
Ky program i punës përmban informacione mbi standardet dhe rezultatet e standardizimit që
synon të i përgatisë apo ndryshojë, të cilat është duke i përgatitur apo ndryshuar dhe të cilat i
ka miratuar në periudhën e programit paraprak të punës, përveç nëse janë adoptime identike
apo ekuivalente të standardeve ndërkombëtare apo evropiane.
2. Programi i punës në lidhje me secilin standard dhe rezultat të standardizimit tregon:
2.1. temën;
2.2. fazën e arritur në zhvillimin e standardeve dhe rezultateve të standardeve; dhe
2.3. referencat e standardeve ndërkombëtare të marra si bazë.
3. AKS njofton për programin e punës dhe e vendos atë në ueb-faqen e saj apo në ndonjë tjetër
ueb-faqe që të jetë në dispozicion të publikut.
4. Transparenca e standardeve AKS:
4.1. siguron qasjen në draft standarde në atë mënyrë që të gjitha palët relevante kanë
mundësi të dërgojnë komente; dhe
4.2. iu mundëson trupave kombëtare tjera të standardizimit që të përfshihen në mënyrë
pasive apo aktive, duke dërguar një vëzhgues, në aktivitetet e planifikuara.
5. Gjithë përfshirja në zhvillimin dhe adoptimin e standardeve ka për qëllim:
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 15 SHKURT 2018, PRISHTINË
8
LIGJI Nr. 06/L-019 PËR STANDARDIZIM
5.1. të drejtën për pjesëmarrje vullnetare të palëve të interesit në procesin e hartimit,
adoptimit dhe miratimit të standardeve kosovare dhe zbatimin vullnetar të tyre;
5.2. konsensusin e palëve të interesit në përmbajtjen e standardeve kosovare;
5.3. vendosjen e interesit të përbashkët mbi interesat individuale në kuadër të programit
të standardeve dhe përmbajtjeve të standardeve; dhe
5.4. inkurajimit dhe lehtësimin e qasjes së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM)
në standarde dhe proceset për zhvillimin e standardeve në mënyrë që të arrihet një
nivel më i lartë i pjesëmarrjes në sistemin e standardizimit.
6. Kur ekzistojnë standardet evropiane, ndërkombëtare ose plotësimet e tyre janë të
pashmangshme, AKS i përdor ato si bazë për standardet kosovare, përveç kur standarde të
tilla apo pjesë relevante do të ishin joefektive apo jo të përshtatshme, për shkak të një niveli
jo të mjaftueshëm të mbrojtjes apo për shkak të faktorëve themelor klimatik, gjeografik apo
problemet themelore teknologjike.
7. AKS duhet të marrë pjesë në aktivitetin evropian dhe ndërkombëtar të standardizimit brenda
kufizimeve të burimeve në dispozicion dhe interesave në lidhje me temën për të cilat ka adoptuar
apo pret të adoptoj standarde.
Neni 14
Standardet dhe rregulloret teknike
1. Zbatimi i standardeve kosovare është vullnetar përveç nëse bëhet i detyrueshëm me ndonjë
kontratë, ligj ose më akt nënligjor.
2. Kur rregulloret teknike që transpozohen nga direktivat e Bashkimit Evropian i referohen
standardeve të harmonizuara, atëherë këto standarde duhet të aplikohen në Kosovë si
“standarde kosovare të harmonizuara”. Nëse standarde të tilla nuk janë të adoptuara në Kosovë,
referimi mund të bëhet si “standarde evropiane të harmonizuara”.
3. Lista e standardeve kosovare të harmonizuara ose standardeve evropiane të harmonizuara
duhet të publikohet në Gazetë Zyrtare të Republikës së Kosovës me kërkesë të autoritetit
rregullues përkatës.
4. Rregulloret teknike mund t’i referohen standardeve kosovare sipas nevojës për të përkrahur
politikat dhe rregulloret e qeverisë.
5. AKS duhet të adoptojë standardet e nevojshme përmes programit të saj të standardizimit.
Kur kjo nuk është e mundur, rregulloret teknike mund t’i referohen standardeve evropiane ose
ndërkombëtare, ose standardeve tjera ekuivalente.
6. Standardet Kosovare, të cilat janë në funksion të rregulloreve teknike duhet të identifikohen
nga ministria përgjegjëse nga fushëveprimi i tyre në bashkëpunim me AKS.
7. Ministritë, institucionet qendrore të administratës shtetërore dhe autoritetet lokale të cilat përgatisin
rregullat teknike që përmbajnë referenca të standardeve kosovare ose pjesë të tyre për zbatim në
nivel shtetëror në Kosovë, duhet të bashkëpunojnë me AKS rreth mënyrës së referimit.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 15 SHKURT 2018, PRISHTINË
9
LIGJI Nr. 06/L-019 PËR STANDARDIZIM
Neni 15
Hartimi, adoptimi, miratimi dhe publikimi i standardeve kosovare
1. Çdo subjekt mund t’i paraqesë AKS një propozim për standardizim, të shoqëruar me
arsyetimin përkatës, për hartimin, adoptimin dhe miratimin e një standardi kosovar.
2. Procedura e hartimit, adoptimit dhe miratimit të standardeve kosovare duhet të përcaktojë:
2.1. objektivat që duhen arritur nga standardi i propozuar;
2.2. faktorët dhe ndikimin ekonomik;
2.3. burimet e financimit dhe të ekspertizës; dhe
2.4. zbatimet e mundshme të standardit, në kuadër të vlerësimit të konformitetit.
3. Standardet evropiane dhe ndërkombëtare bëhen të gatshme për përdorim publik, përmes
njohjes dhe adoptimit të tyre si standarde kosovare.
4. Standardet evropiane dhe ndërkombëtare zbatohen në të njëjtën mënyrë si standarde
kosovare përmes:
4.1. njohjes, adoptimit, miratimit dhe përgatitjes së një teksti të njëjtë me origjinalin e
standardit në gjuhën zyrtare;
4.2. hartimit të faqes së parë në gjuhë zyrtare; dhe
4.3. adoptimit me listë si standarde kosovare.
5. Konfirmimi i miratimit si standarde kosovare bëhet përmes përgatitjes së një dokumenti zyrtar
për miratim, si dhe me publikimin e tyre në buletinin periodik të AKS.
6. Procedura për njohjen apo adoptimin e standardeve evropiane dhe ndërkombëtare si
standarde kosovare përcaktohet në rregullat dhe procedurat për aktivitetin e standardizimit, të
cilat përcaktohen nga AKS.
7. Hartimi, njohja, adoptimi, miratimi dhe publikimi i standardeve kosovare bëhet në përputhje
me rregullat dhe procedurat e përcaktuara me këtë ligj dhe aktet nënligjore për zbatim të këtij
ligji.
Neni 16
Pezullimi dhe tërheqja e standardeve
1. Gjatë përgatitjes së një standardi evropian apo pas miratimit të tij, AKS nuk do të ndërmerr
asnjë veprim që mund të jetë në konflikt ose që dëmton harmonizimin e synuar, e veçanërisht
për fushën në fjalë nuk do të publikoj asnjë standard të ri, i cili nuk është në linjë me standardin
ekzistues evropian ose ndërkombëtar.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 15 SHKURT 2018, PRISHTINË
10
LIGJI Nr. 06/L-019 PËR STANDARDIZIM
2. Me publikimin e një standardi të ri apo të ndryshuar evropian si standard kosovar, të gjitha
standardet kosovare që janë në kundërshtim me të, tërhiqen brenda një afati prej gjashtëdhjetë
(60) ditëve.
Neni 17
Rishikimi dhe mirëmbajtja e standardeve dhe dokumenteve të standardizimit
1. AKS bënë rishikimin dhe mirëmbajtjen periodike të standardeve dhe dokumenteve të
standardizimit me qëllim të përditësimit të katalogut të standardeve.
2. Rishikimi periodik, ndryshimi, konfirmimi dhe tërheqja e standardeve kosovare bëhet në
përputhje me rregullat dhe procedurat mbi aktivitetet e standardizimit të miratuara nga AKS.
3. Aty ku standardet kosovare bazohen ose adoptojnë standardet evropiane apo ndërkombëtare,
duhet të mirëmbahen në mënyrë që të sigurohet se janë të bazuara në standardet aktuale
evropiane apo ndërkombëtare në përputhje me rregullat dhe procedurat për aktivitetet e
standardizimit të miratuara nga AKS.
Neni 18
Identifikimi i standardeve kosovare
1. Standardet Kosovare identifikohen me emërtim shkronjash dhe numrash:
1.1. emërtimi i standardit kosovar përmban shkronjat SK apo një kombinim të shkronjave
SK me shkronja të tjera, sipas origjinës, në rastet e zbatimit të standardeve evropiane
ose ndërkombëtare;
1.2. pjesa numerike përmban numrin e standardit dhe vitin sipas miratimit të tij; dhe
1.3. kur një standard kosovar është adoptim i një standardi evropian apo ndërkombëtar,
faqja e parë do të tregoj të paktën edhe vitin e publikimit të standardit evropian apo
ndërkombëtar.
Neni 19
Hartimi, adoptimi dhe miratimi i dokumenteve kosovare të standardizimit
1. Dokumentet kosovare të standardizimit hartohen, adoptohen dhe miratohen sipas rregullave
dhe procedurave për aktivitete të standardizimit.
2. Dokumentet kosovare të standardizimit identifikohen përmes emërtimit me shkronja dhe
numra:
2.1. emërtimi me shkronja përbëhet nga shkronjat “DS” (dokument standardizimi), ose
në një kombinim të shkronjave DS dhe emërtime të tjera me shkronja, në rastet e
njohjes apo adoptimit të dokumenteve evropiane ose ndërkombëtare të standardizimit;
dhe
2.2. pjesa numerike përbëhet nga numri i dokumenteve të standardizimit dhe viti i
adoptimit apo miratimit të tyre. Këto emërtime nuk do të përdoren për dokumente të
tjera standardizimi përveç dokumenteve kosovare të standardizimit.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 15 SHKURT 2018, PRISHTINË
11
LIGJI Nr. 06/L-019 PËR STANDARDIZIM
Neni 20
E drejta e autorit dhe e drejta e shitjes së standardeve
1. E drejta e autorit për formën, përmbajtjen dhe e drejta e shitjes për çdo standard kosovar apo
dokument tjetër standardizimi i takon AKS.
2. AKS ka të drejtën ekskluzive dhe të drejtën intelektuale për botimin, riprodhimin, shpërndarjen
dhe shitjen e projekt standardeve dhe standardeve kosovare, projekt dokumenteve dhe
dokumenteve kosovare të standardizimit.
3. AKS do të përmbush marrëveshjet dhe rregullat për shpërndarjen, shitjen dhe të drejtën
e autorit të përcaktuar në marrëveshjet e saj me organizatat kombëtare, evropiane dhe
ndërkombëtare të standardizimit.
Neni 21
Dispozitat ndëshkuese
1. Shkeljet e përcaktuara në nenin 20 të këtij ligji, nëse nuk përbëjnë vepër penale, dënohen
me gjobë si më poshtë:
1.1. me gjobë prej treqind (300) deri njëmijë e pesëqind (1,500) Euro ndëshkohet personi
fizik, ndërsa me gjobë prej gjashtëqind (600) deri tre mijë (3,000) Euro ndëshkohet
personi juridik për shkeljet e përcaktuara në nenin 20 paragrafi 1 i këtij ligji; dhe
1.2. me gjobë prej pesëqind (500) deri dymijë (2,000) Euro ndëshkohet personi fizik,
ndërsa me gjobë prej një mijë (1,000) deri katër mijë (4,000) Euro ndëshkohet personi
juridik për shkeljet e përcaktuara në nenin 20 paragrafi 2. i këtij ligji.
Neni 22
Dispozitat kalimtare
1. Standardet e Republikës së Kosovës, të emërtuara me shkronjat SK, të cilat janë njohur,
adoptuar apo miratuar përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, e ruajnë vlefshmërinë edhe pas hyrjes
në fuqi të këtij ligji.
2. Agjencia e Standardizimit e Kosovës në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë e themeluar me
Ligjin Nr. 03/L-144 për Standardizimin, do të vazhdojë të gjitha aktivitetet si ASK në përputhje
me këtë Ligj. Aktivitetet e standardizimit të cilat kanë filluar përpara hyrjes në fuqi të këtij Ligji do
të finalizohen në pajtim me këtë Ligj dhe me aktet nënligjore që derivojnë nga ky Ligj.
Neni 23
Nxjerrja e akteve nënligjore
1. Aktet nënligjore të përcaktuara me këtë ligj, nxirren brenda një viti pas hyrjes në fuqi të këtij
ligji nga ministria përkatëse për tregti dhe industri.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 15 SHKURT 2018, PRISHTINË
12
LIGJI Nr. 06/L-019 PËR STANDARDIZIM
Neni 24
Vazhdimi i zbatimit të akteve nënligjore
1. Me kusht që mos të jenë në kundërshtim me këtë Ligj dhe deri në nxjerrjen e akteve të reja
nën-ligjore për zbatimin e këtij Ligji, aktet nënligjore të zbatueshme do të vazhdojnë të mbesin
në fuqi përfshirë:
1.1. Udhëzimi Administrativ Nr. 06/2013 për caktimin e formës, përmbajtjes dhe
përdorimit të logos së AKS-së;
1.2. Udhëzimi Administrativ Nr. 02/2012 për këshillin profesional të standardizimit;
1.3. Udhëzimi Administrativ Nr. 10/2011 për organizimin dhe funksionimin e komiteteve
teknike; dhe
1.4. Udhëzimi Administrativ Nr. 02/2010 për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë
Kosovare të Standardizimit.
Neni 25
Dispozitat shfuqizuese
Me hyrjen në fuqi të këtij ligji shfuqizohet Ligji Nr. 03/L-144 për Standardizimin.
Neni 26
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së
Kosovës.
Ligji Nr. 06/L-019
26 janar 2018
Shpallur me dekretin Nr. DL-002-2018, datë 12.02.2018 nga Presidenti i Republikës së
Kosovës Hashim Thaçi