GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 15 SHKURT 2018, PRISHTINË
1
LIGJI Nr. 06/L-005 PËR TATIMIN NË PRONËN E PALUAJTSHME
LIGJI Nr. 06/L-005
PËR TATIMIN NË PRONËN E PALUAJTSHME
Kuvendi i Republikës së Kosovës,
Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Miraton:
LIGJ PËR TATIMIN NË PRONËN E PALUAJTSHME
KAPITULLI I
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Ky Ligj vendos tatimin mbi pronën e paluajtshme dhe përcakton rregullat dhe procedurat
themelore për administrimin e tatimit në pronën e paluajtshme nga komunat dhe Ministria e
Financave.
Neni 2
Fushëveprimi
Dispozitat e këtij Ligji janë të detyrueshme për të gjitha institucionet dhe njësitë e tyre përkatëse,
përgjegjëse për zbatimin e këtij Ligji, për personat që janë të obliguar të paguajnë tatimin në
pronë, si dhe për personat e tjerë të cilët janë të obliguar të zbatojnë detyrimet ligjore, sipas
dispozitave të përcaktuara me këtë Ligj.
Neni 3
Përkufizimet
1. Termat e përdorura në këtë Ligj kanë kuptimin si më poshtë:
1.1. Autoritet publik - nënkupton çdo organ, autoritet ose agjenci publike e cila në
përputhje me legjislacionin në fuqi në Kosovë ushtron kompetenca publike ekzekutive,
legjislative, rregullative, administrative ose gjyqësore dhe përfshin çdo departament,
njësi ose nën-njësi të këtij organi, autoriteti ose agjencie publike;
1.2. Bashkë-posedim - nënkupton të drejtën e posedimit që i përket dy apo më shumë
personave në pjesë të caktuara. Nëse pjesët e bashkë-poseduesve janë të pacaktuara,
atëherë prezumohet se janë të barabarta;
1.3. Bashkëpronësi - nënkupton të drejtën e pronësisë që i përket dy apo më shumë
personave në pjesë të caktuara. Nëse pjesët e bashkëpronarëve janë të pacaktuara,
atëherë prezumohet se janë të barabarta;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 15 SHKURT 2018, PRISHTINË
2
LIGJI Nr. 06/L-005 PËR TATIMIN NË PRONËN E PALUAJTSHME
1.4. Certifikatë e vlerës së vlerësuar - nënkupton dokumentin zyrtar që lëshohet nga
Ministria e Financave për të njoftuar personin prona e paluajtshme e të cilit i nënshtrohet
procesit të vlerësimit, për vlerën e vlerësuar të pronës së paluajtshme;
1.5. Debitor - nënkupton një person i cili ka detyrime tatimore të papaguara;
1.6. Detyrime tatimore - nënkupton shumën totale e cila përfshinë, nëse është e
aplikueshme, tatimin, gjobën dhe interesin;
1.7. Detyrime tatimore të papaguara - nënkupton çdo shumë të papaguar të borxhit,
përfshirë tatimin dhe gjobën e papaguar në kohë, si dhe interesin dhe çdo gjobë tjetër
që rrjedh nga mos pagesa në kohën e tatimit;
1.8. Faturë e tatimit në pronë - nënkupton dokumentin zyrtar që lëshohet nga komuna
për të njoftuar tatimpaguesin dhe/ose debitorin për përgjegjësinë e tij për të paguar
detyrimet tatimore;
1.9. Kategori prone - nënkupton një kategori të caktuar e cila përfshinë prona të
paluajtshme, të klasifikuara dhe grupuara në një nga kategoritë e mëposhtme për
qëllime të tatimit në pronë:
1.9.1. pronë bujqësore;
1.9.2. pronë pyjore;
1.9.3. pronë rezidenciale;
1.9.4. pronë komerciale;
1.9.5. pronë industriale; dhe
1.9.6. pronë publike.
1.10. Kategori vlere - nënkupton një kategori të caktuar që përfshin prona të
paluajtshme që shfrytëzohen në mënyrë të ngjashme, të klasifikuara dhe grupuara
bashkë për qëllime të vlerësimit. Kategoria e vlerës është nën - ndarje e kategorisë së
pronës;
1.11. Model vlerësimi - nënkupton një model se si të vlerësohet vlera e pronave të
paluajtshme, duke përfshirë faktorët që influencojnë vlerën e tregut;
1.12. Nivel vlere - nënkupton vlerën e një metri katror (1 m2) të një prone standarde
në një zonë vlere të caktuar;
1.13. Njësi objekti - nënkupton një objekt ose një pjesë të veçantë të një objekti që
shfrytëzohet për një qëllim të vetëm dhe është individualisht i përcaktuar si njësi objekti
nga komuna;
1.14. Njësi parcele - nënkupton një parcelë ose një pjesë të veçantë të një parcele
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 15 SHKURT 2018, PRISHTINË
3
LIGJI Nr. 06/L-005 PËR TATIMIN NË PRONËN E PALUAJTSHME
që shfrytëzohet për një qëllim të vetëm dhe është individualisht e përcaktuar si njësi
parcele nga komuna;
1.15. Objekt - nënkupton një ndërtesë, stabiliment, strukturë, send aksesor, mbi ose
nën sipërfaqen e tokës, që është e/i trupëzuar në mënyrë të qëndrueshme dhe të
vazhdueshme me tokën ose objektin, përfshirë ndërtimet notuese të lidhura në mënyrë
të përhershme me tokën;
1.16. Parcelë - nënkupton një pjesë të sipërfaqes së tokës me kufij të përcaktuar, e cila
ndodhet brenda një zone kadastrale dhe është e regjistruar në regjistrat kadastral si
parcelë me një numër unik;
1.17. Përfaqësues - nënkupton çdo person të autorizuar ligjërisht për të përfaqësuar
tatimpaguesin, debitorin ose një person tjetër të interesuar në çështje që kanë të bëjnë
me tatimin në pronë;
1.18. Person - nënkupton çdo person fizik ose juridik;
1.19. Person fizik - nënkupton çdo person që është shtetas i Republikës së Kosovës,
shtetas i një shteti të huaj, ose person pa shtetësi;
1.20. Person juridik - nënkupton një entitet publik ose privat, shoqatë, shoqëri ose
organizatë tjetër biznesi që ka statusin e një personi juridik sipas legjislacionit në fuqi
mbi shoqëritë tregtare dhe çdo legjislacion tjetër të aplikueshëm në Republikën e
Kosovës;
1.21. Posedim i përbashkët - nënkupton posedimin e pronës së paluajtshme nga
dy(2) apo më shumë persona, në pjesë të pacaktuara. Për qëllimin e zbatimit të këtij
Ligji pjesët e pacaktuara prezumohen se janë të barabarta;
1.22. Posedues - nënkupton personin i cili nuk është pronar, por ushtron pushtetin
faktik dhe/ose ligjor në pronën e paluajtshme dhe shfrytëzon ose mban pronën e
paluajtshme si të tijën, duke vepruar si të ishte pronar;
1.23. Pronar - nënkupton personin i cili është mbajtës i titullit të pronësisë dhe është
regjistruar si pronar në regjistrin e të drejtave mbi pronën e paluajtshme;
1.24. Pronë bujqësore - nënkupton çdo pronë të paluajtshme e cila shfrytëzohet apo
është planifikuar të shfrytëzohet për qëllime bujqësore;
1.25. Pronë e paluajtshme - nënkupton tokën dhe ndërtesat, stabilimentet, strukturat
dhe pjesët aksesore, mbi ose nën sipërfaqen e tokës, që janë trupëzuar në mënyrë të
qëndrueshme dhe të vazhdueshme me tokën ose objektin, përfshirë ndërtimet notuese
të lidhura në mënyrë të përhershme me tokën dhe njësitë e veçanta të parcelave dhe
objekteve;
1.26. Pronë publike në shfrytëzim të përbashkët (pronë publike) - nënkupton çdo
pronë të paluajtshme e cila nuk është pronë bujqësore, pyjore, rezidenciale, komerciale
ose industriale. Pronat publike përfshijnë:
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 15 SHKURT 2018, PRISHTINË
4
LIGJI Nr. 06/L-005 PËR TATIMIN NË PRONËN E PALUAJTSHME
1.26.1. pronat fetare të cilat mbahen dhe shfrytëzohen vetëm për qëllime fetare;
1.26.2. varrezat;
1.26.3. monumentet;
1.26.4. sheshet, parqet dhe fushat e lojërave që përdoren nga publiku;
1.26.5. autostradat, rrugët, rrugët e nëndheshme, tunelet, urat dhe këmbët
e urave, hekurudhat, shinat hekurudhore në qytet apo çdo pronë tjetër e
paluajtshme që përdoret në mënyrë të drejtpërdrejtë për funksionimin e
transportit publik;
1.26.6. strukturat e ndriçimit dhe ndarëset; dhe
1.26.7. prona të tjera të ngjashme jo private në përdorim të përbashkët (të një
natyre publike).
1.27. Pronë industriale - nënkupton çdo pronë të paluajtshme e cila shfrytëzohet
apo është planifikuar të shfrytëzohet për qëllime të nxjerrjes, prodhimit, përpunimit,
transportimit ose magazinimit të të mirave, duke përfshirë, por duke mos u kufizuar në
fabrikat, depot dhe punëtoritë;
1.28. Pronë komerciale - nënkupton çdo pronë të paluajtshme e cila shfrytëzohet apo
është planifikuar të shfrytëzohet për qëllime biznesi, si çdo qëllim komercial, shitjeje
me pakicë dhe/ose me shumicë, tregtie, shërbime rekreacioni, artistik, sportiv, edukimi,
qëllime mjekësore apo ndonjë qëllim tjetër komercial. Për qëllimin e zbatimit të këtij
Ligji, si prona komerciale klasifikohen edhe pronat e paluajtshme në pronësinë ose
posedimin e komunës dhe Republikës së Kosovës që përdoren nga autoritet publike
për të ushtruar funksionin e tyre publik;
1.29. Pronë pyjore - nënkupton çdo pronë të paluajtshme e cila shfrytëzohet apo është
planifikuar të shfrytëzohet për qëllime pyjore;
1.30. Pronë rezidenciale - nënkupton çdo pronë të paluajtshme e cila shfrytëzohet
apo është planifikuar të shfrytëzohet për nevojat themelore të njerëzve për banim, duke
përfshirë tokën, shtëpitë, apartamentet, oborret, garazhet, parkingjet dhe prona të tjera
të ngjashme jo komerciale;
1.31. Pronë standarde - nënkupton një pronë imagjinare me faktorë vlere të paracaktuar
e cila përdoret si referencë për të krahasuar nivelet e vlerave të tregut për një kategori
vlere të caktuar;
1.32. Pronësi e përbashkët - nënkupton të drejtën e pronësisë që i përket bashkërisht
dy(2) apo më shumë personave në pjesë të pacaktuara;
1.33. Raport mbi vlerësimin e përgjithshëm - nënkupton dokumentin zyrtar i cili
përfshin një përshkrim të zonave të vlerave për një Komunë të caktuar;
1.34. Regjistër i të drejtave mbi pronën e paluajtshme - nënkupton regjistrin e krijuar
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 15 SHKURT 2018, PRISHTINË
5
LIGJI Nr. 06/L-005 PËR TATIMIN NË PRONËN E PALUAJTSHME
në zbatim të legjislacionit përkatës për krijimin e regjistrit të të drejtave mbi pronën e
paluajtshme;
1.35. Regjistra të tatimit në pronë - nënkupton regjistrat e krijuar nga Ministria e
Financave dhe të furnizuar nga komunat dhe Ministria e Financave, për të mbajtur dhe
ruajtur informacionin e nevojshëm për administrimin e duhur të procesit të tatimit në
pronën e paluajtshme;
1.36. Shfrytëzim aktual - nënkupton shfrytëzimin faktik të një prone të paluajtshme në
kohën e klasifikimit;
1.37. Shfrytëzim i planifikuar - nënkupton shfrytëzimin e caktuar zyrtarisht të një
prone të paluajtshme në përputhje me një dokument të planifikimit hapësinor, ose akt
tjetër të miratuar, në pajtim me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës;
1.38. Tatim në pronën e paluajtshme - nënkupton tatimin vjetor të vendosur me
këtë Ligj, për t’u paguar në buxhetin e komunave në mënyrë të detyrueshme dhe të
pakthyeshme;
1.39. Tatimpagues - nënkupton personin i cili detyrohet sipas këtij Ligji të paguajë
tatimin në pronën e paluajtshme;
1.40. Vit tatimor - nënkupton vitin kalendarik;
1.41. Vlerë e tatueshme - nënkupton vlerën e vlerësuar të pronës së paluajtshme pas
zbritjeve të mundshme për rastet e parashikuara në këtë Ligj, e cila shërben si bazë e
tatimit;
1.42. Vlerë e tregut - nënkupton shumën e përafërt të vlerësuar për të cilën një pronë
do të shkëmbehej në datën e vlerësimit, mes një shitësi dhe blerësi të vullnetshëm,
përmes një transaksioni ku ata nuk kanë lidhje me njëri tjetrin dhe pasi të jetë bërë
marketingu i duhur ku secila nga të dyja palët ka vepruar në mënyrë të vetëdijshme,
me maturi dhe pa ndonjë detyrim;
1.43. Vlerë e vlerësuar - nënkupton vlerën e vlerësuar të tregut të një prone të
paluajtshme, të përcaktuar në një datë të caktuar, duke përdorur një metodologji
standarde që shfrytëzon të dhëna të përbashkëta tregu dhe lejon analizën statistikore;
1.44. Vlerësim i përgjithshëm - nënkupton procesin e vlerësimit të pronave të
paluajtshme, përmes të cilit vlerësohen brenda një periudhe të caktuar kohe, me
ndihmën e një metodologjie standarde dhe vlerësimit të të dhënave të grumbulluara të
tregut dhe të dhënave të tjera të nevojshme, të gjitha pronat e paluajtshme në të njëjtën
kategori prone;
1.45. Vlerësim plotësues - nënkupton procesin e vlerësimit të pronës së paluajtshme,
e cila është identifikuar ose ndryshuar sipas këtij Ligji, që prej vlerësimit të përgjithshëm
ose plotësues të fundit për atë pronë të paluajtshme; dhe
1.46. Zonë vlere - nënkupton një zonë të caktuar gjeografike ku prona të paluajtshme
të krahasueshme, të së njëjtës kategori vlere, kanë vlera tregu të përafërta.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 15 SHKURT 2018, PRISHTINË
6
LIGJI Nr. 06/L-005 PËR TATIMIN NË PRONËN E PALUAJTSHME
KAPITULLI II
RREGULLA TË PËRGJITHSHME MBI TATIMIN NË PRONËN E PALUAJTSHME
Neni 4
Të hyrat nga tatimi në pronën e paluajtshme
Të hyrat e mbledhura nga tatimi në pronën e paluajtshme arkëtohen për llogari të komunës në
territorin e së cilës ndodhet prona e paluajtshme dhe shfrytëzohen nga komuna, në përputhje
me dispozitat ligjore në fuqi për financat e pushtetit lokal.
Neni 5
Objekti i tatimit
Tatimi në pronën e paluajtshme vendoset mbi të gjithë pronat e paluajtshme të cilat ndodhen në
territorin e Republikës së Kosovës, me përjashtim të pronave të paluajtshme të cilat lirohen nga
tatimi në përputhje me nenin 10 të këtij Ligji.
Neni 6
Tatimpaguesi
1. Tatimpaguesi është pronari i pronës së paluajtshme.
2. Nëse pronari i pronës së paluajtshme ka vdekur, ka pushuar së ekzistuari, nuk mund të
përcaktohet ose nuk mund të gjendet, tatimpagues është personi i cili e posedon ligjërisht
pronën e paluajtshme.
3. Nëse pronari ose poseduesi i ligjshëm ka vdekur, ka pushuar së ekzistuari, nuk mund të
gjendet, nuk mund të përcaktohet ose mund të përcaktohet por nuk ka qasje në pronën e
paluajtshme, tatimpagues është personi i cili e posedon faktikisht pronën e paluajtshme. Një
përcaktim i tillë nuk i jep kurrfarë të drejtash pronësore poseduesit.
4. Në përputhje me kushtet e përcaktuara në paragrafët 1., 2. dhe 3. të këtij neni, përgjegjësia
për pagesën e tatimit në pronën e paluajtshme për një vit tatimor të caktuar i përket personit i
cili e ka në pronësi apo posedim pronën e paluajtshme që i nënshtrohet tatimit, në 30 nëntor të
vitit para vitit tatimor.
5. Kur e njëjta pronë e paluajtshme është në bashkëpronësi, bashkë-posedim ose posedim
të përbashkët të dy ose më shumë personave, përgjegjës për pagesën e detyrimeve tatimore
janë secili nga këta persona në proporcion me pjesën e tyre të caktuar. Tatimpaguesit janë
individualisht përgjegjës për pagesën e detyrimeve tatimore.
6. Kur e njëjta pronë e paluajtshme është në pronësi të përbashkët të dy ose më shumë
personave, tatimpaguesit janë bashkërisht përgjegjës për pagesën e detyrimeve tatimore.
Neni 7
Baza e tatimit
1. Baza e tatimit në pronë është vlera e tatueshme e pronës së paluajtshme.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 15 SHKURT 2018, PRISHTINË
7
LIGJI Nr. 06/L-005 PËR TATIMIN NË PRONËN E PALUAJTSHME
2. Vlera e tatueshme e një njësie parcele është si në vijim:
2.1. për vitin e parë të vendosjes së tatimit, njëzetë përqind (20%) e vlerës së vlerësuar;
2.2. për vitin e dytë të vendosjes së tatimit, dyzet përqind (40%) e vlerës së vlerësuar;
2.3. për vitin e tretë të vendosjes së tatimit, gjashtëdhjetë përqind (60%) e vlerës së
vlerësuar;
2.4. për vitin katërt të vendosjes së tatimit, tetëdhjetë përqind (80%) e vlerës së
vlerësuar; dhe
2.5. për vitet tatimore në vijim, njëqind përqind (100%) e vlerës së vlerësuar.
3. Pas zbritjes që aplikohet sipas këtij neni, vlera e vlerësuar e një njësie rezidenciale të parcelës
mund t’i nënshtrohet gjithashtu zbritjes për vendbanimin parësor në zbatim të paragrafit 3. të
nenit 11 të këtij Ligji.
4. Vlera e tatueshme e çdo njësie objekti është vlera e saj e vlerësuar, pas zbritjes së mundshme
në zbatim të paragrafit 1. të nenit 11 të këtij Ligji.
5. Për secilin vit tatimor, vlera e pronës së paluajtshme është vlera e saj e vlerësuar në 30
nëntor të vitit para vitit tatimor.
Neni 8
Rregullat e klasifikimit
1. Klasifikimi i pronës së paluajtshme në pronë bujqësore, pyjore, rezidenciale, komerciale,
industriale apo pronë publike bazohet në shfrytëzimin aktual të pronës së paluajtshme.
2. Nëse shfrytëzimi aktual nuk mund të përcaktohet, komuna e klasifikon pronën e paluajtshme
duke marrë në konsideratë shfrytëzimin e planifikuar.
3. Nëse as shfrytëzimi i planifikuar nuk mund të përcaktohet, komuna e klasifikon pronën e
paluajtshme si pronë rezidenciale.
4. Nëse prona e paluajtshme shfrytëzohet ose është planifikuar të shfrytëzohet për dy(2) ose
më shumë qëllime, komuna e klasifikon pronën e paluajtshme në dy(2) ose më shumë kategori
përkatëse të pronës, nëse sipërfaqja e saktë e shfrytëzuar ose e planifikuar për t’u shfrytëzuar
për qëllime të ndryshme mund të përcaktohet lehtësisht. Ndarja e pronës së paluajtshme në
njësi të veçanta, pas klasifikimit të saj në dy(2) ose më shumë kategori të pronave, pasqyrohet
në regjistrat e tatimit në pronë.
5. Nëse prona e paluajtshme shfrytëzohet ose është planifikuar të shfrytëzohet për dy ose më
shumë qëllime dhe nuk mund të përcaktohet sipërfaqja e saktë e shfrytëzuar ose e planifikuar
për t’u shfrytëzuar për qëllime të ndryshme, komuna klasifikon të gjithë pronën e paluajtshme
bazuar mbi shfrytëzimin që ka pjesa më e madhe e saj.
6. Objektet e papërfunduara dhe ato të rrënuara, të cilave nuk mund t’i përcaktohet shfrytëzimi
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 15 SHKURT 2018, PRISHTINË
8
LIGJI Nr. 06/L-005 PËR TATIMIN NË PRONËN E PALUAJTSHME
aktual dhe as ai i planifikuar, klasifikohen duke u bazuar në:
6.1. shfrytëzimin aktual të njësisë së parcelës në të cilën është ndërtuar apo është duke
u ndërtuar objekti; ose
6.2. shfrytëzimin e planifikuar të njësisë së parcelës, nëse shfrytëzimi aktual i njësisë
së parcelës nuk mund të përcaktohet.
7. Nëse as shfrytëzimi i planifikuar i njësisë së parcelës në të cilën është ndërtuar apo është duke
u ndërtuar objekti nuk mund të përcaktohet, komuna klasifikon objektin si pronë rezidenciale.
8. Për vitin e parë tatimor pas hyrjes në fuqi të këtij Ligji, klasifikimi i pronave të paluajtshme
kryhet nga Ministria e Financave, ndërsa për vitet tatimore në vijim nga komuna.
Neni 9
Normat tatimore
1. Kuvendi komunal i çdo komune cakton normat tatimore për të gjitha kategoritë e pronave,
me përjashtim të kategorisë pronë publike, deri më 30 nëntor të vitit para vitit të vendosjes së
tatimit në përputhje me këtë Ligj. Kuvendi komunal duhet t’i rishikojë normat e caktuara dhe të
caktojë norma të reja tatimore, vetëm nëse një gjë të tillë e kërkojnë rrethanat. Normat tatimore
vendosen brenda kufijve të përcaktuar si më poshtë dhe janë të vlefshme nga fillimi i vitit tatimor:
1.1. për njësitë bujqësore të parcelave, normat tatimore mund të variojnë në shkallët
prej zero pikë pesëmbëdhjetë përqind (0.15%) deri në zero pikë pesë përqind (0.5%);
1.2. për njësitë bujqësore të objekteve, normat tatimore mund të variojnë në shkallët
prej zero pikë pesëmbëdhjetë përqind (0.15 %) deri në zero pikë pesë përqind (0.5%);
1.3. për njësitë pyjore të parcelave, normat tatimore mund të variojnë në shkallët prej
zero pikë pesëmbëdhjetë përqind (0.15 %) deri në zero pikë tre përqind (0.3%);
1.4. për njësitë rezidenciale të parcelave, normat tatimore mund të variojnë në shkallët
prej zero pikë pesëmbëdhjetë përqind (0.15 %) deri në një përqind (1%);
1.5. për njësitë rezidenciale të objekteve, normat tatimore mund të variojnë në shkallët
prej zero pikë pesëmbëdhjetë përqind (0.15 %) deri në një përqind (1%);
1.6. për njësitë komerciale të parcelave, normat tatimore mund të variojnë në shkallët
prej zero pikë pesëmbëdhjetë përqind (0.15 %) deri në një përqind (1%);
1.7. për njësitë komerciale të objekteve, normat tatimore mund të variojnë në shkallët
prej zero pikë pesëmbëdhjetë përqind (0.15 %) deri në një përqind (1%);
1.8. për njësitë industriale të parcelave, normat tatimore mund të variojnë në shkallët
prej zero pikë pesëmbëdhjetë përqind (0.15 %) deri në zero pikë tetë përqind (0.8%);
dhe
1.9. për njësitë industriale të objekteve, normat tatimore mund të variojnë në shkallët
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 15 SHKURT 2018, PRISHTINË
9
LIGJI Nr. 06/L-005 PËR TATIMIN NË PRONËN E PALUAJTSHME
prej zero pikë pesëmbëdhjetë përqind (0.15 %) deri në zero pikë tetë përqind (0.8%).
2. Nëse kuvendi komunal nuk përcakton në kohë normën tatimore në përputhje me paragrafin
1. të këtij neni, Ministria e Financave aplikon normën e fundit tatimore të përcaktuar nga kuvendi
komunal për atë kategori përkatëse.
3. Në rast se norma tatimore për atë kategori përkatëse nuk është caktuar ndonjëherë, Ministria
e Financave aplikon normën më të ulët tatimore të aplikueshme në përputhje me paragrafin 1.
të këtij neni për atë kategori përkatëse.
Neni 10
Lirimi nga tatimi në pronën e paluajtshme
1. Tatimi në pronën e paluajtshme nuk do të vendoset në pronën e paluajtshme e cila është në
pronësi ose posedim të:
1.1. institucioneve publike të Republikës së Kosovës;
1.2. Organizatës së Kombeve të Bashkuara apo cilido organ të saj, përfshirë këtu
agjencitë dhe misionet e specializuara të saj;
1.3. Bashkimit Evropian apo cilido organ të tij, përfshirë këtu agjencitë dhe misionet e
specializuara të tij;
1.4. Forcave Shumëkombëshe të Kosovës;
1.5. përfaqësive dhe konsullatave të akredituara nga Republika e Kosovës, rregullimi
i të cilave është bërë nga një marrëveshje e reciprocitetit midis shteteve, zyrave të
huaja të ndërlidhjes, agjencive qeveritare, organizatave ndërqeveritare ose agjencive
donatore të huaja që ofrojnë ndihmë humanitare, shërbime rindërtimi, administratë
civile apo ndihmë teknike në Kosovë;
1.6. organizatave joqeveritare me status të përfitimit publik në përputhje me legjislacion
në fuqi për lirinë e asocimit në organizatat joqeveritare;
1.7. institucioneve fetare, prona e të cilave mbahet dhe përdoret për qëllime fetare,
bamirësie, kujdesit social dhe për aktivitetet e institucionit arsimor për personelin fetar.
2. Lirimet në lidhje me tatimin në pronën e paluajtshme për pronat e paluajtshme të përcaktuara
në paragrafin 1. të këtij neni nuk zbatohen për pronarët/poseduesit e pronave të paluajtshme
përveç atyre të specifikuar në paragrafin 1. të këtij neni dhe për poseduesit që mbajnë këto
prona në posedim në mënyrë të paligjshme.
3. Lirimet e përcaktuara në nën-paragrafët 1.2. deri 1.7. të këtij neni nuk zbatohen kur:
3.1. prona e paluajtshme shfrytëzohet ose mbahet për t’u shfrytëzuar në një veprimtari
komerciale për krijimin e të ardhurave; ose
3.2. prona e paluajtshme në pronësinë ose posedimin e një organizate joqeveritare me
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 15 SHKURT 2018, PRISHTINË
10
LIGJI Nr. 06/L-005 PËR TATIMIN NË PRONËN E PALUAJTSHME
status të përfitimit publik nuk shfrytëzohet ekskluzivisht për qëllime të përfitimit publik.
4. Tatimi në pronën e paluajtshme nuk vendoset mbi njësitë e kultivuara bujqësore të parcelave.
5. Kriteret dhe procedurat që zbatohen për të përcaktuar se cilat njësi bujqësore janë të
kultivuara, përcaktohen me akt nënligjor nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit
Rural.
Neni 11
Zbritja për vendbanimin parësor
1. Personi fizik, i cili vendos deri më 30 nëntor të vitit para vitit tatimor se njësia e objektit
shërben si vendbanim parësor dhe e deklaron këtë në komunë apo gjatë fazës së inspektimit, i
lejohet zbritja prej pesëmbëdhjetë mijë (15,000) Euro nga vlera e vlerësuar e njësisë së objektit.
2. Bashkëpronari, bashkë poseduesi ose poseduesi i përbashkët i një njësie objekti që shërben
si vendbanim parësor, ka të drejtën e zbritjes për vendbanim parësor në proporcion me pjesën
e tij të caktuar.
3. Nëse vlera e vlerësuar e njësisë së objektit është më e vogël se zbritja për vendbanimin
parësor, pjesa e mbetur e zbritjes zbritet nga vlera e vlerësuar e njësisë së parcelës ku është
ndërtuar njësia e objektit në pronësi apo posedim të njëjtë.
4. Personi fizik i cili ka në pronësi apo posedim dy (2) ose më shumë njësi rezidenciale të
objekteve, mund të deklarojë në përputhje me paragrafin 1. të këtij neni, vetëm një prej këtyre
objekteve si vendbanimin e tij parësor, pa marrë parasysh faktin që njësitë e objekteve mund të
ndodhen në komuna të ndryshme.
KAPITULLI III
AUTORITETET PUBLIKE PËRGJEGJËSE PËR ADMINISTRIMIN E PROCESIT TË TATIMIT
NË PRONËN E PALUAJTSHME
Neni 12
Komuna
1. Çdo Komunë është përgjegjëse për administrimin e procesit të tatimit në pronë për pronat e
paluajtshme që ndodhen brenda territorit të komunës.
2. Komuna ka përgjegjësitë si në vijim:
2.1. regjistron dhe menaxhon të dhënat e tatimit në pronë në regjistrat e tatimit në
pronë, ashtu siç përcaktohet në aktin nën-ligjor që nxjerr Ministria e Financave në
pajtim me paragrafin 5. të nenit 14 të këtij Ligji;
2.2. klasifikon pronat e paluajtshme;
2.3. inspekton pronat e paluajtshme;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 15 SHKURT 2018, PRISHTINË
11
LIGJI Nr. 06/L-005 PËR TATIMIN NË PRONËN E PALUAJTSHME
2.4. kryen hetim administrativ për të përcaktuar tatimpaguesin sipas këtij Ligji;
2.5. bashkëpunon me Ministrinë e Financave për vlerësimin e pronave të paluajtshme;
2.6. lëshon faturat e tatimit;
2.7. mbledh dhe përdor masat e mbledhjes së detyrueshme të detyrimeve të tatimit në
pronë;
2.8. shqyrton dhe vendos mbi kërkesat për shtyrjen e pagesës së detyrimeve tatimore;
2.9. shqyrton dhe vendos mbi ankesat;
2.10. rimburson tatimpaguesin ose debitorin; dhe
2.11. konstaton shkeljen dhe vendos gjobën përkatëse.
3. Struktura organizative e njësive për administrimin e tatimit në pronë në komuna dhe parimet
e administrimit tatimor përcaktohen me akt nënligjor nga Ministria e Financave në bashkëpunim
me komunat.
Neni 13
Ministria e Financave
1. Ministria e Financave, përmes departamentit përkatës për tatimin në pronë, udhëheq dhe
mbikëqyrë punën për zbatimin e këtij Ligji dhe akteve nënligjore të nxjerra për zbatimin e tij, në
të gjitha komunat e Kosovës.
2. Në ushtrim të detyrave të saj, Ministria e Financave, ka përgjegjësitë e mëposhtme:
2.1. regjistron dhe menaxhon të dhënat e tatimit në pronë në regjistrat e tatimit në
pronë, ashtu siç përcaktohet në aktin nënligjor që nxjerr Ministria e Financave në pajtim
me paragrafin 5. të nenit 14 të këtij Ligji;
2.2. operon dhe mirëmban regjistrat e tatimit në pronë;
2.3. publikon informacionet lidhur me tatimin në pronë;
2.4. kryen vlerësimin e pronës dhe lëshon certifikatat e vlerës së vlerësuar;
2.5. kryen vlerësimin tatimor;
2.6. përdor masat e mbledhjes së detyrueshme të detyrimeve të papaguara të tatimit
në pronë, në zbatim të nenit 30 të këtij Ligji;
2.7. kryen kontrolle të rregullta dhe inspektime vjetore të komunave lidhur me
veprimtarinë, rezultatet dhe zbatueshmërinë e legjislacionit që rregullon procesin
e tatimit në pronë, si dhe ndërmerr masat e nevojshme sipas këtij Ligji, në rastet e
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 15 SHKURT 2018, PRISHTINË
12
LIGJI Nr. 06/L-005 PËR TATIMIN NË PRONËN E PALUAJTSHME
konstatimit të shkeljeve;
2.8. ndihmon komunat në interpretimin e legjislacionit që rregullon procesin e tatimit në
pronë;
2.9. nxjerr opinione ligjore për të siguruar interpretimin dhe zbatimin e unifikuar të
akteve ligjore dhe nënligjore që rregullojnë procesin e tatimit në pronë; dhe
2.10. shqyrton dhe vendos mbi ankesat ndaj certifikatave të vlerës së vlerësuar dhe
vendimeve të komunave.
KAPITULLI IV
REGJISTRIMI
Neni 14
Regjistrimi dhe informacioni për regjistrat e tatimit në pronë
1. Komunat dhe Ministria e Financave sigurojnë të gjithë informacionin e nevojshëm për
administrimin e duhur të procesit të tatimit në pronën e paluajtshme.
2. Regjistrat e tatimit në pronë bazohen në regjistrin e të drejtave mbi pronën e paluajtshme.
Agjencia Kadastrale e Kosovës shkëmben informacionin e nevojshëm me Ministrinë e
Financave, sipas kritereve dhe procedurave të përcaktuara në aktin nënligjor që nxjerr Qeveria
e Republikës së Kosovës në zbatim të paragrafit 6. të këtij neni.
3. Të gjithë personat që posedojnë pronë të paluajtshme, e cila nuk është regjistruar në regjistrat
e tatimit në pronë, duhet ta regjistrojnë atë pronë të paluajtshme brenda gjashtëdhjetë (60)
ditëve kalendarike pas hyrjes në fuqi të këtij Ligji. Regjistrimi bëhet nëpërmjet vetë deklarimit në
komunën ku ndodhet prona e paluajtshme, duke i siguruar komunës informacionin e nevojshëm
në lidhje me pronën e paluajtshme dhe poseduesin.
4. Të gjithë personat që hynë në posedim të një prone të paluajtshme, duhet ta regjistrojnë atë
pronë të paluajtshme brenda tridhjetë (30) ditëve kalendarike nga dita kur janë bërë posedues
të pronës së paluajtshme. Regjistrimi bëhet nëpërmjet vetë deklarimit në Komunën ku ndodhet
prona e paluajtshme, duke i siguruar komunës informacionin e nevojshëm në lidhje me pronën
e paluajtshme dhe poseduesin.
5. Regjistrat e tatimit në pronë, përgjegjësitë dhe procedurat për regjistrimin dhe menaxhimin e
informacionit, informacioni që duhet të sigurohet për administrimin e duhur të procesit të tatimit
në pronë, si dhe format e vetë deklarimit dhe inspektimit, përcaktohen me akt nënligjor nga
Ministria e Financave.
6. Ministria e Financave dhe komunat bashkëpunojnë dhe shkëmbejnë informacione me të
gjitha autoritetet publike, personat juridik ose organet që kanë në administrim ose disponojnë
informacionin e nevojshëm për administrimin e duhur të procesit të tatimit në pronë, në
përputhje me kriteret dhe procedurat e përcaktuara me akt nënligjor nga Qeveria e Republikës
së Kosovës.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 15 SHKURT 2018, PRISHTINË
13
LIGJI Nr. 06/L-005 PËR TATIMIN NË PRONËN E PALUAJTSHME
Neni 15
Inspektimi
1. Komuna inspekton pronat e paluajtshme brenda territorit të Komunës. Komuna mund të
angazhojë inspektor privat për të ndihmuar në veprimtaritë inspektuese.
2. Veprimtaritë inspektuese kryhen çdo vit për të paktën njëzetë përqind (20%) të të gjitha
objekteve brenda territorit të Komunës dhe vetëm kur është e nevojshme për parcelat.
3. Veprimtaritë inspektuese kryhen në një mënyrë të arsyeshme që minimizon shqetësimet ose
ndërhyrjet ndaj personit i cili e ka në pronësi apo posedim pronën e paluajtshme.
4. Përveç siç parashikohet në paragrafët 5. dhe 6. të këtij neni, të gjithë personat të cilët kanë në
pronësi ose posedojnë pronë të paluajtshme, janë të obliguar t’i lejojnë personat e autorizuar që
përfaqësojnë komunën të hyjnë në tokën dhe në objektet e tyre për të mbledhur informacionin
e nevojshëm lidhur me pronën e paluajtshme.
5. Hyrja në njësitë rezidenciale të objekteve duhet të lejohet kur është e pamundur të mblidhet
informacioni i nevojshëm mbi pronën e paluajtshme pa hyrë në objekt dhe vetëm në bazë të një
vendimi të arsyetuar të komunës.
6. Komuna mund të kërkojë nga përfaqësitë dhe konsullatat e akredituara nga Republika e
Kosovës, nga Organizata e Kombeve të Bashkuara apo nga cilido organ i saj, përfshirë këtu
agjencitë dhe misionet e specializuara të saj, nga Bashkimi Evropian apo cilido organ i saj,
përfshirë këtu agjencitë dhe misionet e specializuara të saj, ose nga zyrat e jashtme ndërlidhëse
që kanë në pronësi ose shfrytëzojnë pronën e paluajtshme, të ofrojnë informacionin e nevojshëm
mbi atë pronë, për regjistrat e tatimit në pronë. Ofrimi i informatave të tilla do të jetë në baza
vullnetare dhe pa paragjykuar privilegjet dhe imunitetet që mund të jenë të zbatueshme.
Neni 16
Informacioni lidhur me tatimin në pronë
1. Ministria e Financave publikon në një faqe elektronike në dispozicion të publikut, informatat
që kanë lidhje me pronën e paluajtshme. Informatat publikohen brenda dhjetë (10) ditëve pune
pas datës së lëshimit të faturave të tatimit në pronë dhe përfshijnë:
1.1. numrin e pronës së paluajtshme;
1.2. atributet që ndikojnë në vlerën e vlerësuar dhe tatimin në pronë;
1.3. vlerën e vlerësuar të pronës së paluajtshme; dhe
1.4. tatimin e vlerësuar për pronën e paluajtshme.
2. Informatat në regjistrat e tatimit në pronë në lidhje me informata të përgjithshme, të tilla si,
zonat e vlerave, nivelet e vlerave dhe informacioni nga transaksionet për vlerësimin e pronave
të paluajtshme, publikohen nga Ministria e Financave në një faqe elektronike në dispozicion të
publikut, brenda dhjetë (10) ditëve pune, pas datës së nxjerrjes së raporteve mbi vlerësimin e
përgjithshëm.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 15 SHKURT 2018, PRISHTINË
14
LIGJI Nr. 06/L-005 PËR TATIMIN NË PRONËN E PALUAJTSHME
3. Numri i pronës së paluajtshme në pronësi ose posedim të një personi të caktuar dhe detyrimet
e tij tatimore të papaguara, publikohen nga Ministria e Financave në një ueb-faqe në dispozicion
të publikut, brenda dhjetë (10) ditëve pune pas datës së lëshimit të faturave të tatimit në pronë.
4. Të hyrat e mbledhura nga tatimi në pronë në nivel kombëtar, për çdo Komunë dhe zonë
kadastrale brenda Komunës, publikohen nga Ministria e Financave në baza mujore, në një faqe
elektronike në dispozicion të publikut.
KAPITULLI V
VLERËSIMI I PRONËS SË PALUAJTSHME
Neni 17
Autoriteti kompetent për zbatimin e procedurës së vlerësimit
1. Ministria e Financave përcakton zonat e vlerave, nivelet e vlerave dhe vlerën e vlerësuar
të pronave të paluajtshme që janë brenda territorit të komunave. Vlerësimi i pronave të
paluajtshme kryhet në përputhje me rregullat dhe procedurat e parashikuara në këtë Ligj dhe
në aktin nënligjor që nxjerr Ministria e Financave për kategoritë e vlerave, metodat dhe modelet
e vlerësimit.
2. Ministria e Financave mund të angazhojë vlerësues privat të licencuar nga Këshilli Mbikëqyrës
për Licencimin e Vlerësuesve të Pronave të Paluajtshme dhe të themelojë komisione për të
inspektuar dhe ndihmuar në vlerësimin e pronës së paluajtshme.
3. Ministria e Financave themelon Këshillin Mbikëqyrës për Licencimin e Vlerësuesve të
Pronave të Paluajtshme.
4. Këshilli Mbikëqyrës për Licencimin e Vlerësuesve të Pronave të Paluajtshme ka në përbërjen
e tij:
4.1. dy (2) anëtarë nga Ministria e Financave;
4.2. një (1) anëtar nga Mnistria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR);
4.3. një (1) anëtar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH);
4.4. një (1) anëtar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës dhe 1 (një) anëtar
nga Shoqata e Bankave të Kosovës; dhe
4.5. një (1) anëtar nga Oda Ekonomike e Kosovës.
5. Kryetari dhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës për Licencimin e Vlerësuesve të Pronave të
Paluajtshme emërohen dhe shkarkohen nga Ministri i Financave. Kryetari dhe anëtarët
emërohen për një mandat pesë (5) vjeçar me mundësinë për tu riemëruar edhe për një mandat
tjetër.
6. Përgjegjësitë, procedurat e funksionimit dhe mënyra e kompensimit të kryetarit dhe anëtarëve
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 15 SHKURT 2018, PRISHTINË
15
LIGJI Nr. 06/L-005 PËR TATIMIN NË PRONËN E PALUAJTSHME
të Këshillit Mbikëqyrës për Licencimin e Vlerësuesve të Pronave të Paluajtshme përcaktohen
me akt nënligjor nga Ministria e Financave.
Neni 18
Vlerësimi i pronës së paluajtshme
1. Ministria e Financave, nëpërmjet departamentit përkatës për tatimin në pronë, kryen vlerësim
të përgjithshëm një herë në çdo tre (3) vjet ose një herë në çdo pesë (5) vjet, bazuar mbi një
skemë përsëritëse dhe procedurën e përcaktuar në aktin nënligjor që nxirret në përputhje me
paragrafin 1 të nenit 17 të këtij Ligji.
2. Përjashtimisht nga paragrafi 1. i këtij neni, Ministria e Financave kryen një vlerësim të
përgjithshëm për të gjitha njësitë e parcelave përpara vitit tatimor 2019.
3. Pronat e paluajtshme të përfshira në kategorinë e pronës publike nuk i nënshtrohen procesit
të vlerësimit.
4. Vlera e vlerësuar e njësive të parcelave e përcaktuar në përputhje me paragrafin 2. të këtij
neni dhe vlera e njësive të objekteve e përcaktuar në përputhje me Ligjin Nr. 03/L-204 për
Tatimin në Pronën e Paluajtshme, janë të vlefshme deri në procesin e ardhshëm të vlerësimit
që kryhet në përputhje me paragrafët 1. dhe 7. të këtij neni.
5. Pas çdo vlerësimi të përgjithshëm, Ministria e Financave nxjerr raportin mbi vlerësimin e
përgjithshëm për secilën komunë, për vlerësimin e pronave të paluajtshme që ndodhen brenda
territorit të komunës, jo më vonë se 31 tetor i vitit para vitit tatimor.
6. Raporti mbi vlerësimin e përgjithshëm përmban informacionin e mëposhtëm:
6.1. emrin e komunës;
6.2. datën e nxjerrjes;
6.3. hartat e zonave të vlerave;
6.4. një përshkrim të çdo zone vlere;
6.5. nivelin/nivelet e vlerës/vlerave në çdo zonë vlere; dhe
6.6. një përshkrim të pronës/pronave standarde në çdo zonë vlere.
7. Ministria e Financave kryen vlerësim plotësues çdo vit, nëse në periudhën e kohës midis
dy(2) vlerësimeve të përgjithshme:
7.1. deklarohet apo identifikohet një pronë e re e paluajtshme;
7.2. deklarohet apo identifikohet një ndryshim në lidhje me shfrytëzimin e pronës së
paluajtshme;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 15 SHKURT 2018, PRISHTINË
16
LIGJI Nr. 06/L-005 PËR TATIMIN NË PRONËN E PALUAJTSHME
7.3. deklarohen apo identifikohen zgjerime, përmirësime thelbësore ose investime të
tjera në pronën e paluajtshme që afektojnë vlerën e saj të vlerësuar në një shumë mbi
pesëmijë (5,000) Euro; ose
7.4. prona e paluajtshme ka pësuar dëm që afekton vlerën e saj të vlerësuar në një
shumë mbi pesëmijë (5,000) Euro.
8. Për çdo ndryshim në shfrytëzimin e pronës së paluajtshme sipas nën-paragrafit 7.2. dhe/
ose zgjerimi në pronën e paluajtshme sipas nën-paragrafit 7.3. të këtij neni, tatimpaguesi është
i detyruar të deklarojë atë ndryshim në komunën ku ndodhet prona e paluajtshme, brenda
tridhjetë (30) ditëve kalendarike nga data kur ndryshimi dhe/ose zgjerimi është bërë, por jo më
vonë se 30 nëntori i vitit para vitit tatimor.
9. Nëse deklarata nuk mund të bëhet brenda afatit të parashikuar në paragrafin 8. të këtij neni,
tatimpaguesi është i detyruar të deklarojë ndryshimin në shfrytëzimin e pronës së paluajtshme
dhe/ose zgjerimet, më së largu deri më 31 janar të vitit pasues. Brenda pesë (5) ditëve pune
pas ditës së dorëzimit të deklarimit, komuna ia dërgon atë Ministrisë së Financave.
10. Tatimpaguesi mund t’i kërkojë Ministrisë së Financave, përmes dorëzimit të një kërkese
në komunën ku ndodhet prona e paluajtshme, të kryejë vlerësim plotësues për pronën e
paluajtshme, kur ajo pronë ka pësuar dëm që afekton vlerën e saj të vlerësuar në një shumë
mbi pesëmijë (5,000) Euro. Brenda pesë (5) ditëve pune pas ditës së marrjes së kërkesës,
komuna ia dërgon atë Ministrisë së Financave.
Neni 19
Certifikata e vlerës së vlerësuar
1. Ministria e Financave lëshon certifikatë të vlerës së vlerësuar për të gjitha pronat e
paluajtshme që i nënshtrohen procesit të vlerësimit në përputhje me këtë Ligj, pas çdo vlerësimi
të përgjithshëm ose plotësues të pronave të paluajtshme, jo më herët se 31 dhjetori i vitit para
vitit tatimor dhe jo më vonë se 15 janari i vitit tatimor.
2. Ministria e Financave mund të zgjasë afatin e përcaktuar në paragrafin 1. të këtij neni deri
më 31 janar të të njëjtit vit tatimor, duke bërë publike arsyet që kanë shkaktuar zgjatjen e afatit.
3. Brenda pesë (5) ditëve pune pas datës së lëshimit të certifikatave të vlerës së vlerësuar,
Ministria e Financave ua siguron ato komunave, për t’ua dërguar pronarëve dhe/ose poseduesve
përkatës të pronave të paluajtshme.
4. Certifikata e vlerës së vlerësuar përmban informacionin e mëposhtëm:
4.1. datën e lëshimit;
4.2. vitin e vlerësimit;
4.3. emrin, identifikuesin unik dhe adresën e personit i cili ka të drejtën e marrjes së
certifikatës së vlerës së vlerësuar dhe statusin e tij (posedues dhe/ose pronar);
4.4. numrin e pronës së paluajtshme;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 15 SHKURT 2018, PRISHTINË
17
LIGJI Nr. 06/L-005 PËR TATIMIN NË PRONËN E PALUAJTSHME
4.5. vendndodhjen e pronës së paluajtshme (adresën);
4.6. vlerësimin e përgjithshëm apo plotësues;
4.7. arsyen e vlerësimit;
4.8. vlerën totale të vlerësuar;
4.9. pjesën takuese të pronarit dhe/ose poseduesit, nëse është e aplikueshme;
4.10. për çdo njësi të parcelës dhe/ose objektit:
4.10.1. kategorinë e pronës;
4.10.2. kategorinë e vlerës;
4.10.3. zonën e vlerës;
4.10.4. nivelin e vlerës;
4.10.5. sipërfaqen;
4.10.6. faktorë shtesë të vlerës;
4.10.7. vlerën e vlerësuar;
4.10.8. metodën e vlerësimit; dhe
4.11. çdo informacion tjetër relevant.
5. Certifikata e vlerës së vlerësuar përmban informacionin e kërkuar në paragrafin 4. të këtij
neni për të gjitha pronat e paluajtshme në pronësi dhe/ose posedim të personit i cili ka të
drejtën e marrjes së certifikatës së vlerës së vlerësuar, me kusht që pronat e paluajtshme të
ndodhen brenda territorit të komunës dhe mos të jenë në pronësi të përbashkët. Për pronat
e paluajtshme në pronësi të përbashkët që ndodhen brenda territorit të komunës, lëshohet
certifikatë e veçantë.
KAPITULLI VI
TATIMI DHE PAGESA E TATIMIT
Neni 20
Autorizimi për lëshimin e faturave të tatimit në pronën e paluajtshme
1. Ministria e Financave autorizon komunat për lëshimin e faturave dhe mbledhjen e tatimit në
pronë në përputhje me këtë Ligj.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 15 SHKURT 2018, PRISHTINË
18
LIGJI Nr. 06/L-005 PËR TATIMIN NË PRONËN E PALUAJTSHME
2. Për t’u autorizuar nga Ministria e Financave, komuna duhet të dëshmojë se ka:
2.1. identifikuar dhe regjistruar karakteristikat fizike të pronës së tatueshme, pronës për
t’u vlerësuar dhe pronës për t’u liruar;
2.2. furnizuar regjistrat e tatimit në pronë;
2.3. përcaktuar normat tatimore në përputhje me këtë Ligj; dhe
2.4. vendosur kapacitetet e nevojshme administrative për të kryer inspektimin e pronës,
menaxhimin e informacionit, faturimin, mbledhjen, mbledhjen e detyrueshme dhe
shqyrtuar ankesat.
3. Ministria e Financave kryen kontrolle të rregullta dhe inspektime vjetore të atyre komunave
të cilat janë të autorizuara, për të verifikuar nëse komuna vepron në përputhje me këtë Ligj dhe
aktet nënligjore të nxjerra për zbatimin e tij.
4. Nëse nga kontrolli ose inspektimi i kryer në pajtim me paragrafin 3. të këtij neni konstatohet
se komuna nuk i është përmbajtur këtij Ligji dhe akteve nënligjore të nxjerra për zbatimin e tij,
Ministria e Financave njofton komunën për natyrën e mospërputhjes dhe veprimine kërkuar për
respektimin e këtij Ligji.
5. Brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve kalendarike pas pranimit të njoftimit komuna duhet të
ndërmarrë masat e përshtatshme për respektimin e këtij Ligji dhe duhet të dorëzojë një raport
në Ministrinë e Financave i cili përshkruan masat e marra në mënyrë të detajuar.
6. Ministria e Financave mund t’ia anulojë autorizimin e lëshuar cilësdo komunë e cila nuk
ndërmerr veprimet e duhura për respektimin e këtij Ligji brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve
kalendarike nga pranimi i njoftimit.
Neni 21
Fatura e tatimit në pronë
1. Në përputhje me kriteret e parashikuara në këtë Ligj, komunat lëshojnë fatura vjetore të
tatimit në pronë, jo më herët se data e lëshimit të certifikatave të vlerës se vlerësuar dhe jo më
vonë se 31 janari i çdo viti tatimor.
2. Në bazë të kërkesës së arsyetuar të komunës, ose me vetë iniciativë, Ministria e Financave
mund të lejojë zgjatjen e afatit për lëshimin e faturave, por jo përtej 31 marsit të të njëjtit vit
tatimor, duke bërë publike arsyet që kanë shkaktuar zgjatjen e afatit dhe afatin e ri për lëshimin
e faturave.
3. Brenda pesë (5) ditëve kalendarike pas marrjes së kërkesës së komunës për zgjatjen e
afatit, Ministria e Financave merr vendim për pranimin ose refuzimin e saj. Vendimi përfshin një
shpjegim të arsyeve të refuzimit apo pranimit të kërkesës dhe përcakton afatin e ri nëse kërkesa
pranohet.
4. Nëse Ministria e Financave vepron me vetë iniciativë, ajo merr vendim që shpjegon arsyet
që shkaktuan shtyrjen e afatit, si dhe përcakton afatin e ri për lëshimin e faturave të tatimit në
pronë.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 15 SHKURT 2018, PRISHTINË
19
LIGJI Nr. 06/L-005 PËR TATIMIN NË PRONËN E PALUAJTSHME
5. Fatura e tatimit në pronë përmban informacionin e mëposhtëm:
5.1. emrin dhe logon e komunës;
5.2. identifikuesin unik të faturës së tatimit;
5.3. datën e lëshimit;
5.4. vitin tatimor;
5.5. emrin, identifikuesin unik dhe adresën e tatimpaguesit;
5.6. numrin e pronës së paluajtshme;
5.7. vendndodhjen e pronës së paluajtshme (adresën);
5.8. vlerën totale të vlerësuar;
5.9. pjesën takuese të pronës së tatimpaguesit;
5.10. tatimin total të vlerësuar;
5.11. pjesën takuese të tatimit të tatimpaguesit, nëse është e aplikueshme;
5.12. për çdo njësi të parcelës dhe objektit:
5.12.1. kategorinë e pronës;
5.12.2. normën tatimore;
5.12.3. vlerën e vlerësuar;
5.12.4. ndonjë zbritje të aplikueshme në përputhje me këtë Ligj;
5.12.5. vlerën e tatueshme;
5.12.6. tatimin vjetor të vlerësuar.
5.13. ndonjë gjobë të aplikueshme në përputhje me paragrafët 2., 3., 4. dhe 5. të nenit
35 të këtij Ligji;
5.14. datën në të cilën duhet të bëhet pagesa e tatimit dhe gjobës nëse ka të këtillë;
5.15. shumën totale të tatimit të papaguar për çdo vit tatimor të mëparshëm;
5.16. shumën totale të gjobës/gjobave të papaguar për çdo vit tatimor të mëparshëm;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 15 SHKURT 2018, PRISHTINË
20
LIGJI Nr. 06/L-005 PËR TATIMIN NË PRONËN E PALUAJTSHME
5.17. shumën totale të interesit të llogaritur deri në datën e lëshimit të faturës sipas këtij
Ligji për çdo vit tatimor të mëparshëm;
5.18. njoftimin për aplikimin e gjobës së parashikuar në paragrafin 6. të nenit 35 të këtij
ligji, nëse tatimi nuk është paguar në datën ose përpara datës së fundit të përcaktuar
për pagesë;
5.19. njoftimin për aplikimin e interesit deri në datën e pagesës së plotë të tatimit
të papaguar, nëse tatimi nuk është paguar në datën ose përpara datës së fundit të
përcaktuar për pagesë;
5.20. procedurën për pagesën e faturës së tatimit;
5.21. të drejtat për t’u ankuar dhe procedurat;
5.22. një përshkrim të shkurtër se pse personi është tatimpaguesi sipas këtij Ligji; dhe
5.23. çdo informacion tjetër relevant.
6. Fatura e tatimit në pronë përmban informacionin e kërkuar në paragrafin 5. të këtij neni për të
gjitha pronat e paluajtshme në pronësi dhe/ose posedim të tatim paguesit, me kusht që pronat e
paluajtshme të ndodhen brenda territorit të komunës dhe mos të jenë në pronësi të përbashkët.
Për pronat e paluajtshme në pronësi të përbashkët që ndodhen brenda territorit të komunës
lëshohet faturë e veçantë.
7. Fatura vjetore e tatimit në pronë nuk lëshohet për aq kohë sa shuma totale e detyrimeve
tatimore nuk e kalon shumën prej tre (3) Euro.
Neni 22
Njoftimi
1. Brenda dhjetë (10) ditëve pune pas datës së lëshimit të faturave të tatimit në pronë, komuna
dërgon, nëse dhe kur është e aplikueshme, faturën e tatimit dhe certifikatën e vlerës së vlerësuar,
te të gjithë personat e identifikuar si tatimpagues dhe/ose debitorë në regjistrat e tatimit në
pronë, si dhe personat prona e të cilëve i nënshtrohet procesit të vlerësimit në përputhje me
këtë Ligj.
2. Brenda dhjetë (10) ditëve pune pas datës së lëshimit të faturave të tatimit, komuna shpall dhe
publikon një njoftim për të informuar tatimpaguesit, debitorët dhe personat e tjerë të interesuar,
për datën e publikimit të informacionit të parashikuar në paragrafin 1 të nenit 16 të këtij ligji,
datën e lëshimit të faturave të tatimit dhe certifikatave të vlerës së vlerësuar, si dhe për të
drejtën e këtyre personave për të marrë një kopje të vërtetuar të këtyre akteve pranë komunave.
Njoftimi shpallet dhe publikohet në ambientet dhe në faqen elektronike të komunës.
3. Tatimpaguesit, debitorët dhe personat e tjerë të interesuar, të cilët nuk e kanë marrë, nëse
është e aplikueshme, faturën e tatimit në pronë dhe certifikatën e vlerës së vlerësuar, deri në
tridhjetë (30) ditë kalendarike pas datës së lëshimit të faturave të tatimit, kanë të drejtë të marrin
një kopje të vërtetuar të këtyre akteve duke u paraqitur personalisht apo përmes përfaqësuesve
të tyre të autorizuar në komunën përkatëse.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 15 SHKURT 2018, PRISHTINË
21
LIGJI Nr. 06/L-005 PËR TATIMIN NË PRONËN E PALUAJTSHME
Neni 23
Pagesa e detyrimeve tatimore dhe shpërndarja e pagesave
1. Për vitin tatimor 2019 dhe vitet tatimore në vijim, tatimi dhe gjoba, nëse ka të këtillë, paguhen
me dy këste të barabarta, deri më 30 prill dhe 30 shtator të vitit tatimor.
2. Për vitin tatimor 2018, kësti i dytë i tatimit në pronën e paluajtshme paguhet deri më 31 dhjetor
të atij viti tatimor, sipas Ligjit Nr. 03/L-204 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme, i ndryshuar dhe
plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-100.
3. Nëse Ministria e Financave vendos të zgjasë afatin për lëshimin e faturave të tatimit, afati
për të paguar këstin e parë për atë vit tatimor zgjatet me të njëjtin numër ditësh sa është zgjatur
afati për lëshimin e faturave të tatimit.
4. Detyrimi për pagesën e tatimit dhe gjobës nëse ka të këtillë, për rastet e parashikuara në
paragrafin 7. të nenit 21. të këtij ligji, pezullohet deri kur fatura e tatimit në pronë të lëshohet.
Përgjatë periudhës së pezullimit nuk aplikohet interes dhe gjobë në pajtim me nenin 25 dhe
paragrafin 6. të nenit 35 të këtij ligji.
5. Të gjithë debitorët me detyrime tatimore të papaguara për të cilët komuna nuk ka filluar
procedurat e mbledhjes së detyrueshme sipas Ligjit Nr. 03/L-204 për Tatimin në Pronën e
Paluajtshme, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-100, mund të paguajnë të gjitha
detyrimet e tyre tatimore të papaguara deri më 30 prill 2019. Nëse pagesa nuk është bërë deri
më 30 prill 2019, komuna fillon zbatimin e masave të mbledhjes së detyrueshme, duke filluar
me dërgimin e njoftimit përfundimtar.
6. Kur dita e fundit për pagesën e detyrimeve tatimore bie në ditë pushimi, data e pagesës është
dita e parë e punës pas ditës së pushimit.
7. Të gjitha pagesat për tatimin në pronën e paluajtshme bëhen në Euro.
8. Kur prona kalon në pronësi apo posedim të një personi tjetër, pronari apo poseduesi i ri mban
përgjegjësi për pagesën e cilitdo detyrim tatimor të pronarit apo poseduesit të mëparshëm, të
identifikuar si tatimpagues dhe/ose debitor në regjistrat e tatimit në pronë, përveç nëse është
parashikuar ndryshe në vendimin përfundimtar të një organi kompetent publik, që ka vendosur
një kontest mes palëve në lidhje me pagesën e detyrimeve tatimore.
9. Në rast se tatimpaguesi ose debitori ka vdekur, përgjegjësia për pagesën e detyrimeve të
tatimit në pronë i përket trashëgimtarit të pronës së tij. Në rastet kur tatimpaguesi ose debitori
ka vdekur dhe nuk është iniciuar procedura e trashëgimisë, komuna ka të drejtë të paraqesë
një kërkesë për inicimin e procedurës së trashëgimisë te autoriteti kompetent publik, nëse një
kërkesë e tillë nuk është paraqitur ose refuzojnë ta paraqesin palët e interesuara. Shpenzimet
e procedurës së trashëgimisë barten nga pala për të cilën është iniciuar procedura.
10. Nëse një person juridik është likuiduar, likuidatori ose përfaqësuesi i caktuar ligjërisht është
përgjegjës për pagesën e detyrimeve tatimore për atë person juridik.
11. Shuma e çdo detyrimi tatimor të paguar në përputhje me këtë Ligj shpërndahet sipas radhës
vijuese:
11.1. shuma e tatimit;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 15 SHKURT 2018, PRISHTINË
22
LIGJI Nr. 06/L-005 PËR TATIMIN NË PRONËN E PALUAJTSHME
11.2. gjobat; dhe
11.3. interesi.
12. Radha e përcaktuar në paragrafin 11. të këtij neni aplikohet për detyrimet tatimore që
rrjedhin nga i njëjti vit tatimor.
13. Pagesat e bëra për shlyerjen e detyrimeve tatimore shpërndahen fillimisht për të përmbushur
detyrimet në vitin më të hershëm tatimor, e më pas për detyrimet tatimore në vitet pasuese
tatimore, sipas radhës së përcaktuar në paragrafin 11. të këtij neni.
14. Pagesat e bëra për shlyerjen e detyrimeve tatimore shpërndahen proporcionalisht për të
përmbushur detyrimet tatimore që burojnë nga njësitë e ndryshme të objektit dhe/ose parcelës.
Neni 24
Shtyrja e Pagesës
1. Komuna mundet, në rrethana të veçanta të cilat do të shkaktonin vështirësi të mëdha për
personin, të lejojë shtyrjen e afatit për pagesën e detyrimeve tatimore.
2. Shtyrja aplikohet vetëm për një faturë specifike të tatimit për njësinë e objektit dhe parcelës
që shërben si vendbanim parësor i personit dhe është e kufizuar për një periudhë kohore deri
në dy (2) vjet nga data e pranimit të kërkesës për shtyrje, me mundësi të zgjatjes edhe për dy
(2) vjet të tjera, nëse personi vazhdon të plotësojë kushtet.
3. Gjatë periudhës së kohës sa është shtyrë pagesa e detyrimeve tatimore nuk ndërmerren
masat e mbledhjes së detyrueshme dhe nuk aplikohet interes dhe gjobë në pajtim me nenin 25
dhe paragrafin 6. të nenit 35 të këtij Ligji.
4. Personi duhet të paguajë detyrimet tatimore brenda dhjetë (10) ditëve kalendarike pas:
4.1. përfundimit të periudhës së shtyrjes së akorduar nga komuna; ose
4.2. datës kur vendimi për refuzimin e shtyrjes konsiderohet të jetë pranuar nga personi.
5. Ministria e Financave me akt nënligjor përcakton kriteret dhe procedurat për shtyrjen e afatit
për pagesën e detyrimeve tatimore.
Neni 25
Interesi
1. Interesi aplikohet mbi tatimin e papaguar në një normë e cila është e barabartë me mesataren
e normës vjetore të përcaktuar dhe publikuar nga Ministria e Financave, për vitin para vitit
tatimor.
2. Interesi llogaritet në baza mujore nga data kur duhet të paguhet tatimi deri në muajin kur
paguhet tatimi.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 15 SHKURT 2018, PRISHTINË
23
LIGJI Nr. 06/L-005 PËR TATIMIN NË PRONËN E PALUAJTSHME
KAPITULLI VII
MBLEDHJA E DETYRUESHME E DETYRIMEVE TATIMORE TË PAPAGUARA
Neni 26
Autoriteti dhe kompetenca për mbledhjen e detyrimeve tatimore të papaguara
1. Komuna, Ministria e Financave dhe organet kompetente përmbaruese kanë autoritetin dhe
kompetencat e dhëna sipas këtij kapitulli për të mbledhur detyrimet tatimore të papaguara që
kalojnë shumën e dhjetë (10) Eurove dhe që:
1.1. nuk janë kundërshtuar në një organ administrativ apo gjyqësor në përputhje me
këtë Ligj;
1.2. refuzohen menjëherë nëse janë kundërshtuar, si absolutisht të papranueshme në
përputhje me këtë Ligj;
1.3. kanë kaluar të gjitha fazat e shqyrtimit administrativ dhe gjyqësor nëse janë
kundërshtuar; ose
1.4. i përkasin atyre personave që dështojnë të respektojnë kushtet e marrëveshjes për
pagesën me këste të detyrimeve tatimore të papaguara, sipas dispozitave ligjore që
kanë qenë në fuqi në momentin e lidhjes së marrëveshjes.
Neni 27
Njoftimi përfundimtar
1. Nëse një tatimpagues apo debitor nuk ka paguar plotësisht tatimin dhe gjobën nëse ka të
këtillë, ose detyrimet tatimore të papaguara, në përputhje me afatet e përcaktuara, komuna
nxjerr njoftimin përfundimtar me shkrim brenda dhjetë (10) ditëve pune pas ditës së fundit për
pagesë, ku kërkon pagesën e plotë të detyrimeve tatimore të papaguara, jo më vonë se dhjetë (10)
ditë kalendarike pas ditës që njoftimi përfundimtar konsiderohet të jetë pranuar nga debitori.
2. Komuna nxjerr njoftim përfundimtar në pajtim me paragrafin 1. të këtij neni vetëm kur shuma
totale e detyrimeve tatimore të papaguara është mbi dhjetë (10) Euro.
3. Njoftimi përfundimtar përfshin shumën totale të detyrimeve tatimore të papaguara, kërkesën
për pagesë dhe përshkrimin e masave të mbledhjes së detyrueshme të parashikuara në këtë
Kapitull të cilat ndërmerren nëse detyrimet tatimore të papaguara nuk paguhen në përputhje
me paragrafin 1. të këtij neni. Njoftimi përfundimtar i dërgohet debitorit brenda dhjetë (10) ditëve
pune pas ditës kur është nxjerrë njoftimi përfundimtar.
4. Nëse pagesa nuk është bërë brenda periudhës së përcaktuar në paragrafin 1. të këtij
neni, komuna mbledh detyrimet tatimore të papaguara duke përdorur masat e mbledhjes së
detyrueshme, siç parashikohet në këtë kapitull.
5. Detyrimi për dërgimin e njoftimit nuk zbatohet, nëse komuna zotëron prova konkrete dhe të
besueshme se detyrimet tatimore të papaguara janë në rrezik dhe debitori është duke fshehur
ose tjetërsuar pasurinë e tij për të shmangur mbledhjen e detyrueshme të detyrimeve tatimore
të papaguara.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 15 SHKURT 2018, PRISHTINË
24
LIGJI Nr. 06/L-005 PËR TATIMIN NË PRONËN E PALUAJTSHME
Neni 28
Detyrimi për të ofruar informacion mbi pronën (pasurinë/asetet) e debitorit
1. Komuna në ushtrim të detyrave të saj të parashikuara në këtë kapitull, bashkëpunon me
të gjitha autoritetet publike, personat juridik apo organet të cilat administrojnë apo kanë në
dispozicion informacionin e nevojshëm për pronën (pasurinë/asetet) e debitorit.
2. Me kërkesë të komunës, autoritetet publike, personat juridik apo organet që kanë autoritetin
mbi regjistrat e pronës dhe të drejtat mbi pronën (pasurinë/asetet) e debitorit apo kanë në
posedim ndonjë pronë të debitorit, duhet të ofrojnë informacion mbi pronën (pasurinë/asetet) e
debitorit në përputhje me procedurat e komunikimit të përcaktuara nga Qeveria e Republikës
së Kosovës.
3. Autoritetet publike, personat juridik dhe organet e referuara në paragrafin 1. të këtij neni nuk
e informojnë debitorin se ato informata janë kërkuar.
Neni 29
Pezullimi i shërbimeve komunale
1. Nëse debitori nuk paguan detyrimet tatimore të papaguara në datën e përcaktuar për pagesë,
në përputhje me paragrafin 1. të nenit 27 të këtij Ligji, komuna brenda tre (3) ditëve pune pas
përfundimit të afatit për pagesë, pezullon shërbime të caktuara komunale për atë debitor, deri
në pagesën e plotë të detyrimeve tatimore të papaguara.
2. Brenda dhjetë (10) ditëve pune pas ditës së pezullimit të shërbimeve komunale, komuna
njofton debitorin për pezullimin e shërbimeve komunale.
3. Shërbimet komunale që pezullohen për zbatimin e këtij neni, përcaktohen me akt nënligjor
që propozohet nga Ministria e Financave dhe miratohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Neni 30
Vendimi për ekzekutimin e detyrimeve tatimore të papaguara dhe
propozimi për përmbarim
1. Nëse pas njëqind e tetëdhjetë (180) ditëve kalendarike nga dita e fundit për pagesë, në
përputhje me paragrafin 1. të nenit 27 të këtij Ligji, pagesa ende nuk është bërë, komuna merr
vendim mbi ekzekutimin e detyrimeve tatimore të papaguara që kanë kaluar shumën e treqind
(300) Eurove. Vendimi merret brenda dhjetë (10) ditëve pune:
1.1. nga data e përfundimit të periudhës njëqind e tetëdhjetë (180) ditore, në rastet kur
detyrimet tatimore të papaguara kanë kaluar shumën e treqind (300) Eurove përpara
mbarimit afatit njëqind e tetëdhjetë (180) ditor;
1.2. nga data kur shuma totale e detyrimeve tatimore të papaguara ka kaluar shumën
e treqind (300) Eurove, në rastet kur detyrimet tatimore të papaguara kanë kaluar
shumën e treqind (300) Eurove pas përfundimit të afatit njëqind e tetëdhjetë (180) ditor.
2. Komuna mund të marrë vendim sipas paragrafit 1. të këtij neni, edhe për rastet kur
detyrimet totale tatimore të papaguara nuk kanë kaluar shumën e treqind (300) Eurove, duke
zbatuar mënyrat e vlerësimit të riskut, për të përcaktuar dhe zbatuar në çdo rast masën më të
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 15 SHKURT 2018, PRISHTINË
25
LIGJI Nr. 06/L-005 PËR TATIMIN NË PRONËN E PALUAJTSHME
përshtatshme, në mënyrë që të maksimizojë mbledhjen e detyrimeve tatimore të papaguara.
3. Kriteri i vlerësimit të riskut i paraparë në paragrafin 2. të këtij neni duhet të bazohet në
informacionin financiar të ofruar nga debitori, autoritetet publike, personat juridik ose organet që
kanë lidhje me procesin e tatimit në pronën e paluajtshme, dhe merr në konsideratë shumën e
detyrimeve tatimore të papaguara të debitorit dhe aftësinë e tij për t’i paguar ato.
4. Nëse komuna nuk merr vendim mbi ekzekutimin e detyrimeve tatimore të papaguara brenda
afatit të përcaktuar në paragrafin 1. të këtij neni, vendimi merret nga Ministria e Financave, jo
më vonë se dhjetë (10) ditë pune pas përfundimit të atij afati.
5. Vendimi për ekzekutimin e detyrimeve tatimore të papaguara përbën titull ekzekutiv dhe
përfshin informacionet e mëposhtme:
5.1. informacionin e nevojshëm për të identifikuar debitorin;
5.2. shumën totale të tatimit të papaguar për çdo vit tatimor të mëparshëm;
5.3. shumën totale të gjobës/gjobave të papaguara për çdo vit tatimor të mëparshëm;
5.4. shumën totale të interesit të llogaritur deri në datën e marrjes së vendimit sipas
këtij Ligji për çdo vit tatimor të mëparshëm;
5.5. kompetencën e Komunës apo Ministrisë së Financave për të marrë një vendim të
tillë; dhe
5.6. njoftimin mbi aplikimin e interesit deri në datën e pagesës së plotë të tatimit të
papaguar.
6. Brenda pesë (5) ditëve të pune pas ditës së marrjes së vendimit komuna apo Ministria e
Financave ia dërgon atë debitorit.
7. Brenda dhjetë (10) ditëve pune pas ditës së marrjes së vendimit mbi ekzekutimin e detyrimeve
tatimore të papaguara, autoriteti që ka marrë vendimin kërkon autoritetit kompetent përmbarues
përmbarimin e vendimit dhe mbledhjen e detyrimeve tatimore të papaguara në përputhje me
legjislacionin në fuqi për procedurën përmbarimore. Një kopje e propozimit për përmbarim së
bashku me dokumentet e bashkëlidhura i dërgohen menjëherë debitorit.
8. Nëse komuna apo Ministria e Financave vëren, bazuar në prova konkrete dhe të besueshme,
se mbledhja e detyrimeve tatimore të papaguara është në rrezik, merr menjëherë vendim dhe
kërkon përmbarimin e tij nga autoriteti kompetent përmbarues, pa marrë parasysh afatet e
parashikuara në këtë nen.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 15 SHKURT 2018, PRISHTINË
26
LIGJI Nr. 06/L-005 PËR TATIMIN NË PRONËN E PALUAJTSHME
KAPITULLI VIII
MJETET JURIDIKE
Neni 31
Ankesa ndaj faturës së tatimit në pronë
1. Personi i cili beson në mënyrë të arsyeshme se fatura e tatimit është e pasaktë, se ka
gabime në regjistrat e tatimit në pronë mbi të cilat është bazuar fatura e tatimit, apo se fatura e
tatimit është në kundërshtim me këtë Ligj, mund të ushtrojë ankesë dhe të kërkojë rishqyrtimin
plotësisht ose pjesërisht të faturës së tatimit nga komuna.
2. Ankesa e personit dorëzohet së bashku me dokumentacionin mbështetës me të cilin personi
dëshiron të provojë pretendimet e tij, jo më vonë se dy (2) muaj nga dita e fundit për lëshimin e
faturave të tatimit në pronë në atë vit tatimor.
3. Ankesa e personit nuk e pezullon detyrimin për të paguar detyrimet tatimore.
4. Pavarësisht nga paragrafi 3 i këtij neni, nuk lejohet të ndërmerret asnjë nga masat e mbledhjes
së detyrueshme deri sa të merret një vendim përfundimtar mbi ankesën e personit.
5. Paragrafi 4. i këtij neni nuk zbatohet ndaj ankesave që refuzohen menjëherë si absolutisht të
papranueshme dhe të pabaza.
6. Komuna merr vendim në lidhje me ankesën e dorëzuar brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve nga
pranimi i ankesës. Komuna mund të zgjasë, deri në tridhjetë (30) ditë kalendarike, afatin për
shqyrtimin e ankesës së dorëzuar, me një vendim të arsyetuar.
7. Komuna i dërgon personit vendimin brenda pesë (5) ditëve pune pas datës së marrjes së
vendimit.
8. Nëse komuna nuk ka marrë vendim brenda afatit të përcaktuar në paragrafin 6. të këtij neni,
personi mund të ankohet drejtpërdrejt në Ministrinë e Financave.
9. Personi mund të ankimojë vendimin e komunës në Ministrinë e Financave brenda tridhjetë
(30) ditëve kalendarike nga data kur vendimi i komunës konsiderohet të jetë pranuar nga
personi.
10. Ministria e Financave merr vendim në lidhje me ankesën e dorëzuar brenda dyzet e pesë
(45) ditëve kalendarike nga pranimi i ankesës dhe i dërgon personit vendimin brenda pesë (5)
ditëve pune pas datës së marrjes së vendimit.
11. Nëse Ministria e Financave nuk ka marrë vendim mbi ankesën e dorëzuar brenda dyzet e
pesë (45) ditëve kalendarike nga data e pranimit të ankesës, personi mund të ushtrojë padi në
Gjykatën Themelore të Prishtinës.
12. Personi i cili nuk pajtohet me vendimin mbi ankesën e marrë nga Ministria e Financave, mund
të ushtrojë padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës brenda tridhjetë (30) ditëve kalendarike
nga data kur vendimi konsiderohet të jetë pranuar nga personi.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 15 SHKURT 2018, PRISHTINË
27
LIGJI Nr. 06/L-005 PËR TATIMIN NË PRONËN E PALUAJTSHME
13. Kriteret e pranueshmërisë që përdoren për të vendosur mbi shqyrtimin e mëtejshëm te
ankesave që kanë të bëjnë me procesin e tatimit në pronë, format e ankesave dhe procedurat
e dorëzimit, mbledhjes, administrimit dhe shqyrtimit të ankesave dhe dokumentacionit që
paraqesin palët e interesuara para dhe gjatë trajtimit të tyre përcaktohen me akt nënligjor nga
Ministria e Financave.
Neni 32
Ankesa ndaj certifikatës së vlerës së vlerësuar
1. Personi i cili beson në mënyrë të arsyeshme se vlera e vlerësuar e pronës së paluajtshme që
ai ka në pronësi dhe/ose posedon është e pasaktë, se ka gabime në regjistrat e tatimit në pronë
mbi të cilat është bazuar certifikata e vlerës së vlerësuar, apo se certifikata e vlerës së vlerësuar
është në kundërshtim me dispozitat e këtij Ligji, mund të ushtrojë ankesë për rishqyrtimin
plotësisht ose pjesërisht të certifikatës së vlerës së vlerësuar nga Ministria e Financave. Ankesa
mund të parashtrohet secilën herë që një certifikatë e re e vlerës së vlerësuar është lëshuar për
atë pronë të paluajtshme.
2. Ankesa e personit dorëzohet së bashku me dokumentacionin mbështetës me të cilin personi
dëshiron të provojë pretendimet e tij, jo më vonë se dy (2) muaj nga dita e fundit për lëshimin e
faturave të tatimit në pronë në atë vit tatimor.
3. Ankesa e personit nuk e pezullon detyrimin për të paguar detyrimet tatimore.
4. Pavarësisht nga paragrafi 3. i këtij neni, nuk lejohet të ndërmerret asnjë nga masat e
mbledhjes së detyrueshme deri sa të merret një vendim përfundimtar mbi ankesën e personit.
5. Paragrafi 4. i këtij neni nuk zbatohet ndaj ankesave të cilat refuzohen menjëherë si absolutisht
të papranueshme dhe të pabaza.
6. Ministria e Financave merr vendim në lidhje me ankesën e dorëzuar brenda gjashtëdhjetë
(60) ditëve kalendarike nga pranimi i ankesës. Ministria e Financave mund të zgjasë deri në
tridhjetë (30) ditë kalendarike, afatin për shqyrtimin e ankesës së dorëzuar, me një vendim të
arsyetuar.
7. Ministria e Financave i dërgon personit vendimin brenda pesë (5) ditëve pune pas datës së
marrjes së vendimit.
8. Nëse Ministria e Financave nuk merr vendim mbi ankesën e dorëzuar brenda afatit të
përcaktuar në paragrafin 6. të këtij neni, personi mund të ushtrojë padi në Gjykatën Themelore
të Prishtinës.
9. Një person i cili nuk pajtohet me vendimin mbi ankesën, të marrë nga Ministria e Financave,
mund të ushtrojë padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës, brenda tridhjetë (30) ditëve
kalendarike nga data kur vendimi konsiderohet të jetë pranuar nga personi.
Neni 33
Ankesat dhe kontestet e tjera
1. Personi mund të ushtrojë ankesë për rishqyrtimin plotësisht ose pjesërisht të njoftimit
përfundimtar, vendimit mbi ekzekutimin e detyrimeve tatimore të papaguara apo çdo akti tjetër
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 15 SHKURT 2018, PRISHTINË
28
LIGJI Nr. 06/L-005 PËR TATIMIN NË PRONËN E PALUAJTSHME
ekzekutiv të marrë në përputhje me Kapitullin VII të këtij Ligji, nëse ai beson në mënyrë të
arsyeshme se gjoba ose interesi i përcaktuar në këto akte është i pasaktë, është keq llogaritur
ose këto akte janë në kundërshtim me këtë Ligj. Ankesa dorëzohet në institucionin që ka nxjerrë
aktin.
2. Ankesa e personit dorëzohet së bashku me dokumentacionin mbështetës me të cilin personi
dëshiron të provojë pretendimet e tij. Ankesa dorëzohet jo më vonë se tridhjetë (30) ditë
kalendarike nga data kur aktet e marra në pajtim me Kapitullin VII të këtij Ligji, konsiderohet të
jenë pranuar nga personi. Ankesa mund të dorëzohet çdo herë që një akt i marrë në përputhje
me Kapitullin VII të këtij Ligji është nxjerrë.
3. Ankesa e personit nuk e pezullon detyrimin për të paguar detyrimet tatimore të papaguara.
4. Pavarësisht nga paragrafi 3. i këtij neni, komuna ose Ministria e Financave pezullon procedurat
e mbledhjes së detyrueshme deri sa të merret vendimi përfundimtar mbi ankesën e personit,
dhe njofton për këtë, nëse është e aplikueshme, autoritetin përmbarues.
5. Paragrafi 4. i këtij neni nuk zbatohet ndaj ankesave të cilat refuzohen menjëherë si absolutisht
të papranueshme dhe të pabaza.
6. Ankesat dhe paditë, në fushëveprimin e këtij neni, i nënshtrohen dhe trajtohen në përputhje
me rregullat dhe procedurën e përcaktuar në paragrafët 6. deri 12. të nenit 31 të këtij ligji, nëse
akti që kundërshtohet është nxjerrë nga komuna dhe paragrafët 6. deri 9. të nenit 32 të këtij ligji,
nëse akti që kundërshtohet është nxjerrë nga Ministria e Financave.
7. Ankesat dhe kontestet e tjera juridike në fushëveprimin e nenit 31, 32 dhe këtij neni shqyrtohen
siç parashikohet në ato nene. Në rast të konfliktit ndërmjet këtyre neneve dhe dispozitave
ligjore në fuqi për procedurën administrative ose cilido ligj tjetër procedural, nenet në këtë Ligj
kanë përparësi.
8. Të gjitha kontestet e tjera juridike që rezultojnë nga një veprim ose vendim i një autoriteti
publik sipas këtij Ligji i nënshtrohen dhe rregullohen në përputhje me dispozitat e aplikueshme
ligjore në fuqi për procedurën administrative.
Neni 34
Rimbursimi
1. Nëse vendimi apo aktgjykimi i marrë është në favor të tatimpaguesit ose debitorit, çdo
detyrim tatimor i paguar më tepër nga tatimpaguesi ose debitori dhe interesi për detyrimin
tatimor të paguar më tepër, të llogaritura nga data e pagesës së detyrimit tatimor deri në
datën e rimbursimit, i rimbursohen tatimpaguesit ose debitorit brenda nëntëdhjetë (90) ditëve
kalendarike nga data kur është marrë vendimi final nga autoriteti kompetent administrativ ose
gjyqësor.
2. Norma e interesit që aplikohet është e barabartë me mesataren e normës vjetore të përcaktuar
dhe publikuar nga Ministria e Financave, për vitin para vitit tatimor.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 15 SHKURT 2018, PRISHTINË
29
LIGJI Nr. 06/L-005 PËR TATIMIN NË PRONËN E PALUAJTSHME
KAPITULLI IX
GJOBAT
Neni 35
Gjobat
1. Çdo poseduesi që nuk bën kërkesë për regjistrimin e pronës së paluajtshme që ai posedon
dhe nuk i siguron Komunës informacionin e nevojshëm në pajtim me paragrafët 3. dhe 4. të
nenit 14 të këtij Ligji, i dërgohet një letër kujtesë.
2. Nëse poseduesi nuk i përmbahet letër kujtesës brenda tridhjetë (30) ditëve kalendarike nga
data kur letër kujtesa e zyrës komunale të tatimit në pronë konsiderohet të jetë pranuar nga
poseduesi, i shqiptohet gjobë në një shumë që është e barabartë me tridhjetë përqind (30%) të
tatimit të vlerësuar në vitin pasues.
3. Personi i cili refuzon të drejtën për inspektim në pajtim me paragrafët 4. dhe 5. të nenit 15 të
këtij Ligji, duhet të lejojë inspektimin brenda tridhjetë (30) ditëve kalendarike nga refuzimi i parë.
Në rast të mos lejimit, ndaj atij personi shqiptohet gjobë në një shumë që është e barabartë me
tridhjetë përqind (30%) të tatimit të vlerësuar në vitin pasues.
4. Tatimpaguesi i cili nuk deklaron ndonjë ndryshim në pronën e paluajtshme që ka në pronësi
ose posedim në pajtim me paragrafin 8. të nenit 18 të këtij Ligji, i shqiptohet gjobë në një shumë
që është e barabartë me dyfishin e tatimit të vlerësuar që rrjedh nga diferenca midis vlerës së
re të vlerësuar dhe vlerës së vjetër.
5. Tatimpaguesi i cili deklaron dy(2) apo më shumë njësi rezidenciale të objektit si vendbanimin
e tij parësor në kundërshtim me nenin 11 të këtij Ligji, i shqiptohet gjobë prej njëqind (100)
Eurosh.
6. Tatimpaguesi i cili nuk e paguan tatimin në pronën e paluajtshme në datën ose para datës së
fundit për pagesë i vendoset gjobë në një shumë që është e barabartë me dhjetë përqind (10%)
të tatimit të papaguar.
7. Gjobat e përcaktuara në paragrafët 2., 3., 4. dhe 6. të këtij neni shqiptohen nëse janë në
kuadër të limitit të përcaktuar për sanksionet kundërvajtëse, sipas legjislacionit në fuqi. Nëse
ndonjë gjobë është mbi limitin e përcaktuar, shqiptohet gjoba që është në tavanin e limitit të
lejuar sipas legjislacionit në fuqi.
KAPITULLI X
DISPOZITA KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE
Neni 36
Njoftimet dhe komunikatat
1. Nëse një dispozitë e këtij Ligji kërkon dërgimin e një njoftimi me shkrim dhe/ose akti tjetër zyrtar
një personi, ajo kërkesë konsiderohet se është përmbushur nëse njoftimi dhe/ose akti depozitohet,
adresohet dhe tarifat paguhen në mënyrë të rregullt në Shërbimin Zyrtar Postar të Kosovës.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 15 SHKURT 2018, PRISHTINË
30
LIGJI Nr. 06/L-005 PËR TATIMIN NË PRONËN E PALUAJTSHME
2. Njoftimi me shkrim dhe/ose akti tjetër zyrtar mund t’i dërgohet një personi përmes zyrtarëve
të komunave ose Ministrisë së Financave, në përputhje me nenin 37 të këtij Ligji.
3. Njoftimi dhe/ose akti tjetër zyrtar konsiderohet së është adresuar në mënyrë të rregullt nëse i
është adresuar personit përkatës në adresën e fundit të ditur të atij personi. Nëse ky informacion
(adresa) nuk mund të konstatohet nga të dhënat kadastrale në dispozicion ose të dhënat e
tjera mbi pronën e paluajtshme në Kosovë, duke përfshirë të dhënat e Agjencisë Kosovare për
Krahasim dhe Verifikim të Pronës dhe të dhënat e fundit mbi tatimin në pronë, komuna dhe
Ministria e Financave mund të përdorë, nëse është në dispozicion, adresën (vendndodhjen) e
njësisë së objektit në pronësi ose posedim të personit.
4. Komuna dhe Ministria e Financave janë të lirë të vendosin për mënyrën e duhur të njoftimit
(dërgim me postë, ose nëpërmjet zyrtarëve të tyre) duke pasur parasysh efektivitetin e tij,
mbrojtje ligjore të interesave të palës, transparencën dhe koston.
5. Njoftimi dhe/ose akti tjetër zyrtar mund t’i dërgohet një personi përmes mjeteve të komunikimit
elektronik apo me faks, nëse personi ka kërkuar në mënyre eksplicite të njoftohet në atë mënyrë.
6. Një njoftim dhe/ose akt zyrtar konsiderohet të jetë pranuar nga personi (personi ka marrë
dijeni), tridhjetë (30) ditë kalendarike pas datës së marrjes/nxjerrjes së njoftimit dhe/ose aktit,
siç parashihet me këtë ligj.
7. Personat janë të detyruar të deklarojnë në komuna adresën e saktë ku dëshirojnë të njoftohen,
në mënyrë që të sigurojnë marrjen në kohë të njoftimeve dhe/ose akteve.
Neni 37
Dorëzimi personalisht i njoftimeve dhe akteve
1. Zyrtari i Komunës ose Ministrisë së Financave i dorëzon personalisht njoftimin dhe/ose
aktin marrësit në adresën e fundit të ditur të atij personi. Dorëzimi personalisht pasqyrohet në
një procesverbal. Procesverbali përfshin të dhënat për identifikimin e njoftimit dhe/ose aktit të
dorëzuar, datën e dorëzimit dhe nënshkruhet nga zyrtari dhe personi marrës ose të afërmit e tij.
2. Nëse personi ose të afërmit e tij nuk gjenden në vendin e njoftimit, zyrtari i Komunës ose
Ministrisë së Financave bën një përpjekje të dytë për dorëzimin personalisht, jo më parë se
njëzetë e katër (24) orë dhe jo më vonë se shtatëdhjetë e dy (72) orë nga përpjekja e parë.
3. Kur personi ose të afërmit e tij nuk gjenden përsëri apo kur ai/ata refuzojnë marrjen në
dorëzim, zyrtari bën shënimin përkatës në një procesverbal dhe kur është e mundur e vërteton
situatën me nënshkrimin e një dëshmitari të pranishëm. Në këtë rast, zyrtari i komunës ose
Ministrisë së Financave, vendos një shënim në mjediset e vendit të njoftimit, duke përcaktuar
marrësin dhe lënë njoftimin dhe/ose aktin. Në shënim përcaktohet data dhe ora e lënies së
shënimit si dhe zyra përkatëse ku mund të tërhiqet një kopje e njoftimit dhe/ose aktit nëse është
e nevojshme.
4. Njoftimi dhe/ose akti tjetër zyrtar do të konsiderohet i vlefshëm edhe në rastet kur personi ose
të afërmit e tij nuk janë gjetur në adresën e personit ose refuzojnë të pranojnë njoftimin dhe/
ose aktin zyrtar.
5. Dorëzimi bëhet vetëm gjatë ditëve të punës, nga ora 8:00 deri në 18:00.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 15 SHKURT 2018, PRISHTINË
31
LIGJI Nr. 06/L-005 PËR TATIMIN NË PRONËN E PALUAJTSHME
Neni 38
Procedurat e iniciuara
Për procedurat e mbledhjes së detyrueshme dhe procedurat ankimore të filluara para hyrjes
në fuqi të këtij Ligji, zbatohen dispozitat ligjore që kanë qenë në fuqi në ditën e fillimit të tyre.
Neni 39
Pronat e uzurpuara
1. Komunat janë të detyruara të lirojnë nga të gjitha detyrimet tatimore, personat prona e të
cilëve rezulton të ketë qenë apo të jetë e uzurpuar sipas një vendimi përfundimtar të nxjerrë nga
një autoritet publik, kompetent për të shqyrtuar rastet e uzurpimeve të paligjshme në Kosovë.
2. Paragrafi 1. i këtij neni zbatohet për detyrimet tatimore, që rrjedhin nga vitet tatimore gjatë të
cilave personi nuk ka pasur qasje dhe nuk ka shfrytëzuar pronën e tij (në asnjë lloj forme), siç
konfirmohet në një vendim përfundimtar të nxjerrë nga autoriteti publik kompetent.
3. Për zbatimin e këtij neni (identifikimin e personave prona e të cilëve është uzurpuar) komunat
bashkëpunojnë dhe shkëmbejnë informacionin e nevojshëm me Agjencinë Kosovare për Krahasim
dhe Verifikim të Pronës, Gjykatat apo çdo autoritet tjetër publik, kompetent për të shqyrtuar rastet e
uzurpimeve të paligjshme në Kosovë, sipas procedurave të përcaktuara në aktin nënligjor që nxjerr
Qeveria e Republikës së Kosovës në pajtim me paragrafin 6. të nenit 14 të këtij Ligji.
Neni 40
Nxjerrja e akteve nënligjore
Aktet nënligjore për zbatimin e këtij ligji nxjerrjen brenda afatit prej gjashtë (6) muajsh pas
publikimit të tij në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, dhe fillojnë të zbatohen pas
hyrjes në fuqi të këtij Ligji.
Neni 41
Shfuqizimi
Ky Ligj shfuqizon Ligjin Nr. 03/L-204 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme, i ndryshuar dhe plotësuar
me Ligjin Nr. 04/L-100, përveç siç është përcaktuar në paragrafin 2. të nenit 23 dhe nenin 38 të këtij
ligji, si dhe çdo dispozitë tjetër ligjore që është në kundërshtim me dispozitat e këtij Ligji.
Neni 42
Hyrja në Fuqi
Ky ligj publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe hyn në fuqi me 1 tetor
2018.
Ligji Nr. 06/L-005
26 janar 2018
Shpallur me dekretin Nr. DL-003-2018, datë 12.02.2018 nga Presidenti i Republikës së
Kosovës Hashim Thaçi
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 15 SHKURT 2018, PRISHTINË
32
LIGJI Nr. 06/L-005 PËR TATIMIN NË PRONËN E PALUAJTSHME