VENDIM PER PERFUNDIM HETIMI NE MASA ANTI DAMBING PER IMPORTIN E VEZËVE








Republika e Kosovës
Qeveria - Vlada – Government
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë - Ministarstvo Trgovine i Industrije - Ministry of
Trade and Industry
Kabineti i Ministrit - Kabinet Ministra - Cabinet of the Minester
__________________________________________________________________________
01 Ref. Nr.03
Prishtinë, 21.09.2017

Ministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, në mbështetje të nenit 92 paragrafi 4 dhe
nenit 93 paragrafi 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 4, 21, 22 të Ligjit Nr.
03/L-189 për Administratën Shtetërore të Republikës së Kosovës, nenit 29 të Ligjit Nr.
04/L-240 për Masat Antidamping dhe Masat Kundërbalancuese, si dhe nenit 8 paragrafi 1
nën paragrafi 1.4 dhe Shtojcës 8 të Rregullores Nr. 02/2011 për Fushat e Përgjegjësisë
Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive merr:


V E N D I M


Aprovohet rekomandimi i Departamentit të Tregtisë për përfundimin e hetimeve anti-dumping
për importin e vezëve që importohen nga Republika e Shqipërisë në Republikën e Kosovës.


Arsyetimi


Bazuar në kërkesën nga Shoqata e Shpendarëve dhe Prodhuesve të Ushqimit dt.15.06.2017,
për mbrojtje nga importi i vezëve nga Republika e Shqipërisë, Departamenti i Tregtisë në
bashkëpunim me Komisionin ndër-ministror për Vlerësimin e Detyrimeve të Veçanta në
Importe i ka rekomanduar Ministres së MTI-së inicimin e hetimeve për vërtetimin e
ekzistimit të dumpingut për vezët të importuara nga Republika e Shqipërisë dhe shpalljen
në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës

Me datë 11.07.2017 është nënshkruar Vendimi (nr prot. 4474) dt. për hapjen e hetimeve
dhe me datë 14.07.2017 është publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës

Departamenti i Tregtisë duke u bazuar në të dhëna statistikore zyrtare nga Dogana e
Kosovës ka konstatuar se gjatë muajit korrik nuk kishte import të vezëve nga Shqipëria.

Pasi që, Departamenti i Tregtisë ka rekomanduar për përfundimin e hetimeve anti-dumping për
importin e vezëve që importohen nga Republika e Shqipërisë në Republikën e Kosovës si dhe
duke u bazuar në nenin 41 dhe 42 të Ligjit Nr. 04/L-240 për Masat Antidamping dhe Masat
Kundërbalancuese, Ministri vendosi si në dispozitivin e këtij Vendimi



Ky vendim shfuqizon Vendimin nr prot. 4474 dt. 11.07.2017 për inicimin e hetimeve për
vërtetimin e ekzistimit të dumpingut në çmimin e vezëve të importuara nga Republika e
Shqipërisë

Ky vendim hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.



Bajram HASANI
_________________
Ministër i MTI-së

Vendimi i dërgohet:

• Dogana e Kosovës;
• Zyra e Sekretares së Përgjithshme/MTI;
• Anëtarëve të Komisionit për Vlerësimin e Detyrimeve të Veçanta të Importit;
• Departamentit të Tregtisë;
• Departamentit Ligjor;
• Arkivit të MTI-së.