VENDIM PËR INICIMIN E HETIMIT ZYRTAR PËR IMPORTIN E MIELLIT








Republika e Kosovës
Qeveria - Vlada – Government
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë - Ministarstvo Trgovine i Industrije - Ministry of
Trade and Industry
Kabineti i Ministrit - Kabinet Ministra - Cabinet of the Minester
__________________________________________________________________________
01 Ref. Nr. 2
Prishtinë, 21.09.2017

Ministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, në mbështetje të nenit 92 paragrafi 4 dhe
nenit 93 paragrafi 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 4, 21, 22 të Ligjit Nr.
03/L-189 për Administratën Shtetërore të Republikës së Kosovës, nenit 29 të Ligjit Nr.
04/L-240 për Masat Antidamping dhe Masat Kundërbalancuese, si dhe nenit 8 paragrafi 1
nën paragrafi 1.4 dhe Shtojcës 8 të Rregullores Nr. 02/2011 për Fushat e Përgjegjësisë
Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive merr:


V E N D I M

Aprovohet rekomandimi i Departamentit të Tregtisë për inicimin e hetimit zyrtar për importin
e miellit nga Republika e Serbisë në tregun e Republikës së Kosovës.

Arsyetim

Bazuar në analizën e kryer nga Departamenti i Tregtisë është konstatuar se ekzistojnë fakte
të mjaftueshme të cilat qojnë deri të dyshimet për dumpingun e çmimit të miellit të
importuara nga Republika e Serbisë në Republikën e Kosovës. Prandaj, Departamenti i
Tregtisë përmes shkresës e cila bazohet në raportin e analizave preliminare ka rekomanduar
inicimin e hetimit zyrtar, i cili është në përputhshmëri me Ligjin Nr. 04/L-240 për Masat
Antidamping dhe Masat Kundërbalancuese.

Për me tepër, rekomandimi i lartpërmendur është i bazuar edhe në konkluzionet e dala nga
takimi i Komisionit për Vlerësimin e Detyrimeve të Veçanta të Importit i mbajtur me 30
Qershor 2017.

Pasi që Departamenti i Tregtisë ka rekomanduar inicimin e hetimeve për vërtetimin e
ekzistimit të dumpingut për çmimin e miellit të importuar nga Republika e Serbisë në
Republikën e Kosovës si dhe duke u bazuar në nenin 29 të Ligjit Nr. 04/L-240 për Masat
Antidamping dhe Masat Kundërbalancuese Ministria vendosi si në dispozitivin e këtij
Vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.




Bajram HASANI
_________________
Ministre e MTI-së

Vendimi i dërgohet:

• Dogana e Kosovës;
• Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm/MTI;
• Anëtarëve të Komisionit për Vlerësimin e Detyrimeve të Veçanta të Importit;
• Departamentit të Tregtisë;
• Departamentit Ligjor;
• Arkivit të MTI-së.