LIGJI NR. 05/L-118 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 04/L-139 PËR PROCEDURËN PËRMBARIMORE

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 11 mAj 2017, PRISHTINË
57
Ligji Nr. 05/L-118 PËR NDRYSHiMiN DHE PLOTËSiMiN E LigjiT Nr. 04/L-139 PËR PROCEDURËN PËRMBARiMORE
LIGjI Nr. 05/L-118
PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGjIT Nr. 04/L-139 PËR PROCEDURËN
PËRMBaRIMORE
Kuvendi i Republikës së Kosovës;
Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Miraton
LIGj PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGjIT Nr. 04/L-139 PËR PROCEDURËN
PËRMBaRIMORE
Neni 1
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit Nr. 04/L-139 për Procedurën Përmbarimore
(Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës nr. 3, 31.01.2013).
Neni 2
Neni 2 i ligjit bazik, paragrafi 1., pas nën-paragrafit 1.19., shtohet nën-paragraf i ri 1.20.,me
tekstin si në vijim:
1.20. “regjistri i llogarisë bankare” nënkupton infrastrukturën në lidhje me bazën e të
dhënave në pajtim me aktin përkatës të Bankës Qendrore.
Neni 3
Neni 3 i ligjit bazik, pas paragrafit 5., shtohet paragrafi i ri 6., me tekstin si vijon:
6. Kundër konkluzionit nga paragrafi 5. i nenit 3 të ligjit nuk është i lejuar mjeti juridik.
Neni 4

1. Neni 13, i ligjit bazik, paragrafi 1. pas fjalës “kreditori” shtohet fjalia: “përveç shpenzimeve
lidhur me efikasitetin e përmbarimit e cila përcaktohet me marrëveshje në mes të përmbaruesit
privat me kreditorin”.
2. Neni 13 i ligjit bazik, pas paragrafit 1., shtohet paragrafi i ri 1a., me tekstin si vijon:
1a. Tarifat për administrimin e rastit, si dhe tarifat tjera që paguhen nga debitori
përcaktohen me akt nënligjor, të cilin e nxjerr ministri, ndërsa tarifa e efikasitetit të
përmbarimit është tarifë, e cila paguhet nga kreditori vetëm pas kryerjes së përmbarimit
dhe deri në vlerën e përmbaruar dhe shuma e saj përcaktohet me marrëveshje në mes
të kreditorit dhe përmbaruesit privat brenda kufirit maksimal dhe minimal të përcaktuar
me akt nënligjor të ministrit.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 11 mAj 2017, PRISHTINË
58
Ligji Nr. 05/L-118 PËR NDRYSHiMiN DHE PLOTËSiMiN E LigjiT Nr. 04/L-139 PËR PROCEDURËN PËRMBARiMORE
3. Neni 13 i ligjit bazik, paragrafi 2. pas fjalës “neni” shtohen fjalët “përveç shpenzimeve lidhur
me efikasitetin e përmbarimit”.
4. Neni 13 i ligjit bazik, paragrafi 4., ndryshohet dhe plotësohet si vijon:
4. Përveç tarifës së efikasitetit të përmbarimit, e cila përcaktohet me marrëveshje
në mes të përmbaruesit privat dhe kreditorit, tarifat tjera paraprakisht paguhen nga
kreditori, dhe pas përfundimit të procedurës, ato i ngarkohen debitorit.

5. Neni 13 i ligjit bazik, pas paragrafit 6., shtohet paragraf i ri 7, me tekstin si vijon:
7. Përjashtimisht paragrafëve 1,2,3 dhe 4 të këtij neni, organi i cili shqipton sanksion
kundërvajtës me gjobë, tarifa e efikasitetit caktohet si tarifë fikse dhe i ngarkohet
debitorit.
Neni 5
1. Neni 22 i ligjit bazik paragrafi 1. nën-paragrafi 1.4. pas fjalës“ ndërmjetësimin” fshihen fjalët
“pas aprovimit të Gjykatës”.
2. Neni 22 i ligjit bazik, paragrafi 1., pas nën-paragrafit 1.7.,shtohet nën-paragraf i ri 1.7a. me
tekstin si në vijim.
1.7a. kontrata për pengun e regjistruar në regjistrin zyrtar të pengut.
Neni 6

Neni 43 i ligjit bazik, paragrafi 3., pas fjalëve “llogarinë bankare”, shtohen fjalët “llogaritjen e
bën banka me shpenzimet e debitorit. Në rastet ku llogaritjen e bën banka, organi përmbarues
obligohet që në urdhrin përmbarimor të shënojë shkallën e saktë të kamatës, udhëzimet e
sakta për kohën e llogaritjes së kamatës, si dhe të gjitha detajet e tjera të nevojshme, në
mënyrë që bankave t’iu mundësohet kalkulimi i kamatës në mënyrë të saktë. Në rast se në
urdhrin përmbarimor ka informata të pamjaftueshme, të paqarta, apo të pakompletuara, lidhur
me llogaritjen e kamatës, organi përmbarues obligohet që të plotësojë urdhrin përmbarimor,
sipas kërkesës së bankave”.
Neni 7
Neni 47 i ligjit bazik, paragrafi 5. fjalët “pasi që të bëhet e formës së prerë” zëvendësohen me
fjalët ”në pajtim me nenin 19, paragrafi 1. të këtij ligji”.
Neni 8
Neni 52 i ligjit bazik fshihet.
Neni 9
1. Neni 69 i ligjit bazik, paragrafët 2. dhe 3. riformulohen me tekstin si në vijim:
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 11 mAj 2017, PRISHTINË
59
Ligji Nr. 05/L-118 PËR NDRYSHiMiN DHE PLOTËSiMiN E LigjiT Nr. 04/L-139 PËR PROCEDURËN PËRMBARiMORE
2. Prapësimi duhet të paraqitet me shkrim organit përmbarues i cili e ka lejuar
përmbarimin.
3. Kur prapësimi i paraqitet përmbaruesit privat, përmbaruesi privat obligohet që në
afat prej tre (3) ditësh pas pranimit të përgjigjes në prapësim ose kalimit të afatit për
përgjigje, ta dërgojë lëndën në gjykatën kompetente.
Neni 10
Neni 70 i ligjit bazik emërtimi “Gjykatës” zëvendësohet me emërtimin ”organit përmbarues”.
Neni 11
1. Neni 72 i ligjit bazik, paragrafi 1. fshihet.
2. Neni 72 i ligjit bazik, paragrafi 2. riformulohet me tekstin si në vijim:
2. Organi përmbarues ua dërgon prapësimin dhe provat mbështetëse palës kundërshtare
dhe të gjitha palëve tjera në procedurën e përmbarimit në afat prej tre (3) ditëve, nga
dita e pranimit të prapësimit.
Neni 12
1. Neni 73 i ligjit bazik, pas paragrafit 1., shtohet paragraf i ri 1a., me tekstin si vijon:
1a. Gjykata vendos për prapësimin në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit
të prapësimit.
2. Neni 73 i ligjit bazik, pas paragrafit 3. shtohet paragraf i ri 4. me tekstin si në vijim:
4. Në rast se e aprovon prapësimin, gjykata varësisht nga rrethanat e rastit e përfundon
përmbarimin në tërësi ose pjesërisht dhe i anulon veprimet e kryera.
Neni 13
Neni 79 i ligjit bazik, paragrafë 1. dhe 2., fjala “ kërkesë” zëvendësohet me fjalën “ankesë”.
Neni 14
Neni 85 i ligjit bazik, paragrafi 1., pas nën-paragrafit 1.7. shtohet nën-paragraf i ri 1.8. me tekstin
si në vijim:
1.8. të ardhurat në bazë të ndihmës sociale.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 11 mAj 2017, PRISHTINË
60
Ligji Nr. 05/L-118 PËR NDRYSHiMiN DHE PLOTËSiMiN E LigjiT Nr. 04/L-139 PËR PROCEDURËN PËRMBARiMORE
Neni 15
Neni 100 i ligjit bazik riformulohet me tekstin si në vijim:
Neni 100
Seanca e shitjes publike
1. Sendet e sekuestruara mund të shiten në seancën e shitjes publike me çmim më
të vogël se ai i caktuar, por jo me çmimin më të vogël së pesëdhjetë përqind (50 % )
e vlerës së caktuar me rastin e regjistrimit dhe vlerësimit të sendeve të luajtshme të
debitorit, respektivisht në afatin që e ka caktuar organi përmbarues për shitjen e tyre
me anë të ujdisë së drejtpërdrejtë.
2. Seanca e shitjes publike mbahet brenda tridhjetë (30) ditëve nga data e sekuestrimit.
3. Nëse sendet e sekuestruara nuk shiten në seancën e shitjes, atëherë kreditori mund
të kërkojë transferimin e sendeve në pronësi të tij, për mbulim të pjesshëm apo të plotë
të kredisë në çmim të vlerësuar të atyre sendeve, në afat prej pesëmbëdhjetë (15)
ditësh nga dita e mbajtjes së seancës së shitjes publike.
4. Dispozitat e lartpërmendura të këtij neni do të aplikohen përshtatshmërisht edhe për
shitjen e sendeve të sekuestruara përmes marrëveshjes së drejtpërdrejtë.
Neni 16
Neni 101 i ligjit bazik fshihet.
Neni 17
Neni 102 i ligjit bazik, paragrafi 1., riformulohet me tekstin si në vijim:
1. Organi përmbarues e pezullon përmbarimin, nëse nuk ka asnjë ofertues apo nëse
nuk ka propozim për shitjen me anë të ujdisë së drejtpërdrejt brenda afatit prej tridhjetë
(30) ditëve apo nëse kreditori nuk paraqet propozim për transferim të sendeve në
pronësi të kreditorit sipas paragrafit 3. të nenit 100 të ligjit.
Neni 18
1. Neni 112 i ligjit bazik, paragrafi 3. pas fjalës “invalidor” fshihen fjalët “për të ardhurat në bazë
të ndihmës sociale”.
2. Neni 112 i ligjit bazik, pas paragrafit 3., shtohet paragrafi i ri 3a. me tekstin si në vijim:
3a. Nuk përjashtohen nga përmbarimi të ardhurat e debitorit në bazë të ndihmës
sociale, nëse ato janë lënë peng me vullnetin e debitorit në bazë të marrëveshjes.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 11 mAj 2017, PRISHTINË
61
Ligji Nr. 05/L-118 PËR NDRYSHiMiN DHE PLOTËSiMiN E LigjiT Nr. 04/L-139 PËR PROCEDURËN PËRMBARiMORE
Neni 19
Neni 155 i ligjit bazik riformulohet me tekstin si në vijim:
Neni 155
Sekuestrimi dhe përmbarimi në llogarinë bankare përmes Regjistrit të llogarive
bankare
1. Organi përmbarues përmes sistemit elektronik të Regjistrit të Llogarive Bankare ia
dorëzon bankave komericale aktvendimin apo urdhrin për përmbarim në llogari bankare.
2. Bankat komerciale obligohen të bëjnë bllokimin e llogarive bankare të debitorit
brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) minutash prej momentit të pranimit të aktvendimit
apo urdhrit për përmbarim. Banka komerciale brenda afatit prej njëqind e njëzet
(120) minutash e njofton organin përmbarues për bllokimin e llogarisë bankare sipas
aktvendimit apo urdhrit për përmbarim.
3. Organi përmbarues dërgon urdhrin për transfer të mjeteve brenda njëzet e katër
(24) orësh, pas pranimit të njoftimit nga bankat për bllokimin e llogarisë. Nëse debitori
ka fonde të mjaftueshme në llogarinë bankare, banka obligohet që të bëjë transferin
e fondeve të debitorit brenda njëqind e tetëdhjetë (180) minutash, pas pranimit të
aktvendimit apo urdhrit të organit përmbarues, si dhe brenda afatit prej gjashtëdhjetë
(60) minutash, pas kryerjes së transferit të fondeve e informon organin përmbarues se
transferimi i fondeve është kryer duke shënuar kohën e marrjes së vendimit të organit
përmbarues, shumën e kredisë së transferuar, numrin ose numrat e llogarive nga të
cilat janë tërhequr fondet, emrin e palës, numrin e llogarisë dhe bankën ku transferi
është kryer. Afati kohor i lartpërmendur llogaritet, dhe bankat janë të obliguara të
veprojnë në përputhje me të, vetëm gjatë orarit të rregullt të punës së bankave, duke
nënkuptuar se, nëse afati i lartpërmendur, i paraparë për transfer, nga koha e pranimit
të urdhrit, e kalon orarin e rregullt të punës së bankave, atëherë llogaritja e afatit për
transfer ndërpritet në kohën e përfundimit të rregullt të orarit të punës së bankave dhe
afati i mbetur vazhdon të rrjedhë në ditën e ardhshme të punës së bankave.
4. Në rastet kur banka bën bllokimin e llogarisë bankare të debitorit, me këtë parandalon
çdo tërheqje të fondeve, për çfarëdo qëllimi apo në çfarëdo forme, përveç rasteve
kur banka e ka radhën e përparësisë ndaj fondeve në llogari, derisa banka të ketë
përmbushur shumën e cekur në vendimin e organit përmbarues ose derisa të tërhiqet
urdhri i organit përmbarues. Ky bllokim i llogarive nuk do të parandalojë deponimin e
fondeve në llogari. Pas marrjes së urdhrit për përmbarim, debitori i përmendur në urdhër
nuk do të lejohet të hap llogaritë tjera në bankë derisa të jetë përmbushur urdhri, ose
derisa të hiqen urdhrat e organit përmbarues për bllokimin e llogarisë. Banka nuk mund
të përmbush asnjë urdhër të debitorit derisa ai t’ia ketë paguar organit përmbarues
shumën e plotë të kredisë ose derisa të informohet nga organi përmbarues se është
tërhequr urdhri.
5. Organi përmbarues përmes njoftimit të sistemit elektronik të Regjistrit të llogarive bankare
e njofton bankën për lirimin e llogarive të debitorit pas pagesës së plotë të kredisë ose pas
përfundimit të procesit të përmbarimit, brenda afatit prej njëqind e njëzet (120) minutash prej
momentit kur njoftohet se është bërë pagesa e kredisë.
6. Banka obligohet që brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) minutash të lirojë llogaritë e bllokuara
të debitorit pas marrjes së njoftimit sipas paragrafit 5. të këtij neni.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 11 mAj 2017, PRISHTINË
62
Ligji Nr. 05/L-118 PËR NDRYSHiMiN DHE PLOTËSiMiN E LigjiT Nr. 04/L-139 PËR PROCEDURËN PËRMBARiMORE
7. Më kërkesën e organit përmbarues, banka është e obliguar që të ofrojë sqarime dhe
dokumente që dëshmojnë se ajo ka respektuar vendimin për transfer dhe të gjitha vendimet e
tjera të organit përmbarues.
8. Nëse ekzistojnë rrethanat që e bëjnë të pamundur dërgimin e urdhrit për përmbarim
apo njoftimeve përmes sistemit elektronik të Regjistrit të llogarive bankare tek banka,
atëherë organi përmbarues mund të dërgojë urdhrin për përmbarim apo njoftimet sipas
formave tjera që e bëjnë të mundur dërgimin e tyre.
Neni 20
Neni 161 i ligjit bazik riformulohet me tekstin si në vijim:
1. Në qoftë se debitori ka mjete monetare në disa llogari në një bankë apo llogari tjera
në më shumë banka, organi përmbarues e cakton me vendim përmbarimin në të gjitha
llogaritë bankare të debitorit dhe zbaton përmbarimin me sekuestrim të këtyre mjeteve.
2. Organi përmbarues zbaton përmbarimin me sekuestrim të mjeteve në llogaritë
bankare të debitorit në të gjitha bankat në të njëjtën kohë dhe mundet të zgjedh që
llogaritë në bankat e ndryshme të ngarkohen proporcionalisht me vlerën e përgjithshme
të llogarive të debitorit që mbahen në ato banka.
Neni 21
1. Neni 220 i ligjit bazik, fjala “e caktojnë” zëvendësohet me fjalën “e kanë caktuar paraprakisht”.
2. Në nenin 220 të ligjit bazik, pas paragrafit 1., shtohet paragraf i ri 1a., me tekstin si vijon:
1a. Në rast të kontestimit të vlerës së paluajtshmërisë, të arritur nga palët para
procedurës përmbarimore, organi përmbarues me propozim të palëve mund të caktoj
ekspertin përkatës për caktimin e vlerës së paluajtshmërisë”.
Neni 22
Neni 234 i ligjit bazik, riformulohet me tekstin si në vijim:
1. Në seancën e parë të shitjes publike, paluajtshmëria nuk mund të shitet me çmimin
që është më i ulët se pesëdhjetë përqind (50%) e vlerës së përcaktuar me vlerësimin
e paluajtshmërisë. Ofertat fillestare në seancën e parë të shitjes publike, të cilat janë
më të vogla se pesëdhjetë përqind (50%) e vlerës së përcaktuar, nuk do të shqyrtohen.
2. Në qoftë se paluajtshmëria nuk ka mundur të shitet në seancën e parë të shitjes
publike, organi përmbarues e cakton seancën e dytë të shitjes publike, brenda afatit
prej pesëmbëdhjetë (15) deri në tridhjetë (30) ditë. Në këtë seancë, paluajtshmëria
nuk mund të shitet me çmim më të vogël se një e treta (1/3) e vlerës së përcaktuar të
paluajtshmërisë”.
3. Në qoftë se paluajtshmëria nuk ka mundur të shitet as në ankandin e dytë, atëherë
me propozim të kreditorit, organi përmbarues merr vendim që paluejtshmëria t’i
dorëzohet kreditorit duke kaluar në pronësi të tij, me ç‘rast edhe kërkesa ndaj debitorit
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 11 mAj 2017, PRISHTINË
63
Ligji Nr. 05/L-118 PËR NDRYSHiMiN DHE PLOTËSiMiN E LigjiT Nr. 04/L-139 PËR PROCEDURËN PËRMBARiMORE
konsiderohet si e përmbushur në tërësi.
4. Po që se nuk ekzistojnë persona me të drejtë parablerjeje ligjore, apo kontraktuale,
atëherë personi i cili sipas këtij ligji e ka të drejtën e realizimit me prioritet të kredisë së
tij nga çmimi i shitjes, e fiton të drejtën e parablerjes së palujatshmërisë me çmimin e
arritur në seancën e dytë.
Neni 23
Neni 235 i ligjit bazik, riformulohet me tekstin si në vijim:
1. Në qoftë se palët para se të ketë filluar procedura përmbarimore kanë bërë
marrëveshje me organin përmbarues, që paluajtshmëria të shitet për çmimin më të
ulët se ai nga paragrafi 1. i nenit 22 të këtij ligji, atëherë paluajtshmëria mund të shitet
me çmimin e tillë që në seancën e parë të shitjes. Kjo marrëveshje quhet e vlefshme
vetëm në qoftë se në procedurën përmbarimore nuk marrin pjesë personat me të
drejta të regjistruara në librin publik të palujtshmërive, para regjistrimit të së drejtës së
propozuesit të përmbarimit.
2. Çmimi më i ulët, me të cilin mund të shitet paluajtshmëria, sipas dispozitave të paragrafit 1.
të këtij neni, nuk mund të jetë më i ulët se një e treta (1/3) e vlerës së përcaktuar.
3. Palët dhe personat e siguruar me peng mund të merren vesh nëpërmjet deklaratave të dhëna
në procesverbal, që paluajtshmëria të shitet me çmim më të ulët se ai që është përmendur në
paragrafin 1. të nenit 22 te këtij ligji.
4. Dispozitat e paragrafëve 1. dhe 2. të këtij neni zbatohen përshtatshmërisht edhe në rastin kur
paluajtshmëria shitet sipas ujdisë të drejtpërdrejtë.
Neni 24
Neni 242, paragrafi 4. i ligjit bazik, riformulohet si në vijim:
4. Aktvendimi ose urdhri nga paragrafi 1. i nenit 242 të këtij ligji, i dorëzohet palëve, në
pajtim me dispozitat e Ligjit për Procedurën Kontestimore.
Neni 25
Neni 247 i ligjit bazik, paragrafi 1., fjala “e tretë”, zëvendësohet me fjalën “e dytë”.
Neni 26
Neni 248 i ligjit bazik, paragrafi 1., fjala “e tretë”, zëvendësohet me fjalën “e dytë”.
Neni 27
Neni 325 i ligjit bazik, paragrafi 3. fjalët “diskualifikimin e një zyrtari privat të përmbarimit”
zëvendësohen me fjalët “përjashtimin e një përmbaruesi privat”.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 11 mAj 2017, PRISHTINË
64
Ligji Nr. 05/L-118 PËR NDRYSHiMiN DHE PLOTËSiMiN E LigjiT Nr. 04/L-139 PËR PROCEDURËN PËRMBARiMORE
Neni 28
Neni 334 i ligjit bazik, paragrafi 1. pas fjalëve “në regjistrin e përmbaruesve privat” shtohet fjala
“të Ministrisë”.
Neni 29
1. Neni 350 i ligjit bazik, paragrafi 1., fjala “së paku” fshihet, ndërsa pas fjalës “bankare” shtohet
fjala “e veçantë”.
2. Neni 350 i ligjit bazik, pas paragrafit 1. shtohet paragraf i ri 1a. me tekstin si në vijim:
1a. Llogaria bankare e veçantë do të shfrytëzohet vetëm për:
1a.1. pagesën kreditorëve nga shumat e mbledhura në emër të tyre nga
përmbaruesi privat si rezultat i aktiviteteve përmbarimore;
1a.2. pagesën për shpenzimet për veprimet përmbarimore dhe efikasitetin e
përmbarimit;
1a.3. pagesën për ta korrigjuar ndonjë pagesë të bërë gabimisht në llogarinë
bankare të veçantë të përmbaruesit privat sikurse që është regjistruar në
regjistrin e përmbaruesit privat për llogarinë bankare të veçantë;
1a.4. pagesën debitorit për shumën e mbetur pas pagesës së plotë të kreditorit
dhe tarifat përkatëse për përmbaruesin privat.
3. Neni 350 i ligjit bazik, paragrafi 2. fjala”besohen” zëvendësohet me fjalën “paguhen”.
4. Neni 350 i ligjit bazik, paragrafi 3. riformulohet me tekstin si në vijim:
3. Përmbaruesi privat është i autorizuar ekskluzivisht që të ketë qasje dhe të autorizojë
pagesa nga llogaria bankare e veçantë. Përmbaruesi privat mund ta autorizojë një
person tjetër që punon nën mbikëqyrjen e tij, por përmbaruesi privat është përgjegjës për
të gjitha transaksionet e bëra në dhe jashtë llogarisë bankare të veçantë. Përmbaruesi
privat i mban të gjitha regjistrimet në llogarinë bankare të veçantë dhe tërheqjet e bëra
nga llogaria bankare e veçantë, përfshirë shumat e transaksioneve të tilla, datat e
transaksioneve të tilla, numrat e rasteve për të cilat kanë të bëjnë ato transaksione dhe
emrat e plotë të secilit depozitues dhe pranuesit të pagesave nga llogaria bankare e
veçantë.
5. Neni 350 i ligjit bazik, paragrafi 4. riformulohet me tekstin si në vijim:
4.Përmbaruesi privat plotëson menjëherë deficitin në bilancin e llogarisë bankare të
veçantë dhe është përgjegjës për deficitin e tillë.
6. Neni 350 i ligjit bazik, paragrafi 8. fjalët “mund të mos jetë” zëvendësohen më fjalët “ nuk
mund të jetë”.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 11 mAj 2017, PRISHTINË
65
Ligji Nr. 05/L-118 PËR NDRYSHiMiN DHE PLOTËSiMiN E LigjiT Nr. 04/L-139 PËR PROCEDURËN PËRMBARiMORE
7. Neni 350 i ligjit bazik, paragrafi 9. fshihet.
8. Neni 350 i ligjit bazik, paragrafi 12., “numri tre (3)“, zëvendësohet me numrin “dhjetë (10)”.
Neni 30
1. Neni 359 i ligjit bazik, paragrafi 1., fjalët “personave të autorizuar (inspektorëve) të Ministrisë,
”zëvendësohen me fjalët “Njësisë përkatëse për inspektim në kuadër të Ministrisë “.
2. Neni 359 i ligjit bazik, paragrafi 2., fjala “ Ministria” zëvendësohet me fjalët ’’Njësia e
inspektimit”.
3. Neni 359 i ligjit bazik, paragrafi 3., fjalët “personi i autorizuar zyrtari i Ministrisë” zëvendësohet
me fjalët ” zyrtarët e njësisë së inspektimit”.
Neni 31
1. Neni 399 i ligjit bazik, paragrafi 2., nën-paragrafi 2.2. pas fjalës “ e biznesit” fshihen fjalët deri
në fund të fjalisë.
2. Neni 399 i ligjit bazik, pas nën-paragrafit 2.5. shtohet nën-paragraf i ri 2.6. me tekstin si në
vijim:

2.6. nxjerrë aktin nënligjor për rregullimin e shenjave të identifikimit për zyrën e
përmbaruesit privat si dhe mënyrën dhe vendosjen e këtyre shenjave.
Neni 32
Dispozitat kalimtare
1. Brenda tetëmbëdhjetë (18) muajve, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, Ministria e Drejtësisë
do të bëjë ndryshimin-plotësimin e Udhëzimit Administrativ për tarifat për shpërblimet dhe
kompensimin e shpenzimeve për përmbaruesit privatë.
2. Deri në ndryshimin-plotësimin e udhëzimi administrativ të paraparë në paragrafin 1. të këtij
neni, vlejnë dispozitat e Udhëzimit Administrativ për tarifat për shpërblimet dhe kompensimin e
shpenzimeve për përmbaruesit privatë.
Hyrja në Fuqi
Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së
Kosovës.
Ligji Nr. 05/L-118
18 prill 2017
Shpallur me dekretin Nr. DL-025-2017, datë 04.05.2017 nga Presidenti i Republikës së
Kosovës Hashim Thaçi.