MEMORANDUM I MIRËKUPTIMIT MES REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE DUKATIT TË MADH TË LUKSEMBURGUT PËR ZBATIMIN E MARRËVESHJES SË TYRE BILATERALE NË LIDHJE ME BASHKËPUNIMIN PËR ZHVILLIM

MEMORANDUM I MIRËKUPTIMIT
MES
REPUBLIKËS SË KOSOVËS
DHE
DUKATIT TË MADH TË LUKSEMBURGUT

PËR ZBATIMIN E MARRËVESHJES SË TYRE BILATERALE NË LIDHJE ME
BASHKËPUNIMIN PËR ZHVILLIM




Qeveria e Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Integrimit Evropian;
dhe
Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut, përfaqësuar nga Ministria e Punëve të
Jashtme;
Këtej e tutje të referuara si "Palët";
Duke pasur parasysh Marrëveshjen bilaterale të nënshkruar ndërmjet palëve më 24 tetor të
vitit 2016
Janë pajtuar si në vijim:
Neni 1 – Sektorët prioritarë për bashkëpunim
Sektorët që konsiderohen prioritete për bashkëpunim të përbashkët në zhvillim, në kuptim të
nenit IV të Marrëveshjes Bilaterale të përmendur më lartë, janë si në vijim:
1. Shëndeti;
2. Arsimi dhe Aftësimi Profesional (AAP);
3. Fuqizimi i shoqërisë civile kosovare;
4. Asistencë teknike në përputhje me procesin e integrimit të Kosovës në BE.
5. Një shumë e parave mund të jepet për ndonjë sektor tjetër që nuk është përmendur më
sipër. Një sektor i tillë mund të përcaktohet në bazë të nevojave të reja, gjithmonë
duke pasur parasysh aspiratat evropiane të Republikës së Kosovës dhe në
marrëveshje të përbashkët ndërmjet Qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut
dhe Qeverisë së Republikës të Kosovës.
Neni 1.1 – Shëndeti
2

Qeveria e Kosovës vlerëson shëndetin si një nga sektorët prioritarë që kontribuojnë në
mirëqenien e kombit, dhe për këtë arsye angazhohet për reformimin dhe modernizimin e
sistemit shëndetësor në mënyrë që të sigurojë qasje të barabartë në shërbimet shëndetësore të
cilësisë së lartë për të gjithë qytetarët e saj. Qëllimi kryesor i reformës është për të
përmirësuar cilësinë, përshtatshmërinë dhe efikasitetin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore,
si dhe për të përmirësuar mbrojtjen financiare. Katër elementet kyçe drejt arritjes së këtyre
qëllimeve janë si në vijim:
 Reforma e financimit shëndetësor dhe mbulimit universal, duke përfshirë zbatimin e
detyrueshëm të sigurimit shëndetësor të përgjithshëm;
 Riorganizimi i institucioneve shëndetësore - krijimi dhe funksionalizimi i Qendrës
Klinike Universitare të Kosovës;
 Ristrukturimi i funksioneve të Ministrisë së Shëndetësisë;
 Krijimi dhe funksionalizimi i Odave të Profesionistëve Shëndetësor.
Ministria e Shëndetësisë ka vendosur elementet kryesore të reformës në versionin e rishikuar
të Strategjisë Sektoriale të Shëndetësisë (SSS) 2016-2020, si dhe planin përcjellës të veprimit
dhe kornizës. Objektivat e mëposhtme janë pjesë e SSS të rishikuar 2016-2020:
 Mbrojtja shëndetësore dhe përmirësimi i mirëqenies;
 Solidariteti në mbrojtjen financiare të shëndetit të popullsisë;
 Riorganizimi i sektorit të shëndetësisë, duke përfshirë edhe zhvillimin e mëtejshëm të
Sistemit të Informimit Shëndetësor dhe funksionimi i këtij sistemi në mbarë Kosovën
si një mjet qendror për këtë riorganizim.
Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut do të vazhdojë të mbështesë Qeverinë e
Republikës së Kosovës dhe Ministrinë e Shëndetit në zbatimin e reformës së kujdesit
shëndetësor, si dhe të SSS 2016-2020 në mënyrë që të kontribuojë në përmirësimin e ofrimit
të shërbimeve, përmirësimin e aftësive të ofruesve, përmirësimin e menaxhimit, kapacitetet e
monitorimit dhe të mbikëqyrjes.
Neni 1.2 – Arsimi dhe Aftësimi Profesional (AAP)

Zhvillimi i AAP-së në Kosovë bazohet në Strategjinë e AAP-së, si pjesë e Planit Strategjik
për Arsim të Kosovës (PSAK) 2017-2021 si dhe Strategjisë Kombëtare për Zhvillim 2016-
2021. Sfida më e madhe është harmonizimi i arsimit dhe aftësimit profesional me kërkesat e
tregut të punës në vend dhe jashtë vendit, si dhe krijimi i një sistemi të hapur për arsimimin e
të rriturve.
Për të arritur këtë qëllim, Qeveria e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me partnerët e saj
ndërkombëtarë dhe të gjitha palët e interesuara të AAP-së, ka identifikuar prioritetet e
mëposhtme:
 Hartimi dhe zbatimi i strategjive efikase sektoriale dhe aktiviteteve, përfshirë palët e
interesuara dhe partnerët ndërkombëtarë, duke përfshirë të dy ministritë që trajtojnë
AAP-në në Kosovë;
 Reformimi i kuadrit ligjor të AAP-së për të krijuar një ambient më të favorshëm për
trajtimin e sfidave strukturore;
3

 Krijimi i një organizimi efikas dhe gjithëpërfshirës të monitorimit, veçanërisht në nivel
qendror por edhe në nivel të decentralizuar dhe në nivel të AAP-së;
 Sigurimi i niveleve të qëndrueshme dhe të mjaftueshme të financimit publik për
sektorin e AAP-së, duke pasur parasysh pronësinë dhe qëndrueshmërinë e plotë, në të
njëjtën kohë duke garantuar shpërndarjen racionale të fondeve;
 Promovimi i praktikës profesionale/stazhit dhe lidhjet me tregun e punës;
 Krijimi/zbatimi i një plani të qëndrueshëm për përmirësim të infrastrukturës dhe
pajisjeve;
 Zhvillimi i vazhdueshëm profesional i mësimdhënësve dhe instruktorëve të AAP-së;
 Mbështetje për efikasitetin e institucioneve përkatëse të AAP-së;
 Rritja e nivelit të vëmendjes dhe reagimeve për çështjet gjinore, minoritetet, personat
me aftësi të kufizuara dhe për çështjet e mbrojtjes së mjedisit në sektorin e AAP-së;
 Mbështetje në zhvillimin ofertës të AAP-së për arsimin post-sekondar dhe arsimin për
të rritur (niveli 5, kurse të shkurtra, të mësuarit gjatë gjithë jetës) për t'iu përgjigjur
kërkesës efektive nga tregu i punës dhe në përputhje me kërkesat e Kornizës së
Kurrikulës të Arsimit Para-universitar dhe Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve;
 Konsolidimi i kapaciteteve të Qendrave të Kompetencës drejt autonomisë së plotë
financiare dhe menaxheriale dhe qëndrueshmërisë;
 Ndërkombëtarizimi dhe modernizimi i kualifikimeve, optimizmi i AAP-së, sistemi i
vlerësimit dhe menaxhimi përmes aplikimit të teknologjive të reja.
Qeveria e Luksemburgut do të vazhdojë të mbështesë zbatimin e objektivave të mësipërme.

Neni 1.3 – Shoqëria civile dhe integrimi në BE
Kosova nga pikëpamja e rrugës së saj drejt BE-së, është e përkushtuar në promovimin e
parimeve të dinjitetit njerëzor, lirisë, barazisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave
të njeriut, përfshirë të drejtat e personave që u përkasin pakicave.
Një shoqëri civile e fuqizuar mund të luaj rol të rëndësishëm që të siguroj se këto parime
mbështeten në praktikë. Gjithashtu në vetvete është një komponent i rëndësishëm i çdo
demokracie. Me artikulimin e shqetësimeve të qytetarëve, organizatat e shoqërisë civile janë
aktive në arenën publike dhe angazhohen në iniciativa të cilat nxisin pluralizmin dhe
pjesëmarrjen e mëtejshme demokratike.
Kosova është e përkushtuar të bëjë përparime të rëndësishme në fusha të tilla si sundimi i
ligjit, korrupsioni, krimi i organizuar, mundësitë ekonomike dhe kohezioni social. Akterët e
shoqërisë civile dhe organizatat mund të bëjnë ndryshim thelbësore në këto fusha përmes
aktiviteteve lobuese, avokuese dhe të mbikëqyrjes në të gjitha nivelet. Kur bëhet fjalë për
qeverisjen demokratike dhe sundimin e ligjit, si dhe të drejtat themelore duke përfshirë lirinë e
shprehjes dhe asocimit për të drejtat e pakicave, shoqëria civile mund të kërkojë transparencë,
llogaridhënie dhe efikasitet më të madh nga institucionet publike dhe mund të lehtësojë një
përqendrim më të madh në nevojat e qytetarëve në hartimin e politikave.
4

Organizatat e shoqërisë civile në Kosovë kanë demonstruar aftësinë e tyre për të nisur
iniciativa efektive kundër korrupsionit, kontribuar në proceset integruese dhe të pajtimit
rajonal, në inkurajimin e cilësisë së mediave të pavarura, fushatave për barazinë gjinore,
luftën kundër diskriminimit si dhe për të nxitur përfshirjen sociale.
Prandaj, në kuadër të marrëveshjes bilaterale 2017-2020, Dukati i Madh i Luksemburgut ka
për qëllim të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të shoqërisë civile në Kosovë përmes
mbështetjes së dy organizatave joqeveritare: Fondacioni Kosovë-Luksemburg(FKL)
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile - FKSHC.
FKL-ja, një OJQ e regjistruar në Kosovë dhe produkt (spin-off) nga Caritas Luksemburg,
është duke u përqendruar në uljen e varfërisë. FKL, duke përdorur qasjen për zhvillimit të
komunitetit ka në shënjestër aktivitetet e sektorit të arsimit dhe gjenerimin e të ardhurave në
katër komuna (2 në jug dhe 2 në veri). FKL ka parasysh barazinë gjinore dhe
qëndrueshmërinë e mjedisit, si çështje të ndërlidhura.
KCSF ka për qëllim forcimin e iniciativave të shoqërisë civile duke siguruar informacion,
shërbime dhe trajnime për OJQ-të dhe institucionet e tjera relevante civile në të gjithë
sektorët. Gjithashtu, KSCF është përkushtuar edhe në procesin e integrimit evropian, duke
rritur ndërgjegjësimin në lidhje me BE-në dhe sigurimin e informacionit dhe mjeteve analitike
për profesionistët që merren me këto çështje.
Neni 1.4 – Asistenca teknike
Rruga e qartë evropiane e Kosovës është konfirmuar më 1 prill të vitit 2016 me hyrjen në fuqi
të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), që është marrëveshja e parë kontraktuale
mes Republikës së Kosovës me Bashkimit Evropian. Për më tepër, Komisioni Evropian i
rekomandoi Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Parlamentit Evropian të bëjë liberalizimin e
vizave për qytetarët e Kosovës. Këto zhvillime pasqyrojnë aspiratat e qeverisë dhe qytetarëve
të Republikës së Kosovës, të cilët në masë të madhe e shohin të ardhmen e tyre si pjesë e
familjes evropiane.

Për të mbështetur këto aspirata legjitime, Qeveria e Luksemburgut do të vë në dispozicion të
Qeverisë së Republikës së Kosovës asistencën teknike e cila mund të kërkohet në mënyrë që
të përputhen plotësisht kërkesat e MSA-së dhe obligimet tjera që rrjedhin nga acquis i
Evropës.

Për më tepër, Qeveria e Luksemburgut do të mbështesë në mënyrë të veçantë Ministrinë e
Financave të Kosovës përmes asistencës teknike, si në pikëpamjen për të ndihmuar këtë
Ministri në miratimin dhe zbatimin e standardeve evropiane dhe ndërkombëtare, por edhe në
funksion të ndarjes së ekspertizës financiare të Luksemburgut.
Neni 2 – Kontributi financiar
Kontributi indikativ financiar i siguruar nga Dukati i Madh i Luksemburgut për zbatimin e
projekteve dhe programeve në sektorët primar të renditur më sipër do të jetë tridhjetë (30)
milion euro gjatë katër viteve të ardhshme mes 1 janarit 2017 dhe 31 dhjetorit 2020.
Ky buxhet synon të mbulojë të gjitha aktivitetet e përcaktuara brenda kornizës së përbashkët
të Marrëveshjes Bilaterale të lartpërmendur tashmë të dakorduar në kuadër të Marrëveshjes
Bilaterale të nënshkruar ndërmjet Palëve në muajin prill të vitit 2013.
5

Të gjitha këto aktivitete do të jenë në përputhje me prioritetet e vendosura nga Qeveria e
Republikës se Kosovës te përcaktuara në mënyrë të qartë në dokumentet përkatëse strategjike
nga ana e saj.
Megjithëse angazhimet dhe disbursimet e buxhetit indikativ në mënyrë ideale do duhej të
ishin të vazhdueshme gjatë periudhës 2017-2020, është e kuptueshme që nivelet e
shpenzimeve vjetore do të duhen të marrin parasysh ritmin e zbatimit të projekteve dhe
programeve ashtu si edhe situatës evoluese të buxhetit të përgjithshëm zhvillimor të Qeverisë
së Luksemburgut.

Programi 2017-2020
Programet në
vazhdim
Programet e reja GJITHSEJ
Shëndeti 4 856 674,00 € 7 000 000,00 € 11 856 674,00 € 40%
KSV/017: Shëndeti në Kosovë (II) 4 856 674,00 € - € 4 856 674,00 €

Programi i ri 2017-2020 - € 7 000 000,00 € 7 000 000,00 €

Arsimi dhe Aftësimi Profesional 963 475,00 € 5 000 000,00 € 5 963 475,00 € 20%
KSV/015: Mbështetje për reformën e AAP-
së në Kosovë 963 475,00 € - € 963 475,00 €
Programi i ri 2017-2020 - € 5 000 000,00 € 5 000 000,00 €

Uji dhe kanalizimi 1 390 500,00 € - € 1 390 500,00 € 5%
KSV/018: Uji në Mitrovicë (II) 1 390 500,00 € - € 1 390 500,00 €

Program i ri - € 4 389 351,00 € 4 389 351,00 € 15%
Për t'u përcaktuar - € 4 389 351,00 € 4 389 351,00 €
Mbështetje për shoqërinë civile - € 4 000 000,00 € 4 000 000,00 € 13%
Fondacioni Kosovë-Luksemburg - € 2 000 000,00 € 2 000 000,00 €
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile - € 2 000 000,00 € 2 000 000,00 €
Asistenca teknike - € 2 400 000,00 € 2 400 000,00 € 8%
Mbështetje për Ministrinë e Integrimit
Europian - € 2 000 000,00 € 2 000 000,00 €

Mbështetje për Ministrinë e Financave - € 400 000,00 € 400 000,00 €
7 210 649,00 € 22 789 351,00 € 30 000 000,00 €

24% 76% 100%


Neni 3: Hyrja në fuqi, plotësim-ndryshimet,
zgjidhja e mosmarrëveshjeve dhe ndërprerja
1. Ky Memorandum i Mirëkuptimit do të zëvendësojë dhe mbizotëroj mbi Memorandumin
e Mirëkuptimit të nënshkruar nga Palët më 23 prill 2013, dhe do të hyjë në fuqi në datën
e pranimit të njoftimit të fundit me shkrim përmes të cilit Palët njoftojnë njëra-tjetrën
nëpërmjet kanaleve diplomatike, se procedurat e tyre përkatëse të brendshme ligjore të
ratifikimit kanë përfunduar. Ai do të mbetet në fuqi deri më 31 dhjetor 2020 dhe, nëse
nuk anulohet në mënyrë të qartë nga njëra ose nga të dy Palët, do të zgjatet
automatikisht në baza vjetore. Në rast se një nga Palët dëshiron ta përfundojë, një
njoftim formal me shkrim tek Pala tjetër të paktën tre (3) muaj përpara do të jetë i
domosdoshëm.
6

2. Nëse njëra nga Palët e konsideron si të nevojshme ndryshimin e këtij Memorandumi të
Mirëkuptimit, ajo mund të kërkojë konsultime me Palën tjetër. Çdo ndryshim në këtë
Memorandum të Mirëkuptimit duhet të bëhet vetëm me shkrim.
3. Çdo mosmarrëveshje që lind në lidhje me zbatimin ose interpretimin e këtij
Memorandumi të Mirëkuptimit duhet të zgjidhet në mënyrë miqësore dhe përmes
konsultimit të drejtpërdrejtë ndërmjet Palëve ose nëpërmjet kanaleve diplomatike.
Në dëshmi të kësaj, të nënshkruarit, duke vepruar në emër të Qeverive të tyre përkatëse, kanë
nënshkruar këtë Memorandum të Mirëkuptimit në dy kopje origjinale në gjuhën angleze.
Për Qeverinë e Republikës së Kosovës





(Data,nënshkrimi dhe vula)
Hajredin Kuçi
Zëvendëskryeministër
Për Qeverinë e Dukatit të Madh të
Luksemburgut




(Data, nënshkrimi dhe vula)
Romain Schneider
Ministër i Bashkëpunimit Zhvillimor dhe
Asistencës Humanitare