MARRËVESHJA BILATERALE
NDËRMJET
REPUBLIKËS SË KOSOVËS
DHE
DUKATIT TË MADH TË LUKSEMBURGUT
Qeveria e Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e saj për Integrim
Evropian;
dhe
Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut, e përfaqësuar nga Ministria e saj e
Punëve të Jashtme dhe Evropiane;
të dyja të referuara më poshtë si ''Palët''
Duke pasur parasysh programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës 2015-2018 dhe
planet e saj vjetore të punës;
2
Duke marrë parasysh Ligjin Nr. 2008/03-L-033 për Statusin, Imunitetet dhe Privilegjet e
Misioneve Diplomatike, Konsullore dhe Personelin në Republikën e Kosovës, dhe
Praninë Ndërkombëtare Ushtarake si dhe Personelin e saj;
Duke marrë parasysh strategjitë dhe parimet të Bashkëpunimit për Zhvillim të Dukatit të
Madh të Luksemburgut;
Duke pasur parasysh zotimin e qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut në
zhvillimin socio-ekonomik të vendeve të Evropës Juglindore;
Duke marrë parasysh të gjitha projektet për bashkëpunim zhvillimor dhe humanitar si dhe
programet e Dukatit të Madh të Luksemburgut të zbatuara në Kosovë që nga viti 1999;
Duke marrë parasysh marrëveshjen e përgjithshme bilaterale ndërmjet Republikës së
Kosovës dhe Dukatit të Madh të Luksemburgut të nënshkruar më 23 prill të vitit 2013;
Duke pasur parasysh nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndërmjet
Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës, të nënshkruar më 27 tetor 2015 dhe
hyrjen e saj në fuqi më 1 prill 2016;
Duke pasur parasysh dëshirën e Palëve për të thelluar më tej bashkëpunimin e tyre;
kanë rënë dakord si në vijim:
Neni I: Parimet udhëheqëse
Raportet e bashkëpunimit për zhvillim të ndërmjet Palëve, si dhe të gjitha dispozitat e
përfshira në këtë Marrëveshjeje bilaterale janë bazuar në respektimin e parimeve
demokratike dhe të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë, të cilat
janë elemente përbërëse të kësaj Marrëveshje.
Neni II: Qëllimi dhe objektivat
Palët, në kuadër të bashkëpunimit të tyre për zhvillim, angazhohen të luftojnë kundër
varfërisë dhe për zbatimin e projekteve dhe programeve zhvillimore të destinuara për
plotësimin e nevojave bazike të pjesës më të rrezikuar të popullsisë. Prioritet do i jepet
përmbushjes së nevojave themelore, nxitjes së zhvillimit social, si dhe shpërndarjes së
barabartë të përfitimeve nga rritja.
3
Fokusi i veçantë do të jetë ngritja e kapaciteteve të atyre të përfshirë në funksionimin dhe
përmirësimin e kuadrit institucional të nevojshëm për një shoqëri demokratike dhe
pluraliste si dhe për integrimin në BE. Qeverisja e mirë, kohezioni social dhe shfaqja e
një shoqërie aktive dhe civile të organizuar përbënë një pjesë integrale të kësaj qasje. Roli
i gruas, barazia gjinore, si dhe mbrojtja e minoriteteve do të mbështeten dhe promovohen
në mënyrë sistematike në të gjitha aktivitetet e ndërmarra në kuadër të kësaj Marrëveshje.
Kërkesat e menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe të mbrojtjes së mjedisit
do të zbatohen dhe përfshihen në të gjitha nivelet e partneritetit.
Neni III: Autoritetet kompetente, zbatimi dhe monitorimi
Në përputhje me ligjet e tyre kombëtare, Palët i besojnë organeve të shënuara më poshtë
me përgjegjësinë për koordinim dhe planifikimin e zbatimit të projekteve dhe
programeve të zhvillimit në kuadër të kësaj Marrëveshje.
Për Dukatin e Madh të Luksemburgut, organi kompetent është Drejtoria për Zhvillim dhe
Bashkëpunim e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Evropiane.
Për Republikën e Kosovës, organi kompetent është Departamenti i Asistencës
Zhvillimore i Ministrisë për Integrim Evropiane.
Të gjitha aktivitetet e kryera në kuadër të kësaj Marrëveshjeje duhet të dakordohen nga
organet kompetente të të dyja Palëve të përmendura në §2 dhe 3 më sipër ose nga
përfaqësuesit e tyre të mandatuar, gjithmonë me konsultime të rregullta me ministritë
relevante të linjës dhe organet pranuese, me anë të protokolleve të projektit/programit që
përmban objektin, buxhetin, metodat e zbatimit dhe të gjitha detyrimet që duhet të
respektohen nga Palët. Për çdo projekt ose protokoll të programit një projekt i detajuar
ose dokument i programit duhet të aneksohet.
Komisioni i Nivelit të Lartë të Partneritetit do të thirret nga palët një herë në vit, me radhë
në Prishtinë dhe Luksemburg, për të monitoruar zbatimin e projekteve dhe programeve.
Neni IV: Modalitetet e bashkëpunimit dhe sektorët prioritar të ndërhyrjes
Bashkëpunimi i kryer brenda kuadrit të kësaj Marrëveshjeje mund të marrë një nga
format e mëposhtme:
1. Mbështetje financiare për zbatimin e projekteve ose programeve për zhvillim dhe
bashkëpunim;
2. Ofrim të asistencës teknike, ekspertizës dhe personelit të kualifikuar;
3. Çdo formë tjetër të bashkëpunimit që mund të jetë dakorduar nga Palët
Sektorët prioritar në të cilët ky bashkëpunim do të ndodhë do të dakordohen së bashku
dhe do të përcaktohen në një memorandum të veçantë.
4
Neni V: Kontributet e Palëve
a) Kontributet e Dukatit të Madh të Luksemburgut:
I kryen të gjitha veprimtaritë e përcaktuara si detyrime të Qeverisë së Dukatit të
Madh të Luksemburgut në protokollet e projektit/programit të përmendur në
Nenin III të kësaj Marrëveshje dhe në dokumentet në lidhje me
projektin/programin;
I mbulon të gjitha shpenzimet të cilat dalin nga caktimi i personelit të vënë në
dispozicion nga ana e Qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut;
E furnizon personelin e vënë në dispozicion nga ana e Qeverisë së Dukatit të
Madh të Luksemburgut me mjetet e nevojshme për të kryer punën e tyre në
projektet dhe programet e përmendura. Këta anëtar të personelit do të punojnë në
bashkëpunim me personelin e vënë në dispozicion nga Republika e Kosovës.
b) Kontributet e Republikës së Kosovës:
I kryen të gjitha veprimtaritë e përcaktuara si detyrime të Qeverisë së Republikës
së Kosovës në protokollet e projektit/programit të përmendur në Nenin III të kësaj
Marrëveshje dhe në dokumentet në lidhje me projektin/programin;
E furnizon personelin e nevojshëm për zbatimin e projekteve/programeve të tilla.
Këta anëtar të personelit do të punojnë në koordinim me personelin e vënë në
dispozicion nga ana e Qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut. Qeveria e
Republikës së Kosovës garanton disponueshmërinë e këtij personeli;
Kur është e mundur, i siguron objektet dhe mjetet materiale të nevojshme për
funksionimin e duhur dhe zbatimin e projekteve apo programeve;
I ndërmerr në mënyrë të shpejtë të gjitha hapat administrative dhe ligjore të
nevojshme për zbatimin e duhur të aktiviteteve të kryera në kuadër të kësaj
Marrëveshje, në veçanti ato të përcaktuara sipas Nenit VII më poshtë.
Neni VI: Organet përfaqësuese
Në mënyrë që të lehtësojë koordinimin dhe zbatimin e aktiviteteve të kryera në kuadër të
kësaj Marrëveshje, Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut do të delegojë
mbikëqyrjen në baza ditore të projekteve dhe programeve në Ambasadën e saj në
Prishtinë dhe do të caktojë stafin e duhur për Ambasadën e përmendur.
Në kuadër të kësaj Marrëveshjeje, Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut do t'i
besojë pjesën më të madhe të zbatimit të projekteve/programeve të zhvillimit Lux-
Development SA, agjencisë së saj zbatuese, si dhe Fondacionit Kosovë-Luksemburg, një
OJQ me bazë në Kosovë.
Në mënyrë që të mbikëqyrë zbatimin e projekteve dhe programeve për bashkëpunim dhe
zhvillim për të cilat janë mandatuar respektivisht, Lux-Development S.A. dhe Fondacioni
Kosovë-Luksemburg do të mirëmbajnë Zyrat Rajonale respektivisht në Prishtinë dhe
Ferizaj, dhe do të caktojnë stafin e duhur për to.
5
Neni VII: Privilegjet dhe imunitetet
Republika e Kosovës duhet:
a) T’i ofrojë zyrës rajonale të Lux-Development S.A. në Prishtinë statusin e një
organizate ndërkombëtare në kuptim të Nenit 3.2.e) të Ligjit Nr. 03/L-033 për
Statusin, Imunitetet dhe Privilegjet e Misioneve Diplomatike, Konsullore dhe
Personelin në Republikën e Kosovës, dhe në Praninë Ndërkombëtare Ushtarake dhe
Personelin e Saj. Përkufizimi i anëtarëve të familjes, siç përmendet në nenin 5 të
Ligjit në fjalë, por gjithashtu sipas pikës b) më poshtë, do të konsiderohet të përfshijë
bashkëshortët ose partnerët e një pakti solidariteti civil, si dhe fëmijët nën moshën 21
vjeçare;
b) Të i sigurojë të gjithë stafit emigrant të Lux-Development SA që punon në projekte
bilaterale të zhvillimit që bien nën kompetencat e kësaj marrëveshjeje, si dhe
familjarët e tyre, me të gjitha lejet e qëndrimit dhe punës, vizat dhe dokumentet e
tjera ligjore të nevojshme për të qëndruar në Kosovë dhe të përmbushin detyrat e tyre.
Kjo kategori e stafit dhe familjarëve të tyre do të përfitojnë nga Neni 5.5 të Ligjit Nr.
03/L-033 i përmendur më lart që rregullon imunitetin nga juridiksioni penal i
Republikës së Kosovës. Më tej, këta anëtar të personelit dhe anëtarët e familjeve të
tyre do të lirohen nga tatimet e importit, taksat doganore, akcizat dhe tatimi mbi
vlerën e shtuar në të gjitha sendet personale që ata sjellin në Republikën e Kosovës
gjatë procesit të lëvizje të tyre për qëllime zyrtare. Këta anëtarë të stafit, por jo edhe
familja e tyre, përderisa mbulohen nga përjashtimet e tjera, do të lirohen nga të gjitha
të ardhurat apo tatimet e tjera personale në nivel komunal dhe republikan. Së fundi
Republika e Kosovës do t'i garantojë këtyre anëtarëve të stafit sigurimin nga çdo
ankesë ose detyrim që rrjedh nga sjellja e tyre, me kusht që sjellja e tillë do të jetë në
rrjedhë dhe brenda fushës së punësimit të tyre në bazë të kësaj Marrëveshjeje dhe me
kusht që asnjë detyrim nuk do të ngritët për Republikën e Kosovës në këtë pikë, në
rast të kërkesës së tillë apo detyrimi që rrjedh nga neglizhenca e madhe ose sjellja e
pahijshme e qëllimshme e ekspertëve të tillë;
c) Të lirojë të gjithë zyrat e Lux-Development SA që funksionojnë në bazë të një
marrëveshje të veçantë dhe nën ombrellën e përgjithshme të kësaj Marrëveshjeje, nga
çdo detyrim doganor, taksa të shitjes dhe taksat e tjera (përfshirë TVSH-në), tarifat
dhe taksat për të gjitha furnizimet (mallrat, punët dhe shërbimet), të cilat ose do të
importohen në Kosovë ose do të merren në nivel lokal dhe të përdoren në kuadër të
kësaj Marrëveshje.
d) Të lehtësojë regjistrimin e duhur të të gjitha zyrave të Lux-Development SA që
funksionojnë në bazë të marrëveshjeve të veçanta që bien nën ombrellën e kësaj
marrëveshje në mënyrë të tillë që këto zyra të projektit do të kenë një status të qartë
ligjor duke i lejuar ato që të veprojnë në përputhje me parimet e përcaktuara në këtë
Marrëveshje dhe të përfitojnë nga privilegjet dhe imunitetet e shënuara në paragrafët
b) dhe c) më sipër;
e) Të sigurojë informata të plota të rëndësishme dhe të përgatisë që të gjithë
dokumentacionin e nevojshëm të kërkuar për detyrimet doganore, tatimin mbi shitjen
dhe tatimet e tjera (përfshirë TVSH-në), tarifat dhe përjashtimin nga tarifat;
6
f) Të garantoj sigurinë e personelit, ambientet dhe sendet e Zyrës Rajonale të Lux-
Development S.A. si dhe zyrat e saj të tjera që funksionojnë në bazë të marrëveshjeve
të veçanta bilaterale që bien nën ombrellën e përgjithshëm të kësaj Marrëveshje.
Neni VIII: Hyrja në fuqi, plotësim-ndryshimet,
zgjidhja e mosmarrëveshjeve dhe përfundimi i saj
1. Kjo Marrëveshje do të zëvendësojë dhe mbizotërojë mbi Marrëveshjet e
nënshkruara nga Palët më 23 prill të vitit 2013, dhe do të hyjë në fuqi në datën e
pranimit të njoftimit të fundit me shkrim përmes të cilit Palët njoftojnë njëra-tjetrën
nëpërmjet kanaleve diplomatike, se procedurat e tyre ligjore përkatëse të
brendshme të ratifikimit kanë përfunduar. Ajo do të mbetet në fuqi deri më 31
dhjetor 2020 dhe, nëse nuk anulohet në mënyrë të qartë nga njëra ose nga të dy
Palët, do të zgjatet automatikisht në baza vjetore. Në rast se një nga Palët dëshiron
ta anulojë, një njoftim formal me shkrim të paktën tre (3) muaj përpara tek Pala
tjetër është i domosdoshëm.
2. Nëse njëra nga Palët e konsideron si të nevojshme ndryshimin e kësaj Marrëveshje,
ajo mund të kërkojë konsultime me Palën tjetër. Çdo ndryshim në këtë Marrëveshje
duhet të bëhet vetëm me shkrim.
3. Çdo mosmarrëveshje që lind në lidhje me zbatimin ose interpretimin e kësaj
Marrëveshjeje duhet të zgjidhet në mënyrë miqësore dhe përmes konsultimit të
drejtpërdrejtë ndërmjet Palëve ose nëpërmjet kanaleve diplomatike.
Në dëshmi të kësaj, të nënshkruarit, duke vepruar në emër të Qeverive të tyre përkatëse,
kanë nënshkruar këtë Marrëveshje në dy kopje origjinale në gjuhën angleze.
Për Qeverinë e Republikës së Kosovës
(Data,nënshkrimi dhe vula)
Hajredin Kuçi
Zëvendëskryeministër
Për Qeverinë e Dukatit të Madh të
Luksemburgut
(Data, nënshkrimi dhe vula)
Romain Schneider
Ministër i Bashkëpunimit Zhvillimor dhe
Asistencës Humanitare