LIGJI NR. 05/L-093 PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS PËR HEQJEN E KËRKESËS PËR LEGALIZIM TË DOKUMENTEVE ZYRTARE TË HUAJA (5 TETOR 1961)

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 23 / 7 KORRIK 2016, PRISHTINË
3
LIGJI Nr. 05/L-093 PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS PËR HEQJEN E KËRKESËS
PËR LEGALIZIM TË DOKUMENTEVE ZYRTARE TË HUAJA (5 TETOR 1961) / SHTOJCA I
LIGJI Nr. 05/L-093
PËR RATIFIKIMIN E KoNVENTËS PËR HEQJEN E KËRKESËS PËR LEGALIZIM TË
DoKUMENTEVE ZYRTARE TË HUAJA (5 TEToR 1961)
Kuvendi i Republikës së Kosovës;
Në mbështetje të neneve 18 dhe 65 (1) dhe (4) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Miraton
LIGJ PËR RATIFIKIMIN E KoNVENTËS PËR HEQJEN E KËRKESËS PËR LEGALIZIM TË
DoKUMENTEVE ZYRTARE TË HUAJA (5 TEToR 1961)
Neni 1
Qëllimi
Me anë të këtij ligji ratifikohet Konventa për heqjen e kërkesës për legalizim të dokumenteve
zyrtare të huaja, e datës 5 tetor 1961 ( teksti i bashkëngjitur ne Shtojcën I të këtij ligji)
Neni 2
Fushëveprimi
Fushëveprimi i këtij ligji është ratifikimi i Konventës për heqjen e kërkesës për legalizimin
e dokumenteve zyrtare të huaja, e datës 5 tetor 1961, e miratuar si nismë nga Qeveria e
Republikës së Kosovës me vendimin nr. 07/51, të datës 25 shtator 2015, si dhe me depozitimin
e instrumentit të aderimit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës më datë
6 nëntor 2015.
Neni 3
Autoriteti kompetent
Në përputhje me nenin 6 të Konventës, autoritetet kompetente për përmbushjen e detyrave të
kësaj Konvente janë Departamenti për Çështje Konsullore-MPJ dhe Agjencioni i Regjistrimit
Civil-MPB
Neni 4
Zbatimi i Ligjit

Për zbatimin e këtij ligji sipas propozimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së
Punëve të Brendshme, Qeveria do të miratoi aktet nënligjore me qëllim të zbatitmit të dispozitave
përkatëse të Konventës për heqjen e kërkesës për legalizim të dokumenteve zyrtare të huaja
e dates 5 tetor 1961.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 23 / 7 KORRIK 2016, PRISHTINË
4
LIGJI Nr. 05/L-093 PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS PËR HEQJEN E KËRKESËS
PËR LEGALIZIM TË DOKUMENTEVE ZYRTARE TË HUAJA (5 TETOR 1961) / SHTOJCA I
Neni 5
Përjashtimi nga fusha e zbatimit
Ky ligj nuk rregullon procedurat e legalizimit të dokumenteve të huaja respektivisht për shtetet
që shprehin kundërshtimin për aderimin e Republikës së Kosovës në Konventën për heqjen e
kërkesës për legalizim të dokumenteve zyrtare të huaja te datës 5 tetor 1961.
Neni 6
Dispozitat Kalimtare
Aktet nënligjore që janë miratuar para se të hyjë në fuqi ky ligj vlejnë deri në atë masë që nuk
janë në kundërshtim me këtë ligj.
Neni 7
Hyrja në Fuqi
Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së
Kosovës.
Ligji Nr. 05/L-093
9 qershor 2016
Shpallur me dekretin Nr. DL-018-2016, datë 22.06.2016 nga Presidenti i Republikës së
Kosovës Hashim Thaçi.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 23 / 7 KORRIK 2016, PRISHTINË
5
LIGJI Nr. 05/L-093 PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS PËR HEQJEN E KËRKESËS
PËR LEGALIZIM TË DOKUMENTEVE ZYRTARE TË HUAJA (5 TETOR 1961) / SHTOJCA I
SHToJCA I
KoNVENTA PËR HEQJEN E KËRKESËS PËR LEGALIZIM TË DoKUMENTEVE ZYRTARE
TË HUAJA (5 TEToR 1961)
Shtetet Palë në këtë Konventë,
Me dëshirën për të hequr kërkesën për legalizim diplomatik dhe konsullor të dokumenteve
zyrtare të huaja, vendosën të hartojnë këtë Konventë duke rënë dakord si më poshtë:
Neni 1
Kjo Konventë zbatohet për dokumentet zyrtare që ekzekutohen në territorin e një Shteti Palë
dhe lëshohen (prodhohen) në territorin e një Shteti tjetër Palë.
Në kuptim të kësaj Konvente konsiderohen zyrtare:
a) Dokumentet e lëshuara nga një autoritet ose funksionar i lidhur me gjyqësorin e
shtetit, përfshi edhe dokumentet e lëshuara nga prokuroritë, sekretaritë e gjykatave
dhe zyrat përmbarimore;
b) Dokumentet administrative;
c) Aktet noteriale;
d) Vërtetimet zyrtare, vendosur mbi një dokument dhe firmosur nga një person në
cilësinë e tij si individ, që dëshmojnë regjistrimin e këtij dokumenti ose ekzistencën e
tij në një datë të caktuar, si edhe vërtetimin zyrtar e noterial të vërtetësisë së firmave.
Kjo Konventë nuk zbatohet:
a) Për dokumentet e ekzekutuara nga agjentë diplomatikë ose konsullorë;
b) Për dokumentet administrative që lidhen drejtpërdrejt me veprime tregtare ose
doganore.
Neni 2
Çdo Shtet Palë përjashton nga legalizimi dokumentet e lëshuara në territorin e tij mbi të cilat
zbatohet kjo Konventë. Në kuptim të kësaj Konvente, legalizimi nënkupton vetëm aktin e
formalitetit, me anë të të cilit agjentët diplomatikë ose konsullorë të shtetit, në territorin e të cilit
lëshohet dokumenti, vërtetojnë autenticitetin e firmës, cilësinë me të cilën ka vepruar personi që
ka firmosur dokumentin dhe, nëse është rasti, identitetin e vulës dhe pullës që bart.
Neni 3
Me qëllim që të vërtetohet autenticiteti i firmës, cilësia në të cilën ka vepruar personi që firmos
dokumentin dhe, nëse është rasti, identiteti i vulës apo pullës që ai bart, formaliteti i vetëm
që mund të kërkohet është paraqitja e një certifikate, të përshkruar në nenin 4, lëshuar nga
autoriteti kompetent i shtetit që nxjerr dokumentin.
Megjithatë, formaliteti i përmendur në paragrafin e mësipërm nuk mund të kërkohet në rastin
kur ligjet, rregulloret dhe praktika në fuqi në shtetin në të cilin lëshohet dokumenti ose një
marrëveshje midis dy a më shumë Shteteve Palë e shmang, e thjeshton ose e përjashton
dokumentin nga legalizimi.
Neni 4
Certifikata e përmendur në nenin 3 paragrafi i parë vendoset për së gjati në një qoshe të
dokumentit, sipas modelit bashkëngjitur kësaj Konvente.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 23 / 7 KORRIK 2016, PRISHTINË
6
LIGJI Nr. 05/L-093 PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS PËR HEQJEN E KËRKESËS
PËR LEGALIZIM TË DOKUMENTEVE ZYRTARE TË HUAJA (5 TETOR 1961) / SHTOJCA I
Megjithëse ajo mund të hartohet në gjuhën zyrtare të autoritetit që e lëshon dhe në një gjuhë
të dytë, titulli, certifikata, duhet të jenë në gjuhën frënge “Apostille” (Konventa e Hagës e datës
5 tetor 1961).
Neni 5
Certifikata lëshohet me kërkesë të personit që ka firmosur dokumentin ose të çdo personi tjetër.
Nëse plotësohet saktësisht, ajo vërteton autenticitetin e firmës, cilësinë në të cilën ka vepruar
personi që e ka firmosur dhe, nëse është rasti, identitetin e vulës ose pullës që ky dokument
bart.
Firma, vula dhe pulla në certifikatë përjashtohen nga çdo lloj vërtetimi i mëtejshëm.
Neni 6
Mbështetur në paragrafin e parë të nenit 3, çdo Shtet Palë përcakton autoritetin kompetent për
nxjerrjen e certifikatës në përputhje me funksionin zyrtar të tij.
Në momentin e depozitimit të instrumenteve të ratifikimit, të aderimit ose të deklaratës së
zgjerimit, Shteti Palë njofton Ministrinë e Punëve të Jashtme të Hollandës për caktimin e
autoritetit kompetent për nxjerrjen e certifikatës, si edhe për ndryshimet e mundshme të
autoritetit kompetent në të ardhmen.
Neni 7
Autoriteti kompetent, në zbatim të nenit 6, mban një regjistër në të cilin regjistrohen certifikatat
e lëshuara, duke specifikuar:
a) Numrin dhe datën e certifikatës;
b) Emrin e personit që firmos dokumentin zyrtar dhe cilësinë në të cilën ka vepruar
ose, në rastet e dokumenteve të pafirmosura, emrin e autoritetit që ka vënë vulën ose
pullën.
Me kërkesë të personit të interesuar, autoriteti që ka lëshuar certifikatën vërteton nëse të
dhënat në certifikatë korrespondojnë me të dhënat e mbajtura në regjistër
Neni 8
Nëse midis dy ose më shumë Shteteve Palë ekziston një marrëveshje, traktat ose konventë,
që përmban dispozita që lidhen me vërtetimin e firmës, vulës ose pullës për disa formalitete
të caktuara, dispozitat e kësaj Konvente kanë përparësi përsa u takon atyre dispozitave që
sanksionojnë formalitete më strikte, sesa ato të parashikuara në nenet 3 dhe 4.
Neni 9
Çdo Shtet Palë merr masat e nevojshme për të shmangur legalizimin e dokumenteve nga
agjentët e tij diplomatikë dhe konsullorë në rastet kur kjo Konventë parashikon përjashtimin.
Neni 10
Kjo Konventë është e hapur për nënshkrim për shtetet e përfaqësuara në sesionin e nëntë të
Konferencës së Hagës mbi të Drejtën Ndërkombëtare Private si dhe për Islandën, Irlandën,
Lichtenstein dhe Turqinë.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 23 / 7 KORRIK 2016, PRISHTINË
7
LIGJI Nr. 05/L-093 PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS PËR HEQJEN E KËRKESËS
PËR LEGALIZIM TË DOKUMENTEVE ZYRTARE TË HUAJA (5 TETOR 1961) / SHTOJCA I
Pas ratifikimit instrumentet përkatës depozitohen në Ministrinë e Punëve të Jashtme të
Hollandës.
Neni 11
Kjo Konventë hyn në fuqi në ditën e gjashtëdhjetë pas depozitimit të instrumentit të tretë të
ratifikimit, parashikuar në paragrafin e dytë të nenit 10.
Konventa hyn në fuqi për çdo Shtet Palë që e ratifikon në një datë të mëvonshme, në ditën e
gjashtëdhjetë pas depozitimit të instrumenteve përkatëse të ratifikimit.
Neni 12
Çdo shtet, që nuk përmendet në nenin 10, mund të aderojë në këtë Konventë pas hyrjes në
fuqi të saj në përputhje me nenin 11 paragrafi i parë. Instrumenti i aderimit depozitohet pranë
Ministrisë së Punëve të Jashtme të Hollandës.
Ky aderim do të ketë efekt vetëm në lidhje me marrëdhëniet midis shtetit aderues dhe Shteteve
Palë, të cilat nuk kanë paraqitur kundërshtim për këtë aderim brenda gjashtë muajve nga marrja
e lajmërimit, parashikuar nga neni 15 pika d. Për çdo kundërshtim duhet të njoftohet Ministria e
Punëve të Jashtme të Hollandës.
Konventa hyn në fuqi, ndërmjet shtetit aderues dhe shteteve, të cilat nuk kanë paraqitur
kundërshtime për këtë aderim ditën e gjashtëdhjetë pas përfundimit të periudhës 6 - mujore,
përmendur në paragrafin më sipër.
Neni 13
Në momentin e nënshkrimit, ratifikimit dhe aderimit, çdo shtet deklaron shtrirjen e efekteve të
kësaj Konvente, në të gjithë territorin që ai përfaqëson në nivel ndërkombëtar apo në një ose
disa prej tyre. Kjo deklaratë bëhet efektive në momentin e hyrjes në fuqi të Konventës në atë
shtet.
Në vazhdimësi, për çdo shtrirje të kësaj natyre njoftohet Ministria e Punëve të Jashtme të
Hollandës.
Nëse deklarata e zgjerimit bëhet nga një shtet, i cili e ka nënshkruar dhe e ka ratifikuar
Konventën, kjo Konventë hyn në fuqi për territoret në fjalë në përputhje me dispozitat e nenit
11. Nëse deklarata e zgjerimit bëhet nga një shtet, i cili ka aderuar, kjo Konventë hyn në fuqi për
këto territore në përputhje me dispozitat e nenit 12.
Neni 14
Kjo Konventë ka një kohëzgjatje 5-vjeçare nga dita e hyrjes në fuqi, në përputhje me nenin 1
paragrafi i parë, përfshi edhe shtetet që e kanë ratifikuar ose e kanë aderuar në një datë të
mëvonshme.
Nëse nuk ka denoncime, Konventa rinovohet në mënyrë të heshtur çdo pesë vjet. Çdo denoncim
i njoftohet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Hollandës të paktën 6 muaj përpara përfundimit
të periudhës prej 5 vjetësh.
Ajo mund të kufizohet për disa territore në të cilat zbatohet Konventa.
Denoncimi ka efekt vetëm për shtetin që e paraqet. Konventa mbetet në fuqi për shtetet e tjera
palë.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 23 / 7 KORRIK 2016, PRISHTINË
8
LIGJI Nr. 05/L-093 PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS PËR HEQJEN E KËRKESËS
PËR LEGALIZIM TË DOKUMENTEVE ZYRTARE TË HUAJA (5 TETOR 1961) / SHTOJCA I
Neni 15
Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës u njofton Shteteve Palë të përmendura në nenin 10,
si dhe shteteve që kanë aderuar në përputhje me nenin 12, sa më poshtë:
a) Njoftimin e parashikuar në nenin 6 paragrafi i dytë;
b) Nënshkrimet dhe ratifikimet e parashikuara në nenin 10;
c) Datën në të cilën kjo Konventë hyn në fuqi në përputhje me nenin 11 paragrafi i parë;
d) Aderimet dhe kundërshtimet e parashikuara në nenin 12 dhe datën në të cilën ato
bëhen efektive;
e) zgjerimet e parashikuara në nenin 13 dhe datën në të cilat ato bëhen efektive;
f) denoncimet e parashikuara në nenin 14 paragrafi i tretë.
Në dëshmi të kësaj, personat e autorizuar posaçërisht nënshkruajnë këtë Konventë në Hagë,
më 5 tetor 1961 në dy gjuhë, anglisht dhe frëngjisht, të lidhura në një kopje të vetme, ku teksti
frëngjisht ka përparësi në rast divergjencash ndërmjet dy teksteve. Kopja e vetme depozitohet
në arkivat e Qeverisë holandeze. Prej së cilës një kopje e vërtetuar i dërgohet nëpërmjet
kanaleve diplomatike çdo shteti të përfaqësuar në sesionin e nëntë të konferencës së Hagës
mbi të Drejtën Ndërkombëtare Private, si dhe Islandës, Irlandës, Lichtenshtajnit dhe Turqisë.