LIGJI NR. 05/L -077 PËR REGJISTRIMIN DHE OFRIMIN E SHËRBIMEVE PËR TË PAPUNËT, PUNËKËRKUESIT DHE PUNËDHËNËSIT

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 26 / 21 KORRIK 2016, PRISHTINË
1
LIGJI Nr. 05/L -077 PËR REGJISTRIMIN DHE OFRIMIN E SHËRBIMEVE PËR TË PAPUNËT, PUNËKËRKUESIT DHE PUNËDHËNËSIT
LIGJI Nr. 05/L -077
PËR REGJISTRIMIN DHE oFRIMIN E SHËRBIMEVE PËR TË PAPUNËT,
PUNËKËRKUESIT DHE PUNËDHËNËSIT
Kuvendi i Republikës së Kosovës;
Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës se Kosovës,
Miraton
LIGJ PËR REGJISTRIMIN DHE oFRIMIN E SHËRBIMEVE PËR TË PAPUNËT,
PUNËKËRKUESIT DHE PUNËDHËNËSIT
Neni 1
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është që të rregullohen kushtet dhe procedurat e regjistrimit të të papunësuarve,
punëkërkuesve dhe punëdhënësve, ofrimin e shërbimeve dhe masave për punësim nga
Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës në tekstin e mëtejmë (APRK) dhe detyrimet e
tyre ndaj APRK, për të marrë këto shërbime që kanë synim rritjen e punësimit dhe parandalimin
e papunësisë afatgjate në Republikën e Kosovës.
Neni 2
Fushëveprimi
Dispozitat e këtij ligji zbatohen nga APRK, ndaj të papunësuarve, punëkërkuesve dhe
punëdhënëseve të regjistruar.
Neni 3
Përkufizimet
1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim:
1.1. I papunësuari i regjistruar - çdo person i moshës prej tetëmbëdhjetë (18) deri
gjashtëdhjetekatër (64) vjeç, i papunësuar dhe i regjistruar në APRK-ë;
1.2. Punëkërkuesi i regjistruar – çdo person që kërkon punë prej moshës
pesëmbëdhjetë (15) deri tetëmbëdhjetë (18) vjeçare, personat që punojnë me orar të
plotë apo gjysmë orari, personat që janë suspenduar përkohësisht nga puna, të cilët
janë të regjistruar në sistemin e shërbimeve online të APRK;
1.3. Punëdhënësi i regjistruar - personi fizik ose juridik i cili i siguron punë punëmarrësit
dhe i paguan pagën për punën ose për shërbimet e kryera, dhe i cili regjistrohet në
Zyrën e Punësimit personalisht ose në sistemin e shërbimeve online të APRK;
1.4. Deklarata e Papunësisë - dokument zyrtar i Zyrës së Punësimit, përmes së cilës
vërtetohet se personi është i papunë dhe në mënyrë aktive ka kërkuar punë;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 26 / 21 KORRIK 2016, PRISHTINË
2
LIGJI Nr. 05/L -077 PËR REGJISTRIMIN DHE OFRIMIN E SHËRBIMEVE PËR TË PAPUNËT, PUNËKËRKUESIT DHE PUNËDHËNËSIT
1.5. Aftësimi dhe riaftësimi profesional - aktivitetet që kanë për qëllim të ofrojnë
njohuri dhe shkathtësi praktike për realizim efikas të aktiviteteve në kuadër të një
profesioni apo një grupi profesionesh;
1.6. Grupet e cenueshme - personat e klasifikuar nga këshilltarët e punësimit që kanë
më shumë vështirësi në gjetjen e punës, siç janë të papunët nën njëzetepesë (25) vjeç,
të papunët afatgjatë të regjistruar mbi dymbëdhjetë (12) muaj, të papunët pa kualifikime
profesionale, të papunët me aftësi të kufizuara, dhe përfitues nga asistenca sociale, etj;
1.7. Personat me aftësi të kufizuara – persona që kanë dëmtime fizike, mendore,
intelektuale apo shqisore afat-gjatë të cilat në ndërveprim me barriera të ndryshme
mund të pengojnë pjesëmarrjen e tyre të plotë dhe efektive në shoqëri në baza të
barabarta me të tjerët;
1.8. Punësimi i përshtatshëm - çdo punë e cila është në përputhje me kushtet dhe
kërkesat e dispozitave ligjore që e rregullojnë marrëdhënien e punës, punë të cilën e
kryen personi në përputhje me aftësitë, mundësitë si dhe në përputhje me kualifikimin
përkatës të fituar gjatë shkollimit, aftësimit apo riaftësimit profesional të tij;
1.9. MPMS - Ministria përkatëse për Punë dhe Mirëqenie Sociale;
1.10. APRK - Agjencia përkatëse për Punësim në Republikën e Kosovës;
1.11. DPP - Departamenti i Punës dhe Punësimit;
1.12. ZP - Zyra e Punësimit, si strukturë organizative e APRK;
1.13. QAP - Qendra e Aftësimit Profesional, si strukturë organizative e APRK;
1.14. Sistemi i shërbimeve online - ofrimi i shërbimeve të punësimit për klientët
nga ana e APRK nëpërmjet internetit, e-mailit, telefonave etj;
1.15. Plani individual i punësimit (PIP) - plan që përgatitet për personin i cili është
pjesë e grupit të cenueshëm, për të rritur mundësinë e tij për të gjetur punë;
1.16. Klubi i punës - është një program specifik i Shërbimeve Publike të Punësimit-
SHPP, i cili i bashkon një grup individësh të papunësuar në baza të rregullta në mënyrë
që të ofrohet mbështetja për të zhvilluar aftësitë e të papunësuarve për të kërkuar dhe
gjetur punë. Klubi ju mundëson anëtarëve që të zgjerojnë rrjetin e tyre të kontakteve,
ofron mbështetje gjatë kërkimit të punës në grup dhe krijon vetëbesimin dhe optimizmin
e pjesëmarrësve;
1.17. Panairet e punës - është një ngjarje që zhvillohet në zonë të caktuar disa herë
në vit, ku një numër i punëdhënësve dhe punëkërkuesve vijnë së bashku për qëllime të
aplikimit dhe intervistimit për punë;
Neni 4
Kushtet e ofrimit të shërbimeve të punësimit nga APRK
1. Shërbimet e punësimit lehtësojnë punësimin e personave që kërkojnë punë dhe punëdhënësit
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 26 / 21 KORRIK 2016, PRISHTINË
3
LIGJI Nr. 05/L -077 PËR REGJISTRIMIN DHE OFRIMIN E SHËRBIMEVE PËR TË PAPUNËT, PUNËKËRKUESIT DHE PUNËDHËNËSIT
në gjetjen e fuqisë së përshtatshme punëtore.
2. Zyrat e Punësimit gjatë ndërmjetësimit në punësim trajtojnë palët pa diskriminim në bazë të
prejardhjes etnike, gjinisë, moshës, fesë, mendimit politik, ngjyrës, apo ndonjë formë tjetër të
diskriminimit që rregullohet sipas dispozitave ligjore në fuqi.
3. APRK do të siguroj konfidencialitet në të gjitha aktivitetet dhe shërbimet e tyre.
4. Të gjitha shërbimet e ofruara për të papunët e regjistruar, punëkërkuesit e regjistruar dhe
punëdhënësit e regjistruar janë pa pagesë.
Neni 5
Regjistrimi i të papunëve
1. Çdo i papunë ka të drejtë të regjistrohet në Zyrat e Punësimit, për të marrë shërbimet e
punësimit, nëse i plotëson kushtet si vijon:
1.1. nuk ka të regjistruar një subjekt tregtar apo subjekt tjetër juridik, ose nuk është
bashkëpronar në ndonjë subjekt tregtar apo ndonjë subjekt tjetër juridik;
1.2. nuk ka të regjistruar ndonjë fermë në regjistrin e fermave pranë Ministrisë së
Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
1.3. nuk është i pensionuar, ose i pensionuar parakohshëm;
1.4. nuk është nxënës apo student i rregullt;
1.5. në mënyrë aktive kërkon punë dhe është në dispozicion për punësim;
1.6. është shtetas i Republikës së Kosovës dhe jeton në Kosovë, është shtetasi i
huaj apo person pa shtetësi, nëse ka leje të qëndrimit në kohë të përkohshme ose të
përhershme në Republikën e Kosovës,
1.7. nuk është i regjistruar në zyrën e punësimit.
2. Regjistrimi i të papunëve bëhet në Zyrat e Punësimit të cilat veprojnë në kuadër të APRK.
3. Për regjistrim të papunët duhet të lajmërohen personalisht në Zyrat e Punësimit sipas
vendbanimit të tyre dhe me vete të sjellin:
3.1. letërnjoftimin valid;
3.2. dëshmitë për përgatitjen shkollore;
3.3. dëshmitë për trajnimet eventuale të kryera.
4. Zyrat e Punësimit kryejnë regjistrimin e personave të papunë në bazë të deklarimit të personit
të papunë.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 26 / 21 KORRIK 2016, PRISHTINË
4
LIGJI Nr. 05/L -077 PËR REGJISTRIMIN DHE OFRIMIN E SHËRBIMEVE PËR TË PAPUNËT, PUNËKËRKUESIT DHE PUNËDHËNËSIT
5. Regjistri i të papunëve përfshin:
5.1. të dhënat personale;
5.2. të dhënat e edukimit dhe trajnimit;
5.3. të dhënat e përvojës së punës;
5.4. interesimit profesional,
5.5. çdo informacion tjetër që është drejtpërdrejtë i lidhur me ndërmjetësimin e
punëkërkuesit.
6. Mbledhja, ruajtja, përpunimi dhe komunikimi i të dhënave personale të të papunësuarve të
regjistruar nga Zyrat e Punësimit, bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e
të dhënave personale.
7. Zyrat e Punësimit sigurojnë dhe dokumentojnë pëlqimin nga çdo i papunësuar para publikimit,
shpërndarjes, komunikimit dhe dorëzimit të informacionit personal tek punëdhënësit.
8. I papunësuari i regjistruar ka të drejtë të shikojë të dhënat personale të tij/saj të cilat mbahen
në bazën e të dhënave të Zyrave të Punësimit dhe të kërkojë plotësimin dhe korrigjimin e të
dhënave, nëse eventualisht ka ndonjë gabim ose parregullsi dhe ndonjë azhurnim.
Neni 6
Regjistrimi i punëkërkuesve
1. Çdo punëkërkues, ka të drejtë të regjistrohet në sistemin e shërbimeve online të Zyrës së
Punësimit për të marrë shërbimet për ndërmjetësim në punësim.
2. Regjistrimi përmes sistemit të shërbimeve online të APRK-së bëhet duke krijuar llogarinë e
tij/saj personale dhe duke ndërtuar profilin në formë të CV-së.
3. Mbledhja, ruajtja, përpunimi dhe komunikimi i të dhënave personale të punëkërkuesve
të regjistruar nga sistemi i shërbimeve online kufizohet vetëm në ato çështje që lidhen me
kualifikimin dhe përvojën profesionale të punëkërkuesve në fjalë dhe çdo informacion tjetër që
është drejtpërdrejtë i lidhur me ndërmjetësimin e punëkërkuesve.
4. Të dhënat e profilit të punëkërkuesit të regjistruar, mund të komunikohen me një person
të tretë për qëllime të ndërmjetësimit për punësim apo për trajnim, vetëm me pëlqimin e
punëkërkuesit të regjistruar.
Neni 7
Regjistrimi i punëdhënësve
1. Çdo punëdhënës i cili i plotëson kushtet ligjore ka të drejtë të regjistrohet në Zyrën e Punësimit
për të marrë shërbimet për ndërmjetësim në punësim.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 26 / 21 KORRIK 2016, PRISHTINË
5
LIGJI Nr. 05/L -077 PËR REGJISTRIMIN DHE OFRIMIN E SHËRBIMEVE PËR TË PAPUNËT, PUNËKËRKUESIT DHE PUNËDHËNËSIT
2. Punëdhënësit regjistrohen në Zyrat e Punësimit apo përmes sistemit online të shërbimeve.
Regjistrimi online bëhet duke krijuar një llogari dhe duke ndërtuar profilin e punëdhënësit;
3. Regjistrimi i punëdhënësve bëhet përmes mbledhjes së informacionit bazë në lidhje me
punëdhënësin, si:
3.1. emri i biznesit;
3.2. numri i biznesit / fiskal;
3.3. adresa;
3.4. lloji i biznesit;
3.5. veprimtaria ekonomike, dhe
3.6. çdo informacion tjetër që është drejtpërdrejtë relevant për ndërmjetësim.
Neni 8
Ofrimi i shërbimeve për të papunët e regjistruar
1. Zyrat e Punësimit ofrojnë shërbime për të papunët e regjistruar, bazuar në vlerësimin e
nevojave të tyre, si:
1.1. dhënia e informacionit për tregun e punës;
1.2. dhënia e informacionit për shërbimet dhe masat që ofrohen nga Zyrat e Punësimit;
1.3. këshillimin profesional;
1.4. ndërmjetësim për punësim;
1.5. asistencë profesionale për kërkim pune;
1.6. orientimi në karrierë dhe ofrimi i mundësive të mësimit gjatë gjithë jetës bazuar në
nevojat e tyre;
1.7. përgatitja e Planit Individual të Punësimit;
1.8. dhënien e deklaratës së papunësisë;
1.9. ndërmjetësim në punësim jashtë vendit;
1.10. klubet e punës;
1.11. panairet e punës;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 26 / 21 KORRIK 2016, PRISHTINË
6
LIGJI Nr. 05/L -077 PËR REGJISTRIMIN DHE OFRIMIN E SHËRBIMEVE PËR TË PAPUNËT, PUNËKËRKUESIT DHE PUNËDHËNËSIT
1.12. masa tjera që kanë të bëjnë me shërbimet e punësimit.
2. Ndërmjetësimi jashtë vendit, lejohet vetëm me ato shtete me të cilat Kosova ka marrëdhënie
diplomatike. Për të ndërmjetësuar punësimin e të papunësuarave të regjistruar jashtë vendit,
APRK-ja, është e detyruar të lidhë një kornizë kontratë me punëdhënësin e huaj. Kontrata e
nënshkruar me punëdhënësin duhet të përfshijë së paku, këto aspekte të mëposhtme:
2.1. të dhënat për punëdhënësin e huaj;
2.2. përshkrimi i punës, vendi i punës dhe kohëzgjatjen e kontratës;
2.3. lartësinë e pagës bazë si dhe ndonjë shtesë ose përfitim tjetër të cilën personi i
angazhuar për punë do të gëzon;
2.4. kushtet e sigurimeve shoqërore; sigurimet e aksidenteve, sëmundjet dhe kontributet
tjera;
2.5. shkalla e përgjegjësisë civile të palëve në rast të mos-ekzekutimit apo ekzekutimit
jo të plotë të kontratës në mes të APRK dhe punëdhënësit, duke përfshirë edhe palën
që mbulon koston e udhëtimit, dhe kthimin e personit të emëruar në punë si dhe
procedurën për ndjekjen e kërkesave lidhur me këto të drejta;
2.6. udhëtimi dhe kthimi i personit të caktuar;
2.7. çështja e vizës dhe marrjes së lejeve të punës dhe banimit jashtë vendit;
2.8. ekzaminimet mjekësore nëse kërkohet;
2.9. përkthimi i dokumenteve dhe
2.10. numri i vendeve të punës.
3. APRK për të ndërmjetësuar punësimin e të papunësuarave të regjistruar jashtë vendit për
punëdhënësit e huaj është detyruar të lidhë një kontratë me të papunësuarin të regjistruar.
Kontrata e nënshkruar me të papunësuarin duhet së paku të përshijë paragrafët 2.1 deri në
2.9 të këtij neni.
4. APRK ofron informatat lidhur me kushtet e jetesës, dhe kushtet e përgjithshme të punës
jashtë vendit, si dhe informacion në lidhje me procedurën dhe kushtet për pranimin e personave
të huaj në tregun e punës (leja e punës) në shtetin ku kryhet puna.
5. APRK është përgjegjëse për personat të cilët janë të punësuar jashtë vendit për ligjshmërinë
e punës së tyre dhe të gjitha obligimet që dalin nga kornizë kontrata.
6. APRK mban një regjistër të dhënash për të gjithë personat të ndërmjetësuar për punë jashtë
vendit, me kusht që informacioni i marrë është i kufizuar në çështjet që lidhen drejtpërdrejt me
rekrutimin.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 26 / 21 KORRIK 2016, PRISHTINË
7
LIGJI Nr. 05/L -077 PËR REGJISTRIMIN DHE OFRIMIN E SHËRBIMEVE PËR TË PAPUNËT, PUNËKËRKUESIT DHE PUNËDHËNËSIT
Neni 9
Shërbimet për nxënësit dhe studentët e rregullt në zyrat e punësimit
1. Nxënësit dhe studentët e rregullt si dhe personat nga mosha pesëmbëdhjetë (15) deri
në tetëmbëdhjetë (18) vjeçare që marrin shërbime nga Zyra e Punësimit, nuk do të jenë të
regjistruar si të papunësuar.
2. Zyra e Punësimit për nxënësit e rregullt, ofrojnë vetëm shërbimet e orientimit në karrierë.
3. Studentët e rregullt që kërkojnë punë më orar jo të plot konsiderohen si punëkërkues të
regjistruar.
Neni 10
Shërbimet për punëkërkuesit e regjistruar
1. Zyra e Punësimit përmes sistemit të shërbimeve online si platformë online, ofron këto
shërbime për punëkërkuesin e regjistruar:
1.1. krijimin dhe menaxhimin e profilit personal;
1.2. njoftimet për pozitat e përshtatshme të punës në bazë të profilit profesional;
1.3. njoftimet për trajnimet e përshtatshme profesionale;
1.4. aplikimin për pozitat e përshtatshme të punës dhe
1.5. aplikimin për trajnimet e përshtatshme të punës.
2. Punëkërkuesit e regjistruar të cilët vizitojnë Zyrat e Punësimit mund të ju ofrohen këto
shërbime të definuara në paragrafët 1.1, 1.3. 1.4, 1.6, 1.9 dhe 1.12 të nenit 8 të këtij ligji.
Neni 11
Shërbimet për punëdhënësit e regjistruar
1. Zyra e Punësimit përmes sistemit të shërbimeve online si platformë online ofron këto shërbime
për punëdhënësin e regjistruar:
1.1. krijimin dhe menaxhimin e profilit të Punëdhënësit;
1.2. shpalljen e vendeve të lira të punës;
1.3. njoftimet për kandidatët e përshtatshëm, sipas shpalljes së vendit të lirë të punës;
1.4. shpalljen e ofrimit të trajnimit;
1.5. përcjelljen e aplikimeve për vendet e lira të punës; dhe
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 26 / 21 KORRIK 2016, PRISHTINË
8
LIGJI Nr. 05/L -077 PËR REGJISTRIMIN DHE OFRIMIN E SHËRBIMEVE PËR TË PAPUNËT, PUNËKËRKUESIT DHE PUNËDHËNËSIT
1.6. kërkimin e kandidatëve të përshtatshëm në relacion me vendet e lira të punës.
2. Për punëdhënësit që përdorin drejtpërdrejt shërbimet nga Zyrat e Punësimit, përpos
shërbimeve që janë paraqitur në paragrafin 1 të këtij neni do të ofrohen edhe shërbimet e para-
përzgjedhjes dhe përzgjedhjes për rekrutim të kandidatëve.
Neni 12
Masat aktive të Tregut të Punës
1. Zyrat e Punësimit ofrojnë këto masa aktive të tregut të punës për të papunët e regjistruar
bazuar në vlerësimin e nevojave të tyre si dhe për punëdhënësit e regjistruar:
1.1. subvencionimet në punësim;
1.2. trajnimi në punë;
1.3. aftësim profesionalë;
1.4. praktika në punë;
1.5. vetëpunësimi dhe promovimi i ndërmarrësisë;
1.6. punët publike, dhe
1.7. masa tjera që kanë të bëjnë me tregun e punës.
2. MPMS-ja, nxjerr akt nënligjor për mënyrën e ofrimit të masave aktive të tregut të punës.
Neni 13
Detyrimet e të papunëve të regjistruar
1. Detyrimet për të papunësuarin e regjistruar janë:
1.1. të paraqitet në zyrën e punësimit për t’u informuar rreth mundësive të punësimit
dhe për të marrë shërbimet e punësimit të paktën një herë në tre (3) muaj;
1.2. të paraqitet në zyrën e punësimit për çdo thirrje nga zyra e punësimit, që të
informohet rreth mundësive të reja për punësim dhe masa aktive të tregut të punës;
1.3. mos të refuzojë punësimin dhe masat aktive në tregun e punës të përshtatshëm,
të ofruar nga zyrat e punësimit;
1.4. të ndërmerr të gjitha aktivitetet që dalin nga plani individual i punësimit;
1.5. të kërkoj punë në mënyrë aktive, dhe
1.6. të lajmëroj çdo ndryshim që ndikon në realizmin apo humbjen e së drejtës së
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 26 / 21 KORRIK 2016, PRISHTINË
9
LIGJI Nr. 05/L -077 PËR REGJISTRIMIN DHE OFRIMIN E SHËRBIMEVE PËR TË PAPUNËT, PUNËKËRKUESIT DHE PUNËDHËNËSIT
statusit të papunësuarit të regjistruar, më se voni në afatin prej pesëmbëdhjetë (15)
ditësh nga dita kur ka pasur ndryshim.
Neni 14
Detyrimet e punëkërkueseve të regjistruar
1. Çdo informatë që futet në profilin e punëkërkuesit duhet të jetë e vërtetë.
2. Punëkërkuesi duhet të përdor profilin apo llogarinë e tij/saj së paku një herë në gjashtë (6)
muaj.
3. Ndaj punëkërkuesit që keqpërdorin profilin ndërmerren masa ndëshkuese sipas legjislacionit
në fuqi.
Neni 15
Detyrimet e punëdhënësve të regjistruar
1. Çdo informatë që futet në profilin e punëdhënësit, duhet të jetë e vërtetë.
2. Punëdhënësit e regjistruar nuk duhet të publikojnë shpallje të vendeve të lira të punës që
përmbajnë kufizime apo diskriminime në bazë të gjinisë, përkatësisë kombëtare, moshës, fesë,
ngjyrës së lëkurës dhe çështje tjera që mbrohen me ligje përkatëse.
3. Punëdhënësit e regjistruar nuk duhet të bëjnë ndonjë diskriminim në rekrutim gjatë
përzgjedhjes së kandidatit për punësim.
Neni 16
Mbajtja e evidencës nga APRK
1. Zyra e Punësimit mban evidencë për:
1.1. të papunët e regjistruar;
1.2. punëkërkuesit e regjistruar;
1.3. punëdhënësit e regjistruar;
1.4. të gjitha shërbimet që ofrohen për të papunët, punëkërkuesit dhe punëdhënësit e
regjistruar dhe masat aktive të tregut të punës për të papunët e regjistruar.
2. Për të papunët e regjistruar mbahet evidenca në bazën e të dhënave në mënyrë elektronike,
ndërsa kopjet e letërnjoftimin valid, certifikatat për përgatitjen shkollore dhe certifikatat për
trajnimet eventuale të përfunduara mbahen në dosje të veçanta fizike ose elektronike.
3. Për punëkërkuesit dhe punëdhënësit e regjistruar mbahet evidenca në bazën e të dhënave
në mënyrë elektronike.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 26 / 21 KORRIK 2016, PRISHTINË
10
LIGJI Nr. 05/L -077 PËR REGJISTRIMIN DHE OFRIMIN E SHËRBIMEVE PËR TË PAPUNËT, PUNËKËRKUESIT DHE PUNËDHËNËSIT
Neni 17
Ndërprerja e mbajtjes se evidencës së të papunëve të regjistruar
1. Zyrat e Punësimit ndërpresin mbajtjen evidencës së të papunëve të regjistruar, nëse:
1.1. nuk paraqitet në Zyrat të Punësimit dy herë radhazi brenda gjashtë (3+3) muajve;
1.2. themelon marrëdhënie pune;
1.3. regjistron ndonjë biznes apo merret me aktivitetet e vetëpunësimit;
1.4. bëhet student i rregullt;
1.5. refuzon ndërmjetësimin e ofruar për punësim të përshtatshëm dy herë;
1.6. refuzon të hyjë në ndonjë mase aktive dy herë apo e ndërpret pa arsye atë;
1.7. refuzon të kërkoj punë në mënyrë aktive në tregun e punës.
1.8. refuzon të zbatoj aktivitetet e planit individual të punësimit, apo nuk i përmbahet
planit individual;
1.9. ndërpritet leja e qëndrimit të përkohshëm apo të përhershëm të shtetasit të huaj.
2. Të papunët të regjistruar mund t’i ndërpritet mbajtja në bazën e të dhënave edhe me kërkesën
e tij/saj.
Neni 18
Ç ‘regjistrimi nga evidenca e të papunëve të regjistruar
1. Te papunët e regjistruar ç‘regjistrohen nga evidenca në Zyrat e Punësimit, nëse:
1.1. mbush moshën gjashtëdhjetë e pesë (65) vjeçare ose del në pensionim të
parakohshëm;
1.2. bëhet plotësisht i paaftë për punë, në pajtim me ligjin, dhe
1.3. në rast të vdekjes.
Neni 19
Ndërprerja e mbajtjes në evidencë të punëkërkuesve të regjistruar
1. Punëkërkuesit të regjistruar do të i ndërpritet mbajtja e evidencës nëse:
1.1. ndonjë informatë që futet në profilin e punëkërkuesit nuk është e vërtetë;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 26 / 21 KORRIK 2016, PRISHTINË
11
LIGJI Nr. 05/L -077 PËR REGJISTRIMIN DHE OFRIMIN E SHËRBIMEVE PËR TË PAPUNËT, PUNËKËRKUESIT DHE PUNËDHËNËSIT
1.2. punëkërkuesi nuk e përdor profilin online apo llogarinë e tij/saj së paku një herë
në vit.
Neni 20
Ndërprerja e mbajtjes në evidencë të punëdhënësve të regjistruar
1. Punëdhënësit e regjistruar i ndërpritet mbajtja e evidencës nëse:
1.1. informatat që futen me qëllim në profilin e punëdhënësit nuk janë të vërteta;
1.2. punëdhënësi e mbyll veprimtarinë e vetë ekonomike;
1.3. gjatë shpalljes së vendeve të lira të punës dhe gjatë përzgjedhjes së kandidatit,
punëdhënësi tenton të bëjë ndonjë diskriminim e pranimit në punë me kërkesën e tij/
saj.
Neni 21
Ri-evidentimi
1. Të papunët e regjistruar të cilët janë larguar nga baza e të dhënave të përcaktuar nenin 17,
paragrafëve 1.5, 1.6 dhe 1.7 të këtij ligji, kanë të drejtë të ri-evidentohen përsëri në Zyrat e
Punësimit si të papunë të regjistruar, pas kalimit të afatit prej gjashtë (6) muajsh. Të papunët e
tjerë të regjistruar kanë të drejtë të ri-evidentohen pa ndonjë afat të caktuar.
2. Punëkërkuesit e regjistruar të cilët janë ndërprerë nga evidenca të përcaktuar ne nenin 19,
paragrafi 1.2 të këtij ligji, kanë të drejtë të ri-evidentohen përsëri në sistemin e shërbimeve online
me kërkesë të drejtuar tek APRK, ndërsa punëkërkuesit e regjistruar të cilët janë ndërprerë
nga evidenca të përcaktuar ne nenin 19, paragrafit 1.1. të këtij ligji, mund të kthehen pas një
periudhe së paku gjashtë (6) mujore.
3. Punëdhënësit e regjistruar të cilët janë larguar nga baza e të dhënave të përcaktuar në
nenin 20, paragrafi 1.1 të këtij ligji, kanë të drejtë të ri evidentohen përsëri në evidence pas një
periudhe së paku gjashtë (6) mujore, ndërsa punëdhënësit e regjistruar të cilët janë larguar nga
baza e të dhënave për të përcaktuara në nenin 20, paragrafi 1.3., mund të kthehen pas një
periudhe së paku një (1) vjeçare.
Neni 22
Nxjerrja e akteve nënligjore
Ministria, në afat prej gjashtë (6) muajsh, prej hyrjes në fuqi të këtij ligji, nxjerrë akte nënligjore
për zbatimin e drejtë dhe të plotë të tij.
Neni 23
Shfuqizimi i akteve
1. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji shfuqizohet Ligji Nr. 04/L–83, për regjistrimin dhe evidencën e
të papunësuarave dhe punëkërkuesve.
2. Deri në nxjerrjen e akteve nënligjore, brenda afatit të paraparë me këtë ligj, mbetet në fuqi
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 26 / 21 KORRIK 2016, PRISHTINË
12
LIGJI Nr. 05/L -077 PËR REGJISTRIMIN DHE OFRIMIN E SHËRBIMEVE PËR TË PAPUNËT, PUNËKËRKUESIT DHE PUNËDHËNËSIT
Rregullorja Nr. 01/2012, për Programet aktive të tregut të punës, dhe të gjitha aktet nënligjore
që nuk janë në kundërshtim me këtë ligj.
Neni 24
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së
Kosovës.
Ligji Nr. 05/L-077
16 qershor 2016
Shpallur me dekretin Nr. DL-022-2016, datë 01.07.2016 nga Presidenti i Republikës së
Kosovës Hashim Thaçi