LIGJI NR. 05/L-096 LIGJ PËR PARANDALIMIN E PASTRIMIT TË PARAVE DHE LUFTIMIN E FINANCIMIT TË TERRORIZMITLIGJI NR. 05/L -096 LIGJ PËR PARANDALIMIN E PASTRIMIT TË PARAVE DHE LUFTIMIN E FINANCIMIT TË TERRORIZMIT

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 15 QERSHOR 2016, PRISHTINË
1
Ligji Nr. 05/L -096 PËR PARANDALiMiN E PASTRiMiT TË PARAVE DHE LUFTiMiN E FiNANCiMiT TË TERRORiZMiT
LIGJI Nr. 05/L -096
PËR PARANDALIMIN E PASTRIMIT TË PARAVE DHE LUFTIMIN E FINANCIMIT TË
TERRORIZMIT
Kuvendi i Republikës së Kosovës,
Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Miraton:
LIGJ PËR PARANDALIMIN E PASTRIMIT TË PARAVE DHE LUFTIMIN E FINANCIMIT TË
TERRORIZMIT
KAPITULLI I
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi dhe Fushëveprimi
1. Ky ligj përcakton masat, autoritetet kompetente dhe procedurat për zbulimin, parandalimin e
pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.
2. Dispozitat e këtij ligji janë të detyrueshme për të gjitha institucionet dhe njësitë përkatëse të
tyre si dhe për të gjithë subjektet jo publike që i nënshtrohen aktiviteteve që mund të ndërlidhen
me pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit, sipas dispozitave të këtij ligji.
3. Ky ligj ka për qellim implementimin e Direktivës së BE-së 2015/849 e Parlamentit Evropian
dhe e Këshillit e datës 20 maj 2015 për parandalimin e përdorimit të sistemit financiar për
qëllime të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, që ndryshon Rregulloren e BE-së
Nr. 648/2012 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, dhe shfuqizon Direktivën 2005/60/EC të
Parlamentit Evropian dhe Këshillit dhe Direktivën e Komisionit 2006/70/EC.
Neni 2
Përkufizimet
1. Për qëllime të këtij ligji përkufizimet në vijim kanë këtë kuptim:
1.1. Akt Terrorist - përkufizimin e përcaktuar me Kodin Penal të Republikës së
Kosovës;
1.2. Akt ose Transaksion i Dyshimtë - një akt ose transaksion ose një akt ose
transaksion i tentuar, që krijon dyshim të arsyeshëm se pasuria e përfshirë në aktin
apo transaksionin, ose në aktin ose transaksionin e tentuar, është produkt i krimit
apo ndërlidhet me financimin e terrorizmit dhe interpretohet në përputhje me çdo akt
nënligjor të lëshuar nga NJIF-ja për aktet apo transaksionet e dyshimta;
1.3. Aktiviteti kriminal - çdo lloj përfshirje kriminale në kryerjen e një vepre penale, siç
përcaktohet në bazë të legjislacionit në fuqi në Republikën e Kosovës;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 15 QERSHOR 2016, PRISHTINË
2
Ligji Nr. 05/L -096 PËR PARANDALiMiN E PASTRiMiT TË PARAVE DHE LUFTiMiN E FiNANCiMiT TË TERRORiZMiT
1.4. Auditor - personin fizik i cili është licencuar në përputhshmëri me Ligjin për
Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim;
1.5. Avokat - çdo person që është i regjistruar në regjistrin e avokatëve në pajtim me
Ligjin për Avokatinë në Kosovë;
1.6. Bankë - një subjekt i përkufizuar si bankë sipas Ligjit për Bankat, Institucionet
Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jobankare;
1.7. Bankë guaskë - një bankë ose institucion i angazhuar me aktivitete ekuivalente i
themeluar në një shtet ku nuk ka prezencë fizike, e cila bën të mundur menaxhimin dhe
drejtimin pa u shoqëruar me ndonjë grup financiar të rregulluar;
1.8. Bankë korrespondente – është banka që ofron shërbime bankare apo të ngjashme
për një bankë tjetër (banka përgjegjëse);
1.9. Bordi Mbikëqyrës i NjIF-K – Bordin e përbërë nga anëtarë të institucioneve
të ndryshme, siç përcaktohet me këtë ligj të cilët mbikëqyrin punën dhe sigurojnë
pavarësinë e NjIF-K;
1.10. BQK - Banka Qendrore e Republikës së Kosovës;
1.11. E drejta në pasuri të paluajtshme - e drejta që lidhet me pasurinë e paluajtshme,
duke përfshirë edhe pronësinë, hipotekën, servitutet dhe të drejtat për shfrytëzimin e
pasurisë shoqërore, publike dhe shtetërore;
1.12. E pagueshme përmes - llogaritë korresponduese të përdorura drejtpërdrejtë nga
një palë e tretë për të zhvilluar biznes në emër të tyre;

1.13. FATF - Task Forcën e Veprimit Financiar që është trup i pavarur ndërqeveritar që
zhvillon dhe promovon politika për të mbrojtur sistemin financiar global kundër pastrimit
të parave, financimit të terrorizmit dhe financimit të përhapjes së armëve të shkatërrimit
në masë;
1.14. Financimi i terrorizmit - sigurimi ose grumbullimi i mjeteve financiare në çfarëdo
lloj mënyre, direkte ose indirekte, me synimin për tu përdorur ose me paramendimin që
do të përdoren, plotësisht ose pjesërisht, apo për përfitim të terroristit apo organizatës
terroriste, apo për të kryer cilëndo nga krimet e dhëna sipas neneve 138 dhe 143 të
Kodit Penal të Kosovës;
1.15. Fonde ose pasuri të tjera - çfarëdo lloj pasurie, materiale ose jo materiale, të
prekshme ose të paprekshme, të luajtshme ose të paluajtshme pavarësisht mënyrës së
fitimit dhe dokumente ose instrumente ligjore të çdo lloji, duke përfshirë ato elektronike
ose digjitale, të cilat dëshmojnë të drejtën ose interesin në një pasuri të tillë, duke
përfshirë, por jo kufizuar në kreditë bankare, çeqet bankare dhe të udhëtarëve,
mandapostat, aksionet, letrat me vlerë, çeqet dhe letrat e kreditit si dhe çdo interes,
dividendë ose të hyra të tjera ose vlera të cilat shtohen ose rrjedhin nga një pasuri e
tillë pavarësisht mënyrës së fitimit;
1.16. Institucion financiar - personi ose subjekti që drejton një ose më shumë aktivitete
për ose në emër të klientit duke përfshirë aktivitetet si më poshtë:
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 15 QERSHOR 2016, PRISHTINË
3
Ligji Nr. 05/L -096 PËR PARANDALiMiN E PASTRiMiT TË PARAVE DHE LUFTiMiN E FiNANCiMiT TË TERRORiZMiT
1.16.1. huadhënien, duke përfshirë por pa u kufizuar në kredinë për konsumatorë;
kredinë për hipotekë; faktorizimin (biznesi i blerjes së çeqeve, obligacioneve dhe
të ngjashme) me ose pa të drejtë tërheqjeje; dhe financimin e transaksioneve
komerciale duke përfshirë edhe humbjen;
1.16.2. qiradhënien financiare, përveç marrëveshjeve për qiradhënie financiare që
kanë lidhje me produktet për konsum;
1.16.3. dërgimin e parasë ose të instrumenteve monetare në çdo mënyrë, duke
përfshirë edhe sistemin e dërgimit të parave në mënyrë jozyrtare ose me anë të
rrjetit të personave a subjekteve të cilët mundësojnë dërgimin e parave jashtë
sistemit tradicional të institucioneve financiare;
1.16.4. këmbimin e parave dhe monedhave;
1.16.5. lëshimin dhe menaxhimin e mënyrave të pagesës, duke përfshirë por
jo të kufizuar në kartelat debitore dhe kreditore, çeqet, çeqet e udhëtarëve,
urdhërpagesat, çeqet e bankierëve ose paratë elektronike;
1.16.6. dhënien e garancive financiare dhe zotimeve;
1.16.7. tregtimin në emër të personave ose subjekteve të tjera në një ose më
shumë nga sa vijon:
1.16.7.1. instrumentet e tregut të parasë, çeqet, bankënotat, certifikatat e
depozitave, produktet e prejardhura, që vijnë nga një veprimtari tjetër;
1.16.7.2. këmbimin e valutës së jashtme;
1.16.7.3. këmbimin, shkallën e interesit dhe instrumentet e indeksit;
1.16.7.4. letrat me vlerë të transferueshme; dhe
1.16.7.5. tregtimin e mallrave me transaksione të afatizuara.
1.16.8. menaxhimin e portofolit individual dhe kolektiv;
1.16.9. pjesëmarrjen në emetimin e letrave me vlerë dhe sigurimin e shërbimeve
financiare lidhur me këto emetime;
1.16.10. ruajtjen dhe administrimin e parave të gatshme ose letrave me vlerë likuide
në emër të personave të tjerë;
1.16.11. investimin, administrimin ose menaxhimin e fondeve apo parave në emër
të personave ose subjekteve të tjera;
1.16.12. të vepruarit si kompani e sigurimeve, sigurimeve të jetës ose si ndërmjetës
i sigurimeve të jetës, siç është përkufizuar në Ligjin për Sigurimet në Kosovë;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 15 QERSHOR 2016, PRISHTINË
4
Ligji Nr. 05/L -096 PËR PARANDALiMiN E PASTRiMiT TË PARAVE DHE LUFTiMiN E FiNANCiMiT TË TERRORiZMiT
1.16.13. të vepruarit si fiduciar siç përcaktohet me Ligjin për Fondet Pensionale të
Kosovës.
1.17. Instrument monetar - përfshinë monedha ose kartëmonedha, çeqet për udhëtim,
çeqet personale, çeqet e bankave, urdhërpagesat, mandapostat, çeqet e bankave
me firmën e arkëtarit të çdo lloji dhe letrat me vlerë për investime ose instrumentet e
transferueshme në formë të bartësit ose në formë tjetër të atillë që titulli t’i kalohet me
rastin e dërgimit;
1.18. Kazino - çdo objekt i licencuar që mirëpret dhe akomodon lloje të caktuara të
lojërave të kazinos që në shumë raste ndërtohen afër apo në kombinim me hotele,
restorante dhe atraksione tjera turistike, siç është definuar me Ligjin për Lojërat e Fatit
në Kosovë;
1.19. Klient - çdo person që kryen, apo bën përpjekje për të kryer transaksion ose
përdorë shërbimet e një subjekti raportues siç përcaktohen në këtë ligj, dhe përfshin
çdo pronar ose shfrytëzues ose person ose entitet tjetër në emër të cilit është kryer
transaksioni apo janë pranuar shërbimet;
1.20. Kontabilist - personin që është kualifikuar si kontabilist i certifikuar nga një
shoqatë e licencuar profesionale kontabiliteti dhe auditimi, vazhdon të jetë anëtar me
status të rregullt pranë një shoqate profesionale të kontabilitetit dhe auditimit, dhe ka të
drejtë të përdorë titullin kontabilist i certifikuar, siç përcaktohet me Ligjin për Kontabilitet,
Raportim Financiar dhe Auditim;
1.21. Lojërat e fatit - çdo lojë të luajtur fizikisht me letra, zare, pajisje ose makinë për
para, pasuri, çeqe, kredi ose ndonjë përfaqësues tjetër të vlerës, duke përfshirë por pa
u kufizuar në lojërat ruletë, keno, bingo, blackjack, poker, bakarat, paygo, automatet,
apo çdo lojë ose pajisje tjetër të miratuar nga Administrata Tatimore e Kosovës, por nuk
përfshin lojërat të cilat janë të përjashtuara sipas Ligjit për Lojërat e Fatit në Kosovë;
1.22. Marrëdhënie afariste - marrëdhënie profesionale ose komerciale e cila është
e lidhur me aktivitetet profesionale të një subjekti raportues me personin fizik ose
juridik dhe nga e cila pritet të ketë një element kohëzgjatjeje që nga momenti kur lidhet
kontrata.
1.23. Marrëdhënie korrespondente do të thotë:
1.23.1. ofrimi i shërbimeve bankare nga një bankë korrespondente, në një bankë
tjetër respondente, duke përfshirë por jo kufizuar në sigurimin e përgjegjësisë të
llogarisë rrjedhëse ose të tjera dhe te shërbimet e ndërlidhura, si administrimi i
parave të gatshme, transferimet e fondeve ndërkombëtare, kleringu, të paguara
përmes llogarive dhe shërbimet e huaja të këmbimit;
1.23.2. marrëdhëniet ndërmjet institucioneve financiare dhe në mes të institucioneve
financiare ku ofrohen shërbimet e ngjashme, duke përfshirë por jo kufizuar në ato
marrëdhënie të themeluara për transaksionet e letrave me vlerë ose transferimet
e fondeve.
1.24. Marrëveshjet juridike - truste dhe marrëveshje të tjera juridike të ngjashme;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 15 QERSHOR 2016, PRISHTINË
5
Ligji Nr. 05/L -096 PËR PARANDALiMiN E PASTRiMiT TË PARAVE DHE LUFTiMiN E FiNANCiMiT TË TERRORiZMiT
1.25. Mbikëqyrës sektorial - për qëllime të këtij ligji nënkupton autoritetet kompetente
të përcaktuara me ligjet në fuqi në Kosovë që licencojnë, rregullojnë dhe mbikëqyrin
punën e subjekteve raportuese sipas këtij ligji nën kompetencën e tyre për qëllime të
zbatimit të këtij ligji;
1.26. Ngrirja - ndalimi i transferit, konvertimit, vendosjes ose lëvizjes së fondeve ose
ndonjë pasurie tjetër mbi bazat dhe për kohëzgjatjen e vlefshmërisë së një vendimi
gjyqësor ose autoriteti tjetër kompetent. Fondet ose pronat e tjera të ngrira mbeten
pronë e personave ose subjekteve që kishin interes në fondet ose pronat e tjera
të veçanta në kohën kur u bë ngrirja dhe mund të vazhdojnë të administrohen nga
institucioni financiar;
1.27. Noter - jurist profesional, zyrtarë publik, i emëruar nga Ministria e Drejtësisë, për
ta ushtruar veprimtarinë e përcaktuar me ligj, siç është definuar me Ligjin për Noterinë
në Kosovë;
1.28. NjIF-K - Njësia për Inteligjencë Financiare e Republikës së Kosovës;
1.29. Organizatë joqeveritare (OJQ) - çdo person juridik të organizuar si organizatë
joqeveritare në Kosovë sipas Ligjit për Lirinë e Asociimit në Organizatat Jo-Qeveritare
në Kosovë;
1.30. Para të gatshme - valutën si mjet këmbimi në formë të monedhës ose
kartëmonedhës, e cila qarkullon si para në dorë;
1.31. Pastrim i parave - cilindo veprim të specifikuar në nenin 56 të këtij ligji;
1.32. Pasuri e paluajtshme - toka, ndërtesat dhe banesat;
1.33. Person i ekspozuar politikisht– nënkupton:
1.33.1. persona fizikë të huaj apo vendorë, të cilët janë ose kanë qenë të ngarkuar
me funksione të larta publike dhe përfshin si në vijim:
1.33.1.1. udhëheqës të shtetit, udhëheqës të qeverisë, ministër,
zëvendësministër, këshilltar politik, shef kabineti;
1.33.1.2. deputet të parlamentit dhe anëtarë të organeve të ngjashme dhe të
zgjedhurit nga parlamenti;
1.33.1.3. anëtarë të organeve drejtuese qendrore të subjekteve politike;
1.33.1.4. anëtarë të gjykatës kushtetuese, gjykatës supreme apo ndonjë trupi
tjetër gjykues të nivelit të lartë gjyqësor ose ushtarak ndaj vendimeve të të cilit
nuk mund të ushtrohet ankesë, përveç se në rrethana të jashtëzakonshme;
1.33.1.5. anëtarë të Zyrës Kombëtare të Auditimit, të gjykatës së auditorëve
dhe bordeve të bankave qendrore ;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 15 QERSHOR 2016, PRISHTINË
6
Ligji Nr. 05/L -096 PËR PARANDALiMiN E PASTRiMiT TË PARAVE DHE LUFTiMiN E FiNANCiMiT TË TERRORiZMiT
1.33.1.6. ambasador apo i ngarkuar me punë apo oficer i rangut të lartë
ushtarak;
1.33.1.7. anëtarë të bordit, administratorë, menaxherë apo mbikëqyrës të
ndërmarrjeve në pronësi të shtetit;
1.33.1.8. drejtorë, zëvendësdrejtorë dhe anëtarë të bordeve ose funksione
ekuivalente në organizatat ndërkombëtare.
1.33.2. anëtarë të familjes të kategorive të paraparë në paragrafin 1.33.1., përfshijnë
si në vijim:
1.33.2.1. bashkëshorti apo çdo person që konsiderohet si ekuivalent me
bashkëshortin;
1.33.2.2. fëmijë dhe bashkëshortët e fëmijëve apo personat që konsiderohet si
ekuivalent me bashkëshortin;
1.33.2.3. prindërit.
1.33.3. person i njohur si bashkëpunëtor të kategorive të paraparë në paragrafin
1.33.1 i ngushtë nënkupton:
1.33.3.1. çdo person fizik i cili njihet se janë pronar të përbashkët përfitues
të personave juridikë apo marrëveshjeve juridike, ose çfarëdo marrëdhënie e
ngushtë biznesi, me personat e specifikuar në paragrafin 1.33.1.;
1.33.3.2. çdo person fizik i cili është pronar përfitues i personit juridik apo
marrëveshjes juridike e cila njihet se është themeluar për përfitime de facto të
personit të specifikuar në paragrafin 1.33.1.
1.34. Profesionist në fjalë - avokatët, noterët, kontabilistët, auditorët dhe këshilltarët
për tatime;
1.35. Policia – Policia e Kosovës siç definohet në Ligjin për Policinë e Kosovës dhe
Kodin e procedurës Penale të Kosovës;
1.36. Pronar Përfitues - person fizik i cili përfundimisht zotëron ose kontrollon klientin
dhe/ose personin fizik në emër të të cilit është duke u kryer një transaksion apo aktivitet
ose personi i cili kryesisht ushtron kontroll efektiv mbi një subjekt juridik ose marrëveshje
ligjore.
1.36.1. Në rastin e personave juridik, pronari përfitues duhet të përfshijë të paktën:
1.36.1.1. personin fizik i cili ka në pronësi ose kontrollon përfundimisht një
subjekt juridik nëpërmjet pronësisë ose kontrollit të drejtpërdrejtë ose të
tërthortë të një përqindjeje të mjaftueshme të aksioneve ose të drejtave të
votës në atë subjekt juridik, përfshirë edhe mbajtësit e pronësisë mbi aksionet
bartëse, përveç personave juridik të regjistruar në një treg të rregulluar që u
nënshtrohet rregullave të publikimit sipas standardeve ndërkombëtare të cilat
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 15 QERSHOR 2016, PRISHTINË
7
Ligji Nr. 05/L -096 PËR PARANDALiMiN E PASTRiMiT TË PARAVE DHE LUFTiMiN E FiNANCiMiT TË TERRORiZMiT
sigurojnë transparencë adekuate të informacionit për pronësinë; një përqindje
prej njëzet e pesë perqind (25%) e më tepër quhet e mjaftueshme për të
plotësuar këtë kriter;Përqindja e aksioneve prej njëzet e pesë perqind (25%)
e më tepër dhe/apo përqindja prej njëzet e pesë perqind (25%) e më tepër e
interesit në pronësi në klientin i cili zotërohet nga personi fizik do të jetë tregues
i pronësisë së drejtpërdrejt. Përqindja e aksioneve prej njëzet e pesë perqind
(25%) e më tepër ose përqindja prej njëzet e pesë perqind (25%) e më tepër e
interesit në pronësi në klientin i cili zotërohet nga një person juridik i cili është
nën kontrollin e personit/ve fizik, apo nga disa persona juridik të cilat janë nën
kontrollin e një personi/ve fizik do të jetë një tregues i pronësisë së tërthortë;
1.36.1.2. personin fizik i cili përndryshe ushtron kontroll në menaxhmentin e
subjektit juridik.
1.36.2. në rastin e personave juridik, pronari përfitues duhet të përfshijë të paktën
të tilla si fondacionet, truste dhe marrëveshje ligjore të cilat administrojnë dhe
shpërndajnë fonde:
1.36.2.1. kur përfituesit e ardhshëm janë përcaktuar tashmë, personin fizik i
cili është përfitues i njëzet e pesë perqind (25%) ose më shumë të pasurisë së
marrëveshjes ligjore ose subjekti juridik;
1.36.2.2. kur individët që përfitojnë nga marrëveshja ligjore ose subjekti juridik
mbeten për t’u përcaktuar, klasa e personave në interesin kryesor të të cilëve
është ngritur ose funksionon marrëveshja ligjore ose subjekti juridik;
1.36.2.3. personin fizik i cili ushtron kontroll mbi njëzet e pesë perqind (25%)
ose më tepër të pasurisë së një marrëveshje ligjore ose subjekti juridik;
1.36.3. në rastet e sigurimeve të jetës apo sigurimeve të investimeve të ndërlidhura
me biznes, pronarët përfitues të cilët janë të përcaktuar në mënyrë të specifikuar
si person fizik, juridik apo marrëveshje ligjore apo të cilët janë të përcaktuar sipas
karakteristikave apo klasave.
1.37. Sekuestrim - ndalimi i transferit, konvertimit, vendosjes ose lëvizjes së fondeve
ose ndonjë prone tjetër mbi bazën e një vendimi të një gjyqi ose autoriteti tjetër
kompetent dhe për kohëzgjatjen e vlefshmërisë së tij. Fondet ose pronat e tjera të
sekuestruara do të mbeten pronë e personave ose subjekteve që kishin interes në
fondet ose pronat e tjera të veçanta në kohën kur u bë sekuestrimi, por do të vazhdojnë
të administrohen nga autoriteti kompetent;
1.38. Subjekt - personin fizik ose juridik që ekziston në një formë që njihet ligjërisht,
duke përfshirë, por pa u kufizuar në shoqëri tregtare, OJQ, subjekt politik, ndërmarrje
shoqërore dhe ndërmarrje publike;
1.39. Subjekt raportues - është personi fizik apo juridik siç përcaktohet në nenin 16
të këtij ligji, nga i cili sipas këtij ligji kërkohet që t’i raportojë NjIF-K-së;
1.40. Shoqëri Tregtare - ka kuptimin e përkufizuar sipas Ligjit për Shoqëritë Tregtare
në Kosovë;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 15 QERSHOR 2016, PRISHTINË
8
Ligji Nr. 05/L -096 PËR PARANDALiMiN E PASTRiMiT TË PARAVE DHE LUFTiMiN E FiNANCiMiT TË TERRORiZMiT
1.41. Të ardhurat nga vepra penale - çdo pasuri e përfituar në mënyrë direkte apo
indirekte nga vepra e ndërlidhur penale. Pasuria e fituar në mënyrë indirekte nga vepra e
ndërlidhur penale përfshin pasurinë në të cilën më vonë është konvertuar, transformuar
ose përzier çdo pasuri e përfituar në mënyrë direkte nga vepra e ndërlidhur penale si
dhe të ardhurat, kapitali apo përfitimet tjera ekonomike të realizuara nga pasuria e tillë
në çfarëdo kohe të kryerjes së veprës penale;
1.42. Transaksion - për qëllime të këtij ligji transaksion nënkupton një marrëdhënie
biznesi ose një(1) shkëmbim që përfshin dy(2) ose më shumë palë në një marrëdhënie
afariste ku njëra palë është subjekt raportues sipas këtij ligji;
1.43. Transaksion i rastit - çfarëdo transaksioni tjetër nga një transaksion i kryer gjatë
ushtrimit të një marrëdhënie afariste të krijuar nga një subjekt raportues dhe personit
fizik ose juridik;
1.44. Transfer elektronik - transaksionin e kryer në emër të personit iniciues, fizik dhe
juridik, përmes një institucioni financiar me anë të mjeteve elektronike me qëllim të
vënies së një sasie të të hollave në dispozicion të një personi përfitues në një institucion
tjetër financiar;
1.45. Trusti - është marrëveshje në mirëbesim në të cilën pronësia mbetet tek personi
i besuar në emër të përfituesit;
1.46. Valutë -monedhë dhe kartëmonedhë që janë në qarkullim si mjet këmbimi.
Shuma e përcaktuar në valutën euro në këtë ligj nënkupton vlerën ekuivalente në një
valutë tjetër të huaj;
1.47. Vepër e ndërlidhur penale - çdo vepër penale e cila gjeneron të ardhura nga
vepra penale;
1.48. Zyrtari i pajtueshmërisë - drejtor, zyrtar, punëtorë i çfarëdo subjekti raportues të
cilët emërohen në formën me shkrim siç përcaktohet në këtë ligj dhe të cilët përgatisin
apo përcjellin raporte në pajtim me nenin 26 dhe dispozitat e tjera të këtij ligji;
1.49. Menaxhmenti i lartë - një zyrtar apo punonjës me njohuri të mjaftueshme të
pastrimit të parave të institucionit dhe ekspozimit ndaj rrezikut për financim të terrorizmit
dhe përvojën e mjaftueshme për të marrë vendime që ndikojnë në ekspozimin ndaj
rrezikut, dhe nuk ka nevojë, në të gjitha rastet, të jetë një anëtar i bordit të drejtorëve.
Neni 3
Kompetenca e Prokurorisë
1. Veprat penale të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit të përshkruara në nenin 56
dhe 57 të këtij Ligji hyjnë në kompetencën ekskluzive të Prokurorisë Speciale të Republikës së
Kosovës, të themeluar me Ligjin mbi Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.
2. Veprat tjera penale të përshkruara në këtë ligj hyjnë në kompetencën e prokurorëve të shtetit
siç përshkruhet në Ligjin mbi Prokurorin e Shtetit dhe në Kodin e Procedurës Penale të Kosovës.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 15 QERSHOR 2016, PRISHTINË
9
Ligji Nr. 05/L -096 PËR PARANDALiMiN E PASTRiMiT TË PARAVE DHE LUFTiMiN E FiNANCiMiT TË TERRORiZMiT
KAPITULLI II
NJËSIA PËR INTELIGJENCË FINANCIARE
Neni 4
Statusi i Njësisë për Inteligjencë Financiare
1. NJIF-K është institucioni qendror i pavarur kombëtar në kuadër të Ministrisë së Financave,
përgjegjës për kërkimin, marrjen, analizimin dhe shpërndarjen tek autoritet kompetente dhe
bërjen publike të informacionit në lidhje me pastrimin potencial të parave dhe financimin e
terrorizmit.
2. NjIF-K ka buxhetin e vet i cili sigurohet nga Buxheti i Republikës së Kosovës, në pajtim me
ligjin vjetor të buxhetit. NjIF-K vendosë në mënyrë të pavarur për shfrytëzim të buxhetit, në
pajtim me Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë.
3. Stafi profesional i NjIF-K nuk janë nëpunës civil. Megjithatë legjislacioni që rregullon çështjet
e shërbimit civil zbatohet ndaj stafit të NjIF-K, përveç rasteve kur rregullohet ndryshe me këtë ligj
dhe aktet tjera nënligjore të cilat do të jenë në pajtueshmëri me parimet themelore të shërbimit
civil.

4. Aktet nënligjore për organizimin e brendshëm administrativ dhe çështje tjera administrative të
NjIF-K propozohen nga drejtori i NjIF-K dhe aprovohen nga ana e Bordit të NjIF-K.
Neni 5
Bordi Mbikëqyrës i NjIF-K
1. Bordi Mbikëqyrës i Njësisë për Inteligjencë Financiare (në tekstin e mëtejmë Bordi) mbikëqyrë
dhe siguron pavarësinë e NjIF-K. Bordi nuk ka fuqi ekzekutive ose zbatimi kundrejt NjIF-K.
2. Bordi përbëhet nga Ministri i Financave, i cili do të shërbejë në cilësinë e Kryetarit të Bordit.
Anëtarë të tjerë të bordit do të jenë, ex officio, Ministri i Punëve të Brendshme, Kryeprokurori i
Kosovës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Drejtori
i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës dhe Guvernatori i BQK-së.
3. Bordi mban takim sa herë që puna e NjIF-K ta kërkojë këtë, por jo më pak se dy (2) herë në
vit.
4. Mbledhjet e Bordit ftohen nga Kryetari i Bordit i cili vendosë për agjendën, marrë parasysh
edhe propozimet nga Drejtori i NjIF-K. Mbledhjet poashtu mund të thirren me kërkesën me
shkrim të katër (4) anëtarëve të Bordit.
5. Mbledhjet e Bordit thirren duke komunikuar kohën, vendin dhe agjendën e mbledhjes tek të
gjithë anëtarët e Bordit të paktën pesë (5) ditë pune përpara datës së caktuar për mbledhje. Në
raste urgjente mbledhjet mund të thirren edhe me një paralajmërim më të shkurtër.
Neni 6
Detyrat dhe kompetencat e Bordit
1. Bordi është i autorizuar të:
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 15 QERSHOR 2016, PRISHTINË
10
Ligji Nr. 05/L -096 PËR PARANDALiMiN E PASTRiMiT TË PARAVE DHE LUFTiMiN E FiNANCiMiT TË TERRORiZMiT
1.1. rishikojë, miratojë dhe të refuzojë raportet e NjIF-K, të përgatitura sipas paragrafit
1. të nenit 10 të këtij ligji. Nëse Bordi e refuzon këtë raport, ai duhet t’i ofrojë Drejtorit
të NjIF-K një letër me shkrim ku shpjegohen qartë dhe në detaje arsyet për një refuzim
të tillë;
1.2. vëzhgojë dhe vlerësojë në mënyrë periodike performancën e Drejtorit të NjIF-K;
1.3. emërojë dhe shkarkojë Drejtorin e NjIF-K;
1.4. miratojë rregulloren e organizimit të brendshëm të NjIF-K sipas propozimit të
Drejtorit të NjIF-K;
1.5. caktojë buxhetin e NjIF-K-së sipas propozimit të Drejtorit të NjIF-K dhe të njëjtin e
përcjellë për procedim sipas Ligjit vjetor për buxhet;
1.6. kontrollojë dhe vëzhgojë pasurinë e deklaruar nga Drejtori i NjIF-K dhe rastet
e konfliktit të interesit në pajtueshmëri me legjislacionin në fuqi për parandalimin e
konfliktit të interesit gjatë ushtrimit të funksioneve publike, për deklarimin e pasurive
dhe dhuratave të zyrtarëve të lartë publik dhe neneve tjera relevante të legjislacionit në
fuqi në Kosovë;
1.7. kryejë funksionin e mekanizmit përgjegjës koordinues për përcaktimin e orientimit të
politikave shtetërore të parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit të
bazuar në rreziqet e identifikuara, si dhe për ngritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional
në pajtim me qëllimet e këtij ligji. Për këtë qëllim mund të ftojë edhe akterë tjerë nga
sektori publik dhe privat;
1.8. për qëllime të paragrafit 1.7. të këtij neni, Bordi mund të krijojë grupe pune për të
bashkërenduar aktivitetet në fushën e politikave shtetërore të parandalimit të pastrimit
të parave dhe financimit të terrorizmit dhe përcaktimin e prioriteteve afatgjata dhe
afatshkurtra.
Neni 7
Pavarësia operative e NjIF-K
Bordi nuk ka të drejtë që të ndërhyjë në asnjë mënyrë në çështjet operative në proces të NjIF-K.
Neni 8
Organizimi i Bordit dhe procedurat vendimmarrëse
1. Kryetari përfaqëson Bordin në publik dhe cakton një(1) zyrtar të Ministrisë së Financave që
të shërbejë si Sekretar i Bordit.
2. Bordi merr vendim me anë të shumicës së votave. Bordi ka kuorumin për të marrë vendim
nëse të paktën pesë (5) nga anëtarët e tij marrin pjesë në takimin e caktuar dhe lajmëruar në
kohë, në kohën kur merret vendimi.
3. Takimet e Bordit udhëhiqen nga Kryetari, apo nga Ministri i Punëve të Brendshme, në
mungesë të Kryetarit.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 15 QERSHOR 2016, PRISHTINË
11
Ligji Nr. 05/L -096 PËR PARANDALiMiN E PASTRiMiT TË PARAVE DHE LUFTiMiN E FiNANCiMiT TË TERRORiZMiT
4. Bordi përgatit dhe miraton rregullat dhe procedurat e nevojshme për ushtrimin e detyrave dhe
kompetencave të tij.
Neni 9
Kompetencat e Kryetarit të Bordit
Kryetari i Bordit është përgjegjës që të kryejë të gjitha funksionet që i janë dhënë me ligj dhe
që Bordi i delegon me shkrim, dhe të kryejë punët e zakonshme të Bordit në pajtueshmëri me
vendimet dhe udhëzimet e miratuara në kohë nga Bordi.
Neni 10
Kompetencat dhe përgjegjësitë e Drejtorit të NjIF-K kundrejt Bordit
1. Një (1) herë në vit, Drejtori i NjIF-K i siguron çdo anëtari të Bordit një(1) raport të azhurnuar
pesëmbëdhjetë (15) ditë para takimit të Bordit ku përmblidhen vendimet dhe aktivitetet
administrative, ekzekutive dhe rregullatore të NjIF-K, dhe të gjitha aspektet e menaxhimit
financiar, të hyrat dhe shpenzimet e NjIF-K.
2. Nëse shumica e anëtarëve vendos se ka arsye që të besohet se NjIF-K nuk po vepron
ose nuk ka vepruar, në pajtueshmëri me këtë ligj ose akte të tjera nënligjore të aplikuara në
Kosovë, Bordi i drejtohet Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës me lëndën përkatëse për mos-
pajtueshmëri dhe i kërkon atij që të kryejë auditim. Raporti i auditimit i paraqitet Kuvendit të
Kosovës.
3. Drejtori i NjIF-K nuk është i obliguar që të zbulojë ndonjë informacion i cili mund të rrezikojë
anën operacionale të punës së NjIF-K.
Neni 11
Drejtori i NjIF-K
1. NjIF-K drejtohet nga një Drejtor i cili është përgjegjës për të gjitha aspektet e menaxhimit të
NjIF-K, në pajtueshmëri me këtë ligj, aktet e brendshme nënligjore dhe ligjet tjera në fuqi.
2. Në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive Drejtori i NjIF-K ndihmohet nga Zëvendës Drejtori
i NjIF-K. Zëvendës Drejtori i NjIF-K emërohet nga Drejtori i NjIF-K i cili në formë të shkruar i
delegon detyra. Procedurat, kriteret dhe çështjet tjera që ndërlidhen me pozitën e Zëvendës
Drejtorit të NjIF-K do të përcaktohen me akte nënligjore.
3. Drejtori i NjIF-K emërohet nga Bordi, i cili duhet të plotësojë kushtet si në vijim:
3.1. të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
3.2. të jetë person me integritet të lartë morali dhe profesionalizëm;
3.3. të jetë i paanshëm, i ndershëm dhe i denjë për kryerjen e funksionit;
3.4. të ketë diplomë universitare në fushën e ekonomisë, financave ose drejtësisë;
3.5. të ketë të paktën shtatë (7) vjet përvojë në fushën menaxheriale;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 15 QERSHOR 2016, PRISHTINË
12
Ligji Nr. 05/L -096 PËR PARANDALiMiN E PASTRiMiT TË PARAVE DHE LUFTiMiN E FiNANCiMiT TË TERRORiZMiT
3.6. nuk duhet të ketë pasur një pozitë politike në Qeverinë e Kosovës, Kuvendin e
Kosovës, autoritete komunale, partitë politike apo sindikata;
3.7. të mos ketë interes direkt ose indirekt në një subjekt raportues; dhe
3.8. të mos ketë konflikt interesi në pajtim me Ligjin për Parandalimin e konfliktit të
interesit.
4. Bordi siguron një proces të hapur dhe transparent të zgjedhjes së drejtorit sipas procedurave
të përcaktuara në nenin 12 të këtij ligji.
5. Asnjë person nuk mund të emërohet ose të mbetet drejtor nëse shpallet fajtor për një vepër
penale e cila është e dënueshme me një vendim për burgim prej gjashtë (6) muajsh ose më
shumë.
6. Drejtori i NjIF-K konsiderohet “zyrtar” sipas Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit.
7. Drejtori i NjIF-K emërohet për një mandat tre (3) vjeçar, i cili mund të vazhdohet edhe njëherë
nga Bordi.
8. Gjashtë (6) muaj para përfundimit të mandatit të Drejtorit, Ministria e Financave në koordinim
me Sekretarin e Bordit të NjIF-K fillon procedurën e përzgjedhjes së drejtorit të ri përmes procesit
të hapur, publik, të paanshëm dhe transparent të përzgjedhjes dhe intervistimit duke përfshirë:
8.1. publikimin e vendit të lirë të punës në gjuhët zyrtare, me detajet e pozitës,
vendndodhjen e tij, përshkrimin e punëve, kohëzgjatjen e kontratës, përshkrimin e
shkurtër të kualifikimeve, aftësive, ekspertizës, vetive personale që kërkohen, si dhe
një shpjegim të qartë rreth procedurës së aplikimit dhe përzgjedhjes që duhet të ndiqet;
8.2. të siguruarit se procedura e përzgjedhjes është e hapur, ofron konkurrencë, jo-
diskriminuese, e drejtë, objektive dhe transparente duke u bazuar në kualifikimet dhe
aftësitë të përcaktuara në këtë ligj.
Neni 12
Procedurat e zgjedhjes së Drejtorit të NjIF-K
1. Ministria e Financave, në koordinim me Sekretarin e Bordit të NjIF-K, bën përzgjedhjen
paraprake të kandidatëve më të përshtatshëm të cilët i plotësojnë kriteret e përcaktuara me
këtë ligj si dhe bën përzgjedhjen e të paktën dy (2) kandidatëve në listë të ngushtë.
2. Sekretari i Bordit ia përcjellë Bordit listën e ngushtë të kandidatëve së bashku me një(1)
raport ku jepen në detaje dhe kriteret mbi të cilat u bë edhe përzgjedhja paraprake.
3. Bordi pas votimit emëron Drejtorin e NjIF-K-së në mesin e kandidatëve që kanë hyrë në listën
e ngushtë.
4. Kryetari i Bordit publikon zyrtarisht përzgjedhjen e Drejtorit të NjIF-K.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 15 QERSHOR 2016, PRISHTINË
13
Ligji Nr. 05/L -096 PËR PARANDALiMiN E PASTRiMiT TË PARAVE DHE LUFTiMiN E FiNANCiMiT TË TERRORiZMiT
Neni 13
Shkarkimi ose pezullimi i Drejtorit të NjIF-K
1. Drejtori i NjIF-K-së shkarkohet me anë të të njëjtit proces përmes së cilit është emëruar.
2. Drejtori i NJIF-K-së mund të shkarkohet:
2.1. nëse ka kryer vepër penale;
2.2. si rezultat i humbjes së vazhdueshme të aftësive për të kryer punën e tij për një
periudhë më shumë se tre (3) muaj;
2.3. nëse zbulohet se e ka shfrytëzuar pozitën në kundërshtim me ligjin ose në një
mënyrë të tillë që ka mundur të çojë NjIF-K në një diskreditim ligjor ose publik, për
shkak të shkeljeve serioze profesionale apo sjelljeve personale jo të duhura.
3. Drejtori i NjIF-K-në mund të suspendohet:
3.1. nëse nuk kërkon miratim paraprak nga Bordi para se t’i bashkohet një organizate
ose grupi;
3.2. nëse dështon në raportim, siç përcaktohet me këtë ligj;
3.3. nëse ka një pozitë tjetër në kohën kur shërben në cilësinë e Drejtorit të NjIF-K-së;
3.4.nëse është përfshirë në çfarëdo veprimi industrial apo në çfarëdo forme të ndalesës
kolektive të punës;
3.5. nëse, pa pëlqimin paraprak të Bordit, jep deklarata publike apo komenton rreth
punës së NjIF-K, apo në ndonjë rast u ofron informacione personave të paautorizuar
rreth të dhënave, dokumenteve, kontakteve, njohurive ose personelit të NjIF-K;
3.6. nëse përpiqet që të fitojë apo pranojë çdo të ardhur si përfitime në para ose
shërbime të jashtëligjshme për veten e tij ose për të tjerët, përveç atyre që ofrohen në
këtë ligj;
3.7. nëse shkel ndonjërën nga dispozitat e këtij neni apo të këtij ligji të cilat poashtu do
të konsiderohen shkak për pezullimin ose ndërprerjen e marrëdhënies së punës sipas
këtij ligji.
Neni 14
Detyrat dhe kompetencat e NjIF-K
1. NjIF-K është e autorizuar:
1.1. të marrë dhe analizojë raportet dhe informacionet:
1.1.1. të bëra dhe të ruajtura sipas neneve 16 deri në 33 të këtij ligji;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 15 QERSHOR 2016, PRISHTINË
14
Ligji Nr. 05/L -096 PËR PARANDALiMiN E PASTRiMiT TË PARAVE DHE LUFTiMiN E FiNANCiMiT TË TERRORiZMiT
1.1.2. që i janë ofruar NjIF-K-së nga NjIF-të e vendeve të huaja me funksione
të ngjashme, nga gjykatat ose nga organet përgjegjëse për zbatimin e ligjit,
duke përfshirë organizatat ndërqeveritare e ndërkombëtare, organet publike ose
qeveritare; dhe
1.1.3. që i janë ofruar vullnetarisht NjIF-K-së në lidhje me dyshimet për pastrimin e
parave, veprat e ndërlidhura penale dhe/ose financimit të terrorizmit.
1.2. të grumbullojë informacione që kanë lidhje me aktivitetet e pastrimit të parave dhe
veprave të ndërlidhura penale ose financimin e aktiviteteve terroriste dhe që është në
dispozicion publik, përfshirë bazën e të dhënave komerciale në dispozicion;
1.3. të kryejë analiza strategjike të informatave që i grumbullon dhe pranon, për
parandalimin dhe luftimin e pastrimit të parave, veprave të ndërlidhura penale dhe
financimit të terrorizmit;
1.4. të kërkojë nga subjektet raportuese të dhëna, dokumente dhe informata që i
duhen me qëllim që të ushtrojë detyrat që dalin nga ky ligj. Të dhënat, dokumentet dhe
informatat duhet t’i ofrohen brenda afatit kohor të përcaktuar nga NjIF-K;
1.5. të kërkojë nga organet publike ose qeveritare të dhëna, dokumente dhe informata
që i duhen me qëllim që të ushtrojë detyrat që dalin nga ky ligj dhe qasje në bazat e të
dhënave të cilat mbahen nga këto organe. Informatat e tilla duhet t’i ofrohen pa vonesë;
1.6. të krijojë dhe mirëmbajë bazën e të dhënave për të gjitha informacionet e mbledhura
ose të pranuara në lidhje me dyshimin për pastrimin e parave, veprat e ndërlidhura
penale ose financimin e terrorizmit si dhe materiale të tjera të ngjashme relevante për
punën e NjIF-K;
1.7. të përpilojë informata, statistika, raporte dhe, duke u bazuar në ato, t’u bëjë
rekomandime Ministrisë së Financave, Ministrisë së Drejtësisë, Policisë së Kosovës,
Doganave të Kosovës dhe personave apo organeve të tjera relevante, në lidhje
me masat që duhet të merren dhe legjislacionin që duhet të miratohet për të luftuar
pastrimin e parave, veprat e ndërlidhura penale dhe financimin e terrorizmit;
1.8. t’i bëjë publike raportet që do të ndihmojnë në kryerjen e detyrave të saj;
1.9. të organizojë dhe kryejë trajnime të rregullta, përfshirë vetëdijesim dhe sensibilizim
në lidhje me parandalimin e pastrimit të parave, veprave të ndërlidhura penale dhe
financimit të terrorizmit si dhe detyrimet e subjekteve raportuese;
1.10. të shpërndajë, në përputhje me dispozitat e këtij ligji, rezultatet që dalin nga
analizat dhe çdo raport apo informacion të nevojshëm për autoritetet përkatëse;
1.11. të miratojë akte nënligjore, të lëshojë urdhra dhe udhëzues mbi çështjet që kanë
të bëjnë me sigurimin ose promovimin e pajtueshmërisë me këtë ligj, duke përfshirë
por jo kufizuar në:
1.11.1. përdorimin e formave të standardizuara raportuese;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 15 QERSHOR 2016, PRISHTINË
15
Ligji Nr. 05/L -096 PËR PARANDALiMiN E PASTRiMiT TË PARAVE DHE LUFTiMiN E FiNANCiMiT TË TERRORiZMiT
1.11.2. aktet ose transaksionet e dyshimta, përfshirë natyrën e akteve ose
transaksioneve të dyshimta për qëllime të këtij ligji, si dhe hartimin e listave të
indikatorëve të këtyre akteve dhe transaksioneve;
1.11.3. lirimin e personave ose subjekteve, apo grup personash ose subjektesh,
nga obligimet e raportimit sipas këtij ligji, si dhe metodat për të raportuar lirime të
tilla.
1.12. të lëshojë urdhër për moskryerjen e transaksionit në pajtim me këtë ligj apo të
kërkojë nga subjektet raportuese të monitorojë llogaritë apo marrëdhënien e biznesit
për një periudhë kohore deri në tre (3) muaj; apo për një periudhë shtesë siç përcaktohet
nga NjIF-K;
1.13. të mbikëqyrë dhe monitorojë subjektet raportuese për sa i përket pajtueshmërisë
me këtë ligj si dhe me akte nënligjore, urdhrat dhe urdhëresat, që rrjedhin dhe
parashihen me këtë ligj, qoftë në terren qoftë në distance;
1.14. të merr pjesë në organizime për bashkëpunim ndërkombëtarë në fushën e
parandalimit dhe zbulimit të pastrimit të parave, veprave të ndërlidhura penale dhe
financimit të terrorizmit;
1.15. të kryejë funksione të tjera në pajtim me këtë ligj.
2. Stafi i NjIF-K-së ruan dhe nuk zbulon asnjë informacion të marrë në kuadër të fushëveprimit
të detyrave të tyre, madje edhe pas ndërprerjes së detyrave të tyre brenda NjIF-K. Informacione
të tilla mund të përdoren vetëm për qëllimet e ofruara në pajtim me këtë ligj.
3. NjIF-K dhe institucionet e tjera në Kosovë bashkëpunojnë në mënyrë reciproke, ndihmojnë
njëra-tjetrën gjatë kryerjes së detyrave të tyre dhe koordinojnë aktivitetet në kuadër të
kompetencave të tyre në pajtueshmëri me ligjet e zbatueshme. Për këtë qëllim, NjIF-K mund të
nënshkruajë marrëveshje apo memorandume mirëkuptimi.
Neni 15
Shpalosja, shpërndarja dhe shkëmbimi i informacionit nga NJIF-K
1. Me iniciativën e vet ose sipas kërkesës, NjIF-K mund të shpalosë vetëm informacionin si më
poshtë tek organet publike apo qeveritare ose tek subjektet raportuese, nëse shpalosja e tillë
konsiderohet si e nevojshme nga NjIF-K , apo do t’i shërbente ose do të ndihmonte NjIF-K që
të kryejë detyrat e veta:
1.1. çdo të dhënë rreth personit ose subjektit që mund ta identifikojë personin ose
subjektin në mënyrë direkte ose indirekte, duke përfshirë por jo edhe duke kufizuar në
një emër ose adresë;
1.2. çdo të dhënë identifikuese në lidhje me një transaksion, duke përfshirë por jo edhe
kufizuar datën, vendndodhjen, vlerën ose llojin e pronës, numrin e llogarisë ose numrin
e transaksionit; dhe
1.3. çdo të dhënë që NjIF-K e konsideron si të nevojshme me qëllim të parandalimit dhe
luftimit të pastrimit të parave, veprave të ndërlidhura penale dhe financimit të terrorizmit.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 15 QERSHOR 2016, PRISHTINË
16
Ligji Nr. 05/L -096 PËR PARANDALiMiN E PASTRiMiT TË PARAVE DHE LUFTiMiN E FiNANCiMiT TË TERRORiZMiT
2. Informacioni i referuar në paragrafin 1. të këtij neni dhe rezultati i analizave për të cilat
dyshohet për pastrim të parave, veprave të ndërlidhura penale dhe financim të terrorizmit,
mund të shpërndahet dhe shkëmbehet me iniciativën e vet ose sipas kërkesës, nga NjIF-K me:
2.1. autoritetet vendore dhe ato me kompetenca vendore, nëse informacioni i tillë është
relevant për hetime në kuadër të kompetencës së tyre;
2.2. organet përgjegjëse për zbatimin e ligjit ose ndonjë organ jashtë Kosovës me
funksion të ngjashëm me NjIF-K.
3. Të gjitha të dhënat, informacionet dhe dokumentet shpalosen nga NjIF-K vetëm për qëllime
inteligjence, me qëllim të ofrimit të bazës për hetime. Ato nuk mund të përdoren si prova përpara
një gjykate, përveç nëse miratohen me shkrim nga Drejtori i NjiFK, i cili autorizon një publikim të
tillë vetëm atëherë kur nuk ka mundësi të tjera për organet zbatuese të ligjit që të marrin provat
përkatëse diku tjetër dhe në mënyrë tjetër.
4. NjIF-K mund të shkëmbejë ndërkombëtarisht të gjitha informatat që mund të jenë të
arritshme apo të qasshme, spontanisht ose me anë të kërkesës, me çdo homolog të huaj
që kryen funksione të ngjashme dhe që u nënshtrohet obligimeve të ngjashme për ruajtjen e
konfidencialitetit, pavarësisht nga natyra e homologut, dhe brenda kornizës ligjore vendore të
secilës palë. Informatat e shkëmbyera përdoren vetëm sipas kërkesës, me pëlqimin paraprak të
agjencisë që e ka dhënë informacionin dhe vetëm për qëllime të luftimit të pastrimit të parave,
veprave të ndërlidhura penale dhe financimit të terrorizmit. Për këtë qëllim, NjIF-K mund të
nënshkruajë marrëveshje apo memorandume mirëkuptimi.
5. NjIF-K mund të refuzojë kërkesën siç parashihet në paragrafin 4. të këtij neni, nëse shkëmbimi
i të dhënave të tilla rrezikon apo mund të rrezikojë rrjedhën e procedimit penal në Kosovë dhe
njofton me shkrim homologun e huaj kompetent i cili ka parashtruar kërkesën, duke paraqitur
arsyet për refuzim.
KAPITULLI III
SUBJEKTET RAPORTUESE DHE DETYRIMET E TYRE LIGJORE
Neni 16
Subjektet Raportuese
1. Subjekte raportuese për qëllime të këtij ligji janë:
1.1. bankat;
1.2. institucionet financiare;
1.3. kazinotë, përfshirë ato në internet dhe objektet e licencuara të lojërave të fatit;
1.4. agjentët e pasurive të patundshme dhe ndërmjetësit e pasurive të patundshme;
1.5. personat fizikë dhe juridikë që tregtojnë mallra kur pranojnë pagesa në para të
gatshme në vlerë prej dhjetëmijë (10.000) euro ose më shumë;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 15 QERSHOR 2016, PRISHTINË
17
Ligji Nr. 05/L -096 PËR PARANDALiMiN E PASTRiMiT TË PARAVE DHE LUFTiMiN E FiNANCiMiT TË TERRORiZMiT
1.6. avokatët dhe noterët kur përgatiten, kryejnë ose përfshihen në transaksione për
klientët e tyre rreth aktiviteteve të mëposhtme:
1.6.1. blerjen dhe shitjen e pasurive të patundshme;
1.6.2. menaxhimin e parave, letrave me vlerë ose pasurive të tjera të klientit;
1.6.3. menaxhimin e llogarive bankare, kursimeve ose të letrave me vlerë;
1.6.4. organizimin e kontributeve të nevojshme për krijimin, funksionimin ose
menaxhimin e kompanive; dhe
1.6.5. krijimin, funksionimin ose menaxhimin e personave ose marrëveshjeve
juridike dhe blerjen e shitjen e subjekteve afariste.
1.7. kontabilistët, auditorët dhe këshilltarët tatimor;
1.8. trusti dhe ofruesit e shërbimeve që nuk përfshihen në këtë ligj, të cilët i ofrojnë
shërbimet e mëposhtme palëve të treta në baza komerciale:
1.8.1. duke vepruar si agjent formimi i personave juridikë;
1.8.2. duke vepruar ose caktuar dikë tjetër të veprojë si një drejtor ose sekretar i
një kompanie, një partner i një partneriteti, apo një pozitë të ngjashme në lidhje me
persona të tjerë juridikë;
1.8.3. duke siguruar një zyrë të regjistruar, akomodim ose adresë për biznesin,
adresë zyrtare ose me korrespondencë për një kompani, partneritet ose ndonjë
person a marrëveshje tjetër juridike;
1.8.4. duke vepruar ose caktuar dikë tjetër të veprojë si administrator i besuar i një
trusti të caktuar;
1.8.5. duke vepruar ose caktuar dikë tjetër të veprojë si një aksionar i emëruar për
një person tjetër.
1.9. OJQ-të; dhe
1.10. shitësit e metaleve të çmuara dhe tregtarët me gurë të çmuar.
Neni 17
Veprimet dhe masat që duhet të ndërmerren nga subjektet raportuese
1. Veprimet dhe masat për parandalimin dhe zbulimin e pastrimit të parave dhe financimit
të terrorizmit merren nga të gjitha subjektet raportuese para, gjatë, dhe pas ekzekutimit të
transaksionit ose krijimit të marrëdhënies afariste.
2. Veprimet dhe masat e përmendura në paragrafin 1. të këtij neni ndërmerren nga të gjitha
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 15 QERSHOR 2016, PRISHTINË
18
Ligji Nr. 05/L -096 PËR PARANDALiMiN E PASTRiMiT TË PARAVE DHE LUFTiMiN E FiNANCiMiT TË TERRORiZMiT
subjektet raportuese. Për këtë qëllim, subjektet raportuese nxjerrin rregullore dhe procedura
të brendshme të shkruara, vendosin kontrolle për parandalimin dhe zbulimin e pastrimit të
parave dhe financimit të terrorizmit dhe i zbatojnë ato. Këto rregullore, procedura dhe kontrolle
përfshijnë, por nuk duhet kufizuar në:
2.1. procedurën për kujdesin e duhur ndaj klientit, përfshirë procedurën për identifikimin
dhe verifikimin e klientit;
2.2. procedurën e raportimit sipas nenit 26 të këtij ligji dhe dërgimit të informacionit, të
dhëna, dhe dokumentacionin në NjIF-K;
2.3. procedurën për përpunimin ose marrjen e veprimeve të mëtejme lidhur me aktin
apo transaksionin e dyshuar, duke përfshirë masat për ndalimin e veprimeve të mëtejme
lidhur me aktin ose transaksionin e dyshuar në pajtim me paragrafin 5. të nenit 26 të
këtij ligji;
2.4. emërimin e zyrtarit të pajtueshmërisë për të zbatuar detyrimet e përcaktuara në
këtë ligj si dhe sigurimin e kushteve për punën e tyre;
2.5. sigurimin e organizimit dhe financimit të programit për trajnimin dhe aftësimin e të
punësuarve mbi përgjegjësitë e parapara me këtë ligj;
2.6. krijimin e organeve adekuate të kontrollit të rregullt të brendshëm për zbatimin e
detyrimeve të përcaktuara në këtë ligj dhe funksionin e auditimit për të testuar sistemin
e raportimit dhe identifikimit, përveç për subjektet me numër të kufizuar të stafit;
2.7. përfshirjen e listës së indikatorëve të hartuar nga NJiF dhe plotësimin e asaj liste
me indikatorë sipas fushëveprimit të subjektit raportues, për identifikimin e personave
dhe transaksioneve në lidhje me të cilat ka arsye për të dyshuar për pastrim të parave
ose financim të terrorizmit;
2.8. procedurën për grumbullimin, mbajtjen, mbrojtjen dhe ruajtjen e të dhënave në
pajtim me këtë ligj dhe procedurën për parandalimin e qasjes së paautorizuar;
2.9. zbatimin e veprimeve dhe masave të tjera në bazë të këtij ligji.
Neni 18
Vlerësimi dhe parandalimi i rrezikut
1. NjIF-K-i siguron në mënyrë periodike dhe koordinon vlerësimin kombëtar të rrezikut për sa i
përket pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, për të identifikuar dhe vlerësuar rrezikun
dhe për t’i bërë rekomandime Qeverisë në përcaktimin e politikave, strategjive dhe masave
për menaxhimin e rrezikut dhe për të zvogëluar rreziqet e identifikuara. Vlerësimi kombëtar i
rrezikut ndërmerret së paku çdo tri(3) vite dhe Ministria e Financave nxjerrë akt nënligjor, sipas
nenit 66 të këtij ligji, në mënyrë që të përcaktojë procedurat që duhen ndjekur.
2. Të gjitha subjektet raportuese përcaktojnë në mënyrë periodike rrezikun e pastrimit të parave
dhe financimit të terrorizmit ndaj të cilit janë të ekspozuara gjatë ofrimit të shërbimeve dhe
produkteve të tyre, vendndodhjes gjeografike dhe mekanizmave e kanaleve të shpërndarjes.
Vlerësimi i rrezikut u shpërndahet me kërkesë të NjIF-K dhe, për bankat dhe institucionet
financiare, edhe BQK-së.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 15 QERSHOR 2016, PRISHTINË
19
Ligji Nr. 05/L -096 PËR PARANDALiMiN E PASTRiMiT TË PARAVE DHE LUFTiMiN E FiNANCiMiT TË TERRORiZMiT
3. Për këtë qëllim, subjektet raportuese identifikojnë dhe vlerësojnë më tej rreziqet e pastrimit
të parave dhe financimit të terrorizmit që mund të lindin në lidhje me zhvillimin e produkteve të
reja dhe praktikave të reja të biznesit, përfshirë mekanizmat dhe kanalet e reja të shpërndarjes
dhe përdorimin e teknologjive të reja dhe atyre në zhvillim për produkte të reja ose ekzistuese
para futjes në përdorim të risive për sa i përket produkteve, praktikave të biznesit, kanaleve të
shpërndarjes ose përdorimit të teknologjive të reja apo në zhvillim.
4. Për më tepër, të gjitha subjektet raportuese i kushtojnë vëmendje të veçantë çdo rreziku të
pastrimit të parave apo financimit të terrorizmit në lidhje me produktet apo transaksionet që
promovojnë anonimitetin dhe marrin të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar përdorimin
e tyre për qëllime të pastrimit të parave apo financimit të terrorizmit.
5. Të gjitha subjektet raportuese në mënyrë të vazhdueshme përcaktojnë rrezikun e pastrimit
të parave dhe financimit të terrorizmit të paraqitur nga klientët e tyre dhe çdo person tjetër për
të cilin ofrojnë shërbime financiare dhe profesionale. Kur subjektet raportuese përcaktojnë se
rreziku i pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit është i lartë, marrin masat e përcaktuara
në paragrafin 1. të nenit 22, krahas masave të përcaktuara në këtë nen.
6. Të gjitha subjektet raportuese zbatojnë masat e kujdesit të duhur të shtuar në përputhje
me paragrafin 1. të nenit 22 që janë efektive dhe në proporcion me rreziqet e identifikuara për
marrëdhëniet dhe transaksionet e biznesit me persona fizikë dhe juridikë, përfshirë institucionet
financiare nga shtetet që mund të përcaktohen nga NjIF-K, bazuar në masat ndërkombëtare
ndaj shteteve të tilla. NJIF-K cakton kundërmasa të duhura, efektive dhe proporcionale për t’u
zbatuar kundrejt shteteve të tilla.
Neni 19
Kujdesi i duhur ndaj klientit
1. Masat e kujdesit të duhur ndaj klientit të cilat zbatohen nga të gjitha subjektet raportuese
përfshijnë:
1.1. identifikimin e klientit dhe verifikimin e identitetit të klientit me anë të burimeve të
pavarura, dokumenteve, të dhënave ose informacioneve të besueshme;
1.2. identifikimin e pronarit përfitues dhe/ose të personit ose personave fizikë të cilët
kontrollojnë drejtpërdrejt ose tërthorazi njëzet e pesë perqind (25%) ose më shumë të
një personi juridik. Kur subjektet raportuese konsiderojnë se rreziku i pastrimit të parave
apo financimit të terrorizmit është i lartë, ato marrin masa të arsyeshme për të verifikuar
identitetin e tij, në mënyrë që institucioni apo personi që mbulohet nga ky ligj të bindet
se ai e di se kush është pronari përfitues, duke përfshirë, sa i përket personave juridikë,
trustet dhe marrëveshjet e ngjashme juridike, duke marrë masa adekuate bazuar në
rrezik dhe për të kuptuar strukturën e pronësisë dhe kontrollit të klientit;
1.3. të kuptuarit dhe marrjen e informacionit mbi qëllimin dhe natyrën e synuar të
marrëdhënies së biznesit të tillë që subjektet raportuese mund të zhvillojnë profilin e
biznesit dhe rrezikut të klientëve të tyre, si dhe monitorimin e marrëdhënieve të biznesit;
1.4. kryerjen e monitorimit në vazhdimësi të marrëdhënies së biznesit, përfshirë
mbikëqyrjen e transaksioneve të kryera gjatë gjithë kësaj marrëdhënie, për të siguruar
që transaksionet të cilat po kryhen janë në pajtim me njohuritë për klientin, profilin e
biznesit dhe të rrezikut, përfshirë, aty ku është e nevojshme, burimin e fondeve dhe
garantimin që dokumentet, të dhënat ose informacionet mbahen të rifreskuara.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 15 QERSHOR 2016, PRISHTINË
20
Ligji Nr. 05/L -096 PËR PARANDALiMiN E PASTRiMiT TË PARAVE DHE LUFTiMiN E FiNANCiMiT TË TERRORiZMiT
2. Masat e kujdesit të duhur ndaj klientit zbatohen nga të gjitha subjektet raportuese në këto
raste:
2.1. kur krijojnë marrëdhënie afariste;
2.2. kur realizojnë transaksione të rastit në para të gatshme në vlerë prej dhjetëmijë
(10.000) euro ose më shumë, apo vlerës ekuivalente në valutë të huaj, nëse është
kryer si një transaksion i vetëm ose disa transaksione që janë të ndërlidhura. Nëse
shuma e transaksioneve nuk dihet në kohën e veprimit, identifikimi bëhet në momentin
kur shuma monetare bëhet e njohur apo pragu është arritur;
2.3. kur ekzistojnë dyshime rreth saktësisë dhe mjaftueshmërisë së të dhënave
identifikuese të marra të klientit;
2.4. kur ka dyshim për pastrim të parave ose financim të terrorizmit.
3. Të gjitha subjektet raportuese identifikojnë klientët e tyre të përcaktuar në nën-paragrafët 1.1.
dhe 1.2. të paragrafit 1. të këtij neni si në vijim:
3.1. një person fizik identifikohet duke paraqitur një dokument zyrtar origjinal që nuk i
ka skaduar afati, dokument në të cilin gjendet edhe fotografia e këtij personi. Adresa e
personit dhe data e lindjes verifikohen duke paraqitur një dokument ose dokumente të
cilat ofrojnë dëshmi;
3.2. Identiteti i një subjekti juridik verifikohet duke paraqitur:
3.2.1. certifikatën e regjistrimit të biznesit të lëshuar në pajtim me Ligjin për
Shoqëritë Tregtare në Kosovë;
3.2.2. certifikatën e regjistrimit të një OJQ-je të lëshuar në pajtim me Ligjin për
Lirinë e Asociimit në Organizatat Joqeveritare;
3.2.3. dëshminë e të qenit i regjistruar si parti politike në pajtim me legjislacionin
në fuqi;
4. Nëse subjekti nuk është shoqëri tregtare, OJQ apo subjekt politik, subjektet raportuese
marrin çfarëdo dokumenti ose dokumente të tjera të cilat mundësojnë verifikimin e identitetit të
subjektit, formës ligjore, adresës, drejtorëve, të mirëbesuarve, si dhe dispozitave që rregullojnë
autoritetin e agjentëve, zyrtarëve, ose drejtorëve që janë të angazhuar në subjektin në fjalë.
5. Për bizneset e sigurimeve të jetës dhe sigurimet tjera të ndërlidhura me investime, subjektet
raportuese, përveç kujdesit të duhur ndaj klientit në përputhje me këtë nen dhe nenin 22 të këtij
ligji, identifikojnë përfituesit edhe:
5.1. kur përfituesi identifikohet si person i emëruar fizik ose juridik, subjektet raportuese
regjistrojnë emrin e personit;
5.2. kur përfituesi është i përcaktuar bazuar në karakteristika ose klasa ose në ndonjë
mënyrë tjetër, subjektet raportuese marrin dhe ruajnë informacion të mjaftueshëm për
përfituesit në mënyrë të tillë që subjekti raportues të ketë mundësinë të përcaktojë
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 15 QERSHOR 2016, PRISHTINË
21
Ligji Nr. 05/L -096 PËR PARANDALiMiN E PASTRiMiT TË PARAVE DHE LUFTiMiN E FiNANCiMiT TË TERRORiZMiT
identitetin e përfituesit gjatë kohës së pagesës;
5.3. në të dy rastet, verifikojnë identitetet e përfituesve në përputhje me dispozitat e
këtij neni gjatë kohës së pagesës;
5.4. kur përfituesi i identifikuar është person juridik ose marrëveshje juridike dhe subjekti
raportues vendos se një përfitues i tillë paraqet rrezik të lartë, atëherë subjekti raportues
merr masa të arsyeshme për të identifikuar dhe verifikuar identitetin e pronarit përfitues
të përfituesit në kohën e pagesës.
6. Personi i përfshirë në një aktivitet sipas nën-paragrafëve 2.1. dhe 2.2. të këtij neni, si dhe në
rastet e specifikuara në nën-paragrafët 2.1., 2.2., 2.3., dhe 2.6,, të nenit 24 të këtij ligji, siguron
subjektin raportues, në mënyrë të përcaktuar nga autoriteti mbikëqyrës sektorial, mbi burimin e
prejardhjes së fondeve dhe/apo se po vepron:
6.1. në emër të tij ose të saj si pronar dhe mbajtës i të drejtës së pronësisë mbi çdo
pronë që i nënshtrohet transaksionit; ose
6.2. si një agjent i autorizuar i një ose më shumë personash ose subjektesh në pajtim
me nën-paragrafët 3.1. dhe 3.2. të këtij neni, pasi të ketë marrë masat e duhura për
të verifikuar se secili person ose subjekt është pronari ose mbajtësi i të drejtës së
pronësisë së çdo prone që i nënshtrohet transaksionit dhe ka mirëbesimin se çdo
person ose subjekt i identifikuar është pronari dhe/ose mbajtësi i të drejtës së pronësisë
së çdo prone që i nënshtrohet transaksionit.
7. Çdo person që vepron si agjent i autorizuar prezanton dokumentet në pajtim me nën-
paragrafët 3.1. dhe 3.2. të këtij neni për veten e tij dhe për personin ose subjektin që jep
autorizimin, si dhe siguron një dokument me anë të të cilit autorizohet për të kryer transaksione
në emër të personit ose subjektit.
8. Pavarësisht nga të vepruarit në pajtueshmëri me paragrafët 3. deri në paragrafin 7. të këtij
neni, subjekti raportues merr masat e duhura shtesë për të identifikuar çdo person ose subjekt
në emër të të cilit personi që përfshihet në një transaksion vepron në pajtim me paragrafin 2. të
këtij neni duke përfshirë edhe pronarin ose mbajtësin e të drejtës së pronësisë.
9. Në rastet kur subjekti raportues nuk mundet të plotësojë masat e kujdesit të duhur ndaj
klientit, pronarit përfitues ose përfituesit të biznesit të sigurimit të jetës dhe investimeve të tjera
të ndërlidhura, në përputhje me këtë nen transaksioni nuk duhet të kryhet. Çdo marrëdhënie
biznesi duhet të ndërpritet ose të mos fillohet si dhe çdo llogari duhet të mbyllet dhe çfarëdo
pronë të kthehet tek burimi i saj. Një veprim i tillë është pa paragjykim për subjektin raportues
për të raportuar rrethana të tilla si akte ose transaksione të dyshimta tek NjIF-K-u në pajtim me
nën-paragrafin 1.1. të nenit 26 të këtij ligji dhe për të raportuar informata/materiale shtesë në
pajtim me paragrafin 2. të nenit 26 të këtij ligji.
10. Në pajtim me paragrafin 2. të nenit 66 të këtij ligji, NjIF-K, BQK ose mbikëqyrësi sektorial
specifikon procedurat për zbatimin e kujdesit të duhur ndaj klientit në përputhje me këtë nen
dhe nenin 22 të këtij ligji.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 15 QERSHOR 2016, PRISHTINË
22
Ligji Nr. 05/L -096 PËR PARANDALiMiN E PASTRiMiT TË PARAVE DHE LUFTiMiN E FiNANCiMiT TË TERRORiZMiT
Neni 20
Mbajtja e shënimeve
1. Subjektet raportuese mbajnë të gjitha të dhënat për informatat e mbledhura në pajtim me
këtë ligj dhe sigurojnë se dokumentacioni dhe informacionet përcjellëse të jenë të gatshme dhe
në dispozicion të NjIF-K-së, si dhe autoriteteve të tjera kompetente:
1.1. kopjet e dokumenteve që dëshmojnë identitetin e klientit, mbajtëseve të së drejtës
së pronës të marra në pajtim me këtë ligj, llogaritë e dosjeve dhe korrespodencën
biznesore, për së paku pesë (5) vjetët e fundit, pas përfundimit të marrëdhënies
biznesore;
1.2. informacionet e pranuara në përputhje me dispozitat këtij ligji, për të mundësuar
rindërtimin e transaksioneve, që janë ekzekutuar ose është tentuar të ekzekutohen nga
ana e klientëve, dhe raportet me shkrim të krijuara në përputhje me nenin 25 të këtij ligji,
për së paku pesë (5) vjet pas tentimit për ekzekutim ose ekzekutimit të transaksionit;
1.3 kur të dhënat e transaksioneve i referohen një serie transaksionesh të ndërlidhura
të kohëpaskohshme, periudha pesëvjeçare (5) e ruajtjes fillon me ekzekutimin e
transaksionit të fundit në atë seri;
1.4. kur informacioni për transaksionin lidhet me një raport të dorëzuar në NjIF-K për sa
i përket një akti apo transaksioni të dyshimtë, periudha pesë (5) vjeçare fillon nga data
e dorëzimit të raportit në përputhje me nenin 26 të këtij ligji.
2. Në rastin e transfereve elektronike, bankat dhe institucionet financiare që kryejnë aktivitete
të tilla mbajnë një regjistër të të gjitha informatave përkatëse për sa i përket paguesit dhe që
shoqërojnë një transfer, të gjitha informatat e marra për paguesin dhe të gjitha informatat që
shoqërojnë një transfer kur ato veprojnë respektivisht si dërgues, ndërmjetës ose institucion
përfitues për një periudhë prej pesë (5) vitesh nga data e ekzekutimit të transaksionit.
3. Në raste të veçanta të përcaktuara sipas NjIF-K, për qëllime të ushtrimit të kompetencave të
saj, NjIF-K mund të zgjasë periudhën pesë (5) vjeçare siç parashihet në këtë nen me urdhër me
shkrim për subjektet raportuese në fjalë.
4. Subjektet raportuese sigurojnë masa të nevojshme për të mbrojtur të dhënat nga dëmtimi
dhe për të parandaluar qasjen e paautorizuar.
5.Në pajtim me paragrafin 2. të nenit 66 të këtij ligji, NjIF-K, BQK ose një mbikëqyrës sektorial
specifikojnë procedurat për mbajtjen e shënimeve në përputhje me këtë nen përfshirë ushtrimin
e kontrolleve të brendshme për ruajtjen e të dhënave.
Neni 21
Funksioni i pajtueshmërisë për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të
terrorizmit
1. Subjektet raportuese emërojnë zyrtarin e pajtueshmërisë. Në mungesë të tij caktojnë
zëvendësin e tij për të kryer veprime dhe ndërmarrë masat për parandalimin dhe zbulimin e
pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, në përputhje me këtë ligj dhe aktet nënligjore
të miratuara në bazë të këtij ligji. Përjashtimisht, për bankat pozita e zëvendësit të zyrtarit të
pajtueshmërisë është pozitë e përhershme.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 15 QERSHOR 2016, PRISHTINË
23
Ligji Nr. 05/L -096 PËR PARANDALiMiN E PASTRiMiT TË PARAVE DHE LUFTiMiN E FiNANCiMiT TË TERRORiZMiT
2. Zyrtari i emëruar për pajtueshmëri duhet të jetë i punësuar tek subjekti raportues në pozicion
që i mundëson të ushtrojë të gjitha detyrat e përcaktuara në këtë ligj në mënyrë efektive,
efikase dhe cilësore dhe duhet të jetë përgjegjës për ndërveprim dhe këmbim të informatave
me NjIF-K, dhe në rastin e bankave dhe institucioneve financiare, edhe me BQK-në, si dhe do
t’i nënshtrohet detyrimeve të raportimit dhe mbajtjes së shënimeve dhe konfidencialitetit sipas
këtij ligji.
3. Funksioni i pajtueshmërisë për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit
funksionon në mënyrë të pandikuar. Ky funksion për bankat udhëhiqet nga një menaxher i lartë
dhe është i pavarur nga të gjitha funksionet e tjera të subjektit raportues dhe për subjektet tjera
raportuese me kusht që të ketë kapacitete të mjaftueshme administrative për këtë.
4. Subjektet raportuese i ofrojnë zyrtarit të pajtueshmërisë si në vijim:
4.1. qasje të pakufizuar në të dhëna, informacione dhe dokumentacion të nevojshëm
për të kryer detyrat e tij;
4.2. resurse të nevojshme njerëzore, materiale të TI-së dhe burimet tjera të përshtatshme
të punës;
4.3. hapësirë të duhur punuese dhe kushtet teknike për një nivel të duhur të mbrojtjes
së të dhënave konfidenciale dhe të qasshme për zyrtar të pajtueshmërisë;
4.4. trajnim të vazhdueshëm profesional në fushë për parandalimin e pastrimit të parave
dhe të financimit të terrorizmit;
4.5. zëvendësim gjatë mungesës; dhe
4.6. mbrojtje në lidhje me zbulimin e të dhënave rreth zyrtarit të pajtueshmërisë tek
persona të paautorizuar, si dhe mbrojtjen e procedurave të tjera të cilat mund të
ndikojnë në kryerjen pa pengesë të detyrave dhe qasjes së paautorizuar në të dhëna.
5. NJIF-K nxjerr akte nënligjore për të përkufizuar kriteret për “i përshtatshëm” dhe “i duhur”
për zyrtarë të pajtueshmërisë, kërkesat që duhet t’i përmbush personi për t’u emëruar si zyrtar
i pajtueshmërisë si dhe kompetencat dhe përgjegjësitë e funksionit të pajtueshmërisë dhe
çështjet e tjera që ndërlidhen me zbatimin e detyrimeve sipas këtij ligji. Në rastin e bankave
dhe institucioneve financiare, këto kritere përcaktohen në konsultim me BQK-në, dhe në rast
se zyrtari i emëruar për pajtueshmëri nuk i plotëson kriteret e përcaktuara për “i përshtatshëm”
dhe “i duhur”, NjIF-K mund të refuzojë emërimin e tij në këtë pozitë.
6. Zëvendësi i zyrtarit të pajtueshmërisë sipas paragrafit 1. të këtij neni duhet të plotësojë të
njëjtat kërkesa si ato të zyrtarit të pajtueshmërisë.
7. Zyrtari i pajtueshmërisë emërohet dhe shkarkohet me vendim me shkrim nga drejtori ose
personi përgjegjës në subjektin raportues, ndërsa për bankat dhe institucionet financiare me
vendim të Bordit Drejtues ose përgjegjësit ekuivalent sipas ligjit përkatës në kuadër të cilit
vepron subjekti raportues. Në rast të shkarkimit të zyrtarit të pajtueshmërisë, subjekti raportues
njofton menjëherë NjIF-K, ndërsa bankat dhe institucionet financiare edhe BQK-në, lidhur me
vendimin për shkarkim, duke specifikuar arsyet.
8. Të gjitha subjektet raportuese njoftojnë NjIF-K, ndërsa në rastin e bankave dhe institucioneve
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 15 QERSHOR 2016, PRISHTINË
24
Ligji Nr. 05/L -096 PËR PARANDALiMiN E PASTRiMiT TË PARAVE DHE LUFTiMiN E FiNANCiMiT TË TERRORiZMiT
financiare edhe BQK-në, për identitetin e zyrtarit të pajtueshmërisë në një afat prej tridhjetë (30)
ditëve pas themelimit të subjektit raportues, nëse nuk është përcaktuar ndryshe në këtë ligj, si
dhe në vazhdimësi për çfarëdo ndryshimi të zyrtarit të pajtueshmërisë.
Neni 22
Kujdesi i duhur i shtuar
1. Kur subjektet raportuese përcaktojnë, në përputhje me paragrafin 5. të nenit 18 se rreziku
i pastrimit të parave apo financimit të terrorizmit është ngritur, ata marrin masa të arsyeshme
për të mbajtur të azhurnuara informacionet e mbledhura në pajtim me nenin 19, masa për të
zvogëluar këto rreziqe dhe zbatojnë masat e nevojshme të kujdesit të duhur të shtuara për të
monitoruar profilin e biznesit dhe të rrezikut, duke përfshirë burimin e fondeve, dhe të sigurojnë
që të dhënat dhe informacionet e tjera janë mbajtur të azhurnuara. Mbikëqyrësi sektorial mund
të nxjerrë udhëzime të detyrueshme në lidhje me këtë në pajtim me paragrafin 2. të nenit 66 të
këtij ligji.
2. Kur klienti nuk është fizikisht i pranishëm, subjektet raportuese që i nënshtrohen këtij ligji
marrin masa adekuate dhe specifike për të mënjanuar rrezikun e lartë duke marrë një ose më
shumë nga masat e mëposhtme, krahas masave sipas paragrafit 1. të këtij neni:
2.1. verifikimin e identitetit të klientit përmes dokumenteve, të dhënave, ose
informacioneve;
2.2. marrjes së masave shtesë për të verifikuar ose vërtetuar dokumentet e ofruara
ose duke kërkuar certifikatë konfirmuese nga banka ose institucioni financiar të cilët
përmenden në këtë ligj; dhe
2.3. sigurohet se pagesa e parë për operacione kryhet përmes një llogarie të hapur në
emër të klientit në një bankë.
3. Kërkesat për identifikim dhe kujdes të duhur ndaj klientit konsiderohen të përmbushura edhe
pa prezencën fizike të klientit, në rastet e mëposhtme:
3.1. nëse klienti tashmë është i identifikuar për sa i përket një marrëdhënie të
vazhdueshme me bankën, me kusht që informacioni të jetë i azhurnuar;
3.2. kur veprimet kryhen me anë të sistemit të sigurimit ose ATM-së, përmes
korrespondencës ose subjekteve të përfshira në transportin e gjërave me vlerë ose
përmes kredit/debit kartelave, transaksione të tilla i ngarkohen pronarit të llogarisë të
cilit i përkasin; dhe
3.3. për klientë të dhënat identifikuese të të cilëve ose çdo informacion tjetër, kërkohen
në mënyrë private ose publike ose vërtetohen nga certifikatat e kualifikuara që përdoren
për të gjeneruar një nënshkrim digjital të shoqëruar me dokumente elektronike;
4. Në rastet e një marrëdhënie bankare me bankat korespodente apo marrëdhënie të ngjashme,
që kanë origjinën nga vende të tjera, bankat dhe institucionet financiare, krahas masave sipas
paragrafit 1. të këtij neni, duhet të:
4.1. të mbledhin informacione të mjaftueshme me qëllim që të kuptojnë plotësisht llojin
e biznesit dhe të përcaktojnë, në bazë të regjistrave publik, listave, dokumenteve ose
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 15 QERSHOR 2016, PRISHTINË
25
Ligji Nr. 05/L -096 PËR PARANDALiMiN E PASTRiMiT TË PARAVE DHE LUFTiMiN E FiNANCiMiT TË TERRORiZMiT
të dhënave të njohura nga çdokush, reputacionin e tij dhe cilësinë e kontrollit të cilit i
nënshtrohet;
4.2. të vlerësojnë cilësinë e kontrolleve të cilave u nënshtrohet subjekti përkatës në
lidhje me luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit;
4.3. të marrin miratimin nga drejtori i përgjithshëm për personin ose punëtorin e tij të caktuar
që kryen një funksion ekuivalent përpara se të krijojë një marrëdhënie të re bankare;
4.4. të përcaktojnë me shkrim kushtet e marrëveshjes me institucionin dhe obligimet e
tyre përkatëse; dhe
4.5. të sigurojnë se banka dhe institucioni financiar ka verifikuar identitetin e klientëve të
cilët kanë qasje të drejtpërdrejtë në llogaritë e përkohshme, të cilat i kanë përmbushur
me përputhshmëri kërkesat për verifikimin adekuat të klientëve kështu që, sipas
kërkesës, ndërmjetësi mund të sigurojë të dhëna financiare plotësuese si rezultat i
kryerjes së këtyre obligimeve.
5. Subjektet raportuese marrin masa të arsyeshme për të përcaktuar nëse klientët e tyre,
pronarët përfitues dhe përfituesit e bizneseve të sigurimeve të jetës ose investimeve të tjera
të ndërlidhura ose, sipas rastit, pronari përfitues i përfituesit (i fundit në kohën e pagesës)
janë persona të ekspozuar politikisht vendas, të huaj apo në organizatat ndërkombëtare, siç
përcaktohet me këtë ligj. Nëse përcaktimi i tillë rezulton që një klient ose pronari përfitues që
është përcaktuar si i tillë të jetë një person i ekspozuar politikisht vendas, i huaj apo organizata
ndërkombëtare siç përcaktohet me këtë ligj, atëherë subjektet raportuese duhet, krahas masave
të përcaktuara në paragrafin 1. të këtij neni, të marrin masat e mëposhtme në lidhje me klientët
dhe pronarët e tyre përfitues:
5.1. të marrin miratimin e një menaxheri të lartë të subjektit raportues për të krijuar apo
për të vazhduar marrëdhënien e biznesit, ose për të kryer transaksionin e rastit;
5.2. të marrin masa të përshtatshme për të identifikuar origjinën e pasurisë së klientit
dhe origjinën e pasurive të përdorura në marrëdhënie ose transaksion; dhe
5.3. të sigurojnë monitorimin e vazhdueshëm dhe të forcuar të llogarisë dhe
marrëdhënies.
6. Në rastin e përfituesve të sigurimit të jetës, të biznesit apo investimeve të tjera të ndërlidhura
ose, kur është e zbatueshme, pronarët përfitues të përfituesit, kur është përcaktuar se ata
janë persona të ekspozuar politikisht vendas, të huaj ose në organizatat ndërkombëtare siç
përcaktohet në këtë ligj dhe ka rreziqe më të larta të identifikuara, krahas masave të kujdesit të
duhur ndaj klientit sipas këtij neni dhe nenit 19, duhet të:
6.1. informojnë një menaxher të lartë të subjektit raportues para pagimit të policës; dhe
6.2. të kryejnë kontroll të shtuar mbi të gjithë marrëdhënien e biznesit dhe mbajtësin e
policës, dhe të konsiderojnë raportimin për transaksion të dyshimtë.
7. Ndërmjetësit financiar nuk mund të hapin ose të mirëmbajnë llogaritë korresponduese me
një bankë fiktive (guaskë) ose një bankë e cila është e njohur që lejon përdorimin e llogarive të
veta nga banka fiktive.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 15 QERSHOR 2016, PRISHTINË
26
Ligji Nr. 05/L -096 PËR PARANDALiMiN E PASTRiMiT TË PARAVE DHE LUFTiMiN E FiNANCiMiT TË TERRORiZMiT
Neni 23
Kujdesi i duhur i thjeshtësuar
1. Kur subjekti raportues identifikon fusha me rrezik më të ulët, NjIF-K mund të lejojë subjektin
raportues të aplikojnë masat e kujdesit të duhur të thjeshtuar ndaj klientit.
2. Para se të kërkojnë përjashtim dhe të aplikojnë masat e kujdesit të duhur të thjeshtuar,
subjekte raportuese konstatojnë se marrëdhënia me klientin ose transaksioni paraqet shkallë
më të ulët të rrezikut.
3. Subjektet raportuese sigurojnë që do të kryejnë monitorim të mjaftueshëm të transaksioneve
apo marrëdhënieve afariste për të mundësuar zbulimin e transaksioneve të pazakonshme ose
të dyshimta.
4. Gjatë vlerësimit të rrezikut të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit ndaj rreziqeve
lidhur me llojet e klientëve, vendndodhjes gjeografike të shteteve, produkteve të veçanta,
shërbimeve, mekanizmave e kanaleve të shpërndarjes, subjektet raportuese marrin në
konsideratë të paktën faktorët e situatave potencialisht me rrezik më të ulët të cilat përcaktohen
nga NjIF-K në bashkëpunim me mbikëqyrësit sektorial.
5. NjIF-K në bashkëpunim me mbikëqyrësit sektorial nxjerrë akte nënligjore për subjektet
raportuese lidhur me faktorët e rrezikut që merren në konsideratë dhe/ose masat që ndërmerren
në situata ku masat e kujdesit të thjeshtuar janë të përshtatshme. Llogari të veçantë merren
parasysh sipas natyrës dhe madhësisë së biznesit, dhe ku është e duhur dhe proporcionale,
masa të veçanta përcaktohen.
6. BQK nxjerr akte nënligjore në pajtim me paragrafin 2. të nenit 66 të këtij ligji për faktorët e
rrezikut që merren në konsideratë dhe/ose masat që duhet të ndërmerren në situata ku masat
e kujdesit të thjeshtuar janë të përshtatshme, për bankat dhe institucionet financiare.
Neni 24
Detyrimet shtesë të bankave dhe institucioneve financiare
1. Bankat dhe institucionet financiare nuk mbajnë llogari anonime apo llogari në emra fiktivë.
2. Bankat dhe institucionet financiare përveç obligimeve të parapara në nenin 19 të këtij ligji,
verifikojnë identitetin dhe në rastet kur kanë të bëjnë me persona fizikë, verifikojnë edhe datën
e lindjes, të të gjithë klientëve kur:
2.1. hapin llogari bankare;
2.2. pranojnë aksione, bono thesari, ose letra të tjera me vlerë për t’i ruajtur në kasafortë;
2.3. ofrojnë lehtësira për depozita të sigurta;
2.4. kryejnë transfer bankar vendor ose ndërkombëtar të fondeve;
2.5. para kryerjes së transaksioneve të rastit; dhe
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 15 QERSHOR 2016, PRISHTINË
27
Ligji Nr. 05/L -096 PËR PARANDALiMiN E PASTRiMiT TË PARAVE DHE LUFTiMiN E FiNANCiMiT TË TERRORiZMiT
2.6. angazhohen në çdo transaksion të vetëm apo të ndërlidhur, në para të gatshme,
në vlerën prej dhjetë mijë (10.000) euro ose më shumë. Transaksionet e shumëfishta
trajtohen si një transaksion i vetëm nëse banka ose institucioni financiar është në dijeni
se transaksionet janë kryer nga ose në emër të një personi ose subjekti dhe shuma e
përgjithshme prej dhjetë mijë (10.000) euro ose më shumë është bërë në një ditë të
vetme.
3. Bankat dhe institucionet financiare i dorëzojnë NjIF-K-së dhe BQK-së politikat dhe procedurat
e parapara në nenin 17 të këtij ligji jo më vonë se tridhjetë (30) ditë pas themelimit të bankës ose
institucionit financiar dhe jo më vonë se pesëmbëdhjetë(15) ditë pas aprovimin të ndryshimeve
të procedurave të tilla, apo sipas afatit të përcaktuar nga NjIF-K.
4. Bankat dhe institucionet financiare sigurojnë se personat fizikë apo juridikë që veprojnë si
degë, filiale apo agjentë në emër të tyre janë të përfshirë në programet për parandalimin dhe
luftimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, si dhe monitorohen për sa i përket
pajtueshmërisë me dispozitat e këtij ligji.
5. Bankat dhe institucionet financiare zbatojnë programe në kuadër të grupit që mbulojnë degët
e tyre të huaja dhe filialet shumicë në pronësi, kundër pastrimit të parave dhe financimit të
terrorizmit, përfshirë politikat dhe procedurat për shkëmbimin e informatave brenda grupit për
qëllime të këtij ligji.
6. Bankat dhe institucionet financiare, aktivitetet e të cilave përfshijnë transfere elektronike
marrin dhe verifikojnë emrin e plotë, numrin e llogarisë, adresën, ose në mungesë të adresës
numrin personal të identifikimit, ose datën dhe vendin e lindjes, duke përfshirë kur është e
nevojshme emrin e institucionit financiar, të autorit të transfereve të tilla. Informacioni përfshihet
në mesazhin ose formularin e pagesës që shoqëron transferin. Nëse nuk ka numër llogarie, një
numër unik referencë e shoqëron transferin.
7. Bankat dhe institucionet financiare ruajnë këtë informacion dhe e transmetojnë atë në
momentin kur veprojnë si ndërmjetësues në zinxhirin e pagesave.
8. Mbikëqyrësit sektorial mund të nxjerrë rregullore në lidhje me transferet vendore dhe
ndërkombëtare të ekzekutuara si transfere grumbull/bllok transfere.
9. Paragrafët 6. dhe 7. të këtij neni nuk zbatohen për transfere të ekzekutuara si rezultat i
transaksioneve me kartë krediti ose kartë debiti, me kusht që numri i kartës së kreditit ose
kartës së debitit të shoqërojë transferin e rezultuar nga transaksioni, dhe nuk do të zbatohet për
transfere midis bankave dhe/ose institucioneve financiare, ku të dy iniciatori dhe përfituesi janë
banka apo institucione financiare që veprojnë në emër të tyre.
10. Nëse bankat ose institucionet financiare pranojnë transfere bankare të cilat nuk e përmbajnë
informacionin e plotë mbi autorin, ato duhet të marrin masa për të siguruar dhe verifikuar
informacionin që mungon nga institucioni që bën porosinë ose përfituesi. Në rast se ata nuk
e marrin informacion që mungon, ata refuzojnë pranimin e transferit dhe i raportojnë për këtë
NjIF-K-së.
Neni 25
Monitorimi special i transaksioneve të veçanta
1. Subjektet raportuese i kushtojnë vëmendje të veçantë të gjitha transaksioneve të ndërlikuara
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 15 QERSHOR 2016, PRISHTINË
28
Ligji Nr. 05/L -096 PËR PARANDALiMiN E PASTRiMiT TË PARAVE DHE LUFTiMiN E FiNANCiMiT TË TERRORiZMiT
dhe jashtëzakonisht të mëdha, të cilat nuk kanë qëllime të qarta ekonomike ose ligjore.
2. Subjektet raportuese i kushtojnë vëmendje të veçantë marrëdhënieve afariste dhe
transaksioneve me personat, duke përfshirë personat juridikë dhe marrëveshjet juridike dhe
institucionet financiare nga ose në vende që nuk i aplikojnë ose i aplikojnë në mënyrë të
pamjaftueshme standardet ndërkombëtare përkatëse për të luftuar pastrimin e parave dhe
financimin e terrorizmit.
3. Subjektet raportuese shqyrtojnë deri në masën e mundshme sfondin dhe qëllimin e
transaksioneve të tilla dhe paraqesin me shkrim gjetjet e tyre dhe informacionin specifik në
lidhje me transaksionet e referuara në paragrafët 1. dhe 2. të këtij neni, si dhe të identifikojnë të
gjitha palët e përfshira. Këto të dhëna ruhen siç përcaktohet në këtë ligj dhe vihet në dispozicion,
nëse kjo kërkohet nga NjIF-K-ja, mbikëqyrësit sektorial dhe autoritetet e tjera kompetente.
Neni 26
Raportimi tek NjIF-K
1. Të gjitha subjektet raportuese raportojnë tek NjIF-K, sipas mënyrës dhe formës së specifikuar
nga NjIF-K, si në vijim:
1.1. të gjitha aktivitetet ose transaksionet e dyshimta brenda njëzetekatër (24) orëve
nga koha kur aktiviteti ose transaksioni është identifikuar si i dyshimtë; dhe
1.2. të gjitha transaksionet individuale në para të gatshme në vlerë dhjetëmijë
(10.000) euro ose më shumë apo vlerës ekuivalente në valutë të huaj. Transaksionet
e shumëfishta trajtohen si një transaksion individual nëse subjekti raportues është në
dijeni se transaksionet janë nga apo në emër të një personi ose subjekti dhe kapin
vlerën dhjetëmijë (10.000) euro apo në shumë brenda një (1) ditë të vetme.
2. Subjektet raportuese vazhdojnë të raportojnë tek NjIF-K çdo informacion shtesë të
rëndësishëm në lidhje me transaksionet që janë siguruar nga subjektet raportuese pas raportimit
të përcaktuar me paragrafin 1. të këtij neni, si dhe informata të tjera sipas kërkesës së NjIF-K.
3. NjIF-K mund të përjashtojë transaksione të caktuara ose kategori të transaksioneve nga
detyrimet e nën paragrafit 1.2. të paragrafit 1. të këtij neni, ose me kërkesë të shkruar ose me
iniciativë të vet, kur transaksionet apo kategoritë e transaksioneve bankare janë rutinore ose i
shërbejnë një qëllimi legjitim apo nuk janë në interes të mandatit të NjIF-K.
4. Subjektet raportuese, drejtorët, zyrtarët, punonjësit e përkohshëm apo të përhershëm të
subjektit raportues të cilët përgatisin apo transmetojnë raporte në pajtim me këtë ligj, nuk
zbulojnë fakte për raportin që është dorëzuar ose është në proces për t’u dorëzuar, nuk e
sigurojnë këtë raport, as nuk e komunikojnë ndonjë të dhënë të përfshirë në atë raport apo
për atë raport, përfshirë kur një informacion i tillë është duke u përgatitur për t’u raportuar,
apo kur hetimet për pastrim parash ose financim të terrorizmit janë duke ose mund të kryhen,
asnjë personi apo subjekti, përfshirë çdo person apo subjekt të përfshirë në transaksionin i cili
përfshihet në raport, përveç NjIF-K, pa pasur autorizim me shkrim nga NjIF-K, prokurori publik
ose gjykata.
5. Subjekti raportues e njofton NjIF-K para ndërmarrjes së ndonjë veprimi lidhur me aktin ose
transaksionin e dyshimtë, përfshirë edhe veprimin sipas paragrafit 9. të nenit 19 të këtij ligji që
mund të rezultojë me lëshimin apo transferimin e pasurisë, që i nënshtrohet transaksionit nga
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 15 QERSHOR 2016, PRISHTINË
29
Ligji Nr. 05/L -096 PËR PARANDALiMiN E PASTRiMiT TË PARAVE DHE LUFTiMiN E FiNANCiMiT TË TERRORiZMiT
kontrolli i subjektit raportues. Njoftimi mund të bëhet gojarisht, por njoftimi i tillë nuk e anulon
detyrimin e dorëzimit të raportit të shkruar në pajtim me paragrafin 1. të këtij neni.
6. Pas pranimit të njoftimit, në pajtim me paragrafin 5. të këtij neni, NjIF-K brenda afatit prej
dyzet e tetë (48) orëve udhëzon subjektin raportues që të lejojë ekzekutimin e transaksionit
apo të kryejë ngrirjen e përkohshme sipas nenit 27 të këtij ligji. Kur NjIF-K nuk përgjigjet brenda
afatit të parashikuar, subjekti raportues vazhdon me ekzekutimin e transaksionit. Udhëzimi i tillë
i veprimit në pajtim me këtë nen nuk i komunikohet asnjë personi apo subjekti, përfshirë edhe
klientin, pa pëlqimin e NjIF-K.
7. NjIF-K, çdo autoritet hetues, i ndjekjes penale, gjyqësor ose administrativ dhe subjektet
raportuese ose personat dhe subjektet e tjera që kanë në posedim informata personale të
punonjësve ose zyrtarëve të tjerë të subjekteve raportuese që raportojnë dyshime për pastrim
të parave ose financim të terrorizmit ose që ofrojnë informacione lidhur me këtë, qoftë brenda
qoftë tek NjIF-K, në përputhje me këtë ligj duhet të mbrojnë dhe mbajnë konfidenciale informata
të tilla personale.
Neni 27
Ngrirja e përkohshme e transaksioneve
1. NjIF-K mund të lëshojë urdhër me shkrim për subjektet raportuese për ngrirjen e përkohshme
të transaksioneve, nëse vlerëson se ka bazë të arsyeshme për të dyshuar për pastrim parash
ose financim të terrorizmit në lidhje me transaksionin ose personin që kryen transaksionin,
për të cilin informon prokurorinë dhe organet tjera, kompetente në mënyrë që të marrin masa
brenda kompetencave të tyre.
2. Drejtori i NjIF-K ose personi i autorizuar mund, në raste urgjente, të japë urdhër gojor për
ngrirjen e përkohshme të transaksioneve i cili do të konfirmohet me shkrim jo më vonë se në
ditën pasardhëse të punës.
3. Ngrirja e përkohshme në pajtim me paragrafët 1. dhe 2. të këtij neni mund të zgjasë për një
periudhë maksimale prej dyzet e tetë (48) orëve nga momenti i dhënies së urdhrit për ngrirjen e
përkohshme të transaksionit. Nëse afati kohor i përmendur në këtë paragraf ndodh gjatë ditëve
të pushimit, NjIF-K mund të lëshojë një urdhër për të zgjatur afatin e tillë kohor edhe për njëzet
e katër (24) orë shtesë.
4. Gjatë kohës së ngrirjes së përkohshme të transaksionit, subjektet raportuese i nënshtrohen
urdhrit të NjIF-K.
5. Organet kompetente sipas paragrafit 1. të këtij neni ndërmarrin pa vonesë masat brenda
kompetencave të tyre për të cilat ata informojnë NjIF-K menjëherë.
6. Nëse NjIF-K vendos brenda kohës së përmendur në paragrafin 3. të këtij neni, se nuk ka
bazë të arsyeshme për të dyshuar për pastrim të parave apo financim të terrorizmit, informon
subjektin raportues se mund të kryejë transaksionin.
7. Nëse NjIF-K nuk informon subjektin raportues lidhur me rezultatet e veprimeve të saj, brenda
afatit të përmendur në paragrafin 3. të këtij neni, subjekti raportues konsiderohet të ketë leje për
të ekzekutuar transaksionin.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 15 QERSHOR 2016, PRISHTINË
30
Ligji Nr. 05/L -096 PËR PARANDALiMiN E PASTRiMiT TË PARAVE DHE LUFTiMiN E FiNANCiMiT TË TERRORiZMiT
Neni 28
Ngrirja e përkohshme e transaksionit në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtarë
1. NjIF-K mund të lëshojë urdhër me shkrim për ngrirjen e përkohshme të ekzekutimit të
transaksioneve, bazuar në kërkesën me shkrim të arsyetuar të çdo homologu të huaj që kryen
funksione të ngjashme me NJIF-K, nën kushtet e përcaktuara me këtë ligj dhe si subjekt i
reciprocitetit.
2. Dispozitat e nenit 27 të këtij ligji aplikohen njëjtë si për ngrirjen e përkohshme të ekzekutimit
të transaksioneve të përcaktuara në paragrafin 1. të këtij neni.
3. NjIF-K mund të refuzojë kërkesën nga paragrafi 1. i këtij neni, nëse vlerëson se kërkesa
e tillë rrezikon hetimet penale në Kosovë apo për shkaqe të sigurisë, dhe njofton me shkrim
homologun e huaj kompetent i cili ka parashtruar kërkesën, duke paraqitur arsyet për refuzim.
4. NjIF-K mund të kërkojë nga çdo homolog i huaj që kryen funksione të ngjashme me NjIF-K të
urdhërojë ngrirjen e përkohshëm të transaksioneve nëse ka bazë të arsyeshme për të dyshuar
për pastrim të parave ose financim të terrorizmit në lidhje me transaksionin ose personin.
Neni 29
Detyrimet specifike të OJQ-ve
1. Të gjitha të ardhurat dhe shpenzimet e OJQ-ve kryhen nëpërmjet institucioneve financiare
të licencuara nga BQK-ja, në llogarinë bankare të hapur në emër të OJQ-së, me përjashtim të
asaj që është paraparë në paragrafin 2. të këtij neni.
2. OJQ-të mund të:
2.1. pranojnë kontribute në para të gatshme në vlerën që nuk tejkalon vlerën prej
pesëqind (500) euro apo vlerën ekuivalente në valutë të huaj, nga një burim i vetëm
brenda një (1) dite të vetme. Vlera e përgjithshme e kontributit të pranuar sipas këtij
paragrafi gjatë vitit nuk tejkalon vlerën prej njëmijë (1.000) euro;
2.2. paguajnë/japin një marrësi të vetëm para të gatshme që nuk tejkalon vlerën prej
pesëqind (500) euro apo vlerën ekuivalente në valutë të huaj, brenda një (1) dite të
vetme. Vlera e përgjithshme e pagesave sipas këtij paragrafi gjatë vitit nuk duhet të
tejkalojë vlerën prej pesëmijë (5.000) euro.
3. OJQ-të ruajnë të dhënat financiare/librat e kontabilitetit të cilat dëshmojnë të gjitha të ardhurat
dhe shpenzimet. Këto të dhëna identifikojnë të ardhurat sipas burimit, sasisë dhe mënyrës së
pagesës, si dhe do të identifikojnë shumat e paguara sipas marrësit, destinimit të shfrytëzimit të
fondeve dhe mënyrës së pagesës. Dokumentet për të dhënat financiare ruhen pesë (5) vite dhe
janë në dispozicion sipas kërkesës së NjIF-K-së dhe organit kompetent sipas Ligjit për Lirinë e
Asociimit në Organizatat Joqeveritare.
4. OJQ-të i raportojnë NjIF-K, në përputhje me dispozitat e nën-paragrafit 1.1. të nenit 26 të këtij
ligji, të gjitha aktet apo transaksionet e dyshimta brenda njëzetekatër (24) orëve nga koha kur
akti ose transaksioni është identifikuar si i dyshimtë.
5. Me rastin e dorëzimit të raportit vjetor në pajtim me Ligjin përkatës për Lirinë e Asociimit në
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 15 QERSHOR 2016, PRISHTINË
31
Ligji Nr. 05/L -096 PËR PARANDALiMiN E PASTRiMiT TË PARAVE DHE LUFTiMiN E FiNANCiMiT TË TERRORiZMiT
Organizatat Joqeveritare, OJQ-ja në raport shpalosë edhe detajet e informatat të përcaktuara
në paragrafin 2. të këtij neni.
6. Pavarësisht nga cilado dispozitë tjetër ligjore, raportet e dorëzuara nga OJQ-të në pajtim me
Ligjin për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare, i vihen në dispozicion NjIF-K me rastin
e paraqitjes së kërkesës.
7. Përfaqësuesi i autorizuar sipas Ligjit për Lirinë e Asociimit në Organizatat Joqeveritare
parimisht është zyrtar i pajtueshmërisë dhe person kontaktues me NJIF-K, përveç nëse OJQ
nuk e përcakton ndryshe me vendim me shkrim ndonjë drejtorë, zyrtarë, punonjës tjetër të
OJQ-së dhe njofton zyrtarisht NjIF-K. Përfaqësuesi i autorizuar i cili përgatit ose përcjell raporte
në pajtim me këtë ligj është i detyruar nga dispozitat e paragrafit 4. të nenit 26 të këtij ligji.
8. Në përputhje me detyrimet e tyre si subjekte raportuese sipas këtij ligji, anëtarët e Bordit dhe
stafi me përgjegjësi në menaxhimin e OJQ-së sipas Ligjit për Lirinë e Asociimit në Organizatat
Joqeveritare, marrin masa të duhura për të siguruar që OJQ-të nuk do të shfrytëzohen për
pastrimin e parave ose si kanale të shpërndarjes së fondeve ose burimeve tek individët apo
subjektet e lidhura me grupet ose organizatat terroriste.
9. NjIF-K dhe autoriteti mbikëqyrës sektorial mund të miratojnë, ndryshojnë ose shfuqizojnë aktet
nënligjore në përputhje me politikat, objektivat dhe qëllimet e këtij ligji, siç janë të zbatueshme
për OJQ në përputhje me paragrafin 2. të nenit 66 të këtij ligji.
Neni 30
Detyrimet shtesë të kazinove dhe objekteve të tjera të licencuara të lojërave të fatit
1. Si subjekte raportuese të identifikuara sipas nenit 16 të këtij ligji, kazinotë dhe objektet e
tjera të licencuara të lojërave të fatit (më tutje “lojërat e fatit”), dhe si të tilla subjekt i dispozitave
të këtij ligji, janë të detyruara të marrin masa specifike për të adresuar rrezikun e pastrimit të
parave dhe financimit të terrorizmit që janë të natyrshme në ofrimin e shërbimeve të lojërave të
fatit, siç parashihet në nenin 18 të këtij ligji.
2. Në përputhje me dispozitat e neneve 19 dhe 22 të këtij ligji, kazinotë dhe lojërat e fatit
verifikojnë dhe regjistrojnë në mënyrë të përhershme identitetin e klientit para se të hyjë në një
transaksion ose transaksione të shumta ose të ndërlidhura për të shitur, blerë, transferuar, ose
shkëmbyer zhetonët, çipat, ose ndonjë dëshmi tjetër të vlerës në shumën prej dymijë (2.000)
euro ose më shumë apo vlerës ekuivalente në valutë të huaj. Verifikimi dhe regjistrimi i identitetit
shtrihet edhe për transaksionet financiare si hapja e një llogarie, duke përfshirë llogarinë e
kursimeve, një transfer elektronik ose një shkëmbim i monedhës në shumën prej dymijë (2.000)
euro ose më shumë apo vlerës ekuivalente në valutë të huaj. Nëse kazinoja dhe lojërat e fatit
nuk janë në gjendje për të verifikuar identitetin e një klienti, ato nuk hyjnë në transaksion.
3. Lojërat e fatit nuk angazhohen në ndonjë nga transaksionet në vijim:
3.1. shkëmbimin e të hollave me të holla me një klient, ose me një pranues tjetër në
emër të klientit, në çdo transaksion në të cilën vlera e shkëmbimit është prej dy mijë
(2.000) euro ose më shumë;
3.2. lëshimin e një çeku ose instrumenti tjetër të negociueshëm ndaj një klienti, ose tek
një pranues tjetër në emër të klientit, në shkëmbim për të holla në çdo transaksion në
të cilën vlera e shkëmbimit është prej dy mijë (2.000) euro ose më shumë;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 15 QERSHOR 2016, PRISHTINË
32
Ligji Nr. 05/L -096 PËR PARANDALiMiN E PASTRiMiT TË PARAVE DHE LUFTiMiN E FiNANCiMiT TË TERRORiZMiT
3.3. transferimin e fondeve në mënyrë elektronike ose me ndonjë metodë tjetër për
një klient, ose tek një pranues tjetër në emër të klientit, në këmbim me të holla në çdo
transaksion në të cilën vlera e shkëmbimit është prej dy mijë (2.000) euro ose më
shumë.
4. Këto ndalesa nuk i kufizojnë lojërat e fatit nga pagesa e fitimeve të klientit me çek apo
instrument tjetër të negociueshëm apo me transferim elektronik nëse çeku, instrumenti i
negociueshëm, ose transferi elektronik që është bërë paguhet me urdhër të klientit.
5. Zyrtarët e pajtueshmërisë të kazinove dhe lojërave të fatit të cilët përgatisin ose përcjellin
raporte në pajtim me këtë ligj, janë të detyruar nga dispozitat e paragrafit 4. të nenit 26 të këtij
ligji.
6. NjIF-K dhe autoriteti mbikëqyrës sektorial mund të miratojnë, ndryshojnë ose shfuqizojnë aktet
nënligjore në përputhje me politikat, objektivat dhe qëllimet e këtij ligji siç janë të zbatueshme
për kazinot dhe objektet tjera të licencuara të lojërave të fatit në përputhje me paragrafin 2. të
nenit 66 të këtij ligji.
Neni 31
Detyrimet shtesë të avokatëve, noterëve, kontabilistëve, auditorëve dhe këshilltarëve
tatimor
1. Kur avokatët, noterët, kontabilistët, auditorët dhe këshilltarët tatimorë (më tutje “profesionistët
në fjalë”) në cilëndo kohë posedojnë me pasuri në emër të klientit apo palës së tretë, profesionisti
në fjalë do të:
1.1. mbajë pasurinë në xhirollogarinë, ose në kasafortën e bankës e cila i nënshtrohet
mbikëqyrjes së BQK-së, përveç nëse klienti në mënyrë të qartë pajtohet që pasuria të
trajtohet ndryshe, ose kur lloji i pasurisë këtë nuk e lejon;
1.2. shënojë në titullin ose përshkrimin e xhirollogarisë se pasuria mbahet në emër të
klientit ose klientëve të profesionistit në fjalë;
1.3. në rastin e parave të gatshme ose letrave me vlerë likuide, ruajë një shumë në
xhirollogari e cila në çdo kohë është baras ose tejkalon shumën e pasurisë së klientit
që mbahet nga profesionisti në fjalë; dhe
1.4. mbajë shënime të plota dhe të sakta, të cilat me rastin e kërkesës janë në
dispozicion të klientit, duke treguar të gjitha qëndrimet me pasurinë e klientit dhe duke
e veçuar pasurinë e klientit nga pasuritë tjera të cilat mbahen nga profesionisti në fjalë.
2. Në përputhje me dispozitat e nën-paragrafit 1.2. të nenit 26 të këtij ligji, çdo profesionist në fjalë
i cili, gjatë kryerjes së shërbimeve për klientin, pranon para nga klienti në shumë prej dhjetëmijë
(10.000) euro apo më shumë apo vlerës ekuivalente në valutë të huaj, për një transaksion ose
transaksione të ndërlidhura me të, dorëzon raport tek NjIF-K-ja brenda pesëmbëdhjetë (15)
ditëve nga transaksioni i raportueshëm. Transaksioni gjithashtu raportohet nëse profesionisti
në fjalë i pranon paratë si ndërmjetësues, pra kur ai tenton të transferojë paratë tek pala e tretë
në emër të klientit. Transaksioni nuk do të ndahet në transaksione të shumta për t’iu shmangur
raportimit sipas këtij neni.
3. Për qëllime të paragrafit 2. të këtij neni, transaksioni konsiderohet mes tjerash, por nuk është
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 15 QERSHOR 2016, PRISHTINË
33
Ligji Nr. 05/L -096 PËR PARANDALiMiN E PASTRiMiT TË PARAVE DHE LUFTiMiN E FiNANCiMiT TË TERRORiZMiT
i kufizuar me:
3.1. shitjen e mallrave dhe shërbimeve;
3.2. shitjen e pasurisë së patundshme;
3.3. shitjen e pasurisë së paprekshme;
3.4. qiradhënien e pasurisë së patundshme ose personale;
3.5. këmbimin e parave për mjete të tjera monetare, duke përfshirë edhe para të tjera;
3.6. pagesën e një borxhi të mëparshëm;
3.7. kompensimin e shpenzimeve të paguara;
3.8. vazhdimin ose ri-pagesën e huasë; apo
3.9. pagesën e taksave në para profesionistit në fjalë për shërbimet.
4. Për qëllime të paragrafit 2. të këtij neni, shprehja “transaksione të ndërlidhura” nënkupton të
gjitha transaksionet e kryera në mes të klientit dhe profesionistit në fjalë brenda një periudhe prej
njëzetekatër (24) orëve ose të gjitha transaksionet e kryera në mes të klientit dhe profesionistit
në fjalë brenda një periudhe prej më shumë se njëzetekatër (24) orëve, nëse marrësi është në
dijeni ose ka arsye të jetë në dijeni se secili transaksion është njëri prej një sërë transaksionesh
të ndërlidhura. Pagesat e shumta që i bëhen avokatit për përfaqësim në një rast të vetëm janë
transaksione të ndërlidhura.
5. Forma dhe mënyra e raportimit përcaktohet nga NjIF-K-ja dhe përfshin, duke mos u kufizuar,
si në vijim:
5.1. emrin, adresën dhe të dhëna të tjera identifikuese të përcaktuara nga NjIF-K, të
personit apo subjektit nga i cili janë marrë paratë dhe çdo përfaqësuesi në emër të të
cilit vepron personi apo subjekti;
5.2. shuma e parave të marra;
5.3. data dhe lloji i transaksionit; dhe
5.4. informacione të tjera, duke përfshirë edhe identifikimin e personit apo të subjektit
që e ka dorëzuar raportin siç përcaktohet nga NjIF-K-ja.
6. Përveç rasteve të parapara në paragrafin 7. të këtij neni, dhe në përputhje me dispozitat e
nën- paragrafit 1.1. të nenit 26 të këtij ligji, profesionistët në fjalë të angazhuar në aktivitete
specifike i raportojnë NjIF-K-së për akte apo transaksione të dyshimta brenda njëzetekatër (24)
orëve dhe para ndërmarrjes së veprimeve të mëtejshme lidhur me aktin ose transaksionin e
tillë. Në aktivitete specifike përfshihen:
6.1. ndihma ose përfaqësimi i klientit apo klientëve në:
6.1.1. blerjen apo shitjen e pasurisë së paluajtshme ose të organizatave të biznesit;
6.1.2. trajtimin e parave të klientit, letrave me vlerë ose pasurisë tjetër;
6.1.3. hapjen ose menaxhimin e llogarive bankare, librezave të kursimit ose
llogarive të letrave me vlerë;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 15 QERSHOR 2016, PRISHTINË
34
Ligji Nr. 05/L -096 PËR PARANDALiMiN E PASTRiMiT TË PARAVE DHE LUFTiMiN E FiNANCiMiT TË TERRORiZMiT
6.1.4. organizimin e kontributeve të nevojshme për krijimin, funksionimin ose
menaxhimin e kompanive;
6.1.5. krijimin, funksionimin ose menaxhimin e kompanive, trusteve ose strukturave
të ngjashme.
6.2. të vepruarit në emër të klientit ose për klientin në çfarëdo transaksioni financiar apo
transaksion mbi të drejtat në pasurinë e paluajtshme.
7. Avokati nuk jep informacione të cilat i ka marrë nga klienti ose i ka mësuar për klientin, për ta
përfaqësuar klientin në procedurë penale apo gjyqësore pa autorizim nga klienti ose me urdhër
të gjykatës, përveç nëse avokati me arsye beson se klienti kërkon këshillë ose ndihmë nga
avokati për të kryer një vepër penale.
8. Të dhënat e mbledhura në pajtim me këtë nen ruhen në përputhje me dispozitat e nenit 20 të
këtij ligji. Shënimet e ruajtura në pajtim me këtë nen ruhen ndaras nga dosjet që përfshijnë të
dhëna që i nënshtrohen të drejtës së posaçme avokat-klient.
9. Oda e Avokatëve të Kosovës, Oda e Noterëve të Kosovës dhe Këshilli Kosovar për Raportim
Financiar dhe çdo shoqatë tjetër relevante profesionale e profesionistëve në fjalë informojnë
anëtarët e tyre mbi procedurat dhe detyrimet e tyre si dhe për sanksionet e këtij ligji në lidhje
me profesionistët përkatës.
10. Zyrtarët e pajtueshmërisë tek profesionistët në fjalë të cilët përgatisin ose përcjellin raporte
në pajtim me këtë ligj, janë të detyruar nga dispozitat e paragrafit 4. të nenit 26 të këtij ligji.
11. NjIF-K dhe mbikëqyrësi sektorial mund të miratojnë, ndryshojnë ose shfuqizojnë aktet
nënligjore në përputhje me politikat, objektivat dhe qëllimet e këtij ligji siç janë të zbatueshme
për profesionistët në fjalë në përputhje me paragrafin 2. të nenit 66 të këtij ligji.
Neni 32
Detyrimet shtesë të transaksioneve për pasuritë e paluajtshme
1. Kur bartja e të drejtave mbi pronën e paluajtshme përfshin një transaksion ose transaksione
në një vlere monetare dhjetëmijë (10.000) euro ose më shumë apo vlerës ekuivalente në valutë
të huaj, nëse nuk është e rregulluar ndryshe me ligj, secili transaksion duhet të bëhet me anë
të urdhërpagesës bankare ose transferit bankar.
2. Zyra Kadastrale Komunale (ZKK) nuk regjistron transferin e të drejtave mbi pasurinë e
paluajtshme derisa nuk pranon, krahas dokumenteve të tjera që paraqiten në pajtim me ligjin
për regjistrimin e transferit, një deklaratë, në mënyrën dhe formën e saktësuar nga NjIF-K e cila
vërteton:
2.1. regjistrimin e transferuesit dhe të pranuesit;
2.2. identitetin e secilit prej personave ose subjektit që ka interes financiar dhe i cili është
shfrytëzues i pronës që transferohet dhe natyrën e interesit apo statusin e përfituesit;
2.3. çmimin e blerjes dhe mënyrën e pagesës, nëse pagesa bëhet pjesërisht ose
tërësisht, duke përfshirë përmes transferit të pronës, përveç në të holla të gatshme një
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 15 QERSHOR 2016, PRISHTINË
35
Ligji Nr. 05/L -096 PËR PARANDALiMiN E PASTRiMiT TË PARAVE DHE LUFTiMiN E FiNANCiMiT TË TERRORiZMiT
përshkrim dhe një vlerësim të vlerës së pronës;
2.4. nëse transferi i nënshtrohet paragrafit 1. të këtij neni, numri i llogarisë financiare
ose numrat prej të cilëve pagesa ka qenë ose do të debitohet dhe të e cila ka qenë ose
do të transferohet dhe emrat nën të cilët mbahen llogaritë.
3. ZKK-ja mban deklaratën së bashku me dokumentet e tjerë që janë të dorëzuara në pajtim
me ligjin mbi regjistrimin e transferit. Pos kësaj, ZKK-ja i dërgon në mënyrën dhe formën e
specifikuar nga NjIF-K-së kopjet e të gjitha deklaratave të pranuara në baza mujore.
4. Vendimi i ZKK-së për të refuzuar regjistrimin me arsyetimin e bazuar mbi mosrespektimin e
këtij neni, bëhet si dhe mund të rishqyrtohet në pajtim me legjislacionin në fuqi mbi themelimin
e regjistrit mbi të drejtat në pronën e paluajtshme.
Neni 33
Deklarimi i detyruar i qarkullimit të instrumenteve monetare brenda dhe jashtë Kosovës
1. Secili person i cili hyn ose del nga Kosova dhe i cili bart instrumente monetare në vlerën prej
dhjetëmijë (10.000) euro apo më shumë, apo vlerën ekuivalente në valutë të huaj, paraqet me
shkrim shumën e instrumenteve monetare dhe burimin e tyre të verifikueshëm në një formë e
cila duhet të përcaktohet nga Dogana e Kosovës, para zyrtarit doganor. Nëse kërkohet nga
zyrtari doganor, ai i paraqet këto instrumente monetare. Sipas këtij neni, konsiderohet se
personi bart instrumente monetare nëse, midis të tjerash, ato janë në posedim fizik të këtij
personi apo në automjetin privat, ose në ndonjë mjet transporti tjetër që shfrytëzohet nga ky
person. Detyrimi për të deklaruar nuk konsiderohet i përmbushur nëse informatat e ofruara janë
të pasakta apo jo të plota.
2. Secili person i cili nga Kosova dërgon në një vend jashtë Kosovës ose i cili i pranon në Kosovë
nga një vend tjetër jashtë Kosovës, përmes postës, ngarkesave kargo apo kuririt komercial,
instrumente monetare në vlerë dhjetëmijë (10.000) euro apo më shumë apo vlerën ekuivalente
në valutë të huaj, deklaron me shkrim shumën e instrumenteve monetare dhe burimin e tyre të
verifikueshëm në një formë e cila përcaktohet nga Dogana e Kosovës, para zyrtarit doganor dhe
i paraqet instrumentet monetare nëse këtë e kërkon zyrtari doganor. Personi mund të plotësojë
obligimin e tij lidhur me raportimin sipas këtij paragrafi me anë të njoftimit të përmbajtjes së
pakos në deklaratën doganore ose në dokumentacionin ndërkombëtar të bagazhit. Detyrimi
për të deklaruar nuk konsiderohet i përmbushur nëse informatat e ofruara janë të pasakta apo
jo të plota.
3. Detyrimi për të deklaruar sipas paragrafëve 1. dhe 2. të këtij neni nuk konsiderohet i
përmbushur nëse informatat e ofruara nuk janë të sakta apo nuk janë të plota. Në rast se
personi për shumën totale të instrumenteve monetare në posedim nuk mund të ofroj burimin
e tyre të verifikueshëm, atëherë zyrtari doganor sekuestron gjithë shumën e instrumenteve
monetare në posedim.
4. Dogana e Kosovës i dërgon NjIF-K-së kopjet e të gjitha deklaratave të regjistruara në pajtim
me paragrafët 1. dhe 2. të këtij neni, dhe njofton NjIF-K për të gjitha deklarimet e pasakta apo
jo të plota.
5. Personi i cili nuk respekton dispozitat e paragrafëve 1. dhe 2. të këtij neni, kryen vepër të
kundërvajtjes që dënohet me gjobë prej njëzet e pesë përqind (25 %) të shumës totale të
instrumenteve monetare në posedim për të cilat ka detyrim për të deklaruar.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 15 QERSHOR 2016, PRISHTINË
36
Ligji Nr. 05/L -096 PËR PARANDALiMiN E PASTRiMiT TË PARAVE DHE LUFTiMiN E FiNANCiMiT TË TERRORiZMiT
6. Zyrtari doganor i lëshon personit që ka kryer kundërvajtje të tillë një njoftim me shkrim në një
formular standard, ku deklarohet natyra e veprës kundërvajtëse dhe gjoba e shqiptuar e cila
duhet t’i paguhet Doganës së Kosovës menjëherë.
7. Nëse gjoba e shqiptuar nuk paguhet menjëherë, zyrtari doganor i sekuestron dhe mban njëzet
e pesë perqind (25%) të shumës së instrumenteve monetare. Nëse instrumentet monetare nuk
janë të ndashme në mënyrën që lejon sekuestrimin dhe mbajtjen e shumës së saktë të mjeteve
monetare të cilat duhet të sekuestrohen dhe të mbahen, zyrtari doganor sekuestron shumë më
të madhe nga vlera, por sa të jetë e mundur ajo duhet të jetë sa më e përafërt me shumën e tillë.
8. Pas sekuestrimit sipas paragrafit 7. të këtij neni, zyrtari doganor i lëshon personit në fjalë
vërtetimin me shkrim ku deklarohen faktet përkatëse, shuma e mjeteve monetare të sekuestruara
dhe të mbajtura.
9. Instrumentet monetare të sekuestruara dhe të ruajtura në pajtim me këtë nen, nëse është e
mundur ruhen në një llogari të posaçme në emër të Doganës së Kosovës pa kamatë në BQK
ose lihen në ruajtje të sigurt në BQK për aq kohë derisa të paguhet gjoba e plotë apo siç është
urdhëruar nga gjykata kompetente, përkatësisht në pajtim me procedurën e përcaktuar sipas
Ligjit për Kundërvajtje.
10. Gjoba, sekuestrimi ose mbajtja e kryer në përputhje me paragrafët 5. dhe 7. të këtij neni nuk
paragjykon ndonjë procedurë penale ndaj personit.
11. Gjoba e shqiptuar në pajtim me paragrafin 5. të këtij neni ose sekuestrimi apo mbajtja e
mjeteve monetare në pajtim me paragrafin 7. të këtij neni mbetet valide dhe në fuqi pavarësisht
nga kontestimi i gjobës së tillë, sekuestrimit apo mbajtjes pezull, deri në zgjidhjen e kontestit.
12. Kundër vendimit të sjellë në bazë të këtij neni për kryerje të veprës kundërvajtëse pala ka
të drejtë të paraqesë kërkesë për rishqyrtim të vendimit në Doganë në afat brenda tridhjetë (30)
ditëve nga data e pranimit të vendimit.
13. Dogana e Kosovës merr të gjitha masat e duhura për parandalimin e pastrimit të parave
dhe financimit të terrorizmit dhe raportojnë tek NJIF-K për çdo akt dhe transaksion të dyshimtë
lidhur me pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit që zbulon gjatë kryerjes së detyrave të
saj. Dogana e Kosovës mban lidhje me NjIF-K, prokurorët, policinë dhe organet tjera përkatëse
për qëllimin e kryerjes së këtyre detyrave.
14. Gjatë kryerjes së detyrave të tyre, zyrtarët doganor mund të marrin në pyetje dhe të
kontrollojnë persona fizikë, bagazhin e tyre dhe mjetet e transportit dhe mund të sekuestrojnë
dhe mbajnë instrumentet monetare në përputhje me këtë nen. Kodi Doganor dhe i Akcizave
në Kosovë zbatohen në mënyrë të njëjtë sikurse që zbatohet tek mallrat kur kemi të bëjmë me
instrumente monetare.
15. Dogana e Kosovës do të:
15.1. mbajë çfarëdo instrumenti monetar që bartë personi që është duke hyrë apo
dalë nga Kosova në vlerë mbi dhjetëmijë (10.000) euro apo në shumë, apo në vlerë
ekuivalente në valutë të huaj, dhe të cilat nuk janë deklaruar në pajtim me paragrafët
1. dhe 2. të këtij neni; dhe
15.2. sekuestron çdo instrument monetar që bartet nga një person që është duke hyrë
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 15 QERSHOR 2016, PRISHTINË
37
Ligji Nr. 05/L -096 PËR PARANDALiMiN E PASTRiMiT TË PARAVE DHE LUFTiMiN E FiNANCiMiT TË TERRORiZMiT
apo duke dalë nga Kosova, në qoftë se ekziston dyshimi i arsyeshëm se instrumentet
e tilla monetare janë të ardhura nga krimi, ose janë përdorur ose kanë pasur për qëllim
të përdoren për të kryer ose për të lehtësuar pastrimin e parave, veprave të ndërlidhura
penale ose janë të ndërlidhura me financimin e terrorizmit, gjithashtu nëse detyrimi për
të deklaruar nuk është përmbushur siç përcaktohet në paragrafin 3. të këtij neni.
16. Pas sekuestrimit të paraparë me paragrafin 15. të këtij neni, Dogana e Kosovës i lëshon
personit në fjalë njoftim me shkrim ku deklarohet shuma e instrumenteve monetare të
sekuestruara dhe të mbajtura, faktet përkatëse, duke specifikuar po ashtu nëse gjoba është
zbritur nga shuma e sekuestruar në pajtim me paragrafin 5. të këtij neni.
17. Me sekuestrimin e instrumenteve monetare në bazë të paragrafit 15. të këtij neni, Dogana
e Kosovës, pa vonesë:
17.1. lajmëron prokurorin kompetent për të mundësuar hetime apo veprime të
mëtutjeshme, i ofron prokurorit kompetent një kopje të vërtetimit me shkrim cili i është
dorëzuar personit në fjalë si dhe të gjitha informatat tjera të kërkuara;
17.2. raporton për këtë çështje tek NjIF-K.
18. Instrumentet monetare të sekuestruara dhe të mbajtura nga Dogana e Kosovës në përputhje
me këtë nen, kur është e mundur, ruhen në një llogari të veçantë pa kamatë në emër të BQK-së.
Përndryshe, mbahen në kujdestari të sigurt në BQK derisa gjoba nuk paguhet plotësisht ose siç
mund të urdhërohet ndryshe nga një gjykatë kompetente ose siç parashihet ndryshe me këtë
ligj.
19. Kur instrumentet monetare janë sekuestruar në pajtim me paragrafin 15. të këtij neni, brenda
dhjetë (10) ditëve nga njoftimi sipas paragrafit 17. të këtij neni, prokurori:
19.1. paraqet një kërkesë për konfiskimin e instrumenteve monetare;
19.2. paraqet një kërkesë për masa të përkohshme të sigurimit të instrumenteve
monetare; apo
19.3. njofton me shkrim personin në fjalë, Doganën e Kosovës dhe NJIF-K se asnjë
veprim nuk do të ndërmerret në lidhje me pasurinë e sekuestruar dhe se personi në
fjalë mund të aplikojë për kthim të instrumenteve monetare në përputhje me paragrafin
20. të këtij neni.
20. Nëse prokurori jep njoftim sipas nën-paragrafit 19.3 të këtij neni, se asnjë veprim nuk do të
ndërmerret në lidhje me instrumentet monetare të sekuestruara, Dogana e Kosovës ia kthen
instrumentet monetare personit në fjalë, pas aplikimit nga ana e tyre.
21. Në qoftë se personi në fjalë nuk është në gjendje të merr personalisht instrumentet monetare,
atëherë mund të:
21.1. japë autorizim një personi tjetër me anë të të cilit ky person autorizohet që të
marrë instrumentet e sekuestruara monetare në emër të tij dhe/apo t’i ofrojë organit
kompetent një dokument me shkrim, të nënshkruar dhe të noterizuar duke udhëzuar
autoritetin e tillë t’i kthej instrumentet monetare një individi tjetër të cekur; ose
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 15 QERSHOR 2016, PRISHTINË
38
Ligji Nr. 05/L -096 PËR PARANDALiMiN E PASTRiMiT TË PARAVE DHE LUFTiMiN E FiNANCiMiT TË TERRORiZMiT
21.2. dorëzojë një kërkesë me shkrim drejtuar BQK-së, për të depozituar instrumentet
monetare në një llogari të veçantë të Doganës së Kosovës në emër të personit të tillë,
deri në kohën kur instrumentet monetare të jenë marrë personalisht nga personi në
fjalë ose nga një person i autorizuar për ta bërë këtë në përputhje me nën-paragrafin
21.1. të këtij paragrafi.
22. Në qoftë se nuk është bërë kërkesë për kthim të instrumenteve monetare në përputhje me
nën-paragrafin 21.1.të këtij neni ose instrumentet monetare nuk janë marrë brenda dymbëdhjetë
(12) muajsh nga data e mbylljes së procedurës së përcaktuar në këtë nen, instrumentet monetare
merren përfundimisht nga Doganat e Kosovës dhe depozitohen në Buxhetin e Kosovës.
23. Në kuadër të detyrave të tyre dhe posaçërisht kur veprojnë në pajtim me paragrafit 15.
të këtij neni, zyrtarët doganorë mund të ndalojnë dhe arrestojnë një person nën kushtet e
përshkruara në nenin 100 të Kodit të Procedurës Penale.
KAPITULLI IV
MBIKËQYRJA E PAJTUESHMËRISË
Neni 34
Mbikëqyrja e Pajtueshmërisë
1. Mbikëqyrja e pajtueshmërisë është vlerësimi i përmbushjes së obligimeve ligjore nga ana e
subjekteve raportuese në pajtim me këtë ligj.
2. Mbikëqyrja e pajtueshmërisë kryhet:
2.1. si inspektim në vendin e subjektit raportues; apo
2.2. si mbikëqyrje nga distanca e subjektit raportues.
3. NjIF-K, BQK dhe mbikëqyrësit e tjerë sektorial kryejnë mbikëqyrjen e pajtueshmërisë sipas
dispozitave të këtij ligji gjatë ushtrimit të kompetencave të tyre sipas këtij ligji dhe ligjeve të tjera
përkatëse.
4. BQK kryen mbikëqyrjen e pajtueshmërisë për subjektet raportuese në nën-paragrafët 1.1.
dhe 1.2. të nenit 16 të këtij ligji, sipas kompetencave të dhëna me këtë ligj.
5. NjIF-K, për qëllime të dhënies së efektit të dispozitave të paragrafit 3. të këtij neni për
mbikëqyrësit e tjerë sektorial, hyn në marrëveshje specifike individuale me shkrim me qëllim
të krijimit të kompetencës mbikëqyrëse dhe përgjegjësive, procedurave dhe bashkëpunimit
përkatës.
6. BQK dhe mbikëqyrësit e tjerë sektorial marrin parasysh rrezikun e pastrimit të parave dhe
financimit e terrorizmit në sektorin në të cilin vepron subjekti raportues edhe gjatë marrjes
në konsiderim të miratimit, ripërtëritjes apo refuzimit të licencës apo autorizimit tjetër të
domosdoshëm për subjektin raportues që të veprojë siç kërkohet nga ky ligj dhe ligjet e tjera.
7. Pas mbikëqyrjes së pajtueshmërisë NjIF-K, BQK dhe mbikëqyrësit e tjerë sektorial ashtu siç
përcaktohet në këtë ligj mund të:
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 15 QERSHOR 2016, PRISHTINË
39
Ligji Nr. 05/L -096 PËR PARANDALiMiN E PASTRiMiT TË PARAVE DHE LUFTiMiN E FiNANCiMiT TË TERRORiZMiT
7.1. rekomandojnë masat përmirësuese;
7.2. shqiptojnë ndëshkim administrativ; apo
7.3. procedojnë çështjen në procedurë penale.
Neni 35
Inspektimi i pajtueshmërisë në vend nga NjIF-K
1. Për subjektet raportuese të përcaktuara nga nën-paragrafi 1.3. deri nën paragrafin 1.10.
të nenit 16 të këtij ligji, një zyrtar ose zyrtarët e NjIF-K të cilët janë të autorizuar nga Drejtori i
NjIF-K për këtë qëllim (në tekstin e mëtejmë “një zyrtar i autorizuar ose zyrtarët”), mund, në çdo
kohë gjatë orarit të rregullt të punës, me paralajmërim apo pa paralajmërim, të hyjë në çfarëdo
ndërtese tjetër përveç se në një shtëpi banimi ose banesë, nëse ekziston dyshimi i arsyeshëm
se aty mbahen shënime të cilat ruhen në pajtim me dispozitat nga neni 16 deri të neni 32 të këtij
ligji ose dokumentet relevante për të përcaktuar nëse detyrimet sipas dispozitave nga neni 16
deri të neni 32 të këtij ligji janë përmbushur.
2. Për qëllime të paragrafit 1. të këtij neni, zyrtari ose zyrtarët e autorizuar mund të kërkojnë
dhe të inspektojnë shënimet ose dokumentet, kopjojnë ose të riprodhojnë çdo shënim të tillë
ose dokument dhe të bëjnë pyetje për të gjetur dhe për të kuptuar shënimet ose dokumentet e
tilla. Zyrtari ose zyrtarët e autorizuar kufizojnë inspektimin në ato pjesë të objekteve në të cilat
janë të dhënat ose dokumentet përkatëse dhe ka arsye dhe gjasa për t’u gjetur dhe ata kryejnë
vetëm veprime të cilat janë të nevojshme për, dhe proporcionale me qëllimet e inspektimit të
shënimeve të tilla.
3. NjIF-K mund të kryej inspektime të pajtueshmërisë në vend duke zbatuar kompetencat e
dhëna me këtë ligj edhe tek subjektet raportuese të përcaktuara në nën-paragrafët 1.1. dhe
1.2. të nenit 16 të këtij ligji, me qëllim të vlerësimit të pajtueshmërisë së këtyre subjekteve
raportuese me nenin 18 dhe nenin 26 të këtij ligji.
4. Pronari ose personi përgjegjës i objekteve që inspektohen dhe çdo person i pranishëm në
këto ambiente i japin zyrtarëve të autorizuar të gjithë ndihmën e arsyeshme për t’iu mundësuar
atyre të kryejnë përgjegjësitë e tyre, duke përfshirë identifikimin e shënimeve apo dokumenteve
relevante dhe t’i furnizojnë ata me çdo informacion të kërkuar për t’i mundësuar zyrtarët e
autorizuar të gjejnë dhe kuptojnë shënimet apo dokumentet e tilla. Personat e tillë gjithashtu
ndihmojnë zyrtarët e autorizuar të kenë qasje dhe t’i kopjojnë apo riprodhojnë shënimet dhe
dokumentet që mirëmbahen në mënyrë elektronike dhe lejojnë përdorimin e çdo pajisjeje për
kopjim të vendosur në objekt.
5. Personi në ndërtesat që janë subjekt i një inspektimi mund të refuzojë të lejojë inspektimin
ose kopjimin e një shënimi ose dokumenti nëse vlerëson se:
5.1. nuk është i mbajtur në përputhje me dispozitat nga neni 16 deri të neni 32 të këtij
ligji, dhe nuk është relevante për të përcaktuar nëse detyrimet sipas dispozitave nga
neni 16 deri të neni 32 të këtij ligji janë përmbushur; ose
5.2. përmban informacion që është subjekt i privilegjit avokat-klient.
6. Në rast të një refuzimi të tillë, një zyrtar i autorizuar që kryen inspektimin vendos shënimin
apo dokumentin e kontestuar në një zarf ose kuti tjetër të përshtatshme, e cila mbyllet në prani
të personit apo përfaqësuesit të tij, dhe do të firmoset nga zyrtari dhe personi/përfaqësuesi.
Shënimi apo dokumenti i mbyllur paraqitet brenda dhjetë (10) ditëve para një gjykatësi të
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 15 QERSHOR 2016, PRISHTINË
40
Ligji Nr. 05/L -096 PËR PARANDALiMiN E PASTRiMiT TË PARAVE DHE LUFTiMiN E FiNANCiMiT TË TERRORiZMiT
procedurës paraprake të gjykatës kompetente, i cili do të inspektojë atë, dhe të përcaktojë nëse
ai, apo ndonjë pjesë e tij, i nënshtrohet inspektimit dhe kopjimit sipas këtij neni.
7. Në qoftë se një person mendon se ka qenë subjekt i inspektimit të paligjshëm, mund të
paraqesë ankesë brenda tridhjetë (30) ditëve që nga dita e inspektimit te gjykatësi i procedurës
paraprake të gjykatës kompetente, i cili gjykon ligjshmërinë e veprimeve të përmendura në
ankesë dhe vendosë për kompensim kur është e përshtatshme. Zyrtarët e autorizuar të NjIF-K
sigurojnë për gjykatësit hetues dokumente të tilla të kërkuara dhe sipas kërkesës, ofrojnë
dëshmi gojore.
Neni 36
Inspektimi i pajtueshmërisë në vend nga BQK dhe mbikëqyrësit e tjerë sektorial
1. BQK dhe mbikëqyrësit e tjerë sektorial me mandat mbikëqyrës sipas paragrafëve 4. dhe 5. të
nenit 34, për qëllime të mbikëqyrjes së subjekteve raportuese për sa i përket pajtueshmërisë me
këtë ligj dhe me rregullat dhe rregulloret përkatëse, zbatojnë kompetenca të tilla të mbikëqyrjes
së kujdesit ashtu si iu janë dhënë me ligjin përkatës, në mënyrë që të jenë të zbatueshme në
përmbushjen e mandatit të tyre mbikëqyrës sipas këtij ligji, me përjashtim të kompetencës
për mbikëqyrje të subjekteve raportuese për sa i përket pajtueshmërisë lidhur me obligimet e
përcaktuara në nenin 26 të këtij ligji.
2. Aty ku kompetenca të tilla mbikëqyrëse nuk janë të parashikuara nga ligji i veçantë, zbatohen
dispozitat e kompetencave mbikëqyrëse të NjIF-K-it të përcaktuara në paragrafët 2,4,5,6 dhe 7
në nenin 35 të këtij ligji.
Neni 37
Mbikëqyrja nga distanca
1. Për qëllime të monitorimit dhe mbikëqyrjes nga distanca të subjekteve raportuese për
vlerësimin e pajtueshmërisë me dispozitat e këtij ligji ose çfarëdo rregulle ose rregulloreje të
nxjerrë në përputhje me këtë ligj, NjIF-K dhe BQK mund përmes një njoftimi me shkrim të
dërguar subjektit raportues, të kërkojnë që subjekti raportues të paraqesë, brenda kohës dhe
në mënyrën e specifikuar në atë njoftim, çfarëdo dokumentacioni, përfshirë ato të lidhura me
procedurat e brendshme sipas këtij ligji ose çfarëdo rregulloreje për të përmbushur përgjegjësitë
e tyre sipas këtij ligji, dhe dispozitat e paragrafëve 3,4 dhe 5 të nenit 35 zbatohen në përputhje
me situatën.
2. Mbikëqyrësit e tjerë sektorial mund të kryejnë mbikëqyrje nga distanca, nëse kjo kompetencë
i është dhënë në pajtim me paragrafin 5. të nenit 34.
Neni 38
Bashkëpunimi për mbikëqyrjen e pajtueshmërisë
1. NjIF-K, BQK dhe mbikëqyrësit e tjerë sektorial bashkëpunojnë dhe koordinojnë aktivitetet e
tyre për mbikëqyrje të pajtueshmërisë me dispozitat e këtij ligji në lidhje me:
1.1. planifikimin dhe implementimin e mbikëqyrjes së pajtueshmërisë;
1.2. aktivitetet e përbashkëta të mbikëqyrjes së pajtueshmërisë në vend dhe në
distancë;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 15 QERSHOR 2016, PRISHTINË
41
Ligji Nr. 05/L -096 PËR PARANDALiMiN E PASTRiMiT TË PARAVE DHE LUFTiMiN E FiNANCiMiT TË TERRORiZMiT
1.3. dokumentacionin, vlerësimin, raportimin dhe monitorimin e aktiviteteve të
mbikëqyrjes së pajtueshmërisë;
1.4. ndëshkimin administrativ dhe masat e tjera mbikëqyrëse; dhe
1.5. vlerësimin dhe aktivitetet pasuese të mbikëqyrjes së pajtueshmërisë.
2. BQK dhe mbikëqyrësit e tjerë sektorial, kur gjatë kryerjes së detyrave brenda kompetencave
të tyre dyshojnë apo identifikojnë aktivitete që janë ose mund të jenë të lidhura me pastrimin e
parave dhe financim të terrorizmit, informojë menjëherë me shkrim NjIF-K.
3. BQK dhe mbikëqyrësit e tjerë sektorial, informojë me shkrim NjIF-K për të gjitha masat e
marra për zbatimin e mbikëqyrjes së pajtueshmërisë dhe t’i dërgojë NjIF-K një kopje të çdo
raporti që ata i lëshojnë subjektit raportues, jo më vonë se tri (3) ditë nga data e lëshimi të tyre.
Neni 39
Të dhënat statistikore dhe informatat kthyese
1. NjIF-K, BQK, mbikëqyrësit e tjerë sektorial me të cilët NjIF-K ka hyrë në marrëveshje specifike
individuale sipas paragrafit 5. të nenit 34 të këtij ligji, autoritetet e tjera kompetente që kanë
përgjegjësi për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit, subjektet raportuese
si dhe personat ose subjektet e tjera që kanë detyrime ose funksione sipas këtij ligji mbajnë të
dhëna statistikore gjithëpërfshirëse përkatëse për fushën e tyre të përgjegjësisë.
2. Në mbajtjen e të dhënave statistikore, personat, subjektet dhe autoritetet e përmendura
në paragrafin 1. të këtij neni ndërveprojnë me NjIF-K e cila, në bashkëpunim me BQK ose
mbikëqyrësit e tjerë sektorial, sipas rastit, mund të përcaktojë llojin e të dhënave statistikore që
mund të kërkohen.
3. Për këtë qëllim, NjIF-K, BQK ose mbikëqyrësi sektorial, nxjerrin akte nënligjore, urdhra ose
udhëzime për mbajtjen e statistikave të atyre sektorëve nën fushëveprimin e tyre mbikëqyrës
në pajtim me paragrafin 2. të nenit 66.
4. Të dhënat statistikore të mbajtura sipas këtij neni vihen në dispozicion të NjIF-K brenda
afateve kohore të përcaktuara prej NjIF-K, për t’i mundësuar që të rishikojë efektivitetin e
sistemit kombëtar dhe për të bërë rekomandime në përputhje me rrethanat siç kërkohet sipas
nenit 14 të këtij ligji.
5. NjIF-K do të njoftojë subjektet raportuese, që kanë raportuar në NjIF-K një person ose
transaksion në lidhje me të cilën ka pasur arsye për të dyshuar për pastrim parash apo financim
të terrorizmit, lidhur me rezultatet të sjella nga raportimi i tyre.
6. Njoftimi i përmendur në paragrafin 5. të këtij neni do të aplikohet për:
6.1. të dhënat për numrin e raporteve të dërguara për transaksionet ose personave për
të cilat ka arsye për të dyshuar lidhur me pastrimin e parave ose financim të terrorizmit;
6.2. rezultatet e sjella nga raportimi i tillë, kur është e aplikueshme;
6.3. informatat për trendët dhe teknikat lidhur me pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 15 QERSHOR 2016, PRISHTINË
42
Ligji Nr. 05/L -096 PËR PARANDALiMiN E PASTRiMiT TË PARAVE DHE LUFTiMiN E FiNANCiMiT TË TERRORiZMiT
7. NjIF-K, BQK dhe mbikëqyrësit e tjerë sektorial sipas këtij neni bashkëpunojnë për qëllime të
përmbushjes së përgjegjësive të tyre nën këtë nen.
KAPITULLI V
NDËSHKIMET ADMINISTRATIVE DHE MASA PËR PËRMIRËSIM
Neni 40
Ndëshkimet Administrative
Dështimi nga subjektet raportuese të definuar në nenin 16 të këtij ligji, për t’iu përmbajtur
obligimeve ligjore të parashikuara në këtë ligj, që nuk janë vepra penale, përbëjnë shkelje
administrative të cilat klasifikohen si shkelje shumë të rënda, shkelje të rënda dhe shkelje të lehta.
Neni 41
Shkelje shumë të rënda
1. Shkeljet e dispozitave të këtij ligji si në vijim do të përbëjnë shkelje shumë të rënda:
1.1. dështimi për të përmbushur detyrimet e raportimit të përcaktuara në nenin 26;
1.2. dështimi për të përmbushur detyrimin për të bashkëpunuar në bazë të nën-
paragrafit 1.4. të nenit 14 pas kërkesës zyrtare me shkrim nga NjIF-K;
1.3. dështimi për të përmbushur detyrimet e nën-paragrafit 1.12. të nenit 14;
1.4. dështimi në përputhje me detyrimin për të ndërmarrë veprime përmirësuese sipas
rekomandimit zyrtar të NjIF-K, BQK ose mbikëqyrësve të tjerë sektorial të lëshuar pas
mbikëqyrjes së pajtueshmërisë siç definohet në nenin 34 në rast të mosgatishmërisë
për të përmbushur rekomandimin;
1.5. përsëritja e shkeljes së rëndë për të cilën subjektit raportues i është shqiptuar
sanksion administrativ gjatë pesë (5) vjetëve të fundit për të njëjtin lloj të shkeljes; dhe
1.6. shkelje të detyrimit për të ngrirë ose të bllokuar fondet siç përcaktohet në nenin 27.
Neni 42
Ndëshkimet për shkeljet shumë të rënda
1. Për shkeljet shumë të rënda të përcaktuara në nenin 41, NJIF-K mund të shqiptojë ndëshkim
administrativ siç definohet në vijim:
1.1. vërejtje publike;
1.2. gjobë në shumën prej:
1.2.1. në një minimum prej pesëdhjetëmijë (50.000) euro;
1.2.2. një shumë maksimale që mund të vendoset deri në lartësinë më të madhe
të këtyre shifrave: dhjetë perqind (10%) të vlerës neto të subjektit raportues, sipas
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 15 QERSHOR 2016, PRISHTINË
43
Ligji Nr. 05/L -096 PËR PARANDALiMiN E PASTRiMiT TË PARAVE DHE LUFTiMiN E FiNANCiMiT TË TERRORiZMiT
llogarive më të fundit në dispozicion të aprovuara nga bordi menaxhues, por jo më
pak se pesëdhjetëmijë (50.000) euro;
1.2.3. dy(2) herë vëllimin ekonomik të transaksionit, por jo më pak se pesëdhjetëmijë
(50.000) euro;
1.2.4. deri në treqind e pesëdhjetëmijë (350.000) euro; apo
1.2.5. deri në shtatëqindmijë (700.000) euro, për bankat dhe institucionet financiare.
1.3. në rastin e institucioneve që kërkohet licencë, certifikatë apo çfarëdo autorizimi
administrativ për funksionimin e tyre, mund të kërkohet tërheqja e licencës, certifikatës
apo autorizimit. Ndëshkimi i paraparë në nën-paragrafin 1.2. të këtij neni, i cili do të jetë
i detyrueshëm në të gjitha rastet, vendosen në të njëjtën kohë me një nga ato të listuara
në nën-paragrafin 1.1. dhe në nën-paragrafin 1.3.të këtij neni.
2. Përveç ndëshkimit të zbatueshëm që shqiptohet për subjektin raportues për shkeljet shumë
të rënda, një ose më shumë nga ndëshkimet e mëposhtme mund të shqiptohet për personat
fizik që janë përgjegjës për shkeljen dhe që mbajnë poste administrative apo menaxhuese në
subjektin raportues:
2.1. gjobë për secilin prej tyre prej dhjetëmijë (10.000) euro deri në njëqindmijë
(100.000) euro;
2.2. largimi nga detyra, me diskualifikimin nga mbajtja e pozitave administrative apo
menaxhuese në të njëjtin subjekt raportues për një periudhë maksimale prej dhjetë
(10) vjetësh;
2.3. largimi nga detyra me diskualifikimin nga mbajtja administrative apo menaxhim në
pozicionet në çdo subjekt raportues për një periudhë maksimale prej dhjetë (10) vjetësh.
3. Ndëshkimi i paraparë në nën-paragrafin 2.1. të këtij neni, i cili do të jetë i detyrueshëm në të
gjitha rastet, mund të shqiptohet në të njëjtën kohë me një nga ato të listuara në nën-paragrafët
2.2. dhe 2.3. të këtij neni.
Neni 43
Shkelje të rënda
1. Shkeljet e dispozitave të këtij ligji si në vijim paraqesin shkelje të rënda:
1.1. dështimi në përputhje me detyrimin që të nxirren politika dhe procedura të
brendshme të shkruara në vendosjen kontrolleve për parandalimin dhe zbulimin e
pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit dhe në zbatimin e tyre siç përcaktohet
në nenin 17 të këtij ligji;
1.2. mospërmbushja e obligimeve formale të identifikimit, siç përcaktohet në nenin 19
të këtij ligji;
1.3. dështimi për të përmbushur detyrimet për të identifikuar pronarin përfitues, siç
përcaktohet në nën-paragrafin 1.2. të nenit 19 të këtij ligji;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 15 QERSHOR 2016, PRISHTINË
44
Ligji Nr. 05/L -096 PËR PARANDALiMiN E PASTRiMiT TË PARAVE DHE LUFTiMiN E FiNANCiMiT TË TERRORiZMiT
1.4. dështimi në përputhje me detyrimin e marrjes së informacionit mbi qëllimin dhe
natyrën e marrëdhënies së biznesit siç përcaktohet në nën-paragrafin 1.3. të nenit 19
të këtij ligji;
1.5. dështimi në përputhje me detyrimin e zbatimit të masave për monitorimin e
vazhdueshëm të marrëdhënies së biznesit, sipas kushteve të nën-paragrafit 1.4. të
nenit 19 të këtij ligji;
1.6. dështimi për të përmbushur detyrimin e aplikimit të masave të kujdesit të duhur për
klientët ekzistues siç përcaktohet në dispozitat kalimtare, sipas paragrafit 1. të nenit 68
të këtij ligji;
1.7. mospërmbushja e detyrimit të aplikimit të masave të kujdesit të duhur të shtuar, siç
përcaktohet në nenin 22 të këtij ligji;
1.8. mospërmbushja e detyrimit të monitorimit special të transaksioneve të veçanta, siç
përcaktohet në neni 25 të këtij ligji;
1.9. dështimi në përputhje me detyrimin e vlerësimit të rrezikut, siç përcaktohet në
nenin 18 të këtij ligji;
1.10. dështimi në përputhje me detyrimin e raportimit tek NjIF-K, siç përcaktohet në
paragrafin 9. të nenit 19 të këtij ligji;
1.11. dështimi në përputhje me detyrimin e raportimit, siç përcaktohet në paragrafin 3.
të nenit 25 të këtij ligji;
1.12. dështimi për të përmbushur detyrimin e bashkëpunimit në bazë të paragrafit 4. të
nenit 35 të këtij ligji pas njoftimit zyrtar me shkrim nga NjIF-K, BQK ose mbikëqyrësit e
tjerë sektorial;
1.13. mosrespektimi i detyrimit për mbajtjen e të dhënave, siç përcaktohet në nenin 20
të këtij ligji;
1.14. dështimi në përputhje me detyrimin e krijimit të organeve adekuate të kontrollit për
implementimin e obligimeve të cilat dalin nga ky ligj dhe testimin e sistemit të raportimit
dhe identifikimit, siç përcaktohet në nën- paragrafin 2.6. të neni 17 të këtij ligji;
1.15. mosrespektimi i detyrimeve mbi marrjen e informacionit mbi pagesat për transferet
elektronike siç përcaktohet në nenin 24 të këtij ligji;
1.16. dështimi në përputhje me detyrimin e njoftimit të NjIF-K për emërimin e zyrtarit të
pajtueshmërisë të subjektit raportues ose zëvendësit të tij, ose refuzimit për të adresuar
kundërshtimet ose vërejtjet e bëra sipas kushteve të nenit 21 të këtij ligji;
1.17. dështimi në përputhje me detyrimin për të siguruar zyrtarit të pajtueshmërisë
kushtet e nevojshme për ushtrimin e funksionit, siç përcaktohet në paragrafin 4. të nenit
21 të këtij ligji;
1.18. dështimi në përputhje me detyrimin e trajnimit të punonjësve, sipas nën-paragrafit
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 15 QERSHOR 2016, PRISHTINË
45
Ligji Nr. 05/L -096 PËR PARANDALiMiN E PASTRiMiT TË PARAVE DHE LUFTiMiN E FiNANCiMiT TË TERRORiZMiT
2.5. të nenit 17 të këtij ligji;
1.19. dështimi në përputhje me detyrimin e miratimit dhe vënies në dispozicion të NjIF-K
politikat dhe procedurat e duhura dhe të përditësuara për parandalimin e pastrimit të
parave dhe financimit të terrorizmit, siç përcaktohet në paragrafin 3. të nenit 24 të këtij
ligji;
1.20. dështimi në përputhje me detyrimin e aplikimit të masave në lidhje me degët dhe
filialet shumicë në pronësi të vendosura në vende të treta, siç përcaktohet në nenin 24
të këtij ligji;
1.21. dështimi në përputhje me detyrimin për të ndërmarrë masa për përmirësim
pas njoftimit zyrtar të përcaktuar në nën-paragrafin 7.1.të nenit 34 të këtij ligji, kur ka
mosgatishmëri për të përmbushur rekomandimet;
1.22. hyrja ose vazhdimi i marrëdhënies së biznesit apo ekzekutimi i pagesave dhe
transaksioneve të ndaluara sipas këtij ligji;
1.23. rezistenca ose pengimi i inspektimeve, kur nuk ka njoftim dhe kërkesë paraprake
me shkrim nga zyrtarët e autorizuar për të inspektuar, siç përcaktohet në paragrafin 1.
të nenit 35 të këtij ligji;
1.24. dështimi nga OJQ-të që të përmbushin detyrimet sipas nenit 29 të këtij ligji; dhe
1.25. përsëritja e shkeljes së lehtë për të cilën subjektit raportues i është shqiptuar
sanksion administrativ gjatë tri (3) viteve të fundit për të njëjtin lloj të shkeljes.
2. Përveç nëse ka indikatorë apo dyshim për pastrim të parave apo financimit të terrorizmit,
shkeljet e përshkruara në nën-paragrafët 1.1., 1.2., 1.3., 1.4., 1.5., 1.6. dhe 1.13., të këtij neni,
mund të klasifikohen si shkelje të lehta, kur shkelja e bërë nga institucioni ose personi përgjegjës
sipas këtij ligj mund të konsiderohen kryesisht si shkelje të rastit që mund të jenë të zakonshme
dhe të izoluar në bazë të përqindjes së incidenteve në mostrën e pajtueshmërisë.
Neni 44
Ndëshkimet për shkelje të rënda
1. Për shkelje të rënda të përcaktuara në nenin 43 të këtij ligji, NjIF-K, BQK, si dhe mbikëqyrësit
e tjerë sektorial nëse kjo kompetencë i është dhënë sipas paragrafit 5. të nenit 34 të këtij ligji,
mund të shqiptojë ndëshkim administrativ siç definohet në vijim, përveç nëse është parashikuar
një ndëshkim më i rëndë sipas nenit 41 të këtij ligji:
1.1. vërejtje private.
1.2. gjobë:
1.2.1. në një minimum prej njëzetmijë (20.000) euro;
1.2.2. një shumë maksimale që mund të vendoset deri në pesë perqind (5%) të
vlerës neto të subjektit raportues sipas llogarive më të fundit në dispozicion të
aprovuara nga bordi menaxhues, por jo më pak se njëzetmijë (20.000) euro;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 15 QERSHOR 2016, PRISHTINË
46
Ligji Nr. 05/L -096 PËR PARANDALiMiN E PASTRiMiT TË PARAVE DHE LUFTiMiN E FiNANCiMiT TË TERRORiZMiT
1.2.3. shuma e vëllimit ekonomik të transaksionit plus pesëdhjetë perqind (50 %) të
asaj vlere; por jo më pak se njëzetmijë (20.000) euro; apo
1.2.4. tridhjetëmijë (30.000) euro.
1.3. ndëshkimi i parashikuar në nën-paragrafët 1.2., 1.2.1., 1.2.2, 1.2.3. dhe 1.2.4 të
këtij paragrafi i cili është i detyrueshëm në të gjitha rastet, mund të vendoset në të
njëjtën kohë me ndëshkimin e paraparë në nën-paragrafin 1.1. të këtij paragrafi.
2. Përveç ndëshkimit të zbatueshëm që shqiptohet për subjektin raportues për shkelje të rënda,
një(1) ose më shumë nga dënimet e mëposhtme mund të shqiptohet mbi ata që janë përgjegjës
për shkeljen dhe mbajnë poste administrative apo menaxhuese në subjektin raportues:
2.1. vërejtje private;
2.2. vërejtje publike;
2.3. gjobë për secilin prej tyre prej njëmijë (1.000) euro deri në njëzetmijë (20.000) euro;
2.4. pezullim i përkohshëm nga detyra për një periudhë që nuk kalon një (1) vit. Dënimi
i parashikuar në këtë nën- paragraf, i cili do të jetë i detyrueshëm në të gjitha rastet, do
të vendosen në të njëjtën kohë me një nga ato të listuara në nën-paragrafët 2.1, 2.2.
dhe 2.4. të këtij paragrafi.
Neni 45
Shkeljet e lehta
Dështimi për të përmbushur detyrimet e specifikuara në këtë ligj dhe që nuk përbëjnë shkelje
shumë të rënda ose shkelje të rënda, përbëjnë shkelje të lehtë.
Neni 46
Ndëshkimet për shkelje të lehta
1. Për shkelje të lehta NjIF-K, BQK, si dhe mbikëqyrësit e tjerë sektorial nëse kjo kompetencë
i është dhënë sipas paragrafit 5. të nenit 34 të këtij ligji, mund të shqiptojnë:
1.1. vërejtje private;
1.2. gjobë deri në pesëmbëdhjetëmijë (15.000) euro; dhe
1.3. rekomandime për veprime përmirësuese.
Neni 47
Përgjegjësia administrative e drejtorëve dhe menaxherëve
Përveç detyrimit që korrespondon me subjektin raportues, personat që mbajnë poste
administrative ose menaxhuese në subjektin raportues mbahen përgjegjës, duke qenë
administrator të vetëm apo organe kolegjiale (borde), janë përgjegjës për çdo shkelje e cila i
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 15 QERSHOR 2016, PRISHTINË
47
Ligji Nr. 05/L -096 PËR PARANDALiMiN E PASTRiMiT TË PARAVE DHE LUFTiMiN E FiNANCiMiT TË TERRORiZMiT
atribuohet këtyre të fundit.
KAPITULLI VI
PROCEDURA E NDËSHKIMEVE ADMINISTRATIVE
Neni 48
Verifikimi i dyshimit për moszbatim të ligjit
1. Në rastet kur NjIF-K, BQK, si dhe mbikëqyrësit e tjerë sektorial(vetëm nëse kjo kompetencë
i është dhënë në pajtim me paragrafin 5. të nenit 34), dyshojnë se një subjekt raportues nën
mbikëqyrjen e tyre ka dështuar për të qenë në përputhje me obligimet që parashihen në këtë ligj,
atëherë menjëherë nis procesi i verifikimit të dyshimit dhe ekzistimit të kushteve për shqiptimin
e ndëshkimit administrativ.
2. Nëse është e nevojshme, mund të kryet inspektim i pajtueshmërisë, siç përcaktohet me këtë
ligj, me qëllim që të verifikohet dyshimi për moszbatim të këtij ligji dhe ekzistimi i kushteve për
shqiptimin e ndëshkimit administrativ.
3. Pas verifikimi të dyshimit, gjetjeve dhe konstatimeve të evidentuara, NjIF-K, BQK dhe
mbikëqyrësit e tjerë sektorial ofrojnë subjektit raportues mundësinë që të dorëzojë me shkrim
observimet e tij rreth të gjeturave brenda dy (2) javësh, pas dhënies së njoftimit me shkrim për
dështimin për të qenë në përputhje me dispozitat e ligjit.
4. Njoftimi për dështimin për të qenë në përputhje me obligimet që parashihen në këtë ligj
nënshkruhet nga udhëheqësi i departamentit/divizionit përkatës për mbikëqyrje të pajtueshmërisë
në kuadër të NJIF-K, BQK apo mbikëqyrësve tjerë sektorial, protokollohet dhe dërgohet në
mënyrë të verifikueshme tek subjektit raportues.
5. Në bazë të të gjeturave dhe shqyrtimit të observimeve të pranuara NjIF-K, BQK dhe
mbikëqyrësit e tjerë sektorial për shkeljet në kuadër të kompetencave të dhëna me këtë ligj,
duhet të përcaktojnë nëse subjekti raportues ka dështuar që të zbatojë obligimet e përcaktuara
në këtë ligj.
6. Në rast se subjekti raportues nuk dorëzon observimet e tij brenda afatit prej dy (2) javësh, kjo
nuk pengon në marrjen e vendimit përfundimtar për ndëshkim administrativ.
Neni 49
Procedura e ndëshkimeve administrative
1. NjIF-K, BQK si dhe mbikëqyrësit e tjerë sektorial, pasi të kenë konstatuar se ekziston shkelje
e dispozitave të këtij ligji, marrin vendimin për shqiptimin e ndëshkimit administrativ për shkeljet
për të cilat i është dhënë kompetencë sipas këtij ligji.
2. Gjatë përcaktimit të ndëshkimit administrativ sipas këtij ligji merren në konsideratë të gjitha
rrethanat relevante, duke përfshirë edhe shkallën dhe kohëzgjatjen e mos-përputhshmërisë,
shkallën e përgjegjësisë, fuqinë financiare të subjektit raportues, humbjet e shkaktuar si pasojë
e shkeljes, shkeljet e mëparshme si dhe nivelin e bashkëpunimit të subjektit raportues.
3. NjIF-K, BQK dhe mbikëqyrësit e tjerë sektorial, për shkeljet në kuadër të kompetencave
të dhëna me këtë ligj, njoftojnë subjektin raportues për dështimin për të qenë në përputhje
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 15 QERSHOR 2016, PRISHTINË
48
Ligji Nr. 05/L -096 PËR PARANDALiMiN E PASTRiMiT TË PARAVE DHE LUFTiMiN E FiNANCiMiT TË TERRORiZMiT
me obligimet e përcaktuara në dispozitat e këtij ligji, duke dërguar vendimin për shqiptimin
e ndëshkimit administrativ. Njoftimi për shqiptimin e ndëshkimit administrativ bëhet, përmes
dorëzimit të vendimit në mënyrë të verifikueshme te subjekti raportues në përputhje me kërkesat
e Ligjit për Procedurën Administrative.
4. Menjëherë pas pranimit të vendimit për shqiptimin e ndëshkimit administrativ subjekti
raportues ndërmerr veprime për të siguruar përputhshmërinë me këtë ligj. Subjekti raportues i
ndërmerr këto masa brenda afatit kohor të caktuar në vendim.
5. Pajtueshmëria e subjektit raportues me dispozitat e këtij ligji verifikohet dhe për këtë qëllim
NjIF-K, BQK apo mbikëqyrësit e tjerë sektorial mund të bëjnë inspektime në vend gjatë periudhës
kohore të përcaktuar në vendimin për ndëshkimin administrativ apo duke u bazuar në kërkesën
e subjektit raportues.
6. Nëse subjekti raportues të cilit i është shqiptuar ndëshkimi administrativ sipas këtij neni
nuk ka ndërmarrë veprime pajtueshmërie brenda periudhës kohore të definuar në vendimin
për ndëshkim administrativ, atëherë NjIF-K, BQK apo mbikëqyrësit e tjerë sektorial, mund të
shqiptojnë gjobë monetare në baza ditore për çdo ditë që shkelja vazhdon derisa të përcaktohet
se pajtueshmëria e kërkuar është arritur. Procedura e njëjtë e ndëshkimit administrativ dhe
njoftimeve të definuar sipas këtij neni aplikohen në këtë rast.
7. Për çdo ditë të mos-pajtueshmërisë, prej periudhës kohore të përcaktuar në vendimin e
NjIF-K, BQK apo mbikëqyrësve tjerë sektorial, subjekti raportues i nënshtrohet gjobës ditore
prej pesëqind (500) euro.
8. Për ndëshkimin administrativ sipas paragrafit 6. të këtij neni, ku shqiptohet gjoba monetare
në baza ditore, NjIF-K, BQK apo mbikëqyrësit e tjerë sektorial marrin vendim që përcakton
numrin e ditëve gjatë së cilave subjekti raportues nuk ka qenë në pajtueshmëri me këtë ligj
brenda periudhës kohore të definuar në vendim, siç përcaktohet në paragrafin 4. të këtij neni.
Vendimi me shkrim për gjobë monetare në baza ditore përcakton ekzistencën e dështimit për të
ndërmarrë veprime pajtueshmërie sipas vendimit për ndëshkim dhe dispozitave të këtij ligji, si
dhe shqiptimin e gjobës sipas numrit të ditëve të mos-pajtueshmërisë.
9. NjIF-K, BQK dhe mbikëqyrësit e tjerë sektorial nuk do të marrin vendime për ndëshkime
administrative për të njëjtat mos-pajtueshmëri të subjekteve raportuese pasi që shkelja e
përsëritur konsiderohet siç është definuar në nenin 41 dhe në nenin 43 të këtij ligji.
10. Për subjektet raportuese të cilët veprojnë duke u bazuar në licencë apo autorizim tjetër,
NjIF-K informon autoritetin kompetent licencues apo autorizues, për dështimin për të iu
përmbajtur ligjit siç definohet në nenin 42 të këtij ligji. NjIF-K mundet gjithashtu t’i rekomandoj
autoritetit licencues apo autorizues që të nisë procesin për përcaktimin se a duhet të pezullohet
apo tërhiqet licenca e punës apo autorizimi.
Neni 50
Ankesa administrative tek NJIF-K
1. Subjekti raportues mund të ankohet kundër vendimit mbi ndëshkimin administrativ të vendosur
nga NjIF-K duke dërguar ankesën me shkrim te Drejtori i NjIF-K brenda tridhjetë (30) ditësh nga
dita e pranimit të vendimit mbi ndëshkimin administrativ, për shkak të mos-pajtueshmërisë me
dispozitat e këtij ligji. Subjekti raportues mund të kërkojë revokimin, anulimin apo modifikimin e
vendimit të NjIF-K.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 15 QERSHOR 2016, PRISHTINË
49
Ligji Nr. 05/L -096 PËR PARANDALiMiN E PASTRiMiT TË PARAVE DHE LUFTiMiN E FiNANCiMiT TË TERRORiZMiT
2. Drejtori i NjIF-K themelon një komision të përbërë nga tre (3) zyrtarë të NjIF-K i cili komision
rishikon vendimin përkitazi me ndëshkimin administrativ, duke i marrë parasysh të gjitha
informatat relevante të ofruara si dhe dispozitat e këtij ligji.
3. Me qëllim të parandalimit të konfliktit të interesit, zyrtarët e NjIF-K të cilët kanë marrë pjesë
në përgatitjen dhe marrjen e vendimit, nuk mund të përfshihen në komisionin e themeluar nga
Drejtori i NjIF-K në pajtim me paragrafin 2. të këtij neni.
4. Ankesa pezullon pagesën dhe zbatimin e sanksionit administrativ, derisa komisioni i themeluar
sipas paragrafit 2. të këtij neni të merr një vendim në lidhje me ankesën.
5. NjIF-K vendosë mbi ankesën, me shkrim, brenda tridhjetë (30) ditësh pas pranimit të ankesës,
përveç rasteve të veçanta për të cilat për shkak të ndërlikueshmërisë së tyre kërkojnë kohë
shtesë por jo më shumë se nëntëdhjetë (90) ditë.
6. Komisioni i themeluar nga Drejtori i NjIF-K mund të vendosë:
6.1. të refuzojë ankesën si të papranueshme;
6.2. të konfirmojë validitetin e vendimit dhe të refuzojë ankesën;
6.3. të anulojë/revokojë vendimin dhe të aprovojë ankesën;
6.4. të modifikojë vendimin duke e aprovuar pjesërisht ankesën; dhe
6.5. të udhëzojë organin përgjegjës brenda NjIF-K që të lëshojë një vendim kur lëshimi
i tij ishte refuzuar kundërligjshëm.
Neni 51
Ankesa administrative tek BQK dhe mbikëqyrësit e tjerë sektorial
1. Subjekti raportues mund të ankohet kundër vendimit mbi ndëshkimin administrativ të vendosur
sipas këtij ligji nga BQK apo mbikëqyrësit e tjerë sektorial nëse kjo kompetencë i është dhënë
në pajtim me këtë ligj, duke dërguar ankesë brenda tridhjetë (30) ditësh nga dita e pranimit të
vendimit mbi ndëshkimin administrativ nga BQK apo mbikëqyrësit e tjerë sektorial, për shkak të
mos-pajtueshmërisë me dispozitat e këtij ligji.
2. BQK dhe mbikëqyrësit e tjerë sektorial nxjerrin akte nënligjore për sektorët nën fushëveprimin
e tyre mbikëqyrës në pajtim me paragrafin 2. të nenit 66 të këtij ligji,lidhur me procedurën e
trajtimit të ankesës sipas këtij ligji.
Neni 52
Ankesa në gjykatë
1. Shqiptimi i ndëshkimit administrative nga NJIF-K, BQK dhe mbikëqyrësit e tjerë sektorial
mund të ankimohet në Departamentin për Çështje Administrative të Gjykatës Themelore në
Prishtinë, tridhjetë (30) ditë nga data e dërgimit të vendimit final për ndëshkim administrativ.
2. Ankesa e ushtruar në Gjykatë nuk pezullon pagesën e ndëshkimit administrativ të definuar
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 15 QERSHOR 2016, PRISHTINË
50
Ligji Nr. 05/L -096 PËR PARANDALiMiN E PASTRiMiT TË PARAVE DHE LUFTiMiN E FiNANCiMiT TË TERRORiZMiT
në nenin 50 të këtij Ligji.
Neni 53
Pagesa dhe ekzekutimi i ndëshkimeve administrative
1. Subjekti raportues paguan gjobën administrative përmes transferit bankar brenda
pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e dërgimit të vendimit final. Këtij vendimi i bashkëngjitet
edhe udhëzimi për pagesën e gjobës.
2. NjIF-K, BQK dhe mbikëqyrësit e tjerë sektorial, në koordinim me Ministrinë e Financave
sigurojnë kompensimin e pagesave të gjobave administrative në rast të aprovimit të
ekzekutueshëm të ankesës së subjektit raportues nga Gjykata.
3. Në rast të mos-pagesës brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e dërgimit të vendimit final
përkitazi me ndëshkimin administrativ, NjIF-K, BQK dhe mbikëqyrësit e tjerë sektorial kërkojnë
ekzekutimin në pajtim me dispozitat e Ligjit mbi Procedurën Përmbarimore. NjIF-K, BQK dhe
mbikëqyrësit e tjerë sektorial kërkojnë nga subjekti raportues që të kompensojë shpenzimet
procedurale dhe të gjitha shpenzimet e tjera të bëra gjatë procedurës së ekzekutimit.
Neni 54
Ndikimi i procedurës penale në procedurën e ndëshkimit administrativ
Nëse paralelisht ndodhin hetimet penale dhe procedura e ndëshkimit administrativ, NJIF-K,
BQK apo mbikëqyrësit e tjerë sektorial pezullojnë procedurën e ndëshkimit administrativ deri
në përfundimin e procedurës penale.
Neni 55
Publikimi i Vendimeve mbi ndëshkimet administrative
1. NjIF-K, BQK, si dhe mbikëqyrësit tjerë sektorial nëse kjo kompetencë i është dhënë me këtë
ligj, publikojnë në ueb-faqen zyrtare vendimet finale të ekzekutueshme përkitazi me ndëshkimin
administrative, duke deklaruar llojin dhe natyrën e dështimit për pajtueshmëri, identitetin e
subjektit raportues dhe ndëshkimin administrativ.
2. NjIF-K, BQK dhe mbikëqyrësit e tjerë sektorial mund të vendosin që të mos bëjnë publik
ndëshkimin administrativ, të vonojë publikimin apo të publikojë ndëshkimin administrativ në
mënyrë që subjekti raportues apo personi fizik i ndëshkuar të mos jetë i identifikueshëm, nëse
publikimi i definuar në paragrafin 1. të këtij neni:
2.1. është jo-proporcional me seriozitetin e dështimit për pajtueshmëri;
2.2. mund të rrezikojë stabilitetin e tregut financiar; apo
2.3. mund të rrezikojë hetimet penale në vijim e sipër.
3. NjIF-K dhe BQK mbajnë informatat e publikuara në pajtim me paragrafin 1.,të këtij neni për
të paktën pesë (5) vite.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 15 QERSHOR 2016, PRISHTINË
51
Ligji Nr. 05/L -096 PËR PARANDALiMiN E PASTRiMiT TË PARAVE DHE LUFTiMiN E FiNANCiMiT TË TERRORiZMiT
KAPITULLI VII
VEPRAT PENALE
Neni 56
Vepra penale e pastrimit të parave
1. Kushdo që, duke e ditur ose ka arsye për të ditur se pasuria e caktuar buron nga ndonjë
formë e aktivitetit kriminal, pasuri kjo e cila në të vërtetë fitohet me vepër penale, apo kushdo
që duke besuar se pasuria e caktuar fitohet nga ndonjë formë e aktivitetit kriminal bazuar në
përfaqësimet e bëra si pjesë e një hetimi zbulues të zhvilluar në pajtim me Kapitullin IX të
Kodit të procedurës penale të Kosovës, zhvillon veprimet e mëposhtme, kryen vepër penale të
dënueshme me burgosje deri në dhjetë (10) vjet dhe me gjobë deri në tri (3) herë më të madhe
në vlerë të pasurisë e cila është subjekt i veprës penale, si vijon:
1.1. konverton, transferon ose përpiqet të konvertoj ose të transferojë pasurinë me
qëllim të fshehjes apo të maskimit të natyrës, burimit, vendit, dispozicionit, lëvizjes ose
pronësisë së pasurisë;
1.2. konverton, transferon ose përpiqet të konvertojë ose të transferojë pasurinë me
qëllim të ndihmës së personit i cili është i përfshirë në të ose që, siç pandehet, është
i përfshirë në kryerjen e veprës penale që ka shkaktuar shmangien e pasojave ligjore
apo të pasojave të qarta ligjore të veprimeve të tij;
1.3. konverton, transferon ose përpiqet të konvertojë ose të transferojë pasurinë me
qëllim të nxitjes së aktivitetit të ndërlidhur kriminal;
1.4. merr, posedon, shfrytëzon apo tenton të merr, posedojë apo shfrytëzojë pasurinë;
1.5. fsheh ose maskon natyrën e vërtetë, burimin, vendndodhjen, sistemimin, lëvizjen,
të drejtat në lidhje me, apo pronësinë e pasurisë, ose nga një akt i pjesëmarrjes në
veprimtari të tilla;
1.6. merr pjesë në, bashkëpunon dhe ndihmon për të kryer, nxit, lehtëson dhe këshillon
në kryerjen e ndonjë prej veprimeve të përmendura në nën-paragrafët 1.1 deri në 1.5.
të këtij paragrafi.
2. Për qëllime të paragrafit 1. të këtij neni, përfaqësimet mund të jenë bazë për të besuar
së pasuria e caktuar përbën pasuri të fituar me anë të veprës penale, madje edhe nëse ato
përfaqësime vetëm tërthorazi mbështesin besimin se ajo përbën pasuri të fituar me anë të
veprës penale.
3. Pa cenuar legjislacionin penal në fuqi lidhur me personin i cili ka kryer veprat e ndërlidhura
penale jashtë fushëveprimit të këtij paragrafi:
3.1. personi mund të dënohet për vepër penale të pastrimit të parave madje edhe nëse
nuk ka qenë asnjëherë i dënuar për vepër të ndërlidhur penale prej të cilës është nxjerr
pasuria e fituar me anë të veprës penale;
3.2. i njëjti person mund të ndiqet dhe të dënohet në procedura të veçanta për vepra
penale të pastrimit të parave dhe të veprës së ndërlidhur penale prej të cilës është
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 15 QERSHOR 2016, PRISHTINË
52
Ligji Nr. 05/L -096 PËR PARANDALiMiN E PASTRiMiT TË PARAVE DHE LUFTiMiN E FiNANCiMiT TË TERRORiZMiT
nxjerrë pasuria e fituar me anë të veprës penale; dhe
3.3. gjykatat e Kosovës mund të kenë juridiksion mbi veprën penale të pastrimit të
parave, madje edhe nëse ato nuk kanë juridiksion territorial mbi veprat e ndërlidhura
penale prej të cilave është nxjerrë pasuria e fituar me anë të veprës penale të pastrimit
të parave, ngaqë ka qenë kryer jashtë Kosovës.
Neni 57
Vepra Penale e Financimit të Terrorizmit
1. Kushdo që me qëllim kryen, merr pjesë si bashkëpunëtor, siguron ose mbledhë fonde apo
organizon ose drejton të tjerët drejtpërdrejt të ofrojnë ose të mbledhin fonde, apo përpjekja për
ta bërë këtë, përmes çfarëdo mjeti, drejtpërdrejt ose tërthorazi, me qëllim që ato të përdoren
ose në njohuri se ato do të përdoren në mënyrë të plotë ose pjesërisht për të kryer një akt
terrorist, nga një terrorist; ose nga një organizatë terroriste, konsiderohet të ketë kryer aktin e
financimit të terrorizmit.
2. Vepra penale është kryer, pavarësisht se a ka ndodh një akt terrorist i përmendur në paragrafin
1. të këtij neni, ose nëse fondet janë përdorur në fakt për të kryer akt të tillë.
3. Financimi i terrorizmit është i dënueshëm me burgim nga pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë
(15) vite, dhe me gjobë deri pesëqind mijë (500.000) euro.
4. Tentativa për të kryer veprën penale të financimit të terrorizmit apo ndihmesa, mbështetja,
lehtësimi ose këshillimi në kryerjen e ndonjë vepre të tillë, dënohet sikur vepra të kishte
përfunduar.
Neni 58
Kërcënimi përkitazi me Raportimin e Aktivitetit apo Transaksionit të Dyshimtë
Kushdo që përdor forcën apo kërcënimin serioz apo ndonjë masë tjetër shtrëngimi, apo që
premton ndonjë dhuratë apo formë tjetër përfitimi për të nxitur personin tjetër që të heqë dorë
nga raportimi siç kërkohet me nenin 26. të këtij ligji apo për të dhënë deklaratë të rreme me
qëllim të dështimit për të deklaruar informacionin e vërtetë te NJIF-K, institucionet e hetuesisë,
prokurorit apo gjyqtarit, kur informata e tillë ka të bëjë me obligimet raportuese sipas nenit 26 të
këtij ligji, dënohet me gjobë deri në njëqind e njëzetë e pesë mijë (125.000) euro dhe me burgim
prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet.
Neni 59
Veprat e tjera penale
1. Cilido person që, duke siguruar ndonjë informacion, ose duke raportuar, duke bërë certifikata
ose deklarime sipas këtij ligji, me dashje bën, çfarëdo deklarate të rëndësishme të rrejshme
ose me qëllim nuk i zbulon informacionet e rëndësishme; apo bën apo shfrytëzon çfarëdo
dokumenti duke e ditur se dokumenti përmban deklaratën ose shënime të rëndësishme të
rrejshme, kryen vepër penale të dënueshme deri në pesë (5) vite burgim dhe me gjobë deri në
njëqind mijë (100,000) euro.
2. Kushdo që me dashje shkatërron ose largon çfarëdo të dhënash të cilat duhet të mbahen
në pajtim me paragrafët 3. deri 7. të nenit 19, paragrafët 1., 2. dhe 3 të nenit 20, paragrafin 7.
të nenit 24, paragrafin 3. të nenit 25, paragrafët 1. dhe 3. të nenit 26 paragrafin 3. të nenit 29,
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 15 QERSHOR 2016, PRISHTINË
53
Ligji Nr. 05/L -096 PËR PARANDALiMiN E PASTRiMiT TË PARAVE DHE LUFTiMiN E FiNANCiMiT TË TERRORiZMiT
paragrafin 8. të nenit 31 dhe paragrafin 3. të nenit 32 të këtij ligji; apo dështon për të bërë një
raport në përputhje me paragrafët 1. dhe 2. të nenit 26, paragrafit 4. të nenit 29, paragrafët 2.
dhe 6. të nenit 31, kryen vepër penale të dënueshme me burgim deri në dy (2) vjet dhe me gjobë
deri në njëqindmijë (100.000) euro. Nëse çfarëdo vepre penale e paraparë me këtë paragraf
kryhet me qëllim të pengimit të rolit rregullues ose funksionit të zbatimit të ligjit, kryerësi dënohet
me burgim deri në pesë (5) vjet dhe me gjobë deri në njëqindmijë (100.000) Euro.
3. Subjekti raportues apo nëpunësi, drejtori, agjenti ose punonjësi i tyre i cili me dashje shkel
paragrafin 4. të nenit 26 të këtij ligji, kryen vepër penale të dënueshme me burgim deri në dy
(2) vjet dhe/ose me gjobë deri në njëqindmijë (100.000) euro. Nëse ndonjëra prej veprave
penale të specifikuara në këtë paragraf kryhet me qëllim të pengimit të ndonjë roli rregullues
ose funksioni të zbatimit të ligjit, kryerësi dënohet me burgim deri në pesë (5) vjet dhe/ose me
gjobë deri në njëqindmijë (100.000) euro.
4. Kushdo që me dashje pranon ose paguan valutën në kundërshtim me nenet 29 të këtij ligji,
kryen vepër penale të dënueshme me burgim deri në dy (2) vjet dhe me gjobë deri në pesëmijë
(5.000) euro ose me dyfishin e shumës së valutës së pranuar apo të paguar, cilado prej tyre që
është më e lartë.
5. Një zyrtar i NjIF-K-së, i cili me dashje raporton informacionin ose zbulon informacionin në
pajtim me paragrafin 1. të nenit 15 të këtij ligji apo ia zbulon informacionin prokurorit publik
apo një gjykate, duke e ditur se informacioni i tillë përmban falsitete, pasaktësi, ose gabime
të rëndësishme; shkatërron ose largon çfarëdo të dhëna të cilat duhet të mblidhen nga NJIF-
K-ja në pajtim me këtë ligj, ndryshe nga çfarë është paraparë me politikën e mbajtjes dhe
të shkatërrimit të dokumenteve të krijuar nga NJIF-K-ja; apo zbulon çfarëdo informacioni të
përshkruar në paragrafin 1. të nenit 15 ndryshe nga çfarë është paraparë me paragrafin 2. të
nenit 15, përveç nëse është i autorizuar me shkrim nga Drejtori i NJIF-K-së, kryen vepër penale
të dënueshme me burgim deri në dy (2) vite dhe me gjobë deri në njëqindmijë (100.000) euro.
Nëse vepra penale e përcaktuar në këtë paragraf kryhet me qëllim të pengimit të rolit rregullues
apo funksionit të zbatimit të ligjit, kryerësi do të dënohet me burgim deri në dhjetë (10) vjet dhe
me gjobë deri në njëqindmijë (100.000) euro.
6. Informacioni ose dështimi i sigurimit të informacionit mund të jetë i rëndësishëm edhe nëse
pranuesi nuk është ndikuar apo çorientuar nga ato.
7. Kushdo që kundërligjshëm refuzon apo pengon inspektimin e ligjshëm të ndërmarrë në pajtim
me nenet 34, 35 dhe 36 të këtij ligji ose me dashje fsheh shënimet që duhet të mbahen dhe të
paraqiten në pajtim me këtë ligj, kryen vepër penale të dënueshme me burgim deri në një (1) vit
dhe me gjobë deri në njëqindmijë (100.000) euro.
8. Kushdo që me dashje shkel urdhrin me të cilën urdhërohet masa e përkohshme për ngrirjen
e pasurisë sipas nenit 27 të këtij ligji, kryen vepër penale të dënueshme me burgim deri në pesë
(5) vjet dhe me gjobë deri në njëqindmijë (100.000) euro.
9. Kushdo që me dashje nuk deklaron në përputhje me paragrafët 1. dhe 2. të nenit 33 të
këtij ligji kryen vepër penale të dënueshme me burgim deri në (5) vite ose me gjobë deri në
njëqindmijë (100.000) euro.
Neni 60
Përgjegjësia penale e personave juridikë
1. Personi juridik është përgjegjës për veprën penale të personit përgjegjës, i cili ka kryer vepër
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 15 QERSHOR 2016, PRISHTINË
54
Ligji Nr. 05/L -096 PËR PARANDALiMiN E PASTRiMiT TË PARAVE DHE LUFTiMiN E FiNANCiMiT TË TERRORiZMiT
penale duke vepruar në emër të personit juridik brenda autorizimeve të tij, përveç nëse ai
person dëshmon se:
1.1. vepra penale është kryer pa pëlqimin apo dijeninë e tij; dhe
1.2. personi ka ndërmarr hapa të arsyeshëm për të parandaluar kryerjen e veprës që
do të ishte ushtruar nga ai person duke pasur parasysh natyrën e funksioneve të tij në
atë kapacitet.
Neni 61
Lirimi nga përgjegjësia
Asnjë veprim për përgjegjësinë civile a penale dhe asnjë sanksion profesional nuk mund të
ndërmerret ndaj ndonjë personi apo entiteti ose subjekti raportues, sipas këtij ligji, ose ndaj
drejtorëve, zyrtarëve dhe punonjësve të tyre të përkohshëm apo të përhershëm bazuar vetëm
në transmetimin e informatave në mirëbesim, dorëzimin e raporteve apo veprimeve të tjera
në pajtim me këtë ligj, apo transmetimin vullnetar të informatave në mirëbesim lidhur me aktin
apo transaksionin e dyshimtë, dyshimin për pastrimin e parave apo financimin e terrorizmit tek
NJIF-K.
KAPITULLI VIII
BASHKËPUNIMI NDËRKOMBËTAR
Neni 62
Bashkëpunimi ndërkombëtar
1. Autoritetet kompetente të Kosovës ndërmarrin sigurimin e masave më të gjera të mundshme
të bashkëpunimit me autoritetet e shteteve të huaja me qëllim të këmbimit të informacioneve,
hetimeve dhe procedurave gjyqësore në lidhje me masat e përkohshme për sigurimin e pasurisë
dhe urdhrave për konfiskim lidhur me mjetet e pastrimit të parave dhe pasurinë e fituar me anë
të veprës penale dhe me qëllim të ndjekjes së kryerësve të pastrimit të parave dhe aktivitetit
terrorist.
2. Procedurat për sigurimin e bashkëpunimit sipas paragrafit 1. të këtij neni janë përcaktuar në
Kodin e Procedurës Penale dhe në dispozitat e tjera të tilla përkatëse të ligjeve në fuqi të cilat
nuk janë në kundërshtim me të.
3. Një kërkesë sipas këtij neni dërgohet nëpërmjet kanaleve diplomatike në pajtim me ligjet dhe
marrëveshjet në fuqi, i cili do të përcillet tek Zyra për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar ose
autoriteti tjetër kompetent.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 15 QERSHOR 2016, PRISHTINË
55
Ligji Nr. 05/L -096 PËR PARANDALiMiN E PASTRiMiT TË PARAVE DHE LUFTiMiN E FiNANCiMiT TË TERRORiZMiT
KAPITULLI IX
SEKRETI PROFESIONAL, MBROJTJA E TË DHËNAVE DHE KLASIFIKIMI I
INFORMATAVE
Neni 63
Sekreti profesional
1. Pavarësisht nga paragrafi 7. i nenit 31 dhe paragrafi 5.2. i nenit 35 të këtij ligji, sekreti
profesional nuk mund të përdoret si arsye për refuzimin e sigurimit të informatave që:
1.1. duhet zbuluar në pajtim me këtë ligj; ose
1.2. janë mbledhur dhe ruajtur në pajtim me këtë ligj dhe kërkohen qoftë nga NjIF-K,
qoftë nga policia lidhur me një hetim për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit
të urdhëruar apo të kryer nën mbikëqyrjen e prokurorit apo gjyqtarit hetues.
Neni 64
Mbrojtja e të dhënave
1. NJIF-K është kontrollues i të dhënave siç definohet në Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave
Personale.
2. Informatat e pranuara dhe mbajtura nga NjIF-K sipas këtij ligji përpunohen dhe administrohen
në pajtim me këtë ligj dhe legjislacionit tjetër në fuqi.
3. Grumbullimi, përpunimi dhe përdorimi dhe ruajtja e të dhënave personale nga subjektet
raportuese kufizohet në atë që është e domosdoshme për qëllimin e veprimit në përputhshmëri
me kërkesat e këtij ligji dhe të dhënat personale nuk duhet të përpunohen më tutje në mënyrë
të papajtueshme me këtë qëllim. Në veçanti, përpunimi i mëtejshëm i të dhënave personale për
qëllime komerciale ndalohet.
Neni 65
Klasifikimi i informatave
NjIF-K është autoritet i klasifikimit sipas ligjit në fuqi për Klasifikimin e Informatave dhe Verifikimin
e Sigurisë.
KAPITULLI X
DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE
Neni 66
Aktet nënligjore për zbatimin e ligjit
1. Ministri i Financave miraton akte nënligjore për Vlerësimin e Rrezikut Kombëtar të Parandalimit
të Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit dhe për zbatimin e dispozitave tjera të këtij
ligji.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 15 QERSHOR 2016, PRISHTINË
56
Ligji Nr. 05/L -096 PËR PARANDALiMiN E PASTRiMiT TË PARAVE DHE LUFTiMiN E FiNANCiMiT TË TERRORiZMiT
2. NjIF-K, BQK dhe autoritetet mbikëqyrëse sektoriale siç mund të jetë rasti, në çdo kohë në
bashkëpunim dhe koordinim të ngushë me njëra tjetrën miratojnë, ndryshojnë apo shfuqizojnë
akte nënligjore me qëllim të ofrimit të politikave, udhëzimeve ose udhëzuesve për subjektet
raportuese për zbatimin e detyrimeve të këtij ligji dhe për promovimin dhe sigurimin e
pajtueshmërisë së subjekteve raportuese me këtë ligj.
Neni 67
Dispozitat shfuqizuese
Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shfuqizohet Ligji Nr.03/L-196 për Parandalimin e Shpërlarjes
së Parave dhe Financimit të Terrorizmit dhe Ligji nr.04/L-178 për ndryshimin dhe plotësimin
e Ligjit Nr.03/L-196 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Parandalimin e Financimit të
Terrorizmit.
KAPITULLI XI
DISPOZITAT KALIMTARE
Neni 68
Dispozitat kalimtare për zbatimin e Ligjit
1. Subjektet raportuese zbatojnë dispozitat e reja të këtij ligji për klientët ekzistues në bazë të
materialitetit dhe rrezikut si pjesë e monitorimit të vazhdueshëm të llogarive dhe marrëdhënieve
të biznesit.
2. Çdo marrëveshje e nënshkruar ose çfarëdo udhëzimi, urdhërese apo udhëzues administrativ
që janë nxjerrë në bazë të dispozitave të Ligjit 03/L-196 i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin
04/L-178 që tashmë janë shfuqizuar, mbeten në fuqi derisa të ndryshohen, plotësohen ose
revokohen.
Neni 69
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi në ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.
Ligji Nr. 05/L -096
25 maj 2016
Shpallur me dekretin Nr. DL-015-2016, datë 13.06.2016 nga Presidenti i Republikës së
Kosovës Hashim Thaçi.