GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË
57
Ligji Nr. 05/L-055 PËR AUDiTORiN E PËRgjiTHSHËM DHE ZYRËN KOMBËTARE TË AUDiTiMiT TË REPUBLiKËS SË KOSOVËS
LIGJI Nr. 05/L-055
PËR AUDITORIN E PËRGJITHSHËM DHE ZYRËN KOMBËTARE TË AUDITIMIT TË
REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Kuvendi i Republikës së Kosovës;
Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Miraton
LIGJ PËR AUDITORIN E PËRGJITHSHËM DHE ZYRËN KOMBËTARE TË AUDITIMIT TË
REPUBLIKËS SË KOSOVËS
KAPITULLI I
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është që të rregullojë organizimin, veprimtarinë, dhe kompetencat e Auditorit
të Përgjithshëm si dhe themelimi, organizimi dhe funksionimi i Zyrës Kombëtare të Auditimit të
Republikës së Kosovës.
Neni 2
Fushëveprimi
Ky ligj përcakton fushëveprimin për auditimin e jashtëm të fondeve publike, ekzekutimin e buxhetit,
përdorimin dhe qeverisjen e burimeve publike.
Neni 3
Përkufizimet
1. Për qëllime të këtij ligji definicionet e më poshtme kanë këtë kuptim:
1.1. Auditim do të thotë një ekzaminim i kualifikuar pajtueshmërisë ligjore dhe financiare
ose performancës që kryhet për të plotësuar kërkesat e menaxhmentit (auditimi i
brendshëm) apo nga një entitet i auditimit të jashtëm ose nga një auditor tjetër i pavarur
për të përmbushur obligimet e caktuara me ligj (auditimi i jashtëm);
1.2. Opinion i Auditimit do të thotë shprehje formale e mendimit në formë të shkruar
për pasqyrat financiare, ose ndonjë proces të caktuar brenda një kornize të specifikuar,
që tregon konkluzionin e përgjithshëm të auditorit bazuar mbi dëshmitë e auditimit të
marra të cilat ofrojnë një nivel të arsyeshëm sigurie (të lartë por jo absolute);
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË
58
Ligji Nr. 05/L-055 PËR AUDiTORiN E PËRgjiTHSHËM DHE ZYRËN KOMBËTARE TË AUDiTiMiT TË REPUBLiKËS SË KOSOVËS
1.3. Entiteti i audituar do të thotë çdo institucion publik, ndërmarrje publike, ose
autoritet tjetër që menaxhon fonde publike, i cili i nënshtrohet auditimit;
1.4. Auditor do të thotë një zyrtar i autorizuar nga Auditori i Përgjithshëm për t’i kryer të
gjitha funksionet e parapara në këtë ligj;
1.5. Informacion i klasifikuar do të thotë çdo informacion i klasifikuar si konfidencial
në pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi;
1.6. Auditim i jashtëm do të thotë një auditim i kryer nga një organ, i cili është i jashtëm
dhe i pavarur nga entiteti i audituar;
1.7. Kontroll i brendshëm do të thotë organizimi, politikat dhe procedurat e përdorura
për të siguruar që programet qeveritare arrijnë rezultatet eplanifikuara, burimet e
përdorura për këto programe janë në pajtim me objektivat e deklaruara të organizatës
në fjalë, programet janë të mbrojtura nga humbjet dhe keq menaxhimi, dhe që ofrohen
informata të besueshme dhe në afat të duhur kohor;
1.8. Standardet Ndërkombëtare për Institucionet Supreme të Auditimit (SNISA) do
të thotë Standardet e Auditimit të lëshuara nga ONISA;
1.9.ONISA (INTOSAI) do të thotë Organizata Ndërkombëtare e Institucioneve Supreme
të Auditimit;
1.10. Entitet i sektorit publik është një term i përgjithshëm i cili nënkupton dhe
përfshin të gjitha organizatat buxhetore, agjencitë e pavarura publike dhe autoritetet e
tjera publike;
1.11. Auditim i performancës do të thotë auditimi i ekonomicitetit, efikasitetit dhe
efektshmërisë, me të cilat një institucion, program, ose veprimtari i përdorë burimet
gjatë kryerjes së detyrave të tij;
1.12. Auditim i rregullsisë është verifikimi i llogaridhënies financiare të entiteteve
llogaridhënëse, duke përfshirë ekzaminimin dhe vlerësimin e të dhënave financiare si
dhe shprehjen e opinioneve mbi pasqyrat financiare; verifikimin e llogaridhënies financiare
të administratës qeveritare si e tërë; auditimi i sistemeve dhe transaksioneve financiare,
duke përfshirë vlerësimin e pajtueshmërisë me statutet dhe rregulloret në zbatim; auditimi
i funksioneve të auditimit të brendshëm dhe kontrollit të brendshëm; auditimi i korrektësisë
dhe drejtësisë së vendimeve administrative të marra nga entiteti i audituar; dhe raportimi i
çdo çështjeje tjetër që del nga auditimi apo që ka lidhje me të.
Neni 4
Auditori i Përgjithshëm
1. Auditori i Përgjithshëm është i pavarur nga ana funksionale, financiare dhe operative dhe
nuk i nënshtrohet urdhrit ose ndikimit nga cilido person apo institucion tjetër.
2. Auditori i Përgjithshëm, si Kreu i Zyrës Kombëtare të Auditimit, i jep llogari Kuvendit për
ushtrimin e detyrave dhe kompetencave të përcaktuara në Kushtetutë, në këtë ligj, në aktet
nënligjore dhe në standardet të auditimit të sektorit publik të njohura ndërkombëtarisht.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË
59
Ligji Nr. 05/L-055 PËR AUDiTORiN E PËRgjiTHSHËM DHE ZYRËN KOMBËTARE TË AUDiTiMiT TË REPUBLiKËS SË KOSOVËS
3. Në përputhje me dispozitat e këtij ligji, Auditori i Përgjithshëm ka liri të plotë veprimi në
kryerjen dhe ushtrimin e funksioneve dhe kompetencave. Në veçanti, Auditori i Përgjithshëm
nuk i nënshtrohet kurrfarë urdhri për sa i përket:
3.1. se a duhet apo nuk duhet të kryhet një auditim i caktuar;
3.2. mënyrës si duhet të bëhet një auditim i caktuar; ose
3.3. përparësisë që i duhet dhënë ndonjë çështjeje të caktuar.
4. Me propozim të Presidentit të Republikës së Kosovës, Kuvendi i Kosovë, me shumicë të votave
nga të gjithë deputetët, emëron Auditorin e Përgjithshëm për një periudhë pesë (5) vjeçare.
Kjo duhet të bëhet pas një procesi të hapur, të paanshëm dhe transparent të përzgjedhjes
dhe intervistimit të administruar nga komisioni përzgjedhës i caktuar nga Presidenti i Kosovës.
Anëtarët e këtij komisioni përzgjedhës duhet të jenë apartiak dhe i bëjnë publike rezultatet e
procesit të përzgjedhjes.
5. Auditori i Përgjithshëm duhet të jetë: një person i cili posedon kualifikimet e kërkuara, me
moral të lartë, i paanshëm, i ndershëm, dhe me integritet për kryerjen e funksionit, si dhe:
5.1. duhet të posedojë diplomë universitare dhe përvojën e duhur në fushën e
kontabilitetit dhe auditimit, financave publike ose administratës publike për jo më pak
se tetë (8) vite, nga të cilat duhet të jenë katër (4) përvojë menaxheriale; dhe
5.2. nuk është subjekt i një hetimi për kryerje të veprës penale, nuk është nën procedurë
penale dhe nuk është dënuar nga një gjykatë kompetente për kryerjen e një vepre
penale.
5.3. nuk është, ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës tre (3) vjeçare, para datës së
aplikimit ka qenë zyrtar i zgjedhur publik, i emëruar politikisht ose bartës i një posti
udhëheqës, ose vendimmarrës në një subjekt politik.
6. Pozita e Auditorit të Përgjithshëm është punë me orar të plotë dhe nuk mund të jetë i punësuar
me pagesë në ndonjë vend tjetër pune gjatë kohës gjersa shërben si Auditor i Përgjithshëm.
7. Niveli i pagës së Auditorit të Përgjithshëm, caktohet me Ligjin përkatës që rregullon pagat e
funksionarëve të lartë publikë.
8. Deri në miratimin e Ligjit përkatës që rregullon pagat e funksionarëve të lartë publikë, paga e
Auditorit të Përgjithshëm caktohet nga Kuvendi.
9. Kurdo që pozita e Auditorit të Përgjithshëm mbetet e zbrazët, Kuvendi, në afat prej nëntëdhjetë
(90) ditësh, e plotëson atë në pajtim me paragrafin 4 të këtij neni. Në rast të skadimit të mandati,
Auditori i Përgjithshëm ushtron funksionin si Auditor i Përgjithshëm në largim deri në emërimin
e Auditorit të ri të Përgjithshëm dhe marrjen e detyrave nga ana e tij/saj.
10. Auditori i Përgjithshëm mund të japë dorëheqje, duke e njoftuar Kuvendin me shkrim
gjashtëdhjetë (60) ditë më parë.
11. Në rast të dorëheqjes së Auditorit të përgjithshëm, Zëvendës Auditori i Përgjithshëm do të
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË
60
Ligji Nr. 05/L-055 PËR AUDiTORiN E PËRgjiTHSHËM DHE ZYRËN KOMBËTARE TË AUDiTiMiT TË REPUBLiKËS SË KOSOVËS
shërbejë si Ushtrues Detyre i Auditorit të Përgjithshëm në përputhje me këtë ligj, dhe do t’i ketë
të njëjtat kompetenca dhe përgjegjësi si të Auditorit të Përgjithshëm.
12. Auditori i përgjithshëm mund të suspendohet nëse:
12.1. nëse ndaj Auditorit të Përgjithshëm ngritët aktakuzë për vepër penale, ai/ajo
suspendohet me pagesë prej pesëdhjetë për qind (50%) të pagës së tij/ saj, deri në
largimin e tij/ saj ose derisa të shpallet i pafajshëm me aktgjykim të formës së prerë të
gjykatës. Suspendimi hyn në fuqi që nga momenti i ngritjes së aktakuzës nga ana e
prokurorit.
12.2. Gjykata kompetente në ditën e ngritjes së aktakuzës ndaj Auditorit të Përgjithshëm
e dërgon njoftimin tek Kryetari i Kuvendit, i cili pasi ta njofton Kuvendin, si institucion që
e ka emëruar, e njofton Auditorin e Përgjithshëm për suspendimin e tij.
13. Kuvendi, me dy të tretat (2/3) të të gjithë deputetëve, mund ta shkarkojë nga detyra Auditorin
e Përgjithshëm nëse:
13.1. për një periudhë gjashtë (6) mujore nuk është në gjendje t’i kryejë detyrat për
shkak të ndonjë sëmundjeje fizike apo mendore, që mund të ndikojnë në aftësinë për
t’i kryer këto detyrat;
13.2. gjatë kryerjes së detyrës merret me punë që bien ndesh me kodin etik ose gjendet
në rrethana të cilat mund të komprometojnë aftësinë për të ushtruar detyrën;
13.3. me anë të një aktgjykimi të plotfuqishëm, shpallet fajtor për ndonjë vepër penale
dhe dënohet me burg;
13.4. falimenton ose kërkon të përfitojë nga çfarëdo ligji ose rregulle për lirimin e
debitorëve që kanë falimentuar ose janë josolventë.
Neni 5
Themelimi i Zyrës Kombëtare të Auditimit
Përmes këtij ligji themelohet Zyra Kombëtare e Auditimit, si një institucion i pavarur objektiva e
të cilit është ti ndihmojë Auditorit të Përgjithshëm gjatë kryerjes së detyrave të tij/saj.
Neni 6
Detyrat e Zyrës Kombëtare të Auditimit
1. Zyra Kombëtare e Auditimit:
1.1. zbaton mandatin e saj në pajtim me Kushtetutën, Ligjin, dhe Standardet e auditimit
në sektorin publik të njohura ndërkombëtarisht;
1.2. ushtron funksionet e saj në mënyrë të pavarur nga çdo organ apo autoritet tjetër të
Republikës së Kosovës;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË
61
Ligji Nr. 05/L-055 PËR AUDiTORiN E PËRgjiTHSHËM DHE ZYRËN KOMBËTARE TË AUDiTiMiT TË REPUBLiKËS SË KOSOVËS
1.3. ka buxhetin e saj, të cilin e administron në mënyrë të pavarur dhe pajtim më
legjislacionin në fuqi;
1.4. jep rekomandime dhe kontribuon në menaxhimin e shëndoshë të buxhetit dhe
fondeve të tjera publike;
1.5. promovon standardet e larta për transparencë dhe llogaridhënie në menaxhimin
financiar dhe performancën e administratës publike;
1.6. dorëzon raportet e auditimit tek Kuvendi dhe entitetet e audituara.
Neni 7
Transparenca
1. Puna e Zyrës Kombëtare të Auditimit bëhet publike.
2. Zyra Kombëtare e Auditimit publikon në faqen e saj të internetit:
2.1. të gjitha raportet individuale të auditimit;
2.2. Raportin vjetor të auditimit;
2.3. Raportin vjetor të performancës së zyrës, duke përfshirë pasqyrat financiare të
audituara;
2.4. Udhëzuesit dhe rregulloret e brendshme; dhe
2.5. Informacione të tjera në lidhje me zyrën dhe aktivitetet e saj.
KAPITULLI II
MENAXHMENTI DHE ORGANIZIMI
Neni 8
Struktura e Zyrës Kombëtare e Auditimit
Zyra Kombëtare e Auditimit përbëhet nga Auditori i Përgjithshëm, Zëvendës Auditori i
Përgjithshëm, Ndihmës Auditorët e Përgjithshëm, Drejtori i Përgjithshëm i Zyrës, auditorët,
dhe stafi administrativ/mbështetës.
Neni 9
Menaxhmenti
1. Auditori i Përgjithshëm menaxhon Zyrën Kombëtare të Auditimit dhe është përgjegjës për detyrat
dhe kompetencat të caktuara me këtë ligj.
2. Auditori i Përgjithshëm, pas një konkursi të hapur, zgjedh një Zëvendës Auditor të Përgjithshëm,
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË
62
Ligji Nr. 05/L-055 PËR AUDiTORiN E PËRgjiTHSHËM DHE ZYRËN KOMBËTARE TË AUDiTiMiT TË REPUBLiKËS SË KOSOVËS
Ndihmësit e Auditorit të Përgjithshëm dhe Drejtorin e Përgjithshëm, të cilët do t’i ndihmojnë në
kryerjen e detyrave. Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Ndihmës Auditorët e Përgjithshëm dhe
Drejtori i Përgjithshëm emërohen për një periudhë pesë (5) vjeçare. Kriteret dhe procedurat rreth
emërimit dhe kushteve të punës përcaktohen në pajtim me nenin 10 dhe duke marrë në konsideratë
nenin 15 të këtij ligji.
3. Nën urdhrin e Auditorit të Përgjithshëm, Zëvendës Auditori i Përgjithshëm mund të ushtrojë të
gjitha funksionet dhe mund të ketë të gjitha detyrat dhe kompetencat e Auditorit të Përgjithshëm.
4. Drejtori i Përgjithshëm është përgjegjës për tërë mbështetjen administrative.
5. Auditori i Përgjithshëm dhe Zëvendës Auditori i Përgjithshëm nuk mund të marrin pjesë në, apo
të marrin ndonjë vendim për, auditimin e institucionit në të cilin kanë qenë anëtarë të menaxhmentit
gjatë tre (3) viteve të mëparshme.
6. Auditori i Përgjithshëm dhe Zëvendës Auditori i Përgjithshëm nuk munden, pasi të kenë dhënë
dorëheqje nga detyra, të pranojnë ndonjë detyrë në emër të Zyrës Kombëtare të Auditimit për një
periudhë tre (3) vjeçare.
Neni 10
Organizimi
1. Auditori i Përgjithshëm përcakton, me rregullore të brendshme, organizimin dhe menaxhimin e
Zyrës Kombëtare të Auditimit.
2. Auditori i Përgjithshëm miraton rregullore dhe udhëzues të brendshëm për funksionimin e Zyrës
Kombëtare të Auditimit.
3. Auditori i Përgjithshëm miraton, azhurnon dhe publikon Doracakun Administrativ që mbulon
paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni.
Neni 11
Delegimi i përgjegjësive nga Auditori i Përgjithshëm
Auditori i Përgjithshëm mund të delegojë me shkrim cilëndo nga kompetencat tek cilido vartës në
Zyrën Kombëtare të Auditimit. Në rast të tillë Auditori i Përgjithshëm mbetet përsëri përgjegjës.
Neni 12
Bashkëpunimi me Palët e Jashtme
1. Zyra Kombëtare e Auditimit bashkëpunon me institucione dhe organizata të ndryshme në
fushat e ndërlidhura me auditimin apo zhvillimin profesional.
2. Auditori i Përgjithshëm mund të angazhojë persona, firma të kualifikuara apo ndonjë institucion
tjetër suprem të auditimit për t’i ndihmuar në kryerjen e çfarëdo detyre të Zyrës së auditimit. Duke e
bërë këtë, ata do të respektojnë standardet e zbatueshme të auditimit të njohura ndërkombëtarisht
si dhe standardet të Zyrës Kombëtare të Auditimit. Auditori i Përgjithshëm është përgjegjës për
rezultatet dhe cilësinë e punës së kryer.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË
63
Ligji Nr. 05/L-055 PËR AUDiTORiN E PËRgjiTHSHËM DHE ZYRËN KOMBËTARE TË AUDiTiMiT TË REPUBLiKËS SË KOSOVËS
3. Zyra Kombëtare e Auditimit mund të bashkëpunojë me Gjykatën Evropiane të Auditorëve dhe
Institucionet Supreme të Auditimit të vendeve të huaja dhe ta përfaqësojë Kosovën në ONISA.
KAPITULLI III
BUXHETI DHE LLOGARIDHËNIA
Neni 13
Buxheti
1. Zyra Kombëtare e Auditimit financohet nga Buxheti i Republikës së Kosovës.
2. Zyra Kombëtare e Auditimit ndjek procesin buxhetor siç përshkruhet në Ligjin për Menaxhimin
e Financave Publike dhe Përgjegjësitë.
3. Zyra Kombëtare e Auditimit duhet të ketë pavarësi financiare, menaxheriale dhe administrative
si dhe burime të mjaftueshme njerëzore, materiale dhe financiare.
4. Nëse Qeveria ndryshon ose në ndonjë mënyrë tjetër modifikon propozimin buxhetor të Zyrës
Kombëtare të Auditimit, ajo duhet të informojë Kuvendin për propozimin buxhetor të Zyrës
Kombëtare të Auditimit në të njëjtën kohë kur projektbuxheti të dërgohet në Kuvend.
5. Nëse Auditori i Përgjithshëm hyn në marrëveshje kontraktuale në pajtim me Nenin 18.6 të
këtij Ligji, detyra konsiderohet si një projekt dhe Auditori i Përgjithshëm ka të drejtën të punësojë
staf shtesë sipas nevojës për periudhën e implementimit të këtij projekti.
Neni 14
Llogaridhënia
1. Auditori i Përgjithshëm dorëzon në Qeveri Pasqyrat Vjetore Financiare për t’i përfshirë ato në
Raportin e Qeverisë mbi Buxhetin e Kosovës në pajtim me Ligjin përMenaxhimin e Financave
Publike dhe Përgjegjësitë.
2. Brenda katër (4) muajve nga përfundimi i vitit buxhetor, Auditori i Përgjithshëm i dorëzon
Kuvendit Raportin Vjetor të Performancës rreth aktiviteteve të Zyrës Kombëtare të Auditimit. Ky
raport përfshin ekstraktet relevante nga Pasqyrat Vjetore Financiare si dhe opinionin e auditimit
të dhënë nga auditorët e pavarur.
3. Kuvendi cakton një firmë të jashtme të pavarur dhe të pranuar ndërkombëtarisht që të
kryejë auditimit e detyrueshëm me ligj të Pasqyrave Vjetore Financiare të Zyrës Kombëtare të
Auditimit. Kjo firmë nuk do të zgjidhet për më shumë se tre (3) vitet me radhë dhe nuk mund të
ketë lidhje të tjera pune me Zyrën Kombëtare të Auditimit.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË
64
Ligji Nr. 05/L-055 PËR AUDiTORiN E PËRgjiTHSHËM DHE ZYRËN KOMBËTARE TË AUDiTiMiT TË REPUBLiKËS SË KOSOVËS
KAPITULLI IV
PUNONJËSIT NË ZYRËN KOMBËTARE TË AUDITIMIT
Neni 15
Stafi
1. Legjislacioni përkatës për shërbimin civil, nuk zbatohet vetëm për Auditorin e Përgjithshëm,
zëvendës auditorin e përgjithshëm, ndihmës auditorët e Përgjithshëm dhe auditorët e Zyrës
Kombëtare të Auditimit, ndërsa stafi tjetër trajtohet në bazë të Ligjit për Shërbimin Civil.
2. Bazuar në legjislacionin në fuqi, Auditori i Përgjithshëm nxjerr rregullore dhe udhëzues për
mënyrën e trajtimit të të gjitha çështjeve në lidhje me burimet njerëzore. Duke e bërë këtë, do të
merren parasysh vlerat dhe parimet në Ligjin për Shërbimin Civil dhe Ligjin e Punës.
Neni 16
Detyrat dhe të drejtat e stafit
1. Auditori i Përgjithshëm nxjerr Kodin e Etikës dhe Mirësjelljes për punonjësit, bazuar në
standardet e auditimit në sektorin publik të njohura ndërkombëtarisht dhe legjislacionin në fuqi.
2. Të gjithë punonjësit e Zyrës Kombëtare të Auditimit kanë detyrat dhe të drejtat e përcaktuara
me rregulloret dhe udhëzimet e brendshme.
Neni 17
Mospërputhshmëritë
1. Punonjësit nuk ushtrojnë funksione apo aktivitete, ose mbajnë pozita, të cilat përbëjnë
konflikt interesi me detyrat e zyrtare dhe:
1.1. nuk mban ndonjë funksion tjetër në cilindo nivel të sektorit publik;
1.2. nuk është anëtar i bordeve drejtuese ose bordeve të tjera të kompanive publike
ose private;
1.3 nuk mban ndonjë funksion në një parti politike dhe nuk ndjek udhëzimet e partive
politike; dhe
1.4. nuk ushtron aktivitete tjera i cili kompensohet, përveç nëse është i autorizuar
paraprakisht nga Auditori i Përgjithshëm.
2. Një person, i cili ka qenë më parë i punësuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit, nuk mundet
që brenda tre (3) viteve të pranojë detyra me kompensim që kanë lidhje me Zyrën Kombëtare
të Auditimit.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË
65
Ligji Nr. 05/L-055 PËR AUDiTORiN E PËRgjiTHSHËM DHE ZYRËN KOMBËTARE TË AUDiTiMiT TË REPUBLiKËS SË KOSOVËS
KAPITULLI V
AUDITIMI
Neni 18
Mandati i auditimit
1. Zyra Kombëtare e Auditimit ka të drejtë t’i auditojë të gjitha aktivitetet financiare,
administrative dhe të tjera, programe dhe projekte të menaxhuara nga një apo më shumë
institucione të cilave iu referohet në këtë nen, përfshirë proceset dhe të ardhurat nga shitja e
pasurive, privatizimi dhe koncesionet.
2. Zyra Kombëtare e Auditimit ka të drejtë t’i përcjellë fondet publike deri tek përfituesi i fundit.
3. Zyra Kombëtare e Auditimit është e obliguar të kryej në baza vjetore auditimin e detyrueshëm
të rregullsisë së:
3.1. Raportit të Qeverisë për Buxhetin e Kosovës;
3.2. të gjitha organizatave buxhetore të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë pranuar
një buxhet përmes Ligjit vjetor të Buxhetit dhe janë të obliguara të hartojnë Pasqyra
Vjetore Financiare;
4. Zyra Kombëtare e Auditimit mund të kryej auditime të detyrueshme të rregullsisë në
Ndërmarrjet Publike. Auditori i Përgjithshëm informon Aksionarin më së voni me 30 shtator të
vitit aktual mbi atë se cilat nga këto auditime do të kryhen.
5. Zyra Kombëtare e Auditimit ka të drejtën që në çfarëdo kohe të kryej auditime të tjera të
ndryshme nga auditimete rregullsisë në institucionet e përmendura në paragrafin 3 dhe 4 të
këtij neni dhe për:
5.1. fondet e dhëna nga buxheti për një institucion apo organizatë;
5.2. trajtimin e gjithë parasë publike siç përcaktohet në Ligjin për Menaxhimin e Financave
dhe Përgjegjësitë;
5.3. partneritetet publiko- private;
5.4. huatë, kreditë dhe detyrimet e garantuara nga entitetet e sektorit publik.
6. Pas një kërkese të shkruar nga ndonjë shtet apo organizatë donatore, Zyra Kombëtare e
Auditimit mund të kryejë një auditim të fondeve që ai shtet apo organizatë ia ka dhuruar një
entiteti referuar në paragrafin 3 dhe 4 të këtij neni, me kusht që marrëveshja të jetë arritur me
shtetin apo organizatën donatore për t’i mbuluar shpenzimet e auditimit të kërkuar.
7. Zyra Kombëtare e Auditimit nuk merr përsipër detyra të tjera përveç atyre të parapara me
këtë Ligj.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË
66
Ligji Nr. 05/L-055 PËR AUDiTORiN E PËRgjiTHSHËM DHE ZYRËN KOMBËTARE TË AUDiTiMiT TË REPUBLiKËS SË KOSOVËS
Neni 19
Standardet e auditimit, kontrolli i cilësisë dhe sigurimi i cilësisë
1. Zyra Kombëtare e Auditimit:
1.1. Kryen aktivitetet në pajtim me ligjin e tanishëm dhe standardet e auditimit në
sektorin publik të njohura ndërkombëtarisht;
1.2. Publikon standardet e auditimit që përdoren;
1.3. Miraton doracakë dhe udhëzues si dhe akte të tjera të nevojshme për zbatimin e
standardeve të auditimit në sektorin publik të njohura ndërkombëtarisht;
1.4. Është përgjegjëse për zbatimin e sistemit të sigurimit të cilësisë në mënyrë që të
sigurojë zbatimin e standardeve dhe praktikave të mira.
2. Kuvendi i Republikës së Kosovës mundet që, të paktën çdo pesë (5) vite, të inicioj vlerësimin
profesional të punës së Zyrës Kombëtare të Auditimit, i cili do të kryhet nga një Institucion
Suprem i Auditimit ose ndonjë partner tjetër relevant.
Neni 20
Planifikimi i auditimit
1. Auditori i Përgjithshëm miraton Planin Strategjik tre (3) vjeçar të Auditimit që azhurnohet në baza
vjetore.
2. Auditori i Përgjithshëm miraton Planin e Auditimit në baza vjetore dhe e dorëzon atë tek Komisioni
për Mbikëqyrjen e financave publike (KMFP), deri më 31 tetor.
3. Me kërkesë të shkruar nga Kuvendi ose Qeveria, Auditori i Përgjithshëm mund të kryejë auditime
shtesë.
4. Plani i auditimit publikohet në faqen elektronike të Zyrës Kombëtare të Auditimit.
5. Ekzekutimi i Planit të auditimit bëhet në pajtim me Kushtetutën, këtë Ligj, dhe standardet e
auditimit në sektorin publik të njohura ndërkombëtarisht.
6. Auditori i Përgjithshëm mund të konsultohet në çdo kohë me ndonjë institucion publik ose
entitet për të koordinuar përgjegjësitë e auditimit.
Neni 21
Llojet e auditimit
1. Gjatë kryerjes së auditimeve vjetore të rregullsisë të detyrueshme me ligj, Zyra Kombëtare
e Auditimit, në përputhje me standardet e njohura ndërkombëtare të auditimit të sektorit publik:
1.1. ekzaminon pasqyrat vjetore financiare dhe llogaritë kryesore të institucionit
të audituar, me qëllim të vlerësimit nëse raportet janë të besueshme dhe llogaritë
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË
67
Ligji Nr. 05/L-055 PËR AUDiTORiN E PËRgjiTHSHËM DHE ZYRËN KOMBËTARE TË AUDiTiMiT TË REPUBLiKËS SË KOSOVËS
pasqyrojnë rezultatet e realizimit të buxhetit në mënyrë të drejtë;
1.2. vlerëson nëse menaxhmenti iu ka përmbajtur ligjeve dhe akteve nënligjore të
zbatueshme dhe nëse fondet janë përdorur për qëllimet e synuara; dhe
1.3. vlerëson fuksionimin e sistemit të menaxhimit financiar, funksionet e auditimit të
brendshëm dhe sistemet e kontrollit të brendshëm.
2. Zyra Kombëtare e Auditimit kryen auditime të ndërmjetme gjatë vitit financiar, duke përfshirë
përcjelljen e zbatimit të rekomandimeve të auditimeve të mëhershme si dhe një analizë të
masave të marra mbi bazën e këtyre rekomandimeve.
3. Gjatë kryerjes së auditimeve të performancës ose llojeve tjera të auditimeve, Zyra Kombëtare
e Auditimit, në përputhje me standardet e auditimit në sektorit publik të njohura ndërkombëtarisht
vlerëson efikasitetin, efektivitetin dhe/ose ekonomiciteti e një aspekti të veçantë të operacioneve
në tërësi ose të pjesshme të ndonjë institucioni, programi ose aktiviteti.
Neni 22
Komentet mbi draft raportet
1. Pas përfundimit të punës audituese, Zyra Kombëtare e Auditimit përgatit draft raportin e auditimit
dhe ia dorëzon atë Kreut të institucionit të audituar për komente me shkrim.
2. Institucioni i audituar dorëzon komentet e tij tek Zyra Kombëtare e Auditimit brenda
pesëmbdhjetë (15) ditëve kalendarike pas pranimit të draft raportit të auditimit, ose për një kohë
më të gjatë të caktuar nga Auditori i Përgjithshëm. Zyra Kombëtare e Auditimit merr parasysh
këto komente para se të përgatisë raportin final të auditimit. Në rast të mospajtimit, ato do ti
bashkëngjiten Raportit final të auditimit.
Neni 23
Raportet e Auditimit
1.Zyra Kombëtare e Auditimit i dorëzon institucioneve të audituara raportet finale të auditimit.
Kopje mund t’i dorëzohen çdo institucioni tjetër të ndërlidhur. Zyra Kombëtare e Auditimit
publikon raportet finale të auditimit një (1) ditë pas dorëzimit të raporteve të tilla.
2. Gjatë raportimit mbi auditimet e detyrueshme të rregullsisë, Zyra Kombëtare e Auditimit
i dorëzon Raporte finale të Auditimit secilit institucion të audituar dhe Kuvendit jo më vonë
se nëntëdhjetë (90) ditë nga dorëzimi i Pasqyrave Vjetore Financiare finale të organizatave
buxhetore. Në rastet kur institucioni i audituar është një komunë, raporti final i Auditimit i
dorëzohet edhe Kuvendit Komunal përkatës.
3. Për auditimin e Raportit Vjetor të Qeverisë mbi ekzekutimin e Buxhetit të Kosovës, Zyra
Kombëtare e Auditimit i dorëzon Kuvendit Raportin Vjetor të auditimit, në afatin e paraparë në
Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë.
4. Zyra Kombëtare e Auditimit, në raportin e përmendur në paragrafin 3 të këtij neni, paraqet
konkluzione dhe rekomandime të rëndësishme nga të gjitha auditimet e kryera.
5. Brenda tridhjetë (30) ditësh nga pranimi i Raportit të Auditimit, çdo institucion i audituar
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË
68
Ligji Nr. 05/L-055 PËR AUDiTORiN E PËRgjiTHSHËM DHE ZYRËN KOMBËTARE TË AUDiTiMiT TË REPUBLiKËS SË KOSOVËS
dorëzon një përgjigje Zyrës Kombëtare të Auditimit, ku përcaktohet se si institucioni do t’i
adresojë rekomandimet e dhëna në raportin final të auditimit. Kjo përgjigje i dorëzohet gjithashtu
Komisionit relevant të Kuvendit. Në rastet kur institucioni i audituar është një komunë, përgjigjja
i dorëzohet edhe Kuvendit Komunal përkatës.
6. Raportet e auditimit janë në dispozicion në ueb faqen e Zyrës Kombëtare të Auditimit, me
përjashtim të informacioneve që kanë klasifikim (si sensitive dhe jo për publik) apo ndalesa tjera
ligjore apo administrative në pajtim me legjislacionin në fuqi.
7. Auditori i Përgjithshëm prezanton çdo vit Raportin vjetor të auditimit në seancë plenare të
Kuvendit.
8. Auditori i Përgjithshëm mundet, në çdo kohë, t’i drejtohet Kuvendit për çdo çështje brenda
mandatit të Zyrës Kombëtare të Auditimit.
Neni 24
Informacioni për autoritetet e zbatimit të ligjit
Auditori i Përgjithshëm njofton organet kompetente për zbatimin e ligjit kur vëren se ka shkelje
ligjore. Nëse kjo bëhet pa ndikuar në hetime, udhëheqësi më i lartë i institucionit që i nënshtrohet
auditimit do të informohet gjithashtu.
Neni 25
E drejta për të mbledhur informata
1. Auditori i Përgjithshëm ka qasje të pakufizuar në të gjitha informatat dhe shpjegimet, që vlerëson
se i nevojiten për qëllime të auditimit në pajtim me Nenin 18 të këtij ligji;
2. Auditori i Përgjithshëm ose një person i autorizuar nga ai ose ajo:
2.1. mund të hyjë dhe të qëndrojë në çdo kohë të arsyeshme në institucion ose në entitet
që i nënshtrohet auditimit;
2.2. ka qasje të lirë dhe të plotë të auditojë, në çdo kohë të arsyeshme, prona ose
dokumente qoftë në letër qoftë në formë elektronike; dhe
2.3. mund të ekzaminojë, bëjë kopje, ose të marrë ekstrakte nga çdo dokument.
3. Auditori i Përgjithshëm mund të kërkojë në formë të shkruar nga një person i autorizuar që,
brenda një kohe të arsyeshme:
3.1. t’i ofrojë çfarëdo informacioni që kërkon;
3.2 të prezantojë dhe japë dëshmi relevante;
3.3 ofrojë dokumentet e kërkuara në lidhje me detyrat nën menaxhimin apo kontroll të
personit në fjalë
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË
69
Ligji Nr. 05/L-055 PËR AUDiTORiN E PËRgjiTHSHËM DHE ZYRËN KOMBËTARE TË AUDiTiMiT TË REPUBLiKËS SË KOSOVËS
4. Auditori i Përgjithshëm mund të kërkojë që:
4.1. informacioni ose përgjigjet të jepen në mënyrë verbale ose me shkrim; dhe
4.2. informacioni ose përgjigjet e pyetjeve të verifikohen ose dokumentohen për të
konfirmuar saktësinë e tyre.
5. Një person zyrtar i entitet që i nënshtrohet auditimit nuk duhet të japë ndonjë informacion që
e dinë që nuk është i saktë dhe çorienton çështjet themelore që janë subjekt i auditimit.
6. Auditori i Përgjithshëm mundet, në çdo kohë, të konsultohet me entitetin që i nënshtrohet
auditimit për të koordinuar përgjegjësitë e auditimit mes Auditorit të Përgjithshëm dhe Auditimit
të Brendshëm të atij entiteti.
Neni 26
Qasja në hapësirat e punës
1. Zyrtarët e autorizuar nga Auditori i Përgjithshëm mundën në çdo kohë të arsyeshme të hyjnë
dhe të qëndrojnë në objektet e entitetit ose institucionit i cili është i caktuar që të auditohet.
2. Nëse një zyrtar i autorizuar që vepron nën autoritetin e Auditorit të Përgjithshëm hyn, ose
vendos që të hyjë në objektet e entitetit, atëherë entiteti do t’ia mundësojë zyrtarit në fjalë që
t’iu qaset të gjithave objekteve të cilat janë të arsyeshme për ta ushtruar autoritetin dhe detyrat
e Zyrës Kombëtare të Auditimit.
Neni 27
Mbrojtja ligjore për ushtrimin e detyrave profesionale
1. Auditori i Përgjithshëm, Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Ndihmës Auditorët e Përgjithshëm
dhe personeli tjetër i autorizuar që kryejnë auditime gëzojnë pavarësi të plotë dhe mbrojtje
ligjore në ushtrimin e detyrave të tyre ligjore të autorizuara me këtë ligj.
2. Mbrojtja ligjore që jepet përmes paragrafit 1 të këtij neni, nuk e mbron personin e autorizuar
i cili, gjatë kryerjes së detyrave, vepron në kundërshtim me këtë ligj ose kryen vepra penale që
nuk kanë lidhje me kryerjen e arsyeshme dhe profesionale të detyrave të punës.
Neni 28
Përgjigjet ndaj kërkesave
1.Zyrtarët e entiteteve të audituara janë të obliguar ti përgjigjen kërkesave të auditorëve të
Zyrës Kombëtare të Auditimit, të cilat kanë lidhje me auditimin.
2. Personi përgjegjës nuk lirohet nga përgjegjësia për të ofruar ndonjë dokument apo për t’iu
përgjigjur pyetjeve specifike me justifikimin se ofrimi i këtij dokumenti apo përgjigja mund ta
implikojë atë apo ta bëjë atë përgjegjës para ligjit.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË
70
Ligji Nr. 05/L-055 PËR AUDiTORiN E PËRgjiTHSHËM DHE ZYRËN KOMBËTARE TË AUDiTiMiT TË REPUBLiKËS SË KOSOVËS
KAPITULLI VI
ARKIVIMI
Neni 29
Ruajtja e dokumentacionit të auditimit
1. Zyra Kombëtare e Auditimit klasifikon dhe ruan raporte dhe dokumentacion të auditimit për një
periudhë shtatë (7) vjeçare.
2. I gjithë dokumentacioni që formon bazën për informacion për organet kompetente për zbatimin
e ligjit ruhet për një periudhë pesëmbëdhjetë (15) vjeçare.
3. Metodat e klasifikimit, ruajtjes, dhe arkivimit përcaktohen në rregullore dhe udhëzues.
4. Të gjitha dokumentet e tjera trajtohen në pajtim me dispozitat ligjore në fuqi.
KAPITULLI VII
DISPOZITAT KALIMTARE
Neni 30
Dispozitat shfuqizuese
Ky Ligj shfuqizon Ligji Nr. 03/L-075 për themelimin e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm të
Kosovës dhe Zyrës së Auditimit të Kosovës.
Neni 31
Aktet nënligjore për zbatimin e ligjit
Auditori i Përgjithshëm miraton aktet nënligjore në pajtim me këtë ligj brenda një (1) viti nga data
e hyrjes së këtij ligji në fuqi.
Neni 32
Hyrja në Fuqi
Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së
Kosovës.
Ligji Nr. 05/L-055
18 maj 2016
Shpallur me dekretin Nr. DL-012-2016, datë 03.06.2016 nga Presidenti i Republikës së
Kosovës Hashim Thaçi.