GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË
1
Ligji Nr. 05/L - 064 PËR PATENTË SHOFERi
Ligji Nr. 05/L - 064
PËR PATENTË SHOFERI
Kuvendi i Republikës së Kosovës,
Në mbështetje të Nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Miraton:
LIGJ PËR PATENTË SHOFERI
KAPITULLI I
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
1. Ky ligj ka për qëllim që t’i përcaktojë kushtet dhe kriteret për marrje të patentë shoferit,
për licencim të autoshkollave, për ligjërues profesionalë, për instruktorë të shoferëve, për
pyetësit, për aftësim të kandidatëve për shoferë, për dhënie të provimit për patentë shoferi,
për programin e trajnimit për trajnerë nga fusha e patentë shoferit, për trajnimet periodike për
shoferë profesionistë të cilët i drejtojnë automjetet e transportit për mallra dhe udhëtarë, për
kushtet për të fituar të drejtën për drejtim të automjetit, për kategoritë e automjeteve, për kushtet
shëndetësore, për procedurat për aplikim, për marrje, për vazhdim dhe ndërrim të patentës së
shoferit, si dhe për çështje të tjera lidhur me to.
2. Ky ligj është në përputhshmëri me Direktivën 2006/126/EC të Parlamentit Evropian dhe
Këshillit, të datës 20 dhjetor 2006 për patentë shoferi; me Direktivën 2003/59/EC të Parlamentit
Evropian dhe Këshillit, të datës 15 korrik 2003 për kualifikimin fillestar dhe aftësimin periodik të
shoferëve të kategorive të caktuara të automjeteve për transportin rrugor të udhëtarëve dhe
mallrave, për ndryshimin e Rregullores së Këshillit (EEC). No 3820/85 dhe Direktivën e Këshillit
91/439/EEC dhe shfuqizimin e Direktivës së Këshillit 76/914 EEC); me Direktivën e Komisionit
2013/47/EU, datë 2 tetor 2013 për ndryshimin e Direktivës 2006/126/ EC të Parlamentit
Evropian dhe të Këshillit për patentë shoferi; me Direktivën e Komisionit 2012/36/ EU, të datës
19 nëntor 2012 për ndryshimin e Direktivës 2006/126/ EC të Parlamentit Evropian dhe Këshillit,
për patentë shoferi; me Direktivën 2002/24/EC të Parlamentit Evropian dhe Këshillit të datës
18 mars 2002 në lidhje me miratimin e tipit të mjeteve motorike me dy apo tri rrota dhe me
shfuqizimin e Direktivës 92/61/EEC.
Neni 2
Fushëveprimi
Rregullat e këtij ligji janë të detyrueshme për institucionet shtetërore, Ministrinë përkatëse për
Transport, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Drejtësisë,
Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë në bazë të kompetencave për fushën e caktuar,
personave juridik dhe fizik që iu dedikohen si dhe të gjithë shoferëve të automjeteve.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË
2
Ligji Nr. 05/L - 064 PËR PATENTË SHOFERi
Neni 3
Përkufizimet
1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim:
1.1. “Shofer” - personi që e drejton automjetin në rrugë;
1.2. “Patentë shoferi” - dokument publik të cilin e lëshon organi kompetent dhe i cili
dëshmon të drejtën për ta drejtuar kategorinë e caktuar të mjeteve;
1.3. ”Patentë shoferi ndërkombëtar” (PSHN) - dokument i nxjerrë sipas kërkesës
së palës, i cili i mundëson mbajtësit të tij që ta drejtojë automjetin në ato shtete jashtë
Kosovës të cilat e kërkojnë këtë dokument plotësues, sipas Konventës së Vjenës për
Trafikun Rrugor, të dt. 8.11.1968. Është një dokument plotësues, i përkthyer në shumë
gjuhë, i cili i përshkruan të dhënat nga patenta e shoferit i lëshuar nga institucioni
kompetent i shtetit, që ka fotografi të drejtuesit të automjetit dhe të dhëna relevante mbi
të drejtën për drejtim. Ky dokument nuk i lejon pronarit të tij që ta drejtojë automjetin në
vendin e origjinës;
1.4. “Shofer i ri” - drejtues i automjetit i cili ka patentë shoferi, i moshës deri në njëzet
e katër (24) vjeç, me përjashtim të shoferit i cili të drejtuarit e mjetit e ka profesion
themelor;
1.5. “Shofer fillestar” - shofer i cili ka marrë patentë shoferi të kategorisë A, A1, A2 ose
B, B1 jo më shumë se dy (2) vite;
1.6. “Autoshkollë” - subjekti që bënë aftësimin (trajnimin) e kandidatëve për shofer të
automjeteve;
1.7. “Kandidat për shofer” - personi i cili është regjistruar në autoshkollë për aftësim
për shofer;
1.8. “Pyetës i kandidatëve për shoferë” - ekspert i caktuar nga Ministria, i cili është i
licencuar që ta mbajë provimin teorik a praktik për patentë shoferi;
1.9. “Instruktor i shoferëve” - person i autorizuar për aftësim të kandidatëve për
shoferë nga pjesa praktike për kategorinë përkatëse;
1.10. “Licencë e ligjëruesit profesional” - dokumenti publik të cilën e lëshon Ministria
përkatëse për Transport që dëshmon të drejtën për të aftësuar kandidatët për shoferë
nga pjesa teorike;
1.11. “Licencë e instruktorit të shoferëve” - dokumenti publik të cilën e lëshon
Ministria përkatëse për Transport që dëshmon të drejtën për të aftësuar kandidatin për
shofer nga pjesa praktike;
1.12. “Licencë e pyetësit të drejtimit” - dokument publik të cilën e lëshon Ministria
përkatëse për Transport, me anë të të cilit e dëshmon të drejtën për ta testuar kandidatin
për shofer nga pjesa praktike;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË
3
Ligji Nr. 05/L - 064 PËR PATENTË SHOFERi
1.13. “Certifikatë mjekësore” - dokument që vërteton se personi është i aftë në
pikëpamje psikofizike për ta drejtuar automjetin;
1.14. “Certifikatë e kualifikimit profesional” (CKP) - dokument i cili vërteton
përfundimin e trajnimit për shofer profesionist;
1.15. “Automjet (mjet motorik)” - çdo mjet i cili lëviz nëpër rrugë me fuqinë e motorit
të vetë dhe nuk është mjet hekurudhorë;
1.16. “Rimorkio e lehtë” - mjet bashkëngjitës në automjet, masa më e madhe e lejuar
e të cilit nuk është më e madhe se 750 kg;
1.17. “Bashkësi e mjeteve” (Kombinim i mjeteve) - mjet tërheqës me gjysmërimorkio
ose rimorkio i cili në trafik merr pjesë si një tërësi;
1.18. “Ministria”- Ministria përkatëse për Transport.
2. Termat e përdorur në këtë ligj, e të cilët nuk janë përcaktuar tek përkufizimet, e kanë kuptimin
ashtu siç janë përkufizuar në ligjet e tjera.
KAPITULLI II
SUBJEKTI PËR AFTËSIMIN E KANDIDATIT PËR SHOFERË
Neni 4
Autoshkolla
1. Autoshkolla kryen aftësim të kandidatëve për shoferë të automjeteve ose të bashkësisë së
mjeteve (në tekstin e mëtejmë automjetet), me kushtin që ajo t’i plotësojë kushtet e përcaktuara
në nenin 5 të këtij ligji dhe në aktet e tjera nënligjore që nxirren në bazë të këtij ligji.
2. Me përjashtim të paragrafit 1. i këtij neni, trajnimet periodike për shoferë profesionistë i bën
subjekti i autorizuar nga Ministria, siç parashihet në nenin 90 të këtij ligji.
3. Aftësim të kandidatëve nga radhët e pjesëtarëve të institucioneve të sigurisë së Kosovës
kryen autoshkolla e cila themelohet në kuadër të institucionit të sigurisë, me të drejtë aftësimi
vetëm të pjesëtarëve të vet.
4. Ministria është kompetente për licencim të autoshkollave në Republikën e Kosovës.
Neni 5
Kushtet bazë për licencim të autoshkollës
1. Për ushtrim të veprimtarisë, autoshkolla duhet t’i plotësojë kushtet dhe kriteret si në vijim;
1.1. ta ketë personelin si më poshtë;
1.1.1. një udhëheqës administrativo- profesional;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË
4
Ligji Nr. 05/L - 064 PËR PATENTË SHOFERi
1.1.2. një ligjërues profesional;
1.1.3. së paku dy (2) instruktorë të shoferëve për kategorinë B, kurse së paku
një (1) instruktor të shoferëve për secilën kategori për të cilën licencohet, siç
parashihet në nenin 6 të këtij ligji.
1.2. personeli nga nën-paragrafi 1.1. i këtij paragrafi duhet të jetë me kontratë pune me
orar të plotë;
1.3. me ligjëruesin profesional, të përcaktuar në nën-paragrafin 1.1.2. të këtij paragrafi,
autoshkolla mund të lidhë marrëdhënie pune me honorar;
1.4. të ketë mjete mësimore, ndihmëse dhe kompjuterë me pajisje shtesë për kyçje në
sistemin elektronik;
1.5. t’i ketë në pronësi së paku dy automjete për kategorinë B, kurse një automjet për
secilën kategori që licencohet, siç parashihet në nenin 6 të këtij ligji;
1.6. të jetë e pajisur me hapësira pune si më poshtë:
1.6.1. zyrë administrative;
1.6.2. klasë mësimore;
1.6.3. poligon.
1.7. zyra administrative, klasa mësimore dhe poligoni, të përcaktuara në nën-paragrafin
1.6. të këtij paragrafi, mund të jenë në pronësi apo me qira.
1. Aftësimi praktik i kandidatit me aftësi të kufizuara mund të kryhet me automjet të adaptuar,
i cili mund të jetë në pronësi të kandidatit, të shoqatës së personave me aftësi të kufizuara apo
i huazuar.
2. Me përjashtim të nën-paragrafit 1.5. i paragrafit 1. të këtij neni, aftësimi praktik i kandidatit
lejohet të bëhet në automjetin e kategorisë AM, A1, T, nëse është në pronësi të kandidatit.
3. Me përjashtim të nën-paragrafit 1.5. i paragrafit 1. të këtij neni, aftësimi praktik i kandidatit
lejohet të bëhet me bashkësinë e mjetit të kategorisë B+E, D1+E nëse rimorkio është në pronësi
të kandidatit.
4. Automjetet nga paragrafi 3. dhe rimorkion nga paragrafi 4. të këtij neni, autoshkolla mund
t’i marrë me qira.
5. Ministria me akt nënligjor do t’i përcaktojë procedurat shtesë për licencim dhe përtëritje të
licencës së autoshkollave dhe çështje të tjera lidhur me to.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË
5
Ligji Nr. 05/L - 064 PËR PATENTË SHOFERi
Neni 6
Licenca e autoshkollës
1. Autoshkollës i lëshohet licenca për kategoritë A, B, C1, C1+E, C, C+E, D, ose D+E pasi t’i
ketë plotësuar kushtet dhe kriteret e parapara në nenin 5 të këtij ligji dhe akteve nënligjore që
nxirren në bazë të këtij ligji.
2. Licenca lëshohet vetëm për një (1) kategori e cila vlen pesë (5) vjet, me mundësi të përtëritjes.
3. Autoshkolla e cila ka licencë për kategorinë A, ka të drejtë t’i aftësojë kandidatët për kategorinë
AM, A1 dhe A2 nëse automjeti i plotëson kushtet e parapara në nenet 49 dhe 63 të këtij ligji dhe
të akteve nënligjore që nxirren në bazë të këtij ligji.
4. Autoshkolla e cila ka licencë për kategorinë B ka të drejtë t’i aftësojë kandidatët për kategoritë
M, L, B1, T, B+E nga pjesa teorike dhe B1, T, B+E nga pjesa praktike, nëse automjeti i plotëson
kushtet e parapara në nenet 49 dhe 63 të këtij ligji dhe me aktet nënligjore që nxirren në bazë
të këtij ligji.
Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej njëmijë (1.000) deri në tremijë (3.000) Euro (€),
personi përgjegjës në autoshkollën që aftëson kandidatët për shoferë pa licencë të vlefshme
për kategorinë përkatëse.
Neni 7
Pezullimi i licencës së autoshkollës
1. Autoshkollës i pezullohet licenca nga Ministria për të gjitha kategoritë në rastet vijuese:
1.1. me vendim të gjykatës;
1.2. klasa mësimore, zyra administrative dhe poligoni nuk i plotësojnë kushtet dhe
kriteret e përcaktuara.
2. Autoshkollës i pezullohet licenca për kategorinë përkatëse në rastet vijuese:
2.1. bënë aftësim të kandidatëve në kundërshtim me planprogramin për aftësim të
kandidatit për kategorinë përkatëse;
2.2. nuk ka së paku dy instruktorë të shoferëve për kategorinë B, ndërsa një instruktor
të shoferëve për secilën kategori për të cilën lincencohet, siç parashihet në nenin 6 të
këtij ligji;
2.3. bënë aftësim të kandidatëve me automjete pa i plotësuar kushtet sipas neneve 49
dhe 63 të këtij ligji dhe akteve nënligjore që nxirren në bazë të këtij ligji;
2.4. nuk ka së paku dy automjete për kategorinë B, kurse një automjet për secilën
kategori për të cilën lincencohet, siç parashihet në nenin 6 të këtij ligji.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË
6
Ligji Nr. 05/L - 064 PËR PATENTË SHOFERi
3. Pezullimi i licencës nuk mund të jetë në kohëzgjatje më të shkurtër se tridhjetë (30) ditë.
Neni 8
Revokimi i licencës së autoshkollës
1. Licenca revokohet nga Ministria në rastet vijuese:
1.1. bënë aftësimin e kandidatëve nga pjesa teorike ose praktike gjatë kohës së
pezullimit të licencës;
1.2. kërkohet nga pronari i saj;
1.3. vërtetohet se ka paraqitur dokumentacion të pasaktë ose të falsifikuar në lidhje me
të dhënat e kërkuara për marrjen ose përtëritjen e licencës;
1.4. me vendimi të plotfuqishëm të gjykatës i ndalohet ushtrimi i veprimtarisë për
aftësimin e kandidatëve për shoferë.
2. Ministria me akt nënligjor nxjerr procedurat për pezullimin dhe revokimin e licencës së
autoshkollës dhe çështjet tjera lidhur me to.
KAPITULLI III
PERSONELI I AUTOSHKOLLËS
Neni 9
Udhëheqësi profesional
1. Udhëheqësi profesional është personi përgjegjës në autoshkollë për mbarëvajtjen e punës
së autoshkollës për:
1.1. punët administrative;
1.2. mbajtjen dhe rregullsinë e dokumentacionit në autoshkollë;
1.3. lëshimin e vërtetimit për përfundimin e aftësimit të kandidatit;
1.4. respektimin e orarit të punës së autoshkollës;
1.4.1. orarin e punës nga nën-paragrafi 1.4. të këtij paragrafi e cakton
autoshkolla e cila duhet të jetë së paku tetë (8) orë brenda ditës (mund të jenë
me ndërprerje kohore) dhe i njëjti orar duhet të jetë i lajmëruar në Ministri;
1.5. lajmërimin e ndryshimeve në autoshkollë;
1.6. respektimin e çmimeve të caktuara me aktet nënligjore, lidhur me shërbimet që i
ofron autoshkolla kandidatëve për shoferë si dhe çështjet tjera lidhur me to;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË
7
Ligji Nr. 05/L - 064 PËR PATENTË SHOFERi
1.7. mbylljen e librit të regjistrimit të kandidatëve të autoshkollës në fund të çdo muaji.
2. Udhëheqësi profesional nga paragrafi 1. i këtij neni duhet t’i plotësojë këto kushte:
2.1. t’i këtë të përfunduara studimet - së paku nivelin Bachelor;
2.2. ta ketë patentë shoferin së paku tri (3) vite;
2.3. të mos jetë i dënuar për vepër penale më shumë se gjashtë (6) muaj burgim, me
vendim gjyqësor të formës së prerë.
3. Udhëheqësi profesional ka licencë për:
3.1. ligjëruesin profesional ka të drejtë t’i aftësojë kandidatët nga pjesa teorike;
3.2. Instruktori i shofereve ka të drejtë t’i aftësojë kandidatët nga pjesa praktike.
4. Për kundërvajtje, dënohet me gjobë në të holla prej njëmijë e pesëqind (1500) deri në dymijë
(2000) euro (€), personi përgjegjës në autoshkollë që vepron në kundërshtim me rregullat e
nën-paragrafit 1.3. të paragrafit 1. të këtij neni.
5. Për kundërvajtje, dënohet me gjobë në të holla prej njëqind (100) deri në treqind (300)
Euro (€), personi përgjegjës në autoshkollë që vepron në kundërshtim me rregullat e nën-
paragrafëve 1.1., 1.2., 1.4., 1.5., 1.6., 1.7., të paragrafit 1. të këtij neni.
Neni 10
Ligjëruesi profesional në autoshkollë
1. Për ligjërues profesional mund të licencohet personi nëse i plotëson kushtet në vijim:
1.1. ka patentë shoferin e kategorisë B së paku tri(3) vite;
1.2. t’i këtë të përfunduara studimet nga lëmi i komunikacionit, të barasvlershme me së
paku 120 ECTS, sipas sistemit të Bolonjës;
1.3. ka ndjekur trajnimin bazë për ligjëruesin profesional në autoshkollë;
1.4. ka dhënë provimin për licencimin e ligjëruesit profesional;
1.5. të mos jetë i dënuar për vepër penale më shumë se gjashtë (6) muaj burgim, me
vendim gjyqësor të formës së prerë.
2. Licenca për ligjërues profesional lëshohet me vlefshmëri për pesë (5) vite me mundësi të
përtëritjes.
3. Licenca lëshohet nga Ministria.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË
8
Ligji Nr. 05/L - 064 PËR PATENTË SHOFERi
4. Ministria organizon trajnimin bazë për ligjëruesin profesional në autoshkollë. Ministria mund
të autorizojë ndonjë subjekt arsimor të akredituar për organizim të trajnimit bazë për ligjërues
profesionalë në autoshkollë.
5. Ministria me akt nënligjor përcakton procedurat dhe mënyrën e organizimit të provimit
profesional për licencim dhe përtëritje të licencave të ligjëruesve profesionalë në autoshkollë.
Neni 11
Të drejtat dhe detyrat e ligjëruesit profesional
1. Ligjëruesi ka të drejtë të mbajë pjesën teorike të aftësimit nëse ka licencën e vlefshme.
2. Ligjëruesi profesional është i obliguar për:
2.1. përgatitjen profesionale të kandidatëve për shoferë nga pjesa teorike, duke iu
përmbajtur planprogramit për aftësim;
2.2. rregullsinë e ditarit për mbajtjen e orëve mësimore nga pjesa teorike;
2.3. mbajtjen e evidencës të kandidatëve gjatë orës mësimore sipas rregullave të
parapara dhe mbarëvajtjes së procesit për aftësim nga pjesa teorike.
3. Për kundërvajtje dënohet me gjobë prej treqind (300) deri në pesëqind (500) Euro (€),
personi përgjegjës i autoshkollës i cili vepron në kundërshtim me paragrafin 1. të këtij neni.
4. Ligjëruesi profesional dënohet me gjobë në të holla prej njëqind (100) deri në treqind (300)
Euro (€), nëse bën aftësim të kandidatëve nga pjesa teorike në kundërshtim me rregullat e këtij
neni.
5. Ministria me akt nënligjor përcakton rregullat që duhet t’iu përmbahet ligjëruesi profesional
gjatë procesit të aftësimit, si dhe çështje të tjera lidhur me to.
Neni 12
Pezullimi i licencës së ligjëruesit profesional
1. Licenca i pezullohet ligjëruesit profesional nga Ministria në raste vijuese:
1.1. me vendim të gjykatës;
1.2. bënë shkeljen e rregullave sipas nenit 11, 44 dhe 45 të këtij ligji dhe akteve
nënligjore që nxirren në bazë të këtij ligji;
1.3. shkel rregullat të cilat duhet t’iu përmbahet ligjëruesi profesional sipas paragrafit 5.
të nenit 11 të këtij ligji.
2. Pezullimi nuk mund të jetë në kohëzgjatje më të shkurtër se tridhjetë (30) ditë.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË
9
Ligji Nr. 05/L - 064 PËR PATENTË SHOFERi
Neni 13
Revokimi i licencës së ligjëruesit profesional
1. Ligjëruesit profesional i revokohet licenca në rast se:
1.1. vërtetohet se ai ka paraqitur dokumentacion të pasaktë në lidhje me të dhënat e
kërkuara për marrje ose për përtëritje të licencës;
1.2. dënohet për vepër penale më shumë se gjashtë (6) muaj burgim, me vendim
gjyqësor të formës së prerë.
Neni 14
Kushtet për licencimin e instruktorit të shoferëve
1. Për instruktorë të shoferëve mund të licencohet personi nëse i plotëson kushtet në vijim:
1.1. duhet të jetë së paku njëzet e pesë (25) vjeç;
1.2. ka përgatitjen e mesme shkollore;
1.3. ka patentë shoferin e kategorisë B së paku pesë (5) vite;
1.4. ka dëshmi (certifikatë ose diplomë) se ka përfunduar trajnimin për instruktor të
shofereve;
1.5. ka dhënë provimin profesional për licencim të instruktorit të shoferëve;
1.6. të mos jetë i dënuar për vepër penale më shumë se gjashtë (6) muaj burgim, me
vendim gjyqësor të formës së prerë.
Neni 15
Provimi profesional për licencim të instruktorëve të shoferëve
1. Provimi profesional për licencim të instruktorëve të shoferëve organizohet nga ministria.
2. Provimi profesional nga paragrafi 1. i këtij neni organizohet nga pjesa teorike dhe praktike.
Neni 16
Pjesa teorike e provimit profesional për instruktorë të shoferëve
1. Zyrtarët të cilët e mbajnë provimin profesional për vlerësim të kandidatëve për instruktorë
të shoferëve nga pjesa teorike, caktohen nga Ministria.
2. Zyrtarët nga paragrafi 1. i këtij neni duhet t’i plotësojnë kushtet në vijim:
2.1. të kenë patentë shoferi të kategorisë B së paku pesë (5) vjet;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË
10
Ligji Nr. 05/L - 064 PËR PATENTË SHOFERi
2.2. t’i kenë të përfunduara studimet, të barasvlershme me së paku 240 ECTS sipas
sistemit të Bolonjës;
2.3. t’i kenë së paku pesë (5) vjet përvojë pune;
2.4. të kenë përfunduar trajnime për rregullat dhe aktet normative që kanë të bëjnë me
mbajtjen e provimit profesional për instruktorë të shoferëve;
2.5. të mos jenë të dënuar për vepër penale më shumë se gjashtë (6) muaj burgim, me
vendim gjyqësor të formës së prerë.
3. Së paku dy (2) zyrtarë nga cilido ekip i emëruar nga Ministria në bazë të këtij neni t’i kenë
të përfunduara studimet – së paku nivelin master nga lëmi i komunikacionit.
Neni 17
Pjesa praktike e provimit profesional për licencim të instruktorëve të shoferëve
1. Zyrtarët të cilët e mbajnë provimin profesional për vlerësim të kandidatëve për instruktorë të
shoferëve nga pjesa praktike, caktohen nga Ministria.
2. Zyrtarët nga paragrafi 1. i këtij neni duhet t’i plotësojnë kushtet në vijim:
2.1. të kenë patentë shoferi të kategorisë B së paku pesë (5) vjet;
2.2. të kenë së paku përgatitje të lartë shkollore, të barasvlershme me 120, sipas
sistemit të Bolonjës dhe pesë (5) vjet përvojë pune në profesion;
2.3. të kenë certifikatë të trajnerit në fushën e patentës së shoferit;
2.4. të mos jenë të dënuar për vepër penale më shumë se gjashtë (6) muaj burgim, me
vendim gjyqësor të formës së prerë.
3. Së paku një (1) zyrtar nga cilido ekip i emëruar nga Ministria në bazë të këtij neni t’i ketë të
përfunduara studimet - nivelin master nga lëmi i komunikacionit rrugor.
4. Ministria me akt nënligjor e përcakton mënyrën e organizimit të provimit profesional për
licencim dhe përtëritje të licencës së instruktorit të shoferëve.
Neni 18
Licenca e instruktorit të shoferëve
1. Instruktori i shoferëve i cili jep provimin profesional për licencim i lëshohet licenca e cila vlen
pesë (5) vite me mundësi të përtëritjes së licencës.
2. Licenca lëshohet nga Ministria.
3. Për kundërvajtje, dënohet me gjobë në të holla prej katërqind (400) deri njëmijë e dyqind
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË
11
Ligji Nr. 05/L - 064 PËR PATENTË SHOFERi
(1200) Euro (€), personi përgjegjës në autoshkollë që urdhëron ose lejon që të bëhet aftësimi i
kandidatëve për shoferë pa licencë të vlefshme të instruktorit.
4. Për kundërvajtje, dënohet me gjobë në të holla prej treqind (300) deri nëntëqind (900) Euro
(€), instruktori i shofereve që bënë aftësimin e kandidatëve për shoferë pa licencë të vlefshme.
Neni 19
Instruktori i shoferëve i kategorisë A
1. Shoferi i cili ka licencën për instruktor mund të licencohet për kategorinë A nëse i plotëson
kushtet në vijim:
1.1. ka patentë shoferin e kategorisë A së paku tri (3) vite;
1.2. ka dhënë provimin profesional për licencim për shofer instruktor të kategorisë A.
2. Ministria e lëshon licencën për instruktor të shoferëve të kategorisë A me vlefshmëri për pesë
(5) vite me mundësi të përtëritje të licencës.
3. Për kundërvajtje, dënohet me gjobë në të holla prej katërqind (400) deri njëmijë e dyqind
(1200) Euro (€), personi përgjegjës në autoshkollë që urdhëron ose lejon që të bëhet aftësimi i
kandidatëve për shoferë të kategorisë A pa licencë të vlefshme.
4. Për kundërvajtje, dënohet me gjobë prej treqind (300) deri nëntëqind (900) Euro (€), instruktori
i shoferëve që bënë aftësimin e kandidatëve për shoferë të kategorisë A pa licencë të vlefshme.
Neni 20
Instruktori i shoferëve i kategorive shtesë
1. Instruktori i shoferëve i cili ka licencën ka të drejtë t’i aftësojë kandidatët për shoferë të
kategorisë C ose D nëse ka patentë shoferin e kategorisë përkatëse së paku pesë (5) vite.
2. Instruktori i shoferëve i cili ka licencën ka të drejtë t’i aftësojë kandidatët për shoferë të
nënkategorive, C1 ose D1 nëse ka patentë shoferin e nënkategorisë përkatëse së paku pesë
(5) vite.
3. Instruktori i shoferëve i cili ka licencën ka të drejtë t’i aftësojë kandidatët për shoferë për
bashkësinë e mjeteve nëse ka licencën për mjetin tërheqës për kategorinë përkatëse së paku
një (1) vit.
4. Për kundërvajtje, dënohet me gjobë prej katërqind (400) deri njëmijë e dyqind (1.200) Euro
(€), personi përgjegjës në autoshkollë që vepron në kundërshtim me rregullat e këtij neni.
5. Për kundërvajtje, dënohet me gjobë prej treqind (300) deri nëntëqind (900) Euro (€), instruktori
i shoferëve që vepron në kundërshtim me rregullat e këtij neni.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË
12
Ligji Nr. 05/L - 064 PËR PATENTË SHOFERi
Neni 21
Trajnimi për instruktorë të shoferëve
1. Të drejtën për trajnim të shoferëve të cilët dëshirojnë të bëhen instruktorë e kanë subjektet
e autorizuara nga Ministria përkatëse për Transport siç parashihet në nenin 121 të këtij ligji.
Neni 22
Pezullimi i licencës së instruktorit të shoferëve
1. Instruktorit të shoferëve i pezullohet licenca në rastet vijuese:
1.1. me vendim të gjykatës;
1.2. bënë aftësimin e kandidatëve në kundërshtim me planprogramin për aftësimin
e kandidatëve për shofer;
1.3. zhvillon orën praktike me kandidatin i cili nuk e ka certifikatën shëndetësore
të vlefshme;
1.4. zhvillon orën praktike me mjetin i cili nuk i plotëson kushtet e parapara sipas
nenit 49 dhe 63 të këtij ligji dhe aktet nënligjore që nxirren në bazë të këtij ligji;
1.5. gjatë kohës derisa e ka të ndaluar drejtimin e automjetit nga organi kompetentë.
2. Pezullimi nuk mund të jetë në kohëzgjatje më të shkurtër se tridhjetë (30) ditë.
Neni 23
Revokimi i licencës për instruktor të shoferëve
1. Instruktorit të shoferëve i revokohet licenca në raste vijuese:
1.1. vërtetohet se ka paraqitur dokumentacion jo të saktë ose të falsifikuar në lidhje
me të dhënat e kërkuara për marrjen ose ripërtëritjen e licencës;
1.2. gjatë kohës së pezullimit të licencës bënë aftësimin e kandidatëve për shoferë;
1.3. për shkak të gjendjes shëndetësore nuk është i aftë të zhvillojë këtë veprimtari;
1.4. aftëson kandidatët pa qenë i punësuar në autoshkollë;
1.5. nëse dënohet me vendim të plotfuqishëm nga gjykata për vepër penale.
2. Instruktorit të shofereve të cilit i revokohet licenca sipas nën-paragrafit 1.5. të këtij neni
vendoset në bazë të vendimit të plotfuqishëm nga gjykata për licencim të ri, ndërsa sipas nën-
paragrafëve 1.2. dhe 1.4. të këtij neni e humb të drejtën për të ushtruar funksionin e instruktorit
të shofereve.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË
13
Ligji Nr. 05/L - 064 PËR PATENTË SHOFERi
Neni 24
Licenca e ligjëruesit nga lënda ‘Ndihma e parë”
1. Licenca për ligjëruesin nga lënda mësimore “Ndihma e parë“ që ka të bëjë me dhënien e
ndihmës së parë personave të lënduar në aksident trafiku e bën subjekti të cilin e autorizon
Ministria përkatëse për Transport në bashkëpunim me Ministrin e Shëndetësisë.
2. Për kundërvajtje, dënohet me gjobë prej treqind (300) deri pesëqind (500) Euro (€), personi
përgjegjës nëse bën aftësim nga ndihma e parë pa licencë të vlefshme.
Neni 25
Çmimi për licencë dhe për paraqitje të provimit
Ministria cakton çmimin për licencën dhe për paraqitjen e provimit profesional për instruktorë të
shoferëve, ligjëruesin profesional në autoshkollë dhe çështjet tjera lidhur me to.
Neni 26
Përcaktimi i procedurave për pezullim dhe revokim të licencës
Ministria i përcakton procedurat për pezullim dhe revokim të licencës për ligjërues profesionalë
dhe për instruktorë të shoferëve, si dhe çështje të tjera lidhur me to.
KAPITULLI IV
PERSONAT TË CILËT E MBAJNË PROVIMIN PËR SHOFER
Neni 27
Pjesa teorike e provimit për shofer
1. Zyrtari, i emëruar nga Ministria, i cili e mban provimin teorik për patentë shoferi, duhet t’i
plotësojë kushtet në vijim:
1.1. t’i ketë të përfunduara studimet, së paku nivelin Bachelor;
1.2. të jetë i licencuar si pyetës;
1.3. të ketë përfunduar së paku dy (2) trajnime që kanë të bëjnë me rregullat e
mbajtjes së provimit nga pjesa teorike dhe nga aktet normative;
1.4. të ketë së paku pesë (5) vjet përvojë pune;
1.5. të mos jetë i dënuar për vepër penale më shumë se gjashtë (6) muaj burgim,
me vendim gjyqësor të formës së prerë;
1.6. ai ose ndonjë anëtar i familjes së ngushtë të tij në tre (3)vjetët e fundit të mos
ketë qenë i angazhuar në çfarëdo mënyre në autoshkollë.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË
14
Ligji Nr. 05/L - 064 PËR PATENTË SHOFERi
2. Kontrollimin dhe mbikëqyrjen e provimit për shofer nga pjesa teorike e bën organi i emëruar
nga Ministria.
Neni 28
Pjesa praktike e provimit për shofer
1. Vlerësimin e kandidatëve për shoferë nga pjesa praktike e kryen personi i licencuar për
pyetës, i autorizuar me vendim të ministrit.
2. Caktimi i pyetësve bëhet sipas listës së plotë të pyetësve të licencuar, me radhë.
3. Ministria me akt nënligjor përcakton formën dhe procedurën për mënyrën e angazhimit të
pyetësit nga paragrafi 1. të këtij neni dhe çështje të tjera të kësaj fushe.
Neni 29
Kriteret minimale për pyetës të kandidatëve nga pjesa praktike e provimit
1. Pyetësi i autorizuar për vlerësim të kandidatëve nga pjesa praktike e provimit duhet të ketë
njohuri dhe shkathtësi lidhur me testimin e kandidatit sipas paragrafit 2. dhe 3. të këtij nenit.
2. Aftësia e pyetësit duhet të jetë relevante për vlerësimin e kandidatit në provim për kategorinë
për të cilën testohet:
2.1. të njohë, kuptojë dhe vlerësojë drejtimin si në vijim:
2.1.1. zbatimin e rregullave teorike gjatë drejtimit të automjetit në rrugë;
2.1.2. perceptimin e situatave të rrezikshme dhe parandalimin e aksidenteve;
2.1.3. planprogramin që përcakton standardet e provimit për shofer;
2.1.4. përgjigjet kërkesave në lidhje me provimin për shofer;
2.1.5. legjislacionin e rregullave të trafikut dhe të sigurisë;
2.1.6. vlerësimin teorik dhe praktik;
2.1.7. drejtimin defansiv;
2.1.8. aftësi vlerësuese;
2.1.9. aftësi personale për drejtim;
2.1.10. kualitetin e shërbimeve;
2.1.11. njohjen e karakteristikave teknike dhe fizike të automjetit;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË
15
Ligji Nr. 05/L - 064 PËR PATENTË SHOFERi
2.1.12. eko-drejtimin (me kursim të karburantit dhe me mbrojtje të ambientit pa
i cenuar rregullat e sigurisë rrugore).
3. Pyetësit të drejtimit i pezullohet licenca nëse nuk i plotëson standardet e parapara në këtë
nen dhe në aktet nënligjore që nxirren në bazë të këtij ligji.
4. Ministria me akt nënligjor përcakton standardet minimale për pyetës të drejtimit dhe çështje
të tjera lidhur me to.
Neni 30
Kushtet e përgjithshme për licencim të pyetësit të drejtimit
1. Për pyetës të drejtimit mund të licencohet personi i cili i plotëson kushtet në vijim:
1.1. duhet të jetë së paku njëzetë e pesë (25) vjeç;
1.2. i ka së paku të përfunduara studimet - nivelin Bachelor nga lëmi i komunikacionit;
1.3. ka patentë shoferin së paku pesë (5) vite;
1.4. ka ndjekur trajnimin bazë për pyetës;
1.5. ka dhënë provimin profesional për licencimin e pyetësit;
1.6. të mos jetë i dënuar për vepër penale më shumë se gjashtë (6) muaj burgim,
me vendim gjyqësor të formës së prerë;
1.7. në tri (3) vitet e fundit ai ose ndonjë anëtar i familjes së ngushtë të tij të mos
ketë qenë i angazhuar në çfarëdo funksioni në autoshkollë.
2. Ministria organizon ose autorizon ndonjë subjekt për mbajtjen e “Trajnimeve bazë për
pyetës”.
3. Ministria me akt nënligjor përcakton programin e provimit profesional për licencimin e
pyetësit.
Neni 31
Pyetësi i drejtimit për kategoritë shtesë
1. Pyetësi për tu licencuar për kategoritë shtesë duhet të ketë:
1.1. licencën e kategorisë B së paku tri (3) vite ose ka patentë shoferin mbi pesë
(5) vite për kategorinë përkatëse;
1.2. përfunduar trajnimin periodik për pyetës;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË
16
Ligji Nr. 05/L - 064 PËR PATENTË SHOFERi
1.3. dhënë provimin profesional për licencim të pyetësit për kategorinë shtesë.
Neni 32
Organizimi i provimit profesional për licencim të pyetësit të drejtimit
1. Ministria organizon dhe mbanë provimin profesional për licencimin e pyetësit të drejtimit.
2. Provimi nga paragrafi 1. të këtij neni organizohet nga pjesa teorike dhe praktike.
Neni 33
Provimi profesional për pyetës të kandidatëve për shoferë nga pjesa teorike
1. Zyrtarët, të cilët e mbajnë provimin profesional për vlerësim të pyetësve të kandidatëve për
shoferë nga pjesa teorike, e të cilët caktohen nga Ministria, duhet t’i plotësojnë kushtet në vijim.
1.1. të kenë patentë shoferin e kategorisë B së paku pesë (5)vite;
1.2. t’i kenë të përfunduara studimet - nivelin Bachelor nga lëmi i komunikacionit
rrugor;
1.3. të kenë së paku pesë (5) vjet përvojë pune;
1.4. të kenë mbajtur ose të kenë ndjekur trajnim për rregullat dhe aktet normative
që kanë të bëjnë me mbajtjen e provimit profesional për pyetës të drejtimit;
1.5. të mos jenë të dënuar për vepër penale më shumë se gjashtë (6) muaj burgim,
me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Neni 34
Provimi profesional për pyetës të kandidatëve nga pjesa praktike e provimit
1. Zyrtarët të cilët e mbajnë provimin profesional për pyetës të kandidatëve për shoferë nga
pjesa praktike, caktohen nga Ministria.
2. Zyrtarët nga paragrafi 1. i këtij neni duhet t’i plotësojnë kushtet në vijim:
2.1. të kenë patentë shoferi të kategorisë B së paku pesë (5) vite;
2.2. të kenë së paku përgatitje të lartë shkollore, të barasvlershme me 180 ECTS, sipas
sistemit të Bolonjës dhe pesë (5) vite përvojë pune në profesion;
2.3. të jenë të certifikuar si trajnerë në fushën e patentë shoferit;
2.4. të mos jenë të dënuar për vepër penale më shumë se gjashtë (6) muaj burgim, me
vendim gjyqësor të formës së prerë.
3. Së paku një (1) zyrtar nga cilido ekip i emëruar nga Ministria në bazë të këtij neni t’i ketë të
përfunduara studimet – nivelin Bachelor nga lëmi i komunikacionit rrugor.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË
17
Ligji Nr. 05/L - 064 PËR PATENTË SHOFERi
4. Ministria me akt nënligjor përcakton mënyrën e organizimit dhe të mbajtjes së provimit
profesional për licencim të pyetësve të kandidatëve për shoferë për secilën kategori dhe çështje
tjera lidhur me to.
Neni 35
Ruajtja e nivelit të kualitetit dhe ngritja profesionale periodike për pyetës të drejtimit
1. Kushtet për ruajtjen e nivelit të kualitetit përfshinë mbikëqyrjen e pyetësit gjatë punës së
tyre dhe përtëritjen e licencës, ngritjen e vazhdueshme të aftësimit profesional dhe kontrollin e
rregullt të rezultateve të provimit të kandidatëve për shoferë që e mbajnë pyetësit.
2. Ministria zbaton mbikëqyrjen vjetore për secilin pyetës gjatë testimit praktik të kandidatit për
shofer. Brenda kësaj periudhe duhet së paku gjysmë dite monitorim të punës së pyetësve.
3. Pyetësi i cili është i autorizuar për një ose më shumë kategori, mbikëqyrja duhet të përfshijë
së paku një kategori.
4. Përcjelljen dhe mbikëqyrjen profesionale të provimit për shofer e kryen organi i emëruar i
Ministrisë. Pas përfundimit të mbikëqyrjes përgatitet raporti për secilin pyetës. Rekomandimet
që dalin nga raporti i organit mbikëqyrës, janë të obligueshme për pyetësit dhe personat
përgjegjës:
4.1. pyetësi ka të drejtë ankese nëse nuk pajtohet me rekomandimet e organit
mbikëqyrës nga paragrafi 4. i këtij neni;
4.2. moszbatimi i rekomandimeve nga paragrafi 4. i këtij nenit konsiderohet shkelje e
rëndë e detyrave të punës.
5. Ministria pavarësisht kategorive të pyetësit do të mundësojë:
5.1. trajnim të rregullt periodik ne mënyrë që:
5.1.1. t’i rifreskojnë njohuritë dhe aftësitë testuese;
5.1.2. të zhvillojë kompetenca të reja që janë esenciale për ushtrimin e
detyrave të tyre;
5.1.3. të sigurojë që një pyetës vazhdon t’i mbikëqyrë testimet me standarde
të larta dhe korrekte;
5.1.4. të zhvillohet dhe ruhet aftësia e drejtimit praktik.
6. Ministria do të organizojë trajnime të veçanta për pyetës të cilët gjatë mbikëqyrjes nuk kanë
treguar perfomancë të mjaftueshme profesionale.
7. Ministria me akt nënligjor përcakton “Masat për sigurimin e cilësisë dhe standardet” lidhur
me pyetësit e drejtimit dhe çështjet tjera lidhur me to.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË
18
Ligji Nr. 05/L - 064 PËR PATENTË SHOFERi
Neni 36
Vlefshmëria e licencës për pyetës të drejtimit
1. Licenca e pyetësit të drejtimit i lëshohet personit i cili tregon rezultat pozitiv në provim për
licencim të pyetësit e cila vlen tri (3) vite, me mundësi përtëritjeje të licencës.
2. Ministria lëshon licenca për pyetës.
Neni 37
Përtëritja e licencës për pyetës të drejtimit
1. Përtëritja e licencës bëhet në bazë të verifikimit të njohurive dhe vlerësimit të standardeve
siç parashihen në nenin 35 të këtij ligji dhe në aktet nënligjore që nxirren në bazë të këtij ligji.
2. Nëse pyetësi nuk i nënshtrohet verifikimit të njohurive ose tregon rezultat negativ, atij do t’i
mundësohet ri-testimi brenda tre (3) muajve nga data e mbajtjes së provimit.
Neni 38
Obligimet e pyetësit të drejtimit
1. Pyetësi i drejtimit detyrohet në kryerjen e detyrave në mënyrë profesionale, të ndershme dhe
të paanshme.
2. Pyetësi nuk mund të angazhohet nga Ministria për vlerësim të kandidatit për shofer në rajonin
ku ai ose ndonjë anëtar i familjes së ngushtë së tij ka pasur çfarëdo funksioni në autoshkollë
ose ka qenë themelues i autoshkollës.
3. Pyetësi i cili vepron në kundërshtim me paragrafin 2. të këtij neni dënohet për kundërvajtje
me gjobë në të holla prej tremijë (3.000) deri katërmijë e pesëqind (4.500) Euro (€).
Neni 39
Pezullimi i licencës së pyetësit
1. Pyetësit i pezullohet licenca nga Ministria në rastet vijuese:
1.1. me vendim të gjykatës;
1.2. bënë testim të kandidatëve në kundërshtim me rregullat e neneve 29., 31., 35.,
38., 63., 64., 65., 66., 68. dhe 71. të këtij ligji dhe me aktet nënligjore që nxirren në bazë
të këtij ligji;
1.3. nuk e plotëson me kohë ose në mënyrë të rregullt raportin e drejtimit;
1.4. zhvillon testim praktik me mjetin i cili nuk i plotëson kushtet e parapara sipas
neneve 49. dhe 63. të këtij ligji dhe sipas akteve nënligjore që nxirren në bazë të këtij
ligji.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË
19
Ligji Nr. 05/L - 064 PËR PATENTË SHOFERi
2. Licenca e pyetësit pezullohet nga gjashtë (6) deri në dymbëdhjetë (12) muaj.
Neni 40
Revokimi i licencës së pyetësit
1. Pyetësit i revokohet licenca nga Ministria në raste vijuese:
1.1. vërtetohet se ka paraqitur dokumentacion jo të saktë ose të falsifikuar në lidhje me
të dhënat e kërkuara për marrjen ose përtëritjen e licencës;
1.2. konstatohet se provimi për licencim / përtëritja e licencës është bërë në mënyrë jo
të rregullt;
1.3. keqpërdor pozitën për përfitime materiale;
1.4. jep të dhëna të cilat janë konfidenciale;
1.5. nëse për shkak të gjendjes shëndetësore nuk është i aftë të zhvillojë këtë veprimtari;
1.6. shkelë rregullat e shërbimit civil dhe kodin e mirësjelljes;
1.7. konstatohet se ka lidhshmëri të drejtpërdrejtë apo tërthortë me autoshkollë;
1.8. dënohet me vendim të plotfuqishëm nga gjykata për vepër penale;
1.9. nëse tri(3) herë i pezullohet licenca brenda afatit të vlefshmërisë së licencës.
2. Ministria me akt nënligjor përcakton procedurat për pezullimin dhe revokimin e licencës për
pyetës.
KAPITULLI V
AFTËSIMI (TRAJNIMI) I KANDIDATËVE PËR SHOFERË
Neni 41
Planprogrami i aftësimit të kandidatëve për shoferë
1. Ministria me akt nënligjor përcakton“Planprogramin për aftësimin e kandidatëve për shoferë”,
pas konsultimit më Ministrinë e Arsimit.
2. Aftësimin e kandidatëve nga pjesa teorike dhe praktike duke e zbatuar planprogramin
nga paragrafi 1. të këtij neni e kryen autoshkolla e cila ka licencë të vlefshme për kategorinë
përkatëse.
3. Për kundërvajtje, dënohet me gjobë në të holla prej njëqind (100) deri treqind (300) Euro (€),
personi përgjegjës në autoshkollë i cili vepron në kundërshtim me rregullat e këtij neni.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË
20
Ligji Nr. 05/L - 064 PËR PATENTË SHOFERi
Neni 42
Fillimi i aftësimit të kandidatit për shofer
1. Aftësimi i kandidatëve do të fillojë jo më herët se gjashtë (6) muaj para se ta arrijë moshën
e duhur për të marr patentë shoferin e një kategorie të caktuar, ndërsa provimit për shofer i
nënshtrohet vetëm kur ta arrijë moshën e paraparë sipas nenit 82 të këtij ligji.
2. Për kundërvajtje, dënohet me gjobë në të holla prej njëqind (100) deri treqind (300) Euro
(€), personi përgjegjës në autoshkollë i cili bën aftësimin e kandidatëve në kundërshtim me
rregullat e këtij neni.
3. Për kundërvajtje, dënohet me gjobë në të holla prej njëqind (100) deri treqind (300) Euro
(€), instruktori i shoferëve i cili bën aftësimin e kandidatëve në kundërshtim me rregullat e këtij
neni.
Neni 43
Regjistrimi i kandidatit në autoshkollë
1. Autoshkolla është e detyruar që përmes postës elektronike ta njoftojë Ministrinë në
momentin që kandidati regjistrohet për aftësim për drejtim të automjetit.
2. Data e lajmërimit të kandidatit për aftësim nëpërmjet postes elektronike do të konsiderohet
si datë e regjistrimit të kandidatit në autoshkollë.
3. Me rastin e regjistrimit në autoshkollë kandidati duhet të ketë certifikatën shëndetësore si
dëshmi që kandidati është i aftë për marrjen e patentë shoferit.
4. Për kundërvajtje, dënohet me gjobë në të holla prej njëqind (100) deri treqind (300) Euro (€),
personi përgjegjës në autoshkollë i cili vepron në kundërshtim me rregullat e këtij neni.
Neni 44
Aftësimi nga pjesa teorike
1. Mësimi nga pjesa teorike mbahet në klasën mësimore e cila i plotëson kushtet e parapara në
nenin 5 të këtij ligji dhe akteve nënligjore që nxirren në bazë të këtij ligji.
2. Autoshkolla është e obliguar ta njoftojë Ministrinë për orarin e orëve teorike dhe listën e
kandidatëve nga pjesa teorike.
3. Ligjëruesi profesional nëse ka licencën për instruktor të shofereve mund të aftësojë kandidatët
nga pjesa praktike por nuk mund të kalojë normën prej tetë (8) orëve brenda dite duke llogaritur
orët teorike dhe praktike dhe normën mujore të orëve.
4. Për kundërvajtje, dënohet me gjobë në të holla prej treqind (300) deri pesëqind (500) Euro
(€), personi përgjegjës në autoshkollë që vepron në kundërshtim me rregullat e paragrafit 1. të
këtij neni.
5. Për kundërvajtje, dënohet me gjobë në të holla prej njëqind (100) deri treqind (300) Euro
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË
21
Ligji Nr. 05/L - 064 PËR PATENTË SHOFERi
(€), personi përgjegjës nëse vepron në kundërshtim me rregullat e paragrafit 2. të këtij neni.
6. Për kundërvajtje, dënohet me gjobë në të holla prej njëqind (100) deri dyqind (200) Euro
(€), ligjëruesi që e bënë aftësimin e kandidatëve për shoferë në kundërshtim me rregullat e
paragrafit 3. të këtij neni.
Neni 45
Orët mësimore nga pjesa teorike
1. Minimumi i orëve mësimore nga pjesa teorike e aftësimit të kandidatit për kategorinë B janë
së paku njëzet (20) orë, ndërsa për kategoritë tjera janë së paku pesëmbëdhjetë (15) orë.
2. Ministria me një vendim përcakton çmimin minimal për një orë mësimore nga pjesa teorike.
3. Për kundërvajtje, dënohet me gjobë në të holla prej treqind (300) deri pesëqind (500) Euro
(€), personi përgjegjës në autoshkollë që vepron në kundërshtim me rregullat e këtij neni.
Neni 46
Aftësimi nga pjesa praktike
1. Aftësimin praktik e realizon instruktori i shoferëve i cili ka licencë të vlefshme dhe i plotëson
kushtet e neneve 18, 19 dhe 20 të këtij ligji dhe i cili është i punësuar në autoshkollë.
2. Për kundërvajtje, dënohet me gjobë në të holla prej treqind (300) deri nëntëqind (900) Euro
(€), instruktori i shoferëve i cili bënë aftësim të kandidatëve për shoferë në kundërshtim me
rregullat e këtij neni.
Neni 47
Orët nga pjesa praktike
1. Minimumi i orëve mësimore nga pjesa praktike e aftësimit të kandidatit për kategorinë B janë
së paku njëzet (20) orë, ndërsa për kategoritë e tjera së paku pesëmbëdhjetë (15) orë.
2. Ministria me vendim cakton çmimin minimal për një orë mësimore nga pjesa praktike.
3. Për kundërvajtje, dënohet me gjobë në të holla prej treqind (300) deri pesëqind (500) €,
personi përgjegjës në autoshkollë i cili vepron në kundërshtim me rregullat e këtij neni.
Neni 48
Të drejtat dhe obligimet e instruktorit të shoferëve
1. Instruktori i shoferëve brenda ditës ka të drejtë të punojë më së shumti tetë (8) orë nga
pjesa praktike duke llogaritur edhe orët praktike të kandidatëve për kategoritë e ndryshme.
2. Instruktori i shoferëve gjatë orës praktike obligohet që:
2.1. me kohë dhe në mënyrë të rregullt të plotësojë urdhëresën e punës;
2.2. me kohë dhe në mënyrë të rregullt të plotësojë kartelën e kandidatit;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË
22
Ligji Nr. 05/L - 064 PËR PATENTË SHOFERi
2.3. të ketë planprogramin e aftësimit të kandidatëve;
2.4. të ketë patentë shoferin;
2.5. të ketë certifikatë shëndetësore të vlefshme;
2.6. të ketë licencë për instruktor të shoferëve.
3. Instruktori i shoferëve i cili është duke e bërë aftësimin e kandidatit për shofer nga pjesa
praktike, me kërkesë të personit zyrtar të Ministrisë (Inspektorëve) është i obliguar të ndalet dhe
të ofrojë dokumentacionin e kërkuar.
4. Personi zyrtar i Ministrisë nga paragrafi 3. i këtij neni, me rastin e ndaljes së automjetit të
autoshkollës duhet të sinjalizojë për ndalje me shenjën “STOP INSPEKTORI”.
5. Për kundërvajtje dënohet instruktori i shofereve me gjobë prej njëqind (100) deri në treqind
(300) Euro (€), nëse gjatë aftësimit të kandidatëve për shofer nga pjesa praktike, nuk ndalet dhe
nuk u ofron kushte për inspektim personave zyrtar (inspektorëve) të Ministrisë sipas paragrafit
3. të këtij neni.
6. Për kundërvajtje, dënohet me gjobë prej njëqind (100) deri treqind (300) Euro (€),instruktori
i shofereve që vepron në kundërshtim me rregullat e paragrafit 1. të këtij neni.
7. Për kundërvajtje, dënohet me gjobë prej pesëdhjetë (50) deri njëqind (100) Euro
(€),instruktori i shofereve që e bënë aftësimin e kandidatëve për shoferë në kundërshtim me
paragrafin 2. të këtij neni.
Neni 49
Automjeti për aftësimin e kandidatit nga pjesa praktike
1. Aftësimi nga pjesa praktike realizohet me automjet për secilën kategori veçmas.
2. Automjeti nga paragrafi 1. i këtij neni, përveç kushteve nga neni 63. të këtij ligji, duhet t’i
plotësojë kushtet në vijim:
2.1. duhet të jetë i regjistruar, me kontrollim periodik gjashtëmujor (6), me komanda
shtesë të atestuara;
2.2. të jetë i shënjezuar për secilën kategori me shkronjën “L”;
2.3. t’i plotësojë kushtet teknike për pjesëmarrje të sigurt në trafik;
2.4. t’i plotësojë kushtet higjienike.
3. Ministria me akt nënligjor përcakton mënyrën e shënjezimit të automjetit me të cilin bëhet
aftësimi i kandidatëve për shoferë në pjesën praktike për secilën kategori dhe kushtet shtesë
për automjetet.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË
23
Ligji Nr. 05/L - 064 PËR PATENTË SHOFERi
4. Për kundërvajtje, dënohet me gjobë prej treqind (300) deri pesëqind (500) Euro (€), personi
përgjegjës në autoshkollë që vepron në kundërshtim me rregullat e nën-paragrafit 2.1, 2.3., të
paragrafit 2. të këtij neni.
5. Për kundërvajtje dënohet me gjobë prej njëqind (100) deri treqind (300) Euro (€),instruktori i
shofereve që vepron në kundërshtim me rregullat e nën-paragrafit 2.1., 2.3. të paragrafit 2 këtij
neni.
6. Për kundërvajtje, dënohet me gjobë prej pesëdhjetë (50) Euro (€),instruktori i shofereve që
vepron në kundërshtim me rregullat të nën-paragrafit 2.2. dhe 2.4 të paragrafit 2. të këtij neni.
Neni 50
Personat në automjet gjatë orës praktike
1. Gjatë aftësimit nga pjesa praktike, në automjetin e autoshkollës merr pjesë vetëm instruktori
i shoferëve dhe kandidati i cili aftësohet për kategorinë përkatëse.
2. Për kundërvajtje, dënohet me gjobë prej njëqind (100) deri treqind (300) Euro (€),instruktori i
shofereve i cili vepron në kundërshtim me rregullat të këtij neni.
Neni 51
Dokumentacioni i kandidatit nga pjesa praktike
1. Instruktori i shoferëve ka për detyrë të verifikojë që kandidati për shoferë para fillimit të orës
praktike i ka dokumentet si vijon:
1.1. kartelën e kandidatit;
1.2. certifikatën mjekësore të vlefshme.
2. Dokumentacioni nga paragrafi 1. i këtij neni duhet të jetë në gjendje të rregullt dhe është i
detyruar t’i tregojë me kërkesën e personit të autorizuar.
3. Për kundërvajtje, dënohet me gjobë prej njëqind (100) deri treqind (300) Euro (€),instruktori
i shofereve i cili vepron në kundërshtim me rregullat e këtij neni.
Neni 52
Gjendja psikofizike e kandidatit për shofer
1. Instruktori i shoferëve nuk duhet lejuar kandidatin për shofer që të mbajë orën praktike nëse
vëren tek kandidati lëndime, shenja të lodhjes, sëmundjes, stresit, është nën ndikimin e alkoolit,
barnave psiko-aktive e të ngjashme.
2. Për kundërvajtje, dënohet me gjobë prej treqind (300) deri pesëqind (500) Euro €, instruktori i
shofereve i cili bënë aftësimin e kandidatëve për shoferë që vepron në kundërshtim me rregullat
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË
24
Ligji Nr. 05/L - 064 PËR PATENTË SHOFERi
të këtij neni.
Neni 53
Ndalimi i përdorimit të pajisjeve që janë pengesë gjatë aftësimit praktik
1. Gjatë aftësimit praktik, kandidatit për shofer nuk i lejohet përdorimi i pajisjeve të cilat e
zvogëlojnë mundësinë e reagimit dhe ndikojnë negativisht në drejtim të automjetit.
2. Kandidati për shofer gjatë kohës së drejtimit të automjetit duhet t’i shfrytëzojë mjetet ndihmëse
të cilat janë të regjistruara në certifikatën mjekësore.
3. Ministria me akt nënligjor përcakton se cilat janë pajisjet që konsiderohen të ndaluara dhe
nuk mund të përdoren gjatë aftësimit praktik të kandidatit për shofer.
4. Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej njëqind (100) deri në treqind (300) Euro (€), instruktori
i shoferëve i cili vepron në kundërshtim me rregullat e këtij neni.
Neni 54
E drejta e kandidatit për shofer për ta drejtuar automjetin
1. Kandidati i cili aftësohet nga pjesa praktike për dhënien e provimit për shofer ka të drejtë ta
drejtojë automjetin e autoshkollës para se ta ketë dhënë provimin për shofer të asaj kategorie
në rrugë për të cilën e përgatitë provimin nën mbikëqyrjen dhe në përgjegjësinë e instruktorit
të shoferëve.
2. Instruktori i shoferëve është përgjegjës për çdo kundërvajtje ose aksident të cilin e shkakton
kandidati për shofer.
Neni 55
Aftësimi i kandidatëve nga ndihma e parë
1. Aftësimin e kandidatëve nga “Ndihma e parë” që ka të bëjë me dhënien e ndihmës së parë
personave të lënduar në aksident e realizon subjekti i autorizuar nga Ministria përkatëse për
transport në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë.
2. Subjekti i autorizuar nga paragrafi 1. të këtij neni duhet t’i aftësojë kandidatët sipas
planprogramit për aftësimin e kandidatëve nga “Ndihma e parë”.
3. Për kundërvajtje, dënohet me gjobë prej treqind (300) deri nëntëqind (900) Euro (€), personi
përgjegjës që vepron në kundërshtim me rregullat e këtij neni.
Neni 56
Lëshimi i vërtetimit për përfundimin e aftësimit të kandidatit
Kandidati i cili ka përfunduar aftësimin më sukses i lëshohet vërtetimi me mendimin e ligjëruesit
profesional dhe të instruktorit të shoferëve, të vërtetuar nga personi përgjegjës në autoshkollë.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË
25
Ligji Nr. 05/L - 064 PËR PATENTË SHOFERi
KAPITULLI VI
PROVIMI PËR PATENTË SHOFERI
Neni 57
Programi i provimit për patentë shoferi
1. Programi i provimit për patentë shoferi (në tekstin e mëtejmë provim për shofer) përmban
kërkesat minimale dhe kriteret për vlerësimin e kandidatit për shofer nga pjesa teorike dhe
pjesa praktike e provimit.
2. Ministria me akt nënligjor përcakton programin për dhënien e provimit për shofer nga pjesa
teorike dhe praktike.
3. Ministria me akt nënligjor përcakton programin për dhënien e provimit për shofer nga lënda
“Ndihma e parë“ në bashkëpunim me ministrinë e Shëndetësisë.
Neni 58
Organizimi i provimit për shoferë
1. Ministria bënë organizimin, mbajtjen dhe mbikëqyrjen e provimit për shoferë nga pjesa
teorike dhe praktike.
2. Ministria me akt nënligjor përcakton mënyrën e organizimit dhe procedurat e mbajtjes së
provimit për shofer nga paragrafi 1. i këtij neni.
Neni 59
Provimi nga ndihma e parë
Provimin nga “Ndihma e parë“ realizohet nga subjekti i autorizuar nga Ministria përkatëse për
Transport në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë.
Neni 60
Provimi për shoferë nga pjesa teorike
1. Pjesa teorike e provimit për patentë shoferi mbahet me shkrim apo në mënyrë elektronike.
2. Ministria nxjerr akt nënligjor me të cilin e përcakton përmbajtjen dhe formën e testeve.
Neni 61
Kërkesat minimale për provim për shofer
1. Kërkesat minimale për provim duhet t’ia mundësoj kandidatit për shofer që të posedojë
njohuri dhe shkathtësi dhe të tregojë sjellje të nevojshme për drejtuar automjetin në mënyrë të
pavarur dhe të sigurt.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË
26
Ligji Nr. 05/L - 064 PËR PATENTË SHOFERi
Neni 62
Përmbajtja e provimit për patentë shoferi nga pjesa teorike
1. Përmbajtja e provimit për patentë shoferi nga pjesa teorike është si vijon:
1.1. Përmbajtja e provimit për të gjitha kategoritë përfshin së paku:
1.1.1. rregullat e trafikut;
1.1.2. shoferin:
1.1.3. rrugën;
1.1.4. pjesëmarrësit e tjerë në trafik:
1.1.5. rregullat e përgjithshme dhe rregulloret;
1.1.6; rregullat e veçanta dhe kujdesin gjatë daljes nga automjeti;
1.1.7. aspektin mekanik që ka të bëjë me sigurinë rrugore;
1.1.8. pajisjet e sigurisë së automjetit, përdorimin e veçantë të rripave të
sigurisë, të mbështetëseve për kokë dhe të pajisjeve të sigurisë për fëmijë;
1.2. Rregullat e veçanta për kategoritë A1, A2 dhe A përfshijnë së paku;
1.2.1. verifikimin e njohurive të përgjithshme;
1.2.2. shfrytëzimin e pajisjeve mbrojtëse;
1.2.3. të vërejturit e motoçiklistëve nga pjesëmarrësit e tjerë në trafik;
1.2.4. faktorët e rrezikut në pjesën e rrugës me mbulesa (kapakët e kanaleve
etj);
1.2.5. motoçikletat në funksion të sigurisë rrugore;
1.3. Rregullat e veçanta për kategoritë C, CE, C1, C1E, D, DE, D1 dhe D1E përfshijnë
së paku:
1.3.1. rregullat për kohëzgjatje të drejtimit të automjetit;
1.3.2. rregullat për transport të udhëtarëve dhe mallit;
1.3.3. dokumentacionin e nevojshëm për transport të brendshëm dhe
ndërkombëtar;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË
27
Ligji Nr. 05/L - 064 PËR PATENTË SHOFERi
1.3.4. rregullat për masën, dimensionet, rregullat për pajisjet për kufizim të
shpejtësisë;
1.3.5. sjelljen në rast aksidenti;
1.3.6. kufizimin e dukshmërisë për shkak të konstruksionit të automjetit;
1.3.7. planifikimin e itinerarit, shfrytëzimin e pajisjeve elektronike për udhëheqje
(GPS);
1.3.8. përgjegjësitë e shoferit për transport të udhëtarëve;
1.3.9. njohuritë për automjetet;
1.3.10. përgjegjësitë e shoferit për pranimin, transportimin dhe dorëzimin e
ngarkesës sipas kushteve të marrëveshjes (vetëm për kategoritë CE dhe DE).
2. Ministria me akt nënligjor i përcakton kushtet minimale për provim për patentë shoferi nga
pjesa teorike.
Neni 63
Kriteret minimale për provim të shoferit nga pjesa praktike (drejtimi)
1. Testimi i drejtimit behet me automjetin ose me bashkësinë e mjeteve për secilën kategori
veçmas.
2. Automjeti i cili shfrytëzohet për provim të shoferit në pjesën praktike duhet t’i plotësojë kushtet
dhe kriteret e poshtëshënuara:
2.1. Kategoria A:
2.1.1. Motoçikletë e kategorisë A me dy rrota pa rimorkio anësore me masë pa ngarkesë
mbi 180 kg me fuqi prej së paku 50kw. Nëse motoçikleta lëviz me motor me djegie të
brendshme duhet të ketë vëllim punues prej së paku 600 cm3. Nëse motoçikleta lëviz
me motor elektrik raporti i fuqisë me masën është së paku 0.25 kw/kg;
2.2. Nënkategoria A1:
2.2.1. Motoçikletë e kategorisë A1 me dy(2) rrota pa rimorkio anësore me fuqi
prej 11 kw dhe raporti i fuqisë me masën nuk i kalon 0.1 kw/kg, motoçikleta
duhet të zhvillojë shpejtësi prej së paku 90 km/h. Nëse motoçikleta lëviz me
motor elektrik, vëllimi punues duhet të jetë së paku 120 cm3;
2.3. Nënkategoria A2:
2.3.1. Motoçikletë pa rimorkio anësore me fuqi prej së paku 20 kw – 35 kw.
Nëse motoçikleta lëviz me motor me djegie të brendshme, duhet të ketë vëllim
punues prej së paku 400 cm3. Nëse motoçikleta lëviz me motor elektrik, raporti
i fuqisë me masën është së paku 0.2 kw/kg;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË
28
Ligji Nr. 05/L - 064 PËR PATENTË SHOFERi
2.4. Kategoria B:
2.4.1. Automjet i kategorisë B me katër(4) rrota që zhvillon shpejtësi së paku
100 km/h;
2.5. Nënkategoria B1:
2.5.1. Katërçikletë që mund të zhvillojë shpejtësi deri në 60 km/h;
2.6. Kategoria B+E:
2.6.1. Bashkësi e mjeteve e përbërë nga automjeti tërheqës i kategorisë B
dhe rimorkios me masën më të madhe të lejuar së paku 1000 kilogramë, e
cila mund të zhvillojë shpejtësi prej së paku 100 km/h. Pjesa e ngarkesës së
rimorkios duhet të jetë e mbyllur dhe e lartë sa automjeti tërheqës. Pjesa e
ngarkesës së mbyllur mund të jetë pak më e ngushtë se automjeti tërheqës.
Shikimi i shoferit prapa bëhet duke i shfrytëzuar pasqyrat të cilat shërbejnë për
verifikim të kushteve të trafikut. Rimorkioja me të cilën mbahet provimi duhet
të jetë përkatëse, ashtu që masa e përgjithshme e saj të jetë së paku 800 kg;
2.7. Kategoria C:
2.7.1. Automjet i kategorisë C me masën më të madhe të lejuar së paku 12000
kg, me gjatësi së paku tetë (8) metra, me gjerësi së paku 2,40 metra, i cili
mund të zhvillojë shpejtësi së paku 80 km/h. Automjeti duhet të jetë i pajisur
me frena kundër bllokimit të rrotave (ABS), me ndërrues tek i cili ndërrimi i
shpejtësisë bëhet me dorë (manual) dhe me pajisje regjistruese (tahograf) siç
është e definuar në Rregulloren (EEC) Nr. 3821/85. Pjesa e ngarkesës duhet të
jetë së paku e gjerë dhe e lartë aq sa kabina, si dhe e mbyllur. Automjeti duhet
të jetë i ngarkuar ashtu që masa e përgjithshme të jetë së paku 10000 kg;
2.8. Kategoria C+E:
2.8.1. Rimorkiator (nyjor), ose bashkësi e mjeteve e përbërë nga automjeti
tërheqës i kategorisë C dhe rimorkios me gjatësi së paku 7.5 metra ose me
rimorkiator. Kjo bashkësi e mjeteve, masën më të madhe të lejuar duhet ta ketë
së paku 20.000 kg, gjatësinë e tërësishme së paku katërmbëdhjetë (14) metra
kurse gjerësinë së paku 2,40 metra dhe mund të zhvillojë shpejtësi së paku
80 km/h. Automjeti duhet të jetë i pajisur me frena kundër bllokimit të rrotave
(ABS), me ndërrues tek i cili ndërrimi i shpejtësisë bëhet me dorë (manual)
dhe me pajisje regjistruese (tahograf) siç është definuar në Rregulloren (EEC)
Nr. 3821/85. Pjesa e ngarkesës duhet të jetë së paku e gjerë dhe e lartë sa
kabina dhe e mbyllur. Rimorkioja duhet të jetë përkatëse ashtu që masa e
përgjithshme të jetë së paku 15.000 kg;
2.9. Nënkategoria C1:
2.9.1. Automjeti i nënkategorisë C1 me masën më të madhe të lejuar prej së
paku 4.000 kg, me gjatësi prej së paku pesë (5) metrash, i cili mund të zhvillojë
shpejtësi së paku 80 km/h. Automjeti duhet të jetë i pajisur me frena kundër
bllokimit të rrotave (ABS) dhe me pajisje regjistruese (tahograf) siç është e
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË
29
Ligji Nr. 05/L - 064 PËR PATENTË SHOFERi
definuar në Rregulloren (EEC) Nr. 3821/85. Pjesa e ngarkesës duhet të jetë së
paku e gjërë dhe e lartë sa kabina, si dhe e mbyllur;
2.10. Nënkategoria C1+E:
2.10.1. Bashkësi e mjeteve e përbërë nga automjeti tërheqës i nënkategorisë
C1 dhe nga rimorkioja me masën më të madhe të lejuar së paku 1250 kilogram
dhe që mund të zhvillojë shpejtësi së paku 80 km/h. Pjesa e ngarkesës së
rimorkios duhet të jetë së paku e gjerë dhe e lartë sa kabina e automjetit
tërheqës, si dhe e mbyllur. Pjesa e ngarkesës së mbyllur mund të jetë pak më e
ngushtë se automjeti tërheqës. Shikimi i shoferit prapa bëhet duke i shfrytëzuar
pasqyrat të cilat shërbejnë për verifikim të kushteve të trafikut. Rimorkioja me
të cilën mbahet provimi duhet të jetë përkatëse, ashtu që masa e përgjithshme
e saj të jetë së paku 800 kg;
2.11. Kategoria D:
2.11.1. Automjet i kategorisë D me gjatësi së paku dhjetë (10) metra dhe me
gjerësi së paku 2,40 metra, i cili mund të zhvillojë shpejtësi së paku 80 km/h, i
pajisur me frena kundër bllokimit të rrotave (ABS) dhe me pajisje regjistruese
(tahograf), siç është definuar në Rregulloren (EEC) Nr. 3821/85. Automjeti
duhet t’i ketë së paku njëzet e pesë (25) ulëse;
2.12. Kategoria D+E:
2.12.1. Bashkësi e mjeteve e përbërë nga automjeti tërheqës i kategorisë D
dhe nga rimorkioja me masën më të madhe të lejuar së paku 1250 kilogram,
me gjerësi së paku 2,40 metra, e cila mund të zhvillojë shpejtësi së paku 80
km/h. Pjesa e ngarkesës së rimorkios duhet të jetë së paku dy (2) metra e
gjerë, dy (2) metra e lartë dhe e mbyllur. Rimorkioja duhet të jetë përkatëse,
ashtu që masa e përgjithshme e saj të jetë së paku 800 kg;
2.13. Nënkategoria D1:
2.13.1. Automjet i nënkategorisë D1, me masën më të madhe të lejuar së paku
4000 kg, me gjatësi së paku pesë(5) metra, i cili mund të zhvillojë shpejtësi së
paku 80 km/h dhe i cili është i pajisur me frena kundër bllokimit të rrotave dhe
me pajisje regjistruese (tahograf) siç është e definuar në Rregulloren (EEC) Nr.
3821/85;
2.14. Nënkategoria D1+E:
2.14.1. Bashkësi e mjeteve e përbërë nga automjeti tërheqës i nënkategorisë
D1 dhe nga rimorkioja me masën më të madhe të lejuar së paku 1250 kilogram, i
cili mund të zhvillojë shpejtësi së paku 80 km/h. Pjesa e ngarkesës së rimorkios
duhet të jetë së paku dy(2) metra e gjerë, dy(2) metra e lartë dhe e mbyllur.
Rimorkioja duhet jetë përkatëse, ashtu që masa e përgjithshme të jetë së paku
800 kg;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË
30
Ligji Nr. 05/L - 064 PËR PATENTË SHOFERi
2.15. Kategoria T:
2.15.1. Mjet bashkangjitës i përbërë nga traktori dhe rimorkioja ose
gjysmërimorkioja. Rimorkioja ose gjysmërimorkioja duhet të jetë përkatëse me
më së paku 1/3 e bartjes së saj.
3. Vlerësimi i shkathtësive dhe i sjelljes për kategoritë A1, A2 dhe A përfshin së paku:
3.1. përgatitjen dhe kontrollin teknik të automjetit nga aspekti i sigurisë rrugore;
3.2. vlerësimin e veprimeve të veçanta që janë të rëndësishme për sigurinë rrugore;
3.3. sjelljen në trafik.
4. Vlerësimi i shkathtësive dhe i sjelljes për kategoritë B1, B dhe BE; përfshin së paku:
4.1. përgatitjen dhe kontrollin teknik të automjetit nga aspekti i sigurisë rrugore;
4.2. vlerësimin e veprimeve të veçanta për kategorinë B1 dhe B që janë të rëndësishme
për sigurinë rrugore: lëvizjen para - prapa, kthimin gjysmërrethor; parkimin dhe daljen
nga parkimi;
4.3. vlerësimin e së paku dy (2) veprimeve nga nën-paragrafi 4.2. i këtij paragrafi, (njëri
nga veprimet duhet të jetë drejtimi prapa);
4.4. vlerësimin e shkathtësive dhe të sjelljes për kategoritë BE; përfshin së paku dy(2)
veprime: kyçjen e rimorkios në automjet dhe shkyçjen nga automjeti; veprimet duhet ta
përfshijnë edhe automjetin i cili është i parkuar pranë rimorkios (jo në vijë);
4.5. sjelljen në trafik.
5. Vlerësimi i shkathtësive dhe i sjelljes për kategoritë C, CE, C1,C1E, D, DE, D1 dhe D1E;
përfshin së paku:
5.1. përgatitjen dhe kontrollin teknik të automjetit nga aspekti i sigurisë rrugore;
5.2. vlerësimin e shkathtësive dhe të sjelljes për kategoritë C, CE, C1,C1E, D, DE, D1
dhe D1E; përfshin së paku dy (2) veprime (kyçjen e rimorkios në automjet dhe shkyçjen
nga automjeti); veprimet duhet ta përfshijnë edhe automjetin i cili është i parkuar pranë
rimorkios (jo në vijë) vetëm për kategoritë: CE, C1E, DE, dhe D1E;
5.3. aftësinë për të ndërmarrë veprime të veçanta: kontrollimin e karroserisë, daljen në
raste emergjente, pajisjen për ndihmë të parë, aparatin për fikje të zjarrit dhe pajisje të
tjera të sigurisë (vetëm për kategoritë: D, DE, D1, D1E);
5.4. parkimin e sigurt për arsye të ngarkimit /shkarkimit në platformë ose në strukturë të
njëjtë, mund të jetë e improvizuar (vetëm për kategoritë: C, CE, C1, C1E);
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË
31
Ligji Nr. 05/L - 064 PËR PATENTË SHOFERi
5.5. parkimin ashtu që udhëtarëve t’iu mundësohet hyrja dhe dalja nga autobusi në
mënyrë të sigurt (vetëm për kategoritë: D, DE, D1, D1E);
5.6. Sjelljen në trafik:
5.6.1. drejtimi i sigurt dhe me efektshmëri energjetike;
5.6.2. drejtimi në mënyrë të sigurt dhe që i zvogëlon shpenzimet e karburantit
dhe emetimin e gazrave gjatë nxitimit, ngadalësimi, drejtimi tatëpjetë dhe
përpjetë; kjo aplikohet të automjetet me ndërrues manual;
5.6.3. drejtimi i sigurt dhe ekonomik, si dhe me efektshmëri energjetike,
duke e pasur parasysh numrin e rrotullimeve për minutë të motorit, ndërrimi i
shpejtësisë, frenim dhe nxitimi (vetëm për kategoritë B, BE, C, CE, C1, C1E,
D, DE, D1, D1E);
6. Veprimet e veçanta të parapara sipas këtij neni kryhen në hapësira të veçanta në poligon.
7. Ministria me akt nënligjor përcakton në mënyrë më të detajuar “Kriteret minimale për provimin
e shoferit nga pjesa praktike, veprimet e veçanta në poligon si dhe çështjet tjera lidhur me to”.
Neni 64
Vlerësimi i provimit praktik
1. Në pjesën praktike vlerësohet aftësia dhe shkathtësia e kandidatit për shofer që ta drejtojë
automjetin në mënyrë të pavarur dhe të sigurt. Gjatë gjithë kohës së provimit pyetësi duhet të
ndihet i sigurt. Gabimet gjatë drejtimit ose sjellja e rrezikshme e cila drejtpërsëdrejti rrezikon
sigurinë rrugore, bashkudhëtarët, apo pjesëmarrësit tjerë në trafik, rezultojnë me dështim të
kandidatit në provim.
2. Gjatë vlerësimit pyetësi i autorizuar duhet t’iu kushtojë kujdes të veçantë fakteve se a është duke
e drejtuar kandidati automjetin në mënyrë të sigurt dhe defansive. Vlerësimi duhet ta reflektojë stilin
e përgjithshëm të drejtimit, ndërsa pyetësi duhet të ketë në konsideratë gjithë përfshirjen e profilit të
kandidatit. Kriteret përfshijnë drejtimin e sigurt dhe të përshtatshëm në varësi të kushteve të rrugës,
të kushteve klimatike, etj., si dhe në raport me pjesëmarrësit e tjerë në trafik (posaçërisht ndaj
personave të verbër, fëmijëve, personave me aftësi të kufizuar, të moshuar etj).
3. Pyetësit të autorizuar i pezullohet licenca nëse vlerësim i kandidatit bëhet në kundërshtim me
rregullat e të këtij neni dhe me aktet nënligjore që nxirren në bazë të këtij ligji.
4. Ministria me akt nënligjor e përcakton procedurën e vlerësimit (klasifikimin e gabimeve: të
vogla, serioze dhe të rrezikshme), si dhe çështje të tjera që duhet t’iu përmbahet pyetësi i
autorizuar gjatë vlerësimit në testimin praktik.
Neni 65
Kohëzgjatja e provimit praktik
1. Kohëzgjatja e provimit dhe distanca e kaluar duhet të jenë të mjaftueshme për vlerësim të
provimit praktik. Drejtimi nuk mund të jetë në kohëzgjatja më pak se njëzet e pesë (25) minuta
për kategoritë: A, A1, B, B1 dhe BE, përkatësisht dyzet e pesë (45) minuta për kategoritë e
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË
32
Ligji Nr. 05/L - 064 PËR PATENTË SHOFERi
tjera. Kjo kohë nuk përfshinë kohën e pranimit të kandidatit në provim, përgatitjen e automjetit,
kontrollin teknik të automjeteve nga aspekti i sigurisë rrugore, veprimet e veçanta në poligon
dhe komunikimin e rezultatit të provimit.
2. Me përjashtim të paragrafit 1. të këtij neni, kohëzgjatja e provimit praktik mund të përfundojë
para afatit të paraparë, nëse kandidati dështon të dëshmojë aftësitë e tij në drejtim.
3. Pyetësit të drejtimit i pezullohet licenca që vepron në kundërshtim me rregullat e këtij neni
dhe akteve nënligjore që nxirren në bazë të këtij ligji.
Neni 66
Vendi i mbajtjes së provimit nga pjesa praktike
1. Pjesa e provimit për vlerësim të veprimeve të veçanta duhet të mbahet në poligonin testues.
Pjesa e provimit në të cilën vlerësohet shkathtësia dhe sjellja në trafik mbahet nëse është e
mundshme, në rrugë jashtë vendbanimit, në rrugë të shpejta dhe autostrada (ose në rrugë
të ngjashme), si dhe në të gjitha llojet e rrugëve urbane (zonat e qeta, në zona ku kufizimi
i shpejtësisë maksimale është 30 km/h dhe 50 km/h, në rrugët e shpejta urbane), të cilat
paraqiten lloje e vështirësive me të cilat zakonisht shoferët ballafaqohen. Është e preferueshme
që provimi të mbahet në kushte të ndryshme të dendësisë së trafikut. Koha e kaluar në rrugë
duhet të shfrytëzohet në mënyrë optimale ashtu që kandidati të vlerësohet në të gjitha zonat e
ndryshme të trafikut në të cilat mund të hasë, duke u fokusuar në kalimin nga një zonë në një
zonën tjetër.
2. Pyetësit të drejtimit i pezullohet licenca që vepron në kundërshtim me rregullat e këtij nenit
dhe akteve nënligjore që nxirren në bazë të këtij ligji.
Neni 67
Njohuritë, shkathtësitë dhe sjellja gjatë drejtimit të automjetit
1. Shoferi i automjetit duhet që në çdo kohë të ketë njohuri, shkathtësi dhe duhet të sillet sipas
nën-paragrafëve nga 1.1. deri 1.6 të këtij paragrafi, me qëllim që të jetë i aftë si vijon:
1.1. t’i vërejë rreziqet në trafik dhe ta vlerësojë seriozitetin e tyre;
1.2. të udhëheqë (të drejtojë), ta ketë nën kontroll automjetin e vet, të mos krijojë situatë
të rrezikshme dhe të veprojë drejt në rast se paraqitet situatë e tillë;
1.3. veprojë sipas rregullave të trafikut, në mënyrë që të parandalohen aksidentet e
trafikut dhe të mundësohet rrjedha normale e trafikut;
1.4. zbulojë çfarëdo defekti teknik në automjet, posaçërisht ato të cilat e rrezikojnë
sigurinë rrugore dhe në mënyrë adekuate t’i mënjanojë;
1.5. llogaritë në të gjithë faktorët që ndikojnë negativisht në drejtim (p.sh. alkooli, lodhja,
shikimi i dobët etj.);
1.6. kontribuojë në sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në trafik e posaçërisht ndaj
personave me aftësi të kufizuara, fëmijëve, të verbërve, të moshuarve, nën ndikim të
alkoolit, duke treguar kujdes të shtuar.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË
33
Ligji Nr. 05/L - 064 PËR PATENTË SHOFERi
Neni 68
Automjeti për testim praktik
1. Automjeti për testim praktik duhet t’i plotësojë kushtet e parapara në nenet 49 dhe 63 të këtij
ligji.
2. Automjeti gjatë provimit praktik nuk duhet të jetë i shënjëzuar me shenjën “L”.
3. Në rast kundërvajtjeje ose aksidenti të automjetit për testim praktik, nëse konstatohet që
fajtor është drejtuesi i këtij automjeti, personi i cili është i ulur në ulësen e parë pranë drejtuesit
është përgjegjës për aksidentin.
4. Për kundërvajtje, dënohet me gjobë në të holla prej treqind (300) deri nëntëqind (900) Euro
(€), pyetësi i cili vepron në kundërshtim me rregullat e këtij neni.
Neni 69
Testimi i drejtimit
1. Kandidati i nënshtrohet testimit të drejtimit të automjetit me ndërrues dore joautomatik.
2. Kandidati mund t’i nënshtrohet testimit të drejtimit të automjetit edhe me automjetin me
ndërrues automatik të transmisionit, por i njëjti ka të drejtë ta drejtojë vetëm këtë lloj automjeti
dhe kjo i evidencohet atij në patentë shoferi.
Neni 70
E drejta për t’iu nënshtruar provimit
Provimit për patentë shoferi mund t’i nënshtrohet vetëm kandidati i cili është aftësuar në
autoshkollën e licencuar dhe nëse i plotëson kushtet e parapara me këtë ligj për ta fituar të
drejtën që t’i nënshtrohet provimit për shofer për kategorinë përkatëse.
Neni 71
Orët plotësuese nga testimi praktik
1. Nëse kandidati dështon në testimin praktik, pyetësi duhet t’i evidencojë me shkrim gabimet
e tij dhe në bazë të kësaj evidence kandidati detyrohet të mbajë orë plotësuese.
2. Ministria më akt nënligjor e përcakton numrin e orëve plotësuese në bazë të natyrës dhe
rëndësisë së gabimeve të kandidatit që ka dështuar në testin praktik.
Neni 72
Pyetësit e drejtimit të Institucioneve të tjera
Me pëlqim të Ministrisë dhe të institucioneve të sigurisë, provimi për patentë shoferi dhe
për vlerësim të aftësive për pjesëtarë të institucioneve të sigurisë mund të organizohet në
institucionet e sigurisë nga pyetësit të cilët janë të licencuar nga Ministria.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË
34
Ligji Nr. 05/L - 064 PËR PATENTË SHOFERi
Neni 73
Paraqitja e provimit
Ministria përcakton me akt nënligjor kushtet dhe procedurat për paraqitje të provimit për shofer
dhe format e dokumenteve të nevojshme në lidhje me këtë.
Neni 74
Çmimi për provim
Ministria me vendim përcakton çmimin për paraqitje të provimit dhe për çështje të tjera për
patentë shoferë për secilën kategori veçmas.
Neni 75
Aplikimi për patentë shoferi
1. Kandidati i cili e jep provimin për shofer e fiton të drejtën të aplikojë në Ministrinë e Punëve të
Brendshme për tu pajisur me patentë shoferi, në pajtim me rregullat përkatëse ligjore.
2. Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Ministrinë përkatëse për Transport
përcakton kushtet dhe procedurat e aplikimit për pajisje me patentë shoferi.
Neni 76
Anulimi i patentës së shoferit
1. I anulohet provimi për patentë shoferi secilit person nëse nga organet kompetente konstatohet
se provimi është kryer:
1.1. në bazë të dokumentit të rrejshëm, falsifikimit apo paraqitjes së të dhënave të
pasakta në dokumentacionin për dhënien e provimit për shofer;
1.2. në qoftë se kandidati me rastin e dhënies së provimit për shofer është shërbyer
me mjete të palejuara;
1.3. nëse provimi është mbajtur në kundërshtim me këtë ligj.
2. Nëse konstatohet nga organet kompetente se veprimet sipas paragrafit 1. të këtij neni janë
kryer me ndihmë të personit zyrtar apo personit të autorizuar, këtij të fundit i anulohet licenca
e pyetësit.
KAPITULLI VII
KUSHTET PËR DREJTIM TË AUTOMJETIT
Neni 77
Standardet minimale të aftësive psikofizike të nevojshme për drejtim të automjetit
1. Kandidati për shofer për të gjitha kategoritë duhet ta kalojë ekzaminimin mjekësor.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË
35
Ligji Nr. 05/L - 064 PËR PATENTË SHOFERi
2. Përveç kriterit të përcaktuar me paragrafin 1. të këtij neni, shoferi i kategorive: C1, C, D1, D,
C1E, CE, D1E dhe DE duhet ta kalojë ekzaminimin shtesë mjekësor të gjakut, të urinës, dhe
kontrollin e zemrës.
3. Ekzaminimit nga paragrafi 2. i këtij nenit duhet t’i nënshtrohet edhe shoferi i kategorisë B i
cili profesion themelor e ka drejtimin e automjetit (taksi, automjeti nën përcjellje, me përparësi
kalimi, institucioneve publike, subjekteve private, etj.).
4. Ministria përkatëse për transport në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë përcaktojnë
standardet minimale të aftësive psiko-fizike të nevojshme për drejtimin e automjetit të cilat
duhet t’i plotësojë shoferi gjatë ekzaminimit mjekësor.
5. Për kundërvajtje, dënohet me gjobë prej pesëqind (500) deri njëmijë e pesëqind (1.500) Euro
(€) edhe organizata afariste ose subjekti publik në emër dhe brenda autorizimeve të së cilit
kanë vepruar personi i përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni.
Neni 78
Certifikata shëndetësore
1. Certifikata shëndetësore i lëshohet personit që i plotëson kushtet e parapara në nenin 77 të
këtij ligji dhe në aktet nënligjore.
2. Kufizimet eventuale gjatë ekzaminimit shëndetësor duhet të evidentohen në certifikatën
shëndetësore.
3. Për kundërvajtje, dënohet me gjobë në të holla prej pesëqind (500) deri njëmijë e pesëqind
(1.500) Euro (€), personi zyrtar përgjegjës në autoritetin kompetent, nëse lëshon certifikatën
shëndetësore në kundërshtim me rregullat e këtij neni.
Neni 79
Personat të cilët duhet t’i nënshtrohen ekzaminimit mjekësor
1. Personat të cilët duhet t’i nënshtrohen ekzaminimit mjekësor janë:
1.1. kandidatët për patentë shoferi;
1.2. shoferët të cilët aplikojnë për kthim të patentës së shoferit të tyre që iu është
revokuar për arsye shëndetësore;
1.3. shoferi i cili paraprakisht ka kufizime me rastin e lëshimit të patentës së shoferit;
1.4. shoferi i përfshirë në aksident të trafikut me fatalitet ose që e ka drejtuar automjetin
nën ndikim të alkoolit, të drogës ose të barnave, përbërja e të cilave ndikon negativisht
në aftësitë e shoferit;
1.5. kandidatët për instruktorë të shoferëve dhe për pyetës të drejtimit.
2. Për kundërvajtje, dënohet me gjobë në të holla prej treqind (300) deri nëntëqind (900) Euro
(€), personi i cili vepron në kundërshtim me rregullat e këtij neni.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË
36
Ligji Nr. 05/L - 064 PËR PATENTË SHOFERi
3. Për kundërvajtje, dënohet me gjobë në të holla prej pesëqind (500) deri njëmijë e pesëqind
(1.500) Euro (€), personi zyrtar përgjegjës në autoritetin kompetent, nëse lëshon certifikatën
shëndetësore në kundërshtim me rregullat e këtij neni.
Neni 80
Institucionet e autorizuara për ekzaminim mjekësor
1. Ekzaminimet mjekësore për personin nga neni 77 të këtij ligji kryhen nga institucionet e
autorizuara nga Ministria e Shëndetësisë.
2. Pas ekzaminimit mjekësor të personit nga paragrafi 1. të këtij nenit lëshohet certifikata
shëndetësore nga organi kompetent.
3. Certifikata nga paragrafi 2. të këtij nenit vlen pesë (5) vite.
4. Me përjashtim nga paragrafi 3. të këtij nenit certifikata për personin nga nën-paragrafi 1.1. i
paragrafit 1. të nenit 79 të këtij ligji vlen tri (3) vite.
5. Me përjashtim nga paragrafi 3. të këtij nenit certifikata për personin nga nën-paragrafi 1.2.
dhe 1.3. të paragrafit 1. të nenit 79 të këtij ligji vlen sipas vlefshmërisë së paraparë për atë
kategori për të cilën është revokuar patentë shoferi.
Neni 81
Bashkëpunimi ndërministror për ekzaminime mjekësore
1. Ministria përkatëse për Transport në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe
Ministrinë e Punëve të Brendshme, përkufizojnë me akt nënligjor si vijon:
1.1. kushtet dhe kriteret e mënyrës së ekzaminimit mjekësor për lëshimin e certifikatave
mjekësore;
1.2. lëshimin e certifikatave mjekësore;
1.3. marrjen e autorizimeve nga ana e institucioneve shëndetësore për kryerjen e
ekzaminimeve mjekësore të lartpërmendura;
1.4. fushën e ekzaminimeve mjekësore; rrjedhën e dokumenteve përkatëse dhe
mostrave të këtyre dokumenteve.
Neni 82
Mosha minimale e personit për t’iu nënshtruar provimit për patentë shoferi
1. Mosha minimale e lejuar e kandidatit për t’iu nënshtruar provimit për patentë shoferi është:
1.1. gjashtëmbëdhjetë (16) vjet, për kategoritë AM, M, A1, B1, L dhe T;
1.2. tetëmbëdhjetë (18) vjet, për kategoritë A2, B dhe BE;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË
37
Ligji Nr. 05/L - 064 PËR PATENTË SHOFERi
1.3. njëzet (20) vjet, për kategoritë A, nëse ka përvojë se paku dy (2) vjet në kategorinë A2.
Kushti dy (2) vjet nuk vlen nëse kandidati për shofer i ka së paku njëzet e katër (24) vjet;
1.4. njëzet e një (21) vjet, për automjete me tri rrota (triçikletë) më tepër se 15 kw;
1.5. tetëmbëdhjetë (18) vjet, për kategoritë C1 dhe C1E;
1.6. njëzet e një (21), vjet për kategoritë C dhe CE;
1.7. njëzet e një (21), vjet për kategoritë D1 dhe D1E;
1.8. njëzet e katër (24) vjet, për kategoritë D dhe DE.
2. Nuk vlen mosha e përcaktuar në nën-paragrafët 1.5; 1.6; 1.7; dhe 1.8 për shoferë profesionistë,
siç i parasheh neni 89 i këtij Ligji.
Neni 83
Kushtet bazë për patentë shoferi
1. Patentë shoferi i lëshohet personit i cili i plotëson kushtet e mëposhtme:
1.1. ka arritur moshën e caktuar për kategori të caktuar të automjeteve;
1.2. të jetë psiçikisht dhe fizikisht i aftë që të drejtojë automjetin;
1.3. që me vendimin e organit kompetent nuk e ka të ndaluar drejtimin e automjetit;
1.4. të ketë të dhënë provimin (testimin) teorik dhe praktik për shoferë të kategorisë
përkatëse;
1.5. me përjashtim nga nën-paragrafi 1.4. i këtij paragrafi për kategorinë, M, dhe L, i
cili e ka kaluar testin teorik;
1.6. me përjashtim nga pika 1.4. e këtij paragrafit për kategorinë A nëse ka patentë
shoferin e kategorisë A2 së paku dy (2) vite, përkatësisht kategorinë A2 nëse ka
patentë shoferin e kategorisë A1 së paku dy (2) vite dhe të ketë kaluar testin praktik
ose trajnimin e veçantë prej së paku shtatë (7) orë praktike. Përmbajtja e veçantë e
trajnimit përcaktohet nga Ministria;
1.7. me përjashtim nga nën-paragrafi 1.4. të këtij paragrafi për kategorinë BE, të kenë
përfunduar trajnimin e veçantë shtatë (7) orë minimum, ose e ka kaluar testin praktik
për drejtim të automjetit të kategorisë BE, me rimorkio me masë maksimale të lejuar <
3500 kg ≤ 4250 kg. Përmbajtja e veçantë e trajnimit përcaktohet nga Ministria.
Neni 84
Provimi për shofer për kategoritë e tjera
1. Personi mund t’i nënshtrohet provimit për kategorinë D nëse ka patentë shoferin e kategorisë B.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË
38
Ligji Nr. 05/L - 064 PËR PATENTË SHOFERi
2. Personi mund t’i nënshtrohet provimit për kategorinë C nëse ka patentë shoferin e kategorisë B.
3. Personi mund t’i nënshtrohet provimit për shofer për kategoritë: BE, C1E, CE, D1E dhe DE vetëm
nëse ka patentë shoferin për kategorinë përkatëse për automjetin tërheqës B, C1, C, D1 apo D.
4. Personi mund t’i nënshtrohet provimit për shofer për kategorinë A nëse ka patentë shoferin
e kategorisë A2 së paku dy(2) vite ose i ka mbushur njëzet e katër(24) vjet.
Neni 85
Fitimi i së drejtës për ta drejtuar automjetin
1. Shoferi i cili ka kategorinë B ka të drejtë t’i drejtojë automjetin e kategorisë B1, triçikletën që
përfshihet në kategorinë B, automjetin me tri (3) rrota me fuqi prej 15 kw, nëse shoferi ka të paktën
njëzet e një (21) vjet, si dhe automjetin e kategorisë A1 - triçikletën që përfshihet në kategorinë B.
2. Shoferi i cili ka patentë shoferin për kategoritë D ka të drejtë t’i drejtojë automjetet e kategorisë
D1, B dhe B1, nëse ka kategorinë C ka të drejtë t’i drejtojë automjetet C1, B dhe B1.
3. Shoferi i cili ka patentë shoferin për kategoritë B, C1, C, D1 dhe D ka të drejt t’i drejtojë këto
automjete edhe nëse iu është bashkangjitur rimorkio e lehtë.
4. Shoferi i cili ka patentë shoferin e kategorisë C1E, CE, D1E dhe DE, ka të drejtë t’i drejtojë
bashkësinë e mjeteve të kategorisë BE.
5. Shoferi i cili ka patentë shoferin për kategorinë D dhe CE, ka të drejtë të drejtojë bashkësinë
e mjeteve të kategorisë DE dhe D1E.
6. Shoferi i cili ka patentë shoferin e kategorisë CE ka te drejtë të drejtojë automjetet e kategorisë
C1E, përkatësisht nëse ka kategorinë DE, ka të drejtë të drejtojë automjetin e kategorisë D1E.
7. Shoferi i cili ka patentë shoferin e kategorisë A2 ka të drejtë të drejtojë automjetin e kategorisë A1.
8. Shoferi i cili ka patentë shoferin e kategorisë A ka të drejtë t’i drejtojë automjetet e kategorisë
A1 dhe A2.
9. Shoferi i cili ka cilëndo kategori ka të drejtë t’i drejtojë automjetet e kategorisë M, L dhe T.
Neni 86
Kategoritë e automjeteve
1. Në patentë shoferi shënohen kategoritë si në vijim: AM, A1, A2, A, B1, B, C1, C, D1, D, BE,
C1E, CE, D1E, DE, M, L dhe T:
1.1. Kategoria AM:
1.1.1. Mopedi - mjet me dy(2) apo tri(3) rrota nga neni 1 paragrafi 2. pika (a)
e Direktivës 2002/24/EC të Parlamentit Evropian dhe Këshillit i datës 18 mars
2002 në lidhje me miratimin e tipit të mjeteve motorike me dy(2) apo tri(3)
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË
39
Ligji Nr. 05/L - 064 PËR PATENTË SHOFERi
rrota dhe shfuqizimin e direktivës 92/61/EEC me konstruksionin e shpejtësisë
deri 45 km/h përveç atyre që konstruksioni i shpejtësisë është deri 25 km/h
dhe katërçikleta nga neni 1 paragrafi 3. pika (a) Direktivës 2002/24/EC të
Parlamentit Evropian dhe Këshillit i datës 18 mars 2002 në lidhje me miratimin
e tipit të mjeteve motorike me dy(2) apo tri(3) rrota dhe shfuqizimin e Direktivës
92/61/EEC;
1.2. Kategoria A1:
1.2.1. Motoçikleta me kapacitet që nuk e tejkalon 125 cm³, të fuqisë që nuk i
tejkalon 11kw dhe me fuqi/masë që nuk e tejkalon 0,1 kw/kg, triçikletë me fuqi
që nuk tejkalon 15 kw;
1.3. Kategoria A2:
1.3.1. Motoçikletat me fuqi që nuk tejkalojnë 35 kw dhe fuqi/masë që nuk e
tejkalon 0,2 kw/kg dhe jo më shumë se dyfishi i fuqisë së automjetit;
1.4. Kategoria A:
1.4.1. Motoçikleta me / ose pa rimorkio anësore (i përfshinë të gjitha llojet e
motoçikletave);
1.4.2. Automjetet me tri(3) rrota (triçikletë) me fuqi që i tejkalon 15 kw;
1.5. Kategoria B1:
1.5.1. Triçikletë dhe katërçikletë;
1.6. Kategoria B:
1.6.1. automjeti me masën më të madhe të lejuar deri në 3500 kg, dhe i
projektuar e i dizajnuar për transportim të jo me shumë se tetë (8) udhëtarësh,
përveç shoferit. Automjetit në këtë kategori mund t’i bashkëngjitet një rimorkio
e cila është me masën më të madhe të lejuar (maksimale të autorizuar) deri
në 750 kg;
1.6.2. pa i cenuar rregullat e aprovimit të homologimit, rregullat e automjetit në
fjalë, automjetit në këtë kategori mund t’i bashkëngjitet një rimorkio me masën
më të madhe të lejuar deri në 750 kg, me kusht që bashkësia e mjeteve nuk
e tejkalon masën 4250 kg. Në rast se bashkësia e mjeteve i tejkalon 3500 kg,
këtë bashkësi mund ta drejtojë vetëm shoferi i cili:
1.6.2.1. kryen trajnim të veçantë, ose
1.6.2.2. të ketë kaluar testin praktik (testin e shkathtësive dhe të
sjelljes);
1.6.3. përmbajtja e trajnimit të veçantë përcaktohet dhe specifikohet nga
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË
40
Ligji Nr. 05/L - 064 PËR PATENTË SHOFERi
Ministria, kurse e drejta për drejtim të kësaj bashkësie të mjeteve përcaktohet
përmes kodit të përcaktuar në patentë shoferi;
1.7. Kategoria B+E:
1.7.1. pa i cenuar rregullat e aprovimit të homologimit të mjeteve në fjalë,
bashkësia e mjeteve, e cila përbëhet nga automjeti tërheqës i kategorisë B
dhe rimorkioja apo gjysmërimorkioja me masën më të madhe të lejuar deri në
3500 kg;
1.8. Kategoria C1:
1.8.1. lloj i automjeteve, përveç atyre të kategorisë D1 ose D, masa e të cilave
është mbi 3500 kg deri në 7500 kg, të dizajnuara dhe të ndërtuara për të mos
i bartur më shumë se tetë (8) udhëtarë, përveç shoferit. Automjeteve të kësaj
kategorie mund t’i bashkëngjitet një rimorkio që nuk e tejkalon masën prej 750
kg;
1.9. Kategoria C1E:
1.9.1. pa i cenuar rregullat e aprovimit të homologimit të mjeteve në fjalë,
bashkësia e mjeteve përfshin automjetin tërheqës të kategorisë C1 me rimorkio
ose e gjysmërimorkio, masa më e madhe e lejuar mbi 750 kg, me kusht që
masa më e madhe e lejuar e bashkësisë së mjeteve të mos i tejkalojë 12 000
kg;
1.10. Kategoria C:
1.10.1. automjetet e tjera përveç atyre në kategorinë D1 ose D, masa
maksimale e të cilave është e lejuar mbi 3500 kg, të cilat janë të dizajnuara
dhe të ndërtuara për bartje të jo më shumë se tetë (8) udhëtarëve dhe shoferit,
automjetit të kësaj kategorie mund t’i bashkëngjitet rimorkioja me masën më të
madhe të lejuar deri në 750 kg.;
1.11. Kategoria CE:
1.11.1. pa i cenuar rregullat e aprovimit të homologimit, bashkësi e mjeteve që
përbehet nga automjeti tërheqës i kategorisë C, me rimorkio ose gjysmërimorkio
me masën më të madhe të lejuar mbi 750 kg;
1.12. Kategoria D1:
1.12.1. automjete të dizajnuara dhe të ndërtuara për bartje të jo më shumë së
gjashtëmbëdhjetë (16) udhëtarëve dhe të shoferit, ku gjatësia maksimale e
tyre nuk e tejkalon gjatësinë prej tetë (8) m; automjetit mund t’i bashkëngjitet
rimorkioja me masën më të madhe të lejuar deri në 750 kg;
1.13. Kategoria D1E:
1.13.1. pa i cenuar rregullat e aprovimit të homologimit, bashkësi e mjeteve e
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË
41
Ligji Nr. 05/L - 064 PËR PATENTË SHOFERi
cila përbëhet nga automjeti tërheqës që përfshihet në kategorinë D1 dhe nga
rimorkioja me masën më të madhe të lejuar mbi 750 kg;
1.14. Kategoria D:
1.14.1. automjetet e dizajnuara dhe të ndërtuara për bartje të më shumë së tetë
(8) udhëtarëve dhe shoferit; mund t’iu bashkëngjitet rimorkioja me masën më
të madhe të lejuar deri në 750 kg;
1.15. Kategoria DE:
1.15.1. pa i cenuar rregullat e aprovimit të homologimit, bashkësi e mjeteve që
e përfshin automjetin tërheqës të kategorisë D, dhe rimorkion me masën më të
madhe të lejuar mbi 750 kg si dhe automjetet nyjore të kësaj kategorie;
1.16. Kategoria T:
1.16.1. traktori me rimorkio;
1.17. Kategori M:
1.17.1. traktorët e vegjël;
1.18. Kategoria L:
1.18.1 mjetet dhe makinat e punës;
1.19. automjeti me ndërrues automatik.
Neni 87
Shoferët e rinj dhe fillestarë
1. Kandidati që merr patentën e shoferit për herë të parë për kategorinë B do të këtë afatin
provues prej dy (2) vitesh. Ky afat përfshihet në afatin e përgjithshëm të patentës së shoferit,
siç është e përcaktuar me nenin 92 të këtij ligji.
2. Për zbatimin e kësaj dispozite është organi kompetent sipas Ligjit në fuqi.
Neni 88
Shoferët e moshuar
1. Përjashtim nga rregullat e neni 92 të këtij ligjit, për të moshuarit mbi gjashtëdhjetë e pesë (65)
vjet, vazhdimi i patentë shoferit bëhet në çdo pesë(5) vite në bazë të certifikatës mjekësore.
2. Për kundërvajtje, dënohet me gjobë prej pesëqind (500) deri njëmijë e pesëqind (1.500) Euro
(€), personi zyrtar përgjegjës në autoritetin kompetent nëse lëshon, vazhdon patentë shoferin
në kundërshtim me rregullat këtij neni.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË
42
Ligji Nr. 05/L - 064 PËR PATENTË SHOFERi
Neni 89
Shoferët profesionistë
1. Shoferët që drejtojnë automjetet e transportit të mallrave me masë mbi 3.5t dhe të udhëtareve
më shumë se tetë (8) ulëse përveç ulëses së shoferit (shoferët profesionistë) mund ta marrin
certifikatën e kualifikimit profesional (më tutje në tekst CKP):
1.1. trajnimi profesional për shoferët nga paragrafi 1. të këtij nenit mund të jetë me
kohëzgjatje të shkurtë (intensiv-përshpejtuar) apo i gjatë.
2. CKP nga paragrafi 1. i këtij nenit vlen pesë (5) vite me mundësi të ripërtëritjes me të njëjtën
procedurë si me rastin e pajisjes për herë të parë.
3. Mosha minimale e personit i cili i nënshtrohet provimit për CKP sipas paragrafit 1. të këtij neni
është si vijon:
3.1. për automjetet e kategorisë C, CE, C1, C1E:
3.1.1. tetëmbëdhjetë (18) vjet për kategorinë C dhe CE pas përfundimit të
trajnimit të gjatë dhe të kategorisë së automjeteve C1 dhe C1E, pas përfundimit
të trajnimit profesional të përshpejtuar;
3.1.2. njëzet e një (21) vjet për kategorinë C dhe CE, pas përfundimit të trajnimit
të përshpejtuar;
3.2. për automjetet e kategorisë D, DE, D1, D1E:
3.2.1. njëzet e një (21) vjet për kategorinë D dhe DE, për shërbimet të cilat nuk
kalon rrugën pesëdhjetë (50) km dhe automjetin e kategorisë D1, D1E, pas
përfundimit të trajnimit profesional të përshpejtuar;
3.2.2. njëzet e një (21) vjet për kategorinë D dhe DE, pas përfundimit të një
trajnimi të gjatë;
3.2.3. njëzet e tre (23) vjet për kategorinë D dhe DE, pas përfundimit të trajnimit
profesional të përshpejtuar.
Neni 90
Trajnimi për shoferët profesionistë
1. Ministria ose subjekti i autorizuar nga Ministria bënë trajnimin profesional nga neni 89 të këtij
ligji.
2. Subjekti i autorizuar nga paragrafi 1. të këtij nenit duhet t’i plotësojë kushtet siç parashihen
në nenin 121. të këtij ligji.
3. Pas përfundimit të suksesshëm subjekti i autorizuar i lëshon shoferit certifikatën “CKP”.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË
43
Ligji Nr. 05/L - 064 PËR PATENTË SHOFERi
4. Shoferi i cili e ka kryer trajnimin për “CPK” i nënshtrohet provimit në Ministri.
5. Shoferi i cili e kalon me sukses provimin i lëshohet patentë shoferi i kategorive profesionale
nga Ministria e Punëve të Brendshme.
6. Ministria me akt nënligjor përcakton rregullat për mënyrën e organizimit të provimit për “CKP”.
KAPITULLI VIII
LËSHIMI, NDËRRIMI DHE VAZHDIMI I PATENTËS SË SHOFERIT
Neni 91
Lëshimi i patentë shoferit
Patentë shoferi do t’i lëshohet personit me kërkesën e tij në qoftë se i plotëson kushtet e
parapara në ligj.
Neni 92
Kohëzgjatja e vlefshmërisë së patentë shoferit
1. Ministria e Punëve të Brendshme është kompetente për lëshim të patentës së shoferit.
2. Patenta e shoferit për kategoritë C1, C, D1, D, C1E, CE, D1E dhe DE lëshohet me afat të
vlefshmërisë pesë (5) vjet, me mundësi vazhdimi, në përputhje me nenin 94 të këtij ligji.
3. Patenta e shoferit për kategoritë AM, A1, A2, A, B1, B dhe BE, lëshohet me afat vlefshmërie
prej dhjetë (10) vjetësh, me mundësi vazhdimi, në përputhje me nenin 94 të këtij ligji.
4. Patentë shoferi i kategorive M, L dhe T, lëshohet me afat vlefshmërie të përhershëm.
5. Personi mund të ketë vetëm një(1) patentë shoferi të vlefshëm.
6. Për kundërvajtje, dënohet me gjobë në të holla prej treqind e pesëdhjetë (350) deri njëmijë
e pesëqind (1.500) Euro (€), personi zyrtar përgjegjës në autoritetin kompetent nëse lëshon,
vazhdon patentë shoferin në kundërshtim me rregullat të këtij neni.
Neni 93
Vlefshmëria e kufizuar e patentë shoferit
1. Patentë shoferi mund të lëshohet me afat vlefshmërie më të shkurt sesa parashihet në nenin
92 të këtij ligji në bazë të konstatimit të dhënë në certifikatën mjekësore.
2. Për kundërvajtje, dënohet me gjobë në të holla prej pesëqind (500) deri njëmijë e pesëqind
(1.500) Euro (€), personi zyrtar përgjegjës në autoritetin kompetent nëse lëshon, vazhdon
patentë shoferin në kundërshtim me rregullat e këtij neni.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË
44
Ligji Nr. 05/L - 064 PËR PATENTË SHOFERi
Neni 94
Vazhdimi i patentë shoferit
1. Shoferi mund të aplikojë për vazhdim të patentës së shoferit gjashtë (6) muaj para skadimit
të vlefshmërisë së patentës së shoferit.
2. Për vazhdim të patentës së shoferit nevojitet certifikata mjekësore.
Neni 95
Kodet në patentën e shoferit
1. Në dokumentin e patentë shoferit shënohen të gjitha kategoritë e automjeteve dhe mjeteve
bashkëngjitëse.
2. Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me Ministrinë dhe Ministrinë e
Shëndetësisë, me akt nënligjor i përcakton informacionet shtesë/kufizimet në kod dhe çështje
tjera lidhur me to.
Neni 96
Patenta e shoferit për automjet me ndërrues automatik
1. Patentë shoferi mund të lëshohet edhe për automjetin më ndërrues automatik të transmisionit,
dhe shërben vetëm për drejtimin e automjeteve të tilla.
2. Për kundërvajtje, dënohet me gjobë prej dyqind (200) Euro (€), personi që vepron në
kundërshtim me rregullat paragrafit 1. të këtij nenit.
Neni 97
Njohja e patentës së shoferit
1. Personi i cili posedon patentë shoferi të lëshuar në njërin prej vendeve të Unionit Evropian,
duke përfshirë Zvicrën, Norvegjinë, dhe SHBA-në, nuk ka nevojë që t’i nënshtrohet testimit
shtesë me rastin e aplikimit për ndërrim në patentë shofer të Republikës së Kosovës.
2. Me përjashtim nga paragrafi 1. i këtij neni për ndërrimin e patentë shoferëve të vendeve
tjera, vendos Ministria në bazë të programit për dhënien e provimit për shofer, ose nëpërmes
marrëveshjes bilaterale ndërmjet shtetit tonë dhe ndonjë shteti tjetër për njohjen reciproke të
patentës së shoferit.
3. Ministria në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme me akt nënligjor përcakton
procedurat për aplikim për patentë shoferi të huaj sipas këtij neni.
Neni 98
Patentë shoferi ndërkombëtar
1. Patentë shoferi ndërkombëtar lëshohet në bazë të patentë shoferit të lëshuar në Republikën
e Kosovës i cili në momentin e aplikimit duhet të ketë vlefshmëri së paku gjashtë (6) muaj.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË
45
Ligji Nr. 05/L - 064 PËR PATENTË SHOFERi
2. Patentë shoferi ndërkombëtar nuk lejohet të përdoret si dokument gjatë drejtimit brenda
territorit të Republikës së Kosovës.
3. Patentë shoferin ndërkombëtar e lëshon Ministria e Punëve të Brendshme ose institucioni të
cilin e autorizon Ministria e Punëve të Brendshme.
4. Për kundërvajtje, dënohet me gjobë prej njëqind e tridhjetë (130) Euro (€), shoferi që me
patentë shoferin ndërkombëtar i cili është ne kundërshtim me paragrafin 2. të këtij neni, drejtojnë
automjetin brenda Kosovës.
Neni 99
Humbja e patentës së shoferit
1. Nëse patentë shoferi humbet, pronari obligohet që brenda tridhjetë (30) ditëve të informojë
organin kompetent, në këtë rast Ministrinë e Punëve të Brendshme, që patentë shoferi apo
ndonjë dokument tjetër që tregon mbi të drejtën për drejtim të një automjeti, se është humbur,
dëmtuar apo informatat që i përmban duhet të ripërtërihen.
2. Ministria e Punëve të Brendshme me akt nënligjor përcakton proceduarat për lëshimin e
kopjes (duplikatin) sipas paragrafit 1. të këtij neni.
Neni 100
Anulimi i kategorisë në patentë shoferi
1. Shoferi me vetë dëshirë mund të heq dorë (anulojë) nga ndonjë kategori përkatëse të cilën
e posedon, por duhet të dorëzojë një deklaratë me shkrim pranë organit kompetent.
2. Shoferi nga paragrafi 1. i këtij neni nuk ka të drejtë të kërkojë kthimin e kategorisë së anuluar.
Neni 101
Revokimi i patentës së shoferit
Me zbatimin e pikëve negative të cilat parashihen në Ligjin përkatës në fuqi për rregullat në
trafikun rrugor, ndaj kryesit të kundërvajtjes së sigurisë në trafik do të vijë deri të revokimi i
patentës së shoferit.
Neni 102
Rimarrja e patentës së shoferit
1. Personi të cilit i është revokuar patentë shoferi për shkak të pikëve negative do t’i nënshtrohet
përsëri testimit teorik dhe praktik pasi të kenë kaluar një (1) vit nga data e marrjes se vendimit
të plotfuqishëm.
2. Personi nga paragrafi 1. i këtij nenit nuk mund t’i nënshtrohet testimit teorik dhe praktik pa e
mbajtur programin e trajnimit shtesë për drejtim të sigurt.
3. Personit nga paragrafi 1. të këtij nenit nëse iu ka revokuar patentë shoferi për shkak alkoolit,
drogës, substancave narkotike ose gjendjes shëndetësore duhet të kalojë ekzaminimin
mjekësor, t’i nënshtrohet programit të trajnimit për rehabilitim në vend të programit të trajnimit
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË
46
Ligji Nr. 05/L - 064 PËR PATENTË SHOFERi
shtesë për drejtimit të sigurt para se t’i nënshtrohet testimit për dhënien e provimit për patentë
shoferi.
4. Për përfundimin e programit nga paragrafi 2. dhe 3. të këtij neni i lëshohet një dëshmi të
cilën duhet ta paraqesë me rastin e paraqitjes së dhënies së provimit për patentë shoferi.
Neni 103
Lëshimi i patentës së shoferit
Ministria e Punëve të Brendshme e bën lëshimin e patentës së shoferit dhe dokumenteve tjera
të nevojshme, duke iu përmbajtur procedurave të caktuara.
Neni 104
Çmimi për lëshim të patentës së shoferit
Ministria e Punëve të Brendshme e cakton çmimin për lëshim të patentës së shoferit.
Neni 105
Aktet nënligjore për sigurinë e lëshimit të patentës së shoferit
1. Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Ministrinë duke marrë parasysh
nevojën mbi një siguri të mirë të patentë shoferëve ndaj mashtrimeve të mundshme dhe
vjedhjes së tyre, do të përkufizojë me akt nënligjor:
1.1. formën e patentë shoferëve dhe certifikatave tjera të drejtimit me një përshkrim të
detajuar;
1.2. procedurat e detajuara administrative për lëshim, revokim, vazhdim dhe kthim të
patentë shoferëve dhe dokumenteve tjera të drejtimit si dhe mostrave për të gjitha
dokumentet.
Neni 106
Detyrimet e shtetasve të huaj lidhur me patentën e shoferit
1. Shtetasi i huaj, të cilit i është lejuar qëndrimi i përkohshëm apo i përhershëm, qytetari i Kosovës
i cili kthehet nga bota e jashtme, personeli i përfaqësive diplomatike, përfaqësive konsullore,
i misioneve të shteteve të huaja, përfaqësive të organizatave ndërkombëtare, përfaqësive të
huaja tregtare, të trafikut, kulturore e të tjera, si dhe i zyrave të huaja të korrespondentëve,
mund të drejtojnë automjetin në bazë të patentës së huaj të vlefshme të shoferit për kohën deri
në një (1)vit që nga dita e hyrjes në Kosovë.
2. Paragrafi 1. i këtij nenit nuk ka të bëjë me përfaqësuesit e organizatave që veprojnë në
Kosovë (Kombet e Bashkuar, KFOR-i, Organizata për siguri dhe bashkëpunim në Evropë, etj)
përveç nëse parashihet ndryshe me marrëveshje bilaterale.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË
47
Ligji Nr. 05/L - 064 PËR PATENTË SHOFERi
KAPITULLI IX
PROGRAMI PËR TRAJNIME
Neni 107
Certifikata e trajnerit
1. Për trajner në fushën e patentë shoferit (më tutje në tekst trajner) mund të certifikohet personi
i cili i plotëson kushtet në vijim:
1.1. ka patentë shoferin e kategorisë B së paku pesë (5) vite;
1.2. ka së paku të përfunduara studimet - nivelin Bachelor;
1.3. në pesë (5) vitet e fundit ka mbajtur trajnime për pyetës ose ka ndjekur seminarë në fushën
e patentë shoferit brenda vendit ose jashtë vendit nga institucionet relevante ndërkombëtare;
1.4. ka certifikatën e trajnerit së paku në njërën prej fushave të patentë shoferit;
1.5. të mos jetë i dënuar për vepër penale më shumë se gjashtë (6) muaj burgim, me
vendim gjyqësor të formës së prerë.
2. Rregulla e paragrafit 1. të këtij neni ka të bëjë vetëm me certifikuesit e parë që iu lëshohet
certifikata për trajnerë.
3. Fusha për patentë shofer përfshin: aftësimin e kandidatëve për shoferë, trajnimin për
instruktor të shoferëve, testimin e kandidatëve për shoferë, trajnimin ose testimin për pyetës të
drejtimit, trajnimin dhe testimin për eko-drejtim, trajnimin dhe testimin për drejtim të sigurt.
Neni 108
Kushtet për aplikim
1. Për trajner mund të aplikojë personi nëse i plotëson kushtet në vijim:
1.1. ka së paku të përfunduara studimet - nivelin Bachelor;
1.2. ka patentë shoferin së paku pesë (5) vite për kategorinë B;
1.3. ka pesë (5) vite përvojë pune në fushën e patentë shoferit;
1.4. të mos jetë i dënuar për vepër penale më shumë se gjashtë (6) muaj burgim, me
vendim gjyqësor të formës së prerë.
Neni 109
Provimi kualifikues për trajnerë
1. Të drejtën për ta ndjekur trajnimin për trajnerë e kanë personat të cilët e kalojnë provimin
kualifikues.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË
48
Ligji Nr. 05/L - 064 PËR PATENTË SHOFERi
2. Ministria e organizon trajnimin bazë për trajnerë.
3. Ministria me akt nënligjor e përcakton mënyrën e organizimit dhe mbajtjes së provimit
kualifikues për trajnerë dhe çështje të tjera lidhur me to.
Neni 110
Provimi profesional për trajnerë
1. Ministria e organizon provimin profesional për trajnerë.
2. Provimi profesional për trajnerë organizohet nga pjesa teorike dhe praktike.
3. Personi para se t’i nënshtrohet provimit profesional nga paragrafi 1. të këtij nenit duhet ta
përfundojë me sukses trajnimin bazë për trajner.
Neni 111
Pjesa teorike e provimit profesional për trajnerë
1. Zyrtarët të cilët e mbajnë provimin profesional për vlerësim të trajnerëve nga pjesa teorike
caktohen nga Ministria.
2. Zyrtarët nga paragrafi 1. i këtij neni duhet t’i plotësojnë kushtet në vijim:
2.1. të kenë patentë shoferi të kategorisë B së paku pesë (5) vjet;
2.2. t’i kenë të përfunduara studimet, të barasvlershme me së paku 240 ECTS sipas
sistemit të Bolonjës;
2.3. të kenë së paku pesë (5) vjet përvojë pune;
2.4. të kenë mbajtur ose të kenë ndjekur trajnim për rregullat dhe aktet normative që
kanë të bëjnë me mbajtjen e provimit profesional për trajnerë;
2.5. të mos jenë të dënuar për vepër penale më shumë se gjashtë (6) muaj burgim, me
vendim gjyqësor të formës së prerë.
Neni 112
Pjesa praktike e provimit profesional për trajnerë
1. Zyrtarët të cilët e mbajnë provimin profesional për vlerësim të trajnerëve nga pjesa praktike,
caktohen nga Ministria.
2. Zyrtarët nga paragrafi 1. i këtij neni duhet t’i plotësojnë kushtet në vijim:
2.1. të kenë patentë shoferi të kategorisë B së paku pesë (5) vjet;
2.2. t’i kenë të përfunduara studimet, të barasvlershme me së paku 240 ECTS sipas
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË
49
Ligji Nr. 05/L - 064 PËR PATENTË SHOFERi
sistemit të Bolonjës;
2.3. të kenë së paku pesë (5) vjet përvojë pune;
2.4. të kenë mbajtur ose të kenë ndjekur trajnim për rregullat dhe aktet normative që
kanë të bëjnë për mbajtjen e provimit profesional për trajnerë;
3. Personit që e ka dhënë me sukses provimin profesional, i lëshohet certifikata për trajner në
fushën e patentë shoferit.
4. Ministria me akt nënligjor nxjerr programin e trajnimit bazë, periodik si dhe mënyrën e
organizimit të dhënies së provimit profesional për trajnerë.
Neni 113
Trajnimet për trajnerë të certifikuar
1. Ministria organizon seminare për trajnerë të certifikuar së paku dy(2) seminare brenda katër
(4) viteve që të ngritët niveli i aftësive profesionale të trajnerit.
2. Ministria me akt nënligjor përcakton mënyrën e organizimit dhe mbajtjen e trajnimeve në
formë seminari apo të ngjashme për trajnerë të certifikuar dhe çështjet tjera lidhur me to.
Neni 114
Programi i trajnimit shtesë për drejtim të sigurt, seminaret për edukim të pjesëmarrësve
në trafik dhe ai psikosocial
1. Programi i trajnimit shtesë për drejtim të sigurt përfshin pjesën teorike dhe praktike.
2. Pjesa teorike përfshin së paku dymbëdhjetë (12) orë të përmbajtjes mësimore për siguri
rrugore, rreziqet e drejtimit, përgjegjësitë e shoferit dhe marrëdhëniet në mes të pjesëmarrësve
në trafik.
3. Pjesa praktike realizohet me ushtrime, ku parashihen së paku gjashtë (6) orë mësimore.
4. Ministria me akt nënligjor nxjerr planprogramin e trajnimit shtesë për drejtim të sigurt,
seminaret për edukim të pjesëmarrësve në trafikun rrugor.
Neni 115
Pjesëmarrja në programin e trajnimit shtesë për drejtim të sigurt
1. Në programin e trajnimit shtesë për drejtim të sigurt duhet të marrë pjesë personi i cili:
1.1. e ka humb përkohësisht patentë shoferin në bazë të pikëve negative të fituara nga
dënimet në trafik;
1.2. ka drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, të drogës, të substancave narkotike
etj;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË
50
Ligji Nr. 05/L - 064 PËR PATENTË SHOFERi
1.3. ka qenë shkaktar i aksidentit në trafikun rrugor me fatalitet;
1.4. e ka humbur vlefshmërinë e patentë shoferit etj.
2. Ministria me akte nënligjore nxjerr programin e trajnimit sipas paragrafit 1. të këtij nenit dhe
çështje të tjera lidhur me to.
Neni 116
Shoferët profesionalë të automjeteve nën përcjellje dhe me përparësi kalimi
1. Trajnimi i shoferëve të cilët drejtojnë automjete nën përcjellje dhe mjete me përparësi kalimi,
në varësi të kategorisë, kryhet nga institucion kompetent profesional i autorizuar nga Ministria.
2. Shoferi i cili e kalon trajnimin e drejtimit të automjeteve nga paragrafi 1. i këtij neni, i lëshohet
certifikata për kategorinë përkatëse.
3. Ministria i përcakton kushtet dhe kriteret për marrjen e autorizimit nga paragrafi 1. i këtij neni
si dhe programin e trajnimit.
4. Për kundërvajtje dënohet me gjobë prej katërqind (400) deri njëmijë e dyqind (1.200) Euro
(€), shoferi i cili vepron në kundërshtim me rregullat e paragrafit 2 të këtij nenit.
5. Për kundërvajtje dënohet me gjobë prej njëmijë e pesëqind (1500) deri dymijë e pesëqind
(2.500) Euro (€), institucioni i autorizuar ku është i punësuar shoferi nëse vepron në kundërshtim
me rregullat e këtij neni.
6. Për kundërvajtje dënohet me gjobë prej pesëmijë (5.000) deri tetë mijë (8.000) Euro (€),
institucioni i autorizuar i cili vepron në kundërshtim me rregullat e paragrafit 2. dhe 3. të këtij
neni.
Neni 117
Poligoni për drejtim të sigurt
1. Ministria përkatëse për Transport mund të autorizojë subjektet me kompetencë teknike dhe
profesionale, me resurse njerëzore profesionale dhe financiare për themelimin e poligonit për
“Drejtim të sigurt”.
2. Kushtet dhe kriteret për marrjen e autorizimit nga paragrafi 1. i këtij neni përcaktohen me akt
nënligjor.
3. Nëse subjekti i autorizuari nga paragrafi 1. i këtij neni, nuk i kryen aktivitetet e veta që i janë
caktuar profesionalisht dhe në përputhje me rregullat nacionale dhe ndërkombëtare, Ministria
do t’ia revokojë autorizimin. Deri në përcaktimin e të autorizuarit tjetër, vet Ministria do të merr
përsipër zhvillimin e kontrolleve dhe të mbikëqyrjes profesionale.
4. Për zhvillimin e operimeve subjekti i autorizuar do kompensohet nga taksat e shërbimeve të
cilat përcaktohen nga Ministria, të cilat arkëtohen me rastin e zhvillimit të veprimeve.
5. Mbikëqyrja profesionale e subjektit të autorizuar kryhet nga Ministria.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË
51
Ligji Nr. 05/L - 064 PËR PATENTË SHOFERi
Neni 118
Detyrimet e subjektit të autorizuar
Subjekti i autorizuar obligohet që në mënyrë të përhershme t’i plotësojë kushtet për kryerjen e
punëve të përcaktuara, në pajtim me rregullat e këtij ligji dhe rregullat e akteve nënligjore që
nxirren në bazë të këtij ligji.
Neni 119
Revokimi i autorizimit për poligonin “Drejtim i sigurt”
1. Me propozimin e organit kompetent, Ministri i ngarkuar për transport me vendim mund t’ia
revokojë (heqë) autorizimin subjektit të autorizuar nëse:
1.1. ka pushuar që t’i plotësojë kushtet e caktuara për kryerjen e punëve të përcaktuara,
në pajtim me rregullat e këtij ligji dhe rregullat e miratuara në bazë të këtij ligji;
1.2. kundër tij është ngritur procedura e falimentimit ose likuidimit;
1.3. ka pushuar që të punojë në bazë të vendimit gjyqësor.
Neni 120
Trajnimet dhe mbajtja e seminareve
1. Ministria nxjerr me akt nënligjor programin për mbajtjen trajnimeve dhe seminareve në fushën
e patentë shoferit.
2. Ministria do t’i organizojë vetë ose do ta autorizojë subjektin i cili plotëson kushtet dhe kriteret
në vijim:
2.1. kushte hapësinore dhe materialo-teknike;
2.2. pajisjet e nevojshme për mbajtjen e seminareve;
2.3. kuadër përkatës profesional që i plotësojnë kushtet sipas nenit 111 dhe 112 të këtij
ligji;
2.4. organizim të punës dhe strukturë që garanton realizim të punëve afatgjate dhe
kualitative;
2.5. përkrahje përkatëse në aspektin teknik.
3. Subjekti i autorizuar do kompensohet nga taksat e shërbimeve të cilat përcaktohen nga
Ministria, e të cilat arkëtohen me rastin e mbajtjes së trajnimeve dhe seminareve.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË
52
Ligji Nr. 05/L - 064 PËR PATENTË SHOFERi
Neni 121
Autorizimi për trajnime
1. Subjekti i autorizuar për trajnime në fushën e patentë shoferit është ai subjekt i cili është i
akredituar nga Autoriteti kompetent i kualifikimeve.
2. Subjektet e akredituara nga paragrafi 1. i këtij neni duhet të aplikojnë në Ministrinë përkatëse
për Transport për marrjen e autorizimit për mbajtjen e trajnimeve në fushën e patentë shoferit.
3. Subjekti i autorizuar pas përfundimit të trajnimit kandidatit (personit) ia lëshon certifikatën.
4. Për kundërvajtje, dënohet me gjobë në të holla prej pesë mijë (5.000) deri tetë mijë (8.000)
Euro (€), subjekti i autorizuar nga paragrafi 2. i këtij neni që vepron në kundërshtim me rregullat
e këtij nenit dhe akteve nënligjore që nxirren në bazë të këtij ligji.
5. Ministria me akt nënligjor përcakton kushtet dhe kriteret për dhënien e autorizimit nga
paragrafi 2. të këtij neni dhe çështjet tjera të lidhura me to.
Neni 122
Revokimi i autorizimit i subjektit për trajnime
1. Me propozimin e organit kompetent, Ministri i ngarkuar për transport me vendim mund t’ia
revokojë (heqë) autorizimin subjektit të autorizuar nëse:
1.1. ka pushuar që t’i plotësojë kushtet e caktuara për kryerjen e punëve të përcaktuara,
sipas nenit 120 të këtij ligji dhe rregullave të miratuara në bazë të këtij ligji;
1.2. kundër tij është ngritur procedura e falimentimit ose likuidimit;
1.3. ka pushuar që të punojë në bazë të vendimit gjyqësor;
1.4. nëse tregon përformancë të dobët profesionale.
Neni 123
Kufizimi i ushtrimit të veprimtarisë
Personi i cili ka marrë pjesë në vlerësimin e kandidatëve për shoferë (në cilësinë e pyetësit),
nuk i lejohet të themelojë apo të punojë në çfarëdo funksioni në autoshkollë një (1) vit nga data
e fundit e mbajtjes së provimit.
Neni 124
Mbikëqyrja profesionale
1. Mbikëqyrja profesionale është monitorimi i përmbajtjes, profesionalizmit, standardeve,
cilësisë, efikasitetin e zbatimit të detyrave të kryera sipas rregullave të këtij ligji dhe akteve
nënligjore të nxjerra përputhje me to, me qëllim të ngritjes së sigurisë në trafikun rrugor.
2. Mbikëqyrja profesionale përfshinë mbikëqyrjen e standardeve dhe cilësisë të personave
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË
53
Ligji Nr. 05/L - 064 PËR PATENTË SHOFERi
të cilët bëjnë aftësimin e kandidatëve për shoferë, personave të cilët e mbajnë provimin për
patentë shoferë, provimet profesionale për licencim, mbarëvajtjen e punëve të subjekteve të
autorizuar nga Ministria dhe punët tjera që ndikojnë në rritjen e sigurisë në trafikun rrugor.
3. Ministria me akt nënligjor përcakton procedurat e zbatimit të mbikëqyrjes profesionale dhe
masave ndaj subjekteve dhe personave nga paragrafi 2. i këtij neni të cilët tregojnë përformancë
të dobët profesionale.
Neni 125
Konflikti i interesit publik
1. Zyrtari i Ministrisë i cili është përfshirë në trajnime të organizuara nga subjektet e autorizuara
nga Ministria, nuk ka të drejtë të marrë pjesë në vlerësimin e provimit të tyre me rastin e licencimit
apo të çfarëdo forme të vlerësimit të organizuar nga Ministria.
2. Zyrtari i Ministrisë i cili vepron në kundërshtim me paragrafin 1. të këtij neni bën shkelje të
rëndë të rregullave të punës.
Neni 126
Mbikëqyrja e punës së autoshkollës
1. Mbikëqyrjen e punës së autoshkollës në aspektin e plotësimit të kushteve të parapara, e
bëjnë personat e autorizuar nga ministria respektivisht inspektorati.
2. Mbikëqyrja përfshinë të gjitha punët administrative, dokumentacionin dhe evidencat në lidhje
me aftësimin.
3. Gjatë ushtrimit të detyrës inspektori i autoshkollave është i autorizuar si vijon:
3.1. inspekton dhe konstaton gjendjen momentale të punës së autoshkollave, se a
janë duke iu përmbajtur planprogramit të paraparë me akte ligjore dhe nënligjore dhe a
vazhdon t’i përmbahet kushteve të parapara për licencim;
3.2. inspekton lokalet, pajisjet, automjetet, poligonin, instruktorët e shofereve në teren
gjatë përgatitjes praktike të kandidatëve për shoferë, ligjëruesit profesional gjatë
mbajtjes së ligjëratave, mbajtjen e evidencave dhe dokumentacionit administrativ, i cili
duhet të mbahet gjatë kryerjes së punëve të përditshme në autoshkolla;
3.3. në rastet kur gjatë inspektimit të punës së autoshkollave janë konstatuar parregullsi
/ mangësi, të cilat nuk prekun kushtet bazë për pajisje me licencë, me vendim me afat
të caktuar kohor u jep vërejtje për përmirësimin/eliminimin e parregullsive/mangësive,
të cilat janë konstatuar gjatë inspektimit;
3.4. pezullon punën e autoshkollave, instruktorëve të shofereve dhe ligjëruesve
profesional me vendim. të cilat kanë humbur një(1) apo më shumë kushte të parapara
për marrjen e licencës, ndërsa në rastet kur autoshkolla, nuk ka humbur asnjërin
nga kushtet e parapara për marrjen e licencës, mirëpo, nuk punon sipas Ligjit dhe
Udhëzimeve Administrative që e rregullojnë sektorin e autoshkollave, inicon procedurën
për kundërvajtje në gjykatën me kompetencë përkatëse;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË
54
Ligji Nr. 05/L - 064 PËR PATENTË SHOFERi
3.5. inicon procedurën administrative brenda institucionit për revokimin e licencës së
autoshkollës, instruktorit te shofereve , apo ligjëruesit profesional;
3.6. inicon procedurën ligjore pranë gjykatave kompetente.
4. Mbikëqyrjen e subjektit i cili e zhvillon lëndën mësimore dhënia e ndihmës së parë
personave të lënduar në aksident të komunikacionit e bën ministria e Shëndetësisë.
KAPITULLI X
DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE
Neni 127
Konflikti i ligjit
Në rast të konfliktit të dispozitave ndëshkuese të këtij ligji dhe Kodit Penal të Republikës së
Kosovës dhe Ligjit për Kundërvajtje, vlejnë këto të fundit.
Neni 128
Përgatitja e pyetjeve dhe testeve
1. Ministria i përpilon pyetjet dhe testet për kandidatë për patentë shoferi.
2. Pyetjet e kandidatëve për patentë shoferi të kategorisë B janë publike, kurse testet janë
konfidenciale.
3. Personat të cilët i përpilojnë pyetjet për vlerësimin e kandidatëve për shoferë, për instruktorë
e për ligjërues profesionalë, për pyetës e për trajner të pyetësve, duhet të kenë përgatitje
universitare.
4. Personat të cilët e mbajnë provimin nuk mund të jenë ata të cilët kanë marrë pjesë në
përpilimin e testit.
5. Testet e provimit u dorëzohen anëtarëve të Komisionit në momentin e fillimit të provimit nga
njëri prej personave të cilët e kanë përpiluar testin.
6. Një zyrtar përfaqësues i ekipit përpilues të testeve, për hirë të ruajtjes së fshehtësisë së testeve
edhe gjatë testimit, merr pjesë si vëzhgues në ambientet ku mbahet testimi i kandidatëve, pa të
drejtë komunikimi me kandidatët.
Neni 129
Të hyrat
Të hyrat që realizohen nga shqiptimi i gjobave për kundërvajtje sipas këtij ligji do të trajtohen
sipas ligjit për menaxhimin e financave publike.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË
55
Ligji Nr. 05/L - 064 PËR PATENTË SHOFERi
Neni 130
Vlefshmëria e patentës se shoferit ekzistues
Patentë shoferi ekzistues i lëshuar me vlefshmëri të pakufizuar për kategorinë B, vlenë deri
më 31 janar 2033, siç është përcaktuar me nenin 3 paragrafin 3. të Direktivës 2006/126/EC të
Parlamentit Evropian dhe Këshillit, ndërsa vazhdimi i tij pas kësaj date behët sipas nenit 94 të
këtij ligji.
Neni 131
Kufizimet
1. Neni 107 i këtij ligji aplikohet vetëm gjashtë (6) muaj nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji.
2. Kategoria A, nënkategoritë A1 dhe A2 të nenit 63, paragrafi 2. të këtij ligji hyjnë në fuqi nga
data 1 Janar 2019.
Neni 132
Vlefshmëria e licencave aktuale
1. Të gjitha licencat e pyetësve, ligjëruesve profesionalë dhe instruktorëve të shoferëve, të
lëshuara para datës së hyrjes në fuqi së këtij ligji kanë vlefshmëri deri në skadimin e tyre.
2. Të licencuarit sipas paragrafit 1. të këtij neni, në afat prej pesë (5) vitesh duhet t’i plotësojnë
kushtet e kualifikimit siç kërkohet më këtë ligj, në mënyrë që të fitojnë të drejtën për vazhdim
të licencës.
Neni 133
Subjekti ekzistues për trajnim të instruktorëve të shoferëve dhe pyetësve
Subjekti i autorizuar i cili bën trajnimin e instruktorëve të shoferëve dhe të pyetësve duhet
brenda njëqind e tetëdhjetë (180) ditësh prej datës së hyrjes në fuqi të këtij ligji, të pajiset me
autorizim të ri, të paraparë sipas këtij ligji.
Neni 134
Aktet nënligjore
1. Autoritetet kompetente për zbatim të këtij ligji janë përgjegjëse të nxjerrin aktet nënligjore
brenda një (1) viti, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.
2. Në rast ndryshimi të Direktivave evropiane që janë të përfshira në këtë ligj ose në aktet
nënligjore, plotësimi i të njëjtave do të zbatohet edhe në legjislacionit tonë.
Neni 135
Shfuqizimi i dispozitave
Në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji shfuqizohet nenet: 229, 230, 231, 232, 233, 234, 235, 236,
237, 238, 239, 240, 241, 242, 243, 244, 245, 246, 247, 248, 249, 250, 251, 252, 253, 254, 255,
256, 257, 258, 259, 262, 263, 264, 265, 266, 267, 268, 270, 271, 272, 273, 274, 275, 276, 277,
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË
56
Ligji Nr. 05/L - 064 PËR PATENTË SHOFERi
278, 279, 281, 283, 284, 285, 286, 287, 288, 289, 290, 291, 292, 295.3. dhe 351. të Ligjit për
siguri në trafikun rrugor (Ligji Nr. 02/L-70).
Neni 136
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së
Kosovës.
Ligji Nr. 05/L -064
18 maj 2016
Shpallur me dekretin Nr. DL-011-2016, datë 03.06.2016 nga Presidenti i Republikës së
Kosovës Hashim Thaçi.