1
Republika e Kosovës
Republika Kosova – Republic of Kosovo
Komuna e Prishtinës
Opština Priština –Municipality of Prishtina
Në bazë të dispozitave të nenit 12, paragrafi 12.2, pika c dhe nenit të 40, pika 40.2, shkronja
a e Ligjit nr. 03/L – 040, për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës”,
nr. 28/15, qershor 2008), të nenit 2, pika 2.3, nenit 8, shkronja e dhe nenit 21, pika 21.2 të
Ligjit nr. 03/L – 049, për financat e pushtetit lokal, të nenit 5, shkronja f të Ligjit nr. 03/L –
068, për arsimin në komunat e Republikës së Kosovës dhe të dispozitave të nenit 34, pika
34.1, shkronja a e Statutit të Komunës së Prishtinës, të dt. 25.2.2010, Kuvendi i Komunës së
Prishtinës, më 24.06.2014, miratoi këtë
RR E G U LL O R E
PËR
TË HYRAT VETANAKE TË INSTITUCIONEVE ARSIMORE
I. Dispozitat e përgjithshme
Qëllimi
Neni 1
Në bazë të kësaj rregulloreje përcaktohen burimet, qeverisja dhe shpenzimi i të hyrave
vetanake të institucioneve arsimore të Komunës së Prishtinës.
II. Burimi, qeverisja dhe shpenzimi i të hyrave vetanake
Burimet e të hyrave
Neni 2
2.1. Institucionet arsimore kanë këto burime të të hyrave vetanake:
a) pagesat nga prindërit dhe komuniteti;
b) pagesat për regjistrimin e vijuesve në arsimin për të rritur;
c) pagesat për dhënien e dokumentacionit për përfundimin e vitit shkollor dhe
përfundimin e shkollimit;
d) pagesat për kryerjen e shërbimeve dhe nga shitja e prodhimeve;
e) donacionet dhe dhuratat, dhe
f) pagesat për dhënien e hapësirave dhe lokacioneve me qira.
2
2.2. Të gjitha të hyrat vetanake të institucioneve arsimore konsiderohen të hyra vetanake të
Komunës, por që njëkohësisht janë të hyra të dedikuara për institucionet përkatëse
arsimore.
2.3. Lirohen nga pagesa kategoritë e caktuara të fëmijëve të vendosur në institucionet parashkollore
publike, pas dhënies së pëlqimit nga komisioni i Drejtorisë së Arsimit, si vijon:
a) Fëmijët e invalidëve të luftës dhe fëmijët bonjakë (pa të dy prindërit) lirohen nga
pagesa 100 %;
b) Fëmijët që kanë vetëm njërin prind lirohen 50%;
c) Prindërit që kanë më shumë se një fëmijë në IP të regjistruar, për një fëmijë do të
paguaj tarifen e plotë, për të dytin 30% më pak, ndërsa për fëmijën e tretë 50 % të
tarifes.
2.4 Nga pagesa për hapësirat dhe lokacionet e dhëna me qira, në bazë të kërkesës së të
apostrofuarve në vazhdim dhe dhënies së pëlqimit - Vendimit të Drejtorisë së
Arsimit/Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, lirohen:
a) veteranët, invalidët, familjet e dëshmorëve të kombit,
b) personat me nevoja të veçanta,
c) punëtorët e administratës komunale dhe
d) pjesërisht bëjnë pagesën për t’i mbuluar shpenzimet e mirëmbajtjes së shkollës dhe
plotësisht, klubet sportive të Komunës së Prishtinës, anëtare të federatave të
regjistruara në Republikën e Kosovës (Federata e Sportit bënë propozimin) si dhe
organizatat kulturore – edukative, të cilat ushtrojnë aktivitetet jofitimprurëse dhe që
konsiderohen me interes publik.
Mënyra e arkëtimit të mjeteve vetanake.
Neni 3
3.1. Institucioni arsimor është i obliguar që grumbullimin e mjeteve vetanake ta bëjë në
mënyrë transparente, duke përfillur procedurat e Ligjit për menaxhimin e financave
publike dhe përgjegjësitë (LMFPP).
3.2. Trajtimi, kontabiliteti, raportimi, monitorimi dhe verifikimi i pagesave do të bëhet në
përputhje me LMFPP - në.
Angazhimi i personelit të institucionit arsimor dhe i personave jashtë institucionit
arsimor
Neni 4
4.1. Personeli arsimor dhe jo arsimor i institucionit me orar të plotë të punës, për punën
prodhuese dhe kryerjen e shërbimeve, mund të angazhohet në punën shtesë, sipas
3
dispozitave të Ligjit 03/L – 122, për punë, dhe dispozitave të Ligjit nr. 03/L – 149, për
shërbimin civil të Kosovës.
4.2 Sipas nevojës, institucioni arsimor mund të angazhojë edhe fuqi tjetër punonjëse jashtë
institucionit arsimor. Ky angazhim bëhet në pajtim me dispozitat e Ligjit të punës.
Pagesat
Pagesat nga prodhimi ose krijimtaria
Neni 5
Produktet e prodhuara dhe të krijuara nga institucioni arsimor, do t’i nënshtrohen shitjes
në bazë të procedurave të parapara me ligj.
Pagesat për dhënien me qira
Neni 6
Tarifat për dhënien me qira të hapësirave dhe lokaleve të institucionit arsimor, do të jenë:
a) për shfrytëzimin e tokës së institucionit arsimor, tarifa mujore së paku ........... 1 €/m2;
b) për shfrytëzimin e lokaleve në pronësi të institucioneve arsimore, tarifa mujore së
paku ............................................................................................................................... 2 €/m2;
c) për shfrytëzimin e sallave apo hapësirave të tjera të ngjashme......15 € për orë (60 min).
Pagesa për regjistrim dhe lëshimin e dokumentacionit për arsimin për të rritur dhe arsimin
e rregullt:
Neni 7
7.1 Pagesa e regjistrimit për vijuesit e arsimit për të rritur:
a) për regjistrim të vitit (për një klasë 100 €) ............................................................100 €;
b) për praktikë profesionale ..........................................................................................50 €;
c) për provim diferencial .............................................................................................. 10 €;
d) për provimet përfundimtare të klasës, certifikatën ............................................. 30 €;
e) për diplomë të përfundimit të shkollimit................................................................20 €.
7.2 Pagesa për lëshimin e dokumentacionit për vijuesit e arsimit për të rritur dhe të rregullt:
a) për duplikatë të dëftesës .................................................................................................1 €
b) për duplikatë të diplomës, certifikatës ......................................................................... 1 €
4
Qeverisja me të hyrat vetanake
Neni 8
Mjetet vetanake të grumbulluara nga pagesat, shpërndahen në pozicionet:
a) shërbime dhe mallra,
b) shpenzime kapitale,
c) kompensim për personelin e angazhuar.
Neni 9
Pas ndarjes së mjeteve për pagesë personelit të angazhuar, pjesa tjetër do të ndahet për
shërbime dhe mallra dhe shpenzime kapitale, sipas nevojës.
Neni 10
Institucioni arsimor mund t’i shfrytëzojë mjetet vetanake për këto qëllime:
a) Për mirëmbajtjen e mjeteve, pajisjeve, meremetimin e objektit dhe zgjerimin e
veprimtarisë së institucionit;
b) Për furnizim me pajisje dhe literaturë profesionale;
c) Për aftësimin e personelit arsimor dhe të bashkëpunëtorëve;
d) Për ekskursione profesionale, të parapara me planprogramin mësimor, si dhe me
planin vjetor të punës së institucionit arsimor;
e) Për organizimin e garave nga vetë institucioni (në nivel vendi, rajoni apo
ndërkombëtar);
f) Për shpërblime dhënë fëmijëve, nxënësve për sukses të dalluar;
g) Për projekte të cilat ndikojnë në ngritjen e punës arsimore - edukative dhe
profesionale të institucionit arsimor dhe aftësues.
Neni 11
11.1 Personelit të angazhuar në institucionet arsimore për kryerja e shërbimeve dhe të
prodhimeve, pagesa për punën shtesë i bëhet në bazë të dispozitave ligjore në fuqi që
rregullojnë punën shtesë.
11.2. Punonjësit të angazhuar jashtë institucionit të arsimit, pagesa do t’i takojë në pajtim
me dispozitat e Ligjit të punës, e që kanë të bëjnë me personin e angazhuar.
Neni 12
Institucioni edukativo - arsimor – aftësues, do të mbajë dokumentacionin përkatës në
përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi.
5
Mbikëqyrja
Neni 13
Komuna dhe MASHT-i – Inspektorati i Arsimit, do të mbikëqyrin punën e institucionit
arsimor lidhur me sigurimin e burimeve, qeverisjen dhe shpenzimin e mjeteve vetanake.
III Dispozitat kalimtare dhe të fundit
Hyrja në fuqi
Neni 14
Me hyrjen në fuqi të kësaj rregulloreje, pushon të vlejë Rregullorja 01 nr. 110 - 2131, e dt.
20.9.2011, për të hyrat vetanake të institucioneve arsimore, Vendimi për ndryshimin dhe
plotësimin e Rregullores për të hyrat vetanake të institucioneve arsimore 01. nr. 110 –
15298, të dt. 26.4.2012, si dhe Vendimi për ndryshimin e Rregullores për të hyrat vetanake
të institucioneve arsimore 01. nr. 110 – 105888, dt. 02.07.2013.
Neni 15
Kjo rregullore hyn në fuqi 8 ditë nga dita e publikimit në tabelën e shpalljeve dhe në ueb-
faqen e Komunës.
KUVENDI I KOMUNËS SË PRISHTINËS
01. nr. 110 - 157460, më 01.07.2014
KRYESUESI I KUVENDIT
Halim Halimi jur. i dipl.
6
A r s y e t i m
Me qëllim të zbatimit të Ligjit për të hyrat e pushtetit lokal dhe Ligjit për arsimin në
komunat e Kosovës – pjesën për të hyrat nga institucionet arsimore, Kuvendi i Komunës së
Prishtinës, më 30.06.2011, ka miratuar Rregulloren për të hyrat vetanak të institucioneve
arsimore.
Me qëllim të zbatimit të Udhëzimit administrativ nr. 11/2011, të dt. 30.12.2011, për
participimin e vijuesve të arsimit dhe aftësimit për të rritur, Kuvendi i Komunës së
Prishtinës, më 26.4.2011, ka miratuar Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e
Rregullores për të hyrat vetanake të institucioneve arsimore.
Me qëllim të zbatimit të Udhëzimit administrativ nr. 03/2013, për lëshimin e dokumenteve
duplikatë nga institucionet edukative – arsimore dhe universitare, Kuvendi i Komunës së
Prishtinës, më 28.6.2013, ka miratuar Vendimin për ndryshimin e Rregullores për të hyrat
vetanake të institucioneve arsimore.
Duke parë arsyeshmërinë e ndryshimit edhe të disa dispozitave të tjera në rregulloren bazë
dhe sugjerimet të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për largim të nenit 7.2,
Kuvendit të Komunës i dërgohet për miratim ky propozim.