MARRËVESHJE E PËRKOHSHME NDËRMJET REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE MBRETËRISË SË HOLANDËS MBI ORGANIZIMIN E INSTITUCIONIT TË GJYKATËS SPECIALE TË KOSOVËS I ZHVENDOSUR NË HOLANDË






Marrëveshje e Përkohshme
Ndërmjet
Republikës së Kosovës

dhe
Mbretërisë së Holandës
mbi
organizimin e
Institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës i zhvendosur në
Holandë






Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Holandës,
Duke u referuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e ndryshuar sipas Amendamentit Nr. 24 të
datës 3 gusht 2015, Neni 162, që autorizon krijimin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së
Prokurorit të Specializuar për përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare të Republikës së Kosovës në
lidhje me Dokumentin 14262 të Raportit të Kuvendit Parlamentar të Këshillit të Evropës të datës 7
janar 2011;
Duke iu referuar shkëmbimit të letrave ndërmjet Presidentes së Republikës së Kosovës dhe
Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë të datës 14
prill 2014, ratifikuar me Ligjin e Kosovës Nr. 04/L-274 të datës 15 maj 2014, i cili përmban zotimin e
Republikës së Kosovës për krijimin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të
Specializuar në kuadër të sistemit gjyqësorë të Kosovës që do të përdoren për procedurat gjyqësore
dhe të apelit që dalin nga hetimi i Task Forcës Speciale Hetuese të Prokurorisë Speciale të
Republikës së Kosovës në lidhje me Dokumentin 14262 të Raportit të Kuvendit Parlamentar të
Këshillit të Evropës të datës 7 janar 2011 i cili mund të ri-zhvendoset në një Shtet të tretë që është
subjekt i arritjes së Marrëveshjes mbi Shtetin Pranues me Shtetin Pranues;
Duke iu referuar Ligjit të Kosovës Nr. 05/L-053 mbi Dhomat e Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit
të Specializuar që themelon Dhomat e Specializuara në kuadër të sistemit të drejtësisë së Kosovës
dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar për përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare të Kosovës të
dala nga Ligji Nr. 04/L-274 në lidhje me pretendimet e krimeve të caktuara të raportuara në
Dokumentin 14262 të Raportit të Kuvendit Parlamentar të Këshillit të Evropës të datës 7 janar 2011, i
cili ka qenë subjekt i hetimit penal nga Task Forca Speciale Hetuese e Prokurorisë Speciale të
Republikës së Kosovës;
Duke synuar arritjen e një marrëveshje të përkohshme mbi pritjen nga Holanda të Dhomave të
Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës për të siguruar funksionimin efikas
të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës në Holandë;
Janë dakorduar si në vijim:

PJESA I.
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
Neni 1.
Përdorimi i termeve

Për qëllime të kësaj Marrëveshje:
a) "Institucioni i Gjykatës Speciale të Kosovës” nënkupton procedurat penale të ri-
zhvendosura nga Kosova, të cilat përfshijnë Dhomat e Specializuara, përfshirë Dhomat e
gjykatësve dhe Zyrën Administrative, si dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar;
b) "Ligji Nr. 05/L-053" nënkupton Ligjin e Kosovës Nr. 05/L-053 mbi Dhomat e Specializuara
dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar të miratuar më 3 gusht 2015.;
c) "Shteti Pranues" nënkupton Mbretërinë e Holandës;
d) "Palët" nënkupton Republikën e Kosovës dhe Shtetin Pranues;
e) "gjykatësit" nënkupton gjykatësit e Institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës;
f) "Kryetari" nënkupton Kryetarin e Institucionit të Institucionit të Gjykatës Speciale të
Kosovës të referuar si të tillë në Ligjin Nr. 05/L-053;
g) "Prokurori i Specializuar " nënkupton Prokurorin e Institucionit të Gjykatës Speciale të
Kosovës të referuar në Ligjin Nr. 05/L-053;
h) "Zëvendës Prokurori i Specializuar " nënkupton Zëvendës Prokurorin e Institucionit të
Gjykatës Speciale të Kosovës të referuar në Nenin 4(3) të Ligjit Nr. 05/L-053;
i) "Administratori" nënkupton Administratorin e Institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës,
të referuar në Ligjin Nr. 05/L-053;
j) “Zëvendës Administratori” nënkupton Zëvendës Administratorin e Institucionit të Gjykatës
Speciale të Kosovës, të referuar në Nenin 4(3) të Ligjit Nr. 05/L-053;
k) “EULEX” nënkupton Misionin për Sundimin e Ligjit në Kosovë të themeluar nga Veprimi i
Përbashkët 2008/124/CFSP i Këshillit të Bashkimit Evropian të datës 4 shkurt 2008 dhe

që operon në Republikën e Kosovës në bazë të shkëmbimeve të letrave ndërmjet
Presidentes së Republikës së Kosovës dhe Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian
për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë të datës 4 shtator 2012 dhe 14 prill 2014;
l) "stafi" nënkupton stafin e Institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës, përfshirë personat
e deleguar dhe kontraktuar nga EULEX-i për të punuar në Institucionin e Gjykatës
Speciale të Kosovës;
m) "dëshmitarët” dhe “viktimat" nënkupton personat e përcaktuar si të tillë nga Institucioni i
Gjykatës Speciale të Kosovës;
n) "avokati mbrojtës”
nënkupton avokatin mbrojtës të specializuar dhe avokatin mbrojtës të viktimave;
o) "ekspertë" nënkupton personat e tjerë përveç stafit, të cilët janë përcaktuar si të tillë në
baza të përkohshme nga Institucioni i Institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës;
p) “I dyshuar” nënkupton personin e referuar si të tillë në Ligjin Nr. 05/L-053;
q) “I akuzuar” nënkupton personin e referuar si të tillë në Ligjin Nr. 05/L-053;
r) "Praktikantët" nënkupton studentët apo të diplomuarit të cilët nuk janë staf por janë
pranuar nga Institucioni i Gjykatës Speciale të Kosovës në programin e saj të praktikës
për qëllime të kryerjes së detyrave të caktuara në baza të përkohshme në kuadër të
Dhomave të Specializuara, Zyrën e Prokurorit të Specializuar apo Zyrën Administrative;
s) "objektet" nënkupton ndërtesat, pjesë të ndërtesave dhe sipërfaqeve, duke përfshirë
instalimet dhe objektet që janë vënë në dispozicion e që mirëmbahen dhe shfrytëzohen
nga Institucioni i Gjykatës Speciale të Kosovës në Shtetin Pranues në lidhje me
funksionet dhe qëllimet e saj;
t) “nëpunësi privat” nënkupton punonjësin vendor të punësuar personalisht nga gjykatësi,
Prokurori i Specializuar, Zëvendës Prokurori i Specializuar, Administratori, Zëvendës
Administratori apo në konsultime me Shtetin Pranues, stafi apo një gradë e
krahasueshme me një agjent diplomatik sipas Konventës së Vjenës, qëndrimi i të cilit në
Holandë lidhet me qëndrimin e gjykatësit, Prokurorit të Specializuar, Zëvendës Prokurorit
të Specializuar, Administratorit, Zëvendës Administratorit apo stafit të tillë;
u) “anëtarët e familjes që përbëjnë ekonominë familjare” nënkupton personin e përcaktuar si
të tillë në Udhëzuesin e Protokollit të Holandës në përputhje me Konventën e Vjenës mbi
Marrëdhëniet Diplomatike;
v) "Ministria e Punëve të Jashtme" nënkupton Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë
së Holandës;
w) "autoritetet kompetente" nënkupton autoritetet kompetente kombëtare, provinciale,
komunale dhe tjera sipas ligjeve, rregulloreve dhe zakoneve të Shtetit Pranues;
x) "Konventa e Vjenës" nënkupton Konventën e Vjenës mbi Marrëdhëniet Diplomatike të
datës 18 prill 1961.

Neni 2.
Qëllimi dhe fushëveprimi I kësaj Marrëveshje

1. Kjo Marrëveshje rregullon çështjet që ndërlidhen me përgatitjen për krijimin dhe funksionimin e
duhur të Institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës në Shtetin Pranues. Ajo, ndër të tjera, krijon
kushtet e favorshme për stabilitetin dhe pavarësinë e Institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës
dhe lehtëson funksionimin e saj efikas në Shtetin Pranues në fazën përgatitore, duke përfshirë
edhe për personat që duhet të jenë të pranishëm në seli dhe për transferimin e informacionit dhe
materialeve, dëshmive të mundshme dhe provave brenda dhe jashtë shtetit pranues.
2. Sipas kësaj Marrëveshje nuk lejohet zhvillimi i procedurës paraprake gjyqësore dhe procedurave
gjyqësore. Transporti dhe mbajtja në paraburgim e të dyshuarve, të akuzuarve dhe dëshmitarëve
në mbajtje si dhe zbatimi i dënimeve dhe statusi ligjor i dëshmitarëve dhe viktimave do të
rregullohet në Marrëveshjen për Shtetin Pranues dhe çdo marrëveshje pasuese shtesë ndërmjet
Palëve.
Neni 3.
Selia e Institucionit të Institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës

Institucioni i Institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës ka selinë e saj në Shtetin Pranues.



PJESA II.
STATUSI I INSTITUCIONIT TË GJYKATËS SPECIALE TË KOSOVËS
Neni 4.
Personaliteti juridik

1. Institucioni i Gjykatës Speciale të Kosovës posedon personalitet të plotë juridik në Shtetin
Pranues. Kjo në veçanti përfshinë zotësinë për të:
a) kontraktuar;
b) përvetësuar dhe mbajtur në posedim pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme;
c) ngritur procedura; dhe
d) nënshkruar marrëveshje sipas nevojës për ushtrimin e funksioneve dhe operimin e saj.

2. Për qëllime të këtij Neni dhe pa paragjykuar kompetencat e Prokurorit të Specializuar sipas Nenit
35 të Ligjit Nr. 05/L-053, Institucioni i Institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës përfaqësohet
nga Administratori.
Neni 5.
Privilegjet, imunitetet dhe lehtësirat

Institucioni i Gjykatës Speciale të Kosovës gëzon privilegje, imunitete dhe lehtësira në Shtetin
Pranues, sipas nevojës për përmbushjen e qëllimeve të saj.

Neni 6.
Paprekshmëria e objekteve

1. Objektet do të jenë të pacenueshme. Autoritetet kompetente sigurojnë që Institucioni i Gjykatës
Speciale të Kosovës nuk do të dëbohet dhe/ose privohet nga ndonjë pjesë e objekteve të saj pa
pëlqimin e saj.
2. Autoritetet kompetente nuk do hyjnë në objekte për të kryer ndonjë detyrë zyrtare, përveç me
pëlqimin e dhënë ose me kërkesë të administratorit apo anëtarit të stafit të caktuar nga
administratori. Veprimet gjyqësore dhe shërbimi ose kryerja e procedurave ligjore, përfshirë
konfiskimin e pronës private, nuk mund të zbatohen në objekte përveçse me pëlqimin dhe në
përputhje me kushtet e miratuara nga Administratori ose anëtar i stafit i caktuar prej tij.
3. Në rast zjarri ose emergjence tjetër që kërkon veprime të shpejta mbrojtëse, ose në rast se
autoritetet kompetente kanë arsye të besueshme për të besuar se një rast urgjent i tillë ka
ndodhur ose është gati të ndodhë në objekte, pëlqimi i Administratorit, ose një anëtari të stafit të
caktuar nga ai ose ajo, për çdo hyrje të nevojshme në objekte prezumohet në qoftë se asnjëri prej
tyre nuk mund të kontaktohet në kohë.
4. Duke qenë subjekt i paragrafit 1, 2 dhe 3 të këtij Neni, autoritetet kompetente ndërmarrin veprimin
e duhur për mbrojtjen e objekteve nga zjarri apo emergjencat tjera.
5. Institucioni i Gjykatës Speciale të Kosovës parandalon shfrytëzimin e objekteve të saja si strehim
nga personat që janë duke shmangur arrestimin ose vendosjen e duhur të drejtësisë sipas ndonjë
ligji të Shtetit Pranues.
Neni 7.
Mbrojtja e objekteve dhe rrethinës së tyre

1. Autoritetet kompetente ndërmarrin të gjitha masat efektive dhe adekuate për të garantuar sigurinë
dhe mbrojtjen e Institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovë dhe për të siguruar që qetësia e
Institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës nuk është shqetësohet nga ndërhyrja e personave
ose grupeve nga jashtë objekteve ose nga trazirat që ndodhin në afërsi të tyre dhe ofrojnë
mbrojtjen e duhur për objektet, sipas kërkesave.
2. Nëse kërkohet nga Administratori, autoritetet kompetente në konsultim me Administratorin dhe në
masën e cila konsiderohet e nevojshme, ofrojnë mbrojtje të duhur duke përfshirë mbrojtjen
policore për ruajtjen e ligjit dhe rendit në objektet apo në afërsi të tyre dhe për largimin e
personave nga aty.

3. Autoritetet kompetente ndërmarrin të gjitha hapat e arsyeshëm për të siguruar që elementet e
objekteve nuk cenohen dhe se qëllimet për të cilat kërkohen objektet nuk pengohen nga përdorimi
i tokës apo ndërtesave në afërsi të objekteve.
4. Institucioni i Gjykatës Speciale të Kosovës ndërmerr të gjithë hapat e arsyeshëm për të siguruar
që elementet e tokës në afërsi të objekteve nuk paragjykohen nga shfrytëzimi i tokës apo
ndërtesave në objekte.
5. Institucioni i Gjykatës Speciale të Kosovës u ofron autoriteteve kompetente të gjitha informacionet
që janë relevante për sigurinë dhe mbrojtjen e objekteve.
Neni 8.
Ligji dhe autoriteti mbi objektet

1. Objektet duhet të jenë nën kontrollin dhe autoritetin e Institucionit të Gjykatës Speciale të
Kosovës, siç parashikohet me këtë Marrëveshje.
2. Përveç nëse parashikohet ndryshe me këtë Marrëveshje, ligjet dhe rregulloret e shtetit pranues do
të jenë të zbatueshme për objektet.
3. Institucioni i Gjykatës Speciale të Kosovës mund të nxjerrë rregullore funksionale brenda
objekteve të saj, duke përfshirë kushtet e zbatueshme për stafin e saj, të cilat janë të nevojshme
për kryerjen e funksioneve. Institucioni i Gjykatës Speciale të Kosovës do të informojë menjëherë
autoritetet kompetente për miratimin e rregulloreve të tilla. Asnjë ligj apo rregullore e Shtetit
pranues e cila është në kundërshtim me rregulloret e Institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës
sipas këtij paragrafi në një shkallë të tillë të pa-përputhshmërisë nuk do të zbatohen brenda
objekteve.
4. Institucioni i Gjykatës Speciale të Kosovës mund të përjashtojë apo largojë personat nga objektet
për shkak të shkeljes së rregullave të saj dhe, nëse është e mundur, do të informojë autoritetet
kompetente para marrjes së masave të tilla.
5. Çdo konflikt lidhur me atë nëse një rregullore e Institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës vjen
brenda kufijve të këtij neni, apo lidhur me atë nëse një ligj apo rregullore e Shtetit pranues është
në kundërshtim me një rregullore të Institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës në bazë të këtij
neni, do të zgjidhet menjëherë me procedurën e përcaktuar në nenin 36 të kësaj Marrëveshjeje.
Në pritje të kësaj zgjidhjeje, do të zbatohet rregullorja e Institucionit të Gjykatës Speciale të
Kosovës ndërsa ligji apo rregullorja e Shtetit pranues nuk do të zbatohet në objektet në masën që
Institucioni i Gjykatës Speciale të Kosovës pretendon që ajo të jetë në kundërshtim me rregullat
ose rregulloret e saj.
Neni 9.
Shërbimet publike për objektet

1. Autoritetet kompetente duhet të sigurojnë, sipas kërkesës së administratorit ose një anëtari të stafit
të caktuar nga ai apo ajo, nën kushte të drejta dhe të barabarta, shërbimet publike të nevojshme
nga Institucioni i Gjykatës Speciale të Kosovës të tilla si, por pa u kufizuar me, shërbimet postare,
telefonike, telegrafike, çdo mënyrë tjetër të komunikimit, energjisë elektrike, ujit, gazit, kanalizimit,
mbledhjes së mbeturinave, mbrojtjes nga zjarri, transportin lokal dhe pastrimin e rrugëve publike,
duke përfshirë edhe heqjen e borës.
2. Në rastet kur shërbimet e referuara në paragrafin 1 të këtij neni, vihen në dispozicion të
Institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës nga autoritetet kompetente, ose kur çmimet janë nën
kontrollin e tyre dhe nuk i nënshtrohen kontratave ekzistuese me palët private, normat për
shërbimet e tilla nuk duhet të tejkalojnë normat më të ulëta të krahasueshme të akorduara me
agjencitë dhe organet esenciale të Shtetit pranues.
3. Në rast të ndonjë ndërprerjeje apo kërcënimi për ndërprerje të ndonjë prej shërbimeve të tilla,
Institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës do t'i jepet përparësia duke marr parasysh agjencitë
dhe organet esenciale të Shtetit pranues, dhe shteti pranues do të ndërmarr hapa në përputhje
me rrethanat për të siguruar që puna e Institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës nuk cenohet.

4. Sipas kërkesës së autoriteteve kompetente, administratori ose anëtarët e stafit të caktuar prej tij,
do të arrijnë marrëveshje të përshtatshme për ti mundësuar përfaqësuesve të autorizuar të
shërbimeve përkatëse publike të inspektojnë, riparojnë, mirëmbajnë, rindërtojnë dhe zhvendosin
shërbimet komunale, përçuesit, mbetjet dhe kanalizimet në objekte nën kushte të cilat nuk
shqetësojnë, në mënyrë të paarsyeshme kryerjen e funksioneve të Institucionit të Gjykatës
Speciale të Kosovës.
5. Ndërtimet nëntokësore në objekte mund të ndërmerren nga autoritetet kompetente vetëm pas
konsultimit me administratorin, ose një anëtar të stafit të caktuar nga ai apo ajo, dhe nën kushte të
cilat nuk do të pengojnë kryerjen e funksioneve të Institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës.
Neni 10.
Flamuri, stema dhe shenjat

Institucioni i Gjykatës Speciale të Kosovës ka të drejtë të shfaq një flamur, stemë dhe shenja të tjera
në objektet e saj, mbi automjetet dhe mjetet e tjera të transportit të cilat përdoren për qëllime zyrtare.

Neni 11.
Fondet, asetet dhe prona të tjera

1. Fondet, asetet dhe pronat e tjera të Institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës, kudo që
ndodhen dhe nga kushdo që mbahen, do të gëzojnë imunitet nga çdo formë e proceseve ligjore.

2. Fondet, asetet dhe prona të tjera të Institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës, kudo që
ndodhen dhe nga kushdo që mbahen, do të gëzojnë imunitet ndaj bastisjeve, sekuestrimit,
konfiskimit, shpronësimit dhe çdo forme tjetër të ndërhyrjes, qoftë nga veprimet ekzekutive,
administrative, gjyqësore apo legjislative.

3. Institucioni i Gjykatës Speciale të Kosovës shprehimisht mund të heqë dorë nga imuniteti sa i
përket juridiksionit për procedurat ligjore të fondeve, aseteve dhe pronave të tjera të Institucionit
të Gjykatës Speciale të Kosovës. Një dokument i tillë i heqjes dorë nuk do të nënkuptojë heqjen
dorë nga imuniteti në lidhje me ekzekutimin e aktgjykimit, për të cilin nevojitet një dokument i
veçantë i heqjes dorë.

4. Kur është e nevojshme të kryhen funksionet e Institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës,
fondet, asetet dhe pronat e tjera të Institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës, kudo që
ndodhen dhe nga kushdo që mbahen, do të lirohen nga kufizimet, rregulloret, kërkimet ose
moratoriumet e çfarëdo natyre.

5. Çdo imunitet i fondeve, aseteve dhe pronave të tjera të Institucionit të Gjykatës Speciale të
Kosovës i dhënë në përputhje me këtë nen nuk do të cenoj imunitetin dhe privilegjet e fondeve,
aseteve dhe pronave të tjera të Republikës së Kosovës në bazë të ligjit ndërkombëtar dhe ligjit të
shtetit pranues.
Neni 12.
Pacenueshmëria e arkivave, dokumenteve dhe materialeve

1. Arkivat e Institucioneve të Gjykatës Speciale të Kosovës, si dhe të gjitha letrat, dokumentet dhe
materialet të çfarëdo forme të cilat dërgohen tek ose nga Institucioni i Gjykatës Speciale të
Kosovës, apo që mbahen nga Institucioni i Gjykatës Speciale të Kosovës ose që i përkasin atij,
kudo që ndodhen dhe nga kushdo që mbahen, janë të pacenueshme.
2. Përfundimi apo mungesa e paprekshmërisë të tillë nuk do të ndikojë në masat mbrojtëse që mund
të urdhërojnë Dhomat e Specializuara ose që mund të vendosen nga Zyra e Prokurorit të
specializuar në lidhje me dokumentet dhe materialet e vëna në dispozicion për ose të përdorura
nga Dhomat Specialiste ose Zyra e Prokurorit të specializuar.



Neni 13.
Lehtësirat në lidhje me komunikimet

1. Institucioni i Gjykatës Speciale të Kosovës sa i përket komunikimit dhe korrespondencës zyrtare
në territorin e Shtetit pranues do të gëzoj trajtim jo më pak të pafavorshëm se ai i ofruar nga Shteti
Pranues për çfarëdo organizate ndër-qeveritare apo misioni diplomatik për prioritetet, normat dhe
tatimet e zbatueshme postare dhe format e ndryshme të komunikimit dhe korrespondencës
2. Nuk do të vendoset asnjë censurë për komunikimet ose korrespondencën zyrtare të Institucioneve
të Gjykatës Speciale të Kosovës. Imuniteti i tillë nga censura do të shtrihet tek materialet e
shtypura, fotografike dhe elektronike të komunikimit të të dhënave, si dhe forma të tjera të
komunikimit që mund të përdoren nga Institucioni i Gjykatës Speciale të Kosovës.
3. Institucioni i Gjykatës Speciale të Kosovës do të ketë të drejtë t'i drejtojë të gjitha mjetet e
përshtatshme të komunikimit, duke përfshirë edhe mjetet elektronike të komunikimit, dhe do të
ketë të drejtë të përdorë kode ose shifra për komunikimet e veta zyrtare dhe ato të
korrespondencës. Komunikimet zyrtare dhe korrespondenca e Institucionit të Gjykatës Speciale të
Kosovës do të jenë të paprekshme.
4. Institucioni i Gjykatës Speciale të Kosovës do të ketë të drejtë të dërgojë dhe marrë
korrespondencë dhe materiale ose komunikime të tjera përmes korrierit apo në çanta të mbyllura,
të cilat do të gëzojnë privilegjin, imunitetin dhe lehtësirat e njëjta si korrierët dhe çantat
diplomatike.
5. Institucioni i Gjykatës Speciale të Kosovës do të ketë të drejtë të drejtoj radiot dhe pajisje të tjera
të telekomunikacionit në çdo frekuencë që ndahet nga shteti pranues në përputhje me procedurat
e saj kombëtare. Shteti pranues do të përpiqet t'i ndajë Institucionit të Gjykatës Speciale të
Kosovës, për aq sa është e mundshme, frekuencat për të cilat ka aplikuar.
6. Për përmbushjen e qëllimeve të saj dhe kryerjen efikase të përgjegjësive, Institucioni i Gjykatës
Speciale të Kosovës do të ketë të drejtë për publikim të lirshëm dhe pa kufizime brenda shtetit
pranues në përputhje me këtë Marrëveshje.
Neni 14.
Liria e aseteve financiare nga kufizimet

1. Pa iu nënshtruar ndonjë kontrolli financiar apo rregullore, kërkesa për njoftim në lidhje me
transaksionet financiare, apo moratoriume të çfarëdo lloji, Institucioni i Gjykatës Speciale të
Kosovës në mënyrë të lirshme mund të:
a) blejë, mbajë dhe përdor çfarëdo valute;
b) operoj me llogaritë në çfarëdo valute;
c) blejë, mbaj dhe përdor fonde, letra me vlerë, dhe ari; dhe
d) transferojë fondet e saj, letrat me vlerë, arin dhe valutat nga shteti pranues, tek ndonjë
vend tjetër, ose brenda shtetit pranues dhe të konvertojë çdo valutë të mbajtur nga ai
shtet në çfarëdo valute tjetër.

2. Institucioni i Gjykatës Speciale të Kosovës nuk do të gëzojë trajtim më pak të favorshëm se ai i
ofruar nga shteti pranues për çfarëdo organizate ndërqeveritare ose mision diplomatik në lidhje
me kursin e këmbimit për transaksionet e saj financiare.
Neni 15.
Lirimi nga tatimi dhe detyrimet e Institucioneve të Gjykatës Speciale të Kosovës dhe prona e
saj

1. Brenda fushëveprimit të aktiviteteve të saj zyrtare, Institucioni i Gjykatës Speciale të Kosovës,
asetet, të ardhurat dhe pronat e tjera të saj do të përjashtohen nga të gjitha tatimet e
drejtpërdrejta, qoftë të mbledhura nga autoritetet kombëtare, krahinore ose lokale të cilat
përfshijnë, ndër tjerash, tatimin mbi të ardhurat dhe tatimin e korporatës
2. Brenda fushëveprimit të aktiviteteve të saj zyrtar, Institucioni i Gjykatës Speciale të Kosovës do të
lirohet nga:


a) tatimi dhe detyrimet e importit dhe eksportit (belastingen bij invoer en uitvoer);
b) tatimi i automjeteve motorike (motorrijtuigenbelasting);
c) tatimi mbi pasagjerët e automjeteve dhe motoçikletave (belasting van personenauto s en
motorrijëielen);
d) tatimi mbi vlerën e shtuar (omzetbelasting) i paguar për mallra dhe shërbime të furnizuara në
baza përsëritëse ose që përfshijnë shpenzime të konsiderueshme;
e) detyrimet e akcizës (accijnzen) të përfshira në çmimin e pijeve alkoolike dhe hidrokarbureve të
tilla si vajrat për karburante dhe lëndë djegëse motorike;
f) tatimi i transferimit të pronësisë së paluajtshme (overdrachtsbelasting);
g) tatimi i sigurimit (assurantiebelasting);
h) tatimi mbi energjinë (energiebelasting);
i) tatimi mbi infrastrukturën e ujit (belasting op leidingëater);
j) çdo tatim dhe detyrime të tjera të karakterit të ngjashëm, të tilla si tatimet e parashikuara në këtë
paragraf, të vëna në shtetin pranues pas datës së nënshkrimit të kësaj Marrëveshjeje.

3. Përjashtimet e parashikuara në paragrafin 2, nën-paragrafët d), e), f), g), h), i) dhe j) të këtij neni
mund të jepen me anë të një ri-mbursimi. Këto përjashtime do të aplikohen në përputhje me
kërkesat formale të Shtetit pranues. Megjithatë, këto kërkesa nuk do të ndikojnë në parimet e
përgjithshme të përcaktuara në paragrafin 2 të këtij neni.
4. Mallrat e blera ose të importuara sipas kushteve të përcaktuara në paragrafin 2 të këtij neni nuk
do të shiten, falen apo vihen ndryshe nën dispozicion, përveç në përputhje me kushtet e rëna
dakord me shtetin pranues.
5. Institucioni i Gjykatës Speciale të Kosovës nuk do të kërkojë përjashtim nga tatimet të cilat në fakt
nuk janë më shumë se ngarkesa për shërbime publike të ofruara në një normë fikse në përputhje
me sasinë e shërbimeve të kryera të cilat mund të identifikohen, përshkruhen dhe listohen në
mënyrë specifike.
Neni 16.
Lirimi nga kufizimet e importit dhe eksportit

Institucioni i Gjykatës Speciale të Kosovës do të lirohet nga të gjitha kufizimet mbi importet dhe
eksportet në lidhje me artikujt e importuara apo eksportuara nga Institucioni i Gjykatës Speciale të
Kosovës për përdorimin e tij zyrtar dhe në lidhje me publikimet e saj.

PJESA III.
PRIVILEGJET, IMUNITETET DHE LEHTËSIRAT E OFRUARA PËR PERSONAT SIPAS KËSAJ
MARRËVESHJE
Neni 17.
Privilegjet, imunitetet dhe lehtësirat e gjyqtarëve, prokurorit të specializuar, zëvendës
prokurorit të specializuar, administratorit dhe zëvendës administratorit

1. Gjykatësit, prokurori i specializuar, zëvendës prokurori i specializuar, administratori dhe zëvendës
administratori së bashku me anëtarët e familjes që përbëjnë ekonominë familjare e që nuk kanë
shtetësinë holandeze ose status të qëndrimit të përhershëm në shtetin pranues, gëzojnë
privilegjet e njëjta, imunitetet dhe lehtësirat sikurse që u janë akorduar nga shteti pranues për
kryetarët e misioneve diplomatike në përputhje me Konventën e Vjenës. Ata, ndër të tjera, do të
gëzojnë:
a) pacenueshmërinë personale, duke përfshirë edhe imunitetin ndaj arrestimit apo ndalimit apo
çfarëdo kufizimi tjetër të lirisë së tyre;
b) imunitet nga juridiksioni penal, civil dhe administrativ;
c) pacenueshmërinë e të gjitha letrave, dokumenteve dhe materialeve të çfarëdo forme;
d) përjashtimin nga detyrimet e shërbimeve kombëtare;
e) përjashtimin nga kufizimet e emigracionit dhe regjistrimin e të huajve;
f) përjashtimin nga tatimet mbi pagat, shpërblimet dhe shtesat e paguara në lidhje me punësimin
e gjyqtarëve, prokurorin e specializuar, zëvendës prokurorin e specializuar, administratorin
dhe zëvendës administratorin e Institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës;

g) të njëjtat lehtësira sa i përket valutave dhe shkëmbimit të tyre si për agjentët diplomatikë;
h) të njëjtat imunitete dhe lehtësira sa i përket bagazhit të tyre zyrtar dhe personal ashtu siç është
ofruar për agjentët diplomatikë;
i) së bashku me anëtarët e familjes që përbëjnë ekonominë familjare, të njëjtat lehtësira
riatdhesimi në kohën e krizave ndërkombëtare, siç u janë ofruar për agjentët diplomatikë sipas
Konventës së Vjenës;
j) të drejtën e hyrjes së papenguar, daljes apo lëvizjes brenda shtetit pranues, sipas nevojës dhe
për qëllime të Institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës.

2. Sa i përket tatimit në trashëgimi dhe dhuratë i cili varet nga vendbanimi,periudhat gjatë të cilave
gjykatësit, prokurori i specializuar, zëvendës prokurori i specializuar, administratori dhe zëvendës
administratori janë të pranishëm në shtetin pranues për ushtrimin e funksioneve të tyre nuk do të
konsiderohen si periudha banimi.
3. Gjykatësit, prokurori i specializuar, zëvendës prokurori i specializuar, administratori dhe zëvendës
administratori pas skadimit të mandatit të tyre, vazhdojnë të kenë imunitetit ndaj proceseve
gjyqësore të çdo lloji në lidhje me fjalët e thëna ose të shkruara dhe të gjitha veprimet e kryera
nga ata në kuadër të detyrës së tyre zyrtare.
4. Shteti pranues nuk është i detyruar të liroj ish-gjyqtarët, prokurorët e specializuar, zëvendës
prokurorët e specializuar, administratorët, zëvendës administratorët dhe anëtarët e familjes që
përbëjnë ekonominë familjare nga tatimi mbi të ardhurat pensionale apo pagesat vjetore të
paguara.
5. Personat e përmendur në këtë nen që janë shtetas apo banorë të përhershëm të shtetit pranues
do të gëzojnë vetëm privilegjet, imunitetet dhe lehtësirat e mëposhtme në masën e nevojshme
për kryerjen e pavarur të funksioneve të tyre:
a) imuniteti ndaj arrestimit, ndalimit ose ndonjë kufizim tjetër të lirisë së tyre;
b) imuniteti ndaj procesit ligjor të çfarëdo lloji në lidhje me fjalët e thëna apo të shkruara dhe të
gjitha veprimet e kryera prej tyre në kryerjen e funksioneve të tyre për Institucionin e Gjykatës
Speciale të Kosovës, i cili imunitet do të vazhdojë të jepet edhe pasi ata të pushojnë së kryeri
funksionet e tyre për Institucionin e Gjykatës Speciale në Kosovë;
c) pacenueshmëria e të gjitha letrave, dokumenteve në çfarëdo forme dhe materialet që kanë të
bëjnë me kryerjen e funksioneve të tyre për Institucionin e Gjykatës Speciale në Kosovë;;
d) pacenueshmëria e të gjitha letrave, dokumenteve dhe materialeve të çfarëdo forme që kanë të
bëjnë me kryerjen e funksioneve të tyre për Institucionin e Gjykatës Speciale në Kosovë;;
e) për qëllime të komunikimeve të tyre me Institucionin e Gjykatës Speciale të Kosovës dhe të
drejtën për të marrë dhe për të dërguar letrat në çfarëdo forme;
f) e drejta për të importuar pa paguar doganën dhe tatimet, përveç pagesave për shërbime,
mobiliet dhe sendet e tyre në kohën kur për herë të parë marrin postin e tyre në Shtetin
Pranues.

6. Personat e referuar në paragrafin 5 të këtij neni, Shteti Pranues nuk do t'i nënshtroj ndaj asnjë
mase që mund të ndikojë në performancën e lirë dhe të pavarur të funksioneve të tyre për
Institucionin e Gjykatës Speciale të Kosovës.
Neni 18.
Privilegjet, imunitetet dhe lehtësirat e stafit

1. Stafi do të gëzojë këto privilegje, imunitete dhe lehtësira që janë të nevojshme për kryerjen e
pavarur të funksioneve të tyre. Atyre do të u ofrohet:
a) imunitet nga arrestimi, ndalimi ose ndonjë kufizim tjetër i lirisë së tyre dhe nga inspektimi apo
sekuestrimi i bagazheve të tyre zyrtare;
b) imunitet ndaj procesit ligjor të çfarëdo lloji në lidhje me fjalët e thëna apo të shkruara dhe të
gjitha veprimet e kryera nga ata në kuadër të punës së tyre, imunitet i cili do të vazhdojë të
jepet edhe pas përfundimit të punësimit të tyre në Institucionin e Gjykatës Speciale të
Kosovës;
c) pacenueshmëria e të gjitha letrave zyrtare, dokumenteve dhe materialeve në çfarëdo forme;
d) përjashtimi nga tatimi mbi pagat, shpërblimet dhe shtesat e paguara ndaj tyre në lidhje me

punësimin e tyre në Institucionin e Gjykatës Speciale të Kosovës;
e) përjashtimi nga detyrimet e shërbimeve kombëtare;
f) së bashku me anëtarët e familjes që përbëjnë ekonominë familjare, lirohen nga kufizimet e
emigracionit dhe regjistrimi i të huajve;
g) të njëjtat privilegje sa i përket lehtësirave për valutat dhe shkëmbimin që i ofrohen zyrtarëve të
rangjeve të krahasueshme me misionet diplomatike të themeluara në shtetin pranues;
h) së bashku me anëtarët e familjes që përbëjnë ekonominë familjare, do t`u ofrohen të njëjtat
lehtësira riatdhesimi në kohën e krizave ndërkombëtare, me ato që u janë ofruar agjentëve
diplomatikë sipas Konventës së Vjenës;
i) e drejta për importim pa paguar doganë dhe tatim, përveç pagesave për shërbime, mobilie
dhe gjësendet në herën e parë që marrin postin e tyre në Shtetin Pranues, dhe për të ri-
eksportuar mobiliet dhe gjësendet e tyre pa paguar doganën dhe tatimet për në vendin e tyre
të destinacionit.

2. Përveç privilegjeve, imuniteteve dhe lehtësirave të përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni, stafit
që është i një rangu të krahasueshëm me agjentët diplomatikë, së bashku me anëtarët e familjes
që përbëjnë ekonominë familjare e që nuk janë shtetas apo banorë të përhershëm të shtetit pritës,
do të u ofrohen privilegje të njëjta, imunitete dhe lehtësira siç akordohen nga shteti pranues për
agjentët diplomatikë të misioneve diplomatike të themeluara në shtetin pranues në përputhje me
Konventën e Vjenës.

3. Përveç privilegjeve, imuniteteve dhe lehtësirave të përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni, stafi i
një rangu të krahasueshëm me personelin administrativ dhe teknik të misioneve diplomatike, së
bashku me anëtarët e familjes që përbëjnë ekonominë familjare e të cilët nuk janë shtetas apo
banorë të përhershëm të shtetit pranues, do të pajisen nga shteti pranues me të njëjtat privilegje,
imunitete dhe lehtësira si ato për anëtarët e stafit administrativ dhe teknik të misioneve
diplomatike të themeluara në shtetin pranues, në përputhje me Konventën e Vjenës, me kusht që
imuniteti nga juridiksioni penal dhe pacenueshmëria personale nuk do të shtrihet në veprimet e
kryera jashtë rrjedhës së detyrave të tyre zyrtare.
4. Në lidhje me tatimin në trashëgimi dhe dhurata i cili varet nga vendbanimi, periudhat gjatë të
cilave stafi është prezent në Shtetin Pranues për kryerjen e funksioneve të tyre, nuk do të
konsiderohen si periudha banimi.
5. Shteti Pranues nuk është i obliguar të përjashtojë ish-stafin dhe anëtarët e familjes që përbëjnë
ekonominë familjare nga tatimi mbi të ardhurat pensionale ose pagesat vjetore.
6. Personat e përmendur në këtë nen që janë shtetas apo banorë të përhershëm të shtetit pranues
do të gëzojnë vetëm privilegjet, imunitetet dhe lehtësirat e mëposhtme në masën e nevojshme për
kryerjen e pavarur të funksioneve të tyre:
a) imunitet nga arrestimi, ndalimi ose ndonjë kufizim tjetër i lirisë së tyre;
b) imunitet ndaj procesit ligjor të çfarëdo lloji në lidhje me fjalët e thëna apo të shkruara dhe të
gjitha veprimet e kryera nga ata në kuadër të punës së tyre, imunitet i cili do të vazhdojë të
jepet edhe pas përfundimit të punësimit të tyre në Institucionet e Gjykatës Speciale të
Kosovës;
c) pacenueshmëria e të gjitha letrave zyrtare, dokumenteve dhe materialeve në çfarëdo forme që
kanë të bëjnë me kryerjen e funksioneve të tyre për Institucionin e Gjykatës Speciale të
Kosovës;
d) lirimi nga tatimi mbi pagat, shpërblimet dhe shtesat e paguara ndaj tyre në lidhje me punësimin
e tyre në Institucionet e Gjykatës Speciale të Kosovës;
e) për qëllime të komunikimeve të tyre me Institucionet e Gjykatës Speciale të Kosovës të drejtën
për të marrë dhe për të dërguar letrat në çfarëdo forme;
f) e drejta për importim pa paguar doganë dhe tatim, përveç pagesave për shërbime, mobiliet
dhe gjësendet, në herën e parë që marrin postin e tyre në Shtetin Pranues.

7. Personat e referuar në paragrafin 6 të këtij neni nuk do të nënshtrohen nga Shtetit Pranues ndaj
asnjë masë që mund të ndikojë në performancën e funksioneve të tyre në Institucionin e Gjykatës
Speciale të Kosovës në mënyrë të lirë dhe të pavarur.

Neni 19.
Personeli i rekrutuar në nivel lokal, dhe i cili nuk mbulohet nga kjo Marrëveshje

1. Personelit të rekrutuar në nivel lokal në Shtetin Pranues nga Institucioni i Gjykatës Speciale të
Kosovës i cili nuk mbulohet nga kjo marrëveshje dhe do të i jepet imuniteti ndaj procesi ligjor në
lidhje me fjalët e thëna apo të shkruara dhe të gjitha veprimet e kryera nga ata në cilësinë e tyre
zyrtare për Institucionin e Gjykatës Speciale të Kosovës. Imunitet i tillë do të vazhdojë të jepet
edhe pas përfundimit të punësimit të tyre në Institucionin e Gjykatës Speciale të Kosovës. Gjatë
punësimit të tyre, atyre gjithashtu do të u ofrohen lehtësira të tjera që mund të jenë të nevojshme
për ushtrimin e pavarur të funksioneve të tyre për Institucionin e Gjykatës Speciale të Kosovës.
2. Termat dhe kushtet e punësimit të personelit të rekrutuar në nivel lokal nga Institucionin i Gjykatës
Speciale në Kosovë të cilat nuk mbulohen nga kjo Marrëveshje do të jenë në pajtim me rezolutat,
vendimet, rregulloret, rregullat dhe politikat përkatëse të Institucionit të Gjykatës Speciale në
Kosovë.
Neni 20.
Praktikantët

1. Pa cenuar rregullat e zbatueshme të Bashkimit Evropian në lidhje me qytetarët e një shteti anëtar
të Bashkimit Evropian, Ministria e Punëve të Jashtme do të regjistrojë praktikantë për një periudhë
maksimale prej dymbëdhjetë (12) muajve, me kusht që Administratori të i ofroj Ministrisë së
Punëve të Jashtme, një deklaratë të nënshkruar nga praktikanti, shoqëruar nga prova të
mjaftueshme, që vërteton se:
a) praktikanti hynë në Shtetin Pranues, në përputhje me procedurat e zbatueshme të
imigracionit;
b) praktikanti ka mjete të mjaftueshme financiare për shpenzimet e jetesës dhe për riatdhesimin,
si dhe sigurim të mjaftueshëm shëndetësor (duke përfshirë edhe mbulimin e kostove të
shtrimit në spital të paktën për kohëzgjatjen e praktikës plus një muaj) si dhe përgjegjësi të
sigurimit të palës së tretë, që nuk do të jetë pagesë që bëhet në buxhetin publik të Shtetit
Pranues;
c) praktikanti nuk do të angazhohet në punësim fitimprurës në shtetin pranues, gjatë praktikës
së tij ose të saj, përveç si praktikant për Institucionin e Gjykatës Speciale në Kosovë;
d) praktikanti nuk do të sjellë asnjë anëtarë të familjes për të qëndruar me të në Shtetin Pranues,
përveç në përputhje me procedurat e zbatueshme të imigracionit, duke përfshirë të drejtën
për të bërë këtë si qytetarë i një shteti anëtar të Bashkimit Evropian; dhe
e) praktikanti do të lë shtetin pranues, brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve pas përfundimit të
praktikës përveç nëse ai/ajo ka të drejtë në një mënyrë tjetër të qëndrojë në Holandë, në
përputhje me legjislacionin në fuqi për imigracionin.

2. Institucioni i Gjykatës Speciale të Kosovës nuk do të marrë përgjegjësi për dëmet që rrjedhin
nga mos-përmbushja e kushteve të deklaratës të referuar në paragrafin 1 të këtij neni nga
praktikantët e regjistruar në përputhje me këtë paragraf.
3. Praktikantët nuk gëzojnë privilegjet, imunitetet dhe lehtësirat, me përjashtim të:
a) imunitetit ndaj proceseve ligjore për fjalët e thëna apo të shkruara dhe të gjitha veprimet e
kryera nga ata në zotësinë e tyre zyrtare për Institucionin e Gjykatës Speciale të Kosovës, i cili
imunitet do të vazhdojë të jepet edhe pas përfundimit të praktikës me Institucionin e Gjykatës
Speciale të Kosovës për aktivitetet e kryera në emër të saj;
b) pacenueshmërinë e të gjitha letrave, dokumenteve dhe materialeve në çfarëdo forme që kanë
të bëjnë me kryerjen e funksioneve të tyre për Institucionin e Gjykatës Speciale në Kosovë.









Neni 21.
Ekspertët

1. Ekspertët që ushtrojnë funksione për Institucionin e Gjykatës Speciale të Kosovës, do të kenë
privilegjet, imunitetet dhe lehtësirat, deri në atë masë që është e nevojshme për ushtrim të pavarur
të funksioneve të tyre, në varësi të përpilimit të dokumentit të referuar në paragrafin 2 të këtij neni,
si në vijim:
a) imunitet ndaj arrestimit apo paraburgimit ose çfarëdo kufizimi tjetër të lirisë së tyre në lidhje
me veprimet ose dënimet para hyrjes së tyre në territorin e Shtetit Pranues;
b) imunitet ndaj sekuestrimit të bagazheve të tyre personale;
c) imunitet ndaj çdo procesit ligjor në lidhje me fjalët e thëna apo të shkruara dhe të gjitha
veprimet e kryera prej tyre gjatë kryerjes së funksioneve të tyre për Institucionin e Gjykatës
Speciale të Kosovës, të cilin imunitet do të vazhdojë të e mbajnë edhe pas përfundimit të
funksioneve të tyre;
d) pacenueshmërinë e të gjitha letrave, dokumenteve dhe materialeve të çfarëdo forme që
lidhen me ushtrimin e funksioneve të tyre për Institucionin e Gjykatës Speciale të Kosovës;
e) për qëllime të komunikimeve të tyre me Institucionin e Gjykatës Speciale të Kosovës, e drejta
për të pranuar dhe dërguar letra dhe dokumente në çfarëdo forme si dhe materiale lidhur me
ushtrimin e funksioneve të tyre për Institucionin e Gjykatës Speciale të Kosovës, me korrier
apo në çanta të mbyllura;
f) lirimi nga inspektimi i bagazheve të tyre personale, përveç nëse ekzistojnë arsye për të
besuar se bagazhi përmban artikuj importi ose eksporti i të cilave ndalohet me ligj, ose
kontrollohet nga rregulloret e karantinës së Shtetit Pranues; inspektimi në një rast të tillë
duhet të bëhet në prani të ekspertit në fjalë;
g) privilegjet e njëjta në lidhje me lehtësirat valutore dhe shkëmbimit, siç u sigurohen
përfaqësuesve të qeverive të huaja në misione të përkohshme zyrtare;
h) të njëjtat lehtësira riatdhesimi në rast të krizave ndërkombëtare, siç u janë akorduar agjentëve
diplomatikë sipas Konventës së Vjenës;
i) Përjashtimi nga kufizimet e emigrimit dhe regjistrimit të shtetasve të huaj në lidhje me
funksionet e tyre siç specifikohet në dokumentin e referuar në paragrafin 2 të këtij neni,.

2. Ekspertët do të pajisen nga Institucioni i Gjykatës Speciale të Kosovës, me një dokument i cili
vërteton se ata ushtrojnë funksione për Institucionin e Gjykatës Speciale të Kosovës, në baza të
përkohshme dhe duke specifikuar afatin kohor sa do të zgjasin funksionet e tyre, i cili nuk duhet të
tejkalojë kohëzgjatjen e kësaj Marrëveshje. Dokumenti i tillë duhet të tërhiqet para skadimit të tij
në qoftë se eksperti nuk ushtron më funksione për Institucionin e Gjykatës Speciale të Kosovës,
apo nëse prania e ekspertit në selinë e Institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës, nuk është
më e nevojshme.
3. Me përjashtim të paragrafit 1 (c) të këtij neni, privilegjet, imunitetet dhe objektet e referuara në
paragrafin 1 të këtij neni do të pushojnë së zbatuari pas pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga data kur
prania e ekspertit në fjalë nuk kërkohet më nga Institucioni i Gjykatës Speciale të Kosovës.
4. Ekspertët të cilët janë shtetas ose banorë të përhershëm të Shtetit Pranues, do të gëzojnë vetëm
privilegjet, imunitetet dhe lehtësirat që janë të nevojshme për ushtrimin e pavarur të funksioneve
të tyre për Institucionin e Gjykatës Speciale të Kosovës, si në vijim:
a) imunitet nga arrestimi apo paraburgimi personal ose ndonjë kufizimi tjetër të lirisë së tyre;
b) imunitet ndaj çdo procesi ligjor në lidhje me fjalët e thëna apo të shkruara dhe të gjitha
veprimet e kryera prej tyre gjatë kryerjes së funksioneve të tyre për Institucionin e Gjykatës
Speciale të Kosovës, të cilin imunitet do të vazhdojnë të e mbajnë edhe pas përfundimit të
funksioneve të tyre;
c) pacenueshmëria e të gjitha letrave, dokumenteve në çfarëdo forme dhe materialeve që lidhen
me ushtrimin e funksioneve të tyre;
d) për qëllime të komunikimeve të tyre me Institucionin e Gjykatës Speciale të Kosovës, e drejta
për të pranuar dhe dërguar dokumente në çfarëdo forme.

5. Ekspertët nuk i nënshtrohen asnjë mase të Shteti Pranues, që mund të ndikojnë në ushtrimin e
pavarur të funksioneve të tyre për Institucionin e Gjykatës Speciale të Kosovës.

Neni 22.
Avokati mbrojtës dhe personat të cilët ndihmojnë avokatin mbrojtës

1. Ky nen përfshin avokatin mbrojtës dhe personat të cilët ndihmojnë avokatin mbrojtës të cilët duhet
të jenë të pranishëm në Shtetin Pranues.
2. Avokati mbrojtës do të gëzojë privilegjet, imunitetet dhe lehtësirat e mëposhtme të cilat janë të
nevojshme për ushtrimin e lirë dhe të pavarur të funksioneve të tij gjatë fazës përgatitore varësisht
nga procedura e njoftimit e përcaktuar në përputhje me nenin 28 të kësaj Marrëveshjeje:
a) imuniteti ndaj arrestimit apo paraburgimit ose ndonjë kufizimi tjetër të lirisë së tyre në lidhje me
veprimet ose dënimet para hyrjes së tyre në territorin e Shtetit Pranues;
b) imunitet ndaj sekuestrimit të bagazheve të tyre personale;
c) imunitet ndaj çdo procesi ligjor në lidhje me fjalët e thëna apo të shkruara dhe të gjitha
veprimet e kryera nga ata në zotësinë zyrtare, të cilin imunitet do të vazhdojë të e mbaj edhe
pas përfundimit të funksioneve të tyre;
d) pacenueshmëria e të gjitha letrave, dokumenteve në çfarëdo forme si dhe materialeve që
lidhen me ushtrimin e funksioneve të tyre;
e) për qëllime të komunikimeve në ushtrimin e funksioneve të tyre si avokat mbrojtës, e drejta për
të pranuar dhe dërguar letra dhe dokumente në çfarëdo forme;
f) së bashku me anëtarët e familjes që përbëjnë ekonominë familjare, me përjashtim ndaj
kufizimeve të emigracionit dhe regjistrimit të shtetasve të huaj;
g) lirimi nga inspektimi i bagazheve personale te tyre, përveç nëse ekzistojnë arsye te forta për të
besuar se bagazhi përmban artikuj importi ose eksporti i të cilave ndalohet me ligj, ose
kontrollohet nga rregulloret e Shtetit Pranues; inspektimi në një rast të tillë duhet të bëhet në
prani të ekspertit në fjalë;
h) privilegjet e njëjta sa i përket lehtësirave valutore dhe të shkëmbimit, siç u akordohen
përfaqësuesve të qeverive të huaja në misione të përkohshme zyrtare;
i) të njëjtat lehtësira riatdhesimi në rast të krizave ndërkombëtare, siç u janë akorduar agjentëve
diplomatikë sipas Konventës së Vjenës.

3. Në lidhje me tatimin mbi trashëgimin dhe dhuratat i cili varet nga vendbanimi, periudhat gjatë të
cilave avokati mbrojtës është i pranishëm në Shtetin Pranues për kryerjen e funksioneve të tyre
nuk do të konsiderohen si periudha banimi.
4. Personat e përmendur në këtë nen të cilët janë shtetas ose banorë të përhershëm të Shtetit
Pranues gëzojnë vetëm privilegjet, imunitetet dhe lehtësirat e mëposhtme, të cilat janë të
nevojshme për ushtrimin e pavarur të funksioneve të tyre në lidhje me procedurat e parapara të
zhvillohen në Institucionin e Gjykatës Speciale të Kosovës:
a) imuniteti ndaj arrestimit apo paraburgimit ose ndonjë kufizimi tjetër të lirisë së tyre;
b) imuniteti ndaj çfarëdo procesi ligjor në lidhje me fjalët e thëna apo të shkruara dhe të gjitha
veprimet e kryera nga ata në cilësinë zyrtare, të cilin imunitet do të vazhdojë të e mbaj edhe
pas përfundimit të funksioneve të tyre;
c) pacenueshmëria e të gjitha letrave, dokumenteve në çfarëdo forme dhe e materialeve që
lidhen me ushtrimin e funksioneve të tyre;
d) për qëllime të komunikimeve në ushtrimin e funksioneve të tyre si avokat mbrojtës, e drejta për
të pranuar dhe dërguar letra dhe dokumente në çfarëdo forme.

5. Avokati mbrojtës nuk i nënshtrohet asnjë mase nga Shteti Pranues që mund të ndikojnë në
ushtrimin e lirë dhe të pavarur të funksioneve të tyre.
6. Ky nen nuk duhet të paragjykoj rregullat disiplinore që mund të jenë të zbatueshme për avokatin
mbrojtës.
7. Dispozitat e këtij neni zbatohen mutatis mutandis për personat të cilën ndihmojnë avokatin
mbrojtës në përputhje me rregullat, rregulloret dhe politikat përkatëse të Institucionit të Gjykatës
Speciale të Kosovës.


Neni 23.
Personave të tjerë përveç të dyshuarve, të akuzuarve, dëshmitarëve dhe viktimave të cilëve u
kërkohet të jenë të pranishëm në selinë e Institucionin e Gjykatës Speciale të Kosovës

1. Personat e tjerë përveç të dyshuarve, akuzuarve, dëshmitarëve dhe viktimave të cilët nuk
mbulohen nga nenet 17-22 të kësaj marrëveshjeje, por të cilëve iu kërkohet të jenë të pranishëm në
selinë e Institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës duhet deri në masën e nevojshme për praninë e
tyre në selinë e Institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës, t'i caktohen privilegjet, imunitetet dhe
lehtësirat që i nënshtrohen prodhimit të dokumentit të përmendura në paragrafin 2 të këtij neni, si në
vijim:
a) imuniteti ndaj arrestimit apo paraburgimit ose ndonjë kufizimi tjetër të lirisë së tyre në lidhje me
veprimet ose dënimet, para hyrjes së tyre në territorin e Shtetit Pranues;
b) imuniteti ndaj konfiskimit të bagazheve të tyre personale, përveç nëse ekzistojnë arsye te forta
për të besuar se bagazhi përmban artikuj, importi ose eksporti i të cilave ndalohet me ligj, ose
kontrollohet me rregulloret e karantinës së Shtetit Pranues;
c) imunitet ndaj çfarëdo procedure ligjore në lidhje me fjalët e thëna apo të shkruara dhe të gjitha
veprimet e kryera prej tyre gjatë pranisë së tyre në selinë e Institucionin e Gjykatës Speciale të
Kosovës, të cilin imunitet do të vazhdojnë të e mbajnë edhe pas pranisë së tyre në selinë e
Institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës;
d) pacenueshmëria e të gjitha letrave, dokumenteve në çfarëdo forme dhe materialeve në lidhje
me praninë e tyre në selinë e Institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës;
e) lirimin nga kufizimet e emigrimit dhe regjistrimit të shtetasve të huaj, kur udhëtojnë nga dhe në
drejtim të Institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës me qëllim që të jenë prezent.

2. Personat e përmendur në këtë nen, do të pajisen nga Administratori me një dokument që vërteton
se prania e tyre është e nevojshme në selinë e Institucionin e Gjykatës Speciale të Kosovës dhe
duke specifikuar periudhën kohore gjatë së cilës prania e tillë është e nevojshme. Dokumenti i tillë
duhet të tërhiqet para skadimit të tij nëse, prania e tyre në selinë e Institucionin e Gjykatës
Speciale të Kosovës nuk është më e nevojshme.
3. Me përjashtim të paragrafit 1 (c) të këtij neni, privilegjet, imunitetet dhe lehtësirat e përmendura në
paragrafin 1 të këtij neni do të pushojnë së zbatuari pas pesëmbëdhjetë (15) ditëve, pas datës në
të cilën prania e personit në fjalë nuk është më e kërkuar nga Institucionin e Gjykatës Speciale të
Kosovës.
4. Personat e përmendur në këtë nen, të cilët janë shtetas apo banorë të përhershëm të Shtetit
Pranues nuk do të gëzojnë asnjë privilegj, imunitet apo lehtësira, përveç atyre që janë të
nevojshme për praninë e tyre në selinë e Institucionin e Gjykatës Speciale të Kosovës apo
imunitet ndaj procedurave ligjor në lidhje me fjalët e thëna apo të shkruara dhe të gjitha veprimet e
kryera prej tyre gjatë pranisë së tyre në selinë e Institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës.
Imuniteti i tillë do të vazhdojë të vlej edhe pasi që prania e tyre në selinë e Institucionit të Gjykatës
Speciale të Kosovës nuk është më e nevojshme.
5. Personat e referuar në këtë nen nuk i nënshtrohen asnjë mase nga Shteti pranues që mund të
ndikojnë në praninë e tyre në selinë e Institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës.
Neni 24.
Punësimi i anëtarëve të familjes së Gjyqtarëve, Prokurorit të Specializuar, zëvendës Prokurorit
të Specializuar, Administratorit, zëvendës Administratorit dhe stafit

1. Anëtarët e familjes që përbëjnë ekonominë familjare të një gjyqtari, prokurori të specializuar,
zëvendës prokurori të specializuar, administratori, zëvendës administratori ose anëtar i stafit, mund të
autorizohen që të angazhohen në punësim fitimprurës në Shtetin Pranues me kohëzgjatje të
mandatit të zyrës së gjyqtarit, prokurorit të specializuar, zëvendës prokurorit të specializuar,
administratorit, zëvendës administratorit ose anëtarit të stafit në fjalë.
2. Anëtarët e familjes që përbëjnë ekonominë familjare të një gjyqtari, Prokurorit të Specializuar,
zëvendës prokurorit të specializuar, administratorit, zëvendës administratorit ose anëtarit të stafit,
i cili do të përfitoj punësim fitimprurës nuk do të gëzojë imunitet nga juridiksioni penal, civil ose
administrativ lidhur me çështjet që dalin gjatë ose në lidhje me punësimin e tillë. Megjithatë,
çfarëdo mase e ekzekutimit duhet të ndërmerret, pa shkelur pacenueshmërinë e personit ose të

vendbanimit të tyre në qoftë se ata kanë të drejtën e pacenueshmërisë së tillë.
3. Në rastin e paaftësisë paguese të një personi nën moshën 18 vjeç sa i përket një kërkese që lind
për shkak të punësimit fitimprurës të atij personi, atëherë do të hiqet imuniteti i gjyqtarit, prokurorit
të specializuar, zëvendës prokurorit të specializuar, administratorit, zëvendës administratorit apo
pjesëtarit të stafit në familjen e të cilit bënë pjesë personi në fjalë me qëllim që të zgjidhet kërkesa
në përputhje me nenin 25 të kësaj marrëveshje.
4. Punësimi i përmendur në paragrafin 1 të këtij neni duhet të jetë në përputhje me legjislacionin e
Shtetit Pranues, përfshirë legjislacionin e sigurimit fiskal dhe social.
Neni 25.
Përjashtimet ndaj imunitetit

Imuniteti i dhënë për personat e referuar në nenin 17, paragrafi 1; Neni 18, paragrafi 1 deri 3 dhe
paragrafi 6; Neni 19; Neni 20, paragrafi 3; Neni 21, paragrafët 2 dhe 4 dhe neni 22, paragrafët 1 dhe 4
nuk vlen ndaj çdo veprim civil nga një palë e tretë për dëmet, përfshirë lëndimin personal ose vdekjen,
që rrjedhin nga një aksident trafiku të shkaktuar nga cilido person i tillë.

PJESA IV.
HEQJA E PRIVILEGJEVE DHE IMUNITETEVE
Neni 26.
Heqja dorë nga privilegjet, imunitetet dhe lehtësirat e parashikuara në Nenet 17, 18, 19, 20, 21,
22 dhe 23

1. Privilegjet, imunitetet dhe lehtësirat e parashikuara në Nenet 17, 18, 19, 20, 21, 22 dhe 23 të
kësaj marrëveshje jepen në interes të Institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës dhe jo për
përfitime personale të vetë personave.

2. Imuniteti i çdo personi, që është dhënë në bazë të kësaj Marrëveshjeje do të hiqet ashtu siç
është përcaktuar në Ligjin Nr 04/L-274 të Republikës së Kosovës në çfarëdo rasti të veçantë
kur imuniteti do të pengonte rrjedhën e drejtësisë, dhe mund të hiqet pa paragjykuar

a. qëllimin për të cilin imuniteti është dhënë; apo
b. interesin e Institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës


PJESA V.
BASHKËPUNIMI NDËRMJET INSTITUCIONIT TË GJYKATËS SPECIALE TË KOSOVËS DHE
SHTETIT PRANUES
PJESA 1:
E PËRGJITHSHME
Neni27.
Bashkëpunimi i përgjithshëm ndërmjet Institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës dhe
shtetit pranues

1. Kurdo që kjo Marrëveshje imponon detyrime mbi autoritetet kompetente, përgjegjësia
përfundimtare për përmbushjen e detyrimeve të tilla duhet të mbetet mbi Qeverinë e Shtetit
Pranues.
2. Shteti Pranues duhet të njoftojë menjëherë Administratorin e zyrës, të përcaktuar për të shërbyer
si pikë zyrtare e kontaktit dhe përgjegjës për të gjitha çështjet lidhur me këtë Marrëveshje, si dhe
për çdo ndryshim të mëvonshëm në këtë aspekt.
3. Administratori apo ndonjë anëtar i stafit i caktuar prej tij apo saj, duhet të shërbejë si pikë kontakti
për shtetin pranues, dhe duhet të jetë në radhë të parë përgjegjës për të gjitha çështjet lidhur me
këtë Marrëveshje. Shteti Pranues duhet të njoftohet menjëherë lidhur me këtë përcaktim dhe për
çdo ndryshim të mëvonshëm në këtë aspekt

Neni 28.
Bashkëpunimi me autoritetet kompetente

1. Institucioni i Gjykatës Speciale të Kosovës duhet të bashkëpunojë në çdo kohë me autoritetet
kompetente për të lehtësuar vendosjen e drejtësisë, zbatimin e ligjeve të shtetit pranues, sigurimin
e respektimit të rregullave të policisë dhe parandalimin e paraqitje së çfarëdo abuzimi lidhur me
privilegjet, imunitetet dhe lehtësirat e dhëna në bazë të kësaj Marrëveshjeje.
2. Institucioni i Gjykatës Speciale të Kosovës dhe shteti pranues duhet të bashkëpunojnë për
çështjet e sigurisë, duke marrë parasysh rendin publik dhe sigurinë kombëtare të Shtetit Pranues.
3. Është detyrë e të gjithë personave që gëzojnë këto privilegje, imunitete dhe lehtësira që pa cenuar
privilegjet, imunitetet dhe lehtësirat e tyre, të respektojnë ligjet dhe rregullat e Shtetit Pranues. Ata
gjithashtu kanë për detyrë të mos ndërhyjnë në punët e brendshme të shtetit pranues.
4. Institucioni i Gjykatës Speciale të Kosovës duhet të bashkëpunojë me autoritetet kompetente që
janë përgjegjëse për shëndetin dhe sigurinë në punë, komunikimet elektronike si ato për
parandalimin e zjarrit.
5. Institucioni i Gjykatës Speciale të Kosovës duhet t'i zbatojë të gjitha direktivat e sigurisë siç është
dakorduar me shtetin Pranues, si dhe të gjitha direktivat e organeve kompetente, përgjegjëse për
rregullat e parandalimit të zjarrit.
Neni 29
Njoftimi dhe kartat e identitetit

1. Administratori duhet që në mënyrë të menjëhershme dhe jo më vonë se dhjetë (10) ditë para
datës së mbërritjes së tyre të njoftojë shtetin pranues për prezencën e personave tjerë përveç të
dyshuarve, akuzuarve, dëshmitarëve dhe viktimave, të referuara në nenin 23 të kësaj
Marrëveshjeje. Nëse në rrethana të jashtëzakonshme, nuk është i mundshëm njoftim paraprak
prej dhjetë (10) ditësh, Administratori duhet të konsultohet menjëherë me Ministrinë e Punëve të
Jashtme.
2. Administratori duhet që në mënyrë të menjëhershme dhe jo më vonë se tetë (8) ditë pas datës së
mbërritjes së tyre të parë në Shtetin Pranues, të njoftojnë shtetin pranues për: praninë e
gjyqtarëve, prokurorit specialist, zëvendës prokurorit specialist, administratorit, zëvendës
administratorit dhe stafit;
a) pranin e praktikantëve;
b) pranin e ekspertëve;
c) pranin e avokatit mbrojtës dhe personave që ndihmojnë mbrojtësin;
d) pranin e anëtarëve të familjes që përbëjnë ekonominë familjare të personave të referuar në
nën-paragrafët a) dhe d);
e) pranin e shërbëtorëve private të personave të referuar në nën-paragrafin a) të këtij paragrafi;
f) data e arritjes së personave të referuar në nën-paragrafët (a), (b), (c), (d), (e), dhe (f) të këtij
paragrafi.
3. Sa i përket personave të referuar në paragrafin 2 (a), administratori duhet që në mënyrë të
menjëhershme në afat prej tetë (8) ditëve të njoftojë shtetin pranues për emërimin e tyre. Sa i
përket personave të përmendur në paragrafin 2 (b), administratori duhet që menjëherë, por
në afat prej tetë (8) ditëve, të njoftojë shtetin pranues për pranimin e këtyre personave në
programin e praktikës së Institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës
4. Administratori duhet që menjëherë, në afat prej tetë (8) ditëve, të njoftojë shtetin pranues për
punësimin e ekspertëve, dhe punësimin e personelit të rekrutuar në vend, në përputhje me
nenin 19 të kësaj Marrëveshjeje.
5. Sa i përket personave të përmendur në paragrafët 1, 2 dhe 4 të këtij neni, Administratori
duhet që menjëherë në afat prej tetë (8) ditëve të njoftojë shtetin pranues për largimin e tyre
përfundimtar, ndërprerjen e funksioneve të tyre apo përfshirjen e tyre me Institucionin e
Gjykatës Speciale të Kosovës
6. Sa i përket personave të përmendur në paragrafin 2 (e) të këtij neni, Administratori duhet që

menjëherë, sipas rastit, në afat prej tetë (8) ditëve, të njoftojë shtetin pranues atëherë kur
personi nuk vazhdon të jetë pjesë e familjes.
7. Sa i përket personave të përmendur në paragrafin 2 (f) të këtij neni, Administratori duhet që
menjëherë, sipas rastit, në afat prej tetë (8) ditëve, të njoftojë shtetin pranues atëherë kur
personi nuk është më i punësuar si një shërbëtor privat .
8. Shteti Pranues duhet të nxjerrë një kartë identiteti e cila do të shërbejë për të identifikuar
mbajtësin e saj lidhur me autoritetet kompetente;
a) gjyqtarët, Kryeprokurori, Zëvendës kryeprokurori, Administratori, zëvendës
Administratori dhe stafi;
b) anëtarët e familjes që përbëjnë ekonominë familjare të referuar në paragrafin 2 (a) dhe
(d) të këtij neni;
c) shërbëtorët privat;
d) praktikantë, me kusht që janë regjistruar në përputhje me nenin 20 (1) të kësaj
Marrëveshjeje;
e) ekspertët, me kusht që Ministria e Punëve të Jashtme të jetë e pajisur me dokumentin e
referuar në nenin 21 (2) të kësaj Marrëveshjeje;
f) avokatët mbrojtës dhe personat që ndihmojnë mbrojtësin;
g) personat e tjerë të cilët kërkohen të jenë të pranishëm në selinë e Institucionit të
Gjykatës Speciale të Kosovës, me kusht që Ministria e Punëve të Jashtme të jetë e
pajisur me dokumentin e referuar në nenin 23 (2) të kësaj Marrëveshjeje;
h) Personeli vendor në përputhje me nenin 19 të kësaj Marrëveshjeje.

9. Në largimin përfundimtar të personave të referuar në paragrafët 2, 4 dhe 8 (g) të këtij neni apo kur
këta persona pushojnë së ushtruari funksionet e tyre, karta e identitetit e referuar në paragrafin 8 të
këtij neni duhet që në mënyrë të menjëhershme dhe jo më vonë se brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve
të kthehet nga ana e administratorit tek Ministria e Punëve të Jashtme. Në raste kur personat që kanë
pushuar së ushtruari funksionet e tyre nuk janë në gjendje të kthejnë kartat e identitetit të referuar në
paragrafin 8 të këtij neni brenda periudhës së specifikuar kohore, duhet menjëherë të konsultohet
Ministria e Punëve të Jashtme.
Neni 30.
Regjimi i sigurimit social

Në masën në të cilën sistemi i sigurimeve sociale të Institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës
ofron mbulim të krahasueshëm me mbulimin sipas legjislacionit të Shtetit Pranues, Institucioni i
Gjykatës Speciale të Kosovës, zyrtarët e saj dhe anëtarët që janë pjesë e familjeve të tyre mbi të cilit
zbatohet skema lartpërmendur, duhet të lirohen nga dispozitat e sigurimeve sociale të Shtetit
Pranues. Si pasojë, ata nuk do të mbulohen kundrejt rreziqeve të përshkruara në dispozitat e
sigurimeve sociale të Shtetit Pranues. Ky përjashtim do të jetë i zbatueshëm përveç nëse ata
ndërmarrin veprimtari fitimprurëse në shtetin pranues.

SEKSIONI 2:
VIZAT, LEJET DHE DOKUMENTE TË TJERA
Neni 31.
Vizat për gjyqtarët, prokurorin e specializuar , zëvendës prokurorin e specializuar,
administratorin, zëvendës administratorin dhe stafin

1. Gjyqtarët, prokurori i specializuar, zëvendës prokurori i specializuar, administratori, zëvendës
administratori dhe stafi sipas njoftimit nga administratori në shtetin pranues, do të kenë të drejtën
e hyrjes dhe daljes së papenguar si dhe lëvizjes brenda shtetit pranues duke përfshirë qasje të
papenguar në objekte.
2. Kur të jetë e nevojshme, vizat duhet të jepen pa pagesë dhe sa më shpejt të jetë e mundur.
3. Në rastet kur vizat kërkohen nga pjesëtarët e familjes të personave të referuar në paragrafin 1 të
këtij neni, ato do të procedohen nga shteti pranues sa më shpejt të jetë e mundur si dhe do të
jepen pa pagesë.

Neni 32.
Vizat për ekspertë, praktikantë, avokatët mbrojtës dhe personat e përmendur në nenin 23.

1. Të gjithë personat e referuar në nenet 20, 21, 22 dhe 23 të kësaj marrëveshje, me rastin e
njoftimit nga administratori në shtetin pranues do të kenë të drejtën e hyrjes dhe daljes së
papenguar duke iu nënshtruar paragrafit 3 të këtij neni, për nevojat e lëvizjes brenda shtetit
pranues për qëllime të Institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës.
2. Kur të jetë e nevojshme, vizat duhet të jepen pa pagesë dhe sa më shpejt të jetë e mundur.
3. Shteti pranues mund të bashkëngjit kushte ose kufizime të tilla për vizat që mund të jenë të
nevojshme për të parandaluar shkeljet e rendit publik ose për të mbrojtur sigurinë e personit në
fjalë.
4. Para zbatimit të paragrafit 3 të këtij neni, shteti pranues do të kërkojë mendimin nga Institucioni i
Gjykatës Speciale të Kosovës.
Neni 33.
Patentë shoferi

Gjatë periudhës së punësimit, gjyqtarët, prokurori i specializuar, zëvendës prokurori i specializuar,
administratori, zëvendës administratori, stafi, anëtarët e familjes që përbëjnë ekonominë familjare,
shërbëtorët e tyre privat, si dhe avokatët mbrojtës dhe anëtarët e familjes që përbëjnë ekonominë
familjare dhe praktikantët do të lejohen të marrin nga shteti pranues një patentë shoferi për të
prezantuar patentë-shoferin e tyre të huaj që është e vlefshme apo të vazhdojnë vozitjen duke
përdorur patentë-shoferin e tyre të huaj që është e vlefshme me kusht që mbajtësi të posedoj një
kartë të identitetit të lëshuar nga Shteti Pranues në përputhje me Nenin 29 të kësaj marrëveshje. E
njëjta vlen edhe për ekspertët, nëse një eksperti i kërkohet të qëndroj në Shtetin Pranues për
periudhë të pandërprerë që më të gjatë se tre (3) muaj.

SEKSIONI 3:
SIGURIA, ASISTENCA OPERACIONALE
Neni 34.
Siguria dhe mbrojtja e personave të përmendur në këtë marrëveshje

1. Pa cenuar privilegjet, imunitetet dhe lehtësirat e parapara në këtë marrëveshje, autoritetet
kompetente do të ndërmarrin masa efektive dhe adekuate të cilat mund të jenë të nevojshme për
garantimin e sigurisë dhe mbrojtjen e personave të referuar në këtë marrëveshje, të
domosdoshme për funksionimin e duhur të Institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës, pa pasur
ndërhyrje të çfarëdo lloji.
2. Institucioni i Gjykatës Speciale të Kosovës do të bashkëpunojë me organet kompetente për të
siguruar që të gjithë personat e referuar në këtë marrëveshje respektojnë direktivat e nevojshme
për sigurinë ashtu siç janë paraparë nga autoritetet kompetente.
3. Pa cenuar privilegjet, imunitetet dhe lehtësirat e tyre, është detyrë e të gjithë personave të referuar
në këtë marrëveshje të respektojnë direktivat e nevojshme për sigurinë ashtu siç janë paraparë
nga autoritetet kompetente.
PJESA VI.
DISPOZITAT E FUNDIT
Neni 35:
Aranzhimet dhe marrëveshjet plotësuese

Institucioni i Gjykatës Speciale të Kosovës, brenda kufijve të kompetencës së saj për zbatimin e Ligjit
Nr. 05/L-053, si dhe shteti pranues për qëllime të zbatimit të kësaj marrëveshjeje, ose të adresimit të
çështjeve që nuk janë të parashikuara në këtë marrëveshje, mund të bëjnë marrëveshje dhe
aranzhime të tjera plotësuese sipas nevojës.



Neni 36.
Zgjidhja e mosmarrëveshjeve me palët e treta

Institucioni i Gjykatës Speciale të Kosovës do të bëjë dispozita për mënyrat e zgjidhjes së:
a) Mosmarrëveshjeve që lindin nga kontrata dhe mosmarrëveshjet e tjera të karakterit të së
drejtës private në të cilën Institucioni i Gjykatës Speciale të Kosovës është palë;
b) mosmarrëveshjeve që përfshijnë çdo person të referuar në këtë marrëveshje që për shkak të
pozitës zyrtare të tij/saj ose funksionit në kuadër të Institucionit të Gjykatës Speciale të
Kosovës,gëzon imunitet, nëse imuniteti i tillë nuk është hequr.

Neni 37.
Zgjidhja e mosmarrëveshjeve mbi interpretimin ose zbatimin e kësaj marrëveshjeje ose
marrëveshjeve dhe aranzhimeve të saj shtesë

• Institucioni i Gjykatës Speciale të Kosovës dhe përfaqësuesit e shtetit pranues do të
konsultohen rregullisht mbi zbatimin e kësaj marrëveshjeje dhe marrëveshjeve apo aranzhimeve
shtesë lidhur me Institucionin e Gjykatës Speciale të Kosovës apo në mes të Institucionit të
Gjykatës Speciale të Kosovës dhe shtetit pranues.
• Në rast të një mosmarrëveshje lidhur me aplikimin, zbatimin ose interpretimin e kësaj
marrëveshjeje, sekretari menjëherë do të njoftojë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës
së Kosovës. Në një rast të tillë, shteti pranues sipas nevojës mund të njoftojë Ministrinë e Punëve
të Jashtme të Republikës së Kosovës.
• Nëse nuk arrihet një zgjidhje e mosmarrëveshjes sipas paragrafit 2 brenda tre muajve pas
njoftimit të saj, me kërkesë të secilës palë mosmarrëveshja do t'i referohet një gjykate arbitrazhi
prej tre arbitrash. Shteti pranues emëron një arbitër dhe Republika e Kosovës në konsultim me
Institucionin e Gjykatës Speciale të Kosovës, do të caktojë një arbitër dhe të dy arbitrat e
emëruara kështu do të emërojnë një arbitër të tretë, i cili do të jetë kryetari i tribunalit të arbitrazhit.
Nëse, brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga emërimi i dy arbitrave, arbitri i tretë nuk është
emëruar, secila palë mund t'i kërkojë Presidentit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që të
caktojë arbitrin në fjalë.
• Tribunali i arbitrazhit do të përcaktojë procedurat e veta, me kusht që dy arbitra të përbëjnë
kuorumin për të gjitha qëllimet, dhe të gjitha vendimet kërkojnë marrëveshjen e dy arbitrave.
• Shpenzimet, siç vlerësohet nga tribunali i arbitrazhit, do të përballohen nga Institucioni i
Gjykatës Speciale të Kosovës në pajtim me nenin 38 të kësaj marrëveshjeje, si dhe nga shteti
pranues.
• Tribunali i arbitrazhit do të marrë një vendim në bazë të dispozitave të kësaj marrëveshjeje si
dhe marrëveshjeve apo aranzhimeve pasuese apo rregullave në fuqi të së drejtës ndërkombëtare.
Vendimi i arbitrazhit do të përmbajë një deklaratë mbi arsyet në të cilat është bazuar dhe do të
jetë përfundimtar dhe detyrues për palët.
Neni 38:
Kostot

Të gjitha shpenzimet që lidhen me praninë dhe funksionimin e Institucionit të Institucionit të Gjykatës
Speciale të Kosovës në shtetin pranues dhe të shkaktuara nga shteti pranues në lidhje me
funksionimin e Institucionit të Institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës në shtetin pranues do të
përballohen nga Institucioni i Gjykatës Speciale të Kosovës në përputhje me Ligjin nr. 04/L-274 për
ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare në mes të republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian
mbi Misionin e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë më 23 prill 2014, dhe jo nga
buxheti i Kosovës, në bazë të nenit 63 (1) të Ligjit Nr 05/L-053.

Neni 39:
Aplikimi

Sa i përket shtetit pranues, kjo marrëveshje do të zbatohet vetëm për pjesën e Mbretërisë së
Holandës në Evropë.


Neni 40:
Ndryshimet

Kjo marrëveshje mund të ndryshohet me pëlqimin e ndërsjellët të palëve.

Neni 41.
Hyrja në fuqi

Kjo marrëveshje do të hyjë në fuqi pas njoftimit të fundit të bërë nga Palët për përfundimin e
procedurave të brendshme.

Neni 42.
Kohëzgjatja dhe përfundimi

1. Kjo marrëveshje do të përmbyllet për një periudhë prej një viti.
2. Kjo Marrëveshje do të pushojë së qeni në fuqi pas hyrjes në fuqi të një marrëveshjeje të shtetit
pranues sipas nenit 2 (2) të kësaj marrëveshje, nëse selia e Institucionit të Gjykatës Speciale të
Kosovës largohet nga territori i shtetit pranues ose nëse Institucioni i Gjykatës Speciale të
Kosovës shpërbëhet, me përjashtim të dispozitave që mund të jenë të zbatueshme sa i përket
përfundimit të rregullt të operacioneve të Institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës në selinë e
saj në shtetin pranues dhe posedimin e pasurisë së saj si dhe dispozitat që japin imunitet nga
proceset ligjor të çfarëdo lloji në lidhje me fjalët e folura apo të shkruara apo të veprimeve të bëra
në kuadër të detyrës zyrtare.
3. Dispozitat lidhur me pacenueshmërinë e fondeve, pasurive, arkivave dhe dokumenteve të
Institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës do të vazhdojnë të vlejnë edhe pas ndërprerjes së
kësaj marrëveshje.
4. Shteti pranues do të njoftohet në kohën e duhur lidhur me shpërbërjen e Institucionit të Gjykatës
Speciale të Kosovës.

NË DËSHMI TË KËSAJ, të nënshkruarit dhe rrjedhimisht të autorizuarit si duhet kanë nënshkruar
këtë marrëveshje.
E arritur në ______________ më _________________ në dy kopje, në gjuhën angleze.
.

Për Republikën e Kosovës, Për Mbretërinë e Holandës,
Hashim Thaçi, Gerrie Willems,
Zëvendëskryeministër dhe Ambasadore
Ministër i Punëve të Jashtme


_________________________ ____________________________
.