GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 36 / 21 DHJETOR 2015, PRISHTINË
1
LIGJI Nr. 05/L -015 PËR LETËRNJOFTIM
LIGJI NR. 05/L -015
PËR LETËRNJOFTIM
Kuvendi i Republikës së Kosovës;
Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Miraton
LIGJ PËR LETËRNJOFTIM
KAPITULLI I
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj përcakton kushtet, procedurat dhe organin kompetent për lëshimin, dhe përdorimin e
letërnjoftimit nga shtetasit e Republikës së Kosovës.
Neni 2
Përkufizimet
1.Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim:
1.1. Letërnjoftim- dokumenti i identifikimit i cili përmban të dhënat personale në formë
fizike dhe elektronike, i cili i lëshohet shtetasit të Republikës së Kosovës për të vërtetuar
identitetin dhe shtetësinë e bartësit të dokumentit;
1.2. Shtetas i Republikës së Kosovës - personi i cili e ka shtetësinë e Republikës së
Kosovës, në pajtim me Ligjin për Shtetësinë;
1.3. Organi kompetent- Ministria e Punëve të Brendshme;
1.4. Ministri- Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme”;
1.5. Të dhënat biometrike -janë të dhëna unike që paraqesin karakteristikat unike të
individit dhe shërbejnë për të përcaktuar identitetin përmes pamjes së fytyrës (portretit),
shenjave të gishtërinjve, ngjyrës së syve dhe nënshkrimit elektronik;
1.6. Vendbanimi - vendi në të cilin qytetari vendoset me qëllim që të jetojë përgjithmonë;
1.7.Çip- pajisje elektronike e vendosur në letërnjoftim, në të cilën në formë elektronike
janë të vendosura të dhënat e bartësit të letërnjoftimit;
1.8. Certifikatë elektronike- vërtetimi elektronik, që lidh të dhënat kontrolluese të
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 36 / 21 DHJETOR 2015, PRISHTINË
2
nënshkrimit me një person dhe konfirmon identitetin e atij personi;
1.9. Nënshkrimi elektronik- të dhënat në formë elektronike, të cilat u bashkëngjiten ose
shoqërojnë logjikisht porosinë e të dhënave, dhe që mund të përdoren për të identifikuar
nënshkruesin në lidhje me porosinë e të dhënave;
1.10. Autoriteti certifikues – autoriteti në kuadër të ministrisë që i lëshon certifikatat
elektronike të vendosura në çipin e letërnjoftimit;
1.11.Ofruesi i shërbimeve elektronike- ndërmarrja/institucioni publik ose privat që
ofron shërbime elektronike duke përdorur letërnjoftimin;
1.12.Certifikata e autorizimit- certifikatë elektronike e cila i lëshohet ofruesit të
shërbimeve për ti mundësuar qasjen elektronike në të dhënat elektronike në letërnjoftim
në mënyrë të sigurt.
Neni 3
Pajisja me letërnjoftim dhe posedimi i letërnjoftimit
1. Çdo shtetas i Republikës së Kosovës nga mosha gjashtëmbëdhjetë (16) vjeçare, është i
detyruar të pajiset me letërnjoftim.
2. Shtetasi nuk mund të posedojë me shumë se një letërnjoftim të vlefshëm të lëshuar në
Republikën e Kosovës.
Neni 4
Përdorimi i letërnjoftimit dhe detyrimet e shtetasit
1. Shtetasi është i detyruar të ketë letërnjoftimin me vete, dhe me kërkesën e personit zyrtar të
autorizuar me ligj, është i detyruar që t’ia japë letërnjoftimin për identifikim.
2. Shtetasi nuk ka të drejtë t’i japë letërnjoftimin e vet personit tjetër për përdorim apo ta përdorë
letërnjoftimin e personit tjetër si të vetin.
3. Letërnjoftimi i shtetasit tjetër nuk lejohet të përdoret me qëllim të sigurimit të ndonjë përfitimi
apo të drejte, për vete ose një personi tjetër fizik ose juridik.
4. Letërnjoftimi mund të shërbejë si dokument udhëtimi për kalimin e kufirit shtetëror, në qoftë
se kjo është e rregulluar me marrëveshje ndërmjet shteteve.
5. Letërnjoftimi mund të përdoret nga shtetasi për kryerjen e shërbimeve elektronike.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 36 / 21 DHJETOR 2015, PRISHTINË
3
LIGJI Nr. 05/L -015 PËR LETËRNJOFTIM
KAPITULLI II
KOMPETENCA PËR LËSHIMIN E LETËRNJOFTIMIT
Neni 5
Organi kompetent për lëshimin e letërnjoftimit
1. Letërnjoftimi është pronë e Republikës së Kosovës.
2. Lëshimi, procesimi, personalizimi dhe shpërndarja e letërnjoftimit bëhet nga organi kompetent.
3. Shtetasit e Republikës së Kosovës mund të pajisen me letërnjoftim në misionet diplomatike
dhe konsullore të Republikës së Kosovës.
4. Certifikatat elektronike të vendosura në çipin e letërnjoftimit dhe certifikatat autorizuese për
ofruesit e shërbimeve elektronike lëshohen nga autoriteti përkatës në kuadër të minsitrisë.
5. Çështjet që kanë të bëjnë me autoritetin certifikues dhe autorizimet e ofruesve të shërbimeve
do të rregullohen me akt nënligjor nga Ministri.
Neni 6
Nënshkrimi elektronik
Nënshkrimi elektronik në letërnjoftim është i rregulluar me Ligjin për Shërbimet e Shoqërisë
Informatike.
Neni 7
Shfrytëzimi i të dhënave elektronike nga letërnjoftimi
1.Të dhënat elektronike në letërnjoftim mund të shfrytëzohen vetëm nga:
1.1.Autoriteti i përcaktuar për verifikim të indentitetit, dhe
1.2. Ofruesit e shërbimeve elektronike të cilët janë të pajisur me certifikata të autorizimit.
2. Të dhënat elektronike, ndërmarrjet/ institucionet publike ose private mund ti përdorin vetëm
për verifikim të identitetit.
3. Të dhënat nga paragrafi 1 dhe 2 të këtij neni duhet të përdoren në pajtim me Ligjin për
Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Neni 8
Forma dhe mënyra e punimit të letërnjoftimit
Forma dhe mënyra e punimit të letërnjoftimit përcaktohet me akt nënligjorë nga Ministri.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 36 / 21 DHJETOR 2015, PRISHTINË
4
Neni 9
Përmbajtja e letërnjoftimit
1.Letërnjoftimi përmban të dhënat si në vijim:
1.1. Stemën e Republikës së Kosovës;
1.2. Emrin e shtetit;
1.3. Emrin e dokumentit;
1.4. Simboli i dokumentit elektronik (biometrik);
1.5. Mbiemrin;
1.6. Emrin;
1.7. Datën e lindjes;
1.8. Gjininë;
1.9. Shtetësinë;
1.10. Datën e skadimit;
1.11.Vendin e lindjes;
1.12. Fotografinë;
1.13. Nënshkrimi;
1.14. Numri i qasjes në kartelë (NQK);
1.15. Data e lëshimit;
1.16. Organin që e lëshon;
1.17. Numrin personal;
1.18. Numrin e letërnjoftimit;
1.19.Vendbanimin;
1.20. Zona e leximit me makinë (ZLM).
2. Letërnjoftimi përmban çip-in, në të cilin përveç të dhënave nga paragrafi 1 i këtij neni janë të
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 36 / 21 DHJETOR 2015, PRISHTINË
5
LIGJI Nr. 05/L -015 PËR LETËRNJOFTIM
ruajtura edhe:
2.1. Gjurmët e gishtërinjve;
2.2. Adresa e vendbanimit; dhe
2.3. Certifikatat elektronike.
Neni 10
Shtypja e formularëve dhe letërnjoftimeve
1.Formularët dhe letërnjoftimet shtypen në pajtim me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve.
2. Formularët dhe letërnjoftimet për pjëstarët e komuniteteve jo shumicë shtypen edhe në
gjuhët e tyre të cilat janë në përdorim në nivel lokal.
KAPITULLI III
VLEFSHMЁRIA E LETËRNJOFTIMIT
Neni 11
Afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit
1. Letërnjoftimi lëshohet me afat vlefshmërie prej dhjetë (10) viteve.
2. Për personat e moshës gjashtëmbëdhjetë (16) deri në njëzetegjashtë (26) vjet letërnjoftimi ju
lëshohet me afat vlefshmërie prej pesë (5) viteve.
Neni 12
Pavlefshmëria e letërnjoftimit
1. Përjashtimisht nga neni 11 i këtij ligji letërnjoftimi është i pavlefshëm në rastet vijuese:
1.1. me vdekjen e personit;
1.2. me humbjen e shtetësisë së Republikës së Kosovës;
1.3. nëse shtetasi e bën ndërrimin e të dhënave;
1.4. në rast të humbjes, vjedhjes apo dëmtimit;
1.5. me kalimin e afatit të vlefshmërisë.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 36 / 21 DHJETOR 2015, PRISHTINË
6
KAPITULLI IV
PROCEDURA PËR PAJISJE ME LETËRNJOFTIM
Neni 13
Kërkesa për letërnjoftim
1. Shtetasi e paraqet personalisht kërkesën për tu pajisur me letërnjoftim, në organin kompetent.
2. Shtetasi nga paragrafi 1 i nenit 3 të këtij ligji, si dhe shtetasit të cilit i ka skaduar afati i
vlefshmërisë në letërnjoftim, duhet të parashtroj kërkesë për pajisje me letërnjoftim brenda
pesëmbëdhjetë (15) ditësh.
3. Shtetasit më të rinj se tetëmbëdhjetë (18) vjet, si dhe shtetasit që nuk kanë zotësi veprimi, në
momentin e paraqitjes së kërkesës duhet të jenë të shoqëruar nga përfaqësuesi ligjor.
4. Shtetasit më të rinj se tetëmbëdhjetë (18) vjet të cilët a kanë fituar zotësinë juridike të veprimit
mund të paraqesin personalisht kërkesën për tu pajisur me letërnjoftim në organin kompetent.
5. Organi kompetent i lëshon parashtruesit të kërkesës dëshminë mbi pranimin e kërkesës.
6. Procedurat për pajisje me letërnjoftim, përcaktohen me akt nënligjor nga Ministri.
Neni 14
Lëshimi i letërnjoftimit
1. Organi kompetent është i detyruar të lëshoj letërnjoftimin, brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh
nga dita e paraqitjes së kërkesës.
2. Letërnjoftimi i dorëzohet shtetasit nga organi kompetent së bashku me të dhënat konfidenciale
për përdorimin e formës elektronike të letërnjoftimit.
3. Nëse shtetasi nuk e tërheqë letërnjoftimin brenda gjashtë (6) muajsh, letërnjoftimi i kthehet
organit kompetent.
4. Përjashtimisht nga paragrafi 3 i këtij neni në raste të arsyeshme afati për tërheqjen e
letërnjoftimit mund të zgjasë për një kohë të arsyeshme, por jo më gjatë se dymbëdhjetë (12)
muaj.
Neni15
Dëmtimi, humbja apo vjedhja e letërnjoftimit
1. Dëmtimin e letërnjoftimit, shtetasi duhet ta lajmërojë në organin kompetent brenda tetë (8)
ditëve, duke bërë përshkrimin e rrethanave të dëmtimit të letërnjoftimit.
2. Dëmtimin, e letërnjoftimit jashtë vendit, shtetasi duhet që brenda tetë (8) ditëve pas hyrjes në
Republikën e Kosovës, ta lajmëroj organin kompetent në mënyrën e përcaktuar nga paragrafi
1 i këtij neni.
3. Humbjen apo vjedhjen e letërnjoftimit, shtetasi duhet ta lajmëroj në stacionin më të afërt
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 36 / 21 DHJETOR 2015, PRISHTINË
7
LIGJI Nr. 05/L -015 PËR LETËRNJOFTIM
policor brenda tetë (8) ditëve, duke bërë përshkrimin e rrethanave të humbjes apo vjedhjes së
letërnjoftimit.
4. Humbjen apo vjedhjen e letërnjoftimit jashtë vendit, shtetasi duhet që brenda tetë (8) ditëve
pas hyrjes në Republikën e Kosovës, ta lajmëroj në stacionin më të afërt policor në mënyrën, e
përcaktuar nga paragrafi 3 i këtij neni.
Neni 16
Ndërrimi i letërnjoftimit
1.Shtetasi duhet që brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve të bëjë kërkesën për ndërrim të
letërnjoftimit nëse:
1.1. ndërron të dhënat personale nga paragrafi 1 i nenit 9 të këtij ligji;
1.2. fotografia nuk tregon më pamjen e tij të vërtetë;
1.3. letërnjoftimi është dëmtuar;
1.4. letërnjoftimi përmban të dhënat e pasakta.
KAPITULLI V
EVIDENCAT
Neni 17
Evidenca e kërkesave të pranuara dhe letërnjoftimeve të lëshuara
1. Evidencën mbi kërkesat e pranuara dhe letërnjoftimet e lëshuara ruhen në formë fizike dhe
elektronike nga organi kompetent.
2. Evidenca nga paragrafi 1 i këtij neni, përmban:
2.1.të dhënat nga paragrafi 1 i nenit 9 të këtij ligji;
2.2. datën e lëshimit të letërnjoftimit;
2.3. afatin e vlefshmërisë së letërnjoftimit;
2.4. numrin serik të regjistrimit të letërnjoftimit;
2.5. të dhënat për letërnjoftimet e dëmtuara, të humbura, të vjedhura dhe të shpallura të
pavlefshme;
2.6. të dhënat nga paragrafi 1 i nenit 21 të këtij ligji.
3. Të dhënat nga evidencat ministria i ruan pesë (5) vite pas pushimit të vlefshmërisë së
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 36 / 21 DHJETOR 2015, PRISHTINË
8
letërnjoftimit dhe pastaj trajtohen sipas Ligjit për Arkivat Shtetërore.
4. Të dhënat për ndalimin e përdorimit të letërnjoftimit për kalimin e kufirit shtetëror ministria i
shkatërron pas pesë (5) viteve, kur kalon arsyeja për këtë ndalesë.
Neni 18
Përdorimi i të dhënave nga evidencat
Institucionet shtetërore varësisht nga autorizimi i përcaktuar me ligj, mund t’i përdorin të dhënat
nga evidenca për letërnjoftimet e lëshuara në pajtim me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave
Personale.
KAPITULLI VI
MBIKËQYRJA
Neni 19
Mbikëqyrja
Mbikëqyrjen për zbatimin e dispozitave të këtij ligji e bënë ministria.
KAPITULLI VII
DISPOZITAT NDЁSHKIMORE
Neni 20
Ndëshkimet
1. Bartësi i letërnjoftimit i cili brenda pesë (5) viteve humb, dëmton apo i është vjedhur letërnjoftimi
më shumë se dy herë, letërnjoftimi i lëshohet në kohëzgjatje prej një (1) viti.
2. Dispozita nga paragrafi 1 i këtij neni nuk zbatohet, nëse shtetasi, të cilit i është vjedhur
letërnjoftimi, paraqet dëshmi që vjedhja është lajmëruar si vepër penale.
Neni 21
Ndalesa e përdorimit të letërnjoftimit
1. Personi të cilit i është ndaluar largimi jashtë vendit, nuk mund ta përdorë letërnjoftimin për
këtë qëllim gjatë afatit të ndalimit.
2. Lidhur me ndalesën vendos vetëm gjykata e cila njofton ministrinë.
3. Ankesa kundër vendimit nga paragrafi 2 i këtij neni nuk e ndalon ekzekutimin e tij.
4. Pas pushimit të arsyeve për ndalesën e përdorimit të letërnjoftimit për kalimin e kufirit shtetëror
gjykata nga paragrafi 1 i këtij neni duhet ta lajmëroj menjëherë ministrinë.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 36 / 21 DHJETOR 2015, PRISHTINË
9
LIGJI Nr. 05/L -015 PËR LETËRNJOFTIM
Neni 22
Gjobat
1. Me gjobë prej njëzet (20) Euro dënohet shtetasi:
1.1. i cili nuk parashtron kërkesën për pajisje me letërnjoftim të përcaktuar në paragrafin
2 të nenit 13 të këtij ligji;
1.2. i cili nuk ia dorëzon organit kompetent letërnjoftimin në afatin e caktuar në paragrafin
1 të nenit 16 të këtij ligji;
1.3. i cili në afatin e caktuar me ligj dhe në mënyrë të rregullt nuk e lajmëron organin
kompetent për humbjen apo gjetjen e letërnjoftimit, paragrafi 3 dhe 4 i nenit 15 të këtij
ligji.
2. Me gjobë prej njëzet (20) Euro deri në njëqind (100) Euro, dënohet për kundërvajtje shtetasi:
2.1. i cili nuk e ka letërnjoftimin e vlefshëm;
2.2. i cili me kërkesën e personit zyrtar, të autorizuar me ligj, letërnjoftimin nuk e posedon
me vete, ose nuk dëshiron ta jap për identifikim sipas paragrafit 1 të nenit 4 të këtij ligji;
2.3. i cili letërnjoftimin e tij e jep apo huazon personit tjetër për përdorim ose përdor
letërnjoftimin e huaj si të vetin, paragrafit 2 dhe 3 i nenit 4 të këtij ligji;
2.4. përdor letërnjoftimin në kundërshtim me paragrafin 1 të nenit 21 të këtij ligji;
2.5. i cili ka më shumë se një letërnjoftim të vlefshëm, sipas nenit 11 të këtij ligji.
KAPITULLI VIII
DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE
Neni 23
Të hyrat që realizohen nga ky ligj
Të gjitha të hyrat që realizohen me zbatimin e këtij ligji derdhen në buxhetin e Republikës së
Kosovës.
Neni 24
Nxjerrja e akteve nënligjore
1. Për zbatimin e këtij ligji do të nxirren aktet e mëposhtme nënligjore në afatin kohor brenda
gjashtë (6) muajsh nga hyrja në fuqi e këtij ligji.
2. Ministri nxjerr aktet nënligjore për:
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 36 / 21 DHJETOR 2015, PRISHTINË
10
2.1.procedurat për pajisje me letërnjoftim;
2.2. forma dhe mënyra e punimit të letërnjoftimit;
2.3. çështjet që kanë të bëjnë me autoritetin certifikues dhe autorizimet e ofruesve të
shërbimeve.
3. Për zbatimin e këtij ligji Ministri mund të nxjerrë edhe akte të tjera nënligjore.
Neni25
Shfuqizimi
Me hyrjen në fuqi të këtij ligji shfuqizohet Ligji Nr.03/L-099 për Letërnjoftimin dhe Ligji Nr.04/L-126
për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr.03/L-099 për Letërnjoftimin.
Neni 26
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së
Kosovës.
Ligji Nr. 05/L -015
30 nëntor 2015
Shpallur me dekretin Nr. DL-034-2015, datë 16.12.2015 nga Presidentja e Republikës së
Kosovës Atifete Jahjaga.