LIGJI NR. 04/L-199 PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË PARË NDËRKOMBËTARE TË PARIMEVE QË RREGULLOJNË NORMALIZIMIN E MARRËDHËNIEVE MES REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE REPUBLIKËS SË SERBISË

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 38 / 17 SHTATOR 2013, PRISHTINË

LIGJI NR. 04/L-199
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË PARË NDËRKOMBËTARE TË PARIMEVE QË
RREGULLOJNË NORMALIZIMIN E MARRËDHËNIEVE MES REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE
REPUBLIKËS SË SERBISË



Kuvendi i Republikës së Kosovës;

Në mbështetje të neneve 18 dhe 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,

Miraton



LIGJ PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË PARË NDËRKOMBËTARE TË PARIMEVE QË
RREGULLOJNË NORMALIZIMIN E MARRËDHËNIEVE MES REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE
REPUBLIKËS SË SERBISË


Neni 1
Qëllimi

Ky ligj ratifikon Marrëveshjen e parë ndërkombëtare të parimeve që rregullojnë normalizimin e
marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, parafuar më 19 prill
2013 nga Kryeministri i Republikës së Kosovës dhe Kryeministri i Republikës së Serbisë, miratuar
nga Qeveria e Republikës së Kosovës më 22 prill 2013, Vendimi Nr. 01/126, dhe nga Kuvendi i
Republikës së Kosovës, më 22 prill 2013, Rezoluta Nr. 04-R-10.


Neni 2
Fushëveprimi

Fushëveprimi i këtij ligji është Marrëveshja e parë ndërkombëtare e parimeve që rregullojnë
normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, dhe
kjo Marrëveshje është pjesë përbërëse e këtij ligji. Ky ligj do të zbatohet nga Republika e Kosovës,
me ndihmën e Bashkimit Evropian, (BE), Forcave të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut
në Kosovë, (KFOR), dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).


Neni 3
Hyrja në Fuqi

Ky ligj hyn në fuqi menjëherë pas shpalljes së tij nga Presidentja e Republikës së Kosovës.


Ligji Nr. 04/ L-199
27 qershor 2013

Shpallur me dekretin Nr. DL-050-2013, datë 12.09.2013 nga Presidentja e Republikës së
Kosovës Atifete Jahjaga
Marrëveshja e Parë e Parimeve që Rregullojnë Normalizimin e Marrëdhënieve
1. Do të krijohet një Asociacion/Bashkësi e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Anëtarësimi do
të jetë i hapur për çdo komunë tjetër me kusht që anëtarët janë në pajtim.
2. Bashkësia/Asociacioni do të krijohet përmes statutit. Shpërbërja e Bashkësisë/ Asociacionit mund
të bëhet vetëm me vendim të komunave pjesëmarrëse. Do të ofrohen garanci ligjore përmes ligjit të
zbatueshëm dhe të drejtës kushtetuese (përfshirë rregullën për shumicën prej 2/3).
3. Struktura e Asociacionit/Bashkësisë do të themelohet mbi të njëjtën bazë sikurse statuti ekzistues i
Asociacionit të komunave të Kosovës, p.sh. Kryetari, Nënkryetari, Kuvendi, Këshilli.
4. Në përputhje me kompetencat e parapara me Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale dhe ligjin
e Kosovës komunat pjesëmarrëse do të kenë të drejtë të bashkëpunojnë në ushtrimin e
kompetencave të tyre përmes Asociacionit/Bashkësisë në mënyrë kolektive. Asociacioni/Bashkësia do
të ketë mbikëqyrje të plotë mbi fushat e zhvillimit ekonomik, arsimin, shëndetësisë, planifikimit urban
dhe rural.
5. Asociacioni/Bashkësia do të ushtroj kompetenca të tjera shtesë siç mund të delegohen nga
autoritetet qendrore.
6. Bashkësia/Asociacioni do të ketë rol përfaqësues te autoritetet qendrore dhe do të ketë një ulëse
në Këshillin Konsultativ të Komuniteteve për këtë qëllim. Në përmbushje të këtij roli është paraparë
funksioni monitorues.
7. Në Kosovë do të ketë një forcë policore, e quajtur Policia e Kosovës. E tërë policia në Kosovën
veriore do të integrohen në kornizën e Policisë së Kosovës. Pagat do të jenë vetëm nga PK-ja.
8. Pjesëtarëve të strukturave tjera serbe të sigurisë do t'u ofrohet vend në strukturat ekuivalente të
Kosovës.
9. Do të ketë një Komandant Rajonal të Policisë për katër komunat veriore me shumicë serbe
(Mitrovica Veriore, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi). Komandanti i këtij rajoni do të jetë një serb
i Kosovës i nominuar nga Ministria e Punëve të Brendshme nga lista e ofruar nga katër kryetarët e
komunave në emër të Bashkësisë/Asociacionit. Përbërja e PK-së në veri do të reflektojë përbërjen
etnike të popullatës së katër komunave. (Do të ketë Komandant tjetër rajonal për komunat e Mitrovicës
Jugore, Skënderajit dhe Vushtrrisë). Komandanti rajonal i katër komunave veriore do të bashkëpunojë
me komandantë tjerë rajonal.
10. Autoritetet gjyqësore do të integrohen dhe do të veprojnë në kuadër të kornizës ligjore të Kosovës.
Gjykata e Apelit në Prishtinë do të themeloj një panel i përbërë nga një shumicë e gjykatësve serb të
Kosovës për t’u marrë me të gjitha komunat e Kosovës me shumicë serbe.
Një divizion i kësaj Gjykate të Apelit, i përbërë nga staf administrativ dhe gjyqtarë, do të vendoset në
mënyrë të përhershme në Mitrovicën veriore (në Gjykatën e Qarkut të Mitrovicës).
Secili panel i divizionit të mësipërm do të përbëhet nga një shumicë e gjyqtarëve serb të Kosovës.
Gjyqtarët përkatës do të vendosen varësisht nga natyra e rastit në fjalë.
11. Zgjedhjet lokale në komunat e veriut do të organizohen në vitin 2013, me lehtësimin e OSBE-së,
në përputhje me ligjin e Kosovës, dhe me standardet ndërkombëtare.
12. Një plan zbatimi, përfshirë afatin kohor, do të nxirret deri më 26 Prill. Parimi i financimit transparent
do të adresohet në zbatimin e kësaj marrëveshjeje.
13. Diskutimet lidhur me Energjinë dhe Telekomin do të intensifikohen nga të dy palët, dhe do të
përfundojnë deri më 15 qershor.
14. Është arritur pajtimi që asnjëra palë nuk do të bllokojë, apo inkurajojë të tjerët të bllokojnë,
progresin e palës tjetër në rrugët përkatëse drejt BE-së.
15. Do të themelohet një komision zbatimi nga të dy palët, me lehtësimin e BE-së.