GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË
1
LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË
LIgJI Nr. 05/L -022
PËR ARMË
Kuvendi i Republikës së Kosovës;
Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Miraton
LIgJ PËR ARMË
KAPITuLLI I
DISPOZITA E PËRgJITHSHME
Neni 1
Qëllimi dhe fushëveprimi
1. Ky ligj rregullon kushtet për blerjen, posedimin, armëmbajtjen, ruajtjen, prodhimin, çaktivizimin,
riparimin, tregtimin, importimin, transitin, shitjen, transportimin dhe shënjimin e armëve dhe
municionit për personat fizik dhe juridik, brenda territorit të Republikës së Kosovës, si dhe
eksportimin nga Republika e Kosovës të destinuara vetëm për përdorim civil.
2. Ky ligj është në përputhshmëri me Rregulloren (BE) nr. 258/2012 të Parlamentit Evropian
dhe të Këshillit të datës 14 mars 2012, që implementon nenin 10 të Protokollit të Kombeve
të Bashkuara kundër prodhimit ilegal dhe trafikimit me armë, pjesëve të tyre, përbërësve dhe
municionit, që e plotëson Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Krimit të Organizuar
Transnacional (Protokolli i Armëve të Zjarrit të KB) dhe krijimi i autorizimit të eksportit, dhe
importit dhe masat transite të armëve, pjesëve të tyre, përbërësve dhe municionit dhe Direktivën
e Këshillit 91/477/KEE mbi kontrollin e marrjes dhe posedimit të armëve e ndryshuar me
Direktiven 2008/51/KE e Parlamentit Evropian dhe Këshillit e datës 21 maj 2008.
3. Tregtia e armatimit, pajisjeve, armëve pjesëve të armëve dhe municionit, për qëllime
ushtarake, i nënshtrohet Ligjit për Tregtinë e Mallrave Strategjike.
4. Dispozitat e këtij ligji, nuk zbatohen për armatim ushtarak, pajisje, armë, pjesë të armëve dhe
municion, të dedikuar për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe institucioneve tjera të
autorizuara shtetërore të sigurisë.
Neni 2
Përkufizimet
1. Për qëllim të këtij ligji, termat, shprehjet dhe shkurtesat kanë kuptimin si në vijim:
1.1. Institucionet e autorizuara shtetërore të sigurisë përfshijnë: Forcën e Sigurisë së
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË
2
LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË
Kosovës, Policinë e Kosovës, Inspektoratin Policor të Kosovës, Agjencinë e Kosovës për
Intelegjencë, Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, Shërbimin Korrektues, Doganën
e Kosovës, Agjencionin Pyjor të Kosovës, Agjencinë e Kosovës për Forenzikë si dhe
institucionet tjera të autorizuara të cilat mund të krijohen me ligj të veçantë;
1.2. Licencë - dokumenti që i lëshohet personit juridik nga organi kompetent të përcaktuar
me këtë ligj, me të cilin personit juridik i njihet e drejta për të ushtruar aktivitete që kanë
të bëjnë me armë, pjesë të armës dhe municion;
1.3. Leja - dokumenti që i lëshohet personit juridik dhe fizik nga organi kompetent të
përcaktuar me këtë ligj, me të cilin personit juridik i njihet e drejta e posedimit, koleksionimit,
prodhimit, riparimit, tregtisë, transportit që kanë të bëjnë me armë, pjesë të armës dhe
municion dhe për personat fizik leja për kategorinë D, gjah, shenjëtari, koleksion dhe
armëmbajtje të armës së zjarrit;
1.4. Pëlqimi - dokumenti që i lëshohet personit fizik dhe juridik nga organi kompetent për
blerjen e armës, pjesës së armës dhe municionit;
1.5. Certifikatë - dokumenti që i lëshohet personit juridik apo personit fizik nga organi
kompetent, me të cilin i vërtetohet gjendja faktike e përcaktuar me këtë ligj;
1.6. Leja për lëvizje me armë - dokumenti që i lëshohet personit juridik dhe personit
fizik nga organi kompetent të përcaktuar me këtë ligj, me të cilin personit juridik i njihet e
drejta e lëvizjes nga depoja në vendin për gjah, shenjëtari ose në vendin për riparim dhe
transport për armët e koleksionit të lejuara ose për ekspozitë, kurse për personin fizik
me leje të lëshuara për armë i njihet e drejta për lëvizjen nga vendbanimi i personit fizik
në vendin për gjah ose shenjëtari ose në vendin për riparim dhe transport të armëve të
koleksionit për ekspozitë;
1.7. Armë - konsiderohet secili mjet ose vegël e punuar me qëllim që nën presionin
e gazrave të cilat shkaktohen gjatë djegies së materialeve shpërthyese, elektricitetit,
gazrave nën presion ose energjisë tjetër potenciale, të hedhë predha, grumbullit prej
saçmash, gazi, lëngu, shigjete ose përbërësish të tjerë, që është e përcaktuar ose është
përdorur për të shkaktuar dëm trupor, dëm fizik, dëm psikologjik dhe po ashtu çdo mjet
tjetër qëllimi i të cilit është të bëjë sulm fizik ndaj integritetit fizik të njerëzve ose pronës;
1.8. Armë e zjarrit - çdo armë e bartshme me tytë që hedh, e cila është e projektuar për
të hedhur apo mund të jetë e konvertuar për të hedhur predhë, saçmë apo diabollë nga
veprimi i një shtytësi të djegshëm. Objekti konsiderohet si i aftë për tu konvertuar, nëse
plotëson kushtet si në vijim: ka pamjen e armës së zjarrit ose si rezultat i konstruksionit
apo për shkak të strukturës së materialit, mund të konvertohet në armë zjarri;
1.9. Armë e shkurtër e zjarrit - armë e zjarrit me tytë e cila nuk kalon gjatësinë
prej tridhjetë centimetra (30 cm) apo gjatësia e gjithëmbarshme e së cilës nuk kalon
gjashtëdhjetë (60 cm);
1.10. Armë e gjatë e zjarrit -çdo armë të zjarrit, përjashtimisht armën e shkurtër sipas
nënparagrafit 1.9 të këtij neni;
1.11. Armë e zjarrit me vjaska - armë e zjarrit, tyta e së cilës është e kanalizuar nga ana
e brendshme e cila gjatë qitjes ka ndikim në shpejtësinë dhe drejtimin e predhës;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË
3
LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË
1.12. Armë e zjarrit pa vjaska - armë e zjarrit e cila nuk është armë e zjarrit me vjaska;
1.13. Armë automatike e zjarrit - armë e zjarrit e cila mbushet automatikisht sa herë që
shkrepet fisheku dhe e cila mund të shkrep më shumë së një fishek me një tërheqje të
këmbëzës;
1.14. Armë gjysmë-automatike e zjarrit - armë e zjarrit që rimbushet në mënyrë
automatike sa herë që shkrepet fisheku dhe e cila mund të shkrep vetëm një fishek me
një tërheqje të këmbëzës;
1.15. Armë e drejtuar me energji (ADE) - lloj të armës që liron energji në një drejtim të
shënjuar pa përdorur predhën. Kjo armë e bartë energjinë tek shënjestra për qëllim të
efektit të dëshiruar;
1.16. Armë e zjarrit përsëritëse - armë e zjarrit e cila pas shkrepjes së fishekut është e
paraparë për t’u rimbushur me dorë nga karikatori apo nga cilindri;
1.17. Armë e zjarrit me qitje një nga një -armë e zjarrit pa karikator e cila mbushet
përmes futjes me dorë të fishekut në fole apo në prerjen e tytës për mbushje para çdo
shkrepje;
1.18. Armë pneumatike - armë përmes së cilës hedhet predha me presion të ajrit apo
gazrave të kompresuara, Këto ndahen në tri tipe sipas fuqisë së burimit të tyre: me
Dyoksid Karboni (CO2) armë me fuqi të cilat përdorin bombola me dyoksid karboni të
kompresuar, me fuqi të spirales të cilat përdorin spiralen për të kompresuar ajrin në
dhomën e ajrit dhe me pumpim pneumatik me fuqi të leves e cila kompreson ajrin në
dhomën e ajrit;
1.19. Armë për përdorim të agjentëve kimik - të gjitha llojet e armëve apo të mjeteve të
tjera të cilat nën shtypjen e barotit ose të gazrave që përhapin në një drejtim gaz irritues
që ka ndikim në shëndetin e njeriut;
1.20. Armë e zjarrit për sinjalizim me dritë dhe akustikë - armë e zjarrit që përdoret
si sinjal për ndonjë fatkeqësi si dhe për qëllime të tjera sinjalizuese në det, në mes të
fluturakeve dhe njerëzve në tokë, duke përfshirë të gjitha llojet e armëve dhe mjeteve
të tjera të cilat nën shtypjen e barotit apo të gazrave shkrepin apo hedhin të shtëna
sinjalizuese në një drejtim dhe zbrazin apo shkapërderdhin predha, me përjashtim të
pistoletave ndriçuese për përdorim ushtarak. Sinjalizimi me akustikë përdoret nga arma
qorre që nënkupton se kjo armë nuk hedh predhë;
1.21. Armë eksplozive - çdo lloj i bombës, minës, raketës, granatës apo mjetit tjetër
që përmban substanca eksplozive apo materiale ndezëse, ndaj të cilave për shkak
të proceseve të brendshme apo të jashtme (peshës, ndikimit, fërkimit, reagimit kimik,
energjisë elektrike dhe të ngjashme) shkaktohet lirimi apo krijimi i energjisë dhe eksplodimit.
Armë eksplozive gjithashtu konsiderohen pjesët e eksplozivëve, detonatorët, mjetet
piroteknike apo pjesët e tjera për të cilat qartë duket se janë të parapara për përgatitjen e
armëve eksplozive. Ky përkufizim është i paraparë të përfshijë armët termobarike të cilat
dallohen nga armët konvencionale eksplozive për shkak se funksionojnë me oksigjen
atmosferik dhe nuk kanë oksidues në eksplozivët e tyre. Armët termobarike po ashtu
quhen armë termobarike me impuls të lartë (TIL), eksploziv karburant-ajër (EKA apo
FAX), si dhe nganjëherë quhen edhe municione karburant-ajër, armë me nxehtësi dhe
shtypje apo bomba vakumike;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË
4
LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË
1.22. Raketat ushtarake dhe sistemet e lansimit - raketat për përdorim ushtarak të
cilat janë projektuar nga sistemet për lansim, të cilat janë të bartshme;
1.23. Armët me hark, tojë apo tetivë - harqet dhe mekanizmat e tjerë që funksionojnë
nën shtypjen e tojës apo tetivës së shtrënguar të cilat gjuajnë shigjetë apo predhë tjetër;
1.24. Armë e ftohtë - çdo mjet që mund të përdoret për sulm apo për shkaktim të
lëndimeve trupore duke përdorë forcë fizike nga sulmuesi në rastet kur ato mbahen,
në tubime publike, në objekte publike apo në vende të ngjashme. Klasifikimi i tyre
përcaktohet me akt nënligjor të nxjerrë nga organi kompetent;
1.25. Armë me elektroshok - armë e cila përdoret për paaftësim të përkohshëm të
personit përmes elektroshokut që ka për qëllim pengimin e funksioneve të muskujve
sipërfaqësorë;
1.26. Armë për qëllime industriale - armë e prodhuar për therje të kafshëve apo për
peshkim me harpun, për qëllime industriale ose teknike me kusht që ato të përdoren
vetëm për qëllimin e lartcekur;
1.27. Armë gjahu - armë e prodhuar apo kryesisht e përdorur për gjah të kafshëve në
përputhje me legjislacionin për gjahun e cilat dallohet nga ato të kategorisë A apo nga
armët që kryesisht përdoren për qëllime luftarake dhe të cilat i përkasin kategorisë B, C
dhe D;
1.28. Armë shenjtarie (sportive) - armë e prodhuar apo kryesisht e përdorur për ngjarje
sportive specifike dhe është armë që i përket kategorisë B, C dhe D e cila është në
përputhje me legjislacionin e veçantë që rregullon sportet e qitjes;
1.29. Armë koleksioni apo relikte - armë që përket kategoritë B, C dhe D e cila duhet
të futet së paku njërën prej tri kategorive vijuese:
1.29.1. armët që janë prodhuar së paku pesëdhjetë (50) vjet para datës aktuale
duke mos përfshirë imitimet e saj;
1.29.2. armët, duke përfshirë kategorinë A e certifikuar nga kuratori i muzeut të
vendit i cili i ekspozon armët si kuriozitete dhe relikte për interesa të muzeut, sipas
Ligjit të Trashëgimisë Kulturore; dhe
1.29.3. çdo armë tjetër ku vlera substanciale e vlerës së tyre monetare vjen nga
fakti se janë të reja, të rralla, bizare apo për shkak të ndërlidhjes së tyre me
ndonjë figurë, periudhë apo ngjarje historike. Dëshmia për kualifikimin e ndonjë
arme të caktuar në kuadër të kësaj kategorie mund të caktohet përmes dëshmisë
që armët e ngjashme nuk janë në dispozicion, përveç në rast se janë eksponate
të koleksionarëve, apo përveç nëse vlera e armëve të ngjashme që është në
dispozicion përmes kanaleve të rregullta komerciale është shumë më e vogël. Kjo
vlerë përcaktohet me akt nënligjor të nxjerrë nga organi kompetent.
1.30. Armë dekorative -mjeti i prodhuar për qëllime dekorative, i cili nuk mund të
përdoret si armë;
1.31. Imitim i armës - mjeti, dukja e jashtme e të cilit ngjason me atë të armës, por i cili
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË
5
LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË
nuk mund të përdoret si armë zjarri dhe nuk i përket kategorisë A;B, C dhe D;
1.32. Armë antike e zjarrit - çdo armë të zjarrit e prodhuar para vitit 1899 që ndizet me
shkrepës, gur stralli apo me kapsollë ose me sistem të ngjashëm të ndezjes;
1.33. Riprodhim i armës antike të zjarrit - kopja e armës së zjarrit antike, mekanizmi
shkrepës i së cilës është modifikuar përmes teknologjisë moderne;
1.34. Pjesët e armës së zjarrit - çdo element apo zëvendësim, por duke mos u kufizuar,
që është e dizajnuar në mënyrë specifike për armë të zjarrit dhe është thelbësore për
funksionimin e saj duke përfshirë tytën, kornizën ose pranuesin, kafkën ose cilindrin,
mekanizmin mbyllës të folesë, gjilpërën goditëse dhe çdo mjet tjetër i dizajnuar ose
përshtatur për të zvogëluar zhurmën e shkaktuar nga qitja e armës së zjarrit;
1.35. Pjesët thelbësore të armës së zjarrit - pjesët e ndara të armës së zjarrit si:
mekanizmin mbyllës të folesë, folenë dhe tytën e armës së zjarrit që janë të përfshira në
kategorinë e armës së zjarrit në të cilën montohen ato;
1.36. Pajisje e veçantë për armë të zjarrit - çdo mekanizëm që është i prodhuar dhe i
dedikuar për rritjen e përformancës dhe cilësisë së përdorimit të armës së zjarrit, përveç
shënjestrës optike;
1.37. Zhurmëmbytësi - pajisje që i bashkëngjitet apo është pjesë e tytës së armës së
zjarrit me qëllim të zvogëlimit të zhurmës dhe flakës së krijuar nga qitja me armë zjarri;
1.38. Shënjestra optike -pajisje për armë që është e prodhuar si mjet ndihmës për
shënjestrim apo mjet optik që përdoret si mjet ndihmës në caktimin e shënjestrës;
1.39. Adaptues - pajisje mekanike që vendoset në tytë apo në fole në mënyrë që të
ndërroj tipin e tytës apo kalibrin;
1.40. Armë e çaktivizuar - armët e kategorisë A,B,C dhe D, pjesët thelbësore të të
cilave janë bërë në mënyrë të përhershme dhe të papërshtatshme për përdorim përmes
çaktivizimit, duke siguruar se të gjitha pjesët thelbësore të armës janë bërë në mënyrë
të përhershme jofunksionale dhe të pamundshme për t’u lëvizur, zhvendosur dhe për
t’u modifikuar që do t’ia mundësonte armës për t’u riaktivizuar. Procedurat teknike dhe
kërkesat e shënjimit për çaktivizim duhet të vërtetohen nga organi kompetent;
1.41. Municion - fishekët, diabollat dhe predhat e tjera së bashku me fitilat dhe mbushësit
e tyre. Përkufizimi përfshinë, por nuk kufizohet në:
1.41.1. fisheku është njësi e municionit për armën e zjarrit e cila paraqet kombinimin
e ndezësit, mbushësit gëzhojës dhe predhës në një njësi të vetme;
1.41.2. fisheku me saçme është njësi e municionit për armë të zjarrit e cila paraqet
kombinimin e saçmave (pjesë e vogël sferike), ndezësit, mbushësit dhe të gëzhojës
në një njësi të vetme; dhe
1.41.3. diabolla është predhë jo sferike e paraparë për qitje nga armë pneumatike.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË
6
LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË
1.42. Municion me nivel të lartë depërtues - municioni që njihet si predhë depërtues
të mjeteve të blinduara dhe paisjeve antiplumb, ku predha është e mbushur dhe ka fuqi
të lartë depërtuese;
1.43. Municion me predhë eksplozive - municioni për përdorim ushtarak, ku predha
përmban një mbushje e cila eksplodon në momentin e përplasjes;
1.44. Municion me predhë të ndezshëm - municioni për përdorim ushtarak, ku predha
përmban një përzierje të ndezëshme kimike i cili shpërthen në flakë në kontakt me ajrin
apo në momentin e përplasjes;
1.45. Municion gjurmëlënës - lloj i municionit që lë gjurmë në ajër gjatë trajektores së vet
në formë të gjurmës së tymit apo flakës, për të lehtësuar gjetjen e cakut. Në municionin
gjurmëlënës përdoren predhat e posaçme që janë të modifikuara për të pranuar mbushje
të vogël piroteknike në bazën e tyre;
1.46. Municion për armët për përdorim të agjentëve kimikë - municion që përmban
mbushje kimike në fishek e që ndikon në shëndetin e njerëzve apo të shtazëve;
1.47. Organ kompetent - Ministria e Punëve të Brendshme;
1.48. DSP - Departamenti përkatës për Siguri Publike në kuadër të Ministrisë së Punëve
të Brendshme;
1.49. Armëmbajtje - të gjitha mënyrat e bartjes së armës përmes të cilave arma e zjarrit
është e gatshme për përdorim të menjëhershëm;
1.50. Prodhim i armëve dhe municionit - çdo veprimtari të hulumtimit, studimit, zhvillimit,
prodhimit, riprodhimit dhe e montimit të armëve, të pjesëve të armëve dhe të municionit,
përveç veprimtarive të zbatuara nga pronari i armës së gjahut apo të asaj sportive, me
qëllim të rimbushjes së municionit të armës për nevoja personale e cila përdoret si armë
e gjahut apo sportive;
1.51. Riparim i armës - eliminimi i defekteve me qëllim të mirëmbajtjes së armës,
zëvendësimin e pjesëve jofunksionale të vjetruara apo atyre të prishura të armës me
pjesë tjera origjinale me qëllim që arma të ribëhet funksionale sipas nevojës dhe kërkesës;
1.52. Ndërmjetësimi - aktiviteti i personave juridik të licencuar që sigurojnë shërbime
gjatë negocimit apo aranzhimeve të transaksioneve për blerje, shitje apo furnizim të
armëve, pjesëve të armëve dhe municionit, nga shteti i tretë në një shtet tjetër të tretë
apo shitja dhe blerja e armëve, pjesëve të armëve dhe municionit, që janë të vendosura
në shtetet e treta për transferim të tyre në një shtet tjetër të tretë;
1.53. Tregti - furnizimi ose shpërndarja e armëve, pjesëve të armëve dhe municionit me
qëllim të shitjes, ndërmjetësimit, transferimit dhe ruajtjes së armëve, pjesëve të armës
dhe municionit. Si tregti gjithashtu konsiderohet eksporti, importi dhe transiti i një sasie të
armëve, pjesëve të armës dhe municionit;
1.54. Import - aplikimi i formaliteteve të hyrjes mbi mallra duke përfshirë procedurat e
politikës komerciale dhe në raste përkatëse detyrimet e importit në përputhje me rregullat
doganore;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË
7
LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË
1.55. Eksport - aplikimi i formaliteteve të daljes mbi mallra duke përfshirë procedurat
e politikës komerciale dhe në raste përkatëse detyrimet e eksportit në përputhje me
rregullat doganore;
1.56. Eksport i përkohshëm - lëvizje e armëve që largohen nga territori doganor i
Republikës së Kosovës dhe të destinuara për ri-importim brenda një periudhe që nuk
tejkalon njëzet e katër (24) muaj;
1.57. Rieksport - eksporti nga Kosova i armëve, pjesëve të armëve dhe municionit që
paraprakisht kanë qenë të importuara në Kosovë;
1.58. Gjurmim i armëve dhe i pjesëve të armëve dhe municionit - gjurmimi sistematik
i armëve dhe aty ku është e mundur, i pjesëve të armëve dhe të municionit prej prodhuesit
tek blerësi, me qëllim të ofrimit të ndihmës organeve kompetente në zbulimin, hetimin
dhe analizimin e prodhimit dhe trafikimit të kundërligjshëm;
1.59. Armë e kombinuar e zjarrit - armë e zjarrit me më shumë tyta, kur kombinimi i
tytave bëhet prej tytave ose kalibrave të ndryshëm në të njëjtën armë;
1.60. Sekuestrim - pezullimi i përkohshëm i mjeteve nga organi kompetent në përputhje
me legjislacionin në fuqi;
1.61. Konfiskim - pezullimi i përhershëm i mjeteve me vendim të formës së prerë të
gjykatës kompetente ose organit tjetër kompetent në pajtim me legjislacionin në fuqi;
1.62. Revokim -shfuqizimi i fuqisë juridike të aktit administrativ deri në nxjerrjen e aktit
tjetër administrativ në pajtim me legjislacionin në fuqi;
1.63. Certifikatë e përdoruesit të fundit - dokumenti që përdoret për transferime
ndërkombëtare për të vërtetuar se blerësi është marrësi përfundimtar i materialeve dhe
nuk është duke e planifikuar transferimin e këtyre materialeve ndonjë pale tjetër;
1.64. Transit - mallrat që dalin nga territori doganor i Republikës së Kosovës dhe kalojnë
nëpër territorin e një ose më shumë vendeve të treta me destinacion përfundimtar në
një vend tjetër të tretë ose hyjnë në territorin doganor të Republikës së Kosovës nga një
vend tjetër dhe kalon në vendin e tretë;
1.65. Trans-ngarkim - transiti që përfshinë operacionin fizik të shkarkimit të mallrave nga
mjetet transportuese të importit duke i ringarkuar me qëllim të ri-eksportimit, përgjithësisht
mbi një mjet tjetër transporti;
1.66. Trafikimi i kundërligjshëm - importi, eksporti, shitja, shpërndarja, lëvizja apo
transferimi i armëve, pjesëve të tyre dhe pjesëve thelbësore ose municionit nga, në ose
përmes një territori tjetër në territorin e Republikës së Kosovës, drejt ose nga një vend
tjetër i tretë, nëse ndonjëra nga këto situata aplikohet:
1.66.1. vendi i tretë apo Republika e Kosovës nuk e autorizojnë këtë në përputhje
me dispozitat ligjore në vend;
1.66.2. armët nuk janë shënjuar në pajtim me këtë ligj ose në përputhje me
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË
8
LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË
Direktiven e BE-së 91/477/EC e amandamentuar sipas Direktivës 2008/51 EC;
apo
1.66.3. armët e importuara nuk janë të shënjuara në kohën e importit me
identifikimin e vetëm të lejuar të vendit të parë të importit, ose kur armët nuk mbajë
shënjim të tillë, prodhim unik që identifikon armët e importuara.
1.67. Shënjim - vendosja e shënjimit unik, duke përfshirë, por nuk kufizohet në: emrin
e prodhuesit, vendin e prodhimit, numrin serik, vitin e prodhimit nëse nuk është pjesë e
numrit serik ose përmban ndonjë shenjë alternative e kuptueshme për përdoruesin me
një numër apo kod alfanumerik i cili lejon identifikimin e menjëhershëm nga shtetet e
treta, përveç vendit të prodhimit;
1.68. Autorizim i vetëm - autorizimi i lëshuar nga organi kompetent për një person juridik
të vetëm, për eksport ose import për një dërgesë, për një apo më shumë armë të zjarrit,
pjesëve të armëve dhe municionit të një pranuesi të identifikuar të fundit në shtetin e
tretë;
1.69. ADR -marrëveshje evropiane për bartjen ndërkombëtare të mallrave të rrezikshme
përmes transportit rrugor;
1.70. Person përgjegjës - personi fizik në kuadër të personit juridik, i cili ka besimin për
kryerjen e detyrave të caktuara ose autorizimin për të vepruar në emër të personit juridik;
1.71. Prodhimi kundërligjshëm - prodhimi ose grumbullimi i armëve të zjarrit, pjesëve
të tyre dhe municionit:
1.71.1. nga ndonjë pjesë përbërëse e armës së tillë të trafikuar kundërligjshëm;
1.71.2. pa një autorizim të lëshuar nga një autoritet kompetent i Republikës së
Kosovës ku prodhimi apo grumbullimi i tij ndodh;
1.71.3. pa shënjim të armëve të grumbulluara në kohën e prodhimit në përputhje
me këtë ligj.
1.72. Municion me predha gome për përdorim për menaxhimin e turmave - municioni
me predha gome në forme sferike me mase homogjene që përdoret nga institucionet e
autorizuara për kontrollimin dhe menaxhimin e turmave me njerëz“;
1.73. Armë dhe municion për pasivizim të përkohshëm të kafshëve - armë jo
vdekjeprurëse që e përdorin institucionet e specializuara siç janë organizata për
mirëqenien e kafshëve, institucionet e veterinarisë dhe personat e tjerë juridik të licencuar
për kontrollimin e kafshëve që i neutralizojnë përkohësisht kafshët me qëllim të trajtimit
(kapjes se sigurtë). Municioni i përdorur mund të jetë një shiringë apo gjilpërë që përmban
agjentet kimik për qetësim anestezik apo paralizues të përkohshëm. Shiringa apo gjilpëra
mund të hidhet nga harqe të kryqëzuara, gypi me frymë apo armë pneumatike si dhe me
përdorim të fishekut pa predhë;
1.74. Verifikimi i së kaluarës - procesi i zhvilluar nga ana e Policisë së Kosovës për
kërkimin dhe për mbledhjen e të dhënave kriminale, komerciale dhe financiare për
personin juridik nga neni 13 paragrafi 3. nënparagrafi 3.6. të këtij ligji.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË
9
LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË
Neni 3
Llojet e armëve
1. Sipas këtij ligji, armë konsiderohen:
1.1. armët e zjarrit;
1.2. armët koleksioni;
1.3. armët pneumatike;
1.4. armët për përdorim të agjentëve kimik;
1.5. armët eksplozive (shpërthyese);
1.6. armët me hark, tojë (tetivë);
1.7. armët e ftohta;
1.8. armët për sinjalizim me dritë dhe akustik;
1.9. armët me elektroshok (paralizuesit elektrikë); dhe
1.10. armët e drejtuara me energji (ADE).
2. Armë konsiderohen edhe municioni, adaptuesit dhe pjesët thelbësore të armëve, përveç
nëse me këtë ligj nuk është përcaktuar ndryshe.
3. Armë sipas këtij ligji nuk konsiderohen:
3.1. armët për qëllime industriale;
3.2. armët dekorative;
3.3. imitimet e armëve;
3.4. armët të cilat janë bërë të papërdorshme (të çaktivizuara) në mënyrë të përhershme,
përmes zbatimit të procedurave teknike të cilat janë të përcaktuara nga organi kompetent;
dhe
3.5. harpunët për peshkim nën ujë.
Neni 4
Kategorizimi i armëve
1. Armët sipas këtij ligji kategorizohen si në vijim:
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË
10
LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË
1.1. Kategoria A - armët e zjarrit të ndaluara për civilë si përdorues të fundit janë:
1.1.1. predhat ushtarake plasëse dhe sistemet për lansim (A1);
1.1.2. armë zjarri automatike (A2);
1.1.3. armë zjarri të kamufluara në formë të një mjeti tjetër (A3);
1.1.4. municion me shkallë të lartë depërtuese, municioni me predha shpërthyese,
municioni me predha ndezëse, si dhe predhat për municion të tillë dhe municion
me predha gome për menaxhim të turmave (A4);
1.1.5. municioni me predhë shpërndarëse dhe hapëse, si dhe predhat për municion
të tillë, përveç në rastet e armëve për gjah apo për shenjëtari të personave që
kanë të drejtë t’i përdorin ato (A5);
1.1.6. armë zjarri me zhurmëmbytës të montuar (A6);
1.1.7. armë zjarri me tytë të vjaskuar me kalibër mbi 12.7 milimetra (A7);
1.1.8. mjetet plasëse dhe pjesët e tyre (A8);
1.1.9. armë për përdorim të agjentëve kimik dhe municioni i saj (A9);
1.1.10. pajisja e veçantë për armë zjarri e cila mundëson ndryshimin e armës së
zjarrit në kategori tjetër nga ajo origjinalja (A10);
1.1.11. armë me elektroshok (paralizues elektrikë) (A11);
1.1.12. municioni gjurmëlënës (A12);
1.1.13. municioni me veprim të dyfishtë (A13);
1.1.14. municioni me kapacitet depërtues në pajisjet mbrojtëse antiplumba (A14);
1.1.15. armë e drejtuar me energji ADE (A15); dhe
1.1.16. armë zjarri me tytë poligonale (A16).
1.2. Kategoria B – armët për të cilat kërkohet leja janë:
1.2.1. armë e shkurtër zjarri gjysmë-automatike apo përsëritëse (B1);
1.2.2. armë e shkurtër zjarri për një qitje, me ndezje qendrore (B2);
1.2.3. armë e shkurtër zjarri me ndezje anësore për një qitje, me gjatësi të
përgjithshme më të vogël së 28 cm (B3);
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË
11
LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË
1.2.4. armë zjarri të gjata gjysmë-automatike me arkëz dhe fole për fishekë së
bashku që mund të mbajnë më tepër së tre (3) fishekë (B4);
1.2.5. armë zjarri të gjata gjysmë-automatike me arkëz dhe fole për fishekë që së
bashku mund të pranojnë deri në tre (3) fishekë dhe mbushësi i të cilave ndërrohet,
apo kur nuk është e sigurtë që kjo armë nuk mund të konvertohet me ndihmën e
veglës së rëndomtë, me ç’rast arkëzat e fishekëve mund të pranojnë më tepër së
tre (3) fishekë (B5);
1.2.6. armë zjarri e gjatë gjysmë-automatike ose me përsëritje, me tytë të
pavjaskuar të gjatë deri më 60 cm (B6).
1.3. Kategoria C- armët me cilësi teknike të kufizuara për të cilat kërkohet leja janë:
1.3.1. armë zjarri e gjatë me përsëritje që nuk është përfshirë në pikën 1.2.6 të
kategorisë B (C1);
1.3.2. armë zjarri e gjatë me një gjuajtje me tytë të vjaskuar (C2);
1.3.3. armë zjarri e gjatë gjysmë-automatike, që nuk është përfshirë në pikat 1.2.4,
1.2.5. dhe 1.2.6 të kategorisë B (C3);
1.3.4. armë zjarri e shkurtër me një qitje me goditje anësore gjatësia e përgjithshme
e së cilës nuk është më e vogël së 28 cm (C4);
1.3.5. armë zjarri e gjatë me një qitje, me tytë të pavjaskuar (C5);
1.3.6. armë pneumatike me energji në grykën e armës mbi 7.5 J dhe me kalibër
mbi 4.5 mm (C6);
1.3.7. armë zjarri për sinjalizim me dritë dhe akustikë (C7);
1.3.8. armë dhe municion për pasivizim të përkohshëm të kafshëve (C8); dhe
1.3.9. adaptues (C9).
1.4. Kategoria D - armët që duhet të lajmërohen dhe për të cilat lëshohet leje janë:
1.4.1. armët e zjarrit antike (D1);
1.4.2. armë pneumatike me energji në grykën e armës deri në 7.5 J dhe me kalibër
deri në 4.5 mm (D2);
1.4.3. armët me hark, tojë apo tetivë (D3); dhe
1.4.4. armët e ftohta (D4).
2. Armët e zjarrit të kombinuara do të jenë të klasifikuara në kategorinë e armëve të zjarrit
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË
12
LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË
me tytë të vjaskuar ose të kalibrit më të madh me tytë të pavjaskuar, në rast se nuk ka tytë të
vjaskuar.
3. Përjashtimisht nga paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 i këtij neni, si armë zjarri të ndaluara nuk
konsiderohen armët e gjahut dhe ato sportive të pajisura me shënjestër optike.
4.Pajisjet e veçanta nga kategoria A10 dhe armët për pasivizim të përkohshëm te kafshëve nga
kategoria C8 do të përcaktohet me akt nënligjor nga organi kompetent.
KAPITuLLI II
BLERJA DHE POSEDIMI I ARMËVE
Neni 5
Pëlqimi
1. Armët, pjesët e armëve dhe municioni blihen vetëm në bazë të pëlqimit të lëshuar nga organi
kompetent, sipas kategorizimit të armëve B dhe C nga neni 4 i këtij ligji.
2. Organi kompetent me akt nënligjor përcakton llojet e armëve që mund të blihen në bazë të
pëlqimit.
Neni 6
Kufizimi i pëlqimit
1. Personi fizik i cili është shtetas apo i huaj me vendqëndrim të përhershëm në Republikën e
Kosovës ose personi juridik i regjistruar në regjistrin e biznesit të Republikës së Kosovës, duhet
të kërkojnë pëlqim për blerjen e armës nga kategoria B dhe C të këtij ligji të cilin e lëshon organi
kompetent.
2. Pjesët thelbësore të armëve dhe municionit për armët me tyta të vjaskuara duhet të blihen në
bazë të pëlqimit në përputhje me llojin e armës së zjarrit për të cilën është lëshuar leja.
3. Pëlqimi për blerjen e armëve të zjarrit dhe pjesëve të armëve të zjarrit dhe të municionit nga
paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni, vlen gjashtë (6) muaj nga dita e lëshimit të pëlqimit.
4. Municioni për armë zjarri me tyta të pavjaskuara mund të blihet në bazë të lejes së lëshuar
për këto armë zjarri, për të cilin nuk është i nevojshëm pëlqimi.
5. Personi fizik mund të posedojë municion për armë me tytë me vjaska më së shumti deri në
dyqind (200) fishekë, përveç nëse dëshmohet së ekzistojnë shkaqe të arsyeshme për blerje
dhe posedim të sasive më të mëdha si për gjah, shenjëtari ose në aktivitete të ngjashme.
6. Personi fizik ose personi juridik i regjistruar si subjekt i gjahut, shenjëtarisë ose qendër për
trajnim mund të posedojë deri në tre (3) kg barut të zi me qëllim të rimbushjes së municionit për
armët me tytë pa vjaska për të cilën ata posedojnë leje.
7. Personi fizik dhe personi juridik mund të posedoj municion të pakufizuar për armët pneumatike
për të cilat posedon leje.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË
13
LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË
8. Personi juridik që është i licencuar për ushtrimin e veprimtarisë në fushën e shërbimeve
private të sigurisë i cili lejon mbajtjen e armës, mund të posedoj municion në sasi të kufizuar në
bazë të dhomës së ruajtjes, kurse punëtori i licencuar te ky person juridik mund të mbajë më së
shumti pesëdhjetë (50) fishekë për çdo armë të lejuar për mbajtje.
Neni 7
Kërkesa e personit fizik për blerjen e armës
1. Pëlqimi për blerjen e armës mund t’i lëshohet personit fizik në bazë të kërkesës së paraqitur,
nëse i plotëson kushtet si në vijim:
1.1. të ketë mbushur moshën njëzet e një (21) vjeçare;
1.2. të posedojë aftësi të plotë ligjore për veprim;
1.3. të posedojë aftësi psiko-fizike;
1.4. të mos paraqet rrezik për vetëvete, për rendin publik dhe sigurinë publike;
1.5. të ketë të kryer testin teorik dhe praktik për përdorimin e armës;
1.6. të jetë shtetas i Republikës së Kosovës ose i huaj me qëndrim të përhershëm të
lejuar në territorin e Republikës së Kosovës, përveç nëse me marrëveshje ndërkombëtare
është përcaktuar ndryshe;
1.7. të ketë dëshminë për anëtarësi të rregullt i certifikuar si gjahtar pranë subjektit të
gjahtarëve. Ky kriter vlen vetëm për rastet kur blerja e armës është për qëllim gjahu;
1.8. të deklaroj arsyen për blerjen e armës, sipas nenit 11 të këtij ligji.
Neni 8
Dëshmia për aftësi të plotë veprimi
1. Qendra për Punë Sociale lëshon dëshminë me të cilën vërteton se aplikuesi me vendim
gjyqësor nuk i është marrë ose kufizuar aftësia për të vepruar.
2. Dëshmia nga paragrafi 1 i këtij neni nuk mund të jetë më e vjetër së gjashtë (6) muaj.
Neni 9
Dëshmia për aftësi psiko- fizike
1. Aftësia për posedimin e armës dhe armëmbajtja dëshmohet përmes certifikatës mjekësore,
e cila nuk mund të jetë më e vjetër së një (1) vit.
2. Shpenzimet e kontrollit mjekësor i bartë personi fizik.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË
14
LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË
3. Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me organin kompetent, me akt nënligjor përcakton
llojin dhe mënyrën e kryerjes së kontrollit mjekësor për verifikimin e aftësisë psiko-fizike për
posedimin e armës dhe armëmbajtjen.
4. Kontrollin mjekësor të personit fizik të cekur në këtë nen për verifikimin e aftësisë psiko-
fizike lidhur me posedimin e armës dhe armëmbajtjen, duhet ta kryejnë institucionet përkatëse
shëndetësore që i përcakton Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me organin kompetent.
Neni 10
Rreziku për rendin dhe sigurinë publike
1. Rrezik për rendin dhe sigurinë publike në kuptim të nenit 7 nën-paragrafi 1.4 të këtij ligji
konsiderohet nëse:
1.1. personi fizik është dënuar me vendim të formës së prerë për vepër penale;
1.2. personi fizik është dënuar me vendim të formës së prerë për kundërvajtje të prishjes
së rendit dhe qetësisë publike, si pasojë e elementeve të dhunës;
1.3. rrethanat e tjera që tregojnë së armët mund të keqpërdoren, veçanërisht kur personi
është i regjistruar në evidencën e organeve kompetente për konsumim të shpeshtë dhe
tej mase të alkoolit ose për përdorim të substancave narkotike, substancave psikotrope,
dhunës në familje, në institucione arsimore apo në vendin e punës; dhe
1.4. personi fizik i cili është nën hetime për vepra penale.
2. Vërtetimin për personat fizik nga nën-paragrafët 1.1 dhe 1.2 të paragrafit 1 të këtij neni e
lëshon Gjykata, kurse për personat fizik nga nën-paragrafët 1.3 dhe 1.4 të paragrafit 1 të këtij
neni e lëshon Policia e Kosovës.
3. Organi kompetent do ta ndërpres procedurën për lëshimin e pëlqimit për blerjen e armës,
nëse kundër personit fizik zhvillohet procedurë për vepër penale ose kundërvajtje të prishjes
së rendit dhe qetësisë publike, armëmbajtjes pa leje si pasojë e elementeve të dhunës, deri në
marrjen e vendimit të plotfuqishëm.
Neni 11
Arsyet për blerjen e armës për personat fizik
1. Arsyet për blerjen e armës, pjesëve të armës dhe municionit nga personi fizik, janë vetëm për
armëmbajtje, gjah, shenjëtari ose për qëllime koleksioni për të cilat lëshohet pëlqimi.
2. Armëmbajtja nga paragrafi 1 i këtij neni, lejohet për rastet e veçanta të sigurisë publike e cila
përcaktohet me akt nënligjor të nxjerrë nga organi kompetent.
Neni 12
Provimi profesional
1. Testimi i njohurisë profesionale për përdorimin, mirëmbajtjen e armës për kategorinë B dhe
C dhe njohurinë mbi dispozitat e këtij ligji, bëhet përmes dhënies së provimit profesional i
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË
15
LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË
përcaktuar nga organi kompetent.
2. Provimi profesional përbëhet nga pjesa teorike dhe praktike:
2.1. në pjesën teorike të provimit verifikohen njohuritë teorike për:
2.1.1. posedimin dhe ruajtjen e armëve dhe municionit;
2.1.2. përdorim të armëve; dhe
2.1.3. ofrimin e ndihmës së parë.
2.2. pjesa praktike e provimit përmban:
2.2.1. testin e njohurive për përdorim të sigurt të armëve dhe municionit; dhe
2.2.2. qitjen në shenjë.
3. Aftësimi praktik për mënyrën e përdorimit të armës të kategorisë B dhe C të personave
fizik që kërkojnë pëlqim për blerjen e armës së kategorisë B dhe C bëhet nga personi juridik i
licencuar. Personi juridik i licencuar duhet t’i lëshoj certifikatën personit fizik pas përfundimit të
suksesshëm të aftësimit praktik.
4. Licenca për personat juridik nga paragrafi 3 i këtij neni, lëshohet nga organi kompetent.
5. Aftësimin praktik nga paragrafi 3 i këtij neni, e bëjnë instruktorë të certifikuar.
6. Organi kompetent me akt nënligjor përcakton kushtet minimale teknike dhe të sigurisë që
duhet t’i plotësojë personi juridik i licencuar lidhur me objektet për aftësimin praktik, si dhe për
njohuritë teorike dhe praktike.
7. Organi kompetent me akt nënligjor do të përcaktojë llojin dhe modalitetet e aftësimit teorik
dhe praktik, provimin profesional si dhe verifikimin e kualifikimit të instruktorëve të punësuar tek
personat juridik që do të licencohen për ofrim të aftësimit.
8. Shpenzimet për mbajtjen e provimit profesional i bartë vetë aplikuesi.
Neni 13
Kërkesa e personit juridik për blerjen e armës
1. Pëlqimi për blerjen e armës mund t’i lëshohet personit juridik në bazë të kërkesës së
parashtruar pranë organit kompetent.
2. Personat juridik nga paragrafi 1 i këtij neni, nënkuptojnë, por nuk kufizohen vetëm në:
2.1. qendrat trajnuese për armë;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË
16
LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË
2.2. subjektet e gjahut;
2.3. subjektet e shenjëtarisë;
2.4. Personi juridik që është i licencuar për ushtrimin e veprimtarisë në fushën e
shërbimeve private të sigurisë i cili lejon mbajtjen e armës sipas legjislacionit në fuqi;
2.5. institutet që merren me hulumtime shkencore ose me kontrollim të kafshëve;
2.6. muzetë;
2.7. aeroporti; dhe
2.8. industria e filmit.
3. Personat juridik nga paragrafi 2 i këtij neni, pajisen me pëlqim pasi të kenë plotësuar kriteret
si në vijim:
3.1. certifikata e biznesit;
3.2. vërtetimin gjyqësor që puna e personit juridik nuk ndalohet ose ndërpritet me vendim
të formës së prerë të gjykatës kompetente;
3.3. dëshminë nga organi kompetent që posedon hapësirë për ruajtjen dhe vendosjen e
sigurt të armës, pjesëve të armës dhe municionit;
3.4. dëshminë për ushtrim të veprimtarisë përkatëse;
3.5. dëshminë që ka së paku qarkullim vjetor mbi tridhjetë mijë euro (30.000€) brenda
vitit paraprak kalendarik ose ka buxhet fillestar prej tridhjetë mijë euro(30.000€) me
rastin e themelimit të veprimtarisë për personat juridik nga paragrafi 2 nën-paragrafi 2.1.,
2.4., 2.7. dhe 2.8 të këtij neni mbi pesëmijë euro (5.000€) për personat juridik nga nën-
paragrafi 2.2., 2.3., dhe 2.6., të këtij neni. Ky kriter nuk aplikohet për personat juridik nga
nënparagrafi 2.5. i paragrafit 2 të këtij neni;
3.6. verifikimi i së kaluarës për subjektin aplikues, themeluesit e tij, pronarët dhe personat
përgjegjës.
Neni 14
Arsyet për blerjen e armës për personin juridik
1. Personit juridik i cili ofron trajnime, mund t’i lëshohet pëlqimi për blerjen e armës në bazë të
licencës për punën të cilën e kryen. Personi juridik nga ky paragraf mund të posedojë një armë
për çdo linjë të qitjes, si dhe dy armë për poligon për nevoja të zëvendësimit.
2. Subjektet e gjahtarëve dhe shenjëtarëve të cilët posedojnë vende për gjah dhe shenjëtari
mund t’i jepet pëlqimi të blejnë armë për qëllimet e aktiviteteve që kryejnë.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË
17
LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË
3.Instituteve shkencore, organeve shtetërore ose personave juridik që merren me hulumtime
shkencore, mund t’i jepet pëlqimi të blejnë armë, pjesë të armës dhe municion. Kurse për
institucionet apo subjektet që merren me kontrollimin e kafshëve mund të marrin pëlqimin për
armët e kategorisë C8.
4. Personi juridik i cili ofron shërbime sipas nenit 13 paragrafi 2 nënparagrafi 2.4 të këtij ligji
duhet të jetë i licencuar. Posedimi i armës së zjarrit kufizohet në jo më shumë se një armë për
një punëtor të specializuar të sigurisë, si dhe deri në pesëmbëdhjetë përqind (15%) për qëllime
të zëvendësimit në raste të dëmtimit apo riparimit. Armët që nuk përdoren gjatë kontratave
të rregullta do të ruhen në arka të veçanta të metalit apo kasaforta të bllombuara nga organi
kompetent. Menaxhimi i këtyre armëve do të përcaktohet me akt nënligjor të nxjerrë nga organi
kompetent.
5. Personit juridik mund t’i jepet pëlqimi për qëllim koleksioni dhe ekspozimi të armëve.
6. Muzeve mund t’i lëshohet pëlqimi sipas ligjit për trashëgiminë kulturore dhe ligjeve tjera
relevante.
7. Aeroporteve mund t’i lëshohet pëlqimi për qëllime të largimit të shpezëve.
8. Industrisë së filmit mund t’i lëshohet pëlqimi për prodhim të filmit.
Neni 15
Procedura dhe afati përshqyrtimin e kërkesës
1. Kërkesat për blerjen, posedimin, armëmbajtjen, ruajtjen, prodhimin, çaktivizimin, riparimin,
shitjen, transportimin, shënjimin e armëve dhe municionit për personat fizik dhe juridik,
shqyrtohet dhe vendoset nga DSP-ja si shkallë e parë.
2. DSP-ja do të vendos lidhur me kërkesën nga paragrafi 1 i këtij neni për personin fizik dhe
personin juridik brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh pas parashtrimit të kërkesës, ose në raste
të veçanta deri në nëntëdhjetë (90) ditë, me ç’rast DSP-ja obligohet ta informojë palën që ka
parashtruar kërkesën për arsyet e rastit të veçantë.
3. Pala e pakënaqur kundër vendimit të DSP-së sipas paragrafit 2 të këtij neni, ka të drejtë
ankese në Komisionin e Ankesave si shkallë e dytë në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga
dita e pranimit të vendimit.
4. Komisioni i Ankesave në afat prej tridhjetë (30) ditësh duhet të vendos lidhur me ankesën nga
paragrafi 3 i këtij neni. Vendimi i komisionit të ankesave është i formës përfundimtare. Pala e
pakënaqur kundër këtij vendimi mund t’i drejtohet gjykatës themelore kompetente.
5. Kërkesat për tregtimin, përfshirë importin, eksportin, transportin, transit, si dhe kërkesat që
dalin nga Ligji për Pajisje me Armë, Municion dhe Pajisje Përkatëse të Sigurisë për Institucionet
e Autorizuara Shtetërore për Siguri, shqyrtohen dhe vendoset brenda afati prej nëntëdhjetë
(90) dite nga komisioni shqyrtues i emëruar nga organi kompetent si shkallë e parë. Vendimi
i komisionit shqyrtues është i formës përfundimtare. Pala e pakënaqur kundër këtij vendimi
mund t’i drejtohet gjykatës themelore kompetente.
6. Organi kompetent me akt nënligjor përcakton përbërjen dhe rregullat e punës për Komisionin
Shqyrtues dhe Komisionin e Ankesave.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË
18
LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË
Neni 16
Afati kohor për regjistrim
1. Personit fizik dhe juridik të cilit i është lëshuar pëlqimi për blerjen e armës, ka afat
pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e blerjes së armës që të paraqes kërkesë tek organi kompetent
për regjistrimin e armës me qëllim të marrjes së lejes përkatëse për armë.
2. Personi juridik i licencuar që merret me shitblerje të armëve në afat prej pesë (5) ditëve
nga shitblerja e armëve, duhet të paraqes raport te organi kompetent për shitblerjen dhe të
prezantoj gëzhojat dhe predhat e qitjes provuese.
3. Raporti nga paragrafi 2 i këtij neni duhet të përmbajë të dhëna për personin fizik ose juridik i
cili ka blerë armën, të dhënat për personin juridik i cili i ka shitur armën, të dhënat e sakta për
armën e shitur dhe së paku dy (2) gëzhoja dhe dy (2) predha nga qitjet provuese dorëzohen
me raport.
4. Organi kompetent i cakton çdo arme numrin unik të identifikimit.
Neni 17
Llojet e lejeve për persona fizik
1. Lejet për personat fizik janë:
1.1. leja për armëmbajtje të armës së zjarrit;
1.2. leja për armë koleksioni;
1.3. leja për armë gjahu;
1.4. leja për armë shenjëtarie; dhe
1.5. leja për armë të kategorisë D.
Neni 18
Leja për armëmbajtje
1. Personi fizik mund të aplikojë për leje për armëmbajtje të armës së zjarrit, vetëm nëse i
plotëson arsyet si në vijim:
1.1. punëtori i certifikuar dhe i kontraktuar tek personi juridik i licencuar sipas nenit 13
paragrafi 2.4 mund të mbajë armë sipas legjislacionit përkatës në fuqi, në vendin e punës,
gjatë orarit të punës, siç është përcaktuar në nenin 19 të këtij ligji;
1.2. Personi fizik i cili të ketë përmbushur kushtet sipas nenit 7 të këtij ligji, si dhe kushtet
e tjera të përcaktuara me akt nënligjor nga organi kompetent; dhe
1.3. Zyrtarët e sigurisë që janë punonjës të Misioneve Diplomatike në Republikën e
Kosovës. Për zbatimin e këtij nënparagrafi organi kompetent nxjerrë akt nënligjor.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË
19
LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË
Neni 19
Leja për armëmbajtje për punëtorët e kompanive private të sigurisë
1. Personat juridik që posedojnë armë në bazë të lejes për posedim të armës, i japin armën për
përdorim vetëm punëtorit të certifikuar sipas nenit 18 paragrafin 1, nënparagrafi 1.1 dhe qe i
plotëson kushtet e përcaktuara në nenin 7 të këtij ligji.
2. Me kërkesën e personit juridik nga paragrafi 1 i këtij neni, organi kompetent përdoruesit të
armës i lëshon leje për armëmbajtjen në afat vlefshmërie prej një (1) viti.
3. Afati i vlefshmërisë së lejes për armëmbajtje sipas paragrafit 2 të këtij neni do të vazhdohet
me kërkesën e personit juridik, nëse personi nën emrin e të cilit është dhënë leja edhe më tej i
plotëson kushtet nga neni 7 i këtij ligji.
4. Personi juridik parashtron kërkesën për vazhdimin e lejes për armëmbajtje më së voni
gjashtëdhjetë (60) ditë para skadimit të afatit të vlefshmërisë së saj.
5. Personit të cilit i ka pushuar marrëdhënia e punës tek personi juridik, në ditën e pushimit
të marrëdhënies së punës është i obliguar që armën dhe lejen për armëmbajtje t’ia dorëzojë
personit përgjegjës të personit juridik.
6. Personi juridik është i obliguar që në afat prej pesë (5) ditëve nga dita e pushimit të
marrëdhënies së punës, të njoftojë me shkrim dhe ta sjellë lejen për armëmbajtje tek organi
kompetent.
Neni 20
Leja për armë koleksioni
1. Leja për armë koleksioni është leje që e lejon personin fizik të posedojë koleksion të armëve
sipas këtij ligji.
2. Pëlqim për blerjen e armës së koleksionit i lëshohet personit fizik në bazë të kërkesës nëse i
përmbush kushtet sipas nenit 7, 41 dhe 42 të këtij ligji.
3. Nëse koleksioni i armëve përbëhet nga më shumë së njëzetepesë (25) armë, në bazë të
kërkesave nga paragrafi 2 i këtij neni, koleksionuesi duhet t’ia bashkangjesë kërkesës deklaratën
me shkrim me të cilën deklarohet se do të lejojë kontroll të papenguar të këtyre armëve nga
organi kompetent dhe t’i përmbush kriteret për vendin e ruajtjes së armëve.
4. Koleksionuesi të cilit i është lëshuar pëlqimi për blerjen e armës koleksioni është i obliguar
që në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e blerjes së armës, të parashtrojë kërkesë
pranë organit kompetent për regjistrimin e armës dhe për lëshimin e lejes për armë koleksioni.
5. Leja nga paragrafi 4 i këtij neni lëshohet në afat vlefshmërie dhjetë (10) vite.
6. Pas lëshimit të lejes së parë për koleksionimin e armëve nga paragrafi 4 i këtij neni, pëlqimi
për blerjen e një arme tjetër koleksioni lëshohet nëse koleksionuesi e përmbush vetëm kushtin
nga neni 7 paragrafi 1.4 i këtij ligji.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË
20
LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË
7. Arma që i takon kësaj leje nuk lejohet të mbahet me vete, por vetëm mund të dërgohet në
vendin për riparim ose të ekspozohet sipas lejes për lëvizje me armë të lëshuar nga organi
kompetent. Municioni nuk lejohet të blihet për këtë armë.
Neni 21
Leja për armë gjahu
1. Leja për arme gjahu është leje e cila e lejon personin fizik të posedojë armë që i takojnë
kategorisë B, C dhe D vetëm për qëllime gjahu.
2. Armët mund të barten nga vendbanimi deri të poligoni për qitje, terreni për gjah ose vendi për
riparim me leje për lëvizje me armë të autorizuara nga stacioni policor.
3. Kërkesën për lëvizje me armë personi e bën tek stacioni policor në afat prej pesë (5) ditësh
para lëvizjes me armë.
4. Anëtari aktiv i subjektit të gjahut i cili posedon leje për gjah mund të merr me qira një (1) ditore
armë për gjah nga ky subjekt për rajonin e gjahut. Subjekti duhet të lëshoj vërtetim të dhënies
me qira anëtarit aktiv, derisa ai është në posedim të armës me qira.
5. Leja nga paragrafi 1 i këtij neni ka afat vlefshmërie pesë (5) vite.
Neni 22
Leja për armë shenjëtarie
1. Leja për shenjëtari është leje e cila e lejon personin fizik të posedojë armë që i takojnë
kategorisë B, C dhe D vetëm për qëllime shenjëtarie.
2. Armët mund të barten nga vendbanimi deri të poligoni për qitje ose vendi për riparim me leje
për lëvizje me armë të autorizuara nga stacioni policor.
3. Kërkesën për lëvizje me armë personi e bën tek stacioni policor në afat prej pesë (5) ditësh
para lëvizjes me armë.
4. Anëtari aktiv i subjektit të shenjëtarisë, i cili posedon leje për shenjëtari mund të merr me qira
një (1) ditore armë për shenjëtari nga ky subjekt për poligonin e qitjes. Subjekti duhet të lëshoj
vërtetim të dhënies me qira anëtarit aktiv, derisa ai është në posedim të armës me qira.
5. Leja nga paragrafi 1 i këtij neni ka afat vlefshmërie pesë (5) vite.
Neni 23
Leja për armë të kategorisë D
1. Personi fizik mund të blejë armë nga kategoria D nëse i përmbush kushtet nga neni 7 paragrafi
1.1 dhe 1.6 të këtij ligji.
2. Armët që i takojnë kategorisë D lejohen të barten vetëm në vendet e gjahut, shenjëtarisë
vendeve të trajnimit ose vendeve për riparim në bazë të lejes për lëvizje me armë të autorizuara
nga stacioni i policisë.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË
21
LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË
3. Personi fizik i cili ka blerë armë sipas këtij neni prezanton armën për regjistrim tek stacioni
përkatës i policisë në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita që është blerë arma.
4. Leja nga paragrafi 1 i këtij neni, ka afat vlefshmërie pesë (5) vite.
Neni 24
Llojet e lejeve për personat juridik
1. Lejet për personat juridik janë:
1.1. leja për posedimin e armës;
1.2. leja për prodhim të armëve, pjesëve të armës dhe municionit të kategorisë A;
1.3. leja për riparim të armëve të kategorisë A;
1.4. leja për koleksion të armëve;
1.5. leja për tregti të armëve dhe municionit;
1.6. leja për transport të armëve; dhe
1.7. leja për armë të kategorisë D.
2. Procedurat dhe afati për shqyrtimin e kërkesës nga DSP-ja, Komisioni Shqyrtues dhe
Komisioni të Ankesave bëhen në përputhje me nenin 15 të këtij ligji.
Neni 25
Leja për posedim të armës
1. Leja për posedim të armës është leje e cila e lejon personin juridik të licencuar të posedojë
armë që i takojnë kategorisë B,C dhe D.
2. Personi juridik sipas nenit 13 paragrafi 2 i këtij ligji mund të merr lejen për posedim të armës
vetëm nëse i plotësojnë kriteret sipas nenit 13 paragrafit 3 të këtij ligji.
3. Leja për posedimin e armës i jepet personit juridik në afat vlefshmërie pesë (5) vite.
4. Leja për posedimin e armës mund të vazhdohet me kërkesë me shkrim të personit juridik më
së voni gjashtëedhjetë (60) ditë para skadimit të afatit të vlefshmërisë së saj.
5. Personi juridik duhet t’ia bashkangjesë kërkesës për vazhdimin e lejes për posedim të armës,
dëshminë se i plotëson kushtet sipas nenit 13 paragrafi 3 të këtij ligji.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË
22
LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË
Neni 26
Leja për prodhim të armëve të kategorisë A
1. Leja për prodhim është leje që lejon personin juridik të prodhoj armë, pjesë të armës dhe
municion të kategorisë A.
2. Aplikuesi paraqet kërkesën tek organi kompetent për lëshimin e lejes për prodhim të armëve,
pjesëve të armëve dhe municionit të kategorisë A. Kërkesa përfshinë dokumentet sipas nenit
13 paragrafit 3 nënparagrafët 3.1, 3.2, 3.3, 3.5 dhe 3.6 të këtij ligji si dhe licencën për prodhim
të armëve, pjesë të armëve dhe municionit.
3. Personit juridik të cilit i është dhënë licenca nga neni 50 i këtij ligji, duhet ta informojë organin
kompetent në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e fillimit të prodhimit të armëve,
pjesëve të armëve dhe municionit.
4. Organi kompetent në bashkëpunim me Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës nxjerrë
akt nënligjor për kushtet minimale teknike dhe të sigurisë që duhet t’i plotësojnë objektet ku do
të bëhet prodhimi, riparimi apo shitblerja, si dhe deponimi i armëve dhe municionit.
5. Leja sipas këtij neni lëshohet nga organi kompetent pas marrjes së pëlqimit nga Ministria e
Forcës së Sigurisë së Kosovës.
6. Për zbatim të paragrafit 5 të këtij neni organi kompetent nxjerr akt nënligjor.
Neni 27
Leja për riparim të armëve të kategorisë A
1. Leja për riparim është leje që lejon personin juridik të riparojë armë të kategorisë A.
2. Aplikuesi paraqet kërkesën tek organi kompetent për lëshimin e lejes për riparim të kategorisë
A. Kërkesa përfshinë dokumentet sipas nenit 13 paragrafit 3 nënparagrafët 3.1, 3.2, 3.3,3.5 dhe
3.6 të këtij ligji, si dhe licencën për riparim të armës.
3. Personit juridik të cilit i është dhënë licenca nga neni 51 i këtij ligji, duhet ta informojë organin
kompetent në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e fillimit të riparimit të armëve,
pjesëve të armëve dhe municionit.
4. Organi kompetent nxjerrë akt nënligjor për kushtet minimale teknike dhe të sigurisë që duhet
t’i plotësojnë objektet ku do të bëhet prodhimi, riparimi apo shitblerja, si dhe deponimi i armatimit
dhe i municionit.
5. Leja sipas këtij neni lëshohet nga organi kompetent pas marrjes së pëlqimit nga Ministria e
Forcës së Sigurisë së Kosovës.
6. Për zbatim të paragrafit 5 të këtij neni organi kompetent nxjerr akt nënligjor.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË
23
LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË
Neni 28
Leja për armë koleksioni
1. Leja për armë koleksioni është leje që lejon personin juridik të posedojë armë koleksioni
sipas këtij ligji.
2. Aplikuesi paraqet kërkesën tek organi kompetent për lëshimin e lejes për armë koleksioni.
Kërkesa përfshinë dokumentet sipas nenit 13 paragrafit 3 nënparagrafët 3.1, 3.2, 3.3, 3.5 dhe
3.6 të këtij ligji.
3. Nëse koleksioni i armëve përbëhet nga më shumë së njëzetepesë (25) armë, në bazë të
kërkesave nga paragrafi 2 i këtij neni, koleksionuesi duhet t’ia bashkangjesë kërkesës deklaratën
me shkrim me të cilën deklarohet se do të lejojë kontroll të papenguar të këtyre armëve nga
organi kompetent dhe t’i përmbush kriteret për vendin e ruajtjes së armëve.
4. Detyrimet për regjistrimin e armës duhet të aplikohen nga neni 16 i këtij ligji.
5. Leja nga paragrafi 1 i këtij neni, ka afat vlefshmërie dhjetë (10) vite.
Neni 29
Leja për tregti me armë, pjesë të armëve dhe municion
1. Leja për tregti me armë, pjesë të armëve dhe municion për personat juridik lëshohet nga
organi kompetent.
2. Aplikuesi paraqet kërkesën tek organi kompetent për lëshimin e lejes për tregti me armë,
pjesë të armës dhe municionit.
3. Organi kompetent lëshon katër (4) lloje të lejeve për tregti, me autorizim të vetëm për çdo
transaksion:
3.1. leja për tregti –import;
3.2. leja për tregti me ndërmjetësim;
3.3. leja për tregti – eksport; dhe
3.4. leja për tregti të brendshme.
4. Kërkesa për leje për tregti – import dhe leje për tregti të brendshme duhet të përmbajë të
dhënat si në vijim:
4.1. emrin e kompanisë, numrin e certifikatës së biznesit, emrin e personit përgjegjës,
adresën e dërguesit dhe pranuesit dhe emrin e teknikut të personit juridik;
4.2. emrin e kompanisë prodhuese, shtetin e prodhimit të armëve, pjesëve të armëve
dhe municionit;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË
24
LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË
4.3. llojin, markën, modelin, kalibrin dhe sasinë e armëve, pjesve të armëve dhe
municionit;
4.4. certifikatën e përdoruesit të fundit;
4.5 kontratën apo dokumentin tjetër zyrtar për sasinë e kontraktuar të armëve, pjesëve
të armëve dhe municionit.
5. Kërkesa për leje për tregti me ndërmjetësimin duhet të përmbajë të dhënat si në vijim:
5.1. emrin e kompanisë, numrin e certifikatës së biznesit, emrin e personit përgjegjës,
adresën dhe identifikimin e dërguesit dhe pranuesit dhe emrin e teknikut të personit
juridik;
5.2. emrin e kompanisë prodhuese, shtetin e prodhimit të armëve, pjesëve të armëve
dhe municionit;
5.3. llojin, markën, modelin, kalibrin dhe sasinë e armëve, pjesëve të armëve dhe
municionit;
5.4. shtetin e eksportit dhe shtetin e importit;
5.5. certifikatën e përdoruesit të fundit nëse kërkohet nga shteti përkatës;
5.6. autorizimin e importit të lëshuar nga autoriteti kompetent i shtetit importues;
5.7. autorizimin e eksportit të lëshuar nga autoriteti kompetent i shtetit eksportues;
5.8. kontratën apo dokumentin tjetër zyrtarë për sasinë e kontraktuar të armëve, pjesëve
të armëve dhe municionit.
6. Kërkesa për leje për tregti – eksport duhet të përmbajë të dhënat si në vijim:
6.1. emrin e kompanisë, numrin e certifikatës së biznesit, emrin e personit përgjegjës,
adresën e dërguesit dhe pranuesit dhe emrin e teknikut të personit juridik;
6.2. emrin e kompanisë prodhuese, shtetin e prodhimit të armëve, pjesve të armëve dhe
municionit;
6.3. llojin, markën, modelin, numrin serik, kalibrin dhe sasinë e armëve, pjesëve të
armëve dhe municionit;
6.4. certifikatën e përdoruesit të fundit, nëse është e aplikueshme;
6.5. kontratën apo dokumentin tjetër zyrtar për sasinë e kontraktuar të armëve, pjesëve
të armëve dhe municionit;
6.6. certifikatën ose autorizimin e transitit apo dokumentet tjera të nevojshme nga shtetet
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË
25
LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË
nëpër të cilat do të kaloj ngarkesa;
6.7. autorizimin e importit të lëshuar nga autoriteti kompetent i shtetit importues që
përmban të dhënat e kërkuara si në vijim:
6.7.1. datat e lëshimit dhe skadimi;
6.7.2 .vendi i lëshimit;
6.7.3. shteti i eksportit;
6.7.4. shteti i importit;
6.7.5. kur është e aplikueshme, shtetet e treta apo shtetet transit;
6.7.6. pranuesi i dërgesës;
6.7.7. pranuesi i fundit, nëse është i njohur në kohën e ngarkesës; dhe
6.7.8. të dhënat që mundësojnë identifikimin e armëve, pjesëve, pjesëve thelbësore
dhe municionit, përfshirë sasinë e tyre, duhet të dërgohen para ngarkesës. Armët
duhet të jenë të shënjuara.
7. Çdo kërkesë për leje për eksport, para lëshimit, do të shqyrtohet nga ana e komisionit
shqyrtues sipas Ligjit për Tregtinë me Mallrat Strategjike.
8. Ri-eksporti nuk lejohet pa autorizimin e organit kompetent në konsultim me autoritetin
përkatës të shtetit eksportues fillestar.
9. Eksporti i përkohshëm në afat prej jo me shumë se gjashtë (6) muaj mund të lejohet me
qëllim të riparimit, vlerësimit apo ekspozimit, por pa mundësi të shitjes.
10. Leja për tregti me armë, pjesëve të armëve dhe municionit lëshohet me afat vlefshmërie
nëntë (9) muaj, mirëpo nuk duhet të kaloj vlefshmërinë e autorizimit të importit.
11. Leja nga paragrafi 1 i këtij neni, revokohet nëse në periudhën për sa është e vlefshme leja
për tregti, ndërmerren masa restriktive nga organizatat ndërkombëtare për të ndaluar tregtinë.
12. Organi kompetent brenda tridhjetë (30) ditëve lëshon autorizim për transit përmes territorit
të Republikës së Kosovës në bazë të kërkesës nga aplikuesi.
13. Kërkesa për autorizim për transit duhet të përmbajë:
13.1. licencën për tregti me armë e lëshuar nga autoriteti përkatës;
13.2. përshkrimi i mallrave që kalojnë transit për armët, pjesët e armëve dhe municionit
e që përfshijnë: llojin, tipin, modelin, kalibrin, numrin serik, numrin lot, prodhuesin dhe
vendin e prodhimit;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË
26
LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË
13.3. emrin dhe adresën e kompanisë transportuese, numrin kontaktues, mjetet
transportuese dhe detajet lidhur me mjetet transportuese;
13.4. përdoruesin e fundit dhe destinacionin e fundit;
13.5. pikën kufitare të hyrjes dhe daljes; dhe
13.6. kohën e përafërt të arritjes dhe nisjes.
14. Tekniku i armëve i personit juridik që merret me tregti të armëve duhet të jetë i certifikuar në
çështje teknike lidhur me armët dhe municionet.
Neni 30
Leja për transport me armë, pjesë të armëve dhe municion
1. Për çdo transportim të armëve, pjesëve të armëve dhe municionit nevojitet leje nga organi
kompetent.
2. Aplikuesi paraqet kërkesën tek organi kompetent për lëshimin e lejes për transport me armë,
pjesë të armës dhe municionit.
3. Kërkesa duhet të përmbajë të dhënat si në vijim:
3.1 emrin e kompanisë, numrin e certifikatës së biznesit, emrin e personit përgjegjës,
adresën e dërguesit, transportuesit dhe pranuesit;
3.2. emrin e kompanisë prodhuese dhe shtetin e prodhimit të armëve, pjesëve të armëve
dhe municionit;
3.3. llojin, markën, numrin serik, modelin, kalibrin dhe sasinë e armëve pjesëve të armëve
dhe municionit;
3.4. kohën e përafërt, datën, drejtimin e lëvizjes dhe vendin e dorëzimit;
3.5. masat e sigurisë të implementuara nga transportuesi gjatë kohës së transportit;
3.6. emrin e pikës së kalimit kufitar ku transportohen armët, pjesët e armëve dhe
municionit dhe data e arritjes në pikën e kalimit kufitar në rast të eksportit apo importit;
3.7. kontratën apo dokumentin tjetër zyrtar për sasinë e kontraktuar të armëve, pjesëve
të armëve dhe municionit;
3.8. licencën për transport të armëve pjesëve të armëve dhe municionit e lëshuar nga
organi kompetent;
3.9. licencën për transport nga Ministria përkatëse për Transport;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË
27
LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË
3.10. kopjen e lejes për tregti;
3.11. kopjen e dokumentit personal, letërnjoftimit ose pasaportës së vozitësit në rast të
transportit rrugor dhe në rast të transportit të municionit kopjen e certifikatës së ADR-it
të mjetit transportues, vagonin dhe numrin e trenit në rast të transportit hekurudhor dhe
numrin e fluturimit në rast të transportit ajror;
3.12. në rast importimi duhet të sillet edhe leja përkatëse për tregti; dhe
3.13. veçoritë të cila e mundësojnë indentifikimin e armëve dhe kontrollin e armëve, sipas
standardeve ndërkombëtare.
4. Para datës së transportit kompania eksportuese duhet t’i komunikoj shtetit eksportues nga
i cili do të kryhet transporti të gjitha veçoritë e përshkruara në paragrafin 3 nënparagrafi 3.13
të këtij neni, autoriteti nga shteti eksportues duhet të kryejë inspektimin, sa herë që është e
mundur në vendin e eksportimit, për të verifikuar përputhshmërinë e informatave nga shitësi
dhe karakteristikat aktuale të transportit.
5. Çdo transport transit përmes Republikës së Kosovës duhet të ketë autorizim nga organi kompetent.
Procedurat për transngarkesën do të rregullohen me akt nënligjor nga organi kompetent.
6. Leja për transport të armëve, pjesëve të armëve dhe municionit lëshohet në afat vlefshmërie
nëntëdhjetë (90) ditë.
7. Organi kompetent sipas nevojës do të caktojë marrjen e masave të veçanta për siguri gjatë
transportit të armës dhe municionit.
Neni 31
Leja për armë të kategorisë D për personat juridik
1. Leja për armë të kategorisë D është leja e lëshuar nga organi kompetent për personat juridik
sipas neni 13 paragrafi 2 nënparagrafët 2.2, 2.3, 2.5, 2.6 dhe 2.8. të këtij ligji.
2. Armët e regjistruara sipas kësaj leje mund të barten vetëm në vendet e gjahut, shenjëtarisë,
trajnimeve, ekspozimit, sheshxhirimet për nevojat e industrisë së filmit dhe në vendet për riparim
në bazë të lejes për lëvizje me armë të lëshuar nga organi kompetent.
3. Personi juridik i cili ka blerë armë sipas këtij neni duhet ta prezantojë armën tek organi
kompetent në afat kohor prej pesë (5) ditëve nga dita që është blerë arma.
4. Dispozitat e këtij neni nuk zbatohen për kompanitë private të sigurisë për pajisjet e autorizuara
individuale të punës të cilat i takojnë kategorisë D4.
Neni 32
Refuzimi për të gjitha llojet e lejeve për armë
Organi kompetent refuzon kërkesën për lëshimin e lejes për armë të gjahut ose shenjëtarisë,
lejes për armëmbajtje, për posedimin e armëve, për armë koleksioni, lejen e armëve të
kategorisë D, nëse për armën nuk mund të dëshmohet përdoruesi i fundit legal, nëse nuk është
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË
28
LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË
e shënjuar në mënyrën e përcaktuar me ligj ose nëse në procedurën e regjistrimit konfirmohet
ekzistimi i shkaqeve për refuzimin e kërkesës për regjistrimin e armës.
KAPITuLLI III
LEJET PËR REGJISTRIMIN, LEGALIZIMIN DHE DORËZIMIN E ARMËVE
Neni 33
Kartelat e regjistrimit të armëve, kartelat e autorizimit të armëve dhe lejet tjera relevante
1. Periudha kalimtare për kartelat e regjistrimit të armëve, kartelat për autorizimin e armëve dhe
lejet tjera relevante është dy (2) vite prej ditës kur hyn në fuqi ky ligj.
2.Organi kompetent me akt nënligjor do të përcaktojë procedurat për periudhën kalimtare nga
paragrafi 1 i këtij neni.
Neni 34
Legalizimi dhe dorëzimi i armëve
Legalizimi dhe dorëzimi i armëve rregullohet me ligj të veçantë.
Neni 35
Dorëzimi dhe çaktivizimi i armëve
Personi fizik ose personi juridik që posedon armë të kategorisë A, B, C dhe D dhe për të cilën
është lëshuar kartelë regjistrimi për armë ose kartelë autorizimi për armë ose ndonjë dokument
përkatës nga organi kompetent, por janë të ndaluara sipas dispozitave të këtij ligji, duhet në afat
kohor prej gjashtë (6) muajve nga dita kur ky ligj hyn në fuqi, ta dorëzojë armën e kategorisë A
B, C dhe D tek personi juridik sipas nenit 54 paragrafi 2 i këtij ligji, me qëllim të çaktivizimit ose
t’i dorëzoj ato tek organi kompetent për shkatërrim ose ruajtje të përkohshme.
KAPITuLLI IV
SEKUESTRIMI, REVOKIMI DHE KONFISKIMI I LICENCËS DHE LEJES
Neni 36
Sekuestrimi
1. Licenca, leja, arma, leja e armës dhe municioni sekuestrohen në rastin kur personi fizik dhe
juridik nuk i është pëmbajtur kritereve të përcaktuara me këtë ligj.
2. Organi kompetent sekuestron lejen, armën dhe municionin nëse gjatë vlefshmërisë së lejes,
përcaktohet se arma është e amortizuar ose e dëmtuar në atë masë sa që me përdorimin e saj
do të mund të rrezikohej siguria publike ose arma nuk mund të riparohet nga pronari.
3. Pronari mund të paraqesë ankesë tek Komisioni i Ankesave në afat prej pesëmbëdhjetë (15)
ditëve nga dita e pranimit të vendimit në paragrafin 1 dhe 2 të këtij neni. Ankesa nuk e ndalon
ekzekutimin e vendimit.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË
29
LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË
Neni 37
Revokimi i lejes dhe licencës
1. Leja e lëshuar sipas nenit 17 të këtij ligji, personit fizik i revokohet në rastet kur:
1.1. skadon afati i lejes dhe kur e njëjta nuk është vazhduar;
1.2. është marrë vendim i formës së prerë për revokimin e lejes;
1.3. leja për qëndrim të përhershëm të të huajit në territorin e Republikës së Kosovës ka
pushuar në pajtim me dispozitat e Ligjit për të huajt;
1.4. vdes poseduesi i lejes.
2. Licenca dhe leja e lëshuar sipas dispozitave të këtij ligji, personit juridik i revokohet në rastet
kur:
2.1. skadon afati i licencës apo lejes dhe licenca apo leja nuk është vazhduar;
2.2. është marrë vendim i formës së prerë për revokimin e licencës apo lejes; dhe
2.3. personi juridik pushon së ekzistuari.
3. Nëse i është revokuar leja për posedimin e armës personit juridik, leja për armëmbajtje
gjithashtu duhet të revokohet.
4. Në rast kur licenca dhe leja nga paragrafi 1 dhe 2 i këtij neni është revokuar, arma, pjesa e
armës dhe municioni do të sekuestrohet.
5. Pala e pakënaqur mund të paraqet ankesa kundër vendimit për revokim në Komisionin e
Ankesave, në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të vendimit.
6. Ankesa kundër vendimit për revokim nga paragrafi 1 dhe 2 të këtij neni, nuk e ndalon
ekzekutimin e vendimit.
7. Në rast kur licenca dhe leja e lëshuar për personin fizik dhe juridik është revokuar, kërkesa
e re nuk mund të paraqitet pa kaluar pesë (5) vite nga dita e marrjes së vendimit për revokim,
nëse nuk është përcaktuar ndryshe me vendim të gjykatës kompetente.
8. Kërkesat e reja nuk do të merren parasysh nëse personi juridik ka shkelur sanksionet
ndërkombëtare dhe embargon për armë dhe municion.
Neni 38
Konfiskimi i licencës, lejes dhe armës
1. Organi kompetent ekzekuton konfiskimin e lejes së lëshuar sipas dispozitave të këtij ligji për
personin fizik në bazë të vendimit gjyqësor sipas të cilit është konstatuar se personi:
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË
30
LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË
1.1. ka humbur aftësinë e plotë ligjore të veprimit sipas nenit 8 të këtij ligji;
1.2. ka humbur aftësinë psiko-fizike të posedojë ose të mbajë armë në pajtim me
nenin 9 të këtij ligji;
1.3. me aktgjykim të formës së prerë është dënuar për vepër penale ose kundërvajtje
sipas nenit 10 paragrafin 1 të këtij ligji; dhe
1.4. nuk iu ka pëmbajtur kritereve të përcaktuara me këtë ligj.
2. Organi kompetent ekzekuton konfiskimin e licencës dhe lejes së lëshuar sipas dispozitave
të këtij ligji për personin juridik në bazë të vendimit gjyqësor sipas të cilit është konstatuar se:
2.1. nuk ekzistojnë më shkaqet për dhënien e licencës dhe lejes; dhe
2.2. nuk iu ka pëmbajtur kritereve të përcaktuara me këtë ligj.
3. Organi kompetent shlyen armën nga evidenca dhe e shkatërron atë pas vendimit të formës
së prerë. Për shkatërrimin e armës nuk i paguhet kompensim pronarit të armës.
Neni 39
Shitja e armëve të konfiskuara
1. Nëse arma, pjesa e armës dhe municioni ka prejardhje ligjore, organi kompetent do t’i lëshoj
vërtetim për konfiskim dhe do ta urdhëroj personin fizik ose personin juridik që në afat prej
nëntëdhjetë (90) ditëve ta shesë armën, pjesën e armës dhe municionin, pasi që ka mbaruar
procedura e ankimimit.
2. Afati nga paragrafin 1 i këtij neni, mund të zgjatet në rastet kur kompania ka bankrotuar ose
është në procedurë të bankrotimit.
3. Nëse pronari ose personi juridik në afatin e përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni, nuk e shet
armën dhe municionin, organi kompetent zhvillon procedurat komform Ligjit për Administrimin e
Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar.
4. Nëse arma nuk shitet përmes ankandit publik me armën do të veprohet sipas nenit 40 të këtij
ligji.
Neni 40
Procedurat për armë, pjesë të armëve dhe municionit të konfiskuar
Arma, pjesa e armës dhe municioni i konfiskuar në procedurën penale ose kundërvajtëse do të
trajtohen sipas Kodit të Procedurës Penale të Kosovës.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË
31
LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË
KAPITuLLI V
DETYRIMET PËR ARMËT DHE MuNICIONIN
Neni 41
Detyrimi për kujdesin e armës, pjesës së armës dhe municionit
1. Pronari ose shfrytëzuesi i armës, pjesës së armës dhe municionit është i detyruar që armën ta
mirëmbajë në kushte adekuate, ta përdorë me kujdes dhe ta ruaj në mënyrë që të pamundësojë
qasjen e personave të paautorizuar në të.
2. Pronari ose shfrytëzuesi i armës, pjesës së armës dhe municionit nuk duhet t’i fshijë ose t’i
ndryshojë shenjat identifikuese të gdhendura në armë nga ana e prodhuesit të armës ose shenjat
e vëna në mënyrë plotësuese në armë nga ana e organeve të tjera shtetërore kompetente.
Neni 42
Detyrimet për të siguruar armën, pjesën e armës dhe municionin
1. Pronari ose shfrytëzuesi i armës, pjesës së armës dhe municionit është i detyruar që armën
ta mbajë në atë mënyrë që nuk do ta rrezikojë sigurinë personale dhe sigurinë e të tjerëve.
2. Pronari ose shfrytëzuesi i armës duhet që transportin e armës ta bëjë në atë mënyrë që
arma, nëse është e mundur teknikisht, të jetë e çmontuar, respektivisht tyta të jetë e ndarë
nga mekanizmi për mbyllje, nëse kjo nuk është e mundur së paku municioni të jetë i ndarë nga
arma.
3. Ndalohet përdorimi i armës nga ana e pronarit ose e shfrytëzuesit të armës nën ndikimin e
alkoolit, drogave ose në kushte të tjera ku nuk mund ta kuptojë rëndësinë e veprimeve të tij.
4. Ndalohet mbajtja e armës përveç siç është përcaktuar me këtë ligj.
5. Është e ndaluar që arma e gjahut apo sportive të përdoret jashtë vendit të gjahut ose poligonit
civil të qitjes. Nëse pronari ose shfrytëzuesi i armës së gjahut transporton armën jashtë vendit
të gjahut ose poligonit civil të qitjes pronari ose shfrytëzuesi është i detyruar që armën e gjahut
ta transportojë në këllëf adekuat, ndërsa municionin doemos duhet ndarë nga arma.
6. Ndalohet mbajtja e armës së koleksionit jashtë objektit të banimit ose vendqëndrimit të
koleksionuesit. Arma e koleksionit mund të bartet jashtë vendqëndrimit apo vendbanimit vetëm
për qëllim të riparimit, të ekspozimit ose të shitjes së armës së koleksionit në bazë të lejes për
lëvizje të lëshuar nga organi kompetent.
7. Ndalohet furnizimi, posedimi dhe prodhimi i municionit për armën e koleksionit.
8. Dispozita nga paragrafi 4 i këtij neni, nuk vlejnë për:
8.1. pjesëmarrësit e produksionit të filmit, shfaqjeve teatrale dhe manifestimeve të tjera
kulturore për të cilat kërkohet të përdoren armë të zbrazëta apo armë me municion
manovrues, municion për përdorim kinematografik, shkollor; dhe
8.2. pistoleta për dhënien e sinjalit akustik në manifestime sportive.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË
32
LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË
9. Organi kompetent duhet të jetë i informuar për ngjarjet nga paragrafi 8 i këtij neni, së paku
katërmbëdhjetë (14) ditë para ngjarjes. Organizata përkatëse duhet të marrë pëlqim nga organi
kompetent para ngjarjeve.
10. Arma pneumatike dhe arma me hark, (tojë apo tetivë) ndalohen të përdoren jashtë poligonit
të qitjes ose ndonjë hapësire tjetër të licencuar dhe të siguruar.
11. Armë zjarri sportive, mund të përdorin edhe personat prej gjashtëmbëdhjetë (16) deri
në njëzetenjë (21) vjeç, kurse armë pneumatike dhe armë me hark, (tojë apo tetivë) mund
të përdorin edhe personat prej dhjetë (10) deri në njëzetenjë (21) vjeç, vetëm në poligone
civile të licencuara për qitje ose në hapësira të tjera të siguruara dhe të caktuara për gara në
qitje sportive, vetëm nën mbikëqyrjen e personit të autorizuar, përveç nëse është përcaktuar
ndryshe me rregulla të Federatës Ndërkombëtare të Qitjes Sportive ose Federata Botërore e
Shigjetarisë.
12. Ndalohet ndryshimi i armëve nga një kategori në tjetrën, përjashtimisht nëse ka leje për
adaptues.
Neni 43
Detyrimet e prezantimit të lejes përmbajtje dhe transport të armës para personit të
autorizuar
1. Personi i cili me vete mban apo transporton armë duhet ta ketë me vete lejen përkatëse të
armës.
2. Me kërkesë të personit të autorizuar zyrtar personi nga paragrafi 1 i këtij neni, duhet t’ia
tregojë lejen përkatëse dhe armën.
Neni 44
Ruajtja e armës, pjesëve të armës dhe municionit
1. Personi fizik dhe personi juridik i cili posedon armë të lejuara, është i detyruar që armën, pjesët
e armës dhe municionin ta ruajnë ndaras nga njëra tjetra në dollap të mbyllur, në kasafortë ose
në lokal të veçantë që është i siguruar teknikisht.
2. Personi juridik është i detyruar që për armën, pjesën e armës dhe municionit të mbajë
evidencë dhe të përcaktojë personin përgjegjës për mbikëqyrjen e armës, pjesëve të armës
dhe municionit. Personi juridik duhet ta informojë organin kompetent për identitetin e personit
përgjegjës. Për çdo ndryshim të personit përgjegjës, personi juridik është i detyruar ta informojnë
organin kompetent në afat prej pesë (5) ditë nga dita e ndryshimit.
3. Personi përgjegjës duhet të jetë i aftë ta kontrollojë mënyrën e ruajtjes së armës, pjesëve të
armës dhe municionit si dhe mbajtjen e evidencës.
4. Muzet dhe pikat e shitjes me pakicë duhet t’i ruajnë armët, pjesët e armës dhe municionin
në lokale të cilat janë të siguruara teknikisht dhe ta ekspozojnë atë ashtu që të pamundësohet
qasja e paautorizuar ndaj armëve, pjesëve të armëve dhe municionit.
5. Organi kompetent përcakton me akt nënligjor kushtet minimale teknike për ruajtjen e armëve
dhe municionit.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË
33
LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË
Neni 45
Shitja e armës, pjesëve të armës dhe municionit
1. Armët, pjesët e armës dhe municioni mund t’u shiten vetëm personave juridik dhe personave
fizik që posedojnë pëlqim për furnizim me armë të dhënë në pajtim me këtë ligj.
2. Shitja e armës ndërmjet personave fizik dhe juridik të cilët nuk janë të licencuar për tregti,
bëhet me kontratë të vërtetuar tek noteri e cila përmban, por nuk kufizohet në llojin, markën,
numrin serik dhe kalibrin e armës, të dhënat për prodhuesin, të dhënat që përfshihen në pëlqim
dhe pëlqimin.
3. Shkëmbimi i armëve, pjesëve të armës dhe municionit konsiderohet si shitje dhe zbatohen
procedurat e njëjta sikurse për shitjen e armëve, pjesëve të armës dhe municionit në pajtim me
paragrafin 2 të këtij neni.
4. Panairet me qëllim të ekspozimit të armëve mund të organizohen në pajtim me akt nënligjor
të nxjerrë nga organi kompetent.
5. Personi fizik dhe juridik nga paragrafi 2 i këtij neni i cili ka blerë apo ka shkëmbyer armë,
pjesë të armës dhe municion në pajtim me paragrafin 2 dhe 3 të këtij neni, obligohet që në afat
prej pesë (5) ditëve nga dita e lidhjes së kontratës për shitblerje, t’ia dorëzojë armën e zjarrit të
blerë për qitje provuese organit kompetent ose në stacioni policor përkatës.
6. Ndalohet shitblerja e armëve, pjesëve të armës dhe municionit përmes internetit.
Neni 46
Zhdukja, humbja apo vjedhja e armës, pjesëve të armës dhe municionit
1. Në rast të zhdukjes, humbjes apo të vjedhjes së armës, pjesëve të armës dhe municionit,
personi fizik apo juridik duhet ta paraqesin rastin tek organi kompetent apo në stacionin më të
afërt policor, menjëherë pasi që ta kenë vërejtur zhdukjen, humbjen apo vjedhjen.
2. Në rast të zhdukjes, humbjes apo vjedhjes së dokumenteve të lëshuara nga organi kompetent
sipas dispozitave të këtij ligji, personi fizik apo juridik duhet ta informojë organin kompetent ku
është e regjistruar arma, pjesa e armës dhe municioni apo në stacionin më të afërt policor.
Pronari duhet të paraqes kërkesë për lëshimin e kopjeve të atyre dokumenteve tek organi
kompetent i cili duhet t’i lëshojë këto kopje brenda tetë (8) ditëve.
Neni 47
Arma, pjesa e armës dhe municioni i gjetur
1. Arma, pjesa e armës dhe municioni i gjetur duhet të lajmërohet menjëherë në stacionin më
të afërt policor.
2. Nëse nuk gjendet pronari i armës, pjesës së armës dhe municionit, brenda nëntëdhjetë (90)
ditëve nga dita e dorëzimit, atëherë vendoset sipas nenit 40 të këtij ligji.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË
34
LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË
Neni 48
Ndërrimi i vendbanimit
Nëse personi fizik apo juridik i cili posedon dokumentin e vlefshëm të lëshuar nga organi
kompetent sipas dispozitave të këtij ligji e ndërron vendbanimin, vendqëndrimin ose selinë,
duhet ta njoftoj stacionin më të afërt policor në afat prej tridhjetë (30) ditëve.
Neni 49
Trashëgimia e armës
1. Në rast të vdekjes së pronarit të armës, anëtarët e moshës madhore të familjes së tij ose
persona të tjerë të moshës madhore që kanë jetuar me të në të njëjtën familje, janë të detyruar
që në afat prej tridhjetë (30) ditësh nga vdekja e personit t’ia dorëzojnë armën dhe municionin
organit kompetent ose stacionit policor më të afërt për të cilën duhet të lëshohet dëshmi për
dorëzim. Në rastet kur anëtarët madhorë të familjes nuk e dinë vendin së ku gjendet arma, por
janë të sigurt se i vdekuri ka poseduar armën, ata duhet ta informojnë organin kompetent.
2. Arma dhe municioni duhet të ruhen nga organi kompetent derisa të vendoset në lidhje me
trashëgiminë.
3. Organi kompetent me akt nënligjor përcakton mënyrën e dorëzimit, pranimit dhe ruajtjes së
armës dhe municionit në rast të vdekjes së pronarit të armës si dhe formën dhe përmbajtjen e
dëshmisë për dorëzim për armën dhe municionin që lëshohet nga organi kompetent.
4. Personi që ka trashëguar armën dhe i përmbush kushtet nga nenit 7 i këtij ligji, brenda
gjashtëdhjetë (60) dite pas përfundimit të procedurës së trashëgimisë mund të paraqet kërkesë
për lëshimin e lejes për armën. Personi që ka trashëguar armën dhe nuk i përmbush kushtet
nga neni 7 i këtij ligji ose nuk e dëshiron marrjen e lejes, e informon organin kompetent që të
fillojë procedurën në pajtim me paragrafin 3 të këtij neni.
5. Nëse kërkesa nga paragrafi 4 i këtij neni nuk paraqitet në afatin e paraparë ose kur kërkesa
refuzohet, arma dhe municioni do të konfiskohet sipas nenit 40 të këtij ligji.
6. Në rast kur i vdekuri nuk ka trashëgimtarë me armën dhe municioni veprohet sipas nenit 40
të këtij ligji.
KAPITuLLI VI
PRODHIMI, RIPARIMI DHE ÇAKTIVIZIMI I ARMËS DHE MUNICIONIT
Neni 50
Licenca për prodhim të armëve, pjesëve të armës dhe municionit
1. Prodhimin e armës, pjesëve të armës dhe municionit sipas kategorive B, C dhe D të
përcaktuara me këtë ligj, mund ta bëj personi juridik i cili është i regjistruar në regjistrin e
bizneseve në Republikën e Kosovës dhe i cili është pajisur me licencën për kryerjen e kësaj
veprimtarie.
2. Aplikuesi paraqet kërkesën tek organi kompetent për lëshimin e licencës për prodhim. Kërkesa
përfshinë dokumentet sipas nenit 13 paragrafit 3 nënparagrafët 3.1, 3.2, 3.3, 3.5 dhe 3.6 të këtij ligji.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË
35
LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË
3. Organi kompetent vendos brenda tridhjetë (30) ditëve në lidhje me kërkesën nga paragrafi 2
i këtij neni, sipas procedurave nga neni 15 të këtij ligji.
4. Organi kompetent nxjerrë akt nënligjor për kushtet minimale teknike dhe të sigurisë që duhet
t’i plotësojnë objektet ku do të bëhet prodhimi, riparimi apo shitblerja, si dhe deponimi i armëve
dhe i municionit.
5. Personi juridik i cili dëshiron të prodhoj armë të kategorisë A, duhet të veprojë sipas nenit 26
të këtij ligji.
6. Licenca mund të jepet për prodhim të të gjitha llojeve të armëve, pjesëve të armës dhe
municionit, që mund të furnizohen në bazë të lejes, ose vetëm për kategoritë e veçanta të
armëve dhe municionit.
Neni 51
Licenca për riparim të armës
1. Riparimin e armës për kategoritë B, C dhe D të përcaktuara me këtë ligj mund ta bëj personi
juridik i cili është i regjistruar në regjistrin e bizneseve në Republikën e Kosovës, dhe i cili është
pajisur me licencën për kryerjen e kësaj veprimtarie.
2. Aplikuesi paraqet kërkesën tek organi kompetent për lëshimin e licencës për riparim. Kërkesa
përfshinë dokumentet sipas nenit 13 paragrafit 3 nënparagrafët 3.1, 3.2, 3.3, 3.5 dhe 3.6 të këtij
ligji.
3. Organi kompetent vendos brenda tridhjetë (30) ditëve në lidhje më kërkesën nga paragrafi 2
i këtij neni, sipas procedurave nga neni 15 i këtij ligji.
4. Personi juridik që bën riparimin e armëve duhet të riparojë vetëm armët e regjistruara.
5. Personi juridik nga paragrafi 4 i këtij neni është i detyruar të lëshojë vërtetim për secilën armë
të riparuar.
6. Pas riparimit të bërë të pjesëve thelbësore të armës së zjarrit, personi juridik nga paragrafi 5
i këtij neni, është i detyruar të bëjë qitje provuese të armës.
7. Personi juridik nga paragrafi 6 i këtij neni, është i detyruar që në afat prej pesë (5) ditëve nga
kryerja e qitjeve provuese të armës t’i paraqes raport për qitjen provuese organit kompetent.
8. Raporti nga paragrafi 7 i këtij neni, duhet të përmbajë të dhëna për personin fizik, ose personin
juridik që posedon armën e zjarrit, të dhënat për armën e zjarrit si markën, llojin, prodhuesin,
shteti i prodhuesit, numri serik, kalibri, pjesët thelbësore të riparuara dhe qitjen provuese. Së
paku nga dy (2) gëzhoja dhe predha nga qitjet e bëra provuese duhet t’i bashkëngjiten raportit.
9. Pronari i armës së zjarrit të riparuar duhet ta prezantojë armën e zjarrit të riparuar në stacionin
policor në afat prej pesë (5) ditëve, në rastet kur pjesët thelbësore të armës janë riparuar.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË
36
LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË
Neni 52
Detyrimet e personit juridik
1. Armët dhe municioni në procesin e prodhimit dhe riparimit duhet të përdoren vetëm nga ana
e personave të kualifikuar.
2. Personat juridik janë të detyruar të sigurojnë mbrojtje të përhershme fiziko – teknike në
lokalet ku i ruajnë armët dhe municionin.
3. Organi kompetent me akt nënligjor përcakton kushtet minimale teknike dhe të sigurisë për
objektet për prodhim dhe riparim.
Neni 53
Armët gjatë riparimit
1. Arma që është pranuar për riparim nuk lejohet të bartet jashtë objekteve të personit juridik,
përveç qitjeve provuese.
2. Për kontrollimin e armës së riparuar, personi juridik që posedon licencën nga neni 51 i këtij
ligji, mund të blejë dhe të ruaj lloje dhe sasi të nevojshme të municionit në bazë të pëlqimit për
blerje të municionit.
Neni 54
Licenca për çaktivizim të përhershëm të armës
1. Çaktivizimi i përhershëm i armës sipas kategorive A, B, C dhe D do të bëhet përmes
procedurave teknike të përcaktuara me akt nënligjor të nxjerrë nga organi kompetent, duke
siguruar se arma është çaktivizuar sipas nenit 2 paragrafi 1 dhe nënparagrafi 1.40 të këtij ligji.
2. Çaktivizimin e përhershëm të armës e bën personi juridik i cili është i regjistruar në regjistrin e
bizneseve në Republikën e Kosovës dhe i cili është pajisur me licencë për prodhimin e armëve,
pjesëve te armëve dhe municionit ose për riparimin e armëve, dhe kanë marrë licencën për
çaktivizim nga organi kompetent.
3. Aplikuesi paraqet kërkesën tek organi kompetent për marrjen e licencës për çaktivizim.
Kërkesa përfshinë dokumentet sipas nenit 13 paragrafit 3 nënparagrfi 3.1, 3.2, 3.3, 3.5 dhe 3.6
të këtij ligji si dhe dëshminë për posedim të licencës për prodhim ose riparim.
4. Organi kompetent vendos brenda tridhjetë (30) ditëve në lidhje me kërkesën nga paragrafi 3
i këtij neni, sipas procedurave nga neni 15 të këtij ligji.
5. Pas kryerjes së procedurave teknike nga paragrafi 1 i këtij neni, personi juridik duhet të lëshoj
vërtetim së është kryer procedura teknike për çaktivizimin e përhershëm të armës dhe duhet ta
informojnë organin kompetent brenda dy (2) ditëve.
6. Pronari i armës së çaktivizuar është i detyruar që në afat prej pesë (5) ditëve, sipas paragrafit
5 të këtij neni, t’ia dorëzojë armën dhe vërtetimin stacionit policor, kurse DSP-ja do të lëshoj
certifikatë se arma është çaktivizuar. Personi juridik duhet ta vendos shenjën e identifikimit në
armën e zjarrit të çaktivizuar e cila përfshinë shkronjat e kodit zyrtar ndërkombëtar të Republikës
së Kosovës, vitin e çaktivizimit dhe shenjën D të çaktivizimit.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË
37
LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË
7. Është i ndaluar riaktivizimi për përdorimin e armës e cila është çaktivizuar me parë.
8. Është i ndaluar eksportimi i armëve të çaktivizuara.
9. Arma e çaktivizuar ndalohet të nxjerret nga vendi ku mbahet.
KAPITuLLI VII
TREGËTIA ME ARMË, PJESË TË ARMËS DHE MUNICION
Neni 55
Licenca për tregti me armë, pjesë të armëve dhe municion
1. Tregtinë me armë, pjesë të armëve për kategoritë B, C dhe D dhe municion, e bën personi
juridik i cili është i regjistruar në regjistrin e bizneseve në Republikën e Kosovës dhe i cili është
pajisur me licencën për kryerjen e kësaj veprimtarie.
2. Aplikuesi paraqet kërkesën tek organi kompetent për lëshimin e licencës për tregti. Kërkesa
përfshinë dokumentet sipas nenit 13, paragrafit 3, nënparagrafi 3.1, 3.2, 3.3 3.5 dhe 3.6 të këtij
ligji, kurse nënparagrafi 3.3 nuk zbatohet për ndërmjetësimin.
3. Organi kompetent vendos brenda tridhjetë (30) ditëve në lidhje me kërkesën nga paragrafi 2
i këtij neni, sipas procedurave nga neni 15 të këtij ligji.
4. Tregtia me armë, pjesëve të armës dhe municion për kategorinë A, rregullohet me Ligjin
për pajisje me armë, municion dhe pajisje përkatëse të sigurisë për institucionet e autorizuara
shtetërore për siguri.
5. Personat juridik nga paragrafi 1 i këtij neni, mund t’ju shesin armë, pjesë të armëve dhe
municion vetëm personave fizik dhe juridik të cilët posedojnë pëlqim për blerje të armëve,
pjesëve të armëve dhe municionit.
6. Ndalohet që të punësuarit në organet shtetërore të përfshihen në kompanitë e licencuara për
tregti me armë, pjesë të armëve dhe municion.
Neni 56
Shënjimi i armëve
1. Vetëm armët, pjesët e armëve dhe municioni të cilët janë në rregull të shënjuara mund të
shiten.
2. Organi kompetent nxjerrë akt nënligjor për shënjimin e armëve, pjesëve të armëve dhe
municionit.
Neni 57
Ruajtja
Depot dhe objektet ku bëhet prodhimi dhe tregtia me armë, pjesëve të armëve dhe municionit,
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË
38
LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË
duhet t’i plotësojnë kushtet për vendosjen dhe ruajtjen e materieve shpërthyese, në pajtim me
këtë ligj, me Ligjin për Përdorim Civil të Eksplozivëve, si dhe legjislacionin tjetër që e rregullon
këtë fushë.
Neni 58
Shënjimi i armëve të importuara
1. Personi juridik nga neni 55 paragrafi 1 i këtij ligji i cili importon armë, pjesë të armës, e ka për
detyrë që armën ta shënjojë me shenjën për import.
2. Shenja nga paragrafi 1 i këtij neni shënjohet në një pjesë të armës në vendin ku janë shtypur
shenjat e tjera të armës nga prodhuesi.
3. Shenja nga paragrafi 1 i këtij neni, është në formë rrethi me diametër prej gjashtë (6)
milimetrash, e shënjuar në armë në thellësi prej më së paku zero pikë tetë (0.8) milimetra.
4. Shenja nga paragrafi 1 i këtij neni, përmban kodin zyrtar ndërkombëtar të Republikës së
Kosovës dhe vitin e importit të armës.
5. Armët që kalojnë transit nëpër territorin e Republikës së Kosovës, importi i përkohshëm
dhe armët e koleksionit me vlera të larta, me pëlqim të organit kompetent nuk shënjohen me
shenjën e importit.
KAPITuLLI VIII
BARTJA E ARMËVE, PJESËVE TË ARMËVE DHE MUNICIONIT PËRMES
KUFIRIT SHTETËROR
Neni 59
Licenca për transport të armëve, pjesëve të armës dhe municionit
1. Transportin me armë, pjesë të armëve për kategoritë B, C dhe D dhe municion, e bën personi
juridik i cili është i regjistruar në regjistrin e bizneseve në Republikën e Kosovës dhe i cili është
pajisur me licencën për kryerjen e kësaj veprimtarie.
2. Aplikuesi paraqet kërkesën tek organi kompetent për lëshimin e licencës për transport.
Kërkesa përfshinë dokumentet sipas nenit 13, paragrafit 3, nënparagrafi 3.1, 3.2, 3.3, 3.5 dhe
3.6 të këtij ligji dhe licencën nga Ministria e përkatëse për çështje të transportit.
3. Organi kompetent vendos brenda tridhjetë (30) ditëve në lidhje me kërkesën nga paragrafi 2
i këtij neni, sipas procedurave nga neni 15 të këtij ligji.
Neni 60
Transporti i armëve, pjesëve të armëve dhe municionit nga personi fizik
1. Shtetasi i Republikës së Kosovës ose i huaji me leje qëndrim të përhershëm ose i huaji që
kalon transit, mund t’i bartë vetëm ato lloje të armës, pjesë të armëve dhe municionit, të cilat
janë të lejuara në pajtim me dispozitat e këtij ligji.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË
39
LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË
2. Gjatë bartjes së armës, pjesëve të armës dhe municionit nga paragrafi 1 i këtij neni, shtetasi
i Republikës së Kosovës ose i huaji e kanë për detyrë të paraqesin armën, pjesët e armës dhe
municionin, si dhe lejen e lëshuar nga autoritet përgjegjëse, zyrtarit të autorizuar në pikën e
kalimit kufitar.
3. Nëse zyrtari i autorizuar në pikën e kalimit kufitar gjatë kontrollit gjenë armë dhe municion të
cilin nuk e ka lajmëruar ose për armën dhe municionin nuk e ka paraqitur lejen apo licencën,
zyrtari i autorizuar duhet t’ia konfiskoj armën dhe municionin deri në përfundim të procedurës
për kundërvajtje ose procedurës penale, me vendim të plotfuqishëm.
4. Organi kompetent rregullon me akt nën ligjor mënyrën e bartjes së armëve dhe municionit
në kufirin shtetëror.
Neni 61
Transporti i armës për gjah nga personi fizik
1. Shtetasit e Republikës së Kosovës të cilët kanë qëndrim të përhershëm në vende të jashtme
dhe të huajt, kanë mundësi që për qëllime të gjahut të transportojnë armë gjahu dhe municion
për atë armë në Republikën e Kosovës, nëse kanë leje për posedimin e armës së gjahut për
gjah, sigurimin shëndetësor dhe ftesën për pjesëmarrje në gjah të aprovuar paraprakisht nga
organi kompetent i destinacionit të fundit.
2. Personat e përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni, janë të obliguar që gjatë kalimit në pikën
kufitare ta paraqesin armën për gjah dhe municionin tek zyrtari i autorizuar.
3. Zyrtarët e autorizuar gjatë kontrollit në pikën kufitare i lëshojnë personit nga paragrafi 1 i
këtij neni pëlqim për transport të armëve për gjah gjatë aktiviteteve të gjahut në territorin e
Republikës së Kosovës.
Neni 62
Transportimi i armëve nga anëtarët e subjekteve të shenjëtarisë
1. Anëtarët e subjektit të shenjëtarisë në grupe apo në mënyrë individuale të cilët udhëtojnë në
vend të huaj për arsye të pjesëmarrjes në gara të qitjes ose për arsye të përgatitjeve për gara
të tilla, kanë mundësi që përmes kufirit shtetëror të bartin armë, pjesë të armëve dhe municion
për ato nevoja të përcaktuara me pëlqim nga organi kompetent.
2. Anëtarët e subjekteve të huaja të shenjëtarisë mund të transportojnë armë sportive në
Republikën e Kosovës me qëllim të pjesëmarrjes në gara për qitje ose me qëllim të përgatitjeve
për gara të tilla, me pëlqim të dhënë nga organi kompetent i Republikës së Kosovës dhe në
bazë të dokumentit tjetër adekuat të dhënë nga organi kompetent i shtetit përkatës.
3. Zyrtarët e autorizuar në pikën e kalimit kufitar ua lëshojnë pëlqimin personave nga paragrafi
2 i këtij neni.
4. Anëtarët e subjekteve të shenjëtarisë nga paragrafi 2 i këtij neni, duhet të posedojnë sigurimin
shëndetësor.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË
40
LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË
Neni 63
Marrëveshjet ndërkombëtare
Armët dhe municioni mund të transportohen përmes pikës së kalimit kufitar sipas dispozitave të
këtij ligji, përveç nëse është përcaktuar ndryshe me marrëveshje ndërkombëtare.
KAPITuLLI IX
POLIgONET CIVILE PËR QITJE
Neni 64
Licenca për poligonet civile për qitje
1. Poligonet civile për qitje janë objekte të dedikuara për ushtrime sportive – rekreative në qitje,
si dhe për aftësime lidhur me përdorimin e drejtë dhe të sigurt të armës së zjarrit, pneumatike
dhe armës me hark, tojë apo tetivë që plotësojnë kushte teknike dhe të sigurta për përdorimin
e armës së zjarrit, pneumatike dhe armës me hark, tojë apo tetivë.
2. Poligonet civile për qitje me armë të kategorive B, C dhe D mund të hapen nga personi juridik
i cili është i regjistruar në regjistrin e bizneseve në Republikën e Kosovës dhe i cili është pajisur
me licencën për kryerjen e kësaj veprimtarie.
3. Aplikuesi paraqet kërkesën tek organi kompetent për lëshimin e licencës për poligonet civile
për qitje. Kërkesa përfshinë dokumentet sipas nenit 13, paragrafit 3, nënparagrafët 3.1, 3.2, 3.3,
3.5 dhe 3.6 të këtij ligji.
4. Organi kompetent vendos brenda tridhjetë (30) ditëve në lidhje me kërkesën nga paragrafi 3
i këtij neni, sipas procedurave nga neni 15 i këtij ligji.
5. Dispozitat e këtij ligji për poligonet civile të qitjes nuk zbatohen për vendet e gjahut që janë
themeluar, në pajtim me dispozitat e Ligjit për Gjah.
6. Organi kompetent me akt nënligjor përcakton kushtet teknike dhe të sigurisë që duhet t’i
plotësojnë objektet nga paragrafi 1 i këtij neni.
Neni 65
Shfrytëzimi i poligoneve civile për qitje
1. Qitje në poligonet civile kanë të drejtë të bëjnë personat fizik të cilët kanë leje të vlefshme
për armë, ata të cilët janë në proces të trajnimin praktik, si dhe personat që kanë certifikatë të
lëshuar nga organi kompetent për dhënien e provimit profesional për armë përkatëse.
2. Personat fizik nga paragrafi 1 i këtij neni, kanë për detyrë që gjatë qitjes t’i respektojnë
rregullat e sigurisë së poligonit për qitje.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË
41
LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË
Neni 66
Municioni për poligonet civile për qitje
1. Poligonet civile për qitje mund të furnizohen me sasi të municionit, sipas tipit të poligonit,
shfrytëzimit të tij dhe kapaciteteve të depos, në bazë të pëlqimit paraprak të organit kompetent.
2. Municioni për qëllime të qitjes në poligon nuk duhet të shfrytëzohet jashtë hapësirës së
poligonit për qëllime tjera.
KAPITuLLI X
EVIDENCAT
Neni 67
Mbajtja e evidencave nga organi kompetent
1. Organi kompetent mban evidencë për të gjitha kërkesat nga aplikuesi, dokumentet e lëshuara
dhe informatat tjera të nevojshme për zbatimin e dispozitave të këtij ligji ose për bashkëpunim
me autoritetet tjera relevante.
2. Organi kompetent mirëmban një sistem kompjuterik i cili siguron qasje autoriteteve të
autorizuara në të dhënat për armë, pjesë të armëve dhe municion, përfshirë por, duke mos u
kufizuar në: kategori, tip, model, prodhues, vend të prodhimit, kalibër, numër serik, si dhe emrin
e eksportuesit, importuesit dhe përdoruesit të fundit të njohur. Të dhënat do të lejojnë që armët
të identifikohen dhe gjurmohen. Të dhënat do të ruhen jo më pak se tridhjetë (30) vite.
Neni 68
Detyrimi për mbajtjen e evidencave nga personi juridik
1. Personi juridik duhet të mbajë regjistrin e të gjitha armëve, pjesëve të armëve dhe municionit
si dhe të dhënat mbi pranimin dhe tjetërsimin e tyre, të autorizuar sipas këtij ligji.
2. Të dhënat e përshkruara në paragrafin 1 të këtij neni, duhet të përfshijnë si në vijim:
2.1 të dhënat që mundësojnë identifikimin dhe gjurmimin, duke përfshirë, kategorinë,
tipin, modelin, prodhuesin, vendin e prodhimit, kalibrin dhe numrin serik; dhe
2.2 të dhënat e personit juridik, përfshirë emrin dhe adresën e shitesit, blerësit dhe
përdoruesin e fundit të njohur.
3. Të dhënat duhet të ruhen jo më pak se tridhjetë (30) vite dhe ato duhet t’i dorëzohen
organit kompetent në afatin prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nëse personi juridik e ndërprenë
veprimtarinë e tij.
4. Subjektet e gjahtarëve dhe të shenjëtarisë, qendrat e trajnimit, personat juridik shfrytëzues
të terreneve të gjahut dhe personat e tjerë juridik që posedojnë armë në bazë të lejes për
posedimin e armëve, janë të obliguar të mbajnë evidencë të armëve dhe municionit, si dhe të
dhënat e personave të cilëve ua japin armën dhe municionin për përdorim.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË
42
LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË
5. Personat juridik janë të detyruar të mbajnë evidencë për qitjet provuese (predhat dhe
gëzhojat) për çdo armë.
6. Poligonet civile të qitjes janë të detyruar të mbajnë evidencë për municionin e dhënë dhe të
përdorur.
KAPITuLLI XI
MBIKËQYRJA
Neni 69
Mbikëqyrja nga organi kompetent
1. Organi kompetent mbikëqyrë përmbushjen e kushteve të parapara për zbatim të këtij ligji,
përfshirë grumbullimin e informatave në secilën porosi apo transakcion që përfshin armët,
pjesët e tyre dhe municionin.
2. Personat e autorizuar fizik dhe juridik janë të detyruar ta mundësojnë kryerjen e mbikëqyrjes,
të kontrollit të armëve dhe municionit, t’i vë në dispozicion dokumentacionin përkatës dhe t’i
ofroj të dhënat dhe njoftimet e nevojshme. Kjo përfshin të drejtën e organit kompetent të hyjë
në hapësirat e personave me interes në transakcion apo aktivitet me armë, pjesë të armëve
dhe municionit.
3. Organi kompetent autorizon inspektorët për të mbikëqyrë zbatimin e dispozitave të këtij ligji.
KAPITuLLI XII
DISPOZITAT NDËSHKuESE
Neni 70
Dispozitat ndëshkuese
1. Personat fizik dhe personat juridik që veprojnë në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji do
të ndëshkohen.
2. Lidhur me veprat penale për armë vlejnë dispozitat e Kodit Penal të Kosovës.
3. Personi fizik dhe juridik i cili është ndëshkuar sipas paragrafit 1 por, nuk është dënuar sipas
paragrafit 2 të këtij neni, kërkesa për pëlqim, licencë dhe leje do t’i refuzohet për një (1) vit nga
plotfuqishmëria e vendimit.
4. Personi fizik dhe juridik i cili është sanksionuar sipas paragrafit 1 dhe 2 të këtij neni, kërkesa
për pëlqim, licencë dhe leje do t’i refuzohet sipas afatit kohor të përcaktuar sipas vendimit të
gjykatës dhe sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË
43
LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË
Neni 71
Gjobat
1. Dënohet me gjobë prej njëmijë euro (1000€) deri më dhjetëmijë euro (10.000€) personi juridik
i cili shkelë dispozitat e nenit 12, 16, 44, 62, 64 dhe 66 si dhe nuk i respekton afatet kohore
të përcaktuara me dispozitat përkatëse të këtij ligji dhe nuk i përmbahet kushteve për qitjen
provuese, sipas këtij ligji.
2. Dënohet me gjobë prej pesëqind euro (500€) deri në pesëmijë euro (5000€) personi fizik i cili
shkelë dispozitat e nenit 16, 44, 46, 47 dhe 66 si dhe nuk i respekton afatet kohore të përcaktuar
me dispozitat përkatëse të këtij ligji dhe nuk i përmbahet kushteve për qitjen provuese, sipas
këtij ligji.
Neni 72
Të hyrat nga ligji
Të gjitha mjetet e realizuara në bazë të këtij ligji derdhen në Buxhetin e Republikës së Kosovës.
KAPITuLLI XIII
DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE
Neni 73
Zbatimi i akteve nënligjore në fuqi dhe nxjerrja e akteve tjera nënligjore
1. Me qëllim që të mos jenë në kundërshtim me këtë ligj, deri në miratimin e akteve nënligjore
tjera për zbatimin e këtij ligji, vazhdojnë të zbatohen:
1.1. Udhëzimi Administrativ Nr. 06/2010 - MPB për katalogun e armëve të zjarrit;
1.2. Udhëzimi Administrativ Nr. 07/2010 - MPB për llojin dhe mënyrën e aftësimit teorik
dhe praktik, si dhe verifikimin e kualifikimit të instruktorëve të punësuar te personat juridik
që do të licencohen për ofrim të aftësimit;
1.3. Udhëzimi Administrativ Nr. 08/2010 - MPB për themelimin e Komisionit Shqyrtues
dhe të Komisionit për Ankesa;
1.4. Udhëzimi Administrativ Nr. 09/2010 - MPB për kushtet minimale të ruajtjes së armëve
të zjarrit dhe municionit;
1.5. Udhëzimi Administrativ Nr. 10/2010 - MPB për kushtet minimale teknike dhe të
sigurisë që duhet të përmbushen në objektet e poligoneve civile të qitjes;
1.6. Udhëzimi Administrativ Nr. 11/2010 - MPB për leje të veçantë;
1.7. Udhëzimi Administrativ Nr. 12/2010 - MPB lidhur me kushtet minimale teknike dhe
të sigurisë së objekteve që përdoren për aftësimin praktik dhe teorik të manipulimit me
armë;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË
44
LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË
1.8. Udhëzimi Administrativ Nr. 13/2010 - MPB për armët koleksionuese;
1.9. Udhëzimi Administrativ Nr. 14/2010 - MPB për armët e ftohta;
1.10. Udhëzimi Administrativ Nr. 15/2010 - MPB për legalizimin e armëve të zjarrit që i
takojnë kategorisë B, C dhe D1;
1.11. Udhëzimi Administrativ Nr. 24/2010 – MPB për procedurat e trashëgimisë së armëve
të zjarrit dhe municionit në rast të vdekjes së pronarit të armës së zjarrit;
1.12. Udhëzimi Administrativ Nr. 25/2010 - MPB për gjurmimin e armëve të zjarrit, pjesëve
të tyre dhe municionit;
1.13. Udhëzimi Administrativ Nr. 26/2010 - MPB për shënjimin e armëve të zjarrit, pjesëve
të tyre dhe municionit;
1.14. Udhëzimi Administrativ Nr. 27/2010 - MPB për mënyrën e transferimit të armëve të
zjarrit, pjesëve të tyre dhe municionit përtej kufirit shtetëror;
1.15. Rregullorja Nr. 04/2012 për armëmbajtje në Republikën e Kosovës.
2. Për zbatim të këtij ligji organi kompetent nxjerr akte nënligjore për:
2.1. pajisje të veçanta dhe armët për pasivizim të përkohshëm të kafshëve sipas nenit 4,
paragrafi 4 të këtij ligji;
2.2.Armëmbajtje sipas nenit 11 paragrafi 2;
2.3. objektet ku do të bëhet prodhimi, riparimi, deponimi dhe shitblerja e armëve të
kategorisë A sipas nenit 26 paragrafi 4 dhe sipas nenit 27 paragrafi 4 dhe kategorisë B,C
dhe D sipas nenit 50 dhe 52 të këtij ligji;
2.4. pëlqimin për prodhim, riparim të armëve të kategorisë A sipas nenit 26 paragrafi 6
dhe sipas nenit 27 paragrafi 6 të këtij ligji;
2.5. përcaktimin e procedurave për periudhën kalimtare të regjistrimit të armëve, kartelave
për autorizimin e armëve dhe lejeve tjera relevante sipas nenit 33 paragrafi 2 të këtij ligji;
2.6. panairet dhe ekspozimin e armëve sipas nenit 45 paragrafi 4 të këtij ligji;
2.7. procedurat teknike për çaktivizimin e armëve të kategorive A,B,C dhe D sipas nenit
54 paragrafi 1 të këtij ligji.
3. Ministria në bashkëpunim me organet tjera shtetërore mund të nxjerrë edhe akte tjera
nënligjore për zbatimin e këtij ligji në afat prej një (1) viti nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij ligji.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË
45
LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË
Neni 74
Shfuqizimi
1. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shfuqizohen:
1.1. Ligji Nr. 03/L-143 për Armët;
1.2. të gjitha dispozitat tjera që mund të jenë në kundërshtim me këtë ligj.
Neni 75
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së
Kosovës.
Ligji Nr. 05/L -022
23 korrik 2015
Shpallur me dekretin Nr. DL-022-2015, datë 11.08.2015 nga Presidentja e Republikës së
Kosovës, Atifete Jahjaga