AMENDAMENTIMI I KUSHTETUTËS SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS - 2015

PRISHTINË
----------
Nr. 20 / 05 guSHT 2015
gAZETA ZYRTARE E REPuBLIKËS SË KOSOVËS
LIGJI Nr. 05/L -046 PËR PLOTËSIMIN DHE NDRYSHIMIN E LIGJT Nr. 05/L-001 PËR BUXHETIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 05 GUShT 2015, PRIShTINË
ii
gAZETA ZYRTARE E REPuBLIKËS SË KOSOVËS
Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës e publikon: Zyra për Publikimin e Gazetës Zyrtare të Republikës
së Kosovës.
Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës publikohet në mbështetje të Ligjit për Gazetën Zyrtare të Republikës
së Kosovës Nr. 03/L-190.
Në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës publikohen: Kushtetuta e Republikës së Kosovës; Ligjet e
miratuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe të shpallura nga Presidenti i Republikës së Kosovës;
Ligjet e miratuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në përputhje me paragrafin 4 dhe 5 të nenit 80 të
Kushtetutës së Republikës së Kosovës; Marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara në përputhje me nenin 18
të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; Vendimet e Gjykatës Kushtetuese; Dekretet e Presidentit të Re-
publikës së Kosovës në rastet kur kërkohet nga Presidenti; Deklaratat dhe rezolutat e miratuara nga Kuvendi
i Republikës së Kosovës, në rastet kur kërkohet nga Kryetari i Kuvendit; Aktet nënligjore të Qeverisë dhe të
ministrive në rastet kur kërkohet nga Kryeministri dhe Aktet tjera të përcaktuara me ligje të veçanta, si dhe
INDEKS-i vjetor i Gazetës Zyrtare.
Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës publikohet në pesë gjuhë: në gjuhën Shqipe, Angleze, Serbe, Turke
dhe atë Boshnjake.
Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës administrohet nga Zyra për Publikimin e Gazetës Zyrtare e cila
funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës.
Mbikëqyrja editoriale:
Sekretari i Përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës:
Fitim Krasniqi
Drejtori i Zyrës për Publikimin e Gazetës Zyrtare të Republikës së Kosovës:
Naser Canolli
Koordinator i Zyrës për Publikimin e Gazetës Zyrtare:
Fehmi Stublla
Redaksia e Gazetës Zyrtare:
hysen Bajramaj
Shqipe Fazliu-Gashi
Nercivan Şufta
Besart Graiçevci
Adresa dhe Korrespondenca:
Ndërtesa e Re e Qeverisë,
Prishtinë
038-200-14039 / 038-200-14827
Ueb-faqja e Gazetës Zyrtare:
http://gazetazyrtare.rks-gov.net
E-mail adresa: Info-gzk@ks-gov.net
Dizajni dhe Printimi:
Shtypshkronja “Blendi”, Prishtinë
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 05 GUShT 2015, PRIShTINË
iii
NË RAST MOSPËRPUThJE NDËRMJET VERSIONEVE GJUhËSORE TË AKTEVE JURIDIKE TË BOTUARA
DhE TË PUBLIKUARA NË GAZETËN ZYRTARE TË REPUBIKËS SË KOSOVËS, PËRPARËSI DO TË KENË
GJUhËT ZYRTARE NË PËRPUThJE ME KUShTETUTËN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 05 GUShT 2015, PRIShTINË
iv
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 05 GUShT 2015, PRIShTINË
v
PËRMBAJTJA
LIGJI Nr. 05/L -046 PËR PLOTËSIMIN DHE NDRYSHIMIN E LIGJT Nr. 05/L-001 PËR BUXhETIN E
REPUBLIKËS SË KOSOVËS ...........................................................................................................................1
AMENDAMENTIMIN E KUShTETUTËS SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, Nr. 05-V-139, I DATËS
3 GuSHT 2015 ..................................................................................................................................................4
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 05 GUShT 2015, PRIShTINË
vi
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 05 GUShT 2015, PRIShTINË
1
LIGJI Nr. 05/L -046 PËR PLOTËSIMIN DHE NDRYSHIMIN E LIGJT Nr. 05/L-001 PËR BUXHETIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
LIgJI Nr. 05/L -046
PËR PLOTËSIMIN DHE NDRYSHIMIN E LIgJT Nr. 05/L-001 PËR BuXHETIN E
REPuBLIKËS SË KOSOVËS
Kuvendi i Republikës së Kosovës;
Në mbështetje të nenit 65 (1) dhe (5) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 25 të
Ligjit Nr. 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, i plotësuar dhe i
ndryshuar me Ligjin Nr. 03/L-221, Ligjin Nr. 04/L-116 dhe me Ligjin 04/L-194,
Miraton,
LIgJ PËR PLOTËSIMIN DHE NDRYSHIMIN E LIgJT NR. 05/L-001 PËR BuXHETIN E
REPuBLIKËS SË KOSOVËS
Neni 1
Qëllimi
Me anë të këtij ligji plotësohet dhe ndryshohet Ligji Nr. 05/L-001 për Buxhetin e Republikës së
Kosovës.
Neni 2
Fushëveprimi
Dispozitat e këtij ligji janë të obligueshëm për të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës,
që trajtohen në kuadër të këtij ligji.
Neni 3
Definicionet
1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë kuptimet si vijonë:
1.1.Ligji bazik – nënkupton Ligjin Nr. 05/L-001 për Buxhetin e Republikës së Kosovës.
2. Shprehjet tjera të përdorura kanë kuptimin e përcaktuar në ligjin bazik.
Neni 4
Në nenin 12 të ligjit bazik, shtohet paragrafi 9, si vijon:
9. Fondet e ndara për Kontigjencë dhe Paga për pagesën e përvojës së punës në
kategorinë ekonomike “paga dhe mëditje” në Ministrinë e Financave, do të transferohen
tek organizatat buxhetore në të njëjtën kategori nga Ministria, në përputhje me vendimin
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 05 GUShT 2015, PRIShTINË
2
LIGJI Nr. 05/L -046 PËR PLOTËSIMIN DHE NDRYSHIMIN E LIGJT Nr. 05/L-001 PËR BUXHETIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
e aprovuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Ministria e Financave do të përgatit
specifikimin e ndarjeve sipas nën programeve të organizatave buxhetore në kategorinë
ekonomike “paga dhe mëditje”. Transferet e tilla nuk janë subjekt i limitimeve të transfereve
të përcaktuara në nenin 30 të LMFPP-së dhe të nenin 13 të këtij ligji.
Neni 5
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi në ditën e publikimit në gazetën zyrtare.
Ligji Nr. 05/L -046
16 korrik 2015
Shpallur me dekretin Nr. DL-018-2015, datë 03.08.2015 nga Presidentja e Republikës së
Kosovës, Atifete Jahjaga
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 05 GUShT 2015, PRIShTINË
3
LIGJI Nr. 05/L -046 PËR PLOTËSIMIN DHE NDRYSHIMIN E LIGJT Nr. 05/L-001 PËR BUXHETIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
ShËNIM:
TABELAT SI PJESË PËRBËRSE TË LIGJIT Nr. 05/L-046 PËR PLOTËSIMIN DHE
NDRYShIMIN E LIGJiT Nr. 05/L-001 PËR BUXhETIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS I GJENI
TË PUBLIKUARA NË FORMËN ELEKTRONIKE NË WEB FAQE TË GAZETËS ZYRTARE.
GAZETA ZYRTARE Nr. 20/2015, DATA E PuBLIKIMIT: 05.08.2015.
ADRESA ELEKTRONIKE: gzk.rks-gov.net
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 05 GUShT 2015, PRIShTINË
4
LIGJI Nr. 05/L -046 PËR PLOTËSIMIN DHE NDRYSHIMIN E LIGJT Nr. 05/L-001 PËR BUXHETIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Kuvendi i Republikës së Kosovës;
Në mbështetje të nenit 65 (2) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Miraton
AMENDAMENTIMIN E KuSHTETuTËS SË REPuBLIKËS SË KOSOVËS
I.
Amendamenti nr. 24
Pas nenit 161 shtohet një nen i ri me formulimin si në vijim:
Neni 162
[Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar]
Pavarësisht dispozitave tjera të kësaj Kushtetute:
1. Për t’i përmbushur obligimet ndërkombëtare në lidhje me Raportin e Asamblesë Parlamentare
të Këshillit të Evropës, Dokumenti 12462, datë 7 janar 2011, Republika e Kosovës mund të
themelojë Dhoma të specializuaradhe një Zyre të Prokurorit të specializuar në kuadër të sistemit
të drejtësisë të Kosovës. Organizimi, funksionimi dhe jurisdiksioni i Dhomave të specializuara
dhe i Zyrës së Prokurorit të specializuar rregullohen me këtë nen dhe me ligj të veçantë.
2. Dhomat e specializuara dhe Zyra e Prokurorit të specializuar do të garantojnë të drejtat që i përmban
Kapitulli II i Kushtetutës dhe në veçanti do të veprojnë në pajtim me standardet ndërkombëtare për
të drejtat e njeriut që janë të garantuara me Nenin 22 dhe në varshmëri me Nenin 55.
3. Një Dhomë e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese, e përbërë nga tre (3) gjyqtarë ndërkombëtar
të emëruar shtesë krahas gjyqtarëve të referuar sipas Nenit 114 (1), do të vendosë ekskluzivisht
mbi referimet kushtetuese sipas Nenit 113 të Kushtetutës në lidhje me Dhomat e specializuara
dhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në përputhje me ligjin e veçantë.
4. Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar do të kenë zotësi të plotë
ligjore dhe juridike dhe do të kenë të gjitha kompetencat e nevojshme dhe mandatin për veprim,
bashkëpunim juridik, asistencë, mbrojtje të dëshmitarëve, siguri, paraburgim dhe vuajtje të
denimit jashtë territorit të Kosovës për këdo që denohet, si dhe në lidhje me menaxhimin e
ndonjë çështjeje të mbetur pas përfundimit të mandatit. Aranzhimet që dalin nga ushtrimi i
këtyre kompetencave nuk i nënshtrohen Nenit 18.
5. Para hyrjes në ndonjë marrëveshje ndërkombëtare më një shtet të tretë në lidhje me
bashkëpunimin juridik, që përndryshe do të kërkonte ratifikim sipas Nenit 18, Dhomat e
specializuara do të kërkojnë pajtimin paraprak të Qeverisë.
6. Dhomat e specializuara mund t’i përcaktojnë Rregullat e veta të Procedurës dhe Provave, në
përputhje me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut të përfshira në nenin 22 dhe të
udhëzuara nga Kodi i Procedurës Penale. Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese do të
rishikojë këto Rregulla për të siguruar pajtueshmëri me Kapitullin II të Kushtetutës.
AMENDAMENTIMI I KUShTETUTËS SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, Nr. 05-V-139, I DATËS 3 GUShT 2015
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 05 GUShT 2015, PRIShTINË
5
LIGJI Nr. 05/L -046 PËR PLOTËSIMIN DHE NDRYSHIMIN E LIGJT Nr. 05/L-001 PËR BUXHETIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËSAMENDAMENTIMI I KUShTETUTËS SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, Nr. 05-V-139, I DATËS 3 GUShT 2015
7. Dhomat e specializuara dhe Zyra e Prokurorit të specializuar mund të kenë seli në Kosovë
dhe seli jashtë Kosovës. Dhomat e specializuara dhe Zyra e Prokurorit të specializuar mund të
ushtrojnč funksionet e tyre në të dyja selitë apo diku tjetër, sipas nevojës.
8. Në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe në pajtim me marrëveshjet ndërkombëtare,
çdo person i akuzuar për krime nga Dhomat e specializuara mund të paraburgoset dhe të
transferohet në Dhomat e Specializuara që ndodhen jashtë territorit të Kosovës. Nëse shpallen
fajtorë dhe dënohen me burgim, këta persona mund të transferohen për ta vuajtur dënimin e
tyre në një shtet të tretë, jashtë territorit të Kosovës, në pajtim me marrëveshjet arritura sipas
paragrafit 4.
9. Gjuhët zyrtare të Dhomave të specializuara dhe të Zyrës së Prokurorit të specializuar do
të jenë gjuha shqipe, serbe dhe ajo angleze. Dhomat e specializuara dhe Zyra e Prokurorit
të specializuar mund të vendosin mbi përdorimin zyrtar të gjuhës apo gjuhëve për ta ushtruar
mandatin e tyre.
10. Emërimi dhe mbikëqyrja e gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe mbikëqyrja dhe administrimi i Dhomave
të specializuara dhe i Zyrës së Prokurorit të specializuar bëhet në pajtim me ligjin e veçantë.
11. Do të emërohet një Ombudsperson i veçantë i Dhomave të specializuara, me përgjegjësi
eksluzive për Dhomat e specializuara dhe për Zyrën e Prokurorit të specializuar. Funksioni
dhe obligimet e tij/saj për raportim do të përcaktohen me [ligjin e veçantë]. Nenet 133(2),
134, 135(1) dhe (2) nuk do të aplikohen ndaj Ombudspersonit të Dhomave të specializuara.
Ombudsperoni i Kosovës gjithashtu mund të referojë çështje në përputhje me Nenin 135(4).
12. Procedurat e veçanta administrative, modalitetet, organizimi dhe funksionimi i Dhomave
të specializuara dhe Zyrës së Prokurorisë së specializuar, mbikëqyrja, buxheti, auditimi dhe
funksionet tjera, do të rregullohen me marrëveshje ndërkombëtare, me ligjin e veçantë dhe
përmes aranzhimeve sipas paragrafit 4.
13. Mandati i Dhomave të specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të specializuar do të zgjasë për
një periudhë pesëvjeçare (5), përveç nësë njoftimi i përfundimit të mandatit në pajtim me Ligjin
No. 04/L-274 bëhet më herët.
14. Në mungesë të njoftimit për përfundim të mandatit sipas paragrafit 12, mandati i Dhomave të
specializuara dhe i Zyrës së Prokurorit të specializuar do të vazhdojë deri kur njoftimi i përfundimit të
mandatit të bëhet në përputhje me Ligjin Nr. 04/L-274 dhe në konsultim me Qeverinë.
II.
Ndryshimet kushtetuese hyjnë në fuqi menjëherë pas miratimit të tyre në Kuvendin e Republikës
së Kosovës.
Nr. 05-V-139
3 gusht 2015
Vendimi i Kuvendit te Republikes se Kosoves Nr. 05-V-139, i datës 3 gusht 2015