LIGJI NR. 05/L-019 PËR AVOKATIN E POPULLIT

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 26 qERShOR 2015, PRIShTINË
1
LIGJI Nr. 05/L -019 PËR AVOKATIN E POPULLIT
LIGJI Nr. 05/L -019
PËR AVoKATIN e PoPULLIT
Kuvendi i Republikës së Kosovës;
Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Miraton
LIGJ PËR AVoKATIN e PoPULLIT
KAPITULLI I
DISPoZITAT e PËRGJITHSHMe
Neni 1
qëllimi
1.Ky ligj ka për qëllim krijimin e mekanizmit ligjor për mbrojtjen, mbikëqyrjen dhe promovimin
e të drejtave dhe lirive themelore të personave fizik dhe juridik nga veprimet ose mosveprimet
e paligjshme dhe të parregullta të autoriteteve publike, institucioneve dhe personave apo
autoriteteve tjera të cilët ushtrojnë autorizime publike në Republikën e Kosovës (në tekstin e
mëtejmë: autoritetet publike), si dhe krijimin e Mekanizmit Kombëtar për parandalim të torturës
dhe trajtimeve e ndëshkimeve të tjera mizore, jonjerëzore dhe poshtëruese.
2.Avokati i Popullit është mekanizëm i barazisë për promovim, monitorim dhe mbështetje të
trajtimit të barabartë pa diskriminim në bazat e mbrojtura nga Ligji për barazi gjinore dhe Ligji
për mbrojtje nga diskriminimi.
Neni 2
Fushëveprimi
Me këtë ligj rregullohet organizimi dhe funksionimi i Institucionit të Avokatit të Popullit, duke
përcaktuar procedurat për emërim dhe shkarkim, kompetencat dhe mënyrën e punës së
Institucionit të Avokatit të Popullit si dhe rregullon procedurat për parashtrimin e ankesave dhe
hetimin e tyre.
Neni 3
Parimet bazë të veprimtarisë së Avokatit të Popullit
1.Avokati i Popullit është institucion i pavarur që udhëhiqet nga parimet e paanësisë, pavarësisë,
epërsisë së të drejtave të njeriut, konfidencialitetit dhe profesionalizmit.
2.Dispozitat e këtij ligji zbatohen për mbrojtjen e të drejtave, lirive dhe interesave të të gjithë
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 26 qERShOR 2015, PRIShTINË
2
LIGJI Nr. 05/L -019 PËR AVOKATIN E POPULLIT
personave në Republikën e Kosovës dhe jashtë saj nga veprimet apo mosveprimet e paligjshme
të autoriteteve publike.
3.Institucioni i Avokatit të Popullit gëzon pavarësi organizative, administrative e financiare për
realizimin e detyrave të përcaktuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me ligj.
Neni 4
Gjuha e punës
Gjuhë e punës së Institucionit të Avokatit të Popullit janë gjuhët zyrtare të parapara me
Kushtetutë dhe ligj.
Neni 5
Përbërja e Institucionit të Avokatit të Popullit
1.Institucioni i Avokatit të Popullit, përbëhet nga:
1.1. Avokati i Popullit;
1.2. Pesë (5) zëvendës të Avokatit të Popullit;
1.3. Personeli i Institucionit të Avokatit të Popullit.
Neni 6
Kushtet për zgjedhjen e Avokatit të Popullit dhe zëvendësve të tij/saj
1.Avokati i Popullit dhe zëvendësit e tij/saj zgjedhen personat që i plotësojnë këto kushte:
1.1.të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
1.2.të ketë arsimim të lartë universitar;
1.3.të ketë karakter, ndershmëri dhe moral të lartë;
1.4. të ketë eksperiencë dhe njohuri të dalluara në fushën e të drejtave të njeriut;
1.5.të mos ushtrojë funksion në parti politike, të mos jetë deputet në legjislaturën e Kuvendit
të Republikës së Kosovës që e zgjedhë atë apo anëtar/e i/e kabinetit qeveritar.
Neni 7
Papajtueshmëria
1. Avokati i Popullit dhe zëvendësit e tij/saj nuk mund të jenë anëtarë të asnjë partie politike e
as të ushtrojnë veprimtari politike, shtetërore a private profesionale.
2. Avokati i Popullit dhe zëvendësit e tij/saj nuk marrin pjesë në organizmat drejtues të
organizatave civile, ekonomike dhe tregtare.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 26 qERShOR 2015, PRIShTINË
3
LIGJI Nr. 05/L -019 PËR AVOKATIN E POPULLIT
3. Përveç ndalesave të përcaktuara në nën-paragrafin 1.5 të nenit 6 të këtij ligji dhe paragrafin
1 dhe 2 të këtij neni, Avokati i Popullit dhe zëvendësit e ti/saj nuk kanë të drejtë të ushtrojnë
ndonjë detyrë tjetër publike apo profesionale për të cilën shpërblehen me pagesë, përveç
mësimdhënies në institucionet e arsimit të lartë.
4. Avokati i Popullit dhe zëvendësit e tij/saj mund të merren me veprimtari shkencore, kulturore,
akademike dhe veprimtari tjera, të cilat nuk bien në kundërshtim me funksionet e tyre dhe me
legjislacionin në fuqi.
5. Avokati i Popullit mund të ushtrojë funksione tjera me autorizim të Kuvendit të Republikës së
Kosovës.
KAPITULLI II
PRoPoZIMI, ZGJeDHJA DHe SHKARKIMI I AVoKATIT TË PoPULLIT DHe ZËVeNDËSVe
TË TIJ/SAJ
Neni 8
Procedura e propozimit për zgjedhjen e Avokatit të Popullit
1. Procedura për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, fillon gjashtë (6) muaj para skadimit të mandatit
të tij.
2. Përjashtimisht nga paragrafi 1 i këtij neni, kur mandati përfundon para kohe në rast
dorëheqjeje, shkarkimi apo vdekjes së Avokatit të Popullit, procedura për zgjedhjen e Avokatit
të Popullit fillon brenda tridhjetë (30) ditësh nga dita e lirimit të postit.
3. Kuvendi i Republikës së Kosovës e shpall konkursin për zgjedhjen e Avokatit të Popullit në
media të shkruara dhe elektronike.
4. Në konkurs caktohen kushtet për zgjedhjen e Avokatit të Popullit të paraparë me Kushtetutë
dhe me këtë ligj. Afati i kohëzgjatjes së konkursit nuk mund të jetë më i shkurtër se pesëmbëdhjetë
(15) e as më i gjatë se njëzetë (20) ditë.
5. Pas skadimit të afatit të paraparë në paragrafin 4 të këtij neni, Paneli përzgjedhës (në tekstin
e mëtejmë: Paneli), i caktuar nga Komisioni kompetent për të drejtat e njeriut, i Kuvendit të
Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Komisioni) brenda afatit prej pesëmbëdhjetë
(15) ditësh, vlerëson nëse kandidatët i plotësojnë kushtet për t’u zgjedhur Avokat i Popullit të
paraparë me Kushtetutë dhe me këtë ligj, dhe hedh poshtë kandidaturat që nuk i plotësojnë
kushtet e përcaktuara në konkurs.
6. Gjatë procedurës së zgjedhjes së kandidatëve për Avokat të Popullit, duhet të inkurajohet
përfaqësimi etnik dhe gjinor.
7. Paneli zhvillon intervistë me secilin kandidat i cili plotëson kushtet për t’u zgjedhur Avokat i
Popullit dhe në bazë të të dhënave të paraqitura dhe rezultateve të intervistës, përgatitë listën
e ngushtë të kandidatëve të kualifikuar për Avokat të Popullit.
8. Lista e ngushtë përmban tre (3) kandidatë, përveç në rastin kur brenda numrit 3 (tre), ka më
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 26 qERShOR 2015, PRIShTINË
4
LIGJI Nr. 05/L -019 PËR AVOKATIN E POPULLIT
shumë kandidatë me pikë të barabarta vlerësuese. Paneli përzgjedhës listën e kandidatëve ia
dorëzon Komisionit.
9. Propozimin e Avokatit të Popullit e bënë Komisioni.
10. Komisioni, bashkëngjitur me listën e ngushtë, i dërgon Kuvendit të Republikës së Kosovës
listën e të gjithë kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për t’u zgjedhur Avokat i Popullit.
11. Propozimi i Komisioni përmban arsyetimin përse Paneli ju ka dhënë përparësi disa
kandidatëve në krahasim me kandidatët tjerë.
12. Procedura e zgjedhjes dhe e shkarkimit të Avokatit të Popullit, rregullohet me Rregullore të
posaçme të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Neni 9
Zgjedhja e Avokatit të Popullit
1. Avokatin e Popullit e zgjedh Kuvendi i Republikës së Kosovës, me shumicën e votave të të
gjithë deputetëve të tij, për një mandat pesë (5) vjeçar, pa të drejtë rizgjedhjeje.
2. Avokati i Popullit duhet të zgjedhet brenda tridhjetë (30) ditëve nga dita e propozimit të
kandidatëve.
3. Në rrethin e parë votohet për kandidatët e propozuar nga Komisioni përkatës i Kuvendit. Nëse
në rrethin e parë asnjëri nga kandidatët nuk e fiton shumicën e votave të të gjithë deputetëve të
Kuvendit, dy (2) kandidatët që fitojnë më së shumti vota, i nënshtrohen rrethit të dytë të votimit.
Nëse as në rrethin e dytë nuk zgjedhet Avokati i Popullit, kandidati me numrin më të madh të
votave nga rrethi i dytë, si kandidat i vetëm i nënshtrohet rrethit të tretë të votimit.
4. Nëse kandidatët marrim numër të njëjtë të votave, votimi përsëritet derisa njëri prej kandidatëve
fiton numrin më të madh të votave.
5. Nëse Avokati i Popullit nuk zgjedhet në seancën e parë, Kuvendi i Republikës së Kosovës
voton për zgjedhjen e Avokatit të Popullit në seancë plenare brenda tridhjetë (30) ditëve në
vijim.
6. Në seancën e ardhshme për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, Kuvendi, sipas procedurës në
paragrafin 3 të këtij neni voton për kandidatët e tjerë që kanë plotësuar kushtet e konkursit,
sipas radhitjes në listën hartuar pas intervistimit nga Komisioni përzgjedhës i Kuvendit, duke
përjashtuar kandidatët e propozuar nga komisioni përkatës për të cilët është votuar në seancën
e parë.
7. Nëse Avokati i Popullit nuk zgjidhet as në seancën e dytë brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve,
Kuvendi përsëri do të shpallë konkurs për Avokat të Popullit.
Neni 10
Procedura për zgjedhjen e zëvendësve të Avokatit të popullit
1. Zëvëndësit e Avokatit të Popullit i zgjedh Kuvendi i Republikës së Kosovës, me shumicën e
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 26 qERShOR 2015, PRIShTINË
5
LIGJI Nr. 05/L -019 PËR AVOKATIN E POPULLIT
votave të deputetëve të pranishëm dhe që votojnë.
2. Propozimi për zëvendësit e Avokatit të Popullit, bëhet nga Avokati i Popullit në bazë të
konkurrencës së hapur dhe transparente, sipas konkursit të shpallur nga Institucioni i Avokatit
të Popullit.
3. Avokati i Popullit për zgjedhjen e një (1) zëvendësi, i propozon Kuvendit së paku dy (2)
kandidatë.
4. Propozimi i Avokatit të Popullit përmban arsyetimin për kandidatët e propozuar.
5. Gjatë procedurës së zgjedhjes së kandidatëve për zëvendësit e Avokatit të Popullit, duhet
të sigurohet përfaqësimi etnik dhe gjinor. Të paktën njëri nga zëvendësit e Avokatit të Popullit
duhet të jetë pjesëtar i njërit nga komunitetet dhe gjinisë tjetër që ndryshon nga ajo e Avokatit
të Popullit.
6. Zëvendësit e Avokatit të Popullit zgjedhen nga Kuvendi, me mandat tre (3) vjeçar me mundësi
rizgjedhjeje.
7. Paragrafi 1,2,4 të nenit 8 të këtij ligji përshtatshmërisht aplikohen edhe për zëvendësit e
Avokatit të Popullit.
8. Avokati i Popullit me Rregullore të brendshme përcakton mënyrën e konkurimit, procedurën
e zgjedhjes dhe të propozimit të listës me emrat e kandidatëve për zëvendës të Avokatit të
Popullit.
9. Avokati i Popullit, njërin nga zëvendësit e zgjedhur e cakton zëvendës kryesor të tij me
rotacion për një mandat një (1) vjeçar.
Neni 11
Marrja e detyrës dhe betimi
1.Avokati i Popullit merr detyrën pasi të ketë dhënë betimin para deputetëve të Kuvendit të
Republikës së Kosovës.
2.Teksti i betimit është si në vijim: “Unë betohem dhe premtoj solemnisht se do t’i kryej
me besnikëri në mënyrë të pavarur dhe të paanshme detyrat dhe funksionet që më janë
besuar me Kushtetutë dhe me ligj, se do t’i mbroj dhe avancoj të drejtat dhe liritë e njeriut
në Republikën e Kosovës”.
Neni 12
Imuniteti
1. Avokati i Popullit, zëvendësit e tij dhe personeli i Institucionit të Avokatit të Popullit gëzojnë
imunitet nga ndjekja penale, paditë civile ose shkarkimi për fjalët e dhëna apo të shkruara, për
veprimtari ose vendimet që janë brenda fushës së përgjegjësisë të Institucionit të Avokatit të
Popullit. Imuniteti funksional vazhdon edhe pas përfundimit të detyrës.
2. Zyrat e Institucionit të Avokatit të Popullit janë të pacenueshme. Arkivat, lëndët, komunikimet,
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 26 qERShOR 2015, PRIShTINË
6
LIGJI Nr. 05/L -019 PËR AVOKATIN E POPULLIT
prona, fondet dhe pasuritë e Institucionit të Avokatit të Popullit, kudo që janë apo nga kushdo
që mbahen, janë të pacenueshme dhe gëzojnë imunitet nga kontrolli, marrja, nga kërkimi zyrtar
i tyre, nga konfiskimi, nga shpronësimi apo nga çfarëdo ndërhyrje tjetër, qoftë përmes veprimit
përmbarues, administrativ, gjyqësor apo legjislativ.
Neni 13
Shkarkimi nga funksioni i Avokatit të Popullit dhe zëvendësve të tij/saj
1. Avokati i Popullit,dhe zëvendësit e tij/saj mund të shkarkohen për arsyet në vijim:
1.1.paaftësia fizike apo mendore që shkakton pamundësinë e tij për kryerjen e funksioneve
të tij;
1.2.ka kryer vepër penale të dënueshme me legjislacionin e Republikës së Kosovës me
gjashtë (6) apo më tepër muaj burgim në bazë të një vendimi gjyqësor të formës së prerë;
1.3.nëse kryen veprime në kundërshtim me nën-paragrafin 1.5 të nenit 6 dhe paragrafi 2
të nenit 7 të këtij ligji.
2. Procedura për shkarkimin e Avokatit të Popullit duhet të jetë procedurë e hapur dhe publike,
ku Avokatit të Popullit i garantohet e drejta të dëgjohet publikisht.
3. Zëvendës Avokatin e Popullit e shkarkon Kuvendi, me votat e shumicës së të gjithë deputetëve
të Kuvendit.
4. Avokati i Popullit kërkon që Kuvendi i Republikës së Kosovës të shkarkojë nga detyra një apo
më shumë zëvendës të tij/saj, për shkak të një apo më shumë arsyeve të parapara në këtë ligj.
Neni 14
Përfundimi i funksionit të Avokatit të Popullit dhe zëvendësve të tij/saj
1.Funksioni i Avokatit të Popullit dhe i zëvendësve të tij/saj mbaron:
1.1. me vdekjen e tij;
1.2. kur jep dorëheqje;
1.3.me përfundim të mandatit të Avokatit të Popullit, respektivisht zëvendësve të tij/saj;
1.4. kur shkarkohet.
2. Në rast mungese, vdekje, paaftësie të përhershme ose të përkohshme, dorëheqjes ose
shkarkimit, Avokati i Popullit zëvendësohet nga zëvendësi kryesor apo zëvendësit e tjerë. Në
rast të mungesës së zëvendësve, Avokatin e Popullit e zëvendëson zyrtari më i lartë i personelit
të Institucionit të Avokatit të Popullit.
3. Në rast të përfundimit të mandatit, Avokati i Popullit apo zëvendësi i tij/saj do ta ushtroj
funksionin e tij deri në zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit, përkatësisht zëvendësit të ri.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 26 qERShOR 2015, PRIShTINË
7
LIGJI Nr. 05/L -019 PËR AVOKATIN E POPULLIT
4. Avokati i Popullit për zëvendësit e tij/saj të cilët e kanë përfunduar mandatin e parë ka të
drejtë t’i propozoj Kuvendit për vazhdimin edhe të një mandati pa procedura të konkurrimit.
Neni 15
Sigurimi i punës pas përfundimit të mandatit
1. Pas përfundimit të mandatit, Avokati i Popullit mund të kthehet në funksionin e tij/saj ose
punën publike që kishte para zgjedhjes si Avokat i Popullit. Kur kjo nuk është e mundur, atëherë
punëdhënësi i mëhershëm duhet t’i sigurojë një punë të paktën në nivelin e njëjtë, dhe që do të
gëzonte pagën e barasvlefshme me atë që kishte para zgjedhjes si Avokat i Popullit.
2. Avokatit të Popullit, të cilit i përfundon mandati, ose që për shkaqe të arsyeshme nuk mund
ta vazhdojë punën e mëparshme ose nuk mund të gjejë punë tjetër adekuate, e as që i ka
plotësuar kushtet e përgjithshme të pensionimit, gëzon të drejtën e pagës në vlerën e pagës së
fundit të pranuar, por jo më gjatë se një (1) vit nga përfundimi i mandatit.
KAPITULLI III
KoMPeTeNCAT DHe PËRGJeGJËSITË e AVoKATIT TË PoPULLIT
Neni 16
Kompetencat
1. Avokati i Popullit ka kompetenca për t’i hetuar ankesat e pranuara nga çdo person fizik a
juridik lidhur me pohimet për shkeljen e të drejtave të njeriut të parapara me kushtetutë, ligje
dhe akte tjera, si dhe me instrumente ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, veçanërisht me
Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke përfshirë veprimet apo mosveprimet që
paraqesin keqpërdorim të autoritetit.
2. Kompetencat e Avokatit të Popullit shtrihen në mbarë territorin e Republikës së Kosovës.
3. Në ushtrimin e funksioneve të tij, Avokati i Popullit mund t’u ofrojë shërbime të mira të gjithë
banorëve të Republikës së Kosovës si dhe personave të tjerë që ndodhen jashtë territorit të
Republikës së Kosovës.
4. Avokati i Popullit ka kompetencë të bëjë hetime qoftë për t’iu përgjigjur ankesës së parashtruar
apo me iniciativën e vet (ex officio), nëse nga konstatimet, dëshmitë dhe faktet e paraqitura me
parashtresë ose nga njohuritë e fituara në mënyrë tjetër, ka bazë të rezultojë se nga ana e
autoriteteve janë shkelur të drejtat dhe liritë e njeriut të përcaktuara me Kushtetutë, ligje dhe
akte të tjera, si dhe me instrumente ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
5. Nëse Avokati i Popullit gjatë kryerjes së hetimeve vëren se ka elemente të veprës penale e
informon organin kompetent për fillimin e hetimeve.
6. Nëse Avokati i Popullit fillon procedurë me iniciativë të vetë apo ndonjë person tjetër në emër
të të dëmtuarit i drejtohet me parashtresë Avokatit të Popullit për ngritjen e procedurës, është i
nevojshëm pëlqimi nga personi, të cilit i janë shkelur të drejtat dhe liritë e njeriut. Përjashtimisht,
nëse personi i dëmtuar ka vdekur apo nuk është në gjendje të jap pëlqimin për ndonjë arsye
tjetër, ky pëlqim duhet të kërkohet nga të afërmit e ngushtë dhe nëse të afërmit e tillë nuk
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 26 qERShOR 2015, PRIShTINË
8
LIGJI Nr. 05/L -019 PËR AVOKATIN E POPULLIT
ekzistojnë apo nuk mund të kontaktohen, pëlqimi nuk është i nevojshëm.
7. Kur Avokati i Popullit fillon procedurë me iniciativë të vetë lidhur me shkeljen e të drejtave dhe
lirive të një numri më të madh të qytetarëve, të fëmijëve apo personave me aftësi të humbura
veprimi, nuk është i nevojshëm pëlqimi nga paragrafi 6 i këtij neni.
8. Avokati i Popullit mund të jep rekomandime të përgjithshme për funksionimin e sistemit
gjyqësor. Avokati i Popullit nuk do të ndërhyjë në rastet dhe në procedura tjera ligjore që janë
duke u zhvilluar para gjykatave, përveç rastit kur ka zvarritje të procedurave.
9. Avokati i Popullit mund të paraqitet në cilësinë e mikut të gjykatës (amicus curiae) në
proceset gjyqësore që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, çështjet e barazisë dhe mbrojtjes
nga diskriminimit.
10. Avokati i Popullit mund të iniciojë çështje në Gjykatën Kushtetuese në pajtim me Kushtetutën
dhe Ligjin për Gjykatën Kushtetuese.
11. Avokati i Popullit i ushtron kompetencat e veta edhe me anë të ndërmjetësimit dhe pajtimit.
12. Shërbimet e ofruara nga Institucioni i Avokatit të Popullit janë falas.
13. Avokati i Popullit kryen edhe punë të tjera të përcaktuara me Ligjin për mbrojtje nga
diskriminimi, Ligjin për barazi gjinore dhe legjislacionin tjetër në fuqi.
14. Mbledh të dhëna statistikore në lidhje me çështjet e diskriminimit dhe barazisë të paraqitura
në Institucionin e Avokatit të Popullit dhe i publikon ato.
15. Publikon raporte dhe bën rekomandime mbi politikat dhe praktikat për të luftuar diskriminimin
dhe promovuar barazinë.
16. Bashkëpunon me partnerët social dhe organizatat jo-qeveritare që merren me çështje
të barazisë dhe jo-diskriminimit, si dhe me trupa të ngjashëm ndërkombëtare me Avokatin e
Popullit.
Neni 17
Mekanizmi Kombëtar për Parandalim të torturës dhe trajtimeve e ndëshkimeve të tjera
mizore, jonjerëzore dhe poshtëruese
1. Avokati i Popullit vepron si Mekanizëm Kombëtar për Parandalim të torturës dhe trajtimeve e
ndëshkimeve të tjera mizore, jonjerëzore dhe poshtëruese (në tekstin e mëtejmë: MKP).
2. Në kuadër të përgjegjësive si MKP, Avokati i Popullit është i obliguar që:
2.1.të vizitojë rregullisht dhe pa paralajmërim të gjitha vendet ku mbahen personat e
privuar nga liria, duke përfshirë ndalimin policor, paraburgimin, qëndrimin në institucionet
shëndetësore, ndalimin doganor, ndalimin e emigracionit dhe çdo vend tjetër kur dyshohet
se ka shkelje të të drejtave dhe lirive të njëriut;
2.2.në kuadër të Institucionit të Avokatit të Popullit të krijojë një mekanizëm të veçantë
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 26 qERShOR 2015, PRIShTINË
9
LIGJI Nr. 05/L -019 PËR AVOKATIN E POPULLIT
që do të kryejë të gjitha funksionet e MKP. Personeli i këtij mekanizmi, përveç juristëve
duhet të përfshijë profesionistë të fushave të ndryshme, posaçërisht mjekë, psikologë dhe
punëtorë social me përvojë në këtë fushë.
3. Ekspertët dhe personat e specializuar të angazhuar nga Avokati i Popullit për nevojat e MKP-
së, duhet të kenë të drejtat dhe obligimet e njëjta sikurse personeli tjetër i Avokatit të Popullit,
përfshirë të drejtën për të vizituar vendet ku mbahen personat e privuar nga liria, për fotografim
dhe incizim radio dhe audio vizuele, të gëzojnë mbrojtjen nga ndërhyrja e jashtme në punën e
tyre, si dhe të drejtën që të mos japin të dhëna, informata apo sqarime për gjetjet e tyre gjatë
kryerjes së detyrave të tyre në këtë fushë.
4. Gjatë kryerjes së funksionit si MKP, Avokati i Popullit dhe përfaqësuesit e tij kanë të drejtë
qasjeje në informatat për gjendjen shëndetësore të personave të privuar nga liria, përfshirë
edhe qasjen në dosjet e tyre mjekësore, me pajtimin e tyre, si dhe të dhënat personale të këtyre
personave.
5. Avokati i Popullit mund të jap rekomandime për përputhshmërinë e ligjeve, dhe akteve të
tjera nënligjore apo administrative, udhëzuesve dhe të praktikave të aplikuara në Kosovë me
Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe standardet ndërkombëtare në fushën e parandalimit
të torturës si dhe formave të tjera trajtimit apo ndëshkimit mizor, jonjerëzor dhe poshtërues.
6. Avokati i Popullit duhet të bashkëpunojë me mekanizmat ndërkombëtar dhe vendor në fushën
e parandalimit të torturës si dhe formave të tjera trajtimit apo ndëshkimit mizor, jonjerëzor dhe
poshtërues.
7. Avokati i Popullit mund të jap sugjerime dhe rekomandime për personat dhe institucionet
përgjegjëse ku mbahen personat e privuar nga liria pa marrë parasysh llojin apo objektin dhe
rrethanat e mbajtjes së tyre, për përmirësimin e trajtimit dhe kushteve të tyre.
Neni 18
Përgjegjësitë
1. Avokati i Popullit ka këto përgjegjësi:
1.1.të hetojë shkeljet e pohuara të të drejtave të njeriut dhe veprimet e diskriminimit dhe të
angazhohet për eliminimin e tyre;
1.2.të tërheqë vëmendjen për rastet kur autoritetet i shkelin të drejtat e njeriut dhe të bëjë
rekomandim që t’u jepet fund rasteve të tilla dhe kur është e domosdoshme të shprehë
mendimin e vet mbi qëndrimet dhe reagimet e autoriteteve përkatëse në lidhje me rastet
e tilla;
1.3.të hartojë dhe miratojë procedura të veçanta për pranimin dhe trajtimin e ankesave
nga fëmijët, si dhe krijimin e një ekipi të specializuar për të drejtat e fëmijëve dhe një
programi të përhershëm që fëmijët të bëhen të vetëdijshëm për të drejtat e tyre dhe rolin e
Institucionit të Avokatit të Popullit në mbrojtjen e tyre;
1.4.të bëjë të njohura të drejtat e njeriut dhe përpjekjet për të luftuar të gjitha format e
diskriminimit përmes ngritjes së vetëdijesimit, posaçërisht përmes informimit dhe edukimit
edhe me anë të mediave;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 26 qERShOR 2015, PRIShTINË
10
LIGJI Nr. 05/L -019 PËR AVOKATIN E POPULLIT
1.5.të rekomandoj qeverinë, Kuvendin dhe autoritetet tjera kompetente të Republikës së
Kosovës për çështjet që kanë të bëjnë me avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive
të njeriut, barazisë dhe jo diskriminimit;
1.6. t’i publikojë njoftimet, mendimet, rekomandimet, propozimet dhe raportet e veta;
1.7. të rekomandojë nxjerrjen e ligjeve të reja në Kuvend, ndryshimin e ligjeve që janë në
fuqi dhe nxjerrjen apo ndryshimin e akteve nënligjore dhe administrative nga institucionet
e Republikës së Kosovës;
1.8.të përgatitë raporte vjetore, periodike dhe të tjera mbi gjendjen e të drejtave dhe lirive
themelore të njeriut, barazisë dhe diskriminimit dhe të kryejë hulumtime mbi çështjen e të
drejtave dhe lirive themelore të njeriut, barazisë dhe diskriminimit në Republikën e Kosovës;
1.9.t’i rekomandojë Kuvendit harmonizimin e legjislacionit me standardet ndërkombëtare
për të drejtat dhe liritë e njeriut si dhe zbatimin e tyre efektiv;
1.10.të bashkëpunojë, në pajtim me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, me të gjitha
autoritetet vendore dhe ndërkombëtare që merren me mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të
njeriut;
1.11.Avokati i Popullit, zëvendësit dhe personeli i tij duhet ruajtur fshehtësinë e të gjitha
informatave dhe të të dhënave që i merr, duke i kushtuar kujdes të veçantë sigurisë së
ankuesve, palëve të dëmtuara dhe dëshmitarëve, në pajtim me ligjin për mbrojtjen e të
dhënave personale;
1.12.obligimi për ruajtjen e fshehtësisë zyrtare vlen edhe pas përfundimit të mandatit ose
marrëdhënies së punës.
2. Avokati i Popullit mund t’i ofrojë këshilla dhe t’i japë rekomandime çdo personi fizik dhe
juridik lidhur me pajtueshmërinë e ligjeve dhe akteve nënligjore me standardet e pranuara
ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut.
3. Avokati i Popullit mund t’i këshillojë dhe t’u rekomandojë autoriteteve të Republikës së
Kosovës për programet dhe politikat e tyre për të siguruar mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave
dhe lirive të njeriut në Republikën e Kosovës.
4. Avokati i Popullit i ndërmerr të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme për t’i shqyrtuar ankesat
e parashtruara sipas paragrafit 1 të nenit 16 të këtij ligji, duke përfshirë edhe intervenimin e
drejtpërdrejtë tek autoritetet kompetente, nga të cilët do të kërkohet që të përgjigjen brenda
kohës së arsyeshme të caktuar nga Avokati i Popullit. Nëse vazhdon dëmi i rëndë si pasojë e
ankesës së parashtruar sipas paragrafit 1 të nenit 16 të këtij ligji, nga autoritetet kompetente
kërkohet të përgjigjen me nguti.
5. Nëse gjatë hetimeve, Avokati i Popullit konstaton se ekzekutimi i ndonjë vendimi administrativ
mund të ketë pasoja të pariparueshme për personin fizik apo juridik, mund të rekomandojë që
autoriteti kompetent ta pezullojë ekzekutimin e vendimit në fjalë deri në përfundimin e hetimeve
lidhur me këtë çështje nga ana e Avokatit të Popullit.
6. Avokati i Popullit ka qasje në dosjet dhe në dokumentet, te çdo autoriteti të Republikës së
Kosovës, duke përfshirë dosjet mjekësore për personat e privuar nga liria, në pajtim me ligj, dhe
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 26 qERShOR 2015, PRIShTINË
11
LIGJI Nr. 05/L -019 PËR AVOKATIN E POPULLIT
mund t’i shqyrtojë ato lidhur me rastet që i ka në shqyrtim dhe sipas këtij ligji, mund të kërkojë
nga çdo autoritetet i Republikës së Kosovës dhe nga personeli i tyre të bashkëpunojnë me
Avokatin e Popullit, duke siguruar informacione relevante, përfshirë edhe kopjen e plotë apo të
pjesshme të dosjes dhe dokumenteve sipas kërkesës së Avokatit të Popullit.
7. Zyrtarët e Institucionit të Avokatit të Popullit në çdo kohë dhe pa paralajmërim mund të
hyjnë dhe të inspektojnë çdo vend ku personat janë privuar nga liria si dhe në institucionet
tjera me liri të kufizuar të lëvizjes dhe mund të jenë të pranishëm në mbledhje ose seanca
dëgjimore ku përfshihen personat e tillë. Zyrtarët e Institucionit të Avokatit të Popullit mund të
mbajnë edhe takime me personat e tillë pa praninë e zyrtarëve të institucionit përkatës. Çdo lloj
korrespondence e këtyre personave me Institucionin e Avokatit të Popullit nuk pengohet apo
kontrollohet.
8. Avokati i Popullit dhe përfaqësuesit e tij, sipas detyrës zyrtare, mund të hyjnë në të gjitha
hapësirat zyrtare të të gjitha autoriteteve.
KAPITULLI IV
PRoCeDURAT e SHqYRTIMIT TË ANKeSAVe
Neni 19
Fillimi i procedurës
Çdo person i cili pretendon se të drejtat apo liritë e tij janë shkelur me ndonjë ligj, veprim
apo mosveprim, keqadministrim të autoriteteve, mund të kërkojë nga Institucioni i Avokatit të
Popullit fillimin e procedurës.
Neni 20
Forma e paraqitjes së ankesës
1. Çdo ankesë që i parashtrohet Avokatit të Popullit duhet të jetë e nënshkruar dhe t’i ketë
shënimet personale të paraqitësit të ankesës si dhe të përmbajë të gjitha rrethanat, faktet dhe
dëshmitë në të cilat kjo ankesë bazohet. Paraqitësi i ankesës duhet të deklarojë nëse mjetet
juridike janë ushtruar apo jo, dhe nëse po cilat prej këtyre mjeteve janë zbatuar.
2. Çdo ankesë për fillimin e procedurës, si rregull paraqitet me shkrim. Kërkesa për fillimin e
procedurës mund të paraqitet në mënyrë elektronike edhe gojarisht, në rast se nuk mund të
bëhet me shkrim.
Neni 21
Procedura pas pranimit të ankesës
1. Pas pranimit të ankesës, Avokati i Popullit në afat prej dhjetë (10) ditë pune vendos për
pranueshmërinë e çështjes si në vijim:
1.1.të shqyrtojë në procedurë të përshpejtuar rastin;
1.2.të fillojë hetimin e plotë;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 26 qERShOR 2015, PRIShTINË
12
LIGJI Nr. 05/L -019 PËR AVOKATIN E POPULLIT
1.3. të hedh poshtë ankesën për shkak se:
1.3.1. nuk është në kompetencën e Avokatit të Popullit sipas këtij ligji;
1.3.2. ankesa është parashtruar pas afatit të paraparë me këtë ligj;
1.3.3. ankesa është anonime dhe e pa dokumentuar;
1.3.4.ankesa paraqet keqpërdorim të së drejtës për paraqitjen e ankesës;
1.3.5.ankuesi ka dështuar të sigurojë informatat e kërkuara nga Avokati i Popullit.
1.4. të refuzojë ankesën si të pabazuar.
1.5. të ndërpretë hetimet kur konstaton se rasti është zgjidhur në ndonjë mënyrë tjetër në
pajtim me kërkesën e ankuesit.
2. Në të gjitha rastet e mësipërme, Avokati i Popullit e njofton me shkrim palën brenda tridhjetë
(30) ditësh nga dita e pranimit të ankesës.
3. Vendimi i Avokatit të Popullit për të hedhur poshtë apo për të refuzuar ankesën është i formës
së prerë.
Neni 22
Rastet e refuzimit të shqyrtimit të ankesës
1. Avokati i Popullit refuzon kërkesën për shkak të arsyeve si në vijim:
1.1. kur nga shënimet e paraqitura dhe nga rrethanat e rastit del se të drejtat dhe liritë e
njeriut nuk janë shkelur apo nuk është kryer kurrfarë keqadministrimi;
1.2.kur kërkesa është jo e plotë dhe nuk është kompletuar edhe pas kërkesave të Avokatit
të Popullit;
1.3. kur procedurat për një lëndë janë duke u zhvilluar në organet gjyqësore, përveç në
rastet e specifikuara me ketë ligj;
1.4.kur të gjitha mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme nuk janë shterur, përpos
nëse ai vlerëson se do të jetë e padobishme për paraqitësin e ankesës për të filluar apo
vazhduar procedurën, apo nëse vlerëson se individët kanë pësuar dëm të madh apo mund
të pësojnë dëm të madh dhe të pa riparueshëm në ndërkohë.
2. Avokati i Popullit duhet të jep arsyetim për shkaqet e refuzimit të ankesës, përveç në rastet
kur pala e kundërshton këtë shprehimisht.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 26 qERShOR 2015, PRIShTINË
13
LIGJI Nr. 05/L -019 PËR AVOKATIN E POPULLIT
Neni 23
Rastet e parashkrimit dhe përjashtimit
1. Avokati i Popullit nuk inicion procedurë për të hetuar shkeljen e të drejtave të njeriut nëse prej
datës që pala e ka marrë vendimin e formës së prerë apo është njoftuar lidhur me të dhe deri në
dorëzimin e ankesës në Institucionin e Avokatit të Popullit kanë kaluar më shumë se tri (3) vite.
2. Përjashtimisht nga paragrafi 1 i këtij neni, Avokati i Popullit mund të iniciojë procedurë edhe
pas kalimit të afatit prej tri (3) vite në rast se vlerëson se paraqitësi i ankesës ka qenë i penguar,
në rast se shkelja është duke vazhduar, apo në rast se vlerëson se çështja është e rëndësisë
së veçantë.
Neni 24
Procedura pas fillimit të hetimit
1. Kur Avokati i Popullit vendos t’i fillojë hetimet në pajtim me nenin 19 të këtij ligji, vendimin
e vet do t’ia komunikojë paraqitësit të ankesës. Gjithashtu, Avokati i Popullit i’a komunikon
këtë vendim autoritetit kundër të cilit është paraqitur ankesa në një kohë të arsyeshme sipas
vlerësimit të tij. Avokati i Popullit mund të kërkojë informata shtesë lidhur me rastin.
2. Avokati i Popullit cakton afatin brenda të cilit organi duhet t’ia dorëzojë të gjitha informatat e
kërkuara në pajtim më paragrafin 1. të këtij neni. Afati nuk mund të jetë më i shkurtër se tetë (8)
ditë dhe as më i gjatë se tridhjetë (30) ditë. Kur organi nuk arrin t’i dorëzojë në afatin e paraparë
informatat e kërkuara nga Avokati i Popullit, ai pa vonesë duhet t’i paraqesë me shkrim arsyet
e vonesës në ofrimin e informatës së kërkuar.
3. Në rast se Avokati i Popullit i vlerëson të pamjaftueshme përgjigjet ose masat e ndërmarra
nga organi, ai/ajo ka të drejtë ta procedojë çështjen tek organi më i lartë kompetent, ose t’i
paraqesë raport të veçantë Kuvendit, duke i propozuar edhe masa konkrete për vënien në vend
të së drejtës së shkelur.
4. Refuzimi apo dështimi për t’iu përgjigjur kërkesave të Avokatit të Popullit konsiderohet pengim
i punës së Avokatit të Popullit. Kjo nuk e pengon Avokatin e Popullit për të nxjerrë konkludimet
dhe rekomandimet e tij.
5. Avokati i Popullit mund të raportojë veprimet e parapara në paragrafin 4 të këtij neni në
raportet e tij.
Neni 25
Detyrimi i bashkëpunimit dhe pasojat e refuzimit
1. Të gjitha autoritetet kanë për obligim t’i përgjigjen Avokatit të Popullit në kërkesat e tij për
zhvillimin e hetimeve, si dhe t’i ofrojnë ndihmë adekuate sipas kërkesës së tij.
2. Refuzimi për të bashkëpunuar me Avokatin e Popullit nga nëpunësi civil, funksionari ose
nga autoriteti publik përbën shkak që Avokati i Popullit të kërkojë nga organi kompetent fillimin
e procedurës administrative duke përfshirë marrjen e masave disiplinore, deri në largimin nga
puna ose nga shërbimi civil.
3. Në rastin kur institucioni refuzon të bashkëpunojë ose ndërhynë në procesin e hetimit,
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 26 qERShOR 2015, PRIShTINË
14
LIGJI Nr. 05/L -019 PËR AVOKATIN E POPULLIT
Avokati i Popullit ka të drejtë të kërkojë nga prokuroria kompetente fillimin e procedurës ligjore,
për pengimin e kryerjes së detyrës zyrtare.
Neni 26
Thirrja e dëshmitarëve dhe ekspertëve
Avokati i Popullit mund t’i dërgojë thirrje çdo dëshmitari ose eksperti për ta intervistuar lidhur
me rastin që e shqyrton. Personi i thirrur e që punon në institucionet publike është i obliguar t’i
përgjigjet thirrjes.
Neni 27
Marrja e vendimit
Pas përfundimit të hetimit, Avokati i Popullit në pajtim me kompetencat dhe përgjegjësitë e tij/
saj, nxjerrë vendim në të cilin paraqiten konstatimet dhe rekomandimet e tij/saj. Vendimi i tij/saj
i dërgohet parashtruesit të ankesës dhe autoriteteve publike përgjegjëse.
Neni 28
Përgjigjja në kërkesat e Avokatit të Popullit
Autoritetet, të cilave Avokati i Popullit u ka drejtuar rekomandim, kërkesë ose propozim për
ndërmarrjen e veprimeve konkrete, përfshirë edhe masat disiplinore, duhet të përgjigjen brenda
afatit tridhjetë (30) ditor. Përgjigjja duhet të përmbajë arsyet me shkrim për veprimet e ndërmarra
lidhur me çështjen në fjalë.
Neni 29
Raporti i Avokatit të Popullit
1. Avokati i Popullit i paraqet Kuvendit të Republikës së Kosovës raportin vjetor.
2. Avokati i Popullit ia paraqet Kuvendit të Kosovës raportin për vitin paraprak deri më 31 mars
të vitit vijues.
3. Kuvendi i Kosovës shqyrton raportin vjetor të Avokatit të Popullit në seancë plenare, gjatë
sesionit pranveror.
Neni 30
Publikimi i raporteve të veçanta
1. Avokati i Popullit i paraqet edhe raporte të veçanta për fusha të caktuara të të drejtave të
njeriut Kuvendit të Kosovës.
2. Avokati i Popullit mund të publikojë raporte të veçanta edhe përmes mediave.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 26 qERShOR 2015, PRIShTINË
15
LIGJI Nr. 05/L -019 PËR AVOKATIN E POPULLIT
KAPITULLI V
ZYRA, oBJeKTI, PeRSoNeLI DHe BUXHeTI I INSTITUCIoNIT TË AVoKATIT TË
PoPULLIT
Neni 31
Selia e Institucionit, paprekshmëria e selisë dhe zyrave të Avokatit të Popullit
1. Selia e Institucionit të Avokatit të Popullit është në Prishtinë.
2. Institucionit të Avokatit të Popullit, qeveria i siguron objekte të përshtatshme për punë në
pronësi publike dhe pajisje të nevojshme për punë, në mënyrë që t’i mundësohet kryerja efektive
e funksioneve dhe e përgjegjësive të tij.
3. Avokati i Popullit sipas nevojës mund të hapë zyra tjera brenda territorit të Republikës së
Kosovës.
4. Zyrave regjionale të Institucionit të Avokatit të Popullit, u sigurohen hapësira apo zyra të
përshtatshme për punë në objektet publike, nga komunat.
5. Në kuadër të Institucionit të Avokatit të Popullit do të funksionojnë njësi të veçanta për
mbrojtjen e kategorive të posaçme të të drejtave të njeriut.
Neni 32
Personeli
1. Ndaj të punësuarve tjerë të Institucionit të Avokatit të Popullit zbatohen dispozitat ligjore në
fuqi për nëpunësit civil.
2. Personeli i Institucionit të Avokatit të Popullit zgjidhet në mesin e qytetarëve të Republikës
së Kosovës, në një proces të hapur dhe transparent, bazuar në kriteret profesionale. Ndaj të
punësuarve në IAP, zbatohen dispozitat e Ligjit për Shërbimin Civil, për aq sa nuk cenohet
pavarësia kushtetuese e Institucionit.
Neni 33
Angazhimi i këshilltarëve dhe ekspertëve të jashtëm
Avokati i Popullit, sipas nevojës mund të angazhoj, këshilltarë dhe ekspertë të jashtëm, për t’i
shërbyer për një periudhë të caktuar.
Neni 34
Pagat
Pagat në Institucionin e Avokatit të Popullit rregullohen sipas ligjit përkatës për Pagat nga
Buxheti i Republikës së Kosovës.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 26 qERShOR 2015, PRIShTINË
16
LIGJI Nr. 05/L -019 PËR AVOKATIN E POPULLIT
Neni 35
Financimi
1. Institucioni i Avokatit të Popullit financohet nga Buxheti i Republikës së Kosovës.
2. Pavarësisht nga dispozitat e ligjeve të tjera, Institucioni i Avokatit të Popullit përgatit propozimin
e buxhetit të tij vjetor dhe ia dërgon atë për miratim Kuvendit të Republikës së Kosovës, cili nuk
mund të jetë më i vogel se buxheti i miratuar për vitin e mëparshëm. Buxheti mund të shkurtohet
vetëm me miratimin e Avokatit të Popullit.
3. Në rast të shtimit të obligimeve dhe kompetencave të Insitucionit të Avokatit të Popullit me
këtë ligj dhe ligje të tjera, kjo përcillet edhe me burime shtesë përkatëse dhe adekuate financiare
dhe njerëzore.
4. Institucioni i Avokatit të Popullit menaxhon në mënyrë të pavarur me buxhetin e tij dhe i
nënshtrohet auditimit të brendshëm si dhe auditimit të jashtëm nga Auditori i Përgjithshëm i
Republikës së Kosovës.
Neni 36
Pranimi i donacioneve
Institucioni i Avokatit të Popullit mund të pranojë donacione shtesë nga donatorët vendorë dhe
ndërkombëtarë, për të cilat njoftohet Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe të cilat nuk ndikojnë
në pavarësinë financiare të Institucionit të Avokatit të Popullit dhe nuk janë në kundërshtim me
ligjin dhe që nuk ndikojnë në pavarësinë e Institucionit të Avokatit të Popullit ose në të drejtat e
tij prej Buxhetit të Republikës së Kosovës.
Neni 37
Rregulloret e Institucionit
1. Avokati i Popullit nxjerrë Rregulloren e punës, Rregulloren për organizimin e brendshëm dhe
sistematizmin e vendeve të punës, proceset e vendimmarrjes dhe çështje të tjera organizative
në pajtim me ligjin.
2. Rregulloret e nxjerra nga Avokati i Popullit hyjnë në fuqi pas publikimit në Gazetën Zyrtare të
Republikës së Kosovës.
KAPITULLI VI
DISPoZITAT KALIMTARe DHe PËRFUNDIMTARe
Neni 38
Dispozitat kalimtare
1. Avokati i Popullit ka kompetenca edhe për rastet që paraqiten para hyrjes në fuqi të këtij ligji
kur nga faktet rezulton vazhdimi i shkeljes së një ose më shumë standardeve ndërkombëtare
mbi të drejtat e njeriut ose përbëjnë keqpërdorim të vazhdueshëm të pushtetit.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 26 qERShOR 2015, PRIShTINË
17
LIGJI Nr. 05/L -019 PËR AVOKATIN E POPULLIT
2. Brenda gjashtë (6) muajve pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, Institucioni i Avokatit të Popullit
nxjerrë Rregulloret e parapara me këtë ligj.
3. Brenda një (1) viti pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, Institucioni i Avokatit të Popullit fillon me
ushtrimin e kompetencave dhe obligimeve ligjore si Mekanizëm Kombëtar për Parandalim të
torturës dhe trajtimeve e ndëshkimeve të tjera mizore, jonjerëzore dhe poshtëruese.
Neni 39
Dispozitat shfuqizuese
Me hyrjen në fuqi të këtij ligji shfuqizohet Ligji nr.03/L-195 për Avokatin e Popullit dhe të gjitha
dispozitat tjera që janë në kundërshtim me këtë ligj.
Neni 40
Hyrja në Fuqi
Ky ligji hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës
së Kosovës.
Ligji Nr. 05/L -019
28 maj 2015
Shpallur me dekretin Nr. DL-015-2015, datë 15.06.2015 nga Presidentja e Republikës së
Kosovës Atifete Jahjaga.