GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 04 qERShOR 2015, PRIShTINË
1
Ligji Nr. 05/L -003 PËR MBiKËQYRjEN ELEKTRONiKE TË PERSONAVE, TË CiLËVE U KUFiZOHET LËViZjA ME VENDiM TË gjYKATËS
Ligji Nr. 05/L -003
PËR MBIKËqYRJeN eLeKTRoNIKe TË PeRSoNAVe, TË CILËVe U KUFIZoHeT
LËVIZJA Me VeNDIM TË GJYKATËS
Kuvendi i Republikës së Kosovës;
në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
miraton
LIGJ PËR MBIKËqYRJeN eLeKTRoNIKe TË PeRSoNAVe, TË CILËVe U KUFIZoHeT
LËVIZJA Me VeNDIM TË GJYKATËS
KReU I
DISPoZITA TË PËRGJITHSHMe
Neni 1
qëllimi
qëllimi i këtij ligji është të rregulloj përdorimin e mbikëqyrjes elektronike në procesin e drejtësisë
penale për të ngritur sigurinë publike dhe për të garantuar ekzekutim efektiv të vendimeve të
gjykatës, duke i respektuar plotësisht të drejtat e personave të përfshirë.
Neni 2
Fushëveprimi
1. Ky ligj zbatohet për mbikëqyrjen elektronike të personave, ndaj të cilëve me vendim të
gjykatës janë vendosur:
1.1. masat për sigurimin e pranisë së të pandehurit, të parashikuar nga nenet 176, 177,
178 dhe 183 të Kodit të Procedurës Penale;
1.2. urdhrat mbrojtës ose të mbrojtjes emergjente, të parashikuar me nenin 5 të Ligjit për
mbrojtje nga dhuna në familje.
Neni 3
Përkufizimet
1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim:
1.1. mbikëqyrje elektronike- nënkupton mekanizmin që garanton zbatimin efektiv të
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 04 qERShOR 2015, PRIShTINË
2
Ligji Nr. 05/L -003 PËR MBiKËQYRjEN ELEKTRONiKE TË PERSONAVE, TË CiLËVE U KUFiZOHET LËViZjA ME VENDiM TË gjYKATËS
vendimit të gjykatave, nëpërmjet përcaktimit në kohë reale të vendndodhjes së një personi,
me anë të përdorimit të mjeteve elektronike të vendosura në trupin e tij;
1.2. pajisje – nënkupton mjetin elektronik i vendosur në trupin e personit dhe që mundëson
përcaktimin në kohë reale të vendndodhjes së tij;
1.3. person i afërt – nënkupton personin që ka lidhje të afërta familjare në vijë të drejtë pa
kufij ndërsa në vijë të tërthortë deri në shkallë të tretë me personin si dhe jeton në të njëjtën
shtëpi me të;
1.4. sallë operative- nënkupton zyrën e cila funksionon në kuadër të Policisë së Kosovës,
e cila realizon mbikëqyrjen elektronike për mbledhjen, përpunimin dhe raportimin e të
dhënave që vijnë nga pajisja dhe që mundëson kontrollin e zbatimit efektiv të vendimit
gjyqësor;
1.5. person nënkupton personin e vendosur nën mbikëqyrje elektronike sipas përcaktimeve
të këtij ligji.
Neni 4
Parimet e Mbikëqyrjes Elektronike
1. Veprimtaria e organit të mbikëqyrjes elektronike bazohet në parimet:
1.1. ligjshmërisë;
1.2. mbrojtjes së rendit dhe sigurisë publike;
1.3. garantimit të lirisë personale të të dëmtuarit nga vepra penale apo të viktimës;
1.4. respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut;
1.5. mosdiskriminimit;
1.6. proporcionalitetit të mbikëqyrjes elektronike me rrethanat e rastit dhe personalitetin e
personit;
1.7. objektivitetit dhe efektivitetit.
KReU II
PËRDoRIMI I MBIKËqYRJeS eLeKTRoNIKe
Neni 5
Nisma për përdorimin e Mbikëqyrjes Elektronike
Gjykata, vendos për përdorimin e mbikëqyrjes elektronike me kërkesën e prokurorit, personit,
mbrojtësit të tij, prindërve ose kujdestarit të personit të mitur.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 04 qERShOR 2015, PRIShTINË
3
Ligji Nr. 05/L -003 PËR MBiKËQYRjEN ELEKTRONiKE TË PERSONAVE, TË CiLËVE U KUFiZOHET LËViZjA ME VENDiM TË gjYKATËS
Neni 6
Pëlqimi i personit
1. Gjykata, përpara shpalljes së vendimit përfundimtar, apo të ndonjë vendimi për masat e
sigurimit të pranisë së të pandehurit, pyet personin nëse jep pëlqimin për përdorimin e
mbikëqyrjes elektronike dhe i shpjegon atij të drejtat dhe detyrimet që burojnë nga përdorimi i
saj te përcaktuara me këtë ligj.
2. Përdorimi i mbikëqyrjes elektronike vendoset vetëm me pëlqimin e personit dhe pasi
gjykata sigurohet se ai i kupton të drejtat dhe detyrimet që burojnë nga përdorimi i mbikëqyrjes
elektronike.
3. Pëlqimi i personit për përdorimin e mbikëqyrjes elektronike jepet me shkrim ose nëpërmjet
deklarimit në seancë gjyqësore. në rastin kur personi është i mitur, pëlqimi duhet të jepet në të
njëjtën formë edhe nga prindërit ose kujdestari i tij ligjor.
4. Nëse personi nuk jep pëlqimin, sipas paragrafit 2 të këtij neni, gjykata nuk mund të vendosë
përdorimin e mbikëqyrjes elektronike.
5. Përjashtimisht nga paragrafi 2 i këtij neni, gjykata mund të vendosë përdorimin e Mbikëqyrjes
Elektronike, edhe pa pëlqimin e personit, në rastin e parashikuar në nenin 2 paragrafin 1,
nënparagrafin 1.2 të këtij ligji, nëse vlerëson se është e domosdoshme për të garantuar të drejtat
kushtetuese të të tretëve dhe ekziston dyshimi i arsyeshëm, se personi paraqet rrezikshmëri
për cenimin e këtyre të drejtave.
6. Kundër vendimit nga paragrafi 5 i këtij neni mund të paraqitet ankesë në Gjykatën e Apelit.
Neni 7
Caktimi i personit të afërt
Kur është e nevojshme dhe e mundur, personi cakton një person të afërt, i cili ndihmon në
zbatimin e vendimit për përdorimin e mbikëqyrjes elektronike. nëse jep pëlqimin të caktohet si
i tillë, personi i afërt ka detyrimin të vendosë në dispozicion të gjykatës, dhe organit që realizon
mbikëqyrje elektronike, adresën e tij të saktë dhe numrin e telefonit për kontakt, që duhet të
jenë të dispozicion në çdo kohë.
Neni 8
Vendimi për përdorimin e Mbikëqyrjes Elektronike
1. Përdorimi i mbikëqyrjes elektronike urdhërohet nga gjykata në vendimin gjyqësor të dhënë
ndaj personit në rastet e përcaktuara në nenin 2 të këtij ligji.
2. Gjykata, gjatë gjykimit para marrjes së vendimit, mund ti kërkojë Shërbimit Sprovues një
raport parandëshkues për të pandehurin dhe nevojën e përdorimit të mbikëqyrjes elektronike.
3. afati i kohëzgjatjes së mbikëqyrjes elektronike përcaktohet me vendim të gjykatës. afati i
kohëzgjatjes së mbikëqyrjes elektronike nuk mund të jetë më i gjatë se një (1) vit.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 04 qERShOR 2015, PRIShTINË
4
Ligji Nr. 05/L -003 PËR MBiKËQYRjEN ELEKTRONiKE TË PERSONAVE, TË CiLËVE U KUFiZOHET LËViZjA ME VENDiM TË gjYKATËS
Neni 9
Përmbajtja e vendimit
1. Vendimi gjyqësor që urdhëron përdorimin e mbikëqyrjes elektronike përveç si përcaktohet në
Kodin e Procedurës Penale, përmban edhe:
1.1. pëlqimin nga personi si përcaktohet me këtë ligj, apo pëlqimin nga prindi apo kujdestari
i personit të mitur, për përdorimin e mbikëqyrjes elektronike;
1.2. zonat e lejuara dhe zonat e ndaluara të lëvizjes së personit;
1.3. detyrimin e personit për të qëndruar brenda zonës së lejuar ose për të mos hyrë në
zonë të ndaluar;
1.4. kohëzgjatjen e përdorimit të mbikëqyrjes elektronike;
1.5 njoftimin për personin se në rast të mosrespektimit të kushteve nga paragrafi 1 i këtij
neni mund ti revokohet masa.
KReU III
ReALIZIMI I MBIKËqYRJeS eLeKTRoNIKe
Neni 10
Organi që realizon Mbikëqyrjen Elektronike
1. Policia e Kosovës realizon mbikëqyrjen elektronike dhe është përgjegjës për vendosjen,
heqjen dhe funksionimin e rregullt të pajisjes.
2. Vendi, koha dhe rregullat për vendosjen dhe heqjen e pajisjes përcaktohen në urdhrin e
ekzekutimit të vendimit gjyqësor, të cilët e njoftojnë menjëherë personin dhe organin që realizon
mbikëqyrjen elektronike.
3. Organi që realizon mbikëqyrjen elektronike, nëpërmjet sallës operative mbledh, përpunon
dhe raporton të dhënat që vijnë nga pajisja.
4. Kriteret që duhet të plotësojë organi që realizon mbikëqyrjen elektronike, të drejtat dhe
detyrimet e tij caktohen me akt nënligjor të nxjerrë nga ministri i drejtësisë.
Neni 11
Policia e Kosovës
1. Policia e Kosovës, është organ përgjegjës për të kontrolluar mënyrën e realizimit të
mbikëqyrjes elektronike.
2. Policia e Kosovës, i ofron gjykatës të dhëna të përditësuara për realizimin e mbikëqyrjes
elektronike, sipas kërkesës së Gjykatës dhe Shërbimit Sprovues.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 04 qERShOR 2015, PRIShTINË
5
Ligji Nr. 05/L -003 PËR MBiKËQYRjEN ELEKTRONiKE TË PERSONAVE, TË CiLËVE U KUFiZOHET LËViZjA ME VENDiM TË gjYKATËS
3. Realizimi i mbikëqyrjes elektronike dhe mënyra e raportimit nga ana e Policisë së Kosovës
përcaktohet me akt nënligjor i nxjerrë nga ministria e Punëve të brendshme.
Neni 12
Pajisja për realizimin e Mbikëqyrjes Elektronike
1.mbikëqyrja elektronike realizohet nëpërmjet vendosjes së një pajisje të posaçme në trupin e
personit, e cila duhet:
1.1. të ketë përmasa të vogla, në mënyrë që të mbulohet lehtësisht nga veshjet dhe të mos
shikohet nga të tretët;
1.2. të mos lëshojë tinguj ose dritë;
1.3. të përbëhet nga materiale të parrezikshme për jetën dhe shëndetin e personit dhe të
personave të tretë;
1.4. të vendoset në një pjesë të trupit që e bën të pamundur shikimin e saj nga të tretët;
1.5. të lejojë personin të kryejë pa vështirësi të gjitha veprimtaritë e tij të zakonshme.
2. Pajisja duhet të plotësojë karakteristikat teknike si në vijim:
2.1. të jetë në gjendje të transmetojë sinjal nga çdo pjesë e territorit të Republikës së
Kosovës;
2.2. të ketë rezistencë të lartë ndaj elementeve natyrore, e cila mundëson funksionimin
normal edhe gjatë ekspozimit ndaj tyre;
2.3. të jetë e vështirë për t’u hequr;
2.4. të transmetojë sinjal të posaçëm nëse dëmtohet ose hiqet.
Neni 13
Salla operative
1. Salla operative duhet të ketë kapacitete teknike të marrë në kohë reale informacionin për
vendndodhjen e personave që ndodhen brenda territorit ku ushtron kompetencën organi që
realizon mbikëqyrjen elektronike.
2. informacioni i siguruar nga pajisja i transmetohet drejtpërdrejt sallës operative, e cila
funksionon pa ndërprerje.
3. Organi që realizon mbikëqyrjen elektronike siguron funksionimin pa ndërprerje të sallës
operative dhe lidhjen e saj në kohë reale me pajisjen që përcakton vendndodhjen e personit.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 04 qERShOR 2015, PRIShTINË
6
Ligji Nr. 05/L -003 PËR MBiKËQYRjEN ELEKTRONiKE TË PERSONAVE, TË CiLËVE U KUFiZOHET LËViZjA ME VENDiM TË gjYKATËS
Neni 14
Informacioni i transmetuar sallës operative
1. informacioni i siguruar nga pajisja shfaqet në harta, të cilat mundësojnë perceptimin e
vendndodhjes së personit në mënyrë të vazhdueshme në përputhje me sistemin rrugor dhe
administrativ të Republikës së Kosovës.
2. Shfaqja e informacionit në harta dhe perceptimi pamor i tij është i ndaluar nëse personi
qëndron brenda zonës së lejuar ose jashtë zonës së ndaluar të lëvizjes.
3. informacioni për vendndodhjen e personit shfaqet në hartë vetëm në rast se:
3.1. personi del nga zona e lejuar ose hyn në zonën e ndaluar të lëvizjes, sipas përcaktimit
të vendimit gjyqësor që urdhëron përdorimin e mbikëqyrjes elektronike;
3.2. personi dyshohet se ka shkelur kushtet e vendosura në vendimin gjyqësor;
3.3. duhet të evitohet rreziku i mundshëm që i kanoset personit ose personave të tjerë;
3.4. personi mund të ketë dëmtuar ose hequr pajisjen;
3.5. pajisja ka pësuar dëmtim aksidental dhe nuk transmeton informacionin përkatës.
Neni 15
Konfidencialiteti i informacionit
1. Organi që realizon mbikëqyrjen elektronike, gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij, respekton
rregullat e përcaktuara nga legjislacioni në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.
2. informacioni i siguruar për vendndodhjen e personit është i ndaluar t’u jepet personave tjerë,
agjencive apo organeve që nuk janë të autorizuara me këtë ligj.
KReU IV
ZBATIMI I VeNDIMIT PËR PËRDoRIMIN e MBIKËqYRJeS eLeKTRoNIKe
Neni 16
Detyrimet e personit
1. Personi detyrohet të:
1.1. zbatojë kushtet e përcaktuara në vendimin gjyqësor;
1.2. vendosë në dispozicion të gjykatës dhe organit që realizon mbikëqyrjen elektronike
adresën e saktë të banimit dhe të punës, si dhe numrin e telefonit i cili duhet të jetë në
dispozicion në çdo kohë;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 04 qERShOR 2015, PRIShTINË
7
Ligji Nr. 05/L -003 PËR MBiKËQYRjEN ELEKTRONiKE TË PERSONAVE, TË CiLËVE U KUFiZOHET LËViZjA ME VENDiM TË gjYKATËS
1.3. kthehet brenda zonës së lejuar të lëvizjes ose të largohet nga zona e ndaluar, brenda
pesëmbëdhjetë (15) minutave nga çasti kur është kontaktuar nga salla operative;
1.4. mos dëmtoj ose heqë në asnjë rast pajisjen;
1.5. njoftojë menjëherë organin që realizon mbikëqyrjen elektronike për çdo dëmtim
aksidental të pajisjes ose mosfunksionimin e saj.
Neni 17
Veprimet në rast të shkeljes së vendimit gjyqësor
1. Kur informacioni në hartë evidenton daljen nga zona e lejuar ose hyrjen në zonën e ndaluar të
lëvizjes, si edhe dëmtimin ose heqjen e pajisjes, salla operative kontakton menjëherë personin.
nëse ky i fundit nuk mund të kontaktohet, atëherë salla operative kontakton personin e afërt të
përcaktuar në vendimin e gjykatës.
2. nëse personi kthehet në zonën e lejuar ose largohet nga zona e ndaluar brenda pesëmbëdhjetë
(15) minutave nga momenti që ai ose personi i afërt i tij kontaktohen nga salla operative, atëherë
nuk ndërmerret asnjë veprim i mëtejshëm. në këtë rast salla operative e evidenton këtë fakt në
një regjistër të posaçëm.
3. nëse personi dhe personi i afërt nuk mund të kontaktohen, salla operative njofton menjëherë
Policinë, duke ia përcjell informacionin për vendndodhjen e personit. Salla operative, brenda
njëzet e katër (24) orëve, njofton gjykatën dhe prokurorinë për shkeljen, dhe veprimet e kryera.
4. informacionet e përcaktuara me këtë nen ruhen për një periudhë gjashtë (6) mujore,
duke filluar nga çasti i evidentimit të shkeljes. Prokurori ose gjykata mund të urdhërojë që
informacionet të ruhen për një kohë më të gjatë se gjashtë (6) muaj.
5. nuk evidentohet si shkelje e kushteve të përdorimit të mbikëqyrjes elektronike, rasti kur
Gjykata apo Prokuroria i ka komunikuar me shkrim sallës operative autorizimin e lëshuar ndaj
personit për të dalë nga zona e lejuar ose për të hyrë në zonën e ndaluar.
6. autorizimi duhet të përmbajë përcaktimin e saktë të zonës ku lejohet të lëvizë subjekti dhe
afatin e lejimit të lëvizjes.
7. Rregulla të hollësishme për kriteret e dhënies së autorizimeve përcaktohen me akt nënligjor
të nxjerrë nga ministri i drejtësisë.
Neni 18
Shkelja e kushteve të Mbikëqyrjes Elektronike
1. Policia e Kosovës vënë në dijeni gjykatën përkatëse, sapo të marrin njoftimin për shkeljen e
kushteve të mbikëqyrjes elektronike.
2. Policia, kur vlerëson se janë shkelur qëllimisht, ose në mënyrë të përsëritur, kushtet për
përdorimin e mbikëqyrjes elektronike, e harton raportin, të cilin ia paraqet gjykatës brenda
dyzet e tetë (48) orëve.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 04 qERShOR 2015, PRIShTINË
8
Ligji Nr. 05/L -003 PËR MBiKËQYRjEN ELEKTRONiKE TË PERSONAVE, TË CiLËVE U KUFiZOHET LËViZjA ME VENDiM TË gjYKATËS
3. Raporti detal i hartuar në rastet e parashikuara nga paragrafi 2 i këtij neni, i paraqitet të
njëjtës gjykatë që ka vendosur përdorimin e mbikëqyrjes elektronike.
4. Gjykata, pasi vlerëson të gjitha rrethanat, vendos për vazhdimin apo ndërprerjen e mbikëqyrjes
elektronike.
KReU V
DISPoZITA KALIMTARe
Neni 19
Aktet nënligjore
ministria e drejtësisë brenda gjashtë (6) muajsh pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, nxjerr aktet
nënligjore për zbatimin e tij.
Neni 20
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, ndërsa
fillon të zbatohet nga 1 korriku i vitit 2015.
Ligji Nr. 05/L -003
7 maj 2015
Shpallur me dekretin Nr. DL- 007-2015, datë 27.05.2015 nga Presidentja e Republikës së
Kosovës Atifete Jahjaga.