MARRËVESHJE KORNIZË NË MES TË KOSOVËS* DHE KOMISIONIT EVROPIAN MBI MARRËVESHJET PËR ZBATIMIN E ASISTENCËS FINANCIARE TË BASHKIMIT EVROPIAN PËR KOSOVËN NË KUADËR TË INSTRUMENTIT TË ASISTENCËS SË PARA-ANËTARËSIMIT (IPA II)


Ref. Ares(2014)3157236229 - 26/09/2014



Marrëveshje Kornizë







Në mes të




KOSOVËS
*








DHE







KOMISIONIT EVROPIAN
MBI
MARRËVESHJET PËR ZBATIMIN E ASISTENCËS FINANCIARE TË
BASHKIMIT EVROPIAN PËR KOSOVËN NË KUADËR TË
INSTRUMENTIT TË ASISTENCËS SË PARA-ANËTARËSIMIT (IPA
II)


DATA ( )













*
Ky përcaktim nuk paragjykon qëndrimin ndaj statusit dhe është në përputhje me UNSCR1244/1999 dhe
opinionin e GJND-së mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
TABELA E PËRMBAJTJES
SEKSIONI I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME ............................................................. 7
Neni 1 Interpretimi ............................................................................................................. 7
Neni 2 Pa-vlefshmëria e pjesshme dhe boshllëqet e paqëllimshme ................................... 7
Neni 3 Përkufizimet ........................................................................................................... 7
Neni 4 Qëllimi dhe fushëveprimi ................................................................................. 8
Neni 5 Parimet e përgjithshme për asistencën financiare ............................................ 9
Neni 6 Parimi i pronësisë ........................................................................................... 10
Neni 7 Metodat e zbatimit .......................................................................................... 11
Neni 8 Marrëveshjet për financim ............................................................................. 11
Neni 9 Marrëveshjet Sektoriale .................................................................................. 12
SEKSIONI II RREGULLAT PËR ADMINISTRIMIN INDIREKT NGA PËRFITUESI I
IPA II..........................................................................................................................................12
TITULLI I SISTEMET E MENAXHIMIT DHE KONTROLLIT .................................. 12
Neni 10 Themelimi i strukturave dhe autoriteteve për menaxhimin indirekt nga
përfituesi i IPA II………………………………………………………………………………13
Neni 11 Funksionet dhe përgjegjësitë e strukturave dhe autoriteteve ......................... .13
TITULLI II DISPOZITAT SPECIFIKE NË LIDHJE ME BESIMIN E DETYRAVE PËR
ZBATIMIN E BUXHETIT PËRFITUESIT TË IPA II..............................................................14
Neni 12 Kushtet për t’ia besuar detyra për zbatimin e buxhetit përfituesit të IPA II....15
Neni 13 Besimi i detyrave për zbatimin e buxhetit ...................................................... .15
Neni 14 Masat në rast të mos-pajtueshmërisë së strukturës menaxhuese dhe operative
me pikat (a), (b) dhe (d) të nenit 12 (3) dhe Shtojcën B të kësaj Marrëveshjeje........................16
Neni 15 Pezullimi apo ndërprerja e pjesëve të Kontratës për Financim në lidhje me
detyrat e besuara të zbatimit të buxhetit.....................................................................................16
SEKSIONI III RREGULLAT PËR PROGRAMIM .............................................................. 17
Neni 16 Programimi i asistencës .................................................................................. 17
Neni 17 Miratimi dhe amendamentimet e programeve ............................................... 18
SEKSIONI IV RREGULLAT PËR ZBATIM ....................................................................... 18
TITLE I RREGULLAT DHE PARIMET PËRGJITHSHME PËR ZBATIM ............ 18
Neni 18 Rregullat për prokurim dhe dhënia e granteve ............................................... 18
Neni 19 Rregullat mbi kombësinë dhe origjinën e prokurimit publik, granteve dhe
procedurave tjera të dhënies....................................................................................................19
Neni 20 Pjesëmarrja në programet dhe agjencitë e Bashkimit ........................................... 21
Neni 21 Parimet e zbatimit të mbështetjes buxhetore për përfituesin e IPA II .................. 21
Neni 22 Parimet e zbatimit të binjakëzimit ........................................................................ 21
TITULLI II TRANSPARENCA DHE VIZIBILITETI ..................................................... 21
Neni 23 Informacioni, publiciteti dhe transparenca ............................................................ 21
Neni 24 Vizibiliteti dhe komunikimi ........................................................................... 23
TITULLI III MBROJTA E TË DHËNAVE DHE KONFIDENCIALITETI ..................... 23
Neni 25 Mbrojtja e të dhënave ..................................................................................... 23
Neni 26 Konfidencialiteti ............................................................................................. 24
TITULLI IV LEJIMI I OBJEKTEVE DHE TATIMIMI .................................................... 24
Neni 27 Lejimi i objekteve për zbatimin e programeve dhe ekzekutimin e
kontratave................................................................................................................................25
Neni 28 Rregullat për taksa, detyrime doganore dhe detyrime tjera fiskale...............27
SEKSIONI V RREGULLAT PËR MENAXHIMIN FINANCIAR TË ASISTENCËS IPA II
........................................ .......................................................................................................... 28
TITULLI I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME.................................................................29
Neni 29 Kualifikueshmëria e shpenzimeve ................................................................ 28
Neni 30 Intensitetet e ndihmës dhe shkalla e kontributit të Bashkimit ...................... 29
TITULLI II RREGULLAT NË LIDHJE ME MENAXHIMIN INDIREKT NGA
PËRFITUESI I IPA II ..................................................................................... 29
Neni 31 Kualifikueshmëria e shpenzimeve nën menaxhimin indirekt ...................... 29
Neni 32 Gjurmët e audititmit ........................................................................................... 30
Neni 33 Pagesat e kontributit të Bashkimit ...................................................................... 30
Neni 34 Para-financimi ............................................................................................... 31
Neni 35 Pagesat e përkohshme .................................................................................. 31
Neni 36 Procedura e shqyrtimit dhe pranimit të procedurave të llogarive ................. 32
Neni 37 Përcaktimi i bilancit përfundimtar ................................................................. 32
Neni 38 Rikthimi i fondeve të papërdorura në rast të programeve shumëvjeçare me
zotime të ndara ...........................................................................................................................33
Neni 39 Ndërprerja e pagesave .................................................................................. 33
Neni 40 Pezullimi i pagesave ...................................................................................... 33
Neni 41 Rimëkëmbja e fondeve ....................................................................................... 34
Neni 42 Përshtatja financiare nga përfituesi i IPA II .......................................................... 34
Neni 43 Korrigjimet financiare nga Komisioni ................................................................. 34
Neni 44 Procedura për korrigjimin financiar dhe pranimi i llogarive ......................... 35
Neni 45 Ri-shfrytëzimi i kontributit të Bashkimit Evropian ....................................... 35
Neni 46 Ri-pagesa ....................................................................................................... 36
TITULLI III MBYLLJA E PROGRAMIT ....................................................................... 36
Neni 47 Mbyllja e programit nën menaxhimin indirekt të përfituesit të IPA II.......... 36
Neni 48 Mbyllja e programit nën menaxhim direkt dhe menaxhimin indirekt me
subjektet tjera nga përfituesi i IPA II .....................................................................................36
Neni 49 Ruajtja e dokumenteve .................................................................................. 36
TITULLI IV ..... MBIKËQYRJA, KONTROLLI DHE AUDITIMI SI DHE MBROJTJA E
INTERESAVE FINANCIARE.................................................................................................37
Neni 50 Mbikëqyrja, kontrolli dhe auditimi nga Komisioni dhe Gjykata Evropiane e
Auditorëve ................................................................................................................................38
Neni 51 Mbrojtja e interesave financiare të Bashkimit .............................................. 39
SEKSIONI VI MONITORIMI, VLERËSIMI DHE RAPORTIMI ..................................... 41
TITULLI I MONITORIMI .............................................................................................. 41
Neni 52 Komiteti monitorues i IPA ............................................................................ 41
Neni 53 Komiteti sektorial i monitorimit .................................................................... 41
Neni 54 Aktivitetet e tjera monitoruese ...................................................................... 43
TITULLI II VLERËSIMI ................................................................................................. 43
Neni 55 Parimet e përgjithshme të vlerësimit të asistencës IPA II ............................. 43
Neni 56 Vlerësimet nga Komisioni ............................................................................. 44
Neni 57 Vlerësimet nga përfituesi i IPA II nën menaxhimin indirekt ......................... 44
TITULLI III RAPORTIMI ................................................................................................ 45
Neni 58 Kërkesat e përgjithshme për raportim tek Komisioni .......................................... 45
Neni 59 Kërkesat për raportim tek Komisioni nën menaxhimin direkt të përfituesit të IPA II
në përputhje me Nenin 60 (5) të Rregullores Financiare...........................................................45
Neni 60 Raportet nga strukturat operative nën menaxhimin indirekt nga përfituesi i IPA
II ................................................................................................................................................46
Neni 61 Gjuha ............................................................................................................... .....47
SEKSIONI VII DISPOZITAT MBI PROGRAMET SHUMËVJEÇARE TË VEPRIMIT ME
ZOTIME TË NDARA................................................................................................................47
Neni 62 Parimet e zbatimit për programet shumëvjeçare të veprimit me zotimet e ndara të
zbatuara nën menaxhimin indirekt nga përfituesi i IPA II........................................................48
SEKSIONI VIII DISPOZITAT MBI PROGRAMET E BASHKËPUNIMIT NDËRKUFITAR .....49
TITULLI I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME ............................................................. 49
Neni 63 Format e bashkëpunimit ndërkufitar .............................................................. 49
Neni 64 Përkufizimet shtesë për bashkëpunimin ndërkufitar ..................................... 49
Neni 65 Intensiteti i ndihmës dhe shkalla e asistencës IPA II .................................... 49
TITULLI II RREGULLAT PËR PROGRAMIM ............................................................. 50
Neni 66 Prioritetet tematike dhe koncentrimi i bashkëpunimit ndërkufitar të IPA II.. 50
Neni 67 Mbulueshmëria gjeografike ........................................................................... 50
Neni 68 Përgatitja, vlerësimi, miratimi dhe amandamentimi i programeve të
bashkëpunimit ndërkufitar..............................................................................51
Neni 69 Marrëveshjet dypalëshe ndërmjet vendeve pjesëmarrëse për menaxhimin e
programeve të bashkëpunimit ndërkufitar, të zbatuara sipas menaxhimit indirekt .................51
TITUTLLI III OPERACIONET ........................................................................................... 52
Neni 70 Përzgjedhja e operacioneve ........................................................................... 52
Neni 71 Përfituesit ...................................................................................................... 52
Neni 72 Asistenca teknike ........................................................................................... 52
TITULLI IV ZBATIMI ...................................................................................................... 53
Neni 73 Mënyrat e Zbatimit ........................................................................................ 53
TITULLI V STRUKTURAT DHE AUTORITETET E PROGRAMIT DHE
PËRGJEGJËSITË E TYRE......................................................................................................53
Neni 74 Strukturat dhe autoritetet për menaxhimin e BNK ....................................... 53
Neni 75 KKIPA ................................................................................................................. 54
Neni 76 Strukturat operative ............................................................................................ 54
Neni 77 Autoriteti i Auditimit ..................................................................................... 55
Neni 78 Komiteti i Përbashkët Monitorues (KPM) ..................................................... 55
Neni 79 Sekretariati i Përbashkët Teknik (SPT) ......................................................... 56
TITULLI VI RAPORTIMI ................................................................................................. 57
Neni 80 Raportet vjetore dhe përfundimtare të zbatimit ............................................. 57
SEKSIONI IX DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE ................................................. 58
Neni 81 Komunikimi ......................................................................................................... 58
Neni 82 Konsultimi .......................................................................................................... 58
Neni 83 Zgjidhja e mosmarrëveshjeve, arbitrazhi ...................................................... 59
Neni 84 Mosmarrëveshjet me palët e treta .................................................................. 59
Neni 85 Njoftimet ....................................................................................................... 59
Neni 86 Shtojcat ............................................................................................................... 60
Neni 87 Hyrja në fuqi ....................................................................................................... 60
Neni 88 Zbatueshmëria e Marrëveshjes Kornizë për IPA ................................................ 60
Neni 89 Amandamentimi ................................................................................................. 60
Neni 90 Ndërprerja ........................................................................................................... 60
Shtojcat:

SHTOJCA A: Funksionet dhe përgjegjësitë e strukturave, autoriteteve dhe organeve në
përputhje me nenin 10 të kësaj Marrëveshjeje

SHTOJCA B: Korniza e kontrollit të brendshëm
SHTOJCA C: Pasqyra model e menaxhmentit
SHTOJCA D: Raporti model i aktivitetit vjetor të auditimit
SHTOJCA E: Opinioni model i auditimit vjetor
SHTOJCA F: Opinioni model i auditimit mbi pasqyrën përfundimtare të shpenzimeve
SHTOJCA G: Strategjia Model e Auditimit
SHTOJCA H Raportimi i mashtrimit të dyshuar dhe parregullsive të tjera në lidhje me
Instrumentin e Asistencës së Para-anëtarësimit (IPA II)

SHTOJCA I: Prioritetet tematike për asistencë

SHTOJCA J: Prioritetet tematike për asistencë mbi bashkëpunimin territorial
Komisioni Evropian, këtu e tutje i referuar si "Komisioni", që vepron për Bashkimin
Evropian dhe në emër të tij,

në njërën anë, dhe
Kosova, këtu e tutje e referuar si “përfituesi i IPA II”
në anën tjetër,
dhe së bashku të referuara si “palët”


Ku:

(1) Më 11 Mars të vitit 2014, Parlamenti Evropian dhe Këshilli miratuan
Rregulloren (BE) Nr. 231/2014 e cila themelon instrumentin për asistencën e
para-anëtarësimit 1
1
(këtu e tutje të referuar si "Rregullorja IPA II"). Ky
instrument përbën bazën ligjore për dhënien e asistencës financiare për
përfituesit e listuar në Shtojcën I të Rregullores së IPA-s II (këtu e tutje të
referuar si "përfituesit e IPA II ") në mënyrë që t`i mbështesin në miratimin dhe
zbatimin e reformave politike, institucionale, ligjore, administrative, sociale dhe
ekonomike të cilat kërkohen nga ata përfitues që t`i përmbushin vlerat e
Bashkimit Evropian dhe gradualisht të harmonizojnë rregullat, standardet,
politikat dhe praktikat me Bashkimin Evropian me qëllim të anëtarësimit.

(2) Më 11 mars të vitit 2014, Parlamenti Evropian dhe Këshilli miratuan
Rregulloren (BE) Nr. 236/2014 që përcakton rregullat dhe procedurat e
përbashkëta për zbatimin e instrumenteve të BE-së për financimin e veprimeve
të jashtme 2
2
(këtu e tutje e referuar si "Rregullorja e përbashkët për zbatim”).

(3) Më 2 maj të vitit 2014, Komisioni miratoi Rregulloren e Komisionit për zbatim
(BE) Nr. 447/2014 mbi rregullat specifike për zbatimin e Rregullores (BE) Nr.
231/2014 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit për themelimin e Instrumentit
të Asistencës së Para-anëtarësimit (IPA II)
3
, (këtu e tutje të referuar si
"Rregullorja për Zbatimin e IPA II") që përcakton dispozitat e zbatueshme të
menaxhimit dhe kontrollit.

(4) Përfituesi i IPA II është i pranueshëm në IPA II ashtu siç përcaktohet në
Rregulloren për IPA II.

(5) Neni 8 i Rregullores për IPA II kërkon nga Komisioni dhe përfituesi i IPA II të
lidhin një Marrëveshje Kornizë për zbatimin e asistencës.

(6) për këtë arsye është e nevojshme që të vendosen rregullat për zbatimin e asistencës
financiare të Bashkimit në kuadër të IPA II,



1
Rregullorja (BE) Nr. 231/2014 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e datës 11 mars 2014 për krijimin e
Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA II) (OJ L 77, 15 mars 2014, fq. 11).
2
Rregullorja (BE) Nr. 236/2014 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, e datës 11 mars 2014 që përcakton rregullat
dhe procedurat e përbashkëta për zbatimin e instrumenteve të BE-së për financimin e veprimit të jashtëm (OJ L 77,
15 mars 2014, fq. 95 ).
3
Rregullorja e Komisionit për Zbatim (BE) Nr. 447/2014 mbi rregullat specifike për zbatimin e Rregullores (BE)
231/2014 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit për krijimin e një Instrumenti për Asistencën e Para-Anëtarësimit
(IPA II) (OJ L 132, 3 maj 2014, fq. 32).

Janë pajtuar si në vijim:




SEKSIONI I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME


Neni 1 Interpretimi

(1) Në rast të ndonjë dispozite të shprehur në kundërshtim me këtë Marrëveshje,
termat e përdorura në këtë Marrëveshje do të kenë të njëjtin kuptim me atë që
iu është atribuar atyre në Rregulloren e IPA II, Rregulloren e Përbashkët për
Zbatim dhe Rregullorja për Zbatimin e IPA II.

(2) Në rast të ndonjë dispozite të shprehur në kundërshtim të kësaj Marrëveshje,
referencat e kësaj marrëveshje janë referenca për këtë marrëveshje ashtu siç
ndryshohen, plotësohen apo ndryshohen herë pas here.

(3) Çfarëdo referimi në Rregulloret e Parlamentit Evropian dhe Këshillit apo në
Rregulloret e Komisionit janë referenca ashtu siç herë pas here ndryshohen,
plotësohen apo zëvendësohen.

(4) Titujt në këtë Marrëveshje nuk kanë rëndësi ligjore dhe nuk ndikojnë në
interpretimin e tij.


Neni 2 Pa-vlefshmëria e pjesshme dhe boshllëqet e paqëllimshme

Nëse një dispozitë e kësaj Marrëveshjeje është ose bëhet e pavlefshme apo nëse kjo Marrëveshje
përmban boshllëqe të paqëllimshme, kjo nuk do të ndikojë vlefshmërinë e dispozitave të tjera të
kësaj Marrëveshjeje. Palët do të zëvendësojnë çfarëdo dispozite të pavlefshme me një dispozitë të
vlefshme apo një mirëkuptimi sa më të përafërt që është e mundur me qëllimin apo synimin e
dispozitës së pavlefshme. Palët do të përmbushin çdo boshllëk të paqëllimshëm me anë të një
dispozite apo mirëkuptimi i cili i përshtatet më së miri qëllimit apo synimit të kësaj
marrëveshje, në pajtueshmëri me Rregulloren IPA II dhe Rregulloren për Zbatimin e IPA II.


Neni 3 Përkufizimet

Për qëllimet e kësaj Marrëveshje, do të zbatohen përkufizimet e mëposhtme :

(a) "Program" nënkupton një program të veprimit, masat individuale, speciale apo
mbështetëse të parapara në Nenin 2 dhe 3 të Rregullores të Përbashkët për
Zbatim;

(b) "Marrëveshje Sektoriale" nënkupton një marrëveshje të lidhur ndërmjet
Komisionit dhe një përfituesi të IPA II në lidhje me një fushë të caktuar të
politikës apo programit të IPA II, që përcakton rregullat dhe procedurat që duhet
respektuar të cilat nuk janë të përfshira në këtë Marrëveshje apo në marrëveshjet
për financim;

(c) "Marrëveshje për Financim" nënkupton një marrëveshje vjetore apo shumë
vjeçare të lidhur në mesë të Komisionit dhe përfituesit të IPA II, për zbatimin e
asistencës financiare të Bashkimit përmes një veprimi që bie në fushëveprimin e
Rregullores për zbatimin e IPA II;

(d) "Vendet pjesëmarrëse" nënkupton vetëm përfituesit e IPA II, apo përfituesit e
IPA II së bashku me Shtetin(et) Anëtar apo vendet që janë nën fushëveprimin e
Instrumentit Evropian të Fqinjësisë
4
, që merr pjesë në një program
shumëvjeçar për bashkëpunim ndërkufitar të hartuar së bashku nga vendet
pjesëmarrëse;

(e) "Pranuesi" nënkupton një përfitues të grantit (duke përfshirë një kontraktues të
binjakëzimit), kontraktues sipas shërbimit, furnizimit ose kontratës për punë,
përfitues në kuadër të programeve për bashkëpunim ndër-kufitar, palë
kontraktuese për një marrëveshje të delegimit bazuar nën menaxhim indirekt apo
ndonjë person fizik apo juridik që merr asistencën e IPA II;

(f) "Viti financiar" nënkupton periudhën prej 1 janarit deri në 31 dhjetor të një viti të
caktuar.


Neni 4 Qëllimi dhe fushëveprimi

(1) Në mënyrë që të promovojë bashkëpunimin mes palëve dhe të asistojë përfituesin
e IPA II në përafrimin gradual me standardet dhe politikat e Bashkimit, duke
përfshirë acquis, me qëllim të anëtarësimit në Bashkim, palët dakordohen të
zbatojnë veprimet në fushat e mëposhtme të politikës si të zbatueshme për
përfituesit e IPA II me synim të arritjes së objektivave të përcaktuara në Nenet 1
dhe 2 të rregullores së IPA II:

(a) reforma në përgatitjen për anëtarësim në Bashkim dhe ngritja e kapaciteteve
dhe institucioneve të ndërlidhura;

(b) Zhvillimi socio-ekonomik dhe rajonal;

(c) punësimi, politikat sociale, arsimi, promovimi i barazisë gjinore dhe zhvillimi i
burimeve njerëzore;

(d) bujqësia dhe zhvillimi rural;

(e) bashkëpunimi rajonal dhe territorial.

(2) Veprimet do të financohen dhe zbatohen në kuadër të kornizës ligjore,
administrative dhe teknike të përcaktuar në këtë marrëveshje dhe është detajuar
më hollësisht në marrëveshjet sektoriale dhe/apo marrëveshjet për financim,
nëse ka.

(3) Aty ku Fondi Evropian për Zhvillim Rajonal i kontribuon programeve apo
masave të themeluara sipas Rregullores IPA II për bashkëpunimin ndër-kufitar
në mesë të përfituesve të IPA II dhe Shteteve Anëtare në përputhje me Nenin
9 (2) të Rregullores IPA II, një asistencë e tillë do të zbatohet në përputhje me
Rregulloren për Zbatim të IPA II.

(4) Aty kur asistenca IPA II i kontribuon programeve apo masave trans-nacionale
apo ndër-rajonale të bashkëpunimit të përcaktuara sipas Rregullores (BE) Nr.
1299/2013 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit
5
, në përputhje me nenin 9(3)
të Rregullores së IPA II, një asistencë e tillë do të zbatohet në përputhje me atë
rregullore.

4
Rregullorja (BE) Nr. 232/2014 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, e datës 11 mars 2014, për krijimin e një
Instrumenti Evropian të Fqinjësisë (OJ L 77, 15 mars 2014, fq. 27).
1 5 Rregullorja (BE) Nr. 1299/2013 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, e datës 17 dhjetor 2013 mbi dispozitat e
veçanta për përkrahjen nga Fondi Evropian për Zhvillimin Rajonal të Evropës për qëllimin e bashkëpunimit
territorial Evropian (OJ L 347, 20 dhjetor 2013, f. 259).



(5) Aty ku asistenca IPA II i kontribuon programeve apo masave të
bashkëpunimit ndër-kufitar sipas Rregullores (BE) Nr. 232/2014 të
Parlamentit Evropian dhe të Këshillit
6
dhe në përputhje me nenin 9 (4) të
Rregullores IPA II, një pjesëmarrje e tillë duhet të zbatohet në përputhje me
atë Rregullore.

(6) Aty ku është e përshtatshme, asistenca IPA II mund t`i kontribuoj programeve
apo masave të cilat prezantohen si pjesë e një strategjie makro-rajonale.

(7) Administrata e përfituesit të IPA II do të ndërmarr të gjitha hapat e nevojshëm
për të lehtësuar zbatimin e programeve të ndërlidhura.


Neni 5 Parimet e përgjithshme për asistencën financiare

(1) Parimet e mëposhtme do të zbatohen për asistencën financiare të Bashkimit sipas IPA
II:

(a) Do të respektoj parimet e koherencës, komplementaritetit, koordinimit,
partneritetit dhe përqendrimit;

(b) Do të jetë në përputhje me politikat e Bashkimit dhe duhet të mbështesë përafrimin
gradual me acquis;

(c) Do të përputhet me parimet buxhetore të përcaktuara në Rregullore (BE, Euratom)
Nr. 966/2012 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit
7
(këtu e tutje të referuar si
"Rregullorja Financiare") dhe Rregulloren e Komisionit për Delegim (BE) Nr.
1268/2012 (këtu e tutje të referuar si "Rregullat e Aplikimit të Rregullores
Financiare")
8
;

(d) Do të jetë në përputhje me nevojat e identifikuara në procesin e zgjerimit dhe
kapacitetet absorbuese të përfituesit të IPA II. Gjithashtu do të marrë parasysh
mësimet e mësuara nga asistenca e mëparshme;

(e) Pronësia e programimit dhe zbatimi i asistencës nga përfituesi i IPA II do të
inkurajohet fuqishëm dhe do të sigurohet vizibiliteti adekuatë i asistencës së
IPA II;

(f) Veprimet do të planifikohen me objektiva të qarta dhe të verifikueshme të cilat
duhet të arrihen brenda një periudhe të caktuar; rezultatet e fituara duhet të
vlerësohen përmes treguesve specifik, të matshëm dhe real, të dakorduar dhe të
bazuar në kohë (SMART);

(g) Çfarëdo diskriminimi i bazuar në gjini, përkatësi racore apo origjinës etnike,
religjionit apo besimit, paaftësisë, moshës apo orientimit seksual do të
parandalohet gjatë zbatimit të asistencës;


6
Rregullorja (BE) Nr. 232/2014 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit për themelimin e instrumentit të Fqinjësisë
Evropiane (OJ L 77, 2014/03/15, fq. 27).
2 7 Rregullorja (BE, Euratom) Nr. 966/2012 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, e datës 25 tetor 2012 mbi
rregullat financiare të zbatueshme për buxhetin e përgjithshëm të Bashkimit dhe shfuqizimin e Rregullores së
Këshillit (EC, Euratom) Nr 1605/2002 (OJ L 298, 26 tetor 2012, fq. 1).
3 8 Rregullorja e Komisionit për Delegim (BE) Nr. 1268/2012 e datës 29 tetor 2012 mbi rregullat e zbatimit të
Rregullores (BE, Euratom) Nr. 966/2012 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit për rregullat financiare të
zbatueshme për buxhetin e përgjithshëm të Bashkimit (OJ L 362, 31 dhjetor 2012, fq. 1).

(h) Objektivat e asistencës së para-anëtarësimit do të jenë në përputhje me parimin
e zhvillimit të qëndrueshëm, duke përfshirë zbutjen dhe përshtatjen
ndryshimeve klimatike.

(2) Asistenca për përfituesin e IPA II do të jepet në përputhje me kornizën e politikave për
zgjerim të përcaktuar nga Këshilli Evropian dhe Këshilli dhe merr parasysh
Komunikatën mbi Strategjinë e Zgjerimit dhe Raportet e Progresit të përfshira në
paketën vjetore të zgjerimit të Komisionit si dhe rezolutat përkatëse të Parlamentit
Evropian.

Në përputhje me objektivat specifike të përcaktuara në Nenin 2 (1) të Rregullores së IPA
II, prioritetet tematike për ofrimin e asistencës në përputhje me nevojat dhe kapacitetet e
përfituesve të IPA janë përcaktuar në Shtojcën 1 të kësaj marrëveshje. Secila nga këto
prioritete tematike mund të kontribuon në arritjen e më shumë se një objektivi specifik.

Në përputhje me objektivin specifik të përcaktuar në pikën (d) të nenit 2(1) të Rregullores
së IPA II, asistenca do të mbështesë bashkëpunimin ndërkufitar në mes të përfituesve të
IPA II si dhe midis tyre dhe shteteve anëtare apo vendeve të Instrumentit Evropian të
Fqinjësisë me qëllim të promovimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore, nxitjen e
integrimit në BE dhe promovimin e zhvillimit socio-ekonomik. Prioritetet tematike për
asistencë për bashkëpunim territorial janë përcaktuar në Shtojcën J të kësaj
marrëveshje.

(3) Asistenca IPA II do të jepet nga Komisioni në bashkëpunim me përfituesit e IPA II në
bazë të dokumenteve treguese strategjike të vendit ose të shumë-vendeve (këtu e tutje të
referuara si "dokumenti strategjik"), të krijuara për kohëzgjatjen e kornizës financiare
shumëvjeçare të BE-së për periudhën 2014-2020.

(4) Dhënia e asistencës IPA II i nënshtrohet përmbushjes së detyrimeve të përfituesit të
IPA II në bazë të kësaj Marrëveshjeje dhe sipas marrëveshjeve sektoriale dhe
marrëveshjeve financiare, nëse ka.


Neni 6 Parimi i pronësisë

(1) Pronësia e programimit dhe zbatimit të asistencës IPA II i mbetet në mënyrë primare
përfituesit të IPA II.

(2) Përfituesi i IPA II do të emërojë një Koordinator Kombëtar për IPA (KKIPA), i cili do
të jetë homologu kryesor i Komisionit për procesin e përgjithshëm të: planifikimit
strategjik, koordinimit të programimit, monitorimit të zbatimit, vlerësimit dhe
raportimit të asistencës së IPA II.

KKIPA do të:

(a) sigurojë koordinimin në kuadër të administratës së përfituesit të IPA II dhe
donatorëve të tjerë si dhe një lidhje të ngushtë në mes të përdorimit të asistencës
së IPA II dhe procesit të përgjithshëm të anëtarësimit;

(b) koordinoj pjesëmarrjen e përfituesve të IPA II në programet relevante të
bashkëpunimit territorial, përkatësisht programeve të bashkëpunimit ndërkufitar
të përmendura në nenin 27 të Rregullores për zbatimin e IPA II, si dhe nëse
është e përshtatshme, programet e bashkëpunimit trans-nacional dhe ndër-
rajonal të themeluar dhe zbatuar në bazë të Rregullores (BE) Nr. 1299/2013 dhe
programet e bashkëpunimit ndër-kufitar të krijuara dhe të zbatuara sipas
Rregullores (BE) Nr. 232/2014. KKIPA mund t`ia delegojë këtë detyrë të
koordinimit një koordinatori të bashkëpunimit territorial apo strukturës
operative, sipas nevojës;
(c) do të bëjë përpjekje që administrata e përfituesit të IPA II të ndërmerr të gjitha
hapat për të lehtësuar zbatimin e programeve të ndërlidhura.

(3) KKIPA të jetë një përfaqësues i lartë, me autoritetin e duhur, i qeverisë ose i
administratës kombëtare të përfituesit të IPA II.

(4) sigurojë një bazë të përforcuar për menaxhimin e asistencës së para-anëtarësimit dhe
fondeve kombëtare; Komisioni dhe përfituesi i IPA II do të angazhohen në dialogun për
menaxhimin e financave publike. Në këtë drejtim, Komisioni do të vlerësojë nivelin e
pajtueshmërisë së administratës të përfituesit të IPA II me parimet e një sistemi publik
dhe të hapur të menaxhimit financiar. Kur administrata përmbushë këto kërkesa vetëm
pjesërisht, përfituesi i IPA II dhe Komisioni do të pajtohen masat e nevojshme për të
adresuar dhe identifikuar mangësitë.


Neni 7 Metodat e zbatimit

Asistenca IPA II në Kosovë do të zbatohet nga Komisioni ashtu siç parashikohet në rregulloren
financiare sipas:

(a) menaxhimit të drejtpërdrejtë nga departamentet e Komisionit, duke përfshirë
stafin e tij në Delegacionet e Bashkimit dhe/ose nëpërmjet agjencive
ekzekutive, siç përcaktohet në pikën (a) të nenit 58 (1) të Rregullores
Financiare;

(b) menaxhimit indirekt, me ç`rast Komisioni ia beson përfituesit të IPA II detyrat
e zbatimit të buxhetit të programeve apo aktiviteteve të caktuara, siç
përcaktohet në pikën (i) të pikës (c) të nenit 58 (1) të Rregullores Financiare
duke mbajtur përgjegjësin e plotë përfundimtare për zbatimin e buxhetit të
përgjithshëm në përputhje me nenin 58 (2) të Rregullores Financiare;

(c) menaxhimit indirekt nga subjektet e tjera përveç përfituesve të IPA II, siç
përcaktohet në pikat (ii), (iii), (v) deri (vii) të pikës (c) të nenit 58 (1) të
Rregullores Financiare;

(d) menaxhimit të përbashkët me Shtetet Anëtare, siç përcaktohet në pikën (b) të
nenit 58 (1) të Rregullores Financiare për programet e bashkëpunimit
ndërkufitar që përfshijnë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe zbatohet në
përputhje me Rregulloren e Zbatimit IPA II.


Neni 8 Marrëveshjet për financim

(1) Kur kërkohet nga vendimi përkatës i financimit, Komisioni dhe Përfituesi i IPA II do
të lidhë një Marrëveshje për Financim në pajtim me nenin 6 të Rregullores për
zbatimin e IPA II.

(2) Marrëveshjet për financim do të ofrojnë, mes tjerash, kushtet në të cilat do të
menaxhohet asistenca e IPA II, duke përfshirë metodat e aplikueshme të zbatimit,
intensitetet e ndihmës, zbatimin e afateve kohore dhe rregullave të pranueshmërisë së
shpenzimeve.

(3) Kur programet zbatohen nën administrimin indirekt të përfituesit të IPA II,
marrëveshjet për financim duhet të përfshijnë dispozitat e nevojshme të nenit 40 të
Rregullave të aplikimit të Rregullores Financiare dhe përcaktojnë dispozitat që
përkufizojnë kontrollet ex-ante për dhënien e grantit dhe procedurat e prokurimit, nëse
ka, që do të kryhen nga ana e Delegacionit të Bashkimit ose të Komisionit, si dhe
kontrollet dhe mbikëqyrja, nëse ka, që do të kryhen nga ana e Delegacionit të
Bashkimit ose nga Komisioni.

(4) Për programet e bashkëpunimit ndërkufitar mes përfituesve të IPA II ose në mes të
përfituesve të IPA dhe vendeve nën Instrumentin Evropian të Fqinjësisë, mund të
nënshkruhet një Marrëveshje e vetme për financim nga Komisioni dhe të gjitha vendet
që marrin pjesë në një program të veçantë.

(5) Rregullat për zbatimin e programeve të bashkëpunimit ndërkufitar ndërmjet një ose më
shumë Shteteve Anëtare me një ose më shumë përfitues të IPA II do të përcaktohen në
Marrëveshjen për financim për një program të caktuar të bashkëpunimit ndër-kufitar që
do të nënshkruhet mes përfituesit të IPA II, Komisionit dhe, nëse është e nevojshme,
Shtetit Anëtar i cili e pretë autoritetin menaxhues të atij programit të bashkëpunimit
ndërkufitar.

(6) Në përputhje me nenin 26 të Rregullores (BE) Nr. 1299/2013, kushtet e zbatimit të
programit që rregullojnë menaxhimin financiar, si dhe programimin, monitorimin,
vlerësimin dhe kontrollin e pjesëmarrjes së vendeve të treta, përmes kontributit të
burimeve të IPA II për programet e bashkëpunimit transnacional dhe ndër-rajonal të cilët
janë themeluar dhe zbatohen sipas kësaj Rregullore ndërmjet Shteteve Anëtare dhe një ose
më shumë përfituesve të IPA II, do të përcaktohen në programin përkatës të
bashkëpunimit dhe, nëse është e domosdoshme, në Marrëveshjen për financim në mes të
Komisionit, qeverive të vendeve të treta dhe Shtetit Anëtar pritës të autoritetit menaxhues
të programit përkatës të bashkëpunimit duke siguruar se këto kushte janë në përputhje me
rregullat e politikës së kohezionit të BE-së.

(7) Kjo Marrëveshje Kornizë do të zbatohet për të gjitha marrëveshjet sektoriale dhe ato të
financimit të lidhura ndërmjet palëve për asistencë financiare nën IPA II. Aty ku
ekzistojnë, marrëveshjet sektoriale, që lidhen me një fushë të caktuar të politikave ose
një programi, do të zbatohen për të gjitha marrëveshjet financiare të lidhura në atë fushë
të politikës ose programit. Aty ku nuk ka Marrëveshje për Financim, do të zbatohen
rregullat e përfshira në këtë Marrëveshje.


Neni 9 Marrëveshjet Sektoriale

Detajet e mëtejshme në lidhje me programet e zhvillimit rural sipas fushës politike të bujqësisë
dhe zhvillimit rural do të përcaktohen në marrëveshjet përkatëse sektoriale, të cilat, mes
aspekteve të tjera, përcaktojnë masat përmes të cilave do të zbatohet asistenca.


SEKSIONI II RREGULLAT PËR ADMINISTRIMIN INDIREKT NGA
PËRFITUESI I IPA II


TITULLI I SISTEMET E MENAXHIMIT DHE KONTROLLIT


Neni 10 Themelimi i strukturave dhe autoriteteve për menaxhimin indirekt nga
përfituesi i IPA II

(1) Në rast të menaxhimit indirekt, strukturat dhe autoritetet e mëposhtme duhet të
themelohen nga përfituesi i IPA II:

(a) Koordinatori Kombëtarë për IPA (KKIPA);
(b) Zyrtari Kombëtar Autorizues (ZKA);

(c) Strukturat operative.

Struktura operative për programet e zhvillimit rural, në kuadër të fushës së
politikave të bujqësisë dhe zhvillimit rural, do të përbëhet nga autoritetet e
mëposhtme të veçanta, të cilët veprojnë në bashkëpunim të ngushtë:

(i) Autoriteti menaxhues, duke qenë një organ publik i cili vepron në nivel
kombëtar, i cili do të jetë përgjegjës për përgatitjen dhe zbatimin e
programeve, duke përfshirë përzgjedhjen e masave dhe publikimin e
tyre, koordinimin, vlerësimin, monitorimin dhe raportimin e
programeve përkatëse të menaxhuara nga një zyrtar i lartë me
përgjegjësi ekskluzive; dhe

(ii) Agjencia e IPA-së për zhvillim rural (IPARD) me funksione të
ngjashme të një agjencie paguese në Shtetet Anëtare e cila është
përgjegjëse për publikimin, përzgjedhjen e projekteve si dhe
autorizimin, kontrollin dhe llogaridhënien e zotimeve dhe pagesave, si
dhe ekzekutimin e pagesave.

(2) ZKA-ja do të themelojë një strukturë menaxhuese që përbëhet nga Fondi Kombëtar
dhe një zyre mbështetëse për ZKA-në.

(3) Përfituesi i IPA II do të sigurojë një autoritet të auditimit.

(4) Përfituesi i IPA II do të sigurojë ndarjen adekuate të detyrave në mesë dhe brenda
strukturave dhe autoriteteve të referuara në paragrafët (1) dhe (3). Detyrat janë të ndara
kur detyra të ndryshme të ndërlidhura me një transkript i ndahen stafit të ndryshëm,
duke siguruar në këtë mënyrë që secila detyrë e veçantë të jetë kryer si duhet.


Neni 11 Funksionet dhe përgjegjësitë e strukturave dhe autoriteteve

(1) Strukturave dhe autoriteteve të përmendura në nenin 10, do t`iu caktohen funksionet
dhe përgjegjësitë siç është përcaktuar në Shtojcën A të kësaj Marrëveshjeje dhe do
jenë në përputhje me kornizën e kontrollit të brendshëm të Shtojcës B të kësaj
Marrëveshjeje.

Përfituesit e IPA II menjëherë do të informojnë Komisionin për çfarëdo ndryshimi
thelbësorë në lidhje me strukturat dhe autoritetet e përmendura në Nenin 10.

(2) Përcaktimet e funksioneve apo përgjegjësive për një fushë të politikave apo për një
program specifik mund të bëhen në marrëveshjet sektoriale apo ato të financimit në
përputhje me qasjen themelore të zgjedhur për caktimin e funksioneve dhe
përgjegjësive ashtu siç është përcaktuar në Shtojcën A të kësaj marrëveshje.

(3) Kur është nën menaxhim indirekt nga personat specifik të përfituesit të IPA II dhe/ose
subjekteve u është dhënë përgjegjësia për një aktivitet në lidhje me menaxhimin,
zbatimin, kontrollin, mbikëqyrjen, monitorimin, vlerësimin, raportimin apo auditimin
e programeve, përfituesi i IPA II duhet t`u mundësojë personave dhe/apo subjekteve
të tilla ekonomike që të ushtrojnë detyrat që lidhen me këtë përgjegjësi. Në veçanti,
kjo përfshin rastet kur nuk ka lidhje hierarkike midis personave të tillë dhe/ose
subjekteve me organet që marrin pjesë në atë aktivitet. Përfituesi i IPA II do t`u ofrojë,
në veçanti, personave dhe/apo subjekteve të tilla autoritetin që të themelojnë:

(a) aranzhimet formale të punës në mes të tyre dhe organeve përkatëse;
14
(b) një sistem të përshtatshëm për shkëmbimin e informatave në mes tyre dhe
organeve përkatëse duke përfshirë kompetencën për të kërkuar informatat dhe të
drejtën e qasjes në dokumente dhe tek stafi në vend, nëse është e nevojshme;

(c) standardet që duhet plotësuar dhe procedurat që duhet ndjekur.


TITULLI II DISPOZITAT SPECIFIKE NË LIDHJE ME BESIMIN E DETYRAVE
PËR ZBATIMIN E BUXHETIT PËRFITUESIT TË IPA II


Neni 12 Kushtet për t’ia besuar detyra për zbatimin e buxhetit përfituesit të IPA
II

(1) Komisioni i beson detyrat për zbatimin e buxhetit përfituesit të IPA II duke e lidhur një
marrëveshje për financim.

(2) Gjatë menaxhimit të fondeve të IPA II, përfituesi duhet të respektojë parimet e
menaxhimit të shëndoshë financiar
9
, transparencës dhe mos-diskriminimit dhe duhet
të sigurojë vizibilitetin e asistencës së IPA II. Përfituesi i IPA II, gjatë menaxhimit të
fondeve të IPA I,I duhet të garantojë një nivel të mbrojtjes së interesave financiare të
Bashkimit Evropian ekuivalent me atë të kërkuar sipas Rregullores Financiare duke
pasur parasysh:

(a) natyrën e detyrave të cilat u janë besuar atyre dhe shumat të cilat janë të
përfshira
(b) rreziqet e përfshira financiare
(c) nivelin e sigurimit i cili del nga sistemet, rregullat dhe procedurat së bashku me
masat e marra nga Komisioni për të mbikëqyrur dhe mbështetur zbatimin e
detyrave të cilat u janë besuar atyre.

(3) Në mënyrë që të mbrojë interesat financiare të Bashkimit Evropian, përfituesi i IPA II duhet
të:

(a) vendosë dhe sigurojë funksionimin e një sistemi efektiv dhe efikas të kontrollit
të brendshëm;

(b) përdorë një sistem të kontabilitetit i cili ofron informata të sakta, të plota dhe të
besueshme në mënyrë të rregullt dhe me kohë të cilat qartë bëjnë dallimin e
kostove të pranuara dhe pagesave të kryera;

siguroni që strukturat dhe autoritetet e referuara në nenin 10 (1) dhe (2) i
nënshtrohen auditimit të jashtëm të pavarur, të kryer në përputhje me
standardet e pranuara ndërkombëtarisht nga një autoritet i auditimit i cili është i
pavarur nga strukturat dhe autoritetet përkatëse;

(c) zbatojë rregullat dhe procedurat e duhura për sigurimin e financimit nga
asistenca IPA II përmes granteve, instrumenteve financiare dhe të prokurimit.

(4) Përfituesi i IPA II do të:



9
Parimi i menaxhimit të shëndoshë financiar përfshin parimet e ekonomisë, efikasitetit dhe efektivitetit. Parimi
i ekonomisë kërkon që burimet e përdorura të vihen në dispozicion në kohën e duhur, në sasinë dhe cilësinë e
duhur dhe me çmimin më të mirë. Parimi i efikasitetit ka të bëjë me marrëdhënien më të mirë midis burime ve
dhe rezultateve të arritura. Parimi i efektivitetit ka të bëjë me arritjen e objektivave specifike të caktuara dhe
arritjen e rezultateve të synuara
15

(a) në përputhje me nenin 23, të sigurojë publikimin ex-post të informatave mbi
pranuesit e asistencës IPA II;

(b) të sigurojë një mbrojtje të arsyeshme të të dhënave personale ashtu siç janë
përcaktuar në Direktivën 95/46/EC të Parlamentit Evropian dhe Këshillit
10
, dhe
Rregulloren (KE) Nr. 45/2001 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit
11
.

(5) Kur bëhen ndryshime thelbësore në sistemet apo rregullat e përfituesit të IPA II apo
në procedurat të cilat ndërlidhen me menaxhimin e fondeve të BE-së të përfituesit të
IPA II, atëherë përfituesi i IPA II do të informojë Komisionin pa ndonjë vonesë.
Komisioni do të shqyrtojë marrëveshjet e financimit të lidhura me përfituesit e IPA II
në mënyrë që të sigurojë përmbushjen e vazhdueshme të kërkesave të përcaktuara në
paragrafin 3.


Neni 13 Besimi i detyrave për zbatimin e buxhetit

(1) ZKA, në emër të përfituesve të IPA II do të jetë përgjegjës për dorëzimin e kërkesës
tek Komisioni për besimin e detyrës për zbatimin e buxhetit sipas programit apo
masave.

(2) Para dorëzimit të kërkesës së referuar në paragrafin 1, ZKA duhet të sigurohet që
strukturat menaxhuese dhe struktura(t) përkatëse të funksionimit i përmbushin kërkesat e
pikës (a), (b) dhe (d) të nenit 12 (3) dhe ato të Shtojcës B të kësaj Marrëveshje. Për të
bërë këtë, ZKA mund të mbështetet në rezultatet e vlerësimit ex-ante të kryer sa i përket
akreditimit kombëtar të vendosur sipas Rregullores së Këshillit (KE) Nr. 1085/2006
12
apo
të një Rregullore të mëhershme të financimit.

Kur ZKA nuk mund të mbështetet në një vlerësim të mëhershëm ex-ante, kërkesa
duhet të mbështetet nga një mendim i auditimit mbi strukturat e menaxhimit dhe
struktura(t) e funksionimit, të cilat janë hartuar nga një auditor i jashtëm i pavarur nga
strukturat dhe autoritetet në nenin 10 (1) dhe (2) dhe të bazohen në ekzaminimet e
kryera sipas standardeve të pranuara ndërkombëtarisht të auditimit.

(3) Kërkesa duhet të shoqërohet nga një konfirmim i bërë nga ZKA, KKIPA dhe kreu i
autoritetit auditues që deklaron se ata janë të gatshëm të kryejnë funksionet dhe
përgjegjësitë të cilat u janë caktuar në Shtojcën A të kësaj marrëveshje.

(4) Komisioni, para se t`ia besoj detyrat për zbatimin e buxhetit të asistencës IPA II, do të
rishikojë kërkesën e referuar në paragrafin 1 të këtij neni dhe, për qëllime të vlerësimit
ex-ante në përputhje me Nenin 61 (1) të Rregullores Financiare, do të sigurojë dëshmi që
kërkesat e përcaktuara në pikat (a) deri në (d) të neni 12 (3) dhe ato të Shtojcës B të
kësaj marrëveshje janë përmbushur. Kjo mund të përfshijë një verifikim në-vend nga ana
e Komisionit.

Për besimin e detyrave për zbatimin e buxhetit të asistencës së IPA II, Komisioni mund

10
Direktiva 95/46/EC e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e datës 24 tetor 1995 mbi mbrojtjen e individëve në
lidhje me përpunimin e të dhënave personale dhe lëvizjen e lirë të këtyre të dhënave (OJ 281, 23 nëntor 1995, fq.
31).
11
Rregullorja (KE) Nr. 45/2001 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, e datës 18 dhjetor 2000 mbi mbrojtjen e
individëve në lidhje me përpunimin e të dhënave personale nga institucionet dhe organet e Komunitetit dhe
lëvizjen e lirë të këtyre të dhënave (OJ 8 , 12 janar 2001, fq. 1).
12
Rregullorja e Këshillit (KE) Nr. 1085/2006 e datës 17 korrik 2006 për themelimin e një instrumenti për asistencë
të para-anëtarësimit (IPA) (OJ 210, 31 korrik 2006, fq. 82).

16
të mbështetet në një vlerësim ex-ante të kryer në lidhje me një Marrëveshje të
mëhershme të Financimit me përfituesit e IPA II apo një vlerësim ex-ante të kryer në
lidhje me dhënien e kompetencave menaxhuese të vendosur në bazë të Rregullores (KE)
Nr. 1085/2006. Me kërkesë të Komisionit, përfituesi i IPA II do të sigurojë prova të tjera
në qoftë se këto vlerësime nuk i adresojnë të gjitha kërkesat.


Neni 14 Masat në rast të mos-pajtueshmërisë së strukturës menaxhuese dhe
operative me pikat (a), (b) dhe (d) të nenit 12 (3) dhe Shtojcën B të kësaj
Marrëveshjeje


(1) Pasi që Komisioni ia ka besuar detyrat e zbatimit të buxhetit, ZKA do të monitorojë
përmbushjen e vazhdueshme nga ana e strukturës menaxhuese dhe strukturës(ave)
operative të kërkesave të zbatueshme të përcaktuara në pikat (a), (b) dhe (d) të nenit 12
(3) dhe Shtojcës B të kësaj Marrëveshjeje. Në rast të dështimit të përmbushjes së këtyre
kërkesave, ZKA do të informojë Komisionin me anë të një kopje tek KKIPA pa ndonjë
vonesë dhe do të ndërmarr masat e përshtatshme mbrojtëse në lidhje me pagesat e bëra
apo kontratat e nënshkruara.

(2) Për më tepër, ZKA do të ndërmarr hapat e nevojshëm në mënyrë që të sigurojë
përmbushjen e kërkesave të referuara në paragrafin 1.

Neni 15 Pezullimi apo ndërprerja e pjesëve të Kontratës për Financim në lidhje
me detyrat e besuara të zbatimit të buxhetit

(1) Komisioni do të monitorojë pajtueshmërinë me nenet 12 (3) dhe 51 (1) dhe në çdo
kohë mund të marrë masat e duhura korrigjuese, duke përfshirë pezullimin ose
ndërprerjen e pjesëve të Marrëveshjes për Financim, nëse kërkesat nuk plotësohen më.

(2) Kur Komisioni pezullon ose ndërprenë pjesë të marrëveshjes për financim në lidhje
me detyrat e besuara të zbatimit të buxhetit, do të zbatohen dispozitat e mëposhtme:

(a) Komisioni mund të ndërpresë transferet e fondeve tek përfituesit e IPA II;

(b) zotimet e reja ligjore të bëra nga strukturat operative përkatëse pas njoftimit për
ndërprerjen nuk duhet të shqyrtohen si të pranueshme për asistencën e IPA II;

(c) pa paragjykim ndaj ndonjë korrigjimi tjetër financiar, Komisioni mund të bëjë
korrigjime financiare ashtu siç është përcaktuar në nenin 43 mbi transaksionet e
ndikuara nga mos-pajtueshmërinë e kaluara me kërkesat për besimin e detyrave
të zbatimit.

(3) Marrëveshja Sektoriale apo e financimit mund të përcaktojë dispozita të mëtejshme në
lidhje me pezullimin dhe ndërprerjen e këtyre pjesëve në lidhje me detyrat e besuara
për zbatimin e buxhetit.

SEKSIONI III RREGULLAT PËR PROGRAMIM


Neni 16 Programimi i asistencës

(1) Asistenca IPA II duhet të ofrohet në bazë të dokumentit të strategjisë, të themeluar për
kohëzgjatjen e Kornizës financiare Shumë-vjeçare të Unionit nga Komisioni në partneritet
me përfituesin e IPA II. Kjo asistencë do të zbatohet përmes programeve dhe masave të
referuara në nenin 2 dhe 3 të Rregullores së Përbashkët për Zbatim. Zbatimi si rregull do
17
të marr formën e programit një vjeçar apo shumë vjeçar, të veçantë për një vend apo për
shumë vende, si dhe programet e bashkëpunimit ndërkufitar të themeluara në përputhje me
dokumentet strategjike dhe të hartuara nga përfituesit e IPA II dhe/apo Komisioni, sipas
nevojës, dhe të miratuara nga Komisioni.

(2) Programet një vjeçare apo shumë-vjeçare, për një vend apo për shumë vende do të
bazohen në dokumentet e veprimit për aty ku është përcaktuar ndryshe në këtë
marrëveshje. Dokumentet e veprimit duhet të përgatiten në nivel kombëtar nga ana e
autoriteteve relevante të përcaktuara nga përfituesi i IPA II për programet për shumë-
shtete të cilat përgatiten nga Komisioni në konsultim me përfituesit e IPA II. KKIPA
do të sigurohet që objektivat e përcaktuara në veprimet apo programet e propozuara
nga përfituesit e IPA II janë koherente me objektivat në dokumentet strategjike
kombëtare dhe të marr parasysh strategjitë relevante makro-rajonale dhe strategjitë për
pellgun detar. Kur dokumentet e programimit të jenë përgatitur nga përfituesi i IPA II,
KKIPA do të koordinojë përgatitjen e dokumenteve dhe t'ia paraqesë ato Komisionit.

(3) Në përputhje me Nenin 5 (6) të Rregullores së IPA II, Komisioni do të inkurajojë
koordinimin ndërmjet akterëve përkatës gjatë përgatitjes së asistencës. Në përputhje me
parimin e pronësisë të nenit 6 të kësaj Marrëveshjeje, përfituesi i IPA II do të sigurojë që
akterët, duke përfshirë edhe organizatat e shoqërisë civile dhe autoritetet lokale janë apo
kanë qenë konsultuar në mënyrë të rregullt dhe kanë qasje në kohën e duhur në
informacione relevante duke i mundësuar ata të luajnë një rol kuptimplotë në procesin e
programimit, në bashkëpunim me Komisionin, kur është e përshtatshme.

(4) Asistenca mund të jepet për të mbështetur pjesëmarrjen e përfituesit të IPA II në
programet dhe agjencitë e Bashkimit Evropian. Pjesëmarrja e përfituesit të IPA II në
programet e Bashkimit do të ndjekë afatet dhe kushtet e veçanta të përcaktuara për çdo
program të tillë në një marrëveshje të lidhur ndërmjet Komisionit dhe përfituesit të
IPA II, në përputhje me marrëveshjet që vendosin parimet e përgjithshme për
pjesëmarrjen e përfituesit të IPA II në programet e Bashkimit.

(5) Asistenca e IPA II në programet e zhvillimit rural në fushën e politikës së bujqësisë
dhe zhvillimit rural, do të jepet në bazë të prioriteteve të rëndësishme të përcaktuara në
dokumentet strategjike të vendit, nëpërmjet një sërë masash të para-definuara të
specifikuara më tej në Marrëveshjen Sektoriale. Zbatimi do të marrë formën e
programeve shumë-vjeçare të zhvillimit rural me angazhime të ndara në përputhje me
nenin 189 (3) të rregullores financiare, të hartuar në nivel kombëtar dhe e cila mbulon
të gjithë periudhën e zbatimit të IPA II. Programi do të përgatitet nga Autoriteti
Menaxhues sipas pikës (i) të nenit 10 (1) (c) të kësaj Marrëveshjeje që do t'i dorëzohet
Komisionit pas konsultimit me palët përkatëse të interesuara.

Asistenca në programet për zhvillimin rural do të kontribuoj në arritjen e objektivave
në vijim:
(a) Sa i përket prioriteteve të Bashkimit për zhvillimin rural, me qëllim të zhvillimit të
kapitalit njerëzor dhe fizik, për të rritur sigurinë ushqimore të përfituesit të IPA II
dhe aftësinë e sektorit agro-ushqimor për të përballuar presionet e konkurrencës, si
dhe për të përafruar gradualisht sektorin me standardet e Bashkimit, në veçanti ato
të që kanë të bëjnë me higjienën dhe mjedisin, duke ndjekur zhvillimin e balancuar
territorial të zonave rurale.

(b) Kanalizimi i mbështetjes së investimeve përmes sistemeve të menaxhimit dhe
kontrollit të cilat janë në pajtim me standardet e qeverisjes së mirë të një
administrate publike moderne dhe ku strukturat relevante të një vendi zbatojnë
standardet ekuivalente me ato të organizatave të ngjashme në vendet anëtare.

18

Neni 17 Miratimi dhe amendamentimet e programeve

(1) Pas miratimit të programit, programi mundet, nëse është e nevojshme, të
amandamentohet në përputhje me nenin 2 të Rregullores së Përbashkët për Zbatim në
mënyrë që të marr në konsideratë informatat dhe rezultatet e reja në lidhje me zbatimin
e veprimeve në fjalë, duke përfshirë rezultatet e monitorimit dhe vlerësimit, si dhe
nevojën për të rregulluar shumat e asistencës në dispozicion. Çfarëdo propozimi për
amandamentim i dorëzuar nga përfituesi i IPA II duhet të verifikohet në mënyrën e
duhur dhe duhet të përfshijë të paktën informatat në vijim: tekstin e programit të
amandamentuar, arsyet për amandamentimin e propozuar, efektet e pritura të
amandamentimit dhe tabelat e veprimeve/aktiviteteve/masave financiare të
amandamentuara në të cilat amandamentimet e propozuara janë të natyrës financiare.

(2) Përfituesi i IPA II do të propozojë amandamentime në programe kurdo që është e
nevojshme që të pasqyroj ndryshimet në legjislacionin relevant të Bashkimit apo kur e
kërkojnë ndryshimet në kushtet e zbatimit.

(3) Dispozitat e detajuara për përgatitjen, miratimin dhe amandamentimin e programeve
do të zbatohen ashtu siç është përcaktuar në dokumentet dhe udhëzimet relevante të
përgatitura nga Komisioni.



SEKSIONI IV RREGULLAT PËR ZBATIM


TITLE I RREGULLAT DHE PARIMET PËRGJITHSHME PËR ZBATIM


Neni 18 Rregullat për prokurim dhe dhënia e granteve

(1) Asistenca sipas fushave politike të IPA II do të menaxhohet në përputhje me rregullat
për veprimet e jashtme të cilat janë në Titullin IV të Pjesës së Dytë të Rregullores
Financiare dhe Rregullave të saj të aplikimit.

(2) Të gjitha shërbimet, furnizimet, kontratat e punës dhe marrëveshjet e grantit do të
jepen dhe zbatohen në përputhje me procedurat dhe dokumentet standarde të
përcaktuara dhe publikuara nga Komisioni për zbatimin e veprimeve të jashtme, e cila
ishte në fuqi në kohën e lansimit të procedurës në fjalë, përveç nëse përcaktohet
ndryshe në Marrëveshjet Sektoriale apo e Financimit.
(3) Rezultatet e procedurave të tenderit si dhe dhëniet e granteve dhe çmimeve duhet të
publikohen në përputhje me rregullat e referuara në paragrafin 1 dhe sipas
specifikimeve të mëtejshme në nenin 23.

(4) Në rast të menaxhimit indirekt nga përfituesi i IPA II, brenda një muaj pas hyrjes në fuqi
të marrëveshjes përkatëse financiare, ZKA do të ofrojë një plan të prokurimit/parashikim
financiar për programin apo veprimet e zbatuara sipas Marrëveshjes për Financim të
Komisionit. Ky obligim nuk do të zbatohet për asistencën IPA II në programet e zhvillimit
rural në fushat politike të bujqësisë dhe zhvillimit rural.

(5) Sa i përket prokurimit, ligji kombëtar i përfituesit të IPA II që transpozon Direktivën
2014/24/BE do të konsiderohet i barasvlershëm me rregullat e zbatuara nga Komisioni
në përputhje me Rregulloren Financiare. Komisioni mund të pranoj që ligje të
ngjashme kombëtare të aplikohen për zbatimin e asistencës së IPA II që i nënshtrohet
kushteve të dispozitave përkatëse në Marrëveshjen për Financim.

19

Neni 19 Rregullat mbi kombësinë dhe origjinën e prokurimit publik, granteve dhe
procedurave tjera të dhënies

(1) Pjesëmarrja në dhënien e kontratave të prokurimit, granteve dhe procedurave të tjera të
dhënies për të gjitha veprimet e financuara nga IPA II do të jenë të hapura për të gjithë
personat fizik të cilët janë shtetas dhe personat juridik të cilët janë të themeluar në
mënyrë efektive në vendet e mëposhtme (këtu e tutje të referuar si "vendet e
pranueshme") dhe për organizatat ndërkombëtare
13
:

(a) Shtetet Anëtare, përfituesit e IPA II, palët kontraktuese të Marrëveshjes për
Zonën Ekonomike Evropiane dhe vendet partnere të mbuluara nga Instrumenti
Evropian i Fqinjësisë, dhe

(b) Vendet për të cilët qasja reciproke në asistencën e jashtme është themeluar nga
komisioni. Qasja reciproke mund të ofrohet për një periudhë të kufizuar prej të
paktën një viti, kurdo që një vend i ofron pranueshmërinë në kushte të barabarta
për subjektet nga BE-ja dhe nga vendet e pranueshme sipas IPA II. Para se
Komisioni të vendosë në qasjen reciproke dhe në kohëzgjatjen e saj, do të
konsultohet me përfituesit e IPA II.

Personat juridik mund të përfshijnë organizatat e shoqërisë civile, siç janë organizatat jo-
qeveritare jo-fitimprurëse dhe fondacionet e pavarura politike, organizatat e bazuara në
komunitet dhe agjencitë jo- fitimprurëse të sektorit privat, institucionet dhe organizatat së
bashku me rrjetet në nivel lokal, kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar përderisa mund të
kenë të drejtat dhe detyrat ligjore në përputhje me ligjet përkatëse kombëtare.

(2) Nëse veprimet janë të bashkë-financuara me një partner apo donator tjetër, apo përmes një
trusti të themeluar nga Komisioni, vendet të cilat janë të pranueshme sipas rregullave të
atij partneri, donatorët e tjerë apo Shtetet Anëtare apo të cilët janë të përcaktuar në aktin
për konstituimin e fondit të trustit gjithashtu do të jenë të pranueshëm.
Nëse veprimet zbatohen në menaxhim jo indirekt përmes njërit prej organeve të
besueshme të listuara në pikat (ii) deri në (viii) të nenit 58 (1)(c) të Rregullores financiare,
vendet të cilat janë të pranueshme sipas rregullave të atij vendi gjithashtu do të jenë të
pranueshme.

Nëse veprimet financohen bashkërisht nga IPA II dhe nga një tjetër instrument për veprim
të jashtëm, duke përfshirë edhe Fondin Evropian për Zhvillim, vendet e identifikuara në
IPA II dhe instrumentin tjetër do të konsiderohen të pranueshme për qëllime të këtyre
veprimeve.

Në rast të veprimeve të një natyre globale, rajonale apo ndërkufitare të financuara nga IPA
II, vendet, territoret dhe rajonet e mbuluara nga ky veprim mund të konsiderohen të
pranueshme për qëllimin e këtij veprimi.

(3) Të gjitha furnizimet e blera sipas një kontrate të prokurimit, apo në përputhje me një
marrëveshje të grantit, të cilat janë të financuara nga IPA II do të vijnë nga një vend i
pranueshëm.

Megjithatë, ato mund të vijnë nga çfarëdo vendi, nëse shuma e furnizimeve që do të
blihen, është nën pragun për përdorimin e procedurës së negociuar të konkurrencës.

13 Organizatat ndërkombëtare janë organizata të sektorit publik të themeluara nga marrëveshjet ndërqeveritare,
agjencitë e specializuara të krijuara nga organizatat e tilla dhe organizatat e tjera jo-fitimprurëse të asimiluara
në organizata ndërkombëtare me anë të një vendimi të Komisionit.

20
Për qëllime të këtij neni, termi "origjinë" është përcaktuar në nenin 23 dhe 24 të
Rregullores së Këshillit (EEC) Nr. 2913/92
14
.

(4) Rregullat sipas këtij neni nuk zbatohen dhe nuk përcaktojnë kufizime të kombësisë për
personat fizik të punësuar ose ligjërisht të kontraktuar nga një kontraktues i
pranueshëm apo nëse është e zbatueshme, nga nën-kontraktuesi.

(5) Në mënyrë që të promovojë kapacitetet lokale, tregjet dhe blerjet, prioritet do t`i jepet
kontraktuesve lokal dhe rajonal atëherë kur Rregullorja Financiare e parasheh dhënien në
bazë të një tenderi të vetëm. Në të gjitha rastet e tjera, pjesëmarrja e kontraktuesve lokal
dhe rajonal do të promovohet në pajtim me dispozitat përkatëse të Rregullores Financiare.

(6) Pranueshmëria siç përcaktohet në këtë nen mund të kufizohet më tej në Marrëveshjen
për financim për sa i përket kombësisë, vendndodhjes gjeografike apo natyrës së
aplikuesve, aty ku kufizimet e tilla kërkohen nga natyra specifike dhe objektivat e
veprimit dhe ku ato janë të nevojshme për zbatimin efektiv, veçanërisht për pjesëmarrje
në procedurat e fitimit, në rast të veprimeve të bashkëpunimit ndërkufitar, siç referohet
në nenin 63.

(7) Tenderuesit, aplikantët dhe kandidatët nga vendet e papranueshme apo mallrat me
origjinë të papranueshme mund të pranohen si të pranueshëm nga Komisioni në rast të
urgjencës apo të mos-disponueshmërisë së produkteve dhe shërbimeve në tregjet e
vendeve në fjalë, ose rastet e tjera kur aplikimi i rregullave të pranueshmërisë do të
bëjë realizimin e një projekti, programi apo veprimi të pamundur apo shumë të
vështirë.

(8) Personat fizik dhe juridik, të cilëve u është dhënë kontrata, do të respektojnë
legjislacionin në fuqi për mjedisin, duke përfshirë marrëveshjet shumëpalëshe
mjedisore, si dhe standardet themelore të punës të dakorduara ndërkombëtarisht
15
.

Neni 20 Pjesëmarrja në programet dhe agjencitë e Bashkimit

Në rastin e pjesëmarrjes në programet dhe agjencitë e Bashkimit, zbatimi do të përbëhet nga
pagesat për buxhetin e programit ose agjencisë nga ana e përfituesit të IPA II. Programi përkatës i
një vendi apo shumë-vendeve mund të parashikojnë kontributet për koston e pjesëmarrjes së
përfituesve të IPA II në programet dhe agjencitë e Bashkimit.

Neni 21 Parimet e zbatimit të mbështetjes buxhetore për përfituesin e IPA II

(1) Komisioni mund të vendosë t`i japë mbështetje buxhetore përfituesit të IPA II. Një
mbështetje e tillë do të zbatohet nën menaxhim indirekt. Mbështetja plotësuese e cila e
shoqëron mbështetjen buxhetore mund të sigurohet nën menaxhim direkt, nën
menaxhim indirekt me përfituesit e IPA II ose nën menaxhim indirekt me subjektet e
tjera dhe jo me përfitues të IPA II, nëse është e zbatueshme.

(2) Disbursimi i mbështetjes buxhetore do të jetë i kushtëzuar në përparimin e kënaqshëm
që duhet bërë drejt arritjes së objektivave të dakorduara me përfituesin e IPA II dhe të
parashikuara në Marrëveshjen e Financimit.

(3) Dispozitat e detajuara në lidhje me kriteret e përshtatshmërisë që mbulojnë kornizën e

14
Rregullorja e Këshillit (EEC) Nr. 2913/92 e 12 tetorit të vitit 1992 për krijimin e Kodit Doganor të Komunitetit dhe
legjislacionin tjetër të Komunitetit që rregullon origjinën jo-preferenciale (OJ L 302, 19 tetor 1992, fq. 1).
15 Standardet kryesore të punës së ILO, konventat për lirinë e organizimit dhe kontratave kolektive,
eliminimin e punës së detyruar dhe eliminimin e diskriminimit në lidhje me punësimin dhe profesionin si dhe
largimi i punës së fëmijëve
21
qëndrueshme makroekonomike, menaxhimin publik financiar të shëndoshë,
transparencën dhe mbikëqyrjen e buxhetit dhe të politikave dhe reformave
kombëtare/sektoriale, si dhe vlerësimin e rrezikut dhe përgatitjen, zbatimin dhe
ndjekjen e mbështetjes buxhetore janë dhënë në dokumentet përkatëse dhe udhëzimet e
përgatitura nga Komisioni të cilat janë të zbatueshme për zbatimin e asistencës IPA II
nëpërmjet mbështetjes buxhetore.


Neni 22 Parimet e zbatimit të binjakëzimit

(1) Veprimet mund të zbatohen përmes binjakëzimit ku Shtetet e zgjedhura Anëtare bien
dakord që të ofrojnë ekspertizën e kërkuar të sektorit publik. Binjakëzimi do të
vendoset në formën e një granti për të mbuluar rimbursimin e shpenzimeve të bëra nga
Shteti(et) Anëtare të përfshira dhe në veçanti mund të sigurojë për delegimin afatgjatë
të një këshilltari të para-anëtarësimit të caktuar për të siguruar këshillim të plotë në
administratën e përfituesit të IPA II, këtu e tutje të referuar si këshilltari rezident i
binjakëzimit (RTA). Përfituesi i IPA II do të vë në dispozicion të RTA-së pajisje të
përshtatshme për zyre.

Granti i binjakëzimit do të vendoset në përputhje me dispozitat relevante të Pjesës së
parë, Titulli VI mbi grantet e Rregullores Financiare dhe Rregullave të saj të
Aplikimit.

(2) Manuali i binjakëzimit, i zbatueshëm për të gjitha binjakëzimet, është themeluar nga
komisioni dhe përditësohet rregullisht.


TITULLI II TRANSPARENCA DHE VIZIBILITETI

Neni 23 Informacioni, publiciteti dhe transparenca

(1) Përfituesi i IPA II zotohet për rritje të transparencës dhe llogaridhënies në ofrimin e
asistencës, duke përfshirë edhe shpalosjen publike të informacioneve mbi vëllimin dhe
ndarjen e asistencës, duke u siguruar që të dhënat janë ndërkombëtarisht të krahasueshme
dhe mund t’i qasemi, shpërndajmë dhe publikojmë lehtë. Cilido akter i cili e zbaton
asistencën IPA II duhet të plotësoj kërkesat për informacion, publicitet dhe transparencë
dhe të siguroj vizibilitetin e përshtatshëm të BE-së të veprimeve.

(2) Në rast të menaxhimit indirekt nga përfituesi i IPA II, strukturat operative do të jenë
përgjegjëse për publikimin e informacionit mbi pranuesin e asistencës IPA II në mënyrën
si më poshtë:

(a) Publikimi do të bëhet sipas një prezantimi standard, në një vend të dedikuar
dhe lehtësisht të qasshëm të faqes së internetit të përfituesit të IPA II. Nëse një
publikim i tillë në internet është i pamundur, informacioni do të publikohet nga
mjetet e tjera të përshtatshme, duke përfshirë gazetën zyrtare të përfituesit të
IPA II.

(b) Publikimi duhet të bëhet jo më vonë se 30 qershori i vitit që pason vitin
financiar në të cilin janë dhënë fondet.

(c) Përfituesi i IPA II do t`i komunikoj Komisionit adresën e faqes në internet ku
është publikuar informacioni. Nëse informacioni është publikuar me mjete të
tjera të përshtatshme, përfituesi i IPA II do t`i jep Komisionit detajet e plota të
mjeteve të përdorura. Referencimi duhet t`i bëhet këtij vendi në pjesën e
dedikuar në faqen e internetit të komisionit.

22
(d) Strukturat operative duhet të sigurohen që pranuesi është i informuar që do të
përfshihet në listën e pranuesve. Çfarëdo të dhëna personale të përfshira në
këtë listë do të përpunohen në përputhje me kërkesat e Rregullores (KE) Nr.
45/2001 dhe duke respektuar kërkesat e konfidencialitetit dhe sigurisë.

Përfituesi i IPA II do të publikoj emrin dhe lokalitetin e pranuesit, shumën e dhënë dhe
natyrën dhe qëllimin e kontratës së dhënë. Lokaliteti i personit juridik do të jetë adresa
e tij. Lokaliteti i një personi fizik duhet të jetë një rajon në nivelin NUTS 2
16
.

Informacioni i përmendur në nën-paragrafin e dytë, do të publikohet vetëm për
shpërblime, grante dhe kontrata të cilat janë dhënë si rezultat i konkurseve,
procedurave të dhënies së grantit ose procedurave të prokurimit publik. Informacioni
nuk do të publikohet për kontratat nën pragun e referuar në nenin 137 (2) të
Rregullores së Zbatimit të Rregullores Financiare.

Sa i përket të dhënave që i referohen personave fizik, emrat do të zëvendësohen me
"person fizik", dy vjet pas përfundimit të vitit financiar në të cilin janë dhënë fondet. E
njëjta gjë do të zbatohet për të dhënat personale të cilat iu referohen personave juridik
për të cilët titulli zyrtar identifikon një ose më shumë persona fizik.

Publikimi i emrave të personave fizik do të hiqet nëse publikimi i tillë rrezikon
shkeljen e të drejtave të tyre themelore ose dëmton interesat e tyre tregtare.

Përfituesi i IPA II do të paraqesë tek Komisioni një listë të të dhënave, në lidhje me
personat fizik, që do të publikohet së bashku me arsyetimin për propozimin e tërheqjes
së publikimit, për të cilat Komisioni duhet të japë miratimin paraprak. Kur është e
nevojshme, Komisioni do të përfundojë lokalitetin e një personi fizik në një rajon të
nivelit NUTS 2.

Publikimi i kontratave mund të anulohet nëse një publikim i tillë rrezikon dëmtimin e
interesit afarist të kontraktuesve apo përfituesve të grantit. Përfituesit e IPA II do të
prezantojnë një listë me arsyetime të tilla për komisionin i cili duhet të japë miratimin
paraprak për mos publikim.

(3) Në rast të menaxhimit jo të drejtpërdrejt nga përfituesi i IPA II, organet relevante, në
përputhje me procedurat dhe dokumentet standarde të përcaktuara dhe të publikuara nga
Komisioni për zbatimin e veprimeve të jashtme të cilat janë në fuqi në kohën e lansimit të
procedurave në fjalë, do të përgatisë një njoftim për dhënien e kontratës, pasi që kontrata
të jetë nënshkruar dhe ia dërgon atë Komisionit për publikim përveç nëse është përcaktuar
ndryshe në rregulloren financiare dhe është specifikuar më tej në Marrëveshjet Sektoriale.
Njoftimi për dhënien e kontratës gjithashtu mund të publikohet nga përfituesi i IPA II, në
mediat përkatëse.

(4) Dokumentet dhe programet strategjike, si dhe çfarëdo rishikimi i tyre, do të jenë
dokumente publike, aty ku janë të zbatueshme, dhe do të jenë në dispozicion të
publikut të përgjithshëm dhe shoqërisë civile.


Neni 24 Vizibiliteti dhe komunikimi

(1) Komisioni dhe përfituesi i IPA II do arrijnë marrëveshjen për një plan koherent të
aktiviteteve të vizibilitetit dhe komunikimit për të vënë në dispozicion dhe në mënyrë
aktive të publikojnë informacion në lidhje me programet dhe veprimet nën asistencën e

16
NUTS do të thotë Nomenklatura e njësive territoriale për statistika dhe niveli NUTS 2 do të thotë klasa e njësive
administrative me një madhësi mesatare të popullsisë në mes 800 000 dhe 3 milion.
23
IPA II në Kosovë. Procedurat për zbatimin e aktiviteteve të tilla do të specifikohen në
marrëveshjet sektoriale ose të financimit.

(2) Në rast të menaxhimit direkt, zbatimi i aktiviteteve të përmendura në paragrafin 1 do të jetë
përgjegjësi e Komisionit me ndihmën e përfituesit të IPA II.

(3) Në rast të menaxhimit indirekt nga përfituesit e IPA II dhe për programet e bashkëpunimit
ndërkufitar të referuara në pikat (b) dhe (c) të nenit 63 (2), zbatimi i aktiviteteve të
përmendura në paragrafin 1 duhet të jetë përgjegjësi e strukturës(ave) operative të
përfituesit(ve) të IPA II.

(4) Aktivitetet e vizibilitetit dhe komunikimit do të tregojnë se si një veprim i caktuar i
kontribuon objektivave të dakorduara të programit dhe procesit të pranimit si dhe do të
synoj fuqizimin e ndërgjegjësimit të përgjithshëm publik dhe mbështetjen e veprimeve
të financuara dhe objektivave të ndjekura. Aktivitetet e vizibilitetit dhe komunikimit do
të synojnë evidencimin e vlerës së shtuar dhe ndikimit të veprimeve dhe programeve të
BE-së në audiencat e synuara relevante. Aktivitetet e vizibilitetit gjithashtu do të
promovojnë transparencën dhe llogaridhënien mbi përdorimin e fondeve.

(5) Përfituesi i IPA II do të raportojë mbi aktivitetet e tij të raportimit dhe komunikimit tek
komisioni për monitorimin e IPA-së dhe komisionet sektoriale të monitorimit.


TITULLI III MBROJTA E TË DHËNAVE DHE KONFIDENCIALITETI


Neni 25 Mbrojtja e të dhënave

(1) Përfituesi i IPA II do të sigurojë një mbrojtje të arsyeshme të të dhënave personale. Të
dhënat personale nënkuptojnë çdo të dhënë të ndërlidhur me një person fizik. Çdo
operacion i kryer mbi të dhënat personale, i tillë si mbledhja, regjistrimi, organizimi,
ruajtja, adaptimi apo ndryshimi, tërheqja, konsultimi, përdorimi, zbulimi, fshirja apo
shkatërrimi, do të bazohet në rregullat dhe procedurat e përfituesit të IPA II dhe do të
bëhet vetëm nëse është e nevojshme për zbatimin e asistencës së IPA II.

(2) Në veçanti, përfituesi i IPA II do të marrë masa të duhura teknike dhe organizative të
sigurisë në lidhje me rreziqet e trashëguara në çdo operacion të tillë dhe natyrën e
informacionit që lidhet me personin fizik në fjalë, në mënyrë që:

(a) të parandalojë çdo person i paautorizuar nga qasja në sistemet kompjuterike që
kryejnë operacione të tilla, dhe sidomos leximit, kopjimit, ndryshimit ose
heqjes të paautorizuar së mediave për ruajtjen e të dhënave; Futja e
paautorizuar e të dhënave si dhe çdo zbulim, ndryshim ose fshirje e
paautorizuar e informacionit të ruajtur;

(b) të sigurojë që përdoruesit e autorizuar të sistemit të TI-së që kryejnë
operacione të tilla mund të kenë qasje vetëm në të dhënat për të cilat referohet
e drejta e qasjes së tyre;

(c) të dizajnojë strukturës së tij organizative në atë mënyrë që ajo i plotëson
kërkesat e mësipërme.


Neni 26 Konfidencialiteti

(1) Përfituesi i IPA II pajtohet se dokumentet e zotëruara nga një njësi ekonomike të
referuara në pikat (ii) deri (iii) të nenit 58 (1) (c) të rregullores financiare për të cilat
24
Komisioni i besuar me detyra të zbatimit të buxhetit mund t'i përcillet Komisionit nga
ky entitet për të vetmin qëllim të monitorimit të ekzekutimit të këtyre detyrave.
Komisioni do të respektojë marrëveshjet e konfidencialitetit të arritur mes përfituesit të
IPA II dhe atij entiteti në përputhje me dispozitat e kësaj Marrëveshje.

(2) Pa paragjykuar nenin 50, përfituesi i IPA II dhe Komisioni do të ruajnë
konfidencialitetin e çfarëdo dokumenti, informacioni ose materiali tjetër që lidhet
drejtpërdrejt me zbatimin e asistencës së IPA II që është klasifikuar si konfidenciale.

(3) Palët duhet të marrin pëlqimin e njëri-tjetrit me shkrim para se të zbulohet publikisht
informacioni i tillë.

(4) Palët janë të obliguara për konfidencialitet deri në pesë vjet pas përfundimit të
periudhës së ekzekutimit.


TITULLI IV LEJIMI I OBJEKTEVE DHE TATIMIMI


Neni 27 Lejimi i objekteve për zbatimin e programeve dhe ekzekutimin e
kontratave

(1) Për të siguruar zbatimin efektiv të programeve nën IPA II, përfituesi i IPA II do të merr të
gjitha masat e nevojshme për të siguruar:

(a) se në rast të shërbimeve, furnizimeve ose procedurave të punëve të tenderit, si
dhe në ofrim të granteve dhe projekte të binjakëzimit, personat fizik dhe juridik
që kanë të drejtë të marrin pjesë në procedurat e konkurrimit sipas nenit 19,
kanë të drejtë në vendosje të përkohshme dhe vendbanim aty ku rëndësia ose
kohëzgjatja e kontratës lejon. Kjo e drejtë fitohet vetëm pasi të fillon procedura
dhe do të përdoren nga stafi menaxherial dhe teknik, duke përfshirë RTA-të, të
nevojshme për të bërë studime dhe masa tjera përgatitore për hartimin e
ofertave/aplikacioneve/propozimeve. Kjo e drejtë do të skadoj një muaj pas
vendimit të dhënies së kontratës;

(b) se ofertuesit dhe aplikantët mund të paraqesin ofertat/aplikacionet/propozimet e
tyre pa hasur në ndonjë pengesë të tillë siç janë kërkesat shtesë ligjore,
administrative ose doganore që dëmtojnë trajtimin e barabartë në mesin e
ofertuesve ose aplikantëve përveç nëse këto kërkesa nuk janë mishëruar në një
dokument themelor të programit të miratuar nga Komisioni;

(c) se personeli që merr pjesë në zbatimin e asistencës IPA II dhe anëtarët e
familjes së tyre të ngushtë u akordohen përfitime jo më pak të favorshme,
privilegje dhe përjashtime se ato që zakonisht jepen për stafin tjetër
ndërkombëtar apo të migruar të punësuar në Kosovë, sipas ndonjë
marrëveshjeje tjetër dypalëshe ose shumëpalëshe ose aranzhimeve për ndihmë
dhe bashkëpunim teknik;

(d) se personeli që merr pjesë në zbatimin e asistencës IPA II dhe anëtarët e
familjes së tyre lejohen të hyjnë në Kosovë, për tu vendosur në Kosovë, të
punojnë dhe të largohen nga Kosova, siç e cakton natyra e kësaj kontrate;

(e) se dhënia e të gjitha lejeve të nevojshme për importimin e mallit, në veçanti të
pajisjeve profesionale, të nevojshme për ekzekutimin e kësaj kontrate, subjekt i
ligjeve, rregullave dhe rregulloreve ekzistuese të përfituesit të IPA II;

(f) se importet e kryera në kuadër të IPA II do të lirohen nga të gjitha ngarkesat;

25
(g) dhënia e të gjitha lejeve të nevojshme për ri-eksportin e mallrave të mësipërme,
pasi që kontrata në fjalë është ekzekutuar plotësisht;

(h) dhënia e autorizimeve për importimin apo blerjen e valutës së huaj që është e
nevojshme për zbatimin e kësaj kontrate dhe zbatimin e rregulloreve kombëtare
të kontrollit të këmbimit në një mënyrë jo-diskriminuese për kontraktorët,
pavarësisht nga kombësia apo vendi i themelimit të tyre;

(i) dhënien e të gjitha lejeve të nevojshme për të riatdhesuar fondet e pranuara në
lidhje me veprimet e financuara nën IPA II, në përputhje me rregulloret e
kontrollit të këmbimit valutor në fuqi në Kosovë;

(j) se transaksionet e nevojshme për kryerjen e kontratave të financuara nën IPA II
do të përjashtohen nga procedurat që kërkojnë transferimin e pagesës për
mallra dhe/ose shërbimet për kontraktorët e tyre jashtë vendit nëpërmjet
bankave ose institucioneve financiare që operojnë në Kosovë.

(2) Përfituesi i IPA II do të sigurojë bashkëpunim të plotë të të gjitha autoriteteve
përkatëse. Ai gjithashtu do të sigurojë qasje në kompanitë në pronësi të shtetit dhe
institucioneve tjera qeveritare, të cilat janë të përfshira ose janë të nevojshme në
zbatimin e programit ose në ekzekutimin e kontratës.

(3) Pas hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshjeje, përfituesi i IPA II do të miratojë ose
ndryshojë legjislacionin dhe /ose mundësoj që aktet e nevojshme t'i zbatojnë kërkesat e
procedurave të përcaktuara në këtë nen duke i mbajtur këto procedura sa më të
thjeshta, arsyeshme dhe efikase që është e mundur.

Neni 28 Rregullat për taksa, detyrime doganore dhe detyrime tjera fiskale

(1) Përveç rasteve kur është dhënë ndryshe në një marrëveshje sektoriale apo marrëveshje
financimi, tatimet, taksat dhe tarifat doganore dhe të importit dhe/ose ngarkesat me
efekt të njëjtë nuk janë të kualifikueshme për IPA II. Ky rregull duhet të zbatohet në
bashkë-financimin e ofruar nga përfituesi i IPA II dhe pranuesi i asistencës IPA II.

(2) Dispozitat e mëposhtme do të zbatohen:

(a) Të gjitha importet sipas kontraktorëve të Bashkimit do të lejohen të hyjnë në
Kosovë pa iu nënshtruar detyrimeve doganore ose të importit, Tatimit mbi
Vlerën e Shtuar (TVSH), akcizës dhe taksave tjera të konsumit të veçantë apo të
ndonjë tatimi, detyrimi ose tarife tjetër të ngjashme që kanë efekt të njëjtë.
Përjashtimi i tillë do të zbatohet vetëm për importet në lidhje me mallrat e
furnizuara dhe/ose shërbimeve të ofruara dhe/ose punimeve të ekzekutuara nga
kontraktorët e kontraktuesit të Bashkimit sipas një kontrate të Bashkimit.
Kosova do të sigurohet që importet në fjalë do të dalin nga pika e hyrjes për
dorëzim tek kontraktorët e BE-së siç është kërkuar nga dispozitat e kontratës
dhe për përdorim të menjëhershëm siç është kërkuar për zbatimin normal të
kontratës, pa ndonjë vonesë apo mosmarrëveshje mbi zgjidhjen e detyrave,
taksave apo ngarkesave të përmendura më lart;

(b) Kontraktorët e Bashkimit do të përjashtohen nga TVSH-ja për çdo shërbim të
ofruar dhe/ose mallrat e furnizuara dhe/ose punëve të ekzekutuara në bazë të
kontratës së Bashkimit. Mallrat e furnizuara ose shërbimet e ofruara ose punët
e ekzekutuara nga një kontraktues i kontraktorit të Bashkimit do të
26
përjashtohen nga TVSH-ja deri në atë masë që ato janë të lidhura me objektivat
dhe aktivitetet sipas kontratës së Bashkimit;

(c) Përjashtimi i ofruar në paragrafin (b), në parim do të vihet në efekt nëpërmjet
përjashtimit ex-ante. Kur kjo nuk është teknikisht dhe/ose praktikisht e
realizueshme, ai do të vihet në zbatim nëpërmjet rimbursimit/kompensimit.

Kur të zbatohet përjashtimi ex-ante, kontraktori i Bashkimit ose kontraktori që
bën furnizimin e mallrave dhe/ose ofron shërbime dhe/ose ekzekuton punimet
e një kontraktori të Bashkimit, do të lëshojë një faturë pa TVSH për të cilën
përfituesi i IPA II do të sigurojë që një mekanizëm dhe procedura efektive për
përjashtim ex-ante të TVSH-së ka qenë i vendosur më parë.

Aty ku zbatohet procedura e rimbursimit, kontraktorët e Bashkimit dhe
kontraktorët e kontraktorëve të Bashkimit do të jenë në gjendje të marrin një
rimbursim të TVSH-së direkt nga administrata tatimore me paraqitjen e
kërkesës me shkrim tek administrata tatimore të shoqëruar me
dokumentacionin e domosdoshëm që kërkohet sipas ligjit të Kosovës për
rimbursim të TVSH-së.

Kontraktori i Bashkimit dhe kontraktorët e kontraktorëve të Bashkimit duhet të
kenë të drejtë të kompensojnë apo zbresin çdo TVSH të paguar në lidhje me
mallrat e furnizuara dhe/ose shërbimet e ofruara dhe/ose punimeve të kryera
nën asistencën IPA II që janë të përjashtuara nga TVSH-ja, siç parashikohet në
këtë Marrëveshje, kundër çdo TVSH e mbledhur nga ana e tyre për ndonjë nga
transaksionet e tyre të zakonshme të punës jashtë IPA II.

Administrata tatimore duhet të plotësoj çdo kërkesë për lirim, rimbursim
tatimor, dhe kompensim brenda më së shumti 30 ditëve kalendarike pa ndonjë
kosto, përveç taksave administrative minimale dhe të arsyeshme;

(d) Fitimi ose të ardhurat që rrjedhin nga kontratat e Bashkimit duhet të jenë të
tatueshme në Kosovë në përputhje me sistemin kombëtar/vendor tatimor.
Megjithatë, personat fizik dhe juridik, duke përfshirë stafin e huaj dhe RTA-të,
rezident ose të themeluar në Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian përveç
vendeve të tjera të kualifikuara sipas IPA II, përveç përfituesit e IPA II, që
ekzekutojnë kontratat e Bashkimit duhet të përjashtohen nga tatimi mbi fitim
apo të ardhura në Kosovë, duke përfshirë mbajtjen në burim dhe taksat e
përkohshme.

Një grant i Bashkimit për një përfitues të grantit nuk do të interpretohet si një
fitim ose e ardhur për atë përfitues të grantit. Kur një fitim është gjeneruar nga
një kontratë e granteve, Komisioni ka të drejtë të rimarrë përqindjen e fitimit,
në përputhje me kushtet e kësaj kontrate. Fitimi i mbetur mund të tatohet në
bazë të sistemit kombëtar/vendor tatimor;

(e) Shpenzimet e kontraktorëve të Bashkimit duhet të lirohen nga taksat e
konsumit të veçantë ose akcizës ose nga çdo taks ose ngarkesë tjetër me efekt
të njëjtë për shpenzime në lidhje me mallrat e furnizuara dhe/ose shërbimeve të
ofruara dhe/ose punëve të realizuara nga Kontraktori i Bashkimit sipas
kontratës së Bashkimit;

27
(f) Të përfitojnë nga veprimet dhe/ose kontratat dhe/ose aktivitetet e kryera në
kuadër të IPA II do të përjashtohen nga "Trashëgimia dhe Transferimi i tatimit"
ose çdo taksë apo ngarkesë tjetër me efekt të njëjtë që rezulton nga mallrat
dhe/ose të drejtat dhe/ose objektet e ndërtuara dhe/ose fondet e transferuara tek
ata, sipas IPA II;

(g) Gjësendet personale dhe shtëpiake të importuara për përdorim personal nga
personat fizik (dhe anëtarët e familjeve të tyre), të ndryshme nga ato të blera në
vend, që kryejnë detyra të përcaktuara në shërbime dhe/ose punë dhe/ose
kontrata të granteve dhe/ose kontrata apo marrëveshjet e binjakëzimit, do të
përjashtohen nga detyrimet doganore, detyrimet e importit, taksat dhe tarifat
dhe/ose taksat që kanë efekt të njëjtë dhe/ose kërkesa dekurajuese të kolateralit
të tepruar, gjësendet personale dhe shtëpiake në fjalë që ri-eksportohen ose
asgjësohen në shtet, në përputhje me rregulloret në fuqi në Kosovë pas
përfundimit të kontratës;

(h) Kontratat e Bashkimit, kontratat e nënshkruara nga kontraktorët e Bashkimit, si
dhe partnerë në konsorcium ose sipërmarrje të përbashkët ose bashkë-
përfituesit subjektet e lidhura me ata në grante, nuk do të jenë subjekt i vulave
ose detyrimeve të regjistrimit, ose për çdo ngarkesë tjetër që ka efekt të njëjtë
në Kosovë. Ky përjashtim zbatohet edhe për transaksione (duke përfshirë
transferimin e të drejtave) dhe dokumente që lidhen me pagesat e bëra për
kontraktuesin e Bashkimit, duke përfshirë kontratat e lidhura mes përfituesit të
grantit/kredisë (përfshirë partnerët e tyre, subjektet e lidhur ose përfituesit e
nën-grantit/kredisë) dhe kontraktorët e tyre (përfshirë personelin e tyre ose
ekspertët e kontraktuar), dhe kontratat e lidhura për shpenzimet e rastit dhe të
përkohshme në kontrata për shërbime dhe kontrata të punëve, përkatësisht;

Për qëllimet e kësaj Marrëveshjeje, termi "Kontraktues i Bashkimit" do të
interpretohet si person fizik dhe juridik, që kryen shërbimet dhe /ose furnizimin e
mallrave dhe/ose kryen punë sipas një kontrate të Bashkimit. Termi
"Kontraktuesi i Bashkimit" do t'i referohet përfituesit të grantit/kredisë (përfshirë
partnerët, subjektet e lidhur dhe përfituesit nën-grantIt/kredisë, si dhe
kontraktorët e binjakëzimit), partnerët në një konsorcium ose sipërmarrje të
përbashkët, kontraktorët dhe RTA-të sipas kontratave të binjakëzimit, si dhe
kontraktorët nën asistencën Teknike dhe instrumentin e këmbimit të
Informatave (TAIEX);

(i) Termi "Kontrata e Bashkimit" do të thotë çdo kontratë ose grant kontratë, duke
përfshirë kontratat e nën-granteve/kredive dhe marrëveshjet e delegacionit nën
menaxhim indirekt, nëpërmjet të cilit një aktivitet financohet nga IPA II,
përfshirë këtu edhe bashkëfinancimin nga përfituesi i IPA II ose pranuesi i
asistencës IPA II dhe i cili është nënshkruar nga Komisioni Evropian ose
përfituesi i IPA II ose një përfitues i grantit. Termi "Kontrata e Bashkimit" do
të mbulojë edhe dispozitat e asistencës së TAIEX-it dhe pjesëmarrjen në
programet e Bashkimit, përfshirë grantet e marra në kuadër të programeve të
Bashkimit dhe bashkëfinancimin e këtyre granteve;
28

(j) Kontraktorët e Bashkimit, që zbatojnë një kontratë të Bashkimit, po ashtu do të
përjashtohen nga ngarkesat e mëposhtme:

(i) taksat e veçanta të komunikimit;

(ii) taksat e automjeteve motorike;

(iii) ngarkesat e veçanta që zbatohen nga autoritetet rajonale ose lokale apo bordet e
veçanta në kontekstin e ekzekutimit të kontratës jo-proporcionale me koston e
përfshirë në ekzekutimin e tyre apo që ka efekt të njëjtë sikur taksat;

(3) Kurdo që është e domosdoshme, përfituesi i IPA II do të miratojë ose ndryshojë
legjislacionin sekondar dhe/ose aktet e nevojshme për të zbatuar dispozitat e taksave
në këtë Marrëveshje menjëherë pas hyrjes së tij në fuqi;

(4) Rregullat dhe procedurat e referuara në këtë nen do të zbatohen për çdo taksë, detyrim,
tarifë apo ngarkesë të ngjashme që e ka efektin e njëjtë, të cilat mund të jenë krijuar
pas datës së hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshje, përveç, ose për zëvendësimin e atyre
ekzistuese;

(5) Në rast të konfliktit ndërmjet dispozitave të këtij neni dhe legjislacionit kombëtar të
përfituesit të IPA II, do të mbizotërojnë dispozitat e kësaj Marrëveshjeje. Në rast të hyrjes
në Bashkimin Evropian, përfituesi i IPA II do të vazhdoj t’i aplikoj dispozitat e neneve 27
dhe 28, përveç rasteve kur këto janë jo-kompatibile me detyrimet e tij sipas acquis
relevant të Bashkimit.


SEKSIONI V RREGULLAT PËR MENAXHIMIN FINANCIAR TË
ASISTENCËS IPA II


TITULLI I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME


Neni 29 Kualifikueshmëria e shpenzimeve

(1) Një artikull shpenzues i financuar nën Rregulloren IPA II nuk duhet të jetë subjekt i
financimit nën buxhetin e Bashkimit.
(2) Para lidhjes së kontratave përkatëse të Marrëveshjes të Financimit dhe shtesave të
nënshkruara, shpenzimet e bëra nga përfituesit dhe pagesat e bëra nga përfituesi i IPA
II nuk duhet të jenë të kualifikuara për financim sipas Rregullores së IPA II.

(3) Shpenzimet vijuese nuk duhet të jenë të kualifikuara për financim nën Rregulloren e
IPA II:

(a) blerja e tokës dhe e ndërtesave ekzistuese përveç kur arsyetohen me natyrën e
veprimit në vendimin për financim;

(b) shpenzimet tjera që mund të parashihen në Marrëveshjet Sektoriale apo të
Financimit.

(4) Data përfundimtare për kualifikimin e shpenzimeve duhet të përcaktohet në
Marrëveshjen e Financimit.



29
Neni 30 Intensitetet e ndihmës dhe shkalla e kontributit të Bashkimit

(1) Asistenca IPA II mbështetë zbatimin e përpjekjeve për reformë të përfituesit të IPA II
siç përcaktohet me Nenin 1 të Rregullores së IPA II. Programet specifike dhe veprimet
e vetme mund të kërkojnë kontributin e përfituesit të IPA II dhe të Bashkimit.

(2) Kur kërkohet kontributi i përfituesit të IPA II dhe i Bashkimit, duhet të llogaritet në
relacion me shpenzimin e kualifikuara siç është definuar në Marrëveshjet Sektoriale
apo të Financimit.


TITULLI II RREGULLAT NË LIDHJE ME MENAXHIMIN INDIREKT NGA
PËRFITUESI I IPA II



Neni 31 Kualifikueshmëria e shpenzimeve nën menaxhimin indirekt

(1) Nën programet e zhvillimit rural, në fushën e politikave për bujqësi dhe zhvillim rural,
duhet të aplikohen dispozitat e veçanta vijuese:

(a) Shpenzimet për asistencë teknike dhe përkrahje të përgatitjes së programeve të
zhvillimit rural dhe vendosja e sistemeve të menaxhimit dhe kontrollit mund të
jenë të kualifkuara para datës së miratimit të vendimit të Komisionit për
miratim të programit të zhvillimit rural, por jo më herët se 1 janari 2014;

(b) Projektet investuese nën programet e zhvillimit rural mbesin duhet të mbesin të
kualifikuara për financim nga Bashkimi nëse ato, brenda pesë vitesh nga
pagesa e tyre përfundimtare nga struktura operative, nuk pësojnë ndryshime
thelbësore;

(c) Në rast se shpenzimet standarde për njësi, të cilat nuk e kalojnë shumën e
përgjithshme prej 100 000 euro të kontributit publik dhe tarifës fikse të financimit,
të përcaktuara duke aplikuar përqindjen në një ose disa kategori të përcaktuara të
shpenzimeve, BE-ja mbulon vetëm shumën e paraparë për secilën masë në
programe dhe siç përcaktohet nga Agjencia përkatëse IPARD para thirrjes për
aplikim.
30
Neni 32 Gjurmët e audititmit


ZKA duhet të sigurojë se të gjitha informacionet relevante janë në dispozicion për të siguruar
gjurmë të auditimit në hollësi të mjaftueshme. Këto informacione duhet të përfshijnë dëshmi
dokumentare të atyre aplikacioneve, të kontabilitetit dhe pagesës së atyre aplikacioneve, të
trajtimit të paradhënieve, garancive dhe borxheve.


Neni 33 Pagesat e kontributit të Bashkimit

(1) Pagesat e Bashkimit duhet të bëhen brenda kufijve të fondeve në dispozicion.

(2) Pagesat duhet të marrin formën e para-financimit, pagesave të përkohshme dhe
përcaktimit të bilancit përfundimtarë. Në rast të programeve specifike dhe aktiviteteve
të vetme, kur kërkohet kontributi i Bashkimit dhe përfituesit të IPA II, pagesat e
kontributit të Bashkimit për veprimet në fjalë duhet të llogariten duke zbatuar normën
e bashkë-financimit të paraparë në vendimin financiar për shpenzimet të kualifikuara
të certifikuara në përputhje me pikën (a) të Klauzolës 2 (4) të Shtojcës A të kësaj
Marrëveshje, subjekt i shumës maksimale të kontributit të Bashkimit, të përcaktuar në
vendimin e financimit.

(3) Deri më datën 15 janar dhe 15 korrik të secilit vit, përfituesi i IPA II duhet të dërgojë
tek Komisioni një parashikim të kërkesave të mundshme të pagesës për atë vit dhe
vitin pasues financiar, në relacion me të gjitha komponentët dhe programet e IPA II.
Komisioni mund të kërkojë përditësim të parashikimit sipas nevojës.

(4) Pagesat nga Komisioni për Fondin Kombëtar duhet të bëhen brenda 90 ditëve pas
përmbushjes së kushteve të Neneve 34, 35, ose 37. Ky afat për kërkesa të pagesave
mund të ndërpritet nga Komisioni me qëllim të kërkimit të të gjitha dokumenteve
thelbësore të nevojshme për qartësimin e elementeve relevante në pasqyrat e
shpenzimeve, përfshirë informatat mbi raportimin e parregullsive në përputhje me
Nenin 51(2) dhe Shtojcën H të kësaj Marrëveshje.

(5) Shumat e përcaktuara në programet e dorëzuara nga përfituesi i IPA II, në pasqyrat e
shpenzimeve, në kërkesat e pagesave dhe shpenzimet e përmendura në raportet e
zbatimit, duhet të shprehen në euro. Përfituesi i IPA II duhet të sigurojë se për
qarkullim të thesarit në mes të Komisionit dhe përfituesit të IPA II, kursi i këmbimit
të euros në valutën kombëtare është kursi i llogaritjes mujore të euros i përcaktuar nga
Komisioni për muajin gjatë të cilit është regjistruar shpenzimi në llogaritë e Fondit
Kombëtar ose strukturës operative në fjalë të përcaktuar në Marrëveshjen relevante të
Financimit.

(6) Pagesat nga Komisioni për Fondin Kombëtar duhet të bëhen, varësisht nga
disponueshmëria e ndarjeve buxhetore, në valutën euro në euro llogari, në pajtim me
dispozitat e përcaktuara me Nenet 34, 35 dhe 37 të Marrëveshjeve Sektoriale dhe të
Financimit. Për çdo program duhet të hapet një llogari në euro dhe duhet të përdoret
ekskluzivisht për transaksione që kanë të bëjnë me atë program.

(7) Përfituesi i IPA II duhet të sigurojë se pranuesit pranojnë shumën e plotë të kontributit
publik, në kohën e duhur dhe në tërësi. Nuk duhet të ngarkohet asnjë pagesë specifike
apo pagesë tjetër me efekt ekuivalent që do të mund të zvogëlonte këto shuma për
përfituesit dhe kontributin publik, dhe asetet e financuara në këtë mënyrë nuk do të
jenë subjekt i konfiskimit gjyqësor apo administrativ, sekuestrimit ose zbritjeve të
ngjashme.
31
(8) Në rastet kur bilanci në llogarinë në euro, referuar në paragrafin 6, është i
pamjaftueshëm për të mbuluar kërkesat e pagesave të dorëzuara nga pranuesit në pritje
të pranimit të pagesës nga Komisioni, përfituesi i IPA II do të përdor fondet kombëtare
për të para-financuar kontributin e Bashkimit. Në raste të tilla fondet kombëtare duhet
të trajtohen si fonde të Bashkimit dhe do të zbatohet paragrafi 6 në momentin kur
pagesa e plotë e kontributit kombëtar, nëse ka, dhe kontributi i Bashkimit i para-
financuar nga fondet kombëtare të jetë regjistruar në llogaritë e Fondit Kombëtar.

(9) Asistenca IPA II mund të mbuloj vetëm shpenzimet e bëra dhe të paguara nga
përfituesi i IPA II në përputhje me rregullat e kualifikueshmërisë siç përcaktohen me
Rregulloren Financiare, Rregullat e saj të Aplikimit, Rregulloren e Përbashkët
Zbatuese, Rregulloren Zbatuese IPA II dhe Nenet 29, 30 dhe 31, dhe siç parashihet me
Marrëveshjet Sektoriale dhe të Financimit, nëse aplikohen.

(10) Shkëmbimi i informatave në lidhje me transaksionet financiare ndërmjet Komisionit,
strukturave dhe autoriteteve të përmendura në Nenin 10 duhet të bëhet, kur është e
përshtatshme, përmes mjeteve elektronike, duke përdorur procedurat e dakorduara
ndërmjet Komisionit dhe përfituesit të IPA II.


Neni 34 Para-financimi

(1) Kërkesat minimale për pagesën e para-financimit janë si vijon:

(a) ZKA ka njoftuar Komisionin për hapjen e llogarisë në euro në fjalë;

(b) Është lidhur marrëveshja relevante e financimit dhe ka hyrë në fuqi.

(2) Dispozitat e hollësishme në lidhje me llogaritjen e pagesave të para-financimit për
programet vjetore dhe shumëvjeçare duhet të përcaktohen në Marrëveshjet Sektoriale
dhe/ose të Financimit.

(3) Shuma e plotë e para-financimit duhet të paguhet më së largu deri në mbyllje të
programit, përveç nëse përcaktohet ndryshe me Marrëveshje Sektoriale ose të
Financimit.


Neni 35 Pagesat e përkohshme

(1) Kërkesat minimale për pagesa të përkohshme janë si në vijim:

(a) ZKA ka dërguar tek Komisioni një kërkesë pagese dhe pasqyrën e
shpenzimeve ku përshkruhen në hollësi shpenzimet e bëra dhe të paguara duke
përfshirë, kur është relevante, informacionin rreth para-financimit. Kërkesa e
pagesës duhet të përmbajë edhe informata relevante për zbatimin siç
përcaktohet në Marrëveshjen Sektoriale apo të Financimit;

(b) janë respektuar pragjet për kontributin e Bashkimit, siç është parashikuar në
vendimin e financimit;

(c) KKIPA ka dërguar tek Komisioni raportin vjetor të zbatimit në përputhje me
Nenin 59(1), përfshirë edhe raportin më të fundit;

(d) autoriteti i auditimit ka dërguar tek Këshilli, në pajtim me pikën (b) të
Klauzolës 5(3) të Shtojcës A të kësaj Marrëveshje, raportin më të fundit vjetor
të auditimit dhe mendimin në lidhje me raportin e aktivitetit të auditimit;

(e) marrëveshja relevante e financimit është në fuqi;
32
(f) është ofruar çdo informatë e kërkuar nga Komisioni.

(2) Pa paragjykuar mendimin e auditimit vjetor, dhe vendimi i shqyrtimit dhe pranimit të
llogarive, nëse vërehet që rregullat e aplikueshme nuk janë përfillur, ose fondet nuk
janë shfrytëzuar në mënyrë të duhur, pagesat mund të pezullohen ose ndërpriten në
pajtim me Nenin 60(4) të Rregullores Financiare dhe procedurën e parashikuar me
Nenet 39 dhe 40.


Neni 36 Procedura e shqyrtimit dhe pranimit të procedurave të llogarive

(1) Qëllimi procedura e shqyrtimit dhe pranimit të llogarive duhet të që të sigurojë se
shpenzimet e bëra dhe të paguara nga përfituesi i IPA II në kontekst të menaxhimit
indirekt, dhe të cilat mund të jenë t’i ngarkohen buxhetit të Bashkimit, janë në pajtim
me rregullat e zbatueshme të Bashkimit dhe se llogaritë janë të plota, të sakta dhe të
vërteta.

(2) Procedura e shqyrtimit dhe pranimit të llogarive duhet të përbëhet nga:

(a) analiza e pasqyrës së shpenzimeve e paraqitur nga ZKA;

(b) analiza e raportit përfundimtarë të zbatimit në përputhje me Nenin 59(4);

(c) analiza e mendimit të dërguar nga autoriteti i auditimit mbi pasqyrën e
shpenzimeve e shoqëruar, kur nevojitet, me raportin mbi aktivitetin e auditorit;

(d) analiza e dokumenteve përkatëse, siç ceket në Marrëveshjen Sektoriale apo të
Financimit dhe, kur nevojitet, kontrollet e Komisionit në-vend, pa ndalesa e
kufizime, për përmbajtjen e atyre raporteve apo deklaratave, si dhe për
transaksionet në fjalë, përfshirë kontrollet e bëra me pranuesit;

(e) përcaktimin nga Komisioni të shumës së shpenzimeve të njohura si të
pranueshme për buxhetin e Bashkimit, kur është e nevojshme, pas një
procedure kontradiktore dhe pasi që përfituesi i IPA II të jetë njoftuar;

(f) llogaritjen e korrigjimit financiar që del nga dallimi në mes të shpenzimeve të
deklaruara dhe shpenzimeve të njohura si të pranueshme për buxhetin e
Bashkimit;

(g) rimëkëmbja apo shlyerja e bilancit nga Komisioni i cili del nga dallimi në mes
të shpenzimeve të pranueshme për buxhetin e Bashkimit dhe shumave të
paguara për përfituesit e IPA II.

(3) Procedura e shqyrtimit dhe pranimit të llogarive, e referuar në paragrafin 2, është pa
paragjykim, për mundësinë e Komisionit për rimëkëmbjen e shpenzimeve jo të
kualifikuara në një fazë të mëvonshme bazuar në auditimet ose inspektimet e kryera
gjatë dhe pas zbatimit të programit.


Neni 37 Përcaktimi i bilancit përfundimtar

(1) Kërkesat minimale për përcaktimin e bilancit përfundimtar janë si në vijim:

(a) ZKA ka dërguar tek Komisioni kërkesën për pagesë përfundimtare, nëse
zbatohet;
33
(b) KKIPA ka dërguar tek Komisioni raportin përfundimtar të zbatimit në pajtim
me Nenin 59(4);

(c) ka dërguar tek Komisioni, në përputhje me pikën (iii) të Klauzolës 5(3)(b) të
Shtojcës A të kësaj Marrëveshje, një mendim për pasqyrën përfundimtare të
shpenzimeve, të mbështetur, kur është e nevojshme, nga raporti mbi aktivitetin
e auditorit;

(d) Marrëveshja relevante e Financimit është në fuqi;

(e) Komisioni ka përfunduar procedurën e shqyrtimit dhe pranimit të llogarive, siç
parashihet në Nenin 36.

(2) Kur nuk parashtrohet asnjë kërkesë për pagesë përfundimtare, ZKA duhet t’i sigurojë
Komisionit deklaratën përfundimtare financiare.


Neni 38 Rikthimi i fondeve të papërdorura në rast të programeve shumëvjeçare
me zotime të ndara

(1) Komisioni duhet që automatikisht të rikthej çfarëdo pjese të zotimit buxhetor për atë
program, deri më 31 dhjetor të vitit të pestë pas zotimit buxhetor, që nuk është
përdorur për qëllime të para-financimit apo pagesa të përkohshme ose për të cilat ZKA
nuk ka paraqitur pasqyrë të certifikuar të shpenzimeve ose kërkesë për pagesë. Një
afat më i hershëm mund të përcaktohet në Marrëveshjen Sektoriale apo të Financimit.

(2) Komisioni duhet të informojë ZKA me kohë kurdo që ekziston rreziku për rikthim, siç
u cek në paragrafin 1.


Neni 39 Ndërprerja e pagesave

(1) Pavarësisht kufizimit(ve) të afatit kohor të përcaktuar me Nenin 33(4), Komisioni
mund të ndërpresë pagesat pjesërisht ose tërësisht për përfituesin e IPA II me qëllim të
kryerjes së verifikimeve mëtejme kur:

(a) Komisioni pranon informacione të besueshme të cilat tregojnë mangësi të
dukshme në funksionimin e sistemit të brendshëm të kontrollit ose kur
shpenzimet e certifikuara nga subjekti në fjalë ndërlidhen me parregullsi
serioze dhe të cilat nuk janë korrigjuar;

(b) ndërprerja është e domosdoshme për të parandaluar dëme të mëdha për
interesat financiare të Bashkimit.

(2) Komisioni mund të kufizojë ndërprerjen për një pjesë të shpenzimeve të mbuluara nga
kërkesa e pagesës e ndikuar nga elementet e cekura në paragrafin 1. Komisioni duhet
të njoftojë menjëherë përfituesin e IPA II për arsyet e ndërprerjes dhe duhet të kërkojë
respektimin e menjëhershëm të saj si dhe ndreqjen e menjëhershme të situatës, nëse
është e domosdoshme. Ndërprerja duhet të përfundoj nga Komisioni menjëherë pas
ndërmarrjes së masave të nevojshme.


Neni 40 Pezullimi i pagesave

Komisioni mund të pezullojë pagesat për përfituesin e IPA II veçanërisht kur vërehen
gabime sistematike të cilat ndikojnë në besueshmërinë e sistemit të brendshëm të
kontrollit të subjektit në fjalë ose ligjshmërinë dhe rregullsinë e transaksioneve të
përfshira.
34

(1) Përfituesit të IPA II duhet t’i jepet mundësia për të paraqitur vëzhgimet e veta brenda
periudhës prej dy muajsh para se Komisioni të vendos për pezullimin e procedurës në
përputhje me paragrafin 1.

(2) Komisioni duhet të përfundojë pezullimin kur përfituesi i IPA II të ketë ndërmarrë
masat e nevojshme për rregullimin e gabimeve sistematike.

Nëse përfituesi i IPA II nuk ndërmerr masa të tilla, Komisioni mund të vendos të
anuloj kontributin e IPA II në tërësi apo pjesërisht për programin, në pajtim me Nenin
43.


Neni 41 Rimëkëmbja e fondeve

(1) Çdo situatë, siç përcaktohet me Nenin 51(5), e paraqitur gjatë kohës së zbatimit të
asistencës IPA II ose si rezultat i një auditimi mund të shpie në rimëkëmbjen e
fondeve të Komisionit nga përfituesi i IPA II.

(2) ZKA duhet të rimëkëmb kontributin e Bashkimit të paguar përfituesit të IPA II prej
atyre që janë të përfshirë në situatat e përcaktuara në Nenin 51(5) ose që kanë përfituar
nga ai, në përputhje me procedurat kombëtare të rimëkëmbjes së fondeve publike.
Fakti që ZKA nuk mund të rimëkëmb në tërësi ose pjesërisht fondet nuk duhet të
parandaloj Komisionin nga rimëkëmbja fondeve nga përfituesi i IPA II.


Neni 42 Përshtatja financiare nga përfituesi i IPA II


ZKA duhet të bëjë përshtatjet financiare kur cilado nga situatat e përcaktuara me Nenin 51(5)
zbulohet në aktivitete ose programe, duke anuluar kontributin e tërësishëm apo pjesërishëm
për aktivitet apo programet në fjalë. ZKA duhet të marrë parasysh natyrën dhe peshën e
parregullsive dhe humbjen financiare për kontributin e Bashkimit.


Neni 43 Korrigjimet financiare nga Komisioni

(1) Në mënyrë që të sigurohet se fondet e IPA II janë shfrytëzuar në përputhje me
rregullat e zbatueshme, Komisioni duhet të aplikojë procedurën e shqyrtimit dhe
pranimit të llogarive, siç përcaktohet me Nenin 36, dhe mekanizmat e korrigjimit
financiar në pajtim me Nenin 17 të Rregullores Zbatuese të IPA II dhe siç përshkruhen
në Marrëveshjet Sektoriale dhe të Financimit.

(2) Korrigjimi financiar mund të parashtrojë nevojën për:

(a) Identifikim të cilësdo situatë të përcaktuar me Nenin 51(5);

(b) Identifikim të dobësisë ose mangësisë në menaxhimin e sistemeve të kontrollit
të përfituesit të IPA II;

(c) përcjelljen e raporteve dhe vendimeve të organit auditues nga Komisioni .
35
(3) Nëse Komisioni konstaton se shpenzimet nën programet e mbuluara nga IPA II janë
bërë dhe paguar në ndonjë mënyrë e cila ka shkelur rregullat e zbatueshme, ai duhet të
vendos se çfarë shumash duhet të përjashtohen nga financimi nga Bashkimi.

(4) Llogaritja dhe përcaktimi të çfarëdo korrigjimi të tillë, si dhe rimëkëmbjeve që kanë të
bëjë me to, duhet të bëhet nga komisioni, duke përfillur kriteret dhe procedurat e
përcaktuara në paragrafët 5 deri në 7 të këtij Neni dhe Neneve 36 dhe 44.

(5) Korrigjimet duhet të bëhen sipas nevojës me kompensim, në situatat e cekura në
paragrafin 2.

(6) Komisioni duhet të zbatojë korrigjimet financiare mbi baza të identifikimit të shumave
të shpenzuara pavend dhe implikimeve financiare për buxhetin. Kur shumat e tilla nuk
mund të identifikohen saktësisht për zbatimin e korrigjimeve individuale, Komisioni
mund të zbatojë korrigjimet e tarifave fikse ose korrigjimet e bazuara në ekstrapolimin e
gjetjeve.

(7) Kur vendosim për shumën e një korrigjimi, Komisioni duhet të marrë parasysh natyrën
dhe peshën e çfarëdo situate të përcaktuar me Nenin 51(5) dhe/ose shkallën dhe
implikimet financiare të dobësisë ose mangësisë të gjetur në sistemin e menaxhimit dhe
kontrollit në programin në fjalë.


Neni 44 Procedura për korrigjimin financiar dhe pranimi i llogarive

(1) Para marrjes së vendimit mbi korrigjimin financiar, përfshirë edhe ata të marrë në bazë
të procedurës së shqyrtimit dhe pranimit të llogarive, Komisioni duhet të njoftojë ZKA-
në për përfundimet e tij kalimtare dhe duhet të kërkojë komentet e tij/saj brenda dy
muajsh.

Atëherë kur Komisioni propozon korrigjim financiar në bazë të ekstrapolimit të gjetjeve
ose tarifave fikse në bazë të Nenit 43(6), përfituesit të IPA II duhet t’i jepet mundësia që
të sigurojë informacion i cili i mundëson Komisionit përcaktimin e shkallës aktuale të
çdo situate të përcaktuar me Nenin 51(5), përmes shqyrtimit të dokumentacionit në
fjalë. Në pajtim me Komisionin, përfituesi i IPA II mund të kufizojë qëllimin e këtij
shqyrtimi në një proporcion ose mostër të dokumentacionit në fjalë. Përveç rasteve të
justifikuara në mënyrë të duhur, koha e lejuar për këtë shqyrtim nuk duhet të kalojë
periudhën kohore prej dy muajsh pas periudhës dy mujore të referuar në nën-paragrafin
e parë. Më tepër detaje mund të caktohen në Marrëveshjen Sektoriale ose të Financimit.

(2) Komisioni duhet të marrë vendim pasi të marrë parasysh çfarëdo dëshmie të ofruar nga
përfituesi i IPA II.


Neni 45 Ri-shfrytëzimi i kontributit të Bashkimit Evropian

(1) Burimet nga kontributi i Bashkimit, të anuluara pas korrigjimeve financiare në bazë të
Nenit 43, duhet të paguhen në buxhetin e Bashkimit.

(2) Kontributi i anuluar ose i rimëkëmbur nga përfituesi i IPA II, në përputhje me Nenin
42, nuk mund të ri-shfrytëzohet për aktivitetin ose aktivitetet të cilat i janë nënshtruar
rimëkëmbjes ose përshtatjes, e as, kur rimëkëmbja ose përshtatja ndiqet nga një
parregullsi sistematike, për aktivitetet që janë duke u kryer në kuadër të të gjithë ose
një pjese të programit ose veprimit në të cilin ka ndodhur parregullsia sistematike.


36
Neni 46 Ri-pagesa

(1) Përfituesi i IPA II duhet të bëjë çdo ri-pagesë për buxhetin e përgjithshëm të
Bashkimit para datës së duhur të treguar në urdhrin për rimëkëmbje të përpiluar në
pajtim me Nenin 79 të Rregullores Financiare. Data e fundme duhet të jetë dita e
fundit e muajit të dytë që pason muajin e lëshimit të urdhrit.

(2) Çdo vonesë në ri-pagesë do të shtojë interesin në llogari të pagesës së vonuar, duke
filluar në datën e duhur dhe duke përfunduar në datën e pagesës aktuale. Shkalla e
interesit të tillë duhet të jetë një gjysmë e pikë të përqindjes mbi shkallën e aplikuar
nga Banka Qendrore Evropiane në veprimtaritë e saj kryesore të ri-financimit në ditën
e parë të punës së muajit të cilit i takon data e fundme.


TITULLI III MBYLLJA E PROGRAMIT


Neni 47 Mbyllja e programit nën menaxhimin indirekt të përfituesit të IPA II

(1) Komisioni duhet të njoftojë me shkrim përfituesin e IPA II për mbylljen e programit.

(2) Komisioni nuk duhet të mbyllë një program e as të përcaktojë bilancin përfundimtarë
për përfituesin e IPA II para shqyrtimit dhe pranimit të llogarive siç përcaktohet me
Nenin 36.

(3) Mbyllja e programit nuk e cenon të drejtën e Komisionit që të ndërmarrë korrigjime
financiare në një fazë të mëvonshme.

(4) Rregulla më të detajuara në mbylljen e programit mund të përcaktohen në
Marrëveshjet Sektoriale ose të Financimit.


Neni 48 Mbyllja e programit nën menaxhim direkt dhe menaxhimin indirekt me
subjektet tjera nga përfituesi i IPA II

(1) Një program mbyllet kur të gjitha kontratat dhe grantet e financuara nga ky program
janë mbyllur.

(2) Komisioni duhet të njoftojë me shkrim përfituesin e IPA II për mbylljen e programit.

(3) Mbyllja e një kontrate apo granti nuk e cenon të drejtën e Komisionit Evropian që të
bëjë korrigjime financiare në një fazë të mëvonshme.

(4) Rregulla më të detajuara në mbylljen e programit mund të përcaktohen në
Marrëveshjet Sektoriale ose të Financimit.


Neni 49 Ruajtja e dokumenteve

Përfituesi i IPA II duhet t’i ruaj dokumentet për gjashtë vite nga data përfundimtare e zbatimit
operativ të marrëveshjes financiare, i tërë dokumentacioni përkatës për procedurat e
prokurimit dhe dhënies së grantit, kontratat, shtojcat, korrespondenca përkatëse dhe
dokumentet në lidhje me pagesat dhe rimëkëmbjet.
37
Periudha kohore, të cilës i referohemi në nën-paragrafin e parë, do të ndërpritet në rast të
procedurave ligjore ose kërkesës së arsyetuar mirë të Komisionit.


TITULLI IV MBIKËQYRJA, KONTROLLI DHE AUDITIMI SI DHE MBROJTJA E
INTERESAVE FINANCIARE


Neni 50 Mbikëqyrja, kontrolli dhe auditimi nga Komisioni dhe Gjykata Evropiane
e Auditorëve

(1) Të gjitha Marrëveshjet e Financimit si dhe programet rezultuese, veprimet dhe
kontratat pasuese duhet t’i nënshtrohen mbikëqyrjes, kontrollit dhe auditimit nga
Komisioni, përfshirë Zyrën Evropiane kundër Mashtrimit (ZEKM), dhe auditimet nga
Gjykata Evropiane e Auditorëve.

Në menaxhimin indirekt të përfituesit të IPA II, kjo gjithashtu përfshin të drejtën e
Komisionit dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, nëse është e
nevojshme, për të ndërmarrë masa si:

(a) verifikimin ex-ante të tenderimit dhe kontraktimit të kryer nga strukturat
përkatëse operative;

(b) kontrollet ex-post të tenderimit, kontraktimit, zbatimit të kontratës, përfshirë
menaxhimin financiar të saj dhe aktivitetet e programit të kryera nga strukturat
përkatëse operative;

(c) mbikëqyrjen në lidhje me funksionimin e menaxhimit dhe sistemet bazë të
kontrollit.

Agjentët e autorizuar mjaftueshëm ose përfaqësuesit e Komisionit dhe ZEKM-së kanë
të drejtën të kryejnë verifikime teknike dhe financiare të cilat Komisioni ose ZEKM-
ka mund t’i konsiderojë të domosdoshme për të përcjellë zbatimin e programit,
veprimit ose kontratës, përfshirë vizitat e vendeve dhe objekteve në të cilat zbatohen
aktivitetet e financuara nga IPA II. Komisioni duhet t’i njoftojë paraprakisht
autoritetet përkatëse kombëtare për misione të tilla.
(2) Përfituesi i IPA II duhet të caktojë një shërbim (një shërbim koordinues kundër
mashtrimit)
17
, për të lehtësuar bashkëpunimin efektiv dhe shkëmbimin e informacionit,
përfshirë informacionin e natyrës operative, me ZEKM-në.

Ky shërbim, nën menaxhimin indirekt, do të ngarkohet me koordinimin e obligimeve
administrative dhe operative, dhe aktiviteteve dhe të propozojë ndryshime të
nevojshme për legjislacionin kombëtar për të mbrojtur interesat financiare të
Bashkimit. Ky shërbim, në mes tjerash, udhëheq krijimin/zbatimin e strategjive
kombëtare për të mbrojtur interesat financiare të Bashkimit, identifikon dobësitë e
mundshme në sistemin kombëtar të menaxhimit të fondeve të Bashkimit, përfshirë
asistencën e disbursuar të IPA II, siguron burime të mjaftueshme njerëzore dhe
kapacitet për këto detyra, duke përfshirë trajnimin e stafit për parandalim të
mashtrimit, mbështet bashkëpunimin në mes të administratave kombëtare, prokurorive
dhe ZEKM-së, shkëmben informata për parregullsitë dhe rastet e dyshuara të
mashtrimit me administratat kombëtare dhe ZEKM-në, si dhe siguron përmbushjen e
të gjitha obligimeve nën Rregulloret (EC, Euratom) Nr. 883/2013 të Parlamentit

17
Ky shërbim nuk është pjesë e strukturave të referuara në Nenin 10, andaj themelimi i tij nuk është parakusht për
besimin e detyrave të zbatimit të buxhetit
38
Evropian dhe e Këshillit
18
, Rregullorja e Këshillit (Euratom, EC) Nr. 2988/1995
19
si
dhe Rregullorja e Këshillit (EC, Euratom) Nr. 2185/1996
20
.

(3) Përfituesi i IPA II duhet të sigurojë tërë informacionin e kërkuar dhe
dokumentacionin, përfshirë të dhënat kompjuterike, dhe të ndërmarrë të gjitha masat e
duhura për të lehtësuar punën e personave të udhëzuar për të kryer auditime ose
inspektime.

(4) Përfituesi i IPA II duhet të mbajë shënime dhe llogari adekuate për identifikimin e
shërbimeve, furnizimeve, punëve dhe granteve të financuara në Marrëveshjen
përkatëse të Financimit. Përfituesi i IPA II duhet të sigurojë se agjentët ose
përfaqësuesit e Komisionit, përfshirë ZEKM-në, të kenë të drejtën e inspektimit të tërë
dokumentacionit dhe llogarive që kanë të bëjnë me artikujt e financuar nën
Marrëveshjen e Financimit, dhe të ndihmojnë Gjykatën Evropiane të Auditorëve në
kryerjen e auditimeve në lidhje me shfrytëzimin e asistencës së IPA II.

(5) Për të siguruar mbrojtje efikase të interesave financiare të Bashkimit, Komisioni,
përfshirë ZEKM-në, mund të kryejë edhe kontrolle të dokumenteve dhe kontrolle në-
vend dhe inspektime në përputhje me (EU, Euratom) Nr. 883/2013 dhe Rregulloren
(EC, Euratom) Nr. 2185/1996. Këto kontrolle dhe inspektime duhet të përgatiten dhe
kryhen në bashkëpunim të ngushtë me përfituesin e IPA II, i cili duhet të njoftohet me
kohë për subjektin, qëllimin dhe bazën ligjore të kontrolleve dhe inspektimeve, në
mënyrë që të ofrojë ndihmën e kërkuar. Përfituesi i IPA II duhet të identifikojë
shërbimin i cili do të ndihmojë rreth kërkesës së ZEKM-së për kryerjen e hetimit në
pajtim me Rregulloren (EU, Euratom) Nr. 883/2013 dhe Rregulloren (EC, Euratom)
Nr. 2185/1996. Shërbimi i referuar në paragrafin 2 mund të përmbush këtë detyrë nëse
ka kompetenca hetimore administrative dhe penale. Nëse përfituesi i IPA II dëshiron,
kontrollet dhe inspektimet në-vend mund të kryhen së bashku. Në rastet kur
pjesëmarrësit në aktivitetet e financuara nga IPA II iu rezistojnë kontrolleve ose
inspektimeve në-vend, përfituesi i IPA II, që vepron në pajtim me rregullat kombëtare,
duhet t’i jap Komisionit/inspektorëve të ZEKM-së ndihmën të atillë që iu nevojitet për
kryejnë detyrat në kryerjen e kontrollit ose inspektimin në-vend.

Komisioni/ZEKM-ja duhet t’i raportojë, sa më shpejtë që është e mundur, përfituesit të
IPA II çdo dëshmi ose dyshim në lidhje me mashtrimin apo parregullsitë, që i kanë në
dijeni gjatë kontrollit ose inspektimit në-vend. Në çdo rast, Komisionit/ZEKM-së
duhet t’i kërkohet që ta njoftojë autoritetin e lartpërmendur për rezultatin e kontrolleve
dhe inspektimeve të tilla.

(6) Kontrollet dhe auditimet e përshkruara më lartë janë të zbatueshme për të gjithë
pranuesit dhe nën-kontraktuesit që kanë marrë asistencën IPA II, duke përfshirë tërë
informacionin përkatës të gjetur në dokumentacionin e autoritetit përgjegjës të
përfituesit të IPA II në lidhje me kontributin kombëtar, nëse ka.

(7) Pa paragjykuar përgjegjësitë e Komisionit dhe të Gjykatës Evropiane të Auditorëve,

18
Rregullorja (EU, Euratom) Nr. 883/2013 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, e datës 11 shtator 2013, në lidhje
me hetimet e bëra nga Zyra Evropiane Kundër-Mashtrimit (ZEKM) dhe Rregullorja shfuqizuese (EC) Nr.
1073/1999 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit dhe Rregullorja e Këshillit (Euratom) Nr. 1074/1999, (OJ L 248,
18 shtator 2013, fq.1).
19
Rregullorja e Këshillit (EC, Euratom) Nr. 2988/1995,e datës18 dhjetor 1995 për Mbrojtjen e Interesave
Financiare të Komuniteteve Evropiane (OJ L 312, 23 dhjetor 1995, fq.1).
20
Rregulloja e Këshillit (Euratom, EC) Nr. 2185/96, e datës 11 nëntor 1996, në lidhje me inspektimet dhe kontrollet
në vend/terren që kryhen nga Komisioni për të mbrojtur interesat financiare të Komuniteteve Evropiane ndaj
mashtrimit dhe parregullsive, (OJ L 292, 15 nëntor 1996, fq. 2).

39
nën menaxhimin indirekt, llogaritë dhe veprimet e Fondit Kombëtar dhe, kur është e
zbatueshme, strukturave operative mund të kontrollohen në diskrecion të Komisionit
nga vetë Komisioni ose nga një auditor i jashtëm i caktuar nga Komisioni.


Neni 51 Mbrojtja e interesave financiare të Bashkimit

(1) Në përputhje me Nenin 60(3) të Rregullores Financiare, përfituesi i IPA II, të cilit i
besohen detyrat e zbatimit të buxhetit të asistencës IPA II, duhet të parandalojë,
zbulojë dhe korrigjojë parregullsitë dhe mashtrimet gjatë kryerjes së atyre detyrave.
Për këtë qëllim, përfituesi i IPA II duhet të kryej, në pajtim me parimet e
proporcionalitetit, kontrollës ex-ante dhe ex-post duke përfshirë kontrolle në-vend për
mostrat përfaqësuese dhe/ose të bazuara në rrezikshmëri të transaksioneve, për të
siguruar se veprimet e financuara nga buxheti janë kryer në mënyrë efikase dhe janë
zbatuar në mënyrë korrekte. Përfituesi i IPA II duhet të rimëkëmb të gjitha fondet e
paguara pavend dhe të ngritë procedura ligjore, kur është e nevojshme, në lidhje me
këtë.

(2) Përfituesi i IPA II duhet të sigurojë hetim dhe trajtim efektiv të rasteve të dyshuara të
mashtrimit, konfliktit të interesit dhe parregullsive, si dhe duhet të sigurojë, nën
menaxhimin indirekt, funksionimin e kontrollit dhe mekanizmit raportues siç referohet
në Nenin 16 të Rregullores Zbatuese të IPA II. Përfituesi i IPA II duhet, pa vonesë, të
raportojë tek Komisioni rastet e dyshuara të mashtrimit dhe parregullsitë tjera të cilat
janë subjekt i të gjeturave primare administrative ose gjyqësore, ta informojë atë, pa
vonesë, në lidhje më zhvillimin e procedurës administrative dhe gjyqësore. Raportimi
duhet të bëhet përmes mjeteve elektronike duke përdorur modulin e ofruar nga
Komisioni për këtë qëllim. Përveç dispozitave të përcaktuara në Shtojcën H të kësaj
marrëveshje, më shumë detaje mund të përcaktohen në Marrëveshjen Sektoriale ose të
Financimit.

(3) Për më tepër, përfituesi i IPA II duhet që, nën menaxhimin indirekt, të ndërmarrë masa
të duhura për të parandaluar dhe kundërshtuar çdo praktikë aktive dhe pasive të
korrupsionit në çdo fazë të procedurës së prokurimit ose dhënies së grantit ose gjatë
zbatimit të kontratave përkatëse.

(4) Përfituesi i IPA II, përfshirë personelin përgjegjës për programimin dhe zbatimin e
detyrave të aktiviteteve të financuara nga IPA II, duhet të ndërmarrë të gjitha masat e
nevojshme për të shmangur rrezikun dhe konfliktin e interesit dhe duhet të njoftojë
Komisionin menjëherë për konflikt të interesit ose situatë të ngjashme që mund të çojë
në konflikt të interesit.

(5) Për qëllime të këtij neni, duhet të aplikohen përkufizimet e mëposhtme:

(a) Gabim nënkupton gabimet e paqëllimshme klerikale ose teknike të bëra nga
përfituesi i IPA II ose pranuesi i asistencës IPA II;

(b) Parregullsi nënkupton çdo shkelje të dispozitave dhe kontratave të zbatueshme
që rezulton nga një akt ose shmangie e bërë nga operatori ekonomik i cili ka
apo do të kishte ndikim në dëmtimin e buxhetit të përgjithshëm të Bashkimit,
duke paguar një artikull të paarsyetuar të shpenzimeve për buxhetin e
përgjithshëm;

(c) Operatori ekonomik nënkupton personin fizik ose juridik ose autoritet që merr
pjesë në zbatimin e asistencës IPA II;

(d) Parregullsia sistematike nënkupton çdo parregullsi që mund të përsëritet, me
një probabilitet të lartë të paraqitjes në lloje të ngjashme të operacioneve, e cila
40
rezulton nga mangësi serioze në funksionimin efektiv të sistemeve të
menaxhimit dhe kontrollit, përfshirë dështimin për të krijuar procedurat e
duhura në përputhje me rregullat e zbatueshme;

(e) Mashtrimi nënkupton çdo akt të qëllimshëm ose akt shmangie në lidhje me:
përdorimin ose paraqitjen e deklaratave ose dokumenteve të rremë, të pasaktë
ose të pakompletuara që do të rezultonte me keqpërdorim ose mbajtje të
paligjshme të fondeve të buxhetit të përgjithshëm të Bashkimit ose buxheteve
të menaxhuara nga, ose në emër të, Bashkimit Evropian, mos-zbulimin e
informacionit për shkelje të një obligimi specifik me të njëjtin ndikim ose
keqpërdorimin e fondeve të tilla për qëllime tjera nga ato për të cilat janë dhënë
fillimisht;

(f) Mashtrimi i dyshuar nënkupton një parregullsi që rezulton në inicimin e
procedurës gjyqësore në nivel kombëtar në mënyrë që të përcaktohet prania e
sjelljes së qëllimshme, në veçanti mashtrimi, siç referohet më lartë;

(g) Korrupsioni aktiv nënkupton veprimin e paramenduar të premtimit ose dhënies
në mënyrë të drejtpërdrejt ose përmes një ndërmjetësuesi të një avantazhi, të
çfarëdo lloji, zyrtarit për veten ose për një palë të tretë për të që të veprojë ose
të mos veprojë në pajtim me detyrat ose ushtrimin e funksioneve të tij duke
shkelur detyrat e tij zyrtare në mënyrë që dëmton ose mund të dëmtojë interesat
financiare të Bashkimit;

(h) Korrupsioni pasiv nënkupton veprimin e paramenduar të nëpunësit civil, i cili,
në mënyrë të drejtpërdrejt ose përmes një ndërmjetësuesi, kërkon ose pranon
avantazhe të çfarëdo lloji për vete ose për palën e tretë, ose pranon premtime
për një avantazh të tillë, për të vepruar ose mos vepruar në pajtim me detyrat e
tij ose në ushtrimin e funksioneve të tij, duke shkelur detyrat e tij në atë mënyrë
që dëmton ose mund të dëmtoj interesat financiare të Bashkimit;

(i) Konflikti i interesave nënkupton kur ushtrimi i paanshëm dhe objektiv i
funksioneve të akterit financiar ose personit tjetër është kompromentuar për
arsye të përfshirjes së interesave familjare, emocionale, politike ose kombëtare,
ekonomike ose interesa të tjerë të cilët ai i ndanë me një pranues;

(j) Gjetje primare administrative ose gjyqësore nënkupton vlerësimin e parë me
shkrim nga një autoritet kompetent, ose administrativ ose gjyqësor, ku
konstatohet për bazën e fakteve specifike të kryerjes së një parregullsie, pa e
cenuar mundësinë që ky konstatim mund të rishikohet ose tërhiqet si rezultat i
zhvillimeve në rrjedhën e procedurës administrative ose gjyqësore.

Përkufizimet e radhitura në këtë Nen nuk duhet të interpretohen si futje e llojeve ose akuzave të
reja në kodin Penal të Kosovës.
41
SEKSIONI VI MONITORIMI, VLERËSIMI DHE RAPORTIMI
TITULLI I MONITORIMI
Neni 52 Komiteti monitorues i IPA

(1) Komisioni dhe përfituesi i IPA II duhet të themelojnë një komitet monitorues të IPA,
jo më vonë se gjashtë muaj pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së parë të Financimit.
Ky komitet po ashtu duhet t’i përmbushë përgjegjësitë e komitetit monitorues të IPA
nën Rregulloren (EC) Nr. 1085/2006.

(2) Komiteti monitorues i IPA duhet të shqyrtojë efektivitetin, kualitetin, koherencën,
koordinimin dhe pajtueshmërinë e përgjithshme të zbatimit të të gjitha aktiviteteve
drejt përmbushjes së objektivave të përcaktuara në Marrëveshjet e Financimit dhe të
dokumenteve strategjike të vendit. Për këtë qëllim, kur është relevante, ai duhet të
bazohet në informatat e dhëna nga komitetet sektoriale të monitorimit.

(3) Komiteti monitorues i IPA mund të bëjë propozime tek Komisioni, KKIPA dhe ZKA
për të siguruar koherencë dhe koordinim më të mirë të asistencës IPA II siç
përcaktohet në dokumentet strategjike të vendit dhe, nëse është relevante, dokumentet
strategjike të shumë vendeve ose Rregullores IPA II, dhe për rritjen e efikasitetit,
efektivitetit, ndikimit dhe qëndrueshmërisë së përgjithshme të një asistence të tillë. Ai
po ashtu mund të bëjë rekomandime për veprime korrigjuese tek komiteti(et) sektorial
përkatës i monitorimit për të siguruar efektivitet të asistencës IPA II. Për këtë arsye, ai
duhet, kur është relevante, të merr parasysh konkluzionet dhe rekomandimet e nxjerra
në monitorimin dhe vlerësimin e lëshuar nga Komisioni dhe/ose përfituesi i IPA II.

(4) Komiteti monitorues i IPA duhet të miratoj rregullat e procedurës në pajtim me
KKIPA, ZKA dhe Komisionin.

(5) Komiteti monitorues i IPA do të përbëhet nga përfaqësues të Komisionit, KKIPA dhe
autoriteteve tjera relevante kombëtare dhe organeve të përfituesit të IPA II dhe, ku
është relevante, organizatat ndërkombëtare relevante, përfshirë institucionet financiare
ndërkombëtare dhe akterë të tjerë, të tilla si shoqëria civile dhe organizata të sektorit
privat. Përfaqësuesit e palëve të interesit, do të zgjedhën në bazë të rregullave dhe
kritereve të përcaktuara në rregullat e procedurës së komitetit monitorues të IPA dhe
në marrëveshje me Komisionin. Një përfaqësues i Komisionit dhe një i KKIPA do të
bashkë-kryesojnë mbledhjet e komitetit monitorues të IPA.

(6) Komiteti monitorues i IPA duhet të takohet së paku një herë në vit. Takime ad hoc
mund të ftohen me iniciativën e Komisionit ose përfituesit të IPA II, veçanërisht në
baza tematike.

(7) Kur komitetet sektoriale të monitorimit që janë nën menaxhimin direkt, siç referohet
në Nenin 53, nuk janë themeluar, komiteti monitorues i IPA duhet të përmbush
funksionet e radhitura në paragrafin 3 të këtij neni.


Neni 53 Komiteti sektorial i monitorimit

(1) Nën menaxhimin indirekt të përfituesit të IPA II, komitetet sektoriale të monitorimit
duhet të themelohen nga përfituesi i IPA II sipas fushës së politikave ose sipas
programit, duke përfshirë në nivelin sektorial ku është e përshtatshme, jo më vonë se
gjashtë muaj pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes të parë të Financimit në lidhje me
42
fushën përkatëse të politikave ose programit, pas konsultimeve me Komisionin. Kur
është e përshtatshme, komitetet sektoriale mund të krijohen mbi baza ad hoc, sipas
metodave të tjera të zbatimit.

(2) Secili komitetit sektorial i monitorimit do të shqyrtojë efektivitetin, efikasitetin,
kualitetin, koherencën, koordinimin dhe pajtueshmërinë e zbatimit të aktiviteteve në
fushën e politikës ose programit, si dhe konsistencën e tyre me strategjitë përkatëse
kombëtare dhe, kur është e nevojshme, me strategjitë rajonale të sektorit. Ata duhet të
matin progresin në lidhje me arritjen e objektivave të aktiviteteve dhe rezultatet e tyre
të pritshme, rezultatet dhe ndikimin me anë të treguesve që lidhen me një situatë bazë,
si dhe përparimin në lidhje me ekzekutimin financiar.

(3) Mbështetur nga raportet e ofruara nga strukturat operative, komitetet sektoriale të
monitorimit duhet në veçanti:

(a) të shqyrtojnë progresin në përmbushjen e objektivave, arritjen e rezultateve të
planifikuara dhe rezultatet, dhe të vlerësojnë ndikimin dhe qëndrueshmërinë e
programeve ekzistuese dhe aktiviteteve duke siguruar koherencë me dialogun e
politikave në vazhdim e sipër, strategjitë përkatëse kombëtare dhe rajonale të
sektorëve, si dhe aktivitetet e vendeve dhe/ose rajonit në vend;

(b) të shqyrtojnë raportet vjetore të zbatimit, duke përfshirë ekzekutimin financiar
të aktiviteteve;

(c) të shqyrtojnë gjetjet relevante dhe konkluzionet, si dhe propozimet për veprime
përcjellëse përmirësuese që dalin nga kontrollet në-vend, monitorimi dhe
vlerësimi, nëse bëhet;

(d) të diskutojnë çdo aspekt përkatës të funksionimit të sistemeve të menaxhimit
dhe kontrollit;

(e) të diskutojnë çështjet dhe aktivitetet;

(f) nëse është e nevojshme, të konsiderojnë ose të bëjnë propozime për ndryshim
të programeve dhe veprime tjera korrigjuese për të siguruar arritjen e
objektivave të aktiviteteve dhe për të rritur efikasitetin, efektivitetin, ndikimin
dhe qëndrueshmërinë e asistencës IPA II;

(g) të rishikojnë informacionin, publicitetin, transparencën, vizibilitetin dhe masat
e komunikimit të marra në përputhje me Nenet 23 dhe 24.

Dispozita tjera të veçanta mund të përcaktohen në Marrëveshjet Sektoriale dhe të
Financimit.

(4) Konkluzionet operative, përfshirë rekomandimet, duhet të nxirren në fund të takimeve
të komiteteve sektoriale të monitorimit. Këto konkluzione i nënshtrohen përcjelljes
adekuate dhe shqyrtimit në mbledhjet e ardhshme të komisionit, dhe do të jenë bazë
për raportim të komitetit monitorues IPA mbi progresin e bërë në përputhje me nenin
52 (2).

(5) Secili komitetit sektorial i monitorimit do të miratojë rregullat e veta të procedurës, që
do të nxirren në konsultim me strukturën operative, KKIPA dhe Komisionin.

(6) Komiteti sektorial i monitorimit duhet të përbëhet nga përfaqësues të autoriteteve dhe
organeve përkatëse kombëtare, akterë të tjerë siç janë partnerët ekonomik, social dhe
mjedisor dhe, ku është e nevojshme, organizatat ndërkombëtare, përfshirë institucionet
financiare ndërkombëtare dhe shoqërinë civile. Komisioni do të marrë pjesë në punën
e komitetit. Përfaqësuesit e akterëve do të zgjedhën sipas rregullave dhe kritereve të
përcaktuara në rregullat e procedurës. Një përfaqësues i lartë i përfituesit të IPA II do
43
të udhëheqë mbledhjet e komitetit sektorial të monitorimit. Varësisht nga fusha e
politikave ose programi, Komisioni mund të bashkë-kryesojë mbledhjet e komitetit.

(7) Komitetet sektoriale të monitorimit duhet të mblidhen të paktën dy herë në vit. Mund
të thirren edhe takime ad hoc.

(8) Gjatë zbatimit të programeve dhe aktiviteteve në bazë të Rregullores (EC) Nr.
1085/2006 dhe të Rregullores së IPA II, komitetet sektoriale të monitorimit, të
themeluara në bazë të Nenit 19 të Rregullores Zbatuese të IPA II, po ashtu duhet të
marrin parasysh punën e kryer nga komitetet sektoriale të monitorimit të krijuara në
bazë të Rregullores (EC) Nr. 1085/2006, në veçanti sa i përket programeve dhe
aktiviteteve në komponentin ose fushën e politikave apo sektorin relevant të IPA.


Neni 54 Aktivitetet e tjera monitoruese

(1) Përfituesi i IPA II duhet të zbatojë procedura shqyrtuese transparente, jo-
diskriminuese dhe efektive në lidhje me zbatimin aktual të detyrave që i janë besuar,
duke përfshirë shqyrtime të rregullta, sistematike dhe të planifikuara si duhet të
monitorimit ex-post për të vlerësuar rëndësinë, efikasitetin, efektivitetin, ndikimin dhe
qëndrueshmërinë e asistencës IPA II.

(2) Kur është e përshtatshme, mund të vendosen platforma tjera monitoruese. Aktivitetet
dhe rezultatet e tyre duhet të raportohen tek komiteti monitorues i IPA.


TITULLI II VLERËSIMI


Neni 55 Parimet e përgjithshme të vlerësimit të asistencës IPA II

(1) Asistenca IPA II do të jetë subjekt i vlerësimeve, në përputhje me Nenin 30 (4) të
Rregullores Financiare, me qëllim të përmirësimit të rëndësisë, koherencës, cilësisë,
efikasitetit, efektivitetit, vlerës së shtuar të Bashkimit, konsistencës dhe sinergjisë me
dialogun relevant politik.

(2) Objektivat e vlerësimit duhet të përfshijnë:

(a) vlerësimin e kushteve për zbatimin e asistencës, performancën e saj, të
ardhshme dhe aktuale, dhe konsistencën e saj me objektivat e politikave të
përcaktuara në funksion të arritjes së ndikimeve dhe objektivave afatgjate;

(b) vlerësimin e rëndësisë së rezultatit të dakorduar dhe të indikatorëve të ndikimit
për arritjen e ndikimeve dhe objektivave globale afatgjate;

(c) vlerësimin e procesit të programimit dhe sistemin e monitorimit dhe, kur është e
përshtatshme, aranzhimet e zbatimit;

(d) arritjen e përgjegjshmërisë së asistencës për institucionet e BE-së dhe për
publikun në lidhje me vlerën për para dhe përdorimin e fondeve;

(e) nxjerrjen e mësimeve të dobishme me synim të përmirësimit të cilësisë dhe
hartimin e politikave dhe ndërhyrjeve të ardhshme.
44
Për këto qëllime, vlerësimet do të përfundojnë në kohën e duhur dhe gjetjet e tyre do të
merren parasysh në ciklin pasues të programimit dhe zbatimit, si dhe në vendimin mbi
ndarjen e burimeve.

(3) Vlerësimet mund të kryhen në nivel politik, strategjik, tematik, sektorial, në nivel të
programit dhe nivelit operacional, si dhe në nivel vendi apo rajoni.

(4) Mund të kryhen vlerësime ex-ante. Këto vlerësime do të synojnë optimizimin e
ndarjeve të burimeve buxhetore sipas programeve dhe të përmirësojnë cilësinë e
programimit. Ato duhet të identifikojnë dhe vlerësojnë pabarazitë, boshllëqet dhe
potencialin për zhvillim, qëllimet që duhen arritur, rezultatet e pritshme, objektivat e
kuantifikuar, koherencën, nëse është e nevojshme, e strategjisë së propozuar dhe
cilësinë e procedurave për zbatimin, monitorimin, vlerësimin dhe menaxhimin
financiar.

(5) Vlerësimet e përkohshme do të kryhen kur është e nevojshme, në përputhje me Nenin
18 të Rregullave të Zbatimit të Rregullores Financiare. Vlerësimi i përkohshëm do të
vlerësojë performancën e asistencës, rezultatet e fituara dhe mësimet e marra në
aspektin e burimeve njerëzore dhe financiare të ndara me qëllim të verifikimit se janë
në përputhje me objektivat e përcaktuar. Përveç kësaj, Komisioni mund të kryejë
vlerësime të dokumenteve strategjike në nivel vendi apo rajoni.

(6) Vlerësimet ex-post do të vlerësojnë rëndësinë, vlerën e shtuar të Bashkimit, efikasitetin,
efektivitetin, ndikimin dhe qëndrueshmërinë e asistencës IPA II në funksion të arritjes
së objektivave të përcaktuara.

(7) Vlerësimet duhet të marrin parasysh objektivin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe
legjislacionin përkatës të Bashkimit. Ndikimet afatgjata dhe qëndrueshmëria e
efekteve të asistencës IPA II do të vlerësohen në përputhje me rregullat dhe procedurat
në fuqi në atë kohë.

(8) Rezultatet nga vlerësimi do të merren parasysh nga ana e komitetit monitorues të IPA
dhe komitetet sektoriale të monitorimit.

(9) Komisioni duhet të zhvillojë metoda të vlerësimit, përfshirë edhe standardet dhe
objektivin e cilësisë dhe indikatorët e matshëm. Përfituesi i IPA II duhet të ndjek
metoda të tilla gjatë kryerjes së vlerësimeve.


Neni 56 Vlerësimet nga Komisioni

(1) Atëherë kur Komisioni ndërmerr vlerësimet në përputhje me Nenin 12 dhe 17 të
Rregullores së Përbashkët Zbatuese, përfituesi i IPA II duhet të mbështesë
Komisionin në sigurimin e të gjitha të dhënave dhe informacionit të nevojshëm, në
përputhje me zotimet ndërkombëtare për efikasitetin e ndihmës, për të lejuar
monitorimin dhe vlerësimin e veprimeve në fjalë, duke përfshirë indikatorët për
matjen e progresit në nivel vendi, siç parashikohet në dokumentet strategjike të
vendit.


Neni 57 Vlerësimet nga përfituesi i IPA II nën menaxhimin indirekt

(1) Një përfitues i IPA II, të cilit i është besuar detyra e zbatimit të buxhetit të asistencës
IPA II, do të jetë përgjegjës për kryerjen e vlerësimeve të programeve që i menaxhon,
në përputhje me Nenin 55.
45
(2) Përfituesi i IPA II duhet, në konsultim me Komisionin, të nxjerr një plan vlerësimi që
prezanton aktivitetet e vlerësimit të cilat synon t'i kryejë në faza të ndryshme të
zbatimit.


TITULLI III RAPORTIMI


Neni 58 Kërkesat e përgjithshme për raportim tek Komisioni

Deri më 15 shkurt të vitit pasues financiar, KKIPA do t'i ofrojë Komisionit një raport vjetor
për zbatimin e asistencës IPA II. Raporti duhet të ndjekë modelin e bashkangjitur tek
Marrëveshja e Financimit dhe duhet të përfshijë, në veçanti:

(a) përfshirjen e përfituesit të IPA II në programim, monitorim dhe vlerësim,
komunikim dhe përpjekjet për vizibilitet;

(b) problemet e hasura në përmbushjen e kushtëzimeve të kërkuara dhe në
sigurimin e qëndrueshmërisë, masat e ndërlidhura të ndërmarra/të planifikuara,
problemet kryesore horizontale të hasura dhe masat lehtësuese të ndërmarra, si
dhe problemet e hasura gjatë zbatimit të aktiviteteve;

(c) informacionin mbi indikatorët e përcaktuar në dokumentet strategjike të vendit
dhe në dokumentet e programimit të specifikuara në Seksionin III të kësaj
Marrëveshjeje Kornizë.

Çfarëdo kërkesa tjera për raportim mund të përcaktohen në marrëveshjet sektoriale apo të
financimit.


Neni 59 Kërkesat për raportim tek Komisioni nën menaxhimin direkt të përfituesit të
IPA II në përputhje me Nenin 60 (5) të Rregullores Financiare

(1) Përveç kërkesave të referuara në Nenin 58, KKIPA duhet, me një kopje për ZKA-në dhe
autoritetin e auditimit, t'i ofrojë Komisionit një raport vjetor mbi zbatimin e detyrave të
besuara për zbatimin e buxhetit, deri më 15 shkurt të vitit pasues financiar. Raporti duhet
të bazohet në informacionin e dhënë nga strukturat operative, duhet të ndjekë modelin e
bashkangjitur tek Marrëveshja e Financimit dhe duhet të përfshijë, në veçanti:

(a) një përmbledhje të arritjeve kryesore;

(b) një përmbledhje të problemeve të konsiderueshme të hasura gjatë zbatimit të
detyrave të besuara për zbatimin e buxhetit dhe çfarëdo masa pasuese të
ndërmarra;

(c) informacione sasiore dhe cilësore mbi progresin e bërë në zbatimin e
objektivave, rezultatet, indikatorët e përcaktuar në dokumentet strategjike të
vendit dhe dokumentet e programimit të specifikuara në Seksionin III;

(d) rekomandime mbi veprimet korrigjuese/të mëtejshme.

(2) Deri më 15 shkurt të vitit pasues financiar, ZKA, me një kopje për KKIPA dhe
autoritetin e auditimit, duhet t’i ofrojë Komisionit:

(a) raportet ose deklaratat financiare vjetore në baza aktuale siç specifikohet në
Marrëveshjen e Financimit, të nxjerra në përputhje me formatin e raporteve ose
deklaratave financiare vjetore të bashkangjitura tek Marrëveshja e Financimit, e
cila në mënyrë të qartë dallon shpenzimet e pranuara dhe pagesat e bëra.
46
(b) një deklaratë vjetore të menaxhimit për programin e hartuar në përputhje me
Shtojcën C të kësaj Marrëveshjeje dhe që mbulon:

(i) përgjegjësinë e përgjithshme për menaxhimin financiar të fondeve të BE-së
në Kosovë dhe për ligjshmërinë dhe rregullsinë e transaksioneve në fjalë;

(ii) përgjegjësinë për funksionimin efektiv të menaxhimit dhe sistemeve të
kontrollit të brendshëm sipas IPA II;

Nëse konfirmimet e kërkuara në përputhje me Shtojcën C të kësaj Marrëveshjeje
nuk janë në dispozicion, ZKA duhet ta informojë Komisionin për arsyet dhe
pasojat e mundshme, së bashku me veprimet e ndërmarra apo të planifikuara për
ndreqjen e situatës dhe mbrojtjen e interesave të Bashkimit Evropian; dhe

(c) një përmbledhje të raporteve mbi auditimet e brendshme dhe të kontrolleve të
kryera nga struktura e menaxhimit, duke siguruar një bazë të shëndoshë për
deklaratën e menaxhimit. Një përmbledhje e tillë duhet të përfshijë një analizë
të natyrës dhe shkallës së gabimeve dhe dobësive të identifikuara në sisteme,
veprimet korrigjuese të ndërmarra apo të planifikuara apo të vazhduara, të
dhëna tek raportet e lëshuara nga autoriteti i auditimit.

(3) Deri më 15 mars të vitit pasues financiar, autoriteti i auditimit duhet t'i dorëzojë një
opinion auditimi Komisionit dhe Qeverisë së Kosovës, me një kopje për KKIPA dhe
ZKA, së bashku me raportin vjetor të aktivitetit të autoritetit të auditimit, siç është
detajuar në pikën (ii) të Klauzolës (5) (3) (b) të Shtojcës A dhe në Shtojcat D dhe E
të kësaj Marrëveshjeje.

(4) Në fund të zbatimit të çdo programi dhe në afatin e fundit kohor të përcaktuar në
Marrëveshjen e Financimit, KKIPA, në bazë të raporteve nga strukturat operative të
referuara në Nenin 60 (1), duhet të dorëzojë një raport përfundimtar i cili do të
mbulojë të gjithë periudhën e zbatimit dhe mund të përfshijë edhe raportin e fundit
vjetor.

(5) KKIPA duhet të paraqesë një raport përfundimtar mbi zbatimin e asistencës IPA II, i
cili duhet të mbulojë të gjithë periudhën e zbatimit të programeve të miratuara nga 1
janari 2014 deri më 31 dhjetor 2020.

(6) ZKA duhet të raportojë rregullisht mbi të dhënat në lidhje me zbatimin financiar, duke
përdorur transmetimin elektronik të të dhënave. Dispozita të hollësishme mbi
shpeshtësinë, formatin dhe llojin e të dhënave të transmetuara duhet të përcaktohen në
Marrëveshjet e Financimit.


Neni 60 Raportet nga strukturat operative nën menaxhimin indirekt nga përfituesi
i IPA II

(1) Strukturat operative duhet të dorëzojnë të gjithë informacionin e nevojshëm tek KKIPA
dhe ZKA për qëllime të raporteve të referuara në Nenet 58 dhe 59.

(2) Varësisht nga veprimi ose programi nën përgjegjësinë e saj, strukturës operative mund
t'i kërkohet që të nxjerr një raport të plotë vjetor që mbulon vitin e plotë financiar, i cili
duhet të paraqitet nga KKIPA tek Komisioni, pas shqyrtimit nga komiteti përgjegjës
sektorial monitorues. Çfarëdo kërkesa tjera për raportim, përveç atyre të parashtruara
në paragrafin 1, duhet të përcaktohen në marrëveshjet sektoriale ose të financimit.
47
Neni 61 Gjuha

Të gjitha raportet, vlerësimet dhe çfarëdo dokumenti tjetër i ndërlidhur me përgatitjen apo
zbatimin e programeve të IPA II që duhet të ofrohen tek Komisioni, duhet të hartohen në
gjuhën Angleze.



SEKSIONI VII DISPOZITAT MBI PROGRAMET SHUMËVJEÇARE TË
VEPRIMIT ME ZOTIME TË NDARA


Neni 62 Parimet e zbatimit për programet shumëvjeçare të veprimit me zotimet e ndara
të zbatuara nën menaxhimin indirekt nga përfituesi i IPA II

(1) Asistenca IPA II mund të zbatohet nën menaxhimin indirekt nëpërmjet programeve
shumëvjeçare të veprimit me zotimet e ndara, siç referohet në Nenin 189 (3) të
Rregullores Financiare dhe Nenit 6 (3) të Rregullores së Përbashkët Zbatuese. Programet e
tilla duhet të përgatiten nga Komisioni në bazë të programit(ve) operacional të sektorit ose
dokumentet e veprimit, sipas nevojës, të hartuara nga strukturat relevante operative.
Programet operacionale të sektorit apo dokumentet e veprimit duhet të krijohen në
konsultim të ngushtë me Komisionin dhe akterët relevant.

Programet operacionale të sektorit duhet të përmbajnë të gjithë informacionin e kërkuar
nga udhëzimet e ndërlidhura të Komisionit, duke përfshirë, ndër të tjera, edhe:

(a) një vlerësim të nevojave dhe objektivave afatmesme;

(b) një përmbledhje të konsultimit të akterëve relevant;

(c) një përshkrim të veprimeve strategjike të zgjedhura;

(d) një tabelë financiare që specifikon, për çdo vit, për çdo veprim dhe, në mënyrë
indikative, për çdo aktivitet të ndërlidhur, shumën totale të kontributit të
Bashkimit;

(e) modalitetet e propozuara vlerësuese dhe monitoruese;

(f) një listë indikative të projekteve të mëdha, nëse ka;

(g) atëherë kur është e rëndësishme, një përshkrim të strukturave dhe autoriteteve
kombëtare për menaxhimin dhe kontrollin e programit operacional, në
përputhje me Nenin 10 dhe Shtojcën A të kësaj Marrëveshjeje.

(2) Si pjesë e një programi shumëvjeçar të veprimit me zotimet e ndara, të referuar në
paragrafin 1, asistenca mund të financojë projekte të mëdha. Për qëllim të këtij Neni,
një "projekt i madh" nënkupton një projekt të përbërë nga një seri e punëve,
aktiviteteve apo shërbimeve i cili ka për qëllim, në vetvete, të përfundojë një detyrë të
caktuar dhe të pandashme të natyrës së saktë ekonomike apo teknike, i cili i ka
identifikuar në mënyrë të qartë qëllimet, dhe kostoja totale e të cilit tejkalon shumën
prej 10 milionë Euro.

(3) Projektet e mëdha duhet të dorëzohen tek Komisioni për miratim, nga përfituesi i IPA
II. Vendimi për miratimin e projektit duhet të përcaktojë objektin fizik dhe shpenzimet
e kualifikuara. Ai duhet të pasohet nga një marrëveshje dypalëshe me përfituesin e
IPA II, duke përcaktuar ato elemente.
48
(4) Gjatë dorëzimit të një projekti të madh tek Komisioni, përfituesi i IPA II duhet të
ofrojë të gjithë informacionin e kërkuar nga udhëzimet e ndërlidhura të Komisionit,
duke përfshirë, ndër të tjera, edhe:

(a) informacionin mbi subjektin përgjegjës për zbatim;

(b) informacionin mbi natyrën e investimit;

(c) një orar për zbatimin;

(d) një vlerësim të ekuilibrit të përgjithshëm socio-ekonomik të operacionit;

(e) një analizë të ndikimit mjedisor; dhe

(f) një plan të financimit.

(5) Për qëllime të këtij Neni, fjala "aktivitet" nënkupton një komponent të një veprimi i cili
mund të identifikohet qartësisht nga kostot e tij dhe kontributi i BE-së, si dhe lloji i
financimit (p.sh. prokurimi, granti, etj) i përzgjedhur nga strukturat operative të
programeve në fjalë, ose nën përgjegjësinë e tyre, që kontribuon në objektivat e një
veprimi. Në kontekst të instrumenteve financiare, një aktivitet përbëhet nga kontributet
financiare nga një program në instrumentet financiare dhe mbështetja pasuese
financiare, e ofruar nga këto instrumente financiare.

(6) Në rastin e projekteve të mëdha, të referuara në paragrafin 3, shpenzimet nuk duhet të jenë
të kualifikuara para aprovimit të Vendimit të Komisionit që miraton projektin e madh.

(7) Në kornizën e programeve shumëvjeçare me zotimet e ndara, Komisioni duhet të ketë të
drejtë të kërkojë dorëzimin paraprak të propozimeve edhe për aktivitetet që nuk bien nën
përkufizimin e projekteve të mëdha. Në lidhje me këto aktivitete, shpenzimi nuk duhet të
jetë i kualifikuar përpara se Komisioni të ketë komunikuar zyrtarisht për përfituesit e IPA
II që aktiviteti është miratuar.

(8) Sa i përket aktiviteteve që duhet të financohen në bazë të asistencës IPA II sipas
programeve shumëvjeçare të veprimit me zotimet e ndara, siç referohet në paragrafin
1, të cilat gjenerojnë të hyra neto pas përfundimit të tyre, shpenzimi i kualifikuar duhet
të reduktohet paraprakisht, duke marrë parasysh potencialin e aktivitetit për të
gjeneruar të hyra neto gjatë një periudhe specifike referuese që mbulon zbatimin e
aktivitetit dhe periudhën pas përfundimit të tij.

Për qëllime të këtij paragrafi, "të hyra neto" nënkupton të hyrat nga paratë e gatshme të
paguara direkt nga përdoruesit për mallrat ose shërbimet e ofruara nga aktiviteti, të tilla
si tarifat e dala drejtpërdrejt nga përdoruesit për shfrytëzimin e infrastrukturës, shitjen
ose dhënien me qira të tokës apo ndërtesave, ose pagesat për shërbimet më të vogla se
kostot operative dhe kostot e zëvendësimit të pajisjeve jetëshkurtra të shkaktuara gjatë
periudhës korresponduese. Kursimet në koston operative të gjeneruara nga aktiviteti
duhet të trajtohen si të hyra neto, përveç nëse nuk kompensohen me një ulje të
barabartë në operim. Atëherë kur e gjithë kostoja e investimeve të ndërlidhura direkt,
dhe të domosdoshme për aktivitetin, është e kualifikuar për financim sipas asistencës
IPA II, të hyrat neto do të ndahen në proporcion me pjesët e kualifikuara dhe jo të
kualifikuara të kostos së investimit. Dispozitat e detajuara për llogaritjen e të hyrave
neto do të përcaktohen në Marrëveshjen relevante të Financimit.

(9) Ky Nen nuk zbatohet për programet shumëvjeçare të zhvillimit rural me zotime të
ndara.
49
SEKSIONI VIII DISPOZITAT MBI PROGRAMET E BASHKËPUNIMIT
NDËRKUFITAR


TITULLI I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME


Neni 63 Format e bashkëpunimit ndërkufitar

(1) Asistenca sipas këtij Seksioni do të synojë promovimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së
mirë, nxitjen e integrimit në Bashkim dhe promovimin e zhvillimit socio-ekonomik
përmes iniciativave të përbashkëta lokale dhe rajonale.

(2) Bashkëpunimi ndërkufitar duhet të ofrojë asistencë për:

(a) Bashkëpunimin ndërkufitar ndërmjet një apo më shumë Shteteve Anëtare dhe
një apo më shumë përfituesve të IPA II;

(b) Bashkëpunimin ndërkufitar ndërmjet dy apo më shumë përfituesve të IPA II;

(c) Bashkëpunimin ndërkufitar ku vendet e kualifikuara sipas Instrumentit Evropian
të Fqinjësisë marrin pjesë në programet e bashkëpunimit ndërkufitar të IPA II.

(3) Ky Seksion do të zbatohet për bashkëpunimin ndërkufitar të referuar në pikat (b) dhe (c)
të paragrafit 2. Rregullat e zbatueshme për bashkëpunimin ndërkufitar, të referuara në
pikën (a) të paragrafit 2, do të përcaktohen në marrëveshjet e financimit që duhet të
arrihen në përputhje me Nenin 8 të kësaj Marrëveshjeje.


Neni 64 Përkufizimet shtesë për bashkëpunimin ndërkufitar

(1) Për qëllime të këtij Seksioni, do të zbatohen përkufizimet në vijim:

(a) "operacion" nënkupton një projekt, kontratë, veprim ose grup të projekteve të
përzgjedhura nga autoriteti kontraktues i programit në fjalë, ose nën
përgjegjësinë e tij, që kontribuon në objektivat e një prioriteti tematik apo
prioriteteve tematike për të cilat është i ndërlidhur;

(b) "përfitues" nënkupton një organ publik apo privat përgjegjës për inicimin apo
inicimin ose zbatimin e operacioneve;

(c) "shpenzimi publik" nënkupton çdo kontribut publik për financimin e
operacioneve, burimi i të cilave është buxheti i autoriteteve publike kombëtare,
rajonale apo lokale, buxheti i Bashkimit në lidhje me asistencën IPA II, buxheti i
shoqatave të autoriteteve publike apo organeve publike të drejtësisë me misionin
për shërbimin e publikut.


Neni 65 Intensiteti i ndihmës dhe shkalla e asistencës IPA II

(1) Vendimi i Komisionit që miraton një program të bashkëpunimit ndërkufitar duhet të
rregullojë shkallën e bashkë-financimit dhe shumën maksimale të asistencës IPA II,
bazuar qoftë në:

(a) shpenzimin e përgjithshëm të kualifikuar, përfshirë shpenzimet publike dhe
private, ose

(b) shpenzimin publik të kualifikuar
50
(2) Shkalla e bashkëfinancimit e Bashkimit në nivelin e çdo prioriteti tematik nuk duhet të
jetë më pak se 20% dhe jo më e lartë se 85% e shpenzimeve të kualifikuara. Shkalla e
bashkëfinancimit për asistencë teknike, e referuar në Nenin 72, do të jetë 100%.


TITULLI II RREGULLAT PËR PROGRAMIM


Neni 66 Prioritetet tematike dhe koncentrimi i bashkëpunimit ndërkufitar të IPA II

(1) Një maksimum prej katër prioriteteve tematike, siç janë të renditura në Shtojcën J të
kësaj Marrëveshjeje, duhet të përzgjidhen nga vendet pjesëmarrëse për secilin program
të bashkëpunimit ndërkufitar.

(2) Programet e bashkëpunimit ndërkufitar duhet të përfshijnë gjithashtu edhe një ndarje
të veçantë buxhetore për operacionet e asistencës teknike, siç tregohet në Nenin 72.


Neni 67 Mbulueshmëria gjeografike

Vendet pjesëmarrëse dhe Komisioni duhet të bien dakord për listën e rajoneve të kualifikuara të
cilat duhet të përfshihen në programin relevant të bashkëpunimit ndërkufitar.


Neni 68 Përgatitja, vlerësimi, miratimi dhe amandamentimi i programeve të
bashkëpunimit ndërkufitar

(1) Programet e bashkëpunimit ndërkufitar duhet të nxirren në përputhje me modelin e
programit të ofruar nga Komisioni dhe të përgatiten bashkërisht nga vendet
pjesëmarrëse.

(2) Për secilin prioritet tematik të përzgjedhur, vendet pjesëmarrëse duhet të bien dakord
mbi objektivat specifike, rezultatet e pritshme, synimet dhe indikatorët, si dhe llojet e
aktiviteteve që do të mbështeten, duke përfshirë identifikimin e grupeve dhe përfituesit
kryesor të synuar.

(3) Programi i bashkëpunimit ndërkufitar duhet të dorëzohet tek Komisioni për miratim,
përmes mjeteve elektronike, nga përfituesi i IPA II ku është i vendosur autoriteti
kontraktues.

(4) Komisioni duhet të vlerësojë konsistencën e programeve të bashkëpunimit ndërkufitar
me Rregulloren Zbatuese të IPA II, si dhe kontributin e tyre efektiv tek prioritetet e
përzgjedhura tematike, të përcaktuara në Shtojcën J të kësaj Marrëveshjeje, si dhe
objektivat e përcaktuara në dokumentet strategjike.

(5) Komisioni duhet t'i kryej vëzhgimet brenda tre muajve nga data e dorëzimit të
programit të bashkëpunimit ndërkufitar. Vendet pjesëmarrëse duhet t'i ofrojnë
Komisionit të gjitha informatat e nevojshme shtesë dhe, kur është e përshtatshme,
duhet të rishikojnë programin e propozuar të bashkëpunimit ndërkufitar.

(6) Gjatë miratimit të programit të bashkëpunimit ndërkufitar, pas dorëzimit formal të tij,
Komisioni duhet të sigurojë që vëzhgimet e tij janë marrë në konsideratë në mënyrë
adekuate.

(7) Programet e bashkëpunimit ndërkufitar mund të amandamentohen me iniciativën e
vendeve pjesëmarrëse ose të Komisionit, në marrëveshje me vendet pjesëmarrëse.
51
(8) Kërkesat për amandamentimin e programeve të bashkëpunimit ndërkufitar, të
paraqitura nga vendet pjesëmarrëse, duhet të mbështeten në mënyrë të duhur dhe në
veçanti duhet të përcaktojnë ndikimin e pritshëm të ndryshimeve tek programi i
bashkëpunimit ndërkufitar në arritjen e objektivave të saj. Këto kërkesa duhet të
shoqërohen nga programi i rishikuar. Paragrafët (3) deri në (6) duhet të zbatohen për
amandamentet e programeve të bashkëpunimit ndërkufitar.

Amandamentimet mund të kërkohen në një, ose më shumë, nga rastet në vijim:

(a) pas shqyrtimit afatmesëm të dokumenteve strategjike që çojnë në ndryshime në
strategjitë që ndikojnë ndjeshëm në programet e bashkëpunimit ndërkufitar,
përfshirë ndryshimet në vendndodhjen e autoritetit kontraktues ose në planin
financiar;

(b) pas ndryshimeve të rëndësishme socio-ekonomike në fushën e programit;

(c) në mënyrë që të merren parasysh ndryshimet e mëdha në prioritetet e
Bashkimit, prioritet kombëtare apo rajonale;

(d) pas rezultateve të vlerësimeve të referuara në Nenin 55.


Neni 69 Marrëveshjet dypalëshe ndërmjet vendeve pjesëmarrëse për menaxhimin
e programeve të bashkëpunimit ndërkufitar, të zbatuara sipas menaxhimit
indirekt

(1) Sipas menaxhimit indirekt, vendet pjesëmarrëse duhet të lidhin, për të gjithë
kohëzgjatjen e programit të bashkëpunimit ndërkufitar, një marrëveshje dypalëshe që
përcakton përgjegjësitë e tyre përkatës për zbatimin e programit relevant të
bashkëpunimit ndërkufitar. Marrëveshja dypalëshe duhet të përfshijë, ndër të tjera:

(a) një përshkrim të strukturave kryesore të zbatimit dhe rolet dhe përgjegjësitë e
tyre;

(b) një përshkrim të marrëveshjeve menaxhuese, financiare, të kontrollit dhe të
auditimit për programin e bashkëpunimit ndërkufitar;

(c) marrëveshjet në lidhje me procedurat kryesore të zbatimit, përfshirë procesin
për përzgjedhjen e operacioneve dhe marrëveshjet për programin e
bashkëpunimit ndërkufitar dhe monitorimin e nivelit të operacioneve;

(d) marrëveshjet për të siguruar ligjshmërinë dhe rregullsinë e shpenzimeve të bëra
nga përfituesit, dhe për të siguruar se janë kryer verifikimet e referuara në
Klauzolën 4 (3) (b) (x) të Shtojcës A të kësaj Marrëveshjeje;

(e) masat përmirësuese në rast të vështirësisë në zbatim;

(f) masat për garantimin e menaxhimit të qëndrueshëm financiar të fondeve të
ndara për programin e bashkëpunimit ndërkufitar, përfshirë rimëkëmbjen e
shumave të paguara pavend;

(g) marrëveshjet për përjashtimin nga taksat të referuara në Nenin 28.
52
TITUTLLI III OPERACIONET


Neni 70 Përzgjedhja e operacioneve

(1) Operacionet e përzgjedhura sipas një programi të bashkëpunimit ndërkufitar duhet të
japin ndikimet dhe përfitimet e qarta ndërkufitare.

(2) Operacionet sipas programeve të bashkëpunimit ndërkufitar duhet të përzgjidhen nga
autoriteti kontraktues nëpërmjet thirrjeve për oferta që mbulojnë të gjithë zonën e
kualifikuar.

(3) Vendet pjesëmarrëse gjithashtu mund t’i identifikojnë operacionet jashtë thirrjes për
oferta. Në këtë rast, operacionet do të përmenden në mënyrë të veçantë në programin e
bashkëpunimit ndërkufitar, të referuar në Nenin 68.

(4) Operacionet e përzgjedhura për bashkëpunim ndërkufitar do të përfshijnë përfitues nga
të paktën dy vende pjesëmarrëse. Përfituesit do të bashkëpunojnë në zhvillimin dhe
zbatimin e operacioneve. Përveç kësaj, ata do të bashkëpunojnë qoftë në plotësimin e
stafit apo financimin e operacioneve, apo në të dyja.

(5) Një operacion mund të zbatohet në një vend të vetëm pjesëmarrës, me kusht që të
identifikohen ndikimet dhe përfitimet ndërkufitare.


Neni 71 Përfituesit

(1) Për programet e bashkëpunimit ndërkufitar, të referuara në pikën (b) të Nenit 63 (2),
përfituesit duhet të vendosen në një përfitues të IPA II, pjesëmarrës në program. Për
programet e bashkëpunimit ndërkufitar, të referuara në pikën (c) të Nenit 63 (2),
përfituesit duhet të vendosen në një përfitues të IPA II ose në një vend që merr pjesë në
një program sipas Instrumentit Evropian të Fqinjësisë.

(2) Njëri nga përfituesit e një operacioni në një program të bashkëpunimit ndërkufitar
duhet të caktohet, nga të gjithë përfituesit e granteve, si përfitues udhëheqës.

(3) Përfituesi udhëheqës duhet të merr përgjegjësinë për sigurimin e zbatimit financiar të
të gjithë operacionit, të monitorojë nëse operacioni është zbatuar në përputhje me
kushtet e përcaktuara në kontratë dhe të përcaktojë marrëveshjet me përfituesit e tjerë
për të garantuar menaxhimin e qëndrueshëm financiar të fondeve të ndara për
operacionin, përfshirë rregullimet për rimëkëmbjen e shumave të paguara pavend.


Neni 72 Asistenca teknike

(1) Çdo program i bashkëpunimit ndërkufitar përfshin një ndarje të veçantë buxhetore për
operacionet e asistencës teknike.

(2) Shuma e asistencës IPA II që duhet të ndahet për asistencë teknike duhet të kufizohet
në 10% të shumës së përgjithshme të ndarë për programin e bashkëpunimit
ndërkufitar.

(3) Asistenca teknike mund të përfshijë, ndër të tjera:

(a) përgatitjen, menaxhimin, monitorimin, vlerësimin, informimin,
komunikimin, rrjetëzimin, zgjidhjen e ankesës, aktivitetet e kontrollit dhe
auditimit lidhur me zbatimin e programit të bashkëpunimit ndërkufitar;
53
(b) aktivitetet për përforcimin e kapaciteteve administrative për zbatimin e
programit të bashkëpunimit ndërkufitar;

(c) veprimet për reduktimin e barrës administrative për përfituesit, përfshirë
sistemin elektronik të shkëmbimit të të dhënave, dhe veprimet për përforcimin e
kapacitetit dhe shkëmbimin e praktikave më të mira në mes të autoriteteve në
vendet pjesëmarrëse dhe përfituesve, për administrimin dhe përdorimin e
asistencës IPA II.

Këto veprime mund të kenë të bëjnë me periudhat paraprake dhe pasuese të
programimit.

(4) Duke deroguar nga Neni 31 (1), shpenzimet për asistencën teknike për mbështetjen e
përgatitjes së një programi të bashkëpunimit ndërkufitar dhe vendosjes së
menaxhimit dhe sistemit të kontrollit, mund të jenë të disponueshme para datës së
miratimit të vendimit të Komisionit për miratimin e programit të bashkëpunimit
ndërkufitar, por jo më herët se 1 janari 2014.


TITULLI IV ZBATIMI


Neni 73 Mënyrat e Zbatimit

(1) Programet e bashkëpunimit ndërkufitar duhet të zbatohen sipas menaxhimit direkt apo
indirekt.

(2) Programet e bashkëpunimit ndërkufitar duhet të menaxhohen nga një autoritet
kontraktues, siç përcaktohet në vendimin e komisionit që miraton programin relevant
të bashkëpunimit ndërkufitar.


TITULLI V STRUKTURAT DHE AUTORITETET E PROGRAMIT DHE
PËRGJEGJËSITË E TYRE


Neni 74 Strukturat dhe autoritetet për menaxhimin e BNK

(1) Strukturat vijuese, të referuara në Nenin 10, duhet të përfshihen në menaxhimin e
programeve të bashkëpunimit ndërkufitar të përfituesve të IPA II:

(a) KKIPA-të e vendeve pjesëmarrëse në programin e bashkëpunimit ndërkufitar
dhe, kur është e nevojshme, koordinatorët e bashkëpunimit territorial;

(b) ZKA dhe struktura menaxhuese e përfituesit pjesëmarrës të IPA II ku është i
vendosur autoriteti kontraktues, atëherë kur programi ndërkufitar zbatohet në
menaxhimin indirekt;

(c) strukturat operative në të gjitha vendet pjesëmarrëse, të cilat do të
bashkëpunojnë ngushtë në programimin dhe zbatimin e programit relevant të
bashkëpunimit ndërkufitar. Në rast të menaxhimit indirekt, struktura operative
duhet të përfshijë një autoritet kontraktues;

(d) autoriteti i auditimit atëherë kur programi ndërkufitar zbatohet përmes
menaxhimit indirekt.
54
(2) Vendet pjesëmarrëse duhet të themelojnë një Komitet të Përbashkët Monitorues (në
tekstin e mëtejmë 'KPM') i cili do ta ketë edhe rolin e komitetit sektorial të
monitorimit, të referuar në Nenin 53.

(3) Duhet të themelohet një Sekretariat i Përbashkët Teknik (në tekstin e mëtejmë 'SPT')
për të ndihmuar Komisionin, strukturat operative dhe KPM-në.


Neni 75 KKIPA

KKIPA-të e vendeve pjesëmarrëse janë bashkërisht përgjegjës për të siguruar që objektivat e
vendosura në programet e propozuara të bashkëpunimit ndërkufitar janë në përputhje me
objektivat në dokumentet strategjike të IPA II.


Neni 76 Strukturat operative

(1) Struktura(t) operative duhet të themelohen në kuadër të administratës së secilit vend
pjesëmarrës për të përgatitur, zbatuar dhe menaxhuar programet e bashkëpunimit
ndërkufitar. E njëjta strukturë operative mund të përdoret për më shumë se një
program të bashkëpunimit ndërkufitar.

(2) Në menaxhimin indirekt, struktura operative e vendit të cilit i janë besuar detyrat e
zbatimit të buxhetit për një program të caktuar të bashkëpunimit ndërkufitar, do të
përfshijë gjithashtu edhe një autoritet kontraktues.

(3) Strukturat operative të vendeve pjesëmarrëse duhet të bashkëpunojnë ngushtë në
detyrat e interesit të përbashkët. Ato duhet të përmbushin së bashku funksionet në
vijim dhe të marrin përsipër përgjegjësitë në vijim:

(a) të përgatisin programet e bashkëpunimit ndërkufitar në përputhje me Nenin 68
apo rishikimet e tij;

(b) të përgatisin një marrëveshje dypalëshe, në përputhje me Nenin 69, në rast të
menaxhimit indirekt dhe të sigurojnë zbatimin e tij;

(c) të bashkëpunojnë për të siguruar se janë përmbushur detyrat e referuara në
paragrafët 4 dhe 5 të këtij Neni;

(d) të sigurojnë pjesëmarrje në takimet e KPM dhe takimet e tjera dypalëshe;

(e) të propozojnë përfaqësuesin (t) e tyre në KPM;

(f) të themelojnë Sekretariatin e Përbashkët Teknik (SPT) dhe të sigurojnë se është
plotësuar në mënyrë adekuate me staf;

(g) të përgatisin dhe zbatojnë vendimet strategjike të KPM;

(h) të mbështesin punën e KPM dhe t'i ofrojnë informacionin e nevojshëm për
kryerjen e detyrave të tij, në veçanti të dhënat në lidhje me progresin e
programit operativ në arritjen e objektivave dhe synimeve specifike për
prioritetet tematike, siç përcaktohen në programin e bashkëpunimit ndërkufitar;

(i) të themelojnë një sistem për mbledhjen e informacioneve të besueshme lidhur
me zbatimin e programit të bashkëpunimit ndërkufitar;

(j) të nxjerrin raportet vjetore dhe përfundimtare të zbatimit, siç referohet në
Nenin 80;

(k) të përgatisin dhe zbatojnë një plan koherent lidhur me komunikimin dhe
55
vizibilitetin;
(l) të nxjerrin një plan vjetor të punës për SPT, që duhet të miratohet nga KPM;

(4) Nëse programi i bashkëpunimit ndërkufitar zbatohet sipas menaxhimit indirekt, struktura
operative e përfituesit të IPA II ku autoriteti kontraktues është i vendosur duhet, përveç
dispozitave në Klauzolën 4 të Shtojcës A të kësaj Marrëveshjeje:

(a) të emërojë anëtarët e komitetit vlerësues dhe të sigurojë që komiteti vlerësues
përfshin një anëtar më shumë me të drejtë vote nga vendi nuk është i vendosur
autoriteti kontraktues, ndërsa autoriteti kontraktues duhet të emërojë, sipas të
drejtës së tij, kryesuesin dhe sekretarin e komitetit;

(b) të kryejë përcjelljen e operacionale dhe menaxhimin e operacioneve në
bashkëpunim të ngushtë me vendin tjetër pjesëmarrës;

(5) Nëse struktura operative e përfituesit të IPA II ku është i vendosur autoriteti kontraktues
nuk mund të kryejë verifikimet, siç përcaktohet në Klauzolën 4 (3) (b) (x) të Shtojcës A të
kësaj Marrëveshjeje në të gjithë fushën e programit, vendet pjesëmarrëse duhet të bien
dakord për mënyrën se si do të kryhen funksionet e verifikimit menaxhues. Marrëveshjet
për kryerjen e verifikimeve të tilla duhet të përcaktohen në marrëveshjen dypalëshe të
referuar në Nenin 69.


Neni 77 Autoriteti i Auditimit

(1) Autoriteti i auditimit për programin e bashkëpunimit ndërkufitar duhet të jetë nga
vendi ku është i vendosur autoriteti kontraktues.

(2) Funksionet e autoritetit të auditimit duhet të jenë ato të referuara në Klauzolën 5 të
Shtojcës A të kësaj Marrëveshje.

(3) Atëherë kur autoriteti i auditimit, i referuar në paragrafin 1, nuk ka autorizim që të
kryej në mënyrë të drejtpërdrejt funksionet e tij në të gjithë territorin e mbuluar nga
programi i bashkëpunimit ndërkufitar, duhet të asistohet nga një grup i auditorëve të
përbërë nga një përfaqësues i çdo vendi që merr pjesë në programin e bashkëpunimit
ndërkufitar. Grupi i auditorëve duhet të kryesohet nga autoriteti i auditimit i
përfituesit të IPA II ku është i vendosur autoriteti kontraktues për programin e
bashkëpunimit ndërkufitar. Marrëveshjet e veçanta për kryerjen e funksioneve të tilla
do të përcaktohen në marrëveshjen dypalëshe të referuar në Nenin 69.


Neni 78 Komiteti i Përbashkët Monitorues (KPM)

(1) Vendet pjesëmarrëse duhet të krijojnë një KPM jo më vonë se gjashtë muaj nga hyrja
në fuqi e Marrëveshjes së parë të Financimit.

(2) Secili vend pjesëmarrës duhet të caktojë përfaqësuesit e tij në KPM.

(3) KPM-ja duhet të përbëhet nga përfaqësues të KKIPA-ve apo koordinatorëve të
bashkëpunimit territorial sipas nevojës, si dhe nga përfaqësues të vendeve
pjesëmarrëse (autoritetet kombëtare, rajonale, lokale), përfshirë strukturat operative të
bashkëpunimit ndërkufitar, dhe kur është e rëndësishme, aktorët e tjerë, të tilla si
organizatat e shoqërisë civile. Komisioni duhet të marrë pjesë në punën e KPM-së, në
kapacitetin e këshilluesit.
56
(4) KPM-në duhet ta kryesojë vendi pjesëmarrës në të cilin nuk është i vendosur autoriteti
kontraktues.

(5) KPM-ja duhet të mblidhet së paku dy herë në vit. Mund të organizohen takime Ad-
hoc edhe me iniciativën e vendeve pjesëmarrëse ose Komisionit.

(6) KPM-ja duhet të miratojë rregullat e saj të procedurës të cilat duhet të nxirren në
konsultim me strukturat operative dhe Komisionin.

(7) Secili vend pjesëmarrës gëzon të drejta të barabarta të votimit, pavarësisht nga numri i
përfaqësuesve që ka caktuar.

(8) KPM-ja duhet të:

(a) jetë përgjegjëse për identifikimin e prioriteteve tematike, objektivave të
veçanta, përfituesve të synuar dhe fokusin e veçantë për çdo thirrje për oferta
që do të miratohen nga Komisioni;

(b) shqyrtojë dhe japë një opinion këshillues mbi listën e operacioneve të
përzgjedhura nëpërmjet thirrjeve për oferta para vendimit për dhënien e grantit.
Autoriteti kontraktues duhet të miratojë vendimin përfundimtar për dhënien e
granteve;

(c) rishikojë progresin e arritur në lidhje me arritjen e objektivave specifike,
rezultatet e pritura dhe objektivat për prioritet tematike siç përcaktohen në
programin e bashkëpunimit ndërkufitar, në bazë të informacionit të ofruar nga
strukturat operative të vendeve pjesëmarrëse. Progresi duhet të monitorohet
kundrejt indikatorëve të përcaktuar në programin e bashkëpunimit ndërkufitar;

(d) shqyrtojë gjetjet dhe konkluzionet relevante si dhe propozimet për veprimet
përmirësuese përcjellëse që burojnë nga kontrollet, monitorimi dhe vlerësimet
në-vend, nëse janë në dispozicion;

(e) miratojë çfarëdo propozimi për rishikimin e programit të bashkëpunimit
ndërkufitar. Sa herë që është e nevojshme, mund të bëjë propozime për
ndryshimin e programit të bashkëpunimit ndërkufitar, siç referohet në Nenin 68,
për të siguruar arritjen e objektivave të programit të bashkëpunimit ndërkufitar
dhe rritjen e efektivitetit dhe efikasitetit, ndikimit dhe qëndrueshmërisë së
asistencës IPA II. KPM-ja mund të bëjë gjithashtu rekomandime në lidhje me
çështjen se si të përmirësohet zbatimi i programit të bashkëpunimit ndërkufitar;

(f) shqyrtojë dhe miratojë planin e komunikimit dhe vizibilitetit për programin e
bashkëpunimit ndërkufitar;

(g) shqyrtojë dhe miratojë planin vlerësues, të referuar në Nenin 57(2);

(h) shqyrtojë dhe miratojë raportet vjetore dhe përfundimtare mbi zbatimin e
referuar në Nenin 80;

(i) shqyrtojë dhe miratojë planin vjetor të punës të Sekretariatit të Përbashkët
Teknik.

(9) KPM-ja duhet t’i raportojë Komitetit Monitorues të IPA të vendit në të cilin është i
vendosur autoriteti kontraktues.





57
Neni 79 Sekretariati i Përbashkët Teknik (SPT)

(1) Duhet të themelohet një SPT për çdo program të bashkëpunimit ndërkufitar për të
ndihmuar Komisionin, strukturat operative dhe KPM-në, si dhe duhet të vendoset në
vendin në të cilin është i vendosur autoriteti kontraktues. SPT-ja mund të ketë një zyre
të ndarë në vendin tjetër pjesëmarrës.

(2) Operimi i SPT-së duhet të financohet nga buxheti i asistencës teknike.

(3) Në SPT duhet të punësohen shtetasit e të dy vendeve që marrin pjesë në programin e
bashkëpunimit ndërkufitar.

(4) SPT-ja duhet të menaxhohet nga struktura operative ku është i vendosur autoriteti
kontraktues.

(5) Çdo vit duhet të përgatitet një plan pune për SPT-në nga strukturat operative dhe duhet
të dërgohet në KPM për shqyrtim dhe miratim.

(6) SPT-ja mund të jetë përgjegjëse, ndër të tjera, për detyrat e mëposhtme:

(a) të organizojë takimet e SPT-së, përfshirë hartimin dhe shpërndarjen e
procesverbaleve;

(b) të asistojë aplikuesit potencialë në kërkimin e partnerit dhe zhvillimin e
projektit, si dhe organizimin e ditëve dhe punëtorive informuese; të zhvillojë
dhe të mbajë një rrjet të akterëve;

(c) të këshillojë përfituesit e grantit lidhur me zbatimin e projektit;

(d) të mbështesë punën e komiteteve vlerësuese;

(e) të përgatisë, kryejë dhe raportojë lidhur me vizitat monitoruese në operacionet
e bashkëpunimit ndërkufitar;

(f) të krijojë një sistem për mbledhjen e informacionit të besueshëm lidhur me
zbatimin e programit të bashkëpunimit ndërkufitar;

(g) të ofrojë të dhëna për raportet vjetore dhe të zbatimit përfundimtar të programit
ndërkufitar;

(h) të planifikojë dhe zbatojë fushata informuese dhe aktivitete të tjera lidhur me
ngritjen e vetëdijes publike për programin e bashkëpunimit ndërkufitar,
përfshirë edhe publikimin e materialeve publicitare mbi programin ndërkufitar
dhe mirëmbajtjen e ueb-faqes së programit të bashkëpunimit ndërkufitar.


TITULLI VI RAPORTIMI


Neni 80 Raportet vjetore dhe përfundimtare të zbatimit

(1) Në përputhje me Nenin 60, strukturat operative duhet të përgatisin një raport vjetor dhe
përfundimtar të zbatimit për secilin program të bashkëpunimit ndërkufitar për qëllime të
kërkesave të raportimit në Nenet 58 dhe 59. Raporti përfundimtar mund të përfshijë
raportin e fundit vjetor. Raporti duhet të ndjekë modelin e bashkangjitur në Marrëveshjen
e Financimit dhe duhet të përfshijë, ndër të tjera, edhe:

(a) progresin e arritur në zbatimin e programit ndërkufitar dhe në veçanti në
arritjen e objektivave të veçanta sipas prioriteteve tematike, përfshirë elementet
sasiore dhe cilësore që tregojnë progresin në lidhje me objektivat;

58
(b) informacionet mbi hapat e ndërmarrë për sigurimin e cilësisë dhe efektivitetit
të zbatimit, në veçanti:
(i) masat monitoruese, përfshirë edhe aranzhimet e mbledhjes së të
dhënave, dhe ku është e nevojshme, masat vlerësuese;

(ii) një përmbledhje të problemeve të dukshme të hasura gjatë zbatimit të
programit ndërkufitar dhe çfarëdo veprime korrigjuese të ndërmarra;

(iii) rekomandime për veprimet korrigjuese;

(c) masat e ndërmarra për të siguruar vizibilitetin dhe publikimin e programit
ndërkufitar;

(d) informacionet e detajuara lidhur me ekzekutimin financiar të programit
ndërkufitar.

Informacioni i referuar në pikën (d) duhet të ofrohet nga autoriteti kontraktues i
programit dhe të përfshihet në raporte vetëm nën menaxhimin indirekt.

(2) Pas shqyrtimit dhe miratimit të KPM-së, raportet duhet të dërgohen në KKIPA dhe
ZKA sipas nevojës tek përfituesit e IPA II ku është i vendosur autoriteti kontraktues,
për dorëzim në KKIPA-n e vendeve të tjera pjesëmarrëse dhe tek Komisioni, në kuadër
të kërkesave raportuese të përcaktuara në Nenet 58 dhe 59.



SEKSIONI IX DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE


Neni 81 Komunikimi

Shkëmbimi i informacionit dhe dokumenteve midis Komisionit dhe përfituesit të IPA II në
lidhje me programet, dokumentet e veprimit, dhe amandamentimet në to, si dhe
dokumentacionin në lidhje me zbatimin e veprimeve do të, për aq sa të jetë e mundur, bëhet
në mënyrë elektronike. Aranzhimet lidhur me shkëmbimin e të dhënave do të dakordohen
ndërmjet Komisionit dhe përfituesit të IPA II dhe të nënvizohen në Marrëveshjen Sektoriale
ose të Financimit.


Neni 82 Konsultimi

(1) Çfarëdo pyetje në lidhje me ekzekutimin ose interpretimin e kësaj Marrëveshje duhet
të jetë subjekt i konsultimeve ndërmjet Palëve të kësaj Marrëveshjeje që çon, sipas
nevojës, në një amandamentim të kësaj Marrëveshjeje.

(2) Ku nuk arrihet kryerja e një obligimi të përcaktuar në këtë Marrëveshje i cili nuk ka
qenë subjekt i masave përmirësuese të ndërmarra në kohën e duhur, Komisioni mund
të pezullojë financimin e aktiviteteve nën IPA II.

(3) Përfituesi i IPA II mund të heqë dorë plotësisht ose pjesërisht nga zbatimi i asistencës
IPA II. Për këtë qëllim, përfituesi i IPA II duhet të bëj një njoftim paraprak të paktën
6 muaj më herët. Palët e kësaj Marrëveshjeje duhet të përcaktojnë detajet e kësaj
heqjeje dorë me anë të shkëmbimit të letrave ose duke amandamentuar Marrëveshjen
relevante të Financimit, sipas rastit.
59
Neni 83 Zgjidhja e mosmarrëveshjeve, arbitrazhi

(1) Mosmarrëveshjet që lindin nga interpretimi ose ekzekutimi i kësaj Marrëveshjeje
Kornizë do të zgjidhen miqësisht nëpërmjet konsultimeve të përcaktuara në nenin 82.
Palët do të komunikojnë qëndrimet e tyre dhe çdo zgjidhje që ata konsiderojnë të jetë e
mundur me shkrim. Pala duhet të përgjigjet në kërkesën e dërguar nga Pala tjetër për
një zgjidhje miqësore brenda 30 ditësh. Pas skadimit të kësaj periudhe, ose në qoftë se
përpjekja për të arritur zgjidhje miqësore nuk ka çuar në një marrëveshje brenda 60
ditëve që nga kërkesa e parë, secila nga Palët mund të njoftojë palën tjetër se
konsideron që procedura e zgjidhjes miqësore ka dështuar.

(2) Kur nuk mund të arrihet një zgjidhje miqësore, secila Palë mund ta çojë çështjen për
gjykim nga Gjykata e Përhershme e Arbitrazhit, sipas Rregullave të Arbitrazhit 2012,
që janë në fuqi, të Gjykatës së Përhershme të Arbitrazhit në datën e hyrjes në fuqi të
kësaj Marrëveshjeje.

(3) Gjuha që do të përdoret në procedurat e arbitrazhit do të jetë anglishtja. Autoriteti
përgjegjës do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës së Përhershme të Arbitrazhit,
pas një kërkese me shkrim të dërguar nga cilado Palë. Palët bien dakord të veprojnë në
përputhje me vendimet e arbitrazhit. Vendimi i arbitrit duhet të jetë i detyrueshëm për
të gjitha palët dhe nuk mund të ankimohet.


Neni 84 Mosmarrëveshjet me palët e treta

(1) Pa paragjykuar juridiksionin e cilësdo gjykatë të caktuar në një kontratë të financuar
nga IPA II - si gjykata kompetente për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që rrjedh nga
një kontratë në mes të palëve në të, Bashkimi duhet të gëzoj imunitet ndaj padisë, në
territorin Kosovës, duke përfshirë arbitrazhin, përveç siç është parashikuar në nenin
83 të kësaj Marrëveshjeje, edhe procesi ligjor në lidhje me çdo mosmarrëveshje mes
Komisionit Evropian dhe/ose përfituesit të IPA II dhe një pale të tretë, apo në mes të
palëve të treta, të cilat direkt ose indirekt ndërlidhen me ofrimin e asistencës IPA II
për përfituesin e IPA II sipas kësaj Marrëveshjeje, përveç kur Bashkimi heq dorë nga
imunitetit.

(2) Përfituesi i IPA II duhet në çdo procedurë ligjore ose administrative para një gjykate,
tribunali ose instance administrative në Kosovë të mbështesë këtë imunitet dhe të
marrë një pozicion i cili i konsideron plotësisht interesat e Bashkimit. Kur është e
nevojshme, përfituesi i IPA II dhe Komisioni do të vazhdojë me konsultime paraprake
për pozicionin që merr.


Neni 85 Njoftimet

(1) Çdo komunikim në lidhje me këtë Marrëveshje duhet të bëhet me shkrim dhe në
gjuhën angleze. Çdo komunikim duhet të nënshkruhet dhe të dërgohet si një dokument
origjinal, ose si dokument origjinal i skanuar.
60

(2) Çdo komunikim në lidhje me këtë Marrëveshje duhet të dërgohet në adresat e
mëposhtme:

Për Komisionin:

European Commission
DG Enlargement /C
Rue de la Loi 15
B-1049 Brussels, Belgium
Fax: +32 229 68727
e-mail: elarg-c@ec.europa.eu

Për përfituesin e IPA II:
Ministria e Integrimit Evropian
Ndërtesa e re e qeverisë
Rruga Nënë Tereza, 10000
Prishtinë, Kosovë



Neni 86 Shtojcat

Shtojcat e kësaj Marrëveshjeje janë pjesë përbërëse e kësaj Marrëveshjeje Kornizë.


Neni 87 Hyrja në fuqi

Kjo Marrëveshje hyn në fuqi në ditën në të cilën Pala e fundit njofton palën tjetër me shkrim
për miratimin e saj në përputhje me legjislacionin ose procedurën kombëtare të Palës.


Neni 88 Zbatueshmëria e Marrëveshjes Kornizë për IPA

Marrëveshjet Kornizë të nënshkruara në mes të Komisionit dhe Kosovës do të mbeten të
zbatueshme për asistencën e miratuar sipas instrumentit të mëhershëm të para-anëtarësimit, deri
sa asistenca e tillë përfundon në përputhje me afatet e Marrëveshjeve relevante Kornizë.


Neni 89 Amandamentimi

Çdo amandamentim i dakorduar nga Palët duhet jetë me shkrim dhe duhet të jetë pjesë e kësaj
Marrëveshjeje. Amandamentimi i tillë do të hyjë në fuqi në përputhje me procedurën e
përcaktuar në paragrafin 1 të nenit 87.


Neni 90 Ndërprerja

(1) Kjo Marrëveshje do të jetë në fuqi për një periudhë të pacaktuar, përveç nëse
ndërpritet me anë të njoftimit me shkrim nga cilado prej Palëve. Ndërprerja hyn në
fuqi 3 muaj pas datës së njoftimit me shkrim.
61
(2) Me përfundimin e kësaj Marrëveshjeje, çdo asistencë ende në rrjedhën e ekzekutimit
do të përfundojë, përveç për respektimin e të drejtave të fituara në bazë të kontratave
të veçanta të financuara nga IPA.
Kjo Marrëveshje nxirret në dy kopje në gjuhën angleze.
Nënshkroi, për dhe në emër të Qeverisë së Kosovës, në Prishtinë

nga………………………………..
Z. Bekim Çollaku

Minister

Ministria e Integrimit Evropian

Nënshkroi, për dhe në emër të Komisionit, në Bruksel nga
……………………………..

Z. Jean-Eric Paquet
Drejtor
62
SHTOJCA A

Funksionet dhe përgjegjësitë e strukturave, autoriteteve dhe organeve në përputhje me
Nenin 10 të kësaj Marrëveshje Kornizë


Vërejtje preliminare:

Kjo listë paraqet funksionet kryesore dhe përgjegjësitë e përbashkëta të strukturave,
autoriteteve dhe organeve në fjalë. Nuk duhet konsideruar si përfundimtare. Ajo plotëson
pjesën thelbësore të kësaj Marrëveshjeje.


Klauzola 1 Koordinatori Kombëtar për IPA (KKIPA)

KKIPA duhet të caktohet nga përfituesi i IPA II. KKIPA duhet të jetë një përfaqësues i lartë i
qeverisë ose i administratës shtetërore të përfituesit të IPA II me autoritetin e duhur. Përveç
funksioneve dhe përgjegjësive sipas Nenit 6 (2), 16 (2), 59 dhe 75 të kësaj Marrëveshjeje, ku
detyra e zbatimit të buxhetit i besohet përfituesit të IPA II, KKIPA do të:

(a) marrë masat për të siguruar që objektivat e përcaktuara në veprimet ose
programet, për të cilat i janë besuar detyrat e zbatimit të buxhetit, të adresohen
në mënyrë të përshtatshme gjatë zbatimit të asistencës IPA II.

(b) në përputhje me Nenin 57 të kësaj Marrëveshjeje, të koordinojë hartimin e një
plani të vlerësimit në konsultim me Komisionin që prezanton aktivitetet e
vlerësimit që do të kryhen në faza të ndryshme të zbatimit sipas dispozitave të
Nenit 55 të kësaj Marrëveshjeje.


Klauzola 2 Zyrtari Kombëtar Autorizues (ZKA)

(1) ZKA do të caktohet nga përfituesi i IPA II. ZKA duhet të jetë një përfaqësues i lartë i
qeverisë apo administratës kombëtare të përfituesit të IPA II me autoritetin e duhur.

(2) ZKA do të mbajë përgjegjësinë e përgjithshme për menaxhimin financiar të asistencës
IPA II për [përfituesin e IPA II] dhe për të siguruar ligjshmërinë dhe rregullsinë e
shpenzimeve. ZKA veçanërisht është përgjegjës për:

(a) menaxhimin e llogarive dhe operacioneve financiare të IPA II;

(b) funksionimin efektiv të sistemeve të kontrollit të brendshëm për zbatimin e
asistencës së IPA II në përputhje me Shtojcën B të kësaj Marrëveshjeje.

Gjatë kryerjes së këtyre funksioneve, ZKA mund të kryejë verifikimet në vend.

(3) Për qëllim të paragrafit 2 (a), ZKA, i mbështetur nga Fondi Kombëtar, kryen veçanërisht
detyrat e mëposhtme:

(a) të nxjerr dhe paraqesë për pasqyrat e shpenzimeve në hollësi tek Komisioni:

(i) kostot e shkaktuara dhe të paguara;

dhe sipas rastit, të përfshijë informacion mbi paradhëniet nga kërkesat e
pagesave, dhe të vërtetojë se këto rezultojnë nga sisteme të kontabilitetit
të bazuara në akruale të besueshme siç janë përcaktuar në pajtueshmëri
me pikën (b), janë të sakta dhe të bazuara në dokumente mbështetëse të
verifikuara, dhe kanë qenë subjekt i verifikimeve nga strukturat operative
63
dhe nga strukturat e menaxhimit. Pas mbylljes së një programi, ZKA do të
sigurojë një pasqyrë përfundimtare të shpenzimeve;

(b) të sigurojë që ekziston një sistem i kontabilitetit bazuar në akruale i cili
regjistron dhe ruan, në formë të kompjuterizuar, të dhënat për çdo
veprim/aktivitet/operim dhe i cili mbështet të gjitha të dhënat e nevojshme për
nxjerrjen e kërkesave të pagesave dhe raporteve financiare vjetore ose
pasqyrave të kontabilitetit. Sistemi i tillë do të sigurojë informacion të saktë, të
plotë dhe të besueshëm në kohën e duhur dhe duhet të përfshijë të dhënat e
shumave të rimëkëmbshme, shumave të rimëkëmbura dhe shumave të tërhequra
pas anulimit të plotë ose të pjesshëm të asistencës së IPA II për një program ose
veprim;

(c) të sigurojë transferimin e fondeve të strukturave operative apo pranuesit;

(d) të verifikojë, sipas rastit, ekzistencën dhe saktësinë e elementeve të bashkë-
financimit dhe të sigurojë ekzistencën e burimeve të mjaftueshme në Fondin
Kombëtar për përballje me mungesat e mundshme për shkak të transferimit të
vonë të fondeve nga Komisioni apo fletë-kthimeve të lëshuara prej tij;

(e) të bëjë përshtatjet financiare që kërkohen në lidhje me parregullsitë sipas Nenit
51, në përputhje me Nenin 17 të Rregullores për Zbatimin e IPA II dhe Nenit
42 të kësaj Marrëveshjeje dhe të rimëkëmb kontributin e Komisionit të paguar
për pranuesit në pajtim me procedurat kombëtare të rimëkëmbjes në rast të
situatave të referuara në Nenin 51 (5) dhe, siç parashikohet në Nenin 41 të
kësaj Marrëveshjeje;

(f) të kihet parasysh, gjatë nxjerrjes dhe dorëzimit të raporteve ose pasqyrave
financiare dhe kërkesat për pagesa, siç përmendet më sipër në pikën (a) të
paragrafit (3), nga rezultatet e të gjitha auditimeve të kryera nga ose nën
përgjegjësinë e autoritetit të auditimit;

(g) të jetë pikë kontaktuese për rrjedhjen e informacionit financiar ndërmjet
Komisionit dhe përfituesit të IPA II dhe për çdo çështje në lidhje me dispozitat
financiare të kësaj Marrëveshjeje.

(4) Për qëllim të paragrafit 2 (b), ZKA, i mbështetur nga zyra mbështetëse ZKA, kryen
veçanërisht detyrat e mëposhtme:

(a) ofron siguri mbi ligjshmërinë dhe rregullsinë e transaksioneve;

(b) vendosë masa efektive dhe proporcionale anti-mashtrim marrë parasysh
rreziqet e identifikuara si dhe të sigurojë raportim në përputhje me Nenin 51
(2) gjatë shërbimit të koordinimit anti-mashtrimit të përmendur në Nenin 50 (2)
për informata lidhur me raportimin e tillë;

(c) të jetë përgjegjës për monitorimin e plotësimit të vazhdueshëm nga struktura e
menaxhimit dhe strukturat operative të kërkesave të zbatueshme të përcaktuara
në pikat (a), (b) dhe (d) të Nenit 12 (3) dhe Shtojcën B të kësaj Marrëveshjeje
dhe në rast dështimi të plotësimit të kërkesave për informimin e Komisionit, pa
ndonjë vonesë, si dhe të marr masat mbrojtëse të përshtatshme në lidhje me
pagesat e bëra ose kontratat e nënshkruara;

(d) sigurojë ekzistencën, si dhe funksionimin efektiv të sistemit të kontrollit të
brendshëm për zbatimin e asistencës IPA II;
64
(e) sigurojë raportimin mbi sistemet e menaxhimit dhe kontrollit dhe të shqyrtojë
programimin dhe zbatimin e kapaciteteve të stafit brenda strukturave operative
të përfshira në programimin dhe zbatimin e veprimeve;

(f) të sigurohet se sistemi i raportimi dhe informacionit ekziston dhe është
funksional;

(g) të përcjell gjetjet e raporteve të auditimit nga autoriteti i auditimit, të nxjerra në
përputhje me Klauzolën 5 (2) të Shtojcës A të kësaj Marrëveshjeje. Ndërsa,
duke bërë kështu, ZKA duhet që:

(i) të vendosë nëse nevojitet ndonjë përmirësim në sistemin e
menaxhimit dhe kontrolli të brendshëm, regjistrojë vendimet në
këtë drejtim dhe të sigurojë zbatimin në kohë të këtyre
përmirësimeve;

(ii) të bëj përshtatjet e kërkesave për pagesat për Komisionin, nëse është e
nevojshme;

(h) të ketë parasysh, gjatë nxjerrjes së deklaratës së menaxhimit, siç referohet në
pikën (b) të Nenit 59 (2), nga rezultatet e të gjitha auditimeve të kryera nga ose
nën përgjegjësinë e autoritetit të auditimit;

(i) të njoftojë menjëherë Komisionin për çdo ndryshim thelbësor në lidhje me
shqyrtimin dhe miratimin e sistemeve të menaxhimit dhe kontrollit përpara
zbatimit të tyre;

(j) të koordinojë, kurdo që konsiderohet e rëndësishme, përgatitjen e planeve të
konsoliduara të veprimit për të adresuar ndonjë dobësi të vërejtur në sistemet e
menaxhimit dhe kontrollit.

(5) ZKA duhet të nxjerrë dhe dorëzojë, dokumentet e parashikuara në Nenin 59 (2) të kësaj
Marrëveshjeje Kornizë, tek Komisionit, deri më 15 shkurt të vitit pasues financiar.


Klauzola 3 Struktura menaxhuese

(1) Struktura menaxhuese përbëhet nga një Fond Kombëtar dhe një zyrë mbështetëse për
ZKA. Detyrat dhe përgjegjësitë e Fondit Kombëtar dhe zyrës mbështetëse duhet të
ndahen në mënyrë adekuate.

(2) Fondi Kombëtar i përgjigjet ZKA dhe duhet të jetë i vendosur në ministrinë e nivelit
kombëtar të përfituesit të IPA II me kompetencë qendrore buxhetore dhe do të veprojë
si subjekt qendror i thesarit. Ai do të përkrahë ZKA në përmbushjen e detyrave të
tij/saj, në veçanti në menaxhimin e llogarive të IPA II si dhe veprimet financiare të
referuara në Klauzolën 2 (3) të kësaj Shtojce dhe do të jetë në krye të detyrave të
menaxhimit financiar të asistencës së IPA II, nën përgjegjësinë e ZKA-së.

(3) Fondi Kombëtar duhet veçanërisht të jetë përgjegjës të:

(a) mbaj dhe organizoj llogaritë qendrore bankare të IPA-s;

(b) kërkoj fonde dhe pranoj të gjitha pagesat nga buxheti i Bashkimit;

(c) autorizoj transferimin e pagesave të tilla për strukturat që veprojnë ose për
pranuesit;

(d) kthej fondet në buxhetin e Bashkimit sipas urdhrit për kthim të lëshuar nga
Komisioni;
65

(e) mbështesë ZKA-në në përgatitjen e raportimit financiar për Komisionin;
(f) të operoj sistemin kompjuterik të kontabilitetit të bazuar në akruale që ofron
informacion të saktë, të plotë dhe të besueshëm me kohë.

(4) Sipas nevojës, shkëmbimi i informacionit me Komisionin në lidhje me transaksionet
financiare duhet të bëhet në mënyrë elektronike, duke përdorur procedurat e
dakorduara ndërmjet Komisionit dhe përfituesit të IPA II.

(5) Zyra mbështetëse e ZKA-së i përgjigjet ZKA-së dhe ndihmon ZKA-në në
përmbushjen e detyrave të përmendura në pikën 2 (4) dhe (5) të kësaj Shtojce.


Klauzola 4 Struktura(t) operative

(1) Struktura(t) operative duhet të themelohet, brenda administratës së përfituesit të IPA II
për të përgatitur, zbatuar dhe menaxhuar asistencën e IPA II.

(2) Struktura operative duhet të jetë përgjegjëse për përgatitjen, zbatimin, informimin dhe
vizibilitetin të referuar në Nenin 23 dhe 24 të kësaj Marrëveshjeje, monitorimin dhe
raportimin e programeve, dhe vlerësimin e tij sa herë që konsiderohet e rëndësishme,
në përputhje me parimin e menaxhimit të shëndoshë financiar. Ajo do të jetë
përgjegjëse për të siguruar ligjshmërinë dhe rregullsinë e shpenzimeve të paraqitura në
zbatimin e programeve nën përgjegjësinë e tij.

(3) Struktura operative kryen funksionet e mëposhtme dhe merr përsipër përgjegjësitë e
mëposhtme:

(a) Sa i përket menaxhimit të një programi, struktura operative duhet që:

(i) të monitorojë zbatimin e programit, të propozojë amandamente, sipas
nevojës, dhe të ofroj informacione për komisionin monitorues sektorial
mbi ecurinë e programit në arritjen e objektivave të saj, në veçanti atyre
të përcaktuara më herët, indikatorëve të ndërlidhur, si dhe të dhënat
financiare;

(ii) të ofroj të gjitha informatat e nevojshme për qëllime të raporteve të
hartuar nga KKIPA dhe ZKA, dhe t`ia dorëzoj Komisionit, siç është
përcaktuar në Nenin 59 të kësaj Marrëveshjeje. Asaj mund t`i kërkohet të
hartojë një raport të plotë vjetor që mbulon vitin e plotë financiar, që
dërgohet nga KKIPA tek Komisioni, pas shqyrtimit nga komiteti
përgjegjës sektorial i monitorimit;

(iii) të ndaj brenda strukturës operative çdo informacion që është relevant për
kryerjen e detyrave që i janë caktuar deri tek zbatimi i veprimeve;

(iv) të jetë përgjegjës për hartimin e një plani për vlerësim dhe të kryej, sipas
nevojës, një vlerësim ex-ante, të përkohshëm dhe ex-post të programeve
që ajo i menaxhon, duke respektuar dispozitat e Nenit 55 të kësaj
Marrëveshjeje.

(b) Në lidhje me përzgjedhjen dhe kontrollin e veprimeve dhe menaxhimit
financiar, struktura operative në përputhje me Nenin përkatës të kësaj
Marrëveshjeje duhet që:

(i) të sigurojë që veprimet e zgjedhura dhe të miratuara për financim janë në
përputhje me procedurat dhe kriteret që zbatohen në fushën e politikave
ose programimit;
66

(ii) aranzhojë procedurat e prokurimit dhe dhënies së grantit si dhe
kontraktimit;
(iii) të vendos procedura për të siguruar ruajtjen e të gjitha dokumenteve në
lidhje me prokurimin, dhënien e granteve, kontraktimin, menaxhimin
financiar, kontrollet dhe auditimet e nevojshme për të siguruar një
gjurmim të përshtatshëm të auditimit;

(iv) të bëjë pagesat për, dhe rimëkëmbjet nga, pranuesit e asistencës IPA II;

(v) të sigurojë se të gjitha organet brenda strukturës operative, të përfshira në
zbatimin e veprimeve, të3 mbajnë ose një sistem të veçantë kontabilitetit
ose një kodifikim të përshtatshëm të kontabilitetit për të gjitha
transaksionet në lidhje me një veprim;

(vi) të sigurojë që ZKA merr gjithë informacionin e nevojshëm për procedurat
dhe verifikimet e menaxhmentit të kryera në lidhje me shpenzimet;

(vii) të krijoj sistemit kontabilitetit të bazuara në akruale i cili regjistron dhe
ruan, në formë të kompjuterizuar, të dhënat e kontabilitetit për çdo
veprim/aktivitet dhe i cili mbështet të gjitha të dhënat e nevojshme për
nxjerrjen e kërkesës për pagesë dhe raportin ose pasqyrën vjetore
financiare dhe zotimet dhe pagesat dhe monitorimin e zbatimit të
veprimit;

(viii) të krijojë një sistem për raportimin në kohë të parregullsive dhe
veprimeve efektive dhe proporcionale anti-mashtrim, duke marrë
parasysh rreziqet e identifikuara;

(ix) të krijoj një sistem për njohjen e gjithë shumës së pashlyer dhe për
regjistrim në librin kryesor të të gjitha borxheve të tilla, duke përfshirë
parregullsitë para pranimit të tyre.

(x) të verifikojë se shpenzimet e kryera, të paguara dhe deklaruara të ZKA
përputhen me ligjet e BE-së ose ato kombëtare në fuqi, programin,
kushtet për mbështetjen e veprimit dhe kushtet e kontratës, mallrat ose
shërbimet janë dorëzuar, dhe se kërkesat për pagesa nga pranuesi janë të
sakta.

Këto verifikime të menaxhimit do të mbulojnë aspektet administrative,
financiare, teknike dhe fizike të secilit veprim dhe do të përfshijnë:

– verifikimin e plotë administrativ të dokumenteve mbështetëse në
lidhje me çdo zotim dhe pagesë;

– verifikime në terren, shpeshtësia dhe fushëveprimi i të cilit duhet
të merret parasysh, mes tjerash, lloji i veprimit, shuma e
shpenzimeve publike e përfshirë dhe niveli i identifikuar i
rrezikut;

(xi) të sigurojë auditim të brendshëm të organeve brenda strukturës operative;

(xii) të sigurojë përputhje me kërkesat e informacionit, publicitetit,
transparencës, vizibilitetit dhe komunikimit, siç parashikohet në Nenin 23
dhe 24 të kësaj Marrëveshjeje Kornizë;

(c) Organet brenda strukturës operative duhet të regjistrojnë marrëveshjet mes tyre
zyrtarisht me shkrim. Krerët e këtyre trupave duhet të caktohen në mënyrë të qartë
67
dhe do të jenë përgjegjës për detyrat e caktuara. Përfituesi i IPA II do t'i mundësoj
atyre të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e veta. Ata do të raportojnë tek
kryesuesi i strukturës operative, sipas nevojës.


Klauzola 5 Autoriteti i auditimit

(1) Përfituesi i IPA II duhet të sigurojë një autoritet të auditimit i cili do të jetë i pavarur
nga KKIPA, ZKA, struktura menaxhuese dhe struktura operative, dhe të siguroj
autonominë e nevojshme financiare. Ajo duhet të jetë në përputhje me standardet e
pranuara ndërkombëtare të auditimit. Udhëheqësi i autoritetit të auditimit emërohet
nga përfituesi i IPA II. Ai/ajo duhet të zotërojë kompetencë, njohuri dhe përvojë
adekuate në fushën e auditimit për të kryer detyrat e kërkuara.

(2) Autoriteti i auditimit duhet të kryejë kontrolle mbi menaxhimin dhe sistemin e
kontrollit , të veprimeve, transaksioneve dhe mbi llogaritë vjetore në përputhje me
standardet e pranuara ndërkombëtare të auditimit dhe në përputhje me një strategji të
auditimit. Udhëzime dhe përkufizime të mëtejshme nga Komisioni mund t’i plotësojnë
ato standarde.

(3) Nën përgjegjësinë e udhëheqësit, autoriteti i auditimit kryen veçanërisht funksionet e
mëposhtme dhe merr përsipër përgjegjësitë si në vijim:

(a) të përgatisë një strategji të auditimit në baza tri-vjetore, sipas modelit në
Shtojcën G të kësaj Marrëveshjeje, e cila duhet të përditësohet çdo vit.
Strategjia e auditimit përcakton metodologjinë e auditimit, metodat e mostrave
për auditimin e veprimeve dhe transaksioneve dhe planifikimin e auditimeve.
Auditimet duhet të synojnë verifikimin e:

(i) kompletueshmërinë, saktësinë dhe vërtetësinë e raporteve ose pasqyrave
vjetore financiare dhe llogarive vjetore në fjalë;

(ii) funksionimin efikas dhe efektiv të sistemit të menaxhimit, kontrollit
dhe mbikëqyrjes;

(iii) ligjshmërinë dhe rregullsinë e transaksioneve në fjalë.

Autoriteti i auditimit duhet të paraqes tek Komisioni strategjinë e auditimit për
tri vitet e ardhshme deri në fund të muajit nëntor të çdo viti, me një kopje për
ZKA. Kur një sistem i menaxhimit dhe kontrollit zbatohet për më shumë se një
program, mund të përgatitet një strategji e vetme e auditimit për programet apo
veprimet në fjalë.

(b) të nxjerrë dhe të paraqesë tek Komisioni dhe Qeveria e [përfituesit të IPA II,
me një kopje të raportit dhe opinioneve të KKIPA dhe ZKA si më poshtë:

(i) deri më 15 Mars të çdo viti, një opinion vjetor të auditimit në
përputhje me nën-paragrafin e dytë të nenit 60 (5) të rregullores
financiare dhe sipas modelit të përcaktuara në Shtojcën E të kësaj
Marrëveshjeje, në raportet apo pasqyrat financiare vjetore dhe llogaritë
në fjalë për vitin financiar paraardhës, duke mbuluar
kompletueshmërinë, saktësinë dhe vërtetësinë e tyre dhe në
funksionimin e menaxhimit, sistemit të dhe kontrollit dhe të
mbikëqyrjes dhe ligjshmërinë dhe rregullsinë e transaksioneve në fjalë;

(ii) deri më 15 Mars të çdo viti, së bashku me opinionin vjetor të auditimit,
68
një raport vjetor të aktiviteteve audituese sipas modelit në Shtojcën D
të kësaj Marrëveshjeje dhe që përcakton të gjeturat nga auditimet e
kryera në përputhje me strategjinë e auditimit gjatë periudhës në fjalë dhe
mbështetjen e opinionit vjetor të auditimit. Raporti vjetor i aktiviteteve
audituese përcakton, ndër të tjera, çdo mangësi të gjetur në sistemet e
menaxhimit, kontrollit dhe mbikëqyrjes si dhe çdo masë korrigjuese të
ndërmarr apo të planifikuar nga ZKA, Fondi Kombëtar dhe/ose strukturat
operative në fjalë;

(iii) një opinion për çdo pasqyrë përfundimtare të shpenzimeve që ZKA i
ka dorëzuar Komisionit për mbylljen e ndonjë programi ose të ndonjë
pjese të tyre. Mendimi i tillë adreson vlefshmërinë e aplikimit të pagesës
dhe saktësinë e informacionit financiar. Aty ku duhet, një raport
përfundimtar i aktivitetit të auditimit duhet të mbështesë opinionin.
Opinioni mbi çdo pasqyrë përfundimtare të shpenzimeve duhet të ndjek
modelin e dhënë në Shtojcën F të kësaj Marrëveshjeje. Autoriteti i
auditimit duhet të dërgojë opinionin brenda tre muajve nga data e
paraqitjes së pasqyrës relevante përfundimtare të shpenzimeve nga ZKA.

(c) Kërkesat e mëtejshme specifike për strategjinë e auditimit dhe/ose raportet dhe
opinionet e parashikuara në pikën b) mund të përcaktohen në marrëveshjet Sektoriale
ose ato të Financimit.








































69
SHTOJCA B

KORNIZA E KONTROLLIT TË BRENDSHËM

Lista standarde e fushave dhe kërkesave përkatëse, siç referohet në pikën (a) të
nenit 12(3)


1. Mjedisi i kontrollit

(a) Politikat e etikës dhe integritetit

– Duke demonstruar përkushtim nga organizata për integritetin dhe vlerat etike

– Duke u siguruar që kultura e kërkuar për organizimin nga menaxhmenti i lartë është
kuptuar në të gjithë organizatën

– Duke u siguruar që ekzistojnë procedurat për të identifikuar dhe shmangur konfliktet e
interesave

(b) Mbikëqyrja nga menaxhmenti i detyrave të deleguara tek vartësit

– Duke u siguruar që janë zhvilluar procedurat dhe strukturat e mbikëqyrjes, përfshirë
edhe raportimin nga akterët vartës

– Duke u siguruar që llogaridhënia mbështetet nga mbikëqyrja proaktive dhe e
vazhdueshme

(c) Krijimi i strukturave, linjat e raportimit, si dhe autoritetet dhe përgjegjësitë

– Duke u siguruar që strukturat janë të përcaktuara dhe të krijuara në të gjitha nivelet në
mënyrë që të mundësojnë arritjen e objektivave të caktuara dhe janë ndarë në mënyrë
përkatëse detyrat dhe funksionet për subjektet

– Duke u siguruar që të gjitha subjektet dhe individët kanë baza të duhura ligjore dhe
kompetenca të plota ligjore për t'i kryer detyrat dhe funksionet e tyre të caktuara

– Duke u siguruar që linjat e raportimit janë të projektuara brenda dhe mes subjekteve për
të garantuar rrjedhën e nevojshme të informacionit për të menaxhuar aktivitetet e secilit
subjekt dhe për të mundësuar llogaridhënie mbi të gjitha nivelet e organizimit

– Duke u siguruar se autoriteti dhe niveli i përgjegjësisë është i definuar dhe i caktuar në
bazë të kompetencave të demonstruara dhe detyrave të caktuara:

(i) Menaxhmenti i lartë – ka autoritet mbi vendimet e rëndësishme, rishikon detyrat
e menaxhmentit, krijon direktiva, udhëzime dhe kontroll për t'i mundësuar
menaxhmentit dhe stafit tjetër të kuptoj dhe kryej detyrat e tyre të kontrollit të
brendshëm

(ii) Manaxhmenti – udhëzon dhe lehtëson ekzekutimin e direktivave dhe udhëzimeve
të menaxhmentit të lartë në nivelin e tyre përkatës të subjektit

(iii) Personeli – kupton standardet e sjelljes së subjektit, rreziqet e vlerësuara për
objektivat dhe aktivitetet përkatëse të kontrollit në nivel të tyre përkatës,
rrjedhën e pritur të informacionit dhe komunikimit, dhe aktivitetet përkatëse
monitoruese për arritjen e objektivave
70
(iv) Ofruesit e kontraktuar të shërbimeve – i përmbahen përkufizimit të
menaxhmentit për fushëveprimin e autoritetit dhe përgjegjësive për të gjithë jo-
punonjësit e angazhuar

(d) Planifikimi, rekrutimi, mbajtja, trajnimi dhe vlerësimi i stafit

– Duke u siguruar që janë krijuar numrat adekuate dhe cilësia e stafit në të gjitha nivelet
për të arritur objektivat

– Duke u siguruar që asnjë anëtar i stafit nuk është në dyshim sa i përket masës së
përgjegjësive të tyre me qëllim të realizimit të objektivave të përcaktuara

– Duke u siguruar që deklaratat e misionit, përshkrimet e punës etj. janë të përditësuara
dhe të njohura për gjithë stafin

– Duke u siguruar se është identifikuar stafi në "poste të ndjeshme" dhe aplikimi i
kontrolleve përshtatshme (përfshirë, aty kur është e nevojshme, politika të rotacionit),
për "postet e ndjeshme"

(e) Llogaridhënia për detyrat dhe përgjegjësitë e ngarkuara

– Vendosja e masave, stimujve, dhe shpërblimeve tjera të performancës, në mënyrë të
duhur në të gjitha nivelet duke marr parasysh arritjen e objektivave

– Duke siguruar vlerësim të rregullt të performancës së stafit në të gjitha nivelet dhe
ushtrimi i përcjelljes së duhur, për shembull në aspektin e shpërblimit ose veprimeve
disiplinore

– Duke u siguruar se është aplikuar presion pozitiv në organizatë për të siguruar arritjen
e objektivave dhe është shmangur presion negativ, për shembull në aspektin e
objektivave joreale të performancës ose objektivave konfliktuale


2. Menaxhimi i rrezikut

(a) Vendosja e objektivave

– Duke u siguruar që janë vendosur objektivat në të gjitha nivelet me qartësi të
mjaftueshme për të mundësuar identifikimin dhe vlerësimin e rreziqeve që lidhen me
objektivat

– Duke u siguruar që objektivat operacionale ofrojnë një fokus të qartë për të lejuar
ndarjen e burimeve të nevojshme për të arritur qëllimet e dëshiruara të performancës

– Duke u siguruar që objektivat e raportimit të jashtëm dhe të brendshëm përfshijnë
aspektet e besueshmërisë, afateve kohore dhe transparencën e raporteve

– Duke u siguruar që objektivat e pajtueshmërisë pasqyrojnë të gjitha aktivitetet që janë
kryer, janë kryer në përputhje me rregullat dhe rregulloret në fuqi

(b) Identifikimi, vlerësimi dhe përgjigja ndaj rrezikut

– sigurimi se rreziqet janë duke u identifikuar në mënyrë gjithëpërfshirëse në të gjitha
nivelet dhe se identifikimi i rrezikut përfshin të gjithë faktorët e rëndësishëm të
brendshëm dhe të jashtëm për subjektin

– Duke u siguruar që vlerësimi adekuat i rrezikut është kryer, pas identifikimit të rrezikut,
duhet të përfshihet një vlerësim për mundësinë dhe ndikimin e rreziqeve të
71
identifikuara.

– Duke u siguruar që menaxhmenti përcakton dhe zbaton përgjigje adekuate ndaj
rreziqeve të identifikuara dhe të vlerësuara për të zbutur çdo ndikim negativ tek arritja e
objektivave.

(c) Rreziku për mashtrim

– Duke u siguruar që të merret parasysh mundësia për mashtrime dhe parregullsi kur
bëhet vlerësimi i rreziqeve për arritjen e objektivave

– Duke u siguruar që parregullsitë e shënuara që janë zvogëluar në organizatë janë
raportuar në mënyrë të duhur dhe janë monitoruar, duke përfshirë mbrojtjen për "
informatorët"

(d) Identifikimi dhe vlerësimi i ndryshimeve që ndikojnë në sistemin e kontrolleve të brendshme

– Duke u siguruar që menaxhmenti të identifikon dhe vlerëson ndryshimet e
rëndësishme, të brendshme dhe të jashtme, që mund të ndikojnë në efektivitetin e
kontrolleve të brendshme dhe të ketë ndikim në arritjen e objektivave të organizatës

3. Aktivitetet e kontrollit

(a) Përzgjedhja dhe zhvillimi i aktiviteteve të kontrollit

– Duke u siguruar se aktivitetet e kontrollit që kontribuojnë në zbutjen e rreziqeve në
arritjen e objektivave janë identifikuar dhe zhvilluar në të gjitha nivelet e organizatës

– Duke u siguruar që një menaxher i vetëm është përgjegjës për të gjitha aspektet e
transaksionit në rast se zotimet ose pagesat i janë aranzhuar palëve të treta

– Duke u siguruar se aktivitetet e kontrollit përfshijnë, ndër të tjera, si në vijim:

(i) Para se të autorizohet një transaksion, duhet të verifikohen aspektet e këtij
transaksioni nga të paktën një anëtar i personelit, i ndryshëm nga ai(ata) që ka
iniciuar transaksionin. Për të njëjtën dosje, nuk mundet të bëjë i njëjti person
inicimin dhe verifikimin (parimi i katër syve).

(ii) Rregullat për secilin lloj të prokurimit dhe të thirrjeve për grante duke siguruar
një kornizë të përshtatshme ligjore për të gjitha proceset e tilla të zotimeve

(iii) Procedurat, duke përfshirë listat kontrolluese, për çdo hap të prokurimit dhe
thirrjeve për grante (p.sh. specifikimet teknike, komisionet e vlerësimit, raporti i
përjashtimeve etj.) duke u siguruar që çdo anëtar i stafit i ka të qarta përgjegjësitë
e tyre në këto fusha

(iv) Rregullat dhe procedurat e publicitetit që sigurojnë se kërkesat ligjore janë
përmbushur

(v) Procedurat e pagesës, duke përfshirë procedurat për konfirmimin e dorëzimit të
prodhimit, dhe/ose kushteve të kualifikimit, "në-vend" kur është e nevojshme,
duke siguruar që pagesat janë bërë vetëm për kërkesat e justifikuara të pagesës,
të cilat i plotësojnë të gjitha kërkesat kontraktuale

(vi) Procedurat për monitorimin e dorëzimit të bashkëfinancimit që siguron se
kërkesat ligjore janë përmbushur

(vii) Procedurat buxhetore për të siguruar disponueshmërinë e fondeve në të gjitha
rastet që garanton se organizata mund të përmbushë zotimet e saja kontraktuale
72

(viii) Procedurat për vazhdimësinë e operacioneve sigurojnë që rreziqet e
konsiderueshme të vazhdimësisë (p.sh. në lidhje me humbjen e të dhënave,
mungesën e individëve etj) të identifikohen dhe të krijohen planet rezervë

(ix) Procedurat e kontabilitetit sigurojnë kontabilitet të plotë, të saktë dhe transparent
duke respektuar parimet e kontabilitetit të pranuara ndërkombëtarisht
(x) Procedurat e pajtimit sigurojnë që bilancet e kontabilitetit, kurdo që kërkohen,
janë të harmonizuara ndaj informacionit të palës së tretë

(xi) Raportimi i përjashtimeve, ndër të tjera, përjashtimeve të procedurave normale
të miratuara në nivel të duhur, përjashtimeve të pa-miratuara dhe dështimet e
kontrollit sa herë që identifikohen duke siguruar ndryshime në praktika normale,
gjithmonë regjistrohen dhe evidentohen dhe shqyrtohen në nivele të duhura

(xii) Procedurat e arkivimit duke u siguruar se dokumentet do të jenë në dispozicion
për shqyrtim gjatë periudhave të nevojshme për të cilën kohë ato duhet të
mbahen

(xiii) Ndarja e detyrave duke u siguruar që detyrat e ndryshme gjatë kohëzgjatjes së
operacionit të njëjtë janë ndarë për staf të ndryshëm për të siguruar kontrolle
automatike alternative

(b) Aktivitetet e kontrollit të sigurisë

– Sigurimi i procedurave të duhura të sigurisë (TI-së dhe të ndryshme) ku asetet dhe të
dhënat mbahen të sigurta nga ndërhyrja e paautorizuar dhe dëmtimi fizik

– Duke u siguruar se të drejtat e duhura të qasjes janë krijuar si në aspektin e qasjes fizike
ashtu edhe në qasje elektronike në të gjitha nivelet

(c) Politikat dhe procedurat që lidhen me aktivitetet e kontrollit

– Duke u siguruar që politikat dhe procedurat e shkruara, që vendosin atë që pritet në të
gjitha nivelet dhe specifikojnë veprimet e hollësishme

– Duke u siguruar që ekziston një përgjegjësi dhe llogaridhënie e qartë për kryerjen e
aktiviteteve të kontrollit

– Duke u siguruar që politikat dhe procedurat përfshijnë kohën e duhur kur duhet të
kryhet aktiviteti i kontrollit, dhe çdo aktivitet korrigjues

– Duke u siguruar që gjatë kryerjes së aktivitetit të kontrollit, çështjet e identifikuara për
përcjellje hetohen në mënyrë të duhur dhe janë ndërmarrë veprimet e kërkuara
korrigjuese

– Duke u siguruar që aktiviteti i kontrollit është kryer nga personeli kompetent dhe me
një fokus të vazhdueshëm tek rreziqet të cilat duhet të zbuten nga aktiviteti

– Duke u siguruar që menaxhmenti dhe menaxhmenti i lartë, sipas nevojës, në mënyrë
periodike rivlerëson politikat dhe procedurat dhe aktivitetet përkatëse të kontrollit për
rëndësinë dhe efektivitetin e vazhdueshëm


4. Informacioni dhe komunikimi

(a) Informacioni për të mbështetur funksionimin e kontrollit të brendshëm

– Duke u siguruar që proceset janë krijuar në të gjitha nivelet për të identifikuar
73
informacionin e nevojshëm dhe të pritur që të mbështes funksionimin e komponentëve
tjera të kontrollit të brendshëm dhe arritjen e objektivave të organizatës

– Duke u siguruar që informacioni është marrë nga të gjitha burimet relevante duke
përfshirë burimet e brendshme dhe të jashtme

– Duke u siguruar që informacioni është identifikuar nga burimet relevante dhe
përpunohet në informacion kuptimplotë dhe veprues për të përmbushur kërkesat e
përcaktuara të informacionit
– Duke u siguruar që informacioni i gjeneruar është në kohën e duhur, aktual, i saktë, i
vlefshëm, i plotë, i mjaftueshëm, i qasshëm, i mbrojtur, dhe i verifikueshëm dhe ruhet
në mënyrë që të përdoret në vlerësimin e kontrolleve të brendshme dhe arritjes së
objektivave

(b) Komunikimi i brendshëm

– Duke u siguruar që proceset janë krijuar për të komunikuar informacionin e duhur për
t'i mundësuar gjithë stafit, duke përfshirë menaxhmentit, t'i kuptojnë dhe t’i kryejnë
detyrat e tyre të kontrollit të brendshëm

– Duke u siguruar se ekziston komunikimi ndërmjet menaxhmentit të lartë dhe niveleve
tjera të organizatës në mënyrë që menaxhmenti i lartë t'i ketë informatat e nevojshme
për të përmbushur rolin e tij në lidhje me objektivat e organizatës

– Duke u siguruar që kanale të ndara të komunikimit, të tilla siç është linjat e
drejtpërdrejta të "informatorin", janë krijuar dhe shërbejnë si mekanizëm i sigurt nga
dëmtimi për të mundësuar komunikimin anonim ose konfidencial kur kanalet normale
janë jo-operative ose jo-efektive

– Duke u siguruar që metoda e zgjedhur e komunikimit ka parasysh kohën, pranuesin dhe
natyrën e informacionit

(c) Komunikimi i jashtëm

– Duke u siguruar që ekzistojnë proceset për të komunikuar informacionin e kërkuar në
një format relevant dhe në kohë për palët e jashtme, duke përfshirë Komisionin
Evropian, Gjykatën Evropiane të Auditorëve, etj.

– Duke siguruar kanale hyrëse të komunikimit për të lejuar inpute nga palët e jashtme që
i ofron të gjitha niveleve të organizatës, duke përfshirë menaxhmentin e lartë, me
informacionin përkatës

– Duke u siguruar që informacioni përkatës nga palët e jashtme, duke përfshirë
Komisionin Evropian, Gjykatën Evropiane të Auditorëve, etj, arrin nivelet përkatëse të
organizatës, duke përfshirë edhe menaxhmentin e lartë

– Duke u siguruar që janë krijuar kanale të veçanta të komunikimit, p.sh. në rast të
denoncimeve ose "informimeve", dhe mundësojnë komunikim anonim ose konfidencial
deri në nivelin e menaxhmentit të lartë

– Duke u siguruar që mënyra e komunikimit merr parasysh kohën, pranuesin dhe natyrën
e komunikimit, si dhe kërkesat dhe pritjet ligjore dhe rregullative.





74


5. Monitorimi i kornizës së kontrollit të brendshëm 1

(a) Monitorimi specifik dhe në vazhdim e sipër

– Duke u siguruar që monitorimi në vazhdim e sipër dhe specifik është zhvilluar dhe
performuar për të konstatuar se komponentët e kontrollit të brendshëm janë të
pranishëm dhe funksionojnë në të gjitha nivelet

– Duke u siguruar që menaxhmenti i lartë të jetë i pajisur me rezultatet e funksionimit të
sistemeve të tyre në nivelet vartëse

– Duke u siguruar që monitorimi në vazhdim e sipër kryhet nga menaxhmenti përgjegjës
në nivel të çdo subjekti në organizatë

– Duke u siguruar që monitorimi specifik i rregullt kryhet nga funksioni i auditimit të
brendshëm për t'i ofruar menaxhmentit më të lartë shqyrtim të pavarur të sistemeve
vartëse

(b) Vlerësimi, regjistrimi dhe komunikimi i mangësive në kontrollin e brendshëm

– Duke u siguruar që menaxhmenti i përgjegjshëm dhe menaxhmenti i lartë, sipas
nevojës, vlerëson rezultatet e monitorimit në vazhdim e sipër dhe atë specifik

– Duke u siguruar që mangësitë të ju komunikohen palëve që janë përgjegjëse për
marrjen e masave korrigjuese dhe menaxhmentit të lartë, sipas nevojës

– Duke u siguruar që menaxhmenti dhe menaxhmenti i lartë, sipas nevojës, të gjurmojnë
nëse mangësitë janë përmirësuar në mënyrë adekuate dhe brenda afateve të përcaktuara.


















1
Aktiviteti i monitorimit vlerëson nëse kontrollet në kuadër të secilit prej pesë komponentëve të kontrollit të
brendshëm janë të pranishme dhe veprojnë siç janë synuar, ndërsa aktiviteti i kontrollit korrespondon me rreziqe të
veçanta. Brenda një organizate, mbikëqyrja nga menaxhmenti i linjës mund të konsiderohet si aktivitet kontrolli dhe
shqyrtim nga, për shembull, funksioni i kontrollit të cilësisë si aktivitet i monitorimit
75
SHTOJCA C


Deklarata e Modelit të Menaxhimit
1




Unë, I nënshkruari më poshtë (emri i plotë, emri, titulli ose funksioni), Zyrtari Kombëtar i
Autorizuar [përfitues i IPA II], për programin e (emri i programit, CCI) bazuar në zbatimin e
(emri i programit) gjatë vitit (viti), dhe në bazë të gjykimit tim si dhe në gjithë informacionin
në dispozicion timin, duke përfshirë edhe rezultatet nga mbikëqyrja ime direkte dhe nga puna
e auditimit të brendshëm. Gjithashtu nga auditimet dhe kontrollet në lidhje me shpenzimet e
përfshira në aplikimet e pagesave të dorëzuara tek Komisioni gjatë vitit (viti), dhe duke marrë
parasysh obligimet e mia në bazë të Rregullores së Komisionit (BE) për Implementim Nr.
447/2014 dhe në veçanti nenit të tij të 9-të.

Deklaroj se:

– Informatat në raportet ose pasqyrat vjetore financiare janë paraqitur në mënyrë të
duhur, të kompletuar dhe janë të sakta si dhe në përputhje me nenin 23 (1) (b) të
Rregullores së Komisionit (BE) për Implementim Nr. 447/2014;

– Shpenzimet e përfshira në raportet ose pasqyrat vjetore financiare janë përdorur për
qëllimin e synuar, në përputhje me Rregulloren e Komisionit (BE) për Implementim
Nr. 447/2014, dhe me parimin e menaxhimit të shëndoshë financiar
2
;

– Sistemi i themeluar për menaxhim dhe kontrollë3 jep garancitë e nevojshme për
programin në lidhje me ligjshmërinë dhe rregullsinë e transaksioneve në fjalë.

– Unë kam mbikëqyrur funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm4 në lidhje me
implementimin e asistencës së IPA II dhe në lidhje me marrëveshjen e financimit
[ref. e MK].


Unë konfirmoj se parregullsitë e identifikuara në raportet përfundimtare të auditimit apo të
kontrollit në lidhje me vitin financiar janë në përputhje me Klauzolën 5 (2) të Shtojcës A të
Marrëveshjes Kornizë dhe janë trajtuar në mënyrë të duhur në përputhje me Klauzolën 2 (4)
(g) të Marrëveshjes Kornizë. Aty ku ka qenë e nevojshme është bërë vazhdim i duhur,



1
Në bazë të Nenit 9(4) të Rregullores së Komisionit (BE) për Implementim Nr. 447/2014
2 Në bazë të nenit 9 (4) të Rregullores Implementuese të Komisionit (BE) Nr.447/2014
Parimi i menaxhimit të shëndoshë financiar përfshin parimet e ekonomisë, e fikasitetit dhe efektivitetit. Parimi i
ekonomisë kërkon që burimet e përdorura të vihen në dispozicion në kohën e duhur, në sasinë dhe cilësinë e
duhur dhe me çmim të mirë. Parimi i efikasitetit ka të bëj me marrëdhënie me të mirë mes burimeve te
vendosura dhe rezultateve të arritura. Parimi i efektivitetit ka të bëj me arritjen e objektivave specifike të
caktuara dhe arritjen e rezultateve të synuara. (Neni 30 i Rregullores (BE, EURATOM) Nr. 966/2012)
3
Strukturat dhe autoritetet e referuara në Nenin 7 (1) të Rregullores së Komisionit (BE) për Implementim Nr.
447/2014 të krijuar nga përfituesit e IPA II dhe strukturës së menaxhimit të përmendur në nenin 7 (2) të
Rregullores së Komisionit (BE) për Implementim Nr. 447/2014të themeluar nga ZKA
4 Struktura operative dhe struktura menaxhuese

76
siç është në mangësitë në sistemin për menaxhim dhe kontroll të raportuara në këto raporte apo
është në vazhdim e sipër sa i përket veprimeve të mëposhtme përmirësuese që janë të
nevojshme: ... .. (nëse është e përshtatshme, tregoni cilat veprime përmirësuese janë ende në
vazhdim e sipër, në datën e nënshkrimit të deklaratës).

Unë gjithashtu konfirmoj që shpenzimet të cilat janë subjekt i një vlerësimi të vazhdueshëm të
ligjshmërisë dhe rregullsisë së tij janë hequr nga pasqyra e shpenzimeve dhe nga pasqyrat
financiare në pritje të përfundimit të vlerësimit, për përfshirje të mundshme në një kërkesë për
pagesë në vitin vijues.

Për më tepër, unë konfirmoj që masat efektive dhe proporcionale anti-mashtruese janë në efekt
dhe marrin parasysh rreziqet e identifikuara dhe se unë nuk jam në dijeni të ndonjë çështje të
pa-shpalosur që lidhet me implementimin e programit të cilat mund ta dëmtojnë reputacionin
apo interesat financiare të Bashkimit.


( Vendi dhe data e lëshimit)









Nënshkrimi

(Emri dhe titulli zyrtar ose funksioni i Zyrtarit Kombëtar Autorizues)

77
SHTOJCA D

Modeli i Raportit Vjetor të Aktivitetit të Auditimit
1



adresuar

- Komisionit Evropian, Drejtorisë së Përgjithshme
- Qeverisë së (përfituesit të IPA II)
- një kopje për Koordinatorin Kombëtar të IPA-së (KKIPA) të (përfituesit të IPA II)
- një kopje për Zyrtarin Kombëtar Autorizues (ZKA) të (përfituesit të IPA II)

1. HYRJE

1.1 Detajet e autoritetit përgjegjës të auditimit dhe organeve tjerë që janë përfshirë në
përgatitjen e raportit.
1.2 Periudha e referimit (dmth viti) dhe fushëveprimi i auditimeve (duke përfshirë
shpenzimet e deklaruara tek Komisioni për vitin në fjalë).

1.3 Identifikimi i fushës(-ave) të sektorit/politikave që mbulohen nga ky raport dhe
strukturën e saj/tyre operative dhe strukturën e menaxhimit.

1.4 Përshkrimi i hapave të ndërmarra për përgatitjen e raportit dhe nxjerrjen e
opinionit të auditimit.

2. NDRYSHIMET THELBËSORE NË SISTEMET PER MENAXHIM DHE KONTROLL

2.1 Detajet e çdo ndryshimi thelbësor në sistemet për menaxhim dhe kontroll dhe
konfirmimi i pajtueshmërisë me nenin 7 të Rregullores së Komisionit (BE) për Implementim
Nr. 447/2014 në bazë të punës së auditimit të kryer nga autoriteti i auditimit në bazë të nenit 12
të Rregullores së Komisionit (BE) për Implementim Nr. 447/2014.

2.2 Duhet të tregohen datat nga të cilat këto ndryshime zbatohen, datat e njoftimit të
ndryshimeve në autoritetin e auditimit, si dhe ndikimi i këtyre ndryshimeve në punën auditimit.


3. NDRYSHIMET NË STRATEGJINË E AUDITIMIT

3.1 Detajet e çdo ndryshimi që janë bërë apo janë propozuar në strategjinë e auditimit, dhe
arsyet e tyre. Në veçanti, tregoni çdo ndryshim të metodës së mostrës së përdorur për
auditimin e operacioneve (shih paragrafin 5 më poshtë).

3.2 Autoriteti i auditimit bën dallimin në mes të ndryshimeve të bëra ose të propozuara në
fazë të mëvonshme, të cilat nuk ndikojnë në punën e bërë gjatë periudhës referuese dhe
ndryshimeve të bëra gjatë periudhës referuese, që ndikojnë në punën e auditimit dhe në
rezultate.

Janë të përfshira vetëm ndryshimet në krahasim me versionin e mëparshëm të strategjisë së
auditimit.

4. AUDITIMET E SISTEME

4.1 Detajet e organeve që kanë kryer auditime të sistemeve, duke përfshirë vetë autoritetin
e auditimit.




1
Në bazë të nenit 12 (3) të Rregullores së Komisionit (BE) për Implementim Nr. 447/2014
78
4.2 Tabela përmbledhëse përmban auditimet e kryera, me indikator të
autoriteteve/organeve të audituara, vlerësimin e kërkesave kyçe

për çdo autoritet/organ,
çështjet e mbuluara
2
dhe një krahasim me planifikimin e auditimit. Përmbledhja përfshin
programin (emrin dhe CCI-në), autoritetin/organin që ka kryer auditimet e sistemit, datën e
auditimit, fushëveprimin e auditimit duke përfshirë kufizimet e fushëveprimit dhe
autoritetet/organet e audituara. Auditimet tematike horizontale po ashtu janë raportuar në këtë
seksion.



Periud
ha e
auditi
mit
1.
Programi
(CCI dhe
titulli)
2.
Organ
i
Audit
ues
3

3.
Organi (-
et) e
Audituar
a
4.
Data
e
auditi
mit
4

.
Fushë
vepri
mi i
auditi
mit
5

6.
Të gjeturat
dhe
konkluzion
et kryesore
7.
Probleme
t me
karakter
sistemati
k dhe
masat e
ndërmar
rarara
8.
Ndikimi i
vlerësuar
financiar
(nëse
aplikohet)
9.
Gjendja
e
vazhdimi
t
(mbyllur/
ose jo)




4.3 Përshkrimi i bazës për përzgjedhjen e auditimeve në kontekst të strategjisë së auditimit.
Një referencë i bëhet strategjisë së zbatueshme të auditimit, më veçanërisht metodologjisë së
vlerësimit të rrezikut dhe rezultateve që shpien krijimin e planit specifik të auditimit të
sistemeve. Në rast se është bërë një përditësim i vlerësimit të rrezikut, kjo përshkruhet në
pikën 3 më lart që mbulon ndryshimet e strategjisë së auditimit.

4.4 Nëse është e nevojshme, pjesa në vijim mund të përmbaj detaje shtesë përveç tabelës së
mësipërme që ka të bëj me:
4.4.1 Përshkrimin e gjetjeve dhe konkluzioneve kryesore të nxjerra nga puna e auditimit për
sistemet e menaxhimit, kontrollit dhe të funksionimit të tyre, duke përfshirë mjaftueshmërinë
e kontrolleve të menaxhmentit, procedurat e certifikimit dhe shtegun e auditimit, ndarjen e
duhur të funksioneve dhe pajtueshmërinë me kërkesat dhe politikat e Bashkimit, dhe

4.4.2 Detajet, nëse ndonjë problem i identifikuar është konsideruar të jetë i një karakteri
sistematik, dhe nga masat e marra, të përfshihet llogaritja e shpenzimeve të parregullta dhe
ndonjë korrigjim përkatës financiar.

4.5 Përshkrimi (aty ku është i aplikueshëm) i mangësive specifike në lidhje me menaxhimin e
instrumenteve financiare, të zbuluara gjatë auditimeve të sistemeve dhe nga monitorimi i bërë
nga autoritetet kombëtare për t'i korrigjuar këto mangësi.

4.6 Niveli i sigurisë së fituar pas auditimeve të sistemit (i ulët/mesatar/i lartë) dhe justifikimi.


2
Çështjet duhet të korrespondojnë me ato të treguara në strategjinë e auditimit (por jo ekskluzivisht), të tilla
si cilësia e verifikimeve të menaxhimit, duke përfshirë respektimin e rregullave të prokurimit publik,
rregullat e ndihmës shtetërore, kërkesat mjedisore, mundësitë e barabarta, implementimin e instrumenteve të
inxhinierisë financiare, efektivitetin e sistemeve të TI-së, raportimi i tërheqjeve dhe rimëkëmbjeve,
implementimi i vlerësimit të rrezikut të mashtrimit; besueshmëria e të dhënave në lidhje me treguesit dhe
momentet e rëndësishme dhe mbi progresin e programit në arritjen e objektivave të tij .
3
Indikacioni nga organet që kanë kryer auditimet e sistemit, duke përfshirë vetë autoritetin e auditimit.
4
Data e punës së auditimit në terren.
5
Autoritetet e audituara, auditimet me tematike horizontale, kufizimet e fushëveprimit, …
80
5. AUDITIMET E MOSTRAVE TË TRANSAKSIONEVE

5.1 Autoritetet/organet që kanë kryer auditime mostër, duke përfshirë edhe autoritetin e
auditimit.

5.2 Përshkrimi i metodologjisë së mostrimit të aplikuar dhe informacioni nëse metodologjia
është në përputhje me strategjinë e auditimit.

5.3 Indikacioni i parametrave të përdorur për mostrimin statistikor, nivelet e materialitetit,
nivelin e besimit, normës së pritur të gabimit të aplikuar, llogaritja e mostrës së kërkuar dhe
intervali, njësia e mostrimit, numri i njësive të mostrimit në populacion, numri i njësive të
mostrimit të audituar.

5.4 Harmonizimi i shpenzimeve të deklaruara tek Komisioni për vitin financiar mbi
shpenzimet e mostruara. Pikat e harmonizuara përfshijnë pikat negative ku janë bërë
korrigjime financiare në vitin financiar, si dhe dallimet në mes të shumave të deklaruara në
euro dhe shumat në monedhën kombëtare, atëherë kur është relevante.

5.5 Aty ku ka pika negative, duhet të ketë konfirmim se ata kanë qenë të trajtuar si populacion
i veçantë.

5.6 Në rast të përdorimit të mostrave jo-statistikore, tregoni arsyet për shfrytëzimin e metodës në
përputhje me nenin 12 (2) të Rregullores së Komisionit (BE) për Implementim Nr. 447/2014,
përqindja e mbuluar e veprimeve/operacioneve/shpenzimeve përmes auditimeve, hapat e
ndërmarrë për të siguruar rastësinë e mostrës (dhe përfaqësimin e saj) dhe për të siguruar një
vëllim të mjaftueshëm të mostrës që mundëson autoritetin e auditimit të nxjerrë një opinion të
vlefshëm të auditimit. Një normë e planifikuar e gabimeve llogaritet edhe në rast të marrjes së
mostrave jo-statistikore.

5.7 Tabela përmbledhëse (shih më poshtë), e zbërthyer ku ka qenë e mundur sipas programit
që tregon shpenzimet e lejuara të deklaruara tek Komisioni gjatë vitit, shumën e shpenzimeve
të audituara, dhe përqindjen e shpenzimeve të audituara në raport me totalin e shpenzimeve të
lejuara të deklaruara tek Komisioni për vitin e fundit, si dhe numrin e përgjithshëm të njësive
të mostrimit në populacioni dhe numrin e njësive të mostrimit të audituar për mostra të rastit.

Informacioni në lidhje me mostrën statistikore të rastit dallohet nga ajo që ka të bëj me mostra
tjera, nëse është e zbatueshme (p.sh. mostrat plotësuese të bazuara në rrezik).

5.8 Analiza e rezultateve kryesore të auditimeve (mostra të zgjedhura dhe të audituara, së
bashku me shumën dhe llojet
6
përkatëse të gabimeve sipas funksionit) si dhe natyrën
7
e
gabimit të gjetur, shkaqet bazë dhe masat përmirësuese të propozuara, duke përfshirë zbutjen
e këtyre gabimeve në të ardhmen.
5.9 Detajet e normës më të mundshme të gabimit (norma totale e gabimit
8
) dhe, në rastin e
metodës së mostrimit statistikor, kufirin e sipërm të normës së gabimit si rezultat i auditimeve
të operacioneve, dhe shuma e shpenzimeve të parregullta të identifikuara dhe norma e
gabimeve që rezulton nga mostra e audituar e rastit.

5.10 Krahasoni normën totale të gabimit me nivelin e përcaktuar të materialitetit, në mënyrë
që të konstatoj nëse populacioni materialisht është deklaruar gabimisht ose jo. Nëse është
ashtu, analizoni rëndësinë e normës së përgjithshme të gabimit për opinionin e auditimit dhe
raportoni masat e rekomanduara korrigjuese.

5.11 Korrigjimet në lidhje me vitin aktual të zbatuar nga struktura operative/struktura
menaxhuese para dorëzimit të pasqyrës përfundimtare të shpenzimeve dhe të pasqyrave

6
Sipas rastit, sistemike, anormale
7
Për shembull, kualifikueshmëria, prokurimit publik, ndihma shtetërore
8 Siç përcaktohet në nenin 28 (14) të Rregullores së Deleguar të Komisionit (BE) Nr. 480/2014.
81
financiare tek Komisioni, dhe që rezultojnë nga auditimet e operacioneve
9
, që përfshijnë
tarifën fikse apo korrigjimet e ekstrapoluara.
5.12 Norma totale e mbetur e gabimit
10
pas implementimit të korrigjimeve të lartpërmendura
dhe rëndësisë së opinionit të auditimit.

5.13 Informacion mbi rezultatet e auditimit të mostrës plotësuese (p.sh. e bazuar në rrezik),
nëse ka.

5.14 Informacion mbi vazhdimin e parregullsive, duke përfshirë rishikimin normave të
mbetura të raportuara më parë të gabimeve, si rezultat i të gjitha veprimeve pasuese
korrigjuese.

5.15 Detajet nëse ndonjë problem i identifikuar ishin konsideruar të jenë sistematike në
natyrë, dhe masat e ndërmarra, duke përfshirë llogaritjen e shpenzimeve të parregullta dhe
ndonjë përmirësim përkatës financiar.

5.16 Përshkrimi (ku është i aplikueshem) i mangësive specifike ose parregullsive që lidhen
me instrumentet financiare. Aty ku është i aplikueshëm, indikacioni i normës së gabimit të
mostrës në lidhje me instrumentet e audituara financiare.

5.17 Analiza e rezultateve kryesore të auditimeve të pikave negative, duke përfshirë
konkluzionet nëse pikat e audituara negative korrespondojnë me vendimet e vendit ose të
Komisionit, dhe harmonizimi i shumave të përfshira në llogaritë për shumat e tërhequra dhe të
rimëkëmbura gjatë vitit dhe shumat që do të rimëkëmben në fund të vitit.

5.18 Përfundimet e nxjerra nga rezultatet e auditimeve në lidhje me efektivitetin e sistemit
për menaxhim dhe kontroll.


6. AUDITIMET E RAPORTEVE OSE PASQYRAVE FINANCIARE VJETORE/
LLOGARIVE VJETORE

6.1 Indikacion i autoriteteve/organeve që kanë kryer auditime të raporteve ose pasqyrave
financiare vjetore/llogarive vjetore.

6.2 Përshkrimi i qasjes së auditimit përdoret për të verifikuar elementet e raporteve ose
pasqyrave financiare vjetore/llogarive vjetore të përcaktuara në nenin 12 (2) dhe nenin 23 (1)
(b) të Rregullores së Komisionit (BE) për Implementim Nr. 447/2014.

6.3 Indikacion i konkluzioneve të nxjerra nga rezultatet e auditimeve në lidhje me
kompletueshmërinë, saktësinë dhe vërtetësinë e deklarimit të shpenzimeve dhe pasqyrave
financiare, përfshirë një tregues të korrigjimeve të bëra financiare dhe të pasqyruara në
deklaratën e e shpenzimeve dhe pasqyrat financiare si vazhdim i rezultateve të auditimit mbi
transaksionet/operacionet.

6.4 Indikacion nëse ndonjë problem i identifikuar është konsideruar të jetë sistematik në
natyrë, dhe masat e ndërmarra.

9
Kjo ka të bëjë me dy korrigjimet në njësitë e mostrës së audituar dhe me korrigjimet e zbatuara si rezultat i
normës totale të gabimit
10
Totali i gabimeve pa korrigjimet e referuara në paragrafin 5.11, të ndara sipas populacionit total
82
7 VAZHDIMI I AKTIVITETIT TË AUDITIMIT PËR VITET E MËPARSHME

7.1 Informacioni mbi vazhdimin e rekomandimeve të pa trajtuara të auditimit dhe mbi vazhdimin e
rezultateve auditimeve të sistemeve dhe auditimet e transaksioneve/operacioneve (duke
përfshirë auditimet e bëra në lidhje me mostrën plotësuese) nga vitet e mëparshme.

7.2 Ngjarjet e mëvonshme që ndikojnë tek opinioni i mëparshëm dhe raporti vjetor i mëparshëm i
aktivitetit të auditimit sipas nenit 12 (3) të Rregullores së Komisionit (BE) për Implementim
Nr. 447/2014.



8 INFORMATA TJERA

8.1 Informacioni mbi mashtrimin e raportuar dhe dyshimet për mashtrim, së bashku me masat
e ndërmarra.

8.2 Ngjarjet e mëvonshme kanë ndodhur pas dorëzimit të pasqyrës së shpenzimeve dhe
pasqyrave financiare si dhe para dërgimit të raportit vjetor të aktiviteteve të auditimit sipas
Nenit 12 (3) të Rregullores së Komisionit (BE) për Implementim Nr. 447/2014të
Komisionit dhe të marrë parasysh gjatë përcaktimit të nivelit të sigurisë dhe opinionit nga
autoriteti i auditimit.

8.3 Çdo informacion tjetër që autoriteti i auditimit e konsideron relevant dhe të rëndësishmpër
t'ia komunikuar Komisionit, në mënyrë të veçantë për të justifikuar opinionin e auditimit,
raportohet në këtë seksion.



9 NIVELI I PËRGJITHSHËM I SIGURIMIT

9.1 Shpjegimi se si niveli i përgjithshëm i sigurimit të funksionimit të duhur të sistemit të
menaxhimit dhe kontrollit është marrë nga kombinimi i rezultateve të auditimeve të
sistemit dhe auditimeve të operacioneve.

9.2 Aty ku shkalla e përgjithshme e gabimit në lidhje me shpenzimet e deklaruara në pagesat e
deklaruara në një vit është mbi nivelin e materialitetit, analizoni rëndësinë e saj dhe
vlerësoni nëse kjo tregon një mangësi serioze në funksionimin e sistemit relevant të
menaxhimit dhe kontrollit gjatë vitit. Aty ku është relevante, po ashtu merrni parasysh
rezultatet e punës së auditimeve tjera kombëtare apo të Bashkimit të kryera në lidhje me
atë vit.

9.3 Vlerësimi i veprimeve korrigjuese është i nevojshëm nga pikëpamja e sistemit dhe ajo
financiare.

9.4 Vlerësimi i çdo rregullimi përkatës të mëvonshëm të bërë dhe veprimet korrigjuese të
ndërmarra, të tilla siç janë korrigjimet financiare të përfshira në deklarimin e shpenzimeve
dhe pasqyrat financiare dhe vlerësimin e normës së gabimeve të mbetura dhe nevojën për
ndonjë masë tjetër shtesë korrigjuese të nevojshme nga perspektiva e sistemit dhe ajo
financiare.

10. TABELA PËR SHPENZIMET E DEKLARUARA DHE TË AUDITIMEVE TË MOSTRËS

A B C D E F G H=F-G GI JH
Fondi Referenca
(CCI)
Programi Shpenzimet
e deklaruara
tek
Komisioni
për vitin
11

Shpenzimet e
vitit financiar
të audituar për
mostra të
rastit
Numri
total i
njësive në
populacio
n
Numri i
njësive

mostrav
e për
mostër
të rastit
Shuma dhe
përqindja
(norma e
gabimit) e
shpenzimev
e të
parregullta
në mostrën
2

e rastit
2

Norma
totale e
parashik
uar e
gabimit
Korrigjimet
e
implementua
ra si rezultat
i normës së
përgjithshme
të gabimit
Shkalla e
përgjithsh
me e
gabimeve
të mbetura

Shpenzi
met
tjera të
audituar
a
3

Shuma e
shpenzime
ve të
parregullta
në mostrën
tjetër të
shpenzime
ve
Shuma4 %5 Shuma % %

















82

1
Kjo kolonë korrespondon me "shumën e përgjithshme të shpenzimeve të futura në sistemet e kontabilitetit të strukturës së mena xhimit i cili ka qenë i përfshirë në kërkesat
për pagesa të paraqitura në Komision. Ky shpenzim duhet të korrespondoj me shpenzimet bruto të përfshira në deklaratat e pagesës në lidhje me atë vit, para se të bëhet
ndonjë korrigjim si rezultat i punës së autoritetit të auditimit për të njëjtin vit .
2
Aty ku mostra e rastit mbulon më shumë se një fond apo program, ofrohet informacion mbi shumën dhe përqindjen (norma e gabimit) e shpenzimeve të parregullta për të gjithë
mostrat dhe nuk mund të ofrohet në nivel të programit/fondit.
3 Shpenzimet nga mostra plotësuese dhe shpenzimet për mostrën e rastit që nuk është në vitin referues (shuma).
4
Shuma e shpenzimeve të audituara.
5
Përqindja e shpenzimit të audituar në raport me shpenzimin e deklaruar tek Komisioni në vitin referues.


SHTOJCA E


Modeli i Opinionit Vjetor të Auditimit
1


adresuar

– Komisionit Evropian, Drejtorisë së Përgjithshme
– Qeveria e (përfituesit të IPA II)
– një kopje për Koordinatorin Kombëtar të IPA-së (KKIPA) të (përfituesit të IPA II)
– një kopje për Zyrtarin Kombëtar Autorizues (ZKA) të (përfituesit të IPA II)

HYRJE

Unë, i nënshkruari, Udhëheqësi i Autoritetit të Auditimit të (përfituesit të IPA II), i pavarur në
kuptim të nenit 12 (1) të Rregullores së Komisionit (BE) për Implementim Nr. 447/2014, kam
kryer procedurat e auditimit për funksionimin e sistemit të menaxhimit dhe kontrollit, në një
mostër të shpenzimeve të deklaruara dhe në llogaritë e nxjerra nga dhe nën përgjegjësinë e
Zyrtarit Kombëtar Autorizues (ZKA), në përputhje me nenet 7 (2) dhe 11 të Rregullores së
Komisionit (BE) për Implementim Nr. 447/2014 në lidhje me programin………….. [emri i
programit, numri CCI] (në tekstin e mëtejmë "programi"), për të nxjerrë një opinion të
auditimit në përputhje me nenet 12 (3) dhe 23 (2) të Rregullores së Komisionit (BE) për
Implementim Nr. 447/2014. Ky opinion i auditimit është në përputhje me standardët e
mëposhtme ......... [cito standardet e ndjekura ndërkombëtare të auditimit].

Unë po ashtu kam vlerësuar konsistencën e deklarimit të menaxhmentit të nxjerrur nga Zyrtari
Kombëtar Autorizues (ZKA) sipas nenit 9 (4) të Rregullores së Komisionit (BE) për
Implementim Nr. 447/2014 me këtë punë të auditimit.


FUSHËVEPRIMI I AUDITIMIT

Auditimi i programit është kryer në përputhje me strategjinë e auditimit dhe duke marrë në
konsideratë standardet e pranuara ndërkombëtarisht të auditimit, duke iu referuar vitit (viti),
dhe të raportuara në raportin e bashkangjitur vjetor të aktiviteteve të auditimit në pajtim me
nenin 12 (3) të Rregullores së Komisionit (BE) për Implementim Nr. 447/2014.


Qoftë
Nuk ka pasur kufizime në fushën e auditimit.

Apo
Fushëveprimi i auditimit ishte i kufizuar nga faktorët e mëposhtëm:
(a) ...
(b) …
(c) etj.



83

1
Në bazë të nenit 12 (3) të Rregullores së Komisionit (BE) për Implementim Nr. 447/2014
84

[Tregoni çdo kufizim në fushëveprimin e auditimit, për shembull ndonjë mungesë të
dokumentacionit mbështetës, rasteve nga procedurat ligjore, dhe vlerësoni mendimin e
mëposhtëm nën seksionin e kualifikimeve, shumat e shpenzimeve dhe kontributet e Bashkimit
të prekura dhe ndikimi i kufizimit të fushëveprimit në opinionin e auditimit.]

OPINION

BESUESHMËRIA E RAPORTEVE OSE PASQYRAVE FINANCIARE
VJETORE/LLOGARIVE VJETORE

Qoftë
(Opinion i pakualifikuar)

Bazuar në procedurat e auditimit të përmendura më sipër dhe në lidhje me programin, unë kam
siguri të arsyeshme se:

- Deklarimi i shpenzimeve dhe pasqyrat financiare prezantojnë një gjendje të vërtetë dhe të
drejtë,

Sipas mendimit tim, puna e kryer e auditimit nuk i vë në dyshim pohimet e bëra në deklaratën e
menaxhimit.

Apo
(Opinion i kualifikuar)

Bazuar në procedurat e auditimit të përmendura më sipër dhe në lidhje me programin,
unë kam siguri të arsyeshme se:
– Deklarimi i shpenzimeve dhe pasqyrave financiare prezantojnë një gjendje të
vërtetë dhe të drejtë, përveç në aspektet vijuese: … ..............................................................................
2
.
Prandaj unë vlerësojë se ndikimi i kualifikimit (-eve) është i [kufizuar]/[rëndësishëm].

Ky ndikim korrespondon me ...... [shumën në euro dhe në %] të shpenzimeve totale të
deklaruara. Kështu kontributi i prekur i Komunitetit është ... [shuma në euro].

Sipas mendimit tim, puna e kryer e auditimit nuk i vë në dyshim pohimet e bëra në deklaratën
e menaxhimit, ose

Sipas mendimit tim, puna e kryer e auditimit i vë në dyshim pohimet e bëra në deklaratën e
menaxhimit për këto aspekte: ……………………………………………………..

Apo
(Opinioni i pafavorshëm)

Bazuar në procedurat e auditimit të përmendura më sipër dhe në lidhje me programin, unë kam
siguri të arsyeshme se:
– Deklarimi i shpenzimeve dhe pasqyrave financiare nuk prezantojnë një gjendje të
vërtetë dhe të drejtë,
Ky opinion i pafavorshëm është i bazuar në … .......................................................................... 3

2 Në rast se ndikohen sistemet e menaxhimit dhe kontrollit , tregoni organin ose organet dhe aspektin (-et) e sistemeve të tyre të cilat nuk
përputhen me kërkesat dhe/ose nuk kanë operuar në mënyrë efektive
3 Në rast se ndikohen sistemet e menaxhimit dhe kontrollit, tregoni për çdo organ dhe çdo aspekt arsyet e opinionit të pafavorshëm
85

Sipas mendimit tim puna e kryer e auditimit i vë në dyshim pohimet e bëra në deklaratën e
menaxhimit për këto aspekte: ……………………………………………………..

[Autoriteti i auditimit mund të përfshij theksin e çështjes, që nuk ndikon në opinionin e tij, siç
është caktuar me standardet e pranuara ndërkombëtare të auditimit. Mohimi i opinionit mund
të parashikohet në raste të veçanta
4
.]


LIGJSHMËRIA DHE RREGULLSIA E SHPENZIMEVE DHE FUNKSIONIMI I
SISTEMEVE TË MENAXHIMIT DHE KONTROLLIT

Qoftë
(Opinion i kualifikuar)

Bazuar në procedurat e auditimit të përmendura më sipër dhe në lidhje me programin, unë kam
siguri të arsyeshme se:

– Shpenzimi për të cilin është kërkuar rimbursimi nga Komisioni është i ligjshëm dhe i
rregullt,

– Sistemet e vendosura të menaxhimit dhe kontrollit funksionojnë siç duhet.

Sipas mendimit tim, puna e kryer e auditimit nuk i vë në dyshim pohimet e bëra në deklaratën e
menaxhimit.



Apo
(Opinion i kualifikuar)

Bazuar në procedurat e auditimit të përmendura më sipër dhe në lidhje me programin, unë kam
siguri të arsyeshme se:

– Shpenzimi për të cilin është kërkuar rimbursimi nga Komisioni është i ligjshëm dhe i
rregullt,

– Sistemet e vendosura të menaxhimit dhe kontrollit funksionojnë siç duhet,

përveç në këto aspekte (sqaroni se për cilin nga aspektet më sipër bëhet fjalë): …
....................................................................... ...
5
.

Prandaj unë vlerësojë se ndikimi i kualifikimit (-eve) është i [kufizuar]/[rëndësishëm].

Ky ndikim korrespondon me ...... [shumën në euro dhe në %] të shpenzimeve totale të
deklaruara. Kështu kontributi i prekur i Komunitetit është ... [shuma në euro].

Sipas mendimit tim, puna e kryer e auditimit nuk i vë në dyshim pohimet e bëra në deklaratën
e menaxhimit, ose

Sipas mendimit tim, puna e kryer e auditimit i vë në dyshim pohimet e bëra në deklaratën e
menaxhimit për këto aspekte: ……………………………………………………..

Apo
(Opinioni i pafavorshëm)


4
Këto raste të jashtëzakonshme duhet të jenë të lidhura me faktorët e paparashikueshëm të jashtëm që janë
jashtë përgjegjësive të autoritetit të auditimit.
5
Në rast se ndikohen sistemet e menaxhimit dhe kontrollit , tregoni organin ose organet dhe aspektin (-et) e
sistemeve të tyre të cilat nuk përputhen me kërkesat dhe/ose nuk kanë operuar në mënyrë efektive.
86
Bazuar në procedurat e auditimit të përmendura më sipër dhe në lidhje me programin, unë kam
siguri të arsyeshme se:

– Shpenzimi për të cilin është kërkuar rimbursimi nga Komisioni nuk është i ligjshëm dhe i
rregullt,
– Sistemet e vendosura të menaxhimit dhe kontrollit nuk funksionojnë siç duhet.
Ky opinion i pafavorshëm është i bazuar në … ..........................................................................
6

Sipas mendimit tim puna e kryer e auditimit i vë në dyshim pohimet e bëra në deklaratën e
menaxhimit për aspektet vijuese: ……………………………………………………..

[Autoriteti i auditimit mund të përfshij po ashtu theksin e çështjes, që nuk ndikon në
opinionin e tij, siç është caktuar me standardet e pranuara ndërkombëtare të auditimit.
Mohimi i opinionit mund të parashikohet në raste të veçanta
7
.]


(Vendi dhe data e lëshimit)




Nënshkrimi
(Emri dhe titulli zyrtar ose funksioni i Udhëheqësit të Autoritetit të caktuar të Auditimit)





































6
Në rast se ndikohen sistemet e menaxhimit dhe kontrollit , tregoni për çdo organ dhe për çdo aspekt arsyet e
opinionit të pafavorshëm.
7
Këto raste të jashtëzakonshme duhet të jenë të lidhura me faktorët e paparashikueshëm të jashtëm që janë
jashtë përgjegjësive të autoritetit të auditimit.
87
SHTOJCA F

Modeli i Opinionit të Auditimit për pasqyrën përfundimtare të
shpenzimeve
1



adresuar

– Komisionit Evropian, Drejtorisë së Përgjithshme
– Qeveria e (përfituesit të IPA II)
– një kopje për Koordinatorin Kombëtar të IPA-së (KKIPA) të (përfituesit të IPA II)
– një kopje për Zyrtarin Kombëtar Autorizues (ZKA) të (përfituesit të IPA II)



HYRJE

Unë, i nënshkruari, Udhëheqësi i Autoritetit të Auditimit të (përfituesit të IPA II), funksionalisht i
pavarur në kuptimin e nenit 12 (1) të Rregullores së Komisionit (BE) për Implementim Nr.
447/2014, kam kryer një auditim të pasqyrës përfundimtare të shpenzimeve për programin
(tregoni programin - titullin, komponentin, periudhën, numrin e referencës (CCI)) e nxjerr nën
përgjegjësinë e Zyrtarit Kombëtar Autorizues (ZKA) në përputhje me nenin 9 (4) të Rregullores
së Komisionit (BE) për Implementim Nr. 447/2014 në mënyrë që të nxjerrë një opinion të
auditimit në përputhje me nenin 12 (4) të Rregullores së Komisionit (BE) për Implementim
Nr. 447/2014. Ky opinion auditimi është në përputhje me standardet e mëposhtme .... [citoni
standardet e ndjekura ndërkombëtare të auditimit].

Unë besoj se puna e kryer e auditimit ofron bazë të arsyeshme për opinionin tim.


FUSHËVEPRIMI I AUDITIMIT

Auditimi është kryer në përputhje me nenin 17 (1) të Marrëveshjes Kornizë (MK).

Qoftë

Se nuk ka pasur kufizime në fushëveprimin e auditimit.

Apo

Fushëveprimi i auditimit ishte i kufizuar nga faktorët e mëposhtëm:

(a) …

(b) …

(c) etj.

[Tregoni çdo kufizim në fushëveprimin e auditimit, për shembull ndonjë mungesë të
dokumentacionit mbështetës, rasteve nga procedurat ligjore, dhe vlerësoni mendimin e
mëposhtëm nën seksionin e kualifikimeve, shumat e shpenzimeve dhe kontributet e Bashkimit
të prekura dhe ndikimi i kufizimit të fushëveprimit në opinionin e auditimit.]


1
Në bazë të nenit 12 (4) të Rregullores së Komisionit (BE) për Implementim Nr. 447/2014
88
OPINION

Qoftë
(Opinion i pakualifikuar)

Bazuar në procedurat e auditimit të përmendura më sipër dhe në lidhje me programin, unë kam
siguri të arsyeshme se:

– shumat e deklaruara në pasqyrën përfundimtare të shpenzimeve dhe në kërkesën
përfundimtare për pagesë, në të cilën është përfshirë pasqyra, janë të vlefshme dhe të
drejta,

– informatat financiare të prezantuara janë të sakta dhe,

– shpenzimet e përfshira në pasqyrën përfundimtare të shpenzimeve janë të ligjshme dhe të
rregullta


Apo
(Opinion i kualifikuar)

Bazuar në procedurat e auditimit të përmendura më sipër dhe në lidhje me programin, unë kam
siguri të arsyeshme se:

– shumat e deklaruara në pasqyrën përfundimtare të shpenzimeve dhe në kërkesën
përfundimtare për pagesë, në të cilën është përfshirë pasqyra, janë të vlefshme dhe
të drejta,

– informatat financiare të prezantuara janë të sakta dhe,
– shpenzimet e përfshira në pasqyrën përfundimtare të shpenzimeve janë të
ligjshme dhe të rregullta, përveç në aspektet vijuese: … ..................................................................
2
.
Prandaj unë vlerësoj se ndikimi i kualifikimit (-eve) është i [kufizuar]/[rëndësishëm].

Ky ndikim korrespondon me ...... [shumën në euro dhe në %] të shpenzimeve totale të
deklaruara. Kështu kontributi i prekur i Komunitetit është ... [shuma në euro].

Apo

(Opinioni i pafavorshëm)

Bazuar në procedurat e auditimit të përmendura më sipër dhe në lidhje me programin, unë kam
siguri të arsyeshme se:

– shumat e deklaruara në pasqyrën përfundimtare të shpenzimeve dhe në kërkesën
përfundimtare për pagesë, në të cilën është përfshirë pasqyra, janë të vlefshme dhe të
drejta,

– informatat financiare të prezantuara nuk janë të sakta dhe/ose.
– pasqyra e shpenzimeve dhe pasqyrave financiare nuk prezantojnë një gjendje të
vërtetë dhe të drejtë,
Ky opinion i pafavorshëm është i bazuar në … ..........................................................................
3


2
Në rast se ndikohen sistemet e menaxhimit dhe kontrollit , tregoni organin ose organet dhe aspektin (-et) e sistemeve të tyre të
cilat nuk përputhen me kërkesat dhe/ose nuk kanë operuar në mënyrë efektive
3
Në rast se ndikohen sistemet e menaxhimit dhe kontrollit , tregoni për çdo organ dhe çdo aspekt arsyet për opinion të
pafavorshëm
89
[Autoriteti i auditimit mund të përfshij po ashtu theksin e çështjes, që nuk ndikon në opinionin
e tij, siç është caktuar me standardet e pranuara ndërkombëtare të auditimit. Mohimi i opinionit
mund të parashikohet në raste të veçanta
4
.]

(Vendi dhe data e lëshimit)




Nënshkrimi
(Emri dhe titulli zyrtar ose funksioni i Udhëheqësit të Autoritetit të caktuar të Auditimit)






















































4
Këto raste të jashtëzakonshme duhet të jenë të lidhura me faktorët e paparashikueshëm të jashtëm që janë
jashtë përgjegjësisë së autoritetit të auditimit
90
SHTOJCA G -


Modeli i Strategjisë së Auditimit
1







1. HYRJE

1.1 Identifikimi i programeve (emri dhe CCI) të mbuluara nga strategjia e auditimit.

1.2 Identifikimi i autoritetit të auditimit, përgjegjës për nxjerrjen, monitorimin dhe
përditësimin e strategjisë të auditimit, dhe të organeve të tjera që kanë kontribuar.

1.3 Shpjegimi i procedurës së ndjekur për nxjerrjen, monitorimin dhe përditësimin e
strategjisë së auditimit.

1.4 Specifikimi i objektivave të përgjithshme të strategjisë së auditimit dhe hapat e ndërmarrë
për të siguruar harmonizimin e objektivave me të gjitha organet e auditimit.

1.5 Shpjegimi i të gjitha funksioneve dhe përgjegjësive të autoritetit të auditimit, duke iu
referuar deklaratës së misionit, statutit të auditimit apo legjislacionit kombëtar, kur është e
nevojshme.

1.6 Konfirmimi nga autoriteti i auditimit i pavarësisë së tij, në përputhje me Nenin 12 (1) të
Rregullores së Komisionit (BE) për Implementim Nr. 447/2014 dhe autonomisë së tij të
nevojshme financiare, në përputhje me Nenin 5 (1) të Shtojcës A të Marrëveshjes Kornizë.


2 BAZA LIGJORE DHE FUSHËVEPRIMI

2.1 Indikacioni i ndonjë kornize rregullative kombëtare që ndikon në autoritetin e auditimit dhe
funksionet e tij.

2.2 Konfirmimi se strategjia mbulon vitin e ardhshëm dhe dy vitet pasuese financiare.


3 VLERËSIMI I RREZIKUT

3.1 Shpjegimi i metodës së përgjithshme të ndjekur për vlerësimin e rrezikut, përfshirë: një
indikacion të faktorëve të rrezikut të cilët janë marrë në konsideratë, përfshirë ata për fushat
tematike specifike të përshkruara në paragrafin 4.2.3 më poshtë [së bashku me proceset e
synuara dhe vlerësimin e ndryshimeve procedurale dhe organizative, ndër të tjera], rangimi i
përdorur i rrezikut, shkalla në të cilën rezultatet e auditimeve të mëparshme të organeve dhe
sistemeve janë marrë në konsideratë, duke mbuluar strukturën operative dhe strukturën
menaxhuese.

3.2 Identifikoni kontrollet në tri nivele, përfshirë projektimin, zbatimin dhe operimin e tyre:

- niveli i parë i kontrolleve të ushtruara nga strukturat administrative të IPA,
- niveli i dytë i kontrolleve të ushtruara, në njërën anë përmes sistemit të kontrollit të
brendshëm, dhe nga ana tjetër përmes funksionit të auditimit të brendshëm dhe
- monitorimi i nivelit të lartë, i ushtruar përmes funksionit të sigurimit nga ZKA.


1
Në bazë të Nenit 12(2) të Rregullores së Komisionit (BE) për Implementim Nr. 447/2014
91
3.3 Procedurat për përditësimin e vlerësimit të rrezikut.


4 METODOLOGJIA

4.1 Një përshkrim i shkurtër i metodologjisë së auditimit

Një përshkrim i shkurtër i hapave kryesorë të punës së auditivit, të tilla si: planifikimi dhe
projektimi i objektivave të auditimit
2
që duhet të arrihen, kryerja e auditimeve dhe mbledhja e
provave, vlerësimi i provave dhe formimi i konkluzioneve, raportimi
3
, proceset përcjellëse
4

dhe aranzhimet e kontrollit të cilësisë për punën e autoritetit të auditimit.

Referencë në manualet apo procedurat ekzistuese të auditimit, ku këto hapa mund të
përshkruhen më detajisht.

Referencë në standardet e pranuara ndërkombëtarisht të auditimit, që autoriteti i auditimit
synon t’i përdorë.

Referencë në procedurat në fuqi për nxjerrjen e raportit vjetor të aktivitetit të auditimit dhe
opinionit të auditimit, të cilat do të paraqiten tek Komisioni, në përputhje me Nenin 12 (3) të
Rregullores së Komisionit (BE) për Implementim Nr. 447/2014.

4.2 Për auditimet e sistemit:

4.2.1 Specifikimi i organeve që duhet të auditohen dhe elementet kyçe të kontrollit.

4.2.2 Indikacioni i auditimeve të sistemit në lidhje me elementet kyçe të kontrollit të synuara
fusha specifike tematike, të tilla si:

- cilësia e verifikimeve menaxhuese, përfshirë në lidhje me respektimin e rregullave të
prokurimit publik, kërkesat mjedisore, mundësitë e barabarta;
- cilësia e përzgjedhjes së projektit dhe verifikimet menaxhuese lidhur me zbatimin e
instrumenteve të inxhinierisë financiare;
- funksionimi dhe siguria e sistemeve të TI-së, dhe lidhja e tyre me sistemin (et) e TI-së
së Komisionit;
- besueshmëria e të dhënave që ndërlidhen me treguesit, qëllimet e arritura dhe
progresin e programit në arritjen e objektivave të tij, të ofruara nga struktura operative;
- raportimi i tërheqjeve dhe rimëkëmbjeve;
- zbatimi i masave efektive dhe proporcionale kundrejt mashtrimit, mbështetur nga një
vlerësim i rrezikut të mashtrimit.

4.3 Për auditimet e transaksioneve/operacioneve:

4.3.1 Specifikimi i metodologjisë së mostrimit që duhet të përdoret në përputhje me Nenin 12
(2) të Rregullores së Komisionit (BE) për Implementim Nr. 447/2014, përfshirë edhe
procedurat për rishikimin e saj kur është e nevojshme.

4.3.2 Kur është e zbatueshme, një përshkrim i qasjes së mostrimit jo-statistikor që i

2
Përfshirë një referencë tek pragjet e materialitetit dhe faktorët e tjerë sasiorë dhe cilësorë që duhet të merren në
konsideratë gjatë vlerësimit të materialitetit të të gjeturave të auditimit, për llojet kryesore të auditimeve të
përshkruara në seksionet 4.2, 4.3 dhe 4.4. të kësaj strategjie.
3
Kjo nënkupton referim në fazat e ndryshme të raportimit (të tilla si draftet e raporteve të auditimit, procedurës
kontradiktore me të audituarin dhe raportet finale të auditimit), afatet e fundme për raportim, proceset
përcjellëse
4 Përfshirë referencë në procedurat për monitorimin e zbatimit të rekomandimeve dhe
masat korrigjuese që rezultojnë nga raportet e auditimit
92
mundëson autoritetit të auditimit të nxjerrë një opinion të vlefshëm të auditimit, siç
parashikohet në Nenin 12 (2) të Rregullores së Komisionit (BE) për Implementim Nr.
447/2014.

4.3.3 Përshkrimi i procedurës për të rekomanduar hapat e duhur që duhet të ndërmerren nga
autoritetet relevante kur zbulohen gabimet (apo referencë në manualet apo procedurat e
auditimit ku është përcaktuar kjo çështje).

4.3.4 Përshkrimi i procedurave në fuqi për klasifikimin dhe trajtimin e gabimeve të zbuluara
(apo referencë në manualet apo procedurat e auditimit ku është përcaktuar kjo çështje).

4.3.5 Aspektet specifike në lidhje me auditimet e instrumenteve financiare, nëse është e
zbatueshme.

4.3.6 Aspekte specifike lidhur me auditimet e opsioneve të thjeshtuara të kostos, në përputhje
me Nenin 31 (c) të MK, nëse është e zbatueshme.


4.4 Sa i përket auditimeve të raporteve apo pasqyrave financiare vjetore /llogarive vjetore:

Indikacioni i qasjes së auditimit për auditimin e raporteve apo pasqyrave financiare vjetore
/llogarive vjetore, procedurës për rekomandimin e masave të duhura që duhet të ndërmerren nga
autoritetet në fjalë kur zbulohen gabimet.

Qasja e auditimit duhet të marrë parasysh rezultatet e auditimeve të sistemeve dhe auditimeve
të transaksioneve/operacioneve të kryera në strukturën menaxhuese dhe strukturën operative,
dhe verifikimet menaxhuese të parashikuara në Klauzolën 4(3)(b)(x) të Shtojcës A të kësaj
Marrëveshje.

4.5 Procedurat për t'i mundësuar autoritetit të auditimit të përcaktojë nëse puna e auditimit vë
në dyshim pohimet e bëra apo mungesën e rezervave në deklaratën e menaxhimit, në përputhje
me nenin 9 (4) të Rregullores së Komisionit (BE) për Implementim Nr. 447/2014.


5 PUNA E PLANIFIKUAR E AUDITIMIT

5.1 Indikacioni dhe justifikimi i prioriteteve dhe objektivave të veçanta në lidhje me vitin e
ardhshëm dhe dy vitet pasuese, së bashku me një shpjegim të lidhjes së rezultateve të
vlerësimit të rrezikut me punën e planifikuar të auditimit.

5.2 Aktivitetet e planifikuara të monitorimit dhe përcjellja e të gjeturave paraprake të auditimit.

5.3 Një orar indikativ i detyrave të auditimit lidhur me vitin e ardhshëm dhe dy vitet pasuese
për sistemet dhe auditimet tematike, si në vijim:





Autoritetet/Organet apo
fushat specifike tematike që
duhet të auditohen
CCI Emri i programit Rezultati i
vlerësimit të
rrezikut
20xx
Objektivi
dhe
fushëveprimi
i auditimit
20xx
Objektivi
dhe
fushëveprimi
i auditimit
20xx
Objektivi
dhe
fushëveprimi
i auditimit
































93
94
6 BURIMET E PLANIFIKUARA

6.1 Ofroni skemën organizative të autoritetit të auditimit.

6.2 Indikacioni i burimeve të planifikuara që duhet të ndahen në lidhje me vitin e ardhshëm dhe
dy vitet pasuese.

6.3 Indikacioni i kualifikimeve dhe përvojës që kërkohen për stafin që kryen auditimet, si dhe
kërkesat për trajnim, kur është e zbatueshme.
95


SHTOJCA H

Raportimi për mashtrim të dyshuar dhe parregullsi të tjera në
lidhje me Instrumentin për asistencën e para-anëtarësimit (IPA II)




Klauzola 1 Përkufizimet

Me qëllim të raportimit të mashtrimit të dyshuar dhe parregullsive të tjera, duhet të zbatohen
përkufizimet e përcaktuara në Nenin 51 të kësaj Marrëveshjeje, për mbrojtjen e interesave
financiare të Bashkimit.


Klauzola 2 Raportimi fillestar

(1) Përfituesi i IPA II do të raportojë çfarëdo mashtrimi të dyshuar dhe parregullsi të tjera,
të cilat kanë qenë subjekt i të gjeturave primare administrative apo gjyqësore, pa
vonesë tek Komisioni dhe duhet ta mbajë të informuar për progresin e procedurave
administrative dhe ligjore.

Në atë raport, përfituesi i IPA II duhet, në të gjitha rastet, të japë detaje në lidhje me:

(a) instrumentin e IPA II dhe fushën e politikës në fjalë, emrin dhe numrin e
programit si dhe veprimin apo operimin në fjalë;

(b) identitetin e personave fizik dhe juridik të përfshirë, ose të subjekteve tjera
pjesëmarrëse dhe rolin e tyre, përveç kur ky informacion është i parëndësishëm
për qëllimet e luftimit të parregullsive, duke pasur parasysh natyrën e
parregullsisë në fjalë;

(c) identifikimin e rajonit apo zonës ku është kryer operacioni duke përdorur
informacionet e duhura, të tilla si niveli i NUTS
1
;

(d) dispozitën (at) e cila është shkelur;

(e) datën dhe burimin e informacionit të parë që shpie në dyshimin se është kryer
një parregullsi;

(f) praktikat e përdorura në kryerjen e parregullsisë;

(g) kur është e përshtatshme, nëse kjo praktikë shkakton një dyshim apo mashtrim;

(h) mënyrën sipas së cilës është zbuluar parregullsia;

(i) kur është e përshtatshme, përfituesin e IPA II dhe Shtetet Anëtare dhe/ose
vendet e treta të përfshira;

(j) periudhën gjatë së cilës, apo momentin në të cilin është kryer parregullsia;


1 Nomenklatura e Njësive Territoriale për Statistikat

96
(k) datën në të cilën është krijuar gjetja e parë administrative ose gjyqësore mbi
parregullsinë;

(l) shumën e përgjithshme të shpenzimeve të kualifikuara, të specifikuara nga
kontributi i Bashkimit, kontributi kombëtar dhe kontributi privat;

(m) shpenzimin e ndikuar nga parregullsia, specifikuar nga kontributi i Bashkimit
dhe kontributi kombëtar;

(n) shumën që do të ishte paguar pavend nëse parregullsia nuk do të ishte
identifikuar sipas kontributit të Bashkimit dhe kontributit kombëtar;

(o) natyrën e shpenzimit të parregullt;

(p) pezullimin e pagesave, nëse është e nevojshme, dhe mundësinë e rimëkëmbjes.

(2) Atëherë kur disa prej informacioneve të referuara në paragrafin 1, dhe veçanërisht
informacionet në lidhje me praktikat e përdorura në kryerjen e parregullsisë dhe
mënyra sipas së cilës është zbuluar ajo nuk është në dispozicion apo ka nevojë të
korrigjohet, përfituesi i IPA II duhet, sa më shumë të jetë e mundur, t’i ofrojë
informacionet që mungojnë ose informacionet e sakta Komisionit pa vonesë.

(3) Nëse dispozitat kombëtare sigurojnë konfidencialitetin e hetimeve, komunikimi i
informacioneve do të jetë subjekt i autorizimit të tribunalit ose gjykatës kompetente.


Klauzola 3 Rastet urgjente

Secili përfitues i IPA II duhet menjëherë t'i raportojë Komisionit dhe, kur është e nevojshme,
Shteteve Anëtare ose përfituesve të tjerë në fjalë të IPA II, për çfarëdo parregullsie të zbuluar
ose që supozohet të ketë ndodhur, kur ekziston frika se mund të kenë shumë shpejt pasoja
jashtë territorit të saj.


Klauzola 4 Raportimi përcjellës

(1) Përveç informacionit të referuar në Klauzolën 2, përfituesi i IPA II do t'i ofrojë
Komisionit, pa vonesë, informacione në lidhje me ndonjë raport të mëparshëm të bërë
sipas kësaj Klauzole, me detaje në lidhje me inicimin, përfundimin ose heqjen dorë nga
procedurat për vendosjen e ndëshkimeve administrative ose penale në lidhje me
parregullsitë e raportuara, si dhe rezultatin e procedurave të tilla.

Sa i përket parregullsive për të cilat janë vendosur ndëshkimet, përfituesi i IPA II duhet
të tregojë edhe:

(a) nëse ndëshkimet janë të natyrës administrative ose penale;

(b) nëse ndëshkimet rezultojnë nga një shkelje e ligjit kombëtar apo ligjit të
Bashkimit;

(c) dispozitat në të cilat përcaktohen ndëshkimet;

(d) arsyet për braktisjen e procedurave rimëkëmbëse;

(e) nëse është kryer mashtrimi.

(2) Me kërkesën me shkrim nga Komisioni, përfituesi i IPA II duhet të ofrojë informata
shtesë në lidhje me një parregullsi të veçantë ose grup të parregullsive.
97
Klauzola 5 Transmetimi elektronik

Informacionet e referuara në Klauzolën 2, 3 dhe 4 (1) duhet të dërgohen në gjuhën Angleze,
me mjete elektronike, duke përdorur modulin e ofruar nga Komisioni për këtë qëllim
nëpërmjet një lidhje të sigurt.


Klauzola 6 Përdorimi i informacioneve

Komisioni mund të përdor çfarëdo informacione të një natyre të përgjithshme ose operative,
të komunikuara nga përfituesit e IPA II sipas këtyre dispozitave, për kryerjen e analizave të
rrezikut dhe mund, në bazë të informacioneve të marra, të prodhojë raporte dhe të zhvillojë
sisteme për paralajmërimin e hershëm, të cilat shërbejnë për identifikimin më efektiv të
rreziqeve.


Klauzola 7 Përdorimi i Euros

Për raportimin e parregullsive duhet të përdoret Euros si valutë. Përfituesi i IPA II duhet t'i
konvertojë në Euro shumat e shpenzimeve që janë në valutën kombëtare. Këto shuma do të
konvertohen në Euro duke përdorur kursin e mujor të këmbimit të Komisionit në muajin gjatë
të cilit shpenzimi është regjistruar në llogaritë e strukturës operative të programit ose të
veprimit në fjalë. Kursi i këmbimit do të publikohet çdo muaj në mënyrë elektronike nga
Komisioni.

Kur shumat ndërlidhen me shpenzimet e regjistruara në llogaritë e autoritetit kombëtar gjatë
një periudhe prej më shumë se një muaj, mund të përdoret kursi i këmbimit në muajin gjatë
të cilit shpenzimi ishte regjistruar së fundmi. Ndërsa, atëherë kur shpenzimi nuk është
regjistruar në llogaritë e autoritetit kombëtar, duhet të përdoret kursi i fundit i llogaritjes së
këmbimit, i publikuar në mënyrë elektronike nga Komisioni.


Klauzola 8 Mbrojtja e të dhënave personale

(1) Përfituesit e IPA II dhe Komisioni duhet të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për
parandalimin e zbulimit apo qasjes së paautorizuar në informacionet e referuara në
Klauzolat 2, 3 dhe 4 (1).

(2) Informacionet e referuara në Klauzolat 2, 3 dhe 4 (1) nuk mund t’i dërgohen
personave tjerë përveç përfituesit të IPA II apo personave brenda institucioneve të
Bashkimit, detyrat e të cilëve kërkojnë qasje në këto informacione, përveç nëse
përfituesi i IPA II që i ofron këto informacione shprehimisht ka rënë dakord.

(3) Çfarëdo e dhënë personale, e përfshirë në informacionin e referuar në Klauzolat 2, 3
dhe 4 (1), duhet të përpunohet vetëm për qëllimin e specifikuar në ato dispozita.
98
SHTOJCA I

Prioritetet tematike për asistencë


Asistenca mund, sipas nevojës, të adresojë prioritetet tematike në vijim:

(a) Përputhshmërinë me parimin e administrimit të mirë publik dhe qeverisjes ekonomike.
Ndërhyrjet në këtë fushë do të synojnë: fuqizimin e administratës publike, përfshirë
profesionalizimin dhe de-politizimin e shërbimit civil, vendosjen e parimeve meritokratike dhe
sigurimin e procedurave adekuate administrative; rritjen e kapacitetit për fuqizimin e stabilitetit
makroekonomik dhe mbështetjen e progresit drejt krijimit të një ekonomie funksionale të tregut
dhe një ekonomie më konkurruese; mbështetjen e pjesëmarrjes në mekanizmin shumëpalësh të
mbikëqyrjes fiskale të Bashkimit dhe bashkëpunimin sistematik me institucionet ndërkombëtare
financiare mbi bazat e politikave ekonomike, si dhe fuqizimin e menaxhimit financiar publik.

(b) Krijimin dhe promovimin, nga një fazë e hershme, e funksionimit të duhur të
institucioneve, i nevojshëm për të siguruar sundimin e ligjit. Ndërhyrjet në këtë fushë do të
synojnë: krijimin e sistemeve gjyqësore të pavarura, të përgjegjshme dhe efikase, përfshirë
rekrutimin transparent dhe në bazë të meritave, sistemeve të vlerësimit dhe promovimit dhe
procedurave efektive disiplinore në rastet e keqbërjes; sigurimin e krijimit të sistemeve të
fuqishme për mbrojtjen e kufijve, menaxhimin e flukseve të migracionit dhe ofrimin e azilit për
ata në nevojë; zhvillimin e mjeteve efektive për parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar
dhe korrupsionit; promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, të drejtat e pjesëtarëve të
pakicave - duke përfshirë romët si dhe komunitetin LGBTI - dhe liritë themelore, duke përfshirë
lirinë e medias.

(c) Fuqizimin e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile dhe organizatave të
partnerëve socialë, përfshirë shoqatat profesionale, në përfituesit e listuar në Shtojcën I të
Rregullores së IPA II dhe inkurajimin e rrjetëzimit në të gjitha nivelet ndërmjet organizatave
të Bashkimit dhe atyre të përfituesve të listuar në Shtojcën I të Rregullores së IPA II, duke iu
mundësuar atyre angazhimin në një dialog efektiv me akterët publik dhe privat.

(d) Investimet në arsim, aftësi dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës. Ndërhyrjet në këtë fushë do të
synojnë: promovimin e qasjes së barabartë në edukimin cilësor në fëmijërinë e hershme, edukimin
fillor dhe të mesëm; reduktimin e braktisjes së hershme të shkollës; përshtatjen e sistemeve të
arsimit dhe trajnimit profesional (AAP) me kërkesat e tregut të punës; përmirësimin e cilësisë dhe
rëndësisë së arsimit të lartë; rritjen e qasjes në të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe mbështetjen e
investimeve në arsim dhe infrastrukturë të trajnimit; veçanërisht me synimin e reduktimit të
pabarazive territoriale dhe nxitjen e arsimimit jo të ndarë.

(e) Nxitjen e punësimit dhe mbështetja e lëvizjes së fuqisë punëtore. Ndërhyrjet në këtë
fushë do të synojnë: integrimin e qëndrueshëm të të rinjve që nuk janë të punësuar, as në
edukim ose në trajnim (NEET) në tregun e punës, përfshirë përmes masave që stimulojnë
investimet në krijimin e vendeve cilësore të punës; mbështetjen e integrimit të të papunëve; dhe
inkurajimin e pjesëmarrjes më të lartë në tregun e punës të të gjitha grupeve që nuk janë të
përfaqësuara mirë. Fusha të tjera kyçe të ndërhyrjes do të jenë për mbështetjen e barazisë
gjinore, përshtatjen e punëtorëve dhe ndërmarrjeve ndaj ndryshimit, krijimin e një dialogu të
qëndrueshëm social dhe modernizimin dhe fuqizimin e institucioneve të tregut të punës.
99
(f) Promovimin e përfshirjes sociale dhe të luftës kundër varfërisë. Ndërhyrjet në këtë
fushë do të synojnë: integrimin e komuniteteve të margjinalizuara, siç është komuniteti Romë;
luftimin e diskriminimit në bazë të gjinisë, racës apo origjinës etnike, fesë ose besimit,
paaftësisë, moshës ose orientimit seksual; si dhe rritjen e qasjes në shërbimet me cilësi të
lartë, të përballueshme dhe të qëndrueshme, të tilla si kujdesi shëndetësor dhe shërbimet
sociale të interesit të përgjithshëm, nëpërmjet modernizimit të sistemeve të mbrojtjes sociale.

(g) Promovimin e transportit të qëndrueshëm dhe heqjen e pengesave në infrastrukturën
kryesore të rrjetit, në mënyrë të veçantë duke investuar në projekte me vlerë të lartë të shtuar
Evropiane. Investimet e identifikuara duhet të prioritizohen në bazë të kontributit të tyre në
mobilitet, qëndrueshmëri, emetim të reduktuar të gazit serrë, rëndësi për lidhjet me Shtetet
Anëtare, dhe koherencë me “Single European Transport Area”.

(h) Përmirësimin e mjedisit të sektorit privat dhe konkurrencën e ndërmarrjeve, duke
përfshirë specializimet, si shtytësit kryesorë të rritjes, krijimit të vendeve të punës dhe kohezionit.
Prioritet do tu jepet projekteve që përmirësojnë mjedisin e biznesit.

(i) Fuqizimin e kërkimit, zhvillimit teknologjik dhe inovacionit, në veçanti nëpërmjet
përmirësimit të infrastrukturës kërkimore, dhe mundësimin e një mjedisi të përshtatshëm dhe
promovimin e rrjetëzimit dhe bashkëpunimit.

(j) Kontribuimin në sigurinë dhe sigurinë e furnizimit me ushqim dhe mirëmbajtjen e
sistemeve të larmishme dhe të qëndrueshme bujqësore në komunitetet rurale të gjallëruara dhe
në fshat.

(k) Rritjen e aftësisë së sektorit agro-ushqimor për të përballuar presionin e tregut dhe forcat
konkurruese, si dhe harmonizimin gradual me rregullat dhe standardet e Bashkimit, gjersa ndjekin
qëllimet ekonomike, sociale dhe mjedisore në zhvillim të balancuar territorial të zonave rurale.

(l) Mbrojtjen dhe përmirësimin e cilësisë së mjedisit, duke kontribuar në uljen e
emetimeve të gazit serrë, duke rritur përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike, si dhe duke
promovuar udhëheqjen dhe informacionin e ndryshimeve klimatike. Financimi i IPA II duhet
të promovojë politikat për mbështetjen e kalimit drejt një ekonomie efikase të shfryt137zimit
të burimeve, të sigurt dhe të qëndrueshme të përdorimit të ulët të karbonit.

(m) Promovimin e masave të pajtimit, ndërtimit të paqes dhe ndërtimit të
besimit.
100
SHTOJCA J

Prioritetet tematike për asistencë në bashkëpunimin territorial



Asistenca për bashkëpunim ndërkufitar mund, sipas rastit, të adresojë prioritetet tematike të
mëposhtme:

(a) promovimin e punësimit, lëvizjen e fuqisë punëtore dhe përfshirjen sociale dhe
kulturore përtej kufijve përmes, ndër të tjera: integrimit të tregjeve ndërkufitare të punës,
përfshirë edhe lëvizshmërinë ndërkufitare; iniciativave të përbashkëta lokale të punësimit;
shërbimeve informative dhe këshilluese dhe trajnimit të përbashkët; barazisë gjinore;
mundësive të barabarta; integrimit të komuniteteve të emigrantëve dhe grupeve të rrezikuara;
investimeve në shërbimet publike të punësimit; dhe mbështetjes së investimeve në shëndetin
publik dhe shërbimet sociale;

(b) mbrojtjen e mjedisit dhe promovimin e adaptimit dhe zbutjen ndaj ndryshimeve
klimatike, parandalimin e rrezikut dhe menaxhimin përmes, ndër të tjera: veprimeve të
përbashkëta për mbrojtjen e mjedisit; promovimit të përdorimit të qëndrueshëm të burimeve
natyrore, efikasitetit të burimeve, burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe ndryshimit drejt
një ekonomie të sigurt dhe të qëndrueshme me përdorim të ulët të karbonit; promovimin e
investimeve për të adresuar rreziqet specifike, sigurimin e qëndrueshmërisë në fatkeqësi dhe
zhvillimin e sistemeve të menaxhimit të fatkeqësive dhe gatishmërisë për emergjenca;

(c) promovimin e transportit të qëndrueshëm dhe përmirësimin e infrastrukturave publike
përmes, ndër të tjera, reduktimit të izolimit nëpërmjet përmirësimit të qasjes në transport, në
rrjetet dhe shërbimet e informimit dhe komunikimit, dhe përmes investimit në ujërat
ndërkufitare, sistemet e mbeturinave dhe energjisë, si dhe objekte;

(d) inkurajimin e turizmit dhe trashëgimisë kulturore dhe natyrore;

(e) investimin në arsimim dhe aftësimin e rinisë përmes, ndër të tjera, zhvillimit dhe
zbatimit të arsimit të përbashkët, aftësimit profesional, skemave të trajnimit dhe
infrastrukturës që mbështesin aktivitetet e përbashkëta rinore;

(f) promovimin e qeverisjes lokale dhe rajonale dhe rritjen e kapaciteteve të planifikimit
dhe kapaciteteve administrative të autoriteteve lokale dhe rajonale;

(g) rritjen e konkurrueshmërisë, mjedisit afarist dhe zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe
të mesme, tregtisë dhe investimeve përmes, ndër të tjera, promovimit dhe mbështetjes së
ndërmarrjes, në veçanti ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, dhe zhvillimit të tregjeve
ndërkufitare lokale dhe ndërkombëtarizimit;

(h) fuqizimin e kërkimit, zhvillimit teknologjik, inovacionit dhe teknologjive të
informacionit dhe komunikimit përmes, ndër të tjera, promovimit të ndarjes së burimeve
njerëzore dhe objekteve për kërkimin dhe zhvillimin teknologjik.