GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 02 PRILL 2015, PRISHTINË
1
LIGJI nr.05/L-002 PËR nDALIMIn E BASHKIMIT nË KOnFLIKTE TË ARMATOSURA JASHTË TERRITORIT TË VEnDIT
ligji Nr. 05/l -002
PËR NDAlIMIN E BASHKIMIT NË KONFlIKTE TË ARMATOSURA JASHTË
TERRITORIT TË VENDIT
Kuvendi i Republikës së Kosovës;
në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
miraton
lIGJ PËR NDAlIMIN E BASHKIMIT NË KONFlIKTE TË ARMATOSURA JASHTË
TERRITORIT TË VENDIT
Neni 1
Qëllimi
më qëllim të mbrojtjes së interesit shtetëror dhe sigurisë kombëtare, ky ligj përcakton veprën
penale të bashkimit apo pjesëmarrjes në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme
paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht, në çfarëdo forme
të konflikteve të armatosura jashtë territorit të Republikës së Kosovës.
Neni 2
Fushëveprimi
1. dispozitat e këtij ligji zbatohen ndaj çdo personi i cili merr pjesë apo organizon, rekruton,
financon, nxit, udhëheqë apo trajnon personat ose grupe të personave me qëllim të bashkimit
apo pjesëmarrjes në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose
parapolicore, në organizimet grupore apo individuale, në çfarëdo forme të konflikteve të
armatosura jashtë territorit të Republikës së Kosovës.
2. dispozitat e këtij ligji nuk zbatohen ndaj shtetasve të Republikës së Kosovës të cilët kanë
shtetësinë e shtetit të huaj, dhe janë pjesë e ushtrisë ose formacionit ushtarak të tyre, ose shërbejnë
në formacionet ushtarake nën kontrollin e qeverive ndërkombëtarisht të pranuara apo
organizatave ndërkombëtare.
3. dispozitat e këtij ligji nuk zbatohen për strukturat e sektorit të sigurisë të Republikës së
Kosovës, të cilat në bazë të ligjit veprojnë jashtë territorit të Republikës së Kosovës.
Neni 3
Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme
paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë
territorit të Republikës së Kosovës
1. Kushdo që organizon, rekruton, udhëheqë apo trajnon personat ose grupe të personave me
qëllim të bashkimit apo pjesëmarrjes në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 02 PRILL 2015, PRISHTINË
2
LIGJI nr.05/L-002 PËR nDALIMIn E BASHKIMIT nË KOnFLIKTE TË ARMATOSURA JASHTË TERRITORIT TË VEnDIT
paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht në çfarëdo forme
të konflikteve të armatosura jashtë territorit të Republikës së Kosovës, dënohet me burgim prej
pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë (15) vite.
2. Kushdo që në çfarëdo mënyre të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, ofron, kërkon, mbledh ose
fsheh fonde apo mjete të tjera materiale me dashje, dijeni apo ka bazë të arsyeshme për të
besuar se do të përdoren tërësisht apo pjesërisht për të kryer veprën penale të përcaktuar në
paragrafin 1 të këtij neni, dënohet me burgim prej tre (3) deri në pesëmbëdhjetë (15) vite.
3. Kushdo që merr pjesë në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake
ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht , në çfarëdo forme të konflikteve të
armatosura jashtë territorit të Republikës së Kosovës, dënohet me burgim prej tre (3) deri në
pesëmbëdhjetë (15) vite.
4. Kushdo që në mënyrë publike, në tubim ose me anë të shkrimeve, xhirimeve audiovizuele,
duke përfshirë dhe mos u kufizuar edhe në rrjetet sociale ose në çfarëdo forme tjetër të
komunikimit, thërret ose nxit të tjerët për kryerjen e veprave penale të përcaktuara në
paragrafët 1, 2 dhe 3 të këtij neni, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vite.
5. Fshehja apo moslajmërimi i përgatitjes së veprës penale, apo veprës penale të kryer të
përcaktuar me këtë nen dhe kryesve të saj dënohet me burgim gjashtë (6) muaj deri në pesë
(5) vite.
6. Kushdo që strehon kryesin e veprës penale të përcaktuar më këtë nen ose ndihmon atë
në shmangien e zbulimit ose arrestimit përmes fshehjes së mjeteve, provave ose në ndonjë
mënyrë tjetër, ose kushdo që strehon personin e dënuar apo ndërmerr veprime për pengimin e
arrestimit, ekzekutimin e dënimit, dënohet prej gjashtë (6) muaj deri në (5) pesë vite.
7. Kryesi i veprës penale të përcaktuar më këtë nen, i cili me zbulimin e grupit tek organet kompetente
të ndjekjes penale, eviton kryerjen e veprës penale ose e zbulon grupin tek organet kompetente
të ndjekjes penale, para kryerjes së veprës penale, dënohet me burgim deri në tre (3) vite apo
edhe mund të lirohet nga dënimi.
Neni 4
Procedura për hetimin dhe ndjekjen penale
1. Vepra penale e përcaktuar me këtë ligj konsiderohet krim i rëndë në kuptim të nenit 22 të
Kodit të Procedurës Penale.
2. ndjekja penale e kryesve të veprës penale të përcaktuar më këtë ligj është në kompetencë
të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
3. Procedura për hetimin dhe ndjekjen e kryesve të veprës penale të përcaktuar me këtë ligj dhe
shqiptimi i dënimit, zhvillohet në bazë të Kodit të Procedurës Penale.
4. Masat e fshehta dhe teknike të vëzhgimit dhe hetimit të parapara në Kodin e Procedurës
Penale, mund të zbatohen gjatë hetimit dhe ndjekjes penale të veprës penale të kryer, sipas
këtij ligji.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 02 PRILL 2015, PRISHTINË
3
LIGJI nr.05/L-002 PËR nDALIMIn E BASHKIMIT nË KOnFLIKTE TË ARMATOSURA JASHTË TERRITORIT TË VEnDIT
5. Dispozitat për sekuestrim dhe konfiskim siç janë përcaktuar në Kodin e Procedurës Penale
dhe Ligjin për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë së Përfituar me Vepër
Penale mund të zbatohen përshtatshmërish për veprën penale të përcaktuar me këtë ligj.
Neni 5
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së
Kosovës.
ligji Nr. 05/l -002
12 mars 2015
Shpallur me dekretin Nr. Dl-003-2015, datë 25.03.2015 nga Presidentja e Republikës së
Kosovës Atifete Jahjaga.