LIGJI NR. 04/L-093 PËR BANKAT INSTITUCIONET MIKROFINANCIARE DHE INSTITUCIONET FINANCIARE JOBANKARE

1
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 11 MAJ 2012, PRISHTINË

LIGJI Nr. 04/L-093
PËR BANKAT INSTITUCIONET MIKROFINANCIARE DHE INSTITUCIONET
FINANCIARE JOBANKARE


Kuvendi i Republikës së Kosovës;

Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,

Miraton


LIGJ PËR BANKAT INSTITUCIONET MIKROFINANCIARE DHE INSTITUCIONET
FINANCIARE JOBANKARE


KREU I
BANKAT DHE VEPRIMTARIA BANKARE

PJESA I
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

Neni 1
Qëllimi

Qëllimi i këtij ligji është nxitja dhe mbarëvajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar nëpërmjet
promovimit të menaxhimit të shëndoshë dhe të matur të bankave, institucioneve mikrofinanciare dhe
institucioneve tjera financiare jobankare dhe sigurimit të një niveli të përshtatshëm mbrojtës të interesave
të depozitorëve.

Neni 2
Fushëveprimi

Ky ligj zbatohet për të gjithë subjektet që ushtrojnë veprimtari bankare dhe financiare, aksionarët e tyre,
Bordin e Drejtorëve dhe Menaxherët e lartë, punonjësit, agjentët dhe filialet e tyre si dhe për
veprimtarinë e institucioneve mikrofinanciare dhe institucioneve tjera financiare jobankare.

Neni 3
Përkufizimet

Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këto kuptime:

Filial - një subjekt të varur të bankës, personi juridik i së cilës bankë është subjekt i varur ose person
juridik që është nën kontroll të përbashkët me këtë bankë;

Bankë – një shoqëri aksionare e angazhuar në veprimtari bankare, duke përfshirë një subjekt të varur
ose dege të bankës së huaj;

Person i ndërlidhur me bankën - çdo person që ka së paku njërën nga marrëdhëniet e mëposhtme
me bankën:

(1).çdo menaxher i lartë ose drejtor i bankës dhe çdo aksionar kryesor i bankës;

2
(2).çdo person që është i afërt me Menaxherin e lartë ose Drejtorin apo me aksionarin kryesor
të bankës që lidhen me martesë ose afërsi të gjakut deri në shkallë të dytë;

(3).çdo person juridik në të cilin menaxher i lartë ose drejtori apo aksionari kryesor i bankës
është po ashtu aksionar kryesor;

(4).çdo person që ka interes të konsiderueshëm në personin juridik ku banka ka interes të
konsiderueshëm;

(5).çdo filial i bankës; dhe

(6).çdo person tjetër i përfshirë në marrëdhënie me bankë ngjashëm me personat e identifikuar
në nën-paragrafët 1-5 me lartë, që përcaktohet me rregullore nga BQK-ja për të qenë person i
ndërlidhur me bankën.

Grup bankar - bankë dhe filialet e saja dhe çdo subjekt tjetër të cilat BQK-ja i përcakton me rregullore
apo urdhëresë se duhet të merren parasysh për qëllimet e mbikëqyrjes së konsoliduar;

Degë - një vend të aktivitetit afarist i cili formon një degë ligjërisht të varur të bankës e pa themeluar me
vete, nëpërmjet të cilës banka mund të lejohet që të angazhohet në veprimtari bankare;

Veprimtari bankare - veprimtaria e pranimit të depozitave nga publiku dhe përdorimin e fondeve qoftë
tërësisht apo pjesërisht me qëllim të dhënies së kredive apo investimeve në rrezik të vetë bankës;

Shpërndarje e kapitalit - shpërndarja e parave të gatshme ose pasurive tjera nga një bankë për pronarët e vet që
bëhet në llogari të asaj pronësie, por duke mos përfshirë asnjë dividendë që përbëhet vetëm nga aksionet e institucionit
apo të drejtat për të blerë këto aksione;

Kontroll - raporti kur një person apo grup personash, drejtpërsëdrejti apo tërthorazi:(i) posedon shumicën e
aksioneve të personit juridik; (ii) ka kompetencë për të caktuar apo larguar shumicën e bordit të
drejtorëve të personit juridik; apo (iii) ka mundësi për të ushtruar ndikim të konsiderueshëm në
menaxhimin apo politikat e personit juridik;

BQK - Banka Qendrore e Republikës së Kosovës;

Depozitë - shuma e parave që i paguhet një banke nga një person ose subjekt juridik, e cila pranohet nga
banka me kusht që të kthehet në tërësi, me ose pa interes a prim qoftë me kërkesë ose në kohën e dakorduar me
atë person ose subjekt juridik;

Drejtor - është çdo person i emëruar nga aksionarët për të shërbyer si anëtar i bordit të drejtorëve të
bankës;

Interesi i kapitalit - çdo e drejtë pronësie në lidhje me personin juridik;

Ekspozim - është çdo aktivë ose zë jashtë-bilancor të gjendjes, duke përfshirë pa kufizim ndonjë kredi
apo zotim direkt ose indirekt për pagim të parasë në shkëmbim të së drejtës për kthim të shumës së
paguar dhe të mbetur dhe për pagesën e interesit apo, shpenzimeve të tjera që lidhen me këtë shumë,
çdo shtyrje të datës së pagimit të borxhit, çdo garancion apo letër-kredi të lëshuar, letra me vlerë të
borxheve dhe forma të ngjashme të kreditimeve apo zotimeve për kreditime të dhëna nga banka për
klientin, si dhe aksionet, pjesëmarrjen në kapital dhe llojet tjera të investimeve në një person juridik nga
banka;

Institucione financiare - të gjitha bankat, Institucionet Financiare Jobankare dhe Institucionet Mikrofinanciare që
rregullohen sipas këtij ligji.

Institucion financiar jobankar (IFJB) - është personi juridik që nuk është bankë e as institucion
3
mikrofinanciar, që është licencuar nga BQK-ja sipas këtij ligji, për t’u angazhuar në një ose më tepër
nga veprimtaritë vijuese: dhënien e kredive, hyrjen në hua dhe kontrata qiradhënie financiare-lizingu, në
nënshkrimin, tregtimin, ndërmjetësimin ose shpërndarjen e letrave me vlerë, veprimin si shoqëri
investuese ose këshilltar i investimeve apo ofrimin e shërbimeve të tjera financiare siç janë këmbimi
valutor; kredit kartat; faktoringun, ose garancitë, ose shërbime të tjera financiare, edukuese-trajnuese,
këshillëdhënëse dhe operacionale, si dhe veprimtari te tjera sipas përcaktimit nga BQK-ja;

Veprimtari financiare - veprimtarinë e identifikuar në Nenin 44 të këtij ligji;

Bankë e huaj - personi që është i organizuar, ka selinë e vet dhe posedon licencë për tu angazhuar në
veprimtari bankare në ndonjë juridiksion tjetër përveç Kosovës;

Mbikëqyrës nga vendi amë – autoriteti huaj mbikëqyrës që është përgjegjës për mbikëqyrje të kujdesshme të
bankës së huaj;

Bankë Islamike - lloj banke, duke përfshirë një pikë shërbimi bankar Islamik që kryen veprimtari
bankare sipas parmeve të Sheriatit dhe duke iu nënshtruar parimeve të këtij ligji dhe rregulloreve të
nxjerra nga BQK-ja. “Pika e shërbimit Islamik bankar” i referohet një departamenti ose divizioni të një
banke jo-islamike e cila ofron shërbime financiare sipas parimeve të Sheriatit;

Ekspozim i madh - çdo ekspozim ndaj një personi të vetëm apo grupi të personave të ndërlidhur që tejkalon
përqindjen e kapitalit të klasit 1 të specifikuar nga BQK-ja në nenin 46 të këtij ligji;

Person juridik - term i përgjithshëm që nënkupton çdo organizatë, duke përshirë edhe një shoqëri tregtare
që ka, sipas ligjit, identitet juridik që është i ndarë dhe dallon nga anëtarët, pronarët a aksionarët e saj;

Licencë – autorizim i lëshuar nga BQK-ja dhe dhënien e të drejtës për tu marrë me veprimtaritë e
specifikuara sipas atij autorizimi;

Institucion Mikrofinanciar – person juridik i organizuar ose si OJQ sipas Ligjit për OJQ-të, ose si
shoqëri aksionare sipas Ligjit për Shoqëritë Tregtare, aktiviteti primar i të cilit është dhënia e kredive
dhe ofrimi i një numri të kufizuar të shërbimeve financiare për mikro dhe subjektet e vogla juridike,
ekonomitë familjare me të hyra të ulëta dhe personat me të hyra të ulëta;

Urdhëresë - direktivë me shkrim që nxirret nga BQK-ja për zbatimin e këtij ligji a të një rregulloreje të
miratuar nga BQK-ja;

Kapital i paguar - fondet e pranuara nga banka nga aksionarët në shkëmbim të interesit të tyre në
kapital;

Person - i referohet vetëm personit fizik;

Aksionar kryesor - person që posedon në mënyrë të drejtpërdrejtë apo tërthorazi, së bashku ose në
bashkëveprim me persona tjerë, dhjetë përqind ose më tepër të çfarëdo klase të aksioneve me të drejtë
vote të një banke ose shoqërie apo dhjetë përqind të interesit në kapital në një bankë ose shoqëri;

Rregullore - akt nënligjor i nxjerrë nga BQK-ja për zbatimin e këtij ligji;

Kapital rregullativ - kapitali i përgjithshëm i bankës i përshkruar nga BQK-ja për qëllimet e Nenit16 të
këtij ligji;

Individë të ndërlidhur - bashkëshortja e një personi, fëmijët e një personi, qofshin të rritur ose të mitur,
dhe pavarësisht nëse banojnë ose jo me atë person, nëna, babai, njerku, njerka, vëllezërit, vëllezërit
nga babai ose nëna, motrat, motrat nga babai ose nëna, tezet, dajallarët, agjallarët, kushërinjtë e parë,
qoftë nga gjaku ose martesa, ose ndonjë person tjetër me të cilin ekziston lidhja familjare, apo persona
te tjerë që përcaktohen nga BQK me rregullore te veçantë;
4

Zyre përfaqësuese - vend të aktivitetit afarist i cili formon një degë ligjërisht të varur të bankës e pa
themeluar me vete, ku aktivitetet kufizohen në ofrimin e informatave dhe aktiviteteve të ndërlidhjes si dhe
studimit të tregjeve dhe mundësive të investimit, dhe ku banka nuk lejohet të angazhohet në veprimtari
bankare;

Menaxher i Lartë - kryeshefi ekzekutiv, zyrtari kryesor për financa, zyrtari kryesor të operacioneve,
zyrtari kryesor për risk të bankës dhe çdo person, përveç drejtorit, i cili (i) i raporton drejtpërsëdrejti
bordit ose merr pjesë ose ka autoritet për të marrë pjesë në funksionet kryesore politikëbërëse të bankës,
pavarësisht nëse ai person ka titull zyrtar apo merr kompensim për veprimet e tilla, dhe (ii) është caktuar si
menaxher i lartë nga BQK-ja. Në rastin kur një bankë e huaj licencohet për të operuar me një ose më
shumë degë në Kosovë, menaxheri i bankës kryesore në Kosovë dhe çdo menaxher tjetër apo
zëvendësmenaxher i një dege në Kosovë do të konsiderohet të jetë anëtar i menaxhmentit të lartë;

Interes i konsiderueshëm - posedimi idrejtpërdrejtë apo tërthortë i një interesi në një person juridik, të
vetëm apo që vepron së bashku me një person tjetër, që përfaqëson pesë përqind apo më tepër të
aksioneve me të drejtë vote, ose që sipas mendimit të BQK-së, në bazë të fakteve the rrethanave të atij
posedimi, jep mundësi për ushtrimin e një kontrolli mbi personin juridik në të cilin mbahen ato aksione;

Subjekt i varur - çdo person juridik në të cilin një person tjetër ose grup personash që veprojnë së
bashku zotëron drejtpërdrejtë apo tërthorazi (i) pesëdhjetë për qind ose më tepër të çfarëdo klase të
aksioneve me të drejtë vote ose (ii) një interes të konsiderueshëm, që ua mundëson këtyre personave
të tjerë ose grup personash të ushtrojnë një kontroll mbi personin juridik në të cilin zotërohen ato
aksione;

Kapitali i Klasit I - ka kuptimin e përshkruar nga BQK-ja për qëllimet e nenit 16 të këtij ligji;

Aksione me të drejtë vote - aksione të zakonshme në kapitalin e personit dhe aksione të tjera të
çfarëdo caktimi ose përshkrimi, që i japin personit të drejtën për të votuar për çfarëdo vendimi në një
mbledhje të zakonshme ose të jashtëzakonshme të emetuesit.

Neni 4
Përgjegjësia e BQK-së për dhënien e licencave

1.BQK-ja ka përgjegjësi ekskluzive për dhënien e licencave për të gjitha bankat dhe regjistrimin e të
gjitha Institucioneve Mikrofinanciare dhe Institucioneve Financiare Jo-bankare për lëshimin e lejeve të
bankave të huaja në lidhje me themelimin e zyrave përfaqësuese.

2.Një regjistër qendror mbahet nga BQK-ja për inspektim nga publiku i cili regjistron për çdo Institucion
Financiar, emrin, adresat e drejtorisë qendrore dhe degëve dhe kopjet aktuale të aktit të themelimit
apo dokumentacionit të ngjashëm të themelimit dhe akteve nënligjore. Një listë e të gjitha
Institucioneve Financiare, licencat ose regjistrimet e të cilave janë anuluar gjithashtu mbahet në
regjistër, por largohet dokumentacioni i tyre i themelimit dhe aktet nënligjore.

Neni 5
Ndalesat dhe përjashtimet

1.Asnjë person nuk mund të merret me veprimtari të një banke apo institucioni financiar pa licencë të
vlefshme të lëshuar nga BQK-ja sipas kësaj sipas pjesës II të këtij ligji.

2.Asnjë person nuk mund të përdorë fjalën "bankë" ose derivatet e fjalës "bankë" në lidhje me një
veprimtari, produkt ose shërbim ose në veprimtari promocionale pa pasur një licencë të lëshuar nga
BQK-ja, për tu përfshirë në aktivitetin bankar, përveç kur një përdorim i tillë është vendosur ose njohur
me këtë ligj, një marrëveshje ndërkombëtare, ose kur konteksti në të cilin është përdorur fjala "bankë"
nuk ka të bëjë me veprimtari financiare të përcaktuar në nenin 44 të këtij ligji. Asnjë zyre përfaqësues
nuk mund të përdor fjalën “bankë” në emrat e tyre, përveç rasteve kur fjala “bankë” formon një pjesë
5
integrale të emrit të bankës së huaj të cilës ato i përkasin, me kusht që, në raste të tilla të shtohet fjala
“zyra përfaqësuese”.

3.Asnjë bankë nuk mund të përdorë në emrin e vet fjalë që mund të çojnë në keqkuptime lidhur me
kushtet e tyre financiare, statusin ligjor ose lidhjen me qeverinë a me institucionet ndërkombëtare.

4.Asnjë bankë e huaj nuk lejohet të angazhohet në veprimtari bankare në Kosovë përveç nëse banka e
huaj ka marrë një licencë të lëshuar nga BQK-ja për të ushtruar një veprimtari e tillë nëpërmjet një dege
në Kosovë apo ka themeluar një bankë të varur në Kosovë për të cilën BQK-ja ka lëshuar licencë.

5.Asnjë person nuk duhet të bëjë deklarime të pavërteta për fakte materiale ose të bëjë një paraqitje të
rreme ose çorientuese apo të bëjë çdo gjë për të krijuar një pamje të rreme, mashtruese ose të
angazhohet në çfarëdo veprimi manipulues për marrjen e depozitave.

Neni 6
Bankat e huaja të licencuara për të operuar më një degë në Kosovë

Në rastin kur një bankë e huaj që është e licencuar për të ushtruar veprimtari në Kosovë nëpërmjet një
a më shumë degëve, dispozitat e këtij ligji zbatohen drejtpërsëdrejti për bankën e huaj, përveç nëse
dispozitat e këtij ligji shprehimisht parashohin zbatimin vetëm për degën ose degët e bankës së huaj që
operon në Kosovë, individualisht ose kolektivisht, apo kur BQK-ja përcakton se ashtu kërkohet nga
konteksti.


PJESA II
LICENCIMI I BANKAVE

Neni 7
Kërkesat për licencë

1. Kërkesat për licencë për të themeluar dhe operuar më një bankë ose një degë të bankës së huaj duhet
të jenë në formën e përcaktuar nga BQK-ja dhe shoqërohen nga informacionet e mëposhtme:

1.1.dokumentet përbërëse të bankës së propozuar apo të bankës së huaj, duke përfshirë një
kopje të noterizuar apo dokumentacionin origjinal sipas të cilit është themeluar, si dhe adresën
e propozuar të drejtorisë qendrore;

1.2.emrin, nacionalitetin, vendbanimin, kualifikimet dhe përvojën e Drejtorit apo Menaxherit të
lartë të bankës së propozuar ose bankës së huaj, duke përfshirë historikun afarist dhe
profesional për dhjetë (10) vitet e fundit;

1.3.shumën e kapitalit të autorizuar dhe të zotuar të bankës së propozuar ose të bankës së
huaj, duke përfshirë shumat të cilat janë paguar dhe burimin e ligjshëm të kapitalit;

1.4.planin e biznesit që përfshinë, ndër të tjera, strukturën organizative të bankës së propozuar
ose bankës së huaj, llojin e parashikuar të veprimtarive bankare, pasqyrat e parashikuara
financiare për tri vite dhe, nëse ekzistojnë, pasqyrat financiare të audituara dhe raportet vjetore
për dy (2) vitet e fundit;

1.5.listën e aksionarëve që mbajnë apo do të mbajnë pesë (5%) përqind a më shumë të
aksioneve të bankës së propozuar ose bankës së huaj, dhe pronarëve përfitues të këtyre
aksioneve, duke cekur emrat e tyre, adresën dhe posedimin përkatës të aksioneve;

1.6.emrin, nacionalitetin, vendbanimin, historikun afarist dhe profesional për dhjetë vitet e
fundit dhe pasqyrat financiare të audituara për tri (3) vitet e fundit (nëse ekzistojnë) të çdo
aksionari kryesor të bankës së propozuar ose të bankës së huaj;
6

1.7. për çdo Drejtor ose Menaxher të lartë apo aksionar kryesor të bankës së propozuar apo
bankës së huaj, dëshminë zyrtare nga Gjykata që shpalos çdo dënim për vepra penale nga
Gjykata penale, dosjet personale të falimentimit, diskualifikimi nga ushtrimi i profesionit, apo
përfshirjen e kaluar ose të tashme në funksion menaxhues të ndonjë korporate ose organi tjetër
sipërmarrës që i është nënshtruar procedurave të paaftësisë paguese, nëse ka;

1.8.në çdo rast kur paraqitësi i kërkesës është një bankë e huaj që propozon themelimin e një
banke varëse ose të një dege në Kosovë, duhet të sigurohet një deklaratë nga mbikëqyrësi i
vendit amë se nuk ka kundërshtim rreth fillimit të aktiviteteve të propozuara në Kosovë, dhe se
ushtron mbikëqyrje globale bankare të konsoliduar të veprimtarisë ndaj bankës së huaj;

1.9. informacione tjera shtesë të cilat mund të konsiderohen si të duhura nga BQK-ja.

Neni 8
Miratimi paraprak

1.Brenda tre (3) muajve nga data e pranimit të kërkesës së kompletuar për licencë, BQK-ja paraprakisht
miraton ose refuzon atë dhe njofton me shkrim paraqitësin e kërkesës për vendimin e saj; njoftimi për
refuzim të licencës duhet të cek arsyet mbi bazë të së cilave është refuzuar licenca.

2.BQK-ja refuzon një licencë, nëse sipas gjykimit të saj të arsyetuar, lëshimi i një licence të këtillë do të:

2.1.vinte në rrezik qëndrueshmërinë financiar të bankës së propozuar ose të sistemit bankar
në përgjithësi;

2.2.rrezikonte interesat e depozitorëve të bankës së propozuar; apo

2.3.zvogëlonte në mënyrë substanciale konkurrencën.

3. BQK-ja paraprakisht miraton një licencë vetëm nëse plotësohen kushtet e mëposhtme:

3.1.nëse plani i biznesit bazohet në analiza të sakta mbi supozime të arsyeshme;

3.2.struktura organizative e bankës së propozuar dhe filialeve të saja do t’i lejojë BQK-së të
ushtrojë mbikëqyrje efektive dhe të konsoliduar

3.3.banka e propozuar ose banka e huaj do të veprojë në pajtueshmëri me të gjitha dispozitat e
këtij ligji;

3.4.kualifikimet, përvoja dhe integriteti i Drejtorit apo Menaxherit të saj të lartë janë të
përshtatshëm për planin e biznesit të bankës së propozuar dhe aktiviteteve bankare;

3.5.aksionarët kryesor të bankës së propozuar ose të bankës së huaj janë të aftë dhe të
përshtatshëm siç përcaktohet nga BQK-ja në nenin 35 dhe nenin 37 të këtij ligji; dhe

3.6.struktura e pronësisë së bankës nuk do të pengojë mbikëqyrjen efektive.

4. Përveç kushteve të përcaktuara në paragrafin 3. me lartë, miratimi paraprak i licencës lidhur me një subjekt
të varur ose degë të bankës së huaj bëhet vetëm nëse:

4.1. banka e huaj është e autorizuar për t’u angazhuar në veprimtarinë e pranimit të depozitave
ose fondeve në formë depozitash në juridiksionin ku gjendet drejtoria e saj qendrore;

4.2. autoritete kompetente që mbikëqyrin bankën e huaj në selinë e saj kanë dhënë pëlqimin e
tyre me shkrim për dhënien e licencës së këtillë; dhe
7

4.3. BQK-ja përcakton se banka e huaj mbikëqyret në mënyrë adekuate në bazë të konsoliduar
globale nga mbikëqyrësi i sajnë shtetin amë. Mbikëqyrësi nga shteti amë duhet ta pranojë me
shkrim se është në dijeni të dhënies së licencës së re dhe pajtohet që t’i ofrojë informatat BQK-
së me kërkesë të saj.

5. Në rast të miratimit paraprak të një kërkese për licencë, BQK-ja përcakton të gjitha kushtet për bankën
të cilës i jepet licenca për fillimin e operacioneve të saj. Kushte e këtilla mund të përfshijnë:

5.1.pagesën e kapitalit fillestar që aksionarët duhet të bëjnë për bankën;

5.2.punësimin dhe trajnimin e personelit të bankës;

5.3.marrjen me qira ose blerjen e pajisjeve operative dhe përcaktimin e sistemeve operative,
duke përfshirë edhe auditimin dhe kontrollet e brendshme;

5.4.marrjen me qira, blerjen ose zotërimin e lokaleve të bankës;

5.5.angazhimin e një auditori të jashtëm në përputhje me nenin 54 të këtij ligji;

5.6.çdo kusht tjetër që BQK-ja e konsideron të përshtatshëm.

6. Nëse brenda një (1) viti një bankë nuk vepron në përputhje me kushtet për marrjen e licencës për
fillimin e veprimtarisë, miratimi paraprak i kërkesës do të revokohet.

Neni 9
Dhënia e licencës

1. Nëse BQK-ja përcakton se janë plotësuar kushtet sipas këtij Kapitulli, do ta jap licencën dhe banka
do të bëhet anëtare e Fondit për Sigurimin e Depozitave të Kosovës.

2. Licenca jepet me shkrim për një periudhë të pacaktuar kohe dhe nuk është e transferueshme.
Licenca ose leja specifikon afatet dhe kushtet sipas së cilave ajo është lëshuar, duke përfshirë
aktivitetet në të cilat banka lejohet që të angazhohet, sipas kufizimeve për aktivitetet bankare të
parapara me nenin 45 të këtij ligji. Pas licencimit fillestar, bankat kanë të drejtë të aplikojnë në BQK
për tu angazhuar në aktivitete shtesë në përputhje me nenin 44 të këtij ligji.

Neni 10
Lejet për zyrat përfaqësuese

1. Asnjë bankë e huaj nuk mund të themelojë dhe operojë me një zyre përfaqësuese në Kosovë pa leje
nga BQK-ja.

2. BQK-ja mund të japë leje për një zyre përfaqësuese në Kosovë, më kusht që BQK-ja sigurohet se
banka e huaj do t’i kufizojë aktivitetet e saja të zyrës përfaqësuese në ofrimin e informatave dhe
aktiviteteve ndërlidhëse dhe studimit të tregjeve dhe mundësive për investim, dhe se banka e huaj nuk
do të angazhohet në aktivitet bankar në Kosovë nëpërmjet zyrës përfaqësuese.

3. Kërkesat nga një bankë e huaj për leje për të themeluar dhe operuar më një zyre përfaqësuese
duhet të bëhen në mënyrën e përcaktuar nga BQK-ja dhe shoqërohet me informatat e kërkuara nga
BQK-ja.

Neni 11
Degët dhe zyrat shtesë

8
1. Një bankë duhet të marrë miratimin paraprak me shkrim nga BQK-ja para se të mbyllë ose
zhvendos një degë ose zyre në Kosovë apo themelojë ose hap një dege ose zyre shtesë në Kosovë.

2.Një bankë, përveç bankës së huaj, duhet të marrë miratimin paraprak me shkrim nga BQK-ja para se
të themelojë ose hap një degë në ndonjë juridiksion tjetër.

3.BQK-ja përcakton me rregullore procedurën për marrjen e miratimit paraprak me shkrim dhe formën e
përmbajtjen e kërkesës.

Neni 12
Kërkesa për Themelimin e Subjektit të varur

1. BQK-ja mund të kërkojë nga banka e huaj që është licencuar për të operuar më një ose më shumë
degë në Kosovë që ta kthejë degën në subjekt të varur të bankës së huaj nëse:

1.1.ekziston ndonjë ndryshim material në pronësinë apo menaxhmentin e bankës së huaj për të
cilën BQK-ja ka arsye të bazuara për shqetësim.

1.2.ekziston rënie materiale në gjendjen financiare të bankës së huaj apo banka e huaj i
nënshtrohet sanksioneve nga mbikëqyrësi i saj nga vendi amë për shkelje materiale të ligjit ose
praktikave të pasigurta dhe të pamatura,

1.3.BQK-ja konsideron se operacionet e degës mund të rrezikojnë stabilitetin financiar të
sektorit banka ose mund të jenë të dëmshme për interesin e depozitorëve, apo

1.4. BQK-ja konsideron se mbikëqyrja nga mbikëqyrësi i vendit amë është joadekuate.

Neni 13
Përfundimi vullnetare e aktiviteteve

Asnjë bankë nuk mund t’i ndërpresë aktivitetet e saj në Kosovë para se t’ia paraqes së pari BQK-së një
plan për përmbushjen e detyrimeve të saj në Kosovë dhe marrjes së miratimit paraprak të planit të
këtillë nga BQK-ja. Dispozitat e nenit 78 të këtij ligji zbatohen për çdo likuidim / përfundim vullnetar.

Neni 14
Revokimi i licencës

1. Licenca e një banke mund të revokohet vetëm me vendim të BQK-së, për një a më shumë prej
këtyre arsyeve:

1.1. nëse BQK-ja ka miratuar planin që banka të përfundojë veprimtarinë në Kosovë dhe banka
i është përmbajtur atij plani;

1.2. nëse banka ka shkelur ndonjë nga dispozitat e këtij ligji, ndonjë urdhëresë ose rregullore
të BQK-së, apo ndonjë kusht ose kufizim që ndërlidhet me autorizimin e lëshuar nga BQK-ja;

1.3. nëse banka është angazhuar në praktika të pasigurta ose të pa shëndosha sipas gjykimit
të BQK-së;

1.4. nëse licenca është marrë në bazë të informacionit të rrejshëm të paraqitur nga ose që ka
të bëjë me paraqitësin e kërkesë;

1.5. nëse banka nuk ka filluar të funksionojë brenda nëntëdhjetë ditësh pas marrjes së licencës
apo brenda një periudhe vijuese të caktuar nga BQK-ja dhe nëse ka pushuar të merret me
veprimtarinë e pranimit të depozitave për më shumë se tre (3) muaj;

9
1.6. nëse një banke tjetër, që mban interes të konsiderueshëm në këtë bankë, i është revokuar
licenca;

1.7. nëse ka ndodhur bashkimi, shkrirja ose shitja e pjesës më të madhe të pasurisë së
bankës;

1.8. nëse aktivitetet e bankës ndryshojnë në thelb nga ato të paraqitura në kërkesën për
licencë dhe, sipas mendimit të BQK-së, ky ndryshim nuk është arsyetuar e as nuk është dhënë
miratimi nga BQK-ja për ndryshimet e tilla;

1.9. nëse i licencuari i është një bankë e huaj dhe banka e huaj e ka humbur autoritetin për tu
angazhuar në veprimtarinë bankare në vendin ku është vendosur drejtoria e saj qendrore; apo

1.10. nëse ka pasur ndryshim në aksionarët kryesor pa miratimin e BQK-së siç kërkohet në
nenin 37 të këtij ligji.

2. Licenca e një banke revokohet me vendim të BQK-së nëse BQK-ja përcakton se banka është
josolvente ose nëse në mënyrë të arsyeshme pritet të bëhet josolvente.

3. Për qëllimet e këtij Neni,“josolvente”do të thotë se banka nuk është duke i paguar detyrimet e saja të
cilat i ka ose vlera e detyrimeve së saj tejkalon vlerën e pasurive të saj. Vlera e pasurive, detyrimve dhe
kapitalit rregullativ të bankës përcaktohet në përputhje me standardet e vlerësimit dhe procedurat e
përcaktuara nga BQK-ja. Në përcaktimin e vlerës së pasurive dhe detyrimeve së bankës për një datë të
ardhshme merren parasysh të hyrat dhe shpenzimet e ardhshme të bankës të parapara në mënyrë të
arsyeshme deri në atë datë.

4. Vendimi i BQK-së për të revokuar ose për të mos revokuar një licencë i komunikohet me shkrim çdo
banke, duke dhënë arsyet e vendimit i cili hyn në fuqi në ditën e komunikimit.

5. Vendimi për të revokuar një licencë publikohet në një apo më tepër gazeta të qarkullimit të
përgjithshëm kudo që ndodhen zyrat e bankës.


PJESA III
KËRKESAT PËR KAPITAL DHE LIKUIDITET

Neni 15
Kapitali Minimal i Paguar për Bankat Vendore

1. Çdo bankë duhet të ketë në çdo kohë kapital të paguar prej jo më pak se shtatë milion (7.000.000) Euro,
apo një shumë më të madhe siç specifikohet me rregullore apo urdhëresë të BQK-së.

2. Kapitali i paguar nuk mund të trajtohet si i tillë nëse fondet rrjedhin nga:

2.1. kreditë nga bankat në të cilat bëhet pagesa e kapitalit; apo

2.2. kredive kur banka që pranon kapital është garantues;

2.3. kreditë nga bankat tjera në Kosovë, përveç nëse janë të kolateralizuara 100% me letra me
vlerë të aprovuara e që mbahen nga pala e tretë si kujdestar.

3. Aksionet e lëshuara në këmbim të shërbimeve nuk trajtohen si kapital i paguar.

4. Bankat ekzistuese duhet ta plotësojnë kërkesën për kapital minimal të paguar brenda gjashtë (6)
muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

10



Neni 16
Kapitali Minimal Rregullativ për Bankat Vendore

1. Çdo bankë duhet të ketë në çdo kohë kapital rregullativ të përcaktuar në bazë të përshtatjes sipas
riskut siç specifikohet me rregullore ose urdhëresë të BQK-së.

2. BQK-ja mund t’i specifikojë me rregullore ose urdhëresë kërkesat për kapital rregullativ shtesë, duke
përfshirë caktimin e shkallës së liferimit.

3. BQK-ja përcakton me rregullore ose urdhëresë mënyrën sipas së cilës kërkesat për kapital rregullativ
sipas këtij neni zbatohen për një grup bankar sipas një baze të gjerë grupore.

Neni 17
Kërkesat për Degët e Bankave të Huaja

1. Çdo bankë e huaj që operon në një degë në Kosovë duhet t’i mbajë kërkesat e banorëve të Kosovës
më të larta sesa detyrimet e saj ndaj banorëve të Kosovës në shumën e specifikuar me rregullore ose
urdhëresë të BQK-së.

2. Çdo bankë e huaj që operon në një degë në Kosovë, nëse udhëzohet nga BQK-ja, duhet të mbajë
një depozitë me barasvlerë kapitali në BQK, në shumën e specifikuar me rregullore ose urdhëresë të
BQK-së. Depozita duhet të mbetet në kujdestari të BQK-së përderisa banka e huaj operon një degë në
Kosovë përveç nëse BQK-ja ka miratuar një marrëveshje tjetër.

3. Kërkesat për kapital minimal rregullativ për banka të përcaktuara në nenin 16 të këtij ligji nuk
zbatohen për bankat e huaja që janë të licencuara për të operuar një ose më shumën degë në Kosovë.

Neni 18
Dividenda dhe Shpërndarjet Tjera të Kapitalit

1. Asnjë bankë nuk duhet të paguajë ndonjë dividendë apo bëjë ndonjë shpërndarje tjetër të kapitalit
pa miratimin e BQK-së. Në asnjë rrethanë nuk jepet miratimi, nëse sipas mendimit të BQK-së, pas
kësaj shpërndarjes, banka do të kishte më pak kapital minimal të paguar ose rregullativ që kërkohet
me këtë ligj apo me rregullore ose urdhëresë të BQK-së.

2. Paragrafi 1 i këtij neni nuk zbatohet për bankën e huaj që është e licencuar për të operuar një ose
më shumë degë në Kosovë, përveç nëse banka kërkohet nga BQK-ja që të mbaj në depozitë
ekuivalente të kapitalit sipas paragrafit 2. të nenit 17 të këtij ligji dhe pagesa e dividendës ose
shpërndarjes së kapitalit do t’ia pamundësonte bankës që të plotësojë kërkesën për depozitim të
kapitalit ekuivalent.

Neni 19
Kërkesat për likuiditet

1. BQK-j duhet të përcaktojë me rregullore ose urdhëresë kërkesat për likuiditet për bankat dhe grupet
bankare.

2. Kërkesat e këtilla për likuiditet duhet të përfshijnë shumën e përgjithshme minimale të pasurive
likuide apo të kategorive specifike të pasurive që mbahen nga banka.

3. Çdo bankë dhe çdo grup bankar zhvillon politika dhe procedura me shkrim për menaxhimin e riskut
të likuiditetit. Një kopje e këtyre politikave dhe procedurave rishikohet për çdo vit nga Drejtorët dhe
11
duhet t’i paraqitet BQK-së. Versionet e përditësuara të politikave dhe procedurave po ashtu duhet t’i
paraqiten BQK-së.


Neni 20
Politikat dhe Procedurat Specifike për Menaxhim të Riskut

1. Si pjesë të politikave dhe procedurave të saj të përgjithshme për menaxhim të riskut, çdo bankë
duhet që minimumi të zhvillojë dhe mbajë politika dhe procedura me shkrim lidhur me:

1.1.shumën e përgjithshme maksimale të pronës së paluajtshme dhe pasurive fikse, apo
kategorive specifike të tyre që mbahen nga banka; dhe

1.2.ndalesat, kufizimet ose kushtet që kanë të bëjnë me:

1.2.1. llojet ose format e ekspozimeve të bëra, dhe përgjegjësive të marra (të
mundshme ose të tjera);

1.2.2. përputhjen e maturimit dhe normës së interesit në lidhje me pasuritë dhe detyrimet
(të mundshme ose të tjera);

1.2.3. pozicionet e pambrojtura në valuta të huaja, metale të çmuara ose gurë të
çmuar, instrumentet për normën e këmbimit dhe interesit; stoqet the letrat tjera me
vlerë të transferueshme; dhe

1.2.4. përcjelljen e kontratave, marrëveshjeve për këmbim, mallrave, opsioneve dhe
instrumentet tjera që kanë të bëjnë me valutat, stoqet, obligacionet, metalet e çmuara
apo normat e interesit.

1.3 Menaxhimin e të gjitha llojeve të rreziqeve operacionale, duke përfshirë por duke mos u
kufizuar në sigurinë e objektit, teknologjisë dhe personelit.


PJESA IV
QEVERISJA DHE PRONËSIA E BANKAVE

Neni 21
Organizimi i Bankave

Të gjitha bankat organizohen fillimisht si shoqëri aksionare dhe regjistrohen në Ministrinë e Tregtisë
dhe Industrisë ose në ministrinë pasardhëse të saj ku të gjitha aksionet regjistrohen në emër të
pronarëve të tyre përfitues, aksionarëve. Aksioni në një shoqëri aksionar është pronë e aksionarëve.
Megjithatë, me qëllim të funksionimit si bankë, së pari BQK-së duhet t’i paraqitet dëshmia e regjistrimit
dhe pastaj shoqëria aksionare rregullohet vetëm nga BQK-ja sipas këtij ligji.

Neni 22
Akti i Themelimit dhe Statuti

1. Të gjitha bankat që operojnë në Kosovë duhet ta kenë aktin e themelimit dhe/ose statutin, një kopje
e të cilave është miratuar nga BQK. Asnjë bankë, përveç bankës së huaj të licencuar për të operuar
më një ose më shumë degë në Kosovë, nuk mund të ndryshojë aktin e saj të themelimit ose aktet
nënligjore pa miratimin paraprak me shkrim të BQK-së.

2. Banka e huaj me degë ose subjekt të varur të licencuar në Kosovë duhet ta njoftojë BQK-në për çdo
ndryshim në aktin e saj të themelimit apo në dokumentacionin ekuivalent të themelimit ose statutin
brenda tridhjetë (30) ditëve nga data efektive e ndonjë ndryshimi.
12

3. Çdo bankë mban në BQK në dosje një kopje të vërtetuar të aktit të themelimit apo dokumentacionit
ekuivalent të themelimit, statutin dhe listën e zyrtarëve të bankës bashkë me ekzemplarin e
nënshkrimeve dhe përshkrimin e kufizimeve të kompetencave të tyre, të cilët aktualisht janë të
autorizuar ta detyrojnë bankën t’i kryejë veprimtaritë përkatëse.

Neni 23
Organet e Bankës

1. Organet e bankës janë:

1.1. Mbledhja e Përgjithshme e Aksionarëve;

1.2. Bordi i Drejtorëve; dhe

1.3. Menaxhmenti i Lartë.

Neni 24
Mbledhja e përgjithshme e aksionarëve

1. Mbledhja e përgjithshme e aksionarëve të bankës përbëhet nga aksionarët.

1.1.mbledhja e përgjithshme e aksionarëve normalisht mbahet në vendndodhjen e drejtorisë
qendrore të bankës.

1.2.mbledhja e përgjithshme e aksionarëve kryesohet nga Kryesuesi, i cili zgjidhet në fillim të
seancës së Mbledhjes së Përgjithshme të Aksionarëve.

1.3.me propozimin e Kryesuesit, Mbledhja e Përgjithshme e Aksionarëve emëron një person
përgjegjës për procesverbalin dhe emëron anëtarët e Komitetit Votues të Mbledhjes së
Përgjithshme të Aksionarëve.

1.4.kryesuesi dhe anëtarët e Bordit të Drejtorëve dhe së paku një anëtar i manaxhmentit të
lartë duhet të jenë të pranishëm gjatë seancës të Mbledhjes së Përgjithshme të Aksionarëve.

1.5.anëtarët e Bordit të Drejtorëve në një bankë që përbëhet nga pesë a me pak aksionarë nuk
janë të obliguar të jenë prezent në seancën e Mbledhjes së Përgjithshme të Aksionarëve.

1.6.në një bankë me një aksionar të vetëm, kompetencat e Mbledhjes së Përgjithshme
ushtrohen nga aksionari.

2. Mbledhja e Përgjithshme e Aksionarëve mbahet së paku një herë në vit:

2.1.Bordi i Drejtorëve, përveç rasteve kur parashihet ndryshe me këtë ligj, thërret Mbledhjen e
Përgjithshme të Aksionarëve.

2.2.çdo Aksionar i cili është vendosur në listën e aksionarëve në regjistër, tridhjetë (30) ditë
para datës së seancës së Mbledhjes së Përgjithshme të Aksionarëve ka të drejtë vote në
Mbledhjen e Përgjithshme të Aksionarëve.

2.3.Banka mbulon shpenzimet e seancës të Mbledhjes së Përgjithshme të Aksionarëve.

3. Caktim i Mbledhjes së Përgjithshme të Aksionarëve:

3.1.njoftimi për përmbledhjen e pikave që do të diskutohen, vendin, datën dhe kohën e seancës
së Mbledhjes të Përgjithshme publikohen së paku në njërën nga gazetat ditore të publikuara në
13
Kosovë jo më vonë se dhjetë (10) ditë para datës së caktuar për seancën e mbledhjes së
përgjithshme të aksionarëve;

3.2.nëse seanca e Mbledhjes së Përgjithshme të Aksionarëve është caktuar të mbahet në një
vend që ndodhet jashtë drejtorisë qendror të bankës, njoftimi i paraparë sipas paragrafit 1. të
këtij neni iu dërgohet të gjithë aksionarëve brenda periudhës së njëjtë kohore nëpërmjet postës
së regjistruar, faksit ose postës elektronike.

4. Thirrja e Mbledhjes së Përgjithshme të Jashtëzakonshme e Aksionarëve:

4.1.shumica e anëtarëve të bordit të drejtorëve mund të votojnë për të mbajtur mbledhje të
përgjithshme të jashtëzakonshme të aksionarëve brenda me pak se dhjetë (10) ditëve siç
kërkohet në paragrafin 3. të nenit 24 të këtij ligji. Megjithatë, çdo aksionar duhet të njoftohet për
mbledhjen e përgjithshme e jashtëzakonshme e aksionarëve, duke përfshirë qëllimin e saj dhe
rendin e ditës sipas mënyrës të paraparë në paragrafin 3. të këtij neni. Mbledhja e përgjithshme
e jashtëzakonshme e aksionarëve mund të mbahet vetëm nëse aksionarët që posedojnë një
shumë të përgjithshme prej shtatëdhjetë e pesë përqind (75%) të aksioneve kumulative
përfaqësohen dhe janë në dispozicion për të votuar. Përveç kësaj, çdo veprim i ndërmarrë në
mbledhjen e përgjithshme e jashtëzakonshme e aksionarëve duhet të miratohet nga dy të tretat
(2/3) e numrit të aksioneve të përfaqësuara.

5. Vendimmarrja në mbledhjen e përgjithshme të aksionarëve:

5.1.aksionari ose grupi i aksionarëve me së paku pesë përqind (5%) të numrit të përgjithshëm
të aksioneve me të drejtë vote, ka të drejtë të propozojë me shkrim ndryshimet në rendin e
ditës dhe propozimin e vendimit të mbledhjes së përgjithshme të aksionarëve jo më vonë se
tetë ditë nga dita e publikimit të njoftimit të paraparë në paragrafin 3. të këtij neni.

6. Kërkesa për caktimin e mbledhjes së përgjithshme të aksionarëve mund të paraqitet nga:

6.1.aksionari ose grupi i aksionarëve me më shumë se dhjetë përqind (10%) të numrit të
përgjithshëm të aksioneve me të drejtë vote:

6.1.1. dy (2) anëtarë të bordit të drejtorëve;

6.1.2. Komiteti i auditimit të Bordit.

6.2. kërkesa për thirrjen e mbledhjes së përgjithshme të aksionarëve me propozimin për rendin
e ditës, i dorëzohet bordit në formë të shkruar.

6.3. nëse bordi i drejtorëve nuk publikon, brenda tridhjetë (30) ditëve nga dita e paraqitjes së
kërkesës, njoftimin për mbulimin e seancës të mbledhjes së përgjithshme të aksionarëve sipas
mënyrës së paraparë në nenin 24, paragrafin 3. të këtij ligji, personi që ka paraqitur kërkesën
është i autorizuar që drejtpërsëdrejti të thërras seancën e mbledhjes së përgjithshme të
aksionarëve në të njëjtën mënyrë dhe njofton me shkrim BQK-në lidhur me këtë.

6.4. personat e paraparë sipas paragrafit 1. të këtij neni janë të autorizuar që drejtpërsëdrejti të
thërrasin seancën e mbledhjes së përgjithshëm të aksionarëve në rast se mbledhja e
përgjithshme e aksionarëve nuk është caktuar brenda gjashtë muajve pas skadimit të
periudhës për përgatitjen e raportit vjetor.

6.5. mbledhja e përgjithshme e aksionarëve mund marrë vendime vetëm nëse aksionarët me
më shumë se pesëdhjetë përqind (50%) të aksioneve me të drejtë vote përfaqësohen
personalisht apo nëpërmjet të autorizuarve.

14
6.6.nëse pas skadimit të gjashtëdhjetë (60) minutave nga koha e caktuar për fillimin e
mbledhjes së përgjithshëm të aksionarëve nuk arrihet kuorumi për vendimmarrje sipas
paragrafit 1. të këtij neni, mbledhja e përgjithshme e aksionarëve shtyhet dhe bordi i drejtorëve,
jo më herët se pesëmbëdhjetë (15) ditë dhe jo më vonë se tridhjetë (30) ditë nga data fillestare
e caktimi të mbledhjes, publikon njoftimin për ri-caktimin e mbledhjes së përgjithshme të
aksionarëve.

7.Mbledhja e përgjithshme e aksionarëve të bankës merr vendime për:

7.1. krijimin e kapitalit fillestar të paguar bankës nëpërmjet emetimit ose rritjes së aksioneve
të zakonshme dhe emetimit ose rritjes së aksioneve të preferuara;

7.2.emërimin e auditorit të jashtëm;

7.3.raportet vjetore financiare, me raportet e auditorit të jashtëm dhe bordin e drejtorëve;

7.4.shpërndarjen e fitimit dhe pagesën e dividentës;

7.5. mënyrën e mbulimit të dëmit;

7.6.konsolidimin me ndërmarrjet tjera dhe bashkimin e ndërmarrjeve tjera me bankën, duke
përfshirë konsolidimin ose bashkimin e subjekteve të varura;

7.7.ndarjen dhe përfundimin e aktiviteteve të bankës;

7.8.Blerjen, shkëmbimin tregtar, lizingun dhe transaksionet tjera të lidhura me pronën,
drejtpërsëdrejti ose nëpërmjet subjekteve të varura, brenda vitit afarist, deri në shkallën që
tejkalon një të tretën të vlerës llogarimbajtëse të pronës së bankës;

7.9.shitjen dhe blerjen e pronës me vlerë kontabël ndërmjet pesëmbëdhjetë përqind (15%)
dhe tridhjet e tre përqind (33%) të tërë pronës së përgjithshme ekzistuese të bankës nëse një
transaksioni i tillë nuk është miratuar paraprakisht me vendim unanim të bordit të drejtorëve;

7.10.zgjedhjen dhe largimin nga detyra të anëtarëve të bordit të drejtorëve në baza individuale;

7.11.themelimin, riorganizimin dhe likuidimin e detyruarin e subjekteve të varura dhe miratimin
e akteve të tyre përkatëse të themelimit;

7.12.kompensimet për anëtarët e bordit të drejtorëve dhe anëtarëve të jashtëm të bordit të
drejtorëve;

7.13.miratimin, ndryshimet dhe plotësimet e akteve të themelimit;

7.14.miratimin e emetimit të aksioneve të reja nga klasa ekzistuese në shumën deri në një të
tretën e vlerës së shumës nominale të aksioneve ekzistuese dhe përcaktimin e shumës, kohës
së shitjes dhe çmimit të këtyre aksioneve, që nuk mund të jetë më pak se vlera mesatare e
tregut të aksioneve ekzistuese të së njëjtës klasë gjatë tridhjetë (30) ditëve të njëpasnjëshme
para ditës së marrjes së vendimit; dhe

7.15.çështjet tjera të rëndësishme për funksionimin e veprimtarisë së bankës në përputhje me
ligjin dhe aktin e themelimit të bankës.

8. Aksionari ka të drejtë, që nga dita e publikimit të njoftimit për thirrjen e mbledhjes së përgjithshme të
aksionarëve në ambientet e bankës, të rishikojë pasqyrën financiare, me raportet e auditorëve të
jashtëm, të bordit të drejtorëve si dhe dokumentet tjera lidhur me propozimin e vendimeve të vendosura
në rendin e ditës të mbledhjes së përgjithshme të aksionarëve.
15

9. Votimi në mbledhjen e përgjithshme të aksionarëve:

9.1.mbledhje a përgjithshme e aksionarëve merr vendime me shumicë aksionesh me të drejtë
vote.

9.2.votimi në mbledhjen e përgjithshme të aksionarëve bëhet me anë të fletëvotimeve të cilat
përmbajnë emrin ose emrin e shoqërisë së aksionarit dhe numrin e votave në dispozicion të
tij/saj.

9.3.komiteti i votimit përcakton rezultatet e votimit;

9.4.procesverbali nënshkruhet nga kryesuesi i mbledhjes së përgjithshme të aksionarëve dhe
personi përgjegjës për mbajtjen e procesverbalit.

10. Vendimmarrja nëpërmjet të autorizuarve:

10.1. i autorizuari i aksionarit ka autorizim për përfaqësim nga aksionarët të nënshkruar
nga aksionari që është person fizik ose përfaqësues i aksionarit që është person juridik;

10.2. i autorizuari ia paraqet bordit votues autorizimin me shkrim për përfaqësim të
aksionarëve;

10.3.komiteti votues kontrollon vlefshmërinë e autorizimit dhe identitetin e të autorizuarit;

10.4.nëse një aksionar ose i autorizuari i tij, brenda pesë ditëve nga dita e mbledhjes së
përgjithshme të aksionarëve, ia dorëzon komitetit votues deklaratën e vërtetuar të aksionarëve,
dokumentin publik ose ndonjë dëshmi tjetër të verifikuar që mohon vlefshmërinë e autorizimit
për komitetin votues, votat e bazuara në atë autorizim i deklaron si të pavlefshme dhe e
informon me shkrim bordin e drejtorëve lidhur me këtë;

10.5.bordi i drejtorëve pezullon zbatimin e vendimit, miratimi i të cilit kategorikisht është ndikuar
nga votat e pavlefshme dhe thërret mbledhjen e përgjithshme të aksionarëve për përsëritjen e
vendimmarrjes lidhur me këto çështje jo më vonë se tridhjetë (30) ditë nga dita e pranimit të
njoftimit të komitetit votues për votat e pavlefshme.

11. Procesverbali i mbledhjes së përgjithshme të aksionarëve:

11.1.për punën e mbledhjes së përgjithshme të aksionarëve hartohet procesverbali i cili
përmban:

11.1.1.emrin e shoqërisë dhe adresën e drejtorisë qendrore të bankës;

11.1.2.vendin dhe kohën e mbledhjes së përgjithshme të aksionarëve;

11.1.3.emrin dhe mbiemrin e kryesuesit, personit përgjegjës për procesverbal dhe
anëtarëve të komitetit votues;

11.1.4.rendin e ditës;

11.1.5.vendimet;

11.1.6.të dhënat për votimin; dhe

11.1.7.kundërshtimet e aksionarëve dhe anëtarëve të bordit të drejtorëve ndaj
vendimeve të mbledhjes së përgjithshme të aksionarëve.
16

11.2. procesverbali shoqërohet nga propozimet me shkrim dhe raportet e dorëzuar në mbledhjen e
përgjithshme të aksionarëve.
11.3. bordi i drejtorëve siguron se procesverbali nxirret jo me vonë se tridhjetë (30) ditë nga dita e
organizimit të mbledhjes së përgjithshme të aksionarëve.

Neni 25
Kontestimi i vendimeve të mbledhjes së përgjithshme të aksionarëve

1. Një vendim i mbledhjes së përgjithshme të aksionarëve nuk do të ketë fuqinë ligjore nëse:

1.1. mbledhja e përgjithshme e aksionarëve nuk është thirrur sipas mënyrës së përcaktuar në
nenin 24 të këtij ligji;

1.2. nuk është futur në procesverbal;

1.3. pavlefshmëria përcaktohet me vendim të gjykatës.

2. Procedura për kontestimin dhe anulimin e vendimit të mbledhjes së përgjithshme të aksionarëve
në gjykatë, mund të iniciohet nga:

2.1. aksionari që përfaqëson minimumi tridhjet e tre përqind (33%) të pronësisë dhe i cili ka
marrë pjesë në mbledhjen e përgjithshëm të aksionarëve, kundërshtimi i të cilit ndaj vendimit
është futur në procesverbal, ose nuk është futur saktësisht; apo

2.2. aksionari i cili nuk ka qenë i prezent në mbledhjen e përgjithshme të aksionarëve për shkak
të caktimit të mbledhjes së përgjithshme të aksionarëve në kundërshtim me dispozitat e nenit
24 të këtij ligji;

2.3. bordi i drejtorëve dhe menaxhmenti i lartë dhe çdo anëtar i bordit të drejtorëve dhe
menaxhmentit të lartë, nëse zbatimi i vendimit do të paraqiste një shkelje ekonomike ose krim
apo do t’i shkaktonte dëm bankës.

3. Procedurat e parapara sipas paragrafit 1. dhe 2. të këtij neni mund të iniciohen jo me vonë se
gjashtëdhjetë (60) ditë nga dita e mbledhjes së përgjithshme të aksionarëve.

4. Sipas procedurave të parapara në paragrafët 1. dhe 2. të këtij neni, banka përfaqësohet nga
kryeshefi ekzekutiv ose nga ndonjë anëtar tjetër i menaxhmentit të lartë, sipas autorizimit të dhënë nga
kryeshefi ekzekutiv

Neni 26
Bordi i drejtorëve

1. Çdo bankë administrohet nga bordi i drejtorëve, dhe i nënshtrohet kërkesave të mëposhtme:

1.1. Bordi i drejtorëve përbëhet nga numri tek prej jo më pak se pesë (5) anëtarë. Të gjithë
anëtaret e bordit kanë të drejtë vote. Shumica e këtyre anëtarëve duhet të jenë drejtorë
joekzekutiv të pavarur, dhe së paku njëri prej tyre duhet të jetë banor i Kosovës;

1.2. Bordi i drejtorëve zgjedhet nga aksionarët e bankës në mbledhjen e përgjithshme vjetore të
aksionarëve dhe është përgjegjës për krijimin e politikave të tij, duke përfshirë politikat për
menaxhim të riskut dhe për mbikëqyrje e zbatimit të tyre;

1.3. Bordi i drejtorëve zgjedh kryesuesin nga radhët e anëtarëve të vet dhe vetëm kryeshefi
ekzekutiv nuk mund të jetë kryesues;

17


1.4. anëtarët e bordit të drejtorëve përveç kryeshefit ekzekutiv zgjedhën për mandate prej jo më
shumë katër vite dhe mund të rizgjedhen për mandat vijues;

1.5. kryeshefi ekzekutiv shërben në bord sipas detyrës zyrtare dhe pa të drejtë vote, për aq
kohë sa ai ose ajo e mban atë post;

1.6. Bordi i drejtorëve nuk mund t’ia delegoj përgjegjësitë e veta të tjerëve; dhe

1.7. emrat e anëtarëve të bordit të drejtorëve futën në një regjistër që mbahet nga BQK-ja.

2.Mbledhja e aksionarëve mund të caktojë kompensim për anëtarët e Bordit me kusht që kompensimi i
anëtarëve të bordit dhe të menaxhmentit të lartë të bankës të merret parasysh si pjesë e ekzaminimit të
gjendjes së bankës nga BQK, në pajtim me nenin 57 të këtij ligji, për të shqyrtuar nëse marrëveshjet
për kompensim përbëjnë një praktikë të pasigurt dhe të pamatur.

3.Drejtori është i pavarur për qëllimet e këtij neni, nëse ato janë të pavarura për menaxhmentin dhe
aksionarët dhe gjykimi i tyre do të ushtrohet vetëm në dobi të bankës dhe se nuk ekziston ndonjë
konflikt i perceptuar apo aktual i interesit që lind nga raportet e tij ose të saj me bankën dhe me palët e
ndërlidhura me bankën, qoftë në të tashmen, të kaluarën ose të ardhmen, dhe faktet dhe rrethanat tjera
relevante. Drejtori i pavarur mund të mbajë aksione drejtpërsëdrejti në bankë sipas kufizimit për
posedim të aksioneve që mund të caktohet nga BQK-ja.

4.Ky nen nuk zbatohet për bankën e huaj që është e licencuar për të operuar më një ose më shumë
degë në Kosovë.

5.Personi në vijim nuk mund të jenë kryesues dhe anëtar i bordit të drejtorëve të një banke:

5.1.personi i dënuar për krime ose që është gjetur fajtor për vepra penale ekonomike sipas
Kodit Penal;

5.2.personi të cilit, sipas vendimit të gjykatës i është mohuar ushtrimi i aktiviteteve në kuadër të
kompetencës së bordit të drejtorëve; dhe

5.3.personi i moshës më shumë se shtatëdhjetë (70) vjeçare në ditën e emërimit.

6. Zyrtarët e zgjedhur, ministrat dhe zëvendësministrat e shtetit dhe qeverive komunale dhe të
institucioneve të tyre përkatëse nuk mund të shërbejnë si anëtarë të bordit të drejtorëve të ndonjë
banke përderisa janë të punësuar aty dhe për një periudhë pasuese prej një (1) viti pas kësaj.

7.Të gjithë punonjësit e shtetit, qeverive komunale dhe të institucioneve të tyre përkatëse të cilët
shërbejnë si anëtarë të bordit të drejtorëve të ndonjë banke duhet ta lirojnë vetën dhe të përmbahen
nga ndonjë diskutim ose vendim brenda qeverisë që ka të bëjë me bankën në të cilët ata janë anëtarë
të bordit të drejtorëve.

8.Aksionari ose një grup aksionarësh me së paku pesë përqind të (5%) të aksioneve me të drejtë vote
mund ta nomionojë një kandidat për anëtar të bordit të drejtorëve, apo të bëjë kërkesë në mbledhjen e
aksionarëve për shkarkimin e një anëtari të bordit të drejtorëve.

9.Çdo propozim i bërë sipas paragrafit 1 të këtij neni dorëzohet me shkrim jo me vonë se tetë (8) ditë
nga dita e publikimit të njoftimit për caktimin e mbledhjes së përgjithshme të aksionarëve që ka në
rendin e saj të ditës zgjedhjen e anëtarëve të bordit të drejtorëve.

10.Kandidatët për anëtarë të bordit të drejtorëve japin deklaratë me shkrim para votimit për pranimin e
nominimit të tyre.
18

11.Në zgjedhjen apo shkarkimin e anëtarëve të bordit të drejtorëve, çdo aksionar mund të hedhë një
votë për çdo aksion me të drejtë vote. Të gjithë aksionarët me të drejtë vote mund t’i hedhin të gjitha
votat për një person ose t’i shpërndajnë votat e tyre për një a më shumë persona.

12.Anëtarët e bordit të drejtorëve lidhin kontratat e punësimi me bankat të cilat duhet të aprovohen në
mbledhjen e përgjithshme të aksionarëve

Neni 27
Mbledhjet e bordit të drejtorëve

1. Mbledhja e bordit të drejtorëve mbahet sipas nevojës dhe së paku një herë në tre (3) muaj. Së paku
një herë në vit një takim tremujor duhet të mbahen në Kosovë. Përveç takimit vjetor që mbahet në
Kosovë, të gjitha takimet tjera mund të mbahen me anë të telekonferencës ose mjeteve tjera
elektronike.

2. Kryesuesi i bordit të drejtorëve thërret mbledhjet me kërkesë të kryeshefit ekzekutiv të bankës ose të
dy anëtarëve të bordit të drejtorëve jo me vonë se katërmbëdhjetë (14) ditë nga dita a paraqitjes së
kërkesës, ose përndryshe personi që paraqet kërkesën është i autorizuar për thirrjen e mbledhjes.
Megjithatë, me kusht që të gjithë anëtarët e bordit të drejtorëve të jenë ftuar dhe ftesa të shoqërohet
nga rendi i ditës, shumica e anëtarëve të bordit të drejtorëve mund të thërrasin një mbledhje
jashtëzakonshme brenda tri (3) ditëve nga votimi për caktimin e një mbledhje të jashtëzakonshme të
bordit të drejtorëve. Të gjitha dispozitat e këtij neni zbatohen për mbledhjet e jashtëzakonshme të
bordit të drejtorëve.

3. Vendimet e bordit te drejtoreve janë të vlefshme kur janë të pranishëm dhe votojnë shumica e
anëtarëve të tij.

4. Vendimet merren me shumicë të thjeshtë votash të anëtarëve të pranishëm, me përjashtim të rastit
kur në statutin e bankës parashikohet një shumicë më e lartë

Neni 28
Kompetencat e bordit të drejtorëve

1. Bordi i drejtorëve të bankës është kompetent që të:

1.1.mbikëqyrë veprimtaritë afariste të bankës;

1.2.mbikëqyrë punë e menaxhmentit të lartë;

1.3. miratojë raportin e menaxhmentit të lartë rreth veprimtarive afariste të bankës në bazë të
bilancit gjysmë-vjetor, pasqyrës së fitimit dhe humbjes, bilancit vjetor të gjendjes dhe raporteve
të auditimit të brendshëm dhe të jashtëm;

1.4.paraqes raportin vjetor në mbledhjen e përgjithshme të aksionarëve rreth veprimtarisë
afariste të bankës, i cili përfshin raportet e auditimit të brendshëm dhe të jashtëm, raportin e
punës së bordit të drejtorëve si dhe planin e veprimtarisë afariste për vitin e ardhshëm afarist;

1.5.emërojë menaxhmentin e lartë të bankës;

1.6.propozojë shpërndarjen dhe mënyrën e shfrytëzimit të fitimit dhe mënyrën e mbulimit të
humbjeve;

1.7.miratojë blerjen, shitjen, shkëmbimin, lizingun dhe transaksionet tjera pronësore
drejtpërsëdrejti ose nëpërmjet subjekteve të varura gjatë vitit afarist që janë të barabarta me
ose tejkalojnë dhjetë përqind (10%) të kapitalit të bankës;
19

1.8.sigurojë themelimin dhe mbarëvajtjen e kontrolleve të brendshme dhe të duhura në bankë;

1.9.sigurojë kryerjen e duhur të auditimeve të brendshme dhe të jashtme;

1.10.caktojë provizione për humbjet nga kreditë e shpenzuara; themelimin e rezervave të
nevojshme nga fitimi neto i bankës; dhe deklarimin e dividentës;

1.11.emërojë kryesuesit dhe anëtarët e komitetit për kompensim dhe të komitetit për emërim;

1.12.krijojë komisione ad hoc dhe përcaktojë përbërjet dhe detyrat e tyre;

1.13.thërras mbledhjen e përgjithshme të aksionarëve;

1.14.miratojë aktet e brendshme, veprimtarinë dhe politikat e procedurat tjera të cilat shihen si
të nevojshme nga bordi i drejtorëve; dh

1.15.vendos për çështjet që në mënyrë specifike adresohen me ligj ose me aktin e themelimit
tek organet tjera vendimmarrëse të bankës.

2. Kryesuesi dhe anëtarët e bordit të drejtorëve ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në përputhje
me interesin e aksionarëve dhe të bakës dhe nuk mund të kryejnë ndonjë aktivitet tjetër që do të ishte
në konkurrencë me aktivitetet e bankës pa njoftimin dhe pëlqimin e anëtarëve tjerë të bordit të
drejtorëve.

3. Kryesuesi dhe anëtarët e bordit të drejtorëve i raportojnë bordit të drejtorëve për çdo interes personal
apo financiar brenda personit juridik, me të cilin banka ka hyrë ose ka ndërmend të hyjë në
marrëdhënie afariste. Në një rast të tillë, ata mund të marrin pjesë në diskutime ose të marrin vendim
për çështjet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e bankës dhe personave tjerë juridik me të cilët
kryesuesi dhe anëtari i bordit të drejtorëve ka interes direkt ose indirekt financiar.

4. Kryesuesi dhe anëtarët e bordit të drejtorëve janë përgjegjës individualisht ose kolektivisht apo
veçmas për dëmet e shkaktuara nga mosveprimi në pajtueshmëri me këtë nen.

5. Kryesuesi dhe anëtarët e bordit të drejtorëve kanë të drejtë t’i kërkojnë të gjitha të dhënat rreth
aktiviteteve afariste dhe prezencës së anëtarëve të menaxhmentit të lartë në mbledhjet e bordit të
drejtorëve.

Neni 29
Komitetet e bordit

1.Bordi i drejtorëve çdo banke themelon komitetin e auditimit, anëtarët e të cilit zgjedhën në mesin e
drejtorëve joekzekutiv dhe ekspertëve të jashtëm. Shumica e anëtarëve të komitetit të auditimit duhet të
jenë drejtorë joekzekutiv. Së paku një anëtar i komitetit të auditimit mund të jetë një ekspert i jashtëm
në fushën e kontabilitetit ose auditimit, i cili i plotëson kriteret për pavarësi të drejtorëve sipas paragrafit
3 të nenit 26. Komiteti i auditimit duhet që:


1.1. të takohet së paku çdo tre muaj dhe në periudha tjera të parapara me akte nënligjore;

1.2.të rekomandoj kontabilitetin e përshtatshëm, kontrollet e brendshme operative dhe
administrative;

1.3. të mbikëqyrë pajtueshmërinë e bankës me politikat dhe procedurat;

1.4. të kërkojë dhe rishikojë raportet e kryeauditorit të brendshëm të bankës;
20

1.5. të rekomandojë kompensimin për kryeauditorin e brendshëm;

1.6. të monitorojë pajtueshmërinë me ketë ligj dhe me rregulloret ose urdhëresat në fuqi;

1.7. të rekomandojë emërimin e auditorit të jashtëm në përputhje me nenin 54 të këtij ligji;

1.8. të monitorojë performancën e auditorit të jashtëm, të rishikojë raportin e auditorit të jashtëm
rreth pasqyrave financiare të bankës dhe ta njoftojë bordin e drejtorëve për të gjitha të gjeturat;
dhe

1.9. t’i japë mendime bordit të drejtorëve lidhur me çdo çështje që i është paraqitur nga bordi i
drejtorëve, apo të cilën komiteti dëshiron ta adresojë.

2. Çdo bankë, përveç bankës së huaj, duhet të themelojë komitetin për menaxhim të riskut i cili
përbëhet vetëm nga anëtarët e bordit të drejtorëve. Komiteti për menaxhim të riskut duhet që:

2.1. të takohet së paku çdo tre muaj dhe në periudha tjera të parapara me akte nënligjore;

2.2. të monitorojë zbatimin e politikave dhe procedurave të bankës për menaxhim të riskut,
duke përfshirë efikasitetin dhe pavarësinë e funksioneve të menaxhimit të riskut brenda
bankës;

2.3. të monitorojë profilin e riskut të bankës, duke përfshirë riskun kreditor, të tregut, të
likuiditetit, operativ, të pajtueshmërisë, të reputacionit, ligjor dhe ndonjë risku tjetër të bankës;

2.4. të monitorojë pajtueshmërinë me ketë ligj dhe me rregulloret ose urdhëresat që kanë të
bëjnë më të; dhe

2.5. t’i japë mendime bordit të drejtorëve lidhur me çdo çështje që i është paraqitur nga bordi i
drejtorëve, apo të cilën komiteti dëshiron ta adresojë.

3.BQK-ja mund të kërkojë nga të gjitha ose disa banka që të kenë komitetet tjera të bordit dhe çdo
bankë mund të ketë komitete tjera të bordit dhe komitete operative të cilat mund të konsiderohen si të
nevojshme dhe të përshtatshme nga bordi i drejtorëve ose menaxherët e lartë.

4.Takimet e komitetit mund të mbahen me anë të pajisjeve të telekomunikimit për aq sa anëtarët e
komitetit që marrin pjesë në takim mund t’i dëgjojnë njëkohësisht të gjithë anëtarët tjerë të komitetit që
marrin pjesë në takim.

5.Ky nen nuk zbatohet për bankën e huaj që është e licencuar për të operuar më një ose më shumë
degë në Kosovë, për aq kohë sa kërkesat e krahasueshme dhe të pranueshme për BQK-në zbatohen
me ligj sipas të cilit banka e huaj është licencuar në juridiksionin e saj amë.

Neni 30
Menaxhmenti i lartë

1.Kryeshefi ekzekutiv emërohet nga bordi i drejtorëve të bankës. Zëvendëskryeshefi ekzekutiv dhe
menaxherët e lartë emërohen nga bordi i drejtorëve me rekomandim të kryeshefit ekzekutiv.

2.Mandati i kryeshefit ekzekutiv është 4 vite dhe mund të vazhdohet pa kufizime sa i përket mandateve.

3.Pozita, kompetencat, përgjegjësitë, të drejtat dhe shpërblimi rregullohen me kontratë ndërmjet
kryeshefit ekzekutiv dhe zëvendëskryeshefit ekzekutiv.
21

4. Kryeshefi ekzekutiv dhe zëvendëskryeshefi ekzekutiv nuk mund të emërohen pa miratimin paraprak
të BQK-së.

5. Kryeshefi ekzekutiv i bankës:

5.1.është përgjegjës për ligjshmërinë e veprimtarisë së bankës dhe zbatimin e strategjisë së
përcaktuar afariste të bankës;

5.2.përfaqëson bankë dhe vepron si agjent i saj;

5.3.zbaton vendimet e mbledhjes së përgjithshme të aksionarëve, komitetit të auditimit dhe
bordit të drejtorëve;

5.4.organizon dhe menaxhon veprimtaritë e bankës;

5.5.merr vendime për të gjitha çështjet të cilat nuk janë në kompetencë të mbledhjes së
përgjithshme të aksionarëve, komitetit të auditimit dhe bordit të drejtorëve të një banke; dhe

5.6.kryen funksione tjera në përputhje me ligjin, aktin e themelimit të bankës dhe aktet tjera të
përgjithshme.

6. Kryeshefi ekzekutiv mund t’ua delegojë të tjerëve një pjesë të kompetencave të tij.

7. Individët e emëruar si anëtarë të menaxhmentit të lartë të një banke nuk mund të jenë me të
moshuar se gjashtëdhjetë (65) vjeçar dhe duhet t’i plotësojnë kërkesat e përcaktuara me rregullore të
BQK-së dhe me aktet e përgjithshme të bankës.

8. Nëse BQK-ja refuzon një kërkesë për miratimin e një individi në përputhje me nenin 34 të këtij ligji,
banka nuk mund të parashtrojë një kërkesë tjetër për emërimin e atij individi për të njëjtën pozitë deri në
eliminimin e shkaqeve të përmendura në vendimin e BQK-së për refuzimin të dhënies së pëlqimit.

Neni 31
Menaxherët e lartë

1. Zëvendëskryeshefi ekzekutiv zëvendëson kryeshefin ekzekutiv në mungesë të tij dhe, nëse baka nuk
ka zëvendëskryeshef të emëruar, kryeshefi ekzekutiv autorizon me shkrim njërin nga menaxherët e
lartë që ta zëvendësojë atë dhe t’i ushtrojë kompetencat e tij.

2. Paga dhe të drejtat tjera materiale të menaxherëve të lartë rregullohen me kontratë ndërmjet
kryeshefit ekzekutiv dhe menaxherëve të lartë, me miratimin paraprak të bordit të drejtorëve.

3. Kryeshefi ekzekutiv, zëvendëskryeshefi ekzekutiv dhe menaxherët e lartë i raportojnë bordit të
drejtorëve për çdo interes të drejtpërdrejt ose të tërthortë me individët e ndërlidhur apo me ndonjë
person juridik me të cilin banka ka hyrë ose ka ndërmend të hyjë në marrëdhënie afariste.
4. Në rastin e paraparë sipas paragrafin 1 të këtij neni, menaxherët e lartë mund të marrin pjesë në një
marrëdhënie të tillë afariste në bazë të pëlqimit me shkrim të bordit të drejtorëve.

5. Në rast se kryeshefi ekzekutiv largohet nga detyra, jep dorëheqje, vdes ose është i sëmurë ose në
një mënyrë mungon në detyrat e tij pa miratimin paraprak të bordit të drejtorëve për një periudhë prej
më shumë se tridhjetë(30) ditë vijuese kalendarike, bordi i drejtorëve duhet ta vendos në pozitë
22
zëvendëskryeshefin ekzekutiv ose emëron një kryeshef ekzekutiv të përkohshëm për të shërbyer deri
në kohën kur bordi i drejtorëve emëron kryeshefin e ri ekzekutiv.

Neni 32
Auditori i brendshëm

1.Bordi i drejtorëve të një banke emëron auditorin e brendshëm, përveç nëse kjo kërkesë përjashtohet
nga BQK-ja. Banka siguron që auditori i brendshëm t’i raportojë drejtpërsëdrejti komitetit të auditimit të
bordit të drejtorëve.

2.Rroga dhe të drejtat tjera materiale të auditorit të brendshëm rregullohen me kontratë të nënshkruar
ndërmjet bordit të drejtorëve dhe auditorit të brendshëm.

3.Auditori i brendshëm është përgjegjës për identifikimin, monitorimin dhe vlerësimin e riskut në
veprimtarinë e një banke dhe për përcaktuar nëse sistemi i kontrollit të brendshëm është funksional me
qëllim të sigurimit se ai risk menaxhohet në atë mënyrë që risku është zbutur në masën e pranueshme.
Banka i siguron auditorit të brendshëm burime të mjaftueshme për t’ia mundësuar atij ushtrimin e
përgjegjësive të tij.

4.Në ushtrimin e përgjegjësive të tij, auditori i brendshëm ka autoritet për punë të pakufizuar dhe të
papenguar dhe është i obliguar t’i raportojë komitetit të auditimit të bankës.

5.Individët e emëruar si auditor i brendshëm nuk mund të kenë lidhje martesore ose gjaku deri në
shkallë të tretë me ndonjë anëtarë të bordit të drejtorëve, menaxherëve të lartë ose ndonjë personi që
mban një interes të konsiderueshëm të pronësisë.

Neni 33
Konflikti i interesit

1.Çdo drejtor dhe menaxher i lartë, me marrjen e pozitës, kërkohet t’ia paraqes më shkrim një njoftim
bordit të drejtorëveku ceken emrat, adresat dhe karakteristikat e veçanta të të gjitha interesave tregtare,
financiare, bujqësore, industriale ose interesave afariste ose familjare të atij drejtori ose menaxheri të lartë.

2.Përveç kësaj, në vazhdimësi dhe para zbatimit të një kontrate materiale me bankën që i bëhet ose
duhet t’i bëhet me dije bordit të drejtorëve ose menaxherëve, të lartë ia paraqet me shkrim bordit të
drejtorëve çdo interes material ose marrëdhënie materiale me çdo person që është palë në një kontratë
materiale ose kontratë të propozuar materiale me bankën.

3.Çdo drejtor ose menaxher i lartë i cili i cili ka interes material ose marrëdhënie materiale brenda
fushës së veprimit të këtij neni, duhet të mos marrë pjesë në mbledhjet ku diskutohet ose votohet
çështja, dhe duhet të mos marrë pjesë në votim për të gjitha këto çështje që shtrohen në bordin e
drejtorëve.

4.Një interes është material nëse është interes i konsiderueshëm në lidhje me interesin financiar ose
ekonomik të personit që ka interes dhe një person ka interes material në një shoqëri nëse personi
zotëron, direkt ose indirekt, një interes të konsiderueshëm në atë shoqëri ose është drejtor ose
menaxher i lartë i shoqërisë dhe ka një interes të konsiderueshëm në çfarëdo ortakërie nëse personi
është ortak.

5. Nëse drejtori dhe menaxheri i lartë nuk shpalos interesin apo lidhjen materiale në përputhje me këtë
nen, gjykata e juridiksionit kompetent mund, me kërkesë të bankës, aksionarit të bankës ose BQK-së,
ta anulojë kontratën, nëse ka, mbi bazë të asaj që e konsideron të përshtatshme. Veç kësaj, BQK-ja
mund, me anë të një urdhërese më shkrim, ta suspendojë drejtorin dhe menaxherin e lartë nga posti
për çdo periudhë që nuk kalon një vit, ta largojë drejtorin dhe menaxherin e lartë përgjithmonë nga posti
ose të vendos sanksione tjera të parapara me këtë ligj.
23
6.Bankat duhet të caktojnë aranzhime dhe procedura të përshtatshme në mënyrë që drejtorët,
menaxherët e lartë dhe punonjësve të tyre të mos gjenden në një pozitë ku detyra e tyre ndaj një klienti
bie ndesh me detyrën e tyre ndaj një klienti tjetër, apo nëse interesat e tyre bien ndesh me detyrën e
tyre ndaj klientit.

7.Drejtorët, menaxherët e lartë the punonjësit e bankave kanë për obligim ligjor pavarësinë, lojalitetin
dhe kujdesin ndaj bankës ku shërbejnë dhe ndaj depozitorëve të bankës dhe për vendosjen e
interesave të bankës para interesave të veta.

8.Asnjë drejtor ose menaxher i lartë nuk mund të hyjë në marrëdhënie kontraktuese si person ose në
emër të bankës me një individ të ndërlidhur përveç nëse marrëveshja kontraktuese miratohet nga bordi
i BQK-së.

Neni 34
Emërimi apo zëvendësimi i drejtorëve dhe menaxherëve të lartë

1. Përveç asaj që paraqitet me poshtë, asnjë person nuk mund të bëhet drejtor ose menaxher i lartë i
një banke pa marrjen e miratimit paraprak të BQK-së.

2. Paragrafi 1 i këtij neni zbatohet për një bankë të huaj të licencuar për të operuar më një ose më
shumë degë në Kosovë vetëm në lidhje me emërimin e menaxherit të degës apo drejtorit ose menaxherit
të lartë të degës ose degëve që operojnë në Kosovë.

3. Pas pranimit të miratimit paraprak nga BQK-ja të kërkesës për licencë që të operoj me një ose disa
degë në Kosovës, banka e huaj duhet ta njoftojë BQK-në për çdo zëvendësim të drejtorëve dhe
menaxherëve të bankës së huaj.

Neni 35
Kualifikimi i drejtorëve dhe menaxherëve të lartë

1.Çdo drejtor dhe menaxher i lartë i bankës duhet të jetë i aftë dhe i përshtatshëm dhe me emër të mirë
dhe duhet të plotësojë kriteret e përcaktuara nga BQK-ja lidhur me kualifikimet, përvojën dhe
integritetin; me kusht që asnjë person nuk konsiderohet si person i përshtatshëm dhe i duhur nëse ai
person:

1.1. është larguar nga posti në një bankë nga BQK-ja; ose është dënuar nga një gjykatë penale
për vepër penale për të cilën personi është ose ka mundur të dënohet me burgim prej një viti a
më shumë, ku nuk ka ekzistuar opcioni i gjobës;

1.2. ka qenë debitor në një procedurë falimentimi ose paaftësie paguese brenda dhjetë (10)
viteve të fundit;

1.3. është përjashtuar ose suspenduar nga autoriteti kompetent nga ushtrimi i profesionit për
shkak të sjelljes së pahijshme personale, apo

1.4.ka qenë drejtor ose menaxher i lartë i një banke licenca e së cilës është revokuar apo
paaftësia e pagesës ose likuidimi i detyruari tjetër jo vullnetar i së cilës është iniciuar gjatë
mandatit të atij drejtori ose menaxheri të lartë.

2. Në rrethana të veçanta, pasi që të jetë e kënaqur me kualifikimet, përvojën profesionale dhe sjelljen
e personit, BQK-ja mund ta lirojë një drejtor ose menaxher të lartë nga dispozitat e nënparagrafit 1. 4 të
këtij neni pas skadimit të periudhës së paraparë për rastin përkatës, dhe nga dispozitat e nënparagrafit
1.1 të këtij neni pas skadimit të periudhës dhjetë vjeçare për rastit përkatës.

24
3. Një person nuk mund të emërohet apo të zgjidhet si drejtor ose menaxher i lartë i bankës, nëse ai
person ka shërbyer në çfarëdo kohe gjatë gjashtë (6) muajve të mëparshëm në BQK.

4. Çdo bankë që vihet në dijeni të rrethanave të cilat tregojnë se ndonjë drejtor ose menaxher i lartë
mund të mos jetë person i përshtatshëm dhe i duhur duhet ta njoftojë BQK-në për këtë. Mos
përmbushja e kësaj kërkese mund të rezultojë në sanksione administrative sipas nenit 58 të këtij ligji.

Neni 36
Shkarkimi i drejtorëve dhe menaxherëve të lartë

1.Pasi që të përcaktohet se një drejtor ose menaxher i lartë nuk i plotëson kriteret e parapara në nenin
26 të këtij ligji, BQK-ja ia paraqet një njoftim për përjashtimin e drejtorit ose menaxherit të lartëbankës
dhe drejtpërsëdrejti drejtorit ose menaxherit të lartë.

2.Nëse brenda dhjetë (10) ditëve nga data e njoftimit për shkarkim nga BQK-ja, drejtori ose menaxheri i
lartë nuk jep dorëheqje ose nuk është larguar nga posti nga banka, BQK-ja urdhëron shkarkimi ose
dorëheqjen e drejtorit ose menaxherit të lartë dhe mund të vendos sanksione ndaj bankës dhe ndaj
drejtorit ose menaxherit të lartë për mosveprim në përputhje me nenin 58 të këtij ligji.

Neni 37
Miratimi i aksionarëve kryesor

1.Asnjë person, që vepron direkt ose indirekt, vetëm apo në bashkëveprim me ndonjë person tjetër, nuk
mund të bëhet aksionar kryesor në një bankë pa marrjen e autorizimit paraprak me shkrim nga BQK-ja.

2.Asnjë aksionar kryesor, që vepron direkt ose indirekt, vetëm apo në bashkëveprim me ndonjë person
tjetër, nuk mund ta shtojë interesin e pronësisë në një bankë mbi 10, 20, 33, 50 ose 75 përqind (℅) të
kapitalit pa marrjen e autorizimit paraprak nga BQK-ja.

3.Kërkesat për përvetësim të interesit të kapital në një bankë apo ngritjes së posedimit të interesave të
kapitalit në një bankë duhet të bëhen në formën e përcaktuar nga BQK-ja dhe përfshijnë:

3.1.Emrin, nacionalitetin, vendbanimin dhe historikun afarist the profesional për dhjetë (10)vitet
e fundit të paraqitësit të kërkesës, dhe çdo pronari përfitues të paraqitësit të kërkesës që, si
rezultat i transaksionit, do të përfitonte në mënyrë indirekte pesë përqind (5%) ose më shumë
të interesave të kapitalit të bankës;

3.2.Listën e sipërmarrjeve në të cilat pronarët e propozuar, duke përfshirë pronarët përfitues
(siç përshkruhet me lartë), kanë pjesëmarrje, duke specifikuar nivelin e pjesëmarrjeve të këtilla
dhe adresat e regjistruara të këtyre sipërmarrjeve;

3.3.Për çdo person fizik që bën kërkesë, një deklarate nga Gjykata që shpalos ndonjë dënim
për vepra penale nga një gjykatë penale, dosjet personale të falimentimit, përjashtimi nga
ushtrimi i profesionit, apo përfshirjen e tanishme a të kaluar në funksion menaxhues të një
korporate ose të ndonjë sipërmarrësi tjetër që i nënshtrohet procedurës së paaftësisë së
pagesës, nëse ekziston;

3.4.Për çdo person juridik kandidat, pasqyrat e audituara financiare për tri (3) vitet e fundit

3.5.Afatet dhe kushtet e përvetësimit të propozuar;

3.6.Burimin dhe shumën e fondeve që shfrytëzohen në ushtrimin e përvetësimit;

3.7.Çdo plan ose propozim lidhur me ndryshimin kryesor në biznesin, strukturën e korporatës
ose menaxhmentin e bankës;
25
3.8.Në çdo rast kur përvetësimi do të ndikonte që banka të bëhet një subjekt i varur i një
banke të huaj, një deklaratë se autoriteti i huaj mbikëqyrës përgjegjës për mbikëqyrje të matur
të bankës së huaj në vendin amë nuk kundërshton fillimi në propozuar të aktiviteteve në
Kosovë, dhe ushtron mbikëqyrje globale bankare të konsoliduar ndaj bankës së huaj; dhe

3.9.Informacionet tjera të cilat mund të kërkohen nga BQK-ja.

4.Çdo bankë duhet ta njoftojë BQK-në për çdo përvetësim të aksioneve brenda 5 ditëve pas
përvetësimit të shumës së aksioneve që është e barabartë ose tejkalon pesë përqind (5℅) të kapitalit
por që nuk tejkalon përqind (10℅) të tij. Njoftimi bëhet në atë mënyrë që përmban informacionet që
mund të kërkohen nga BQK-ja.

5.Kufizimet në paragrafin 1 dhe paragrafin 2 të këtij neni nuk zbatohen për përvetësimin e aksioneve në
një bankë të huaj që është e licencuar për të operuar me një ose më shumë degë në Kosovë, për aq
kohë sa banka e huaj njofton BQK-në për çdo përvetësim ku shuma e aksioneve të përvetësuara është
e barabartë ose tejkalon pesë përqind (5%) të kapitalit të bankës së huaj.

Neni 38
Miratimi apo mosmiratimi i përvetësimit të interesave të kapitalit në një bankë

Gjatë vendosjes për të miratuar një kërkesë për përvetësim të interesit të kapitalit në një bankë, BQK-ja
vlerëson përvetësimin e propozuar sipas kritereve të njëjta që zbatohen për miratimin paraprak apo
përfundimtar të një kërkese për licencë sipas nenit 7 të këtij ligji duke përfshirë por duke mos u kufizuar
në efektet e pritura të përvetësimit të propozuar në qëndrueshmërinë financiare të bankës, strukturën
rezultuese të pronësisë së bankës dhe efektin e saj në mundësinë e BQK-së për të kryer një
mbikëqyrje ekskluzive dhe të konsoliduar dhe përshtatshmërinë e aksionarëve të propozuar dhe
pozicionin e tyre në tregjet financiare.


PJESA V
BASHKIMET, KONSOLIDIMET DHE PËRVETËSIMET

Neni 39
Bashkimet, konsolidimet& përvetësimet

1.Asnjë bankë nuk mund të bashkohet ose konsolidohet me ndonjë bankë tjetër ose të përvetësojë,
qoftë drejtpërsëdrejti ose tërthorazi tërë ose shumicën e aktivës, apo të marrë pasivën e ndonjë banke
tjetër, pa miratimin paraprak të BQK-së.

2.Kërkesat për tu bashkuar, konsoliduar dhe përvetësuar tërë ose kryesisht shumicën e aktivës apo për
të marrë pasivën e bankës bëhen në formën e përcaktuar nga BQK-ja dhe shoqërohen nga
informacionet të cilat kërkohen nga BQK-ja.

3.Për qëllimet e vendosjes lidhur me kërkesën e parashtruar sipas këtij neni, kriteret për miratim
paraprak të kërkesës për licencë bankare të parashtruara në nenin 7 të këtij ligji zbatohen
përshtatshmërisht.

Neni 40
Përvetësimet e interesave të kapitalit nga bankat në institucionet financiare

1.Pa miratimin paraprak të BQK-së, asnjë bankë nuk duhet:

1.1.të themelojë ose përvetësojë direkt ose indirekt një interes të rëndësishëm në një institucion
financiar;

26
1.2.të rrisë interesin e saj të kapitalit në një institucion financiar; apo

1.3.të pranojë si kolateral një interes të rëndësishëm në një institucion financiar.

2.BQK-ja nxjerrë rregullore që rregullojnë përvetësimin nga bankat të interesit të kapitalit në institucione
financiare.

Neni 41
Përvetësimet e interesave të kapitalit nga bankat në shoqëritë jofinanciare

1. Asnjë bankë nuk mund të mbajë, direkt ose indirekt, një interes të kapitalit në personin juridik që
është i përfshirë në aktivitete tjera përveç aktiviteteve financiare, nëse interesat e këtilla:

1.1. përfaqësojnë më shumë se pesë përqind (5%) të interesit në personin juridik;

1.2. tejkalojnë pesëmbëdhjetë (15) përqind të kapitalit rregullativ të bankës; apo

1.3. kur bashkohen me të gjitha interesat e kapitalit të mbajtur nga banka në shoqëritë
jofinanciare, tejkalojnë njëzet e pesë përqind (25%) të kapitalit rregullativ të bakës.

2.Pavarësisht nga paragrafi1 më lartë, nuk kërkohet autorizim për:

2.1.Interesat e kapitalit që janë përvetësuar nga një bankë në mbyllje ose në prag të kthimit të
kredisë së dhënë nga banka, në të cilin rast banka ekspozon interesat e këtilla të kapitalit brenda një viti
nga data që ato janë përvetësuar apo brenda një periudhe më të gjatë të cilën mund ta lejojë BQK-ja;
apo

2.2.Interesat e kapitalit të mbajtura nga një bankë si agjent ose administrues i besuar.

3.BQK-ja përcakton me rregullore mënyrën sipas së cilës kërkesat e këtij neni zbatohen në bazat të
gjëra grupore për grupin bankar.

Neni 42
Zbatimi i Ligjit për Shoqëritë Tregtare

Të gjitha dispozitat që kanë të bëjnë me qeverisjen dhe pronësinë e shoqërisë aksionare, që gjenden
në Ligjin për Shoqëritë Tregtare të cilat nuk janë në kundërshtim me ketë ligj zbatohen edhe për
bankat. Ky ligj mbizotëron rreth vendosjes se cilat dispozita zbatohen për bankat.


PJESA VI
KËRKESAT PËR AKTIVITETE FINANCIARE

Neni 43
Parimet e përgjithshme

Bankat zhvillojnë aktivitetet e tyre në përputhje me politikat dhe procedurat e shëndosha, kërkesat e
këtij ligji si dhe rregulloret dhe urdhëresat në fuqi.

Neni 44
Aktivitete e lejuara financiare

1.Me licencat e tyre bankat autorizohen për t’u angazhuar në aktivitetet e mëposhtme financiare dhe
sipas kufizimeve për ekspozime të specifikuara me rregullore ose urdhëresë të BQK-së;
27
1.1.pranimin e depozitave (në formën e llogarisë rrjedhëse, depozitave me afat ose në forma të
tjera depozite) me ose pa interes në një valutë të këmbyeshme;

1.2.blerjen dhe shitjen për llogari të vetë bankës, të letrave me vlerë të lëshuara ose të
garantuara nga qeveria ose Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ose Bashkimit Evropian
të denominuara dhe të pagueshme në valutën euro të depozitave të bankës dhe me afat maturimi që
nuk tejkalon një vit;

1.3.ofrimin e shërbimeve të pagesave dhe arkëtimeve;

1.4.emetimin dhe administrimin e mjeteve të pagesave (duke përfshirë kartat e pagesave,
çeqet e udhëtarit dhe çeqet e bankës)

1.5.blerjen dhe shitjen e valutës së huaj në kesh për llogari të klientit;

1.6.ofrimin e shërbimit të ruajtjes së letrave me vlerë dhe sendeve të tjera të çmueshme;

1.7.dhënien e kredive, duke përfshirë kreditë konsumuese dhe hipotekare; blerjen dhe shitjen
me ose pa të drejtë tërheqjeje të parave dhe financimin e transaksioneve tregtare; dhe blerjen
dhe shitjen e mjeteve të kredive nga një bankë tjetër a institucion financiar;

1.8.marrjen hua të fondeve dhe blerjen e shitjen për llogari të bankës ose për llogari të
klientëve (përveç nënshkrimit) të instrumenteve të tregut të parasë (duke përfshirë
kartëmonedhat, kambialet dhe certifikatat e depozitave); blerjen e letrave me vlerë; kontratat e
të ardhmes a opsionale lidhur me letrat me vlerë ose përqindjen e interesit, apo instrumentet e
përqindjes së interesit;

1.9.të veprojnë si ndërmjetës në mes të huamarrësve dhe huadhënësve (komisionimin e
parave);

1.10.Lizingun financiar;

1.11.ofrimin e shërbimeve për informacion rreth kredive;

1.12.ofrimin e shërbimeve të agjentit ose këshilltarit financiar (pa përfshirë shërbimet e
përcaktuara në nene;

1.13.operimin me ari apo një ose me më shumë valuta në vend të valutës në të cilën është
denominuar bilanci i bankës, duke përfshirë këtu kontratat ardhshme për blerje dhe shitje të
valutave të huaja.

1.14.ofrimin e shërbimeve trust, duke përfshirë investimin dhe administrimin e fondeve të
pranuara në trust dhe administrimin e letrave me vlerë;

1.15.ofrimin e shërbimeve si menaxher i portofolit të investimit ose këshilltar për investime;

1.16.nënshkrimin dhe shpërndarjen e borxhit dhe pjesëmarrjes me letra me vlerë me çmim fiks
dhe operacionet me këto letra me vlerë;

1.17.financimin islamik ose veprimtarinë bankare islamike, me pëlqim të BQK-së dhe sipas
këtyre kushteve dhe në pajtueshmëri me rregulloret që mund të përcaktohen nga BQK-ja;

1.18.ndonjë aktivitet tjetër që mund të përcaktohet me rregullore nga BQK-ja që ka të bëjë me
aktivitetin financiar e që nuk bie ndesh me dispozitat e këtij ligji

28
2. Asnjë bankë nuk angazhohet drejtpërsëdrejti në industri, tregti ose veprimtari financiare, përveç atyre
aktiviteteve të identifikuara me lartë.

3. Asnjë bankë ose institucion financiar nuk angazhohet në veprimtari financiare, përveç atyre të cilat
janë në mënyrë të posaçme të autorizuara me licencë.Bankat që kërkojnë të angazhohen në aktivitet
tjera përveç atyre të autorizuara me licencë duhet ta marrin miratimin paraprak nga BQK-ja.

Neni 45
Transaksionet dhe praktikat e ndaluara

1.Bankat ndalohen të hyjnë në transaksione ose të angazhohen në praktika të çdo lloji që do tu jepnin
atyre, vetëm apo së bashku me të tjerë, një pozicion zotërues në tregjet e parasë, kapitalit ose
këmbimit valutor, dhe në angazhime në mjete manipuluese ose praktika të çmimeve grabitqare që
mund të rezultojnë në një avantazh të pandershëm për ata vetë ose për palë të treta.

2.Asnjë bankë nuk i kërkon një personi që të kontraktojë për të përfituar shërbime financiare ose mallra
apo shërbim tjetër nga një filial si kusht për hyrjen në kontratë me bankën për të përfituar ndonjë
shërbim tjetër financiar nga banka.

3.Asnjë bankë nuk duhet të sigurojë ndonjë ekspozim me anë të kapitalit të letrave të saj me vlerë.

4.Asnjë bankë nuk duhet të blejë kapitalin e letrave të saj me vlerë ose ndonjë instrument tjetër që
cilësohet si kapital pa autorizim paraprak të BQK-së.

Neni 46
Kufizimet në ekspozimet kredidhënëse dhe koncentrimin e depozitave për bankat

1.Shuma e përgjithshme maksimale e ekspozimeve kreditore, e shprehur si përqindjee kapitalit të
shtyllës 1 të saj, që një bankë lejohet të japë ose të ketë në ose për përfitim të ndonjë personi të vetëm apo
të një grupi të personave të ndërlidhur duhet të jetë pesëmbëdhjetë përqind (15℅) ose në përqindje tjetër siç
përcaktohet me rregullore të BQK-së.

2.Shuma e përgjithshme maksimale e ekspozimeve të mëdha kreditore, e shprehur si përqindjee
kapitalit të shtyllës1 të saj, që një bankë lejohet të japë ose të ketë duhet të jetë treqind përqind (300℅)
ose në përqindje më të vogël siç përcaktohet me rregullore.

3.BQK-ja mund të përcaktoj me rregullore përjashtimet nga kufizimet e paragrafit 1 dhe 2 të këtij neni
për:

3.1.ekspozimin i cili është plotësisht i siguruar nga kolaterali i gatshëm për tregtim,

3.2.transaksionet me, ose të garantuara nga një qeveri;dhe

3.3.transaksionet ndërmjet bankave me maturim prej një viti ose më pak.

4.Politikat e bankës për risk kreditor si minimum kërkojnë miratimin e bordit për çdo ekspozim të madh.

5.Për qëllimet e zbatimit të këtij neni apo të ndonjë rregulloreje të nxjerrë në lidhje më këtë, grupi i
personave të ndërlidhur konsiderohet se përfshin çdo huamarrës dhe çdo person tjetër me të cilin një
huamarrës i këtillë është i ndërlidhur, drejtpërsëdrejti ose tërthorazi, në mënyrë të tillë që
qëndrueshmëria financiare e cilitdo prej tyremund të ndikojë në qëndrueshmërinë financiare të grupeve
tjera, apo faktorët e njëjtë mund të ndikojnë në qëndrueshmërinë financiare të disa prej tyre, apo nëse
si rezultat i strukturëssë marrëdhënies së tyre personi tjetër është faktikisht përgjegjësi kryesor, ose
përfiton nga ai ekspozim.
29
6.Një bankë nuk mund të mbajë depozita nga çfarëdo fonde një burimore në shumë më të madhe se
njëzet përqind (20%) të depozitave të saj të përgjithshme. Për qëllimet e këtij paragrafi “një burimor”
përkufizohet të jetë një subjekt juridik, një person ose shuma e përgjithshme e të gjithë shfrytëzuesve të
të hyrave publike nga organet qeveritare të cilat klasifikohen si organizata buxhetore të Kosovës.

7.BQK-ja përcakton me rregullore mënyrën sipas së cilës kufizimet e specifikuara në këtë nen zbatohen
në baza të gjëra grupore për një grup bankar.

Neni 47
Transaksionet me personat e ndërlidhur me bankat

1.Asnjë bankë nuk duhet të hyjë në transaksione me ose në dobi të një personi që ka lidhje me to, nëse
në një transaksion të tillë do të hyhej në kushte dhe afate më pak, ose fare të pafavorshme, me ose në
dobi të personave që nuk janë të ndërlidhur.

2.Pavarësisht asaj që u cek me lartë, asnjë bankë nuk duhet të ketë një ekspozim ndaj ose në dobi të
një personi që ka lidhje me to, nëse si rezultat e kësaj, shume e përgjithshme e ekspozuar ndaj ose në
dobi të personit që ka lidhje me to do të tejkalonte dhjetë përqind (10℅) të kapitalit të Shtyllës 1 të
bankës.

3.Ekspozimet e dhëna nga një bankë për një person të ndërlidhur me bankën i nënshtrohen miratimit
paraprak nga ana e bordit të drejtorëve të bankës, përveç rasteve kur BQK-ja përjashton ekspozimin
nën pragun e kërkuar minimal të përcaktuar nga BQK-ja. Çdo ekspozim i dhënë nga banka për një
person i ndërlidhur me bankën të lajmërohet menjëherë në bordin e drejtorëve të bankës.

4.Nëse ekspozimi është dhënë nga banka për një person të ndërlidhur me bankën në kundërshtim me
këtë nen, ekspozimi i këtillë duhet të paguhet menjëherë dhe anëtarët e bordit të drejtorëve ose
menaxheri i caktuar i degës, sipas rastit, janë personalisht përgjegjës, kolektivisht dhe individualisht,
për pagesën e kapitalit dhe interesit si dhe të ngarkesave tjera për ekspozimet e dhëna në kundërshtim
me këtë nen, me dijeninë dhe pa kundërshtimin e tyre.

5.Ekspozimi i bërë nga ndonjë bankë ndaj ndonjë personi të lidhur me të është subjekt i kushteve ose
kufizimeve siç përcaktohen me rregullore.

6.BQK-ja zbret çdo huazim për personin e ndërlidhur me bankën për qëllimet e llogaritjes së nivelit të
kapitalit rregullativ sipas nenit 15 dhe 16 të këtij ligji.

7.Ky nen nuk zbatohet për bankën e huaj që është e licencuar për të operuar me një ose më shumë
degë në Kosovë.


Neni 48
Ekspozimet për punonjësit e bankave

Banka nuk jep ndihmë financiare për asnjë nga punonjësit e saj ose në dobi të tyre, përtej kufijve të
përcaktuar nga BQK-ja me rregullore.

Neni 49
Klasifikimi i aktivës dhe provizioni për të gjitha institucionet financiare

1.Çdo institucion financiar duhet të mbajë provizione adekuate për amortizimin dhe uljen e vlerës së
aktivës së saj.

2.Çdo institucion financiar zhvillon dhe zbaton politika dhe procedura me shkrim lidhur me klasifikimin
dhe vlerësimin aktivës dhe provizionet që caktohen në bazë të këtyre klasifikimeve dhe vlerësimeve.

30
3.Të gjitha institucionet financiare duhet t’i klasifikojnë kreditë e veta dhe të caktojnë provizione për
humbjet nga kreditë ashtu siç kërkohet me rregullore ose urdhëresë të BQK-së.

Neni 50
Valuta e huaj

BQK-ja mund të nxjerrë rregullore për caktimin e ekspozimeve maksimale të valutës së huaj që mund
të bëhen nga bankat. Shumat maksimale mund të zbatohen për ekspozimet e valutës së huaj në
përgjithësi, për ndonjë valutë ose valuat të veçanta apo për të dyja së bashku.

Neni 51
Shënimet e korporatave dhe shënimet e transaksioneve

1.Çdo bankë përgatit dhe mban në zyrën e saj qendrore ose në ndonjë lokacion tjetër të siguruar siç
duhet, shënime me shkrim që përmbajnë:

1.1.aktin e themelimit ose dokumentacionin ekuivalent të themelimit, statutin dhe të gjitha
ndryshimet e tyre;

1.2.regjistrin e aksionarëve përfitues, duke përfshirë numrin e aksioneve të regjistruar në emër
të secilit;

1.3.procesverbalet e çdo mbledhje të bordit të drejtorëve ose komitetit dhe vendimet e
miratuara nga bordi i drejtorëve;

1.4.Procesverbalet nga mbledhjet e aksionarëve dhe vendimet e miratuara nga aksionarët;

1.5.Regjistrimet kontabël të cila tregojnë qartë dhe me saktësi gjendje e veprimtarisë së saj,
duke sqaruar transaksionet dhe pozitën financiare të saj me qëllim që t’ia mundësojë BQK të
vendos nëse institucioni ka vepruar në pajtueshmëri me të gjitha dispozitat e këtij ligji dhe me
rregulloret dhe urdhëresat në fuqi;

1.6.Të dhënat që tregojnë, për çdo klient të bankës, në baza ditore, karakteristikat e
transaksionit me ose në llogari të atij klienti dhe bilancet për dhe nga ai klient;

1.7.Dokumentacionin kreditor dhe çdo informacion tjetër lidhur me lidhjet e saj afariste me
klientët dhe personat tjerë të cilat mund të përcaktohen me rregullore nga BQK-ja;dhe

1.8.Shënime tjera të cilat mund të kërkohet nga BQK-ja.

Neni 52
Regjistri i kredive

1.Banka Qendrore e Kosovës e ka themeluar Regjistrin e Kredive me qëllim të mbledhjes dhe ofrimit të
informacioneve për të lehtësuar rreziqet e zvogëluara dhe për të përmirësuar qasjen në kredi ndërsa
siguron mbrojte maksimale të të dhënave personale. Raportimi i kredive është i detyrueshëm për të
gjitha institucionet financiare që operojnë në Kosovë;

2.Të gjithat institucionet financiare siç përcaktohen dhe parashihen me rregullore të BQK-së duhet të
jenë anëtare të Regjistrit të Kredive që ndodhet në BQK. Ato kërkohen që të paraqesin në Regjistrin e
Kredive të gjitha informacionet rreth kredive të tyre dhe produkteve të kredive, historinë e kthimit të
kredisë së huamarrësit dhe garantuesit. Për qëllimet e pajtueshmërisë me ketë nen, të gjitha fushat e
kërkuara të informacionit duhet të plotësohen. Rregulloret dhe udhëzimet operative të BQK-së ofrojnë
informata të hollësishme rreth pajtueshmërisë, dënimeve, raporteve rreth kredive dhe të drejtat e
huamarrësit;

31
3.Informatat rreth hipotekave, pengut dhe kolateralit tjetër po ashtu mund të raportohen në Regjistrin e
Kredive.


PJESA VII
LLOGARITË DHE AUDITIMI

Neni 53
Llogaritë dhe pasqyrat financiare

1.Bankat mbajnë llogari, regjistrime dhe përgatisin pasqyrat vjetore financiare sipas rregullit për të
pasqyruar operacionet dhe gjendjen financiare dhe për të pasqyruar operacionet dhe gjendjen
financiare të subjekteve të varura dhe degëve të bankës si në bazë individuale ashtu edhe të
konsoliduar.

2.Llogaritë dhe pasqyrat financiare duhet të jenë në formën e detajuar në përputhje me standardet
ndërkombëtare të kontabilitetit, duke pasqyruar rregullat dhe standardet shtesë të llogaritjes ashtu siç
përcaktohet nga BQK-ja.

3.BQK-ja mund t’i përcaktojë me rregull ose urdhëresë filialet tjera të një banke për të cilat duhet të
dërgohen raportet e konsoliduara financiare.

4.Kopja e çdo pasqyre të audituar financiare të bankës, duke përfshirë pasqyrat e konsoliduara
financiare, nëse ekzistojnë, i paraqiten BQK-së nga banka kur ato të jenë në dispozicion dhe më së
voni brenda katër muajve pas përfundimit të vitit financiar.

5.Çdo bankë e huaj me një ose më shumë degë në Kosovë përgatit pasqyrat financiare të kërkuara në
paragrafin 4 të këtij neni, duke treguar se degët e bankës së huaj që gjenden në Kosovë operojnë
kolektivisht si një segment i bankës së huaj.

Neni 54
Auditimi i jashtëm

1.Aksionarët, me rekomandimin e komitetit të auditimit dhe bordit të drejtorëve, caktojnë një auditor
kontabël të jashtëm të kualifikuar dhe të pavarur, të miratuar nga BQK-ja, i cili në përputhje me
standardet e auditimit ndërkombëtar duhet:

1.1.të japë një opinion nëse pasqyrat financiare paraqesin një pamje të plotë dhe të vërtetë të
gjendjes financiare dhe performancës së bankës në përputhje me dispozitat e këtij ligji;

1.2.të shqyrtojë përshtatshmërinë e praktikave dhe procedurave për auditim të brendshëm, dhe
praktikave dhe procedurave për kontroll dhe të bëjë rekomandime për përmirësimet e
nevojshme; dhe

1.3.të informojë bordin e drejtorëve për çdo veprim mashtrues të kryer nga një punonjës i
bankës ose nga ndonjë filial i saj ose ndonjë parregullsi a mangësi në administrim ose në
operacionet që mund të pritet të rezultojnë me një humbje materiale për bankën apo filialin.

2. Auditori i jashtëm i bankës, apo çdo anëtar i firmës së auditimit, nuk mund të jetë person i ndërlidhur
me bankë ose agjent apo përfaqësues i bankës dhe nuk duhet të ketë ndonjë interes financiar në
bankë, me përjashtim të mbajtjes së depozitës në bankë.

3. BQK-ja përcakton me rregullore kërkesën për rotacion të auditorëve ose partnerëve të angazhuar të
firmave të auditimit pas një periudhe të specifikuar kohore me qëllim të sigurimit të pavarësisë së
vazhdueshme. BQK-ja ka kompetencë që të kërkojë largimin ose zëvendësimin e një auditori, apo
32
drejtpërsëdrejti të emërojë, largojë ose zëvendësojë një auditor, me shpenzime të bankës për të bërë
një riauditim, nëse banka ose auditori nuk i plotëson kërkesat e këtij neni, në rsatet kur BQK-ja me
arsye nuk është kënaqur me performancën e auditorit.

4.Ky nen nuk zbatohet për bankën e huaj që është licencuar të operojë me një ose më shumë degë, për
aq kohë sa kërkesat e krahasueshme dhe të pranueshme për BQK-në zbatohen me ligj sipas të cilit
banka e huaj është licencuar në juridiksionin e saj amë.

Neni 55
Auditimi i brendshëm

1. Bordi i drejtorëve të secilës bankë gjithashtu emëron një auditor të brendshëm i cili i raporton
komitetit të auditimit dhe që funksionon në mënyrë të pavarur nga menaxhmenti. Çdo degë e një banke
të huaj cakton një auditor të brendshëm, i cili duhet të funksionojë në mënyrë të pavarur nga
menaxhmenti.

2.Auditorit të brendshëm i sigurohet qasje kuptimplotë në menaxhmentin dhe anëtarët e menaxhmentit
për të diskutuar çështjet relevante të funksioneve të tyre dhe ka të drejtë që, pas kërkesës, të marrë
nga ta çdo informacion ose dokumentacion të cilin ai ose ajo e kërkon.

3.Auditori i brendshëm nuk ka kompetencë të ndërlidhë ose përfaqësojë ndonjë bankë në kontrata ose
transaksione tjera.

4.Auditori i brendshëm duhet:

4.1.të rishikojë sistemet e kontrollit të brendshëm dhe të monitorojë dhe të kritikojë politikat dhe
procedurat në lidhje me kontabilitetin, administrimin, operacionet dhe ruajtjen e aktivës;

4.2.të rishikojë programet e brendshme për të kryer teste për mospërputhje dhe parregullsi në
bazë të vlerësimeve të riskut nga auditori i brendshëm;

4.3.të raportojë veprimet që nuk janë në përputhje me rregullat dhe parregullsitë në komitetin e
auditimit së paku çdo tre muaj dhe sipas procedurave që komiteti i auditimit mund t’i caktojë
dhe, kur e kërkojnë rrethanat, të raportojë edhe në BQK ose në bord të drejtorëve

4.4.të ndihmojë dhe bashkëpunojë me auditorin e jashtëm në kryerjen e detyrave të tij ose saj;
dhe

4.5.të kryej hetime dhe detyra tjera siç mund të përcaktohen në aktet nënligjore të bankës ose
të cilat i caktohen auditorit të brendshëm nga bordi i drejtorëve ose komiteti i auditimit.

Neni 56
Publikimi i pasqyrave financiare dhe kërkesat tjera për shpalosje

1.Çdo bankë brenda tridhjetë 930)ditëve të çdo tremujori kalendarik duhet të botojë në një gazetë
kombëtare dhe në faqen e saj të internetit një përmbledhje të vërtetë dhe të saktë të bilancit të saj të
tremujorit kalendarik të mëparshëm. Çdo bankë duhet gjithashtu, brenda katër (4) muajve nga mbyllja e
vitit të saj financiar, të botojë në një gazetë kombëtare dhe në faqen e saj të internetit një përmbledhje
të vërtetë dhe të saktë të bilancit të saj për vitin financiar të mëparshëm.

2.Çdo bankë duhet gjithashtu, brenda katër muajve nga mbyllja e vitit të saj financiar, të botojë raportin
e saj vjetor, që përmban pasqyrat e audituara financiare, dhe t’i vë në dispozicion të publikut kopjet e
tyre sipas kërkesave dhe pa pagesë.Çdo bankë ia dërgon kopjet e raportit të saj vjetor BQK-së sapo ai
të jetë gati dhe e publikon atë edhe në faqen e saj të internetit.

33
3.BQK-ja mund t’i përcaktojë me rregullore kërkesat tjera për shpalosje për bankat.


PJESA VIII
RAPORTET DHE EKZAMINIMET

Neni 57
Raportet dhe ekzaminimet

1.Çdo bankë përgatit dhe dorëzon në BQK raportet lidhur me ekspozimet e mëdha, administrimin dhe
operacionet, likuiditetin, aftësinë pagues dhe fitimin, dhe ato të subjekteve të saj të varura në bazë
individuale dhe të konsoliduar. Këto raporte përgatiten në formën dhe detajet dhe paraqiten në
intervalet kohore të përcaktuara nga BQK-ja.

2. Çdo bankë dhe çdo filial i saj është subjekt i shqyrtimeve financiare nga BQK-ja ose nga ekzaminerët
të caktuar nga BQK-ja. Ekzaminerët mund ti vizitojnë bankat brenda kohës së arsyeshme që
konsiderohet e përshtatshme nga BQK-ja dhe mund të ndërmarrin veprime që konsiderohen të
nevojshme dhe të këshillueshme. Këta ekzaminerë mund të jenë zyrtarë të autoritetit të një vendi tjetër
të huaj të ngarkuar me mbikëqyrjen monetare ose të arsyeshme të aktiviteteve financiare në atë vend
nëse ekzaminimi bëhet për një bankë që është degë ose filial i një banke të huaj që ka drejtorinë e saj
qendrore në atë vend ose ka një interes të konsiderueshëm në një bankë të huaj që është e vendosur
në atë vend.

3.Në ekzaminimet e bankave dhe filialeve të tyre, BQK-ja dhe ekzaminerët e caktuar prej saj mund:

3.1.të shqyrtojnë llogaritë, librat, dokumentacionin dhe regjistrimet e tjera të bankës a të
subjektit së varur; dhe

3.2.të kërkojnë nga drejtorët dhe menaxherët e lartë, punonjësit dhe agjentët e bankës ose
filialeve që t’ju ofrojnë të gjitha informacionet ose çështjet tjera lidhur me administrimin dhe
operacionet e saj që ata me arsye mund t’i kërkojnë.

4. Çdo bankë dhe çdo filial e saj duhet të pranojë dhe bashkëpunojë plotësisht me ekzaminerët e BQK-
së dhe ekzaminerët e caktuar nga BQK-ja. Askush nuk ka të drejtë të përpiqet të provokojë, pengojë,
vonojë, ndalojë, frikësojë ose të ushtrojë ndikim të pajustifikuar ndaj një inspektori të BPK-së ose
ekzaminerëve të caktuar prej saj.

5. Çdo filial i bankës dhe ofruesit e shërbimeve operacionale ose profesionale për bankat i japin
informacion BQK-së që BQK-ja me arsye mund të kërkojë lidhur me operacionet dhe marrëdhëniet e
bankës me këta persona.

6. BQK-ja mund t’i kërkojë raportet dhe kryej ekzaminimet e parapara në këtë nen të ndonjë anëtari
shtesë të grupit bankar, nëse këtë e konsideron të nevojshme për mbikëqyrje të konsoliduar.
Mbikëqyrja e konsoliduar përfshinë pa kufizim vlerësimin e strukturës organizative të grupit,
menaxhmentit, politikave për menaxhim të riskut dhe kontrolleve të brendshme.









34
PJESA IX
ZBATIMI DHE MASAT PËRMIRËSUESE

Neni 58
Zbatimi dhe masat përmirësuese

1. Sipas procedurave të përcaktuara me rregullore të BQK-së, BQK-ja mund të ndërmarrë veprimet e
mëposhtme ose të vendos dënimet e mëposhtme ndaj drejtorëve dhe menaxherëve të lartë,
punonjësve, aksionarëve kryesorë dhe atyre që kanë interes të konsiderueshëm në të, nëse përcakton
se personat e këtillë kanë shkelur një dispozitë të këtij ligji ose të ndonjë rregulloreje a urdhërese të
BQK-së, kanë shkelur çfarëdo kushti apo kufizimi të bashkëngjitur në një autorizim të lëshuar nga BQK-
ja ose janë angazhuar në praktika të pasigurta dhe jo të shëndosha sipas gjykimit të BQK-së:

1.1.jep vërejtje me shkrim;

1.2.vendos gjoba deri në dhjetë mijë (10,000) euro për çdo ditë që shkelja vazhdon me kusht
që për të njëjtat shkelje gjobat të jenë në shuma të ngjashme për subjektet me total të
krahasueshëm aktivash.

1.3. shkarkon ose suspendon personin nga pozita e tij ose e saj në bankë;

1.4. ndalon këtë person të punojë ose të angazhohet në veprimtari bankare ose financiare për
një periudhë të caktuar ose përgjithmonë;

1.5. kërkon nga personi të paguajë bankën për humbjet e shkaktuara nga këto shkelje;

1.6.suspendon ushtrimin e së drejtës së votimit të aksioneve në bankës;

1.7. kërkon nga personit që të japë plotësisht ose pjesërisht pjesën e tij të pronësisë direkte
ose indirekte që ka në bankë ose të pushojë mbajtjen e një interesi të konsiderueshëm në
bankë;

1.8 ndalon pagesën e shpërndarjeve të kapitalit ose të dividentës për personin e këtillë; dhe

1.9 lidh marrëveshje me shkrim me bordin e drejtorëve për sigurimin e një programi për
ndërmarrjen e masave përmirësuese.

2.Sipas procedurave të përcaktuara me rregullore të BQK-së, BQK-ja mund të ndërmarrë veprimet e
mëposhtme ose të vendosë dënimet e mëposhtme ndaj një banke, nëse përcakton se ajo bankë e ka
shkelur një dispozitë të këtij ligji ose të ndonjë rregulloreje a urdhërese të BQK-së, ka shkelur çfarëdo
kushti apo kufizimi të bashkëngjitur në një autorizim të lëshuar nga BQK-ja ose është angazhuar në
praktika të pasigurta dhe jo të shëndosha prandaj sipas gjykimit të BQK-së:

2.1.jep vërejtje me shkrim;

2.2.nxjerr urdhëresa me shkrim për pushimin dhe heqjen dorë nga këto shkelje dhe për marrjen
e masave përmirësuese;

2.3.lidh marrëveshje me shkrim me bordin e drejtorëve për sigurimin e një programi për
ndërmarrjen e masave përmirësuese;

2.4.vendos gjoba deri në dhjetë mijë (10,000) euro për çdo ditë që vazhdo shkelja me kusht që
për të njëjtat shkelje gjobat të jenë në shuma të ngjashme për subjektet me total të
krahasueshëm aktivash;

35
2.5.cakton një administrator zyrtar në përputhje me nenin 60 dhe nenin 61 të këtij ligji; dhe

2.6.revokon licencën e bankës.

3.Veprimet përmirësuese të kërkuara sipas paragrafit 2 të këtij neni mund të përfshijnë pa kufizim një a
më tepër nga veprimet e mëposhtme:

3.1.të kërkojë që totali mesatar i aktivës së bankës gjatë çdo tremujori kalendarik të mos
tejkalojë totalin mesatar të aktivës së saj të tremujorit të mëparshëm kalendarik ose kërkoj nga
banka që ta liroj vetën nga aktiva specifike apo të pakësojë akivën e vet totale;

3.2.të kërkojë nga banka që të mos përfitojë pjesëmarrje aksionare nga ndonjë person juridik,
të themelojë ose përvetësojë degë shtesë, ose të angazhohet në ndonjë linjë te re afarizmi;

3.3.të kërkojë që banka të mos të jap ndonjë ekspozim për ndonjë filial, përveç kur kjo është e
mbuluar me kolateral nga letra me vlerë të tregtueshme, të emetuara ose garantuara nga një
qeveri dhe të denominuara në euro, të mbajtur nën kujdesin e një agjenti dorëzanës, vlera e
tregut e të cilave në çdo kohë tejkalon njëqind e njëzetepesë përqind (125℅) të shumës së
ekspozimit;

3.4.të kufizojë në mënyra tjera transaksionet me filialet;

3.5. të kërkojë që normat e interesit që banka paguan mbi depozitat të mos tejkalojë normat
mbizotëruese të interesit mbi depozitat në shuma dhe maturim të krahasueshëm në rajonin ku
banka është vendosur, siç përcaktohet nga BQK-ja;

3.6.të kërkojë që banka ose ndonjë subjektet e saj të varura të saj të ndryshojë, zvogëlojë ose
përfundojë ndonjë nga aktivitet që BQK-ja përcakton se ka shkaktuar apo mund të shkaktojë
humbje materiale për bankën;

3.7.të kërkojë nga banka shkarkimin e një ose me shumë drejtorëve ose menaxherëve të larët,
siç përcaktohet nga BQK-ja;

3.8.të kërkojë që banka të heq dorë vetë ose të likuidojë subjektet e varura;

3.9.të kufizojë pagesën e shtesave apo kompensimin e tepërt për ndonjë drejtor ose menaxher
të lartë; dhe

3.10.të kufizojë pagesën e shpërndarjeve të kapitalit ose dividentës.

4.Masat dhe dënimet e parashikuara në këtë nen nuk përjashtojnë zbatimin e dënimeve të tjera civile
ose penale, siç parashikohet në legjislacionin në fuqi.

5.Çdo gjobë ose shumë e vendosur në përputhje me këtë nen paguhet në Buxhetin e Konsoliduar të
Kosovës.

6.Çdo person që angazhohet në pranimin e paautorizuar të depozitave në kundërshtim me nenin 5 të
këtij ligji, pavarësisht nga ndonjë dispozitë tjetër, është subjekt i dënimeve penale. Përveç kësaj, BQK-
ja mund të shqiptojë gjoba deri në dhjetë mijë (10,000) euro për çdo ditë sa zgjat shkelja dhe ka
autorizim që të kërkojë likuidimin e detyruar të biznesit të një personi të tillë sipas dispozitave të ligjit
në fuqi.





36
Neni 59
Suspendimi dhe shkarkimi i personave të ndërlidhur me bankën

1.Nëse BQK-ja përcakton që një menaxher i lartë, punonjës ose mbajtës i një interesi të
konsiderueshëm në një bankë, me qëllim ose vazhdimisht ka kryer shkelje të kësaj rregulloreje ose të
një rregulli ose urdhërese që ka rezultuar në humbje materiale për bankën, ose të ardhura financiare
për atë person, ose është angazhuar në praktika të pasigurta dhe të parregullta dhe ka vazhduar të
kryejë këto shkelje ose praktika edhe pas tërheqjes së vërejtjes me shkrim nga BQK-ja, atëherë BQK-ja
mund të nxjerrë një urdhëresë që përmban një ose të gjitha dispozitat e mëposhtme:

1.1.të kërkojë shkarkimin e personit nga detyra që ka në bankë;

1.2.të ndalojë këtë person të punojë ose të angazhohet në veprimtari bankare ose financiare
për një periudhë të caktuar ose përgjithmonë;

1.3.të ndalojë personin nga ushtrimi direkt ose indirekt i të drejtës së votimit që i bashkëngjitet
aksioneve të bankës;

1.4.t’i kërkojë personit që të japë plotësisht ose pjesërisht pjesën e tij të pronësisë direkte ose
indirekte që ka në bankë ose të pushojë mbajtjen e një interesi të konsiderueshëm në bankë;
dh

1.5.t’i kërkojë personit të paguajë bankën për humbjet e shkaktuara nga këto shkelje.

2.Nëse një person i tillë akuzohet për një vepër penale, BQK-ja mund të nxjerrë një urdhëresë për
pezullimin e përkohshëm të këtij personi nga detyra e tij në bankë dhe, nëse është e zbatueshme, për
pezullimin e ushtrimit të së drejtës së votimit në bazë të aksioneve të personit në bankë, deri në
përfundim të lëndës penale. Pushimi i lëndës penale ose vendimi i pafajësisë në këtë rast nuk e
pengon BQK-në që të ndërmarrë ndaj personit masa ndëshkimore të autorizuara nga ky ligj.


PJESA X
ADMINISTRIMI ZYRTAR

Neni 60
Shkaqet për caktimin e administratorit zyrtar

1.BQK-ja mund ta caktojë një administrator zyrtar në një bankë nëse:

1.1.BQK-ja përcakton se banka ka shkelur ndonjë dispozitë të ligjit ose të rregullores, apo
është angazhuar në praktika të pasigurta dhe jo të shëndosha, në atë mënyrë që dobëson
gjendjen e bankës, rrezikon seriozisht interesat e depozitarëve apo shpërndan aktivën e
bankës;

1.2.BQK-ja ka shkak të arsyeshëm për të besuar se banka ose menaxherët e lartë ose drejtorët
e saj janë përfshirë në aktivitete kriminale të dënueshme me burgim prej njëviti a më shumë, në
atë mënyrë që rrezikon interesat e depozitorëve;

1.3.BQK-ja përcakton se banka është në gjendje të pasigurt ose jo të shëndoshë për të
ushtruar veprimtari dhe se banka apo drejtorët dhe menaxherët e lartë të saj nuk janë në
gjendje ta përmirësojnë shpejt këtë gjendje;

1.4.Banka dështon në çdo mënyrë të bashkëpunojë me BQK-në ose me ekzaminerët e saj dhe
t’ia mundësojë BQK-së të ushtrojë përgjegjësitë e saj mbikëqyrëse, duke përfshirë fshehjen ose
dështimin për t’ i paraqitur për inspektim ndonjë nga librat, dokumentet ose regjistrimet e bankës;

37
1.5.Banka ose menaxherët e lartë, drejtorët, punonjësit ose aksionarët kryesor nuk veprojnë në
pajtueshmëri me urdhëresën e BQK-së sipas nenit 58 te këtij ligji;

1.6.Banka, me vendim të drejtorëve ose të aksionarëve kryesor, kërkon emërimin e një
administratori zyrtar;

1.7.Niveli i kapitalit rregullativ të bakës bie nën pesëdhjetë përqind (50℅) të kapitalit minimal
rregullativ të kërkuar sipas nenit 16 i këtij ligji; apo

1.8.BQK-ja konsideron se një bankë tjetër ose ndonjë aksionar që mban një interes të
konsiderueshëm në një bankë ballafaqohet me rrezikun që të bëhet josolvente ose dështon në
plotësimin e kërkesave rregullative lidhur me kapitalin ose likuiditetin nga mbikëqyrësi i shtetit
amë ose në vendin amë të drejtorisë qendrore të korporatës së saj.

2.Vendimi i BQK-së për emërimin e një administratori zyrtar duhet të specifikojë kushtet sipas të cilave
ai është marrë. Me këtë vendim njoftohet shpejt banka që i nënshtrohet administrimit zyrtar dhe
shënohet në regjistrin e mbajtur në përputhje me nenin 4 të këtij ligji.

Neni 61
Emërimi dhe shkarkimi i administratorit zyrtar

1.Administrator zyrtar emërohet nga BQK-ja për një mandat që nuk tejkalon gjashtë (6) muaj, siç
specifikohet në vendimin e BQK-së. Mandati i emërimit mund të vazhdohet nga BQK-ja vetëm dy herë,
për një periudhë që nuk tejkalon, në secilin rast, tre muaj. Nëse administratori zyrtar nuk e ka zgjidhur
çështjet për të cilat është emëruar t’i zgjidh pas një periudhë prej dymbëdhjetë (12) muajve, atëherë do
të fillojë procesi i likuidimit të detyruar të bankës.

2.Nëse rrethanat për të cilat emërohet administratori zyrtar nuk zgjidhen pas një periudhe prej
dymbëdhjetë (12) muajve, atëherë revokohet licenca e bankës dhe fillon procesi i likuidimit të detyruar
në përputhje me Pjesën XI.

3.Administratori zyrtar mund të jetë një person nga sektori privat ose një zyrtar i BQK-së i cili plotëson kualifikimet e
përcaktuara nga BQK-ja.

4.BQK-ja ia paraqet një njoftim me shkrim bankës për emërimin e administrimit zyrtar.

5.Vendimi i BQK-së për emërimin e një administratori zyrtar të bakës është efektiv nga koha e
specifikuar në vendimi ose, nëse koha nuk specifikohet, nga koha kur është dhënë njoftimi sipas
paragrafit 3. të këtij neni.

6.Sa i përket kohës efektive të emërimit, të gjitha kompetencat, funksionet dhe përgjegjësitë e
aksionarëve dhe drejtorëve ose menaxherëve të lartë të bankës i jepen administratorit zyrtar, përveç
nëse administratori kërkon nga aksionarët apo drejtorët ose menaxherët e lartë që të kryejnë ndonjë
aktivitet të paraparë me këtë ligj. Çdo veprim a vendim i marrë nga ose në emër të bankës që është subjekt i
administrimit zyrtar është pa efekt ligjor përveç nëse ato merren nga ose nën autoritetin e administratorit
zyrtar.

7.BQK-ja mund ta shkarkojë administratorin zyrtar para përfundimit të mandatit të specifikuar në
paragrafin 1 më lartë dhe ta caktojë një zëvendësim të kualifikuar. BQK-ja duhet të sigurojë që banka
në çdo kohë të mbetet nën kontrollin e administratorit të emëruar zyrtar.

8.Dispozitat e nenit 33 të këtij ligji zbatohen për një administrator zyrtar përveç se çdo obligim për t’i
raportuar bordit të drejtorëve do të përfaqësojë një obligim për t’i raportuar BQK-së. Çdo transaksion,
në të cilin administratori zyrtar ka interes material ose marrëdhënie që përfshinë bankën nën
administrim zyrtar, mund të bëhet vetëm me miratimin paraprak të BQK-së. Nëse administratori zyrtar
nuk zbulon interesin material ose lidhjen ashtu siç kërkohet, kontrata mund të anulohet dhe BQK-ja
38
shkarkon administratorin zyrtar.

Neni 62
Kompetencat dhe detyrat e administratorit zyrtar

1.Administratori zyrtar ka kompetenca të plota dhe ekskluzive për të menaxhuar dhe drejtuar bankën.
Administratori zyrtar mund të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm ose të përshtatshëm për ushtrimin e
aktivitetit të bankës, mbron dhe ruan aktivën dhe pronën e saj apo zbaton planin e veprimit në lidhje me
bankën që është miratuar nga BQK-ja.

2.Administratori zyrtar vepron në përputhje me rregulloret, udhëzimet dhe direktivat e dhëna nga BQK-
ja në çdo kohë gjatë administrimit zyrtar dhe i jap llogari vetëm BQK-së për kryerjen e detyrave dhe
ushtrimin e kompetencave si administrator zyrtar. Administratori zyrtar mund t’ua delegojë çdonjërën
prej këtyre kompetencave dhe detyrave personave tjerë në përputhje me udhëzimet e lëshuara nga
BQK-ja.

3.Administratori zyrtar pezullon pagesën e çdo dividente ose formave tjera të shpërndarjes së kapitalit
tek aksionarët, si dhe çdo pagesë të drejtorëve përveç për shërbimet e ofruara për bankën me kërkesë
të administratorit zyrtar.

4.Administratori zyrtar mund të angazhojë, në shpenzime të bankës nën administrim zyrtar, avokatë të
pavarur, kontabilistë dhe këshilltarë për ta ndihmuar administratorin zyrtar sipas kushteve të miratuara
nga BQK-ja.

5.Nëse administratori zyrtar ka shkak të arsyeshëm të besojë se aksionarët, drejtorët, nëpunësit,
avokatët, kontabilistët ose profesionistët tjerë kanë qenë të angazhuar ose janë të angazhuar në
aktivitete kriminale të dënueshme me burgim prej njëviti a më shumë ose në aktivitete mashtruese, ai e
njofton menjëherë BQK-në dhe do të iniciojë procedurën civile në kërkim të dëmeve dhe kompensimit.

Neni 63
Moratoriumi dhe efekti i administratorit zyrtar në procedura dhe kontrata

1.BQK-ja mund, pas kërkesës me shkrim nga administratori zyrtar, të vendos një moratoriumduke
pezulluar disa ose të gjitha pagesat nga një bankë nën administrim zyrtar.

2.Pa pëlqimin e BQK-së,

2.1.një person nuk mund të fillojë dhe vazhdojë procedurën në gjykatë kundër një banke nën
administrim zyrtar, dhe

2.2.një person nuk mund të ushtrojë të drejtat sipas hipotekës, ngarkesës ose sigurisë tjetër
ndaj pronës së një banke nën administrim zyrtar, apo bëjë ndonjë ekzekutim, bashkëngjis ndonjë
borxh ose fuqizoj ose kërkoj të fuqizojë ndonjë aktgjykim a urdhëresë të marrë në lidhje me një
bankë nën administrim zyrtar.

3.Pëlqimi i BQK-së mund të mos marrë parasysh zbatimin e paragrafëve 2.1 dhe 2.2 të këtij neni për
ndonjë kreditor ose kategori të kreditorëve.

4.Asnjë e drejtë ose obligim sipas ndonjë kontrate palë e cilës është banka nën administrim zyrtar nuk
mund të shfuqizohet, përshpejtohet ose ndryshohet vetëm për shkak të emërimi të administratorit zyrtar
ose nga ndonjë veprim i ndërmarrë nga administratori zyrtar.

5.Administratori zyrtar mund të kërkojë nga BQK-ja që të nxjerrë një urdhëresë për të gjitha bankat që
të ndërpresin menjëherë dhënien e kredive për ndonjërin nga debitorët borxhlinj të bankës në
administrim zyrtar dhe të subjekteve të tyre të ndërlidhura, e cila urdhëresë mbetët në fuqi deri në
kohën kur debitorët borxhlinj arrijnë marrëveshje me administratorin zyrtar për pagesën e borxhit të
39
kredisë në bankën nën administrim zyrtar. Në përcaktimin për të lëshuar një urdhëresë të tillë, BQK-ja
mund të marrë parasysh gjendjen financiare të debitorit borxhli dhe ndikimin e mundshëm të
urdhëresës në personat e tretë.

Neni 64
Marrja e kontrollit të bankës

1.Menjëherë pas emërimit, administratori zyrtar siguron pronat, zyrat, aktivën, librat dhe shënimet e
bankës dhe mund të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm ose të përshtatshëm që synojnë atë qëllim,
duke përfshirë pa kufizimi:

1.1.Ndërrimin e bravave për qasje të jashtme në objektet dhe zyrat e bankës;

1.2.Ndryshimin e fjalëkalimeve për kompjuterët e bankës dhe dhënien e qasjes vetëm një
numri të kufizuar të punonjësve;

1.3.Lëshimin për punonjësit e autorizuar të llojit të ri të lejekalimeve për hyrje në mjediset e
bankës dhe kontrollimin e qasjes në këto mjedise të punonjësve tjerë.

2.Gjatë administrimit zyrtar, administratori zyrtar ka qasje të pakufizuar në dhe për të kontrolluar pronat,
zyrat, aktiven dhe librat kontabël dhe shënimet tjera të bankës që është subjekt i administrimit zyrtar.

3.Menjëherë pas kërkesës së administratorit zyrtar, zyrtarët për zbatim të ligjit duhet të ndihmojnë
administratorin zyrtar, nëse është e nevojshme, edhe me anë të përdorimit të forcës, për të pasur qasje
në çdo objekt të bankës dhe për të marrë kontrollin dhe për të siguruar ato prona, zyra, aktiva, libra dhe
shënime. Vendimi i BQK-së për emërimin e administratorit zyrtar ka forcë dhe efekt ligjor sikurse të një
urdhjes të zbatueshme të gjykatës, që kërkon nga autoritetet e zbatimit të ligjit të ofrojnë një asistencë
të këtillë.

4.Drejtorët, zyrtarët dhe punonjësit e bankës i vënë në dispozicion të administratorit zyrtar të gjitha
shënimet dhe dokumentacionin që ka të bëjë me çdo informatë shtesë ose raport të kërkuar nga administratori
zyrtar.

Neni 65
Regjistrimi dhe plani i veprimit

1.Jo më vonë se tridhjetë (30) ditë pas emërimit, administratori zyrtar përgatit dhe ia dorëzon BQK-së
listën e regjistrimit të aktivës dhe pasivë së bankës. Një raport i këtillë specifikon aktivën sipas profileve
të tyre të ndryshme të riskut dhe klasifikon kreditë joperformuese.

2.Jo më vonë se gjashtëdhjetë (60) ditë pas emërimit, administratori zyrtar përgatit dhe ia dorëzon
BQK-së raportin mbi gjendjen financiare dhe prospektet e ardhme të bankës që është subjekt i
administrimit zyrtar.

3.Në raportin e referuar në paragrafin 2. të këtij neni, administratori zyrtar propozon planin e veprimi, i
cili, sipas nevojës, rekomandon rikthimin e bankës në pajtueshmëri me ligjin duke zbatuar një plan të
masave korrektuese të cilat mund të përfshijnë rritjen e kapitalit; apo, nëse banka nuk mund të
rehabilitohet, ndonjë linjë tjetër veprimi me qëllim të minimizimit të dëmtimit të depozitorëve dhe ruajtjes
së stabilitetit në sektorin bankar. Administratori zyrtar ia paraqet me kohë BQK-së ndonjë raport shtesë
ose informacion të kërkuar nga BQK-ja.

Neni 66
Rritja e kapitalit nga aksionarët ekzistues

1. Në bazë të raportit të nxjerrë sipas nenit 65 dhe me miratimin e BQK-së, administratori zyrtar mund
të ndërmarrë veprimet e mëposhtme për rritjen e kapitalit nëpërmjet lëshimit të aksioneve të reja:
40
1.1.Të përcaktojë nivelin e humbjeve dhe të përgatis bilancin e gjendjes së bankës që mbulon
shumën e humbjeve të këtilla nëpërmjet përfitimeve të bankës, rezervave dhe, nëse është e
nevojshme, kapitalit; dhe

1.2.Të njoftojë aksionarët ekzistues për shumën e kapitalit shtesë të nevojshëm për kthimin e
kapitalit të bankës në pajtueshmëri me të gjitha kërkesat për kapital dhe t’i lejojë këta aksionarë të
regjistrojnë dhe blejnë aksione, duke paraqitur zotimet detyruese të barabarta me shumën e plotë të kapitalit
shtesë të nevojshëm brenda tri ditë pune pas atij njoftimi.

2.Aksionarët ekzistues të bankës në administrim zyrtarnuk kanë të drejta përvetësuese ose të tjera për
të blerë aksionet shtesë të lëshuara, përveç siç parashihet në këtë nen.

Neni 67
Rikapitalizimi i aksionarëve të rinj

1.Në bazë të raportit të nxjerrë sipas nenit 65 dhe me miratimin e BQK-së, administratori zyrtar mund të
ndërmarrë veprimet e mëposhtme për rritjen e kapitalit nëpërmjet lëshimit të aksioneve për aksionarët e
rinj sipas rrethanave në vijim:

1.1.në rast se zotimet detyrues nuk janë paraqitur në shumën e barabartë me shumën e plotë të kapitalit
shtesë të nevojshëm për aksionarët ekzistues; apo

1.2.nuk iu ofron aksione aksionarëve ekzistues, nëse Banka Qendrore përcakton se:

1.2.1.është e nevojshme një zgjidhje e shpejtë në bankë për të ruajtur stabilitetin
financiar, apo

1.2.2.aksionarët ekzistues nuk janë më tej të përshtatshëm për të mbajtur një pozicion
të konsiderueshëm të kapitalit në bankë; apo

1.2.3.ka pasur dështim për të vepruar me kohë në pajtim me masën përmirësuese
sipas nenit 66 që kërkon shtimin e kapitalit të bankës.

2. Për të bërë rikapitalizimin nga aksionarët e rinj, administratori zyrtar duhet:

2.1.nëse tashmë nuk është bërë në përputhje me nenin 66 të këtij ligji, përcaktojë nivelin e
humbjeve dhe të përgatis bilancin e gjendjes së bankës që mbulon shumën e humbjeve të
këtilla nëpërmjet fitimeve të bankës, rezervave dhe, nëse është e nevojshme, kapitalit;

2.2.nëse është e nevojshme të pasqyrojë humbjet, zvogëlojë vlerën nominale të aksioneve të
dhëna, pavarësisht nga ndonjë dispozitë tjetër e ligjit;

2.3.të përcaktojë shumën dhe llojin e financimit të nevojshëm për ta kthyer bankën në
pajtueshmëri me të gjitha kërkesat për kapital;

2.4.të bëjë që banka të lëshojë aksione në shumën e nevojshme dhe të kryej shitjen e
aksioneve nga banka dhe blerjen e atyre aksioneve nga investitorët e rinj;

3. Pavarësisht nga ndonjë ligj që mund të hyjë në fuqi për rregullimin e tregut të letrave me vlerë ose
shpalosjeve tjera nga emetuesit e letrave me vlerë, organi kompetent sipas atij ligji duhet të ndërmarrë
veprimet e nevojshme për të lejuar një emetim të tillë brenda tri (3)ditë pune.




41
Neni 68
Bashkimet, shitjet dhe ristrukturimet tjera

1.Në bazë të raportit të nxjerrë sipas nenit 65 dhe me miratimin e BQK-së, administratori zyrtar mund të
bëjë bashkimin e bankës ose transferimin, e plotë a të pjesshëm, të aktivës dhe pasivës së bankës.

2.Transferimi i aktivës dhe pasivës së bankës mund të përfshijë transferimin në bankën lidhëse, e cila
është një bankë e themeluar nga qeveria ose BQK-ja për një periudhë të përkohshme me qëllim të
zgjidhjes së çështjes së bankës dështuese.

3.Në përputhje me udhëzimet e dhëna nga BQK-ja, administratori zyrtar, mund ta miratojë ristrukturimin
e pasivës së bankës nëpërmjet marrëveshjeve me kreditorët e bankës, duke përfshirë, zvogëlimin,
modifikimin, ricaktimin dhe zëvendësimin e kërkesave të tyre.

4.Nëse pasiva e bankës nën administrim zyrtar që transferohet tek një bankë tjetër përfshin transferimin
e depozitave të siguruar dhe vetëm nëse vlera e pagesës është me e vogël se sa shuma e rimbursimit
të depozitorëve të siguruar, atëherë ndryshimi deri në shumën e depozitave të siguruara të transferuara
paguhet nga Fondi i Sigurimit të Depozitave të Kosovës në bankën tjetër në përputhje me ligjin që
rregullon sistemin e sigurimit të depozitave. Pas transferimit të këtillë të pasivës së bankës dhe
shfrytëzimit të fondeve për sigurimin e depozitave, licenca e bankës nën administrim zyrtar revokohet,
dhe banka vendoset në likuidim dhe ajo likuidohet në përputhje me dispozitat e Pjesës XI.

Neni 69
Shpenzimet e administrimit zyrtar

Administratori zyrtar pranon kompensimin e përcaktuar nga BQK-ja. Të gjitha shpenzimet dhe
harxhimet e bëra në interes të administratorit zyrtar mbulohen dhe i ngarkohen bankës që është subjekt
i kësaj procedure.

Neni 70
Ndërprerja e administrimit zyrtar

1.Administrimi zyrtar ndërpritet me skadimin e mandatit të specifikuar në vendimin për emërimin e
administratorit zyrtar ose të çdo vazhdim të mandatit të atij emërimi siç parashihet në nenin 61 të këtij
ligji.

2.Administrimi zyrtar ndërpritet para skadimit të mandatit të identifikuara më lartë nëse BQK-ja
përcakton se:

2.1.administrimi zyrtar nuk është me tej i nevojshëm sepse shkaqet për emërimin
administratorit zyrtar janë zgjidhur; apo

2.2.Banka nuk mund të rehabilitohet dhe BQK-ja merr vendim për revokimin e licencës së
bankës sipas nenit 14 dhe për fillimin e procedurës së likuidimin të detyruarit sipas dispozitave
të nenit 71 këtij ligji.

3.Në rast të ndërprerjes së administrimit zyrtar që nuk përfshin mbylljen e bankës, administratori zyrtar
kryen detyrat e drejtorëve ose menaxherëve të lartë të bankës deri në nominimin dhe/ose zgjedhjen e
drejtorëve ose menaxherëve të lartë. Pas nominimit dhe/ose zgjedhjes së drejtorëve ose menaxherëve
të lartë, administratori zyrtar ia kthen kontrollin e bankës dhe pronave, zyrave, pasivës, librave dhe
shënimeve të saj organeve kompetente.

4.Vendimi i BQK-së për të ndërprerë administrimin zyrtar shoqërohet me një rekomandim nga
administratori zyrtar dhe me një raport të hollësishëm i përgatitur nga administratori zyrtar në
mbështetje të atij rekomandimi.

42
5.Brenda pesë (5) ditëve të ndërprerjes së emërimit, administratori zyrtar përgatit dhe ia paraqet BQK-së
një raport përfundimtar dhe llogaritje të administrimit zyrtar.


PJESA XI
FALIMENTIMI DHE LIKUIDIMI I DETYRUAR

Neni 71
Kriteret për fillimin e falimentimit

1.Në rast të revokimit të licencës së një banke sipas nenit 14, përveç revokimit sipas nenit 14,
paragrafit 1.1. të këtij ligji, BQK-ja menjëherë e vë bankën nën posedimin dhe kontrollin e saj nëpërmjet
një likuidatori të cilin e emëron BQK-ja. Kjo procedurë njihet si Falimentim

2.Likuidatori mund të jetë një person nga sektori privat ose një zyrtar i BQK-së që plotëson kualifikimet
e përcaktuara nga BQK-ja. BQK-ja mund ta shkarkojë likuidatorin. Kushtet për shpërblimin e likuidatorit
caktohen nga BQK-ja dhe mund të përfshijnë stimulimet për përmbushjen e objektivave të përcaktuara
BQK-ja dhe mund të përfshijnë edhe dënimet për mospërmbushjen e këtyre objektivave.

3.Shpërblimi i likuidatorit dhe i ekspertëve që ai ose ajo angazhon, kompensimi i shpenzimeve të tyre
dhe i shpenzimeve të BQK-së për zbatimin e kësaj rregulloreje lidhur me një bankë duhet të paguhen
nga aktiva e bankës. Pagesa e likuidatorit bëhet rregullisht, nëse sipas mendimit të likuidatorit ka aktivë
likuide të mjaftueshme. Shuma që likuidatori nuk e ka marrë deri në fund të falimentimit paguhet nga të
ardhurat prej shitjes së aktivës së bankës me përparësitë e përcaktuara në nenin 75 të këtij ligji.

Neni 72
Njoftimi dhe regjistrimi i falimentimit

1.Vendimi i BQK-së për emërimin e një likuidatori të bankës hyn në fuqi në datën e lëshimit të atij
vendimi, përveç nëse parashihet ndryshe me atë vendim. Likuidatori menjëherë vendos në çdo zyrë të
bankës një njoftim për revokimin e licencës dhe emërimin nga ana e BQK-së, ku specifikohet data dhe
koha e hyrjes në fuqi dhe periudha e marrjes në posedim nga drejtori, duke specifikuar që:

1.1.autorizimet e dhëna personave për përgjegjësinë financiare të bankës janë shfuqizuar;

1.2.personave, të cilët më parë kishin autorizim për dhënien e udhëzimeve në emër të bankës
në lidhje me pagesat ose transferimin e aktives së bankës a të aktives të menaxhuar nga
banka, u janë hequr këto kompetenca; dhe

1.3.licenca e bankës është revokuar.

2.Likuidatori boton një njoftim për specifikimin e masave të ndërmarra në një ose më shumë gazeta me
qarkullim të përgjithshëm në komunitetet ku banka ka zyra dhe vazhdon botimin e këtij njoftimi çdo javë
për katër (4) javë rresht, si dhe informon sipas nevojës autoritetet kompetente dhe i dërgon BQK-së
kopje të këtyre masave brenda dy (2) ditësh nga ndërmarrja e tyre.

Neni 73
Kompetencat dhe detyrat e likuidatorit dhe efektet e falimentimit

1.Pas emërimit, likuidatori bëhet përfaqësuesi ekskluzivë ligjor i bankës, dhe trashëgon të gjitha të
drejtat dhe kompetencat e aksionarëve dhe të drejtorëve ose menaxherëve të lartë të bankës. Këto të
drejta dhe kompetencat përfshijnë mbajtjen e titullarit të librave, shënimeve dhe aktivës së bankës; menaxhimin,
qeverisjen dhe përfaqësimin e bankës; renditjen e aktivës dhe kërkesave; transferimin dhe ekspozimin e
aktivës; dhe marrjen e masave tjera të nevojshme për likuidim të detyruar efikas të bankës dhe për
marrjen e shumës maksimale nga shitja e aktivës, duke përfshirë pa kufizim:

43
1.1.vazhdimin ose ndërprerjen e çdo operacionit të bankës;

1.2.huazimin e parave të garantuara me aktiven e saj ose pa garancion;

1.3.pezullimin ose kufizimin pagesës së borxheve që janë subjekt i miratimit të BQK-së siç
parashihet më poshtë;

1.4.punësimin e specialistëve, ekspertëve ose konsulentëve profesional;

1.5.administrimin e llogarive të bankës;

1.6.arkëtimin e borxheve për bankën dhe kthimin e mallrave nga palët e treta;

1.7.inicimin ose mbrojtjen e bankës në çdo procedurë dhe zbatimin e çdo instrumenti relevant
në emër të bankës; dhe

1.8.Ristrukturimin e pasivës së bankës nëpërmjet marrëveshjeve me kreditorët e bankës,
duke përfshirë zvogëlimin, modifikimin, ricaktimin dhe zëvendësimin e kërkesave të tyre deri në
shumën e përcaktuar nga BQK-ja.

2.Likuidatori vepron në përputhje me rregulloret dhe udhëzimet e dhëna nga BQK-ja në çdo kohë gjatë
likuidimit të detyruarit dhe i përgjigjet vetëm BQK-së për kryerjen e detyrave dhe ushtrimin e
kompetencave të drejtorit.

3.Likuidatori nuk mund të marrë depozita të reja. Likuidatori mund të japë kredi vetëm për klientin
ekzistues në përputhje me kushtet e marrëveshjes në fuqi në kohën e emërimit të likuidatorit.

4.Likuidatori mund të vazhdojë çdo aktivitet përveç atyre të parandaluara sipas paragrafit 3 dhe mund
të huazojë para në bazë të sigurt ose jo të sigurt. Likuidatori mund të ndërpresë ose të kufizojë
pagesën për çdo detyrim, të punësojë ose të pushojë nga puna cilindo zyrtar, punonjës ose këshilltar,
të përdorë çdo instrument në emër të bankës dhe të fillojë ose të mbrojë dhe të kryejë në emër të
bankës çdo veprim a procedurë ligjore.

5.Likuidatori ka qasje të pakufizuar për kontrollin e zyrave, librave të llogarive, dhe të regjistrimeve të
tjera si dhe të aktivës tjetër të bankës dhe subjekteve të saj të varura. Me kërkesën e drejtorit, një zyrtar
ose zyrtarë të organeve të zbatimit të ligjit duhet të ndihmojnë drejtorin për të hyrë në lokalet e bankës
për të bërë kontrollin e të dhënave të bankës.

6.Çdo person i cili qëllimisht ndërhyn në qasjen e likuidatorit në mjediset e bankës ose në kontrollin e
zyrave, librave të llogarive dhe regjistrimeve të tjera, si dhe të aktivës të tjera të një banke për të cilën ai
ose ajo është emëruar, dënohet me burgim për një periudhë prej një viti deri në pesë vjet ose me gjobë
prej një mijë (1000) euro deri në pesë mijë (5000) euro në ditë për çdo ditë që vazhdon shkelja ose të
dyja bashkë.

7.BQK-ja miraton ose refuzon bashkimin e bankës me një bankë tjetër ose shitjen substanciale të të
gjithë aktivës së bankës një banke tjetër, në bazë të kritereve të përcaktuara në nenin 39 për
bashkimet.

8. Likuidatori ka të njëjtat të drejta dhe privilegje si dhe i nënshtrohet detyrave, dënimeve, kushteve dhe
kufizimeve të njëjta të zbatueshme për drejtorët, menaxherët e lartë ose punonjësit e tjerë të një banke
të licencuar sipas këtij ligji.

9.Kompetencat e drejtorëve ose menaxherëve të lartë dhe aksionarëve të bankës pezullohen gjatë
periudhës së falimentimit, me kusht që drejtorët ose menaxherët e lartë të mund të udhëzohen nga
drejtori për të kryer funksionet e specifikuara për bankën; si edhe me kusht që këta persona të
44
shkarkohen nga drejtori prej detyrave të tyre në bankë dhe për pasojë të mos marrin kompensim nga
banka.

10.likuidatori siguron pronën, zyrat, librat, shënimet dhe aktiven e bankës për të parandaluar humbjen e
tyre nëpërmjet vjedhjes ose veprimeve të tjera të ndaluara, duke ndërmarrë masat e mëposhtme, por
pa u kufizuar vetëm në to, siç janë:

10.1.ndërrimi i bravave dhe kufizimi i mundësisë së marrjes së çelësave të rinj për dyert e
jashtme dhe dyert e brendshme të mjediseve ku ndodhen aktiva financiare, informacioni ose
pajisjet që lejojnë një person të ketë mundësi të futet në mënyrë të paligjshme në aktiven
financiare;

10.2.ndërrimi ose vendosje e kodeve hyrëse në kompjuterët e bankës dhe dhënien e
mundësisë së hyrjes për vetëm një numër të kufizuar të punonjësve të besuar

10.3.nxjerrja e lejeve të reja foto identifikuese për hyrjen e punonjësve të autorizuar në lokalet e
bankës dhe kontrollimi i hyrjes së personave të tjerë në mjediset e bankës;

10.4.shfuqizimi i autorizimeve të personave për mbajtjen e përgjegjësive financiare të bankës
dhe dhënia e autorizimeve të reja, sipas rregullit, dhe njoftimin e palëve të treta për këtë;

10.5.informimi i bankave korrespondente, regjistruesve dhe agjentëve të transferimit të letrave
me vlerë, dhe menaxherëve të jashtëm të aktivës së bankës se personat, të cilët më parë ishin
të autorizuar për dhënien e udhëzimeve në emër të bankës në lidhje me aktiva e bankës, ose
aktiva e mbajtur që ruhet nga banka nuk janë më të autorizuar dhe që vetëm drejtori dhe
personat e autorizuar nga drejtori i kanë këto kompetenca;dhe

10.6.pezullimi i pagesave të shpërndarjes së kapitalit në përgjithësi dhe pagesave të çdo lloji
për drejtorët ose menaxherët e lartë dhe aksionarët kryesor, me kusht që drejtorëve ose
menaxherëve të lartë dhe personelit tjetër të bankës të mund t’iu paguhet kompensim i
arsyeshëm për shërbimet e kryera për bankën me kërkesë të likuidatorit.

11.Likuidatori krijon një bilanc të ri për bankën, në bazë të përcaktimit të tij ose saj të vlerave likuiduese
të aktivës së bankës me një pakësim korrespondues me vlerën e detyrimeve të bankës, me rend të
kundërt të përparësisë në pagesën e shpërndarjeve në një likuidim të detyruar të një aktivi të bankës.
Detyrimet konsiderohen të maturuara dhe të pagueshme dhe interesi ndërpritet së akumuluari në datën
e emërimit të likuidatorit. Detyrimet e pamaturuara hiqen nga vlera aktuale në masën e interesit të
përcaktuar nga BQK-ja.

12.Brenda një (1) muaji nga marrja në posedim të bankës, drejtori bën inventarin e aktivës dhe të
pronës së bankës dhe një kopje të inventarit ia dërgon BQK-së, e cila e vë një kopje në dispozicion për
shqyrtim nga publiku.

13.Brenda tridhjetë (30) ditëve nga data e emërimit, likuidatori mund ta ndërpres çdo kontratë të
papërmbushur ose pjesërisht të përmbushur, për aq sa përmbushja e asaj kontrate përcaktohet të jetë
e rendë për bankën dhe ndërprerja e saj do të promovonte administrimin e rregullt të çështjeve të
bankës dhe mbron interesat e depozitorëve. Çdo përgjegjësi që lind nga kjo ndërprerje përcaktohet që
nga data e ndërprerjes dhe kufizohet në dëmet aktuale të drejtpërdrejta të pësuara dhe nuk përshinë
asnjë dëm për fitimet e humbura ose mundësinë a dëmet jomonetare. Në rast të ndërprerjes së një
kontrate të qirasë për pronën e paluajtshme a të luajtshme, pronarit i jepet një njoftim paraprak prej
tridhjetë (30) ditëve.

14.Sa më shpejt që të jetë e mundur pas datës së emërimit, likuidatori mund të vërë në dispozicion për
tërheqje nga depozitorët ose për pagesë të kreditorëve shuma të tilla që, sipas mendimit të tij ose saj,
mund të përdoren brenda rregullit për këtë qëllim me kusht që kreditorët e tjerë të cilët ndodhen në
pozita të njëjta të trajtohen në të njëjtën mënyrë;
45
15.Kur likuidatori e merr bankën në posedim:

15.1.ndërpritet çdo afat statutor, kontraktues ose tjetër, me skadimin e të cilit skadon ose
pushon një kërkesë ose e drejtë e bankës;

15.1.1.llogaritja e interesave dhe dënimeve kundrejt detyrimeve të bankës pezullohet
dhe nuk shtohet ndonjë ngarkesë a përgjegjësi për detyrimet e bankës;

15.1.2.të gjitha procedurat ligjore kundër bankës pezullohen dhe ndërpritet çdo e drejtë e
mbi aktivën e bankës. Asnjë e drejtë nuk mund të ushtrohet mbi aktivën gjatë likuidimit të
detyruarit të bankës, përveç të drejtave që i janë dhënë drejtorit, dhe asnjë kreditor nuk
mund të mbajë, shesë ose marrë në posedim ndonjë aktivë të bankës me anë të
fuqizimit të kërkesës së tij për të iniciuar ose vazhduar ndonjë procedurë ligjore për
kthim të borxhit apo plotësim të pjesëmarrjes aksionare në aktivën e bankës;

15.2.çdo pretendim ose pjesëmarrje aksionare, përveç atij që ekziston gjashtë muaj para hyrjes
në fuqi të vënies nën falimentim, anulohet dhe asnjë pretendim ose pjesëmarrje aksionare,
përveç atij të krijuar nga drejtori në zbatim të këtij neni, nuk i bashkohet ndonjë aktivi ose
pasurie të bankës për aq kohë sa zgjat falimentimi;

15.3.të drejtat e aksionarëve shuhen, përveç së drejtës së marrjes së fitimeve, nëse ka, sipas
nenit 75 të këtij ligji; dhe

15.4.likuidatori mund të shesë aktivën e bankës ose të bjerë dakord për marrjen përsipër të
përgjegjësive në kushte që ai i konsideron të drejta.

16.Nëse likuidatori ka bazë të arsyeshme të besojë se aksionarët, drejtorët, nëpunësit, avokatët,
kontabilistët ose profesionistët tjerë kanë qenë të angazhuar ose janë të angazhuar në aktivitete
mashtrueses kriminale, ai njofton menjëherë BQK-në dhe ndërmerr veprime civile në kërkim të dëmeve
dhe kompensimit.

17.Procedurat për përcaktimet e vlefshmërisë dhe përparësive të kërkesave dhe për likuidimin e
detyruar e aktivës së bankës dhe kthimin e pasurisë klientëve të bankës përcaktohen nga BQK-ja, me
kusht që shitja e aktivës së bankës të kryhet në mënyrë transparente dhe të arsyeshme në pikëpamje
tregtare.

18.Aktiva e pa shitur e bankës deri në fund të afatit të falimentimi mund të lihet nga drejtori ose t’i jepet
ndonjë institucioni bamirës që nxit çështjen e ruajtjes së shëndetit dhe të arsimit publik. Kreditorët e
bankës nuk mund të kenë pretendime ndaj kësaj aktive.

19.Likuidatori raporton çdo muaj në BQK për ecurinë e falimentimit në formën e përcaktuar nga BQK-ja
dhe ofron ndonjë informacion tjetër pas kërkesës së BQK-së.

20.Likuidatori mund, pas miratimit paraprak me shkrim nga BQK-ja dhe sipas direktivave të saj, të
merret edhe me aktivitetet e mëposhtme:

20.1.të japë aktivën dhe pasivën e bankës nëpërmjet blerjes dhe hyrjes në transaksione;or

20.2.të riorganizojë ristrukturimin aktivës dhe pasivës së bankës ose të vazhdojë operacionet e
papenguara dhe të nevojshme nëpërmjet një banke lidhëse.

21.Për qëllimet e paragrafit 20, i këtij neni banka lidhëse është në bankë e themeluar nga qeveria ose
BQK-ja për një periudhë të përkohshëm me qëllim të zgjidhjes së gjendjes së një banke të dështuar.

22.Nëse pasiva e bankës e transferuar në një bankë tjetër menjëherë pas revokimit të licencës së
bankës në përputhje me dispozitat e paragrafit 20.1, i këtij neni që gjithashtu përfshin edhe transferimin
46
e depozitave të siguruara, dhe vetëm nëse vlera e pagesës është me e vogël sesa shuma e rimbursimit
të depozitorëve të siguruar, atëherë ndryshimi deri në shumën e depozitave të siguruara të transferuara
në një bankë tjetër paguhet nga Fondi për Sigurimin e Depozitave të Kosovës në përputhje me ligjin që
rregullon sistemin e sigurimit të depozitave.

Neni 74
Shmangia e transferimeve para likuidimit të detyruar

1.Likuidatori mund të anulojë një transaksion të bazuar në dokumente mashtruese ose të falsifikuara që
banka ka ekzekutuar në dëm të kreditorëve që ka ndodhur brenda pesë (5) viteve nga data e hyrjes në
fuqi të vënies nën falimentim.

2.Likuidatori mund të ngrejë padi në gjykate që të anulojë transaksionet e mëposhtme, që ndikojnë në
aktiven e bankës ose të marrë prej palëve të treta transferimet e bëra nga banka, siç janë:

2.1.transfertat falas e bëra në dobi të drejtorëve ose menaxherëve të lartë dhe aksionarëve
kryesorë ose mbajtësve të interesave të konsiderueshëm në bankë ose personave të lidhur me
ta, që kanë ndodhur brenda pes 5 viteve para datës së hyrjes në fuqi të falimentimit;

2.2.transfertat falas e bëra në dobi të palëve të treta që kanë ndodhur brenda tri 3 viteve para
hyrjes në fuqi të falimentimit;

2.3.transaksionet në të cilat vlera e dhënë nga banka tejkalon në mënyrë të konsiderueshme
vlerën e marrë, që kanë ndodhur brenda tri 3 viteve para datës së hyrjes në fuqi të falimentimit;

2.4.çdo veprim i bërë me qëllim nga gjithë palët e përfshira në të për të mbajtur aktivë nga
kreditorët e bankës ose për të minimizuar të drejtat e tyre, që kanë ndodhur brenda 5 viteve
para datës së hyrjes në fuqi të falimentimit; dhe

2.5.transferimet e pasurisë së bankës te një kreditor ose në dobi të një kreditori për llogari të
një borxhi që ka ndodhur brenda (6) muajve para datës së hyrjes në fuqi të falimentimit që ka
efektin e rritjes së shumës që kreditori do të merrte me n e detyruarin e bankës, me kusht që
pagesa e depozitave në një shumë që nuk tejkalon dy mijë (2000) euro për depozitor të
mos i nënshtrohet kësaj dispozite.

3.Transaksionet me personat e ndërlidhur me bankën të kryera brenda 1 viti para datës së hyrjes në
fuqi të falimentimit, në qoftë se janë të dëmshme ndaj interesave të depozitarëve dhe kreditorëve të
tjerë mund të anulohen dhe të mbulohet dëmi nga këta persona.

4.Një veprim për anulimin e një transferimi mund të ndërmerret nga likuidatori brenda 1 viti nga hyrja në
fuqi e falimentimit.

5.Pavarësisht nga paragrafët më lartë, likuidatori mund të mos anulojë një pagesë ose transferim nga
banka, në qoftë se është kryer në rrjedhën e zakonshme të aktivitetit të bankës, ose në qoftë se ka
qenë pjesë e një këmbimi të njëkohshëm për vlerë të barabartë në mënyrë të arsyeshme a në masën
që në vijim të transferimit marrësi i ka shkaktuar bankës një kredi të re të pasiguruar që nuk është
paguar nga banka që prej datës së hyrjes në fuqi të falimentimit.

6.Likuidatori mund të marrë pasurinë ose vlerën e pasurisë së transferuar nga banka te një person i
parë i cili ia transferon pasurinë një personi të dytë, vetëm në qoftë se personi i dytë nuk ka dhënë
vlerën reale për pasurinë dhe e ka ditur se transferimi fillestar mund të anulohej sipas kësaj rregulloreje.

7.Likuidatori mund të urdhërojë që njoftimi për inicimin e procedurës ligjore të anulimit të një transferimi
të regjistrohet në regjistrin publik për pronësinë mbi pasurinë e patundshme dhe çdo të drejte tjetër mbi
pasurinë dhe një person që merr titullin ndaj kësaj pasurie ose blen ndonjë pjesëmarrje aksionare a
47
interes tjetër mbi këtë pasuri, pas arkivimit të një njoftimi të tillë, titulli ose pjesëmarrja e marrë prej tij
është subjekt i të drejtave të bankës për ta marrë atë pasuri.

8.Qiradhënësi i mjediseve të bankës ose ndërmarrja komunale apo ndonjë ofrues tjetër i shërbimeve
komunale, duke përfshirë pa kufizim një ndërmarrje që furnizon energji elektrike, gaz natyror, ujë ose
shërbime të telefonisë, mund të mos ndryshojë, refuzojë ose ndërpresë këto shërbime për një bankë
për shkak të vënies së saj nën falimentim ose për shkak se debitori nuk ka paguar para për shërbimet
para kohës së marrjes se saj në likuidim të detyruar; me kusht që me kërkesën e qiradhënësi të
mjediseve të bankës ose ndërmarrjes komunale, banka duhet të vendosë një depozitë sigurimi në një
bankë tregtare, si kusht ndaj detyrimit që qiradhënësi i mjediseve të bankës ose ndërmarrja komunale
të vazhdojnë ofrimin e shërbimeve edhe gjatë falimentimit, dhe kjo depozitë nuk kërkohet të jetë më e
madhe se kostoja e shërbimeve të kryera për bankën gjatë muajit menjëherë para hyrjes në fuqi të
falimentimit.

9.Pa marrë parasysh atë që u cek me lartë,

9.1.Urdhër pagesat e pakthyeshme të parave dhe letrave me vlere të bërë nga një bankë në
pagesën ose në sistemin e pagesave dhe ne atë të shlyerjes së letrave me vlerë e njohur si e
këtillë nga BQK-ja janë ligjërisht të zbatueshme dhe detyruese për palët, dhe pas vendimit për
revokim të licencës së bankës dhe emërim të likuidatorit por vetëm nëse urdhëresat për
transferim bëhen të pakthyeshme para se një vendim i tillë të hyjë në fuqi, ose;

9.2.Kur banka ka dhëne urdhra për transferime të pakthyeshme të parave dhe urdhër
transferimi te letrave me vlere përmes sistemit te pagesave ose sistemit te shlyerjes te letrave
me vlere pas hyrjes në fuqi të vendimit për revokim të licencës dhe emërim të likuidatorit dhe
urdhëresat për transferime zbatohen në ditën e marrje së atij vendimi, urdhëresat për
transferim janë ligjërisht të zbatueshme dhe janë detyruese për palët e treta , përveç nëse
likuidatori dëshmon se operatori i sistemi ka qenë në dijeni të vendimit para se urdhëresat për
transferim të bëhen të pakthyeshme.

10.Asnjë ligj, rregullore ose praktikë për të anuluar kontratat dhe transaksionet e emetuara ose të
miratuara para hyrjes në fuqi të vendimit për revokim të licencës së bankës dhe emërim të likuidatorit
nuk shpie në zgjidhjen rrjetëzimit nga sistemi i pagesave ose te shlyerjes se letrave me vlerë i njohur si
i tillë nga BQK-ja për shkak të atij vendimit.

11.Për qëllimet e paragrafit 9 dhe10 të këtij neni:

11.1.Një urdhëresë për transferim e futur në sistemin e pagesava dhe të shlyerjes së letrave
me vlerë bëhet e pakthyeshme në kohën e përcaktuar me rregulloret e atij sistemi; dhe

11.2.“Rrjetëzimi”do të thotë kthimi në një pretendim neto ose në një detyrim neto të kërkesave
dhe detyrimeve që rezultojnë nga urdhëresat për transferim në të cilin pjesëmarrësi a
pjesëmarrësit në sistemin e shlyerjes japin ose marrin nga një a me shumë pjesëmarrës në atë
sistem në mënyrë që të mbesin vetëm kërkesa neto ose obligimi neto.

12.Pavarësisht nga ky ligj, asnjë vendim i marrë sipas këtij ligji nuk parandalon ose pengon rregullimin e
operacionit sipas ligjit për detyrimeve ndërmjet bankës që është subjekt i procedurës së likuidimit të
detyruar sipas këtij kapitulli dhe palëve të saj të interesit.

13.Në përcaktimin e të drejtave dhe detyrimeve ndërmjet bankës dhe palëve tjera kontraktuese të saj,
duhet të kihen parasysh dispozitat e shkëputjes së kontratave të përshtatshme financiare ndërmjet tyre.
Vlera neto e shkëputjes e përcaktuar në përputhje me kontratën e përshtatshme financiare ndërmjet
tyre paraqet kërkesën e bankës ndaj palës tjetër të interesit ose pranohet pas miratimit të kërkesës së
palës tjetër të interesit nga banka. Për qëllimet e këtij paragrafi,

13.1.“Kontrata e përshtatshme financiare” nënkupton cilëndo nga marrëveshjet e mëposhtme:
48
13.1.1.marrëveshjen “suap” për shkëmbim valutave ose normave të interesit;

13.1.2.marrëveshjen bazë për shkëmbim “suap”

13.1.3.marrëveshjen aktuale “suap”, të ardhshme, të shtyer ose ndonjë tjetër për
kembime valutore;

13.1.4.marrëveshjen që parasheh transaksionet e formës tavan, dhe dysheme;

13.1.5.marrëveshjen për shkëmbim të mallrave;

13.1.6.marrëveshje me afat për normën e interesit;

13.1.7.marrëveshje për riblerjen ose marrëveshjen kthyese për riblerje;

13.1.8.marrëveshjen aktuale, të ardhshme, me afat ose ndonjë tjetër për mallra;

13.1.9.marrëveshjen për të blerë, shitur, marrë ose dhënë hua letrat me vlerë, për te
bere kliringun ose shlyerjen e transaksioneve te letrave me vlerë ose për të vepruar si
depozitor i letrave me vlerë;

13.1.10.çdo marrëveshje derivativi ose opsioni;

13.1.11.çdo marrëveshje kryesore - marrëveshje master;

13.1.12.një garanci për detyrimet sipas marrëveshjes me shkrim; dhe

13.1.13.çdo marrëveshje të çfarëdo lloji të përcaktuar me rregullore të BQK-së;

13.2.“vlera neto e shkëputjes” nënkupton shumën neto të marrë pas përcaktimit të detyrimeve
reciproke ndërmjet palëve në një kontratë të përshtatshme financiare në përputhje me dispozitat
e saj;

14.Përveç asaj që përshihet në këtë paragraf dhe sipas paragrafit 15 të këtij neni, asnjë kundërvlerë nuk
lejohet në lidhje me kërkesat ndaj bankës pas hyrjes në fuqi të vendimit për revokim të licencës dhe
emërim të likuidatorit ose brenda (3) muajve para një vendimi të këtillë.

15.Pretendimet ndaj bankës që rrjedhin nga depozitat do te caktohen kundrejt çdo shume të cilën
banka i detyrohet një depozituesi, që nga data kur është revokuar licence dhe është emëruar likuidatori,
(i) automatikisht nëse ajo shumë maturohet ose i ka kaluar data, (ii) nëse depozitori zgjedh kështu,
nëse shuma nuk është matururar ose vonuar.

Neni 75
Përparësitë në pagesën e kërkesave

1.Në çdo likuidimit të detyruar të aktives së një banke, kërkesat e siguruara të lejuara duhet të paguhen
në masën e realizimit të sigurimit ose sigurimi i kthehet kreditorit të siguruar. Kërkesat tjera të lejuara
paguhen në raport me të gjitha borxhet e tjera sipas radhës së përcaktuar më poshtë:

1.1.kreditë që i janë dhënë bankës nga BQK-ja deri në emërimin e likuidatorit;

1.2.kreditë që i janë dhënë bankës para emërimin të likuidatorit dhe nën kolateralin e të cilave
është aktiva e bankës dhe deri në nivelin e atij kolaterali;

1.3.shpenzimet e nevojshme dhe të arsyeshme të bëra nga likuidatori dhe BQK-ja, duke
përfshirë edhe honorarët profesionale për zbatimin e dispozitave të neneve për falimentimin;
49
1.4.kërkesa nga Fondi për Sigurimin e Depozitave të Kosovës për depozitorët e siguruar;

1.5.kreditë që i janë dhënë bankës para emërimit të likuidatorit;

1.6.depozitat e pasiguruara; dhe

1.7.kreditë e pa siguruara që i janë dhënë bankës para emërimit të likuidatotit;

1.8. borxhi i dërvarur

2.Nëse shuma e vënë në dispozicion për pagesa për çdo kategori të kërkesave nuk është e
mjaftueshme për të bërë pagesën në tërësi, kërkesat zvogëlohen në proporcione të njëjta.

3.Pas pagesës së të gjitha pretendimeve të paraqitura, asnjë kërkesë e lejueshme që nuk është
paraqitur brenda afatit të përcaktuar me rregullën për dorëzimin e tyre nuk paguhet. Pasi paguhen të
gjitha kërkesat e depozitorëve dhe kreditorëve të tjerë, të ardhurat që mbeten u shpërndahen
aksionarëve të bankës sipas të drejtave të tyre.

Neni 76
Raportimi përfundimtar në BQK

Pasi bëhet shpërndarja e të ardhurave nga shitja e aktivës të bankës, likuidatori i paraqet një raport
BQK-së, që përfshin një deklaratë të të ardhurave dhe shpenzimeve, burimet dhe përdorimet e fondeve
gjatë periudhës së falimentimit. Pas miratimit nga BQK-ja të këtij raporti, BQK-ja dhe likuidatori
shkarkohen nga çdo përgjegjësi e mëtejshme në lidhje me falimentimin e një banke.

Neni 77
Dispozitat e ndryshme të falimentimit

1.Punonjësit profesionist, të caktuar për të përfaqësuar ose ndihmuar një likuidator ose BQK-në në
lidhje me një falimentim nuk paguhen në shuma më të mëdha se paguhen punonjësit ose agjentët e
bankave për shërbime të njëjta, përveç kur BQK-ja mund të autorizojë pagesa në shuma më të larta,
nëse BQK-ja vendos se është e nevojshme të paguhen shuma më të larta në mënyrë që të punësohet
dhe mbahet personeli i nevojshëm.

2.BQK-ja ka kompetencë të shpërblejë një likuidator dhe agjentët e tij për punën e tyre që kanë kryer
sipas kushteve që BQK-ja i konsideron të përshtatshme.

Neni 78
Likuidimi vullnetar

Në rast se një bankë, me vendim të aksionarëve të saj, kërkon që të revokohet licenca e saj sipas
dispozitave të këtij ligji dhe BQK-ja, përveç planit që i paraqitet asaj, përcakton nëse banka ka aktivë të
mjaftueshme për plotësimin e pasivës së saj, atëherë menjëherë fillon likuidimin e detyruar dhe të gjithë
depozitorët paguhen brenda pesë ditëve nga banka në përputhje me procedurat që caktohen nga BQK-
ja dhe nën mbikëqyrjen e saj. Pavarësisht nga ajo që u cek me lartë, nëse BQK-ja përcakton se, edhe
gjatë rrjedhës së likuidimit të detyruar, banka nuk siguron një likuidimit të detyruar të rregullt ose
dështon të veprojë në pajtueshmëri me ketë ligj ose me ndonjë udhëzim tjetër të dhënë nga BQK-ja,
atëherë zbatohen dispozitat e pjesës XI të këtij kapitulli për emërimin e likuidatorit.






50
PJESA XII
DISPOZITAT E NDRYSHME

Neni 79
Bashkëpunimi me mbikëqyrësit tjerë

1.BQK-ja mund të shkëmbejë informacione rreth çështjeve mbikëqyrëse me autoritetet mbikëqyrëse
financiare në Kosovë dhe në vendet tjera. Shkëmbimi i këtyre informacioneve mund të përfshijë
informatat e fshehta, me kusht që BQK-ja siguron se këto informata do të shfrytëzohen për qëllime mbikëqyrëse
dhe janë subjekt i trajtimit konfidencial që është i njëjtë me atë që BQK-ja do të kërkonte ta zbatonte.

2.Me qëllim të lehtësimit të përmbushjes së përgjegjësive mbikëqyrëse, BQK-ja mund të lidh
memorandum të mirëkuptimin me ndonjë autoritet tjetër mbikëqyrës financiar lidhur me asistencën dhe
bashkëpunimin reciprok, i cili mund të mbulojë çdo çështje të dakorduar ndërmjet BQK-së dhe
autoritetit tjetër mbikëqyrës financiar lidhur me shkëmbimin e informacioneve dhe formave tjera të
bashkëpunimit dhe asistencës.

Neni 80
Fshehtësia

1.Drejtorët dhe menaxherët, punonjësit dhe agjentët e tashëm dhe të mëparshëm të një banke mbajnë
të fshehtë dhe nuk shfrytëzojnë për dobi personale ose dobi të tjerëve përveç bankës në të cilën
shërbejnë ose kanë shërbyer, nuk lejojnë të ekzaminohen nga të tjerët, e as nuk zbulojnë ndonjë
informatë jopublike të cilën e kanë marrë gjatë shërbimit të tyre në bankë. Këto informata mund t’i
zbulohen vetëm BQK-së, duke përfshirë inspektorët e saj dhe ekzaminerët e caktuar prej saj,
auditorëve të jashtëm të bankës, autoriteteve gjyqësore duke vepruar sipas urdhrit të gjykatës në raste
penale, siç parashihet me ligj, autoriteteve mbikëqyrëse të bankës së huaj dhe atëherë kur një zbulim i
tillë kërkohet për mbrojtjen e interesave të bankës në një proces gjyqësore.

2.Çdo informacion jopublik i mbledhur nga BQK-ja nga një bankë dhe çdo informacion jopublik që i
ofrohet BQK-së nga ndonjë autoritet tjetër rregullator dhe mbikëqyrëspër t’i ushtruar përgjegjësitë e
BQK-së sipas këtij ligjit i nënshtrohet kërkesave të të aktit të Bankës Qendrore dhe mund të zbulohet
jashtë Bankës Qendrore vetëm ashtu siç parashihet me ligj.

Neni 81
Autoriteti për të kërkuar informata nga palët e treta

1.Kur ekziston një bazë e arsyeshme për të dyshuar se ka pasur shkelje ose janë duke ndodhur shkelje
të këtij ligji ose të ndonjë rregulloreje, BQK-ja mund të kërkojë nga çdo person që të jap informacionet e
kërkuara për sqarimin e situatës dhe gjithashtu mund të kryej verifikimet në vendet ku ato shkelje duket të kenë
ndodhur ose mbase janë duke ndodhur, ose kur dyshon se mund të gjenden elemente të cilat mund të zbardhur
shkeljen e dyshuar.

2.Në rast të ndonjë hetimi sipas paragrafit 1 të këtij neni kur shkelja e dyshuar bëhet nëpërmjet
aktivitetit të palicencuar bankar apo pranimit të depozitave, BQK-ja mund të konfiskojë çdo dokument ose
sendet me vlerë, të cilat mund të jenë objekt, instrument ose fitim nga shkelja ose të cilat dëshmojnë se
janë të nevojshme për hetim.

3.Policia ofron çfarëdo asistence që kërkohet nga BQK-ja për zhvillimin e një hetimi sipas këtij neni.

Neni 82
Dënimet civile

1.Shkeljet e rënda nga bankat: Një gjobë prej pesëdhjetëmijë (50,000) euro deri në një milion (1,000,000)
euro i caktohet bankës për shkeljet e mëposhtme:
51
1.1.dështimin për të siguruar kapitalin rregullativ dhe plotësuar kërkesat për kapitalnë
përputhje me nenin 15 dhe nenin 16 të këtij ligji;

1.2.shpërndarjen e fitimeve dhe dividentës në kundërshtim me ndalesën nga neni 18 të këtij
ligji;

1.3.dështimin për të plotësuar kërkesat për likuiditetnë përputhje me nenin 19 të këtij ligji;

1.4.dështimin për të organizuar auditimin e brendshëm në përputhje me nenin 32 të këtij ligji;

1.5.dështimin e departamentit për auditim të brendshëm në hartimin e raporteve të auditimit të
brendshëm në përputhje me nenin 32 të këtij ligji;

1.6.përvetësimin e aksioneve ose posedimet nga ndonjë person tjetër juridik në kundërshtim
me nenin 37 të këtij ligji;

1.7.zhvillimin e aktiviteteve tjetra përveç shërbimeve bankare, shërbimeve shtesë financiare
ose shërbimeve bankare pa autorizimin paraprak të BQK-sënë përputhje me nenin 44 të këtij
ligji;

1.8.dështimin për të mbajtur kufijtë maksimal për ekspozimet e mëdha në përputhje me nenin
46 të këtij ligji;

1.9.hyrjen në transaksion me personat e ndërlidhur në kundërshtim me nenin 47 të këtij ligji;

1.10.dështimin për të siguruar dhe zhvilluar politikat dhe procedurat e brendshme në përputhje
me nenin 49 të këtij ligji;

1.11.dështimin për të përgatitur dhe mirëmbajtur regjistrimet me shkrim në përputhje me nenin
51 të këtij ligji;

1.12.Mbajtjen e llogarive dhe shënimeve si dhe përgatitjen e pasqyrave financiare në
kundërshtim me nenin 53 të këtij ligji;

1.13.dështimin për të publikuar pasqyrat financiare dhe raportin vjetor të audituar brenda katër
muajve nga përfundimi i vitit të saj financiarnë përputhje me nenin 56 të këtij ligji;

1.14.dështimin për të raportuar në BQK në përputhje me nenin 57 të këtij ligji;

1.15.dështimin për të bashkëpunuar në mënyrë të plotë me ekzaminerët e
BQK-sënë përputhje me nenin 57.4të këtij ligji.

2.Shkeljet nga një anëtar i menaxhmentit të lartë ose bordit të drejtorëve: Një gjobë prej njëmijë (1,000)
deri në pesëdhjetëmijë (50,000) euro caktohet për shkeljet e mëposhtme:

2.1. dështimin për të siguruar se banka operon në përputhje me rregullat dhe rregulloret e
BQK-së;


2.2. dështimin për të vepruar në pajtueshmëri me detyrat sipas nenit 28 dhe30 të këtij ligji;

2.3. dështimin për të vepruar në pajtueshmëri nenin 28 të këtij ligji.

3.Shkeljet nga firmat e auditimit dhe auditorët e certifikuar: Një gjobë prej njëmijë (1,000) deri në
pesëdhjetmijë (50,000) euro i caktohet firmës së auditimit për shkeljet e mëposhtme:

52
3.1.dështimin në kryerjen e auditimit ose përgatitjen e raportit të auditorit brenda afatit kohor
sipas nenit 54 të këtij ligji;

3.2.dështimin për ta njoftuar bordin e drejtuesve për faktet dhe rrethanat nga paragrafi 1,
nënparagrafi 1.3 neni 54, të këtij ligji.

Neni 83
Parandalimi i shpëlarjes së parasë

1.Asnjë bankë ose institucion financiar nuk duhet të fsheh, këmbej ose transferojë paratë e gatshme
ose pasurinë tjetër, nëse ka ditur ose është dashur të dijë se paratë e gatshme ose pasuria tjetër rrjedh
nga aktiviteti kriminal, ose të ndihmoj ose mbështes ndonjë person në fshehjen ose maskimin e
origjinës së paligjshme të ndonjë paraje të gatshme ose pasuri.

2.Bankat dhe institucionet financiare veprojnë në përputhje me Ligjin për Parandalimin e Shpëlarjes së
Parave dhe Financim të Terrorizmit. Banka Qendrore e Kosovës dhe Njësia e Inteligjencë Financiare
zhvillojnë marrëdhënie bashkëpunimi në pajtim me ligjet në fuqi.

Neni 84
Dënimet penale

1.Personi që ushtron veprimtari bankare pa marrjen e licencës bankare sipas këtij ligji kryen vepër
penale dhe nëse shpallet fajtor mund të dënohet me burgim deri në tri (3) vite, me gjobë deri në
dhjetëmijë (10,000) euro, ose me të dyja bashkë.

2.Personi i cili me dije ose nga pakujdesia jap informacione të rreme në lidhje me një kërkesë për
licencë ose leje, një kërkesë për miratim të përvetësimit të një interesi në një bankë ose për raportin e
kërkuar nga BQK-ja sipas këtij akti kryen vepër penale dhe nëse shpallet fajtor mund të dënohet me
burgim deri në tri (3) vite, me gjobë deri në dhjetëmijë (10,000) euro, ose me të dyja bashkë.

Neni 85
Rregulloret dhe urdhëresat e BQK-së

1.BQK-ja ka autorizim për të nxjerrë rregullore, urdhëresa ose direktiva dhe të ndërmarrë veprime tjera
siç e konsideron të nevojshme ose të këshillueshme për të përforcuar qëllimin e këtij ligji.

2.BQK-ja publikon rregullat dhe urdhëresat e saj të cilat hyjnë në fuqi në datën e publikimit ose në një
datë të mëvonshme të specifikuar në rregullore ose në urdhëresë.

Neni 86
Tarifat

1.BQK-ja mund të caktojë tarifa për procedimin e një kërkese për licencë ose leje, lëshimin e licencës
ose lejes dhe për posedimin e licencës ose lejes. Të gjitha tarifat janë të pakompenzueshme.

2.BQK-ja cakton tarifa për bankat dhe institucionet financiare për shërbimet rregullative dhe të
mbikëqyrjes, për të paguar shpenzimet direkte apo indirekte të bëra për kryerjen e këtyre shërbimeve.
Tarifat ndaj bankave llogariten në bazë të shumës së aktivës të tyre ose në bazë të shpenzimeve të
jashtëzakonshme të bëra nga BQK-ja apo nga agjentët e saj në lidhje me aktivitetet mbikëqyrëse rreth
një banke të caktuar. Bankat duhet të paguajnë këto tarifa brenda dhjetë ditëve nga dita e paraqitjes së
deklaratës nga BQK-ja.




53
Neni 87
Shqyrtimet gjyqësore

1.Urdhëresat dhe vendimet përfundimtare të BQK-së ose të agjentëve të saj, duke përfshirë çdo
administrator zyrtar ose drejtor të emëruar nga BQK-ja sipas këtij ligji, janë subjekt i shqyrtimit gjyqësore nga
një gjykatë ose procedurë arbitrazhi në pajtim me Ligjin për Bankën Qendrore.

2.Kërkesat e Ligjit për Bankën Qendrore për dëmshpërblimin e anëtarëve të organeve vendimmarrëse
të Bankës Qendrore ose personelit të saj apo të një agjenti të Bankës Qendrore mbulojnë
dëmshpërblimin e shpenzimeve të shkaktuara gjatë mbrojtës së një veprimi ligjor të ndërmarrë kundër
personave në lidhje me ushtrimin ose ushtrimin e paraparë të detyrave zyrtare në kuadër të
fushëveprimit të punësimit të tyre ose angazhimit sipas këtij ligji.

Neni 88
Interpretimi

1.Titujt e neneve në këtë ligj janë përdorur vetëm për lehtësi referimi dhe nuk janë pjesë apo nuk kanë
synim të drejtojnë, kufizojnë ose ndihmojnë në kuptimin e ndonjë termi a dispozite të këtij ligji.

2.Termat e përdorur në lidhje me njëri tjetrin ose jo në lidhje me njëri tjetrin në këtë ligj mund të lexohen
edhe anasjelltas sa herë që ndryshimi është i nevojshëm për të qartësuar kuptimin e dispozitës në fjalë.

3.Fjalët e përdorura në njëjës në këtë ligj mund të lexohen edhe në shumës dhe anasjelltas sa herë që
ndryshimi është i nevojshëm për të qartësuar kuptimin e dispozitës në fjalë.


PJESA XIII
DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE

Neni 89
Dispozitat kalimtare

Të gjitha bankat ekzistuese që tashmë janë licencuar nga BQK-ja lejohen që të vazhdojnë veprimtaritë
e tyre sipas licencave të tyre aktuale. Megjithatë, të gjitha bankat duhet t’i plotësojnë kërkesat e këtij
ligji së bashku me ndonjë rregullore apo urdhëresë të BQK-së brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij
ligji.


KREU II
INSTITUCIONET MIKROFINANCIARE
MIKROFINANCIARE DHE INSTITUCIONET FINANCIARE JOBANKARE

PJESA XIV
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

Ky kapitull zbatohet për veprimtaritë e institucioneve mikrofinanciare dhe institucioneve jobankare
financiare në Kosovë, siç definohen sipas këtij ligji dhe ofron një kornizë ligjore për regjistrimin,
mbikëqyrjen dhe rregullimin e tyre.

Neni 90
Përkufizimet

Për qëllimit e këtij kapitulli, termat në vijim do të kenë këto kuptime:

Kapital apo Kapital aksionar - vlera neto apo fondet e institucionit mikrofinanciar që paraqesin dallimin
mes pasurisë dhe borxheve në përputhje me bilancin e gjendjes, i cili pasqyron standardet
54
ndërkombëtare të kontabilitetit apo dhe përfshijnë, nëse institucioni mikrofinanciar është degë e
institucionit mikrofinanciar të licencuar në ndonjë vend tjetër, edhe depozitin e tij që është i barabartë
me kapitalin.

Kapital i dhuruar - fondet e kapitalit të dhënë nga një donator si dhuratë ose grant.

Hua - çdo pagesë apo zotim për pagesë të një shume të hollash në këmbim të së drejtës për kthimin e
shumës së paguar dhe të asaj të papaguar dhe, me apo pa pagesë të kamatës apo të pagesave të
tjera në atë shumë, duke përfshirë çdo zgjatje të afatit për pagesën e borxhit përkatës.

Kufijtë e huas - huaja nga një institucion mikrofinanciar në shumën e përgjithshme maksimale prej
njëzetepesëmijë (25,000) euro për një person të vetëm juridik dhe subjektet e varura kolektivisht; dhe
për personin nënkupton se shuma e përgjithshme e kthimit të borxhit vjetor, duke përfshirë kapitalin dhe
inversin, për të gjitha huat nuk mund të tejkaloj njëzetepesë përqind (25℅) të të hyrave të përgjithshme
vjetore të individit.

Amvisëria me të hyra të ulëta - amvisëria me të hyra bruto vjetore që janë të barabarta apo më të
vogla se një dhe gjysma e shumës së të hyrës individuale bruto, e cila sipas Administratës Tatimore të
Ministrisë së Financave nuk tatimohet;

Individi me të hyra të ulëta - individi me të hyra vjetore bruto që janë të barabarta apo më të vogla se
shuma e të hyrave individuale bruto, e cila sipas Administratës Tatimore të Ministrisë së Ekonomisë
dhe Financave, nuk tatimohet;

Institucioni mikrofinanciar OJQ - institucion mikrofinanciar që është regjistruar në Ministrinë e
Administratës Publike për qëllimet e lirimit nga taksat si dhe në BQK si organizatë joqeveritare që për
mision të saj ka qëllimin bamirës. Një institucion mikrofinanciar OJQ nuk lejohet të shesë ose
transferojë veprimtarinë e saj, të bashkohet ose të ndryshojë strukturën e saj, e as nuk lejohet të
shpërndajë ose në ndonjë mënyrë të paguajë fitimet, suficitin e kapitalit, dividentat ose ndonjë nga
aktivat e saj, përveç asaj që është në përputhje me këtë ligj.

SNRF - Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar të cilat janë standardet ndërkombëtare
kontabël të bazuara në parime, interpretimet dhe korniza e miratuar nga Bordi i Standardëve
Ndërkombëtare të Kontabilitetit.

Suficiti i kapitalit - fondet e akumuluara që rrjedhin nga aktivitete dhe veprimtaritë e një institucioni
mikrofinanciar.
Të gjitha definicionet e paraqitura na Kapitullin I të këtij ligji gjithashtu vlejnë edhe për këtë kapitull.

Neni 91
Ndalesat

1.Asnjë person nuk mund të angazhohet në biznesin e një institucioni mikrofinanciar pa u regjistruar së
pari në BQK sipas dispozitave të këtij ligji dhe pa qenë gjatë gjithë kohës në pajtueshmëri me këtë ligj
dhe me rregulloret dhe urdhëresat në fuqi të nxjerra nga BQK-ja.

2.Asnjë institucion mikrofinanciar ose institucion jobankar financiar i inkorporuar jashtë Kosovës nuk do
të lejohet të angazhohet drejtpërdrejt në ndonjë aktivitet mikrofinanciar në Kosovë përveç nëse aktiviteti
ndërmerret përmes një zyre të degës apo zyrës ndihmëse, të regjistruar sipas rregullit në BQK, dhe që i
plotëson të gjitha kërkesat e këtij ligji dhe të BQK-së.

3.Asnjë institucion mikrofinanciar ose institucion jobankar financiar nuk do ta përdor fjalën “bankë”, apo
ndonjë fjalë të prejardhur nga fjala “bankë” në titullin e tij, apo ndonjë fjalë tjetër që është çorientuese
lidhur me aktivitetet e veta financiare, gjendjen e tij financiare, statusin ligjor apo lidhjen me qeverinë
apo me institucionet ndërkombëtare.

55
4.Asnjë institucioni ekzistues mikrofinanciar nuk do t’i lejohet të vazhdojë veprimtarinë e tij pa aplikuar
për regjistrim të ri sipas këtij ligji brenda një periudhe tre (3) mujore nga hyrja në fuqi e këtij ligji.

5.Institucionet jobankare financiare të cilat tashmë janë licencuar nga BQK-ja lejohen të vazhdojnë
veprimtaritë e tyre sipas licencave ekzistuese.

6.Asnjë institucion i regjistruar mikrofinanciar nuk do të angazhohet në mbledhjen e depozitave pa
miratimin paraprak me shkrim të BQK-së. Në asnjë rast një institucion mikrofinanciar nuk mund të
angazhohet në mbledhje e depozitave që kalojnë pesëdhjetë përqind (50%) të suficitit të kapitalit të tij
ose shumën maksimale prej njëqind e njëzetepesëmijë (125,000) euro, cilado që të jetë më e vogël.

7.Institucionet jobankare financiare nuk mund të angazhohen në pranimin e depozitave.


PJESA XV
REGJISTRIMI I INSTUCIONEVE MIKROFINANCIARE DHE INSTITUCIONEVE JOBANKARE
FINANCIARE

Neni 92
Regjistrimi dhe mbikëqyrja e institucioneve mikrofinanciare dhe institucioneve jobankare
financiare

1.Të gjithë personat juridik që kërkojnë të operojnë qoftë si institucion mikrofinanciar OJQ duhet që së
pari të regjistrohen në Ministrinë e Administratës Publike dhe personat juridik që kërkojnë të operojnë si
institucion mikrofinanciar si shoqërisë aksionare duhet që së pari të regjistrohen në Ministrinë e
Tregtisë dhe Industrisë. Dëshmia e regjistrimit duhet t’i paraqitet BQK-së dhe pastaj të gjitha
institucionet mikrofinanciare regjistrohen në BQK. Dispozitat e cekura në Pjesën II, nenet 7-14 të këtij
ligji zbatohen edhe për regjistrimin e institucioneve mikrofinanciare.

2.Pas pranimit të aplikacionit për regjistrim, BQK-ja shqyrton të dhënat e dorëzuara, dhe pasi që të
konstatojë se të dhënat janë të kompletuara e njofton aplikantin me shkrim në përputhje me rrethanat.
BQK-ja nxjerr një rregullore që përcakton formatin dhe specifikon të dhënat e kërkuara për tu paraqitur
në aplikacionin për regjistrim.

3.Të gjitha institucionet jobankare financiare duhet të rregullohen nga BQK-ja. BQK-ja nxjerr një
rregullore që përcakton formatin dhe specifikon të dhënat e kërkuara për çdo lloj të institucionit jobankar
financiar.

4.Jo më vonë se nëntëdhjetë (90) ditë pasi që BQK-ja të ketë njoftuar aplikantin se aplikacioni për
regjistrim është i kompletuar, BQK-ja nxjerr vendim me të cilin e miraton apo e refuzon regjistrimin. Me
marrëveshje të ndërsjellë ndërmjet BQK-së dhe aplikantit, periudha për marrjen e vendimit mund të
zgjatet deri në 90 ditë. Në njoftimin mbi refuzimin e regjistrimit shënohen arsyet pse është refuzuar
regjistrimi.

5.Regjistrimi i institucionit mikrofinanciar ose i institucionit jobankar financiar miratohet për një periudhë
të pacaktuar kohore dhe nuk mund të transferohet. Pas regjistrimit, institucioni mikrofinanciar ose
institucioni jobankar financiar fillon veprimtarinë brenda (6) gjashtë muajsh nga dita e njoftimit mbi
regjistrimin. Nëse brenda kësaj kohe nuk e fillon veprimtarinë, regjistrimi bëhet i pavlefshëm. Institucioni
mikrofinanciar ose institucioni jobankar financiar mund të riaplikojë për regjistrim.

6.Të gjitha institucionet e regjistruara mikrofinanciare dhe institucionet jobankare financiare do të duhet
të shënohen në listën e institucioneve financiare të mbajtura nga BQK-ja.

7.Të gjitha institucionet mikrofinanciare dhe institucionet jobankare financiare mbikëqyrën dhe
rregullohen vetëm nga BQK-ja sipas dispozitave të këtij ligji.

56
PJESA XVI
AKTIVITETET E LEJUARA

Neni 93
Aktivitetet e lejuara të institucioneve të regjistruara mikrofinanciare

1.Qëllimi kryesor i institucioneve të regjistruara mikrofinanciare është që të sigurojnë hua kryesisht për
familjet dhe individët me të ardhura të ulëta dhe për mikro-subjektet dhe ato të vogla.

2.Shuma e përgjithshme maksimale e huave në dobi ndonjë individi të vetëm a subjekti të vetëm apo të
ndonjë grupit të personave të ndërlidhur nuk duhet t’i tejkalojë kufijtë e huasë. Shuma e përgjithshme
maksimale e huave në dobi të një subjekti të vetëm ligjor ose të një grupi të interesave të ndërlidhura të
bizneseve, të përcaktuara si subjekte juridike të cilat ose janë të ndërlidhura ose për të cilat disa
individë ushtrojnë kontroll, nuk duhet të tejkalon kufijtë e huasë.

3.Institucionet e regjistruara mikrofinanciare mund të angazhohen edhe në aktivitetet vijuese:

3.1.ofrimin e shërbimeve të pagesave lidhur me huat e dhëna klientëve;

3.2.përfitimin e fondeve me anë të granteve apo me huazime me
qëllim të huadhënies apo për përdorimin e tyre;

3.3.huazimin nga dhe vendosjen e fondeve në tregje dhe institucione të miratuara nga BQK-ja
me qëllim të menaxhimit të likuiditetit të tyre;

3.4.përfitimin, posedimin, dhënien me qira, marrjen me qira, mirëmbajtjen, transferimin, shitjen
ose largimin e çdo pasurie të paluajtshme apo të luajtshme që është shfrytëzuar për realizimin
e biznesit të tyre;

3.5.sigurimin e ndihmës financiare, teknike dhe profesionale dhe
trajnimi i klientëve të tyre apo ofrimi i ndihmës që atyre tu ofrohen shërbime në fushat e tilla;

3.6.institucionet mikrofinanciare gjithashtu mund të angazhohen në aktivitete tjera financiare,
siç mund të përcaktohen nga BQK-ja me rregullore ose urdhëresë; dhe

3.7.BQK-ja po ashtu mund ta ndalojë ose kufizojë çdo institucion të regjistruar mikrofinanciare
në angazhimin në ndonjë nga aktivitetet e lejuara të përcaktuara në këtë nen të këtij ligji. Në
këtë rast, BQK do të japë me shkrim arsyet për vendimin e saj.

Neni 94
Aktivitetet e lejuara të institucioneve të regjistruara jobankare financiare

1.Qëllimi kryesor i institucioneve financiare jobankare është dhënia e kredive, lidhja e marrëveshjeve
për hua dhe qira, nënshkrimi, tregtimi i letrave me vlerë; veprimi si shoqëri investuese ose këshilltar i
investimeve; apo ofrimi i shërbimeve të tjera financiare siç janë këmbimi valutor; kredit kartat;
faktoringun ose garancitë ose shërbime të tjera financiare, informative, këshillëdhënëse dhe
operacionale.

2.Si pjesë e qëllimit të tyre, institucionet jobankare financiare gjithashtu mund të angazhohen në
aktivitetet në vijim:

2.1.ofrimin e shërbimeve të pagesave lidhur me huat e dhëna klientëve;

2.2.përfitimin e fondeve me anë të granteve apo me huazime me
qëllim të huadhënies apo për përdorimin e tyre;

57
2.3.huazimin nga dhe vendosjen e fondeve në tregje dhe institucione të miratuara nga BQK-ja
me qëllim të menaxhimit të likuiditetit të tyre;

2.4.sigurimin e huave për të financuar blerjen e pajisjeve;

2.5.përfitimin, posedimin, dhënien me qira, marrjen me qira, mirëmbajtjen, transferimin, shitjen
ose largimin e çdo pasurie të paluajtshme apo të luajtshme që është shfrytëzuar për realizimin
e biznesit të tyre;

2.6.transferimin dhe pranimin e parave, ose të shërbimeve të pagesave, për pagesat që
kryhen brenda dhe jashtë vendit; dhe

2.7.sigurimin e ndihmës financiare, teknike dhe profesionale dhe
trajnimi i klientëve të tyre apo ofrimi i ndihmës që atyre tu ofrohen shërbime në fushat e tilla

3.Shuma maksimale e huas që një institucion jobankar financiar mund t’ia jap një personi të vetëm ose
një subjekti juridik nuk mund të tejkalojë njëzet përqind (20%) të portofolit aktual të huas.

4.Institucionet jobankare financiare gjithashtu mund të angazhohen në aktivitete tjera financiare, siç
mund të përcaktohen nga BQK-ja me rregullore ose urdhëresë.

5.BQK-ja po ashtu mund t’ia ndalojë ose kufizojë çdo institucion jobankar financiare angazhimin në
ndonjë nga aktivitetet e lejuara të përcaktuara në këtë nen të këtij ligji. Në këtë rast, BQK do të japë me
shkrim arsyet për vendimin e saj.

PJESA XVII
ORGANIZIMI, MENAXHIMI DHE ADMINISTRIMI I INSTITUCIONEVE MIKROFINANCIARE DHE
INSTITUCIONEVE JOBANKARE FINANCIARE

Neni 95
Transaksionet e institucioneve mikrofinanciare dhe institucioneve jobankare financiare që
kërkojnë aprovimin paraprak nga BQK-ja

1.Transaksionet në vijim të institucionit mikrofinanciar ose institucionit jobankar financiar kërkojnë
miratimin paraprak nga BQK-ja:

1.1.ndryshimi i emrit;

1.2.ndryshimi i lokacionit;

1.3.shitja apo transferimi i biznesit të tij një subjekti tjetër;

1.4.bashkimi apo shkrirja e institucionit mikrofinanciar ose institucionit jobankar financiar;

1.5.nëse institucioni mikrofinanciar ose institucioni jobankar financiar është subjekt juridik, të
gjitha transaksionet dhe veprimet lidhur me kapitalin e tij aksionar që sjellin te ndryshimi i listës
së aksionarëve, të cilët posedojnë dhjetë përqind (10%) apo më shumë të kapitalit aksionar
dhe/apo të të drejtave të votës në shoqëri;

1.6.institucioni mikrofinanciar OJQ nuk lejohet të shesë ose transferojë veprimtarinë e tij, të
bashkojë, ndajë ose ndryshojë në ndonjë mënyrë tjetër strukturën, misionin ose pronësinë e tij,
përveç në përputhje me dispozitat për likuidim vullnetar dhe likuidim të detyruar ose
administrimi zyrtar, siç parashihet me në këtë ligj dhe me miratimin me shkrim të BQK-së; dhe

58
1.7.institucioni mikrofinanciar OJQ nuk lejohet të shpërndajë ose në ndonjë mënyrë të paguaj të
hyrat, fitimin, suficitin, ose aktivën tjetër, apo pasivën ose kapitalin, përveç sipas këtij ligji dhe
me miratimin me shkrim të BQK-së.

1.8.institucionet mikrofinanciare si shoqëri aksionare, nuk mund të shpërndajnë dividendë pa
miratim paraprak nga BQK-ja.

Neni 96
Qeverisja e institucioneve mikrofinanciare dhe institucioneve jobankare financiare

Veprimtaritë e një institucioni mikrofinanciar dhe një institucioni jobankar financiar qeverisen dhe
menaxhohen nga dhe nën drejtimin e organeve të veta ekzekutive, në pajtim me këtë ligj dhe me
statusin ligjor të institucionit. Institucioni mikrofinanciar dhe institucioni jobankar financiar duhet të
veprojnë në pajtim me parimet e pranuara të qeverisjes së mire për të siguruar që biznesi i institucionit
zhvillohet në mënyrë të sigurt dhe të shëndoshë. Institucioni mikrofinanciar apo institucioni jobankar
financiar duhet t’i përmbahet të gjitha rregulloreve dhe urdhëresave të zbatueshme të nxjerra nga BQK-
ja

Neni 97
Bordi i drejtorëve i institucioneve mikrofinanciare dhe institucioneve jobankare financiare

1.Institucionet mikrofinanciare dhe institucionet jobankare financiare, përveç nëse përcaktohet ndryshe
nga BQK-ja, administrohen nga bordi i drejtorëve i cili emërohet nga themeluesi, aksionarët ose
pronarët dhe i cili përbëhet nga një numër tek prej jo më pak se (3) tre anëtarë, nga të cilët shumica
duhet të jenë të pavarur dhe joekzekutiv. Të gjithë anëtarët e Bordit të drejtorëve duhet të jenë “të
përshtatshëm dhe të duhur” dhe me reputacion të mirë, duke i plotësuar kriteret e caktuara nga BQK-ja
lidhur me kualifikimet, përvojën dhe integritetin e anëtarëve të Bordit drejtues. Para se ta marrin
detyrën, anëtarët e bordit të drejtorëve të institucionit mikrofinanciar duhet të kenë miratim me shkrim
nga BQK-ja.

2.Bordi drejtues dhe anëtarët e tij nuk mund t’i delegojnë përgjegjësitë e veta tek të tjerët.

3.Bordi drejtues duhet ta emërojë kryeshefin ekzekutiv ose menaxherin e përgjithshëm në takimet e
rregullta vjetore. Bordi drejtues duhet të takohet së paku dy herë në vit.

4.Çdo ndryshim në organin ekzekutiv ose menaxherin e përgjithshëm apo në menaxherët e lartë dhe
anëtarët e bordit të drejtorëve duhet t’i paraqitet BQK-së për miratim.

Neni 98
Komitetet

1.Bordi drejtues i institucionit mikrofinanciar ndihmohet nga së paku dy komitete për menaxhimin,
organizimin, administrimin dhe funksionet kontrolluese:

1.1.komiteti i auditimit i cili përfshin dhe kryesohet nga një anëtar joekzekutiv i bordit
të drejtorëve dhe së paku një anëtar i komitetit të auditimit mund të jetë një ekspert i jashtëm në
fushën e kontabilitetit ose auditimit;

1.2.komiteti për menaxhimin e riskut; dhe

1.3.ndonjë komitet tjetër që konsiderohet i nevojshëm dhe i duhur.

2.Takimet e rregullta të komiteteve thirren sipas kalendarit të caktuar nga bordi i drejtorëve. Takimet e
jashtëzakonshme mund të thirren nga dy 2 anëtarë të bordi të drejtorëve ose nga dy anëtarë të
komitetit. Një 1 anëtar i bordit të drejtorëve mund të shërbejë në më shumë së një komitet.

59
3.Institucionet jobankare financiar duhet të kenë së paku një komitet që ushtron këto funksione.

Neni 99
Kryeshefi ekzekutiv

Aktivitetet e përditshme të institucionit mikrofinanciar ose institucionit jobankar financiar janë përgjegjësi
apo e kryeshefit ekzekutiv apo menaxherit të përgjithshëm të caktuar nga Bordi i drejtorëve i cili i
raporton atij. Ky person nuk mund të shërbejë njëkohësisht si kryesues i bordit të drejtorëve, përveç
nëse miratohet nga BQK-ja. Ky person duhet që paraprakisht t’i paraqitet BQK-së për rishikim dhe
miratim para se të emërohet. Ndryshimet e personit në këtë pozitë duhet të miratohen paraprakisht nga
BQK-ja.

Neni 100
Fshehtësia

Drejtorët dhe menaxherët, punonjësit dhe agjentët e tashëm dhe të mëparshëm të një institucionit
mikrofinanciar ose institucionit jobankare financiar mbajnë të fshehtë dhe nuk shfrytëzojnë për dobi
personale ose dobi të të tjerëve përveç institucionit mikrofinanciar ose institucionit jobankare financiar
në të cilën shërbejnë ose kanë shërbyer, nuk lejojnë të ekzaminohen nga të tjerët, e as nuk zbulojnë
ndonjë informatë jopublike të cilën e kanë marrë gjatë shërbimit të tyre në institucionin mikrofinanciar
ose institucionin jobankare financiar. Këto informata mund t’i zbulohen vetëm BQK-së, duke përfshirë
inspektorët e saj dhe ekzaminerët e caktuar prej saj, auditorëve të jashtëm të institucionit mikrofinanciar
ose institucionit jobankare financiar , autoriteteve gjyqësore duke vepruar sipas urdhrit të gjykatës në
raste penale, siç parashihet me ligj dhe atëherë kur një zbulim i tillë kërkohet për mbrojtjen e interesave
të institucionit mikrofinanciar ose institucioni jobankare financiar në një proces gjyqësor.


PJESA XVIII.
KËRKESAT E ARSYESHME PËR INSTITUCIONET FINANCIARE DHE INSTITUCIONET
JOBANKARE FINANCIARE

Neni 101
Kapitali minimal

1.Shuma minimale e kapitalit të paguar për të themeluar dhe mirëmbajtur një institucion mikrofinanciar
ose institucion jobankar financiar është dyqind mijë (200,000.00) euro, apo ndonjë shumë tjetër e cila
mund të përcaktohet me rregullore të nxjerrë nga BQK-ja. Shuma minimal e kapitalit të paguar për një
institucion jobankar financiar varet nga aktivitetet e veçanta të institucionit jobankar financiar dhe
përcaktohet nga BQK-ja me një rregullore të veçantë.

2.Të gjitha kreditë e dhëna nga institucioni mikrofinanciar ose institucioni jobankar financiar anëtarëve
të bordit të drejtorëve; drejtorit të tij ekzekutiv apo kryeshefit ekzekutiv a menaxherit të përgjithshëm;
atyre që kanë interes të rëndësishëm dhe atyre që janë individë të ndërlidhur apo organizata afariste
përkitazi me të lartpërmendurit do të lajmërohen në BQK dhe zbriten nga kapitali i paguar me qëllim të
krijimit të përputhshmërisë me rregullat dhe urdhëresat e BQK-së.


PJESA XIX
KONTABLITETI, AUDITIMI DHE RAPORTIMI FINANCIAR

Neni 102
Llogaritë, pasqyrat financiare dhe raportet

1.Të gjitha institucionet mikrofinanciare dhe institucionet jobankare financiare mbajnë llogaritë dhe
regjistrat, si dhe përgatisin pasqyra vjetore financiare, që janë adekuate në pasqyrimin e veprimtarisë
60
së të tyre dhe gjendjes financiare në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar.
Llogaritë dhe regjistrat gjithashtu pasqyrojnë veprimtarinë dhe gjendjen financiare të degëve të tyre dhe
filialeve si në mënyrë individuale, ashtu edhe në atë të konsoliduar. Raportet rregullative për BQK-në
përgatiten si të konsoliduara, duke konsoliduar të gjitha veprimtaritë financiare të të gjitha zyrave.

2.Llogaritë dhe pasqyrat financiare përgatiten në atë formë dhe në ato hollësi, si dhe në përputhje me
Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar, ashtu siç e parasheh BQK-ja.

3.Të gjitha institucionet mikrofinanciare dhe institucionet jobankare financiare kërkohen që të përgatisin
dhe paraqesin të gjitha raportet dhe pasqyrat ashtu siç kërkohet nga BQK-ja, duke përfshirë raportet
mujore, tremujore dhe vjetore të kredive dhe pasqyrave financiare, sipas formatit të BQK-së.

Neni 103
Auditimi

1. Të gjitha institucionet mikrofinanciare dhe institucionet jobankare financiare duhet të kryejnë auditimin
vjetor sipas Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar nga një shoqëri e autorizuar për një
qëllim të këtillë nga BQK-ja. Auditori duhet të miratohet paraprakisht nga BQK-ja.

2.Në rast të rrethanave të veçanta, BQK-ja mund të kërkojë me urdhëresë ose rregullore nga
institucioni mikrofinanciar ose institucioni jobankar financiar të veçantë që të ketë një auditor të
brendshëm. Auditori duhet të miratohet paraprakisht nga BQK-ja. Detyrat e auditorëve të brendshëm
mund të specifikohen me rregullore ose urdhëresë të BQK-së.


PJESA XX
MBIKËQYRJA DHE KONTROLLI I TË GJITHA INSTITUCIONEVE MIKROFINANCIARE

Neni 104
Mbikëqyrja dhe ekzaminimi

Të gjitha institucionet mikrofinanciare dhe institucionet jobankare financiare janë subjekt i
ekzaminimeve nga ekzaminerët e BQK-së ose nga agjentet e caktuar nga BQK-ja. Këta ekzaminerët
mund të përfshijnë zyrtarët e autoritetit të një vendi tjetër që është përgjegjës për mbikëqyrjen e
arsyeshme të aktiviteteve financiare në atë vend kur institucioni është degë ose subjekt i varur i
institucionit mikrofinanciar ose institucionit jobankar të mbikëqyrur nga rregullatori i vendit tjetër.


PJESA XXI
SHKELJET, SANKSIONET DHE MASAT PËRMIRËSUES

Neni 105
Shkeljet, dënimet dhe masat përmirësuese

1.BQK-ja mund të ndërmarrë një apo më shumë nga veprimet vijuese apo të shqiptojë dënimet vijuese
lidhur me institucionin mikrofinanciar ose institucionin jobankar financiar, nëse BQK-ja, në konstatimet e
veta, konstaton se institucioni mikrofinanciar ose institucionin jobankar financiar apo ndonjëri nga
menaxherët e lartë ose drejtorët e tij ose mbajtësit e interesit të rëndësishëm e kanë shkelur një
dispozitë të ndonjë rregulloreje a urdhërese të BQK-së, ose janë angazhuar në praktika të pasigurta
dhe të pabazuara:

1.1.jep vërejtje me shkrim;

1.2.kërkon nga institucioni mikrofinanciar ose institucioni jobankar financiar që të paraqesë një
plan përmirësues;

61
1.3.bën marrëveshje me shkrim me bordin e drejtorëve për sigurimin
e një programi për veprime përmirësuese;

1.4.cakton afate dhe/ose vendos kufizime të aktiviteteve dhe veprimeve
të institucionit mikrofinanciar ose institucionit jobankar financiar;

1.5.nxjerr urdhëresa me shkrim për ndaljen dhe shmangien nga shkeljet
e tilla, si dhe ndërmerr veprime përmirësuese;

1.6.shqipton gjoba për institucionin mikrofinanciar ose institucionin jobankar financiar apo
menaxherët e lartë, drejtorët, aksionarët kryesor ose për mbajtësit e interesit të rëndësishëm,
në shuma prej njëqind (100) deri në njëmijë (1,000) euro për çdo ditë sa vazhdon shkelja;

1.7.cakton një këshilltar për institucionin mikrofinanciar ose institucionin jobankar financiar;

1.8.suspendon përkohësisht apo shkarkon menaxherët e lartë apo anëtarin
ose anëtarët e tij, bordin e drejtorëve apo ndonjë anëtar ose anëtarë të tij;

1.9.cakton një administrator të përkohshëm në vend të menaxhmentit aktual dhe bordit të
drejtorëve; dhe

1.10.anulon regjistrimin e institucionit mikrofinanciar ose institucionit jobankar financiar dhe
cakton një likuidator në pajtim me dispozitat e këtij ligji.


Neni 106
Suspendimi dhe shkarkimi i personave të ndërlidhur me institucionet mikrofinanciare ose
institucionet jobankare financiare

1.Nëse BQK-ja konstaton se ndonjë drejtor, menaxher i lartë, likuidator, punonjës ose mbajtësi i
interesit të rëndësishëm në një institucion mikrofinanciar ose institucioni jobankar financiar me dashje
apo në mënyrë të përsëritur ka bërë shkelje të këtij ligji apo të ndonjë rregulle apo urdhërese që ka
rezultuar me humbje materiale për institucionin mikrofinanciar ose institucionin jobankar financiar apo
me përfitim financiar për personin e tillë apo është angazhuar në praktika të pasigurta apo të
pabazuara, dhe ka vazhduar me shkelje ose me praktika të tilla pas vërejtjes me shkrim nga BQK-ja,
BQK-ja mund të nxjerrë urdhëresë ku përfshihet ndonjëra apo të gjitha nga dispozitat e mëposhtme:

1.1.kërkon shkarkimin e personit nga pozita e tij në institucionin mikrofinanciar ose institucionin
jobankar financiar;

1.2.ia ndalon personit të tillë që të shërbejë apo të angazhohet në veprimtarinë e institucionit
financiar për një periudhë të caktuar apo për tërë jetën;

1.3.ia ndalon personit të tillë ushtrimin e drejtpërdrejtë apo të tërthortë të të drejtës për votim në
institucionin mikrofinanciar ose institucionin jobankar financiar; dhe

1.4.kërkon nga personi që të heq dorë nga tërë ose një pjesë e interesit pronësor të tij të
drejtpërdrejtë ose të tërthortë në institucionin mikrofinanciar ose institucionin jobankar financiar
apo të pushojë së mbajturi interes të rëndësishëm në të; dhe kërkon që personi të kompensojë
institucionin mikrofinanciar ose institucionin jobankar financiar për humbjet, duke përfshirë
normën e arsyeshme të interesit, të shkaktuara nga shkeljet e tilla.




62
PJESA XXII
LIKUIDIMI VULLNETAR, LIKUIDIMI I DETYRUAR DHE ADMINISTRIMI ZYRTAR

Neni 107
Likuidimi vullnetar

Nëse themeluesit, aksionarët, drejtorët ose pronarët e institucionit mikrofinanciar ose institucionit
jobankar financiar dëshirojnë që vullnetarisht të likuidojnë institucionin mikrofinanciar ose institucionin
jobankar financiar, ata i paraqesin kërkesë për miratim të likuidimit vullnetar BQK-së, të shoqëruar me
informacione të tilla të përshkruara nga BQK-ja. BQK-ja do të bëjë hetimin e duhur të punëve të
institucionit mikrofinanciar ose institucionin jobankar financiar dhe, nëse sigurohet se interesat e
huamarrësve ose interesat e kreditorëve të tjerë mund të mbrohen në mënyrë të kënaqshme, mund të
miratojë likuidimin vullnetar.

Neni 108
Likuidimi i detyruar

Nëse BQK-ja konstaton se institucioni mikrofinanciar ose institucioni jobankar financiar është insolvent
ose me arsye mund të pritet që të bëhet insolvent, BQK-ja mund të revokojë licencën e atij institucioni
mikrofinanciar ose institucioni jobankar financiar dhe menjëherë merr në posedim dhe nën kontroll atë
institucion mikrofinanciar ose institucion jobankar financiar përmes likuidatorit të caktuar nga BQK-ja.
Kjo procedurë do të njihet si likuidim të detyruar dhe për këtë zbatohen dispozitat e këtij ligji, sidomos
Pjesa XI.

Neni 109
Administrimi zyrtar

1.BQK-ja mund të emërojë një administrator zyrtar për një institucioni mikrofinanciar ose institucion
jobankar financiar në rast se ekzistojnë ndonjë nga arsyet e përmendura në nenin 60 të këtij ligji. Pas
emërimit të administratorit zyrtar, të gjitha dispozitat e Pjesës X të këtij ligji zbatohen për administratorin
zyrtar të një institucioni mikrofinanciar ose institucion jobankar financiar.

2.Pavarësisht kësaj që u cek me lartë, BQK-ja mund të përcaktojë se institucioni mikrofinanciar është
ose është bërë solvent. Në rast të tillë, kufijtë e mandatit për emërimin e administratorit të përcaktuar në
nenin 61 të këtij ligji mund të vazhdohen me urdhëresë me shkrin nga BQK-ja me qëllim të sigurimit të
kohës së duhur për shitjen e rregullt ose përcaktimin tjetër të institucionit mikrofinanciar.

Neni 110
Trajtimi i kapitalit të dhuruar dhe suficitit të kapitalit

1.Në rast të likuidimit vullnetar, likuidimit të detyruar të një institucion mikrofinanciar OJQ, çdo kapital i
mbetur i dhuruar ose suficit i kapitalit duhet t’iu kthehet donatorëve fillestar ose të shpërndahet për
qëllime bamirësie në Kosovë siç mund të kërkohet nga donatorët fillestar. Nëse kapitali fillestar i
donatorit nuk kthehet, kapitali i dhuruar dhe suficiti i kapitalit do të shpërndahet për qëllime bamirësie
sipas ligjeve në fuqi dhe planit të miratuar nga BQK-ja.

2.As BQK-ja, e as anëtarët e organeve vendim-marrëse të BQK-së , ose personat e lidhur me BQK-në,
nuk lejohen të përfitojnë drejtpërsëdrejti ose tërthorazi nga ndonjë plan i shpërndarjes për bamirësi të
kapitalit të dhuruar dhe suficitit të kapitalit.






63
PJESA XXIII
KRIJIMI I SHOQËRISË AKSIONARE

Neni 111
Procedurat

1.Çdo institucion mikrofinanciar OJQ për tu regjistruar në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe në
BQK si institucion mikrofinanciar shoqëri aksionare duhet të zbatoj dispozitat e nenit 110 dhe të nenit
112 të këtij ligji për kapital të dhuruar. Çdo shfrytëzim i kapitalit të dhuruar ose suficitit të kapitalit i
nënshtrohet vendosjes së taksave nga Administrata Tatimore e Kosovë. Dëshmia e pajtueshmërisë me
Administratën Tatimore të Kosovës duhet t’i paraqitet Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë ose
pasardhësit të saj si pjesë e regjistrimit si shoqëri aksionare dhe po ashtu duhet t’i paraqitet BQK-së.
Pas regjistrimit si shoqëri aksionare në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, regjistrimit institucioni
mikrofinanciar OJQ në BQK duhet të pushojë dhe regjistrimi i ri i institucionit mikrofinanciar si shoqëri
aksionare duhet të kompletohet dhe dorëzohet në BQK brenda dy (2)javësh.

2.Regjistrimi si institucioni mikrofinanciar OJQ mbetet në fuqi deri në pushimin e tij, megjithatë është
përgjegjësi e institucionit mikrofinanciar që t’ia paraqes BQK-së kërkesën për regjistrim të institucionit
mikrofinanciar si shoqëri aksionare.

3.Institucioni mikrofinanciar gjithashtu kërkohet që ta njoftojë Ministrinë e Administratës Publike me
qëllim të heqjes së statusit për lirimin nga tatimi si OJQ.


PJESA XXIV
KRITERET PËR INVESTIM NË BANKË PREJ INSTITUCIONIT MIKROFINANCIAR

Neni 112
Procedurat për aplikim për licencë bankare

1.Një institucion mikrofinanciar mund të investoj në pronësi të një banke deri në maksimumin prej
njëzetepesë përqind (25%), të kapitalit aksionar të asaj banka me miratimin e BQK-së. Të gjitha
aksionet e pronësisë duhet të paguhen me paratë gatshme nga suficiti i kapitalit nga ana e institucionit
mikrofinanciar. Pjesa e mbetur prej shtatëdhjetepesë përqind (75%) të aksioneve të pronësisë dhe
kapitalit aksionar të bankës duhet të jetë nga investitorët e kualifikuar nga sektori privat të cilët janë
bërë aksionarë.

2.Të gjitha institucionet mikrofinanciare si shoqëri aksionare që kërkojnë të investojnë në pronësi të një
banke duhet t’iu përmbahen të gjitha dispozitave në Kapitullin I të këtij ligji, si dhe kërkesave tjera
shtesë që BQK-ja i konsideron arsyeshmërishtë të përshtatshme që parashihen me nenin 7 të këtij ligji.

3.Të gjithë drejtorët dhe menaxherët e lartë të bankës duhet t’i plotësojnë kërkesat profesionale dhe të
pranueshmërisë dhe të miratohen si “të përshtatësh dhe të duhur” nga BQK-ja. Në asnjë rrethanë
drejtori i institucionit mikrofinanciar nuk mund të shërbejë si drejtor i bankës. Asnjë person nuk mund të
jetë njëkohësisht menaxher ose menaxher i lartë i institucionit mikrofinanciar dhe i bankës.

4.Në rast të investimit në bankë në të cilën institucioni mikrofinanciar ka interes të pronësisë, institucioni
mikrofinanciar ka këto opsione:

4.1 Mund të vazhdojë të ushtrojë veprimtarinë dhe të funksionojë si një institucioni
mikrofinanciar sipas dispozitave të këtij ligjit me kapitalin e mbetur dhe vazhdimin e
operacioneve kreditore, ose;

64
4.2.Duhet t’ia kthejë tërë kapitalin e dhuruar, nëse ka, donatorëve fillestar bamirës, ose
përndryshe duhet të sigurojë që kapitali i dhuruar të shfrytëzohet për qëllime bamirësie në
Kosovë nëpërmjet paraqitjes së një plani të shpërndarjes i cili miratohet nga BQK-ja. Suficiti i
kapitalit të mbetur, nëse ka, gjithashtu duhet të shfrytëzohet për qëllime bamirësie nëpërmjet
paraqitjes së një plani të shpërndarjes i cili miratohet nga BQK-ja. Çdo plan për shpërndarje i
miratuar nga BQK-ja duhet të sigurojë që as institucioni mikrofinanciar ose aksionarët e tij e as
vetë BQK-ja as anëtarët e organeve vendim-marrëse të BQK-së, ose personat e lidhur me
BQK-në nuk do të përfitojnë nga kjo drejtpërsëdrejti ose tërthorazi.


PJESA XXV
DISPOZITAT E NDRYSHME

Neni 113
Parandalimi i shpërndarjes së parave

1.Asnjë institucion mikrofinanciar ose institucion jobankar financiar nuk do të fshehë, konvertojë apo të
transferojë para të gatshme apo pasuri tjetër, nëse ka ditur apo është dashur ta dijë se paratë e tilla të
gatshme ose pasuria tjetër buron nga aktiviteti kriminal, ose të ndihmojë apo nxisë ndonjë person në
fshehjen apo maskimin e prejardhjes së paligjshme të parave të gatshme apo pasurisë.

2.Institucionet mikrofinanciare dhe institucionet jobankare financiare veprojnë në përputhje me Ligjin
për Parandalimin e Shpërlarjes së Parave dhe Financim të Terrorizmit. Banka Qendrore e Kosovës dhe
Njësia e Inteligjencë Financiare zhvillojnë marrëdhënie bashkëpunimi në pajtim me ligjet në fuqi.

3.Institucionet mikrofinanciare dhe institucionet jobankare financiare do t’ju përmbahen të gjitha ligjeve,
rregulloreve, rregullave, udhëzimeve, procedurave dhe urdhëresave lidhur me parandalimin e
shpëlarjes së parave dhe financimin e terrorizmit.

Neni 114
Kompetencat rregullative dhe mbikëqyrëse të BQK-së

BQK-ja do të jetë e autorizuar të nxjerrë rregullore ose urdhëresa të tilla për të vizituar zyrat e tilla të
institucioneve mikrofinanciare dhe institucioneve jobankare financiare në kohën e arsyeshme që e
konsideron të duhur, për të kontrolluar llogaritë e tilla, librat, dokumentet dhe regjistrimet tjera, dhe të
ndërmerr veprime të tjera të tilla që i konsideron të nevojshme ose të këshillueshme për realizimin e
qëllimit të këtij ligji, rregulloreje ose urdhërese të nxjerrë për këtë.

Neni 115
Rregulloret, Urdhëresat dhe Udhëzimet e BQK-së, Tarifat

1.BQK-ja do t’i publikojë rregulloret, urdhëresat dhe udhëzimet e veta të cilat bëhen të plotfuqishme në
datën e publikimit apo në një datë të mëvonshme të përcaktuar me aktet nënligjore.

2.BQK-ja i ngarkon institucionet mikrofinanciare dhe institucionet jobankare financiare me tarifa për
shërbimet e veta të mbikëqyrjes dhe të rregullimit për të mbuluar shpenzimet e veta të drejtpërdrejta
dhe të tërthorta që janë bërë gjatë ofrimit të këtyre shërbimeve. Tarifat vlerësohen në bazë të kthimit të
kostos apo në bazë të shpenzimeve të jashtëzakonshme të bëra nga BQK-ja apo nga agjentët e saj
lidhur me aktivitetet e veta mbikëqyrëse përkitazi me një institucion të caktuar mikrofinanciar.
Institucionet mikrofinanciare duhet të paguajnë tarifa brenda dhjetë ditëve nga paraqitja e raportit nga
BQK-ja. BQK-ja gjithashtu i ngarkon institucionet mikrofinanciare me tarifa për shfrytëzimin e regjistrit të
kredive.

65
Neni 116
Dispozitat kalimtare për institucionet mikrofinanciare

1.Të gjitha institucionet ekzistuese mikrofinanciare duhet t’i plotësojnë kërkesat e këtij ligji së bashku
me të gjitha rregulloret dhe urdhëresat në fuqi të BQK-së gjatë veprimtarive të tyre dhe kërkohen të
aplikojnë për regjistrim të ri jo më vonë se tre (3) muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji.

2.Pas paraqitjes së aplikacionit dhe kompletimit të regjistrimit në BQK sipas këtij ligji, institucionet
mikrofinanciare OJQ nuk do të rregullohen më tej nga Ministria e Administratës Publike.

Neni 117
Efekti në dispozitat e mëparshme statutore

Rregullorja e Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK)
nr. 1999/21, e datës 15 nëntor 1999, Rregullorja e UNMIK-ut nr. 2008/28, e datës 28 maj 2008 dhe çdo
ndryshim i tyre zëvendësohen me hyrjen në fuqi të këtij ligji. Çdo rregull e nxjerrë sipas këtyre
rregulloreve vazhdon të jetë në fuqi deri në masën që ajo nuk është në kundërshtim më këtë ligj apo
deri në modifikimin ose shfuqizimin e saj nga BQK-ja.

Neni 118
Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi me 12 prill 2012.


Ligji Nr. 04/ L-093
12 prill 2012

Ligji shpallet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, duke u bazuar në nenin 80 paragrafi
5 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.