LIGJI NR. 04/L-032 PËR ARSIMIN PARAUNIVERSITAR NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

1
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 16 SHTATOR 2011, PRISHTINË


LIGJI Nr. 04/L-032
PËR ARSIMIN PARAUNIVERSITAR NË REPUBLIKËN E KOSOVËS


Kuvendi i Republikës së Kosovës;

Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,

Miraton


LIGJ PËR ARSIMIN PARAUNIVERSITAR NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Neni 1
Qëllimi

1. Qëllimi i këtij ligji është që të rregullojë edukimin, arsimin dhe aftësimin parauniversitar nga niveli 0
deri në 4 i ISCED-it duke përfshirë arsimin dhe aftësimin e fëmijëve dhe të rriturve që marrin kualifikime
në këto nivele.

2. Qëllimet e arsimimit dhe aftësimit parauniversitar janë:

2.1. zhvillimi i personalitetit, talentit dhe aftësisë mendore e fizike të nxënësit deri në
potencialin e tij të plotë;

2.2. avancimi i krijimit të njohurive themelore shkencore, shkathtësive të komunikimit, vrojtimit
dhe shkathtësive analitike,kreativitetit,mëvetësisë dhe aftësive të ndërlidhura të mësimnxënies;

2.3. zhvillimi i respektit te nxënësi për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, si dhe për parimet
e përcaktuara me Kartën e Kombeve të Bashkuara,me konventat përkatëse dhe në
Kushtetutën e Republikës së Kosovës;

2.4. zhvillimi i respektit te nxënësit për prindërit dhe mësimdhënësit, për identitetin kulturor,
gjuhën dhe vlerat e komunitetit të tij, për vlerat e Republikës së Kosovës, për shtetin nga i cili
mund të ketë prejardhjen dhe për respektimin e diversitetit;

2.5. përgatitja e nxënësit për jetesë të përgjegjshme në frymën e mirëkuptimit, të paqes,
tolerancës, barazisë gjinore dhe në miqësi me pjesëtarët e të gjitha komuniteteve në
Republikën e Kosovës, e më gjerë;

2.6. të zhvillojë te nxënësi respektin për mjedisin.

3. Asnjë dispozitë e këtij ligji nuk do të interpretohet si zvogëlim apo kufizim i çfarëdo të drejte të
komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre, të paraparë me ligjin në fuqi.

Neni 2
Përkufizimet

1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim:

1.1. Akreditim - procesi përmes të cilit Autoriteti Shtetëror i Kualifikimeve (ASHK), në bazë të
ligjit në fuqi, përcakton, monitoron dhe auditon institucionet (organet vlerësuese), të cilat i
vlerësojnë kandidatët dhe lëshojnë certifikata e diploma, si dhe çdo organ tjetër që kryen
2
funksione në emër të ASHK-së.

1.2. I rritur - personi që ka arritur moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeçare, por qëllimi i këtij ligji
përfshin çdo fëmijë që ka arritur moshën në të cilën zakonisht përfundohet arsimi i detyruar dhe
mund të hyjë në tregun e punës, si dhe të marrë pjesë në programe arsimore të përcaktuara
për të rritur.

1.3. Arsimimi dhe aftësimi i të rriturve - mësimin dhe aftësimin publik dhe privat që ofrohet
për të rriturit dhe për fëmijët e moshës mbi pesëmbëdhjetë (15) vjeç që i plotësojnë kushtet për
të vijuar programet mësimore të përcaktuara për të rritur.

1.4. Miratim - procesi, përmes të cilit ASHK i njeh kualifikimet.

1.5. Vlerësim - i referohet proceseve (përfshirë provimet dhe testet) që përdoren për të
grumbulluar, analizuar dhe vlerësuar dëshmitë e arritjes individuale në mësim.

1.6. Zona e mbulimit - zona e vendbanimit e përcaktuar nga komuna për një institucion të
caktuar arsimor.

1.7. Fëmijë - çdo person nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeçare.

1.8. Komunitet - një grup kombëtar, etnik, kulturor, gjuhësor apo fetar që tradicionalisht është i
pranishëm në Republikën e Kosovës sipas legjislacionit ne fuqi.

1.9. Mosha e shkollimit të obligueshëm - mosha e përcaktuar sipas këtij ligji.

1.10. Kurrikulumi bazë - pjesa e përgjithshme të kurrikulumit të paraparë nga Ministria për të
gjitha shkollat.

1.11. Ndëshkim fizik - çdo formë e goditjes apo e kontaktit tjetër fizik të qëllimshëm nga ana e
mësimdhënësit ose ndonjë anëtari tjetër të personelit me një nxënës, me përjashtim të rasteve
të ndërhyrjes së detyrueshme, kur një nxënësi rrezikon sigurinë e nxënësve të tjerë ose të
personelit.

1.12. Drejtor - drejtuesi më i lartë i një institucioni arsimor ose aftësues.

1.13. Braktisje e shkollës - ndërprerja e parakohshme e shkollimit të detyruar.

1.14. Institucion arsimor dhe aftësues - çdo institucion shkollor ose aftësues që realizon
shërbime arsimore të niveleve 0, 1, 2, 3, 4 sipas ISCED.

1.15. Shërbim arsimor - çdo veprimtari që është drejtpërdrejt ose në mënyrë të tërthortë e
lidhur me mësimdhënien, si dhe çdo mbështetje materiale apo ndonjë formë tjetër.

1.16. Cikli i parë dhe i dytë, lidhur me kualifikimin e kërkuar për mësimdhënës - një
program të miratuar në nivelin 5 të ISCED-it që shpie në shkallën Baçelor (180 gjer 240 kredi
në kuadër të Sistemit Evropian për Bartjen dhe Grumbullimin e Kredive - ECTS) apo Master
(300 ECTS).

1.17. Këshilli drejtues - organi përgjegjës për qeverisjen e institucionit arsimor apo aftësues,
me funksione të parapara me këtë ligj.

1.18. Komisioni i granteve - Komisioni me këtë emërtim, i themeluar sipas ligjit në fuqi.

1.19. Arsimimi gjithëpërfshirës - përcaktuar në bazë të dispozitave të Konventës së OKB-së
për të Drejta të Fëmijës (1989), të Deklaratës së Salamankës të UNESCO-s (1994) dhe
3
Konventës së OKB-së për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (2007).

1.20. Inspektor i arsimit - personi zyrtar i Ministrisë që merret me inspektim, mbikëqyrje dhe
monitorim të cilësisë së arsimit në të gjitha nivelet e arsimit, të mbuluara përmes këtij ligji.

1.21. ISCED - Standardet Ndërkombëtare të Klasifikimit të Arsimit, të miratuara nga UNESCO,
në Konferencën e përgjithshme, në seancën e 29-të, të mbajtur në nëntor të vitit 1997, dhe të
ndryshuara më vonë.

1.22. Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) - agjencia me këtë emërtim, e themeluar në
bazë të legjislacionit në fuqi .

1.23. Agjencia e Kosovës për Kurrikulum,Standarde dhe Vlerësim (AKKSV) - agjencia me
këtë emërtim, e themeluar sipas dispozitave të këtij ligji.

1.24. Korniza e Kurrikulumit e Kosovës (KKK) - korniza e kurrikulumit për arsimin
parauniversitar, e miratuar nga Ministria.

1.25. Ministria - Ministria e Arsimit, e Shkencës, dhe e Teknologjisë si autoritet qeveritar,
përgjegjësitë e së cilës përfshijnë arsimin, shkencën dhe teknologjinë.

1.26. Drejtor Komunal i Arsimit (DKA) - zyrtari në komunë me këtë titull, ose personi që
aktualisht kryen këtë funksion.

1.27. Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK) - autoriteti me këtë emërtim, i themeluar
sipas ligjit në fuqi, përgjegjës për hartimin e Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve dhe
rregullimin e sistemit kombëtar të kualifikimeve.

1.28. Korniza Kombëtare e Kualifikimeve - mekanizmi shtetëror për klasifikimin e
kualifikimeve në kuadër të sistemit shtetëror të kualifikimeve në bazë të një numri kriteresh që
përcaktojnë nivelet e Kornizës Kombëtare të Kualifikimit dhe llojet e rezultateve të
mësimnxënies që janë në përputhje me Kornizën Evropiane të Kualifikimeve,të hartuar nga
AKK-ja në përputhje me ligjin në fuqi.

1.29. Gjuhë e komuniteteve - gjuhët që fliten në Republikën e Kosovës, përveç dy gjuhëve
zyrtare.

1.30. Prind - kujdestari ligjor i fëmijës, në bazë të ligjit në fuqi.

1.31. Shërbim pedagogjik në shkollë - shërbimi arsimor dhe aftësues që ofrohet nga
këshilltari, pedagogu, psikologu me qëllim të përmirësimit dhe avancimit të punës në shkollë.

1.32. Institucion arsimor apo aftësues i financuar me fonde publike - institucioni arsimor
apo aftësues - financuar prej fondeve publike.

1.33. Nxënës - çdo person të regjistruar në çfarëdo programi të arsimit parauniversitar në
institucionet arsimore dhe aftësuese.

1.34. Kualifikim - njohje zyrtare e të arriturave të shkollimit apo të aftësimit ose suksesi i
kënaqshëm në test apo në provim.

1.35. Shkollë - çdo institucion arsimor që ofron shërbime arsimore në nivelet 0, 1, 2 dhe 3 të
ISCED-it, përfshirë çdo institucion aftësimi që ofron shërbime arsimore në nivelin 3 të ISCED-
së.

1.36. Kurrikulum me bazë shkolle - ajo pjesë e kurrikulumit që përcaktohet nga vetë shkollat
4
apo institucionet arsimore dhe të aftësimit.

1.37. Vit shkollor - periudha kohore që fillon me 1 shtator të një viti dhe që përfundon më 31
gusht të vitit pasues, e caktuar nga Ministria, siç është përcaktuar në Kornizën e Kurrikulumit të
Kosovës, ndaras për shkollat dhe institucionet e aftësimit.

1.38. Standardet - tregues të matshëm të suksesit të përkufizuar, në formë të kritereve cilësore
apo sasiore, të cilat pritet të arrihen nga kandidatët në mënyrë që ata t’i fitojnë kualifikimet.

1.39. Mësimdhënës - personi i kualifikuar sipas dispozitave të këtij ligji me përgatitje
akademike dhe profesionale, i punësuar për ofrimin e shërbimeve arsimore për nxënësit.

1.40. Institucion i aftësimit ose Qendër e aftësimit - çfarëdo institucioni arsimor publik ose
privat përmes të cilit ofrohen shërbimet arsimore për nivelet 3 apo 4 të ISCED-it.

Neni 3
Parimet e përgjithshme të arsimit parauniversitar

1. Asnjë personi nuk guxon t’i mohohet e drejta për arsimim.

2. Arsimi parauniversitar është përgjegjësi e përbashkët e prindërve, institucioneve arsimore dhe
aftësuese, komunave dhe qeverisë, sipas funksioneve dhe detyrave përkatëse të përcaktuara në këtë
ligj.

3. Është obligim i përgjithshëm i Ministrisë, komunave, institucioneve arsimore dhe të gjitha organeve
të tjera, të përfshira në ofrimin e arsimit parauniversitar, siç është rregulluar përmes këtij ligji dhe
ligjeve të tjera në fuqi, që të planifikojnë dhe ofrojnë shërbime efikase, efektive, fleksibile,
gjithëpërfshirëse dhe profesionale, të dizajnuara për t’u ofruar të gjithë fëmijëve të drejtat e barabarta
për shkollim, në pajtim me aftësitë dhe nevojat e tyre specifike, si dhe për të avancuar zhvillimin e tyre
arsimor e social.

4. Gjatë planifikimit, menaxhimit dhe zbatimit të sistemit të arsimit parauniversitar, Ministria, komunat,
si dhe institucionet arsimore dhe ato aftësuese do të marrin parasysh normat e miratuara
ndërkombëtare për arsimin për të gjithë, të drejtat e fëmijëve, mbrojtjen e grupeve të ndjeshme në
shoqëri dhe për avancimin e barazisë gjinore.

5. Gjatë zbatimit të funksioneve dhe përgjegjësive të tyre në kuadër të këtij ligji dhe ligjeve të tjera në
fuqi, Ministria, komunat dhe institucionet arsimore apo ato aftësuese do të:

5.1. respektojnë dhe avancojnë të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre, siç parashihet
me Kushtetutë dhe me ligjet në fuqi;

5.2. kultivojnë njohuritë për kulturën, historinë, dhe gjuhën e të gjitha komuniteteve.

6. Qasja dhe përparimi nëpër të gjitha nivelet e arsimit dhe aftësimit parauniversitar do të mundësohet
në pajtim me dispozitat e këtij ligji pa diskriminim në baza ekzistuese ose të supozuara, siç është ai:
gjinor, racor, i orientimit seksual, i paaftësitë fizike, intelektuale ose i çfarëdo paaftësie tjetër, i gjendjes
martesore, i ngjyrës, i fesë, i opinioneve politike apo të tjera, i përkatësisë kombëtare, etnike ose
shoqërore, i shoqërimit me ndonjë komunitet, i pronës, i lindjes ose i ndonjë gjendje tjetër të nxënësit
apo familjes së tij.

7. Institucionet publike arsimore duhet të përmbahen nga mësimdhënia fetare ose veprimtaritë tjera, të
cilat propagandojnë një fe të caktuar.

8. Ministria, komuna, institucionet arsimore dhe aftësuese dhe komuniteti duhet ta bëjnë institucionin
tërheqës dhe të sigurt për nxënësin, mësimdhënësin dhe prindërit, përmes përgjegjësive të tyre
5
përkatëse për kurrikulum, standardet e ndërtimit dhe mirëmbajtjes së ndërtesave shkollore,
shëndetësisë dhe sigurisë, ruajtjes së ambientit si dhe adresimit të çështjeve disiplinore dhe sjelljeve.

Neni 4
Mbrojtja e grupeve të cenueshme

1. Të gjithë personat e punësuar në institucione arsimore, të themeluara sipas këtij ligji, do të
ndërmarrin të gjithë hapat e arsyeshëm që të sigurojnë se nxënësit dhe punonjësit nuk lëndohen apo u
ekspozohen fjalëve dhe veprimeve fyese.

2. Ndalohet ndëshkimi fizik apo çfarëdo forme tjetër e ndëshkimit nënçmues në të gjitha institucionet
arsimore dhe aftësuese, qofshin ato publike ose private.

3. Ndalohen aktivitetet promovuese jashtë Kornizës së Kurrikulumit të Kosovës në përfitim ose në dëm
të çfarëdo partie politike, gjinie, përkatësie racore a etnike, feje ose pozite sociale nëpër institucionet
arsimore dhe aftësuese. Kur çështjet relevante paraqiten para nxënësve gjatë procesit mësimor,
nxënësve duhet t’u ofrohet prezantim i balancuar i pikëpamjeve të kundërta.


ORGANIZIMI DHE MENAXHIMI I ARSIMIT DHE AFTËSIMIT PARAUNIVERSITAR

Neni 5
Detyrat e Ministrisë

1. Ministria mban përgjegjësinë kryesore për planifikimin, caktimin e standardeve dhe sigurimin e
cilësisë së sistemit të arsimit parauniversitar, si dhe ka detyrat e përgjithshme që:

1.1. të zhvillojë politika, hartojë dhe zbatojë legjislacionin për zhvillimin e arsimit dhe aftësimit
parauniversitar;

1.2. të përcaktojë rezultatet e niveleve të ndryshme të arsimit dhe aftësimit parauniversitar si
dhe të japë kualifikime,ose të autorizojë dhënien e tyre,për të gjithë ata që me sukses i
përfundojnë programet parauniversitare sipas niveleve përkatëse të Kornizës Kombëtare të
Kualifikimeve;

1.3. të promovojë sistem jo diskriminues, të arsimit në të cilin respektohen të drejtat e secilit
person për arsim dhe aftësim, si dhe ofrohen mundësi të barabarta për arsim cilësor;

1.4. të promovojë mbrojtjen e grupeve të ndjeshme në kuadër të sistemit të arsimit dhe
aftësimit; të sigurojë shëndetin, sigurinë dhe mirëqenien e nxënësit dhe të punësuarve në
institucionin arsimor dhe aftësues, si dhe të avancojë masat për parandalimin e braktisjes;

1.5. të vendosë kritere dhe të menaxhojë një sistem të licencimit të mësimdhënësve, përmes
Këshillit Shtetëror për Licencim të Mësimdhënësve, të themeluar sipas këtij ligji;

1.6. të vendosë dhe mirëmbajë një sistem të informatave për menaxhimin e arsimit dhe aftësimit.

1.7. t'i ofrojë komisionit për grante në baza vjetore të dhëna të mjaftueshme dhe standarde të
formulës me qëllim të përcaktimit të grantit specifik për arsim në përputhje me ligjin në fuqi dhe
dispozitat e nenit 28 të këtij ligji;

1.8. të dizajnojë dhe mbikëqyrë format efektive të administrimit dhe menaxhimit të
institucioneve arsimore dhe aftësuese për t’u zbatuar nga komunat dhe përcaktojë kritere dhe
procedura të monitorimit të punës së Këshillit Drejtues;

1.9. të promovojë dhe të përmirësojë cilësinë dhe efikasitetin e arsimit dhe aftësimit përmes
6
mekanizmave të cekura në nenin 8 të këtij ligji për inspektim, monitorim, dhe vlerësim me
qëllim të ngritjes së cilësisë dhe mbikëqyrjes së zbatimit të legjislacionit në fuqi;

1.10. të përcaktojë kriteret për vlerësimin dhe notimin e nxënësve në institucionet arsimore dhe
aftësuese;

1.11. të organizojë dhe të menaxhojë vlerësimin e jashtëm për nivelet 1, 2 dhe 3 të ISCED-it në
përputhje me kërkesat për dhënien e kualifikimeve të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve dhe,
sipas nevojës, duke u konsultuar me Autoritetin Kombëtar të Kualifikimeve;

1.12. të sigurojë politika gjithëpërfshirëse për integrimin e personave me nevoja të veçanta;

1.13. të promovojë pjesëmarrjen dhe partneritetin e prindërve dhe komunitetit në aktivitetet
arsimore dhe aftësuese përmes Këshillit të Prindërve të Kosovës, organeve udhëheqëse të
institucioneve arsimore dhe aftësuese dhe përmes mënyrave tjera;

2. Ministria duhet të nxjerrë akte nënligjore lidhur me:

2.1. kalendarin shkollor dhe periudhën kohore të vitit shkollor në kuadër të Kornizës së
Kurrikulumit të Kosovës,

2.2. kohëzgjatjen e orës së mësimit dhe pushimeve shkollore, festat,

2.3. numrin maksimal të nxënësve për klasë dhe proporcionin e numrit nxënës-mësimdhënës
(klasat apo shkollat që japin mësim në gjuhët jozyrtare mund të themelohen edhe me numër
më të ulët, sesa ai i paraparë në kushte të zakonshme),

2.4. provimet dhe vlerësimet në pajtim me legjislacionin në fuqi.

3. Ministria nxjerr akte nënligjore në lidhje me regjistrimin, mbajtjen dhe mbrojtjen e të dhënave
personale në sistemin e arsimit, duke marrë parasysh kriteret në vijim:

3.1. dokumentet zyrtare të lëshuara nga institucionet e arsimit, si dhe nga ato të aftësimit duhet
të përmbajnë të dhënat personale, si vijon : emri, emri i prindit-kujdestarit ligjor, mbiemri dhe
data e lindjes;

3.2. dokumentet zyrtare duhet të lëshohen në të gjitha gjuhët zyrtare; nxënësi i arsimuar në
gjuhën jozyrtare ka të drejtën që përveç në gjuhët zyrtare, dokumentet e veta zyrtare t’i ruhen
dhe lëshohen edhe në gjuhën e tij të mësimit;

3.3. të dhënat personale që kanë të bëjnë me përkatësinë etnike e fetare mund të
evidencohen vetëm për shkaqe të monitorimit statistikor që ndihmon në promovimin
mundësive të barabarta, dhe nuk mund të përdoren për ndonjë qëllim tjetër. Të dhënat e tilla
nuk mund të regjistrohen në ndonjë mënyrë përmes së cilës individët mund të identifikohe si
të tillë.

4. Në kuadër të raportit vjetor të qeverisë, Ministria raporton për arsimin parauniversitar, si dhe për
zbatimin e këtij ligji para Kuvendit në fund të vitit kalendarik.

5. Ministria emërton dhe riemërton institucionet publike arsimore dhe aftësuese në bazë të
rekomandimit nga Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) përkatëse në bazë të propozimeve të bëra nga
këshilli drejtues i institucionit arsimor apo aftësues, e që mund të jenë deri në tri propozime.

6. Ministria përcakton kodin unik të çdo institucioni arsimor apo aftësues, i cili përdoret në sistemin e
menaxhimit të informatave arsimore.

7
7. Kompetencat e Ministrisë,si plotësim i kompetencave të specifikuara në ligjin për arsimin në komunat
e Republikës së Kosovës nr. 03/L-068, 21 Maj 2008, në fushën e infrastrukturës së objekteve arsimore
dhe aftësuese janë:

7.1. hartimi dhe monitorimi i zbatimit të politikave, standardeve dhe normave për hapësirën
shkollore;

7.2. ofrimin e ndihmës teknike për komunat në planifikimin dhe dizajnimin e objekteve
arsimore dhe aftësuese;

7.3. hartimin e politikave për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e hapsirës shkollore;

7.4. ofrimin e ndihmës teknike komunave për të siguruar përshtatshmërinë e ndërtesave
shkollore dhe të pajisjeve sipas standardeve ndërkombëtare për shëndet dhe siguri, si dhe për
mbrojtje të mjedisit, për të siguruar qasje të nxënësve dhe punonjësve me aftësi të kufizuara
dhe pajisjet ndihmëse për përkrahjen e arsimit gjithëpërfshirës.

7.5. miratimin e investimeve kapitale për ndërtimin dhe renovimin e objekteve të financuara nga
buxheti i Kosovës dhe donatorët.

7.6. zhvillon dhe mirëmban programin për hapësira shkollore, i cili ndërlidhet me sistemin e
informatave për menaxhimin në arsim dhe harton planin kombëtar për investimet kapitale në
arsim.

8. Përmes një akti nënligjor, Ministria miraton standardet e licencimit të institucioneve arsimore dhe
aftësuese, përfshirë edhe standardet e cekura në paragrafin 7. të këtij neni.

9. Ministria licencon dhe akrediton institucione që ofrojnë kualifikime të përgjithshme sipas Kornizës
Kombëtare të Kualifikimeve në bazë të kritereve dhe standardeve të përcaktuara për këtë qëllim;
institucionet që ofrojnë lloje të tjera të kualifikimeve akreditohen nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve,
në bazë të kritereve dhe standardeve të përcaktuara për këtë qëllim dhe licencohen nga Ministria.

10. Ministria vepron si organ i shkallës së dytë për vendimet e organeve të tjera arsimore dhe
aftësuese, ku e drejta e ankesës përcaktohet në këtë ligj.

11. Ministria përmes një akti nënligjor, për një periudhë kohore të përcaktuar përmes tij, me kërkesë të
komunës apo të komunave, mund të akordojë lirimin ose zbutjen e çfarëdo kërkese të paraparë me
këtë ligj për cilëndo komunë ose institucion arsimor e aftësues, në mënyrë që të lehtësojë zbatimin e
projekteve inovative që i kontribuojnë ngritjes së standardeve të arritjes te nxënësit. Gjatë ushtrimit të
këtij autoriteti, Ministria merr parasysh ndikimin e projektit në kurrikulum dhe në vlerësim, si dhe merr
parasysh ndikimin e mundshëm të projektit tek nxënësit, përfshirë nxënësit me vështirësi në nxënie apo
me aftësi të kufizuara, si dhe pjesëtarët e komuniteteve të ndryshme.

12. Ministria, me këtë ligj dhe me ligjet tjera në fuqi, dhe në marrëveshje me komunën përkatëse,
promovon partneritetin publiko – privat për të përmirësuar ofrimin e shërbimeve arsimore dhe
aftësuese.

13. Ministria nxjerr akt nënligjor për shpërndarjen e teksteve shkollore falas dhe ruajtjen e tyre, sipas
dispozitave të nenit 26 dhe 27 të këtij ligji.

14.Ministria, përmes aktit nënligjor, përcakton pjesëmarrjen financiare të nxënësve për nivelin 4 të
ISCED-it.

15. Ministria në bashkëpunim me ministritë relevante, ndërmerr masa të veçanta për arsimin e
individëve në burgje ose në institucionet për shkelësit e mitur të ligjit, si dhe për ata të mbyllur në
institucione psikiatrike, ose për ata që i nënshtrohen hospitalizimit afatgjatë, janë në përkujdesje sociale
8
në strehimore dhe për ata që janë liruar nga institucionet ose nga spitalet dhe vazhdojnë procesin
arsimor.

16. Ministria nxjerrë akte nënligjore në çdo fushë të përgjegjësive të saj në bazë të këtij ligji ose cilitdo
ligj tjetër në fuqi.

Neni 6
Këshilli shtetëror për arsimim parauniversitar

1. Këshilli Shtetëror për Arsimim parauniversitar (KSHAP) përbëhet nga nëntë ekspertë të cilët
nominohen nga institucionet në vijim:

1.1. Universitetet publike (2);

1.2. Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (1);

1.3. Agjencia e Kosovës për Kurrikulum, Standarde, dhe Vlerësim (1);

1.4. Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve (1);

1.5. Këshilli i Prindërve të Kosovës (1);

1.6. Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (1);

1.7. Ministria (1);

1.8. Një ekspert ndërkombëtar i nominuar nga Ministri i Arsimit, i Shkencës dhe i Teknologjisë.

2. Kryesuesi dhe zëvendësi i KSHAP zgjedhen nga anëtarët vendor për një mandat të vetëm katër (4)
vjeçar.

3. KSHAP luan rol këshilldhënës për Ministrinë.

4. Çështjet administrative që kanë të bëjnë me KSHAP rregullohen me akt nënligjor.

5. KSHAP monitoron progresin në procesin e reformave në arsimin parauniversitar nga këndëvështrimi
kombëtar dhe ndërkombëtar, bënë propozime për ndryshime, harton raporte këshillëdhënëse ose
rekomandime për fusha të caktuara dhe diskuton çështje të tjera që i referohen nga ministri.

Neni 7
Kompetencat e komunës

1. Kompetencat e komunave janë të rregulluara përmes:

1.1. Ligjit për vetëqeverisje lokale, nr. 03/L040, të datës 20 Shkurt 2008, dhe Ligjit për arsim në
komuna, nr. 03/L-068, të datës 21 maj 2008, dhe

1.2. kompetencave shtesë të përcaktuara sipas dispozitave të këtij ligji .

2. Ushtrimi i përgjegjësive dhe detyrave të komunës në këtë fushë monitorohet nga Ministria në
bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për të siguruar zbatimin e legjislacionit në
fuqi.

3. Komunat kanë përgjegjësitë shtesë në vijim:

3.1. ndërtimin e objekteve arsimore dhe aftësuese;
9

3.2. mirëmbajtjen dhe riparimin e ndërtesave dhe pajisjeve të institucioneve arsimore;

3.3. sigurimin e një ambienti të shëndetshëm, duke përfshirë ujin e pijshëm, kushtet higjeniko
sanitare, shërbimin shëndetësor, si dhe ambient të sigurt për nxënësit dhe personelin duke
përfshirë sigurimin e shërbimeve të sigurta dhe sigurisë efektive.

3.4. përmes bashkëpunimit me prindër, polici dhe autoritetet e tjera publike, marrin hapa për të
adresuar sjelljet e dhunshme dhe keqpërdorimin në ose në lidhje me institucionin përkatës.

Neni 8
Inspektimi i arsimit

1. Inspektimi i institucioneve arsimore dhe aftësuese për qëllimin e specifikuar në nën-paragrafin 1.9.
paragrafi1. të nenit 5 të këtij ligji është përgjegjësi e Departamentit të Inspekcionit pranë Ministrisë.

2. Autoriteti për inspektim buron nga Ministria; drejtorët e institucioneve arsimore dhe aftësuese dhe
Drejtoritë Komunale të Arsimit duhet të bashkëpunojnë me inspektorët e autorizuar duke ofruar të gjithë
dokumentacionin e nevojshme, qasje në institucion, si dhe të marrin pjesë në inspektim personalisht
apo përmes zëvendësit të autorizuar.

3. Inspektimi duhet të organizohet në cikle vjetore të planifikimit, me mundësi të inspektimit të veçantë
në kushtet e përcaktuara nga Departamenti i Inspektimit.

4. Qëllimet e inspektimit të funksionimit të institucionit arsimor dhe aftësues në nivelin 0,1,2,3 dhe 4 të
ISCED-it janë që së bashku me inspektorë të fushave të tjera (punësimi, shëndetësia, ndërtimi, financat
etj) të kontrollojnë dhe evidentojnë:

4.1. respektimin e detyrave dhe funksioneve përkatëse të institucionit në përputhje me këtë ligj
si dhe ligjet tjera dhe aktet nënligjore;

4.2. funksionimin e këshillit drejtues të institucionit, funksionimin e këshillit të prindërve dhe
këshillit të nxënësve, korrektësinë në të dhënat e nxënësve sipas niveleve dhe klasave,
saktësinë në dokumentet pedagogjike dhe shkollore, organizimin e mësimit;

4.3. numrin, kualifikimet dhe mundësitë për zhvillim profesional të mësimdhënësve;

4.4. ambientin e punës duke përfshirë respektimin e standardeve të shëndetësisë dhe sigurisë,
të dhënat e evidentuara të veprimeve disiplinore dhe rezultatet e tyre;

4.5. zbatimin e Kornizës Kombëtare të Kurrikulumit duke përfshirë kurrikulumin bërthamë,
kurrikulumin me bazë shkolle, procedurat e testimit dhe vlerësimit, përdorimin e teksteve të
miratuara dhe materialet mësimore;

4.6. dhe, në rastet kur evidentohet moszbatim i aspekteve të mësipërme, drejtorit të institucionit
në fjalë i jepen rekomandime dhe këshilla specifike për ndryshimet e nevojshme në një afat të
caktuar.

5. Nëse drejtori nuk merr masa të nevojshme për të adresuar mangësitë në fushat e cekura më lartë në
paragrafin 4. të këtij neni, inspektori mund të përcaktojë procedurat disiplinore që duhet të merren ndaj
drejtorit apo personelit tjetër në institucion.

6. Pas raportit të inspektorit, i cili nënshkruhet nga inspektori dhe drejtori i institucionit përkatës:

6.1. Ministria mund të ndërpresë punën e institucioneve arsimore dhe aftësuese të cilat nuk
janë të licencuara apo veprojnë në ambiente të pasigurta dhe të pashëndetshme.
10

6.2. Ministria mund të udhëzojë komunën që të ndërpresë marrëdhënien e punës së një
mësimdhënësi që është punësuar në kundërshtim me kriteret e specifikuara në këtë ligj, ose
është përjashtuar nga puna për shkak të kushteve mjekësore ose urdhrit të gjykatës apo
dispozitat e këtij ose ligjeve të tjera në fuqi kërkojnë një gjë të tillë;

6.3. në rast se vërehen mangësi në zbatimin e kurrikulumit, Ministria mund të kërkojë zbatimin
e mësimit shtesë ose alternativ.

6.4. Ministria mund të anulojë notat në rastet kur nuk janë respektuar procedurat e vlerësimit si
dhe diplomat dhe dokumentet tjera që janë marrë në kundërshtim me këtë ose ligjet tjera në
fuqi.

7. Departamenti i Inspektimit gjithashtu ka përgjegjësinë të monitorojë dhe vlerësojë punën akademike
të institucionit si pjesë e ciklit vjetor të inspektimit. Ministria, në konsultim me Agjencionin e Kosovës për
Kurrikul Standarde dhe Vlerësim përcakton kritere dhe procedura për inspektim kombëtar që mund të
përfshijë ekspertë në disa fusha specifike akademike ose profesionale në përputhje me paragrafin 4. të
nenit 25 të këtij ligji.

8. Ankesat ndaj vendimeve ose veprimeve të Inspektorit mund të bëhen pranë Komisionit për ankesa
në Ministri.


SISTEMI I ARSIMIT PARAUNIVERSITAR

Neni 9
Organizimi i arsimit parauniversitar

1. Arsimimi parauniversitar dhe parashkollor organizohet përmes një kornize të mësimit tërë jetësor
sipas niveleve të ISCED-it si vijon dhe në pajtim me fazat kryesore të Kornizës Kombëtare të
Kurrikulumit:

1.1. niveli 0: Arsimi parashkollor (normalisht mosha zero (0) deri në gjashtë (6) vjeç, faza kyçe 0
dhe një pjesë e fazës 1 e KKK), i rregulluar me këtë ligj vetëm për moshën pesë (5) deri
gjashtë (6) vjeçare (shkollë parafillore); përndryshe në përputhje me nenin 10 të këtij ligji;

1.2. niveli 1: Arsimi fillor që zgjat 5 vite (normalisht prej moshës gjashtë (6) vjeçare, pjesa e
mbetur e fazës 1 dhe 2 e KKK);

1.3. niveli 2: Arsimi i mesëm i ulët që zgjat katër (4) vite (normalisht prej moshës dymbëdhjetë
(12) vjeçare, faza 3 dhe 4 e KKK);

1.4. niveli 3: Arsimi i mesëm i lartë që zgjat tri (3) vite, varësisht nga kurrikulumi i përcaktuar
nga Ministria (normalisht prej moshës pesëmbëdhjetë (15) vjeçare, faza 5 dhe 6 e KKK),
përfshirë gjimnazin, shkollën e mesme profesionale, shkollën e muzikës dhe atë të artit, dhe

1.5. niveli 4: Arsimimi postsekondar në institucionet e arsimit dhe aftësimit profesional në
periudhën një (1) deri dy (2) vite (zakonisht nga mosha tetëmbëdhjetë (18) vjeçare, specializimi
passekondar në KKK).

1.6. programe të mësimit gjatë gjithë jetës për të rritur që mund të ofrohen në nivelet 3, dhe 4 të
ISCED-it.

2. Shkollimi i detyruar fillon në fillim të vitit shkollor pas datës kur fëmija arrin moshën gjashtë (6)
vjeçare që është mosha minimale për shkollimin e detyruar dhe përfundon në fund të nivelit 2 të ISCED-
it.
11

3. Edukimi parafillor bëhet i detyrushem siç është paraparë në dispozitat kalimtare.

4. Shkollimi i detyruar ofrohet falas.

5. Ministria mund të nxjerrë akte nënligjore për shmangien e situatave të jashtëzakonshme në lidhje me
kërkesat për arsim të detyruar.

6. Fëmija, i cili në kohën e fillimit të vitit shkollor është nën minimumin e moshës së duhur për
shkollimin e detyruar mund të regjistrohet në këtë shkollim në bazë të rekomandimit të shërbimit
profesional pedagogjiko-psikologjik në shkollë. Vendimi për regjistrim merret nga drejtori i shkollës.

7. Ministria, përmes aktit nënligjor, mund të përcaktojë test përzgjedhës për shkolla të caktuara
profesionale të nivelit 3 të ISCED-it.

8. Ministria, përmes një akti nënligjor, mund të modifikojë definicionet e niveleve të ISCED-it në
përputhje me rezultatet e Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s në seancën e 36 (2011) duke u
bazuar në rishikimin e ISCED-it siç ishte raportuar në konferencën e përgjithshme të UNESCO-s,
seancën e 35-të (2009).

Neni 10
Dispozitat specifike për edukimin parashkollor

1. Edukimi parashkollor i fëmijëve nën moshën pesë (5) vjeçare është faza kyçe 0 e KKK, niveli 0 i
ISCED-it, kujdesi i hershëm dhe edukimi i fëmijëve.

2. Klasa para fillore për fëmijët mbi moshën pesë (5) vjeçare është pjesë e fazës së 1-rë kyçe të KKK,
nivelit 0 të ISCED-it, e inkorporuar në shkollimin e detyruar sipas nenit 9 të këtij ligji , zbatohet siç është
paraparë në dispozitat kalimtare.

3. Sipas paragrafit 6. të këtij neni, kurrikulumi i kujdesit dhe edukimit të hershëm rregullohet me KKK.

4. Kujdesi dhe edukimi i hershëm mund të organizohet në institucionet publike parashkollore,
institucionet private parashkollore, qendrat socio-kulturore, të licencuara sipas dispozitave të këtij ligji
dhe akteve nënligjore.

5. Komunat mund të ndërmarrin veprime të nevojshme, përfshirë ofrimin e asistencës financiare, për të
përkrahur iniciativat private për kujdes dhe edukim të hershëm.

6. Kurrikulimi, procedurat e miratimit të planit të punës, natyra dhe kohëzgjatja e programeve për kujdes
dhe edukim të hershëm, çështjet e inspektimit, financimit, personelit dhe të tjera rregullohen përmes
aktit nënligjor.

Neni 11
Dispozitat specifike për arsimin dhe aftësimin profesional

Arsimi dhe aftësimi profesional rregullohet përmes ligjit për arsimin dhe aftësimin profesional nr. 02/L-
42, 23 shkurt 2006, përderisa nuk është në kundërshtim me këtë ligj.

Neni 12
Dispozitat specifike për arsimin dhe aftësimin e të rriturve

1. Qëllimi i arsimit dhe i aftësimit të rriturve është zhvillimi i shkathtësive, njohurive dhe parimeve të
duhura te të rriturit si pjesë e kornizës së të mësuarit gjatë gjithë jetës.

2. Të rriturit mund të arsimohen ose aftësohen në institucionet e licencuara private, publike dhe të
12
partneritetit të niveleve 3 dhe 4 të ISCED-it, sipas dispozitave të këtij ligji, me ndryshimet në vijim të cilat
specifikohen në një akt nënligjor:

2.1. përshtatja e kurrikulumit, vlerësimi i të mësuarit paraprak, kohëzgjatja e programeve, vijimi,
vlerësimi dhe procedurat e tjera për të mësuarit e të rriturve;

2.2. caktimi i pagesave për vijim dhe kriteret e pranimit;

2.3. përcaktimi, në bazë të këshillave të Këshillit Shtetëror për Licecnimin të Mësimdhënësve
(KSHLM), i kualifikimeve për mësimdhënës, trajnerë, instruktorë, apo personel tjetër i
përfshirë në arsimin dhe aftësimin profesional.

2.4. përcaktimi i kritereve shtesë për licencimin e institucioneve të arsimit dhe aftësimit, të cilat
ofrojnë programe për arsimin dhe aftësimin e të rriturve;

2.5. financimi i institucioneve të arsimit dhe aftësimit për ofrimin e programeve efektive për
arsimin dhe aftësimin e të rriturve.

Neni 13
Themelimi i institucioneve arsimore

1. Shkollat fillore (niveli 1 i ISCED-it) dhe të mesme të ulëta (niveli 2 i ISCED-it) themelohen në çdo
komunë. Shkollat e këtyre niveleve mund të kombinohen.

2. Komuna mund të themelojë dhe mbajë paralele të ndara të nivelit 1 dhe 2 të ISCED-it në zonat në të
cilat nuk ka shkolle amë, sipas kritereve të vendosura nga Ministria me aktin nënligjor.

3. Komunat, brenda territorit të tyre, sigurojnë ofrimin e shkollimit në nivelin 1, 2 dhe 3 të ISCED-it në
të gjitha gjuhët e mësimdhënies edhe nën numrin minimal për regjistrim të nxënësve të përcaktuar me
akt nënligjor, ose ofrojnë alternativa, duke përfshirë në mes të tjerash, transportin e subvencionuar deri
në vendin ku ofrohet shkollimi.

4. Arsimi dhe aftësimi profesional në nivelin 3 të ISCED-it mund të bëhet në shkolla apo në institucione
të aftësimit, qofshin ato publike apo private, ose në ndërmarrje publike apo private.

5. Arsimi profesional passekondar në nivelin 4 të ISCED-it mund të bëhet në kolegje, institucione të
aftësimit, qofshin ato publike apo private, në ndërmarrje publike apo private, ose sipas marrëveshjeve
për partneritet që rregullohet sipas ligjit në fuqi. Ministria rregullon kushtet për pranim në programet e
ofruara në institucionet e financuara nga fondet publike ose në institucionet passekondare jouniversitare
të partneritetit.

Neni 14
Caktimi i nxënësve nëpër institucionet arsimore

1. Secila shkollë e nivelit 1 dhe 2 të ISCED-it ka zonën e saj të mbulimit, të përcaktuar nga komuna.

2. Të gjithë nxënësit e moshës së shkollimit të detyruar që jetojnë në atë zonë kanë të drejtën e
regjistrimit dhe vijimit të shkollës së nivelit përkatës.

3. Për nxënësit me vështirësi në të nxënë apo me aftësi të kufizuara, sipas nenit 39 të këtij ligji, komuna
ka për obligim që t’i regjistrojë ata nxënës dhe më pas të veprojë sipas procedurave të parapara në
nenin 41 të këtij ligji.

4. Për nxënësit që flasin gjuhë jo-zyrtare dhe që jetojnë në një zonë të mbulimit ku nuk arrihet minimumi
për hapjen e klasave apo të shkollave të niveleve 1 dhe 2 të ISCED-së për mësim në ndonjë gjuhë që
nuk është gjuhë zyrtare, komuna ofron alternativë, si parashihet në nenin 13, paragrafin 3. të këtij ligji.
13

5. Institucionet arsimore dhe aftësuese të nivelit 3 të ISCED-it kanë zonën e mbulimit të përcaktuar nga
marrëveshja mes komunave (apo nga Ministria aty ku nuk mund të arrihet ndonjë marrëveshje) në bazë
të llojit të arsimit apo aftësimit përkatës; dhe duhet të mundësohet transferi vullnetar mes llojeve të
ndryshme të shkollave në këtë nivel në bazë të interesave dhe aftësive të nxënësit.

6. Vijimi në shkollat e caktuara të nivelit përkatës, ose çdo marrëveshje alternative e bërë sipas
paragrafëve 3. deri 6. të këtij neni, është i detyruar për nxënësit e moshës së shkollimit të detyruar,
përveç nëse transferohen në ndonjë shkollë tjetër ose lirohen nga vijimi.

7. Në raste të veçanta, komuna mund të lirojë nxënësit nga obligimi për të vijuar shkollën e caktuar
sipas paragrafit 2. të këtij neni nëse konstatohet se kjo është në interes të nxënësit pas kërkesës së
bërë nga prindërit e nxënësit dhe është siguruar arsimimi adekuat alternativ në nivelin përkatës.

8. Prindërit e nxënësit që jeton jashtë zonës së mbulimit të ndonjë shkolle të caktuar mund të aplikojnë
në komunën përkatëse për të regjistruar fëmijën në atë shkollë. Vendet e tilla caktohen në mënyrë të
drejtë nga Komuna, në bazë të kritereve transparente dhe të publikuara.

9. Kalimi i obligueshëm prej një shkolle në tjetrën në rastet kur kjo duhet të bëhet për të mirën e
nxënësve të tjerë rregullohet përmes dispozitave të këtij ligji.

10. Përfshirja e nxënësve në institucionet e aftësimit në nivelin 4 të ISCED-it rregullohet me akt
nënligjor.

Neni 15
Vijueshmëria në shkollë

1. Vijimi i shkollimit të detyruar nga ana e nxënësit është një përgjegjësi kryesore e prindit.

2. Prindi i fëmijës së moshës së shkollimit të detyruar bën shkelje të ligjit, nëse:

2.1. nuk e regjistron fëmijën në shkollë publike, institucion aftësimi, shkollë speciale ose
shkollë private të licencuar dhe të përshtatshme për moshën e fëmijës dhe për nivelin e
mësimit, ose nuk bën aranzhime alternative për arsimimin e fëmijës me miratim nga Ministria
sipas nenit 47 të këtij ligji, ose

2.2. pa shkak të arsyeshëm, si është sëmundja apo ndonjë shkak tjetër i pashmangshëm, nuk i
siguron fëmijës vijim të rregullt në institucionin arsimor në kohën e përcaktuar nga këshilli
drejtues për fillimin e mësimit.

3. Kur drejtori i institucionit arsimor dhe aftësues e sheh të arsyeshme dhe në interesin më të mirë të
nxënësit, pas marrjes së kërkesës me shkrim nga prindërit e nxënësit, mund ta lirojë nxënësin nga vijimi
i mësimit deri në (2) dy javë gjatë vitit shkollor.

4. Nëse nxënësi pa ndonjë arsye nuk regjistrohet, nuk vijon shkollimin ose e ndërprenë shkollimin e
detyruar, prindërit e tij dënohen për kundërvajtje nëse mungesa është rezultat i veprimit të
paramenduar ose i neglizhencës së prindërve. Në raste të tilla, komuna e njofton Ministrinë me shkrim.

5. Për të promovuar vijimin ose zvogëluar braktisjen e shkollës, komuna organizon transport të sigurt
dhe efikas për nxënësit në shkollimin e detyruar. Komuna mund te kërkoj pagese por edhe mund ta
bëjë falas transportin shkollor, për:

5.1. nxënësit që jetojnë në zonën e mbulimit, por që janë brenda distancës prej katër (4)
kilometra nga shkolla, përveç nxënësve me aftësi të kufizuara; dhe

5.2. nxënësve që jetojnë jashtë zonës së mbulimit.
14

6. Ministria përgatit udhëzime për të ndihmuar komunat dhe institucionet arsimore dhe aftësuese për të
adresuar në mënyrë afektive braktisjen.
Neni 16
Këshilli i Prindërve të Kosovës

1. Ministria themelon Këshillin e Prindërve të Kosovës (KPK). Ky Këshill ka nëntë (9) anëtarë.
Kohëzgjatja e mandatit të tyre është katër (4) vite dhe anëtarët zgjedhin kryesuesin dhe nënkryesuesin
e Këshillit.

2. Funksioni i KPK-së është përfaqësimi i interesave të prindërve, inkurajim dhe avancim i rolit të
prindërve si palë e rëndësishme e interesit në promovimin e cilësisë në arsim, përcjellja e mendimeve
të prindërve te Ministria lidhur me çfarëdo aspekti të arsimit parauniversitar dhe të jetë kanali kryesor i
komunikimit dhe këshillimit mes Ministrisë, institucioneve arsimore e aftësuese dhe prindërve.

3. Ministria nxjerr akt nënligjor për punën e KPK-së, procedurat për emërimin dhe zgjedhjen e
anëtarëve të tij, duke përfshirë gjithmonë anëtarë të komuniteteve jo shumicë.

4. Ministria siguron buxhetin vjetor dhe infrastrukturën logjistike që të mundësojë punën efektive të
KPK-së.


PËRGJEGJËSITË E INSTITUCIONEVE ARSIMORE

Neni 17
Këshilli drejtues

1. Çdo institucion publik arsimor dhe aftësues duhet të ketë këshillin drejtues. Në rast se këshilli
drejtues nuk mund të formohet ose nuk mund të mblidhet në periudhën prej tre (3) muajsh, funksionet e
tij merren nga drejtori i institucionit, me kusht që komuna (Ministria në rastet e institucioneve të nivelit 4
të ISCED-it) vazhdon me përpjekjet e mëtutjeshme për ta themeluar këtë këshill dhe për të mbajtur
takimet e tij çdo tre (3) muaj.

2. Këshilli drejtues përbëhet nga:

2.1. tre (3) përfaqësues të prindërve, duke përfshirë së paku një përfaqësues të komuniteteve
jo shumicë në komunë nëse ka ndonjë nxënës nga ato komunitete në atë institucion;

2.2. dy (2) përfaqësues nga shoqëria (palë me interes të emëruara nga komuna);

2.3. tre (3) përfaqësues të mësimdhënësve

2.4. për shkollat e nivelit 2 dhe 3 të ISCED-it, një përfaqësues të nxënësve, i zgjedhur nga
nxënësit që vijojnë shkollimin.

3. Në rastet kur shkollat e nivelit 1-2 të I ISCED-it ose institucionet arsimore të nivelit 3 të ISCED-it kanë
më shumë se 1000 nxënës, numri i anëtarëve duhet të ngritet në katër, në tre, në katër dhe në dy në
kategoritë përkatëse sipas paragrafit 2. të këtij neni. Nëse numri i nxënësve bie nën 1000, numri i
anëtarëve duhet të reduktohet në nivelin minimal, ashtu që anëtari që është zgjedhur i fundit në secilin
grup të kryej mandatin e tij në fund të vitit shkollor.

4. Përfaqësuesit e prindërve në këshillin drejtues zgjidhen me votim të fshehtë nga anëtarët e Këshillit
të Prindërve të Shkollës.

5. Këshilli drejtues ka të drejtë të caktojë përfaqësues shtesë pa të drejtë vote, për të siguruar
përfaqësim të gjerë të punëdhënësve dhe shoqërisë në përgjithësi.
15

6. Mandati i anëtarëve të Këshillit drejtues zgjat tri (3) vite, me kusht që ata të vazhdojnë të jenë
mësimdhënës, nxënës, prindër të nxënësve në shkollën përkatëse. Përfaqësuesit e prindërve dhe
mësimdhënësve mund të zgjidhen në mandatin e dytë.

7. Kryetari i këshillit drejtues zgjidhet çdo vit nga këshilli drejtues nga radhët e përfaqësuesve të
prindërve. Kryetari mund të rizgjidhet.

8. Drejtori i institucionit arsimor ushtron funksionin e Sekretarit të Këshillit drejtues. Drejtori i raporton
Këshillit drejtues për çdo vit lidhur me aktivitetet dhe financat e institucionit, dhe ka të drejtën që të
sugjerojë zgjidhje dhe të marrë pjesë në debate, por jo edhe të drejtën e votës. Drejtori i shkollës është
përgjegjës për ligjshmërinë e punës së Këshillit.

9. Këshilli drejtues i shkollës mund të ftojë Drejtorin komunal të arsimit dhe/ose zëvendësin e tij që të
marrë pjesë në takimet e Këshillit, në mënyrë që të ofrojë informata ose sqarime apo të dëgjojë
pikëpamjet e Këshillit drejtues, por pa të drejtë vote.

10. Këshilli drejtues gjatë zbatimit të kompetencave dhe detyrave të tij, i respekton parimet e arsimit
parauniversitar
të parapara në këtë ligj, duke përfshirë edhe respektimin e të drejtave të komuniteteve.

11. Këshilli drejtues i shkollës në nivelet 1,2 dhe 3 të ISCED-së, ka detyrat dhe kompetencat si vijon:

11.1. të hartojë rregullat e shkollës të specifikuara në nenin 22 të këtij ligji, për t’u miratuar nga
komuna;

11.2. të zgjedhë një përfaqësues të prindërve dhe një të mësimdhënësve nga anëtarët e
Këshillit Drejtues, që të marrin pjesë në cilësinë e vëzhguesve në emërimin e drejtorit,
zëvendësdrejtorit dhe mësimdhënësve të shkollës;

11.3. të ushtrojë funksionet e ndërlidhura me shfrytëzimin e buxhetit të shkollës,
përfshirë edhe skemën e delegimit mes komunës, organit drejtues të shkollës dhe drejtorit të
shkollës, siç është përcaktuar në këtë ligj.

11.4. të vendosë për shfrytëzimin e fondeve që i janë dhënë shkollës si kontribut nga prindërit
ose donatorët e tjerë;

11.5. të miratojë aktivitetet jashtë kurrikulare të shkollës, sipas propozimit të drejtorit të
shkollës;

11.6. të vendosë për kodin e veshjes së punonjësve dhe nxënësve;

11.7. të shpreh pikëpamjet e veta për çështjet që kanë të bëjnë me shkollën apo çfarëdo
aspekti të arsimit parauniversitar;

11.8. të miratojë listën e teksteve shkollore dhe materialeve të tjera shkollore për t’u përdorë
në shkollë në bazë të propozimeve të mësimdhënësve të shkollës, brenda kufizimeve të
përcaktuara me legjislacionin në fuqi;

11.9. të kontribuojë në hartimin e planit zhvillimor të arsimit nga komuna në rastet, kur ka të
bëjë me shkollën përkatëse;

11.10. të ushtrojë funksionet e tjera që i janë deleguar nga komuna në pajtim me ligjin;

12. Këshilli drejtues mban dokumentacionin e duhur për të gjitha të hyrat dhe shpenzimet. dhe sipas
kërkesës i vë në dispozicion për procedura të auditimit dhe inspektimit.
16

13. Këshilli drejtues i shkollës, me propozimin e drejtorit të shkollës, mund të themelojë organe të tjera
këshilluese brenda shkollës.
14. Përfaqësuesit e nxënësve, në organet drejtuese të shkollës, nuk marrin pjesë në pjesët e takimit
dhe diskutimet për çështjet që kanë të bëjnë me kushtet e punësimit apo çështjet personale të drejtorit,
zëvendësdrejtorit, mësimdhënësve, punëtorëve tjerë të shkollës apo me çështje personale që kanë të
bëjnë me nxënësit e tjerë.

15. Anëtari i Këshillit drejtues të shkollës nuk merr pjesë në pjesët e takimit dhe diskutimet për çështjet
ku ai ka interes personal ose financiar dhe deklaron interesin e tillë në fillim të takimit.

16. Këshilli drejtues duhet të mbajë regjistrin e interesave personale dhe financiare të anëtarëve të tij
dhe të personelit drejtues të shkollës.

Neni 18
Këshilli i nxënësve

1. Këshilli drejtues i çdo shkolle të nivelit 2 dhe 3 të ISCED-it themelon një këshill të nxënësve, i cili
duhet të ketë së paku një nxënës të zgjedhur nga secila klasë dhe që zgjidhet çdo vit përmes votës së
fshehtë.

2. Roli i Këshillit të nxënësve është të punojë në përmirësimin e mjedisit mësimor, kushteve të punës
dhe interesave që kanë të bëjnë me shëndetin, sigurinë dhe mirëqenien e nxënësve si dhe të
përfaqësohen në këshillin drejtues.

Neni 19
Këshilli i prindërve

1. Çdo institucion arsimor apo aftësues duhet të ketë këshill të prindërve.

2. Kompetencat dhe fushë veprimtaria e Këshillit të prindërve përcaktohen përmes aktit të veçantë
nënligjor.

3. Këshilli i prindërve zgjidhet me vota të fshehta të gjithë prindërve të nxënësve që vijojnë mësimin në
atë institucion.

4. Prindërit, përveç përfaqësimit në Këshillin e Prindërve, kanë të drejtë t’i paraqesin ankesat e tyre,
drejtorit të institucionit arsimor dhe aftësues, komunës dhe Ministrisë lidhur me cilësinë e
mësimdhënies dhe mjedisin shkollor.

Neni 20
Personeli udhëheqës

1. Drejtori dhe zëvendësdrejtori i institucionit arsimor dhe aftësues zgjidhen në bazë të Ligjit mbi
arsimin në komunat e Republikës së Kosovës nr 03/L-068, 21 Maj 2008, në bazë të kritereve të
përcaktuara nga MASHT me akt nënligjor, duke i shtuar edhe dy përfaqësues të Këshillit drejtues në
cilësinë e vëzhguesve në komisionin e përbashkët të emërimit.

2. Drejtori i institucionit arsimor ka përgjegjësi ekzekutive në menaxhimin dhe administrimin e
përgjithshëm të institucionit, duke përfshirë:

2.1. caktimin e masave disiplinore ndaj nxënësve;

2.2. detyrat e caktuara për zgjedhjen, vlerësimin, disiplinën dhe çështjet e tjera që kanë të
bëjnë me mësimdhënësit dhe punëtorët e tjerë të arsimit;

17
2.3. përdorimin efikas dhe efektiv të sistemit të informatave për menaxhimin e arsimit dhe
respektimin e kodeve të ndërlidhura të praktikës;

2.4. ruajtjen e dokumenteve dhe të dhënave, siç parashihet nga komuna apo Ministria;

2.5. detyrat lidhur me kurrikulumin;

2.6. çështjet e tjera që rregullohen përmes këtij ligji.

Neni 21
Sekretari ose administratori

1. Institucionet arsimore dhe aftësuese që kanë më shumë se pesëqind (500) nxënës kanë të drejtën të
kenë sekretar ose administrator, i cili zgjidhet nga komuna përmes konkursit publik; Komuna mund të
vendos të emërojë një sekretar apo administrator për institucione më të vogla përmes konkursit publik.

2. Kompetencat dhe përgjegjësit e sekretarit ose administratorit përcaktohen nga komuna në përputhje
me ligjin në fuqi.

Neni 22
Rregullat e shkollës

1. Komuna, pas pranimit të propozimit të këshillit drejtues të shkollës, miraton rregullat e parapara për
të promovuar sjelljen e mirë dhe disiplinën e nxënësve, dhe për të promovuar konceptin e shkollave të
shëndetshme dhe eliminimin e dhunës.

2. Rregullat e shkollës i caktojnë të drejtat dhe detyrimet e nxënësve që nuk janë parashikuar në këtë
ligj apo aktet nënligjore të nxjerra sipas tij, por ato janë të bazuara gjithmonë në legjislacionin në fuqi.

3. Prindi, i cili është i pakënaqur me vendimet e komunës sipas këtij neni, mund të ankohet te kryetari i
komunës dhe nëse prindi është i pakënaqur me vendimin e kryetarit të komunës, ai mund të dorëzojë
një ankesë në Ministri në lidhje me mosrespektimin e Kushtetutës apo ligjit në fuqi. Vendimi i Ministrisë
do të jetë përfundimtar në procedurën administrative.
4. Komuna siguron mësimin alternativ, për nxënësit që janë larguar nga shkolla, në shkollën në të
cilën nxënësit janë transferuar, në bazë të dispozitave të këtij ligji.

5. Komuna sipas kompetencave mund të udhëzojë drejtorin e shkollës apo Këshillin drejtues të
shkollës, në rastet kur sipas mendimit të komunës, edukimi, arsimi apo siguria në shkollë është ose
mund të dëmtohet në një të ardhme të afërt nga veprimet e nxënësve apo prindërve.

6. Obligohen nxënësit për bartjen e uniformes shkollore.

Neni 23
Aktivitetet jashtëshkollore

1. Drejtori i shkollës ose Këshilli i prindërve, me pëlqimin e Këshillit drejtues, mund të organizojë
aktivitete jashtëshkollore.

2. Aktivitetet jashtëshkollore rregullohen me akt të veçantë nënligjor.





18



KURRIKULUMI,TEKSTET SHKOLLORE, MJETET MËSIMORE DHE
STANDARDET

Neni 24
Korniza e Kurrikulumit e Kosovës

1. Ministria përmes Agjencisë së Kosovës për Kurrikulum, Standarde dhe Vlerësim (AKKSV), harton
Kornizën e Kurrikulumit të Kosovës (KKK).

2. Përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve duhet të përfshihen në zhvillimin apo rishikimin e KKK-së.

3. KKK përbëhet nga kurrikulumi bërthamë dhe kurrukulumi me bazë shkolle për secilin nivel të arsimit
parauniversitar dhe përcakton fushat mësimore.

4. KKK shërben si bazë për hartimin e kurrikulumeve lëndore.

5. Ministria, AKKSV, komuna, Këshilli drejtues dhe drejtori i një institucioni arsimor dhe aftësues
ushtrojnë funksionet e tyre përkatëse sipas këtij ligji me qëllim që të sigurojnë se Korniza e Kurrikulumit
të Kosovës, i përmbahet parimeve në vijim: edukimi dhe arsimimi cilësor për të gjithë, gjithë përfshirja,
qasja e bazuar në kompetenca, fleksibiliteti dhe lëvizshmëria, transparenca dhe llogaridhënia dhe të
mësuarit gjatë gjithë jetës, si dhe:

5.1. promovon zhvillimin intelektual, moral, kulturor dhe fizik të nxënësve dhe të shoqërisë;

5.2. përgatit nxënësit për mundësitë dhe përgjegjësitë për jetë dhe punë të suksesshme;

5.3. përcakton njohuritë, shkathtësitë dhe vlerat sipas nivelit të arsimit të shprehura në
kompetenca kryesore;

5.4. promovon frymën e respektit, mirëkuptimit dhe tolerancës mes të gjitha komuniteteve.

6. Përmes aktit nënligjor për secilin nivel të arsimimit parauniversitar, Ministria specifikon:

6.1. përmbajtjen e kurrikulumit bërthamë, duke përfshirë kurrikulumet lëndore, ndarjen e kohës
mësimore për kurrikulumin bërthamë dhe atë shkollor, duke pasur parasysh që kurrikulumi me
bazë shkolle të mos kalojë 20 % të totalit;

6.2. mësimin e një apo më shumë gjuhëve zyrtare të Republikës së Kosovës nga të gjithë
nxënësit, duke përfshirë nxënësit nga komunitetet pakicë që nuk mësojnë në njërën nga gjuhët
zyrtare;

7. Sipas dispozitave të Ligjit për arsim në komuna, nr. 03/L-068, 21 Maj 2008,institucionet arsimore,
qofshin ato publike apo private, nuk mund të devijojnë nga kurrikulumi bërthamë, përveç në:

7.1. rrethana të veçanta me lejen e Ministrisë, të lëshuar pas konsultimeve me AKKSV-në;

7.2. me miratimin e Ministrisë, për qëllime të projekteve inovative sipas paragrafit 11. të nenit 5
të këtij ligji; ose

7.3. kur plani individual arsimor për ndonjë nxënës të caktuar miratohet sipas paragrafit 6. të
nenit 41 të këtij ligji.

8. KKK u mundëson të gjithë nxënësve të zgjerojnë njohuritë rreth identitetit, Kulturës dhe gjuhës
19
së tyre, si dhe inkurajon dialogun ndërkulturor.

9. Brenda kurrikulumit me bazë shkolle, institucionet arsimore janë të lira që të mbajnë çdo lëndë që
nuk është e ndaluar me këtë ligj ose ligje të tjera në fuqi.

Neni 25
Agjencia e Kosovës për Kurrikulum, Standarde dhe Vlerësim

1. Agjencia e Kosovës për Kurrikulum, Standarde dhe Vlerësim (AKKSV) themelohet si agjenci për të
udhëhequr çështjet që kanë të bëjnë me zhvillimin, zbatimin, monitorimin dhe vlerësimin e
kurrikulumit, standardeve dhe vlerësimit.

2. AKKSV është agjenci ekzekutive që vepron nën Ministrinë.

3. Statusi dhe puna e AKKSV-së rregullohet me akt nënligjor.

4. AKKSV zhvillon Kornizën e Kurrikulumit të Kosovës dhe kurrikulumin e lëndëve përmes një procesi
të rregullt të diskutimit me përfaqësuesit e mësimdhënësve dhe komunave, me organizatat
përfaqësuese të komunitetit, si dhe me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, përfshirë edhe
rekomandimet për:

4.1. përmbajtjen e kurrikulumit bërthamë, përfshirë metodologjinë qendrore dhe
programet mësimore të lëndëve; objektivat, rezultatet e të mësuarit për secilën lëndë që lidhet
me fazat kryesore të kurrikulumit dhe kompetencat kryesore që duhet të arrihen në fund të
nivelit 3 të ISCED-së;

4.2. matjen dhe vlerësimin e standardizuar të suksesit të nxënësve në intervale të përcaktuara
dhe kriteret për përparimin e nxënësve që janë në përputhje me kushtet e Kornizës Kombëtare
të Kualifikimeve për vlerësim që çojnë në dhënien e kualifikimeve;

4.3. listën e teksteve të rekomanduara si dhe burime të tjera mësimore, përfshirë këtu materiale
të përshtatshme për përdorim nga nxënësit që kanë vështirësi në mësim apo ata me aftësi të
kufizuara.

Neni 26
Tekstet shkollore dhe mjetet e tjera mësimore

1. Me qëllim të sigurimit të cilësisë së materialeve që përdoren në institucionet publike arsimore dhe
aftësuese, Ministria miraton tekstet shkollore dhe mjetet e materialet e tjera mësimore sipas këshillave
të AKKSV-së, dhe sipas rregullave të prokurimit, hartimit, rishikimit dhe publikimit të cilat përcaktohen
në një akt nënligjor.

2. Vetëm materialet miratuara nga Ministria, sipas këtij neni, mund të përdoren në institucionet publike.

3. Këshillat drejtuese të institucioneve arsimore ose aftësuese miratojnë nga lista e miratuar nga
Ministria, tekstet shkollore dhe mjetet e materialet tjera mësimore, sipas propozimeve të
mësimdhënësve, për përdorim në institucione përkatëse.

4. Tekstet shkollore të miratuara nga Këshilli drejtues në nivelet 1 dhe 2 në bazë të paragrafit 2. të këtij
neni ofrohen falas.

Neni 27
Tekstet shkollore në gjuhët e komuniteteve

1. Tekstet shkollore ne gjuhen serbe për nivelin 1 dhe 2 do të përdoren siç është përcaktuar me ligjin
në fuqi dhe jepen falas.
20

2. Tekstet shkollore ne gjuhet e komuniteteve ne te cilat është duke u zhvilluar mësimi për nivelet 1 dhe
2 ofrohen falas.
SISTEMI I FINANCIMIT

Neni 28
Financimi

1. Burimet e financimit të arsimit dhe aftësimit parauniversitar janë:

1.1. granti specifik i arsimit si i bazuar në ligjin për financat e pushtetit lokal, nr. 03/L-049, 13
Mars 2008, dhe ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, nr.03/L-048, 13
Mars 2008 për të financuar nivelin minimal të standardeve të arsimit parauniversitar dhe duhet
të alokohet për komuna në bazë të parametrave dhe standardeve të siguruara nga Ministria.

1.2. të hyrat vetanake që gjenerohen nga institucionet arsimore dhe aftësuese, dhe

1.3. financim shtesë nga granti i përgjithshëm komunal, varësisht nga mundësitë financiare të
komunës.

2. Granti specifik për arsim definohet në bazë të qasjes së financimit të hapur sipas ligjit për financat e
pushtetit lokal u ndahet komunave sipas formulës shtetërore për financimin e arsimit parauniversitar, të
miratuar nga Komisioni i granteve.

3. Formula shtetërore e financimit të arsimit parauniversitar në paragrafin 2. të këtij neni bazohet në

3.1. numrin e nxënësve të regjistruar,

3.2. përpjesëtimet nxënës – mësimdhënës për ndarjen e personelit dhe kalkulimin e pagave
sipas pagave mesatare,

3.3. financimin për zëvendësimin e mësimdhënësve në pushim mjekësor dhe të lindjes,

3.4. financimin për shkollë sipas llojit dhe madhësisë së objekteve shkollore,

3.5. financimin e shkollave në zona të thella malore, si dhe

3.6. financim për kokë të nxënësit për shpenzime operative dhe investime kapitale.

4. Ministria në konsultim me Drejtoratet e Arsimit Komunal mund të konsolidojë kriteret e formulës.

5. Ajo që i referohet komunës është e njëjtë për Ministrinë në rastet e institucioneve që ofrojnë
programe të nivelit 4 të ISCED-it. Kriteret për financimin e institucioneve të nivelit 4 të ISCED-it
përcaktohen nga Ministria.

Neni 29
Delegimi i autoritetit financiar

1. Komuna delegon përgjegjësinë për buxhet dhe financa tek institucionet arsimore dhe aftësuese sipas
formulës komunale të specifikuara në një akt nënligjor; formula duhet të lejojë ndryshime nëse
ndryshon numri i nxënësve gjatë vitit fiskal.

2. Komuna mban të drejtën të rishikojë formulen komunale në bashkëpunim me institucionet arsimore
dhe aftësuese.

3. Kur përgjegjësia delegohet sipas paragrafit 1. të këtij neni:
21

3.1. çdo Këshill drejtues duhet të ketë çdo vit fiskal një buxhet të alokuar dhe në bazë të asaj
ndarje, miraton planin buxhetor;
3.2. Këshilli drejtues i institucionit mund të delegojë përgjegjësinë për shpenzime në fusha të
specifikuara dhe me limite të specifikuara financiare te drejtori i institucionit. Aranzhimet e tilla i
nënshtrohen orarit të delegimit, të miratuar dhe mund të anulohen nga komuna përkatëse;

3.3. komuna apo Këshilli drejtues i institucionit (‘autoriteti delegues’) sigurojnë dispozita të
përshtatshme financiare për personel dhe pajisje lidhur me zbatimin efikas të funksioneve
administrative të deleguara në lidhje me buxhetin;

3.4. çdo shumë e siguruar nga komuna për Këshillin drejtues të institucionit mbetet pronë e
komunës derisa këshilli drejtues apo drejtori ta shpenzojnë atë sipas nevojës;

3.5. çdo pasuri e blerë me fonde nga buxheti i shkollës do të mbetet pronë e shkollës,
respektivisht komunës dhe do të menaxhohet nga Këshilli drejtues I institucionit ose drejtori,
sipas planit të delegimit;

3.6. nuk mund të tejkalohet pjesa e miratuar e buxhetit për një institucion arsimor apo aftësues;

4. Çdo kontest mes Këshillit drejtues të institucionit dhe drejtorit, sa i përket buxhetit të institucionit, i
nënshtrohet një arbitrimi obligues të bërë nga komuna.

5. Çdo kontest mes komunës dhe këshillit drejtues, sa i përket buxhetit të institucionit, i nënshtrohet një
arbitrimi obligues të bërë nga Ministria.

Neni 30
Monitorimi

1. Autoritetet deleguese monitorojnë ushtrimin e autoritetit të deleguar.

2. Autonomia financiare që u jepet këshillave drejtuese të institucionit dhe drejtorëve i nënshtrohet
përgjegjësisë ndaj autoritetit delegues në formë të raporteve të audituara vjetore, të përpiluara për
autoritetin delegues.

3. Delegimi i autoritetit mund të pezullohet ose anulohet nëse autoriteti delegues përcakton se fondet
janë menaxhuar keq ose janë përdorur për qëllime tjera e jo për ato për të cilat janë deleguar.

4. Anulimi i autoritetit të deleguar sipas paragrafit 3. të këtij neni ndodh vetëm pas konsultimeve mes
palëve dhe përveç rasteve urgjente kur pandehet se fondet janë keq menaxhuar, do të kërkohet nga
autoriteti delegues që të japë së paku tridhjetë (30) ditë lajmërim për anulimin e planifikuar.

5. Çdo kontest mes komunës dhe Këshillit drejtues të institucionit lidhur me këtë pjesë i dërgohet
Ministrisë për vendim.


PERSONELI MËSIMDHËNËS DHE UDHËHEQËS

Neni 31
Krijimi i bazës profesionale për mësimdhënës

1. Mësimdhënësit janë shërbyes profesional publik që kryejnë detyra në institucionet arsimore dhe
aftësuese sipas legjislacionit në fuqi dhe të cilët përmbushin kushtet e nevojshme të parapara me këtë
ligj për kualifikim dhe licencim.

2. Një person i cili nuk i përmbush kushtet e nevojshme për të qenë mësimdhënës, siç përcaktohet në
22
këtë ligj, mund të punësohet në një institucion arsimor dhe aftësues si asistent apo instruktor për të
ndihmuar punën e një mësimdhënësi të kualifikuar dhe të licencuar, nëse drejtori i institucionit është i
bindur se ky person posedon aftësitë, ekspertizën dhe përvojën e nevojshme për një punë të tillë dhe
nuk diskualifikohet nga mbajtja e një pozite të tillë sipas këtij ligji, apo ndonjë ligji tjetër në fuqi.

3. Kriteret për zgjedhjen e asistentëve dhe instruktorëve përcaktohen me një akt të veçantë nënligjor.

4. Ministria siguron që brenda resurseve në dispozicion, të aftësohen punonjës të mjaftueshëm për të
plotësuar obligimet lidhur me edukimin dhe arsimin në gjuhët jozyrtare dhe lidhur me kurrikulin specifik
për komunitete.

Neni 32
Këshilli shtetëror për licencimin e mësimdhënësve

1. Ministri emëron anëtarët e Këshillit Shtetëror për Licencim e Mësimdhënësve (në vijim KSHLM),
përbërja e të cilit dhe rregullon procedurat e tij, pagesat dhe çështjet e tjera, si kërkohen me këtë ligj
apo me ligje të tjera në fuqi.

2. KSHLM ka detyra dhe përgjegjësi, si përcaktohen me akte nënligjore.

3. Procedurat zyrtare të KSHLM-së mbi lëshimin dhe revokimin e licencave të mësimdhënësve janë të
hapura për inspektim publik.

4. Ministria, me akte nënligjore, mund të delegojë një ose më shumë funksione te KSHLM-së, si dhe
mund të anulojë delegime të tilla.

5. Nëse delegimi i funksioneve bëhet sipas paragrafit 4. të këtij neni, Komisioni për ankesa dhe
parashtresa në MASHT do të veprojë si një trup për ankesa ndaj vendimeve relevante të KSHLM-së
për arsye të mos pajtueshmërisë me këtë ligj apo ndonjë ligj tjetër në fuqi.

Neni 33
Licencimi i mësimdhënësve

1. Licencimi i mësimdhënësve, zhvillimi i kornizës dhe standardet për zhvillim profesional dhe vlerësim
të performancës është përgjegjësi e Ministrisë, e cila vepron sipas këshillave dhe rekomandimeve të
KSHLM-së.

2. Licencimi i mësimdhënësve përcakton kërkesat që duhet plotësuar nga mësimdhënësit për të hyrë
dhe qëndruar në profesion, si dhe kriteret dhe kërkesat për avancim në sistemin e licencimit.

3. Ministria, përmes aktit nënligjor, sipas këshillave të KSHLM-së, përcakton:

3.1. sipas paragrafit 4. të këtij neni, kërkesat për kualifikim të mësimdhënësve, duke përfshirë
nivelin e kërkuar të kualifikimit për një nivel të caktuar të arsimit parauniversitar.

3.2. procedurat për avancimin e kualifikimit të mësimdhënësve ekzistues duke organizuar
kualifikimin e tyre në nivelin e njëjtë të kërkuar për mësimdhënës të rinj, deri në Gusht 2020.

3.3. kërkesat për zhvillim profesional dhe performancë të mësimdhënësve në kuadër të procesit
të licencimit.

3.4. standardet dhe procedurat e akreditimit të programeve të zhvillimit profesional të
mësimdhënësve;

3.5. standardet e praktikës profesionale të mësimdhënësve;

23
4. Të gjitha programet universitare që qojnë drejt kualifikimit për mësimdhënës duhet që më së voni
deri në fillim të vitit akademik 2012/2013 të jenë ekuaivalent me programet e ciklit të dytë prej 300
ECTS që përmbajnë komponentën akademike, profesionale dhe pjesë praktike, detajet e të cilave
rregullohen përmes aktit nënligjor.

5. Në rastin e mësimdhënësve të nivelit 4 të ISCED-it, duke përfshirë ata të punësuar në institucionet
për arsimimin dhe aftësimin profesional, Ministria, në bazë të rekomandimeve të KSHLM-së, mund të
specifikojë kërkesa shtesë apo alternative për aftësim që pasqyrojnë karakterin profesional të këtij
niveli. Kualifikimet e tilla përcaktohen në një akt nënligjor.

6. Pas rekomandimit të KSHLM-së, Ministria mund të saktësojë kualifikime shtesë për mësimdhënësit e
nxënësve me vështirësi në të mësuar, të nxënësve me pengesa në dëgjim, të nxënësve me pengesa
në të parë dhe të nxënësve që kanë pengesa në dëgjim dhe në të parë. Ato kualifikime përcaktohen
përmes aktit nënligjor.

7. Rivlerësimi i një mësimdhënësi të licencuar me qëllim të përtëritjes së licencës, do të ndodhë në një
interval kohor që nuk kalon pesë vite nga data e lëshimit të licencës ekzistuese.

8. Rivlerësimi i një mësimdhënësi të licencuar mund të iniciohet në çdo kohë, nëse puna e
mësimdhënësit është një çështje për t’u brengosur; në raste të tilla, komuna ndërmerr hapat e duhur
për t’i dhënë udhëzime dhe përkrahje mësimdhënësit në fjalë.

9. Një licencë mund të revokohet apo pezullohet nga Ministria nëse sipas mendimit të saj, bazuar në
një raport të përpiluar nga një mjek i pavarur, mësimdhënësi nuk është në gjendje të vazhdojë punën
për shkak të mungesës së kapaciteteve shëndetësore, fizike apo mentale. Në raste të tilla,
mësimdhënësi në fjalë do të ketë të drejtën për të paraqitur dëshmi mjekësore dhe të ankohet me
shkrim në Ministri. Vendimi i Ministrisë do të jetë përfundimtar.

10. Një licencë mund të merret apo pezullohet nga Ministria me kërkesë të drejtorit komunal të arsimit,
atëherë kur procedurat disiplinore janë ndërmarrë kundër një mësimdhënësi. Pezullimi do të shqyrtohet
pas përfundimit të procedurave të tilla dhe ndonjë ankese që mund të paraqitet.

11. Licenca tërhiqet menjëherë nga Ministria pas shqiptimit të dënimit për shkelje të ligjit ose për vepra
të padenja që përfshijnë fëmijët. Organet e caktuara shtetërore do të lajmërohen për këtë tërheqje
sipas ligjit në fuqi.

12. Nëse një person, i cili e ka marr licencën sipas këtij neni, lë përkohësisht profesionin e
mësimdhënies me vullnetin e tij, mund të kthehet në statusin e mësimdhënësit me licencë të rregullt pa
ndonjë periudhë provuese, nëse mungesa e tij është më e shkurtër se pesë (5) vite. Kjo dispozitë nuk
është e aplikueshme për mësimdhënësit e shkarkuar nga pozitat e tyre.

Neni 34
Kualifikimet shtesë për emërim në pozita udhëheqëse dhe inspektorë

1. Kandidatët që aplikojnë për pozitën e drejtorit apo zëvendësdrejtorit të një institucioni arsimor apo
inspektorit të arsimit duhet të posedojnë licencën si mësimdhënës të kualifikuar.

2. Me kërkesë të komunës dhe sipas këshillave të KSHLM, Ministria mund të ndryshojë kushtet e
kërkuara në paragrafin 1. të këtij neni në raste të veçanta.

3. Drejtorët dhe zëvendësdrejtorët e institucioneve arsimore dhe aftësuese që tërësisht apo kryesisht
punojnë në gjuhët e komuniteteve do të jenë përfaqësues të atyre komuniteteve dhe do të jenë
plotësisht të familjarizuar me identitetin e komunitetit përkatës.

4. Të gjithë drejtorët dhe zëvendësdrejtorët e institucioneve arsimore dhe cilido person tjetër me
përgjegjësi për të administruar institucionet arsimore që mbajnë pozitat e tyre deri në datën kur do të
24
hyjë ky ligj në fuqi, duhet të kenë përfunduar me sukses deri më 31 korrik 2013 një program kualifikimi
profesional për udhëheqje, administrim ose fusha të ngjashme, i cili duhet të jetë i autorizuar nga
Ministria sipas rekomandimeve nga KSHLM-ja.
5. Nga data 1 gusht 2013, të gjithë kandidatët për postet e cekura në paragrafin 4. të këtij neni para
emërimit të tyre duhet të kenë përfunduar me sukses një program kualifikimi profesional për udhëheqje,
administrim ose fushë të ngjashme, i cili është i autorizuar nga Ministria sipas rekomandimeve të
KSHLM-së.

6. Ministria, përmes një akti nënligjor, sipas këshillave të KSHLM, përcakton kërkesat për zhvillim
profesional për personat që mbajnë pozitat e cekura në paragrafin 4. të këtij neni.

Neni 35
Zgjedhja ose emërimi i drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve, mësimdhënësve, bashkëpunëtorëve
profesionalë, asistentëve dhe instruktorëve

1. Drejtorët dhe zëvendësdrejtorët e institucioneve arsimore, mësimdhënësit, asistentët dhe instruktorët
zgjidhen përmes një konkursi publik në bazë të meritës personale, pa asnjë lloj diskriminimi të
drejtpërdrejtë apo të tërthortë për arsye reale apo të supozuara që ka lidhje me gjininë, racën, gjendjen
martesore, orientimin seksual, përkatësinë etnike, nevojat e veçanta, pasurinë, vendin e lindjes,
pikëpamjet politike ose filozofike apo rrethanat e tjera.

2. Përzgjedhja apo emërimi i drejtorëve dhe i zëvendësdrejtorëve, i mësimdhënësve apo i asistentëve
dhe i instruktorëve për institucionet arsimore dhe aftësuese që punojnë tërësisht apo kryesisht në
gjuhët e komuniteteve jo shumicë marrin parasysh nevojën për përfaqësim dhe familjarizim të plotë me
identitetin e komunitetit përkatës; sigurimi i plotësimit të këtyre nevojave nuk konsiderohet si
diskriminues sipas ligjit në fuqi.

3. Autoritetet që bëjnë emërimet, siç përcaktohet në këtë ligj, krijojnë procedura të drejta, të hapura dhe
transparente për angazhim bazuar në kualifikimet dhe nevojat e postit.

4. Mësimdhënësit do te zgjedhën nga një komision i themeluar nga DKA përfshirë edhe drejtorin e
institucionit arsimor si dhe përfaqësuesit e Këshillit drejtues në përputhje me ligjin në fuqi.

5. Kur bëhet përzgjedhja midis një apo më shumë kandidatëve për një post menaxhues ose për
mësimdhënës, merren për bazë kushtet, si janë: arsimimi i secilit kandidat, përvoja, kualifikimet për
pozitë dhe nevojat që do të plotësojë ky emërim. Nëse asnjëri nga kandidatët nuk i plotëson kushtet
për kualifikim të përcaktuar në këtë ligj, mund të bëhet një emërim i përkohshëm. Emërimet e tilla
përfundojnë në ditën e fundit të vitit shkollor gjatë të cilit është bërë emërimi.

6. Kontrata e mësimdhënësit, i cili është zgjedhur në fillim të semestrit të dytë, me kërkesë të
mësimdhënësit vazhdon deri më 31 gusht apo deri në përfundimin e periudhës përkatëse të testimit,e
cila do që të ndodh më vonë. Kontrata e mësimdhënësit që është zgjedhur në mars e më vonë
vazhdohet deri në fund të vitit shkollor.

7. Asnjë person nuk do të emërohet në një post në një institucion shkollor, publik apo privat, nëse ai ka
qenë ndonjëherë i dënuar për krim, dhunë ose vepra të padenja që përfshijnë fëmijët. Një personi që
është dënuar për krime të tilla nuk i jepet një pozitë e tillë apo ai shkarkohet nga posti i tij menjëherë
sipas ligjit relevant në fuqi.

8. Me akt nënligjor, Ministria duhet të përpilojë dispozita të tjera në përputhje me këtë ligj lidhur me
emërimin e drejtorëve, zëvendësdrejtorëve, mësimdhënësve, asistentëve dhe instruktorëve sipas këtë
ligji, si dhe përgjegjësive të komunave dhe këshillave drejtuese.

9. Mësimdhënësit dhe punëtorët e tjerë të arsimit, për të cilët vlen ky nen janë të punësuar të komunës
përkatëse apo të Ministrisë lidhur me nivelin 4 të ISCED-it.

25
10. Nivelet e pagesës, kushtet dhe afatet e punësimit, shtesat e përgjegjësisë dhe gradimi i drejtorëve,
zëvendësdrejtorëve, mësimdhënësve, asistentëve dhe instruktorëve rregullohet përmes aktit nënligjor
në përputhje me ligjin në fuqi, si dhe zbatohen nga komunat dhe nga Ministria përkitazi me nivelin 4 të
ISCED-it.

Neni 36
Mbrojtja nga sanksionet arbitrare dhe të tjera

1. Ministria, komunat, këshillat drejtuese dhe drejtorët e institucioneve arsimore do të sigurojnë që
mësimdhënësit të kenë liri brenda ligjit si dhe në përputhje me nivelin e arsimit ku janë punësuar, për te
diskutuar njohuritë e fituara si dhe për të dhënë ide të reja dhe mendime të debatueshme brenda
kurrikulit të miratuar, pa rrezikuar humbjen e vendit të punës apo të ndonjë privilegji që mund ta kenë.

2. E drejta e mësimdhënësve për liri të shprehjes mund të kufizohet vetëm me ligj.

3. Ministria dhe komunat marrin masa të sigurojnë se:

3.1. mësimdhënësit kanë të drejtë për organizim dhe mbledhje brenda ligjit;

3.2. mësimdhënësit janë të mbrojtur nga diskriminimi i drejtpërdrejtë ose i tërthortë për arsye
reale apo të supozuara siç janë gjinia, raca, gjendja martesore, orientimi seksual, ngjyra, feja,
pikëpamjet politike apo të tjera; prejardhja kombëtare, etnike apo sociale, përkatësia ndaj një
komuniteti etnik, nevojat e veçanta, pronësia, lindja apo rrethana të tjera.

3.3. mësimdhënësit janë të mbrojtur nga ngacmimi apo sulmi nga cilido person në mjediset e
institucionit arsimor dhe aftësues apo në vendet e ndërlidhura me to.

Neni 37
Personeli profesional jomësimdhënës

1. Personat e kualifikuar sipas standardeve të specifikuara në një akt nënligjor mund të zgjidhen nga
komuna në institucionet arsimore për të ofruar shërbime profesionale, përfshirë: kujdesin mjekësor,
mbështetjen pedagogjike-psikologjike, si dhe punë këshilluese dhe sociale.

2. Komuna mund të zgjedhë në institucione arsimore nëpunës, teknikë dhe mbështetës që të marrin
funksione administrative, teknike dhe të përkrahjes sipas kritereve të përcaktuara në një akt nënligjor.

3. Personat e zgjedhur sipas paragrafit 1. ose 2. të këtij neni mund të inkuadrohen në detyra të
mësimdhënies vetëm nëse posedojnë licencë.

4. Personi i cili është dënuar për vepër penale ndaj fëmijëve nuk do te zgjidhet ne poste të cilat janë të
mbuluara me këtë nen, në ndonjë institucion arsimor, publik apo privat. Një person që është dënuar për
vepra të tilla nuk i jepet një pozitë e tillë ose shkarkohet menjëherë nga posti i tij në përputhje me ligjin
relevant në fuqi.

Neni 38
Emërimet e përkohshme

Komuna do të sigurojë pagesat për personat, të cilët përkohësisht zgjidhen si ushtrues detyre i drejtorit
të institucioneve arsimore ose aftësuese apo për të zëvendësuar personelin që mungon për arsye
shëndetësore ose të lehonisë.

Neni 39
Nevojat e veçanta arsimore

1. Fëmija ka vështirësi në mësim nëse:
26

1.1. ka vështirësi dukshëm më të mëdha në mësim sesa shumica e fëmijëve të asaj moshe;

1.2. ka një paaftësi e cila e ndalon ose e pengon atë nga përdorimi i pajisjeve arsimore të llojit
që ofrohen në përgjithësi për fëmijët e moshës së tij në institucionet arsimore apo aftësuese.

2. Fëmija nuk duhet të konsiderohet se ka vështirësi në mësim vetëm për shkak se gjuha, ose forma e
gjuhës, në të cilën zhvillohet mësimi nuk është e njëjtë me gjuhën, ose me formën e gjuhës, të cilën e
përdor në shtëpi të tij ose sepse i takon një komuniteti të caktuar dhe në rastet e tilla komuna duhet të
sigurojë që fëmijës t’í ofrohet mbështetje efikase në gjuhën e mësimdhënies.

3. Ofrimi i arsimit të posaçëm për fëmijët do të thotë ofrimi i arsimit që i shtohet ose dallon nga arsimi
që në përgjithësi bëhet për fëmijët e moshës së tij në institucionet arsimore dhe aftësuese të
themeluara në komunë.

4. Ofrimi i arsimit të posaçëm nuk kufizohet vetëm për fëmijët me vështirësi në mësim, por kjo
gjithashtu zbatohet edhe për fëmijët me dhunti të veçanta, të cilët mund të kërkojnë modifikim të
modeleve të zakonshme të progresit në sistemin e arsimit të detyruar, përfshirë edhe kurrikulumin.

Neni 40
Parimi i arsimit gjithëpërfshirës

1. Qëllimi i qartë i këtij Ligji është që parimi i arsimit gjithëpërfshirës të zbatohet në Republikën e
Kosovës si praktika më e mirë në përputhje me normat ndërkombëtare, si parashihen në Konventën e
UNESCO-s për të Drejtat e Fëmijëve (1989), në Deklaratën e Salamankës (1994), Konventën e OKB-
së për të Drejta të Personave me Aftësi të Kufizuara (2007) dhe në konventat apo rekomandimet e tjera
përkatëse ndërkombëtare.

2. Parimi i arsimit gjithëpërfshirës nënkupton se:

2.1. institucionet arsimore dhe aftësuese duhet të akomodojnë të gjithë fëmijët, pa dallim të
kushteve të tyre fizike, intelektuale, sociale, gjuhësore apo të tjera dhe duhet të promovojë
integrimin dhe kontaktin mes fëmijëve;

2.2. mbështetja përkatëse duhet të ofrohet bazuar në nevojat intelektuale të nxënësve; dhe

2.3. ambientet e posaçme arsimore apo shkollat speciale arsyetohen vetëm pasi që nga
vlerësimi i ekspertit del se nuk është praktike të regjistrohet ndonjë fëmijë në shkollën e rregullt
publike apo në institucionin e aftësimit.

3. Komunat marrin masa për të mbështetur përfshirjen e fëmijëve në shkolla të rregullta të komunës,
përfshirë edhe themelimin e dhomave burimore dhe klasave të përshtatura për nxënësit me aftësi të
kufizuara fizike, përfshirë ato ndijore.

4. Sipas vlerësimeve individuale profesionale, komunat sigurojnë transport falas, të sigurt dhe të
përshtatshëm për fëmijët me aftësi të kufizuara apo me vështirësi në mësim që ndjekin mësimet në
shkollë komunale.

Neni 41
Vlerësimi profesional

1. Çdo komunë duhet që vetë apo në bashkëpunim me komunat e tjera të themelojë ekip profesional
vlerësues dhe përkrahës për nevojat e posaçme arsimore, të përbërë nga specialistë të arsimit, punës
sociale, psikologjisë dhe të rehabilitimit, si mbështetje e jashtme për institucionet arsimore dhe
aftësuese për të ofruar këshillime dhe udhëzime për mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit.
27
2. Procedura e vlerësimit nga ekipi profesional mund të fillohet me kërkesën e ndonjë prindi apo
institucioni arsimor a aftësues me pëlqimin e prindit.
3. Në përputhje me parimet e arsimit gjithëpërfshirës dhe duke pasur parasysh dëshirat dhe opinionet e
prindërve, vlerësimi profesional shqyrton dhe përcakton nëse nxënësi ka nevojë për vijimin e shkollimit
special dhe çfarë lloji i mësimdhënies duhet të ofrohet, ku qëllimet e vlerësimit janë si në vijim:

3.1. për të vlerësuar aftësitë, interesimet dhe nevojat e fëmijës;

3.2. për të dhënë rekomandime mbi metodat e mësimdhënies, mjetet e mësimdhënies dhe mbi
përshtatjet e tjera të nevojshme për mësimnxënie dhe mirëqenien e fëmijës;

3.3. për të përkufizuar nevojat për pajisjet të posaçme që nevojiten në mësimdhënie;

3.4. për të dhënë rekomandime për regjistrimin e nxënësit.

4. Ministria, me akt nënligjor, përcakton procedurat dhe afatet kohore për vlerësimin profesional.

5. Nëse vendimi i komunës ndryshon nga vlerësimi profesional i ekspertëve, arsyet për vendimin e
komunës duhet të shpjegohen me shkrim. Prindërve u jepet mundësia të bëjnë ankesë me shkrim. Në
raste të tilla, Ministria do të sjellë vendimin përfundimtar dhe ajo mund të konsultohet me këta ekspertë
siç përcakton vet.

6. Përmbajtja e mësimdhënies për nxënësit me nevoja të veçanta për arsim përcaktohet në planet e
arsimit individual. Procedura dhe modeli i këtyre planeve rregullohet me akt nënligjor.

Neni 42
Qendrat burimore, shkollat speciale dhe njësitë që ofrojnë arsimim të veçantë

1. Ministria mund të themelojë dhe mirëmbajë qendra të burimeve, shkolla speciale si dhe njësi të tjera
që ofrojnë arsim special për fëmijët me aftësi të kufizuara të rënda apo të shumëfishta apo me
vështirësi në mësimnxënie, të cilët vlerësohet se nuk janë në gjendje të arsimohen në shkolla komunale
apo në institucione publike për aftësim.

2. Qendrat e burimeve dhe njësitë e tjera, të themeluara sipas këtij neni, gjithashtu ofrojnë ndihmesë,
në kuadër të resurseve që i kanë në dispozicion, në bazë të kërkesave të institucioneve arsimore dhe
aftësuese që arsimojnë nxënësit me vështirësi në mësim.

3. Mësimdhënësit dhe personeli tjetër profesional i punësuar në shkolla, qendra të burimeve dhe njësi
të tjera të themeluara sipas këtij neni licencohen sipas dispozitave të këtij ligji.

4. Ministria siguron transport falas, të sigurt dhe të përshtatshëm apo aranzhon kujdes rezidencial të
përshtatshëm, sipas vlerësimit profesional individual, për fëmijët që vijojnë shkollat speciale, qendrat e
burimeve dhe për njësitë e tjera të themeluara sipas kësaj pjese.

Neni 43
Gjuha e shenjave dhe sistemi Brejll (Braille)

1. Nxënësve dhe fëmijëve të cilët përdorin gjuhën e shenjave si gjuhë të tyre të parë, duhet t’u ofrohet
mësimdhënie për përdorimin e gjuhës së shenjave dhe përmes mënyrës së gjuhës së shenjave.

2. Ministria mund të vendosë që mësimdhënia nëpërmjet gjuhës së shenjave dhe për përdorimin e
gjuhës së shenjave të ofrohet në një lokacion jashtë institucionit të zakonshëm të nxënësve.

3. Nxënësit me të parë të pjesshëm dhe ata të verbër kanë të drejtën që të mësohen për përdorimin e
alfabetit Brejll, si dhe për ndihmat teknike të nevojshme. Nxënësit e tillë kanë gjithashtu edhe të drejtën
për orientimin e nevojshëm dhe për udhëzime gjatë lëvizjes në shkollë, vajtjen dhe kthimin nga shkolla
28
dhe në shtëpi.

4. Para dhënies së mësimit përmes gjuhës së shenjave, në alfabetin Brejll dhe udhëzimeve për
orientim dhe lëvizje ose ndonjë trajnimi sipas këtij neni, ekipi komunal vlerësues i përbërë prej
ekspertëve, i themeluar sipas këtij ligji, bën një vlerësim të aftësive të kufizuara të nxënësit, si dhe
nevojat e tij për qasje.


ARSIMI PRIVAT DHE I PARTNERITETIT

Neni 44
E drejta për arsimim privat dhe për themelimin e institucioneve private arsimore ose aftësuese

1. Çdo fëmijë ka të drejtë të vijojë mësimin në një institucion privat arsimor apo aftësues të licencuar
sipas këtij ligji.

2. Institucionet private arsimore dhe aftësuese mund të themelohen nga subjektet juridike, të
regjistruara në Kosovë, apo nga ndonjë qytetar a grup qytetarësh të Republikës së Kosovës.
3. Personi që ka qenë i dënuar për ndonjë vepër të dhunës apo për ndonjë vepër të pahijshme që ka
përfshirë fëmijët, në Republikën e Kosovës apo gjëkundi, nuk mund të themelojë, nuk mund të jetë i
lidhur me financimin apo me ndonjë aspekt tjetër ose nuk mund të vazhdojë që gjatë dënimit pasues të
jetë i ndërlidhur me ndonjë institucion arsimor dhe aftësues.

Neni 45
Institucionet arsimore dhe aftësuese të partneritetit

1. Ministria ose komuna janë kompetente të lidhin kontratë me ndonjë institucion ose individ për të
promovuar dhe themeluar projekte të përbashkëta arsimore sipas legjislacionit në fuqi.

2. Nëse një institucion themelohet sipas paragrafit 1. të këtij neni, ai institucion trajtohet si institucion
arsimor dhe aftësues me kapital të përzier.

Neni 46
Licencimi dhe inspektimi i shkollave private dhe atyre në partneritet

1. Çdo institucion arsimor privat ose në partneritet që ofron arsimim në nivelet 0, 1, 2, 3 dhe 4 të
ISCED-it duhet kërkojë të licencohet nga Ministria.

2. Kriteret për dhënien e licencës për arsim dhe aftësim formulohen nga Ministria sipas udhëzimeve të
Këshillit Shtetëror për Arsimin Parauniversitar dhe përbëjnë një standard qeveritar për licencim, i cili
shpallet përmes aktit nënligjor.

3. Standardi qeveritar për licencim merr parasysh metodat e ndryshme të mësimdhënies dhe
mësimnxënies që përdoren nga institucionet private dhe mënjanimin e rrezikut ndaj nxënësve dhe
punonjësve, përfshirë edhe dispozitat lidhur me:

3.1. përshtatshmërinë e ndërtesave dhe pajisjeve, të cilat duhet patjetër të jenë sipas
standardeve për shëndetin dhe sigurinë dhe dizajnin e qasjes për personat me aftësi të
kufizuara, përfshirë edhe klasat, kabinetet, punëtoritë dhe laboratorët, fushat ose sallën
sportive;

3.2. bibliotekën dhe sallat për kompjuterë;

3.3. numrin dhe kualifikimet e mësimdhënësve;
29

3.4. kornizën e Kurrikulumit të Kosovës ose një kurrikulum të jashtëm të njohur nga Ministria,
sipas këshillës së AKKSV-së

4. Licenca për institucionin privat arsimor përfshin dispozita për garancinë bankare për të mbrojtur
interesat financiare të personave që duhet të përfundojë arsimimin e tyre në një institucion tjetër në rast
se ai mbyllet.

5. Institucioni privat arsimor mund të fillojë të funksionojë vetëm pasi të ketë marrë licencën nga
Ministria si dhe lejen e biznesit nga komuna, sipas legjislacioni ne fuqi.

6. Procedurat administrative për lëshimin, ripërtëritjen dhe ndryshimin e licencës për arsim dhe aftësim
përcaktohen me akt nënligjor.

7. Institucioni privat arsimor mundet që në bazë të kontratës me prindër të përcaktojë rregullat e sjelljes
në institucion.

8. Themeluesi i institucionit arsimor dhe aftësues mund të mbyllë atë institucion pa ndonjë ndëshkim
në përfundim të vitit shkollor.

9. Institucioni privat arsimor dhe aftësues i nënshtrohet inspektimit nga ana e Ministrisë sipas ligjit në
fuqi.

10. Pas konsultimeve me Autoritetin Shtetëror të Kualifikimeve, Ministria mund të nxjerrë akt nënligjor
lidhur me ofrimin e shërbimeve private arsimore dhe aftësuese apo lidhur me mbështetjen e
shërbimeve të tilla nga ana e organizatave apo operatorëve joqeveritarë.

Neni 47
Shkollimi në shtëpi

1. Nëse komuna vlerëson se ndonjë fëmijë i moshës së shkollimit të detyruar nga territori i saj nuk
është duke u arsimuar në mënyrë të duhur, përmes vijueshmërisë së rregullt në shkollë ose ndryshe
dhe nuk i nënshtrohet përjashtimit të përhershëm sipas këtij ligji, ajo i dërgon një vërejtje me shkrim
prindërve dhe kërkon nga ata që të bindin komunën brenda afatit kohor të përcaktuar në vërejtje se
fëmija është duke u arsimuar në shtëpi ose diku tjetër.

2. Arsimim i duhur sipas paragrafit 1. të këtij neni do të thotë arsimim efikas me orar të plotë që është i
përshtatshëm për moshën, aftësitë dhe prirjen e fëmijës si dhe ndonjë nevojë të veçantë për arsim që
fëmija mund të ketë.

3. Nëse prindërit nuk i përgjigjen komunës brenda afatit kohor të specifikuar në vërejtjen e cekur në
paragrafin 1. të këtij neni, komuna e procedon rastin në procedurë për kundërvajtje.

4. Nëse prindërit përgjigjen se fëmija është duke u arsimuar jashtë sistemit formal të arsimit dhe
aftësimit publik ose privat, aranzhimet e bëra nga prindërit si dhe ato të inspeksionit duhet t’i
nënshtrohen autorizimit të Ministrisë pas konsultimeve me komunën përkatëse.

Neni 48
Arsimimi në diasporë

1. Arsimimi në diasporë rregullohet sipas Ligjit për Mërgatën e Kosovës 03/L-171.

2. Institucionet arsimore dhe aftësuese të cilave u atribuohet ky nen janë të vendosura jashtë territorit
të Republikës së Kosovës, ku nxënësit që janë qytetar të Republikës së Kosovës të moshës për
shkollim të detyruar vijojnë arsim dhe aftësim.

30


DISPOZITAT KALIMTARE

Neni 49
Dispozitat kalimtare

1. Ministria nxjerr akte nënligjore brenda një (1) viti për zbatimin e këtij ligji dhe për çështjet qe nuk
mbulohen me këtë ligj.

2. Dispozitat e nenit 9 paragrafi 3; nenit 10 paragrafi 3 ; nenit 24 paragrafi 6; nenit 25 paragrafi 1 ; neni
28; neni 29; nenit 33 paragrafi 4; neni 35; neni 37 paragrafi 1; neni 39 paragrafi 3; neni 42 paragrafi 1.,
2., 4. neni 43 paragrafi 3; neni 48 paragrafi 1., 2. mund të hynë në fuqi nga viti shkollor 2015/16 po
qe se krijohen kushtet financiare dhe pas një vlerësimi ekzakt të kostos financiare të periudhës vijuese

3. Përfshirja e arsimit pas sekondar jouniversitar (niveli 4 i ISCED-it) në sistemin e arsimit dhe aftësimit
parauniversitar hyn në fuqi nga data, e cila do të caktohet nga Kuvendi.

4. Komunat i harmonizojnë rregulloret në fuqi me dispozitat e këtij ligji brenda gjashtë (6) muajsh nga
hyrja në fuqi e Ligjit.

Neni 50
Dispozitat shfuqizuese

Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shfuqizohen të gjitha dispozitat e Ligjit për arsimin fillor dhe të mesëm
(Ligji 2002/2) si dhe të gjitha dispozitat e tjera ligjore që janë në kundërshtim me këtë ligj.

Neni 51
Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën zyrtare të Republikës së
Kosovës.


Ligji Nr. 04/ L-032
29 gusht 2011

Shpallur me dekretin Nr.DL-035-2011, datë 31.08.2011 nga Presidentja e Republikës së Kosovës
Atifete Jahjaga.