LIGJI NR. 03/L-082 PËR SHËRBIMIN NË FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS

1
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 32 / 15 QERSHOR 2008

LIGJI NR. 03/L-082


PËR SHËRBIMIN NË FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS


Kuvendi i Republikës së Kosovës,

Në bazë të nenit 65(1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe duke marrë parasysh nenin 126
të Kushtetutës së Republikës së Kosovës;

Me qëllim të krijimit të infrastrukturës ligjore moderne për shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës,

Miraton këtë


LIGJ PËR SHËRBIMIN NË FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS



KREU I

DISPOZITAT E PËRGJITHSHME


Neni 1
Zbatimi i ligjit

1.1 Ky ligj rregullon shërbimin në FSK.

1.2 Ky ligj aplikohet për të gjithë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), duke përfshirë por
duke mos u kufizuar në përbërjen dhe rekrutët e uniformuar (aktiv dhe rezervë).

1.3 Personeli civil janë të punësuar të Ministrisë për FSK-në, dhe përveç nëse kërkohet ndryshe me
këtë ligj ose me rregulloret që lidhen me të, u nënshtrohen dispozitave të ligjeve dhe rregulloreve që
kanë të bëjnë me Shërbimin Civil të Kosovës.

1.4 Ministria për FSK-në nxjerr urdhëresa për zinxhirin komandues të FSK-së për menaxhimin dhe
zhvillimin e personelit civil të punësuar në kuadër të njësiteve të FSK-së.

1.5 Ministri i FSK-së nxjerr rregulla dhe rregullore të detajuara që trajtojnë Rregullat dhe Kushtet e
Shërbimit (RrKSh) në FSK. Këto RrKSh përgatiten për të mundësuar ngritjen fillestare të FSK-së dhe
rishikohen e nëse është e nevojshme korrigjohen brenda një viti nga ngritja e FSK-së.



Neni 2
Parimet e përgjithshme

2.1 FSK-ja është forcë fleksibile pa kufizim territorial. Nga personeli kërkohet që të shërbejë kudo
brenda territorit të Republikës së Kosovës dhe mund të dislokohet jashtë vendit në operacione në
përputhje me nenin 2 të Ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

2.2 FSK-ja është forcë e disiplinuar, me strukturë të identifikueshme të gradave të cilat, në mes
tjerash, përbëjnë ‘zinxhirin komandues’. Vartësit u përmbahen urdhrave të eprorëve të tyre dhe
‘zinxhiri komandues’ do të ofrojë një kornizë efektive për dhënien e urdhrave dhe informatave.
Kategoritë e gradave përfshijnë Oficerët madhorë, Oficerët, Oficerët jo-komandues dhe Personelin e
Rekrutuar.

2.3 Rekrutët, përfshirë oficerët e mundshëm që janë në trajnim, kanë të njëjtat të drejta dhe obligime
sikurse personeli aktiv, përveç nëse përcaktohet ndryshe me këtë ligj ose me RrKSh-të të nxjerra në
2
bazë të këtij ligji, por nuk mund të angazhohen në detyra operative ose detyra të tjera që kërkojnë
shkathtësi ose njohuri të specializuara.

2.4 Rregullat dhe kushtet e shërbimit për personelin që shërben në kuadër të përbërjes rezervë të
FSK-së i nënshtrohen një ligji të veçantë dhe rregulloreve që nxirren sipas atij ligji. Kur është e
përshtatshme, personeli rezervë që është në detyrë aktive do t’i ketë të drejtat dhe obligimet e njëjta si
personeli aktiv, përveç nëse përcaktohet ndryshe me ligjin përkatës, me këtë ligj ose me RrKSh-të
gjegjëse.



Neni 3
Të drejtat individuale të personelit të FSK-së

Pjesëtarëve të FSK-së u ofrohet trajtim i drejtë, të çmohen dhe respektohen si individë dhe të
mbështeten e të shpërblehen sipas rregullave dhe kushteve proporcionale të shërbimit. Në veçanti,
ata kanë të drejtë për:

a) trajtim të drejtë dhe të barabartë pavarësisht nga gjinia ose etnia;

b) mundësinë për të pasur karrierë të plotë dhe për të realizuar plotësisht potencialin e tyre përmes
praktikës së emërimit, ngritjes në detyrë dhe zhvillimit në bazë një sistemi të përgjithshëm të meritave;

c) hetimin e ankesave dhe pakënaqësive nga ana e zinxhirit komandues në mënyrë të drejtë dhe pa
paragjykim për perspektivat aktuale ose të ardhshme të karrierës.



Neni 4
Përgjegjësitë individuale të personelit të FSK-së

4.1 Secili anëtarë i FSK-së është i obliguar që:

a) të kryej të gjitha detyrat që i caktohen në mënyrë të përgjegjshme, me nder, me paanshmëri dhe në
përputhje me ligjet në fuqi në Kosovë dhe me të gjitha rregulloret e FSK-së;

b) të shërbejë me besnikëri në FSK dhe në institucionet tjera të Qeverisë së Kosovës pavarësisht nga
pikëpamjet ose orientimet politike;

c) të zbatojë të gjitha urdhrat e ligjshme të eprorëve;

d) të mbrojë të gjitha informatat, në çfarëdo forme, si dhe pajisjet e marra ose që i janë dhënë gjatë
detyrës në përputhje me rregullat e parashtruara në ligjet dhe rregulloret që rregullojnë sigurinë e
informatave dhe të pajisjeve;

e) të mbajë uniformën dhe emblemat e FSK-së në përputhje me rregulloret përkatëse;

f) të veprojë me integritet gjatë gjithë kohës dhe të mos e keqpërdorë pozitën e tij/saj zyrtare ose
informatat zyrtare për përfitim të tij/saj personal ose të tjerëve. Këtu përfshihet shfrytëzimi i anëtarësisë
ose i gradës në kuadër të FSK-së ose i objekteve të FSK-së për qëllime politike;

g) të përmbahet nga dhënia e deklaratave publike përmes shtypit ose forumeve të tjera që kanë të
bëjnë me FSK-në, pjesëtarët ose aktivitetet e saj pa e marrë paraprakisht pëlqimin përmes zinxhirit
komandues;

h) në detyrë dhe jashtë saj, të trajtojë pjesëtarët e FSK-së dhe të gjithë të tjerët në përputhje me ligjin,
pa diskriminim ose ngacmim në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në bazë të racës, gjinisë,
gjuhës, fesë, mendimit politik ose mendimit tjetër, origjinës kombëtare ose sociale, lidhjes me ndonjë
komunitet, pasurisë, gjendjes ekonomike dhe sociale, orientimit seksual, aftësisë së kufizuar të lindur
ose ndonjë statusi tjetër;

i) të shmangë çfarëdo aktiviteti që mund të përbëjë konflikt faktik ose të dukshëm të interesit ndërmjet
detyrave profesionale dhe interesave private, politike ose financiare;

3
j) të mos përfitojë financiarisht (përveç përmes rrogës dhe pagesave shtesë) nga punësimi në FSK
ose duke e shfrytëzuar atë. Pjesëtarët e FSK-së nuk mund të angazhohen në punësim dytësor,
përfshirë biznesin privat vetëm në pajtim me Rregulloren dhe me miratimin e Oficerit komandues të
tyre.

4.2 Dështimi për t’iu përmbajtur këtyre obligimeve mund të trajtohet në përputhje me dispozitat e Kodit
Disiplinor dhe ligjet tjera në fuqi.



Neni 5
Roli i Pranisë Ndërkombëtare Ushtarake në themelimin, zhvillimin dhe trajnimin fillestar të FSK-


5.1 Prania Ndërkombëtare Ushtarake (PNU) ka përgjegjësinë e gjithmbarshme për themelimin,
zhvillimin dhe trajnimin fillestar të FSK-së pa paragjykuar përgjegjësitë e Përfaqësuesit Ndërkombëtar
Civil.

5.2 PNU-ja dhe Qeveria e Kosovës bashkërisht e zhvillojnë procedurën formale të përzgjedhjes për
ata individë që dëshirojnë të konkurrojnë për t’iu bashkuar FSK-së, që do të përfshijë kërkesën për t’iu
nënshtruar procesit të verifikimit për përcaktimin e përshtatshmërisë së aplikantëve për të shërbyer në
kuadër të FSK-së.

5.3 Nëse ish-pjesëtarët e TMK-së konkurrojnë dhe më pas pranohen për të shërbyer në FSK, atyre
individëve nuk u ofrohen të drejta ose privilegje të veçanta dhe nuk do të mbajnë asnjë emblemë tjetër
përveç atyre të miratuara për FSK-në.

5.4 Gjatë emërimit dhe gradimit fillestar të ish-personelit të TMK-së në kuadër të FSK-së mund të
merret parasysh grada, emërimet dhe përvoja e tyre të mëparshme në kuadër të TMK-së. Kriteret e
moshës të saktësuara në nenin 6 të këtij ligji mund të anashkalohen për ish-personelin e TMK-së.
Megjithatë, në të gjitha rastet, këto emërime duhet të jenë në shërbimin më të mirë për nevojat e FSK-
së.




KREU II

RREGULLAT E SHËRBIMIT


Neni 6
Dekorimet, shpërblimet dhe lavdërimet


Shërbimi meritor dhe veprat e trimërisë nga ana e pjesëtarëve e FSK-së njihen nëpërmjet dekorimeve,
shpërblimeve dhe lavdërimeve zyrtare. Hollësitë për shpërblimet në dispozicion si dhe e drejta për
pranimin dhe mbajtjen e tyre përcaktohen me një rregullore të veçantë nga Ministri për FSK-në.



Neni 7
Uniformat dhe emblemat

Rregullorja për veshjen nxirret nga Ministri për FSK-në me të cilën përcaktohen uniformat që mund të
mbahen nga pjesëtarët e FSK-së. Gjithashtu, Ministria do ta përgatisë një rregullore të veçantë që
trajton emblemat e FSK-së.



Neni 8
Parametrat e shërbimit

4
8.1 Mosha minimale për të shërbyer në FSK është 18 vjeçare. Mosha më e lartë për t’u rekrutuar
është 30 vjeçare për oficerët dhe 25 vjeçare për grada të tjera.

8.2 Pa marrë parasysh paragrafin e mësipërm, kufizimi për moshën më të lartë të rekrutimit mund të
tejkalohet vetëm për të rekrutuar individë me shkathtësi të specializuara kyçe që janë thelbësore për
t’ia mundësuar FSK-së përmbushjen e misionit të cilin e ka në mandat.

8.3 Pranimi në FSK do të bëhet si oficer kadet ose rekrut (grada të tjera) dhe pas kryerjes së trajnimit,
individët do të ngriten në detyrë në gradën më të ulët të oficerit ose rekrutit.

8.4 Përjashtimet e vetme do të bëhen për ‘Personelin Profesional të Kualifikuar’ që punësohet për të
kryer punë specifike të specializuara (siç është personeli mjekësorë), të cilët mund të ngriten në detyrë
në gradën që është proporcionale me kualifikimet profesionale dhe emërimin e tyre. Këto emërime
duhet të miratohen nga Ministri për FSK-në.

8.5 Personat që mbajnë grada të tjera mund të paraqesin kërkesë për t’u transferuar në përbërjen e
oficerëve në përputhje me rregulloret e veçanta që rregullojnë urdhrat për gradim që do të nxirren nga
Ministri për FSK-në. Shërbimi i mëparshëm në gradën tjetër përveç asaj të oficerit do të llogaritet
kundrejt pensionit.



Neni 9
Struktura e karrierës

9.1 Karriera e tërë personelit të FSK-së bazohet në angazhimin trehapësh në bazë të moshës dhe
kohëzgjatjes në shërbim.

9.2 Të gjitha gradat fillimisht do të regjistrohen në angazhimin afatshkurtër. Varësisht nga dëshira
individuale dhe/ose nevojat e shërbimit, ata pastaj mund të transferohen në angazhim të plotë.
Angazhimi i kombinuar afatshkurtër dhe i plotë përbëjnë karrierën e zakonshme. Në varësi nga
interesat dhe nevojat e shërbimit, oficerëve dhe ushtarëve individual mund t’u ofrohet një periudhë
shtesë 5 vjeçare e shërbimit për t’ua mundësuar kompletimin e angazhimit afatgjatë.

9.3 Ministri i Ministrisë së FSK-së nxjerr një rregullore të veçantë mbi strukturën e karrierës në FSK.



Neni 10
Vlerësimet vjetore

10.1 I gjithë personeli i FSK-së deri në dhe duke e përfshirë gradën Kolonel marrin raportin vjetor të
vlerësimit. Të gjithë ata që kanë gradën e njëjtë, do të kenë periudha të njëjta të raportimit. Procesi i
vlerësimit zhvillohet në mënyrë transparente dhe të drejtë dhe duhet të marrë parasysh atributet
themelore që pritet t’i ketë personeli i FSK-së.

10.2 Këto raporte paraqesin vlerësimin objektiv të kryerjes së detyrave si dhe vlerësojnë potencialin
për zhvillim profesional, kurse të trajnimit, emërime, ngritje në detyrë dhe kalimin nga një angazhim
karriere në tjetrin të radhës.

10.3 Në procesin e raportimit përfshihen së paku dy individë. Që të dytë duhet të kenë grada më të
larta nga ajo e individit për të cilin raportohet dhe duhet t’i përkasin zinxhirit komandues të tij/saj.

10.4 Individët do të kenë të drejtë për të kërkuar rishqyrtim nëse besojnë se kanë marrë raport me
gabime ose të padrejtë, duke iu përmbajtur udhëzimeve dhe afateve të qarta të përcaktuara nga
Ministria për FSK-në. Të gjitha rishqyrtimet që rrjedhin nga kërkesat për rishqyrtim zhvillohen jashtë
zinxhirit komandues të drejtpërdrejtë të individit.

10.5 Ministri i ministrisë së FSK-në nxjerrë rregullore të veçantë mbi vlerësimet vjetore.




Neni 11
5
Ngritja në detyrë

11.1 Procedurat për ngritje në detyrë të personelit të FSK-së përcaktohen me rregullore të veçantë që
nxirret nga Ministri për FSK-në.

11.2 Procedurat e përzgjedhjes për ngritje në detyrë duhet të jenë të hapura dhe transparente si dhe
duhet të garantojnë që vetëm anëtarët më meritor të personelit të ngriten në detyrë në bazë të kryerjes
së detyrave në të kaluarën dhe potencialin në të ardhmen, të kombinuar me vjetërsinë në punë dhe
nevojat e FSK-së.



Neni 12
Emërimet

12.1 FSK-ja është forcë e lëvizshme dhe e gjithanshme. Nga pjesëtarët e FSK-së pritet që gjatë
karrierës së tyre të shërbejnë në shumë emërime në kuadër të secilës gradë. Rregullorja për emërimet
e cila do të harmonizojë kërkesat e shërbimit me zhvillimin e karrierës individuale nxirret nga Ministria
për FSK-në. Qëllimi i kësaj rregulloreje mbi emërimet është për të:

a) rritur dhe ruajtur efektshmërinë operative të FSK-së duke siguruar që postet të plotësohen nga
individë që kanë kualifikime dhe përvojë të cilësisë së duhur dhe që njësitet të jenë të mbuluara me
personel në mënyrë adekuate për t’i kryer angazhimet operative;

b) Zhvilluar përvojën e nevojshme që u nevojitet oficerëve, OJK-ve dhe ushtarëve për të arritur
avancim në karrierë;

c) Plotësuar aspiratat personale të oficerëve dhe ushtarëve për të fituar përvojë në funksione të
ndryshme dhe për të shërbyer në lokacione të ndryshme.

12.2 Procedurat për emërimin e personelit në kuadër të FSK-së, të cilat duhet të jenë të hapura dhe
transparente, përcaktohen me rregullore të veçantë që nxirret nga Ministri për FSK-në.

12.3 Individët duhet të caktohen në poste në përputhje me aftësitë dhe kualifikimet e tyre në mënyrë
që të plotësojnë nevojat e shërbimit dhe të arrijnë zhvillimin e karrierës individuale. Kur kërkohet,
nevojat e FSK-së duhet të kenë përparësi ndaj atyre të individit.



Neni 13
Të dhënat e identifikimit dhe të personelit

13.1 Pas regjistrimit në FSK, secilit pjesëtarë i caktohet numri unik personal i cili përbën bazën për të
gjitha të shënimet e identifikimit dhe personale gjatë tërë karrierës.

13.2 Secilit pjesëtarë aktiv dhe rezervë të FSK-së i lëshohet kartela personale e identifikimit me të
cilën vërtetohet anëtarësimi i tij/saj në këtë Forcë. Kartela duhet të mbahet gjatë tërë kohës derisa
pjesëtari është në detyrë.

13.3 Pas regjistrimit, Dosjet Personale të Shërbimit iniciohen për të gjithë personelin aktiv dhe rezervë,
të cilat mbajnë informata personale, përfshirë datën e lindjes, statusin martesor, anëtarët e familjes së
ngushtë si dhe kualifikimet akademike dhe profesionale, historinë e shërbimit, kualifikimet në FSK
përfshirë pjesëmarrjen në kurse dhe trajnime, dosjen e të gjitha ditëve të shfrytëzuara të pushimit,
dosjet disiplinore dhe dekoratat e shpërblimet.

13.4 Të gjitha dokumentet që kanë të bëjnë me kryerjen e detyrave, siç janë raportet e vlerësimit,
duhet të mbahen në dosje të ndarë dhe shfrytëzohen vetëm për qëllime të zhvillimit profesional dhe të
karrierës, përfshirë vendimet për ngritjet në detyrë dhe emërimet.

13.5 Ministria për FSK-në është përgjegjëse për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e një sistemi
gjithëpërfshirës për kontrollimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e dosjeve të personelit për tërë FSK-
në, për të siguruar mbrojtjen dhe mirëmbajtjen e të drejtës së individit për privatësi. Rregullat e
hollësishme për çështjet e personelit dhe dosjet u nënshtrohen rregulloreve të veçanta.

6


Neni 14
Kodi i Sjelljes dhe Kodi Disiplinor

14.1 Të gjithë pjesëtarët e FSK-së gjatë gjithë kohës u nënshtrohen dhe kanë për detyrë t’u
përmbahen dhe t’i zbatojnë ligjet e Republikës së Kosovës, të cilat do të kenë përparësi ndaj Kodeve
të FSK-së. Kodet e veçanta të Sjelljes dhe Disiplinore që rregullojnë standardet e sjelljes brenda FSK-
së dhe procedurat disiplinore përkatëse përpilohen nga Ministria për FSK-në.

14.2 Shkeljet dhe kundërvajtjet e pretenduara hetohen nga Inspektorati i FSK-së, Policia e FSK-së ose
në nivel të njësitit, varësisht nga natyrës së shkeljes së pretenduar.

14.3 Rastet e rënda disiplinore brenda FSK-së duhet të trajtohen nga Bordi Disiplinor i cili përbëhet
nga së paku 3 anëtarë të cilët janë të trajnuar në mënyrë specifike për procedurat disiplinore. Shkeljet
e lehta mund të trajtohen nga zinxhiri komandues në pajtim me dispozitat e Kodit Disiplinor.

14.4 Të gjitha sanksionet, përfshirë pezullimin nga detyra dhe niveli sipas të cilit shqiptohen, duhet të
përcaktohen qartë në Kodin e Sjelljes dhe Kodin Disiplinor. Çdo pjesëtarë i FSK-së i cili konstatohet se
është fajtor për një shkelje në kundërshtim me Kodin, ka të drejtë të ankohet brenda një kornize
kohore të përkufizuar qartë.

14.5 Të gjitha procedurat disiplinore të cilat rezultojnë në dënim, duhet të regjistrohen në dosjen
personale të individit.

14.6 Çdo pretendim se pjesëtari i FSK-së ka kryer vepër penale i përcillet Policisë të Kosovës për
hetim. Forca Policore e FSK-së duhet të mbështet formalisht policinë civile në të gjitha hetimet që
përfshijnë personelin që shërben në FSK.



Neni 15
Shqyrtimi i ankesave

15.1 Çdo pjesëtar i FSK-së i cili mendon se atij/asaj i është bërë e padrejtë sa i përket shërbimit të
tij/saj mund të parashtrojë ankesë për këtë çështje.

15.2 Duhet të krijohen procedura të qarta, të veçanta për FSK-në për ushtrimin e ankesave dhe
shqyrtimin e tyre, të cilat sigurojnë që ato të hetohen nga një autoritet më i lartë, i cili nuk e përfshin
palën kundër të cilës është ushtruar ankesa. Këto procedura duhet të përcaktohen me rregullore të
veçantë e cila nxirret nga Ministri për FSK-në.

15.3 Të gjitha ankesat duhet të hetohen brenda afateve të caktuara kohore dhe të korrigjohen siç
udhëzohet nga zinxhiri komandues, atëherë kur janë të bazuara.

15.4 Anëtarët e FSK-së, ankesat e të cilëve nuk janë të bazuara, nuk duhet të diskriminohen në asnjë
mënyrë. Megjithatë, nëse vërtetohet se ankesa është bërë me qëllim të dëmshëm, kundër ushtruesit
të ankesës mund të ndërmerren procedura disiplinore.

15.5 Nga individët të cilët ushtrojnë ankesë kërkohet të vazhdojnë kryerjen e detyrave të tyre në
mënyrë normale gjatë kohës së hetimit të ankesës.



KREU III

KUSHTET E SHËRBIMIT


Neni 16
Pagat

7
16.1 Të gjithë anëtarët e FSK-së (aktiv dhe rezervë) kanë të drejtë të marrin paga dhe pagesa shtesë
të cilat caktohen së bashku me kompensimet tjera në rregullore të veçanta të nxjerra nga Ministria për
FSK-në. Ministria për FSK-në shqyrton pagat dhe pagesat shtesë çdo vit.

16.2 Pagat caktohen në bazë të gradës dhe periudhës në shërbim. Pagat për personelin aktiv të FSK-
së paguhen për çdo muaj.

16.3 Oficerët e mundshëm që gjenden në trajnim, përfshirë ata që gjenden në Kursin Universitar ose
rekrutët për ushtarë marrin paga prej ditës kur kanë filluar trajnimin, duke përfshirë edhe ditën e parë.

16.4 Ish-pjesëtarët e TMK-së të cilëve me rastin e hyrjes në FSK ju kërkohet të pranojnë zvogëlimin e
gradës që kanë pasur në TMK, mbajnë të njëjtin nivel të pagës sikurse në TMK, nëse paga është më e
lartë se sa në gradën e re në FSK, derisa paga në FSK të barazohet me atë pagë.



Neni 17
Pagesat shtesë

17.1 Pagesat shtesë janë për të siguruar që pjesëtarët e FSK-së të marrin kompensim të
përshtatshëm financiar, për rrethanat të cilat nuk mund të hyjnë në pagën themelore ose pagën
shtesë. Ato ofrojnë kompensim për papërshtatshmëritë financiare ose për kompensimin e
shpenzimeve shtesë të bëra në detyrë. Gjithashtu, ato mund të trajtojnë edhe kushtet e veçanta të
shërbimit.

17.2 Ministria për FSK-në është përgjegjëse për përcaktimin e kritereve të pagesave shtesë
individuale si dhe për miratimin e normave të cilat do të rregullohen me rregullore të veçanta që
nxirren nga Ministri.

17.3 Njësitet duhet të përkujdesen që i gjithë personeli të jetë i informuar mbi të gjitha pagesat shtesë
në fuqi si dhe rregulloret që rregullojnë ato.



Neni 18
Orari i punës

18.1 Në rrethana normale, pjesëtarëve aktiv të FSK-së ju kërkohet të punojnë mesatarisht 40 orë në
javë dhe së paku një ditë e plotë (24 orë të njëpasnjëshme) pushim në 7 ditë. Megjithatë, modelet e
punës në FSK duhet të marrin parasysh kërkesën për mbulueshmërinë me personel 24 orë për t’u
trajnuar për mandatin operativ të FSK-së dhe për ta përmbushur atë.

18.2 Orari më i gjatë i punës mund të urdhërohet brenda FSK-së (në nivelin që përcaktohet nga
Ministria) për t’u përballur me këto rrethana:

a) kur ka nevojë për të vendosur individë ose njësite të ngritura në gatishmëri, kur parashikohet një
krizë/emergjencë;

b) gjatë ushtrimeve;

c) në përgjigje të krizave ose emergjencave;
d) kur kryhen detyra të rëndësishme, pezullimi ose ndërprerja e të cilave është në dëm të gatishmërisë
operative;

e) gjatë kryerjes së detyrave, pezullimi i të cilave rrezikon personelin ose shkakton dëm të madh
material;

f) kur urdhërohet ndryshe nga Ministri për FSK-në ose Komandanti i FSK-së.

18.3 Procedurat për urdhërimin, monitorimin dhe shqyrtimin e orarit e zgjatur të punës dhe për
kompensimin e tij me pushim duhet të caktohet me rregullore të veçantë e cila duhet të nxirret nga
Ministri për FSK-në.


8

Neni 19
Pushimi dhe ngjarjet përkujtimore

19.1 Politikat për pushim janë përgjegjësi e Ministrisë për FSK-në e cila i përcakton rregullat dhe
procedurat që rregullojnë të gjitha kategoritë e pushimit përmes një rregulloreje të veçantë. Pushimi
duhet të menaxhohet dhe autorizohet përmes zinxhirit komandues.

19.2 FSK-ja mund të festojë festat e miratuara kombëtare, por në pajtim me kërkesat për
mbulueshmërinë me personel, siç parashihet në nenin 17 të këtij Ligji. Ngjarjet tjera përkujtimore i
përgjigjen vetëm datave që kanë të bëjnë me krijimin dhe aktivitetet tjera të FSK-së dhe jo të
paraardhësve të saj.

19.3 Përveç pushimit vjetor, anëtarët aktiv të FSK-së mund të kenë të drejtë edhe për kategori të tjera
të pushimit të cilat caktohen me rregullore. Kjo mund të përfshijë Pushimin në Fund të Shërbimit;
Pushimi i Jashtëzakonshëm dhe për Raste të Rënda në Familje; Pushimi i Shpërnguljes; Pushimi i
Lehonisë/Atësisë; Pushimi Mjekësor, Pushimi i Veçantë pa Pagesë dhe Pushimi pas Gjendjes së
Gatishmërisë.

19.4 Të gjitha pushimet mund të anulohen, shtyhen ose ndërpriten për të përmbushur kërkesat
operative të paparashikueshme apo ato të caktuara brenda një kohe të shkurtër.

19.5 Të gjitha pushimet, përfshirë ato të anuluara, të shtyra ose të ndërprera duhet të regjistrohen në
të dosjet individuale të personelit.

19.6 Marrja e paautorizuar e pushimit konsiderohet shkelje që bie nën Kodin Disiplinor.



Neni 20
Ushqimi dhe akomodimi

20.1 Të gjithë anëtarët aktiv të FSK-së kanë të drejtë për së paku një racion të ngrënies gjatë secilit
orar të plotë të punës (e përcaktuar si çdo periudhë e qëndrimit të vazhdueshëm në detyrë për më
shumë se 6 orë në çdo 12).

20.2 Varësisht nga të qenit në dispozicion, të gjithë pjesëtarët aktiv të FSK-së kanë të drejtë të
shfrytëzojnë akomodimin gjatë shërbimit, brenda vendit ku shërben ose brenda një largësie të
arsyeshme të udhëtimit nga vendi ku shërben. Ministria për FSK-në duhet të nxjerrë rregullore të
hollësishme për ofrimin e shujtave të ngrënies dhe akomodimit gjatë shërbimit dhe shpenzimet e
individit, kur është e nevojshme.



Neni 21
Kujdesi shëndetësor

21.1 Të gjithë pjesëtarët aktiv të FSK-së kanë të drejtë për kujdesin shëndetësor në pajtim me
rregulloret në fuqi, të cilat duhet të përgatiten nga Ministria për FSK-në. Pjesëtarët rezervë i kanë të
njëjtat të drejta gjatë kohës sa janë të mobilizuar.

21.2 Kujdesi shëndetësor primar duhet të ofrohet aty ku është e mundshme brenda burimeve
vetanake të FSK-së. Kur kjo nuk është e mundshme, ose kur kërkesa është jashtë fushës të cilën e
mbulon Shërbimi Mjekësor i FSK-së, individët duhet të dërgohen në sistemin e kujdesit shëndetësor
kombëtar.

21.3 Të gjitha kërkesat për hospitalizim duhet të trajtohen nga sistemi i kujdesit shëndetësor kombëtar.
Ministria për FSK-në e lidhë me Ministrinë e Shëndetësisë një Memorandum të Mirëkuptimit dhe
protokollet për shfrytëzimin e mjediseve të kujdesit shëndetësor kombëtar.




KREU IV
9

NDËRPRERJA E SHËRBIMIT


Neni 22
Parimet e përgjithshme për ndërprerjen e shërbimit

22.1 Të gjitha ndërprerjet e shërbimit, përveç atyre që bëhen për shkak të arritjes së kufirit të moshës,
duhet të miratohen nga autoriteti përkatës në pajtim me rregulloret e veçanta që duhet të miratohen
nga Ministri për FSK-në.

22.2 Pjesëtarët e FSK-së që kërkojnë post politik ose marrin pjesë në mënyrë aktive në veprimtarinë
politike partiake së pari duhet të ndërpresin shërbimin e tyre në FSK.



Neni 23
Ndërprerja vullnetare e shërbimit

23.1 Të gjithë pjesëtarët aktiv të FSK-së, pa marrë parasysh gradën e tyre, kanë të drejtë të
ndërpresin vullnetarisht shërbimin e tyre pas lajmërimit të ndërprerjes në afat prej 6 muajve.

23.2 Përjashtim bëjnë ata të cilët kanë marrë pjesë në trajnim të paguar dhe ju kërkohet të shërbejnë
për një periudhë kohore të paracaktuar pas atij trajnimi, në mënyrë që të ofrohet një kthim i arsyeshëm
i investimit të bërë nga FSK-ja. Këto periudha të shërbimit përcaktohen dhe miratohen nga Ministria
për FSK-në.

23.3 Rekruti ka të drejtë të tërhiqet nga trajnimi dhe të largohet menjëherë pa ndonjë detyrim tjetër
përfshirë edhe trajnimin, nëse këtë e bënë gjatë 6 javëve të para.



Neni 24
Ndërprerja e detyrueshme e shërbimit

24.1 Shërbimi i çdo pjesëtari të FSK-së, pa marrë parasysh gradën, mund të përfundojë në mënyrë të
detyrueshme nën rrethanat e poshtëshënuara:

a) dështimi i plotësimit të standardeve të kërkuara gjatë trajnimit të rekrutit;

b) dhënia e shënimeve të rrejshme gjatë procesit të rekrutimit dhe regjistrimit;

c) dështimi i mbajtjes së gjendjes fizike të kërkuar dhe/ose standardeve mjekësore;

d) dënimi për vepër penale;

e) në bazë të rekomandimeve të Bordit Disiplinor të FSK-së;

f) dështimi i mbajtjes së standardeve të kërkuara për kryerjen e detyrës dhe sjelljes që kërkohet nga
një pjesëtar të FSK-së, të treguar përmes vlerësimeve vjetore dhe pas procesit të konsultimit dhe
dhënies së vërejtjes.

24.2 Të gjithë ata, shërbimi i të cilëve ndërpritet duhet të marrin ‘shkarkimin e ndershëm’ ose
‘shkarkimin e pandershëm’, në bazë të rregulloreve të cilat nxirren nga Ministria për FSK-në.
Shkarkimi i pandershëm i anulon të gjitha të drejtat dhe privilegjet, të cilat zakonisht mund t’u jepen
pjesëtarëve të FSK-së pas ndërprerjes së shërbimit siç janë e drejta për të veshur uniformën në rastet
ceremoniale. Çdo e drejtë për pension mbetet e paprekur, përveç nëse urdhërohet ndryshe është si
pjesë e procedurave disiplinore të miratuara nga Komandanti i FSK-së.



Neni 25
Shkarkimi për shkaqe shëndetësore

10
Të gjitha shkarkimet në baza mjekësore duhet të bëhen me rekomandim të Bordit Mjekësor i cili gjatë
dhënies së rekomandimeve të tij duhet të marrë parasysh gjendjen ekzistuese të individit dhe
mundësinë për shërim dhe punësim të mëvonshëm brenda FSK-së. Bordet Mjekësore gjithashtu
shqyrtojnë përshtatshmërinë për vazhdimin e punësimit në FSK për ata që gjinden në pushim
mjekësor afatgjatë ose që mungojnë vazhdimisht për shkak të sëmundjes.





Neni 26
Risistemimi

Ministri për FSK-në nxjerrë rregullore për të trajtuar çështjet e risistemimit, përfshirë ofrimin e ndihmës
dhe informatave para se të bëhet shkarkimi.





Neni 27
Skema pensionale e FSK-së

Skema pensionale e FSK-së duhet të krijohet nga Ministria për FSK-në, duke marrë parasysh
legjislacionin që ndërlidhet me punën, mirëqenien dhe pensionin, kur kjo është e përshtatshme.




Neni 28
Hyrja në fuqi

Ky Ligj hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.




Ligji Nr. 03/ L-082
13 qershor 2008