LIGJI NR. 03/L-068 PËR ARSIMIN NË KOMUNATE REPUBLIKËS SË KOSOVËS

1
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 30 / 15 QERSHOR 2008

LIGJI NR. 03/L-068

PËR ARSIMIN NË KOMUNATE REPUBLIKËS SË KOSOVËS


Kuvendi i Republikës së Kosovës

Në bazë të nenit 65(1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,

Miraton këtë


LIGJ PËR ARSIMIN NË KOMUNAT E REPUBLIKËS SË KOSOVËS


Neni 1
Qëllimi i Ligjit

1.1 Qëllimi i këtij ligji është të rregullojë organizimin e institucioneve arsimore publike dhe ofrimin e arsimit
publik në nivelet arsimore parashkollore, fillore, të mesëm të ulët, të mesëm të lartë dhe të lartë në
komunat e Republikës së Kosovës.

1.2 Asnjë dispozitë e këtij ligji nuk mund të interpretohet si pakësim apo kufizim i të drejtave të cilat
komunitetet dhe anëtarët e tyre i gëzojnë sipas ligjit në fuqi.



KREU I

Përgjegjësitë dhe Kompetencat e Institucioneve të Republikës së Kosovës në Arsim


Neni 2
Kuvendi i Republikës së Kosovës

Dhënia e kompetencave për komunat apo shkollat në fushën e arsimit sipas këtij ligji nuk mund te
interpretohet si cenim i kompetencave të Kuvendit të Republikës së Kosovës ndër të tjera në lidhje me:

a) çdo çështje që hyn në fushën e arsimit, e cila nuk është në interesin lokal;

b) formulimin e standardeve që i përkasin çështjeve që hyn në fushën e arsimit, pa marrë parasysh nëse
çështja në fjalë influencon një çështje që është apo nuk është në interesin lokal.



Neni 3
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës (MASHT) ka përgjegjësitë e
mëposhtme:

a) të zhvillojë politika dhe të hartoi e implementojë legjislacionin për zhvillimin e arsimit, duke përfshirë
zhvillimin e arsimit te lartë dhe shkencën në Kosovë;

b) të promovojë një sistem arsimor jo-diskriminues në të cilin respektohet e drejta e secilit person për
arsim dhe mundësitë e shkollimit cilësor te vihen në dispozicion për të gjithë;

c) të krijojë dhe menaxhojë një sistem të përgjithshëm të certifikimit për të gjithë mësimdhënësit në
Kosovë;

2
d) të përhapë arsimin jo-formal dhe arsimin për të rritur në të gjitha nivelet, duke përfshirë zonat e thella
dhe të promovojë mundësitë e shkollimit gjatë gjithë jetës për të gjithë;

e) të dizajnojë, implementojë dhe mbikëqyr forma të barasvlershme dhe efikase të administrimit arsimor
dhe menaxhimit shkollor;

f) të përmirësojë cilësinë, përshtatshmërinë dhe efikasitetin arsimor në të gjitha nivelet;

g) të lehtësojë zhvillimin dhe përmirësimin cilësor të sistemit arsimor dhe ofrimin efikas të shërbimeve
arsimore;

h) të promovojë hulumtimet në lidhje me zhvillimin social, ekonomik, shkencor, teknologjik dhe kulturor të
Kosovës;

i) të zhvillojë një sistem gjithëpërfshirës të bibliotekave Universitare dhe shkollore;

j) të promovojë një politikë përfshirëse për integrimin e personave me dobësi dhe aftësi të kufizuara në
sistemin arsimor; dhe

k) të promovojë pjesëmarrjen e prindërve dhe komunitetit në aktivitetet arsimore dhe format e duhura të
partneriteteve shkollë-komunitet në nivelin lokal;

l) inspektimin e Arsimit.




KREU II

Përgjegjësitë dhe Kompetencat e Komunave në Arsim






Neni 4
Kompetencat dhe Kompetencat e Zgjeruara të Komunave

4.1 Komunat kanë kompetenca të plota dhe ekskluzive, për aq sa ato i takojnë interesit lokal, ndërkohë
që respekton standardet e përcaktuara sipas legjislacionit në fuqi në lidhje me dispozitat e arsimit publik
parashkollor, fillor dhe të mesëm, duke përfshirë regjistrimin dhe licencimin e institucioneve arsimore,
marrjen në punë, pagesën e rrogave dhe aftësimin e mësimdhënësve dhe administratorëve.

4.2 Përveç kompetencave të të referuara në Paragrafin 1 të këtij Neni, Komunave mund t’iu jepen
kompetenca të zgjeruara në fushën e arsimit, ashtu si përshkruhet nga ky ligj dhe ligjet e tjera në fuqi.

4.3 Në pajtim me Ligjin mbi Vetëqeverisjen Lokale, komunat kanë të drejtë të bashkëpunojnë me komuna
të tjera dhe autoritete të tjera, brenda sferës të kompetencave të veta në fushën e arsimit. Kjo e drejtë
përfshin bashkëpunimin me komunat dhe institucionet në Republikën e Serbisë, duke përfshirë
agjensionet qeveritare.




Neni 5
Kompetencat e Komunave në nivelet 0, 1, 2 dhe 3 të Arsimit Publik (Parashkollor, Fillor, të Mesëm
të Ulët dhe të Mesëm të Lartë)

Kompetencat e referuara në Nenin 4 të këtij ligji përfshijnë kompetencat e mëposhtme të veçanta
komunale në arsimin publik për nivelet 0 (parashkollor), 1 (fillor), 2 (të mesëm të ulët) dhe 3 (të mesëm të
lartë) në pajtim me udhëzimet dhe/ose procedurat dhe standardet e përgjithshme të shpallura nga
MASHT-i:
3

a) ndërtimin e objekteve shkollore në pajtueshmëri me Kapitullin 3 të këtij ligji dhe me ligjet e tjera në
fuqi;

b) regjistrimin dhe pranimin e nxënësve në pajtim dhe me respektimin e parimeve të mos-diskriminimit
sipas ligjit;

c) punësimin e mësimdhënësve dhe personelit tjetër të shkollave në pajtueshmëri me procedurat ligjore të
rekrutimit, përzgjedhjes dhe punësimit të të punësuarve publikë;

d) zgjedhjen e Drejtorit dhe/ose Zëvendës Drejtorit të institucioneve edukativo- arsimore në pajtim me
procedurat ligjore për rekrutimin e te dhe kriteret ligjore te përcaktuara nga MASHT-i nga një komision I
caktuar nga Kuvendi Komunal ne te cilin dy anëtar do te jene nga Komuna dhe një nga MASHTI-i;

e) regjistrimin, inspektimin e shëndetit publik dhe sigurisë dhe licencimin e institucioneve arsimore
parashkollore, në pajtim me Kapitullin 4 të këtij ligji;

f) pagesën e stafit menaxherial si dhe të personelit tjetër të punësuar në pajtim me legjislacionin e
Kosovës;

g) trajnimin e edukatorëve dhe stafit tjetër profesional në pajtim me udhëzimet, parimet dhe standardet e
shpallura nga MASHT-i;

h) mbikëqyrjen e procesit arsimor në pajtim me udhëzimet e përcaktuara nga MASHT-i;

i) përgatitjen, miratimin dhe implementimin e Rregullores së Punës për shkollat, duke përfshirë Kodin e
Mirësjelljes për stafin menaxherial, mësimdhënësit, personelin tjetër dhe nxënësit, si dhe masat
disiplinore;

j) raportimin të qeveritë lokale dhe MASHT-i rreth arsimit, veprimtarive buxhetore dhe menaxhuese për
nivelin parashkollor në pajtim me legjislacionin komunal dhe qendror;

k) aplikimin e këtyre funksioneve apo kompetencave të deleguara, ashtu si përcaktohet nga marrëveshja
formale mes komunës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës;

l) monitorimin dhe raportimin tek prindërit apo autoritetet e tjera përgjegjëse të vijueshmërisë arsimore
dhe sociale të nxënësve, ashtu si përcaktohet nga legjislacioni; dhe

m) caktimin e shumave të participimit të prindërve për pranimin e fëmijëve në çerdhe dhe kopshte në
pajtim me ligjet e Kosovës.



Neni 6
Përgjegjësitë Administrative të Komunave

Kompetencat e referuara në Nenin 4 të këtij ligji përfshijnë përgjegjësitë e mëposhtme komunale
administrative në arsimin publik në pajtim me udhëzimet dhe/ose procedurat dhe standardet e
përgjithshme të shpallura nga MASHT-i:

a) komunat ofrojnë shërbime arsimore administrative të mjaftueshme për funksionet e arsimit
parashkollor, fillor, të mesëm të ultë dhe të mesëm të lartë në pajtim me ligjin;

b) shërbimet arsimore administrative minimale përfshijnë emërimin e Drejtorit Komunal për
departamentin/drejtoratin, i cili përbëhet nga sektori funksional për arsimin si dhe personel mbështetës të
mjaftueshëm profesional për të kryer detyra e kërkuara sipas legjislacionit të Kosovës; dhe

c) monitorimi dhe raportimi i menaxhimit dhe veprimtarive arsimore në komuna kryhen nëpërmjet organit
administrativ komunal të identifikuar si kompetent për atë funksion nga Kryetari i Komunës.




4
KREU III

Kompetencat në Ndërtimin e Objekteve Arsimore Publike


Neni 7
Kompetencat e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Kompetencat e MASHT-it në ndërtimin e objekteve shkollore përfshijnë ofrimin e asistencës teknike për
komunat në planifikimin dhe projektimin e objekteve arsimore nëse kërkohet; shqyrtimin e të gjitha planeve
dhe projekteve për pajtueshmëri me standardet e projektimit dhe ndërtimit të shkollave në Kosovë para
fillimit të prokurimeve për shërbimet e ndërtimit; financimin dhe miratimet e ndërtimeve që financohen nga
grantet e drejtpërdrejta të MASHT-it; dhe inspektimet para vënies në përdorim të objekteve të ndërtuara
për pajtueshmëri me planet e miratuara dhe krijimin e kushteve normale për procesin arsimor dhe
trajnues.


Neni 8
Kompetencat e Komunave

8.1 Objektet arsimore publike mund të ndërtohen nga komuna dhe të financohen nga buxhetit të komunës
dhe donacionet tjera.

8.2 Kompetencat komunale në ndërtimin e objekteve arsimore përfshijnë identifikimin e nevojave për
ndërtimin e objekteve arsimore, përcaktimin e vendndodhjes së objekteve dhe ofrimin e tokës komunale,
përgatitjen e planit të implementimit, projektimin e objektit, dhënien e lejes së ndërtimit, prokurimin e
shërbimeve dhe materialeve të ndërtimit, inspektimet e nevojshme, dhënien e lejeve përfundimtare për
vënie në përdorim të objektit dhe krijimin e kushteve normale për procesin e arsimimit dhe trajnimit.

8.3 Komuna duhet të paraqesë konfirmimin për disponueshmërinë e tokës komunale për ndërtim, planin e
implementimit të projektit dhe projektin përfundimtar të shkollës jo më vonë se 60 (gjashtëdhjetë) ditë para
datës së planifikuar për fillimin e prokurimit për shërbimet e ndërtimit.

8.4 Shkollat do të kenë buxhetin e tyre të ndare nga Komuna.



Neni 9
Kompetencat që përcaktohen nga Burimet e Financimit

9.1 Nëse i gjithë financimi apo një pjesë e financimit të një objekti është grant i drejtpërdrejtë nga MASHT-
i dhe granti është i pranuar formalisht nga komuna për atë ndërtim:

a) projekti i ndërtimit duhet të shqyrtohet dhe miratohet apo refuzohet nga MASHT-i brenda 60
(gjashtëdhjetë) ditësh nga momenti i dorëzimit nga komuna dhe para fillimit të prokurimit për punimet e
ndërtimit;

b) shqyrtimi dhe miratimi i këtyre projekteve nga MASHT-i është transparent dhe i bazuar në
pajtueshmërinë me Master Planin e Ndërtimit Arsimor apo ndonjë ligj pasues dhe përmbushjes së
kritereve të MASHT-it për dizajnin dhe ndërtimin e shkollave; dhe

c) procesi i shqyrtimit dhe miratimit nga ana e MASHT-it rishikohet në pajtim me legjislacionin e Kosovës.

9.2 Nëse asnjë grant i drejtpërdrejtë nga MASHT-i nuk përdoret për të financuar të gjitha kostot apo një
pjesë të kostove të ndërtimit për objektin arsimor, MASHT-i mund vetëm të miratojë projektin dhe
ndërtimin, në pajtim me kriteret zyrtare të MASHT-it për dizajnin dhe ndërtimin e shkollave.






KREU IV
5

Licencimi dhe Regjistrimi i Mësimdhënësve dhe Licencimi i institucioneve


Neni 10
Licencimi , Regjistrimi dhe Punësimi i Mësimdhënësve

10.1 Mësimdhënësit mund të regjistrohen dhe punësohen vetëm nëse ata plotësojnë kriteret dhe
standardet arsimore të caktuara me ligj.

10.2 MASHT-i organizon proces të para regjistrimit në shkallë vendi, duke u bazuar në kritere të drejta
dhe transparente për të krijuar listën e mësimdhënësve të licencuar të mësimdhënësve të ardhshëm, kjo
listë azhurnohet për çdo vit.

10.3 Të gjithë mësimdhënësit e ardhshëm të cilët janë të para regjistruar licencohen nga MASHT-i.

10.4 Pas krijimit të procesit të para regjistrimit dhe licencimit në shkallë vendi, dhe pas publikimit të listë
së pare të hapur, komunat mund të regjistrojnë dhe punësojnë vetëm kandidatët, të cilët janë të përfshirë
në listën e caktuar në paragrafin 2 të këtij neni.

10.5 Procesi i licencimit i përcaktuar në këtë nen, i kushton vëmendje të veçantë nevojave të
komuniteteve të cilat nuk janë shumicë në Kosovë, përfshirë edhe mundësinë efektive për dërgimin e
mësimdhënësve nga shtetet e huaja.




Neni 11
Licencimi i Arsimit

11.1 Të gjitha institucionet arsimore në Kosovë licencohen në pajtim me kriteret dhe standardet e caktuara
me ligj. Institucionet publike arsimore licencohen nga komuna para fillimit të funksionimit të tyre.

11.2 Komunat lëshojnë licenca të biznesit vetëm për institucionet arsimore private në mënyrë te njëjtë
sikur licencat tjera të biznesit sipas dispozitave të ligjit për Financat e Pushtetit Lokal të Kosovës. Komunat
para lëshimit të licencës për biznes për objektet edukativo-arsimore private në territorin e tyre kërkojnë
dokumente që dëshmojnë regjistrimin dhe licencimin nga MASHT-i si institucion edukativo-arsimor.

11.3 Komunat pas marrjes së një vendimi me shkrim nga ana e MASHT-it lëshojnë vendime
administrative të cilat japin, mohojnë apo anulojnë licencimin e çdo institucioni edukativo-arsimor publik.

a) MASHT-i e dorëzon njoftimin për mendimin e tij tek komuna dhe institucioni që e ka bërë kërkesën
brenda 60 (gjashtëdhjetë) ditësh pas dorëzimit të kërkesës për mendim nga komuna.

b) Komuna informon institucionin që e ka bërë kërkesën për vendimin e saj jo më vonë se 60 ditë pasi ta
pranoje pranon mendimin nga ana e MASHT-it.

11.4 Në të gjitha rastet kur vendimi i komunës dallon nga mendimi i MASHT-it, komuna duhet t’i ofroj
MASHT-it dhe institucionit që e ka bërë kërkesën sqarim të hollësishëm me shkrim për arsyet e vendimit
të saj; dhe

11.5 Nëse komuna nuk e informon institucionin që e ka bërë kërkesën brenda 60 (gjashtëdhjetë) ditësh,
siç kërkohet në paragrafin 3 b të këtij neni, mendimi i MASHT-it vlerësohet të jetë vendim përfundimtar për
licencimin e Institucionit edukativo-arsimor.




KREU V

Arsimimi në Gjuhën Serbe


6
Neni 12
Arsimimi në Gjuhën Serbe

12.1 Komunat kanë kompetenca për krijimin e kushteve për ofrimin e shërbimeve edukativo-arsimore në
gjuhën serbe.

12.2 Shkollat të cilat japin mësim në gjuhën serbe mund të përdorin plan programe apo tekste shkollore
të hartuara nga Ministria e Arsimit e Republikës së Serbisë pas njoftimit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës
dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës.

12.3 Plan programet apo tekstet shkollore përkatëse të Republikës së Serbisë nuk do të përdoren për
mësimdhënie para njoftimit të MASHT-it; nëse pas këtij njoftimi, MASHT-i brenda tre muajve nuk paraqet
ndonjë kundërshtim (në mënyrë që t’i ofrohet kohë e mjaftueshme Ministrisë të shqyrtoj plane programet
apo tekstet shkollore në fjalë), ai material mund të përdoret.

12.4 Në rast të paraqitjes se kundërshtimit nga ana e MASHT-it për përdorimin e ndonjë plan programi
apo teksti shkollor të caktuar në gjuhën serbe, çështja i dërgohet komisionit të pavarur, i cili themelohet në
bazë të nenit 13 të këtij ligji, për të shqyrtuar plan programin apo librin shkollor në fjalë, për të siguruar
përputhshmërinë e tij me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin në fuqi. Plan programi
mësimor i caktuar ose teksti shkollor nuk mund të përdoren për mësimdhënie pa vendosur komisioni i
pavarur.



Neni 13
Komisioni i Pavarur

13.1 Komisioni i pavarur për shqyrtimin e materialeve mësimore në gjuhën serbe përbëhet nga shtatë (7)
anëtarë:

a) tre (3) përfaqësues nga MASHT-i;

b) tre (3) përfaqësues të zgjedhur nga kuvendi i Republikës së Kosovës, të cilët që mbajnë ulëset e
rezervuara apo garantuara për komunitetin serb të Kosovës; dhe
c) një (1) anëtar ndërkombëtar, i zgjedhur nga Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar dhe përfaqëson atë.

13.2 Vendimet e Komisionit merren me shumicë votash..

13.3 Kryesimi i Komisionit bëhet përmes rotacionit në mes të përfaqësuesit të zgjedhur nga deputetët e
Kuvendit të Kosovës që mbajnë ulëse të rezervuara apo të garantuara për komunitetin serb të Kosovës
dhe përfaqësuesit të zgjedhur nga MASHT-i çdo vit.




Neni 14
Kompetencat e Zgjeruara të Komunës së Mitrovicës Veriore

Kompetencat e poshtëshënuara janë kompetencat komunale për arsimin e lartë në Mitrovicën Veriore:

a) Universiteti i Mitrovicës Veriore është institucion publik autonom i arsimit të lartë;

b) Universiteti miraton statutin që saktëson organizimin dhe qeverisjen e
brendshëm të tij si dhe procedurat dhe ndërveprimin me autoritetet publike, në pajtim me
legjislacionin kornizë qendror të Republikës së Kosovës, i cili do të shqyrtohet nga një komision i pavarur:

(i) komisioni i pavarur përbëhet prej shtatë (7) anëtarëve:
(ii) tre (3) përfaqësues të përzgjedhur nga MASHT-i;
(iii) tre (3) përfaqësues të zgjedhur nga universiteti; dhe
(iv) një (1) anëtar ndërkombëtar, i përzgjedhur nga Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, i cili e përfaqëson
edhe atë.
(v) komisioni i merr vendimet me shumicë votash;
(vi) kryesimi i komisionit bëhet përmes rotacionit në mes të përfaqësuesit të zgjedhur nga
7
Universiteti dhe një përfaqësues i përzgjedhur nga MASHT-i.

c) Vendimet për pajtueshmërinë e statutit me legjislacionin kornizë qendror, standardet dhe praktikat më të
mira evropiane si dhe për çështjet që kanë të bëjnë me akreditimin e universitetit brenda sistemit
universitar te Kosovës merren nga komisioni i pavarur i themeluar sipas nenit 14b të këtij ligji;

d) Komuna e Mitrovicës Veriore ka kompetencat për këtë universitetin publik në gjuhën serbe, në pajtim
me ligjin në fuqi të Republikës së Kosovës;

e) Universiteti do të ketë Bordin e përbërë nga nëntë (9) anëtarë, nga të cilët dy do të caktohen nga
komuna dhe pesë (5) do të zgjidhen nga fakulteti apo nga organi i studentëve të
Universitetit dhe dy (2) anëtarët tjerë do të zgjidhen në mënyrën e përcaktuar në statutin e
Universitetit;

f) Komuna gjithashtu do të sigurojë që Universiteti të ketë objekte dhe financim adekuat për veprimtarinë
e tij nga buxheti i Republikës së Kosovës dhe burimet e tjera institucionale. Fondet për universitetin nga
Republika e Serbisë duhet të jenë transparente dhe të bëhen publike, në pajtim me ligjet e Kosovës;

g) Veprimet dhe burimet buxhetore që i ofrohen Universitetit të Mitrovicës Veriore duhet të jenë në pajtim
me ligjin për Financat e Pushtetit Lokal dhe ligjin për Vetëqeverisje Lokale, në legjislacionin që hyn në fuqi
deri më 1 janar 2009; dhe
h) Komuna e Mitrovicës Veriore mund të bashkëpunojë me çdo komunë tjetër për drejtimin e universitetit.




KREU VI

Dispozitat Kalimtare dhe Përfundimtare dhe Hyrja në Fuqi



Neni 15
Dispozitat Kalimtare dhe Përfundimtare

15.1 Institucionet e qeverisjes lokale harmonizojnë Statutet dhe Rregulloret e aplikueshme me dispozitat e
këtij ligji Brenda 6 (gjashtë) muajsh nga hyrja e tij në fuqi.

15.2 Me hyrjen në fuqi të këtij Ligji, zhvleftësohen të gjitha dispozitat ligjore që janë në kundërshtim me
këtë Ligj.


Neni 16
Mjetet Juridike


Kundër çdo veprimi apo mosveprimi të ndërmarr nga ndonjë autoritet sipas këtij ligji pala e interesuar ka te
drejte ankese ne procedurën administrative apo gjyqësore.


Neni 17
Hyrja në Fuqi

Ky ligj hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

Ligji Nr. 03/L-068

21 Maj 2008