LIGJI NR. 06/L-057 PËR PËRGJEGJËSINË DISIPLINORE TË GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 23 / 26 DHJETOR 2018, PRISHTINË
63
LIGJI Nr. 06/L - 057 PËR PËRGJEGJËSINË DISIPLINORE TË GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE
LIGJI Nr. 06/L - 057
PËR PËRGJEGJËSINË DISIPLINORE TË GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE
Kuvendi i Republikës së Kosovës,
Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Miraton
LIGJ PËR PËRGJEGJËSINË DISIPLINORE TË GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE
KAPITULLI I
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi dhe fushëveprimi
Ky ligj përcakton shkeljet disiplinore, procedurat për fillimin e hetimeve për dyshimet për shkelje
disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve, procedurat disiplinore pranë Këshillit Gjyqësor të
Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës, sanksionet disiplinore dhe mjetet juridike që
lidhen me shkeljet disiplinore pranë Gjykatës Supreme.
Neni 2
Përkufizimet
1. Fjalët e mëposhtme kanë kuptimin si në vijim:
1.1. Autoritet Kompetent - nënkupton Kryetarët e Gjykatave, Kryetarin e Gjykatës
Supreme, Kryeprokurorin e Shtetit, Kryeprokurorët dhe Këshillat si autoritete kompetente
për pranimin e ankesave ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve për shkeljet e supozuara
disiplinore sipas nenit 9, paragrafi 1;
1.2. Këshill - nënkupton Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillin Prokurorial të
Kosovës;
1.3. Kryetar i Gjykatës - nënkupton Kryetarin e Gjykatës Themelore, Kryetarin e Gjykatës
së Apelit, dhe Kryetarin e Gjykatës Supreme;
1.4. Kryeprokuror - nënkupton Kryeprokurorin e Shtetit, Kryeprokurorin e Prokurorisë
Speciale, Kryeprokurorin e Apelit, Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore;
1.5. Vepër e rëndë penale - nënkupton veprat penale të përcaktuara me legjislacionin
në fuqi.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 23 / 26 DHJETOR 2018, PRISHTINË
64
LIGJI Nr. 06/L - 057 PËR PËRGJEGJËSINË DISIPLINORE TË GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE
Neni 3
Parimet e përgjegjësisë disiplinore
Zhvillimi i procedurave disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe shqiptimi i sanksioneve
ndaj tyre ndërmerren në pajtim me këtë Ligj dhe bazuar në parimet e ligjshmërisë, respektimit të
pavarësisë së gjyqësorit, gjykimit të drejtë, proporcionalitetit, transparencës, dhe llogaridhënies.
KAPITULLI II
PËRGJEGJËSIA, SHKELJET DHE MASAT DISIPLINORE NDAJ GJYQTARËVE DHE
PROKURORËVE
Neni 4
Përgjegjësia disiplinore
Gjyqtarët dhe prokurorët i nënshtrohen përgjegjësisë disiplinore për shkelje disiplinore në
përputhje me procedurat e përcaktuara në këtë Ligj.
Neni 5
Shkeljet disiplinore për gjyqtarë
1. Gjyqtari kryen shkelje disiplinore nëse ai ose ajo:
1.1. dënohet për një vepër penale;
1.2. shkel ligjin, ose
1.3. shkel detyrat e tij zyrtare si gjyqtar.
2. Shkelje e detyrave të gjyqtarit, sipas këtij ligji, përfshin veprimet e mëposhtme, në qoftë se
gjyqtari i kryen me dashje ose nga pakujdesia e rëndë:
2.1. kryen detyra zyrtare duke mos respektuar parimin e pavarësisë dhe paanshmërisë
gjyqësore duke vepruar me paragjykime në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës,
fesë, mendimeve politike ose tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me
ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike dhe sociale, orientimit seksual, lindjes,
aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal të palës në procedurë;
2.2. nuk i trajton siç kërkohet me ligj palët në procedurë, përfaqësuesit e tyre,
dëshmitarët, dhe pjesëmarrësit e tjerë në procedurë;
2.3. u komunikon personave të paautorizuar informata jo-publike të marra gjatë kryerjes
së detyrës zyrtare;
2.4. pranon çfarëdo lloj dhurate ose shpërblimi që mund të çojë ose duket se çon në
ndikim të paligjshëm në vendimet dhe veprimet zyrtare;
2.5. keqpërdor pozitën zyrtare në çfarëdo forme për përfitime të paligjshme për veten
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 23 / 26 DHJETOR 2018, PRISHTINË
65
LIGJI Nr. 06/L - 057 PËR PËRGJEGJËSINË DISIPLINORE TË GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE
ose personat e tjerë ose për qëllime tjera në kundërshtim me ligjin;
2.6. nuk raporton rastet e përjashtimit të mundshëm nga procedura kur kërkohet me
ligj;
2.7. në vazhdimësi nuk i kryen detyrat zyrtare me kohë, siç kërkohet me ligj;
2.8. përfshihet në çfarëdo komunikimi ex-parte, lidhur me lëndët;
2.9. ndërhyn në veprimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve të tjerë me qëllim të ndikimit në
aktivitetet dhe vendimet e tyre në çfarëdo mënyre të ndaluar me ligj;
2.10. bën deklarata publike gjatë procedurave që janë duke u zhvilluar e të cilat mund
ose duket se ndikojnë negativisht në gjykim të drejtë dhe trajtim të barabartë të palëve
në procedurë ose të cilat mund të dëmtojnë besueshmërinë dhe reputacionin e gjykatës,
apo i komunikon informata publikut rreth përbërjes së paneleve gjyqësore, dëshmive
dhe vendimeve që kanë të bëjnë me ndonjë rast, përveç nëse zbulimi i një informacioni
të tillë kërkohet me ligj;
2.11. kryen ndonjë funksion, detyrë ose shërbim, merr ndonjë përgjegjësi ose
angazhohet në ndonjë aktivitet, kandidon ose zgjidhet në ndonjë funksion apo detyrë
që është në kundërshtim me detyrat e gjyqtarit sipas kushtetutës, ligjit për gjykatat dhe
kodit të etikës profesionale për gjyqtarë;
2.12. në vazhdimësi nuk merr pjesë në procedurat disiplinore dhe nuk i përgjigjet
hetimeve disiplinore, përveç në rastet kur lejohet me ligj;
2.13. ofron informata të rrejshme ose çorientuese në çështjet që ndërlidhen me
procedurat disiplinore dhe procedurat administrative gjyqësore, përfshirë ngritjen në
detyrë dhe transferimet;
2.14. në vazhdimësi nuk merr pjesë, pa justifikim të arsyeshëm, në programet e
detyrueshme trajnuese të përcaktuara me ligj ose me rregulloret dhe politikat e këshillit;

2.15. përfshihet në sjellje, qoftë kur është në detyrë apo privatisht, të cilat dëmtojnë
reputacionin e gjykatës ose mund të dëmtojnë besimin e publikut në paanshmërinë ose
besueshmërinë e gjyqësorit;
2.16. anëtarësohet në ndonjë subjekt politik, ose ndonjë organizatë tjetër politike,
kërkon ose mban ndonjë post politik, kandidon ose zgjidhet në ndonjë post politik, apo
angazhohet në ndonjë aktivitet politik.
Neni 6
Shkeljet disiplinore për prokurorë
1. Prokurori kryen shkelje disiplinore nëse ai ose ajo:
1.1. dënohet për një vepër penale;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 23 / 26 DHJETOR 2018, PRISHTINË
66
LIGJI Nr. 06/L - 057 PËR PËRGJEGJËSINË DISIPLINORE TË GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE
1.2. shkel ligjin; ose
1.3. shkel detyrat e tij zyrtare si prokuror.
2. Shkelje e detyrave të prokurorit, sipas këtij ligji, përfshin veprimet e mëposhtme, në qoftë se
prokurori i kryen me dashje ose nga pakujdesia e rëndë:
2.1. në mënyrë të vazhdueshme nuk ndërmerr ndonjë veprim prokurorial që kërkohet
me ligjin në fuqi ose nuk ushtron funksionet prokuroriale brenda afateve kohore të
parapara me ligj, përveç nëse serioziteti i mos veprimit apo niveli i shkeljes paraqet
bazë për inicimin e procedurës disiplinore për një shkelje të vetme;
2.2. nuk merr parasysh provat dhe faktet fajësuese dhe shfajësuese gjatë hetimit të
krimit dhe nuk siguron që hetimi është zhvilluar në respektim të plotë të të drejtave të
të pandehurit;
2.3. komunikon me personat e paautorizuar informacionin konfidencial të marrë gjatë
ushtrimit të detyrës zyrtare;
2.4. nuk siguron se dëshmitë dhe faktet gjatë hetimeve mblidhen në përputhje me ligjin;
2.5. nuk merr parasysh të drejtat e dëshmitarëve ose palëve të dëmtuara, veçanërisht
për të marrë masa për të mbrojtur jetën, sigurinë dhe privatësinë e tyre në përputhje
me legjislacionin në fuqi;
2.6. nuk vepron në përputhje me vendimet apo udhëzimet e ligjshme të kryeprokurorit;
2.7. nuk merr pjesë në procedura disiplinore dhe nuk i përgjigjet hetimeve disiplinore,
përveç kur lejohet me ligj;
2.8. ofron informata të rrejshme ose çorientuese në çështjet që lidhen me procedurat
disiplinore dhe procedurat administrative prokuroriale, përfshirë ngritjen në detyrë dhe
transferimet, përveç nëse ndryshe nuk parashihet me ligj;
2.9. në vazhdimësi nuk merr pjesë, pa justifikim të arsyeshëm, në programet e
detyrueshme trajnuese të përcaktuara me ligj ose me rregulloret dhe politikat përkatëse;
2.10. përfshihet në sjellje, qoftë kur është në detyrë apo privatisht, të cilat dëmtojnë
reputacionin e prokurorit të shtetit ose që mund të dëmtojnë besimin e publikut në
paanshmërinë ose besueshmërinë e prokurorit të shtetit;
2.11. pranon çfarëdo lloj dhurate apo shpërblimi që mund të ndikoj apo duket se ndikon
në vendimet dhe veprimet zyrtare;
2.12. keqpërdor pozitën zyrtare në çfarëdo forme për përfitime të paligjshme për veten
ose personat e tjerë ose për qëllime tjera në kundërshtim me ligjin;
2.13. anëtarësohet në ndonjë subjekt politik, ose ndonjë organizatë tjetër politike,
kërkon ose mban ndonjë post politik, kandidon ose zgjidhet në ndonjë post politik, apo
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 23 / 26 DHJETOR 2018, PRISHTINË
67
LIGJI Nr. 06/L - 057 PËR PËRGJEGJËSINË DISIPLINORE TË GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE
angazhohet në ndonjë aktivitet politik.
Neni 7
Sanksionet disiplinore
1. Për shkelje disiplinore, Këshillat përkatës mund t’u shqiptojnë gjyqtarëve dhe prokurorëve një
ose më shumë nga sanksionet disiplinore në vijim:
1.1. vërejtje jopublike me shkrim;
1.2. vërejtje publike me shkrim;
1.3. zvogëlim i përkohshëm i pagës deri në pesëdhjetë përqind (50%) për një periudhë
deri në një (1) vit;
1.4. transferim i përkohshëm ose i përhershëm në një gjykatë apo prokurori tjetër të
nivelit më të ulët;
1.5. propozim për shkarkim.
2. Masat disiplinore shqiptohen vetëm në përputhje me parimin e proporcionalitetit dhe duke
marrë parasysh:
2.1. numrin dhe seriozitetin e shkeljeve disiplinore të kryera nga një gjyqtar apo prokuror;
2.2. pasojat e shkeljes disiplinore;
2.3. rrethanat në të cilat është kryer shkelja disiplinore;
2.4. performancën dhe sjelljen e përgjithshme të gjyqtarit apo prokurorit;
2.5. sjelljen dhe nivelin e bashkëpunimit të gjyqtarit apo prokurorit gjatë procedurës
disiplinore.
3. Vendimi për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarit ose prokurorit lëshohet edhe në rastet kur
pas fillimit të procedurave disiplinore, gjyqtari ose prokurori ka lënë detyrën ose funksioni i të
cilit si gjyqtar ose prokuror është ndërprerë në ndonjë mënyrë tjetër.
4. Me përjashtim të vërejtjes jopublike, të gjitha vendimet përfundimtare mbi sanksionet
disiplinore publikohen pa vonesë, por jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë nga këshillat
përkatës në faqen e tyre zyrtare.
5. Këshilli mban regjistër mbi të dhënat e procedurës disiplinore, në të cilin shënohen të gjitha
hetimet disiplinore dhe sanksionet ndaj një gjyqtari ose prokurori. Shënimet mbi hetimet ose
sanksionet disiplinore fshihen pas një periudhe prej pesë (5) viteve, me përjashtim të sanksioneve
disiplinore të shqiptuara për shkelje të qëllimshme të ligjit ose për shkelje disiplinore që kanë
rezultuar me shqiptim dënimi për vepër të rëndë penale.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 23 / 26 DHJETOR 2018, PRISHTINË
68
LIGJI Nr. 06/L - 057 PËR PËRGJEGJËSINË DISIPLINORE TË GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE
Neni 8
Shkarkimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve
1. Vendimet lidhur me shkarkimin e gjyqtarëve ose prokurorëve merren nga Presidenti i
Republikës së Kosovës, në bazë të propozimit të Këshillit përkatës. Këshilli përkatës i propozon
Presidentit të Republikës së Kosovës shkarkimin e gjyqtarëve apo të prokurorëve vetëm pas
dënimit të gjyqtarit ose prokurorit për një vepër të rëndë penale, shkelje të qëllimshme të ligjit,
ose mosrespektim të rëndë të detyrave.
2. Pas shkarkimit, të gjitha të drejtat dhe privilegjet që dalin nga detyra e gjyqtarit ose prokurorit
ndërpriten me përjashtim të ndonjë të drejte të paraparë me ligj e që ka të bëjë me detyrën, dhe
e cila me ligj nuk preket nga shkarkimi.
KAPITULLI III
ANKESAT, HETIMET, DHE PROCEDURA DISIPLINORE
Neni 9
Ankesat ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve për shkelje disiplinore
1. Personat fizik dhe juridik mund të ushtrojnë ankesë ndaj një gjyqtari ose prokurori lidhur me
ndonjë pretendim për shkelje disiplinore tek autoritetet vijuese (në tekstin e mëtejmë: “Autoriteti
Kompetent”):
1.1. Kryetari i Gjykatës Themelore dhe të Apelit në të cilën shërben gjyqtari për sa i
përket pretendimeve për shkeljeve disiplinore të atij gjyqtari;
1.2. Kryetari i Gjykatës Supreme për sa i përket pretendimeve për shkeljeve disiplinore
të Kryetarëve të Gjykatave Themelore dhe Kryetarit të Gjykatës së Apelit;
1.3. Këshilli Gjyqësor i Kosovës për sa i përket pretendimeve për shkelje disiplinore të
Kryetarit të Gjykatës Supreme;
1.4. Kryeprokurori i Shtetit për sa i përket pretendimeve për shkelje disiplinore të
Kryeprokurorëve;
1.5. Kryeprokurori për sa i përket pretendimeve për shkelje disiplinore të prokurorëve të
punësuar në prokurorinë për të cilën është përgjegjës Kryeprokurori.
1.6. Këshilli Prokurorial i Kosovës për sa i përket pretendimeve për shkeljeve disiplinore
të Kryeprokurorit të Shtetit.
2. Kur ankesa i dërgohet autoritetit jokompetent, autoriteti i tillë do të transferojë ankesën tek
autoriteti kompetent, në pajtim me Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative.
3. Personat fizik dhe juridik mund të ushtrojnë ankesë ndaj një gjyqtari ose prokurori tek Avokati
i Popullit.
4. Personi fizik apo juridik duhet ta dorëzojë ankesën me shkrim. Ankesa duhet të përmbaj:
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 23 / 26 DHJETOR 2018, PRISHTINË
69
LIGJI Nr. 06/L - 057 PËR PËRGJEGJËSINË DISIPLINORE TË GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE
4.1. identitetin e personit fizik ose juridik i cili e paraqet ankesën;
4.2. identitetin e gjyqtarit ose prokurorit që do të jetë subjekt i hetimit;
4.3. një përshkrim konciz të aspekteve faktike dhe juridike mbi të cilat është ngritur
dyshimi për shkelje disiplinore.
5. Çdo ankesë zyrtare duhet të regjistrohet dhe të arkivohet nga Autoriteti Kompetent, i cili
menjëherë i dërgon një njoftim me shkrim Këshillit përkatës lidhur me pranimin e një ankese
të tillë. Në rast se Avokati i Popullit pranonë ndonjë ankesë, ai duhet t’ia përcjell atë Autoritetit
Kompetent të përcaktuar në nenin 9, paragrafi 1, brenda pesë (5) ditëve të punës.
6. Autoriteti Kompetent sipas nenit 9, paragrafin 1, shqyrton ankesën brenda tridhjetë (30) ditëve
nga dita e pranimit të ankesës dhe vepron në përputhje me nenin 12, paragrafin 2, përveç kur
konstaton se ankesa është dukshëm joserioze, e pabazuar, nuk ka të bëjë me ndonjë shkelje
disiplinore, ose është parashkruar. Lidhur me vendimin e marrë, Autoriteti Kompetent njofton
menjëherë me shkrim personin që ka paraqitur ankesë. Një kopje e vendimit i dorëzohet edhe
Këshillit përkatës, dhe në rastet e parapara me paragrafin 3 të këtij neni edhe Avokatit të Popullit.
7. Nëse Kryetari i Gjykatës ose Kryeprokurori nuk shqyrton dhe nuk vendos lidhur me ankesën
ose nuk njofton personin që ka paraqitur ankesë për arsyet e hedhjes poshtë të ankesës, siç
kërkohet në paragrafin 6, konsiderohet se kanë kryer shkelje disiplinore.
Neni 10
Parashkrimi
Autoriteti Kompetent nuk kërkon fillimin e hetimeve si dhe Këshilli nuk fillon hetimet ndaj një
gjyqtari apo prokurori për shkelje disiplinore në qoftë se kanë kaluar pesë (5) vjet nga koha e
kryerjes së shkeljes së supozuar disiplinore, përveç nëse shkelja disiplinore konstituon vepër
penale. Në rast të tillë, do të aplikohen dispozitat e Kodit Penal në lidhje me parashkrimin.
Neni 11
Vepra penale
1. Në rastet kur shkelja e supozuar disiplinore përmban elemente të veprës penale, Autoriteti
Kompetent sipas detyrës zyrtare ia referon çështjen Prokurorit të Shtetit si dhe e njofton
Këshillin, dhe Avokatin e Popullit.
2. Në rastet kur Prokurori i Shtetit vendos të mos ndjekë penalisht shkeljen, ai duhet të informojë
me shkrim Autoritetin Kompetent lidhur me vendimin, i cili më pas vepron në përputhje me nenin
9, paragrafi 5, të këtij ligji.
3. Referimi i çështjes tek Prokurori i Shtetit e ndërpret parashkrimin dhe e suspendon procedurën
disiplinore.
4. Në qoftë se referimi i çështjes tek Prokurori i Shtetit rezulton në dënim penal apo lirim nga
akuza, Prokurori i Shtetit e njofton me shkrim Autoritetin Kompetent mbi rezultatin e procedurës
penale, dhe Autoriteti Kompetent vepron në përputhje me nenin 9 të këtij Ligji, në qoftë se rasti
disiplinor apo rasti penal përmban elemente të shkeljes disiplinore.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 23 / 26 DHJETOR 2018, PRISHTINË
70
LIGJI Nr. 06/L - 057 PËR PËRGJEGJËSINË DISIPLINORE TË GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE
Neni 12
Procedura hetimore
1. Këshilli fillon procedurat disiplinore mbi bazën e kërkesës të dorëzuar në përputhje me nenin
9, paragrafin 1 të këtij Ligji.
2. Autoriteti Kompetent kërkon nga Këshilli fillimin e hetimeve disiplinore mbi bazën e një ankese
të paraqitur nga një person fizik apo juridik dhe e cila nuk është hedhur poshtë sipas nenit 9,
paragrafit 6 të këtij Ligji, ose sipas detyrës zyrtare kur ka bazë të arsyeshme të besoj se një
gjyqtar ose prokuror ka kryer shkelje disiplinore.
3. Avokati i Popullit mund të kërkojnë nga Këshilli që të filloj hetimet disiplinore ndaj një Kryetari
të Gjykatës ose Kryeprokurorit nëse kanë arsye të besojnë se ai/ajo ka kryer shkelje disiplinore
sipas nenit 9, paragrafit 7 i këtij Ligji. Në rast të pranimit të ankesës Avokati i Popullit gjithashtu
mund të kërkojnë nga Këshilli fillimin e hetimeve disiplinore ndaj një gjyqtari ose prokurori nëse
konsiderohet se Autoriteti Kompetent ka marrë vendim për hedhjen poshtë të ankesës ndaj atij
gjyqtari ose prokurori në kundërshtim me nenin 9, paragrafin 5, me ç’ rast ai/ajo duhet të ofrojnë
arsyetim se pse ankesa nuk duhet të ishte hedhur poshtë.
4. Kërkesa për fillimin e hetimeve disiplinore i paraqitet me shkrim Këshillit dhe gjyqtarit ose
prokurorit i cili është subjekt i hetimit. Kërkesa duhet të përmbaj identitetin e gjyqtarit ose
prokurorit që do të hetohet, një përshkrim të saktë të aspekteve faktike dhe juridike mbi të cilat
është ngritur dyshimi për shkelje disiplinore, si dhe një propozim për masën disiplinore për
tu shqiptuar nga Këshilli. Këshilli krijon dhe mirëmban një bazë elektronike të të dhënave ku
regjistrohen të gjitha ankesat dhe kërkesat për fillimin e hetimeve disiplinore dhe të dhënat e
dorëzuara nga autoriteti kompetent. Secili rast regjistrohet në ditën kur është pranuar ankesa
apo kërkesa nga Këshilli.
5. Brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve të punës nga marrja e kërkesës për fillimin e hetimeve
disiplinore, Këshilli themelon një panel hetimor për kryerjen e hetimeve. Në rastet e përcaktuara
në paragrafin 3 të këtij neni, Këshilli mund të hedhë poshtë kërkesën, pa formuar panelin hetues,
në qoftë se konsideron që është prima facie pa vlerë apo pa rëndësi serioze, jo substanciale,
nuk ka lidhje me shkeljen disiplinore apo është parashkruar. Paneli hetimor, për sa i përket një
gjyqtari, përkatësisht kryetarit të gjykatës, përbëhet nga tre (3) gjyqtarë të një gjykate tjetër.
Paneli hetimor, për sa i përket një prokurori, përkatësisht kryeprokurori për prokurorët, përbëhet
nga tre prokurorë të një organi tjetër prokurorial. Këshilli përcakton kryesuesin e panelit hetimor
nga radhët e anëtarëve të panelit hetimor. Procedura për përzgjedhjen dhe caktimin e gjyqtarëve
dhe prokurorëve për të shërbyer në panel hetimor, përcaktohet nga këshillat. Këshilli siguron
ndihmë administrative dhe profesionale për panelin hetimor.
6. Paneli hetimor duhet të sigurojë fakte dhe të mbledh prova lidhur me shkeljen e supozuar
disiplinore. Gjyqtari ose prokurori nën hetime dhe autoriteti që ka kërkuar fillimin e procedurave
hetimore mund të sugjerojnë dëshmitarë, të paraqesin prova, si dhe të kërkojnë paraqitjen e
dokumenteve dhe provave në dispozicion të personave ose institucioneve tjera.
7. Paneli hetimor i ofron gjyqtarit ose prokurorit mundësi për t’u dëgjuar në lidhje me ankesën
dhe për t’u përfaqësuar nga avokati mbrojtës. Gjyqtari ose prokurori që është nën hetime duhet
të ketë qasje në provat e mbledhura nga paneli hetimor.
8. Paneli hetimor duhet t’i përfundoj hetimet brenda tre (3) muajve nga dita kur është themeluar
nga Këshilli. Në rrethana të jashtëzakonshme, Këshilli mund t’i zgjasë hetimet për një periudhë
shtesë deri në dy (2) muaj. Me t’i përfunduar hetimet, paneli hetimor duhet të paraqesë tek
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 23 / 26 DHJETOR 2018, PRISHTINË
71
LIGJI Nr. 06/L - 057 PËR PËRGJEGJËSINË DISIPLINORE TË GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE
Këshilli, gjyqtari apo prokurori që është nën hetime, dhe tek Autoriteti Kompetent që ka kërkuar
fillimin e hetimeve disiplinore, një raport me shkrim mbi të gjitha faktet dhe provat e mbledhura.
Pas dorëzimit të raportit paneli hetimor pushon funksionin e vet në momentin kur rasti bëhet i
formës së prerë.
9. Gjatë procedurës hetimore, Këshilli ex officio ose me kërkesë të Autoritetit Kompetent i cili
ka kërkuar fillimin e hetimeve, mund të pezulloj gjyqtarin ose prokurorin i cili është nën hetime
nëse një gjë e tillë është e nevojshme duke marrë parasysh seriozitetin e veprës së pretenduar
penale dhe të sigurohet integriteti dhe efektiviteti i hetimeve.
10. Gjatë kohëzgjatjes së pezullimit të gjyqtarit/prokurorit nga paragrafi paraprak, i njëjti do
pranojë 50% e pagës mujore.
11. Dispozitat e Kodit të Procedurës Penale zbatohen mutatis mutandis me procedurën për
mbledhjen e provave dhe të drejtat e personave nën hetime.
Neni 13
Marrëveshja vullnetare për shkeljen e supozuar disiplinore
1. Gjatë procedurës hetimore, paneli hetimor dhe gjyqtari ose prokurori që është nën hetime
mund të bien dakord për një marrëveshje vullnetare lidhur me shkeljen e supozuar disiplinore.
2. Marrëveshja e lidhur në mes të panelit hetimor dhe gjyqtarit ose prokurorit duhet të përmbajë
si më poshtë:
2.1. deklaratën faktike të shkeljes disiplinore të pranuar nga gjyqtari apo prokurori që
është nën hetime;
2.2. masën disiplinore për të cilën është rënë dakord.
3. Marrëveshja e miratuar nga paneli hetimor do të ketë të njëjtin efekt ligjor sikurse vendimi i
Këshillit për shkelje disiplinore.
Neni 14
Procedurat Disiplinore
1. Pas pranimit të raportit me shkrim mbi hetimin e gjyqtarit apo të prokurorit, apo të pranimit
të marrëveshjes bazuar në nenin 13 të këtij Ligji, Këshilli respektiv do të mbajë seancë në
periudhën kohore prej tridhjetë (30) ditësh. Këshilli mund të vendos të mbajë seanca shtesë
në qoftë se një gjë e tillë rrjedh nga kompleksiteti i lëndës. Palët në procedurë do të ftohen të
marrin pjesë në seancat e Këshillit.
2. Gjyqtari apo prokurori kundër të cilit zhvillohet procedura disiplinore ka të drejtë të përfaqësojë
veten apo të angazhojë avokat mbrojtës. Këshilli obligohet t’i ofrojë qasje në të gjitha provat e
mbledhura si dhe në të gjitha dosjet e lëndës.
3. Këshilli vendos nëse është kryer shkelja e supozuar disiplinore dhe, në rast se konstaton se
gjyqtari ose prokurori ka kryer shkeljen e supozuar disiplinore, shqipton sanksionin disiplinor
sipas dispozitave të këtij Ligji.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 23 / 26 DHJETOR 2018, PRISHTINË
72
LIGJI Nr. 06/L - 057 PËR PËRGJEGJËSINË DISIPLINORE TË GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE
4. Kuorumi për procedurë disiplinore do të përbehet nga nëntë (9) anëtarë të Këshillit, dhe
vendimet e Këshillit merren me shumicën e thjeshtë të votave të anëtarëve të pranishëm.
5. Vendimi i Këshillit duhet të jetë në formë të shkruar dhe të përmbajë arsyet mbi vendimin dhe
këshillën juridike. Një kopje e vendimit i dërgohet Autoritetit Kompetent që ka kërkuar fillimin
e hetimeve dhe gjyqtarit ose prokurorit, dhe në rastet e parapara me nenin 12 par.3 të këtij
ligji Avokatit të Popullit. Vendimi i shkallës së parë do të publikohet në faqe të Këshillit, pasi të
bëhet i formës së prerë.
6. Këshilli merr vendim brenda dy (2) muajve nga pranimi i raportit të panelit hetimor.
Neni 15
Ankesa ndaj vendimeve disiplinore
1. Palët kanë të drejtë të ankohen ndaj vendimeve disiplinore të Këshillit, drejtpërdrejt në
Gjykatën Supreme të Kosovës, brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të
vendimit. Gjykatat tjera në Kosovë, nuk kanë kompetencë të shqyrtojnë dhe të vendosin lidhur
me procedurën disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.
2. Ankesa ndaj vendimit të Këshillit ka efekt suspensiv dhe ndalon implementimin e atij vendimi,
derisa të shqyrtohet ankesa.
3. Në rast se Këshilli nuk merr vendim në përputhje me nenin 14, paragrafin 6, gjyqtari apo
prokurori dhe Autoriteti Kompetent i cili ka kërkuar fillimin e hetimeve, si dhe në rastet e parapara
me nenin 12 par.3 të këtij Ligji, Avokati i Popullit, mund të ushtrojnë ankesë pranë Gjykatës
Supreme për mosveprim nga ana e Këshillit përkatës.
4. Ankesë mund të ushtrohet në rrethanat si në vijim:
4.1. në rast të zbatimit të gabuar të ligjit;
4.2. në rast të shkeljes procedurale të përcaktuar me ligj;
4.3. në rast të një gabimi faktik të qartë apo të dukshëm i cili ndikon në të drejtat
substanciale të palës në qoftë se ndikon seriozisht në paanësinë dhe integritetin e
procedurës;
5. Gjykata Supreme, në një trup gjykues të përbërë nga tre anëtarë, të zgjedhur nga Kryetari
i Gjykatës Supreme, brenda tridhjetë (30) ditëve, shqyrton dhe vendos lidhur me ankesën. Në
rast se Kryetari i Gjykatës Supreme është subjekt i vendimit të Këshillit, atëherë zgjedhjen e
anëtareve e bën gjyqtari më i moshuar i Gjykatës Supreme.
6. Pas shqyrtimit të ankesës, Gjykata Supreme mund të konfirmojë vendimin e Këshillit, ta
ndryshojë atë, apo ta kthejë në Këshill për rishqyrtim.
7. Në rast se Gjykata Supreme vendos ta kthej çështjen për rishqyrtim në Këshill, atëherë
Këshilli vendos brenda tridhjetë (30) ditëve nga dita e marrjes së vendimit, sipas vendimit të
Gjykatës, si dhe njofton Gjykatën me shkrim.
8. Në rast se Gjykata Supreme nuk merr njoftim brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga dita e kthimit të
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 23 / 26 DHJETOR 2018, PRISHTINË
73
LIGJI Nr. 06/L - 057 PËR PËRGJEGJËSINË DISIPLINORE TË GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE
rastit për rishqyrtim siç parashihet në paragrafin 6, atëherë Gjykata Supreme vendos mbi rastin
brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve.
9. Vendimi i Gjykatës Supreme është përfundimtar.
10. Përbërja e trupit gjykues pranë Gjykatës Supreme sipas paragrafit 5 të këtij neni dhe ai
i panelit hetimor sipas nenit 12, paragrafi 5, nuk duhet të përbehet nga anëtarët të cilët janë
subjekt i procedurave disiplinore.
KAPITULLI IV
DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE
Neni 16
Transferimi i personelit
1. Personeli i Zyrës së Prokurorit Disiplinor do të transferohet në Këshillin Gjyqësor të Kosovës
dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës, me qëllim të ofrimit të mbështetjes për panelet hetimore
në zhvillimin e hetimeve disiplinore, në pajtim me dispozitat e këtij ligji.
2. Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës, brenda tre (3) muajve nga
data e bartjes së stafit, do të zyrtarizojnë obligimet kontraktuale me stafin e bartur.
Neni 17
Dispozitat kalimtare
1. Këshillat miratojnë rregulloret e parapara me këtë ligj, brenda gjashtë (6) muajve nga data e
hyrjes në fuqi e këtij ligji.
2. Procedurat hetimore të filluara para hyrjes në fuqi të këtij ligji do të vendosen dhe përfundojnë
në pajtim me dispozitat e ligjit në fuqi, në kohën kur ka filluar hetimi dhe do të përfundojnë
brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji.
3. Procedurat disiplinore të filluara para hyrjes në fuqi të këtij ligji do të vazhdojnë dhe
përfundojnë në pajtim me dispozitat e ligjit në fuqi, në kohën e fillimit të hetimit disiplinor dhe do
të përfundojnë brenda gjashtë (6) muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji.
4. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, të gjitha ankesat lidhur me shkeljet e supozuara disiplinore,
përfshirë ato që pretendohet të jenë kryer para hyrjes në fuqi të këtij ligji, por për të cilat nuk ka
filluar hetimi, para hyrjes në fuqi të këtij ligji, do të procedohen nga autoritetet kompetente dhe
këshillat, në pajtim me këtë ligj.
5. Afatet e parapara në nenin 9, nenin 12 dhe nenin 14 të këtij ligji do të fillojnë të zbatohen 6
(gjashtë) muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji.
6. Gjatë periudhës tranzitore, sipas këtij neni, këshillat kanë autoritetin që ex officio të
suspendojnë një gjyqtar apo prokuror, bazuar në seriozitetin e shkeljes disiplinore të supozuar.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 23 / 26 DHJETOR 2018, PRISHTINË
74
LIGJI Nr. 06/L - 057 PËR PËRGJEGJËSINË DISIPLINORE TË GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE
Neni 18
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së
Kosovës.
Ligji Nr. 06/L -057
23 nëntor 2018
Shpallur me dekretin Nr. DL-060-2018, datë 13.12.2018 nga Presidenti i Republikës së
Kosovës Hashim Thaçi