RREGULLORE (QRK) Nr. 05/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 13 QERSHOR 2017, PRISHTINË
1
RREGULLORE (QRK)-Nr. 05/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN
E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
Qeveria e Republikës së Kosovës,
Në mbështetje të nenit 93 paragrafi 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 34
paragrafi 1 të Ligjit Nr.03/L-189 për Administratën Shtetërore të Republikës së Kosovës
(Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës Nr.82 me datë 21 Tetor 2010) , nenit 23 paragrafi
10 të Rregullores Nr. 09/2012 për Standardet e Organizimit të Brendshëm dhe Sistematizimin
e Vendeve të Punës në Administratën Shtetërore, si dhe nenit 19 paragrafit 6.2 të Rregullores
Nr. 09/2011, për Punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës, (Gazeta Zyrtare, Nr.15,
12.09.2011);
Miraton:
RREGULLORE (QRK)-Nr. 05/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE
SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË MJEDISIT DHE
PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
KAPITULLI I
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Kjo Rregullore ka për qëllim përcaktimin e organizimit të brendshëm të Ministrisë së Mjedisit
dhe Planifikimit Hapësinorë dhe organeve tjera të administratës shtetërore nën mbikëqyrjen
e saj.
Neni 2
Fushëveprimi
1.Kjo Rregullore zbatohet për Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe organet tjera
të administratës shtetërore nën mbikëqyrjen e saj.
2.Detyrat dhe përgjegjësitë e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe organeve
tjera të administratës shtetërore nën mbikëqyrjen e saj përcaktohen me Shtojcën “13”, të
Rregullores së Qeverisë Nr. 02/2011 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së
Kryeministrit dhe Ministrive si dhe legjislacionin përkatës në fuqi.
KAPITULLI II
ORGANIZIMI I BRENDSHËM I ORGANIT TË LARTË TË ADMINISTRATËS SHTETËRORE
Neni 3
Struktura organizative e Minstrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
1.Struktura organizative e organit te larte te administrtes shterore te Ministrisë së Mjedisit
dhe Planifikimit Hapësinor është si vijon:
1.1. Kabineti i Ministrit;
1.2. Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 13 QERSHOR 2017, PRISHTINË
2
RREGULLORE (QRK)-Nr. 05/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN
E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
1.3. Departamentet; dhe
1.4. Divizionet.
2.Numri i të punësuarve në këtë organ të lartë të Administratës Shtetërore është dyqind e
njezet e kater (224).
Neni 4
Kabineti i Ministrit
1.Kabineti i Ministrit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor përbëhet nga:
1.1. Ministri;
1.2. Zëvendës-Ministrat;
1.3. Këshilltarët politikë; dhe
1.4. Personeli mbështetës.
2. Detyrat dhe përgjegjësitë e Ministrit, Zëvendës-Ministrave, Këshilltarëve politikë dhe
Personelit mbështetës, përcaktohen me Rregulloren e Qeverisë Nr. 02/2011, për Fushat
e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive dhe legjislacionin
përkatës në fuqi.
3. Numri i të punësuarve në Kabinetin e Ministrit është njëzet (20).
Neni 5
Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm
1.Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor përbëhet nga:
1.1. Sekretari i Përgjithshëm; dhe
1.2. Personeli mbështetës.
2. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sekretarit të Përgjithshëm përcaktohen me nenin 38, të Ligjit
Nr. 03/L-189, për Administratën Shtetërore dhe legjislacionin përkatës në fuqi.
3. Detyrat dhe përgjegjësitë e Personelit mbështetës të Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm
përcaktohen me legjislacionin për shërbimin civil në fuqi.
4.Numri i të punësuarve në Zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm është tre (3).
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 13 QERSHOR 2017, PRISHTINË
3
RREGULLORE (QRK)-Nr. 05/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN
E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
Neni 6
Departamentet dhe Divizionet e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
1.Departamenti për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Ujrave:
1.1.Divizioni i ujrave;

1.2.Divizioni për Menaxhimin e Ndotjes Industriale;

1.3. Divizioni për Kimikate dhe Mbeturina; dhe

1.4. Divizioni për Mbrojtjen e Natyrës.
2. Instituti për Planifikim Hapësinor;
2.1. Divizioni Për Hartimin e Dokumenteve te Planifikimit;
2.2. Divizioni I Për Hulumtim dhe Vlerësim;
2.3.Divizioni i GIS-it për Planifikim Hapësinor.
3.Departamenti i Planifikimit Hapesinor, Ndërtimit dhe Banimit:
3.1. Divizioni për Planifikimin Hapesinor;
3.2. Divizioni për Ndërtim;
3.3. Divizioni për Banim;
4. Autoritetit Rajonal i Pellgjeve Lumore;
4.1. Divizioni për Menaxhimin e Resurseve Ujore;
4.2. Divizioni për Planifikimin e Resurseve Ujore; dhe
4.3.Divizioni për Pagesat Ujore dhe Projekte.
5. Departamenti për inspektim të mjedisit, natyrës, ujërave, ndërtimit dhe planifikimit hapësinor:
5.1. Divizioni për Inspektim të Mbrojtjes së Mjedisit, Natyrës dhe Ujërave; dhe
5.2. Divizioni për Inspektim të Ndërtimit dhe Planifikimit Hapësinor.
6.Departamenti për Shpronësim:
6.1. Divizioni për Çështje Pronësore; dhe
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 13 QERSHOR 2017, PRISHTINË
4
RREGULLORE (QRK)-Nr. 05/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN
E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
6.2. Divizioni Tekniko-Financiar.
7.Departamenti për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave:
7.1.Divizioni për Integrime Evropiane; dhe
7.2.Divizioni për Koordinim të Politikave.
8.Departamenti Ligjor:
8.1. Divizioni për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit;
8.2. Divizioni për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Legjislacionit, të Mbështetjes Ligjore dhe të
Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit.dhe
8.3. .Divizioni për Shqyrtimin e Parashtresave dhe Ankesave (organi i shkallës së
dytë në Procedurën Administrative)
9. Departamenti i Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme;
9.1. Divizioni i Burimeve Njerëzore;
9.2. Divizioni për Buxhet dhe Financa;
9.3. Divizioni për TI dhe Shërbime Logjistike;
10. Divizioni i Auditimit të Brendshëm;
11. Divizioni për Komunikim Publik; dhe
12. Divizioni i Prokurimit.
Neni 7
Departamenti për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Ujrave
1.Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Mbrojtjes së Mjedisit, janë:
1.1.Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive në
fushën e mbrojtjes së mjedisit;
1.2.Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit në fushën e mbrojtjes së
mjedisit;
1.3.Monitoron dhe propozon masa për rehabilitimin dhe mbajtjen nën kontroll të zonave
të nxehta;
1.4.Identifikon dhe propozon nevojat për investime dhe financim në fushën e mbrojtjes
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 13 QERSHOR 2017, PRISHTINË
5
RREGULLORE (QRK)-Nr. 05/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN
E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
së mjedisit;
1.5. Ofron mbështetje për çështjet që kanë të bëjnë me anëtarësimin në organizatata
ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit;
1.6. Ofron mbështetje, sipas nevojës,për mbikëqyrjen dhe kontrollin e burimeve
natyrore dhe pjesëve përbërëse të saj;
1.7. Trajton dokumentacionin e kërkesave për leje mjedisore, ofron rekomandime mbi
rregullsinë dhe përshtatshmërisht përgatitë projekt-lejet mjedisore.
2. Udhëheqësi i Departamentit të Mbrojtjes së Mjedisit, raporton te Sekretari i Përgjithshëm.
3. Në kuadër të këtij Departamenti beje pjesë divizionet si vijon:
3.1.Divizioni për Ujera;
3.2. Divizioni për Menaxhimin e Ndotjes Industriale;
3.3.Divizioni për Kimikate dhe Mbeturina;
3.4. Divizioni për Mbrojtjen e Natyrës.
4.Numri i të punësuarve në Departamentin për Mbrojtjen e Mjedisit është tridhjetë (30).
Neni 8
Divizioni për Ujra
1.Detyrat dhe përgjegjësitë e divizionit Ujra janë:
1.1. Propozon, harton dhe përcjell zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive
në fushën e resurseve ujore;
1.2. Propozon dhe harton legjislacionin në fushën e resurseve ujore;
1.3. Zhvillon dhe mirëmban sistemin informativ ujor;
1.4.Përcjellë dhe mbështet përafrimin e legjislacionit kosovar në fushën e ujërave me
‘aqcuis communitaire’;
1.5.Identifikon dhe propozon nevojat për investime dhe financim në fushën e resurseve
ujore;
1.6.Ofron mbështetje për çështjet që kanë të bëjnë me anëtarësimin në organizatata
ndërkombëtare për resurset ujore dhe implementimin e tyre;
1.7.Bashkëpunon me ministritë dhe institucionet tjera me qëllim të koordinimit te
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 13 QERSHOR 2017, PRISHTINË
6
RREGULLORE (QRK)-Nr. 05/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN
E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
zhvillimit dhe koordinimit të politikave ujore;
1.8.Mbështet bashkëpunimin ndërkombëtarë dhe bilateral në fushën e resurseve ujore;
1.9.Përgatit instrumente ekonomike dhe kornizaafatmesme të shpenzimeve për
sektorin e ujërave.
2.Udhëheqësi i Divizionit për Ujra raporton te Udhëheqësi i Departamentit.
3.Numri te punesuarve ne Divizionin per ujra eshte gjashte (6).
Neni 9
Divizioni për Mbrojtjen nga Ndotja Industriale
1.Detyrat dhe përgjegjësitë e divizionit për mbrojtjen nga ndotja industriale janë:
1.1.Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave në lëmin e
mbrojtjes nga ndotjet industriale;
1.2.Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit në lëmin e mbrojtjes nga
ndotjet industriale;

1.3.Monitoron implementimin e drejtave dhe detyrimeve që dalin nga marrëveshjet
ndërkombëtare, dhe raporton përshtatshmërisht;
1.4.Harton raporte të rregullta periodike mbi aktivitetet e zhvilluara.
2. Udhëheqësi i Divizionit për Mbrojtjen nga Ndotja Industriale raporton te Udhëheqësi i
Departamentit.
3.Numri i të punësuarve në Divizionin për Mbrojtjen nga Ndotja Industriale eshte nente (9).
Neni 10
Divizioni për Mbeturina dhe Kimikate
1.Detyrat dhe përgjegjësitë e divizionit për mbeturina dhe kimikate janë:
1.1. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive në
lëmin e administrimit të mbeturinave, kimikateve dhe produkteve biocide;
1.2. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit në lëmin e administrimit të
mbeturinave, kimikateve dhe produkteve biocide, në pajtim me legjislacionin në fuqi
dhe me legjislacionin e BE-së;
1.3. Përgatitë metodologji dhe udhëzime lidhur me administrimin e mbeturinave,
kimikateve dhe produketeve biocide, përshtatshmërisht legjislacionit në fuqi;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 13 QERSHOR 2017, PRISHTINË
7
RREGULLORE (QRK)-Nr. 05/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN
E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
1.4. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e e procedurave dhe standardeve për
licencim të administrimit të mbeturinave, si dhe të atyre për notifikim, autorizim dhe
regjistrim të kimikateve dhe produkteve biocide;
1.5. Trajton kërkesat për licencim në administrimin e mbeturinave dhe përgatitë
projekt-pëlqimet/projekt-lejet mjedisore;
1.6. Trajton kërkesat për notifikim, autorizim dhe regjistrim të kimikateve dhe
produkteve biocide dhe përgatitë projekt- pëlqimet/projekt-autorizimet përkatëse;
1.7. Ofron mbështetje, sipas kërkesës, në mbikëqyrjen mjedisore dhe administrimin e
mbeturinave, kimikateve, produkteve biocide, si dhe në fushën e sigurisë nga rreziku
prej tyre;
1.8.Analizon dhe harton raporte të rregullta periodike mbi aktivitetet e zhvilluara;
1.9.Bashkëpunon me akterët relevantë për zhvillimin e aktiviteteve.
2.Udhëheqësi i Divizionit për Mbeturina dhe Kimikate raporton t e Udhëheqësi i Departamentit.
3.Numri i të punësuarve në Divizionin për Mbeturina dhe Kimikate eshte gjashte (6).
Neni 11
Divizioni për Mbrojtjen e Natyrës
1.Detyrat dhe përgjegjësitë e divizionit për mbrojtjen e natyrës janë:
1.1.Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive në
lëmin e mbrojtjes së natyrës;
1.2.Monitoron implementimin e drejtave dhe detyrimeve që dalin nga marrëveshjet
ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes së natyrës, dhe raporton përshtatshmërisht;
1.3.Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit në lëmin e mbrojtjes së
natyrës;
1.4.Siguron vlerësimin e projekteve në rrjetin ekologjik.
2.Udhëheqësi i Divizionit për Mbrojtjen e Natyrës raporton te Udhëheqësi i Departamentit.
3.Numri i të punësuarve në Divizionin për Mbrojtjen e Natyrës eshte pese (5).
Neni 12
Instituti për Planifikim Hapësinor
1.Detyrat dhe përgjegjësitë e Institutit për Planifikim Hapësinor janë:
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 13 QERSHOR 2017, PRISHTINË
8
RREGULLORE (QRK)-Nr. 05/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN
E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
1.1. Merret me hartimin dhe revidimin e dokumenteve tw: Planit Hapësinor të Kosovës;
Hartës Zonale të Kosovës; dhe Planeve Hapësinore për Zona të Veçanta, duke përfshirë
edhe dokumentet tjera që ndërlidhen dhe ndihmojnë sektorin e planifikimit hapësinor;
1.2. Ofron këshilla dhe asistencë profesionale/teknike për komunat, në hartimin e
Planeve Zhvillimore dhe Hartave Zonale Komunale;
1.3. Inkurajon dhe ndihmon në sigurimin e pjesëmarrjes së publikut në proceset
vendimmarrëse planifikuese;
1.4. Krijon, organizon dhe mirëmbanë bazënqendrore të të dhënave për planifikim
hapësinor dhe sistemin SPAK në tërësi;
1.5. Merret me hulumtimin, mbledhjen, analizimin dhe vlerësimin e informatave
hapësinore;
1.6. Merret me studimin e përvojave dhe të arriturave në fushën e planifikimit hapësinor
dhe urbanistik;
1.7. Për nevoja të edukimit, Instituti shërben si qendër për trajnime praktike, për
studentët dhe të interesuarit tjerë, në fushën e planifikimit hapësinor dhe menaxhimit
urban;
1.8.Ekspertët e Institutit marrin pjesë aktive në programe te edukimit universitar dhe
pasuniversitar duke përfshirë edhe organizimin e ligjëratave dhe ngjarjeve tjera që
ndërlidhen me fushën e planifikimit hapësinor;
1.9. Bashkëpunon me komuna, organizata lokale dhe ndërkombëtare me qëllim të
avancimit dhe harmonizimit të aktiviteteve në fushën e planifikimit hapësinor në Kosovë
me normat dhe zhvillimet ndërkombëtare.
1.10. Në bashkëpunim me Departamentin e Planifikimit Hapëssinor, Ndërtimit dhe
Banimit vlerëson përputhshmërinë e Planeve Zhvillimor Komunal dhe Hartave Zonale
të Komunave me Planin Hapësinor dhe Hartën Zonale të Kosovës;
1.11. Kryen edhe pune të tjera profesionale në përputhje me dispozitat ligjore në fushën
e planifikimit hapësinor dhe urban.
2. Udhëheqësi i Institutit për Planifikim Hapësinor i raporton drejtpërdrejt Sekretarit të
Përgjithshëm të Ministrisë.
3. Në kuadër të Institutit për Planifikim Hapësinor bëjnë pjesë keto divizione:
3.1. Divizioni për Planifikim dhe Bashkëpunim;
3.2. Divizioni për Hulumtim dhe Vlerësim;
3.3. Divizioni i GIS-it për Planifikim Hapësinor.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 13 QERSHOR 2017, PRISHTINË
9
RREGULLORE (QRK)-Nr. 05/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN
E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
4.Numri i të punësuarve në Institutin për Planifikim Hapësinor është trembëdhjetë (13).
Neni 13
Divizioni për Planifikimit dhe Bashkëpunim (DPB)
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e DPB-së:
1.1.Harton dhe bashkërendon planet përkatëse hapësinore;
1.2.Përvetëson analizat dhe të gjeturat e divizionit të hulumtimeve dhe burimeve tjera
dhe i shndwrron ato në të dhëna për projekte dhe plane përkatëse hapësinore;
1.3. Bashkëpunon me të gjitha sektorët Qeveritare dhe jo qeveritare, përfshirë grupe
te eksperteve dhe grupe te tjera relevante me fushën e planifikimit hapësinor;
1.4. Përcjellë në mënyrë të vazhdueshme trendin e zhvillimeve ndërkombëtare në
fushën e planifikimit dhe bashkëpunimit, dhe aplikimin e tyre në projektet e Institutit;
1.5. Përkrah stafin profesional të planifikimit hapësinor dhe urban të nivelit lokal;
2.Udhëheqësi i Divizionit për Planifikim dhe Bashkwpunim i raporton drejtpërdrejt Udhëheqësit
të Institutit për Planifikim Hapësinor.
3.Numri i nëpunësve në Divizionin për Planifikim dhe Bashkwpunim është katër (4).
Neni 14
Divizioni për Hulumtim dhe Vlerësim (DHV)
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e DHV-së:
1.1.Hulumton, analizon dhe vlerëson zhvillimet në fusha të ndryshme, të nevojshme
për prezantimin sa më të qartë të gjendjes aktuale për një territor, një temë apo një
çështje të caktuar;
1.2.Vlerëson zbatueshmërinë dhe përputhshmërinë e dokumenteve të planifikimit
hapësinor;
1.3.Ndërton raporte të bashkëpunimit me të gjitha sektorët Qeveritare dhe jo qeveritare,
përfshirë grupet e eksperteve dhe grupe te tjera relevante me fushën.
1.4. Përcjellë në mënyrë të vazhdueshme trendin e zhvillimeve ndërkombëtare në
fushën e hulumtimit, analizave dhe vlerësimit, dhe aplikimi i tyre në projektet e Institutit;
1.5.Mbështë ngritjen e kapaciteteve komunale për hulumtim, analiza dhe vlerësim;
1.6.Kryen edhe pune te tjera profesionale ne përputhje me legjislacionin ne fuqi.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 13 QERSHOR 2017, PRISHTINË
10
RREGULLORE (QRK)-Nr. 05/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN
E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
2.Udhëheqësi i Divizionit për Hulumtim dhe Vlerësim i raporton drejtpërdrejt Udhëheqësit të
Institutit për Planifikim Hapësinor.
3.Numri i nëpunësve në Divizionin për Hulumtim dhe Vlerësim është katër (4).
Neni 15
Divizioni i GIS-it (Sistemi Informativ Gjeografik) per planifikim hapësinor
1.Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të GIS-it:
1.1.Ndërton, organizon, menaxhon dhe mirëmbanë bazën e të
dhënave të planifikimit hapësinor, përfshirë të gjitha dokumentet e
miratuara të nivelit qendror dhe lokal dhe sistemin SPAK në tërësi;
1.2.Ofron informacione dhe ndihmë teknike dhe profesionale për nivelin qendror dhe
lokal në fushën e planifikimit hapësinor;
1.3.Përgatitë analiza hapësinore të nevojshme për hartimin e dokumenteve të
planifikimit hapësinor;
1.4.Ruan, klasifikon dhe arkivon dokumentacionin, që do të jetë në shërbim jo vetëm të
kërkesave të brendshme, por edhe të të gjitha palëve në nevojë;
1.5.Bashkëpunon në mënyrë horizontale dhe vertikale me të gjitha strukturat relevante
me qëllim të zhvillimit të projekteve të përbashkëta, shkëmbimit të të dhënave të
nevojshme për konsolidimin e bazës qendrore të të dhënave hapësinore;
1.6.Harmonizon dhe implementon direktivën ISPIRE në fushën e planifikimit hapësinor.
2.Udhëheqësi i Divizionit për GIS i raporton drejtpërdrejtë Udhëheqësit të Institutit për Planifikim
Hapësinor.
3.Numri i të punësuarve në Divizionin e GIS-it është katër (4).
Neni 16
Departamenti i Planifikimit Hapësinor, Ndërtimit dhe Banimit
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Planifikimit Hapësinor, Ndërtimit dhe Banimit
janë:
1.1. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive në
fushën e Planifikimit Hapësinor, Ndërtimit dhe Banimit;
1.2. Kordinon vlerësimin e përputhshmërisë së Planit zhvillimor komunal dhe Hartës
Zonale të Komunës me Planin Hapësinor të Kosoves dhe Hartës zonale të Kosoves;
1.3. Përcakton Kushtet ndërtimore të cilat janë bazë për hartimin e dokumentacionit
ndërtimor për ndërtime brenda sipërfaqes së mbrojtur dhe ndërtimet e Kategorisë së
III-të të përcaktuara me ligj;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 13 QERSHOR 2017, PRISHTINË
11
RREGULLORE (QRK)-Nr. 05/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN
E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
1.4. Bashkepunimin me komunat, organizatat lokale dhe ndërkombëtare me
qëllim të harmonizimit të planifikimit hapësinor në Kosovë me normat e BE-së dhe
ndërkombëtare;
1.5. Identifikon dhe propozon nevojat për investime dhe financim në fushën e
Planifikimit Hapësinor, Ndërtimit dhe Banimit;
1.6. Mbikëqyr Planifkimin Hapësinor, Ndërtimit, Banimit dhe sistemi i monitorimit;
1.7. Monitoron dhe analizon gjendjen Brenda fushëveprimit, përgatitë, planifikon dhe
propozon strategji, masa dhe programe për përmirësimin e gjendjes në fushën e
banimit.
2. Udhëheqësi i Departamentit të Planifikimit Hapësinor, Ndërtimit dhe Banimit raporton tek
Sekretari i Përgjithshëm.
3. Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet si vijon:
3.1. Divizioni i Planifikimit Hapësinor;
3.2. Divizioni për Ndërtim; dhe
3.3. Divizioni për Banim.
4. Numri i të punësuarve në Departamentin përPlanifikim Hapësinor, Ndërtim dhe Banim
Shatembedhjet (17.
Neni 17
Divizioni i Planifikimit Hapësinor
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Planifikimit Hapësinor janë;
1.1 Siguron hartimin dhe zbatimin e politikës zhvillimore të ministrisë, përmes ligjeve
dhe dispozitave të tjera në fushën e planifikimit hapësinor. Koordinon dhe menaxhon
punët e divizionit nga aspekti profesional dhe administrative;
1.2 Përgatit politikat për fushëveprimin e planifikimit hapësinor;
1.3.Harton dhe koordinon kornizën ligjore të planifikimit hapësinor;
1.4. Përgatit propozim-vendimet për hartimin dhe revidimin e dokumenteve të
planifikimit hapësinor si: Planit Hapësinor të Kosovës, Hartës Zonale të Kosovës dhe
Planeve Hapësinore për Zonat e Veçanta, së bashku me programin për hartimin dhe
menaxhimin e procesit të planifikimit;
1.5.Kordinon vlerësimin e përputhshmërisë së Planit zhvillimor komunal dhe Hartës
Zonale të Komunës dhe përputhshmërinë me planin hapësinor të Kosoves dhe Hartës
zonale të Kosoves;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 13 QERSHOR 2017, PRISHTINË
12
RREGULLORE (QRK)-Nr. 05/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN
E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
1.6.Kordinon objektivat e autoriteteve qendrore në planifikim hapësinor dhe territorial
në Planin Hapësinor të Kosovës, Hartën Zonale të Kosovës dhe në Planet Hapësinore
për Zonat e Veçanta;
1.7.Siguron që pjesëmarrja publike është e përfshirë në procesin e hartimit dhe zbatimit
të dokumenteve të planifikimit hapësinor;
1.8.Zhvillon hulumtime dhe vlerësime në planifikim hapësinor dhe sugjeron Qeverinë
të ndërmarrë masa të nevojshme për përmirësimin e kornizën ligjore dhe ecurinë e
hartimit dhe zbatimit të dokumenteve të planifikimit hapësinor;
1.9.Organizon dhe mban trajnime për sektorin publik dhe privat që ushtrojnë veprimtari
në fushën e planifikimit hapësinor;
1.10.Përcakton Kushtet ndërtimore të cilat janë bazë për hartimin e dokumentacionit
ndërtimor për ndërtime brenda sipërfaqes së mbrojtur dhe ndërtimet e Kategorisë së
III-të të përcaktuara me ligj;
1.11.Bashkëpunon me komuna, organizata lokale dhe ndërkombëtare me qëllim të
harmonizimit të planifikimit hapësinor në Kosovë me normat e BE-së dhe ndërkombëtare.
1.12 .Siguron që hartimi i dokumenteve të planifikimit hapësinor në nivelit lokal
është në pajtim me dispozitat e këtij ligji, përmes ofrimit të ndihmës teknike autoritetit
përgjegjës komunal;
1.13.Vlerëson përputhshmërinë e Planit zhvillimor komunal dhe Hartës Zonale të
Komunës me Planin hapësinor të Kosovës dhe Hartës zonale të Kosovës, si dhe
revidimin e tyre me të dhënat digjitale bazë dhe normat teknike të planifikimit hapësinor;
1.14.Siguron mbikëqyrjen e zbatimin të Ligjit për Planifikimin Hapësinor në fuqi dhe
akteve të tjera ligjore përcjellëse të fushës.
2.Udhëheqësi i Divizionit të Planifikimit Hapësinor raporton tek Udhëheqësi I Departamentit.
3.Numri i të punësuarve në Divizionin për Planifikimit Hapësinor eshte gjashte (6).
Neni 18
Divizioni për Ndërtim
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Ndërtim janë:
1.1.Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive në
fushën e ndërtimit;
1.2.Monitoron dhe miraton Taksat Administrative për Leje të ndërtimit në baza vjetore
të nivelit qendror dhe lokal;
1.3.Shqyrton dhe jep leje të ndërtimit, Lejes së rrënimit dhe certifikatës së përdorimit për
objektet me rendësi te veçantë dhe rrezikshmëri të lartë - kategorinë e III të objekteve
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 13 QERSHOR 2017, PRISHTINË
13
RREGULLORE (QRK)-Nr. 05/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN
E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
ndërtimore, konform Ligjit të Ndërtimit;
1.4.Mbikëqyrë në vazhdimësi procesin e licencimit te profesionisteve në fushën e
ndërtimit. Koordinon aktivitetet dhe jep këshilla dhe udhëzime profesionale për
zhvillimet e reja ne raport me Odat profesionale për dhënien e Provimit Profesional
dhe Licencim;
1.5. Përcjellë punën, realizon kontakte dhe bashkëpunon me organizata ndërkombëtare,
agjenci të specializuara si dhe organizata të tjera, me qëllim të këmbimit të përvojave
lidhur me zhvillimin e fushës së ndërtimit;
1.6. Propozon dhe merr masa për hartimin e programeve zhvillimore në pajtim me
strategjitë, të cilat duhet të ndërtohen për zhvillimin e fushës së ndërtimit.
2. Udhëheqësi i Divizionit për Ndërtim raporton tek Udhëheqësi i Departamentit.
3.Numri i të punësuarve në Divizionin për Ndërtim eshte kater (4).
Neni 19
Divizioni për Banim
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për banim,janë:
1.1. Propozon, harton dhe monitoron zbatimin e dokumenteve të politikave,
legjislacionit primar, legjislacionin sekondar për fushën e banimit;
1.2. Harton rregullore, norma dhe standarde për fushën e banimit në harmoni me
standardet evropiane, përmes të cilave synon të krijon kushte më të përshtatshme
dhe të qëndrueshme për banim, për të gjitha kategoritë e qytetarëve;
1.3.Harton dhe harmonizon Strategjinë e Banimit me Strategjitë për Zhvillim Ekonomik
dhe me strategjite tjera sektoriale;
1.4.Përkrah komunat në përmbushjen e përgjegjësive të dala nga legjislacioni në fuqi
për fushën e banimit;
1.5.Vlerëson ligjshmërinë e akteve të nivelit lokal në fushën e banimit;
1.6.Krijon dhe mirëmban bazën e të dhënave për fondin e njesive te banimit;
1.7.Hulumton politikat regjionale në aspektin e ngritjes së nivelit të zhvillimit të fushës
së banimit dhe identifikimit të mënyrave të favorshme të financimit për fondin e njesive
te banimit;
1.8.Bashkëpunon me institucionet vendore, rajonale dhe ndërkombetare për zhvillimin
e bashkëpunimit për ngritjen e cilësisë dhe kualitetit te banimit;
1.9.Krijon dhe zhvillon mekanizmat përkatës - mbështetës për funksonalizimin dhe
mbarëvajtjen e punës së Këshillit Qendror për Banim;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 13 QERSHOR 2017, PRISHTINË
14
RREGULLORE (QRK)-Nr. 05/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN
E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
1.10.Harton, planifikon, realizon dhe monitoron programe dhe projekte për banim;
1.11.Harton kriteret, bën shpalljen e interesit dhe monitoron autoritetin trajnues për
trajnimin dhe çertifikimin, si dhe mbatjen e regjistrin e administratorëve të ndërtesave
të banimit në bashkëpronësi;
1.12.Harton dhe inicon programe dhe projekte për ngritjen e kapaciteteve humane, për
fushata vetëdijësuese, fushata promovuese për fushën e banimit.
2.Udhëheqësi i Divizionit për Banim raporton te Udhëheqësi i Departamentit te Planifikimit
Hapësinor, Ndërtim dhe Banim.
3.Numri i të punësuarve në Divizionin për Banim është pese (5).
Neni 20
Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore
1.Detyrat dhe përgjegjësitë e A utoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore, janë:
1.1. Harton planet për menaxhimin e pellgjeve lumore dhe udhëheqja e proceduarave
deri në miratimin e planit, përfshirë kontrollin e zbatimit dhe përditësimin e planit;
1.2. Bënë përcaktimin i vijës së plotave, vijës së zonave erozive, kufijve të pellgjeve
lumore dhe zbatimi i procedurave përkatëse deri në nxjerrjen e vendimeve përfundimtare;
1.3.Përgatitë bazën profesionale dhe zbaton procedurat për ruajtje dhe mbrojtje të
resurseve ujore në nivel të pellgut lumor, si dhe mban regjistra për zonat erozive, zonat
sanitare, zonat të ndjeshme, koncesione, shpronësime;
1.4.Zbaton procedurat për dhënien e lejeve ujore, koncesione, shpronësime, si dhe
përgatit propozime për ruajte dhe mbrojte të ujërave nga ndotja, financim dhe zhvillim
te resurseve ujore;
1.5.Sistemon dhe rifreskon të dhënat për resurset ujore, inerte, objekte dhe pajisje
ujore, zona erozive., dhe kryen punë financiare–administrative në nivel të pellgut lumor;
1.6.Ruan dhe mbronë ujërave ndërkufitare dhe pjesëmarrja aktive në proceset e
bashkëpunimit ndërkufitar dhe rajonal;
1.7.Siguron i pjesëmarrjen së publikut në vendimmarrje (palëve të interesit) në çdo
fazë gjatë hartimit dhe implementimit të dokumenteve për menaxhimin e pellgut lumor.
2. Udhëheqësi i ARPL-së raporton tek Ministri ne aspektin operacional, ndërsa tek Sekretari i
Përgjithshëm ne aspektin administrativ.
3.Autoritetit rajonal i pellgjeve lumore organizohet në tri divizione si vijon:
3.1. Divizioni për Menaxhimin e Resurseve Ujore;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 13 QERSHOR 2017, PRISHTINË
15
RREGULLORE (QRK)-Nr. 05/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN
E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
3.2.Divizioni për Planifikimin e Resurseve Ujore;
3.3.Divizioni për Pagesat Ujore dhe Projekte.
4. Numri i të punësuarve në A u toritetin rajonal të pellgjeve lumore është pesembedhjete
(15).
Neni 21
Divizioni për Menaxhimin e Resurseve Ujore
1.Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Menaxhimin e Resurseve Ujore janë:
1.1. Zbaton procedurën e dhënies së lejes ujore në aspektin administrativ dhe teknik;
1.2. Mban takime konsultative me palë sipas nevojës;
1.3. Shqyrton kompletueshmërinë e kërkesave për të drejtën ujore dhe dokumentacionin
investiv-teknik i cili i bashkëngjitet kërkesës për të drejtën ujore si dhe propozon
vendimin në lidhje me kërkesën;
1.4. Mbledh dhe përpunon të dhënat e nevojshme për resurset ujore në aspektin
cilësor dhe sasior nga burimet e ndryshme që janë në dispozicion;
1.5.Ndërmerr masa të nevojshme për ruajtjen e resurseve ujore;
1.6. Kryen karakterizimin dhe klasifikimin e të gjitha trupave ujorë sipërfaqësorë
dhe nëntokësorë për secilin pellg lumorë si dhe vlerësimin e presioneve bazuar në
legjislacionin e zbatueshëm;
1.7. Propozon shpronësimin e tokës në të cilën janë resurset ujore, sipas nevojës;
1.8. Afirmon metodat teknike për ruajtjen e ujërave;
1.9. Zbaton rregullimin e ujërrjedhave dhe pasurive ujore;
1.10. Kryen vlerësimin preliminar të mbrojtjes nga vërshimet dhe përgatit hartat me
zonat e rrezikut nga vërshimet në kuadër të pellgut lumor;
1.11. Përcakton zonat erozive në kuadër të pellgut lumor;
1.12. Zbaton masat rregulluese dhe mbrojtëse për mbrojtje nga veprimet e dëmshme
të ujërave që mund të rezultojnë nga vërshimet dhe erozioni;
1.13. Menaxhon me objektet për mbrojtje nga veprimet e dëmshme të ujërave;
1.14. Siguron mbrojtjen e shtretërve dhe brigjeve të lumenjve, kanaleve dhe
akumulimeve brenda pellgut lumor;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 13 QERSHOR 2017, PRISHTINË
16
RREGULLORE (QRK)-Nr. 05/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN
E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
1.15. Përcjell fenomenet ujore bazuar në të dhënat e siguruara nga institucionet
relevante të cilat i përpunon dhe ndërmerr veprimet e duhura në pajtim me përgjegjësitë
që i ka ARPL sipas legjislacionit të zbatueshëm dhe në pajtim me planet kombëtare
përkatëse (si planin për menaxhimin e vërshimeve, planin për menaxhimin e thatësisë,
planin për menaxhimin e emergjencave si pasojë ndotjes së ujërave etj.);
1.16. Menaxhon me inerte në pajtim me dispozitat e Ligjit për Ujërat e Kosovës;
1.17. Bashkëpunon me divizionet tjera të autoritetit rajonal të pellgjeve lumore lidhur
me mbarëvajtjen e punës.
2. Udhëheqësi i Divizionit për Menaxhimin e Resurseve Ujore raporton te Udhëheqësi i
Autoritetit.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Menaxhimin e Resurseve Ujore eshte pesë( 5).
Neni 22
Divizioni për Planifikimin e Resuseve Ujore
1.Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Planifikimin e Resurseve Ujore, janë:
1.1.Menaxhon me inerte në pajtim me dispozitat e Ligjit për Ujërat e Kosovës;
1.2.Përgatit planet për menaxhimin e pellgjeve lumore;
1.3.Përgatit programin e masave;
1.4.Përgatit planin për menaxhimin e rrezikut nga përmbytjet dhe planin për menaxhimin
e thatësisë në nivel te rajonit te pellgjeve lumore;
1.5.Këshillon dhe përkrah administratën e pushtetit lokal në hartimin e planeve të
veprimit për mbrojtje nga vërshimet;
1.6.Merr pjese në procesin e harmonizimit të planit hapësinor të Kosovës, strategjive
dhe planeve tjera sektoriale dhe harmonizimin e tyre me planin e pellgjeve lumore;
1.7.Përgatit programet për ngritjen e kapaciteteve njerëzore në kuadër të pellgjeve
lumore;
1.8.Bashkëpunon me institucionet tjera përgjegjëse për hartimin e legjislacionit primar
dhe sekondar për fushën e ujërave;
1.9. Përgatit programe për ndërgjegjësim dhe siguron pjesëmarrjen e publikut në
procesin e hartimit të dokumenteve dhe në debatet publike në pajtim me ligjin;
1.10. Përgatit kornizat afatmesme të shpenzimeve për investime kapitale;
1.11. Participon dhe kontribuon në përgatitjen e akteve relevante (memorandume,
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 13 QERSHOR 2017, PRISHTINË
17
RREGULLORE (QRK)-Nr. 05/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN
E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
marrëveshje, etj.) në procesin e menaxhimit të ujërave ndërkufitare në kuadër të
pellgjeve lumore;
1.12. Përgatit, mban dhe azhurnon regjistrin e zonave të mbrojtura ujore;
1.13. Përgatit, mban dhe azhurnon regjistrin e lejeve ujore;
1.14. Përgatit, mban dhe azhurnon regjistrin e ndotësve në nivel të pellgut lumor;
1.15. Përgatit, mban dhe azhurnon regjistrin e objekteve dhe pajisjeve ujore në nivel
pellgu;
1.16. Përgatit, mban dhe azhurnon kadastrin ujor dhe protokollin ujor;
1.17.Bashkëpunon me divizionet tjera të autoritetit rajonal të pellgjeve lumore lidhur
me mbarëvajtjen e punës.
2.Udhëheqësi i Divizionit për Planifikimin e Resurseve Ujore raporton te Udhëheqësi i
Autoritetit.
3.Numri i të punësuarve në Divizionin për Planifikimin e Resurseve Ujore eshte kater (4).
Neni 23
Divizioni për Pagesa Ujore dhe Projekte
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Pagesa Ujore dhe Projekte, janë:
1.1.Kryen punët administrativo-financiare në nivel të rajonit të pellgjeve lumore;
1.2.Siguron mbledhjen e mjeteve financiare nga pagesat për shfrytëzimin e ujërave,
shkarkimin e ujërave dhe për shfrytëzimin e inerteve;
1.3.Përgatit procesin e përllogaritjes së pagesave ujore dhe ngarkimit të operatorëve
bazuar në lejen ujore;
1.4.Përgatit planin e të hyrave dhe shpenzimeve për rajonin e pellgjeve lumore;
1.5.Përgatit analiza ekonomike lidhur me shfrytëzimin e resurseve ujore dhe inerteve
në nivel të pellgut lumor;
1.6.Shqyrton kërkesat në lidhje me ngarkimin dhe përllogaritjen sipas lejeve ujore;
1.7.Bashkëpunon në procesin e zgjidhjes së ankesave dhe kërkesave;
1.8.Identifikon, vlerëson dhe prioretizon projektet e veçanta duke u bazuar në
strategjinë shtetërore për ujëra, planin e menaxhimit të pellgjeve lumore, programin e
masave, planin për menaxhimin e rrezikut nga vërshimet etj;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 13 QERSHOR 2017, PRISHTINË
18
RREGULLORE (QRK)-Nr. 05/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN
E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
1.9.Përgatit projektet zbatuese për realizim;
1.10.Mbikëqyr realizimin e projekteve;
1.11.Kryen analiza të kost-benefitit dhe analiza të burimeve të financimit të projekteve;
1.12.Mbikëqyrë sigurimin dhe alokimin e mjeteve financiare për realizimin e projekteve;
1.13.Bashkëpunon me divizionet tjera të autoritetit rajonal të pellgjeve lumore lidhur
me identifikimin, vlerësimin dhe prioretizimin e projekteve dhe mbikëqyrjen e realizimit.
2. Udhëheqësi i Divizionit për Pagesa Ujore dhe Projekte raporton te Udhëheqësi i Autoritetit.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Pagesa Ujore dhe Projekte eshte kater(4).
Neni 24
Departamenti për Inspektim të Mjedisit, Natyrës, Ujërave, Ndërtimit dhe Planifikimit
Hapësinoir
1.Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Inspektim të Mjedisit, Natyrës Ujërave,
Ndërtimit dhe Planifikimit Hapësinor, janë:
1.1. Koordinon inspektimin sipas planit vjetor të Inspektoratit për lëmin e mbrojtjes
së mjedisit dhe natyrës, ujërave, ndërtimit dhe planifikimit hapësinor sipas ligjeve në
fuqi dhe shqipton masa adekuate konform gjendjes në terren;
1.2. Bën mbikëqyrje inspektuese në bazë të kërkesave dhe ankesave të qytetarëve në
fushat e lartshënuara;
1.3. Përcjell dhe plotëson data bazën e operatorëve, shqipton masa në bazë të
dispozitave ligjore në fuqi, si dhe evidenton inspektimet e kryera;
1.4.Koordinon punën e inspektorëve të divizionit përkatës;
1.5.Harton dhe plotëson data bazën lidhur me operatorët sipas lëmenjve përkatës;
1.6.Merr pjesë në aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare që trajtojnë problematikat e
Mbrojtjes së Mjedisit, Natyrës, Ujërave, Planifikimit dhe Ndërtimit;
1.7.Koordinon punën me Departamentet e MMPH-së, lidhur me pranimin e komenteve
dhe sugjerimeve lidhur me zbatimin e legjislacionit;
1.8.Koordinon punët në fushat përkatëse me inspektoratet të nivelit komunal;
1.9.Pranon ankesat dhe parashtesat nga asociacionet e ndryshme dhe qytetarët lidhur
me lëmit përkatëse, dhe të njëjtat i shqyrton konform ligjeve në fuqi.
2. Udhëheqësi i Departamentit për Inspektim të Mjedisit, Natyrës Ujërave, Ndërtimit dhe
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 13 QERSHOR 2017, PRISHTINË
19
RREGULLORE (QRK)-Nr. 05/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN
E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
Planifikimit Hapësinor raporton tek Ministri ne aspektin operacional, ndërsa tek Sekretari i
Përgjithshëm ne aspektin administrativ.
3. Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet si vijon:
3.1.Divizioni për Inspektim të Mbrojtjes së Mjedisit, Natyrës dhe Ujërave; dhe
3.2.Divizioni për Inspektim të Planifikimit Hapësinor dhe Ndërtim.
4. Numri i të punësuarve në Departamentin për Inspektim të Mjedisit, Natyrës Ujërave,
Ndërtimit dhe Planifikimit është Tridhjet e nje (31).
Neni 25
Divizioni për Inspektim të Mbrojtjes së Mjedisit, Natyrës dhe Ujërave
1.Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Inspektim të Mbrojtjes së Mjedisit, Natyrës
dhe Ujërave janë:

1.1. Përgatitë planin vjetor të punës;
1.2. Mbikëqyr aplikimin e dispozitave ligjore dhe akteve tjera nënligjore që kanë të
bëjnë me mbrojtjen e mjedisit;
1.3. Mbikëqyr aktivitetet të cilat shkaktojnë çrregullime të përgjithshme në mjedis dhe
bën identifikimin e palës përgjegjëse e cila e shkakton këtë çrregullim;
1.4. Mbikëqyr kualitetin dhe cilësinë e ajrit, ujit, dheut, natyrës, emisionit dhe kushteve
të përgjithshme ekologjike, në pajtim me dispozitat ligjore në fuqi;
1.5. Mbikëqyr menaxhimin dhe eksploatimin e resurseve natyrore nga aspekti i
mbrojtjes së mjedisit;
1.6. Mbikëqyr masat e ndërmarra për mbrojtjen e mjedisit;
1.7. Mbikëqyr menaxhimin dhe mbrojtjen e zonave të konservuara të natyrës dhe
vlerave natyrore; si dhe
1.8. Mbikëqyr menaxhimin dhe eksploatimin të resurseve ujore;
1.9.Harton dhe plotëson data bazën lidhur me shfrytëzuesit dhe përdoruesit e ujit;
1.10.Kontrollon dhe përcjell të gjitha aktivitetet tjera që kanë të bëjnë me shfrytëzimin
dhe përdorimin e ujit konform dispozitave ligjore.
2.Udhëheqësi i Divizionit për Inspektim të Mbrojtjes së Mjedisit, Natyrës dhe Ujërave
raporton te Udhëheqësi i Inspektoratit - Kryeinspektori.
3.Numri i të punësuarve në Divizionin për Inspektim të Mbrojtjes së Mjedisit, Natyrës dhe
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 13 QERSHOR 2017, PRISHTINË
20
RREGULLORE (QRK)-Nr. 05/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN
E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
Ujërave eshte njezete(20).
Neni 26
Divizioni për Inspektim të Ndërtimit dhe Planifikimit Hapësinor
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Inspektim të Ndërtimit dhe Planifikimit Hapësinor
janë:
1.1. Përgatitë planin vjetor të punës;
1.2. Mbikëqyr aplikimin e dispozitave ligjore dhe akteve tjera nënligjore që kanë të bëjnë
me ndërtimin dhe planifikimin hapësinor;
1.3.Kontrollon dhe përcjellë të gjitha aktivitetet në ndërtim dhe planifikim në pajtim
me dispozitat ligjore në fuqi.
2.Udhëheqësi i Divizionit për Inspektim të Ndërtimit dhe Planifikimit Hapësinor raporton të
Udhëheqësi i Inspektoratit - Kryeinspektori.
3.Numri i të punësuarve në Divizionin për Inspektim të Ndërtimit dhe Planifikimit Hapësinor
eshte nente(9).
Neni 27
Departamenti për Shpronësim
1.Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Shpronësim, janë:
1.1.Pranon dhe trajton kërkesat për shpronësim konform legjislacionit në fuqi dhe
përshtatshmërisht harton propozim-vendimet përkatëse;
1.2.Siguron kompensimin e pronave të shpronësuara konform vendimeve përfundimtare
të Qeverisë së Republikës së Kosovës;
1.3.Ofron këshilla dhe udhëzime rreth procedurave për shpronësim, sipas kërkesës;
1.4.Koordinon aktivitetet me akterët relevantë dhe bashkëpunon për zhvillimin e
aktiviteteve;
1.5.Harton planet vjetore dhe buxhetore lidhur me çështjen e kompensimit të pronave
për shpronësim.
2.Udhëheqësi i Departamentit për Shpronësim raporton te Sekretari i Përgjithshëm.
3.Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet si vijon:
3.1.Divizioni për Çështje Pronësore;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 13 QERSHOR 2017, PRISHTINË
21
RREGULLORE (QRK)-Nr. 05/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN
E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
3.2.Divizioni Tekniko-Financiar.
4.Numri i të punësuarve në Departamentin për Shpronësim është shtatë (7).
Neni 28
Divizioni për Çështje Pronësore
1.Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Çështje Pronësore janë:
1.1. Pranon dhe trajton kërkesat për shpronësim konform legjislacionit në fuqi si dhe
përshtatshmërisht përgatitë propozim- vendimet përkatëse dhe shkresat përkatëse për
procedim të mëtejmë;
1.2. Organizon dëgjimet publike për kërkesat e pranuara për shpronësim, sipas
vendimeve të Qeverisë;
1.3. Ofron këshilla dhe udhëzime sa i përket procesit të shpronësimit, sipas kërkesës;
1.4. Pranon paditë nga pronarët për rastet kontestuese të pronave dhe evidentimi i tyre
me qëllim të stopimit të pagesave deri në zgjidhjen përfundimtare nga Gjykata;
1.5. Pranon dhe shqyrton ankesat dhe kërkesat e banorëve të shpronësuar dhe të
zhvendosur brenda Komisioneve dhe Departamentit dhe harton vendimet për ankesat
dhe kërkesat e shqyrtuara.
2.Udhëheqësi i Divizionit për Çështje Pronësore raporton të Udhëheqësi i Departamentit.
3.Numri i të punësuarve në Divizionin për Çështje Pronësore eshte tre (3).
Neni 29
Divizioni Tekniko – Financiar
1.Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit Tekniko - Financiar janë:
1.1.Pranon dhe trajton dokumentacionin për kompensim, si dhe përshtatshmërisht
përgatitë dokumentacionin e nevojshëm për ekzekutim të pagesave;
1.2.Shqyrton elaboratet e shpronësimit dhe ofron propozime lidhur me mënyrën e
plotësimit të tyre;
1.3.Koordinon aktivitetet me akterët relevantë dhe bashkëpunon për zhvillimin e
aktiviteteve;
1.4.Ofron mbështetje në organizimin e dëgjimeve publike për kërkesat e pranuara për
shpronësim, sipas vendimeve të Qeverisë.
2.Udhëheqësi i Divizionit Tekniko Financiar i raporton Udhëheqësit të Departamentit.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 13 QERSHOR 2017, PRISHTINË
22
RREGULLORE (QRK)-Nr. 05/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN
E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
3.Numri i të punësuarve në Divizionit Tekniko Financiar eshte tre (3).
Neni 30
Departamenti për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave
1.Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të
Politikave janë:
1.1.Ofron mbështetje në bashkërendimin e aktiviteteve për procesin e integrimit evropian;
1.2.Monitoron dhe raporton për zbatimin e rekomandimeve të Komisionit Evropian;
1.3.Ofron mbështetje në harmonizimin e legjislacionit të ministrisë me acquis të BE- së;
1.4.Koordinon aktivitetet e ministrisë për mbështetjen financiare nga Instrumenti i Para-
Anëtarsimit (IPA) dhe fondet tjera të Bashkimit Evropian;
1.5.Kontribuon në shkëmbimin e informatave në funksion të procesit të Integrimit
Evropian, për fushëveprimtarinë e ministrisë.
2.Udhëheqësi i Departamentit raporton të Sekretari i Përgjithshëm.
3.Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet si vijon:
3.1.Divizioni i Integrimit Evropian; dhe
3.2.Divizioni për Koordinim të Politikave.
4.Numri i të punësuarve në Departamentin për Integrime Evropiane dhe Koordinim të
Politikave është s h t a të (7).
Neni 31
Divizioni për Integrime Evropiane
1.Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Integrimit Evropian janë të:
1.1.Ofron mbështetje në hartimin strategjive dhe planeve nga fushëveprimi i ministrisë;
1.2.Siguron informacionet për hartimin e Planit të Veprimit për Partneritetin Evropian
(PVPE) dhe siguron harmonizimin e tij me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve dhe
dokumentet tjera strategjike;
1.3.Monitoron zbatimin e PVPE-së dhe raporton te institucionet relevante;
1.4.Koordinon asistencën e IPA-së dhe asistencën e jashtme bilateral dhe multiraterale
për aktivitetet e ministrisë dhe siguron që ajo ndërlidhet me prioritetet e ministrisë;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 13 QERSHOR 2017, PRISHTINË
23
RREGULLORE (QRK)-Nr. 05/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN
E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
1.5.Ofron mbështetje për strukturat organizative të ministrisë gjatë përgatitjes dhe
menaxhimit të projekteve;
1.6.Ofron mbështetje strukturës organizative përgjegjëse për çështje ligjore pranë
ministrisë sa i përket përfshirjes së politikave të BE-së në legjislacionin vendor gjatë
harmonizimit me acquis të BE-së si dhe kujdeset që legjislacioni i paraparë me PVPE,
integrohet në Programin Legjislativ të Qeverisë;
1.7.Ofron mbështetje në organizimin dhe mbarëvajtjen e takimeve të rregullta për
procesin e Stabilizim Asociimit, për çështjet qëndërlidhen me fushëveprimtarinë e
Ministrisë.
2. Udhëheqësi i Diviziont për Integrime Evropiane raporton të Udhëheqësi i Departamentit për
Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Integrime Evropiane eshte tre (3).
Neni 32
Divizioni për Koordinim të Politikave
1.Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Koordinim të Politikave janë:
1.1.Ofron mbështetje në hartimin e dokumenteve strategjike të ministrisë, duke siguruar
pajtueshmërinë në mes tyre dhe me dokumentet e tjera qeveritare;
1.2.Ofron ndihmë për strukturat organizative të ministrisë në përgatitjen e koncept
dokumenteve për legjislacion;
1.3.Siguron koordinimin e procesit të zhvillimit të dokumenteve strategjike t ë
ministrisë me procesin e planifikimit buxhetor;
1.4.Siguron tëdhënat/informacionet për hartimin e planit vjetor të punës duke siguruar
harmonizimin e tyre me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve dhe dokumentet tjera
strategjike, si dhe raporton për zbatimin e tij te insitucionet relevante;
1.5.Ofron mbështetje për monitorimin dhe raportimin e zbatimit të Planit Zhvillimor
Strategjik të ministrisë.
2.Udhëheqësi i Divizionit për Koordinim të Politikave, raporton të Udhëheqësi i Departamentit
për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Koordinim të Politikave, është tre(3).
Neni 33
Departamenti Ligjor
1.Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit Ligjor janë:
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 13 QERSHOR 2017, PRISHTINË
24
RREGULLORE (QRK)-Nr. 05/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN
E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
1.1.Ofron mbështetje ligjore në hartimin e dokumenteve strategjike dhe legjislative nga
fushëveprimi i ministrisë;
1.2.Ofron ndihmë në hartimin e legjislacionit parësor dhe dytësor nga fushëveprimi i
ministrisë;
1.3.Siguron respektimin e teknikave dhe standardeve të hartimit të legjislacionit nga
fushëveprimi i ministrisë;
1.4.Siguron harmonizimin e legjislacionit të ministrisë me legjislacionin e Bashkimit
Evropian (acquis të BE-së) si dhe me ligjet e aplikueshme në Kosovë;
1.5.Ofron këshilla ligjore dhe rekomandime nga fushëveprimi i ministrisë sipas kërkesës;
1.6.Bashkëpunon me Ministrinë e Drejtësisë për përfaqësimin e ministrisë në kontestet
gjyqësore.
2. Udhëheqësi i Departamentit Ligjor raporton të Sekretari i Përgjithshëm.
3.Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet si vijon:
3.1. Divizioni për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit;
3.2. Divizioni për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Legjislacionit, të Mbështetjes Ligjore dhe të
Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit.
3.3. Divizioni për Shqyrtimin e Parashtresave dhe Ankesave (organi i shkallës së dytë
në Procedurën Administrative).
4.Numri i të punësuarve në Departamentin Ligjor është katrembedhjetë (14).
Neni 34
Divizioni për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit
1.Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit janë:
1.1.Ofron ndihmë në hartimin e legjislacionit dhe siguron pajtueshmërinë me ligjin e
aplikueshëm në Kosovë;
1.2.Ofron ndihmë për strukturat organizative të ministrisë në identifikimin e çështjeve që
duhet normuar;
1.3.Ofron këshilla dhe rekomandime ligjore të kërkuara, nga fushëveprimi i ministrisë;
1.4.Siguron harmonizimin e legjislacionit të ministrisë me acquis të BE-së dhe me ligjet
e aplikueshme në Kosovë.
2.Udhëheqësi i Divizionit për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit raporton të
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 13 QERSHOR 2017, PRISHTINË
25
RREGULLORE (QRK)-Nr. 05/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN
E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
Udhëheqësi i Departamentit Ligjor.
3.Numri i të punësuarve në Divizionin për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit,
është kater (4).
Neni 35
Divizioni për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Legjislacionit, të Mbështetjes Ligjore dhe të
Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Legjislacionit, të
Mbështetjes Ligjore dhe të Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit janë:
1.1. Koordinon aktivitetet me të gjitha strukturat organizative të Minitrisë për zbatimin
e legjislacionit;
1.2. Ofron mbështetje ligjore në fushën e legjislacionit;
1.3. Identifikon problemet e zbatimit të akteve normative;
1.4.Ofron mbështetje ligjore në hartimin e propozim-vendimeve, propozim-
marrëveshjeve, propozim memorandumeve dhe propozim-kontratave;
1.5.Koordinon aktivitetet legjislative të ministrisë me institucionet përkatëse;
1.6.Mirëmban regjistrin e akteve nënligjore të Ministrisë.
2.Udhëheqësi i Divizionit për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Legjislacionit, të Mbështetjes Ligjore
dhe të Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit raporton te Udhëheqësi i
Departamentit Ligjor.
3.Numri i të punësuarve në Divizionin për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Legjislacionit, të
Mbështetjes Ligjore dhe të Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit, është
pese (5).
Neni 36
Divizioni për Shqyrtimin e Parashtresave dhe Ankesave (organi i shkallës së dytë në
Procedurën Administrative)
1.Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Shqyrtimin e Parashtresave dhe Ankesave
janë:
1.1. Bënë shqyrtimin ligjor të të gjitha parashtresave dhe ankesave të personave fizik
dhe juridik, ndaj akteve administrative të shkallës së parë të organeve komunale, sipas
afateve ligjore të përcaktuara me legjislacionin në fuqi;
1.2. Shqyrton dhe nxjerrë e akte administrative individuale dhe kolektive për të gjitha
ankimimet administrative, qofshin ato në formë të kërkesave për rishqyrtim apo
ankesa, të cilat ndërlidhen me realizimin e të drejtave të përcaktuara me ligjet dhe
aktet nënligjore.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 13 QERSHOR 2017, PRISHTINË
26
RREGULLORE (QRK)-Nr. 05/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN
E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
1.3. Shqyrton dhe njofton menjëherë palët kërkuese, se ankesa është pranuar dhe se
procedimi administrativ lidhur me ankesën e parashtruar ka filluar;
1.4. Regjistron të gjitha parashtresat dhe ankesat në një libër të veçantë;
1.5. Harton dhe përgatit raporte javore, periodike dhe vjetore lidhur me punën e Divizionit
për Shqyrtimin e Parashtresave dhe Ankesave;
1.6. Nxjerrë konkluzione, për çështjet që kanë të bëjnë me procesin dhe të cilat shfaqen
si dytësore në procedimet administrative.
1.7. Shqyrton dhe vlerëson të gjitha parashtresat dhe ankesat e qytetarëve dhe grupeve
të caktuara të interesit të cilat i drejtohen MMPH-së.
2. Udhëheqësi i Divizionit për Shqyrtimin e Parashtresave dhe Ankesave raporton tek
Udhëheqësi i Departamentit Ligjor.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Shqyrtimin e Parashtresave dhe Ankesave është
kater (4).
Neni 37
Departamenti i Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme
janë:
1.1.Menaxhon dhe mirëmban informatat për burimet njerëzore të ministrisë, asiston
menaxhmentin në organizimin e brendshëm, ofron mbështetje administrative, përkthimi
logjistikë dhe të shërbimeve të teknologjisë informative;
1.2.Siguron zbatimin e procedurave për përzgjedhjen dhe punësimin e personelit të
kualifikuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
1.3.Koordinon përgatitjen, zbatimin, raportimin dhe vlerësimin e buxhetit të ministrisë;
1.4.Koordinon zbatimin me kohë të detyrimeve financiare të ministrisë;
1.5.Mirëmban pajisjet e TI-së dhe ofron shërbime te TI-së;
1.6.Menaxhon sistemin e arkivit dhe dokumentet e brendshme të ministrisë;
1.7.Ofron shërbime logjistike për ministrinë.
2.Udhëheqësi i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme raporton të
Sekretari i Përgjithshëm.
3.Në kuadër të Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme bëjnë pjesë
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 13 QERSHOR 2017, PRISHTINË
27
RREGULLORE (QRK)-Nr. 05/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN
E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
këto Divizione:
3.1.Divizioni i Burimeve Njerëzore;
3.2.Divizioni për Buxhet dhe Financa; dhe
3.3.Divizioni për TI dhe Shërbime Logjistike.
4.Numri i të punësuarve në Departament të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme
është pesedhjet e pese (55).
Neni 38
Divizioni i Burimeve Njerëzore
1.Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Burimeve Njerëzore janë:
1.1.Koordinon planifikimin e burimeve njerëzore;
1.2.Administron rekrutimin e personelit;
1.3.Kontribon në rritjen e performancës së personelit nëpërmjet motivimit dhe zhvillimit
të planeve trajnuese;
1.4.Siguron zbatimin e procedurave për rekrutim dhe përzgjedhje, disiplinë, trajtim të
ankesave, kërkesave të pushimit, vlerësimit të punës etj.
2.Udhëheqësi i Divizionit për Burime Njerëzore raporton të Sekretari i Përgjithshëm, në
aspektin operacional, ndërsa tek Udhëheqësi i Departamentit të Financave dhe
Shërbimeve të Përgjithshme, në aspektin administrativ.
3.Numri i të punësuarve në Divizionin për Burime Njerëzore, është shtat (7).
Neni 39
Divizioni për Buxhet dhe Financa
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Buxhet dhe Financa janë:
1.1.Përgatitë propozimet buxhetore;
1.2. Koordinon çështjet buxhetore për të gjitha strukturat adminstrative të ministrisë;
1.3.Përcjellë dhe raporton mbi ekzekutimin buxhetor;
1.4.Siguron që shpenzimet financiare janëbërë në përputhje me rregullat dhe
procedurat buxhetore;
1.5.Menaxhon rezervat e parasë dhe siguron se kontrolli i brendshëm financiar është i
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 13 QERSHOR 2017, PRISHTINË
28
RREGULLORE (QRK)-Nr. 05/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN
E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
bazuar në parimet e llogaridhënies;
1.6.Siguron bashkëpunim të ngushtë me auditorin e brendshëm dhe të jashtëm në
përgatitjen e pasqyrave buxhetore dhe financiare të auditimit.
2.Udhëheqësi i Divizionit për Buxhet dhe Financa raporton të Sekretari i Përgjithshëm, në
aspektin operacional, ndërsa te Udhëheqësi i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të
Përgjithshme, në aspektin administrativ.
3.Numri i të punësuarve në Divizionin për Buxhet dhe Financa, eshte gjashtembedhjete
(16).
Neni 40
Divizioni për TI dhe Shërbime Logjistike
1.Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për TI dhe Shërbime Logjistike janë:
1.1.Ofron ndihmë logjistike për takimet e personelit të ministrisë;
1.2.Siguron mbështetje në fushën e teknologjisë informative;
1.3.Menaxhon inventarin dhe depotë e ministrisë;
1.4.Kordinon kërkesat dhe nevojat e ministrisë për mallra dhe pajisje të zyrës për punë;
1.5.Menaxhon nevojat e transportit dhe automjetet e ministrisë;
1.6.Mirëmban dhe administron sistemin e arkivit të ministrisë.
2.Udhëheqësi i Divizionit për TI dhe Shërbime Logjike, raporton të Udhëheqësi i Departamentit
të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme.
3.Numri i të punësuarve në Divizionin për Divizionit për TI dhe Shërbime Logjike, eshte
tridhjetë (30).
Neni 41
Divizioni i Auditimit të Brendshëm
1.Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Auditimit të Brendshëm janë:
1.1.Siguron zbatimin adekuat dhe respektimin e ligjeve, rregullave, politikave,
udhëzimeve dhe doracakëve të përcaktuar me legjislacionin në fuqi;
1.2.Siguron përgatitjen me kohë të propozim- planit strategjik të auditimit në bazë të
vlerësimit të rrezikut;
1.3.Organizon, kryen dhe mbikëqyrë të gjitha aktivitetet e auditimit të brendshëm për
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 13 QERSHOR 2017, PRISHTINË
29
RREGULLORE (QRK)-Nr. 05/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN
E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
ministrinë dhe dorëzon rezultatet e auditimit, në pajtim me legjislacionin në fuqi;
1.4.Përgatitë dhe dorëzon raportet tremujore dhe vjetore për të gjitha aktivitetet e
auditimit;
1.5.Përgatitë dhe zbaton programin e sigurisë së cilësisë për vlerësimin e brendshëm
dhe të jashtëm të funksionit të auditimit të brendshëm;
1.6.Raporton menjëherë te menaxhmenti i lartë dhe Komiteti i Auditimit, për çdo
indikator të aktivitetit të mashtrimit apo korrupsionit, ofron propozime për përmirësimin
e gjendjes si dhe nëse menaxhmenti i lartë nuk ndërrmerr veprime të duhura, njofton
autoritetet tjera kompetente.
2.Udhëheqësi i Divizionit të Auditimit të Brendshëm raporton të Minstri.
3.Numri i të punësuarve në Divizionin për Auditimit të Brendshëm është tre (3).
Neni 42
Divizioni Per Komunikm Publik
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Komunikim Publik janë:
1.1.Ofron përkrahje profesionale për ministrinë në fushën e komunikimit dhe informimit;
1.2.Propozon, harton dhe siguron zbatimin e planeve të komunikimit të ministrisë;
1.3.Organizon konferenca për media dhe përgatitë njoftime për shtyp, deklarata,
raporte dhe publikime tjera mediale;
1.4.Mirëmban ueb faqen zyrtare të ministrisë;
1.5.Koordinon kërkesat për qasje në dokumente publike dhe përgatitë raporte mbi
zbatimin e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike.
2.Udhëheqësi i Divizionit për Komunik Publik raporton të Sekretari i Përgjithshëm.
3.Numri i të punësuarve në Divizionin për Komunik Publik eshte kater(4).
Neni 43
Divizioni i Prokurimit
1.Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Prokurimit janë:
1.1.Përgatitë, kordinon dhe zbaton planin vjetor të ministrisë në fushën e prokurimit
publik, në pajtim me legjislacionin në fuqi;
1.2.Siguron që të gjitha kërkesat e prokurimit janë përgatitur në përputhje me rregullat
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 13 QERSHOR 2017, PRISHTINË
30
RREGULLORE (QRK)-Nr. 05/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN
E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
dhe procedurat e prokurimit;
1.3.Përcakton metodologjinë e prokurimit për tender dhe procedurat e vlerësimit të
çmimeve;
1.4.Ofron këshilla dhe asiston menaxhmentin në marrjen e vendimeve lidhur me
çështjet kontestuese që mund të dalin në rastet e ekzekutimit të kontratave.
2.Udhëheqësi i Divizionit të Prokurimit raporton të Sekretari i Përgjithshëm.
3.Numri i të punësuarve në Divizionin për prokurim Publik eshte pesë (5).
KAPITULLI III
ORGANIZIMI I BRENDSHËM I ORGANIT QENDROR TE ADMINISTRATES SHTETËRORE
Neni 44
Organet Qendrore të Ministrisë së Mjedisit dhe planifikimi Hapesinor
Organet Qendrore të Ministrisë së Mjedisit dhe planifikimi Hapesinor janë:
1. Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës;
2. Agjencia Kadastrate e Kosoves.
KAPITULLI IV
AGJENCIA PËR MBROJTJEN E MJEDISIT TË KOSOVËS
Neni 45
Struktura organizative e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës
1. Struktura organizative e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës është si vijon:
1.1.Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm;
1.2.Drejtoratet/ Institutet
1.3.Sektoret.
2. Në kuadër të numrit të përgjithshëm të të punësuarve në AMMK, janë përfshirë edhe 36
të punësuar në kuadër të Drejtorisë së Administrimit të DAPK “Bjeshket e Nemuna”, të cilët i
marrin pagat nga komunat përkatësë por kontratat e punës i kanë me MMPH/AMMK.
3. Numri i të punësuarve në Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës është njëqind e
dymbedhjetë (112).
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 13 QERSHOR 2017, PRISHTINË
31
RREGULLORE (QRK)-Nr. 05/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN
E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
Neni 46
Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm
1. Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës përbëhet
nga:
1.1. Drejtori i Përgjithshëm;
1.2 Nje nëpunës (1) civil i nivelit tekniko administrative.
2.Detyrat dhe përgjegjësitë e Kryeshefit Ekzekutiv për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës
përcaktohen me legjislacionin në fuqi.
3.Detyrat dhe përgjegjësitë e nënpunësit civil te Drejtorit të Përgjithshëm, përcaktohen me
legjislacionin për shërbimin civil në fuqi.
4.Gjitha shërbimet administrativë duke përfshirë shërbimet juridike, buxhetit, financat,
prokurimin, personelin, logjistiken, arkivin etj, obligohen Departamentet përkatëse të MMPH
–së, ti ofrojnë shërbime të veçanta AMMK sipas kërkesës.
5. Numri i të punësuarve në Zyrën e Dre j tor i t të Përgjithshëm është dy (2).
Neni 47
Drejtoratet dhe Sektoret e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës
1. Drejtoratet (ekuivalent Institutet) dhe Sektorët e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të
Kosovës janë:
2. Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës:
2.1. Sektori për Zonat e Mbrojtura;
2.2. Sektori për Biodiversitet.
3. Instituti Hidrometeorogjik i Kosovës:
3.1. Sektori për Meteorologji dhe Klime;
3.2. Sektori per Hidrologji ;
3.3. Sektori për Monitorimin e Ajrit; dhe
3.4.Sektori i Monitorimit të Cilesise se Ujërave dhe Dheut.
4.Drejtorati për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri”:
4.1. Sektori për Shërbime Profesionale dhe Administrative;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 13 QERSHOR 2017, PRISHTINË
32
RREGULLORE (QRK)-Nr. 05/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN
E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
4.2. Sektori për Mbikeqyrje dhe Kontroll.
5. Drejtorati për Administrimin e Parku Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.

5.1. Sektori për Shërbime Profesionale dhe Administrative;
5.2. Sektori për Mbikeqyrje dhe Kontroll.
6. Drejtorati për Vlerësimin e Gjendjes së Mjedisit.
6.1. Sektori për Vlersimin e Gjendjes Mjedisore;
6.2. Sektori për Sistemin e Informimit Mjedisor; dhe
6.3. Sektori për Raportim, Informim dhe Bashkëpunim.
7. Drejtorati për Administrimin e Monumenteve Natyrore më Rëndësi të Veçantë.
7.1. Sektori për Monumentin e Natyrës më Rëndësi të Veçantë “Shpella e Gadimes”.
7.2. Sektori për Monumentin e Natyrës më Rëndësi të Veçantë “Ujvarat e Mirushës”
Neni 48
Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës
1 .Detyrat dhe përgjegjësitë e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës janë:
1.1.Mbledh dhe përpunon i shënimeve e mbledhura lidhur me mbrojtjen e natyrës;
1.2.Harton bazen e të dhënave afatgjata për llojet e bimëve, kërpudhave dhe shtazëve,
tipave të vendbanimeve, ekosistemeve dhe peizazheve;
1.3.Monitoron gjendjen e larmisë biologjike dhe peizazhore dhe propozon masat për
mbrojtjen e tyre;
1.4. Përgatitë bazaen profesionale për mbrojtjen dhe ruajtjen e pjesëve të natyrës,
përkatësisht vlerave të natyrës;
1.5. Harton bazen profesionale për nevojat e përcaktimit të kushteve për mbrojtjen e
natyrës, menaxhimin me zonat e mbrojtura dhe shfrytëzimi i të mirave të natyrës;
1.6. Kryen analiza statistikore, unifikimin e rezultateve dhe hartimin e raportit për
gjendjen dhe mbrojtjen e natyrës;
1.7. Merr pjese në zbatimin e akteve ndërkombëtare në mbrojtjen e natyrës;
2. Udhëheqësi i Institutit për Mbrojtjen e Natyrës raporton te Drejtori i Përgjithshëm.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 13 QERSHOR 2017, PRISHTINË
33
RREGULLORE (QRK)-Nr. 05/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN
E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
3. Numri i nëpunësve civil në Institutin për Mbrojtjen e Natyrës është dhjetë (10).
Neni 49
Sektori për Zonat e Mbrojtura
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit për Zonat e Mbrojtura janë:
1.1. Bënë monitorimin e përhershëm të zonave të mbrojtura të natyrës;
1.2. Harton arsyeshmërin profesionale për zonat e reja dhe propozon për mbrojtje
ligjore;
1.3. Hulumton, plotëson dhe mbanë regjistrin qëndror të zonave të mbrojtura të
natyrës dhe trashëgimisë natyrore;
1.4. Bënë mbledhjen, përpunimin dhe raportimin lidhur me zonat e mbrojtura dhe
trashëgimisë natyrore;
1.5. Përcjellë zbatimin e akteve ndërkombëtare si dhe bashkepunimin me institucioneve
relevante vendore dhe ndërkombetare;
2. Udhëheqësi i Sektorit për Zonat e Mbrojtura raporton tek Udhëheqësi i Institutit të Kosovës
për Mbrojtjen e Natyrës.
3. Numri i nëpunësve civil në sektorin e zonave te mbrojtura është pesë (5).
Neni 50
Sektori për Biodiversitet
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit të Biodiversitetit janë:
1.1. Bënë monitorimin e gjendjes së natyrës dhe biodiversitetit në Zonat e Mbrojtura
në Kosovë dhe propozon masat për mbrojtjen e tyre;
1.2. Bënë inventarizimin, hulumtimin dhe studimin e të gjithë përbërësve të larmisë
biologjike e të peizazhit;
1.3. Bënë mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave lidhur me mbrojtjen e vlerave të
biodiversitetit, llojeve të rralla, të rrezikuara, endemike, relikte, dhe mjekësore;
1.4. Bënë inventarizimin e vlerave te reja te trashëgimisë natyrore;
1.5. Harton arsyshmërinë profesionale dhe procedon vlerat e reja për mbrojtje ligjore,
monitoron dhe raporton per keto zona;
2. Udhëheqësi i Sektorit për Biodiversitet raporton tek Udheheqesi i Institutit të Kosovës për
Mbrojtjen e Natyrës.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 13 QERSHOR 2017, PRISHTINË
34
RREGULLORE (QRK)-Nr. 05/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN
E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
3. Numri i nëpunësve civil në sektorin e biodiversitetit është katër (4).
Neni 51
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës
1. Detyrat dhe Përgjegjësitë e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës janë:
1.1. Ndërton dhe mirëmbanë stacionet e rrjeteve themelore monitoruese;
1.2. Matë dhe vrojton elementet dhe dukuritë: hidrologjike, meteorologjike, bio-
meteorologjike, hidrobiologjike dhe te klimes;
1.3. Matë dhe vrojton në menyre te veçant në lëmin e radioaktivitetit në pajtim me ligjin
në fuqi;
1.4. Matë dhe vrojton elektricitetit atmosferik dhe ndotjen së ajrit, ujit, të reshurave,
sipas programit dhe metodologjisë unike që vlen për stacionet e rrjetit themelor;
1.5. Organizon, mirëmbanë dhe zhvilon sistemit llogaritës, vrojtues të bazës së të
dhënave e të prognozimit për kryerjen e punëve hidrometeorologjike dhe klimatologjike;
1.6. Mirëmbanë dhe kalibron instrumentet e rrjetit themelor të stacioneve si dhe kryerja
e matjeve, vrojtimeve meteorologjike me radar;
1.7. Kryen matjet dhe vrojtimet hidrometeorologjike sistematike në ujërrjedhat e
lumenjve në rastet e zakonshme dhe në rastet e çrregullimeve të gjendjes së ujërave
të nëntokës në zonën e ngopur dhe në kontakt të drejtpërdrejt me tokën dhe nëntokën;
1.8 Monitoron ne menyrë sistematike dhe konstaton ndotjen e ajrit, të reshurave
atmosferike, ujërave sipërfaqësore dhe ujërave të nëntokës, të burimit të parë dhe
dheut (tokës), si dhe studimi dhe prognozimi i kushteve hidro- meteorologjike dhe të
ndotjes së mjedisit;
1.9. Paralajmëron paraqitjen e fatkeqësive elementare hidrometeorologjike, dhe dhënia
e raporteve, parashikimeve dhe paralajmërimeve të organeve kompetente qendrore
dhe lokale mbi dukuritë hidrometeorologjike me rëndësi për mbrojtjen nga përmbytjet,
akulli, ndryshimet e cilësisë së ujërave si dhe paralajmërimeve lidhur me havaritë dhe
ndotjet e tjera të paraqitura të ujit;
1.10. Studion motin, klimën, ujërat sipërfaqësore dhe të nëntokës, si dhe ndikimit të tyre
në biosferë dhe hulumtimi i ndryshimeve të klimës dhe, motit, ujërave të shkaktuara
nga ndikimi artificial si dhe studimi i metodave të veprimeve artificiale mbi motin, klimën
dhe ujërat.
2. Udhëheqësi i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës raporton te Drejtori i Përgjithshëm.
3. Numri i nëpunësve civil në Institutin Hidrometeorologjikë është njëzetetre (23).
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 13 QERSHOR 2017, PRISHTINË
35
RREGULLORE (QRK)-Nr. 05/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN
E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
Neni 52
Sektori për Meteorologji dhe Klime
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit për Meteorologji dhe klime janë:
1.1.Matë dhe vrojton të gjitha elementet dhe dukuritë meteorologjike dhe klimatologjike
sipas metodologjisë së OBM;
1.2.Bene rishiqimin e rrjetit nacional meteorologjik dhe jepe propozimet per ndryshimet
eventuale te tije sipas nevojes;
1.3.Parashikon dhe paralajmëronë lidhur me dukuritë meteorologjike dhe klimatologjike;
1.4.Regjistron dhe raporton të gjithë elementet dhe dukuritë meteorologjike,
klimatologjike dhe agrometeorologjike;
1.5.Mirëmbanë rrjetin e stacioneve meteorologjike dhe klimatologjike;
1.6.Perpunon dhe analizon shënimet nga rrjeti themelor i monitorimit meteorologjike,
klimatike dhe agrometeorologjike si dhe identifikimi i ndryshimeve ne treguesit klimatik
qe japin indikacione per ndryshime klimatike;
1.7.Përgatit vjetarin klimatologjik dhe meteorologjik;
2.Udhëheqësi i Sektorit për Meteorologji dhe Klim raporton tek Udheheqesi i Institutit
Hidrometeorologjik te Kosovës.
3. Numri i nëpunësve civil në sektorin për metrologji dhe klimë është gjashtë (6).
Neni 53
Sektori për Hidrologji
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit për Hidrologji janë:
1.1. Bënë monitorimin hidrometrik të ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore ne tëre
teritorin e Kosovës në përputhje me programin e monitorimi;
1.2. Bene rishiqimin e rrjetit nacional hidrologjik dhe jepe propozimet per ndryshimet
eventuale te tije sipas nevojes;
1.3. Perpunon dhe analizon te dhenat e mbledhura nga rrjeti i monitorimit;
1.4. Bënë parashikimin dhe paralajmrimin e hershem te vershimeve dhe thatesirave
në Kosove;
1.5. Mirëmbanë pajisjet, kalibronë senzorët dhe bënë resetimin e tyre;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 13 QERSHOR 2017, PRISHTINË
36
RREGULLORE (QRK)-Nr. 05/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN
E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
1.6. Përcjellë dhe mate në mënyrë permanente me rastin e aksidenteve mjedisore dhe
fatkeqësive natyrore;
1.7. Përgatit vjetarët hidrologjike;
2. Udhëheqësi i Sektorit për Hidrologji raporton tek Udhëheqësi i Institutit Hidrometeorologjik
të Kosovës.
3. Numri i nëpunësve civil në Sektorin për Hidrologji dhe monitorimi e cilësisë së Ujërave është
gjashtë(6).
Neni 54
Sektori i Monitorimit të Ajrit
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit të Monitorimit të Ajrit janë:
1.1. Bene monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës,
sipas programit te monitorimit të cilësisë së ajrit si dhe analizat laboratorike te mostrave
te ajrit;
1.2. Bene rishiqimin e rrjetit nacional te monitorimit te cilesise se ajrit dhe jepe
propozimet per ndryshimet eventuale te tije sipas nevojes. Ne raste te ndryshimeve
eventuale percakton vendemonitorimet ne bashkepunim me njesite tjera brenda MMPH
dhe AMMK;
1.3. Monitoron cilësinë e ajrit, emisioneve ne ajer, si dhe analizat laboratorike, në raste
te veçanta,
1.4. Vlerësonë dhe analizonë rezultatet e mbledhura nga monitorimi i cilësisë së ajërit
dhe hartimi i raportit vjetorë për monitorimin e cilësisë së ajrit;
1.5. Përgatitë procedurat operative sipas normativave evropiane për matjet në
laboratorin kimik dhe në laboratorin e kalibrimit;
1.6. Kontrollonë cilësinë dhe saktësinë e te dhenave nga analizat laboratorike dhe nga
matjet automatike si dhe validimi i tyre;
1.7. Pergatite vjetarin per cilesine e ajrit nga te dhenat e mbledhura nga rrjeti monitorimit
te cilesise se ajrit me te cilin menagjon IHMK
1.8. Raportimi në MMPH, si dhe shkëmbimi i të dhënave ne përputhje me procedurat
perkatese;
2. Udhëheqësi i Sektorit të Monitorimit të Ajrit raporton tek Udheheqesi i Institutit
Hidrometeorologjik të Kosovës.
3.Numri i nëpunësve civil në sektorin e monitorimit të ajrit është katër (4).
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 13 QERSHOR 2017, PRISHTINË
37
RREGULLORE (QRK)-Nr. 05/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN
E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
Neni 55
Sektori i Monitorimit të Cilesise se Ujërave dhe Dheut
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit të Monitorimit të Cilësisë se Ujrave dhe Dheut janë:
1.1. Bene monitorimin e cilesise se ujrave siperfaqesore dhe nentokesore si dhe
monitorimin e ndotjes se tokave ne tere teritorin e Kosoves, sipas programit te
monitorimit;
1.2. Bene rishiqimin e rrjetit nacional te monitorimit te cilesise se ujerave dhe dheut
dhe jepe propozimet per ndryshimet eventuale te tije sipas nevojes. Ne raste te
ndryshimeve eventuale percakton vendemonitorimet ne bashkepunim me njesite tjera
brenda MMPH dhe AMMK ;
1.3. Monitoronë cilësinë e ujrave siperfaqesore, nentokesore, shkarkimeve ne
lumenje, cilesise se dheut dhe analizat laboratorike në raste te veçanta.
1.4. Vlerësonë dhe analizonë rezultatet e mbledhura nga monitorimi i cilësisë së
ujrave, dheut dhe hartimi i raportit vjetorë për monitorimin e cilësisë së ujit dhe dheut;
1.5. Përgatitë procedurat operative per analizat laboratorike te ujit dhe dheut sipas
normativave evropiane për matjet laboratorike;
1.6. Kontrollonë i kualitetin të analizave laboratorike dhe kontrolli i saktësisë së
rezultateve te cilesise se ujit dhe dheut;
1.7. Pergatite vjetarin per cilesine e ujit dhe dheut nga te dhenat e mbledhura nga rrjeti
monitorimit te cilesise se ujit dhe dheut me te cilet menagjon IHMK;
1.8. Raportimi në MMPH, si dhe shkëmbimi i të dhënave ne përputhje me procedurat
perkatese;
2. Udhëheqësi i Sektori i Monitorimit të Cilesise se Ujërave dhe Dheut raporton tek
Udhëheqësi i Institutit Hidrometeorologjik te Kosovës.
3. Numri i nëpunësve civil në Sektorin për Monitorimin e Cilesise se Ujërave dhe Dheut është
gjashte (6).
Neni 56
Drejtorati për Administrimin e Parku Kombetar “Sharri”
1.Detyrat dhe përgjegjësitë e Drejtoratit për Administrimin e Parkut Kombëtare “Sharri” janë
1.1. Kryen aktivitetet per planifikimin, ruajtjen, dhe menaxhimin e qendrueshem te
resurseve pyjore;
1.2. Kryen aktivitete kontrolli dhe parandalimi te veprimeve ilegale ne park;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 13 QERSHOR 2017, PRISHTINË
38
RREGULLORE (QRK)-Nr. 05/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN
E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
1.3. Inicon fletëparaqitje për veprimet ilegale brënda territorit te Parkut Kombëtar;
2. Udhëheqësi i Drejtoratit për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri” raporton tee Drejtori i
Përgjithshëm.
3. Numri i të punësuarve në Drejtorinë për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri” është
pesëmbëdhjetë (15).
Neni 57
Sektori për Shërbime Profesionale dhe Administrative
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit për Shërbime Profesionale dhe Administrative janë
1.1. Harton planet pë menaxhimin dhe projektet për mbrojtjen, zhvillimin dhe shfrytëzimin
racional të resurseve natyrore të Parkun Kombëtar “Sharr”;
1.2. Planifikon dhe zbaton i masat për mbrojtjen dhe zhvillimin e florës dhe faunës;
1.3. Planifikon dhe zbaton masat për mbrojtjen dhe zhvillimin pyjeve;
1.4. Kujdeset ndaj resurseve natyrore të Parkut Kombëtar dhe ndalimi i veprimeve ilegale,
prerjet e pyjeve, gjuetinë, peshkimin, ndërtimin e objekteve, uzurpimin e pronave;
1.5. Identifikon personat që bëjnë vepra ilegale;
1.6. Zbaton masat për mbrojtjen e natyrës nga zjarret, insektet dëmtuese, sëmundjet
bimore dhe ndotësit e ndryshëm;
1.7. Përgatitë raporte vjetore për realizimin e planeve dhe projekteve në Parkun
Kombëtar si dhe përgatitja e planeve të punës.
2. Udhëheqësi i Sektorit për Shërbime Profesionale dhe Administrative raporton tek Udhëheqësi
i Drejtoratit për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri”.
3. Numri i të punësuarve në Sektori për Shërbime Profesionale dhe Administrative është katër (4).
Neni 58
Sektori për Mbikëqyrje dhe Kontroll
1. Detyrat dhe Përgjegjësitë e Sektorit për Mbikëqyrje dhe Kontroll janë:
1.1. Kujdet ndaj resurseve natyrore të Parkut Kombëtar dhe ndalimi i veprimeve ilegale,
prerjet e pyjeve, gjuetinë, peshkimin, ndërtimin e objekteve, uzurpimin e pronave;
1.2. Identifikon personat që bëjnë vepra ilegale;
1.3. Zbaton masat për mbrojtjen e natyrës nga zjarret, insektet dëmtuese, sëmundjet
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 13 QERSHOR 2017, PRISHTINË
39
RREGULLORE (QRK)-Nr. 05/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN
E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
bimore dhe ndotësit e ndryshëm;
1.4. Kontrollon transportin e drunjëve në territorin e Parkut Kombëtar dhe ndërmarrja
e masave ligjore ndaj parregullsive në këtë aspekt;
1.5.Kontrollon dhe mirëmbanë shenjat të kufijve të jashtëm dhe të brendshëm të
Parkut Kombëtar;
1.6. Kontrollon lëvizjet dhe transportin në territorin e Parkut Kombëtar;
1.7. Aplikon dënimet mandatore dhe konfiskimi i mjeteve te ndryshme me te cilat
behen veprimet ilegale ne Parkun Kombetar;
2. Udhëheqësi i Sektorit për Mbikëqyrje dhe Kontroll Profesionale i raporton drejtpërdrejt
Udhëheqësit të Drejtoratit për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri”.
3. Numri i të punësuarve në Sektori për mbikqyrje dhe kontroll është dhjetë (10).
Neni 59
Drejtorati për Administrimin e Parkut Kombetar “Bjeshket e Nemuna”
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Drejtoratit për Administrimin e Parkut Kombëtar “Bjeshket e
Nemuna” janë:
1.1. Kryen aktivitetet per planifikimin, ruajtjen, dhe menaxhimin e qendrueshem te
resurseve pyjore;
1.2. Kryen aktivitete kontrolli dhe parandalimi te veprimeve ilegale ne park;
1.3. Inicon Fletëparaqitje për veprimet ilegale brënda territorit te Parkut Kombëtar;
2. Udhëheqësi i Drejtoratit për Administrimin e Parkut Kombëtar “Bjeshket e Nemuna”
raporton tek Drejtori i Përgjithshëm.
3. Numri i të punësuarve në Drejtorinë për Administrimin e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e
nemuna” është tridhjetë e nëntë (39).
Neni 60
Sektori për Shërbime Profesionale dhe Administrative
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit për Shërbime Profesionale dhe Administrative janë:
1.1. Harton plane për menaxhimin dhe projekteve për mbrojtjen, zhvillimin dhe
shfrytëzimin racional të resurseve natyrore të Parkun Kombëtar “Bjeshket e Nemuna”;
1.2. Planifikon zbatimin e masave për mbrojtjen dhe zhvillimin e florës dhe faunës;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 13 QERSHOR 2017, PRISHTINË
40
RREGULLORE (QRK)-Nr. 05/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN
E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
1.3. Planifikon zbatimin e masave për mbrojtjen dhe zhvillimin pyjeve;
1.4. Kujdesi ndaj resurseve natyrore të Parkut Kombëtar dhe ndalimi i veprimeve ilegale,
prerjet e pyjeve, gjuetinë, peshkimin, ndërtimin e objekteve, uzurpimin e pronave;
1.5. Zbaton masat për mbrojtjen e natyrës nga zjarret, insektet dëmtuese, sëmundjet
bimore dhe ndotësit e ndryshëm;
1.6. Identifikimin e personave që bëjnë vepra ilegale;
1.7. Përgatit raporte vjetore për realizimin e planeve dhe projekteve në Parkun Kombëtar
si dhe përgatitja e planeve të punës.
2. Udhëheqësi i Sektorit për Shërbime Profesionale dhe Administrative raporton tek Udhëheqësi
i Drejtoratit për Administrimin e Parkut Kombëtar “Bjeshket e Nemuna”.
3. Numri i të punësuarve në Sektori për Shërbime Profesionale dhe Administrative është njëzet
e katër (24).
Neni 61
Sektori për Mbikëqyrje dhe Kontroll
1. Detyrat dhe Përgjegjësitë e Sektorit për Mbikëqyrje dhe Kontroll janë:
1.1.Kujdesi ndaj resurseve natyrore të Parkut Kombëtar dhe ndalimi i veprimeve ilegale,
prerjet e pyjeve, gjuetinë, peshkimin, ndërtimin e objekteve, uzurpimin e pronave;
1.2.Identifikon e personat që bëjnë vepra ilegale;
1.3.Zbaton masat për mbrojtjen e natyrës nga zjarret, insektet dëmtuese, sëmundjet
bimore dhe ndotësit e ndryshëm;
1.4.Kontrollon transportin e drunjëve në territorin e Parkut Kombëtar dhe ndërmarrja e
masave ligjore ndaj parregullsive në këtë aspekt;
1.5.Kontrollon dhe mirëmbanë shenjat e kufijve të jashtëm dhe të brendshëm të Parkut
Kombëtar;
1.6.Kontron lëvizjen dhe transportin në territorin e Parkut Kombëtar;
1.7.Aplikon dënimet mandatore dhe konfiskimi i mjeteve te ndryshme me te cilat behen
veprimet ilegale ne Parkun Kombetar;
2. Udhëheqësi i Sektorit për Mbikëqyrje dhe Kontroll i raporton drejtpërdrejt Udhëheqësit të
Drejtoratit për Administrimin e Parkut Kombëtar “Bjeshket e Nemuna”.
3. Numri i të punësuarve në Sektori për mbikqyrje dhe kontroll është pesëmbëdhjetë (15).
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 13 QERSHOR 2017, PRISHTINË
41
RREGULLORE (QRK)-Nr. 05/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN
E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
Neni 62
Drejtorati për Vlerësimin e Gjendjes së Mjedisit
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Drejtoratit për Vleresimin e Mjedisit janë:
1.1. Merrë pjesë në hartimin e programeve monitoruse për secilin sektor mjedisor;
1.2. Harton indikatorët mjedisor dhe kryen vlerësimin e gjendjes se mjedisit ne bazë
te indikatorëve;
1.3. Bën mbledhjen, përpunimin, ruajtjen, raportimin dhe publikimin e të dhënave;
1.4. Monitoron gjendjen e deponive të mbeturinave dhe mbledh të dhena për ndikimin
e operatorëve/instalimeve në mjedis;
1.5. Ofron të dhëna institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në fushën e mjedisit;
1.6. Inicion dhe harton projekte zhvillimore në sektorin e mjedisit;
1.7. Koordinon aktivitetet dhe bashkëpunimin e AMMK-së, me Agjencinë e Mjedisit të
Evropës, EIONET dhe EPA Network.
2. Udheheqesi i Drejtoratit për Vlersimin e Gjendjes se Mjedisit raporton te Drejtori i
Përgjithshëm.
3. Numri i të punësuarve në Drejtoratin për Gjendjen e Mjedisit është gjashtëmbëdhjetë (16).
Neni 63
Sektori për Vlersimin e Gjendjes Mjedisore
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit për vlersimin e gjendjes mjedisore janë:
1.1. Vlerëson dhe analizon gjendjen e: ajrit, ndryshime klimatike, mbeturinat, kemikatet,
monitorim e ujit dhe dheut.
1.2. Vlerëson kualitetin e ajrit, shkarkimeve ne ajer, gazrave serre dhe raportimi i
gjendjes;
1.3. Monitoron dhe vlerësonë deponit te mbeturinave komunale, ilegale, industriale
dhe atyre te rrezikshme si dhe i hotspoteve mjedisore;
1.4.Vlerëson dhe analizon e gjendjen e dheut, ujërave sipërfaqësor, nëntokësor, dhe
ndikimet nga shkarkimeve ne uje;
1.5. Mbledh dhe perpunon te dhenat e nevojshmme per hartimin e indikatorëve
mjedisor dhe kryen vlerësimin e gjendjes se mjedisit ne bazë te indikatorëve;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 13 QERSHOR 2017, PRISHTINË
42
RREGULLORE (QRK)-Nr. 05/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN
E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
1.6. Mbledh, vlerëson dhe përpunon të dhënat për gjendjen e mjedisit ne fusheveprimtarine
e sektorit dhe pune te tjera profesionale në përputhje me legjislacionin ne fuqi.
2. Udhëheqësi i Sektorit për Vlersimin e Gjendjes Mjedisore i raporton drejtpërdrejt Udheheqesit
të Drejtoratit për Vleresimin e Mjedisit.
3. Numri i të punësuarve në sektorin Vlersimin e Gjendjes Mjedisore eshte gjashtë (6).
Neni 64
Sektori për Sistemin Informativ Mjedisor
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit të Sistemit Informativ Mjedisorë janë:
1.1. Krijon, organizon dhe mbanë Sistemin Informativ për Mbrojtjen e Mjedisit si dhe
avancon dhe krahason cilësinë e të dhënave për mjedis;

1.2. Vendosë dhe mban qendrat referente me bazat e shënimeve lidhur me përcjelljen
e mjedisit “shënimet socio-ekonomike, presionet në mjedis, gjendjen dhe kualitetin e
mjedisit;
1.3. Siguron dërgimin dhe qasjen në informatat për mjedis duke shfrytëzuar teknologjitë
moderne dhe standardet e komunikimit në pajtim me kërkesat evropiane;
1.4. Krijon të dhëna hartografike si dhe bënë gjeoreferencimin dhe vektorizimin e
imazheve satelitore, orto fotove dhe hartave të ndryshme;
1.5. Siguron harmonizim, standardizim dhe shkëmbimin e informatave dhe të
dhënave mjedisore me sistemet dhe subjektet tjera mjedisore në nivel kombëtar dhe
ndërkombëtar;
1.6. Bën përgatitjen dhe plotësimin e bazës së të dhënave në GIS, bën përgatitjen e
hartave tematike si dhe bën mbledhjen e të dhënave hapësinore me anë të GPS;
2. Udhëheqësi i Sektorit të Sistemit Informativ Mjedisor i raporton drejtpërdrejt Udhëheqësi isit
të Drejtoratit për Vleresimin e Mjedisit.
3. Numri i të punësuarve në sektorin per sistemin informative mjedisore është pesë (5).
Neni 65
Sektori për Raportim Mjedisor dhe Bashkëpunim

1.Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit për Raportim mjedisor, Informim dhe Bashkepunim
janë:
1.1. Koordinon hartimin e raportit për gjendjen e përgjithshme të mjedisit në Kosovë,
dhe raporteve sektoriale mjedisore;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 13 QERSHOR 2017, PRISHTINË
43
RREGULLORE (QRK)-Nr. 05/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN
E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
1.2. Koordinon hartimin dhe pergaditjen e publikimeve, planeve dhe programeve tjera
me rendesi per AMMK;
1.3. Përgatitë njoftime për media dhe informacione për publikun për punën dhe
aktivitetet e AMMK-së, te mirëmbaj dhe rifreskoj me te dhena ueb faqen e AMMK;
1.4. Bashkëpunonë ngushte me zyrën e informimit te MMPH-se dhe me resorë tjerë
qe janë të ndërlidhur me informimin e publikut;
1.5.Koordinoj aktivitetet per identifikimin, zhvillimin dhe zbatimin e projekteve ne
kuadër te AMMK;
1.6. Nashkëpunon me institucionet vendore, nderkombetare dhe me organizatat
joqeveritare që merren me mbrojtjen e mjedisit;
1.7. Ppergatitë raporte vjetore dhe periodike per punen dhe aktivitetet e AMMK-se dhe
per zbatimin e planeve te punes;
1.8. Koordinon me prokuroritë, gjykatat, policinë, dhe inspektoratin në procedimin e
lëndeve gjyqësore qe nderlidhen me punen e AMMK-se, ne përputhje me legjislacionin
ne fuqi.

2.Udhëheqësi i Sektorit për Raportim Mjedisor dhe Bashkëpunim i raporton
drejtpërdrejt Udhëheqësit të Drejtoratit për Vlerësimin e Mjedisit.
3. Numri i të punësuarve në sektorin Raportim Mjedisor dhe Bashkëpunim eshte kater (4).
Neni 66
Drejtoria për Administrimin e Monumenteve Natyrore më Rëndësi të Veçantë
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Drejtoratit për Administrimin e Monumenteve Natyrore më
Rëndësi të Veçantë janë te përcaktuara me Ligjin për mbrojtjen e natyrës dhe ligjet tjera ne
fuqi:
1.1. Administron me Monumentet e Natyrës më Rëndësi të Veçantë “Shpella e
Gadimes” dhe “Ujëvarat e Mirushës” dhe monumentet tjera të ngjashme.
1.2. Harton arsyeshmërinë profesionale dhe përcakton kushtet për Monumentet
Natyrore më Rëndësi të Veçantë “Shpella e Gadimës” dhe “Ujëvarat e Mirushës;.
1.3. Koordinon aktivitetet dhe bashkëpunon me institucionet lokale, qeveritare dhe
joqeveritare në mbrojtjen dhe zhvillimin e vlerave natyrore të Monumenteve Natyrore
më Rëndësi të Veçantë “Shpella e Gadimës” dhe “Ujëvarat e Mirushës”;
1.4. Monitoron aktivitetet në zonën e mbrojtur dhe hapësirës përreth Monumenteve
Natyrore më Rëndësi të Veçantë “Shpella e Gadimës” dhe “Ujëvarat e Mirushës”;

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 13 QERSHOR 2017, PRISHTINË
44
RREGULLORE (QRK)-Nr. 05/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN
E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
1.5. Përgatit raporte vjetore dhe periodike për realizimin e planeve dhe projekteve për
Monumentet Natyrore më Rëndësi të Veçantë “Shpella e Gadimes” dhe Ujëvarat e
Mirushës”;
1.6. Promovon vlerat natyrore dhe turistike të Monumenteve Natyrore më Rëndësi të
Veçantë “Shpella e Gadimës” dhe “Ujëvarat e Mirushës ”;
1.7. Krijon kushte të mira për vizitor në Monumentet Natyrore më Rëndësi të Veçantë
“Shpella e Gadimes” dhe “Ujëvarat e Mirushës”.
1.8. Merr pjesë në zbatimin e akteve ndërkombëtare në mbrojtjen e natyrës.
2. Udhëheqësi i Drejtoratit për Administrimin e Monumenteve Natyrore më Rëndësi të Veçantë
raporton tek Drejtori i Përgjithshëm.
3. Numri i nëpunësve civil në Drejtoria për Administrimin e Monumenteve Natyrore më Rëndësi
të Veçantë “Shpella e Gadimes” dhe “Ujëvarat e Mirushës”, është (7)
Neni 67
Sektori për MNRV “Shpella e Gadimes”
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e sektorit për MNRV “Shpella e Gadimës” janë:
1.1. Administron me Monumentin e Natyrës më Rëndësi të Veçantë “Shpella e
Gadimes”.
1.2. Harton arsyeshmerin profesionale dhe përcakton të kushtet për MNRV “Shpella e
Gadimes”,
1.3. Koordinon aktivitetet dhe bashkëpunimi me institucionet Qeveritare dhe joqeveritare
në mbrojtjen dhe zhvillimin e vlerave natyrore të MNRV “Shpella e Gadimes” .
1.4. Monitoron aktivitetet në zonën e mbrojtur dhe hapësirës për rreth MNRV “Shpella
e Gadimes”.
1.5. Përgatit raporte periodike dhe vjetore për realizimin e planeve dhe projekteve për
MNRV “Shpella e Gadimes”.
1.6. Promovon vlerat natyrore dhe turistike të MNRV “Shpella e Gadimes”.
1.7. Krijon kushte të mira dhe siguri për vizitor në MNRV “Shpella e Gadimes”.
1.8. Merrë pjese në zbatimin e akteve ndërkombëtare në mbrojtjen e natyrës.
2. Udhëheqësi i Sektorit për MNRV “Shpella e Gadimes” raporton tek Udhëheqësi për
Administrimin e Monumenteve Natyrore më Rëndësi të Veçantë.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 13 QERSHOR 2017, PRISHTINË
45
RREGULLORE (QRK)-Nr. 05/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN
E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
3. Numri i nëpunësve civil në sektorin e MNRV “Shpella e Gadimes” është tre (3).
Neni 68
Sektori për MNRV “Ujëvarat e Mirushës”
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e sektorit për MNRV “Ujëvarat e Mirushës” janë:
1.1. Adiministron me MNRV “Ujëvarat e Mirushës”;
1.2. Harton plane periodike dhe plane vjetore brenda sektorit dhe Drejtorisë;
1.3. Monitoron dhe bën inventarizimin e vlerave të trashëgimisë natyrore dhe
biodiversiteti në zonën e mbrojtur;
1.4. Mbikëqyrë dhe raporton për hulumtimet në MNRV “Ujëvarat e Mirushës”;
1.5. Krijon kushte të mira për vizitoret në zonën e mbrojtur të “Ujëvarat e Mirushës”
1.6. Përcjellë aktivitetet vendore dhe ndërkombëtare nga lëmi e natyrës, biodiversiteti
dhe zonave te mbrojtura;
1.7. Respekton dhe zbaton Ligjin për mbrojtjes e Natyrës dhe direktivat te IUCN-së, të
BE-së dhe konventave ndërkombëtare nga lëmi i mbrojtjes së natyrës,
1.8. Promovon vlerat natyrore dhe turistike të MNRV “Ujëvarat e Mirushës”,
2. Udhëheqësi i Sektorit për MNRV “Ujëvarat e Mirushës” raporton tek Udhëheqësi për
Administrimin e Monumenteve Natyrore më Rëndësi të Veçantë.
3. Numri i nëpunësve civil në sektorin e MNRV “Ujëvarat e Mirushës” është 3 (tre).
KAPITULLI V
ORGANIZIMI I BRENDSHËM I ORGANIT QENDROR TE ADMINISTRATES SHTETËRORE
AGJENCIA KADASTRALE E KOSOVËS
Neni 69
Struktura Organizative e Agjencisë Kadastrale të Kosovës
1. Struktura Organizative e Agjencisë Kadastrale të Kosovës është si vijon:
1.1. Zyra e Drejtorit të përgjithshëm;
1.2. Drejtoratet; dhe
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 13 QERSHOR 2017, PRISHTINË
46
RREGULLORE (QRK)-Nr. 05/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN
E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
1.3. Sektorët.
2. Numri i të punësuarve në Agjencinë Kadastrale të Kosovës është tidhjetepese (35).
Neni 70
Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm
1. Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kadastrale të Kosovës përbëhet nga:
1.1. Drejtori i Përgjithshëm;
1.2. Nje (1) nëpunës civil i nivelit tekniko-administrativ.
2. Detyrat dhe përgjegjësitë e Drejtorit të përgjithshëm përcaktohen me legjislacionin përkatës
në fuqi.
3. Detyrat dhe përgjegjësitë e nëpunësve civil të Zyrës së Drejtorit të Përgjithshëm përcaktohen
me legjislacionin për shërbimin civil në fuqi.
4. Numri i të punësuarve në Zyrën e Drejtorit të Përgjithshëm është dy (2).
Neni 71
Drejtoratet dhe Sektorët e Agjencisë Kadastrale të Kosovës
Drejtoratet e Agjencisë Kadastrale të Kosovës janë:
1. Drejtorati i Regjistrit mbi Pronat e Paluajtshme (RDPP):
1.1. Sektori për Kadastër, GIS dhe Matje;
1.2. Sektori për RDPP & SIKTK;
1.3. Sektori për Kontroll të Kualitetit.
2. Drejtorati për Gjeoinformacion:
2.1. Sektori për IKIH;
2.2. Sektori i Regjistrit të Adresave;
2.3. Sektori për KOPOS;
2.4. Sektori për Hartografi.
3. Drejtorati për menaxhimin e sistemit te Teknologjis Informacionit Kadastral:
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 13 QERSHOR 2017, PRISHTINË
47
RREGULLORE (QRK)-Nr. 05/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN
E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
3.1. Sektori për Administrim të Infrastrukturës së TI-së Kadastrale;
3.2. Sektori për administrim të të dhënave për Kadastër.
Neni 72
Drejtorati i Regjistrit mbi Pronat e Paluajtshme
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Drejtoratit të Regjistrit mbi Pronat e Paluajtshme janë:
1.1. Përcjellë zbatimin e Ligjit mbi Kadastër, Ligjit mbi RDPP-në dhe Ligjit mbi Hipotekat
nëpër ZKK, sa i përket të dhënave për njësitë e kadastrës dhe të drejtat e tyre;
1.2. Zhvillon dhe përcjell funksionimin e Regjistrit të të Drejtave mbi Pronat e
Paluajtshme -RDPP/SIKTK;

1.3. Azhurnon dhe mirmban te dhenat ne Data Model per pjesën Grafike si dhe
mirmban planet dhe hartat kadastrale;
1.4. Kujdeset për zhvillimin dhe distribuimin e informacioneve të kadastrës nëpër ZKK;
1.5. Bënë trajnimin e operatorëve të ZKK-ve për punën e kadastrës – RDPP / SIKTK;
1.6. Përcjell punën dhe jep udhëzime lidhur me procedurën e regjistrimeve tëkadastrës
nëpër ZKK;
1.7. Ndihmon në azhurnimin dhe migrimin e informacioneve të kadastrës nga procesi i
rindërtimit të informacioneve të kadastrës dhe në rastet kur është e autorizuar me ligj.
2. Udhëheqësi i Drejtoratit për RDPP raporton tek Drejtori i Përgjitshëm.
3. Në kuadër të këtij Drejtorati bëjnë pjesë sektorët si vijon:
3.1. Sektori për Kadastër, GIS dhe Matje;
3.2. Sektori për –RDPP & SIKTK
3.3. Sektori për Kontroll të Kualitetit.
4. Numri i të punësuarve në Drejtoratin e Regjistrit mbi Pronat e Paluajtshme është dymbedhjetë
(12).
Neni 73
Sektori për Kadastër, GIS dhe Matje
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit për Kadastër, GIS dhe Matje janë:
1.1. Mbikëqyrë/përcjellë aplikimin e Ligjit mbi Kadastër, Ligjit mbi RDPP-në dhe Ligjit
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 13 QERSHOR 2017, PRISHTINË
48
RREGULLORE (QRK)-Nr. 05/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN
E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
mbi Hipotekat nëpër ZKK;
1.2. Mbikëqyrë/përcjellë zhvillimin, funksionimin dhe mirëmbajtjen e Regjistrit të
Drejtave mbi Pronat e Paluajtshme (RDPP/KCLIS);
1.3. Kujdeset për zhvillimin dhe distribuimin e informacioneve të kadastrës në ZKK;
1.4. Zhvillon standardet pёr krijimin e sistemit informativ kadastral duke aplikuar
standardet ndёrkombёtare;
1.5. Bënë trajnimin e operatorëve të ZKK-ve për punë ne modelin zyrtar te te dhenave
grafike;
1.6. Ёshtё pёrgjegjёs për krijimin e sistemit tё arkivimit digjital tё dokumentacionit
kadastral dhe krijimin MDT;
1.7. Pёrcjell, kontrollon implementimin e projekteve nё rindërtimin e informacioneve
kadastrale të të dhënave të rindërtuara;
1.8. Vektorizimi, Gjeoreferencimi, Transformimi i hartave (Planeve) kadastrale,
mirëmbajtjen e rrjetit referent te rendit te I dhe II-te (KOSOVAREF01) si dhe krijimi i
standardeve për matje gjeodezike dhe kadastrale për zyre kadastrale, kompanitë dhe
Gjeodetet e licencuar.
2. Udhëheqësi i Sektorit për Kadastër, GIS dheMatje raporton tek Udhëheqësi i Drejtoratit.
3. Numri i të punësuarve në Sektorin për Kadastër Gis dhe Matje është tre (3).
Neni 74
Sektori për RDPP & SIKTK
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit të RDPP & SIKTK janë:
1.1. Mbikëqyrë/përcjell zbatimin e Ligjit mbi Kadastër, Ligjit mbi RDPP-në dhe Ligjit mbi
Hipotekat nëpër ZKK;
1.2. Mbikëqyrë/përcjellë zhvillimin, funksionimin dhe mirëmbajtjen e RDPP;

1.3. Kujdeset për zhvillimin dhe distribuimin e informacioneve të kadastrës nëpër ZKK
dhe bënë trajnimin e operatorëve të ZKK- ve për punë në RDPP/SIKTK;
1.4. Bënë të gjitha punët që kanë të bëjnë me bazën e informacioneve të kadastrës
sipas Ligjit mbi Kadastër dhe Ligjit mbi RDPP dhe Ligjit mbi Hipoteka;
1.5. Bënë trajnimin e operatorëve të ZKK-ve për punë në RDPP/SIKTK;
1.6. Përcjell punën dhe jep udhëzime lidhur me procedurën e regjistrimeve në kadastër
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 13 QERSHOR 2017, PRISHTINË
49
RREGULLORE (QRK)-Nr. 05/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN
E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
dhe operatorit të kadastrës nëpër ZKK;
1.7. Azhurnone bazen kadastrale, si dhe përgatit informacione të kadastrës për klientët
e ndryshëm sipas kërkesës së tyre;
1.8. Bënë kontrollin e kualitetit të të dhënave nga projektet e ndryshme te AKK-së.

2. Udhëheqësi i Sektorit të RDPP & SIKTK raporton tek Udhëheqësi i Drejtoratit.
3. Numri i të punësuarve në Sektorin për RDPP & SIKTK është tre (3).
Neni 75
Sektori për Kontroll të Kualitetit
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit për Kontroll të Kualitetit janë:
1.1. Bënë kontrollin e kualitetit të të dhënave të kadastrës sipas Doracakeve të
Kontrollit të Kualitetit;
1.2. Bënë Kontrollin e Kualitetit që ndërlidhët me dorëzimet e kontraktorëve në lidhje
me projektet për regjistrim sistematik të pronës;
1.3. Këshillon dhe ndihmon departamentet tjera të AKK-së në zgjidhjen e çështjeve
relevante të kadastrës që kanë të bëjnë me kontrollin e kualitetit;
1.4. Këshillon, ndihmon dhe informon Menaxheret e Projekteve në lidhje me ecurinë e
procesit të Kontrollit të Kualitetit të të dhënave të kadastrës nga projektet e ndryshme;
1.5. Këshillon, ndihmon dhe kontrollon Punën e ZKK-ve, posaçërisht futjen e të
dhënave grafike në modelin digjital zyrtar;
1.6. Menaxhon projektet;
1.7. Merr pjesë në përgatitjen e doracakeve për kontroll te kualitetit si dhe në përgatitjen
e prezantimeve për AKK-në;
1.8. Merr pjesë në komisione profesionale per Kadaster dhe Gjeodezi.
2. Udhëheqësi i Sektorit për Kontroll të Kualitetit raporton tek Udhëheqësi i Drejtoratit.
3. Numri i të punësuarve në Sektorin për Kontroll të Kualitetit është pese (5).
Neni 76
Drejtorati për Gjeo informacion
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Drejtoratit për Gjeoinformacion janë:
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 13 QERSHOR 2017, PRISHTINË
50
RREGULLORE (QRK)-Nr. 05/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN
E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
1.1. Përcjell mbledhjen, zhvillimin, azhurnimin dhe menaxhimin e Infrastrukturës
Kombëtare të Informacionit Hapësinor, sipas rregullave të të dhënave hapësinore
Evropiane -INSPIRE-;
1.2. Propozon strategjitë për zhvillimin e infrastrukturës shtetërore për të dhënat
hapësinore në Kosovë conform parimeve dhe standardeve të BE dhe është në përputhje
me strategjinë për qeverisje;
1.3. Përcjell zbatimin e Ligjit për Kadastër në aspektin e menaxhimit të të dhënave
kombëtare Hapësinore zhvillimin dhe mirëmbajtjen e istemit të Regjistrit të Adresave;

1.4. Promovon SIKTK si aplikacion bazë për të dhëna hapësinore në Kosovë;
1.5. Siguron kompatibilitet mes regjistrit të adresave dhe të dhënave të tjera në AKK
duke përfshirë RDPP dhe SIKTK – Tekstuale dhe Grafike;

1.6. Bashkëpunon, ndihmon dhe këshillon Komunat dhe Zyrat Komunale për zbatimin,
krijimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të adresave;
1.7. Propozon manuale, udhëzime dhe korniza për krijimin dhe mirëmbajtjen e Sistemit
të regjistrit të adresave;
1.8. Kujdeset për mirëmbajtjen e qendrës kontrolluese të sistemit, mirëmbajtjen e
stacioneve permanente, administrimin e shfrytëzuesve dhe implementimin e tarifave
për shërbimet dhe produktet e sistemit.
2. Udhëheqësi i Drejtoratit për Gjeoinformacion raporton tek Drejtori i Përgjitshëm.
3. Në kuadër të këtij Drejtorati bëjnë pjesë sektorët si vijon:
3.1. Sektori për IKIH
3.2. Sektori i Regjistrit të Adresave;
3.3. Sektori për KOPOS;
3.4. Sektori për Hartografi.
4. Numri i të punësuarve në Drejtoratin për Gjeoinformacion është njembedhjetë (11).
Neni 77
Sektori për IKIH
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit për IKIH.
1.1. Zhvillimi dhe azhurnimi i IKIH sipas kërkesave të direktivës INSPIRE të Bashkimit
Evropian;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 13 QERSHOR 2017, PRISHTINË
51
RREGULLORE (QRK)-Nr. 05/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN
E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
1.2. Ndihmon AKK-në në përpilimin e strategjisë për zhvillimin e infrastrukturës
shtetërore për të dhënat hapësinore në Kosovë konform parimeve dhe standardeve
të BE dhe është në përputhje me strategjinë për qeverisje;
1.3. Zbaton Ligjin mbi Kadastrën. Përkrah institucionet shtetërore në përgatitjene
legjislacionit të nevojshëm për IKIH;
1.4. Promovon SIKTK si aplikacion baz për të dhëna hapësinore në Kosovë;
1.5. Azhurnon informacionet sipas kërkesave, rregulloreve dhe të arriturave në Kosovë
që ndërlidhet me IKIH;
1.6. Mbikëqyrë dhe koordinon aktivitetet për zhvillim dhe menaxhim të të dhënave
hapësinore;
1.7. Bashkëpunon me institucionet tjera shtetërore që merren me prodhimin e të
dhënave hapësinore;
1.8. Harton standardet ndërkombëtare për IKIH dhe perkujdeset per zbatimin e
standardeve dhe kornizave të punës për unifikimin e të dhenave hapësinore midis të
gjithave institucioneve shtetërore.
2. Udhëheqësi i Sektorit për IKIH raporton tek Udhëheqësi i Drejtoratit.
3. Numri i të punësuarve në Sektorin IKIH është dy (2).
Neni 78
Sektori i Regjistrit të Adresave
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit të Regjistrit të Adresave janë:
1.1. Bënë koordinimin, zhvillimin, implementimin, zbatimin dhe mirëmbajtjen e Sistemit
të Adresave;
1.2. Siguron shpërndarjen e të dhënave të regjistrit të adresave për nevojat e regjistrave
të tjerë në AKK duke përfshirë përfshirë RDPP dhe SIKT -Tekstuale dhe Grafike-;
1.3. Bashkëpunon me institucionet komunale dhe qendrore të Kosovës në kërkimin e
të dhënave të ndryshme GIS për zbatimin e sistemit të adresave;
1.4. Bashkëpunon, ndihmon, trajnon dhe këshillon Komunat dhe Zyrat e Planifikimit
Urban nëpër Komuna për zbatimin e sistemit të adresave;
1.5. Bënë përgatitjen e manualeve, udhëzuesve, hartave dhe materialeve tjera për
zbatimin e sistemit të adresave;
1.6. Ofron zgjidhje teknike për zbatimin e sistemit të adresave bazuar në GIS;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 13 QERSHOR 2017, PRISHTINË
52
RREGULLORE (QRK)-Nr. 05/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN
E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
1.7. Bënë kontrollin e cilësisë së të dhënave të adresave vlerësimin mbi cilësinë dhe
pajtueshmërinë e të dhënave të marra nga palët e treta për zhvillimin e sistemit të
adresave;
1.8. Bënë vlerësimin mbi funksionimin e programit dhe integrimin e harduerit dhe
softuerit të sistemit të Adresave në infrastrukturën ekzistuese të TI-së të AKK-së.
2. Udhëheqësi i Sektorit të Regjistrit të Adresave raporton tek Udhëheqësi i Drejtoratit.
3. Numri i të punësuarve për Sektorin Regjistri i Adresave është kater (4).
Neni 79
Sektori për KOPOS për sistemin e pozicionimit në Kosovë
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit për Kopos janë:
1.1. Mirëmbanë qendrën kontrolluese të sistemit KOPOS në AKK dhe mirëmbajtja e
7-8 stacioneve permanente në territorin e Kosovës;
1.2. Bënë regjistrimin dhe administrimin e shfrytëzuesve të sistemit;
1.3. Mbështet shfrytëzuesit për përdorimin sa më adekuat të shërbimeve dhe produkteve
të Sistemit;
1.4. Bënë definimin e standardeve dhe hartimin e instruksioneve për shfrytëzimin e
produkteve të sistemit në lëmin e matjeve kadastrale dhe gjeodezike;
1.5. Bën administrimin e shfrytëzuesve dhe implementimin e tarifave për shërbime dhe
produktet e sistemit;
1.6. Organizon punëtorit dhe takimet e ndyshme për promovimin e sitemit KOPOS, si
dhe nxitja e përdoruesve të rinj të mundshëm për shfrytëzimin e sistemit;
1.7. Bashkëpunon me CORN sistemet e shteteve fqinje.
2. Udhëheqësi i Sektorit për KOPOS raporton tek Udhëheqësi i Drejtoratit.
3. Numri i të punësuarve për Sektorin KOPOS është dy (2).
Neni 80
Sektori për Hartografi
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit për Hartografi janë:
1.1. Bënë përpilimin e hartave si dhe krijimin e GIS informatave për hartat;
1.2. Udhëheq dhe administron punët në përpilimin dhe mirëmbajtjen e hartave
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 13 QERSHOR 2017, PRISHTINË
53
RREGULLORE (QRK)-Nr. 05/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN
E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
shtetërore, në shkallë 1:5000; 1:25000 dhe hartat tjera tematike;
1.3. Kujdeset për përgatitjen e kornizave të punës, për përpilimin e hartave shtetërore
dhe tematike;
1.4. Udhëheq procedurat për ruajtjen e të dhënave dhe dokumentacionit për hartat;
1.5. Përmbushja e përgjegjësive dhe obligimeve të parapara me kornizën e AKK-së;
(Kontrollimi i Kualitetit të dhënave të vektorizuara/rindërtuara);
1.6.Zbaton procedurat e parapara ligjore për kadastrin grafik digjital të të dhënave
hapësinore;
1.7. Harmonizimin dhe aplikimin e standardeve Ndërkombëtare, në përpilimin dhe
azhurnimin e hartave.
2. Udhëheqësi i Sektorit për Hartografi raporton tek Udhëheqësi i Drejtoratit.
3. Numri i të punësuarve në Sektorin për Hartografi është dy (2).

Neni 81
Drejtorati për Menaxhimin e sistemit të Teknologjisë së Informacionit Kadastral
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Drejtoratit për Teknologji të Informacionit Kadastral janë:
1.1. Administron me harduerin dhe softuerin e qendres se te dhenave te AKK duke
siguruar sherbime per te gjithe shfrytezuesit e regjistruar ne domenin e AKK si dhe per
ata te internetit qe e shfrytezojn sherbime te postuar ne qender e te dhenave.
1.2. Krijon, administron dhe mirëmban infrastrukturën e teknologjisë së informacionit
(TI) në nivel sistemor, harduerik, dhe në atë të të dhënave, per te gjithë përdoruesit e
domenti te AKK
1.3. Siguron qe sistemi TI te jet I qasshem per te gjithe perdorruesit e regjistrave
kadastral si dhe per at ate regjitrave tjerë të ndërlidhur bartes e te cilave është AKK;
1.4. Administron sigurinë e sistemeve TI në te gjitha nivelet dhe per te gjithe perdoruesit
e regjistruar ne domenin e AKK-së;
1.5. Përkrahe ZKK-ët ne punët e tyre ne shfrytëzimin e aplikacioneve dhe funksionimin
e pajisjeve te TI te cilat jane pjes e domenit te AKK-së;
1.6. Administron bazat e te dhënave, krijon strategji për kopje rezervë të të dhënave
dhe të sistemeve TI, si dhe implementon ato;
1.7. Administron dhe ekzekuton procedurat dhe funksionet TI për migrim, import,
eksport, kontrollë te kualitetit te te dhënave, interoperabilitet te sistemeve;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 13 QERSHOR 2017, PRISHTINË
54
RREGULLORE (QRK)-Nr. 05/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN
E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
1.8. Analizon, identifikon dhe specifikon teknikisht nevojat për pajisje, sisteme dhe
shërbime të TI.
2. Udhëheqësi i Drejtoratit për Menaxhimin e sistemit të Teknologjisë të Informacionit Kadastral
raporton tek Drejtori i Përgjitshëm.
3. Në kuadër të këtij Drejtorati bëjnë pjesë Sektorët si vijon:
3.1. Sektori për Administrim të Infrastrukturës së TI-së kadastrale;
3.2. Sektori për Administrim të të Dhënave për Kadastër.
4. Numri i të punësuarve në Drejtoratin për Teknologji të Informacionit është dhjetë (10).
Neni 82
Sektori për Administrim të Infrastrukturës së TI-së Kadastrale
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit për Administrim të Infrastrukturës së TI-së kadastrale
janë:
1.1. Krijon përkatësisht avancon, si dhe mirëmbanë infrastrukturën e TI në aspektin
harduerik, të rrjetit dhe të sigurisë;
1.2. Administron, mirëmbanë dhe monitoronserverët, kompjuterët si dhe pajisjet tjera te
rrjetit për përdoruesit e regjistruar ne d omenin e AKK-së;
1.3. Krijon infrastruktën e nevojshme, për ndihmë online, seminare, ideokonferenca,
trajnime, testime,hvillim aplikacionesh, ambientet e prodhimit si dhe të distribuimit dhe
publikimit në internet;
1.4. Përkrah ZKK duke ju ofruar sherbime si instalime konfigurime te kompjutereve dhe
pajisjeve tjera;
1.5. Krijon strategji për kopje rezervë të të dhënave dhe të sistemeve TI, si dhe
implementon ato. Po ashtu krijon dhe implementon strategjinë e qendrës së dytë të të
dhënave si dhe të ngritjes së saj në rast fatkeqësish;
1.6. Krijon implementon dhe monitoron politikat e sigurise te sistemit TI-së;
1.7. Analizon, identifikon dhe specifikon teknikisht nevojat e AKK-së për pajisje, sisteme,
aplikacione dhe shërbime të TI. Me kërkesë të ZKK-ve, i përkrahë ato në përpilimin e
specifikave teknike.
2. Udhëheqësi i Sektorit për Administrim të Infrastrukturës së TI-së kadastrale raporton tek
Udhëheqësi i Drejtoratit;
3. Numri i të punësuarve në sektorin për Administrim të Infrastrukturës së TI-së kadastrale
është pesë (5).
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 13 QERSHOR 2017, PRISHTINË
55
RREGULLORE (QRK)-Nr. 05/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN
E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
Neni 83
Sektori për Administrim të të Dhënave për Kadastër
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit për Administrim të të Dhënave për Kadastër janë:
1.1. Krijon, administron dhe mirëmban infrastrukturën e nevojshme sistemore dhe
atë të të dhënave në aspektin instalimeve dhe konfigurimeve të sistemeve operative,
aplikacioneve, databazave si dhe shfrytëzuesve;
1.2. Administron databazat e të gjithë regjistrave Kadastrale dhe regjistrave tjere te
nderlidhur;
1.3. Menaxhon dhe administron shfrytëzuesit dhe sigurinë e regjistrave kadastral në
nivelin e aplikacioneve dhe të databazave;
1.4. Administron procedurat dhe funksionet ti për migrim, import, eksport, kontrollë te
kualitetit te te dhënave dhe interoperabilitet te sistemeve;
1.5. Përgatit raporte dhe statistika me te dhëna nga regjistrat kadastral;
1.6. Realizon procedurat dhe funksionet automatike për kontrollin e kualitetit të të
dhënave në sistemet digjitale kadastrale;
1.7. Ekzekuton procedurat dhe funksionet e nevojshme per import dhe eksport te te
dhenave ne mes te regjistrave kadastral.
2. Udhëheqësi i Sektorit për Administrim të të Dhënave për Kadastër raporton tek Udhëheqësi
i Drejtoratit.
3. Numri i të punësuarve në sektorin për Administrim të të Dhënave për Kadastër është kater
(4).
KAPITULLI VI
DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE
Neni 84
Dispozitat Përfundimtare
1. Lëvizshmëria e personelit në pajtim me legjislacionin për shërbimin civil brenda institucionit
është e lejuar, nëse konsiderohet e nevojshme për mbarëvajtjen e punës.
2. Rritja apo zvogëlimi i numrit të personelit në pajtim me Ligjin vjetor të buxhetit nuk krijon
nevojë për plotësim-ndryshimin e kësaj Rregulloreje, përpos në rastet kur krijohen dhe/apo
shuhen struktura organizative.
3. Në pajtim me paragrafin 2. të këtij neni, dispozitat e Ligjit vjetor të buxhetit janë pjesë
përbërëse e kësaj Rregulloreje.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 13 QERSHOR 2017, PRISHTINË
56
RREGULLORE (QRK)-Nr. 05/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN
E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
Neni 85
Shfuqizimi
Me hyrjen në fuqi të kësaj Rregulloreje, shfuqizohet Rregullorja Nr. 19/2013 për Organizimin e
Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës së Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit
Hapësinor, Rregullorja Nr.03/2014 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve
të Punës të Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës si dhe Rregullorja (QRK) Nr. 20/2014
për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Agjencinë Kadastrale
të Kosovës.
Neni 86
Hyrja në fuqi
Kjo Rregullore hyn në fuqi shtatë (7) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së
Kosovës.
Rregullore (QRK) nr. 05/2017 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e
Vendeve të Punës të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, është miratuar në
mbledhjen e 144 të Qeverisë së Kosovës, me Vendimin Nr.015/144, datë 04.05.2017
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 13 QERSHOR 2017, PRISHTINË
57
RREGULLORE (QRK)-Nr. 05/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN
E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 13 QERSHOR 2017, PRISHTINË
58
RREGULLORE (QRK)-Nr. 05/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN
E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR